SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  84
UNIVERSITETI I TIRANES
FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI
DEPARTAMENTI I HISTORISE
BESIMET FETARE
NE
PREFEKTUREN E ELBASANIT
1920-1939
PUNIM MIKROTEZE
Punoi Pranoi
Leonard ÇARÇANI As.Prof.Dr.Ajet SHAHU
TIRANE 2007
1
PERMBAJTJA
Parathenie fq 3-4
KREU I
Dukuritë fetare deri në vitin 1920 fq5-18
1 Përbërja fetare e popullsisë. fq5-10
- Kriptokrishtërimi
2 Toleranca fetare. fq11-13
- Dita e Verës 14marsi.
- Dita e Shën Gjon Vladimirit.
Dy festa simbole të tolerances fetare në Elbasan
3 Përpjekjet për përkthimin e librave fetare në gjuhën fq14-16
shqipe.
- Kontributi I patriotëve klerikë elbasanas.
- Përpjekjet për liri dhe pavarësi të patriotëve elbasanas
pa dallime fetare
4 Besimet fetare në vitet 1912-1920 fq17-18
KREU II
Komunitetet fetare ne Elbasan fq 19-30
1 Gjendja e Komuniteteve fetare ne Shqiperi fq19-20
2 Gjendja e komuniteteve fetare ne Elbasan fq21-23
3 Bashkejetesa fq24-26
4 Shteti dhe Institucionet fetare fq 27-30
Kreu III
Komuniteti Mysliman ne Elbasan fq31-39
1 Levizjet autoqefaliste ne komunitetin bektashian fq31-32
2 Levizja autoqefaliste ne komunitetin synit fq33-35
3 Levizja per modernizim dhe feja myslimane fq36-39
Kreu IV
Komuniteti I Krishtere ne Elbasan fq 40-
1 Levizja autoqefaliste ne komunitetin ortodoks fq 40-43
1 Gjuha shqipe dhe kisha ortodokse ne Elbasan fq44
2 Uniatizmi fq 45-48
3 Protestantizmi dhe besime te tjera. fq49-52
- Katolicizmi.
- Hebraizmi dhe Bahaizmi
Kreu V
Personalitetet të shquar klerikalë elbasanas fq 53-
1 Kontributi I Personalitete te shquar klerike myslimane syni
dhe bektashiane ne jeten fetare dhe laike te vendit fq 53
2
2 Kontributi I Personalitete te shquar klerike ortodokse ne
jeten fetare dhe laike te vendit fq54-55
3 Perfaqesues te shquar uniate fq 56
4 At Visarjon Xhuvani fq 57-63
- Roli I at Visarjon Xhuvanit në autoqefalinë e kishës ortodokse
autoeqafe shqiptare
- Organizimi i institucioneve të kishës ortodokse autoqefale shqiptatre.
Përdorimi I gjuhës shqipe. Roli I at Visarjon Xhuvanit
- Mendimi I at Xhuvanit për uniatizmin
- Roli I at Visarjon Xhuvanit në njohjen ndërkombëtare të autoqefalisë së kishës
ortodokse shqiptare
- Shteti dhe institucionet e kultit.Raportet mes tyre sipas at Xhuvanit.
Kleriku erudit symbol i tolerances fetare në Elbasan
Përmbledhje dokumentash fq 64-67
Epilog fq 68-73
Konkluzione fq74-80
Bibliografia fq 81-84
3
PARATHЁNIE
BESIMET FETARE NË PREFEKTURËN E ELBASANIT
( 1920-1939)
Treva e Shqipërisë së mesme është një trevë me kulturë.Një vend të caktuar në
kulturën e përgjithshme të kësaj treve zë ajo e rajonit të Elbasanit.
Një vend të veçantë këtu zë kultura religjionare ose më saktë kultura që kanë
besimtarët e feve të ndryshme të këtij rajoni.
Këtë temë e kanë trajtuar autorë të ndryshëm si në tërësi për tërë vendin tonë edhe në
veçanti për këtë rajon,si në tërësi si kulturë edhe në veçanti vetëm me atë që ka të
bëjë lidhur me fenë,si për një periudhë të gjerë kohore dhe për një periudhë më të
shkurtër.
Kështu përmendim Edvin Zhak te libri i tij Shqiptarët si edhe tek Beteja për
Shqipërinë.
Në anën tjetër burime të shumta paraqet edhe autori Tefik Selenica tek libri i tij
Shqipëria në vitin 1927.
Kurse burim i pasur për të dhëna lokale është vepra e përgatitur nga intelektualë
Elbasanas me titull Enciclopedia e Elbasanit.
Ka patur edhe burime të tjera që e trajtojnë këtë temë si autorë të huaj B.Fisher,
M.Vikers,P.Bartl,R.Della Roca vendas A.Doja,Dh.Qiriazi apo edhe lokalë elbasanas
si H.Ceka,etj,apo së fundi edhe autori Ndoc Xhuvani ku nëpërmjet përshkrimit të at
Visarjonit në jep një përshkrim indirekt edhe të besimit ortodoks në këtë kohë.
Por ky trajtim ka patur deri tani të meta që do i trajtojmë më poshtë
Së pari tematika është anashkaluar.
Së dyti është folur përciptazi pa folur për një periudhë të caktuar kohore.
Së treti nuk është folur me hollësi.
Dhe në rastin e librit për at Xhuvanin kuptohet që i jepen shumë merita që jo se nuk i
ka ,por për shkak të tematikës nuk flitet,ose flitet fare pak për kontributin e
elbasanasve dhe për ortodoksizmin në tërësi .Aq më shumë lidhur me besimet në
trevat e tjera.
Për të përmbushur këtë boshllëk që është krijuar vendosa të trajtoj më gjerë këtë temë
dhe konkretisht
Besimet fetare në prefekturёn e Elbasanit
Secili religjion do të trajtohet në kapituj më vete,por përqëndruar kryesisht në një
periudhë kohore nga 1920-1939.
Madje një kapitull i veçantë do i lihet patriotëve elbasanas dhe veçanërisht eruditit at
Visarjon Xhuvanit.
Kjo nuk është e rastësishme pasi gjatë kësaj kohe do të ndodhin edhe ngjarje të
rëndësishme si me rëndësi fetare edhe kombëtare si kongrese të shumta për
4
autoqefalizmin e vetë institucioneve fetare shqiptare si edhe vetë reformat që
ndërmorri më pas vetë mbreti Zog edhe në këtë fushë për konsolidimin e pavarësisë
së këtyre institucioneve dhe për ti larguar sa më shumë këto institucione nga ndikimet
e huaja.
Dhe kjo për vetë faktin se stabilizimi i institucioneve laike në këtë kohë do të sjell një
ndihmesë të madhe edhe në krijimin dhe më pas stabilizimin e institucioneve
klerikale.
Nëpërmjet trajtimit të kësaj teme synoj të realizoj
Së pari të hedh dritë mbi dukuritë fetare në këtë rajon për këtë periudhë kohore.
Së dyti të tregoj kontributin që kanë dhënë klerikë të ndryshëm elbasanas në
evenimente të ndryshme religjionare të kësaj periudhe si kongrese autoqefaliste.
Së treti impakti që kishin vendimet e ndryshme qeveritare në këtë trevë për dukuri të
ndryshme fetare si psh heqia e perçes,etj.
Së katërti në konsolidimin e institucioneve klerikale autoqefale shqiptare luajtën rol
edhe klerikët elbasanas.
Për trajtimin e kësaj teme jam përqëndruar në këto burime studimore.
Së pari kanë qenë materiale të arkivave të shtetit Tiranë mbi 100 dosje të këtij arkivi.
Ku këtu jam munduar të ruaj seriozitetin e temës duke dhënë përgjithësime për shumë
dokumente arkivore që kishin të bënin jo direkt me probleme fetare,por indirect
kishin lidhje me to.
Së dyti kanё qenë edhe të dhëna të shumta bibliografie.
Për arritjen sa më mire të realizimit të kësaj teme jam konsultuar edhe me reçentët e
mi .
Ndërmjet shumë atyre dashamirësve të mi,por edhe të temës që kam trajtuar do të
falënderoja në këtë drejtim edhe udhëheqësin e temës për ndihmesën që më ka dhënë.
Jeni ju që do e vlerësoni sa është arritur qëllimi I studimit të kësaj teme
Kreu I
5
Dukuritë fetare deri në vitin 1920
1 Përbërja fetare popullsisë.
Populli i kësaj prefekture e ka patur të theksuar besimin.
Kështu është shumë i përmendur besimi pagan i ditës së verës të ardhur deri në ditët
tona festuar më 14mars.
Pozicioni mes lindjes dhe perëndimit do e bënte që në këtë rajon të vinin shumë
shpejt mes shumë të tjerave dhe ideologjitë fetare.
Në lashtësi këtu banonte fisi ilir i kandavëve dhe parthinëve.
Gjurmë besimi kemi në bazilikatat e tepesë dhe të klosit.
Nga ana tjetër dy qytetet e lashta të këtij fisi Scampa dhe Klaudjana ishin dhe dy
stacione të rrugës Egnatia e cila përfundonte në Durrah.Në bibël përmendet që
apostuli Pavël arriti deri në Iliri.1
Nga ana tjetër kemi dokumentacion që në vitet e para es egzistonte një kishë në
Dyrrah.Si rrjedhojë është e pamundur që këto ide të mos kenë arritur edhe në këto
treva.
Nga ana tjetër ndarja e perandorisë në lindjes dhe perëndimit në vitin 395es e më pas
edhe ndarja e fesë në vitin 1054 në ortodokse që përkiste teorisë se perandori është
mbi patriarkun ose më saktë pushteti laik është mbi atë fetar dhe katolik ku papa ishte
mbi mbretërit ose më saktë pushteti fetar ishte mbi atë laik do të bënte që kjo trevë të
bëhej arenë luftrash për shtrirje influence mes dy feve.
Ky do të ishte edhe një terren i përshtatshëm për një dukuri që quhet unitizëm.
Kjo kishte të bënte me kishën katolike bizantine kryejnë ritet fetare si ortodoksë,por
janë të lidhur me Vatikanin.
1
Bibla Harta e udhёtimit tё apostulit Pavёl
6
Shkak tjetër i përhapjes së kësaj dukurie do ishte dhe fakti që papati do të ishte më
liberal ndaj përdorimit të gjuhës amtare në dallim nga patriarkana që kërkonte
domosdoshmërisht që edhe në ato kisha që nuk ishin greke ritet të kryheshin në këtë
gjuhë.
Bogomilizmi nuk do e prekë shumë këtë trevë.
Por ndryshime të theksuara siç do e shohim edhe më poshtë do të ketë përhapja e fesë
islame në Elbasan.
Ndoshta përhapja me shpejtësi në këtë trevë të këtij besimi ishin pranimi i tregtisë në
Kuran ku e dijmë që banorët e kësaj treve merren me tregti,kjo edhe për shkak të
pozicionit në mes rrugëve tregtare lindje-perëndim,nxitja e dijes në
Kuran ku e dijmë që banorët elbasanas janë arsimdashës,joshja me poste ku përsëri
theksojmë dëshira për karierë.Dhe ishte ky pozicion strategjik që do bëjë që idetë
islame të vijnë që herët në këtë rajon.
Toleranca në kuran që i dallon banorët e kësaj treve bëri që të gjejë përhapje.
Qendrat e krishtera nuk po kujdeseshin më për shqiptarët e kjo bëri që mjaft kisha të
ktheheshin në xhami.Islamizmi këtu u përhap me vullnetarizëm dhe më
pak me dhunë indirekte.Kurse faktorë të tjerë si forca dhe aq më shumë rreziku për
asimilim nga fqinjët do të ndikojnë më pak pasi kjo trevë nuk do të ishte në kontakt
me popujt fqinjë.
Të parët që u bënë përhapës të fesë ishin disa gazinj myslimanë që u vendosën në
kështjellë dhe ishin bërthama për përhapjen e fesë islame.2
Këtu e kanë origjinën edhe emrat elbasanase me origjinë osmane si
Stambollxhiu,Kerafexhiu,etj.Mund edhe të theksojmë që kjo coloni e vogël osmanësh
u shkri me vendasit.
Pasi roli i Shkupit ra Elbasani morri rol udhëheqës dhe u kthye në qendër
myslimanizmi.
Në shek XVII tërë fshatrat e luginës së Shkumbinit u islamizuan.
Gjatë pashallëqeve ritmet e islamizimit ranë shumë në këtë trevë.Kjo dhe për faktin
se Ali Pashë Tepelena u la më shumë liri të krishterëve.
Pas rënies së pashallëqeve nisi një valë islamizuese edhe në Elbasan.
2
Enciklopedi e Elbasanit SEJKO,Elbasan 2002,fq 369
7
Nga ana tjetër për të ruajtur disa doke dhe zakone kristiane në disa zona kryesisht
malore si Shpaati deri në shek XIX dhe Sulova deri në shekXVII do të kemi një
dukuri që është kriptokristianizmi ose më saktë në shtëpi me rite kristiane dhe për të
mos paguar taksa në registra mbanin emra myslimanë.
Nё Peqin xhamia e vetme nё kёtё qytet u ngrit pikёrisht nё fillim tё shek XIX3
Vihet
re që banorët e kësaj treve do jenë shumë konservatorë ndaj respektimit zakoneve të
tyre,por edhe tolerantë ndaj besimeve të tjera.
Kështu në këtë kohë nga jeniçerët u përhap rryma e bektashinjve.
Ajo ishte më liberale se e synijve.Kështu perçja nuk ishte e detyruar.Një qendër e tyre
krahas Krujës ishte edhe Elbasani.Fryma liberale dhe ngjashmëria me festat pagane
të zakoneve të tyre do ishte faktor kyç që të gjejë përhapje edhe në prefekturën e
Elbasanit.
Kështu kujtojmë që në krahinën e Çermenikës vendlindja e ditës së verës banorët e
kësaj treve do të jenë të parët që do përqafojnë ideologjinë e këtij sekti.
Kurse në qytet mqs banorët e tij ishin shumë besimtarë do të ngeleshin në syni dhe do
ti quanin si tradhëtarë bektashianët.Këta do të jetonin të veçuar në jug.4
Teqeja pёr kёta besimtarё do tё ngrihet nё fund tё shek XVIII-fillim shek XIX5
Gjithsesi asgjë nuk do i veçojë ata drejt të qenit shqiptarë.
Dhe patriotët elbasan në këtë drejtim do i gjeje bashkë si patriotë.
Në fillim të shek XX rajoni I Elbasanit vazhdonte të ishte nën sundimin osman.
Dhe në bazë të ndarjes administrative të kësaj perandorie do të përfshihej nën
sanxhakun me të njëjtin emër.Do të përbëhej nga këto kaza Peqini,Elbasani,Gramshi.
Si besime do të ishin stabilizuar tre tradicionale myslimanë syni,ortodoksë dhe
bektashianë.
3
Pettifer James Shqipёria dhe Kosova , 1995, fq 360
4
Enciklopedi e Elbasanit SEJKO,Elbasan 2002,fq 69
5
Pettifer James Shqipёria dhe Kosova ,1995, fq 341
8
Në kryeqendrën Elbasan do të kishte dhe 50 familje unite1
ose më saktë me rite
lindore,por të varur nga papa si edhe pak hebrenj2
Në krahinën e Shpatit ishte dukuria e dy besimit ose më saktë kriptokristianizëm ose
më saktë ajo që quhet me emër laramani fetare ku zyrtarisht emër mysliman realisht
rite ortodokse në shtëpi
Ja cila ka qenë struktura fetare e zonës së Elbasanit në shekXVIII sipas historianit
Zmajeviç3
- Peqini si qytet 152 shtëpi dhe 100%myslimanë
- Peqini si kaza 407shtëpi dhe po 100%myslimanë
- Elbasani si kaza 31 shtëpi kristiane dhe 784 shtëpi myslimane ose rreth
79%
- Shpati 151 shtëpi kristiane dhe 618myslimane ose rreth 80%
dhe kristianët ishin kryesisht në zonën e Gjinarit
- Sulova të 137shtëpi myslimane ose 100%
- Kërraba ku futet dhe zona në veri të Elbasanit 322shtëpi e100%
myslimane.
Ndërkohë Çelebi jep një statistikë se që në shekXVII në këtë rajon rreth 69%ishin
myslimanë.Pra më saktë islamizimi i popullsisë në këtë zonë kishte përfunduar para
shek XVII përveç zonave të thella.
Në fund po japim disa statistika për një tablo më të qartë nga një regjistrim osman4
Si sanxhak Elbasani kishte 47mijë myslimanë ose 88%myslimanë dhe 4800 shqiptarë
ortodoksë e 5500 të kombësie tjetër kryesisht arumunë,ciganë,etj dhe rreth
57300mijë banorë gjithsej.
Kështu në këtë kohë kazaja e Elbasanit kishte 33mijë myslimanë ose 93% dhe
2500banorë ortodoksë sipa Mavromatis ku këtu hyjnë dhe 1000ciganët e 1500
arumunët.
Nqs do të flisnim si ndarje kemi në këtë periudhë
Në qytetin e Elbasanit 8400myslimanë ose 87% nga rreth 10mijë banorë.
Krahina e Çermanikës me 12fshatra dhe 3000myslimanë bektashianë.
Krahina e Shpatit kishte nga 43 fshatra 35të krishtera në fillim të shek XX dhe rreth
5mijë banorë të krishterë.Kjo sipas të dhënave kishtare.Këtu vihet re edhe dukuria e
kriptokristianizmit pasi të dhënat osmane japin 20 fshatra myslimane me 1500banorë
myslimanë dhe 23 fshatra kristiane me 2500banorë.
Nahija e Qukësit do të kishte 7915 myslimanë shqiptarë në 26 fshatra
Bektashianët përbënin ¼ e popullsisë së qytetit5
1
Enciklopedi e Elbasanit SEJKO,Elbasan 2002,fq 437
2
2
po aty fq 231
3
3
Islami në Shqipëri ,Tiranë 2000,fq 63
4
4
Peter Bart Myslimanët dhe lëvizja për pavarësi në Shqipëri ,Tiranë 2004, fq 49
5
po aty
9
Në vitin 1900 nën drejtimin e arqipehkop germanos 60ortodoksë kaluan në besimin
uniat që u pasua në tërë trojet shqiptare deri në Korçë nga 2400 veta.
Por ajo që të bën përshtypje janë të dhënat austriake në vitin 1916 ku për këtë krahinë
japin 3300myslimanë dhe 3600kristianë.
Gjithsesi sipas Bartl kaza e Elbasanit ishte kryesisht myslimane 85-90% ku vetëm
nahija e Shpatit ishte e krishterë.Sipas tij islamizimi këtu ishte diçka e re dhe lëvizje
drejt islamizimit në kuptim të plotë kemi vetëm në gjysmën e shekXIX.
Dhe kriptokrishtërimi sipas tij në krahinën e Shpatit ishte stadi i parë i islamizimi.
Gjithesi faktorët kryesorë që ndikuan që banorët e kësaj treve përqafuans shpejt fenë
islame ishin.
Së pari rajoni ishte kryqëzim rrugësh ku do vihej shpejt në kontakt
Së dyti marrja me tregti e banorëve të kësaj treve dhe lejimi I saj në kuran.
Së treti karakteri tolerant i banorëve të kësaj treve dhe theksimi I saj në kuran
Së katërti karakteri arsimdashës I banorëve të trevës dhe theksimi e nxitja në kuran.
Së fundi nxitja për karrierë të atyre që përqafonin fenë islame.
Nga ana tjetër faktorët kryesorë që do të çonin në përhapjen e sektit mysliman
bektashian edhe në Elbasan do të ishin
Së pari ngjashmëria me disa festa popullore pagane, Shembull për këtë do të ishte
fakti që 22marsi dita simbol e bektashizmit që është sultan nevruzi do të kishte shumë
të përbashkëta me 14marsin ditën e verës
Së dyti ngjashmëria me krishtërimin bëri të përhapej edhe në elbasan.
Së treti fryma liberale e këtij sekti ndaj besimeve fetare të tjera.
Por ajo që do bënte besimtarët e këtij sekti që të jetonin të veçuar ishte fakti që
besimtarët myslimanë syni që përbënin shumicën në Elbasan do I quanin tradhëtarë
dhe si rrjedhojë jo vetëm nuk do I afronin,por edhe do I sulmonin.
10
Kriptokrishtërimi
Pas pushtimit osman një pjesë e popullsisë ortodokse për të patur lehtësira
Nga organet e këtij pushtimi konvertoheshin me emër në myslimanë zyrtarisht, por
realisht nëpër shtëpia kryenin rite ortodokse.
Si dukuri egzistonte në Tropojë dhe në zonën e Dragotit të Sulovës deri në fund të
shek XVIII.Më pas këta banorë u islamizuan..
Por më tipike kjo krahinë ishte në Zonën e Shpatit.
Si dukuri ajo u bë sipërfaqësore në fund të shek XIX në këtë rajon.Pikërisht atëherë
kur shteti osman I kërkoi nënshtetasve të tij të kryenin shërbim ushtarak.
Banorët e kësaj zone deklaruan se ishin të krishterë dhe nuk duhej ta kryenin këtë
shërbim.
E përmendëm dhe më lart sipas Bartl patriarkana theksonte se nga 43 fshatra 5 ishin
myslimane,kurse statistikat osmane theksonin 20.Dhe këto 20 fshatra mund të ishin
në fakt kriptokristiane.
Si dukuri u rrallua pas shpalljes së pavarësisë dhe do zhduket gjatë kohës së Zogut ku
Përfundimisht këta banorë do të njihen në ortodoksë.
Bartl kriptokristianizmin e quan faza e fundit e krishtërimit dhe faza e pare e
islamizimit.Ndoshta ka të drejtë pasi fshati Dragot I Sulovës në fund të shek XVII
ishte kriptokristian dhe në fillim të shek XVIII u konvertuan në myslimanë
11
2 Toleranca në Elbasan.
Në trevën e Elbasanit mardhëniet mes besimtarëve të feve të ndryshme kanë qenë të
mira.Jo vetëm nuk është vënë re asnjë incident mes tyre por shpeshherë ata shkonin
dhe në festat fetare të njëri tjetrit si në pashkë,bajram,krishtlindje,sultan nevruzi,
shëngjergji,etj.
Apo i shihje përsëri bashkë edhe në festa symbol si dita e verës 14marsi ku
shkëmbenin me njëri tjetrin bollokume një ëmbëlsirë tradicionale elbasanllie,origjina
e të cilës është nga krahina e Cermenikës.
Një festë tjetër symbol është ajo e Shën Gjon Vladimirit ku cdo 4 Gusht shkojnë për
pelegrinim shumë besimtarë të të dy feve në këtë manastir ku eshtrat e këtij shenjti
janë sjellë nga Karl Topia këtu në fund të shek XIV.
Gjithsesi ndoshta rrallë ka patur edhe martesa mes tyre.
Por këtu theksojmë dicka .
Besimtarët bektashianë jetonin të vecuar në një lagje.
Kjo pë arsye se besimtarët myslimanë syni që ishin shumicë I shikonin me përbuzje
se I quanin tradhëtarë të Muhametit.1
Myslimanët nuk sulmonin kultet kristiane.Madje vetë ata kishin një farë ndjenje
besytnie ndaj tyre.
Toleranca fetare ishte jo vetëm tek njerëzit e thjeshtë,por edhe tek paria.
Kështu ndodhte edhe në Elbasan.Shqiptarët e besimeve të ndryshme i festonin bashkë
edhe festat fetare të njëri-tjetrit,hynin dhe dilnin,ishin bashkë në hidhërime dhe
gëzime.Madje në disa raste kryenin edhe martesa me njëri tjetrin.Por me një
përjashtim që kjo e fundit në Elbasan ndodhte rrallë,por gjithsesi ndodhte.
Ndoshta fakti që disa klerikë u vunë nën shërbim të të huajve shërbente për njerëzit e
thjeshtë si një faktor më shumë për tolerancë.
Shqiptarët i ruajtën lidhjet e tyre tradcionale pavarësisht nga ndryshimet fetare.Aq më
shumë në Elbasan ku elbasanllinjtë mbajnë më shumë njëri tjetrin pavarësisht nga
feja se një të ardhur nga një krahinë tjetër.
1
Enciklopedi e Elbasanit SEJKO,Elbasan 2002,fq 98
12
Dita e Verës 14 Marsi.Dita e Shën Gjon Vladimirit.
4 Qershori. Dy festa simbole të tolerances fetare në Elbasan
Ashtu si çdo festë edhe festat fetare shqiptarët i festonin bashkë dhe veçanërisht kjo
në rajonin e Elbasanit ku sa rigorozë ishin në parime ashtu edhe vinin për urime në
festat e njëri tjetrit dhe disa festa që ishin bërë popullore si Shën Gjoni dhe Dita e
Verës i festonin bashkë
Kryesisht besimet pagane shqiptare kanë qenë të huazuara,por me ngjyrime vendasi.
Në këtë drejtim edhe në aspektin religjioz pushtuesit romakë u gjendën me
rezistencën ilire. Si psh Jupiteri parthin,Diana e kandave,Nimfeu Bylon.1
Ndërkohë
edhe fetë monoteiste në këto treva që do afrohen më vonë do marrin edhe ngjyrime
nga besimet pagane.Kështu edhe në këtë kohë respektohen kulti i gjarprit,tokës,
diellit,etj.Vazhdimësia e këtyre kulteve pagane do të thoshte se kristianizmi dhe
myslimanizmi nuk gjetën kushte të përshtatshme për tu bërë mbizotëruese në
ndërgjegjen fetare të njerëzve.Shqiptarët çdo rrit pagani a bashkangjisnin ritit fetar
madje edhe tempuj si psh faltorja e Amantisë në kishë,etj.Madje kritikoheshin edhe
klerikët që donin të largonin këto zakone pagane që populli i quante të tiat popullore.
Kemi edhe shkrirje si psh riti i Shën Kollit,Shën Gjergjit,etj.
Apo kemi psh ditën e verës ku myslimanët kanë Nevruzin dhe ortodoksët
Vangjelizmonë
Ndërkohë vetë dita e verës është një festë pagane e ardhur nga kohërat që simbolizon
lidhjen e njeriut me natyrën.Ajo kremtohej edhe nga grekët dhe romakët dhe
presupozohej që kur shkrin dimri shkrijnë edhe zemrat.Dhe njerëzit duhet tia dinin
këtë për respekt perëndive dhe duhej tu falej atyre.Dhe këto ishin ato perëndi që
lidhnin njeriun me natyrën dhe lindi në ato kohë ku akoma nuk kishte lindur matja e
kohës.Sa më i vjetër ishte qytetërimi aq më i vjetër lidhja.
Dhe tërë kjo lidhej me perënditë gra pasi ato simbolizonin pjellorinë.Ishte i tëri një
pajtim shpirtëror dhe material me natyrën.
Në fakt fillesat e saj kjo festë i ka që 1000vjet para erës sonë kur në portat e eshtrës
pranë Kopshteve të varura të Babilonisë organizohej festivali dhe panari i Verës.
Më vonë kjo u pasua nga hebrenjtë dhe grekët e lashtë.Në Romë statujën e perëndisë
Mërkur e mbanin njerëzit e fuqishëm që simbolizonte që njerëzit nuk duhet të
largoheshin nga nga ajo që e lindi e cila ishte natyra.
Në këtë rast kemi dy praktika për purifikim që ishin
- Ndezja e zjarrit
- Hedhja e ujit
Përkon kjo festë edhe me ekuinoksin pranveror.
As krishtërimi dhe myslimanizmi nuk e zhdukën këtë hambar mitologjik.Kjo edhe
për faktin se ritet që kryenin këto dy religione ishin në gjuhë jo të kuptueshme për
popullsinë e thjeshtë.
1
H.Ceka Dita e Verës ,Sejko 2004,fq 39
13
Por përse në Elbasan festohet më shumë.
Sepse Elbasani del jashtë atij quadri fshat qytet pasi traditat qytetare këtu janë të
theksuara kudo.Elementët paganë këtu fituan vazhdimësi dhe mqs Elbasani është
kryqëzim rrugësh kulturat që vijnë nga rrethe të ndryshme gjejnë
armoni.Por gjithsesi bazë janë rrethinat e Elbasanit pasi dihet që në afërsi të zonave
rurale lidhjet janë më të forta dhe festohen më shumë në këto zona festat
tradizionale.Si bazë dhe origjinë është krahina e Çermenikës sepse dihet që në fillim
nderimet i bëheshin perëndeshës Diana të kësaj krahine që ishte perëdeshë e gjuetisë.
Gjithsesi sot dita e verës festohet në natyrë dhe jo lokale pasi shijohet natura.
Dita e verës është një moment reflektimi.Dhe kjo si pasojë e shkatërrimit ekologjik
që po i bëhet natyrës.Këto festa duhet të festohen pasi nuk i bëjnë dëm njeriut.Natyra
modifikon njeriun dhe njeriu natyrë dhe të tërë ne në tërësi jemi pjesë e Universit.
Më pas dita e verës do të spostohet pak në kohë në 22Mars dhe tani si sulltan Nevruz
për sektin mysliman Bektashian2
Mos harrojmë se banorët e trevës nga e ka origjinën kjo festë,ata të Çermenikës do të
kthehen kur u përhap besimi myslimanë në besimtarë myslimanë të sektit bektashian.
Por përsëri të dy këto do të festohen bashkë dhe do të jenë simbol të tolerancës fetare
në Elbasan ashtu si edhe një festë tjetër lokale ajo e Shën Gjon Vladimirit
Kështu në çdo 4 Qershorit e Shën Gjonit ku organizohen panaire ku marrin pjesë
myslimanë dhe të krishterë .Eshtrat e tij janë në manastirin e Shën Johan Vladimirit
që prej 22 Maj 1015 dhe 4 Qershor ku kryhen që prej asaj kohe pelegrinazhe nga
besimtarët e të dy riteve.
Gjithsesi edhe në vendet e shenjta shqiptarët e të dy feve shkonin bashkë si në
manastirin të shenjtë ortodoks të Shën Naumit.
Apo e përmendëm më lart festimin bashkë të ditës së verës.
Gjithashtu Shën Gjon Vladimirin e nderonin si shenjtor si mysliman edhe ortodoksë
dhe katolikë.
2
po aty fq, 43
14
3 Përpjekjet për përkthimin e librave fetare në gjuhën shqipe
Kontributi klerikëve elbasanas.Përpjekjet për liri dhe pavarësi të
patriotëve elbasanas pa dallime fetare.
Në drejtim të përkthimit të librave fetare përkthyesit elbasanas kanë patur traditë.
Megjithëse kjo binte ndesh me orientimet të qendrave përkatëse të huaja që donin
përkatësisht ato myslimane në turqisht dhe arabisht dhe patriarkana greke e
Stambollit në greqisht.
Do të fillojmë që në fillim me psalltet e anonimatit të Elbasanit në fund të shek XVII.
Ideja ishte për të sjellë sa më shumë neologjizma të terminologjive fetare në gjuhën
shqipe për ti bërë ato sa më të kuptueshme. Në popull.
Më pas përmendim këtu Teodor Haxhi Filipin,1
që për kontributin e paçmuar që dha
në arsim populli e quajti dhaskal që domethënë mësonjës dhe më gjerë Dhaskal todri.
Ai përktheu dhe shumë psalme.
U përpoq për futjen e gjuhës shqipe në shërbesat fetare dhe për mësimin e saj në
shkollë.Ripërktheu të dyja dhiatat.
Vepra e tij është Mesha e Shën Johan Gojartit me disa fragmente ungjingjsh dhe
parafrazime të dy fabulave të Ezopit.Kisha fanariote e vrau dhe më 1827 I dogji
shkrimet.
Shkroi në elbasanllinshten e kohës dhe bëri përpjekje të dukshme në krijimin e
neologjizmave të kohës për përkthimin e veprave fetare.
Do të krijojë dhe një alfabet të tijin.
Por jo vetëm kaq .Patriotët klerikë ortodoksë dhe myslimanë elbasanas do të ishin
bashkë dhe në luftën për liri kundër pushtimit osman.
Kështu do të ishte peshkopi elbasanas Nikollë Mejkashi që do të merrte pjesë në dy
kuvendet shqiptare të Dukagjinit 1601 dhe 1602.Ai ishte me prejardhje nga Mjekësi I
Elbasanit dhe peshkop I Shqipërisë së mesme.
Madje do I dërgonte letër proteste edhe papës mqs ky I fundit nuk I përkrahu aq sa
duhet.
Në këtë drejtim të dalluar kanë qenë banorët ortodoksë të lagjes Kala.
Kështu kemi të famshmin Konstandin Kristoforidhin2
me përkthimin e Biblës,
Dhiatës së re dhe të vjetër dhe psalmeve.
Gjithsesi ai këto do i bënte në bashkëpunim me një shtypshkronjë protestantante. Ai
do të hartonte memorandum për gjuhën shqipe.Do të përfundonte përkthimin e
dhiatës së re toskërisht dhe gegërisht.
Më pas Shënime për shqipërinë,gjuha dhe përkthimi I veprave të shenjta më 1860.
1
1
Enciklopedi e Elbasanit Sejko,Elbasan 2003,fq 163
2
po aty fq 241
15
Në Stamboll botoi përkthimet gegërisht Katër ungjijtë dhe Punët e apostujve me
alfabetin latin më 1866 më 1872.Më pas Psalltri në 1868 në toskërisht.
Dhiatën e re gegërisht më 1869Ungjijtë e vecantë toskërisht më 1879
Katër ungjijtë së bashku më 1879.Dhiata e re e plotë më 1879 toskërisht
Fjalët e urta të Solomonit dhe Vivla e Isaisë toskërisht më 1884.
Krijesa dhe të dalët gegërisht më 1872.
Traditën e tij duke e vlerësuar lart e vijoi Noli dhe zyrtarisht u njohën dhe përdorën
nga kisha shqiptare pas njohjes së saj në vitet 30.
Katër katekizma për cunat e vogël gegërisht 1867.
Tomson për nevojat e tij për dhiatën e re e thiri përsëri më 1878.
Lidhur me traditën Dhe ai hartoi një alfabet me shkronja latine.
Këtë traditë do e vazhdojë më pas një patriot tjetër elbasanas at Visarjon
Xhuvani,3
për Kontributin e të cilit ne do të flasim më poshtë
Por përpara se të ishin myslimanë dhe ortodoksë elbasanasit mbi të gjitha ishin
shqiptarë.
Kështu përmendim përpjekjet që më pare për mësim në gjuhën shqipe dhe që do të
flasim më poshtë.
Nuk do të ishte e rastësishme që në Shpat do të ishte një shkollë shqipe që në 1872
me alfabet të Kristoforidhit 4
dhe nën drejtimin e patriotit shpatarak Isuf Qosja.
Apo kryengritjet e banorërve ortodoksë shqiptarë të shpatit në fillim kundër sundimit
osman dhe më pas kundër sundimit të patriarkanës së Stambollit.në fund të shek XIX
Ishte dhe ndihma që dhanë dy patriotët ortodoksë elbasanas Sotir Peci dhe
Aleksandër Xhuvani që dhanë ndihmën e tyre në hapjen e shkollës Normale në
dhjetor 1909 për përgatitjen e mësuesve të rinj.
Edhe bektashianët elbasanas si idhulli i tyre Naim Frashëri dhanë kontributin tyre jo
vetëm në fe,por edhe në fusha të tjera të jetës si psh në letërsi me sheh Ahmet
Elbasanin.
Dhe së fundi nën ndikimin e patriotit mysliman me peshë Aqif Pasha qyteti I
Elbasanit do të jetë ndër të parët që do e ngrejë flamurin e pavarësisë më 25Nëntor
1912.Dhe ishte po ndikimi I tij siç do flasim më poshtë qo do pengojë përhapjen e
kryengritjes pro osmane të Haxhi Qamilit në vitin 1914.
3
Ndoc Xhuvani Visarjon Xhuvani,apostul I atdhetarizmit dhe ortodoksisë shqiptare,
Tirane 2003fq 137
4
Enciklopedi e Elbasanit ,Sejko,Elbasan 2003, fq 653
16
Nga ana tjetër më pas siç do e shohim në rrjeshtat e mëposhtëm të huajt për qëllime
të tyre sajonin ngatërresa sikur ndodhnin mes myslimanëve dhe ortodoksëve si rasti I
Klenjës4
,por ishin po këta besimtarë që kundërshtonin
Si konkluzion theksojmë se ishin në një llogore edhe në Elbasan mysliman dhe
kristian megjithëse u përpoqën shumë si turkofilët por edhe inspiruesit e
Patriarkanës së Stambollit për ti kundërvënë shqiptarët e besimeve të ndryshme
kundrejt njëri-tjetrit nuk ia arritën dot.
Ajo që është më kuptimplotë që deklaratën e pavarësisë së Shqipërisë e nënshkruan të
tre përfaqësuesit e lartë klerikë locale.
Kështu për besimtarët myslmanë syni e nënshkroi Haxhi Hafëz Sulejman Kungulli
Për besimtarët myslimanë bektashianë e nënshkroi sheh Mahmut Guma.
Shembullin e patriotëve elbasanas e cuan më tej ata peqinas duke ngritur edhe ata në
qytetin e tyre flamurin më 27Nëntor 1912
Për besimtarët ortodoksë zv mitropoliti I Durrësit Papa Dhimitër Dhimitraku.
Ndoshta do të ishte me vend të bënim një retrospective për hapjen e shkollave në
gjuhën shqipe .Kështu në fillim ishte shkolla e kalasë që fillimet I ka në 1736
Shkolla e qoshes u hap në vjeshtë 1913 pranë medresesë së qytetit më pas u quajt
agimi.
Protestanët me Eriksonin hapën dhe një shkollë fillore amerikane në 1909. Mësimi
bëhej shqip dhe anglisht.u mbyll gjatë luftës së parë botërore.
Nga ana tjetër shkolla shqipe të fshehura do të kishte gjithandej si
në shpat,cermenikë,martanesh që e konfirmon konsulli rus
Më pas ato do të shtohen gjatë pushtimit austrohungarez
Së fundi karakteri patriotic I klerikëve elbasan u vu re dhe nga udhëtarë të huaj.
Kështu ishte Durham që do të theksonte se në Elbasan patriotizmi në këtë krahinë
qëndron mbi të gjitha doktrinat fetare.
Apo Edvin Zhak do të theksonte se krahasuar me doktrinën e patriotizmit besimtarët
do të ishin apatikë.
Një gazette do e quajë Elbasanin shkëndijë të idesë kombëtar5
4 Besimet fetare në vitet 1912-1920
4
A.Q.SH fondi 271nrd 174,175 të vitit 1913 tregon se banorët mysliman të trevave
Trebinjë,Klenjë bëjnë presion ndaj banorëve ortodoksë të kësaj treve për të ndërruar
fenë.Kjo është letër e datës 23.10.1913.Vetë qeveria e Vlorës dhe posaçërisht
kryeministri Ismail Qemali shkruan në përgjigje që duhet bërë kujdes me ketë çështje
që të mos përhapet në shtypin evropian.
Kurse prefektura Elbasan përgënjeshtron këtë lajm të dhënë nga propoganda greke.
Edhe vetë ortodoksët e Klenjës pavarësisht se çfarë ndodhi për të mirën e vendit
he mqs si problem u zgjidh shpejt gjejnë forcë duke përgënjeshtruar lajmin e dhënë
dhe theksojnë se mardhëniet me vëllezërit myslimanë janë shumë të mira.
5
Evërteta ,gazette politico,letrare fetare date 5Qershor 1911 titulli Në Elbasan fq 2
17
Me shpalljen e pavarësisë një pjesë e mire e trojeve etnike shqiptare do të ngelnin
jashtë kufijve të shtetit shqiptar.Popullsia e këtyre rajoneve si rrjedhojë e represionit
do të detyrohej të emigronte dhe një prej strehave të kësaj popullsie do të ishte dhe
Elbasani.Kështu sot kemi me mbiemrin Ceka nga Camëria,apo manastirliu,ipeku nga
qytetet përkatëse që kishin ardhur.Në këtë rast banorët si myslimanë dhe ortodoksë të
Elbasanit do I mirëprisnin megjithë zemër.
Si rrjedhojë e kësaj mqs shumica e kësaj popullsie ishte myslimane përqindja e
popullsisë së këtij besimi në këtë trevë do të rritej pak.
Fanatizmi I theksuar I myslimanëve në Shqipërinë e mesme do të sillte si dukuri
kryengritjen e haxhi qamilit në vitin 1914,por do të ishte ndikimi I Aqif Pashës dhe
moderimi i banorëve myslimanë të trevës së Elbasanit do të bëjë që kjo kryengritje të
mos marrë zhvillim në këtë trevë.
Nga ana tjetër përfaqësuesi elbasanas në këtë kryengritje Qamil Haxhi Feza pasi pa
qëllimet aventuriere të Haxhi Qamilit u tërhoq nga kryengritja.
U fut në burg për këtë qëndrim me urdhër të vetë Haxhi Qamilit.
Qytetarët elbasanas kërkuan lirimin e tij,por ai se pranon.
Ai ishte për liritë e tërë besimeve fetare dhe kundër ndikimit të elementit turkoman në
lëvizje
Kurse dukuria e kriptokristianizmit ose më saktë me rite ortodokse,por me emër
mysliman pas shpalljes së pavarësisë do të zbehej dhe pas luftës pare botërore do të
zhdukej.Kjo për faktin se tani sundimi osman do të kishte marrë fund.
Gjatë luftës së pare botërore dhe veçanërisht gjatë pushtimit austrohungarez do të
marrë hov dukuria e unitizmit ku si rrjedhojë e besimit katolik të këtij pushtuesi
shumë besimtarë ortodoksë të nxitur për interesa materialiste nga vetë kleri do
kthehen në unitë1
Nga ana tjetër jo vetëm inskenimi I ngjarjes së Klenjës,por pushtuesit serbë do të
tentonin të nxisnin urrejtje dhe përçarje mes myslimanëve dhe ortodoksëve në zonën
e Dumresë.Por kur nuk arritën rezultat kryen raprezalje dhe masakër në fshatin
Dragot në fund të vitit 1912
1
Valentina Duka Qytetet shqiptare 1912-1924,Toena 1997,fq 34
18
Gjithsesi Shpallja e pavarësisë do të sillte hapa të rinj edhe në drejtim të jetës
fetare.Madje edhe në Elbasan.
Kështu pavarësia fizike dhe juridike e shtetit shqiptar do të kishte rrjedhojë edhe atë
shpirtërore e cila duhej të arrihej me autoqefalinë e institucioneve klerikale shqiptare
nga qendrat e tyre përkatëse në Stamboll.
Por ky proçes u ndërpre përkohësisht gjatë luftës së pare botërore dhe siç do e shohim
më poshtë do të marrë udhë gjatë viteve 20-30 me stabilizimin e shtetit shqiptar.
Kurse stabilizimi I këtij shteti në vitet 20-30 do të vulosë edhe faktin që tashmë
shoqëria shqiptare do të jetë e pavarur nga Stambolli jo vetëm juridikisht,por edhe
shpirtërisht tashmë pasi institucionet klerikale shqiptar do të shpallin autoqefalinë e
tyre nga qendrat përkatëse në Stamboll
Lidhur me këtë problem dhe shumë të tjera do të flasim në rrjeshtat e mëposhtëm
19
KREU I
Komunitet fetare në Elbasan
(1920-1939)
1 Gjendja e komuniteteve fetare ne Shqiperi
Rregjistrime lidhur me përbërjen numerike ka patur herëpashere që nga lashtësia dhe
më pas gjatë pushtimit osman dhe më tej.
Por këto regjistrime kanë patur mangësia pasi realizohej në varësi të interesave psh
pushtuesi osman që si fe zyrtare kishte myslimanizmin i interesonte që përbërja e
besimtarëve të këtyre të fundit të ishte sa më i lartë.
Rregjistrime më realiste janë kryer pas shpalljes së pavarësisë dhe sidomos pas
stabilizimit të shtetit shteti në vitet 20.
Rregjistrimi më i plotë ka qenë ai i kryer nga qeveria e Ahmet Zogut në vitin 19271
Kështu sipas këtij regjistrimi Shqipëria2
kishte 88793 katolikë që ishin shumicë në
veri dhe në 315 fshatra dhe 23 krahina,kryesisht në veri dhe ortodoksët 181051 në
rreth 500fshatra,kryesisht në jug dhe pjesa tjetër mbi 60% e popullsisë nga
2348fshatra dhe 833618 banorë.Numri i popullsisë myslimane u shtua edhe si pasojë
e ardhjes së vëllezërve tanë kosovarë dhe vëllezërve tanë nga Kosturi dhe Follorina
edhe nga Çamëria.
Madje qeveria e Zogut kishte dhënë për strehimin e tyre 452000franga ari.Kështu u
strehuan 1400familje dhe 6000frymë.
Nga besimi katolik vendi ynë kishte 4 epishkopata si Durrës,Berat,
Gjirokastër,Korçë ku Elbasani bënte pjesë në epishkopatën e Durrësit.
Epishkopatat ishin organizmi hierarkik i kishës katolike që varësinë e kishte direkt
nga Papa i Vatikanit,një varësi që buronte që nga kohërat më të hershme.
Ndërkohë Shqipëria kishte edhe 6 abaci ,dioqezë dhe arqidoqezë katolike
Kurse besimi më i madh ai mysliman kishte një organizim hierarkik që fillonte me
kryemyftininë në Tiranë dhe vazhdonte me myftinitë në rrethe.
Besimi ortodoks kishte një orgainizim hierarkik që vazhdonte me kryepeshkopatën në
Tiranë dhe mitropolitë në rrethe.
Si institucione kulti vendi ynë kishte 127 xhami,17 medrese,1306 hoxhallarë,
260teqe,65 baballarë,128shehlerë e 468 dervishë,844kisha ortodokse dhe
147kisha katolike.
Ajo kishte 6 mitropoli dhe 3 arqipeshkëvi si edhe 628 priftërinj edhe 70manastire.
Totalisht kishte 2700institucine kulti dhe 2600klerikë
Katolikët ishin të përqëndruar në prefekturën e Shkodrës ku zinin mbi 50% të
popullsisë së saj.Ortodoksët në Korçë dhe Gjirokastër ku zinin afërsisht gjysmën e
popullsisë dhe myslimanët në prefekturat e Shqipërisë së mesme ishin shumicë në
masë dërmuese.
1
1
Eshte pasqyruar teresisht ne librin Shqiperia 1927 te Teki Selenices,Tirane 1927
2
po aty fq 227-229
20
Si organizim adiministrativ në shek XI krahina ishte në themën e durrësit,
Më pas Elbasani ishte në principatën e durrësit të Karl Topisë.
Gjatë pushtimit të hershëm osman këto treva u përfshinë në krahinën e Cartallozit.
Gjatë pashallëqeve u përfshi në fillim në pashallëkun e Beratit dhe më pas të
Tepelenës së Ali Pashës.
Pas rënies së tyre këto rajone morrën afërsisht formën që kanë sot .
Kështu mes viteve 1864-1912 u përfshi në sanxhakun e elbasanit me 4 kaza peqin,
gramsh,elbasan.Këtu kemi lista tokash të mbetura vakante dhe të pronave vakufnore
Nënpunësit fetarë do të përbënin 12% të popullsisë qytetare në këtë kohë
Në 1913 prefektura e Elbasanit kishte prefekt aqif pashën.
Më 1925 kjo prefecture do të përfshinte 3 nënprefektura elbasan,peqin gramsh.
21
2 Gjendja e komuniteteve fetare në Elbasan
Për vitet kur flasim nga ana administrative prefektura e Elbasanit ishte një prej
10 nënprefekturave të vendit 1
E përmendëm edhe më lart që në rang prefekture elementi mysliman për çështje
fetare përfaqësohej nga myftinitë ku Elbasani ishte myftini më vete me qendër në
vetë këtë qytet. Sekti i bektashinjve që është mjaft i përhapur në Elbasan rregullohet
prej baballarëve që banojnë afër Elbasanit dhe në katunde të ndryshme
Kurse elementi ortodoks përfaqësohet nga mitropoliti i zgjedhur nga këshilli i kishës
autoqefale ku Elbasani varej nga mitropolia e Durrësit.
Besimtarët katolikë ose më saktë atë uniate që varësinë e kishin nga Vaticani dhe në
këtë qytet katolikë të mirfilltë nuk kishte dhe varësia ishte nga epishkopata e Durrësit.
Nga përpunimi i këtyre të dhënave nxjerrim se
Si prefekturë Elbasani kishte 74790 mysimanë ose 92% dhe 6438 ortodoksë ose 8%.
Popullsia myslimane do të shtohet pak siç e përmendëm edhe më lart nga ardhja e
popullsisë myslimane shqiptare nga trojet që iu shkëputën në Londër në vitin 1913.
Si prefekturë Elbasani kishte në atë kohë 172 xhami,2medrese, 196hoxhallarë dhe
nga sekti bektashian 17 teqe,6 baballarë,3shehlerë, 12dervishë, si institucione
katolike nuk ishte e përhapur mgjth në fakt në kala egzistonin disa familje katolike të
ritit lindor.kurse vetë nënprefektura e Elbasanit kishte 117 xhami dhe 148
hoxhallarë.Dhe për izraelitë mgjth ka nuk kemi të dhëna.Kurse si institucione
ortodokse kemi 17 kisha ortodokse dhe 11priftërinj e 1 manastir.
Si kishë ortodokse veç nënprefekturës së Elbasanit ndodhej edhe 1 në fshatin e
Grabovës së nënprefekturës së Gramshit.
Nga ana nënprefekturiale shohim se prefektura e Elbasanit përbëhej nga 3
nënprefektura Elbasan,Peqin,Gramsh,pasi Librazhdi ishte në atë kohë krahinë në
nënprefekturën e Elbasanit.
Në të tre nënprefekturat komuniteti mysliman dominante në masën mbi 80%.Kështu
në atë të Elbasanit 90%,në Gramsh 97%,dhe në Peqin 97%.Vemë re se sekti
bektashian do të jetë i përhapur në nënprefekturën e Gramshit.Po në këtë
nënprefekturën elementi ortodoksë do të dominojë në katundin e Grabovës.
Nga qytetet dhe qendrat nënprefekturiale po ashtu mbi 90% dominon elementi
mysliman në të tre qendrat.Kështu në Elbasan kishte 8816 myslimanë dhe 1919
ortodoksë ose vetëm rreth 20% ortodoksë,në Gramsh 368 myslimanë ose 100% dhe
asnjë kristian ortodoks,Edhe në Peqin po ashtu 1563 myslimanë ose 100%
1
Teki Selenica Shqipëria 1927, fq 338-340
22
Dhe nga krahinaritë nga 5 krahinaritë që kishte Prefektura e Elbasanit që ishin
Qukës,Librazhd,Çermenikë,Mollas,Shënepremte të pesta ishin në masë dërmuese mbi
90% myslimanë.Madje në disa prej tyre nuk ishte fare banorë kristianë.
Po ashtu nga 312 katunde siç njiheshin fshatrat atëhere vetëm Bizhodoni dhe Bujarsi
i Shpatit, si edhe Grabova e Shënepremtes apo Karakullaku si edhe Kryezjarrthi,në
Kuqan,Pashtresh,Selta,Stërsiani ,Shënepremte Shtërmen,
Trepanishti,Valësh,Zavalinë,Ziberesh mbizotëronte elementi kristian ose jetonin
kristian ose në 36fshatra dhe në përqnidje 15% e fshatrave.
Vetëm në Cërrik numri i ortodoksëve ishte rreth 40% e popullsisë dhe në Tudan
afërsisht i barabartë ky numër.Kurse në mbi 280 katundet e tjera myslimanët
ishin pothuajse 100%.
Një vështrim i përgjithshëm bazuar te vështrimi mbi fshatrat për nënprefeturat e tjera
do kemi2
Në nënprefekturën e Peqinit do ishin myslimanë të ritit syni
Kurse në nënprefekturën e Gramshit do kemi që në veri të qytetit janë besimtarë
myslimanë të sektit syni në jug në zonën e Skënderbagasit ose më saktë Tomorrica e
Gramshit banonin besimtarë myslimanë të sektit bektashian që në fund të ditëve të
gushtit kryenin kurbane me rastin e ditëve të Baba Aliut profetit të tyre.
Vetëm në zonën e Grabovës të kësaj nënprefekture jetonte një popullsi e përzier
myslimane dhe ortodokse.
Gjithsesi siç do e shohim më poshtë elbasanasit do ishin në shumë raste apatikë dhe
do ishte kjo arsyeja që përhapja e ideve evangeliste gjeti përhapje vetëm tek këta
besimtarë.Dhe kjo më shumë për kureshtje.3
Lidhur me qytetet të dy lagjet e Peqinit dhe vetë qendra e nënprefekturës së Gramshit
janë në masë mbi 90% myslimanë.
Vetë qendra e kësaj prefekture bashkia e Elbasanit në atë kohë kishte një përbërje
mysliman me përjashtim të lagjes së vjetër Kala me një përbërje shumica
ortodokse,por edhe myslimane si edhe lagja shën Koll me një përbërje ortodokse.
Në jug të qytetit jetonin të veçuar besimtarët myslimanë të sektit bektashian ku edhe
kishin një teqe për ushtrimin e riteve të tyre.
Ata jetonin të veçuar pasi besimtarët myslimanë të sektit syni ishin shumë fanatikë
dhe ata bektashianë i konsideronin më shumë si jo myslimanë sesa myslimanë .
Në kohëra të mëparshme këtu ka egzistuar edhe sinagoga.4
Dhe pjesa tjetër e
popullsisë janë myslimanë pjesa më e madhe të sektit syni,5
por edhe të sektit
bektashian kryesisht të ardhur nga Gramshi dhe Skrapari,por edhe autoktonë.6
2
Teki Selenica Shqipëria 1927, faqe 857-868
3
Edvin Zhak,Beteja për Shqipërinë fq 38-39
4
Enciklopedi e Elbasanit,Sejko2003,fq 131-133
5
po aty fq267-268
6
po aty fq93-94
23
Theksojmë këtu se një pjesë e mirë e popullsisë myslimane syni autoktone
elbasanllie janë me origjinë turke si Stambollxhiu, Kerafexhiu,etj.
Jetojnë vetëm një pakicë e papërfillshme katolike të ritit unit dhe disa qindra
besimtarë hebraikë që do shtohen gjatë pushtimit nazifashist si rrjedhojë e strehimit
në familjet elbasanase dhe do largohen pas vitit 1990 pas shembjes së regjimit
komunist dhe do shkojnë në vendin e tyre në Izrael.
Gjithashtu në qytetin e Elbasanit jeton edhe popullsia myslimane e komunitetit rom
7
dhe egjiptian.8
Përbërja fetare e këtij rajoni ka pësuar ndryshime herë pas here kryesisht si rrjedhojë
e ardhjes së popullsisë shqiptare jashtë shtetit shqiptar kryesisht nga Kosova dhe
Çamëria .
Kështu popullsia kosovare u strehua në 1928 nga qeveria e Zogut në atë zonë që
njihet me emrin Fusha e Mbretit kurse ajo çame në zona të ndryshme por kryesisht
jashtë qytetit të Elbasanit dhe veçanërisht në Cërrik9
Si rrjedhojë e ardhjes së kësaj popullsie në prefekturën e Elbasanit mqs kjo popullsi
ishte myslimane e ritit syni do të kemi një shtim të popullsisë myslimane të këtij
sekti.
7
po aty fq 444-445
8
po aty fq371-372
9
Teki SelenicaShqipëria 1927,Tirona,Tirane 1928 fq 143-144
24
3 Bashkëjetesa dhe probleme
Tradicionalisht banorët e prefecturës së Elbasanit ashtu si tërë shqiptarët të dalluar
për tolerance fetare kanë festuar së bashku festat fetare.Ata kanë hyrë dhe kanë dale
në festat përkatëse të tyre si bajram,nevruz,pashkë,krishtlindje,etj.
Nga ana tjetër myslimanë dhe ortodoksë I shikoje bashkë dhe në festa tradicionale si
shën Gjergj,Shën Gjon apo ajo që është më kryesorja në simbolin e Elbasanit,ditën e
verës.
Nga ana tjetër kjo armoni fetare zbehej pak sa më larg qendrës dhe veçanërisht në
zona të thella malore.
Kjo edhe për shkak të lënies mbrapa të kulturës që të tjerët mundonin ta shfrytëzonin
për shkak të interesave të tyre.
Kishte raste kur klerikët e një religjioni bënin presion mbi besimtarët e religjionit
tjetër për të ndërruar fenë
Një problem jo i pakët ku në këto raste ndërhynte shteti ishte edhe çështja e ndërrimit
të emrit.1
Apo kishte edhe raste që ndalohen documenta që fusnin përçarje dhe urrejtje fetare
dhe në këtë rast ndërhynte shteti 2
Shteti merr edhe masa ndalimi kur ndonjë prift ngjall urrejtje fetare 3
Kemi edhe raste kur civilë ofendojnë institucione të kultit 4
Ka edhe raste që në shkolla laike bëhet propogandë fetare dhe duhet të
përqëndrohemi te aspekti laik i shkollës dhe jo I urrejtjes5
1
A.Q.SH,fondi 271 ,dosja 130 ,datës 6.06.1927,korespodencë mes ministries së
punëve të brendshme dhe prefectures Elbasan për problemet në fshatin zgozhdë
2
2
A.Q.SH ,fondi 271 ,dosja 216, viti 1929 korespodence e ministrise se puneve te
brendshme ne prefekture dhe nenprefekture mi ndalim te qarkullim te hartave te
Shqiperise te shtypur nga enti jezuit i Shkodres
3
3
A.Q.SH ,fondi 271 ,dosja 217, viti 1929 korespodence e nenprefektures Devine me
prefekturen mbi perjashtim dhe mospranim ne token shqiptare te priftit te Delvines si
propogandues
4
4
A.Q.SH,fondi 271 ,dosja 33 ,viti 1930 korespodence e prefektures Elbasan me
ministrine e puneve te brendshme mbi sjelljen e nje nentogeri te ushtrise duke fyer
fene e krishtere naten e nje ceremonie fetare
5
AQSH ,fondi 271 ,dosja 252,viti 1932 korespodence e prefekt Elbasan me
ministrine puneve te brendshme mbi propoganden qe ben tek nxenesit e shkollave nje
prift katolik.Theksojmë se është një qarkore e cila ka të bëjë me propogandën që bën
një prift katolik në kundërshtim me parimet kombëtare
25
Po ashtu ka edhe raste raste ku individë kërkojnë të ndërrojë fenë ose më saktë të
kalojë nga ortodoks në mysliman raste që gjithsesi ndodhnin,por të pakta për arsye se
ishte mëkat të ndërroje fenë dhe kjo ndodhte kryesisht mes unitëve dhe ortodoksëve
më të shpeshta dhe më rrallë ortodoksë në unitë6
Ka edhe raste grindje për prona mes dy institucioneve klerikale7
Në ndonjë rast nqs ishte e nevojshme ndërrhynin edhe organet shtetërore8
Probleme të tjera rutinë fillonin që me gurrët e varrezave 9
deri edhe kërkesa që
përkrahej edhe nga intelektualët që ndarja elektorale të mos bazohej mbi ndasitë
fetare10
Apo edhe kur institucionet klerikale interesoheshin për ndonjë person të
parregjistruar11
Ka edhe protestë të institucioneve klerikale që ceremonitë e martesave të mos bëhen
në shtëpi 12
6
AQSH ,fondi 271,dosja 262, 04.02.1936.Në këtë rast kisha ortodokse bën protestë
që dy priftërinj unitë kërkojnë përçarje të ortodoksisë.Kërkesa i drejtohet Ministrisë
së Drejtësisë.
7
AQSH ,fondi 271 ,dosja 337, datën 12.07.1935 korespodence e prefektures Elbasan
me ministrine e puneve te brendshme mbi mirembajtjen e pronave te komunitetit
mysliman
8
AQSH,fondi 271 ,dosja 252,viti 1937 korespodence e prefektures Elbasan me
ministrine e puneve te brendshme mbi lenien te lire te shitjeve te librave te shenjte
biblike
9
AQSH ,fondi 271,dosja 137 viti 1922. korespodence mes ministrise se puneve te
brendshme dhe prefektures Elbasan mbi ndalimin e bashkise qe te zaptoje gurret e
varrezave
10
AQSH,fondi 271,dosja 569,viti 1923,korespodence e ministries se puneve te
brendshme me prefekturen e Elbasanit mbi nje kerkese nga disa intelektuale
elbasanas.
11
AQSH ,fondi 271,dosja 135 viti1927 Korepodence e prefectures Elbasan me
ministrine e puneve te brendshme per listen e personave te ndryshem drejtuar
prefektures Elbasan mbi regjistrim te tyre ne radhore te gjendjes civile qe ngelen te
paregjistruar ne regjistrim te popullsise dhe i bëhet kërkesë drejtorisë së zyrës civile
të shtetit për ta regjistruar në zyrat e gjendjes civile.
1
12
AQSH ,fondi 271 ,dosja 337, viti 1936 Korepodence e prefectures Elbasan me
ministrine e puneve te brendshme mbi disa ankesa nga kisha ortodokse autoqefale
shqiptare
26
Pra vihet re një tolerancë në mardhëniet mes besimtarëve të relilgjioneve njëri me
tjetrin.
Gjithsesi toleranca do egzistonte jo vetëm mes besimtarëve të riteve të ndryshme
fetare por edhe mes institucioneve klerikale dhe atyre laike
Kështu u mbajt një ceremoni përshpirtje kur vdiq nëna mbretëreshë në 1934 13
Kurse si në hidhërime dhe gëzime ftoheshin të merrnin pjesë të gjithë14
Lidhur me emërimet gjindej mirëkuptimi mes institucioneve klerikale dhe atyre
laike ,pa shkelur kompetencat e njëri tjetrit,por edhe duke respektuar njëri tjetrin pra
duke u mirëkuptuar traditë që kishte filluar që në fillesat e shtetit shqiptar në 191315
Institucionet e kultit merreshin jo vetëm me veprimtari fetare por edhe me jo fetare si
psh me bamirës16
Dhe së fundi kemi një dokument kuptimplotë ku ftohen të gjithë të marrin pjesë në
festën e Bajramit17
13
A.Q.SH ,fondi 271 ,dosja 261 viti 1934 telegram drejtuar prefektures Elbasan mbi
ceremonite fetare me rastin e vdekjes se nenes mbretereshe
14
AQSH,fondi 271,dosja 184, viti 1924 korrespodence e prefektures Elbasan me
bashkine Elbasan mbi njoftim per festa te ndryshme fetare
Vihet në dijeni myftinitë lokale mes tyre dhe Elbasani si edhe Ministria e punëve të
brendshme dhe prefekurat mes tyre dhe ajo Elbasan për festat fetare që të merren
masa dhe vihen në dijeni nga myftinia e përgjithshme.
15
AQSH ,fondi 271 ,dosja 173,viti 1913.korespodence e ministries se puneve te
brendshme me prefekturen e Elbasanit mbi disa emerime si imame ne bisedime me
myftinine e pergjithshme
16
AQSH ,fondi 271 ,dosja 205,viti 1927 qarkore e prefektures Elbasan derguar
organeve te saj mvartese mbi dorezimin e lekurave te kurbanit per nevojat e saj.
17
AQSH,fondi 271 ,dosja 346, datë 26.01.1939 telegram dhe korespodence e
prefektures Elbasan me zyren e myftinise Elbasan,komanden e qarkut Elbasan,etj me
njoftim ne lidhje me pushimet dhe ceremonite dhe festat fetare .për fillimet e muajit
të Ramazanit ku lajmërohen me anë të myftinisë si dhe me pas te Kurban Bajramit.
27
4 Shteti dhe institucionet fetare në prefekturën e Elbasanit
Institucionet klerikale shikoheshin nga institucionet e shtetit si institucione që vetë
organizmat e pushtetit synonin ti kishin si mjet në përdorim të tyren.
Nga ana tjetër institucionet klerikale në vendin tonë mqs nuk kishin indipendencë
merrnin urdhra nga qendrat përkatëse të religjionit.
Shpallja e pavarësisë në 28Nëndor 1912 ashtu si kudo do sjellë ndryshime edhe
në jetën fetare.Aq më shumë që stabilizimi i shtetit shqiptar në vitet 20-39 do hapë
një faqe të re dhe në drejtim të jetës fetare në vendin tonë dhe veçanërisht kjo do të
ndikojë në drejtim të autoqefalisë së institucioneve klerikale shqiptare nga qendrat e
tyre të huaja.
Si rrjedhojë këto ndryshime do të vihen re edhe në rajonin e Elbasanit.
Madje siç do e shohim më poshtë dhe patriotët elbasanas do të kontribuojnë në këtë
drejtim.
Aq më shumë që feja kishte ndikim të fuqishëm edhe në jetën politike
shqiptare.
Mjafton të kujtojmë këtu që aq i fuqishëm ishte ndikimi fetar në Shqipëri sa
edhe këshilli i regjencës që do të krijohej në Shqipëri do të kishte 4 përfaqësues nga
një për çdo fe tradicionale që ishin myslimane,ortodokse,katolike dhe sektit
bektashian tek të cilat veç të tjerave pas shpalljes së pavarësisë do të vihet re edhe një
lëvizje autoqefaliste ose më saktë për më shumë autonomi nga qendrat e tyre botërore
bektashiane në 1925 në Tiranë ku kontribut dhanë edhe klerikët elbasanas në këtë
drejtim.
Kurse kërkesa e klerikëve islamë do shpallet në Tiranë në 1921 dhe miratohet nga
kalifati i Anadollit në 1923.
Dhe sektet myslimane do e arrijnë atë siç do e shohim më poshtë me kërkesën e
bektashianëve shqiptarë në Priskë në 1921 dhe ardhjen e gjyshatës
Të njëjtën gjë do paraqesnin edhe klerikët ortodoks në Berat në 1922 dhe do
miratohet nga patriarkana në 1937.Përsëri siç do e shohim më poshtë klerikët
ortodoks elbasanas do japimi ndihmesë.Madje kryepeshkopi i parë shqiptar ishte një
kalajas Visarjon Xhuvani.
Kurse kisha katolike autonominë nga Vaticani e kishte fituar me kohë si liria e
shërbesave në gjuhë shqipe,etj dhe nuk u kërkua avancimi i mëtejshëm.
Por kjo nuk pati shumë ndikim se besimtarë katolikë në Elbasan pothuajse nuk do
kishte.1
Ndërkohë Zogu gjatë kohës së sundimit të tij 25vjeçar në aspekt të fesë u
përzie në këto drejtime.2
1
Ata që ishin janë uniatë ose më saktë me rite lindore dhe të varur nga papa.
2
Fischer Bernd Mbreti Zog dhe përpjekjet e tij për stabilitet në
ShqipëriTirane,Cabej1996, fq 224
28
Së pari ai shpalli laicitetin e shtetit nga feja pra që shteti respektonte gjitha fetë
por nuk kishte një fe zyrtare megjithëse realisht myslimanët përbënin rreth 70%të
popullsisë
Dhe kjo ishte një hap përpara drejt oksidentalizimit të vendit pasi tani shteti do i
respektonte të tërë fetë dhe nga ana tjetër për të shmangur
Ndikimin e huaj nё institucionet klerikale do ishin institucione buxhetore,pra të
paguar nga shteti si edhe në shkolla të mbizotëronte laicizmi dhe mësimi në gjuhën
shqipe.
Së dyti siç do e theksojmë edhe më poshtë ndikoi në autoqefalizimin e
hierakisë klerikale në tërësi dhe asaj ortodokse në veçanti
Në këtë aspekt ndërgjegja kombëtare do të rritet shumë tek besimtarët shqiptarë.Aq
shumë sa ata do të kërkojnë në mos pavarësi të plotë nga qendrat përkatëse fetare të
paktën autonomi.
Dhe kjo autonomi do të vendoset përgjithësisht në tërë hierarkitë klerikale të
komuniteteve të ndryshme fetare përveç atij katolik ku lidhja do të jetë direkt me atë
papale dhe nuk do të vihet re ndonjë ndryshim.
Kjo edhe për vetë faktin se në drejtim praktik pra në ushtrimin e riteve Vatikani u
kishte lënë autonomi të plotë klerikëve katolikë shqiptarë për ushtrimin e tyre në
gjuhën amtare shqiptare dhe me sa duket ata ishin të kënaqur me këtë.
Dhe si duket Vatikani e kishte gjetur ilaçin pra nqs shqiptarëve u lihej dorë të lirë në
ushtrimin e ndjenjave kombëtare të shqiptarëve ata ishin shumë të kënaqur me këtë
dhe nuk donin gjë tjetër.
Gjithsesi kjo nuk vihej re në Elbasan pasi besimtarë katolikë pothuajse nuk egzistonin
siç e kemi theksuar edhe më sipër.
Kurse vemë re që në aspekt ai përdori si mjet pressioni ndaj patriarkanës së
Stambollit dukurinë e uniatizmit ose më saktë ritin lindor të varur nga Vaticani ku siç
do e shohim më poshtë Zogu u tregua diplomat dhe në njërën anë nuk hallakatej në
krijimin e një feje të re dhe në anën tjetër ia përdorte këtë si presion patriarkanës për
tia dhënë sa më shpejt autoqefalinë kishës ortodokse shqiptare ose përkundrazi
zgjidhja tjetër do ishte lidhja me Vatikanin.
Rëndësia që i kushtoi Zogu uniatizmit duket edhe në dokumentat arkivore ku për
periudhat 1930-1937 do kemi kemi mbi 500faqe documenta të arkivit.
Së treti është lëvizja për mbylljen e shkollave në gjuhë të huaja ku në këtë rast
përmendim se
Roli i fesë në Shqipëri nuk duhet të mbivlerësohet.Në dallim nga popujt e tjerë të
Ballkanit feja këtu nuk identifikohet me kombin.Më të rëndësishme se ndarjet fetare
këtu ishin të rëndësishme ndryshimet shoqërore brenda vendit dhe ato
krahinore.Madje dhe sot vihet re në rajonin e Elbasanit që një elbasanlli mysliman
trajton më mirë një elbasanlli kristian se një bashkëfetar,por të një rajoni tjetër.
29
Ndjenja e fatalizmit që ka burim në Kuran egziston dhe sot ku elbasanllinjtë në
shumicë mysliman janë edhe sot mistikë.2
Ndërkohë turqit e dinin se ajo që i ndante nga shqiptarët ishte gjuha.
Dhe ata u përpoqën me çdo kusht për të bllokuar përhapjen e gjuhës shqipe.
Nga ana tjetër edhe qeveritë shqiptare i kushtuan rëndësi arsimimit.
Kështu një dokument na jep disa të dhëna për numrin total të nxënësve ku shumica
ishin myslimanë dhe përveç në rajonin e Elbasanit në trevat e tjera të kësaj zone
numri i nxënësve ortodoksë pothuajse ishte i papërfillshëm 3
Nga ana tjetër dhe Ahmet Zogu e dinte se të huaj do e shfrytëzonin faktin se
shqiptarët ishin të etur për arsim dhe do të tentonin pë veprime agjenturore.4
Aq më shumë që në një qëndrim më sektar ndaj arsimit kishin luajtur rol edhe dy
faktorë
1 acarimi i mardhënieve me Italinë
2 mbyllja e shkollave në gjuhën shqipe në Çamëri aq sa Zogu deklaroi se në
rast se largohet popullsia shqiptare e kësaj treve Zogu do të
detyrohet ti strehojë në rajonet minoritare të Dropullit një vendim i cili nuk u zbatua.
Nisur nga faktorët e përmendur më sipër u mendua të hartohej një ligj i ri për të rritur
nacionalizmin dhe për të hequr ndikimin e huaj në arsim.Kështu u vendos që
1 Ndalohen tërë ata që do shkonin me bursë të huaj jashtë.Këtu bëhej fjalë ata
hoxhallarë që shkonin për studime në Turqi dhe ata priftërinj që shkonin për studime
teologjike në Greqi dhe për popullsinë katolike në veri për të studiuar në Vatikan
2 Ndalohej hapja e shkollave në gjuhë të huaj dhe këtu bëhej
fjalë për medresetë në turqisht dhe shkollat në gjuhën greke apo ato në veri në gjuhën
latine apo sllave.
3 Vënia në krye të shkollave të huaja të nënpunësve shqiptarë.
Dhe rëndësia e shkollës dihej.Mos harrojmë se nëpërmjet kësaj njeriu indoktrinohet
për mirë ose keq.
4 Ndalohej hapja e shkollave në gjuhë të huaj dhe këtu bëhej
fjalë për medresetë në turqisht dhe shkollat në gjuhën greke apo ato në veri në gjuhën
latine apo sllave.
5 Ndalohej hapja e shkollave në gjuhë të huaj dhe këtu bëhej
fjalë për medresetë në turqisht dhe shkollat në gjuhën greke apo ato në veri në gjuhën
latine apo sllave.
6 Vënia në krye të shkollave të huaja të nënpunësve shqiptarë.
Dhe rëndësia e shkollës dihej.Mos harrojmë se nëpërmjet kësaj njeriu indoktrinohet
për mirë ose keq.
2
Enciklopedi e Elbasanit ,Sejko 2003, fq 982
3
AQSH ,viti 1921,fondi 271 prefektura Elbasan me n.r.d 154 të dhëna për kushtet në shkollat në
trevën e Elbasanit datës 24.7.1921 dhe është e prefekturës së Elbasanit dërguar Ministrisë së
Arsimit.
4
Fischer Bernd Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri,Tirane,Cabej
1996 fq 237-238
30
Kështu nqs një nxënës ortodoks do mësonte mirë si atdhetar,por nqs ky nxënës do
mësonte me materiale greqisht dhe për kulturë greke kishte rrezik që ai të përqafonte
këtë kulturë dhe të harronte atë të prindërve të tij shqipen.
Kjo ishte metoda që kishin ndjekur pushtuesit për asimilimin e shqiptarëve.Për të
kuptuar rëndësinë e shkollës kemi edbe një dokument tjetër ku jepet numri i nxënësve
në këtë rajon .
Megjithatë pavarësisht nga motivet që i shtynë autoritetet shqiptare të ndërmerrnin
një hap të tillë ishin të arsyeshme dhe nga një tablo që dhamë më sipër për numrin e
nxënësve edhe në Elbasan dhe disa arsye që përmendëm më sipër ,qëndrimi impulsiv
dhe pa kompromis e dëmtoi sistemin arsimor.Kështu tani nuk shkonin për studime
jashtë shtetit shumë studentë,aq më keq nuk bëhej e mundur në vend.
Kështu edhe në Elbasan një trevë arsimdashëse u ndaluan shumë elbasanas të
studionin jashtë apo iu pre bursa si për arsye teologjike dhe për arsye laike.5
Dhe ndoshta këtu nuk mund të bëjmë fjalë thjesht për arsim fillor dhe plotësoheshin
nevojat në vend për 500nxënës të kësaj treve,por për arsimin e mesëm dhe të lartë ku
për fat të keq nevojat për arsimim nuk plotësoheshin në vend.Ndërkohë vetëm në
1935 pasi u ul tensioni Zogu pranoi kompromis me Italinë dhe si rrjedhojë me tërë
sistemin arsimor shqiptar,veçanërisht për shkollat fetare u ndje një farë liberalizmi që
preku dhe rajonin e Elbasanit.
Nga ana tjetёr njё reformё tjetёr qё u bё gjatё kёsaj periudhe ishte edhe ajo qё kishte
tё bёnte me heqien e perçes nga gratё myslimane nё vendin tonё.
Ishte hapi i parё drejt emancipimit tё femrёs qё gjithsesi do tё sillte dhe reagime.
Kurse reforma agrare e viteve 30 e ndërmarrë nga vetë insiativën e mbretit Zog nuk
do të prekë institucionit e kultit në vend.
Si rrejedhojë edhe në trevën e Elbasanit
Pёr këtë trevë këto rrjedhime dhe reagime si dhe të tjera do i shohim mё poshtё.
5
Enciklopedi e Elbasanit, Sejko2003 fq 37
31
Kreu III
Komuniteti mysliman në Elbasan
1 Lëvizja autoqefaliste e komunitetit Bektashian
Myslimanët tradicionalë syni do e sulmonin besimin bektashian duke e quajtur
gjysëm muhamedan dhe gjysëm kristian dhe do e ndëshkoni rëndë atë.E njëjta gjë
mund të thuhet edhe për myslimanët syni të rajonit të Elbasanit ku traditat myslimane
ishin ngulur thellë tek ata.
Kështu me përjashtim të një komuniteti bektashian në jug të qytetit që rrinte i
vetmuar dhe i përbuzur dhe për nevojat e tyre që nga koha e Evlia Celebiut kishin
rreth 11teqe dervishësh si ajo e Haxhi Sinanit,etj.1
Gjithsesi sekti bektashian pavarësisht nga trysnia krahasuar me grupet e tjera të
dervishëve si halveti dhe melveti apo edhe ndonjë grup tjetër do të ishte grupi më I
përhapur.
Nga ana hierarkike ky sekt do të kishte këtë piramidë klerikale.
Kështu në krye qëndronte kryegjyshi,më pas gjyshi,në çdo teqe që ishte institucion I
kultit ku kryenin ritet besimtarët e këtij sekti ishin baballarët dhe në fund ishin
simpatizantët.
Si rrjedhojë e tërë këtyre dhe fakti I karakterit patriotik të këtij sekti në
komunitetin bektashian ishte e kuptueshme që do të ishin ndër të parët për lëvizje
autonomiste.
Në fakt lëvizjet autonomiste në komunitetin bektashian në trojet shqiptare do të
marrin hov që në 1826 kur sulltan MahmutiII urdhëroi egzekutimin e tre udhëheqësve
bektashian dhe shumë jeniçeri vajtën në atdheun e tyre të lindjes që ishte
Shqipëria.Për shkak të përndjekjeve nga Turqia ata përqafuan që në fillim pavarësinë
e Shqipërisë.Për nga organizimi Shqipërinë ata e ndanë në katër dioqeza.
Pas Kongresit të Lushnës Bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur.
Dhe më 17-21Janar 1921 në teqenë e Priskës afër Beratit u mbajt një Kongres
historik pan-bektashian.Nën udhëheqien e gjysh Ahmet Turhanit bektashinjtë ishin
bashkësia e parë fetare në Shqipëri që u shpallën të lirë nga çdo kontroll i huaj.Përveç
riorganizimit të bashkësisë bektashiane shqiptare ata votuan për krijimin e një kolegji
filozofik për pajisjen me arsim të lartë fetarë të pasuesve të vet dhe për përmirësimin
e përgatitjes së dervishëve të ardhshëm.Por duhej të kalonin disa vjet para se ky
komunitet të ndërmerrte hapa të ndjeshme në këtë drejtim.
1
Evlia Çelebi Shqipëria në shek XVII ,Tirane1998, fq 134
32
Pas një vendimi të marrë në këtë Kongres selia botërore e Bektashizmit iku nga
Anadolli në Tiranë më 1925 pas përzënies që i bëri Ataturku I cili nuk I kishte me sy
të mire ndërkohë që vetë Dedei i madh kishte ardhur që në1923.
Përfaqësuesit bektashinj elbasanas që dhanë ndihmesë në këtë drejtim do të ishin2
- Mustafa Fatih Babai
- Ibrahim Furugi
- Ali Karaj
- Mustafa Balza
- Mustafa Dedei
- Selim Balza
Nuk duhen lënë pa përmendur këtu edhe klerikë bektashian elbasanas që megjithëse
nuk morrën pjesë në këtë eveniment dhanë edhe këta kontributin e tyre si ,baba
Ibrahim Furugi baba Qazim Dedei.
Nga ana tjetër për ushtrimin e nevojave të tyre u ngrit në 1929 edhe një teqe e re ajo
e Baba Xhemalit.
Gjithsesi shohim nëpërmjet burimeve arkivore se mgjth u shpall autoqefalia, edhe
klerit të këtij sekti gjatë kësaj periudhe do të kishte problemet e tij të brendshme .
Aq më shumë që ishte edhe kryeqendra e komunitetit botëror bektashian që kur
qeveria e Mbretit Zog duke respektuar vullnetin e klerikëve bektashi me dekret të
veçantë e emëroi në mars të vitit 1930, Sali Niazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të
Bektashinjve dhe në gusht të këtij viti caktoi qëndrën e Kryegjyshatës Botërore në
teqenë e Melçanit të Korçës dhe një vit më pas me vendimin nr. 659, dt. 02.08.1930
vendosi e Selinë e Shënjtë Botërore në Tiranë. Kryegjyshi Botëror Sali Niazi Dede
veproi si bashkësi fetare e organizuar, jo politike dhe jo shtetërore.
Kështu problemet do të fillojnë që nga ngjashmëria me sektin rufai një sekt tjetër
mysliman,3
Lindnin edhe probleme në lidhje me propozimet dhe emërimet që bëheshin nga
komitetit atëror bektashian ishin 4
Rastet më të shpeshta ishin në lidhje me mashtrimin që kishin të bënin me mbledhjen
e ndihmave 5
2
Enciklopedi e Elbasanit ,Sejko,Elbasan 2003,fq 138
3
A.Q.SH,fondi 271, dosja 338 ,korespodence e vete prefektit veli Vasjari me
kryegjyshaten per incidentet qe shkakton nje klerik qe ne fillim mendohet se eshte
bektashian dhe me pas merret vesh se eshte rufai ,date29.11.1935
4
A.Q.SH,fondi 271,dosja 159 viti 1921,korespodence e kryegjyshates me prefekturen
Elbasan
5
A.Q.SH fondi 271,dosja182 datës 17.08.1924 korrespodence e prefektures Elbasan
me ministrine e puneve te brendshme
33
Madje jo në pak raste për të ndihmuar një dervish bëhej kërkesë edhe nga
kryepleqësia e lagjes 6
2 Lëvizja autoqefaliste e komunitetit mysliman Syni
E njëjta situatë u vu re dhe në komunitetin mysliman aq më shumë që shteti turk
kishte shpallur laicitetin e tij.Madje rruga kishte nisur që më 1921 kur Aleanca
kombëtare Myslimane Shqiptare shpalli emancipimin e saj nga shejhu i
Stambollit.1
Vetë në gazetën Elbasani të 1922 u përshëndet ky qëndrim.
Aq më shumë që pas viteve 20 në qarqet myslimane edhe të Shqipërisë së Mesme
kishte filluar një shenjë reformatorizmi.Kështu në 12Mars 1923 u mbajt në Tiranë
Kongresi i parë mysliman shqiptar.
Aty ku kërkua shkëputja e plotë nga e lidhjeve administrative nga Shehu el
Islami.Pikat e tjera ishin edhe organizimi i institucionalizuar administrativ në
rrethe,edukimi shkollor në formë piramide,edukimi në formë shtypi dhe botime
masive,etj.Aty u vendos që të botohej edhe një organ zyrtar i komunitetit dhe ky ishte
Zani i lart Në këshillin e lartë të komunitetit mysliman që u vendos aty ishte edhe një
përfaqësues nga Shqipëria e Mesme.
Një gazetë tjetër lokale e Elbasanit Populli i mirëpriti vendimet e këtij
kongresi.Madje ajo paraqiste dhe vetë vlerësimet e kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti
z.Kasem Sejdin që theksonte se principet e besës luten me u përkthyer në gjuhën e
çdo kombi.Gjithsesi nuk u arrit kjo shkëputje e plotë,por thjesht një autonomi më e
madhe.Dhe nuk mund të kuptohej kjo lëvizje pa përkrahjen e elbasanllinjve që në
këtë rajon myslimanët përbënin rreth 80%..Dhe delegatë këtu ishin Muharrem
Mullahu nga Elbasani,Shyqyri Myftiu dhe Salim Luniku nga Peqini dhe Haxhi Aliu
nga Librazhdi.
Puna për zgjedhjen e këshillit të Myslimanëve Xhemijet do të fillonte që me
vendimin filloi që me vendimin e ministrit të brendshëm Ahmet Zog ku do zgjidhet
një përfaqësues për çdo katund2
Përfundimisht delegatët e prefekturës Elbasan për kongresin e parë të autoqefalisë së
myslimanëve shqiptarë të mbledhur në Tiranë më 12Mars 1923 do të ishin3
6
A.Q.SH,fondi 271,dosja 259. viti 1934 korespodencen e prefektures Elbasan me
Ministrine e puneve te brendshme mbi dhenie leje per ushtrim si profesion dervish.
1
Ahmet Basha Islami në Shqipëri, Toena,Tirane 2000, fq 14
2
A.Q.SH fondi271,dosja 125,korespodence e prefectures Elbasan me gjyqin e larte te
sheriatit,datës 29.01.1923 lidhur me zgjedhjet
3
po aty
34
- Muharrem Mullahu
- Shyqyri Myftiu
- Salim Luniku
- Haxhi Aliu
Ndërkohë Elbasani do të ishte myftini më vete e përbërë nga nëndegët e saj4
Peqini,Librazhdi dhe Gramshi .
Gjithsesi vetëm në Kongresin e dytë në Tiranë në gusht 1929 u shpallën të pavarur
nga Kalifati turk.
Edhe në këtë kongres dha kontributin e saj kleri mysliman elbasanas.
Të propozuarit ishin5
• Qemal Karaosmani
• Ahmet Astopalli
• Musa Haxhi Ali
Të tre të Elbasanit
• Sheh Tasini nga Peqini
• Qazim Dyrmishi nga Gramshi
Kongresi do organizohej në 5Korrik 1929 dhe delegatët u zgjodhën në 20Qershor
1929.Por në bazë të proporcionit i takonte edhe rrethit të Qukësit
Si përfundim Peqini zgjodhi Tasim Gjinishin
Por nga të propozuarit në vend të Musa Aliut u zgjodh Shefqet Daiu dhe Mustafa
Curri
Gjithsesi është për tu theksuar se fërkime kishte edhe brenda vetë myslimanëve.Disa
ishin për qëndrime më radikale dhe disa ishin më liberalë lidhur me qëndrimin ndaj
feve të tjera.Dhe vetë besmtarët myslimanë të Elbasanit ishin të përçarë në këtë
drejtim.Shtojmë këtu edhe faktin lidhur mes një përçarje më të madhe mes sektit syni
dhe atij bektashian.Por gjithsesi mbi të gjitha theksohej se jemi shqiptarë.
Ndryshime sipas librit Islami në Shqipëri ishin bërë edhe në organet e myftinisë në
Elbasan ku myftiu i Elbasan u tërhoq nga drejtimi i myftinisë dhe morri drejtimin e
postit laik të gjykatësit të lartë ose kadiut siç njihej atëherë
4
Ali Musa Basha Islami në Shqipëri, Toena,Tirane 2000, fq 187
5
A.Q.SH,fondi 271,dosja 219,viti 1929 korespodence e ministrise Puneve te
Brendshme ,prefektures,nenprefektures dhe gjyqit te sheriatit Elbasan mbi probleme
te pergjithshme te klerit mysliman
35
Më poshtë po paraqesim institucionet e kultit ku i ushtronin ritet e tyre besimtarët
myslimanë dhe vitet e ndërtimit të tyre6
- Xhamia e Aga Biçakçi Zadesë shek XVII
- Xhamia e Ballies shek XVII
- Xhamia e Nazireshës shek XVI
- Xhamia mbretërore shek XV
Të tjerat që kemi janë e Gjedait,Lepurit,Axhemit,Dautbejës,etj.
6
Enciklopedi e Elbasanit,,Sejko,Elbasan 2003,fq294
36
3 Lëvizja për modernizimin e fesë myslimane.
Ndërkohë Zogu nga ana e tij ndërmorri disa reforma që kishin të bënin me
emancipimin e femrës si psh heqia e perçes. Reforma tjetër ishte ajo për përdorimin e
gjuhës shqipe në xhami.Apo nga ana tjetër kemi edhe disa lëvizje për heqien e disa
xhamive.
Kështu bashkë me fenë islame nga sundimi pesëshekullor osman shqiptarët
trashëguan edhe disa zakone aziatike.Zakoni i mbulimit të femrës ka qenë më shumë
në fshatra rreth tyre,kurse në malësi gruaja nuk ishte e mbuluar.Pra si rrjedhojë edhe
gratë në zonën e Elbasanit që ishte një zonë fushore mbuloheshin me perçe.Gruaja
mbulohej që në moshë 10-12vjeç.Perçja pavarësisht se shfaqet si e besimit islam nuk
thuhet në Kuran.Ajo u shpik pas profetit Muhamet.
Në qytetin e Elbasanit mbulesa e femrës ishte e zezë dhe e gjatë.Kjo veshje sipas
intelektualëve elbasanas nuk hasej kurkund në botë.Kjo veshje i jepte femrës një
paraqitje të jashtme të papëlqyeshme.Për çlirimin e saj nga kjo veshje bënin thirj edhe
rilindasit si Naimi Frashëri .Kjo u diskutua edhe në Kongresin e Myslimanëve në
mars 1923.
Atë e shtruan liberalët si Noli,Mosi,por u kundërshtua nga konservatorët,
ndërmjet të tjerave edhe Visarjon Xhuvani.Dhe pse afatshkurtër si pasojë edhe
presionit të shtypit përparimtar qeveria noliste morri masa për veprim, por nuk
mundte ti vinte dot në zbatim.Gjithsesi tërë këto veprime do të kurorëzoheshin me
sukses me miratimin e ligjit në 7mars 1937 dhe vënien e masave për zbatimin e këtij
ligji.Mqs nuk përkrahej as në Kuran ajo u mirëprit edhe nga kryemyftiu i Shqipërisë
Besnik Shapati.
Atë e quajtën domosdoshmëri edhe intelektualët elbasanas.Madje këta intelektualë te
Gazeta e Re 1
27Gusht1929 nr 253f3 shkonin edhe më tej duke kërkuar veç heqies së
perçes edhe heqien e ferexhesë.Kishte
dikush konservator që theksonte se edhe gruaja e Shpatit është e zbuluar,por përsëri
ajo është e prapambetur.Për fat të keq edhe vetë at Xhuvani sipa vetë autores Musai u
shpreh kundër këtyre reformave emancipuese.Sipas tij nuk kishte ardhur koha për
këto reforma dhe asaj duhet ti jepeshin të drejtat njëherë e mirë kur ti vijë koha,ose
nuk duhet ti jepeshin fare këto liri dhe të drejta.
Në qarkun e Elbasanit dy kryefetarët e qytetit hafëz Musa Aliu kryemyftiu i Elbasanit
dhe hafëz Ymer Dile ishin të parët që nxorrën nëpër qytet pa mbulesë gratë e
tyre.Mesa duket thuhej në gazetën Drita2
të 12Mars1937 ligji po zbatohet dita ditës në
këtë qark.Në disa qytete ndërmjet të tjerave edhe në Elbasan gratë veshën xharin një
veshje e ngjashme me perçen,por më e manovrueshme.Mgjth rastet e kundravajtjeve
1
Fatmira Musai Gruaja ne Shqiperi ,Akademia e Shekncave,Tirane 2002,fq 53
2
Ali Musa Basha Islami në Shqipëri, Toena,Tirane 2000, fq 232
37
viheshin re më shumë në qytetet me fanatizëm të thellë,mes tyre edhe në
Elbasan.Mgjth aprovimin do e paraqiste veçanërisht gazeta Populli e kësaj kohe.
Për ti kuptuar më mire këto reforma vetë gruaja myslimane do të mblidhej dhe nëpër
kuvende 3
Nga ana tjetër ndalimi për të studiuar jashtë që ndërmorri qeveria e Zogut preku edhe
ata hoxhallarë që shkonin për studime në Turqi .
Por dihet që indoktrinimi përshembull i një medreseje në gjuhën turke ndikonte për
keq.
Prandaj u mirëprit nga vetë popullsia përpjekja që bënte qeveria për përdorimin e
gjuhës shqipe në ceremonitë fetare në xhami dhe jo I gjuhës turke apo arabe.
Madje nqs nuk zbatoheshin këto në disa raste ata protestonin pranë organizmave
competente laike.4
Pas pavarësisë vendi kishte zot dhe përgjigja ishte Mësimi të bëhet shqip dhe jo
arabisht dhe kjo porosi u jepet edhe hoxhallarëve5
Kujtojmë këtu që idetë për këto reformave do të ishin hedhur që në një Kongres të
komunitetit mysliman të mars vitit 1925 ku përfaqësues nga Elbasani do të ishte
Shyqyri Myftiu.6
Ndoshta shembulli do të ishte nën reformat e Ataturkut I cili në 3mars 1924 mbylli
disa medrese në Turqi ,apo arriti dhe më tej duke mbyllur disa teqe.
Por ajo që do e zgjeronte më tej këtë ide do të ishte një artikullit I kryemyftiut
Sulejman Vuçiterni I cili do të shpalli idenë dhe mirësinë e disa reformave në vitin
1926.7
3
AQSH fondi 271, nrr257,nrd254korespodence e prefektures Elbasan me zyren e
myftinise Elbasan mbi lejimin e mbajtjes te nje konference fetare myslimane
U shpall më 12.06.1937 që me nismën e gruas myslimane dhe një grupi studentor të
medresesë së lartë Tiranë të mbahej një konferencë mbarëkombëtare myslimane.
Letra i drejtohet prefektit dhe u miratua po prej tij.
Konferenca do ishte nën kryesinë e vetë kryetarit të Komunitetit Mysliman shqiptar
Behexhet Shapatit
4
A.Q.SH,fondi 271,dosja 132,viti 1927korespodence mes ministrise se puneve te
brendshme dhe prefektures Elbasan mbi ndalim te imameve per te dhene mesim te
fese ne gjuhen arabe.
Theksojmë se është e datës 29.11.1927.Ministri i Arsimit kërkon Minisitrisë së
punëve të Brendshme që mësimi në faltoret të bëhej shqip dhe jo arabisht.
5
po aty
6
Zani I Naltë nr 3, viti 1925,revistë kulturore fetare letrare fq 5
7
Zani I Naltë,nr 5,viti 1926,revistë kulturore letrare ,fq 1titulli Domosdoshmëria e
reformave fetare I Sulejman Vuciternit.
38
Kështu në këtë artikull ai shprehet për mbylljen e disa medreseve dhe xhamive sepse
duhej bërë në bazë të nevojave.
Gjithsej ishin 324nxënës në 12medrese dhe duheshin lënë vetëm dy një në Tiranë
pasi Shqipëri e mesme kishte 160nxënës dhe në Shkodër e cila kishte 120xënës nga
veriu.Kurse jugu që kishte shumë medrese kishte 44nxënës.Medreseja e Elbasanit
kishte 20nxënës.Pas shumë debatesh më në fund u aprovua.
Theksojmë këtu se klerikët myslimanas elbasanas do të ishin të parët që do
ndihmonin studentë myslimanë shqiptarë që studionin në Lahora të Indisë apo dhe
ndonjë institut tjetër jashtë 8
Apo dhe ndihmën e e myslimanëve elbasanas në të holla për përkthimin shqip të
kuranit që do të ishin ndër të parët9
Lidhur me këto vendime si shtet laik që nuk ndërhynte në punët e klerit
qeveria e Zogut nuk u përzie.
Kurse intelektualët elbasanas dhe ata klerikë myslimanë locale I mirëpritën.
Madje kujtojmë këtu që do të ishin ata që do të kishin hedhur këto ide që në vitin
192310
Si rrjedhojë do të përkraheshin këto reforma.
Madje vetë Shyqyri Myfitu do të deklarohej për ulje shpenzimesh që I quante të
tepruarara11
Nga ana tjetër meqënëse ishin fanatikë lidhur me bazën nuk u mirëprit prishja e disa
xhamive.
Gjithsesi në shumë raste do të ndërhynte dhe vetë pushteti local për ndërmjetësim12
Do të ishte pikërisht ky shkak që për të fituar zemrat e myslimanëve elbasanas
ushtarët fashistë pas pushtimit do të ndihmonin në rindërtimin e disa xhamive13
8
po aty fq 36
9
Zani I Naltë,revistë kulturore –letrare-fetare e afërt me komunitetin mysliman, nr 2,
viti 1927, fq 170, hytbe për ndihmë për përkthimin e kuranit në gjuhën shqipe ku
jepet lista
10
Elbasani , dates 19shkurt 1923, përshëndetje e mbledhjes së komunitetit mysliman
shqiptar.Theksojmë se është gazetë locale ditore letrare kulturore locale.Aty
kërkohen dhe reforma shoqërore emancipuese në këtë fushë.fq 1
11
po aty fq 39
1
12 AQSH fondi 271, viti 1932nrr264nrd260korespodence e prefektures Elbasan me
kryeministrin mbi mosnderhyrjen ne pasurine e vakefeve myslimane dhe pagimin e
shpronesimeve te varrezave
13
AQSH,fondi 271 ,dosja 369,viti 1940 korespodence e prefektures Elbasan me
komunen e Dumrese mbi marrjen e punetoreve per meremetimin e punimeve te tjera
ne xhamine e katundeve Belsh
39
Nga ana tjetër vemë re se vetë kryemyftiu Vehbi Dibra do I kushtojë rëndësi
ceremonies së martesës duke theksuar që nishanet mos shkënbehen pa kurorë14
14
Elbasani dt 13prill 1923, komunikatë e komunitetit mysliman shqiptar dërguar
myftinive të prefekturave fq 69
40
Kreu IV
Komuniteti I krishtere në Elbasan
1 Lëvizja autoqefaliste në komunitetin ortodoks
Nevoja për një kishë autoqefale shqiptare u ndje realisht në 25Gusht 1907 në
Shqiptarët në rrjedhën e shek XX kur në Amerikë vdiq një djalosh i ri shqiptar
ortodoks Kristaq Dishnica.1
Kisha ortodokse greke në Amerikë nuk pranoi ti kryente
ceremonitë fetare.Ky do të ishte në fakt preteksti.Pasi vihej re që në fillim një
përplasje mes ortodoksëve grekë në njërën anë që sipas tyre çdo ortodoks ishte grek
dhe në anën tjetër ortodoksëve shqiptarë të Amerikës që kërkonin që ritet e tyre ti
kryenin në gjuhën amtare shqipe.Klerikët sirianë ku kryenin shërbesat e varrimit
ortodoksët shqiptarë nuk pranuan pasi paguheshin nga grekët dhe këta kërkonin që
shqiptarët ti kryenin shërbesat në kishën greke.Dhe në fakt u vendos që ky djalosh të
varosej nën zakonet dhe gjuhën shqipe.Por në shoqërinë Nderi shqiptar që u krijua në
këtë kohë lindën përçarje si pasojë e ndikimit të grekomanëve.Kur u bë me konkurs
fitoi Theofan Stilian Noli,një prift shqiptar me origjinë nga Thrakia.Por ai u refuzua
nga Konstandinopoja,por u pranua nga Sinodi ortodoks i Moskës. Konstandinopoja
kundërshtoi gjithashtu edhe futjen e gjuhës shqipe në shërbesat kishtare.Noli për
nevoja të kishës përktheu shqip edhe shumë materiale teologjike.E para kishë që u
ndërtua ishte ajo e South Brixh. Më vonë të tjerat.Pra nismëtare ishte diaspora
shqiptare në SHBA.
Kjo ishte nga ana praktike dhe ky ishte prologu i autoqefalisë ortodokse shqiptare
pasi e drejta ligjore për autoqefali i lindi kishës ortodokse shiptare në 28Nëntor
1912,pasi me shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Osmane pasi kisha ortodokse
shqiptare nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patriarkana që ishte nën
juridiksionin dhe institucion legal në shtetin osman.
Aq më shumë autoqefalia e një kishe ortodokse shprehej dhe në kanunet e kishës së
përgjithshme ortodokse ku theksohet se çdo popull që fiton pavarësinë kombëtare
,gëzon të drejtën e ngritjes së një kishe kombëtare të pavarur nga patriarkana
Kjo kishte ndodhur dhe me popullsitë e tjera të Ballkanit që kishin qenë të pushtuara
nga kjo perandori.Sapo ato u shkëputën edhe kishat u shkëputën nga
Patriarkana e Stambollit dhe u formuan mbi baza kombëtare.Madje edhe Patriarkana
nuk ndërhynte dot në statusin e tyre si rrjedhojë juridike.2
Por për autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare dilnin dy probleme
1
V.Duka Shqiptarët në rrjedhën e shek XX,Toena ,Tiranë 1997 fq 193
2
Instituti i Historisë, Studime Historike 3,4 ,Tiranë 1991,fq 202
41
Së pari vetë patriarkana nën ndikimin e kishë greke donte ti ruante tërë të drejtat
lidhur me kishën ortodokse shqiptare.
Së dyti ishte mungesa e konsolidimit të vetë shtetit shqiptar deri në vitet 1920-1921
dhe riponimi i pavarësisë së këtij shteti me kongresin e Lushnjës në janar 1920 e
njohjen më pas nga lidhja e kombeve do i hapte rrugë dhe autoqefalisë së kishës
ortodokse shqiptare.
Mesha e parë shqipe në trojet shqiptare u dha në Korçë në 28Prill1921.
Ndërkohë në 9- 12 Shtator 1922 në Berat u mbajt një Kongres i Kishës ortodokse
shqiptare në Berat ku delegatët ortodoksë elbasanas në këtë Kongres do të ishin3
- Vasil Llapushi
- Simon Shuteriqi
- Taq Buda
- Dhimitër Paparisto
Pas këtij Kongresi filloi faza e dytë në lidhje me jetën e kishës ortodokse autoqefale
shqiptare ajo e konsolidimit dhe njohjes zyrtarisht nga Patriarkana.
Për këtë dilnin tri probleme.
Së pari plotësimi i hierarkisë së kishës ortodokse shqiptare
Së dyti përsosja e statutit të kishës orodokse të vendit tonë
Së treti njohja nga patriarkana.
Lidhur me hierarkinë hapi i parë ishte hedhur që në Berat ku u zgjodh sinodi organi
suprem i klerit ortodokse dhe kryetar u zgjodh një elbasanas Vasil Marku.
Për Elbasanin si përfaqësues u zgjodh Simon Shuteriqi.
Gjithsesi me dy problemet e para për ta çuar më tej punën do të merrej Kongresi i
dytë i Kishës Ortodokse shqiptare u mbajt në 29Qershor 1929 në Korçë ku përsëri
përfaqësuesit elbasanas do të kontribuojnë dhe delegatët elbasanas në këtë Kongres
do të ishin 4
- Kostaq Cipo
- Jakov Deliana
- Dhimitër Papajani
- Visarjon Xhuvani
Madje lidhur me përsosjen e statusit u caktua në këtë kongres që të merrej përsëri një
elbasanas at Visarjon Xhuvani
Në këto dy kongrese u vendos autoqefalia e kishës ortodokse shqiptare.
Shpallja e kësaj autoqefalie ishte pikërisht pasojë e ndikimit të fortë të peshkop Fan
Nolit,përfaqësues i Kishës ortodokse shqiptare në Amerikë që ishte i pranishëm në
këtë kongres.Noli ndihmoi në aspektin ndërkombëtar dhe nga diaspora,kurse në
terren ishte merita e at Xhuvanit.
3
Enciklopedi e Elbasanit ,Sejko,Elbasan 2003,fq 267
4
Po aty
42
Duke i shkëputur lidhjet me Patriarkanën Ortodokse Greke të Konstandinopojës
shqiptarët që nga ajo kohë do të drejtoheshin nga kleri shqiptar dhe do të përdornin
gjuhën shqipe në shërbesa.Shtypi grek ngriti zërin kundër një kishe autoqefale
shqiptare që nuk do të kryesohej më nga prelatë grekë .
Me përkrahjen e qeverisë së Zogut u zgjodh u në krye Visarjon Xhuvani pasi
Noli pas dështimit të Revolucionit të Qershorit iku nga Shqipëria.U morr edhe
përkrahja nga sinodi rus.Në Korçë u nda edhe kisha nga shteti.Lidhur me organizimin
klerikal ndihmesë dha diaspora dhe kishat si motra autoqefale.
Me plotësimin sa më mirë të hierarkisë kishtare dhe rregullimin e statutit pritej të
realizohej edhe njohja reale nga patriarkana.
Në fakt deri në 1937 patriku i Konstandinopojës nuk e njohu kishën ortodokse
shqiptare.5
Por ai do ta njihte pikërisht në këtë kohë edhe nga frika e ndonjë unitizmi
në kishën ortodokse shqiptare ose më saktë patriarkan të ndërrohej nga varësia me
Vatikanin.Dhe patriarkana i druhej një kalim të besimtarëve ortodoksë elbasanas në
varësinë e Vatikanit.Këtë kartë vetë qeveria e Zogut siç do e shohim më poshtë do e
luajë shumë mirë.
Mgjth Noli do të shugurohej në 4Dhjetor në Kishën e Shën Gjergit në Korçë
mitropolit i Durrësit ,Gorës,Shpatës ,primat i mbarë Ilirisë nga ku do të vareshin dhe
ortodoksët shqiptarë të Elbasanit.6
Gjithsesi në këto dy kongrese dhanë kontributin e tyre edhe klerikët ortodoksë
elbasanas ku në atë të Beratit morrën pjesë Vasil Llapushi, Dhimitër Paparisto,Simon
Shuteriqi,Taq Buda dhe në atë të Korçës morrën pjesë Kostaq Cipo,Jakov
Deliana,Dhimitër Papajani.Madje në Kongresin e Korçës ku zgjodh edhe sinodi i
shenjtë kryepeshkop i kishës ortodokse shqiptare u zgjodh përsëri një elbasanas
madje një kalajas dhe ky ishte fortlumturia e tij Visarion Xhuvani
Ishte pikërisht ky kalajas që do të shuguronte priftërinjtë e rinj ortodoksë.
Megjithatë mbi të gjitha kisha ortodokse në Elbasan dallohej për karakterin e saj
kombëtar ku ata priftërinj me ndjenja greke të mbaheshin në survejim 7
Në fund po paraqesim institucionet e kultit ku i ushtronin ritet e tyre besimtarët
ortodoksë.8
5
Fischer Bernd, Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet në Shqipëri,Tirane,Cabej
1996, fq 291
6
po aty
7
A.Q.SH fondi 271 ,dosje 245 viti 1931
8
Enciklopedi e Elbasanit,Sejko ,Elbasan2003,fq 213
43
- Kisha e Mamëlit e shek XVII
- Kisha e Shën Kollit,Shelcan para 1554
- Kisha e Shën Kollit,Valësh 1604
- Kisha e Shën Kozmait dhe Damianoit Stërstan shek XVIII
- Kisha e Shën Mëhillit,Shalës shek XVII
- Kisha e Shën Mërisë,Dragot shek XVIII
- Kisha e Shën Mërisë,Elbasan shek XVII
- Kisha e Shën Thanasit Elbasan,shek XIX
- Kisha e Shëne Premtes,Valësh 1554
Kishat e ndërtuara në Elbasan do të jenë të karakterit bizantin
44
2 Gjuha shqipe dhe kisha ortodokse në Elbasan.
Traditën e Dhaskal Todrit dhe Konstandin Kristoforidhit në drejtim të lëvrimit të
gjuhës shqipe do e vazhdonin më tej në shek XX patriotë të tjerë ortodoksë elbasanas.
Kështu e përmendëm më lart në drejtim të përkthimit të veprave dhe liturgjive fetare
në gjuhën shqipe do kongresi I kishës ortodokse autoqefale si ai I Beratit dhe ai I
Korces caktoi at Visarjon Xhuvanin.
Nga ana tjetër qarkorja që nxorri mbreti zog që meshat të mbahen në gjuhën shqipe
do I bënte me krah besimtarët ortodoksë patriotë elbasanas.
Kështu herepas here ata dërgonin peticione që meshat të mbaheshin në gjuhën shqipe
dhe jo në gjuhë tjetër si rasti I peticionit nga patrioti elbasanas Apostol Bebi dhe
shumë të tjerë që meshat të mos mbahen rumanisht në lagjen Shën Koll,por në gjuhën
Shqipe1
Por nuk harrojmë në fund edhe vetë karakterin patriotik të vetë klerit të kishës
ortodokse për këtë qytet si rasti i një meshe për përshpirjtjen e patriotit Konstandin
Kristoforidhi2
Madje shpesh ky patriotizëm edhe kritikohej nga organet shtetërore në varësi të
situatës së jashtme3
Nga ana tjetër në rast fatkeqësish besimtarët ortodoks ishin solidarë njëri me tjetrin4
Mos harrojmë këtu edhe faktin se vetë ortodoksët elbasanas do të përkrahnin
shqiptarët ortodoksë të Filadelfias që në një mbledhje të 20Qershor 1925 vendosën që
gjuha shqipe të përdorej në kisha5
1
AQSH fondi 271,viti1931,nrd121Ku kërkohet të ndalohet bërja e meshave në gjuhë
rumune dhe të bëhet në gjuhë shqipe.
2
AQSH fondi 271,viti1931,nrd246 Flet për një përshpirtje nga ana e Kishës
ortodokse të Elbasanit për të nderuarin Konstandin Kristoforidhi që në anën tjetër flet
edhe për karakterin patriotik të saj .
3
po në këtë dosje,por me rastin e Shën Gjergjit ku at Visarjon Xhuvani që kishte ftuar
ambasadorët e fqinjëve I akuzon ata për gjendjen e vendit tone
4
AQSH ,fondi 271,viti 1937,nrr256,nrd253korespodence e prefektures Elbasan me
ministrine e puneve te brendshme ,mitropoline e shenjte te Elbasanit ,etj mbi
paraqitjen e preventiveve dhe mbledhjen e ndihmave per merementimin e ndihmave
dhe kishave
5
Elbasani, mërkurë 31korrik 1925, përkrahje për shqiptarët ortodoksë të Filadelfias fq
1
45
3 Uniatizmi
Unitizmi si dukuri ka të bëjë me disa besimtarë që ushtrojnë rite fetare lindore pra
ortdokse,por vareshin si hierarki fetare nga papati,pra si besimi katolik.
Kjo dukuri u perhaps shumë në periudhën që është marrë si studim.
Kjo edhe për faktin se vetë mbreti Zog e shfrytëzonte atë si mjet presion ndaj
patriarkanës së Stambollit që ajo ti jepte autoqefalinë kishës ortodokse shqiptare.
Kjo shihet edhe në burimet arkivore.
Përpara se të ndalemi për kohën që kemi për studim do ishte denjë të flisnim pak si
lindi kjo dukuri.
Kështu në fund të shek XIX çështja e të krishterëve të fshehtë të Shpatit mori një
drejtim tjetër,tashmë ajo kaloi në Lëvizjen Unite. Kjo edhe për faktin se
AustroHungaria kishte të drejtën e mbrojtjes së katolikëve në perandorinë
osmane.Lëvizja gjeti përkrahjen jo vetëm të klerikëve ortodoksë të trevës .por edhe
të mjaft patriotëve me përkatësi fetare të krishterë apo edhe muhamedanë.Në 1897
krerët e lëvizjes unite në Shpat u dërgojnë një kërkesë përfaqësuesve të fuqive të
mëdha në Stamboll se duke qenë shqiptarë dhe në qendër të Shqipërisë ne nuk
kuptojmë as greqishten,as bullgarishten dhe as edhe një gjuhë tjetër dhe nuk mund të
shkollojmë veçse në gjuhën shqipe.Po atë vit një delegacion i shpatarakëve i kërkoi
kryesisë së misionit katolik të etërve lazaristë në Manastir1
shkëputjen e lidhjeve me
Patriarkanën greke të Stambollit dhe bashkimin në kishën katolike si unitë,dmth
ortodoksë të lidhur me Vatikanin dhe nën varësinë e tij.
Tashmë lëvizja unite e Shpatit u përhap jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në
ortodoksët e Kavajës,Durrësit dhe Tiranës.Në këtë kohë në Elbasan vihet kleriku
patriot papa Jorgji Theohari,i njohur me ofiqin fetar arkimandriti Germanos.
Në gusht 1897 kërkesën e Shpatarakëve2
për kishë unite e kanë nënshkruar jo vetëm
besimtarë ortodoksë,por edhe mjaft krerë të njohur të lëvizjes patriotike dhe
intelektualë me përkatësi fetare myslimane si Dervish Biçakçiu,Ismail Vërlaci,Aqif
Pashë Elbasani.Kërkesa i drejtohej peshkopit katolik të DurrësitBianki. Vetë
Germanoi thekson në letër se qëllimi i tij ishte protesta e një prifti për të treguar se
Patriarkana nuk po kryente më detyrën fetare,por tani ishte kthyer në një vegël të
shtetit grek për shkombëtarizim,gjë e cila nuk mund të durohej.
Në lëvizjen unite të Shpatit që bëri bujë gërshetoheshin interesa të shteteve të
ndryshme veç patriarkanës dhe Vatikanit si ato austriake,ruse,tj.Dhe e tërë kjo bëhej
për të lehtësuar sado pak gjendjen e popullsisë së kësaj krahine.Ata shpresonin se me
tu kthyer në fenë e re nuk do të ishin më objekt persekutimesh.
1
Stefanaq Pollo Në gjurmë të histories shqiptare,Drita ,Tiranë 2003,fq 60
2
Enciklopedi e Elbasanit,Sejko Elbasan 2004, fq 781
46
Peshkopi Bianki pranoi përkohësisht këtë kërkesë dhe e emëroi Gjermanoin prift.Kjo
dukuri po merrte hov jo vetëm në Shqipëri por edhe në Bullgari ku tentohej shkëputja
nga egzarkati bullgar.
Tërë firmëtarët përsërisnin se motivaet nuk ishin veçse kombëtare. Shpatarakët
dëbuan edhe mitropolitn që erdhi për vizitë në Shelcan. Nga Shpati rreth 12familje
ortodokse u konvertuan në unitizëm.
Qëndrimi i Vjenës në këtë drejtim ishte vëzhgues edhe pritës.
Ndërkohë Turqit bënë një reprezalje në këtë zonë.Në 1907 presionet nga ana e
osmanëve dhe Patriarkanës u bënë të fuqishme.Lëvizja ra derisa në qerrshor tërë
besimtarët deklaruan se hoqën dorë dhe i riktheheshin besimit të mëparshëm
Unitizimi ishte një shfaqje e lëvizjes për çlirim kombëtar,siç përmendëm më lart në
letrën e Germanoi,por mbështetej mbi baza konfesionale.Ishte mosinteresimi
ndërkombëtar dhe disa dobësi të brendshme që bënë që kjo lëvizje të dështonte.
Gjithsesi rëndësia e saj qëndron se ishte përpjekja e parë për tu shkëputur nga kisha
dhe shkolla greke.
Në fillim të shek XX rreth 50 familje ishin të besimit unit3
Nga ana tjetër Zogu i kushtoi rëndësi uniatizmit si dukuri religjionare
Dhe siç e kemi përmendur më lart ai e shfrytëzonte këtë në dy aspekte.Në njërën anë
për ti bërë presion Patriarkanës së Stambollit për ti dhënë autoqefalinë sa më shpejt
kishës ortodokse shqiptare ose në anë të kundërt kjo kishë dhe besimtarët e saj do
ktheheshin në uniatë dhe do të lidheshin me Vatikanin.
Dhe në anën tjetër do të shfrytëzohej edhe si mjet presioni ndaj Romës.Kështu siç e
kemi përmendur më lart kur mardhëniet me Romën ishin acaruar dhe
Zogu tentonte të afrohej me Antantën Ballkanike siç e kemi përmendur më lart i
tërhiqet vëmendja at Xhuvanit që ka dalë jashët mode sjellja e tij karshi
përfaqësuesve jugosllavë dhe rumunë me rastin e festës religjioze të Shën Gjonit.
Por përgjigja dihet në fund Zogu urdhëroi ndalimin e përhapjes së unitizmit pasi u
përqëndrua në atë tradicionale dhe nuk u hallakat në krijimin e organzimave të tjera
religjioze të reja.
Dhe veçanërisht kjo u vu re pas vitit 1937 kur patriakana ia dha autoqefalinë kishës
ortodokse shqiptare.
Një gjë është për tu theksuar që edhe grindjet fetare nqs vihen re vihen re vetëm mes
uniatëve dhe ortodoksëve.
Nga ana tjetër kemi faktin që në Itali sapo kishte ardhur në pushtet Musolini qëllimi i
të cilit ishte zgjerimi i Italisë.Në këtë aspekt e përmendëm më lart që unitizmi nga
ana administrative varej nga Vatikani.
Në këtë kontekst qëllimi i unitizmit ishte sipas bisedës së bërë me nipin e at
Visarjonit Ndoc Xhuvanit që të përhapej në Durrës,Elbasan, Korçë dhe si korridor
më pas të shtrihej në Maqedoni.Visarjoni ishte për ortodoksizëm dhe jo për
unitizëm.Madje ai kërkoi dhe ndihmë qeverisë së Zogut.
3
po aty fq 782
47
Shpesherë kishte debate edhe me klerikun ortodoks që përkrahte më shumë këtë
dukuri at Vasil Markun që vonë gjatë pushtimit fashist do marrë edhe post.Si
rrjedhojë Zogu do i kushtonte një rëndësi të veçantë kësaj dukurie.
Dhe kjo rëndësi do të duket edhe në dokumentat arkivore ku vetëm për këtë dukuri
dokumenta e Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm për këtë dukuri në Elbasan
janë mbi 500faqe dhe të tëra janë sekret dhe vetëm një dosje e kësaj ministrie është
mbi 20faqe që flet se me sa përpikmëri e hollësi studiohej kjo dukuri.
Kështu një dokument sekret thekson se priftërinjtë unitë shfrytëzonin faktin për
studime për Itali të studentëve dhe i rekrutonin në fenë e tyre unite 4
Apo kishte edhe raste për masa për ndalim të fesë unite5
Deri edhe urdhër nga vetë inspektoriati i oborrit mbretëror për mospërhapje të këtij
sekti 6
Pra vihet re direkt interesimi i oborrit mbretëror për këtë dukuri
Kemi edhe raste kur vetë unitët kërkojnë edhe përçarje të besimtarëve ortodoksë deri
edhe në raste martesash për ti inkuadruar më pas në radhët e tyre.
4
A.Q.SH fondi 271,nrd 242 viti 1931Theksojmë se është një dokument i ministrisë së
punëve të brendshme sekret për veprimtarinë e kishës unite .Bën habi se ka shumë
fletë 29fletë që tregon rëndësinë e madhe që i kushton regjimi i Zogut kësaj feje.Mos
harojmë se në këtë kohë Zogu u përqëndrua në atë tradizionale ortodokse duke
kundërshtuar atë unite,por këtë sekt ia përdorte si mjet pressioni Patriarkanës dhe nga
ana tjetër Romës.
Theksojmë se është e datës 4.IV.1931 dhe është një përgjigje e ministrisë së punëve
të brendshme.
Në këtë rast priftërinjt unitë shfrytëzonin faktin për studime për Itali të studentëve
dhe i rekrutonin në fenë e tyre ortodoksët.Ky ishte papa Pjetër në Elbasan
Nganjëherë ai hiqet si protestant dhe me ndihmën e dy Zonjave americane dhe Zogu
për respekt të prestigjit amerikan tërhiqet .
5
A.Q.SH fondi 271,nrd254,viti 1932korespodence e prefektures Elbasan me
ministrine e puneve te brendshme mbi masat per mosperhapjen e fese unite.
Theksojmë se është një qarkore e Ministrisë së Punëve të Brendshme për moslejimin
e fesë unite edhe në Elbasan lidhur me propogandën që bëjnë dy priftërinj të kësaj
feje
6
A.Q.SH fondi 271,nrd 366, viti 1933 korespodence e prefektures ne ministrine e
puneve te brendshme dhe inspektoriatin e oborrit mbreteror mbi perhapjen e unitizmit
dhe masat e marra per mosushtrim te punonjesve te ketij sekti fetar.
48
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master
Master

Contenu connexe

Tendances

110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
Islami dhe-politika-ne-ballkanin-perendimor
Islami dhe-politika-ne-ballkanin-perendimorIslami dhe-politika-ne-ballkanin-perendimor
Islami dhe-politika-ne-ballkanin-perendimorLibra Islame
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islamiamarstafa
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani MehmetajMarjan Dodaj
 
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaretMisioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaretali lacej
 

Tendances (11)

Dy Drinat #14
Dy Drinat #14Dy Drinat #14
Dy Drinat #14
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
Krishterimi
KrishterimiKrishterimi
Krishterimi
 
Krishterimi
KrishterimiKrishterimi
Krishterimi
 
Islami dhe-politika-ne-ballkanin-perendimor
Islami dhe-politika-ne-ballkanin-perendimorIslami dhe-politika-ne-ballkanin-perendimor
Islami dhe-politika-ne-ballkanin-perendimor
 
Projekt
ProjektProjekt
Projekt
 
Shqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe IslamiShqiptaret dhe Islami
Shqiptaret dhe Islami
 
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani MehmetajKur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve   - nga Gani Mehmetaj
Kur nisi sllavizmi e myslimanizmi i shqiptarëve - nga Gani Mehmetaj
 
Kultura
KulturaKultura
Kultura
 
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaretMisioni i-paqes-per-shqiptaret
Misioni i-paqes-per-shqiptaret
 
Algita
AlgitaAlgita
Algita
 

Similaire à Master

Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)VatraBiblike
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinAn An
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Azbiela Meta
 
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfHEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfrefiecehu
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriMarjan Dodaj
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne beklerina
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitMarjan DODAJ
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, FierLili Liljana
 
Frankmasoneria globale
Frankmasoneria globaleFrankmasoneria globale
Frankmasoneria globaleDurim Bajrami
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarENKELEDA SINJARI
 
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg StadtmullerIslamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg StadtmullerMarjan DODAJ
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Ismet Azizi
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITMarjan DODAJ
 
7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesiterjoni123
 

Similaire à Master (20)

P.histori
P.historiP.histori
P.histori
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (31 Maj 2018)
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantin
 
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
Buletini Jeta e Vatres Biblike nr 28 (6 Shtator)
 
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdfHEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
HEBREJTE NE SHQIPERI REVISTE.pdf
 
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në ShqipëriKryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
Kryepeshkopi Aleksander sjell ëndrrën e Fan Nolit në Shqipëri
 
shqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqishqiptaret ne greqi
shqiptaret ne greqi
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
rrugetimi i shqiperise ne be
rrugetimi i shqiperise  ne berrugetimi i shqiperise  ne be
rrugetimi i shqiperise ne be
 
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter BogdanitTe pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
Te pavertetat dhe faktet rreth Pjeter Bogdanit
 
Guida turistike, Fier
Guida turistike, FierGuida turistike, Fier
Guida turistike, Fier
 
Frankmasoneria globale
Frankmasoneria globaleFrankmasoneria globale
Frankmasoneria globale
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptar
 
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg StadtmullerIslamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
Islamizimi tek Shqiptaret nga Profesor Georg Stadtmuller
 
Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit Historia e lashtë e peshterit
Historia e lashtë e peshterit
 
Dy Drinat #15
Dy Drinat #15Dy Drinat #15
Dy Drinat #15
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
 
7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit
 
Myzeqeja
MyzeqejaMyzeqeja
Myzeqeja
 

Plus de Leonard Carcani (14)

Gjeopolitika e lindjes se mesme
Gjeopolitika e lindjes se mesmeGjeopolitika e lindjes se mesme
Gjeopolitika e lindjes se mesme
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitikaShekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liber
 
Religion in Albania
Religion in AlbaniaReligion in Albania
Religion in Albania
 
Diploma
DiplomaDiploma
Diploma
 
Analises
AnalisesAnalises
Analises
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Studime shqiptare
Studime shqiptareStudime shqiptare
Studime shqiptare
 
Shekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitikaShekxxi gjeopolitika
Shekxxi gjeopolitika
 
Psikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liberPsikologji shkollore liber
Psikologji shkollore liber
 
Master
MasterMaster
Master
 
Diploma
DiplomaDiploma
Diploma
 
Analises
AnalisesAnalises
Analises
 

Master

  • 1. UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI DEPARTAMENTI I HISTORISE BESIMET FETARE NE PREFEKTUREN E ELBASANIT 1920-1939 PUNIM MIKROTEZE Punoi Pranoi Leonard ÇARÇANI As.Prof.Dr.Ajet SHAHU TIRANE 2007 1
  • 2. PERMBAJTJA Parathenie fq 3-4 KREU I Dukuritë fetare deri në vitin 1920 fq5-18 1 Përbërja fetare e popullsisë. fq5-10 - Kriptokrishtërimi 2 Toleranca fetare. fq11-13 - Dita e Verës 14marsi. - Dita e Shën Gjon Vladimirit. Dy festa simbole të tolerances fetare në Elbasan 3 Përpjekjet për përkthimin e librave fetare në gjuhën fq14-16 shqipe. - Kontributi I patriotëve klerikë elbasanas. - Përpjekjet për liri dhe pavarësi të patriotëve elbasanas pa dallime fetare 4 Besimet fetare në vitet 1912-1920 fq17-18 KREU II Komunitetet fetare ne Elbasan fq 19-30 1 Gjendja e Komuniteteve fetare ne Shqiperi fq19-20 2 Gjendja e komuniteteve fetare ne Elbasan fq21-23 3 Bashkejetesa fq24-26 4 Shteti dhe Institucionet fetare fq 27-30 Kreu III Komuniteti Mysliman ne Elbasan fq31-39 1 Levizjet autoqefaliste ne komunitetin bektashian fq31-32 2 Levizja autoqefaliste ne komunitetin synit fq33-35 3 Levizja per modernizim dhe feja myslimane fq36-39 Kreu IV Komuniteti I Krishtere ne Elbasan fq 40- 1 Levizja autoqefaliste ne komunitetin ortodoks fq 40-43 1 Gjuha shqipe dhe kisha ortodokse ne Elbasan fq44 2 Uniatizmi fq 45-48 3 Protestantizmi dhe besime te tjera. fq49-52 - Katolicizmi. - Hebraizmi dhe Bahaizmi Kreu V Personalitetet të shquar klerikalë elbasanas fq 53- 1 Kontributi I Personalitete te shquar klerike myslimane syni dhe bektashiane ne jeten fetare dhe laike te vendit fq 53 2
  • 3. 2 Kontributi I Personalitete te shquar klerike ortodokse ne jeten fetare dhe laike te vendit fq54-55 3 Perfaqesues te shquar uniate fq 56 4 At Visarjon Xhuvani fq 57-63 - Roli I at Visarjon Xhuvanit në autoqefalinë e kishës ortodokse autoeqafe shqiptare - Organizimi i institucioneve të kishës ortodokse autoqefale shqiptatre. Përdorimi I gjuhës shqipe. Roli I at Visarjon Xhuvanit - Mendimi I at Xhuvanit për uniatizmin - Roli I at Visarjon Xhuvanit në njohjen ndërkombëtare të autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare - Shteti dhe institucionet e kultit.Raportet mes tyre sipas at Xhuvanit. Kleriku erudit symbol i tolerances fetare në Elbasan Përmbledhje dokumentash fq 64-67 Epilog fq 68-73 Konkluzione fq74-80 Bibliografia fq 81-84 3
  • 4. PARATHЁNIE BESIMET FETARE NË PREFEKTURËN E ELBASANIT ( 1920-1939) Treva e Shqipërisë së mesme është një trevë me kulturë.Një vend të caktuar në kulturën e përgjithshme të kësaj treve zë ajo e rajonit të Elbasanit. Një vend të veçantë këtu zë kultura religjionare ose më saktë kultura që kanë besimtarët e feve të ndryshme të këtij rajoni. Këtë temë e kanë trajtuar autorë të ndryshëm si në tërësi për tërë vendin tonë edhe në veçanti për këtë rajon,si në tërësi si kulturë edhe në veçanti vetëm me atë që ka të bëjë lidhur me fenë,si për një periudhë të gjerë kohore dhe për një periudhë më të shkurtër. Kështu përmendim Edvin Zhak te libri i tij Shqiptarët si edhe tek Beteja për Shqipërinë. Në anën tjetër burime të shumta paraqet edhe autori Tefik Selenica tek libri i tij Shqipëria në vitin 1927. Kurse burim i pasur për të dhëna lokale është vepra e përgatitur nga intelektualë Elbasanas me titull Enciclopedia e Elbasanit. Ka patur edhe burime të tjera që e trajtojnë këtë temë si autorë të huaj B.Fisher, M.Vikers,P.Bartl,R.Della Roca vendas A.Doja,Dh.Qiriazi apo edhe lokalë elbasanas si H.Ceka,etj,apo së fundi edhe autori Ndoc Xhuvani ku nëpërmjet përshkrimit të at Visarjonit në jep një përshkrim indirekt edhe të besimit ortodoks në këtë kohë. Por ky trajtim ka patur deri tani të meta që do i trajtojmë më poshtë Së pari tematika është anashkaluar. Së dyti është folur përciptazi pa folur për një periudhë të caktuar kohore. Së treti nuk është folur me hollësi. Dhe në rastin e librit për at Xhuvanin kuptohet që i jepen shumë merita që jo se nuk i ka ,por për shkak të tematikës nuk flitet,ose flitet fare pak për kontributin e elbasanasve dhe për ortodoksizmin në tërësi .Aq më shumë lidhur me besimet në trevat e tjera. Për të përmbushur këtë boshllëk që është krijuar vendosa të trajtoj më gjerë këtë temë dhe konkretisht Besimet fetare në prefekturёn e Elbasanit Secili religjion do të trajtohet në kapituj më vete,por përqëndruar kryesisht në një periudhë kohore nga 1920-1939. Madje një kapitull i veçantë do i lihet patriotëve elbasanas dhe veçanërisht eruditit at Visarjon Xhuvanit. Kjo nuk është e rastësishme pasi gjatë kësaj kohe do të ndodhin edhe ngjarje të rëndësishme si me rëndësi fetare edhe kombëtare si kongrese të shumta për 4
  • 5. autoqefalizmin e vetë institucioneve fetare shqiptare si edhe vetë reformat që ndërmorri më pas vetë mbreti Zog edhe në këtë fushë për konsolidimin e pavarësisë së këtyre institucioneve dhe për ti larguar sa më shumë këto institucione nga ndikimet e huaja. Dhe kjo për vetë faktin se stabilizimi i institucioneve laike në këtë kohë do të sjell një ndihmesë të madhe edhe në krijimin dhe më pas stabilizimin e institucioneve klerikale. Nëpërmjet trajtimit të kësaj teme synoj të realizoj Së pari të hedh dritë mbi dukuritë fetare në këtë rajon për këtë periudhë kohore. Së dyti të tregoj kontributin që kanë dhënë klerikë të ndryshëm elbasanas në evenimente të ndryshme religjionare të kësaj periudhe si kongrese autoqefaliste. Së treti impakti që kishin vendimet e ndryshme qeveritare në këtë trevë për dukuri të ndryshme fetare si psh heqia e perçes,etj. Së katërti në konsolidimin e institucioneve klerikale autoqefale shqiptare luajtën rol edhe klerikët elbasanas. Për trajtimin e kësaj teme jam përqëndruar në këto burime studimore. Së pari kanë qenë materiale të arkivave të shtetit Tiranë mbi 100 dosje të këtij arkivi. Ku këtu jam munduar të ruaj seriozitetin e temës duke dhënë përgjithësime për shumë dokumente arkivore që kishin të bënin jo direkt me probleme fetare,por indirect kishin lidhje me to. Së dyti kanё qenë edhe të dhëna të shumta bibliografie. Për arritjen sa më mire të realizimit të kësaj teme jam konsultuar edhe me reçentët e mi . Ndërmjet shumë atyre dashamirësve të mi,por edhe të temës që kam trajtuar do të falënderoja në këtë drejtim edhe udhëheqësin e temës për ndihmesën që më ka dhënë. Jeni ju që do e vlerësoni sa është arritur qëllimi I studimit të kësaj teme Kreu I 5
  • 6. Dukuritë fetare deri në vitin 1920 1 Përbërja fetare popullsisë. Populli i kësaj prefekture e ka patur të theksuar besimin. Kështu është shumë i përmendur besimi pagan i ditës së verës të ardhur deri në ditët tona festuar më 14mars. Pozicioni mes lindjes dhe perëndimit do e bënte që në këtë rajon të vinin shumë shpejt mes shumë të tjerave dhe ideologjitë fetare. Në lashtësi këtu banonte fisi ilir i kandavëve dhe parthinëve. Gjurmë besimi kemi në bazilikatat e tepesë dhe të klosit. Nga ana tjetër dy qytetet e lashta të këtij fisi Scampa dhe Klaudjana ishin dhe dy stacione të rrugës Egnatia e cila përfundonte në Durrah.Në bibël përmendet që apostuli Pavël arriti deri në Iliri.1 Nga ana tjetër kemi dokumentacion që në vitet e para es egzistonte një kishë në Dyrrah.Si rrjedhojë është e pamundur që këto ide të mos kenë arritur edhe në këto treva. Nga ana tjetër ndarja e perandorisë në lindjes dhe perëndimit në vitin 395es e më pas edhe ndarja e fesë në vitin 1054 në ortodokse që përkiste teorisë se perandori është mbi patriarkun ose më saktë pushteti laik është mbi atë fetar dhe katolik ku papa ishte mbi mbretërit ose më saktë pushteti fetar ishte mbi atë laik do të bënte që kjo trevë të bëhej arenë luftrash për shtrirje influence mes dy feve. Ky do të ishte edhe një terren i përshtatshëm për një dukuri që quhet unitizëm. Kjo kishte të bënte me kishën katolike bizantine kryejnë ritet fetare si ortodoksë,por janë të lidhur me Vatikanin. 1 Bibla Harta e udhёtimit tё apostulit Pavёl 6
  • 7. Shkak tjetër i përhapjes së kësaj dukurie do ishte dhe fakti që papati do të ishte më liberal ndaj përdorimit të gjuhës amtare në dallim nga patriarkana që kërkonte domosdoshmërisht që edhe në ato kisha që nuk ishin greke ritet të kryheshin në këtë gjuhë. Bogomilizmi nuk do e prekë shumë këtë trevë. Por ndryshime të theksuara siç do e shohim edhe më poshtë do të ketë përhapja e fesë islame në Elbasan. Ndoshta përhapja me shpejtësi në këtë trevë të këtij besimi ishin pranimi i tregtisë në Kuran ku e dijmë që banorët e kësaj treve merren me tregti,kjo edhe për shkak të pozicionit në mes rrugëve tregtare lindje-perëndim,nxitja e dijes në Kuran ku e dijmë që banorët elbasanas janë arsimdashës,joshja me poste ku përsëri theksojmë dëshira për karierë.Dhe ishte ky pozicion strategjik që do bëjë që idetë islame të vijnë që herët në këtë rajon. Toleranca në kuran që i dallon banorët e kësaj treve bëri që të gjejë përhapje. Qendrat e krishtera nuk po kujdeseshin më për shqiptarët e kjo bëri që mjaft kisha të ktheheshin në xhami.Islamizmi këtu u përhap me vullnetarizëm dhe më pak me dhunë indirekte.Kurse faktorë të tjerë si forca dhe aq më shumë rreziku për asimilim nga fqinjët do të ndikojnë më pak pasi kjo trevë nuk do të ishte në kontakt me popujt fqinjë. Të parët që u bënë përhapës të fesë ishin disa gazinj myslimanë që u vendosën në kështjellë dhe ishin bërthama për përhapjen e fesë islame.2 Këtu e kanë origjinën edhe emrat elbasanase me origjinë osmane si Stambollxhiu,Kerafexhiu,etj.Mund edhe të theksojmë që kjo coloni e vogël osmanësh u shkri me vendasit. Pasi roli i Shkupit ra Elbasani morri rol udhëheqës dhe u kthye në qendër myslimanizmi. Në shek XVII tërë fshatrat e luginës së Shkumbinit u islamizuan. Gjatë pashallëqeve ritmet e islamizimit ranë shumë në këtë trevë.Kjo dhe për faktin se Ali Pashë Tepelena u la më shumë liri të krishterëve. Pas rënies së pashallëqeve nisi një valë islamizuese edhe në Elbasan. 2 Enciklopedi e Elbasanit SEJKO,Elbasan 2002,fq 369 7
  • 8. Nga ana tjetër për të ruajtur disa doke dhe zakone kristiane në disa zona kryesisht malore si Shpaati deri në shek XIX dhe Sulova deri në shekXVII do të kemi një dukuri që është kriptokristianizmi ose më saktë në shtëpi me rite kristiane dhe për të mos paguar taksa në registra mbanin emra myslimanë. Nё Peqin xhamia e vetme nё kёtё qytet u ngrit pikёrisht nё fillim tё shek XIX3 Vihet re që banorët e kësaj treve do jenë shumë konservatorë ndaj respektimit zakoneve të tyre,por edhe tolerantë ndaj besimeve të tjera. Kështu në këtë kohë nga jeniçerët u përhap rryma e bektashinjve. Ajo ishte më liberale se e synijve.Kështu perçja nuk ishte e detyruar.Një qendër e tyre krahas Krujës ishte edhe Elbasani.Fryma liberale dhe ngjashmëria me festat pagane të zakoneve të tyre do ishte faktor kyç që të gjejë përhapje edhe në prefekturën e Elbasanit. Kështu kujtojmë që në krahinën e Çermenikës vendlindja e ditës së verës banorët e kësaj treve do të jenë të parët që do përqafojnë ideologjinë e këtij sekti. Kurse në qytet mqs banorët e tij ishin shumë besimtarë do të ngeleshin në syni dhe do ti quanin si tradhëtarë bektashianët.Këta do të jetonin të veçuar në jug.4 Teqeja pёr kёta besimtarё do tё ngrihet nё fund tё shek XVIII-fillim shek XIX5 Gjithsesi asgjë nuk do i veçojë ata drejt të qenit shqiptarë. Dhe patriotët elbasan në këtë drejtim do i gjeje bashkë si patriotë. Në fillim të shek XX rajoni I Elbasanit vazhdonte të ishte nën sundimin osman. Dhe në bazë të ndarjes administrative të kësaj perandorie do të përfshihej nën sanxhakun me të njëjtin emër.Do të përbëhej nga këto kaza Peqini,Elbasani,Gramshi. Si besime do të ishin stabilizuar tre tradicionale myslimanë syni,ortodoksë dhe bektashianë. 3 Pettifer James Shqipёria dhe Kosova , 1995, fq 360 4 Enciklopedi e Elbasanit SEJKO,Elbasan 2002,fq 69 5 Pettifer James Shqipёria dhe Kosova ,1995, fq 341 8
  • 9. Në kryeqendrën Elbasan do të kishte dhe 50 familje unite1 ose më saktë me rite lindore,por të varur nga papa si edhe pak hebrenj2 Në krahinën e Shpatit ishte dukuria e dy besimit ose më saktë kriptokristianizëm ose më saktë ajo që quhet me emër laramani fetare ku zyrtarisht emër mysliman realisht rite ortodokse në shtëpi Ja cila ka qenë struktura fetare e zonës së Elbasanit në shekXVIII sipas historianit Zmajeviç3 - Peqini si qytet 152 shtëpi dhe 100%myslimanë - Peqini si kaza 407shtëpi dhe po 100%myslimanë - Elbasani si kaza 31 shtëpi kristiane dhe 784 shtëpi myslimane ose rreth 79% - Shpati 151 shtëpi kristiane dhe 618myslimane ose rreth 80% dhe kristianët ishin kryesisht në zonën e Gjinarit - Sulova të 137shtëpi myslimane ose 100% - Kërraba ku futet dhe zona në veri të Elbasanit 322shtëpi e100% myslimane. Ndërkohë Çelebi jep një statistikë se që në shekXVII në këtë rajon rreth 69%ishin myslimanë.Pra më saktë islamizimi i popullsisë në këtë zonë kishte përfunduar para shek XVII përveç zonave të thella. Në fund po japim disa statistika për një tablo më të qartë nga një regjistrim osman4 Si sanxhak Elbasani kishte 47mijë myslimanë ose 88%myslimanë dhe 4800 shqiptarë ortodoksë e 5500 të kombësie tjetër kryesisht arumunë,ciganë,etj dhe rreth 57300mijë banorë gjithsej. Kështu në këtë kohë kazaja e Elbasanit kishte 33mijë myslimanë ose 93% dhe 2500banorë ortodoksë sipa Mavromatis ku këtu hyjnë dhe 1000ciganët e 1500 arumunët. Nqs do të flisnim si ndarje kemi në këtë periudhë Në qytetin e Elbasanit 8400myslimanë ose 87% nga rreth 10mijë banorë. Krahina e Çermanikës me 12fshatra dhe 3000myslimanë bektashianë. Krahina e Shpatit kishte nga 43 fshatra 35të krishtera në fillim të shek XX dhe rreth 5mijë banorë të krishterë.Kjo sipas të dhënave kishtare.Këtu vihet re edhe dukuria e kriptokristianizmit pasi të dhënat osmane japin 20 fshatra myslimane me 1500banorë myslimanë dhe 23 fshatra kristiane me 2500banorë. Nahija e Qukësit do të kishte 7915 myslimanë shqiptarë në 26 fshatra Bektashianët përbënin ¼ e popullsisë së qytetit5 1 Enciklopedi e Elbasanit SEJKO,Elbasan 2002,fq 437 2 2 po aty fq 231 3 3 Islami në Shqipëri ,Tiranë 2000,fq 63 4 4 Peter Bart Myslimanët dhe lëvizja për pavarësi në Shqipëri ,Tiranë 2004, fq 49 5 po aty 9
  • 10. Në vitin 1900 nën drejtimin e arqipehkop germanos 60ortodoksë kaluan në besimin uniat që u pasua në tërë trojet shqiptare deri në Korçë nga 2400 veta. Por ajo që të bën përshtypje janë të dhënat austriake në vitin 1916 ku për këtë krahinë japin 3300myslimanë dhe 3600kristianë. Gjithsesi sipas Bartl kaza e Elbasanit ishte kryesisht myslimane 85-90% ku vetëm nahija e Shpatit ishte e krishterë.Sipas tij islamizimi këtu ishte diçka e re dhe lëvizje drejt islamizimit në kuptim të plotë kemi vetëm në gjysmën e shekXIX. Dhe kriptokrishtërimi sipas tij në krahinën e Shpatit ishte stadi i parë i islamizimi. Gjithesi faktorët kryesorë që ndikuan që banorët e kësaj treve përqafuans shpejt fenë islame ishin. Së pari rajoni ishte kryqëzim rrugësh ku do vihej shpejt në kontakt Së dyti marrja me tregti e banorëve të kësaj treve dhe lejimi I saj në kuran. Së treti karakteri tolerant i banorëve të kësaj treve dhe theksimi I saj në kuran Së katërti karakteri arsimdashës I banorëve të trevës dhe theksimi e nxitja në kuran. Së fundi nxitja për karrierë të atyre që përqafonin fenë islame. Nga ana tjetër faktorët kryesorë që do të çonin në përhapjen e sektit mysliman bektashian edhe në Elbasan do të ishin Së pari ngjashmëria me disa festa popullore pagane, Shembull për këtë do të ishte fakti që 22marsi dita simbol e bektashizmit që është sultan nevruzi do të kishte shumë të përbashkëta me 14marsin ditën e verës Së dyti ngjashmëria me krishtërimin bëri të përhapej edhe në elbasan. Së treti fryma liberale e këtij sekti ndaj besimeve fetare të tjera. Por ajo që do bënte besimtarët e këtij sekti që të jetonin të veçuar ishte fakti që besimtarët myslimanë syni që përbënin shumicën në Elbasan do I quanin tradhëtarë dhe si rrjedhojë jo vetëm nuk do I afronin,por edhe do I sulmonin. 10
  • 11. Kriptokrishtërimi Pas pushtimit osman një pjesë e popullsisë ortodokse për të patur lehtësira Nga organet e këtij pushtimi konvertoheshin me emër në myslimanë zyrtarisht, por realisht nëpër shtëpia kryenin rite ortodokse. Si dukuri egzistonte në Tropojë dhe në zonën e Dragotit të Sulovës deri në fund të shek XVIII.Më pas këta banorë u islamizuan.. Por më tipike kjo krahinë ishte në Zonën e Shpatit. Si dukuri ajo u bë sipërfaqësore në fund të shek XIX në këtë rajon.Pikërisht atëherë kur shteti osman I kërkoi nënshtetasve të tij të kryenin shërbim ushtarak. Banorët e kësaj zone deklaruan se ishin të krishterë dhe nuk duhej ta kryenin këtë shërbim. E përmendëm dhe më lart sipas Bartl patriarkana theksonte se nga 43 fshatra 5 ishin myslimane,kurse statistikat osmane theksonin 20.Dhe këto 20 fshatra mund të ishin në fakt kriptokristiane. Si dukuri u rrallua pas shpalljes së pavarësisë dhe do zhduket gjatë kohës së Zogut ku Përfundimisht këta banorë do të njihen në ortodoksë. Bartl kriptokristianizmin e quan faza e fundit e krishtërimit dhe faza e pare e islamizimit.Ndoshta ka të drejtë pasi fshati Dragot I Sulovës në fund të shek XVII ishte kriptokristian dhe në fillim të shek XVIII u konvertuan në myslimanë 11
  • 12. 2 Toleranca në Elbasan. Në trevën e Elbasanit mardhëniet mes besimtarëve të feve të ndryshme kanë qenë të mira.Jo vetëm nuk është vënë re asnjë incident mes tyre por shpeshherë ata shkonin dhe në festat fetare të njëri tjetrit si në pashkë,bajram,krishtlindje,sultan nevruzi, shëngjergji,etj. Apo i shihje përsëri bashkë edhe në festa symbol si dita e verës 14marsi ku shkëmbenin me njëri tjetrin bollokume një ëmbëlsirë tradicionale elbasanllie,origjina e të cilës është nga krahina e Cermenikës. Një festë tjetër symbol është ajo e Shën Gjon Vladimirit ku cdo 4 Gusht shkojnë për pelegrinim shumë besimtarë të të dy feve në këtë manastir ku eshtrat e këtij shenjti janë sjellë nga Karl Topia këtu në fund të shek XIV. Gjithsesi ndoshta rrallë ka patur edhe martesa mes tyre. Por këtu theksojmë dicka . Besimtarët bektashianë jetonin të vecuar në një lagje. Kjo pë arsye se besimtarët myslimanë syni që ishin shumicë I shikonin me përbuzje se I quanin tradhëtarë të Muhametit.1 Myslimanët nuk sulmonin kultet kristiane.Madje vetë ata kishin një farë ndjenje besytnie ndaj tyre. Toleranca fetare ishte jo vetëm tek njerëzit e thjeshtë,por edhe tek paria. Kështu ndodhte edhe në Elbasan.Shqiptarët e besimeve të ndryshme i festonin bashkë edhe festat fetare të njëri-tjetrit,hynin dhe dilnin,ishin bashkë në hidhërime dhe gëzime.Madje në disa raste kryenin edhe martesa me njëri tjetrin.Por me një përjashtim që kjo e fundit në Elbasan ndodhte rrallë,por gjithsesi ndodhte. Ndoshta fakti që disa klerikë u vunë nën shërbim të të huajve shërbente për njerëzit e thjeshtë si një faktor më shumë për tolerancë. Shqiptarët i ruajtën lidhjet e tyre tradcionale pavarësisht nga ndryshimet fetare.Aq më shumë në Elbasan ku elbasanllinjtë mbajnë më shumë njëri tjetrin pavarësisht nga feja se një të ardhur nga një krahinë tjetër. 1 Enciklopedi e Elbasanit SEJKO,Elbasan 2002,fq 98 12
  • 13. Dita e Verës 14 Marsi.Dita e Shën Gjon Vladimirit. 4 Qershori. Dy festa simbole të tolerances fetare në Elbasan Ashtu si çdo festë edhe festat fetare shqiptarët i festonin bashkë dhe veçanërisht kjo në rajonin e Elbasanit ku sa rigorozë ishin në parime ashtu edhe vinin për urime në festat e njëri tjetrit dhe disa festa që ishin bërë popullore si Shën Gjoni dhe Dita e Verës i festonin bashkë Kryesisht besimet pagane shqiptare kanë qenë të huazuara,por me ngjyrime vendasi. Në këtë drejtim edhe në aspektin religjioz pushtuesit romakë u gjendën me rezistencën ilire. Si psh Jupiteri parthin,Diana e kandave,Nimfeu Bylon.1 Ndërkohë edhe fetë monoteiste në këto treva që do afrohen më vonë do marrin edhe ngjyrime nga besimet pagane.Kështu edhe në këtë kohë respektohen kulti i gjarprit,tokës, diellit,etj.Vazhdimësia e këtyre kulteve pagane do të thoshte se kristianizmi dhe myslimanizmi nuk gjetën kushte të përshtatshme për tu bërë mbizotëruese në ndërgjegjen fetare të njerëzve.Shqiptarët çdo rrit pagani a bashkangjisnin ritit fetar madje edhe tempuj si psh faltorja e Amantisë në kishë,etj.Madje kritikoheshin edhe klerikët që donin të largonin këto zakone pagane që populli i quante të tiat popullore. Kemi edhe shkrirje si psh riti i Shën Kollit,Shën Gjergjit,etj. Apo kemi psh ditën e verës ku myslimanët kanë Nevruzin dhe ortodoksët Vangjelizmonë Ndërkohë vetë dita e verës është një festë pagane e ardhur nga kohërat që simbolizon lidhjen e njeriut me natyrën.Ajo kremtohej edhe nga grekët dhe romakët dhe presupozohej që kur shkrin dimri shkrijnë edhe zemrat.Dhe njerëzit duhet tia dinin këtë për respekt perëndive dhe duhej tu falej atyre.Dhe këto ishin ato perëndi që lidhnin njeriun me natyrën dhe lindi në ato kohë ku akoma nuk kishte lindur matja e kohës.Sa më i vjetër ishte qytetërimi aq më i vjetër lidhja. Dhe tërë kjo lidhej me perënditë gra pasi ato simbolizonin pjellorinë.Ishte i tëri një pajtim shpirtëror dhe material me natyrën. Në fakt fillesat e saj kjo festë i ka që 1000vjet para erës sonë kur në portat e eshtrës pranë Kopshteve të varura të Babilonisë organizohej festivali dhe panari i Verës. Më vonë kjo u pasua nga hebrenjtë dhe grekët e lashtë.Në Romë statujën e perëndisë Mërkur e mbanin njerëzit e fuqishëm që simbolizonte që njerëzit nuk duhet të largoheshin nga nga ajo që e lindi e cila ishte natyra. Në këtë rast kemi dy praktika për purifikim që ishin - Ndezja e zjarrit - Hedhja e ujit Përkon kjo festë edhe me ekuinoksin pranveror. As krishtërimi dhe myslimanizmi nuk e zhdukën këtë hambar mitologjik.Kjo edhe për faktin se ritet që kryenin këto dy religione ishin në gjuhë jo të kuptueshme për popullsinë e thjeshtë. 1 H.Ceka Dita e Verës ,Sejko 2004,fq 39 13
  • 14. Por përse në Elbasan festohet më shumë. Sepse Elbasani del jashtë atij quadri fshat qytet pasi traditat qytetare këtu janë të theksuara kudo.Elementët paganë këtu fituan vazhdimësi dhe mqs Elbasani është kryqëzim rrugësh kulturat që vijnë nga rrethe të ndryshme gjejnë armoni.Por gjithsesi bazë janë rrethinat e Elbasanit pasi dihet që në afërsi të zonave rurale lidhjet janë më të forta dhe festohen më shumë në këto zona festat tradizionale.Si bazë dhe origjinë është krahina e Çermenikës sepse dihet që në fillim nderimet i bëheshin perëndeshës Diana të kësaj krahine që ishte perëdeshë e gjuetisë. Gjithsesi sot dita e verës festohet në natyrë dhe jo lokale pasi shijohet natura. Dita e verës është një moment reflektimi.Dhe kjo si pasojë e shkatërrimit ekologjik që po i bëhet natyrës.Këto festa duhet të festohen pasi nuk i bëjnë dëm njeriut.Natyra modifikon njeriun dhe njeriu natyrë dhe të tërë ne në tërësi jemi pjesë e Universit. Më pas dita e verës do të spostohet pak në kohë në 22Mars dhe tani si sulltan Nevruz për sektin mysliman Bektashian2 Mos harrojmë se banorët e trevës nga e ka origjinën kjo festë,ata të Çermenikës do të kthehen kur u përhap besimi myslimanë në besimtarë myslimanë të sektit bektashian. Por përsëri të dy këto do të festohen bashkë dhe do të jenë simbol të tolerancës fetare në Elbasan ashtu si edhe një festë tjetër lokale ajo e Shën Gjon Vladimirit Kështu në çdo 4 Qershorit e Shën Gjonit ku organizohen panaire ku marrin pjesë myslimanë dhe të krishterë .Eshtrat e tij janë në manastirin e Shën Johan Vladimirit që prej 22 Maj 1015 dhe 4 Qershor ku kryhen që prej asaj kohe pelegrinazhe nga besimtarët e të dy riteve. Gjithsesi edhe në vendet e shenjta shqiptarët e të dy feve shkonin bashkë si në manastirin të shenjtë ortodoks të Shën Naumit. Apo e përmendëm më lart festimin bashkë të ditës së verës. Gjithashtu Shën Gjon Vladimirin e nderonin si shenjtor si mysliman edhe ortodoksë dhe katolikë. 2 po aty fq, 43 14
  • 15. 3 Përpjekjet për përkthimin e librave fetare në gjuhën shqipe Kontributi klerikëve elbasanas.Përpjekjet për liri dhe pavarësi të patriotëve elbasanas pa dallime fetare. Në drejtim të përkthimit të librave fetare përkthyesit elbasanas kanë patur traditë. Megjithëse kjo binte ndesh me orientimet të qendrave përkatëse të huaja që donin përkatësisht ato myslimane në turqisht dhe arabisht dhe patriarkana greke e Stambollit në greqisht. Do të fillojmë që në fillim me psalltet e anonimatit të Elbasanit në fund të shek XVII. Ideja ishte për të sjellë sa më shumë neologjizma të terminologjive fetare në gjuhën shqipe për ti bërë ato sa më të kuptueshme. Në popull. Më pas përmendim këtu Teodor Haxhi Filipin,1 që për kontributin e paçmuar që dha në arsim populli e quajti dhaskal që domethënë mësonjës dhe më gjerë Dhaskal todri. Ai përktheu dhe shumë psalme. U përpoq për futjen e gjuhës shqipe në shërbesat fetare dhe për mësimin e saj në shkollë.Ripërktheu të dyja dhiatat. Vepra e tij është Mesha e Shën Johan Gojartit me disa fragmente ungjingjsh dhe parafrazime të dy fabulave të Ezopit.Kisha fanariote e vrau dhe më 1827 I dogji shkrimet. Shkroi në elbasanllinshten e kohës dhe bëri përpjekje të dukshme në krijimin e neologjizmave të kohës për përkthimin e veprave fetare. Do të krijojë dhe një alfabet të tijin. Por jo vetëm kaq .Patriotët klerikë ortodoksë dhe myslimanë elbasanas do të ishin bashkë dhe në luftën për liri kundër pushtimit osman. Kështu do të ishte peshkopi elbasanas Nikollë Mejkashi që do të merrte pjesë në dy kuvendet shqiptare të Dukagjinit 1601 dhe 1602.Ai ishte me prejardhje nga Mjekësi I Elbasanit dhe peshkop I Shqipërisë së mesme. Madje do I dërgonte letër proteste edhe papës mqs ky I fundit nuk I përkrahu aq sa duhet. Në këtë drejtim të dalluar kanë qenë banorët ortodoksë të lagjes Kala. Kështu kemi të famshmin Konstandin Kristoforidhin2 me përkthimin e Biblës, Dhiatës së re dhe të vjetër dhe psalmeve. Gjithsesi ai këto do i bënte në bashkëpunim me një shtypshkronjë protestantante. Ai do të hartonte memorandum për gjuhën shqipe.Do të përfundonte përkthimin e dhiatës së re toskërisht dhe gegërisht. Më pas Shënime për shqipërinë,gjuha dhe përkthimi I veprave të shenjta më 1860. 1 1 Enciklopedi e Elbasanit Sejko,Elbasan 2003,fq 163 2 po aty fq 241 15
  • 16. Në Stamboll botoi përkthimet gegërisht Katër ungjijtë dhe Punët e apostujve me alfabetin latin më 1866 më 1872.Më pas Psalltri në 1868 në toskërisht. Dhiatën e re gegërisht më 1869Ungjijtë e vecantë toskërisht më 1879 Katër ungjijtë së bashku më 1879.Dhiata e re e plotë më 1879 toskërisht Fjalët e urta të Solomonit dhe Vivla e Isaisë toskërisht më 1884. Krijesa dhe të dalët gegërisht më 1872. Traditën e tij duke e vlerësuar lart e vijoi Noli dhe zyrtarisht u njohën dhe përdorën nga kisha shqiptare pas njohjes së saj në vitet 30. Katër katekizma për cunat e vogël gegërisht 1867. Tomson për nevojat e tij për dhiatën e re e thiri përsëri më 1878. Lidhur me traditën Dhe ai hartoi një alfabet me shkronja latine. Këtë traditë do e vazhdojë më pas një patriot tjetër elbasanas at Visarjon Xhuvani,3 për Kontributin e të cilit ne do të flasim më poshtë Por përpara se të ishin myslimanë dhe ortodoksë elbasanasit mbi të gjitha ishin shqiptarë. Kështu përmendim përpjekjet që më pare për mësim në gjuhën shqipe dhe që do të flasim më poshtë. Nuk do të ishte e rastësishme që në Shpat do të ishte një shkollë shqipe që në 1872 me alfabet të Kristoforidhit 4 dhe nën drejtimin e patriotit shpatarak Isuf Qosja. Apo kryengritjet e banorërve ortodoksë shqiptarë të shpatit në fillim kundër sundimit osman dhe më pas kundër sundimit të patriarkanës së Stambollit.në fund të shek XIX Ishte dhe ndihma që dhanë dy patriotët ortodoksë elbasanas Sotir Peci dhe Aleksandër Xhuvani që dhanë ndihmën e tyre në hapjen e shkollës Normale në dhjetor 1909 për përgatitjen e mësuesve të rinj. Edhe bektashianët elbasanas si idhulli i tyre Naim Frashëri dhanë kontributin tyre jo vetëm në fe,por edhe në fusha të tjera të jetës si psh në letërsi me sheh Ahmet Elbasanin. Dhe së fundi nën ndikimin e patriotit mysliman me peshë Aqif Pasha qyteti I Elbasanit do të jetë ndër të parët që do e ngrejë flamurin e pavarësisë më 25Nëntor 1912.Dhe ishte po ndikimi I tij siç do flasim më poshtë qo do pengojë përhapjen e kryengritjes pro osmane të Haxhi Qamilit në vitin 1914. 3 Ndoc Xhuvani Visarjon Xhuvani,apostul I atdhetarizmit dhe ortodoksisë shqiptare, Tirane 2003fq 137 4 Enciklopedi e Elbasanit ,Sejko,Elbasan 2003, fq 653 16
  • 17. Nga ana tjetër më pas siç do e shohim në rrjeshtat e mëposhtëm të huajt për qëllime të tyre sajonin ngatërresa sikur ndodhnin mes myslimanëve dhe ortodoksëve si rasti I Klenjës4 ,por ishin po këta besimtarë që kundërshtonin Si konkluzion theksojmë se ishin në një llogore edhe në Elbasan mysliman dhe kristian megjithëse u përpoqën shumë si turkofilët por edhe inspiruesit e Patriarkanës së Stambollit për ti kundërvënë shqiptarët e besimeve të ndryshme kundrejt njëri-tjetrit nuk ia arritën dot. Ajo që është më kuptimplotë që deklaratën e pavarësisë së Shqipërisë e nënshkruan të tre përfaqësuesit e lartë klerikë locale. Kështu për besimtarët myslmanë syni e nënshkroi Haxhi Hafëz Sulejman Kungulli Për besimtarët myslimanë bektashianë e nënshkroi sheh Mahmut Guma. Shembullin e patriotëve elbasanas e cuan më tej ata peqinas duke ngritur edhe ata në qytetin e tyre flamurin më 27Nëntor 1912 Për besimtarët ortodoksë zv mitropoliti I Durrësit Papa Dhimitër Dhimitraku. Ndoshta do të ishte me vend të bënim një retrospective për hapjen e shkollave në gjuhën shqipe .Kështu në fillim ishte shkolla e kalasë që fillimet I ka në 1736 Shkolla e qoshes u hap në vjeshtë 1913 pranë medresesë së qytetit më pas u quajt agimi. Protestanët me Eriksonin hapën dhe një shkollë fillore amerikane në 1909. Mësimi bëhej shqip dhe anglisht.u mbyll gjatë luftës së parë botërore. Nga ana tjetër shkolla shqipe të fshehura do të kishte gjithandej si në shpat,cermenikë,martanesh që e konfirmon konsulli rus Më pas ato do të shtohen gjatë pushtimit austrohungarez Së fundi karakteri patriotic I klerikëve elbasan u vu re dhe nga udhëtarë të huaj. Kështu ishte Durham që do të theksonte se në Elbasan patriotizmi në këtë krahinë qëndron mbi të gjitha doktrinat fetare. Apo Edvin Zhak do të theksonte se krahasuar me doktrinën e patriotizmit besimtarët do të ishin apatikë. Një gazette do e quajë Elbasanin shkëndijë të idesë kombëtar5 4 Besimet fetare në vitet 1912-1920 4 A.Q.SH fondi 271nrd 174,175 të vitit 1913 tregon se banorët mysliman të trevave Trebinjë,Klenjë bëjnë presion ndaj banorëve ortodoksë të kësaj treve për të ndërruar fenë.Kjo është letër e datës 23.10.1913.Vetë qeveria e Vlorës dhe posaçërisht kryeministri Ismail Qemali shkruan në përgjigje që duhet bërë kujdes me ketë çështje që të mos përhapet në shtypin evropian. Kurse prefektura Elbasan përgënjeshtron këtë lajm të dhënë nga propoganda greke. Edhe vetë ortodoksët e Klenjës pavarësisht se çfarë ndodhi për të mirën e vendit he mqs si problem u zgjidh shpejt gjejnë forcë duke përgënjeshtruar lajmin e dhënë dhe theksojnë se mardhëniet me vëllezërit myslimanë janë shumë të mira. 5 Evërteta ,gazette politico,letrare fetare date 5Qershor 1911 titulli Në Elbasan fq 2 17
  • 18. Me shpalljen e pavarësisë një pjesë e mire e trojeve etnike shqiptare do të ngelnin jashtë kufijve të shtetit shqiptar.Popullsia e këtyre rajoneve si rrjedhojë e represionit do të detyrohej të emigronte dhe një prej strehave të kësaj popullsie do të ishte dhe Elbasani.Kështu sot kemi me mbiemrin Ceka nga Camëria,apo manastirliu,ipeku nga qytetet përkatëse që kishin ardhur.Në këtë rast banorët si myslimanë dhe ortodoksë të Elbasanit do I mirëprisnin megjithë zemër. Si rrjedhojë e kësaj mqs shumica e kësaj popullsie ishte myslimane përqindja e popullsisë së këtij besimi në këtë trevë do të rritej pak. Fanatizmi I theksuar I myslimanëve në Shqipërinë e mesme do të sillte si dukuri kryengritjen e haxhi qamilit në vitin 1914,por do të ishte ndikimi I Aqif Pashës dhe moderimi i banorëve myslimanë të trevës së Elbasanit do të bëjë që kjo kryengritje të mos marrë zhvillim në këtë trevë. Nga ana tjetër përfaqësuesi elbasanas në këtë kryengritje Qamil Haxhi Feza pasi pa qëllimet aventuriere të Haxhi Qamilit u tërhoq nga kryengritja. U fut në burg për këtë qëndrim me urdhër të vetë Haxhi Qamilit. Qytetarët elbasanas kërkuan lirimin e tij,por ai se pranon. Ai ishte për liritë e tërë besimeve fetare dhe kundër ndikimit të elementit turkoman në lëvizje Kurse dukuria e kriptokristianizmit ose më saktë me rite ortodokse,por me emër mysliman pas shpalljes së pavarësisë do të zbehej dhe pas luftës pare botërore do të zhdukej.Kjo për faktin se tani sundimi osman do të kishte marrë fund. Gjatë luftës së pare botërore dhe veçanërisht gjatë pushtimit austrohungarez do të marrë hov dukuria e unitizmit ku si rrjedhojë e besimit katolik të këtij pushtuesi shumë besimtarë ortodoksë të nxitur për interesa materialiste nga vetë kleri do kthehen në unitë1 Nga ana tjetër jo vetëm inskenimi I ngjarjes së Klenjës,por pushtuesit serbë do të tentonin të nxisnin urrejtje dhe përçarje mes myslimanëve dhe ortodoksëve në zonën e Dumresë.Por kur nuk arritën rezultat kryen raprezalje dhe masakër në fshatin Dragot në fund të vitit 1912 1 Valentina Duka Qytetet shqiptare 1912-1924,Toena 1997,fq 34 18
  • 19. Gjithsesi Shpallja e pavarësisë do të sillte hapa të rinj edhe në drejtim të jetës fetare.Madje edhe në Elbasan. Kështu pavarësia fizike dhe juridike e shtetit shqiptar do të kishte rrjedhojë edhe atë shpirtërore e cila duhej të arrihej me autoqefalinë e institucioneve klerikale shqiptare nga qendrat e tyre përkatëse në Stamboll. Por ky proçes u ndërpre përkohësisht gjatë luftës së pare botërore dhe siç do e shohim më poshtë do të marrë udhë gjatë viteve 20-30 me stabilizimin e shtetit shqiptar. Kurse stabilizimi I këtij shteti në vitet 20-30 do të vulosë edhe faktin që tashmë shoqëria shqiptare do të jetë e pavarur nga Stambolli jo vetëm juridikisht,por edhe shpirtërisht tashmë pasi institucionet klerikale shqiptar do të shpallin autoqefalinë e tyre nga qendrat përkatëse në Stamboll Lidhur me këtë problem dhe shumë të tjera do të flasim në rrjeshtat e mëposhtëm 19
  • 20. KREU I Komunitet fetare në Elbasan (1920-1939) 1 Gjendja e komuniteteve fetare ne Shqiperi Rregjistrime lidhur me përbërjen numerike ka patur herëpashere që nga lashtësia dhe më pas gjatë pushtimit osman dhe më tej. Por këto regjistrime kanë patur mangësia pasi realizohej në varësi të interesave psh pushtuesi osman që si fe zyrtare kishte myslimanizmin i interesonte që përbërja e besimtarëve të këtyre të fundit të ishte sa më i lartë. Rregjistrime më realiste janë kryer pas shpalljes së pavarësisë dhe sidomos pas stabilizimit të shtetit shteti në vitet 20. Rregjistrimi më i plotë ka qenë ai i kryer nga qeveria e Ahmet Zogut në vitin 19271 Kështu sipas këtij regjistrimi Shqipëria2 kishte 88793 katolikë që ishin shumicë në veri dhe në 315 fshatra dhe 23 krahina,kryesisht në veri dhe ortodoksët 181051 në rreth 500fshatra,kryesisht në jug dhe pjesa tjetër mbi 60% e popullsisë nga 2348fshatra dhe 833618 banorë.Numri i popullsisë myslimane u shtua edhe si pasojë e ardhjes së vëllezërve tanë kosovarë dhe vëllezërve tanë nga Kosturi dhe Follorina edhe nga Çamëria. Madje qeveria e Zogut kishte dhënë për strehimin e tyre 452000franga ari.Kështu u strehuan 1400familje dhe 6000frymë. Nga besimi katolik vendi ynë kishte 4 epishkopata si Durrës,Berat, Gjirokastër,Korçë ku Elbasani bënte pjesë në epishkopatën e Durrësit. Epishkopatat ishin organizmi hierarkik i kishës katolike që varësinë e kishte direkt nga Papa i Vatikanit,një varësi që buronte që nga kohërat më të hershme. Ndërkohë Shqipëria kishte edhe 6 abaci ,dioqezë dhe arqidoqezë katolike Kurse besimi më i madh ai mysliman kishte një organizim hierarkik që fillonte me kryemyftininë në Tiranë dhe vazhdonte me myftinitë në rrethe. Besimi ortodoks kishte një orgainizim hierarkik që vazhdonte me kryepeshkopatën në Tiranë dhe mitropolitë në rrethe. Si institucione kulti vendi ynë kishte 127 xhami,17 medrese,1306 hoxhallarë, 260teqe,65 baballarë,128shehlerë e 468 dervishë,844kisha ortodokse dhe 147kisha katolike. Ajo kishte 6 mitropoli dhe 3 arqipeshkëvi si edhe 628 priftërinj edhe 70manastire. Totalisht kishte 2700institucine kulti dhe 2600klerikë Katolikët ishin të përqëndruar në prefekturën e Shkodrës ku zinin mbi 50% të popullsisë së saj.Ortodoksët në Korçë dhe Gjirokastër ku zinin afërsisht gjysmën e popullsisë dhe myslimanët në prefekturat e Shqipërisë së mesme ishin shumicë në masë dërmuese. 1 1 Eshte pasqyruar teresisht ne librin Shqiperia 1927 te Teki Selenices,Tirane 1927 2 po aty fq 227-229 20
  • 21. Si organizim adiministrativ në shek XI krahina ishte në themën e durrësit, Më pas Elbasani ishte në principatën e durrësit të Karl Topisë. Gjatë pushtimit të hershëm osman këto treva u përfshinë në krahinën e Cartallozit. Gjatë pashallëqeve u përfshi në fillim në pashallëkun e Beratit dhe më pas të Tepelenës së Ali Pashës. Pas rënies së tyre këto rajone morrën afërsisht formën që kanë sot . Kështu mes viteve 1864-1912 u përfshi në sanxhakun e elbasanit me 4 kaza peqin, gramsh,elbasan.Këtu kemi lista tokash të mbetura vakante dhe të pronave vakufnore Nënpunësit fetarë do të përbënin 12% të popullsisë qytetare në këtë kohë Në 1913 prefektura e Elbasanit kishte prefekt aqif pashën. Më 1925 kjo prefecture do të përfshinte 3 nënprefektura elbasan,peqin gramsh. 21
  • 22. 2 Gjendja e komuniteteve fetare në Elbasan Për vitet kur flasim nga ana administrative prefektura e Elbasanit ishte një prej 10 nënprefekturave të vendit 1 E përmendëm edhe më lart që në rang prefekture elementi mysliman për çështje fetare përfaqësohej nga myftinitë ku Elbasani ishte myftini më vete me qendër në vetë këtë qytet. Sekti i bektashinjve që është mjaft i përhapur në Elbasan rregullohet prej baballarëve që banojnë afër Elbasanit dhe në katunde të ndryshme Kurse elementi ortodoks përfaqësohet nga mitropoliti i zgjedhur nga këshilli i kishës autoqefale ku Elbasani varej nga mitropolia e Durrësit. Besimtarët katolikë ose më saktë atë uniate që varësinë e kishin nga Vaticani dhe në këtë qytet katolikë të mirfilltë nuk kishte dhe varësia ishte nga epishkopata e Durrësit. Nga përpunimi i këtyre të dhënave nxjerrim se Si prefekturë Elbasani kishte 74790 mysimanë ose 92% dhe 6438 ortodoksë ose 8%. Popullsia myslimane do të shtohet pak siç e përmendëm edhe më lart nga ardhja e popullsisë myslimane shqiptare nga trojet që iu shkëputën në Londër në vitin 1913. Si prefekturë Elbasani kishte në atë kohë 172 xhami,2medrese, 196hoxhallarë dhe nga sekti bektashian 17 teqe,6 baballarë,3shehlerë, 12dervishë, si institucione katolike nuk ishte e përhapur mgjth në fakt në kala egzistonin disa familje katolike të ritit lindor.kurse vetë nënprefektura e Elbasanit kishte 117 xhami dhe 148 hoxhallarë.Dhe për izraelitë mgjth ka nuk kemi të dhëna.Kurse si institucione ortodokse kemi 17 kisha ortodokse dhe 11priftërinj e 1 manastir. Si kishë ortodokse veç nënprefekturës së Elbasanit ndodhej edhe 1 në fshatin e Grabovës së nënprefekturës së Gramshit. Nga ana nënprefekturiale shohim se prefektura e Elbasanit përbëhej nga 3 nënprefektura Elbasan,Peqin,Gramsh,pasi Librazhdi ishte në atë kohë krahinë në nënprefekturën e Elbasanit. Në të tre nënprefekturat komuniteti mysliman dominante në masën mbi 80%.Kështu në atë të Elbasanit 90%,në Gramsh 97%,dhe në Peqin 97%.Vemë re se sekti bektashian do të jetë i përhapur në nënprefekturën e Gramshit.Po në këtë nënprefekturën elementi ortodoksë do të dominojë në katundin e Grabovës. Nga qytetet dhe qendrat nënprefekturiale po ashtu mbi 90% dominon elementi mysliman në të tre qendrat.Kështu në Elbasan kishte 8816 myslimanë dhe 1919 ortodoksë ose vetëm rreth 20% ortodoksë,në Gramsh 368 myslimanë ose 100% dhe asnjë kristian ortodoks,Edhe në Peqin po ashtu 1563 myslimanë ose 100% 1 Teki Selenica Shqipëria 1927, fq 338-340 22
  • 23. Dhe nga krahinaritë nga 5 krahinaritë që kishte Prefektura e Elbasanit që ishin Qukës,Librazhd,Çermenikë,Mollas,Shënepremte të pesta ishin në masë dërmuese mbi 90% myslimanë.Madje në disa prej tyre nuk ishte fare banorë kristianë. Po ashtu nga 312 katunde siç njiheshin fshatrat atëhere vetëm Bizhodoni dhe Bujarsi i Shpatit, si edhe Grabova e Shënepremtes apo Karakullaku si edhe Kryezjarrthi,në Kuqan,Pashtresh,Selta,Stërsiani ,Shënepremte Shtërmen, Trepanishti,Valësh,Zavalinë,Ziberesh mbizotëronte elementi kristian ose jetonin kristian ose në 36fshatra dhe në përqnidje 15% e fshatrave. Vetëm në Cërrik numri i ortodoksëve ishte rreth 40% e popullsisë dhe në Tudan afërsisht i barabartë ky numër.Kurse në mbi 280 katundet e tjera myslimanët ishin pothuajse 100%. Një vështrim i përgjithshëm bazuar te vështrimi mbi fshatrat për nënprefeturat e tjera do kemi2 Në nënprefekturën e Peqinit do ishin myslimanë të ritit syni Kurse në nënprefekturën e Gramshit do kemi që në veri të qytetit janë besimtarë myslimanë të sektit syni në jug në zonën e Skënderbagasit ose më saktë Tomorrica e Gramshit banonin besimtarë myslimanë të sektit bektashian që në fund të ditëve të gushtit kryenin kurbane me rastin e ditëve të Baba Aliut profetit të tyre. Vetëm në zonën e Grabovës të kësaj nënprefekture jetonte një popullsi e përzier myslimane dhe ortodokse. Gjithsesi siç do e shohim më poshtë elbasanasit do ishin në shumë raste apatikë dhe do ishte kjo arsyeja që përhapja e ideve evangeliste gjeti përhapje vetëm tek këta besimtarë.Dhe kjo më shumë për kureshtje.3 Lidhur me qytetet të dy lagjet e Peqinit dhe vetë qendra e nënprefekturës së Gramshit janë në masë mbi 90% myslimanë. Vetë qendra e kësaj prefekture bashkia e Elbasanit në atë kohë kishte një përbërje mysliman me përjashtim të lagjes së vjetër Kala me një përbërje shumica ortodokse,por edhe myslimane si edhe lagja shën Koll me një përbërje ortodokse. Në jug të qytetit jetonin të veçuar besimtarët myslimanë të sektit bektashian ku edhe kishin një teqe për ushtrimin e riteve të tyre. Ata jetonin të veçuar pasi besimtarët myslimanë të sektit syni ishin shumë fanatikë dhe ata bektashianë i konsideronin më shumë si jo myslimanë sesa myslimanë . Në kohëra të mëparshme këtu ka egzistuar edhe sinagoga.4 Dhe pjesa tjetër e popullsisë janë myslimanë pjesa më e madhe të sektit syni,5 por edhe të sektit bektashian kryesisht të ardhur nga Gramshi dhe Skrapari,por edhe autoktonë.6 2 Teki Selenica Shqipëria 1927, faqe 857-868 3 Edvin Zhak,Beteja për Shqipërinë fq 38-39 4 Enciklopedi e Elbasanit,Sejko2003,fq 131-133 5 po aty fq267-268 6 po aty fq93-94 23
  • 24. Theksojmë këtu se një pjesë e mirë e popullsisë myslimane syni autoktone elbasanllie janë me origjinë turke si Stambollxhiu, Kerafexhiu,etj. Jetojnë vetëm një pakicë e papërfillshme katolike të ritit unit dhe disa qindra besimtarë hebraikë që do shtohen gjatë pushtimit nazifashist si rrjedhojë e strehimit në familjet elbasanase dhe do largohen pas vitit 1990 pas shembjes së regjimit komunist dhe do shkojnë në vendin e tyre në Izrael. Gjithashtu në qytetin e Elbasanit jeton edhe popullsia myslimane e komunitetit rom 7 dhe egjiptian.8 Përbërja fetare e këtij rajoni ka pësuar ndryshime herë pas here kryesisht si rrjedhojë e ardhjes së popullsisë shqiptare jashtë shtetit shqiptar kryesisht nga Kosova dhe Çamëria . Kështu popullsia kosovare u strehua në 1928 nga qeveria e Zogut në atë zonë që njihet me emrin Fusha e Mbretit kurse ajo çame në zona të ndryshme por kryesisht jashtë qytetit të Elbasanit dhe veçanërisht në Cërrik9 Si rrjedhojë e ardhjes së kësaj popullsie në prefekturën e Elbasanit mqs kjo popullsi ishte myslimane e ritit syni do të kemi një shtim të popullsisë myslimane të këtij sekti. 7 po aty fq 444-445 8 po aty fq371-372 9 Teki SelenicaShqipëria 1927,Tirona,Tirane 1928 fq 143-144 24
  • 25. 3 Bashkëjetesa dhe probleme Tradicionalisht banorët e prefecturës së Elbasanit ashtu si tërë shqiptarët të dalluar për tolerance fetare kanë festuar së bashku festat fetare.Ata kanë hyrë dhe kanë dale në festat përkatëse të tyre si bajram,nevruz,pashkë,krishtlindje,etj. Nga ana tjetër myslimanë dhe ortodoksë I shikoje bashkë dhe në festa tradicionale si shën Gjergj,Shën Gjon apo ajo që është më kryesorja në simbolin e Elbasanit,ditën e verës. Nga ana tjetër kjo armoni fetare zbehej pak sa më larg qendrës dhe veçanërisht në zona të thella malore. Kjo edhe për shkak të lënies mbrapa të kulturës që të tjerët mundonin ta shfrytëzonin për shkak të interesave të tyre. Kishte raste kur klerikët e një religjioni bënin presion mbi besimtarët e religjionit tjetër për të ndërruar fenë Një problem jo i pakët ku në këto raste ndërhynte shteti ishte edhe çështja e ndërrimit të emrit.1 Apo kishte edhe raste që ndalohen documenta që fusnin përçarje dhe urrejtje fetare dhe në këtë rast ndërhynte shteti 2 Shteti merr edhe masa ndalimi kur ndonjë prift ngjall urrejtje fetare 3 Kemi edhe raste kur civilë ofendojnë institucione të kultit 4 Ka edhe raste që në shkolla laike bëhet propogandë fetare dhe duhet të përqëndrohemi te aspekti laik i shkollës dhe jo I urrejtjes5 1 A.Q.SH,fondi 271 ,dosja 130 ,datës 6.06.1927,korespodencë mes ministries së punëve të brendshme dhe prefectures Elbasan për problemet në fshatin zgozhdë 2 2 A.Q.SH ,fondi 271 ,dosja 216, viti 1929 korespodence e ministrise se puneve te brendshme ne prefekture dhe nenprefekture mi ndalim te qarkullim te hartave te Shqiperise te shtypur nga enti jezuit i Shkodres 3 3 A.Q.SH ,fondi 271 ,dosja 217, viti 1929 korespodence e nenprefektures Devine me prefekturen mbi perjashtim dhe mospranim ne token shqiptare te priftit te Delvines si propogandues 4 4 A.Q.SH,fondi 271 ,dosja 33 ,viti 1930 korespodence e prefektures Elbasan me ministrine e puneve te brendshme mbi sjelljen e nje nentogeri te ushtrise duke fyer fene e krishtere naten e nje ceremonie fetare 5 AQSH ,fondi 271 ,dosja 252,viti 1932 korespodence e prefekt Elbasan me ministrine puneve te brendshme mbi propoganden qe ben tek nxenesit e shkollave nje prift katolik.Theksojmë se është një qarkore e cila ka të bëjë me propogandën që bën një prift katolik në kundërshtim me parimet kombëtare 25
  • 26. Po ashtu ka edhe raste raste ku individë kërkojnë të ndërrojë fenë ose më saktë të kalojë nga ortodoks në mysliman raste që gjithsesi ndodhnin,por të pakta për arsye se ishte mëkat të ndërroje fenë dhe kjo ndodhte kryesisht mes unitëve dhe ortodoksëve më të shpeshta dhe më rrallë ortodoksë në unitë6 Ka edhe raste grindje për prona mes dy institucioneve klerikale7 Në ndonjë rast nqs ishte e nevojshme ndërrhynin edhe organet shtetërore8 Probleme të tjera rutinë fillonin që me gurrët e varrezave 9 deri edhe kërkesa që përkrahej edhe nga intelektualët që ndarja elektorale të mos bazohej mbi ndasitë fetare10 Apo edhe kur institucionet klerikale interesoheshin për ndonjë person të parregjistruar11 Ka edhe protestë të institucioneve klerikale që ceremonitë e martesave të mos bëhen në shtëpi 12 6 AQSH ,fondi 271,dosja 262, 04.02.1936.Në këtë rast kisha ortodokse bën protestë që dy priftërinj unitë kërkojnë përçarje të ortodoksisë.Kërkesa i drejtohet Ministrisë së Drejtësisë. 7 AQSH ,fondi 271 ,dosja 337, datën 12.07.1935 korespodence e prefektures Elbasan me ministrine e puneve te brendshme mbi mirembajtjen e pronave te komunitetit mysliman 8 AQSH,fondi 271 ,dosja 252,viti 1937 korespodence e prefektures Elbasan me ministrine e puneve te brendshme mbi lenien te lire te shitjeve te librave te shenjte biblike 9 AQSH ,fondi 271,dosja 137 viti 1922. korespodence mes ministrise se puneve te brendshme dhe prefektures Elbasan mbi ndalimin e bashkise qe te zaptoje gurret e varrezave 10 AQSH,fondi 271,dosja 569,viti 1923,korespodence e ministries se puneve te brendshme me prefekturen e Elbasanit mbi nje kerkese nga disa intelektuale elbasanas. 11 AQSH ,fondi 271,dosja 135 viti1927 Korepodence e prefectures Elbasan me ministrine e puneve te brendshme per listen e personave te ndryshem drejtuar prefektures Elbasan mbi regjistrim te tyre ne radhore te gjendjes civile qe ngelen te paregjistruar ne regjistrim te popullsise dhe i bëhet kërkesë drejtorisë së zyrës civile të shtetit për ta regjistruar në zyrat e gjendjes civile. 1 12 AQSH ,fondi 271 ,dosja 337, viti 1936 Korepodence e prefectures Elbasan me ministrine e puneve te brendshme mbi disa ankesa nga kisha ortodokse autoqefale shqiptare 26
  • 27. Pra vihet re një tolerancë në mardhëniet mes besimtarëve të relilgjioneve njëri me tjetrin. Gjithsesi toleranca do egzistonte jo vetëm mes besimtarëve të riteve të ndryshme fetare por edhe mes institucioneve klerikale dhe atyre laike Kështu u mbajt një ceremoni përshpirtje kur vdiq nëna mbretëreshë në 1934 13 Kurse si në hidhërime dhe gëzime ftoheshin të merrnin pjesë të gjithë14 Lidhur me emërimet gjindej mirëkuptimi mes institucioneve klerikale dhe atyre laike ,pa shkelur kompetencat e njëri tjetrit,por edhe duke respektuar njëri tjetrin pra duke u mirëkuptuar traditë që kishte filluar që në fillesat e shtetit shqiptar në 191315 Institucionet e kultit merreshin jo vetëm me veprimtari fetare por edhe me jo fetare si psh me bamirës16 Dhe së fundi kemi një dokument kuptimplotë ku ftohen të gjithë të marrin pjesë në festën e Bajramit17 13 A.Q.SH ,fondi 271 ,dosja 261 viti 1934 telegram drejtuar prefektures Elbasan mbi ceremonite fetare me rastin e vdekjes se nenes mbretereshe 14 AQSH,fondi 271,dosja 184, viti 1924 korrespodence e prefektures Elbasan me bashkine Elbasan mbi njoftim per festa te ndryshme fetare Vihet në dijeni myftinitë lokale mes tyre dhe Elbasani si edhe Ministria e punëve të brendshme dhe prefekurat mes tyre dhe ajo Elbasan për festat fetare që të merren masa dhe vihen në dijeni nga myftinia e përgjithshme. 15 AQSH ,fondi 271 ,dosja 173,viti 1913.korespodence e ministries se puneve te brendshme me prefekturen e Elbasanit mbi disa emerime si imame ne bisedime me myftinine e pergjithshme 16 AQSH ,fondi 271 ,dosja 205,viti 1927 qarkore e prefektures Elbasan derguar organeve te saj mvartese mbi dorezimin e lekurave te kurbanit per nevojat e saj. 17 AQSH,fondi 271 ,dosja 346, datë 26.01.1939 telegram dhe korespodence e prefektures Elbasan me zyren e myftinise Elbasan,komanden e qarkut Elbasan,etj me njoftim ne lidhje me pushimet dhe ceremonite dhe festat fetare .për fillimet e muajit të Ramazanit ku lajmërohen me anë të myftinisë si dhe me pas te Kurban Bajramit. 27
  • 28. 4 Shteti dhe institucionet fetare në prefekturën e Elbasanit Institucionet klerikale shikoheshin nga institucionet e shtetit si institucione që vetë organizmat e pushtetit synonin ti kishin si mjet në përdorim të tyren. Nga ana tjetër institucionet klerikale në vendin tonë mqs nuk kishin indipendencë merrnin urdhra nga qendrat përkatëse të religjionit. Shpallja e pavarësisë në 28Nëndor 1912 ashtu si kudo do sjellë ndryshime edhe në jetën fetare.Aq më shumë që stabilizimi i shtetit shqiptar në vitet 20-39 do hapë një faqe të re dhe në drejtim të jetës fetare në vendin tonë dhe veçanërisht kjo do të ndikojë në drejtim të autoqefalisë së institucioneve klerikale shqiptare nga qendrat e tyre të huaja. Si rrjedhojë këto ndryshime do të vihen re edhe në rajonin e Elbasanit. Madje siç do e shohim më poshtë dhe patriotët elbasanas do të kontribuojnë në këtë drejtim. Aq më shumë që feja kishte ndikim të fuqishëm edhe në jetën politike shqiptare. Mjafton të kujtojmë këtu që aq i fuqishëm ishte ndikimi fetar në Shqipëri sa edhe këshilli i regjencës që do të krijohej në Shqipëri do të kishte 4 përfaqësues nga një për çdo fe tradicionale që ishin myslimane,ortodokse,katolike dhe sektit bektashian tek të cilat veç të tjerave pas shpalljes së pavarësisë do të vihet re edhe një lëvizje autoqefaliste ose më saktë për më shumë autonomi nga qendrat e tyre botërore bektashiane në 1925 në Tiranë ku kontribut dhanë edhe klerikët elbasanas në këtë drejtim. Kurse kërkesa e klerikëve islamë do shpallet në Tiranë në 1921 dhe miratohet nga kalifati i Anadollit në 1923. Dhe sektet myslimane do e arrijnë atë siç do e shohim më poshtë me kërkesën e bektashianëve shqiptarë në Priskë në 1921 dhe ardhjen e gjyshatës Të njëjtën gjë do paraqesnin edhe klerikët ortodoks në Berat në 1922 dhe do miratohet nga patriarkana në 1937.Përsëri siç do e shohim më poshtë klerikët ortodoks elbasanas do japimi ndihmesë.Madje kryepeshkopi i parë shqiptar ishte një kalajas Visarjon Xhuvani. Kurse kisha katolike autonominë nga Vaticani e kishte fituar me kohë si liria e shërbesave në gjuhë shqipe,etj dhe nuk u kërkua avancimi i mëtejshëm. Por kjo nuk pati shumë ndikim se besimtarë katolikë në Elbasan pothuajse nuk do kishte.1 Ndërkohë Zogu gjatë kohës së sundimit të tij 25vjeçar në aspekt të fesë u përzie në këto drejtime.2 1 Ata që ishin janë uniatë ose më saktë me rite lindore dhe të varur nga papa. 2 Fischer Bernd Mbreti Zog dhe përpjekjet e tij për stabilitet në ShqipëriTirane,Cabej1996, fq 224 28
  • 29. Së pari ai shpalli laicitetin e shtetit nga feja pra që shteti respektonte gjitha fetë por nuk kishte një fe zyrtare megjithëse realisht myslimanët përbënin rreth 70%të popullsisë Dhe kjo ishte një hap përpara drejt oksidentalizimit të vendit pasi tani shteti do i respektonte të tërë fetë dhe nga ana tjetër për të shmangur Ndikimin e huaj nё institucionet klerikale do ishin institucione buxhetore,pra të paguar nga shteti si edhe në shkolla të mbizotëronte laicizmi dhe mësimi në gjuhën shqipe. Së dyti siç do e theksojmë edhe më poshtë ndikoi në autoqefalizimin e hierakisë klerikale në tërësi dhe asaj ortodokse në veçanti Në këtë aspekt ndërgjegja kombëtare do të rritet shumë tek besimtarët shqiptarë.Aq shumë sa ata do të kërkojnë në mos pavarësi të plotë nga qendrat përkatëse fetare të paktën autonomi. Dhe kjo autonomi do të vendoset përgjithësisht në tërë hierarkitë klerikale të komuniteteve të ndryshme fetare përveç atij katolik ku lidhja do të jetë direkt me atë papale dhe nuk do të vihet re ndonjë ndryshim. Kjo edhe për vetë faktin se në drejtim praktik pra në ushtrimin e riteve Vatikani u kishte lënë autonomi të plotë klerikëve katolikë shqiptarë për ushtrimin e tyre në gjuhën amtare shqiptare dhe me sa duket ata ishin të kënaqur me këtë. Dhe si duket Vatikani e kishte gjetur ilaçin pra nqs shqiptarëve u lihej dorë të lirë në ushtrimin e ndjenjave kombëtare të shqiptarëve ata ishin shumë të kënaqur me këtë dhe nuk donin gjë tjetër. Gjithsesi kjo nuk vihej re në Elbasan pasi besimtarë katolikë pothuajse nuk egzistonin siç e kemi theksuar edhe më sipër. Kurse vemë re që në aspekt ai përdori si mjet pressioni ndaj patriarkanës së Stambollit dukurinë e uniatizmit ose më saktë ritin lindor të varur nga Vaticani ku siç do e shohim më poshtë Zogu u tregua diplomat dhe në njërën anë nuk hallakatej në krijimin e një feje të re dhe në anën tjetër ia përdorte këtë si presion patriarkanës për tia dhënë sa më shpejt autoqefalinë kishës ortodokse shqiptare ose përkundrazi zgjidhja tjetër do ishte lidhja me Vatikanin. Rëndësia që i kushtoi Zogu uniatizmit duket edhe në dokumentat arkivore ku për periudhat 1930-1937 do kemi kemi mbi 500faqe documenta të arkivit. Së treti është lëvizja për mbylljen e shkollave në gjuhë të huaja ku në këtë rast përmendim se Roli i fesë në Shqipëri nuk duhet të mbivlerësohet.Në dallim nga popujt e tjerë të Ballkanit feja këtu nuk identifikohet me kombin.Më të rëndësishme se ndarjet fetare këtu ishin të rëndësishme ndryshimet shoqërore brenda vendit dhe ato krahinore.Madje dhe sot vihet re në rajonin e Elbasanit që një elbasanlli mysliman trajton më mirë një elbasanlli kristian se një bashkëfetar,por të një rajoni tjetër. 29
  • 30. Ndjenja e fatalizmit që ka burim në Kuran egziston dhe sot ku elbasanllinjtë në shumicë mysliman janë edhe sot mistikë.2 Ndërkohë turqit e dinin se ajo që i ndante nga shqiptarët ishte gjuha. Dhe ata u përpoqën me çdo kusht për të bllokuar përhapjen e gjuhës shqipe. Nga ana tjetër edhe qeveritë shqiptare i kushtuan rëndësi arsimimit. Kështu një dokument na jep disa të dhëna për numrin total të nxënësve ku shumica ishin myslimanë dhe përveç në rajonin e Elbasanit në trevat e tjera të kësaj zone numri i nxënësve ortodoksë pothuajse ishte i papërfillshëm 3 Nga ana tjetër dhe Ahmet Zogu e dinte se të huaj do e shfrytëzonin faktin se shqiptarët ishin të etur për arsim dhe do të tentonin pë veprime agjenturore.4 Aq më shumë që në një qëndrim më sektar ndaj arsimit kishin luajtur rol edhe dy faktorë 1 acarimi i mardhënieve me Italinë 2 mbyllja e shkollave në gjuhën shqipe në Çamëri aq sa Zogu deklaroi se në rast se largohet popullsia shqiptare e kësaj treve Zogu do të detyrohet ti strehojë në rajonet minoritare të Dropullit një vendim i cili nuk u zbatua. Nisur nga faktorët e përmendur më sipër u mendua të hartohej një ligj i ri për të rritur nacionalizmin dhe për të hequr ndikimin e huaj në arsim.Kështu u vendos që 1 Ndalohen tërë ata që do shkonin me bursë të huaj jashtë.Këtu bëhej fjalë ata hoxhallarë që shkonin për studime në Turqi dhe ata priftërinj që shkonin për studime teologjike në Greqi dhe për popullsinë katolike në veri për të studiuar në Vatikan 2 Ndalohej hapja e shkollave në gjuhë të huaj dhe këtu bëhej fjalë për medresetë në turqisht dhe shkollat në gjuhën greke apo ato në veri në gjuhën latine apo sllave. 3 Vënia në krye të shkollave të huaja të nënpunësve shqiptarë. Dhe rëndësia e shkollës dihej.Mos harrojmë se nëpërmjet kësaj njeriu indoktrinohet për mirë ose keq. 4 Ndalohej hapja e shkollave në gjuhë të huaj dhe këtu bëhej fjalë për medresetë në turqisht dhe shkollat në gjuhën greke apo ato në veri në gjuhën latine apo sllave. 5 Ndalohej hapja e shkollave në gjuhë të huaj dhe këtu bëhej fjalë për medresetë në turqisht dhe shkollat në gjuhën greke apo ato në veri në gjuhën latine apo sllave. 6 Vënia në krye të shkollave të huaja të nënpunësve shqiptarë. Dhe rëndësia e shkollës dihej.Mos harrojmë se nëpërmjet kësaj njeriu indoktrinohet për mirë ose keq. 2 Enciklopedi e Elbasanit ,Sejko 2003, fq 982 3 AQSH ,viti 1921,fondi 271 prefektura Elbasan me n.r.d 154 të dhëna për kushtet në shkollat në trevën e Elbasanit datës 24.7.1921 dhe është e prefekturës së Elbasanit dërguar Ministrisë së Arsimit. 4 Fischer Bernd Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri,Tirane,Cabej 1996 fq 237-238 30
  • 31. Kështu nqs një nxënës ortodoks do mësonte mirë si atdhetar,por nqs ky nxënës do mësonte me materiale greqisht dhe për kulturë greke kishte rrezik që ai të përqafonte këtë kulturë dhe të harronte atë të prindërve të tij shqipen. Kjo ishte metoda që kishin ndjekur pushtuesit për asimilimin e shqiptarëve.Për të kuptuar rëndësinë e shkollës kemi edbe një dokument tjetër ku jepet numri i nxënësve në këtë rajon . Megjithatë pavarësisht nga motivet që i shtynë autoritetet shqiptare të ndërmerrnin një hap të tillë ishin të arsyeshme dhe nga një tablo që dhamë më sipër për numrin e nxënësve edhe në Elbasan dhe disa arsye që përmendëm më sipër ,qëndrimi impulsiv dhe pa kompromis e dëmtoi sistemin arsimor.Kështu tani nuk shkonin për studime jashtë shtetit shumë studentë,aq më keq nuk bëhej e mundur në vend. Kështu edhe në Elbasan një trevë arsimdashëse u ndaluan shumë elbasanas të studionin jashtë apo iu pre bursa si për arsye teologjike dhe për arsye laike.5 Dhe ndoshta këtu nuk mund të bëjmë fjalë thjesht për arsim fillor dhe plotësoheshin nevojat në vend për 500nxënës të kësaj treve,por për arsimin e mesëm dhe të lartë ku për fat të keq nevojat për arsimim nuk plotësoheshin në vend.Ndërkohë vetëm në 1935 pasi u ul tensioni Zogu pranoi kompromis me Italinë dhe si rrjedhojë me tërë sistemin arsimor shqiptar,veçanërisht për shkollat fetare u ndje një farë liberalizmi që preku dhe rajonin e Elbasanit. Nga ana tjetёr njё reformё tjetёr qё u bё gjatё kёsaj periudhe ishte edhe ajo qё kishte tё bёnte me heqien e perçes nga gratё myslimane nё vendin tonё. Ishte hapi i parё drejt emancipimit tё femrёs qё gjithsesi do tё sillte dhe reagime. Kurse reforma agrare e viteve 30 e ndërmarrë nga vetë insiativën e mbretit Zog nuk do të prekë institucionit e kultit në vend. Si rrejedhojë edhe në trevën e Elbasanit Pёr këtë trevë këto rrjedhime dhe reagime si dhe të tjera do i shohim mё poshtё. 5 Enciklopedi e Elbasanit, Sejko2003 fq 37 31
  • 32. Kreu III Komuniteti mysliman në Elbasan 1 Lëvizja autoqefaliste e komunitetit Bektashian Myslimanët tradicionalë syni do e sulmonin besimin bektashian duke e quajtur gjysëm muhamedan dhe gjysëm kristian dhe do e ndëshkoni rëndë atë.E njëjta gjë mund të thuhet edhe për myslimanët syni të rajonit të Elbasanit ku traditat myslimane ishin ngulur thellë tek ata. Kështu me përjashtim të një komuniteti bektashian në jug të qytetit që rrinte i vetmuar dhe i përbuzur dhe për nevojat e tyre që nga koha e Evlia Celebiut kishin rreth 11teqe dervishësh si ajo e Haxhi Sinanit,etj.1 Gjithsesi sekti bektashian pavarësisht nga trysnia krahasuar me grupet e tjera të dervishëve si halveti dhe melveti apo edhe ndonjë grup tjetër do të ishte grupi më I përhapur. Nga ana hierarkike ky sekt do të kishte këtë piramidë klerikale. Kështu në krye qëndronte kryegjyshi,më pas gjyshi,në çdo teqe që ishte institucion I kultit ku kryenin ritet besimtarët e këtij sekti ishin baballarët dhe në fund ishin simpatizantët. Si rrjedhojë e tërë këtyre dhe fakti I karakterit patriotik të këtij sekti në komunitetin bektashian ishte e kuptueshme që do të ishin ndër të parët për lëvizje autonomiste. Në fakt lëvizjet autonomiste në komunitetin bektashian në trojet shqiptare do të marrin hov që në 1826 kur sulltan MahmutiII urdhëroi egzekutimin e tre udhëheqësve bektashian dhe shumë jeniçeri vajtën në atdheun e tyre të lindjes që ishte Shqipëria.Për shkak të përndjekjeve nga Turqia ata përqafuan që në fillim pavarësinë e Shqipërisë.Për nga organizimi Shqipërinë ata e ndanë në katër dioqeza. Pas Kongresit të Lushnës Bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur. Dhe më 17-21Janar 1921 në teqenë e Priskës afër Beratit u mbajt një Kongres historik pan-bektashian.Nën udhëheqien e gjysh Ahmet Turhanit bektashinjtë ishin bashkësia e parë fetare në Shqipëri që u shpallën të lirë nga çdo kontroll i huaj.Përveç riorganizimit të bashkësisë bektashiane shqiptare ata votuan për krijimin e një kolegji filozofik për pajisjen me arsim të lartë fetarë të pasuesve të vet dhe për përmirësimin e përgatitjes së dervishëve të ardhshëm.Por duhej të kalonin disa vjet para se ky komunitet të ndërmerrte hapa të ndjeshme në këtë drejtim. 1 Evlia Çelebi Shqipëria në shek XVII ,Tirane1998, fq 134 32
  • 33. Pas një vendimi të marrë në këtë Kongres selia botërore e Bektashizmit iku nga Anadolli në Tiranë më 1925 pas përzënies që i bëri Ataturku I cili nuk I kishte me sy të mire ndërkohë që vetë Dedei i madh kishte ardhur që në1923. Përfaqësuesit bektashinj elbasanas që dhanë ndihmesë në këtë drejtim do të ishin2 - Mustafa Fatih Babai - Ibrahim Furugi - Ali Karaj - Mustafa Balza - Mustafa Dedei - Selim Balza Nuk duhen lënë pa përmendur këtu edhe klerikë bektashian elbasanas që megjithëse nuk morrën pjesë në këtë eveniment dhanë edhe këta kontributin e tyre si ,baba Ibrahim Furugi baba Qazim Dedei. Nga ana tjetër për ushtrimin e nevojave të tyre u ngrit në 1929 edhe një teqe e re ajo e Baba Xhemalit. Gjithsesi shohim nëpërmjet burimeve arkivore se mgjth u shpall autoqefalia, edhe klerit të këtij sekti gjatë kësaj periudhe do të kishte problemet e tij të brendshme . Aq më shumë që ishte edhe kryeqendra e komunitetit botëror bektashian që kur qeveria e Mbretit Zog duke respektuar vullnetin e klerikëve bektashi me dekret të veçantë e emëroi në mars të vitit 1930, Sali Niazi Dedenë, Kryegjysh Botëror të Bektashinjve dhe në gusht të këtij viti caktoi qëndrën e Kryegjyshatës Botërore në teqenë e Melçanit të Korçës dhe një vit më pas me vendimin nr. 659, dt. 02.08.1930 vendosi e Selinë e Shënjtë Botërore në Tiranë. Kryegjyshi Botëror Sali Niazi Dede veproi si bashkësi fetare e organizuar, jo politike dhe jo shtetërore. Kështu problemet do të fillojnë që nga ngjashmëria me sektin rufai një sekt tjetër mysliman,3 Lindnin edhe probleme në lidhje me propozimet dhe emërimet që bëheshin nga komitetit atëror bektashian ishin 4 Rastet më të shpeshta ishin në lidhje me mashtrimin që kishin të bënin me mbledhjen e ndihmave 5 2 Enciklopedi e Elbasanit ,Sejko,Elbasan 2003,fq 138 3 A.Q.SH,fondi 271, dosja 338 ,korespodence e vete prefektit veli Vasjari me kryegjyshaten per incidentet qe shkakton nje klerik qe ne fillim mendohet se eshte bektashian dhe me pas merret vesh se eshte rufai ,date29.11.1935 4 A.Q.SH,fondi 271,dosja 159 viti 1921,korespodence e kryegjyshates me prefekturen Elbasan 5 A.Q.SH fondi 271,dosja182 datës 17.08.1924 korrespodence e prefektures Elbasan me ministrine e puneve te brendshme 33
  • 34. Madje jo në pak raste për të ndihmuar një dervish bëhej kërkesë edhe nga kryepleqësia e lagjes 6 2 Lëvizja autoqefaliste e komunitetit mysliman Syni E njëjta situatë u vu re dhe në komunitetin mysliman aq më shumë që shteti turk kishte shpallur laicitetin e tij.Madje rruga kishte nisur që më 1921 kur Aleanca kombëtare Myslimane Shqiptare shpalli emancipimin e saj nga shejhu i Stambollit.1 Vetë në gazetën Elbasani të 1922 u përshëndet ky qëndrim. Aq më shumë që pas viteve 20 në qarqet myslimane edhe të Shqipërisë së Mesme kishte filluar një shenjë reformatorizmi.Kështu në 12Mars 1923 u mbajt në Tiranë Kongresi i parë mysliman shqiptar. Aty ku kërkua shkëputja e plotë nga e lidhjeve administrative nga Shehu el Islami.Pikat e tjera ishin edhe organizimi i institucionalizuar administrativ në rrethe,edukimi shkollor në formë piramide,edukimi në formë shtypi dhe botime masive,etj.Aty u vendos që të botohej edhe një organ zyrtar i komunitetit dhe ky ishte Zani i lart Në këshillin e lartë të komunitetit mysliman që u vendos aty ishte edhe një përfaqësues nga Shqipëria e Mesme. Një gazetë tjetër lokale e Elbasanit Populli i mirëpriti vendimet e këtij kongresi.Madje ajo paraqiste dhe vetë vlerësimet e kryetarit të Bashkisë së këtij qyteti z.Kasem Sejdin që theksonte se principet e besës luten me u përkthyer në gjuhën e çdo kombi.Gjithsesi nuk u arrit kjo shkëputje e plotë,por thjesht një autonomi më e madhe.Dhe nuk mund të kuptohej kjo lëvizje pa përkrahjen e elbasanllinjve që në këtë rajon myslimanët përbënin rreth 80%..Dhe delegatë këtu ishin Muharrem Mullahu nga Elbasani,Shyqyri Myftiu dhe Salim Luniku nga Peqini dhe Haxhi Aliu nga Librazhdi. Puna për zgjedhjen e këshillit të Myslimanëve Xhemijet do të fillonte që me vendimin filloi që me vendimin e ministrit të brendshëm Ahmet Zog ku do zgjidhet një përfaqësues për çdo katund2 Përfundimisht delegatët e prefekturës Elbasan për kongresin e parë të autoqefalisë së myslimanëve shqiptarë të mbledhur në Tiranë më 12Mars 1923 do të ishin3 6 A.Q.SH,fondi 271,dosja 259. viti 1934 korespodencen e prefektures Elbasan me Ministrine e puneve te brendshme mbi dhenie leje per ushtrim si profesion dervish. 1 Ahmet Basha Islami në Shqipëri, Toena,Tirane 2000, fq 14 2 A.Q.SH fondi271,dosja 125,korespodence e prefectures Elbasan me gjyqin e larte te sheriatit,datës 29.01.1923 lidhur me zgjedhjet 3 po aty 34
  • 35. - Muharrem Mullahu - Shyqyri Myftiu - Salim Luniku - Haxhi Aliu Ndërkohë Elbasani do të ishte myftini më vete e përbërë nga nëndegët e saj4 Peqini,Librazhdi dhe Gramshi . Gjithsesi vetëm në Kongresin e dytë në Tiranë në gusht 1929 u shpallën të pavarur nga Kalifati turk. Edhe në këtë kongres dha kontributin e saj kleri mysliman elbasanas. Të propozuarit ishin5 • Qemal Karaosmani • Ahmet Astopalli • Musa Haxhi Ali Të tre të Elbasanit • Sheh Tasini nga Peqini • Qazim Dyrmishi nga Gramshi Kongresi do organizohej në 5Korrik 1929 dhe delegatët u zgjodhën në 20Qershor 1929.Por në bazë të proporcionit i takonte edhe rrethit të Qukësit Si përfundim Peqini zgjodhi Tasim Gjinishin Por nga të propozuarit në vend të Musa Aliut u zgjodh Shefqet Daiu dhe Mustafa Curri Gjithsesi është për tu theksuar se fërkime kishte edhe brenda vetë myslimanëve.Disa ishin për qëndrime më radikale dhe disa ishin më liberalë lidhur me qëndrimin ndaj feve të tjera.Dhe vetë besmtarët myslimanë të Elbasanit ishin të përçarë në këtë drejtim.Shtojmë këtu edhe faktin lidhur mes një përçarje më të madhe mes sektit syni dhe atij bektashian.Por gjithsesi mbi të gjitha theksohej se jemi shqiptarë. Ndryshime sipas librit Islami në Shqipëri ishin bërë edhe në organet e myftinisë në Elbasan ku myftiu i Elbasan u tërhoq nga drejtimi i myftinisë dhe morri drejtimin e postit laik të gjykatësit të lartë ose kadiut siç njihej atëherë 4 Ali Musa Basha Islami në Shqipëri, Toena,Tirane 2000, fq 187 5 A.Q.SH,fondi 271,dosja 219,viti 1929 korespodence e ministrise Puneve te Brendshme ,prefektures,nenprefektures dhe gjyqit te sheriatit Elbasan mbi probleme te pergjithshme te klerit mysliman 35
  • 36. Më poshtë po paraqesim institucionet e kultit ku i ushtronin ritet e tyre besimtarët myslimanë dhe vitet e ndërtimit të tyre6 - Xhamia e Aga Biçakçi Zadesë shek XVII - Xhamia e Ballies shek XVII - Xhamia e Nazireshës shek XVI - Xhamia mbretërore shek XV Të tjerat që kemi janë e Gjedait,Lepurit,Axhemit,Dautbejës,etj. 6 Enciklopedi e Elbasanit,,Sejko,Elbasan 2003,fq294 36
  • 37. 3 Lëvizja për modernizimin e fesë myslimane. Ndërkohë Zogu nga ana e tij ndërmorri disa reforma që kishin të bënin me emancipimin e femrës si psh heqia e perçes. Reforma tjetër ishte ajo për përdorimin e gjuhës shqipe në xhami.Apo nga ana tjetër kemi edhe disa lëvizje për heqien e disa xhamive. Kështu bashkë me fenë islame nga sundimi pesëshekullor osman shqiptarët trashëguan edhe disa zakone aziatike.Zakoni i mbulimit të femrës ka qenë më shumë në fshatra rreth tyre,kurse në malësi gruaja nuk ishte e mbuluar.Pra si rrjedhojë edhe gratë në zonën e Elbasanit që ishte një zonë fushore mbuloheshin me perçe.Gruaja mbulohej që në moshë 10-12vjeç.Perçja pavarësisht se shfaqet si e besimit islam nuk thuhet në Kuran.Ajo u shpik pas profetit Muhamet. Në qytetin e Elbasanit mbulesa e femrës ishte e zezë dhe e gjatë.Kjo veshje sipas intelektualëve elbasanas nuk hasej kurkund në botë.Kjo veshje i jepte femrës një paraqitje të jashtme të papëlqyeshme.Për çlirimin e saj nga kjo veshje bënin thirj edhe rilindasit si Naimi Frashëri .Kjo u diskutua edhe në Kongresin e Myslimanëve në mars 1923. Atë e shtruan liberalët si Noli,Mosi,por u kundërshtua nga konservatorët, ndërmjet të tjerave edhe Visarjon Xhuvani.Dhe pse afatshkurtër si pasojë edhe presionit të shtypit përparimtar qeveria noliste morri masa për veprim, por nuk mundte ti vinte dot në zbatim.Gjithsesi tërë këto veprime do të kurorëzoheshin me sukses me miratimin e ligjit në 7mars 1937 dhe vënien e masave për zbatimin e këtij ligji.Mqs nuk përkrahej as në Kuran ajo u mirëprit edhe nga kryemyftiu i Shqipërisë Besnik Shapati. Atë e quajtën domosdoshmëri edhe intelektualët elbasanas.Madje këta intelektualë te Gazeta e Re 1 27Gusht1929 nr 253f3 shkonin edhe më tej duke kërkuar veç heqies së perçes edhe heqien e ferexhesë.Kishte dikush konservator që theksonte se edhe gruaja e Shpatit është e zbuluar,por përsëri ajo është e prapambetur.Për fat të keq edhe vetë at Xhuvani sipa vetë autores Musai u shpreh kundër këtyre reformave emancipuese.Sipas tij nuk kishte ardhur koha për këto reforma dhe asaj duhet ti jepeshin të drejtat njëherë e mirë kur ti vijë koha,ose nuk duhet ti jepeshin fare këto liri dhe të drejta. Në qarkun e Elbasanit dy kryefetarët e qytetit hafëz Musa Aliu kryemyftiu i Elbasanit dhe hafëz Ymer Dile ishin të parët që nxorrën nëpër qytet pa mbulesë gratë e tyre.Mesa duket thuhej në gazetën Drita2 të 12Mars1937 ligji po zbatohet dita ditës në këtë qark.Në disa qytete ndërmjet të tjerave edhe në Elbasan gratë veshën xharin një veshje e ngjashme me perçen,por më e manovrueshme.Mgjth rastet e kundravajtjeve 1 Fatmira Musai Gruaja ne Shqiperi ,Akademia e Shekncave,Tirane 2002,fq 53 2 Ali Musa Basha Islami në Shqipëri, Toena,Tirane 2000, fq 232 37
  • 38. viheshin re më shumë në qytetet me fanatizëm të thellë,mes tyre edhe në Elbasan.Mgjth aprovimin do e paraqiste veçanërisht gazeta Populli e kësaj kohe. Për ti kuptuar më mire këto reforma vetë gruaja myslimane do të mblidhej dhe nëpër kuvende 3 Nga ana tjetër ndalimi për të studiuar jashtë që ndërmorri qeveria e Zogut preku edhe ata hoxhallarë që shkonin për studime në Turqi . Por dihet që indoktrinimi përshembull i një medreseje në gjuhën turke ndikonte për keq. Prandaj u mirëprit nga vetë popullsia përpjekja që bënte qeveria për përdorimin e gjuhës shqipe në ceremonitë fetare në xhami dhe jo I gjuhës turke apo arabe. Madje nqs nuk zbatoheshin këto në disa raste ata protestonin pranë organizmave competente laike.4 Pas pavarësisë vendi kishte zot dhe përgjigja ishte Mësimi të bëhet shqip dhe jo arabisht dhe kjo porosi u jepet edhe hoxhallarëve5 Kujtojmë këtu që idetë për këto reformave do të ishin hedhur që në një Kongres të komunitetit mysliman të mars vitit 1925 ku përfaqësues nga Elbasani do të ishte Shyqyri Myftiu.6 Ndoshta shembulli do të ishte nën reformat e Ataturkut I cili në 3mars 1924 mbylli disa medrese në Turqi ,apo arriti dhe më tej duke mbyllur disa teqe. Por ajo që do e zgjeronte më tej këtë ide do të ishte një artikullit I kryemyftiut Sulejman Vuçiterni I cili do të shpalli idenë dhe mirësinë e disa reformave në vitin 1926.7 3 AQSH fondi 271, nrr257,nrd254korespodence e prefektures Elbasan me zyren e myftinise Elbasan mbi lejimin e mbajtjes te nje konference fetare myslimane U shpall më 12.06.1937 që me nismën e gruas myslimane dhe një grupi studentor të medresesë së lartë Tiranë të mbahej një konferencë mbarëkombëtare myslimane. Letra i drejtohet prefektit dhe u miratua po prej tij. Konferenca do ishte nën kryesinë e vetë kryetarit të Komunitetit Mysliman shqiptar Behexhet Shapatit 4 A.Q.SH,fondi 271,dosja 132,viti 1927korespodence mes ministrise se puneve te brendshme dhe prefektures Elbasan mbi ndalim te imameve per te dhene mesim te fese ne gjuhen arabe. Theksojmë se është e datës 29.11.1927.Ministri i Arsimit kërkon Minisitrisë së punëve të Brendshme që mësimi në faltoret të bëhej shqip dhe jo arabisht. 5 po aty 6 Zani I Naltë nr 3, viti 1925,revistë kulturore fetare letrare fq 5 7 Zani I Naltë,nr 5,viti 1926,revistë kulturore letrare ,fq 1titulli Domosdoshmëria e reformave fetare I Sulejman Vuciternit. 38
  • 39. Kështu në këtë artikull ai shprehet për mbylljen e disa medreseve dhe xhamive sepse duhej bërë në bazë të nevojave. Gjithsej ishin 324nxënës në 12medrese dhe duheshin lënë vetëm dy një në Tiranë pasi Shqipëri e mesme kishte 160nxënës dhe në Shkodër e cila kishte 120xënës nga veriu.Kurse jugu që kishte shumë medrese kishte 44nxënës.Medreseja e Elbasanit kishte 20nxënës.Pas shumë debatesh më në fund u aprovua. Theksojmë këtu se klerikët myslimanas elbasanas do të ishin të parët që do ndihmonin studentë myslimanë shqiptarë që studionin në Lahora të Indisë apo dhe ndonjë institut tjetër jashtë 8 Apo dhe ndihmën e e myslimanëve elbasanas në të holla për përkthimin shqip të kuranit që do të ishin ndër të parët9 Lidhur me këto vendime si shtet laik që nuk ndërhynte në punët e klerit qeveria e Zogut nuk u përzie. Kurse intelektualët elbasanas dhe ata klerikë myslimanë locale I mirëpritën. Madje kujtojmë këtu që do të ishin ata që do të kishin hedhur këto ide që në vitin 192310 Si rrjedhojë do të përkraheshin këto reforma. Madje vetë Shyqyri Myfitu do të deklarohej për ulje shpenzimesh që I quante të tepruarara11 Nga ana tjetër meqënëse ishin fanatikë lidhur me bazën nuk u mirëprit prishja e disa xhamive. Gjithsesi në shumë raste do të ndërhynte dhe vetë pushteti local për ndërmjetësim12 Do të ishte pikërisht ky shkak që për të fituar zemrat e myslimanëve elbasanas ushtarët fashistë pas pushtimit do të ndihmonin në rindërtimin e disa xhamive13 8 po aty fq 36 9 Zani I Naltë,revistë kulturore –letrare-fetare e afërt me komunitetin mysliman, nr 2, viti 1927, fq 170, hytbe për ndihmë për përkthimin e kuranit në gjuhën shqipe ku jepet lista 10 Elbasani , dates 19shkurt 1923, përshëndetje e mbledhjes së komunitetit mysliman shqiptar.Theksojmë se është gazetë locale ditore letrare kulturore locale.Aty kërkohen dhe reforma shoqërore emancipuese në këtë fushë.fq 1 11 po aty fq 39 1 12 AQSH fondi 271, viti 1932nrr264nrd260korespodence e prefektures Elbasan me kryeministrin mbi mosnderhyrjen ne pasurine e vakefeve myslimane dhe pagimin e shpronesimeve te varrezave 13 AQSH,fondi 271 ,dosja 369,viti 1940 korespodence e prefektures Elbasan me komunen e Dumrese mbi marrjen e punetoreve per meremetimin e punimeve te tjera ne xhamine e katundeve Belsh 39
  • 40. Nga ana tjetër vemë re se vetë kryemyftiu Vehbi Dibra do I kushtojë rëndësi ceremonies së martesës duke theksuar që nishanet mos shkënbehen pa kurorë14 14 Elbasani dt 13prill 1923, komunikatë e komunitetit mysliman shqiptar dërguar myftinive të prefekturave fq 69 40
  • 41. Kreu IV Komuniteti I krishtere në Elbasan 1 Lëvizja autoqefaliste në komunitetin ortodoks Nevoja për një kishë autoqefale shqiptare u ndje realisht në 25Gusht 1907 në Shqiptarët në rrjedhën e shek XX kur në Amerikë vdiq një djalosh i ri shqiptar ortodoks Kristaq Dishnica.1 Kisha ortodokse greke në Amerikë nuk pranoi ti kryente ceremonitë fetare.Ky do të ishte në fakt preteksti.Pasi vihej re që në fillim një përplasje mes ortodoksëve grekë në njërën anë që sipas tyre çdo ortodoks ishte grek dhe në anën tjetër ortodoksëve shqiptarë të Amerikës që kërkonin që ritet e tyre ti kryenin në gjuhën amtare shqipe.Klerikët sirianë ku kryenin shërbesat e varrimit ortodoksët shqiptarë nuk pranuan pasi paguheshin nga grekët dhe këta kërkonin që shqiptarët ti kryenin shërbesat në kishën greke.Dhe në fakt u vendos që ky djalosh të varosej nën zakonet dhe gjuhën shqipe.Por në shoqërinë Nderi shqiptar që u krijua në këtë kohë lindën përçarje si pasojë e ndikimit të grekomanëve.Kur u bë me konkurs fitoi Theofan Stilian Noli,një prift shqiptar me origjinë nga Thrakia.Por ai u refuzua nga Konstandinopoja,por u pranua nga Sinodi ortodoks i Moskës. Konstandinopoja kundërshtoi gjithashtu edhe futjen e gjuhës shqipe në shërbesat kishtare.Noli për nevoja të kishës përktheu shqip edhe shumë materiale teologjike.E para kishë që u ndërtua ishte ajo e South Brixh. Më vonë të tjerat.Pra nismëtare ishte diaspora shqiptare në SHBA. Kjo ishte nga ana praktike dhe ky ishte prologu i autoqefalisë ortodokse shqiptare pasi e drejta ligjore për autoqefali i lindi kishës ortodokse shiptare në 28Nëntor 1912,pasi me shpalljen e pavarësisë nga Perandoria Osmane pasi kisha ortodokse shqiptare nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patriarkana që ishte nën juridiksionin dhe institucion legal në shtetin osman. Aq më shumë autoqefalia e një kishe ortodokse shprehej dhe në kanunet e kishës së përgjithshme ortodokse ku theksohet se çdo popull që fiton pavarësinë kombëtare ,gëzon të drejtën e ngritjes së një kishe kombëtare të pavarur nga patriarkana Kjo kishte ndodhur dhe me popullsitë e tjera të Ballkanit që kishin qenë të pushtuara nga kjo perandori.Sapo ato u shkëputën edhe kishat u shkëputën nga Patriarkana e Stambollit dhe u formuan mbi baza kombëtare.Madje edhe Patriarkana nuk ndërhynte dot në statusin e tyre si rrjedhojë juridike.2 Por për autoqefalinë e kishës ortodokse shqiptare dilnin dy probleme 1 V.Duka Shqiptarët në rrjedhën e shek XX,Toena ,Tiranë 1997 fq 193 2 Instituti i Historisë, Studime Historike 3,4 ,Tiranë 1991,fq 202 41
  • 42. Së pari vetë patriarkana nën ndikimin e kishë greke donte ti ruante tërë të drejtat lidhur me kishën ortodokse shqiptare. Së dyti ishte mungesa e konsolidimit të vetë shtetit shqiptar deri në vitet 1920-1921 dhe riponimi i pavarësisë së këtij shteti me kongresin e Lushnjës në janar 1920 e njohjen më pas nga lidhja e kombeve do i hapte rrugë dhe autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare. Mesha e parë shqipe në trojet shqiptare u dha në Korçë në 28Prill1921. Ndërkohë në 9- 12 Shtator 1922 në Berat u mbajt një Kongres i Kishës ortodokse shqiptare në Berat ku delegatët ortodoksë elbasanas në këtë Kongres do të ishin3 - Vasil Llapushi - Simon Shuteriqi - Taq Buda - Dhimitër Paparisto Pas këtij Kongresi filloi faza e dytë në lidhje me jetën e kishës ortodokse autoqefale shqiptare ajo e konsolidimit dhe njohjes zyrtarisht nga Patriarkana. Për këtë dilnin tri probleme. Së pari plotësimi i hierarkisë së kishës ortodokse shqiptare Së dyti përsosja e statutit të kishës orodokse të vendit tonë Së treti njohja nga patriarkana. Lidhur me hierarkinë hapi i parë ishte hedhur që në Berat ku u zgjodh sinodi organi suprem i klerit ortodokse dhe kryetar u zgjodh një elbasanas Vasil Marku. Për Elbasanin si përfaqësues u zgjodh Simon Shuteriqi. Gjithsesi me dy problemet e para për ta çuar më tej punën do të merrej Kongresi i dytë i Kishës Ortodokse shqiptare u mbajt në 29Qershor 1929 në Korçë ku përsëri përfaqësuesit elbasanas do të kontribuojnë dhe delegatët elbasanas në këtë Kongres do të ishin 4 - Kostaq Cipo - Jakov Deliana - Dhimitër Papajani - Visarjon Xhuvani Madje lidhur me përsosjen e statusit u caktua në këtë kongres që të merrej përsëri një elbasanas at Visarjon Xhuvani Në këto dy kongrese u vendos autoqefalia e kishës ortodokse shqiptare. Shpallja e kësaj autoqefalie ishte pikërisht pasojë e ndikimit të fortë të peshkop Fan Nolit,përfaqësues i Kishës ortodokse shqiptare në Amerikë që ishte i pranishëm në këtë kongres.Noli ndihmoi në aspektin ndërkombëtar dhe nga diaspora,kurse në terren ishte merita e at Xhuvanit. 3 Enciklopedi e Elbasanit ,Sejko,Elbasan 2003,fq 267 4 Po aty 42
  • 43. Duke i shkëputur lidhjet me Patriarkanën Ortodokse Greke të Konstandinopojës shqiptarët që nga ajo kohë do të drejtoheshin nga kleri shqiptar dhe do të përdornin gjuhën shqipe në shërbesa.Shtypi grek ngriti zërin kundër një kishe autoqefale shqiptare që nuk do të kryesohej më nga prelatë grekë . Me përkrahjen e qeverisë së Zogut u zgjodh u në krye Visarjon Xhuvani pasi Noli pas dështimit të Revolucionit të Qershorit iku nga Shqipëria.U morr edhe përkrahja nga sinodi rus.Në Korçë u nda edhe kisha nga shteti.Lidhur me organizimin klerikal ndihmesë dha diaspora dhe kishat si motra autoqefale. Me plotësimin sa më mirë të hierarkisë kishtare dhe rregullimin e statutit pritej të realizohej edhe njohja reale nga patriarkana. Në fakt deri në 1937 patriku i Konstandinopojës nuk e njohu kishën ortodokse shqiptare.5 Por ai do ta njihte pikërisht në këtë kohë edhe nga frika e ndonjë unitizmi në kishën ortodokse shqiptare ose më saktë patriarkan të ndërrohej nga varësia me Vatikanin.Dhe patriarkana i druhej një kalim të besimtarëve ortodoksë elbasanas në varësinë e Vatikanit.Këtë kartë vetë qeveria e Zogut siç do e shohim më poshtë do e luajë shumë mirë. Mgjth Noli do të shugurohej në 4Dhjetor në Kishën e Shën Gjergit në Korçë mitropolit i Durrësit ,Gorës,Shpatës ,primat i mbarë Ilirisë nga ku do të vareshin dhe ortodoksët shqiptarë të Elbasanit.6 Gjithsesi në këto dy kongrese dhanë kontributin e tyre edhe klerikët ortodoksë elbasanas ku në atë të Beratit morrën pjesë Vasil Llapushi, Dhimitër Paparisto,Simon Shuteriqi,Taq Buda dhe në atë të Korçës morrën pjesë Kostaq Cipo,Jakov Deliana,Dhimitër Papajani.Madje në Kongresin e Korçës ku zgjodh edhe sinodi i shenjtë kryepeshkop i kishës ortodokse shqiptare u zgjodh përsëri një elbasanas madje një kalajas dhe ky ishte fortlumturia e tij Visarion Xhuvani Ishte pikërisht ky kalajas që do të shuguronte priftërinjtë e rinj ortodoksë. Megjithatë mbi të gjitha kisha ortodokse në Elbasan dallohej për karakterin e saj kombëtar ku ata priftërinj me ndjenja greke të mbaheshin në survejim 7 Në fund po paraqesim institucionet e kultit ku i ushtronin ritet e tyre besimtarët ortodoksë.8 5 Fischer Bernd, Mbreti Zog dhe përpjekjet për stabilitet në Shqipëri,Tirane,Cabej 1996, fq 291 6 po aty 7 A.Q.SH fondi 271 ,dosje 245 viti 1931 8 Enciklopedi e Elbasanit,Sejko ,Elbasan2003,fq 213 43
  • 44. - Kisha e Mamëlit e shek XVII - Kisha e Shën Kollit,Shelcan para 1554 - Kisha e Shën Kollit,Valësh 1604 - Kisha e Shën Kozmait dhe Damianoit Stërstan shek XVIII - Kisha e Shën Mëhillit,Shalës shek XVII - Kisha e Shën Mërisë,Dragot shek XVIII - Kisha e Shën Mërisë,Elbasan shek XVII - Kisha e Shën Thanasit Elbasan,shek XIX - Kisha e Shëne Premtes,Valësh 1554 Kishat e ndërtuara në Elbasan do të jenë të karakterit bizantin 44
  • 45. 2 Gjuha shqipe dhe kisha ortodokse në Elbasan. Traditën e Dhaskal Todrit dhe Konstandin Kristoforidhit në drejtim të lëvrimit të gjuhës shqipe do e vazhdonin më tej në shek XX patriotë të tjerë ortodoksë elbasanas. Kështu e përmendëm më lart në drejtim të përkthimit të veprave dhe liturgjive fetare në gjuhën shqipe do kongresi I kishës ortodokse autoqefale si ai I Beratit dhe ai I Korces caktoi at Visarjon Xhuvanin. Nga ana tjetër qarkorja që nxorri mbreti zog që meshat të mbahen në gjuhën shqipe do I bënte me krah besimtarët ortodoksë patriotë elbasanas. Kështu herepas here ata dërgonin peticione që meshat të mbaheshin në gjuhën shqipe dhe jo në gjuhë tjetër si rasti I peticionit nga patrioti elbasanas Apostol Bebi dhe shumë të tjerë që meshat të mos mbahen rumanisht në lagjen Shën Koll,por në gjuhën Shqipe1 Por nuk harrojmë në fund edhe vetë karakterin patriotik të vetë klerit të kishës ortodokse për këtë qytet si rasti i një meshe për përshpirjtjen e patriotit Konstandin Kristoforidhi2 Madje shpesh ky patriotizëm edhe kritikohej nga organet shtetërore në varësi të situatës së jashtme3 Nga ana tjetër në rast fatkeqësish besimtarët ortodoks ishin solidarë njëri me tjetrin4 Mos harrojmë këtu edhe faktin se vetë ortodoksët elbasanas do të përkrahnin shqiptarët ortodoksë të Filadelfias që në një mbledhje të 20Qershor 1925 vendosën që gjuha shqipe të përdorej në kisha5 1 AQSH fondi 271,viti1931,nrd121Ku kërkohet të ndalohet bërja e meshave në gjuhë rumune dhe të bëhet në gjuhë shqipe. 2 AQSH fondi 271,viti1931,nrd246 Flet për një përshpirtje nga ana e Kishës ortodokse të Elbasanit për të nderuarin Konstandin Kristoforidhi që në anën tjetër flet edhe për karakterin patriotik të saj . 3 po në këtë dosje,por me rastin e Shën Gjergjit ku at Visarjon Xhuvani që kishte ftuar ambasadorët e fqinjëve I akuzon ata për gjendjen e vendit tone 4 AQSH ,fondi 271,viti 1937,nrr256,nrd253korespodence e prefektures Elbasan me ministrine e puneve te brendshme ,mitropoline e shenjte te Elbasanit ,etj mbi paraqitjen e preventiveve dhe mbledhjen e ndihmave per merementimin e ndihmave dhe kishave 5 Elbasani, mërkurë 31korrik 1925, përkrahje për shqiptarët ortodoksë të Filadelfias fq 1 45
  • 46. 3 Uniatizmi Unitizmi si dukuri ka të bëjë me disa besimtarë që ushtrojnë rite fetare lindore pra ortdokse,por vareshin si hierarki fetare nga papati,pra si besimi katolik. Kjo dukuri u perhaps shumë në periudhën që është marrë si studim. Kjo edhe për faktin se vetë mbreti Zog e shfrytëzonte atë si mjet presion ndaj patriarkanës së Stambollit që ajo ti jepte autoqefalinë kishës ortodokse shqiptare. Kjo shihet edhe në burimet arkivore. Përpara se të ndalemi për kohën që kemi për studim do ishte denjë të flisnim pak si lindi kjo dukuri. Kështu në fund të shek XIX çështja e të krishterëve të fshehtë të Shpatit mori një drejtim tjetër,tashmë ajo kaloi në Lëvizjen Unite. Kjo edhe për faktin se AustroHungaria kishte të drejtën e mbrojtjes së katolikëve në perandorinë osmane.Lëvizja gjeti përkrahjen jo vetëm të klerikëve ortodoksë të trevës .por edhe të mjaft patriotëve me përkatësi fetare të krishterë apo edhe muhamedanë.Në 1897 krerët e lëvizjes unite në Shpat u dërgojnë një kërkesë përfaqësuesve të fuqive të mëdha në Stamboll se duke qenë shqiptarë dhe në qendër të Shqipërisë ne nuk kuptojmë as greqishten,as bullgarishten dhe as edhe një gjuhë tjetër dhe nuk mund të shkollojmë veçse në gjuhën shqipe.Po atë vit një delegacion i shpatarakëve i kërkoi kryesisë së misionit katolik të etërve lazaristë në Manastir1 shkëputjen e lidhjeve me Patriarkanën greke të Stambollit dhe bashkimin në kishën katolike si unitë,dmth ortodoksë të lidhur me Vatikanin dhe nën varësinë e tij. Tashmë lëvizja unite e Shpatit u përhap jo vetëm në qytetin e Elbasanit, por edhe në ortodoksët e Kavajës,Durrësit dhe Tiranës.Në këtë kohë në Elbasan vihet kleriku patriot papa Jorgji Theohari,i njohur me ofiqin fetar arkimandriti Germanos. Në gusht 1897 kërkesën e Shpatarakëve2 për kishë unite e kanë nënshkruar jo vetëm besimtarë ortodoksë,por edhe mjaft krerë të njohur të lëvizjes patriotike dhe intelektualë me përkatësi fetare myslimane si Dervish Biçakçiu,Ismail Vërlaci,Aqif Pashë Elbasani.Kërkesa i drejtohej peshkopit katolik të DurrësitBianki. Vetë Germanoi thekson në letër se qëllimi i tij ishte protesta e një prifti për të treguar se Patriarkana nuk po kryente më detyrën fetare,por tani ishte kthyer në një vegël të shtetit grek për shkombëtarizim,gjë e cila nuk mund të durohej. Në lëvizjen unite të Shpatit që bëri bujë gërshetoheshin interesa të shteteve të ndryshme veç patriarkanës dhe Vatikanit si ato austriake,ruse,tj.Dhe e tërë kjo bëhej për të lehtësuar sado pak gjendjen e popullsisë së kësaj krahine.Ata shpresonin se me tu kthyer në fenë e re nuk do të ishin më objekt persekutimesh. 1 Stefanaq Pollo Në gjurmë të histories shqiptare,Drita ,Tiranë 2003,fq 60 2 Enciklopedi e Elbasanit,Sejko Elbasan 2004, fq 781 46
  • 47. Peshkopi Bianki pranoi përkohësisht këtë kërkesë dhe e emëroi Gjermanoin prift.Kjo dukuri po merrte hov jo vetëm në Shqipëri por edhe në Bullgari ku tentohej shkëputja nga egzarkati bullgar. Tërë firmëtarët përsërisnin se motivaet nuk ishin veçse kombëtare. Shpatarakët dëbuan edhe mitropolitn që erdhi për vizitë në Shelcan. Nga Shpati rreth 12familje ortodokse u konvertuan në unitizëm. Qëndrimi i Vjenës në këtë drejtim ishte vëzhgues edhe pritës. Ndërkohë Turqit bënë një reprezalje në këtë zonë.Në 1907 presionet nga ana e osmanëve dhe Patriarkanës u bënë të fuqishme.Lëvizja ra derisa në qerrshor tërë besimtarët deklaruan se hoqën dorë dhe i riktheheshin besimit të mëparshëm Unitizimi ishte një shfaqje e lëvizjes për çlirim kombëtar,siç përmendëm më lart në letrën e Germanoi,por mbështetej mbi baza konfesionale.Ishte mosinteresimi ndërkombëtar dhe disa dobësi të brendshme që bënë që kjo lëvizje të dështonte. Gjithsesi rëndësia e saj qëndron se ishte përpjekja e parë për tu shkëputur nga kisha dhe shkolla greke. Në fillim të shek XX rreth 50 familje ishin të besimit unit3 Nga ana tjetër Zogu i kushtoi rëndësi uniatizmit si dukuri religjionare Dhe siç e kemi përmendur më lart ai e shfrytëzonte këtë në dy aspekte.Në njërën anë për ti bërë presion Patriarkanës së Stambollit për ti dhënë autoqefalinë sa më shpejt kishës ortodokse shqiptare ose në anë të kundërt kjo kishë dhe besimtarët e saj do ktheheshin në uniatë dhe do të lidheshin me Vatikanin. Dhe në anën tjetër do të shfrytëzohej edhe si mjet presioni ndaj Romës.Kështu siç e kemi përmendur më lart kur mardhëniet me Romën ishin acaruar dhe Zogu tentonte të afrohej me Antantën Ballkanike siç e kemi përmendur më lart i tërhiqet vëmendja at Xhuvanit që ka dalë jashët mode sjellja e tij karshi përfaqësuesve jugosllavë dhe rumunë me rastin e festës religjioze të Shën Gjonit. Por përgjigja dihet në fund Zogu urdhëroi ndalimin e përhapjes së unitizmit pasi u përqëndrua në atë tradicionale dhe nuk u hallakat në krijimin e organzimave të tjera religjioze të reja. Dhe veçanërisht kjo u vu re pas vitit 1937 kur patriakana ia dha autoqefalinë kishës ortodokse shqiptare. Një gjë është për tu theksuar që edhe grindjet fetare nqs vihen re vihen re vetëm mes uniatëve dhe ortodoksëve. Nga ana tjetër kemi faktin që në Itali sapo kishte ardhur në pushtet Musolini qëllimi i të cilit ishte zgjerimi i Italisë.Në këtë aspekt e përmendëm më lart që unitizmi nga ana administrative varej nga Vatikani. Në këtë kontekst qëllimi i unitizmit ishte sipas bisedës së bërë me nipin e at Visarjonit Ndoc Xhuvanit që të përhapej në Durrës,Elbasan, Korçë dhe si korridor më pas të shtrihej në Maqedoni.Visarjoni ishte për ortodoksizëm dhe jo për unitizëm.Madje ai kërkoi dhe ndihmë qeverisë së Zogut. 3 po aty fq 782 47
  • 48. Shpesherë kishte debate edhe me klerikun ortodoks që përkrahte më shumë këtë dukuri at Vasil Markun që vonë gjatë pushtimit fashist do marrë edhe post.Si rrjedhojë Zogu do i kushtonte një rëndësi të veçantë kësaj dukurie. Dhe kjo rëndësi do të duket edhe në dokumentat arkivore ku vetëm për këtë dukuri dokumenta e Ministrisë së Punëve të Brendshme vetëm për këtë dukuri në Elbasan janë mbi 500faqe dhe të tëra janë sekret dhe vetëm një dosje e kësaj ministrie është mbi 20faqe që flet se me sa përpikmëri e hollësi studiohej kjo dukuri. Kështu një dokument sekret thekson se priftërinjtë unitë shfrytëzonin faktin për studime për Itali të studentëve dhe i rekrutonin në fenë e tyre unite 4 Apo kishte edhe raste për masa për ndalim të fesë unite5 Deri edhe urdhër nga vetë inspektoriati i oborrit mbretëror për mospërhapje të këtij sekti 6 Pra vihet re direkt interesimi i oborrit mbretëror për këtë dukuri Kemi edhe raste kur vetë unitët kërkojnë edhe përçarje të besimtarëve ortodoksë deri edhe në raste martesash për ti inkuadruar më pas në radhët e tyre. 4 A.Q.SH fondi 271,nrd 242 viti 1931Theksojmë se është një dokument i ministrisë së punëve të brendshme sekret për veprimtarinë e kishës unite .Bën habi se ka shumë fletë 29fletë që tregon rëndësinë e madhe që i kushton regjimi i Zogut kësaj feje.Mos harojmë se në këtë kohë Zogu u përqëndrua në atë tradizionale ortodokse duke kundërshtuar atë unite,por këtë sekt ia përdorte si mjet pressioni Patriarkanës dhe nga ana tjetër Romës. Theksojmë se është e datës 4.IV.1931 dhe është një përgjigje e ministrisë së punëve të brendshme. Në këtë rast priftërinjt unitë shfrytëzonin faktin për studime për Itali të studentëve dhe i rekrutonin në fenë e tyre ortodoksët.Ky ishte papa Pjetër në Elbasan Nganjëherë ai hiqet si protestant dhe me ndihmën e dy Zonjave americane dhe Zogu për respekt të prestigjit amerikan tërhiqet . 5 A.Q.SH fondi 271,nrd254,viti 1932korespodence e prefektures Elbasan me ministrine e puneve te brendshme mbi masat per mosperhapjen e fese unite. Theksojmë se është një qarkore e Ministrisë së Punëve të Brendshme për moslejimin e fesë unite edhe në Elbasan lidhur me propogandën që bëjnë dy priftërinj të kësaj feje 6 A.Q.SH fondi 271,nrd 366, viti 1933 korespodence e prefektures ne ministrine e puneve te brendshme dhe inspektoriatin e oborrit mbreteror mbi perhapjen e unitizmit dhe masat e marra per mosushtrim te punonjesve te ketij sekti fetar. 48