1. 1
Universiteti i Sporteve te
Tiranes
(UST)
ESSE-
Pedagogjie
Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit
Punoi:Andi Kullolli
Pranoi:Dritan Sallaku
Kursi:II-te
Grupi:VI-te
2. 2
Tema: Kurrikula
Tirane<>2011
Tema: Kurrikula
Reforma e Kurrikules: Kjo reforme perfshin reformimin e programeve, teksteve,
mesimdhenies, vleresimit te arritjeve te nxenesit si dhe kualifikim e mesuesve.
Karakteristikat kryesore te kurrikules se re per gjimnazin jane:-Kurrikul e re eshte e modelit
anglo-sakson. Ndarja e kurrikules ne kurrikule berthame, e cila eshte e detyrueshme per te
gjithe nxenesit dhe ate opsionale, duke theksuar keshtu kurrikulen me baze shkollore.
Kurrikula niset nga kopetencat-kyc evropiane te cilat nga ana e tyre, zberthehen ne synimet
per disa aftesi bazale nderkurrikulare sic jane te menduarit kritik dhe ai krijues, manaxhimi i
informacionit, aftesia e te punuarit ne grup etj.
Kurrikula e re mbeshtet ne nje doku,mentacion te plote ku perfshihen: Korniza
kurrikulare,Standartet e fushave te nxenit,Programeve lendore. Udhezuesi per zbatimin e
kurrikules se re dhe udhezuesi sipas fushave lendore dhe lendeve.
Cfarë është kurrikula? Cfarë qëllimi ka? Si ndikon ajo tek nxënësit dhe mësuesit? Kurrikula
mund të përkufizohet si një plan për veprim, ose një document i shkruar, që përfshin
strategjitë për arritjen e objektivave ose të qëllimeve të dëshiruara. Ky këndvështrim, i
përhapur nga Ralf Tiler dhe Hilda Taba, përfaqëson një pikëpamje lineare të kurrikulës. Plani
ka një fillim dhe një fund, si dhe një proces (ose mekanizëm), me qëllim që cfarë nis, të
përparojë dhe të përfundojë. Kështu që autorë të ndryshëm kanë përkufizime të ndryshme për
kurrikulën, si psh David Prat shkruan: “Kurrikula është një tërësi e organizuar pikësynimesh
3. 3
për arsimimin ose formimin zyrtar”, apo Xhon Uaills dhe Xhozef Bondi e shohin kurrikulën
si plan për të mësuarit, ku objektivat përcaktojnë se cfarë lloj të të mësuarit është i
rëndësishëm.
Megjithatë kurrikula mund të përkufizohet gjerësisht si fusha që trajton përvojat e nxënësit.
Kjo pikëpamje quan pjesë të kurrikulës cdo gjë brenda shkollës, madje dhe jashtë saj (për sa
kohë që planifikohet). Shepherd dhe Raggan pohojnë: “Kurrikula përbëhet nga përvoja e
vazhdueshme të fëmijëve nën orientimin e shkollës”. Ajo përfaqëson “një mjedis të vecantë
që i ndihmon fëmijët të arrijnë vetë-realizimin nëpërmjet pjesëmarrjes aktive brenda
shkollës”. Eisner vë në dukje se kurrikula “është një program që shkolla u ofron nxënësve të
saj”. Ajo përmban “një tërësi të paraplanifikuar pengesash arsimore për t’u kapërcyer” dhe
“një gamë të gjerë përvojash që përfton fëmija brenda shkollës”.
Kurrikula mund të vlerësohet si një sistem për trajtimin e njerëzve dhe të proceseve, ose për
organizimin e personelit dhe të procedurave për zbatimin e këtij sistemi. Sistemi mund të jetë
linear ose jolinear. Sistemi linear buron nga një pikëpamje e thjeshtë, sipas së cilës një proces
ose mekanizëm synon arritjen e qëllimit të dëshiruar. Nga ana tjetër, sistemi jolinear e lejon
specialistin e kurrikulës të ketë hapësirë veprimi dhe të ndërhyjë në pika të ndryshme të
modelit, të kapërcejë disa pjesë ose elementë përbërëse, të përmbysë rregullin dhe të punojë
me më shumë se një element njëkohësisht.
Kurrikula mund të shihet edhe si fushë studimi me bazat e saj, lëmet e veta të dijes, si dhe me
hulumtimin, teorinë, parimet dhe specialistët e vet për interpretimin e kësaj dije. Së fundmi
kurrikula mund të shqyrtohet në lidhje e lëndën (matematikën, anglishten, historinë etj) ose
përmbajtjen (mënyrën si e organizojmë dhe si e përvetësojmë informacionin). Kur flasim për
lëndën ose përmbajtjen, mund të kemi parasysh edhe nivelet e ndryshme sipas viteve
shkollore.
Sic vë në dukje Doll: “Cdo shkollë ka një kurrikul të planifikuar, të pranuar zyrtarisht, por
ajo ka dhe një të tillë të paplanifikuar, jozyrtare dhe të fshehtë, që duhet të merret parasysh”.
Kurrikula e planifikuar zyrtare përqëndrohet tek qëllimet, objektivat, lënda dhe organizimi i
mësimdhënies; kurrikula e paplanifikuar jozyrtare ka të bëjë me veprimin e ndërsjellë
psikologjik ndërmjet nxënësve dhe mësuesve, vecanërisht me ndjenjat, qëndrimet dhe sjelljet
e tyre.
4. 4
Kurrikula e padukshme ka të bëjë me ato lëndë ose përvoja që nuk jepen nga mësuesit, as
përvetësohen nga nxënësit, por që këta të fundit e dinë, të paktën në mënyrë të përgjithshme
se ekzistojnë. Nga kurrikula e padukshme nxënësit mund të nxjerrin përfundimin se, ajo që
lihet jashtë nuk është se mendohet me ose pa vlera brenda qëllimit të shkollimit.
Vlerësimi i mësimdhënies.
Vlerësimi i mësuesit dhe i mësimdhënies janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Kur
vlerësojmë mësuesin, komponenti më i rëndësishëm i vlerësimit është mësimdhënia që ai
zhvillon. Vlerësimi mund të përfshijë disa anë të mësimdhënies, planifikimin, procesin,
materialet mësimore, vlerësimin e nxënësve dhe të procesit të mësimdhënies nga ana e
mësuesit, motivimin e mësuesit, disiplinën, këshillimin, bashkëpunimin me nxënësit dhe me
prindërit, zhvillimin në profesion. Vlerësimi i mësuesit është një proces me dy hapa. Hapi i
parë është mbledhja e informacionit për cdo mësues që do të vlerësohet. Hapi i dytë ka të
bëjë me përdorimin e informacionit për të formuluar një gjykim vlerësues për mësuesin.
Vlerësimi i mësuesit mund të kryhet nga drejtuesit e shkollës, nga kolegët, nga inspektorët,
nga vlerësues të posacëm, nga nxënësit, nga prindërit. Për të kryer vlerësimin e mësuesit
përdoren:
- vëzhgime në klasë
- rezultatet e testimeve dhe të provimeve
- dosja e mësuesit
- vlerësimi nga kolegët
- vlerësimi nga nxënësit.
Mësuesit shpenzojnë shumë kohë për të vlerësuar punën që kanë kryer dhe për të reflektuar
rreth saj. Nëse mësuesi e njeh mirë veten e tij, atëherë s’ka dyshim që kjo njohje do ta
ndihmojë në zhvillimin e profesionit. Vetëvlerësimi i mësimdhënies lidhet me vlerësimin nga
mësuesi të veprimtarisë së tij mësimdhënëse. Në dobi të vetëvlerësimit mësuesi duhet të
njohë dhe të zotërojë teknikat e njohjes së vetes, të mbledhjes së të dhënave, të dijë të
organizojë informacionin vlerësues, të përdorë feedback-un e vlerësimit për të përmirësuar
veprimtarinë e vet dhe për të gjetur mirëkuptim me të gjithë aktorët e tjerë të veprimtarisë
shkollore. Vetëvlerësimi i mësimdhënies në vendin tonë është më tepër një iniciativë vetjake
e mësuesve, sesa një kërkesë vetjake. Duke qenë ende e tillë kjo veprimtari nuk është
shndërruar në një proces të rregullt dhe nuk është njohur dhe pranuar.