SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  4
Télécharger pour lire hors ligne
MBRONI FEMIJET TUAJ NGA PEDOFILIA
Fjala pedofili ngjall frikë në mendjen e prindërve sa here që ajo përmendet. Këta të rritur të cilët sillen
në mënyrë të papërshtatshme seksuale ndaj fëmijëve jo vetëm që thyejnë ligjin por shkaktojnë shumë
vuatje për viktimat dhe familjet e tyre por edhe për shoqërinë në tërësi. Në ditët e sotme kjo çështje
diskutohet shumë hapur.
Është e rendësishme që prindërit të MOS HARROJNË se shumica e viktimave të abuzimeve seksuale
janë abuzuar nga dikush që ata e njohin. Rastet kur dhunuesit janë të panjohur janë shumë të rralla. Në
shumicën e rasteve fëmijët nuk janë në gjëndje të mbrojnë veten. Pra prindërit duhet që të mbrojnë dhe
edukojnë fëmijët e tyre mbi rreziqet. Është e nevojshme një qasje e balancuar për prindërit në mënyrë
që të lejojnë fëmijët të kenë marrdhënie me njerëz të ndryshëm.

Çfarë janë pedofilët?
Psikiatria i përkufizon pedofilët si persona mbi moshën 16 vjeç, për të cilët fëmijët femra apo meshkuj,
përbëjnë objekt seksual të preferuar ose është objekti i vetëm seksual që identifikohet nga
ata. Pedofilët janë njerëz që abuzojnë seksualisht me fëmijët, pavarësisht nga gjinia e tyre. Shpesh ata
besojnë se në qoftë se nuk janë të dhunshëm, ata nuk janë duke kryer abuzim. Ata gjithashtu besojnë se
nëse fëmijët nuk tregojnë rezistencë ateherë ata pëlqejnë sjelljen e tyre. Pedofilët besojne se sjellja e
tyre nuk është e gabuar dhe është krejtësisht e ligjshme. Pedofilët gjithashtu referohen edhe si
ngacmues seksual të fëmijëve ku përfshihen të gjitha format e abuzimit seksual. Abuzimi seksual
klasifikohet edhe si sugjerim seksual duke treguar pornografi, përkëdhelje, puthje, prekje, masturbim,
seks oral dhe penetrues.

Profili i pedofilëve
Do ishte shumë mirë nëse pedofilët do të dukeshin njësoj, kjo do e bëntë më të lehtë identifikimin e
tyre. Pedofilët duken njësoj si çdo pjestarë tjetër I komunitetit. Pedofili mund të jetë një person I besuar
I familjes, një lider ne komunitet, miku juaj, fqinji juaj, babai I shokut/shoqes së fëmijës tuaj. Disa nga
faktet më të njohura për pedofilët përfshijnë:








Pedofilët janë shpesh në pozita të pushtetit apo autoritetit dhe ata e përdorin këtë për të
kërcënuar fëmijën
Pedofilët mund të ketë mundësi për të fituar besimin dhe miqësinë e familjës gjatë një periudhe
kohore. Fitimi I besimit me kalimin e kohës quhet “grooming”.
Abuzuesit shpesh kanë hobe që I tërheqin fëmijët
Pedofilët I bëjnë fëmijët te ndihen special duke krijuar “sekrete” dhe I terheqin pas vetës duke
shfrytëzuar kuriozitetin e fëmijëve
Pedofilët pozicionohen brenda komunitetit që të jenë sa më afër fëmijëve
Pedofilët kërkojnë “viktimat” e tyre në vendet ku fëmijët janë të pashoqëruar si parqe, dyqane,
plazhe etj
Tani pedofilët perzgjedhin “viktimat” e tyre edhe në Internet, në rrjetet sociale, në dhomat e
chat-it etj
Si mund ta mbroni fëmijën tuaj?
Ka shumë gjëra që një prind mund të bëjë në mënyrë që të mbrojë fëmijën e tij, megjithatë jo çdo gjë
është e pagabueshme.
Disa rregulla të arta për prindërit përfshijnë:
 Tregohu dyshues për çdo të rritur I cili tregohet I intersuar dhe kalon kohë më fëmijën
tuaj më shumë se ju. Pedofilët tragohen të kujdeshëm për fëmijën tuaaj në mënyrë që
të fitojnë besimin tuaj dhe pastaj të qëndrojnë vetëm me ata
 Tregohu i kujdesshmë ndaj njerëzve të cilët janë tepër të dashur me fëmijën tuaj ose
bëjnë dhurata me tepri
 Tregohu I vëmëndshëm kujt ja besoni fëmijën tuaj. Vëzhgoje fëmijën për reagimet dhe
sjelljet që shfaq ndaj atij personi
 Foli fëmijës për pjesët e ndryshme të trupit dhe cilat janë pjesët private. Shpjegoji
fëmijës se në rast se dikush tenton apo prek ato pjesë duhet me patjetër të të tregoje
dhe ty pa marrë parasysh se kush është personi
 Tregoji fëmijës tuaj se në qoftë se ata janë në një situatë të keqe kur dikush i ka
frikësuar duhet me patjetër të largohen sa më shpejtë nga ia vend. Gjithashtu tregojini
se duhet me patjetër ti tregojnë për atë çfarë ka ndodhur nje personi të besuar
 Mësojeni fëmijën tuaj që kurrë nuk duhet të ketë sekrete
 Sigurohuni që fëmija juaj gjithmonë të shkojë në shkollë dhe të kthehet nga shkolla me
një të rritur ose me grup fëmijësh të tjerë (në moshë të përshtatshme)
 Përgjigjur pyetjeve të fëmijëve tuaj sinqerisht edhe nëse tema është e turpshme.
 Mësojeni fëmijën tuaj që kurrë nuk duhet të shkojnë në tualete publike vetëm
 Gjithmonë sigurohuni se ku është dhe me kë është fëmija juaj
Keto rregulla do ju ndihmojnë të mbroni fëmijën tuaj sepse fëmijët nuk janë në gjëndje të mbrojnë
veten e tyre.

Si mund ta kuptoj nëse fëmija im është abuzuar seksualisht?
Mund të jetë e vështirë për prindërit ose kujdestarët që ta evidentojnë nëse fëmija e tyre është abuzuar.
Prindërit shpesh fajësojnë veten për mos evidentimin e shenjave. Kjo megjithatë nuk do të thotë se ju
nuk keni një marrëdhënie të mirë me fëmijën tuaj, ose ju nuk jeni një prind i mirë. Lista e mëposhtme
është një përmbledhje e sjelljeve të mundshme. Është e rëndësishme që të bëhet nje hetim i plote rreth
çdo dyshimi prindëror.



Një fëmijë i abuzuar mund të shfaqë sjellje jo të zakonshme seksuale apo njohuri që nuk janë të
përshtatshme për moshën
Një fëmijë i abuzuar seksualisht mund të ketë skuqje pashpjegueshme ose dhëmbje në zonat
gjenitale



Një fëmijë i abuzuar seksualisht mund të veprojë jashtë karakterit të tij, bëhët më i tërhequr nga
aktivitetet e përditshme, manifeston agresivitet, përjeton makthe, urinon në krevat
Një fëmijë i abuzuar seksualisht shfaqë sjellje për vetëdëmtim apo mund të largohet nga shtëpia

Këto sjellje mund të jenë një tregues i abuzimit seksual ato gjithashtu mund të tregojnë dhe probleme të
tjera. Çdo fëmijë që shfaq këto sjellje ka nevojë për ndihmë. Çdo fëmijë i abuzuar seksualisht ka nevojë
për mbeshtetje, dashuri dhe siguri nga njerëzit që e rrethojnë. Këshillat profesionale janë gjithashtu të
nevojshme.

Çfarë vështirësish hasin prindërit hasin prindërit në raportimin e abuzimeve?
Kur një fëmijë informon prindërit për abuzimin seksual, prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes ndjejnë
një gamë të gjërë të emocionesh.







Prindërit dhe familjarët mund të ndjehen të frikësuar nësë abuzuesi rezulton të jetë një anëtar i
njohur dhe i respektuar i komunitetit
Ndjehen të kërcënuar ose kërcënohen nga abuzuesi
Ata nuk do dëshirojne që ta ekspozojne situatën nësë abuzuesi është një pjestar i familjes
Ata mund të duan ta mbrojnë fëmijën nga ekspozimi me sistemin ligjor
Ata nuk duan që të përfshihen por përkundrazi duan që ta harrojnë atë që ka ndodhur
Ata mund të ndjehen të turpëruar nga ajo çfarë ka ndodhur

Abuzimi seksual ndikon në jetën e viktimave, këto krime duhet të raportohen. Pedofilët mund të kenë
abuzuar edhe fëmijë të tjerë për këtë arsye është jetike që ata të ndalohen!

Contenu connexe

En vedette

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by HubspotMarius Sescu
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTExpeed Software
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsPixeldarts
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthThinkNow
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfmarketingartwork
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024Neil Kimberley
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 

En vedette (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

Alo116 manual mbroni femijet tuaj nga pedofilia-131211090042-phpapp02

  • 1. MBRONI FEMIJET TUAJ NGA PEDOFILIA
  • 2. Fjala pedofili ngjall frikë në mendjen e prindërve sa here që ajo përmendet. Këta të rritur të cilët sillen në mënyrë të papërshtatshme seksuale ndaj fëmijëve jo vetëm që thyejnë ligjin por shkaktojnë shumë vuatje për viktimat dhe familjet e tyre por edhe për shoqërinë në tërësi. Në ditët e sotme kjo çështje diskutohet shumë hapur. Është e rendësishme që prindërit të MOS HARROJNË se shumica e viktimave të abuzimeve seksuale janë abuzuar nga dikush që ata e njohin. Rastet kur dhunuesit janë të panjohur janë shumë të rralla. Në shumicën e rasteve fëmijët nuk janë në gjëndje të mbrojnë veten. Pra prindërit duhet që të mbrojnë dhe edukojnë fëmijët e tyre mbi rreziqet. Është e nevojshme një qasje e balancuar për prindërit në mënyrë që të lejojnë fëmijët të kenë marrdhënie me njerëz të ndryshëm. Çfarë janë pedofilët? Psikiatria i përkufizon pedofilët si persona mbi moshën 16 vjeç, për të cilët fëmijët femra apo meshkuj, përbëjnë objekt seksual të preferuar ose është objekti i vetëm seksual që identifikohet nga ata. Pedofilët janë njerëz që abuzojnë seksualisht me fëmijët, pavarësisht nga gjinia e tyre. Shpesh ata besojnë se në qoftë se nuk janë të dhunshëm, ata nuk janë duke kryer abuzim. Ata gjithashtu besojnë se nëse fëmijët nuk tregojnë rezistencë ateherë ata pëlqejnë sjelljen e tyre. Pedofilët besojne se sjellja e tyre nuk është e gabuar dhe është krejtësisht e ligjshme. Pedofilët gjithashtu referohen edhe si ngacmues seksual të fëmijëve ku përfshihen të gjitha format e abuzimit seksual. Abuzimi seksual klasifikohet edhe si sugjerim seksual duke treguar pornografi, përkëdhelje, puthje, prekje, masturbim, seks oral dhe penetrues. Profili i pedofilëve Do ishte shumë mirë nëse pedofilët do të dukeshin njësoj, kjo do e bëntë më të lehtë identifikimin e tyre. Pedofilët duken njësoj si çdo pjestarë tjetër I komunitetit. Pedofili mund të jetë një person I besuar I familjes, një lider ne komunitet, miku juaj, fqinji juaj, babai I shokut/shoqes së fëmijës tuaj. Disa nga faktet më të njohura për pedofilët përfshijnë:        Pedofilët janë shpesh në pozita të pushtetit apo autoritetit dhe ata e përdorin këtë për të kërcënuar fëmijën Pedofilët mund të ketë mundësi për të fituar besimin dhe miqësinë e familjës gjatë një periudhe kohore. Fitimi I besimit me kalimin e kohës quhet “grooming”. Abuzuesit shpesh kanë hobe që I tërheqin fëmijët Pedofilët I bëjnë fëmijët te ndihen special duke krijuar “sekrete” dhe I terheqin pas vetës duke shfrytëzuar kuriozitetin e fëmijëve Pedofilët pozicionohen brenda komunitetit që të jenë sa më afër fëmijëve Pedofilët kërkojnë “viktimat” e tyre në vendet ku fëmijët janë të pashoqëruar si parqe, dyqane, plazhe etj Tani pedofilët perzgjedhin “viktimat” e tyre edhe në Internet, në rrjetet sociale, në dhomat e chat-it etj
  • 3. Si mund ta mbroni fëmijën tuaj? Ka shumë gjëra që një prind mund të bëjë në mënyrë që të mbrojë fëmijën e tij, megjithatë jo çdo gjë është e pagabueshme. Disa rregulla të arta për prindërit përfshijnë:  Tregohu dyshues për çdo të rritur I cili tregohet I intersuar dhe kalon kohë më fëmijën tuaj më shumë se ju. Pedofilët tragohen të kujdeshëm për fëmijën tuaaj në mënyrë që të fitojnë besimin tuaj dhe pastaj të qëndrojnë vetëm me ata  Tregohu i kujdesshmë ndaj njerëzve të cilët janë tepër të dashur me fëmijën tuaj ose bëjnë dhurata me tepri  Tregohu I vëmëndshëm kujt ja besoni fëmijën tuaj. Vëzhgoje fëmijën për reagimet dhe sjelljet që shfaq ndaj atij personi  Foli fëmijës për pjesët e ndryshme të trupit dhe cilat janë pjesët private. Shpjegoji fëmijës se në rast se dikush tenton apo prek ato pjesë duhet me patjetër të të tregoje dhe ty pa marrë parasysh se kush është personi  Tregoji fëmijës tuaj se në qoftë se ata janë në një situatë të keqe kur dikush i ka frikësuar duhet me patjetër të largohen sa më shpejtë nga ia vend. Gjithashtu tregojini se duhet me patjetër ti tregojnë për atë çfarë ka ndodhur nje personi të besuar  Mësojeni fëmijën tuaj që kurrë nuk duhet të ketë sekrete  Sigurohuni që fëmija juaj gjithmonë të shkojë në shkollë dhe të kthehet nga shkolla me një të rritur ose me grup fëmijësh të tjerë (në moshë të përshtatshme)  Përgjigjur pyetjeve të fëmijëve tuaj sinqerisht edhe nëse tema është e turpshme.  Mësojeni fëmijën tuaj që kurrë nuk duhet të shkojnë në tualete publike vetëm  Gjithmonë sigurohuni se ku është dhe me kë është fëmija juaj Keto rregulla do ju ndihmojnë të mbroni fëmijën tuaj sepse fëmijët nuk janë në gjëndje të mbrojnë veten e tyre. Si mund ta kuptoj nëse fëmija im është abuzuar seksualisht? Mund të jetë e vështirë për prindërit ose kujdestarët që ta evidentojnë nëse fëmija e tyre është abuzuar. Prindërit shpesh fajësojnë veten për mos evidentimin e shenjave. Kjo megjithatë nuk do të thotë se ju nuk keni një marrëdhënie të mirë me fëmijën tuaj, ose ju nuk jeni një prind i mirë. Lista e mëposhtme është një përmbledhje e sjelljeve të mundshme. Është e rëndësishme që të bëhet nje hetim i plote rreth çdo dyshimi prindëror.   Një fëmijë i abuzuar mund të shfaqë sjellje jo të zakonshme seksuale apo njohuri që nuk janë të përshtatshme për moshën Një fëmijë i abuzuar seksualisht mund të ketë skuqje pashpjegueshme ose dhëmbje në zonat gjenitale
  • 4.   Një fëmijë i abuzuar seksualisht mund të veprojë jashtë karakterit të tij, bëhët më i tërhequr nga aktivitetet e përditshme, manifeston agresivitet, përjeton makthe, urinon në krevat Një fëmijë i abuzuar seksualisht shfaqë sjellje për vetëdëmtim apo mund të largohet nga shtëpia Këto sjellje mund të jenë një tregues i abuzimit seksual ato gjithashtu mund të tregojnë dhe probleme të tjera. Çdo fëmijë që shfaq këto sjellje ka nevojë për ndihmë. Çdo fëmijë i abuzuar seksualisht ka nevojë për mbeshtetje, dashuri dhe siguri nga njerëzit që e rrethojnë. Këshillat profesionale janë gjithashtu të nevojshme. Çfarë vështirësish hasin prindërit hasin prindërit në raportimin e abuzimeve? Kur një fëmijë informon prindërit për abuzimin seksual, prindërit dhe anëtarët e tjerë të familjes ndjejnë një gamë të gjërë të emocionesh.       Prindërit dhe familjarët mund të ndjehen të frikësuar nësë abuzuesi rezulton të jetë një anëtar i njohur dhe i respektuar i komunitetit Ndjehen të kërcënuar ose kërcënohen nga abuzuesi Ata nuk do dëshirojne që ta ekspozojne situatën nësë abuzuesi është një pjestar i familjes Ata mund të duan ta mbrojnë fëmijën nga ekspozimi me sistemin ligjor Ata nuk duan që të përfshihen por përkundrazi duan që ta harrojnë atë që ka ndodhur Ata mund të ndjehen të turpëruar nga ajo çfarë ka ndodhur Abuzimi seksual ndikon në jetën e viktimave, këto krime duhet të raportohen. Pedofilët mund të kenë abuzuar edhe fëmijë të tjerë për këtë arsye është jetike që ata të ndalohen!