SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  4
Punoi : Roxher Qurku XB
Spitalet, 20 diagnozat më të përhapura në vend Publikuar më
16/02/2010 16/02/2010 Gjatë viteve të fundit raportohen shifra në
rritje për sëmundjet e zemrës dhe llojet e tumoreveInstitucionet
shëndetësore raportojnë shifra në rritje të përhapjes së nivelit të
sëmundshmërisë në vendin tonë. Fatkeqësisht, rritje e
konsiderueshme vërehet për sëmundjet e rënda, të cilat jo vetëm
që identifikohen në stade të avancuara, por bëhen tepër të
vështira për t’u kuruar deri në shërimin e plotë. Pranë qendrës më
të madhe spitalore në vend janë përcaktuar edhe 20 diagnozat
më të shpeshta që paraqiten për trajtim. Pjesa dërrmuese e
pacientëve u përkasin rretheve. Për shkak të problemeve të
gjendura në spitalet e zonave të tyre, ata dynden drejt kryeqytetit.
Përhapja
Sipas të dhënave të publikuara në tabelën e mëposhtme, dy
diagnozat më të shpeshta që paraqiten në spital janë ato të
sëmundjeve të ndryshme që prekin zemrën, si dhe llojet e
caktuara të tumoreve. Fatkeqësisht, këto të fundit pohohet se
kanë shtuar ndjeshëm përhapjen gjatë viteve të fundit. Kështu, në
total gjatë një viti, më shumë se 11 mijë persona trajtohen për
komplikacionet e rënda të shkaktuara nga identifikimi i tumoreve.
Shkak për përhapjen e tyre, sipas mjekëve, bëhen faktorë të
shumtë. Ndër më problematiket renditen të jenë faktorët
gjenetikë, stili i jetesës, kequshqyerja, mungesa e higjienës së
duhur, si dhe më problematikja: diagnostifikimi shumë i vonë i
këtyre sëmundjeve. Po ashtu me ritme të larta janë përhapur
edhe sëmundjet e zemrës, veçanërisht te moshat e rritura, ku dhe
shqetësimet që japin janë në shumë raste fatale për jetën e
pacientëve. Në këtë kategori sëmundjesh diagnozat më të
shpeshta pohohet të jenë infarktet, kardiopatitë dhe sëmundjet
ishemike të zemrës. Një tjetër diagnozë e shpeshtë është edhe
sëmundja e diabetit, e cila shfaqet në disa forma. Shkaktarë
kryesorë të kësaj sëmundjeje njihen jo vetëm faktorët gjenetikë,
por edhe kequshqyerja, si dhe mungesa e aktiviteteve fizike. Po
ashtu edhe virozat gripale, si dhe rastet e gripit në forma të lehta
dhe të rënduara shkaktojnë një numër të lartë të prekurish çdo vit.
Në shumicën e rasteve pacientët e patrajtuar mirë kalojnë dhe në
stade të rënduara të infeksioneve që prekin rrugët e
frymëmarrjes. Vetëm me bronkopneumoni raportohen më shumë
se 1035 raste. Më të rrezikuarit nga kjo lloj sëmundje janë moshat
e vogla, por nuk mbeten pas edhe të rriturit, si dhe moshat e treta,
që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. Këto lloj sëmundjesh, që
prekin rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, ku më
shpeshtat janë laringjitet, infeksionet e bajameve, si dhe gjendjet
virale, po të trajtohen mirë, nuk kalojnë në ndërlikime. Gjatë dy
muajve të shkuar, më shumë se 16 mijë persona rezultuan të
prekur nga këto viruse gripale. Shkaqet e përhapjes së këtyre
komplikacioneve më tepër kanë të bëjnë me faktorët stinorë dhe
luhatjet e vazhdueshme të temperaturave. Njëkohësisht edhe
sëmundjet e syve përfshihen si një ndër diagnozat më të
shpeshta, nga e cila vuajnë shqiptarët. Konkretisht, një ndër më
të përhapura mbetet katarakti, që ndikon në uljen e aftësisë së të
shikuarit. Ky i fundit prek më shumë moshat e rritura, për të cilat
kërkohet që të bëhet sa më shpejt ekzaminimi përkatës, në
mënyrë që të parandalohet humbja e plotë e shikimit. Një tjetër
diagnozë e shpeshtë e përhapur është edhe gastroenteriti,
infeksioni i zorrëve dhe stomakut. Gastroenteriti është një
infeksion që shkaktohet nga ushqimi i prishur. Ai jep të vjella,
diarre dhe dhimbje, por në shumë raste të tjera kjo sëmundje
mund të shkaktohet edhe nga antibiotikët apo dhe nga konsumi i
ushqimeve pikante.
Kujdesi
Përkundrejt këtyre diagnozave të shumta që paraqiten, mjekët
deklarojnë se rruga më e mirë për parandalimin në kohë të tyre
është kryerja e vizitave sa më të shpeshta mjekësore. Kjo që
sëmundjet të identifikohen sa më shpejt, kohë në të cilën trajtimi
mjekësor bëhet edhe më efikas. Ky rekomandim jepet veçanërisht
për moshat e rritura dhe fëmijët, të cilat janë dhe dy kategoritë që
preken më lehtë nga këto sëmundje. Gjithashtu, për të mbajtur
larg një numër të konsiderueshëm sëmundjesh, rekomandohet
mbajtja e një regjimi të rregullt ushqimor, ku të ketë sa më pak
yndyra dhe sa më shumë fruta e perime, si dhe rritja e higjienës
personale. Kurat dhe këshillat e tjera parandaluese jepen në
mënyrë individuale nga mjeku, në varësi të gjendjes
shëndetësore në të cilën ndodhet pacienti.
Parandalimi
Rruga më e mirë për parandalimin në kohë të tyre është kryerja e
vizitave sa më të shpeshta mjekësore. Kjo që sëmundjet të
identifikohen sa më shpejt, kohë në të cilën trajtimi mjekësor
bëhet edhe më efikas. Ky rekomandim jepet veçanërisht për
moshat e rritura dhe fëmijët, të cilat janë dhe dy kategoritë që
preken më lehtë nga këto sëmundje. Gjithashtu, për të mbajtur
larg një numër të konsiderueshëm sëmundjesh, rekomandohet
mbajtja e një regjimi të rregullt ushqimor, ku të ketë sa më pak
yndyra dhe sa më shumë fruta e perime, si dhe rritja e higjienës
personale. punoi jurgen.sh

Contenu connexe

Similaire à Biologji

Projekt.docx 2..
Projekt.docx 2..Projekt.docx 2..
Projekt.docx 2..
Peci Ademaj
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
XhuLia Muca
 

Similaire à Biologji (20)

Kanceri i Mushkerise
Kanceri i MushkeriseKanceri i Mushkerise
Kanceri i Mushkerise
 
Projekt.docx 2..
Projekt.docx 2..Projekt.docx 2..
Projekt.docx 2..
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
 
KUJDESI INFERMIEROR NE PACIENTET ME AIDS
KUJDESI INFERMIEROR NE PACIENTET ME AIDSKUJDESI INFERMIEROR NE PACIENTET ME AIDS
KUJDESI INFERMIEROR NE PACIENTET ME AIDS
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
 
Sida
SidaSida
Sida
 
Semundja e hipertensionit
Semundja e hipertensionitSemundja e hipertensionit
Semundja e hipertensionit
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Malnutricioni
MalnutricioniMalnutricioni
Malnutricioni
 
Sida dhe shendeti
Sida dhe shendetiSida dhe shendeti
Sida dhe shendeti
 
Sida dhe shendeti
Sida dhe shendetiSida dhe shendeti
Sida dhe shendeti
 
Biologji
Biologji Biologji
Biologji
 
Biologji adela
Biologji adelaBiologji adela
Biologji adela
 
Kanceri dhe gjenetika
Kanceri dhe gjenetikaKanceri dhe gjenetika
Kanceri dhe gjenetika
 
Sëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetikeSëmundjet gjenetike
Sëmundjet gjenetike
 
Kanceri
KanceriKanceri
Kanceri
 
Brochure promethee B C en albanais
Brochure promethee B C en albanaisBrochure promethee B C en albanais
Brochure promethee B C en albanais
 
Candidias (soor) te të rriturit
Candidias (soor) te të rrituritCandidias (soor) te të rriturit
Candidias (soor) te të rriturit
 
Kanceri
Kanceri Kanceri
Kanceri
 
Presentazione standard (1).pptx
Presentazione standard (1).pptxPresentazione standard (1).pptx
Presentazione standard (1).pptx
 

Biologji

  • 1. Punoi : Roxher Qurku XB
  • 2. Spitalet, 20 diagnozat më të përhapura në vend Publikuar më 16/02/2010 16/02/2010 Gjatë viteve të fundit raportohen shifra në rritje për sëmundjet e zemrës dhe llojet e tumoreveInstitucionet shëndetësore raportojnë shifra në rritje të përhapjes së nivelit të sëmundshmërisë në vendin tonë. Fatkeqësisht, rritje e konsiderueshme vërehet për sëmundjet e rënda, të cilat jo vetëm që identifikohen në stade të avancuara, por bëhen tepër të vështira për t’u kuruar deri në shërimin e plotë. Pranë qendrës më të madhe spitalore në vend janë përcaktuar edhe 20 diagnozat më të shpeshta që paraqiten për trajtim. Pjesa dërrmuese e pacientëve u përkasin rretheve. Për shkak të problemeve të gjendura në spitalet e zonave të tyre, ata dynden drejt kryeqytetit. Përhapja Sipas të dhënave të publikuara në tabelën e mëposhtme, dy diagnozat më të shpeshta që paraqiten në spital janë ato të sëmundjeve të ndryshme që prekin zemrën, si dhe llojet e caktuara të tumoreve. Fatkeqësisht, këto të fundit pohohet se kanë shtuar ndjeshëm përhapjen gjatë viteve të fundit. Kështu, në total gjatë një viti, më shumë se 11 mijë persona trajtohen për komplikacionet e rënda të shkaktuara nga identifikimi i tumoreve. Shkak për përhapjen e tyre, sipas mjekëve, bëhen faktorë të shumtë. Ndër më problematiket renditen të jenë faktorët gjenetikë, stili i jetesës, kequshqyerja, mungesa e higjienës së duhur, si dhe më problematikja: diagnostifikimi shumë i vonë i këtyre sëmundjeve. Po ashtu me ritme të larta janë përhapur edhe sëmundjet e zemrës, veçanërisht te moshat e rritura, ku dhe shqetësimet që japin janë në shumë raste fatale për jetën e pacientëve. Në këtë kategori sëmundjesh diagnozat më të shpeshta pohohet të jenë infarktet, kardiopatitë dhe sëmundjet ishemike të zemrës. Një tjetër diagnozë e shpeshtë është edhe sëmundja e diabetit, e cila shfaqet në disa forma. Shkaktarë kryesorë të kësaj sëmundjeje njihen jo vetëm faktorët gjenetikë, por edhe kequshqyerja, si dhe mungesa e aktiviteteve fizike. Po ashtu edhe virozat gripale, si dhe rastet e gripit në forma të lehta
  • 3. dhe të rënduara shkaktojnë një numër të lartë të prekurish çdo vit. Në shumicën e rasteve pacientët e patrajtuar mirë kalojnë dhe në stade të rënduara të infeksioneve që prekin rrugët e frymëmarrjes. Vetëm me bronkopneumoni raportohen më shumë se 1035 raste. Më të rrezikuarit nga kjo lloj sëmundje janë moshat e vogla, por nuk mbeten pas edhe të rriturit, si dhe moshat e treta, që vuajnë nga sëmundje të tjera kronike. Këto lloj sëmundjesh, që prekin rrugët e sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes, ku më shpeshtat janë laringjitet, infeksionet e bajameve, si dhe gjendjet virale, po të trajtohen mirë, nuk kalojnë në ndërlikime. Gjatë dy muajve të shkuar, më shumë se 16 mijë persona rezultuan të prekur nga këto viruse gripale. Shkaqet e përhapjes së këtyre komplikacioneve më tepër kanë të bëjnë me faktorët stinorë dhe luhatjet e vazhdueshme të temperaturave. Njëkohësisht edhe sëmundjet e syve përfshihen si një ndër diagnozat më të shpeshta, nga e cila vuajnë shqiptarët. Konkretisht, një ndër më të përhapura mbetet katarakti, që ndikon në uljen e aftësisë së të shikuarit. Ky i fundit prek më shumë moshat e rritura, për të cilat kërkohet që të bëhet sa më shpejt ekzaminimi përkatës, në mënyrë që të parandalohet humbja e plotë e shikimit. Një tjetër diagnozë e shpeshtë e përhapur është edhe gastroenteriti, infeksioni i zorrëve dhe stomakut. Gastroenteriti është një infeksion që shkaktohet nga ushqimi i prishur. Ai jep të vjella, diarre dhe dhimbje, por në shumë raste të tjera kjo sëmundje mund të shkaktohet edhe nga antibiotikët apo dhe nga konsumi i ushqimeve pikante. Kujdesi Përkundrejt këtyre diagnozave të shumta që paraqiten, mjekët deklarojnë se rruga më e mirë për parandalimin në kohë të tyre është kryerja e vizitave sa më të shpeshta mjekësore. Kjo që sëmundjet të identifikohen sa më shpejt, kohë në të cilën trajtimi mjekësor bëhet edhe më efikas. Ky rekomandim jepet veçanërisht për moshat e rritura dhe fëmijët, të cilat janë dhe dy kategoritë që preken më lehtë nga këto sëmundje. Gjithashtu, për të mbajtur
  • 4. larg një numër të konsiderueshëm sëmundjesh, rekomandohet mbajtja e një regjimi të rregullt ushqimor, ku të ketë sa më pak yndyra dhe sa më shumë fruta e perime, si dhe rritja e higjienës personale. Kurat dhe këshillat e tjera parandaluese jepen në mënyrë individuale nga mjeku, në varësi të gjendjes shëndetësore në të cilën ndodhet pacienti. Parandalimi Rruga më e mirë për parandalimin në kohë të tyre është kryerja e vizitave sa më të shpeshta mjekësore. Kjo që sëmundjet të identifikohen sa më shpejt, kohë në të cilën trajtimi mjekësor bëhet edhe më efikas. Ky rekomandim jepet veçanërisht për moshat e rritura dhe fëmijët, të cilat janë dhe dy kategoritë që preken më lehtë nga këto sëmundje. Gjithashtu, për të mbajtur larg një numër të konsiderueshëm sëmundjesh, rekomandohet mbajtja e një regjimi të rregullt ushqimor, ku të ketë sa më pak yndyra dhe sa më shumë fruta e perime, si dhe rritja e higjienës personale. punoi jurgen.sh