SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  10
Télécharger pour lire hors ligne
KOLEGJI UNIVERSITAR
                 “ FAMA “
                 STUDIMET PASDIPLOMIKE




LENDA:     MARRËDHËNJE NDËRKOMBËTARE

TEMA:      NIKOLO MAKIAVELI – ETIKA DHE POLITIKA


MENTORI:                                      KANDIDATI:

Prof. Dr. Hajredin Kuçi                       Valon Peçani


                      Prishtinë, Janar 2008
HYRJE



Një nga veprat më të rëndësishme filozofiko – politike të të gjitha kohërave padyshim që
është edhe vepra e Niccolo Machiavellit “Sundimtari” apo “Princi”. “Princi” është një
libër që këshillon një princ se si duhet të sundojë. Libra të tillë kishte shumë në kohën e
Machiavellit, por libri i tij, ishte shumë i ndryshëm, sepse i kundërvihej moralit të kohës.
Ai ishte shumë “ i ndershëm ndaj pandershmërisë” dhe vepra e tij u bë proverbiale për
dinakërinë, mashtrimin dhe pabesinë në politikë. Ajo gjithashtu qe një sulm kundër bazës
morale të jetës politike.
Në veprën e tij “Sundimtari”, Machiavelli iu qas politikës në një mënyrë të re dhe
moderne për kohën e tij. Lirisht mund të thuhet se pikërisht Machiavelli i vuri bazat
shkencore politikës së një fushëveprimi të vaçantë. Machaivelli trajton politikën jo si një
çështjë morale, por si dukuri objektive shoqërore, studimi i së cilës duhet t’u ndihmojë
pushtetmbajtësve që të mbajnë pushtetin dhe të ruajnë rendin ekzistues sa më mirë dhe sa
më gjatë. Supozimi themelor i Machiavellit është pohimi se njeriu është një qenie me
plotë dobësi, i pabesë, i pasigurtë dhe fundja, një egërsirë. Për ta mbajtur pushtetin duhet
të veprojmë, pa skrupulla, pa konsiderata dhe pa mëshirë.
Qëllimi kryesor i udhëheqësve politikë është të mbajnë qeverisjen dhe të fitojnë lavdi,
nder dhe pasuri për sunduesit dhe njerëzit e tyre.
“Fuqija” eshte baza e Princit. Nga eksperienca e tij dhe nga cfare ka treguar historia,
Machiavelli sjell shume ide te cilat ai mendon se jane te rendesishme ne vend qe te arrish
nje fuqi te suksesshme. Ai mendonte se feja dhe moralet nuk kishin vend ne publik
pervecse te sherbenin qellime politike. Per ate, vlera e nje institucioni apo nje
udheheqesi duhet te percaktohesh nga suksesi praktik (fitimi dhe permbajtja e fuqis
politike). Ai e ndan moralitetin ne moralitet politik, i cili perdoret kur merre kontroll, dhe
moraliteti personal, i cili nuk merre fare pjes ne politik. Ose, me thjesht, Machiavelli
mendon se nje njeri nuk ka nevoj te justifikoj arsyet e tij per veprimet e tij ne qoftese
deshiron te mbaj fuqi. Imazhi heroik i princit eshte i tmerrshem. Qellimi i tij eshte te
shpjegoj ligjet e fuqis politike. Machiavelli ka organizuar idet e tija ne pes kategori:

1) Cfare eshte nje principal

2) Cfare lloj principalesh ekzistojn

3) Si fitohen principalet

4) Si mbahen principalet

5) Pse humbasin principalet



                                                                                            3
Duke diskutuar se cfare jane principalet, ai thot: “te tera principalet jane udhehequr nga
nje princ dhe nga sherbyes te cilet funksionojn si ministra dhe qe udheheqin sipas favorit
dhe konsesionit te tij ose jane udhehequr nga nje princ me hajdutra duke mbajtur titull jo
nga merita por nga trashgimesija.”1 Ne kapitujt (afersisht) 1-11 ai diskuton principalet e
ndryshme qe ekzistojn. Ndermjet shume qe ai shpjegon, tre mund te te nguliten ne tru. Ka
principale trashgimetare, te cilat fitohen dhe pranohen me leht; ka principale te reja, te
cilat fitohen nga pasuria dhe shkathesija; ka dhe principale te ngaterruara te cilat
perfshine te vjetra dhe te reja, dhe ku gjithashtu eshte me veshtire te plotesosh deshirat e
tere popullit. Me te shumtat e ideve te Machiavellit mbi si fitohen principalet jane te
bazuara ne ngjarje historike. Rreth kapitujeve 12-14, ai diskuton menyrat se si nje
udheheqes politik mund te organizoj ushtrine e tij (funksioni me i rendesishem i nje
udheheqesi). Psh, ai permend se ne vend qe mercenaret te lufetojn dhe qe te perdorin tere
fuqin e tyre, ata duhet te paguen. Nga kapitulli 6, mund te konkludojm se ne vend qe te
fitosh fuqi, duhet te varesh me pak ne pasuri, duhet te imitosh si kane udhehequr te
tjeret ne te kaluaren, dhe nga nje here duhet te perdoresh forcen2. Ai shpjegon nje
nga idet me te rendesishme per te fituar principale: “ne monarki…te udhehequra ashtu si
Franca, mund te hysh me lehtesi duke bere per vete nje nga hajdutet e mbreteris, meqense
ata te pakenaqur dhe ata qe kerkojn ndryshme mund te gjenden gjithmon, …njerez te tille
mund te hapin rrugen per ty dhe te lehtesojn fitoren.” (p.23) Dmth, Machiavelli po thot se
mund te perdoresh te tjeret per interesat e tua ne vend qe te fitosh (apo arrish qellimin
tend). Sa i perket mbajtjes se fuqis, ai shpjegon se eshte me leht te mbash vende qe flasin
te njejten gjuhe dhe ne qoftese dikush e ka fituar nje toke per te dyten here, keto vende i
humbet me me teper veshtiresi. Gjithashtu permend se nje princ i ri gjithmon duhet te
kujdeset dhe duhet te krijoj dobesi te te fuqishmit. Tre menyra te rendesishme qe ai
shpjegon se si principalet duhen udhehequr jane: shkaterrohe, shko jeto atje ne person,
dhe lejoje te vazhdoj te jetoj nden ligjet e veta. Si nje shembull per te mbeshtetur keto tre
hapa ai thot: “Spartanet e kan mbajtur Athinen dhe Theben duke krijuar shtete me pak
burra ne secilin dhe humben. Ndersa Romanet e shkaterruan Capuan, Carthagen dhe
Numantin ne vend qe ti mbanin dhe nuk i humben.” (pg. 24). Dhe pavaresisht se nje
shembull i tille eshte moralisht i debatueshem, ky takt eshte i provuar dhe si rezultat mjaft
i bindshem. Midis kapitujve 15-23, propozon iden qe ai qe eshte udheheqes nuk eshte i
detyruar te kthej ndershmerin me ndershmeri; e vetmja gje qe princi i ka borxh subjektve
te tij eshte suksesi militar dhe, ne kapitujt e fundit, ndenjat e tij patriotike dalin duke
enkurajuar princin qe ta mbaj mire Italin.
Nje nga temat kryesore e librit eshte se nje udheheqes nuk duhet te lere kurre dicka ne
dore te shansit, dhe nuk mund te varet te fati apo te mbeshtetje nga te tjeret, sepse
zakonisht ka per te treguar se eshte e pabaze.




1
    Machiavelli, Nikolo, Princi – Kodi Moral, Eugen, Tiranë
2
    Po aty.


                                                                                           4
NDARJA E ETIKËS NGA POLITIKA

Nuk ka asgjë më vetëshkaterruese se bujaria; në artin e zbatimit të saj humbet aftësinë për
të vepruar, kështu dhe bëhesh ose i varfër dhe i përbuzur ose në përpjekje për ti shpëtuar
varfërisë, grabitqar dhe i urryer. Është shumë më mirë të të tremben, sesa të të duan.
Machiavelli shpallte se qëllimi i një princi është të fitoj lavdi dhe të ruajë pozitën e vet.
Për këtë arsye, të jeshë i moralshëm nuk është përherë e arsyeshme: zbatimi i atyre që
predikon si të drejta shumica e njerëzve çon në shktarrim. Atij i kishte lënë mbresë fati i
Çezare Borxhas dhe kishte mësuar prej rënjes së tij. Akoma më shmë i kishte bërë
përshtypje që papa Juliusi II, i kishte bërë shumë premtime Borxhas dhe kur pozita e tij
qe siguruar, i pati shkelur të gjitha.
Nëse qëllimi i një princi është të mbajë pushtetin e vet,ai ndodhet përballë problemit se si
të mos duket i keq dhe kur vepron me ligësi. Ai shkruante se “ një princ që mashtron gjen
gjithmon njerëz që lejojnë të mashtrohen.” Në fakt, nëse një princ nuk mund të veproj si
njeri, ai duhet të veproj si bishë. Si dhelpër - me dinakëri; si luan me egërsi.
Machiavelli nxit sundesit, që të zhvillojnë artin e mashtrimit, sepse ai ishte i bindur se
vetëm individët mendjehollë dhe dinakë mund të mbijetonin në artin e rrezikshëm të
qeverisjes. Duke e bazuar mendimin e tij në analizën e hollësishme të sjelljeve aktuale të
bashkëkohësve të tij, ai shpejt konkludoi se të mendosh për sjelljet politike sipas
rregullave morale, do të thotë të zbulosh veten përpara gjithë rreziqeve, që kundërshtarët
finokë krijojnë. Për këtë arsye, në vend të kërkesës për moral ai futi indiferencen. Në të
vërtetë ai argumenton se, “feja jonë e vendos lumturinë e shkallës më të lartë në
përulësinë, nënvleftësimin dhe në përçmimin e objekteve të botës njerëzore, ndërsa (feja
e antikitetit), përkundrazi, e shikon të mirën supreme në madhështinë e shpirtit, fuqinë e
trupit dhe në shumë cilësi të tjera, të cilat e bëjnë njeriun të përkryer…” Kriticizmi i
Machiavellit kundër etikës së krishterë ishte se ajo e shikonte “njeriun si qenie të dobët, e
cila mund të bëhej lehtësisht preh e njeriut të lig”3.
Që njerëzit janë të këqinj, ishte një fakt më se i qartë për Machiavelin. Korrupsoni ishte
deri në qaret më të larta; bile dhe papët e ditëve të tij kishin një reputacion kaq të keq sa
Machiaveli do të shkruante: “Ne italianët, që i jemi mirënjohës Kishës së Romës dhe
priftërinjëve të saj, kemi filluar të bëhemi jobesimtarë dhe jo të mirë. Në fakt, thoshte ai,
është e kotë të kërkoshë diçka të mirë në vendet e korruptuara, siç është mbi të gjtiha
Italia .“ 4Ky fakt i korrupsionit njerëzor ishte fillimi vendimtar i mendimit politik për
Machiavelin. Një shoqëri e korruptuar në themelet e saj, kërkon një qeveri të fortë, e cila
duhet të drejtohet mundësisht nga një njeri i vetëm, sepse në të kundërtën, ka ndodhur
shumë rrallë, për të mos thënë asnjëherë, që një republikë apo mbretëri të ketë qenë e
organizuar mirë apo e reformuar mirë5. Me pak fjalë, këtu Machiaveli, e shikonte nevojën
e një legjislatori absolut.



3
  .Raeper & Smith, Një hyrje tek idetë, Dituria, Tiranë Shqipëri.
4
  Machiavelli, Nikolo, Princi – Kodi Moral, Eugen, Tiranë
5
  Mc Lean, Ian, Fjalori Politik - Oxford, Shtëpia e Librit & Komunikimit
Tiranë 2001


                                                                                           5
PRINCIPATAT DHE MBAJTJA E PUSHTETIT

“Nëse intelekti i një princi është i zakonshëm, ai do të qëndrojë një kohë të gjithë kohën
në frontin e vet, me përjashtim të rastit kur një forcë e jashtëzakonshme do t’ia largonte
pushtetin”6. Këtu autori potencon idenë se dëshira për të qëndruar në pushtet është më e
natyrshmja dhe më e zakonshmja në mes të njerëzve.
Machiavelli, qysh në kohën e tij, i shpjegon llojet e principatave, si ato të trashëguara dhe
të përziera. Këtë të fundit, Machiavelli, e quanë principatë të komplikuar, sepse njerëzit i
ndërrojnë padronët e tyre me kënaqësi, duke besuar se me ndrrimin e tyre do të jetë më
mirë ky ndryshim.
Është pikërishtë ky besim, që i shtynë të marrin armët kundër princit në pushtet, por me
këtë ata gënjejnë veten, sepse me kalimin e kohës do të shohin se vetëm sa i janë
përkeqësuar kushtet e tyre.
Duke reflektuar mbi vështërësitë e ruajtjes së territoreve të pushtuara, autori na sjell
ndërmend se principatat e dikurshme janë qeverisur në dy mënyra të ndryshme: e para,
parashikonte praninë e një sovrani absolut përballë të cilit njerëzit e tjerë do të
konsideroheshin si skllevër, me përjashtim të disa funksionarëve dhe këta falë mëshirës
së tij; e dyta parashikonte praninë një princi të rrethuar nga baronët, të cilët mbanin poste
të ndryshme, jo nga mëshira e sovranit, por falë gjakut “blu” të tyre.
Duke e shpjeguar se në ç’mënyrë duhet të qeverisen qytetet, ose principatat që kanë pasur
ligjet e veta para pushtimit, autori e elaboron se kur territoret e pushtuara janë mësuar të
jetojnë në liri, sipas ligjeve të tyre, ka tri mënyra për të ruajtur sundimin: asgjësimin, të
shkosh vetë aty, t’u vendosësh taksa dhe të krijosh një qeveri të vogël e cila të jetë e aftë
të ruajë konsensusin. Mënyra më e mirë për të siguruar pushtetin është ajo e shkatërrimit
të plotë të qytetit. Mënyra më e lehtë është t’ua besosh qeverisjen qytetarëve të tij. Kur
një qytet apo një provincë, është mësuar të jetojnë në qeverisjen e një sundimtari, në
momentin që ky zotëri dhe dera e tij eliminohen, populli i mësuar të bindet dhe i ngelur
tanimë pa udhërryfyes, s’është i zoti të nxjerrë një të ri nga gjiri i tij dhe as të jetojë në
liri, ndaj është e pamundur që të rrokë armët. Çdo sundimtar i ri, i cili e pushton një vend,
për të qenë më i sigurt, princi ose duhet t’i shkatrrojë, ose të shkojë dhe të jetojë vetë aty.
Natyra e popujve është e ndryshueshme, është e lehtë që t’i bindësh për diçka, por është e
vështirë t’i mbash në këtë besim. Ndaj gjërat duhet të organizohen në mënyrë të tillë që,
kur njerëzit nuk besojnë më, të arrish t’i bindësh ata me anë të forcës.
Autori, si njohës e mirë i çështjeve politike të kohës së tij na jep një numër të madh të
marrjes (fitimit) së principatave. Mënyra më e keqe për të bërë princ që nuk i atribohet as
fatit as zotësive personale është rasti kur dikush bëhet princ përmes veprave kriminale.
Machiavelli, gjithashtu i përshkruan edhe vetit se si duhet të jetë një princ. Një princ nuk
duhet të ketë tjetër qëllim, mendim dhe detyrë përveç se të përgatitet së pari të mbajë
pushtetin dhe pastaj të përgatitet për luftë. Nëse një sndimtar i cili nuk është i zoti në artin
e luftës, përveç fatëkeqësive të tjera, nuk respektohet nga ushtarët e tij dhe s’gëzon



6
    Machiavelli, Nikolo, Princi – Kodi Moral, Eugen, Tiranë



                                                                                              6
besimin e tyre. Duke shkruar mbi mënyrat se si duhet të sillet një princ me shtetasit e tij,
duke aluduar se do t’i përmbahet realitetit e jo teorisë, na jep diçka që është e freskët dhe
e vaçantë për kohën e tij.
Një sundimtar i cili dëshiron të jetë i mirë në mes atyrë që nuk janë, shkon i sigurt drejt
rrënimit. Prandaj, një sundimtar , nëse dëshiron të ngelet i tillë, duhet të mësoj që të mos
jetë gjithmonë i mirë, por të reagoj sipas nevojave.
Çdo kush mund të thotë se do të ishte e lëvdueshme për një sundimtar, nëse nga të gjitha
këto karakteristika, do të zotëronte vetëm të mirat, por kjo nuk është e mundur, sepse
natyra njerëzore nuk e lejon një gjë të tillë, ndaj është e nevojshme që ai të dijë si t’i
shmangë të këqijat e atyre veseve që do të bënin t’i ikte nga duart e pushtetit dhe
mundësisht të ruhet prejt tyre, por nëse kjo është e pamundur, atëherë ai do të ndjekë me
më pak hezitim instiktin e vet. Dhe princi nuk duhet të shqetësohet kaq shumë për sharjet
që mund të vijnë nga veset që i lejojnë mbajtjen e pushtetit, sepse ka mjaft virtyte që të
çojnë drejt greminës dhe vese që të sjellin mirëqenie dhe siguri7.
Më mirë është të jeshë një princ dorëlëshuar; megjithatë bujaria e tepërt mund të dëmtojë,
por nëse ai do të dijë si ta përdorë, ajo s’do të vihet re nga të tjerët dhe s’do ta akuzojnë
asnjëherë për kursimtar. Për të fituar famën e një njeriu bujar, një sundimtar nuk duhet të
ndalet përpara asnjë shpenzimi madhështor, vetëm e vetëm për ta fituar këtë titull. Nuk ka
asgjë tjetër në botë që do të shkatërrojë më tepër sesa bujaria e tepruar.
Ajo që një sundimtar duhet të shmangë është urrejtja dhe pakënaqësia e popullit të vet,
por dorëlirësia të shpije si te njëra ashtu edhe te tjetra. Ndaj është më e urtë të quhesh
dorështrënguar, duke marrë mbi vete një nam të keq, por jo urrejtjen, sesa, për t’u
konsideruar bujar, të shndërrohesh në grabitqar, për rrjedhojë famëkeq dhe i urryer
njëkohësisht. Duke marrë parasysh cilësitë e tjera, është më mirë që një princ të tregohet i
mëshirshëm dhe jo mizor, megjithatë, ai duhet të jetë i kujdesshëm që të mos e
keqpërdorë këtë virtyt. Gjithashtu një princ nuk duhet të shqetësohet për famën e keqe të
mizorisë, kur me anë të saj mund të mbajë të bashkuar dhe besnikë shtetasit e tij.
Një princ, duhet të jetë i kujdesëshëm në marrjen e vendimeve dhe vënien në jetë të tyre,
nuk duhet të frikësohet nga hija e vet dhe duhet të veprojë me tolerancë, kujdes dhe
njerëzisht, në mënyrë që besimi i tepruar të mos e bëjë të pakujdesshëm dhe me
mosbesim të padurueshëm. Është më mirë të të duan sesa të të kenë frikën, apo
anasjelltas? Përgjigja është se janë të vlefshmë të dyja zgjidhjet, por meqë është e
vështirë t’i kesh në të njëjtën kohë dhe je i detyruar të zgjedhësh njërën, është shumë më
e sigurtë të ta kenë frikën, sesa të të duan.
Në të vërtet, njerëzit në përgjtihësi janë mosmirënjohës e të pabesë, hipokritë, shmangin
rrezikun dhe s’kanë të ngopur nga fitimet. Njerëzit e kanë shumë të lehtë të sulmojnë një
sundimtar që është i dashur, sesa një tjetër që ia kanë frikën, sepse një lidhje e tillë nuk
është e sinqertë dhe mund të prishet në çdo çast nga personi shpirtligë. Megjithatë, një
princ duhet të përpiqet që shtetasit e tij t’ia kenë frikën në mënyrë të tillë që edhe nëse
nuk e duan të paktën të mos e urrejnë.
Të gjtihë e dinë sesa e lëvdueshme është për një sundimatar që të mbajë fjalën e dhënë




7
    Machiavelli, Nikolo, Princi – Kodi Moral, Eugen, Tiranë


                                                                                           7
dhe të jetojë me nder, pa qenë pak dinak dhe gënjeshtar.8 Prandaj, një princ duhet të dijë
të shfrytzojë si natyrën e njeriut ashtu edhe atë të kafshës. Nga natyra shtazore, princi
duhet të shfrytëzoj cilësitë e dhelprës dhe të luanit, sepse ndërsa ky i fundit nuk mundet
t’u shpëtoj grackave të vëna për të, e para nuk mund t’i bëjë ballë forcës së ujqërve.
Duhet të jesh dhelpër për të zbuluar grackat dhe luan për të frikësuar ujëqërit. Të gjithë
ata që bëjnë vetëm rolin e luanit, nuk dinë të qeverisin. Gjithashtu, një sundimtar i
mençur nuk mund dhe nuk duhet ta mbaj fjalën e dhënë, kur ajo bie ndesh me interesat e
tij dhe kur shkaqet që e detyruan të jepte fjalën nuk do të ishin më në fuqi. Machaivelli
përmend shembullin e Aleksandrit VI i cili nuk mendonte kurrë për gjë tjetër, veçse për të
mashtruar dhe gjithmonë gjeti terrenin e përshtatshëm. Duke folur për cilësitë e
sundimtarit, nuk është e domosdoshme që ai ti zotërojë të gjitha cilësitë, por është
thelbësore që ai të duket sikur i ka ato. Kur i ke dhe i praktikon është fatale, por kur
shtiresh se i zotron është e dobishme. Një sundimtar duhet të shfaqet si mëshirëmadh,
besnik, njerëzor, fetar e i qëndrueshëm madje edhe në realitet duhet të jetë i tillë, por në
çastin kur nuk mund të jetë më, duhet të dijë si të ndryshoj në të kundërtën9.
Një sundimtar nuk duhet t’u frikësohet komploteve, nëse ka mbështetjen e popullit, por
nëse kjo e fundit i mungon dhe populli e urren, princi duhet të ketë frikë nga të gjithë dhe
nga gjithçka. Shtetet e organizuara mirë dhe princat e mençur janë përpjekur të mos
dëshpërojnë fisnikët dhe të kënaqin popullin, sepse ky është qëllimi kryesor i çdo
sundimtari.10 Urrejtja mund të shkaktohet si nga veprat e mira ashtu edhe nga të këqijat.
Gjatë tërë analizave të tij, autori sikur arrin në përfundim se urrejtja dhe përbuzja kanë
qenë shkaku i shkatrrimit të sundimtarëve




8
  Murtezai, Ekrem, Filizofia, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i
Kosovës-Prishtinë
9
  Raeper & Smith, Një hyrje tek idetë, Dituria, Tiranë Shqipëri
10
   Stumpf, Samuel Enoch, Filozofia - Historia & Problemet, Toena, Tiranë


                                                                                          8
KONKLUZION


Shumë sundimtarë ia kanë frikën popullit të vet dhe shumë prej tyre kanë ngritur fortesa
për t’u mbrojtur dhe, në të vërtetë, fortesa më e mirë është të mos urrehesh nga populli yt.
Sundimtari, për të mos e patur urrejtjen e popullit dhe për të qenë i repektuar nga populli,
duhet të nderoj të gjithë ata që shquhen në çdo art. Duhet te tregohet tolerant përballë
aktiviteteve që zhvillojnë shtetasit e tij, qofshin ato tregtare, bujqësore, apo të ndonjë
fushe tjetër. Ai duhet të favorizojë festat popullore dhe, meqë çdo qytet është i ndarë në
klasa shoqërore, është e nevojshme që ai të respektojë çdo klasë, personalisht me anë të
dhuratave, por pa harruar prestigjinin dhe dinjitetin e tij mbretëror, sepse këto nuk duhen
lënë kurrë pas dore. Gjithashtu, princi, duhet t’i shpërblejë të gjithë qytetarët që janë të
zotë të marrin vendime të dobishme për zhvillimin e shtetit.
Famë të madhe do të fitonte ai princ që do qe i zoti ta organizonte ndryshe shtetin. Ligje
të reja, rregulla të reja, të rrënjosura mirë në këtë realitet, e si rrjedhim të fortë, mund ta
bëjnë atë një protagonist të admiruar dhe të respektuar. Duke shkruar për Italinë,
Machiavelli, thotë se nuk i mungon lënda e parë, por drejtuesit e tij janë të paaftë.
Machiavelli ishte shumë i ndërgjegjshëm për njohjen e gjendjes shpirtërore të njerëzve.
Ai shkon aq larg sa që nuk ngurron që njerëzit ti quaj: mosmirënjohës, të paqëndrueshëm,
falls, frikacak, të pangopur dhe për aq kohë sa ju jeni i famshëm, ata janë plotësisht me
ju. Dhe kur sundimtari ka nevojë për ndihmë ata të kthejnë krahët. Për këtë ai vlerson më
shumë dinakërinë sesa moralin. Qëllimi kryesor i sundimtarëve është të mbajnë
qeverisjen dhe të fitojnë lavdi, nder dhe pasuri për sunduesit dhe njerëzit e tyre.
Machiavelli argumenton se princat duhet të jenë të gatshëm të bëjnë gjithçka që të jetë e
domosdoshme për ta ruajtur lirinë dhe për të fituar lavdi në emër të shtetit. Sidoqoftë, një
princ duhet të nxjerr ligje të mira për të siguruar pozitën e vet dhe këto duhet të
mbështeten me një ushtri të fortë. Machiavelli këmbëngulte që princi duhej të krijonte
ushtrinë e vet dhe jo të përdorë mercenarë me rrogë, siç ishte zakon në atë kohë. Këshillat
e tij mund të përmblidhen kështu: mos vepro sipas diktatit të moralit, po sipas diktatit të
domosdoshmërisë.




                                                                                             9
Literatura




1 - Machiavelli, Nikolo, Princi – Kodi Moral, Eugen, Tiranë .


2 - Raeper & Smith, Një hyrje tek idetë, Dituria, Tiranë Shqipëri.


3 - Mc Lean, Ian, Fjalori Politik - Oxford, Shtëpia e Librit & Komunikimit
Tiranë 2001.


4 - Murtezai, Ekrem, Filizofia, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i
Kosovës-Prishtinë.


5 - Stumpf, Samuel Enoch, Filozofia - Historia & Problemet, Toena, Tiranë.




                                                                             10
Përmbajtja




Hyrje

Ndarja e etikës nga politika

Principatat dhe mbajtja e pushtetit

Konkluzion

Përmbajtja




                                      11

Contenu connexe

En vedette

Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanArlinda
 
Krijimi i shtetit shqiptar
Krijimi i shtetit shqiptarKrijimi i shtetit shqiptar
Krijimi i shtetit shqiptarYsni Ismaili
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitEGLI TAFA
 
The Machiavelli’s Prince Lesson
The Machiavelli’s Prince LessonThe Machiavelli’s Prince Lesson
The Machiavelli’s Prince LessonMichele Carretti
 
Niccolò Machiavelli
Niccolò MachiavelliNiccolò Machiavelli
Niccolò Machiavellidekim
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 

En vedette (9)

machiavelli the prince
machiavelli the princemachiavelli the prince
machiavelli the prince
 
Levizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkanLevizjet nacionaliste ne ballkan
Levizjet nacionaliste ne ballkan
 
Krijimi i shtetit shqiptar
Krijimi i shtetit shqiptarKrijimi i shtetit shqiptar
Krijimi i shtetit shqiptar
 
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw BallkanitFormimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
Formimi dhe forcimi i shteteve tw Ballkanit
 
The Machiavelli’s Prince Lesson
The Machiavelli’s Prince LessonThe Machiavelli’s Prince Lesson
The Machiavelli’s Prince Lesson
 
Niccolò Machiavelli
Niccolò MachiavelliNiccolò Machiavelli
Niccolò Machiavelli
 
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Trashëgimore - Pyetje & Përgjigje
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
Nicollo Machiavelli
Nicollo MachiavelliNicollo Machiavelli
Nicollo Machiavelli
 

Etika dhe politika

  • 1. KOLEGJI UNIVERSITAR “ FAMA “ STUDIMET PASDIPLOMIKE LENDA: MARRËDHËNJE NDËRKOMBËTARE TEMA: NIKOLO MAKIAVELI – ETIKA DHE POLITIKA MENTORI: KANDIDATI: Prof. Dr. Hajredin Kuçi Valon Peçani Prishtinë, Janar 2008
  • 2. HYRJE Një nga veprat më të rëndësishme filozofiko – politike të të gjitha kohërave padyshim që është edhe vepra e Niccolo Machiavellit “Sundimtari” apo “Princi”. “Princi” është një libër që këshillon një princ se si duhet të sundojë. Libra të tillë kishte shumë në kohën e Machiavellit, por libri i tij, ishte shumë i ndryshëm, sepse i kundërvihej moralit të kohës. Ai ishte shumë “ i ndershëm ndaj pandershmërisë” dhe vepra e tij u bë proverbiale për dinakërinë, mashtrimin dhe pabesinë në politikë. Ajo gjithashtu qe një sulm kundër bazës morale të jetës politike. Në veprën e tij “Sundimtari”, Machiavelli iu qas politikës në një mënyrë të re dhe moderne për kohën e tij. Lirisht mund të thuhet se pikërisht Machiavelli i vuri bazat shkencore politikës së një fushëveprimi të vaçantë. Machaivelli trajton politikën jo si një çështjë morale, por si dukuri objektive shoqërore, studimi i së cilës duhet t’u ndihmojë pushtetmbajtësve që të mbajnë pushtetin dhe të ruajnë rendin ekzistues sa më mirë dhe sa më gjatë. Supozimi themelor i Machiavellit është pohimi se njeriu është një qenie me plotë dobësi, i pabesë, i pasigurtë dhe fundja, një egërsirë. Për ta mbajtur pushtetin duhet të veprojmë, pa skrupulla, pa konsiderata dhe pa mëshirë. Qëllimi kryesor i udhëheqësve politikë është të mbajnë qeverisjen dhe të fitojnë lavdi, nder dhe pasuri për sunduesit dhe njerëzit e tyre. “Fuqija” eshte baza e Princit. Nga eksperienca e tij dhe nga cfare ka treguar historia, Machiavelli sjell shume ide te cilat ai mendon se jane te rendesishme ne vend qe te arrish nje fuqi te suksesshme. Ai mendonte se feja dhe moralet nuk kishin vend ne publik pervecse te sherbenin qellime politike. Per ate, vlera e nje institucioni apo nje udheheqesi duhet te percaktohesh nga suksesi praktik (fitimi dhe permbajtja e fuqis politike). Ai e ndan moralitetin ne moralitet politik, i cili perdoret kur merre kontroll, dhe moraliteti personal, i cili nuk merre fare pjes ne politik. Ose, me thjesht, Machiavelli mendon se nje njeri nuk ka nevoj te justifikoj arsyet e tij per veprimet e tij ne qoftese deshiron te mbaj fuqi. Imazhi heroik i princit eshte i tmerrshem. Qellimi i tij eshte te shpjegoj ligjet e fuqis politike. Machiavelli ka organizuar idet e tija ne pes kategori: 1) Cfare eshte nje principal 2) Cfare lloj principalesh ekzistojn 3) Si fitohen principalet 4) Si mbahen principalet 5) Pse humbasin principalet 3
  • 3. Duke diskutuar se cfare jane principalet, ai thot: “te tera principalet jane udhehequr nga nje princ dhe nga sherbyes te cilet funksionojn si ministra dhe qe udheheqin sipas favorit dhe konsesionit te tij ose jane udhehequr nga nje princ me hajdutra duke mbajtur titull jo nga merita por nga trashgimesija.”1 Ne kapitujt (afersisht) 1-11 ai diskuton principalet e ndryshme qe ekzistojn. Ndermjet shume qe ai shpjegon, tre mund te te nguliten ne tru. Ka principale trashgimetare, te cilat fitohen dhe pranohen me leht; ka principale te reja, te cilat fitohen nga pasuria dhe shkathesija; ka dhe principale te ngaterruara te cilat perfshine te vjetra dhe te reja, dhe ku gjithashtu eshte me veshtire te plotesosh deshirat e tere popullit. Me te shumtat e ideve te Machiavellit mbi si fitohen principalet jane te bazuara ne ngjarje historike. Rreth kapitujeve 12-14, ai diskuton menyrat se si nje udheheqes politik mund te organizoj ushtrine e tij (funksioni me i rendesishem i nje udheheqesi). Psh, ai permend se ne vend qe mercenaret te lufetojn dhe qe te perdorin tere fuqin e tyre, ata duhet te paguen. Nga kapitulli 6, mund te konkludojm se ne vend qe te fitosh fuqi, duhet te varesh me pak ne pasuri, duhet te imitosh si kane udhehequr te tjeret ne te kaluaren, dhe nga nje here duhet te perdoresh forcen2. Ai shpjegon nje nga idet me te rendesishme per te fituar principale: “ne monarki…te udhehequra ashtu si Franca, mund te hysh me lehtesi duke bere per vete nje nga hajdutet e mbreteris, meqense ata te pakenaqur dhe ata qe kerkojn ndryshme mund te gjenden gjithmon, …njerez te tille mund te hapin rrugen per ty dhe te lehtesojn fitoren.” (p.23) Dmth, Machiavelli po thot se mund te perdoresh te tjeret per interesat e tua ne vend qe te fitosh (apo arrish qellimin tend). Sa i perket mbajtjes se fuqis, ai shpjegon se eshte me leht te mbash vende qe flasin te njejten gjuhe dhe ne qoftese dikush e ka fituar nje toke per te dyten here, keto vende i humbet me me teper veshtiresi. Gjithashtu permend se nje princ i ri gjithmon duhet te kujdeset dhe duhet te krijoj dobesi te te fuqishmit. Tre menyra te rendesishme qe ai shpjegon se si principalet duhen udhehequr jane: shkaterrohe, shko jeto atje ne person, dhe lejoje te vazhdoj te jetoj nden ligjet e veta. Si nje shembull per te mbeshtetur keto tre hapa ai thot: “Spartanet e kan mbajtur Athinen dhe Theben duke krijuar shtete me pak burra ne secilin dhe humben. Ndersa Romanet e shkaterruan Capuan, Carthagen dhe Numantin ne vend qe ti mbanin dhe nuk i humben.” (pg. 24). Dhe pavaresisht se nje shembull i tille eshte moralisht i debatueshem, ky takt eshte i provuar dhe si rezultat mjaft i bindshem. Midis kapitujve 15-23, propozon iden qe ai qe eshte udheheqes nuk eshte i detyruar te kthej ndershmerin me ndershmeri; e vetmja gje qe princi i ka borxh subjektve te tij eshte suksesi militar dhe, ne kapitujt e fundit, ndenjat e tij patriotike dalin duke enkurajuar princin qe ta mbaj mire Italin. Nje nga temat kryesore e librit eshte se nje udheheqes nuk duhet te lere kurre dicka ne dore te shansit, dhe nuk mund te varet te fati apo te mbeshtetje nga te tjeret, sepse zakonisht ka per te treguar se eshte e pabaze. 1 Machiavelli, Nikolo, Princi – Kodi Moral, Eugen, Tiranë 2 Po aty. 4
  • 4. NDARJA E ETIKËS NGA POLITIKA Nuk ka asgjë më vetëshkaterruese se bujaria; në artin e zbatimit të saj humbet aftësinë për të vepruar, kështu dhe bëhesh ose i varfër dhe i përbuzur ose në përpjekje për ti shpëtuar varfërisë, grabitqar dhe i urryer. Është shumë më mirë të të tremben, sesa të të duan. Machiavelli shpallte se qëllimi i një princi është të fitoj lavdi dhe të ruajë pozitën e vet. Për këtë arsye, të jeshë i moralshëm nuk është përherë e arsyeshme: zbatimi i atyre që predikon si të drejta shumica e njerëzve çon në shktarrim. Atij i kishte lënë mbresë fati i Çezare Borxhas dhe kishte mësuar prej rënjes së tij. Akoma më shmë i kishte bërë përshtypje që papa Juliusi II, i kishte bërë shumë premtime Borxhas dhe kur pozita e tij qe siguruar, i pati shkelur të gjitha. Nëse qëllimi i një princi është të mbajë pushtetin e vet,ai ndodhet përballë problemit se si të mos duket i keq dhe kur vepron me ligësi. Ai shkruante se “ një princ që mashtron gjen gjithmon njerëz që lejojnë të mashtrohen.” Në fakt, nëse një princ nuk mund të veproj si njeri, ai duhet të veproj si bishë. Si dhelpër - me dinakëri; si luan me egërsi. Machiavelli nxit sundesit, që të zhvillojnë artin e mashtrimit, sepse ai ishte i bindur se vetëm individët mendjehollë dhe dinakë mund të mbijetonin në artin e rrezikshëm të qeverisjes. Duke e bazuar mendimin e tij në analizën e hollësishme të sjelljeve aktuale të bashkëkohësve të tij, ai shpejt konkludoi se të mendosh për sjelljet politike sipas rregullave morale, do të thotë të zbulosh veten përpara gjithë rreziqeve, që kundërshtarët finokë krijojnë. Për këtë arsye, në vend të kërkesës për moral ai futi indiferencen. Në të vërtetë ai argumenton se, “feja jonë e vendos lumturinë e shkallës më të lartë në përulësinë, nënvleftësimin dhe në përçmimin e objekteve të botës njerëzore, ndërsa (feja e antikitetit), përkundrazi, e shikon të mirën supreme në madhështinë e shpirtit, fuqinë e trupit dhe në shumë cilësi të tjera, të cilat e bëjnë njeriun të përkryer…” Kriticizmi i Machiavellit kundër etikës së krishterë ishte se ajo e shikonte “njeriun si qenie të dobët, e cila mund të bëhej lehtësisht preh e njeriut të lig”3. Që njerëzit janë të këqinj, ishte një fakt më se i qartë për Machiavelin. Korrupsoni ishte deri në qaret më të larta; bile dhe papët e ditëve të tij kishin një reputacion kaq të keq sa Machiaveli do të shkruante: “Ne italianët, që i jemi mirënjohës Kishës së Romës dhe priftërinjëve të saj, kemi filluar të bëhemi jobesimtarë dhe jo të mirë. Në fakt, thoshte ai, është e kotë të kërkoshë diçka të mirë në vendet e korruptuara, siç është mbi të gjtiha Italia .“ 4Ky fakt i korrupsionit njerëzor ishte fillimi vendimtar i mendimit politik për Machiavelin. Një shoqëri e korruptuar në themelet e saj, kërkon një qeveri të fortë, e cila duhet të drejtohet mundësisht nga një njeri i vetëm, sepse në të kundërtën, ka ndodhur shumë rrallë, për të mos thënë asnjëherë, që një republikë apo mbretëri të ketë qenë e organizuar mirë apo e reformuar mirë5. Me pak fjalë, këtu Machiaveli, e shikonte nevojën e një legjislatori absolut. 3 .Raeper & Smith, Një hyrje tek idetë, Dituria, Tiranë Shqipëri. 4 Machiavelli, Nikolo, Princi – Kodi Moral, Eugen, Tiranë 5 Mc Lean, Ian, Fjalori Politik - Oxford, Shtëpia e Librit & Komunikimit Tiranë 2001 5
  • 5. PRINCIPATAT DHE MBAJTJA E PUSHTETIT “Nëse intelekti i një princi është i zakonshëm, ai do të qëndrojë një kohë të gjithë kohën në frontin e vet, me përjashtim të rastit kur një forcë e jashtëzakonshme do t’ia largonte pushtetin”6. Këtu autori potencon idenë se dëshira për të qëndruar në pushtet është më e natyrshmja dhe më e zakonshmja në mes të njerëzve. Machiavelli, qysh në kohën e tij, i shpjegon llojet e principatave, si ato të trashëguara dhe të përziera. Këtë të fundit, Machiavelli, e quanë principatë të komplikuar, sepse njerëzit i ndërrojnë padronët e tyre me kënaqësi, duke besuar se me ndrrimin e tyre do të jetë më mirë ky ndryshim. Është pikërishtë ky besim, që i shtynë të marrin armët kundër princit në pushtet, por me këtë ata gënjejnë veten, sepse me kalimin e kohës do të shohin se vetëm sa i janë përkeqësuar kushtet e tyre. Duke reflektuar mbi vështërësitë e ruajtjes së territoreve të pushtuara, autori na sjell ndërmend se principatat e dikurshme janë qeverisur në dy mënyra të ndryshme: e para, parashikonte praninë e një sovrani absolut përballë të cilit njerëzit e tjerë do të konsideroheshin si skllevër, me përjashtim të disa funksionarëve dhe këta falë mëshirës së tij; e dyta parashikonte praninë një princi të rrethuar nga baronët, të cilët mbanin poste të ndryshme, jo nga mëshira e sovranit, por falë gjakut “blu” të tyre. Duke e shpjeguar se në ç’mënyrë duhet të qeverisen qytetet, ose principatat që kanë pasur ligjet e veta para pushtimit, autori e elaboron se kur territoret e pushtuara janë mësuar të jetojnë në liri, sipas ligjeve të tyre, ka tri mënyra për të ruajtur sundimin: asgjësimin, të shkosh vetë aty, t’u vendosësh taksa dhe të krijosh një qeveri të vogël e cila të jetë e aftë të ruajë konsensusin. Mënyra më e mirë për të siguruar pushtetin është ajo e shkatërrimit të plotë të qytetit. Mënyra më e lehtë është t’ua besosh qeverisjen qytetarëve të tij. Kur një qytet apo një provincë, është mësuar të jetojnë në qeverisjen e një sundimtari, në momentin që ky zotëri dhe dera e tij eliminohen, populli i mësuar të bindet dhe i ngelur tanimë pa udhërryfyes, s’është i zoti të nxjerrë një të ri nga gjiri i tij dhe as të jetojë në liri, ndaj është e pamundur që të rrokë armët. Çdo sundimtar i ri, i cili e pushton një vend, për të qenë më i sigurt, princi ose duhet t’i shkatrrojë, ose të shkojë dhe të jetojë vetë aty. Natyra e popujve është e ndryshueshme, është e lehtë që t’i bindësh për diçka, por është e vështirë t’i mbash në këtë besim. Ndaj gjërat duhet të organizohen në mënyrë të tillë që, kur njerëzit nuk besojnë më, të arrish t’i bindësh ata me anë të forcës. Autori, si njohës e mirë i çështjeve politike të kohës së tij na jep një numër të madh të marrjes (fitimit) së principatave. Mënyra më e keqe për të bërë princ që nuk i atribohet as fatit as zotësive personale është rasti kur dikush bëhet princ përmes veprave kriminale. Machiavelli, gjithashtu i përshkruan edhe vetit se si duhet të jetë një princ. Një princ nuk duhet të ketë tjetër qëllim, mendim dhe detyrë përveç se të përgatitet së pari të mbajë pushtetin dhe pastaj të përgatitet për luftë. Nëse një sndimtar i cili nuk është i zoti në artin e luftës, përveç fatëkeqësive të tjera, nuk respektohet nga ushtarët e tij dhe s’gëzon 6 Machiavelli, Nikolo, Princi – Kodi Moral, Eugen, Tiranë 6
  • 6. besimin e tyre. Duke shkruar mbi mënyrat se si duhet të sillet një princ me shtetasit e tij, duke aluduar se do t’i përmbahet realitetit e jo teorisë, na jep diçka që është e freskët dhe e vaçantë për kohën e tij. Një sundimtar i cili dëshiron të jetë i mirë në mes atyrë që nuk janë, shkon i sigurt drejt rrënimit. Prandaj, një sundimtar , nëse dëshiron të ngelet i tillë, duhet të mësoj që të mos jetë gjithmonë i mirë, por të reagoj sipas nevojave. Çdo kush mund të thotë se do të ishte e lëvdueshme për një sundimtar, nëse nga të gjitha këto karakteristika, do të zotëronte vetëm të mirat, por kjo nuk është e mundur, sepse natyra njerëzore nuk e lejon një gjë të tillë, ndaj është e nevojshme që ai të dijë si t’i shmangë të këqijat e atyre veseve që do të bënin t’i ikte nga duart e pushtetit dhe mundësisht të ruhet prejt tyre, por nëse kjo është e pamundur, atëherë ai do të ndjekë me më pak hezitim instiktin e vet. Dhe princi nuk duhet të shqetësohet kaq shumë për sharjet që mund të vijnë nga veset që i lejojnë mbajtjen e pushtetit, sepse ka mjaft virtyte që të çojnë drejt greminës dhe vese që të sjellin mirëqenie dhe siguri7. Më mirë është të jeshë një princ dorëlëshuar; megjithatë bujaria e tepërt mund të dëmtojë, por nëse ai do të dijë si ta përdorë, ajo s’do të vihet re nga të tjerët dhe s’do ta akuzojnë asnjëherë për kursimtar. Për të fituar famën e një njeriu bujar, një sundimtar nuk duhet të ndalet përpara asnjë shpenzimi madhështor, vetëm e vetëm për ta fituar këtë titull. Nuk ka asgjë tjetër në botë që do të shkatërrojë më tepër sesa bujaria e tepruar. Ajo që një sundimtar duhet të shmangë është urrejtja dhe pakënaqësia e popullit të vet, por dorëlirësia të shpije si te njëra ashtu edhe te tjetra. Ndaj është më e urtë të quhesh dorështrënguar, duke marrë mbi vete një nam të keq, por jo urrejtjen, sesa, për t’u konsideruar bujar, të shndërrohesh në grabitqar, për rrjedhojë famëkeq dhe i urryer njëkohësisht. Duke marrë parasysh cilësitë e tjera, është më mirë që një princ të tregohet i mëshirshëm dhe jo mizor, megjithatë, ai duhet të jetë i kujdesshëm që të mos e keqpërdorë këtë virtyt. Gjithashtu një princ nuk duhet të shqetësohet për famën e keqe të mizorisë, kur me anë të saj mund të mbajë të bashkuar dhe besnikë shtetasit e tij. Një princ, duhet të jetë i kujdesëshëm në marrjen e vendimeve dhe vënien në jetë të tyre, nuk duhet të frikësohet nga hija e vet dhe duhet të veprojë me tolerancë, kujdes dhe njerëzisht, në mënyrë që besimi i tepruar të mos e bëjë të pakujdesshëm dhe me mosbesim të padurueshëm. Është më mirë të të duan sesa të të kenë frikën, apo anasjelltas? Përgjigja është se janë të vlefshmë të dyja zgjidhjet, por meqë është e vështirë t’i kesh në të njëjtën kohë dhe je i detyruar të zgjedhësh njërën, është shumë më e sigurtë të ta kenë frikën, sesa të të duan. Në të vërtet, njerëzit në përgjtihësi janë mosmirënjohës e të pabesë, hipokritë, shmangin rrezikun dhe s’kanë të ngopur nga fitimet. Njerëzit e kanë shumë të lehtë të sulmojnë një sundimtar që është i dashur, sesa një tjetër që ia kanë frikën, sepse një lidhje e tillë nuk është e sinqertë dhe mund të prishet në çdo çast nga personi shpirtligë. Megjithatë, një princ duhet të përpiqet që shtetasit e tij t’ia kenë frikën në mënyrë të tillë që edhe nëse nuk e duan të paktën të mos e urrejnë. Të gjtihë e dinë sesa e lëvdueshme është për një sundimatar që të mbajë fjalën e dhënë 7 Machiavelli, Nikolo, Princi – Kodi Moral, Eugen, Tiranë 7
  • 7. dhe të jetojë me nder, pa qenë pak dinak dhe gënjeshtar.8 Prandaj, një princ duhet të dijë të shfrytzojë si natyrën e njeriut ashtu edhe atë të kafshës. Nga natyra shtazore, princi duhet të shfrytëzoj cilësitë e dhelprës dhe të luanit, sepse ndërsa ky i fundit nuk mundet t’u shpëtoj grackave të vëna për të, e para nuk mund t’i bëjë ballë forcës së ujqërve. Duhet të jesh dhelpër për të zbuluar grackat dhe luan për të frikësuar ujëqërit. Të gjithë ata që bëjnë vetëm rolin e luanit, nuk dinë të qeverisin. Gjithashtu, një sundimtar i mençur nuk mund dhe nuk duhet ta mbaj fjalën e dhënë, kur ajo bie ndesh me interesat e tij dhe kur shkaqet që e detyruan të jepte fjalën nuk do të ishin më në fuqi. Machaivelli përmend shembullin e Aleksandrit VI i cili nuk mendonte kurrë për gjë tjetër, veçse për të mashtruar dhe gjithmonë gjeti terrenin e përshtatshëm. Duke folur për cilësitë e sundimtarit, nuk është e domosdoshme që ai ti zotërojë të gjitha cilësitë, por është thelbësore që ai të duket sikur i ka ato. Kur i ke dhe i praktikon është fatale, por kur shtiresh se i zotron është e dobishme. Një sundimtar duhet të shfaqet si mëshirëmadh, besnik, njerëzor, fetar e i qëndrueshëm madje edhe në realitet duhet të jetë i tillë, por në çastin kur nuk mund të jetë më, duhet të dijë si të ndryshoj në të kundërtën9. Një sundimtar nuk duhet t’u frikësohet komploteve, nëse ka mbështetjen e popullit, por nëse kjo e fundit i mungon dhe populli e urren, princi duhet të ketë frikë nga të gjithë dhe nga gjithçka. Shtetet e organizuara mirë dhe princat e mençur janë përpjekur të mos dëshpërojnë fisnikët dhe të kënaqin popullin, sepse ky është qëllimi kryesor i çdo sundimtari.10 Urrejtja mund të shkaktohet si nga veprat e mira ashtu edhe nga të këqijat. Gjatë tërë analizave të tij, autori sikur arrin në përfundim se urrejtja dhe përbuzja kanë qenë shkaku i shkatrrimit të sundimtarëve 8 Murtezai, Ekrem, Filizofia, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës-Prishtinë 9 Raeper & Smith, Një hyrje tek idetë, Dituria, Tiranë Shqipëri 10 Stumpf, Samuel Enoch, Filozofia - Historia & Problemet, Toena, Tiranë 8
  • 8. KONKLUZION Shumë sundimtarë ia kanë frikën popullit të vet dhe shumë prej tyre kanë ngritur fortesa për t’u mbrojtur dhe, në të vërtetë, fortesa më e mirë është të mos urrehesh nga populli yt. Sundimtari, për të mos e patur urrejtjen e popullit dhe për të qenë i repektuar nga populli, duhet të nderoj të gjithë ata që shquhen në çdo art. Duhet te tregohet tolerant përballë aktiviteteve që zhvillojnë shtetasit e tij, qofshin ato tregtare, bujqësore, apo të ndonjë fushe tjetër. Ai duhet të favorizojë festat popullore dhe, meqë çdo qytet është i ndarë në klasa shoqërore, është e nevojshme që ai të respektojë çdo klasë, personalisht me anë të dhuratave, por pa harruar prestigjinin dhe dinjitetin e tij mbretëror, sepse këto nuk duhen lënë kurrë pas dore. Gjithashtu, princi, duhet t’i shpërblejë të gjithë qytetarët që janë të zotë të marrin vendime të dobishme për zhvillimin e shtetit. Famë të madhe do të fitonte ai princ që do qe i zoti ta organizonte ndryshe shtetin. Ligje të reja, rregulla të reja, të rrënjosura mirë në këtë realitet, e si rrjedhim të fortë, mund ta bëjnë atë një protagonist të admiruar dhe të respektuar. Duke shkruar për Italinë, Machiavelli, thotë se nuk i mungon lënda e parë, por drejtuesit e tij janë të paaftë. Machiavelli ishte shumë i ndërgjegjshëm për njohjen e gjendjes shpirtërore të njerëzve. Ai shkon aq larg sa që nuk ngurron që njerëzit ti quaj: mosmirënjohës, të paqëndrueshëm, falls, frikacak, të pangopur dhe për aq kohë sa ju jeni i famshëm, ata janë plotësisht me ju. Dhe kur sundimtari ka nevojë për ndihmë ata të kthejnë krahët. Për këtë ai vlerson më shumë dinakërinë sesa moralin. Qëllimi kryesor i sundimtarëve është të mbajnë qeverisjen dhe të fitojnë lavdi, nder dhe pasuri për sunduesit dhe njerëzit e tyre. Machiavelli argumenton se princat duhet të jenë të gatshëm të bëjnë gjithçka që të jetë e domosdoshme për ta ruajtur lirinë dhe për të fituar lavdi në emër të shtetit. Sidoqoftë, një princ duhet të nxjerr ligje të mira për të siguruar pozitën e vet dhe këto duhet të mbështeten me një ushtri të fortë. Machiavelli këmbëngulte që princi duhej të krijonte ushtrinë e vet dhe jo të përdorë mercenarë me rrogë, siç ishte zakon në atë kohë. Këshillat e tij mund të përmblidhen kështu: mos vepro sipas diktatit të moralit, po sipas diktatit të domosdoshmërisë. 9
  • 9. Literatura 1 - Machiavelli, Nikolo, Princi – Kodi Moral, Eugen, Tiranë . 2 - Raeper & Smith, Një hyrje tek idetë, Dituria, Tiranë Shqipëri. 3 - Mc Lean, Ian, Fjalori Politik - Oxford, Shtëpia e Librit & Komunikimit Tiranë 2001. 4 - Murtezai, Ekrem, Filizofia, Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore i Kosovës-Prishtinë. 5 - Stumpf, Samuel Enoch, Filozofia - Historia & Problemet, Toena, Tiranë. 10
  • 10. Përmbajtja Hyrje Ndarja e etikës nga politika Principatat dhe mbajtja e pushtetit Konkluzion Përmbajtja 11