SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  29
UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJË
FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESIT
DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI
Punim seminarik
Lënda : Mësimi praktik
Tema : Postë telekomi i Kosovës
Studenti: Mësimdhënësi/ja
Shpejtim Rudi Prof..mr.sci.Venera Kelmendi
30.03. 2014
Përmbajtja
Hyrje
Historiku
Avancimet e Post telekomit te Kosoves
Misioni dhe Visioni
Njesite postare
Njësit qëndrore
Qkk
Njësit operacionale
Njësia e telefonisë (“Vala 900”)
Njësia e Telefonisë Fikse (“Telefonia Fikse”)
Përbërja e postës së Kosovës
Shërbimet postare të Kosovës
Shërbimet universale postare
Shërbimet postare,te veçanta dhe plotësuese
Përmbajtja
Letra e thjeshtë
Pako e vogël
Shtypshkrimet
Sekogramet
Thasët “M”
Letra “R”
Reklamacionet
RETUOR” “CN-15”
Letrat postare me vlerë
të deklaruar ne P.N.
Ambalazhimi i Dërgesave (letrat) postare me vlerë të deklaruar
Tarifat postare per letrat me vlerë
ne qarkullimin nderkombtare
Dërgesat postare Exspres
Lajmerim marrja ,,AR”
Post Restante
Shërbimet Financiare Jo-Bankare
Llojet e pagesave
Swot Analiza
Studim rasti
Përfundimi
Literatura
Hyrje
Si fjalë e parë dua të them se në ketë punim jam munduar qe te shprehi
përshtypjet,përvojën si dhe njohuritë qe kam fituar gjate praktikes qe e kam kryer
ne PTK Sh.A. përfaqësia në Gjakovë.
Meqense jam duke u afruar drejt përfundimit të studimeve bachelor që do te me
karakterizojnë me vlera te reja dhe do te vlersohem me thirrjen Ekonomist i
diplomuar, detyrë e imja është që krahas mësimit teorik te zhvilloj njohuri edhe
praktike në lidhje me terë atë ç’farë kemi mesuar e diskutuar pothuaj këto tri vite
me radhë.
Në këtë punim është paraqitur tema “PTK’’ si dhe periudha kohore gjatë mbjatjes
së praktikës në PTK e cila filloi nga data 10.03.2014 deri më 28.03.2014. Në
vazhdim të temës kam paraqitur themelimin e PTK-së se si nisi të funksionoj
PTK, cilat ishin pasojat në fillim të vitit 1990, dhe shënime tjera.
.
Nuk duhet harruar edhe punën e palodhshme të të gjith kolektivit në PTK, që
asniher nuk ngurruan që të në japin përgjigjje në pytjet e paraqitura nga unë. Unë
si student për periudhen sa kam qëndruar ne PTK përfaqësia në Gjakovë
falenderoj gjithë zyrtarët për përkrahjen vullnetin dhe komplimentet e tyre që i
shprehen ndaj meje duke me qmuar si burim shum i vlefshem njerezor.
Dhe puna praktike në PTK natyrisht se ishte një ndjenjë e veqant si për mua
ashtu edhe për kolegët e mi. Gjatë kësaj kohe sa kamë qëndruar ne PTK, kamë
mësuar gjithçka lidhur me punën se si zhvillohet në PTK,cilat janë produktet
shërbimet dhe funksionet e Post Telekomit të Kosovës.
Historiku
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës sh.a. ("Kompania") është një shoqëri
aksionare e korporatizuar në Republikën e Kosovës. Selia kryesore e kompanisë
është e vendosur në Dardani,Prishtinë, Republika e Kosovës.
Aktivitetet e biznesit të kompanisë përbëjnë ofrimin e shërbimeve të
telekomunikimit, të telefonisë mobile dhe fikse, shërbimeve postare dhe
shërbimeve të internetit.
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A. me 21 dhjetor 2014 shënon 55
vjetorin e themelimit.
Posta e Kosoves,në bashkesi me Telefonin dhe Telegrafin e Kosoves,u
themelua si ndërmarrje në fund të vitit 1959 pra me 21 dhjetor 1959
Ndërsa, nga data 13.09.1990 të gjithë punëtorët shqiptarë dhe minoritetet tjera,
që nuk u pajtuan me politikën e regjimit të atëhershëm, ishin larguar nga puna
me dhunë.
Gjatë luftës, të gjitha zyrat ishin demoluar dhe disa prej tyre ishin shkatërruar,
ndërsa pasuria e PTK-së ishte vjedhur. Pas përfundimit të luftës, grupet
negociuese të PTK-së, KFOR-it dhe UNMIK-ut, ua mundësuan punëtorëve
rikthimin e ligjshëm në vendet e tyre të punës. Atëbotë, Shërbimet Postare ishin
të pamundshme, ndërsa Telefonia dhe Telegrafia e Kosovës, pothuaj nuk
funksiononte fare, sidomos lidhjet ndërkombëtare.
Pas një pune 8 vjeqare, PTK-ja ishte organizuar në tri njësi biznesi: Posta e
Kosovës, Telekomi i Kosovës dhe operatori i telefonisë mobile Vala. Të tri njësitë
e biznesit të PTK-së janë të licencuara nga Autoriteti Rregullativ i
Telekomunikacionit të Kosovës. Me 29 qershor të vitit 2005, PTK-ja është
shndërruar në shoqëri aksionare, me emrin e ri PTK Sh.A.
Pastaj:
 Në qershorin e vitit 2005,Posta e Kosoves siguroi Kodin dhe numrin
Ndërkombëtar Postar për të gjitha zyrat postare të kosoves,qe perpos
njohjes nderkombetare te ketij subjekti afarist eshte edhe nje avancim ne
kryerjen e sherbimeve postare ne Posten e Kosoves.
 Shtyllat kryesore te Kosoves jane Filatelia,Posta vendore,Nderkombetare
dhe Qendra Tranzite Postare-si vend per pranimin,perpunimin dhe
shperndarjen e te gjitha dergesave postare etj.
Avancimet e Post telekomit te Kosoves
Posta e Kosovës gjithashtu ka avancuar shërbimet e saj përmes automatizimit të
sporteleve, në të cilat ofrohen produktet e të gjitha njësive të biznesit si Posta se
Kosovës, Telekomi të Kosovës, telefonisë mobile Vala.
Kapitali i regjistruar i vartësit të zotëruar në tërësi është 250 milion Euro, dhe
aksionet e vartësit janë emetuar në këmbim për asetet e caktuara neto të
kontribuara nga PTK Holding. Duke pasur parasysh efektin praktik të
transformimit dhe korporatizimit, Administrata Tatimore ka aprovuar procesin
ristrukturues të ndërmarrjes PTK-së si një “riorganizim” për qëllime të Nenit 24.1.
të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2004/51 “Mbi tatimin në të ardhurat e
korporatave’.
Kurse më 13 qershor 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin për
Ndërmarrjet Publike (ligji Nr.03/L-087), dhe në bazë të dispozitave të nenit 3 të
këtij ligji, ndërmarrjet qendrore në pronësi publike, duke përfshirë PTK sh.a., janë
deklaruar si pasuri e Republikës së Kosovës.
Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe
Financave ka të drejtën ekskluzive për të ushtruar të drejtat e aksionarëve mbi
Ndërmarrjet Publike.
Më 13 tetor 2009, Qeveria ka nxjerrë vendimin për shkrirjen e këtyre dy
kompanive, PTK Holding dhe PTK Sh.A., në Postë Telekomunikacionin e
Kosovës Sh.A. ("Kompania") me kapital të regjistruar prej 5.000.000 Euro, i
përbërë nga pesë milionë aksione të zakonshme me vlerë nominale prej 1 euro
për aksion. Të gjitha aksionet janë lëshuar në emër të Republikës së Kosovës.
Misioni dhe Visioni
PTK Sh. A. si Shoqëri Aksionare ka një vizion dhe një mision shumë të qartë për
të ardhmen. *k
Misioni i PTK-së është "Të jetë gjithmonë prijëse në ofrimin e shërbimeve
superiore të komunikimit, që ua përmirësojnë jetën të gjithë kosovarëve, përmes
pasionit të njerëzve tanë dhe përmes përdorimit të teknologjisë më
bashkëkohore të sprovuar.
" Vizioni i PTK-së është "Të jetë forcë shtytëse në rritjen e prosperitetit të kombit
dhe pasurimit të jetës së të gjithë kosovarëve".
Njesite postare
Njësit qëndrore
-Zyra e Drejtorit Menaxhues
- Zyra për Komunikim me Korporatën
- Shërbimet Mbështetëse
- Drejtoria për Çështje të Korporatës
- Departamenti i Financave
- Departamenti i Burimeve Njerëzore
- Zyra për Auditim të Brendshëm
- Departamenti i Teknologjisë Informative (TI-së)
- Departamenti i Prokurimit
Te gjitha keto konsiderohen Njesi bazë dhe mbeshtetese pa te cilat nuk mund te
funksionojë dhe te realizojë strategjitë e saj PTK .
Koment i imi
Departamenti i Burimeve Njerëzore- kryen të gjitha punet administrative.
Njësiti i burimeve njerzore praktikisht perfshine: administraten, pastaj punet tjera
te ketij departamenti jane protokoli, libri inter, sigurimi shendetsor i puntorve,
sigurimin i punëtorëve dhe, pushimet vjetore, pushimet mjeksore si dhe pushimet
tjera, evidenca e ardhjes ne punë si dhe kohezgjatja e pushimit si dhe qdo
nevoje apo kerkes duhet të orientohet ne departamentin e burimeve njerëzore.
Qkk
Në Qkk trajtohen problemet e konsumatorëve si:
Modifikimi
Transferimi
Kyqja
Rikyqja
Demontim per borgj
Ndërrimi numrit paraprak
Transferimi i kyqjes telefonike
Ndryshimi I sherbimeve te telekomit
Ankesat
Njësit operacionale
Njësia e telefonisë (“Vala 900”)
Vala 900 është njësia operuese e telefonisë mobile GSM dhe aktualisht është
njëri nga dy rrjetet e licencuara dhe ofrues i shërbimeve të telefonisë mobile në
Kosovë. Ndërmarrja e PTK-së në vitin 2000 arriti një marrëveshje me“Monaco
Telecom International” (“MTI”) për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile në
Kosovë ku kjo marrëveshje i jep të drejtë PTK-së të përdorë kodin internacional
të MTI-së, i cili i mundëson rrjetit mobil të PTK-së lidhje me rrjetet
ndërkombëtare. Si element i kësaj marrëveshjeje, PTK-ja i kompenson MTI-së
një pjesë te të hyrave dhe pagesë të disa shpenzimeve të trafikut ndërkombëtar.
Gjatë vitit 2006, kontrata ndërmjet MTI dhe PTK SH.A. ishte rinegociuar dhe
ndryshuar. Kontrata e re kornizë përfshin përdorimin e kodit të thirrjeve të
Monaco International, trafikun ndërkombëtar, roaming dhe transferimin njohurive
teknike, e cila marreveshje hyn ne fuqi 1 Janar 2010. Përveç kësaj, kontrata
kornizë përfshinte edhe dispozitën për shkëputjen e kontratës nëse Kosova e
siguron merr kodin e vet ndërkombëtar të thirrjeve.
Poashtu në Maj të vitit 2009, kontrata ndërmjet MTI dhe PTK Sh.a. ishte ri-
negociuar dhe ndryshuar. Aneksi i kontratës e re kornizë përfshin përdorimin e
kodit të thirrjeve të Monako Internacional, trafikun ndërkombëtar, roaming dhe
transferimin njohurive teknike, e cila ka hyr ne fuqi nga 1 Janari 2010.
Përveç kësaj, Aneksi i kontratës se re kornizë përfshin edhe dispozitën për
shkëputjen e kontratës nëse Kosova e siguron merr kodin e vet ndërkombëtar të
thirrjeve si dhe zvogëlim te tarifave për kodin.
Sherbimet e valaes janë pro-paid-mbushjet elektronike, postpaid-pagesat me
parapagim, transferimi I kredisë.
produktet e vales janë webs sms- gps, konfigurimi automatik.
Njësia e Telefonisë Fikse (“Telefonia Fikse”)
Njësia e Telefonisë Fikse është i vetmi ofrues i licencuar i shërbimeve të
telefonisë fikse për konsumatorët individual dhe të biznesit në territorin e
Kosovës. Njësia e telefonisë fikse gjithashtu ka ofruar shërbime të internetit që
nga viti 2001, dhe ajo sot është një nga tre operatorët e autorizuar nga ART-ja,
që ofrojnë shërbime të internetit në Kosovë.
Përbërja e postës së Kosovës
Posta e Kosovës përbehet nga :
1Posta vendore;
2 Posta ndërkombetare;
3 Filatelia dhe
4 Qendra Tranzite Postare-QTP si njesi biznesi ne kuadrin e vet
Shërbimet postare të Kosovës
Shërbimet universale postare
Sherbimet universale postare janë veprimtari bazë dhe më e vjetër e Postes
se Kosoves.
 Sherbimet postare universale përfshijnë pranimin,sortimin,transportimin
dhe dërgimin e dërgesave postare dhe atë të leterdërgesave deri në 2 kg
si dhe të kolive (pakove) postare deri më 31,5 kg.
Në vijim janë kodet kryesore postare:
o Prishtina 10000
o Prizreni 20000
o Peja 30000
o Mitrovica 40000
o Gjakova 50000
o Gjilani 60000
o Ferizaji 70000
Shërbimet postare,te veçanta dhe plotësuese
Përmbajtja:
Shërbimet postare,te veçanta dhe plotësuese
Përmbajtja:
Letra e thjeshtë
Dimezionet dhe pesha
Pako e vogël
Shtypshkrimet
Sekogramet
Thaset ,,M”
Letra ,,R”
Reklamacionet
Post Restante
Dergesat postare per
dorezim tek marresi
Kërkesa per kthim
Kerkesa per nderrim
te adreses
CN 17
Kolite e thjeshta
 Kolite me vlere
te deklaruar
 CN23
 CN71
 CP04
 Koli e thjeshtë
 Koli Kaba
 Koli e thyeshme
CN 08
CN15
Letrat me vlerë
Letrat ,,Express”
Lajmerimmarrja
,,AR”
CN 07
Letra e thjeshtë
Letra e thjeshtë – është dërgesë e shkruar në mbështjellës të mbyllur në të cilën
nuk është deklaruar vlera. Një letër e tillë mund të përmbajë komunikat shkrimi,
mall dhe sende të tjera. Me letër të thjeshtë nënkuptohet ajo letër e cila nuk i
plotëson kushtet e letrës së standardizuar(20gr), ku pesha e saj nuk është më e
madhe se 2kg.
Dimenzionet dhe pesha
 Pesha maksimale e saj mund të jetë 2 kg.
 Përmasat e letrës në formë këndrejt janë :
 gjatësia + gjerësisa+ lartësia , jo > 900 mm
 asnjëra perj brinjeve nuk mund të jetë më e madhe se 600 mm
Dimensionet minimale duhet të jen 90 x 140 mm, me një tolerancë 2mm.
Letra e thjeshtë
Pako e vogël
 Pako e vogël është dërgesë postare që përmban sende të ndryshme në
sasi të vogla, si prodhime artistike, kaseta, disqe, CD, shirita magnetik,
mostra tregtie ose pjesë të një sendi që shërben si mostër tregtie, pjesë
këmbimi për aparatura, duke përjashtuar çdo mundësi për tu përdorur për
qëllime biznesi. Për pakot e vogla që dërgohen jashtë Kosovës e që
përmbajnë sende të ndryshme për doganim është e domosdoshme ti
nënshtrohen kontrollit doganor.
 Mbi pako duhet të ngjitet pasi të plotësohet etiketa “ CN- 22” që është e
barabartë me deklaratën doganore.
Formulari CN 22
Pako e vogël
Shtypshkrimet
 Shtypshkrime janë të gjitha dërgesat postare që përmbajnë prodhime të
nxjerra mbi letër ose mbi lëndë të tjera që përdoren zakonisht nga
shtypshkronjat me anën e një mjeti mekanografie apo fotografik,
nëpërmjet një klisheje apo negativi siç janë gazetat dhe revistat, librat
broshurat e ndryshme, partiturat e muzikës, kartë vizitat, kartolina të
ilustruara, provat e të shtypurave, gravurat, fotografitë dhe albumet
fotografike, vizatimet, planet, hartat gjeografike, katalogë etj. Si
shtypshkrime konsiderohen edhe dorëshkrimet e veprave letrare apo të
gazetave të shkruara me dorë.
Sekogramet
 Sekogramet janë dërgesa të shtypura me reliev që përdoren nga të
verbrit. Ato duhet të ambalazhohen në mënyrë të tillë që të mbrohet mirë
përmbajtja e tyre, por edhe të mos pengohet një verifikim i lehtë dhe i
shpejtë i përmbajtjes së tyre.
 Sekogramet mund të pranohen me peshë deri në 7 kg dhe janë të
përjashtuar nga tarifat e shërbimit, përveç nëse nga dërguesi kërkohet
ndonjë shërbim i veçantë.
Thasët”M”
 Thasët special “M” janë dërgesa të postës së letrave, që përmbajnë
gazeta, shkrime periodike, libra e sende të tjera të shtypura që dërgohen
nga i njëjti dërgues për të njëjtin marrës dhe në të njëjtin destinacion.
 Kufiri maksimal i peshës për pranimin e thasëve “M” është deri në 31.5 kg.
 Ambalazhimi bëhet në thasë të veçantë sipas rekomandimeve që
punonjësit e zyrave të postës pranuese u japin dërguesve dhe
shfrytëzuesve të këtij shërbimi.
 Çdo thes “M” trajtohet si një dërgesë i vetëm, pavarësisht se brenda tij ka
shumë pako me shtypshkrime. Në çdo pako të futur në thes “M”,
detyrimisht duhet të jetë shkruar adresa e marrësit. veçantë sipas
rekomandimeve që punonjësit e zyrave të postës pranuese u japin
dërguesve dhe shfrytëzuesve të këtij shërbimi.
Thasët”M”
 Çdo thes “M” duhet te pajiset me një etiketë që përgatitet nga dërguesi, në
të cilën shënohet adresa e saktë e marrësit. Kjo etiketë duhet të jetë prej
materiali të fortë dhe të qëndrueshëm, material plastik, ose prej letre të
ngjitur mbi një karton të fortë dhe e pajisur me një syth. Dimensionet e
kësaj etikete nuk duhet të jenë më të vogla se 70 x 100mm. Kjo etikete
lidhet në grykë të çdo thesi.
Letra ,,R”
 Janë dërgesa postare për te cilat posta ,me rastin e pranimit te tyre
dërguesit i lëshon vërtetimin mbi pranimin e dërgesës, ndërsa nga marrësi
vërtetohet pranim i dërgesës.
 Me marrjen e dërgesës postare të porositur nga dërguesi, pranuesi i zyrës
postare është i detyruar ti japë dërguesit një dëftesë pranimi formular ,,P-
1”, me të cilin vërtetohet pranimi i dërgesës postare nga pranuesi i zyrës
së postës.
Formulari “P-1”
 Numrin serik,
 Numrin e dërgesës postare,
 Kategorinë e dërgesës,
 Datën e pranimit të dërgesës postare,
 Shërbimet e veçanta që realizon posta,
 Peshën e dërgesës postare në gr/kg,
 Tarifat e shërbimit të paguara nga dërguesi,
 Emri mbiemri i dërguesit,
 Emri dhe mbiemri i marrësit dhe vendi i arritjes.
 Emri e mbiemri dhe nënshkrimi i pranuesit të punëtorit të postës dhe vulën
datare të zyrës të postës pranuese. Dëftesa e pranimit formulari ,,P-1”
plotësohet në dy kopje:
 Kopja e parë i jepet dërguesit.
 Kopja e dytë mbetet e pa shkëputur nga blloku.
Reklamacionet
 Çdo dërgesë postare e pranuar në zyrat postare, me kërkesën e dërguesit
përbën objekt reklamimi. Reklamacionet pranohen për çdo dërgesë
postare të pranuar brenda 6 muajve duke filluar nga dita e nesërme e
pranimit të dërgesës postare kur është pranuar për tu dorëzuar në
shërbimin ndërkombëtar. Çdo zyrë e postës është e detyruar të pranojë
reklamimin e dërgesave postare të pranuara në zyrën e sajë dhe në zyrat
e tjera të postës.
 Punonjësi i zyrës së postës, përgjegjës për trajtimin e reklamacioneve,
plotëson kërkesat e parashikuara në formularin “ CN-08” për dërgesat
postare të reklamuara për jashtë Kosovës .
 Pas plotësimit të formularëve i regjistron ata në librin e reklamacioneve të
dërguara formulari “CP-17” dhe i dërgon si dërgesa postare të porositura.
Formulari CN 08
RETUOR” “CN-15”
 Dërgesat e pa dorëzuara për të cilat nuk bëhen më tentativa për t’iu
dorëzuar marrësit, duhet kthyer në zyrën e postës të origjinës për t’iu
dorëzuar dërguesit. Dërgesat postare të kthyera në origjinë u ngjitet një
etiketë ,,RETURN” “CN-15”, ku plotësohet njëra nga rubrikat që përmban
etiketa, për ti sqaruar dërguesit pse nuk është dorëzuar dërgesa postare.
Letrat postare me vlerë
të deklaruar ne P.N.
 Dërgesat (letrat) postare me vlerë të deklaruar pranohen me kërkesën e
dërguesit duke deklaruar vlerën e përmbajtjes së tij. Për shërbimin
ndërkombëtar deklarimi i vlerës behët në Euro dhe DTS (Droits de Tirage
Speciaux- e Drejta e Tërheqjes Speciale). Konvertimi i vlerës në DTS
bëhet nga punonjësit e postës sipas kursit të këmbimit ditorë. Vlera e
deklaruar shënohet nga dërguesi mbi adresën e marrësit me shkrim dhe
me shifra.
Ambalazhimi i Dërgesave (letrat) postare me vlerë të deklaruar
 Zarfi apo ambalazhi i dërgesës postare me vlerë të deklaruar duhet të jetë
i përshtatshëm, që të sigurojë përmbajtjen, nga dëmtimet e mundshme
gjatë transportit dhe përpunimit
 Pesha dhe dimensionet e dërgesës me vlerë duhet t’iu përshtaten
dimensioneve standarde te letrave .
 Është e ndaluar të përdoren zarfe ose ambalazhe krejtësisht të
tejdukshme ose me dritare. Punëtori i postës duhet t’iu rekomandojë
dërguesve që ambalazhimi i dërgesave postare me vlerë të deklaruar të
bëhet me një ambalazh të brendshme më të fortë se letra
Ambalazhimi vazhdim
 Letra me vlerë duhet të sigurohet me etiketat vetëngjitëse siguruese
postare,të cilat duhet te jene te përforcuara dhe te kenë Logon e Postes
se Kosovës.
 Ato mund te lidhen edhe ne kryq me spango dy skajet e se cilës pasi
lidhen mirë ngjiten mbi vetë ambalazhin me dyllë të kuq dhe vulosen me
një vulë të veçantë të dërguesit. Shenjat e kësaj vule të veçantë,
vendosen me ngjyrë tamponi edhe mbi ambalazhin e dërgesës postare në
anën e shkrimit të adresës së marrësit nga ana e majtë, si shenjë
mbrojtëse e vulës së dërguesit.
Ambalazhimi vazhdim
 Dërgesat postare me vlerë të deklaruar pajisen me shkronjën ,,V “ që
përmban emrin e zyrës pranuese dhe numrin e dërgesës postare me
vlerë të deklaruar,ose me një etiketë shërbimi ku shkruhet dukshëm
“VALEUR DECLAREE” për jashtë Kosovës .
 Kjo etikete “V” dhe pesha e saktë në gram vendosen në anën e sipërme
majtas të faqes së adresës së marrësit.
 Adresa e saktë dhe pa korrigjime e marrësit dhe e dërguesit të dërgesës
postare me vlerë të deklaruar janë kusht i domosdoshëm.
V PRISHTINË 1
V PRISHTINË 1
VV 00 000 460 7 KS
Tarifat postare per letrat me vlerë
ne qarkullimin nderkombtare
 Per cdo leter me vlere te pranuar ne sportel per sherbimin nderkombtare
perveq tarifes se marre bazë do t’i mirren edhe 2 € per sherbimet
manipulative . Poashtu sipas shumes së vleres se deklaruar per cdo 65
SDR pjesë do të mirren 0.50 € .
 Shuma maksimale qe mund te dergohet ne nje leter me vlere eshte 1500
Euro
Dërgesat postare Exspres
 Dërgesat postare Express pranohen nga zyrat postare për të gjitha ato
vende dhe zyrat ë postës që pranojnë kryerjen e këtij shërbimi. Këto
dërgesa postare,përveç tarifave të pranimit për peshe dhe zonën e
destinimit iu merret edhe një tarifë shtesë prej 4€ për shërbim exspress
nderkombtare të miratuar.
 Dërgesat postare Express janë dërgesa të postës së letrave që trajtohen
me përparësi kundrejt dërgesave të tjera postare. Asnjë ambalazhim i
veçantë nuk kërkohet për dërgesat postare Express.
 Me kërkesë të dërguesit, në momentin e pranimit në sportelet e zyrave të
postës, çdo dërgese postare mund të kërkohet dorëzimi i tij me të arritur
në zyrën postare të destinacionit për një kohë sa më të shkurtër.
 Të gjitha dërgesat postare që kërkohen të trajtohet me shërbim Express i
ngjitet një etikete me ngjyre të kuqe te çelët, ku është shënuar pastër fjala
“Express”. Ne mungese te një etikete apo shenjave te vulës, fjala
“Express” duhet te shkruhet me shkronja te mëdha shume te theksuara ne
ngjyre te kuqe. Etiketat “Express” gjithnjë vendosen në anën e majtë të
shënimit të adresës së marrësit.
 Po ashtu letrave Express duhet t’iu ngjitet edhe bar kodi trembëdhjeta
shifror
PRISHTINË 1
LX 000004600 KS
Vërejtje; Administratat te cilat ne
i shfrytezojne bar-kodin mund t’i
perdorin etiketat ngjitese si në shembullin e
larteparaqitur
Lajmerim marrja ,,AR”
 Objektet për te cilat dërguesi kërkon një lajmërim marrje do te
përmbajnë te shtypura dhe te theksuara, ne anën e adresës,
germat A.R. Objektet e përmendura duhet te shoqërohen nga një
formular CN 07 me te ngjyre te kuqe te çelur dhe me fortësinë e një
karte postare. Formulari CN 07 do te përmbaje ne shkronja te
shtypura dhe te theksuara germat A.R..
 Pagesa
 Shërbimi për dërgesat me lajmërim marrje ,,AR”përveç taksave
normale për peshe dhe zone te destinimit do ti merren edhe 2.50
€. Per sherbime manipulative
Letra ,,AR”
Formulari CN 07
Post Restante
 Dërgesat postare për këtë shërbim të veçantë duhet të kenë të shënuar
në anën e përparme dhe me shkronja të dukshme shënimin “Poste
Restante” kur është për jashtë Kosovës.
 Poshtë këtij shënimi duhet të vendoset edhe emri i zyrës së postës ku do
të mbahet dërgese postare. Ky shënim vihet poshtë emrit të marrësit dhe
zëvendëson adresën e tij.
 Shërbimi për dërgesat ,,Post Restante”perveq taksave normale për peshe
dhe zone te destinimit do ti merren edhe taksa prej 0.60 € për këtë
shërbim
 Dërgesa postare me shënimin ,,Poste Restante” ruhet në zyrën e postës
së destinacionit për një afat kohor prej një muaji nga data e arritjes dhe
vërtetohen me vulë datare në pjesën e prapme të dërgesës.
Shërbimet Financiare Jo-Bankare
Posta e Kosovës Sh.A. është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si
Institucion Financiar Jo Bankar (IFJB), çka i mundësohet Postes se Kosoves që
të kryej shërbime financiare jo-bankare.
Shërbimet financiare jo-bankare përfshijnë pagesat e ndryshme të cilat qytetarët
e Kosovës do të kenë mundësin ti kryejnë në zyrat tona postare duke filluar me
te gjitha pagesat qe kanë të bëjnë me grumbullimin e të hyrave buxhetore e që
grupohen në kategoritë e pagesave UNIREF, ku përfshihen:
Pagesa e tatimeve dhe kontributeve për ATK,
Pagesa e Tatimit në Pronë, në të gjitha komunat,
Pagesa e dënimeve në trafik,
Te gjitha pagesat e studenteve të Universiteteve Publike (semestër,
provime, konvikt, menzë, bibliotekë),
Te gjitha pagesat e taksave gjyqësore,
Pagesat për licenca te ndryshme të institucioneve të shtetit,
Pagesat për dokumente personale,
Pagesat e regjistrimit të automjeteve dhe shërbime të tjera.
Po ashtu qytetarët në zyrat postare mund te kryejnë edhe pagesat e grupit
kos-giro siç janë:
• Pagesa e faturave të ujit të pijshëm me KUR-Prishtina
• Pagesa e polisave të sigurimit të automjeteve me të gjitha kompanitë e
sigurimeve në Kosovë
• Pagesa e kartonit të verdhë për të gjitha kompanitë e sigurimeve
http://www.postaekosoves.net
Llojet e pagesave
1. Me transfer- për me xhirollogarise dhut te ket nr.fiskal, nr.xhirollogarisë,
nr.bankës.
2. Me kesh-para te gatshme duhet te këtë kuponin fiskal
 Se cila faktur duhet te arsyetohet dhe identifikohet ne kodin përkates
pastaj të nenshkruhet nga menaxheri si dhe forma e pagesave secila
faktur regjistrohet ne librin e fakturave dalëse.
 Se cila faktur duhet te ket vleren prej 1-100€ nese e kalon shumen mbi
100€ duhet te behet kerkes e veqant, sepse kalon shume mbi 100€ pastaj
faktura protokolohet, fotokopjohet dhe ruhet ne arkiv.
Swot Analiza
Studim rasti
PTK-ja një "success story" në Kosovë
PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të avancuara dhe moderne por edhe ndër
më fitimpruese në Rajon.
Në vitin 2008 PTK-ja gjeneroj të ardhura nga 161,481 Mio. EUR dhe fitim nga
80,831 Mio. EUR. Kjo korrespondon me një "Operating margin" nga rreth 50%.
Edhe në vitin 2009 nuk humbi suksesi i PTK-së në një ambient krize ekonomike
në Kosovë dhe rajon, PTK-ja ka arritë të mbaj të ardhurat në nivel shumë të lartë
(145 EUR) dhe të mbroj titullin e kampionit të fitimpruesit më effikasë në Kosove
me një fitim nga rreth 50Mio. EUR. Me këtë fitim PTK-ja arrijnë një operating
marging nga rreth 34%.
PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të sukseshme dhe fitimpruese në rajon
dhe ndër më të sukseshmet firma të branchës së telekomit në botë. Si shembull
krahasojme "Deutsche Telekom" dhe "Vodafone". Deutsche Telekom arrijnë një
operating margin nga 9,3%, kurse Vodafone, njëra ndër kompanite më të mira të
botës, përfiton vetëm me 20% në të ardhurat totale. PTK-ja është një "success
story" në Kosovën e pasë-luftes, edhe pse ka korruption,keqmanagement,
vjedhje dhe keqperdorim.
Përparsit:
 Ka numër më të madh të
konsumatorve në krahasim me
operatorët tjer
 Është aksionar shteti
 Mbulueshmeria mbi 95% të
vendit
Dobësit:
 Reagim i ngadalshmëm
 Resurset njerzore të vjetruara
 Menaxhim jo i duhur
Mundesit
 Tregu rajonal
 Rritje ma të madhe të
palasmanit në treg
 Rritje më të madhe të
shërbimeve
 Kontratat vendore e
nderkombetare
Kërcënimet
 Konkurenca nga operatoret e
tjer.
 Jo efektshmeria
 Jo planifikimi në kohë
Studim rasti
PTK-ja një "success story" në Kosovë
PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të avancuara dhe moderne por edhe ndër
më fitimpruese në Rajon.
Në vitin 2008 PTK-ja gjeneroj të ardhura nga 161,481 Mio. EUR dhe fitim nga
80,831 Mio. EUR. Kjo korrespondon me një "Operating margin" nga rreth 50%.
Edhe në vitin 2009 nuk humbi suksesi i PTK-së në një ambient krize ekonomike
në Kosovë dhe rajon, PTK-ja ka arritë të mbaj të ardhurat në nivel shumë të lartë
(145 EUR) dhe të mbroj titullin e kampionit të fitimpruesit më effikasë në Kosove
me një fitim nga rreth 50Mio. EUR. Me këtë fitim PTK-ja arrijnë një operating
marging nga rreth 34%.
PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të sukseshme dhe fitimpruese në rajon
dhe ndër më të sukseshmet firma të branchës së telekomit në botë. Si shembull
krahasojme "Deutsche Telekom" dhe "Vodafone". Deutsche Telekom arrijnë një
operating margin nga 9,3%, kurse Vodafone, njëra ndër kompanite më të mira të
botës, përfiton vetëm me 20% në të ardhurat totale. PTK-ja është një "success
story" në Kosovën e pasë-luftes, edhe pse ka korruption,keqmanagement,
vjedhje dhe keqperdorim.
Përfundimi
Në mënyrë të përmbledhur dua të them se në këtë punim jam munduar që në
pika sa më te shkurta të paraqes punen praktike të kryer në PTK përfaqësia në
Gjakovë si dhe njohurit e fituara nga puna praktike .
Gjatë mësimeve praktike kam vërejtur se puna aty kryhet me pergjegjesi te
madhe e njëherit kërkon profesionalizëm dhe angazhim të lartë..
Me kryerjen e punes praktike kam arritur te fitoj njohuri te mira te cilat ne teori
ishin te leta por ne praktik kerkojne pergjedhsi te madhe.
Me kryerjen e kësaj pune praktike shpresoj se kam arritur të krijoj një bazë solide
të njohurive që do të ma mundësojnë përgatitjen e mëtutjeshme,dhe për fund
dua të them se ndihem shum i lumtur për faktin qe kam pasur fatin dhe
mundësinë qe te ndjeke praktiken ne njërën nga organizatat me profitabile ne
Kosovë siq është Postë telekomi i Kosovës - PTK.
Literatura
Ligjeratat e Burimeve Njerëzore udhëheqese
Vëmendja ime
Njohuritë e mija
Dokumentet postare
http://www.postaekosoves.net
Punoi: Shpejtim Rudi UP”Haxhi Zeka”-Pejë
Drejtimi ADMINISTRIM BIZNESI
Faleminderit

Contenu connexe

Tendances

Gjetja e përqindjes në një biznes
Gjetja e përqindjes në një biznesGjetja e përqindjes në një biznes
Gjetja e përqindjes në një biznesMario Peleshka
 
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiDetyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiSava Elezaj
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhuraveMenaxherat
 
Matja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtarMatja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtarMenaxherat
 
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiPunim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiShpejtim Rudi
 
Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Vilma Hoxha
 
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Fisnik Morina
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016ALTAX Consulting
 
Ushtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitUshtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitMenaxherat
 
Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetareMenaxherat
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017UBT University
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiMatilda Gremi
 
Deklarata vjetore e tatim fitimit
Deklarata vjetore e tatim fitimit Deklarata vjetore e tatim fitimit
Deklarata vjetore e tatim fitimit Self-employed
 
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Menaxherat
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitMenaxherat
 
Bazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitBazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitbaron
 
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznesekonomia
 

Tendances (20)

Gjetja e përqindjes në një biznes
Gjetja e përqindjes në një biznesGjetja e përqindjes në një biznes
Gjetja e përqindjes në një biznes
 
Decentralizimi
DecentralizimiDecentralizimi
Decentralizimi
 
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-naiDetyre kursi-drejtim financiar analize-nai
Detyre kursi-drejtim financiar analize-nai
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave
 
Matja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtarMatja e brutoproduktit kombëtar
Matja e brutoproduktit kombëtar
 
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimiPunim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
Punim seminarik menaxhimi i resurseve humane-rekrutimi
 
Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)
 
Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi
 
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
Pasqyrat financiare dhe aktivitet e biznesit (Ligjerata 4- Mesimi Praktik)
 
Bilanci
BilanciBilanci
Bilanci
 
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
Sistemi tatimor dhe stimujt për investimet në shqipëri, 2016
 
Ushtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitUshtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetit
 
Politika monetare
Politika monetarePolitika monetare
Politika monetare
 
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017Tatimet definicioni  baza dhe norma tatimore 2017
Tatimet definicioni baza dhe norma tatimore 2017
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
 
Deklarata vjetore e tatim fitimit
Deklarata vjetore e tatim fitimit Deklarata vjetore e tatim fitimit
Deklarata vjetore e tatim fitimit
 
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet Hyrje ne Ekonomi - Investimet
Hyrje ne Ekonomi - Investimet
 
Kufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimitKufiri i mundësive të prodhimit
Kufiri i mundësive të prodhimit
 
Bazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetitBazat e kontabilitetit
Bazat e kontabilitetit
 
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes
1.kontabilitet analiza e transaksioneve ne biznes
 

En vedette

Punim seminarik;mergim hoti,arlind kallaba
Punim seminarik;mergim hoti,arlind kallabaPunim seminarik;mergim hoti,arlind kallaba
Punim seminarik;mergim hoti,arlind kallabaMërgim Hoti
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
Permbatja e punimit praktik
Permbatja e punimit praktikPermbatja e punimit praktik
Permbatja e punimit praktikFisnik Morina
 
Hotel Sheraton (Detyre Kursi)
Hotel Sheraton (Detyre Kursi)Hotel Sheraton (Detyre Kursi)
Hotel Sheraton (Detyre Kursi)KetiGjipali
 
Punimi praktikës Anyla Merjem Ademaj
Punimi praktikës  Anyla Merjem AdemajPunimi praktikës  Anyla Merjem Ademaj
Punimi praktikës Anyla Merjem AdemajAnyla Ademaj
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Fitore ZEQIRI
 
Isuf Dreni Brandbook - JUSAHOST.COM
Isuf Dreni Brandbook - JUSAHOST.COMIsuf Dreni Brandbook - JUSAHOST.COM
Isuf Dreni Brandbook - JUSAHOST.COMJusaWeb Dreni
 
Punimseminarikmergimhotiarlindkallaba 121129003805-phpapp01
Punimseminarikmergimhotiarlindkallaba 121129003805-phpapp01Punimseminarikmergimhotiarlindkallaba 121129003805-phpapp01
Punimseminarikmergimhotiarlindkallaba 121129003805-phpapp01Une Dhe Ti
 
Punimi seminarik ne menaxhment financiar
Punimi seminarik ne menaxhment financiarPunimi seminarik ne menaxhment financiar
Punimi seminarik ne menaxhment financiarDenis Panxha
 
Marketingu i Amazon.com
Marketingu i Amazon.comMarketingu i Amazon.com
Marketingu i Amazon.comedona krasniqi
 
Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''Vilma Hoxha
 
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"Ajete Malaj
 

En vedette (20)

Punim seminarik;mergim hoti,arlind kallaba
Punim seminarik;mergim hoti,arlind kallabaPunim seminarik;mergim hoti,arlind kallaba
Punim seminarik;mergim hoti,arlind kallaba
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
Permbatja e punimit praktik
Permbatja e punimit praktikPermbatja e punimit praktik
Permbatja e punimit praktik
 
Hotel Sheraton (Detyre Kursi)
Hotel Sheraton (Detyre Kursi)Hotel Sheraton (Detyre Kursi)
Hotel Sheraton (Detyre Kursi)
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Punimi praktikës Anyla Merjem Ademaj
Punimi praktikës  Anyla Merjem AdemajPunimi praktikës  Anyla Merjem Ademaj
Punimi praktikës Anyla Merjem Ademaj
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
Analiza ekonomike e kompanise DEKA
Analiza ekonomike e kompanise DEKA    Analiza ekonomike e kompanise DEKA
Analiza ekonomike e kompanise DEKA
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Coca cola
Coca colaCoca cola
Coca cola
 
Isuf Dreni Brandbook - JUSAHOST.COM
Isuf Dreni Brandbook - JUSAHOST.COMIsuf Dreni Brandbook - JUSAHOST.COM
Isuf Dreni Brandbook - JUSAHOST.COM
 
Punimseminarikmergimhotiarlindkallaba 121129003805-phpapp01
Punimseminarikmergimhotiarlindkallaba 121129003805-phpapp01Punimseminarikmergimhotiarlindkallaba 121129003805-phpapp01
Punimseminarikmergimhotiarlindkallaba 121129003805-phpapp01
 
Sip protocol Shqip
Sip protocol ShqipSip protocol Shqip
Sip protocol Shqip
 
Punimi seminarik ne menaxhment financiar
Punimi seminarik ne menaxhment financiarPunimi seminarik ne menaxhment financiar
Punimi seminarik ne menaxhment financiar
 
Cv presentatiton
Cv presentatitonCv presentatiton
Cv presentatiton
 
Shkolla e mesme
Shkolla e mesmeShkolla e mesme
Shkolla e mesme
 
Marketingu i Amazon.com
Marketingu i Amazon.comMarketingu i Amazon.com
Marketingu i Amazon.com
 
Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''
 
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"
Punim seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Sinalco"
 

Plus de Shpejtim Rudi

Investimet strategjike
Investimet strategjikeInvestimet strategjike
Investimet strategjikeShpejtim Rudi
 
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e libritPunim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e libritShpejtim Rudi
 
Vlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëVlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëShpejtim Rudi
 
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarLigjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarShpejtim Rudi
 
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudiDokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudiShpejtim Rudi
 
Struktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantimStruktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantimShpejtim Rudi
 
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjikKritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjikShpejtim Rudi
 
Manaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajdeManaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajdeShpejtim Rudi
 
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimitHyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimitShpejtim Rudi
 
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinNjë vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinShpejtim Rudi
 
Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareShpejtim Rudi
 
Udhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetësUdhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetësShpejtim Rudi
 
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Shpejtim Rudi
 
Politika e zhvillimit të tregëtisë
Politika e zhvillimit të tregëtisëPolitika e zhvillimit të tregëtisë
Politika e zhvillimit të tregëtisëShpejtim Rudi
 

Plus de Shpejtim Rudi (20)

Investimet strategjike
Investimet strategjikeInvestimet strategjike
Investimet strategjike
 
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e libritPunim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
Punim seminarik një përmbledhje për librin vlera e librit
 
Vlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëVlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasë
 
Ç'është financa
Ç'është financaÇ'është financa
Ç'është financa
 
Ç'është financa
Ç'është financaÇ'është financa
Ç'është financa
 
Ç'është financa
Ç'është financaÇ'është financa
Ç'është financa
 
Tregu devizor
Tregu devizorTregu devizor
Tregu devizor
 
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarLigjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
 
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudiDokumentacioni projektues   mr.sci.(c)shpejtim rudi
Dokumentacioni projektues mr.sci.(c)shpejtim rudi
 
Struktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantimStruktura e kapitalit prezantim
Struktura e kapitalit prezantim
 
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjikKritikë mbi menaxhmentin strategjik
Kritikë mbi menaxhmentin strategjik
 
Manaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajdeManaxhimi strategjik 305 sllajde
Manaxhimi strategjik 305 sllajde
 
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimitHyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
Hyrje ne manaxhim leksioni 2 zhvillimi i shkollave te manaxhimit
 
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentinNjë vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
Një vështrim-i-përgjithshëm-mbi-organizimin-dhe-menaxhmentin
 
Administrim biznesi
Administrim biznesiAdministrim biznesi
Administrim biznesi
 
Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankare
 
Udhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetësUdhëpërshkrim i vetës
Udhëpërshkrim i vetës
 
Mrh java 8-9
Mrh   java 8-9Mrh   java 8-9
Mrh java 8-9
 
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
Punim seminarik sistemet informative –sistemi informatik dhe siguria në rrjet...
 
Politika e zhvillimit të tregëtisë
Politika e zhvillimit të tregëtisëPolitika e zhvillimit të tregëtisë
Politika e zhvillimit të tregëtisë
 

Punim seminarik postë telekomi i kosovës

  • 1. UNIVERSITETI PUBLIK “HAXHI ZEKA”-PEJË FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA TË BIZNESIT DEPARTAMENTI ADMINISTRIM BIZNESI Punim seminarik Lënda : Mësimi praktik Tema : Postë telekomi i Kosovës Studenti: Mësimdhënësi/ja Shpejtim Rudi Prof..mr.sci.Venera Kelmendi 30.03. 2014
  • 2. Përmbajtja Hyrje Historiku Avancimet e Post telekomit te Kosoves Misioni dhe Visioni Njesite postare Njësit qëndrore Qkk Njësit operacionale Njësia e telefonisë (“Vala 900”) Njësia e Telefonisë Fikse (“Telefonia Fikse”) Përbërja e postës së Kosovës Shërbimet postare të Kosovës Shërbimet universale postare Shërbimet postare,te veçanta dhe plotësuese Përmbajtja Letra e thjeshtë Pako e vogël Shtypshkrimet Sekogramet Thasët “M” Letra “R” Reklamacionet RETUOR” “CN-15” Letrat postare me vlerë të deklaruar ne P.N. Ambalazhimi i Dërgesave (letrat) postare me vlerë të deklaruar Tarifat postare per letrat me vlerë ne qarkullimin nderkombtare Dërgesat postare Exspres Lajmerim marrja ,,AR” Post Restante Shërbimet Financiare Jo-Bankare Llojet e pagesave Swot Analiza Studim rasti Përfundimi Literatura
  • 3. Hyrje Si fjalë e parë dua të them se në ketë punim jam munduar qe te shprehi përshtypjet,përvojën si dhe njohuritë qe kam fituar gjate praktikes qe e kam kryer ne PTK Sh.A. përfaqësia në Gjakovë. Meqense jam duke u afruar drejt përfundimit të studimeve bachelor që do te me karakterizojnë me vlera te reja dhe do te vlersohem me thirrjen Ekonomist i diplomuar, detyrë e imja është që krahas mësimit teorik te zhvilloj njohuri edhe praktike në lidhje me terë atë ç’farë kemi mesuar e diskutuar pothuaj këto tri vite me radhë. Në këtë punim është paraqitur tema “PTK’’ si dhe periudha kohore gjatë mbjatjes së praktikës në PTK e cila filloi nga data 10.03.2014 deri më 28.03.2014. Në vazhdim të temës kam paraqitur themelimin e PTK-së se si nisi të funksionoj PTK, cilat ishin pasojat në fillim të vitit 1990, dhe shënime tjera. . Nuk duhet harruar edhe punën e palodhshme të të gjith kolektivit në PTK, që asniher nuk ngurruan që të në japin përgjigjje në pytjet e paraqitura nga unë. Unë si student për periudhen sa kam qëndruar ne PTK përfaqësia në Gjakovë falenderoj gjithë zyrtarët për përkrahjen vullnetin dhe komplimentet e tyre që i shprehen ndaj meje duke me qmuar si burim shum i vlefshem njerezor. Dhe puna praktike në PTK natyrisht se ishte një ndjenjë e veqant si për mua ashtu edhe për kolegët e mi. Gjatë kësaj kohe sa kamë qëndruar ne PTK, kamë mësuar gjithçka lidhur me punën se si zhvillohet në PTK,cilat janë produktet shërbimet dhe funksionet e Post Telekomit të Kosovës.
  • 4. Historiku Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës sh.a. ("Kompania") është një shoqëri aksionare e korporatizuar në Republikën e Kosovës. Selia kryesore e kompanisë është e vendosur në Dardani,Prishtinë, Republika e Kosovës. Aktivitetet e biznesit të kompanisë përbëjnë ofrimin e shërbimeve të telekomunikimit, të telefonisë mobile dhe fikse, shërbimeve postare dhe shërbimeve të internetit. Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës Sh.A. me 21 dhjetor 2014 shënon 55 vjetorin e themelimit. Posta e Kosoves,në bashkesi me Telefonin dhe Telegrafin e Kosoves,u themelua si ndërmarrje në fund të vitit 1959 pra me 21 dhjetor 1959 Ndërsa, nga data 13.09.1990 të gjithë punëtorët shqiptarë dhe minoritetet tjera, që nuk u pajtuan me politikën e regjimit të atëhershëm, ishin larguar nga puna me dhunë. Gjatë luftës, të gjitha zyrat ishin demoluar dhe disa prej tyre ishin shkatërruar, ndërsa pasuria e PTK-së ishte vjedhur. Pas përfundimit të luftës, grupet negociuese të PTK-së, KFOR-it dhe UNMIK-ut, ua mundësuan punëtorëve rikthimin e ligjshëm në vendet e tyre të punës. Atëbotë, Shërbimet Postare ishin të pamundshme, ndërsa Telefonia dhe Telegrafia e Kosovës, pothuaj nuk funksiononte fare, sidomos lidhjet ndërkombëtare. Pas një pune 8 vjeqare, PTK-ja ishte organizuar në tri njësi biznesi: Posta e Kosovës, Telekomi i Kosovës dhe operatori i telefonisë mobile Vala. Të tri njësitë e biznesit të PTK-së janë të licencuara nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit të Kosovës. Me 29 qershor të vitit 2005, PTK-ja është shndërruar në shoqëri aksionare, me emrin e ri PTK Sh.A. Pastaj:  Në qershorin e vitit 2005,Posta e Kosoves siguroi Kodin dhe numrin Ndërkombëtar Postar për të gjitha zyrat postare të kosoves,qe perpos njohjes nderkombetare te ketij subjekti afarist eshte edhe nje avancim ne kryerjen e sherbimeve postare ne Posten e Kosoves.  Shtyllat kryesore te Kosoves jane Filatelia,Posta vendore,Nderkombetare dhe Qendra Tranzite Postare-si vend per pranimin,perpunimin dhe shperndarjen e te gjitha dergesave postare etj.
  • 5. Avancimet e Post telekomit te Kosoves Posta e Kosovës gjithashtu ka avancuar shërbimet e saj përmes automatizimit të sporteleve, në të cilat ofrohen produktet e të gjitha njësive të biznesit si Posta se Kosovës, Telekomi të Kosovës, telefonisë mobile Vala. Kapitali i regjistruar i vartësit të zotëruar në tërësi është 250 milion Euro, dhe aksionet e vartësit janë emetuar në këmbim për asetet e caktuara neto të kontribuara nga PTK Holding. Duke pasur parasysh efektin praktik të transformimit dhe korporatizimit, Administrata Tatimore ka aprovuar procesin ristrukturues të ndërmarrjes PTK-së si një “riorganizim” për qëllime të Nenit 24.1. të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2004/51 “Mbi tatimin në të ardhurat e korporatave’. Kurse më 13 qershor 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi Ligjin për Ndërmarrjet Publike (ligji Nr.03/L-087), dhe në bazë të dispozitave të nenit 3 të këtij ligji, ndërmarrjet qendrore në pronësi publike, duke përfshirë PTK sh.a., janë deklaruar si pasuri e Republikës së Kosovës. Qeveria e Republikës së Kosovës, nëpërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ka të drejtën ekskluzive për të ushtruar të drejtat e aksionarëve mbi Ndërmarrjet Publike. Më 13 tetor 2009, Qeveria ka nxjerrë vendimin për shkrirjen e këtyre dy kompanive, PTK Holding dhe PTK Sh.A., në Postë Telekomunikacionin e Kosovës Sh.A. ("Kompania") me kapital të regjistruar prej 5.000.000 Euro, i përbërë nga pesë milionë aksione të zakonshme me vlerë nominale prej 1 euro për aksion. Të gjitha aksionet janë lëshuar në emër të Republikës së Kosovës.
  • 6. Misioni dhe Visioni PTK Sh. A. si Shoqëri Aksionare ka një vizion dhe një mision shumë të qartë për të ardhmen. *k Misioni i PTK-së është "Të jetë gjithmonë prijëse në ofrimin e shërbimeve superiore të komunikimit, që ua përmirësojnë jetën të gjithë kosovarëve, përmes pasionit të njerëzve tanë dhe përmes përdorimit të teknologjisë më bashkëkohore të sprovuar. " Vizioni i PTK-së është "Të jetë forcë shtytëse në rritjen e prosperitetit të kombit dhe pasurimit të jetës së të gjithë kosovarëve". Njesite postare Njësit qëndrore -Zyra e Drejtorit Menaxhues - Zyra për Komunikim me Korporatën - Shërbimet Mbështetëse - Drejtoria për Çështje të Korporatës - Departamenti i Financave - Departamenti i Burimeve Njerëzore - Zyra për Auditim të Brendshëm - Departamenti i Teknologjisë Informative (TI-së) - Departamenti i Prokurimit Te gjitha keto konsiderohen Njesi bazë dhe mbeshtetese pa te cilat nuk mund te funksionojë dhe te realizojë strategjitë e saj PTK . Koment i imi
  • 7. Departamenti i Burimeve Njerëzore- kryen të gjitha punet administrative. Njësiti i burimeve njerzore praktikisht perfshine: administraten, pastaj punet tjera te ketij departamenti jane protokoli, libri inter, sigurimi shendetsor i puntorve, sigurimin i punëtorëve dhe, pushimet vjetore, pushimet mjeksore si dhe pushimet tjera, evidenca e ardhjes ne punë si dhe kohezgjatja e pushimit si dhe qdo nevoje apo kerkes duhet të orientohet ne departamentin e burimeve njerëzore. Qkk Në Qkk trajtohen problemet e konsumatorëve si: Modifikimi Transferimi Kyqja Rikyqja Demontim per borgj Ndërrimi numrit paraprak Transferimi i kyqjes telefonike Ndryshimi I sherbimeve te telekomit Ankesat
  • 8. Njësit operacionale Njësia e telefonisë (“Vala 900”) Vala 900 është njësia operuese e telefonisë mobile GSM dhe aktualisht është njëri nga dy rrjetet e licencuara dhe ofrues i shërbimeve të telefonisë mobile në Kosovë. Ndërmarrja e PTK-së në vitin 2000 arriti një marrëveshje me“Monaco Telecom International” (“MTI”) për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile në Kosovë ku kjo marrëveshje i jep të drejtë PTK-së të përdorë kodin internacional të MTI-së, i cili i mundëson rrjetit mobil të PTK-së lidhje me rrjetet ndërkombëtare. Si element i kësaj marrëveshjeje, PTK-ja i kompenson MTI-së një pjesë te të hyrave dhe pagesë të disa shpenzimeve të trafikut ndërkombëtar. Gjatë vitit 2006, kontrata ndërmjet MTI dhe PTK SH.A. ishte rinegociuar dhe ndryshuar. Kontrata e re kornizë përfshin përdorimin e kodit të thirrjeve të Monaco International, trafikun ndërkombëtar, roaming dhe transferimin njohurive teknike, e cila marreveshje hyn ne fuqi 1 Janar 2010. Përveç kësaj, kontrata kornizë përfshinte edhe dispozitën për shkëputjen e kontratës nëse Kosova e siguron merr kodin e vet ndërkombëtar të thirrjeve. Poashtu në Maj të vitit 2009, kontrata ndërmjet MTI dhe PTK Sh.a. ishte ri- negociuar dhe ndryshuar. Aneksi i kontratës e re kornizë përfshin përdorimin e kodit të thirrjeve të Monako Internacional, trafikun ndërkombëtar, roaming dhe transferimin njohurive teknike, e cila ka hyr ne fuqi nga 1 Janari 2010. Përveç kësaj, Aneksi i kontratës se re kornizë përfshin edhe dispozitën për shkëputjen e kontratës nëse Kosova e siguron merr kodin e vet ndërkombëtar të thirrjeve si dhe zvogëlim te tarifave për kodin. Sherbimet e valaes janë pro-paid-mbushjet elektronike, postpaid-pagesat me parapagim, transferimi I kredisë. produktet e vales janë webs sms- gps, konfigurimi automatik.
  • 9. Njësia e Telefonisë Fikse (“Telefonia Fikse”) Njësia e Telefonisë Fikse është i vetmi ofrues i licencuar i shërbimeve të telefonisë fikse për konsumatorët individual dhe të biznesit në territorin e Kosovës. Njësia e telefonisë fikse gjithashtu ka ofruar shërbime të internetit që nga viti 2001, dhe ajo sot është një nga tre operatorët e autorizuar nga ART-ja, që ofrojnë shërbime të internetit në Kosovë. Përbërja e postës së Kosovës Posta e Kosovës përbehet nga : 1Posta vendore; 2 Posta ndërkombetare; 3 Filatelia dhe 4 Qendra Tranzite Postare-QTP si njesi biznesi ne kuadrin e vet Shërbimet postare të Kosovës Shërbimet universale postare Sherbimet universale postare janë veprimtari bazë dhe më e vjetër e Postes se Kosoves.  Sherbimet postare universale përfshijnë pranimin,sortimin,transportimin dhe dërgimin e dërgesave postare dhe atë të leterdërgesave deri në 2 kg si dhe të kolive (pakove) postare deri më 31,5 kg. Në vijim janë kodet kryesore postare: o Prishtina 10000 o Prizreni 20000 o Peja 30000 o Mitrovica 40000 o Gjakova 50000 o Gjilani 60000 o Ferizaji 70000
  • 10. Shërbimet postare,te veçanta dhe plotësuese Përmbajtja: Shërbimet postare,te veçanta dhe plotësuese Përmbajtja: Letra e thjeshtë Dimezionet dhe pesha Pako e vogël Shtypshkrimet Sekogramet Thaset ,,M” Letra ,,R” Reklamacionet Post Restante Dergesat postare per dorezim tek marresi Kërkesa per kthim Kerkesa per nderrim te adreses CN 17 Kolite e thjeshta  Kolite me vlere te deklaruar  CN23  CN71  CP04  Koli e thjeshtë  Koli Kaba  Koli e thyeshme CN 08 CN15 Letrat me vlerë Letrat ,,Express” Lajmerimmarrja ,,AR” CN 07
  • 11. Letra e thjeshtë Letra e thjeshtë – është dërgesë e shkruar në mbështjellës të mbyllur në të cilën nuk është deklaruar vlera. Një letër e tillë mund të përmbajë komunikat shkrimi, mall dhe sende të tjera. Me letër të thjeshtë nënkuptohet ajo letër e cila nuk i plotëson kushtet e letrës së standardizuar(20gr), ku pesha e saj nuk është më e madhe se 2kg. Dimenzionet dhe pesha  Pesha maksimale e saj mund të jetë 2 kg.  Përmasat e letrës në formë këndrejt janë :  gjatësia + gjerësisa+ lartësia , jo > 900 mm  asnjëra perj brinjeve nuk mund të jetë më e madhe se 600 mm Dimensionet minimale duhet të jen 90 x 140 mm, me një tolerancë 2mm. Letra e thjeshtë
  • 12. Pako e vogël  Pako e vogël është dërgesë postare që përmban sende të ndryshme në sasi të vogla, si prodhime artistike, kaseta, disqe, CD, shirita magnetik, mostra tregtie ose pjesë të një sendi që shërben si mostër tregtie, pjesë këmbimi për aparatura, duke përjashtuar çdo mundësi për tu përdorur për qëllime biznesi. Për pakot e vogla që dërgohen jashtë Kosovës e që përmbajnë sende të ndryshme për doganim është e domosdoshme ti nënshtrohen kontrollit doganor.  Mbi pako duhet të ngjitet pasi të plotësohet etiketa “ CN- 22” që është e barabartë me deklaratën doganore. Formulari CN 22 Pako e vogël
  • 13. Shtypshkrimet  Shtypshkrime janë të gjitha dërgesat postare që përmbajnë prodhime të nxjerra mbi letër ose mbi lëndë të tjera që përdoren zakonisht nga shtypshkronjat me anën e një mjeti mekanografie apo fotografik, nëpërmjet një klisheje apo negativi siç janë gazetat dhe revistat, librat broshurat e ndryshme, partiturat e muzikës, kartë vizitat, kartolina të ilustruara, provat e të shtypurave, gravurat, fotografitë dhe albumet fotografike, vizatimet, planet, hartat gjeografike, katalogë etj. Si shtypshkrime konsiderohen edhe dorëshkrimet e veprave letrare apo të gazetave të shkruara me dorë. Sekogramet  Sekogramet janë dërgesa të shtypura me reliev që përdoren nga të verbrit. Ato duhet të ambalazhohen në mënyrë të tillë që të mbrohet mirë përmbajtja e tyre, por edhe të mos pengohet një verifikim i lehtë dhe i shpejtë i përmbajtjes së tyre.  Sekogramet mund të pranohen me peshë deri në 7 kg dhe janë të përjashtuar nga tarifat e shërbimit, përveç nëse nga dërguesi kërkohet ndonjë shërbim i veçantë.
  • 14. Thasët”M”  Thasët special “M” janë dërgesa të postës së letrave, që përmbajnë gazeta, shkrime periodike, libra e sende të tjera të shtypura që dërgohen nga i njëjti dërgues për të njëjtin marrës dhe në të njëjtin destinacion.  Kufiri maksimal i peshës për pranimin e thasëve “M” është deri në 31.5 kg.  Ambalazhimi bëhet në thasë të veçantë sipas rekomandimeve që punonjësit e zyrave të postës pranuese u japin dërguesve dhe shfrytëzuesve të këtij shërbimi.  Çdo thes “M” trajtohet si një dërgesë i vetëm, pavarësisht se brenda tij ka shumë pako me shtypshkrime. Në çdo pako të futur në thes “M”, detyrimisht duhet të jetë shkruar adresa e marrësit. veçantë sipas rekomandimeve që punonjësit e zyrave të postës pranuese u japin dërguesve dhe shfrytëzuesve të këtij shërbimi. Thasët”M”  Çdo thes “M” duhet te pajiset me një etiketë që përgatitet nga dërguesi, në të cilën shënohet adresa e saktë e marrësit. Kjo etiketë duhet të jetë prej materiali të fortë dhe të qëndrueshëm, material plastik, ose prej letre të ngjitur mbi një karton të fortë dhe e pajisur me një syth. Dimensionet e kësaj etikete nuk duhet të jenë më të vogla se 70 x 100mm. Kjo etikete lidhet në grykë të çdo thesi.
  • 15. Letra ,,R”  Janë dërgesa postare për te cilat posta ,me rastin e pranimit te tyre dërguesit i lëshon vërtetimin mbi pranimin e dërgesës, ndërsa nga marrësi vërtetohet pranim i dërgesës.  Me marrjen e dërgesës postare të porositur nga dërguesi, pranuesi i zyrës postare është i detyruar ti japë dërguesit një dëftesë pranimi formular ,,P- 1”, me të cilin vërtetohet pranimi i dërgesës postare nga pranuesi i zyrës së postës. Formulari “P-1”  Numrin serik,  Numrin e dërgesës postare,  Kategorinë e dërgesës,  Datën e pranimit të dërgesës postare,  Shërbimet e veçanta që realizon posta,  Peshën e dërgesës postare në gr/kg,  Tarifat e shërbimit të paguara nga dërguesi,  Emri mbiemri i dërguesit,  Emri dhe mbiemri i marrësit dhe vendi i arritjes.  Emri e mbiemri dhe nënshkrimi i pranuesit të punëtorit të postës dhe vulën datare të zyrës të postës pranuese. Dëftesa e pranimit formulari ,,P-1” plotësohet në dy kopje:  Kopja e parë i jepet dërguesit.  Kopja e dytë mbetet e pa shkëputur nga blloku.
  • 16. Reklamacionet  Çdo dërgesë postare e pranuar në zyrat postare, me kërkesën e dërguesit përbën objekt reklamimi. Reklamacionet pranohen për çdo dërgesë postare të pranuar brenda 6 muajve duke filluar nga dita e nesërme e pranimit të dërgesës postare kur është pranuar për tu dorëzuar në shërbimin ndërkombëtar. Çdo zyrë e postës është e detyruar të pranojë reklamimin e dërgesave postare të pranuara në zyrën e sajë dhe në zyrat e tjera të postës.  Punonjësi i zyrës së postës, përgjegjës për trajtimin e reklamacioneve, plotëson kërkesat e parashikuara në formularin “ CN-08” për dërgesat postare të reklamuara për jashtë Kosovës .  Pas plotësimit të formularëve i regjistron ata në librin e reklamacioneve të dërguara formulari “CP-17” dhe i dërgon si dërgesa postare të porositura. Formulari CN 08
  • 17. RETUOR” “CN-15”  Dërgesat e pa dorëzuara për të cilat nuk bëhen më tentativa për t’iu dorëzuar marrësit, duhet kthyer në zyrën e postës të origjinës për t’iu dorëzuar dërguesit. Dërgesat postare të kthyera në origjinë u ngjitet një etiketë ,,RETURN” “CN-15”, ku plotësohet njëra nga rubrikat që përmban etiketa, për ti sqaruar dërguesit pse nuk është dorëzuar dërgesa postare.
  • 18. Letrat postare me vlerë të deklaruar ne P.N.  Dërgesat (letrat) postare me vlerë të deklaruar pranohen me kërkesën e dërguesit duke deklaruar vlerën e përmbajtjes së tij. Për shërbimin ndërkombëtar deklarimi i vlerës behët në Euro dhe DTS (Droits de Tirage Speciaux- e Drejta e Tërheqjes Speciale). Konvertimi i vlerës në DTS bëhet nga punonjësit e postës sipas kursit të këmbimit ditorë. Vlera e deklaruar shënohet nga dërguesi mbi adresën e marrësit me shkrim dhe me shifra. Ambalazhimi i Dërgesave (letrat) postare me vlerë të deklaruar  Zarfi apo ambalazhi i dërgesës postare me vlerë të deklaruar duhet të jetë i përshtatshëm, që të sigurojë përmbajtjen, nga dëmtimet e mundshme gjatë transportit dhe përpunimit  Pesha dhe dimensionet e dërgesës me vlerë duhet t’iu përshtaten dimensioneve standarde te letrave .  Është e ndaluar të përdoren zarfe ose ambalazhe krejtësisht të tejdukshme ose me dritare. Punëtori i postës duhet t’iu rekomandojë dërguesve që ambalazhimi i dërgesave postare me vlerë të deklaruar të bëhet me një ambalazh të brendshme më të fortë se letra Ambalazhimi vazhdim  Letra me vlerë duhet të sigurohet me etiketat vetëngjitëse siguruese postare,të cilat duhet te jene te përforcuara dhe te kenë Logon e Postes se Kosovës.  Ato mund te lidhen edhe ne kryq me spango dy skajet e se cilës pasi lidhen mirë ngjiten mbi vetë ambalazhin me dyllë të kuq dhe vulosen me një vulë të veçantë të dërguesit. Shenjat e kësaj vule të veçantë, vendosen me ngjyrë tamponi edhe mbi ambalazhin e dërgesës postare në anën e shkrimit të adresës së marrësit nga ana e majtë, si shenjë mbrojtëse e vulës së dërguesit.
  • 19. Ambalazhimi vazhdim  Dërgesat postare me vlerë të deklaruar pajisen me shkronjën ,,V “ që përmban emrin e zyrës pranuese dhe numrin e dërgesës postare me vlerë të deklaruar,ose me një etiketë shërbimi ku shkruhet dukshëm “VALEUR DECLAREE” për jashtë Kosovës .  Kjo etikete “V” dhe pesha e saktë në gram vendosen në anën e sipërme majtas të faqes së adresës së marrësit.  Adresa e saktë dhe pa korrigjime e marrësit dhe e dërguesit të dërgesës postare me vlerë të deklaruar janë kusht i domosdoshëm. V PRISHTINË 1 V PRISHTINË 1 VV 00 000 460 7 KS
  • 20. Tarifat postare per letrat me vlerë ne qarkullimin nderkombtare  Per cdo leter me vlere te pranuar ne sportel per sherbimin nderkombtare perveq tarifes se marre bazë do t’i mirren edhe 2 € per sherbimet manipulative . Poashtu sipas shumes së vleres se deklaruar per cdo 65 SDR pjesë do të mirren 0.50 € .  Shuma maksimale qe mund te dergohet ne nje leter me vlere eshte 1500 Euro
  • 21. Dërgesat postare Exspres  Dërgesat postare Express pranohen nga zyrat postare për të gjitha ato vende dhe zyrat ë postës që pranojnë kryerjen e këtij shërbimi. Këto dërgesa postare,përveç tarifave të pranimit për peshe dhe zonën e destinimit iu merret edhe një tarifë shtesë prej 4€ për shërbim exspress nderkombtare të miratuar.  Dërgesat postare Express janë dërgesa të postës së letrave që trajtohen me përparësi kundrejt dërgesave të tjera postare. Asnjë ambalazhim i veçantë nuk kërkohet për dërgesat postare Express.  Me kërkesë të dërguesit, në momentin e pranimit në sportelet e zyrave të postës, çdo dërgese postare mund të kërkohet dorëzimi i tij me të arritur në zyrën postare të destinacionit për një kohë sa më të shkurtër.  Të gjitha dërgesat postare që kërkohen të trajtohet me shërbim Express i ngjitet një etikete me ngjyre të kuqe te çelët, ku është shënuar pastër fjala “Express”. Ne mungese te një etikete apo shenjave te vulës, fjala “Express” duhet te shkruhet me shkronja te mëdha shume te theksuara ne ngjyre te kuqe. Etiketat “Express” gjithnjë vendosen në anën e majtë të shënimit të adresës së marrësit.  Po ashtu letrave Express duhet t’iu ngjitet edhe bar kodi trembëdhjeta shifror PRISHTINË 1 LX 000004600 KS Vërejtje; Administratat te cilat ne i shfrytezojne bar-kodin mund t’i perdorin etiketat ngjitese si në shembullin e larteparaqitur
  • 22. Lajmerim marrja ,,AR”  Objektet për te cilat dërguesi kërkon një lajmërim marrje do te përmbajnë te shtypura dhe te theksuara, ne anën e adresës, germat A.R. Objektet e përmendura duhet te shoqërohen nga një formular CN 07 me te ngjyre te kuqe te çelur dhe me fortësinë e një karte postare. Formulari CN 07 do te përmbaje ne shkronja te shtypura dhe te theksuara germat A.R..  Pagesa  Shërbimi për dërgesat me lajmërim marrje ,,AR”përveç taksave normale për peshe dhe zone te destinimit do ti merren edhe 2.50 €. Per sherbime manipulative Letra ,,AR”
  • 24. Post Restante  Dërgesat postare për këtë shërbim të veçantë duhet të kenë të shënuar në anën e përparme dhe me shkronja të dukshme shënimin “Poste Restante” kur është për jashtë Kosovës.  Poshtë këtij shënimi duhet të vendoset edhe emri i zyrës së postës ku do të mbahet dërgese postare. Ky shënim vihet poshtë emrit të marrësit dhe zëvendëson adresën e tij.  Shërbimi për dërgesat ,,Post Restante”perveq taksave normale për peshe dhe zone te destinimit do ti merren edhe taksa prej 0.60 € për këtë shërbim  Dërgesa postare me shënimin ,,Poste Restante” ruhet në zyrën e postës së destinacionit për një afat kohor prej një muaji nga data e arritjes dhe vërtetohen me vulë datare në pjesën e prapme të dërgesës.
  • 25. Shërbimet Financiare Jo-Bankare Posta e Kosovës Sh.A. është licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës si Institucion Financiar Jo Bankar (IFJB), çka i mundësohet Postes se Kosoves që të kryej shërbime financiare jo-bankare. Shërbimet financiare jo-bankare përfshijnë pagesat e ndryshme të cilat qytetarët e Kosovës do të kenë mundësin ti kryejnë në zyrat tona postare duke filluar me te gjitha pagesat qe kanë të bëjnë me grumbullimin e të hyrave buxhetore e që grupohen në kategoritë e pagesave UNIREF, ku përfshihen: Pagesa e tatimeve dhe kontributeve për ATK, Pagesa e Tatimit në Pronë, në të gjitha komunat, Pagesa e dënimeve në trafik, Te gjitha pagesat e studenteve të Universiteteve Publike (semestër, provime, konvikt, menzë, bibliotekë), Te gjitha pagesat e taksave gjyqësore, Pagesat për licenca te ndryshme të institucioneve të shtetit, Pagesat për dokumente personale, Pagesat e regjistrimit të automjeteve dhe shërbime të tjera. Po ashtu qytetarët në zyrat postare mund te kryejnë edhe pagesat e grupit kos-giro siç janë: • Pagesa e faturave të ujit të pijshëm me KUR-Prishtina • Pagesa e polisave të sigurimit të automjeteve me të gjitha kompanitë e sigurimeve në Kosovë • Pagesa e kartonit të verdhë për të gjitha kompanitë e sigurimeve http://www.postaekosoves.net
  • 26. Llojet e pagesave 1. Me transfer- për me xhirollogarise dhut te ket nr.fiskal, nr.xhirollogarisë, nr.bankës. 2. Me kesh-para te gatshme duhet te këtë kuponin fiskal  Se cila faktur duhet te arsyetohet dhe identifikohet ne kodin përkates pastaj të nenshkruhet nga menaxheri si dhe forma e pagesave secila faktur regjistrohet ne librin e fakturave dalëse.  Se cila faktur duhet te ket vleren prej 1-100€ nese e kalon shumen mbi 100€ duhet te behet kerkes e veqant, sepse kalon shume mbi 100€ pastaj faktura protokolohet, fotokopjohet dhe ruhet ne arkiv.
  • 27. Swot Analiza Studim rasti PTK-ja një "success story" në Kosovë PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të avancuara dhe moderne por edhe ndër më fitimpruese në Rajon. Në vitin 2008 PTK-ja gjeneroj të ardhura nga 161,481 Mio. EUR dhe fitim nga 80,831 Mio. EUR. Kjo korrespondon me një "Operating margin" nga rreth 50%. Edhe në vitin 2009 nuk humbi suksesi i PTK-së në një ambient krize ekonomike në Kosovë dhe rajon, PTK-ja ka arritë të mbaj të ardhurat në nivel shumë të lartë (145 EUR) dhe të mbroj titullin e kampionit të fitimpruesit më effikasë në Kosove me një fitim nga rreth 50Mio. EUR. Me këtë fitim PTK-ja arrijnë një operating marging nga rreth 34%. PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të sukseshme dhe fitimpruese në rajon dhe ndër më të sukseshmet firma të branchës së telekomit në botë. Si shembull krahasojme "Deutsche Telekom" dhe "Vodafone". Deutsche Telekom arrijnë një operating margin nga 9,3%, kurse Vodafone, njëra ndër kompanite më të mira të botës, përfiton vetëm me 20% në të ardhurat totale. PTK-ja është një "success story" në Kosovën e pasë-luftes, edhe pse ka korruption,keqmanagement, vjedhje dhe keqperdorim. Përparsit:  Ka numër më të madh të konsumatorve në krahasim me operatorët tjer  Është aksionar shteti  Mbulueshmeria mbi 95% të vendit Dobësit:  Reagim i ngadalshmëm  Resurset njerzore të vjetruara  Menaxhim jo i duhur Mundesit  Tregu rajonal  Rritje ma të madhe të palasmanit në treg  Rritje më të madhe të shërbimeve  Kontratat vendore e nderkombetare Kërcënimet  Konkurenca nga operatoret e tjer.  Jo efektshmeria  Jo planifikimi në kohë
  • 28. Studim rasti PTK-ja një "success story" në Kosovë PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të avancuara dhe moderne por edhe ndër më fitimpruese në Rajon. Në vitin 2008 PTK-ja gjeneroj të ardhura nga 161,481 Mio. EUR dhe fitim nga 80,831 Mio. EUR. Kjo korrespondon me një "Operating margin" nga rreth 50%. Edhe në vitin 2009 nuk humbi suksesi i PTK-së në një ambient krize ekonomike në Kosovë dhe rajon, PTK-ja ka arritë të mbaj të ardhurat në nivel shumë të lartë (145 EUR) dhe të mbroj titullin e kampionit të fitimpruesit më effikasë në Kosove me një fitim nga rreth 50Mio. EUR. Me këtë fitim PTK-ja arrijnë një operating marging nga rreth 34%. PTK-ja është njëra ndër kompanitë më të sukseshme dhe fitimpruese në rajon dhe ndër më të sukseshmet firma të branchës së telekomit në botë. Si shembull krahasojme "Deutsche Telekom" dhe "Vodafone". Deutsche Telekom arrijnë një operating margin nga 9,3%, kurse Vodafone, njëra ndër kompanite më të mira të botës, përfiton vetëm me 20% në të ardhurat totale. PTK-ja është një "success story" në Kosovën e pasë-luftes, edhe pse ka korruption,keqmanagement, vjedhje dhe keqperdorim. Përfundimi Në mënyrë të përmbledhur dua të them se në këtë punim jam munduar që në pika sa më te shkurta të paraqes punen praktike të kryer në PTK përfaqësia në Gjakovë si dhe njohurit e fituara nga puna praktike . Gjatë mësimeve praktike kam vërejtur se puna aty kryhet me pergjegjesi te madhe e njëherit kërkon profesionalizëm dhe angazhim të lartë.. Me kryerjen e punes praktike kam arritur te fitoj njohuri te mira te cilat ne teori ishin te leta por ne praktik kerkojne pergjedhsi te madhe. Me kryerjen e kësaj pune praktike shpresoj se kam arritur të krijoj një bazë solide të njohurive që do të ma mundësojnë përgatitjen e mëtutjeshme,dhe për fund dua të them se ndihem shum i lumtur për faktin qe kam pasur fatin dhe mundësinë qe te ndjeke praktiken ne njërën nga organizatat me profitabile ne Kosovë siq është Postë telekomi i Kosovës - PTK.
  • 29. Literatura Ligjeratat e Burimeve Njerëzore udhëheqese Vëmendja ime Njohuritë e mija Dokumentet postare http://www.postaekosoves.net Punoi: Shpejtim Rudi UP”Haxhi Zeka”-Pejë Drejtimi ADMINISTRIM BIZNESI Faleminderit