SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  147
Télécharger pour lire hors ligne
BAZAT E
KRIMINALISTIKËS
  ME TAKTIKËN
KRIMINALISTIKE

  Doc.Dr. Borislav Petroviq



        PRISHTINË 2006
         FSK/S – 06/06
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“




Përmbajtja:
KAPITULLI I PARË: PUSIA
KAPITULLI I DYTË: QENTË E STËRVITUR ZYRTARË
KAPITULLI I TRETË: RACIA
1. Përgatitjet për raci
2. Taktika e zbatimit të racisë
2.1. Vëzhgimi i fshehtë i objektit të racisë
2.2. Dalja në vendin e racisë
2.3. Bllokada e brendshme
2.4. Bllokada e jashtme
2.5. Prezantimi zyrtar
2.6. Legjitimimi
2.7. Bastisja e policisë për çështje të sigurisë
2.8. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve
2.9. Arrestimi
2.10. Bastisja e objektit të racisë për çështje të sigurisë
2.11. Shoqërimi
2.12. Zhbllokimi
2.13. Vrojtimi i fshehtë i objektit të zhbllokuar të racisë
2.14. Bastisja e personave
2.15. Vërtetimi i identitetit
2.16. Fotografimi, daktiloskopimi dhe marrja e shenjave
2.17. Verifikimi i evidencave të dënimeve dhe evidencave kriminalistike
2.18. Biseda informative
2.19. Bastisja e shtëpive dhe hapësirave tjera
2.20. Verifikimi i alibisë
2.21. Përfundimi i racisë
2.22. Analiza e racisë
2.23. Raporti mbi racinë
KAPITULLI I KATËRT: INFORMATORËT



                                                                                    1
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


KAPITULLI I PESTË: OBSERVIMI SPECIAL
1. Hyrje
2. Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ
3. Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar
4. Përcjellja e fshehtë këmbë
5. Përcjellja e fshehtë me mjete transportuese
KAPITULLI I GJASHTË: KALLËZIMI PENAL
1. Vërejtje hyrëse
2. Kallëzimi penal i policisë
2.1. Përmbajtja e kallëzimit penal të policisë
2.2. Obligimi i dorëzimit të kallëzimit penal të policisë
2.3. Të dhënat mbi parashtruesin e kallëzimit penal
2.4. Të dhënat mbi veprën penale dhe autorin
2.4.1. Vendi i kryerjes së veprës penale
2.4.2. Koha e kryerjes së veprës penale
2.4.3. Mënyra e kryerjes së veprës penale
2.4.4. Të dhënat mbi personin e denoncuar
2.4.5. Të dhënat mbi masat dhe veprimet e ndërmarra
2.4.6. Të dhënat mbi dëshmitë
2.4.7. Të dhënat mbi objektin e sulmit, dëmet dhe të dëmtuarin
3. Shtesat e kallëzimit penal
4. Plotësimi i kallëzimit penal
KAPITULLI I SHTATË: BASTISJA
1. Koncepti i bastisjes
2. Ndarja e bastisjes hetimore nga bastisja për çështje të sigurisë
3. Objektet e bastisjes
3.1. Shtëpia dhe hapësirat tjera
3.2. Hapësira e hapur
3.3. Pasuria
3.4. Personat
4. Baza juridike e bastisjes
4.1. Marrja e vendimit për bastisje
4.2. Bastisja me urdhëresë të gjykatës



                                                                                    2
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


4.3. Bastisja pa urdhëresë të gjykatës
5. Imuniteti, amnistia dhe falja e përgjithshme
6. Kushtet juridike për bastisje
6.1. Koha e bastisjes
6.2. Prania e obliguar gjatë bastisjes
6.3. Bastisja në praninë e dëshmitarëve
6.4. Prezantimi dhe dorëzimi i mandatit
6.5. Përdorimi i forcës gjatë bastisjes
6.6. Kryerja e kujdesshme e bastisjes
6.7. Prania e mbrojtësit në bastisje
6.8. Procesverbali për bastisjen
7. Taktika e bastisjes
7.1. Bastisja e shtëpisë
7.1.1. Përgatitjet për bastisje
7.1.2. Plani operativ i bastisjes
7.1.3. Taktika e hyrjes në shtëpi
7.1.4. Metodika e bastisjes së shtëpisë
8. Bastisja e personave
8.1. Bastisja provizore e personave për çështje të sigurisë
8.2. Bastisja e detajuar e personave
9. Bastisja e mjeteve transportuese
9.1. Bastisja e automobilave të udhëtarëve
9.2. Bastisja e autobusëve
9.3. Bastisja e automjeteve transportuese të mallrave
9.4. Bastisja e trenit
9.5. Bastisja e objektit lundrues
9.6. Bastisja e aeroplanit
9.7. Bastisja e motoçikletës, biçikletës dhe automjeteve tërheqëse
9.8. Bastisja e objekteve publike
9.9. Bastisja e hapësirës së hapur
KAPITULLI I TETË: KONFISKIMI I PËRKOHSHËM
1. Konfiskimi i përkohshëm
2. Procesverbali i konfiskimit të përkohshëm



                                                                                    3
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


3. Vërtetimi mbi konfiskimin e përkohshëm
KAPITULLI I NËNTË: INSPEKTIMI DHE REKONSTUKSIONI
1. Kuptimi i inspektimit
2. Karakteristikat e inspektimit
3. Detyrat e inspektimit
4. Organi inspektues
5. Tekniku i kriminalistikës si person kompetent
6. Inspektimi dhe ekspertët
7. Inspektimi si veprim urgjent hetimor
7.1. Aspekti kriminalistik
7.1.1. Procedimi i kujdestarisë operative
7.1.2. Fazat e inspektimit
8. Rekonstruksioni i ngjarjes




                                                                                    4
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“



KAPITULLI I PARË: PUSIA
Pusia është veprim kriminalistik-taktik i organizuar që përfshin vrojtimin dhe
vëzhgimin e fshehtë të hapësirës ose objektit, me qëllim të zbulimit dhe
arrestimit të autorëve të veprave penale.
Për sukses të pusisë është e rëndësishme t'u përmbahemi parimeve
kriminalistike të shpejtësisë, befasisë dhe konspiracionit (fshehtësisë). Duke
pasur parasysh qëllimin dhe detyrën, pusia mund të ketë njëkohësisht
karakter represiv dhe preventiv (parandalues), por esencën e pusisë e
përbëjnë konspiracioni dhe befasia. Konspiracioni është i rëndësishëm gjatë
përgatitjes së pusisë dhe përfshin, para së gjithash, vrojtimin dhe vëzhgimin
e fshehtë të vendit të vendosjes së pusisë, vëzhgimin e fshehtë të personave
interesantë dhe, gjithsesi, veprimin e fshehtë të secilit polic veç e veç. Gjatë
pushtimit të vendit të pusisë dhe vetë qëndrimit në pusi, konspiracioni duhet
të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, përndryshe pusia nuk do të jetë
efikase.
Arrestimi i autorit të veprës penale duhet të jetë i befasishëm dhe i
rrufeshëm, në mënyrë që ai të mos arrijë të bëjë rezistencë apo të ikë, si
edhe të humbë ose të asgjësojë mjetet me të cilat e ka kryer veprën penale.
Pusia vendoset në vend të përshtatshëm, në një vend ku pritet të kalojë
personi ose grupi i të dyshuar, ose në afërsi të vendit ku, p.sh. bëhet
stërshitja e drogës. Vende të tilla mund të jenë: parqet, shëtitoret, sheshet,
udhëkryqet e rrugëve të frekuentuara, kafeteritë, diskotekat, stacionet e
autobusëve e të trenave ose shtëpitë e kriminelëve të caktuar.
Më tutje, nëpërmjet pusisë, zbulohen dhe kapen personat që kryejnë vepra
të ndryshme penale, siç janë: tregtia me njerëz, falsifikimi i parave dhe
dokumenteve, prostitucioni ilegal, tregtia me armë etj.
Në qoftë se bëhet fjalë për pusi preventive, atëherë duhet të bëhet vlerësimi
i vendeve ku planifikohet vepra penale. Në të vërtetë, në qoftë se policia
siguron informacion se kriminelët planifikojnë të kryejnë një vepër të caktuar
penale, si p.sh. plaçkitjen e një banke, atëherë pusia vendoset pikërisht në
objektin që kriminelët kanë planifikuar ta sulmojnë. Në këtë rast, qëllim i
pusisë është parandalimi i veprës penale dhe arrestimi i kriminelëve.
Pas vendosjes së pusisë ndërmerren edhe veprime të tjera kriminalistike e
hetimore, siç janë: arrestimi, bastisja e personave dhe objektit, shoqërimi,
marrja në biseda informative etj.


KAPITULLI I DYTË: QENTË E STËRVITUR ZYRTARË
Në shumë segmente të punës së policisë shfrytëzohen qentë me stërvitje
speciale, të cilët ndonjëherë kanë rol të veçantë në punën e policisë. Shqisat
e qenve janë më të zhvilluara se sa shqisat e njeriut. Shqisa e dëgjimit te
qeni është tri herë më e zhvilluar se te njeriu, sikur edhe shqisa e të parit,
sepse qeni i vëren lëvizjet në distancë më të madhe se sa njeriu dhe, përveç
kësaj, sheh mirë edhe në terr. Por, shqisa e të nuhaturit është shqisa më me



                                                                                    5
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


vlerë e qenit. Kinologjia (shkenca mbi qentë) ka dëshmuar se të nuhaturit e
qenit ndaj disa materieve është më i ndjeshëm se sa të nuhaturit e njeriut
gati një milion herë.
Duke pasur parasysh mundësitë e jashtëzakonshme të shqisave të tyre,
qentë, nëpërmjet programeve speciale të stërvitjes, aftësohen për detyra të
ndryshme: qentë gjurmues, qentë mbrojtës, qentë kujdestarë, qentë për
lidhje dhe qentë sanitarë.
Në këtë rast do të ndalemi vetëm te qentë gjurmues. Ata mund të shërbejnë
për gjurmimin e personave, kufomave por edhe disa mjeteve të veprave
penale, siç janë drogat dhe lëndët shpërthyese.
Duke pasur parasysh specifikat dhe intensitetin e aromës së disa drogave,
qentë zyrtarë mund të stërviten më së shpejti për gjetjen e kanabisit dhe
opiumit, ndërsa për gjetjen e heroinës, morfinës dhe kokainës është e
nevojshme një stërvitje më afatgjatë. Ka mundësi që, nëpërmjet stërvitjes,
disa qenë të aftësohen edhe për zbulimin dhe gjetjen e disa drogave
halucinogjene dhe amfetaminave.
Qentë gjurmues gjithnjë veprojnë bashkë me udhëheqësin. Ata mund të
përdoren për zbulimin e drogës gjatë bastisjes së shtëpive, personave,
automobilave të udhëtarëve, trenave, aeroplanëve, anijeve, depove dhe
magazinave të ndryshme, objekteve publike, vendkalimeve kufitare dhe
hapësirave të hapura. Hashashi, ndaj të cilit qentë janë më të ndjeshmit,
mund të zbulohet edhe deri në 30 centimetra në thellësi të tokës, nëse është
futur para pak kohësh.
Parakusht themelor për gjetjen me sukses të drogës së fshehur është që qeni
të dërgohet në rrethin e ngushtë të vendit ku dyshohet të jetë fshehur droga.
Pra, qeni nuk mund të nxirret në ndonjë rrugë në mënyrë që ai të zbulojë
shtëpinë ku është fshehur droga, por qeni duhet të dërgohet në objektin e
caktuar, i cili do të gjurmohet në tërësi. Natyrisht, gjurmimi duhet të bëhet
nën kujdesin e udhëheqësit dhe sipas udhëzimeve të tij, në mënyrë që
objekti ose vendi i dyshuar të kontrollohet në mënyrë të detajuar. Së
këndejmi mund të përfundojmë se është i domosdoshëm bashkëpunimi i
policit specialist për gjurmimin dhe zbulimin e drogës dhe qenit të stërvitur,
në mënyrë që në mënyrë sa më efikase të shfrytëzohet shqisa e të nuhaturit
të qenit në secilin rast konkret.


KAPITULLI I TRETË: RACIA
Racia është aksion kompleks kriminalistik, i cili përfshin bllokimin e hapësirës
së hapur apo të mbyllur, brenda të cilit bëhet identifikimi i të gjithëve dhe
kontrollimi i personave të dyshimtë, si edhe i hapësirës. Në rastet e zbulimit
të personave të dyshuar dhe të mjeteve, personat arrestohen dhe
shoqërohen në lokalet e policisë, për përpunim të mëtejmë kriminalistik,
kurse mjetet konfiskohen përkohësisht.
Marrja e vendimit për zbatimin e racisë nënkupton ekzistimin e
informacioneve se në një hapësirë të caktuar ose në një objekt të caktuar


                                                                                    6
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


tubohen persona të shpallur në kërkim, persona që dyshohet se kanë mjete
për kryerjen e veprave penale, persona që përgatisin ose planifikojnë
kryerjen e veprave penale, si dhe personat që kanë kryer vepra penale por
nuk janë identifikuar si të tillë.
Pas marrjes së vendimit për zbatimin e racisë është e domosdoshme të
hartohet plani i veprimit dhe në bazë të tij të bëhen verifikime dhe përgatitje
të detajuara, pa të cilat nuk mund të zhvillohet një raci.


1. Përgatitja e racisë
Në kuadrin e përgatitjeve të racisë është e domosdoshme të bëhet verifikimi
i të gjitha informacioneve që kanë të bëjnë me personat apo me mjetet e
veprave penale si edhe mbi objektin ku do të zhvillohet racia, sepse kjo është
shumë e rëndësishme.
Kur bëhet fjalë për persona të dyshuar, atëherë është e nevojshme të
grumbullohen sa më shumë informacione mbi biografinë e tyre kriminale si
edhe mbi lidhjet e tyre me kriminelë të tjerë. Po kështu, është e nevojshme
të sigurohen sa më shumë informacione për strukturën e veprimtarisë
kriminale me të cilën merren personat e dyshuar, sepse prej kësaj varet
zgjedhja e taktikës së kontrollimit dhe bastisjes së hapësirës, gjegjësisht
karakteristikat morfologjike të disa mjeteve të caktuara të veprave penale.
Duhet të theksohet posaçërisht rëndësia e vëzhgimit të fshehtë të objektit të
racisë. Pa vëzhgim të objektit të dyshuar nuk është e mundur të përcaktohen
të gjitha karakteristikat e tij, kështu që nuk është e mundur të përcaktohet
numri i policëve që do të marrin pjesë në raci dhe as taktika precize për
zbatimin e racisë.
Më në fund, pa përgatitje të mira nuk do të mund të hartohet as plani
adekuat për zbatimin e racisë.


2. Taktika e zbatimit të racisë
Racia mund të fillojë vetëm pasi të gjithë policët të jenë njoftuar me planin.
Këtu është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht prej specifikës së
secilës situatë konkrete, ndërmarrja e veprimeve të caktuara kriminalistike
ose hetimore duhet të rrjedhë sipas orarit të caktuar. Kjo do të thotë se racia
paraqet një mozaik të veprimeve të përcaktuara me saktësi, efikasiteti i të
cilave, para së gjithash, varet pikërisht prej rendit të veprimeve të
ndërmarra. Për këtë arsye, është e domosdoshme që policët t'i përmbahen
metodologjisë së racisë, e cila bazohet mbi kërkesat e praktikës
bashkëkohore kriminalistike.
Racia fillon me vëzhgimin e fshehtë të objektit ose hapësirës së caktuar dhe
vazhdon me bllokadën e brendshme dhe të jashtme, me legjitimin,
kontrollimin ose bastisjen e personave dhe hapësirës, me konfiskimin e
përkohshëm të mjeteve, me arrestimin dhe shoqërimin e personave të
dyshuar në lokalet e policisë, e pastaj me zhbllokimin e objektit ose


                                                                                    7
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


hapësirës dhe me vëzhgimin e objektit ose të hapësirës, që paraqet
përfundimin e pjesës së parë të racisë.
Pjesa e dytë e racisë fillon në lokalet e policisë, së pari, me bastisjen e
detajuar të personave të shoqëruar, me konfiskimin e përkohshëm të
mjeteve eventuale, e pastaj mund të fillojë me marrjen në bisedë
informative. Varësisht prej rastit konkret, pason ndërmarrja e veprimeve
tjera, siç janë: bastisja e shtëpisë apo hapësirave tjera, verifikimi i alibisë
dhe dërgimi i personit të arrestuar në institucionin ndëshkues-korrektues apo
lirimi i tij nga arresti. Pas përfundimit të racisë organizohet një takim i të
gjithë pjesëmarrësve, në të cilin bëhet analiza kritike e racisë e pastaj
hartohet raporti përfundimtar.


2.1. Vëzhgimi i fshehtë i objektit të racisë
Racia mund të zbatohet në objekte të caktuara, siç janë: diskotekat,
kafeteritë, restorantet, hotelet, stacionet e autobusëve e stacionet e trenave,
si edhe në hapësira të caktuara të hapura, siç janë: tregjet e plaçkave,
sheshet, pjesët e lagjeve, ndonjë rrugë e caktuar, vend-piknik, etj. Para se
të shkojë policia në vendin e caktuar, është e domosdoshme që ai vend të
vëzhgohet. Për këtë punë është e mjaftueshme të angazhohen dy-tre policë,
të cilët do të vëzhgojnë në mënyrë të fshehtë objektin ose hapësirën e
caktuar si edhe rrethinën e afërt. Ky vëzhgim fillon disa orë para kohës së
caktuar për fillimin e racisë, zgjat gjatë gjithë kohës së zbatimit të racisë dhe
përfundon pas zhbllokimit të objektit ose hapësirës ku është kryer racia.
Vëzhgimi i fshehtë bëhet me qëllim të vërejtjes së ngjarjeve ose zhvillimeve
eventuale të pazakonshme ose të paparashikueshme. Mos vërejtja me kohë
e ngjarjeve ose zhvillimeve të tilla mund të ketë ndikim të rëndësishëm në
efikasitetin e racisë, si edhe në vetë ndërmarrjen e racisë. Ngjarje dhe
zhvillime e tilla mund të jenë, p.sh. zbrazja e papritur ose mbyllja e
restorantit, kafiterisë ose diskotekës, gjë që mund të ndodh rastësisht apo si
pasojë e shkeljes së parimeve të konspiracionit. Po ashtu, është e mundur që
në rrugë të bëhet një bllokim i komunikacionit ose të kalojë ndonjë
ekskursion ose ndonjë vizitë e paplanifikuar e një delegacioni të caktuar, gjë
që mund të shkaktojë shtyrjen e kohës së caktuar për fillimin, madje edhe
ndryshimin e datës së zbatimit të racisë. Prandaj, sigurimi me kohë mbi
rastet si këto që u përmendën ose të ngjashme do t'i mundësojë udhëheqësit
të racisë që të marrë vendime përkatëse, qoftë për heqjen dorë nga koha e
planifikuar për fillimin e racisë, qoftë për shtyrjen e racisë për disa ditë. Pra,
qëllim i vëzhgimit të fshehtë është evitimi i daljes së një numri të madh
policësh në një lokalitet të caktuar, në kushte dhe rrethana të
paparashikuara apo të papërshtatshme, sepse kjo do të ndikonte negativisht
jo vetëm në efikasitetin e tyre, por edhe do të vinte në pikëpyetje
ndërmarrjen e racisë në rastin konkret.
Nëpërmjet vëzhgimit të rrethinës së ngushtë të lokalitetit ku zhvillohet racia
mund të vërehet reaksioni i qytetarëve dhe i kriminelëve. Me interes të
veçantë është vërejtja e reaksionit të kriminelëve që kanë për qëllim



                                                                                    8
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


pengimin e punës së policisë. Këto vërejtja i përcillen menjëherë udhëheqësit
të racisë, i cili ndërmerr masat e nevojshme, siç është, p.sh. dërgimi urgjent
e përforcimeve, në mënyrë që racia të mund të zhvillohet në mënyrë të
papenguar. Më në fund, pas zhbllokimit të vendit të racisë, është me interes
të vërehen reaksionet e caktuara dhe komentet lidhur me vetë racinë dhe,
eventualisht, të zbulohen kriminelët që kanë ardhur të marrin lëndët e
veprës penale që nuk janë gjetur dhe nuk janë konfiskuar gjatë racisë.


2.2. Dalja në vendin e racisë
Në qoftë se gjatë vëzhgimit të fshehtë nuk është vënë re asgjë që
eventualisht mund të ndikonte në planin e mëhershëm për zbatimin e racisë,
pjesëmarrësit nisen në kohën e saktë nga stacioni i policisë dhe shkojnë në
vendin ku zbatohet racia. Dalja në vendin e racisë bëhet sipas rrugës së
përcaktuar qartë në fazën e përgatitjeve. Në plan parashikohet saktë deri ku
mund të shkohet me automjete dhe prej ku shkohet këmbë, ashtu që të
ruhet konspiracioni i plotë derisa të bëhet bllokada e objektit. Për këtë arsye,
pavarësisht prej numrit të policëve dhe automjeteve, duhet të respektohet
drejtimi i lëvizjes që është caktuar më parë, qysh prej daljes nga stacioni i
policisë e derisa të arrihet në vendin e ngjarjes.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë vetëm për një drejtim lëvizjeje.
Në vendin e ngjarjes, policët mund të veprojnë në mënyrë individuale ose në
grupe, që do të thotë se është e dëshirueshme që ata të lëvizin edhe në
drejtime të ndryshme, për të ruajtur konspiracionin. Ndryshimi eventual i
lëvizjes së planifikuar mund të bëhet vetëm me urdhër të udhëheqësit të
racisë, në qoftë se për këtë shtrohet nevoja, si për shembull në rast të
ndonjë aksidenti të komunikacionit ose të ngjashme.
2.3. Bllokada e brendshme
Bllokada e brendshme duhet të bëhet gjithnjë para bllokadës së jashtme,
pavarësisht se bëhet fjalë për hapësirë të hapur apo të mbyllur. Numri i
policëve që bëjnë bllokadën e brendshme përcaktohet varësisht prej
madhësisë dhe karakteristikave të hapësirës. Kështu, një numër i caktuar i
policëve, të cilët duhet të jenë të veshur me rroba civile dhe duhet të jenë
relativisht të panjohur për rrethin e caktuar kriminal, hyjnë në objektin ose
hapësirën e caktuar dhe bëjnë vëzhgimin e fshehtë. Ky duhet të jetë
funksioni më i rëndësishëm i bllokadës së brendshme, sepse kur të bëhet
bllokada e jashtme mund të priten edhe reaksione të caktuara brenda
hapësirës së bllokuar.
Reaksioni i parë i kriminelëve është përpjekja për të ikur nga objekti. Në
qoftë se kjo është e pamundur, është e logjikshme që ata të përpiqen që t'i
hedhin mjetet e veprës penale si edhe armët që mund t'i kenë me vete. Këtë
mund ta bëjnë në disa mënyra. Së pari, ata përpiqen që të fshehin shpejt e
shpejt mjetet e veprës penale në vende më të përshtatshme, siç janë:
ujëvara e Ë              C-së, shporta e bërllokut, hapësirat brenda banakut
ose kuzhinës, kurse në hapësira të hapura mund të jenë gjërat e mbuluara,
siç janë: kontejnerët e bërllokut, kanalizimi, të çarat në tokë, në mure apo


                                                                                    9
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


në drurë, etj. Së dyti, në qoftë se nuk kanë kohë që mjetet e veprës penale
t'i fshehin në vendet e përmendura, varësisht prej mjetit që kanë me vete,
kriminelët kërkojnë ndihmën e të njohurve dhe njerëzve të ndershëm. Për
shembull, drogën, paratë e falsifikuara, revolen ose thikën, kriminelët mund
t'ua japin femrave që i njohin, për shkak se femrat janë më së paku të
dyshimta për policinë dhe kontrollohen në mënyrë më sipërfaqësore nga
policia.
Kriminelët evitojnë shumë shpesh kontrollin e policisë duke ua lënë mjetet e
veprës penale personave të panjohur, të cilët gjenden në vendin e bllokuar.
Pasi i shikojnë me kujdes që t'i mbajnë në mend, ata ua lëshojnë në xhep
apo në çantë mjetet e veprës penale, më shpresë se ata nuk do të
kontrollohen nga policia e pastaj do t'ua marrin përsëri. Në qoftë se nuk janë
në situatë që në ndonjërën prej mënyrave të përmendura të lirohen nga
mjetet e veprës penale, kriminelëve u mbeten dy mundësi: që t'i asgjësojnë,
nëse është e mundur, për shembull duke e hedhur drogën në Ë
C, kanalizim ose lavabo, ose duke i hequr prej vetës e veprës penale dhe
duke i lënë në hapësirën në të cilën gjenden. Përveç këtyre, duhet të kihet
parasysh se disa persona, sidomos kriminelët që gjenden në arrati, përpiqen
të fshehen, varësisht prej karakteristikave të hapësirës së bllokuar.
Të gjitha situatat dhe ngjarjet brenda objektit ku zhvillohet racia mund të
vërehen nga policët që marrin pjesë në bllokadë, para së gjithash, duke
vëzhguar në mënyrë të fshehtë gjithë hapësirën dhe njerëzit e pranishëm.
Policët që bëjnë vëzhgimin e fshehtë brenda objektit të bllokuar, sipas
nevojës, mund të reagojnë duke hequr dorë nga roli i tyre konspirativ,
kështu që ata mund të veprojnë për të parandaluar asgjësimin ose fshehjen
e mjeteve të veprës penale, madje edhe duke penguar lëvizjen e kriminelëve
e personave të dyshuar brenda objektit të bllokuar. Përveç kësaj, këta policë
mund t'u ofrojnë mbrojtje policëve që hyjnë në hapësirën e bllokuar dhe
kryejnë veprime të caktuara në kuadrin e racisë.


2.4. Bllokada e jashtme
Pas bllokadës së brendshme, fazë vijuese e zbatimit të racisë, është bllokada
e jashtme, i cili përfshin njëkohësisht mbylljen e të gjitha hyrjeve dhe
daljeve nga policët me uniformë. Bllokada e jashtme duhet të bëhet në
mënyrë të rrufeshme dhe të papritur. Me këtë bllokadë arrihen dy objektiva:
së pari, i pamundësohet kujtdo që të dalë nga hapësira e bllokuar dhe, sipas
nevojës, u ofrohet mbështetje policëve që veprojnë brenda hapësirës së
bllokuar. Natyrisht, në këso rastesh, parashikohet edhe mundësia e
rezistencës fizike apo të armatosur të kriminelëve, prandaj bllokada e
jashtme mund të transformohet pjesërisht në mbrojtje ose mbështetje për
policët që bëjnë legjitimimin, bastisjen ose arrestimin e personave të
caktuar. Qëllim tjetër i bllokadës është pamundësimi që kriminelëve t'u vijë
ndihmë ose mbështetje nga bashkëpunëtorët e ndihmësit e tyre, nga jashtë.
Duke pasur parasysh nivelin e organizimit të nëntokës, nuk guxon të mos
parashikohet mundësia që në vendin e racisë të arrijë ndonjë grup
kriminelësh që do të përpiqej të parandalonte arrestimin eventual të


                                                                                    10
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


kolegëve të tyre dhe të organizonte arratisjen e tyre nga vendi ose hapësira
ku zhvillohet racia. Për këtë arsye, policët e bllokadës së jashtme duhet të
jenë të përgatitur që të reagojnë në mënyrë adekuate në këso situatash.
Gjatë kryerjes së racisë rekomandohet edhe përdorimi i qeneve të stërvitur
zyrtarë.


2.5. Prezantimi zyrtar
Pavarësisht se në çfarë objekti zhvillohet racia, është e domosdoshme që
policët të prezantohen në mënyrë zyrtare. Të gjithë të pranishmit në brenda
objektit ose hapësirës duhet të dinë se po kryhet një veprim zyrtar dhe që
mënyrën e sjelljes së tyre ta përshtatin me situatën aktuale. Prezantimi
zyrtar bëhet në mënyra të ndryshme, varësisht prej objektit ku zhvillohet
racia dhe situatës së caktuar.


2.6. Legjitimimi
Renditja e veprimeve që ndërmerren brenda hapësirës së bllokuar mund të
jetë e ndryshme dhe përcaktohet varësisht prej situatës aktuale. Në qoftë se
në plan të parë duhet të jetë maturia, atëherë veprimi i parë i policisë duhet
të jetë bastisja e të gjithë personave për çështje të sigurisë. Por, në rastin e
zbatimit të racisë duhet të kihet parasysh se shumica e qytetarëve që
gjenden brenda objektit të bllokuar nuk janë as kriminelë as njerëz të
dyshimtë. Për këtë arsye, përmasat dhe intensiteti i racisë duhet t'u
përshtaten situatës së caktuar, duke pasur kujdes të veçantë që të mos
kufizohen në mënyrë të paautorizuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Për këtë
arsye, në qoftë se në fillim të zbatimit të racisë nuk ka pasur shenja të
prishjes së rendit e qetësisë, së pari duhet të bëhet legjitimimi i personave të
pranishëm. Legjitimimi bëhet nga grupi i policëve që është formuar
paraprakisht, të cilët janë të veshur me rroba civile. Pas legjitimit, vlerësohet
nëse personi i legjitimuar duhet të mbahet brenda objektit të bllokuar apo
duhet të lirohet të dalë jashtë. Eliminimi i shpejtë i personave që nuk janë të
dyshimtë për asgjë kontribuon për efikasitetin e racisë si edhe për sigurinë e
policisë dhe të personave tjerë brenda objektit. Personat që konsiderohen të
dyshimtë mbi çfarëdo baze ndahen në hapësira të veçanta (në qoftë se
brenda objektit të bllokuar ka hapësira të tilla) ose në një pjesë të caktuar të
hapësirës dhe, pas bastisjes për çështje të sigurisë, mbahen nën vrojtimin e
policisë deri në përfundim të racisë.


2.7. Bastisja e policisë për çështje të sigurisë
Meqenëse, në raste të zbatimit të racisë, bastisja bëhet në vende publike,
është e natyrshme që bastisja të mos jetë e bastisje individuale e detajuar, si
veprim hetimor, por si bastisje preventive për arsye të sigurisë. Në të
vërtetë, policët mund t'i bastisin personat e caktuar, në qoftë se ekziston
dyshimi se ata kanë armë ose mjete të përshtatshme për sulm fizik, në qoftë



                                                                                    11
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


se ekziston dyshimi se mund të hedhin, të fshehin apo të asgjësojnë mjetet e
veprës penale, të cilat mund të konfiskohen dhe të përdoren si prova gjatë
procedurës penale. Bastisja bëhet sipas normave të taktikës kriminalistike.
Duke pasur parasysh se personat bastisen në mënyrë publike, në sytë e
qytetarëve të tjerë, midis të cilëve mund të ketë të njohur ose të afërm të
personave që bastisen, policët duhet të kenë sjellje e veprime korrekte
maksimale. Mënyra e veprimit gjatë bastisjes duhet të jetë korrekte,
pavarësisht se personi që bastiset është kriminel apo qytetar i ndershëm.
Pra, bëhet fjalë për një veprim shumë delikat të policisë, gjatë të cilit duhet
të respektohen plotësisht parimet e veçanta etike. Veprimi mbi bazë të etikës
së policisë është i domosdoshëm për shkak se bastisja është veprim që nuk e
prek vetëm personin që bastiset, por edhe familjen, fqinjët dhe miqtë e tij.
Prandaj, bastisja duhet të bëhet në mënyrë shumë të kujdesshme dhe duke
respektuar plotësisht integritetin e personalitetit.


2.8. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve
Sende që mund të konfiskohen përkohësisht janë sendet që duhet të
konfiskohen sipas Kodit të Procedurës Penale, sendet që mund të shërbejnë
si prova në procedurën penale ose sendet e të mirat materiale që janë fituar
me kryerjen e veprës penale. Duke pasur parasysh fazat e zbatimit praktik të
racisë, ky veprim hetimor mund të ndërmerret brenda hapësirës së bllokuar,
pas përfundimit të bastisjes së personave dhe të hapësirës për çështje të
sigurisë si dhe pas shoqërimit të personave të dyshuar në stacionin e
policisë. Natyrisht, në stacionin e policisë mund të bëhet edhe bastisja e
personave si veprim hetimor, për shkak të kushteve që janë të
domosdoshme për punën e policisë.
2.9. Arrestimi
Gjatë operacionit të racisë, arrestimi i personave bëhet në mënyrë specifike.
Racia është vetvetiu njëfarë veprimi që cenon liritë kolektive, pas gjatë këtij
veprimi u kufizohet e drejta e lëvizjes të gjithë personave që janë gjetur
brenda objektit ose hapësirës së bllokuar. Për këtë arsye, është e
rëndësishme që policia t'u përmbahet me përpikëri dispozitave ligjore mbi
arrestimin, pasi bëhet fjalë për kufizimin e plotë të të drejtave dhe lirive të
njeriut. Por, është e arsyeshme që gjatë racisë të ndërmerren edhe veprime
të tilla, pasi bëhet fjalë për veprime që kanë të bëjnë me zbulimin e autorëve
të veprave penale. Gjatë racisë, personat mund të arrestohen për arsye të
ndryshme, siç janë: të arratisurit nga burgu, të dënuarit që nuk u janë
përgjigjur ftesës për vuajtjen e dënimit, të dyshuarit që nuk u janë përgjigjur
ftesës së gjykatave ose personat ndaj të cilëve është lëshuar fletarrestim për
çfarëdo arsyesh.
Kur zhvillohet racia, arrestimi bëhet në pajtim me dispozitat kriminalistike-
taktike, pavarësisht prej bazës juridike për arrestimin e personave të
caktuar. Këto dispozita përfshijnë gjetjen dhe zbatimin e mënyrave më të
përshtatshme të veprimit, të vështruar nga aspekte të ndryshme, siç janë:
siguria personale e policit, siguria e qytetarëve, evitimi i rezistencës aktive,


                                                                                    12
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


evitimi i arratisjes, evitimi i marrjes peng, evitimi i asgjësimit ose hedhjes së
sendeve të veprave penale si edhe evitimi i vetëlëndimit.


2.10. Bastisja e objektit të racisë për çështje të sigurisë
Bastisja për çështje të sigurisë ose kontrolli i objektit të racisë mund të bëhet
në praninë e disa personave ose të të gjithë personave që gjenden brenda
hapësirës së bllokuar, varësisht prej situatës konkrete. Kjo bëhet me qëllim
të gjetjes së personave që fshehen ose me qëllim të gjetjes së sendeve që
mund të jenë fshehur. Para së gjithash, pas secilit rast individual të
arrestimit është e domosdoshme që rrethina ku është bërë arrestimi të
kontrollohet ose, së paku, të mbahet nën vrojtim, në mënyrë që të zbulohen
sendet që mund të jenë hedhur. Pas kësaj, pas përfundimit të legjitimimit
dhe bastisjes për çështje të sigurisë (e cila nuk është e detajuar), është e
nevojshme që edhe objekti ose hapësira e hapur të kontrollohet ose të
bastiset, me qëllim që të gjenden mjetet që mund të jenë fshehur. Zhbllokimi
i objektit ose hapësirës nuk duhet të bëhet para se të bëhet kontrolli ose
bastisja. Gjatë këtij veprimi është e preferueshme të përdoren edhe qentë e
stërvitur zyrtarë.


2.11. Shoqërimi
Me qëllim të përpunimit të mëtejmë kriminalistik, personat e arrestuar
shoqërohen në lokalet zyrtare të policisë. Ky shoqërim bëhet me automjet
zyrtar të policisë, por, kur bëhet fjalë për shoqërimin e më shumë personave,
kjo mund të bëhet edhe me ndonjë automjet tjetër, duke evituar
komunikimin dhe marrëveshjet eventuale midis tyre. Shoqërimi është masë
nëpërmjet të cilës një person dërgohet me detyrim nga lokalet e policisë, në
lokalet e gjykatës ose prokurorisë ose deri te një vend i caktuar. Shoqërimi
hyn në konceptin e gjerë të arrestimit, prandaj nga pikëpamja formale-
juridike dhe kriminalistike duhet të vështrohet në kuadrin e kësaj
problematike.
Shoqërimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat kriminalistike, kurse ne, në
këtë rast, do të ndalemi vetëm në disa segmente që kërkojnë kujdes të
veçantë. Kështu, gjatë shoqërimit të personave me automjet zyrtar
ekzistojnë disa momente kritike, siç janë: hyrja në automjet, dalja nga
automjeti dhe hyrja në stacionin e policisë.
I pari prej këtyre momenteve është futja e personit të arrestuar në
automobilin zyrtar të policisë. Me këtë rast, policët nuk guxojnë të jenë të
papërgatitur, sepse krimineli mund të përpiqet të arratiset. Gjatë futjes në
automjet, personi i shoqëruar mund të shfrytëzojë pozitën e trupit të
përkulur për të sulmuar policinë, por edhe mund të hedhë edhe sendet e
veprës penale që i ka me vete.
Edhe gjatë daljes nga automjeti, në afërsi të hyrjes së lokaleve zyrtare,
personi i shoqëruar mund të përpiqet të arratiset, edhe duke i sulmuar
policët. Praktika ka treguar se, në situata të tilla, policët nuk janë mjaft të


                                                                                    13
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


koncentruar, sepse ata mendojnë se e kanë kryer gjithë punën e tyre, kurse
krimineli e shfrytëzon pikërisht këtë. Për këtë arsye, policët duhet të jenë
maksimalisht vigjilentë dhe, menjëherë pas nxjerrjes së personit nga
automobili, ta kontrollojnë automobilin nëse personi ka hedhur ndonjë send
të veprës penale. Kontrolli i automobilit në këtë rast është me interes të
shumëfishtë. Së pari, gjetja eventuale e ndonjë sendi a mjeti (drogë, para
etj.) i kontribuon suksesit të provave gjatë procedurës penale. Në qoftë se
kontrolli i automjetit nuk bëhet në praninë e personit të shoqëruar, por bëhet
më vonë, personi mund të mohojë se sendi a mjeti i gjetur ka qenë i tij. Më
në fund, në rast të veprimit tjetër fare, policia kurrë nuk do të jetë e sigurt
se kush e ka hedhur sendin a mjetin në automjetin zyrtar dhe, në rastin më
të keq, kjo mund të shpie edhe te mundësia e keqpërdorimit. Për këtë arsye,
është rregull që pas çdo shoqërimi, menjëherë dhe në prani të personit të
shoqëruar, të bëhet kontrolli i automjetit me të cilin është transportuar
personi i shoqëruar.
Por, edhe kur personi i shoqëruar vendoset në lokalin e caktuar zyrtar, nuk
do të thotë se ka kaluar rreziku i rezistencës ose sulmit fizik, i vetëlëndimit
ose arratisjes dhe i hedhjes ose asgjësimit të mjetit të veprës penale.
Praktika ka treguar se kriminelët kanë ikur në mënyra të ndryshme, nëpër
dyert e hyrjes ose nëpër dritare, kur është fjala për katet e ulëta, ose
nëpërmjet qyngjeve të shiut, rrufepritësve, kërcimit në drurët e afërt, madje
edhe kërcimit në kulme të automobilave të parkuar, kur bëhet fjalë për katet
e larta. Këto janë vetëm disa prej mundësive të shumta që mund t'i
shfrytëzojnë kriminelët, duke përfituar nga mungesa e syçeltësisë në lokalet
zyrtare.
Përveç këtyre, policët duhet të kenë kujdes të veçantë gjatë shoqërimit të
femrave, për shkak të reaksioneve të paparashikueshme të tyre.
2.12. Zhbllokimi
Pas përfundimit të veprimeve dhe masave të përmendura, bëhet zhbllokimi i
objektit të racisë. Zhbllokimi duhet të bëhet në mënyrë graduale e
sistematike, në mënyrë që kjo të mos bëhet në mënyrë stihike. Zhbllokimi
bëhet sipas planit të përcaktuar më parë apo sipas planit që mund të ketë
ndryshuar në vendin e ngjarjes. Kjo përfshin tërheqjen e organizuar të
policisë dhe kthimin e saj në lokalet zyrtare. Policët tërhiqen nga vendi i
racisë në grupe, ashtu që siguria e tyre të jetë në nivel të lartë.


2.13. Vrojtimi i fshehtë i objektit të zhbllokuar të racisë
Pas zhbllokimit dhe tërheqjes së policisë, vendi ku është kryer racia është e
nevojshme të mbahet edhe për njëfarë kohe nën vrojtim të fshehtë.
Kriminelët që nuk kanë qenë në vendin e racisë ose që janë liruar pas
legjitimit të rregullt shpesh vijnë ose kthehen në vendin e racisë për të parë
pasojat. Gjithmonë ekziston mundësia që në vendin ose hapësirën ku është
kryer racia të mos jenë gjetur e konfiskuar të gjitha mjetet e veprave penale,
qoftë kur bëhet fjalë për mjete të fshehura ose për mjete që janë hedhur
gjatë racisë. Përveç kësaj, kriminelët që rastësisht kanë shpëtuar nga racia


                                                                                    14
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


mund të vijnë në vendin e ngjarjet që të informohen nga dëshmitarët okularë
për rrjedhën dhe efektet e racisë. Prandaj, vrojtimi i fshehtë i kujdesshëm,
njoftimi me kohë i udhëheqësit të racisë dhe reagimin i mëvonshëm adekuat
mund të shpien në arrestimin e personave të dyshuar dhe mund të gjenden e
të konfiskohen mjete të veprës penale.
Përveç kësaj, në disa raste e varësisht prej situatës (në kafeteri, në
diskotekë etj.) mund të dëgjohen komente me interes të mysafirëve dhe
kamerierëve, prej të cilave edhe mund të nxirren përfundime me vlerë për
veprimet në të ardhmen.
Me këtë veprim përfundon faza e parë e racisë.


2.14. Bastisja e personave
Pas shoqërimit të personave të dyshuar në stacionin e policisë, fillon faza e
dytë e racisë, e cila përfshin një përpunim kompleks kriminalistik të të gjithë
të shoqëruarve.
Veprimi parë i paevitueshëm është bastisja e detajuar e të gjithë personave
të shoqëruar. Kuptohet, paraprakisht, brenda objektit ose hapësirës së
bllokuar, është bërë bastisja e tyre për çështje të sigurisë dhe kontrolli i
personave të dyshuar, por në stacionin e policisë bahet bastisja e detajuar.
Bastisjes së detajuar në stacionin e policisë i nënshtrohen edhe personat e
shoqëruar te të cilët më parë mund të jetë gjetur e konfiskuar diçka. Kjo
bëhet me qëllim që të gjenden e konfiskohen mjete dhe gjurmë të veprave
penale, si edhe armë apo mjete të përshtatshme për sulm, për mbrojtje apo
për vetëlëndim. Në qoftë se, gjatë bastisjes, gjenden mjete ose gjurmë të
caktuara, armë ose mjete të caktuara, ato konfiskohen në pajtim me
dispozitat e Procedurës Penale.


2.15. Vërtetimi i identitetit
Në qoftë se gjatë legjitimit, një person nuk është identifikuar, për çfarëdo
arsyesh, identifikimi i tij është i domosdoshëm të bëhet pas shoqërimit dhe
bastisjes së detajuar. Përcaktimi i identitetit është i nevojshëm për shumë
arsye: personi nuk ka dokumente personale, personi nuk i jep të gjitha të
dhënat mbi identitetin e tij, dyshohet se personi ka letërnjoftim apo
dokument tjetër të falsifikuar, personi nuk ka dokumente identifikimi dhe,
për shkak të metave psiko-fizike (shurdhmemec) nuk është në gjendje të
japë të dhënat mbi identitetin e tij, etj.
Vërtetimi i identitetit është veprimtari kriminalistike-taktike dhe teknike e cila
ndërmerret gjithnjë kur shfaqet dyshimi mbi identitetin e personit të caktuar.
Vërtetimi i plotë i identitetit nënkupton vërtetimin e cilësive (juridike, faktike
e fizike) sipas të cilave një person dallon nga të tjerët. Për rëndësinë e kësaj
veprimtarie të policisë flasin edhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale
(KPP), sipas të cilave policia mund të ndërmarrë masat e nevojshme në lidhje
me vërtetimin e identitetit të personit, kurse në raste të caktuara personi



                                                                                    15
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


mund të arrestohet dhe mbahet në arrest. Gjithashtu, në bazë të Nenit 281,
gjykata mund të caktojë masën e paraburgimit ndaj personave që e fshehin
identitetin e tyre ose kur ekziston rreziku që ai të arratiset dhe identiteti i tij
nuk mund të verifikohet.
Identiteti mund të verifikohet me mjete të ndryshme dhe në mënyra të
ndryshme: vërtetimi i cilësive juridike mund të bëhet nëpërmjet të dhënave
mbi gjendjen civile; identifikimi në bazë të fizionomisë së personave mund të
bëhet nëpërmjet përshkrimit, fotografisë, të dhënave antropometrike dhe
nëpërmjet njohjes së drejtpërdrejtë; identifikimi mund të behte edhe në bazë
të vijave papilare të gishtërinjve ose shuplakave të duarve.
Është e domosdoshme që vërtetimi i identitetit të bëhet pikërisht në fazën e
racisë, ndryshe nuk do të mund të vazhdojë përpunimi i mëtejmë
kriminalistik i personit të dyshuar. Nuk është e mundur të bëhen verifikime
kriminalistike ose të zhvillohet bisedë informative me një person identiteti i
të cilit nuk është verifikuar plotësisht. Për këtë arsye, vërtetimi i identitetit
është parakusht që kundër personit të caktuar të mund të ndërmerren
çfarëdo veprimesh ose masash.


2.16. Fotografimi, daktiloskopimi dhe marrja e shenjave
Sipas Nenit 205. alineja 1. të Kodit të Procedurës Penale, policia mund të
fotografojë personin dhe të marrë shenjat e gishtërinjve të tij, në qoftë se
ekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer vepër penale. Përveç kësaj,
sipas të njëjtit nen (alineja 2), prokurori publik mund të autorizojë policinë
që të bëjë fotografimin, në rastet që është e domosdoshme të bëhet
vërtetimi i identiteti të të dyshuarit ose në raste të tjera që kanë rëndësi për
efikasitetin e procedurës. Gjithashtu, sipas të njëjtës dispozitë ligjore (alineja
3), në qoftë se është e nevojshme të vërtetohet se të kujt janë gjurmët e
gishtërinjve që janë gjetur në ndonjë mjet, policia mund të marrë gjurmët e
gishtërinjve të personit për të cilin ekziston dyshimi se ka qenë në kontakt
me mjetin në fjalë. Policia, me ndihmën e mjekut ose teknikut te kualifikuar,
mund t'ia marrë të dyshuarit mostrat e flokëve, folikulës, pështymës, urinës,
brisit të hundës, brisit të lëkurës përfshirë edhe të shputës, mostrat e
thonjëve e të materialit nën thonj. Në raste të veçanta, policia mund t'i
marrë këto mostra edhe vetë, pa ndihmën e mjekut ose teknikut medicinal.
Ky veprim bëhet me qëllim të caktuar gjatë zbatimit të racisë, sepse, në këtë
rast, mund të ndodh që të arrestohen persona që dyshohet se kanë kryer
vepra penale ose se kanë pasur lidhje me sendet dhe gjurmët e veprave
penale, por identiteti i tyre nuk është e mundur të vërtetohet. Në këso
rastesh, bëhet njohja nëpërmjet fotografisë ose fotografia publikohet në
mjetet e informimit publik, në mënyrë që të bëhet vërtetimi i identitetit. Por,
publikimi i fotografisë në mjetet e informimit publik mund të rezultojë me
njohjen e ndonjë personi që ka kryer vepër penale, kështu që efekti do të
jetë i plotë.
Përveç kësaj, fotografimi mund të bëhet edhe për qëllime të tjera, në qoftë
se bëhet fjalë për person të dyshuar për kryerjen e veprave penale ose për


                                                                                    16
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


përsëritës të veprave penale. Në të tilla raste, fotografia futet në albumin e
fotografive të evidencës kriminalistike. Në qoftë se përsëritësi i veprave
penale është fotografuar më parë, atëherë foto-albumi duhet të freskohet me
fotografi të re.


2.17. Verifikimi        i   evidencave       të   dënimeve       dhe     evidencave
kriminalistike
Kur bëhet vërtetimi i identitetit ose kur identiteti është i njohur, pas bastisjes
së detajuar të personave, fillon verifikimi kriminalistik. Vendimi për
ndërmarrjen e racisë, përveç tjerash, bazohet edhe në informacionet mbi
veprimtaritë kriminale të një personi ose të më shumë personave. Kështu, që
në fazën e përgatitjes dhe planifikimit, duhet të bëhen verifikime të caktuara
në evidencat e të dënuarve dhe evidencat kriminalistike, me qëllim të
njohurive sa më të shumta për personat e caktuar. Por, gati gjithnjë, racia
organizohet për të zbuluar e për të kapur një rreth të panjohur personash,
për të cilët është e domosdoshme të bëhen verifikimet përkatëse.
Përveç evidencës së të dënuarve, është më se e domosdoshme që të
verifikohen edhe evidenca MOS (mënyra e kryerjes së veprave penale),
evidenca e kategorive të caktuara të kriminelëve (përsëritësit dhe kriminelët
e specializuar), kartoteka e përgjithshme sipas alfabetit, evidenca e ofiqeve,
evidenca e gjërave të vjedhura e të zhdukura, si edhe evidenca lajmërimit
dhe çlajmërimit të vendbanimeve të qytetarëve, evidenca e letërnjoftimeve,
evidenca e dokumenteve të udhëtimit, evidenca e shoferëve dhe
automjeteve dhe regjistri i veprimtarisë hulumtuese.
Verifikimet e përmendura kriminalistike janë me interes, pa marrë parasysh
se do të japin ose jo rezultate pozitive, sepse në këtë mënyrë policia formon
profilin e caktuar të personave që përpunohen në mënyrë kriminalistike.
Duke pasur parasysh karakterin kriminalistik të evidencave, këto verifikime
është e mundur të kryhen shumë shpejt dhe në çdo kohë.


2.18. Biseda informative
Veprimi vijues që ndërmerret në kuadrin e zbatimit të racisë është zhvillimi i
bisedës informative me personat e shoqëruar. Për kryerje me sukses të
bisedave të tilla është e nevojshme të plotësohen disa parakushte. Këto
janë: përgatitjet me kohë dhe hartimi i planit të bisedës, përcaktimi taktik i
kohës dhe vendit të bisedës, aftësia që bashkëbiseduese të bindet për
bisedë, si edhe zgjedhja e drejtë e pyetjeve dhe e taktikës së shtrimit të
tyre, pra taktikës së marrjes në pyetje. Këto parakushte do të plotësohen
vetëm në qoftë se biseda informative zhvillohet me persona për të cilët është
organizuar racia. Në qoftë se biseda informative zhvillohet me persona
shoqërimi i të cilëve nuk ishte planifikuar, atëherë situata është e ndryshme.
Në këso rastesh, për shkak të urgjencës së veprimit, përgatitjet përkatëse
për bisedë do të mungojnë. Por, kjo nuk do të thotë se biseda duhet të
zhvillohet në mënyrë stihike dhe sipas gjykimit të rastit. Në situata të tilla e



                                                                                    17
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


të ngjashme do të ishte e dëmshme në qoftë se biseda informative do të
zhvillohej pa kurrfarë përgatitjesh dhe pa kurrfarë plani, sepse atëherë nuk
do të mund të flitej për taktikën kriminalistike të marrjes në pyetje.
Mendojmë se edhe në situata të tilla është e mundur dhe e nevojshme të
hartohet një përkujtues i shkurtër ose, së paku, të krijohet në mendje një
plan i shkurtër i bisedës. Pas kryerjes së bisedës informative është e
nevojshme të hartohet një procesverbal zyrtar.
Rezultati përfundimtar i bisedës informative mund të ndikojë në zgjedhjen
dhe efikasitetin e veprimeve të mëtejshme që do të merren në kuadrin e
racisë.
Në qoftë se vërtetohet se disa persona janë të pafajshëm, që do të thotë se
eliminohet çdo dyshim për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale, atyre
duhet t'u jepet arsyetimi përkatës dhe duhet të lirohen. Ndërkaq, ndaj të
tjerëve ndërmerren veprimet dhe masat e nevojshme të mëtejshme.


2.19. Bastisja e shtëpisë dhe hapësirave tjera
Personave që gjenden në evidencat e të dënuarve ose kriminalistike, por
edhe atyre që nuk janë shoqëruar gjatë racisë për shkak të dyshimit për
përfshirje në veprimtari kriminale, si edhe atyre që u janë gjetur mjete të
veprave penale gjatë racisë, është me interes t'u bastisen shtëpitë, banesat
dhe hapësirat tjera.
Në qoftë se kjo vlerësohet me interes, në situatë të caktuar, bastisja mund të
bëhet edhe para bisedës informative. Kjo mund bëhet në rastet kur dyshohet
se dikush prej të njohurve të personit të shoqëruar mund t'i ketë njoftuar
familjarët e tij që të hedhin ose të asgjësojnë dëshmitë apo që personat
fshehen në shtëpinë e tij të ikin nga shtëpia përkatëse, nga banesa ose nga
hapësira tjetër. Për këtë arsye, gjithnjë duhet të parashikohen situatat e tilla
dhe bastisja duhet të bëhet menjëherë pas vërtetimit të identitetit ose pas
një bisede të shkurtër informative. Natyrisht, në këso rastesh është e
nevojshme që biseda informative me personin e dyshuar të vazhdojë edhe
pas bastisjes.
Kur bëhet fjalë për racinë, përparësia qëndron në faktin se personi i dyshuar
është arrestuar dhe është shoqëruar në lokalet e policisë, prandaj gjasat për
bastisje të suksesshme janë më të mëdha se rëndom. Megjithatë, është i
nevojshëm një minimum i përgatitjeve nga aspekti i verifikimit në evidencat
e përmendura.
Në qoftë se, gjatë bastisjes, janë gjetur autorët e veprës penale ose dëshmi
të caktuara për kryerjen e saj, veprimet e mëtejshme ndaj personit të cilit i
është bastisur shtëpia, banesa apo ndonjë hapësirë tjetër mund të tejkalojnë
kornizat themelore dhe qëllimet e përcaktuara për ndërmarrjen e racisë.
Natyrisht, kjo varet nga secila situatë konkrete. Megjithëkëtë, pavarësisht
prej rezultatit, efektet e bastisjes pothuaj kurrë nuk do të mungojë, pasi do
të fitojmë njohuri të caktuara mbi personalitetin e të dyshuarit dhe, në fund




                                                                                    18
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


të fundit, do të vërtetohen ose do të eliminohen dyshime të caktuara në
lidhje me veprimtarinë e tij kriminale.


2.20. Verifikimi i alibisë
Gjatë zhvillimit të bisedës informative me qëllim të grumbullimit të dëshmive
personale, shpesh shfaqet nevoja që të verifikohet deklarata e të dyshuarit
që thotë se në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën konsiderohet i
dyshuar ka qenë në një vend tjetër. Verifikimi i tillë është verifikim i alibisë (
(alibi, lat. = tjetërkund, diku tjetër, diku në vend tjetër). Si alibi konsiderohet
dëshmia se personi konkret ka qenë në një vend tjetër kur është kryer vepra
penale dhe jo në vendin ku është kryer ajo. Prej kësaj mund të nxirret
përfundimi se personi i dyshuar nuk ka mundur të kryejë veprën penale
konkrete. Verifikimi i alibisë duhet të bëhet për të gjithë personat që janë
shoqëruar ose janë privuar nga liria gjatë zbatimit të racisë. Në raste të tilla,
për shkak të efektit të befasisë, i dyshuari nuk do të ketë të përgatitur alibi
të bindshme, gjë që, në raste të caktuara, mund të shtojë shkallën e
besueshmërisë se ai e ka kryer veprën e caktuar penale. Meqenëse vetë
prezenca në vendin e kryerjes së veprës penale është një prej indicieve më
të rëndësishme orientuese-eliminuese, atëherë nuk ka dyshim se verifikimi i
alibisë është veprimtari shumë e rëndësishme kriminalistike, e cila
kontribuon për zbulimin e suksesshëm dhe argumentimin e veprave penale.
Verifikimi i alibisë kërkon qasje plotësisht profesionale, por, gjithsesi, duhet
të shikohet edhe evidenca e personale të dyshuar të legjitimuar.




2.21. Përfundimi i racisë
Racia mund të përfundojë në disa mënyra apo, thënë në mënyrë më të
saktë, veprimi përfundimtar ndaj personave që janë përfshirë në raci ka
forma të ndryshme kriminalistike e procesore.
Siç është thënë, personat identiteti i të cilëve është vërtetuar menjëherë pas
shoqërimit dhe nuk janë konsideruar të dyshuar për çfarëdo veprimtarie
kriminale, lirohen menjëherë në liri; personat që nuk i janë përgjigjur ftesës
për vuajtjen e dënimit me burg arrestohen dhe dërgohen në institucionin
përkatës ndëshkues-korrektues; personat që janë arratisur nga institucionet
ndëshkuese-korrektuese dërgohen me detyrim për të vazhduar vuajtjen e
dënimit.
Procedura ndaj personave për të cilët ka ekzistuar dyshimi se mund të kenë
kryer vepër penale mund të jetë e ndryshme: personat për të cilët nuk është
vërtetuar dyshimi gjatë përpunimit kriminalistik lirohen në liri; personat për
të cilët ekziston ndonjë prej bazave të nenit 281 të Kodit të Procedurës
Penale dërgohen në paraburgim, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të
nevojshme kriminalistike e hetimore dhe me qëllim të ngritjes së kallëzimit
penal, përkatësisht inicimit të procedurës penale. Këtu do të përfundojë
pjesa operative e racisë.


                                                                                    19
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“




2.22. Analiza e racisë
Menjëherë pas përfundimit të racisë organizohet takimi i të gjithë policëve që
kanë marrë pjesë në raci. Takimi mbahet me qëllim të analizës së
rezultateve. Së pari, udhëheqësi i racisë jep një pasqyrë të shkurtër të
rrjedhës, përmbajtjes dhe efektit të racisë, pastaj udhëheqësit e grupeve
operative paraqesin vrojtimet e tyre, kurse në fund, sipas nevojës, secili
pjesëmarrës i racisë paraqet vrojtimet e tij kryesore. Nëpërmjet diskutimit që
zhvillohet, diskutohet për gabimet eventuale, për lëshimet dhe vështirësitë
në të cilat kanë hasur, sikundër edhe për efektet pozitive të racisë. Në këtë
mënyrë mund të nxirren përfundime reale e të drejta mbi rezultatin
përfundimtar të racisë. Përfundimet, si ato pozitive ashtu edhe ato negative,
shërbejnë shumë për planifikimin dhe zbatimin me sukses të racive të
ardhshme.


2.23. Raporti mbi racinë
Pas përfundimit të të gjitha veprimeve, masave dhe analizave të racisë,
hartohet raporti përfundimtar mbi gjithë atë që është bërë dhe është
vërejtur. Raportin e harton udhëheqësi i racisë, me ndihmën e udhëheqësve
të disa grupeve operative që kanë marrë pjesë në raci. Në raport duhet të
përfshehen edhe përfundimet e analizës së racisë, në mënyrë që në të
ardhmen të evitohen gabimet eventuale dhe të veprohet në mënyrë më
efikase. Ky raport futet në evidencën e kriminalistikës operative.


KAPITULLI I KATËRT: INFORMATORËT
Organet e ndjekjes penale, sidomos policia kriminalistike, gjithnjë kanë pasur
nevojë të dinë çfarë ndodh në mjediset kriminale dhe për këtë qëllim i kanë
shfrytëzuar shërbimet e informatorëve. Informatorët janë persona që i japin
policisë të dhëna të karakterit kriminal, herë pas here ose vazhdimisht, por
gjithnjë në mënyrë të fshehtë. Puna kriminalistike dhe hetimore është më
efikase në qoftë se ka informacione dhe njohuri të ndryshme të marra nga
informatorët. Krijimi dhe shfrytëzimi i informatorëve është punë shumë
komplekse dhe delikate kriminalistike, e cila kryhet në tërësi në mënyrë
konspirative. Pavarësisht prej arsyeve përse një person i caktuar ia jep
policisë disa të dhëna, konsiderojmë se bashkëpunimi afatgjatë i
informatorëve dhe policisë është i mundur vetëm në bazë të besimit reciprok.
Në këtë kuptim, edhe kualiteti i informacioneve do të varet nga shkalla e
besimit reciprok.
Kur bëhet fjalë për kriminalitet të organizuar, atëherë duhet të kihet
parasysh se bëhet fjalë për kriminelë profesionalë e të specializuar,
udhëheqësit e të cilëve përfitojnë shuma të mëdha parash që u sjellin
privilegje të ndryshme. Në grupet e organizuara kriminale ose në mafi
sundojnë ligjet e pashkruara të nëntokës, të cilat nënkuptojnë konspiracionin
maksimal, mbrojtjen dhe ndihmën reciproke, mosbesimin e përhershëm ndaj


                                                                                    20
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


rrethit, përgatitjen paraprake të alibisë së rrejshme, mohimin e veprimtarisë
kriminale para policisë dhe gjyqësisë, hakmarrjen ndaj denoncuesve,
tradhtarëve dhe anëtarëve të padëgjueshëm, e të ngjashme. Bartësit e
kriminalitetit të organizuar janë të pajisur mirë, i krijojnë dhe i ruajnë lidhjet
me njerëz që kanë ndikim në jetën publike e politike, janë të informuar mbi
arritjet dhe mundësitë e policisë, doganës, prokurorisë dhe gjyqësisë, kurse
shumë preh tyre janë në lidhje të vazhdueshme me avokatë të zgjedhur, në
mënyrë që t'i konsultojnë menjëherë në rast nevoje.
Nga sa u tha deri më tash, nuk është vështirë të nxirret përfundimi se, pa
marrë parasysh arritjet bashkëkohore shkencore e teknike të praktikës së
policisë dhe hetuesisë, është shumë vështirë të sigurohen informacione mbi
veprimtaritë kriminalistike të grupeve të organizuara kriminale. Dhe jo vetëm
kaq. Nganjëherë, përveç informacioneve fillestare mbi veprimtarinë e
grupeve të organizuara kriminale, duke shfrytëzuar të gjitha autorizimet
kriminalistike dhe juridike, është e pamundur të grumbullohen dëshmi mbi
kryerjen e veprave penale konkrete .
Në disa vende, si për shembull në SHBA, bëhen përpjekje që këto situata të
zgjidhen në mënyrë kriminalistike, ashtu që nëpërmjet informatorëve të
grumbullohen informacione dhe dëshmi mbi veprimtaritë kriminale të
bandave të caktuara apo të organizatave kriminale, ose bëhen përpjekje që
përfitohet dhe të bëhet informator ndonjëri nga anëtarët e bandës
veprimtaria kriminale e së cilës është duke u hetuar. Pas kësaj ai informator
paraqitet si dëshmitar kyç në gjykatë dhe, pikërisht në bazë të dëshmisë së
tij, mund të përfundojë procedura penale dhe t'u shqiptohet dënimi autorëve
të veprave të rënda penale. Më vonë këta dëshmitarë merren në mbrojtje
nëpërmjet programeve të veçanta të mbrojtjes së dëshmitarëve.
Informatorët janë qytetarë të ndershëm, të cilët rastësisht mësojnë ndonjë
informacion të caktuar të karakterit kriminal, pastaj qytetarët që kanë lidhje
farefisnore, miqësore ose profesionale me kriminale si edhe vetë kriminelët.
Duke pasur parasysh këtë, konsiderohet se pikërisht kriminelët mund të jenë
informatorët më të mirë, sepse ata kryejnë vepra penale dhe mund t'i japin
policisë informacione me interes.
Mendojmë se nga kriminelët duhet të rekrutohen informatorë të përhershëm,
sepse kjo do të ishte me interes të madh për punën e policisë. Në këtë
bashkëpunim, secili informacion duhet të verifikohet për sa është e mundur e
pastaj duhet të merren masa për mbrojtjen e burimit – informatorit. Kjo do
të thotë se informacionet e informatorit duhet të shfrytëzohen si iniciativë
fillestare ose bazike për punë kriminalistike e hetimore në gjurmimin dhe
dëshmimin e veprave penale.
Më në fund, komunikimi me informatorë duhet të zhvillohet sipas normave të
kriminalistikës, ashtu që të evitohet improvizimi i cili mund të shndërrohet në
rrjedhje të informacioneve zyrtare që mund të arrijnë te nëntoka.




                                                                                    21
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“



KAPITULLI I PESTË: OBSERVIMI SPECIAL
1. Hyrje
Shkalla e organizimit të kriminalitetit ndërkombëtar nënkupton shfaqjen e
grupeve të organizuara kriminale me nivel të lartë të internacionalizimit, si
edhe profesionalizimin dhe specializimin e një numri të kriminelëve. Zbulimi,
hetimi dhe dëshmimi i veprave penale të kriminalitetit të organizuar kërkon
kuadër me njohuri të gjera dhe me përgatitje të lartë profesionale, i cili
duhet të jetë i specializuar për punë të tilla.
Policët me përgatitje speciale, gjatë punës së tyre, duhet të shfrytëzojnë
veprime të ndryshme kriminalistike-teknike, ndër të cilat është e
paevitueshëm observimi special.
Observimi special është veprimi kriminalistik-taktik i grumbullimit të fshehtë
të informacioneve, nëpërmjet metodës së vrojtimit personal. Ajo përfshin
vrojtimin, mbikëqyrjen dhe vëzhgimin e fshehtë të personave të caktuar, të
automjeteve dhe të objekteve ose hapësirave të caktuara, me qëllim të
krijimit të idesë dhe grumbullimit të informacioneve mbi gjendjen kriminale,
veprimtarisë dhe identitetin e të vëzhguarve. Ky veprim kompleks është me
interes të shumëfishtë në punën e policisë me rastin e zbulimit dhe hetimit të
veprave penale dhe autorëve të tyre. Zbatimi i observimit, në mënyrë të
pavarur ose të kombinuar me veprime të tjera kriminalistike, është i
domosdoshëm në të gjitha fazat e punës kriminalistike dhe hetimore, duke
filluar që nga shfaqja e indicieve të para për një vepër penale dhe autorin e
saj e deri të ndriçimi përfundimtar dhe dëshmimi se personi i caktuar e ka
kryer veprën penale konkrete.
Objektiva të observimit special janë: zbulimi i veprave penale dhe
përcaktimi i vendit dhe kohës së kryerjes së tyre; zbulimi i autorëve të
veprave penale; vërtetimi i vendbanimeve, vendeve të veprimit, vendeve të
punës, vendit e kohës së takimeve dhe kohës e drejtimit të lëvizjes së
kryesve të veprave penale; krijimi i qasjes së drejtpërdrejt në lëvizjen dhe
aktivitetin kriminal të personave që vrojtohen; vërtetimi i taktikës dhe
strategjisë kriminale të kriminelëve që janë nën vrojtim; grumbullimi i
informacioneve të rëndësishme për përgatitjen dhe zbatimin e racisë, pusisë,
bastisjes dhe arrestimit të kriminelëve; përgatitja dhe zbatimi i aksioneve të
organizuara kriminalistike me qëllim të kapjes së autorëve gjatë kryerjes së
veprave penale, sepse kjo është mënyra më efikase e ndriçimit dhe
dëshmimit të kriminalitetit, duke pasur parasysh se në vendin e ngjarjes
(vendin e kryerjes së veprës penale, gjenden si autorët e veprave penale
ashtu edhe viktimat dhe mjetet e veprës penale.
Observimi special mund të zhvillohet në disa mënyra, të pavarura ose të
kombinuara: vrojtimi operativ dhe vëzhgimi i objektit dhe hapësirës; vrojtimi
dhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo hapësirave ku kryhet
veprimtari kriminale; përcjellja e fshehtë këmbë, përcjellja e fshehtë me
mjete motorike ose me mjete tjera transporti si dhe futja në grupet
kriminale.



                                                                                    22
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“




2. Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ
Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ i objektit dhe hapësirës ndërmerret, para së
gjithash, pas njohurive se në një lokalitet të caktuar kryhen vepra penale.
Përveç kësaj, kjo formë e observimit special ndërmerret detyrimisht kur
është e domosdoshme të bëhen përgatitje për ndërmarrjen e veprimeve
kriminalistike dhe hetimore, siç janë bastisjet, arrestimet, racitë dhe pusitë.
Qëllim i vrojtimit dhe vëzhgimit operativ është vrojtimi i drejtpërdrejt i një
objekti të caktuar, siç janë, për shembull, laboratorët ilegalë të drogës, depot
e fshehta të drogës, banesat e dyshimta, restorantet, diskotekat, automjetet,
parqet ose shëtitoret, në mënyrë që nëpërmjet vëzhgimit të drejtpërdrejtë të
grumbullohen informacione mbi karakteristikat e objektit apo hapësirës së
caktuar. Rezultatet e vrojtimit dhe vëzhgimit operativ mund të shfrytëzohen
si për zgjedhjen e bazës së përshtatshme për vrojtim dhe vëzhgim të fshehtë
të veprimtarisë kriminale të cilat priten, ashtu edhe për planifikimin dhe
zbatimin e bastisjeve, arrestimeve, pusive ose racive.


3. Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar
Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo hapësirave ku
kryhen veprimtari kriminale bëhet nga baza vrojtuese e cila edhe zgjedhur
dhe    është pajisur mirë paraprakisht. Objekti ose hapësira e caktuar
vrojtohet kur ekzistojnë indicie se do të kryhet veprimtari kriminale.
Nëpërmjet observimit është e mundur të vërehen dhe identifikohen autorët
e veprës penale, koha e kryerjes së veprës, mënyra e kryerjes së veprës dhe
shkalla e organizimit dhe kujdesit të kriminelëve. Të gjitha veprimtaritë
kriminale të vërejtura mund të dokumentohen me fotografi, video-xhirime
dhe incizime tonike.
Me këtë lloj të observimit, praktikisht, bëhet përgatitja për veprime të tjera
zbatimi i të cilave nuk do të mund të ishte as përafërsisht efikas në qoftë se
nuk do të bëhej paraprakisht vrojtimi dhe vëzhgimi.


4. Përcjellja e fshehtë këmbë
Përcjellja e fshehtë këmbë përdoret shpesh në praktikën e policisë, me rastin
e hetimit dhe dëshmimit të veprave të ndryshme penale. Meqenëse vrojtimi
dhe vëzhgimi i stacionuar është i kufizuar nga objekti ose hapësira e caktuar,
ai shpesh kombinohet me përcjelljen e fshehtë të kriminelëve që janë në
lëvizje. Përcjellja e fshehtë këmbë mund të bëhet në mënyrë të pavarur por
edhe në kombinim me vrojtimin e stacionuar dhe me përcjelljen e fshehtë me
mjete transportuese. Në praktikë, kryesisht bëhet fjalë për mënyra të
kombinuara të përcjelljes dhe vrojtimit të fshehtë. Natyrisht, kjo varet nga
secili rast kriminal konkret i cili hetohet.
Përcjellja e fshehtë bëhet nga policët, të cilët realizojnë në këtë mënyrë
qasje të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e kriminelëve. Nëpërmjet observimit



                                                                                    23
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


të tillë është e mundur të zbulohet, për shembull, se ku gjendet strehimorja
e fshehtë e drogës, se a e mban tregtari drogën me vete apo te
bashkëpjesëmarrësit tjerë, si bartet droga nga strehimorja deri të vendi i
shitjes, mënyra se si fshehet droga, mënyra se si transportohet droga, etj.
Gjithashtu, nëpërmjet përcjelljes së fshehtë krijohet qasje edhe në lëvizjen
dhe sjelljen e kriminelëve.


5. Përcjellja e fshehtë me mjete transportuese
Përcjellja e fshehtë me automjete motorike ose me mjete të tjera
transportuese mund të bëhet në mënyrë të pavarur, por shpesh edhe në
mënyrë të kombinuar me forma të tjera observimit special. Duhet të merret
parasysh se kriminelët gjithnjë e më shumë përdorin mjete motorike dhe
mjete tjera transportuese (motoçikleta, barka të shpejta), si në
komunikacionin urban, ashtu edhe në atë ndër-urban, por edhe në
transportin detar.
Si gjatë përcjelljes së fshehtë këmbë ashtu edhe gjatë përcjelljes së fshehtë
me mjete transportuese, policia ka për qëllim të ketë vështrim në lëvizjen e
kriminelëve, në vendet ku mbahen mjetet e veprës penale, në vendtakimet e
fshehta të kriminelëve dhe në disa aspekte të strategjisë kriminalistike.
Vetë taktika e përcjelljes kërkon policë të aftësuar mirë dhe të pajisur mirë
me mjete transportuese.




KAPITULLI I GJASHTË: KALLËZIMI PENAL
1. Vërejtje hyrëse
Sipas Nenit 197 të Kodit të Procedurës Penale, organet publike janë të
obliguara t'i kallëzojnë (paraqesin) veprat penale, të cilat ndiqen sipas
detyrës zyrtare, për të cilat janë të informuara ose për të cilat kanë njohuri
në çfarëdo mënyre. Me këtë rast është e nevojshme të paraqiten faktet të
cilat u janë të njohura dhe të ruajnë gjurmët e veprës penale, të mjeteve me
të cilat janë kryer veprat penale ose ndaj të cilave janë kryer veprat penale.
Më tutje, sipas Nenit 198 të Kodit të Procedurës Penale, secili qytetar ka të
drejtë të denoncojë veprën penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, kurse në
rastet kur moskallëzimi i veprës penale konsiderohet vepër penale, kallëzimi
është obligim i secilit.
Në të njëjtin nen është parashikuar edhe një dispozitë shumë e rëndësishme,
sipas së cilës punëtorët shoqërorë dhe shëndetësorë, mësimdhënësit,
edukatorët dhe personat tjerë që kryejnë punë të ngjashme, të cilët kanë



                                                                                    24
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


njohuri ose zbulojnë se ekziston dyshimi i bazuar se fëmija është viktimë e
veprës penale, sidomos kur bëhet fjalë për vepra penale kundër integritetit
seksual të fëmijës, janë të obliguar që këtë ta denoncojnë menjëherë.
Kallëzimi penal i parashtrohet prokurorit publik kompetent në formë të
shkruar, nëpërmjet mjeteve teknike të komunikimit ose në mënyrë verbale
(të drejtpërdrejt). Por, në qoftë se kallëzimi i parashtrohet gjykatës, policisë
ose prokurorit publik kompetent, këto organe janë të obliguara që t'ia
përcjellin menjëherë prokurorit publik kompetent. Kjo dispozitë ligjore është
plotësisht e arsyeshme, pasi qytetarët nuk janë të obliguar dhe nuk duhet t'i
dinë këto çështje. Ata e dinë se edhe prokurori, edhe gjykata, edhe policia
janë organe që e luftojnë kriminalitetin, prandaj është e logjikshme që cilitdo
prej këtyre organeve t'ia paraqesin veprën penale ose autorin e saj.
Në këtë libër flasim për kallëzimin penal që policia ia parashtron prokurorit
publik. Në të vërtetë, sipas Nenit 200 të Kodit të Procedurës Penale, policia
është e obliguar që sapo të mësojë se ekziston dyshimi se është kryer një
vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, nëpërmjet kallëzimit penal ose
në formë tjetër, ta informojnë prokurorin publik, më së largu 24 orë prej
momentit të marrjes së informacionit. Meqenëse bëhet fjalë për një afat
shumë të shkurtër, është e logjikshme që parashtruesi i veprës penale nuk
ka mundësi për hetim të detajuar dhe për grumbullimin e dëshmive mbi
veprën penale. Për këtë arsye, në të njëjtën dispozitë ligjore është
parashikuar që edhe pas njoftimit të parë të prokurorit publik kompetent, të
dorëzohen raporte të reja dhe informacione shtesë. Nga një interpretim logjik
të kësaj dispozite ligjore mund të konkludohet se obligim i parë i policisë
është njoftimi mbi veprën e kryer, i cili, në esencë, nuk është në formë të
kallëzimit penal. Mendojmë se këtu bëhet fjalë për njoftim gojor, ndërsa
kallëzimi penal mund të parashtrohet pas grumbullimit të dëshmive mbi
kryerjen e veprës penale dhe/apo kryesit të saj.


1. Kallëzimi penal i policisë
Sipas dispozitës së Nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale, në bazë të
informacioneve të grumbulluara, policia e formulon kallëzimin penal në të
cilin paraqet dëshmitë e zbuluara gjatë procedurës së grumbullimit të
informacioneve. Bashkë me kallëzimin penal, policia ia dorëzon prokurorit
publik kompetent edhe lëndët, skicat, fotografitë, raportet e marra,
procesverbalet për masat dhe veprimet e ndërmarra, shënimet zyrtare,
deklaratat dhe materialet tjera që mund të kontribuojnë për efikasitetin e
inicimit të procedurës penale. Nga kjo dispozitë burojnë edhe obligime të
caktuara të policisë, siç është ndërmarrja e veprimeve dhe masave të
caktuara që kanë për qëllim hetimin efikas të veprës penale për kryerjen e së
cilës është informuar. Me këtë dispozitë është e lidhur edhe dispozita e Nenit
201, alineja 1 e Kodit të Procedurës Penale, sipas së cilës policia është e
obliguar që, në rast se ekziston dyshimi i bazuar se është kryer një vepër
penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, të ndërmarrë të gjitha masat dhe
veprimet për të gjetur kryesin, për të parandaluar fshehjen ose arratisjen e
kryesit ose të bashkëpjesëmarrësve në kryerjen e veprës penale, për të


                                                                                    25
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


zbuluar dhe për të ruajtur gjurmët dhe dëshmitë tjera të veprës penale e të
mjeteve që mund të përdoren si dëshmi, si edhe për të mbledhur të gjitha
informacionet që mund të jenë me interes gjatë procedurës penale.
Për të arritur përmbushjen e kësaj dispozite ligjore imperative, policia duhet
të ketë autorizime të shumta. Natyrisht, me ligj janë parashikuar këto
autorizime, të cilat, në të vërtetë, përfshehen në veprimtaritë operative
kriminalistike. Bëhet fjalë për këto veprime dhe masa (sipas Nenit 201,
alineja 2 e Kodit të Procedurës Penale): grumbullimi i informacioneve nga
qytetarët; kontrolli i përkohshëm i automjeteve, udhëtarëve dhe valixheve të
tyre; kufizimi i lëvizjes në rajone të caktuara në kohën që kjo konsiderohet
nevojë urgjente; vërtetimi i identitetit të personave dhe mjeteve; ndjekja e
personave ose mjeteve për të cilat është lëshuar flet-arrest; bastisja e
ndërtesave ose hapësirave të caktuara të organeve publike dhe hulumtimi i
dokumenteve të caktuara që u përkasin; konfiskimi i mjeteve që mund të
shërbejnë si dëshmi gjatë procedurës penale dhe sigurimi i kontrollit
mjekësor të të dëmtuarit.
Kallëzimi penal është akt joformal penalo-procesor, i cili ia ofron prokurorit
publik kompetent njohuritë e para për veprën penale dhe/ose kryesin e saj,
të cilat, si rregull, janë rezultat i veprimtarisë operative të policisë. Si rregull,
përmbajtja e kallëzimit dhe shtesave është substrat faktik primar, bazë
faktike për prokurorin publik. Përmbajtja e kallëzimit penal varet prej nivelit
dhe kualitetit të veprimtarisë operative të policisë. Jo rrallë, efikasiteti i
procedurës penale që do të pasojë varet pikërisht nga cilësia e përmbajtjes
së kallëzimit penal dhe shtesave të tij. Gjatë paraqitjes së dëshmive, policia
mund të shfrytëzojë burimet materiale dhe personale të informacionit. Në
këtë punim. Burime materiale të informacionit konsiderohen gjurmët dhe
mjetet që kanë lidhje me veprën penale, dokumentet e identifikimit dhe
incizimet teknike (regjistrimet), ndërsa burime personale të informacionit
konsiderohen njerëzit, duke pasur parasysh statusin e tyre gjatë procedurës.
Në esencë, kallëzimet ndaj kryesve të panjohur (vetëm për kryerjen e veprës
penale) dallojnë nga kallëzimet ndaj të dyshuarit. Në rastin e dytë mund të
bëhet fjalë edhe për situatën në të cilën është arrestuar i dyshuari dhe për
situatën në të cilën është identifikuar ai, por nuk është arrestuar.


2.1. Përmbajtja e kallëzimit penal të policisë
Kodi i Procedurës Penale nuk përcakton se çfarë duhet të përmbajë kallëzimi
penal i policisë, në aspektin vëllimor, por vetëm e thekson obligimin e
paraqitjes së dëshmive, pra të mjeteve, skicave, fotografive, raporteve të
siguruara, procesverbaleve të masave dhe veprimeve të ndërmarra,
shënimeve zyrtare, deklaratave dhe materiale tjera që mund të jenë me
interes për procedurën penale, duke përfshirë edhe të gjitha faktet dhe
dëshmitë që janë në favor të të dyshuarit, të cilat nuk përfshehen në
përmbajtjen e kallëzimit penal, në praktikën e përditshme kriminalistike dhe
procesore janë kristalizuar këto elemente të përmbajtjes së kallëzimit penal.
Para paraqitjes së elementeve të përmbajtjes së raportit të personit zyrtar të



                                                                                    26
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


autorizuar, duhet të theksohet se përmbajtja e raportit duhet të jetë e plotë,
e vërtetë, e thuktë, e argumentuar dhe e verifikuar. Përveç kësaj, janë të
rëndësishme edhe tërësia e përmbajtjes së raportit dhe radhitja e të dhënave
të paraqitura, të cilat duhet të renditen në mënyrë kronologjike. Të dhënat
dhe dëshmitë duhet të jenë të formuara qartë e në mënyrë jodykuptimore,
ndërsa shkalla e sigurisë së tyre duhet të jetë e dukshme. Kompleksiteti i të
dhënave të përfshira në raport i kontribuon shpejtësisë dhe ekonomizimit të
procedurës penale.
Cilësia e përmbajtjes së kallëzimit penal të policisë varet drejtpërdrejt nga
cilësia e përpunimit kriminalistik. Ajo është e lidhur ngushtë edhe me sasinë
dhe cilësinë e përgjigjeve të fituara në pyetjet e arta të shkencës
kriminalistike. Përgjigjet sa më të plota në sa më shumë pyetje sigurojnë
përmbajtje cilësore të kallëzimit. Natyrisht, në praktikën bashkëkohore
kriminalistike dhe penale-procesore përmbajtjen e kallëzimeve penale e
përcaktojnë rrethanat e ngjarjes ose të veprës penale konkrete dhe normat e
shkencës kriminalistike që duhet të zbatohen në rastin konkret. Nga
dispozitat pozitive të Kodit të Procedurës Penale          del se përmbajtja e
kallëzimit penal të policisë duhet të jetë e tillë që prokurori publik kompetent
të marrë vendimin përkatës në bazë të saj. Ndonëse në KPP nuk theksohet
qartë, mendojmë se kjo mund të jetë se prokurori mund të marrë ndonjërin
prej këtyre vendimeve: hedhjen e kallëzimit penal, kthimin e kallëzimit për
plotësim, lëshimin e mandatit për zbatimin e hetimeve ose ngritjen e
aktakuzës. Kjo nënkupton se përmbajtja e kallëzimit penal të policisë duhet
të përfshijë përshkrimin e saktë të fakteve penalo-juridike dhe të tregojë të
gjitha dëshmitë e nevojshme që i shërbejnë prokurorit publik për marrjen e
ndonjërit prej vendimeve që i përmendëm. Paraqitja e plotë e fakteve në
përmbajtjen e raportit, përveç që mundëson përdorimin efikas dhe operativ
të të dhënave, i kontribuon edhe ligjshmërisë, shpejtësisë dhe ekonomizimit
të procedurës. Për këtë arsye, edhe stili i shprehjes së raportit duhet të jetë i
qartë, i saktë, përmbajtjesor dhe mjaft preciz, në mënyrë që të krijohet një
ide e qartë e asaj që duhet të shprehë kallëzimi.
Meqenëse se kallëzimi penal është një formë e mjeteve shprehëse dhe
njëfarë mënyre e fiksimit dhe prezantimit të fakteve relevante penalo-
juridike, të kuptuara në kuptimin më të gjerë të fjalës, kallëzimi i policisë
duhet të jetë në nivel më të lartë se sa kallëzimet e organeve të tjera
publike, në kuptim të tërësisë, detajimit dhe argumentimit të të dhënave dhe
dëshmive. Përmbajtja e kallëzimit penal ndryshon prej rastit në rast. Siç
duket, kallëzimi i policisë është akt i shkruar për prokurorin publik kompetent
për një vepër konkrete penale dhe/ose për kryesin e saj. Në aspektin kohor,
ky kallëzim është më i afërti me veprën penale që është kryer, prandaj
destinimi i tij është shumë i rëndësishëm. Pikërisht nga përmbajtja e
kallëzimit burojnë edhe përmbajtja dhe elementet që duhet t'i përmbajë. Në
praktikën e përditshme të policisë, deri në njëfarë mase, janë kristalizuar
përmbajtja dhe forma ( e cila nuk është e obligueshme) e këtij lloji të
kallëzimeve.




                                                                                    27
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


Në bazë të elaborimit të deritashëm mund të thuhet se kallëzimi penal i
policisë, në qoftë se dëshiron të jetë njëfarë „repetitori“ për prokurorin publik
kompetent, duhet të përmbajë sidomos të dhënat e më poshtme:
   1. Kush dhe kur e ka njoftuar policinë për ngjarjen penale, përveç se
      zbulimi i burimit të informacionit do të shkonte në dëm të interesit të
      ndonjë personi fizik ose juridik.
   2. A është dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së
      informacionit për ngjarjen kriminale, kur dhe kush ka dalë në vendin e
      ngjarjes.
   3. Cilat masa dhe veprime janë ndërmarrë në vendin e ngjarjes dhe mbi
      çfarë baze, e sidomos:
       (a) A janë marrë informacionet nga qytetarët, me përfshirjen e të
       dhënave personale të qytetarëve që kanë dhënë informacione, a kanë
       refuzuar qytetarët dhe cilët dhe përse kanë refuzuar të japin
       informacione mbi faktet të rëndësishme, a është arrestuar ndonjë
       person para ardhjes së prokurorit publik ose para se t’i drejtohej atij,
       etj.
       (b) A është bërë konfiskimi i përkohshëm i mjeteve, kur është bërë
       konfiskimi dhe çfarë mjetesh janë konfiskuar, mbi çfarë baze dhe për
       çfarë arsyesh është bërë konfiskimi, etj.
       (c) A është bërë bastisja e banesës apo hapësirave tjera ose e
       personave dhe cilëve persona (me shpjegimin e arsyeve të zbatimit
       urgjent të bastisjes) dhe çfarë rezultatesh janë arritur.
       (d) A është bërë shikimi i vendit të ngjarjes, kur dhe kush e ka bërë
       dhe a është bërë ekspertiza (në kuptimin e ngushtë të fjalës) në
       kuadrin e shikimit dhe kush e ka bërë ekspertizën.
       (e) A janë ndërmarrë masa dhe veprime tjera në vendin e ngjarjes,
       çfarë masash e veprimesh janë ndërmarrë, mbi çfarë baze, me çfarë
       qëllimi dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë.
4. Çfarë masash dhe veprimesh janë ndërmarrë jashtë vendit të ngjarjes
penale, mbi çfarë baze, kur dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë.
5. Në bazë të çfarë të dhënash ( informacionesh dëshmuese dhe dëshmish)
nxirret përfundimi për ekzistimin e dyshimit se është kryer vepër penale apo
se ndonjë person është kryes i veprës penale.
6. Përshkrimi faktik dhe titulli ligjor ( kualifikimi ligjor) i veprës penale, dhe
sidomos, a është i diskutueshëm vëllimi i veprimtarisë kriminale të personit
të denoncuar në kuptimin e ekzistimit të besueshmërisë se personi i
denoncuar ka kryer edhe vepra të tjera penale ose se ka pasur edhe
bashkëpjesëmarrës etj.
7. Çka është e diskutueshme nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së dëshmive
në lidhje me burimet e informacionit të tyre ( burimet e natyrës materiale
dhe personale).



                                                                                    28
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


8. Të dhënat personale në dispozicion për personin që dyshohet të jetë kryes
i veprës penale me theksimin e arsyeve mbi të cilat bazohet dyshimi dhe të
dhënën nëse personi i dyshuar është arrestuar apo jo.
9. Shtesat e kallëzimit, etj.
Më në fund, duhet të theksohet rëndësia e të dhënave mbi dëshmitë. Në
kallëzimin penal ato duhet të renditen, ose në mënyrë kronologjike ( sipas
kohës së sigurimit) ose sipas peshës së tyre (forcës dëshmuese). Kjo është
çështje e vlerësimit në secilin rast konkret. Zakonisht bëhet fjalë për
procesverbale, siç është procesverbali mbi shikimin e shtesave të kallëzimit
(fotografive, dokumenteve, skicave, etj.), procesverbali mbi veprimet tjera të
ndërmarra, vërtetimet mbi mjetet e konfiskuara përkohësisht, dokumentet
personale dhe dokumentet tjera, etj. Përveç këtyre, këtu përfshehen edhe
shënime të ndryshme zyrtare, dokumente mjekësore, analiza dhe mendime
mbi shkallën e varësisë së pjesëmarrësit nga alkooli, raportet e policëve mbi
ndërhyrjet e mëhershme, listat e thirrjeve telefonike, dokumentacioni mbi
identifikimin e kryesit ose të viktimës, shënimet mbi hulumtimet e kryera
poligrafike, shënimet mbi kontrollimin e terrenit, etj.
Në bazë të bashkëpunimit të nevojshëm profesional midis policisë, prokurorit
publik dhe gjykatës, në pjesën hyrëse ose në fund të kallëzimit, gjegjësisht,
në shkresën plotësuese, duhet të tregohen masat dhe veprimet që janë në
vijim e sipër ose ato që do të ndërmerren më vonë, si edhe mbi vazhdimin e
përpunimit kriminalistik me qëllim të vërtetimit të rrethanave shtesë që kanë
lidhje me veprën penale përkatëse ose me ndonjë tjetër.




2.2. Obligimi i dorëzimit të kallëzimit penal të policisë
Kur është e obliguar policia që ta bëjë kallëzimin penal? Pavarësisht prej
dispozitës së Nenit 200, alinesë 2 të KPP, sipas të cilës policia është e
obliguar që në afat prej 24 orësh të bëjë kallëzim penal ose në ndonjë
mënyrë tjetër ta njoftojë prokurorin publik për veprën e kryer penale që
ndiqet sipas detyrës, konsiderojmë se ky nuk është afati ligjor për
parashtrimin e kallëzimit penal të policisë. Sipas kësaj, mendojmë se
kallëzimi penal i policisë për vepër penale bëhet me kohë gjithnjë deri sa të
mos hyjë në fuqi vjetrimi i ndjekjes penale. Sipas dispozitave pozitive të KPP,
policia vlerëson dhe e përcakton vetë momentin e dorëzimit të kallëzimit
sipas iniciativës së saj. Në praktikë, ky moment varet nga një sërë faktorësh,
sidomos rrethanave të ngjarjes ose veprës penale dhe një sërë çështjesh
faktike. Ndonjëherë policia e zhagit momentin e dorëzimit të kallëzimit sipas
detyrës zyrtare, në mënyrë që kallëzimi të jetë sa më i plotë dhe të ketë
numër të mjaftueshëm të dëshmive të nevojshme. Siç duket, me këtë rast
nuk mendohet sa duhet në mundësinë e plotësimit të kallëzimit penal. Për
shkak të kompleksitetit të situatave jetësore, të cilat cilësohen si vepra


                                                                                    29
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


penale, në praktikën e përditshme kriminalistike janë të rralla rastet kur
kallëzimi nuk ka nevojë të plotësohet me njohuri të reja, sidomos në qoftë se
me rastin e dorëzimit të kallëzimit ka pasur dilema të caktuara. Siç shihet, sa
i përket afatit dhe momentit të parashtrimit të kallëzimit penal të policisë
sipas iniciativës personale nuk ekzistojnë afate ligjore as kufizime, prandaj
vlerësimi është ekskluzivisht çështje e policisë. Në këtë rast, prokurori
përkatës mund të ketë rol të madh nxitës.
Meqenëse parimi i përgjithshëm i legalitetit të ndjekjes penale vlen edhe për
policinë, si kundër edhe parimet tjera procesore, momenti i parashtrimit të
kallëzimit penal të policisë duhet të jetë sa më i afërt me kohën e kryerjes së
veprës penale, gjegjësisht me kohën e informimit për kryerjen e veprës,
sepse në këtë mënyrë gjasat për zbatimin me sukses të procesit penal janë
shumë më të mëdha. Nga ana tjerë, kallëzimi penal do të jetë më cilësor sa
më e shkurtër që të ketë qenë koha midis marrjes së informacionit për
kryerjen e veprës penale dhe reagimit të policisë. Por, kjo vlen me kusht që
policia të ketë vepruar në mënyrë adekuate.
Nga sa u tha deri më tash del se policia është e obliguar që prokurorit publik
t'ia dorëzojë kallëzimin penal sipas iniciativës personale, kur të arrijë në
përfundim se ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepra penale ose se
personi i caktuar është autor i kësaj vepre, gjë që bëhet në bazë të
përpunimit kriminalistik të të dhënave dhe dëshmive të grumbulluara.
Kallëzimi është rezultat i vlerësimi të të dhënave dhe dëshmive, gjë që do të
thotë se rol të rëndësishëm ka momenti subjektiv i vlerësimit mbi ekzistimin
e „dyshimit të bazuar“. Përsëri duhet të tërhiqet vërejtja se në praktikë ky
vlerësim lëviz prej rastit në rast, varësisht prej llojit të veprës penale,
mënyrës, mjeteve dhe vendit të kryerjes etj.




2. 3. Të dhënat për parashtruesin e kallëzimit penal
Duke i trajtuar dispozitat e KPP si dispozita të vetme meritore për
përmbajtjen e kallëzimit penal, si edhe të parimeve të shkencës
kriminalistike, kallëzimi penal duhet të ketë këto elemente: (1) të dhënat mbi
organin e policisë që bën parashtrimin e kallëzimit dhe (2) të dhënat mbi
veprën penale dhe kryesin që kallëzohet.

Sipas natyrës së kallëzimit penal që e parashtron policia sipas detyrës zyrtare
duhet të jetë e dukshme se kush është parashtrues (emri i njësisë
organizative adresa, numri i lëndës të regjistrit të veprave penale, data dhe
vendi i hartimit të parashtresës, të dhënat mbi personin e autorizuar zyrtar
që e ka hartuar kallëzimin dhe të dhënat mbi udhëheqësin e asaj njësie
organizative. Po ashtu, duhet jetë e dukshme se kujt i parashtrohet kallëzimi.
Në qoftë se më herët është ndërmarrë diçka lidhur me veprën ose/dhe
personin, në parashtresë duhet të tregohet se çka është ndërmarrë, numri
dhe data e parashtresave në mënyrë që të bëhet bashkimi i tyre.




                                                                                    30
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


2.4. Të dhënat mbi veprën penale dhe autorin
Para së gjithash, kjo është përshkrimi faktik-juridik i veprës penale, sidomos
në kuptimin e vendit, kohës, mënyrës dhe mjeteve të kryerjes, si edhe
cilësimit ligjor të veprës penale (kualifikimi ligjor). Kualifikimi ligjor i veprës
është i rëndësishëm për shkak të kompetencave reale të prokurorisë dhe
gjykatës. Këtu bëhet fjalë për përshkrimin detaj të elementeve subjektive
dhe objektive të veprës penale. Shprehja “përshkrim i detajuar faktik” do të
thotë përshkrim “i rëndësishëm” i veprës penale, pra pa kurrfarë njolle, në
kuptimin e fakteve irelevante penale-juridike. Siç është thënë, kjo do të
thotë se duhet të jepen sa më shumë përgjigje në pyetjet e arta të
kriminalistikës. Bëhet fjalë për kriminogjenezë dhe viktimogjenezë të plotë
dhe kualifikim të veprës penale. Nga përshkrimi i veprës penale duhet të jetë
e dukshme se a bëhet fjalë për krim të tentuar apo të kryer.

2.4.1. Vendi i kryerjes së veprës penale
Sipas dispozitës së Nenit 33, alineja 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të
Kosovës (në tekstin e mëtejmë KPPK), vepra penale është kryer në vendin ku
ka vepruar ose është dashur të veprojë kryesi, si edhe në vendin në të cilin
është shfaqur pasoja. Në alinenë 2 të këtij neni thuhet se tentimi për
kryerjen e veprës është kryer në vendin ku ka vepruar kryesi dhe në vendin
ku kryesi ka planifikuar të shfaqet pasoja.
Vendet e përgatitjes, tentimin ose kryerjes së veprës penale paraqesin
burimin kryesor të fakteve relevante të natyrës materiale. Duhet të dallohet
vendi i kryerjes së veprës në kuptim të ngushtë dhe në kuptim të gjerë. Në
kuptim të ngushtë, është vendi ku është tentuar apo është kryer vepra
penale. Në kuptim të gjerë, janë të gjitha vendet që kanë të bëjnë me
kryerjen e veprës penale, në të cilat mund të gjenden burime relevantë të
informacioneve materiale ose personale, të cilat janë me interes për sqarimin
e rastit dhe të gjitha rrethanave të rëndësishme për çështjen e ardhshme
penale. Të tilla janë, p.sh., vendet ku është planifikuar vepra penale, vendet
ku janë fshehur mjetet në lidhje me veprën penale, vendet ku janë provuar
mjetet për kryerjen e veprës penale, vendet ku është fshehur trupi pa jetë,
rruga e ardhjes dhe shkuarjes së kryesve të veprës penale (itinerari), etj.
Vendet për të cilat bëhet fjalë këtu duhet të jenë të shenjuara qartë në
kuptimin gjeografik, sepse prej kësaj varet kompetenca lokale e prokurorisë
publike kompetente dhe gjykatës (përcaktimi hapësinor i qëndrueshmërisë së
veprës penale). Në qoftë se vendi i ngjarjes gjendet në vend të banuar,
duhet të ceket rruga, sheshi, lagjja, numri i shtëpisë, kati dhe të dhënat tjera
për të caktuar saktë vendin e kryerjes së veprës penale. Duhet të theksohen
edhe kushtet (situata) e vendit të veprës penale, në ato raste kur kjo është e
rëndësishme për kualifikimin e veprës, njohjen e rrethanave që i kanë
paraprirë veprës etj. Te disa vepra penale, p.sh. deliktet e komunikacionit
dhe të ashtuquajturat delikte të gjakut, në kuptimin e ngushtë të tyre, duhet
të theksohet edhe topografia e vendit të veprës. Kështu, tek tentim vrasja,
në bazë të topografisë së vendit të kryerjes së veprës mund të nxirret
përfundimi mbi ekzistimin e paramendimit të vrasjes tempore delicti (animus



                                                                                    31
Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“


nocendi), si edhe nëse vepra është kryer në mënyrë dinake ose të fshehtë,
etj. Duhet të kihet parasysh se kushtet në vendin e veprës penale, në
kuptimin topografik, ndikojnë në kualifikimin e veprës dhe në zbatimin e
rrethanave lehtësuese dhe rënduese. Në praktikë, përcaktimi i vendit të
veprës penale bëhet me vështirësi në situata të incidenteve ekologjike,
aksidenteve gjatë lundrimit dhe aksidenteve ajrore.


2.4.2. Koha e kryerjes së veprës penale
Sipas dispozitës së Nenit 32 të KPPK, vepra penale është kryer në kohën kur
kryesi ka vepruar ose është dashur të veprojë, pa marrë parasysh kur është
shfaqur pasoja. Në kallëzimin penal kjo kohë duhet të përcaktohet sa më
saktë, në kuptimin e vitit, muajit, ditës së javës, orës dhe, eventualisht,
minutës, në qoftë se kjo është vërtetuar. Kjo kohë është e rëndësishme për
shkak të zbatimit të ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës
(ligj më i fortë apo më i butë), verifikimit të alibisë, përcaktimit të moshës së
kryesit dhe viktimës, përcaktimit të përgjegjshmërisë, lajthitjes reale, etj.
Prej kësaj që u tha deri më tash del se të dhënat mbi veprën penale në
kallëzimin penal të policisë duhet të jenë të atilla që prej tyre të mund të
nxirret përfundimi se vepra penale e parashkruar vërtet është kryer. Në qoftë
se bëhet fjalë për më shumë vepra penale duhet të theksohet numri dhe
kualifikimi ligjor i tyre, bashkë me paraqitje të detajuar të të dhënave për
cilësimin e veprës penale. Si rregull, renditja e veprave bëhet sipas kohës së
kryerjes së tyre ose sipas peshës së tyre, duke filluar prej atyre me peshë të
rëndë kah ato me peshë më të lehtë. Në mënyrë të veçantë duhet të
përshkruhen format e shfaqjes së veprës (aspekti morfologjik-
fenomenologjik). Në kallëzim duhet të paraqitet në mënyrë të dukshme nëse
vepra penale është kryer apo ka mbetur në frazën e tentimit dhe duhet të
tregohet se a bëhet fjalë për ndikim real apo ideal, etj. Situata është
veçanërisht e komplikuar kur bëhet fjalë për kufirin e ndarjes së
vetëmbrojtjes së nevojshme dhe vetëmbrojtjes së paevitueshme.
Në qoftë se në kryerjen e veprës penale kanë marrë pjesë më shumë
persona të cilët denoncohen duhet të përshkruhet në mënyrë të detajuar
mënyra e pjesëmarrjes së secilit prej tyre në kryerjen e veprës. Me fjalë të
tjera, duhet të përshkruhet forma e pjesëmarrjes në rastin konkret (kryerje e
përbashkët, bashkëkryerje, nxitje, ndihmë, etj), pra mënyra e hyrjes në
zonën e dënueshme.


2.4.3. Mënyra e kryerjes së veprës penale

Mënyra e kryerjes së veprës penale, në fakt, është modus operandi teknik.
Sipas dispozitës së Nenit 31, alineja 1 të KPPK, vepra penale mund kryhet
me dashje dhe pa dashje. Mënyra e kryerjes duhet të përshkruhet në mënyrë
të detajuar, sepse kështu, përveç tjerash, sheshohen karakteristikat e
kryesit, vullnetit të tij kriminal. Këto të dhëna kanë rëndësi të veçantë kur
kombinohen me mjetet e përcaktuara ose të dyshuara që janë përdorur gjatë


                                                                                    32
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike
Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike

Contenu connexe

Tendances

E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2oca Hoxhaj
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale Refik Mustafa
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleNasuf GËRMIZAJ
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimoreDonikë Mjaki
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleK. Gj.
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALERefik Mustafa
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseendritrrustemi9
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)K. Gj.
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesDurim Kërhanaj
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Egzon Doli
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rdzogaj
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme Refik Mustafa
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 

Tendances (20)

E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
 
Procedura Penale
Procedura PenaleProcedura Penale
Procedura Penale
 
E drejta e procedures penale
E drejta e procedures penaleE drejta e procedures penale
E drejta e procedures penale
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
E Drejta Penale
E Drejta PenaleE Drejta Penale
E Drejta Penale
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
E drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuarE drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuar
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
Kriminologjia
KriminologjiaKriminologjia
Kriminologjia
 
FAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALEFAZAT E PROCEDURES PENALE
FAZAT E PROCEDURES PENALE
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
 
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
Kristina Gjini(E drejta ndërkombëtare private)
 
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzesProcedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake, hetimi, ngritja e aktakuzes
 
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
Procedure Penale - Masat për sigurimin e pranise së të pandehurit
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd88358475 kriminologji-rd
88358475 kriminologji-rd
 
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
E Drejta Penale - Pjesa e Posaçme
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 

Similaire à Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike

26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aazogaj
 
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aazogaj
 
Poligrafi "Detektori i Gënjeshtrës"
Poligrafi      "Detektori i Gënjeshtrës"Poligrafi      "Detektori i Gënjeshtrës"
Poligrafi "Detektori i Gënjeshtrës"sarpyilmaz889
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Ferdi Nuredini
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Durim Kërhanaj
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penaleDonikë Mjaki
 

Similaire à Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike (7)

26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
 
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
26066395 k-r-i-m-i-n-a-l-i-s-t-i-k-aa
 
Poligrafi "Detektori i Gënjeshtrës"
Poligrafi      "Detektori i Gënjeshtrës"Poligrafi      "Detektori i Gënjeshtrës"
Poligrafi "Detektori i Gënjeshtrës"
 
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
Procedura paraprake hetimi ngritja e aktakuzes
 
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i KosovesSeminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
Seminar procedure penale - Prokurori Publik i Kosoves
 
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
Prezantim ''Prokuroria''-''Prosecutor''
 
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penalePermbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit  ne procedure penale
Permbledhje te perseritjeve per pergatitjen e kollokfiumit ne procedure penale
 

Plus de Nasuf GËRMIZAJ

Plus de Nasuf GËRMIZAJ (20)

Aforizma
AforizmaAforizma
Aforizma
 
Si te shkruhet nje leter motivuese
Si te shkruhet nje leter motivueseSi te shkruhet nje leter motivuese
Si te shkruhet nje leter motivuese
 
Planifikimi dhe vleresimi --gjuhe shqipe
Planifikimi dhe vleresimi --gjuhe shqipePlanifikimi dhe vleresimi --gjuhe shqipe
Planifikimi dhe vleresimi --gjuhe shqipe
 
Autorizim
AutorizimAutorizim
Autorizim
 
si behet nje Autorizim shembull
si behet nje Autorizim  shembullsi behet nje Autorizim  shembull
si behet nje Autorizim shembull
 
Kerkese
KerkeseKerkese
Kerkese
 
Terapi e njohjes
Terapi e njohjesTerapi e njohjes
Terapi e njohjes
 
Si behet CV
Si behet CVSi behet CV
Si behet CV
 
Organizatat nderkombtare ushtrime per provim
Organizatat nderkombtare ushtrime per provimOrganizatat nderkombtare ushtrime per provim
Organizatat nderkombtare ushtrime per provim
 
Bazat e filozofise
Bazat e filozofiseBazat e filozofise
Bazat e filozofise
 
M.H. Psikologji
M.H. PsikologjiM.H. Psikologji
M.H. Psikologji
 
Etika e kriminalistikes
Etika e kriminalistikesEtika e kriminalistikes
Etika e kriminalistikes
 
Bazat e kriminalitetit ekonomik
Bazat e kriminalitetit ekonomikBazat e kriminalitetit ekonomik
Bazat e kriminalitetit ekonomik
 
Siguria nacionale
Siguria nacionaleSiguria nacionale
Siguria nacionale
 
Hyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesiHyrje ne drejtesi
Hyrje ne drejtesi
 
E drejta policore
E drejta policoreE drejta policore
E drejta policore
 
E drejta e arbitrazhit 22
E drejta e arbitrazhit 22E drejta e arbitrazhit 22
E drejta e arbitrazhit 22
 
Administrata publike
Administrata publikeAdministrata publike
Administrata publike
 
Fillet e se drejtes shenime
Fillet e se drejtes shenimeFillet e se drejtes shenime
Fillet e se drejtes shenime
 
Raportet juridiko-biznesore
Raportet juridiko-biznesoreRaportet juridiko-biznesore
Raportet juridiko-biznesore
 

Bazat e kriminalistikes me taktiken kriminalistike

  • 1. BAZAT E KRIMINALISTIKËS ME TAKTIKËN KRIMINALISTIKE Doc.Dr. Borislav Petroviq PRISHTINË 2006 FSK/S – 06/06
  • 2. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ Përmbajtja: KAPITULLI I PARË: PUSIA KAPITULLI I DYTË: QENTË E STËRVITUR ZYRTARË KAPITULLI I TRETË: RACIA 1. Përgatitjet për raci 2. Taktika e zbatimit të racisë 2.1. Vëzhgimi i fshehtë i objektit të racisë 2.2. Dalja në vendin e racisë 2.3. Bllokada e brendshme 2.4. Bllokada e jashtme 2.5. Prezantimi zyrtar 2.6. Legjitimimi 2.7. Bastisja e policisë për çështje të sigurisë 2.8. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve 2.9. Arrestimi 2.10. Bastisja e objektit të racisë për çështje të sigurisë 2.11. Shoqërimi 2.12. Zhbllokimi 2.13. Vrojtimi i fshehtë i objektit të zhbllokuar të racisë 2.14. Bastisja e personave 2.15. Vërtetimi i identitetit 2.16. Fotografimi, daktiloskopimi dhe marrja e shenjave 2.17. Verifikimi i evidencave të dënimeve dhe evidencave kriminalistike 2.18. Biseda informative 2.19. Bastisja e shtëpive dhe hapësirave tjera 2.20. Verifikimi i alibisë 2.21. Përfundimi i racisë 2.22. Analiza e racisë 2.23. Raporti mbi racinë KAPITULLI I KATËRT: INFORMATORËT 1
  • 3. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ KAPITULLI I PESTË: OBSERVIMI SPECIAL 1. Hyrje 2. Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ 3. Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar 4. Përcjellja e fshehtë këmbë 5. Përcjellja e fshehtë me mjete transportuese KAPITULLI I GJASHTË: KALLËZIMI PENAL 1. Vërejtje hyrëse 2. Kallëzimi penal i policisë 2.1. Përmbajtja e kallëzimit penal të policisë 2.2. Obligimi i dorëzimit të kallëzimit penal të policisë 2.3. Të dhënat mbi parashtruesin e kallëzimit penal 2.4. Të dhënat mbi veprën penale dhe autorin 2.4.1. Vendi i kryerjes së veprës penale 2.4.2. Koha e kryerjes së veprës penale 2.4.3. Mënyra e kryerjes së veprës penale 2.4.4. Të dhënat mbi personin e denoncuar 2.4.5. Të dhënat mbi masat dhe veprimet e ndërmarra 2.4.6. Të dhënat mbi dëshmitë 2.4.7. Të dhënat mbi objektin e sulmit, dëmet dhe të dëmtuarin 3. Shtesat e kallëzimit penal 4. Plotësimi i kallëzimit penal KAPITULLI I SHTATË: BASTISJA 1. Koncepti i bastisjes 2. Ndarja e bastisjes hetimore nga bastisja për çështje të sigurisë 3. Objektet e bastisjes 3.1. Shtëpia dhe hapësirat tjera 3.2. Hapësira e hapur 3.3. Pasuria 3.4. Personat 4. Baza juridike e bastisjes 4.1. Marrja e vendimit për bastisje 4.2. Bastisja me urdhëresë të gjykatës 2
  • 4. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ 4.3. Bastisja pa urdhëresë të gjykatës 5. Imuniteti, amnistia dhe falja e përgjithshme 6. Kushtet juridike për bastisje 6.1. Koha e bastisjes 6.2. Prania e obliguar gjatë bastisjes 6.3. Bastisja në praninë e dëshmitarëve 6.4. Prezantimi dhe dorëzimi i mandatit 6.5. Përdorimi i forcës gjatë bastisjes 6.6. Kryerja e kujdesshme e bastisjes 6.7. Prania e mbrojtësit në bastisje 6.8. Procesverbali për bastisjen 7. Taktika e bastisjes 7.1. Bastisja e shtëpisë 7.1.1. Përgatitjet për bastisje 7.1.2. Plani operativ i bastisjes 7.1.3. Taktika e hyrjes në shtëpi 7.1.4. Metodika e bastisjes së shtëpisë 8. Bastisja e personave 8.1. Bastisja provizore e personave për çështje të sigurisë 8.2. Bastisja e detajuar e personave 9. Bastisja e mjeteve transportuese 9.1. Bastisja e automobilave të udhëtarëve 9.2. Bastisja e autobusëve 9.3. Bastisja e automjeteve transportuese të mallrave 9.4. Bastisja e trenit 9.5. Bastisja e objektit lundrues 9.6. Bastisja e aeroplanit 9.7. Bastisja e motoçikletës, biçikletës dhe automjeteve tërheqëse 9.8. Bastisja e objekteve publike 9.9. Bastisja e hapësirës së hapur KAPITULLI I TETË: KONFISKIMI I PËRKOHSHËM 1. Konfiskimi i përkohshëm 2. Procesverbali i konfiskimit të përkohshëm 3
  • 5. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ 3. Vërtetimi mbi konfiskimin e përkohshëm KAPITULLI I NËNTË: INSPEKTIMI DHE REKONSTUKSIONI 1. Kuptimi i inspektimit 2. Karakteristikat e inspektimit 3. Detyrat e inspektimit 4. Organi inspektues 5. Tekniku i kriminalistikës si person kompetent 6. Inspektimi dhe ekspertët 7. Inspektimi si veprim urgjent hetimor 7.1. Aspekti kriminalistik 7.1.1. Procedimi i kujdestarisë operative 7.1.2. Fazat e inspektimit 8. Rekonstruksioni i ngjarjes 4
  • 6. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ KAPITULLI I PARË: PUSIA Pusia është veprim kriminalistik-taktik i organizuar që përfshin vrojtimin dhe vëzhgimin e fshehtë të hapësirës ose objektit, me qëllim të zbulimit dhe arrestimit të autorëve të veprave penale. Për sukses të pusisë është e rëndësishme t'u përmbahemi parimeve kriminalistike të shpejtësisë, befasisë dhe konspiracionit (fshehtësisë). Duke pasur parasysh qëllimin dhe detyrën, pusia mund të ketë njëkohësisht karakter represiv dhe preventiv (parandalues), por esencën e pusisë e përbëjnë konspiracioni dhe befasia. Konspiracioni është i rëndësishëm gjatë përgatitjes së pusisë dhe përfshin, para së gjithash, vrojtimin dhe vëzhgimin e fshehtë të vendit të vendosjes së pusisë, vëzhgimin e fshehtë të personave interesantë dhe, gjithsesi, veprimin e fshehtë të secilit polic veç e veç. Gjatë pushtimit të vendit të pusisë dhe vetë qëndrimit në pusi, konspiracioni duhet të jetë në nivelin më të lartë të mundshëm, përndryshe pusia nuk do të jetë efikase. Arrestimi i autorit të veprës penale duhet të jetë i befasishëm dhe i rrufeshëm, në mënyrë që ai të mos arrijë të bëjë rezistencë apo të ikë, si edhe të humbë ose të asgjësojë mjetet me të cilat e ka kryer veprën penale. Pusia vendoset në vend të përshtatshëm, në një vend ku pritet të kalojë personi ose grupi i të dyshuar, ose në afërsi të vendit ku, p.sh. bëhet stërshitja e drogës. Vende të tilla mund të jenë: parqet, shëtitoret, sheshet, udhëkryqet e rrugëve të frekuentuara, kafeteritë, diskotekat, stacionet e autobusëve e të trenave ose shtëpitë e kriminelëve të caktuar. Më tutje, nëpërmjet pusisë, zbulohen dhe kapen personat që kryejnë vepra të ndryshme penale, siç janë: tregtia me njerëz, falsifikimi i parave dhe dokumenteve, prostitucioni ilegal, tregtia me armë etj. Në qoftë se bëhet fjalë për pusi preventive, atëherë duhet të bëhet vlerësimi i vendeve ku planifikohet vepra penale. Në të vërtetë, në qoftë se policia siguron informacion se kriminelët planifikojnë të kryejnë një vepër të caktuar penale, si p.sh. plaçkitjen e një banke, atëherë pusia vendoset pikërisht në objektin që kriminelët kanë planifikuar ta sulmojnë. Në këtë rast, qëllim i pusisë është parandalimi i veprës penale dhe arrestimi i kriminelëve. Pas vendosjes së pusisë ndërmerren edhe veprime të tjera kriminalistike e hetimore, siç janë: arrestimi, bastisja e personave dhe objektit, shoqërimi, marrja në biseda informative etj. KAPITULLI I DYTË: QENTË E STËRVITUR ZYRTARË Në shumë segmente të punës së policisë shfrytëzohen qentë me stërvitje speciale, të cilët ndonjëherë kanë rol të veçantë në punën e policisë. Shqisat e qenve janë më të zhvilluara se sa shqisat e njeriut. Shqisa e dëgjimit te qeni është tri herë më e zhvilluar se te njeriu, sikur edhe shqisa e të parit, sepse qeni i vëren lëvizjet në distancë më të madhe se sa njeriu dhe, përveç kësaj, sheh mirë edhe në terr. Por, shqisa e të nuhaturit është shqisa më me 5
  • 7. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ vlerë e qenit. Kinologjia (shkenca mbi qentë) ka dëshmuar se të nuhaturit e qenit ndaj disa materieve është më i ndjeshëm se sa të nuhaturit e njeriut gati një milion herë. Duke pasur parasysh mundësitë e jashtëzakonshme të shqisave të tyre, qentë, nëpërmjet programeve speciale të stërvitjes, aftësohen për detyra të ndryshme: qentë gjurmues, qentë mbrojtës, qentë kujdestarë, qentë për lidhje dhe qentë sanitarë. Në këtë rast do të ndalemi vetëm te qentë gjurmues. Ata mund të shërbejnë për gjurmimin e personave, kufomave por edhe disa mjeteve të veprave penale, siç janë drogat dhe lëndët shpërthyese. Duke pasur parasysh specifikat dhe intensitetin e aromës së disa drogave, qentë zyrtarë mund të stërviten më së shpejti për gjetjen e kanabisit dhe opiumit, ndërsa për gjetjen e heroinës, morfinës dhe kokainës është e nevojshme një stërvitje më afatgjatë. Ka mundësi që, nëpërmjet stërvitjes, disa qenë të aftësohen edhe për zbulimin dhe gjetjen e disa drogave halucinogjene dhe amfetaminave. Qentë gjurmues gjithnjë veprojnë bashkë me udhëheqësin. Ata mund të përdoren për zbulimin e drogës gjatë bastisjes së shtëpive, personave, automobilave të udhëtarëve, trenave, aeroplanëve, anijeve, depove dhe magazinave të ndryshme, objekteve publike, vendkalimeve kufitare dhe hapësirave të hapura. Hashashi, ndaj të cilit qentë janë më të ndjeshmit, mund të zbulohet edhe deri në 30 centimetra në thellësi të tokës, nëse është futur para pak kohësh. Parakusht themelor për gjetjen me sukses të drogës së fshehur është që qeni të dërgohet në rrethin e ngushtë të vendit ku dyshohet të jetë fshehur droga. Pra, qeni nuk mund të nxirret në ndonjë rrugë në mënyrë që ai të zbulojë shtëpinë ku është fshehur droga, por qeni duhet të dërgohet në objektin e caktuar, i cili do të gjurmohet në tërësi. Natyrisht, gjurmimi duhet të bëhet nën kujdesin e udhëheqësit dhe sipas udhëzimeve të tij, në mënyrë që objekti ose vendi i dyshuar të kontrollohet në mënyrë të detajuar. Së këndejmi mund të përfundojmë se është i domosdoshëm bashkëpunimi i policit specialist për gjurmimin dhe zbulimin e drogës dhe qenit të stërvitur, në mënyrë që në mënyrë sa më efikase të shfrytëzohet shqisa e të nuhaturit të qenit në secilin rast konkret. KAPITULLI I TRETË: RACIA Racia është aksion kompleks kriminalistik, i cili përfshin bllokimin e hapësirës së hapur apo të mbyllur, brenda të cilit bëhet identifikimi i të gjithëve dhe kontrollimi i personave të dyshimtë, si edhe i hapësirës. Në rastet e zbulimit të personave të dyshuar dhe të mjeteve, personat arrestohen dhe shoqërohen në lokalet e policisë, për përpunim të mëtejmë kriminalistik, kurse mjetet konfiskohen përkohësisht. Marrja e vendimit për zbatimin e racisë nënkupton ekzistimin e informacioneve se në një hapësirë të caktuar ose në një objekt të caktuar 6
  • 8. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ tubohen persona të shpallur në kërkim, persona që dyshohet se kanë mjete për kryerjen e veprave penale, persona që përgatisin ose planifikojnë kryerjen e veprave penale, si dhe personat që kanë kryer vepra penale por nuk janë identifikuar si të tillë. Pas marrjes së vendimit për zbatimin e racisë është e domosdoshme të hartohet plani i veprimit dhe në bazë të tij të bëhen verifikime dhe përgatitje të detajuara, pa të cilat nuk mund të zhvillohet një raci. 1. Përgatitja e racisë Në kuadrin e përgatitjeve të racisë është e domosdoshme të bëhet verifikimi i të gjitha informacioneve që kanë të bëjnë me personat apo me mjetet e veprave penale si edhe mbi objektin ku do të zhvillohet racia, sepse kjo është shumë e rëndësishme. Kur bëhet fjalë për persona të dyshuar, atëherë është e nevojshme të grumbullohen sa më shumë informacione mbi biografinë e tyre kriminale si edhe mbi lidhjet e tyre me kriminelë të tjerë. Po kështu, është e nevojshme të sigurohen sa më shumë informacione për strukturën e veprimtarisë kriminale me të cilën merren personat e dyshuar, sepse prej kësaj varet zgjedhja e taktikës së kontrollimit dhe bastisjes së hapësirës, gjegjësisht karakteristikat morfologjike të disa mjeteve të caktuara të veprave penale. Duhet të theksohet posaçërisht rëndësia e vëzhgimit të fshehtë të objektit të racisë. Pa vëzhgim të objektit të dyshuar nuk është e mundur të përcaktohen të gjitha karakteristikat e tij, kështu që nuk është e mundur të përcaktohet numri i policëve që do të marrin pjesë në raci dhe as taktika precize për zbatimin e racisë. Më në fund, pa përgatitje të mira nuk do të mund të hartohet as plani adekuat për zbatimin e racisë. 2. Taktika e zbatimit të racisë Racia mund të fillojë vetëm pasi të gjithë policët të jenë njoftuar me planin. Këtu është e rëndësishme të theksohet se, pavarësisht prej specifikës së secilës situatë konkrete, ndërmarrja e veprimeve të caktuara kriminalistike ose hetimore duhet të rrjedhë sipas orarit të caktuar. Kjo do të thotë se racia paraqet një mozaik të veprimeve të përcaktuara me saktësi, efikasiteti i të cilave, para së gjithash, varet pikërisht prej rendit të veprimeve të ndërmarra. Për këtë arsye, është e domosdoshme që policët t'i përmbahen metodologjisë së racisë, e cila bazohet mbi kërkesat e praktikës bashkëkohore kriminalistike. Racia fillon me vëzhgimin e fshehtë të objektit ose hapësirës së caktuar dhe vazhdon me bllokadën e brendshme dhe të jashtme, me legjitimin, kontrollimin ose bastisjen e personave dhe hapësirës, me konfiskimin e përkohshëm të mjeteve, me arrestimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar në lokalet e policisë, e pastaj me zhbllokimin e objektit ose 7
  • 9. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ hapësirës dhe me vëzhgimin e objektit ose të hapësirës, që paraqet përfundimin e pjesës së parë të racisë. Pjesa e dytë e racisë fillon në lokalet e policisë, së pari, me bastisjen e detajuar të personave të shoqëruar, me konfiskimin e përkohshëm të mjeteve eventuale, e pastaj mund të fillojë me marrjen në bisedë informative. Varësisht prej rastit konkret, pason ndërmarrja e veprimeve tjera, siç janë: bastisja e shtëpisë apo hapësirave tjera, verifikimi i alibisë dhe dërgimi i personit të arrestuar në institucionin ndëshkues-korrektues apo lirimi i tij nga arresti. Pas përfundimit të racisë organizohet një takim i të gjithë pjesëmarrësve, në të cilin bëhet analiza kritike e racisë e pastaj hartohet raporti përfundimtar. 2.1. Vëzhgimi i fshehtë i objektit të racisë Racia mund të zbatohet në objekte të caktuara, siç janë: diskotekat, kafeteritë, restorantet, hotelet, stacionet e autobusëve e stacionet e trenave, si edhe në hapësira të caktuara të hapura, siç janë: tregjet e plaçkave, sheshet, pjesët e lagjeve, ndonjë rrugë e caktuar, vend-piknik, etj. Para se të shkojë policia në vendin e caktuar, është e domosdoshme që ai vend të vëzhgohet. Për këtë punë është e mjaftueshme të angazhohen dy-tre policë, të cilët do të vëzhgojnë në mënyrë të fshehtë objektin ose hapësirën e caktuar si edhe rrethinën e afërt. Ky vëzhgim fillon disa orë para kohës së caktuar për fillimin e racisë, zgjat gjatë gjithë kohës së zbatimit të racisë dhe përfundon pas zhbllokimit të objektit ose hapësirës ku është kryer racia. Vëzhgimi i fshehtë bëhet me qëllim të vërejtjes së ngjarjeve ose zhvillimeve eventuale të pazakonshme ose të paparashikueshme. Mos vërejtja me kohë e ngjarjeve ose zhvillimeve të tilla mund të ketë ndikim të rëndësishëm në efikasitetin e racisë, si edhe në vetë ndërmarrjen e racisë. Ngjarje dhe zhvillime e tilla mund të jenë, p.sh. zbrazja e papritur ose mbyllja e restorantit, kafiterisë ose diskotekës, gjë që mund të ndodh rastësisht apo si pasojë e shkeljes së parimeve të konspiracionit. Po ashtu, është e mundur që në rrugë të bëhet një bllokim i komunikacionit ose të kalojë ndonjë ekskursion ose ndonjë vizitë e paplanifikuar e një delegacioni të caktuar, gjë që mund të shkaktojë shtyrjen e kohës së caktuar për fillimin, madje edhe ndryshimin e datës së zbatimit të racisë. Prandaj, sigurimi me kohë mbi rastet si këto që u përmendën ose të ngjashme do t'i mundësojë udhëheqësit të racisë që të marrë vendime përkatëse, qoftë për heqjen dorë nga koha e planifikuar për fillimin e racisë, qoftë për shtyrjen e racisë për disa ditë. Pra, qëllim i vëzhgimit të fshehtë është evitimi i daljes së një numri të madh policësh në një lokalitet të caktuar, në kushte dhe rrethana të paparashikuara apo të papërshtatshme, sepse kjo do të ndikonte negativisht jo vetëm në efikasitetin e tyre, por edhe do të vinte në pikëpyetje ndërmarrjen e racisë në rastin konkret. Nëpërmjet vëzhgimit të rrethinës së ngushtë të lokalitetit ku zhvillohet racia mund të vërehet reaksioni i qytetarëve dhe i kriminelëve. Me interes të veçantë është vërejtja e reaksionit të kriminelëve që kanë për qëllim 8
  • 10. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ pengimin e punës së policisë. Këto vërejtja i përcillen menjëherë udhëheqësit të racisë, i cili ndërmerr masat e nevojshme, siç është, p.sh. dërgimi urgjent e përforcimeve, në mënyrë që racia të mund të zhvillohet në mënyrë të papenguar. Më në fund, pas zhbllokimit të vendit të racisë, është me interes të vërehen reaksionet e caktuara dhe komentet lidhur me vetë racinë dhe, eventualisht, të zbulohen kriminelët që kanë ardhur të marrin lëndët e veprës penale që nuk janë gjetur dhe nuk janë konfiskuar gjatë racisë. 2.2. Dalja në vendin e racisë Në qoftë se gjatë vëzhgimit të fshehtë nuk është vënë re asgjë që eventualisht mund të ndikonte në planin e mëhershëm për zbatimin e racisë, pjesëmarrësit nisen në kohën e saktë nga stacioni i policisë dhe shkojnë në vendin ku zbatohet racia. Dalja në vendin e racisë bëhet sipas rrugës së përcaktuar qartë në fazën e përgatitjeve. Në plan parashikohet saktë deri ku mund të shkohet me automjete dhe prej ku shkohet këmbë, ashtu që të ruhet konspiracioni i plotë derisa të bëhet bllokada e objektit. Për këtë arsye, pavarësisht prej numrit të policëve dhe automjeteve, duhet të respektohet drejtimi i lëvizjes që është caktuar më parë, qysh prej daljes nga stacioni i policisë e derisa të arrihet në vendin e ngjarjes. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se bëhet fjalë vetëm për një drejtim lëvizjeje. Në vendin e ngjarjes, policët mund të veprojnë në mënyrë individuale ose në grupe, që do të thotë se është e dëshirueshme që ata të lëvizin edhe në drejtime të ndryshme, për të ruajtur konspiracionin. Ndryshimi eventual i lëvizjes së planifikuar mund të bëhet vetëm me urdhër të udhëheqësit të racisë, në qoftë se për këtë shtrohet nevoja, si për shembull në rast të ndonjë aksidenti të komunikacionit ose të ngjashme. 2.3. Bllokada e brendshme Bllokada e brendshme duhet të bëhet gjithnjë para bllokadës së jashtme, pavarësisht se bëhet fjalë për hapësirë të hapur apo të mbyllur. Numri i policëve që bëjnë bllokadën e brendshme përcaktohet varësisht prej madhësisë dhe karakteristikave të hapësirës. Kështu, një numër i caktuar i policëve, të cilët duhet të jenë të veshur me rroba civile dhe duhet të jenë relativisht të panjohur për rrethin e caktuar kriminal, hyjnë në objektin ose hapësirën e caktuar dhe bëjnë vëzhgimin e fshehtë. Ky duhet të jetë funksioni më i rëndësishëm i bllokadës së brendshme, sepse kur të bëhet bllokada e jashtme mund të priten edhe reaksione të caktuara brenda hapësirës së bllokuar. Reaksioni i parë i kriminelëve është përpjekja për të ikur nga objekti. Në qoftë se kjo është e pamundur, është e logjikshme që ata të përpiqen që t'i hedhin mjetet e veprës penale si edhe armët që mund t'i kenë me vete. Këtë mund ta bëjnë në disa mënyra. Së pari, ata përpiqen që të fshehin shpejt e shpejt mjetet e veprës penale në vende më të përshtatshme, siç janë: ujëvara e Ë C-së, shporta e bërllokut, hapësirat brenda banakut ose kuzhinës, kurse në hapësira të hapura mund të jenë gjërat e mbuluara, siç janë: kontejnerët e bërllokut, kanalizimi, të çarat në tokë, në mure apo 9
  • 11. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ në drurë, etj. Së dyti, në qoftë se nuk kanë kohë që mjetet e veprës penale t'i fshehin në vendet e përmendura, varësisht prej mjetit që kanë me vete, kriminelët kërkojnë ndihmën e të njohurve dhe njerëzve të ndershëm. Për shembull, drogën, paratë e falsifikuara, revolen ose thikën, kriminelët mund t'ua japin femrave që i njohin, për shkak se femrat janë më së paku të dyshimta për policinë dhe kontrollohen në mënyrë më sipërfaqësore nga policia. Kriminelët evitojnë shumë shpesh kontrollin e policisë duke ua lënë mjetet e veprës penale personave të panjohur, të cilët gjenden në vendin e bllokuar. Pasi i shikojnë me kujdes që t'i mbajnë në mend, ata ua lëshojnë në xhep apo në çantë mjetet e veprës penale, më shpresë se ata nuk do të kontrollohen nga policia e pastaj do t'ua marrin përsëri. Në qoftë se nuk janë në situatë që në ndonjërën prej mënyrave të përmendura të lirohen nga mjetet e veprës penale, kriminelëve u mbeten dy mundësi: që t'i asgjësojnë, nëse është e mundur, për shembull duke e hedhur drogën në Ë C, kanalizim ose lavabo, ose duke i hequr prej vetës e veprës penale dhe duke i lënë në hapësirën në të cilën gjenden. Përveç këtyre, duhet të kihet parasysh se disa persona, sidomos kriminelët që gjenden në arrati, përpiqen të fshehen, varësisht prej karakteristikave të hapësirës së bllokuar. Të gjitha situatat dhe ngjarjet brenda objektit ku zhvillohet racia mund të vërehen nga policët që marrin pjesë në bllokadë, para së gjithash, duke vëzhguar në mënyrë të fshehtë gjithë hapësirën dhe njerëzit e pranishëm. Policët që bëjnë vëzhgimin e fshehtë brenda objektit të bllokuar, sipas nevojës, mund të reagojnë duke hequr dorë nga roli i tyre konspirativ, kështu që ata mund të veprojnë për të parandaluar asgjësimin ose fshehjen e mjeteve të veprës penale, madje edhe duke penguar lëvizjen e kriminelëve e personave të dyshuar brenda objektit të bllokuar. Përveç kësaj, këta policë mund t'u ofrojnë mbrojtje policëve që hyjnë në hapësirën e bllokuar dhe kryejnë veprime të caktuara në kuadrin e racisë. 2.4. Bllokada e jashtme Pas bllokadës së brendshme, fazë vijuese e zbatimit të racisë, është bllokada e jashtme, i cili përfshin njëkohësisht mbylljen e të gjitha hyrjeve dhe daljeve nga policët me uniformë. Bllokada e jashtme duhet të bëhet në mënyrë të rrufeshme dhe të papritur. Me këtë bllokadë arrihen dy objektiva: së pari, i pamundësohet kujtdo që të dalë nga hapësira e bllokuar dhe, sipas nevojës, u ofrohet mbështetje policëve që veprojnë brenda hapësirës së bllokuar. Natyrisht, në këso rastesh, parashikohet edhe mundësia e rezistencës fizike apo të armatosur të kriminelëve, prandaj bllokada e jashtme mund të transformohet pjesërisht në mbrojtje ose mbështetje për policët që bëjnë legjitimimin, bastisjen ose arrestimin e personave të caktuar. Qëllim tjetër i bllokadës është pamundësimi që kriminelëve t'u vijë ndihmë ose mbështetje nga bashkëpunëtorët e ndihmësit e tyre, nga jashtë. Duke pasur parasysh nivelin e organizimit të nëntokës, nuk guxon të mos parashikohet mundësia që në vendin e racisë të arrijë ndonjë grup kriminelësh që do të përpiqej të parandalonte arrestimin eventual të 10
  • 12. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ kolegëve të tyre dhe të organizonte arratisjen e tyre nga vendi ose hapësira ku zhvillohet racia. Për këtë arsye, policët e bllokadës së jashtme duhet të jenë të përgatitur që të reagojnë në mënyrë adekuate në këso situatash. Gjatë kryerjes së racisë rekomandohet edhe përdorimi i qeneve të stërvitur zyrtarë. 2.5. Prezantimi zyrtar Pavarësisht se në çfarë objekti zhvillohet racia, është e domosdoshme që policët të prezantohen në mënyrë zyrtare. Të gjithë të pranishmit në brenda objektit ose hapësirës duhet të dinë se po kryhet një veprim zyrtar dhe që mënyrën e sjelljes së tyre ta përshtatin me situatën aktuale. Prezantimi zyrtar bëhet në mënyra të ndryshme, varësisht prej objektit ku zhvillohet racia dhe situatës së caktuar. 2.6. Legjitimimi Renditja e veprimeve që ndërmerren brenda hapësirës së bllokuar mund të jetë e ndryshme dhe përcaktohet varësisht prej situatës aktuale. Në qoftë se në plan të parë duhet të jetë maturia, atëherë veprimi i parë i policisë duhet të jetë bastisja e të gjithë personave për çështje të sigurisë. Por, në rastin e zbatimit të racisë duhet të kihet parasysh se shumica e qytetarëve që gjenden brenda objektit të bllokuar nuk janë as kriminelë as njerëz të dyshimtë. Për këtë arsye, përmasat dhe intensiteti i racisë duhet t'u përshtaten situatës së caktuar, duke pasur kujdes të veçantë që të mos kufizohen në mënyrë të paautorizuar të drejtat dhe liritë e njeriut. Për këtë arsye, në qoftë se në fillim të zbatimit të racisë nuk ka pasur shenja të prishjes së rendit e qetësisë, së pari duhet të bëhet legjitimimi i personave të pranishëm. Legjitimimi bëhet nga grupi i policëve që është formuar paraprakisht, të cilët janë të veshur me rroba civile. Pas legjitimit, vlerësohet nëse personi i legjitimuar duhet të mbahet brenda objektit të bllokuar apo duhet të lirohet të dalë jashtë. Eliminimi i shpejtë i personave që nuk janë të dyshimtë për asgjë kontribuon për efikasitetin e racisë si edhe për sigurinë e policisë dhe të personave tjerë brenda objektit. Personat që konsiderohen të dyshimtë mbi çfarëdo baze ndahen në hapësira të veçanta (në qoftë se brenda objektit të bllokuar ka hapësira të tilla) ose në një pjesë të caktuar të hapësirës dhe, pas bastisjes për çështje të sigurisë, mbahen nën vrojtimin e policisë deri në përfundim të racisë. 2.7. Bastisja e policisë për çështje të sigurisë Meqenëse, në raste të zbatimit të racisë, bastisja bëhet në vende publike, është e natyrshme që bastisja të mos jetë e bastisje individuale e detajuar, si veprim hetimor, por si bastisje preventive për arsye të sigurisë. Në të vërtetë, policët mund t'i bastisin personat e caktuar, në qoftë se ekziston dyshimi se ata kanë armë ose mjete të përshtatshme për sulm fizik, në qoftë 11
  • 13. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ se ekziston dyshimi se mund të hedhin, të fshehin apo të asgjësojnë mjetet e veprës penale, të cilat mund të konfiskohen dhe të përdoren si prova gjatë procedurës penale. Bastisja bëhet sipas normave të taktikës kriminalistike. Duke pasur parasysh se personat bastisen në mënyrë publike, në sytë e qytetarëve të tjerë, midis të cilëve mund të ketë të njohur ose të afërm të personave që bastisen, policët duhet të kenë sjellje e veprime korrekte maksimale. Mënyra e veprimit gjatë bastisjes duhet të jetë korrekte, pavarësisht se personi që bastiset është kriminel apo qytetar i ndershëm. Pra, bëhet fjalë për një veprim shumë delikat të policisë, gjatë të cilit duhet të respektohen plotësisht parimet e veçanta etike. Veprimi mbi bazë të etikës së policisë është i domosdoshëm për shkak se bastisja është veprim që nuk e prek vetëm personin që bastiset, por edhe familjen, fqinjët dhe miqtë e tij. Prandaj, bastisja duhet të bëhet në mënyrë shumë të kujdesshme dhe duke respektuar plotësisht integritetin e personalitetit. 2.8. Konfiskimi i përkohshëm i sendeve Sende që mund të konfiskohen përkohësisht janë sendet që duhet të konfiskohen sipas Kodit të Procedurës Penale, sendet që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale ose sendet e të mirat materiale që janë fituar me kryerjen e veprës penale. Duke pasur parasysh fazat e zbatimit praktik të racisë, ky veprim hetimor mund të ndërmerret brenda hapësirës së bllokuar, pas përfundimit të bastisjes së personave dhe të hapësirës për çështje të sigurisë si dhe pas shoqërimit të personave të dyshuar në stacionin e policisë. Natyrisht, në stacionin e policisë mund të bëhet edhe bastisja e personave si veprim hetimor, për shkak të kushteve që janë të domosdoshme për punën e policisë. 2.9. Arrestimi Gjatë operacionit të racisë, arrestimi i personave bëhet në mënyrë specifike. Racia është vetvetiu njëfarë veprimi që cenon liritë kolektive, pas gjatë këtij veprimi u kufizohet e drejta e lëvizjes të gjithë personave që janë gjetur brenda objektit ose hapësirës së bllokuar. Për këtë arsye, është e rëndësishme që policia t'u përmbahet me përpikëri dispozitave ligjore mbi arrestimin, pasi bëhet fjalë për kufizimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut. Por, është e arsyeshme që gjatë racisë të ndërmerren edhe veprime të tilla, pasi bëhet fjalë për veprime që kanë të bëjnë me zbulimin e autorëve të veprave penale. Gjatë racisë, personat mund të arrestohen për arsye të ndryshme, siç janë: të arratisurit nga burgu, të dënuarit që nuk u janë përgjigjur ftesës për vuajtjen e dënimit, të dyshuarit që nuk u janë përgjigjur ftesës së gjykatave ose personat ndaj të cilëve është lëshuar fletarrestim për çfarëdo arsyesh. Kur zhvillohet racia, arrestimi bëhet në pajtim me dispozitat kriminalistike- taktike, pavarësisht prej bazës juridike për arrestimin e personave të caktuar. Këto dispozita përfshijnë gjetjen dhe zbatimin e mënyrave më të përshtatshme të veprimit, të vështruar nga aspekte të ndryshme, siç janë: siguria personale e policit, siguria e qytetarëve, evitimi i rezistencës aktive, 12
  • 14. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ evitimi i arratisjes, evitimi i marrjes peng, evitimi i asgjësimit ose hedhjes së sendeve të veprave penale si edhe evitimi i vetëlëndimit. 2.10. Bastisja e objektit të racisë për çështje të sigurisë Bastisja për çështje të sigurisë ose kontrolli i objektit të racisë mund të bëhet në praninë e disa personave ose të të gjithë personave që gjenden brenda hapësirës së bllokuar, varësisht prej situatës konkrete. Kjo bëhet me qëllim të gjetjes së personave që fshehen ose me qëllim të gjetjes së sendeve që mund të jenë fshehur. Para së gjithash, pas secilit rast individual të arrestimit është e domosdoshme që rrethina ku është bërë arrestimi të kontrollohet ose, së paku, të mbahet nën vrojtim, në mënyrë që të zbulohen sendet që mund të jenë hedhur. Pas kësaj, pas përfundimit të legjitimimit dhe bastisjes për çështje të sigurisë (e cila nuk është e detajuar), është e nevojshme që edhe objekti ose hapësira e hapur të kontrollohet ose të bastiset, me qëllim që të gjenden mjetet që mund të jenë fshehur. Zhbllokimi i objektit ose hapësirës nuk duhet të bëhet para se të bëhet kontrolli ose bastisja. Gjatë këtij veprimi është e preferueshme të përdoren edhe qentë e stërvitur zyrtarë. 2.11. Shoqërimi Me qëllim të përpunimit të mëtejmë kriminalistik, personat e arrestuar shoqërohen në lokalet zyrtare të policisë. Ky shoqërim bëhet me automjet zyrtar të policisë, por, kur bëhet fjalë për shoqërimin e më shumë personave, kjo mund të bëhet edhe me ndonjë automjet tjetër, duke evituar komunikimin dhe marrëveshjet eventuale midis tyre. Shoqërimi është masë nëpërmjet të cilës një person dërgohet me detyrim nga lokalet e policisë, në lokalet e gjykatës ose prokurorisë ose deri te një vend i caktuar. Shoqërimi hyn në konceptin e gjerë të arrestimit, prandaj nga pikëpamja formale- juridike dhe kriminalistike duhet të vështrohet në kuadrin e kësaj problematike. Shoqërimi duhet të bëhet në pajtim me dispozitat kriminalistike, kurse ne, në këtë rast, do të ndalemi vetëm në disa segmente që kërkojnë kujdes të veçantë. Kështu, gjatë shoqërimit të personave me automjet zyrtar ekzistojnë disa momente kritike, siç janë: hyrja në automjet, dalja nga automjeti dhe hyrja në stacionin e policisë. I pari prej këtyre momenteve është futja e personit të arrestuar në automobilin zyrtar të policisë. Me këtë rast, policët nuk guxojnë të jenë të papërgatitur, sepse krimineli mund të përpiqet të arratiset. Gjatë futjes në automjet, personi i shoqëruar mund të shfrytëzojë pozitën e trupit të përkulur për të sulmuar policinë, por edhe mund të hedhë edhe sendet e veprës penale që i ka me vete. Edhe gjatë daljes nga automjeti, në afërsi të hyrjes së lokaleve zyrtare, personi i shoqëruar mund të përpiqet të arratiset, edhe duke i sulmuar policët. Praktika ka treguar se, në situata të tilla, policët nuk janë mjaft të 13
  • 15. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ koncentruar, sepse ata mendojnë se e kanë kryer gjithë punën e tyre, kurse krimineli e shfrytëzon pikërisht këtë. Për këtë arsye, policët duhet të jenë maksimalisht vigjilentë dhe, menjëherë pas nxjerrjes së personit nga automobili, ta kontrollojnë automobilin nëse personi ka hedhur ndonjë send të veprës penale. Kontrolli i automobilit në këtë rast është me interes të shumëfishtë. Së pari, gjetja eventuale e ndonjë sendi a mjeti (drogë, para etj.) i kontribuon suksesit të provave gjatë procedurës penale. Në qoftë se kontrolli i automjetit nuk bëhet në praninë e personit të shoqëruar, por bëhet më vonë, personi mund të mohojë se sendi a mjeti i gjetur ka qenë i tij. Më në fund, në rast të veprimit tjetër fare, policia kurrë nuk do të jetë e sigurt se kush e ka hedhur sendin a mjetin në automjetin zyrtar dhe, në rastin më të keq, kjo mund të shpie edhe te mundësia e keqpërdorimit. Për këtë arsye, është rregull që pas çdo shoqërimi, menjëherë dhe në prani të personit të shoqëruar, të bëhet kontrolli i automjetit me të cilin është transportuar personi i shoqëruar. Por, edhe kur personi i shoqëruar vendoset në lokalin e caktuar zyrtar, nuk do të thotë se ka kaluar rreziku i rezistencës ose sulmit fizik, i vetëlëndimit ose arratisjes dhe i hedhjes ose asgjësimit të mjetit të veprës penale. Praktika ka treguar se kriminelët kanë ikur në mënyra të ndryshme, nëpër dyert e hyrjes ose nëpër dritare, kur është fjala për katet e ulëta, ose nëpërmjet qyngjeve të shiut, rrufepritësve, kërcimit në drurët e afërt, madje edhe kërcimit në kulme të automobilave të parkuar, kur bëhet fjalë për katet e larta. Këto janë vetëm disa prej mundësive të shumta që mund t'i shfrytëzojnë kriminelët, duke përfituar nga mungesa e syçeltësisë në lokalet zyrtare. Përveç këtyre, policët duhet të kenë kujdes të veçantë gjatë shoqërimit të femrave, për shkak të reaksioneve të paparashikueshme të tyre. 2.12. Zhbllokimi Pas përfundimit të veprimeve dhe masave të përmendura, bëhet zhbllokimi i objektit të racisë. Zhbllokimi duhet të bëhet në mënyrë graduale e sistematike, në mënyrë që kjo të mos bëhet në mënyrë stihike. Zhbllokimi bëhet sipas planit të përcaktuar më parë apo sipas planit që mund të ketë ndryshuar në vendin e ngjarjes. Kjo përfshin tërheqjen e organizuar të policisë dhe kthimin e saj në lokalet zyrtare. Policët tërhiqen nga vendi i racisë në grupe, ashtu që siguria e tyre të jetë në nivel të lartë. 2.13. Vrojtimi i fshehtë i objektit të zhbllokuar të racisë Pas zhbllokimit dhe tërheqjes së policisë, vendi ku është kryer racia është e nevojshme të mbahet edhe për njëfarë kohe nën vrojtim të fshehtë. Kriminelët që nuk kanë qenë në vendin e racisë ose që janë liruar pas legjitimit të rregullt shpesh vijnë ose kthehen në vendin e racisë për të parë pasojat. Gjithmonë ekziston mundësia që në vendin ose hapësirën ku është kryer racia të mos jenë gjetur e konfiskuar të gjitha mjetet e veprave penale, qoftë kur bëhet fjalë për mjete të fshehura ose për mjete që janë hedhur gjatë racisë. Përveç kësaj, kriminelët që rastësisht kanë shpëtuar nga racia 14
  • 16. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ mund të vijnë në vendin e ngjarjet që të informohen nga dëshmitarët okularë për rrjedhën dhe efektet e racisë. Prandaj, vrojtimi i fshehtë i kujdesshëm, njoftimi me kohë i udhëheqësit të racisë dhe reagimin i mëvonshëm adekuat mund të shpien në arrestimin e personave të dyshuar dhe mund të gjenden e të konfiskohen mjete të veprës penale. Përveç kësaj, në disa raste e varësisht prej situatës (në kafeteri, në diskotekë etj.) mund të dëgjohen komente me interes të mysafirëve dhe kamerierëve, prej të cilave edhe mund të nxirren përfundime me vlerë për veprimet në të ardhmen. Me këtë veprim përfundon faza e parë e racisë. 2.14. Bastisja e personave Pas shoqërimit të personave të dyshuar në stacionin e policisë, fillon faza e dytë e racisë, e cila përfshin një përpunim kompleks kriminalistik të të gjithë të shoqëruarve. Veprimi parë i paevitueshëm është bastisja e detajuar e të gjithë personave të shoqëruar. Kuptohet, paraprakisht, brenda objektit ose hapësirës së bllokuar, është bërë bastisja e tyre për çështje të sigurisë dhe kontrolli i personave të dyshuar, por në stacionin e policisë bahet bastisja e detajuar. Bastisjes së detajuar në stacionin e policisë i nënshtrohen edhe personat e shoqëruar te të cilët më parë mund të jetë gjetur e konfiskuar diçka. Kjo bëhet me qëllim që të gjenden e konfiskohen mjete dhe gjurmë të veprave penale, si edhe armë apo mjete të përshtatshme për sulm, për mbrojtje apo për vetëlëndim. Në qoftë se, gjatë bastisjes, gjenden mjete ose gjurmë të caktuara, armë ose mjete të caktuara, ato konfiskohen në pajtim me dispozitat e Procedurës Penale. 2.15. Vërtetimi i identitetit Në qoftë se gjatë legjitimit, një person nuk është identifikuar, për çfarëdo arsyesh, identifikimi i tij është i domosdoshëm të bëhet pas shoqërimit dhe bastisjes së detajuar. Përcaktimi i identitetit është i nevojshëm për shumë arsye: personi nuk ka dokumente personale, personi nuk i jep të gjitha të dhënat mbi identitetin e tij, dyshohet se personi ka letërnjoftim apo dokument tjetër të falsifikuar, personi nuk ka dokumente identifikimi dhe, për shkak të metave psiko-fizike (shurdhmemec) nuk është në gjendje të japë të dhënat mbi identitetin e tij, etj. Vërtetimi i identitetit është veprimtari kriminalistike-taktike dhe teknike e cila ndërmerret gjithnjë kur shfaqet dyshimi mbi identitetin e personit të caktuar. Vërtetimi i plotë i identitetit nënkupton vërtetimin e cilësive (juridike, faktike e fizike) sipas të cilave një person dallon nga të tjerët. Për rëndësinë e kësaj veprimtarie të policisë flasin edhe dispozitat e Kodit të Procedurës Penale (KPP), sipas të cilave policia mund të ndërmarrë masat e nevojshme në lidhje me vërtetimin e identitetit të personit, kurse në raste të caktuara personi 15
  • 17. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ mund të arrestohet dhe mbahet në arrest. Gjithashtu, në bazë të Nenit 281, gjykata mund të caktojë masën e paraburgimit ndaj personave që e fshehin identitetin e tyre ose kur ekziston rreziku që ai të arratiset dhe identiteti i tij nuk mund të verifikohet. Identiteti mund të verifikohet me mjete të ndryshme dhe në mënyra të ndryshme: vërtetimi i cilësive juridike mund të bëhet nëpërmjet të dhënave mbi gjendjen civile; identifikimi në bazë të fizionomisë së personave mund të bëhet nëpërmjet përshkrimit, fotografisë, të dhënave antropometrike dhe nëpërmjet njohjes së drejtpërdrejtë; identifikimi mund të behte edhe në bazë të vijave papilare të gishtërinjve ose shuplakave të duarve. Është e domosdoshme që vërtetimi i identitetit të bëhet pikërisht në fazën e racisë, ndryshe nuk do të mund të vazhdojë përpunimi i mëtejmë kriminalistik i personit të dyshuar. Nuk është e mundur të bëhen verifikime kriminalistike ose të zhvillohet bisedë informative me një person identiteti i të cilit nuk është verifikuar plotësisht. Për këtë arsye, vërtetimi i identitetit është parakusht që kundër personit të caktuar të mund të ndërmerren çfarëdo veprimesh ose masash. 2.16. Fotografimi, daktiloskopimi dhe marrja e shenjave Sipas Nenit 205. alineja 1. të Kodit të Procedurës Penale, policia mund të fotografojë personin dhe të marrë shenjat e gishtërinjve të tij, në qoftë se ekziston dyshimi i bazuar se ai person ka kryer vepër penale. Përveç kësaj, sipas të njëjtit nen (alineja 2), prokurori publik mund të autorizojë policinë që të bëjë fotografimin, në rastet që është e domosdoshme të bëhet vërtetimi i identiteti të të dyshuarit ose në raste të tjera që kanë rëndësi për efikasitetin e procedurës. Gjithashtu, sipas të njëjtës dispozitë ligjore (alineja 3), në qoftë se është e nevojshme të vërtetohet se të kujt janë gjurmët e gishtërinjve që janë gjetur në ndonjë mjet, policia mund të marrë gjurmët e gishtërinjve të personit për të cilin ekziston dyshimi se ka qenë në kontakt me mjetin në fjalë. Policia, me ndihmën e mjekut ose teknikut te kualifikuar, mund t'ia marrë të dyshuarit mostrat e flokëve, folikulës, pështymës, urinës, brisit të hundës, brisit të lëkurës përfshirë edhe të shputës, mostrat e thonjëve e të materialit nën thonj. Në raste të veçanta, policia mund t'i marrë këto mostra edhe vetë, pa ndihmën e mjekut ose teknikut medicinal. Ky veprim bëhet me qëllim të caktuar gjatë zbatimit të racisë, sepse, në këtë rast, mund të ndodh që të arrestohen persona që dyshohet se kanë kryer vepra penale ose se kanë pasur lidhje me sendet dhe gjurmët e veprave penale, por identiteti i tyre nuk është e mundur të vërtetohet. Në këso rastesh, bëhet njohja nëpërmjet fotografisë ose fotografia publikohet në mjetet e informimit publik, në mënyrë që të bëhet vërtetimi i identitetit. Por, publikimi i fotografisë në mjetet e informimit publik mund të rezultojë me njohjen e ndonjë personi që ka kryer vepër penale, kështu që efekti do të jetë i plotë. Përveç kësaj, fotografimi mund të bëhet edhe për qëllime të tjera, në qoftë se bëhet fjalë për person të dyshuar për kryerjen e veprave penale ose për 16
  • 18. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ përsëritës të veprave penale. Në të tilla raste, fotografia futet në albumin e fotografive të evidencës kriminalistike. Në qoftë se përsëritësi i veprave penale është fotografuar më parë, atëherë foto-albumi duhet të freskohet me fotografi të re. 2.17. Verifikimi i evidencave të dënimeve dhe evidencave kriminalistike Kur bëhet vërtetimi i identitetit ose kur identiteti është i njohur, pas bastisjes së detajuar të personave, fillon verifikimi kriminalistik. Vendimi për ndërmarrjen e racisë, përveç tjerash, bazohet edhe në informacionet mbi veprimtaritë kriminale të një personi ose të më shumë personave. Kështu, që në fazën e përgatitjes dhe planifikimit, duhet të bëhen verifikime të caktuara në evidencat e të dënuarve dhe evidencat kriminalistike, me qëllim të njohurive sa më të shumta për personat e caktuar. Por, gati gjithnjë, racia organizohet për të zbuluar e për të kapur një rreth të panjohur personash, për të cilët është e domosdoshme të bëhen verifikimet përkatëse. Përveç evidencës së të dënuarve, është më se e domosdoshme që të verifikohen edhe evidenca MOS (mënyra e kryerjes së veprave penale), evidenca e kategorive të caktuara të kriminelëve (përsëritësit dhe kriminelët e specializuar), kartoteka e përgjithshme sipas alfabetit, evidenca e ofiqeve, evidenca e gjërave të vjedhura e të zhdukura, si edhe evidenca lajmërimit dhe çlajmërimit të vendbanimeve të qytetarëve, evidenca e letërnjoftimeve, evidenca e dokumenteve të udhëtimit, evidenca e shoferëve dhe automjeteve dhe regjistri i veprimtarisë hulumtuese. Verifikimet e përmendura kriminalistike janë me interes, pa marrë parasysh se do të japin ose jo rezultate pozitive, sepse në këtë mënyrë policia formon profilin e caktuar të personave që përpunohen në mënyrë kriminalistike. Duke pasur parasysh karakterin kriminalistik të evidencave, këto verifikime është e mundur të kryhen shumë shpejt dhe në çdo kohë. 2.18. Biseda informative Veprimi vijues që ndërmerret në kuadrin e zbatimit të racisë është zhvillimi i bisedës informative me personat e shoqëruar. Për kryerje me sukses të bisedave të tilla është e nevojshme të plotësohen disa parakushte. Këto janë: përgatitjet me kohë dhe hartimi i planit të bisedës, përcaktimi taktik i kohës dhe vendit të bisedës, aftësia që bashkëbiseduese të bindet për bisedë, si edhe zgjedhja e drejtë e pyetjeve dhe e taktikës së shtrimit të tyre, pra taktikës së marrjes në pyetje. Këto parakushte do të plotësohen vetëm në qoftë se biseda informative zhvillohet me persona për të cilët është organizuar racia. Në qoftë se biseda informative zhvillohet me persona shoqërimi i të cilëve nuk ishte planifikuar, atëherë situata është e ndryshme. Në këso rastesh, për shkak të urgjencës së veprimit, përgatitjet përkatëse për bisedë do të mungojnë. Por, kjo nuk do të thotë se biseda duhet të zhvillohet në mënyrë stihike dhe sipas gjykimit të rastit. Në situata të tilla e 17
  • 19. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ të ngjashme do të ishte e dëmshme në qoftë se biseda informative do të zhvillohej pa kurrfarë përgatitjesh dhe pa kurrfarë plani, sepse atëherë nuk do të mund të flitej për taktikën kriminalistike të marrjes në pyetje. Mendojmë se edhe në situata të tilla është e mundur dhe e nevojshme të hartohet një përkujtues i shkurtër ose, së paku, të krijohet në mendje një plan i shkurtër i bisedës. Pas kryerjes së bisedës informative është e nevojshme të hartohet një procesverbal zyrtar. Rezultati përfundimtar i bisedës informative mund të ndikojë në zgjedhjen dhe efikasitetin e veprimeve të mëtejshme që do të merren në kuadrin e racisë. Në qoftë se vërtetohet se disa persona janë të pafajshëm, që do të thotë se eliminohet çdo dyshim për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale, atyre duhet t'u jepet arsyetimi përkatës dhe duhet të lirohen. Ndërkaq, ndaj të tjerëve ndërmerren veprimet dhe masat e nevojshme të mëtejshme. 2.19. Bastisja e shtëpisë dhe hapësirave tjera Personave që gjenden në evidencat e të dënuarve ose kriminalistike, por edhe atyre që nuk janë shoqëruar gjatë racisë për shkak të dyshimit për përfshirje në veprimtari kriminale, si edhe atyre që u janë gjetur mjete të veprave penale gjatë racisë, është me interes t'u bastisen shtëpitë, banesat dhe hapësirat tjera. Në qoftë se kjo vlerësohet me interes, në situatë të caktuar, bastisja mund të bëhet edhe para bisedës informative. Kjo mund bëhet në rastet kur dyshohet se dikush prej të njohurve të personit të shoqëruar mund t'i ketë njoftuar familjarët e tij që të hedhin ose të asgjësojnë dëshmitë apo që personat fshehen në shtëpinë e tij të ikin nga shtëpia përkatëse, nga banesa ose nga hapësira tjetër. Për këtë arsye, gjithnjë duhet të parashikohen situatat e tilla dhe bastisja duhet të bëhet menjëherë pas vërtetimit të identitetit ose pas një bisede të shkurtër informative. Natyrisht, në këso rastesh është e nevojshme që biseda informative me personin e dyshuar të vazhdojë edhe pas bastisjes. Kur bëhet fjalë për racinë, përparësia qëndron në faktin se personi i dyshuar është arrestuar dhe është shoqëruar në lokalet e policisë, prandaj gjasat për bastisje të suksesshme janë më të mëdha se rëndom. Megjithatë, është i nevojshëm një minimum i përgatitjeve nga aspekti i verifikimit në evidencat e përmendura. Në qoftë se, gjatë bastisjes, janë gjetur autorët e veprës penale ose dëshmi të caktuara për kryerjen e saj, veprimet e mëtejshme ndaj personit të cilit i është bastisur shtëpia, banesa apo ndonjë hapësirë tjetër mund të tejkalojnë kornizat themelore dhe qëllimet e përcaktuara për ndërmarrjen e racisë. Natyrisht, kjo varet nga secila situatë konkrete. Megjithëkëtë, pavarësisht prej rezultatit, efektet e bastisjes pothuaj kurrë nuk do të mungojë, pasi do të fitojmë njohuri të caktuara mbi personalitetin e të dyshuarit dhe, në fund 18
  • 20. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ të fundit, do të vërtetohen ose do të eliminohen dyshime të caktuara në lidhje me veprimtarinë e tij kriminale. 2.20. Verifikimi i alibisë Gjatë zhvillimit të bisedës informative me qëllim të grumbullimit të dëshmive personale, shpesh shfaqet nevoja që të verifikohet deklarata e të dyshuarit që thotë se në kohën e kryerjes së veprës penale për të cilën konsiderohet i dyshuar ka qenë në një vend tjetër. Verifikimi i tillë është verifikim i alibisë ( (alibi, lat. = tjetërkund, diku tjetër, diku në vend tjetër). Si alibi konsiderohet dëshmia se personi konkret ka qenë në një vend tjetër kur është kryer vepra penale dhe jo në vendin ku është kryer ajo. Prej kësaj mund të nxirret përfundimi se personi i dyshuar nuk ka mundur të kryejë veprën penale konkrete. Verifikimi i alibisë duhet të bëhet për të gjithë personat që janë shoqëruar ose janë privuar nga liria gjatë zbatimit të racisë. Në raste të tilla, për shkak të efektit të befasisë, i dyshuari nuk do të ketë të përgatitur alibi të bindshme, gjë që, në raste të caktuara, mund të shtojë shkallën e besueshmërisë se ai e ka kryer veprën e caktuar penale. Meqenëse vetë prezenca në vendin e kryerjes së veprës penale është një prej indicieve më të rëndësishme orientuese-eliminuese, atëherë nuk ka dyshim se verifikimi i alibisë është veprimtari shumë e rëndësishme kriminalistike, e cila kontribuon për zbulimin e suksesshëm dhe argumentimin e veprave penale. Verifikimi i alibisë kërkon qasje plotësisht profesionale, por, gjithsesi, duhet të shikohet edhe evidenca e personale të dyshuar të legjitimuar. 2.21. Përfundimi i racisë Racia mund të përfundojë në disa mënyra apo, thënë në mënyrë më të saktë, veprimi përfundimtar ndaj personave që janë përfshirë në raci ka forma të ndryshme kriminalistike e procesore. Siç është thënë, personat identiteti i të cilëve është vërtetuar menjëherë pas shoqërimit dhe nuk janë konsideruar të dyshuar për çfarëdo veprimtarie kriminale, lirohen menjëherë në liri; personat që nuk i janë përgjigjur ftesës për vuajtjen e dënimit me burg arrestohen dhe dërgohen në institucionin përkatës ndëshkues-korrektues; personat që janë arratisur nga institucionet ndëshkuese-korrektuese dërgohen me detyrim për të vazhduar vuajtjen e dënimit. Procedura ndaj personave për të cilët ka ekzistuar dyshimi se mund të kenë kryer vepër penale mund të jetë e ndryshme: personat për të cilët nuk është vërtetuar dyshimi gjatë përpunimit kriminalistik lirohen në liri; personat për të cilët ekziston ndonjë prej bazave të nenit 281 të Kodit të Procedurës Penale dërgohen në paraburgim, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme kriminalistike e hetimore dhe me qëllim të ngritjes së kallëzimit penal, përkatësisht inicimit të procedurës penale. Këtu do të përfundojë pjesa operative e racisë. 19
  • 21. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ 2.22. Analiza e racisë Menjëherë pas përfundimit të racisë organizohet takimi i të gjithë policëve që kanë marrë pjesë në raci. Takimi mbahet me qëllim të analizës së rezultateve. Së pari, udhëheqësi i racisë jep një pasqyrë të shkurtër të rrjedhës, përmbajtjes dhe efektit të racisë, pastaj udhëheqësit e grupeve operative paraqesin vrojtimet e tyre, kurse në fund, sipas nevojës, secili pjesëmarrës i racisë paraqet vrojtimet e tij kryesore. Nëpërmjet diskutimit që zhvillohet, diskutohet për gabimet eventuale, për lëshimet dhe vështirësitë në të cilat kanë hasur, sikundër edhe për efektet pozitive të racisë. Në këtë mënyrë mund të nxirren përfundime reale e të drejta mbi rezultatin përfundimtar të racisë. Përfundimet, si ato pozitive ashtu edhe ato negative, shërbejnë shumë për planifikimin dhe zbatimin me sukses të racive të ardhshme. 2.23. Raporti mbi racinë Pas përfundimit të të gjitha veprimeve, masave dhe analizave të racisë, hartohet raporti përfundimtar mbi gjithë atë që është bërë dhe është vërejtur. Raportin e harton udhëheqësi i racisë, me ndihmën e udhëheqësve të disa grupeve operative që kanë marrë pjesë në raci. Në raport duhet të përfshehen edhe përfundimet e analizës së racisë, në mënyrë që në të ardhmen të evitohen gabimet eventuale dhe të veprohet në mënyrë më efikase. Ky raport futet në evidencën e kriminalistikës operative. KAPITULLI I KATËRT: INFORMATORËT Organet e ndjekjes penale, sidomos policia kriminalistike, gjithnjë kanë pasur nevojë të dinë çfarë ndodh në mjediset kriminale dhe për këtë qëllim i kanë shfrytëzuar shërbimet e informatorëve. Informatorët janë persona që i japin policisë të dhëna të karakterit kriminal, herë pas here ose vazhdimisht, por gjithnjë në mënyrë të fshehtë. Puna kriminalistike dhe hetimore është më efikase në qoftë se ka informacione dhe njohuri të ndryshme të marra nga informatorët. Krijimi dhe shfrytëzimi i informatorëve është punë shumë komplekse dhe delikate kriminalistike, e cila kryhet në tërësi në mënyrë konspirative. Pavarësisht prej arsyeve përse një person i caktuar ia jep policisë disa të dhëna, konsiderojmë se bashkëpunimi afatgjatë i informatorëve dhe policisë është i mundur vetëm në bazë të besimit reciprok. Në këtë kuptim, edhe kualiteti i informacioneve do të varet nga shkalla e besimit reciprok. Kur bëhet fjalë për kriminalitet të organizuar, atëherë duhet të kihet parasysh se bëhet fjalë për kriminelë profesionalë e të specializuar, udhëheqësit e të cilëve përfitojnë shuma të mëdha parash që u sjellin privilegje të ndryshme. Në grupet e organizuara kriminale ose në mafi sundojnë ligjet e pashkruara të nëntokës, të cilat nënkuptojnë konspiracionin maksimal, mbrojtjen dhe ndihmën reciproke, mosbesimin e përhershëm ndaj 20
  • 22. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ rrethit, përgatitjen paraprake të alibisë së rrejshme, mohimin e veprimtarisë kriminale para policisë dhe gjyqësisë, hakmarrjen ndaj denoncuesve, tradhtarëve dhe anëtarëve të padëgjueshëm, e të ngjashme. Bartësit e kriminalitetit të organizuar janë të pajisur mirë, i krijojnë dhe i ruajnë lidhjet me njerëz që kanë ndikim në jetën publike e politike, janë të informuar mbi arritjet dhe mundësitë e policisë, doganës, prokurorisë dhe gjyqësisë, kurse shumë preh tyre janë në lidhje të vazhdueshme me avokatë të zgjedhur, në mënyrë që t'i konsultojnë menjëherë në rast nevoje. Nga sa u tha deri më tash, nuk është vështirë të nxirret përfundimi se, pa marrë parasysh arritjet bashkëkohore shkencore e teknike të praktikës së policisë dhe hetuesisë, është shumë vështirë të sigurohen informacione mbi veprimtaritë kriminalistike të grupeve të organizuara kriminale. Dhe jo vetëm kaq. Nganjëherë, përveç informacioneve fillestare mbi veprimtarinë e grupeve të organizuara kriminale, duke shfrytëzuar të gjitha autorizimet kriminalistike dhe juridike, është e pamundur të grumbullohen dëshmi mbi kryerjen e veprave penale konkrete . Në disa vende, si për shembull në SHBA, bëhen përpjekje që këto situata të zgjidhen në mënyrë kriminalistike, ashtu që nëpërmjet informatorëve të grumbullohen informacione dhe dëshmi mbi veprimtaritë kriminale të bandave të caktuara apo të organizatave kriminale, ose bëhen përpjekje që përfitohet dhe të bëhet informator ndonjëri nga anëtarët e bandës veprimtaria kriminale e së cilës është duke u hetuar. Pas kësaj ai informator paraqitet si dëshmitar kyç në gjykatë dhe, pikërisht në bazë të dëshmisë së tij, mund të përfundojë procedura penale dhe t'u shqiptohet dënimi autorëve të veprave të rënda penale. Më vonë këta dëshmitarë merren në mbrojtje nëpërmjet programeve të veçanta të mbrojtjes së dëshmitarëve. Informatorët janë qytetarë të ndershëm, të cilët rastësisht mësojnë ndonjë informacion të caktuar të karakterit kriminal, pastaj qytetarët që kanë lidhje farefisnore, miqësore ose profesionale me kriminale si edhe vetë kriminelët. Duke pasur parasysh këtë, konsiderohet se pikërisht kriminelët mund të jenë informatorët më të mirë, sepse ata kryejnë vepra penale dhe mund t'i japin policisë informacione me interes. Mendojmë se nga kriminelët duhet të rekrutohen informatorë të përhershëm, sepse kjo do të ishte me interes të madh për punën e policisë. Në këtë bashkëpunim, secili informacion duhet të verifikohet për sa është e mundur e pastaj duhet të merren masa për mbrojtjen e burimit – informatorit. Kjo do të thotë se informacionet e informatorit duhet të shfrytëzohen si iniciativë fillestare ose bazike për punë kriminalistike e hetimore në gjurmimin dhe dëshmimin e veprave penale. Më në fund, komunikimi me informatorë duhet të zhvillohet sipas normave të kriminalistikës, ashtu që të evitohet improvizimi i cili mund të shndërrohet në rrjedhje të informacioneve zyrtare që mund të arrijnë te nëntoka. 21
  • 23. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ KAPITULLI I PESTË: OBSERVIMI SPECIAL 1. Hyrje Shkalla e organizimit të kriminalitetit ndërkombëtar nënkupton shfaqjen e grupeve të organizuara kriminale me nivel të lartë të internacionalizimit, si edhe profesionalizimin dhe specializimin e një numri të kriminelëve. Zbulimi, hetimi dhe dëshmimi i veprave penale të kriminalitetit të organizuar kërkon kuadër me njohuri të gjera dhe me përgatitje të lartë profesionale, i cili duhet të jetë i specializuar për punë të tilla. Policët me përgatitje speciale, gjatë punës së tyre, duhet të shfrytëzojnë veprime të ndryshme kriminalistike-teknike, ndër të cilat është e paevitueshëm observimi special. Observimi special është veprimi kriminalistik-taktik i grumbullimit të fshehtë të informacioneve, nëpërmjet metodës së vrojtimit personal. Ajo përfshin vrojtimin, mbikëqyrjen dhe vëzhgimin e fshehtë të personave të caktuar, të automjeteve dhe të objekteve ose hapësirave të caktuara, me qëllim të krijimit të idesë dhe grumbullimit të informacioneve mbi gjendjen kriminale, veprimtarisë dhe identitetin e të vëzhguarve. Ky veprim kompleks është me interes të shumëfishtë në punën e policisë me rastin e zbulimit dhe hetimit të veprave penale dhe autorëve të tyre. Zbatimi i observimit, në mënyrë të pavarur ose të kombinuar me veprime të tjera kriminalistike, është i domosdoshëm në të gjitha fazat e punës kriminalistike dhe hetimore, duke filluar që nga shfaqja e indicieve të para për një vepër penale dhe autorin e saj e deri të ndriçimi përfundimtar dhe dëshmimi se personi i caktuar e ka kryer veprën penale konkrete. Objektiva të observimit special janë: zbulimi i veprave penale dhe përcaktimi i vendit dhe kohës së kryerjes së tyre; zbulimi i autorëve të veprave penale; vërtetimi i vendbanimeve, vendeve të veprimit, vendeve të punës, vendit e kohës së takimeve dhe kohës e drejtimit të lëvizjes së kryesve të veprave penale; krijimi i qasjes së drejtpërdrejt në lëvizjen dhe aktivitetin kriminal të personave që vrojtohen; vërtetimi i taktikës dhe strategjisë kriminale të kriminelëve që janë nën vrojtim; grumbullimi i informacioneve të rëndësishme për përgatitjen dhe zbatimin e racisë, pusisë, bastisjes dhe arrestimit të kriminelëve; përgatitja dhe zbatimi i aksioneve të organizuara kriminalistike me qëllim të kapjes së autorëve gjatë kryerjes së veprave penale, sepse kjo është mënyra më efikase e ndriçimit dhe dëshmimit të kriminalitetit, duke pasur parasysh se në vendin e ngjarjes (vendin e kryerjes së veprës penale, gjenden si autorët e veprave penale ashtu edhe viktimat dhe mjetet e veprës penale. Observimi special mund të zhvillohet në disa mënyra, të pavarura ose të kombinuara: vrojtimi operativ dhe vëzhgimi i objektit dhe hapësirës; vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo hapësirave ku kryhet veprimtari kriminale; përcjellja e fshehtë këmbë, përcjellja e fshehtë me mjete motorike ose me mjete tjera transporti si dhe futja në grupet kriminale. 22
  • 24. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ 2. Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ Vrojtimi dhe vëzhgimi operativ i objektit dhe hapësirës ndërmerret, para së gjithash, pas njohurive se në një lokalitet të caktuar kryhen vepra penale. Përveç kësaj, kjo formë e observimit special ndërmerret detyrimisht kur është e domosdoshme të bëhen përgatitje për ndërmarrjen e veprimeve kriminalistike dhe hetimore, siç janë bastisjet, arrestimet, racitë dhe pusitë. Qëllim i vrojtimit dhe vëzhgimit operativ është vrojtimi i drejtpërdrejt i një objekti të caktuar, siç janë, për shembull, laboratorët ilegalë të drogës, depot e fshehta të drogës, banesat e dyshimta, restorantet, diskotekat, automjetet, parqet ose shëtitoret, në mënyrë që nëpërmjet vëzhgimit të drejtpërdrejtë të grumbullohen informacione mbi karakteristikat e objektit apo hapësirës së caktuar. Rezultatet e vrojtimit dhe vëzhgimit operativ mund të shfrytëzohen si për zgjedhjen e bazës së përshtatshme për vrojtim dhe vëzhgim të fshehtë të veprimtarisë kriminale të cilat priten, ashtu edhe për planifikimin dhe zbatimin e bastisjeve, arrestimeve, pusive ose racive. 3. Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar Vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar i personave, objekteve apo hapësirave ku kryhen veprimtari kriminale bëhet nga baza vrojtuese e cila edhe zgjedhur dhe është pajisur mirë paraprakisht. Objekti ose hapësira e caktuar vrojtohet kur ekzistojnë indicie se do të kryhet veprimtari kriminale. Nëpërmjet observimit është e mundur të vërehen dhe identifikohen autorët e veprës penale, koha e kryerjes së veprës, mënyra e kryerjes së veprës dhe shkalla e organizimit dhe kujdesit të kriminelëve. Të gjitha veprimtaritë kriminale të vërejtura mund të dokumentohen me fotografi, video-xhirime dhe incizime tonike. Me këtë lloj të observimit, praktikisht, bëhet përgatitja për veprime të tjera zbatimi i të cilave nuk do të mund të ishte as përafërsisht efikas në qoftë se nuk do të bëhej paraprakisht vrojtimi dhe vëzhgimi. 4. Përcjellja e fshehtë këmbë Përcjellja e fshehtë këmbë përdoret shpesh në praktikën e policisë, me rastin e hetimit dhe dëshmimit të veprave të ndryshme penale. Meqenëse vrojtimi dhe vëzhgimi i stacionuar është i kufizuar nga objekti ose hapësira e caktuar, ai shpesh kombinohet me përcjelljen e fshehtë të kriminelëve që janë në lëvizje. Përcjellja e fshehtë këmbë mund të bëhet në mënyrë të pavarur por edhe në kombinim me vrojtimin e stacionuar dhe me përcjelljen e fshehtë me mjete transportuese. Në praktikë, kryesisht bëhet fjalë për mënyra të kombinuara të përcjelljes dhe vrojtimit të fshehtë. Natyrisht, kjo varet nga secili rast kriminal konkret i cili hetohet. Përcjellja e fshehtë bëhet nga policët, të cilët realizojnë në këtë mënyrë qasje të drejtpërdrejtë në veprimtarinë e kriminelëve. Nëpërmjet observimit 23
  • 25. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ të tillë është e mundur të zbulohet, për shembull, se ku gjendet strehimorja e fshehtë e drogës, se a e mban tregtari drogën me vete apo te bashkëpjesëmarrësit tjerë, si bartet droga nga strehimorja deri të vendi i shitjes, mënyra se si fshehet droga, mënyra se si transportohet droga, etj. Gjithashtu, nëpërmjet përcjelljes së fshehtë krijohet qasje edhe në lëvizjen dhe sjelljen e kriminelëve. 5. Përcjellja e fshehtë me mjete transportuese Përcjellja e fshehtë me automjete motorike ose me mjete të tjera transportuese mund të bëhet në mënyrë të pavarur, por shpesh edhe në mënyrë të kombinuar me forma të tjera observimit special. Duhet të merret parasysh se kriminelët gjithnjë e më shumë përdorin mjete motorike dhe mjete tjera transportuese (motoçikleta, barka të shpejta), si në komunikacionin urban, ashtu edhe në atë ndër-urban, por edhe në transportin detar. Si gjatë përcjelljes së fshehtë këmbë ashtu edhe gjatë përcjelljes së fshehtë me mjete transportuese, policia ka për qëllim të ketë vështrim në lëvizjen e kriminelëve, në vendet ku mbahen mjetet e veprës penale, në vendtakimet e fshehta të kriminelëve dhe në disa aspekte të strategjisë kriminalistike. Vetë taktika e përcjelljes kërkon policë të aftësuar mirë dhe të pajisur mirë me mjete transportuese. KAPITULLI I GJASHTË: KALLËZIMI PENAL 1. Vërejtje hyrëse Sipas Nenit 197 të Kodit të Procedurës Penale, organet publike janë të obliguara t'i kallëzojnë (paraqesin) veprat penale, të cilat ndiqen sipas detyrës zyrtare, për të cilat janë të informuara ose për të cilat kanë njohuri në çfarëdo mënyre. Me këtë rast është e nevojshme të paraqiten faktet të cilat u janë të njohura dhe të ruajnë gjurmët e veprës penale, të mjeteve me të cilat janë kryer veprat penale ose ndaj të cilave janë kryer veprat penale. Më tutje, sipas Nenit 198 të Kodit të Procedurës Penale, secili qytetar ka të drejtë të denoncojë veprën penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, kurse në rastet kur moskallëzimi i veprës penale konsiderohet vepër penale, kallëzimi është obligim i secilit. Në të njëjtin nen është parashikuar edhe një dispozitë shumë e rëndësishme, sipas së cilës punëtorët shoqërorë dhe shëndetësorë, mësimdhënësit, edukatorët dhe personat tjerë që kryejnë punë të ngjashme, të cilët kanë 24
  • 26. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ njohuri ose zbulojnë se ekziston dyshimi i bazuar se fëmija është viktimë e veprës penale, sidomos kur bëhet fjalë për vepra penale kundër integritetit seksual të fëmijës, janë të obliguar që këtë ta denoncojnë menjëherë. Kallëzimi penal i parashtrohet prokurorit publik kompetent në formë të shkruar, nëpërmjet mjeteve teknike të komunikimit ose në mënyrë verbale (të drejtpërdrejt). Por, në qoftë se kallëzimi i parashtrohet gjykatës, policisë ose prokurorit publik kompetent, këto organe janë të obliguara që t'ia përcjellin menjëherë prokurorit publik kompetent. Kjo dispozitë ligjore është plotësisht e arsyeshme, pasi qytetarët nuk janë të obliguar dhe nuk duhet t'i dinë këto çështje. Ata e dinë se edhe prokurori, edhe gjykata, edhe policia janë organe që e luftojnë kriminalitetin, prandaj është e logjikshme që cilitdo prej këtyre organeve t'ia paraqesin veprën penale ose autorin e saj. Në këtë libër flasim për kallëzimin penal që policia ia parashtron prokurorit publik. Në të vërtetë, sipas Nenit 200 të Kodit të Procedurës Penale, policia është e obliguar që sapo të mësojë se ekziston dyshimi se është kryer një vepër penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare, nëpërmjet kallëzimit penal ose në formë tjetër, ta informojnë prokurorin publik, më së largu 24 orë prej momentit të marrjes së informacionit. Meqenëse bëhet fjalë për një afat shumë të shkurtër, është e logjikshme që parashtruesi i veprës penale nuk ka mundësi për hetim të detajuar dhe për grumbullimin e dëshmive mbi veprën penale. Për këtë arsye, në të njëjtën dispozitë ligjore është parashikuar që edhe pas njoftimit të parë të prokurorit publik kompetent, të dorëzohen raporte të reja dhe informacione shtesë. Nga një interpretim logjik të kësaj dispozite ligjore mund të konkludohet se obligim i parë i policisë është njoftimi mbi veprën e kryer, i cili, në esencë, nuk është në formë të kallëzimit penal. Mendojmë se këtu bëhet fjalë për njoftim gojor, ndërsa kallëzimi penal mund të parashtrohet pas grumbullimit të dëshmive mbi kryerjen e veprës penale dhe/apo kryesit të saj. 1. Kallëzimi penal i policisë Sipas dispozitës së Nenit 207 të Kodit të Procedurës Penale, në bazë të informacioneve të grumbulluara, policia e formulon kallëzimin penal në të cilin paraqet dëshmitë e zbuluara gjatë procedurës së grumbullimit të informacioneve. Bashkë me kallëzimin penal, policia ia dorëzon prokurorit publik kompetent edhe lëndët, skicat, fotografitë, raportet e marra, procesverbalet për masat dhe veprimet e ndërmarra, shënimet zyrtare, deklaratat dhe materialet tjera që mund të kontribuojnë për efikasitetin e inicimit të procedurës penale. Nga kjo dispozitë burojnë edhe obligime të caktuara të policisë, siç është ndërmarrja e veprimeve dhe masave të caktuara që kanë për qëllim hetimin efikas të veprës penale për kryerjen e së cilës është informuar. Me këtë dispozitë është e lidhur edhe dispozita e Nenit 201, alineja 1 e Kodit të Procedurës Penale, sipas së cilës policia është e obliguar që, në rast se ekziston dyshimi i bazuar se është kryer një vepër penale e cila ndiqet sipas detyrës zyrtare, të ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet për të gjetur kryesin, për të parandaluar fshehjen ose arratisjen e kryesit ose të bashkëpjesëmarrësve në kryerjen e veprës penale, për të 25
  • 27. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ zbuluar dhe për të ruajtur gjurmët dhe dëshmitë tjera të veprës penale e të mjeteve që mund të përdoren si dëshmi, si edhe për të mbledhur të gjitha informacionet që mund të jenë me interes gjatë procedurës penale. Për të arritur përmbushjen e kësaj dispozite ligjore imperative, policia duhet të ketë autorizime të shumta. Natyrisht, me ligj janë parashikuar këto autorizime, të cilat, në të vërtetë, përfshehen në veprimtaritë operative kriminalistike. Bëhet fjalë për këto veprime dhe masa (sipas Nenit 201, alineja 2 e Kodit të Procedurës Penale): grumbullimi i informacioneve nga qytetarët; kontrolli i përkohshëm i automjeteve, udhëtarëve dhe valixheve të tyre; kufizimi i lëvizjes në rajone të caktuara në kohën që kjo konsiderohet nevojë urgjente; vërtetimi i identitetit të personave dhe mjeteve; ndjekja e personave ose mjeteve për të cilat është lëshuar flet-arrest; bastisja e ndërtesave ose hapësirave të caktuara të organeve publike dhe hulumtimi i dokumenteve të caktuara që u përkasin; konfiskimi i mjeteve që mund të shërbejnë si dëshmi gjatë procedurës penale dhe sigurimi i kontrollit mjekësor të të dëmtuarit. Kallëzimi penal është akt joformal penalo-procesor, i cili ia ofron prokurorit publik kompetent njohuritë e para për veprën penale dhe/ose kryesin e saj, të cilat, si rregull, janë rezultat i veprimtarisë operative të policisë. Si rregull, përmbajtja e kallëzimit dhe shtesave është substrat faktik primar, bazë faktike për prokurorin publik. Përmbajtja e kallëzimit penal varet prej nivelit dhe kualitetit të veprimtarisë operative të policisë. Jo rrallë, efikasiteti i procedurës penale që do të pasojë varet pikërisht nga cilësia e përmbajtjes së kallëzimit penal dhe shtesave të tij. Gjatë paraqitjes së dëshmive, policia mund të shfrytëzojë burimet materiale dhe personale të informacionit. Në këtë punim. Burime materiale të informacionit konsiderohen gjurmët dhe mjetet që kanë lidhje me veprën penale, dokumentet e identifikimit dhe incizimet teknike (regjistrimet), ndërsa burime personale të informacionit konsiderohen njerëzit, duke pasur parasysh statusin e tyre gjatë procedurës. Në esencë, kallëzimet ndaj kryesve të panjohur (vetëm për kryerjen e veprës penale) dallojnë nga kallëzimet ndaj të dyshuarit. Në rastin e dytë mund të bëhet fjalë edhe për situatën në të cilën është arrestuar i dyshuari dhe për situatën në të cilën është identifikuar ai, por nuk është arrestuar. 2.1. Përmbajtja e kallëzimit penal të policisë Kodi i Procedurës Penale nuk përcakton se çfarë duhet të përmbajë kallëzimi penal i policisë, në aspektin vëllimor, por vetëm e thekson obligimin e paraqitjes së dëshmive, pra të mjeteve, skicave, fotografive, raporteve të siguruara, procesverbaleve të masave dhe veprimeve të ndërmarra, shënimeve zyrtare, deklaratave dhe materiale tjera që mund të jenë me interes për procedurën penale, duke përfshirë edhe të gjitha faktet dhe dëshmitë që janë në favor të të dyshuarit, të cilat nuk përfshehen në përmbajtjen e kallëzimit penal, në praktikën e përditshme kriminalistike dhe procesore janë kristalizuar këto elemente të përmbajtjes së kallëzimit penal. Para paraqitjes së elementeve të përmbajtjes së raportit të personit zyrtar të 26
  • 28. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ autorizuar, duhet të theksohet se përmbajtja e raportit duhet të jetë e plotë, e vërtetë, e thuktë, e argumentuar dhe e verifikuar. Përveç kësaj, janë të rëndësishme edhe tërësia e përmbajtjes së raportit dhe radhitja e të dhënave të paraqitura, të cilat duhet të renditen në mënyrë kronologjike. Të dhënat dhe dëshmitë duhet të jenë të formuara qartë e në mënyrë jodykuptimore, ndërsa shkalla e sigurisë së tyre duhet të jetë e dukshme. Kompleksiteti i të dhënave të përfshira në raport i kontribuon shpejtësisë dhe ekonomizimit të procedurës penale. Cilësia e përmbajtjes së kallëzimit penal të policisë varet drejtpërdrejt nga cilësia e përpunimit kriminalistik. Ajo është e lidhur ngushtë edhe me sasinë dhe cilësinë e përgjigjeve të fituara në pyetjet e arta të shkencës kriminalistike. Përgjigjet sa më të plota në sa më shumë pyetje sigurojnë përmbajtje cilësore të kallëzimit. Natyrisht, në praktikën bashkëkohore kriminalistike dhe penale-procesore përmbajtjen e kallëzimeve penale e përcaktojnë rrethanat e ngjarjes ose të veprës penale konkrete dhe normat e shkencës kriminalistike që duhet të zbatohen në rastin konkret. Nga dispozitat pozitive të Kodit të Procedurës Penale del se përmbajtja e kallëzimit penal të policisë duhet të jetë e tillë që prokurori publik kompetent të marrë vendimin përkatës në bazë të saj. Ndonëse në KPP nuk theksohet qartë, mendojmë se kjo mund të jetë se prokurori mund të marrë ndonjërin prej këtyre vendimeve: hedhjen e kallëzimit penal, kthimin e kallëzimit për plotësim, lëshimin e mandatit për zbatimin e hetimeve ose ngritjen e aktakuzës. Kjo nënkupton se përmbajtja e kallëzimit penal të policisë duhet të përfshijë përshkrimin e saktë të fakteve penalo-juridike dhe të tregojë të gjitha dëshmitë e nevojshme që i shërbejnë prokurorit publik për marrjen e ndonjërit prej vendimeve që i përmendëm. Paraqitja e plotë e fakteve në përmbajtjen e raportit, përveç që mundëson përdorimin efikas dhe operativ të të dhënave, i kontribuon edhe ligjshmërisë, shpejtësisë dhe ekonomizimit të procedurës. Për këtë arsye, edhe stili i shprehjes së raportit duhet të jetë i qartë, i saktë, përmbajtjesor dhe mjaft preciz, në mënyrë që të krijohet një ide e qartë e asaj që duhet të shprehë kallëzimi. Meqenëse se kallëzimi penal është një formë e mjeteve shprehëse dhe njëfarë mënyre e fiksimit dhe prezantimit të fakteve relevante penalo- juridike, të kuptuara në kuptimin më të gjerë të fjalës, kallëzimi i policisë duhet të jetë në nivel më të lartë se sa kallëzimet e organeve të tjera publike, në kuptim të tërësisë, detajimit dhe argumentimit të të dhënave dhe dëshmive. Përmbajtja e kallëzimit penal ndryshon prej rastit në rast. Siç duket, kallëzimi i policisë është akt i shkruar për prokurorin publik kompetent për një vepër konkrete penale dhe/ose për kryesin e saj. Në aspektin kohor, ky kallëzim është më i afërti me veprën penale që është kryer, prandaj destinimi i tij është shumë i rëndësishëm. Pikërisht nga përmbajtja e kallëzimit burojnë edhe përmbajtja dhe elementet që duhet t'i përmbajë. Në praktikën e përditshme të policisë, deri në njëfarë mase, janë kristalizuar përmbajtja dhe forma ( e cila nuk është e obligueshme) e këtij lloji të kallëzimeve. 27
  • 29. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ Në bazë të elaborimit të deritashëm mund të thuhet se kallëzimi penal i policisë, në qoftë se dëshiron të jetë njëfarë „repetitori“ për prokurorin publik kompetent, duhet të përmbajë sidomos të dhënat e më poshtme: 1. Kush dhe kur e ka njoftuar policinë për ngjarjen penale, përveç se zbulimi i burimit të informacionit do të shkonte në dëm të interesit të ndonjë personi fizik ose juridik. 2. A është dalë në vendin e ngjarjes menjëherë pas marrjes së informacionit për ngjarjen kriminale, kur dhe kush ka dalë në vendin e ngjarjes. 3. Cilat masa dhe veprime janë ndërmarrë në vendin e ngjarjes dhe mbi çfarë baze, e sidomos: (a) A janë marrë informacionet nga qytetarët, me përfshirjen e të dhënave personale të qytetarëve që kanë dhënë informacione, a kanë refuzuar qytetarët dhe cilët dhe përse kanë refuzuar të japin informacione mbi faktet të rëndësishme, a është arrestuar ndonjë person para ardhjes së prokurorit publik ose para se t’i drejtohej atij, etj. (b) A është bërë konfiskimi i përkohshëm i mjeteve, kur është bërë konfiskimi dhe çfarë mjetesh janë konfiskuar, mbi çfarë baze dhe për çfarë arsyesh është bërë konfiskimi, etj. (c) A është bërë bastisja e banesës apo hapësirave tjera ose e personave dhe cilëve persona (me shpjegimin e arsyeve të zbatimit urgjent të bastisjes) dhe çfarë rezultatesh janë arritur. (d) A është bërë shikimi i vendit të ngjarjes, kur dhe kush e ka bërë dhe a është bërë ekspertiza (në kuptimin e ngushtë të fjalës) në kuadrin e shikimit dhe kush e ka bërë ekspertizën. (e) A janë ndërmarrë masa dhe veprime tjera në vendin e ngjarjes, çfarë masash e veprimesh janë ndërmarrë, mbi çfarë baze, me çfarë qëllimi dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë. 4. Çfarë masash dhe veprimesh janë ndërmarrë jashtë vendit të ngjarjes penale, mbi çfarë baze, kur dhe çfarë rezultatesh kanë dhënë. 5. Në bazë të çfarë të dhënash ( informacionesh dëshmuese dhe dëshmish) nxirret përfundimi për ekzistimin e dyshimit se është kryer vepër penale apo se ndonjë person është kryes i veprës penale. 6. Përshkrimi faktik dhe titulli ligjor ( kualifikimi ligjor) i veprës penale, dhe sidomos, a është i diskutueshëm vëllimi i veprimtarisë kriminale të personit të denoncuar në kuptimin e ekzistimit të besueshmërisë se personi i denoncuar ka kryer edhe vepra të tjera penale ose se ka pasur edhe bashkëpjesëmarrës etj. 7. Çka është e diskutueshme nga pikëpamja e qëndrueshmërisë së dëshmive në lidhje me burimet e informacionit të tyre ( burimet e natyrës materiale dhe personale). 28
  • 30. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ 8. Të dhënat personale në dispozicion për personin që dyshohet të jetë kryes i veprës penale me theksimin e arsyeve mbi të cilat bazohet dyshimi dhe të dhënën nëse personi i dyshuar është arrestuar apo jo. 9. Shtesat e kallëzimit, etj. Më në fund, duhet të theksohet rëndësia e të dhënave mbi dëshmitë. Në kallëzimin penal ato duhet të renditen, ose në mënyrë kronologjike ( sipas kohës së sigurimit) ose sipas peshës së tyre (forcës dëshmuese). Kjo është çështje e vlerësimit në secilin rast konkret. Zakonisht bëhet fjalë për procesverbale, siç është procesverbali mbi shikimin e shtesave të kallëzimit (fotografive, dokumenteve, skicave, etj.), procesverbali mbi veprimet tjera të ndërmarra, vërtetimet mbi mjetet e konfiskuara përkohësisht, dokumentet personale dhe dokumentet tjera, etj. Përveç këtyre, këtu përfshehen edhe shënime të ndryshme zyrtare, dokumente mjekësore, analiza dhe mendime mbi shkallën e varësisë së pjesëmarrësit nga alkooli, raportet e policëve mbi ndërhyrjet e mëhershme, listat e thirrjeve telefonike, dokumentacioni mbi identifikimin e kryesit ose të viktimës, shënimet mbi hulumtimet e kryera poligrafike, shënimet mbi kontrollimin e terrenit, etj. Në bazë të bashkëpunimit të nevojshëm profesional midis policisë, prokurorit publik dhe gjykatës, në pjesën hyrëse ose në fund të kallëzimit, gjegjësisht, në shkresën plotësuese, duhet të tregohen masat dhe veprimet që janë në vijim e sipër ose ato që do të ndërmerren më vonë, si edhe mbi vazhdimin e përpunimit kriminalistik me qëllim të vërtetimit të rrethanave shtesë që kanë lidhje me veprën penale përkatëse ose me ndonjë tjetër. 2.2. Obligimi i dorëzimit të kallëzimit penal të policisë Kur është e obliguar policia që ta bëjë kallëzimin penal? Pavarësisht prej dispozitës së Nenit 200, alinesë 2 të KPP, sipas të cilës policia është e obliguar që në afat prej 24 orësh të bëjë kallëzim penal ose në ndonjë mënyrë tjetër ta njoftojë prokurorin publik për veprën e kryer penale që ndiqet sipas detyrës, konsiderojmë se ky nuk është afati ligjor për parashtrimin e kallëzimit penal të policisë. Sipas kësaj, mendojmë se kallëzimi penal i policisë për vepër penale bëhet me kohë gjithnjë deri sa të mos hyjë në fuqi vjetrimi i ndjekjes penale. Sipas dispozitave pozitive të KPP, policia vlerëson dhe e përcakton vetë momentin e dorëzimit të kallëzimit sipas iniciativës së saj. Në praktikë, ky moment varet nga një sërë faktorësh, sidomos rrethanave të ngjarjes ose veprës penale dhe një sërë çështjesh faktike. Ndonjëherë policia e zhagit momentin e dorëzimit të kallëzimit sipas detyrës zyrtare, në mënyrë që kallëzimi të jetë sa më i plotë dhe të ketë numër të mjaftueshëm të dëshmive të nevojshme. Siç duket, me këtë rast nuk mendohet sa duhet në mundësinë e plotësimit të kallëzimit penal. Për shkak të kompleksitetit të situatave jetësore, të cilat cilësohen si vepra 29
  • 31. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ penale, në praktikën e përditshme kriminalistike janë të rralla rastet kur kallëzimi nuk ka nevojë të plotësohet me njohuri të reja, sidomos në qoftë se me rastin e dorëzimit të kallëzimit ka pasur dilema të caktuara. Siç shihet, sa i përket afatit dhe momentit të parashtrimit të kallëzimit penal të policisë sipas iniciativës personale nuk ekzistojnë afate ligjore as kufizime, prandaj vlerësimi është ekskluzivisht çështje e policisë. Në këtë rast, prokurori përkatës mund të ketë rol të madh nxitës. Meqenëse parimi i përgjithshëm i legalitetit të ndjekjes penale vlen edhe për policinë, si kundër edhe parimet tjera procesore, momenti i parashtrimit të kallëzimit penal të policisë duhet të jetë sa më i afërt me kohën e kryerjes së veprës penale, gjegjësisht me kohën e informimit për kryerjen e veprës, sepse në këtë mënyrë gjasat për zbatimin me sukses të procesit penal janë shumë më të mëdha. Nga ana tjerë, kallëzimi penal do të jetë më cilësor sa më e shkurtër që të ketë qenë koha midis marrjes së informacionit për kryerjen e veprës penale dhe reagimit të policisë. Por, kjo vlen me kusht që policia të ketë vepruar në mënyrë adekuate. Nga sa u tha deri më tash del se policia është e obliguar që prokurorit publik t'ia dorëzojë kallëzimin penal sipas iniciativës personale, kur të arrijë në përfundim se ekziston dyshimi i bazuar se është kryer vepra penale ose se personi i caktuar është autor i kësaj vepre, gjë që bëhet në bazë të përpunimit kriminalistik të të dhënave dhe dëshmive të grumbulluara. Kallëzimi është rezultat i vlerësimi të të dhënave dhe dëshmive, gjë që do të thotë se rol të rëndësishëm ka momenti subjektiv i vlerësimit mbi ekzistimin e „dyshimit të bazuar“. Përsëri duhet të tërhiqet vërejtja se në praktikë ky vlerësim lëviz prej rastit në rast, varësisht prej llojit të veprës penale, mënyrës, mjeteve dhe vendit të kryerjes etj. 2. 3. Të dhënat për parashtruesin e kallëzimit penal Duke i trajtuar dispozitat e KPP si dispozita të vetme meritore për përmbajtjen e kallëzimit penal, si edhe të parimeve të shkencës kriminalistike, kallëzimi penal duhet të ketë këto elemente: (1) të dhënat mbi organin e policisë që bën parashtrimin e kallëzimit dhe (2) të dhënat mbi veprën penale dhe kryesin që kallëzohet. Sipas natyrës së kallëzimit penal që e parashtron policia sipas detyrës zyrtare duhet të jetë e dukshme se kush është parashtrues (emri i njësisë organizative adresa, numri i lëndës të regjistrit të veprave penale, data dhe vendi i hartimit të parashtresës, të dhënat mbi personin e autorizuar zyrtar që e ka hartuar kallëzimin dhe të dhënat mbi udhëheqësin e asaj njësie organizative. Po ashtu, duhet jetë e dukshme se kujt i parashtrohet kallëzimi. Në qoftë se më herët është ndërmarrë diçka lidhur me veprën ose/dhe personin, në parashtresë duhet të tregohet se çka është ndërmarrë, numri dhe data e parashtresave në mënyrë që të bëhet bashkimi i tyre. 30
  • 32. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ 2.4. Të dhënat mbi veprën penale dhe autorin Para së gjithash, kjo është përshkrimi faktik-juridik i veprës penale, sidomos në kuptimin e vendit, kohës, mënyrës dhe mjeteve të kryerjes, si edhe cilësimit ligjor të veprës penale (kualifikimi ligjor). Kualifikimi ligjor i veprës është i rëndësishëm për shkak të kompetencave reale të prokurorisë dhe gjykatës. Këtu bëhet fjalë për përshkrimin detaj të elementeve subjektive dhe objektive të veprës penale. Shprehja “përshkrim i detajuar faktik” do të thotë përshkrim “i rëndësishëm” i veprës penale, pra pa kurrfarë njolle, në kuptimin e fakteve irelevante penale-juridike. Siç është thënë, kjo do të thotë se duhet të jepen sa më shumë përgjigje në pyetjet e arta të kriminalistikës. Bëhet fjalë për kriminogjenezë dhe viktimogjenezë të plotë dhe kualifikim të veprës penale. Nga përshkrimi i veprës penale duhet të jetë e dukshme se a bëhet fjalë për krim të tentuar apo të kryer. 2.4.1. Vendi i kryerjes së veprës penale Sipas dispozitës së Nenit 33, alineja 1 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës (në tekstin e mëtejmë KPPK), vepra penale është kryer në vendin ku ka vepruar ose është dashur të veprojë kryesi, si edhe në vendin në të cilin është shfaqur pasoja. Në alinenë 2 të këtij neni thuhet se tentimi për kryerjen e veprës është kryer në vendin ku ka vepruar kryesi dhe në vendin ku kryesi ka planifikuar të shfaqet pasoja. Vendet e përgatitjes, tentimin ose kryerjes së veprës penale paraqesin burimin kryesor të fakteve relevante të natyrës materiale. Duhet të dallohet vendi i kryerjes së veprës në kuptim të ngushtë dhe në kuptim të gjerë. Në kuptim të ngushtë, është vendi ku është tentuar apo është kryer vepra penale. Në kuptim të gjerë, janë të gjitha vendet që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale, në të cilat mund të gjenden burime relevantë të informacioneve materiale ose personale, të cilat janë me interes për sqarimin e rastit dhe të gjitha rrethanave të rëndësishme për çështjen e ardhshme penale. Të tilla janë, p.sh., vendet ku është planifikuar vepra penale, vendet ku janë fshehur mjetet në lidhje me veprën penale, vendet ku janë provuar mjetet për kryerjen e veprës penale, vendet ku është fshehur trupi pa jetë, rruga e ardhjes dhe shkuarjes së kryesve të veprës penale (itinerari), etj. Vendet për të cilat bëhet fjalë këtu duhet të jenë të shenjuara qartë në kuptimin gjeografik, sepse prej kësaj varet kompetenca lokale e prokurorisë publike kompetente dhe gjykatës (përcaktimi hapësinor i qëndrueshmërisë së veprës penale). Në qoftë se vendi i ngjarjes gjendet në vend të banuar, duhet të ceket rruga, sheshi, lagjja, numri i shtëpisë, kati dhe të dhënat tjera për të caktuar saktë vendin e kryerjes së veprës penale. Duhet të theksohen edhe kushtet (situata) e vendit të veprës penale, në ato raste kur kjo është e rëndësishme për kualifikimin e veprës, njohjen e rrethanave që i kanë paraprirë veprës etj. Te disa vepra penale, p.sh. deliktet e komunikacionit dhe të ashtuquajturat delikte të gjakut, në kuptimin e ngushtë të tyre, duhet të theksohet edhe topografia e vendit të veprës. Kështu, tek tentim vrasja, në bazë të topografisë së vendit të kryerjes së veprës mund të nxirret përfundimi mbi ekzistimin e paramendimit të vrasjes tempore delicti (animus 31
  • 33. Doc. Dr. Borislav Petroviq - „Bazat e kriminalistikës me taktikën kriminalistike“ nocendi), si edhe nëse vepra është kryer në mënyrë dinake ose të fshehtë, etj. Duhet të kihet parasysh se kushtet në vendin e veprës penale, në kuptimin topografik, ndikojnë në kualifikimin e veprës dhe në zbatimin e rrethanave lehtësuese dhe rënduese. Në praktikë, përcaktimi i vendit të veprës penale bëhet me vështirësi në situata të incidenteve ekologjike, aksidenteve gjatë lundrimit dhe aksidenteve ajrore. 2.4.2. Koha e kryerjes së veprës penale Sipas dispozitës së Nenit 32 të KPPK, vepra penale është kryer në kohën kur kryesi ka vepruar ose është dashur të veprojë, pa marrë parasysh kur është shfaqur pasoja. Në kallëzimin penal kjo kohë duhet të përcaktohet sa më saktë, në kuptimin e vitit, muajit, ditës së javës, orës dhe, eventualisht, minutës, në qoftë se kjo është vërtetuar. Kjo kohë është e rëndësishme për shkak të zbatimit të ligjit, i cili ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprës (ligj më i fortë apo më i butë), verifikimit të alibisë, përcaktimit të moshës së kryesit dhe viktimës, përcaktimit të përgjegjshmërisë, lajthitjes reale, etj. Prej kësaj që u tha deri më tash del se të dhënat mbi veprën penale në kallëzimin penal të policisë duhet të jenë të atilla që prej tyre të mund të nxirret përfundimi se vepra penale e parashkruar vërtet është kryer. Në qoftë se bëhet fjalë për më shumë vepra penale duhet të theksohet numri dhe kualifikimi ligjor i tyre, bashkë me paraqitje të detajuar të të dhënave për cilësimin e veprës penale. Si rregull, renditja e veprave bëhet sipas kohës së kryerjes së tyre ose sipas peshës së tyre, duke filluar prej atyre me peshë të rëndë kah ato me peshë më të lehtë. Në mënyrë të veçantë duhet të përshkruhen format e shfaqjes së veprës (aspekti morfologjik- fenomenologjik). Në kallëzim duhet të paraqitet në mënyrë të dukshme nëse vepra penale është kryer apo ka mbetur në frazën e tentimit dhe duhet të tregohet se a bëhet fjalë për ndikim real apo ideal, etj. Situata është veçanërisht e komplikuar kur bëhet fjalë për kufirin e ndarjes së vetëmbrojtjes së nevojshme dhe vetëmbrojtjes së paevitueshme. Në qoftë se në kryerjen e veprës penale kanë marrë pjesë më shumë persona të cilët denoncohen duhet të përshkruhet në mënyrë të detajuar mënyra e pjesëmarrjes së secilit prej tyre në kryerjen e veprës. Me fjalë të tjera, duhet të përshkruhet forma e pjesëmarrjes në rastin konkret (kryerje e përbashkët, bashkëkryerje, nxitje, ndihmë, etj), pra mënyra e hyrjes në zonën e dënueshme. 2.4.3. Mënyra e kryerjes së veprës penale Mënyra e kryerjes së veprës penale, në fakt, është modus operandi teknik. Sipas dispozitës së Nenit 31, alineja 1 të KPPK, vepra penale mund kryhet me dashje dhe pa dashje. Mënyra e kryerjes duhet të përshkruhet në mënyrë të detajuar, sepse kështu, përveç tjerash, sheshohen karakteristikat e kryesit, vullnetit të tij kriminal. Këto të dhëna kanë rëndësi të veçantë kur kombinohen me mjetet e përcaktuara ose të dyshuara që janë përdorur gjatë 32