SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  25
23
Univerziteti i Prishtinës
PUNIM SEMINARIK
Lënda : Anesteziologji me reanimacion
Tema : Përcjellja e pacientit për në repart kirurgjik
Punuan : Muhamed Selimi
Prishtinë 2014
23
Hyrje
Qëllimi i ketij kapitulli eshte se si të njoftohemi dhe trajtojm fillimisht problemet akute që i
hasim shpesh në reparte të spitaleve të pergjithshme dhe si ti referojmë ata pacient kolegëve
senior, nëse nuk marrim pergjigje pas trajtimit fillestar që ia kemi bërë. Shumë shpesh,
interpretimi i gabuar i pasqyres klinike mund të shkaktoj mungesë të ndermarjes së akcioneve
ose trajtimi i filluar mund të jetë i gabuar. Një shembull klasik eshte mbi një pacient të moshuar
me frymëmarrje të veshtersuar, hipotenziv, oligurik dhe kërcitje gjatë auskultimit tëmushkërive.
Diagnostifikohet si insuficiencë akute e zemrës dhe i jipet sasi e madhe e diuretikëve. Diagnoza
korrekte eshte pneumonia, sepsa dhe insuficienc pre-renale sekondare nga hipovolemia dhe
hipotensioni. Ndonese diuretikët në fillim mund ta rrisin diurezën, më vonë ajo rritë dehidrimin
dhe insuficiencën prerenale dhe nxitë kolapsin akut kardiovaskular.
23
Përcjellja e pacientit për në repart kirurgjik
Qëllimi i parë është identifikimi i disfunksionit në një apo më tepër organe dhe trajtimi adekuat
fillestar të pengoj zhvillimin e vertet të insuficiencës së organeve. Kur kjo arrihet, hulumtimet e
nevojshme do të ndihmijnë në vendosjen e diagnozës klinike që eshte shkaktar i semundjes së
pacientit. Nëse kjo nuk eshte e mundur, referimi i hershëm per kujdes të nivelit më tëlart (si
p.sh., transveri në HDU ose ITU) mund të permiresoj prognozën e pacientit. Percjellja e pacientit
moribund (duke vdekur) në repart në rastet ekstreme, ose arresti kardiak, do të thotë deshtim të
menaxhimit të meparem. Mortaliteti rritet me seriozitetin e semundjes dhe prognoza pas arestit
kardiak te pacienti i hospitalizuar nuk eshte e mirë, më pak se 20% e rasteve perjetojne lirimin
nga spitali.
Me përjashtim të disa gjendjeve, shpesh fatale, (siç është embolia pulmonare masive akute te
pacienti postoperativ ose fibrilimi ventrikular, aresti kardiak pas infarktit të miokardit), shumica
e sëmundjeve kritike nuk ndodhin aty për aty, por zakonisht zhvillohen gradualisht, duke evoluar
kështu brenda disa orëve apo ditëve. Sëmundja zakonisht perfshin vetem nje organ, por
menaxhimi joadekuat involvon edhe organe tjera dhe insufiecienca e më teper organeve shkakton
dobesimin e pergjigjes së mekanizmave kompenzator.
Në botën ideale, mjeku i cili do të percjell pacientin akut të semure duhet të jet senior, klinicist
me pervoj, i cili do të bente vleresimin e shpejt të pacientit, tëfillonte trajtimin emergjent, të
vazhdoj me vleresim më detal, të udhezoj hulumtime të nevojshme dhe në fund të arrihet deri te
diagnoza klinike dhe të fillohet trajtimi definitiv. Gjatë procedurave rutinore nese infermierja
brengoset per gjendjen e pacientit duhet të lajmeroj mjekun më të ri të ekipes mjekesore,
zakonisht mjekun në vitin e parë të punes.
Shkaku i thirrjes mund të jetë se Sistemet e Poentimit për Paralajmërim të Hershëm (EWS-shih
më vonë) kanë tejkaluar pragun e nxitjes (trigger). Por, motra duhet të ketë qendrim më specifik,
pra ajo brengoset për p.sh. frymemarrjen e pacientit, shtypjen e ulët të gjakut, daljen e zvogeluar
të urinës etj.
Klinicisti i pa pervoj duhet të mbeshtetet në proqesin sistematik gjatë vleresimit klinik dhe të
identifikoj cili organ eshte jofunkcional ose ka dështu, cila eshte diagnoza (ose diagnoza
diferenciale) dhe pastaj cili trajtim fillestar eshte më i pershtatshëm.
23
Nivelet e kurseve
Nivele të ndryshme të kurseve janë në dispozicion, të cilat kanë për qellim të ‘shkurtojnë rrethin’
e hendekut mes njohurive dhe eksperiencës. Keto kurse sigurojnë mësim intensiv, madje
didaktik, nga klinicistet multidiciplinar me eksperiencë, mjeket e specializimeve tëndryshme dhe
infermierët. Shembujt janë:
• Acute Life Treating Event Recognition and Treatment (ALERT): njohja dhe menaxhimi i
pacientëve në fazen e hershme të zhvillimit tësemundjes kritike.
• Acute Illness Management (AIM): njohja dhe menaxhimi i pacientëve në fazat e hershme
të zhvillimit të semundjes kritike.
• Care of the Critically Ill Surgical Patient (CCrISP): menaxhimi i të semurit kritik
kirurgjik.
• Advanced Life Support (ALS): prevenimi dhe menaxhimi i arestit kardiorespirator.
• Advanced Trauma Life Support (ATLS), European Trauma Course (ETC): menaxhimi i
traumes ne rrezikshmeri të madhe per jetë.
• Advanced Pediatric Life Support (APLS): njohja dhe menaxhimi i femijes së semurë.
• Situation Background Assessment Recommendation (SBAR): komunikimi gjatë situatave
kritike.
Vijimi i kursit ALS eshte i detyrueshem per mjekët themelor (nese e kalon kursin me
sukses!) si dhe vijimi i njerit nga kurset qe kane per qellim njohjen dhe menaxhimin e të
semureve kritik, por keto nuk do të thotë të jenë të mjaftueshme.
Sistemet e poentimit klinik
Që gjendja akute apo perkeqesimi i gjendjes së pacientit, të trajtohet, së pari duhet të zbulohet, e
kjo zakonisht bëhet nga infermierja e repartit gjatë observimeve rutinore klinike. Në vitin 1990
eshte prezentuar sistemi formal i poentimit klinik, i quajtur Sistemet e Poentimit për
Paralajmërim të Hershëm (Early Warning Scoring Systems-EWS), me qellim që të ndihmoj
vleresimin e seriozitetit tësemundjes, të ‘jipet shenja’ per vleresim urgjent mjekesor dhe të
monitorohet pergjigja në trajtim. Në vitin 2007 Instituti Nacional për Shendet dhe Persosmeri
Klinike (NICE) publikon rekomandimin se ‘ Sistemet fiziologjike të vëzhgimit dhe nxitjes duhet
tëperdoren per monitorim të të gjithë pacientëve tërritur në spitalet me trajtim akut’.
23
NICE rekomandon se në regjistrimin e të dhënave duhet të perfshihen:
• Frekuenca e zemrës;
• Frekuenca e frymemarrjes;
• Shtypja sistemike e gjakut;
• Niveli i vetedijes;
• Temperatura;
• Saturimi periferik i oksigjenit.
Ekipi i kujdesit kritik i zgjeruar
Ekipet e zgjeruara janë formuar në shumë spitale me qellim të ndihmes pacienteve me EWS të
lart ose të i asistojnë ekipit mjeksor i cili aktualisht e mjekon pacientin, i cili nuk jep pergjigje në
trajtim. Ekipet e zgjeruara janë multidiciplinare dhe perberja e tyre ndryshon prej spitalit në
spital. Lideri i ekipes duhet të jet i trajnuar në menaxhimin e të semureve kritik dhe eshte ideale
të jet nje mjek me pervoj i kujdesit krrritik apo nje infermiere e kujdesit kritik.
Pranimi i thirrjes
Nëse ju thërrasin për të vlerësuar një të sëmurë akut të cilin nuk e keni parë më parë dhe nuk jeni
në dijeni për historinë e tij mjekësore. Atëherë përmes kësaj thirrjeje telefonike ju mund merrni
informata të dobishme rreth gjendjes së pacientit, kështuqë gjatë rrugës për në repart të mendoni
rreth shkaktarëve të mundshëm dhe trajtimit të pacientit. Një referues me përvojë mund të ju
sigurojë të dhëna koncize rreth historisë së sëmundjes dhe gjendjes së tanishme të pacientit,
perfshir edhe EWS skorin. Megjithatë, nëse nuk ju ofrohet ndonjë informate atëherë ju duhet të
bëni disa pyetje :
• Çfarë moshe është pacienti?
• Kur është pranuar në spital?
• Cila është diagnoza e punës?
• A është i vetëdijshëm, nëse po në çka po ankon?
• Me çfarë shpjetësie është përkeqësuar gjendja e tij?
23
• Cilat janë shenjat vitale të fundit- frekuenca e frymemarrjes, frekuenca e zemres, shtypja
e gjakut, saturimi i oksigjenit?
• A posedon urdhër për ‘të mos u reanimuar’ (DNAR)?
Principet e vlerësimit
Kur vlerësoni dhe menaxhoni një pacient me sëmundje akute, pavarësisht gjendjes së tij të rëndë,
qëllimi primar duhet të jetë siguria e pacientit më tepër sesa përcaktimi i diagnozës së saktë.
Shumë kriza klinike mund të menaxhohen fillimisht me njohje të shpejtë dhe korigjim të
abnormaliteteve më të shpeshta përmes terapisë së thjeshtë (p.sh. oksigjen dhe lëngje).
Është e logjikshme që të gjithë anëtarët e ekipit mjekësorë t’I përmbahen të njëjtës qasje
sistematike për të vlerësuar dhe trajtuar pacientët ‘në rrezik’ apo me sëmundje akute duke
ndjekur:
• Vlerësimin dhe trajtimin e menjëhershëm duke përdorur qasjen ‘ABCDE’
• Monitoringu i thjeshtë në shtrat;
• Pasi të jet trajtuar rrezikshmeria per jetë , vlersimi sekondar i pacientit behet duke
përdorur të gjitha informatat në dispozicion-historia, egzaminimet, hulumtimet;
• Analiza e të gjitha informatave ekzistuese dhe vendosja e diagnozës ose lista e
diagnozave të ndryshme;
• Plani definitive i menaxhimit apo trajtimit, duke perfshi edhe referimin te kolegu senior
nese ekziston ndonje dyshim në lidhje me aftesit e juaja per menaxhimin e sigurt të
situates;
• Mbajtja e mirë e evidencës.
Pikat kyçe:
1. Qëllimi i intervenimeve fillestare është të mbahet pacienti gjallë dhe të bëhen disa përmirësime
klinike, kështuqë trajtimi definitiv të fillojë.
2. Gjithmonë korigjoni abnormalitetet jetë-kërcenuese para se të kaloni në stadin tjetër të vlerësimit.
3. Masat e reanimimit (oksigjen, lëngje, etj.) shpesh duhen disa minuta që të kenë efekt.
4. Thirrni për ndihmë sa më herët. Në secilin stad të vlerësimit të pacientit mendoni “ A më nevojitet
ndihma?”
23
Menjehere në fillim, pasi të jen identifikuar gjendjet jetë-kercnuese dhe trajtimi ka filluar pas
vleresimit të juaj primar, ndermire vleresimin e plote sekondar. Rivlerësoni pacientin rregullisht
për të indetifikuar ndikimin e trajtimit apo përkeqësimin eventual të gjendjes së tij. Mos tentoni
të bëni çdo gjë vetë, përdorni të gjithë anëtarët e ekipit multidisiplinarë, sepse ata janë aty për
t’ju ndihmuar juve. Kështuqë duhet të komunikoni në mënyrë efektive me secilin, stafin,
pacientin dhe të afërmit e tij.
Mund të ndodhin disa intervenime në te njëjtën kohë, sidomos nëse pacienti është në gjendje të
peri arrestit; gjithnjë kujdesuni për sigurinë tuaj dhe të pacientit:
• Kujdes rreziqet nga ambienti-elektriciteti, lëngjet e derdhura, etj.
• Largoni gjilpërat dhe mjetet e mprehta në ‘plehëra të dedikuar për sende të
mprehta’.
• Masat mbrojtëse dorëzat dhe maskat reduktojnë rrezikun nga kontaminimi me
sekrecione, gjak etj.
Higjiena e stafit ka ndikim të rëndësishëm në rezultatin e pacientit, andaj përkundër gjithë
presionit që keni në ato momente:
• Gjithmonë lani duart para dhe pas kontaktit me pacientin.
• Përdorni teknikat aseptike mos- prek (ANTT).për të gjitha procedurat invasive (ANTT).
Qasja e parë ndaj pacientit
Pyeteni pacientin një pyetje të thjeshtë p.sh. “ Si jeni? “ Një përgjigje normale verbale menjëherë
ju informon që pacienti :
• Ka rrugë të lira ajrore
• Po merr frymë
• Ka perfusion të trurit me gjak të oksigjenuar.
23
Nëse pacienti mund të flasë vetëm fjali të shkurtëra, dyshoni për distress respiratorë të rëndë.
Nëse pacienti nuk ju përgjigjet në pyetje, sygjeron në sëmundje serioze dhe duhet menjeherë të
vlerësoni pacientin për shenja jete përderisa i mbani rrugët e frymëmarrjes të hapura. Nëse
pacienti nuk ka shenja jete, ndiqni udhërrëfyesin e fundit për reanimim intrahospitalor (shih më
posht).
Hapi pauses është fillimi me vlerësimin ABCDE. Derisa e bëni këtë, kërkoni nga asistenti
juaj të vendosë sa më shpejt që është e mundur:
• Pulsoksimetrin
• Monitorimin e EKG
• Monitorimin jo-invaziv të presionit të gjakut.
Sistemi ABCDE
A- Është për rrugët ajrore (airway)
B- Është për frymëmarrje (breathing)
C- Është për qarkullimin (circulation)
D- Është per paaftësi (disability)( funksioni i SNQ)
E- Është ekspozimi (exposure) që lejon ekzaminimin e plotë të pacientit.
Vlerësimi dhe veprimet konsekuente janë me prioritet sipas këtij rendi sepse në përgjithësi,
mbyllja e rrugëve ajrore e mbytë pacientit më shpejt se sa çrregullimet e frymëmarrjes, të
cilat poashtu vrasin më shpejt se sa humbja e gjakut apo disfunksioni kardiak. Secila pjesë e
sistemit të vlerësimit ndjek rrugën e njëjtë; identifikimi i emergjencave jetë-kërcënuese dhe
trajtimi në tënjejtën kohë i tyre.
Shumica e abnormalitetve do të detektohen përmes një teknike të thjeshtë të ekzaminimit
klinik e bazuar në qasjen shiko-ndiej-ndegjo (look-feel-listen). Renditja e komponentave të
ndryshme të qasjes shiko-ndiej-ndegjo do të ndryshojnë në bazë të sistemit që do të ekzaminohet.
Vlerësimi primar dhe reanimimi
Vlerësimi i gjendjes së rrugëve ajrore (A)
Qëllimi është identifikimi dhe trajtimi obstruksionit të rrugëve ajrore. Gjithnjë trajtojeni
obstruksionin e rrugëve ajrore si emergjencë mjekësore dhe kërkoni menjëhere ndihmën e
ekspertit. Nëse nuk trajtohet menjehere, çon në rënie të PaO2, rrezikon dëmtimin e indeve nga
23
hipoksia (siq eshte truri, veshkat dhe, zemra) dhe eventualisht do të shkaktojë arrest kardiak dhe
vdekje. Tek pacientët në gjendje kritike, obstruksioni i rrugëve ajrore zakonisht ndodhë për
shkak të deprimimit të nivelit të vetëdijes, edhe pse mund të jenë ëdhe shumë shkaqe tjera .E
kundërta është poashtu e vërtetë; nese pacientin bisedon me ju do të thote se i ka rruget ajrore të
hapura.
PIKAT KYQE
*Crregullimi i vetedijes per shkak të p.sh. hipoksis së trurit, barnave apo demtimit akut të trurit, eshte
shkaku më i shpesht i obstrukcionit të rrufeve të frymemarrjes në repartet e spitaleve të pergjithshme.
*Frymëmarrja e zhurmshme GJITHNJË indikon obstruksion, qetësia do të thotë apne.
Shiko, ndegjo dhe ndjeje per shenjat e rrugeve te frymemearrjes. Kjo me se miri behet me
vendosjen e veshit tuaj afer gojes dhe hundes se pacientit dhe derisa shikoni poshte gjoksin.
Shikoni levizjet e krahërorit:
• Lëvizjet paradoksale të krahërorit dhe abdomenit (respiracioni ‘see-saw’)
• Përdorimi i muskulaturës ndihmëse respiratore(p.sh. m.sternocleidomastoideus, muskujt
e qafës, shpinës dhe supeve).
VINI RE: cianoza qendrore është shenjë e vonshme e mbylljes së rrugëve te frymëmarrjes.
Ndegjoni zhurmat e levizjes së ajrit dhe prezencën e ndonje zhurme tjeter abnormale :
• Obstruksioni komplet, qetësi.
• Obstruksioni parcial, i zëshëm.
• Qetesia tregon edhe obstrukcionin komplet të rrugëve të frymëmarrjes në prezenc të
perkunder tentimeve të pacientit per të mare frymë ose apnea (aresti respirator).
Disa zhurma ndihmojnë në lokalizimin e nivelit të obstruksionit (Tabela 8.4).
Ndjeni ajrin e expiruar:
23
• Vendoseni dorën apo faqen afer gojes së pacientit. Kjo do te ndihmoj në konfirmimin e
prezences apo mungeses së rrjedhejs së ajrit dhe do tëtregoj volumin tidal të pacientit.
Nëse ka shenja të obstruksionit, kërkoni ndihmën e ekspertit menjeherë dhe në mënyrë
rapide filloni metodat e thjeshta për pastrimin e rrugëve ajrore:vizualizimi i rrugëve të eperme
resoiratore dhe evidentimi i trupit të huaj (p.sh. gjaku, sekrecioni, copë e ushqimit, vjellje) dhe
filloni me aspirim tëkujdesshem vetem aq sa mund të shihni duke perdorur katetr të aspirimit
rigjid dhe të gjërë (p.sh. Yankauer); ngritja e kokës-tërheqja e nofullës (Fig. 4.3), vendosja e një
airway orofaringeale apo nasofaringeale (shih Kapitullin 2). Kur këto masa dështojnë, duhet bërë
intubimi traheal, por që duhet tentuar vetëm nga stafi me përvojë. Në shumicën e situatave,
intubimi kërkon edhe përdorimin e hipnotikëve dhe bllokatorëve neuromuskularë dhe
anesteziologun.
Sapo të jeni tëkenaqur se pacienti ka rrugen ajrore të sigurt, jepni oksigjen në koncentrime të
larta (15 L/min) duke përdorur maskën me rezervoar (Fig. 7.4), dhe ventilo që të fitojsh
frymemarrje. Kjo aplikohet te të gjithe pacientët të cilët nuk marrin frymë ose të cilët kanë
shenjat e gjendjes akute, duke perfshi edhe pacientët me SKOM. Hipoksia mbytë ngadal,
hiperkapnia mbytë edhe më ngadal. Rivleresoni pacientin dhe titroni oksigjenin e inspiruar që të
fitoni SpO2 ose PaO2 të pranueshëm (shih më posht).
Vlerësimi i frymëmarrjes (B)
Qëllimi është të vlerësohet mjaftueshmëria e frymëmarrjes dhe të diagnostifikohet dhe trajtohet
menjehere gjendjet kercenuese per jetën siq eshte bronkospazmi i theksuar, pneumonia e rende,
ekzacerbimi akut i SKOM-it, edema akute pulmonale dhe tension pneumotoraksi. Nëse nuk
trajtohen, frymëmarrja joadekuate do të çojë në hipoksemi dhe hiperkapni (shih Fig. 7.1 dhe 7.2),
që eventualisht mund të çojnë në humbje të vetëdijes. Janë shumë shkaqe të insuficiencës së
frymëmarrjes (Tab 8.5). Qasja ‘shiko, ndegjo dhe ndjeje’ perdoren perseri.
Shikoni për shenjat e frymëmarrjes jonormale:
• Përdorimi i muskulaturës ndihmëse respiratore, terheqja e trahes, frymëmarrje
abdominale, djersitje, cianozë qendrore.
• Frekvenca e frymëmarrjes e çrregulluar; normale është mes 12 dhe 20 frymëmarrje/min.
Frekvenca më e lartë apo që po rritet, është marker i sëmundjes akute dhe duhet të
konsiderohet si paralajmërim që pacienti shumë shpejt mund të përkeqësohet. Frekvenca
e shumë e ulët e frymëmarrjes , sygjeron në probleme të SNQ.
• Thellësia e secilës frymëmarrje.
23
• Ritmi i frymemarrjes
• Lëvizja simetrike e të dy anëve të kafazit të krahërorit.
Shikoni për:
• Deformitetet e kafazit të krahërorit, sepse mund të dëmtojnë aftësinë për të marrë frymë
normalisht.
• Rritja e PVJ ( mund të tregojë për astmë akute të rëndë ose pneumotoraks tensiv).
• Drenat torakal-a janë të hapur, nen nivelin e krahrorit dhe me lekundje/drenim?
• Distendimi abdominal, e përkeqëson distresin respirator duke limituar lëvizjet e
diafragmës.
Dëgjoni për shenjat e sëmundjeve respiratore:
• Vendosni veshin pranë fytyres së pacientit nese nevojitet. Zhurmat kërcitëse apo
gurgullitëse indikojnë në prezencën e sekrecioneve, zakonisht për shkak të pamundësisë
së pacientit për t’u kollitur sa duhet apo te marrë frymë thellë. Zhurma inspiratore
(stridori) sygjeron në obstruksion parcial por significant të rrugëve të frymëmarrjes.
• Auskultoni krahërorin, duke vendosur stetoskopin në të gjitha fushat e krahrorit, perpara
dhe mrapa dhe vlerësoni kualitetin e tingujve të frymëmarrjes:
• Zhurma ekspiratore e lart-e mprehtë (vizing) sugjeron bronkospazmin;
• Frymëmarrja bronhiale sugjeron në konsolidim pulmonar;
• mungesa apo reduktimi i tingujve tregojnë për prezencë të pneumotoraksit apo
fluidit pleural;
• kërcitjet-sugjerojnë edemë pulmonale ose fibrozë tëmushkerive; të ashpra
sugjerojnë sekrecionin e mbledhur.
Ndjeni kafazin e krahërorit për:
23
• Pozicionin e trahesë në nivelin e zgavres suprasternal. Devijimi në njërën anë indikon në
zhvendosje të mediastinumit (p.sh. pneumotoraksi, fibroza e mushkërive ose efuzion
masiv pleural).
• Ekuivalent me ekspanzionin-redukim në anën e pneumotoraksit ose efuzion pleural.
• Emfizema kirurgjike ose krepitacionet-dyshoni të jetë pneumotoraks përderisa nuk
verifikohet ndryshe.
• Perkutoni krahërorin: hiper-resonanca sugjeron në pneumotoraks, matitet sugjeron në
konsolidim ose likuid pleural.
Puls oksimetri duhet ti vendoset pacientit sa më heret. Kjo na jep informata informata të
vlefshme mbi perpjekjen e pacientit që të oksigjenoj gjakun i cili kalon neper mushkeri. Në
shumicën e rasteve, SpO2 që kemi për qëllim ta arrijmë, duhet të jetë prej 94-98%. Oksigjeni në
fillim jipet me rrjedhe të lart 15L/min me anë të maskes me rezervoar; oksigjeni i inspiruar
mëvone ulet në varesi nga gjendja e pacientit. Te disa pacient si ata që vuajnë nga SKOM i
theksuar, të cilet janë tëvarur nga puna hipoksike (hypoxic drive) (Tipi II i insuficiencës
respiratore, hipoxemia kronike dhe hiperkapnia ) koncentrimet e larta të O2 mund të kenë
zvogelojne punen respiratore. Duke limituar koncentrimin e oksigjenit të inspiruar duhet gjithnjë
të dyshojmë në Tipin II kronik të insuficiencës respiratore. Sidoqoftë, ky grup i pacientëve
mbetet në rrezik per dëmtim përfundimtar të organeve, arrest kardiak, apo vdekje nëse lejohet që
presioni i O2 në gjak të bie shumë. Në këtë grup, terapia me oksigjen titrohet deri sa të arrihet
SpO2 në 88-92%.
Nëse është e mundur, dërgoni gjakun arterial për analiza gazore,edhe pse alternativisht kjo
mund të bëhet në fund të ‘C’. Kjo do të ofrojë informata mbi:
• Oksigjenimin, PaO2: është ‘rregull’; që diferenca në mes PaO2 (kPa)dhe koncentrimit të
oksigjenit në inspirium (%) më e madhe se 10, nënkupton defekt në marrjen e oksigjenit
nga organizmi.
• Ventilimi, PaCO2: hiperkapnia (PaCO2 i rritur) është rezultat i ventilimit alveolar
joadekuat; ndërsa hipokapnia rezultat i ventilimit të tepruar.
• Metabolizmi. pH, ekscesi bazik: pacientët e sëmurë rëndë zakonisht kanë acidozë
metabolike (rënie të pH, eksces bazik negativ) në proporcion me shkallën e përkeqësimit
të sëmundjes. Acidoza poashtu mund të vërehet te ketoacidoza diabetike, si dhe te
pacientët kirurgjik që humbin bikarbonate përmes traktit gastrointestinal (p.sh. diarea,
fistulat).
• Shumë analizator modern të gazrave bëjnë matjen edhe të elektrolitëve dhe laktateve.
Rritja e kësaj të fundit nënkupton çrregullimin e oksigjenimit të indeve, kurse PaO2
mund të jetë normale. Kjo flet për problemin me shpërndarjen e oksigjenit në inde dhe
shokun akut cirkulator.
23
Çdo problem kërcënues për jetën duhet të trajtohet sa më shpejt pasi të identifikohet. Nëse
frymëmarrja e pacientit është tejet inadekuate ose nëse pacienti është apneik, ventilimi duhet të
asistohet ose kontrollohet duke përdorur maskë-valvul-qese me rezervuar të konektuar në
oksigjen me rrjedhë të madhe, 15 L/min, derisa thirret urgjent eksperti për ndihmë. Rezervuari
shtesë lejon që koncentrimi i oksigjenit të arrijë deri afër 100%. Për trajtimin e gjendjeve të
veçanta shih më poshtë.
Pikat kyçe:
1. Pulsoksimetri nuk e matë PaCO2, andaj nuk tregon për ventilimin adekuat të pacientit.
2. Pacientët hipoksemik tentojnë të hiperventilojnë dhe kjo rezulton me PaCO2 të ulët.
3. Nëse pacienti është duke marrur oksigjenoterapi, SpO2 mund të jetë normal, përkundër ventilimit
joadekuat.
4. Një PaO2 normal (12-14 kPa) përderisa pacienti inspiron 100% oksigjen (FiO2~1.0), nuk është
normal.
Vlerësimi i qarkullimit të gjakut (C)
Qëllimi kryesor është vlerësimi i statusit hemodinamik i pacientit dhe identifikimi dhe trajtimi i
shokut cirkulator, pa marr parasysh shkaktarin. Shoku është perfuzion joadekuat i organeve
vitale me gjak të oksigjenuar,dhe nëse nuk trajtohet, do të çojë në dëmtim ishemik të organeve
vitale dhe insuficiencë të organeve. Në shumicën e emergjencave kirurgjike dhe mjekësore,
shkaktar i shokut është hipovolemia. Gjakderdhja masive (e dukshme apo e fshehur) duhet të
përjashtohet menjëherë te pacientët të cilët zhvillohet shoku në periudhën e hershme
postoperative. Patologjitë respiratore, siç është pneumotoraksi tenziv, mund të kompromitojë
poashtu qarkullimit e gjakut, por tashmë do të duhejt të ishte detektuar dhe trajtuar nëse është
ndjekur sistemi I lartshënuar. Qasja ‘ shiko, ndëgjo dhe ndjejë’ përdoret përsëri.
Shikoni për:
• Ngjyrën e duarve dhe gishtave; a janë cianotikë, të zbehtë, të marmorizuara, që tregojnë
për perfusion të dobët periferik?
• Gjendjen e venave perfierike; a janë jo të mbushura mirë apo të kolabuara, që tregojnë
për hipovolemi?
23
• Venat qendrore. A janë të kolabuar, tregon hipovolemin, ose apo të fryra flet për
insuficiencën akute e ventrikulit të majtë, tamponada e yemrës, pneumotoraksi tensiv ose
astma akute e rëndë?
• Për shenjat tjera të debitit kardiak të dobët, p.sh reduktimi I nivelit të vetëdijes, oliguria
(vëllimi i urinës < 0.5 ml/kg/h).
• Për shenjat e dukshmë te humbjes së gjakut apo lëngut ektracelularë; gjakderdhje,
humbje nga sonda nasogastrike apo drenat.
SHËNIM: drenat e zbrazët nuk e përjashtojnë gjakderdhjen aktive. Gjakderdhja mund të jetë e
padukshme (p.sh. intratorakale, intraperitoneale, në pelvik, apo ne zorrë).
Dëgjoni:
• Tonet shtesë të zemrës. Toni i tretë dhe i katërt i zemrës dëgjohen në diastolë dhe
rezultojnë në ritëm të trefishtë-ritëm galop. Toni i tretë (diastolë e hershme) tregon për
insuficiencë të zemrës; toni i katërt i zemrës (diastola e vonshme) poashtu është shenjë e
ventrikulit të majtë të tendosur dhe me funksion të dobësuar.
• Shushuritjet e zemrës, shkaktohet te sëmundjet e valvulave.
• Fërkimet perikardiale, te perikarditi.
• Tonet e zemrës shumë të dobëta, mund të dëgjohen te emfizema e rëndë dhe efuzioni
pleural.
Ndjeni:
• Vlerësoni temperaturën e ekstremiteteve duke prekur këmbët dhe duart e pacientit. A janë
të ngrohta, apo te ftohta që na tregojne për perfusion të dobët?
• Mateni pulsin qendror (zakonisht arterien karotide) dhe e krahasoni me pulsin periferik
(zakonisht arterien radiale). Vlerësoni për:
• Frekuencën;
• Ritmin/rregullsinë;
• Volumin;
• Karakterin.
23
Pulsi i shpejt, i dobët, me volum të ulët sugjeron në output kardiak të varfër. Një puls i
shpejtë mund të indikoj në sepsë. Mateni shtypjen e gjakut të pacientit. Shkaqet e
hipotensionit janë shënuar në Tabelën 8.6.
Në fund, mateni kohën e rimbushjes kapilare (KRP), të dyja qendrore dhe periferike.
Bëni presion të fortë në mollëzën e gishtit ose shputës për 5 sekonda (në apo mbi nivelin e
zemrës) dhe lirojeni; kapilarët duhet të rimbushen (rikthehet ngjyra në vendin e komprimuar)
brenda <] 2 sekonda. KRP mund të ndikohet edhe nga temperatura e ambientit. Përsëriteni
procedurën mbi sternum.
Frekuenca e zemrës dhe presioni i gjakut duhet të vihen në kontekst; një pacient i
moshuar me rezerva të miokardit të dobëta mund të ketë frekvencë të zemrës prej 60/min dhe
presioni i gjakut 95/60 mmHg, por vlerat e njëjta mund të tolerohen mirë apo të jenë normale
per një adult të ri e te shëndoshë.
Megjithëse në fund të fundit trajtimi i shokut do të determinohet nga shkaku, më të shpeshtit
janë hipovolemia, sepsa dhe insuficienca e zemrës. Këto janë shtjelluar më poshtë.
Pikat kyçe:
1. Frekuenca e zemrës në gjendje të qetësisë, normalisht është më e ulët se sa presioni sistolik i gjakut.
2. Tek disa pacientë, p.sh. ata me gjakderdhje gastrointestinale ose intra-abdominale, mund të
kërkohet intervenimi kirurgjik i menjëhershëm si formë e vetme efektive e reanimimit.
3. Pacientët me insuficiencë kardiake do të bëhen keq edhe nëse zemra e tyre është e nën-mbushur si
edhe kur është e stërmbushur, andaj mund të përfitojnë nga lëngjet intravenoze.
Vlerësimi i gjendjes neurologjike-paaftësia (D)
Qëllimi është që të vlerësohet niveli i vetëdijes së pacientit, dhe, nëse është i dëmtuar, të
identifikohet dhe të trajtohet shkaku nëse është e mundur. Shkaqet më të shpeshta të humbjes së
vetëdijes janë paraqitur në Tabelën 8.7. Hipoksemia, hiperkapnia, apo hipoperfuzioni cerebral
duhet të detektohen dhe të trajtohen në stadet më të hershme të vlerësimit ABCDE.
Ekzaminoni bebëzat për madhësi dhe fotoreaktivitet:
• Bebëzat e zvogëluara si pikë (pinpoint), reactive: opioidet, gjakderdhje në pons.
• Madhësi mesatare të fiksuara: lesion në trurin e mesëm.
23
• Të dilatuara dhe të fiksuara: ishemi e rëndë apo hipoksi (për shembull, pas arrestit
kardiak) hipoglikemi, lesion të trungut truror, pas konvulzioneve, efekti i barnave
(atropina, adrenalina, mbidozimi me antidepresant triciklik).
• Dilatim unilateral, i fiksuar: hematomë intrakraniale ekspanduese që shkakton hernizim
unkal, lesion i nervit të tretë kranial (okulomotor).
Verifikimet tjera të rëndësishme:
• Vlerësoni nivelin e vetëdijes të pacientit duke përdorur GCS (Tabela 8.8) dhe shëno
përgjigjen më të mirë.
• Mateni glikeminë e pacientit me metodën rapide pranë shtratit Testimi i Pikës së Kujdesit
(TPK) analizator i gjakut për eliminim të hipoglikemisë dhe pastaj gjaku urgjent dërgohet
për vlerësim laboratorik më të saktë.
• Shikojeni kartelën e pacientit për shkaqet reversibile të humbjes së vetëdijes nga barërat.
• Konsidero mundësinë e infeksioneve akute të SNQ, hemorragjisë intracerebrale ose
infarktit cerebral.
• Statusi epileptik duhet të vlerësohet dhe trajtohet si që është përshkruar më poshtë.
Pikat kyçe:
1. Pacientët në gjendje kome (GCS<9) janë në rrezik për obstruksion të rrugëve të frymëmarrjes kur
janë të shtrirë në shpinë, dhe reflekset e rrugëve ajrore mund të mos jenë të mjaftueshme për të
parandaluar aspirimin e sekrecioneve, masava të vjella apo gjakut. Vendoseni në pozite të kundërt
dhe thirrni ekspertet për t’I siguruar rrugët ajrore.
2. Nëse ekziston ndonjë rrezik i patologjisë koekziztuese të unazave cervikale p.sh. fraktura, vendoseni
pacientin në shpinë dhe mbani rrugët e frymëmarrjes. Kjo obligon prezencën konstante të mjekut
apo infermieres.
3. Mos e harroni asnjëherë glukozën (MHAG) te çdo pacient të cilit i keqësohet vetëdija.
Ekspozimi/ekzaminimi (E)
23
Qëllimi është të lejohet ekzaminimi i plotë , nga koka deri te gishtat e këmbëve, shpina dhe pjesa
e përparme e pacientit. Për t’u mundësuar kjo, nevojitet ekspozim i plotë i trupit të pacientit, por
në mënyrë që t’I rekpektohet dinjiteti dhe të parandalohet humbja e temperaturës.
Fillimisht, ekzaminimi duhet të fokusohet në vendin më të mundshëm që ka shkaktuar atë
gjendje të pacientit; p.sh. për pacientët në gjendje shoku pas laparatomise-duhet fokusuar në
abdomen. Nëse kjo pikë harrohet, informacionet vitale në lidhje me etiologjinë e gjendjes së
pacientit mund të mungojnë, si për shembull prezenca e skuqjeve që flasin për septikemi
meningokoksike, ose plaga e shpimit me thikë në shpinë.
Çka duhet bërë më tutje?
Qëllimi i intervenimeve të deritashme ka qenë mbajtja e pacientit gjallë dhe të bëhen ca
përmirësime klinike, gjetja e diagnozës dhe të fillohet me trajtimin definitiv. Edhe nëse shenjat
vitale të pacientit janë ende jashtë vlerave normale, ato duhet lëvizur drejt përmirësimit. Nëse jo,
është esenciale që të thërrisni për ndihmë mjekun më me përvojë, dhe gjersa ai të vijë, rivlerësoni
pacientin përmes ABDCE për të identifikuar shkakun eventualisht.
Sapo gjërat të jenë përmirësuar, merrni më shumë informata për pacientin:
• Merrni anamnezën e plotë nga pacienti, stafi apo kartela e tij. Komorbiditeti (p.sh
sëmundjet ishemike kardiake,COPD) mund të ketë ndikim të rëndësishëm në
reagimin e pacientit ndaj sëmundjes kritike, dhe nuk duhen neglizhuar.
• Nëse tashme nuk është bërë, bëni ekzaminimin e plotë të pacientit duke përdorur
formatin tradicional të ekzaminimit klinik.
• Rishikoni shënimet dhe kartelën e pacientit. Analizoni të dhënat në kartela sipas
analizës sistematike. Studioni vlerat absolute të shenjave vitale dhe trendin e tyre.
• Verifikoni nëse barërat e rëndesishme rutinore janë përshkruar dhe administruar.
Shikoni për intereaksione të mundshme.
• Kontrolloni të gjitha rezultatet laboratorike dhe radiologjike.
Nëse keni diagnozë kredibile që i përgjigje gjendjes së pacientit dhe përkeqësmit të fundit:
• Nëse po, vazhdoni me trajtimin definitiv të sëmundjes themelore.
• Nëse jo, ri-vlerësojeni pacientin a mos ju ka ikur dicka e rëndësishme. Involvoni
kolegë me më shumë përvojë.
Vendosni që cili nivel i kujdesit i nevojitet pacientit (p.sh , repart,HDU,ICU). Kjo mund të
diktohet edhe nga politikat e spitalit tuaj. Shënoni të gjitha, vlerësimin dhe trajtimin.
23
Regjistrojeni edhe reagimin e pacientit ndaj terapisë. Sigurohuni që shënimet tuaja të jenë të
qarta, me datë, me orë dhe të nënshkruara.
Komunikimi i informacionit rreth përkeqësimit të gjendjes së pacientit
Edhe pse sistemet e përmbledhura më lartë do të mundësojnë njohjen, vlerësimin fillestar dhe
trajtimin e pacientit me sëmundje akute, në shumicën e rasteve do të nevojitet ndihma e kolegëve
me përvojë, për të menaxhuar problemin në mënyrë të sigurtë dhe efektive. Çelësi për të arritur
këtë është komunikimi i mirë në të gjitha nivelet:
• Dijeni për çka po thërrisni para se ta prekni telefonin.
• Para se të bëni thirrjen, mblidhni të gjitha informatat e duhura rreth rastit.
• A doni që kolegu me më shumë përvojë t’a vlerësojë pacientin?
• A po thërrisni për këshillë?
• A mendoni që pacienti ka nevojë për operacion kirurgjik, transfer në zonën e kujdesit
kritik, CT skenim etj.?
• Te jeni këmbëngulës kur komunikoni, shmangiuni agresivitetit dhe bëhuni i sinqertë.
‘Nuk jam i sigurtë cka të bëj më tutje’ apo ‘Jam i brengosur mos kam harruar dicka’
janë fjali që mund të ju sigurojnë ndihmën.
• Merrni mesazhin përmes dy fjalive:‘Është Dr ….. kërkoj falje që po ju pengoj, por
Mr. Smith po keqësohet dhe mendoj që i nevojitet intervenim kirurgjik urgjent’.
Periudha paraoperatore
Eshte koha nga shtrimi deri ne operacion, leviz nga disa minuta deri ne ore e me shume dite.Kjo
do te varet nga gjendja e pergjithshme e te semurit,nga karakteri dhe graviteti i semundjes, nga
semundjet shoqeruese,nga mosha etj.
• Merren masa per saktesimin e diagnozes dhe i semuri pergatitet per operacion
• Kompleks masash reanimatore per te rritur qendrueshmerine e pacientit ndaj traumes
operatore.
23
• Te njihen mire dhe te normalizohen crregullimet funksionale te sistemeve dhe
organeve permes nje mjekimim te posacem dhe te studiuar mire per te zvogeluar ne
minimum rrezikun e operacionit,
• Parandalimi i infeksionit kirurgjikalendokarditit bakterial,hepatitit C<B.
• Merret ne konsiderate gjendja konkrete e pacientit ,veçorite individuale, karakteri i
semundjes dhe graviteti i operacionit.
Ekzaminimi subjektiv dhe objektiv i te semurit
Biseda me te semurin duhet te jete e ngrohte,miqsore,reale per semundjen e gjendjen etj.Te behet
perpjekje per ti eliminuar friken,ankthin e operacionit,ti shpjegohet cdo procedure qe eshte e
nevojshme,duhet te sqarohet me hollsi historia e plote e semundjes aktuale por edhe te
semundjeve te tjera shoqeruese,mjekimet e perdorura me pare.
Kerkohen te dhena per perdorimin e duhanit,droges,alkolit,kafese etj.Perdorimi i drogave
shoqerohen me perqindje te larte te HIV-it.
Per sistemin nervor
• Operacioni edhe sot eshte akt i rrezikshem, simbolizon dhimbje,frike,tension
psikologjik pavaresisht arritjeve ne anesteziologji dhe uljen e vdekshmerise .
• Qetesimi psiqik i te semurit (psikoterapia) ndikon ne ecurine e semundjes,ne shfaqet e
nderlikimeve,
• Te sqarohen te gjithe problemet qe e qetesojne te semurin
• Barna qetesuese dhe analgjezike jepen vetem kur ai ka eksitabilitet te theksuar psiqik
si pasoje e nje semundje qe shoqerohet me dhembje e pagjumesi.
Per sistemin kardiovaskular
Operacioni shoqerohet shpesh me crregullime hemodinamike si pasoje e :
• Hemoragjise
• Veprimi frenues mbi punen e zemres
• Veprimi frenues mbi enet e gjakut i preparateve anestezike
• ndryshimi qe shkakton operacioni ne fiziollogjine e organizmit
23
• Te futet ne operacion me kondicione hemodinamike sa me te mira, sa me normale.
• me veprimtari kardiake sa me te ekulibruar
• Te eliminohet dekompensimi kardiak pastaj te operohet
• Te njesohet dhe normalizohet hipertensioni arterial.frika nga operacioni e rrit me
shume tensionin dhe behet shkak i nderlikimeve serioze gjate dhe pas operacionit
• I semuri me tension arterial mund te lejohet te futet ne operacion kur tensioni eshte
160-180 mm Hg.
• Edhe ulja e shprehur e TA eshte e pa deshirueshme
• Infarkti akut i miokardit shtyn per 6muaj operacionin nese semundja e lejon.
Aparati i frymemarrjes
• Intubacioni endotrakeal shton mundesine e infeksionit bronkopulmonar ose infeksioni
zbret nga rruget aerodigjestive superiore (sinuset,farings etj).Keto infeksione nese
egzistojne duhet te eliminohen para operacionit,gjithashtu bronkiti,bronkopneumonia
me antibiotik dhe bronkodilatator,aerozoloterapi, bronkoskopi aspirative, kurative,
oksigjenoterapi.Behen provat respiratore.Jane me redesi vleresimi i kapacitetit
vital(KV),volumi tidal(VT),kapaciteti funksional rezidual(KFR)Faktore kryesore per
pasoja respiratore ne nderhyrjet kirurgjikale jane:mosha mbi 65
vjec,duhanpirja,obeziteti.Per operacionet qe presin rekomandohet renja ne peshe dhe
lenja e duhanit te pakten 8 jave para operacionit.
Tubi tretes
1)Shume semundje gastrointenstinale jane objekt i mjekimit kirurgjikal me çrregullime te medha
metabolike e ushqimore si pasoje e kequshqyerjes, e vjelljeve,diharese,konstipacionit,pengeses
se ushqyerjes si kancer ezofagu, stenoz pylori, kancer zorre etj.
2)Reanimohet me gjak ,plazem, serume, aminoacide, elektrolite
3)Stomaku ne operacion duhet te jete bosh
• Ne mbremje nje nate para i jepet ushqim i lenget.
• Nuk i jepet mengjez
• Stomaku zbrazet me sonde ne operacionet urgjente.
• Behet klizem pastruese per pastrimin e permbajtjes intestinale.
• Laksativet nuk keshillohen sepse ato japin atoni te muskulatures gastrointestinale.
• Ne operacionet ne zorren e trashe jepen 2 antibiotike sipas skemave te caktuara nga
goja pshm neomicine +tetracikline per efekt sterilizimi, te shoqeruar edhe me
laksativ.
• mjekimi i vatrave infeksioze ne goje
Funksioni hepatik tronditet gjate operacionit nga substancat anestezike (flotan, eter etj) dhe nga
hipoksia. Mjekohet insuficienca hepatike perpara operacionit
• 1)Indeksi i protrombines i ulur :pergatiten me vit K dhe preparate te kalciumit
23
• 2)ikter i zgjatur
Aparati urinar
Funksioni renal duhet te vlersohet para operacionit per te parandaluar demtimin nga perdorimi i
medikamenteve toksik dhe nga dhenja e transfuzioneve masive gjate operacionit.Duhet para
operacionit te behet nje bilance per funksionin renal per te perjashtuar nje insuficince renale
akute,qofte dhe latente.Anamneza duhet te merret me kujdes.Matet azotemia,kreatinemia dhe
indeksi i filtrimit glomerular.Nese zbulohet nje isuficience renale duhet dihet tipi i saj
:prerenal,renal,postrenal.Shkaku me i shpeshte i insuficiences prerenale eshte hipovolemia e
shoqeruar me hipotension nga hemoragjia masive qe shoqerohet me hipoperfuzion renal.
Insuficienca e tipit renal eshte pasoje e faktoreve toksik si antibiotik nefrotoksik,antiinflamatore
josteroid, semundje autoimune te veshkave (glomerulonefrit,semundje kolageni),tromboze e
arterjes ose e venes renale,aneurizma disekante e aortes etj.Insuficienca postrenale vjen nga nje
komponent obstruktiv qe pengon eliminimin e urines(kalkuloza renale,hipertrofia e
prostates,tumoret etj).
Pas operacionit mund te demtohet funksioni renal (insuficience reanle akute) nga demtimi i
qelizes renale si pasoje e :
a)Hipotensioni arterial
b)Hipoksia
c)Hemotransfuzionet
d)Perdorimi pas operacionit i antibiotikeve ne doza te medha e per nje kohe te gjate
e)Nje veshke e semure me perpara ose latente mund te cedoje me lehte ne insuficience renale.
f)Infeksionet qe zbulohet ne menyre paraprake gjate ekzaminimit mjekohen dhe eliminohen si
rritja e azotemise ,kreatinemise etj.
Gjaku
Behen ekzaminime laboratorike,vlersohen elementet figurativ dhe vetite koaguluse.te semuret
me anemi mjekohen perpara operacionit(gjak,mase eritrocitare, gjak i fresket per te ngritur
qendrueshmerine ndaj infeksionit dhe aftesine fagocitoze te leukociteve.
Ne uljen e koagulopatise jepet: gjak i fresket, mase eritrocitare, faktor antihemofilik, fibrinogjen,
vit k, preparate fibrinolitike (acid 6-aminokaproik)etj.
23
Ne operacione te renda merren masa per te siguruar sasine e nevojshme te gjakut, si dhe per
periudhen pasoperatore.
Lekura
1)mjekohen infeksionet kutaneale duke shtyre operacionin
2)banje higjenike nje dite perpara
3)Mengjezin e operacionit trikotomi ne sallen e operacionit dhe jo me brisk seose
shton mundesine e infeksionit postoperator te plages kirurgjikale,larje e fushes
operatore me solucione antiseptike dhe lyerje me betadin
Karakteri i operacioneve
• 1)Operacione shume urgjente sepse shtyrja rrezikon jeten (asfiksim nga trupa te
huaj ,hemoragjia massive,semundje kirurgjikale si perforacioni
gastrointenstinal,ileusi,hernie inkarcerata, apendisitis akuta etj)
• 2)operacione me urgjence te moderuar qe presin per disa dite sa te permirsohet
gjendja e te semurit (tumoret maligne, ulcerat dhe stenozat pylorike, kardiospazma
etj)
• 3)Operacione jo urgjente mund te kryhen ne cdo kohe pa rrezikuar te semurin
• -Operacion me gjak kur shoqerohet me demtim te mukozave te dukshme ose te
lekures dhe pa gjak kur nuk shoqerohet me demtim te tyre.
• Operacionet pa gjak eshte elektrokoaguloekcizioni i papilomes vezikale transuretrale,
perdorimi i rrezeve lazer per mjekimin e disa semundjeve te syrit si katarakti,etj, te
laringut e te trakese etj, litotripsia e gureve ne veshke.
• -Disa semundje mjekohen vetem me rruge conservative ,disa vetem me rruge
kirurgjikale, disa me te dy rruget
Pozicioni i te semurit ne shtratin operator
a)dekubitus dorsal(me kurriz) b)dekubitus ventral(permbys) c)dekubitus lateral i
djathte ose i majte d)pozicion Tredelenburg (me kembe larte) e) pozicioni
AntiTredelenburg (me kembe poshte dhe koke siper)
Kujdesi pasoperator
Koha qe nga mbarimi i operacionit deri ne aftesimin e te semurit te operuar per pune quhet
peridha pasoperatore.Gjendja fiziologjike e re e krijuar ne kete peridhe pas operatore tregon se te
gjithe organet dhe sistemet e organizmit ndikohen nga lloji dhe volumi i operacionit te
realizuar..Shkalla e ketyre ndryshimeve vaen nga lloi i ndehyrjes kirurgjikale.nga pergatitja
paraoperatore dhe lloi i narkozes se perdorur.Nese konstatohen tronditje te shprehura te
funksioniit te sistemeve dhe organeve periudha pasoperatore konsiderohet e nderlikuar.
23
Kujdesi per SN
Dhimbja dhe rendesa, qe ndjen i semuri ne vendin e operacionit, lidhet me lloin e operacinit,me
vendin ku kryhet nderhyrja kirurgjikale dhe me ndjeshmerine e te semurit.Keto faktore
influencojne me shume ne funksionin e atyre organeve dhe sistemeve, qe jane ne afersi te organit
dhe te regjionit ku kryhet operacioni.Dhimja duhet te dominohet ne periudhen pasoperatore me
perdorimin analgjezikeve zi petidine,tramadol,postam etj.Kujdes nga perdorimi i narkotikeve pa
kriter sepse i operuari mund te mesohet ndaj tyre dhe kerkon perdorimin e tyre
vazhdimisht.Pagjumesia shpesh vjen nga dhimjet qe ndjen i semuri ,por edhe nga hipoksia e
lehte rrunore,qe mund te jete e pranishme pas operacionit,si dhe ne semundje kirurgjikale te
renda dhe septike(ileus,peritonit,sepsis etj.) Ne kete rast duhet te eliminohet dhimbja si shkaku
me i shpeshte i pagjumesise me sedativ te ndryshem si valium etj.Jo rralle hasen edhe psikozat
pasoperatore, qe kerkojne trajtim te vecante me qetsues.
Kujdesi per sistemin kardiovaskular
Ne disa raste vrehen ndryshime te shprehura hemodinamike qe mund te japin insuficience akute
kardiovaskulare.Takikardia dhe hipotensioni i moderuar nuk ka ndikim negativ.Nderlikimet e
hersheme pasoperatore si peritoniti pasoperator,hemoragjia etj behen shkak i ketyre ndryshimeve
hemodinamike.Detyra eshte qe keto nderlikime te zbulohen ne kohe dhe te trajtohen.
Kujdesi per sistemin respirator
Ne sistemin respirator ne kete periudhe mund te shfaqen nderlikime qe cojne ne insuficience
ventilatore,nese nuk tregohet kujdesi i duhur per ti prevenuar dhe trajtuar ne kohen e duhur.Vlen
te permendet obstruksioni bronkial me atelektaze obstruktive pasuese te madhesive te ndryshme
nga sekrecionet bronkiale te grumbulluara ne bronket e kalibrit te mesem dhe te vogel,atelektaze
kompresive nga hemotoraksi ne kavitetin nderpleural,nga pneumotoraksi,nga prishja e kembimit
gazor ne nivel te membranes alveolare ne rast te detressit respirator,te pneumonise masive
etj.nga dobesimi i aktivitetit kontraktues te muskujve respirator dhe te diafragmes si pasoje e
dhimbjes e te parezes se saj,e konstruksionit fizik te dobet e astenik dhe ne rast rekurarizimi.
Dhimbja mbetet nje faktore kryesor sidomos ne traumen masive torakoabdominale qe
frymemarrja te mos behet e thelle qe pareti torakal te mos marri pjese plotesishte ne aktin e
frymemarrjes,
Kujdesi per sistemin gastrointestinal
Pas operacionit i semuri ka dhimbje dhe fryrje barku per shkak te grumbullimit te lengjeve dhe te
ajrit ne lumenin e organeve abdominale sipasoj e mos fillimit te peristaltikes dhe te eliminimit te
garzeve.Ne perkusion ne abdomenin meteorik ka tingull timpanit dhe ne auskultacion nuk ndihet
peristaltika intestinale.Kjo gjendje pervec dhimbjes shoqerohet edhe me te vjella e veshtiresi ne
23
frymemarrje nga ngritja larte e diafragmes.Pareza gastrointestinale trajtohet me vendosje te
sondes nazogastrike,dhenje te preparateve intravenoze qe fuqizojne peristaltiken si
prozerine,pituitrinr etj.Meqense i semuri nuk ushqehet ditet e para, sekrecionet e
peshtymes,salivare,te gjendres parotide, jane te paksuara e si perfundim flora bakteriale e
kavitetit oral eshte shumuar dhe bere me agresive duke shkaktuar stomatit,parotit etj. Masat
parandaluese te ketyre infeksioneve eshte tualeti i gojes me tretesire te acidit borik 2 %,shplarje e
gojes me permaganat kaliumi 1/OOO.
Ushqimi nga goja fillohet kur eshte e pranishme peristaltika
intestinale.Ai duhet te jete i lengshem; i asimilueshem,i pasur me proteina dhe me kalorite e
duhura.
Pozicioni ne shtrat duhet te jete i pershtatshem,te mos i provokoje dhimbje;ti lehtesoje fryme
marrjen, e mos i shkaktoje lodhje dhe tendosje muskulare.Pozicioni postural menjehere
pasoperator,kur ende eshte ne efektin e anestezis, eshte ne dekubitus dorsal, pa jastek nen
koke.Kur eshte i zgjuar koka ngrihet pak me larte.Ne pozicion gjysem ndenjur vihet qe diten e
pare pas operacionit sepse eshte me komod,me i pershtatshem,me clodhesdhe frymemarrja behet
me e lehte.Aktivizimi i te operuarit duhet te filloje sa me shpejte.qe te parandalohen trombozat
pasoperatore.,te dekubituseve tek te moshuarit e tek te rendet.Pozicioni i te semurit ne shtrat te
nderrohet vazhdimist,kujdes qe te mos formohen rrudha ne carcaf kur rregullohet shtrati,masazhe
muskulare e ferkime kutaneale,pudrosje te saj,perdorim i dysheqeve antidekubitale(me
fryrje),higjena personale e fytyres dhe e gojes,teshat e trupit te pasterta dhe qe ndrohen
shpeshehere.Te rendet duhet te vendosen ne shtrat te çveshur.
LITERATURA
Prof. Dr.Antigona Hasani
http://www.vitrina.edu.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=45730
http://www.nursingtimes.net/nursing-practice/clinical-zones/critical-
care/principles-of-monitoring-postoperative-patients/5059272.article
23

Contenu connexe

Tendances

SISTEMI NERVOR TE NJERIU
SISTEMI NERVOR TE NJERIUSISTEMI NERVOR TE NJERIU
SISTEMI NERVOR TE NJERIUElona Haskaj
 
Plaget kujdesi ndaj tyre
Plaget kujdesi ndaj tyrePlaget kujdesi ndaj tyre
Plaget kujdesi ndaj tyremagnumi
 
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Fleurati
 
MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptxMARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptxZoja Demaj
 
Sistemi imun
Sistemi imun Sistemi imun
Sistemi imun MedShqip
 
Evropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. GjeografiaEvropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. GjeografiaLili Salca
 
Aborti dhe llojet e tij
Aborti dhe llojet e tijAborti dhe llojet e tij
Aborti dhe llojet e tijLeonora Salihu
 
Integrimet Evropiane
Integrimet EvropianeIntegrimet Evropiane
Integrimet Evropianeha 15753
 
Triazhimi, kodet e triazhit
Triazhimi, kodet e triazhitTriazhimi, kodet e triazhit
Triazhimi, kodet e triazhitHysni Dida
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarikYllYmeri
 
Pastrimi, dezinfektimi e sterilizimi
Pastrimi, dezinfektimi e sterilizimiPastrimi, dezinfektimi e sterilizimi
Pastrimi, dezinfektimi e sterilizimiFitore Fazliu
 
Punim seminarik në bazat e biznesit
Punim seminarik në bazat e biznesitPunim seminarik në bazat e biznesit
Punim seminarik në bazat e biznesitDenis Panxha
 
Triazhi pjesa teorike
Triazhi  pjesa teorikeTriazhi  pjesa teorike
Triazhi pjesa teorikeDrmedicine
 
Bazat e Elektrokardiografise
Bazat e ElektrokardiografiseBazat e Elektrokardiografise
Bazat e ElektrokardiografiseKaakaaa
 
Sëmundjet Iskemike të Zemrës
Sëmundjet Iskemike të ZemrësSëmundjet Iskemike të Zemrës
Sëmundjet Iskemike të ZemrësDriton Baloku
 
Hidrokarburet dhe vetite e tyre
Hidrokarburet dhe vetite e tyreHidrokarburet dhe vetite e tyre
Hidrokarburet dhe vetite e tyreirida_2000
 
Periudha intra operatore/Anestezia
Periudha intra operatore/Anestezia Periudha intra operatore/Anestezia
Periudha intra operatore/Anestezia Hysni Dida
 

Tendances (20)

Patologji[1]..
Patologji[1]..Patologji[1]..
Patologji[1]..
 
SISTEMI NERVOR TE NJERIU
SISTEMI NERVOR TE NJERIUSISTEMI NERVOR TE NJERIU
SISTEMI NERVOR TE NJERIU
 
Plaget kujdesi ndaj tyre
Plaget kujdesi ndaj tyrePlaget kujdesi ndaj tyre
Plaget kujdesi ndaj tyre
 
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
 
MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptxMARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
 
Sistemi imun
Sistemi imun Sistemi imun
Sistemi imun
 
Evropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. GjeografiaEvropa perendimore. Gjeografia
Evropa perendimore. Gjeografia
 
Aborti dhe llojet e tij
Aborti dhe llojet e tijAborti dhe llojet e tij
Aborti dhe llojet e tij
 
Integrimet Evropiane
Integrimet EvropianeIntegrimet Evropiane
Integrimet Evropiane
 
Triazhimi, kodet e triazhit
Triazhimi, kodet e triazhitTriazhimi, kodet e triazhit
Triazhimi, kodet e triazhit
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Pastrimi, dezinfektimi e sterilizimi
Pastrimi, dezinfektimi e sterilizimiPastrimi, dezinfektimi e sterilizimi
Pastrimi, dezinfektimi e sterilizimi
 
Punim seminarik në bazat e biznesit
Punim seminarik në bazat e biznesitPunim seminarik në bazat e biznesit
Punim seminarik në bazat e biznesit
 
Triazhi pjesa teorike
Triazhi  pjesa teorikeTriazhi  pjesa teorike
Triazhi pjesa teorike
 
Orientimi në natyrë
Orientimi në natyrëOrientimi në natyrë
Orientimi në natyrë
 
Bazat e Elektrokardiografise
Bazat e ElektrokardiografiseBazat e Elektrokardiografise
Bazat e Elektrokardiografise
 
Sëmundjet Iskemike të Zemrës
Sëmundjet Iskemike të ZemrësSëmundjet Iskemike të Zemrës
Sëmundjet Iskemike të Zemrës
 
Hidrokarburet dhe vetite e tyre
Hidrokarburet dhe vetite e tyreHidrokarburet dhe vetite e tyre
Hidrokarburet dhe vetite e tyre
 
Periudha intra operatore/Anestezia
Periudha intra operatore/Anestezia Periudha intra operatore/Anestezia
Periudha intra operatore/Anestezia
 

En vedette

Përdorimi i-opioidëve-në-kujdesin-paliativ-infermieror-dhe-menaxhimi-i-efekte...
Përdorimi i-opioidëve-në-kujdesin-paliativ-infermieror-dhe-menaxhimi-i-efekte...Përdorimi i-opioidëve-në-kujdesin-paliativ-infermieror-dhe-menaxhimi-i-efekte...
Përdorimi i-opioidëve-në-kujdesin-paliativ-infermieror-dhe-menaxhimi-i-efekte...Ardian Z. Kryeziu
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Flamur Troni
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesXh MedicalTeam
 
Emertimi dhe Klasifikimi i Barnave
Emertimi dhe Klasifikimi i BarnaveEmertimi dhe Klasifikimi i Barnave
Emertimi dhe Klasifikimi i BarnaveEnver MUSTAFAJ
 
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakal
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakalKujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakal
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakalMirsim Tovërlani
 
Fadil Kastrati,Punim seminari, Aparatet për shuarjen e zjarrit
Fadil Kastrati,Punim seminari, Aparatet për shuarjen e zjarritFadil Kastrati,Punim seminari, Aparatet për shuarjen e zjarrit
Fadil Kastrati,Punim seminari, Aparatet për shuarjen e zjarritFadil Kastrati
 
Kujdesi infermieror per plaget.
Kujdesi infermieror per plaget.Kujdesi infermieror per plaget.
Kujdesi infermieror per plaget.Xhuljana Malka
 
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)Ardian Z. Kryeziu
 
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetIlirjan
 
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)Zeqir Kryeziu
 
Turbekulozi Pulmonar!
Turbekulozi Pulmonar!Turbekulozi Pulmonar!
Turbekulozi Pulmonar!Ardit Kote
 
mediastinal tumors investigations
mediastinal tumors   investigationsmediastinal tumors   investigations
mediastinal tumors investigationsArnab Bose
 
Farm e pergj ok
Farm e pergj okFarm e pergj ok
Farm e pergj okMedShqip
 

En vedette (20)

Përdorimi i-opioidëve-në-kujdesin-paliativ-infermieror-dhe-menaxhimi-i-efekte...
Përdorimi i-opioidëve-në-kujdesin-paliativ-infermieror-dhe-menaxhimi-i-efekte...Përdorimi i-opioidëve-në-kujdesin-paliativ-infermieror-dhe-menaxhimi-i-efekte...
Përdorimi i-opioidëve-në-kujdesin-paliativ-infermieror-dhe-menaxhimi-i-efekte...
 
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...Punimi i temes MASTER -  Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
Punimi i temes MASTER - Viktimat e krimeve të vrasjeve me vështrim te posaçë...
 
Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomes
 
Emertimi dhe Klasifikimi i Barnave
Emertimi dhe Klasifikimi i BarnaveEmertimi dhe Klasifikimi i Barnave
Emertimi dhe Klasifikimi i Barnave
 
Ena473 3
Ena473 3Ena473 3
Ena473 3
 
Droga
DrogaDroga
Droga
 
Llojet e Fobive
Llojet e FobiveLlojet e Fobive
Llojet e Fobive
 
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakal
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakalKujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakal
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakal
 
Mediastinal tumors
Mediastinal tumorsMediastinal tumors
Mediastinal tumors
 
Fadil Kastrati,Punim seminari, Aparatet për shuarjen e zjarrit
Fadil Kastrati,Punim seminari, Aparatet për shuarjen e zjarritFadil Kastrati,Punim seminari, Aparatet për shuarjen e zjarrit
Fadil Kastrati,Punim seminari, Aparatet për shuarjen e zjarrit
 
Kujdesi infermieror per plaget.
Kujdesi infermieror per plaget.Kujdesi infermieror per plaget.
Kujdesi infermieror per plaget.
 
Semundjet e gjakut
Semundjet e gjakutSemundjet e gjakut
Semundjet e gjakut
 
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
Barnat kunder dhimbjes (Analgjeziket)
 
Antibiotikët
Antibiotikët Antibiotikët
Antibiotikët
 
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
 
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)
Metabolizmi i barnave dhe helmeve (Biotransformimi)
 
Turbekulozi Pulmonar!
Turbekulozi Pulmonar!Turbekulozi Pulmonar!
Turbekulozi Pulmonar!
 
mediastinal tumors investigations
mediastinal tumors   investigationsmediastinal tumors   investigations
mediastinal tumors investigations
 
Farm e pergj ok
Farm e pergj okFarm e pergj ok
Farm e pergj ok
 

Similaire à Anesteziologji

Mjeksia e urgjences vecorite
Mjeksia e urgjences  vecoriteMjeksia e urgjences  vecorite
Mjeksia e urgjences vecoriteDrmedicine
 
Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet vijuese
Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet vijueseKujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet vijuese
Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet vijueseShpend Beqiri
 
Lendimet masovike,-triazhimi-i-te-lenduareve-ppt;-25-10-2012
Lendimet masovike,-triazhimi-i-te-lenduareve-ppt;-25-10-2012Lendimet masovike,-triazhimi-i-te-lenduareve-ppt;-25-10-2012
Lendimet masovike,-triazhimi-i-te-lenduareve-ppt;-25-10-2012nastela
 
Anamneza dhe ekzaminimi klinik ne kirurgji
Anamneza dhe ekzaminimi klinik ne kirurgjiAnamneza dhe ekzaminimi klinik ne kirurgji
Anamneza dhe ekzaminimi klinik ne kirurgjiHysni Dida
 
Dhimbja e gjoksit
Dhimbja e gjoksitDhimbja e gjoksit
Dhimbja e gjoksitDrmedicine
 

Similaire à Anesteziologji (9)

Mjeksia e urgjences vecorite
Mjeksia e urgjences  vecoriteMjeksia e urgjences  vecorite
Mjeksia e urgjences vecorite
 
Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet vijuese
Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet vijueseKujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet vijuese
Kujdesi shëndetësor zbatohet duke u udhëhequr nga parimet vijuese
 
Lendimet masovike,-triazhimi-i-te-lenduareve-ppt;-25-10-2012
Lendimet masovike,-triazhimi-i-te-lenduareve-ppt;-25-10-2012Lendimet masovike,-triazhimi-i-te-lenduareve-ppt;-25-10-2012
Lendimet masovike,-triazhimi-i-te-lenduareve-ppt;-25-10-2012
 
Kanceri i Mushkerise
Kanceri i MushkeriseKanceri i Mushkerise
Kanceri i Mushkerise
 
TRAUMA
TRAUMATRAUMA
TRAUMA
 
Anamneza dhe ekzaminimi klinik ne kirurgji
Anamneza dhe ekzaminimi klinik ne kirurgjiAnamneza dhe ekzaminimi klinik ne kirurgji
Anamneza dhe ekzaminimi klinik ne kirurgji
 
Dhimbja e gjoksit
Dhimbja e gjoksitDhimbja e gjoksit
Dhimbja e gjoksit
 
E regjistri v1 04-03-3013
E regjistri v1 04-03-3013E regjistri v1 04-03-3013
E regjistri v1 04-03-3013
 
Biologji
BiologjiBiologji
Biologji
 

Anesteziologji

  • 1. 23 Univerziteti i Prishtinës PUNIM SEMINARIK Lënda : Anesteziologji me reanimacion Tema : Përcjellja e pacientit për në repart kirurgjik Punuan : Muhamed Selimi Prishtinë 2014
  • 2. 23 Hyrje Qëllimi i ketij kapitulli eshte se si të njoftohemi dhe trajtojm fillimisht problemet akute që i hasim shpesh në reparte të spitaleve të pergjithshme dhe si ti referojmë ata pacient kolegëve senior, nëse nuk marrim pergjigje pas trajtimit fillestar që ia kemi bërë. Shumë shpesh, interpretimi i gabuar i pasqyres klinike mund të shkaktoj mungesë të ndermarjes së akcioneve ose trajtimi i filluar mund të jetë i gabuar. Një shembull klasik eshte mbi një pacient të moshuar me frymëmarrje të veshtersuar, hipotenziv, oligurik dhe kërcitje gjatë auskultimit tëmushkërive. Diagnostifikohet si insuficiencë akute e zemrës dhe i jipet sasi e madhe e diuretikëve. Diagnoza korrekte eshte pneumonia, sepsa dhe insuficienc pre-renale sekondare nga hipovolemia dhe hipotensioni. Ndonese diuretikët në fillim mund ta rrisin diurezën, më vonë ajo rritë dehidrimin dhe insuficiencën prerenale dhe nxitë kolapsin akut kardiovaskular.
  • 3. 23 Përcjellja e pacientit për në repart kirurgjik Qëllimi i parë është identifikimi i disfunksionit në një apo më tepër organe dhe trajtimi adekuat fillestar të pengoj zhvillimin e vertet të insuficiencës së organeve. Kur kjo arrihet, hulumtimet e nevojshme do të ndihmijnë në vendosjen e diagnozës klinike që eshte shkaktar i semundjes së pacientit. Nëse kjo nuk eshte e mundur, referimi i hershëm per kujdes të nivelit më tëlart (si p.sh., transveri në HDU ose ITU) mund të permiresoj prognozën e pacientit. Percjellja e pacientit moribund (duke vdekur) në repart në rastet ekstreme, ose arresti kardiak, do të thotë deshtim të menaxhimit të meparem. Mortaliteti rritet me seriozitetin e semundjes dhe prognoza pas arestit kardiak te pacienti i hospitalizuar nuk eshte e mirë, më pak se 20% e rasteve perjetojne lirimin nga spitali. Me përjashtim të disa gjendjeve, shpesh fatale, (siç është embolia pulmonare masive akute te pacienti postoperativ ose fibrilimi ventrikular, aresti kardiak pas infarktit të miokardit), shumica e sëmundjeve kritike nuk ndodhin aty për aty, por zakonisht zhvillohen gradualisht, duke evoluar kështu brenda disa orëve apo ditëve. Sëmundja zakonisht perfshin vetem nje organ, por menaxhimi joadekuat involvon edhe organe tjera dhe insufiecienca e më teper organeve shkakton dobesimin e pergjigjes së mekanizmave kompenzator. Në botën ideale, mjeku i cili do të percjell pacientin akut të semure duhet të jet senior, klinicist me pervoj, i cili do të bente vleresimin e shpejt të pacientit, tëfillonte trajtimin emergjent, të vazhdoj me vleresim më detal, të udhezoj hulumtime të nevojshme dhe në fund të arrihet deri te diagnoza klinike dhe të fillohet trajtimi definitiv. Gjatë procedurave rutinore nese infermierja brengoset per gjendjen e pacientit duhet të lajmeroj mjekun më të ri të ekipes mjekesore, zakonisht mjekun në vitin e parë të punes. Shkaku i thirrjes mund të jetë se Sistemet e Poentimit për Paralajmërim të Hershëm (EWS-shih më vonë) kanë tejkaluar pragun e nxitjes (trigger). Por, motra duhet të ketë qendrim më specifik, pra ajo brengoset për p.sh. frymemarrjen e pacientit, shtypjen e ulët të gjakut, daljen e zvogeluar të urinës etj. Klinicisti i pa pervoj duhet të mbeshtetet në proqesin sistematik gjatë vleresimit klinik dhe të identifikoj cili organ eshte jofunkcional ose ka dështu, cila eshte diagnoza (ose diagnoza diferenciale) dhe pastaj cili trajtim fillestar eshte më i pershtatshëm.
  • 4. 23 Nivelet e kurseve Nivele të ndryshme të kurseve janë në dispozicion, të cilat kanë për qellim të ‘shkurtojnë rrethin’ e hendekut mes njohurive dhe eksperiencës. Keto kurse sigurojnë mësim intensiv, madje didaktik, nga klinicistet multidiciplinar me eksperiencë, mjeket e specializimeve tëndryshme dhe infermierët. Shembujt janë: • Acute Life Treating Event Recognition and Treatment (ALERT): njohja dhe menaxhimi i pacientëve në fazen e hershme të zhvillimit tësemundjes kritike. • Acute Illness Management (AIM): njohja dhe menaxhimi i pacientëve në fazat e hershme të zhvillimit të semundjes kritike. • Care of the Critically Ill Surgical Patient (CCrISP): menaxhimi i të semurit kritik kirurgjik. • Advanced Life Support (ALS): prevenimi dhe menaxhimi i arestit kardiorespirator. • Advanced Trauma Life Support (ATLS), European Trauma Course (ETC): menaxhimi i traumes ne rrezikshmeri të madhe per jetë. • Advanced Pediatric Life Support (APLS): njohja dhe menaxhimi i femijes së semurë. • Situation Background Assessment Recommendation (SBAR): komunikimi gjatë situatave kritike. Vijimi i kursit ALS eshte i detyrueshem per mjekët themelor (nese e kalon kursin me sukses!) si dhe vijimi i njerit nga kurset qe kane per qellim njohjen dhe menaxhimin e të semureve kritik, por keto nuk do të thotë të jenë të mjaftueshme. Sistemet e poentimit klinik Që gjendja akute apo perkeqesimi i gjendjes së pacientit, të trajtohet, së pari duhet të zbulohet, e kjo zakonisht bëhet nga infermierja e repartit gjatë observimeve rutinore klinike. Në vitin 1990 eshte prezentuar sistemi formal i poentimit klinik, i quajtur Sistemet e Poentimit për Paralajmërim të Hershëm (Early Warning Scoring Systems-EWS), me qellim që të ndihmoj vleresimin e seriozitetit tësemundjes, të ‘jipet shenja’ per vleresim urgjent mjekesor dhe të monitorohet pergjigja në trajtim. Në vitin 2007 Instituti Nacional për Shendet dhe Persosmeri Klinike (NICE) publikon rekomandimin se ‘ Sistemet fiziologjike të vëzhgimit dhe nxitjes duhet tëperdoren per monitorim të të gjithë pacientëve tërritur në spitalet me trajtim akut’.
  • 5. 23 NICE rekomandon se në regjistrimin e të dhënave duhet të perfshihen: • Frekuenca e zemrës; • Frekuenca e frymemarrjes; • Shtypja sistemike e gjakut; • Niveli i vetedijes; • Temperatura; • Saturimi periferik i oksigjenit. Ekipi i kujdesit kritik i zgjeruar Ekipet e zgjeruara janë formuar në shumë spitale me qellim të ndihmes pacienteve me EWS të lart ose të i asistojnë ekipit mjeksor i cili aktualisht e mjekon pacientin, i cili nuk jep pergjigje në trajtim. Ekipet e zgjeruara janë multidiciplinare dhe perberja e tyre ndryshon prej spitalit në spital. Lideri i ekipes duhet të jet i trajnuar në menaxhimin e të semureve kritik dhe eshte ideale të jet nje mjek me pervoj i kujdesit krrritik apo nje infermiere e kujdesit kritik. Pranimi i thirrjes Nëse ju thërrasin për të vlerësuar një të sëmurë akut të cilin nuk e keni parë më parë dhe nuk jeni në dijeni për historinë e tij mjekësore. Atëherë përmes kësaj thirrjeje telefonike ju mund merrni informata të dobishme rreth gjendjes së pacientit, kështuqë gjatë rrugës për në repart të mendoni rreth shkaktarëve të mundshëm dhe trajtimit të pacientit. Një referues me përvojë mund të ju sigurojë të dhëna koncize rreth historisë së sëmundjes dhe gjendjes së tanishme të pacientit, perfshir edhe EWS skorin. Megjithatë, nëse nuk ju ofrohet ndonjë informate atëherë ju duhet të bëni disa pyetje : • Çfarë moshe është pacienti? • Kur është pranuar në spital? • Cila është diagnoza e punës? • A është i vetëdijshëm, nëse po në çka po ankon? • Me çfarë shpjetësie është përkeqësuar gjendja e tij?
  • 6. 23 • Cilat janë shenjat vitale të fundit- frekuenca e frymemarrjes, frekuenca e zemres, shtypja e gjakut, saturimi i oksigjenit? • A posedon urdhër për ‘të mos u reanimuar’ (DNAR)? Principet e vlerësimit Kur vlerësoni dhe menaxhoni një pacient me sëmundje akute, pavarësisht gjendjes së tij të rëndë, qëllimi primar duhet të jetë siguria e pacientit më tepër sesa përcaktimi i diagnozës së saktë. Shumë kriza klinike mund të menaxhohen fillimisht me njohje të shpejtë dhe korigjim të abnormaliteteve më të shpeshta përmes terapisë së thjeshtë (p.sh. oksigjen dhe lëngje). Është e logjikshme që të gjithë anëtarët e ekipit mjekësorë t’I përmbahen të njëjtës qasje sistematike për të vlerësuar dhe trajtuar pacientët ‘në rrezik’ apo me sëmundje akute duke ndjekur: • Vlerësimin dhe trajtimin e menjëhershëm duke përdorur qasjen ‘ABCDE’ • Monitoringu i thjeshtë në shtrat; • Pasi të jet trajtuar rrezikshmeria per jetë , vlersimi sekondar i pacientit behet duke përdorur të gjitha informatat në dispozicion-historia, egzaminimet, hulumtimet; • Analiza e të gjitha informatave ekzistuese dhe vendosja e diagnozës ose lista e diagnozave të ndryshme; • Plani definitive i menaxhimit apo trajtimit, duke perfshi edhe referimin te kolegu senior nese ekziston ndonje dyshim në lidhje me aftesit e juaja per menaxhimin e sigurt të situates; • Mbajtja e mirë e evidencës. Pikat kyçe: 1. Qëllimi i intervenimeve fillestare është të mbahet pacienti gjallë dhe të bëhen disa përmirësime klinike, kështuqë trajtimi definitiv të fillojë. 2. Gjithmonë korigjoni abnormalitetet jetë-kërcenuese para se të kaloni në stadin tjetër të vlerësimit. 3. Masat e reanimimit (oksigjen, lëngje, etj.) shpesh duhen disa minuta që të kenë efekt. 4. Thirrni për ndihmë sa më herët. Në secilin stad të vlerësimit të pacientit mendoni “ A më nevojitet ndihma?”
  • 7. 23 Menjehere në fillim, pasi të jen identifikuar gjendjet jetë-kercnuese dhe trajtimi ka filluar pas vleresimit të juaj primar, ndermire vleresimin e plote sekondar. Rivlerësoni pacientin rregullisht për të indetifikuar ndikimin e trajtimit apo përkeqësimin eventual të gjendjes së tij. Mos tentoni të bëni çdo gjë vetë, përdorni të gjithë anëtarët e ekipit multidisiplinarë, sepse ata janë aty për t’ju ndihmuar juve. Kështuqë duhet të komunikoni në mënyrë efektive me secilin, stafin, pacientin dhe të afërmit e tij. Mund të ndodhin disa intervenime në te njëjtën kohë, sidomos nëse pacienti është në gjendje të peri arrestit; gjithnjë kujdesuni për sigurinë tuaj dhe të pacientit: • Kujdes rreziqet nga ambienti-elektriciteti, lëngjet e derdhura, etj. • Largoni gjilpërat dhe mjetet e mprehta në ‘plehëra të dedikuar për sende të mprehta’. • Masat mbrojtëse dorëzat dhe maskat reduktojnë rrezikun nga kontaminimi me sekrecione, gjak etj. Higjiena e stafit ka ndikim të rëndësishëm në rezultatin e pacientit, andaj përkundër gjithë presionit që keni në ato momente: • Gjithmonë lani duart para dhe pas kontaktit me pacientin. • Përdorni teknikat aseptike mos- prek (ANTT).për të gjitha procedurat invasive (ANTT). Qasja e parë ndaj pacientit Pyeteni pacientin një pyetje të thjeshtë p.sh. “ Si jeni? “ Një përgjigje normale verbale menjëherë ju informon që pacienti : • Ka rrugë të lira ajrore • Po merr frymë • Ka perfusion të trurit me gjak të oksigjenuar.
  • 8. 23 Nëse pacienti mund të flasë vetëm fjali të shkurtëra, dyshoni për distress respiratorë të rëndë. Nëse pacienti nuk ju përgjigjet në pyetje, sygjeron në sëmundje serioze dhe duhet menjeherë të vlerësoni pacientin për shenja jete përderisa i mbani rrugët e frymëmarrjes të hapura. Nëse pacienti nuk ka shenja jete, ndiqni udhërrëfyesin e fundit për reanimim intrahospitalor (shih më posht). Hapi pauses është fillimi me vlerësimin ABCDE. Derisa e bëni këtë, kërkoni nga asistenti juaj të vendosë sa më shpejt që është e mundur: • Pulsoksimetrin • Monitorimin e EKG • Monitorimin jo-invaziv të presionit të gjakut. Sistemi ABCDE A- Është për rrugët ajrore (airway) B- Është për frymëmarrje (breathing) C- Është për qarkullimin (circulation) D- Është per paaftësi (disability)( funksioni i SNQ) E- Është ekspozimi (exposure) që lejon ekzaminimin e plotë të pacientit. Vlerësimi dhe veprimet konsekuente janë me prioritet sipas këtij rendi sepse në përgjithësi, mbyllja e rrugëve ajrore e mbytë pacientit më shpejt se sa çrregullimet e frymëmarrjes, të cilat poashtu vrasin më shpejt se sa humbja e gjakut apo disfunksioni kardiak. Secila pjesë e sistemit të vlerësimit ndjek rrugën e njëjtë; identifikimi i emergjencave jetë-kërcënuese dhe trajtimi në tënjejtën kohë i tyre. Shumica e abnormalitetve do të detektohen përmes një teknike të thjeshtë të ekzaminimit klinik e bazuar në qasjen shiko-ndiej-ndegjo (look-feel-listen). Renditja e komponentave të ndryshme të qasjes shiko-ndiej-ndegjo do të ndryshojnë në bazë të sistemit që do të ekzaminohet. Vlerësimi primar dhe reanimimi Vlerësimi i gjendjes së rrugëve ajrore (A) Qëllimi është identifikimi dhe trajtimi obstruksionit të rrugëve ajrore. Gjithnjë trajtojeni obstruksionin e rrugëve ajrore si emergjencë mjekësore dhe kërkoni menjëhere ndihmën e ekspertit. Nëse nuk trajtohet menjehere, çon në rënie të PaO2, rrezikon dëmtimin e indeve nga
  • 9. 23 hipoksia (siq eshte truri, veshkat dhe, zemra) dhe eventualisht do të shkaktojë arrest kardiak dhe vdekje. Tek pacientët në gjendje kritike, obstruksioni i rrugëve ajrore zakonisht ndodhë për shkak të deprimimit të nivelit të vetëdijes, edhe pse mund të jenë ëdhe shumë shkaqe tjera .E kundërta është poashtu e vërtetë; nese pacientin bisedon me ju do të thote se i ka rruget ajrore të hapura. PIKAT KYQE *Crregullimi i vetedijes per shkak të p.sh. hipoksis së trurit, barnave apo demtimit akut të trurit, eshte shkaku më i shpesht i obstrukcionit të rrufeve të frymemarrjes në repartet e spitaleve të pergjithshme. *Frymëmarrja e zhurmshme GJITHNJË indikon obstruksion, qetësia do të thotë apne. Shiko, ndegjo dhe ndjeje per shenjat e rrugeve te frymemearrjes. Kjo me se miri behet me vendosjen e veshit tuaj afer gojes dhe hundes se pacientit dhe derisa shikoni poshte gjoksin. Shikoni levizjet e krahërorit: • Lëvizjet paradoksale të krahërorit dhe abdomenit (respiracioni ‘see-saw’) • Përdorimi i muskulaturës ndihmëse respiratore(p.sh. m.sternocleidomastoideus, muskujt e qafës, shpinës dhe supeve). VINI RE: cianoza qendrore është shenjë e vonshme e mbylljes së rrugëve te frymëmarrjes. Ndegjoni zhurmat e levizjes së ajrit dhe prezencën e ndonje zhurme tjeter abnormale : • Obstruksioni komplet, qetësi. • Obstruksioni parcial, i zëshëm. • Qetesia tregon edhe obstrukcionin komplet të rrugëve të frymëmarrjes në prezenc të perkunder tentimeve të pacientit per të mare frymë ose apnea (aresti respirator). Disa zhurma ndihmojnë në lokalizimin e nivelit të obstruksionit (Tabela 8.4). Ndjeni ajrin e expiruar:
  • 10. 23 • Vendoseni dorën apo faqen afer gojes së pacientit. Kjo do te ndihmoj në konfirmimin e prezences apo mungeses së rrjedhejs së ajrit dhe do tëtregoj volumin tidal të pacientit. Nëse ka shenja të obstruksionit, kërkoni ndihmën e ekspertit menjeherë dhe në mënyrë rapide filloni metodat e thjeshta për pastrimin e rrugëve ajrore:vizualizimi i rrugëve të eperme resoiratore dhe evidentimi i trupit të huaj (p.sh. gjaku, sekrecioni, copë e ushqimit, vjellje) dhe filloni me aspirim tëkujdesshem vetem aq sa mund të shihni duke perdorur katetr të aspirimit rigjid dhe të gjërë (p.sh. Yankauer); ngritja e kokës-tërheqja e nofullës (Fig. 4.3), vendosja e një airway orofaringeale apo nasofaringeale (shih Kapitullin 2). Kur këto masa dështojnë, duhet bërë intubimi traheal, por që duhet tentuar vetëm nga stafi me përvojë. Në shumicën e situatave, intubimi kërkon edhe përdorimin e hipnotikëve dhe bllokatorëve neuromuskularë dhe anesteziologun. Sapo të jeni tëkenaqur se pacienti ka rrugen ajrore të sigurt, jepni oksigjen në koncentrime të larta (15 L/min) duke përdorur maskën me rezervoar (Fig. 7.4), dhe ventilo që të fitojsh frymemarrje. Kjo aplikohet te të gjithe pacientët të cilët nuk marrin frymë ose të cilët kanë shenjat e gjendjes akute, duke perfshi edhe pacientët me SKOM. Hipoksia mbytë ngadal, hiperkapnia mbytë edhe më ngadal. Rivleresoni pacientin dhe titroni oksigjenin e inspiruar që të fitoni SpO2 ose PaO2 të pranueshëm (shih më posht). Vlerësimi i frymëmarrjes (B) Qëllimi është të vlerësohet mjaftueshmëria e frymëmarrjes dhe të diagnostifikohet dhe trajtohet menjehere gjendjet kercenuese per jetën siq eshte bronkospazmi i theksuar, pneumonia e rende, ekzacerbimi akut i SKOM-it, edema akute pulmonale dhe tension pneumotoraksi. Nëse nuk trajtohen, frymëmarrja joadekuate do të çojë në hipoksemi dhe hiperkapni (shih Fig. 7.1 dhe 7.2), që eventualisht mund të çojnë në humbje të vetëdijes. Janë shumë shkaqe të insuficiencës së frymëmarrjes (Tab 8.5). Qasja ‘shiko, ndegjo dhe ndjeje’ perdoren perseri. Shikoni për shenjat e frymëmarrjes jonormale: • Përdorimi i muskulaturës ndihmëse respiratore, terheqja e trahes, frymëmarrje abdominale, djersitje, cianozë qendrore. • Frekvenca e frymëmarrjes e çrregulluar; normale është mes 12 dhe 20 frymëmarrje/min. Frekvenca më e lartë apo që po rritet, është marker i sëmundjes akute dhe duhet të konsiderohet si paralajmërim që pacienti shumë shpejt mund të përkeqësohet. Frekvenca e shumë e ulët e frymëmarrjes , sygjeron në probleme të SNQ. • Thellësia e secilës frymëmarrje.
  • 11. 23 • Ritmi i frymemarrjes • Lëvizja simetrike e të dy anëve të kafazit të krahërorit. Shikoni për: • Deformitetet e kafazit të krahërorit, sepse mund të dëmtojnë aftësinë për të marrë frymë normalisht. • Rritja e PVJ ( mund të tregojë për astmë akute të rëndë ose pneumotoraks tensiv). • Drenat torakal-a janë të hapur, nen nivelin e krahrorit dhe me lekundje/drenim? • Distendimi abdominal, e përkeqëson distresin respirator duke limituar lëvizjet e diafragmës. Dëgjoni për shenjat e sëmundjeve respiratore: • Vendosni veshin pranë fytyres së pacientit nese nevojitet. Zhurmat kërcitëse apo gurgullitëse indikojnë në prezencën e sekrecioneve, zakonisht për shkak të pamundësisë së pacientit për t’u kollitur sa duhet apo te marrë frymë thellë. Zhurma inspiratore (stridori) sygjeron në obstruksion parcial por significant të rrugëve të frymëmarrjes. • Auskultoni krahërorin, duke vendosur stetoskopin në të gjitha fushat e krahrorit, perpara dhe mrapa dhe vlerësoni kualitetin e tingujve të frymëmarrjes: • Zhurma ekspiratore e lart-e mprehtë (vizing) sugjeron bronkospazmin; • Frymëmarrja bronhiale sugjeron në konsolidim pulmonar; • mungesa apo reduktimi i tingujve tregojnë për prezencë të pneumotoraksit apo fluidit pleural; • kërcitjet-sugjerojnë edemë pulmonale ose fibrozë tëmushkerive; të ashpra sugjerojnë sekrecionin e mbledhur. Ndjeni kafazin e krahërorit për:
  • 12. 23 • Pozicionin e trahesë në nivelin e zgavres suprasternal. Devijimi në njërën anë indikon në zhvendosje të mediastinumit (p.sh. pneumotoraksi, fibroza e mushkërive ose efuzion masiv pleural). • Ekuivalent me ekspanzionin-redukim në anën e pneumotoraksit ose efuzion pleural. • Emfizema kirurgjike ose krepitacionet-dyshoni të jetë pneumotoraks përderisa nuk verifikohet ndryshe. • Perkutoni krahërorin: hiper-resonanca sugjeron në pneumotoraks, matitet sugjeron në konsolidim ose likuid pleural. Puls oksimetri duhet ti vendoset pacientit sa më heret. Kjo na jep informata informata të vlefshme mbi perpjekjen e pacientit që të oksigjenoj gjakun i cili kalon neper mushkeri. Në shumicën e rasteve, SpO2 që kemi për qëllim ta arrijmë, duhet të jetë prej 94-98%. Oksigjeni në fillim jipet me rrjedhe të lart 15L/min me anë të maskes me rezervoar; oksigjeni i inspiruar mëvone ulet në varesi nga gjendja e pacientit. Te disa pacient si ata që vuajnë nga SKOM i theksuar, të cilet janë tëvarur nga puna hipoksike (hypoxic drive) (Tipi II i insuficiencës respiratore, hipoxemia kronike dhe hiperkapnia ) koncentrimet e larta të O2 mund të kenë zvogelojne punen respiratore. Duke limituar koncentrimin e oksigjenit të inspiruar duhet gjithnjë të dyshojmë në Tipin II kronik të insuficiencës respiratore. Sidoqoftë, ky grup i pacientëve mbetet në rrezik per dëmtim përfundimtar të organeve, arrest kardiak, apo vdekje nëse lejohet që presioni i O2 në gjak të bie shumë. Në këtë grup, terapia me oksigjen titrohet deri sa të arrihet SpO2 në 88-92%. Nëse është e mundur, dërgoni gjakun arterial për analiza gazore,edhe pse alternativisht kjo mund të bëhet në fund të ‘C’. Kjo do të ofrojë informata mbi: • Oksigjenimin, PaO2: është ‘rregull’; që diferenca në mes PaO2 (kPa)dhe koncentrimit të oksigjenit në inspirium (%) më e madhe se 10, nënkupton defekt në marrjen e oksigjenit nga organizmi. • Ventilimi, PaCO2: hiperkapnia (PaCO2 i rritur) është rezultat i ventilimit alveolar joadekuat; ndërsa hipokapnia rezultat i ventilimit të tepruar. • Metabolizmi. pH, ekscesi bazik: pacientët e sëmurë rëndë zakonisht kanë acidozë metabolike (rënie të pH, eksces bazik negativ) në proporcion me shkallën e përkeqësimit të sëmundjes. Acidoza poashtu mund të vërehet te ketoacidoza diabetike, si dhe te pacientët kirurgjik që humbin bikarbonate përmes traktit gastrointestinal (p.sh. diarea, fistulat). • Shumë analizator modern të gazrave bëjnë matjen edhe të elektrolitëve dhe laktateve. Rritja e kësaj të fundit nënkupton çrregullimin e oksigjenimit të indeve, kurse PaO2 mund të jetë normale. Kjo flet për problemin me shpërndarjen e oksigjenit në inde dhe shokun akut cirkulator.
  • 13. 23 Çdo problem kërcënues për jetën duhet të trajtohet sa më shpejt pasi të identifikohet. Nëse frymëmarrja e pacientit është tejet inadekuate ose nëse pacienti është apneik, ventilimi duhet të asistohet ose kontrollohet duke përdorur maskë-valvul-qese me rezervuar të konektuar në oksigjen me rrjedhë të madhe, 15 L/min, derisa thirret urgjent eksperti për ndihmë. Rezervuari shtesë lejon që koncentrimi i oksigjenit të arrijë deri afër 100%. Për trajtimin e gjendjeve të veçanta shih më poshtë. Pikat kyçe: 1. Pulsoksimetri nuk e matë PaCO2, andaj nuk tregon për ventilimin adekuat të pacientit. 2. Pacientët hipoksemik tentojnë të hiperventilojnë dhe kjo rezulton me PaCO2 të ulët. 3. Nëse pacienti është duke marrur oksigjenoterapi, SpO2 mund të jetë normal, përkundër ventilimit joadekuat. 4. Një PaO2 normal (12-14 kPa) përderisa pacienti inspiron 100% oksigjen (FiO2~1.0), nuk është normal. Vlerësimi i qarkullimit të gjakut (C) Qëllimi kryesor është vlerësimi i statusit hemodinamik i pacientit dhe identifikimi dhe trajtimi i shokut cirkulator, pa marr parasysh shkaktarin. Shoku është perfuzion joadekuat i organeve vitale me gjak të oksigjenuar,dhe nëse nuk trajtohet, do të çojë në dëmtim ishemik të organeve vitale dhe insuficiencë të organeve. Në shumicën e emergjencave kirurgjike dhe mjekësore, shkaktar i shokut është hipovolemia. Gjakderdhja masive (e dukshme apo e fshehur) duhet të përjashtohet menjëherë te pacientët të cilët zhvillohet shoku në periudhën e hershme postoperative. Patologjitë respiratore, siç është pneumotoraksi tenziv, mund të kompromitojë poashtu qarkullimit e gjakut, por tashmë do të duhejt të ishte detektuar dhe trajtuar nëse është ndjekur sistemi I lartshënuar. Qasja ‘ shiko, ndëgjo dhe ndjejë’ përdoret përsëri. Shikoni për: • Ngjyrën e duarve dhe gishtave; a janë cianotikë, të zbehtë, të marmorizuara, që tregojnë për perfusion të dobët periferik? • Gjendjen e venave perfierike; a janë jo të mbushura mirë apo të kolabuara, që tregojnë për hipovolemi?
  • 14. 23 • Venat qendrore. A janë të kolabuar, tregon hipovolemin, ose apo të fryra flet për insuficiencën akute e ventrikulit të majtë, tamponada e yemrës, pneumotoraksi tensiv ose astma akute e rëndë? • Për shenjat tjera të debitit kardiak të dobët, p.sh reduktimi I nivelit të vetëdijes, oliguria (vëllimi i urinës < 0.5 ml/kg/h). • Për shenjat e dukshmë te humbjes së gjakut apo lëngut ektracelularë; gjakderdhje, humbje nga sonda nasogastrike apo drenat. SHËNIM: drenat e zbrazët nuk e përjashtojnë gjakderdhjen aktive. Gjakderdhja mund të jetë e padukshme (p.sh. intratorakale, intraperitoneale, në pelvik, apo ne zorrë). Dëgjoni: • Tonet shtesë të zemrës. Toni i tretë dhe i katërt i zemrës dëgjohen në diastolë dhe rezultojnë në ritëm të trefishtë-ritëm galop. Toni i tretë (diastolë e hershme) tregon për insuficiencë të zemrës; toni i katërt i zemrës (diastola e vonshme) poashtu është shenjë e ventrikulit të majtë të tendosur dhe me funksion të dobësuar. • Shushuritjet e zemrës, shkaktohet te sëmundjet e valvulave. • Fërkimet perikardiale, te perikarditi. • Tonet e zemrës shumë të dobëta, mund të dëgjohen te emfizema e rëndë dhe efuzioni pleural. Ndjeni: • Vlerësoni temperaturën e ekstremiteteve duke prekur këmbët dhe duart e pacientit. A janë të ngrohta, apo te ftohta që na tregojne për perfusion të dobët? • Mateni pulsin qendror (zakonisht arterien karotide) dhe e krahasoni me pulsin periferik (zakonisht arterien radiale). Vlerësoni për: • Frekuencën; • Ritmin/rregullsinë; • Volumin; • Karakterin.
  • 15. 23 Pulsi i shpejt, i dobët, me volum të ulët sugjeron në output kardiak të varfër. Një puls i shpejtë mund të indikoj në sepsë. Mateni shtypjen e gjakut të pacientit. Shkaqet e hipotensionit janë shënuar në Tabelën 8.6. Në fund, mateni kohën e rimbushjes kapilare (KRP), të dyja qendrore dhe periferike. Bëni presion të fortë në mollëzën e gishtit ose shputës për 5 sekonda (në apo mbi nivelin e zemrës) dhe lirojeni; kapilarët duhet të rimbushen (rikthehet ngjyra në vendin e komprimuar) brenda <] 2 sekonda. KRP mund të ndikohet edhe nga temperatura e ambientit. Përsëriteni procedurën mbi sternum. Frekuenca e zemrës dhe presioni i gjakut duhet të vihen në kontekst; një pacient i moshuar me rezerva të miokardit të dobëta mund të ketë frekvencë të zemrës prej 60/min dhe presioni i gjakut 95/60 mmHg, por vlerat e njëjta mund të tolerohen mirë apo të jenë normale per një adult të ri e te shëndoshë. Megjithëse në fund të fundit trajtimi i shokut do të determinohet nga shkaku, më të shpeshtit janë hipovolemia, sepsa dhe insuficienca e zemrës. Këto janë shtjelluar më poshtë. Pikat kyçe: 1. Frekuenca e zemrës në gjendje të qetësisë, normalisht është më e ulët se sa presioni sistolik i gjakut. 2. Tek disa pacientë, p.sh. ata me gjakderdhje gastrointestinale ose intra-abdominale, mund të kërkohet intervenimi kirurgjik i menjëhershëm si formë e vetme efektive e reanimimit. 3. Pacientët me insuficiencë kardiake do të bëhen keq edhe nëse zemra e tyre është e nën-mbushur si edhe kur është e stërmbushur, andaj mund të përfitojnë nga lëngjet intravenoze. Vlerësimi i gjendjes neurologjike-paaftësia (D) Qëllimi është që të vlerësohet niveli i vetëdijes së pacientit, dhe, nëse është i dëmtuar, të identifikohet dhe të trajtohet shkaku nëse është e mundur. Shkaqet më të shpeshta të humbjes së vetëdijes janë paraqitur në Tabelën 8.7. Hipoksemia, hiperkapnia, apo hipoperfuzioni cerebral duhet të detektohen dhe të trajtohen në stadet më të hershme të vlerësimit ABCDE. Ekzaminoni bebëzat për madhësi dhe fotoreaktivitet: • Bebëzat e zvogëluara si pikë (pinpoint), reactive: opioidet, gjakderdhje në pons. • Madhësi mesatare të fiksuara: lesion në trurin e mesëm.
  • 16. 23 • Të dilatuara dhe të fiksuara: ishemi e rëndë apo hipoksi (për shembull, pas arrestit kardiak) hipoglikemi, lesion të trungut truror, pas konvulzioneve, efekti i barnave (atropina, adrenalina, mbidozimi me antidepresant triciklik). • Dilatim unilateral, i fiksuar: hematomë intrakraniale ekspanduese që shkakton hernizim unkal, lesion i nervit të tretë kranial (okulomotor). Verifikimet tjera të rëndësishme: • Vlerësoni nivelin e vetëdijes të pacientit duke përdorur GCS (Tabela 8.8) dhe shëno përgjigjen më të mirë. • Mateni glikeminë e pacientit me metodën rapide pranë shtratit Testimi i Pikës së Kujdesit (TPK) analizator i gjakut për eliminim të hipoglikemisë dhe pastaj gjaku urgjent dërgohet për vlerësim laboratorik më të saktë. • Shikojeni kartelën e pacientit për shkaqet reversibile të humbjes së vetëdijes nga barërat. • Konsidero mundësinë e infeksioneve akute të SNQ, hemorragjisë intracerebrale ose infarktit cerebral. • Statusi epileptik duhet të vlerësohet dhe trajtohet si që është përshkruar më poshtë. Pikat kyçe: 1. Pacientët në gjendje kome (GCS<9) janë në rrezik për obstruksion të rrugëve të frymëmarrjes kur janë të shtrirë në shpinë, dhe reflekset e rrugëve ajrore mund të mos jenë të mjaftueshme për të parandaluar aspirimin e sekrecioneve, masava të vjella apo gjakut. Vendoseni në pozite të kundërt dhe thirrni ekspertet për t’I siguruar rrugët ajrore. 2. Nëse ekziston ndonjë rrezik i patologjisë koekziztuese të unazave cervikale p.sh. fraktura, vendoseni pacientin në shpinë dhe mbani rrugët e frymëmarrjes. Kjo obligon prezencën konstante të mjekut apo infermieres. 3. Mos e harroni asnjëherë glukozën (MHAG) te çdo pacient të cilit i keqësohet vetëdija. Ekspozimi/ekzaminimi (E)
  • 17. 23 Qëllimi është të lejohet ekzaminimi i plotë , nga koka deri te gishtat e këmbëve, shpina dhe pjesa e përparme e pacientit. Për t’u mundësuar kjo, nevojitet ekspozim i plotë i trupit të pacientit, por në mënyrë që t’I rekpektohet dinjiteti dhe të parandalohet humbja e temperaturës. Fillimisht, ekzaminimi duhet të fokusohet në vendin më të mundshëm që ka shkaktuar atë gjendje të pacientit; p.sh. për pacientët në gjendje shoku pas laparatomise-duhet fokusuar në abdomen. Nëse kjo pikë harrohet, informacionet vitale në lidhje me etiologjinë e gjendjes së pacientit mund të mungojnë, si për shembull prezenca e skuqjeve që flasin për septikemi meningokoksike, ose plaga e shpimit me thikë në shpinë. Çka duhet bërë më tutje? Qëllimi i intervenimeve të deritashme ka qenë mbajtja e pacientit gjallë dhe të bëhen ca përmirësime klinike, gjetja e diagnozës dhe të fillohet me trajtimin definitiv. Edhe nëse shenjat vitale të pacientit janë ende jashtë vlerave normale, ato duhet lëvizur drejt përmirësimit. Nëse jo, është esenciale që të thërrisni për ndihmë mjekun më me përvojë, dhe gjersa ai të vijë, rivlerësoni pacientin përmes ABDCE për të identifikuar shkakun eventualisht. Sapo gjërat të jenë përmirësuar, merrni më shumë informata për pacientin: • Merrni anamnezën e plotë nga pacienti, stafi apo kartela e tij. Komorbiditeti (p.sh sëmundjet ishemike kardiake,COPD) mund të ketë ndikim të rëndësishëm në reagimin e pacientit ndaj sëmundjes kritike, dhe nuk duhen neglizhuar. • Nëse tashme nuk është bërë, bëni ekzaminimin e plotë të pacientit duke përdorur formatin tradicional të ekzaminimit klinik. • Rishikoni shënimet dhe kartelën e pacientit. Analizoni të dhënat në kartela sipas analizës sistematike. Studioni vlerat absolute të shenjave vitale dhe trendin e tyre. • Verifikoni nëse barërat e rëndesishme rutinore janë përshkruar dhe administruar. Shikoni për intereaksione të mundshme. • Kontrolloni të gjitha rezultatet laboratorike dhe radiologjike. Nëse keni diagnozë kredibile që i përgjigje gjendjes së pacientit dhe përkeqësmit të fundit: • Nëse po, vazhdoni me trajtimin definitiv të sëmundjes themelore. • Nëse jo, ri-vlerësojeni pacientin a mos ju ka ikur dicka e rëndësishme. Involvoni kolegë me më shumë përvojë. Vendosni që cili nivel i kujdesit i nevojitet pacientit (p.sh , repart,HDU,ICU). Kjo mund të diktohet edhe nga politikat e spitalit tuaj. Shënoni të gjitha, vlerësimin dhe trajtimin.
  • 18. 23 Regjistrojeni edhe reagimin e pacientit ndaj terapisë. Sigurohuni që shënimet tuaja të jenë të qarta, me datë, me orë dhe të nënshkruara. Komunikimi i informacionit rreth përkeqësimit të gjendjes së pacientit Edhe pse sistemet e përmbledhura më lartë do të mundësojnë njohjen, vlerësimin fillestar dhe trajtimin e pacientit me sëmundje akute, në shumicën e rasteve do të nevojitet ndihma e kolegëve me përvojë, për të menaxhuar problemin në mënyrë të sigurtë dhe efektive. Çelësi për të arritur këtë është komunikimi i mirë në të gjitha nivelet: • Dijeni për çka po thërrisni para se ta prekni telefonin. • Para se të bëni thirrjen, mblidhni të gjitha informatat e duhura rreth rastit. • A doni që kolegu me më shumë përvojë t’a vlerësojë pacientin? • A po thërrisni për këshillë? • A mendoni që pacienti ka nevojë për operacion kirurgjik, transfer në zonën e kujdesit kritik, CT skenim etj.? • Te jeni këmbëngulës kur komunikoni, shmangiuni agresivitetit dhe bëhuni i sinqertë. ‘Nuk jam i sigurtë cka të bëj më tutje’ apo ‘Jam i brengosur mos kam harruar dicka’ janë fjali që mund të ju sigurojnë ndihmën. • Merrni mesazhin përmes dy fjalive:‘Është Dr ….. kërkoj falje që po ju pengoj, por Mr. Smith po keqësohet dhe mendoj që i nevojitet intervenim kirurgjik urgjent’. Periudha paraoperatore Eshte koha nga shtrimi deri ne operacion, leviz nga disa minuta deri ne ore e me shume dite.Kjo do te varet nga gjendja e pergjithshme e te semurit,nga karakteri dhe graviteti i semundjes, nga semundjet shoqeruese,nga mosha etj. • Merren masa per saktesimin e diagnozes dhe i semuri pergatitet per operacion • Kompleks masash reanimatore per te rritur qendrueshmerine e pacientit ndaj traumes operatore.
  • 19. 23 • Te njihen mire dhe te normalizohen crregullimet funksionale te sistemeve dhe organeve permes nje mjekimim te posacem dhe te studiuar mire per te zvogeluar ne minimum rrezikun e operacionit, • Parandalimi i infeksionit kirurgjikalendokarditit bakterial,hepatitit C<B. • Merret ne konsiderate gjendja konkrete e pacientit ,veçorite individuale, karakteri i semundjes dhe graviteti i operacionit. Ekzaminimi subjektiv dhe objektiv i te semurit Biseda me te semurin duhet te jete e ngrohte,miqsore,reale per semundjen e gjendjen etj.Te behet perpjekje per ti eliminuar friken,ankthin e operacionit,ti shpjegohet cdo procedure qe eshte e nevojshme,duhet te sqarohet me hollsi historia e plote e semundjes aktuale por edhe te semundjeve te tjera shoqeruese,mjekimet e perdorura me pare. Kerkohen te dhena per perdorimin e duhanit,droges,alkolit,kafese etj.Perdorimi i drogave shoqerohen me perqindje te larte te HIV-it. Per sistemin nervor • Operacioni edhe sot eshte akt i rrezikshem, simbolizon dhimbje,frike,tension psikologjik pavaresisht arritjeve ne anesteziologji dhe uljen e vdekshmerise . • Qetesimi psiqik i te semurit (psikoterapia) ndikon ne ecurine e semundjes,ne shfaqet e nderlikimeve, • Te sqarohen te gjithe problemet qe e qetesojne te semurin • Barna qetesuese dhe analgjezike jepen vetem kur ai ka eksitabilitet te theksuar psiqik si pasoje e nje semundje qe shoqerohet me dhembje e pagjumesi. Per sistemin kardiovaskular Operacioni shoqerohet shpesh me crregullime hemodinamike si pasoje e : • Hemoragjise • Veprimi frenues mbi punen e zemres • Veprimi frenues mbi enet e gjakut i preparateve anestezike • ndryshimi qe shkakton operacioni ne fiziollogjine e organizmit
  • 20. 23 • Te futet ne operacion me kondicione hemodinamike sa me te mira, sa me normale. • me veprimtari kardiake sa me te ekulibruar • Te eliminohet dekompensimi kardiak pastaj te operohet • Te njesohet dhe normalizohet hipertensioni arterial.frika nga operacioni e rrit me shume tensionin dhe behet shkak i nderlikimeve serioze gjate dhe pas operacionit • I semuri me tension arterial mund te lejohet te futet ne operacion kur tensioni eshte 160-180 mm Hg. • Edhe ulja e shprehur e TA eshte e pa deshirueshme • Infarkti akut i miokardit shtyn per 6muaj operacionin nese semundja e lejon. Aparati i frymemarrjes • Intubacioni endotrakeal shton mundesine e infeksionit bronkopulmonar ose infeksioni zbret nga rruget aerodigjestive superiore (sinuset,farings etj).Keto infeksione nese egzistojne duhet te eliminohen para operacionit,gjithashtu bronkiti,bronkopneumonia me antibiotik dhe bronkodilatator,aerozoloterapi, bronkoskopi aspirative, kurative, oksigjenoterapi.Behen provat respiratore.Jane me redesi vleresimi i kapacitetit vital(KV),volumi tidal(VT),kapaciteti funksional rezidual(KFR)Faktore kryesore per pasoja respiratore ne nderhyrjet kirurgjikale jane:mosha mbi 65 vjec,duhanpirja,obeziteti.Per operacionet qe presin rekomandohet renja ne peshe dhe lenja e duhanit te pakten 8 jave para operacionit. Tubi tretes 1)Shume semundje gastrointenstinale jane objekt i mjekimit kirurgjikal me çrregullime te medha metabolike e ushqimore si pasoje e kequshqyerjes, e vjelljeve,diharese,konstipacionit,pengeses se ushqyerjes si kancer ezofagu, stenoz pylori, kancer zorre etj. 2)Reanimohet me gjak ,plazem, serume, aminoacide, elektrolite 3)Stomaku ne operacion duhet te jete bosh • Ne mbremje nje nate para i jepet ushqim i lenget. • Nuk i jepet mengjez • Stomaku zbrazet me sonde ne operacionet urgjente. • Behet klizem pastruese per pastrimin e permbajtjes intestinale. • Laksativet nuk keshillohen sepse ato japin atoni te muskulatures gastrointestinale. • Ne operacionet ne zorren e trashe jepen 2 antibiotike sipas skemave te caktuara nga goja pshm neomicine +tetracikline per efekt sterilizimi, te shoqeruar edhe me laksativ. • mjekimi i vatrave infeksioze ne goje Funksioni hepatik tronditet gjate operacionit nga substancat anestezike (flotan, eter etj) dhe nga hipoksia. Mjekohet insuficienca hepatike perpara operacionit • 1)Indeksi i protrombines i ulur :pergatiten me vit K dhe preparate te kalciumit
  • 21. 23 • 2)ikter i zgjatur Aparati urinar Funksioni renal duhet te vlersohet para operacionit per te parandaluar demtimin nga perdorimi i medikamenteve toksik dhe nga dhenja e transfuzioneve masive gjate operacionit.Duhet para operacionit te behet nje bilance per funksionin renal per te perjashtuar nje insuficince renale akute,qofte dhe latente.Anamneza duhet te merret me kujdes.Matet azotemia,kreatinemia dhe indeksi i filtrimit glomerular.Nese zbulohet nje isuficience renale duhet dihet tipi i saj :prerenal,renal,postrenal.Shkaku me i shpeshte i insuficiences prerenale eshte hipovolemia e shoqeruar me hipotension nga hemoragjia masive qe shoqerohet me hipoperfuzion renal. Insuficienca e tipit renal eshte pasoje e faktoreve toksik si antibiotik nefrotoksik,antiinflamatore josteroid, semundje autoimune te veshkave (glomerulonefrit,semundje kolageni),tromboze e arterjes ose e venes renale,aneurizma disekante e aortes etj.Insuficienca postrenale vjen nga nje komponent obstruktiv qe pengon eliminimin e urines(kalkuloza renale,hipertrofia e prostates,tumoret etj). Pas operacionit mund te demtohet funksioni renal (insuficience reanle akute) nga demtimi i qelizes renale si pasoje e : a)Hipotensioni arterial b)Hipoksia c)Hemotransfuzionet d)Perdorimi pas operacionit i antibiotikeve ne doza te medha e per nje kohe te gjate e)Nje veshke e semure me perpara ose latente mund te cedoje me lehte ne insuficience renale. f)Infeksionet qe zbulohet ne menyre paraprake gjate ekzaminimit mjekohen dhe eliminohen si rritja e azotemise ,kreatinemise etj. Gjaku Behen ekzaminime laboratorike,vlersohen elementet figurativ dhe vetite koaguluse.te semuret me anemi mjekohen perpara operacionit(gjak,mase eritrocitare, gjak i fresket per te ngritur qendrueshmerine ndaj infeksionit dhe aftesine fagocitoze te leukociteve. Ne uljen e koagulopatise jepet: gjak i fresket, mase eritrocitare, faktor antihemofilik, fibrinogjen, vit k, preparate fibrinolitike (acid 6-aminokaproik)etj.
  • 22. 23 Ne operacione te renda merren masa per te siguruar sasine e nevojshme te gjakut, si dhe per periudhen pasoperatore. Lekura 1)mjekohen infeksionet kutaneale duke shtyre operacionin 2)banje higjenike nje dite perpara 3)Mengjezin e operacionit trikotomi ne sallen e operacionit dhe jo me brisk seose shton mundesine e infeksionit postoperator te plages kirurgjikale,larje e fushes operatore me solucione antiseptike dhe lyerje me betadin Karakteri i operacioneve • 1)Operacione shume urgjente sepse shtyrja rrezikon jeten (asfiksim nga trupa te huaj ,hemoragjia massive,semundje kirurgjikale si perforacioni gastrointenstinal,ileusi,hernie inkarcerata, apendisitis akuta etj) • 2)operacione me urgjence te moderuar qe presin per disa dite sa te permirsohet gjendja e te semurit (tumoret maligne, ulcerat dhe stenozat pylorike, kardiospazma etj) • 3)Operacione jo urgjente mund te kryhen ne cdo kohe pa rrezikuar te semurin • -Operacion me gjak kur shoqerohet me demtim te mukozave te dukshme ose te lekures dhe pa gjak kur nuk shoqerohet me demtim te tyre. • Operacionet pa gjak eshte elektrokoaguloekcizioni i papilomes vezikale transuretrale, perdorimi i rrezeve lazer per mjekimin e disa semundjeve te syrit si katarakti,etj, te laringut e te trakese etj, litotripsia e gureve ne veshke. • -Disa semundje mjekohen vetem me rruge conservative ,disa vetem me rruge kirurgjikale, disa me te dy rruget Pozicioni i te semurit ne shtratin operator a)dekubitus dorsal(me kurriz) b)dekubitus ventral(permbys) c)dekubitus lateral i djathte ose i majte d)pozicion Tredelenburg (me kembe larte) e) pozicioni AntiTredelenburg (me kembe poshte dhe koke siper) Kujdesi pasoperator Koha qe nga mbarimi i operacionit deri ne aftesimin e te semurit te operuar per pune quhet peridha pasoperatore.Gjendja fiziologjike e re e krijuar ne kete peridhe pas operatore tregon se te gjithe organet dhe sistemet e organizmit ndikohen nga lloji dhe volumi i operacionit te realizuar..Shkalla e ketyre ndryshimeve vaen nga lloi i ndehyrjes kirurgjikale.nga pergatitja paraoperatore dhe lloi i narkozes se perdorur.Nese konstatohen tronditje te shprehura te funksioniit te sistemeve dhe organeve periudha pasoperatore konsiderohet e nderlikuar.
  • 23. 23 Kujdesi per SN Dhimbja dhe rendesa, qe ndjen i semuri ne vendin e operacionit, lidhet me lloin e operacinit,me vendin ku kryhet nderhyrja kirurgjikale dhe me ndjeshmerine e te semurit.Keto faktore influencojne me shume ne funksionin e atyre organeve dhe sistemeve, qe jane ne afersi te organit dhe te regjionit ku kryhet operacioni.Dhimja duhet te dominohet ne periudhen pasoperatore me perdorimin analgjezikeve zi petidine,tramadol,postam etj.Kujdes nga perdorimi i narkotikeve pa kriter sepse i operuari mund te mesohet ndaj tyre dhe kerkon perdorimin e tyre vazhdimisht.Pagjumesia shpesh vjen nga dhimjet qe ndjen i semuri ,por edhe nga hipoksia e lehte rrunore,qe mund te jete e pranishme pas operacionit,si dhe ne semundje kirurgjikale te renda dhe septike(ileus,peritonit,sepsis etj.) Ne kete rast duhet te eliminohet dhimbja si shkaku me i shpeshte i pagjumesise me sedativ te ndryshem si valium etj.Jo rralle hasen edhe psikozat pasoperatore, qe kerkojne trajtim te vecante me qetsues. Kujdesi per sistemin kardiovaskular Ne disa raste vrehen ndryshime te shprehura hemodinamike qe mund te japin insuficience akute kardiovaskulare.Takikardia dhe hipotensioni i moderuar nuk ka ndikim negativ.Nderlikimet e hersheme pasoperatore si peritoniti pasoperator,hemoragjia etj behen shkak i ketyre ndryshimeve hemodinamike.Detyra eshte qe keto nderlikime te zbulohen ne kohe dhe te trajtohen. Kujdesi per sistemin respirator Ne sistemin respirator ne kete periudhe mund te shfaqen nderlikime qe cojne ne insuficience ventilatore,nese nuk tregohet kujdesi i duhur per ti prevenuar dhe trajtuar ne kohen e duhur.Vlen te permendet obstruksioni bronkial me atelektaze obstruktive pasuese te madhesive te ndryshme nga sekrecionet bronkiale te grumbulluara ne bronket e kalibrit te mesem dhe te vogel,atelektaze kompresive nga hemotoraksi ne kavitetin nderpleural,nga pneumotoraksi,nga prishja e kembimit gazor ne nivel te membranes alveolare ne rast te detressit respirator,te pneumonise masive etj.nga dobesimi i aktivitetit kontraktues te muskujve respirator dhe te diafragmes si pasoje e dhimbjes e te parezes se saj,e konstruksionit fizik te dobet e astenik dhe ne rast rekurarizimi. Dhimbja mbetet nje faktore kryesor sidomos ne traumen masive torakoabdominale qe frymemarrja te mos behet e thelle qe pareti torakal te mos marri pjese plotesishte ne aktin e frymemarrjes, Kujdesi per sistemin gastrointestinal Pas operacionit i semuri ka dhimbje dhe fryrje barku per shkak te grumbullimit te lengjeve dhe te ajrit ne lumenin e organeve abdominale sipasoj e mos fillimit te peristaltikes dhe te eliminimit te garzeve.Ne perkusion ne abdomenin meteorik ka tingull timpanit dhe ne auskultacion nuk ndihet peristaltika intestinale.Kjo gjendje pervec dhimbjes shoqerohet edhe me te vjella e veshtiresi ne
  • 24. 23 frymemarrje nga ngritja larte e diafragmes.Pareza gastrointestinale trajtohet me vendosje te sondes nazogastrike,dhenje te preparateve intravenoze qe fuqizojne peristaltiken si prozerine,pituitrinr etj.Meqense i semuri nuk ushqehet ditet e para, sekrecionet e peshtymes,salivare,te gjendres parotide, jane te paksuara e si perfundim flora bakteriale e kavitetit oral eshte shumuar dhe bere me agresive duke shkaktuar stomatit,parotit etj. Masat parandaluese te ketyre infeksioneve eshte tualeti i gojes me tretesire te acidit borik 2 %,shplarje e gojes me permaganat kaliumi 1/OOO. Ushqimi nga goja fillohet kur eshte e pranishme peristaltika intestinale.Ai duhet te jete i lengshem; i asimilueshem,i pasur me proteina dhe me kalorite e duhura. Pozicioni ne shtrat duhet te jete i pershtatshem,te mos i provokoje dhimbje;ti lehtesoje fryme marrjen, e mos i shkaktoje lodhje dhe tendosje muskulare.Pozicioni postural menjehere pasoperator,kur ende eshte ne efektin e anestezis, eshte ne dekubitus dorsal, pa jastek nen koke.Kur eshte i zgjuar koka ngrihet pak me larte.Ne pozicion gjysem ndenjur vihet qe diten e pare pas operacionit sepse eshte me komod,me i pershtatshem,me clodhesdhe frymemarrja behet me e lehte.Aktivizimi i te operuarit duhet te filloje sa me shpejte.qe te parandalohen trombozat pasoperatore.,te dekubituseve tek te moshuarit e tek te rendet.Pozicioni i te semurit ne shtrat te nderrohet vazhdimist,kujdes qe te mos formohen rrudha ne carcaf kur rregullohet shtrati,masazhe muskulare e ferkime kutaneale,pudrosje te saj,perdorim i dysheqeve antidekubitale(me fryrje),higjena personale e fytyres dhe e gojes,teshat e trupit te pasterta dhe qe ndrohen shpeshehere.Te rendet duhet te vendosen ne shtrat te çveshur. LITERATURA Prof. Dr.Antigona Hasani http://www.vitrina.edu.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=45730 http://www.nursingtimes.net/nursing-practice/clinical-zones/critical- care/principles-of-monitoring-postoperative-patients/5059272.article
  • 25. 23