SlideShare a Scribd company logo
1 of 11
Download to read offline
1 MBUROJA.net
Hadithe të përzgjedhura prej librave të dijetarit të madh,
muhadithit të kohës, imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!)
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Vetëm Atë falënderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe
falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej të keqes së vetëve (shpirtrave)
dhe punëve tona. Atë të cilin e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atë të cilin
humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë
përveç Allahut, Një e i Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!) është rob dhe i Dërguari i Tij.
Këto janë disa hadithe të përzgjedhura nga librat e dijetarit të madh, muhadithit të
kohës, imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!). Një trashëgimi që ky dijetar i la këtij umetit.
Ai që dëshiron të mësojë hadithin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!), nuk mundet pa u kthyer edhe te librat e këtij dijetari (Allahu e
mëshiroftë!). Të gjithë dijetarët e umetit me në krye dijetarin e madh imam Ibën Bazi
(Allahu e mëshiroftë!) thanë fjalët më të mira për këtë dijetar dhe për punën e tij të
palodhshme në shërbim të Sunetit.
Imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:"Në këtë kohë, nuk kam parë nën këtë
qiell dijetar hadithi si dijetari i madh Nasiridun el Albani."1
Shejh Muhamed bin Ibrahim al esh Shejh (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:"Ai (Albani)
është pasues i Sunetit, ndihmues i të vërtetës dhe goditje për pasuesit e të kotës."2
I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:"… Dijetarët
janë trashëgimtarët e profetëve, dhe profetët nuk lanë trashëgim as dinar dhe as dirhem,
por lanë dijen. Kush e merr ata (dijen), ka marrë mirësi të pakrahasueshme."3
Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), nga i Dërguari i Allahut
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ka thënë:"Me të vërtetë Allahu i dërgon
këtij umeti në krye të çdo njëqind viteve dikë që t'ua ripërtërijë atyre fenë." {Es
Sahihah 599}.
Shënim: Numrat pas gradës së hadithit (Sahih apo Hasen) tregojnë numrin e hadithit tek
libri "Sahihu el Xhami'i".
1."Et Tesfijetu uet Terbijetu inde esh shejh Muhamed Nasirudin el Albani".
2."Et Tesfijetu uet Terbijetu inde esh shejh Muhamed Nasirudin el Albani".
3. Sahih. Ebu Daud 3641, Tirmidhiu 2682, Ibën Maxhe 223, Ahmedi në "Musnedin" e tij vëll.V, f. 196, etj.
[Sahihu el Xhami'i 6297]
2 MBUROJA.net
1. (Sahih, 164) "Punët më të dashura tek Allahu janë: Namazi në kohën e tij, respektimi i
prindërve, pastaj lufta në Rrugë të Allahut." {El Iruau 1198}
2. (Hasen, 165) "Prej punëve më të dashura tek Allahu është që edhe kur të të vij vdekja
gjuha jote të mos ndalet prej përmendjes së Allahut." {Et Tergib 2/228}.
3. (Hasen, 166) "Punët më të dashura tek Allahu janë: Besimi në Allahun, pastaj mbajtja e
lidhjeve farefisnore, pastaj urdhërimi për punë të mira dhe ndalimi nga punët e këqija.
Ndërsa punët më të këqija tek Allahu janë: t'i shoqërosh Allahut diçka në adhurim
(shirku), pastaj ndërprerja (shkëputja) e lidhjeve farefisnore." {Et Tergib 3/223 dhe El
Mexhmu 8/151}.
4. (Sahih, 167) "Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, ndërsa vendet më të
urryera tek Allahu janë tregjet." {Muhtesaru Muslim 241 dhe El Mishkah 696}.
5. (Hasen, 168) "Lufta (xhihadi) më e dashur tek Allahu është që të thuash fjalën e vërtetë
tek prijësi zullumqar". {Et Tergib 3/168}.
6. (Sahih, 170) "Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit. Ai agjëronte një
ditë ndërsa ditën tjetër nuk agjëronte. Ndërsa namazi më i dashur tek Allahu është
namazi i Daudit. Ai flinte gjysmën e natës dhe u falte një të tretën e saj e pastaj flinte një
të gjashtën e saj." {El Iruau 945 dhe Rijadus Salihin1185}.
7. (Sahih, 174) "Thënia më e dashur tek Allahu është që njeriu të thotë: Subhanallahi ue
bihamdihi."{Muhtesaru Muslim 1907}.
8. (Sahih, 177) " Më i dashur prej njerëzve tek mua4 është Aisha, ndërsa nga burrat babai
i saj." Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!).
9. (Sahih, 191) "Uhudi është mali që na do dhe ne e duam atë." {Fikhu es Sirah 291}.
10. (Hasen, 203) "Ruaje auretin tënd, përveç gruas tënde apo asaj që ke në posedim. I
thanë:"Por kur njerëzit janë të përzier me njëri-tjetrin?" Tha (I Dërguari i Allahut):"Nëse
mundesh që t'i fshehësh pjesët e turpshme prej tyre, atëherë ashtu vepro." I thanë:"Por
nëse ndonjëri prej nesh është i vetëm (larg syve të njerëzve)?" Tha (i Dërguari i
Allahut):"Allahu ka më shumë të drejtë që të turpërohesh prej Tij sesa nga
njerëzit." {Adabu ez Zefaf 34}
4. Tek i Dërguari i Allahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!).
11. (Sahih, 204) "Ruaje gjuhën tënde." {Es Sahihah 1122}
3 MBUROJA.net
12. (Sahih, 207) "Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrën." {Rijadus Salihin 1213 dhe Er
Raudu 1035}
13. (Sahih, 209) "Floriri dhe mëndafshi janë të lejuara për gratë e popullit tim, ndërsa janë
të ndaluara për meshkujt e popullit tim." {El Iruau 277}
14. (Sahih, 232) "Nxirrni çifutët dhe të krishterët nga gadishulli arabik." {Es Sahihah 1134
me fjalë tjetër}
15. (Sahih, 246) "Ftoni njerëzit (në Islam). Përgëzoni dhe mos largoni; lehtësoni dhe mos
vështirësoni."{Es Sahihah 422}
16. (Sahih, 297-125) "Kur muezini të thërrasë ezanin, askush prej jush të mos dalë (nga
xhamia) derisa të falet." {Et Tergib 258/260}
17. (Sahih, 299) "Kur ndonjëri prej jush kërkon që të shkojë në banjë dhe ikametit thirret
për namaz, atëherë ai le të shkojë në banjë." {Sahihu es Sunne 80}
18. (Sahih, 310) "Kur Allahu dëshiron të krijojë diçka, Atë asgjë nuk e
pengon." {Muslimi, nga Ebi Seid}
19. (Sahih, 318) "Kur ndonjëri prej jush kërkon leje tri herë5 dhe nuk i jepet atij, atëherë le
të kthehet."
20. (Sahih, 319) "Kur bashkëshortja e ndonjërit prej jush kërkon leje për të shkuar në
xhami, atëherë mos ta pengojë atë."
21. (Sahih, 331) "Kur ndonjëri prej jush të zgjohet prej gjumit, të mos e futë dorën e tij në
enë derisa ta lajë atë." {Muhtesaru Muslim 105}
22. (Sahih, 333) "Kur të zgjohet ndonjëri prej jush natën dhe e zgjon gruan e tij e të dy ata
falin dy rekate, ata shkruhen prej atyre që e përmendin Allahun shumë." {Er Raudu en
Nadir 926 dhe Sahihu Sunen1182}
23. (Sahih, 334-136) "Kur të zgjohesh, falu!" {Es Sahihah 395 dhe El Iruau 2004}
5. Për të hyrë.
24. (Sahih, 370) "Kur të thirret kiameti, mos u ngrini derisa të më shihni mua." {Sahihu Ebi
Daud 55 dhe Er Raudu 183}
4 MBUROJA.net
25. (Sahih, 371) "Kur të thirret ikameti për namaz, atëherë nuk ka namaz tjetër përveç se
farzit." {El Iruau497, Sahihu Ebi Daud 115, Er Raudu 1040 dhe Muhtesaru Muslim 263}
26. (Sahih, 372-154) "Kur të thirret ikameti për namaz dhe ndonjëri prej jush është duke
agjëruar, atëherë le të fillojë me ngrënien para namazit të akshamit dhe mos nxitoni gjatë
ngrënies." {Fet'hul Bari2/234}
27. (Sahih, 373-155) "Kur të thirret ikameti për namaz dhe personi dëshiron që të shkojë
në banjë, atëherë le të shkojë së pari në banjë." {Sahihu Ebi Daud 80}
28. (Sahih, 374) "Kur të thirret ikameti dhe në të njëjtën kohë darka shtrohet, atëherë
filloni me ngrënien."
29. (Sahih, 380) "Kur ndonjëri prej jush të hajë ushqim, le të përmendë ermin e Allahut e
nëse harron që ta përmend Allahun në fillim të ngrënies, atëherë le të thotë: Bismilahi
ala evelihi ue ahirihi/Me emrin e Allahut në fillim dhe në fund të tij." {Fjala e Bukur 182
dhe El Iruau 1965}.
30. (Sahih, 385) "Kur të dy organet6 preken, bëhet obligim gusuli." {Es Sahihah 1261}
31. (Sahih, 454) "Kur të merrni abdes, atëherë filloni me të djathtën tuaj." {El Mishkah 401}
32. (Sahih, 458) "Kur ndonjëri prej jush të vijë (në xhami) ditën e xhuma, atëherë le të
lahet." {Rijadus Salihin 1158, Muhtesaru Muslim 404 nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i
kënaqur prej tij!)}
33. (Sahih, 467-202) "Kur të prezantosh (dhe i gjen njerëzit duke u falur), atëherë falu me
njerëzit, edhe sikur të jesh falur (më parë)." {Sahihu Ebi Daud 590}
34. (Sahih, 428) "Kur të martohet ndonjëri prej jush, le t'i thuhet atij: BarakeAllahu leke ue
Barake alejke." {Adabu ez Zefaf 90}
35. (Sahih, 471-206) "Kur vjen Ramazani, dyert e mëshirës hapen dhe dyert e xhehenemit
mbyllen, ndërsa shejtanët prangosen." {Es Sahihah 1507}
6.Organi seksual i mashkullit me atë të femrës.
36. (Sahih, 491-223) "Kur të prezantoni tek i vdekuri, atëherë flisni fjalë të mira, sepse me
të vërtetë engjëjt thonë "Amin" në lidhje me atë që ju thoni." {El Xhenaiz 12, Muhtesaru
Muslim 452 dhe Rijadus Salihin 925}
5 MBUROJA.net
37. (Sahih, 513) "Kur ndonjëri prej jush futet në xhami, atëherë të mos ulet derisa të falë
dy rekate." {Er Raudu 1008, El Iruau 467 dhe Rijadus Salihin 1151}
38. (Sahih, 515) "Kur ndonjëri prej jush futet në xhami, atëherë le të dërgojë salavat mbi të
Dërguarin e Allahut dhe pastaj të thotë: "Allahume iftahli ebuabe rahmetike/O Allahu im,
m'i hapë mua dyert e mëshirës Tënde. E kur të dali (prej xhamisë), le të dërgojë salavat
mbi të Dërguarin e Allahut e pastaj të thotë: "Allahume inni eseluke min fadlike/O Allahu
im, unë të kërkoj Ty prej mirësive të Tua." {Sahihu Ebi Daud 484}.
39. (Sahih, 523-241) "Kur banorët e xhenetit hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: "A
dëshironi gjë që t'ua shtojë diçka tjetër?" Ata thonë: "A nuk na i zbardhe fytyrat tona? A
nuk na fute në xhenet dhe na shpëtove nga zjarri?" Atëherë hiqet mbulesa, dhe atyre nuk
u është dhënë asgjë më e dashur sesa shikimi tek Zoti i tyre."7 {Rijadus Salihin 1905}
40. (Sahih, 524) "Kur banorët e xhenetit hyjnë në të, Allahu i Lartësuar thotë: "A
dëshironi ndonjë gjë që t'ua shtojë atë?" Ata thonë: "Zoti ynë, dhe çfarë ka më shumë se
ajo që na ke dhënë?" Atëherë u thotë: "Kënaqësia Ime është më e madhe." {Es Sahihah
1336}.
41. (Sahih, 565-255) "Kur të shikoni xhenazen, atëherë ngrihuni dhe kush e shoqëron atë,
atëherë të mos ulet derisa të vendoset."
42. (Sahih, 605) "Kur ndonjë prej ehlil kitabi (çifutët dhe të krishterët) t'ju përshëndesë
juve me selam, atëherë thoni: Ue alejkum." {El Iruau 1276}
43. (Sahih, 611) "Kur të dëgjoni këndimin e gjelave, atëherë i kërkoni Allahut prej
mirësive të Tij, pasi ata kanë parë engjëll. Dhe kur të dëgjoni pëllitjen e gomarëve,
atëherë i kërkoni Allahut mbrojtje prej shejtanit, sepse me të vërtetë ata kanë parë
shejtan." {Muhtesaru Muslim 1881}.
7. Ky hadith madhështor është argument i fortë se banorët e xhenetit do e shikojnë Allahun e Madhëruar.
Ky është besimi i pasuesve të sunetit dhe xhematit. Njëkohësisht ky hadith dhe të tjerë përveç tij, si p.sh.:
"Me të vërtetë ju keni për ta shikuar Zotin tuaj ashtu siç shikoni këtë hënë.", janë argumente kundër grupeve
të humburave të cilët e mohojnë të shikuarit tek Allahu nga ana e banorëve të xhenetit. {Sh.P.}
44. (Sahih, 626-279) "Kur ndonjëri prej jush të pijë, atëherë mos të pijë me një frymë të
vetme (pa ndaluar)" {Fet'hul Bari 10/81}
45. (Sahih, 627-280) "Kur qeni pi në enën e ndonjërit prej jush, atëherë le ta lajë atë (enën)
shtatë herë." {Sahihu Ebi Daud 1/58}
6 MBUROJA.net
46. (Sahih, 636-285) "Kur të kenë hyrë banorët e xhenetit në xhenet dhe banorët e zjarrit
në zjarr, sillet vdekja derisa vendosen në një vend ndërmjet xhenetit dhe zjarrit. Pastaj
theret (vdekja) dhe pastaj një thirrës thërret: "O banorë të xhenetit, përjetësi pa vdekje. O
banorë të zjarrit, përjetësi pa vdekje". Atëherë u shtohet banorëve të xhenetit gëzim mbi
gëzimin e tyre, ndërsa banorëve të zjarrit u shtohet pikëllim mbi pikëllimin e tyre." {Ed
Daifeh 2669}
47. (Sahih, 639) "Kur ndonjëri prej jush të fali xhumanë, atëherë të mos falë asgjë mbas
saj, derisa të flasë apo të dalë." {Es Sahihah 1329}
48. (Sahih, 660-303) "Kur gruaja fal pesë namazet, agjëron muajin e saj (Ramazanin), ruan
nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, asaj i thuhet: "Hyrë në xhenet nga cila derë që
dëshiron." {Adabu ez Zefaf 180-182}
49. (Sahih, 661) "Kur gruaja fal pesë namazet, agjëron muajin e saj (Ramazanin), ruan
nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, futet në xhenet." {Tahrixhu et Tergib 3/73 dhe Adabu
ez Zafaf 180-182}
50. (Sahih, 667) "Kur të falni namazin e xhumas, falni pas tij (namazit farz) katër
(rekatë)." {Sahihu Ebi Daud 1036 dhe El Iruau 625}. F.176
51. (Sahih, 673) "Kur të agjërosh tri ditë prej muajit, atëherë agjëro (ditët) 13, 14 dhe 15."
{Saihihu et tergib 1028, Rijadus Salihin dhe Ibën Huzejmeh}. F.177
52. (Sahih, 678) "Kur të lindi agimi, nuk ka namaz, përveç se dy rekateve të sabahut." {El
Iruau 478}. F.178
53. (Sahih, 679) "Kur të shfaqet imoraliteti dhe kamata në një vend, atëherë u është bërë i
lejuar atyre dënimi i Allahut." {Takhrixhu Fikh es Sirah 370.} F.178
54. (379) "Pini vajin (e ullirit) dhe lyhuni me të, sepse me të vërtetë ai (vaji i ullirit) është
prej pemës së begatshme." {Es Sahihah 379}. F.724
55. (384) "Kush e vesh mëndafshin në dunja, nuk ka për ta veshur atë në ahiret; kush
pinë alkol në dunja, nuk ka për ta pirë atë në ahiret dhe kush pinë në enët prej floriri dhe
ta argjendta në dunja, nuk ka për të pirë me to në ahiret. Pastaj tha: Veshja e banorëve të
xhenetit, pirja e banorëve të xhenetit dhe enët e banorëve të xhenetit." {Es Sahihah 384}
56. (61) "Një udhëtar i vetëm është shejtan, dy udhëtarë janë dy shejtanë ndërsa tre janë
udhëtarë."{Es Sahihah 61}
57. (65} "Sikur personi të bëjë zina (imoralitet) me dhjetë gra është më e lehtë për të sesa
të bëjë zina me gruan e fqinjit të tij. Dhe sikur personi të vjedhë prej dhjetë shtëpive,
është më e lehtë për të sesa të vjedhë prej fqinjit të tij." {Es Sahihah 65}
7 MBUROJA.net
58. Nga Abdullah bin Amar se ai ka thënë: "Erdhi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi
i Allahut qofshin mbi të!) në shtëpinë tonë dhe unë isha fëmijë. Tha:"Dola për të luajtur
dhe nëna ime më tha:"O Abdullah, hajde se do të jap diçka". I Dërguari i Allahut (Paqja
dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Çfarë deshe që t'i jepje?" Tha8: "Do t'i jepja
hurma". Tha I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Nëse
ti nuk do t'i jepje gjë, atëherë do të shkruhej ty gënjeshtër." {Es Sahihah 748}
59. Transmetohet nga Abdullah bin Hindhaleh er Rahab Merufan: "Një dirhem kamat që
e ha personi (dhe ai e di këtë), është më e rëndë tek Allahu sesa 36 herë zina." {Es
Sahihah 1033}
60. (Hasen) (Sahih, 2379). "Me të vërtetë njerëzit do të ringjallen sipas nijetit të tyre (që
kanë pasur)."{Sahihu et Tergib 11 dhe 12 nga Xhabiri}
61. (Sahih, 2349) "Me të vërtetë unë jam dërguar që të plotësoj moralin e mirë." {Es
Sahihah 45}
62. (Sahih, 2312) "Me të vërtetë ju s'keni për ta shikuar Zotin tuaj, derisa të
vdisni." {Muslim 8/193}
63. (Sahih, 2293) "Ne nuk kërkojmë mbrojtjen e mushrikëve." {Es Sahihah 1101}
64. (Sahih, 2294) "Ne nuk pranojmë asgjë prej mushrikëve." {Es Sahihah 1707}
9. Nëna e Abdullahut.
65. (Sahih, 2292) "Ne nuk kërkojmë mbrojtjen e mushrikinëve kundër mushrikinëve." {Es
Sahihah 1101}
66. (Sahih, 2257-1009) "Me të vërtetë ky engjëll nuk ka zbritur asnjëherë më parë në tokë
para kësaj nate. I kërkoi leje Zotit të tij që të më japë selam mua, të më përgëzojë me
Fatimen e cila është zonja e grave të banorëve të xhenetit dhe që Hasani dhe Husejni
janë dy zotërinjtë e djelmoshave të banorëve të xhenetit." {Es Sahihah 796}
67. (Sahih, 2274-1025) "Me të vërtetë këto të dyja u janë ndaluar meshkujve të popullit
tim dhe u janë lejuar femrave të tij (d.m.th. floriri dhe mëndafshi)." {El Iruau 277}
68. (Sahih, 2286) "Ne turma e profetëve jemi urdhëruar që ta shpejtojmë iftarin tonë dhe
ta vonojmë syfyrin tonë, si dhe të vendosim të djathtën tonë mbi të majtën në
namaz." {Er Raudu en Nedir 503, Ahkamul Xhenaiz 117 dhe Hakikatu es Sijam 85}
8 MBUROJA.net
69. (Sahih, 2287) "Ne turma e profetëve na flenë sytë tanë dhe nuk na flenë zemrat
tona." {Es Sahihah1795}
70. (Sahih, 2068-924) "Me të vërtetë Profeti Daud ishte që nuk hante vetëm se nga puna e
duarve të tij." {Buhariu} nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)
71. (Hasen) 2091. "Me të vërtetë një sure prej Kuranit me 30 ajete është ndërmjetësues për
personon derisa atij t'i falen gjynahet, dhe ajo është: "Tebarake ledhi bijedihil mulk". {Sure
Mulk}." {Musnedi i imam Ahmedit}.
72. (Hasen, 1887) "Me të vërtetë Allahu i Lartësuar dëshiron që të shikojë gjurmët e
mirësisë së Tij tek robi i Tij." {Gajetul Meram 75}
73. (Sahih, 1915) "Me të vërtetë Allahu i Lartësuar ditën e Kiametit do të thotë: "Ku janë
ata që duheshin për shkak të Madhështisë Time? Këtë ditë do i fusë ata nën hijen Time,
ditë ku nuk ka hije përveç hijes Time." {Muslimi dhe Musnedi i imam Ahmedit}
74. (Sahih, 1922) "Me të vërtetë Allahu ju ka ndaluar juve që të betoheni me baballarët
tuaj." {MukhtesaruMuslim 1010}
75. (Sahih, 1923-839) "Me të vërtetë Allahu ju ka ndaluar juve që të betoheni me
baballarët tuaj. Kush betohet, atëherë le të betohet me Allahun ose përndryshe të
hesht." {El Iruau 2560}
76. (Sahih, 1934) "Me të vërtetë besimtari lufton me shpatën dhe me gjuhën e tij." {El
Mishkah 4795 dhe Es Sahihah 1631}
77. (Sahih, 1977) "Me të vërtetë njerëzve nuk u është dhënë diçka e mirë sesa morali i
mirë." {El Mishkah5079}
78. (Sahih, 1762-779) "Me të vërtetë Allahu i Lartësuar krijoi sëmundjen dhe ilaçin,
prandaj mjekohuni/shërohuni dhe mos u mjekoni me haramin." {Es Sahihah 1633}
79. (Sahih, 1688) "Me të vërtetë Ai i Cili zbriti sëmundjen zbriti dhe shërimin/ilaçin." {El
Hakimi 4/199}
80. (Hasen, 1630) "Me të vërtetë rrizku e ndjek robin më shumë sesa e ndjek atë exheli i
tij." {El Mishkah5312, Et Tergib 3/8 dhe Es Sahihah 952}
81. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) merfuan: "Vërtet
Allahu i Lartësuar qesh me dy persona, njëri prej të cilëve e vret shokun e vet, dhe
Allahu që të dy i fut ata në xhenet. Njëri prej tyre është jobesimtar dhe e vret tjetrin (i cili
është besimtarë), e mbas kësaj ai pranon islamin, lufton në rrugën e Allahut dhe
vritet." {Es Sahihah 2525}
9 MBUROJA.net
82. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), nga i Dërguari i
Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ka thënë: "Me të vërtetë Allahu i
dërgon këtij umeti në krye të çdo njëqind vjetëve dikë që t'ua ripërtërijë atyre fenë." {Es
Sahihah 599}
83.Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) merfuan: "Turpi është
prej besimit dhe Uthmani është më i turpshmi i umetit tim." {Es Sahihah 1828}
84. Transmetohet nga Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "Kam
dëgjuar babanë tim Burejdeh të thotë: "Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: "Pesë gjëra nuk i di askush përveç Allahut:
Vërtet që vetëm tek Ai është dija e Orës (e Çastit të Fundit, Kiametit); Ai zbret shiun
dhe di se çfarë ka në mitra. Askush nuk e di se ç’do të fitojë e ç’do t’i ndodhë nesër
dhe askush nuk e di se në ç’ka në tokë (ç’vend) do të vdesë. Me të vërtetë që Allahu
është i Gjithëdijshëm, i Mirinformuar (për çdo gjë)." [Lukman, 34] {Es Sahihah 2914}
85. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk ka
ndonjë njeri i cili të ketë dëgjuar për mua, qoftë ai prej këtij umeti, prej çifutëve apo të
krishterëve, dhe nuk më beson mua veçse do të hyjë në zjarr." {Es Sahihah 3093}
86. Transmetohet nga Ibën Mesud (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) merfuan: "Kush vdes
duke i shoqëruar Allahut shok (shirk) në diçka, do të hyjë në zjarr." {Es Sahihah 3566}
87. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I
Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Allahu i
Lartësuar ka thënë: "Nëse robi Im e dëshiron takimin me Mua, edhe Unë e dëshiroj
takimin me të, por nëse ai e urren takimin me Mua, edhe Unë e urrej takimin me të." {Es
Sahihah 3554}
88. Transmetohet nga Ebi Musa el Eshari se I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk do të hyj në xhenet pirësi i rregullt i alkoolit, as
ai që beson tek magjia dhe ai i cili i shkëput lidhjet farefisnore." {Es Sahihah 678}
89. Transmetohet nga Ebi ed Derda (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I
Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk do të hyjë
në xhenet mosrespektuesi, as pirësi i rregullt i alkoolit dhe as ai i cili përgënjeshtron
kaderin (Paracaktimin e Allahut.)" {Es Sahihah 675}
90. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I
Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur robi bën
zina (imoralitet), del prej tij besimi dhe qëndron mbi kokë si re'. Nëse ai pendohet dhe
largohet prej saj, i rikthehet atij besimi." {Es Sahihah509}
10 MBUROJA.net
91. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur bëhet thirrja për namaz dyert
e qiellit hapen dhe pranohet du'aja." {Es Sahihah 1413}.
92. Transmetohet nga Enes bin Malik (Alahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: "I
Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush e fal
sabahun në xhami, pastaj ulet që të përkujtojë Allahun, derisa të lindë dielli, pastaj fal dy
rekate, ka shpërblimin e haxhit dhe umras të plotë, të plotë, të plotë." {Es Sahihah 3403}
93. Transmetohet nga Ebi Kutejle se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!) u ngritë para njerëzve në Haxhin e Lamtumirës dhe tha: "Nuk ka të
dërguar pas meje dhe as popull pas jush. Adhuroni Zotin tuaj, falni pesë namazet, jepni
zekatin tuaj, agjëroni muajin tuaj dhe binduni të parit tuaj, që të hyni në xhenetin e Zotit
tuaj." {Es Sahihah 3233}
94. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I
Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Kush prej jush është
gdhirë sot agjërueshëm?" Ebu Bekri tha: "Unë". Tha: "Kush prej jush ka vizituar një të
sëmurë sot?" Ebu Bekri tha: "Unë". Tha: "Kush prej jush ka prezantuar në xhenaze sot?"
Ebu Bekri tha: "Unë". Tha: "Kush ka ushqyer një të varfër sot?" Ebu Bekri tha: "Unë".
Meruani tha: "Më arriti se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të!) tha: "Nuk bashkohen të gjitha këto tek një person në një ditë, vetëm se futet në
xhenet." {Es Sahihah 88}
95. Nga Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) merfuan: "Hyritë e xhenetit
këndojnë dhe thonë: "Ne jemi Hyritë bukuroshe. Jemi dhuratë për bashkëshortët
bujarë." {Es Sahihah 3002}
96. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Tri sy nuk
do e shohin zjarrin ditën e Kiametit: Sytë që qajnë nga frika e Allahut, sytë të cilët ruajnë
në rrugët të Allahut si dhe sytë që ulen (nuk shikojnë) nga ndalesat e Allahut." Trans.
prej hadithit Muauije bin Hijd, Abdullah bin Abas, Ebi Rihane, Ebi hurejra dhe Enes bin
Malik. {Es Sahihah 2673}.
97. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Gjumi
është vëllai i vdekjes, ndërsa banorët e xhenetit nuk flenë." {Es Sahihah 1087}
98. Nga Xhabir bin Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut
(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "A t'ju lajmëroj se kush janë më të
mirët prej jush? Më të mirët prej jush janë ata që jetojnë gjatë dhe punojnë vepra të
mira." {Es Sahihah 1298}
99. Nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "I gjithë umeti im do të hyjë në xhenet, përveç
11 MBUROJA.net
atij që refuzon." Thanë: "Kush është ai që refuzon?" Tha: "Kush më bindet mua, do të
hyjë në xhenet, dhe kush më kundërshton, ka refuzuar." {Es Sahihah 3141}
100. Nga Ebi Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) merfuan: "Me të vërtetë
Allahu nuk zbriti sëmundjen apo nuk krijoi sëmundjen vetëm se zbriti apo krijoi ilaçin.
E njohu atë kush e njohu dhe e injoroi atë kush e injoroi, përveç Es Sam." Thanë: "O i
Dërguari i Allahut, çfarë është Es Sam?" Tha: "Vdekja." {Es Sahihah 1650}
Përktheu: Ebu Ejub

More Related Content

What's hot

Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”RregullatIslame
 
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveSq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveFatos
 
Poezia “el-Lamijjeh” e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh
Poezia “el-Lamijjeh” e Shejkhul-Islam Ibn TejmijjehPoezia “el-Lamijjeh” e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh
Poezia “el-Lamijjeh” e Shejkhul-Islam Ibn TejmijjehRregullatIslame
 
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitDisa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitRregullatIslame
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamFatos
 
Komentim i katër rregullave
Komentim i katër rregullaveKomentim i katër rregullave
Komentim i katër rregullaveRregullatIslame
 
Shërimi i atij që është prekur me magji
Shërimi i atij që është prekur me magjiShërimi i atij që është prekur me magji
Shërimi i atij që është prekur me magjiRregullatIslame
 
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitKëshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitRregullatIslame
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitRregullatIslame
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijRregullatIslame
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveRregullatIslame
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihinLibra Islame
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetRregullatIslame
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitRregullatIslame
 
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMITSQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMITRregullatIslame
 
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.RregullatIslame
 

What's hot (20)

Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
 
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveSq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
03 - Revista Medina
03 - Revista Medina03 - Revista Medina
03 - Revista Medina
 
Poezia “el-Lamijjeh” e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh
Poezia “el-Lamijjeh” e Shejkhul-Islam Ibn TejmijjehPoezia “el-Lamijjeh” e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh
Poezia “el-Lamijjeh” e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijjeh
 
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te SelefizmitDisa dobi dhe baza te Selefizmit
Disa dobi dhe baza te Selefizmit
 
02 - Revista Medina
02 - Revista Medina02 - Revista Medina
02 - Revista Medina
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit Islam
 
Komentim i katër rregullave
Komentim i katër rregullaveKomentim i katër rregullave
Komentim i katër rregullave
 
Shërimi i atij që është prekur me magji
Shërimi i atij që është prekur me magjiShërimi i atij që është prekur me magji
Shërimi i atij që është prekur me magji
 
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të RamadanitKëshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
Këshillë me rastin e pritjes së muajit të Ramadanit
 
Ringjallja
RingjalljaRingjallja
Ringjallja
 
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetitBesimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
Besimi në melekë dhe ndikimi i tij në jetën e umetit
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e Pejgambereve
 
Imam neveviu rijadus salihin
Imam neveviu   rijadus salihinImam neveviu   rijadus salihin
Imam neveviu rijadus salihin
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
 
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e SunetitSilluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
Silluni butë o Pasues të Sunetit me Pasuesit e Sunetit
 
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMITSQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
SQARIM I DETAJUAR I DY DESHMIVE TE ISLAMIT
 
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
Namazin e Nates apo Namazin e Taravis.
 
Argumentet e Teuhidit
Argumentet e TeuhiditArgumentet e Teuhidit
Argumentet e Teuhidit
 

Similar to hadithe

Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitamarstafa
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveLexo dhe Mëso
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviutamarstafa
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeFatos
 
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllahDomethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllahLexo dhe Mëso
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëLexo dhe Mëso
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëRregullatIslame
 
Islami ëShtë Fe E PëRsosur
Islami ëShtë Fe E PëRsosurIslami ëShtë Fe E PëRsosur
Islami ëShtë Fe E PëRsosurguest41e4e
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsijamarstafa
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëLexo dhe Mëso
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëRregullatIslame
 
Abdulkadër arnauti porosi profetike
Abdulkadër arnauti   porosi profetikeAbdulkadër arnauti   porosi profetike
Abdulkadër arnauti porosi profetikeLibra Islame
 
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitÇelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitLexo dhe Mëso
 
Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitFatos
 

Similar to hadithe (20)

Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Mburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanitMburoja e muslimanit
Mburoja e muslimanit
 
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzveHaxhi dhe katër llojet e njerëzve
Haxhi dhe katër llojet e njerëzve
 
40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut40 hadithet e_imam Neveviut
40 hadithet e_imam Neveviut
 
Sq Porosi Profetike
Sq Porosi ProfetikeSq Porosi Profetike
Sq Porosi Profetike
 
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllahDomethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
Domethënia e Dëshmisë La ilahe il-lAllah
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë BotëNdjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
Ndjekja e Islamit me besnikëri është Arsye për Ndihmesë në këtë Botë
 
Domethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallahDomethenia e fjales lailaheilallah
Domethenia e fjales lailaheilallah
 
Islami ëShtë Fe E PëRsosur
Islami ëShtë Fe E PëRsosurIslami ëShtë Fe E PëRsosur
Islami ëShtë Fe E PëRsosur
 
40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij40 hadithet kudsij
40 hadithet kudsij
 
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom40 hadithet kudsi xhamiambretcom
40 hadithet kudsi xhamiambretcom
 
Anuluesit e Islamit
Anuluesit e IslamitAnuluesit e Islamit
Anuluesit e Islamit
 
Anuluesit e Islamit
Anuluesit e IslamitAnuluesit e Islamit
Anuluesit e Islamit
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Abdulkadër arnauti porosi profetike
Abdulkadër arnauti   porosi profetikeAbdulkadër arnauti   porosi profetike
Abdulkadër arnauti porosi profetike
 
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të IslamitÇelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
Çelësi I Tokës Së Paqes Me Vërtetimin e Dy Dëshmive Të Islamit
 
Sq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanitSq Mburoja e muslimanit
Sq Mburoja e muslimanit
 

More from FSstudio

Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveTakvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveFSstudio
 
Takvimi 2017
Takvimi 2017Takvimi 2017
Takvimi 2017FSstudio
 
Takvimi 2016
Takvimi 2016Takvimi 2016
Takvimi 2016FSstudio
 
Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015FSstudio
 
Takvimi 2014 per Kosove
 Takvimi 2014 per Kosove Takvimi 2014 per Kosove
Takvimi 2014 per KosoveFSstudio
 
Zekaatulfitri
ZekaatulfitriZekaatulfitri
ZekaatulfitriFSstudio
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetFSstudio
 
Vepromediturine
VepromediturineVepromediturine
VepromediturineFSstudio
 
Vdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionVdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionFSstudio
 
Unekamblereveten
UnekamblerevetenUnekamblereveten
UnekamblerevetenFSstudio
 
Unejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetitUnejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetitFSstudio
 
Uneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimUneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimFSstudio
 
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminUdhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminFSstudio
 
Tregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeTregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeFSstudio
 
Tolerancae islamit
Tolerancae islamitTolerancae islamit
Tolerancae islamitFSstudio
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitFSstudio
 

More from FSstudio (20)

Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove
 
Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove
 
Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove
 
Takvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveTakvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosove
 
Takvimi 2017
Takvimi 2017Takvimi 2017
Takvimi 2017
 
Takvimi 2016
Takvimi 2016Takvimi 2016
Takvimi 2016
 
Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015
 
Takvimi 2014 per Kosove
 Takvimi 2014 per Kosove Takvimi 2014 per Kosove
Takvimi 2014 per Kosove
 
Zekaatulfitri
ZekaatulfitriZekaatulfitri
Zekaatulfitri
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
 
Xhehenemi
XhehenemiXhehenemi
Xhehenemi
 
Vepromediturine
VepromediturineVepromediturine
Vepromediturine
 
Vdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionVdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzion
 
Unekamblereveten
UnekamblerevetenUnekamblereveten
Unekamblereveten
 
Unejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetitUnejambanori xhennetit
Unejambanori xhennetit
 
Uneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimUneemartovaburrintim
Uneemartovaburrintim
 
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminUdhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
 
Tregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeTregimiinjestudenteje
Tregimiinjestudenteje
 
Tolerancae islamit
Tolerancae islamitTolerancae islamit
Tolerancae islamit
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanit
 

hadithe

  • 1. 1 MBUROJA.net Hadithe të përzgjedhura prej librave të dijetarit të madh, muhadithit të kohës, imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!) Falënderimi i takon vetëm Allahut. Vetëm Atë falënderojmë, Atij i kërkojmë ndihmë dhe falje të gjynaheve tona. I kërkojmë mbrojtje Allahut prej të keqes së vetëve (shpirtrave) dhe punëve tona. Atë të cilin e udhëzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atë të cilin humb Allahu, nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, Një e i Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është rob dhe i Dërguari i Tij. Këto janë disa hadithe të përzgjedhura nga librat e dijetarit të madh, muhadithit të kohës, imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!). Një trashëgimi që ky dijetar i la këtij umetit. Ai që dëshiron të mësojë hadithin e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), nuk mundet pa u kthyer edhe te librat e këtij dijetari (Allahu e mëshiroftë!). Të gjithë dijetarët e umetit me në krye dijetarin e madh imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) thanë fjalët më të mira për këtë dijetar dhe për punën e tij të palodhshme në shërbim të Sunetit. Imam Ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:"Në këtë kohë, nuk kam parë nën këtë qiell dijetar hadithi si dijetari i madh Nasiridun el Albani."1 Shejh Muhamed bin Ibrahim al esh Shejh (Allahu e mëshiroftë!) ka thënë:"Ai (Albani) është pasues i Sunetit, ndihmues i të vërtetës dhe goditje për pasuesit e të kotës."2 I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:"… Dijetarët janë trashëgimtarët e profetëve, dhe profetët nuk lanë trashëgim as dinar dhe as dirhem, por lanë dijen. Kush e merr ata (dijen), ka marrë mirësi të pakrahasueshme."3 Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ka thënë:"Me të vërtetë Allahu i dërgon këtij umeti në krye të çdo njëqind viteve dikë që t'ua ripërtërijë atyre fenë." {Es Sahihah 599}. Shënim: Numrat pas gradës së hadithit (Sahih apo Hasen) tregojnë numrin e hadithit tek libri "Sahihu el Xhami'i". 1."Et Tesfijetu uet Terbijetu inde esh shejh Muhamed Nasirudin el Albani". 2."Et Tesfijetu uet Terbijetu inde esh shejh Muhamed Nasirudin el Albani". 3. Sahih. Ebu Daud 3641, Tirmidhiu 2682, Ibën Maxhe 223, Ahmedi në "Musnedin" e tij vëll.V, f. 196, etj. [Sahihu el Xhami'i 6297]
  • 2. 2 MBUROJA.net 1. (Sahih, 164) "Punët më të dashura tek Allahu janë: Namazi në kohën e tij, respektimi i prindërve, pastaj lufta në Rrugë të Allahut." {El Iruau 1198} 2. (Hasen, 165) "Prej punëve më të dashura tek Allahu është që edhe kur të të vij vdekja gjuha jote të mos ndalet prej përmendjes së Allahut." {Et Tergib 2/228}. 3. (Hasen, 166) "Punët më të dashura tek Allahu janë: Besimi në Allahun, pastaj mbajtja e lidhjeve farefisnore, pastaj urdhërimi për punë të mira dhe ndalimi nga punët e këqija. Ndërsa punët më të këqija tek Allahu janë: t'i shoqërosh Allahut diçka në adhurim (shirku), pastaj ndërprerja (shkëputja) e lidhjeve farefisnore." {Et Tergib 3/223 dhe El Mexhmu 8/151}. 4. (Sahih, 167) "Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet." {Muhtesaru Muslim 241 dhe El Mishkah 696}. 5. (Hasen, 168) "Lufta (xhihadi) më e dashur tek Allahu është që të thuash fjalën e vërtetë tek prijësi zullumqar". {Et Tergib 3/168}. 6. (Sahih, 170) "Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit. Ai agjëronte një ditë ndërsa ditën tjetër nuk agjëronte. Ndërsa namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Daudit. Ai flinte gjysmën e natës dhe u falte një të tretën e saj e pastaj flinte një të gjashtën e saj." {El Iruau 945 dhe Rijadus Salihin1185}. 7. (Sahih, 174) "Thënia më e dashur tek Allahu është që njeriu të thotë: Subhanallahi ue bihamdihi."{Muhtesaru Muslim 1907}. 8. (Sahih, 177) " Më i dashur prej njerëzve tek mua4 është Aisha, ndërsa nga burrat babai i saj." Nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!). 9. (Sahih, 191) "Uhudi është mali që na do dhe ne e duam atë." {Fikhu es Sirah 291}. 10. (Hasen, 203) "Ruaje auretin tënd, përveç gruas tënde apo asaj që ke në posedim. I thanë:"Por kur njerëzit janë të përzier me njëri-tjetrin?" Tha (I Dërguari i Allahut):"Nëse mundesh që t'i fshehësh pjesët e turpshme prej tyre, atëherë ashtu vepro." I thanë:"Por nëse ndonjëri prej nesh është i vetëm (larg syve të njerëzve)?" Tha (i Dërguari i Allahut):"Allahu ka më shumë të drejtë që të turpërohesh prej Tij sesa nga njerëzit." {Adabu ez Zefaf 34} 4. Tek i Dërguari i Allahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). 11. (Sahih, 204) "Ruaje gjuhën tënde." {Es Sahihah 1122}
  • 3. 3 MBUROJA.net 12. (Sahih, 207) "Shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrën." {Rijadus Salihin 1213 dhe Er Raudu 1035} 13. (Sahih, 209) "Floriri dhe mëndafshi janë të lejuara për gratë e popullit tim, ndërsa janë të ndaluara për meshkujt e popullit tim." {El Iruau 277} 14. (Sahih, 232) "Nxirrni çifutët dhe të krishterët nga gadishulli arabik." {Es Sahihah 1134 me fjalë tjetër} 15. (Sahih, 246) "Ftoni njerëzit (në Islam). Përgëzoni dhe mos largoni; lehtësoni dhe mos vështirësoni."{Es Sahihah 422} 16. (Sahih, 297-125) "Kur muezini të thërrasë ezanin, askush prej jush të mos dalë (nga xhamia) derisa të falet." {Et Tergib 258/260} 17. (Sahih, 299) "Kur ndonjëri prej jush kërkon që të shkojë në banjë dhe ikametit thirret për namaz, atëherë ai le të shkojë në banjë." {Sahihu es Sunne 80} 18. (Sahih, 310) "Kur Allahu dëshiron të krijojë diçka, Atë asgjë nuk e pengon." {Muslimi, nga Ebi Seid} 19. (Sahih, 318) "Kur ndonjëri prej jush kërkon leje tri herë5 dhe nuk i jepet atij, atëherë le të kthehet." 20. (Sahih, 319) "Kur bashkëshortja e ndonjërit prej jush kërkon leje për të shkuar në xhami, atëherë mos ta pengojë atë." 21. (Sahih, 331) "Kur ndonjëri prej jush të zgjohet prej gjumit, të mos e futë dorën e tij në enë derisa ta lajë atë." {Muhtesaru Muslim 105} 22. (Sahih, 333) "Kur të zgjohet ndonjëri prej jush natën dhe e zgjon gruan e tij e të dy ata falin dy rekate, ata shkruhen prej atyre që e përmendin Allahun shumë." {Er Raudu en Nadir 926 dhe Sahihu Sunen1182} 23. (Sahih, 334-136) "Kur të zgjohesh, falu!" {Es Sahihah 395 dhe El Iruau 2004} 5. Për të hyrë. 24. (Sahih, 370) "Kur të thirret kiameti, mos u ngrini derisa të më shihni mua." {Sahihu Ebi Daud 55 dhe Er Raudu 183}
  • 4. 4 MBUROJA.net 25. (Sahih, 371) "Kur të thirret ikameti për namaz, atëherë nuk ka namaz tjetër përveç se farzit." {El Iruau497, Sahihu Ebi Daud 115, Er Raudu 1040 dhe Muhtesaru Muslim 263} 26. (Sahih, 372-154) "Kur të thirret ikameti për namaz dhe ndonjëri prej jush është duke agjëruar, atëherë le të fillojë me ngrënien para namazit të akshamit dhe mos nxitoni gjatë ngrënies." {Fet'hul Bari2/234} 27. (Sahih, 373-155) "Kur të thirret ikameti për namaz dhe personi dëshiron që të shkojë në banjë, atëherë le të shkojë së pari në banjë." {Sahihu Ebi Daud 80} 28. (Sahih, 374) "Kur të thirret ikameti dhe në të njëjtën kohë darka shtrohet, atëherë filloni me ngrënien." 29. (Sahih, 380) "Kur ndonjëri prej jush të hajë ushqim, le të përmendë ermin e Allahut e nëse harron që ta përmend Allahun në fillim të ngrënies, atëherë le të thotë: Bismilahi ala evelihi ue ahirihi/Me emrin e Allahut në fillim dhe në fund të tij." {Fjala e Bukur 182 dhe El Iruau 1965}. 30. (Sahih, 385) "Kur të dy organet6 preken, bëhet obligim gusuli." {Es Sahihah 1261} 31. (Sahih, 454) "Kur të merrni abdes, atëherë filloni me të djathtën tuaj." {El Mishkah 401} 32. (Sahih, 458) "Kur ndonjëri prej jush të vijë (në xhami) ditën e xhuma, atëherë le të lahet." {Rijadus Salihin 1158, Muhtesaru Muslim 404 nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!)} 33. (Sahih, 467-202) "Kur të prezantosh (dhe i gjen njerëzit duke u falur), atëherë falu me njerëzit, edhe sikur të jesh falur (më parë)." {Sahihu Ebi Daud 590} 34. (Sahih, 428) "Kur të martohet ndonjëri prej jush, le t'i thuhet atij: BarakeAllahu leke ue Barake alejke." {Adabu ez Zefaf 90} 35. (Sahih, 471-206) "Kur vjen Ramazani, dyert e mëshirës hapen dhe dyert e xhehenemit mbyllen, ndërsa shejtanët prangosen." {Es Sahihah 1507} 6.Organi seksual i mashkullit me atë të femrës. 36. (Sahih, 491-223) "Kur të prezantoni tek i vdekuri, atëherë flisni fjalë të mira, sepse me të vërtetë engjëjt thonë "Amin" në lidhje me atë që ju thoni." {El Xhenaiz 12, Muhtesaru Muslim 452 dhe Rijadus Salihin 925}
  • 5. 5 MBUROJA.net 37. (Sahih, 513) "Kur ndonjëri prej jush futet në xhami, atëherë të mos ulet derisa të falë dy rekate." {Er Raudu 1008, El Iruau 467 dhe Rijadus Salihin 1151} 38. (Sahih, 515) "Kur ndonjëri prej jush futet në xhami, atëherë le të dërgojë salavat mbi të Dërguarin e Allahut dhe pastaj të thotë: "Allahume iftahli ebuabe rahmetike/O Allahu im, m'i hapë mua dyert e mëshirës Tënde. E kur të dali (prej xhamisë), le të dërgojë salavat mbi të Dërguarin e Allahut e pastaj të thotë: "Allahume inni eseluke min fadlike/O Allahu im, unë të kërkoj Ty prej mirësive të Tua." {Sahihu Ebi Daud 484}. 39. (Sahih, 523-241) "Kur banorët e xhenetit hyjnë në të, Allahu i Lartësuar u thotë: "A dëshironi gjë që t'ua shtojë diçka tjetër?" Ata thonë: "A nuk na i zbardhe fytyrat tona? A nuk na fute në xhenet dhe na shpëtove nga zjarri?" Atëherë hiqet mbulesa, dhe atyre nuk u është dhënë asgjë më e dashur sesa shikimi tek Zoti i tyre."7 {Rijadus Salihin 1905} 40. (Sahih, 524) "Kur banorët e xhenetit hyjnë në të, Allahu i Lartësuar thotë: "A dëshironi ndonjë gjë që t'ua shtojë atë?" Ata thonë: "Zoti ynë, dhe çfarë ka më shumë se ajo që na ke dhënë?" Atëherë u thotë: "Kënaqësia Ime është më e madhe." {Es Sahihah 1336}. 41. (Sahih, 565-255) "Kur të shikoni xhenazen, atëherë ngrihuni dhe kush e shoqëron atë, atëherë të mos ulet derisa të vendoset." 42. (Sahih, 605) "Kur ndonjë prej ehlil kitabi (çifutët dhe të krishterët) t'ju përshëndesë juve me selam, atëherë thoni: Ue alejkum." {El Iruau 1276} 43. (Sahih, 611) "Kur të dëgjoni këndimin e gjelave, atëherë i kërkoni Allahut prej mirësive të Tij, pasi ata kanë parë engjëll. Dhe kur të dëgjoni pëllitjen e gomarëve, atëherë i kërkoni Allahut mbrojtje prej shejtanit, sepse me të vërtetë ata kanë parë shejtan." {Muhtesaru Muslim 1881}. 7. Ky hadith madhështor është argument i fortë se banorët e xhenetit do e shikojnë Allahun e Madhëruar. Ky është besimi i pasuesve të sunetit dhe xhematit. Njëkohësisht ky hadith dhe të tjerë përveç tij, si p.sh.: "Me të vërtetë ju keni për ta shikuar Zotin tuaj ashtu siç shikoni këtë hënë.", janë argumente kundër grupeve të humburave të cilët e mohojnë të shikuarit tek Allahu nga ana e banorëve të xhenetit. {Sh.P.} 44. (Sahih, 626-279) "Kur ndonjëri prej jush të pijë, atëherë mos të pijë me një frymë të vetme (pa ndaluar)" {Fet'hul Bari 10/81} 45. (Sahih, 627-280) "Kur qeni pi në enën e ndonjërit prej jush, atëherë le ta lajë atë (enën) shtatë herë." {Sahihu Ebi Daud 1/58}
  • 6. 6 MBUROJA.net 46. (Sahih, 636-285) "Kur të kenë hyrë banorët e xhenetit në xhenet dhe banorët e zjarrit në zjarr, sillet vdekja derisa vendosen në një vend ndërmjet xhenetit dhe zjarrit. Pastaj theret (vdekja) dhe pastaj një thirrës thërret: "O banorë të xhenetit, përjetësi pa vdekje. O banorë të zjarrit, përjetësi pa vdekje". Atëherë u shtohet banorëve të xhenetit gëzim mbi gëzimin e tyre, ndërsa banorëve të zjarrit u shtohet pikëllim mbi pikëllimin e tyre." {Ed Daifeh 2669} 47. (Sahih, 639) "Kur ndonjëri prej jush të fali xhumanë, atëherë të mos falë asgjë mbas saj, derisa të flasë apo të dalë." {Es Sahihah 1329} 48. (Sahih, 660-303) "Kur gruaja fal pesë namazet, agjëron muajin e saj (Ramazanin), ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, asaj i thuhet: "Hyrë në xhenet nga cila derë që dëshiron." {Adabu ez Zefaf 180-182} 49. (Sahih, 661) "Kur gruaja fal pesë namazet, agjëron muajin e saj (Ramazanin), ruan nderin e saj dhe i bindet burrit të saj, futet në xhenet." {Tahrixhu et Tergib 3/73 dhe Adabu ez Zafaf 180-182} 50. (Sahih, 667) "Kur të falni namazin e xhumas, falni pas tij (namazit farz) katër (rekatë)." {Sahihu Ebi Daud 1036 dhe El Iruau 625}. F.176 51. (Sahih, 673) "Kur të agjërosh tri ditë prej muajit, atëherë agjëro (ditët) 13, 14 dhe 15." {Saihihu et tergib 1028, Rijadus Salihin dhe Ibën Huzejmeh}. F.177 52. (Sahih, 678) "Kur të lindi agimi, nuk ka namaz, përveç se dy rekateve të sabahut." {El Iruau 478}. F.178 53. (Sahih, 679) "Kur të shfaqet imoraliteti dhe kamata në një vend, atëherë u është bërë i lejuar atyre dënimi i Allahut." {Takhrixhu Fikh es Sirah 370.} F.178 54. (379) "Pini vajin (e ullirit) dhe lyhuni me të, sepse me të vërtetë ai (vaji i ullirit) është prej pemës së begatshme." {Es Sahihah 379}. F.724 55. (384) "Kush e vesh mëndafshin në dunja, nuk ka për ta veshur atë në ahiret; kush pinë alkol në dunja, nuk ka për ta pirë atë në ahiret dhe kush pinë në enët prej floriri dhe ta argjendta në dunja, nuk ka për të pirë me to në ahiret. Pastaj tha: Veshja e banorëve të xhenetit, pirja e banorëve të xhenetit dhe enët e banorëve të xhenetit." {Es Sahihah 384} 56. (61) "Një udhëtar i vetëm është shejtan, dy udhëtarë janë dy shejtanë ndërsa tre janë udhëtarë."{Es Sahihah 61} 57. (65} "Sikur personi të bëjë zina (imoralitet) me dhjetë gra është më e lehtë për të sesa të bëjë zina me gruan e fqinjit të tij. Dhe sikur personi të vjedhë prej dhjetë shtëpive, është më e lehtë për të sesa të vjedhë prej fqinjit të tij." {Es Sahihah 65}
  • 7. 7 MBUROJA.net 58. Nga Abdullah bin Amar se ai ka thënë: "Erdhi i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në shtëpinë tonë dhe unë isha fëmijë. Tha:"Dola për të luajtur dhe nëna ime më tha:"O Abdullah, hajde se do të jap diçka". I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Çfarë deshe që t'i jepje?" Tha8: "Do t'i jepja hurma". Tha I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Nëse ti nuk do t'i jepje gjë, atëherë do të shkruhej ty gënjeshtër." {Es Sahihah 748} 59. Transmetohet nga Abdullah bin Hindhaleh er Rahab Merufan: "Një dirhem kamat që e ha personi (dhe ai e di këtë), është më e rëndë tek Allahu sesa 36 herë zina." {Es Sahihah 1033} 60. (Hasen) (Sahih, 2379). "Me të vërtetë njerëzit do të ringjallen sipas nijetit të tyre (që kanë pasur)."{Sahihu et Tergib 11 dhe 12 nga Xhabiri} 61. (Sahih, 2349) "Me të vërtetë unë jam dërguar që të plotësoj moralin e mirë." {Es Sahihah 45} 62. (Sahih, 2312) "Me të vërtetë ju s'keni për ta shikuar Zotin tuaj, derisa të vdisni." {Muslim 8/193} 63. (Sahih, 2293) "Ne nuk kërkojmë mbrojtjen e mushrikëve." {Es Sahihah 1101} 64. (Sahih, 2294) "Ne nuk pranojmë asgjë prej mushrikëve." {Es Sahihah 1707} 9. Nëna e Abdullahut. 65. (Sahih, 2292) "Ne nuk kërkojmë mbrojtjen e mushrikinëve kundër mushrikinëve." {Es Sahihah 1101} 66. (Sahih, 2257-1009) "Me të vërtetë ky engjëll nuk ka zbritur asnjëherë më parë në tokë para kësaj nate. I kërkoi leje Zotit të tij që të më japë selam mua, të më përgëzojë me Fatimen e cila është zonja e grave të banorëve të xhenetit dhe që Hasani dhe Husejni janë dy zotërinjtë e djelmoshave të banorëve të xhenetit." {Es Sahihah 796} 67. (Sahih, 2274-1025) "Me të vërtetë këto të dyja u janë ndaluar meshkujve të popullit tim dhe u janë lejuar femrave të tij (d.m.th. floriri dhe mëndafshi)." {El Iruau 277} 68. (Sahih, 2286) "Ne turma e profetëve jemi urdhëruar që ta shpejtojmë iftarin tonë dhe ta vonojmë syfyrin tonë, si dhe të vendosim të djathtën tonë mbi të majtën në namaz." {Er Raudu en Nedir 503, Ahkamul Xhenaiz 117 dhe Hakikatu es Sijam 85}
  • 8. 8 MBUROJA.net 69. (Sahih, 2287) "Ne turma e profetëve na flenë sytë tanë dhe nuk na flenë zemrat tona." {Es Sahihah1795} 70. (Sahih, 2068-924) "Me të vërtetë Profeti Daud ishte që nuk hante vetëm se nga puna e duarve të tij." {Buhariu} nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) 71. (Hasen) 2091. "Me të vërtetë një sure prej Kuranit me 30 ajete është ndërmjetësues për personon derisa atij t'i falen gjynahet, dhe ajo është: "Tebarake ledhi bijedihil mulk". {Sure Mulk}." {Musnedi i imam Ahmedit}. 72. (Hasen, 1887) "Me të vërtetë Allahu i Lartësuar dëshiron që të shikojë gjurmët e mirësisë së Tij tek robi i Tij." {Gajetul Meram 75} 73. (Sahih, 1915) "Me të vërtetë Allahu i Lartësuar ditën e Kiametit do të thotë: "Ku janë ata që duheshin për shkak të Madhështisë Time? Këtë ditë do i fusë ata nën hijen Time, ditë ku nuk ka hije përveç hijes Time." {Muslimi dhe Musnedi i imam Ahmedit} 74. (Sahih, 1922) "Me të vërtetë Allahu ju ka ndaluar juve që të betoheni me baballarët tuaj." {MukhtesaruMuslim 1010} 75. (Sahih, 1923-839) "Me të vërtetë Allahu ju ka ndaluar juve që të betoheni me baballarët tuaj. Kush betohet, atëherë le të betohet me Allahun ose përndryshe të hesht." {El Iruau 2560} 76. (Sahih, 1934) "Me të vërtetë besimtari lufton me shpatën dhe me gjuhën e tij." {El Mishkah 4795 dhe Es Sahihah 1631} 77. (Sahih, 1977) "Me të vërtetë njerëzve nuk u është dhënë diçka e mirë sesa morali i mirë." {El Mishkah5079} 78. (Sahih, 1762-779) "Me të vërtetë Allahu i Lartësuar krijoi sëmundjen dhe ilaçin, prandaj mjekohuni/shërohuni dhe mos u mjekoni me haramin." {Es Sahihah 1633} 79. (Sahih, 1688) "Me të vërtetë Ai i Cili zbriti sëmundjen zbriti dhe shërimin/ilaçin." {El Hakimi 4/199} 80. (Hasen, 1630) "Me të vërtetë rrizku e ndjek robin më shumë sesa e ndjek atë exheli i tij." {El Mishkah5312, Et Tergib 3/8 dhe Es Sahihah 952} 81. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) merfuan: "Vërtet Allahu i Lartësuar qesh me dy persona, njëri prej të cilëve e vret shokun e vet, dhe Allahu që të dy i fut ata në xhenet. Njëri prej tyre është jobesimtar dhe e vret tjetrin (i cili është besimtarë), e mbas kësaj ai pranon islamin, lufton në rrugën e Allahut dhe vritet." {Es Sahihah 2525}
  • 9. 9 MBUROJA.net 82. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) se ka thënë: "Me të vërtetë Allahu i dërgon këtij umeti në krye të çdo njëqind vjetëve dikë që t'ua ripërtërijë atyre fenë." {Es Sahihah 599} 83.Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) merfuan: "Turpi është prej besimit dhe Uthmani është më i turpshmi i umetit tim." {Es Sahihah 1828} 84. Transmetohet nga Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "Kam dëgjuar babanë tim Burejdeh të thotë: "Kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të thotë: "Pesë gjëra nuk i di askush përveç Allahut: Vërtet që vetëm tek Ai është dija e Orës (e Çastit të Fundit, Kiametit); Ai zbret shiun dhe di se çfarë ka në mitra. Askush nuk e di se ç’do të fitojë e ç’do t’i ndodhë nesër dhe askush nuk e di se në ç’ka në tokë (ç’vend) do të vdesë. Me të vërtetë që Allahu është i Gjithëdijshëm, i Mirinformuar (për çdo gjë)." [Lukman, 34] {Es Sahihah 2914} 85. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk ka ndonjë njeri i cili të ketë dëgjuar për mua, qoftë ai prej këtij umeti, prej çifutëve apo të krishterëve, dhe nuk më beson mua veçse do të hyjë në zjarr." {Es Sahihah 3093} 86. Transmetohet nga Ibën Mesud (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) merfuan: "Kush vdes duke i shoqëruar Allahut shok (shirk) në diçka, do të hyjë në zjarr." {Es Sahihah 3566} 87. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Allahu i Lartësuar ka thënë: "Nëse robi Im e dëshiron takimin me Mua, edhe Unë e dëshiroj takimin me të, por nëse ai e urren takimin me Mua, edhe Unë e urrej takimin me të." {Es Sahihah 3554} 88. Transmetohet nga Ebi Musa el Eshari se I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk do të hyj në xhenet pirësi i rregullt i alkoolit, as ai që beson tek magjia dhe ai i cili i shkëput lidhjet farefisnore." {Es Sahihah 678} 89. Transmetohet nga Ebi ed Derda (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Nuk do të hyjë në xhenet mosrespektuesi, as pirësi i rregullt i alkoolit dhe as ai i cili përgënjeshtron kaderin (Paracaktimin e Allahut.)" {Es Sahihah 675} 90. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur robi bën zina (imoralitet), del prej tij besimi dhe qëndron mbi kokë si re'. Nëse ai pendohet dhe largohet prej saj, i rikthehet atij besimi." {Es Sahihah509}
  • 10. 10 MBUROJA.net 91. Transmetohet nga Enesi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kur bëhet thirrja për namaz dyert e qiellit hapen dhe pranohet du'aja." {Es Sahihah 1413}. 92. Transmetohet nga Enes bin Malik (Alahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Kush e fal sabahun në xhami, pastaj ulet që të përkujtojë Allahun, derisa të lindë dielli, pastaj fal dy rekate, ka shpërblimin e haxhit dhe umras të plotë, të plotë, të plotë." {Es Sahihah 3403} 93. Transmetohet nga Ebi Kutejle se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u ngritë para njerëzve në Haxhin e Lamtumirës dhe tha: "Nuk ka të dërguar pas meje dhe as popull pas jush. Adhuroni Zotin tuaj, falni pesë namazet, jepni zekatin tuaj, agjëroni muajin tuaj dhe binduni të parit tuaj, që të hyni në xhenetin e Zotit tuaj." {Es Sahihah 3233} 94. Transmetohet nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se ka thënë: "I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Kush prej jush është gdhirë sot agjërueshëm?" Ebu Bekri tha: "Unë". Tha: "Kush prej jush ka vizituar një të sëmurë sot?" Ebu Bekri tha: "Unë". Tha: "Kush prej jush ka prezantuar në xhenaze sot?" Ebu Bekri tha: "Unë". Tha: "Kush ka ushqyer një të varfër sot?" Ebu Bekri tha: "Unë". Meruani tha: "Më arriti se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) tha: "Nuk bashkohen të gjitha këto tek një person në një ditë, vetëm se futet në xhenet." {Es Sahihah 88} 95. Nga Enes bin Malik (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) merfuan: "Hyritë e xhenetit këndojnë dhe thonë: "Ne jemi Hyritë bukuroshe. Jemi dhuratë për bashkëshortët bujarë." {Es Sahihah 3002} 96. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Tri sy nuk do e shohin zjarrin ditën e Kiametit: Sytë që qajnë nga frika e Allahut, sytë të cilët ruajnë në rrugët të Allahut si dhe sytë që ulen (nuk shikojnë) nga ndalesat e Allahut." Trans. prej hadithit Muauije bin Hijd, Abdullah bin Abas, Ebi Rihane, Ebi hurejra dhe Enes bin Malik. {Es Sahihah 2673}. 97. I Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Gjumi është vëllai i vdekjes, ndërsa banorët e xhenetit nuk flenë." {Es Sahihah 1087} 98. Nga Xhabir bin Abdilah (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "A t'ju lajmëroj se kush janë më të mirët prej jush? Më të mirët prej jush janë ata që jetojnë gjatë dhe punojnë vepra të mira." {Es Sahihah 1298} 99. Nga Ebi Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "I gjithë umeti im do të hyjë në xhenet, përveç
  • 11. 11 MBUROJA.net atij që refuzon." Thanë: "Kush është ai që refuzon?" Tha: "Kush më bindet mua, do të hyjë në xhenet, dhe kush më kundërshton, ka refuzuar." {Es Sahihah 3141} 100. Nga Ebi Seid el Hudri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) merfuan: "Me të vërtetë Allahu nuk zbriti sëmundjen apo nuk krijoi sëmundjen vetëm se zbriti apo krijoi ilaçin. E njohu atë kush e njohu dhe e injoroi atë kush e injoroi, përveç Es Sam." Thanë: "O i Dërguari i Allahut, çfarë është Es Sam?" Tha: "Vdekja." {Es Sahihah 1650} Përktheu: Ebu Ejub