SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  30
ZBATIMI I SË DREJTËS PATENTORE
Subjektet që kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtjen e patentës
Të drejtën për mbrojtjen e patentës mund ta kërkojë:
 pronari i të së drejtës së patentës, dhe
 pronari i licencës ekskluzive deri në masën për të cilën ka të drejtën për përdorim të patentës në
bazë të kontratës për licencën.
Kërkesa për konfiskimin dhe shkatërrimin e objekteve
Pronari i patentës mund të inicioj padi kundër çdo personi i cili ka shkelur patentën, duke kërkuar që
produktet që rrjedhin apo janë fituar me shkeljen e patentës, si dhe objektet, veglat dhe mjetet të
përdorura kryesisht në prodhimin e produkteve që shkelin patentën:
 të hiqen nga tregu,
 konfiskohen apo
 të shkatërrohen me shpenzime e shkelësit.
Kërkesa për dëmet dhe kompensimi i zakonshëm dhe pasurimi i pabazë
Pronari i patentës mund të ushtroj padi kundër çdo personi që i ka shkaktuar dëm atij, duke kërkuar që
dëmet sipas rregullave të përgjithshme mbi korrigjimet ligjore të përcaktuara në Ligjin për detyrimet.
Pronari i patentës mund të ushtroj padi kundër çdo personi që ka kryer pa autorizim ndonjë ,
duke kërkuar pagesat e shpërblimit në shumën që ai do të kishte marrë, duke pasur parasysh rrethanat në
marrëveshjen e licencës nëse është nënshkruar.
Pronari i patentës mund të ushtroj padi kundër çdo personi i cili ka shkelur patentën, pa pasur baza për
atë në çdo transaksion ligjor, vendim të gjykatës ose sipas ligjit, dhe ka përfituar prej saj, duke kërkuar rikthim
ose kompensimin e përfitimeve të tilla në pajtim me rregullat e përgjithshme mbi pasurimin e pabazë, të
përcaktuara në Ligjin për detyrimet.
Kërkesa për publikimin e aktgjykimit
Pronari i patentës mund të kërkojë që aktgjykimi i gjykatës me të cilin vërtetohet shkelja e plotë apo e pjesshme
e së drejtës së patentës, të publikohet në mjetet e informimit publik, me shpenzimet e personit të
dënuar.
Barra e provës
1. Për qëllime të procedurës civile në lidhje me shkeljen e një procesi për marrjen e një produkti të
mbrojtur me patentë, organet gjyqësore kane autoritetin të urdhërojë të pandehurin të provoj se procesi i fitimit te
produktit te njëjtë, është i ndryshëmnga procesi i fitimit te produktit te patentuar.
2. Çdo produkt i njëjtë kur prodhohet pa pëlqimin e pronarit të patentës, në mungesë të provave ne të kundërtën
konsiderohet se është fituar nga procesi i patentuar:
 në qoftë se produkti i fituar nga procesi i patentuar është i ri;
 në qoftë se ka mundësi të konsiderueshme që produkti i njëjtë është bërë nga procesi dhe pronari
i patentës nuk ka qenë në gjendje me përpjekje të arsyeshme të përcaktoj procesin që është
përdorur në të vërtetë.
3. Barra e provës e cekur mbetet i dyshuar, nëse është plotësuar vetëm njëra nga kushtet e cekura, duke marrë
parasysh interesat legjitime të të pandehurit në mbrojtjen e sekreteve të prodhimit të tij dhe të sekreteve të biznesit.
Masat e përkohshme në rast të shkeljes së patentës
Në rast të shkeljes së patentës vendosen Masat e përkohshme dhe ate:
1. Pas kërkesës nga pronari i patentës, i cili dëshmon se patenta e tij është shkelur ose është
kërcënuar të shkelet, gjykata mund të urdhërojë marrjen e masës së përkohshme me qëllim që t’i japë fund
ose të parandalojë shkeljen dhe në veçanti dhe ate:
 të urdhëron palën kundërshtare të ndërpresë veprimet e shkeljes së patentës të lëshojë
urdhër të tillë kundër ndërmjetësuesit, shërbimet e të cilit të përdorura nga pala e tretë shkelin
patentën;
 të urdhërojë konfiskimin ose heqjen nga tregu të produkteve të cilët janë në kundërshtim
me këtë ligj.
Masat e përkohshme në rast të shkeljes së patentës
2. Pas kërkesës nga pronari i patentës, gjykata përveç masave të përkohshme, urdhëron konfiskimin e
pasurisë së tundshme dhe të patundshme të palës kundërshtuese, e cila nuk është drejtpërdrejt e lidhur me
shkeljen, duke përfshirë edhe ngrirjen e llogarive bankare dhe aseteve tjera.
3.Me qëllim të caktimit dhe ekzekutimit të masës së përkohshme, gjykata mund të kërkojë nga pala
kundërshtare ose personat e tjerë përkatës,
 paraqitjen e informacioneve bankare, financiare dhe informacioneve të tjera ekonomike, ose
 vënien në disponim të informacioneve dhe dokumenteve të tjerë në lidhje me to.
Gjykata siguron mbrojtjen e konfidencialitetit të informacioneve të tilla dhe e ndalon shpërdorimin e tyre.
4.Masa e përkohshme mund të urdhërohet pa informuar palën kundërshtare,
 nëse paditësi dëshmon se masat e tjera nuk do të ishin efektive, ose
 ekziston rreziku i shkaktimit te dëmit të pariparueshëm ose vështirë të riparueshëm.
Masa e përkohshme mund të urdhërohet pa informuar palën kundërshtare, nëse paditësi, dëshmon se nuk do të
ishte efektive ose, duke marrë parasysh rrethanat e rastit, kjo do të ishte e nevojshme.
5. Në vendimin për masën e përkohshme, gjykata cakton kohëzgjatjen e masës së tillë dhe nëse është urdhëruar
ndonjë masë para fillimit të procedurës, periudhën brenda së cilës paditësi për masën inicion procedurë për të
arsyetuar masën, në afat prej njëzet (20) ditë pune dhe jo më e gjatë se tridhjetenjë (31) ditë kalendarike, nga data e
shqiptimit të masës së përkohshme.
Poashtu sipas Nenit 121 të Ligjit, Masat e përkohshme vendosen edhe për për ruajtjen e dëshmisë dhe ate në
këto raste:
 Kur pronari i patentës, i cili pohon se i është shkelur e drejta e patentës, ose
 kërcënohet të shkelet dhe ekziston mundësia që dëshmia e shkeljes ose
 kërcënimit në fjalë nuk mund të merret ose
 bëhet e vështirë të merret,
Atëherë gjykata me vendim urdhëron marrjen masës së përkohshme për ruajtjen e dëshmisë.
Përmes masës së përkohshme gjykata urdhëron:
1. përshkrimin e hollësishëm të produkteve dhe shërbimeve, të cilat mund të shkelin patentën me
ose pa marrjen e mostrave;
2. konfiskimin e produkteve të cilat mund të shkelin patentën;
3. konfiskimin e materialeve dhe mjeteve të përdorura gjatë prodhimit dhe shpërndarjes së
produkteve që mund të shkelin patentën si dhe dokumentacionin që ka të bëjë me të.
Sigurimi i dëshmive gjatë procedurës
1. Kur pala në procedurën kërkon dëshmi që i përkasin palës kundërshtare, gjykata e urdhëron palën kundërshtare
ti paraqesë dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar kohor.
2. Pronari i patentës në cilësinë e paditësit, i cili pretendon se shkelja e patentës është kryer në veprimtari
afariste me qëllim të përfitimit material dhe për këtë paraqet dëshmi gjatë procedurës: si dokumente
bankarë, financiare ose dokumente të tjera afariste apo dëshmi që pohojnë se ato i përkasin palës
kundërshtare, gjykata e fton palën kundërshtare të paraqesë dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar kohor.
3. Nëse pala e ftuar refuzon që të paraqesë dëshmitë pasi që është njoftuar nga gjykata, gjykata ndërmerr
masa për marrjen e dëshmive dhe vërtetimin e fakteve.
4. Dispozitat e Ligjit për Procedurën Civile qe kanë te bëjnë me refuzimin e paraqitjes së dëshmisë si dëshmitar,
zbatohet “mutatis mutandis” për të drejtën e palës për të refuzuar të paraqesë dëshmi.
5. Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit gjykata vendosë sipas bindjes se vetë për rëndësinë e faktit se
pala që ka prova refuzon të pajtohet me vendimin e gjykatës, duke e urdhëruar atë që të paraqesë dëshmi,
ose e mohon, se ajo ka dëshmi, në kundërshtim me mendimin e gjykatës.
6. Kundër vendimit të gjykatës të cekur, nuk lejohet apel i veçantë.
Procedurat e shpejta dhe zbatimi i dispozitave të ligjeve të tjera
 Procedura në lidhje me shkeljen e patentës duhet të jetë e përshpejtuar, ku gjatë procedurës në
lidhje me shkeljen e të drejtës së patentës zbatohen edhe dispozitat e ligjeve tjera në fuqi.
 Me kërkesë të gjykatës ose të palës që ka iniciuar procedurën për shkeljen e së drejtës së patentës,
Zyra pranon kërkesën për anulimin apo shpalljen e pavlefshëmtë vendimit për patentën e regjistruar, të
paraqitur para ose gjatë procedurës dhe do të veproj në procedurë të shpejtë.
 Gjykata duke marrë parasysh rrethanat vendos ndërprerjen e procedurës deri te vendimi
përfundimtar.
 Për të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të patentave vendos gjykata kompetente sipas
dispozitave ligjore në fuqi.
- DISPOZITAT NDËSHKUESE NË RASTET E ZBATIMIT TË PATENËS NË KUNDËRSHTIM ME
LIGJIN
Me gjobë në shumë prej tremijë (3000) deri në pesëmijë (5000) Euro ndëshkohet personi juridik i cili gjatë
ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime në të cilat përfshihet ose
zbatohet patenta në kundërshtim në nenin 23 të këtij ligji. personi përgjegjës i personit juridik do të ndëshkohetme
gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri tremijë (3000).
Poashtu, me gjobë në shumë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) Euro ndëshkohet personi fizik i cili gjatë
ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime në të cilat
përfshihet ose zbatohet patenta në kundërshtimnë nenin 23 të ligjit.
Personi juridik, i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e ligjit ndëshkohet me gjobë në shumë
prej njëmijë (1000) deri tremijë (3000) Euro.
Me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri tremijë (3000) Euro ndëshkohet personi përgjegjës në
personin juridik, i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e ligjit.
Me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri tremijë (3000) Euro ndëshkohet personi fizik, i cili e
shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.
 Në rastet kur patenta përdoret në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, me të cilin supozohet
se është kryer vepër penale, zbatohen dispozitat e Kodit Penal të Kosovës.
PËRFAQËSIMI
Përfaqësues mund të jenë personat fizik dhe juridik, dhe ate vetëm personi që është regjistruar në regjistrin
e përfaqësuesve të patentave, i cili mbahet dhe mirëmbahet nga Zyra dhe që ka të drejtë të veprojë para Zyrës,
paraprakisht duhet të paguhet taksa.
 Përfaqësuesi autorizohet me shkrim si përfaqësues për patenta dhe marka tregtare për qështjet e
përfaqësimit përcaktohen më akte nënligjore.
 Poashtu, përfaqësues mund të jetë personi fizik apo juridik që nuk e ka vendin kryesor të
biznesit, të vendbanimit ose qëndrimit të përhershëm në territorin e Republikës së Kosovës
përfaqësohet para Zyrës nga një përfaqësues i regjistruar në Regjistrin e Përfaqësuesve të
mbajtur nga Zyra, në qoftë se çështja e përfaqësimit nuk është paraparë ndryshe me ligj.
Si përjashtim, personat fizik apo juridik të huaj mund individualisht, pa një përfaqësues, të kryejë veprimet
e mëposhtme:
1. dorëzoj aplikimin për patentë;
2. kryej akte të tjera që lidhen me përcaktimin e datës së dorëzimit të aplikacionit për patentë;
3. dorëzojë kopjen e vërtetë të aplikimit për patentën e parë, kur kërkohet e drejta për
përparësi;
4. merr nga Zyra njoftimet në lidhje me procedurat i.
5. paguaj taksat administrative.
MARKAT TREGTARE
Markat e mallrave dhe markat e shërbimeve
Marka është e drejtë me të cilën mbrohen shenjat, të cilat në qarkullimin ekonomik, janë të dedikuara për
dallimin e produkteve - mallrave dhe shërbimeve të llojit të njëjtë ose të ngjashëm.
Fjala markë (shenjë mbrojtëse) përdoret në variante dhe modalitete të ndryshme, në vende të ndryshme..
Ekzistojnë lloje të ndryshme të mallrave, të cilat klasifikohen duke u bazuar në kritere të ndryshme:
 Markat industriale dhe kolektive; markat verbale, grafike, të përziera; të thjeshta dhe
komplekse; të njëfishta dhe të shumëfishtë; vendorë, ndërkombëtarë dhe regjional; themelor`
dhe të certifikuar; rezervë, difuz dhe ofanziv; tredimensional dhe dydimensional; intelektual; të
përgjithshme dhe individuale; përcjellës; telle-quelle; aromatike dhe tingëlluese, të fortë dhe të
dobët etj.
 Shenja mbrojtëse apo marka, mund të përbëhet: nga fjala, slogani, numrat, fotografia, vizatimi,
tingulli, aroma, logo, piktura, fraza, shkronjat, aspekti i paketimit ose kombinimi i të gjitha të
mësipërmeve.
 Me Markën e regjistruar mbrohet shenja e cila shërben për dallimin e mallrave përkatësisht
shërbimeve në qarkullimin ekonomik-biznesor
Rëndësia e Markave Tregtare
Markat kanë rëndësi të madhe për subjektet e ndryshëm biznesore, për konsumatorët dhe mbarë shoqërinë.
Si p.sh disa nga markat e njohura të kompanive me famë botërore si që janë p.sh.: Standard Oil; Shell Duch; Kruup;
Siemens; Coca Cola; Mc Dornales; Holiday in etj.! Markat e këtyre dhe shumë subjekteve të tjera nacionale e
transnacionale në botë, për shkak të peshës, rëndësisë, traditës së gjatë e të suksesshme dhe reputacionit, gëzojnë
trajtim të veçantë dhe mbrojtje juridike.
Marka e produkteve apo mallrave, vehet në produkt ose paketimin e tij dhe është e lidhur me gjësende
korporale.
Marka e shërbimeve, ndërkaq, shërben për dallimin e shërbimeve të ndryshme në qarkullimin ekonomik.
Markat dhe emërtimet tregtare:
Përparësia dhe vjetërsia
Shenjat të cilat mund të mbrohen si Marka tregtare
 Të gjitha shenjat, ne veçanti fjalët, duke përfshirë edhe emrat personal, vizatimet, shkronjat, numrat,
markat zërore (audio), trajtat tredimensionale, duke përfshirë edhe trajtën e mallrave ose
mbështjelljes apo paketimin tjetër të tyre, ngjyrat, kombinimet e ngjyrërave, që janë në gjendje të
dallojnë një mall ose shërbim që ofrohet nga një ndërmarrje nga mallrat dhe shërbimet që ofrohen nga
ndërmarrje të tjera, mund të mbrohen si marka tregtare.
Shenja që përbëhet vetëm nga forma, nuk mund të mbrohet si markë tregtare nëse forma në fjalë:
 rezulton nga natyra e vetë mallit;
 është e nevojshme për të arritur një rezultat teknik; ose
 i jep vlerë thelbësore mallit përkatës.
Kudo që në këtë ligj shfrytëzohet termi “markë tregtare”, ky term përfshin gjithashtu edhe markën kolektive
tregtare dhe markën e certifikimit të ligjit.
Mbrojtja e Markës tregtare
Masat mbrojtëse që sigurohen me ligj, vlejnë për shenjat që:
a. janë regjistruar si marka tregtare në Regjistrin e Markave Tregtare sipas ligjit;
b. deri në atë masë sa ajo shenjë, përmes shfrytëzimit gjatë ushtrimit të aktiviteteve afariste, njihet si markë
tregtare brenda qarqeve përkatëse afariste;
c. që është bërë e njohur si markë tregtare sipas nenit 6 të Konventës së Parisit.
Emërtimet tregtare
1. Simbolet e kompanive si dhe emërtimet e punëve mbrohen si emërtime tregtare.
2. Simboli i kompanisë është shenja që shfrytëzohet gjatë aktiviteteve afariste si emër, si emër i firmës ose si
emërtim i veçantë i një ndërmarrjeje. Simboli i kompanisë ose shenjat e tjera që kanë për qëllim të dallojnë një
aktivitet nga një tjetër dhe që janë të njohura brenda qarqeve përkatëse tregtare si shenjë dalluese e një kompanie të
caktuar është e barabartë me emërtimet e veçanta të një ndërmarrjeje.
3. Titulli i një pune është emri ose emërtimi i veçantë i një publikimi të shtypur, një vepre kinematografike, vepre
muzikore, shfaqje teatrore ose pune të ngjashme.
Kushtet për mbrojtjen e Markave tregtare me regjistrim
 Pronësia
Pronari i një marke të regjistruar tregtare mund të jetë:
a. personi fizik;
b. personi juridik; ose
c. një ndërmarrje që nuk është person juridik, nëse ka zotësi ligjore për ti fituar të drejtat dhe
përgjegjësitë.
Marka e regjistruar tregtare është e drejtë pronësore e cila fitohet me regjistrimin e markës tregtare në harmoni me
këtë ligj.
Pronari i markës së regjistruar tregtare i ka të drejtat dhe mjetet juridike të përcaktuara më këtë ligj.
Shenjat që mund të mbrohen si markë tregtare
 Markë tregtare mund të jetë çdo shenjë e cila mund të paraqitet grafikisht, në veçanti fjalët, përfshirë
edhe emrat personal, skicimet, shkronjat, numrat, formën e mallrave apo paketimin e tyre,
ngjyrat si dhe kombinimi i gjitha këtyre me kusht që shenjat e tilla të mund të dallojnë mallrat ose
shërbimet e një ndërmarrjeje nga mallrat ose shërbimet e ndërmarrjeve tjera.
Ndodhë që markat të refuzohen ose nuk mund të regjistrohen edhe ate për disa shkaqe e që mund të jenë si:
 Refuzimi për shkaqe absolute
 Refuzimi për shkaqe relative
Bazat absolute për refuzimin e regjistrimit
. Si markë tregtare nuk mund të regjistrohen markat të cilat përmbajnë këto karakteristika :
 markat tregtare që nuk përmbajnë ndonjë veçori dalluese;
 markat tregtare të cilat përbëhen ekskluzivisht prej shenjave ose indikacioneve që mund të
shfrytëzohen, në tregti, për përcaktimin e llojit, kualitetit, kuantitetit, qëllimit, vlerës, prejardhjes
gjeografike, kohës së prodhimit të mallrave, ofrimit të shërbimeve, dhe veçorive tjera të mallrave
dhe shërbimeve;
 markat tregtare të cilat përbëhen ekskluzivisht prej shenjave ose indikacioneve të cilat janë të
zakonshme në gjuhën e përditshme ose me mirëbesim si dhe praktikat e zakonshme tregtare;
 markat tregtare që janë të një natyre të tillë që mund të pritet se do ta mashtrojnë publikun,
veçmas për llojin, cilësinë, ose prejardhjen gjeografike të mallrave ose shërbimeve;
 markat tregtare që përmbajnë stemën shtetërore, flamurin ose emblemën e një shteti;
Bazat absolute për refuzimin e regjistrimit
 markat tregtare që përmbajnë stemën shtetërore, flamurin ose ndonjë emblemë tjetër zyrtare të
Kosovës, ose ndonjë komune, asociacioni komunash ose asociacioni tjetër komunal brenda Kosovës;
 markat tregtare që përmbajnë një shenjë zyrtare, emblemë ose vulë, që ndikon në kontrollin ose
garantimin, e një autoriteti publik ose ndërmarrje publike;
 markat tregtare që përmbajnë stemën shtetërore, flamurin, vulën ose ndonjë shenjë tjetër të një
organizate ndërqeveritare ndërkombëtare;
 markat tregtare shfrytëzimi i të cilave është në kundërshtim me ndonjë dispozitë tjetër ligjore ose
rregullative në Kosovë;
 markat tregtare që nuk mund të paraqiten grafikisht;
 markat që janë në kundërshtim me moralin dhe rendin publik.
Bazat relative për refuzimin e regjistrimit
Regjistrimi i një marke tregtare do të refuzohet ose anulohet në rastet si në vijim:
a. Nëse: marka tregtare është identike me një markë të mëhershme tregtare dhe
b. mallrat e shërbimet për të cilat kërkohet marka tregtare janë identike me mallrat ose
shërbimet të cilat mbrohen nga marka e mëhershme tregtare.
c. Nëse, për shkak të identitetit ose ngjashmërisë me një markë të mëhershme të paraqitur për
regjistrim ose të regjistruar si dhe ngjashmërisë së mallrave ose shërbimeve të ofruara nga të
dy markat tregtare, ekziston mundësia e çorientimit të publikut në lidhje me atë se cila
është marka tregtare e regjistruar e cila është ajo për të cilën kërkohet regjistrimi.
d. Nëse: marka tregtare është identike ose e ngjashme me ndonjë markë të paraqitur për
regjistrim ose të regjistruar të mëhershme tregtare,
e. regjistrimi i markës tregtare kërkohet për mallrat ose shërbimet që nuk janë të ngjashme me
ato që mbulohen nga marka tregtare e mëhershme e paraqitur për regjistrim ose e regjistruar,
f. marka e mëhershme tregtare e paraqitur për regjistrim ose e regjistruar ka fituar reputacion
në territorin e Kosovës, dhe
g. shfrytëzimi i markës së mëvonshme tregtare pa arsye të mira do të shfrytëzonte në mënyrë
të padrejtë, ose do të ishte shkatërruese për karakteristikat dalluese të markës së mëhershme
tregtare të paraqitur për regjistrim ose të regjistruar.
Refuzimi i markes tregtare
Regjistrimi i një marke tregtare mund të refuzohet ose anulohet:
 kur një person, para datës përkatëse për konstatimin e vjetërsisë së markës së regjistruar tregtare, ka
marrë një të drejtë të mëhershme që i jep personit në fjalë autorizimin për ndalimin e shfrytëzimit të
markës tregtare në fjalë nga ana e të tjerëve në Kosovë.
Marka tregtare nuk regjistrohet nëse:
a. është identike ose e ngjashme me një marke të mëhershme tregtare, qoftë ajo e regjistruar apo jo, që
është e njohur në Kosovë sipas Nenit 6 të Konventës së Parisit, dhe
b. kriteret e specifikuara të ligjit janë përmbushur.
Të drejtat e tjera nga Marka tregtare :
a. e drejta në shfrytëzimin e emrit;
b. e drejta e portretizimit personal;
c. e drejta e autorit;
d. emrat e varieteteve të bimëve;
e. indikacionet e prejardhjes gjeografike; dhe
f. të drejtat tjera në pronësinw industriale;
MARKA TREGTARE SI OBJEKT I PRONËSËSISË (Neni 15)
Bartja e të drejtës
Marka tregtare mund të bartet ndaras nga ndonjë transferim i ndërmarrjes lidhur me disa apo të gjitha
mallrat dhe shërbimet për të cilat është regjistruar, ku me kërkesë të njërës prej palëve bartja shënohet në Regjistrin
e Markave Tregtare me kusht që të ofrohen dëshmi të mjaftueshme për bartje si:
 kopja e vërtetuar e kontratës së bartjes apo pjesa e vërtetuar e asaj kontrate e nënshkruar
nga të dyja palët apo
 aktgjykimi i dhënë për atë çështje,dhe
 të jetë paguar tarifa e paraparë për regjistrimin e bartjes në Regjistrin e Markave Tregtare.
Bartja e markës tregtare publikohet në buletinin zyrtare të Zyrës, sipas kushteve dhe mënyrës së paraparë me aktet
nënligjore sipas këtij ligji.
Përderisa bartja nuk është regjistruar në Regjistrin e Markave Tregtare, përfituesi i të drejtës nuk mundt’i
përdor të drejtat e fituara nga regjistrimi i markës tregtare.
Bartja e Markës së regjistruar tregtare
E drejta pronësore në një markë të regjistruar tregtare mund të bartet:
 me vullnet të mirë,
 me ligjin për trashëgiminë, ose në të njëjtën mënyrë si edhe ligjet e tjera mbi pronën private.
Bartja ose transferimi i një marke të regjistruar tregtare mund të bëhet pjesërisht ose plotësisht.
Bartja është e pjesshme nëse:
a. bartet e drejta për disa, por jo për të gjitha mallrat dhe shërbimet për të cilat është
regjistruar marka tregtare;
b. bartet e drejta për shfrytëzimin e markës tregtare në një mënyrë të caktuar;
c. bartet e drejta për shfrytëzimin e markës tregtare vetëm në një vend të caktuar.
Bartja ose transferimi i markës së regjistruar tregtare duhet të bëhet me shkrim dhe të nënshkruhet nga, ose në emër
të, pronarit të markës së regjistruar tregtare.
Marka e regjistruar tregtare u nënshtrohet procedurave të njëjta juridike sikurse edhe prona private.
Bartja e markës tregtare të regjistruar në emër të përfaqësuesit
Kur marka tregtare është regjistruar në emër të një përfaqësuesi pa autorizimin e subjektit i cili është
pronar i markës tregtare, ky i fundit ka të drejtë të kërkoj që regjistrimi (marka tregtare) i bërë të kaloj në favor të
tij, përveç nëse përfaqësuesi e arsyeton veprimin e tij.
Licencimi
Marka e regjistruar tregtare sipas ligjit tonë,është pronë private e titullarit ose pronarit dhe ajo mund të lejohet që
të shfrytëzohet me liçencë.
Licenca për përdorimin e markës tregtare mund të jepet për disa apo për të gjitha mallrat ose shërbimet
për të cilat është regjistruar.
Licenca mund të jetë:
 ekskluzive dhe
 jo ekskluzive.
Të drejtat e fituara me regjistrimin e markës tregtare
Pronari i markës tregtare mund shfrytëzoj të drejtat e fituara me regjistrimin e markës tregtare kundër
një personi të pajisur me licencë, i cili shkel ndonjë dispozitë të kontratës së tij të licencimit lidhur me
kohëzgjatjen, fushën e mbuluar me regjistrimi për të cilën marka tregtare mund të përdoret, gamën e mallrave apo
shërbimeve për të cilat është dhënë licenca, territorin në të cilin marka tregtare mund të përdoret apo cilësinë e
produkteve të prodhuara ose shërbimeve të ofruara nga personi i pajisur me licencë.
Regjistrimi i Markave Tregtare
Me kërkesë të njërës prej palëve licenca shënohet në Regjistrin e Markave Tregtare me kusht që të ofrohen dëshmi
për licence si:
 kopja e certifikuar e marrëveshjes për licencim,
 pjesa e certifikuar e asaj marrëveshjeje apo certifikata origjinale për dhënien e licencës e bërë me
shkrim dhe e nënshkruar nga të dyja palët i parashtrohen Zyrës dhe
• të jetë paguar tarifa e paraparë për regjistrimin e licencës në Regjistrin e Markave Tregtare.
Licenca e markës tregtare publikohet në buletinin zyrtarë të Zyrës. Kërkesa për regjistrimin e licencës në
Regjistrin e Markave Tregtare duhet të bëhet sipas kushteve dhe mënyrës së paraparë me akte nënligjore të
miratuara nga Ministri. (Neni 16 dhe 17)
Destinimi i markës tregtare
Marka tregtare pavarësisht nga ndërmarrjet, sigurohet ose mund të jetë objekt i pengut, që regjistrohet në
Regjistrin e Markave Tregtare me kërkesë të njërës nga palët dhe publikohet në buletinin zyrtare të Zyrës. sipas
kushteve dhe mënyrës së paraparë me akte nënligjore të miratuara nga Ministri.
Marka tregtare mund të jetë objekt i përmbarimit me iniciativë gjykata që ndërmerr dhe shqipton masa
përmbaruese sipas detyrës zyrtare informon Zyrën për masën përmbaruese të ndërmarrë apo shqiptuar
kundër markës tregtare me qëllim të regjistrimit të procedurës së përmbarimit në Regjistrin e Markave Tregtare.
Poashtu kur pronari i markës tregtare është përfshirë në falimentim apo në procedura të ngjashme, me
kërkesë të autoritetit kompetent shënohet në Regjistrin e Markave Tregtare dhe publikohet në buletinin zyrtare të
Zyrës.
APLIKIMI PËR MARKË TREGTARE
Procedura për regjistrim të Markës tregtare fillon me paraqitjen e aplikacionit në zyre, ku për regjistrim mund të
jetë vetëm për një shenjë për të cilën kërkohet mbrojtja.
Kushtet e aplikimit për markë tregtare
Aplikacioni për regjistrimin e markës tregtare duhet të përmbajë:
 kërkesën për regjistrimin të markës tregtare;
 të dhënat për paraqitësin;
 listën e mallrave apo shërbimeve për të cilat kërkohet regjistrimi;
 dukjen e markës tregtare.
 pagesa së tarifës.
VLEFSHMËRIA DHE VAZHDIMI I REGJISTRIMIT TË MARKËS TREGTARE
Markat tregtare regjistrohen për një periudhë prej dhjetë (10) vitesh nga data e paraqitjes së aplikimit.
Regjistrimet mund të vazhdohen për periudha shtesë prej dhjetë (10) vitesh, që mund të vazhdohet me kërkesë të
pronarit me kusht që të jenë paguar tarifat për vazhdimin e regjistrimit.
Nëse regjistrimi nuk vazhdohet, marka tregtare bëhet e pa vlefshme. ( Neni 45)
NDERPRERJA E EFEKTEVE TË MARKËS TREGTARE
Marka tregtare mund të ndërpritet në disa raste:
 Me heqjen dorë nga marka tregtare;
 Me revokim;
 Me shfuqizimin e saj.
 Heqja dorë nga marka tregtare
Nga marka tregtare mund të hiqet dorë vetëm për disa apo të gjitha mallrat dhe shërbimet për të cilat është
regjistruar përmes deklaratës me shkrim drejtuar Zyrës nga:
a. pronari dhe regjistrohet në regjistrin e markave tregtare dhe publikohet në buletin zyrtar
të zyrës,
b. vetëm me pajtim të pronarit të së drejtës së regjistruar për markë tregtare.
Nëse licenca është regjistruar, heqja dorë nga marka do të regjistrohet në Regjistër vetëm nëse pronari i markës
dëshmon se e ka informuar të licencuarin lidhur me qëllimin e tij për heqje dorë nga marka.
Marka tregtare revokohet me paraqitjen e kërkesës për revokim në Zyrë, nëse:
a. brenda periudhës prej pesë vitesh në vazhdimësi marka tregtare nuk është përdor
në Republikën e Kosovës për mallrat apo shërbimet për të cilat është regjistruar dhe
b. nuk ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për mospërdorimin e saj;
megjithatë, asnjë person nuk mund të kërkoj revokimin e të drejtave të pronarit mbi një markë tregtare
nëse gjatë afatit kohor ndërmjet skadimit të afatit pesë (5) vjeçar dhe paraqitjes së kërkesës për revokim, ka filluar
apo është vazhduar përdorimi i mirëfilltë i markës tregtare;
Shkaqet për shfuqizimin e markës tregtare
• Marka shfuqizohet me paraqitjen e kërkesës në Zyrë:
1) kur marka tregtare është regjistruar në kundërshtimin e këtij ligji;
2) kur aplikuesi në keqbesim ka bërë aplikimin për markën tregtare;
3) kur ekziston markë e mëhershme tregtare dhe kur janë përmbushur kushtet
4) kur përdorimi i markës tregtare shkel të drejtat e një shenje të përdorur në
veprimtaritë afariste në Republikën e Kosovës, nëse ajo shenjë është fituar më herët dhe i
jep pronarit të saj të drejtën për ta ndaluar përdorimin e markës tjetër.
kur përdorimi i një marke të tillë tregtare mund të jetë ndaluar në përputhje më një të drejtë të
mëhershme, në veçantinë:
 të drejte në emër;
 të drejte të portretit personal;
 të drejte të autorit;
 të drejte të pronësisë industriale.
MARKAT TREGTARE KOLEKTIVE DHE ÇERTIFIKUESE
Marka kolektive
Çdo shenjë sipas nenit 5 të ligjit mund të mbrohet si Markë kolektive e cila shfrytëzohet për dallimin e
mallrave dhe shërbimeve të anëtarëve të shoqatës si subjekte juridike cila është pronare e markës nga mallrat
apo shërbimet e ndërmarrjeve të tjera dhe kur ka për qëllim identifikimin e mallrave apo shërbimeve të
vendosura në treg nga anëtarët e shoqatës e cila është pronare e markës.
Për regjistrim të markave kolektive mund të aplikojnë shoqatat e prodhuesve, furnizuesve të shërbimeve apo
tregtarëve të regjistruara sipas legjislacionit në fuqi dhe kanë të drejtë që në emrin e tyre të nënshkruajnë kontrata
apo të ndërmarrin veprime të tjera ligjore dhe mund të jenë të paditura dhe të padisin sikurse çdo person
tjetër juridik.
Marka certifikuese
Si markë certifikuese mund të mbrohet çdo shenjë sipas nenit 5 të këtij ligji, e cila ka për qëllim:
 përcaktimin e cilësisë,
 prejardhjes,
 mënyrës së prodhimit apo
 veçori të tjera të përbashkëta të mallrave apo shërbimeve.
Pronari i markës certifikuese nuk ka të drejtë ta përdorë vetë një markë certifikuese por ka të drejtë të
autorizojë dhe mbikëqyrë përdorimin e markës nga subjektet e autorizuara që përdorin markën
Shenjat apo indikacionet që mund të shërbejnë, në tregti, për të emërtuar prejardhjen gjeografike të
mallrave apo shërbimeve mund të regjistrohen si marka kolektive apo certifikuese.
E drejta e një markë kolektive apo certifikuese nuk i jep të drejtë pronarit që ta ndalojë një palë të
tretë që në veprimtaritë afariste të përdorë shenja apo indikacione të tilla, me kusht që ai i përdor ato në pajtim me
praktikat e ndershme industriale apo tregtare, sidomos ndaj palës së tretë që ka të drejtën ta përdorë treguesi
gjeografik.
Kontrata për përdorimin e markës kolektive dhe certifikuese
Aplikuesi i markës kolektive apo certifikuese duhet që së bashku me aplikimin për regjistrimin e markës
kolektive apo certifikuese të paraqesë Kontratën e cila specifikon përdorimin e saj.
Kontrata që specifikon përdorimin e markës kolektive duhet të theksojë në mënyrë të qartë personat e
autorizuar për përdorimin e markës, kushtet e anëtarësisë së subjektit dhe nëse ekzistojnë kushtet e përdorimit të
markës dhe sanksionet që pasojnë në rast të keqpërdorimit të markës kolektive apo certifikuese apo në rast të
shkeljes së rregullave.
Kontrata që përcakton përdorimin e markës certifikuese specifikon personat e autorizuar për përdorim të
markës, karakteristikat për të qenë markë e certifikuar se si organi certifikues i teston ato karakteristika dhe se si
t’i mbikëqyrë përdorimin e markës, tarifave që duhet të paguhen lidhur me përdorimin dhe procedurat për
zgjedhjet e mosmarrëveshjeve.
Me anë të kontratës përcaktohet përdorimi i markës i cili duhet të autorizojë cilindo person, mallrat apo
shërbimet e të cilit e kanë prejardhjen e tyre në zonën gjeografike, në mënyrë që të bëhen anëtarë të subjektit e
cila është pronare e markës.
Modelet dhe mostrat
Modeli është e drejtë, me të cilën mbrohet një trup i caktuar gjeometrik i cili paraqet formë të re të jashtme
të produktit të caktuar industrial ose zejtar (telefoni mobil)etj.
Modelet parimisht mund të jenë kreacione të ndryshme tredimensionale.
Mostra është e drejtë, me të cilën mbrohet figura e re ose vizatimi I cili mund të bartët në një produkt të
caktuar industrial ose zejtar ose në pjesën e tij (p.sh. modelet e thurjes, qëndisjes, vekosjes etj.).
Për tu mbrojtur me ligj, figura (fotografia) ose vizatimi, lypset të jenë risi (që të dallohen dukshëm nga të
mëparshmet dhe që të gjinden në prodhimin industrial ose zejtar.
Modelet dhe mostrat mund të kenë mbrojtje të dyfishtë juridike:
 si vepra që kanë të bëjnë me shenjat e dallimit ose dalluese dhe
 si vepra autoriale.
Në rastin e parë, autori apo sajuesi i modelit ose mostrës ka disa të drejta të caktuara morale dhe pasurore.
Të drejtat pasurore të krijuesit të modelit ose mostrës janë: shfrytëzimi ekonomik dhe pamundësimi i shfrytëzimit të
veprës nga ana e personave të tretë (e drejta e monopolist).
Know - How
Know - How është tërësi e njohurive, përkimisht diturive praktike dhe pervojave të fituara, të cilat mund të
aplikohen në degë dhe veprimtari të ndryshme biznesore- ekonomike.
Know - How ngërthen në vete dituri dhe përvoja të natyrës dhe karakterit jomaterial, por të cilat do të mund të
materializohen përmes bartjes ose transmisionit të tyre, nga subjektet poseduese, në persona të tretë; me qëllim të
shfrytëzimit.
Elementet e Know-How
Për ta ngerthyer Know-How-in në vetvete, dituria dhe pervoja Knoë-Hoë, lypset ti ketë këto elemente:
a. Msheftësinë (ose pamundësinë e palës së interesuar që të pranojë Know-How-in, që të ketë qasje
në ato dituri dhe përvoja;
b. Risinë (inovacionin) (dituria dhe përvoja të paraqesin risi për fituesin e Know-How-it); dhe
c. Interes ekonomik ( për atë që i posedon dituritë dhe përvojat,
Sepse, nëse janë me interes shkencor atëherë dituritë dhe përvojat e tilla, nuk bëjnë pjesë në formimin e Know-How.
Know - How mund të bartët:
 me gojë dhe me shkrim dhe
 mund të jetë i natyrës teknike,
 tregtare dhe biznesore (si p.sh. organizimi i subjektit biznesor, administratës, programimit,
marketingut etj…..
Dizajni industrial
E drejta e formësimit përkatësisht e dizajnimit industrial
Dizajni është paraqitje gjithdimenzionale e produktit.
Sipas ligjit për dizajnim industrial të Republikës së Kosovës, dizajni nënkupton formën e jashtme të produktit
apo një pjesë të tij, e cila formë derivon nga karakteristikat e produktit, veçanërisht nga forma, trajta,
ngjyra, teksti dhe materiali i vet produktit.
Përndryshe karakteristikat dhe veçoritë vizuale, nga të cilat formohet dizajni i japin atij pamje unike dhe të
veçantë.
Pos regjistrimit pranë institucionit kompetent, dizajni krijon vlera, përmbajtje dhe leverdi komerciale për titullarin
dhe i siguron atij mbrojtje ligjore.
Kushtet e regjistrimit të Dizajnit
Për të qenë i regjistrueshëm, dizajni duhet të jetë:
 I ri dhe
 Distinktiv ose tërësishti dallueshëm nga pamja dhe tiparet e tjera të dizajnëve ekzistuese të
regjistruar pranë institucionit kompetent.
Me dizajn industrial sipas ligjit tonë, mbrohet dizajni, në atë masë, në të cilën është risi dhe i cili dizajn, ka
karakter të veçantë (neni 3 i Ligjit për dizajnin industrial).
Dizajni i produktit, konsiderohet risi, nëse nuk është identik me dizajnin e vënë në dispozicion të publikut, para
datës së aplikimit për regjistrimin e dizajnit industrial e nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së
njohjes së përparësisë.
Dizajnët konsiderohen identikë nëse karakteristikat e tyre ndryshojnë vetëm në detale dhe imtësira të
parëndësishme (n. 4. i ligjit).
Konsiderohet se dizajni ka karakter të vakant, distinktiv apo të dallueshëm, në qoftëse përshtypja që e lë tek
konsumatori, ndryshon nga përshtypja, që në atë konsumator lë çfarëdo dizajni tjetër, që ka qenë në dispozicion të
publikut, para datës së paraqitjes së kërkesës për dizajn industrial apo nëse është kerkuar e drejta e përparësisë, para
datës së pranimit të së drejtës së përparësisë (n. 5 i ligjit).
Nuk mbrohet dizajni i cili është në kundërshtim me interesin publik dhe parimet morale (neni 8.i ligjit).
Subjektet e Dizajnit
Dizajnuesi sipas ligjit tonë, është person fizik ose juridik, që e ka dizajnuar dizajnin. Ndihmësi teknik i
dizajnuesit, nuk konsiderohet dizajnues (n. 10. i ligjit).
Dizajnuesi apo trashëgimtari i tij juridik, janë të autorizuar për fillimin e procedurës dhe fitimin e së drejtës në
dizajnin industrial.
Nëse dizajnin e ka krijuar dizajnuesi gjatë kryerjes së obligimeve, si i punësuar, atëherë punëdhënësi i tij është i
autorizuar, për fillimin e procedurës për fitimin e dizajnit industrial, nëse me kontratë nuk është paraparë ndryshe (n.
12.1 ligjit).
Personat e huaj fizik dhe juridik, të cilët nuk e kanë selinë në Kosovë, gëzojnë mbrojtje sipas ligjit për dizajnim
industrial të Kosovës, nëse kjo rezulton nga konventat që e obligojnë Kosovën ose në bazë të reciprocitetit (n. 13. i
ligjit).
E drejta në dizajn industrial fitohet, me nxjerrjen e vendimit mbi regjistrimin e tij dhe regjistrimit në
regjistër.
Mbrojtja e dizajnit industrial
Mbrojtja e dizajnit industrial zgjatë 5 vjet, duke e llogaritur nga data e paraqitjes së aplikacionit të
dizajnimit industrial (n. 16. i ligjit).
Bartësi i dizajnit industrial, ka të drejtën ekskluzive për shfrytëzimin e dizajnit të regjistruar dhe pengimin e
personave të tjerë, në përdorimin e dizajnit pa lejen e tij (neni 17. I ligjit).
Dizajni i cili është i mbrojtur me dizajn industrial, mund të jetë i përshtatshëm edhe për mbrojtje me dispozitat e të
drejtës së autorit, nga momenti i krijimit apo i fiksimit të tij në çfarëdo forme, nëse për këtë i plotëson kushtet
ligjore nga lëmi i së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera simotra (neni 22 I ligjit).
KUSHTET PËR MBROJTJE
1. Me dizajn industrial mbrohet dizajni në atë masë në të cilën është risi dhe i cili ka karakter të veçantë.
2. Dizajni i cili është zbatuar në produkt apo është pjesë përbërëse e produktit i cili është pjesë përbërëse e
produktit kompleks konsiderohet risi dhe me karakter të veçantë vetëm:
 nëse pjesa përbërëse, pasi është i vendosur në produktin kompleks, mbetet i dukshëm gjatë
përdorimit normal të produktit,
 nëse në masën në të cilën kjo dukshmëri karakteristike e pjesës përbërëse pavarësisht i plotëson
kushtet e risisë, veçantisë dhe individualitetit.
3. Përdorimi normal do të thotë përdorim nga ana e përdoruesit të produktit e cila nuk përfshinë mirëmbajtjen,
servisimin dhe riparimin e produktit.
RISIA E DIZAJNIT
Dizajni i produktit konsiderohet risi nëse nuk është identik me dizajnin e vënë në dispozicion të publikut para
datës së aplikimit për regjistrimin e dizajnit industrial ;aplikacioni për dizajn industrial, gjegjësisht nëse është
kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së njohjes së përparësisë.
Dizajnët konsiderohen identike nëse karakteristikat e tyre ndryshojnë vetëmnë imtësira të pa rëndësishme.
KARAKTERI I VEÇANTË I DIZAJNIT
Konsiderohet se dizajni ka karakter të veçantë nëse përshtypja që e lë tek konsumatori ndryshon nga
përshtypja që në atë konsumator lë çfarëdo dizajni tjetër që ka qenë në dispozicion të publikut para datës së
paraqitjes se aplikacionit për dizajn industrial apo nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së pranimit të
drejtës së përparësisë.
Gjatë vlerësimit të karakterit të veçantë të dizajnit duhet të merret parasysh shkalla e lirisë së krijimit të dizajnit
nga ana e dizajnuesit.
Sipas dispozitave të nenit 39 të Ligjit për Dizajnim industrial të Kosovës, dizajni industrial, mund të jetë objekt
i lincencimit, në tërësi apo pjesërisht, ndërsa licenca, mund të jepet për territorin e Republikës së Kosovës
apo për një pjesë të territorit.
E drejta e shfrytëzimit të dizajnit industrial fitohet në bazë të kontratës mbi licencimin, kurse kjo e drejtë e ka
efektin në përparimin e tretë, pas regjistrimit të licencës në regjistër.
Regjistrimi i licencës bëhet me kërkesën e pronarit të dizajnit industrial (n. 39. i ligjit).
Publikimi i Dizajnit industrial
Dizajni industrial sipas dispozitave të ligjit tonë, duhet të publikohet, dhe mund të jetë:
 objekt i pengut,
 ekzekutimit,
 falimentimit dhe
 i bartjes së të drejtave të aplikimit për regjistrim në regjister të zyrës përkatëse.
DIZAJNI I KUSHTËZUAR ME FUNKSION TEKNIK DHE DIZAJNI I ELEMENTEVE TË
PËRBASHKËTA
Me dizajn industrial nuk mund të mbrohen karakteristikat e formës së produktit:
a. të cilat janë të kushtëzuara me funksione teknike,
b. për të cilat është i nevojshëm reproduktimi në formën dhe dimensionin e njëjtë në mënyrë që
produkti në përbërjen e të cilit është dizajni do të mund që në mënyrë mekanike të bashkohet me
produktin tjetër mund të vendoset në apo bashkë me produktin tjetër apo rreth tij, në mënyrë që të dy
produktet të mund të kryejnë funksionet e veta.
E drejta e shenjave dalluese ose të dallimit
Shenjat dalluese mund të përmblidhen a gërshetohen në dy lloje të shenjave:
1) Markat e produkteve apo të mallrave dhe markat e shërbimeve;
2) Shenjat gjeografike të prejardhjes së produkteve
Qëllimi i rregullimit ligjor i shenjave dalluese
Qëllimi kryesor i rregullimit ligjor i shenjave dalluese është që të sigurohet mbrojtja e tyre, sepse këto shenja
shërbejnë shumë për të shënjuarit dhe dallimin e produkteve (mallrave) dhe shërbimeve në qarkullimin ekonomik -
biznesor
E drejta e shenjave dalluese, është e drejtë, me dy lloje të autorizimeve:
 Pozitive (e drejta e bartësit, që ta shfrytëzoj objektin e mbrojtjes) dhe
 Negative (e drejta e bartësit që ti ndaloj personave të tjerë, shfrytëzimin e palejuar (të
paautorizuar) të të drejtave).
Shenjat gjeografike të prejardhjes (përkatësisë) së produkteve
Shenja gjeografike e prejardhjes është një nga shenjat e rëndësishme dhe specifike të shenjave të dallimit.
Rëndësia, pesha specifike dhe dobia nga shenjat gjeografike të prejardhjes ose edhe të përkatësisë, ka të bëjë jo
vetëm me subjektin biznesor prodhues i produkteve të caktuara, por edhe me vendin, rrjedhimisht me ekonominë
e vendit, prej nga subjektet biznesore dhe produktet e tyre me shenja relevante, tradicionale dhe famshme që vehën
në qarkullim ekonomik.
Sipas autorit Manigodic M." shenjat gjeografike, janë emërtime gjeografike, të cilat përdorën, që të
përcaktojnë prejardhjen shtetërore (gjeografike) regjionale dhe lokale.
Kjo do të thotë që shenjat e prejardhjes (origjinës), nuk do të thotë që të përmbajë edhe emërtimin gjeografik, për
dallim nga shenja gjeografike e cila duhet ta përmbajë këtë emërtim"
Korniza Ligjore
Ligji Nr. 04/L-187-2013 PËR TREGUESIT GJEOGRAFIK DHE PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS
Ky ligj përcakton rregullat për mënyrën e fitimit dhe mbrojtjes së emërtimeve të origjinës dhe treguesve
gjeografik të produkteve.
Fushëveprimi
1) Ky ligj zbatohet për të gjitha produktet për të cilat mbrojtja e emërtimeve të origjinës ka origjinë
nga një rajon, vend specifik ose shtet.
Përjashtimet
2) Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për ato produktet për të cilat mbrojtja e emërtimeve të
origjinës dhe treguesve gjeografik është e rregulluar me një ligj të veçantë.
Përkufizimet
Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:
Emërtim origjine - emrin e një rajoni, të një vendi specifik apo në raste të veçanta, emri i një shteti, i cili
përdoret për të përshkruar një produkt që ka origjinë nga ai rajon, vend specifik ose shtet, cilësitë ose karakteristikat
e të cilit janë esencialisht ose ekskluzivisht si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë me faktorët natyrorë dhe
njerëzorë të trashëguar nga ky mjedis, dhe si rezultat i prodhimit, përpunimit dhe përgatitjes së produktit e cila
zhvillohet tërësisht në zonën e përcaktuar gjeografike;
Tregues gjeografik - emrin e një rajoni, të një vendi specifik apo në raste të veçanta emri i një shteti, që përdoret
për të përshkruar një produkt që ka origjinë nga ai rajoni, vend specifik ose shtet, zotëron një cilësi, reputacion apo
karakteristika tjera specifike të cilat vijnë si rezultat i origjinës gjeografike, prodhimi dhe/ose përpunimi dhe/apo
përgatitja e të cilit zhvillohet tërësisht në zonën e përcaktuar gjeografike;
Emër gjenerik - emrin e një produkti i cili edhe pse lidhet me vendin apo rajonin ku ky produkt fillimisht është
prodhuar ose tregtuar, është bërë emër i zakonshëm i një produkti në Kosovë;
Vendi i origjinës - sistemet rajonale në të cilat është dhënë mbrojtja e emërtimit të origjinës apo e treguesit
gjeografik për produktet që lidhen me një zonë gjeografike e cila shtrihet në një apo disa shtete pjesë e atij sistemi
rajonal;
Emërtimet gjeografike
Emërtimet e caktuara gjeografike trajtohen si emërtime të origjinës, kur dëshmojnë karakter tradicional dhe
një reputacion dhe famë të jashtëzakonshme dhe lënda e parë e produktet në fjalë vjen nga një zonë
gjeografike më e gjerë ose e ndryshme nga, zona ku përpunohet produkti, me kusht që:
1) zona e prodhimit të lëndës së parë të jetë e përcaktuar;
2) të ekzistojnë kushte të veçanta për prodhimin e lëndës së parë; dhe
3) të ekzistojnë baza juridike për inspektim, që sigurojnë respektimin/përmbushjen e kushteve të
caktuara.
Vetëm kafshët e gjalla, mishi dhe qumështi mund të konsiderohen si lëndë e parë për produkte bujqësore apo
ushqime.
Emrat Tradicional
Emrat tradicional gjeografik apo jo-gjeografik që emërtojnë përcaktojnë një produkt i cili përmbush
kriteret konsiderohen po ashtu si emërtime të origjinës apo tregues gjeografik.
MBROJTJA E EMËRTIMEVE TË ORIGJINËS DHE TREGUESVE GJEOGRAFIK
Bazat për refuzim
Një emër nuk mund të regjistrohet si emërtim i origjinës apo tregues gjeografik nëse/kur:
1) është bërë emër gjenerik;
2) bie në konflikt me emrin e një varieteti bimor apo race shtazore dhe si rezultat do të mashtronte
konsumatorin për origjinën e vërtetë të produktit;
3) tregon apo sugjeron se produkti ka prejardhje nga një zonë tjetër gjeografike dhe jo nga vendi i
saktë i prejardhjes ashtu që çorienton apo keqinformon publikun lidhur me origjinën gjeografike të
produktit;
4) mashtron konsumatorin të besoj se produkti vjen nga një territor tjetër edhe nëse territori, rajoni
apo vendi i origjinës së produktit është i saktë dhe i vërtetë;
5) mund të krijon konfuzion në treg në lidhje me llojin, origjinën, kualitetin, mënyrën e prodhimit ose
karakteristikat tjera të produktit;
6) është në kundërshtim me rendin apo moralin publik;
7) është i regjistruar më parë.
Për të përcaktuar nëse një emër është bërë apo nuk është bërë gjenerik, merren parasysh:
 të gjithë faktorët, veçanërisht situata/gjendja ekzistuese në Kosovë dhe
 zonat e konsumimit si dhe ligji përkatës.
Duke marrë parasysh reputacionin dhe famën e markës tregtare si dhe kohëzgjatjen e përdorimit të saj, me anë të
regjistrimit ekziston mundësia e çorientimit të konsumatorit lidhur me identitetin e vërtetë të produktit.
Homonimet e emërtimeve të origjinës apo treguesve gjeografik
Kur emrat e dy apo më shumë vendeve të produkteve apo të shërbimeve të origjinës të cilat janë identike apo
pothuajse identike në të shkruar ose në të shqiptuar, mbrojtja e emrave të tillë nga një tregues gjeografik apo
emërtim i origjinës do të jepet te të gjitha palët e interesuara që i plotësojnë kërkesat e përcaktuara me këtë ligj, dhe
në përputhje me parimet e trajtimit të barabartë të prodhuesve të tregut, informimin e drejt të konsumatorëve dhe
bërjen e biznesit me mirëbesim.
Përdoruesi i homonimeve do të siguroj informata të mjaftueshme mbi etiketën e materialeve të paketimit në lidhje
me origjinën e vërtetë të produktit, në mënyrë që të dallojnë një homonim nga një tjetër dhe të mos çorientohet
konsumatori.
Emrat e origjinës dhe treguesit gjeografik që kanë të bëjnë me zonat gjeografike jashtë Kosovës
1. Çdo person fizik apo juridik mund të aplikon për mbrojtjen e emrit të origjinës ose të treguesit gjeografik sipas
dispozitave të përcaktuara të këtij ligji
2. Nëse emri i origjinës apo treguesi gjeografik ka të bëjë me zonat gjeografike jashtë Kosovës, mbrojtja jepet
nëse aplikacioni përputhet me kërkesat /kushtet e përcaktuara në këtë ligj si dhe nëse emri në fjalë është i mbrojtur
në vendin e origjinës. Një emër nuk mund të regjistrohet si emërtim I origjinës apo tregues gjeografik kur nuk
është mbrojtur ose nuk mbrohet më tej apo nuk përdoret në vendin e origjinës.
3. Mbrojtja e emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik mund të jepet gjithashtu në bazë të marrëveshjeve
bilaterale apo ndërkombëtare mbi mbrojtjen e ndërsjellë të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik të me të
cilat Republika e Kosovës lidh marrëveshje.
4. Fusha e mbrojtjes së këtyre emërtimeve të origjinës apo treguesve gjeografik do të jetë e njëjtë me mbrojtjen e
dhënë për emërtimet e origjinës apo treguesit gjeografik në bazë të këtij ligji nëse dhe deri në atë masë që
marrëveshja përkatëse bilaterale apo ndërkombëtare nuk e parashikon ndryshe.
Fusha e mbrojtjes
Emërtimet e origjinës apo treguesi gjeografik të regjistruar do të mbrohet ndaj:
1. çdo përdorimi direkt apo indirekt në tregti të produkteve të cilat nuk janë regjistruara për aq kohë sa këto produkte
janë të krahasueshme me produktet e regjistruara nën emërtimin e origjinës, apo për aq kohë sa përdorimi i
emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik shfrytëzon reputacionin e emërtimit të origjinës apo treguesit
gjeografik të mbrojtur;
2. çdo keqpërdorimi, imitimi apo shkelje, edhe po që se shënohet origjina e vërtet e produktit apo nëse emri i
emërtimit të origjinës apo treguesi gjeografik është I përkthyer apo i transliteruar apo është shoqëruar shprehje të
tillë si “stil”, “lloj”, “metodë”, “si prodhohet në”, “imitim”, apo të tjera të ngjashme me to
3. çdo treguesi të pasaktë (fals) apo çorientues për sa i përket prejardhjes, origjinës, natyrës apo cilësive thelbësore të
produktit, në paketimin e brendshëm apo të jashtëm, në materialet e reklamimit apo dokumentet për produktin, dhe
paketimi i produktit në kontejner që ka prirje të jap përshtypje të gabuar për sa i përket origjinës;
4. çdo praktike/veprim tjetër që mund të çorientoj konsumuesin për sa i përket origjinës së vërtet të produktit.
 kur emërtimi i origjinës apo treguesi gjeografik përmban brenda vetes emrin e produktit I cili
konsiderohet të jetë gjenerik, përdorimi i emrit gjenerik ne produktet përkatëse nuk konsiderohet të jetë
në kundërshtim me ligj.
 emërtimet e origjinës apo treguesit gjeografik të regjistruar nuk mund të bëhen gjenerike.
 emërtimet e origjinës apo treguesit gjeografik i regjistruar nuk përjashton të drejtën e përdorimit nga
çdo person, në treg, emrin e tij apo emrin e ndërmarrjes së tij përveç atëherë kur emri i tillë përdoret në
mënyrë të tillë që çorienton publikun.
Marrëdhëniet në mes markave tregtare, emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik
1 Kur një emërtim i origjinës apo tregues gjeografik është i regjistruar sipas këtij ligji,refuzohet aplikimi për
regjistrimin e një marke tregtare që korrespondon me njërën nga situatat e përmendura në nenin 12 te ketij ligji
lidhur dhe me klasë të njëjtë të produktit nëse aplikimi për regjistrim të markës tregtare është parashtruar për
regjistrim pas datës së parashtrimit të aplikacionit për regjistrim në bazë të këtij ligji.
2. Markat tregtare të regjistruara në kundërshtim me paragrafin e mësipërm do të shfuqizohen nga Zyra.
3. Një markë tregtare,, dhe për të cilën është aplikuar për regjistrim në mirëbesim në Kosovë para datës së
parashtrimit të aplikacionit për regjistrim në bazë të ligjit mund të vazhdoj të përdoret pavarësisht nga regjistrimi i
emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik po që se nuk ekziston baza për shfuqizim apo revokim të s aj në bazë
të Ligjit për Markat Tregtare.
E drejta e përdorimit
Një emërtim i origjinës apo tregues gjeografik i regjistruar sipas këtij ligji mund të përdoret nga çdo prodhues apo
përpunues për reklamim të produktit kur sigurohet që këto produkte janë në përputhje me specifikimet përkatëse dhe
prodhuesi apo përpunuesi është I regjistruar në Regjistrin e Përdoruesve të Autorizuar.
Çdo produkt me prejardhje nga Kosova që tregtohet në bazë të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik në
përputhje me këtë ligj duhet të etiketohet me treguesin “emërtim I origjinës i mbrojtur” dhe “tregues gjeografik i
mbrojtur” apo simbole që i shoqërojnë apo ato.
Çdo produkt me prejardhje jashtë Kosovës që tregtohet në bazë të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik
të regjistruar në përputhje me këtë ligj njësoj mund të etiketohet me treguesit “emri i origjinës i mbrojtur” dhe
“treguesi gjeografik i mbrojtur” apo simbole që ndërlidhen me ato.
Kohëzgjatja e mbrojtjes
Mbrojtja e emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik të regjistruar sipas këtij ligji fillon që nga data e hyrjes në
Regjistrin e emërtimeve të origjinës apo apo treguesve gjeografik të regjistruar.
E drejta e përdorimit të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik zgjatë për dhjetë (10) vite që nga data e
hyrjes së përdoruesit të autorizuar në Regjistrin e Përdoruesve të Autorizuar dhe mund të përtërihet nga ana e palës
pafundësisht për periudha dhjetë (10) vjeçare në bazë të dispozitave të këtij ligji për sa kohë që emërtimi i origjinës
apo treguesi gjeografik është i regjistruar.
Me legjislacionet e shumë vendeve të botës, shenjat e përkatësisë dhe shenjat gjeografike, paraqesin një binom
specifik në të drejtën e pronësisë industriale.
Shenja gjeografike e përkatësisë, në fakt ngërthen në vete një nocion gjenerik për që të dy kategoritë e shenjave, të
shenjës së përkatësisë dhe shenjën gjeografike, me të cilat identifikohen dhe shënjohen prodhimet nga ambientet e
caktuara e të mirënjohura gjeografike dhe të përkatësisë.
Dallimi Nëmes shenjës së përkatësisë dhe shenjën gjeografike
Dallimi konsiston në cilësitë dhe tiparet që ekzistojnë në mes të shenjave të përkatësisë dhe shenjave gjeografike,
ngase shenja gjeografike ngërthen në vete dhe nënkupton deminutivin emërtues i cili orienton dhe dëshmon se
produkti i caktuar është me prejardhje nga një territor i caktuar karakteristik për ambientin rrethues.
Kësodore, produkti i tillë nuk i posedon ato cilësi dhe tipare, të cilat i posedon p.sh. produkti i shënuar me shenjën e
përkatësisë.
Pra, produkti i shënjuar me shenjën e përkatësisë, duhet të ketë cilësi të veçanta përkatëse, në krahasim me
produktet e tjera të ngjashme të llojit (dmth. Gjenerike), por edhe në raport me produktet e tjera, që shënjohen dhe
vecorizohen me shenja gjeografike.
Shenja gjeografike e përkatësisë është e drejtë, me të cilën mbrohen shenjat e prejardhjes (përkatësisë) dhe
shenjat gjeografike; me të cilat në qarkullimin ekonomik - biznesor, shënjohen produktet e prodhuara nga personat
fizik ose juridik të një hapësire të caktuar gjeografike.
Shenja e prejardhjes ose e përkatësisë, është emërtim administrative ose i mirënjohur i një hapësire apo
distrikti të caktuar gjeografik.
Për tu mbrojtur ndonjë shenjë e tillë e prejardhjes, lypset përmbushur kushti i:
Distinktivit (përkatësisë);
Domosdosë së posedimit të veçorive të caktuara e të veçanta të produktit i cili me ato veçori do të duhej të jetë
ndryshe nga produktet e njëjta ose të ngjashme, të cilat produkte nuk prodhohen në hapësirën e njëjtë gjeografike;
Ekzistimit të lidhjes shkakore (kauzale) në mes të prejardhjes (origjinës)së produktit dhe veçorive të tij specifike.
Shenja e prejardhjes së një artikulli apo produkti, është çdo shenjim apo e dhënë që vehet në te ose në pajisjen e
produktit e që tregon se nga cila hapësirë e njohur gjeografike vjen ai produkt. P.sh. Djathi i Sharrit, rrushi i
Rahovecit dhe i Therandës, Ajkë dhe kos Rugove, Birra e Pejës, Konjaku i Shqipërisë, pemët dhe perimet e
Dukagjinit, etj.
Sipas së drejtës tonë pozitive, të drejtat individuale dhe kolektive të pronësisë intelektuale, në përgjithësi,
realizohen në procedurë të caktuar e të veçantë administrative, pronë e institucioneve përkatëse.
Sa i përket shenjave gjeografike të prejardhjes, flllimisht lypset të përmbushën kushtet procedurale që kanë të
bëjnë me prejardhjen gjeografike të produktit dhe cilësisë së tij.
Procedura për vërtetimin e shenjës gjeografike, në mënyrë që më pas të fillohet dhe zbatohet procedura lidhur me
pranimin apo njohjen e statusit të shfrytëzuesit të autorizuar të shenjës së tillë, personit I cili ka kërkuar më parë
njohjen e së drejtës.
Në fazën e dytë të procedurës, lypset verifikuar dhe konfirmuar të gjitha veçoritë e shenjës gjeografike të
prejardhjes, si dhe të shfrytëzuesit të autorizuar.
Për dallim nga të drejtat e tjera nga sfera e pronësisë industriale, që krijohen nga puna, veprimi a vepra e
mendjes dhe dorës së njeriut, shenja e prejardhjes së produktit, përkimisht shfrytëzuesi i autorizuar i saj, është i
ndërlidhur me hapësirën gjeografike prej nga ai produkt vjen.
E drejta në shenjë gjeografike të prejardhjes, si e drejtë pasurore, përbëhet nga dy komponentë kryesore:
E drejta e shfrytëzimit ( që karakterizohet me shënjimin e produktit dhe mjeteve përkatëse të paketimit,
katalogëve, prospekteve dhe dokumenteve të tjera) dhe
E drejta monopoliste e ndalimit të shfrytëzimit, të gjithë personave të paautorizuar.
Kohëzgjatja e shenjave gjeografike të prejardhjes nuk është e kufizuar, por kufizohet kohëzgjatja e shfrytëzimit të
shfrytëzuesit të autorizuar në Regjistrim zyrtar.
Pos përmbushjes së kushteve ligjore, e drejta e vazhdimit të shfrytëzimit është e pakufizuar në aspektin kohor, por
jo edhe në atë territorial.
Me që bartja e të drejtës, nuk bëhet te shenjat gjeograflke të prejardhjes, atëherë po këto, nuk mund të jenë objekt i
ndonjë kontrate, licence, pengu, franshiza etj.
Shenja gjeografike e prejardhjes, respektivisht përkatësisë, është pra e drejta me të cilën mbrohen shenjat e
prejardhjes dhe shenjat gjeograflke, me të cilat shënjohen produktet e një hapësire të caktuar gjeografike, të
prodhuara nga personat fizik ose juridikë.
Shenja e prejardhjes është emërtim gjeografik i një vendi (shteti) rajoni, ose lokaliteti, me të cilin identiflkohet
një produkt, që vjen nga po këto hapësira gjeografike, me ç'rast kualiteti dhe veçoritë specifike te të cilit produkt,
ekskluzivisht ose kryesisht kushtëzohen nga ambienti gjeografik përkatës, që ngërthen në vete faktorët natyror e
njerëzor dhe që prodhimtaria dhe përpunimi i produkteve zhvillohen në një hapësirë të caktuar, përkatësisht të
kufizuar.
Shenjat gjeografike te prejardhjes përdoren për shënjimin e produkteve natyror, bujqësor, industrial, zejtar
dhe të tjerë.
Pushimi i të drejtës së shfrytëzimit të së drejtës në shenjat gjeografike të prejardhjes
Rastet e pushimit janë:
 Kalimi i afatit;
Para kalimit të afatit, nëse personi i autorizuar heq dorë nga e drejta, në bazë të vendimit gjyqësor, me ndërprerjen e
së drejtës, gjegjësisht me vdekjen e personit fizik, në qoftëse nuk ka trashëgimtar ose pasues;
 Me shpalljen e Vendimit "nul"; dhe
 Me anulimin e vendimit për njohjen e cilësisë së personit të autorizuar, (nëse vërtetohet që kanë
pushuar të ekzistojnë kushtet për pranimin e asaj cilësie).
PËRCAKTIMI I TË DREJTAVE DHE MBROJTJA E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA
Qarqet e integruar paraqesin formën finale ose të ndërmjetme e një produkti i cili realizon ekzekutimin e një
funksioni elektronik, ku të paktën njëri prej elementeve është aktiv dhe njëri ose të gjithë elementet ndërmjetës
janë vendosur integralisht në pjesë materiali ose prej pjese materiali, pra në pjesën e brendshme ose të jashtme të
materialit;
Korniza Ligjore
Topografia e qarkut të integruar paraqet një vendosje tredimensionale e çfarëdoshme, e shprehur prej
elementesh, ku të paktën njëri është aktiv dhe ndërmjetësohet në qarqet e integruara, apo vendosje
tredimensionale e përgatitur për prodhimin e një qarku të integruar.
Shfrytëzimi tregtar i topografive nënkupton:
 prodhimin,
 shitja,
 qiradhënia ose ndonjë
 metodë tjetër të përhapjes tregtare, e lidhur drejtpërdrejt me një topografi prodhuar në bazë të
topografisë.
E drejta e mbrojtjes
E drejta e mbrojtjes së një topografie garantohet për të gjithë krijuesit.
Kur një topografi është produkt i më shumë krijuesve, e drejta do të aplikohet në favor të të gjithë këtyre
krijuesve.
Kur topografia është krijuar si rrjedhojë e punës së krijuesit apo në bazë të porosisë, e drejta e mbrojtjes
garantohet në favor të punëdhënësit të krijuesit apo të personit që ka dhënë porosinë me përjashtim të rasteve kur
në kontratë parashikohet ndryshe
E drejta e mbrojtjes nga personat e huaj
Personat e huaj, që kërkojnë të mbrojnë një topografi, gëzojnë të njëjtat të drejta si personat vendas, në përputhje
me traktatet dhe konventat ndërkombëtare ose në bazë të parimit të reciprocitetit.
2. Personat fizikë dhe juridikë që nuk kanë vendbanim ose selinë kryesore të veprimtarisë së tyre në Kosovë duhet
të përfaqësohen nga përfaqësuesit e autorizuar të pronësisë industriale dhe duhet të veprojnë përmes tij në të gjitha
procedurat në ZPI.
Procedura e mbrojtjes të topografisë
ZPI jep të drejtën për regjistrim dhe mbrojtje të topografisë.
Një topografi regjistrohet dhe mbrohet nëse ajo është origjinale.
Një topografi konsiderohet origjinale nëse është rezultat i përpjekjeve intelektuale të vetë krijuesit dhe në
momentin e krijimit nuk përbën rast të zakonshëm në industrinë e topografive, kur ajo u krijua.
Kur një topografi përbëhet nga elementë të zakonshëm në industri atëherë mbrohet vetëm kombinimi i këtyre
elementeve, duke provuar se ai i plotëson kushtet, lidhur me origjinalitetin.
Procedurën e regjistrimit dhe anulimit të vendimit për regjistrim të topografive e zbaton ZPI.
Kufizimi i të drejtave të mbrojtjes
Pronari i topografisë së mbrojtur ka të drejtat të shfrytëzimit tregtar përfshirë të drejtën e autorizimit apo të ndalimit
të ndonjërës prej akteve të mëposhtme:
1. riprodhimi i topografisë, në kuptim apo formë;
2. importimi, shitja apo ndonjë formë tjetër e përhapjes së topografisë ose e produkteve që përfshijnë qarkun
e integruar, i cili ka lidhje me topografinë respektive;
 Të drejtat e parashikuara nuk zbatohen në ndonjë koncept, proces, sistem, riprodhim me qëllim të
analizimit, për qëllime mësimdhënie, inkorporim teknik në topografi, me përjashtim të vetë
topografisë.
 Një topografi konsiderohet e mbrojtur kur ajo regjistrohet në regjistrin e topografisë.
 ZPI mban regjistrin e topografive të aplikuara dhe regjistrin e topografive të mbrojtura të cilët janë të
hapur për publikun.
Kufizimi i të drejtave të mbrojtjes
Të drejtat për pronarin e topografisë së mbrojtur hyjnë në fuqi në datat e mëposhtme:
1. data e depozitimit e aplikacionit për mbrojtje;
2. data kur topografia respektive është tregtuar për herë të parë kudo në botë.
Të drejtat kanë afat deri në dhjetw (10) vjet nga datat e mëposhtme:
 fundi i vitit kalendarik, në të cilin topografia është tregtuar për herë të parë kudo në botë;
 fundi i vitit kalendarik në të cilin kërkesa për mbrojtje është depozituar në formën e kërkuar nga ligji.
Të drejtat mund të humbasin nëse:
 nuk janë paguar tarifat në përputhje me ligjin ose
 pronari heq dorë me shkrim nga mbrojtja.
Në qoftë se një topografi nuk është shfrytëzuar komercialisht, të drejtat shfuqizohen pesëmbëdhjetë (15) vjet pas
datës së fiksimit apo kodimit të parë nëse gjatë kësaj periudhe nuk është paraqitur aplikacioni për regjistrim.
Parashtrimi i Kërkesës
Procedura për regjistrimin e së drejtës së mbrojtjes fillon me parashtrimin e kërkesës në ZPI.
Kërkesa lidhur me topografit për të cilat është kërkuar mbrojtje duhet të dorëzohen me shkrim në ZPI.
Kërkesa përmban:
1) emërtimin e topografisë;
2) emrin dhe adresën e parashtruesit;
3) dukjen për topografinë të shoqëruara me pjesët e tyre;
4) një ekstrakt që përmban funksionet elektronike ose funksionet e një qarku të integruar;
5) materialin bazë të topografisë së mbrojtur;
6) një dokument të shkruar që vërteton datën kur topografia është shfrytëzuar për herë të parë
komercialisht;
7) parashtruesi i kërkesës mund të deklarojë materialin e referuar, si sekret tregtar, materiali i cekur nuk është
i hapur për publikun, dhe nuk do të ketë efekt në rastin kur hapja e materialit bëhet me urdhër të gjykatës
ose të autoritetit tjetër përgjegjës, në rastet kur kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave ekskluzive.
8) për çdo topografi depozitohet një kërkesë e veçantë.
Nuk mund të parashtrohet një kërkesë pas një periudhe dy (2) vjeçare nga data kur një topografi është shfrytëzuar
për herë të parë komercialisht.
Shqyrtimi i Kërkesës
Çdo kërkesë duhet të verifikohet nëse i plotëson kushtet e përcaktuara me Ligj. Nëse konstatohen mangësi në
kërkesë, atëherë parashtruesit duhet t’i jepet një afat kohor prej dy (2) muajsh nga dita e njoftimit nga ZPI.
Në rastin kur mangësitë janë përmirësuar brenda afatit të caktuat kohor, atëherë data e pranimit të kërkesës në ZPI
duhet të cilësohet si data e paraqitjes së kërkesës.
Nëse parashtruesi i kërkesës dështon që të përmirësojë mangësitë në afatin e përcaktuar kohore atëherë
parashtruesi i kërkesës cilësohet se është tërhequr nga kërkesa.
ZPI duhet ta njoftojë parashtruesin me shkrim dhe duhet të marrë vendim për të pezulluar procedurën.
Regjistrimi i topografive
Në rastin kur kërkesa i plotëson të gjitha kushtet sipas ligjit, atëherë topografia duhet të regjistrohet në Regjistrin e
Topografive -në tekstin e mëtejmë Regjistër.
ZPI lëshon një certifikatë të regjistrimit me të dhënat e regjistrimit dhe e publikon në Buletinin Zyrtar të ZPI
brenda një afati te caktuar kohor, afat i caktuar me akte nënligjore nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Regjistri i Topografive
ZPI mbanë regjistrin me të dhënat e mëposhtme:
1) numri i regjistrimit të topografisë;
2) data e parashtresës se kërkesës dhe data e regjistrimit;
3) data dhe numri i vendimit të regjistrimit në regjistër;
4) emri i topografisë;
5) të dhënat e parashtruesit te kërkesës;
6) të dhënat e krijuesit;
7) datën e përdorimit të parë komercial të topografisë, nëse topografia tashmë është përdoruar në mënyrë
komerciale;
8) të dhënat për përfaqësuesin e autorizuar nëse e ka;
9) të dhënat për ndryshimet lidhur me bartjen e të së drejtës, licencën, deklaratën e anulimit, datën e kalimit të
afatit të mbrojtjes, ndryshimet relevante lidhur me statusin ligjor të topografisë së regjistruar.
Regjistri është dokument publik në të cilin çdo person mund të kërkojë informata ose ndonjë ekstrakt nga përmbajtja
e Regjistrit.
Pavlefshmëria e regjistrimit
Regjistrimi është i pavlefshëm nëse:
1) topografia respektive nuk është origjinale;
2) kërkesa nuk është parashtruar nga një person fizik apo juridik, i cili është i autorizuar për të drejtën e
mbrojtjes;
3) dukjet dhe materiali lidhur me topografinë, nuk japin mundësi për identifikimin e tij.
Procedura për shpalljen e pavlefshëm të regjistrimit mund ta fillon ZPI sipas detyrës zyrtare apo sipas propozimit
të palës së interesuar, prokurorit.
Shënjimi
Gjatë vazhdimit të të drejtave të topografisë së mbrojtur, bartësi i topografisë së regjistruar ka të drejtë që produktet
e prodhuara me topografi të regjistruar të shënojë me shkronjën ‘T’.
Bartja e të Drejtave të Topografisë
1. Të drejtat për topografit mund të barten të personat e tretë.
2. Sipas kërkesës së njërës nga palët, bartja duhet të regjistrohet në Regjistër dhe të shpallet në Buletinin Zyrtar të
Zyrës. Kërkesa duhet të shoqërohet nga një dokument i bartjes.
3. Në rastin kur një topografi është pronë e përbashkët të drejtat mund të barten me pëlqimin e të gjithë
bashkëpronarëve ndryshe nga kjo mund të veprohet vetëmnëse palët pajtohen ndërmjet tyre.
4. Bartja e të drejtës së topografisë lidhur me palën e tretë është e vlefshme pasi që ajo të jetë regjistruar në
Regjistër.
Licencimi
1. Pronari i një topografie të mbrojtur mund të lejoj përdorimin e saj duke lëshuar një licencë.
2. Në rastin kur një topografi është pronë e përbashkët, atëherë një licencë duhet të lëshohet me pëlqimin e dhën ë me
shkrim nga të gjithë bashkëpronarët, ndërsa ndryshe nga kjo mund të veprohet vetëm nëse palët pajtohen ndërmjet
tyre.
3. Sipas kërkesës së njërës nga palët, lëshimi i licencës duhet të regjistrohet në Regjistër dhe të shpallet në Buletinin
Zyrtar të ZPI. Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet një ekstrakt nga kontrata e licencës.
4. Licencimi lidhur me palën e tretë është i vlefshëm pasi që ai të jetë regjistruar në Regjistër.
Tarifat e topografisë
1. Përvetësimi i të drejtave në topografi, bartja e të drejtave të licencave ose çdo ndryshimtjetër në statusin ligjor të
topografisë së mbrojtur dhe shpalljen e tyre në Buletinin Zyrtar të ZPI, qasjen në dosjet ose Regjistrin e Topografive
dhe shërbime të tjera të ofruara nga ZPI lidhur me topografit, duhet t’i nënshtrohen taksës për pagesë në pajtimme
tarifën.
2. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë me propozim të ZPI nxjerr akt nënligjor që përcakton tarifat për topografitë.
Mbrojtja civilo-juridike
1. Bartësit të të drejtave të topografisë së mbrojtur të cilit i është cenuar e drejta mund të kërkon që bashkë me
kompensimin e dëmit të kërkoj marrjen e masave me qëllim të pengimit të cenimit së mëtutjeshme të të drejtave.
2. Personi fizik apo juridik që cenon të drejtën nga topografia e mbrojtur përgjigjet për dëmin e shkaktuar sipas
parimeve të përgjithshme mbi kompensimin e dëmit.
3. Dispozitat zbatohen edhe tek trashëgimtarët juridik të bartësit të së drejtës së topografisë së mbrojtur.
Dispozitat ndëshkuese
Personit te cilit janë shkelur të drejtat mundet që në bazë të dëmit të shkaktuar të kërkoj qe personi i cili e ka
shkaktuar atë, të përgjigjet për kompensimin e dëmit.
Shuma e kompensimit të demit përcaktohet në marrëveshje ndërmjet pronarit të së drejtës së topografisë të mbrojtur
dhe personit i cili e ka shkaktuar atë.
Nëse nuk arrihet marrëveshja, masat ndëshkuese do të merren sipas dispozitave ligjore në fuqi.
MBROJTJA E VARIETETEVE TË BIMËVE
Qëllimi i Ligjit është rregullimi i procedurave për mbrojtjen e varieteteve të bimëve, dhënien dhe mbrojtjen e të
drejtës së seleksionuesit të bimëve.
Ligji siguron kushtet për varietetet e të gjitha gjinive dhe llojeve bimore duke përfshirë edhe kryqëzimet në mes të
gjinive dhe llojeve që mund të mbrohen me këtë ligj.
Seleksionues i bimëve nënkupton personin fizik apo juridik i cili e ka krijuar, seleksionuar, zbuluar ose
krijuar varietetin vetë ose në bashkëpunim me ndonjë person tjetër fizik apo juridik. Aplikues nënkupton
personin fizik apo juridik i cili ka parashtruar aplikacionin.
E drejta e seleksionuesit të bimëve nënkupton të gjitha të drejtat që kanë të bëjnë me të drejtat e
seleksionuesve të bimëve, sipas këtij ligji.
Mbajtësi i të drejtës së seleksionuesit të bimëve nënkupton personin fizik apo juridik të cilit ju ka njohur e drejta e
seleksionuesit të bimëve.
Varietet nënkupton një bimë e cila grupohet në kuadër të një klasifikimi botanik të veçantë të një niveli më të
ulët, grupet e të cilave pa marrë parasysh kushtet e rritjes mund të jenë:
1) të definuara nga të shprehurit e karakteristikave që rezultojnë nga një gjenotip i caktuar ose nga
kombinimi i gjenotipeve,
2) të dallueshme nga çfarëdo bime tjetër të grupuara me një shprehje dhe së paku me një karakteristikë të
përmendur dhe 3)të konsiderohet si njësi që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë për tu shumëzuar në mënyrë
të pandryshueshme.
Varietet i mbrojtur nënkupton varietetin për të cilin është lëshuar vendimi për mbrojtjen e tij.
Material riprodhues nga varieteti i mbrojtur nënkupton cilën do pjesë të materialit për shumim apo materiali i fituar
nga varieteti i mbrojtur i cili mund të përdoret për shumimin e mëtejshëm të atij varieteti. Mostër zyrtare nënkupton
mostrën zyrtare të materialit për shumim të varietetit të mbrojtur të bimëve.
Regjistër i aplikacioneve nënkupton regjistrin dhe procedurat për mbrojtjen e një varieteti të bimëve.
Zyra për mbrojtjen e varietetit të bimëve
Zyra për mbrojtjen e varietetit të bimëve nënkupton zyrën për të drejtat e varietetit bimor në Ministrinë e
Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila është përgjegjëse:
për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dhënien e të drejtave të seleksionuesve të bimëve.
Licenca e detyrueshme nënkupton dhënien e licencës për shfrytëzuesit e varietetit të mbrojtur në rastin e interesit
publik dhe mos përmbushjes së kritereve të përcaktuara me ligj.
Person nënkupton çdo person fizik apo juridik
KUSHTET PËR MBROJTJEN E VARIETETEVE TË BIMËVE
Varieteti duhet të mbrohet përmes njohjes të së drejtës së seleksionuesit të bimëve.
E drejta e seleksionuesit të bimëve duhet t’u njihet kur varieteti është:
a) i ri,
b) i dallueshëm,
c) uniform,
d) i qëndrueshëm dhe
e) i identifikuar me emrin e përcaktuar sipas ligjit.

Contenu connexe

Tendances

Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetueseLavdrimi91
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeRefik Mustafa
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitRefik Mustafa
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeRefik Mustafa
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Ramadan Ademi
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale Refik Mustafa
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1kulla 2010
 
Pronesia intelektuale
Pronesia intelektualePronesia intelektuale
Pronesia intelektualeVilma Hoxha
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimoreDonikë Mjaki
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civilezogaj
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2oca Hoxhaj
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike Refik Mustafa
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFidan Sylejmani
 

Tendances (20)

Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta KushtetuesePergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
Pergjigje per provim Edrejta Kushtetuese
 
E Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare PublikeE Drejta Ndërkombtare Publike
E Drejta Ndërkombtare Publike
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
E Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures AdministrativeE Drejta e Procedures Administrative
E Drejta e Procedures Administrative
 
E drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-privateE drejta-nderkombetare-private
E drejta-nderkombetare-private
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
 
E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
Procedura administrativ1
Procedura administrativ1Procedura administrativ1
Procedura administrativ1
 
Pronesia intelektuale
Pronesia intelektualePronesia intelektuale
Pronesia intelektuale
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
E drejta civile
E drejta civileE drejta civile
E drejta civile
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2
 
E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike  E Drejta Nderkombtare Publike
E Drejta Nderkombtare Publike
 
Financat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiareFinancat dhe e drejta financiare
Financat dhe e drejta financiare
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 

En vedette

50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliuzogaj
 
E drejta sendore (Pyetje)
E drejta sendore   (Pyetje)E drejta sendore   (Pyetje)
E drejta sendore (Pyetje)Ferdi Nuredini
 
Autorizim 111219034057-phpapp01
Autorizim 111219034057-phpapp01Autorizim 111219034057-phpapp01
Autorizim 111219034057-phpapp01Ministry of Health
 
Kontratë nbi shiteblerjen e baneses
Kontratë nbi shiteblerjen e banesesKontratë nbi shiteblerjen e baneses
Kontratë nbi shiteblerjen e banesesRamë Hajraj
 
Kerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriNKerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriNJURIST
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Fidan Haliti
 
e drejta nderkombetare private
 e drejta nderkombetare private e drejta nderkombetare private
e drejta nderkombetare privateNasuf GËRMIZAJ
 
Leter motivuese
Leter motivueseLeter motivuese
Leter motivuesexitti
 
Si te shkruhet nje leter motivuese
Si te shkruhet nje leter motivueseSi te shkruhet nje leter motivuese
Si te shkruhet nje leter motivueseNasuf GËRMIZAJ
 
Leter reference Vladimir LUSHI
Leter reference Vladimir LUSHILeter reference Vladimir LUSHI
Leter reference Vladimir LUSHIVladimir LUSHI
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeendritrrustemi9
 
Leter zyrtare ne pdf
Leter zyrtare ne pdfLeter zyrtare ne pdf
Leter zyrtare ne pdfShkelzen B.
 

En vedette (20)

50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
E drejta sendore (Pyetje)
E drejta sendore   (Pyetje)E drejta sendore   (Pyetje)
E drejta sendore (Pyetje)
 
Konkursi
KonkursiKonkursi
Konkursi
 
Autorizim 111219034057-phpapp01
Autorizim 111219034057-phpapp01Autorizim 111219034057-phpapp01
Autorizim 111219034057-phpapp01
 
vertetim master
vertetim mastervertetim master
vertetim master
 
Autorizim
AutorizimAutorizim
Autorizim
 
Kontratë nbi shiteblerjen e baneses
Kontratë nbi shiteblerjen e banesesKontratë nbi shiteblerjen e baneses
Kontratë nbi shiteblerjen e baneses
 
Kerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriNKerkes per pranushmeriN
Kerkes per pranushmeriN
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
E drejta trashegimore
E drejta trashegimoreE drejta trashegimore
E drejta trashegimore
 
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
Biznes nderkombetar Pr. Petrit Gashi
 
e drejta nderkombetare private
 e drejta nderkombetare private e drejta nderkombetare private
e drejta nderkombetare private
 
Penologjia
PenologjiaPenologjia
Penologjia
 
Leter motivuese
Leter motivueseLeter motivuese
Leter motivuese
 
Si te shkruhet nje leter motivuese
Si te shkruhet nje leter motivueseSi te shkruhet nje leter motivuese
Si te shkruhet nje leter motivuese
 
Leter motivuese
Leter motivueseLeter motivuese
Leter motivuese
 
Leter reference Vladimir LUSHI
Leter reference Vladimir LUSHILeter reference Vladimir LUSHI
Leter reference Vladimir LUSHI
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
 
Leter zyrtare ne pdf
Leter zyrtare ne pdfLeter zyrtare ne pdf
Leter zyrtare ne pdf
 
Kerkese
KerkeseKerkese
Kerkese
 

E drejta e pronësisë intelektuale Pjesa II

  • 1. ZBATIMI I SË DREJTËS PATENTORE Subjektet që kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtjen e patentës Të drejtën për mbrojtjen e patentës mund ta kërkojë:  pronari i të së drejtës së patentës, dhe  pronari i licencës ekskluzive deri në masën për të cilën ka të drejtën për përdorim të patentës në bazë të kontratës për licencën. Kërkesa për konfiskimin dhe shkatërrimin e objekteve Pronari i patentës mund të inicioj padi kundër çdo personi i cili ka shkelur patentën, duke kërkuar që produktet që rrjedhin apo janë fituar me shkeljen e patentës, si dhe objektet, veglat dhe mjetet të përdorura kryesisht në prodhimin e produkteve që shkelin patentën:  të hiqen nga tregu,  konfiskohen apo  të shkatërrohen me shpenzime e shkelësit. Kërkesa për dëmet dhe kompensimi i zakonshëm dhe pasurimi i pabazë Pronari i patentës mund të ushtroj padi kundër çdo personi që i ka shkaktuar dëm atij, duke kërkuar që dëmet sipas rregullave të përgjithshme mbi korrigjimet ligjore të përcaktuara në Ligjin për detyrimet. Pronari i patentës mund të ushtroj padi kundër çdo personi që ka kryer pa autorizim ndonjë , duke kërkuar pagesat e shpërblimit në shumën që ai do të kishte marrë, duke pasur parasysh rrethanat në marrëveshjen e licencës nëse është nënshkruar. Pronari i patentës mund të ushtroj padi kundër çdo personi i cili ka shkelur patentën, pa pasur baza për atë në çdo transaksion ligjor, vendim të gjykatës ose sipas ligjit, dhe ka përfituar prej saj, duke kërkuar rikthim ose kompensimin e përfitimeve të tilla në pajtim me rregullat e përgjithshme mbi pasurimin e pabazë, të përcaktuara në Ligjin për detyrimet. Kërkesa për publikimin e aktgjykimit Pronari i patentës mund të kërkojë që aktgjykimi i gjykatës me të cilin vërtetohet shkelja e plotë apo e pjesshme e së drejtës së patentës, të publikohet në mjetet e informimit publik, me shpenzimet e personit të dënuar. Barra e provës 1. Për qëllime të procedurës civile në lidhje me shkeljen e një procesi për marrjen e një produkti të mbrojtur me patentë, organet gjyqësore kane autoritetin të urdhërojë të pandehurin të provoj se procesi i fitimit te produktit te njëjtë, është i ndryshëmnga procesi i fitimit te produktit te patentuar.
  • 2. 2. Çdo produkt i njëjtë kur prodhohet pa pëlqimin e pronarit të patentës, në mungesë të provave ne të kundërtën konsiderohet se është fituar nga procesi i patentuar:  në qoftë se produkti i fituar nga procesi i patentuar është i ri;  në qoftë se ka mundësi të konsiderueshme që produkti i njëjtë është bërë nga procesi dhe pronari i patentës nuk ka qenë në gjendje me përpjekje të arsyeshme të përcaktoj procesin që është përdorur në të vërtetë. 3. Barra e provës e cekur mbetet i dyshuar, nëse është plotësuar vetëm njëra nga kushtet e cekura, duke marrë parasysh interesat legjitime të të pandehurit në mbrojtjen e sekreteve të prodhimit të tij dhe të sekreteve të biznesit. Masat e përkohshme në rast të shkeljes së patentës Në rast të shkeljes së patentës vendosen Masat e përkohshme dhe ate: 1. Pas kërkesës nga pronari i patentës, i cili dëshmon se patenta e tij është shkelur ose është kërcënuar të shkelet, gjykata mund të urdhërojë marrjen e masës së përkohshme me qëllim që t’i japë fund ose të parandalojë shkeljen dhe në veçanti dhe ate:  të urdhëron palën kundërshtare të ndërpresë veprimet e shkeljes së patentës të lëshojë urdhër të tillë kundër ndërmjetësuesit, shërbimet e të cilit të përdorura nga pala e tretë shkelin patentën;  të urdhërojë konfiskimin ose heqjen nga tregu të produkteve të cilët janë në kundërshtim me këtë ligj. Masat e përkohshme në rast të shkeljes së patentës 2. Pas kërkesës nga pronari i patentës, gjykata përveç masave të përkohshme, urdhëron konfiskimin e pasurisë së tundshme dhe të patundshme të palës kundërshtuese, e cila nuk është drejtpërdrejt e lidhur me shkeljen, duke përfshirë edhe ngrirjen e llogarive bankare dhe aseteve tjera. 3.Me qëllim të caktimit dhe ekzekutimit të masës së përkohshme, gjykata mund të kërkojë nga pala kundërshtare ose personat e tjerë përkatës,  paraqitjen e informacioneve bankare, financiare dhe informacioneve të tjera ekonomike, ose  vënien në disponim të informacioneve dhe dokumenteve të tjerë në lidhje me to. Gjykata siguron mbrojtjen e konfidencialitetit të informacioneve të tilla dhe e ndalon shpërdorimin e tyre. 4.Masa e përkohshme mund të urdhërohet pa informuar palën kundërshtare,  nëse paditësi dëshmon se masat e tjera nuk do të ishin efektive, ose  ekziston rreziku i shkaktimit te dëmit të pariparueshëm ose vështirë të riparueshëm. Masa e përkohshme mund të urdhërohet pa informuar palën kundërshtare, nëse paditësi, dëshmon se nuk do të ishte efektive ose, duke marrë parasysh rrethanat e rastit, kjo do të ishte e nevojshme.
  • 3. 5. Në vendimin për masën e përkohshme, gjykata cakton kohëzgjatjen e masës së tillë dhe nëse është urdhëruar ndonjë masë para fillimit të procedurës, periudhën brenda së cilës paditësi për masën inicion procedurë për të arsyetuar masën, në afat prej njëzet (20) ditë pune dhe jo më e gjatë se tridhjetenjë (31) ditë kalendarike, nga data e shqiptimit të masës së përkohshme. Poashtu sipas Nenit 121 të Ligjit, Masat e përkohshme vendosen edhe për për ruajtjen e dëshmisë dhe ate në këto raste:  Kur pronari i patentës, i cili pohon se i është shkelur e drejta e patentës, ose  kërcënohet të shkelet dhe ekziston mundësia që dëshmia e shkeljes ose  kërcënimit në fjalë nuk mund të merret ose  bëhet e vështirë të merret, Atëherë gjykata me vendim urdhëron marrjen masës së përkohshme për ruajtjen e dëshmisë. Përmes masës së përkohshme gjykata urdhëron: 1. përshkrimin e hollësishëm të produkteve dhe shërbimeve, të cilat mund të shkelin patentën me ose pa marrjen e mostrave; 2. konfiskimin e produkteve të cilat mund të shkelin patentën; 3. konfiskimin e materialeve dhe mjeteve të përdorura gjatë prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve që mund të shkelin patentën si dhe dokumentacionin që ka të bëjë me të. Sigurimi i dëshmive gjatë procedurës 1. Kur pala në procedurën kërkon dëshmi që i përkasin palës kundërshtare, gjykata e urdhëron palën kundërshtare ti paraqesë dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar kohor. 2. Pronari i patentës në cilësinë e paditësit, i cili pretendon se shkelja e patentës është kryer në veprimtari afariste me qëllim të përfitimit material dhe për këtë paraqet dëshmi gjatë procedurës: si dokumente bankarë, financiare ose dokumente të tjera afariste apo dëshmi që pohojnë se ato i përkasin palës kundërshtare, gjykata e fton palën kundërshtare të paraqesë dëshmitë e tilla brenda afatit të caktuar kohor. 3. Nëse pala e ftuar refuzon që të paraqesë dëshmitë pasi që është njoftuar nga gjykata, gjykata ndërmerr masa për marrjen e dëshmive dhe vërtetimin e fakteve. 4. Dispozitat e Ligjit për Procedurën Civile qe kanë te bëjnë me refuzimin e paraqitjes së dëshmisë si dëshmitar, zbatohet “mutatis mutandis” për të drejtën e palës për të refuzuar të paraqesë dëshmi. 5. Duke marrë parasysh të gjitha rrethanat e rastit gjykata vendosë sipas bindjes se vetë për rëndësinë e faktit se pala që ka prova refuzon të pajtohet me vendimin e gjykatës, duke e urdhëruar atë që të paraqesë dëshmi, ose e mohon, se ajo ka dëshmi, në kundërshtim me mendimin e gjykatës. 6. Kundër vendimit të gjykatës të cekur, nuk lejohet apel i veçantë.
  • 4. Procedurat e shpejta dhe zbatimi i dispozitave të ligjeve të tjera  Procedura në lidhje me shkeljen e patentës duhet të jetë e përshpejtuar, ku gjatë procedurës në lidhje me shkeljen e të drejtës së patentës zbatohen edhe dispozitat e ligjeve tjera në fuqi.  Me kërkesë të gjykatës ose të palës që ka iniciuar procedurën për shkeljen e së drejtës së patentës, Zyra pranon kërkesën për anulimin apo shpalljen e pavlefshëmtë vendimit për patentën e regjistruar, të paraqitur para ose gjatë procedurës dhe do të veproj në procedurë të shpejtë.  Gjykata duke marrë parasysh rrethanat vendos ndërprerjen e procedurës deri te vendimi përfundimtar.  Për të gjitha rastet e shkeljes së të drejtave të patentave vendos gjykata kompetente sipas dispozitave ligjore në fuqi. - DISPOZITAT NDËSHKUESE NË RASTET E ZBATIMIT TË PATENËS NË KUNDËRSHTIM ME LIGJIN Me gjobë në shumë prej tremijë (3000) deri në pesëmijë (5000) Euro ndëshkohet personi juridik i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime në të cilat përfshihet ose zbatohet patenta në kundërshtim në nenin 23 të këtij ligji. personi përgjegjës i personit juridik do të ndëshkohetme gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri tremijë (3000). Poashtu, me gjobë në shumë prej dyqind (200) deri në tetëqind (800) Euro ndëshkohet personi fizik i cili gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij tregtare, në çfarëdo forme përdor produkte apo shërbime në të cilat përfshihet ose zbatohet patenta në kundërshtimnë nenin 23 të ligjit. Personi juridik, i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e ligjit ndëshkohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri tremijë (3000) Euro. Me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri tremijë (3000) Euro ndëshkohet personi përgjegjës në personin juridik, i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e ligjit. Me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri tremijë (3000) Euro ndëshkohet personi fizik, i cili e shfrytëzon licencën në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.  Në rastet kur patenta përdoret në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji, me të cilin supozohet se është kryer vepër penale, zbatohen dispozitat e Kodit Penal të Kosovës. PËRFAQËSIMI Përfaqësues mund të jenë personat fizik dhe juridik, dhe ate vetëm personi që është regjistruar në regjistrin e përfaqësuesve të patentave, i cili mbahet dhe mirëmbahet nga Zyra dhe që ka të drejtë të veprojë para Zyrës, paraprakisht duhet të paguhet taksa.  Përfaqësuesi autorizohet me shkrim si përfaqësues për patenta dhe marka tregtare për qështjet e përfaqësimit përcaktohen më akte nënligjore.  Poashtu, përfaqësues mund të jetë personi fizik apo juridik që nuk e ka vendin kryesor të biznesit, të vendbanimit ose qëndrimit të përhershëm në territorin e Republikës së Kosovës
  • 5. përfaqësohet para Zyrës nga një përfaqësues i regjistruar në Regjistrin e Përfaqësuesve të mbajtur nga Zyra, në qoftë se çështja e përfaqësimit nuk është paraparë ndryshe me ligj. Si përjashtim, personat fizik apo juridik të huaj mund individualisht, pa një përfaqësues, të kryejë veprimet e mëposhtme: 1. dorëzoj aplikimin për patentë; 2. kryej akte të tjera që lidhen me përcaktimin e datës së dorëzimit të aplikacionit për patentë; 3. dorëzojë kopjen e vërtetë të aplikimit për patentën e parë, kur kërkohet e drejta për përparësi; 4. merr nga Zyra njoftimet në lidhje me procedurat i. 5. paguaj taksat administrative. MARKAT TREGTARE Markat e mallrave dhe markat e shërbimeve Marka është e drejtë me të cilën mbrohen shenjat, të cilat në qarkullimin ekonomik, janë të dedikuara për dallimin e produkteve - mallrave dhe shërbimeve të llojit të njëjtë ose të ngjashëm. Fjala markë (shenjë mbrojtëse) përdoret në variante dhe modalitete të ndryshme, në vende të ndryshme.. Ekzistojnë lloje të ndryshme të mallrave, të cilat klasifikohen duke u bazuar në kritere të ndryshme:  Markat industriale dhe kolektive; markat verbale, grafike, të përziera; të thjeshta dhe komplekse; të njëfishta dhe të shumëfishtë; vendorë, ndërkombëtarë dhe regjional; themelor` dhe të certifikuar; rezervë, difuz dhe ofanziv; tredimensional dhe dydimensional; intelektual; të përgjithshme dhe individuale; përcjellës; telle-quelle; aromatike dhe tingëlluese, të fortë dhe të dobët etj.  Shenja mbrojtëse apo marka, mund të përbëhet: nga fjala, slogani, numrat, fotografia, vizatimi, tingulli, aroma, logo, piktura, fraza, shkronjat, aspekti i paketimit ose kombinimi i të gjitha të mësipërmeve.  Me Markën e regjistruar mbrohet shenja e cila shërben për dallimin e mallrave përkatësisht shërbimeve në qarkullimin ekonomik-biznesor Rëndësia e Markave Tregtare Markat kanë rëndësi të madhe për subjektet e ndryshëm biznesore, për konsumatorët dhe mbarë shoqërinë. Si p.sh disa nga markat e njohura të kompanive me famë botërore si që janë p.sh.: Standard Oil; Shell Duch; Kruup; Siemens; Coca Cola; Mc Dornales; Holiday in etj.! Markat e këtyre dhe shumë subjekteve të tjera nacionale e transnacionale në botë, për shkak të peshës, rëndësisë, traditës së gjatë e të suksesshme dhe reputacionit, gëzojnë trajtim të veçantë dhe mbrojtje juridike.
  • 6. Marka e produkteve apo mallrave, vehet në produkt ose paketimin e tij dhe është e lidhur me gjësende korporale. Marka e shërbimeve, ndërkaq, shërben për dallimin e shërbimeve të ndryshme në qarkullimin ekonomik. Markat dhe emërtimet tregtare: Përparësia dhe vjetërsia Shenjat të cilat mund të mbrohen si Marka tregtare  Të gjitha shenjat, ne veçanti fjalët, duke përfshirë edhe emrat personal, vizatimet, shkronjat, numrat, markat zërore (audio), trajtat tredimensionale, duke përfshirë edhe trajtën e mallrave ose mbështjelljes apo paketimin tjetër të tyre, ngjyrat, kombinimet e ngjyrërave, që janë në gjendje të dallojnë një mall ose shërbim që ofrohet nga një ndërmarrje nga mallrat dhe shërbimet që ofrohen nga ndërmarrje të tjera, mund të mbrohen si marka tregtare. Shenja që përbëhet vetëm nga forma, nuk mund të mbrohet si markë tregtare nëse forma në fjalë:  rezulton nga natyra e vetë mallit;  është e nevojshme për të arritur një rezultat teknik; ose  i jep vlerë thelbësore mallit përkatës. Kudo që në këtë ligj shfrytëzohet termi “markë tregtare”, ky term përfshin gjithashtu edhe markën kolektive tregtare dhe markën e certifikimit të ligjit. Mbrojtja e Markës tregtare Masat mbrojtëse që sigurohen me ligj, vlejnë për shenjat që: a. janë regjistruar si marka tregtare në Regjistrin e Markave Tregtare sipas ligjit; b. deri në atë masë sa ajo shenjë, përmes shfrytëzimit gjatë ushtrimit të aktiviteteve afariste, njihet si markë tregtare brenda qarqeve përkatëse afariste; c. që është bërë e njohur si markë tregtare sipas nenit 6 të Konventës së Parisit. Emërtimet tregtare 1. Simbolet e kompanive si dhe emërtimet e punëve mbrohen si emërtime tregtare. 2. Simboli i kompanisë është shenja që shfrytëzohet gjatë aktiviteteve afariste si emër, si emër i firmës ose si emërtim i veçantë i një ndërmarrjeje. Simboli i kompanisë ose shenjat e tjera që kanë për qëllim të dallojnë një aktivitet nga një tjetër dhe që janë të njohura brenda qarqeve përkatëse tregtare si shenjë dalluese e një kompanie të caktuar është e barabartë me emërtimet e veçanta të një ndërmarrjeje.
  • 7. 3. Titulli i një pune është emri ose emërtimi i veçantë i një publikimi të shtypur, një vepre kinematografike, vepre muzikore, shfaqje teatrore ose pune të ngjashme. Kushtet për mbrojtjen e Markave tregtare me regjistrim  Pronësia Pronari i një marke të regjistruar tregtare mund të jetë: a. personi fizik; b. personi juridik; ose c. një ndërmarrje që nuk është person juridik, nëse ka zotësi ligjore për ti fituar të drejtat dhe përgjegjësitë. Marka e regjistruar tregtare është e drejtë pronësore e cila fitohet me regjistrimin e markës tregtare në harmoni me këtë ligj. Pronari i markës së regjistruar tregtare i ka të drejtat dhe mjetet juridike të përcaktuara më këtë ligj. Shenjat që mund të mbrohen si markë tregtare  Markë tregtare mund të jetë çdo shenjë e cila mund të paraqitet grafikisht, në veçanti fjalët, përfshirë edhe emrat personal, skicimet, shkronjat, numrat, formën e mallrave apo paketimin e tyre, ngjyrat si dhe kombinimi i gjitha këtyre me kusht që shenjat e tilla të mund të dallojnë mallrat ose shërbimet e një ndërmarrjeje nga mallrat ose shërbimet e ndërmarrjeve tjera. Ndodhë që markat të refuzohen ose nuk mund të regjistrohen edhe ate për disa shkaqe e që mund të jenë si:  Refuzimi për shkaqe absolute  Refuzimi për shkaqe relative Bazat absolute për refuzimin e regjistrimit . Si markë tregtare nuk mund të regjistrohen markat të cilat përmbajnë këto karakteristika :  markat tregtare që nuk përmbajnë ndonjë veçori dalluese;  markat tregtare të cilat përbëhen ekskluzivisht prej shenjave ose indikacioneve që mund të shfrytëzohen, në tregti, për përcaktimin e llojit, kualitetit, kuantitetit, qëllimit, vlerës, prejardhjes gjeografike, kohës së prodhimit të mallrave, ofrimit të shërbimeve, dhe veçorive tjera të mallrave dhe shërbimeve;  markat tregtare të cilat përbëhen ekskluzivisht prej shenjave ose indikacioneve të cilat janë të zakonshme në gjuhën e përditshme ose me mirëbesim si dhe praktikat e zakonshme tregtare;  markat tregtare që janë të një natyre të tillë që mund të pritet se do ta mashtrojnë publikun, veçmas për llojin, cilësinë, ose prejardhjen gjeografike të mallrave ose shërbimeve;
  • 8.  markat tregtare që përmbajnë stemën shtetërore, flamurin ose emblemën e një shteti; Bazat absolute për refuzimin e regjistrimit  markat tregtare që përmbajnë stemën shtetërore, flamurin ose ndonjë emblemë tjetër zyrtare të Kosovës, ose ndonjë komune, asociacioni komunash ose asociacioni tjetër komunal brenda Kosovës;  markat tregtare që përmbajnë një shenjë zyrtare, emblemë ose vulë, që ndikon në kontrollin ose garantimin, e një autoriteti publik ose ndërmarrje publike;  markat tregtare që përmbajnë stemën shtetërore, flamurin, vulën ose ndonjë shenjë tjetër të një organizate ndërqeveritare ndërkombëtare;  markat tregtare shfrytëzimi i të cilave është në kundërshtim me ndonjë dispozitë tjetër ligjore ose rregullative në Kosovë;  markat tregtare që nuk mund të paraqiten grafikisht;  markat që janë në kundërshtim me moralin dhe rendin publik. Bazat relative për refuzimin e regjistrimit Regjistrimi i një marke tregtare do të refuzohet ose anulohet në rastet si në vijim: a. Nëse: marka tregtare është identike me një markë të mëhershme tregtare dhe b. mallrat e shërbimet për të cilat kërkohet marka tregtare janë identike me mallrat ose shërbimet të cilat mbrohen nga marka e mëhershme tregtare. c. Nëse, për shkak të identitetit ose ngjashmërisë me një markë të mëhershme të paraqitur për regjistrim ose të regjistruar si dhe ngjashmërisë së mallrave ose shërbimeve të ofruara nga të dy markat tregtare, ekziston mundësia e çorientimit të publikut në lidhje me atë se cila është marka tregtare e regjistruar e cila është ajo për të cilën kërkohet regjistrimi. d. Nëse: marka tregtare është identike ose e ngjashme me ndonjë markë të paraqitur për regjistrim ose të regjistruar të mëhershme tregtare, e. regjistrimi i markës tregtare kërkohet për mallrat ose shërbimet që nuk janë të ngjashme me ato që mbulohen nga marka tregtare e mëhershme e paraqitur për regjistrim ose e regjistruar, f. marka e mëhershme tregtare e paraqitur për regjistrim ose e regjistruar ka fituar reputacion në territorin e Kosovës, dhe g. shfrytëzimi i markës së mëvonshme tregtare pa arsye të mira do të shfrytëzonte në mënyrë të padrejtë, ose do të ishte shkatërruese për karakteristikat dalluese të markës së mëhershme tregtare të paraqitur për regjistrim ose të regjistruar. Refuzimi i markes tregtare Regjistrimi i një marke tregtare mund të refuzohet ose anulohet:  kur një person, para datës përkatëse për konstatimin e vjetërsisë së markës së regjistruar tregtare, ka marrë një të drejtë të mëhershme që i jep personit në fjalë autorizimin për ndalimin e shfrytëzimit të markës tregtare në fjalë nga ana e të tjerëve në Kosovë.
  • 9. Marka tregtare nuk regjistrohet nëse: a. është identike ose e ngjashme me një marke të mëhershme tregtare, qoftë ajo e regjistruar apo jo, që është e njohur në Kosovë sipas Nenit 6 të Konventës së Parisit, dhe b. kriteret e specifikuara të ligjit janë përmbushur. Të drejtat e tjera nga Marka tregtare : a. e drejta në shfrytëzimin e emrit; b. e drejta e portretizimit personal; c. e drejta e autorit; d. emrat e varieteteve të bimëve; e. indikacionet e prejardhjes gjeografike; dhe f. të drejtat tjera në pronësinw industriale; MARKA TREGTARE SI OBJEKT I PRONËSËSISË (Neni 15) Bartja e të drejtës Marka tregtare mund të bartet ndaras nga ndonjë transferim i ndërmarrjes lidhur me disa apo të gjitha mallrat dhe shërbimet për të cilat është regjistruar, ku me kërkesë të njërës prej palëve bartja shënohet në Regjistrin e Markave Tregtare me kusht që të ofrohen dëshmi të mjaftueshme për bartje si:  kopja e vërtetuar e kontratës së bartjes apo pjesa e vërtetuar e asaj kontrate e nënshkruar nga të dyja palët apo  aktgjykimi i dhënë për atë çështje,dhe  të jetë paguar tarifa e paraparë për regjistrimin e bartjes në Regjistrin e Markave Tregtare. Bartja e markës tregtare publikohet në buletinin zyrtare të Zyrës, sipas kushteve dhe mënyrës së paraparë me aktet nënligjore sipas këtij ligji. Përderisa bartja nuk është regjistruar në Regjistrin e Markave Tregtare, përfituesi i të drejtës nuk mundt’i përdor të drejtat e fituara nga regjistrimi i markës tregtare. Bartja e Markës së regjistruar tregtare E drejta pronësore në një markë të regjistruar tregtare mund të bartet:  me vullnet të mirë,  me ligjin për trashëgiminë, ose në të njëjtën mënyrë si edhe ligjet e tjera mbi pronën private. Bartja ose transferimi i një marke të regjistruar tregtare mund të bëhet pjesërisht ose plotësisht. Bartja është e pjesshme nëse: a. bartet e drejta për disa, por jo për të gjitha mallrat dhe shërbimet për të cilat është regjistruar marka tregtare;
  • 10. b. bartet e drejta për shfrytëzimin e markës tregtare në një mënyrë të caktuar; c. bartet e drejta për shfrytëzimin e markës tregtare vetëm në një vend të caktuar. Bartja ose transferimi i markës së regjistruar tregtare duhet të bëhet me shkrim dhe të nënshkruhet nga, ose në emër të, pronarit të markës së regjistruar tregtare. Marka e regjistruar tregtare u nënshtrohet procedurave të njëjta juridike sikurse edhe prona private. Bartja e markës tregtare të regjistruar në emër të përfaqësuesit Kur marka tregtare është regjistruar në emër të një përfaqësuesi pa autorizimin e subjektit i cili është pronar i markës tregtare, ky i fundit ka të drejtë të kërkoj që regjistrimi (marka tregtare) i bërë të kaloj në favor të tij, përveç nëse përfaqësuesi e arsyeton veprimin e tij. Licencimi Marka e regjistruar tregtare sipas ligjit tonë,është pronë private e titullarit ose pronarit dhe ajo mund të lejohet që të shfrytëzohet me liçencë. Licenca për përdorimin e markës tregtare mund të jepet për disa apo për të gjitha mallrat ose shërbimet për të cilat është regjistruar. Licenca mund të jetë:  ekskluzive dhe  jo ekskluzive. Të drejtat e fituara me regjistrimin e markës tregtare Pronari i markës tregtare mund shfrytëzoj të drejtat e fituara me regjistrimin e markës tregtare kundër një personi të pajisur me licencë, i cili shkel ndonjë dispozitë të kontratës së tij të licencimit lidhur me kohëzgjatjen, fushën e mbuluar me regjistrimi për të cilën marka tregtare mund të përdoret, gamën e mallrave apo shërbimeve për të cilat është dhënë licenca, territorin në të cilin marka tregtare mund të përdoret apo cilësinë e produkteve të prodhuara ose shërbimeve të ofruara nga personi i pajisur me licencë. Regjistrimi i Markave Tregtare Me kërkesë të njërës prej palëve licenca shënohet në Regjistrin e Markave Tregtare me kusht që të ofrohen dëshmi për licence si:  kopja e certifikuar e marrëveshjes për licencim,  pjesa e certifikuar e asaj marrëveshjeje apo certifikata origjinale për dhënien e licencës e bërë me shkrim dhe e nënshkruar nga të dyja palët i parashtrohen Zyrës dhe
  • 11. • të jetë paguar tarifa e paraparë për regjistrimin e licencës në Regjistrin e Markave Tregtare. Licenca e markës tregtare publikohet në buletinin zyrtarë të Zyrës. Kërkesa për regjistrimin e licencës në Regjistrin e Markave Tregtare duhet të bëhet sipas kushteve dhe mënyrës së paraparë me akte nënligjore të miratuara nga Ministri. (Neni 16 dhe 17) Destinimi i markës tregtare Marka tregtare pavarësisht nga ndërmarrjet, sigurohet ose mund të jetë objekt i pengut, që regjistrohet në Regjistrin e Markave Tregtare me kërkesë të njërës nga palët dhe publikohet në buletinin zyrtare të Zyrës. sipas kushteve dhe mënyrës së paraparë me akte nënligjore të miratuara nga Ministri. Marka tregtare mund të jetë objekt i përmbarimit me iniciativë gjykata që ndërmerr dhe shqipton masa përmbaruese sipas detyrës zyrtare informon Zyrën për masën përmbaruese të ndërmarrë apo shqiptuar kundër markës tregtare me qëllim të regjistrimit të procedurës së përmbarimit në Regjistrin e Markave Tregtare. Poashtu kur pronari i markës tregtare është përfshirë në falimentim apo në procedura të ngjashme, me kërkesë të autoritetit kompetent shënohet në Regjistrin e Markave Tregtare dhe publikohet në buletinin zyrtare të Zyrës. APLIKIMI PËR MARKË TREGTARE Procedura për regjistrim të Markës tregtare fillon me paraqitjen e aplikacionit në zyre, ku për regjistrim mund të jetë vetëm për një shenjë për të cilën kërkohet mbrojtja. Kushtet e aplikimit për markë tregtare Aplikacioni për regjistrimin e markës tregtare duhet të përmbajë:  kërkesën për regjistrimin të markës tregtare;  të dhënat për paraqitësin;  listën e mallrave apo shërbimeve për të cilat kërkohet regjistrimi;  dukjen e markës tregtare.  pagesa së tarifës. VLEFSHMËRIA DHE VAZHDIMI I REGJISTRIMIT TË MARKËS TREGTARE Markat tregtare regjistrohen për një periudhë prej dhjetë (10) vitesh nga data e paraqitjes së aplikimit. Regjistrimet mund të vazhdohen për periudha shtesë prej dhjetë (10) vitesh, që mund të vazhdohet me kërkesë të pronarit me kusht që të jenë paguar tarifat për vazhdimin e regjistrimit. Nëse regjistrimi nuk vazhdohet, marka tregtare bëhet e pa vlefshme. ( Neni 45)
  • 12. NDERPRERJA E EFEKTEVE TË MARKËS TREGTARE Marka tregtare mund të ndërpritet në disa raste:  Me heqjen dorë nga marka tregtare;  Me revokim;  Me shfuqizimin e saj.  Heqja dorë nga marka tregtare Nga marka tregtare mund të hiqet dorë vetëm për disa apo të gjitha mallrat dhe shërbimet për të cilat është regjistruar përmes deklaratës me shkrim drejtuar Zyrës nga: a. pronari dhe regjistrohet në regjistrin e markave tregtare dhe publikohet në buletin zyrtar të zyrës, b. vetëm me pajtim të pronarit të së drejtës së regjistruar për markë tregtare. Nëse licenca është regjistruar, heqja dorë nga marka do të regjistrohet në Regjistër vetëm nëse pronari i markës dëshmon se e ka informuar të licencuarin lidhur me qëllimin e tij për heqje dorë nga marka. Marka tregtare revokohet me paraqitjen e kërkesës për revokim në Zyrë, nëse: a. brenda periudhës prej pesë vitesh në vazhdimësi marka tregtare nuk është përdor në Republikën e Kosovës për mallrat apo shërbimet për të cilat është regjistruar dhe b. nuk ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për mospërdorimin e saj; megjithatë, asnjë person nuk mund të kërkoj revokimin e të drejtave të pronarit mbi një markë tregtare nëse gjatë afatit kohor ndërmjet skadimit të afatit pesë (5) vjeçar dhe paraqitjes së kërkesës për revokim, ka filluar apo është vazhduar përdorimi i mirëfilltë i markës tregtare; Shkaqet për shfuqizimin e markës tregtare • Marka shfuqizohet me paraqitjen e kërkesës në Zyrë: 1) kur marka tregtare është regjistruar në kundërshtimin e këtij ligji; 2) kur aplikuesi në keqbesim ka bërë aplikimin për markën tregtare; 3) kur ekziston markë e mëhershme tregtare dhe kur janë përmbushur kushtet 4) kur përdorimi i markës tregtare shkel të drejtat e një shenje të përdorur në veprimtaritë afariste në Republikën e Kosovës, nëse ajo shenjë është fituar më herët dhe i jep pronarit të saj të drejtën për ta ndaluar përdorimin e markës tjetër. kur përdorimi i një marke të tillë tregtare mund të jetë ndaluar në përputhje më një të drejtë të mëhershme, në veçantinë:  të drejte në emër;  të drejte të portretit personal;  të drejte të autorit;  të drejte të pronësisë industriale.
  • 13. MARKAT TREGTARE KOLEKTIVE DHE ÇERTIFIKUESE Marka kolektive Çdo shenjë sipas nenit 5 të ligjit mund të mbrohet si Markë kolektive e cila shfrytëzohet për dallimin e mallrave dhe shërbimeve të anëtarëve të shoqatës si subjekte juridike cila është pronare e markës nga mallrat apo shërbimet e ndërmarrjeve të tjera dhe kur ka për qëllim identifikimin e mallrave apo shërbimeve të vendosura në treg nga anëtarët e shoqatës e cila është pronare e markës. Për regjistrim të markave kolektive mund të aplikojnë shoqatat e prodhuesve, furnizuesve të shërbimeve apo tregtarëve të regjistruara sipas legjislacionit në fuqi dhe kanë të drejtë që në emrin e tyre të nënshkruajnë kontrata apo të ndërmarrin veprime të tjera ligjore dhe mund të jenë të paditura dhe të padisin sikurse çdo person tjetër juridik. Marka certifikuese Si markë certifikuese mund të mbrohet çdo shenjë sipas nenit 5 të këtij ligji, e cila ka për qëllim:  përcaktimin e cilësisë,  prejardhjes,  mënyrës së prodhimit apo  veçori të tjera të përbashkëta të mallrave apo shërbimeve. Pronari i markës certifikuese nuk ka të drejtë ta përdorë vetë një markë certifikuese por ka të drejtë të autorizojë dhe mbikëqyrë përdorimin e markës nga subjektet e autorizuara që përdorin markën Shenjat apo indikacionet që mund të shërbejnë, në tregti, për të emërtuar prejardhjen gjeografike të mallrave apo shërbimeve mund të regjistrohen si marka kolektive apo certifikuese. E drejta e një markë kolektive apo certifikuese nuk i jep të drejtë pronarit që ta ndalojë një palë të tretë që në veprimtaritë afariste të përdorë shenja apo indikacione të tilla, me kusht që ai i përdor ato në pajtim me praktikat e ndershme industriale apo tregtare, sidomos ndaj palës së tretë që ka të drejtën ta përdorë treguesi gjeografik. Kontrata për përdorimin e markës kolektive dhe certifikuese Aplikuesi i markës kolektive apo certifikuese duhet që së bashku me aplikimin për regjistrimin e markës kolektive apo certifikuese të paraqesë Kontratën e cila specifikon përdorimin e saj. Kontrata që specifikon përdorimin e markës kolektive duhet të theksojë në mënyrë të qartë personat e autorizuar për përdorimin e markës, kushtet e anëtarësisë së subjektit dhe nëse ekzistojnë kushtet e përdorimit të markës dhe sanksionet që pasojnë në rast të keqpërdorimit të markës kolektive apo certifikuese apo në rast të shkeljes së rregullave. Kontrata që përcakton përdorimin e markës certifikuese specifikon personat e autorizuar për përdorim të markës, karakteristikat për të qenë markë e certifikuar se si organi certifikues i teston ato karakteristika dhe se si t’i mbikëqyrë përdorimin e markës, tarifave që duhet të paguhen lidhur me përdorimin dhe procedurat për zgjedhjet e mosmarrëveshjeve.
  • 14. Me anë të kontratës përcaktohet përdorimi i markës i cili duhet të autorizojë cilindo person, mallrat apo shërbimet e të cilit e kanë prejardhjen e tyre në zonën gjeografike, në mënyrë që të bëhen anëtarë të subjektit e cila është pronare e markës. Modelet dhe mostrat Modeli është e drejtë, me të cilën mbrohet një trup i caktuar gjeometrik i cili paraqet formë të re të jashtme të produktit të caktuar industrial ose zejtar (telefoni mobil)etj. Modelet parimisht mund të jenë kreacione të ndryshme tredimensionale. Mostra është e drejtë, me të cilën mbrohet figura e re ose vizatimi I cili mund të bartët në një produkt të caktuar industrial ose zejtar ose në pjesën e tij (p.sh. modelet e thurjes, qëndisjes, vekosjes etj.). Për tu mbrojtur me ligj, figura (fotografia) ose vizatimi, lypset të jenë risi (që të dallohen dukshëm nga të mëparshmet dhe që të gjinden në prodhimin industrial ose zejtar. Modelet dhe mostrat mund të kenë mbrojtje të dyfishtë juridike:  si vepra që kanë të bëjnë me shenjat e dallimit ose dalluese dhe  si vepra autoriale. Në rastin e parë, autori apo sajuesi i modelit ose mostrës ka disa të drejta të caktuara morale dhe pasurore. Të drejtat pasurore të krijuesit të modelit ose mostrës janë: shfrytëzimi ekonomik dhe pamundësimi i shfrytëzimit të veprës nga ana e personave të tretë (e drejta e monopolist). Know - How Know - How është tërësi e njohurive, përkimisht diturive praktike dhe pervojave të fituara, të cilat mund të aplikohen në degë dhe veprimtari të ndryshme biznesore- ekonomike. Know - How ngërthen në vete dituri dhe përvoja të natyrës dhe karakterit jomaterial, por të cilat do të mund të materializohen përmes bartjes ose transmisionit të tyre, nga subjektet poseduese, në persona të tretë; me qëllim të shfrytëzimit. Elementet e Know-How Për ta ngerthyer Know-How-in në vetvete, dituria dhe pervoja Knoë-Hoë, lypset ti ketë këto elemente: a. Msheftësinë (ose pamundësinë e palës së interesuar që të pranojë Know-How-in, që të ketë qasje në ato dituri dhe përvoja; b. Risinë (inovacionin) (dituria dhe përvoja të paraqesin risi për fituesin e Know-How-it); dhe c. Interes ekonomik ( për atë që i posedon dituritë dhe përvojat, Sepse, nëse janë me interes shkencor atëherë dituritë dhe përvojat e tilla, nuk bëjnë pjesë në formimin e Know-How.
  • 15. Know - How mund të bartët:  me gojë dhe me shkrim dhe  mund të jetë i natyrës teknike,  tregtare dhe biznesore (si p.sh. organizimi i subjektit biznesor, administratës, programimit, marketingut etj….. Dizajni industrial E drejta e formësimit përkatësisht e dizajnimit industrial Dizajni është paraqitje gjithdimenzionale e produktit. Sipas ligjit për dizajnim industrial të Republikës së Kosovës, dizajni nënkupton formën e jashtme të produktit apo një pjesë të tij, e cila formë derivon nga karakteristikat e produktit, veçanërisht nga forma, trajta, ngjyra, teksti dhe materiali i vet produktit. Përndryshe karakteristikat dhe veçoritë vizuale, nga të cilat formohet dizajni i japin atij pamje unike dhe të veçantë. Pos regjistrimit pranë institucionit kompetent, dizajni krijon vlera, përmbajtje dhe leverdi komerciale për titullarin dhe i siguron atij mbrojtje ligjore. Kushtet e regjistrimit të Dizajnit Për të qenë i regjistrueshëm, dizajni duhet të jetë:  I ri dhe  Distinktiv ose tërësishti dallueshëm nga pamja dhe tiparet e tjera të dizajnëve ekzistuese të regjistruar pranë institucionit kompetent. Me dizajn industrial sipas ligjit tonë, mbrohet dizajni, në atë masë, në të cilën është risi dhe i cili dizajn, ka karakter të veçantë (neni 3 i Ligjit për dizajnin industrial). Dizajni i produktit, konsiderohet risi, nëse nuk është identik me dizajnin e vënë në dispozicion të publikut, para datës së aplikimit për regjistrimin e dizajnit industrial e nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së njohjes së përparësisë. Dizajnët konsiderohen identikë nëse karakteristikat e tyre ndryshojnë vetëm në detale dhe imtësira të parëndësishme (n. 4. i ligjit). Konsiderohet se dizajni ka karakter të vakant, distinktiv apo të dallueshëm, në qoftëse përshtypja që e lë tek konsumatori, ndryshon nga përshtypja, që në atë konsumator lë çfarëdo dizajni tjetër, që ka qenë në dispozicion të publikut, para datës së paraqitjes së kërkesës për dizajn industrial apo nëse është kerkuar e drejta e përparësisë, para datës së pranimit të së drejtës së përparësisë (n. 5 i ligjit). Nuk mbrohet dizajni i cili është në kundërshtim me interesin publik dhe parimet morale (neni 8.i ligjit).
  • 16. Subjektet e Dizajnit Dizajnuesi sipas ligjit tonë, është person fizik ose juridik, që e ka dizajnuar dizajnin. Ndihmësi teknik i dizajnuesit, nuk konsiderohet dizajnues (n. 10. i ligjit). Dizajnuesi apo trashëgimtari i tij juridik, janë të autorizuar për fillimin e procedurës dhe fitimin e së drejtës në dizajnin industrial. Nëse dizajnin e ka krijuar dizajnuesi gjatë kryerjes së obligimeve, si i punësuar, atëherë punëdhënësi i tij është i autorizuar, për fillimin e procedurës për fitimin e dizajnit industrial, nëse me kontratë nuk është paraparë ndryshe (n. 12.1 ligjit). Personat e huaj fizik dhe juridik, të cilët nuk e kanë selinë në Kosovë, gëzojnë mbrojtje sipas ligjit për dizajnim industrial të Kosovës, nëse kjo rezulton nga konventat që e obligojnë Kosovën ose në bazë të reciprocitetit (n. 13. i ligjit). E drejta në dizajn industrial fitohet, me nxjerrjen e vendimit mbi regjistrimin e tij dhe regjistrimit në regjistër. Mbrojtja e dizajnit industrial Mbrojtja e dizajnit industrial zgjatë 5 vjet, duke e llogaritur nga data e paraqitjes së aplikacionit të dizajnimit industrial (n. 16. i ligjit). Bartësi i dizajnit industrial, ka të drejtën ekskluzive për shfrytëzimin e dizajnit të regjistruar dhe pengimin e personave të tjerë, në përdorimin e dizajnit pa lejen e tij (neni 17. I ligjit). Dizajni i cili është i mbrojtur me dizajn industrial, mund të jetë i përshtatshëm edhe për mbrojtje me dispozitat e të drejtës së autorit, nga momenti i krijimit apo i fiksimit të tij në çfarëdo forme, nëse për këtë i plotëson kushtet ligjore nga lëmi i së drejtës së autorit dhe të drejtave të tjera simotra (neni 22 I ligjit). KUSHTET PËR MBROJTJE 1. Me dizajn industrial mbrohet dizajni në atë masë në të cilën është risi dhe i cili ka karakter të veçantë. 2. Dizajni i cili është zbatuar në produkt apo është pjesë përbërëse e produktit i cili është pjesë përbërëse e produktit kompleks konsiderohet risi dhe me karakter të veçantë vetëm:  nëse pjesa përbërëse, pasi është i vendosur në produktin kompleks, mbetet i dukshëm gjatë përdorimit normal të produktit,  nëse në masën në të cilën kjo dukshmëri karakteristike e pjesës përbërëse pavarësisht i plotëson kushtet e risisë, veçantisë dhe individualitetit. 3. Përdorimi normal do të thotë përdorim nga ana e përdoruesit të produktit e cila nuk përfshinë mirëmbajtjen, servisimin dhe riparimin e produktit. RISIA E DIZAJNIT
  • 17. Dizajni i produktit konsiderohet risi nëse nuk është identik me dizajnin e vënë në dispozicion të publikut para datës së aplikimit për regjistrimin e dizajnit industrial ;aplikacioni për dizajn industrial, gjegjësisht nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së njohjes së përparësisë. Dizajnët konsiderohen identike nëse karakteristikat e tyre ndryshojnë vetëmnë imtësira të pa rëndësishme. KARAKTERI I VEÇANTË I DIZAJNIT Konsiderohet se dizajni ka karakter të veçantë nëse përshtypja që e lë tek konsumatori ndryshon nga përshtypja që në atë konsumator lë çfarëdo dizajni tjetër që ka qenë në dispozicion të publikut para datës së paraqitjes se aplikacionit për dizajn industrial apo nëse është kërkuar e drejta e përparësisë, para datës së pranimit të drejtës së përparësisë. Gjatë vlerësimit të karakterit të veçantë të dizajnit duhet të merret parasysh shkalla e lirisë së krijimit të dizajnit nga ana e dizajnuesit. Sipas dispozitave të nenit 39 të Ligjit për Dizajnim industrial të Kosovës, dizajni industrial, mund të jetë objekt i lincencimit, në tërësi apo pjesërisht, ndërsa licenca, mund të jepet për territorin e Republikës së Kosovës apo për një pjesë të territorit. E drejta e shfrytëzimit të dizajnit industrial fitohet në bazë të kontratës mbi licencimin, kurse kjo e drejtë e ka efektin në përparimin e tretë, pas regjistrimit të licencës në regjistër. Regjistrimi i licencës bëhet me kërkesën e pronarit të dizajnit industrial (n. 39. i ligjit). Publikimi i Dizajnit industrial Dizajni industrial sipas dispozitave të ligjit tonë, duhet të publikohet, dhe mund të jetë:  objekt i pengut,  ekzekutimit,  falimentimit dhe  i bartjes së të drejtave të aplikimit për regjistrim në regjister të zyrës përkatëse. DIZAJNI I KUSHTËZUAR ME FUNKSION TEKNIK DHE DIZAJNI I ELEMENTEVE TË PËRBASHKËTA Me dizajn industrial nuk mund të mbrohen karakteristikat e formës së produktit: a. të cilat janë të kushtëzuara me funksione teknike, b. për të cilat është i nevojshëm reproduktimi në formën dhe dimensionin e njëjtë në mënyrë që produkti në përbërjen e të cilit është dizajni do të mund që në mënyrë mekanike të bashkohet me produktin tjetër mund të vendoset në apo bashkë me produktin tjetër apo rreth tij, në mënyrë që të dy produktet të mund të kryejnë funksionet e veta.
  • 18. E drejta e shenjave dalluese ose të dallimit Shenjat dalluese mund të përmblidhen a gërshetohen në dy lloje të shenjave: 1) Markat e produkteve apo të mallrave dhe markat e shërbimeve; 2) Shenjat gjeografike të prejardhjes së produkteve Qëllimi i rregullimit ligjor i shenjave dalluese Qëllimi kryesor i rregullimit ligjor i shenjave dalluese është që të sigurohet mbrojtja e tyre, sepse këto shenja shërbejnë shumë për të shënjuarit dhe dallimin e produkteve (mallrave) dhe shërbimeve në qarkullimin ekonomik - biznesor E drejta e shenjave dalluese, është e drejtë, me dy lloje të autorizimeve:  Pozitive (e drejta e bartësit, që ta shfrytëzoj objektin e mbrojtjes) dhe  Negative (e drejta e bartësit që ti ndaloj personave të tjerë, shfrytëzimin e palejuar (të paautorizuar) të të drejtave). Shenjat gjeografike të prejardhjes (përkatësisë) së produkteve Shenja gjeografike e prejardhjes është një nga shenjat e rëndësishme dhe specifike të shenjave të dallimit. Rëndësia, pesha specifike dhe dobia nga shenjat gjeografike të prejardhjes ose edhe të përkatësisë, ka të bëjë jo vetëm me subjektin biznesor prodhues i produkteve të caktuara, por edhe me vendin, rrjedhimisht me ekonominë e vendit, prej nga subjektet biznesore dhe produktet e tyre me shenja relevante, tradicionale dhe famshme që vehën në qarkullim ekonomik. Sipas autorit Manigodic M." shenjat gjeografike, janë emërtime gjeografike, të cilat përdorën, që të përcaktojnë prejardhjen shtetërore (gjeografike) regjionale dhe lokale. Kjo do të thotë që shenjat e prejardhjes (origjinës), nuk do të thotë që të përmbajë edhe emërtimin gjeografik, për dallim nga shenja gjeografike e cila duhet ta përmbajë këtë emërtim" Korniza Ligjore Ligji Nr. 04/L-187-2013 PËR TREGUESIT GJEOGRAFIK DHE PËR EMËRTIMET E ORIGJINËS Ky ligj përcakton rregullat për mënyrën e fitimit dhe mbrojtjes së emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik të produkteve. Fushëveprimi 1) Ky ligj zbatohet për të gjitha produktet për të cilat mbrojtja e emërtimeve të origjinës ka origjinë nga një rajon, vend specifik ose shtet. Përjashtimet
  • 19. 2) Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen për ato produktet për të cilat mbrojtja e emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik është e rregulluar me një ligj të veçantë. Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: Emërtim origjine - emrin e një rajoni, të një vendi specifik apo në raste të veçanta, emri i një shteti, i cili përdoret për të përshkruar një produkt që ka origjinë nga ai rajon, vend specifik ose shtet, cilësitë ose karakteristikat e të cilit janë esencialisht ose ekskluzivisht si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë me faktorët natyrorë dhe njerëzorë të trashëguar nga ky mjedis, dhe si rezultat i prodhimit, përpunimit dhe përgatitjes së produktit e cila zhvillohet tërësisht në zonën e përcaktuar gjeografike; Tregues gjeografik - emrin e një rajoni, të një vendi specifik apo në raste të veçanta emri i një shteti, që përdoret për të përshkruar një produkt që ka origjinë nga ai rajoni, vend specifik ose shtet, zotëron një cilësi, reputacion apo karakteristika tjera specifike të cilat vijnë si rezultat i origjinës gjeografike, prodhimi dhe/ose përpunimi dhe/apo përgatitja e të cilit zhvillohet tërësisht në zonën e përcaktuar gjeografike; Emër gjenerik - emrin e një produkti i cili edhe pse lidhet me vendin apo rajonin ku ky produkt fillimisht është prodhuar ose tregtuar, është bërë emër i zakonshëm i një produkti në Kosovë; Vendi i origjinës - sistemet rajonale në të cilat është dhënë mbrojtja e emërtimit të origjinës apo e treguesit gjeografik për produktet që lidhen me një zonë gjeografike e cila shtrihet në një apo disa shtete pjesë e atij sistemi rajonal; Emërtimet gjeografike Emërtimet e caktuara gjeografike trajtohen si emërtime të origjinës, kur dëshmojnë karakter tradicional dhe një reputacion dhe famë të jashtëzakonshme dhe lënda e parë e produktet në fjalë vjen nga një zonë gjeografike më e gjerë ose e ndryshme nga, zona ku përpunohet produkti, me kusht që: 1) zona e prodhimit të lëndës së parë të jetë e përcaktuar; 2) të ekzistojnë kushte të veçanta për prodhimin e lëndës së parë; dhe 3) të ekzistojnë baza juridike për inspektim, që sigurojnë respektimin/përmbushjen e kushteve të caktuara. Vetëm kafshët e gjalla, mishi dhe qumështi mund të konsiderohen si lëndë e parë për produkte bujqësore apo ushqime. Emrat Tradicional Emrat tradicional gjeografik apo jo-gjeografik që emërtojnë përcaktojnë një produkt i cili përmbush kriteret konsiderohen po ashtu si emërtime të origjinës apo tregues gjeografik. MBROJTJA E EMËRTIMEVE TË ORIGJINËS DHE TREGUESVE GJEOGRAFIK
  • 20. Bazat për refuzim Një emër nuk mund të regjistrohet si emërtim i origjinës apo tregues gjeografik nëse/kur: 1) është bërë emër gjenerik; 2) bie në konflikt me emrin e një varieteti bimor apo race shtazore dhe si rezultat do të mashtronte konsumatorin për origjinën e vërtetë të produktit; 3) tregon apo sugjeron se produkti ka prejardhje nga një zonë tjetër gjeografike dhe jo nga vendi i saktë i prejardhjes ashtu që çorienton apo keqinformon publikun lidhur me origjinën gjeografike të produktit; 4) mashtron konsumatorin të besoj se produkti vjen nga një territor tjetër edhe nëse territori, rajoni apo vendi i origjinës së produktit është i saktë dhe i vërtetë; 5) mund të krijon konfuzion në treg në lidhje me llojin, origjinën, kualitetin, mënyrën e prodhimit ose karakteristikat tjera të produktit; 6) është në kundërshtim me rendin apo moralin publik; 7) është i regjistruar më parë. Për të përcaktuar nëse një emër është bërë apo nuk është bërë gjenerik, merren parasysh:  të gjithë faktorët, veçanërisht situata/gjendja ekzistuese në Kosovë dhe  zonat e konsumimit si dhe ligji përkatës. Duke marrë parasysh reputacionin dhe famën e markës tregtare si dhe kohëzgjatjen e përdorimit të saj, me anë të regjistrimit ekziston mundësia e çorientimit të konsumatorit lidhur me identitetin e vërtetë të produktit. Homonimet e emërtimeve të origjinës apo treguesve gjeografik Kur emrat e dy apo më shumë vendeve të produkteve apo të shërbimeve të origjinës të cilat janë identike apo pothuajse identike në të shkruar ose në të shqiptuar, mbrojtja e emrave të tillë nga një tregues gjeografik apo emërtim i origjinës do të jepet te të gjitha palët e interesuara që i plotësojnë kërkesat e përcaktuara me këtë ligj, dhe në përputhje me parimet e trajtimit të barabartë të prodhuesve të tregut, informimin e drejt të konsumatorëve dhe bërjen e biznesit me mirëbesim. Përdoruesi i homonimeve do të siguroj informata të mjaftueshme mbi etiketën e materialeve të paketimit në lidhje me origjinën e vërtetë të produktit, në mënyrë që të dallojnë një homonim nga një tjetër dhe të mos çorientohet konsumatori. Emrat e origjinës dhe treguesit gjeografik që kanë të bëjnë me zonat gjeografike jashtë Kosovës 1. Çdo person fizik apo juridik mund të aplikon për mbrojtjen e emrit të origjinës ose të treguesit gjeografik sipas dispozitave të përcaktuara të këtij ligji 2. Nëse emri i origjinës apo treguesi gjeografik ka të bëjë me zonat gjeografike jashtë Kosovës, mbrojtja jepet nëse aplikacioni përputhet me kërkesat /kushtet e përcaktuara në këtë ligj si dhe nëse emri në fjalë është i mbrojtur në vendin e origjinës. Një emër nuk mund të regjistrohet si emërtim I origjinës apo tregues gjeografik kur nuk është mbrojtur ose nuk mbrohet më tej apo nuk përdoret në vendin e origjinës.
  • 21. 3. Mbrojtja e emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik mund të jepet gjithashtu në bazë të marrëveshjeve bilaterale apo ndërkombëtare mbi mbrojtjen e ndërsjellë të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik të me të cilat Republika e Kosovës lidh marrëveshje. 4. Fusha e mbrojtjes së këtyre emërtimeve të origjinës apo treguesve gjeografik do të jetë e njëjtë me mbrojtjen e dhënë për emërtimet e origjinës apo treguesit gjeografik në bazë të këtij ligji nëse dhe deri në atë masë që marrëveshja përkatëse bilaterale apo ndërkombëtare nuk e parashikon ndryshe. Fusha e mbrojtjes Emërtimet e origjinës apo treguesi gjeografik të regjistruar do të mbrohet ndaj: 1. çdo përdorimi direkt apo indirekt në tregti të produkteve të cilat nuk janë regjistruara për aq kohë sa këto produkte janë të krahasueshme me produktet e regjistruara nën emërtimin e origjinës, apo për aq kohë sa përdorimi i emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik shfrytëzon reputacionin e emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik të mbrojtur; 2. çdo keqpërdorimi, imitimi apo shkelje, edhe po që se shënohet origjina e vërtet e produktit apo nëse emri i emërtimit të origjinës apo treguesi gjeografik është I përkthyer apo i transliteruar apo është shoqëruar shprehje të tillë si “stil”, “lloj”, “metodë”, “si prodhohet në”, “imitim”, apo të tjera të ngjashme me to 3. çdo treguesi të pasaktë (fals) apo çorientues për sa i përket prejardhjes, origjinës, natyrës apo cilësive thelbësore të produktit, në paketimin e brendshëm apo të jashtëm, në materialet e reklamimit apo dokumentet për produktin, dhe paketimi i produktit në kontejner që ka prirje të jap përshtypje të gabuar për sa i përket origjinës; 4. çdo praktike/veprim tjetër që mund të çorientoj konsumuesin për sa i përket origjinës së vërtet të produktit.  kur emërtimi i origjinës apo treguesi gjeografik përmban brenda vetes emrin e produktit I cili konsiderohet të jetë gjenerik, përdorimi i emrit gjenerik ne produktet përkatëse nuk konsiderohet të jetë në kundërshtim me ligj.  emërtimet e origjinës apo treguesit gjeografik të regjistruar nuk mund të bëhen gjenerike.  emërtimet e origjinës apo treguesit gjeografik i regjistruar nuk përjashton të drejtën e përdorimit nga çdo person, në treg, emrin e tij apo emrin e ndërmarrjes së tij përveç atëherë kur emri i tillë përdoret në mënyrë të tillë që çorienton publikun. Marrëdhëniet në mes markave tregtare, emërtimeve të origjinës dhe treguesve gjeografik 1 Kur një emërtim i origjinës apo tregues gjeografik është i regjistruar sipas këtij ligji,refuzohet aplikimi për regjistrimin e një marke tregtare që korrespondon me njërën nga situatat e përmendura në nenin 12 te ketij ligji lidhur dhe me klasë të njëjtë të produktit nëse aplikimi për regjistrim të markës tregtare është parashtruar për regjistrim pas datës së parashtrimit të aplikacionit për regjistrim në bazë të këtij ligji. 2. Markat tregtare të regjistruara në kundërshtim me paragrafin e mësipërm do të shfuqizohen nga Zyra. 3. Një markë tregtare,, dhe për të cilën është aplikuar për regjistrim në mirëbesim në Kosovë para datës së parashtrimit të aplikacionit për regjistrim në bazë të ligjit mund të vazhdoj të përdoret pavarësisht nga regjistrimi i emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik po që se nuk ekziston baza për shfuqizim apo revokim të s aj në bazë të Ligjit për Markat Tregtare.
  • 22. E drejta e përdorimit Një emërtim i origjinës apo tregues gjeografik i regjistruar sipas këtij ligji mund të përdoret nga çdo prodhues apo përpunues për reklamim të produktit kur sigurohet që këto produkte janë në përputhje me specifikimet përkatëse dhe prodhuesi apo përpunuesi është I regjistruar në Regjistrin e Përdoruesve të Autorizuar. Çdo produkt me prejardhje nga Kosova që tregtohet në bazë të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik në përputhje me këtë ligj duhet të etiketohet me treguesin “emërtim I origjinës i mbrojtur” dhe “tregues gjeografik i mbrojtur” apo simbole që i shoqërojnë apo ato. Çdo produkt me prejardhje jashtë Kosovës që tregtohet në bazë të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik të regjistruar në përputhje me këtë ligj njësoj mund të etiketohet me treguesit “emri i origjinës i mbrojtur” dhe “treguesi gjeografik i mbrojtur” apo simbole që ndërlidhen me ato. Kohëzgjatja e mbrojtjes Mbrojtja e emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik të regjistruar sipas këtij ligji fillon që nga data e hyrjes në Regjistrin e emërtimeve të origjinës apo apo treguesve gjeografik të regjistruar. E drejta e përdorimit të emërtimit të origjinës apo treguesit gjeografik zgjatë për dhjetë (10) vite që nga data e hyrjes së përdoruesit të autorizuar në Regjistrin e Përdoruesve të Autorizuar dhe mund të përtërihet nga ana e palës pafundësisht për periudha dhjetë (10) vjeçare në bazë të dispozitave të këtij ligji për sa kohë që emërtimi i origjinës apo treguesi gjeografik është i regjistruar. Me legjislacionet e shumë vendeve të botës, shenjat e përkatësisë dhe shenjat gjeografike, paraqesin një binom specifik në të drejtën e pronësisë industriale. Shenja gjeografike e përkatësisë, në fakt ngërthen në vete një nocion gjenerik për që të dy kategoritë e shenjave, të shenjës së përkatësisë dhe shenjën gjeografike, me të cilat identifikohen dhe shënjohen prodhimet nga ambientet e caktuara e të mirënjohura gjeografike dhe të përkatësisë. Dallimi Nëmes shenjës së përkatësisë dhe shenjën gjeografike Dallimi konsiston në cilësitë dhe tiparet që ekzistojnë në mes të shenjave të përkatësisë dhe shenjave gjeografike, ngase shenja gjeografike ngërthen në vete dhe nënkupton deminutivin emërtues i cili orienton dhe dëshmon se produkti i caktuar është me prejardhje nga një territor i caktuar karakteristik për ambientin rrethues. Kësodore, produkti i tillë nuk i posedon ato cilësi dhe tipare, të cilat i posedon p.sh. produkti i shënuar me shenjën e përkatësisë. Pra, produkti i shënjuar me shenjën e përkatësisë, duhet të ketë cilësi të veçanta përkatëse, në krahasim me produktet e tjera të ngjashme të llojit (dmth. Gjenerike), por edhe në raport me produktet e tjera, që shënjohen dhe vecorizohen me shenja gjeografike. Shenja gjeografike e përkatësisë është e drejtë, me të cilën mbrohen shenjat e prejardhjes (përkatësisë) dhe shenjat gjeografike; me të cilat në qarkullimin ekonomik - biznesor, shënjohen produktet e prodhuara nga personat fizik ose juridik të një hapësire të caktuar gjeografike.
  • 23. Shenja e prejardhjes ose e përkatësisë, është emërtim administrative ose i mirënjohur i një hapësire apo distrikti të caktuar gjeografik. Për tu mbrojtur ndonjë shenjë e tillë e prejardhjes, lypset përmbushur kushti i: Distinktivit (përkatësisë); Domosdosë së posedimit të veçorive të caktuara e të veçanta të produktit i cili me ato veçori do të duhej të jetë ndryshe nga produktet e njëjta ose të ngjashme, të cilat produkte nuk prodhohen në hapësirën e njëjtë gjeografike; Ekzistimit të lidhjes shkakore (kauzale) në mes të prejardhjes (origjinës)së produktit dhe veçorive të tij specifike. Shenja e prejardhjes së një artikulli apo produkti, është çdo shenjim apo e dhënë që vehet në te ose në pajisjen e produktit e që tregon se nga cila hapësirë e njohur gjeografike vjen ai produkt. P.sh. Djathi i Sharrit, rrushi i Rahovecit dhe i Therandës, Ajkë dhe kos Rugove, Birra e Pejës, Konjaku i Shqipërisë, pemët dhe perimet e Dukagjinit, etj. Sipas së drejtës tonë pozitive, të drejtat individuale dhe kolektive të pronësisë intelektuale, në përgjithësi, realizohen në procedurë të caktuar e të veçantë administrative, pronë e institucioneve përkatëse. Sa i përket shenjave gjeografike të prejardhjes, flllimisht lypset të përmbushën kushtet procedurale që kanë të bëjnë me prejardhjen gjeografike të produktit dhe cilësisë së tij. Procedura për vërtetimin e shenjës gjeografike, në mënyrë që më pas të fillohet dhe zbatohet procedura lidhur me pranimin apo njohjen e statusit të shfrytëzuesit të autorizuar të shenjës së tillë, personit I cili ka kërkuar më parë njohjen e së drejtës. Në fazën e dytë të procedurës, lypset verifikuar dhe konfirmuar të gjitha veçoritë e shenjës gjeografike të prejardhjes, si dhe të shfrytëzuesit të autorizuar. Për dallim nga të drejtat e tjera nga sfera e pronësisë industriale, që krijohen nga puna, veprimi a vepra e mendjes dhe dorës së njeriut, shenja e prejardhjes së produktit, përkimisht shfrytëzuesi i autorizuar i saj, është i ndërlidhur me hapësirën gjeografike prej nga ai produkt vjen. E drejta në shenjë gjeografike të prejardhjes, si e drejtë pasurore, përbëhet nga dy komponentë kryesore: E drejta e shfrytëzimit ( që karakterizohet me shënjimin e produktit dhe mjeteve përkatëse të paketimit, katalogëve, prospekteve dhe dokumenteve të tjera) dhe E drejta monopoliste e ndalimit të shfrytëzimit, të gjithë personave të paautorizuar. Kohëzgjatja e shenjave gjeografike të prejardhjes nuk është e kufizuar, por kufizohet kohëzgjatja e shfrytëzimit të shfrytëzuesit të autorizuar në Regjistrim zyrtar. Pos përmbushjes së kushteve ligjore, e drejta e vazhdimit të shfrytëzimit është e pakufizuar në aspektin kohor, por jo edhe në atë territorial. Me që bartja e të drejtës, nuk bëhet te shenjat gjeograflke të prejardhjes, atëherë po këto, nuk mund të jenë objekt i ndonjë kontrate, licence, pengu, franshiza etj.
  • 24. Shenja gjeografike e prejardhjes, respektivisht përkatësisë, është pra e drejta me të cilën mbrohen shenjat e prejardhjes dhe shenjat gjeograflke, me të cilat shënjohen produktet e një hapësire të caktuar gjeografike, të prodhuara nga personat fizik ose juridikë. Shenja e prejardhjes është emërtim gjeografik i një vendi (shteti) rajoni, ose lokaliteti, me të cilin identiflkohet një produkt, që vjen nga po këto hapësira gjeografike, me ç'rast kualiteti dhe veçoritë specifike te të cilit produkt, ekskluzivisht ose kryesisht kushtëzohen nga ambienti gjeografik përkatës, që ngërthen në vete faktorët natyror e njerëzor dhe që prodhimtaria dhe përpunimi i produkteve zhvillohen në një hapësirë të caktuar, përkatësisht të kufizuar. Shenjat gjeografike te prejardhjes përdoren për shënjimin e produkteve natyror, bujqësor, industrial, zejtar dhe të tjerë. Pushimi i të drejtës së shfrytëzimit të së drejtës në shenjat gjeografike të prejardhjes Rastet e pushimit janë:  Kalimi i afatit; Para kalimit të afatit, nëse personi i autorizuar heq dorë nga e drejta, në bazë të vendimit gjyqësor, me ndërprerjen e së drejtës, gjegjësisht me vdekjen e personit fizik, në qoftëse nuk ka trashëgimtar ose pasues;  Me shpalljen e Vendimit "nul"; dhe  Me anulimin e vendimit për njohjen e cilësisë së personit të autorizuar, (nëse vërtetohet që kanë pushuar të ekzistojnë kushtet për pranimin e asaj cilësie). PËRCAKTIMI I TË DREJTAVE DHE MBROJTJA E TOPOGRAFISË SË QARQEVE TË INTEGRUARA Qarqet e integruar paraqesin formën finale ose të ndërmjetme e një produkti i cili realizon ekzekutimin e një funksioni elektronik, ku të paktën njëri prej elementeve është aktiv dhe njëri ose të gjithë elementet ndërmjetës janë vendosur integralisht në pjesë materiali ose prej pjese materiali, pra në pjesën e brendshme ose të jashtme të materialit; Korniza Ligjore Topografia e qarkut të integruar paraqet një vendosje tredimensionale e çfarëdoshme, e shprehur prej elementesh, ku të paktën njëri është aktiv dhe ndërmjetësohet në qarqet e integruara, apo vendosje tredimensionale e përgatitur për prodhimin e një qarku të integruar. Shfrytëzimi tregtar i topografive nënkupton:  prodhimin,  shitja,  qiradhënia ose ndonjë  metodë tjetër të përhapjes tregtare, e lidhur drejtpërdrejt me një topografi prodhuar në bazë të topografisë.
  • 25. E drejta e mbrojtjes E drejta e mbrojtjes së një topografie garantohet për të gjithë krijuesit. Kur një topografi është produkt i më shumë krijuesve, e drejta do të aplikohet në favor të të gjithë këtyre krijuesve. Kur topografia është krijuar si rrjedhojë e punës së krijuesit apo në bazë të porosisë, e drejta e mbrojtjes garantohet në favor të punëdhënësit të krijuesit apo të personit që ka dhënë porosinë me përjashtim të rasteve kur në kontratë parashikohet ndryshe E drejta e mbrojtjes nga personat e huaj Personat e huaj, që kërkojnë të mbrojnë një topografi, gëzojnë të njëjtat të drejta si personat vendas, në përputhje me traktatet dhe konventat ndërkombëtare ose në bazë të parimit të reciprocitetit. 2. Personat fizikë dhe juridikë që nuk kanë vendbanim ose selinë kryesore të veprimtarisë së tyre në Kosovë duhet të përfaqësohen nga përfaqësuesit e autorizuar të pronësisë industriale dhe duhet të veprojnë përmes tij në të gjitha procedurat në ZPI. Procedura e mbrojtjes të topografisë ZPI jep të drejtën për regjistrim dhe mbrojtje të topografisë. Një topografi regjistrohet dhe mbrohet nëse ajo është origjinale. Një topografi konsiderohet origjinale nëse është rezultat i përpjekjeve intelektuale të vetë krijuesit dhe në momentin e krijimit nuk përbën rast të zakonshëm në industrinë e topografive, kur ajo u krijua. Kur një topografi përbëhet nga elementë të zakonshëm në industri atëherë mbrohet vetëm kombinimi i këtyre elementeve, duke provuar se ai i plotëson kushtet, lidhur me origjinalitetin. Procedurën e regjistrimit dhe anulimit të vendimit për regjistrim të topografive e zbaton ZPI. Kufizimi i të drejtave të mbrojtjes Pronari i topografisë së mbrojtur ka të drejtat të shfrytëzimit tregtar përfshirë të drejtën e autorizimit apo të ndalimit të ndonjërës prej akteve të mëposhtme: 1. riprodhimi i topografisë, në kuptim apo formë; 2. importimi, shitja apo ndonjë formë tjetër e përhapjes së topografisë ose e produkteve që përfshijnë qarkun e integruar, i cili ka lidhje me topografinë respektive;  Të drejtat e parashikuara nuk zbatohen në ndonjë koncept, proces, sistem, riprodhim me qëllim të analizimit, për qëllime mësimdhënie, inkorporim teknik në topografi, me përjashtim të vetë topografisë.  Një topografi konsiderohet e mbrojtur kur ajo regjistrohet në regjistrin e topografisë.
  • 26.  ZPI mban regjistrin e topografive të aplikuara dhe regjistrin e topografive të mbrojtura të cilët janë të hapur për publikun. Kufizimi i të drejtave të mbrojtjes Të drejtat për pronarin e topografisë së mbrojtur hyjnë në fuqi në datat e mëposhtme: 1. data e depozitimit e aplikacionit për mbrojtje; 2. data kur topografia respektive është tregtuar për herë të parë kudo në botë. Të drejtat kanë afat deri në dhjetw (10) vjet nga datat e mëposhtme:  fundi i vitit kalendarik, në të cilin topografia është tregtuar për herë të parë kudo në botë;  fundi i vitit kalendarik në të cilin kërkesa për mbrojtje është depozituar në formën e kërkuar nga ligji. Të drejtat mund të humbasin nëse:  nuk janë paguar tarifat në përputhje me ligjin ose  pronari heq dorë me shkrim nga mbrojtja. Në qoftë se një topografi nuk është shfrytëzuar komercialisht, të drejtat shfuqizohen pesëmbëdhjetë (15) vjet pas datës së fiksimit apo kodimit të parë nëse gjatë kësaj periudhe nuk është paraqitur aplikacioni për regjistrim. Parashtrimi i Kërkesës Procedura për regjistrimin e së drejtës së mbrojtjes fillon me parashtrimin e kërkesës në ZPI. Kërkesa lidhur me topografit për të cilat është kërkuar mbrojtje duhet të dorëzohen me shkrim në ZPI. Kërkesa përmban: 1) emërtimin e topografisë; 2) emrin dhe adresën e parashtruesit; 3) dukjen për topografinë të shoqëruara me pjesët e tyre; 4) një ekstrakt që përmban funksionet elektronike ose funksionet e një qarku të integruar; 5) materialin bazë të topografisë së mbrojtur; 6) një dokument të shkruar që vërteton datën kur topografia është shfrytëzuar për herë të parë komercialisht; 7) parashtruesi i kërkesës mund të deklarojë materialin e referuar, si sekret tregtar, materiali i cekur nuk është i hapur për publikun, dhe nuk do të ketë efekt në rastin kur hapja e materialit bëhet me urdhër të gjykatës ose të autoritetit tjetër përgjegjës, në rastet kur kemi të bëjmë me shkeljen e të drejtave ekskluzive. 8) për çdo topografi depozitohet një kërkesë e veçantë. Nuk mund të parashtrohet një kërkesë pas një periudhe dy (2) vjeçare nga data kur një topografi është shfrytëzuar për herë të parë komercialisht.
  • 27. Shqyrtimi i Kërkesës Çdo kërkesë duhet të verifikohet nëse i plotëson kushtet e përcaktuara me Ligj. Nëse konstatohen mangësi në kërkesë, atëherë parashtruesit duhet t’i jepet një afat kohor prej dy (2) muajsh nga dita e njoftimit nga ZPI. Në rastin kur mangësitë janë përmirësuar brenda afatit të caktuat kohor, atëherë data e pranimit të kërkesës në ZPI duhet të cilësohet si data e paraqitjes së kërkesës. Nëse parashtruesi i kërkesës dështon që të përmirësojë mangësitë në afatin e përcaktuar kohore atëherë parashtruesi i kërkesës cilësohet se është tërhequr nga kërkesa. ZPI duhet ta njoftojë parashtruesin me shkrim dhe duhet të marrë vendim për të pezulluar procedurën. Regjistrimi i topografive Në rastin kur kërkesa i plotëson të gjitha kushtet sipas ligjit, atëherë topografia duhet të regjistrohet në Regjistrin e Topografive -në tekstin e mëtejmë Regjistër. ZPI lëshon një certifikatë të regjistrimit me të dhënat e regjistrimit dhe e publikon në Buletinin Zyrtar të ZPI brenda një afati te caktuar kohor, afat i caktuar me akte nënligjore nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Regjistri i Topografive ZPI mbanë regjistrin me të dhënat e mëposhtme: 1) numri i regjistrimit të topografisë; 2) data e parashtresës se kërkesës dhe data e regjistrimit; 3) data dhe numri i vendimit të regjistrimit në regjistër; 4) emri i topografisë; 5) të dhënat e parashtruesit te kërkesës; 6) të dhënat e krijuesit; 7) datën e përdorimit të parë komercial të topografisë, nëse topografia tashmë është përdoruar në mënyrë komerciale; 8) të dhënat për përfaqësuesin e autorizuar nëse e ka; 9) të dhënat për ndryshimet lidhur me bartjen e të së drejtës, licencën, deklaratën e anulimit, datën e kalimit të afatit të mbrojtjes, ndryshimet relevante lidhur me statusin ligjor të topografisë së regjistruar. Regjistri është dokument publik në të cilin çdo person mund të kërkojë informata ose ndonjë ekstrakt nga përmbajtja e Regjistrit. Pavlefshmëria e regjistrimit Regjistrimi është i pavlefshëm nëse: 1) topografia respektive nuk është origjinale; 2) kërkesa nuk është parashtruar nga një person fizik apo juridik, i cili është i autorizuar për të drejtën e mbrojtjes;
  • 28. 3) dukjet dhe materiali lidhur me topografinë, nuk japin mundësi për identifikimin e tij. Procedura për shpalljen e pavlefshëm të regjistrimit mund ta fillon ZPI sipas detyrës zyrtare apo sipas propozimit të palës së interesuar, prokurorit. Shënjimi Gjatë vazhdimit të të drejtave të topografisë së mbrojtur, bartësi i topografisë së regjistruar ka të drejtë që produktet e prodhuara me topografi të regjistruar të shënojë me shkronjën ‘T’. Bartja e të Drejtave të Topografisë 1. Të drejtat për topografit mund të barten të personat e tretë. 2. Sipas kërkesës së njërës nga palët, bartja duhet të regjistrohet në Regjistër dhe të shpallet në Buletinin Zyrtar të Zyrës. Kërkesa duhet të shoqërohet nga një dokument i bartjes. 3. Në rastin kur një topografi është pronë e përbashkët të drejtat mund të barten me pëlqimin e të gjithë bashkëpronarëve ndryshe nga kjo mund të veprohet vetëmnëse palët pajtohen ndërmjet tyre. 4. Bartja e të drejtës së topografisë lidhur me palën e tretë është e vlefshme pasi që ajo të jetë regjistruar në Regjistër. Licencimi 1. Pronari i një topografie të mbrojtur mund të lejoj përdorimin e saj duke lëshuar një licencë. 2. Në rastin kur një topografi është pronë e përbashkët, atëherë një licencë duhet të lëshohet me pëlqimin e dhën ë me shkrim nga të gjithë bashkëpronarët, ndërsa ndryshe nga kjo mund të veprohet vetëm nëse palët pajtohen ndërmjet tyre. 3. Sipas kërkesës së njërës nga palët, lëshimi i licencës duhet të regjistrohet në Regjistër dhe të shpallet në Buletinin Zyrtar të ZPI. Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet një ekstrakt nga kontrata e licencës. 4. Licencimi lidhur me palën e tretë është i vlefshëm pasi që ai të jetë regjistruar në Regjistër. Tarifat e topografisë 1. Përvetësimi i të drejtave në topografi, bartja e të drejtave të licencave ose çdo ndryshimtjetër në statusin ligjor të topografisë së mbrojtur dhe shpalljen e tyre në Buletinin Zyrtar të ZPI, qasjen në dosjet ose Regjistrin e Topografive dhe shërbime të tjera të ofruara nga ZPI lidhur me topografit, duhet t’i nënshtrohen taksës për pagesë në pajtimme tarifën. 2. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë me propozim të ZPI nxjerr akt nënligjor që përcakton tarifat për topografitë.
  • 29. Mbrojtja civilo-juridike 1. Bartësit të të drejtave të topografisë së mbrojtur të cilit i është cenuar e drejta mund të kërkon që bashkë me kompensimin e dëmit të kërkoj marrjen e masave me qëllim të pengimit të cenimit së mëtutjeshme të të drejtave. 2. Personi fizik apo juridik që cenon të drejtën nga topografia e mbrojtur përgjigjet për dëmin e shkaktuar sipas parimeve të përgjithshme mbi kompensimin e dëmit. 3. Dispozitat zbatohen edhe tek trashëgimtarët juridik të bartësit të së drejtës së topografisë së mbrojtur. Dispozitat ndëshkuese Personit te cilit janë shkelur të drejtat mundet që në bazë të dëmit të shkaktuar të kërkoj qe personi i cili e ka shkaktuar atë, të përgjigjet për kompensimin e dëmit. Shuma e kompensimit të demit përcaktohet në marrëveshje ndërmjet pronarit të së drejtës së topografisë të mbrojtur dhe personit i cili e ka shkaktuar atë. Nëse nuk arrihet marrëveshja, masat ndëshkuese do të merren sipas dispozitave ligjore në fuqi. MBROJTJA E VARIETETEVE TË BIMËVE Qëllimi i Ligjit është rregullimi i procedurave për mbrojtjen e varieteteve të bimëve, dhënien dhe mbrojtjen e të drejtës së seleksionuesit të bimëve. Ligji siguron kushtet për varietetet e të gjitha gjinive dhe llojeve bimore duke përfshirë edhe kryqëzimet në mes të gjinive dhe llojeve që mund të mbrohen me këtë ligj. Seleksionues i bimëve nënkupton personin fizik apo juridik i cili e ka krijuar, seleksionuar, zbuluar ose krijuar varietetin vetë ose në bashkëpunim me ndonjë person tjetër fizik apo juridik. Aplikues nënkupton personin fizik apo juridik i cili ka parashtruar aplikacionin. E drejta e seleksionuesit të bimëve nënkupton të gjitha të drejtat që kanë të bëjnë me të drejtat e seleksionuesve të bimëve, sipas këtij ligji. Mbajtësi i të drejtës së seleksionuesit të bimëve nënkupton personin fizik apo juridik të cilit ju ka njohur e drejta e seleksionuesit të bimëve. Varietet nënkupton një bimë e cila grupohet në kuadër të një klasifikimi botanik të veçantë të një niveli më të ulët, grupet e të cilave pa marrë parasysh kushtet e rritjes mund të jenë: 1) të definuara nga të shprehurit e karakteristikave që rezultojnë nga një gjenotip i caktuar ose nga kombinimi i gjenotipeve, 2) të dallueshme nga çfarëdo bime tjetër të grupuara me një shprehje dhe së paku me një karakteristikë të përmendur dhe 3)të konsiderohet si njësi që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë për tu shumëzuar në mënyrë të pandryshueshme.
  • 30. Varietet i mbrojtur nënkupton varietetin për të cilin është lëshuar vendimi për mbrojtjen e tij. Material riprodhues nga varieteti i mbrojtur nënkupton cilën do pjesë të materialit për shumim apo materiali i fituar nga varieteti i mbrojtur i cili mund të përdoret për shumimin e mëtejshëm të atij varieteti. Mostër zyrtare nënkupton mostrën zyrtare të materialit për shumim të varietetit të mbrojtur të bimëve. Regjistër i aplikacioneve nënkupton regjistrin dhe procedurat për mbrojtjen e një varieteti të bimëve. Zyra për mbrojtjen e varietetit të bimëve Zyra për mbrojtjen e varietetit të bimëve nënkupton zyrën për të drejtat e varietetit bimor në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila është përgjegjëse: për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dhënien e të drejtave të seleksionuesve të bimëve. Licenca e detyrueshme nënkupton dhënien e licencës për shfrytëzuesit e varietetit të mbrojtur në rastin e interesit publik dhe mos përmbushjes së kritereve të përcaktuara me ligj. Person nënkupton çdo person fizik apo juridik KUSHTET PËR MBROJTJEN E VARIETETEVE TË BIMËVE Varieteti duhet të mbrohet përmes njohjes të së drejtës së seleksionuesit të bimëve. E drejta e seleksionuesit të bimëve duhet t’u njihet kur varieteti është: a) i ri, b) i dallueshëm, c) uniform, d) i qëndrueshëm dhe e) i identifikuar me emrin e përcaktuar sipas ligjit.