SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  14
Projekt
Lenda: Histori e thelluar
Tema: Kanunet shqipetare dhe roli i tyre ne
organizimin e jeteses .
Punoi: Algita Mesiti
Klasa: 12
Perkufizimi i kanunit


Kanuni është ligj apo përmbledhje e
ligjesh dhe normash të pashkruara, të
trashëguara në mënyrë gojore, që
pasqyrojnë gjendjen ekonomikeshoqërore të periudhave të kaluara
dhe që në kohën e vet mbronin
interesat e klasave e të shtresave të
caktuara shoqërore, si dhe tërësia e
normave të së drejtës zakonore .
Nder shum kanune kater prej
tyre jane te rendesishem :

Kanuni i Skënderbeut
· Kanuni i Laberisë
· Kanuni i Lekë Dukagjinit
· Kanuni i Papa Zhulit
Katër shtyllat e Kanunit janë:

Nderi
 Mikpritja
 Sjellja
 Fisi

Kanuni i Skenderbeut


Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve të së drejtës zakonore
skënderbegiane ishin marr studiues të ndryshëm si Marin Sirdani, Qemal
Haxhihasani, Zef Valentini, Rrok Zojzi, Kristo Frashëri etj. Mirëpo punën e
tyre e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri më sot, Dom Frano Ilia, i cili
materialin e grumbulluar e ka sistemuar në trajtën e një kodi monumental, të
cilin e botoi, pas vuajtjeve dhe peripetive të mëdha e të shumta, më 1993, e
jo më 1996 siç shkruan historiani ynë Kristo Frashëri. Ndryshe nga
etnografët e tjerë, materialet e së drejtës zakonore, që Dom Frano Ilia i
grumbulloi, jo vetëm në krahinën e Kurbinit, por edhe në krahinat për rreth,
të Shqipërisë Qendrore, i pagëzoi me të drejtë me emrin: Kanuni i
Skënderbeut.



Që Kanuni i Skënderbeut vepronte edhe në shekullin XIX, për shembull në
Malësinë e Dibrës, kemi dëshmi jo vetëm nga Hahn, por edhe nga konsulli
rus, M. Hirtovi, i cili ndër të tjera ka shënuar se në Dibrën e Poshtme ishte
ende në fuqi, “një fare kanuni i lashtë, i trashëguar gojarisht brez pas brezi,
që i atribuohet prijësit të lavdishëm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me
emrin “Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron në faktin se Kanuni i
Skenderbeut, sipas materialit dhe dëshmise konkrete shtrihej ne Shqipërine
Qendrore ndër krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre:
Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te
poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim
e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje.
Struktura e Kanunit të
Skënderbeut




Për më tepër, në Kanunin e Skënderbeut, përmblidhet
normativa që ka të bëj me: familjen, shtëpinë, detyrimet,
qeverimi, ndëshkimet, fajet e damet dhe kishën. Pra siç
shihet edhe nga kjo përmbajtje, ky kanun përbëhet nga
shtatë pjesë, nga shtatë libra do thoshim. Duke u marrë
me shqyrtimin dhe vlerësimin e Kanunit të Skënderbeut
është me rëndësi të vlerësohet edhe njëherë, ashtu siē ka
vlersuar edhe kodifikuesi i tij Dom Ilia,se ai, pra Kanuni i
Skënderbeut, sot është historik, por “jeton si i mbuluem
prej kohës dhe qet kryet dhe vepron në çdo rrethanë
anarkie.
Vepra në fjalë, pos si material juridik duhet vështrohet
edhe si vepër që prekë edhe sferën e letërisë popullore,
sepse nëpër faqet e Kanunit kemi edhe vlera latrare, fraza
dhe proverba popullore, në të cilat shohim të kondensuar
urtësinë e malësorëve, formën koncize e lapidare të
shprehjes së mendimeve që aq shumë çmohej dhe
çmohet nga populli shqiptar.
Kanuni i Lekë Dukagjinit


Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është
përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të
Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa
qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit. Thelbi i
Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e
tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë
shekuj.



Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të
mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë
ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që
jetojnë në Shqipëri dheKosovë, si edhe në vendet tjera në të
cilat kanë shtegtuar shqiptarët.Forma e pare e tij e shkruar i
referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara.
Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga
At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925.Kanuni i Lekë
Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj
serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.
Prejardhja e kanunit te Lek Dukagjinit
Termi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën
greke ("canon"), që do të thotë rregull dhe kaloi në
gjuhen shqipe nga gjuha turke. Ndërsa përkatësia që
luhatet nga vendi në vend "... i Lekë Dukagjinit", ose
"Kanuni i Lekës", "Kanuni i Malcís"... tregohet nga
studjuesit se prejardhja mund të datojë që në kohë
t'Aleksandrit të Madhe, ku me veçorinë shqipe në
shkurtimin e emrave, e vendosin emrin "... e Lekës".
 Praktika e ligjeve të kanunit mund të datoje që në
kohën bronzit. Disa autore mendojnë se kanuni vjen
nga disa fise tribale ilire. Disa të tjerë kanë sugjeruar
se kanuni ka elemente të disa epokave prehistorike
indo-evropiane. Antropologjia Edit Durham thotë se
këto ligje vijnë që nga koha e bronzit. Disa të tjerë
thonë se ka shumë ngjashmëri midis Kanunit dhe
Manusmirtrit një traditë e hinduizmit.

Kanuni i Laberise


Para botimit të Kanunit të Labërisë u shfaqën mendime të mos titullohej me
termin kanun, por të vihej: ”Zakonet juridike të Labërisë” ose “Përmbledhje
zakonesh të Labërisë”.
Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundër. Por gjithsesi autori,
edhe pas konsultimesh me specialiste të tjerë, mbështeti përfundimisht
variantin që të titullohet Kanuni i Labërisë për këto arsye kryesore:



Së pari, derisa termi “Kanun” është njohur e pranuar në malësitë e veriut e
deri në Kosovë dhe në aktet e Qeverisë së Vlorës, është më shumë i
pranueshëm edhe për Kanunin e Labërisë, ku ndikimet e kulturës greke
bizantine dhe turke kanë qenë më të ndjeshme.



Së dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe për unitetin e së drejtës zakonore
të shqiptarëve, pavarësisht nga veçoritë e dallimet vendore të tyre.



Së treti, është teorikisht më i bazuar termi kanun po të kemi parasysh
përmbajtjen e tij.
Kanuni paraqitet si tërësi e normave juridike, rregullave të sjelljes, të
pashkruara, të vendosura në kohë të ndryshme e të përcjella në traditën
gojore nga njëri brez tek tjetri dhe që shërbejnë për rregullimin e
marrëdhënieve juridike në mes njerëzve, në fusha të ndryshme të jetës,
zbatimi i të cilave sigurohet sipas traditës nga vetë bashkësia e njësisë së
vetëqeverisjes vendore, pa ndikimin e shtetit.


Pranimi i titullit “Zakonet e Labërisë” do të
nënkuptonte që të përfshihen në punim jo vetëm
ato që kanë karakter juridik, por të gjitha zakonet pa
përjashtim, çka ndryshon krejtësisht përmbajtjen e
botimit dhe qëllimet e tij.
dallon dhe të nxjerrin në dritë vlerat kulturore të
Labërisë.



Përsa i përket emërtimit e drejta dokesore nuk e
kemi parë si të arsyeshme sepse ky term nuk njihet
e nuk përdoret në Labëri.



Së fundi, me botimin e “Kanunit të Labërisë”
krijohen hapësira të gjera për studiuesit shqiptarë e
të huaj që të bëjnë hulumtime e studime shkencore
krahasuese me kanunet e tjerë se çfarë kanë të
përbashkët e cfare te ndryshme .
Mikpritja në Kanun






Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes tek shqiptarët. Kulti i mikut
shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtëpia e shqiptarit
është e zotit dhe e mikut"). Në kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund
të ketë hyjnizim më të madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe në formulime
të tilla, si: "shtëpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisë i hapet kujdo
qi ia msyen, me kenë edhe përdersi" (lypsi), përmban një mendësi të lashtë,
parakristiane, judaike, biblike, që vjen prej kohërash profetët mund të shfaqeshin në
dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë.
Në mendësinë e shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që i
takojnë, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti".
Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje për të hyrë në një shtëpi, por "ia mësyn", që
do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t'ia hapë portën me dëshirë të vet, sepse,
për ndryshe, miku ka të drejtën e vet "me hy".
Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja.
Kjo do të thotë se miku nuk bjen në gjak dhe është i mbrojtur prej hasmit sa kohë që
"asht me bukë të të zotit të shtëpisë". Nëse miku binte në pusinë e hasmit, mjafton të
thërriste: "jam me bukë të filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethënë e të zotit të
shtëpisë që e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte jetën, i hapte rrugën.
Nderi në Kanun






Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët
ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder
të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij.
Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e
ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste
pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të
tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte
rajone që duhej të kalonin 12 breza.
Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë
(të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të
njëpasnjëshëm të kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend".
Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit,
të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli
që nuk njeh provë gjenerale.
Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën
malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe
mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës.
"Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime
themelore për nderin në kanun.
Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen
"zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë
dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse
kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës
së turpit".
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur
një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.
Besa në Kanun








Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç
njihet ndër shqiptarët, "kulti i besës". Besa, ose kulti i fjalës së
dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: "Në fillim qe
fjala!".
Më parë se të ishte shkrimi, kontrata, marrëveshja, noteria, gjyqi,
shteti, popujt, njeriu, bota vetë, ishte fjala. Besa është testamenti
moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike.
Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e
murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një ure dhe
ngritja e vëllait nga varri për të kthyer motrën në familje) lidhen
me mbajtjen e fjalës së dhënë.
Në kanun thuhet se "e folmja asht e falme": çfarë premtohet,
duhet të kryhet.
Besa shqiptare, e njohur tek bullgarët dhe rumunët pikërisht me
emrin "besa", kurse tek sllavët e jugut si "arbanaska vjera" (fj. për
fj. "ajo që besojnë shqiptarët") është virtyt themelor i tyre,
trashëguar prej të parëve.
Barazia dhe Pabarazia në Kanun


. Kanuni i Lekë Dukagjinit, sikurse të gjithë kanunet, është produkt dhe
pasqyrë e së drejtës feudale. Dy përjashtimet prej barazisë: përjashtimi i
kishës prej detyrimit ndaj bashkësisë (krahinës, flamurit) dhe pozita
jashkëkanunore e gruas, janë gjurmë të kohërave mesjetare. Të tjerët, "me
qenë edhe i kullës së bajrakut", i nënshtrohen njësoj të njëjtit rregull. ("Edhe
pse pari a krye, pengun do t’a lëshojë n’dorë të pleqve e t’vogjlis, po bani
kush vaj me të".Paragrafë të tillë, si "çmimi i jetës së nierit asht nji“



"secili mbahet rrumbull katërqind derhem në kandar (në okë) të vet" (§ 889);
përmbajnë një barazi të ashpër të njerëzve. Mund të pohohet pa druajtje
se barazia e rreptë që ka sanksionuar e marrë në mbrojtje kanuni është një
vlerë e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare. Në anën tjetër, edhe
privilegjet e pabarazitë e kanunit janë relative. Sepse në traditën shqiptare
kanuni nuk mund të ndahej nga kuvendi. Çfarë e ndalonte njëri mund ta
lejonte tjetri. Çfarë e lejonte njëri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonëse kanuni
e nënçmonte e nuk e lejonte gruan të rrinte në odën e burrave, shpesh
kuvendi e ka pranuar atë, duke i vlerësuar mençurinë dhe zotësinë për të
ndarë të drejtën.

Contenu connexe

Tendances

Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e EuropesKejti Cela
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiDenis Lezo
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 
Projekt Biologji - Aparati i Frymekembimit frymekembimit
 Projekt Biologji - Aparati i Frymekembimit frymekembimit Projekt Biologji - Aparati i Frymekembimit frymekembimit
Projekt Biologji - Aparati i Frymekembimit frymekembimitMarinela Abedini
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresGencRashiti
 
SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE Xhoana Pepa
 
Kohezioni dhe koherenca
Kohezioni dhe koherencaKohezioni dhe koherenca
Kohezioni dhe koherencaMenaxherat
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIMirsad
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slideFre Nkly
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Denisa Caushi
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Liil Otr
 
Valet
ValetValet
ValetAn An
 
Armiqtë e shëndetit
Armiqtë e shëndetitArmiqtë e shëndetit
Armiqtë e shëndetitGerta Hoxha
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeAn An
 

Tendances (20)

Rajonet e Europes
Rajonet e EuropesRajonet e Europes
Rajonet e Europes
 
Komunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne ShqiperiKomunizmi ne Shqiperi
Komunizmi ne Shqiperi
 
Struktura e parlamentit
Struktura e parlamentitStruktura e parlamentit
Struktura e parlamentit
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 
Projekt Biologji - Aparati i Frymekembimit frymekembimit
 Projekt Biologji - Aparati i Frymekembimit frymekembimit Projekt Biologji - Aparati i Frymekembimit frymekembimit
Projekt Biologji - Aparati i Frymekembimit frymekembimit
 
Lumi drin
Lumi drinLumi drin
Lumi drin
 
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
Veriu i shqiperise
Veriu i shqiperiseVeriu i shqiperise
Veriu i shqiperise
 
Pashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodresPashalleku i shkodres
Pashalleku i shkodres
 
SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE SHQIPERIA DHE BE
SHQIPERIA DHE BE
 
Kohezioni dhe koherenca
Kohezioni dhe koherencaKohezioni dhe koherenca
Kohezioni dhe koherenca
 
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPIGazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
Gazeta e shkolles A.Z.CAJUPI
 
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/LiqenetUJERAT Lumenjtë/Liqenet
UJERAT Lumenjtë/Liqenet
 
Shqiperia -slide
Shqiperia -slideShqiperia -slide
Shqiperia -slide
 
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
Rajoni Jugor i Republikes se Shqiperis (Analiz)
 
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
Shqiperia- pasurite kulturore dhe turistike dhe ndikimi i tyre ne zhvillimin ...
 
Globalizmi
GlobalizmiGlobalizmi
Globalizmi
 
Valet
ValetValet
Valet
 
Armiqtë e shëndetit
Armiqtë e shëndetitArmiqtë e shëndetit
Armiqtë e shëndetit
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 

Similaire à histori e thelluar

Kanuni-Orgesa dhe Brikena X-4.pptx
Kanuni-Orgesa dhe Brikena X-4.pptxKanuni-Orgesa dhe Brikena X-4.pptx
Kanuni-Orgesa dhe Brikena X-4.pptxOrgesaIbri
 
-kushtetuta shqiptare deri ne 1912
-kushtetuta shqiptare deri ne 1912-kushtetuta shqiptare deri ne 1912
-kushtetuta shqiptare deri ne 1912Denisa Caushi
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITMarjan DODAJ
 
Detyre kursi! Ervis Cara
Detyre kursi! Ervis CaraDetyre kursi! Ervis Cara
Detyre kursi! Ervis CaraErvis Cara
 
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptareShkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptareali lacej
 
Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine  Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine Xhoana Pepa
 

Similaire à histori e thelluar (9)

Histori
Histori Histori
Histori
 
Kanuni-Orgesa dhe Brikena X-4.pptx
Kanuni-Orgesa dhe Brikena X-4.pptxKanuni-Orgesa dhe Brikena X-4.pptx
Kanuni-Orgesa dhe Brikena X-4.pptx
 
Gjakmarrja
GjakmarrjaGjakmarrja
Gjakmarrja
 
-kushtetuta shqiptare deri ne 1912
-kushtetuta shqiptare deri ne 1912-kushtetuta shqiptare deri ne 1912
-kushtetuta shqiptare deri ne 1912
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
 
Detyre kursi! Ervis Cara
Detyre kursi! Ervis CaraDetyre kursi! Ervis Cara
Detyre kursi! Ervis Cara
 
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptareShkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare
Shkodra autenticiteti-i-perkatesise-kombetare-shqiptare
 
Lek Dukagjini
Lek DukagjiniLek Dukagjini
Lek Dukagjini
 
Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine  Perandoria Bizantine
Perandoria Bizantine
 

Plus de Algita Mesiti (20)

TEST ENGLISH
TEST ENGLISHTEST ENGLISH
TEST ENGLISH
 
ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Next sunday
Next sundayNext sunday
Next sunday
 
TEST
TESTTEST
TEST
 
Language in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-testsLanguage in-use-beginner-tests
Language in-use-beginner-tests
 
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
Buy nothing-day-fun-activities-games-reading-comprehension-exercis 50326
 
Shopping time
Shopping time Shopping time
Shopping time
 
PRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSSPRICESSSSSSSS
PRICESSSSSSSS
 
Mendimi politik
Mendimi politikMendimi politik
Mendimi politik
 
ESE
ESEESE
ESE
 
HISTORI
HISTORIHISTORI
HISTORI
 
Konflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqiKonflikti qipro turqi
Konflikti qipro turqi
 
PKSH
PKSHPKSH
PKSH
 
Detyra perkthim
Detyra perkthimDetyra perkthim
Detyra perkthim
 
english
englishenglish
english
 
Algita
AlgitaAlgita
Algita
 
Equipments in medicine
Equipments in medicineEquipments in medicine
Equipments in medicine
 
Roli i qytetit
Roli i qytetitRoli i qytetit
Roli i qytetit
 
Jeta urbane
Jeta urbaneJeta urbane
Jeta urbane
 
His baz
His bazHis baz
His baz
 

histori e thelluar

  • 1. Projekt Lenda: Histori e thelluar Tema: Kanunet shqipetare dhe roli i tyre ne organizimin e jeteses . Punoi: Algita Mesiti Klasa: 12
  • 2. Perkufizimi i kanunit  Kanuni është ligj apo përmbledhje e ligjesh dhe normash të pashkruara, të trashëguara në mënyrë gojore, që pasqyrojnë gjendjen ekonomikeshoqërore të periudhave të kaluara dhe që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave të caktuara shoqërore, si dhe tërësia e normave të së drejtës zakonore .
  • 3. Nder shum kanune kater prej tyre jane te rendesishem : Kanuni i Skënderbeut · Kanuni i Laberisë · Kanuni i Lekë Dukagjinit · Kanuni i Papa Zhulit
  • 4. Katër shtyllat e Kanunit janë: Nderi  Mikpritja  Sjellja  Fisi 
  • 5. Kanuni i Skenderbeut  Me hulumtimin, grumbullimin e materialeve të së drejtës zakonore skënderbegiane ishin marr studiues të ndryshëm si Marin Sirdani, Qemal Haxhihasani, Zef Valentini, Rrok Zojzi, Kristo Frashëri etj. Mirëpo punën e tyre e ka tejkaluar, i vetmi dhe i pari deri më sot, Dom Frano Ilia, i cili materialin e grumbulluar e ka sistemuar në trajtën e një kodi monumental, të cilin e botoi, pas vuajtjeve dhe peripetive të mëdha e të shumta, më 1993, e jo më 1996 siç shkruan historiani ynë Kristo Frashëri. Ndryshe nga etnografët e tjerë, materialet e së drejtës zakonore, që Dom Frano Ilia i grumbulloi, jo vetëm në krahinën e Kurbinit, por edhe në krahinat për rreth, të Shqipërisë Qendrore, i pagëzoi me të drejtë me emrin: Kanuni i Skënderbeut.  Që Kanuni i Skënderbeut vepronte edhe në shekullin XIX, për shembull në Malësinë e Dibrës, kemi dëshmi jo vetëm nga Hahn, por edhe nga konsulli rus, M. Hirtovi, i cili ndër të tjera ka shënuar se në Dibrën e Poshtme ishte ende në fuqi, “një fare kanuni i lashtë, i trashëguar gojarisht brez pas brezi, që i atribuohet prijësit të lavdishëm shqiptar, Gjergj Kastriotit, i cili njihet me emrin “Kanuni i Skenderbeut”, mirepo e drejta qendron në faktin se Kanuni i Skenderbeut, sipas materialit dhe dëshmise konkrete shtrihej ne Shqipërine Qendrore ndër krahinat e Principates se Kastrioteve e te ndikimit te tyre: Kruje, Mat, Diber, Valm (Elbasan) prej lumejve Mat-Fand me veri e deri te poshte lumit Shkumbin (Librazhd) ne jug dhe prej Detit Adriatik ne perendim e deri te kufijt me lindore te Dibres e Ohrit ne lindje.
  • 6. Struktura e Kanunit të Skënderbeut   Për më tepër, në Kanunin e Skënderbeut, përmblidhet normativa që ka të bëj me: familjen, shtëpinë, detyrimet, qeverimi, ndëshkimet, fajet e damet dhe kishën. Pra siç shihet edhe nga kjo përmbajtje, ky kanun përbëhet nga shtatë pjesë, nga shtatë libra do thoshim. Duke u marrë me shqyrtimin dhe vlerësimin e Kanunit të Skënderbeut është me rëndësi të vlerësohet edhe njëherë, ashtu siē ka vlersuar edhe kodifikuesi i tij Dom Ilia,se ai, pra Kanuni i Skënderbeut, sot është historik, por “jeton si i mbuluem prej kohës dhe qet kryet dhe vepron në çdo rrethanë anarkie. Vepra në fjalë, pos si material juridik duhet vështrohet edhe si vepër që prekë edhe sferën e letërisë popullore, sepse nëpër faqet e Kanunit kemi edhe vlera latrare, fraza dhe proverba popullore, në të cilat shohim të kondensuar urtësinë e malësorëve, formën koncize e lapidare të shprehjes së mendimeve që aq shumë çmohej dhe çmohet nga populli shqiptar.
  • 7. Kanuni i Lekë Dukagjinit  Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është përmbledhja e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit. Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij, që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.  Rëndësia e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dheKosovë, si edhe në vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe u pajis nga At Shtjefën Gjeçovi gjate viteve 1910-1925.Kanuni i Lekë Dukagjinit u përkthye fillimisht në gjuhën italiane, pastaj serbisht, frëngjisht, rusisht, anglisht dhe në ndonjë gjuhë tjetër.
  • 8. Prejardhja e kanunit te Lek Dukagjinit Termi Kanun është etimologjikisht i lidhur me fjalën greke ("canon"), që do të thotë rregull dhe kaloi në gjuhen shqipe nga gjuha turke. Ndërsa përkatësia që luhatet nga vendi në vend "... i Lekë Dukagjinit", ose "Kanuni i Lekës", "Kanuni i Malcís"... tregohet nga studjuesit se prejardhja mund të datojë që në kohë t'Aleksandrit të Madhe, ku me veçorinë shqipe në shkurtimin e emrave, e vendosin emrin "... e Lekës".  Praktika e ligjeve të kanunit mund të datoje që në kohën bronzit. Disa autore mendojnë se kanuni vjen nga disa fise tribale ilire. Disa të tjerë kanë sugjeruar se kanuni ka elemente të disa epokave prehistorike indo-evropiane. Antropologjia Edit Durham thotë se këto ligje vijnë që nga koha e bronzit. Disa të tjerë thonë se ka shumë ngjashmëri midis Kanunit dhe Manusmirtrit një traditë e hinduizmit. 
  • 9. Kanuni i Laberise  Para botimit të Kanunit të Labërisë u shfaqën mendime të mos titullohej me termin kanun, por të vihej: ”Zakonet juridike të Labërisë” ose “Përmbledhje zakonesh të Labërisë”. Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundër. Por gjithsesi autori, edhe pas konsultimesh me specialiste të tjerë, mbështeti përfundimisht variantin që të titullohet Kanuni i Labërisë për këto arsye kryesore:  Së pari, derisa termi “Kanun” është njohur e pranuar në malësitë e veriut e deri në Kosovë dhe në aktet e Qeverisë së Vlorës, është më shumë i pranueshëm edhe për Kanunin e Labërisë, ku ndikimet e kulturës greke bizantine dhe turke kanë qenë më të ndjeshme.  Së dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe për unitetin e së drejtës zakonore të shqiptarëve, pavarësisht nga veçoritë e dallimet vendore të tyre.  Së treti, është teorikisht më i bazuar termi kanun po të kemi parasysh përmbajtjen e tij. Kanuni paraqitet si tërësi e normave juridike, rregullave të sjelljes, të pashkruara, të vendosura në kohë të ndryshme e të përcjella në traditën gojore nga njëri brez tek tjetri dhe që shërbejnë për rregullimin e marrëdhënieve juridike në mes njerëzve, në fusha të ndryshme të jetës, zbatimi i të cilave sigurohet sipas traditës nga vetë bashkësia e njësisë së vetëqeverisjes vendore, pa ndikimin e shtetit.
  • 10.  Pranimi i titullit “Zakonet e Labërisë” do të nënkuptonte që të përfshihen në punim jo vetëm ato që kanë karakter juridik, por të gjitha zakonet pa përjashtim, çka ndryshon krejtësisht përmbajtjen e botimit dhe qëllimet e tij. dallon dhe të nxjerrin në dritë vlerat kulturore të Labërisë.  Përsa i përket emërtimit e drejta dokesore nuk e kemi parë si të arsyeshme sepse ky term nuk njihet e nuk përdoret në Labëri.  Së fundi, me botimin e “Kanunit të Labërisë” krijohen hapësira të gjera për studiuesit shqiptarë e të huaj që të bëjnë hulumtime e studime shkencore krahasuese me kanunet e tjerë se çfarë kanë të përbashkët e cfare te ndryshme .
  • 11. Mikpritja në Kanun    Kanuni ka sanksionuar kultin e mikut dhe të mikpritjes tek shqiptarët. Kulti i mikut shenjohet në përkufizimin e shtëpisë, si "e zotit dhe e mikut" ("Shtëpia e shqiptarit është e zotit dhe e mikut"). Në kanun zoti dhe miku para shtëpisë barazohen. Nuk mund të ketë hyjnizim më të madh se ky për mikun. Kulti i mikut, i shprehur edhe në formulime të tilla, si: "shtëpia e shqiptarit - e mikut dhe e shtegtarit", "dera e shpisë i hapet kujdo qi ia msyen, me kenë edhe përdersi" (lypsi), përmban një mendësi të lashtë, parakristiane, judaike, biblike, që vjen prej kohërash profetët mund të shfaqeshin në dyer besimtarësh me rrobën e një shtegtari të mjerë. Në mendësinë e shqiptarit, miku që troket në portë duhet pritur me të gjitha nderet që i takojnë, sepse "nuk dihet a asht lypsi a shenjti". Në traditën shqiptare miku nuk kërkon leje për të hyrë në një shtëpi, por "ia mësyn", që do të thotë se i zoti i shtëpisë është i detyruar t'ia hapë portën me dëshirë të vet, sepse, për ndryshe, miku ka të drejtën e vet "me hy". Privilegji më i madh i mikut në kanun është ndorja. Kjo do të thotë se miku nuk bjen në gjak dhe është i mbrojtur prej hasmit sa kohë që "asht me bukë të të zotit të shtëpisë". Nëse miku binte në pusinë e hasmit, mjafton të thërriste: "jam me bukë të filanit" apo "jam ndorja e filanit" - domethënë e të zotit të shtëpisë që e kishte pritur, dhe kjo i jepte siguri, i shpëtonte jetën, i hapte rrugën.
  • 12. Nderi në Kanun    Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza. Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit: "Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598); "Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend". Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës. "Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun. Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit". Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi. Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.
  • 13. Besa në Kanun     Me kultin e nderit është i lidhur kulti i fjalës së dhënë, ose, siç njihet ndër shqiptarët, "kulti i besës". Besa, ose kulti i fjalës së dhënë, lidhet në burim me mitin biblik të fjalës: "Në fillim qe fjala!". Më parë se të ishte shkrimi, kontrata, marrëveshja, noteria, gjyqi, shteti, popujt, njeriu, bota vetë, ishte fjala. Besa është testamenti moral i shqiptarëve qysh prej periudhave mitologjike. Dy baladat më të rëndësishme të folklorit shqiptar, me motivin e murimit dhe motivin e ringjalljes (flijimi për ngritjen e një ure dhe ngritja e vëllait nga varri për të kthyer motrën në familje) lidhen me mbajtjen e fjalës së dhënë. Në kanun thuhet se "e folmja asht e falme": çfarë premtohet, duhet të kryhet. Besa shqiptare, e njohur tek bullgarët dhe rumunët pikërisht me emrin "besa", kurse tek sllavët e jugut si "arbanaska vjera" (fj. për fj. "ajo që besojnë shqiptarët") është virtyt themelor i tyre, trashëguar prej të parëve.
  • 14. Barazia dhe Pabarazia në Kanun  . Kanuni i Lekë Dukagjinit, sikurse të gjithë kanunet, është produkt dhe pasqyrë e së drejtës feudale. Dy përjashtimet prej barazisë: përjashtimi i kishës prej detyrimit ndaj bashkësisë (krahinës, flamurit) dhe pozita jashkëkanunore e gruas, janë gjurmë të kohërave mesjetare. Të tjerët, "me qenë edhe i kullës së bajrakut", i nënshtrohen njësoj të njëjtit rregull. ("Edhe pse pari a krye, pengun do t’a lëshojë n’dorë të pleqve e t’vogjlis, po bani kush vaj me të".Paragrafë të tillë, si "çmimi i jetës së nierit asht nji“  "secili mbahet rrumbull katërqind derhem në kandar (në okë) të vet" (§ 889); përmbajnë një barazi të ashpër të njerëzve. Mund të pohohet pa druajtje se barazia e rreptë që ka sanksionuar e marrë në mbrojtje kanuni është një vlerë e kryehershme e tij, natyrisht paramesjetare. Në anën tjetër, edhe privilegjet e pabarazitë e kanunit janë relative. Sepse në traditën shqiptare kanuni nuk mund të ndahej nga kuvendi. Çfarë e ndalonte njëri mund ta lejonte tjetri. Çfarë e lejonte njëri, mund ta pezullonte tjetri. Ndonëse kanuni e nënçmonte e nuk e lejonte gruan të rrinte në odën e burrave, shpesh kuvendi e ka pranuar atë, duke i vlerësuar mençurinë dhe zotësinë për të ndarë të drejtën.