Punim seminarik lënda organizimi i ndërmarrjes tema ndërmarrësia dhe menaxhimi i riskut në ndërmarrje
1. UNIVERSITETI PUBLIK”HAXHI ZEKA”-PEJË
FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESIT
DREJTIMI ADMINISTRIM BIZNESI
Punim Seminarik
LËNDA: ORGANIZIMI I NDËRMARRJES
Tema: Ndërmarrësia dhe menaxhimi i riskut në ndërmarrje
Studenti :
Mësimdhënësi/ja
Shpejtim Rudi
Prof.Dr.sci.Halit Shabani
Nr.index-it :160122
Pejë/Dhjetor/2013
1
2. PËRMBAJTJA
1. PERKUFIZIMI I NDËRMARRËSISË
2. PROFILI I NDËRMARRËSIT
3. MJEDISI / RRETHINA E BIZNESIT TË VOGËL DHE TË MESËM
4. MENAXHIMI I RREZIKUT NË NJË BIZNES
5. LLOJET E RREZIQEVE
6. MUNDËSIT PËR PARANDALIMIN E RREZIKUT
2
3. PERKUFIZIMI I NDËRMARRËSISË
-Nga definicionet e shumta ne do të përkufizojmë ndërrmarësinë në mënyrë të
përshtatshme.
Richard Cantilllon ndërmarrësin e shihte si aktivitet ekonomik në kushte të
pasigurisë.
Peter Drucker ndërmarrësinë e paraqet si biznes që organizohet dhe kryhet në
mënyrë sistematike dhe të efektshme. Sipas Drakerit, ekonomia nderrmarrëse
është fenomen kulturor dhe psikologjik, po aq sa është edhe fenomen ekonomik
dhe teknologjik.
Thënë shkurt, Ndërrmarrësia si kulturë dhe koncept i të menduarit ekonomik,
paraqitet si nje resurs i rrallë, si agjent i ndryshimeve shoqërore (dhe politike).
Arma kryesore e ndërmarrësisë është “destruksioni kreativ “ dhe novatorizmi
sistematik.
Ëickham numëron disa nga keto atribute :
• Rreziku ( risku)
• Efektiviteti dhe eficienca – ndërmarrësi siguron eficencë ekonomike
nëpermjet krijimit te fitimit e që paraqet një shpaguarje / kthim të
investimeve - shpërblimin për sakrificën
• Inovacioni
Kuratko dhe Ëelsch numërojnë katër karakteristika qenësore të ndërmarrësit :
• Njohja e shansave në treg
• Gadishmëria për pranimin e rrezikut
• Aftësia për të siguruar resurset ( burimet) për investim
• Aftësia për të menaxhuar biznesin
PROFILI I NDËRMARRËSIT
Zimmerer dhe Scarborough ( 1998) : një person që krijon një biznes duke u
ballafaquar me rrezikun dhe duke synuar realizimin e fitimit dhe rritjen e biznesit
duke përfituar nga shansat dhe aftesia për të siguruar dhe menaxhuar resurset
( burimet) .
Ndërmarrësi i lëvizë burimet nga një fushë me fitim më të ultë në një fushë me
fitim më të lartë përfshirë këtu njerzit, objektet, materialet dhe paranë.(D.Stoks,
29, 2003)
MJEDISI / RRETHINA E BIZNESIT TË VOGËL DHE TË MESËM
•
•
•
Mjedisi miqësor dhe kërcenues
Mjedisi makro( niveli nacional/ shtetëror dhe ndërkombëtar) dhe mjedisi
mikro (niveli lokal).
Mjedisi nacional/ ndërkombëtar ka të bëjë me poltikat ekonomike të një
vendi ( taksat, kredia, valuta, stabiliteti makroekonomik – inflacioni, valuta,
punësimi,ndryshimet socio-demografike, ndryshimet teknologjike)
3
4. •
Mjedisi lokal ( mikro) ndërlidhet me kushtet sociale dhe ekonomike në
lokalitete të caktuara apo në sektorë specifik si dhe me nevojat e
konsumatorëve.
RRETHINA
KONKURENTËT
RRETHINA
POLITIKE
RRETHINA
EKONOMIKE
KOMPANIA
JONË
FURNIZUESIT
- Produkti
- Shërbimi
- Organizimi
FAKTORËT
SOCIAL
KONSUMATORËT
SISTEMI
FINANCIAR
ZËVENDËSUESIT
Produktet /
Shërbimet
MENAXHIMI I RREZIKUT NË NJË BIZNES
Risku është definuarë si një ngjarje e mundshme që ndodhë dhe që ka implikime
negative ne ndërmarrje.
Rreziku është element faktual fundamental i jetës së një biznesi
Rreziku mund të ketë domethënie të ndryshme për njerëz të ndryshëm, por
çdonjëra nga këto rreziqe mund të ketë pasoja të pa-evitueshme financiare.
Rreziqet janë ose të brendëshme ose të jashtme për organizatën dhe se disa
nga këto rreziqe është e pamundur të kontrollohen.
Menaxhmenti i riskut është organ i cili merret me menaxhimin e
probabilitetit ose ashpërsis negative të rasteve në një gamë apo brenda
kufinjeve të percaktuar nga ndërmarrja.
Rreziku: Është definuar si një ekspozim i gjasave (shanseve) për humbje.
Rreziku gjithashtu është definuar si një mundësi e paraqitjes së një
ngjarjeje jo të favorshme si dhe potencialit të mundshëm për implikimet e
sajë në ndërmarrje.
4
5. Menaxhimi i rrezikut është proces i menaxhimit të mundësisë së
paraqitjes së një ngjarje jo të favorëshme deri në një shkallë të papranueshme apo brenda kufinjëve të caktuar nga një ndërmarrje.
Sistemi i menaxhimit te riskut është një metodë që në mënyrë
sistematike bënë identifikimin, vlerësimin dhe menaxhimin e risqeve qe
përballet ndërmarrja.
Analiza e mundesive për rrezikun – është një proces i identifikimit të
rrezikut.
Me rastin e kryerjes së analizave për rreziqet duhet të pytemi:
1.
Çfarë është një ngjarje me rrezik?
2.
Cilat janë shkaqet që shpiejnë deri tek një rrezik?
3.
Si monitorohen rreziqet?
LLOJET E RREZIQEVE
• Ngjarjet natyrore
• Rrethanat politike
• Rrethanat ekonomike
• Teknologjia
• Sjellja e njerëzve
• Marëdhëniet legale dhe komerciale
• Shtrirja, struktura menaxheriale dhe kontrolli
Nga kjo shtrohet pyetja se cilat burime të vlerave nevoiten të mbrohen?
Asetet fizike – Toka, ndërtesa, paisjet dhe inventari (malli)
Asetet fizike – Paratë e gatshme, paratë e pritëshme, borxhi, investimet,
ekuiteti.
Asetet e konsumatorëve – Konsumatorët, kanalet dhe filialet
Cilat burime të vlerave nevoiten të mbrohen?
Punëtori dhe furnizuesi i aseteve – Punëtorët, furnitorët dhe partnerët
Organizimi i aseteve – Strategjia, njohuritë, vlerat, sistemet, inovacionet dhe
emrat e firmave.
Nga mos menaxhimi i mire vjen deri te shfaqja e pasojave të mundëshme të
rreziqeve të cilat mund të veqohen :
•
•
•
•
•
•
•
•
Performanca (rezultatet) e dobët
Informimi jo –adekuat
Humbja e theksuar e klientëve dhe furnizuesëve
Humbja e tregut
Aplikimi jo-efikas
Humbja e moralit
Strategjitë e vjetërsuara apo të paqarta
Kostot e tepruara
5
6. Vlerësimi i rrezikut
Me rastin e vlerësimit të rreziqeve duhet shtruar pyetjet ne vazhdim:
1.
2.
3.
4.
5.
Përse dëshironi të njoftoheni lidhur me shkallën e rrezikut?
Çfarë do të vlerësoni?
Si do të bëni një vlerësim të tillë?
Ku do të bëhet vlërësimi i caktuar i shkallës së rrezikut?
Kur do të bëhet një vlerësim i tillë?
Risk Management Feedback Loop
Identify, assess and prioritize risks
Identifikimi, vlersimi dhe prioritetet e rezikut
Rishikimii Procedurave
dhe Politikave
Revise
policies and
procedures
Test
effectiveness
and evaluate
results.
Testet
efektive dhe
vlersimi I
rezultateve
Zhvillimi i
strategjive
politikave per
te matur
reziqet
Dizajnimi I
politikave dhe
procedurave
per zbutjen e
reziqeve
Develop
Strategies
and policies
to measure
risk
Design
policies and
procedures
to mitigate
risks.
Caktimi dhe zbatimi I pergjegjesis
Implement and assign Responsibility
Identifikimi i zonave kritike në resikun e ndërmarrjeve
Tre reziqet më të mëdha në operacionet e rrezikut janë :
Risku Operative
Risku Financiare
Risku Strategjik
Rreziku operacional -Ky rrezik është një funksion i kontrolleve të brendshme, I
cili përfshinë: sistemet e informacionit, integritetin e punonjësve dhe proceset
operative
Të cilat hulumtoin dhr kontrolloin:
1. Riskun e kredive
2. Riskun e transaksioneve
6
7. 3. Riskun e mashtrimit
• Risku i Kredive: përmbledh humbjen e të ardhurave qe
rezultojnë nga ndërmarrja dhe në paaftësin e tyre për të
mbledhur të ardhurat e parashikuar të interesit si dhe
humbjen e kapitalit.
•
Risku i transaksioneve: ngritet në baza ditore në
ndërmarrje si transaksionet që janë proceduar, ato janë të
larta për ndërmarrjet, ato trajtojnë një volumi te lartë të
transaksioneve të vogla të përditshme
•
Risku i mashtrimit: i referuara si rrezik integriteti, rreziku
mashtrimit është rreziku i humbjes i të ardhurave ose të
kapitalit, si rezultat i qëllimshëm mashtrimi nga një punonjës
apo klient
Ndërmarrjet ballafaqohen me rrezikun e misionit nëse ato nuk bëjnë definimin e
qartë të cakut në treg.
Ndërmarrjeve mundet gjithashtu t’iu mungoj mekanizmi i të siguruarit, sepse
shërbimet e caktuara financiare shkojnë në drejtim të grupit të caktuar (në
shënjestër) të njerëzve
Rreziku financiar
•
Risku i likuiditetit: është mundësia e efekteve negative në interesin e
pronarve, konsumatorëve dhe të partnerve tjerë të institucioneve
mikrofinanciare
•
Risku i tregut: perfshin riskun e normës së interesit, riskun e valutes se
huajë dhe riskun e investimeve.
Ndrrimi i riskut te jashtëm: është e mundshme për humbjen e të ardhurave ose
kapitalit që vjen nga luhatjet vlerave te valutave te jashtme.
Rreziku strategjik -Përfshinë rreziqe të brendshme dhe ato vendime
negative që merren nga bizneset ose zbatimi i atyre vendimeve , udhëheqje
të varfër, ose joefektiviteti i qeverisjes dhe i mbikëqyrjes
•
Risku i qeverisjes: i lidhur me qeverisjen joadekuate apo një strukturë
të qeverisjes së dobët.
•
Risku i reputacionit: i referohet rrezikut të ardhurave ose të kapitalit
që lindin nga opinioni negativ publik, i cili mund të ndikojë ne aftësinë e
ndërmarrjes për të shitur prodhimet dhe shërbimet e tyre ose qasjen e
tyre në fondet e kapitalit ose fondet e parave te gatshme. Ky është
7
8. rrezik i humbjes së klientëve, furnitorëve dhe partnerëve si rezultat i
reputacionit të dobët të një ndërmarrje.
Risku i mjedist të jashtem në biznes: i referohet rreziqeve të
pandarë të aktivitetit biznesore të ndërmarrjes dhe të mjedisit të
jashtëm të biznesit
• Risku i regullatorit dhe pershtatshmëris legale: lind nga shkelja ose
jo-përputhshmëria me ligjet, rregullat, rregulloret, praktikat e paraparë,
ose standardet etike, që ndryshojnë nga vendi në vend.
Egzistojnë edhe rreziqe te cilat vinë si pasoje e ambientit fizik e ato mund të
jenë :
• Disa zona janë të predisponuara ndaj rrezikut nga fatkeqësitë natyrore siç
janë: vërshimet, ciklonet (erërat e fuqishme) apo thatësia.
• Llojet e tilla të katastrofave dëmtojnë shtëpitë, ndërmarrjet, kanalet e
hyrjes së të ardhurave dhe operacionet .
•
RREZIQET ME TË CILAT BALLAFAQOHEN
NDERMARRJET
Institucional
Misioni social
Misioni komercial
Varëshmëria
Operacional
Kredi
Mashtrim
Siguri
Transakcion
Rreziqet e jashtme
Rregullativat,
Konkurenca
Shtrirja demografike
Mjedisi fizik
LLOJET E
RREZIQEV
E
Men. F. për:
Asetet dhe detyrimet
Norma e interesit
Këmbimi valutor
Rreziku ndaj
likuiditetit
Menaxhime të tjera
financiare
Mos-efikaciteti
Integriteti i sitemit
8
9. MUNDËSIT PËR PARANDALIMIN E RREZIKUT
Egzistojnë katër mënyra sesi t’i përgjigjemi rrezikut: shmangia, pakësimi,
transferi dhe pranimi i tij.
-Shmangia e rrezikut e eliminon rrezikun përmes shmangies ose heqjes dorë nga
aktivitetet të cilat janë me rrezik. Disa rreziqeve nuk mund t’ju shmangemi, por
ato mund të reduktohen me veprime të kujdesshme të parandalimit, siç ndodh
me përdorimin e masave mbrojtëse dhe masave të sigurise, kur të perdorim
materiale të rrezikshme.
- Pakësimi i rrezikut e minimizon rrezikun, duke përdorur metoda të ndryshme,
për më tepër për të pakësuar gjasat e ndodhive të dëmshme.
- Transferi i rrezikut i kalon pasojat e rrezikut në një individ apo organizat tjetër,
të cilët janë jashtë biznezit tuaj. Sigurimet janë forma më e mirë e transferit të
rrezikut, kur një kompani tjetër do te paguaj në rast të dëmit.
- Pranimi i rrezikut përfshin pranimin e rrezikut dhe të pasojave, në rast të
ndodhive jo të mira. Teoritikisht, pranimi i rrezikut është zgjedhje e planifikuar
dhe e menduar. Në përgjithësi, pranimi i rrezikut është i menduar atëher kur, për
më tepër, rreziku i humbjes së mundëshme, financiarisht nuk është edhe aq e
rëndësishme për biznesin, ose kur kostoja e sigurimit nga dëmi është shumë e
kushtushme.
Egzistojnë katër kategori të rrezikut të cilat duhet të studijohen: rreziku
operacional, rreziku pronësor, rreziku i personelit( të punusuarit) dhe rreziku që
ka në qendër konsumatorin. Secila katergori e rrezikut përmban rrezik me
potencial humbës, i cili mund ta shkretoj biznesin tuaj.
Rreziqet vepruese(operacionale) janë ato pasiguri të cilat e sfidojnë biznesin
gjatë operimeve normale. Menaxhmenti efikas kerkon nga ju që të jeni të
vetedishëm( të informuar ) për ambientin dhe kushtet në të cilat zhvillohet biznesi
juaj, ose për ata faktorë që nëse do të ndryshojnë, mund të dëmtojnë biznesin
tuaj. Rreziqet operacionale vargohen nga çështjet makroekonomike deri te ato
9
10. mikroekonomike. Ketu përfshihet: recesioni, ndryshimet legjislative dhe të tregut,
vjetërsimi i produkteve(afati I skadencës), ndryshimet në konkurrencë,
humbja( ose vdekja e punëtorve kryesor).
Në përgjithësi nga këto rreziqe nuk mund të sigurohemi, këto rreziqe vetëm
mund të minimizohen, përmes informacionit dhe planifikimit. Prandaj, kërkohet
një monitorim i përhershëm i këtyre sferave, në mënyrë që të reagojmë shpejt në
raste të paraqitjes së ndodhive të dëmshme.
Minimizimi i rrezikut nga humbja e punëtorve kyç është menaxhment i mirë. Ju
duhet që në mënyrë aktive ti trajnoni njerzit për detyra të shumëlllojshme dhe
vazhdimisht të bëni përsosjen profesionale të punëtorve tuaj.
Ju mund ta zvogloni rrezikun nga vdekja e punëtorve kyç, duke e bërë sigurimin
e jetës së tyre. Një hap i tillë, që shumë herë harrohet në bizneset e vogla është
edhe sigurimi i humbjes së pronarit – i vetes tuaj.
Shumë njerëz mendojne për rrezikun e pronës vetëm atëher kur përmendet
menaxhimi i rrezikut. Ky është një shkatërrim( destrukcion) potencial, ose humbje
e disa aseteve fizike të biznesit. Me gjasë, më së lehti është që të mbrohemi dhe
të sigurohemi kundrejt humbjes së pasurisë. Pa pasur parasysh se a është
mbrojtje nga zjarri, system i siguris, ztrategji e mbrojtjes së keshit, ose sigurim i
sistemit kompjuteristik, ju duhet ti identifikoni rreziqet potenciale dhe te dilni me
një plan për zvogelimin e ekspozimit të rrezikut, duke përfshirë rrezikun nga
humbja totale.
Rreziqet e punëtorve shumë leht mund të konsiderohen si rreziqe operacionale.
Më herët folëm për mundësin e humbjes së punëtorve kyç. Të punësuarit
gjithashtu janë të involvuar në rreziqet e pronës. Edhe pse ne nuk duam të
mendojmë për vjedhjen dhe vandalizmin e punëtorve, megjithatë, ajo mund të
ndodhë, prandaj duhet ndërmarr masa mbrojtëse. Punëtort mund të sigurohen
kundër rreziqeve, deri në një shkallë të caktuar, përmes kontratave ose polisave
të sigurimit. Mënyra më efikase për mbrojtje nga rreziqet e punëtorve është
zgjedhja e jujdesshme dhe mbikqyrja e tyre. Me rritjen e biznesit, është e
rëndësishme gjetja dhe trajnimi i punëtorëve shtesë. Është më rëndësi të madhe
nëse ata janë të aftë dhe të ndershëm.
Njëri aspect i sistemit të kontrollit është mekanizmi të cilin ju e përdorni për
kontrollin e brendshëm dhe mënura se si e bëni mbikqyrjen e punëtorëve tuaj.
Në një anë, punëtorët tuaj presin nga ju besim dhe confidence rreth aftësive të
tyre. Në anën tjeter, ju duhet t’i mbikqyrni dhe kontrolloni veprimet e tyre, për ta
ruajtur veten dhe biznesin tuaj. Ajo që ndërlidhet me këtë është programi i
marrëdhënieve me punëtorë. Sidoqoftë, shumë ndërmarrës nuk e shohin, ose e
minimizojnë rëndësinë e pasjes së marrëdhënieve të mira me punëtorë që të
keni një biznes të suksesshëm. Punëtorët tuaj janë burimi kryesor i mirëqenjës
së biznesit tuaj, prandaj ashtu edhe duhet të trajtohen. Mbajtja e marrëdhënjeve
te mira me ata do të zvogëlojë ekspozimin tuaj ndaj rreziqeve të punëtorëve.
Formë tjetër e rrezikut të punëtorëve është lëndimi në punë. Biznesi është
përgjegjës që të ofrojë një ambient të sigurtë për biznes dhe për punëtorë.
Shumica e shteteve perëndimore e praktikojnë një lloj të kompenzimit të
punëtorëve, në rast lëndimi kë punë, duke ju ofruar mbulesë sigurimi, megjithatë,
10
11. kompanitë mund t’i ekospozohen rrezikut në masen e cila shkon përtej asaj që u
është paguar me këto sigurime.
Rreziqet e fokusuara në konsumatorë gjithashtu mund të paraqiten në forma të
ndryshme. Një rrezik i pastër, i cili përgjithësisht mbulohet nga sigurimi, është
nëse konsumatori lëndohet në objektet tuaja. Për aktivitetet në shitjen me pakicë,
vjedhja nga konsumatori është teëpr e mundëshme, por kjo ndërlidhet me
rrezikun e pasurisë. Rreziku më i madh, që shoqërohet me konsumatorë, është
në sferën e përgjegjësisë ndaj rrezikut në produkte dhe shërbime kërkon
monitorimin e vazhdueshëm të kualitetit të veprimeve tuaja. Për aktivitetet në
shitjen me pakicë, vjedhja nga konsumatori është tepër e mundshshme, por kjo
ndërlidhet me rrezikun e pasurisë. Rreziku më i madh, që shoqërohet me
konsumatorë, është në sferën e përgjegjësisë të produkteve dhe të shërbimeve.
Rreziku i vazhdueshëm i konsumatorit është atëherë kur ai më nuk blen tek ju,
ose kur nuk paguan për atë që e ka blerë. Mënyra e vetme për reduktimin e këtij
rreziku është t’i dalloni konsumatorët tuaj dhe t’i vëzhgoni ata për së afërmi.
Fatkeqësisht, shumë biznese të cilat janë në rritje e sipër përqendrohen në rritjen
e shitjeve dhe të numrit të konsumatorëve të rinj, pa u fokusuar në dëshirat dhe
në afësitë paguese të konsumatorëve.
Gjatë gjithë këtij paragrafi, ne kemi bërë fjalë për siguracione, pa hyrë në detaje
specifike. Egzistojnë disa lloje të sigurimeve. Në që të gjithë jemi të njohur me
sigurimin e jetës dhe me sigurimin nga zjarri. Veç kësaj, ekzistojnë
shumëllojshmëri e sigurimeve të mundshme të shkakësive(sausalty), kredisë
(credit), ndërprerjës së biznesit (business interruption), borxhit ( liability),
garancisë (surety), dhe bëanikërisë (fidelity). Siguracioni është i komplikuar dhe i
shtrenjtë, ndërsa mund të ketë njërën nga këto tri forma: vetësigurimi,
bashkeësigurimi dhe sigurimi i plotë. Është me rëndësi të cekim faktin se derisa
rreziqet e nën-siguruara(under-insuring) janë të dallueshme pa vështirësi, mbi
sigurimet (over-insuring) gjithashtu mund të shkaktojnë vështirësi financiare.
Vetësigurimi është marrje e rrezikut, nga biznesi, pa e involvuar ndonjë kompani
të sigurimit. Kjo është e njëjtë sikurse kur s’ke sigurim fare. Derisa shumë
kompani të mëdha kanë rezerva të mjaftueshme të keshit ose asete që e
mundësojne këtë, shume kompani të vogla nuk e kanë këtë mundësi. Në realitet,
rreziku i cili as nuk është i njohur e as i pranuar është vetësiguria.
Çasja e bashkësigurimit kërkon nga ju që të merrni një pjesë të paradeterminuar
të rrezikut, zakonisht në formë të zbritur. Kjo do të thotë se ju jeni përgjegjës për
pagesën e pjesës së parë të dëmit.
Plani operativ do të përfundojë jo vetëm më identifikimin e rreziqeve të
parashikueshme dhe të rëndësishme, por edhe me prezentaimin e strategjisë
tuaj të menaxhimit të rrezikut, prezaentimin e portofolit të siguracioneve dhe të
planit të pasigurive. Plani i pasigurimeve të specifikojë se cilët hapa do të
ndërmirren në rast të humbjeve signifikante, të pjesshme ose të plota. Plani nuk
ka nevoje të jetë i gjatë. Nuk ka nevoje te identifikojë secilin rrezik, por duhet të
identifikojë rreziqet më kryesore, të cilat mund ta dëmtojnë biznesin tuaj. Ai duhet
të jetë gjithëpërfshirës, me shkrim dhe rregullisht i rishqyrtueshëm. Në vijim do ta
paraqesim listën e plotë të pasigurive, e cila nxjerr në pah
lëmitë kyçe të shqetësimeve në biznesin tuaj.
11
12. Çështjet në Planin e pasigurive
1.Sferat dhe zbutja e rrezikut
a) Rreziqet operacionale
1. Alternativat e diversifikimit?
2. Trajnimi i kombinuar I punëtorëve?
3. Sigurimi i punëtorëve kyç ?
4. Mbrojtja e sistemeve dhe shënimeve kompjuteristike ?
b) Rreziqet në pasuri
1. Alternativat e sigurimit për katastrofa natyrore, vjedhje dhe dëmtime?
2. Sistemet kundër vjdhjeve dhe dëmtimeve fizike ?
3. Dalja nga përdorimi ?
c) Rreziqet e fokusuara në të punësuarit
1. Zgjedhja e kujdesshme, tranimi dhe mbikëqyrja e punëtorëve?
2. Mjedisi i sigurt për punë?
3. Procedurat e kontrollit të brendshëm ?
4. Marrëdhëniet me punëtorë ?
d) Rreziqet e fokusuara në konsumatorë
1. Lëndimet e konsumatorëve ?
2. Çështjet e të metave të produktit/ shërbimit ?
3. Borxhet e konsumatorëve dhe çështjet e varësisë nga një konsumator ?
2). Gjerësia dhe thellësia e mbulesës së sigurimit
a). Efikasiteti i shpenzimeve / vlera e polisës së sigurimit ?
3). Plani gjithëpërfshirës i pasigurive
a). Strategjitë vepruese për zbutjën e rreziqeve ?
b). Veprimet të cilat duhet ndërmarrë në rast të paraqitjes së dëmit(një apo
më shumë raste?)
c). Veprmit të cilat duhët ndërmarrë në rast të paraqitjes së humbjes
katastrofale(totale) ?
12
13. LITERATURA
1. Menaxhimi i riskut dhe sigurimet – Xhevat Bakraqi
2. Lënda :Organizimi i ndërmarrjes Prof.Dr.sci.Halit Shabani
3. Ndermarresia – Safet Merovci
4. Hulumtim ne internet
5. Njohuritë e mia
Punoi :Studenti Shpejtim Rudi
F.SH.A.B.-Pejë
Drejtimi Administrim Biznesi.
FALEMINDERIT
13