SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  4
Tema: Pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve.

Në këtë ese kam zgjedhur të trajtoj temën kryesore mbi të cilën Suzan Collins, ka shkruajtur
romanin “The hunger games”, temë e cila është aktuale edhe në ditët e sotme. Është pikërisht
pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve.Pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve në Panem
shkon paralelisht me gjendjen e shumë prej vendeve të sotme.
Pasuria është përqëndruar shumë në duart e të pasurve, veçanërisht në duart e njerëzve që jetojnë
në Kapital dhe në disa nga rrethet. Ndryshimi është i madh midis jetës së tyre dhe të varfërve.
Kjo pabarazi zbulon mënyra të shumta të shfaqjes së formave të ndryshme të varfërisë, ku më e
dukshmja është ushqimi. Në lagje të varfëra, ku popullsia është e madhe, nuk ka mjaftueshëm
për të ngrënë.
Varfëria është një dukuri komplekse, që përfshin dimensione të ndryshme të deprivimit, ndër të
cilat pamjaftueshmëria e mallrave dhe e shërbimeve është vetëm njëra anë e shfaqjes. Varfëria
është uri. Të jesh i varfër do të thotë të mos kesh strehë, të jesh i sëmurë dhe të mos kesh
mundësi të vizitohesh te mjeku, do të thotë të jesh i papunë dhe të mos kesh një të ardhme të
sigurtë. Varfëria do të thotë të jesh analfabet, të mos kesh mundësi për kushte shëndetësore dhe
të të mungojnë shumë shërbime e mjete për jetën e përditshme.
Varfëria fenomen i cili prek pjesë të ndryshme të shoqërisë. Në Panem dhe në shoqëritë e sotme
pasuria është përqendruar aq shumë në duart e të pasurve, sa për të varfërit nuk mbetet më asgjë.
Ka një diferencë të madhë midis njerëzve që jetojnë në Kapital dhe në disa rrethe me jetën që
bëjnë njerëzit nëpër rrethe të tjerë. Njëjtë si në Afrikën e Jugut. Në Afrikën e Jugut pabarazia
ndërmjet grupeve të ndryshme të njerëzve është e madhe. Shumica e banorëve këtu nuk janë në
gjendje të ushqehen. Ushqimet më bazike për të siguruar jetesën për këto banorë janë luks.
Varfëria shfaqet në forma të ndryshme duke bërë që një pjesë e njerëzve të jenë të privuar nga
një pjesë tjetër e shoqërisë me fusha të ndryshme të jetës. Ndoshta shembulli më i mirë i
pabarazisë ndërmjet të pasurve dhe varfërve mund të shihet në sistemin e Kapitalit si dhe në
mënyrën se si zhvillohen lojërat. Në teori lotaria për të zgjedhur haraçet është e rastësishme.
Mundësitë për t’u zgjedhur janë të njëjta si për të pasurit ashtu edhe për të varfërit. Porn ë
realitet të varfërit kanë më shumë gjasa të zgjidhen se sat ë pasurit. Në këmbim të disa racioneve
shtesë të ushqimit emri i të varfërve figuron shumë herë në lotari. Shumica e fëmijëve të
familjeve të varfëra duhet të marrë këto racione shtesë për të mbijetuar, ndaj familjet e varfëra
kanë më shumë haraçe brenda në lojëra.
Realitete të tilla ekzistojnë edhe në shumë nga shoqëritë e sotme. Los Angelos-i i cili njihet si një
nga vendet më të zhvilluar e ka të theksuar këtë pabarazi sociale. Ndarja mes të pasurve dhe të
varfërve bëhet gjithnjë e më e madhe. Një pjesë e njerëzve që jetojnë në qytete kryesisht janë aq
shumë të pasur. Ata jetojnë në ndërtesa luksoze. Makinat marka më e mirë, madje shoqërohen
edhe me truproja. Ndersa pjesa tjeter e njerëzve jetojnë në qytete shumë të varfëra dhe me
baraka.
Pasuria është në contrast të drejtpërdrejtë me varfërinë e popullit. Ekzistojnë pabarazi të
ndjeshme në nivelin e jetesës të zonave të ndryshme, sidomos në fshatra. Në fshatra shkalla e
papunësisë është e lartë dhe shoqërohet me pabarazi të dukshme nga njëra krahinë në tjetrën. Ka
edhe shërbime të tjera bazë, për të cilat shfaqen pabarazi të mëdha në kushtet e jetesës së
popullsisë ndërmjet zonave të ndryshme. Kjo gjendje më ngjason shumë me gjendjen shoqërore
në Panem. Në fshatra veprimtaria kryesore për të siguruar ushqim është bujqësia dhe gjuetia.
Ketnis e cila jeton në Qarkun 12, e siguron jetesën e saj dhe të familjes duke mbledhur bimë të
ndryshme dhe duke gjuajtur në mënyrë ilegale. Varfëria fenomen i hidhur e shoqëron shoqërinë
hap pas hapi, duke sjellë pasoja të ndryshme për këto shtresa.
“Pasuria është gjithnjë e më shumë në rritje, në të njëjtën kohë u mblodhën gjithnjë e më shumë
Brenda vetes masat, çuditërisht duke ndryshuar marrëdhëniet e vjetra dhe duke rritur pabarazinë
mes të pasurve dhe të varfërve” përk Thomas Cartyle, Signs of the Times .
Përqëndrimi i burimeve të të ardhurave në duart e një grupi të vogël dhe lufta për thërrimet që
lind vetvetiu kanë nisur të ndryshojnë edhe ndjesinë që të jep jeta ekonomike në vende të
ndryshme. Pabarazitë janë të lidhura zingjir, ndaj dhe një pabarazi e vogël mund të sjellë një
pabarazi më të madhe ose anasjelltas.
“Është një gjë shumë e keqe që nga të qenurit i pasur, bëhesh i varfër, sepse keto njerëz me fate
të rrënuara, priren të shkaktojnë revolucion.” përk. Aristotel c.330BC. Politics,bk.4 .
Një vend me pabarazi sociale të theksuar është një vend jo i përshtatshëm për të jetuar, dhe një
ekonomi e pabarabartë është jo vetëm e brishtë por e destinuar të bjerë në depression.
Grumbullimi it ë ardhurave në duart e një grupi të vogël përbën dy problem të pashmangshme.
Së pari, kjo lloj pabarazie është e keqe për ekonominë pasi të pasurit nuk i shpenzojnë paratë e
tyre të shumta. Ata sigurisht, shpenzojnë më shumë se shtresa e varfër. Sidoqoftë këto shpenzime
kanë një kufi dhe pjesën e mbetur e kursejnë duke e nxjerrë nga ekonomia aktive. Problemi i
dytë që pabarazia shkakton ka të bëjë me demokracinë. Përvojat nga e shkuara botërore na
tregojnë se pushteti politik njehsohet me pushtetin ekonomik duke u siguruar elitave ekonomike
pushtet të pamerituar në dëm të shtresave më të ulta sociale që shtrydhen vetvetiu nën peshën
gjithnjë e më mbytëse të grupit të ngushtë që kontrollon të mirat ekonomike të një vendi.
Pabarazia mes tqë pasurve dhe të varfërve është një temë që vazhdon gjatë gjithë romanit
“Lojërat e urisë”, por edhe gjatë gjithë kohës që ka ekzistuar shoqëria jonë. Pabarazitë shprehen
në trajta të ndryshme, duke bërë që shumë njerëz të veçohen nga disa sfera të shoqërisë, për
shkak të pamundësisë ekonomike. Këtë e vëmë re në roman. Disa gëzojnë shumë të drejta dhe
privilegje, ndërkohë që disa vuajnë për bukën e gojës.
Kjo dukuri tregohet qartë gjatë zhvillimit të lojërave. Ndërkohë që Ketnis luftonte për të gjetur
pak ushqim, të pasurit që kanë emrin në lotari kanë tendencë që të kenë edhe shumë avantazhe
shtesë. Ata janë trajnuar gjatë gjithë jetës së tyre për të marrë pjesë në lojëra. Këto haraçe të
trajnuar, janë në përgjithësi më të mëdha në fizik, më të fortë dhe më të përgatitur për të
përballuar vuajtjet e “Lojërave të Urisë”, se ata haraçe të varfër të zgjedhur krejt rastësisht. Si
pasojë e kësaj, ata kanë edhe më shumë gjasa për të mbijetuar. Për haraçet e pasura është nder të
konkurosh në lojëra, ndërsa për haraçet e varfëra kjo në thelb është një dënim me vdekje. Vetëm
duke bërë këtë paralelizëm, kuptojmë që realiteti ku sot jetojmë, gjen aq shumë vërtetësi në
veprën e Suzann Collins “The hunger games”.
“Çdokush që ka luajtur ndonjëherë me varfërinë, e di se sa shumë kushton të jesh i
varfër.” përk.James Arthur .
Varfëria, kjo plagë e rëndë e shoqërisë tonë, sjell dhe deformim të normave shoqërore, por këtë
nuk mund ta kupjojë askush që nuk është përballur me këtë realitet të trishtë.
Në “Poemën e mjerimit” te Migjenit, përshkruan deri në lakurëqësi këtë realitet të hidhur, si një
mënyrë për t’u dhënë një shuplakë fytyrës, atij grushti të vogël njerëzish që përbëjnë ajkën e
shoqërisë.
Varfëria është problem më serioz dhe më i dhimbshëm në shoqërinë njerëzore. Ky fenomen ka
ekzistuar përgjatë gjithë historisë dhe me gjithë përpjekjet vazhdueshme të njerëzve, shoqëria
nuk ka mundur ta zgjidhë këtë problem të madh social. Varfëria është sëmundja më
vdekjeprurëse, sepse ajo në krahasim me çdo sëmundje në botë sjell shtimin e theksuar te
dobësimit të njerëzve, imoralitet dhe degjenerimi në përfundim shtimin e numrit të vdekjeve. Kjo
dukuri është në contrast të vazhdueshëm me një grusht të vogël njerëzish të pasur.
Për të shkruar këtë ese jam mbështetur kryesisht në burime të ndryshme që kam lexuar, dhe kam
sjellë këndvështrime të ndryshme lidhur me pasojat që sjell pabarazia mes të pasurve dhe të
varfërve. Gjithashtu kam trajtuar dhe lidhjen e pabarazisë ekonomike me pabarazitë e tjera,
përfshinë këtu pabarazitë politike. Një tjetër aspect shumë i rëndësishëm është edhe ndikimi i
pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve në demokracinë e një vendi.

Contenu connexe

Tendances

Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtme
Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtmeFaktoret qe ndikojne ne tregin e jashtme
Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtme
Menaxherat
 
Teoria e kerkeses
Teoria e kerkesesTeoria e kerkeses
Teoria e kerkeses
ekonomia
 
Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetare
Menaxherat
 
Punim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioniPunim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioni
2high
 
Ushtrime statistika all
Ushtrime statistika allUshtrime statistika all
Ushtrime statistika all
coupletea
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjik
coupletea
 
Shpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancëShpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancë
Doruntina Nikçi
 
Karakteristikat e burimeve te financimit
Karakteristikat e burimeve te financimitKarakteristikat e burimeve te financimit
Karakteristikat e burimeve te financimit
Lirim Beluli
 
Menaxhimi i projekteve perkufizimi i projektit dhe objektivat e tij
Menaxhimi i projekteve   perkufizimi i projektit dhe objektivat e tijMenaxhimi i projekteve   perkufizimi i projektit dhe objektivat e tij
Menaxhimi i projekteve perkufizimi i projektit dhe objektivat e tij
Veton Sopjani
 
Menaxhment strategjik java-5
Menaxhment strategjik java-5Menaxhment strategjik java-5
Menaxhment strategjik java-5
Gazmir Rrahmani
 
Metodat e zgjedhjes se mostres
Metodat e zgjedhjes se mostresMetodat e zgjedhjes se mostres
Metodat e zgjedhjes se mostres
Menaxherat
 

Tendances (20)

Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtme
Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtmeFaktoret qe ndikojne ne tregin e jashtme
Faktoret qe ndikojne ne tregin e jashtme
 
Firma
FirmaFirma
Firma
 
Syllabusi sjellje organizative 20142015 mh
Syllabusi  sjellje organizative  20142015 mhSyllabusi  sjellje organizative  20142015 mh
Syllabusi sjellje organizative 20142015 mh
 
Teoria e kerkeses
Teoria e kerkesesTeoria e kerkeses
Teoria e kerkeses
 
Tregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetareTregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetare
 
Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetare
 
Punim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioniPunim seminarik inflacioni
Punim seminarik inflacioni
 
Ushtrime statistika all
Ushtrime statistika allUshtrime statistika all
Ushtrime statistika all
 
Menaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjikMenaxhmenti strategjik
Menaxhmenti strategjik
 
Shpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancëShpërblimi për performancë
Shpërblimi për performancë
 
Karakteristikat e burimeve te financimit
Karakteristikat e burimeve te financimitKarakteristikat e burimeve te financimit
Karakteristikat e burimeve te financimit
 
Menaxhimi i projekteve perkufizimi i projektit dhe objektivat e tij
Menaxhimi i projekteve   perkufizimi i projektit dhe objektivat e tijMenaxhimi i projekteve   perkufizimi i projektit dhe objektivat e tij
Menaxhimi i projekteve perkufizimi i projektit dhe objektivat e tij
 
METODOLOGJI PER NX ME AFTESI NDRYSHE. .ppt
METODOLOGJI PER NX ME AFTESI  NDRYSHE. .pptMETODOLOGJI PER NX ME AFTESI  NDRYSHE. .ppt
METODOLOGJI PER NX ME AFTESI NDRYSHE. .ppt
 
Vendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe gruporeVendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe grupore
 
Kuptimi i Marketingut Ligjerata-1
Kuptimi i Marketingut Ligjerata-1Kuptimi i Marketingut Ligjerata-1
Kuptimi i Marketingut Ligjerata-1
 
Menaxhment strategjik java-5
Menaxhment strategjik java-5Menaxhment strategjik java-5
Menaxhment strategjik java-5
 
Analiza e Fizibiliteti ne Biznes
Analiza e Fizibiliteti ne BiznesAnaliza e Fizibiliteti ne Biznes
Analiza e Fizibiliteti ne Biznes
 
Menaxhimi i bazave së të dhënave
Menaxhimi i bazave së të dhënaveMenaxhimi i bazave së të dhënave
Menaxhimi i bazave së të dhënave
 
Metodat e zgjedhjes se mostres
Metodat e zgjedhjes se mostresMetodat e zgjedhjes se mostres
Metodat e zgjedhjes se mostres
 
konsumi dhe investimet 1
konsumi dhe investimet 1konsumi dhe investimet 1
konsumi dhe investimet 1
 

En vedette

Ai operating results q2 2013
Ai operating results q2 2013Ai operating results q2 2013
Ai operating results q2 2013
Pk Daily Watch
 
The Convergence of the BuySide and SellSide
The Convergence of the BuySide and SellSideThe Convergence of the BuySide and SellSide
The Convergence of the BuySide and SellSide
Shihab Khalil
 
Presentation 10เทคนิค พิชิต Gold Futures
Presentation   10เทคนิค พิชิต  Gold  FuturesPresentation   10เทคนิค พิชิต  Gold  Futures
Presentation 10เทคนิค พิชิต Gold Futures
Pk Daily Watch
 
6-8-2015 AACC Poster HIV p24 S-PLEX - Stengelin_final
6-8-2015 AACC Poster HIV p24 S-PLEX - Stengelin_final6-8-2015 AACC Poster HIV p24 S-PLEX - Stengelin_final
6-8-2015 AACC Poster HIV p24 S-PLEX - Stengelin_final
Lawrence Hwang
 
ทำไมเทรดโดยใช้ Indicator จึงไม่ประสบความสำเร็จ
ทำไมเทรดโดยใช้ Indicator จึงไม่ประสบความสำเร็จทำไมเทรดโดยใช้ Indicator จึงไม่ประสบความสำเร็จ
ทำไมเทรดโดยใช้ Indicator จึงไม่ประสบความสำเร็จ
Akarawat Thanachitnawarat
 
Chapter 1 มองแนวโน้มให้ออกก่อน
Chapter 1 มองแนวโน้มให้ออกก่อนChapter 1 มองแนวโน้มให้ออกก่อน
Chapter 1 มองแนวโน้มให้ออกก่อน
Akarawat Thanachitnawarat
 
Chapter 6 โจมตีด้วยกลยุทธ์ 1 2-3-4
Chapter 6 โจมตีด้วยกลยุทธ์ 1 2-3-4Chapter 6 โจมตีด้วยกลยุทธ์ 1 2-3-4
Chapter 6 โจมตีด้วยกลยุทธ์ 1 2-3-4
Akarawat Thanachitnawarat
 
การวิเคราะห์ทางเทคนิค อ.นราธิป
การวิเคราะห์ทางเทคนิค อ.นราธิปการวิเคราะห์ทางเทคนิค อ.นราธิป
การวิเคราะห์ทางเทคนิค อ.นราธิป
Akarawat Thanachitnawarat
 

En vedette (13)

Make Money by Anya Mongkol
Make Money by Anya MongkolMake Money by Anya Mongkol
Make Money by Anya Mongkol
 
Ai operating results q2 2013
Ai operating results q2 2013Ai operating results q2 2013
Ai operating results q2 2013
 
The Convergence of the BuySide and SellSide
The Convergence of the BuySide and SellSideThe Convergence of the BuySide and SellSide
The Convergence of the BuySide and SellSide
 
Presentation 10เทคนิค พิชิต Gold Futures
Presentation   10เทคนิค พิชิต  Gold  FuturesPresentation   10เทคนิค พิชิต  Gold  Futures
Presentation 10เทคนิค พิชิต Gold Futures
 
"อายุน้อยร้อยล้านด้วย e-Commerce" โดย คุณอนัญพร มงคล
"อายุน้อยร้อยล้านด้วย e-Commerce" โดย คุณอนัญพร มงคล"อายุน้อยร้อยล้านด้วย e-Commerce" โดย คุณอนัญพร มงคล
"อายุน้อยร้อยล้านด้วย e-Commerce" โดย คุณอนัญพร มงคล
 
6-8-2015 AACC Poster HIV p24 S-PLEX - Stengelin_final
6-8-2015 AACC Poster HIV p24 S-PLEX - Stengelin_final6-8-2015 AACC Poster HIV p24 S-PLEX - Stengelin_final
6-8-2015 AACC Poster HIV p24 S-PLEX - Stengelin_final
 
สรุป Master the market
สรุป  Master the marketสรุป  Master the market
สรุป Master the market
 
ทำไมเทรดโดยใช้ Indicator จึงไม่ประสบความสำเร็จ
ทำไมเทรดโดยใช้ Indicator จึงไม่ประสบความสำเร็จทำไมเทรดโดยใช้ Indicator จึงไม่ประสบความสำเร็จ
ทำไมเทรดโดยใช้ Indicator จึงไม่ประสบความสำเร็จ
 
Ebook เทรด binary option
Ebook เทรด binary optionEbook เทรด binary option
Ebook เทรด binary option
 
Chapter 1 มองแนวโน้มให้ออกก่อน
Chapter 1 มองแนวโน้มให้ออกก่อนChapter 1 มองแนวโน้มให้ออกก่อน
Chapter 1 มองแนวโน้มให้ออกก่อน
 
Chapter 6 โจมตีด้วยกลยุทธ์ 1 2-3-4
Chapter 6 โจมตีด้วยกลยุทธ์ 1 2-3-4Chapter 6 โจมตีด้วยกลยุทธ์ 1 2-3-4
Chapter 6 โจมตีด้วยกลยุทธ์ 1 2-3-4
 
การวิเคราะห์ทางเทคนิค อ.นราธิป
การวิเคราะห์ทางเทคนิค อ.นราธิปการวิเคราะห์ทางเทคนิค อ.นราธิป
การวิเคราะห์ทางเทคนิค อ.นราธิป
 
10 Ways Your Boss Kills Employee Motivation
10 Ways Your Boss Kills Employee Motivation10 Ways Your Boss Kills Employee Motivation
10 Ways Your Boss Kills Employee Motivation
 

Pabarazia ekonomike

  • 1. Tema: Pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve. Në këtë ese kam zgjedhur të trajtoj temën kryesore mbi të cilën Suzan Collins, ka shkruajtur romanin “The hunger games”, temë e cila është aktuale edhe në ditët e sotme. Është pikërisht pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve.Pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve në Panem shkon paralelisht me gjendjen e shumë prej vendeve të sotme. Pasuria është përqëndruar shumë në duart e të pasurve, veçanërisht në duart e njerëzve që jetojnë në Kapital dhe në disa nga rrethet. Ndryshimi është i madh midis jetës së tyre dhe të varfërve. Kjo pabarazi zbulon mënyra të shumta të shfaqjes së formave të ndryshme të varfërisë, ku më e dukshmja është ushqimi. Në lagje të varfëra, ku popullsia është e madhe, nuk ka mjaftueshëm për të ngrënë. Varfëria është një dukuri komplekse, që përfshin dimensione të ndryshme të deprivimit, ndër të cilat pamjaftueshmëria e mallrave dhe e shërbimeve është vetëm njëra anë e shfaqjes. Varfëria është uri. Të jesh i varfër do të thotë të mos kesh strehë, të jesh i sëmurë dhe të mos kesh mundësi të vizitohesh te mjeku, do të thotë të jesh i papunë dhe të mos kesh një të ardhme të sigurtë. Varfëria do të thotë të jesh analfabet, të mos kesh mundësi për kushte shëndetësore dhe të të mungojnë shumë shërbime e mjete për jetën e përditshme. Varfëria fenomen i cili prek pjesë të ndryshme të shoqërisë. Në Panem dhe në shoqëritë e sotme pasuria është përqendruar aq shumë në duart e të pasurve, sa për të varfërit nuk mbetet më asgjë. Ka një diferencë të madhë midis njerëzve që jetojnë në Kapital dhe në disa rrethe me jetën që bëjnë njerëzit nëpër rrethe të tjerë. Njëjtë si në Afrikën e Jugut. Në Afrikën e Jugut pabarazia ndërmjet grupeve të ndryshme të njerëzve është e madhe. Shumica e banorëve këtu nuk janë në gjendje të ushqehen. Ushqimet më bazike për të siguruar jetesën për këto banorë janë luks. Varfëria shfaqet në forma të ndryshme duke bërë që një pjesë e njerëzve të jenë të privuar nga një pjesë tjetër e shoqërisë me fusha të ndryshme të jetës. Ndoshta shembulli më i mirë i pabarazisë ndërmjet të pasurve dhe varfërve mund të shihet në sistemin e Kapitalit si dhe në mënyrën se si zhvillohen lojërat. Në teori lotaria për të zgjedhur haraçet është e rastësishme. Mundësitë për t’u zgjedhur janë të njëjta si për të pasurit ashtu edhe për të varfërit. Porn ë
  • 2. realitet të varfërit kanë më shumë gjasa të zgjidhen se sat ë pasurit. Në këmbim të disa racioneve shtesë të ushqimit emri i të varfërve figuron shumë herë në lotari. Shumica e fëmijëve të familjeve të varfëra duhet të marrë këto racione shtesë për të mbijetuar, ndaj familjet e varfëra kanë më shumë haraçe brenda në lojëra. Realitete të tilla ekzistojnë edhe në shumë nga shoqëritë e sotme. Los Angelos-i i cili njihet si një nga vendet më të zhvilluar e ka të theksuar këtë pabarazi sociale. Ndarja mes të pasurve dhe të varfërve bëhet gjithnjë e më e madhe. Një pjesë e njerëzve që jetojnë në qytete kryesisht janë aq shumë të pasur. Ata jetojnë në ndërtesa luksoze. Makinat marka më e mirë, madje shoqërohen edhe me truproja. Ndersa pjesa tjeter e njerëzve jetojnë në qytete shumë të varfëra dhe me baraka. Pasuria është në contrast të drejtpërdrejtë me varfërinë e popullit. Ekzistojnë pabarazi të ndjeshme në nivelin e jetesës të zonave të ndryshme, sidomos në fshatra. Në fshatra shkalla e papunësisë është e lartë dhe shoqërohet me pabarazi të dukshme nga njëra krahinë në tjetrën. Ka edhe shërbime të tjera bazë, për të cilat shfaqen pabarazi të mëdha në kushtet e jetesës së popullsisë ndërmjet zonave të ndryshme. Kjo gjendje më ngjason shumë me gjendjen shoqërore në Panem. Në fshatra veprimtaria kryesore për të siguruar ushqim është bujqësia dhe gjuetia. Ketnis e cila jeton në Qarkun 12, e siguron jetesën e saj dhe të familjes duke mbledhur bimë të ndryshme dhe duke gjuajtur në mënyrë ilegale. Varfëria fenomen i hidhur e shoqëron shoqërinë hap pas hapi, duke sjellë pasoja të ndryshme për këto shtresa. “Pasuria është gjithnjë e më shumë në rritje, në të njëjtën kohë u mblodhën gjithnjë e më shumë Brenda vetes masat, çuditërisht duke ndryshuar marrëdhëniet e vjetra dhe duke rritur pabarazinë mes të pasurve dhe të varfërve” përk Thomas Cartyle, Signs of the Times . Përqëndrimi i burimeve të të ardhurave në duart e një grupi të vogël dhe lufta për thërrimet që lind vetvetiu kanë nisur të ndryshojnë edhe ndjesinë që të jep jeta ekonomike në vende të ndryshme. Pabarazitë janë të lidhura zingjir, ndaj dhe një pabarazi e vogël mund të sjellë një pabarazi më të madhe ose anasjelltas. “Është një gjë shumë e keqe që nga të qenurit i pasur, bëhesh i varfër, sepse keto njerëz me fate të rrënuara, priren të shkaktojnë revolucion.” përk. Aristotel c.330BC. Politics,bk.4 .
  • 3. Një vend me pabarazi sociale të theksuar është një vend jo i përshtatshëm për të jetuar, dhe një ekonomi e pabarabartë është jo vetëm e brishtë por e destinuar të bjerë në depression. Grumbullimi it ë ardhurave në duart e një grupi të vogël përbën dy problem të pashmangshme. Së pari, kjo lloj pabarazie është e keqe për ekonominë pasi të pasurit nuk i shpenzojnë paratë e tyre të shumta. Ata sigurisht, shpenzojnë më shumë se shtresa e varfër. Sidoqoftë këto shpenzime kanë një kufi dhe pjesën e mbetur e kursejnë duke e nxjerrë nga ekonomia aktive. Problemi i dytë që pabarazia shkakton ka të bëjë me demokracinë. Përvojat nga e shkuara botërore na tregojnë se pushteti politik njehsohet me pushtetin ekonomik duke u siguruar elitave ekonomike pushtet të pamerituar në dëm të shtresave më të ulta sociale që shtrydhen vetvetiu nën peshën gjithnjë e më mbytëse të grupit të ngushtë që kontrollon të mirat ekonomike të një vendi. Pabarazia mes tqë pasurve dhe të varfërve është një temë që vazhdon gjatë gjithë romanit “Lojërat e urisë”, por edhe gjatë gjithë kohës që ka ekzistuar shoqëria jonë. Pabarazitë shprehen në trajta të ndryshme, duke bërë që shumë njerëz të veçohen nga disa sfera të shoqërisë, për shkak të pamundësisë ekonomike. Këtë e vëmë re në roman. Disa gëzojnë shumë të drejta dhe privilegje, ndërkohë që disa vuajnë për bukën e gojës. Kjo dukuri tregohet qartë gjatë zhvillimit të lojërave. Ndërkohë që Ketnis luftonte për të gjetur pak ushqim, të pasurit që kanë emrin në lotari kanë tendencë që të kenë edhe shumë avantazhe shtesë. Ata janë trajnuar gjatë gjithë jetës së tyre për të marrë pjesë në lojëra. Këto haraçe të trajnuar, janë në përgjithësi më të mëdha në fizik, më të fortë dhe më të përgatitur për të përballuar vuajtjet e “Lojërave të Urisë”, se ata haraçe të varfër të zgjedhur krejt rastësisht. Si pasojë e kësaj, ata kanë edhe më shumë gjasa për të mbijetuar. Për haraçet e pasura është nder të konkurosh në lojëra, ndërsa për haraçet e varfëra kjo në thelb është një dënim me vdekje. Vetëm duke bërë këtë paralelizëm, kuptojmë që realiteti ku sot jetojmë, gjen aq shumë vërtetësi në veprën e Suzann Collins “The hunger games”. “Çdokush që ka luajtur ndonjëherë me varfërinë, e di se sa shumë kushton të jesh i varfër.” përk.James Arthur . Varfëria, kjo plagë e rëndë e shoqërisë tonë, sjell dhe deformim të normave shoqërore, por këtë nuk mund ta kupjojë askush që nuk është përballur me këtë realitet të trishtë.
  • 4. Në “Poemën e mjerimit” te Migjenit, përshkruan deri në lakurëqësi këtë realitet të hidhur, si një mënyrë për t’u dhënë një shuplakë fytyrës, atij grushti të vogël njerëzish që përbëjnë ajkën e shoqërisë. Varfëria është problem më serioz dhe më i dhimbshëm në shoqërinë njerëzore. Ky fenomen ka ekzistuar përgjatë gjithë historisë dhe me gjithë përpjekjet vazhdueshme të njerëzve, shoqëria nuk ka mundur ta zgjidhë këtë problem të madh social. Varfëria është sëmundja më vdekjeprurëse, sepse ajo në krahasim me çdo sëmundje në botë sjell shtimin e theksuar te dobësimit të njerëzve, imoralitet dhe degjenerimi në përfundim shtimin e numrit të vdekjeve. Kjo dukuri është në contrast të vazhdueshëm me një grusht të vogël njerëzish të pasur. Për të shkruar këtë ese jam mbështetur kryesisht në burime të ndryshme që kam lexuar, dhe kam sjellë këndvështrime të ndryshme lidhur me pasojat që sjell pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve. Gjithashtu kam trajtuar dhe lidhjen e pabarazisë ekonomike me pabarazitë e tjera, përfshinë këtu pabarazitë politike. Një tjetër aspect shumë i rëndësishëm është edhe ndikimi i pabarazisë mes të pasurve dhe të varfërve në demokracinë e një vendi.