UNE DHE EUROPA
Ejani me mua dhe ta eksplorojmë Evropën së bashku!
Do të jetë kjo një rrugë me aventurë përgjatë kohës dhe hapësirës dhe ne se bashku me ju do të gjejm shumë gjëra interesante.
Po ashtu, ne mund të kënaqemi duke luajtur lojëra të ndryshme per të eksploruar sa më thellë
Gati? Të fillojmë pra!
#MesueseAurela
2. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
2 | P a g e
Përshëndetje!
Mirë se vini në Evropë.Ne jemi fëmijë Shqipëtarë dhe flasimgjuhëntonë Shqipeporjanë edhe shumë
fëmijë të tjerë ngavende të ndryshme dhe flasimgjuhëtë ndryshme,porkykontinentështë shtëpia
jonë e përbashkët.
Ejani me ne dhe ta eksplorojmëEvropënsë bashku!
Do të jetë kjonjë rrugë me aventurë përgjatë kohësdhe hapësirësdhe ne sw bashkume judo të
gjejmw shumë gjërainteresante.
Poashtu,ne mundtë kënaqemi duke luajturlojëratwndryshme pwrtweksploruarsamw thellw
Gati? Të fillojmë pra!
3. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
3 | P a g e
OBJEKTIVAT
1. Një kontinentpërtuzbuluar
2. Të sillemivërdallë
3. Klimadhe Natyra
4. Bujqësia
5. Deti
6. Udhëtimi nëpërkohë
7. Fytyra të njohura,A deri në Z
8. Gjuhëtnë Evropë
9. Çfarë bënë BE-ja
10. Bashkimi Evropiandhe fqinjët
11. Si i merr BE-javendimet?!
12. Historikui MarrëdhënieveShqipëri-BE
A E DINI SE ?!!!!
4. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
4 | P a g e
1. Një kontinentpërtuzbuluar
Evropa është një prej shtatë kontinentevetë botës.Të tjeratjanë Afrika,Amerikae Veriutdhe e Jugut,
Antarktiku,Azia,Australia,dhe Oqeania.
Evropa shtrihetngaArktikunë veri deri te Deti Mesdhe në jug,dhe nga Oqeani Atlantiknë perëndim
deri te Azianë lindje. Ajokashumë lumenj,liqedhe vargmale.
5. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
5 | P a g e
Mali më i lartë në Evropë është Mali Elbrus,në
malete Kaukazit,në kufi në mestë Rusisë dhe
Gjeorgjisë. Maja më e lartë e tij është 5642
metranë lartësi mbidetare.
Mali më i lartë në Evropënperëndimore është
Mali Blank,në Alpe,në kufi në mestë Francës
dhe Italisë.Shtrirjae saj është 4800 metranë
lartësi mbidetare.
Në Alpe poashtundodhetedhe Liqeni Gjeneva-
liqeni më i madhme ujë të freskëtnë Evropën
perëndimore.Ajoshtrihetnë mestë Francës
dhe Zvicrës,shkonthellëderi në 310 metra dhe
i mbanrreth 89 trilionlitraujë.
Liqeni më i madhnë Evropënqendrore është
Balaton,në Hungari.Është 77 kilometra(km) i
gjatë dhe përfshinë një zonëprej 600 kilometër
katror (km2).
Evropa Veriore kaliqeneedhe më të mëdha,
përfshirë Siamanë Finlandë (1147 km2) dhe
Venernnë Suedi (më shumë se 5500 km2).
Liqeni më i madhnë tërë Evropënështë liqeni
Ladoga në Rusinë veriperëndimore,i cili është
liqeni I14-të nga madhësianë mbarë botën.
Sipërfaqjae tij është 17 700 km2
Lumenjtë e tjerë të mëdhenj përfshijnë Rajn
(rreth1320 km i gjatë),Elb(rreth1 170 km),
dhe Loire (më shumë se 1 000 km).
Lumenjtë e mëdhenj janëshumë të dobishëm
përtransportimine gjërave.
6. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
6 | P a g e
2 . Të sillemi rrotull !!!
A e keni ditur ?!
A e keni ditur se hekurudhat janë shpikur në
Evropë? George Stephenson ka prezantuar
trenin e parë për pasagjerë në vitin 1825.
Lokomotiva e tij më e njohur është quajtur
‘’Raketa’’, dhe ka arritur një shpejtësi prej më
shumë se 40 kilometra në orë (km/h)- i cili ka
qenë shumë I shpejtë në atë kohë.
Tuneli më i gjatë hekurudhor në Evropë
është tuneli Channel. Aty kalojnë trena të
shpejtë Eurostar nën deti në mes të Calais
në Francë dhe Folkestone në Angli, dhe
është i gjatë mbi 50 km.
Njerëzit po ashtu udhëtojnë përgjatë
Evropës me aeroplan, sepse udhëtimi ajror
është i shpejtë. Disa prej aeroplanëve
më të mirë janë ndërtuar në Evropë- për
shembull, ‘Airbus’. Vendet e ndryshme
Evropiane prodhojnë pjesë të ndryshme të
një Airbusi, dhe pastaj ekipi i inxhinierëve i
bashkon këto pjesë. Aeroplani më i madh
për udhëtar në botë është Airbus A380, i
dizajnuar për 555 pasagjerë. Së pari ka
fluturuar në vitin 2005.
Më të shpejtat janë raketat hapësinore, siç
është Ariane- njëprojekt i përbashkët në mes
disavendeve Evropiane.Njerëzit nukudhëtojnë
në raketën Ariane: ajo përdoret për t’i
lansuarsatelitët,të cilat duhen për rrjetet e TV-
së dhe celularëve, përkërkime shkencore dhe
kështu me radhë. Shumica e satelitëvenë botë
tani lansohen duke i përdorur këto raketa
Evropiane. Suksesi i Concorde, Airbus dhe
Ariane tregojnë se çfarë mund të arrihet kur
vendet e ndryshme Evropiane punojnë së
bashku.
7. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
7 | P a g e
3. Klima dhe Natyra
Pjesa më e madhe e Evropës ka një klimë ‘të
butë’- joshumë të nxehtë, aposhumë të ftoftë.
Vendetmë të ftohtajanë në veri dhe në malete
larta. Vendet më të nxehta janë në jug dhe
juglindje. Moti është më i nxehtë dhe më i thatë
gjatë verës (përafërsisht nga qershori në
shtator) dhe më I ftoftë gjatë dimrit (në mes
dhjetorit dhe marsit). Evropa shënoi
temperatura shumë të larta gjatë verës së vitit
2003 dhe 2006. A është kjoshenjë e ndryshimit
klimatik? Ndryshimi klimatik është problem i
mbarë botës i cili mund të zgjidhet nëse të
gjitha shtetet punojnë së bashku.
SI PERSHTATEN KAFSHET DHE SHPENDET ME
KLIMEN EVROPIANE ….Përballimi me dimrin
Kafshët e egra në rajonet e ftohta zakonisht
kanë qime apo pupla të trasha për ti mbajtur
ato të ngrohta,dhe gëzofëte tyre mund të jenë
të bardha për t’i kamufluar ato në dëborë. Disa
e kalojnë dimrin duke fjetur për ta ruajtur
energjinë. Kjo quhet gjumë i dimrit..
Shumë lloje të shpezëve jetojnë me insekte,
krijesatë voglatë ujitapo ndonjë ushqim tjetër
që mund të gjendet lehtë në muajt e ftoftë të
dimrit. Kështu ato fluturojnë në jug në vjeshtë
dhe nuk kthehen deri në pranverë. Disa
fluturojnë me mijëra kilometra përgjatë Detit
Mesdhe dhe Shkretëtirës Sahara, për ta kaluar
dimrin në Afrikë. Ky udhëtim sezonal quhet
migrim.
dhe arinjtë brunë evropianëjetojnë në male,ku
e kalojnë dimrindukefjetur.
si dhe flamingotvijnë në Evropë gjatë
pranverës.Ketratgrumbullojnë lajthipër
ushqimdimëror. Hardhucate duan
motine ngrohtë.
...dhe bufi i borësjanë mirë të mbrojtur.
8. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
8 | P a g e
4. Bujqësia
Në malet e larta dhe në veri të Evropës,
bujqësiaështë e pamundur sepse është shumë
e vështirë për prodhime që të rriten. Por
drunjtë jetëgjatë siç janë pishat dhe bredhat
mund të mbijetojnë në dimrat e ftoftë. Kjo
është pse vendet më të ftohta të Evropës janë
të mbuluara me male jetëgjata. Njerëzit e
përdorindrurin nga këto pyje për shumë gjëra-
nga shtëpitë dhe orenditë deri të letra dhe
paketimete letrës.Në jug, pjesa më e madhe e
tokës është e mirë për bujqësi. Ajo prodhon
gjëra të ndryshme si grurë, misër, panxhar
sheqeri, patate dhe të gjitha llojet e pemëve
dhe perimeve
Fermat në Evropë radhiten nga shumë të
mëdhaderi në shumë të vogla. Disa kanë fusha
të mëdha- që i bënë të lehta të korrurat e të
mbjellurave duke përdorur makina.
Disa të tjera, për shembull në zonat malore,
mund të kenë fusha të vogla. Muret dhe
gardhet në mes të fushave ndihmojnë që t’i
ndalin erërat dhe shiun ta bartin dheun, dhe
mund të jenë të mira edhe për shtazë të egra.
Shumë njerëztë qytetitkanë dëshirë t’i kalojnë
fundjavat dhe pushimet e tyre në fshatra
Evropiane, duke e shijuar peisazhin, qetësinë
dhe heshtjen dhe ajrin e pastër.
Ne të gjithë duhettë bëjmë çfarë mundemi për
tu kujdesur për fshatin dhe për ta mbajtur atë
të bukur.
9. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
9 | P a g e
5.Deti:
Evropa ka me mijëra e mijëra kilometra të
bregdetit të bukur, të cilën natyra e ka
formësuar në mënyra të ndryshme. Ka
shkëmbinj të gjatë dhe gurëror, dhe plazhe të
bukura me zall apo guralecë me ngjyra të
formuaranga deti duke u goditurnë shkëmbinj,
shekull pas shekulli.
Në Norvegji,akullnajate kanë skaliturbregdetin
në lugina të pjerrëta të quajtura fjord. Në disa
vende të tjera, deti dhe era e grumbullojnë
zallinnë kodrarëre. Kodra më e lartë prej rërës
në Evropë (117 metra e lartë është Dune du
Pyla, afër Arcachon në Francë).
Akullnajat e kanë skalitur këtë fjord. Një nga
kafshët më të rralla në Evropë foka
Kodra më e lartë prej rëre në Evropë – Pyla.
Njerëzit dhe deti
Deti është i rëndësishëm edhe për njerëzit.
Mesdheu ka qenë aq i rëndësishëm për
Romakët, sa që ata e kanë quajtur Mare
nostrum: ‘’deti ynë’’. Përgjatë shekujve,
Evropianët i kanë lundruar oqeanet e botës,
kanë zbuluar kontinente të tjera, i kanë
eksploruar ato, kanë bërë tregti me to dhe i
kanë ndërtuar shtëpitë e tyre atje Barkat e
ngarkesave nga e tërë bota i sjellin të gjitha
llojet e ushqimit (shpesh të paketuara në
kontejnerë) në portet e zëra me punë të
Evropës. Këtu ato shkarkohen në trena,
kamionë ose lundra.Pastaj anijet ngarkohenme
gjëra të cilat janë prodhuar këtu dhe të cilat do
të shiten në kontinentet tjera.
Majorka Majorka është ishulli më i madh në
Spanjë dhe vizitorët shkojnë atje për
panoramëne mrekullueshme dhe jetën e natës
në ishullin më të famshëm të Evropës. Klubet
dhe baret në kryeqytetin Palma dhe qytetin El
Arenal tërheqin pushues nga e gjithë Evropa.
Majorka ka dhe plazhe të pastra e mahnitëse si
“Puro beach” në Palma
10. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
10 | P a g e
6.Udhëtimi nëpër kohë
Gjatë mijëraviteve,Evropakandryshuar
jashtëzakonisht. Është një tregim
mbresëlënës! Porështë i gjatë,kështuqë këto
janë vetëmdisapjesë më interesante. Kohae
GuritEvropianëtmë të hershëmkanë qenë
gjuetarë,dhe kanë jetuarnëpërshpella.Në
murete disashpellaveatakanë bërë pikturim
të mrekullueshëmtë pamjeve të gjuetisë.
Përfundimisht,atae kanë mësuarbujqësinë
dhe kanë filluart’i ushqejnë shtazët,t’i rrisin të
mbjelluratdhe të jetojnë në fshatra.
Zbulimet e mëdha dhe idetë e reja
Eksploruesit tjerë pasuan së shpejti. Në vitet
1497-98, Vasko de Gama- një oficer i marinës
Portugeze- ka qenë Evropiani i parë i cili arriti
në Indi duke lundruar përreth Afrikës. Në 1519,
një eksplorues tjetër portugez –Ferdinand
Magellan,i cili punonte për Mbretin e Spanjës -
udhëhoqi ekspeditën e pare për të lundruar
përreth botës!
Bota moderne - afërsisht 1880 deri më sot
Sot, afërsisht një çerek e njerëzve që punojnë
në Evropë prodhojnë gjëra të nevojshme për
botën moderne: ushqim dhe pije; telefona
mobil dhe kompjuter;veshmbathjedhe mobile;
makinalarëse dhe televizorë;makina,autobusë
dhe kamionë dhe shumë të tjera përveç këtyre.
Rreth7 në çdo 10 punëtorEvropiane kanë punë
‘shërbimi’. Me fjalë të tjera, ata punojnë në
dyqane dhe zyra postare, banka dhe kompani
sigurimi, hotele dhe restorane, spitale dhe
shkolla, etj.-ose duke shitur gjëra ose duke
ofruar shërbime për të cilat kanë nevojë
njerëzit.
Shpikjet tjera Evropiane nga vitet 1870 e tutje
kanë ndihmuar në krijimin e botës të cilën e
njohim nesot. Për shembull:
Telefoni 1876 Televizionidhe rrugët
1920’tat
Motori me naftë 1886 Radari dhe
stilolapsat 1935
Mesazhet e para me radio 1901
Kafeja instante 1937
Enë të pjekjes-plastika e parë 1909
Avioni i parë reaktiv 1939
Ndriçimi me neon 1912 Kompjuteri
i parë 1940’tat
11. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
11 | P a g e
7. Fytyrat e njohura,nga A deri në Z
1. Albert Ajnshtajn Gjerman Shkencëtar: më
1905 ai zbuloi ‘relativitetin’- në fjalë të tjera, si
lënda, energjia dhe koha janë të gjitha të
lidhura njëra me tjetrën.
2. Çarli Çaplin Britanik Drejtor i filmit dhe një
prej aktorëve më qesharaktë botës. Filmat e tij
të mëdhenj përfshijnë KohëratModerne (1936).
3. Marie Curie Polake Shkencëtare: me
bashkëshortin e saj Pierre ajo ka zbuluar
radi(Maria Sklodowska) umin- një metal
radioaktiv. Ata janë shpërblyer me Çmimin e
Nobelit për Fizikë në vitin 1903.
4. Wolfgang Amadeus Austriak Kompozitor: ai
ka krijuarmuzikë të mirëfilltë, Mozart përfshirë
operën Flautin magjik (1791)..
5. Marko Polo Venedikas
Eksplorues i madh: më shumë se 700 vjet më
pare apo Dalmat ai ka udhëtuar nga Azia në
Kinë dhe është kthyer sërish.
6. Zinedine Francez Futbollist: zyrtarisht lojtari
më i mirë i vitit 1998 dhe 2000. Zidane
7. Nicolaus Copernicus Kaperniku ishte
matematikanëtPolonezdhe astronomqë zbuloi
modeli heliocentrik të universit dhe zhvilloi
teorinë e botës.Vlerësohetse kishte IQ nga 160
deri në 200.
12. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
12 | P a g e
8. Gjuhët në Evropë
Europa eshte e pasurme gjuhe – egzistojnembi
200 gjuhe evropianesi dhe shume gjuhe tjerate
cilat flasin qytetaret me prejardhje nga vendet
tjera.Ndryshimi Igjuheve eshte komponente e
rendesishme e kulturesevroiane dhe ajo duhet
te ruhet dhe kultivohet, Njerëzit në Evropë
flasin shumë gjuhë të ndryshme. Shumica prej
këtyre gjuhëve i takojnë tri grupeve të mëdha
apo ‘familjeve’:Gjermanite,Sllave dhe Romane.
Gjuhët në çdo grup ndajnë ngjashmëri të një
familje sepse ato kanë rrjedhur nga të njëjtit
paraardhës.
Përshembull, gjuhëtRomane kanë rrjedhur nga
Latinishtja- gjuhë e folur nga Romakët.
Këtu tregohet se si të thuhet ‘Mirëmëngjesi’
apo ‘Tungjatjeta në disa prej këtyre gjuhëve.
Gjermanite Romake
Danisht God morgen
Frëngjisht Bonjour
Holandisht Goedemorgen
Italisht Buon giorno
Anglisht Good morning
Portugisht Bom dia
Gjermanisht Guten Morgen
Rumanisht Bună dimineaţa
Suedisht God morgon
Spanjolisht Buenos días
Bullgarisht Dobró útro
Çekisht Dobre rano
Polonisht Dzień dobry
Sllovakisht Dobré ráno
13. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
13 | P a g e
9. Çka bën BE-ja ?
Evropa e ka flamurin dhe himnin e vet - Himni i
lumturisë nga simfonia e nëntë e Betovenit.
Fjalët origjinale janë në Gjermanisht, por kur
përdoret si himn Evropian ai nuk ka fjalë por
vetëm melodi.
BE-ja mundohet ta bëjë jetën më të mirë në të
gjitha mënyrat. Këto janë disa prej tyre.
1. Euro
2. Mjedisi
3. Vendet e punës
4. Liria!
5. Të ndihmuarit e rajoneve në vështirësi
6. Të ndihmuarit e vendeve të varfëra
Euro Në vitet e shkuara, çdo vend në Evropë e
kishte llojin e vet të parave, apo ‘valutën’. Tani
ekziston një valutë e vetme, euro, të cilën të
gjitha vendet e BE-së mund ta ndajnë nëse
donë.Të pasurite një valute e bënë më të lehtë
bërjene biznesitdhe udhëtimindhe shitblerjen
në tërë BE-në pa u ndërruar prej një valute në
tjetrën. Është dashur nëntë vite të punës së
vështirë dhe planifikimit të kujdesshëm për ta
prezantuar euron. Bankënotat dhe monedhat
kanë ardhur në përdorim me 1 janar 2002. Sot,
më shumë se dy të tretat e qytetarëve të BE-së
e përdorin Euron në vend të njësive monetare
të shteteve.Nësei krahasoni monedhate euros
do ta shihni se në njërënanë është një dizajnqë
e prezanton vendin ku është bërë ajo. Ana
tjetër është e njëjtë për të gjitha vendet.
14. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
14 | P a g e
10. Bashkimi Evropian dhe fqinjët e tij.
Ne Evropianët i takojmë shumë vendeve të
ndryshme,me gjuhë,zakone, doke dhe besime
të ndryshme. Sidoqoftë, ne i takojmë njëri
tjetrit për arsye të ndryshme.
Këtu janë disa prej tyre.
Ne e kemi ndarë këtë kontinent për
mijëra vjet.
Gjuhët tona shpesh i ngjajnë njëra
tjetrës.
Shumë njerëznë çdo vend kanë rrjedhur
nga njerëz nga vendet e tjera.
Traditat, doket dhe festivalet tona
shpesh kanë origjinën e njëjtë.
Ne e ndajmë dhe e shijojmë muzikëndhe
artin e bukur, dhe shumë drama dhe
tregime, të cilat njerëzit nga mbarë
Evropa na i kanë dhënë neve gjatë
shekujve.
Pothuaj çdo kush në Evropë beson në
gjëra si lojë e drejtë, vijat e fqinjësisë,
lirinë e të pasurit të men dimit tënd,
respektimit të njëri tjetrit dhe kujdesit
për njerëzit në nevojë.
Pra ne e gëzojmë çka është e ndryshme
dhe e veçantë për vendin dhe rajonin
tonë, por ne po ashtu e gëzojmë çka
kemi të përbashkët si Evropianë.
11.Si i merr BE-ja vendimet ?!
Siç mund ta paramendoni, nevojitet mund i
madh nga shumë njerëz për ta organizuar BE-
në dhe për të bërë gjithçka që të funksionon.
Kush bënë çfarë?
Komisioni Evropian…. KE
Në Bruksel,27 gra dhe burra (një prej çdo vendi
të BE-së) takohen çdo të mërkure për të
diskutuarse çfarë duhettë bëhetmë tutje.Këta
njerëzjanë të zgjedhurnga qeveritë e shteteve
të tyre por të miratuar nga Parlamenti Evropian.
Këta njerëz quhen ‘’komisionerë’, dhe së
bashku ata e përbëjnë Komisionin Evropian.
Gjykata e Drejtësisë Nëse një vend nuk e
aplikonnjë ligj si duhet, Komisioni Evropian do
t’iatërheqë vërejtjen,dhe mundtë ankohetpër
këtë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, në
Luksemburg. Puna e Gjykatës është që të
sigurohet se ligjet e BE-së respektohen dhe
aplikohen në mënyrë të njëjtë çdo kund. Ajo e
ka nga një gjyqtarë nga çdo vend i BE-së.
15. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
15 | P a g e
12.Historiku i Marrëdhënieve Shqipëri-BE
MarrëdhënietmesShqipërisë dhe BE-së e kanë
zanafillën e tyre në vitet `90. Hapat kryesore të
kësaj rruge janë:
1. 1991 Vendosen marrëdhëniet
diplomatike mes Shqipërisë dhe
Bashkimit Europian
2. 1992 Nënshkrimi i Marrëveshjes së
Tregtisë dhe Bashkëpunimit. Përfitimi
nga Programi PHARE.
3. 1997 Përqasja Rajonale për vendet e
rajonit, ku vendet që duan të bëhen
pjesë e BE-së, duhet të plotësojnë disa
kushte politike dhe ekonomike.
4. 1999 BE propozon procesin e Stabilizim
Asociimit, për vendet e Ballkanit
Perëndimor, përfshi Shqipërinë.
5. Qershor 2000 Vendet e Stabilizim
Asociimitjanë kandidatë potencialë për
anëtarësiminnë BE,përfshi Shqipërinë.
6. Nëntor 2000 Fillimi i Procesit të
Stabilizimit dhe Asocimit për vendet e
Ballkanit Perëndimor, përfshirë
Shqipërinë.
7. Janar 2003 Hapen negociatat për
Marrëveshjene Stabilizimdhe Asociimit
mes Shqipërisë dhe BE-së.
8. Shkurt 2006 Mbyllen Negociatat për
Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.
9. Maj 2006 Hyn në fuqi Marrëveshja
ripranimit Shqipëri-BE.
10. Qershor 2006 Nënshkruhet
Marrëveshjae Stabilizim Asociimit mes
Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
(MSA)
11. Janar 2007 Hyn në fuqi instrumenti i Ri i
Asistencës financiare të para-aderimit
(IPA).
12. Janar 2008 Hyn në fuqi marrëveshja e
lehtësimittë vizave mesShqipërisë dhe
BE-së.
13. 1 Prill 2009 Hyn në fuqi Marrëveshja e
Stabilizim Asociimit.
14. 28 Prill 2009 Shqipëria paraqet
kërkesën për anëtarësim në BE.
15. 8 nëntor 2010 BE miraton vendimin për
liberalizimin e vizave me Shqipërinë.
16. Dhjetor 2010 Hyrja në fuqi e
liberalizimit të vizave për qytetarët
shqiptarë që udhëtojnë në vendet e
zonës Shengen (Schengen).
17. Dhjetor 2011 Plani i Punës për
antarësimin e Shqipërisë në BE,
plotësimi i rekomandimeve.
18. Tetor 2012 Komisioni Europian
rekomandon dhënien e statusit të
vendit kandidat për Shqipërinë.
19. Tetor 2013 Në Strategjinë e Zhvillimit
dhe Sfidat Kryesore 2013-2014,
Komisioni rekomandon se, meqenëse
Shqipëria ka arritur progresin e
20. nevojshëm, Këshilli duhet t’i japë
Shqipërisë statusin e vendit kandidat.
21. Dhjetor 2013 BE refuzon dhënien e
statusit të vendit kandidat për
Shqipërinë, duke e shtyrë këtë vendim
për në vitin 2014.
16. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
16 | P a g e
13. PYETËSOR
NE DHE EUROPA
Testoni njohuritë tuajambi Bashkimin Europian
Gjeni fjalën që mungon
1. _______ janë institucionetkryesore të BE-së.
2. Strasburgu është në ________.
3. __________ propozon ligjet e reja në BE.
4. ______________ vendos nëse shtetet
anëtare kanë shkelur ligjet e BE-së.
5. Institucionet e BE-së ndodhen në
__________, __________ dhe _________.
6. Qytetarët e BE-së zgjedhin Parlamentin
Europian çdo ______ vjet.
7. Presidenti i Komisionit Europian është
_____________.
8. Shteti me më shumë Eurodeputetë është
____________.
9. “Baballarët” e Bashkimit Europian
konsiderohen _____________ dhe _________.
10. ___________ përcakton agjendën e
përgjithshme të politikave të BE-së.
Cili është rezultati juaj?
• Nëse i jeni përgjigjur saktë 1-3 pyetjeve:
Jo keq! Radhën tjetër duhet të tregohesh më
i/e vëmendshëm/shme kur lexon!
• Nëse i jeni përgjigjur saktë 4-7 pyetjeve:
Urime! Ti di shumë për BE-në. Bëjuani këto
pyetje familjarëve tuaj dhe zbuloni nëse ata
mund të përgjigjen!
• Nëse i jeni përgjigjur saktë 8-10 pyetjeve:
Perfekte! Ti nesër mund të përfaqësosh
denjësisht Shqipërinë në BE!
17. UNE DHE EUROPA
#MesueseAurela
17 | P a g e
“MADE IN EU”
Tregu i Përbashkët Europian
Shtetet anëtare të BE-së kanë synuar qysh prej
krijimit të saj: Zhvillimin e aktiviteteve
ekonomike, dhe një rritje të standardit të
jetesës. Për të arritur këto objektiva duhet të
plotësoheshin dy kushte:
1. Hapja e kufijve, duke lejuar njerëzit, mallrat
dhe shërbimettë lëvizinlirishtbrendaBashkimit
Europian.
2. Bashkëpunimi midis shteteve anëtare duke
krijuarpolitikatë përbashkëtadhe instrumente
financiare.
Pra, nocioni Tregi Brendshëm, hapësira pa kufij
të brendshëm, është i mbështetur në 4 liri
kryesore:
1. Liria e qarkullimit të mallrave nënkupton:
• heqjen e pengesave doganore;
• heqjen e pengesave fiskale;
• bashkëpunimin doganor.
2. Lëvizja e lirë e personave iu referohet:
• punëtorëve me kontratë;
• punëtorëve të pavarur;
3. Lëvizja e lirë e shërbimeve njeh mundësinë:
• e dhënies së një shërbimi;
• e kryerjes së një veprimtarie në një shtet
tjetër, në të njëjtat kushte me profesionistët
vendas,porjo në mënyrë të qëndrueshme e të
vazhdueshme