Franc Kafka - Jeta dhe veprat - Mujasera Aliu, prof.
“Lumi i vdekur” - Jakov Xoxa - Mujasera Aliu, prof.
1.
2. Romani “Lumi i vdekur” ndahet në tri pjesë :
1. Te hani i Bishtanakës
2.Përmbytja
3.Nën hijen e pyllit mbret
Tema e romanit është jeta e vështirë e popullit shqiptarë
si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë
Qëllimi i autorit është që përmes ngjarjes që e rrëfen të
na e bëjë me dije se fati i shqiptarëve është i njëjtë si
brenda, ashtu edhe jashtë kufijve.
3. Personazhët kryesorë janë të ndarë në dy
familje, të familjes së Pilo Shpiragut
së Sulejman Tafilit nga Kosova.
Nga familja e Pilo Shpiragut, personazh
është Vita, kurse nga familja e Sulejman
është Adili.
Ka edhe personazhë të tjerë me të cilët do të
njoftoheni gjatë rrëfimit të romanit.
4. Në pjesën e parë “Te hani i Bishtanakës” autori
edhe e fillon rrëfimin e ngjarjes me shpërnguljen
e papritur të familjes së Pilo Shpiragut nga fshati
Drithas.Shpërngulja ka qenë e kushtëzuar nga
beu e fshatit, i cili ia kishte hedhur syrin Rinës,
gruas së Pilo Shpiragut dhe ka dashur ta bëjë për
vete.Pilo Shpiragu që të mos bie në konflikt me
beun, të arsyeshme e pa shpërnguljen nga
fshati.E keqja më e madhe ka qenë se Rina ka
qenë shtatëzëne dhe udhëtimi me karrocë ia
shtonte dhimbjet e shtatëzanisë, andaj edhe do të
ndalen te hani i Bishtanakës.
5. Kur u vendosën te hani, Rinën e zënë dhimbjet e
shtatëzanisë dhe lind vajzë dhe do ta emërtojnë
Shpresa.
Vita, e cila u kujdes rreth lindjes së foshnjës,
duke kërkuar ujë, jashtë rreth një zjarri të ndezur
u njoftua me djalin e Sulejman Tafilit, nga Kosova.
Ai i biente çiftelisë dhe ajo iu lut që ta këndonte
një këngë, gjë që ajo e befasoi Adilin, që një
vajzë e re të jetë aq e lirë me një të panjohur –
mënjëherë bëri një krahasim të vajzave kosovare
me ato të Shqipërisë.
6. Pasi u njoftuan këto dy familje, te hani
ishin edhe do tregtarë nga fshati Trokth.
Njëri nga to, Gaq Gjenica i doli në ndihmë
duke i thënë se në Trokth do të vendoset
në shtëpinë e tij dhe do të kujdeset për
pasurinë dhe bagëtinë, pasi ai shpesh ka
udhëtuar.
Pilo Shpiragu pranon, të nesërmen në
mëngjes niset, mirëpo një e keqe e godet,
Rina, nga dhimbjet pas lindjes së vajzës
ndërron jetë.
7. Sulejman Tafili ka qenë nga Kosova dhe për
shkak të dhunës psikike nga ana e sërbve,
mori rrugën e Shqipërisë.
Fati i keq i dy familjeve i bëri që ato ta
njëri-tjetrin edhe në rrëfimin e
Në Trokth sërish takohen këto familje dhe
ishin në marrëshënie të mira miqësore. Secili
do të punojë me djersë që ta sigurojnë
ekzistencën e tyre.
Bëhet varrimi i Rinës, kurse fshatarët me sy
shtrembët i shikonin ato dy familje.
8. Tani fillojnë problemet kur në skenë del Kozmo Ndreka.
Kur Vita e bukur me vëllain e saj, Llazin dalin në mal për
të mbledhur gurë për varrin e nënës, Kozma u thotë që
ato gurë të mos i prekin se janë të beut.
Përderisa ato kanë biseduar u dëgjua një britmë, krse
Vita vrapoi të shohë se çfarë ndodh.
E pa Adilin, që e kishte kafshuar një gjarpër dhe ajo ia
thithi gjakun e helmuar, mirëpo këtë gjë e dënoi vëllai
duke i treguar babait, kurse Kozmo Ndreka u përbetua
se do të hakmerret, ngase ia kishte hedhur syrin Vitës së
bukur.
9. E gjithë kjo ndodhi si në ëndërr – Llazi kundër
Kozma kundër Adilit.
Në fakt Vita ishte e dashuruar në Adilin dhe ajo
do të lind shumë probleme.
Çfarë problemesh?!
Thashetheme të ndryshme, por më e keqja ishte se
kërkonte Vitaën në sarajet e tij.
Ky ishte kapaku i një të keqeje që i përsëritet Pilo
Shpiragut.
10. Përmbytja: Në pjesën e dytë ngjarrja vazhdon me një të
keqe që ndodhi në Trokth.
Lumi që deri dje ka qenë i vdekur, nga thatësirat, pas një
dite me shi të fortë del nga shtrati dhe përmbyt gjithçka.
Me vete mori si viktimë edhe nipin e Pilo Shpiragut,
Ndonin, të birin e vëllait të tij, leksit, përderisa Piloja
vraponte ta shpëtojë bagëtinë e Gaq Gjenicës. Leksi kur
do ta gjejë trupin e pajetë të djalit, disa ditë pas
përmbytjes nuk do të munden ta gjejnë – ai e varrosi
djalin dhe qëndronte me ditë pranë varrit të djalit.
11. Pilo Shpiragu do ta fajsojë veten, pse nuk është
kujdesur për familjen gjatë përmbytjes, kurse Vita u del
në ndihmë fshatarëve bashkë me Adilin duke shpëtuar
edhe fëmijë që i merrte lumi i tërbuar.
Pas përmbytjes, fshatarët ndryshuan mendimin për
Vitën, sidomos gratë me gojë të fëlliqur.
E keqja vazhdon...Pilo Shpiragu mbetet pa punë, për
shkak të bagëtisë së humbur, kurse beu e kushtëzon që
ta jep Vitën në sarajet e tij.
12. Pilo Shpiragu nuk pajtohet, mirëpo beu dërgon
njerëzit e vet dhe e rrëmben Vitën. Njerëzit
të flasin sikur pilo Shpiragu e paska shitur
tij.
Adili kur dëgjon do të përpiqet ta shpëtojë nga
kthetrat e beut të dashurën e tij.
Adili ishte i vendosur, përvidhet në sarajet e
dhe e shpëton Vitën, ashtu që fshehen në Pyllin
mbret.
Kështu edhe rrëfimi i arrin pjesës së fundit....
13. Nën hijen e pyllit mbret... autori rrëfen për
arratisjen e dy të rinjëve në pyllin e errët dhe
dendur.Të dy familjet kanë pasur shtypje nga
beu, andaj ishin të detyruar përsëri me
ngarkuara me njerëz dhe plaçka të marrin
nga i çonte rruga.
Beu do t’i kërkojë të rinjtë, por nuk do të
mundet t’i zë, kurse Vita qaforen që ia kishte
dhuruar beu, prej floriri, ia lë të varur në një
Të rinjtë janë të lumtur se janë bashkë dhe
rrugëtimit të prindërve ata do t’i përcjellin nga
i dendur.
14. Romani mbaron, por a do të mbarojnë të këqijat që i
përcjellin hap pas hapi dy familjet e përmendura?!
Të rinjtë janë të lumtur, por fati i tyre prej kujt do të
varet?
“E mira vjen e shkon, por çfarë me të keqen?!
Çfarë mendoni, ku qëndron lumturia, te paratë, në
dashuri, ose në triumfin me të keqen?!
Përgjigjuni në pyetjet e parashtruara,!