SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  29
Télécharger pour lire hors ligne
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║

Kreu 1
Hyrje në Kontabilitet
1.1─Kontabiliteti si Gjuhë Biznesi, Lexuesit e saj dhe Historiku
Kontabiliteti në një subjekt biznesi është mjet për të matur dhe përshkruar veprimet
ekonomike dhe rezultatet e këtyre veprimeve. Kontabiliteti është “kimia” e shndërrimit të
ngjarjeve ekonomike dhe financiare që përjeton një firmë, në të dhëna ekonomike për dobi të
vendimeve të lexuesve apo përdoruesve të tyre.
Vetëm disa prej lexuesve të këtij libri bëhen kontabilistë, ndonëse të pothuajse të gjithë kanë
përdorur informacion kontabël sepse kanë kaluar nëpër duar dokumenta të ndryshme –p.sh., sa
herë që blejnë shitësit i ofrojnë një faturë shitjeje, sa herë që depozitojnë ose sa herë terheqin
para nga banka ata përftojnë një dëshmi/mandat pagese ose arkëtimi, një çek, etj. Dokumenta të
ngjashëm përftohen edhe kur huamarrin ose huajapin, kur investojnë në aksionet e një firme, kur
paguajnë qiranë, energjinë, kur regjistrohen në shkollë etj.
■Kontabiliteti është proçesi i identifikimit, matjes, evidentimit, përpunimit, i ruajtjes dhe i komunikimit të të dhënave që

përjetohen përgjatë një periudhe të dhënë kohe, të organizuara si informacion në librat e evidencat kontabël të një subjekti
biznesi, për të mundësuar verifikime, vlerësime, interpretime, gjykime dhe vendim-marrje të lexuesve apo përdoruesve të tyre.
■Kontabiliteti është gjuha e biznesit që të afteson për të shkruar, lexuar, kuptuar dhe komunikuar atë. Kontabiliteti
si gjuhë e biznesit ka gramatikën, rregullat dhe standardet e veta. “Gramatika” kontabël përfshin konceptë dhe parime për
ta bërë kontabilitetin një gjuhë të lexueshme si nga palët brenda firmës ashtu dhe jashtë saj, si ato të vendit ashtu dhe ato
të huaja.
Kontabiliteti nuk i shërben vetëm subjekteve dhe organizatave dhe firmave që funksionojnë
për fitim [si njëpronësi, si ortakëri, si korporata, etj.], por edhe subjekteve që funksionojnë pa
fitim ose për veprimtari me dobi të përgjithëshme si p.sh., entet Qeveritare, Institucionet
Shëndetësore e Shkollore, Organizatat JoQeveritare, Entet Shoqërore e Fetare, etj. Kjo d.t.th., se
të gjitha organizatat, firmat, entet, etj., mbajnë kontabilitet.

■Qëllimi i mbajtjes të kontabilitetit është krijimi i një baze të organizuar të dhënash që ushqen një lexues apo përdorues
të tij me informacion të dobishëm dhe të mjaftueshem për të gjykuar e marrë vendime.
■Tekonologjia e mbajtjes të kontabilitetit bazohet në programe/software të dedikuar që mundësojnë regjistrim,
përpunim dhe komunikim të shpejtë të informacionit kontabël.

1
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
■Sado e përparuar që të jetë teknologjia e mbajtjes së kontabilitetit, përcaktuese mbetet njohuria kontabël për të ditur të
lexosh dhe të përkthesh informacionin kontabël në vendimmarrje të saktë, në kohë dhe të dobishme.
Kontabiliteti duhet dalluar nga mbajtja e llogarive, sepse kontabiliteti (accounting) e
përfshin mbajtjen e llogarive, ndërsa mbajtja e llogarive është pjesë e kontabilitetit. Mbajtja e
llogarive (bookkeeping) kufizohet vetëm me regjistrimin e ngjarjeve kontabël [transaksioneve,
hyrje-arkëtime dhe dalje-pagesa, etj.] me dorë ose me kompjuter.
Kontabiliteti përveç mbajtjes së llogarise rrok analizën e transaksioneve apo të ngjarjeve,
mënyrën e raportimit të tyre në evidencat e raportet financiare si dhe metodat e standardet e
nxjerrjes në pah apo të shpalosjes së informacionit të përpunuar në dobi të interesave të lexuesve
e përdoruesve të tij.

1.1/1▬Historiku i Kontabilitetit: Vështrim Përmbledhës
Kontabiliteti ka lindur herët që me lindjen e familjes njerezore, shkrimit dhe të shkembimit
[parasë dhe tregtisë], pra me lindjen e vetë qytetërimit. Krijimi dhe akumulimi i pasurisë imponoi
evidentimin e saj. Format më të lashta të kontabilitetit hasen tek të gjitha qytetërimet e lashta –
Egjypti, Mesopotamia, Grekët, Romakët, Kina, etj. Llogaritë dhe evidencat e para kontabël janë
gjendur në formë të pllakave të baltës.
Në kohët e lashta kontabiliteti ka lindur dhe ka shërbyer si bazë për evidentimin e pasurisë familjare, të tempujve dhe
të sundimtarëve, për të informuar se çfarë duhet të prodhojnë më shumë dhe më pak, se çfarë duhet dhe sa të shkëmbejnë,
se çfarë detyrimesh janë për tu paguar e të drejtash për tu marrë, për taksat, etj.
Qytetërimi Grek që vjen më pas, shënon zhvillim të mëtejshëm. Mikenët sipas Homerit ishin
pararojë e qytetrrimit dhe e evidentimit të pronës, pasurisë, taksave, kontributeve, etj. Periudha e
Pericles, e Tragjedive Greke, e Sokratesit dhe e Platonit ndikuan në përshtatjen e zhvillimin
shkrimit Fenikas duke krijuar alfabetin grek ku për herë të parë u paraqitën zanoret. Tregtia
Greke e vajit, verës, etj., ndikoi në zhvillimin e veprimtarisë bankare të Athinës e bashkë me këtë
edhe të mënyrës së evidentimit -kontabilitetit. Në Greqi Papirusi i Zenon demonstron një sistem
të sofistikuar kontabiliteti –shekulli V para erës së re.
Zhvillimi i Qytetërimit Romak shënon hapa të mëtejshme të zhvillimit të kontabilitetit.
Studjuesi Littleton [1973] identifikon shtatë pararendës të mbajtjes së llogarive: prona private,
kapitali, tregtia, kredia, të shkruarit, paraja dhe arithmetika. Familjet Patrike mbanin evidencë në
formën memo ("adversaria") dhe në libra [Ciceroni i referon si ‘tabela’["tabulae"] dhe ‘llogari
marrje-shpenzime’ ["codex accepti et expensi"], por akoma jo sipas një sistemi dyfish. Bankierët
mbanin gjithashtu evidenca lidhur me debitorët [borxhlinjtë] për përballje ligjore. Thesari
kryesor publik gjatë Republikës së Romës ishtë Tempulli i Saturnit ku taksat mbidheshin nga
publicans [taksë mbledhësit] dhe që kryhesh në një prani të madhe zyrtarësh, burokracie dhe
administratorësh që mbanin me kujdes evidencën financiare të llogarive publike në një regjistër
të posaçëm lidhur me arkëtimet e pagesat e përmuajshme.
Më pas kontabiliteti haset në Kishën Katolike dhe Feudalizmin Mesjetar që zhvilluan e
përsosën kornizën administrative romake. Në shekullin e XI pas erës së re zhvillimi i qyteteve
shtet të Firences, Gjenovës, Pizës, Milanos, dhe Venecias dhe i familjeve me peshë që sundonin

2
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
në to p.sh., famlija Medici ka sunduar Firencen në shekullin e 15 imponontë zhvillime të
gjithkahshme që më vonë do të sillnin në Rilindjen dhe bashkë me këtë edhe të kontabilitetit.
Udhëtimet e Marco Polos sollën sistemin e letrave me vlerë nga Kina, që zgjeruan rrjetin
tregtar dhe vendosën forma të pajtuara për evidentim të ndërsjelltë si blerës-shitës me kredi.
Pikërisht në këtë kohë [1200-1350] tregtarët më të zotë hasen në trekëndëshin Gjenovë-VenecieFirence dhe që shënon Revolucionin Tregtar [Mills, 1994].
Kontabiliteti i familjeve tregtare pësoi hop kur u krijuan lidhjet e biznesit me ortakëri dhe kur u zhvilluan transaksionet
tregtare të ndërmjetësimit.
Kontabiliteti Klasik
Italia konsiderohet vendi amë i kontabilitetit të sotëm. Zhvillimi i Gjenovës si qendër
tregtare ndikoi në formimin e konceptit të njësisë së biznesit në kontabilitet, njësia matëse
përdoresh vetëm paraja, u ndanë llogaritë e kapitalit nga të fitimit si dhe u përsos libri i hershëm
kontabël gjenovez i regjistrimit me parti dyfishe.
Në histori, vepra e parë për kontabilitetin i dedikohet
fratit venedikas Luca Pacioli. Luca Pacioli ishtë
matematicien, tregtar dhe më vonë u bë frat françeskan.
Ai shkroi veprën “Summa de Arithmetica, Geometrica,
Proportioni et Proportionalita”
[Përmbledhje për
Arithmetikën, Gjeometrinë dhe Përpjestimet] me
ilustrime të bëra nga Leonardo da Vinci. Mbetet e
famshme thënia e tij se ‘pa matematikë nuk ka art’ si dhe
koncepti matematik i prerjes së artë. Në këtë vepër haset
një kapitull ‘Hollësira për Llogarinë dhe Regjistrimin’
["Particularis de Computis et Scripturis"] të cilin
Paccioli e përshkruan si të gjetur dhe përshkruar në
“sistemin e përdorur në Venecie".
Luca Paccioli riformuloi teknikën e regjistrimit të
dyfishtë që më parë ishtë përsosur nga tregtarët venedikas. Ai përcakton se debitimet duhen
mbajtur majtas dhe kreditimet djathtas në tre libra –libri i regjistrimit, ditari dhe libri i madh dhe
të gjitha llogaritë duhen mbajtur vetëm në njësi monetare.

Kjo metodë e Luca Paciolit sot njihet si metoda italiane dhe ndikimet e saj i hasim edhe sot sa që edhe kontabiliteti
modern përmban termat themelor të veprimeve në italisht [latinisht]. Debit –debita, debea d.t.th., borxh, marrje dhe kredit
–credo, credere d.t.th., besim, dhënie.
Kontabiliteti Modern në Angli, Skoci, SHBA dhe Europë1
Në Shekullin XVII tregtia dhe industria pësuan zhvillim të madh edhe në Skoci, Angli
dhe SHBA. Krahas tregtisë e industrisë u zhvilluan edhe organizimet e biznesit dhe bashkë me to
edhe informacioni kontabël. Shoqëria aksionare është forma e hershme moderne e biznesit që
haset sëpari në Angli -East India Company e themeluar më 1600 me të drejta monopol që nga
Kepi i Shpresës së Mirë deri në Ngushticën e Magelanit. Në këtë firmë kontabiliteti u organizua
1

Lexoni 10 Kontabilistët më të shquar në: http://www.squidoo.com/top-10-most-influential-accountants

3
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
nga Thomas Stevens [1614]. Më vonë themelohet South Sea Bubble më 1720 që për hir të
abuzimeve dhe vjedhjeve u vendos ti bëhej një kontroll-revizion dhe si revizor i parë njihet
Charles Snell.
Gjatë Shekullit XVIII në Angli përjetohet Revolucioni Industrial që mekanizoi shumë
punën dhe kulmon me motorrin me avull të James Watt [1769] dhe punën e fabrikave. Këto
zhvillime përsosën kontabilitetin dhe në koston e prodhimit përfshihet edhe koncepti i
amortizimit. Pra kontabiliteti pasurohet me llogari e nënllogari të reja dhe specializohet në
drejtime që nuk konsideroheshin më parë. Në këtë periudhë spikat Josiah Wedgwood, gjysh i
Charles Darwin, firma e të cilit është e para që instaloi motorrin me avull [1782]. Josiah
Wedgwood është themeluesi i kontabilitetit të kostos nisur nga kriza e vitit 1772, rënia e tregut
dhe kërkesa për amvisim të kujdesshëm dhe vendimmarrje të matura. Ai vendosi një kontabilitet
shumë të hollësishëm dhe të verifikueshëm çdo javë. Biznesi i tij ishtë poçeria dhe ai arriti të
përcaktontë koston për produkt dhe proçes prodhimi. Mbi bazën e kontabilitetit të kostos
Wedgwood është i pari që ceku konceptin e ekonomisë së shkallës dhe të kostos së zhytur. Nga
ana tjetër elementët e kostos përcaktuar sistem të revolucionarizuar të pagave e rrogave duke
marrë në konsideratë rendimentin, përvojën, etj. Shumë firma që përjetuan vështirësi e
domosdoshmëri të amvisimit të kujdesshëm iu përkushtuan kontabilitetit të kostos si p.sh.,
Carron Co. Në Skoci. Numërohen mbi 25 firma tekstilesh dhe industriale që nisën aplikimin e
kontabilitetit të kostos.
Në fund të shekullit të XVIII dhe gjatë Shekullit XIX kontabiliteti në Angli dhe Skoci u
ravijëzua si profesion më vehte. William Cooper që ishtë llogaritar kontabël për Quilter Ball &
Company në Londër në vitin 1854 regjistrohet si firmë më vehtë që u pasua edhe nga një firmë
tjetër e tre vëllezërve që më 1861 formuan Cooper Brothers & Co., e cila në fillim merresh me
përgatitjen e bilanceve dhe evidencave financiare të firmave publike në falimentim. Me Ligjin
për Falimentimin roli i kontabilistëve u bë mjaft përcaktues. Ndërsa me miratimin e ligjeve për
rregullshmëri biznesi, të respektimit të shlyerjes së detyrimit për taksa, etj., që u pasqyruan në
Ligjin për Shoqëritë [1862] spikati roli i revizorit apo i auditit. Ligji për Shoqëritë kërkontë
kontroll-revizionin e bankave dhe të firmave publike. Vëllezërit Cooper themeluan më 1870
Institutin e Kontabilistëve që u drejtua deri në vitin 1923 nga Ernest Cooper. Në vitin 1956 firma
Cooper u shkri me firmën Lybrand, Ross Bros & Montgomery duke krijuar të famshmen firmë të
revizionit kontabël Coopers & Lybrand.
Ndërkohë në SHBA zhvillimi industrial përjetohesh më i suksesshëm se kudo. Në një
përpjekje për të riorganizuar General Motors, Donaldson Brown riformuloi kontabilitetin e
kostos në një mënyrë shkencore, në vija të përgjithshme sikurse edhe sot dhe ky moment është
ndër më të fundit të historisë së kontabilitetit deri në atë bashkëkohor.
Kontabilistët e Licensuar/Të Autorizuar
Në Europë, vend prirës për kontabilitetin modern vlerësohet Skocia sa që këtu u krijuan
së pari shoqatat e kontabilistëve. Kontabilistët konsideroheshin profesionistë të veçantë sikurse
mjekët, avokatët, etj. Në vitin 1850 në mjediset britanike u shfaqën titujt Kontabilist i Liçensuar
[Chartered Accountant -C.A.] si normë për tu identifikuar dhe përkatësuar në shoqatë. Rritja e
përmasave të biznesit, mekanizimi, idetë e para të automatizimit, shtimi i prodhimit dhe i të
punësuarve, përsosja e aparatit shtetëror dhe hyrja në revolucionin industrial e bënë
domosdoshmëri dhe detyrim modernizimin e evidencës kontabël.
4
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Në vitin 1856 në Nju Jork numëroheshin 115 kontabilistë të liçensuar. Në të njëjtin vit
në Filadelfia numëroheshin 87 kontabilistë të liçensuar dhe në Çikago 31 kontabilistë të
liçensuar. Në vitin 1887 u formua Shoqata Amerika në e Kontabilistëve Publik [American
Association of Public Accountants] që më vonë u bë Instituti Amerikan i Llogaritarëve të
Vërtetuar Publik [American Institutë of Certified Public Accountants -AICPA]. Shoqata të tilla u
krijuan edhe në shumë vende europiane. Shoqatat punuan me përkushtim për vendosjen e
standardeve të kontabilitetit, duke bërë të detyrueshëm raportimin financiar, kontrollin rishikues
[revizionin] për respektimin e tyre dhe etikën e komunikimit kontabël.
Duke qenë se vende të ndryshme aplikonin standarde të ndryshme, ndërkohë që lidhjet
dhe marrëdhëniet tregtare thelloheshin e gërshetoheshin pa kufi, eksportimi/importimi i mallrave,
kapitalit dhe forcave të punës, etj., u zhvilluan aq shumë sa që lindën firma të ndryshme me
aksionarë dhe me dege në vende të ndryshme. Në këto rrethana standartet e ndryshme në vende
të ndryshme u panë se kishin kundërti. Atëherë këto kundërti imponuan prirjen për të vendosur e
përputhur standardet kontabël të firmave në përkatësi të vendeve të ndryshme. Kjo nxiti njohjen
e partnerëve me gjuhën financiare të përbashkët, krijimin e huarave tregtare me jashtë,
penetrimin e financimeve bankare edhe për subjektë tregtare të huaja, etj. Këtu nis historia e
Kodit të Etikës Kontabël dhe e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit që më gjërësisht do
të trajtohet në vijim.

______________

1.2─Burimet Njerëzore dhe Kontabiliteti: Etika, Profesioni dhe Institucionet
Profesionet kontabël kanë evidentuar dhe motivuar proçesin e zhvillimit ekonomik, tregtar
dhe financiar, duke ju përgjigjur drejtimeve të shtimit të transaksioneve si vëllim dhe llojshmëri,
politikave të rregullimeve dhe të përparimeve të rolit të Shtetit, funksioneve dhe përgjegjësisë
publike dhe ndërkontraktuale të bizneseve, si dhe të ndarjes së rolit dhe punës së regjistruesit
kontabël, nga ai i përpunuesit kontabël, nga ai i verifikuesit të informacionit kontabël, etj.
Të gjitha këto kanë provuar se e vërteta e informacionit kontabël varet nga ajo se sa të pavarur janë kontabilistët nga
aksionarët e firmave, nga autoritetet politike dhe nga subjektet e tjera qeverisëse.
Kahu drejt pavarësisë në segmentet e ndryshme të funksioneve kontabël ka nxjerrë dhe
formësuar portrete të ndryshme të profesionit dhe të specialiteteve të kontabilistit.

Etika dhe parimi moral është që kontabiliteti duhet të përpunojë e të shprehë me vërtetësi, me saktësi, me standarde
dhe me objektivitet të dhënat dhe jo të ndikohet nga trysnitë e interesave individuale, subjektive dhe shpeshherë edhe të
pandërgjegjshme të aksionarëve p.sh., kur aplikojnë kontabilitet mashtrues për tiu shmangur taksave; ose përgjegjësive të
ndryshme.
Rreziku i Kontabilitetit të Mangët
Një kontabilitet i mangët që anashkalohet nga një kontroll kontabël i cekët bën që një
firmë të paraqitet me një gjëndje të rreme financiare, që publiku të investojë duke blerë aksione
të saj me bindjen se do të fitojë më shumë se sa ti përdorë paratë në alternativat e tjera dhe kur
firma “bekohet” nga kontrollorët kontabël se i ka llogaritë në rregull, atëherë njerëz të tjerë
motivohen të investojnë në të. Në një ditë të ardhshme krejt papritur del se firma paska qenë në
gjëndje të rreme financiare, ka mashtruar etj.

5
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Pikërisht nga mangësitë e mësipërme, njerëzimi, vendet, shtetet, e individët kanë rënë
viktima të skandaleve nga më të ndryshme. P.sh., Enron, Worldcom [SHBA], Parmalat [Itali],
etj. Në hetimin penal, bashkë me këto firma, përgjegjësi me peshë shihet tek kontabilistët dhe
shoqëritë që kanë ofruar shërbime kontabiliteti. Këtu duhet kuptuar se sa rëndësi ka profesioni i
kontabilistit dhe që rrok ndershmërinë, plotësinë apo integritetin, korrektësinë, profesionalizmin,
përkushtimin, pavarësinë dhe komunikimin.
Në SHBA si pasojë e ngjarjeve të mësipërme eshtë miratuar Ligji Sarbanes Oxley (viti 2002) që e kërkon si detyrim të
firmave për të përpiluar, miratuar dhe raportuar një Kod Etike të zbatueshëm për kontabilistët dhe financierët

1.2.1▬Kodi i Etikës Kontabël: Kodi i Sjelljes Profesionale
Profesionet kontabël kanë evidentuar dhe motivuar proçesin e zhvillimit ekonomik,
tregtar dhe financiar, duke ju përgjigjur drejtimeve të shtimit të transaksioneve si vëllim dhe
llojshmëri, politikave të rregullimeve dhe të përparimeve të rolit të Shtetit, funksioneve dhe
përgjegjësisë publike dhe ndërkontraktuale të bizneseve, si dhe të ndarjes së rolit dhe punës së
regjistruesit kontabël, nga ai i përpunuesit kontabël, nga ai i verifikuesit të informacionit
kontabël, etj.
Të gjitha këto kanë provuar se e vërteta e informacionit kontabël varet nga ajo se sa të pavarur janë kontabilistët
nga aksionarët e firmave, nga autoritetet politike dhe qeverisëse dhe subjektet e tjera, që së bashku motivojnë formulimin
e Kodit të Etikës.
Kahu drejt pavarësisë në segmentet e ndryshme të funksioneve kontabël ka nxjerrë dhe
formësuar portrete të ndryshme të profesionit dhe specialiteteve të kontabilistit.

Etika është bashkësia e parimeve që përcaktojnë se a janë të drejta apo të gabuara veprimet ose veprimtaritë e
veçanta që ndërmarrim. Të shkelësh ligjin është gjithnjë shkelje e etikës, por jo çdo shkelje e etikës është edhe
shkelje ligji.
Për shembull, nëse kontabilisti nuk ja paraqet eprorit një pasqyrë apo evidencë financiare
është më shumë shkelje etike, ndërsa nëse kontabilisti refuzon të paraqesë një pasqyrë financiare
ndaj një autoriteti tatimor atëhere mund të jetë shkelje ligji. Kur kontabilisti nuk respekton
përgjegjësinë që ka, nuk është objektiv, vepron në varësi të dëshirës së drejtuesit apo të një
autoriteti tjetër, etj., edhe këto përbëjnë shkelje të etikës.
Duke qenë se informacioni kontabël ofrohet që lexuesi të marrë një vendim, çdo paraqitje
jo e vërtetë, pa kompetencë, pa objektivitet, etj., ndikon në vendimmarrje të gabuara e në pasoja
negative. Nga ana tjetër nëse kontabilisti nuk ruan sekretin ose konfidencën, atëherë kjo mund të
sjellë pasoja jo të mira për firmën në marrëdhënie me klientët, me konkurruesit, etj.
Kodi i Sjelljes Profesionale të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik

Kodi i Sjelljes Profesionale të Kontabilistit të Vërtetuar Publik konsiston në parime dhe rregulla. Parimet ofrojnë
kornizën për rregullat që sëbashku qeverisin mbarëvajtjen e shërbimeve të kontabilitetit.
Kodi i Sjelljes Profesionale është detyrimisht i zbatueshëm nga të gjithë që praktikojnë profesionin e kontabilistit në
firma private, publike dhe subjektë qeveritare. Kodi parasheh ndëshkime ndaj atyre që nuk e respektojnë atë.
Parimet e Kodit të Sjelljes Profesionale të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik vlerësojnë
përgjegjësinë përballë legjislacionit, institucioneve, mbikëqyrësve, palëve të interesit dhe
6
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
publikut. Parimet thërrasin për një zotim të patundur për sjellje të ndershme, madje edhe në
sakrificë të përparësive vetiake.
Përgjegjësia ndaj Publikut: Interesi Publik
Profesionistët kontabël kanë gjithashtu një përgjegjësi të vazhdueshme për të bashkëpunuar me njëritjetrin
me qëllim që të përmirësojnë artin e kontabilitetit, të mbajnë lart besimin e publikut. Publiku i profesionit kontabël
konsiston në klientët, huadhënësit, qeveritë, punësuesit, investitorët, komuniteti i biznesit dhe financës, si dhe të tjerë
që mbështeten në objektivitetin dhe integritetin e kontabilistëve të vërtetuar publik për të mbajtur funksionimin e
rregullt të tregtisë. Kjo mbështetje i vendos kontabilistëve të vërtetuar publik një përgjegjësi të interesit publik
Interesi publik përkufizohet si mirëqenia kolektive e komunitetit të njerëzve dhe institucioneve të cilave u shërben
profesioni. Shërbimi dhe mirëbesimi publik nuk duhen nënvarur me përparësitë dhe përfitimin vetiak.
Integriteti: Mirëbesimi, Ndershmëria, Konfidenca, Etika
Integriteti është një element themelor karakteri për njohjen profesionale. Integriteti është cilësia nga ku

rrjedh mirëbesimi i publikut dhe prag-detyra me të cilën secili kontabilist duhet tek e fundit të testojë të gjitha
vendimet. Integriteti i kërkon një kontabilisti, të jetë i ndershëm dhe i çiltër brenda kufizimeve të konfidencës me
klientin. Integrieti matet sipas kushteve se çfarë është me vend dhe e drejtë. Në mungesë të rregullave specifike, të

standardeve, të udhëzimit, ose përbalë të opinioneve konfliktuale, një ekspert kontabël duhet të testojë vendimet dhe
aktet duke shtruar pyetjen: "A po bëj sikurse do të bëntë një person me integritet? A e kam ruajtur integritetin tim?"
Integriteti i kërkon një anëtari për të vrojtuar si formën është edhe shpirtin e standardeve etike dhe teknike;
anashkalimi i këtyre standardeve përbën nënvarësi gjykimi.
Objektiviteti dhe Pavarësia: Paanshmëria, Dinjiteti i Vërtetësisë
Objektiviteti i një kontabilisti d.t.th., që ai të mos ndikohet nga konfliktet e interesit në përmbushjen e
përgjegjësive të tij profesionale, si dhe të jetë i pavarur në fakt dhe në dukje kur ofron shërbime auditimi dhe testimi.
Objektiviteti është gjëndje të menduari, si dhe një cilësi që i jep vlerë shërbimeve të anëtarit duke formuar tiparin
spikatës të profesionit. Parimi i objektivitetit vendos që përgjegjësia të jetë e paanshëme dhe e çlirë nga konfliktet e
interesit.
Pavarësia parandalon marrëdhënie që duken se mund të cënojnë objektivitetin e një anëtari në dhënien e
shërbimeve verifikuese. Anëtarët zakonisht i shërbejnë interesave të shumëfishta në shumë kapacitetë të ndryshme
dhe duhet të demonstrojnë objektivitetin e tyre në rrethana të ndryshme. Anëtarët në praktikën publike ofrojnë
shërbime këshillimi për verifikim, taksa dhe amvisim. Anëtarët e tjerë përgatisin evidenca financiare në punësimin e
të tjerave, kryejnë shërbime të kontrollit të brendshëm dhe shërbejnë në kapacitetet financiare e amvisuese në
industri, arsim dhe qeveri. Ata gjithashtu arsimojnë ose stërvisin ata që aspirojnë të hyjnë në profesion.
Pavarësisht nga shërbimi ose kapaciteti, anëtarët duhet të mbrojnë integritetin e punës së tyre, të mbajnë
objektivitetin dhe të shmangin çdo nëvarësi të gjykimit të tyre. Për një anëtar në praktikën publike, mbajtja e
objektivitetit dhe të pavarësisë kërkon një vlerësim të vazhdueshëm të marrëdhënieve me klientin dhe të
përgjegjësisë publike. Një anëtar i tillë që ofron shërbime revizioni dhe të tjera verifikimi duhet të jetë i pavarur në
fakt dhe në dukje. Në ofrimin e të gjitha shërbimeve të tjera, një anëtar duhet të mbajë objektivitetin dhe të shmangë
konfliktet në interesa. Ata duhet të jenë skrupoloz në aplikimin e tyre të Parimeve Kontabël Përgjithsisht të Pajtuara
dhe të çiltër në të gjitha ujditë e tyre me anëtarët në praktikën publike.
Përkujdesi i Duhur: Kompetenca Kulmore Profesionale

Një anëtar duhet të vrojtojë standardet teknike dhe etike të profesionit dhe të përpiqet vazhdimisht për të
përmirësuar kompetencën dhe cilësinë e shërbimeve dhe të shkarkojë përgjegjësinë profesionale sipas aftësisë më të
7
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║

mirë të anëtarit. Kërkesa për shkëlqim profesional është thelbi i përkujdesit të duhur. Përkujdesi i duhur i kërkon një

anëtari që të shkarkojë përgjegjësitë profesionale me kompetencë dhe zell. Ajo vendos detyrimin për të përkryer
shërbimet profesionale sipas aftësisë më të mirë të anëtarit me shqetësimin për interesat më të mira të atyre për të
cilët kryhen shërbimet dhe në përputhje të gjithëkohshme me përgjegjësinë e profesionit në publik.
Kompetenca rrjedh nga një sintezë e arsimimit dhe përvojës. Mbajtja e kompetencës kërkon një zotim për të
mësuarin dhe përmirësimin profesional që duhet të vazhdojë përgjatë gjithë jetës profesionale të anëtarit. Ajo eshtë
përgjegjësi individuale e anëtarit. Në të gjitha zotimet dhe në të gjitha përgjegjësitë, secili anëtar duhet të ndërmarrë
punë për të arritur një nivel të kompetencës që do ti sigurojë se cilësia e shërbimeve të anëtarit përmbush nivelet e
larta të profesionalizmit që kërkohen nga këto Parime.

Kompetenca përfaqëson arritjen dhe mirëmbajtjen e një niveli të kuptimit dhe njohjes që aftëson një anëtar
për të ofruar shërbime me lehtësi dhe mprehtësi. Ajoi gjithashtu vendos caqet të aftësive të anëtarit duke diktuar se
konsultimi ose referimi mund të kërkohet nëse kur një angazhim profesional tejkalon kompetencat personale të një
anëtari ose të firmës së një anëtari. Secili anëtar është përgjegjës për vlerësimin e kompetencës së tij/saj —për të

vlerësuar nëse arsimimi, përvoja dhe gjykimi janë të përshtatshëm për përgjegjësinë që merret. Anëtarët duhet të
jenë të zellshëm në shkarkimin e përgjegjësive ndaj klientëve, punësuesve dhe publikut. Zellshmëria vendos
përgjegjësinë që të ofrohen shërbime menjëherë dhe me kujdes dhe të jenë nëpërmjet e të vrojtojnë standardet
teknike dhe etike. Përkujdesi i duhur i kërkon një anëtari për të planifikuar dhe mbikqyrë përshtatshmërisht çdo
veprimtari profesionale për të cilin ai ose ajo është përgjegjës.
Qëllimi dhe Natyra e Shërbimeve: Kodi i Sjelljes Profesionale

Në praktikën publike, për të përcaktuar qëllimin dhe natyrën e shërbimeve për tu livruar, një anëtar duhet të
vrojtojë Parimet e Kodit të Sjelljes Profesionale. Aspekti i interesit publik i shërbimeve të Kontabilistëve të Vërtetuar

Publik kërkon që shërbime të tilla të jenë gjithëkohën të përputhur me sjelljen e pranueshme profesionale për
Kontabilistë të Vërtetuar Publik duke përmbajtur integritet, duke shmangur sjelljen e motivuar nga përfitimi dhe
përparësia vetiake, duke refuzuar çdo angazhim që ndotet nga konfliktet e interesit, si dhe duke kërkuar tek vetja që
shërbimet të ofrohen me kompetencë dhe zell.
Secili nga këto Parime duhet të merret në konsideratë nga anëtarët për të përcaktuar për të
ofruar ose jo shërbimet specifike në rrethana individuale. Në disa çaste, ato mund të përfaqësojnë
një klufizim të përgjithshëm për shërbimet jo-revizionimi që mund ti ofrohen një klienti të
veçantë. Për të ndihmuar anëtarët për të arritur këto gjykime nuk mund të zhvillohen rregulla të
vështira-e të shpejta, por ata duhet të kënaqen se për këtë përmbushin shpirtin e Parimeve.
Me qëllim që të përmbushin këtë, anëtarët duhet të angazhohen në firma dhe oraganizata që
kanë vendosur proçedura të kontrollit të brendshëm cilësor për të siguruar se shërbimet livrohen
me kompetencë dhe mbikqyren siç duhet. Ata kërkohet që të përcaktojnë, sipas gjykimeve të tyre
vetiake, nëse qëllimi dhe natyra e shërbimeve të tjera që i ofrohen një klienti për revizion, do të
krijonin një konflikt interesi në përmbushjen e funksionit të auditimit për atë klient. Kjo d.t.th.,
se profesionistët kontabël angazhohen në një veprimtari që është në përputhje të gjithkohshme
me rolin e tyre si profesionistë.

____________
1.2.2▬Profesionet Kontabël

8
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Profesionet kontabël grupohen sipas hierarkisë organizative brenda një subjekti biznesi,
organizate, institucioni, etj.; dhe sipas përkatësisë e funksioneve të fushës përkatëse të
kontabilitetit.
(a)-Sipas Hierarkisë Organizative
Mbajtësi i Llogarive [bookkeeper=raggionere] është specialisti kontabël që evidenton të dhënat në kartelat
dhe ditarët kontabël nga dokumentat bazë sikurse është fatura, fletëdalja, çeku, dëshmi pagesa, dëshmi arkëtimi, etj.
Prandaj quhet edhe futës i të dhënave (data inputer) dhe konsiderohet si llogaritar i thjeshtë. është në nivelin më të
ulët në hierarkinë e specialistëve të një departamenti kontabël. Përjashtimisht ka rastë që në praktikë kryejnë edhe
përpunimin e të dhënave kontabël deri në nxjerrjen e evidencave fundore financiare.
Kontabilist [accountant=contabilista] është specialisti kontabël që përpunon të dhënat e regjistuara nga
llogaritarët për nxjerrjen e evidencave fundore financiare të një sektori apo veprimtarie përkatëse. Në firma të
mëdha janë specialistë kontabël që përpunojnë të dhënat për nxjerrjen e evidencave të grupuara apo sipas një
natyre. P.sh., kontabilisti i pagave, kontabilisti i debitorëve, kontabilisti i furnitorëve/kreditorëve ose kontabilisti i
sektorit/degës/filialit, etj. Në hierarkinë e specialistëve të një ekipi apo departamenti kontabël janë në nivelin më të
lartë se llogaritarët por më të ulët se shefi i llogarisë apo kryellogaritari ose kryekontabilisti.
Kryellogaritar, Kryekontabilist, Shef Llogarie [chief accountant, chief accountant officer =capo
raggionere] është specialisti kontabël që përpunon të dhënat e regjistuara nga llogaritarët dhe të ofruara nga
kontabilistët për nxjerrjen e evidencave fundore financiare të krejt firmës. Në hierarkinë e specialistëve të
departamenti kontabël janë në nivelin më të lartë apo drejtues të tij. Janë me eksperiencë dhe njohin mirë të gjitha
proçeset dhe operacionet kontabël.
Kontrollor Llogarie, Rishikues Kontabël, Revizor, Verifikues Kontabël [controller, auditor, comptroller =
controllore, revisore] është specialist kontabël që verifikon, kontrollon dhe rishikon saktësinë, korrektësinë,
vërtetësinë, rregullshmërinë dhe plotësinë e zbatimit të operacioneve të futjes së të dhënave, përpunimit të tyre dhe
të daljes së evidencave kontabël. Janë të pavarur nga sektori apo departamenti i kontabilitetit dhe komunikojnë me
Tryezën e Drejtuesve të firmës. Në vende të ndryshme shpesh herë i referohet edhe shefit të llogarisë.
(b)-Sipas Funksioneve dhe Përkatësisë
Kontabilist i Vërtetuar, Kontabilist i Miratuar (certified accountant -CA) është ekspert kontabël që krahas
diplomës universitare për kontabilitet, ka kaluar një përvojë pu në të pastërt e të suksesshme si dhe ka fituar
provimet dhe testet sipas programit të Shoqatës së Kontabilistëve të një vendi. Janë ekspertë që e ushtrojnë
privatisht dhe me liçensë përkatëse profesionin duke ofruar mbajtjen e kontabilitetit për firma të ndryshme ose edhe
për një firmë.
Kontabilistë Privatë (privatë accountants) janë kontabilistë që hasen në subjektë privatë biznesi, zotërojnë
diplomë universitare dhe kualifikime të ndryshme. Janë ekspertë në përgatitjen e evidencave financiare të
ndërmarrjes private, kanë njohuri dhe përvojë në kontabilitetin e përgjithshëm, të kostos dhe për kontroll e revizion të
brendshëm. Përgatisin edhe dokumentacionin e evidencën për marrëdhënie me taksat.
Kontabilistët Publik (public accountants) janë kontabilistë që hasen në subjektë publike biznesi apo
organizata. Janë ekspertë në përgatitjen e kontroll-revizioneve të evidencave financiare, ofrojnë këshilla amvisimi e
drejtimi dhe përgatisin planin financiar edhe në marrëdhënie me tatimorët.
Kontabilistët Qeveritarë (government accountants) janë kontabilistë që hasen në subjektë qeveritare
qendrore dhe lokale. Janë ekspertë në përgatitjen e evidencave financiare të entit qeveritar, në revizionimin e
evidencave financiare, propozojnë e përpilojnë rregulla e rregullore, ndihmojnë subjektet privatë e publike të biznesit
për mbajtje sa më transparentë të kontabilitetit, si dhe hetojnë e verifikojnë shkelje të ndryshme të normativave
9
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
qeveritare. Kanë njohuri dhe përvojë në kontabilitetin e përgjithshëm, të kostos dhe për kontroll e revizion të
brendshëm. Kontrollojnë dhe revizionojnë dokumentacionin për rregullshmërinë në shlyerjen e taksave, asistojnë
taksë-paguesit, verifikojnë shkelje të ndryshme në marrëdhënie me respektimin e detyrimeve tatimore, si dhe
propozojnë e përpilojnë rregulla e rregullore në këtë drejtim.
Kontabilist i Vërtetuar Publik, Ekspert i Miratuar Kontabël, Ekspert i Autorizuar Kontabël (certified
public accountant -CPA) është ekspert kontabël që krahas diplomës universitare për kontabilitet, përvojës të pastërt
e të suksesshme në punë si dhe testit të fituar nga Shoqata e Kontabilistëve të një vendi, pas një përvoje shtesë të
suksesshme japin provime suplementare të shkallës më të lartë dhe aftësohen si ekspertë për të kontrolluar dhe
vërtetuar rregullshmërinë e raportimeve financiare të firmave të ndryshme. Edhe këta janë ekspertë që përgjithsisht
e ushtrojnë privatisht dhe me liçensë përkatëse profesionin duke ofruar kontrolle kontabiliteti dhe rregullshmerie për
firma të ndryshme. Janë të pranueshëm edhe si ekspert në proçese gjyqësore, kontrolle shtetërore, etj., si dhe
bashkëpunojnë me organet tatimore, mbikqyrëse etj. Shpesh herë organizohen edhe si ortakëri e deri korporata. Kanë
autoritet ligjor. Të tilla janë sot në botë PriceWaterhouseCoopers, Deloitte&Touche Tomahuk, KPGM, etj. Konsiderohen
kontabilistët ekspertë të nivelit më të lartë dhe kanë karakter ndërkombëtarë apo global me prani degësh e agjensish
në shumë vende të botës. Në SHBA janë an;tar të Institutit Amerikan të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik [AICPA –
American Institutë of Certified Public Accountants].
Kontabilist i Vërtetuar Amvisues (certified management accountant -CMA) është ekspert kontabël që
krahas diplomës universitare për kontabilitet, stërviten, testohen dhe Çertifikohen apo vërtetohen në Institutin e
Kontabilistëve të Vërtetuar Amvisues [Institutë of Certified Management Accountants –ICMA, SHBA]. Janë ekspertë
kontabël për përpunim dhe nxjerrje të raporteve financiare sipas nevojave të vendimmarrësve të një subjekti biznesi
për zgjidhje problemesh të çdokohshme që rrokin planifikimin, organizimin, amvisimin dhe kontrollin. Janë
profesionistë të shkallës së lartë. Në SHBA për të aplikuar si Kontabilist i Vërtetuar Amvisues duhet 1- Të
përmbushësh fletë-aplikimin e ICMA e të regjistrohesh për provime; 2- Të japësh të gjitha provimet brenda tre
viteve; 3- Të kesh përvojë jo më pak se 7 vjet; 4- Të përmbushës Standardet e Sjelljes Etike të Kontabilistit Amvisues.
Nuk kanë autoritet ligjor.
Kontrollor i Vërtetuar i Brendshëm (certified internal auditor -CIA) është ekspert kontabël që krahas
diplomës universitare për kontabilitet ka përgatitje kualifikuese në kontroll-revizion brenda një firme. Aplikojnë,
testohen dhe vërtetohen nga Instituti i Kontrollorëve të Brendshëm [Institute of Internal Auditor -IIA]. Në dallim me
Kontabilistët e Vërtetuar Publik nuk kanë autoritet ligjor.
Detyre 1
Punë Kërkimore në Internet: Kërkoni më gjerësisht për drejtimet vijuese:
1-Dallimin ndërmjet Kontabilitetit dhe Mbajtjes së Llogarive.
2-Historikun i Kontabilitetit dhe i Profesioneve të Kontabilitetit.
3-Kodin e Etikës dhe Kodin e Sjelljes së Kontabilistit.
4-Profesionet Kontabël në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE.
5-Kërkim në internet për adresa më informuese lidhur me çështjet e mësipërme.

______________

10
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║

1.3─Informacioni Kontabël: Kontabiliteti Material, Financiar, Amvisues/Kostos
Bashkësia e llogarive dhe evidencave të organizuara sipas standarteve, formes dhe
përmbajtjes të përcaktuar me ligj dhe rregullore të posaçme formon Informacionin Kontabël.
Informacioni Kontabël në të gjitha vendet priret të përputhet sa më shumë me Standardet
Ndërkombetare të Kontabilitetit [International Accounting Standards -IAS]. Brenda suazës të
Standardeve Ndërkombetare të Kontabilitetit, informacioni kontabël klasifikohet sipas
drejtimeve dhe natyrës së të dhënave kontabël që përmban dhe kategorizohet si kontabilitet
material/lëndor/sasior, kontabilitet financiar/vleror, kontabiliteti i amvisimit/drejtimit,
kontabiliteti tatimor, kontabiliteti publik, si dhe kontabiliteti qeveritar.
■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e vlerave materiale të një subjekti biznesi quhet informacion i
kontabilitetit material apo i kontabilitetit lëndor ose i kontabilitetit sasior.
■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e vlerave monetare e financiare quhet informacion i
kontabilitetit financiar ose i kontabilitetit vleror,
■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e amvisimit e të drejtimit të një subjekti biznesi quhet
informacion i kontabilitetit të amvisimit. Kontabiliteti i amvisimit njihet edhe si kombinim i kontabilitet lëndor/sasior me
atë vleror. Komponenti më i rëndësishëm i tij është kontabiliteti i kostos i cili informon për gjëndjen dhe ecurinë e kostos
së bizneseve [veprimtarive, proçeseve, produkteve, shërbimeve, etj.] të një subjekti biznesi quhet, informacion i
kontabilitetit të kostos ose i kontabilitetit të shpenzimeve,
■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e detyrimeve në taksa e të shlyerjes të tyre quhet informacion i
kontabilitetit tatimor, etj.
■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e të drejtave dhe të detyrimeve të institucioneve publike njihet si
kontabilitet publik.
■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e të drejtave dhe të detyrimeve të enteve qeveritare qendrore
dhe lokale njihet si kontabilitet qeveritar.
Informacioni Kontabël klasifikohet edhe sipas përkatësisë apo statusit ligjor të bizneseve
që pasqyron. Për shembull kontabiliteti i firmave në njëpronësi, kontabiliteti i firmave në
ortakëri, kontabiliteti i korporatave, etj. Duke u bazuar në natyrën e bizneseve kontabiliteti
analizohet si kontabilitet i ndërmarrjeve tregtare, kontabilitet i ndërmarrjeve prodhuese,
kontabilitet i ndërmarrjeve të shërbimeve, kontabilitet i shoqërive financiare, kontabilitet i
bankave, etj.
Kujdes!
■Në parim të gjitha informacionet kontabël të lartpërmendura janë të njëjtë, sepse informojnë sipas së njëjtës logjikë,
por që dallojnë sipas rrethanave specifike.
■Në varësi të lexuesve dhe të përdoruesve të informacionit kontabël, duhet të dihetse Informacioni i Kontabilitetit
Financiar i shërben kryesisht lexuesve jashtë firmës, ndërsa Informacioni i Kontabilitetit Amvisues apo i

Kontabilitetit të Drejtimit i shërben kryesisht lexuesve brenda firmës.

1.3.1▬Kontabiliteti Financiar dhe Lexuesit/Përdoruesit e tij
11
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Kontabiliteti Financiar (financial accounting) quhet edhe informacion kontabël për
qëllim të përgjithshëm dhe informon vetëm në njësi monetare [në para] dhe kryesisht destinohet
për lexues të jashtëm. Të përdorësh një evidencë, pasqyrë, dokument kontabël d.t.th., të dish ta
lexosh atë. Për të kuptuar saktë kontabilitetin si gjuhë biznesi, lexuesit ose përdoruesit e
kontabilitetit duhet të njohin:

Natyrën e veprimtarive ekonomike që përshkruhen në evidencat dhe raportet kontabël,
Teknikat matëse dhe parimet e evidentimit që janë zbatuar në pasqyrimin e tyre,
Logjikën e përkthimit të informacionit kontabël sa më saktë për gjykim, vlerësim dhe vendimmarrje të duhur.
Lexues me status të ndryshëm kanë interesa të ndryshme për informacionin kontabël.
P.sh., një aksionar vëmendësohet në rezultatin financiar, një huadhënës në mbarëvajtjen
financiare të firmës dhe mundësinë e shlyerjes së huasë, një inspektor fiskal vëmendësohet në
pjesën e informacionit kontabël që ka të bëjë me taksat, etj. Drejtimet kryesore për të cilat
informon Kontabiliteti Financiar, përfshijnë:

(a) Pozicionin financiar të një subjekti biznesi apo organizate, duke informuar për gjëndjen e zotërimeve apo të
aktiveve të detyrimeve ndaj palëve jo-pronare të firmës dhe të diferencës ndërmjet zotërimeve dhe detyrimeve ose të
kapitalit.
Pozicioni financiar është fotografia e firmës në një moment kohor të dhënë –p.sh., në fillim dhe/ose fund periudhe
[muaji, 3-mujori, viti]. Kjo realizohet nëpërmjet Bilancit (Balance Sheet). Duke lexuar Bilancin i jepet përgjigje pyetjeve të
tilla:
Sa resurse apo zotërime ka firma gjithsej,? Me çfarë shkalle likuiditeti dhe rreziku i ka? Sa i detyrohen të tjerët?
Sa ka financuar me borxhmarrje dhe sa me burimet e veta (kapitalin)? Cilat palëve i ka detyrime? A ka aftësi paguese?

(b) Fitimshmërinë ose mbarëvajtjen financiare të një subjekti biznesi apo organizate përgjatë një periudhe
duke informuar për të ardhurat, shpenzimet dhe rezultatin financiar [fitim ose humbje].
Mbarëvajtja financiare është filmimi i ecurisë së firmës për një periudhë kohore të dhënë [për 1 muaj, 3-muaj, për 1
vit]. Kjo raportohet nëpërmjet Pasqyrës së të Ardhurave dhe Shpenzimeve (Income Statement). Duke lexuar Pasqyrën e
të Ardhurave dhe Shpenzimeve i jepet përgjigje pyetjeve të tilla:
Sa të ardhura ka realizuar dhe me çfarë shpenzimesh,? A ka dalë me fitim apo me humbje dhe sa?

(c) Rrjedhjen e parasë që një subjekt biznesi apo organizatë realizon përgjatë të njejtës periudhë si më lart.
Rrjedhja e Parasë është filmimi i ecurisë së arkëtimeve dhe pagesave që një firmë përjeton për një periudhë kohore
të dhënë [për 1 muaj, 3-muaj, për 1 vit]. Kjo raportohet nëpërmjet Pasqyrës së Rrjedhjes së Parasë (Cash Flow
Statement). Duke lexuar Pasqyrës e Rrjedhjes së Parasë i jepet përgjigje pyetjeve të tilla:
Sa arkëtime dhe pagesa ka firma nga veprimtaria e biznesit, nga investimet dhe nga financimet,?

(d) Gjendjen dhe Lëvizjen e Kapitalit të Pronarëve të një subjekti biznesi apo organizate përgjatë periudhave

kohore si më lart.

Gjendja dhe Lëvizja e Kapitalit d.t.th., se sa është financimi i firmës nga pronarët e saj dhe që bazohet në kapitalin
fillestar të kontribuar plus fitimet e mbajtura për shtimin e tij që një firmë përjeton për një periudhë kohore të dhënë [për 1
muaj, 3-muaj, për 1 vit]. Kjo raportohet nëpërmjet Pasqyrës së Gjendjes dhe Lëvizjes së Kapitalit (Equity Statement), e
cila i jep përgjigje pyetjeve të tilla:
Sa ka kapital firma? A ka kapital të mjaftueshëm apo jo? A ka pësuar rritje apo rënie kapitali i firmës?

12
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Ecuria e mësipërme është e përsëritshme dhe quhet cikël kontabël që firma përjeton gjatë
jetës së saj. Përgjithësisht një cikël kontabël nis me 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor.
Pasqyrat financiare përfundimtare përpilohen dhe paraqiten në përputhje me këtë periudhë
kohore dhe përgatiten në formë standard të njohur ndërkombëtarisht dhe që i referohet Standardit
Ndërkombëtar Kontabël 1 (IAS 1).
Kujdes!
■Informacioni i kontabilitetit financiar shprehet vetëm në njësi monetare, organizohet sipas Standarteve
Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe lexohet më shumë nga subjektë jashtë firmës [huadhënësit, investitorët, bankat,
autoritetet tatimore, etj.].
■Informacioni i kontabilitetit financiar përqëndrohet në evidencat kontabël ose në pasqyrat financiare duke nisur nga
bilanci fillestar, regjistrimi i ndikimeve të transaksioneve dhe ngjarjeve që përjetohen gjatë periudhës dhe që përmbahen në
pasqyrën e të ardhurave dhe, në fund të periudhës përpilohet bilanci i mbylljes apo bilanci i fundëm për vitin ushtrimor që
mbyllet, i cili është bilanci i çeljes apo bilanci fillestar për vitin pasardhës.

Bilaci Fillestar

Pasqyra e të Ardhurave

Bilanci Fundëm

Pasqyrat Financiare
Kontabiliteti financiar ka si produkt nxjerrjen e pasqyrave financiare të cilat lexohen për
vendimmarrje të ndryshme –p.sh., për të dhënë ose jo kredi, për të investuar apo jo në firmë, etj.
Çdo firmë nis me bilancin fillestar dhe nëpërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve që përjeton
gjatë periudhës e përmbyll periudhën me bilancin e fundëm, që gjithashtu është bilanc i çeljes së
vitit vijues dhe në vazhdim duke realizuar të ardhura e ndërmarrë shpenzime krijohet përsëri
bilanci i fundëm. Kjo është ciklikë e përsëritshme. Gjatë këtij procesi firma pëson rrjedhje të
parasë dhe lëvizje të kapitalit që pasqyrohen në pasqyrat e dedikuara që përmendem më lart. Ne
do të ndalemi shkurtimisht në secilën nga pasqyrat financiare.
Bilanci: Fotografia e Pozicionit Financiar

Bilanci shpreh pozicionin financiar ─çka zotëron dhe çka i detyrohet një subjekt biznesi në një moment të

dhënë, huadhënësve në mallra e shërbime apo furnitorëve, huadhënësve në para dhe pronarëve të tij. Bilanci e
mundëson këtë duke informuar për zotërimet ose aktivin, detyrimet ose pasivin dhe gjëndjen e përkatësisë
kapitale [zotërime-detyrime] të pronarëve. E shprehur matematikisht, kjo diferencë quhet ekuacioni kontabël që
formon logjikën dhe gramatikën themelore të shkrimit dhe leximit në kontabilitet.
Ekuacioni Kontabël: Zotërime – Detyrime = Kapitalin

Leximi i bilancit bazohet në logjikën themelore të një subjekti biznesi, sipas së cilës ato çka një ndërmarrje
zotëron për biznes [aktivet apo zotërimet] burojnë nga kontributi i themeluesve të saj [kapitali apo kryegjëja] dhe i të
tretëve [kreditorëve].
Në vijim jepet një model Bilanci:
13
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Bilanci –Model i Përgjithshëm
Firma Tregtare ABC
Bilanci 31 dhjetor 201X
Aktivi –Zotërimet
I-Zotërime Ushtrimore:
Para dhe Barazvlerës
Instrumenta Financiare
Të Arkëtueshme
Inventarë Gjendje për Shitje
II-Zotërime JoUshtrimore:
Makineri/Pajisje
Pronësi/Të Patundshme

Pasivi –Detyrimet
I-Detyrime Ushtrimore Të Pagueshme
Të Pagueshme për Furnitorë
Instrumenta të Pagueshëm
Huamarrje/Borxhe e Mbitërheqje
Të tjera Humarrje Tregtare
II-Detyrime JoUshtrimore
5 000
Huamarrje/Borxhe Afat Gjatë
9 500
2 500
0
1 000
2 000

1 500
500
2 000
0
5 000

Gjithsej Detyrime
Përkatësia Kapitale [=Zotërime - Detyrime]
Gjithsej Zotërime:

20 000

11 000

Gjithsej Detyrime + Kapitalin:

20 000

9 000

Llogaritë e Bilancit njihen si llogari të përhershme (permanent accounts) dhe pasqyrohen vetëm në njësi monetare.
Sipas një emërtimi përgjithësues, në krahun e Aktivit renditen të gjitha risurset që zotëron firma [zotërimet] nga
transaksione të shkuara për përfitime të ardhëshme biznesi. Në krahun e Pasivit renditen të gjitha detyrimet që ka hyrë
firma tek të tretë për këto zotërime dhe, diferenca që mbetet është përkatësia kapitale apo detyrimi që firma ka ndaj
pronarëve të saj [20 000 - 8 000 = 12 000]. Ky quhet ekuacion kontabël.
Zotërimet=Aktivi=Mjetet [Ushtrimore dhe JoUshtrimore]

Zotërimet janë të mira disponibël që rezultojnë nga transaksione të shkuara dhe nga të cilat realizohet ose
pritet të realizohet një përfitim ekonomik. Këto janë të drejtat e firmës ndaj të mirave që i zotërojnë në mjediset e vetë

firmës ose të huadhëna tek të tjerë. Zotërimet e ndryshme përmbajnë shkallë të ndryshme likuiditeti dhe rreziku. Për
shembull zotërimet në para përmbajnë shkallë maksimale likuiditeti dhe minimale rreziku, ndërsa zotërimet në të
arkëtueshme përmbajnë shkallë më të ulët likuiditeti dhe më të lartë rreziku.

Kujdes !
■Në Bilanc zotërimet mund renditen (a) sipas shkallës rënëse të likuiditetit që i korrespondon shkallës rritëse të
rrezikut për tu shndërruar në para [para, të arkëtueshme, inventar për shitje, makineri e pajisje, ndërtesa, tokë] dhe (b)
sipas shkallës rritëse të likuiditetit që i korrespondon shkallës rënëse të rrezikut për tu shndërruar në para [tokë,
ndërtesa, makineri e pajisje, inventar, të arkëtueshme, para].
■Zotërimet kategorizohen si zotërime financiare [p.sh., Para dhe Barazvlerës, Instrumenta Financiarë, Të
Arkëtueshme, Të Drejta në Pjesëmarrje Kapitale (aksione dhe hise kapitali që firma ka në firma të tjera] dhe si zotërime
lëndore/fizike [p.sh., Inventar, Makineri e Pajisje, Ndërtesa, Tokë]. Të gjitha zotërimet evidentohen në bilanc me koston
zanafillë të blerjes apo të përftimit/prodhimit të tyre. Ky njihet edhe si parim i kostos historike. Kjo për faktin se firma i
ka zotërimet lëndore jo për t’i shitur apo për t’i likujduar ato, por për të ushtruar veprimtarinë në vijimësi. Ky njihet si
parim i shqetësimit në vijim apo parimi i vazhdimësisë (going concern principle).
■Çdo shtesë e zotërimeve, në kushtë të tjera të pandryshueshme, shton edhe përkatësinë kapitale dhe e
kundërta çdo pakësim i zotërimeve, në kushtë të tjera të pandryshueshme, pakëson edhe përkatësinë kapitale të
subjektit të biznesit ku vërehet respektivisht shtesa ose pakësimi në fjalë i zotërimeve.
14
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Zotërimet sipas natyrës dhe funksionit grupohen në Zotërime Ushtrimore (para dhe të mira të shndërrueshme në
para brenda 1 viti) dhe Zotërime JoUshtrimore (lëndore dhe jolëndore që shërbejnë për më shumë se 1 vit).
I-Zotërime Ushtrimore (current assets) përfshijnë zotërimet në para dhe gati para plus zotërimet që
perpunohen brenda një cikli operativ dhe që shndërrohen në para brenda 1 viti. Zërat kryesorë janë:
1-Para në të holla [në arkë ose në llogaritë depozitë pranë bankës] si dhe barazvlerës në të holla [çeqe ose të sigurta në
arkëtim brenda 90 ditëve].
2-Instrumenta Financiarë [çeqe ose të sigurta në arkëtim mbi 90 ditë por brenda 1 viti]
3-Të arkëtueshme nga shitje me pritje [të mallrave, shërbimeve] dhe nga të drejta [me vendim gjyqësor, për status,
etj.].
5-Inventare për shitje [mallra e të mira gjëndje për shitje]

II-Zotërime JoUshtrimore (noncurrent assets) janë zotërime që kontribuojne ne disa cikle operative dhe
shndërrohen në para për një kohë mbi 1 vit. Këto përfshijnë:
1-Makineri e Pajisje [për prodhim e shërbim biznesi]
2-Zotërime Afatgjatë Jolëndore [të drejta patente, konçesioni, autori, komisioni, përdorim emri ose marke, etj.]
3-Të Patundshme [ndërtesë, ngrehina, tokë etj.]

Detyrimet ndaj të Tretëve

Detyrimet ndaj të tretëve janë borxhe që një firmë ka personave fizikë dhe juridikë –p.sh., për furnizime me pagesë
të mëvonshme në mallra dhe shërbime, për huamarrje parash dhe të ngjashme.
Detyrimet ndaj të tretëve janë sakrifica të mundshme të përfitimeve ekonomike të ardhshme që lindin nga
detyrimi i tanishëm i një subjekti biznesi, i cili në të ardhmen do të transferojë zotërime [para, mallra, shërbime]
tek një palë kreditore për hir të ngjarjeve apo transaksioneve të shkuara [të borxheve që ka marrë më parë].
Kujdes !

Çdo shtesë e detyrimeve në kushtë të tjera të pandryshueshme e pakëson përkatësinë kapitale dhe e
kundërta çdo pakësim i detyrimeve në kushtë të tjera të pandryshueshme shton edhe përkatësinë kapitale të subjektit
të biznesit ku vërehet shtesa ose pakësimi në fjalë i detyrimeve.

Detyrimet sipas natyrës dhe afatit për tu shlyer grupohen në Detyrime Ushtrimore (borxhe ndaj furnitorëve, bankave,
punonjësve, etj.) dhe që janë të pagueshme brenda 1 viti; si dhe në Detyrime JoUshtrimore (borxhe ndaj kreditorëve
afatgjatë, instrumneta të pagueshme afatgjatë) që janë të pagueshme për më shumë se 1 vit.
I-Detyrime Ushtrimore (current liabilities) përfshijnë detyrime të pagueshme brenda 1 viti për blerje mallrash
dhe shërbimesh me pagesë të mëvonëshme, për huamarrje, për paga, etj. Zërat kryesorë të detyrimeve ushtrimore janë:
1-Të pagueshme ndaj furnitorëve [kreditor në mallra, shërbime, etj.], për blerje me pagesë të mëvonshme.
2-Detyrime të pagueshme ndaj kreditorëve në para, për borxh-marrje ose huamarrje në para.
3-Detyrime të pagueshme [paga e rroga të punonjësve e personelit që punojnë në firmë për punën e ofruar].
4-Të pagueshme të tjera [qira, taksa, gjoba, etj.].

II-Detyrime JoUshtrimore (noncurrent liabilities) përfshijnë detyrime të pagueshme mbi 1 vit –p.sh., huamarrje
afatgjatë, emetim bondesh me maturim mbi 1 vit, etj. Zërat kryesorë të detyrimeve joushtrimore janë:
1-Borxhi AfatGjatë ndaj bankave dhe shoqërive financiare.

15
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
2-Borxhi AfatGjatë ndaj mbajtësve të instrumentave të borxhit që ka emetuar firma.
3-Të Tjera Detyrime AfatGjatë [p.sh., me vendim gjykate].

Përkatësia Kapitale [Kapitali=Kryegjëja]: Zotërime – Detyrime ndaj të tretëve

Përkatësia Kapitale janë zotërimet neto ose aktivet neto të vetë firmës. Kapitali ose Kryegjëja haset sëpari me
themelimin e firmës si kontribut apo investim i themeluesve apo pronarëve të firmës. Më pas ky kontribut shtohet me
pjesën e fitimit që pronarët vendosin për ta mbajtur si kapital ose edhe me investimet shtesë që ata bëjnë gjatë periudhës
kontabël.
Përkatësia Kapitale është interesi i pronarëve që mbetet si zotërime pa detyrimet e firmës ndaj palëve të treta

kreditore [jo pronarëve] dhe informon se sa hise pronësie kanë në firmë pronarët e firmës, apo sa përkatësi pronore kanë
në të. Përkatësia kapitale është rezultati i ekuacionit kontabël, zotërime gjithsej minus detyrime.
Çdo shtim i zotërimeve dhe/ose çdo pakësim i detyrimeve, në kushtë të tjera të pandryshueshme sjell respektivisht
po aq shtim të kapitalit dhe e kundërta, çdo pakësim i zotërimeve dhe/ose çdo shtim i detyrimeve sjell respektivisht po aq
ulje të kapitalit. Më poshtë jepen ndikimet e ndryshimit të izoluar të zotërimeve dhe detyrimeve në përkatësinë kapitale.
+

∆ Zotërimeve
∆ Detyrimeve
Ndikimi në ∆ e Kapitalit

+

─
─

+
─

─
+

SINONIME
Kontabiliteti Gjuhë Biznesi:
Zotërime Aktivi, Mjetet, Përdorimet e Burimeve, Faktore Prodhimi/Biznesi, Futje Prodhimi/Biznesi
Zotërime Themelore Mjete Themelore, Mjete Kryesore, Të Patundshme, Të Qëndrueshme, Të Trupezuara, Të Lidhura
Zotërime Lëndore Zotërime Materiale, Aktive Materiale, Aktive Lëndore, Mjete Materiale, Zotërime Fizike
Zotërime Jo Lëndore

Aktive të Paprekshme, Aktive të Patrupëzuara , Mjete të Pashqueshme, Aktive Abstrakte, Zotërime të
Pashqueshme

Zotërime Ushtrimore Mjete Qarkulluese, Mjete Xhiruese, Mjete Rrotulluese
Kapital Kryegjë, Aktive/Zotërime Neto
Subjekt Biznesi Ndërmarrje, Firmë, Organizatë Biznesi, Ent
Zotërime Lëndore Mjete/Aktive Materiale, Materiale [kryesore ose ndihmëse], Produkte/mallra për shitje, etj.
Zotërime Jolëndore Mjete/Aktive JoMateriale
Detyrime Huamarrje, Borxh, etj., për tu Paguar
Burime Fonde

16
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve
Pasqyra e të ardhurave [dhe shpenzimeve] informon për fitimshmërinë e biznesit për një periudhë dhe jo
moment. Për këtë arësye kjo pasqyra e të ardhurave është ecuria apo ‘filmi’ i veprimtarisë të një firme për një periudhë të
dhënë. Në mjediset anglosaksone quhet edhe evidencë e fitim-humbjeve.
Pasqyra e të ardhurave përpilohet në bazë të parimit të përputhshmërisë (matching principle) që d.t.th., se për
nxjerrjen e rezultatit financiar të firmës, nga të ardhurat gjatë vitit duhen zbritur shpenzimet që kanë kontribuar për këto
të ardhura. Pasqyra e të ardhurave informon për të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin apo të ardhurat neto e realizuar për
periudhën e përmendur. Në formën e përgjithshme ekuacioni në evidencën e të ardhurave është:
Pasqyra e të Ardhurave –Model i Përgjithshëm
Të Ardhura nga Shitja Gjithsej (Gross Sales)
– Të Mirat e Kthyera/Refuzuara (Sales Return)
= Shitjet Neto (Net Sales)
– Koston e Mallrave të Shitura (Cost of Goods Sold)
= Marzhi Bruto (Gross Margin)
– Shpenzimet Operuese (Operating Expense)
= Fitime përpara Interesave, Taksa dhe Amortizimit (Earnings Before Interests and Taxes, Depreciation and Ammortization -EBITDA)
– Shpenzime Amortizimi (Depreciation and Amortization Expense)
= Fitime përpara Interesave dhe Taksa (Earnings Before Interests and Taxes -EBIT)
– Interesa dhe Taksa
= Ardhura Neto (Net Income) = Ardhura pas Taksave (Earnings After Taxes -EAT)

110 000
10 000
100 000
60 000
40 000
19 000
21 000
5 000
16 000
6 000
10 000

Më poshtë ofrohet një informacion i përgjithëshëm për të gjithë zërat e pasqyrës së të ardhurave dhe
shpenzimeve.
Të Ardhurat nga Shitjet Neto

Të Ardhurat nga shitja i referohen të ardhurave nga shitjet neto që janë shitje gjithsej të mallrave minus mallrat e
kthyera nga klientët për faktin se kanë rezultuar me difekt, janë dërguar gabimisht kundrejt porosisë, etj.
Të Ardhurat nga shitja financiarisht janë hyrje zotërimesh në të holla dhe të barazvlefshëm në të holla ose pakësim
detyrimesh, në shkëmbim për mallra e shërbime të ofruara tek klientët për hir të veprimtarisë së biznesit të firmës. Të
Ardhurat nga shitja ndikojnë në shtimin e gjëndjes së kapitalit.
Kostoja e Mallrave të Shitura

Kostoja e Mallrave të Shitura i referohen kostos së plotë të blerjes së mallrave që shiten. Këto janë shpenzime të

kryera [dalje parash apo krijim detyrimi] për blerjen e mallrave me pagesë të menjëhershme ose me pagesë të
mëvonëshme. Në thelb përfaqëson vlerën e mallrave që dalin nga firma kur shiten.
Marzhi Bruto=Fitimi Bruto

Marzhi Bruto referohet diferencës ndërmjet të ardhurave nga shitjet neto me koston e mallrave të shitura. Ky
është tregues i fitimshmërisë bruto, ku do të zbriten shpenzimet operuese [paga, energjia, qiraja, etj.].

17
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Shpenzimet Operuese

Shpenzimet operuese janë shpenzime që kryen firma për funksionimin apo ushtrimin e veprimtarisë së saj –p.sh.,

shpenzime për paga e rroga, shpenzime për energji, telekomunikim, shpenzime për qira, shpenzime për procesin e shitjes
së mallrave, etj. Në firmat prodhuese dhe përpunuese përfshihen edhe shpenzimet e prodhimit/përpunimit.
Fitime përpara Interesave, Taksa dhe Amortizimit

Fitimet përpara Interesave, Taksave dhe Amortizimit janë fitime bruto ndaj të cilave duhen zbritur (a) shpenzimet
e amortizimit të zotërimeve themelore (depreciation expense) për pjesën që i rëndojnë kostos vjetore për realizimin e të
ardhurave që gjithashtu raportohen si vjetore; si dhe (b) shpenzimet e amortizimit të zotërimeve jolëndore (amortization
expense) –p.sh., të patentave, të të drejtave të shpikjes, etj., që i referohen të njejtës periudhë raportuese.
Shpenzime Amortizimi të Zotërimeve Lëndore dhe Jolëndore
Shpenzimet e Amortizimit të Zotërimeve Lëndore dhe Jolëndore përfshijnë (a) shpenzimet e amortizimit të
zotërimeve themelore (depreciation expense) për pjesën që i rëndojnë kostos vjetore për realizimin e të ardhurave që
gjithashtu raportohen si vjetore; si dhe (b) shpenzimet e amortizimit të zotërimeve jolëndore (amortization expense) –p.sh.,
të patentave, të të drejtave të shpikjes, etj., që i referohen të njejtës periudhë raportuese. Këto i zbriten Fitimeve përpara
Interesave, Taksave dhe Amortizimit duke rezultuar Fitimet përpara Interesave dhe Taksave.
Fitime përpara Interesave dhe Taksave

Fitimet përpara Interesave dhe Taksave janë niveli i fitimeve bruto më pranë të fitimit pas taksave apo të
ardhurave neto. Janë fitime ndaj të cilave duhen zbritur (a) shpenzimet në interesa për huamarrje afatshkurtër dhe
afatgjatë, por që duhen paguar në vitin ushtrimor të periudhës raportuese; (b) shpenzimet për taksa që janë detyrime ndaj
nivelit lokal dhe qendror fiskal –p.sh., taksa e pastrimit, taksa e mjedisit, etj.
Shpenzimet në Interesa dhe Taksa
Shpenzimet në Interesa dhe Taksa analizohen në dy grupe (a) shpenzime në interesa për huamarrje afatshkurtër
dhe afatgjatë, por që duhen paguar në vitin ushtrimor të periudhës raportuese; (b) shpenzime për taksa që janë detyrime
ndaj nivelit lokal dhe qendror fiskal –p.sh., taksa e pastrimit, taksa e mjedisit, etj. Këto i zbriten Fitimeve përpara Interesave
dhe Taksave duke rezultuar e Ardhura Neto apo Fitimet pas Taksave.
Ardhura Neto = Fitimi Pas Taksave
E Ardhura Neto apo Fitimet pas Taksave janë fitimi i fundëm që i rezulton një subjekti biznesi apo organizate në fund
të vitit ushtrimor apo në fund të vitit kontabël. E ardhura neto mund vendoset nga firma për tu rimbjellë tërësisht ose
pjesërisht në biznes, duke ushqyer apo shtuar në këtë mënyrë llogarinë Kapitali. Në këtë rast quhet edhe si fitim i mbajtur.

.
Pasqyra e Ndryshimeve të Kapitalit

Pasqyra e Ndryshimeve të Kapitalit (statement of changes in equity -SOCE) informon për gjendjen e kapitalit në
fillim të vitit –p.sh., me 1 Janar 2012 [= me gjendjen e 31 Dhjetorit 2011] plus shtesat në kapital –p.sh., nga fitimi i mbajtur,
dhe/ose nga emetim kapital shtese duke pranuar aksionarë me kontribut kapital shtesë, minus pakësimet në kapital –
p.sh., kur një nga ortakët ose aksionarët largohet dhe tërheq kapitalin e tij dhe/ose kur firma ka pësuar humbje ose
pakësim të aktiveve –p.sh., është goditur nga zjarri ndërkohë që nuk ka qenë e siguruar.
18
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Në formën më të përgjithëshme Pasqyra e Ndryshimeve të Kapitalit paraqitet:
Pasqyra e Ndryshimeve të Kapitalit 31 Dhjetor 201X –Model i Përgjithshëm
Kapitali gjëndje në fillim të vitit

4 000

Të Ardhura Neto

+ 10 000

E Ardhur Neto e destinuar tek aksionarët si Dividend

- 4 000

E Ardhur Neto e Mbajtur për shtesë Kapitali

= 6 000

Kontribut Kapital Shtesë gjatë vitit

0

Tërheqje të Kapitalit nga Pronarët

0

Kapitali gjëndje në fund të vitit

= 10 000

Plus
Minus

Plus
Minus

Pasqyra e Rrjedhjeve në të Holla
Pasqyra e rrjedhjeve në të holla (statement of cash flow) informon për arkëtimet (cash inflow) e pagesat (cash
outflow) e ndodhura nga/për drejtime e qëllime të ndryshme të përjetuara për të njëjtën periudhë të evidencës së të
ardhurave në një subjekt biznesi. Arkëtimet dhe Pagesat analizohen të grupuara nga 3 veprimtari bazë, (a) nga
veprimtari operuese, (b) nga veprimtari investuese, dhe (c) nga veprimtari financuese.
Arkëtimet = Hyrjet/Shtesat në Para dhe të Barazvlerëshëm
Një firmë arkëton para nga:
1-Shitjet e mallrave dhe/ose të shërbimeve me arkëtim të menjëhershëm dhe nga arkëtimi i klientëve që i ka shitur
më parë me arkëtim të mëvonshëm; arkëtimi i interesave për kreditë që ka dhënë firma si dhe arkëtimi i dividendëve
për pjesëmarrjen kapitale që firma ka në firma të tjera. Këto formojnë arkëtimet nga veprimtari operuese.
2-Heqja apo likuidimi i zotërimeve themelore lëndore dhe/ose financiare për të cilat ka investuar më parë. P.sh.,
firma vendos të shesë një makineri, ndërtesë, përkatësi ose pjesëmarrje kapitale në firmat e tjera; arkëtimi i shumës
themelore të një kredie të dhënë më parë, etj. Këto formojnë arkëtimet nga veprimtari investuese.
3-Emetimi i aksioneve, bondeve apo obligacioneve si dhe nga huamarrjet në para nga një bankë apo shoqëri
financiare. Këto formojnë arkëtimet nga veprimtari financuese.
Pagesat = Daljet/Pakësimet në Para dhe të Barazvlerëshëm
Një firmë paguan para për:
1-Blerjet e mallrave dhe/ose të shërbimeve me pagesë të menjëhershëm dhe për shlyerjet e furnitorëve; për
pagat/rrogat e punonjësve, për qiratë, për interesat e huamarrjeve dhe të ngjashme. Këto formojnë pagesa për
veprimtari operuese.
(b) Blerje të zotërimeve themelore lëndore dhe/ose financiare –p.sh., blerje makineri, ndërtesë, tokë; blerje
aksionesh të firmave të tjera, blerje të obligacioneve qeveritare dhe të korporatave të tjera, si dhe para të huadhëna
tak firma ose subjekte të tjera. Këto formojnë pagesat për veprimtari investuese.
19
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
(c) Shlyerjen e detyrimeve për shumën themelore të huamarrjeve [jo të interesave sepse këto përfshihen në pagesa
për veprimtari operuese]; shlyerjen e detyrimeve ndaj aksionarëve vetëm për dividendët, si dhe transaksione të
natyrës së njejtë. Këto formojnë pagesat nga veprimtari financuese.
Pasqyra e Rrjedhjes së Parasë2 -Metoda e Drejtpërdrejtë
I-Rrjedhje Parash nga Veprimtari Operuese
1-Arkëtime

75 000
3 000
2 000

Për Blerje/Furnitorët
Për Interesat e Huamarrjeve/Borxheve
Për Paga e Rroga
Për Taksa Lokale dhe Qendrore
Pagesa Gjithsej nga Veprimtari Operuese
Rrjedhje Parash për Neto nga Veprimtari Operuese

56 000
2 000
8 000
4 000

Nga Shitja e Instrumentave Financiare
Të Shumave Themelore të Huadhënieve/Kreditimeve
Nga Shitje e 2 makinerive që nuk i duhen më firmës
Arkëtime Gjithsej nga Veprimtari Investuese

5 000
7 000
13 000

Për Blerje Instrumenta Financiarë
Për kreditime/Huadhënie
Për Blerje të një makinerie
Pagesa Gjithsej nga Veprimtari Investuese
Rrjedhje Parash për Neto nga Veprimtari Investuese

2-Pagesa

Nga Shitjet/Klientët
Të Interesave të Huadhënieve/Kreditimeve
Të Dividendëve për Pjesëmarrje Kapitale tek firma të tjera
Arkëtime Gjithsej nga Veprimtari Operuese

6 000
8 000
16 000

Nga Huamarrje Afatshkurtër dhe Afatgjatë
Nga Emetimi i Bondeve/Obligacioneve të Pagueshme
Nga Emetimi i Aksioneve
Arkëtime Gjithsej nga Veprimtari Financuese

5 000
1 000
4 000

Për Shlyerje për Shumë Themelore të Kredive/Huamarrjeve
Për Shlyerje të Dividendëve
Pagesa Gjithsej nga Veprimtari Financuese
Rrjedhje Parash për Neto nga Veprimtari Financuese

2 000
4 000

II-Rrjedhje Parash nga Veprimtari Investuese
1-Arkëtime

2-Pagesa

II-Rrjedhje Parash nga Veprimtari Financuese
1-Arkëtime

2-Pagesa

Rrjedhje Parash për Neto nga të Gjitha Veprimtaritë (I+II+III)

80 000

(70 000)
10 000

25 000

(30 000)
(5 000)

10 000

(6 000)
4 000

9 000

Lexuesit e Jashtëm të Kontabilitetit Financiar
Lexuesit apo përdoruesit e jashtëm të kontabilitetit financiar janë subjekte që nuk ushtrojnë
operacione në firmë. Më kryesorët janë aksionarët, kreditorët, furnitorët, tatimorët si dhe palë të
tjera interesi –p.sh., auditorët e pavarur, publiku, entet mbikëqyrëse/rregullatore të industrive të
2

Vlerat negative janë në kllapa ().

20
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
ndryshme ku bën pjesë dhe krijon marrëdhënie firma, etj. Më hollësisht vëmendësohemi në këto
lexues:
1-Biznesmenët apo afaristët, qofshin si njëpronar, ortakë apo aksionarë e lexojnë informacionin kontabël për të
matur e vlerësuar gjëndjen dhe ecuri në e biznesit apo të firmës të tyre =fitimshmëria, ecuria kapitale, etj., si dhe për
të vendosur për të ardhmen [p.sh. –per të ruajtur gjëndjen ekzistuese, rritur ose pakësuar gjendjen kapitale, për tu
lidhur me kapital të përbashkët një firmë tjetër, etj.].
2-Huadhënësit dhe palët kontraktuese e lexojnë informacionin kontabël për të vlerësuar aftësi në ushtrimore dhe
perspektive të firmës për të shlyer detyrimet dhe për të përmbushur zotimet kontraktuale në kohën dhe në vlerën e
pajtuar. Këta interesohen për rregullshmërinë e firmës në të kaluarën për shlyerjen e detyrimeve, aftësinë
ushtrimore të saj për likujdimin e borxheve dhe detyrimeve, aftësinë kapitale për të huamarrë si dhe perspektivat për
fitime të ardhshme e në këtë mënyrë vendosin për të huadhënë ose jo.
3-Investitorët e vendit dhe investitorët të huaj e lexojnë informacionin kontabël për të pare shëndetin financiar të
saj, fitimshmerine, etj., dhe për të vendosur për të investuar kapitalet e tyre në firme. Investitorët që kanë investuar
faktikisht [investitorët ushtrimorë] interesohen për rrjedhjen në të holla, fitimshmërinë, mbarëfunksionimin e
amvisuesve dhe drejtuesve, etj. Investitorë që mendojnë të investojnë [investitorët potencialë] me informacionin
kontabël vlerësojnë ecurinë e ardhshme të firmës, suksesin e saj dhe sa rrezik implikohet po të investohet në të.
4-Perfaqësuesit e sindikatave dhe të bashkimit të punonjësve e lexojnë informacionin kontabël për të pare sa të
bazuara janë kushtet kontraktuale për pagat, rrogat, shperblimet e tjera të punës, burimin e pensioneve, etj., për të
parashikuar poziten financiare, shëndetin dhe jetëgjatesi në e firmës në biznes, për tu orientuar në kontraktimin e
punës, etj.
5-Ekspertet kontrollues [auditorët] e brendshëm dhe të jashtëm e lexojnë informacionin kontabël për të vlerësuar
rregullshmërinë e zbatimit të ligjeve dhe të rregullave, të procedurave, për ndihmë në zgjidhjen e një konflikti
gjyqësor, etj.
6-Përfaqësues të Organeve Shtetërore e Qeveritare e lexojnë informacionin kontabël për të njohur ndikimin e
politikës fiskale dhe të politikës ekonomike në ecurinë e bizneseve në përgjithësi, të një industrie apo drejtimi të
caktuar në veçanti si dhe për të vlerësuar vendimet dhe politikat e ardhshme.
7-Inspektorët dhe kontrollorët tatimorë, të standardeve, etj., e lexojnë informacionin kontabël për të përcaktuar
shumen e taksave apo tatimeve për tu paguar, rregullshmërinë e veprimtarise dhe transaksioneve, prani në e
dukurive jo-ligjore si p.sh., të shmangies nga taksat, rregullat, dhe të tjera të natyres të njëjtë.
8-Specialistët analistë të financës, statistikës, marketingut, etj., dhe të fushave e lamive të ndryshme e lexojnë
informacionin kontabël për qëllime studimore, orientuese dhe këshilluese për drejtime të caktuara.
9-Media dhe Publiku e lexojnë informacionin kontabël për të njohur e verifikuar probleme e çështje që ngrihen në
media e publiku si edhe për aspektë të tjera me karakter shoqëror.
Karakteristikat Dalluese/Spikatëse të Kontabilitetit Financiar
Kontabilitet që Informon

1-Vetëm në njësi monetare –p.sh., Lek, Euro, USD, etj

2-Për një Subjekt Biznesi apo Organizatë në Tërësi si dhe për degë/nëvarësi të saj si njësi të vetme
3-Kryesisht për lexues jashtë Subjektit të Biznesit apo Organizatës
4-Sipas Kritereve, Rregullave dhe Standarteve Ndërkombëtare
5-Me Parime e Politika të Pandryshueshme në Kohë [historik, objektiv, i plotë e i përputhur]
6-Sipas një periodiciteti sistematik kohor [çdo 3-mujor, 6-mujor, vjetor]
21
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Ky tekst i përkushtohet kontabilitetit financiar prandaj në vijim evidencat financiare do të
trajtohen posaçërisht e më gjerësisht.
Detyre 2
Kontabiliteti Financiar
1-Kërkoni në Internet për Llojet e Informacionit Kontabël dhe krahasojini ato me konceptet analoge të tekstit.
2-Shkruani një Ese –‘A janë Pasqyrat Financiare Produkti më i rëndësishëm i Kontabilitetit –Përse?’.
3-Cilat pyetjeve kryesore i përgjigjet secila Pasqyrë Financiare.
4-Listoni Konceptet Kryesore sipas një Fjalorthi Anglisht-Shqip duke dhënë edhe shpjegimet për secilin.
5-Përpiloni vetë 3 teza provimi në lidhje me Pasqyrat Financiare.

1.3.2▬Kontabiliteti Amvisues/Drejtues dhe Lexuesit/Përdoruesit e tij
Kontabiliteti amvisues (managerial accounting) është informacion kontabël i organizuar
për drejtuesit dhe amvisuesit e një subjekti biznesi dhe më së shumti lexohet prej tyre.
■Kontabiliteti Amvisues është proçesi i identifikimit, matjes, grumbullimit, analizës, përgatitjes, interpretimit
dhe komunikimit/raportimit të informacionit të kombinuar financiar e jofinanciar për nivele të ndryshme të secilit drejtues;
prandaj quhet edhe Kontabilitet i Drejtimit.
■Në firma të ndryshme kontabiliteti amvisues haset i ndryshëm por gjithsesi ai organizohet dhe përsoset sipas
objektivave, detyrave, strategjive, strukturave organizative ekzistuese dhe në formim, si dhe sipas nivelit e natyrës së
drejtimit e të drejtuesve të firmës.
Rregulli bazë i organizimit të kontabilitetit amvisues është dobishmëria për lexuesit e tij
[drejtuesit dhe amvisuesit]. Kjo d.t.th., se kontabiliteti amvisues i shërben dy qëllimeve
themelore në drejtim dhe amvisim:

1-Planifikimit [Buxhetit], Organizimit, Amvisimit dhe Kontrollit [me evidenca/raportime ditore dhe periodike],
2-Drejtimit apo Vendim-Marrjes për analizë, diagnozë dhe “terapi” në një subjekt biznesi.
Informacioni i Kontabilitetit Amvisues organizohet dhe raportohet duke përfshirë
karakteristikat vijuese:
a. Mbahet dhe raportohet në njësi të veçanta dhe të kombinuara, monetare me fizike -p.sh., të ardhura ose
fitim për numër punëtorësh, për orë pune, për njësi prodhimi, etj.

b. Mbahet dhe raportohet më shumë për segmente të veçanta organizative/funksionale të firmës se sa si
tërësi [p.sh., për një punëtor, repart, skuadër punonjësisht, etj., dhe në mënyrë të çdokohshme që lind nevoja
për tu informuar].

c. Kryesisht destinohet për lexues brenda firmës [për drejtuesit dhe amvisuesit e saj].
d. Organizohet dhe përpunohet sipas kërkesave të lexuesve të brendshëm [drejtuesit dhe amvisuesit e
firmës] dhe prandaj është i ndryshueshëm dhe fleksibël në kuadrin e sistemeve të informacionit amvisues .
e. Informon në mënyrë të ndryshueshme apo sipas rrethanave prandaj quhet edhe informacion rrethanor
ose fleksibël.
f. Informon në çdo kohë që lind një nevojë për një vendim amvisues [çdo ditë, javë, muaj, etj.].
g. Lidhet dhe komunikon shumë me disiplinat e tjera –inxhinierinë, teknologjinë, psikologjinë, etj.
22
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║

h. Organizohet e zhvillohet sipas nevojës dhe kërkesës për informacion të ecurisë së biznesit [brenda

firmës, në krahasim me atë të industrisë, të firmave konkurruese, sipas futjes e shtrirjes së teknologjive të reja
prodhuese, informuese e komunikuese, etj.].

Një ndër strukturat themelore të kontabilitetit amvisues është kontabiliteti i kostos.
Kontabiliteti i Kostos informon për koston që implikon një subjekt biznesi përgjatë veprimtarisë ekonomike në
përftimin dhe konsumin e risurseve. Kontabiliteti i Kostos ofron informacion të dobishëm si për kontabilitetin financiar
ashtu edhe për atë amvisues.
Kontabiliteti i kostos bazohet në objektet e kostos duke i ndarë në kosto të drejtëpërdrejta
dhe kosto jo të drejtëpërdrejta, në kosto të ndryshueshme dhe të pandryshueshme, në kosto
gjithsej [p.sh., të një produkti/shërbimi, të një veprimtarie tërësore, etj.] dhe në kosto për njësi
[p.sh., të një produkti ose shërbimi, të një veprimtarie përbërëse etj.].
Kontabiliteti i kostos është bazë për planifikimin e shpenzimeve sipas qendrave përgjegjëse të kostos
prandaj përfshin edhe kontabilitetin amvisues apo sipas përgjegjësisë për çështje të vendimmarrjeve të bazuara në ecurinë
e kostos dhe të të ardhurave.
Lexuesit e Brendshëm të Kontabilitetit Amvisues
Lexuesit apo përdoruesit e brendëshëm të informacionit kontabël janë subjekte që
ushtrojnë operacione në firmë dhe që gjenden brenda vetë firmës. Më kryesorët janë drejtuesit,
auditi i brendshëm, departamentet e mbikëqyerjes, departamenti i rrezikut, etj.
Drejtuesit dhe amvisuesit e sektoreve, departamenteve, degëve dhe njësive organizative
të një subjekti biznesi e lexojnë informacionin kontabël për të realizuar detyrat e objektivat e
caktuara [të planifikuara apo detyrë] sipas departamentit dhe përgjegjësisë që kanë.
1-Drejtuesit për Kërkim/Zhvillim të firmës lexojnë informacionin financiar për ecurinë e shitjeve, të fitimit, të
investimeve dhe e krahasojnë këtë ecuri në kohë, me industrinë ku bëjnë pjesë dhe me firmat konkurruese.
2-Drejtuesit për Blerje të firmës lexojnë informacionin financiar për ecurinë e tregut të blerjeve të lendeve të
para, e tregut të fuqisë punëtore/punës, e tregut të inventareve për shitje, e tregut të fondeve, etj. Edhe këta e
krahasojnë këtë ecuri në kohë, me industrinë ku bëjnë pjesë dhe me firmat konkurruese.
3-Drejtuesit për Marketingun dhe Shitjet e firmës e lexojnë informacionin financiar për ecurinë e shitjeve,
realizimin e të ardhurave, të pranisë ne treg, etj. Edhe këta e krahasojnë këtë ecuri në kohë, me industrinë ku bëjnë
pjesë dhe me firmat konkurruese.
4-Drejtuesit e Prodhimit të firmës e lexojnë informacionin financiar për ecurinë e prodhimit, të kostos, të
shpenzimeve, të amortizimit etj. Edhe këta e krahasojnë këtë ecuri në kohë, me industrinë ku bëjnë pjesë dhe me
firmat konkurruese.
5-Drejtuesit për Burimet Njerëzore të firmës e lexojnë informacionin financiar për ecurinë e pagave/rrogave,
të kontributit ne sigurimet shoqerore, ne fondet e pensioneve, ne tatimin per të ardhurat personale, etj. Edhe këta e
krahasojnë këtë ecuri në kohë, me industrinë ku bëjnë pjesë dhe me firmat konkurruese.

23
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Dallimet ndërmjet Kontabilitetit Amvisues të Kostos dhe Financiar
Kontabiliteti Amvisues/Kostos

Kontabiliteti Financiar
Informon subjektet jashtë firmës sikurse janë aksionarët,
klientët, huadh;ënësit apo kreditorët, investitorët faktik dhe të
1 Informon strukturat e brendshme të firmës.
mundshëm, autoritetin tatimor, sindikatat, etj.
Lexues/Përdorues të tij janë subjektë jashtë firmës. P.sh., një
aksionari apo inspektorit tatimor nuk i intereson nëse reparti
Lexues/Përdorues të tij janë drejtuesit dhe amvisuesit e
apo punmtori xy ka mbiharxhime., por i intereson gjëndja
2
firmës
financiare –bilanci, Pasqyra e të ardhurave, evidenca gjëndjes

kapitale, e rrjedhjes në të holla, fitimi për njësi kapitali, etj.

Spikat prirja për ecurinë financiare, praninë në tregun brenda
Spikat prirja për planifikim e programim të drejtimit për të
industrisë, analiza n;ë mjedis të pritshëm makroekonomik
3
ardhmen duke njoftuar për veprimet e pësimet ushtrimore
[inflacioni, taksat, etj.], pozicioni në treg, stabiliteti në
brenda firmës.
fitimshmëri, etj.
Të dhënat shprehen në njësi para [eur, dollarë, lek, etj.],
në njësi fizike [kohe, peshe, sasie, cilësie, etj. ], në njesi
4 njerëzore [të punësuar, punëtorë, skuadër, etj.], njësi të Të dhënat shprehen vetëm në të njëjtën njësi moentare dhe në
asnjë njësi tjetër jo monetare ose të kombinuar.
tjera [kimike, biologjike] dhe njësi të kombinuara të
mësipërme [eur/kg, kg/orë, eur/copë, copë/orë, ton/km,
copë/punëtorë, eur/punëtorë, etj.]
5 Informon duke u lidhur me lamitë dhe disiplinat e tjera.
Informon vetëm gjëndjen kontabël të pa lidhur me lam tjetër.
6 Është shumë rrethanor dhe nuk organizohet sipas
Është shumë parimor dhe respekton përpikmërisht standarde e
parimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitet,
kritere të vendosura nga autoriteti kontabël
por sipas nevoja të drejtuesve dhe amvisuesve
Është absolut dhe i pakorigjueshëm, apo i rishikueshëm,
7 Nuk është absolut por relativ në përputhje me ndryshimin
pavarësisht nga vullneti e dëshira e njerëzve
e nevojave të lexuesve të tij –drejtuesit dhe amvisuesit
8 Nuk është konstant por i ndryshueshëm në kohë dhe
Është i pandryshueshëm, parimor dhe objektiv.
rrethanor sipas preferencave raportuese
9 Ofron të dhëna sipas segmenteve organizative dhe Ofron të dhëna të organizuara dhe në shkallë të firmës në tërësi
dhe jo të segmenteve apo strukturave të saj.
funksionale të një firme se sa për firmën në tërësi.
10 Vëmendësohet më shumë se sa është i drejtë informacioni Informacioni konsiderohet i përpiktë me standardet dhe kriteret
kontabël të miratuara.
dhe jo aq se sa i përpiktë është.
11 Përpunon të dhënat e kontabilitetit financiar, të Përpunon vetëm ngjarjet dhe veprimet në vlerë monetare dhe
financiare.
kontabilitetit teknik, dhe të dhëna jashtë kontabilitetit.
Është i detyrueshëm ligjërisht për persona fizik/juridik
12 Nuk është i detyrueshëm ligjërisht
Informon periodikisht –p.sh., çdo tremujor, 6 mujor dhe vjetor.
13 Informon në çdo moment.

1.3.3▬Kontabiliteti Tatimor dhe Qeveritar
Kontabiliteti Tatimor (tax accounting) quhet edhe kontabilitet fiskal dhe informon për
të gjitha llogaritë e përcaktimit, llogaritjes, të shlyerjes dhe të planifikimit të detyrimeve në taksa
[tatime]. Organizohet në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe informon
autoritetet tatimore e politike për ecurinë e taksave në një periudhë të dhënë kohe. Problemi
themelor është planifikimi i taksave që d.t.th., parashikimi i detyrimeve në taksa që subjektet e
biznesit do të kenë në vitin e ardhshëm fiskal. Bazohet në të njëjta kritere e parime sikurse
kontabiliteti financiar.

24
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Kontabilitet Qeveritar evidenton dhe informon për veprimtarinë e Qeverisë e të enteve të saj në përftimin dhe
përdorimin e burimeve financiare. Informon për defiçitin buxhetor sipas strukturave dhe drejtimeve që kanë ndikuar në
krijimin apo ndryshimin [shtesa ose pakësime] tij, për shpenzimet e qeverisë dhe burimet e përballimit të tyre, për
huamarrjet Qeveritare, për përdorimin e fondeve të brendshme e të huaja, etj.
Lexuesit kryesor të kontabilitetit qeveritar janë subjektet jashtë qeverisë sikurse Parlamenti, Presidenca, Publiku, Organizmat Ndërkombëtarë [Bashkimi Europian, FMN, Banka
Botërore, etj.]. Këto quhen edhe lexuesit e jashtëm, për faktin se nuk kanë lidhje me përpilimin e
tyre ushtrojnë edhe kontroll ndaj korrektësisë të paraqitjes së evidencave financiare qeveritare e
në përputhje me parimet kontabël.
Përgjithësisht kontabiliteti qeveritar bazohet në kriterin kontabël me bazë të hollash apo
sipas logjikës të likuiditetit vjetor që d.t.th., se e ardhura regjistrohet kur arkëtohet dhe shpenzimi
kur paguhet. Ecuria e tyre krahasohet me nivelin e planifikuar apo të miratuar të buxhetit [për të
ardhurat dhe shpenzimet].
Në raportimin financiar të kontabilitetit qeveritar ndikues me peshë janë edhe ligjet, vendimet dhe rregulloret
qeveritare. P.sh., buxheti ligjërisht i autorizuar është ndër strukturat më me peshë në raportimin financiar dhe që
shprehin shkallën e përputhshmërisë të administratës qeveritare me buxhetin e saj.
Detyre 3
Dallimi i Kontabilitetit Financiar me Kontabilitetin Amvisues
1-Kërkoni në Internet për Dallimi e Kontabilitetit Financiar me atë Amvisues/Drejtues dhe krahasojini ato me tekstin.
2-Shkruani një Ese –‘Dallimet e Lexuesve të Kontabilitetit Financiar me ata të Kontabilitetit Amvisues –Kush janë më të
rëndësishëm?’.
3-Çfarë artikujsh do të rekomandonit për të lexuar në internet në lidhje me: (a) Historikun e Kontabilitetit; (b) Informacionin
Kontabël; (c) Pasqyrat Financiare; (d) Llojet e Kontabilitetit.
4-Listoni Konceptet Kryesore sipas një Fjalorthi Anglisht-Shqip duke dhënë edhe shpjegimet për secilin.
______________________

1.4─Institucionet Ndërkombëtare të Kontabilitetit
Kontabiliteti si gjuhë biznesi mbikëqyret nga institucione të dedikuara që funksionojnë
kundrejt akteve ligjore dhe nënligjore për këtë qëllim. Ndërkombëtarizimi i institucioneve
kontabël bazohet në zhvillimet e kontabilitetit në vendet e zhvilluara, të cilat synojnë një
informacion sa më të saktë, objektiv, parimor dhe standard. Në vijim jepen institucionet më
spikatëse të SHBA, të Mbretërisë së Bashkuar, dhe të BE.
SHBA

Tryeza e Standardeve të Kontabilitetit Financiar [ Financial Accounting Standard Board –FASB ] është

organizatë e pavarur në SHBA, e themeluar më 1973 si autoriteti i vendosjes së standardeve të kontabilitetit dhe të
llogaridhënies financiare, të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjitha subjektet privatë të biznesit. FASB ndodhet në
Norwalk, Connecticut me një staff prej 40 vetësh. FASB ka 7 anëtarë me një rrogë mesatare vjetore për 350 000 USD.
Synon e merret me zhvillimin e parimeve të përgjithshme të pranuara të kontabilitetit (GAAP) dhe uniformitetit në

25
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
evidencat e raportimet financiare me ndikim edhe jashtë SHBA. Njihet zyrtarisht nga Komisioni i të Sigurtave dhe
Shkëmbimit (Securities and Exchange Commission –SEC) dhe Instituti Amerikan i Kontabilistëve të Vërtetuar Publik
(American Institutë of Certified Public Accountants –AIPA). Përpara se të ketë strukturën e sotme, standardet e
kontabilitetit dhe raportimit financiar janë themeluar sëpari nga Komiteti i Proçedurave Kontabël i Institutit Amerikan
të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik [1936–1959] dhe më pas nga Tryeza e Parimeve Kontabël që ka qenë gjithashtu
pjesë e Institutit Amerikan të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik [1959–73]. Dispozitat e pararendësve në fjalë mbeten
në fuqi, përpos rasteve kur amendamentohen ose shfuqizohen nga FASB.
Standarded e FASB janë thelbësor për funksionimin efikas të ekonomisë, sepse investitorët, kreditorët,
revizorët dhe të tjerë mbështeten në një informacion financiar të besueshëm, transparent dhe të krahasueshëm.

Misioni i FASB është të vendosë dhe të përmirësojë standardet e kontabilitetit dhe të raportimit financiar si dhe të
ofrojë shpjegime e interpretime për të kuptuar e zbatuar standardet. Në ushtrimin e veprimtarisë së vet FASB ndjek
disa kritere e parime që përmblidhen:

-Objektiviteti, neutraliteti i informacionit kontabël duke siguruar besnikëri në raportimin me vërtetësi pa
ngjyrime e shformime me qëllim që ti shërbejë sjelljes vendimmarrëse të lexuesve të informacionit kontabël.
-Peshimi i kujdesshëm i pikëpamjeve të përbërësve për zhvillim konceptesh dhe standardesh, duke u
bazuar në kërkime, futjet publike dhe kujdes për dobinë që rezultojnë nga informacioni. Këtu përfshihet
ofrimi i standardeve për një qëllim domethënës me kosto të justifikueshme ndaj alternativave të tjera.
-Ndryshimi apo amandamentimi i standardeve duke marrë në konsideratë datat kur do të zbatohet si dhe
masat kalimtare. Ndryshimet e propozimet marrin në konsideratë rëndësinë, përmbajtjen,
krahasueshmërinë dhe përputhshmërinë e gjithkohshme.
Shumë organizata të tjera e mbështesin FASB në veprimtarinë e saj. FASB mbetet pjesë e një strukture të
pavarur nga organizatat e tjera profesionale dhe të biznesit. Komponentët e kësaj strukture përfshijnë:
1-Komisionin Këshillues për Standardet e Kontabilitetit Financiar [Financial Accounting Standards
Advisory Council –FASAC] i cili ka përgjegjësinë për këshillime me FASB për çështje teknike, ka 30 anëtarë
përfaqësues nga ekspertë kontabël, kontrollues-revizorë dhe përdorues të informacionit financiar.
2-Fondacionin e Kontabilitetit Financiar [Financial Accounting Foundation –FAF] operon përjashtimisht për
qëllime bamirësie, arsimimi, shkencore dhe literature brenda kornizës që përcakton kodi tatimor i SHBA ose
Kodi i të Ardhurave të Brendshme. FAF përgjigjet për zgjedhjen e anëtarëve nga FASB në Komisionin
Këshillues dhe të sigurojë financimet e veprimtarive të tyre e të mbikqyrë ato.
Tryeza e Standardeve të Kontabilitetit Qeveritar [Governmental Accounting Standards Board -GASB] që
është themeluar më 1984 për vendosjen e standardeve të kontabilitetit dhe të raportimit financiar në njësitë
qeveritare qendrore dhe lokale. GASB drejtohet nga Komisioni Këshillues i Standardeve të Kontabilitetit Qeveritar
(Governmental Accounting Standards Advisory Council -GASAC) që merret me çështjet teknike për programin e
Tryezës, prioritetet e projekteve, zgjedhjen e forcave detyrë etj. GASAC është gjithashtu përgjegjës për sigurim
burimesh, fondesh e financimesh duke ndihmuar Fondacionin e Kontabilitetit Financiar për sigurim fondesh. Komisioni
ka më shumë se 25 anëtarë nga fushat e kontabilitetit, kontroll-revizionit dhe lexuesve të informacionit kontabël.
Shoqata Amerikane e Kontabilitetit [American Accounting Association -AAA] është themeluar më 1916 si
Shoqata Amerika në e Mësimdhënësve Universitarë të Kontabilitetit dhe më 1936 u quajt Shoqata Amerika në e
Kontabilitetit. Shoqata është mbi baza vullnetare dhe rrok të gjithë kontabilistët e diplomuar në Kolegje dhe
Universitetë dhe nxit arsimimin kontabël dhe kërkime shkencore të fushës në mbarë botën.

26
Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║
Shoqata e Industrisë të të Sigurtave [Securities Industry Association –SIA] është themeluar më 1972
nëpërmjet shkrirjes së Shoqatës të Firmave të Bursës (Association of Stock Exchange Firms) [e themeluar më 1913]
dhe Shoqata e Bankave të Investimit [e themeluar më 1912]. SIA përfaqëson interesat e përbashkëta të mëse 600
firmave për përmbushjen e interesave të përbashkëta si banka investimesh, ndërmjetës-ujdisës, shoqëri të fondeve
të ndërsjellta, etj., si në tregjet e SHBA dhe jashtë.
Instituti i Kontabilistëve Amvisues [Institutë of Management Accountants -IMA] është shoqatë
profesionistësh kontabël që më parë është quajtur Shoqata Kombëtare e Kontabilistëve (National Association of
Accountants) dhe çertifikon apo vërteton Kontabilistët e Vërtetuar Amvisues (Certified Management Accountants CMA). Instituti është themeluar më 1919 dhe sot është organizata më e madhe botërore për kontabilitetin amvisues.
IMA njihet nga komuniteti financiar si institucioni më me ndikim dhe autoritet profesional për konceptet dhe praktikat
e kontabilitetit amvisues. Në përbërje të IMA është edhe Instituti i Kontabilistëve të Vërtetuar Amvisues (Institutë of
Certified Management Accountants –ICMA) si program për vërtetimin e Kontabilistëve të Vërtetuar Amvisues. IMA ka
një kod të posaçëm të etikës së sjelljes të Kontabilistëve të Vërtetuar Amvisues.
Komisioni i të Sigurtave dhe Shkëmbimit (Securities and Exchange Commission -SEC) është themeluar në
bazë të Ligjit për Shkëmbimin e të Sigurtave (Securities Exchange Act) nga Kongresi Amerikan në vitin 1934. Komisioni
ka autoritet statutor të vendosë standarde të kontabilitetit dhe raportimit financiar për shoqëritë publike, por duke u
mbështetur praktikisht në sektorin privat për këtë funksion, për aq sa sektori privat të demonstrojë aftësinë për të
përmbushur përgjegjësinë në interes publik. SEC është agjensi qeveritare federale e SHBA që funksionon për të
mbrojtur rregullshmërinë e transaksioneve që kanë të bëjnë me bjerje-shitje të letrave me vlerë apo të të sigurtave
[aksione, bonde, etj.]. Komisioni detyron të gjitha firmat që emetojnë [shesin] të sigurta të japin informacio në për
shëndetin financiar që kanë, masën e emetimit, mënyrën e emetimit, etj. Përbëhet nga 5 komisionerë që emërohen,
për një afat 5 vjeçar nga Presidenti SHBA dhe me miratim e këshillim të Senatit. Për të siguruar pavarësi politike të
funksionimit të komisionit, me ligj, është përcaktuar se jo më shumë së tre mund të jenë të së njëjtës forcë politike.
Divizioni që ka të bëjë më së shumti me Kontabilitetin është Divizioni i Financës së Korporatës që rishikon dokumentat
e shoqërive publike ku nxirret në pah informacion për kushtet financiare dhe praktikat e biznesit të firmave për të
ndihmuar investitorët për vendime të informuara investimesh, si dhe kontrollon nëse firmat që emetojnë instrumenta
financiarë përmbushin parimet dhe standardet kontabël, si i përmbushin dhe .farë të metash ka për të ndikuar në
vendime të gabuara të interesuarve për të investuar në to. Për këtë Divisioni bashkëpunon ngushtë me FASB si dhe
rishikon standardet kontabël që në SHBA përfshihen në Parimet Kontabël Përgjithësisht të Pranuara. Zyra e
KryeKontabilistit të SEC është këshilluesi kryesor i Komisionit për çështje të kontabilitetit dhe kontroll-revizionit dhe
për këtë bashkëpunon ngushtë me FASB dhe AICPA. Me shumë rëndësi në fushën e kontabiliteti ka Ligji Sarbanes-Oxley
i vitit 2002 (Sarbanes-Oxley Act of 2002) që detyron një numër reformash për rritjen e përgjegjësisë së korporatës,
përmirësimin e nxjerrjes në pah të evidencave financiare dhe luftën ndaj praktikave të mashtrimit kontabël dhe për
këtë krijoi Tryezën e Mbikqyerjes të Kontabilitetit të Firmave Publike (Public Company Accounting Oversight Board PCAOB).
Instituti Amerikan i Kontabilistëve të Vërtetuar Publik (American Institutë of Certified Public
Accountants –AIPA) është themeluar më 1887 dhe është organizatë preofesionale kombëtare e SHBA për të gjithë
Kontabilistët e Vërtetuar Publik (CPA) me misionin për ti ofruar anëtarëve burime, informacion dhe udhëheqësi për ti
aftësuar që të ofrojnë në publik shërbime të çmueshme e në standardet më të larta profesionale në dobi si të
punësuesve ashtu edhe të klientëve. Instituti shërben si përfaqësues i Kontabilistëve të Vërtetuar Publik përpara
qeverive, trupave rregullues dhe organizatave të tjera për mbrojtjen dhe nxitjen e interesit të anëtarëve. AICPA
përpilon kodin e etikës të sjelljes profesionale të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik duke u bazuar në vëmendësinë
publike, konfidencën, integritetin, objektivitetin, kompetencën dhe profesionalizmin e tyre. Angazhohet në studime,
kërkime, veprimtari akademike etj., si dhe bashkëpunon ngushtë me FASB, SEC, etj. Kontribuon në vendosjen dhe

27
Parimet baze te kontabilitetit
Parimet baze te kontabilitetit

Contenu connexe

Tendances

Auditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjjeAuditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjjeMuhamet Sopa
 
Pasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciarePasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciareBujar Morina
 
Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3Menaxherat
 
Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1Menaxherat
 
Ushtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitUshtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitMenaxherat
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)fatonbajrami1
 
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionetShkumbin Gashi
 
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer HavolliEtika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havollifatonbajrami1
 
Inventari i mallit
Inventari i mallitInventari i mallit
Inventari i mallitMenaxherat
 
2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteveMenaxherat
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhuraveMenaxherat
 
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikeskulla 2010
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publikMuhamet Sopa
 
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeAnaliza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeMenaxherat
 
Kontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigjeKontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigjecoupletea
 
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Arianit Zeqiri
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostosHamit Agushi
 

Tendances (20)

Auditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjjeAuditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjje
 
Pasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciarePasqyrat Financiare
Pasqyrat Financiare
 
Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3Financat ushtrime 1-3
Financat ushtrime 1-3
 
Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1Detyra kontabilitet 1
Detyra kontabilitet 1
 
Ushtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitUshtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetit
 
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
STATISTIKA - Dr. Rahmije Mustafa (Ushtrime)
 
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet02 financa,   paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
02 financa, paraja - kuptimi, format, dhe funksionet
 
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer HavolliEtika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
Etika e Biznesit - Dr. Ymer Havolli
 
Inventari i mallit
Inventari i mallitInventari i mallit
Inventari i mallit
 
2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve2. amortizimi i mjeteve
2. amortizimi i mjeteve
 
1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave1 pasqyra e te ardhurave
1 pasqyra e te ardhurave
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
NDËRMARRËSIA - Dr. Safet Merovci (Pyetje dhe përgjigje)
 
Ushtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikesUshtrime nga lenda e statistikes
Ushtrime nga lenda e statistikes
 
Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publik
 
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeAnaliza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
 
Kontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigjeKontabilitet pytje-pergjigje
Kontabilitet pytje-pergjigje
 
Kontabiliteti per jopecialistet
Kontabiliteti per jopecialistetKontabiliteti per jopecialistet
Kontabiliteti per jopecialistet
 
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 . Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
Pyetje-Pergjigje nga lënda e Mikroekonomisë 1 .
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostos
 

Similaire à Parimet baze te kontabilitetit

Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Vilma Hoxha
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiMatilda Gremi
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Vilma Hoxha
 
Luftimi i Pastrimit te parave ne Kosove
Luftimi i Pastrimit te parave ne KosoveLuftimi i Pastrimit te parave ne Kosove
Luftimi i Pastrimit te parave ne KosoveBesart Qerimi
 
01 financa hyrje ne financa
01 financa   hyrje ne financa01 financa   hyrje ne financa
01 financa hyrje ne financaShkumbin Gashi
 

Similaire à Parimet baze te kontabilitetit (8)

Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)
 
Kontabiliteti
KontabilitetiKontabiliteti
Kontabiliteti
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
 
Financa Monetare
Financa MonetareFinanca Monetare
Financa Monetare
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)
 
Luftimi i Pastrimit te parave ne Kosove
Luftimi i Pastrimit te parave ne KosoveLuftimi i Pastrimit te parave ne Kosove
Luftimi i Pastrimit te parave ne Kosove
 
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne FinancaMenaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
 
01 financa hyrje ne financa
01 financa   hyrje ne financa01 financa   hyrje ne financa
01 financa hyrje ne financa
 

Parimet baze te kontabilitetit

  • 1. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Kreu 1 Hyrje në Kontabilitet 1.1─Kontabiliteti si Gjuhë Biznesi, Lexuesit e saj dhe Historiku Kontabiliteti në një subjekt biznesi është mjet për të matur dhe përshkruar veprimet ekonomike dhe rezultatet e këtyre veprimeve. Kontabiliteti është “kimia” e shndërrimit të ngjarjeve ekonomike dhe financiare që përjeton një firmë, në të dhëna ekonomike për dobi të vendimeve të lexuesve apo përdoruesve të tyre. Vetëm disa prej lexuesve të këtij libri bëhen kontabilistë, ndonëse të pothuajse të gjithë kanë përdorur informacion kontabël sepse kanë kaluar nëpër duar dokumenta të ndryshme –p.sh., sa herë që blejnë shitësit i ofrojnë një faturë shitjeje, sa herë që depozitojnë ose sa herë terheqin para nga banka ata përftojnë një dëshmi/mandat pagese ose arkëtimi, një çek, etj. Dokumenta të ngjashëm përftohen edhe kur huamarrin ose huajapin, kur investojnë në aksionet e një firme, kur paguajnë qiranë, energjinë, kur regjistrohen në shkollë etj. ■Kontabiliteti është proçesi i identifikimit, matjes, evidentimit, përpunimit, i ruajtjes dhe i komunikimit të të dhënave që përjetohen përgjatë një periudhe të dhënë kohe, të organizuara si informacion në librat e evidencat kontabël të një subjekti biznesi, për të mundësuar verifikime, vlerësime, interpretime, gjykime dhe vendim-marrje të lexuesve apo përdoruesve të tyre. ■Kontabiliteti është gjuha e biznesit që të afteson për të shkruar, lexuar, kuptuar dhe komunikuar atë. Kontabiliteti si gjuhë e biznesit ka gramatikën, rregullat dhe standardet e veta. “Gramatika” kontabël përfshin konceptë dhe parime për ta bërë kontabilitetin një gjuhë të lexueshme si nga palët brenda firmës ashtu dhe jashtë saj, si ato të vendit ashtu dhe ato të huaja. Kontabiliteti nuk i shërben vetëm subjekteve dhe organizatave dhe firmave që funksionojnë për fitim [si njëpronësi, si ortakëri, si korporata, etj.], por edhe subjekteve që funksionojnë pa fitim ose për veprimtari me dobi të përgjithëshme si p.sh., entet Qeveritare, Institucionet Shëndetësore e Shkollore, Organizatat JoQeveritare, Entet Shoqërore e Fetare, etj. Kjo d.t.th., se të gjitha organizatat, firmat, entet, etj., mbajnë kontabilitet. ■Qëllimi i mbajtjes të kontabilitetit është krijimi i një baze të organizuar të dhënash që ushqen një lexues apo përdorues të tij me informacion të dobishëm dhe të mjaftueshem për të gjykuar e marrë vendime. ■Tekonologjia e mbajtjes të kontabilitetit bazohet në programe/software të dedikuar që mundësojnë regjistrim, përpunim dhe komunikim të shpejtë të informacionit kontabël. 1
  • 2. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ ■Sado e përparuar që të jetë teknologjia e mbajtjes së kontabilitetit, përcaktuese mbetet njohuria kontabël për të ditur të lexosh dhe të përkthesh informacionin kontabël në vendimmarrje të saktë, në kohë dhe të dobishme. Kontabiliteti duhet dalluar nga mbajtja e llogarive, sepse kontabiliteti (accounting) e përfshin mbajtjen e llogarive, ndërsa mbajtja e llogarive është pjesë e kontabilitetit. Mbajtja e llogarive (bookkeeping) kufizohet vetëm me regjistrimin e ngjarjeve kontabël [transaksioneve, hyrje-arkëtime dhe dalje-pagesa, etj.] me dorë ose me kompjuter. Kontabiliteti përveç mbajtjes së llogarise rrok analizën e transaksioneve apo të ngjarjeve, mënyrën e raportimit të tyre në evidencat e raportet financiare si dhe metodat e standardet e nxjerrjes në pah apo të shpalosjes së informacionit të përpunuar në dobi të interesave të lexuesve e përdoruesve të tij. 1.1/1▬Historiku i Kontabilitetit: Vështrim Përmbledhës Kontabiliteti ka lindur herët që me lindjen e familjes njerezore, shkrimit dhe të shkembimit [parasë dhe tregtisë], pra me lindjen e vetë qytetërimit. Krijimi dhe akumulimi i pasurisë imponoi evidentimin e saj. Format më të lashta të kontabilitetit hasen tek të gjitha qytetërimet e lashta – Egjypti, Mesopotamia, Grekët, Romakët, Kina, etj. Llogaritë dhe evidencat e para kontabël janë gjendur në formë të pllakave të baltës. Në kohët e lashta kontabiliteti ka lindur dhe ka shërbyer si bazë për evidentimin e pasurisë familjare, të tempujve dhe të sundimtarëve, për të informuar se çfarë duhet të prodhojnë më shumë dhe më pak, se çfarë duhet dhe sa të shkëmbejnë, se çfarë detyrimesh janë për tu paguar e të drejtash për tu marrë, për taksat, etj. Qytetërimi Grek që vjen më pas, shënon zhvillim të mëtejshëm. Mikenët sipas Homerit ishin pararojë e qytetrrimit dhe e evidentimit të pronës, pasurisë, taksave, kontributeve, etj. Periudha e Pericles, e Tragjedive Greke, e Sokratesit dhe e Platonit ndikuan në përshtatjen e zhvillimin shkrimit Fenikas duke krijuar alfabetin grek ku për herë të parë u paraqitën zanoret. Tregtia Greke e vajit, verës, etj., ndikoi në zhvillimin e veprimtarisë bankare të Athinës e bashkë me këtë edhe të mënyrës së evidentimit -kontabilitetit. Në Greqi Papirusi i Zenon demonstron një sistem të sofistikuar kontabiliteti –shekulli V para erës së re. Zhvillimi i Qytetërimit Romak shënon hapa të mëtejshme të zhvillimit të kontabilitetit. Studjuesi Littleton [1973] identifikon shtatë pararendës të mbajtjes së llogarive: prona private, kapitali, tregtia, kredia, të shkruarit, paraja dhe arithmetika. Familjet Patrike mbanin evidencë në formën memo ("adversaria") dhe në libra [Ciceroni i referon si ‘tabela’["tabulae"] dhe ‘llogari marrje-shpenzime’ ["codex accepti et expensi"], por akoma jo sipas një sistemi dyfish. Bankierët mbanin gjithashtu evidenca lidhur me debitorët [borxhlinjtë] për përballje ligjore. Thesari kryesor publik gjatë Republikës së Romës ishtë Tempulli i Saturnit ku taksat mbidheshin nga publicans [taksë mbledhësit] dhe që kryhesh në një prani të madhe zyrtarësh, burokracie dhe administratorësh që mbanin me kujdes evidencën financiare të llogarive publike në një regjistër të posaçëm lidhur me arkëtimet e pagesat e përmuajshme. Më pas kontabiliteti haset në Kishën Katolike dhe Feudalizmin Mesjetar që zhvilluan e përsosën kornizën administrative romake. Në shekullin e XI pas erës së re zhvillimi i qyteteve shtet të Firences, Gjenovës, Pizës, Milanos, dhe Venecias dhe i familjeve me peshë që sundonin 2
  • 3. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ në to p.sh., famlija Medici ka sunduar Firencen në shekullin e 15 imponontë zhvillime të gjithkahshme që më vonë do të sillnin në Rilindjen dhe bashkë me këtë edhe të kontabilitetit. Udhëtimet e Marco Polos sollën sistemin e letrave me vlerë nga Kina, që zgjeruan rrjetin tregtar dhe vendosën forma të pajtuara për evidentim të ndërsjelltë si blerës-shitës me kredi. Pikërisht në këtë kohë [1200-1350] tregtarët më të zotë hasen në trekëndëshin Gjenovë-VenecieFirence dhe që shënon Revolucionin Tregtar [Mills, 1994]. Kontabiliteti i familjeve tregtare pësoi hop kur u krijuan lidhjet e biznesit me ortakëri dhe kur u zhvilluan transaksionet tregtare të ndërmjetësimit. Kontabiliteti Klasik Italia konsiderohet vendi amë i kontabilitetit të sotëm. Zhvillimi i Gjenovës si qendër tregtare ndikoi në formimin e konceptit të njësisë së biznesit në kontabilitet, njësia matëse përdoresh vetëm paraja, u ndanë llogaritë e kapitalit nga të fitimit si dhe u përsos libri i hershëm kontabël gjenovez i regjistrimit me parti dyfishe. Në histori, vepra e parë për kontabilitetin i dedikohet fratit venedikas Luca Pacioli. Luca Pacioli ishtë matematicien, tregtar dhe më vonë u bë frat françeskan. Ai shkroi veprën “Summa de Arithmetica, Geometrica, Proportioni et Proportionalita” [Përmbledhje për Arithmetikën, Gjeometrinë dhe Përpjestimet] me ilustrime të bëra nga Leonardo da Vinci. Mbetet e famshme thënia e tij se ‘pa matematikë nuk ka art’ si dhe koncepti matematik i prerjes së artë. Në këtë vepër haset një kapitull ‘Hollësira për Llogarinë dhe Regjistrimin’ ["Particularis de Computis et Scripturis"] të cilin Paccioli e përshkruan si të gjetur dhe përshkruar në “sistemin e përdorur në Venecie". Luca Paccioli riformuloi teknikën e regjistrimit të dyfishtë që më parë ishtë përsosur nga tregtarët venedikas. Ai përcakton se debitimet duhen mbajtur majtas dhe kreditimet djathtas në tre libra –libri i regjistrimit, ditari dhe libri i madh dhe të gjitha llogaritë duhen mbajtur vetëm në njësi monetare. Kjo metodë e Luca Paciolit sot njihet si metoda italiane dhe ndikimet e saj i hasim edhe sot sa që edhe kontabiliteti modern përmban termat themelor të veprimeve në italisht [latinisht]. Debit –debita, debea d.t.th., borxh, marrje dhe kredit –credo, credere d.t.th., besim, dhënie. Kontabiliteti Modern në Angli, Skoci, SHBA dhe Europë1 Në Shekullin XVII tregtia dhe industria pësuan zhvillim të madh edhe në Skoci, Angli dhe SHBA. Krahas tregtisë e industrisë u zhvilluan edhe organizimet e biznesit dhe bashkë me to edhe informacioni kontabël. Shoqëria aksionare është forma e hershme moderne e biznesit që haset sëpari në Angli -East India Company e themeluar më 1600 me të drejta monopol që nga Kepi i Shpresës së Mirë deri në Ngushticën e Magelanit. Në këtë firmë kontabiliteti u organizua 1 Lexoni 10 Kontabilistët më të shquar në: http://www.squidoo.com/top-10-most-influential-accountants 3
  • 4. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ nga Thomas Stevens [1614]. Më vonë themelohet South Sea Bubble më 1720 që për hir të abuzimeve dhe vjedhjeve u vendos ti bëhej një kontroll-revizion dhe si revizor i parë njihet Charles Snell. Gjatë Shekullit XVIII në Angli përjetohet Revolucioni Industrial që mekanizoi shumë punën dhe kulmon me motorrin me avull të James Watt [1769] dhe punën e fabrikave. Këto zhvillime përsosën kontabilitetin dhe në koston e prodhimit përfshihet edhe koncepti i amortizimit. Pra kontabiliteti pasurohet me llogari e nënllogari të reja dhe specializohet në drejtime që nuk konsideroheshin më parë. Në këtë periudhë spikat Josiah Wedgwood, gjysh i Charles Darwin, firma e të cilit është e para që instaloi motorrin me avull [1782]. Josiah Wedgwood është themeluesi i kontabilitetit të kostos nisur nga kriza e vitit 1772, rënia e tregut dhe kërkesa për amvisim të kujdesshëm dhe vendimmarrje të matura. Ai vendosi një kontabilitet shumë të hollësishëm dhe të verifikueshëm çdo javë. Biznesi i tij ishtë poçeria dhe ai arriti të përcaktontë koston për produkt dhe proçes prodhimi. Mbi bazën e kontabilitetit të kostos Wedgwood është i pari që ceku konceptin e ekonomisë së shkallës dhe të kostos së zhytur. Nga ana tjetër elementët e kostos përcaktuar sistem të revolucionarizuar të pagave e rrogave duke marrë në konsideratë rendimentin, përvojën, etj. Shumë firma që përjetuan vështirësi e domosdoshmëri të amvisimit të kujdesshëm iu përkushtuan kontabilitetit të kostos si p.sh., Carron Co. Në Skoci. Numërohen mbi 25 firma tekstilesh dhe industriale që nisën aplikimin e kontabilitetit të kostos. Në fund të shekullit të XVIII dhe gjatë Shekullit XIX kontabiliteti në Angli dhe Skoci u ravijëzua si profesion më vehte. William Cooper që ishtë llogaritar kontabël për Quilter Ball & Company në Londër në vitin 1854 regjistrohet si firmë më vehtë që u pasua edhe nga një firmë tjetër e tre vëllezërve që më 1861 formuan Cooper Brothers & Co., e cila në fillim merresh me përgatitjen e bilanceve dhe evidencave financiare të firmave publike në falimentim. Me Ligjin për Falimentimin roli i kontabilistëve u bë mjaft përcaktues. Ndërsa me miratimin e ligjeve për rregullshmëri biznesi, të respektimit të shlyerjes së detyrimit për taksa, etj., që u pasqyruan në Ligjin për Shoqëritë [1862] spikati roli i revizorit apo i auditit. Ligji për Shoqëritë kërkontë kontroll-revizionin e bankave dhe të firmave publike. Vëllezërit Cooper themeluan më 1870 Institutin e Kontabilistëve që u drejtua deri në vitin 1923 nga Ernest Cooper. Në vitin 1956 firma Cooper u shkri me firmën Lybrand, Ross Bros & Montgomery duke krijuar të famshmen firmë të revizionit kontabël Coopers & Lybrand. Ndërkohë në SHBA zhvillimi industrial përjetohesh më i suksesshëm se kudo. Në një përpjekje për të riorganizuar General Motors, Donaldson Brown riformuloi kontabilitetin e kostos në një mënyrë shkencore, në vija të përgjithshme sikurse edhe sot dhe ky moment është ndër më të fundit të historisë së kontabilitetit deri në atë bashkëkohor. Kontabilistët e Licensuar/Të Autorizuar Në Europë, vend prirës për kontabilitetin modern vlerësohet Skocia sa që këtu u krijuan së pari shoqatat e kontabilistëve. Kontabilistët konsideroheshin profesionistë të veçantë sikurse mjekët, avokatët, etj. Në vitin 1850 në mjediset britanike u shfaqën titujt Kontabilist i Liçensuar [Chartered Accountant -C.A.] si normë për tu identifikuar dhe përkatësuar në shoqatë. Rritja e përmasave të biznesit, mekanizimi, idetë e para të automatizimit, shtimi i prodhimit dhe i të punësuarve, përsosja e aparatit shtetëror dhe hyrja në revolucionin industrial e bënë domosdoshmëri dhe detyrim modernizimin e evidencës kontabël. 4
  • 5. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Në vitin 1856 në Nju Jork numëroheshin 115 kontabilistë të liçensuar. Në të njëjtin vit në Filadelfia numëroheshin 87 kontabilistë të liçensuar dhe në Çikago 31 kontabilistë të liçensuar. Në vitin 1887 u formua Shoqata Amerika në e Kontabilistëve Publik [American Association of Public Accountants] që më vonë u bë Instituti Amerikan i Llogaritarëve të Vërtetuar Publik [American Institutë of Certified Public Accountants -AICPA]. Shoqata të tilla u krijuan edhe në shumë vende europiane. Shoqatat punuan me përkushtim për vendosjen e standardeve të kontabilitetit, duke bërë të detyrueshëm raportimin financiar, kontrollin rishikues [revizionin] për respektimin e tyre dhe etikën e komunikimit kontabël. Duke qenë se vende të ndryshme aplikonin standarde të ndryshme, ndërkohë që lidhjet dhe marrëdhëniet tregtare thelloheshin e gërshetoheshin pa kufi, eksportimi/importimi i mallrave, kapitalit dhe forcave të punës, etj., u zhvilluan aq shumë sa që lindën firma të ndryshme me aksionarë dhe me dege në vende të ndryshme. Në këto rrethana standartet e ndryshme në vende të ndryshme u panë se kishin kundërti. Atëherë këto kundërti imponuan prirjen për të vendosur e përputhur standardet kontabël të firmave në përkatësi të vendeve të ndryshme. Kjo nxiti njohjen e partnerëve me gjuhën financiare të përbashkët, krijimin e huarave tregtare me jashtë, penetrimin e financimeve bankare edhe për subjektë tregtare të huaja, etj. Këtu nis historia e Kodit të Etikës Kontabël dhe e Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit që më gjërësisht do të trajtohet në vijim. ______________ 1.2─Burimet Njerëzore dhe Kontabiliteti: Etika, Profesioni dhe Institucionet Profesionet kontabël kanë evidentuar dhe motivuar proçesin e zhvillimit ekonomik, tregtar dhe financiar, duke ju përgjigjur drejtimeve të shtimit të transaksioneve si vëllim dhe llojshmëri, politikave të rregullimeve dhe të përparimeve të rolit të Shtetit, funksioneve dhe përgjegjësisë publike dhe ndërkontraktuale të bizneseve, si dhe të ndarjes së rolit dhe punës së regjistruesit kontabël, nga ai i përpunuesit kontabël, nga ai i verifikuesit të informacionit kontabël, etj. Të gjitha këto kanë provuar se e vërteta e informacionit kontabël varet nga ajo se sa të pavarur janë kontabilistët nga aksionarët e firmave, nga autoritetet politike dhe nga subjektet e tjera qeverisëse. Kahu drejt pavarësisë në segmentet e ndryshme të funksioneve kontabël ka nxjerrë dhe formësuar portrete të ndryshme të profesionit dhe të specialiteteve të kontabilistit. Etika dhe parimi moral është që kontabiliteti duhet të përpunojë e të shprehë me vërtetësi, me saktësi, me standarde dhe me objektivitet të dhënat dhe jo të ndikohet nga trysnitë e interesave individuale, subjektive dhe shpeshherë edhe të pandërgjegjshme të aksionarëve p.sh., kur aplikojnë kontabilitet mashtrues për tiu shmangur taksave; ose përgjegjësive të ndryshme. Rreziku i Kontabilitetit të Mangët Një kontabilitet i mangët që anashkalohet nga një kontroll kontabël i cekët bën që një firmë të paraqitet me një gjëndje të rreme financiare, që publiku të investojë duke blerë aksione të saj me bindjen se do të fitojë më shumë se sa ti përdorë paratë në alternativat e tjera dhe kur firma “bekohet” nga kontrollorët kontabël se i ka llogaritë në rregull, atëherë njerëz të tjerë motivohen të investojnë në të. Në një ditë të ardhshme krejt papritur del se firma paska qenë në gjëndje të rreme financiare, ka mashtruar etj. 5
  • 6. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Pikërisht nga mangësitë e mësipërme, njerëzimi, vendet, shtetet, e individët kanë rënë viktima të skandaleve nga më të ndryshme. P.sh., Enron, Worldcom [SHBA], Parmalat [Itali], etj. Në hetimin penal, bashkë me këto firma, përgjegjësi me peshë shihet tek kontabilistët dhe shoqëritë që kanë ofruar shërbime kontabiliteti. Këtu duhet kuptuar se sa rëndësi ka profesioni i kontabilistit dhe që rrok ndershmërinë, plotësinë apo integritetin, korrektësinë, profesionalizmin, përkushtimin, pavarësinë dhe komunikimin. Në SHBA si pasojë e ngjarjeve të mësipërme eshtë miratuar Ligji Sarbanes Oxley (viti 2002) që e kërkon si detyrim të firmave për të përpiluar, miratuar dhe raportuar një Kod Etike të zbatueshëm për kontabilistët dhe financierët 1.2.1▬Kodi i Etikës Kontabël: Kodi i Sjelljes Profesionale Profesionet kontabël kanë evidentuar dhe motivuar proçesin e zhvillimit ekonomik, tregtar dhe financiar, duke ju përgjigjur drejtimeve të shtimit të transaksioneve si vëllim dhe llojshmëri, politikave të rregullimeve dhe të përparimeve të rolit të Shtetit, funksioneve dhe përgjegjësisë publike dhe ndërkontraktuale të bizneseve, si dhe të ndarjes së rolit dhe punës së regjistruesit kontabël, nga ai i përpunuesit kontabël, nga ai i verifikuesit të informacionit kontabël, etj. Të gjitha këto kanë provuar se e vërteta e informacionit kontabël varet nga ajo se sa të pavarur janë kontabilistët nga aksionarët e firmave, nga autoritetet politike dhe qeverisëse dhe subjektet e tjera, që së bashku motivojnë formulimin e Kodit të Etikës. Kahu drejt pavarësisë në segmentet e ndryshme të funksioneve kontabël ka nxjerrë dhe formësuar portrete të ndryshme të profesionit dhe specialiteteve të kontabilistit. Etika është bashkësia e parimeve që përcaktojnë se a janë të drejta apo të gabuara veprimet ose veprimtaritë e veçanta që ndërmarrim. Të shkelësh ligjin është gjithnjë shkelje e etikës, por jo çdo shkelje e etikës është edhe shkelje ligji. Për shembull, nëse kontabilisti nuk ja paraqet eprorit një pasqyrë apo evidencë financiare është më shumë shkelje etike, ndërsa nëse kontabilisti refuzon të paraqesë një pasqyrë financiare ndaj një autoriteti tatimor atëhere mund të jetë shkelje ligji. Kur kontabilisti nuk respekton përgjegjësinë që ka, nuk është objektiv, vepron në varësi të dëshirës së drejtuesit apo të një autoriteti tjetër, etj., edhe këto përbëjnë shkelje të etikës. Duke qenë se informacioni kontabël ofrohet që lexuesi të marrë një vendim, çdo paraqitje jo e vërtetë, pa kompetencë, pa objektivitet, etj., ndikon në vendimmarrje të gabuara e në pasoja negative. Nga ana tjetër nëse kontabilisti nuk ruan sekretin ose konfidencën, atëherë kjo mund të sjellë pasoja jo të mira për firmën në marrëdhënie me klientët, me konkurruesit, etj. Kodi i Sjelljes Profesionale të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik Kodi i Sjelljes Profesionale të Kontabilistit të Vërtetuar Publik konsiston në parime dhe rregulla. Parimet ofrojnë kornizën për rregullat që sëbashku qeverisin mbarëvajtjen e shërbimeve të kontabilitetit. Kodi i Sjelljes Profesionale është detyrimisht i zbatueshëm nga të gjithë që praktikojnë profesionin e kontabilistit në firma private, publike dhe subjektë qeveritare. Kodi parasheh ndëshkime ndaj atyre që nuk e respektojnë atë. Parimet e Kodit të Sjelljes Profesionale të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik vlerësojnë përgjegjësinë përballë legjislacionit, institucioneve, mbikëqyrësve, palëve të interesit dhe 6
  • 7. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ publikut. Parimet thërrasin për një zotim të patundur për sjellje të ndershme, madje edhe në sakrificë të përparësive vetiake. Përgjegjësia ndaj Publikut: Interesi Publik Profesionistët kontabël kanë gjithashtu një përgjegjësi të vazhdueshme për të bashkëpunuar me njëritjetrin me qëllim që të përmirësojnë artin e kontabilitetit, të mbajnë lart besimin e publikut. Publiku i profesionit kontabël konsiston në klientët, huadhënësit, qeveritë, punësuesit, investitorët, komuniteti i biznesit dhe financës, si dhe të tjerë që mbështeten në objektivitetin dhe integritetin e kontabilistëve të vërtetuar publik për të mbajtur funksionimin e rregullt të tregtisë. Kjo mbështetje i vendos kontabilistëve të vërtetuar publik një përgjegjësi të interesit publik Interesi publik përkufizohet si mirëqenia kolektive e komunitetit të njerëzve dhe institucioneve të cilave u shërben profesioni. Shërbimi dhe mirëbesimi publik nuk duhen nënvarur me përparësitë dhe përfitimin vetiak. Integriteti: Mirëbesimi, Ndershmëria, Konfidenca, Etika Integriteti është një element themelor karakteri për njohjen profesionale. Integriteti është cilësia nga ku rrjedh mirëbesimi i publikut dhe prag-detyra me të cilën secili kontabilist duhet tek e fundit të testojë të gjitha vendimet. Integriteti i kërkon një kontabilisti, të jetë i ndershëm dhe i çiltër brenda kufizimeve të konfidencës me klientin. Integrieti matet sipas kushteve se çfarë është me vend dhe e drejtë. Në mungesë të rregullave specifike, të standardeve, të udhëzimit, ose përbalë të opinioneve konfliktuale, një ekspert kontabël duhet të testojë vendimet dhe aktet duke shtruar pyetjen: "A po bëj sikurse do të bëntë një person me integritet? A e kam ruajtur integritetin tim?" Integriteti i kërkon një anëtari për të vrojtuar si formën është edhe shpirtin e standardeve etike dhe teknike; anashkalimi i këtyre standardeve përbën nënvarësi gjykimi. Objektiviteti dhe Pavarësia: Paanshmëria, Dinjiteti i Vërtetësisë Objektiviteti i një kontabilisti d.t.th., që ai të mos ndikohet nga konfliktet e interesit në përmbushjen e përgjegjësive të tij profesionale, si dhe të jetë i pavarur në fakt dhe në dukje kur ofron shërbime auditimi dhe testimi. Objektiviteti është gjëndje të menduari, si dhe një cilësi që i jep vlerë shërbimeve të anëtarit duke formuar tiparin spikatës të profesionit. Parimi i objektivitetit vendos që përgjegjësia të jetë e paanshëme dhe e çlirë nga konfliktet e interesit. Pavarësia parandalon marrëdhënie që duken se mund të cënojnë objektivitetin e një anëtari në dhënien e shërbimeve verifikuese. Anëtarët zakonisht i shërbejnë interesave të shumëfishta në shumë kapacitetë të ndryshme dhe duhet të demonstrojnë objektivitetin e tyre në rrethana të ndryshme. Anëtarët në praktikën publike ofrojnë shërbime këshillimi për verifikim, taksa dhe amvisim. Anëtarët e tjerë përgatisin evidenca financiare në punësimin e të tjerave, kryejnë shërbime të kontrollit të brendshëm dhe shërbejnë në kapacitetet financiare e amvisuese në industri, arsim dhe qeveri. Ata gjithashtu arsimojnë ose stërvisin ata që aspirojnë të hyjnë në profesion. Pavarësisht nga shërbimi ose kapaciteti, anëtarët duhet të mbrojnë integritetin e punës së tyre, të mbajnë objektivitetin dhe të shmangin çdo nëvarësi të gjykimit të tyre. Për një anëtar në praktikën publike, mbajtja e objektivitetit dhe të pavarësisë kërkon një vlerësim të vazhdueshëm të marrëdhënieve me klientin dhe të përgjegjësisë publike. Një anëtar i tillë që ofron shërbime revizioni dhe të tjera verifikimi duhet të jetë i pavarur në fakt dhe në dukje. Në ofrimin e të gjitha shërbimeve të tjera, një anëtar duhet të mbajë objektivitetin dhe të shmangë konfliktet në interesa. Ata duhet të jenë skrupoloz në aplikimin e tyre të Parimeve Kontabël Përgjithsisht të Pajtuara dhe të çiltër në të gjitha ujditë e tyre me anëtarët në praktikën publike. Përkujdesi i Duhur: Kompetenca Kulmore Profesionale Një anëtar duhet të vrojtojë standardet teknike dhe etike të profesionit dhe të përpiqet vazhdimisht për të përmirësuar kompetencën dhe cilësinë e shërbimeve dhe të shkarkojë përgjegjësinë profesionale sipas aftësisë më të 7
  • 8. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ mirë të anëtarit. Kërkesa për shkëlqim profesional është thelbi i përkujdesit të duhur. Përkujdesi i duhur i kërkon një anëtari që të shkarkojë përgjegjësitë profesionale me kompetencë dhe zell. Ajo vendos detyrimin për të përkryer shërbimet profesionale sipas aftësisë më të mirë të anëtarit me shqetësimin për interesat më të mira të atyre për të cilët kryhen shërbimet dhe në përputhje të gjithëkohshme me përgjegjësinë e profesionit në publik. Kompetenca rrjedh nga një sintezë e arsimimit dhe përvojës. Mbajtja e kompetencës kërkon një zotim për të mësuarin dhe përmirësimin profesional që duhet të vazhdojë përgjatë gjithë jetës profesionale të anëtarit. Ajo eshtë përgjegjësi individuale e anëtarit. Në të gjitha zotimet dhe në të gjitha përgjegjësitë, secili anëtar duhet të ndërmarrë punë për të arritur një nivel të kompetencës që do ti sigurojë se cilësia e shërbimeve të anëtarit përmbush nivelet e larta të profesionalizmit që kërkohen nga këto Parime. Kompetenca përfaqëson arritjen dhe mirëmbajtjen e një niveli të kuptimit dhe njohjes që aftëson një anëtar për të ofruar shërbime me lehtësi dhe mprehtësi. Ajoi gjithashtu vendos caqet të aftësive të anëtarit duke diktuar se konsultimi ose referimi mund të kërkohet nëse kur një angazhim profesional tejkalon kompetencat personale të një anëtari ose të firmës së një anëtari. Secili anëtar është përgjegjës për vlerësimin e kompetencës së tij/saj —për të vlerësuar nëse arsimimi, përvoja dhe gjykimi janë të përshtatshëm për përgjegjësinë që merret. Anëtarët duhet të jenë të zellshëm në shkarkimin e përgjegjësive ndaj klientëve, punësuesve dhe publikut. Zellshmëria vendos përgjegjësinë që të ofrohen shërbime menjëherë dhe me kujdes dhe të jenë nëpërmjet e të vrojtojnë standardet teknike dhe etike. Përkujdesi i duhur i kërkon një anëtari për të planifikuar dhe mbikqyrë përshtatshmërisht çdo veprimtari profesionale për të cilin ai ose ajo është përgjegjës. Qëllimi dhe Natyra e Shërbimeve: Kodi i Sjelljes Profesionale Në praktikën publike, për të përcaktuar qëllimin dhe natyrën e shërbimeve për tu livruar, një anëtar duhet të vrojtojë Parimet e Kodit të Sjelljes Profesionale. Aspekti i interesit publik i shërbimeve të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik kërkon që shërbime të tilla të jenë gjithëkohën të përputhur me sjelljen e pranueshme profesionale për Kontabilistë të Vërtetuar Publik duke përmbajtur integritet, duke shmangur sjelljen e motivuar nga përfitimi dhe përparësia vetiake, duke refuzuar çdo angazhim që ndotet nga konfliktet e interesit, si dhe duke kërkuar tek vetja që shërbimet të ofrohen me kompetencë dhe zell. Secili nga këto Parime duhet të merret në konsideratë nga anëtarët për të përcaktuar për të ofruar ose jo shërbimet specifike në rrethana individuale. Në disa çaste, ato mund të përfaqësojnë një klufizim të përgjithshëm për shërbimet jo-revizionimi që mund ti ofrohen një klienti të veçantë. Për të ndihmuar anëtarët për të arritur këto gjykime nuk mund të zhvillohen rregulla të vështira-e të shpejta, por ata duhet të kënaqen se për këtë përmbushin shpirtin e Parimeve. Me qëllim që të përmbushin këtë, anëtarët duhet të angazhohen në firma dhe oraganizata që kanë vendosur proçedura të kontrollit të brendshëm cilësor për të siguruar se shërbimet livrohen me kompetencë dhe mbikqyren siç duhet. Ata kërkohet që të përcaktojnë, sipas gjykimeve të tyre vetiake, nëse qëllimi dhe natyra e shërbimeve të tjera që i ofrohen një klienti për revizion, do të krijonin një konflikt interesi në përmbushjen e funksionit të auditimit për atë klient. Kjo d.t.th., se profesionistët kontabël angazhohen në një veprimtari që është në përputhje të gjithkohshme me rolin e tyre si profesionistë. ____________ 1.2.2▬Profesionet Kontabël 8
  • 9. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Profesionet kontabël grupohen sipas hierarkisë organizative brenda një subjekti biznesi, organizate, institucioni, etj.; dhe sipas përkatësisë e funksioneve të fushës përkatëse të kontabilitetit. (a)-Sipas Hierarkisë Organizative Mbajtësi i Llogarive [bookkeeper=raggionere] është specialisti kontabël që evidenton të dhënat në kartelat dhe ditarët kontabël nga dokumentat bazë sikurse është fatura, fletëdalja, çeku, dëshmi pagesa, dëshmi arkëtimi, etj. Prandaj quhet edhe futës i të dhënave (data inputer) dhe konsiderohet si llogaritar i thjeshtë. është në nivelin më të ulët në hierarkinë e specialistëve të një departamenti kontabël. Përjashtimisht ka rastë që në praktikë kryejnë edhe përpunimin e të dhënave kontabël deri në nxjerrjen e evidencave fundore financiare. Kontabilist [accountant=contabilista] është specialisti kontabël që përpunon të dhënat e regjistuara nga llogaritarët për nxjerrjen e evidencave fundore financiare të një sektori apo veprimtarie përkatëse. Në firma të mëdha janë specialistë kontabël që përpunojnë të dhënat për nxjerrjen e evidencave të grupuara apo sipas një natyre. P.sh., kontabilisti i pagave, kontabilisti i debitorëve, kontabilisti i furnitorëve/kreditorëve ose kontabilisti i sektorit/degës/filialit, etj. Në hierarkinë e specialistëve të një ekipi apo departamenti kontabël janë në nivelin më të lartë se llogaritarët por më të ulët se shefi i llogarisë apo kryellogaritari ose kryekontabilisti. Kryellogaritar, Kryekontabilist, Shef Llogarie [chief accountant, chief accountant officer =capo raggionere] është specialisti kontabël që përpunon të dhënat e regjistuara nga llogaritarët dhe të ofruara nga kontabilistët për nxjerrjen e evidencave fundore financiare të krejt firmës. Në hierarkinë e specialistëve të departamenti kontabël janë në nivelin më të lartë apo drejtues të tij. Janë me eksperiencë dhe njohin mirë të gjitha proçeset dhe operacionet kontabël. Kontrollor Llogarie, Rishikues Kontabël, Revizor, Verifikues Kontabël [controller, auditor, comptroller = controllore, revisore] është specialist kontabël që verifikon, kontrollon dhe rishikon saktësinë, korrektësinë, vërtetësinë, rregullshmërinë dhe plotësinë e zbatimit të operacioneve të futjes së të dhënave, përpunimit të tyre dhe të daljes së evidencave kontabël. Janë të pavarur nga sektori apo departamenti i kontabilitetit dhe komunikojnë me Tryezën e Drejtuesve të firmës. Në vende të ndryshme shpesh herë i referohet edhe shefit të llogarisë. (b)-Sipas Funksioneve dhe Përkatësisë Kontabilist i Vërtetuar, Kontabilist i Miratuar (certified accountant -CA) është ekspert kontabël që krahas diplomës universitare për kontabilitet, ka kaluar një përvojë pu në të pastërt e të suksesshme si dhe ka fituar provimet dhe testet sipas programit të Shoqatës së Kontabilistëve të një vendi. Janë ekspertë që e ushtrojnë privatisht dhe me liçensë përkatëse profesionin duke ofruar mbajtjen e kontabilitetit për firma të ndryshme ose edhe për një firmë. Kontabilistë Privatë (privatë accountants) janë kontabilistë që hasen në subjektë privatë biznesi, zotërojnë diplomë universitare dhe kualifikime të ndryshme. Janë ekspertë në përgatitjen e evidencave financiare të ndërmarrjes private, kanë njohuri dhe përvojë në kontabilitetin e përgjithshëm, të kostos dhe për kontroll e revizion të brendshëm. Përgatisin edhe dokumentacionin e evidencën për marrëdhënie me taksat. Kontabilistët Publik (public accountants) janë kontabilistë që hasen në subjektë publike biznesi apo organizata. Janë ekspertë në përgatitjen e kontroll-revizioneve të evidencave financiare, ofrojnë këshilla amvisimi e drejtimi dhe përgatisin planin financiar edhe në marrëdhënie me tatimorët. Kontabilistët Qeveritarë (government accountants) janë kontabilistë që hasen në subjektë qeveritare qendrore dhe lokale. Janë ekspertë në përgatitjen e evidencave financiare të entit qeveritar, në revizionimin e evidencave financiare, propozojnë e përpilojnë rregulla e rregullore, ndihmojnë subjektet privatë e publike të biznesit për mbajtje sa më transparentë të kontabilitetit, si dhe hetojnë e verifikojnë shkelje të ndryshme të normativave 9
  • 10. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ qeveritare. Kanë njohuri dhe përvojë në kontabilitetin e përgjithshëm, të kostos dhe për kontroll e revizion të brendshëm. Kontrollojnë dhe revizionojnë dokumentacionin për rregullshmërinë në shlyerjen e taksave, asistojnë taksë-paguesit, verifikojnë shkelje të ndryshme në marrëdhënie me respektimin e detyrimeve tatimore, si dhe propozojnë e përpilojnë rregulla e rregullore në këtë drejtim. Kontabilist i Vërtetuar Publik, Ekspert i Miratuar Kontabël, Ekspert i Autorizuar Kontabël (certified public accountant -CPA) është ekspert kontabël që krahas diplomës universitare për kontabilitet, përvojës të pastërt e të suksesshme në punë si dhe testit të fituar nga Shoqata e Kontabilistëve të një vendi, pas një përvoje shtesë të suksesshme japin provime suplementare të shkallës më të lartë dhe aftësohen si ekspertë për të kontrolluar dhe vërtetuar rregullshmërinë e raportimeve financiare të firmave të ndryshme. Edhe këta janë ekspertë që përgjithsisht e ushtrojnë privatisht dhe me liçensë përkatëse profesionin duke ofruar kontrolle kontabiliteti dhe rregullshmerie për firma të ndryshme. Janë të pranueshëm edhe si ekspert në proçese gjyqësore, kontrolle shtetërore, etj., si dhe bashkëpunojnë me organet tatimore, mbikqyrëse etj. Shpesh herë organizohen edhe si ortakëri e deri korporata. Kanë autoritet ligjor. Të tilla janë sot në botë PriceWaterhouseCoopers, Deloitte&Touche Tomahuk, KPGM, etj. Konsiderohen kontabilistët ekspertë të nivelit më të lartë dhe kanë karakter ndërkombëtarë apo global me prani degësh e agjensish në shumë vende të botës. Në SHBA janë an;tar të Institutit Amerikan të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik [AICPA – American Institutë of Certified Public Accountants]. Kontabilist i Vërtetuar Amvisues (certified management accountant -CMA) është ekspert kontabël që krahas diplomës universitare për kontabilitet, stërviten, testohen dhe Çertifikohen apo vërtetohen në Institutin e Kontabilistëve të Vërtetuar Amvisues [Institutë of Certified Management Accountants –ICMA, SHBA]. Janë ekspertë kontabël për përpunim dhe nxjerrje të raporteve financiare sipas nevojave të vendimmarrësve të një subjekti biznesi për zgjidhje problemesh të çdokohshme që rrokin planifikimin, organizimin, amvisimin dhe kontrollin. Janë profesionistë të shkallës së lartë. Në SHBA për të aplikuar si Kontabilist i Vërtetuar Amvisues duhet 1- Të përmbushësh fletë-aplikimin e ICMA e të regjistrohesh për provime; 2- Të japësh të gjitha provimet brenda tre viteve; 3- Të kesh përvojë jo më pak se 7 vjet; 4- Të përmbushës Standardet e Sjelljes Etike të Kontabilistit Amvisues. Nuk kanë autoritet ligjor. Kontrollor i Vërtetuar i Brendshëm (certified internal auditor -CIA) është ekspert kontabël që krahas diplomës universitare për kontabilitet ka përgatitje kualifikuese në kontroll-revizion brenda një firme. Aplikojnë, testohen dhe vërtetohen nga Instituti i Kontrollorëve të Brendshëm [Institute of Internal Auditor -IIA]. Në dallim me Kontabilistët e Vërtetuar Publik nuk kanë autoritet ligjor. Detyre 1 Punë Kërkimore në Internet: Kërkoni më gjerësisht për drejtimet vijuese: 1-Dallimin ndërmjet Kontabilitetit dhe Mbajtjes së Llogarive. 2-Historikun i Kontabilitetit dhe i Profesioneve të Kontabilitetit. 3-Kodin e Etikës dhe Kodin e Sjelljes së Kontabilistit. 4-Profesionet Kontabël në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe BE. 5-Kërkim në internet për adresa më informuese lidhur me çështjet e mësipërme. ______________ 10
  • 11. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ 1.3─Informacioni Kontabël: Kontabiliteti Material, Financiar, Amvisues/Kostos Bashkësia e llogarive dhe evidencave të organizuara sipas standarteve, formes dhe përmbajtjes të përcaktuar me ligj dhe rregullore të posaçme formon Informacionin Kontabël. Informacioni Kontabël në të gjitha vendet priret të përputhet sa më shumë me Standardet Ndërkombetare të Kontabilitetit [International Accounting Standards -IAS]. Brenda suazës të Standardeve Ndërkombetare të Kontabilitetit, informacioni kontabël klasifikohet sipas drejtimeve dhe natyrës së të dhënave kontabël që përmban dhe kategorizohet si kontabilitet material/lëndor/sasior, kontabilitet financiar/vleror, kontabiliteti i amvisimit/drejtimit, kontabiliteti tatimor, kontabiliteti publik, si dhe kontabiliteti qeveritar. ■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e vlerave materiale të një subjekti biznesi quhet informacion i kontabilitetit material apo i kontabilitetit lëndor ose i kontabilitetit sasior. ■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e vlerave monetare e financiare quhet informacion i kontabilitetit financiar ose i kontabilitetit vleror, ■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e amvisimit e të drejtimit të një subjekti biznesi quhet informacion i kontabilitetit të amvisimit. Kontabiliteti i amvisimit njihet edhe si kombinim i kontabilitet lëndor/sasior me atë vleror. Komponenti më i rëndësishëm i tij është kontabiliteti i kostos i cili informon për gjëndjen dhe ecurinë e kostos së bizneseve [veprimtarive, proçeseve, produkteve, shërbimeve, etj.] të një subjekti biznesi quhet, informacion i kontabilitetit të kostos ose i kontabilitetit të shpenzimeve, ■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e detyrimeve në taksa e të shlyerjes të tyre quhet informacion i kontabilitetit tatimor, etj. ■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e të drejtave dhe të detyrimeve të institucioneve publike njihet si kontabilitet publik. ■Kontabiliteti që informon për gjëndjen dhe ecurinë e të drejtave dhe të detyrimeve të enteve qeveritare qendrore dhe lokale njihet si kontabilitet qeveritar. Informacioni Kontabël klasifikohet edhe sipas përkatësisë apo statusit ligjor të bizneseve që pasqyron. Për shembull kontabiliteti i firmave në njëpronësi, kontabiliteti i firmave në ortakëri, kontabiliteti i korporatave, etj. Duke u bazuar në natyrën e bizneseve kontabiliteti analizohet si kontabilitet i ndërmarrjeve tregtare, kontabilitet i ndërmarrjeve prodhuese, kontabilitet i ndërmarrjeve të shërbimeve, kontabilitet i shoqërive financiare, kontabilitet i bankave, etj. Kujdes! ■Në parim të gjitha informacionet kontabël të lartpërmendura janë të njëjtë, sepse informojnë sipas së njëjtës logjikë, por që dallojnë sipas rrethanave specifike. ■Në varësi të lexuesve dhe të përdoruesve të informacionit kontabël, duhet të dihetse Informacioni i Kontabilitetit Financiar i shërben kryesisht lexuesve jashtë firmës, ndërsa Informacioni i Kontabilitetit Amvisues apo i Kontabilitetit të Drejtimit i shërben kryesisht lexuesve brenda firmës. 1.3.1▬Kontabiliteti Financiar dhe Lexuesit/Përdoruesit e tij 11
  • 12. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Kontabiliteti Financiar (financial accounting) quhet edhe informacion kontabël për qëllim të përgjithshëm dhe informon vetëm në njësi monetare [në para] dhe kryesisht destinohet për lexues të jashtëm. Të përdorësh një evidencë, pasqyrë, dokument kontabël d.t.th., të dish ta lexosh atë. Për të kuptuar saktë kontabilitetin si gjuhë biznesi, lexuesit ose përdoruesit e kontabilitetit duhet të njohin: Natyrën e veprimtarive ekonomike që përshkruhen në evidencat dhe raportet kontabël, Teknikat matëse dhe parimet e evidentimit që janë zbatuar në pasqyrimin e tyre, Logjikën e përkthimit të informacionit kontabël sa më saktë për gjykim, vlerësim dhe vendimmarrje të duhur. Lexues me status të ndryshëm kanë interesa të ndryshme për informacionin kontabël. P.sh., një aksionar vëmendësohet në rezultatin financiar, një huadhënës në mbarëvajtjen financiare të firmës dhe mundësinë e shlyerjes së huasë, një inspektor fiskal vëmendësohet në pjesën e informacionit kontabël që ka të bëjë me taksat, etj. Drejtimet kryesore për të cilat informon Kontabiliteti Financiar, përfshijnë: (a) Pozicionin financiar të një subjekti biznesi apo organizate, duke informuar për gjëndjen e zotërimeve apo të aktiveve të detyrimeve ndaj palëve jo-pronare të firmës dhe të diferencës ndërmjet zotërimeve dhe detyrimeve ose të kapitalit. Pozicioni financiar është fotografia e firmës në një moment kohor të dhënë –p.sh., në fillim dhe/ose fund periudhe [muaji, 3-mujori, viti]. Kjo realizohet nëpërmjet Bilancit (Balance Sheet). Duke lexuar Bilancin i jepet përgjigje pyetjeve të tilla: Sa resurse apo zotërime ka firma gjithsej,? Me çfarë shkalle likuiditeti dhe rreziku i ka? Sa i detyrohen të tjerët? Sa ka financuar me borxhmarrje dhe sa me burimet e veta (kapitalin)? Cilat palëve i ka detyrime? A ka aftësi paguese? (b) Fitimshmërinë ose mbarëvajtjen financiare të një subjekti biznesi apo organizate përgjatë një periudhe duke informuar për të ardhurat, shpenzimet dhe rezultatin financiar [fitim ose humbje]. Mbarëvajtja financiare është filmimi i ecurisë së firmës për një periudhë kohore të dhënë [për 1 muaj, 3-muaj, për 1 vit]. Kjo raportohet nëpërmjet Pasqyrës së të Ardhurave dhe Shpenzimeve (Income Statement). Duke lexuar Pasqyrën e të Ardhurave dhe Shpenzimeve i jepet përgjigje pyetjeve të tilla: Sa të ardhura ka realizuar dhe me çfarë shpenzimesh,? A ka dalë me fitim apo me humbje dhe sa? (c) Rrjedhjen e parasë që një subjekt biznesi apo organizatë realizon përgjatë të njejtës periudhë si më lart. Rrjedhja e Parasë është filmimi i ecurisë së arkëtimeve dhe pagesave që një firmë përjeton për një periudhë kohore të dhënë [për 1 muaj, 3-muaj, për 1 vit]. Kjo raportohet nëpërmjet Pasqyrës së Rrjedhjes së Parasë (Cash Flow Statement). Duke lexuar Pasqyrës e Rrjedhjes së Parasë i jepet përgjigje pyetjeve të tilla: Sa arkëtime dhe pagesa ka firma nga veprimtaria e biznesit, nga investimet dhe nga financimet,? (d) Gjendjen dhe Lëvizjen e Kapitalit të Pronarëve të një subjekti biznesi apo organizate përgjatë periudhave kohore si më lart. Gjendja dhe Lëvizja e Kapitalit d.t.th., se sa është financimi i firmës nga pronarët e saj dhe që bazohet në kapitalin fillestar të kontribuar plus fitimet e mbajtura për shtimin e tij që një firmë përjeton për një periudhë kohore të dhënë [për 1 muaj, 3-muaj, për 1 vit]. Kjo raportohet nëpërmjet Pasqyrës së Gjendjes dhe Lëvizjes së Kapitalit (Equity Statement), e cila i jep përgjigje pyetjeve të tilla: Sa ka kapital firma? A ka kapital të mjaftueshëm apo jo? A ka pësuar rritje apo rënie kapitali i firmës? 12
  • 13. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Ecuria e mësipërme është e përsëritshme dhe quhet cikël kontabël që firma përjeton gjatë jetës së saj. Përgjithësisht një cikël kontabël nis me 1 janar dhe përfundon më 31 dhjetor. Pasqyrat financiare përfundimtare përpilohen dhe paraqiten në përputhje me këtë periudhë kohore dhe përgatiten në formë standard të njohur ndërkombëtarisht dhe që i referohet Standardit Ndërkombëtar Kontabël 1 (IAS 1). Kujdes! ■Informacioni i kontabilitetit financiar shprehet vetëm në njësi monetare, organizohet sipas Standarteve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe lexohet më shumë nga subjektë jashtë firmës [huadhënësit, investitorët, bankat, autoritetet tatimore, etj.]. ■Informacioni i kontabilitetit financiar përqëndrohet në evidencat kontabël ose në pasqyrat financiare duke nisur nga bilanci fillestar, regjistrimi i ndikimeve të transaksioneve dhe ngjarjeve që përjetohen gjatë periudhës dhe që përmbahen në pasqyrën e të ardhurave dhe, në fund të periudhës përpilohet bilanci i mbylljes apo bilanci i fundëm për vitin ushtrimor që mbyllet, i cili është bilanci i çeljes apo bilanci fillestar për vitin pasardhës. Bilaci Fillestar Pasqyra e të Ardhurave Bilanci Fundëm Pasqyrat Financiare Kontabiliteti financiar ka si produkt nxjerrjen e pasqyrave financiare të cilat lexohen për vendimmarrje të ndryshme –p.sh., për të dhënë ose jo kredi, për të investuar apo jo në firmë, etj. Çdo firmë nis me bilancin fillestar dhe nëpërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve që përjeton gjatë periudhës e përmbyll periudhën me bilancin e fundëm, që gjithashtu është bilanc i çeljes së vitit vijues dhe në vazhdim duke realizuar të ardhura e ndërmarrë shpenzime krijohet përsëri bilanci i fundëm. Kjo është ciklikë e përsëritshme. Gjatë këtij procesi firma pëson rrjedhje të parasë dhe lëvizje të kapitalit që pasqyrohen në pasqyrat e dedikuara që përmendem më lart. Ne do të ndalemi shkurtimisht në secilën nga pasqyrat financiare. Bilanci: Fotografia e Pozicionit Financiar Bilanci shpreh pozicionin financiar ─çka zotëron dhe çka i detyrohet një subjekt biznesi në një moment të dhënë, huadhënësve në mallra e shërbime apo furnitorëve, huadhënësve në para dhe pronarëve të tij. Bilanci e mundëson këtë duke informuar për zotërimet ose aktivin, detyrimet ose pasivin dhe gjëndjen e përkatësisë kapitale [zotërime-detyrime] të pronarëve. E shprehur matematikisht, kjo diferencë quhet ekuacioni kontabël që formon logjikën dhe gramatikën themelore të shkrimit dhe leximit në kontabilitet. Ekuacioni Kontabël: Zotërime – Detyrime = Kapitalin Leximi i bilancit bazohet në logjikën themelore të një subjekti biznesi, sipas së cilës ato çka një ndërmarrje zotëron për biznes [aktivet apo zotërimet] burojnë nga kontributi i themeluesve të saj [kapitali apo kryegjëja] dhe i të tretëve [kreditorëve]. Në vijim jepet një model Bilanci: 13
  • 14. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Bilanci –Model i Përgjithshëm Firma Tregtare ABC Bilanci 31 dhjetor 201X Aktivi –Zotërimet I-Zotërime Ushtrimore: Para dhe Barazvlerës Instrumenta Financiare Të Arkëtueshme Inventarë Gjendje për Shitje II-Zotërime JoUshtrimore: Makineri/Pajisje Pronësi/Të Patundshme Pasivi –Detyrimet I-Detyrime Ushtrimore Të Pagueshme Të Pagueshme për Furnitorë Instrumenta të Pagueshëm Huamarrje/Borxhe e Mbitërheqje Të tjera Humarrje Tregtare II-Detyrime JoUshtrimore 5 000 Huamarrje/Borxhe Afat Gjatë 9 500 2 500 0 1 000 2 000 1 500 500 2 000 0 5 000 Gjithsej Detyrime Përkatësia Kapitale [=Zotërime - Detyrime] Gjithsej Zotërime: 20 000 11 000 Gjithsej Detyrime + Kapitalin: 20 000 9 000 Llogaritë e Bilancit njihen si llogari të përhershme (permanent accounts) dhe pasqyrohen vetëm në njësi monetare. Sipas një emërtimi përgjithësues, në krahun e Aktivit renditen të gjitha risurset që zotëron firma [zotërimet] nga transaksione të shkuara për përfitime të ardhëshme biznesi. Në krahun e Pasivit renditen të gjitha detyrimet që ka hyrë firma tek të tretë për këto zotërime dhe, diferenca që mbetet është përkatësia kapitale apo detyrimi që firma ka ndaj pronarëve të saj [20 000 - 8 000 = 12 000]. Ky quhet ekuacion kontabël. Zotërimet=Aktivi=Mjetet [Ushtrimore dhe JoUshtrimore] Zotërimet janë të mira disponibël që rezultojnë nga transaksione të shkuara dhe nga të cilat realizohet ose pritet të realizohet një përfitim ekonomik. Këto janë të drejtat e firmës ndaj të mirave që i zotërojnë në mjediset e vetë firmës ose të huadhëna tek të tjerë. Zotërimet e ndryshme përmbajnë shkallë të ndryshme likuiditeti dhe rreziku. Për shembull zotërimet në para përmbajnë shkallë maksimale likuiditeti dhe minimale rreziku, ndërsa zotërimet në të arkëtueshme përmbajnë shkallë më të ulët likuiditeti dhe më të lartë rreziku. Kujdes ! ■Në Bilanc zotërimet mund renditen (a) sipas shkallës rënëse të likuiditetit që i korrespondon shkallës rritëse të rrezikut për tu shndërruar në para [para, të arkëtueshme, inventar për shitje, makineri e pajisje, ndërtesa, tokë] dhe (b) sipas shkallës rritëse të likuiditetit që i korrespondon shkallës rënëse të rrezikut për tu shndërruar në para [tokë, ndërtesa, makineri e pajisje, inventar, të arkëtueshme, para]. ■Zotërimet kategorizohen si zotërime financiare [p.sh., Para dhe Barazvlerës, Instrumenta Financiarë, Të Arkëtueshme, Të Drejta në Pjesëmarrje Kapitale (aksione dhe hise kapitali që firma ka në firma të tjera] dhe si zotërime lëndore/fizike [p.sh., Inventar, Makineri e Pajisje, Ndërtesa, Tokë]. Të gjitha zotërimet evidentohen në bilanc me koston zanafillë të blerjes apo të përftimit/prodhimit të tyre. Ky njihet edhe si parim i kostos historike. Kjo për faktin se firma i ka zotërimet lëndore jo për t’i shitur apo për t’i likujduar ato, por për të ushtruar veprimtarinë në vijimësi. Ky njihet si parim i shqetësimit në vijim apo parimi i vazhdimësisë (going concern principle). ■Çdo shtesë e zotërimeve, në kushtë të tjera të pandryshueshme, shton edhe përkatësinë kapitale dhe e kundërta çdo pakësim i zotërimeve, në kushtë të tjera të pandryshueshme, pakëson edhe përkatësinë kapitale të subjektit të biznesit ku vërehet respektivisht shtesa ose pakësimi në fjalë i zotërimeve. 14
  • 15. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Zotërimet sipas natyrës dhe funksionit grupohen në Zotërime Ushtrimore (para dhe të mira të shndërrueshme në para brenda 1 viti) dhe Zotërime JoUshtrimore (lëndore dhe jolëndore që shërbejnë për më shumë se 1 vit). I-Zotërime Ushtrimore (current assets) përfshijnë zotërimet në para dhe gati para plus zotërimet që perpunohen brenda një cikli operativ dhe që shndërrohen në para brenda 1 viti. Zërat kryesorë janë: 1-Para në të holla [në arkë ose në llogaritë depozitë pranë bankës] si dhe barazvlerës në të holla [çeqe ose të sigurta në arkëtim brenda 90 ditëve]. 2-Instrumenta Financiarë [çeqe ose të sigurta në arkëtim mbi 90 ditë por brenda 1 viti] 3-Të arkëtueshme nga shitje me pritje [të mallrave, shërbimeve] dhe nga të drejta [me vendim gjyqësor, për status, etj.]. 5-Inventare për shitje [mallra e të mira gjëndje për shitje] II-Zotërime JoUshtrimore (noncurrent assets) janë zotërime që kontribuojne ne disa cikle operative dhe shndërrohen në para për një kohë mbi 1 vit. Këto përfshijnë: 1-Makineri e Pajisje [për prodhim e shërbim biznesi] 2-Zotërime Afatgjatë Jolëndore [të drejta patente, konçesioni, autori, komisioni, përdorim emri ose marke, etj.] 3-Të Patundshme [ndërtesë, ngrehina, tokë etj.] Detyrimet ndaj të Tretëve Detyrimet ndaj të tretëve janë borxhe që një firmë ka personave fizikë dhe juridikë –p.sh., për furnizime me pagesë të mëvonshme në mallra dhe shërbime, për huamarrje parash dhe të ngjashme. Detyrimet ndaj të tretëve janë sakrifica të mundshme të përfitimeve ekonomike të ardhshme që lindin nga detyrimi i tanishëm i një subjekti biznesi, i cili në të ardhmen do të transferojë zotërime [para, mallra, shërbime] tek një palë kreditore për hir të ngjarjeve apo transaksioneve të shkuara [të borxheve që ka marrë më parë]. Kujdes ! Çdo shtesë e detyrimeve në kushtë të tjera të pandryshueshme e pakëson përkatësinë kapitale dhe e kundërta çdo pakësim i detyrimeve në kushtë të tjera të pandryshueshme shton edhe përkatësinë kapitale të subjektit të biznesit ku vërehet shtesa ose pakësimi në fjalë i detyrimeve. Detyrimet sipas natyrës dhe afatit për tu shlyer grupohen në Detyrime Ushtrimore (borxhe ndaj furnitorëve, bankave, punonjësve, etj.) dhe që janë të pagueshme brenda 1 viti; si dhe në Detyrime JoUshtrimore (borxhe ndaj kreditorëve afatgjatë, instrumneta të pagueshme afatgjatë) që janë të pagueshme për më shumë se 1 vit. I-Detyrime Ushtrimore (current liabilities) përfshijnë detyrime të pagueshme brenda 1 viti për blerje mallrash dhe shërbimesh me pagesë të mëvonëshme, për huamarrje, për paga, etj. Zërat kryesorë të detyrimeve ushtrimore janë: 1-Të pagueshme ndaj furnitorëve [kreditor në mallra, shërbime, etj.], për blerje me pagesë të mëvonshme. 2-Detyrime të pagueshme ndaj kreditorëve në para, për borxh-marrje ose huamarrje në para. 3-Detyrime të pagueshme [paga e rroga të punonjësve e personelit që punojnë në firmë për punën e ofruar]. 4-Të pagueshme të tjera [qira, taksa, gjoba, etj.]. II-Detyrime JoUshtrimore (noncurrent liabilities) përfshijnë detyrime të pagueshme mbi 1 vit –p.sh., huamarrje afatgjatë, emetim bondesh me maturim mbi 1 vit, etj. Zërat kryesorë të detyrimeve joushtrimore janë: 1-Borxhi AfatGjatë ndaj bankave dhe shoqërive financiare. 15
  • 16. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ 2-Borxhi AfatGjatë ndaj mbajtësve të instrumentave të borxhit që ka emetuar firma. 3-Të Tjera Detyrime AfatGjatë [p.sh., me vendim gjykate]. Përkatësia Kapitale [Kapitali=Kryegjëja]: Zotërime – Detyrime ndaj të tretëve Përkatësia Kapitale janë zotërimet neto ose aktivet neto të vetë firmës. Kapitali ose Kryegjëja haset sëpari me themelimin e firmës si kontribut apo investim i themeluesve apo pronarëve të firmës. Më pas ky kontribut shtohet me pjesën e fitimit që pronarët vendosin për ta mbajtur si kapital ose edhe me investimet shtesë që ata bëjnë gjatë periudhës kontabël. Përkatësia Kapitale është interesi i pronarëve që mbetet si zotërime pa detyrimet e firmës ndaj palëve të treta kreditore [jo pronarëve] dhe informon se sa hise pronësie kanë në firmë pronarët e firmës, apo sa përkatësi pronore kanë në të. Përkatësia kapitale është rezultati i ekuacionit kontabël, zotërime gjithsej minus detyrime. Çdo shtim i zotërimeve dhe/ose çdo pakësim i detyrimeve, në kushtë të tjera të pandryshueshme sjell respektivisht po aq shtim të kapitalit dhe e kundërta, çdo pakësim i zotërimeve dhe/ose çdo shtim i detyrimeve sjell respektivisht po aq ulje të kapitalit. Më poshtë jepen ndikimet e ndryshimit të izoluar të zotërimeve dhe detyrimeve në përkatësinë kapitale. + ∆ Zotërimeve ∆ Detyrimeve Ndikimi në ∆ e Kapitalit + ─ ─ + ─ ─ + SINONIME Kontabiliteti Gjuhë Biznesi: Zotërime Aktivi, Mjetet, Përdorimet e Burimeve, Faktore Prodhimi/Biznesi, Futje Prodhimi/Biznesi Zotërime Themelore Mjete Themelore, Mjete Kryesore, Të Patundshme, Të Qëndrueshme, Të Trupezuara, Të Lidhura Zotërime Lëndore Zotërime Materiale, Aktive Materiale, Aktive Lëndore, Mjete Materiale, Zotërime Fizike Zotërime Jo Lëndore Aktive të Paprekshme, Aktive të Patrupëzuara , Mjete të Pashqueshme, Aktive Abstrakte, Zotërime të Pashqueshme Zotërime Ushtrimore Mjete Qarkulluese, Mjete Xhiruese, Mjete Rrotulluese Kapital Kryegjë, Aktive/Zotërime Neto Subjekt Biznesi Ndërmarrje, Firmë, Organizatë Biznesi, Ent Zotërime Lëndore Mjete/Aktive Materiale, Materiale [kryesore ose ndihmëse], Produkte/mallra për shitje, etj. Zotërime Jolëndore Mjete/Aktive JoMateriale Detyrime Huamarrje, Borxh, etj., për tu Paguar Burime Fonde 16
  • 17. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Pasqyra e të Ardhurave dhe Shpenzimeve Pasqyra e të ardhurave [dhe shpenzimeve] informon për fitimshmërinë e biznesit për një periudhë dhe jo moment. Për këtë arësye kjo pasqyra e të ardhurave është ecuria apo ‘filmi’ i veprimtarisë të një firme për një periudhë të dhënë. Në mjediset anglosaksone quhet edhe evidencë e fitim-humbjeve. Pasqyra e të ardhurave përpilohet në bazë të parimit të përputhshmërisë (matching principle) që d.t.th., se për nxjerrjen e rezultatit financiar të firmës, nga të ardhurat gjatë vitit duhen zbritur shpenzimet që kanë kontribuar për këto të ardhura. Pasqyra e të ardhurave informon për të ardhurat, shpenzimet dhe fitimin apo të ardhurat neto e realizuar për periudhën e përmendur. Në formën e përgjithshme ekuacioni në evidencën e të ardhurave është: Pasqyra e të Ardhurave –Model i Përgjithshëm Të Ardhura nga Shitja Gjithsej (Gross Sales) – Të Mirat e Kthyera/Refuzuara (Sales Return) = Shitjet Neto (Net Sales) – Koston e Mallrave të Shitura (Cost of Goods Sold) = Marzhi Bruto (Gross Margin) – Shpenzimet Operuese (Operating Expense) = Fitime përpara Interesave, Taksa dhe Amortizimit (Earnings Before Interests and Taxes, Depreciation and Ammortization -EBITDA) – Shpenzime Amortizimi (Depreciation and Amortization Expense) = Fitime përpara Interesave dhe Taksa (Earnings Before Interests and Taxes -EBIT) – Interesa dhe Taksa = Ardhura Neto (Net Income) = Ardhura pas Taksave (Earnings After Taxes -EAT) 110 000 10 000 100 000 60 000 40 000 19 000 21 000 5 000 16 000 6 000 10 000 Më poshtë ofrohet një informacion i përgjithëshëm për të gjithë zërat e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve. Të Ardhurat nga Shitjet Neto Të Ardhurat nga shitja i referohen të ardhurave nga shitjet neto që janë shitje gjithsej të mallrave minus mallrat e kthyera nga klientët për faktin se kanë rezultuar me difekt, janë dërguar gabimisht kundrejt porosisë, etj. Të Ardhurat nga shitja financiarisht janë hyrje zotërimesh në të holla dhe të barazvlefshëm në të holla ose pakësim detyrimesh, në shkëmbim për mallra e shërbime të ofruara tek klientët për hir të veprimtarisë së biznesit të firmës. Të Ardhurat nga shitja ndikojnë në shtimin e gjëndjes së kapitalit. Kostoja e Mallrave të Shitura Kostoja e Mallrave të Shitura i referohen kostos së plotë të blerjes së mallrave që shiten. Këto janë shpenzime të kryera [dalje parash apo krijim detyrimi] për blerjen e mallrave me pagesë të menjëhershme ose me pagesë të mëvonëshme. Në thelb përfaqëson vlerën e mallrave që dalin nga firma kur shiten. Marzhi Bruto=Fitimi Bruto Marzhi Bruto referohet diferencës ndërmjet të ardhurave nga shitjet neto me koston e mallrave të shitura. Ky është tregues i fitimshmërisë bruto, ku do të zbriten shpenzimet operuese [paga, energjia, qiraja, etj.]. 17
  • 18. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Shpenzimet Operuese Shpenzimet operuese janë shpenzime që kryen firma për funksionimin apo ushtrimin e veprimtarisë së saj –p.sh., shpenzime për paga e rroga, shpenzime për energji, telekomunikim, shpenzime për qira, shpenzime për procesin e shitjes së mallrave, etj. Në firmat prodhuese dhe përpunuese përfshihen edhe shpenzimet e prodhimit/përpunimit. Fitime përpara Interesave, Taksa dhe Amortizimit Fitimet përpara Interesave, Taksave dhe Amortizimit janë fitime bruto ndaj të cilave duhen zbritur (a) shpenzimet e amortizimit të zotërimeve themelore (depreciation expense) për pjesën që i rëndojnë kostos vjetore për realizimin e të ardhurave që gjithashtu raportohen si vjetore; si dhe (b) shpenzimet e amortizimit të zotërimeve jolëndore (amortization expense) –p.sh., të patentave, të të drejtave të shpikjes, etj., që i referohen të njejtës periudhë raportuese. Shpenzime Amortizimi të Zotërimeve Lëndore dhe Jolëndore Shpenzimet e Amortizimit të Zotërimeve Lëndore dhe Jolëndore përfshijnë (a) shpenzimet e amortizimit të zotërimeve themelore (depreciation expense) për pjesën që i rëndojnë kostos vjetore për realizimin e të ardhurave që gjithashtu raportohen si vjetore; si dhe (b) shpenzimet e amortizimit të zotërimeve jolëndore (amortization expense) –p.sh., të patentave, të të drejtave të shpikjes, etj., që i referohen të njejtës periudhë raportuese. Këto i zbriten Fitimeve përpara Interesave, Taksave dhe Amortizimit duke rezultuar Fitimet përpara Interesave dhe Taksave. Fitime përpara Interesave dhe Taksave Fitimet përpara Interesave dhe Taksave janë niveli i fitimeve bruto më pranë të fitimit pas taksave apo të ardhurave neto. Janë fitime ndaj të cilave duhen zbritur (a) shpenzimet në interesa për huamarrje afatshkurtër dhe afatgjatë, por që duhen paguar në vitin ushtrimor të periudhës raportuese; (b) shpenzimet për taksa që janë detyrime ndaj nivelit lokal dhe qendror fiskal –p.sh., taksa e pastrimit, taksa e mjedisit, etj. Shpenzimet në Interesa dhe Taksa Shpenzimet në Interesa dhe Taksa analizohen në dy grupe (a) shpenzime në interesa për huamarrje afatshkurtër dhe afatgjatë, por që duhen paguar në vitin ushtrimor të periudhës raportuese; (b) shpenzime për taksa që janë detyrime ndaj nivelit lokal dhe qendror fiskal –p.sh., taksa e pastrimit, taksa e mjedisit, etj. Këto i zbriten Fitimeve përpara Interesave dhe Taksave duke rezultuar e Ardhura Neto apo Fitimet pas Taksave. Ardhura Neto = Fitimi Pas Taksave E Ardhura Neto apo Fitimet pas Taksave janë fitimi i fundëm që i rezulton një subjekti biznesi apo organizate në fund të vitit ushtrimor apo në fund të vitit kontabël. E ardhura neto mund vendoset nga firma për tu rimbjellë tërësisht ose pjesërisht në biznes, duke ushqyer apo shtuar në këtë mënyrë llogarinë Kapitali. Në këtë rast quhet edhe si fitim i mbajtur. . Pasqyra e Ndryshimeve të Kapitalit Pasqyra e Ndryshimeve të Kapitalit (statement of changes in equity -SOCE) informon për gjendjen e kapitalit në fillim të vitit –p.sh., me 1 Janar 2012 [= me gjendjen e 31 Dhjetorit 2011] plus shtesat në kapital –p.sh., nga fitimi i mbajtur, dhe/ose nga emetim kapital shtese duke pranuar aksionarë me kontribut kapital shtesë, minus pakësimet në kapital – p.sh., kur një nga ortakët ose aksionarët largohet dhe tërheq kapitalin e tij dhe/ose kur firma ka pësuar humbje ose pakësim të aktiveve –p.sh., është goditur nga zjarri ndërkohë që nuk ka qenë e siguruar. 18
  • 19. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Në formën më të përgjithëshme Pasqyra e Ndryshimeve të Kapitalit paraqitet: Pasqyra e Ndryshimeve të Kapitalit 31 Dhjetor 201X –Model i Përgjithshëm Kapitali gjëndje në fillim të vitit 4 000 Të Ardhura Neto + 10 000 E Ardhur Neto e destinuar tek aksionarët si Dividend - 4 000 E Ardhur Neto e Mbajtur për shtesë Kapitali = 6 000 Kontribut Kapital Shtesë gjatë vitit 0 Tërheqje të Kapitalit nga Pronarët 0 Kapitali gjëndje në fund të vitit = 10 000 Plus Minus Plus Minus Pasqyra e Rrjedhjeve në të Holla Pasqyra e rrjedhjeve në të holla (statement of cash flow) informon për arkëtimet (cash inflow) e pagesat (cash outflow) e ndodhura nga/për drejtime e qëllime të ndryshme të përjetuara për të njëjtën periudhë të evidencës së të ardhurave në një subjekt biznesi. Arkëtimet dhe Pagesat analizohen të grupuara nga 3 veprimtari bazë, (a) nga veprimtari operuese, (b) nga veprimtari investuese, dhe (c) nga veprimtari financuese. Arkëtimet = Hyrjet/Shtesat në Para dhe të Barazvlerëshëm Një firmë arkëton para nga: 1-Shitjet e mallrave dhe/ose të shërbimeve me arkëtim të menjëhershëm dhe nga arkëtimi i klientëve që i ka shitur më parë me arkëtim të mëvonshëm; arkëtimi i interesave për kreditë që ka dhënë firma si dhe arkëtimi i dividendëve për pjesëmarrjen kapitale që firma ka në firma të tjera. Këto formojnë arkëtimet nga veprimtari operuese. 2-Heqja apo likuidimi i zotërimeve themelore lëndore dhe/ose financiare për të cilat ka investuar më parë. P.sh., firma vendos të shesë një makineri, ndërtesë, përkatësi ose pjesëmarrje kapitale në firmat e tjera; arkëtimi i shumës themelore të një kredie të dhënë më parë, etj. Këto formojnë arkëtimet nga veprimtari investuese. 3-Emetimi i aksioneve, bondeve apo obligacioneve si dhe nga huamarrjet në para nga një bankë apo shoqëri financiare. Këto formojnë arkëtimet nga veprimtari financuese. Pagesat = Daljet/Pakësimet në Para dhe të Barazvlerëshëm Një firmë paguan para për: 1-Blerjet e mallrave dhe/ose të shërbimeve me pagesë të menjëhershëm dhe për shlyerjet e furnitorëve; për pagat/rrogat e punonjësve, për qiratë, për interesat e huamarrjeve dhe të ngjashme. Këto formojnë pagesa për veprimtari operuese. (b) Blerje të zotërimeve themelore lëndore dhe/ose financiare –p.sh., blerje makineri, ndërtesë, tokë; blerje aksionesh të firmave të tjera, blerje të obligacioneve qeveritare dhe të korporatave të tjera, si dhe para të huadhëna tak firma ose subjekte të tjera. Këto formojnë pagesat për veprimtari investuese. 19
  • 20. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ (c) Shlyerjen e detyrimeve për shumën themelore të huamarrjeve [jo të interesave sepse këto përfshihen në pagesa për veprimtari operuese]; shlyerjen e detyrimeve ndaj aksionarëve vetëm për dividendët, si dhe transaksione të natyrës së njejtë. Këto formojnë pagesat nga veprimtari financuese. Pasqyra e Rrjedhjes së Parasë2 -Metoda e Drejtpërdrejtë I-Rrjedhje Parash nga Veprimtari Operuese 1-Arkëtime 75 000 3 000 2 000 Për Blerje/Furnitorët Për Interesat e Huamarrjeve/Borxheve Për Paga e Rroga Për Taksa Lokale dhe Qendrore Pagesa Gjithsej nga Veprimtari Operuese Rrjedhje Parash për Neto nga Veprimtari Operuese 56 000 2 000 8 000 4 000 Nga Shitja e Instrumentave Financiare Të Shumave Themelore të Huadhënieve/Kreditimeve Nga Shitje e 2 makinerive që nuk i duhen më firmës Arkëtime Gjithsej nga Veprimtari Investuese 5 000 7 000 13 000 Për Blerje Instrumenta Financiarë Për kreditime/Huadhënie Për Blerje të një makinerie Pagesa Gjithsej nga Veprimtari Investuese Rrjedhje Parash për Neto nga Veprimtari Investuese 2-Pagesa Nga Shitjet/Klientët Të Interesave të Huadhënieve/Kreditimeve Të Dividendëve për Pjesëmarrje Kapitale tek firma të tjera Arkëtime Gjithsej nga Veprimtari Operuese 6 000 8 000 16 000 Nga Huamarrje Afatshkurtër dhe Afatgjatë Nga Emetimi i Bondeve/Obligacioneve të Pagueshme Nga Emetimi i Aksioneve Arkëtime Gjithsej nga Veprimtari Financuese 5 000 1 000 4 000 Për Shlyerje për Shumë Themelore të Kredive/Huamarrjeve Për Shlyerje të Dividendëve Pagesa Gjithsej nga Veprimtari Financuese Rrjedhje Parash për Neto nga Veprimtari Financuese 2 000 4 000 II-Rrjedhje Parash nga Veprimtari Investuese 1-Arkëtime 2-Pagesa II-Rrjedhje Parash nga Veprimtari Financuese 1-Arkëtime 2-Pagesa Rrjedhje Parash për Neto nga të Gjitha Veprimtaritë (I+II+III) 80 000 (70 000) 10 000 25 000 (30 000) (5 000) 10 000 (6 000) 4 000 9 000 Lexuesit e Jashtëm të Kontabilitetit Financiar Lexuesit apo përdoruesit e jashtëm të kontabilitetit financiar janë subjekte që nuk ushtrojnë operacione në firmë. Më kryesorët janë aksionarët, kreditorët, furnitorët, tatimorët si dhe palë të tjera interesi –p.sh., auditorët e pavarur, publiku, entet mbikëqyrëse/rregullatore të industrive të 2 Vlerat negative janë në kllapa (). 20
  • 21. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ ndryshme ku bën pjesë dhe krijon marrëdhënie firma, etj. Më hollësisht vëmendësohemi në këto lexues: 1-Biznesmenët apo afaristët, qofshin si njëpronar, ortakë apo aksionarë e lexojnë informacionin kontabël për të matur e vlerësuar gjëndjen dhe ecuri në e biznesit apo të firmës të tyre =fitimshmëria, ecuria kapitale, etj., si dhe për të vendosur për të ardhmen [p.sh. –per të ruajtur gjëndjen ekzistuese, rritur ose pakësuar gjendjen kapitale, për tu lidhur me kapital të përbashkët një firmë tjetër, etj.]. 2-Huadhënësit dhe palët kontraktuese e lexojnë informacionin kontabël për të vlerësuar aftësi në ushtrimore dhe perspektive të firmës për të shlyer detyrimet dhe për të përmbushur zotimet kontraktuale në kohën dhe në vlerën e pajtuar. Këta interesohen për rregullshmërinë e firmës në të kaluarën për shlyerjen e detyrimeve, aftësinë ushtrimore të saj për likujdimin e borxheve dhe detyrimeve, aftësinë kapitale për të huamarrë si dhe perspektivat për fitime të ardhshme e në këtë mënyrë vendosin për të huadhënë ose jo. 3-Investitorët e vendit dhe investitorët të huaj e lexojnë informacionin kontabël për të pare shëndetin financiar të saj, fitimshmerine, etj., dhe për të vendosur për të investuar kapitalet e tyre në firme. Investitorët që kanë investuar faktikisht [investitorët ushtrimorë] interesohen për rrjedhjen në të holla, fitimshmërinë, mbarëfunksionimin e amvisuesve dhe drejtuesve, etj. Investitorë që mendojnë të investojnë [investitorët potencialë] me informacionin kontabël vlerësojnë ecurinë e ardhshme të firmës, suksesin e saj dhe sa rrezik implikohet po të investohet në të. 4-Perfaqësuesit e sindikatave dhe të bashkimit të punonjësve e lexojnë informacionin kontabël për të pare sa të bazuara janë kushtet kontraktuale për pagat, rrogat, shperblimet e tjera të punës, burimin e pensioneve, etj., për të parashikuar poziten financiare, shëndetin dhe jetëgjatesi në e firmës në biznes, për tu orientuar në kontraktimin e punës, etj. 5-Ekspertet kontrollues [auditorët] e brendshëm dhe të jashtëm e lexojnë informacionin kontabël për të vlerësuar rregullshmërinë e zbatimit të ligjeve dhe të rregullave, të procedurave, për ndihmë në zgjidhjen e një konflikti gjyqësor, etj. 6-Përfaqësues të Organeve Shtetërore e Qeveritare e lexojnë informacionin kontabël për të njohur ndikimin e politikës fiskale dhe të politikës ekonomike në ecurinë e bizneseve në përgjithësi, të një industrie apo drejtimi të caktuar në veçanti si dhe për të vlerësuar vendimet dhe politikat e ardhshme. 7-Inspektorët dhe kontrollorët tatimorë, të standardeve, etj., e lexojnë informacionin kontabël për të përcaktuar shumen e taksave apo tatimeve për tu paguar, rregullshmërinë e veprimtarise dhe transaksioneve, prani në e dukurive jo-ligjore si p.sh., të shmangies nga taksat, rregullat, dhe të tjera të natyres të njëjtë. 8-Specialistët analistë të financës, statistikës, marketingut, etj., dhe të fushave e lamive të ndryshme e lexojnë informacionin kontabël për qëllime studimore, orientuese dhe këshilluese për drejtime të caktuara. 9-Media dhe Publiku e lexojnë informacionin kontabël për të njohur e verifikuar probleme e çështje që ngrihen në media e publiku si edhe për aspektë të tjera me karakter shoqëror. Karakteristikat Dalluese/Spikatëse të Kontabilitetit Financiar Kontabilitet që Informon 1-Vetëm në njësi monetare –p.sh., Lek, Euro, USD, etj 2-Për një Subjekt Biznesi apo Organizatë në Tërësi si dhe për degë/nëvarësi të saj si njësi të vetme 3-Kryesisht për lexues jashtë Subjektit të Biznesit apo Organizatës 4-Sipas Kritereve, Rregullave dhe Standarteve Ndërkombëtare 5-Me Parime e Politika të Pandryshueshme në Kohë [historik, objektiv, i plotë e i përputhur] 6-Sipas një periodiciteti sistematik kohor [çdo 3-mujor, 6-mujor, vjetor] 21
  • 22. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Ky tekst i përkushtohet kontabilitetit financiar prandaj në vijim evidencat financiare do të trajtohen posaçërisht e më gjerësisht. Detyre 2 Kontabiliteti Financiar 1-Kërkoni në Internet për Llojet e Informacionit Kontabël dhe krahasojini ato me konceptet analoge të tekstit. 2-Shkruani një Ese –‘A janë Pasqyrat Financiare Produkti më i rëndësishëm i Kontabilitetit –Përse?’. 3-Cilat pyetjeve kryesore i përgjigjet secila Pasqyrë Financiare. 4-Listoni Konceptet Kryesore sipas një Fjalorthi Anglisht-Shqip duke dhënë edhe shpjegimet për secilin. 5-Përpiloni vetë 3 teza provimi në lidhje me Pasqyrat Financiare. 1.3.2▬Kontabiliteti Amvisues/Drejtues dhe Lexuesit/Përdoruesit e tij Kontabiliteti amvisues (managerial accounting) është informacion kontabël i organizuar për drejtuesit dhe amvisuesit e një subjekti biznesi dhe më së shumti lexohet prej tyre. ■Kontabiliteti Amvisues është proçesi i identifikimit, matjes, grumbullimit, analizës, përgatitjes, interpretimit dhe komunikimit/raportimit të informacionit të kombinuar financiar e jofinanciar për nivele të ndryshme të secilit drejtues; prandaj quhet edhe Kontabilitet i Drejtimit. ■Në firma të ndryshme kontabiliteti amvisues haset i ndryshëm por gjithsesi ai organizohet dhe përsoset sipas objektivave, detyrave, strategjive, strukturave organizative ekzistuese dhe në formim, si dhe sipas nivelit e natyrës së drejtimit e të drejtuesve të firmës. Rregulli bazë i organizimit të kontabilitetit amvisues është dobishmëria për lexuesit e tij [drejtuesit dhe amvisuesit]. Kjo d.t.th., se kontabiliteti amvisues i shërben dy qëllimeve themelore në drejtim dhe amvisim: 1-Planifikimit [Buxhetit], Organizimit, Amvisimit dhe Kontrollit [me evidenca/raportime ditore dhe periodike], 2-Drejtimit apo Vendim-Marrjes për analizë, diagnozë dhe “terapi” në një subjekt biznesi. Informacioni i Kontabilitetit Amvisues organizohet dhe raportohet duke përfshirë karakteristikat vijuese: a. Mbahet dhe raportohet në njësi të veçanta dhe të kombinuara, monetare me fizike -p.sh., të ardhura ose fitim për numër punëtorësh, për orë pune, për njësi prodhimi, etj. b. Mbahet dhe raportohet më shumë për segmente të veçanta organizative/funksionale të firmës se sa si tërësi [p.sh., për një punëtor, repart, skuadër punonjësisht, etj., dhe në mënyrë të çdokohshme që lind nevoja për tu informuar]. c. Kryesisht destinohet për lexues brenda firmës [për drejtuesit dhe amvisuesit e saj]. d. Organizohet dhe përpunohet sipas kërkesave të lexuesve të brendshëm [drejtuesit dhe amvisuesit e firmës] dhe prandaj është i ndryshueshëm dhe fleksibël në kuadrin e sistemeve të informacionit amvisues . e. Informon në mënyrë të ndryshueshme apo sipas rrethanave prandaj quhet edhe informacion rrethanor ose fleksibël. f. Informon në çdo kohë që lind një nevojë për një vendim amvisues [çdo ditë, javë, muaj, etj.]. g. Lidhet dhe komunikon shumë me disiplinat e tjera –inxhinierinë, teknologjinë, psikologjinë, etj. 22
  • 23. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ h. Organizohet e zhvillohet sipas nevojës dhe kërkesës për informacion të ecurisë së biznesit [brenda firmës, në krahasim me atë të industrisë, të firmave konkurruese, sipas futjes e shtrirjes së teknologjive të reja prodhuese, informuese e komunikuese, etj.]. Një ndër strukturat themelore të kontabilitetit amvisues është kontabiliteti i kostos. Kontabiliteti i Kostos informon për koston që implikon një subjekt biznesi përgjatë veprimtarisë ekonomike në përftimin dhe konsumin e risurseve. Kontabiliteti i Kostos ofron informacion të dobishëm si për kontabilitetin financiar ashtu edhe për atë amvisues. Kontabiliteti i kostos bazohet në objektet e kostos duke i ndarë në kosto të drejtëpërdrejta dhe kosto jo të drejtëpërdrejta, në kosto të ndryshueshme dhe të pandryshueshme, në kosto gjithsej [p.sh., të një produkti/shërbimi, të një veprimtarie tërësore, etj.] dhe në kosto për njësi [p.sh., të një produkti ose shërbimi, të një veprimtarie përbërëse etj.]. Kontabiliteti i kostos është bazë për planifikimin e shpenzimeve sipas qendrave përgjegjëse të kostos prandaj përfshin edhe kontabilitetin amvisues apo sipas përgjegjësisë për çështje të vendimmarrjeve të bazuara në ecurinë e kostos dhe të të ardhurave. Lexuesit e Brendshëm të Kontabilitetit Amvisues Lexuesit apo përdoruesit e brendëshëm të informacionit kontabël janë subjekte që ushtrojnë operacione në firmë dhe që gjenden brenda vetë firmës. Më kryesorët janë drejtuesit, auditi i brendshëm, departamentet e mbikëqyerjes, departamenti i rrezikut, etj. Drejtuesit dhe amvisuesit e sektoreve, departamenteve, degëve dhe njësive organizative të një subjekti biznesi e lexojnë informacionin kontabël për të realizuar detyrat e objektivat e caktuara [të planifikuara apo detyrë] sipas departamentit dhe përgjegjësisë që kanë. 1-Drejtuesit për Kërkim/Zhvillim të firmës lexojnë informacionin financiar për ecurinë e shitjeve, të fitimit, të investimeve dhe e krahasojnë këtë ecuri në kohë, me industrinë ku bëjnë pjesë dhe me firmat konkurruese. 2-Drejtuesit për Blerje të firmës lexojnë informacionin financiar për ecurinë e tregut të blerjeve të lendeve të para, e tregut të fuqisë punëtore/punës, e tregut të inventareve për shitje, e tregut të fondeve, etj. Edhe këta e krahasojnë këtë ecuri në kohë, me industrinë ku bëjnë pjesë dhe me firmat konkurruese. 3-Drejtuesit për Marketingun dhe Shitjet e firmës e lexojnë informacionin financiar për ecurinë e shitjeve, realizimin e të ardhurave, të pranisë ne treg, etj. Edhe këta e krahasojnë këtë ecuri në kohë, me industrinë ku bëjnë pjesë dhe me firmat konkurruese. 4-Drejtuesit e Prodhimit të firmës e lexojnë informacionin financiar për ecurinë e prodhimit, të kostos, të shpenzimeve, të amortizimit etj. Edhe këta e krahasojnë këtë ecuri në kohë, me industrinë ku bëjnë pjesë dhe me firmat konkurruese. 5-Drejtuesit për Burimet Njerëzore të firmës e lexojnë informacionin financiar për ecurinë e pagave/rrogave, të kontributit ne sigurimet shoqerore, ne fondet e pensioneve, ne tatimin per të ardhurat personale, etj. Edhe këta e krahasojnë këtë ecuri në kohë, me industrinë ku bëjnë pjesë dhe me firmat konkurruese. 23
  • 24. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Dallimet ndërmjet Kontabilitetit Amvisues të Kostos dhe Financiar Kontabiliteti Amvisues/Kostos Kontabiliteti Financiar Informon subjektet jashtë firmës sikurse janë aksionarët, klientët, huadh;ënësit apo kreditorët, investitorët faktik dhe të 1 Informon strukturat e brendshme të firmës. mundshëm, autoritetin tatimor, sindikatat, etj. Lexues/Përdorues të tij janë subjektë jashtë firmës. P.sh., një aksionari apo inspektorit tatimor nuk i intereson nëse reparti Lexues/Përdorues të tij janë drejtuesit dhe amvisuesit e apo punmtori xy ka mbiharxhime., por i intereson gjëndja 2 firmës financiare –bilanci, Pasqyra e të ardhurave, evidenca gjëndjes kapitale, e rrjedhjes në të holla, fitimi për njësi kapitali, etj. Spikat prirja për ecurinë financiare, praninë në tregun brenda Spikat prirja për planifikim e programim të drejtimit për të industrisë, analiza n;ë mjedis të pritshëm makroekonomik 3 ardhmen duke njoftuar për veprimet e pësimet ushtrimore [inflacioni, taksat, etj.], pozicioni në treg, stabiliteti në brenda firmës. fitimshmëri, etj. Të dhënat shprehen në njësi para [eur, dollarë, lek, etj.], në njësi fizike [kohe, peshe, sasie, cilësie, etj. ], në njesi 4 njerëzore [të punësuar, punëtorë, skuadër, etj.], njësi të Të dhënat shprehen vetëm në të njëjtën njësi moentare dhe në asnjë njësi tjetër jo monetare ose të kombinuar. tjera [kimike, biologjike] dhe njësi të kombinuara të mësipërme [eur/kg, kg/orë, eur/copë, copë/orë, ton/km, copë/punëtorë, eur/punëtorë, etj.] 5 Informon duke u lidhur me lamitë dhe disiplinat e tjera. Informon vetëm gjëndjen kontabël të pa lidhur me lam tjetër. 6 Është shumë rrethanor dhe nuk organizohet sipas Është shumë parimor dhe respekton përpikmërisht standarde e parimeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitet, kritere të vendosura nga autoriteti kontabël por sipas nevoja të drejtuesve dhe amvisuesve Është absolut dhe i pakorigjueshëm, apo i rishikueshëm, 7 Nuk është absolut por relativ në përputhje me ndryshimin pavarësisht nga vullneti e dëshira e njerëzve e nevojave të lexuesve të tij –drejtuesit dhe amvisuesit 8 Nuk është konstant por i ndryshueshëm në kohë dhe Është i pandryshueshëm, parimor dhe objektiv. rrethanor sipas preferencave raportuese 9 Ofron të dhëna sipas segmenteve organizative dhe Ofron të dhëna të organizuara dhe në shkallë të firmës në tërësi dhe jo të segmenteve apo strukturave të saj. funksionale të një firme se sa për firmën në tërësi. 10 Vëmendësohet më shumë se sa është i drejtë informacioni Informacioni konsiderohet i përpiktë me standardet dhe kriteret kontabël të miratuara. dhe jo aq se sa i përpiktë është. 11 Përpunon të dhënat e kontabilitetit financiar, të Përpunon vetëm ngjarjet dhe veprimet në vlerë monetare dhe financiare. kontabilitetit teknik, dhe të dhëna jashtë kontabilitetit. Është i detyrueshëm ligjërisht për persona fizik/juridik 12 Nuk është i detyrueshëm ligjërisht Informon periodikisht –p.sh., çdo tremujor, 6 mujor dhe vjetor. 13 Informon në çdo moment. 1.3.3▬Kontabiliteti Tatimor dhe Qeveritar Kontabiliteti Tatimor (tax accounting) quhet edhe kontabilitet fiskal dhe informon për të gjitha llogaritë e përcaktimit, llogaritjes, të shlyerjes dhe të planifikimit të detyrimeve në taksa [tatime]. Organizohet në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe informon autoritetet tatimore e politike për ecurinë e taksave në një periudhë të dhënë kohe. Problemi themelor është planifikimi i taksave që d.t.th., parashikimi i detyrimeve në taksa që subjektet e biznesit do të kenë në vitin e ardhshëm fiskal. Bazohet në të njëjta kritere e parime sikurse kontabiliteti financiar. 24
  • 25. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Kontabilitet Qeveritar evidenton dhe informon për veprimtarinë e Qeverisë e të enteve të saj në përftimin dhe përdorimin e burimeve financiare. Informon për defiçitin buxhetor sipas strukturave dhe drejtimeve që kanë ndikuar në krijimin apo ndryshimin [shtesa ose pakësime] tij, për shpenzimet e qeverisë dhe burimet e përballimit të tyre, për huamarrjet Qeveritare, për përdorimin e fondeve të brendshme e të huaja, etj. Lexuesit kryesor të kontabilitetit qeveritar janë subjektet jashtë qeverisë sikurse Parlamenti, Presidenca, Publiku, Organizmat Ndërkombëtarë [Bashkimi Europian, FMN, Banka Botërore, etj.]. Këto quhen edhe lexuesit e jashtëm, për faktin se nuk kanë lidhje me përpilimin e tyre ushtrojnë edhe kontroll ndaj korrektësisë të paraqitjes së evidencave financiare qeveritare e në përputhje me parimet kontabël. Përgjithësisht kontabiliteti qeveritar bazohet në kriterin kontabël me bazë të hollash apo sipas logjikës të likuiditetit vjetor që d.t.th., se e ardhura regjistrohet kur arkëtohet dhe shpenzimi kur paguhet. Ecuria e tyre krahasohet me nivelin e planifikuar apo të miratuar të buxhetit [për të ardhurat dhe shpenzimet]. Në raportimin financiar të kontabilitetit qeveritar ndikues me peshë janë edhe ligjet, vendimet dhe rregulloret qeveritare. P.sh., buxheti ligjërisht i autorizuar është ndër strukturat më me peshë në raportimin financiar dhe që shprehin shkallën e përputhshmërisë të administratës qeveritare me buxhetin e saj. Detyre 3 Dallimi i Kontabilitetit Financiar me Kontabilitetin Amvisues 1-Kërkoni në Internet për Dallimi e Kontabilitetit Financiar me atë Amvisues/Drejtues dhe krahasojini ato me tekstin. 2-Shkruani një Ese –‘Dallimet e Lexuesve të Kontabilitetit Financiar me ata të Kontabilitetit Amvisues –Kush janë më të rëndësishëm?’. 3-Çfarë artikujsh do të rekomandonit për të lexuar në internet në lidhje me: (a) Historikun e Kontabilitetit; (b) Informacionin Kontabël; (c) Pasqyrat Financiare; (d) Llojet e Kontabilitetit. 4-Listoni Konceptet Kryesore sipas një Fjalorthi Anglisht-Shqip duke dhënë edhe shpjegimet për secilin. ______________________ 1.4─Institucionet Ndërkombëtare të Kontabilitetit Kontabiliteti si gjuhë biznesi mbikëqyret nga institucione të dedikuara që funksionojnë kundrejt akteve ligjore dhe nënligjore për këtë qëllim. Ndërkombëtarizimi i institucioneve kontabël bazohet në zhvillimet e kontabilitetit në vendet e zhvilluara, të cilat synojnë një informacion sa më të saktë, objektiv, parimor dhe standard. Në vijim jepen institucionet më spikatëse të SHBA, të Mbretërisë së Bashkuar, dhe të BE. SHBA Tryeza e Standardeve të Kontabilitetit Financiar [ Financial Accounting Standard Board –FASB ] është organizatë e pavarur në SHBA, e themeluar më 1973 si autoriteti i vendosjes së standardeve të kontabilitetit dhe të llogaridhënies financiare, të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjitha subjektet privatë të biznesit. FASB ndodhet në Norwalk, Connecticut me një staff prej 40 vetësh. FASB ka 7 anëtarë me një rrogë mesatare vjetore për 350 000 USD. Synon e merret me zhvillimin e parimeve të përgjithshme të pranuara të kontabilitetit (GAAP) dhe uniformitetit në 25
  • 26. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ evidencat e raportimet financiare me ndikim edhe jashtë SHBA. Njihet zyrtarisht nga Komisioni i të Sigurtave dhe Shkëmbimit (Securities and Exchange Commission –SEC) dhe Instituti Amerikan i Kontabilistëve të Vërtetuar Publik (American Institutë of Certified Public Accountants –AIPA). Përpara se të ketë strukturën e sotme, standardet e kontabilitetit dhe raportimit financiar janë themeluar sëpari nga Komiteti i Proçedurave Kontabël i Institutit Amerikan të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik [1936–1959] dhe më pas nga Tryeza e Parimeve Kontabël që ka qenë gjithashtu pjesë e Institutit Amerikan të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik [1959–73]. Dispozitat e pararendësve në fjalë mbeten në fuqi, përpos rasteve kur amendamentohen ose shfuqizohen nga FASB. Standarded e FASB janë thelbësor për funksionimin efikas të ekonomisë, sepse investitorët, kreditorët, revizorët dhe të tjerë mbështeten në një informacion financiar të besueshëm, transparent dhe të krahasueshëm. Misioni i FASB është të vendosë dhe të përmirësojë standardet e kontabilitetit dhe të raportimit financiar si dhe të ofrojë shpjegime e interpretime për të kuptuar e zbatuar standardet. Në ushtrimin e veprimtarisë së vet FASB ndjek disa kritere e parime që përmblidhen: -Objektiviteti, neutraliteti i informacionit kontabël duke siguruar besnikëri në raportimin me vërtetësi pa ngjyrime e shformime me qëllim që ti shërbejë sjelljes vendimmarrëse të lexuesve të informacionit kontabël. -Peshimi i kujdesshëm i pikëpamjeve të përbërësve për zhvillim konceptesh dhe standardesh, duke u bazuar në kërkime, futjet publike dhe kujdes për dobinë që rezultojnë nga informacioni. Këtu përfshihet ofrimi i standardeve për një qëllim domethënës me kosto të justifikueshme ndaj alternativave të tjera. -Ndryshimi apo amandamentimi i standardeve duke marrë në konsideratë datat kur do të zbatohet si dhe masat kalimtare. Ndryshimet e propozimet marrin në konsideratë rëndësinë, përmbajtjen, krahasueshmërinë dhe përputhshmërinë e gjithkohshme. Shumë organizata të tjera e mbështesin FASB në veprimtarinë e saj. FASB mbetet pjesë e një strukture të pavarur nga organizatat e tjera profesionale dhe të biznesit. Komponentët e kësaj strukture përfshijnë: 1-Komisionin Këshillues për Standardet e Kontabilitetit Financiar [Financial Accounting Standards Advisory Council –FASAC] i cili ka përgjegjësinë për këshillime me FASB për çështje teknike, ka 30 anëtarë përfaqësues nga ekspertë kontabël, kontrollues-revizorë dhe përdorues të informacionit financiar. 2-Fondacionin e Kontabilitetit Financiar [Financial Accounting Foundation –FAF] operon përjashtimisht për qëllime bamirësie, arsimimi, shkencore dhe literature brenda kornizës që përcakton kodi tatimor i SHBA ose Kodi i të Ardhurave të Brendshme. FAF përgjigjet për zgjedhjen e anëtarëve nga FASB në Komisionin Këshillues dhe të sigurojë financimet e veprimtarive të tyre e të mbikqyrë ato. Tryeza e Standardeve të Kontabilitetit Qeveritar [Governmental Accounting Standards Board -GASB] që është themeluar më 1984 për vendosjen e standardeve të kontabilitetit dhe të raportimit financiar në njësitë qeveritare qendrore dhe lokale. GASB drejtohet nga Komisioni Këshillues i Standardeve të Kontabilitetit Qeveritar (Governmental Accounting Standards Advisory Council -GASAC) që merret me çështjet teknike për programin e Tryezës, prioritetet e projekteve, zgjedhjen e forcave detyrë etj. GASAC është gjithashtu përgjegjës për sigurim burimesh, fondesh e financimesh duke ndihmuar Fondacionin e Kontabilitetit Financiar për sigurim fondesh. Komisioni ka më shumë se 25 anëtarë nga fushat e kontabilitetit, kontroll-revizionit dhe lexuesve të informacionit kontabël. Shoqata Amerikane e Kontabilitetit [American Accounting Association -AAA] është themeluar më 1916 si Shoqata Amerika në e Mësimdhënësve Universitarë të Kontabilitetit dhe më 1936 u quajt Shoqata Amerika në e Kontabilitetit. Shoqata është mbi baza vullnetare dhe rrok të gjithë kontabilistët e diplomuar në Kolegje dhe Universitetë dhe nxit arsimimin kontabël dhe kërkime shkencore të fushës në mbarë botën. 26
  • 27. Ilir HOTI ─ ║ Kontabiliteti Financiar −Bazë dhe i Ndërmjetëm ║ Shoqata e Industrisë të të Sigurtave [Securities Industry Association –SIA] është themeluar më 1972 nëpërmjet shkrirjes së Shoqatës të Firmave të Bursës (Association of Stock Exchange Firms) [e themeluar më 1913] dhe Shoqata e Bankave të Investimit [e themeluar më 1912]. SIA përfaqëson interesat e përbashkëta të mëse 600 firmave për përmbushjen e interesave të përbashkëta si banka investimesh, ndërmjetës-ujdisës, shoqëri të fondeve të ndërsjellta, etj., si në tregjet e SHBA dhe jashtë. Instituti i Kontabilistëve Amvisues [Institutë of Management Accountants -IMA] është shoqatë profesionistësh kontabël që më parë është quajtur Shoqata Kombëtare e Kontabilistëve (National Association of Accountants) dhe çertifikon apo vërteton Kontabilistët e Vërtetuar Amvisues (Certified Management Accountants CMA). Instituti është themeluar më 1919 dhe sot është organizata më e madhe botërore për kontabilitetin amvisues. IMA njihet nga komuniteti financiar si institucioni më me ndikim dhe autoritet profesional për konceptet dhe praktikat e kontabilitetit amvisues. Në përbërje të IMA është edhe Instituti i Kontabilistëve të Vërtetuar Amvisues (Institutë of Certified Management Accountants –ICMA) si program për vërtetimin e Kontabilistëve të Vërtetuar Amvisues. IMA ka një kod të posaçëm të etikës së sjelljes të Kontabilistëve të Vërtetuar Amvisues. Komisioni i të Sigurtave dhe Shkëmbimit (Securities and Exchange Commission -SEC) është themeluar në bazë të Ligjit për Shkëmbimin e të Sigurtave (Securities Exchange Act) nga Kongresi Amerikan në vitin 1934. Komisioni ka autoritet statutor të vendosë standarde të kontabilitetit dhe raportimit financiar për shoqëritë publike, por duke u mbështetur praktikisht në sektorin privat për këtë funksion, për aq sa sektori privat të demonstrojë aftësinë për të përmbushur përgjegjësinë në interes publik. SEC është agjensi qeveritare federale e SHBA që funksionon për të mbrojtur rregullshmërinë e transaksioneve që kanë të bëjnë me bjerje-shitje të letrave me vlerë apo të të sigurtave [aksione, bonde, etj.]. Komisioni detyron të gjitha firmat që emetojnë [shesin] të sigurta të japin informacio në për shëndetin financiar që kanë, masën e emetimit, mënyrën e emetimit, etj. Përbëhet nga 5 komisionerë që emërohen, për një afat 5 vjeçar nga Presidenti SHBA dhe me miratim e këshillim të Senatit. Për të siguruar pavarësi politike të funksionimit të komisionit, me ligj, është përcaktuar se jo më shumë së tre mund të jenë të së njëjtës forcë politike. Divizioni që ka të bëjë më së shumti me Kontabilitetin është Divizioni i Financës së Korporatës që rishikon dokumentat e shoqërive publike ku nxirret në pah informacion për kushtet financiare dhe praktikat e biznesit të firmave për të ndihmuar investitorët për vendime të informuara investimesh, si dhe kontrollon nëse firmat që emetojnë instrumenta financiarë përmbushin parimet dhe standardet kontabël, si i përmbushin dhe .farë të metash ka për të ndikuar në vendime të gabuara të interesuarve për të investuar në to. Për këtë Divisioni bashkëpunon ngushtë me FASB si dhe rishikon standardet kontabël që në SHBA përfshihen në Parimet Kontabël Përgjithësisht të Pranuara. Zyra e KryeKontabilistit të SEC është këshilluesi kryesor i Komisionit për çështje të kontabilitetit dhe kontroll-revizionit dhe për këtë bashkëpunon ngushtë me FASB dhe AICPA. Me shumë rëndësi në fushën e kontabiliteti ka Ligji Sarbanes-Oxley i vitit 2002 (Sarbanes-Oxley Act of 2002) që detyron një numër reformash për rritjen e përgjegjësisë së korporatës, përmirësimin e nxjerrjes në pah të evidencave financiare dhe luftën ndaj praktikave të mashtrimit kontabël dhe për këtë krijoi Tryezën e Mbikqyerjes të Kontabilitetit të Firmave Publike (Public Company Accounting Oversight Board PCAOB). Instituti Amerikan i Kontabilistëve të Vërtetuar Publik (American Institutë of Certified Public Accountants –AIPA) është themeluar më 1887 dhe është organizatë preofesionale kombëtare e SHBA për të gjithë Kontabilistët e Vërtetuar Publik (CPA) me misionin për ti ofruar anëtarëve burime, informacion dhe udhëheqësi për ti aftësuar që të ofrojnë në publik shërbime të çmueshme e në standardet më të larta profesionale në dobi si të punësuesve ashtu edhe të klientëve. Instituti shërben si përfaqësues i Kontabilistëve të Vërtetuar Publik përpara qeverive, trupave rregullues dhe organizatave të tjera për mbrojtjen dhe nxitjen e interesit të anëtarëve. AICPA përpilon kodin e etikës të sjelljes profesionale të Kontabilistëve të Vërtetuar Publik duke u bazuar në vëmendësinë publike, konfidencën, integritetin, objektivitetin, kompetencën dhe profesionalizmin e tyre. Angazhohet në studime, kërkime, veprimtari akademike etj., si dhe bashkëpunon ngushtë me FASB, SEC, etj. Kontribuon në vendosjen dhe 27