SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  20
Kërkimi i së vërtetës
nga një burrë i njohur me emrin Selman Farisiu


                               nga
               Dr. Saleh as-Saleh

       Përktheu: Avni Tahir Xhemajli ( Ebu Ensarij)




                www.udhezimidhedrita.net
Hyrje

I tërë falënderimi dhe Lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë,
prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. E lusim Allahun e Madhërishëm të na ruaj
nga e keqja e vetëve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush që
e humb, dhe atë që Allahu e lë në humbje nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj
se nuk ka zot të adhuruar me meritë përveç Allahut, i cili nuk ka ortak. Dhe
dëshmoj se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem është rob dhe i dërguari i tij.
Selati dhe Selami qofshin mbi profetin e fundit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi
ve selem, familjen e tij të pastër dhe mbi të gjithë shokët e tij fisnik.


Sot, shumë njerëz janë kureshtarë të dinë për islamin, por dituria e tyre për këtë
fe mund të ndryshojë. Dituria e tyre mund të jetë fituar nga një artikull, libër
apo pjesë e ndonjë libri fetar të cilin mund ta kenë lexuar në shkollë të mesme.
Ata mund të kenë njohur disa muslimanë, të kenë kaluar pran ndonjë xhamie,
të kenë shikuar ndonjë dokumentar apo lajmet e mbrëmjes, ose ata kanë
mundur të udhëtojnë në ndonjë vend islam. Për disa, islami është “vetëm një fe
tjetër”, por për shumë të tjerë, është bërë diçka ‘interesante’ për ta shikuar. E
kam shkruar këtë libër për ata të cilët janë duke kërkuar brenda vetë së tyre që
të gjejnë përgjigje për shumë pyetje të cilat ata i kanë. “Kush jam unë? Kush
është Zoti i Vërtetë?
Cila është rruga e vërtetë e shpëtimit? A është islami? Nëse unë bëhem
musliman, çfarë do të thotë kjo për mua, familjen time, dhe shoqërinë në
tërësi?”
Sot shumë njerëz e kuptojnë se të gjitha progreset materialiste dhe sekulare të
cilat kanë zënë vend në shoqëri kanë prodhuar një vakum shpirtëror, e cila si
pasoj ka ndikuar në probleme sociale, ekonomike, politike e psikologjike. Për
këtë arsye, ata të cilët më parë thonin “Le të jetojmë dhe të kënaqemi,” apo
“Hej, nuk duam të dimë për Zotin”, tani sërish janë duke e kërkuar të vërtetën.


Ata po shtrojnë pyetje të ngjashme si ato të parashtruara më parë. Kjo ngase
natyra e lindur e njeriut e njeh arë që është e mirë dhe e keqe, dhe se çfarë është
e vërtetë apo e rremë. Ajo nuk ndihet e qetë kur degradohen cilësitë e Allahut,
dhe kur Atij gjithashtu i shoqërohen cilësitë njerëzore. Ajo e di se nuk mund të
ketë më shumë se Një Zot të Vetëm e të Vërtetë, dhe së këndejmi një dhe
vetëm një fe e vërtetë e pranuar prej Tij. Allahu nuk kërkon që disa krijesa të
Tij ta adhurojnë atë duke i bërë shok Atij, as nuk urdhëron të adhurohet Jezusi,
Buda, zjarri, drita, Krishna, Jozef Smithi, dielli, hëna, Homeini, Rama, tempujt,
profetët, Elija, Farakhani, kryqi, druri, trekëndëshi, shenjtorët, priftërinjtë,
murgjit, apo ndonjë gjë tjetër.


Çdo gjë tjetër përveç Allahut është një krijesë! Ato janë jo të përkryera. Ua kanë
nevojën të tjerëve por Allahu është i Vet-Mjaftueshëm. Ai është i Pari, e nuk ka
asgjë para Tij, dhe i Fundit, e nuk ka asgjë pas Tij. Tek Ai është kthimi
përfundimtar. Ai nuk lind askënd dhe as nuk është i lindur. Asnjë njeri nuk ia
dha Atij emrin Allah; mirëpo ai e quajti veten me këtë emër. Ky emër do të
thotë: “Zoti i Vetëm i cili e meriton të adhurohet.” Prandaj, Ai e meriton që ne
t’i nënshtrohemi vetëm Atij dhe këtë lloj nënshtrimi Ai e quajti Islam.
Mirëpo, ngatërresat u paraqiten tek njerëzit kur ata filluan të adhuronin krijesat
krahas Allahut, qofshin ato me apo pa shpirt!
Në mesazhin e fundit të shpallur njerëzimit, Kuranin, Allahu e sqaron qartë
qëllimin e ekzistimit të njeriut në këtë botë.


Nga ana e brendshme dhe e jashtme, njeriu është i thirrur të jetoj në
pajtueshmëri me rrugën e Allahut. Ky është kuptimi i adhurimit në Islam, dhe
është qëllimi për të cilin të gjithë ne u krijuam. Ka edhe të atillë të cilët e
pranojnë se duhet të adhurohet vetëm Allahu, por nuk jetojnë në pajtueshmëri
me urdhrat e Allahut. Praktikat e tyre janë larg Islamit. Ata nuk janë kriter me të
cilin duhet të gjykohet islami. Islami është i përkryer por njerëzit nuk janë të
tillë. Ne jemi të thirrur të kërkojmë brenda Islamit.


Qëllimi i këtij libri është që t’i thërras njerëzit të kërkojnë shpëtimin e tyre duke
shqyrtuar tregimin e kërkimit të gjatë të një burri i njohur me emrin Selman el-
Farisi, apo Persiani. Pse jo? A dimë ne çdo gjë? Kur e dimë se ne nuk e
zotërojmë ajrin të cilin e thithim, dhe se ne jemi krijuar nga asgjëja, e as që e
kemi krijuar vetveten, bëhet e natyrshme që secili të dëshiroj të mësoj më
shumë për Zotin (Allahun), i Cili na ka krijuar, na ka dhënë jetë, dhe i Cili, një
ditë do të na grumbulloj para Tij. Atë ditë do të ketë ose lumturi ose dënim të
pafund.



                             Selmani dhe tregimi i tij
                                 Fillimi


Askush nuk mund të na tregoj historinë e Selmanit më mirë se vet ai. Selmani ia
tregoi këtë histori njërit prej shokëve dhe të afërmeve të profetit Muhamed (sal-
lAllahu alejhi ve selem) i cili quhej Abdullah bin Abas, i cili pastaj ua
transmetoj këtë tregim të tjerëve. Ibn Abasi thotë:
“Ka thënë Selmani: “Isha një persian nga njerëzit e Isfahanit nga qyteti i
njohur Xhaji. Babai im ishte kryetar i qytetit. Për të unë isha krijesa më e
dashur e Allahut. Aq sa dashuria e tij për mua arriti në pikën që ai të më
besonte të mbikëqyrja zjarrin të cilin ai e ndizte. Ai nuk e linte të
shuhej.”


Ky është një tregues i sjelljes së mirë të të birit karshi babait të tij. Këtu Selmani
e përdori emrin e saktë të Zotit të vërtetë, Allahut.
Emri Allah është i njëjti emër i përdorur nga të gjithë profetët dhe të dërguarit.
Allahu është i njëjti Zot në gjuhën armaike të profetit tonë të dashur Jezus
( Isait alejhi selam).


                         Një fe ndryshe?
“Babai im kishte një pjesë të madhe të tokës pjellore. Një ditë, derisa
ishte i zënë me ndërtim, më tha të shkoja në tokën e tij dhe të
përmbushja disa punë të përditshme që ai dëshironte. Gjatë rrugës për
në tokën e tij hasa në një kishë të krishterë. I dëgjova zërat e njerëzve që
luteshin brenda. Nuk e dija se si jetonin njerëzit jashtë ngase babai im
më mbante të izoluar në shtëpinë e tij! Kështu që kur erdha pranë këtyre
njerëzve ( të kishës) dhe dëgjova zërat e tyre, dola jashtë të shihja se
çfarë po bënin ata”


                              Interesi rritet
“Kur i pash ata, më pëlqeu lutja e tyre dhe mu shtua interesimi në
çështjen e tyre ( fe). I thash vetvetes, “Pasha Allahun, kjo fe është më e
mirë se ajo e jona. ”


Selmani e mbajti mendjen të hapur, larg nga pasimi i verbër.
“Betohem në Allahun se nuk u largova deri në kohën e perëndimit të
diellit. Nuk u ktheva në tokat e babait tim.”


Selmani i dha vetës kohë që të meditonte për këtë fe për të cilën tani mendonte
se ishte besimi i saktë. Një mendjehollësi dhe zemër e mirë e mbushur me
durim janë cilësitë të cilat janë të domosdoshme që ta lirojmë vetën nga
kufizimi i mendimeve si “O mirë! Do përpiqem ta gjej, por tani jam shumë i
zënë,” etj. Vdekja mund të të trokas në derë më herët se sa që njeriu mund të
shpresoj.


“I pyeta : Nga e ka origjinën kjo fe?’ ”


Kërkimi i “origjinës” është udhëzues për ata të cilët janë duke e kërkuar fenë e
vërtetë. “Origjina” dhe “baza” janë terma thelbësorë që ndihmojnë procesin e
kërkimit. Cila është origjina e Islamit dhe cila është baza e tij? Islami ka ardhur
nga Allahu, Krijuesi, Zoti i Vërtetë, dhe baza e tij është nënshtrimi ndaj Atij.


“Ata thanë, “Në Sham”. U ktheva tek babai i cili tashmë ishte
shqetësuar për mua dhe kishte dërguar dikë të më kërkonte. Sapo arrita
ai më tha: “O biri im! Ku ishe? A nuk ta besova ty një detyrë?” I
thash:”O babai im, takova disa njerëz që luteshin në kishën e tyre dhe
më pëlqeu feja e tyre. Betohem në Allahun se qëndrova me ta deri në
kohën e perëndimit të diellit.”
Kjo është një ndershmëri mahnitëse e treguar nga njeriu i cili e di mirë
përkushtimin e të atit në fenë e tij. Ky është lloji i çiltërsisë të cilën duhet ta ketë
ai i cili është në kërkim të së vërtetës.


                             Kundërshtimi
“Babai më tha: “O bir! Në fenë e tyre nuk ka asgjë të mirë, feja jote dhe
feja e të parëve tu është më e mirë ”


Ky është motivi i të gjithë atyre të cilët i pasojnë të tjerët verbërisht në çështjet
e fesë. Kjo na përkujton thënien e Allahut:


“Jobesimtarët thonë:”Mos e dëgjoni këtë Kuran! Flisni e qeshni me zë
të lartë, që të nderpreni leximin e tij!” [Fusilet (41):26]


“Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe tashmë po ndjekim gjurmët e
tyre.” [Zuhruf (43):22]


“Jo, ne ndjekim fenë e të parëve tanë…” [Llukman:(31):21]


“Nuk kemi dëgjuar diçka të tillë nga të parët tanë të lashtë.”
[el-Mu'minun(23):24]


Shpesh herë, kur u flet njerëzve që dikur kishin fe tjetër e tani kanë hyrë në
islam, ata thonë se kanë dëgjuar të njëjtat argumente të cilat Allahu i ka
përmendur për jobesimtarët. Çështja është e njëjtë. Ajo buron nga “A dëshiron
ta lësh fenë e baballarëve dhe stërgjyshërve të ty?” Jo vetë kaq, por prindërit
dhe familja e gjerë mbajnë qëndrim kundër të konvertuarit. Gjerësia e këtij
kundërshtimi mund të shkoj deri në kërcënim të gjendjes jetësore deri në
bojkotim të fortë. Kjo është prirja e zakonshme, mirëpo ka edhe raste të
kundërshtimeve të vogla dhe neutralitet.


         “Thash, ‘Jo, betohem në Allahun, është me e mirë se feja jonë.”
Ai e donte babanë e tij, por nuk i bëri lajka atij. Ai nuk bëri kompromis rreth
asaj që ndjente dhe besonte se ishte e vërtetë. Cila ishte përgjigja e të atit?


Selmani tha, “Ai më kërcënoi, mi lidhi këmbët me zinxhir dhe më mbylli
në shtëpinë e tij.”
Një baba që e torturon djalin e tij të dashur për ta lëkundur nga hulumtimi i së
vërtetës! Shumë profet u kundërshtuan, u akuzuan, u keqtrajtuan nga pjesëtarët
e familjeve të tyre për shkak të kundërshtimit të “traditës së njohur”! A ndaloi
këtu Selmani?


Ai tha: ”U dërgova një mesazh të krishterëve ku u kërkoja të më
njoftonin për ardhjen e ndonjë karvani tregtarësh të krishterë nga Shami.
Një karvan tregtie arriti dhe ata më njoftuan, kështu që u thash atyre të
më tregonin kur të përfundonin punët për kthimin në vendin e tyre. Kur
mbaruan bizneset e tyre më njoftuan, kështu që u lirova nga zinxhirët
dhe e shoqërova karvanin derisa arritëm në Sham.”


Ai nuk u dorëzua nga urdhrat e padrejta të babait të tij. Ai po përpiqej në
çështjen e së vërtetës, e cila më në fund e udhëhoqi që ta kuptoj të vërtetën për
Krijuesin, Allahun.


“Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt
udhëve tona (d.m.th në fenë e Allahut, Moneteizmin Islam).”
[el-'Ankebut (29):69]


Selmani e vendosi dhe u nis në kërkim të së vërtetës pavarësisht faktit se për të
ishte një vend i largët dhe i panjohur.


Allahu i Madhërishëm e dinte ndershmërinë e tij andaj edhe ia lehtësoj dhe e
ndihmoi atë duke i gjetur edhe mjetet e udhëtimit për në tokën e Shamit.




                            Kjo është, por..!
“Sapo arrita pyeta: “Kush është njeriu më i miri i njerëzve në këtë fe
(tuajën)?’ ”
Selmani ishte në kërkim të së vërtetës së qartë, andaj ai kërkoi më të mirin e
njerëzve në besim nga populli i Shamit. E pse jo? Njerëzve u pëlqen të zgjedhin
ushqimin më të mirë, bashkëshortët më të mira dhe rrobat më të mira. Selmani
po kërkonte për më të mirën në besim.


“Ata thanë: “Prifti. Ai është në kishë”. Shkova dhe i thash: “Më pëlqen
kjo fe e juaja dhe do doja të jem me ju dhe t’u shërbej në kishën tuaj, që
të mësoj dhe të lutem me ju.”


Selmani e kuptoi se kërkimi i diturisë mund të arrihet vetëm duke u shoqëruar
me njerëzit e dijës. Si shpërblim, ai ishte i gatshëm ta ofronte veten e tij si
shërbëtor i priftit. Thjeshtësia e atyre që kërkojnë të vërtetën i afron ata edhe
më afër saj. Në mungesë të thjeshtësisë dhe përulësisë triumfon arroganca;
njerëzit i shohin shenjat e së vërtetës, por arroganca e tyre i largon prej saj dhe i
shpie në shkatërrim.




“Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht (Shenjat Tona, provat, dëshmitë,
ajetet, mësimet, shpalljet, etj) dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i
tyre besonte për të vërteta.” [en-Neml (27):14]


Pasuria, gjendja shoqërore dhe faktorët e tjerë material nuk duhet ta ndalojnë
njeriun nga kërkimi i së vërtetës, e cila në fund të fundit do të ndikojë në
ardhmërinë e tij. Të gjitha këto gjëra do të zhduken, dhe njeriu do të futet në
varr me asgjë tjetër veç veprave të tij.      Këto vepra janë veprat e zemrës
( besimit), ato të gjuhës dhe gjymtyrëve të cilat janë shfaqje e veprave të zemrës.
A i jam nënshtruar Krijuesit tim? A kam jetuar në pajtueshmëri me urdhrat e
Tij të sqaruara në Kuran dhe sipas mësimeve të profetit të fundit Muhamedit
sal-lAllahu alejhi ve selem? Kjo do të jetë gjëja e vetme e cila do të ketë vlerë në
Ditën e Gjykimit.


“Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç
atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu ( i pastër nga mosbesimi,
politeizmi dhe hipokrizia). ” [esh-Shu'ara'(26):88-89]


“Ai tha, “Mund të hysh dhe të qëndrosh me mua,” kështu që u bashkova
më të. Pas një kohe Selmani zbuloi diçka rreth priftit. Ai ishte njeri i keq
i cili urdhëronte dhe i nxiste njerëzit për bamirësi vetëm që atë pasuri të
grumbulluar ta mbante për vete. Ai nuk ua ndante atë të varfërve. Ai
kishte grumbulluar shtatë qype me ar dhe argjend!”
Ky është shembulli i njerëzve të këqinjë dhe të prishur të cilët gjinden në çdo
kohë dhe në çdo vend: njerëz shpërdorues dhe hipokrit. A u ndal aty Selmani
me këtë njeri të prishur? Jo! Ai vazhdoi në fazën tjetër të kërkimit të tij. Ai nuk
u largua nga kërkimi i së vërtetës.


                     “E përbuzja atë për shkak të veprave të tij.”


Është e qartë se urrejtja për priftin nuk e ndaloi atë nga kërkimi i së vërtetës.
Allahu i Madhërishëm e udhëzoi atë ngase dëshira e tij për të gjetur të vërtetën
ishte e sinqertë.


“Ai (prifti) vdiq. Të krishterët u mblodhën që ta varrosnin. I njoftova ata
se ai ishte njeri i keq i cili urdhëronte dhe nxiste njerëzit për bamirësi
vetëm që ta grumbullonte atë për vete dhe se ai nuk ua shpërndante
asnjë pjesë të saj varfanjakëve. Ata thanë “Si e di këtë?” U përgjigja:
“Mund t’ua tregoj thesarin e tij.” Ata thanë: “Na trego!” U tregova
vendin dhe ata morën prej shtatë qypeve të mbushur me arë dhe argjend.
kur e panë këtë ata thanë: “Betohemi në Allahun se ne kurrë nuk do ta
varrosim. Kështu që ata e kryqëzuan dhe e gurëzuan.”


                          Dëshira është e fortë
Selmani thotë: “Ata e zëvendësuan priftin. Nuk kam parë ndokënd i cili
falte namazin më mirë se ai; as ndonjë njeri më të shkëputur nga kjo
botë dhe i lidhur me botën tjetër, as ndonjë njeri më të përkushtuar se ai
në punë ditë e natë. E doja më shumë se këdo tjetër që e doja më parë.”


Në islam janë pesë namaze ditore obligative. Allahu ia mësoi profetit Muhamed
mënyrën dhe kohen se si të falen këto namaze. Ato nuk janë ‘namazet’ të cilat
janë zhvilluar dhe praktikuar nga disa njerëz. Namazet janë themeli i islamit.
Nëse ato kryhen sipas rrugës së profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem, ato
pastrojnë njeriun prej mëkateve dhe veprave të këqija të cilat ai ka mundur ti
ketë kryer gjatë ditës.


“Qëndrova me të deri para se ai të vdiste. Kur iu afrua vdekja i thash: “O
filan, kam qëndruar me ty dhe të kam dashur më shumë se çdo gjë që e
doja më parë. Tani ka ardhur caktimi i Allahut, andaj kë më këshillon
dhe me çfarë me urdhëron?”


Selmani filloi të mendonte rreth asaj se kë do ta shoqëronte pas vdekjes së
priftit. Ai sërish mendoi që të kërkonte njerëz të drejtë me dituri të fortë.
Dëshira dhe gatishmëria që të vazhdonte të kërkonte të vërtetën ishte e fortë.


“Prifti i tha: “Betohem në Allahun! Njerëzit janë në humbje; ata kanë
ndryshuar atë në të cilën ishin më parë (fenë). Nuk njoh ndokënd i cili
ende ka këtë fe që kam unë përveç një burri në al-Muslil, andaj
bashkohu me të.” (Dhe ai ia tregoi emrin).


                            Një tjetër shpërngulje


Kur ai vdiq Selmani shkoi në al-Musil që ta takonte njeriun për të cilin i
kishte folur prifti. “I thash: Filani në momentet e vdekjes më ka
këshilluar që të bashkohem me ty. Ai më ka thënë se ti ke fenë të cilën
kishte edhe ai.” Burri nga al-Musil i tha Selmanit të qëndronte me të.
“Qëndrova me të dhe pash se ai ishte më i miri nga njerëzit në çështjen e
(fesë) së shokut të tij.”
Nuk shkoi shumë kohë dhe ai vdiq. Selmani thotë: “Kur iu afrua vdekja,
kërkova prej tij të më këshillonte për ndonjë njeri i cili ka të njëjtën fe.
Burri tha: “Betohem në Allahun! Nuk njoh ndokënd të jetë në këtë fe si
kjo e jona përveç një burri në Nasibin dhe ai është filani, andaj bashkoju
atij.”


                            Edhe një tjetër shpërngulje


 “Pas vdekjes së tij udhëtova për tek ky burrë në Nasibin.” Selmani e
gjeti këtë njeri dhe qëndroi pak me të. E njëjta gjë u përsërit. Vdekja iu
afrua dhe para se të vdiste, Selmani shkoi tek ai dhe i kërkoi që ta
këshillonte se ku të shkonte. Burri e këshilloi që Selmani të shkonte tek
një njeri në Amurijeh i cili kishte të njëjtën fe. Pas vdekjes së shokut të tij
Selmani shkoi në Amurijeh. Ai e gjeti atë dhe iu bashkua në fenë e tij.
Gjatë kësaj kohe Selmani punoi dhe ‘fitoi disa lopë dhe dele.”


Fitimi i mirë në mënyrë të ligjshme është gjë e rëndësishme për besimtarin.
Natyrisht se ndikimi i parasë është i madh, shumë veta e kanë shitur vetveten
dhe parimet e tyre për një çmim të lirë dhe ata janë bërë hipokrit për shkak të
parasë. Megjithatë, ka të atillë të cilët qëndrojnë në të vërtetën pa marr parasysh
se çfarë mund të humbasin. E kjo i sjellë paqe mendjes dhe zemrës.




                             Shpërngulja e madhe
Vdekja iu afrua edhe burrit nga Amurijeh. Selmani ia përsëriti të njëjtën
kërkesë por kësaj radhe përgjigja ishte ndryshe. Burri i tha: “O biri im!
Nuk di që ndokush të jetë në ketë fe në të cilën jemi ne. Mirëpo, një
profet do të shfaqet gjatë kohës së jetës tënde dhe ky profet është në fenë
e Ibrahimit.
Prifti e dinte rrugën e Ibrahimit. Është origjina e monoteizmit dhe thirrja për të
adhuruar vetëm Allahun. Prifti e dinte se Ibrahimi i kishte këshilluar fëmijët e
tij:


“Ibrahimi u dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O
bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj
mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë.” [el-Bekare (2):132]


Ibrahimi u martua me Saren dhe Haxheren. Prej pasardhësve të tij me Saren
ishin Is’haku, Jakubi, Jusufi, Sulejmani, Musai dhe Isai, paqja qoftë mbi të gjithë
ata; ndërsa nga pasardhësit e tij me Haxheren ishin Ismaili dhe Muhamedi.
Ismaili u rrit në Beka ( Mekë) në Arabi dhe Muhamedi ishte pasardhës i tij.


Burri e dinte se feja e Ibrahimit ishte feja e vërtetë e cila duhej të pasohej. Ai do
të ketë lexuar premtimin e Allahut që ta ngritë një “Komb të Madh” nga
pasardhësit e Ismailit ( Gjeneza 21:18), dhe ai po ashtu e këshilloi Selmanin që
t’i bashkohej profetit sal-lAllahu alejhi ve selem i cili është prej familjes së
Ismailit, i cili i nënshtrohet Allahut dhe ndjek rrugën e Ibrahimit.


“O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexoj
Shpalljet e Tua, t’ua mësoj Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e ti
pastroj (nga gjynahet)! Vërtetë, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!”
[Bekare (2):129]
“Pastaj ty të shpallëm “ Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit, që nuk ka
qenë prej idhujtarëve” [en-Nahl (16):123]


“Pa dyshim, njerëzit me të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë
dhe ky Profet (Muhamedi) me besimtarët. Allahu është mbrojtës i
besimtarëve.” [ Ali 'Imran (3):68]


Burri e përshkroi profetin duke thënë: “...ai do të bart mbi supet e tij
fenë e Ibrahimit. Ai do të jetë nga tokat e Arabisë dhe do të shpërngulët
prej vendlindjes në mes të dy vendeve të mbushura me gurë të zinjë. Në
mes të këtyre dy vendeve ka hurma. Ai mund të njihet me anë të disa
shenjave. Ai e pranon dhuratën dhe ha prej saj, por nuk ha nga ajo që i
jipet lëmoshë (sadakë). Vula e profetëve është në mes të krahëve të tij.
Nëse ke mundësi të arrish në atë vend, të këshilloj të shkosh atje.


Burri e dinte rreth paraqitjes së profetit nga Arabia, nga vëllezërit e Izraelitëve
( Deuteronomi 18, 17-18: “ Do ta dërgoj një profet nga vëllezërit e tyre, porsi ty
( d.m.th Musajin) do të vendos Fjalën Time në gojën e tij dhe ai do të flas atyre
tërë atë që Unë do ta urdhëroj”). Natyrisht se këto vargje nuk janë referencë
për Jezusin ashtu siç Pali u mundua t’i interpretonte ato.


Jezusi madje nuk ishte as nga pasardhësit e Ismailit dhe edhe ose ishte vet
izraelit ai nuk ishte prej ‘vëllezërve’ të tyre.
Burri e dinte se ajo që ishte e përmendur në libër rreth shpalljes së Zotit do
vinte nga Temani ( veriu i qytetit të Medinës në Arabi, kjo sipas fjalorit të
Biblës të J. Hastings) dhe ‘i shenjti’ nga Parani. Sipas Gjenezës 21:21, egërsia e
Paranit ishte vendi ku profeti Ismail u vendos dhe aty kishte dymbëdhjetë
fëmijë, prej tyre edhe Kedarin, djalin e dytë të Ismailit. Në Isaiah 42:1-13 “Zoti
i dashur ka lidhshmëri me pasardhësit e Kedarit, paraardhësit e profetit
Muhamed, sal-lAllahu alejhi ve selem.


Kur profeti Muhamed (sal-lAllahu alejhi ve selem) i ftoi njerëzit në Mekë që t’i
nënshtroheshin Allahut, shumica e tyre refuzuan, dhe ata thuren plane që ta
vrisnin profetin (sal-lAllahu alejhi ve selem). Ai së bashku me ata që pranuan
Islamin u urdhëruan prej Allahut që të emigronin në qytetin e Medinës. Nuk
shkoi shumë kohë dhe ndodhi beteja e Bedrit në mes ‘të paktëve dhe të keq-
armatosurve’ që përfaqësoheshin nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem dhe
pasuesit e tij, dhe paganëve të Mekës një vit pas emigrimit. “Profeti dhe shokët
e tij ishin fitimtarë (Isaiah 21:13-17).


Burri e dinte se Jezusi (Isai alejhi selam) tregoi për ardhjen e profetit Ahmed
(Muhamedit). Këto ishin paralajmërime të gëzueshme për të cilat Allahu foli me
gjuhën e Jezusit:


“Kujto kur Isai, i biri i Mejremes tha: “O Bijtë e Izraelit, unë jam i
dërguar i Allahut tek ju për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje
dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit
është Ahmed.” [es-Saf (61):6]


Burri vdiq dhe Selmani qëndroi në Amurijeh. Një ditë “Disa tregtarë nga
fisi Kalb kaluan pranë meje,” Selmani thotë: “U thash atyre: Nëse më
merrni mua deri në tokat arabe do t’u jap lopët e mia dhe të vetmen dele
që kam .” Ata thanë “Po.” Selmani u dha atë që u ofroi dhe ata e morën
me vete. Kur arritën tek vendi i quajtur Vadil Kura ( pranë Medinës), ata
e shiten atë si skllav tek një çifut.


Selmani qëndroi tek çifuti, dhe ai pa hurmat ( ashtu siç ia kishte
përshkruar shoku i tij më herët). Selmani thotë: “Shpresoja që ky të ishte
vendi i njëjtë të cilin ma përshkroi shoku im.” Një ditë, një burrë,
kushëri i zotriut të Selmanit nga fisi i Beni Kurejdhe erdhi në Medine që
ta vizitonte atë (kushëririn e tij). Ai e bleu Selmanin nga zotëriu çifut dhe
e mori me vete në Medinë. “ Ai më mori me vete në Medine. Pasha
Allahun! Kur e pash atë, e kuptova se ky ishte vendi i përshkruar nga
shoku im.”
“Pastaj Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij ( Muhamedin sal-lAllahu
alejhi ve selem). Ai qëndroi në Mekë aq sa qëndroi dhe unë nuk dëgjova
gjë për të sepse isha i zënë me punën e skllavit, pastaj ai emigroi në
Medine..”
Selmani vazhdon e thotë: “[Një ditë,] isha në një dru hurmeje duke bërë
ca punë për zotëriun tim. Një kushëri i tij erdhi dhe qëndroi para tij
( padroni i tij qëndronte ulur) dhe tha: “ “I vraftë Allahu Beni Kajletët,
ata janë tubuar sot në Kuba rreth një njeriu që sot erdhi nga Meka dhe i
cili pretendon se është profet!’ ”
“U drodha aq shumë saqë më kapi frika se do të bie mbi zotëriun tim.
Zbrita dhe thash: Çfarë po thua? Çfarë po thua!?” Zotëriu im u zëmërua
dhe më goditi rendë e më tha: “Çka po të hyn në udhë kjo?! Shko dhe
shih punën tende.” U përgjigja: “Asgjë! Vetëm desha të sigurohem në
atë që ai po thoshte.”


 “Atë mbrëmje shkova tek i Dërguari i Allahut teksa ai ishte në Kuba.
Mora me vete diçka të cilën e kisha ruajtur. Hyra brenda dhe i thash:
“Më është thënë se je njeri i drejtë dhe se shokët e tu të cilët janë të huaj
në këtë vend kanë nevojë. Dua të të jap diçka të cilën e kam ruajtur si
lëmoshë dhe e pashë se ju e meritoni këtë më shumë se të tjerët.”
Selmani thotë: “Ia ofrova atij e ai u tha shokëve (sahabëve ) “Hani”, por
ai e tërhoqi dorën ( nuk hëngri). Thash me vete “Kjo është një ( nga
shenjat e profetësisë). ”
Pas takimit me profetin sal-lAllahu alejhi ve selem Selmani u largua që të
përgatiste edhe një tjetër provë! Kësaj radhe ai i solli profeti sal-lAllahu
alejhi ve selem një dhuratë. “Vërejta se ti nuk ha nga ajo që jepet
lëmoshë (sadakë) andaj ja një dhuratë me të cilën dua të të nderoj.”
Profeti hëngri prej saj dhe u tha edhe shokëve të tij të hanë , gjë që edhe
e bënë. I thash vetes: “Tani u bënë dy (shenja të profetësisë.).”


Në takimin e tretë, Selmani erdhi në Bekie El-Garkad ku profeti po
varroste njërin prej sahanëve të tij. Selmani thotë: “E përshëndeta me
selam pastaj vazhdova të sillesha rreth tij duke u përpjekur që të shihja
vulën ( e profetësisë) të cilën ma kishte përshkruar shoku im ( në
Amurije).


Kur e hetoi pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem se po përpiqesha të
vërtetoja diçka që më ishte përshkruar ai e hoqi mbulesën e tij prej
shpine dhe unë e pashë vulën. U hodha mbi të dhe fillova ta puthja e të
qaja.


I dërguari i Allahut më tha “Çfarë ke?!” Ia tregova historinë time ashtu
siç ta tregova ty, ibn Abas. Atij i pëlqeu aq shumë saqë deshi që historinë
time t’ua tregoja edhe sahabëve të tij.”
Robërimi vetëm Allahut


Salmani vazhdon t’ia tregoj historinë e tij Ibn Abasit:
Ai ende i përkiste zotëriut të tij. Ai mungoi në dy beteja kundër
paganëve arab. Profeti sal-lAllahu alejhi ve selem i tha: “O Selman, lidh
një kontratë me zotëriun ten që të jesh i lirë.” Ai arriti ta bëjë
marrëveshjen me të ku duhej që t’i paguante atij dyzetë gramë ari dhe të
mblidhte dhe rriste treqind palma të reja. Profeti sal-lAllahu alejhi ve
selem u tha sahanëve “Ndihmojeni vëllanë tuaj.”
Ata e ndihmuan t’i mbillte drunjtë dhe grumbulluan sasinë e kërkuar.
Profeti e urdhëroi Selmanin që të hapte gropat për të mbjellur fidanet
dhe ai sal-lAllahu alejhi ve selem i mbolli me duart e tij. Selmani thotë: “
Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, se as edhe një dru i vetëm
nuk vdiq.” Selmani ia dha ato zotëriut të tij.
I dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem i dha Selmanit një copë ari
sa madhësia e një veze pule dhe i tha: “O Selman merre këtë dhe
paguaje zotëriun tënd atë që i detyrohesh.” Selmani tha: “Sa shumë
është kjo në krahasim me atë që unë i detyrohem atij!” I dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem tha: “Merre! Allahu do ta barazoj me
atë që ke detyrim.” E mora dhe e peshova dhe ishte pikërisht aq sa i
detyrohesha zotëriut tim.” Selmani ia dha arin zotëriut të tij. Ai
përmbushi marrëveshjen dhe u lirua. Qysh atëherë Selmani u bë shok i
afërt i profetit sal-lAllahu alejhi ve selem.


Njeri nder shokët e mrekullueshëm të profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem i
njohur me emrin Ebu Hurejre transmeton: “Ishim ulur në shoqërinë e të
dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) kur u shpall surja el-Xhumu’a
(Surja 62). Ai lexoi këto fjalë:


“Ai (Allahu) do ta dërgojë atë (Muhamedin) edhe tek të tjerë
(muslimanë) nga ata të cilët ende nuk u janë bashkuar (..por që do t’u
bashkohen).” [Xhumu'a (62):3]


Një burrë në mesin e tyre tha: “O i dërguari i Allahut Kush janë ata të cilët nuk
na janë bashkangjitur?” Por i dërguari i Allahut nuk u përgjigj. Selman el-Farisi
ishte mes nesh. I dërguari i Allahut e vendosi dorën e tij mbi Selmanin dhe tha :
“Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, sikur feja të ishte pranë eth-
Thurajjaa (Plejadës, shtatë yjeve), burra si ky ( njerëz si Selmani) do ta arrinin
atë.” [Suneni i Tirmidhiut]




                          Por ata do të vijnë!
Në këtë botë ka shumë njerëz të ngjashëm me Selmanin, duke e kërkuar të
vërtetën për tek Zoti i Vetëm e i Vërtetë. Historia e Selmanit është e ngjashme
me atë të njerëzve në kohën tonë. Kërkimi i disa njerëzve i ka çuar ata nga një
kishë në tjetrën, nga kisha në budizëm apo pasivitet, nga judaizmi në neutralitet,
nga religjioni në meditime dhe shpërdorim të mendjes.


Kam takuar dhe kam dëgjuar rreth disa njerëzve të cilët u lëkunden nga një ide
në tjetrën, por ishin shumë të ‘frikësuar’ që madje edhe të donin të dinin diçka
rreth Islamit! Megjithatë, kur ata takuan disa muslimanë, ata hapen mendjet e
tyre. Tregimi për Selmanin është tregim për kërkimin e gjatë. Ju mund ta bëni
kërkimin tuaj rreth së vërtetës më të shkurtër duke përfituar nga tregimi i tij.

Contenu connexe

Tendances

Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feveFetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feveRregullatIslame
 
Realiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëRealiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëRregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - DurimiDr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - DurimiLibra Islame
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - MëshiraDr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - MëshiraLibra Islame
 
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiBesimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiRregullatIslame
 
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameMargaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameRregullatIslame
 
Ateizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikAteizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikRregullatIslame
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmRregullatIslame
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitRregullatIslame
 
Sq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameSq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameFatos
 
Dispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtaritDispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtaritRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiDr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiLibra Islame
 
Dr. Musli Vërbani - Falënderimi
Dr. Musli Vërbani - FalënderimiDr. Musli Vërbani - Falënderimi
Dr. Musli Vërbani - FalënderimiLibra Islame
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feRregullatIslame
 

Tendances (20)

BESIMI I THJESHTËSUAR
BESIMI I THJESHTËSUARBESIMI I THJESHTËSUAR
BESIMI I THJESHTËSUAR
 
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feveFetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
 
Realiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëRealiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të Vërtetë
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
 
Dr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - DurimiDr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - Durimi
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
 
Dr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - MëshiraDr. Musli Vërbani - Mëshira
Dr. Musli Vërbani - Mëshira
 
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiBesimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
 
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameMargaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
 
Ateizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikAteizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritik
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Sq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameSq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islame
 
Dispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtaritDispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtarit
 
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - EmanetiDr. Musli Vërbani - Emaneti
Dr. Musli Vërbani - Emaneti
 
Dr. Musli Vërbani - Falënderimi
Dr. Musli Vërbani - FalënderimiDr. Musli Vërbani - Falënderimi
Dr. Musli Vërbani - Falënderimi
 
Edukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijesEdukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijes
 
Pajisja e Agjëruesit
Pajisja e AgjëruesitPajisja e Agjëruesit
Pajisja e Agjëruesit
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
 

En vedette

Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitDr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitShkumbim Jakupi
 
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijEbuensarij Xhemajli
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeEbuensarij Xhemajli
 
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islameDr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islameShkumbim Jakupi
 

En vedette (8)

Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanitDr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
Dr. Musli Vërbani - Hapat e shejtanit
 
Akideja e imam buhariut
Akideja e imam buhariutAkideja e imam buhariut
Akideja e imam buhariut
 
Tek Porta E Xhenetit
Tek Porta E XhenetitTek Porta E Xhenetit
Tek Porta E Xhenetit
 
Përgjigje nebil el auadit
Përgjigje nebil el auaditPërgjigje nebil el auadit
Përgjigje nebil el auadit
 
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani mënyrat e mashtrimeve të tij
 
Besimi I Muslimanit
Besimi I MuslimanitBesimi I Muslimanit
Besimi I Muslimanit
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
 
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islameDr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
Dr. Muhamed Sejid Ahmed El Musejer - Për kushtetutën islame
 

Similaire à Kërkimi i së vërtetës

Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islamLibra Islame
 
çDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamçDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamFSstudio
 
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në IslamçDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islamguest41e4e
 
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në IslamÇdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islamguest41e4e
 
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël iLibra Islame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijLexo dhe Mëso
 
Sq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek KrijuesiSq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek KrijuesiFatos
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëLexo dhe Mëso
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëLexo dhe Mëso
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëRregullatIslame
 
Si të bëhesh muslimanë
Si të bëhesh muslimanë Si të bëhesh muslimanë
Si të bëhesh muslimanë Libra Islame
 
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës MuslimaneLetër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimaneguest41e4e
 
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS MuslimaneLetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimaneguest41e4e
 
Udhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e ShiaveUdhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e ShiaveLexo dhe Mëso
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5Shkumbim Jakupi
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)pasimisunetit
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)pasimisunetit
 

Similaire à Kërkimi i së vërtetës (20)

Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islamFet'hi jeken   çdo të thotë përkatësia ime në islam
Fet'hi jeken çdo të thotë përkatësia ime në islam
 
Integrimine islam
Integrimine islamIntegrimine islam
Integrimine islam
 
çDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islamçDo te thote perkatesia ime ne islam
çDo te thote perkatesia ime ne islam
 
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në IslamçDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
çDo Të Thotë PëRkatëSia Ime Në Islam
 
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në IslamÇdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
Çdo Të Thotë Përkatësia Ime Në Islam
 
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël iDr. musli vërbani   planprogrami i muslimanit të vogël i
Dr. musli vërbani planprogrami i muslimanit të vogël i
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Sq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek KrijuesiSq Kthehu tek Krijuesi
Sq Kthehu tek Krijuesi
 
Namazi
NamaziNamazi
Namazi
 
Mbikqyrja E Zotit
Mbikqyrja E ZotitMbikqyrja E Zotit
Mbikqyrja E Zotit
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë MyslimanëNjohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
Njohuri Islame për të Rinjtë Myslimanë
 
Si të bëhesh muslimanë
Si të bëhesh muslimanë Si të bëhesh muslimanë
Si të bëhesh muslimanë
 
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës MuslimaneLetër Nënës Dhe Motrës Muslimane
Letër Nënës Dhe Motrës Muslimane
 
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS MuslimaneLetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
LetëR NëNëS Dhe MotrëS Muslimane
 
Udhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e ShiaveUdhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e Shiave
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 5
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
 
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
Pergjegje shëmtimit të fytyrave të bidatxhive (libri)
 

Kërkimi i së vërtetës

  • 1. Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman Farisiu nga Dr. Saleh as-Saleh Përktheu: Avni Tahir Xhemajli ( Ebu Ensarij) www.udhezimidhedrita.net
  • 2. Hyrje I tërë falënderimi dhe Lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë, prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. E lusim Allahun e Madhërishëm të na ruaj nga e keqja e vetëve dhe veprave tona. Atë që Allahu e udhëzon nuk ka kush që e humb, dhe atë që Allahu e lë në humbje nuk ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot të adhuruar me meritë përveç Allahut, i cili nuk ka ortak. Dhe dëshmoj se Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem është rob dhe i dërguari i tij. Selati dhe Selami qofshin mbi profetin e fundit, Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve selem, familjen e tij të pastër dhe mbi të gjithë shokët e tij fisnik. Sot, shumë njerëz janë kureshtarë të dinë për islamin, por dituria e tyre për këtë fe mund të ndryshojë. Dituria e tyre mund të jetë fituar nga një artikull, libër apo pjesë e ndonjë libri fetar të cilin mund ta kenë lexuar në shkollë të mesme. Ata mund të kenë njohur disa muslimanë, të kenë kaluar pran ndonjë xhamie, të kenë shikuar ndonjë dokumentar apo lajmet e mbrëmjes, ose ata kanë mundur të udhëtojnë në ndonjë vend islam. Për disa, islami është “vetëm një fe tjetër”, por për shumë të tjerë, është bërë diçka ‘interesante’ për ta shikuar. E kam shkruar këtë libër për ata të cilët janë duke kërkuar brenda vetë së tyre që të gjejnë përgjigje për shumë pyetje të cilat ata i kanë. “Kush jam unë? Kush është Zoti i Vërtetë?
  • 3. Cila është rruga e vërtetë e shpëtimit? A është islami? Nëse unë bëhem musliman, çfarë do të thotë kjo për mua, familjen time, dhe shoqërinë në tërësi?” Sot shumë njerëz e kuptojnë se të gjitha progreset materialiste dhe sekulare të cilat kanë zënë vend në shoqëri kanë prodhuar një vakum shpirtëror, e cila si pasoj ka ndikuar në probleme sociale, ekonomike, politike e psikologjike. Për këtë arsye, ata të cilët më parë thonin “Le të jetojmë dhe të kënaqemi,” apo “Hej, nuk duam të dimë për Zotin”, tani sërish janë duke e kërkuar të vërtetën. Ata po shtrojnë pyetje të ngjashme si ato të parashtruara më parë. Kjo ngase natyra e lindur e njeriut e njeh arë që është e mirë dhe e keqe, dhe se çfarë është e vërtetë apo e rremë. Ajo nuk ndihet e qetë kur degradohen cilësitë e Allahut, dhe kur Atij gjithashtu i shoqërohen cilësitë njerëzore. Ajo e di se nuk mund të ketë më shumë se Një Zot të Vetëm e të Vërtetë, dhe së këndejmi një dhe vetëm një fe e vërtetë e pranuar prej Tij. Allahu nuk kërkon që disa krijesa të Tij ta adhurojnë atë duke i bërë shok Atij, as nuk urdhëron të adhurohet Jezusi, Buda, zjarri, drita, Krishna, Jozef Smithi, dielli, hëna, Homeini, Rama, tempujt, profetët, Elija, Farakhani, kryqi, druri, trekëndëshi, shenjtorët, priftërinjtë, murgjit, apo ndonjë gjë tjetër. Çdo gjë tjetër përveç Allahut është një krijesë! Ato janë jo të përkryera. Ua kanë nevojën të tjerëve por Allahu është i Vet-Mjaftueshëm. Ai është i Pari, e nuk ka asgjë para Tij, dhe i Fundit, e nuk ka asgjë pas Tij. Tek Ai është kthimi përfundimtar. Ai nuk lind askënd dhe as nuk është i lindur. Asnjë njeri nuk ia dha Atij emrin Allah; mirëpo ai e quajti veten me këtë emër. Ky emër do të thotë: “Zoti i Vetëm i cili e meriton të adhurohet.” Prandaj, Ai e meriton që ne t’i nënshtrohemi vetëm Atij dhe këtë lloj nënshtrimi Ai e quajti Islam.
  • 4. Mirëpo, ngatërresat u paraqiten tek njerëzit kur ata filluan të adhuronin krijesat krahas Allahut, qofshin ato me apo pa shpirt! Në mesazhin e fundit të shpallur njerëzimit, Kuranin, Allahu e sqaron qartë qëllimin e ekzistimit të njeriut në këtë botë. Nga ana e brendshme dhe e jashtme, njeriu është i thirrur të jetoj në pajtueshmëri me rrugën e Allahut. Ky është kuptimi i adhurimit në Islam, dhe është qëllimi për të cilin të gjithë ne u krijuam. Ka edhe të atillë të cilët e pranojnë se duhet të adhurohet vetëm Allahu, por nuk jetojnë në pajtueshmëri me urdhrat e Allahut. Praktikat e tyre janë larg Islamit. Ata nuk janë kriter me të cilin duhet të gjykohet islami. Islami është i përkryer por njerëzit nuk janë të tillë. Ne jemi të thirrur të kërkojmë brenda Islamit. Qëllimi i këtij libri është që t’i thërras njerëzit të kërkojnë shpëtimin e tyre duke shqyrtuar tregimin e kërkimit të gjatë të një burri i njohur me emrin Selman el- Farisi, apo Persiani. Pse jo? A dimë ne çdo gjë? Kur e dimë se ne nuk e zotërojmë ajrin të cilin e thithim, dhe se ne jemi krijuar nga asgjëja, e as që e kemi krijuar vetveten, bëhet e natyrshme që secili të dëshiroj të mësoj më shumë për Zotin (Allahun), i Cili na ka krijuar, na ka dhënë jetë, dhe i Cili, një ditë do të na grumbulloj para Tij. Atë ditë do të ketë ose lumturi ose dënim të pafund. Selmani dhe tregimi i tij Fillimi Askush nuk mund të na tregoj historinë e Selmanit më mirë se vet ai. Selmani ia
  • 5. tregoi këtë histori njërit prej shokëve dhe të afërmeve të profetit Muhamed (sal- lAllahu alejhi ve selem) i cili quhej Abdullah bin Abas, i cili pastaj ua transmetoj këtë tregim të tjerëve. Ibn Abasi thotë: “Ka thënë Selmani: “Isha një persian nga njerëzit e Isfahanit nga qyteti i njohur Xhaji. Babai im ishte kryetar i qytetit. Për të unë isha krijesa më e dashur e Allahut. Aq sa dashuria e tij për mua arriti në pikën që ai të më besonte të mbikëqyrja zjarrin të cilin ai e ndizte. Ai nuk e linte të shuhej.” Ky është një tregues i sjelljes së mirë të të birit karshi babait të tij. Këtu Selmani e përdori emrin e saktë të Zotit të vërtetë, Allahut. Emri Allah është i njëjti emër i përdorur nga të gjithë profetët dhe të dërguarit. Allahu është i njëjti Zot në gjuhën armaike të profetit tonë të dashur Jezus ( Isait alejhi selam). Një fe ndryshe? “Babai im kishte një pjesë të madhe të tokës pjellore. Një ditë, derisa ishte i zënë me ndërtim, më tha të shkoja në tokën e tij dhe të përmbushja disa punë të përditshme që ai dëshironte. Gjatë rrugës për në tokën e tij hasa në një kishë të krishterë. I dëgjova zërat e njerëzve që luteshin brenda. Nuk e dija se si jetonin njerëzit jashtë ngase babai im më mbante të izoluar në shtëpinë e tij! Kështu që kur erdha pranë këtyre njerëzve ( të kishës) dhe dëgjova zërat e tyre, dola jashtë të shihja se çfarë po bënin ata” Interesi rritet “Kur i pash ata, më pëlqeu lutja e tyre dhe mu shtua interesimi në
  • 6. çështjen e tyre ( fe). I thash vetvetes, “Pasha Allahun, kjo fe është më e mirë se ajo e jona. ” Selmani e mbajti mendjen të hapur, larg nga pasimi i verbër. “Betohem në Allahun se nuk u largova deri në kohën e perëndimit të diellit. Nuk u ktheva në tokat e babait tim.” Selmani i dha vetës kohë që të meditonte për këtë fe për të cilën tani mendonte se ishte besimi i saktë. Një mendjehollësi dhe zemër e mirë e mbushur me durim janë cilësitë të cilat janë të domosdoshme që ta lirojmë vetën nga kufizimi i mendimeve si “O mirë! Do përpiqem ta gjej, por tani jam shumë i zënë,” etj. Vdekja mund të të trokas në derë më herët se sa që njeriu mund të shpresoj. “I pyeta : Nga e ka origjinën kjo fe?’ ” Kërkimi i “origjinës” është udhëzues për ata të cilët janë duke e kërkuar fenë e vërtetë. “Origjina” dhe “baza” janë terma thelbësorë që ndihmojnë procesin e kërkimit. Cila është origjina e Islamit dhe cila është baza e tij? Islami ka ardhur nga Allahu, Krijuesi, Zoti i Vërtetë, dhe baza e tij është nënshtrimi ndaj Atij. “Ata thanë, “Në Sham”. U ktheva tek babai i cili tashmë ishte shqetësuar për mua dhe kishte dërguar dikë të më kërkonte. Sapo arrita ai më tha: “O biri im! Ku ishe? A nuk ta besova ty një detyrë?” I thash:”O babai im, takova disa njerëz që luteshin në kishën e tyre dhe më pëlqeu feja e tyre. Betohem në Allahun se qëndrova me ta deri në kohën e perëndimit të diellit.”
  • 7. Kjo është një ndershmëri mahnitëse e treguar nga njeriu i cili e di mirë përkushtimin e të atit në fenë e tij. Ky është lloji i çiltërsisë të cilën duhet ta ketë ai i cili është në kërkim të së vërtetës. Kundërshtimi “Babai më tha: “O bir! Në fenë e tyre nuk ka asgjë të mirë, feja jote dhe feja e të parëve tu është më e mirë ” Ky është motivi i të gjithë atyre të cilët i pasojnë të tjerët verbërisht në çështjet e fesë. Kjo na përkujton thënien e Allahut: “Jobesimtarët thonë:”Mos e dëgjoni këtë Kuran! Flisni e qeshni me zë të lartë, që të nderpreni leximin e tij!” [Fusilet (41):26] “Ne i kemi gjetur etërit tanë në këtë fe dhe tashmë po ndjekim gjurmët e tyre.” [Zuhruf (43):22] “Jo, ne ndjekim fenë e të parëve tanë…” [Llukman:(31):21] “Nuk kemi dëgjuar diçka të tillë nga të parët tanë të lashtë.” [el-Mu'minun(23):24] Shpesh herë, kur u flet njerëzve që dikur kishin fe tjetër e tani kanë hyrë në islam, ata thonë se kanë dëgjuar të njëjtat argumente të cilat Allahu i ka përmendur për jobesimtarët. Çështja është e njëjtë. Ajo buron nga “A dëshiron ta lësh fenë e baballarëve dhe stërgjyshërve të ty?” Jo vetë kaq, por prindërit dhe familja e gjerë mbajnë qëndrim kundër të konvertuarit. Gjerësia e këtij
  • 8. kundërshtimi mund të shkoj deri në kërcënim të gjendjes jetësore deri në bojkotim të fortë. Kjo është prirja e zakonshme, mirëpo ka edhe raste të kundërshtimeve të vogla dhe neutralitet. “Thash, ‘Jo, betohem në Allahun, është me e mirë se feja jonë.” Ai e donte babanë e tij, por nuk i bëri lajka atij. Ai nuk bëri kompromis rreth asaj që ndjente dhe besonte se ishte e vërtetë. Cila ishte përgjigja e të atit? Selmani tha, “Ai më kërcënoi, mi lidhi këmbët me zinxhir dhe më mbylli në shtëpinë e tij.” Një baba që e torturon djalin e tij të dashur për ta lëkundur nga hulumtimi i së vërtetës! Shumë profet u kundërshtuan, u akuzuan, u keqtrajtuan nga pjesëtarët e familjeve të tyre për shkak të kundërshtimit të “traditës së njohur”! A ndaloi këtu Selmani? Ai tha: ”U dërgova një mesazh të krishterëve ku u kërkoja të më njoftonin për ardhjen e ndonjë karvani tregtarësh të krishterë nga Shami. Një karvan tregtie arriti dhe ata më njoftuan, kështu që u thash atyre të më tregonin kur të përfundonin punët për kthimin në vendin e tyre. Kur mbaruan bizneset e tyre më njoftuan, kështu që u lirova nga zinxhirët dhe e shoqërova karvanin derisa arritëm në Sham.” Ai nuk u dorëzua nga urdhrat e padrejta të babait të tij. Ai po përpiqej në çështjen e së vërtetës, e cila më në fund e udhëhoqi që ta kuptoj të vërtetën për Krijuesin, Allahun. “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt
  • 9. udhëve tona (d.m.th në fenë e Allahut, Moneteizmin Islam).” [el-'Ankebut (29):69] Selmani e vendosi dhe u nis në kërkim të së vërtetës pavarësisht faktit se për të ishte një vend i largët dhe i panjohur. Allahu i Madhërishëm e dinte ndershmërinë e tij andaj edhe ia lehtësoj dhe e ndihmoi atë duke i gjetur edhe mjetet e udhëtimit për në tokën e Shamit. Kjo është, por..! “Sapo arrita pyeta: “Kush është njeriu më i miri i njerëzve në këtë fe (tuajën)?’ ” Selmani ishte në kërkim të së vërtetës së qartë, andaj ai kërkoi më të mirin e njerëzve në besim nga populli i Shamit. E pse jo? Njerëzve u pëlqen të zgjedhin ushqimin më të mirë, bashkëshortët më të mira dhe rrobat më të mira. Selmani po kërkonte për më të mirën në besim. “Ata thanë: “Prifti. Ai është në kishë”. Shkova dhe i thash: “Më pëlqen kjo fe e juaja dhe do doja të jem me ju dhe t’u shërbej në kishën tuaj, që të mësoj dhe të lutem me ju.” Selmani e kuptoi se kërkimi i diturisë mund të arrihet vetëm duke u shoqëruar me njerëzit e dijës. Si shpërblim, ai ishte i gatshëm ta ofronte veten e tij si shërbëtor i priftit. Thjeshtësia e atyre që kërkojnë të vërtetën i afron ata edhe më afër saj. Në mungesë të thjeshtësisë dhe përulësisë triumfon arroganca; njerëzit i shohin shenjat e së vërtetës, por arroganca e tyre i largon prej saj dhe i
  • 10. shpie në shkatërrim. “Kështu, ata i mohuan ato padrejtësisht (Shenjat Tona, provat, dëshmitë, ajetet, mësimet, shpalljet, etj) dhe me mendjemadhësi, edhe pse shpirti i tyre besonte për të vërteta.” [en-Neml (27):14] Pasuria, gjendja shoqërore dhe faktorët e tjerë material nuk duhet ta ndalojnë njeriun nga kërkimi i së vërtetës, e cila në fund të fundit do të ndikojë në ardhmërinë e tij. Të gjitha këto gjëra do të zhduken, dhe njeriu do të futet në varr me asgjë tjetër veç veprave të tij. Këto vepra janë veprat e zemrës ( besimit), ato të gjuhës dhe gjymtyrëve të cilat janë shfaqje e veprave të zemrës. A i jam nënshtruar Krijuesit tim? A kam jetuar në pajtueshmëri me urdhrat e Tij të sqaruara në Kuran dhe sipas mësimeve të profetit të fundit Muhamedit sal-lAllahu alejhi ve selem? Kjo do të jetë gjëja e vetme e cila do të ketë vlerë në Ditën e Gjykimit. “Në Ditën, kur askujt nuk do t’i bëjë dobi as pasuria, as fëmijët, përveç atij që vjen me zemër të pastër tek Allahu ( i pastër nga mosbesimi, politeizmi dhe hipokrizia). ” [esh-Shu'ara'(26):88-89] “Ai tha, “Mund të hysh dhe të qëndrosh me mua,” kështu që u bashkova më të. Pas një kohe Selmani zbuloi diçka rreth priftit. Ai ishte njeri i keq i cili urdhëronte dhe i nxiste njerëzit për bamirësi vetëm që atë pasuri të grumbulluar ta mbante për vete. Ai nuk ua ndante atë të varfërve. Ai kishte grumbulluar shtatë qype me ar dhe argjend!”
  • 11. Ky është shembulli i njerëzve të këqinjë dhe të prishur të cilët gjinden në çdo kohë dhe në çdo vend: njerëz shpërdorues dhe hipokrit. A u ndal aty Selmani me këtë njeri të prishur? Jo! Ai vazhdoi në fazën tjetër të kërkimit të tij. Ai nuk u largua nga kërkimi i së vërtetës. “E përbuzja atë për shkak të veprave të tij.” Është e qartë se urrejtja për priftin nuk e ndaloi atë nga kërkimi i së vërtetës. Allahu i Madhërishëm e udhëzoi atë ngase dëshira e tij për të gjetur të vërtetën ishte e sinqertë. “Ai (prifti) vdiq. Të krishterët u mblodhën që ta varrosnin. I njoftova ata se ai ishte njeri i keq i cili urdhëronte dhe nxiste njerëzit për bamirësi vetëm që ta grumbullonte atë për vete dhe se ai nuk ua shpërndante asnjë pjesë të saj varfanjakëve. Ata thanë “Si e di këtë?” U përgjigja: “Mund t’ua tregoj thesarin e tij.” Ata thanë: “Na trego!” U tregova vendin dhe ata morën prej shtatë qypeve të mbushur me arë dhe argjend. kur e panë këtë ata thanë: “Betohemi në Allahun se ne kurrë nuk do ta varrosim. Kështu që ata e kryqëzuan dhe e gurëzuan.” Dëshira është e fortë Selmani thotë: “Ata e zëvendësuan priftin. Nuk kam parë ndokënd i cili falte namazin më mirë se ai; as ndonjë njeri më të shkëputur nga kjo botë dhe i lidhur me botën tjetër, as ndonjë njeri më të përkushtuar se ai në punë ditë e natë. E doja më shumë se këdo tjetër që e doja më parë.” Në islam janë pesë namaze ditore obligative. Allahu ia mësoi profetit Muhamed
  • 12. mënyrën dhe kohen se si të falen këto namaze. Ato nuk janë ‘namazet’ të cilat janë zhvilluar dhe praktikuar nga disa njerëz. Namazet janë themeli i islamit. Nëse ato kryhen sipas rrugës së profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem, ato pastrojnë njeriun prej mëkateve dhe veprave të këqija të cilat ai ka mundur ti ketë kryer gjatë ditës. “Qëndrova me të deri para se ai të vdiste. Kur iu afrua vdekja i thash: “O filan, kam qëndruar me ty dhe të kam dashur më shumë se çdo gjë që e doja më parë. Tani ka ardhur caktimi i Allahut, andaj kë më këshillon dhe me çfarë me urdhëron?” Selmani filloi të mendonte rreth asaj se kë do ta shoqëronte pas vdekjes së priftit. Ai sërish mendoi që të kërkonte njerëz të drejtë me dituri të fortë. Dëshira dhe gatishmëria që të vazhdonte të kërkonte të vërtetën ishte e fortë. “Prifti i tha: “Betohem në Allahun! Njerëzit janë në humbje; ata kanë ndryshuar atë në të cilën ishin më parë (fenë). Nuk njoh ndokënd i cili ende ka këtë fe që kam unë përveç një burri në al-Muslil, andaj bashkohu me të.” (Dhe ai ia tregoi emrin). Një tjetër shpërngulje Kur ai vdiq Selmani shkoi në al-Musil që ta takonte njeriun për të cilin i kishte folur prifti. “I thash: Filani në momentet e vdekjes më ka këshilluar që të bashkohem me ty. Ai më ka thënë se ti ke fenë të cilën kishte edhe ai.” Burri nga al-Musil i tha Selmanit të qëndronte me të. “Qëndrova me të dhe pash se ai ishte më i miri nga njerëzit në çështjen e
  • 13. (fesë) së shokut të tij.” Nuk shkoi shumë kohë dhe ai vdiq. Selmani thotë: “Kur iu afrua vdekja, kërkova prej tij të më këshillonte për ndonjë njeri i cili ka të njëjtën fe. Burri tha: “Betohem në Allahun! Nuk njoh ndokënd të jetë në këtë fe si kjo e jona përveç një burri në Nasibin dhe ai është filani, andaj bashkoju atij.” Edhe një tjetër shpërngulje “Pas vdekjes së tij udhëtova për tek ky burrë në Nasibin.” Selmani e gjeti këtë njeri dhe qëndroi pak me të. E njëjta gjë u përsërit. Vdekja iu afrua dhe para se të vdiste, Selmani shkoi tek ai dhe i kërkoi që ta këshillonte se ku të shkonte. Burri e këshilloi që Selmani të shkonte tek një njeri në Amurijeh i cili kishte të njëjtën fe. Pas vdekjes së shokut të tij Selmani shkoi në Amurijeh. Ai e gjeti atë dhe iu bashkua në fenë e tij. Gjatë kësaj kohe Selmani punoi dhe ‘fitoi disa lopë dhe dele.” Fitimi i mirë në mënyrë të ligjshme është gjë e rëndësishme për besimtarin. Natyrisht se ndikimi i parasë është i madh, shumë veta e kanë shitur vetveten dhe parimet e tyre për një çmim të lirë dhe ata janë bërë hipokrit për shkak të parasë. Megjithatë, ka të atillë të cilët qëndrojnë në të vërtetën pa marr parasysh se çfarë mund të humbasin. E kjo i sjellë paqe mendjes dhe zemrës. Shpërngulja e madhe Vdekja iu afrua edhe burrit nga Amurijeh. Selmani ia përsëriti të njëjtën kërkesë por kësaj radhe përgjigja ishte ndryshe. Burri i tha: “O biri im!
  • 14. Nuk di që ndokush të jetë në ketë fe në të cilën jemi ne. Mirëpo, një profet do të shfaqet gjatë kohës së jetës tënde dhe ky profet është në fenë e Ibrahimit. Prifti e dinte rrugën e Ibrahimit. Është origjina e monoteizmit dhe thirrja për të adhuruar vetëm Allahun. Prifti e dinte se Ibrahimi i kishte këshilluar fëmijët e tij: “Ibrahimi u dha këtë porosi fëmijëve të tij; po ashtu edhe Jakubi: “O bijtë e mi! Pa dyshim, Allahu ka zgjedhur për ju fenë e vërtetë, prandaj mos vdisni ndryshe veçse duke qenë muslimanë.” [el-Bekare (2):132] Ibrahimi u martua me Saren dhe Haxheren. Prej pasardhësve të tij me Saren ishin Is’haku, Jakubi, Jusufi, Sulejmani, Musai dhe Isai, paqja qoftë mbi të gjithë ata; ndërsa nga pasardhësit e tij me Haxheren ishin Ismaili dhe Muhamedi. Ismaili u rrit në Beka ( Mekë) në Arabi dhe Muhamedi ishte pasardhës i tij. Burri e dinte se feja e Ibrahimit ishte feja e vërtetë e cila duhej të pasohej. Ai do të ketë lexuar premtimin e Allahut që ta ngritë një “Komb të Madh” nga pasardhësit e Ismailit ( Gjeneza 21:18), dhe ai po ashtu e këshilloi Selmanin që t’i bashkohej profetit sal-lAllahu alejhi ve selem i cili është prej familjes së Ismailit, i cili i nënshtrohet Allahut dhe ndjek rrugën e Ibrahimit. “O Zoti ynë! Dërgo tek ata një të dërguar nga gjiri i tyre, që t’u lexoj Shpalljet e Tua, t’ua mësoj Librin dhe Urtësinë (rregullat e fesë) e ti pastroj (nga gjynahet)! Vërtetë, Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti!” [Bekare (2):129]
  • 15. “Pastaj ty të shpallëm “ Paso me sinqeritet fenë e Ibrahimit, që nuk ka qenë prej idhujtarëve” [en-Nahl (16):123] “Pa dyshim, njerëzit me të afërt me Ibrahimin janë ata që e pasuan atë dhe ky Profet (Muhamedi) me besimtarët. Allahu është mbrojtës i besimtarëve.” [ Ali 'Imran (3):68] Burri e përshkroi profetin duke thënë: “...ai do të bart mbi supet e tij fenë e Ibrahimit. Ai do të jetë nga tokat e Arabisë dhe do të shpërngulët prej vendlindjes në mes të dy vendeve të mbushura me gurë të zinjë. Në mes të këtyre dy vendeve ka hurma. Ai mund të njihet me anë të disa shenjave. Ai e pranon dhuratën dhe ha prej saj, por nuk ha nga ajo që i jipet lëmoshë (sadakë). Vula e profetëve është në mes të krahëve të tij. Nëse ke mundësi të arrish në atë vend, të këshilloj të shkosh atje. Burri e dinte rreth paraqitjes së profetit nga Arabia, nga vëllezërit e Izraelitëve ( Deuteronomi 18, 17-18: “ Do ta dërgoj një profet nga vëllezërit e tyre, porsi ty ( d.m.th Musajin) do të vendos Fjalën Time në gojën e tij dhe ai do të flas atyre tërë atë që Unë do ta urdhëroj”). Natyrisht se këto vargje nuk janë referencë për Jezusin ashtu siç Pali u mundua t’i interpretonte ato. Jezusi madje nuk ishte as nga pasardhësit e Ismailit dhe edhe ose ishte vet izraelit ai nuk ishte prej ‘vëllezërve’ të tyre. Burri e dinte se ajo që ishte e përmendur në libër rreth shpalljes së Zotit do vinte nga Temani ( veriu i qytetit të Medinës në Arabi, kjo sipas fjalorit të Biblës të J. Hastings) dhe ‘i shenjti’ nga Parani. Sipas Gjenezës 21:21, egërsia e Paranit ishte vendi ku profeti Ismail u vendos dhe aty kishte dymbëdhjetë
  • 16. fëmijë, prej tyre edhe Kedarin, djalin e dytë të Ismailit. Në Isaiah 42:1-13 “Zoti i dashur ka lidhshmëri me pasardhësit e Kedarit, paraardhësit e profetit Muhamed, sal-lAllahu alejhi ve selem. Kur profeti Muhamed (sal-lAllahu alejhi ve selem) i ftoi njerëzit në Mekë që t’i nënshtroheshin Allahut, shumica e tyre refuzuan, dhe ata thuren plane që ta vrisnin profetin (sal-lAllahu alejhi ve selem). Ai së bashku me ata që pranuan Islamin u urdhëruan prej Allahut që të emigronin në qytetin e Medinës. Nuk shkoi shumë kohë dhe ndodhi beteja e Bedrit në mes ‘të paktëve dhe të keq- armatosurve’ që përfaqësoheshin nga Muhamedi sal-lAllahu alejhi ve selem dhe pasuesit e tij, dhe paganëve të Mekës një vit pas emigrimit. “Profeti dhe shokët e tij ishin fitimtarë (Isaiah 21:13-17). Burri e dinte se Jezusi (Isai alejhi selam) tregoi për ardhjen e profetit Ahmed (Muhamedit). Këto ishin paralajmërime të gëzueshme për të cilat Allahu foli me gjuhën e Jezusit: “Kujto kur Isai, i biri i Mejremes tha: “O Bijtë e Izraelit, unë jam i dërguar i Allahut tek ju për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për një të dërguar, emri i të cilit është Ahmed.” [es-Saf (61):6] Burri vdiq dhe Selmani qëndroi në Amurijeh. Një ditë “Disa tregtarë nga fisi Kalb kaluan pranë meje,” Selmani thotë: “U thash atyre: Nëse më merrni mua deri në tokat arabe do t’u jap lopët e mia dhe të vetmen dele që kam .” Ata thanë “Po.” Selmani u dha atë që u ofroi dhe ata e morën me vete. Kur arritën tek vendi i quajtur Vadil Kura ( pranë Medinës), ata
  • 17. e shiten atë si skllav tek një çifut. Selmani qëndroi tek çifuti, dhe ai pa hurmat ( ashtu siç ia kishte përshkruar shoku i tij më herët). Selmani thotë: “Shpresoja që ky të ishte vendi i njëjtë të cilin ma përshkroi shoku im.” Një ditë, një burrë, kushëri i zotriut të Selmanit nga fisi i Beni Kurejdhe erdhi në Medine që ta vizitonte atë (kushëririn e tij). Ai e bleu Selmanin nga zotëriu çifut dhe e mori me vete në Medinë. “ Ai më mori me vete në Medine. Pasha Allahun! Kur e pash atë, e kuptova se ky ishte vendi i përshkruar nga shoku im.” “Pastaj Allahu e dërgoi të Dërguarin e Tij ( Muhamedin sal-lAllahu alejhi ve selem). Ai qëndroi në Mekë aq sa qëndroi dhe unë nuk dëgjova gjë për të sepse isha i zënë me punën e skllavit, pastaj ai emigroi në Medine..” Selmani vazhdon e thotë: “[Një ditë,] isha në një dru hurmeje duke bërë ca punë për zotëriun tim. Një kushëri i tij erdhi dhe qëndroi para tij ( padroni i tij qëndronte ulur) dhe tha: “ “I vraftë Allahu Beni Kajletët, ata janë tubuar sot në Kuba rreth një njeriu që sot erdhi nga Meka dhe i cili pretendon se është profet!’ ” “U drodha aq shumë saqë më kapi frika se do të bie mbi zotëriun tim. Zbrita dhe thash: Çfarë po thua? Çfarë po thua!?” Zotëriu im u zëmërua dhe më goditi rendë e më tha: “Çka po të hyn në udhë kjo?! Shko dhe shih punën tende.” U përgjigja: “Asgjë! Vetëm desha të sigurohem në atë që ai po thoshte.” “Atë mbrëmje shkova tek i Dërguari i Allahut teksa ai ishte në Kuba. Mora me vete diçka të cilën e kisha ruajtur. Hyra brenda dhe i thash:
  • 18. “Më është thënë se je njeri i drejtë dhe se shokët e tu të cilët janë të huaj në këtë vend kanë nevojë. Dua të të jap diçka të cilën e kam ruajtur si lëmoshë dhe e pashë se ju e meritoni këtë më shumë se të tjerët.” Selmani thotë: “Ia ofrova atij e ai u tha shokëve (sahabëve ) “Hani”, por ai e tërhoqi dorën ( nuk hëngri). Thash me vete “Kjo është një ( nga shenjat e profetësisë). ” Pas takimit me profetin sal-lAllahu alejhi ve selem Selmani u largua që të përgatiste edhe një tjetër provë! Kësaj radhe ai i solli profeti sal-lAllahu alejhi ve selem një dhuratë. “Vërejta se ti nuk ha nga ajo që jepet lëmoshë (sadakë) andaj ja një dhuratë me të cilën dua të të nderoj.” Profeti hëngri prej saj dhe u tha edhe shokëve të tij të hanë , gjë që edhe e bënë. I thash vetes: “Tani u bënë dy (shenja të profetësisë.).” Në takimin e tretë, Selmani erdhi në Bekie El-Garkad ku profeti po varroste njërin prej sahanëve të tij. Selmani thotë: “E përshëndeta me selam pastaj vazhdova të sillesha rreth tij duke u përpjekur që të shihja vulën ( e profetësisë) të cilën ma kishte përshkruar shoku im ( në Amurije). Kur e hetoi pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve selem se po përpiqesha të vërtetoja diçka që më ishte përshkruar ai e hoqi mbulesën e tij prej shpine dhe unë e pashë vulën. U hodha mbi të dhe fillova ta puthja e të qaja. I dërguari i Allahut më tha “Çfarë ke?!” Ia tregova historinë time ashtu siç ta tregova ty, ibn Abas. Atij i pëlqeu aq shumë saqë deshi që historinë time t’ua tregoja edhe sahabëve të tij.”
  • 19. Robërimi vetëm Allahut Salmani vazhdon t’ia tregoj historinë e tij Ibn Abasit: Ai ende i përkiste zotëriut të tij. Ai mungoi në dy beteja kundër paganëve arab. Profeti sal-lAllahu alejhi ve selem i tha: “O Selman, lidh një kontratë me zotëriun ten që të jesh i lirë.” Ai arriti ta bëjë marrëveshjen me të ku duhej që t’i paguante atij dyzetë gramë ari dhe të mblidhte dhe rriste treqind palma të reja. Profeti sal-lAllahu alejhi ve selem u tha sahanëve “Ndihmojeni vëllanë tuaj.” Ata e ndihmuan t’i mbillte drunjtë dhe grumbulluan sasinë e kërkuar. Profeti e urdhëroi Selmanin që të hapte gropat për të mbjellur fidanet dhe ai sal-lAllahu alejhi ve selem i mbolli me duart e tij. Selmani thotë: “ Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, se as edhe një dru i vetëm nuk vdiq.” Selmani ia dha ato zotëriut të tij. I dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem i dha Selmanit një copë ari sa madhësia e një veze pule dhe i tha: “O Selman merre këtë dhe paguaje zotëriun tënd atë që i detyrohesh.” Selmani tha: “Sa shumë është kjo në krahasim me atë që unë i detyrohem atij!” I dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve selem tha: “Merre! Allahu do ta barazoj me atë që ke detyrim.” E mora dhe e peshova dhe ishte pikërisht aq sa i detyrohesha zotëriut tim.” Selmani ia dha arin zotëriut të tij. Ai përmbushi marrëveshjen dhe u lirua. Qysh atëherë Selmani u bë shok i afërt i profetit sal-lAllahu alejhi ve selem. Njeri nder shokët e mrekullueshëm të profetit, sal-lAllahu alejhi ve selem i njohur me emrin Ebu Hurejre transmeton: “Ishim ulur në shoqërinë e të
  • 20. dërguarit të Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) kur u shpall surja el-Xhumu’a (Surja 62). Ai lexoi këto fjalë: “Ai (Allahu) do ta dërgojë atë (Muhamedin) edhe tek të tjerë (muslimanë) nga ata të cilët ende nuk u janë bashkuar (..por që do t’u bashkohen).” [Xhumu'a (62):3] Një burrë në mesin e tyre tha: “O i dërguari i Allahut Kush janë ata të cilët nuk na janë bashkangjitur?” Por i dërguari i Allahut nuk u përgjigj. Selman el-Farisi ishte mes nesh. I dërguari i Allahut e vendosi dorën e tij mbi Selmanin dhe tha : “Pasha Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, sikur feja të ishte pranë eth- Thurajjaa (Plejadës, shtatë yjeve), burra si ky ( njerëz si Selmani) do ta arrinin atë.” [Suneni i Tirmidhiut] Por ata do të vijnë! Në këtë botë ka shumë njerëz të ngjashëm me Selmanin, duke e kërkuar të vërtetën për tek Zoti i Vetëm e i Vërtetë. Historia e Selmanit është e ngjashme me atë të njerëzve në kohën tonë. Kërkimi i disa njerëzve i ka çuar ata nga një kishë në tjetrën, nga kisha në budizëm apo pasivitet, nga judaizmi në neutralitet, nga religjioni në meditime dhe shpërdorim të mendjes. Kam takuar dhe kam dëgjuar rreth disa njerëzve të cilët u lëkunden nga një ide në tjetrën, por ishin shumë të ‘frikësuar’ që madje edhe të donin të dinin diçka rreth Islamit! Megjithatë, kur ata takuan disa muslimanë, ata hapen mendjet e tyre. Tregimi për Selmanin është tregim për kërkimin e gjatë. Ju mund ta bëni kërkimin tuaj rreth së vërtetës më të shkurtër duke përfituar nga tregimi i tij.