SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  290
Télécharger pour lire hors ligne
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
   FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE
   DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË BURIMEVE MINERARE
   Rruga Elbasanit, Tiranë-Albania
   Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5
   E-mail: fgeomin2002@yahoo.com




              DISERTACION


     Tema: Impakti ambiental i faktorëve
antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës

             (për marrjen e gradës shkencore “Doktor”)




                     Disertante: Aida BODE



                     Udhëheqës shkencor:
                   Prof. Asoc. Dr. Piro ZOGA




                           Tiranë, 2012
UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS
           FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE
           DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË BURIMEVE MINERARE
           Rruga Elbasanit, Tiranë-Albania
           Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5
           E-mail: fgeomin2002@yahoo.com




Disertacion i përgatitur nga:                      MSc. Ing. Aida BODE

Për marrjen e gradës shkencore:                    DOKTOR




       Tema: Impakti ambiental i faktorëve
  antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës



Mbrojtur më datë 16 mars 2012 para Jurisë:

   1.   Prof. Dr. Artan Tashko                     Kryetar(Oponent)
   2.   Prof. Dr. Skënder Osmani                   Anëtar
   3.   Prof. Dr. Sokol Mati                       Anëtar
   4.   Prof.Dr. Vladimir Peza                     Anëtar (Oponent)
   5.   Prof.Dr. Vasil Jorgji                      Anëtar




                                    Tiranë, 2012
Treguesi i përmbajtes
Treguesi i përmbajtes                                                              v
Parathënie                                                                         x
Abstrakt                                                                           xi
Përmbledhje                                                                        xiii
Lista e figurave                                                                   xx
Lista e tabelave                                                                   xxvi
Indeksi i shkurtimoreve                                                            xvii


PJESA I - TË PËRGJITSHME                                                               1
1. Shtrimi i problemit                                                                 1
             Aktiviteti antropogjen dhe impakti i tij në cilësinë e ujrave
     1.1                                                                               2
             sipërfaqësorë
             1.1.1   Impakti i aktivitetit antropogjen në lumenj                       2
             1.1.2   Ndotja dhe burimet e ndotjes së ujrave                            3
                     1.1.2.1 Burimet antropogjene të ndotjeve                          4
                     1.1.2.2 Burimet natyrore të ndotjes së ujit                       8
             1.1.3   Efektet e ndotjes së ujrave                                       8
                               Eutrofikimi dhe roli i ushqyesve në ekosistem,
                     1.1.3.1                                                           8
                               eutrofikimi kulturor
                    1.1.3.2 Shpëlarja acide                                            12
             1.1.4 Pasojat e ndotjes së ujrave                                         12
     1.2     Transporti i substancave ndotëse në ujra dhe proçeset e tij               13
     1.3     Menaxhimi i cilësisë së ujrave                                            15
             1.3.1 Monitorimi i ujrave sipërfaqësore                                   17
                    1.3.1.1 Monitorimi                                                 17
                    1.3.1.2 Monitorimi i cilësisë së ujrave në Shqipëri                17
             1.3.2 Modelimi i ujrave sipërfaqësore                                     18
                    1.3.2.1 Përdorimi i modeleve të cilësisë së ujit                   20
                    1.3.2.2 Modelet e cilësisë së ujit                                 21
                               Përvoja botërore e modelimit të cilësisë së ujit
                     1.3.2.3                                                           21
                               të lumenjve
                               Përvoja shqiptare e modelimit të cilësisë së ujit
                     1.3.2.4                                                           23
                               të lumenjve
                               Kufizimet e modelimit të cilësisë së ujit të
                     1.3.2.5                                                           23
                               lumit
 2   Qëllimi dhe objektivat                                                            24
      2.1 Qëllimi                                                                      24
      2.2 Objektivat                                                                   24
 3   Të dhëna për pellgun e Tiranës                                                    25
      3.1 Zona e shtrirjes gjeografike                                                 25
           3.1.1 Të dhënat gjeografike të qytetit të Tiranës                           25
           3.1.2 Klima                                                                 25
           3.1.3 Organizmat e gjalla në ujra                                           27
           3.1.4 Demografia                                                            27
           3.1.5 Përdorimi i ujit                                                      27


                                             v
3.2  Hidrologjia                                                          28
    3.3  Gjeologjia dhe Hidrogjeologjia                                       28
         3.3.1 Gjeologjia                                                     28
         3.3.2 Ujrat nëntokësore                                              29
    3.4 Cilësia e ujit: Dimensionet kohore                                    32
         3.4.1 Kritere të vlerësimit kimik                                    32
         3.4.2 Ndotja e ujrave sipërfaqësore                                  32
                 3.4.2.1 Ndotja e ujrave në vendin tonë                       32
                            Ndotja e ujrave sipërfaqësore të qytetit të
                 3.4.2.2                                                      33
                            Tiranës
    3.5 Qasja aktuale për ndotjen e ujrave të lumenjve                        35
         3.5.1 Mbështetja politike dhe publike                                35
         3.5.2 Kufizimi i përpjekjeve aktuale: Zhvillimet e mundshme          36
4   Metodat dhe Materialet                                                    37
    4.1 Provat ujore, vendmarrjet dhe monitorimi                              37
         4.1.1 Provat ujore                                                   37
         4.1.2 Vendmarrjet e provave dhe stacionet të monitorimit             38
                 4.1.2.1 Lumi i Tiranës                                       39
                 4.1.2.2 Lumi i Lanës                                         40
                 4.1.2.3 Lumi i Ishmit                                        40
         4.1.3 Monitorimi i ujrave sipërfaqësore dhe plani i monitorimit      43
                 4.1.3.1 Parametrat mjedisore                                 43
                 4.1.3.2 Mjetet dhe teknikat e marrjes së provave.            43
                 4.1.3.3 Frekuenca e monitorimit                              44
                 4.1.3.4 Metodat e analitike të përcaktimit                   45
    4.2 Vlerësimi i cilësisë së ujërave                                       46
         4.2.1 Klasifikimi sipas normave të Bashkimit Europian                47
         4.2.2 Klasifikimi sipas sistemit norvegjez (NIVA)                    47
         4.2.3 Ndikimi i shkarkimeve urbane (UNECE)                           47
         4.2.4 Klasifikimi i ndikimit bakteriologjik (MMPAU)                  47
                 Klasifikimi sipas lidhjes midis treguesit ushqyes, Rott et
         4.2.5                                                                47
                 al., 1999
    4.3 Sfondi gjeokimik dhe risku mjedisor                                   48
         4.3.1 Sfondi gjeokimik                                               48
         4.3.2 Normalizimi i të dhënave                                       49
    4.4 Përpunimi i të dhënave analitike                                      49
                  Shpërndarja statistikore e parametrave, korrelimi dhe
          4.4.1                                                               49
                  balancimi i joneve ndotës

                            Histograma e shpërndarjeve të vlerave,
                  4.4.1.1                                                     49
                            korrelacioni midis parametrave
                 4.4.1.2 Balancimi i joneve ndotës                            50
          4.4.2 Shpërndarja hapësinore e vlerave, ndërtimi i hartave 2D       50
                 4.4.2.1 Zbatimi i përzgjedhur me SGS                         50
                          4.4.2.1.1      Të dhënat dhe transformimi           51
                          4.4.2.1.2      Trajektorja e simulimit              52
                 4.4.2.2 Kriking                                              52
                 4.4.2.3 Kontrollet përfundimtare                             54
    4.5   Modelim simulimi i transportit të ndotësve                          56
          4.5.1 Hartimi një modeli                                            56


                                        vi
4.5.2   Bilanci i masës                                            57
                   4.5.2.1 Principet e bilancit të masës                      57
                              4.5.2.1.1 Transporti sipas konveksionit         58
                              4.5.2.1.2 Transporti sipas difuzionit           59
                                        Transporti i masës sipas difuzionit
                              4.5.2.1.3                                       59
                                        dhe konveksionit
           4.5.3   Ekuacioni i difuzion-konveksionit                          61
           4.5.4   Modelimi i transportit të ndotësve                         64
                             Shpërndarja e ndotësit në lum, zbatim i
                   4.5.4.1                                                    65
                             Crank-Nicolson plan

PJESA II - REZULTATE DHE DISKUTIME
 5 Vendmarrjet e provave dhe stacionet e monitorimit                          69
 6 Interpretimi i rezultateve të analizave                                    69
     6.1 Parametrat fiziko-kimikë                                             70
           6.1.1    Temperatura                                               70
           6.1.2    pH                                                        71
           6.1.3    Kripshmëria                                               71
           6.1.4    Lënda pezull                                              72
           6.1.5    Përcjellshmëria                                           72
           6.1.6    O2 i tretur                                               73
           6.1.7    NKO                                                       74
           6.1.8    NBO5                                                      75
     6.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori                                        82
           6.2.1    NH4+                                                      82
           6.2.2    NO2-                                                      83
           6.2.3    NO3-                                                      84
           6.2.4    P_PO43-                                                   85
           6.2.5    P total                                                   85
     6.3 Parametrat bakteriologjikë                                           92
           6.3.1    Për lumin e Tiranës                                       92
           6.3.2    Për lumin e Lanës                                         92
           6.3.3    Për lumin e Ishmit                                        93
     6.4 Monitorimi                                                           93
           6.4.1    Parametrat fiziko-kimike                                  94
           6.4.2    Ushqyesit – azoti dhe fosfori                             96
 7 Shpërndarja statistikore e vlerave të matura                               99
           Analiza e përgjithshme statistikore e vlerave të matura për
     7.1                                                                      99
           pellgun e Ishmit
     7.2   Analiza statistikore e vlerave të matura për çdo lum               100
     7.3   Krahasimi i vlerave mesatare të rezultateve midis lumenjve         101
           7.3.1    Parametrat fiziko kimike                                  101
           7.3.2    Ushqyesit – azoti dhe fosfori                             105
           7.3.3    Parametrat bakteriologjike                                107
     7.4   Analiza statistikore e vlerave të matura sipas klimës              108
     7.5   Balancimi i joneve ndotës                                          110
           7.5.1    Për lumin e Lanës                                         110
           7.5.2    Për lumin e Tiranës                                       110
           7.5.3    Për lumin e Ishmit                                        100


                                         vii
7.5.4     Për pellgun e Ishmit                                      110
8    Korrelimi linear midis vlerave të matura                                   113
      8.1 Korrelimi midis temperaturës dhe parametrave                          115
            8.1.1     Parametrat fiziko-kimike                                  115
            8.1.2     Ushqyesit – azoti dhe fosfori                             118
      8.2 Korrelimi midis parametrave dhe pH                                    121
            8.2.1     Parametrat fiziko - kimike                                121
            8.2.2     Ushqyesit – azoti dhe fosfori                             124
9    Shpërndarja hapësinore e vlerave të matura, ndërtimi i hartave 2D          127
      9.1 Shpërndarja hapësinore e vlerave mesatare, Hartat 2D                  127
            9.1.1 Parametrat fiziko-kimike                                      127
            9.1.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori                                 134
            9.1.3 Parametrat bakteriologjike                                    138
      9.2 Shpërndarja hapësinore e vlerave sipas ekspeditave, Hartat 2D         139
            9.2.1 Ekspedita E1                                                  139
                    9.2.1.1     Parametrat fiziko-kimike                        139
                    9.2.1.2     Ushqyesit – azoti dhe fosfori                   144
                    9.2.1.3     Parametrat bakteriologjike                      147
            9.2.2 Ekspedita E2                                                  148
                    9.2.2.1     Parametrat fiziko-kimike                        148
                    9.2.2.2     Ushqyesit – azoti dhe fosfori                   152
                    9.2.2.3     Parametrat bakteriologjike                      154
            9.2.3 Ekspedita E3                                                  155
                    9.2.3.1     Parametrat fiziko-kimike                        155
                    9.2.3.2     Ushqyesit – azoti dhe fosfori                   158
                    9.2.3.3     Parametrat bakteriologjike                      161
            9.2.4 Ekspedita E4                                                  162
                    9.2.4.1     Parametrat fiziko-kimike                        162
                    9.2.4.2     Ushqyesit – azoti dhe fosfori                   164
                    9.2.4.3     Parametrat bakteriologjike                      166
10   Vlerësimi i ndikimit antropogjen dhe risku mjedisor                        167
     10.1 Sfondi gjeokimik                                                      167
     10.2 Vlerësimi i ndikimit antropogjen                                      167
            10. 2.1   Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të vlerave me SG      168
                      10.2.1.1 Parametrat fiziko-kimike                         168
                      10.2.1.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori                    168
            10. 2.2   Normalizimi i vlerave të parametrave të çdo prove me SG   169
                     10.2.2.1 Parametrat fiziko kimike                          169
                     10.2.2.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori                     172
     10.3   Vlerësimi i riskut mjedisor                                         175
                      Normalizimi i përmbajtjeve të vlerave mesatare me
            10.3.1                                                              175
                      normat e lejuara
                                 Normalizimi i përmbajtjeve të vlerave
                      10.3.1.1   mesatare me normën e lejuar sipas BE për       175
                                 ujrat salmonide (rekomanduar).
                                 10.3.1.1.1 Parametrat fiziko kimike            175
                                 10.3.1.1.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori       176
                                 Normalizimi i përmbajtjeve të vlerave
                      10.3.1.2                                                  177
                                 mesatare me normën e lejuar sipas NIVA


                                           viii
10.3.1.2.1 Parametrat fiziko kimike          177
                               10.3.1.2.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori     177
                               Normalizimi i përmbajtjeve të vlerave
                    10.3.1.3                                                178
                               mesatare me normën e lejuar sipas UNECE
                               10.3.1.3.1 Parametrat fiziko- kimike         178
                               10.3.1.3.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori     179
                    Normalizimi i përmbajtjeve të parametrave në çdo
           10.3.2                                                           180
                    provë me normat e lejuara

                               Normalizimi i përmbajtjeve të parametrave
                    10.3.2.1   në çdo provë me normën e lejuar sipas BE     180
                               për ujrat salmonide (rekomanduar).
                                10.3.2.1.1 Parametrat fiziko-kimike         180
                                10.3.2.1.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori    181
                                Normalizimi i përmbajtjeve të parametrave
                    10.3.2.2 në çdo provë me normën e lejuar sipas          184
                                NIVA.
                                10.3.2.2.1 Parametrat fiziko-kimike         184
                                10.3.2.2.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori    185
                                Normalizimi i përmbajtjeve të parametrave
                    10.3.2.3 në çdo provë me normën e lejuar sipas          187
                                UNECE
                                10.3.2.3.1 Parametrat fiziko-kimike         187
                                10.3.2.3.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori    187
11   Zbatimi i modelit të transportit të ndotësve                           190

PJESA III - PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
12 Përfundime                                                               194
    12.1 Parametrat mjedisorë më kritikë                                    194
    12.2 Klasifikimi i cilësisë së ujrave                                   196
    12.3 Harta e gjendjes së cilësisë të ujrave                             197
    12.4 Vlerësimi i impaktit antropogjen                                   198
    12.5 Vlerësimi i riskut mjedisor                                        200
    12.6 Korrelimi i parametrave                                            202
    12.7 Modelim-simulimi                                                   202
    12.8 Shkaqet e uljes së cilësisë së ujrave                              203
13 Rekomandime                                                              205




LITERATURA
ANEKS A
ANEKS B




                                         ix
PARATHËNIE
Nëpërmjet këtij studimi kemi dashur të paraqesim një kontribut në
fushën e ambientale të përcaktimit të ndikimeve antropogjene në pellgun
ujëmbajtës të Tiranës të cilat ashmë janë evidente. Në dallim nga
punimet e mëparshme të kryera në vendin tonë, vështrimi ynë u
përqëndrua në një mënyrë të re të trajtimit të problemit; në atë të kalimit
nga mjedisi real (monitorimi), në mjedisin virtual (përpunimi i bazës së të
dhënave dhe modelimi) dhe në parashikimin e ndotjes nëpërmjet
simulimit.

Ky studim nuk do të realizohej pa mbështetjen dhe shkëmbimin e
përvojes me një numër specialistësh dhe ekspertësh të fushave të
ndryshme, si nga FGJM, ashtu edhe nga institucionet e tjera. Falenderoj
shumë shoqërinë dhe miqësinë e shumë profesorëve, kolegëve dhe miqve
të mi, të cilët nuk janë përmendur këtu.

Falenderimet e mia të veçanta janë:

për   udhëheqësin tim Prof.Asc.Dr Piro Zoga, për mbikqyrjen e
      vazhdueshme, për ndihmën e tij, për durimin, bujarinë dhe
      mbështetjen që kam pasur gjithmonë gjatë formimit tim profesional
      që në hapat e para.
për   profesorët Artan Tashko dhe Skënder Osmani për gatishmërinë e
      tyre dhe këshillat shumë të vlefshme gjatë përiudhës së përgatitjes
      së disertacionit.
për   Ing. Zamira Rada, për mbështetjen e plotë të saj në këtë punë, për
      palodhshmërinë në shpjegimin e paqartësive, për bisedat e
      nevojshme lidhur me ndonjë dyshim, por edhe për bisedat
      miqësore.
për   Ing. Eva Peza, shoqen time të studimeve, për njohjen, prezantimin,
      ndihmën, për shfrytëzimin e software-ve, për bërjen të mundur
      punën me to.
për   Ing. Ramiz Balla, për ndihmën e tij në përpunimin dhe në
      paraqitjen grafike me GIS.
për   Departamentin e Inxhinerisë së Burimeve Minerale, kanë qenë dhe
      janë, për mua mbështetje e madhe gjatë punës time, për vërejtjet
      dhe sugjerimet, për bisedat dhe konsultimet, për shkëmbimin e
      përvojës dhe të njohurive.
për   miqtë dhe kolegët e mi, të gjithë ata që më quajnë mikeshë dhe
      shoqe të tyre, për durimin, për shtyrjen, për dhënien e një “dore”,
      në shumë gjëra, qoftë edhe në detajet më të vogla. E di që sa herë
      të kem nevojë ata do të më gjenden gjithmonë.
Falenderoj në mënyrë të veçantë prindërit dhe të afërmit e mi.



                                      x
ABSTRAKT
Cilësia e ujit në pellgun e Ishmit, Tiranë, ka qenë dhe aktualisht është
nën ndikimin e një numri faktorësh. Megjithatë, theksojmë se ndikimi më
kryesor vjen nga aktivitetet antropogjene, kryesisht nga rrjedhjet urbane,
ndotësit që vijnë nga shkarkimet e ujrave të zeza. Të një rëndësie janë,
gjithashtu edhe infiltrimet nga bujqësia, shkarkimet nga industritë,
kryesisht industria e lehtë, të cilat kryejnë aktivitetin e tyre në këtë pellg.
Kompleksiteti i problemit të cilësisë së ujrave bën të nevojshme marrjen
në konsiderate të qasjeve integrale bashkëkohore. Dhe ky përfarim
integral më së shumti është bazuar mbi kërkesat e Direktivës Kuadër të
Ujit (DKU) të Bashkimit Europian (Direktiva e Këshillit, 2000/60/EC).

Menaxhimi integral i cilësisë së ujit përfshin përdorimin e Sistemit
Gjeografik të Informacionit (GIS), theksojmë se së fundmi mjetet që
përdoren më shumë janë modelet komplekse të cilësisë së ujit, të cilat
janë përdorur për simulimin e cilësisë së ujit, dhe analizimin e proçeseve
të ndryshme në trupat ujore. Ky studim ka për qëllim të paraqesë
prospektet e përdorimit të përafrimeve integrale dhe të modeleve të
cilësisë së ujit në mënyrë që të kontribuojnë për një vlerësim më të mirë
dhe për një parashikim të proçeseve të ndryshme fiziko – kimike në
trupin ujor (shpërndarjen e ndotësve). Në punim është paraqitur
përdorimi i mjeteve të menaxhimit të pellgjeve ujore si Monitorimi ashtu
edhe Modelim-Simulimi, për të shprehur kështu të plotë të gjithë kuadrin
e kalimit nga mjedisi real në atë virtual dhe së fundmi në prashikim e
ndotjeve nëpërmjet simulimit; si mënyrë e plotë për vlerësimin e ndikimit
në mjedis të burimeve të ndotjes.

Është kryer monitorimi i pellgut të Ishmit, për 15 parametrat mjedisore,
për një periudhë një vjeçare. Si stacione monitorimi u përcaktuan 9 të
tilla, 3 prej tyre në pjesën e sipërme të rrjedhës së lumenjve, (Lanabregas,
Brar, Ishmi), 3 stacione në rrjedhën e mesme të tyre, (Kolektori
Kombinati Ushqimor, Kolektori Siri Kodra, Ura e Gjolës), dhe 3 stacionet
e fundit janë vendosur në rrjedhën e poshtme të lumenjve, (kthesa
Yrshek, Kthesa Kamëz, grykëderdhja në detin Adriatik). Këto stacione për
lumenjtë e Lanës dhe Tiranës, janë edhe stacione që përfaqësojnë ujrat
që përshkojnë qytetin.

Vlerësimi i impaktit antropogjen në këtë pellg u bë duke kryer
monitorimin dhe analizat kimike të parametrave mjedisorë, përcaktimin e
ndotësve kryesorë dhe origjinën e tyre.


                                      xi
Vlerësimi i riksut mjedisor është bërë duke krahasuar rezultatet e
arritura me standartet kombëtare dhe ndërkombëtare. Jemi mbështetur
në Klasifikimin e Cilësisë së ujrave sipas NIVA, UNECE, MMPAU, BE
(Bratli 2000) Rott1999 për klasën e ushqyesve.

Rezultuan vlera të larta të ushqyesve, të lëndës pezull, të ndotësve
bakteriologjikë, si dhe vlera të ulëta të oksigjenit të tretur për stacionet që
përshkonin zonat urbane.

U vlerësua që parametrat mjedisorë paraqesin një korrelim të fortë pozitiv
në lidhje me temperaturën dhe pH.

Për herë të parë janë paraqitur hartat e shpërndarjes hapësinore të
parametrave mjedisore, për të gjithë pellgun e Ishmit në koordinata reale.
Për të ndërtuar këto harta është përdorur programi PETREL. U vlerësua
që ndërtimi i hartave të shpërndarjes së parametrave mjedisorë në
përgjithësi dhe ndotësve në veçanti, janë një mënyrë më efikase për
vlerësimin e impaktit mjedisor të pellgjeve ujëmbajtëse, gjithashtu janë
edhe një ndihmë për vendimmarrësit lokalë.

Është zbatuar ekuacioni i difuzion-konveksionit (ekuacioni i transportit
të ndotësve) sipas Crank-Nicolson si dhe janë paraqitur disa simulime të
modelit matematik të ekuacionit në MATLAB dhe C++. U vlerësua se nga
modelimi matematikor i ekuacionit të difuzion-konveksionit, me rritjen e
distancës nga burimi ndotës pikësor, përqëndrimi i ndotësit zvogëlohet.
Modelim-simulimi na lejon parashikim e impaktit mjedisor të një ndotësi
të ri që shkarkohet në mjedisin ujor.

Së fundmi studimi ofron disa propozime për perspektivën e menaxhimit
të cilësisë së ujrave të lumenjve si edhe për mundësinë e zbatimit të tyre
në kuadrin rregullues për pellgun ujëmbledhës të Tiranës.




                                      xii
PËRMBLEDHJE
Rritja e të ardhurave të një popullsie në rritje, sigurohet nga një zhvillim i
madh ekonomik, duke u pasuar me një kërkesë në rritje për produkte.
Është më se e qartë se kjo ndodh rreth qendrave urbane dhe në mënyrë
më të theksuar në pellgun qendror të Shqipërisë. Mos administrimi i
mbetjeve të bagëtive, i përdorimit të pesticideve dhe insekticideve në
bujqësi, i shkarkimeve industriale, i shkarkimeve të ujrave të zeza të
zonave të banuara, si dhe mungesa e masave të një trajtimi të duhur dhe
ripërdorimit të mbetjeve, mungesa e menaxhimit të cilësisë së ujrave,
kanë çuar në një degjenerim të përhapur të sipërfaqes së tokës dhe të
ujërave sipërfaqësorë.

Proçeset e urbanizimit dhe industrializimit janë shumë të shpejtë për
administrimin dhe menaxhimin e nevojshëm të ujërave që shkarkohen
dhe trajtimit të infrastrukturës për ruajtjen e pellgjeve ujore. Kjo sjell në
ujërat sipërfaqësorë sasi të mëdha të ujërave të pa trajtuar që janë
shkarkuar nga banesat dhe industria.

Burimi kryesor i ndotjes së ujërave sipërfaqësore në vendin tonë janë
shkarkimet urbane, të cilat përmbajnë lëndë organike, komponime të
tretshme të fosforit dhe azotit, që favorizojnë proçesin e eutrofikimit,
bakterie dhe viruse patogjene, metale te rënda si dhe lëndë që prishin
pamjen e ujërave dhe u japin atyre erë të keqe.

Tirana është qyteti me prurjet më të mëdha demografike. Lëvizja e lirë
dhe e pakontrolluar e popullsisë ka shkaktuar mbipopullimin e qytetit
dhe të zonave periferike, rritjen e numrit të aktiviteteve prodhuese në
fushën e industrisë dhe bujqësisë. Të gjitha këto proçese kanë ndikuar
në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e faktorëve ndotës në mjedis e
në veçanti në rritjen e nivelit të ndotjes në ujrat sipërfaqësore në nivele të
konsiderueshme, si pasojë e rritjes së shkarkimeve të ujrave të
patrajtuara urbane.

Duke qenë se qytetin e përshkojnë dy lumenj, Tirana dhe Lana, duke
qenë se akoma kjo zonë nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujrave të
zeza, të gjitha shkarkimet urbane, të gjitha shkarkimet e ujrave të zeza
janë direkt në këta lumenj.

Problemi bëhet me i rëndë, këta 20 vitet e fundit, me rritjen e numrit të
popullsisë, më rritjen e aktiviteteve të bizneseve të ndryshme, dhe mbi të
gjitha me neglizhimin e ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujrave

                                     xiii
urbane. Këta lumenj janë kthyer tashmë në dy kolektorë të mëdhenj
natyrorë, të transportit të ujrave të zeza. Shkarkimi i këtyre lumenjve në
Ishëm, bën edhe që këto ndotje të derdhen direkt në det.

Studimi është i ndërtuar nga 2 pjesë kryesore, secila pjesë është e
përfaqësuar me kapitujt dhe nënkapitujt e saj, materiali është i
shoqëruar me figurat, hartat, fotografitë, tabelat dhe grafikët e
nevojshme.

Pjesa e parë, ku jepen të dhëna të përgjitshme shtron në fillim problemin
lidhur me ndojen, burimet e ndotjes, shkaqet, efektet dhe pasojat.

Ndikimi antropogjen në lumenj është një proçes i gjërë që çon në pasoja
të ndryshme negative. Mënyrat që shprehin një impakt të tillë janë: 1)
rishpërndarja e rrjedhjes së lumit në kohë; 2) rishpërndarja e rrjedhjes së
lumit në hapësirë; 3) tërheqje e rrjedhjes së lumit; 4) disturbancat fizike
të shtratit të lumit 5) ndotja; 6) turbullimi i ujit; 7) ndotja termale.

Nga të gjithë këto ndikime është studiuar dhe paraqitur ndotja e ujrave të
lumenjve. Ndotja e ujit është e jashtëzakonshme dhe është një sfidë në
rritje e sipër. Sipas origjinës së tyre mund të veçohen tre grupe kryesore
të ndotësve të ujit: 1) shkarkimet urbane; 2) ndotjet industriale; 3)
ndotjet e bujqësisë. Kërkimet e mëtejshme të impaktit antropogjen në
lumenjtë janë të domosdoshëme në mënyrë që të minimizojnë pasojat
negative të një impakti të tillë në të ardhmen.

Në këtë pjesë janë shpjeguar hollësisht burimet e ndotjes së ujrave
sipërfaqësore të klasifikuara në ndotje antropogjene dhe në ndotje të
burimeve natyrore. Një shpjegim më i detajuar jepet për ndotësit
antropogjene, klasifikimin dhe burimet e tyre. Burimet antropogjene të
ndotjes së ujrave klasifikohen në 6 kategori. Secila prej tyre ka
nënkategoritë dhe karakteristikat e veta.

Sigurisht që çdo ndotje e mjedisit shoqërohet me efektet e saj. Për ujrat e
ëmbla sipërfaqësore efektet më të rëndësishme dhe kryesore janë
eutrofikimi i ujrave dhe shpëlarja acide. Eutrofikimi kulturor është
fenomen që ka si origjinë ndotjen e ujrave kryesisht nga shkarkimet e
ujrave të zeza urbane apo si rrjedhim i aktivitetit bujqësor (nga
drenazhimi i tokave bujqësore).

Fenomeni i shpëlarjes acide është njohur më tepër në industrinë
minerare, është efekti që shkaktohet në ujra nga shkarkimet e
drenazhimeve acide të minierave, gjatë punimeve të shfrytëzimit, si

                                    xiv
pasojë e shkarkimeve direkt në mjedis, pa kryer më parë asnjë trajtim
paraprak.

Në këtë pjesë trajtohet transporti dhe fati i substancave kimike të
çliruara në një mjedis ujor, nëpërmjet proçeseve të transportit, ku është
zbatuar ekuacioni i difuzion-konveksionit. Mjedisi rrallë mund të
përafrohet si i mirëpërzierë, dhe substancat kimike në mjedis shpesh nuk
janë afër ekuilibrit. Si rrjedhim, transporti dhe fati kimik në mjedis i
substancave kimike, kërkon njohuri të thelluara në fizikën dhe
transportin e rrjedhjes së fluideve, në termodinamikën kimike, në
kinetiken kimike dhe biologjike që ndërvepron me të gjithë këto proçese.

Menaxhimi i cilësisë së ujrave, është kthyer tashmë në një sfidë për
shkencëtarët dhe inxhinierët e mjedisit. Në dallim nga studimet e
mëparshme kemi tentuar të përfshijmë një vlerësim të plotë të
menaxhimit të cilësisë së ujrave në përputhje me standartet
bashkëkohore Europiane. Si mjete të menaxhimit të cilësisë së ujrave
sipërfaqësore monitorimi dhe modelim-simulimi duhen parë të integruar
me njëri - tjetrin në varësi të funksioneve që kryejnë. Monitorimi dhe
modelim-simulimi i mjedisit ujor duhet të shërbejnë si një paraqitje e re
që ka për qëllim të bëjë kalimin nga mjedisi real, me të dhënat aktuale të
përftura nga monitorimi në mjedisin virtual me ndihmën e kompjuterit ku
kryhet hedhja e të dhënave të analizave, krijimi i bazës së të dhënave dhe
përpunimi statistikor i tyre, në hapin e fundit atë të modelim simulimit të
transportit të substancave ndotëse në mjedisin ujor pritës. Modelim-
simulimi shërben për të bërë parashikimin e pasojave me të dhënat e
simuluara të cilat më pas shërbejnë për përcaktimin e metodave të
trajtimit të ujrave ndotëse.

Në punimin ne ofrojmë këtë mënyrë të paraqitjes se vlerësimit të cilësisë
të çdo trupi ujor, të gjendjes aktuale të tij, të vlerësimit të ndikimit në
mjedis për çdo projekt të ri të propozuar për zbatim, të jetë pjesë e
dosjeve shoqëruese të projekteve të reja. Deri më sot të gjithë VNM-të në
Republikën e Shqipërisë për sa i përket ndikimit të aktivitetit të
propozuar në mjediset ujore janë të reduktuara vetëm me monitorimin e
disa parametrave fiziko-kimike, i cili në të shumtën e rasteve nuk kryhet
sipas proçedurave të caktuara ose nuk është i plotë.

Qëllimi i parë i këtij studimi është përcaktimi i pranisë, origjinës dhe
mobilitetit të ndotësve të shkaktuar nga aktiviteti antropogjen në
mjedisin ujor, impakti dhe risku i tyre.



                                    xv
Së fundmi në këtë pjesë shqyrtohet zona në studim, pellgu i Tiranës,
veçanërisht, Lumi i Tiranës, Lanës, dhe i Ishmit. Tirana është qyteti me
prurjet më të mëdha demografike. Lëvizja e lirë dhe e pakontrolluar e
popullsisë ka shkaktuar mbipopullimin e qytetit dhe të zonave periferike,
rritjen e numrit të aktiviteteve prodhuese në fushën e industrisë dhe
bujqësisë. Të gjitha këto proçese kanë ndikuar në mënyrë të
konsiderueshme në rritjen e faktorëve ndotës në mjedis e në veçanti në
rritjen e nivelit të ndotjes në ujrat sipërfaqësore në nivele të
konsiderueshme, si pasojë e rritjes së shkarkimeve të ujrave urbane të
patrajtuara.

Pjesa metodologjia dhe materialet shpjegon më hollësisht rëndësinë e
monitorimit, si mjet i menaxhimit të cilësisë së ujrave, dhe më pas jepet
plani i monitorimit. U përcaktuan 9 stacione monitorimi, me frekuencë të
ekspeditave vjetore, 4 ekspedita në vit, dhe numri i parametrave që u
analizuan është 15. Kampionet u ruajtën në frigoriferë në 4°C dhe u
transportuan sipas proçedurës përkatëse. Prova e ujit është e tipit
“Individual”. Një pjesë e parametrave u matën direkt në terren (kryesisht
parametrat fizikë) ndërsa analizat kimike u kryen në Laboratorin e
Kimisë Analitike pranë AMP.

Qëllimi i dytë i disertacionit është studimi i proçesit të transportit të
ndotësve në ujrat sipërfaqësore dhe modelimi matematikor i transportit
të tyre.

Transporti i substancave në ujrat sipërfaqësore, si për shembull          në
lumenjtë apo grykëderdhjet, si dhe në ujrat nëntokësore dhe               në
atmosferë është një nga proçeset më të rëndësishëm që ndikon              në
cilësinë e këtyre sistemeve natyrore. Për shembull, impaktet               e
shkarkimeve industriale në një vend specifik të lumit mund                të
shkaktojnë pasoja të dëmshme në rrjedhjen e lumit, në varësi              të
kushteve hidrodinamike lokale.

Simulimi mund të bëhet një mjet i vlefshëm për të vlerësuar impaktet e
infrastruksturës ekzistuese dhe të parashikojnë pasojat e skenareve të
ndryshme.

Goldberg përshkruan një teori drejt modelimit ekonomik, në të cilin
koncepti është mbështetur në marrëdhëniet midis saktësisë së modelit
dhe kostos së modelimit. Për shembull, një model me saktësi të lartë dhe
me kosto të lartë nuk mund të prodhojë një përfitim të krahasueshëm
marxhinal në një aplikim inxhinierik, ku mund të përdoren modele me
saktësi të ulët. Nga ana tjetër, qëllimi i punës teorike do të jetë gjithmonë
                                     xvi
në minimizimin e gabimeve bashkëshoqëruese, duke i lënë kostot e
modelimit në hije. Kështu Goldberg ndërtoi një spektër të modelimit që
fillon me modelet me kosto të lartë, e me saktësi të lartë të tilla si
ekuacionet e detajuara të lëvizjes, modelet dimensionale dhe modelet
sasiore të nyjëzuara (lidhur) dhe mbaron tek kostoja e ulët, modelet me
saktësi të ulët, të tilla si ato jo të nyjëzuara.

Sipas Teorisë së ekonomisë së modelimit të Goldbergut, një grafik
hipotetik tregon se inxhinieri/shpikësi do të preferonin kosto të ulët,
modele me gabime të larta ndërsa matematikani/shkencëtari do të
zgjidhte të kundërtën.

Objektivi është zgjidhja dhe zbatimi i ekuacionit 2D të difuzion -
konveksionit nëpërmjet zgjidhjes analitike dhe ndërtimit të një programi
simulimi të transportit të ndotësit në mjedis fluid, me ndihmën e gjuhëve
të programimit. Ne u përpoqëm të zbatojmë teknikat matematikore të
difuzion-konveksionit që përdoren për atmosferën, liqenet, lumenjtë,
ujrat nëntokësorë dhe oqeanet, duke u varur nga sistemi për të cilin
materiali që po studiojmë është më i zbatueshëm. Për një shtrirje të
kufizuar, ne gjithashtu zbatuam teknikat matematikore të konveksionit
dhe difuzionit për transportin e substancave kimike në këtë mjedis. Në
këtë pjesë, jemi përpjekur të formulojmë problemet e transportit dhe fatit
të substancave kimike, ato të cilat mund të zgjidhen, pavarësisht nga
mjedisi ose proçesi i transportit, e bërë kjo nëpërmjet difuzionit
matematikor.

Metodologjia e dytë është krijimi i hartave të shpërndarjes së ndotësve në
pellgun ujor të një lumi nëpërmjet modelim- simulimit. Kjo gjë u arrit në
mënyrë të sukseshme me ndihmën e programit PETREL, ku si teknikë
përdoret SGS (Sequential Gauss Simulation).

Pjesa e dytë e studimit jep rezultatet e analizave, përpunimin statistikor
të tyre, vlerësimin e cilësisë së ujrave sipas standarteve kombëtare dhe
ndërkombëtare, vlerësimin e ndikimit antropogjen në pellgun e Ishmit,
vlerësimin e riskut mjedisor, klasifikimin e cilësisë së ujrave, histogramat
e shpërndarjes së vlerave, grafikët e korrelacionit dhe koefiçientët e
korrelimit të parametrave, ndërtimin e hartës të gjendjes së cilësisë së
ujrave sipas klasifikimit të ndikimit të shkarkimeve urbane, hartat 2D të
shpërndarjes hapësinore të parametrave mjedisore, rezultatet e zgjidhjes
së ekuacionit 2D të difuzion konveksionit si dhe rezultatet e modelim dhe
simulimit matematikor të zbatimit të ekuacionit të transportit të
ndotësve.


                                    xvii
Pjesa e tretë paraqet përfundimet dhe rekomandimet. Si përfundim të
këtij studimi mund të pohojmë që përbërësi dominues ndotës i ujrave të
pellgut të Ishmit është ai i Ptotal, gjë që përcakton se ujrat e Ishmit janë
ujra me një ndikim të madh të fosfateve, renditja e përbërësve sipas
nivelit të përqëndrimit është Ptotal > P_PO43- > NO2- > NO3-.

Përsa i përket parametrave fiziko-kimikë vihet re përmbajtja shumë e
lartë lëndëve të ngurta pezull, si rrjedhojë e erozionit të vrullshëm në
pellg. Rritje e vlerave të kripshmërisë së ujrave gjatë rrjedhjes në zonën
urbane. Vlera të ulëta të oksigjenit të tretur në pjesën e poshtme të
rrjedhjes së lumenjve, për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza të
qytetit të Tiranës dhe të komunave përreth. Shkarkimet e mëdha të
mbeturinave urbane në ujërat e tyre shkaktojnë ç’oksigjenim të ujërave
duke shkaktuar zhdukjen e jetës në to, vlera të larta të NKO dhe të NBO5
në të gjithë stacionet e monitorimit. Në lidhje me normat e BE-së, ujërat e
lumit Ishëm, Tiranë dhe Lanë duket se janë jashtë normave të lejuara për
mbijetesën e peshqve (salmonidet dhe ciprinidet).

Përsa i përket ushqyesve, azotit dhe fosforit u vunë re vlera të larta të
NH4+ thuajse në të gjitha stacionet e pellgut, si pasojë e shkarkimeve të
lëngëta urbane. Përmbajtja e NO2 është tregues i ndotjeve nga
shkarkimet e ujërave të zeza, ku nivele të larta janë gjetur në ujërat e
Lanës. Vlera të larta të NO3 në stacionet që përshkojnë qytetin e Tiranës;
për të gjithë stacionet e monitoruara përqëndrimet e P_PO4 janë më të
larta se kufiri 0.2 mg/l i Direktivës së BE për ujërat salmonide dhe 0.4
mg/l për ujërat ciprinide. Rritja e përqendrimit të fosfateve mbi vlerat e
nevojshme të prodhimit të biomasës përbën rrezik, duke nxitur lulëzimin e
algave planktonike dhe kalimin e ujërave në gjendje eutrofike deri edhe
distrofike. Burimet kryesore të fosfateve në ujërat natyrore janë
detergjentët dhe plehrat fosfatike.

Vlerësojmë që nga rezultatet e parametrave të ndotësve në ujrat e pellgut
të Ishmit, u arrit edhe qëllimi i studimit, pra këto rezultate përcaktojnë
dhe tregojnë qartë praninë e ndotësve në këto ujra, tipin dhe zonën e
shtrirjes së tyre, tregojnë origjinën antropogjene të këtyre ndotësve,
gjithashtu me ndihmën e hartave të ndotjes jepet shpërndarja (mobiliteti)
hapësinor i tyre në të gjithë pellgun.

Përsa i përket qëllimit të dytë atij të studimit të proçesit të transportit
dhe të modelim simulimit matematior u zgjidh modeli i transportit të
ndotësve duke zbatuar skemën numerike Crank-Nicolson, ndërkohë që
vlerat e parametrave të ndryshme janë të ndryshueshme. Vumë re në
përgjithësi ulje të përqëndrimit të ndotësit.
                                    xviii
Modelimi matematikor, gjatë zbatimit të programit në dy gjuhë
programimi C++ dhe MATLAB, u vu re që MATLAB është më komod në
ndërtimin e paraqitjes grafike të rezultateve të zgjidhjes së ekuacionit.
Mendojmë që kjo është përparësia kryesore e këtij programi nga C++, pra
komoditeti në ndërtimin e paraqitjes grafike.

Studimi sugjeron në të ardhmen përdorimin e mjeteve kryesore të
menaxhimit më të mirë të cilësisë së ujrave, Monitorim - Modelimit, pra
kalimit nga mjedisi real në atë virtual, si ndihmë më shumë për
ligjëvënësit apo politikëbërësit, lokalë dhe vendorë në vendimmarrje më të
drejtë për çdo situate të krijuar.

Në të gjithë literaturën shqiptare që shqyrtuam nuk hasëm në asnjë
klasifikim të cilësisë së ujrave se si janë dhe aq më pak sesi duhet të
jenë. Në qoftë se duam që të përmbushim direktivën e BE për
menaxhimin e pellgjeve ujëmbledhëse që deri në 2015 duhet të kenë
cilësinë të mirë (Klasa II), sugjerojmë se: duhet që të krijohen hartat e
klasifikimit të ujrave dhe hartat e gjendjes cilësore të ujrave sipërfaqësore
me ndihmën e programeve të cilësisë së ujrave, si dhe të bëhet
standartizimi i cilësisë së kërkuar të ujërave sipërfaqësore, në varësi të
përdorimit të tyre dhe në përputhje me Direktivën Kuadër të BE
(Direktiva e Këshillit, 2000/60/EC) për cilësinë e ujrave.

Studimi sugjeron gjithashtu për të ardhmen, në kushtet e përmirësimit të
cilësisë së ujrave të pellgut të Ishmit, vazhdimin e studimeve
monitoruese, ndërtimin e Impiantit të trajtimit të ujrave urbane,
ndalimin e shkarkimeve urbane direkt në ujrat e lumenjve, kalibrimin e
modelit, krijimin e Qendrës së Modelimit të ujrave dhe të cilësisë së tyre,
marrjen e masave konkrete paraprakisht për eleminimin ose minimizimin
e efekteve të dëmshme.




                                     xix
Lista e figurave
Figura   1.   Gjendje eutrofike e ujrave, lumi i Lanës                                  9
Figura   2.   Përroi i Seftës, fenomeni i shpëlarjes acide                              9
Figura   3.   Efekti i lulëzimit të algave në organizmat ujore                         11
Figura   4.   Dispersioni                                                              14
Figura   5.   Proçesi i Difuzionit                                                     15
Figura   6.   Difuzion-konveksioni                                                     15
Figura   7.   Mjetet e menaxhimit të cilësisë së ujrave                                16
Figura   8.   Teoria e ekonomisë së modelimit të Goldberg                              18

              Shembull i teorisë së ekonomisë së modelimit të zbatuar në simulimin e
Figura 9.     transportit të ndotësve                                                  19
Figura 10.    Harta pellgu i Ishmit a) satelitore, b) administrative, c) gjeografike   26
Figura 11     Zgjerimi i Tiranës                                                       27
Figura.12     Harta gjeologjike e rajonit                                              29
Figura 13     Harta hidrogjeologjike e rajonit                                         29
Figura 14.    Profil litologjik në sinklinalin e Tiranës                               31
Figura 15.    Zona e Lumit të Tiranës dhe e Lanës që përshkojnë qytetin                34
Figura 16.    Ura e Brarit; T1                                                         42
Figura 17.    Lumi i Tiranës pas shkarkimit të kolektorit kryesor;T2                   42
Figura 18.    Ura e Kamzës; T3                                                         42
Figura 19.     Lanabregas; L1                                                          42
Figura 20.    Kombinati Tekstil; L2                                                    42
Figura 21.    Kthesa Yrshek; L3                                                        42
Figura 22.    Pamje e lumit Ishëm në urën e Rinasit; Ish1                              42
Figura 23.    Pamje e lumit Ishëm në Urën e Gjolës; Ish2                               42
Figura 24.    Dhjetë realizimet për temperaturën (SGS)                                 55
Figura 25.    Mesatarja e llogaritur për temperaturën nga 10 realizimet (SGS)          55
Figura 26.    Krijimi i hartave a) nga 10 realizimet dhe b) nga mesatarja e tyre       56
Figura 27.    Skema me pesë pika në një sipërfaqe dy përmasore                         64
Figura 28.    Përcaktimi i nyjeve                                                      66
Figura 29.    Stacionet e monitorimit, pellgu i Ishmit                                 70
Figura 30.    Ecuria e vlerave mesatare të temperaturës (ºC)                           75
Figura 31.    Vlerat maksimale dhe minimale të temperaturave (ºC)                      75
Figura 32     Ecuria e vlerave mesatare të pH                                          76
Figura 33     Vlerat maksimale dhe minimale të pH.                                     76
Figura 34.    Ecuria e vlerave mesatare të kripshmërisë (g/kg)                         74
Figura 35.    Vlerat maksimale dhe minimale të kripshmërisë                            74
Figura 36.    Ecuria e vlerave mesatare të lëndës pezull (mg/l)                        78
Figura 37.    Vlerat maksimale dhe minimale të lëndës pezull (mg/l)                    78
Figura 38.    Ecuria e vlerave mesatare oksigjenit të tretur (mg/l)                    79
Figura 39.    Vlerat maksimale dhe minimale të oksigjenit të tretur (mg/l).            79
Figura 40.    Ecuria e vlerave mesatare NKO (mg/l)                                     80
Figura 41.    Vlerat maksimale dhe minimale të NKO (mg/l)                              80
Figura 42.    Ecuria e vlerave mesatare NBO5 (mg/l)                                    42
Figura 43.    Vlerat maksimale dhe minimale të NBO5 (mg/l)                             43
Figura 44.    Shkalla e kalimit të NH4+ në NH3 në varësi të pH-it dhe temperaturës     83
Figura 45.    Ecuria e vlerave mesatare NH4+-N (mg/l)                                  87
Figura 46.    Vlerat maksimale dhe minimale të NH4+ (mg/l)                             87
Figura 47.    Ecuria e vlerave mesatare NO2- (mg/l)                                    88
Figura 48.    Vlerat maksimale dhe minimale të NO2- (mg/l)                             88
Figura 49.    Ecuria e vlerave mesatare të NO3- (mg/l)                                 89
Figura 50.    Vlerat maksimale dhe minimale të NO3- (mg/l                              89


                                           xxi
Figura   51.    Ecuria e vlerave mesatare P-PO4 (mg/l)                      90
Figura   52.    Vlerat maksimale dhe minimale të P-PO43- (mg/l)             90
Figura   53.    Ecuria e vlerave mesatare Ptotal (mg/l)                     91
Figura   54.    Vlerat maksimale dhe minimale të Ptotal                     91
Figura   55.    Monitorimi i temperaturës T °C për çdo stacion              94
Figura   56.    Monitorimi i pH për çdo stacion                             94
Figura   57.    Monitorimi i kripshmërisë g/kg për çdo stacion              94
Figura   58.    Monitorimi i lëndës pezull mg/l për çdo stacion             95
Figura   59.    Monitorimi i përcjellshmërisë μS/cm për çdo stacion         95
Figura   60.    Monitorimi i O2mg/l për çdo stacion                         95
Figura   61.    Monitorimi i NKO mg/l për çdo stacion                       96
Figura   62.    Monitorimi i NBO5 mg/l për çdo stacion                      96
Figura   63.    Monitorimi i NH4+ mg/l për çdo stacion                      96
Figura   64.    Monitorimi i NO2 - mg/l për çdo stacion                     97
Figura   65.    Monitorimi i NO3- mg/l për çdo stacion                      97
Figura   66.    Monitorimi i P_PO4 mg/l për çdo stacion                     97
Figura   67.    Monitorimi i P total mg/l për çdo stacion                   98
Figura   68.    Vlerat mesatare të temperaturës, sipas lumenjve.           102
Figura   69.    Vlerat mesatare të pH, sipas lumenjve.                     103
Figura   70.    Vlerat mesatare të kripshmërisë, sipas lumenjve.           103
Figura   71.    Vlerat mesatare të Lëndës pezull, sipas lumenjve.          103
Figura   72.    Vlerat mesatare të oksigjenit të tretur, sipas lumenjve.   104
Figura   73.    Vlerat mesatare të NKO-së, sipas lumenjve.                 104
Figura   74.    Vlerat mesatare të NBO5, sipas lumenjve.                   104
Figura   75.    Vlerat mesatare të amoniumit, sipas lumenjve.              106
Figura   76.    Vlerat mesatare të nitriteve, sipas lumenjve.              106
Figura   77.    Vlerat mesatare të nitrateve, sipas lumenjve.              106
Figura   78.    Vlerat mesatare të fosfateve, sipas lumenjve.              107
Figura   79.    Vlerat mesatare të fosforit total, sipas lumenjve.         107
Figura   80.    Vlerat mesatare të Col. Fecale, sipas lumenjve             108
Figura   81.    Vlerat mesatare të Str. Fecale, sipas lumenjve             108
Figura   82.    Balancimi i joneve ndotës, lumi Tirana                     111
Figura   83.    Balancimi i joneve ndotës, lumi Lana                       111
Figura   84.    Balancimi i joneve ndotës, lumi Ishëm                      112
Figura   85.    Balancimi i joneve ndotës, pellgu Ishëm                    112
Figura   86.    Korrelimi linear i kripshmërisë nga temperatura            115
Figura   87.    Korrelimi linear i lëndës pezull nga temperatura           116
Figura   88.    Korrelimi linear i përcjellshmërisë nga temperatura        116
Figura   89.    Korrelimi linear i O2 të tretur nga temperatura            117
Figura   90.    Korrelimi linear i NKO nga temperature                     117
Figura   91.    Korrelimi linear i NBO5 nga temperatura                    118
Figura   92.    Korrelimi linear i NH4+ nga temperatura                    118
Figura   93.    Korrelimi linear i NO3- nga temperatura                    119
Figura   94.    Korrelimi linear i NO2- nga temperatura                    119
Figura   95.    Korrelimi linear i P_PO43- nga temperatura                 120
Figura   96.    Korrelimi linear i Ptotal nga temperature                  120
Figura   97.    Korrelimi linear i kripshmërisë nga pH                     121
Figura   98.    Korrelimi linear i lëndës pezull nga pH                    121
Figura   99.    Korrelimi linear i përcjellshmërisë nga pH                 122
Figura   100.   Korrelimi linear i O2 nga pH                               122
Figura   101.   Korrelimi linear i NKO nga pH                              123
Figura   102.   Korrelimi linear i NBO5 nga pH                             123
Figura   103.   Korrelimi linear i NH4+ nga pH                             124


                                            xxii
Figura   104.   Korrelimi linear i NO2- nga pH                                        124
Figura   105    Korrelimi linear i NO3- nga pH                                        125
Figura   106.   Korrelimi linear i P_PO43- nga pH                                     125
Figura   107.   Korrelimi linear i Ptotal nga pH                                      126
Figura   108.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të T (ºC)                    130
Figura   109.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të pH                        130
Figura   110.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të kripshmërisë (g/kg)       131
Figura   111.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të lëndës pezull (mg/l).     131
Figura   112.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të përcjellshmërisë (mg/l)   132
Figura   113.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të O2 të tretur (mg/l)       132
Figura   114.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të NKO- së (mg/l)            133
Figura   115.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të NBO5 (mg/l)               133
Figura   116.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të NH4+ (mg/l)               135
Figura   117.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të NO2- (mg/l)               136
Figura   118.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të NO3- (mg/l)               136
Figura   119.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të P_PO43- (mg/l)            137
Figura   120.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të Ptotal (mg/l)             137
Figura   121.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të Col. Fecale (MNP)         138
Figura   122.   Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të Str. Fecale (MNP).        139
Figura   123.   Shpërndarja hapësinore e temperaturës në E1                           140
Figura   124.   Shpërndarja hapësinore e pH në E1                                     140
Figura   125.   Shpërndarja hapësinore e kripshmërisë në E1                           141
Figura   126.   Shpërndarja hapësinore e lëndës pezull në E1                          141
Figura   127.   Shpërndarja hapësinore e përcjellshmërisë në E1                       142
Figura   128.   Shpërndarja hapësinore e oksigjenit të tretur në E1                   142
Figura   129.   Shpërndarja hapësinore e NKO-së në E1                                 143
Figura   130.   Shpërndarja hapësinore e NBO5 në E1                                   143
Figura   131.   Shpërndarja hapësinore e NH4+ në E1                                   144
Figura   132.   Shpërndarja hapësinore e NO2 në E1                                    144
Figura   133.   Shpërndarja hapësinore e NO3 në E1                                    145
Figura   134.   Shpërndarja hapësinore e P-PO4 në E1                                  145
Figura   135.   Shpërndarja hapësinore e Ptotal në E1                                 146
Figura   136.   Shpërndarja hapësinore e Col.Fecale në E1                             147
Figura   137.   Shpërndarja hapësinore e Str.Fecale në E1                             147
Figura   138.   Shpërndarja hapësinore e temperaturës në E2                           148
Figura   139.   Shpërndarja hapësinore e pH në E2                                     148
Figura   140.   Shpërndarja hapësinore e kripshmërisë (salinitetit) në E2             149
Figura   141.   Shpërndarja hapësinore e lëndës pezull në E2                          149
Figura   142.   Shpërndarja hapësinore e përcjellshmërisë në E2                       150
Figura   143.   Shpërndarja hapësinore e O2 te tretur në E2                           150
Figura   144.   Shpërndarja hapësinore e NKO në E2                                    151
Figura   145.   Shpërndarja hapësinore e NBO5 në E2                                   151
Figura   146.   Shpërndarja hapësinore e NH4 në E2                                    152
Figura   147.   Shpërndarja hapësinore e NO2 në E2                                    152
Figura   148.   Shpërndarja hapësinore e NO3 në E2                                    153
Figura   149.   Shpërndarja hapësinore e P-PO4 në E2                                  153
Figura   150.   Shpërndarja hapësinore e Ptotal në E1                                 154
Figura   151.   Shpërndarja hapësinore e Col.Fecale në E2                             154
Figura   152.   Shpërndarja hapësinore e Str.Fecale në E2                             155
Figura   153.   Shpërndarja hapësinore e temperaturës në E3                           155
Figura   154.   Shpërndarja hapësinore e pH në E3                                     156
Figura   155.   Shpërndarja hapësinore e kripshmërisë në E3                           156
Figura   156.   Shpërndarja hapësinore e lëndës pezull në E3                          157


                                           xxiii
Figura   157.   Shpërndarja hapësinore e O2 te tretur në E3                              157
Figura   158.   Shpërndarja hapësinore e NKO në E3                                       158
Figura   159.   Shpërndarja hapësinore e NH4 në E3                                       158
Figura   160.   Shpërndarja hapësinore e NO2 në E3                                       159
Figura   161.   Shpërndarja hapësinore e NO2 në E3                                       159
Figura   162.   Shpërndarja hapësinore e P-PO4 në E3                                     160
Figura   163.   Shpërndarja hapësinore e Ptotal në E3                                    160
Figura   164.   Shpërndarja hapësinore e ColFecal në E3                                  161
Figura   165.   Shpërndarja hapësinore e Str.Fecale në E3                                161
Figura   166.   Shpërndarja hapësinore e temperaturës në E4                              162
Figura   167.   Shpërndarja hapësinore e kripshmërisë në E4                              162
Figura   168.   Shpërndarja hapësinore e lëndës pezull në E4                             163
Figura   169.   Shpërndarja hapësinore e O2 te tretur në E4                              163
Figura   170.   Shpërndarja hapësinore e NBO5 në E4                                      164
Figura   171.   Shpërndarja hapësinore e NO2 në E4                                       164
Figura   172.   Shpërndarja hapësinore e NO3 në E4                                       165
Figura   173.   Shpërndarja hapësinore e P-PO4 në E4                                     165
Figura   174.   Shpërndarja hapësinore e Col.Fekale në E4                                166
Figura   175.   Shpërndarja hapësinore e Str.Fecale në E4                                166
                Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të parametrave fiziko-kimike me
Figura   176.   SG                                                                       168
Figura   177.   Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të ushqyesve me SG                   169
Figura   178.   Normalizimi i vlerave të pH të çdo prove me SG                           170
Figura   179.   Normalizimi i vlerave të temperaturës të çdo prove me SG                 170
Figura   180.   Normalizimi i vlerave të kripshmërisë të çdo prove me SG                 171
Figura   181.   Normalizimi i vlerave të lëndës pezull të çdo prove me SG                171
Figura   182.   Normalizimi i vlerave të oksigjenit të tretur të çdo prove me SG         171
Figura   183.   Normalizimi i vlerave të NKO të çdo prove me SG                          172
Figura   184.   Normalizimi i vlerave të NBO5 të çdo prove me SG                         172
Figura   185.   Normalizimi i vlerave të amoniumit të çdo prove me SG                    173
Figura   186.   Normalizimi i vlerave të nitriteve të çdo prove me SG                    174
Figura   187.   Normalizimi i vlerave të nitrateve të çdo prove me SG                    174
Figura   188.   Normalizimi i vlerave të fosfateve të çdo prove me SG                    174
Figura   189.   Normalizimi i vlerave të fosforit total të çdo prove me SG               175
                Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të parametrave fiziko- kimike me
Figura 190.     normën e lejuar sipas BE për ujrat salmonide                             176
                Normalizimi i përmbajtjeve mesatare vjetore të parametrave ushqyes me
Figura 191.     normën e lejuar sipas BE për ujrat salmonide                             176
                Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të parametrave fiziko - kimike me
Figura 192.     normën e lejuar me NIVA                                                  177
                Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të parametrave ushqyes me
Figura 193.     normën e lejuar me NIVA                                                  178
                Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të parametrave fiziko - kimike me
Figura 194.     normën e lejuar sipas UNECE                                              179
                Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të ushqyesve me normën e lejuar
Figura 195.     sipas UNECE                                                              179
                Normalizimi i përmbajtjeve të pH në çdo provë me normën e lejuar sipas
Figura 196.     BE.                                                                      182
                Normalizimi i përmbajtjeve të temperaturës në çdo provë me normën e
Figura 197.     lejuar sipas BE.                                                         182




                                           xxiv
Normalizimi i përmbajtjeve të lëndës pezull në çdo provë me normën e
Figura 198.     lejuar sipas BE.                                                          182
                Normalizimi i përmbajtjeve të oksigjenit të tretur në çdo provë me
Figura 199.     normën e lejuar sipas BE.                                                 183
                Normalizimi i përmbajtjeve të NBO5 në çdo provë me normën e lejuar
Figura 200.     sipas BE.                                                                 183
                Normalizimi i përmbajtjeve të azotit amoniakal në çdo provë me normën
Figura 201.     e lejuar sipas BE.                                                        183
                Normalizimi i përmbajtjeve të nitriteve në çdo provë me normën e lejuar
Figura 202.     sipas BE.                                                                 184
                Normalizimi i përmbajtjeve të fosfateve në çdo provë me normën e lejuar
Figura 203.     sipas BE.                                                                 184
                Normalizimi i përmbajtjeve të pH-it në çdo provë me normën e lejuar
Figura 204.     sipas NIVA.                                                               185
                Normalizimi i përmbajtjeve të lëndës pezull në çdo provë me normën e
Figura 205.     lejuar sipas NIVA.                                                        186
                Normalizimi i përmbajtjeve të NKO në çdo provë me normën e lejuar
Figura 206.     sipas NIVA.                                                               186
                Normalizimi i përmbajtjeve të amoniumi në çdo provë me normën e
Figura 207.     lejuar sipas NIVA.                                                        186
                Normalizimi i përmbajtjeve të fosforit total në çdo provë me normën e
Figura 208.     lejuar sipas NIVA.                                                        187
                Normalizimi i përmbajtjeve të oksigjenit të tretur në çdo provë me
Figura 209.     normën e lejuar sipas UNECE.                                              188
                Normalizimi i përmbajtjeve të NKO-së në çdo provë me normën e lejuar
Figura 210.     sipas UNECE.                                                              188
                Normalizimi i përmbajtjeve të NBO5 në çdo provë me normën e lejuar
Figura 211.     sipas UNECE.                                                              189

                Normalizimi i përmbajtjeve të azotit amoniakal në çdo provë me normën
Figura 212.     e lejuar sipas UNECE.                                                     189
                Normalizimi i përmbajtjeve të nitrateve në çdo provë me normën e lejuar
Figura 213.     sipas UNECE.                                                              189
                Normalizimi i përmbajtjeve të fosforit total në çdo provë me normën e
Figura   214.   lejuar sipas UNECE.                                                       190
Figura   215.   Harta vektor e shpërndarjes së përqëndrimit                               192
Figura   216.   Harta njollë e shpërndarjes së përqëndrimit                               192
Figura   217.   Harta 2D e shpërndarjes së përqëndrimit.                                  192
Figura   218.   Shpërndarja e përqëndrimit                                                193
Figura   219.   Shpërndarja e përqëndrimit (Izolinjat)                                    193
Figura   220.   Gjendja e cilësisë së ujrave të pellgut të Ishmit                         198




                                            xxv
Lista e tabelave
Tabela 4-1:    Tabela e koordinatave të vendmarrjeve të kampioneve                39
Tabela 4-2:    Parametrat mjedisorë të monitorimit                                44
Tabela 4-3:    Frekuenca e ekspeditave të monitorimit                             45
Tabela 4-3:    Kushtet kufitare dhe shpejtësitë e rrjedhjes së fluidit            65
Tabela 6-1:    Parametrat bakteriologjike për lumin e Tiranës                     92
Tabela 6-2:    Parametrat bakteriologjike për lumin e Lanës                       92
Tabela 6-3:    Parametrat bakteriologjike për lumin e Ishmit                      93
Tabela 7-1:    Rezultatet e analizës statistikore të parametrave sipas klimës    109
Tabela 8-1:    Matrica e korrelimit linear të temperaturës dhe pH me ushqyesit   113
Tabela 8-2:    Matrica e korrelimit linear të parametrave                        114
Tabela 10-1:   Sfondi Gjeokimik i parametrave fiziko-kimike                      167
Tabela 10-2:   Sfondi Gjeokimik i parametrave ushqyes                            167
Tabela 12-1:   Klasifikimi i ujrave sipas NIVA                                   196
Tabela 12-2:   Klasifikimi i ujrave sipas UNECE                                  196
Tabela 12-3:   Klasifikimi i ujrave të stacioneve, sipas NIVA                    196
Tabela 12-4:   Klasifikimi i ujrave të stacioneve, sipas UNECE                   197
Tabela 12-5:   Klasifikimi i ujrave sipas klasave ushqyese                       197




                                              xxvi
Indeksi i shkurtimoreve



MMPAU        Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave
AMP          Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve
BE           Bashkimi Europian
NIVA         Instituti i Studimit të Ujrave të Norvegjisë
UNECE        Komisioni Ekonomik i Kombeve te Bashkuara
DKU/WFD Direktiva Kuadër e Ujit
EPA          Environmental Protection Agency
SGS          Sequential Gaussian Simulation
2D           2 Dimensionale
1D           1 Dimensional
PDF          Partial Differential Function
CC           Përqëndrimi
KMM          Komiteti i Mbrojtjes se Mjedisit
AKM          Agjencia Kombetare e Mjedisit
EDK          Ekuacioni I difuzion-konveksionit
st           Stacioni
max          maksimumi
min          minimumu




                                             xviii
Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës




PJESA I –TË PËRGJITSHME
1.    Shtrimi i problemit
Ndotja dhe keqpërdorimi i burimeve natyrore të përtëritshme,
konsiderohet një problem kryesor për sindromën e ndryshimeve globale,
në veçanti, lumenjtë e vendeve në zhvillim vuajnë nga degradimi i madh i
cilësisë së ujit[8][19]. Trupat ujore rrisin presionin për shkak të rritjes së
numrit të popullsisë, zhvillimit ekonomik dhe shfaqjes në rritje të
aktivitetit antropogjen në pellgjet e lumenjve, veçanërisht në zonat e
rrethinave urbane dhe rurale[85][86]. Ujërat sipërfaqësorë mbledhin sasi
gjithmonë e më të shumta të ujërave të ndotura dhe të patrajtuara nga
zonat e banuara, zona këto me kapacitet të tepruar për t’u përshtatur me
një ngarkesë të tillë, nga veprimtaritë e industrisë, nga prodhimi intensiv
i bagëtive, si dhe nga prodhimi bujqësor[21]. Cilësia e ujrave, që rezulton
e keqe, është një kërcënim si për vetë ekosistemin ashtu dhe për
shëndetin e njerëzve. Ky është një problem veçanërisht i rëndë dhe shfaq
një interes të madh për zgjidhje për vendet në zhvillim, ku praktikat e
administrimit të mjedisit nuk mund të sigurojnë përshtatje me zhvillimin
ekonomik[22][41].

Rritja e të ardhurave të një popullsie gjithmonë në rritje sigurohet nga një
zhvillim ekonomik duke u pasuar me një kërkesë në rritje për
produkte[41][47]. Mos administrimi i shkarkimeve të ujrave urbane të
zonave të banuara, i shkarkimeve industriale, i përdorimit të pesticideve
dhe insekticideve në bujqësi, i jashtëqitjeve të bagëtive si dhe mungesa e
masave të një trajtimi të duhur dhe ripërdorimit të mbetjeve, kanë çuar
në një degjenerim të përhapur të cilësisë së ujërave sipërfaqësore, por
edhe të vetë sipërfaqes së tokës[42][44].

Proçeset e urbanizimit dhe industrializimit janë shumë të shpejtë për një
administrim dhe menaxhim të nevojshëm të cilësisë së ujërave që
shkarkohen, për ruajtjen e cilësisë së pellgut ujor. Ky proçes sjell në
ujërat sipërfaqësorë sasi të mëdha të ujërave të patrajtuar që janë
shkarkuar nga banesat dhe industria[7][11][26].

Burimi kryesor i ndotjes së ujërave sipërfaqësore në vendin tonë janë
shkarkimet urbane, që përmbajnë lëndë organike, komponime të
tretshme të fosforit dhe azotit, të cilat favorizojnë proçesin e eutrofikimit,
bakterie dhe viruse patogjene, metale të rënda si dhe lëndë që prishin
pamjen e ujërave dhe u japin atyre erë të keqe[12][13][26][28].

Në zonat me dendësi të ulët të popullsisë problemet e ndotjes së ujërave
sipërfaqësorë nuk vërehen për shkak të aftësisë vetëpastruese të ujërave.
Me rritjen e urbanizimit aftësia vetëpastruese e ujërave nuk arrin të
përballojë shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara, si pasojë vërehen
ndikime të dëmshme në biotën ujore, rrezik të infenksioneve
etj[39][40][46][66].

                                              1
Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës




Kështu në fakt, si pasojë e rritjes së shpejtë të zonave urbane dhe
industriale të cilat shkarkojnë mbeturinat e tyre të patrajtuara në mjedis,
në pellgun e Ishmit, lumi që mban dhe presionin më të madh të
shkarkimeve të ujrave të ndotura në Shqipëri, në disa pjesë të tij, ai është
më shumë një rrjedhë që zhvendos ujërat e ndotur dhe nivelet e ndotjes
janë të madhësive të një rendi më të lartë se vlerat e lejuara për ujrat e
ëmbël natyrore[12][26][28].

Shkarkimet e lëngëta urbane, industriale dhe bujqësore në ujrat
sipërfaqësore, janë një dukuri e cila në mënyrë progresive ka ndikuar në
uljen e cilësisë së ujrave të lumenjve, liqeneve, të zonave bregdetare dhe
të mjedisit në përgjithësi[15][85]. Në këtë kuptim merr rëndësi vlerësimi i
cilësisë së ujërave sipërfaqësore dhe përcaktimi i ndotësave kryesorë që
shkarkohen në to, me synim mbrojtjen dhe/ose rehabilitimin e mjedisit
si dhe krijimi i bazës së të dhënave për një menaxhim integral e të
qëndrueshëm të burimeve ujore[7][39][48][61].

Shkurtimisht, kur shfletojmë literaturën, kur hulumtojmë nëpër punimet
e konferencave, artikujve të revistave, zërave të internetit dhe gazetave,
disa shtangen prej vlerave të ndotjes së ujit të lumenjve si dhe me betejat
e tentativat, shpesh të pasuksesshme, për të nxjerrë në pah këto
ndryshime me shpresën për të arritur një shpëtim efektiv të mjedisit.



1.1 Aktiviteti antropogjen dhe impakti i tij në cilësinë e
ujrave sipërfaqësorë
Karakteristikat kimike dhe biologjike të ujërave mund të pësojnë
ndryshime të rëndësishme si pasojë e veprimtarive antropogjene.
Veprimtaritë njerëzore ndikojnë si në hidrosferë dhe në litosferë,
ndërmjet tyre ekziston një lidhje e fortë[18][39]. Kështu p.sh kthimi i
pyjeve dhe kullotave në toka bujqësore dhe intensifikimi i prodhimit
bujqësor mund të shkaktojnë pakësimin e bimësisë[11][57]. Kjo
shoqërohet me pakësimin e sasisë së ujit që avullon nga bimët, gjë që çon
në ndryshime në mikroklimë[61]. Si pasojë do të ndodhë intensifikimi i
erozionit të tokave, grumbullimi i llumrave në mjediset ujore, pasurimi i
ujrave me lëndë ushqyese dhe me substanca ndotëse. Në fund si rezultat
do të ketë ndryshime të rëndësishme në karakteristikat kimike dhe
biologjike të mjedisit ujor[9][42][48].



1.1.1 Impakti i aktivitetit antropogjen në lumenj

Impakti antropogjen në lumenj është një proçes i gjërë që çon në pasoja
të ndryshme negative[40][42][94]. Mënyrat që shprehin një impakt të tillë
janë: 1) rishpërndarja e rrjedhjes së lumit në kohë; 2) rishpërndarja e
rrjedhjes së lumit në hapësirë; 3) tërheqje e rrjedhjes së lumit; 4)

                                             2
Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës




disturbancat fizike të shtratit të lumit; 5) ndotja; 6) turbullimi i ujit; 7)
ndotja termale[42][94].

Mënyra e parë ndodh kryesisht në rastet e krijimit të rezervuarëve, është
karakteristike për ShBA-në, Rusinë, Kanadanë, Brazilin dhe Kinën.
Balancimi i rishpërndarjes në hapësirë është përdorur për furnizimin me
ujë, për lundrim, për hidrocentralet, për ujitje etj. Transferimet më të
mëdha ujore janë tipike për Kanadanë, ShBA-në, Turkmenistanin dhe
Indinë. Konsumi i pazëvendësueshëm ujor aktualisht konsiston afërsisht
150km3/vit, i cili është 1% i balancës normale të ujit të ëmbël. Bujqësia
përdor 70.1% të ujit të ëmbël, industria kërkon 20% dhe sektori komunal
9.9%. Me disturbancë të shtratit të lumit ne kuptojmë çdo ndryshim, që ka
bërë njeriu, të nivelit të ujit (prerjet, ndryshimet në thellësi të lumenjve
nga gërryerja ose mbulimi i terrenit etj.). Gropat e hapura në shtratet e
lumenjve për marrjen e materialeve të ndërtimit dhe punimet e gërryerjes
për qëllime lundrimi janë shembujt që hasen më shpesh për këtë lloj
impakti[40][57]. Ndotja e ujit është e jashtëzakonshme dhe është një sfidë
gjithmonë në rritje. Sipas origjinës së tyre mund të veçohen tre grupe
kryesore të ndotësve të ujit të lumenjvë: 1) shkarkimet urbane; 2) ndotjet
industriale; 3) ndotjet e bujqësisë. Me turbullim të ujit kuptojmë
grumbullimin e substancave të huaja, kryesisht të patretshme. Ndotja
termale lidhet kryesisht me ujin e ftohtë që shkarkohet nga
hidrocentralet[40][94][96][98].

Kërkimet dhe studimet e mëtejshme të impaktit antropogjen në lumenj
janë të domosdoshme në mënyrë që të minimizojnë pasojat negative të
një impakti të tillë në të ardhmen.



1.1.2 Ndotja dhe burimet e ndotjes së ujrave

Deri në fillimet e Revolucionit Industrial në Europë dhe në Amerikën e
Veriut ujërat e hidrosferës kanë qenë “të pandotura”, ose më saktë në
gjendjen natyrale cilësore të tyre. Tani të gjithë ujrat e Tokës, me
përjashtim të akujve Polare, janë të ndotura nga veprimtaria
antropogjene[85][86][100]. Kur flasim për cilësinë e ujërave dhe nivelin e
ndotjeve të tyre kemi parasysh vetitë fizike, kimike dhe biologjike
(përfshirë edhe ato mikrobiologjike). Nivelet kufi të treguesve cilësore do të
varen kryesisht nga qëllimi i përdorimit të ujërave[107].

Ndotje të mjedisit kuptohet ndryshimi mjedisit, kur këto ndryshime janë
të padëshirueshme, sepse ndikojnë për keq në jetën e njeriut apo të
qënieve të tjera të gjalla, në kushtet e jetesës, në proçeset industriale, në
aspektin kulturor, ose kur këto ndyshime mund të ndikojnë në shterimin
e rezervave të lëndëve të para[98][102].

Duhet të kemi mirë parasysh se jo çdo përmbajtje e lartë apo e ulët e
elementeve kimike përbën ndotje, por vetëm ato që sjellin pasoja të
padëshirueshme[21]. Nga ana tjetër ndryshimi i ekosistemit gjeokimik që

                                              3
Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës




sjell si pasojë ndotjen mund të shkaktohet jo vetëm nga veprimtaria
antropogjene por edhe nga faktorë natyrore[98][102].

Burimet e ndotjes së ujit

Ndotja e ujrave të ëmbla sipërfaqësore dhe nëntokësore është një problem
serioz sepse ato përbëjnë burimin e ujit të pijshëm dhe janë mjedisi ku
rritet biota akuatike. Efektet toksike shkaktohen nga metalet e rëndë,
kur përmbajtja e tyre kalon vlerat e lejuara.

Burimet e ndotjes së ujrave kanë origjinë natyrore dhe/ose antropogjene
dhe mund të ndahen në dy grupe: burime pikësore dhe jo-
pikësore[38][79].

Burime pikësore: Burimet pikësore më të rëndësishme janë: shkarkimet e
mbeturinave të lëngëta urbane (ujrat e zeza), shkarkimet e mbeturinave
të industrisë, shkarkimet e mbeturinave të lëngëta të fermave blegtorale,
ujërat e shpëlarjes (ekstraktet) nga venddepozitimet e mbeturinave të
ngurta etj.

Burime jo-pikësore: Burimet jo-pikësore më të zakonshme janë:
shkarkimet e ujërave të drenazhimit të tokave bujqësore, rreshjet e
ndotura (në veçanti depozitimet acide), rrjedhjet e tubacioneve të ujërave
të zeza, ujërat e shpëlarjes së rrugëve etj [19].

Më poshtë po shtjellojmë disa nga burimet e ndotjes së ujrave sipas
origjinës së tyre[38][57]. Klasifikimi i burimeve të ndotjes së ujrave sipas
origjinës është në burime antropogjene dhe në burime natyrore të
ndotjeve.

1.1.2.1 Burimet antropogjene të ndotjeve

Ndotja kimike me burim antropogjen shkaktohet nga veprimtaria urbane
që përfshin mbeturinat e prodhuara nga jetesa e përditshme në banesa,
punë, komunikacion si dhe nga veprimtaria teknogjene që përfshin
prodhimin industrial[57]. Industria minerale dhe ajo kimike janë dy
burimet më të rëndësishme të ndotjeve kimike, ndonëse ndikim jo të
pakët kanë edhe industritë e tjera si ato të pesticideve, elektrike,
prodhimit dhe përpunimit të lëkurave, letrës, si dhe mbetjet
urbane[12][14].

Burimet antropogjene të ndotjes së ujrave klasifikohen në 6
kategori[38][27]. Secila prej tyre ka nënkategoritë dhe karakteristikat e
veta. Ato janë:

   1. Burimet industriale të ndotjes së ujrave;
   2. Burimet komunale të ndotjes;
   3. Burimet bujqësore të ndotjes;
   4. Burimet e rrjedhjeve nga reshjet;
   5. Burimet nga depozitimet e ngurta;
                                              4
Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës




   6. Burimet e ndotjes së ujit nga rrjedhjet e depozitave nëntokësore.
i. 1 Burimet industriale të ndotjes

Në industri, uji që merr pjesë për përdorim në proçesin industrial, i
marrë nga sistemi i trajtimit të tij apo nga puset, gjatë rënies në kontakt
me një proçes apo produkt të caktuar mundet që në të të shtohen ndotës
në varësi të proçesit apo produktit të përdorur[7][8][100]. Atëherë ky ujë
që përftohet klasifikohet si ujë i ndotur. Në secilin nga këto klasifikime
industritë mund të kenë kontribuar në ndotjen e ujit në qoftë se burimet
e furnizimit të tyre me ujë janë përdorur në proçesin industrial.
Shembujt e burimeve industriale ndotëse të ujit janë[12][26][39]:

      Uji jo i kontaktit
Ku bëjnë pjesë:
   -   Uji i ushqimit të boliereve;                -    Uji i ngrohjes;
   -   Uji i ftohjes;                              -    Kondesatorët e ftohjes.
      Uji i kontaktit
   -   Uji i përdorur për transportin e produkteve, materialeve ose
       substancave kimike;
   -   Uji i larjes dhe shpëlarjes (produkteve, pajisjeve, dyshemeve);
   -   Uji i tretësirave (solucioneve);
   -   Uji i tretjes (i hollimit);
   -   Uji i kontaktit të drejtpërdrejtë në pajisjet e ftohjes dhe të ngrohjes;
   -   Mbetjet e lëngëta urbane (ujrat e zeza);
   -   Uji i lavanderive;


Mbetjet e lëngëta industriale janë të ndara në [7][38]:

1) ujrat e reaksionit, që janë ujrat e ndotura si nga substancat kimike
hyrëse në reaksion ashtu dhe nga ato të produkteve të reaksionit;
2) ujrat që fitohen nga lëndët e para dhe nga produktet e papërpunuara;
3) Rrjedhjet pas shpëlarjes së lëndëve të para, të paketimit, të pajisjeve,
etj.;
4) ekstraktuesit e ujit dhe përthithësit (absorbentet);
5) ujrat e zeza nga industritë;
6)precipitimet atmosferike,             që     rrjedhin       poshtë      në     territoret   e
ndërmarrjeve industriale.

Fatkeqësitë industriale kontribuojnë në masë të madhe në ndotjen e
lumit. Më të dëmshme janë aksidentet në dampat e sterileve të minierave
dhe të fabrikave të pasurimit[12][14][108]. Veçanërisht vihen në dukje dy
shkatërrime në dampat e sterileve në ndërmarrjet e minierave të arit në
Guyana dhe në Rumani, rasti më i fundit i shkatërrimit të dampave është
                                               5
Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës




ai i tetorit 2010 në Hungari. Impakti i pallogaritshëm negativ i dy
aksidenteve të para u shkaktua nga veçantitë e teknologjisë së pasurimit
të arit.

i.2 Burimet komunale të ndotjes së ujit

Burimet tipike jo-industriale komunale të ujit janë si më poshtë:

      Banesat;                             Institucionet (shkollat, spitalet, etj.);
      Qendrat tregtare;                    Administrata qeveritare.
Supozohet që burimet jo-industriale komunale të ujrave të zeza do të
përmbajnë asnjë ndotës tjetër përveç se:

   -   Feçe;                                        -   Letër;
   -   Urinë;                                       -   Mbetje ushqimore;
   -   Ujrat e lavanderive; lavazheve të automjeteve.
Këta ndotës janë biologjike dhe si të tilla ata mund të biodegradojnë
lehtësisht[18][19][40]. Çdo ndotës tjetër jo-industrial, përveç atyre të
përmendur më lart mund të jenë të natyrës fizike ose kimike dhe
idealisht duhet të parandalohen nga futja e tyre në sistemin komunal me
një urdhëresë të para-trajtimit ose të hiqen nga ujrat e zeza komunale
duke përdorur metodat e para-trajtimit të ujrave.

Mbetjet urbane kryesisht konsistojnë në jashtëqitjet humane dhe
përmbajnë relativisht pak ndotës kimike, akoma, ato nuk janë të
dukshme për përqëndrim të lartë të organizmave patogjene. Mbetjet
komunale, ose ujrat e zeza, bëjnë afërsisht 20% të vëllimit të të gjithë
shkarkuesve dhe pjesa e tyre vazhdimisht zvogëlohet sa herë që sasia e
shkarkimeve industriale rritet. Ato kanë pak a shumë strukturë
permanente. Një person prodhon në ditë 65 gram të masës pezull, 8 gram
të azotit amoniakal, 3,3 gram fosfate, 9 gram klorure (chloride), 60 – 75
gram të masës organike [21][22][39].

Impakti i mbetjeve komunale mbi lumenj ndryshon nga vendi në vend,
nga zona në zonë si dhe nga qyteti në qytet. Në Shqipëri nga 36 qytete
vetëm në 3 prej tyre janë ndërtuar së fundmi (dekadën e fundit)
impiantet e trajtimit të ujrave të zeza, në qytetin e Pogradecit, në Qerret
(Kavajë) dhe në Durrës, nga të cilët në punë, por jo me kapacitet të plotë
janë vetëm impiantet e Qerretit dhe të Pogradecit. Janë në zbatim ai i
Shkodrës, i Vlorës dhe Sarandës[85][86][91].

Zakonisht, ujrat e zeza shkarkohen direkt në lumenj ose përrenjtë që
përshkojnë qytetet[88][89]90]. Natyrisht, një situatë e tillë nuk është dhe
aq shumë e rëndë në vendet e zhvilluara, ku ndotja e lumenjve edhe aty
është një çështje delikate dhe e ndjeshme, një situatë e tillë është e rëndë
vëçanërsiht për vendet në zhvillim[39][86].

i.3 Burimet e ndotjes së ujit nga ndotësit bujqësorë

                                              6
Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës




Normalisht, ndotësit bujqësorë të ujit transportohen në trupat pritës
sipërfaqësorë ose nëntokësorë nëpërmjet rreshjeve të dendura
periodike[19][38]. Ujrat e ndotur bujqësorë mund të jenë me origjinë nga
kafshët ose nga bimët ose mund të jenë nga burimet e ushqyesve,
fertilizuesve, pesticideve ose herbicideve. Burimet e kafshëve dhe bimëve
janë të kufizuara në biodegradimin e feçeve, urinave ose në varësi të
zgjedhjes së perimeve. Ushqyesit ose plehrat (fertilizuesit) janë në mënyrë
tipike disa përbërje të karbonit, azotit, fosforit dhe / ose gjurmë të
metaleve[19][21].

Pesticidet dhe herbicidet përbëhen nga përbërjet kimike organike, që janë
struktura molekulare shumë komplekse, të prodhuara për të qenë
veprues shumë jetëgjatë në mjedis[18][19[38][86].

Pesticidet e tilla si chlorodane dhe heptachlor, të cilat bëjnë pjesë në
grupin e substancave kimike organike të ndryshme, akoma ekzistojnë në
tokë rreth gërmadhave të Luftës së Dytë Botërore[19][38].

Aktivitetet bujqësore mund gjithashtu të lejojnë erozionin e tokës në
lumenjtë pritës[11][12]. Në raste të tilla, ndotësit mund të kenë përbërje
organike ose jorganike të tokës.

Mbetjet bujqësore janë të karakterizuara nga sasi të mëdha të fosforit
dhe azotit, duke qenë pjesë e plehrave dhe mbeturinave të blegtorisë, po
ashtu dhe nga përqëndrime të larta të pesticideve dhe të herbicideve.
Mbeturinat bujqësore gjithashtu paraqesin një rrezik serioz për habitatët
e lumit. Bujqësia ushtron në lumenj gjithashtu edhe ndikim indirekt.
Plugimi i tokës intensifikon erozionin dhe rrit sasinë e substancave të
ndryshme që hyjnë në lumenj[18][38].

i.4 Burimet e ndotjes nga rrjedhjet e reshjeve

Ato klasifikohen në burimet e shkarkimeve industriale dhe në atë të
burimeve të shkarkimeve komunale[38][57].

Çdo material ose substancë kimike e depozituar në tokë në një bashki
apo komunë ka të ngjarë që të mund të transportohet në lumenjtë pritës
si ndotës[18][39]. Këto përfshijnë:

            Rrjedhjet dhe derdhjet të produkteve të naftës;
            Plehrat dhe mbeturinat;
            Shpëlarje (rrjedhje) të tokës;
            Sistemet e kanalizimeve sipërfaqësore dhe nën-tokësore;
            Derdhjet dhe rrjedhjet nga transporti i materialeve ose i
             kimikateve;
i.5 Burimet e ndotjes nga depozitat e ngurta

Depozitat e ngurta (Landfill-et) publike, private dhe industriale mund të
jenë burime të ndotjes së ujrave për arsye të rrjedhjeve sipërfaqësore dhe

                                             7
Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës




nëntokësore[18]. Rregullat e landfilleve kërkojnë mbulim ditor, por gjatë
ditës, rrreshjet mund të shkaktojnë ndotje për shkak të shpëlarjes së
sipërfaqes.

i.6 Burimet e ndotjes nga rrjedhja e depozitave nëntokësore

Këtu përfshihen të gjitha depozitimet nëntokësore të ruajtjes së naftës
apo të mbetjeve të rrezikshme. Është përcaktuar qartë me anë të
rregullave që në këto depozitime të parandalohen rrjedhjet[27][38]. Në
qoftë se do të ndodhë rrjedhje, atëhere kjo përbën një burim ndotje për
ujrat nëntokësore si dhe një burim i mundshëm ndotjeje për ato
sipërfaqësore.

1.1.2.2 Burimet natyrore të ndotjes së ujit

Zonat e painfektuara nga aktiviteti antropogjen mund akoma të ndosin
lumenjtë pritës nëpërmjet rrjedhjes (shpëlarjes) së rreshjeve, të cilat
mund të klasifikohen në ato të burimeve të kafshëve, bimëve dhe
tokës[27][[42]. Përsëri, burimet ndotëse të kafshëve dhe të bimëve duhet
të jenë lehtësisht të biodegradueshme. Burimet ndotëse të tokës do të
përmbajnë çdo material organik dhe jorganik të tokës.



1.1.3 Efektet e ndotjes së ujrave

Çdo ndotje e mjedisit shoqërohet me efektet e saj në mjedisin pritës. Për
ujrat e ëmbla sipërfaqësore efektet kryesore janë eutrofikimi i ujrave dhe
shpëlarja acide. Eutrofikimi është fenomen që ka si origjinë ndotjen e
ujrave kryesisht nga shkarkimet e ujrave të zeza urbane apo si rrjedhim i
aktivitetit bujqësor (nga drenazhimi i tokave bujqësore). Në figurën 1
jepet një pamje e gjendjes eutrofike të ujrave si pasojë e shkarkimeve të
ujrave urbane[18][27][42].

Fenomeni i shpëlarjes acide i njohur më tepër në industri dhe në atë
minerare në veçanti, është efekti që shkaktohet në ujra nga shkarkimet e
drenazhimeve acide (të minierave) direkt në mjedis, pa kryer më parë
asnjë trajtim paraprak të tyre. Një efekt të tillë të shpëlarjes acide të
ujrave, në Shqipëri është i njohur në përroin Sefta, zona e Gurth-Spaçit
(Figura 2), ku uji që del nga minierat e mbyllura tashmë, shkarkohen
direkt në mjedis me një pH=3.4. [12][14] Ndryshe shpëlarja acide njihet
edhe si efekti “Yellow Boy”.

1.1.3.1 Eutrofikimi dhe roli i ushqyesve në ekosistem, eutrofikimi
kulturor

Me emrin “elementë ushqyes” (nutrientë) në ujëra konsiderohen
komponimet e tretshme të azotit dhe të fosforit në to. Quhen kështu,
sepse këto komponime përcaktojnë, në kushte specifike, shpejtësinë e
proçeseve të fotosintezës dhe të rritjes së bimësisë në ujrat[27][39].

                                              8
Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës




    Figura 1. Gjendje eutrofike e                 Figura 2. Përroi i Seftës, fenomeni i
 ujrave, lumi i Lanës (Foto A.Bode)                  shpëlarjes acide (Foto A.Bode)

Kur shpejtësia e rritjes së algave është shumë e madhe, ndodh i
ashtuquajturi “lulëzim i algave” (Figura 3), si pasojë e të cilit pamja e ujit
ndryshon duke u bërë një lëng jeshil, i turbullt dhe viskoz.

Eutrofikimi kulturor

Eutrofikimi i ujërave për shkak të ndotjeve antropogjene quhet nganjëherë
edhe eutrofikim artificial (ose kultural) për ta dalluar atë nga rritja
graduale (shumë e ngadaltë) e shkallës së eutrofikimit të liqeneve për
shkaqe natyrore të moshës së tyre (Figura 2)[26][40][57].

Reshjet që bien mbi sipërfaqen e tokës tresin mineralet gjatë depërtimit
në tokë. Në zonat e virgjëra përbërja kimike e ujërave varet kryesisht nga
dheu i tokës dhe shkëmbi amnor poshtë saj, duke bërë që niveli i
ushqyesve të jetë i ulët. Vendbanimet dhe shpyllëzimet shoqëruese,
zhvillimi bujqësor dhe urbanizimi e nxisin shumë shplarjen e lëndëve dhe
ushqyesve në lumenj dhe liqene. Një gjë e tillë nxit rritjen e
fitoplanktonit, bimëve të tjera ujore dhe me radhë të organizmave të
sipërm të zinxhirit ujor ushqyes, ky proçes njihet me emrin ’eutrofikim
kulturor’. Rritja e biomasës dhe dukuritë shoqëruese të eutrofikimit janë
më të zakonshme në liqene dhe zonat bregdetare pranë grykë-derdhjeve
të lumenjve. Fosfori dhe azoti janë ushqyes që nxitin këtë prodhim të
lartë biologjik [42].

Pasojat ekologjike të eutrofikimit kulturor, të shkaktuar prej sasive të
larta të ushqyesve mund të provokojnë ndryshimin e strukturës
biologjike, ku mbizotërues bëhet fitoplanktoni, ujërat bëhen të turbullta,
algat blu të gjelbra zhvillohen shumë duke shkaktuar formimin e
shkumave dhe helmeve të fuqishme për kafshët dhe njeriun[28].
Kalbëzimi i fitoplanktonit në fund shkakton uljen e oksigjenit në vlera të
papranueshme për botën e gjallë. Nivelet e ulëta të oksigjenit shpejtojnë
dhe çlirimin e fosforit prej sedimenteve, duke nxitur më tej prodhimin e
fitoplanktonit, duke ndikuar në uljen e vlerave përdoruese dhe estetike të
ujërave.
                                              9
Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës




Në basene me aktivitet njerëzor të pakët vlerat e fosforit në ujëra janë
përgjithësisht më të ulëta se 25 μg P/l, kurse vlera më të larta se 50 μg
P/l tregojnë për ndikim të njeriut, p.sh. shkarkim ujërash të zeza ose
shpëlarje bujqësore [26][42]. Kur ujërat marrin shkarkime urbane ose
shkarkime nga fermat e kafshëve shtëpiake vlerat e amoniumit rriten dhe
ato të oksigjenit ulen; në ujërat e ndotur rëndë vlerat e amoniumit mund
të rritet nga 1 deri 5 μg N/l, i cili kur kthehet në amoniak mund të
shkaktojë ngordhje peshqish dhe kafshësh të tjera ujore[42][94].

Aktiviteti i njeriut shkakton edhe rritjen e përmbajtjes së lëndëve kimike
në mjediset ujore, sidomos të metaleve të rënda dhe të mikrondotësave
organikë (pesticideve, poliklor-difenilet, lëndët organike të kloruara,
hidrokarburet aromatike policiklike, etj.), me anë të shkarkimeve të
ngurta, të lëngëta dhe të gazta, urbane, industriale, bujqësore dhe
minerare. Të gjitha paraqesin rrezik për ekosistemet ujore dhe për vetë
njeriun. Ujërat sipërfaqësore të ndotura nga shkarkime fekale të njerëzve
dhe kafshëve mund të transportojnë shumë patogjenë, si baktere dhe
viruse, më e theksuar në zonat me popullsi të dendur, sidomos pranë
qyteteve të mëdha[92].

Gjendja eutrofike e ujrave dhe sidomos “lulëzimi i algave” (Figura 3) ka
pasoja të dëmshme për organizmat ujore. Në veçanti, ajo shoqërohet me
zvogëlimin e theksuar të përqëndrimit të oksigjenit të tretur në ujë, sepse
kur bimët thahen dhe bien në fund, ato shpërbëhen duke konsumuar
oksigjenin e tretur. Veç kësaj, rritja e tepërt e bimësisë pengon lëvizjet e
ujit (valët) dhe kjo sjell pakësimin e dukshëm të tretjes së oksigjenit të
ajrit në sipërfaqen e ujit. Në mungesë të oksigjenit do të ndodhin proçese
anaerobike me çlirim të H2S, NH3 dhe gazeve të tjera. Në kushte të tilla,
shumë organizma ujore nuk mund të mbijetojnë dot.

Gjendja eutrofike e ujërave karakterizohet nga këto veti specifike[27][42]:

   -   shpejtësia e prodhimit të bimësisë të ujërave (fitoplanktonit dhe
       algave) është mjaft më e madhe sesa shpejtësia e konsumit të saj
       nga herbivorët;
   -   përmbajtja e oksigjenit të tretur në ujë është shumë e vogël (deri
       zero) dhe kjo shoqërohet shpeshhere me çlirim të H2S;
   -   përbërja e ekosistemit prishet duke shfaqur mungesën e disa
       specieve dhe zhvillimin e tepërt të disa specieve të tjera;
   -   kthjelltësia e ujërave zvogëlohet.
Ndër problemet kryesore që eutrofikimi i ujërave shkakton për njerëzit
përmendim[18][21][39]:

   -   vështirësohet mjaft trajtimi i ujit për ta bërë atë të përshtatshëm
       për përdorim urban (në veçanti për ujë të pijshëm), sepse
       shpeshherë ky ujë ka shije dhe erë të papranueshme;
   -   uji nuk të jep kënaqësi dhe mund të jetë i dëmshëm për shëndetin
       e njerëzve që lahen në të;

                                              10
Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës




   -   mund të zhduken specie të peshqve me rëndësi ekonomike (në
       veçanti ato salmonide);
   -   në raste të veçanta mund të paraqitet vështirësi për lundrim.
Për të bërë një vlerësim të saktë të gjendjes së cilësisë së ujërave (oligo
apo eutrofike) mund të maten parametra të ndryshme[27][92].

Për ujërat e ëmbla, fosfori është zakonisht elementi kufizues për
fotosintezën, prandaj për të parandaluar eutrofikimin e ujërave të
liqeneve dhe lumenjve kërkohet zvogëlimi i shkarkimeve të fosfateve në
ujërat. Por ka edhe raste, kur rritja e algave mund të kufizohet nga
faktorë të tjerë si p.sh. nga pamjaftueshmëria e komponimeve të azotit
ose pamjaftueshmëria e rrezatimit diellor (p.sh kur ujërat janë shumë të
turbullta).

Eutrofikimi i ujërave të lumenjve është një dukuri në rritje sidomos në
vëndet me urbanizim dhe zhvillim industrial të lartë. Shkaku kryesor
është rritja e burimeve antropogjene të shkarkimeve të mbeturinave të
lëngëta shtëpiake dhe industriale, në veçanti e fosfateve dhe e
komponimeve të azotit nga ujërat e zeza, e lëndëve larëse si dhe nga
përdorimi intensiv i plehrave kimike në bujqësi, rrjedhat shkarkuese nga
fermat e prodhimit të kafshëve, si dhe depozitimet e azotit nga ajri si
rezultat i çlirimit të madh nga gazet e shkarkimit të automjeteve, plehut
dhe urinës së kafshëve.




         Figura 3. Efekti i lulëzimit të algave në organizmat ujore

                                              11
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode
Disertacioni a bode

Contenu connexe

Tendances

Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
 Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ... Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...#MesueseAurela Elezaj
 
Anatomia e syrit
Anatomia e syritAnatomia e syrit
Anatomia e syritDentistry
 
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisitLegjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisitJetmira Sula
 
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Diana Lamaj
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2EGLI TAFA
 
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik Fatjon Cane
 
Mikrogjallesat
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesatldddmk
 
Mbrojtja e natyres ne Kosove
Mbrojtja e natyres ne KosoveMbrojtja e natyres ne Kosove
Mbrojtja e natyres ne Kosovedodona12
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 testedritashala
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinAn An
 
MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptxMARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptxZoja Demaj
 
Romeo and juliet projekt
Romeo and juliet projektRomeo and juliet projekt
Romeo and juliet projektXhuLia Muca
 
Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj Diana Lamaj
 

Tendances (20)

Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
 Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ... Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
Mjedisi eshte nje sistem faktoresh fizik ,kimik dhe biologjik ne ekuilibrin ...
 
Anatomia e syrit
Anatomia e syritAnatomia e syrit
Anatomia e syrit
 
Resurset
ResursetResurset
Resurset
 
Planetet....
Planetet....Planetet....
Planetet....
 
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisitLegjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
Legjislacioni egzistues per mbrojtjen e mjedisit
 
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
Antikiteti ne Shqiperi ( Pasurite kulturore)
 
Shqiperia pj2
Shqiperia pj2Shqiperia pj2
Shqiperia pj2
 
E Drejta Penale
E Drejta PenaleE Drejta Penale
E Drejta Penale
 
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
Pogradeci : Vlersimi i potencialit turistik
 
Mikrogjallesat
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesat
 
Mbrojtja e natyres ne Kosove
Mbrojtja e natyres ne KosoveMbrojtja e natyres ne Kosove
Mbrojtja e natyres ne Kosove
 
Rrethi i korçës
Rrethi i korçësRrethi i korçës
Rrethi i korçës
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
Planetet e sistemit diellor
Planetet e sistemit diellorPlanetet e sistemit diellor
Planetet e sistemit diellor
 
E drejta detyrimore 10 teste
E drejta detyrimore  10 testeE drejta detyrimore  10 teste
E drejta detyrimore 10 teste
 
Dasma dibrane
Dasma dibraneDasma dibrane
Dasma dibrane
 
Shqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantinShqiperia ne sundimin bizantin
Shqiperia ne sundimin bizantin
 
MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptxMARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
 
Romeo and juliet projekt
Romeo and juliet projektRomeo and juliet projekt
Romeo and juliet projekt
 
Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj Fizikanet e medhenj
Fizikanet e medhenj
 

En vedette

Pellgu ujembledhes i Lanes ne rrethin e Tiranes.
Pellgu ujembledhes i Lanes ne rrethin e Tiranes.Pellgu ujembledhes i Lanes ne rrethin e Tiranes.
Pellgu ujembledhes i Lanes ne rrethin e Tiranes.Isida Majko
 
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janar
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janarBasenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janar
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janarIsida Majko
 
Modelimi i proceseve oshiluese.
Modelimi i proceseve oshiluese. Modelimi i proceseve oshiluese.
Modelimi i proceseve oshiluese. Era Kerliu
 
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)NGO Etnika
 
Modelimi i detaleve të makinave me ndihmën e
Modelimi i detaleve të makinave me ndihmën eModelimi i detaleve të makinave me ndihmën e
Modelimi i detaleve të makinave me ndihmën eMustaf Ameti
 
Vleresimi i-gjendjes-mjedisore-te-ujrave-siperfaqsore-ne-qytetin-e-durresit k...
Vleresimi i-gjendjes-mjedisore-te-ujrave-siperfaqsore-ne-qytetin-e-durresit k...Vleresimi i-gjendjes-mjedisore-te-ujrave-siperfaqsore-ne-qytetin-e-durresit k...
Vleresimi i-gjendjes-mjedisore-te-ujrave-siperfaqsore-ne-qytetin-e-durresit k...Klotilda Gjoci
 
Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleve
Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleveMbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleve
Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleveMustaf Ameti
 
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeVendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeValmir Nuredini
 
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)Fitore ZEQIRI
 
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...xhovanaluli
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesXh MedicalTeam
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografiUeda Rrukaj
 
Hidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareHidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareElsa Marku
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitKlevi Hoxha
 

En vedette (16)

Pellgu ujembledhes i Lanes ne rrethin e Tiranes.
Pellgu ujembledhes i Lanes ne rrethin e Tiranes.Pellgu ujembledhes i Lanes ne rrethin e Tiranes.
Pellgu ujembledhes i Lanes ne rrethin e Tiranes.
 
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janar
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janarBasenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janar
Basenet ujore dhe pellgu ujembledhes i bovilles janar
 
Modelimi i proceseve oshiluese.
Modelimi i proceseve oshiluese. Modelimi i proceseve oshiluese.
Modelimi i proceseve oshiluese.
 
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
 
Modelimi i detaleve të makinave me ndihmën e
Modelimi i detaleve të makinave me ndihmën eModelimi i detaleve të makinave me ndihmën e
Modelimi i detaleve të makinave me ndihmën e
 
Vleresimi i-gjendjes-mjedisore-te-ujrave-siperfaqsore-ne-qytetin-e-durresit k...
Vleresimi i-gjendjes-mjedisore-te-ujrave-siperfaqsore-ne-qytetin-e-durresit k...Vleresimi i-gjendjes-mjedisore-te-ujrave-siperfaqsore-ne-qytetin-e-durresit k...
Vleresimi i-gjendjes-mjedisore-te-ujrave-siperfaqsore-ne-qytetin-e-durresit k...
 
Biomonitorim
BiomonitorimBiomonitorim
Biomonitorim
 
Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleve
Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleveMbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleve
Mbrojtja ne pune dhe perpunimi i metaleve
 
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjjeVendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
Vendimmarrja Menaxheriale- pyetje dhe pergjegjje
 
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
 
Projekt diplome
Projekt diplome Projekt diplome
Projekt diplome
 
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
Roli i hidrografise (lume, liqen,ujera nentokesor,burimet etj.,ne varesi te z...
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomes
 
Projekt gjeografi
Projekt gjeografiProjekt gjeografi
Projekt gjeografi
 
Hidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptareHidrografia e trevave shqiptare
Hidrografia e trevave shqiptare
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumit
 

Disertacioni a bode

  • 1. UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË BURIMEVE MINERARE Rruga Elbasanit, Tiranë-Albania Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5 E-mail: fgeomin2002@yahoo.com DISERTACION Tema: Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës (për marrjen e gradës shkencore “Doktor”) Disertante: Aida BODE Udhëheqës shkencor: Prof. Asoc. Dr. Piro ZOGA Tiranë, 2012
  • 2. UNIVERSITETI POLITEKNIK I TIRANËS FAKULTETI I GJEOLOGJISË DHE I MINIERAVE DEPARTAMENTI I INXHINIERISË SË BURIMEVE MINERARE Rruga Elbasanit, Tiranë-Albania Tel/fax: ++ 355 4 375 246/5 E-mail: fgeomin2002@yahoo.com Disertacion i përgatitur nga: MSc. Ing. Aida BODE Për marrjen e gradës shkencore: DOKTOR Tema: Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës Mbrojtur më datë 16 mars 2012 para Jurisë: 1. Prof. Dr. Artan Tashko Kryetar(Oponent) 2. Prof. Dr. Skënder Osmani Anëtar 3. Prof. Dr. Sokol Mati Anëtar 4. Prof.Dr. Vladimir Peza Anëtar (Oponent) 5. Prof.Dr. Vasil Jorgji Anëtar Tiranë, 2012
  • 3. Treguesi i përmbajtes Treguesi i përmbajtes v Parathënie x Abstrakt xi Përmbledhje xiii Lista e figurave xx Lista e tabelave xxvi Indeksi i shkurtimoreve xvii PJESA I - TË PËRGJITSHME 1 1. Shtrimi i problemit 1 Aktiviteti antropogjen dhe impakti i tij në cilësinë e ujrave 1.1 2 sipërfaqësorë 1.1.1 Impakti i aktivitetit antropogjen në lumenj 2 1.1.2 Ndotja dhe burimet e ndotjes së ujrave 3 1.1.2.1 Burimet antropogjene të ndotjeve 4 1.1.2.2 Burimet natyrore të ndotjes së ujit 8 1.1.3 Efektet e ndotjes së ujrave 8 Eutrofikimi dhe roli i ushqyesve në ekosistem, 1.1.3.1 8 eutrofikimi kulturor 1.1.3.2 Shpëlarja acide 12 1.1.4 Pasojat e ndotjes së ujrave 12 1.2 Transporti i substancave ndotëse në ujra dhe proçeset e tij 13 1.3 Menaxhimi i cilësisë së ujrave 15 1.3.1 Monitorimi i ujrave sipërfaqësore 17 1.3.1.1 Monitorimi 17 1.3.1.2 Monitorimi i cilësisë së ujrave në Shqipëri 17 1.3.2 Modelimi i ujrave sipërfaqësore 18 1.3.2.1 Përdorimi i modeleve të cilësisë së ujit 20 1.3.2.2 Modelet e cilësisë së ujit 21 Përvoja botërore e modelimit të cilësisë së ujit 1.3.2.3 21 të lumenjve Përvoja shqiptare e modelimit të cilësisë së ujit 1.3.2.4 23 të lumenjve Kufizimet e modelimit të cilësisë së ujit të 1.3.2.5 23 lumit 2 Qëllimi dhe objektivat 24 2.1 Qëllimi 24 2.2 Objektivat 24 3 Të dhëna për pellgun e Tiranës 25 3.1 Zona e shtrirjes gjeografike 25 3.1.1 Të dhënat gjeografike të qytetit të Tiranës 25 3.1.2 Klima 25 3.1.3 Organizmat e gjalla në ujra 27 3.1.4 Demografia 27 3.1.5 Përdorimi i ujit 27 v
  • 4. 3.2 Hidrologjia 28 3.3 Gjeologjia dhe Hidrogjeologjia 28 3.3.1 Gjeologjia 28 3.3.2 Ujrat nëntokësore 29 3.4 Cilësia e ujit: Dimensionet kohore 32 3.4.1 Kritere të vlerësimit kimik 32 3.4.2 Ndotja e ujrave sipërfaqësore 32 3.4.2.1 Ndotja e ujrave në vendin tonë 32 Ndotja e ujrave sipërfaqësore të qytetit të 3.4.2.2 33 Tiranës 3.5 Qasja aktuale për ndotjen e ujrave të lumenjve 35 3.5.1 Mbështetja politike dhe publike 35 3.5.2 Kufizimi i përpjekjeve aktuale: Zhvillimet e mundshme 36 4 Metodat dhe Materialet 37 4.1 Provat ujore, vendmarrjet dhe monitorimi 37 4.1.1 Provat ujore 37 4.1.2 Vendmarrjet e provave dhe stacionet të monitorimit 38 4.1.2.1 Lumi i Tiranës 39 4.1.2.2 Lumi i Lanës 40 4.1.2.3 Lumi i Ishmit 40 4.1.3 Monitorimi i ujrave sipërfaqësore dhe plani i monitorimit 43 4.1.3.1 Parametrat mjedisore 43 4.1.3.2 Mjetet dhe teknikat e marrjes së provave. 43 4.1.3.3 Frekuenca e monitorimit 44 4.1.3.4 Metodat e analitike të përcaktimit 45 4.2 Vlerësimi i cilësisë së ujërave 46 4.2.1 Klasifikimi sipas normave të Bashkimit Europian 47 4.2.2 Klasifikimi sipas sistemit norvegjez (NIVA) 47 4.2.3 Ndikimi i shkarkimeve urbane (UNECE) 47 4.2.4 Klasifikimi i ndikimit bakteriologjik (MMPAU) 47 Klasifikimi sipas lidhjes midis treguesit ushqyes, Rott et 4.2.5 47 al., 1999 4.3 Sfondi gjeokimik dhe risku mjedisor 48 4.3.1 Sfondi gjeokimik 48 4.3.2 Normalizimi i të dhënave 49 4.4 Përpunimi i të dhënave analitike 49 Shpërndarja statistikore e parametrave, korrelimi dhe 4.4.1 49 balancimi i joneve ndotës Histograma e shpërndarjeve të vlerave, 4.4.1.1 49 korrelacioni midis parametrave 4.4.1.2 Balancimi i joneve ndotës 50 4.4.2 Shpërndarja hapësinore e vlerave, ndërtimi i hartave 2D 50 4.4.2.1 Zbatimi i përzgjedhur me SGS 50 4.4.2.1.1 Të dhënat dhe transformimi 51 4.4.2.1.2 Trajektorja e simulimit 52 4.4.2.2 Kriking 52 4.4.2.3 Kontrollet përfundimtare 54 4.5 Modelim simulimi i transportit të ndotësve 56 4.5.1 Hartimi një modeli 56 vi
  • 5. 4.5.2 Bilanci i masës 57 4.5.2.1 Principet e bilancit të masës 57 4.5.2.1.1 Transporti sipas konveksionit 58 4.5.2.1.2 Transporti sipas difuzionit 59 Transporti i masës sipas difuzionit 4.5.2.1.3 59 dhe konveksionit 4.5.3 Ekuacioni i difuzion-konveksionit 61 4.5.4 Modelimi i transportit të ndotësve 64 Shpërndarja e ndotësit në lum, zbatim i 4.5.4.1 65 Crank-Nicolson plan PJESA II - REZULTATE DHE DISKUTIME 5 Vendmarrjet e provave dhe stacionet e monitorimit 69 6 Interpretimi i rezultateve të analizave 69 6.1 Parametrat fiziko-kimikë 70 6.1.1 Temperatura 70 6.1.2 pH 71 6.1.3 Kripshmëria 71 6.1.4 Lënda pezull 72 6.1.5 Përcjellshmëria 72 6.1.6 O2 i tretur 73 6.1.7 NKO 74 6.1.8 NBO5 75 6.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 82 6.2.1 NH4+ 82 6.2.2 NO2- 83 6.2.3 NO3- 84 6.2.4 P_PO43- 85 6.2.5 P total 85 6.3 Parametrat bakteriologjikë 92 6.3.1 Për lumin e Tiranës 92 6.3.2 Për lumin e Lanës 92 6.3.3 Për lumin e Ishmit 93 6.4 Monitorimi 93 6.4.1 Parametrat fiziko-kimike 94 6.4.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 96 7 Shpërndarja statistikore e vlerave të matura 99 Analiza e përgjithshme statistikore e vlerave të matura për 7.1 99 pellgun e Ishmit 7.2 Analiza statistikore e vlerave të matura për çdo lum 100 7.3 Krahasimi i vlerave mesatare të rezultateve midis lumenjve 101 7.3.1 Parametrat fiziko kimike 101 7.3.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 105 7.3.3 Parametrat bakteriologjike 107 7.4 Analiza statistikore e vlerave të matura sipas klimës 108 7.5 Balancimi i joneve ndotës 110 7.5.1 Për lumin e Lanës 110 7.5.2 Për lumin e Tiranës 110 7.5.3 Për lumin e Ishmit 100 vii
  • 6. 7.5.4 Për pellgun e Ishmit 110 8 Korrelimi linear midis vlerave të matura 113 8.1 Korrelimi midis temperaturës dhe parametrave 115 8.1.1 Parametrat fiziko-kimike 115 8.1.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 118 8.2 Korrelimi midis parametrave dhe pH 121 8.2.1 Parametrat fiziko - kimike 121 8.2.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 124 9 Shpërndarja hapësinore e vlerave të matura, ndërtimi i hartave 2D 127 9.1 Shpërndarja hapësinore e vlerave mesatare, Hartat 2D 127 9.1.1 Parametrat fiziko-kimike 127 9.1.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 134 9.1.3 Parametrat bakteriologjike 138 9.2 Shpërndarja hapësinore e vlerave sipas ekspeditave, Hartat 2D 139 9.2.1 Ekspedita E1 139 9.2.1.1 Parametrat fiziko-kimike 139 9.2.1.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 144 9.2.1.3 Parametrat bakteriologjike 147 9.2.2 Ekspedita E2 148 9.2.2.1 Parametrat fiziko-kimike 148 9.2.2.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 152 9.2.2.3 Parametrat bakteriologjike 154 9.2.3 Ekspedita E3 155 9.2.3.1 Parametrat fiziko-kimike 155 9.2.3.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 158 9.2.3.3 Parametrat bakteriologjike 161 9.2.4 Ekspedita E4 162 9.2.4.1 Parametrat fiziko-kimike 162 9.2.4.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 164 9.2.4.3 Parametrat bakteriologjike 166 10 Vlerësimi i ndikimit antropogjen dhe risku mjedisor 167 10.1 Sfondi gjeokimik 167 10.2 Vlerësimi i ndikimit antropogjen 167 10. 2.1 Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të vlerave me SG 168 10.2.1.1 Parametrat fiziko-kimike 168 10.2.1.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 168 10. 2.2 Normalizimi i vlerave të parametrave të çdo prove me SG 169 10.2.2.1 Parametrat fiziko kimike 169 10.2.2.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 172 10.3 Vlerësimi i riskut mjedisor 175 Normalizimi i përmbajtjeve të vlerave mesatare me 10.3.1 175 normat e lejuara Normalizimi i përmbajtjeve të vlerave 10.3.1.1 mesatare me normën e lejuar sipas BE për 175 ujrat salmonide (rekomanduar). 10.3.1.1.1 Parametrat fiziko kimike 175 10.3.1.1.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 176 Normalizimi i përmbajtjeve të vlerave 10.3.1.2 177 mesatare me normën e lejuar sipas NIVA viii
  • 7. 10.3.1.2.1 Parametrat fiziko kimike 177 10.3.1.2.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 177 Normalizimi i përmbajtjeve të vlerave 10.3.1.3 178 mesatare me normën e lejuar sipas UNECE 10.3.1.3.1 Parametrat fiziko- kimike 178 10.3.1.3.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 179 Normalizimi i përmbajtjeve të parametrave në çdo 10.3.2 180 provë me normat e lejuara Normalizimi i përmbajtjeve të parametrave 10.3.2.1 në çdo provë me normën e lejuar sipas BE 180 për ujrat salmonide (rekomanduar). 10.3.2.1.1 Parametrat fiziko-kimike 180 10.3.2.1.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 181 Normalizimi i përmbajtjeve të parametrave 10.3.2.2 në çdo provë me normën e lejuar sipas 184 NIVA. 10.3.2.2.1 Parametrat fiziko-kimike 184 10.3.2.2.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 185 Normalizimi i përmbajtjeve të parametrave 10.3.2.3 në çdo provë me normën e lejuar sipas 187 UNECE 10.3.2.3.1 Parametrat fiziko-kimike 187 10.3.2.3.2 Ushqyesit – azoti dhe fosfori 187 11 Zbatimi i modelit të transportit të ndotësve 190 PJESA III - PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME 12 Përfundime 194 12.1 Parametrat mjedisorë më kritikë 194 12.2 Klasifikimi i cilësisë së ujrave 196 12.3 Harta e gjendjes së cilësisë të ujrave 197 12.4 Vlerësimi i impaktit antropogjen 198 12.5 Vlerësimi i riskut mjedisor 200 12.6 Korrelimi i parametrave 202 12.7 Modelim-simulimi 202 12.8 Shkaqet e uljes së cilësisë së ujrave 203 13 Rekomandime 205 LITERATURA ANEKS A ANEKS B ix
  • 8. PARATHËNIE Nëpërmjet këtij studimi kemi dashur të paraqesim një kontribut në fushën e ambientale të përcaktimit të ndikimeve antropogjene në pellgun ujëmbajtës të Tiranës të cilat ashmë janë evidente. Në dallim nga punimet e mëparshme të kryera në vendin tonë, vështrimi ynë u përqëndrua në një mënyrë të re të trajtimit të problemit; në atë të kalimit nga mjedisi real (monitorimi), në mjedisin virtual (përpunimi i bazës së të dhënave dhe modelimi) dhe në parashikimin e ndotjes nëpërmjet simulimit. Ky studim nuk do të realizohej pa mbështetjen dhe shkëmbimin e përvojes me një numër specialistësh dhe ekspertësh të fushave të ndryshme, si nga FGJM, ashtu edhe nga institucionet e tjera. Falenderoj shumë shoqërinë dhe miqësinë e shumë profesorëve, kolegëve dhe miqve të mi, të cilët nuk janë përmendur këtu. Falenderimet e mia të veçanta janë: për udhëheqësin tim Prof.Asc.Dr Piro Zoga, për mbikqyrjen e vazhdueshme, për ndihmën e tij, për durimin, bujarinë dhe mbështetjen që kam pasur gjithmonë gjatë formimit tim profesional që në hapat e para. për profesorët Artan Tashko dhe Skënder Osmani për gatishmërinë e tyre dhe këshillat shumë të vlefshme gjatë përiudhës së përgatitjes së disertacionit. për Ing. Zamira Rada, për mbështetjen e plotë të saj në këtë punë, për palodhshmërinë në shpjegimin e paqartësive, për bisedat e nevojshme lidhur me ndonjë dyshim, por edhe për bisedat miqësore. për Ing. Eva Peza, shoqen time të studimeve, për njohjen, prezantimin, ndihmën, për shfrytëzimin e software-ve, për bërjen të mundur punën me to. për Ing. Ramiz Balla, për ndihmën e tij në përpunimin dhe në paraqitjen grafike me GIS. për Departamentin e Inxhinerisë së Burimeve Minerale, kanë qenë dhe janë, për mua mbështetje e madhe gjatë punës time, për vërejtjet dhe sugjerimet, për bisedat dhe konsultimet, për shkëmbimin e përvojës dhe të njohurive. për miqtë dhe kolegët e mi, të gjithë ata që më quajnë mikeshë dhe shoqe të tyre, për durimin, për shtyrjen, për dhënien e një “dore”, në shumë gjëra, qoftë edhe në detajet më të vogla. E di që sa herë të kem nevojë ata do të më gjenden gjithmonë. Falenderoj në mënyrë të veçantë prindërit dhe të afërmit e mi. x
  • 9. ABSTRAKT Cilësia e ujit në pellgun e Ishmit, Tiranë, ka qenë dhe aktualisht është nën ndikimin e një numri faktorësh. Megjithatë, theksojmë se ndikimi më kryesor vjen nga aktivitetet antropogjene, kryesisht nga rrjedhjet urbane, ndotësit që vijnë nga shkarkimet e ujrave të zeza. Të një rëndësie janë, gjithashtu edhe infiltrimet nga bujqësia, shkarkimet nga industritë, kryesisht industria e lehtë, të cilat kryejnë aktivitetin e tyre në këtë pellg. Kompleksiteti i problemit të cilësisë së ujrave bën të nevojshme marrjen në konsiderate të qasjeve integrale bashkëkohore. Dhe ky përfarim integral më së shumti është bazuar mbi kërkesat e Direktivës Kuadër të Ujit (DKU) të Bashkimit Europian (Direktiva e Këshillit, 2000/60/EC). Menaxhimi integral i cilësisë së ujit përfshin përdorimin e Sistemit Gjeografik të Informacionit (GIS), theksojmë se së fundmi mjetet që përdoren më shumë janë modelet komplekse të cilësisë së ujit, të cilat janë përdorur për simulimin e cilësisë së ujit, dhe analizimin e proçeseve të ndryshme në trupat ujore. Ky studim ka për qëllim të paraqesë prospektet e përdorimit të përafrimeve integrale dhe të modeleve të cilësisë së ujit në mënyrë që të kontribuojnë për një vlerësim më të mirë dhe për një parashikim të proçeseve të ndryshme fiziko – kimike në trupin ujor (shpërndarjen e ndotësve). Në punim është paraqitur përdorimi i mjeteve të menaxhimit të pellgjeve ujore si Monitorimi ashtu edhe Modelim-Simulimi, për të shprehur kështu të plotë të gjithë kuadrin e kalimit nga mjedisi real në atë virtual dhe së fundmi në prashikim e ndotjeve nëpërmjet simulimit; si mënyrë e plotë për vlerësimin e ndikimit në mjedis të burimeve të ndotjes. Është kryer monitorimi i pellgut të Ishmit, për 15 parametrat mjedisore, për një periudhë një vjeçare. Si stacione monitorimi u përcaktuan 9 të tilla, 3 prej tyre në pjesën e sipërme të rrjedhës së lumenjve, (Lanabregas, Brar, Ishmi), 3 stacione në rrjedhën e mesme të tyre, (Kolektori Kombinati Ushqimor, Kolektori Siri Kodra, Ura e Gjolës), dhe 3 stacionet e fundit janë vendosur në rrjedhën e poshtme të lumenjve, (kthesa Yrshek, Kthesa Kamëz, grykëderdhja në detin Adriatik). Këto stacione për lumenjtë e Lanës dhe Tiranës, janë edhe stacione që përfaqësojnë ujrat që përshkojnë qytetin. Vlerësimi i impaktit antropogjen në këtë pellg u bë duke kryer monitorimin dhe analizat kimike të parametrave mjedisorë, përcaktimin e ndotësve kryesorë dhe origjinën e tyre. xi
  • 10. Vlerësimi i riksut mjedisor është bërë duke krahasuar rezultatet e arritura me standartet kombëtare dhe ndërkombëtare. Jemi mbështetur në Klasifikimin e Cilësisë së ujrave sipas NIVA, UNECE, MMPAU, BE (Bratli 2000) Rott1999 për klasën e ushqyesve. Rezultuan vlera të larta të ushqyesve, të lëndës pezull, të ndotësve bakteriologjikë, si dhe vlera të ulëta të oksigjenit të tretur për stacionet që përshkonin zonat urbane. U vlerësua që parametrat mjedisorë paraqesin një korrelim të fortë pozitiv në lidhje me temperaturën dhe pH. Për herë të parë janë paraqitur hartat e shpërndarjes hapësinore të parametrave mjedisore, për të gjithë pellgun e Ishmit në koordinata reale. Për të ndërtuar këto harta është përdorur programi PETREL. U vlerësua që ndërtimi i hartave të shpërndarjes së parametrave mjedisorë në përgjithësi dhe ndotësve në veçanti, janë një mënyrë më efikase për vlerësimin e impaktit mjedisor të pellgjeve ujëmbajtëse, gjithashtu janë edhe një ndihmë për vendimmarrësit lokalë. Është zbatuar ekuacioni i difuzion-konveksionit (ekuacioni i transportit të ndotësve) sipas Crank-Nicolson si dhe janë paraqitur disa simulime të modelit matematik të ekuacionit në MATLAB dhe C++. U vlerësua se nga modelimi matematikor i ekuacionit të difuzion-konveksionit, me rritjen e distancës nga burimi ndotës pikësor, përqëndrimi i ndotësit zvogëlohet. Modelim-simulimi na lejon parashikim e impaktit mjedisor të një ndotësi të ri që shkarkohet në mjedisin ujor. Së fundmi studimi ofron disa propozime për perspektivën e menaxhimit të cilësisë së ujrave të lumenjve si edhe për mundësinë e zbatimit të tyre në kuadrin rregullues për pellgun ujëmbledhës të Tiranës. xii
  • 11. PËRMBLEDHJE Rritja e të ardhurave të një popullsie në rritje, sigurohet nga një zhvillim i madh ekonomik, duke u pasuar me një kërkesë në rritje për produkte. Është më se e qartë se kjo ndodh rreth qendrave urbane dhe në mënyrë më të theksuar në pellgun qendror të Shqipërisë. Mos administrimi i mbetjeve të bagëtive, i përdorimit të pesticideve dhe insekticideve në bujqësi, i shkarkimeve industriale, i shkarkimeve të ujrave të zeza të zonave të banuara, si dhe mungesa e masave të një trajtimi të duhur dhe ripërdorimit të mbetjeve, mungesa e menaxhimit të cilësisë së ujrave, kanë çuar në një degjenerim të përhapur të sipërfaqes së tokës dhe të ujërave sipërfaqësorë. Proçeset e urbanizimit dhe industrializimit janë shumë të shpejtë për administrimin dhe menaxhimin e nevojshëm të ujërave që shkarkohen dhe trajtimit të infrastrukturës për ruajtjen e pellgjeve ujore. Kjo sjell në ujërat sipërfaqësorë sasi të mëdha të ujërave të pa trajtuar që janë shkarkuar nga banesat dhe industria. Burimi kryesor i ndotjes së ujërave sipërfaqësore në vendin tonë janë shkarkimet urbane, të cilat përmbajnë lëndë organike, komponime të tretshme të fosforit dhe azotit, që favorizojnë proçesin e eutrofikimit, bakterie dhe viruse patogjene, metale te rënda si dhe lëndë që prishin pamjen e ujërave dhe u japin atyre erë të keqe. Tirana është qyteti me prurjet më të mëdha demografike. Lëvizja e lirë dhe e pakontrolluar e popullsisë ka shkaktuar mbipopullimin e qytetit dhe të zonave periferike, rritjen e numrit të aktiviteteve prodhuese në fushën e industrisë dhe bujqësisë. Të gjitha këto proçese kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e faktorëve ndotës në mjedis e në veçanti në rritjen e nivelit të ndotjes në ujrat sipërfaqësore në nivele të konsiderueshme, si pasojë e rritjes së shkarkimeve të ujrave të patrajtuara urbane. Duke qenë se qytetin e përshkojnë dy lumenj, Tirana dhe Lana, duke qenë se akoma kjo zonë nuk ka asnjë impiant të trajtimit të ujrave të zeza, të gjitha shkarkimet urbane, të gjitha shkarkimet e ujrave të zeza janë direkt në këta lumenj. Problemi bëhet me i rëndë, këta 20 vitet e fundit, me rritjen e numrit të popullsisë, më rritjen e aktiviteteve të bizneseve të ndryshme, dhe mbi të gjitha me neglizhimin e ndërtimit të impiantit të trajtimit të ujrave xiii
  • 12. urbane. Këta lumenj janë kthyer tashmë në dy kolektorë të mëdhenj natyrorë, të transportit të ujrave të zeza. Shkarkimi i këtyre lumenjve në Ishëm, bën edhe që këto ndotje të derdhen direkt në det. Studimi është i ndërtuar nga 2 pjesë kryesore, secila pjesë është e përfaqësuar me kapitujt dhe nënkapitujt e saj, materiali është i shoqëruar me figurat, hartat, fotografitë, tabelat dhe grafikët e nevojshme. Pjesa e parë, ku jepen të dhëna të përgjitshme shtron në fillim problemin lidhur me ndojen, burimet e ndotjes, shkaqet, efektet dhe pasojat. Ndikimi antropogjen në lumenj është një proçes i gjërë që çon në pasoja të ndryshme negative. Mënyrat që shprehin një impakt të tillë janë: 1) rishpërndarja e rrjedhjes së lumit në kohë; 2) rishpërndarja e rrjedhjes së lumit në hapësirë; 3) tërheqje e rrjedhjes së lumit; 4) disturbancat fizike të shtratit të lumit 5) ndotja; 6) turbullimi i ujit; 7) ndotja termale. Nga të gjithë këto ndikime është studiuar dhe paraqitur ndotja e ujrave të lumenjve. Ndotja e ujit është e jashtëzakonshme dhe është një sfidë në rritje e sipër. Sipas origjinës së tyre mund të veçohen tre grupe kryesore të ndotësve të ujit: 1) shkarkimet urbane; 2) ndotjet industriale; 3) ndotjet e bujqësisë. Kërkimet e mëtejshme të impaktit antropogjen në lumenjtë janë të domosdoshëme në mënyrë që të minimizojnë pasojat negative të një impakti të tillë në të ardhmen. Në këtë pjesë janë shpjeguar hollësisht burimet e ndotjes së ujrave sipërfaqësore të klasifikuara në ndotje antropogjene dhe në ndotje të burimeve natyrore. Një shpjegim më i detajuar jepet për ndotësit antropogjene, klasifikimin dhe burimet e tyre. Burimet antropogjene të ndotjes së ujrave klasifikohen në 6 kategori. Secila prej tyre ka nënkategoritë dhe karakteristikat e veta. Sigurisht që çdo ndotje e mjedisit shoqërohet me efektet e saj. Për ujrat e ëmbla sipërfaqësore efektet më të rëndësishme dhe kryesore janë eutrofikimi i ujrave dhe shpëlarja acide. Eutrofikimi kulturor është fenomen që ka si origjinë ndotjen e ujrave kryesisht nga shkarkimet e ujrave të zeza urbane apo si rrjedhim i aktivitetit bujqësor (nga drenazhimi i tokave bujqësore). Fenomeni i shpëlarjes acide është njohur më tepër në industrinë minerare, është efekti që shkaktohet në ujra nga shkarkimet e drenazhimeve acide të minierave, gjatë punimeve të shfrytëzimit, si xiv
  • 13. pasojë e shkarkimeve direkt në mjedis, pa kryer më parë asnjë trajtim paraprak. Në këtë pjesë trajtohet transporti dhe fati i substancave kimike të çliruara në një mjedis ujor, nëpërmjet proçeseve të transportit, ku është zbatuar ekuacioni i difuzion-konveksionit. Mjedisi rrallë mund të përafrohet si i mirëpërzierë, dhe substancat kimike në mjedis shpesh nuk janë afër ekuilibrit. Si rrjedhim, transporti dhe fati kimik në mjedis i substancave kimike, kërkon njohuri të thelluara në fizikën dhe transportin e rrjedhjes së fluideve, në termodinamikën kimike, në kinetiken kimike dhe biologjike që ndërvepron me të gjithë këto proçese. Menaxhimi i cilësisë së ujrave, është kthyer tashmë në një sfidë për shkencëtarët dhe inxhinierët e mjedisit. Në dallim nga studimet e mëparshme kemi tentuar të përfshijmë një vlerësim të plotë të menaxhimit të cilësisë së ujrave në përputhje me standartet bashkëkohore Europiane. Si mjete të menaxhimit të cilësisë së ujrave sipërfaqësore monitorimi dhe modelim-simulimi duhen parë të integruar me njëri - tjetrin në varësi të funksioneve që kryejnë. Monitorimi dhe modelim-simulimi i mjedisit ujor duhet të shërbejnë si një paraqitje e re që ka për qëllim të bëjë kalimin nga mjedisi real, me të dhënat aktuale të përftura nga monitorimi në mjedisin virtual me ndihmën e kompjuterit ku kryhet hedhja e të dhënave të analizave, krijimi i bazës së të dhënave dhe përpunimi statistikor i tyre, në hapin e fundit atë të modelim simulimit të transportit të substancave ndotëse në mjedisin ujor pritës. Modelim- simulimi shërben për të bërë parashikimin e pasojave me të dhënat e simuluara të cilat më pas shërbejnë për përcaktimin e metodave të trajtimit të ujrave ndotëse. Në punimin ne ofrojmë këtë mënyrë të paraqitjes se vlerësimit të cilësisë të çdo trupi ujor, të gjendjes aktuale të tij, të vlerësimit të ndikimit në mjedis për çdo projekt të ri të propozuar për zbatim, të jetë pjesë e dosjeve shoqëruese të projekteve të reja. Deri më sot të gjithë VNM-të në Republikën e Shqipërisë për sa i përket ndikimit të aktivitetit të propozuar në mjediset ujore janë të reduktuara vetëm me monitorimin e disa parametrave fiziko-kimike, i cili në të shumtën e rasteve nuk kryhet sipas proçedurave të caktuara ose nuk është i plotë. Qëllimi i parë i këtij studimi është përcaktimi i pranisë, origjinës dhe mobilitetit të ndotësve të shkaktuar nga aktiviteti antropogjen në mjedisin ujor, impakti dhe risku i tyre. xv
  • 14. Së fundmi në këtë pjesë shqyrtohet zona në studim, pellgu i Tiranës, veçanërisht, Lumi i Tiranës, Lanës, dhe i Ishmit. Tirana është qyteti me prurjet më të mëdha demografike. Lëvizja e lirë dhe e pakontrolluar e popullsisë ka shkaktuar mbipopullimin e qytetit dhe të zonave periferike, rritjen e numrit të aktiviteteve prodhuese në fushën e industrisë dhe bujqësisë. Të gjitha këto proçese kanë ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e faktorëve ndotës në mjedis e në veçanti në rritjen e nivelit të ndotjes në ujrat sipërfaqësore në nivele të konsiderueshme, si pasojë e rritjes së shkarkimeve të ujrave urbane të patrajtuara. Pjesa metodologjia dhe materialet shpjegon më hollësisht rëndësinë e monitorimit, si mjet i menaxhimit të cilësisë së ujrave, dhe më pas jepet plani i monitorimit. U përcaktuan 9 stacione monitorimi, me frekuencë të ekspeditave vjetore, 4 ekspedita në vit, dhe numri i parametrave që u analizuan është 15. Kampionet u ruajtën në frigoriferë në 4°C dhe u transportuan sipas proçedurës përkatëse. Prova e ujit është e tipit “Individual”. Një pjesë e parametrave u matën direkt në terren (kryesisht parametrat fizikë) ndërsa analizat kimike u kryen në Laboratorin e Kimisë Analitike pranë AMP. Qëllimi i dytë i disertacionit është studimi i proçesit të transportit të ndotësve në ujrat sipërfaqësore dhe modelimi matematikor i transportit të tyre. Transporti i substancave në ujrat sipërfaqësore, si për shembull në lumenjtë apo grykëderdhjet, si dhe në ujrat nëntokësore dhe në atmosferë është një nga proçeset më të rëndësishëm që ndikon në cilësinë e këtyre sistemeve natyrore. Për shembull, impaktet e shkarkimeve industriale në një vend specifik të lumit mund të shkaktojnë pasoja të dëmshme në rrjedhjen e lumit, në varësi të kushteve hidrodinamike lokale. Simulimi mund të bëhet një mjet i vlefshëm për të vlerësuar impaktet e infrastruksturës ekzistuese dhe të parashikojnë pasojat e skenareve të ndryshme. Goldberg përshkruan një teori drejt modelimit ekonomik, në të cilin koncepti është mbështetur në marrëdhëniet midis saktësisë së modelit dhe kostos së modelimit. Për shembull, një model me saktësi të lartë dhe me kosto të lartë nuk mund të prodhojë një përfitim të krahasueshëm marxhinal në një aplikim inxhinierik, ku mund të përdoren modele me saktësi të ulët. Nga ana tjetër, qëllimi i punës teorike do të jetë gjithmonë xvi
  • 15. në minimizimin e gabimeve bashkëshoqëruese, duke i lënë kostot e modelimit në hije. Kështu Goldberg ndërtoi një spektër të modelimit që fillon me modelet me kosto të lartë, e me saktësi të lartë të tilla si ekuacionet e detajuara të lëvizjes, modelet dimensionale dhe modelet sasiore të nyjëzuara (lidhur) dhe mbaron tek kostoja e ulët, modelet me saktësi të ulët, të tilla si ato jo të nyjëzuara. Sipas Teorisë së ekonomisë së modelimit të Goldbergut, një grafik hipotetik tregon se inxhinieri/shpikësi do të preferonin kosto të ulët, modele me gabime të larta ndërsa matematikani/shkencëtari do të zgjidhte të kundërtën. Objektivi është zgjidhja dhe zbatimi i ekuacionit 2D të difuzion - konveksionit nëpërmjet zgjidhjes analitike dhe ndërtimit të një programi simulimi të transportit të ndotësit në mjedis fluid, me ndihmën e gjuhëve të programimit. Ne u përpoqëm të zbatojmë teknikat matematikore të difuzion-konveksionit që përdoren për atmosferën, liqenet, lumenjtë, ujrat nëntokësorë dhe oqeanet, duke u varur nga sistemi për të cilin materiali që po studiojmë është më i zbatueshëm. Për një shtrirje të kufizuar, ne gjithashtu zbatuam teknikat matematikore të konveksionit dhe difuzionit për transportin e substancave kimike në këtë mjedis. Në këtë pjesë, jemi përpjekur të formulojmë problemet e transportit dhe fatit të substancave kimike, ato të cilat mund të zgjidhen, pavarësisht nga mjedisi ose proçesi i transportit, e bërë kjo nëpërmjet difuzionit matematikor. Metodologjia e dytë është krijimi i hartave të shpërndarjes së ndotësve në pellgun ujor të një lumi nëpërmjet modelim- simulimit. Kjo gjë u arrit në mënyrë të sukseshme me ndihmën e programit PETREL, ku si teknikë përdoret SGS (Sequential Gauss Simulation). Pjesa e dytë e studimit jep rezultatet e analizave, përpunimin statistikor të tyre, vlerësimin e cilësisë së ujrave sipas standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare, vlerësimin e ndikimit antropogjen në pellgun e Ishmit, vlerësimin e riskut mjedisor, klasifikimin e cilësisë së ujrave, histogramat e shpërndarjes së vlerave, grafikët e korrelacionit dhe koefiçientët e korrelimit të parametrave, ndërtimin e hartës të gjendjes së cilësisë së ujrave sipas klasifikimit të ndikimit të shkarkimeve urbane, hartat 2D të shpërndarjes hapësinore të parametrave mjedisore, rezultatet e zgjidhjes së ekuacionit 2D të difuzion konveksionit si dhe rezultatet e modelim dhe simulimit matematikor të zbatimit të ekuacionit të transportit të ndotësve. xvii
  • 16. Pjesa e tretë paraqet përfundimet dhe rekomandimet. Si përfundim të këtij studimi mund të pohojmë që përbërësi dominues ndotës i ujrave të pellgut të Ishmit është ai i Ptotal, gjë që përcakton se ujrat e Ishmit janë ujra me një ndikim të madh të fosfateve, renditja e përbërësve sipas nivelit të përqëndrimit është Ptotal > P_PO43- > NO2- > NO3-. Përsa i përket parametrave fiziko-kimikë vihet re përmbajtja shumë e lartë lëndëve të ngurta pezull, si rrjedhojë e erozionit të vrullshëm në pellg. Rritje e vlerave të kripshmërisë së ujrave gjatë rrjedhjes në zonën urbane. Vlera të ulëta të oksigjenit të tretur në pjesën e poshtme të rrjedhjes së lumenjve, për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza të qytetit të Tiranës dhe të komunave përreth. Shkarkimet e mëdha të mbeturinave urbane në ujërat e tyre shkaktojnë ç’oksigjenim të ujërave duke shkaktuar zhdukjen e jetës në to, vlera të larta të NKO dhe të NBO5 në të gjithë stacionet e monitorimit. Në lidhje me normat e BE-së, ujërat e lumit Ishëm, Tiranë dhe Lanë duket se janë jashtë normave të lejuara për mbijetesën e peshqve (salmonidet dhe ciprinidet). Përsa i përket ushqyesve, azotit dhe fosforit u vunë re vlera të larta të NH4+ thuajse në të gjitha stacionet e pellgut, si pasojë e shkarkimeve të lëngëta urbane. Përmbajtja e NO2 është tregues i ndotjeve nga shkarkimet e ujërave të zeza, ku nivele të larta janë gjetur në ujërat e Lanës. Vlera të larta të NO3 në stacionet që përshkojnë qytetin e Tiranës; për të gjithë stacionet e monitoruara përqëndrimet e P_PO4 janë më të larta se kufiri 0.2 mg/l i Direktivës së BE për ujërat salmonide dhe 0.4 mg/l për ujërat ciprinide. Rritja e përqendrimit të fosfateve mbi vlerat e nevojshme të prodhimit të biomasës përbën rrezik, duke nxitur lulëzimin e algave planktonike dhe kalimin e ujërave në gjendje eutrofike deri edhe distrofike. Burimet kryesore të fosfateve në ujërat natyrore janë detergjentët dhe plehrat fosfatike. Vlerësojmë që nga rezultatet e parametrave të ndotësve në ujrat e pellgut të Ishmit, u arrit edhe qëllimi i studimit, pra këto rezultate përcaktojnë dhe tregojnë qartë praninë e ndotësve në këto ujra, tipin dhe zonën e shtrirjes së tyre, tregojnë origjinën antropogjene të këtyre ndotësve, gjithashtu me ndihmën e hartave të ndotjes jepet shpërndarja (mobiliteti) hapësinor i tyre në të gjithë pellgun. Përsa i përket qëllimit të dytë atij të studimit të proçesit të transportit dhe të modelim simulimit matematior u zgjidh modeli i transportit të ndotësve duke zbatuar skemën numerike Crank-Nicolson, ndërkohë që vlerat e parametrave të ndryshme janë të ndryshueshme. Vumë re në përgjithësi ulje të përqëndrimit të ndotësit. xviii
  • 17. Modelimi matematikor, gjatë zbatimit të programit në dy gjuhë programimi C++ dhe MATLAB, u vu re që MATLAB është më komod në ndërtimin e paraqitjes grafike të rezultateve të zgjidhjes së ekuacionit. Mendojmë që kjo është përparësia kryesore e këtij programi nga C++, pra komoditeti në ndërtimin e paraqitjes grafike. Studimi sugjeron në të ardhmen përdorimin e mjeteve kryesore të menaxhimit më të mirë të cilësisë së ujrave, Monitorim - Modelimit, pra kalimit nga mjedisi real në atë virtual, si ndihmë më shumë për ligjëvënësit apo politikëbërësit, lokalë dhe vendorë në vendimmarrje më të drejtë për çdo situate të krijuar. Në të gjithë literaturën shqiptare që shqyrtuam nuk hasëm në asnjë klasifikim të cilësisë së ujrave se si janë dhe aq më pak sesi duhet të jenë. Në qoftë se duam që të përmbushim direktivën e BE për menaxhimin e pellgjeve ujëmbledhëse që deri në 2015 duhet të kenë cilësinë të mirë (Klasa II), sugjerojmë se: duhet që të krijohen hartat e klasifikimit të ujrave dhe hartat e gjendjes cilësore të ujrave sipërfaqësore me ndihmën e programeve të cilësisë së ujrave, si dhe të bëhet standartizimi i cilësisë së kërkuar të ujërave sipërfaqësore, në varësi të përdorimit të tyre dhe në përputhje me Direktivën Kuadër të BE (Direktiva e Këshillit, 2000/60/EC) për cilësinë e ujrave. Studimi sugjeron gjithashtu për të ardhmen, në kushtet e përmirësimit të cilësisë së ujrave të pellgut të Ishmit, vazhdimin e studimeve monitoruese, ndërtimin e Impiantit të trajtimit të ujrave urbane, ndalimin e shkarkimeve urbane direkt në ujrat e lumenjve, kalibrimin e modelit, krijimin e Qendrës së Modelimit të ujrave dhe të cilësisë së tyre, marrjen e masave konkrete paraprakisht për eleminimin ose minimizimin e efekteve të dëmshme. xix
  • 18. Lista e figurave Figura 1. Gjendje eutrofike e ujrave, lumi i Lanës 9 Figura 2. Përroi i Seftës, fenomeni i shpëlarjes acide 9 Figura 3. Efekti i lulëzimit të algave në organizmat ujore 11 Figura 4. Dispersioni 14 Figura 5. Proçesi i Difuzionit 15 Figura 6. Difuzion-konveksioni 15 Figura 7. Mjetet e menaxhimit të cilësisë së ujrave 16 Figura 8. Teoria e ekonomisë së modelimit të Goldberg 18 Shembull i teorisë së ekonomisë së modelimit të zbatuar në simulimin e Figura 9. transportit të ndotësve 19 Figura 10. Harta pellgu i Ishmit a) satelitore, b) administrative, c) gjeografike 26 Figura 11 Zgjerimi i Tiranës 27 Figura.12 Harta gjeologjike e rajonit 29 Figura 13 Harta hidrogjeologjike e rajonit 29 Figura 14. Profil litologjik në sinklinalin e Tiranës 31 Figura 15. Zona e Lumit të Tiranës dhe e Lanës që përshkojnë qytetin 34 Figura 16. Ura e Brarit; T1 42 Figura 17. Lumi i Tiranës pas shkarkimit të kolektorit kryesor;T2 42 Figura 18. Ura e Kamzës; T3 42 Figura 19. Lanabregas; L1 42 Figura 20. Kombinati Tekstil; L2 42 Figura 21. Kthesa Yrshek; L3 42 Figura 22. Pamje e lumit Ishëm në urën e Rinasit; Ish1 42 Figura 23. Pamje e lumit Ishëm në Urën e Gjolës; Ish2 42 Figura 24. Dhjetë realizimet për temperaturën (SGS) 55 Figura 25. Mesatarja e llogaritur për temperaturën nga 10 realizimet (SGS) 55 Figura 26. Krijimi i hartave a) nga 10 realizimet dhe b) nga mesatarja e tyre 56 Figura 27. Skema me pesë pika në një sipërfaqe dy përmasore 64 Figura 28. Përcaktimi i nyjeve 66 Figura 29. Stacionet e monitorimit, pellgu i Ishmit 70 Figura 30. Ecuria e vlerave mesatare të temperaturës (ºC) 75 Figura 31. Vlerat maksimale dhe minimale të temperaturave (ºC) 75 Figura 32 Ecuria e vlerave mesatare të pH 76 Figura 33 Vlerat maksimale dhe minimale të pH. 76 Figura 34. Ecuria e vlerave mesatare të kripshmërisë (g/kg) 74 Figura 35. Vlerat maksimale dhe minimale të kripshmërisë 74 Figura 36. Ecuria e vlerave mesatare të lëndës pezull (mg/l) 78 Figura 37. Vlerat maksimale dhe minimale të lëndës pezull (mg/l) 78 Figura 38. Ecuria e vlerave mesatare oksigjenit të tretur (mg/l) 79 Figura 39. Vlerat maksimale dhe minimale të oksigjenit të tretur (mg/l). 79 Figura 40. Ecuria e vlerave mesatare NKO (mg/l) 80 Figura 41. Vlerat maksimale dhe minimale të NKO (mg/l) 80 Figura 42. Ecuria e vlerave mesatare NBO5 (mg/l) 42 Figura 43. Vlerat maksimale dhe minimale të NBO5 (mg/l) 43 Figura 44. Shkalla e kalimit të NH4+ në NH3 në varësi të pH-it dhe temperaturës 83 Figura 45. Ecuria e vlerave mesatare NH4+-N (mg/l) 87 Figura 46. Vlerat maksimale dhe minimale të NH4+ (mg/l) 87 Figura 47. Ecuria e vlerave mesatare NO2- (mg/l) 88 Figura 48. Vlerat maksimale dhe minimale të NO2- (mg/l) 88 Figura 49. Ecuria e vlerave mesatare të NO3- (mg/l) 89 Figura 50. Vlerat maksimale dhe minimale të NO3- (mg/l 89 xxi
  • 19. Figura 51. Ecuria e vlerave mesatare P-PO4 (mg/l) 90 Figura 52. Vlerat maksimale dhe minimale të P-PO43- (mg/l) 90 Figura 53. Ecuria e vlerave mesatare Ptotal (mg/l) 91 Figura 54. Vlerat maksimale dhe minimale të Ptotal 91 Figura 55. Monitorimi i temperaturës T °C për çdo stacion 94 Figura 56. Monitorimi i pH për çdo stacion 94 Figura 57. Monitorimi i kripshmërisë g/kg për çdo stacion 94 Figura 58. Monitorimi i lëndës pezull mg/l për çdo stacion 95 Figura 59. Monitorimi i përcjellshmërisë μS/cm për çdo stacion 95 Figura 60. Monitorimi i O2mg/l për çdo stacion 95 Figura 61. Monitorimi i NKO mg/l për çdo stacion 96 Figura 62. Monitorimi i NBO5 mg/l për çdo stacion 96 Figura 63. Monitorimi i NH4+ mg/l për çdo stacion 96 Figura 64. Monitorimi i NO2 - mg/l për çdo stacion 97 Figura 65. Monitorimi i NO3- mg/l për çdo stacion 97 Figura 66. Monitorimi i P_PO4 mg/l për çdo stacion 97 Figura 67. Monitorimi i P total mg/l për çdo stacion 98 Figura 68. Vlerat mesatare të temperaturës, sipas lumenjve. 102 Figura 69. Vlerat mesatare të pH, sipas lumenjve. 103 Figura 70. Vlerat mesatare të kripshmërisë, sipas lumenjve. 103 Figura 71. Vlerat mesatare të Lëndës pezull, sipas lumenjve. 103 Figura 72. Vlerat mesatare të oksigjenit të tretur, sipas lumenjve. 104 Figura 73. Vlerat mesatare të NKO-së, sipas lumenjve. 104 Figura 74. Vlerat mesatare të NBO5, sipas lumenjve. 104 Figura 75. Vlerat mesatare të amoniumit, sipas lumenjve. 106 Figura 76. Vlerat mesatare të nitriteve, sipas lumenjve. 106 Figura 77. Vlerat mesatare të nitrateve, sipas lumenjve. 106 Figura 78. Vlerat mesatare të fosfateve, sipas lumenjve. 107 Figura 79. Vlerat mesatare të fosforit total, sipas lumenjve. 107 Figura 80. Vlerat mesatare të Col. Fecale, sipas lumenjve 108 Figura 81. Vlerat mesatare të Str. Fecale, sipas lumenjve 108 Figura 82. Balancimi i joneve ndotës, lumi Tirana 111 Figura 83. Balancimi i joneve ndotës, lumi Lana 111 Figura 84. Balancimi i joneve ndotës, lumi Ishëm 112 Figura 85. Balancimi i joneve ndotës, pellgu Ishëm 112 Figura 86. Korrelimi linear i kripshmërisë nga temperatura 115 Figura 87. Korrelimi linear i lëndës pezull nga temperatura 116 Figura 88. Korrelimi linear i përcjellshmërisë nga temperatura 116 Figura 89. Korrelimi linear i O2 të tretur nga temperatura 117 Figura 90. Korrelimi linear i NKO nga temperature 117 Figura 91. Korrelimi linear i NBO5 nga temperatura 118 Figura 92. Korrelimi linear i NH4+ nga temperatura 118 Figura 93. Korrelimi linear i NO3- nga temperatura 119 Figura 94. Korrelimi linear i NO2- nga temperatura 119 Figura 95. Korrelimi linear i P_PO43- nga temperatura 120 Figura 96. Korrelimi linear i Ptotal nga temperature 120 Figura 97. Korrelimi linear i kripshmërisë nga pH 121 Figura 98. Korrelimi linear i lëndës pezull nga pH 121 Figura 99. Korrelimi linear i përcjellshmërisë nga pH 122 Figura 100. Korrelimi linear i O2 nga pH 122 Figura 101. Korrelimi linear i NKO nga pH 123 Figura 102. Korrelimi linear i NBO5 nga pH 123 Figura 103. Korrelimi linear i NH4+ nga pH 124 xxii
  • 20. Figura 104. Korrelimi linear i NO2- nga pH 124 Figura 105 Korrelimi linear i NO3- nga pH 125 Figura 106. Korrelimi linear i P_PO43- nga pH 125 Figura 107. Korrelimi linear i Ptotal nga pH 126 Figura 108. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të T (ºC) 130 Figura 109. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të pH 130 Figura 110. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të kripshmërisë (g/kg) 131 Figura 111. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të lëndës pezull (mg/l). 131 Figura 112. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të përcjellshmërisë (mg/l) 132 Figura 113. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të O2 të tretur (mg/l) 132 Figura 114. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të NKO- së (mg/l) 133 Figura 115. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të NBO5 (mg/l) 133 Figura 116. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të NH4+ (mg/l) 135 Figura 117. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të NO2- (mg/l) 136 Figura 118. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të NO3- (mg/l) 136 Figura 119. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të P_PO43- (mg/l) 137 Figura 120. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të Ptotal (mg/l) 137 Figura 121. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të Col. Fecale (MNP) 138 Figura 122. Harta e shpërndarjes së vlerave mesatare të Str. Fecale (MNP). 139 Figura 123. Shpërndarja hapësinore e temperaturës në E1 140 Figura 124. Shpërndarja hapësinore e pH në E1 140 Figura 125. Shpërndarja hapësinore e kripshmërisë në E1 141 Figura 126. Shpërndarja hapësinore e lëndës pezull në E1 141 Figura 127. Shpërndarja hapësinore e përcjellshmërisë në E1 142 Figura 128. Shpërndarja hapësinore e oksigjenit të tretur në E1 142 Figura 129. Shpërndarja hapësinore e NKO-së në E1 143 Figura 130. Shpërndarja hapësinore e NBO5 në E1 143 Figura 131. Shpërndarja hapësinore e NH4+ në E1 144 Figura 132. Shpërndarja hapësinore e NO2 në E1 144 Figura 133. Shpërndarja hapësinore e NO3 në E1 145 Figura 134. Shpërndarja hapësinore e P-PO4 në E1 145 Figura 135. Shpërndarja hapësinore e Ptotal në E1 146 Figura 136. Shpërndarja hapësinore e Col.Fecale në E1 147 Figura 137. Shpërndarja hapësinore e Str.Fecale në E1 147 Figura 138. Shpërndarja hapësinore e temperaturës në E2 148 Figura 139. Shpërndarja hapësinore e pH në E2 148 Figura 140. Shpërndarja hapësinore e kripshmërisë (salinitetit) në E2 149 Figura 141. Shpërndarja hapësinore e lëndës pezull në E2 149 Figura 142. Shpërndarja hapësinore e përcjellshmërisë në E2 150 Figura 143. Shpërndarja hapësinore e O2 te tretur në E2 150 Figura 144. Shpërndarja hapësinore e NKO në E2 151 Figura 145. Shpërndarja hapësinore e NBO5 në E2 151 Figura 146. Shpërndarja hapësinore e NH4 në E2 152 Figura 147. Shpërndarja hapësinore e NO2 në E2 152 Figura 148. Shpërndarja hapësinore e NO3 në E2 153 Figura 149. Shpërndarja hapësinore e P-PO4 në E2 153 Figura 150. Shpërndarja hapësinore e Ptotal në E1 154 Figura 151. Shpërndarja hapësinore e Col.Fecale në E2 154 Figura 152. Shpërndarja hapësinore e Str.Fecale në E2 155 Figura 153. Shpërndarja hapësinore e temperaturës në E3 155 Figura 154. Shpërndarja hapësinore e pH në E3 156 Figura 155. Shpërndarja hapësinore e kripshmërisë në E3 156 Figura 156. Shpërndarja hapësinore e lëndës pezull në E3 157 xxiii
  • 21. Figura 157. Shpërndarja hapësinore e O2 te tretur në E3 157 Figura 158. Shpërndarja hapësinore e NKO në E3 158 Figura 159. Shpërndarja hapësinore e NH4 në E3 158 Figura 160. Shpërndarja hapësinore e NO2 në E3 159 Figura 161. Shpërndarja hapësinore e NO2 në E3 159 Figura 162. Shpërndarja hapësinore e P-PO4 në E3 160 Figura 163. Shpërndarja hapësinore e Ptotal në E3 160 Figura 164. Shpërndarja hapësinore e ColFecal në E3 161 Figura 165. Shpërndarja hapësinore e Str.Fecale në E3 161 Figura 166. Shpërndarja hapësinore e temperaturës në E4 162 Figura 167. Shpërndarja hapësinore e kripshmërisë në E4 162 Figura 168. Shpërndarja hapësinore e lëndës pezull në E4 163 Figura 169. Shpërndarja hapësinore e O2 te tretur në E4 163 Figura 170. Shpërndarja hapësinore e NBO5 në E4 164 Figura 171. Shpërndarja hapësinore e NO2 në E4 164 Figura 172. Shpërndarja hapësinore e NO3 në E4 165 Figura 173. Shpërndarja hapësinore e P-PO4 në E4 165 Figura 174. Shpërndarja hapësinore e Col.Fekale në E4 166 Figura 175. Shpërndarja hapësinore e Str.Fecale në E4 166 Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të parametrave fiziko-kimike me Figura 176. SG 168 Figura 177. Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të ushqyesve me SG 169 Figura 178. Normalizimi i vlerave të pH të çdo prove me SG 170 Figura 179. Normalizimi i vlerave të temperaturës të çdo prove me SG 170 Figura 180. Normalizimi i vlerave të kripshmërisë të çdo prove me SG 171 Figura 181. Normalizimi i vlerave të lëndës pezull të çdo prove me SG 171 Figura 182. Normalizimi i vlerave të oksigjenit të tretur të çdo prove me SG 171 Figura 183. Normalizimi i vlerave të NKO të çdo prove me SG 172 Figura 184. Normalizimi i vlerave të NBO5 të çdo prove me SG 172 Figura 185. Normalizimi i vlerave të amoniumit të çdo prove me SG 173 Figura 186. Normalizimi i vlerave të nitriteve të çdo prove me SG 174 Figura 187. Normalizimi i vlerave të nitrateve të çdo prove me SG 174 Figura 188. Normalizimi i vlerave të fosfateve të çdo prove me SG 174 Figura 189. Normalizimi i vlerave të fosforit total të çdo prove me SG 175 Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të parametrave fiziko- kimike me Figura 190. normën e lejuar sipas BE për ujrat salmonide 176 Normalizimi i përmbajtjeve mesatare vjetore të parametrave ushqyes me Figura 191. normën e lejuar sipas BE për ujrat salmonide 176 Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të parametrave fiziko - kimike me Figura 192. normën e lejuar me NIVA 177 Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të parametrave ushqyes me Figura 193. normën e lejuar me NIVA 178 Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të parametrave fiziko - kimike me Figura 194. normën e lejuar sipas UNECE 179 Normalizimi i përmbajtjeve mesatare të ushqyesve me normën e lejuar Figura 195. sipas UNECE 179 Normalizimi i përmbajtjeve të pH në çdo provë me normën e lejuar sipas Figura 196. BE. 182 Normalizimi i përmbajtjeve të temperaturës në çdo provë me normën e Figura 197. lejuar sipas BE. 182 xxiv
  • 22. Normalizimi i përmbajtjeve të lëndës pezull në çdo provë me normën e Figura 198. lejuar sipas BE. 182 Normalizimi i përmbajtjeve të oksigjenit të tretur në çdo provë me Figura 199. normën e lejuar sipas BE. 183 Normalizimi i përmbajtjeve të NBO5 në çdo provë me normën e lejuar Figura 200. sipas BE. 183 Normalizimi i përmbajtjeve të azotit amoniakal në çdo provë me normën Figura 201. e lejuar sipas BE. 183 Normalizimi i përmbajtjeve të nitriteve në çdo provë me normën e lejuar Figura 202. sipas BE. 184 Normalizimi i përmbajtjeve të fosfateve në çdo provë me normën e lejuar Figura 203. sipas BE. 184 Normalizimi i përmbajtjeve të pH-it në çdo provë me normën e lejuar Figura 204. sipas NIVA. 185 Normalizimi i përmbajtjeve të lëndës pezull në çdo provë me normën e Figura 205. lejuar sipas NIVA. 186 Normalizimi i përmbajtjeve të NKO në çdo provë me normën e lejuar Figura 206. sipas NIVA. 186 Normalizimi i përmbajtjeve të amoniumi në çdo provë me normën e Figura 207. lejuar sipas NIVA. 186 Normalizimi i përmbajtjeve të fosforit total në çdo provë me normën e Figura 208. lejuar sipas NIVA. 187 Normalizimi i përmbajtjeve të oksigjenit të tretur në çdo provë me Figura 209. normën e lejuar sipas UNECE. 188 Normalizimi i përmbajtjeve të NKO-së në çdo provë me normën e lejuar Figura 210. sipas UNECE. 188 Normalizimi i përmbajtjeve të NBO5 në çdo provë me normën e lejuar Figura 211. sipas UNECE. 189 Normalizimi i përmbajtjeve të azotit amoniakal në çdo provë me normën Figura 212. e lejuar sipas UNECE. 189 Normalizimi i përmbajtjeve të nitrateve në çdo provë me normën e lejuar Figura 213. sipas UNECE. 189 Normalizimi i përmbajtjeve të fosforit total në çdo provë me normën e Figura 214. lejuar sipas UNECE. 190 Figura 215. Harta vektor e shpërndarjes së përqëndrimit 192 Figura 216. Harta njollë e shpërndarjes së përqëndrimit 192 Figura 217. Harta 2D e shpërndarjes së përqëndrimit. 192 Figura 218. Shpërndarja e përqëndrimit 193 Figura 219. Shpërndarja e përqëndrimit (Izolinjat) 193 Figura 220. Gjendja e cilësisë së ujrave të pellgut të Ishmit 198 xxv
  • 23. Lista e tabelave Tabela 4-1: Tabela e koordinatave të vendmarrjeve të kampioneve 39 Tabela 4-2: Parametrat mjedisorë të monitorimit 44 Tabela 4-3: Frekuenca e ekspeditave të monitorimit 45 Tabela 4-3: Kushtet kufitare dhe shpejtësitë e rrjedhjes së fluidit 65 Tabela 6-1: Parametrat bakteriologjike për lumin e Tiranës 92 Tabela 6-2: Parametrat bakteriologjike për lumin e Lanës 92 Tabela 6-3: Parametrat bakteriologjike për lumin e Ishmit 93 Tabela 7-1: Rezultatet e analizës statistikore të parametrave sipas klimës 109 Tabela 8-1: Matrica e korrelimit linear të temperaturës dhe pH me ushqyesit 113 Tabela 8-2: Matrica e korrelimit linear të parametrave 114 Tabela 10-1: Sfondi Gjeokimik i parametrave fiziko-kimike 167 Tabela 10-2: Sfondi Gjeokimik i parametrave ushqyes 167 Tabela 12-1: Klasifikimi i ujrave sipas NIVA 196 Tabela 12-2: Klasifikimi i ujrave sipas UNECE 196 Tabela 12-3: Klasifikimi i ujrave të stacioneve, sipas NIVA 196 Tabela 12-4: Klasifikimi i ujrave të stacioneve, sipas UNECE 197 Tabela 12-5: Klasifikimi i ujrave sipas klasave ushqyese 197 xxvi
  • 24. Indeksi i shkurtimoreve MMPAU Ministria e Mjedisit Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave AMP Agjensia e Mjedisit dhe Pyjeve BE Bashkimi Europian NIVA Instituti i Studimit të Ujrave të Norvegjisë UNECE Komisioni Ekonomik i Kombeve te Bashkuara DKU/WFD Direktiva Kuadër e Ujit EPA Environmental Protection Agency SGS Sequential Gaussian Simulation 2D 2 Dimensionale 1D 1 Dimensional PDF Partial Differential Function CC Përqëndrimi KMM Komiteti i Mbrojtjes se Mjedisit AKM Agjencia Kombetare e Mjedisit EDK Ekuacioni I difuzion-konveksionit st Stacioni max maksimumi min minimumu xviii
  • 25. Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës PJESA I –TË PËRGJITSHME 1. Shtrimi i problemit Ndotja dhe keqpërdorimi i burimeve natyrore të përtëritshme, konsiderohet një problem kryesor për sindromën e ndryshimeve globale, në veçanti, lumenjtë e vendeve në zhvillim vuajnë nga degradimi i madh i cilësisë së ujit[8][19]. Trupat ujore rrisin presionin për shkak të rritjes së numrit të popullsisë, zhvillimit ekonomik dhe shfaqjes në rritje të aktivitetit antropogjen në pellgjet e lumenjve, veçanërisht në zonat e rrethinave urbane dhe rurale[85][86]. Ujërat sipërfaqësorë mbledhin sasi gjithmonë e më të shumta të ujërave të ndotura dhe të patrajtuara nga zonat e banuara, zona këto me kapacitet të tepruar për t’u përshtatur me një ngarkesë të tillë, nga veprimtaritë e industrisë, nga prodhimi intensiv i bagëtive, si dhe nga prodhimi bujqësor[21]. Cilësia e ujrave, që rezulton e keqe, është një kërcënim si për vetë ekosistemin ashtu dhe për shëndetin e njerëzve. Ky është një problem veçanërisht i rëndë dhe shfaq një interes të madh për zgjidhje për vendet në zhvillim, ku praktikat e administrimit të mjedisit nuk mund të sigurojnë përshtatje me zhvillimin ekonomik[22][41]. Rritja e të ardhurave të një popullsie gjithmonë në rritje sigurohet nga një zhvillim ekonomik duke u pasuar me një kërkesë në rritje për produkte[41][47]. Mos administrimi i shkarkimeve të ujrave urbane të zonave të banuara, i shkarkimeve industriale, i përdorimit të pesticideve dhe insekticideve në bujqësi, i jashtëqitjeve të bagëtive si dhe mungesa e masave të një trajtimi të duhur dhe ripërdorimit të mbetjeve, kanë çuar në një degjenerim të përhapur të cilësisë së ujërave sipërfaqësore, por edhe të vetë sipërfaqes së tokës[42][44]. Proçeset e urbanizimit dhe industrializimit janë shumë të shpejtë për një administrim dhe menaxhim të nevojshëm të cilësisë së ujërave që shkarkohen, për ruajtjen e cilësisë së pellgut ujor. Ky proçes sjell në ujërat sipërfaqësorë sasi të mëdha të ujërave të patrajtuar që janë shkarkuar nga banesat dhe industria[7][11][26]. Burimi kryesor i ndotjes së ujërave sipërfaqësore në vendin tonë janë shkarkimet urbane, që përmbajnë lëndë organike, komponime të tretshme të fosforit dhe azotit, të cilat favorizojnë proçesin e eutrofikimit, bakterie dhe viruse patogjene, metale të rënda si dhe lëndë që prishin pamjen e ujërave dhe u japin atyre erë të keqe[12][13][26][28]. Në zonat me dendësi të ulët të popullsisë problemet e ndotjes së ujërave sipërfaqësorë nuk vërehen për shkak të aftësisë vetëpastruese të ujërave. Me rritjen e urbanizimit aftësia vetëpastruese e ujërave nuk arrin të përballojë shkarkimet e ujërave urbane të patrajtuara, si pasojë vërehen ndikime të dëmshme në biotën ujore, rrezik të infenksioneve etj[39][40][46][66]. 1
  • 26. Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës Kështu në fakt, si pasojë e rritjes së shpejtë të zonave urbane dhe industriale të cilat shkarkojnë mbeturinat e tyre të patrajtuara në mjedis, në pellgun e Ishmit, lumi që mban dhe presionin më të madh të shkarkimeve të ujrave të ndotura në Shqipëri, në disa pjesë të tij, ai është më shumë një rrjedhë që zhvendos ujërat e ndotur dhe nivelet e ndotjes janë të madhësive të një rendi më të lartë se vlerat e lejuara për ujrat e ëmbël natyrore[12][26][28]. Shkarkimet e lëngëta urbane, industriale dhe bujqësore në ujrat sipërfaqësore, janë një dukuri e cila në mënyrë progresive ka ndikuar në uljen e cilësisë së ujrave të lumenjve, liqeneve, të zonave bregdetare dhe të mjedisit në përgjithësi[15][85]. Në këtë kuptim merr rëndësi vlerësimi i cilësisë së ujërave sipërfaqësore dhe përcaktimi i ndotësave kryesorë që shkarkohen në to, me synim mbrojtjen dhe/ose rehabilitimin e mjedisit si dhe krijimi i bazës së të dhënave për një menaxhim integral e të qëndrueshëm të burimeve ujore[7][39][48][61]. Shkurtimisht, kur shfletojmë literaturën, kur hulumtojmë nëpër punimet e konferencave, artikujve të revistave, zërave të internetit dhe gazetave, disa shtangen prej vlerave të ndotjes së ujit të lumenjve si dhe me betejat e tentativat, shpesh të pasuksesshme, për të nxjerrë në pah këto ndryshime me shpresën për të arritur një shpëtim efektiv të mjedisit. 1.1 Aktiviteti antropogjen dhe impakti i tij në cilësinë e ujrave sipërfaqësorë Karakteristikat kimike dhe biologjike të ujërave mund të pësojnë ndryshime të rëndësishme si pasojë e veprimtarive antropogjene. Veprimtaritë njerëzore ndikojnë si në hidrosferë dhe në litosferë, ndërmjet tyre ekziston një lidhje e fortë[18][39]. Kështu p.sh kthimi i pyjeve dhe kullotave në toka bujqësore dhe intensifikimi i prodhimit bujqësor mund të shkaktojnë pakësimin e bimësisë[11][57]. Kjo shoqërohet me pakësimin e sasisë së ujit që avullon nga bimët, gjë që çon në ndryshime në mikroklimë[61]. Si pasojë do të ndodhë intensifikimi i erozionit të tokave, grumbullimi i llumrave në mjediset ujore, pasurimi i ujrave me lëndë ushqyese dhe me substanca ndotëse. Në fund si rezultat do të ketë ndryshime të rëndësishme në karakteristikat kimike dhe biologjike të mjedisit ujor[9][42][48]. 1.1.1 Impakti i aktivitetit antropogjen në lumenj Impakti antropogjen në lumenj është një proçes i gjërë që çon në pasoja të ndryshme negative[40][42][94]. Mënyrat që shprehin një impakt të tillë janë: 1) rishpërndarja e rrjedhjes së lumit në kohë; 2) rishpërndarja e rrjedhjes së lumit në hapësirë; 3) tërheqje e rrjedhjes së lumit; 4) 2
  • 27. Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës disturbancat fizike të shtratit të lumit; 5) ndotja; 6) turbullimi i ujit; 7) ndotja termale[42][94]. Mënyra e parë ndodh kryesisht në rastet e krijimit të rezervuarëve, është karakteristike për ShBA-në, Rusinë, Kanadanë, Brazilin dhe Kinën. Balancimi i rishpërndarjes në hapësirë është përdorur për furnizimin me ujë, për lundrim, për hidrocentralet, për ujitje etj. Transferimet më të mëdha ujore janë tipike për Kanadanë, ShBA-në, Turkmenistanin dhe Indinë. Konsumi i pazëvendësueshëm ujor aktualisht konsiston afërsisht 150km3/vit, i cili është 1% i balancës normale të ujit të ëmbël. Bujqësia përdor 70.1% të ujit të ëmbël, industria kërkon 20% dhe sektori komunal 9.9%. Me disturbancë të shtratit të lumit ne kuptojmë çdo ndryshim, që ka bërë njeriu, të nivelit të ujit (prerjet, ndryshimet në thellësi të lumenjve nga gërryerja ose mbulimi i terrenit etj.). Gropat e hapura në shtratet e lumenjve për marrjen e materialeve të ndërtimit dhe punimet e gërryerjes për qëllime lundrimi janë shembujt që hasen më shpesh për këtë lloj impakti[40][57]. Ndotja e ujit është e jashtëzakonshme dhe është një sfidë gjithmonë në rritje. Sipas origjinës së tyre mund të veçohen tre grupe kryesore të ndotësve të ujit të lumenjvë: 1) shkarkimet urbane; 2) ndotjet industriale; 3) ndotjet e bujqësisë. Me turbullim të ujit kuptojmë grumbullimin e substancave të huaja, kryesisht të patretshme. Ndotja termale lidhet kryesisht me ujin e ftohtë që shkarkohet nga hidrocentralet[40][94][96][98]. Kërkimet dhe studimet e mëtejshme të impaktit antropogjen në lumenj janë të domosdoshme në mënyrë që të minimizojnë pasojat negative të një impakti të tillë në të ardhmen. 1.1.2 Ndotja dhe burimet e ndotjes së ujrave Deri në fillimet e Revolucionit Industrial në Europë dhe në Amerikën e Veriut ujërat e hidrosferës kanë qenë “të pandotura”, ose më saktë në gjendjen natyrale cilësore të tyre. Tani të gjithë ujrat e Tokës, me përjashtim të akujve Polare, janë të ndotura nga veprimtaria antropogjene[85][86][100]. Kur flasim për cilësinë e ujërave dhe nivelin e ndotjeve të tyre kemi parasysh vetitë fizike, kimike dhe biologjike (përfshirë edhe ato mikrobiologjike). Nivelet kufi të treguesve cilësore do të varen kryesisht nga qëllimi i përdorimit të ujërave[107]. Ndotje të mjedisit kuptohet ndryshimi mjedisit, kur këto ndryshime janë të padëshirueshme, sepse ndikojnë për keq në jetën e njeriut apo të qënieve të tjera të gjalla, në kushtet e jetesës, në proçeset industriale, në aspektin kulturor, ose kur këto ndyshime mund të ndikojnë në shterimin e rezervave të lëndëve të para[98][102]. Duhet të kemi mirë parasysh se jo çdo përmbajtje e lartë apo e ulët e elementeve kimike përbën ndotje, por vetëm ato që sjellin pasoja të padëshirueshme[21]. Nga ana tjetër ndryshimi i ekosistemit gjeokimik që 3
  • 28. Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës sjell si pasojë ndotjen mund të shkaktohet jo vetëm nga veprimtaria antropogjene por edhe nga faktorë natyrore[98][102]. Burimet e ndotjes së ujit Ndotja e ujrave të ëmbla sipërfaqësore dhe nëntokësore është një problem serioz sepse ato përbëjnë burimin e ujit të pijshëm dhe janë mjedisi ku rritet biota akuatike. Efektet toksike shkaktohen nga metalet e rëndë, kur përmbajtja e tyre kalon vlerat e lejuara. Burimet e ndotjes së ujrave kanë origjinë natyrore dhe/ose antropogjene dhe mund të ndahen në dy grupe: burime pikësore dhe jo- pikësore[38][79]. Burime pikësore: Burimet pikësore më të rëndësishme janë: shkarkimet e mbeturinave të lëngëta urbane (ujrat e zeza), shkarkimet e mbeturinave të industrisë, shkarkimet e mbeturinave të lëngëta të fermave blegtorale, ujërat e shpëlarjes (ekstraktet) nga venddepozitimet e mbeturinave të ngurta etj. Burime jo-pikësore: Burimet jo-pikësore më të zakonshme janë: shkarkimet e ujërave të drenazhimit të tokave bujqësore, rreshjet e ndotura (në veçanti depozitimet acide), rrjedhjet e tubacioneve të ujërave të zeza, ujërat e shpëlarjes së rrugëve etj [19]. Më poshtë po shtjellojmë disa nga burimet e ndotjes së ujrave sipas origjinës së tyre[38][57]. Klasifikimi i burimeve të ndotjes së ujrave sipas origjinës është në burime antropogjene dhe në burime natyrore të ndotjeve. 1.1.2.1 Burimet antropogjene të ndotjeve Ndotja kimike me burim antropogjen shkaktohet nga veprimtaria urbane që përfshin mbeturinat e prodhuara nga jetesa e përditshme në banesa, punë, komunikacion si dhe nga veprimtaria teknogjene që përfshin prodhimin industrial[57]. Industria minerale dhe ajo kimike janë dy burimet më të rëndësishme të ndotjeve kimike, ndonëse ndikim jo të pakët kanë edhe industritë e tjera si ato të pesticideve, elektrike, prodhimit dhe përpunimit të lëkurave, letrës, si dhe mbetjet urbane[12][14]. Burimet antropogjene të ndotjes së ujrave klasifikohen në 6 kategori[38][27]. Secila prej tyre ka nënkategoritë dhe karakteristikat e veta. Ato janë: 1. Burimet industriale të ndotjes së ujrave; 2. Burimet komunale të ndotjes; 3. Burimet bujqësore të ndotjes; 4. Burimet e rrjedhjeve nga reshjet; 5. Burimet nga depozitimet e ngurta; 4
  • 29. Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës 6. Burimet e ndotjes së ujit nga rrjedhjet e depozitave nëntokësore. i. 1 Burimet industriale të ndotjes Në industri, uji që merr pjesë për përdorim në proçesin industrial, i marrë nga sistemi i trajtimit të tij apo nga puset, gjatë rënies në kontakt me një proçes apo produkt të caktuar mundet që në të të shtohen ndotës në varësi të proçesit apo produktit të përdorur[7][8][100]. Atëherë ky ujë që përftohet klasifikohet si ujë i ndotur. Në secilin nga këto klasifikime industritë mund të kenë kontribuar në ndotjen e ujit në qoftë se burimet e furnizimit të tyre me ujë janë përdorur në proçesin industrial. Shembujt e burimeve industriale ndotëse të ujit janë[12][26][39]:  Uji jo i kontaktit Ku bëjnë pjesë: - Uji i ushqimit të boliereve; - Uji i ngrohjes; - Uji i ftohjes; - Kondesatorët e ftohjes.  Uji i kontaktit - Uji i përdorur për transportin e produkteve, materialeve ose substancave kimike; - Uji i larjes dhe shpëlarjes (produkteve, pajisjeve, dyshemeve); - Uji i tretësirave (solucioneve); - Uji i tretjes (i hollimit); - Uji i kontaktit të drejtpërdrejtë në pajisjet e ftohjes dhe të ngrohjes; - Mbetjet e lëngëta urbane (ujrat e zeza); - Uji i lavanderive; Mbetjet e lëngëta industriale janë të ndara në [7][38]: 1) ujrat e reaksionit, që janë ujrat e ndotura si nga substancat kimike hyrëse në reaksion ashtu dhe nga ato të produkteve të reaksionit; 2) ujrat që fitohen nga lëndët e para dhe nga produktet e papërpunuara; 3) Rrjedhjet pas shpëlarjes së lëndëve të para, të paketimit, të pajisjeve, etj.; 4) ekstraktuesit e ujit dhe përthithësit (absorbentet); 5) ujrat e zeza nga industritë; 6)precipitimet atmosferike, që rrjedhin poshtë në territoret e ndërmarrjeve industriale. Fatkeqësitë industriale kontribuojnë në masë të madhe në ndotjen e lumit. Më të dëmshme janë aksidentet në dampat e sterileve të minierave dhe të fabrikave të pasurimit[12][14][108]. Veçanërisht vihen në dukje dy shkatërrime në dampat e sterileve në ndërmarrjet e minierave të arit në Guyana dhe në Rumani, rasti më i fundit i shkatërrimit të dampave është 5
  • 30. Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës ai i tetorit 2010 në Hungari. Impakti i pallogaritshëm negativ i dy aksidenteve të para u shkaktua nga veçantitë e teknologjisë së pasurimit të arit. i.2 Burimet komunale të ndotjes së ujit Burimet tipike jo-industriale komunale të ujit janë si më poshtë:  Banesat;  Institucionet (shkollat, spitalet, etj.);  Qendrat tregtare;  Administrata qeveritare. Supozohet që burimet jo-industriale komunale të ujrave të zeza do të përmbajnë asnjë ndotës tjetër përveç se: - Feçe; - Letër; - Urinë; - Mbetje ushqimore; - Ujrat e lavanderive; lavazheve të automjeteve. Këta ndotës janë biologjike dhe si të tilla ata mund të biodegradojnë lehtësisht[18][19][40]. Çdo ndotës tjetër jo-industrial, përveç atyre të përmendur më lart mund të jenë të natyrës fizike ose kimike dhe idealisht duhet të parandalohen nga futja e tyre në sistemin komunal me një urdhëresë të para-trajtimit ose të hiqen nga ujrat e zeza komunale duke përdorur metodat e para-trajtimit të ujrave. Mbetjet urbane kryesisht konsistojnë në jashtëqitjet humane dhe përmbajnë relativisht pak ndotës kimike, akoma, ato nuk janë të dukshme për përqëndrim të lartë të organizmave patogjene. Mbetjet komunale, ose ujrat e zeza, bëjnë afërsisht 20% të vëllimit të të gjithë shkarkuesve dhe pjesa e tyre vazhdimisht zvogëlohet sa herë që sasia e shkarkimeve industriale rritet. Ato kanë pak a shumë strukturë permanente. Një person prodhon në ditë 65 gram të masës pezull, 8 gram të azotit amoniakal, 3,3 gram fosfate, 9 gram klorure (chloride), 60 – 75 gram të masës organike [21][22][39]. Impakti i mbetjeve komunale mbi lumenj ndryshon nga vendi në vend, nga zona në zonë si dhe nga qyteti në qytet. Në Shqipëri nga 36 qytete vetëm në 3 prej tyre janë ndërtuar së fundmi (dekadën e fundit) impiantet e trajtimit të ujrave të zeza, në qytetin e Pogradecit, në Qerret (Kavajë) dhe në Durrës, nga të cilët në punë, por jo me kapacitet të plotë janë vetëm impiantet e Qerretit dhe të Pogradecit. Janë në zbatim ai i Shkodrës, i Vlorës dhe Sarandës[85][86][91]. Zakonisht, ujrat e zeza shkarkohen direkt në lumenj ose përrenjtë që përshkojnë qytetet[88][89]90]. Natyrisht, një situatë e tillë nuk është dhe aq shumë e rëndë në vendet e zhvilluara, ku ndotja e lumenjve edhe aty është një çështje delikate dhe e ndjeshme, një situatë e tillë është e rëndë vëçanërsiht për vendet në zhvillim[39][86]. i.3 Burimet e ndotjes së ujit nga ndotësit bujqësorë 6
  • 31. Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës Normalisht, ndotësit bujqësorë të ujit transportohen në trupat pritës sipërfaqësorë ose nëntokësorë nëpërmjet rreshjeve të dendura periodike[19][38]. Ujrat e ndotur bujqësorë mund të jenë me origjinë nga kafshët ose nga bimët ose mund të jenë nga burimet e ushqyesve, fertilizuesve, pesticideve ose herbicideve. Burimet e kafshëve dhe bimëve janë të kufizuara në biodegradimin e feçeve, urinave ose në varësi të zgjedhjes së perimeve. Ushqyesit ose plehrat (fertilizuesit) janë në mënyrë tipike disa përbërje të karbonit, azotit, fosforit dhe / ose gjurmë të metaleve[19][21]. Pesticidet dhe herbicidet përbëhen nga përbërjet kimike organike, që janë struktura molekulare shumë komplekse, të prodhuara për të qenë veprues shumë jetëgjatë në mjedis[18][19[38][86]. Pesticidet e tilla si chlorodane dhe heptachlor, të cilat bëjnë pjesë në grupin e substancave kimike organike të ndryshme, akoma ekzistojnë në tokë rreth gërmadhave të Luftës së Dytë Botërore[19][38]. Aktivitetet bujqësore mund gjithashtu të lejojnë erozionin e tokës në lumenjtë pritës[11][12]. Në raste të tilla, ndotësit mund të kenë përbërje organike ose jorganike të tokës. Mbetjet bujqësore janë të karakterizuara nga sasi të mëdha të fosforit dhe azotit, duke qenë pjesë e plehrave dhe mbeturinave të blegtorisë, po ashtu dhe nga përqëndrime të larta të pesticideve dhe të herbicideve. Mbeturinat bujqësore gjithashtu paraqesin një rrezik serioz për habitatët e lumit. Bujqësia ushtron në lumenj gjithashtu edhe ndikim indirekt. Plugimi i tokës intensifikon erozionin dhe rrit sasinë e substancave të ndryshme që hyjnë në lumenj[18][38]. i.4 Burimet e ndotjes nga rrjedhjet e reshjeve Ato klasifikohen në burimet e shkarkimeve industriale dhe në atë të burimeve të shkarkimeve komunale[38][57]. Çdo material ose substancë kimike e depozituar në tokë në një bashki apo komunë ka të ngjarë që të mund të transportohet në lumenjtë pritës si ndotës[18][39]. Këto përfshijnë:  Rrjedhjet dhe derdhjet të produkteve të naftës;  Plehrat dhe mbeturinat;  Shpëlarje (rrjedhje) të tokës;  Sistemet e kanalizimeve sipërfaqësore dhe nën-tokësore;  Derdhjet dhe rrjedhjet nga transporti i materialeve ose i kimikateve; i.5 Burimet e ndotjes nga depozitat e ngurta Depozitat e ngurta (Landfill-et) publike, private dhe industriale mund të jenë burime të ndotjes së ujrave për arsye të rrjedhjeve sipërfaqësore dhe 7
  • 32. Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës nëntokësore[18]. Rregullat e landfilleve kërkojnë mbulim ditor, por gjatë ditës, rrreshjet mund të shkaktojnë ndotje për shkak të shpëlarjes së sipërfaqes. i.6 Burimet e ndotjes nga rrjedhja e depozitave nëntokësore Këtu përfshihen të gjitha depozitimet nëntokësore të ruajtjes së naftës apo të mbetjeve të rrezikshme. Është përcaktuar qartë me anë të rregullave që në këto depozitime të parandalohen rrjedhjet[27][38]. Në qoftë se do të ndodhë rrjedhje, atëhere kjo përbën një burim ndotje për ujrat nëntokësore si dhe një burim i mundshëm ndotjeje për ato sipërfaqësore. 1.1.2.2 Burimet natyrore të ndotjes së ujit Zonat e painfektuara nga aktiviteti antropogjen mund akoma të ndosin lumenjtë pritës nëpërmjet rrjedhjes (shpëlarjes) së rreshjeve, të cilat mund të klasifikohen në ato të burimeve të kafshëve, bimëve dhe tokës[27][[42]. Përsëri, burimet ndotëse të kafshëve dhe të bimëve duhet të jenë lehtësisht të biodegradueshme. Burimet ndotëse të tokës do të përmbajnë çdo material organik dhe jorganik të tokës. 1.1.3 Efektet e ndotjes së ujrave Çdo ndotje e mjedisit shoqërohet me efektet e saj në mjedisin pritës. Për ujrat e ëmbla sipërfaqësore efektet kryesore janë eutrofikimi i ujrave dhe shpëlarja acide. Eutrofikimi është fenomen që ka si origjinë ndotjen e ujrave kryesisht nga shkarkimet e ujrave të zeza urbane apo si rrjedhim i aktivitetit bujqësor (nga drenazhimi i tokave bujqësore). Në figurën 1 jepet një pamje e gjendjes eutrofike të ujrave si pasojë e shkarkimeve të ujrave urbane[18][27][42]. Fenomeni i shpëlarjes acide i njohur më tepër në industri dhe në atë minerare në veçanti, është efekti që shkaktohet në ujra nga shkarkimet e drenazhimeve acide (të minierave) direkt në mjedis, pa kryer më parë asnjë trajtim paraprak të tyre. Një efekt të tillë të shpëlarjes acide të ujrave, në Shqipëri është i njohur në përroin Sefta, zona e Gurth-Spaçit (Figura 2), ku uji që del nga minierat e mbyllura tashmë, shkarkohen direkt në mjedis me një pH=3.4. [12][14] Ndryshe shpëlarja acide njihet edhe si efekti “Yellow Boy”. 1.1.3.1 Eutrofikimi dhe roli i ushqyesve në ekosistem, eutrofikimi kulturor Me emrin “elementë ushqyes” (nutrientë) në ujëra konsiderohen komponimet e tretshme të azotit dhe të fosforit në to. Quhen kështu, sepse këto komponime përcaktojnë, në kushte specifike, shpejtësinë e proçeseve të fotosintezës dhe të rritjes së bimësisë në ujrat[27][39]. 8
  • 33. Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës Figura 1. Gjendje eutrofike e Figura 2. Përroi i Seftës, fenomeni i ujrave, lumi i Lanës (Foto A.Bode) shpëlarjes acide (Foto A.Bode) Kur shpejtësia e rritjes së algave është shumë e madhe, ndodh i ashtuquajturi “lulëzim i algave” (Figura 3), si pasojë e të cilit pamja e ujit ndryshon duke u bërë një lëng jeshil, i turbullt dhe viskoz. Eutrofikimi kulturor Eutrofikimi i ujërave për shkak të ndotjeve antropogjene quhet nganjëherë edhe eutrofikim artificial (ose kultural) për ta dalluar atë nga rritja graduale (shumë e ngadaltë) e shkallës së eutrofikimit të liqeneve për shkaqe natyrore të moshës së tyre (Figura 2)[26][40][57]. Reshjet që bien mbi sipërfaqen e tokës tresin mineralet gjatë depërtimit në tokë. Në zonat e virgjëra përbërja kimike e ujërave varet kryesisht nga dheu i tokës dhe shkëmbi amnor poshtë saj, duke bërë që niveli i ushqyesve të jetë i ulët. Vendbanimet dhe shpyllëzimet shoqëruese, zhvillimi bujqësor dhe urbanizimi e nxisin shumë shplarjen e lëndëve dhe ushqyesve në lumenj dhe liqene. Një gjë e tillë nxit rritjen e fitoplanktonit, bimëve të tjera ujore dhe me radhë të organizmave të sipërm të zinxhirit ujor ushqyes, ky proçes njihet me emrin ’eutrofikim kulturor’. Rritja e biomasës dhe dukuritë shoqëruese të eutrofikimit janë më të zakonshme në liqene dhe zonat bregdetare pranë grykë-derdhjeve të lumenjve. Fosfori dhe azoti janë ushqyes që nxitin këtë prodhim të lartë biologjik [42]. Pasojat ekologjike të eutrofikimit kulturor, të shkaktuar prej sasive të larta të ushqyesve mund të provokojnë ndryshimin e strukturës biologjike, ku mbizotërues bëhet fitoplanktoni, ujërat bëhen të turbullta, algat blu të gjelbra zhvillohen shumë duke shkaktuar formimin e shkumave dhe helmeve të fuqishme për kafshët dhe njeriun[28]. Kalbëzimi i fitoplanktonit në fund shkakton uljen e oksigjenit në vlera të papranueshme për botën e gjallë. Nivelet e ulëta të oksigjenit shpejtojnë dhe çlirimin e fosforit prej sedimenteve, duke nxitur më tej prodhimin e fitoplanktonit, duke ndikuar në uljen e vlerave përdoruese dhe estetike të ujërave. 9
  • 34. Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës Në basene me aktivitet njerëzor të pakët vlerat e fosforit në ujëra janë përgjithësisht më të ulëta se 25 μg P/l, kurse vlera më të larta se 50 μg P/l tregojnë për ndikim të njeriut, p.sh. shkarkim ujërash të zeza ose shpëlarje bujqësore [26][42]. Kur ujërat marrin shkarkime urbane ose shkarkime nga fermat e kafshëve shtëpiake vlerat e amoniumit rriten dhe ato të oksigjenit ulen; në ujërat e ndotur rëndë vlerat e amoniumit mund të rritet nga 1 deri 5 μg N/l, i cili kur kthehet në amoniak mund të shkaktojë ngordhje peshqish dhe kafshësh të tjera ujore[42][94]. Aktiviteti i njeriut shkakton edhe rritjen e përmbajtjes së lëndëve kimike në mjediset ujore, sidomos të metaleve të rënda dhe të mikrondotësave organikë (pesticideve, poliklor-difenilet, lëndët organike të kloruara, hidrokarburet aromatike policiklike, etj.), me anë të shkarkimeve të ngurta, të lëngëta dhe të gazta, urbane, industriale, bujqësore dhe minerare. Të gjitha paraqesin rrezik për ekosistemet ujore dhe për vetë njeriun. Ujërat sipërfaqësore të ndotura nga shkarkime fekale të njerëzve dhe kafshëve mund të transportojnë shumë patogjenë, si baktere dhe viruse, më e theksuar në zonat me popullsi të dendur, sidomos pranë qyteteve të mëdha[92]. Gjendja eutrofike e ujrave dhe sidomos “lulëzimi i algave” (Figura 3) ka pasoja të dëmshme për organizmat ujore. Në veçanti, ajo shoqërohet me zvogëlimin e theksuar të përqëndrimit të oksigjenit të tretur në ujë, sepse kur bimët thahen dhe bien në fund, ato shpërbëhen duke konsumuar oksigjenin e tretur. Veç kësaj, rritja e tepërt e bimësisë pengon lëvizjet e ujit (valët) dhe kjo sjell pakësimin e dukshëm të tretjes së oksigjenit të ajrit në sipërfaqen e ujit. Në mungesë të oksigjenit do të ndodhin proçese anaerobike me çlirim të H2S, NH3 dhe gazeve të tjera. Në kushte të tilla, shumë organizma ujore nuk mund të mbijetojnë dot. Gjendja eutrofike e ujërave karakterizohet nga këto veti specifike[27][42]: - shpejtësia e prodhimit të bimësisë të ujërave (fitoplanktonit dhe algave) është mjaft më e madhe sesa shpejtësia e konsumit të saj nga herbivorët; - përmbajtja e oksigjenit të tretur në ujë është shumë e vogël (deri zero) dhe kjo shoqërohet shpeshhere me çlirim të H2S; - përbërja e ekosistemit prishet duke shfaqur mungesën e disa specieve dhe zhvillimin e tepërt të disa specieve të tjera; - kthjelltësia e ujërave zvogëlohet. Ndër problemet kryesore që eutrofikimi i ujërave shkakton për njerëzit përmendim[18][21][39]: - vështirësohet mjaft trajtimi i ujit për ta bërë atë të përshtatshëm për përdorim urban (në veçanti për ujë të pijshëm), sepse shpeshherë ky ujë ka shije dhe erë të papranueshme; - uji nuk të jep kënaqësi dhe mund të jetë i dëmshëm për shëndetin e njerëzve që lahen në të; 10
  • 35. Impakti ambiental i faktorëve antropogjenë në pellgun ujëmbajtës të Tiranës - mund të zhduken specie të peshqve me rëndësi ekonomike (në veçanti ato salmonide); - në raste të veçanta mund të paraqitet vështirësi për lundrim. Për të bërë një vlerësim të saktë të gjendjes së cilësisë së ujërave (oligo apo eutrofike) mund të maten parametra të ndryshme[27][92]. Për ujërat e ëmbla, fosfori është zakonisht elementi kufizues për fotosintezën, prandaj për të parandaluar eutrofikimin e ujërave të liqeneve dhe lumenjve kërkohet zvogëlimi i shkarkimeve të fosfateve në ujërat. Por ka edhe raste, kur rritja e algave mund të kufizohet nga faktorë të tjerë si p.sh. nga pamjaftueshmëria e komponimeve të azotit ose pamjaftueshmëria e rrezatimit diellor (p.sh kur ujërat janë shumë të turbullta). Eutrofikimi i ujërave të lumenjve është një dukuri në rritje sidomos në vëndet me urbanizim dhe zhvillim industrial të lartë. Shkaku kryesor është rritja e burimeve antropogjene të shkarkimeve të mbeturinave të lëngëta shtëpiake dhe industriale, në veçanti e fosfateve dhe e komponimeve të azotit nga ujërat e zeza, e lëndëve larëse si dhe nga përdorimi intensiv i plehrave kimike në bujqësi, rrjedhat shkarkuese nga fermat e prodhimit të kafshëve, si dhe depozitimet e azotit nga ajri si rezultat i çlirimit të madh nga gazet e shkarkimit të automjeteve, plehut dhe urinës së kafshëve. Figura 3. Efekti i lulëzimit të algave në organizmat ujore 11