2. Month Day Year
MATERIALE KONCEPTUESE
Një nga elementët kryesorë të shtetit qëndron në mundësinë e përgatitjes së rregullave te detyrueshme
të krijuara për të mbajtur dhe disiplinuar vetë shtetin, marrëdhëniet e tij me shtetet e tjera,
marrëdhëniet e shtetit me qytetarët si dhe marrëdhëniet e qytetarëve midis tyre. Këto rregulla të
detyrueshme për të gjithë, dhe për vetë ata që i nxjerrin, përbëjnë burimet e së drejtës së një shteti. E
drejta në kuptimin e vet të gjerë është një grumbull rregullash sjelljeje të përshkruara nga autoriteti
kontrollues dhe kanë fuqi ligjore të detyrueshme. E drejta e një vendi mund të krijohet në mënyra të
ndryshme. Mënyrat e ndryshme të krijimit çojnë në identifikimin e burimeve të ndryshme të së
drejtës. Kështu: “Është burim i së drejtës çdo element, fakt ose akt pavarësisht nga forma, që
parashikon një rregull të detyrueshëm për anëtarët e një shoqërie të caktuar.” Rregullat e detyrueshme
ndahen në rregulla apo burime formale (burime-akte) dhe rregulla apo burime joformale (burimefakte). Kështu kemi rregulla të shkruara siç janë kushtetutat, ligjet, dekretet, vendimet e gjykatave,
por edhe rregulla zakonore të pashkruara, të bazuara mbi nevojën e të prejardhura nga tekstet fetare.
3. BURIMET E SE DREJTES
Pjesa më e madhe e sistemeve juridike kanë
zgjedhur sistemin formal të disiplinës së
burimeve të së drejtës: ata parashikojnë shprehimisht
cilat janë mënyrat e krijimit të së drejtës. Shumë i
rëndësishëm është edhe raporti ndërmjet burimeve. Në
çdo sistem ndeshemi me disa burime të së drejtës.
Ekzistenca e disa burimeve çon në përdorimin e një
sistemi vlerësimi midis tyre. Përdoret parimi hierarkik
sipas të cilit burimi më i lartë mbizotëron ndaj burimit
më të ulët. Shembulli më i qartë mund të jepet në
fushën e burimeve të shkruara: kushtetuta kushtëzon
burimet e tjera të së drejtës, si p.sh. ligjet e
parlamentit, të cilat duhet t’i përshtaten kushtetutës
sigurisht pa e ndryshuar atë. Në praktikë, mund të
themi se në të gjitha sistemet mund të dallojmë të
paktën tre shkallë burimesh: aktet kushtetuese; aktet
ligjore (të nxjera nga parlamenti) dhe aktet nënligjore
me karakter zbatues (të nxjerra nga qeveria).
Megjithatë kjo ndarje nuk është e vetmja. Burimet
mund të qëndrojnë edhe në raport barazie: kështu p.sh.
në kuadrin e së drejtës ndërkombëtare dy ose më
shumë kushtetuta që i përkasin dy ose më shumë
shteteve të ndryshme janë në pozita të barabarta; në
kuadrin e së drejtës kombëtare dy ose më shumë
urdhëresa lokale kanë pozita të barabarta.
4. Month Day Year
INSERT HEADLINE HERE
.
Në ditët e sotme ligji është në
dukje burim kryesor, pothuajse
ekskluziv i së dretjës. Në të gjitha
vendet e së drejtës së shkruar juristët
kërkojnë mbi të gjitha të identifikojnë
rregullat dhe zgjidhjet e çështjeve duke
u ndihmuar në radhë të parë nga tekstet
legjislative ose rregulloret të nxjerra
nga parlamenti ose nga autoritet
qeveritare apo administrtive. Detyra e
juristëve është kryesisht ajo e
identifikimit, me anë të procedurave të
ndryshme, të zgjidhjes që në çdo rast
konkret korrespondon me vullnetin e
legjislatorit. Kështu burimet e
ndryshme nga ligji duket se zënë një
vend dytësor, dhe të një rëndësie
shumë më të vogël, në krahasim me
pozitën e shkëlqyer që ka ligji.
Në fakt kjo analizë, megjithëse është shumë e
përhapur, është tejet larg realitetit. Ajo nuk
është pranuar asnjëherë tërësisht nga praktika
dhe edhe në nivel teorik po pranohet gjithnjë
e më tepër se sovraniteti absolut i ligjit është
një koncept jo real: pranë ligjit ka vend edhe
për burime të tjera të së drejtës. Të ngatërrosh
të drejtën me ligjin do të thotë të identifikosh
në ligj burimin eskluziv të së drejtës: një gjë
e tillë është në kundërshtim me gjithë traditën
e së drejtës.
E drejta nuk mund të kërkohet vetëm në tekstet e
së drejtës së shkruar; në këtë mënyrë do të
ndryshonim përkufizimin e vetë së drejtës, duke
mos parë më në të shrehjen e drejtësisë, por
dëshirën e drejtuesve dhe udhëheqësve të shtetit.
Është e vërtetë që në vendin tonë, anëtarët e
gjykatave dhe juristët nuk ndihen mirë nqs nuk
përmendin, gjatë zgjidhjes së një çështjeje juridike,
një ose disa tekste ligjesh. Në qoftë se dëshiron t’i
drejtohesh gjykatës duhet të vërtetosh se është
shkelur një ligj. Ky qëndrim të krijon përshtypjen
se në vendin tonë e drejta dhe ligji janë një gjë e
vetme dhe identike. Legjisatori mund, dhe duhet,
të kontribuojë për të përcaktuar se cila është e
drejta, por nga ana tjetër e drejta është një gjë e
ndryshme nga ligji. Ligji është bërë
elementi parësor për njohjen e së drejtës, por kjo
nuk presupozon përjashtimin e
elementëve të tjerë.
Hierarkia e burimeve formle është: Kushtetuta
dhe/ose Ligjet Kushtetuese;
Traktatet Ndërkombëtare; Ligjet;
Dekretet me Karakter Normativ të Presidentit të
Republikës;
Vendimet dhe Rregulloret me Karakter Normativ
të Këshillit të Ministrave;
Vendimet dhe Udhëzimet me Karakter Normativ
të Ministrave.
“Type your callout text here.”
5. Kushtetuta dhe/ose Ligjet Kushtetuese: Në shkallën më të lartë të kësaj hierarkie
gjenden ligjet kushtetuese. Pjesa më e madhe e shteteve kanë kushtetuta të shkruara
dhe përmbajtjes së tyre u njihet një prestigj i veçantë. Në disa vende ky prestigj ka
vetëm karakter politik. Në disa vende përmbajtja e kushtetutës mund të ndryshohet
vetëm me anë të një procedure të caktuar, por nga pikëpamja juridike kanë të njëjtën
vlerë si edhe ligjet e zakonshme. Përmbajtja e kushtetutës nga pikëpamja juridike
kanë një vlerë të ndryshme nga ajo e ligjeve të zakonshme: autoriteti i tyre i veçantë
shprehet edhe me anë të një pozicioni kontrollues mbi ligjet e tjera. Me fjale të tjera
ç’ka është shkruar në kushtetutë është parimi dhe rregulli bazë të cilit duhet t’i
binden të gjitha autoritetet e tjera të shtetit, duke përfshirë edhe parlamentin gjatë
ushtrimit të funksioneve të tij ligjvënëse. Rëndësia e kushtetutës qëndron në faktin
se ajo parashikon krijimin dhe organizimin e organeve kushtetuese, kopetencat e
tyre, marrëdhëniet e këtyre organeve më njëri-tjetrin dhe marrëdhëniet midis
autoritetit publik dhe lirive dhe të drejtave të individit.
UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES