SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
TEMA 1
KUPTIMI I TË DREJTËS DHE SHTETIT. BURIMET E TË DREJTËS.E DREJTA DHE BIZNESI.
1. Koncepti i të drejtës. Dallimi i saj nga feja dhe morali. E drejta objektive dhe subjektive.
Në shumicën e kurseve të së drejtës që zhvillohen në programet universitare fillohet me trajtimin e konceptit
të së drejtës përpara se të trajtohen institutet e tjera juridike. Sqarimi i konceptit të së drejtës është i një
rëndësie themelore si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik, sepse vetë jeta e njerëzve, nga lindja deri
në vdekje, karakterizohet nga një numër i pakufi marrëdhëniesh të vendosura me të tjerët, marrëdhënie që
fakt kanë nevojën e një rregullimi racional. Duke jetuar në shoqëri, njerëzit zhvillojnë modele të caktuara
sjelljeje të cilat i korrespondojnë kryerjes së një game veprimesh apo ndalimit të kryerjes së tyre në funksion
të një jetese sa më të përshtatshme. Mënyra të tilla sjelljeje, të përsëritura vazhdimisht nga grupime të
caktuara njerëzish mund të marrin formën e rregullave të natyrshme, në varësi të forcës detyruese që qëndron
prapa tyre. Këto rregulla hartohen me qëllimin që prej tyre të përfitojnë të gjithë, pasi detyrimit të çdo
personi për t`i zbatuar ato garanton të drejtën e të tjerëve të cilëve i korrespondon ky detyrim. Rendi në
shoqëri imponohet nga rregulla të cilat përshkruajnë sjellje të pranueshme. Shpeshherë këto rregulla janë
krijuar, jo thjesht duke u mbështetur tek logjika, por janë zhvilluar gradualisht në bazë të eksperiencës së
njerëzve gjatë shekujve, duke reflektuar nevojat për rregullim të detajuar në fusha të ndryshme të zhvillimit
politik, social apo ekonomik në një periudhë të caktuar.
E drejta është një sistem rregullash që synon t`i mundësojë njerëzve një jetesësa më të përshtatshme në
shoqëri. Pra, e drejta është një tërësi apo grup rregullash për të drejtuar sjelljen njerëzore, e cila vedos një
rregullim racional të gjërave në shoqëri, rregullim i cili është i lidhur me të mirën e përgjithshme. Ekzistenca
e të drejtës shpeshherë lidhet edhe me karakterin kontradiktor të bashkëjetesës njerëzore dhe në funksionin e
saj në ndalimin e përdorimin të dhunës për zgjidhjen e konflikteve, dmth në zgjidhjen e konflikteve ndërmjet
personave vetëm nëpërmjet rregullave të paracaktuara, të cilat konkurojnë me njëra-tjetrën për zgjidhjen e
nnjë funksioni kompleks: vendosjen e një ekuilibri të përgjithshëm dhe sa më të qëndrueshëm midis
interesave të ndryshme në konflikt. Prandaj, e drejta mund të përcaktohet edhe si një sistem rregullash për
zgjidhjen e konflikteve ndërmjet njerëzve (personave), i cili ipërgjigjet nevojës për siguri dhe drejtësi të tyre
në shoqëri. Nevoja për siguri na bën të njohim atë që mund të bëjmë dhe atë që duhet të tolerojmë tek të
tjerët sipas këtyre rregullave apo normave, ndërsa nevoja për drejtësi konsiston në impenjimin e individit që
nëse toleron që të jetë i kufizuar nga një rregull i të drejtës, njëkohësisht kërkon që ky rregull të jetë i drejtë
dhe i paanshëm.
Marrëdhëniet që mbajnë të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin në shoqëri kërkojnë detyrimisht një rregullim,
renditje, organizim sipas parimesh të paracaktuara të cilat kthehen nënorma. E drejta është pikërisht një nga
rregullueset e këtyre marrëdhënieve.Normat e të drejtës janë të tilla sepse ato kanë fuqi detyruese, ose thënë
ndryshe zbatimi i tyre është i detyrueshëm.Që e drejta të jetë efikase është e nevojshme ekzistenca e një
pushteti të cilit t`i jetë njohur funksioni i krijimi paraprak të rregullave, si dhe i një pushteti të ndarë nga i
pari, të cilit t`i jetë dhënë funksioni i zbatimit të këtyre rregullave në zgjidhjen e konflikteve që krijohen.Në
këtë këndvështrim e drejta ka të bëjë me dhënien e një gjykimi përfundimtar lidhur me marrëdhëniet
ndërmjet njerëzve.Origjina dhe legjitimiteti i të drejtës qëndron në faktin që shoqëria aprovon përdorimin e
forcës në rastet e përshtatshme.
Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 1
E drejta ka si funksion të saj edhe organizimin e jetës shoqërore. Njeriu kërkon nga ligji,jo vetëm njohjen e të
drejtës së tij, por edhe bashkëpunimin e të tjerëve për respektimin e saj. Për pasojë, e drejta ështëjo vetëm një
tërësi rregullash që duhen respektuar, por që edhe impoohen në mënyrë të detyrueshme për t`u respektuar e
zbatuar në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Pikërisht, tek kyaspekt mbështetet drejtimi i jetës shoqërore.
Por e drejta nuk është i vetmi rregullator i marrëdhënieve në shoqëri.Sisteme të tjera rregullash, si feja,
morali, etika etj zbatohen në këto marrëdhënie dhe disiplinojnë aspekte të bashkëjetesës njerëzore.Prandaj
është e nevojshme të bëhet dallimi ndërmjet të drejtës dhe këtyre rregullave. Shumë shpesh ndodh që rregulli
i së drejtës të jetë shumëi ngjashëm me rregullin moral apo atë fetar. Të gjithë ndjekin të njëjtin ideal,
drejtësinë, por ndryshimi lidhet me bazën, fushën e zbatimit apo sferën e rregullimit dhe sanksionin e
tyre.Nëse baza e së drejtës është drejtësia, morali dhe feja e knë bazën më të gjërë, ajo përfshin si drejtësinë
ashtu dhe mirësië (zemërgjerësinë).Ka raste që edhe normat e të ddrejtës bazohen tek parimet e mirësisë dhe
zemërgjerësisë, si psh.normat që rregullojnë detyrimin për ushqim në kuadër të së drejtës familjare, normat
që rregullojnë sigurimet shoqërore etj, por ky aspekt apo socializim i së drejtës ështëi kufizuar.Në lidhje me
fushën e zbatimit apo sferën e rregullimit, e drejta ka për synim të bëjë sa më të përshtatshme jetën në
shoqëri, ndërsa morali dhe feja tentojnë drejt perfeksionimit individual, duke iu referuar fushës së
ndërgjegjes si fushë esencialisht subjektive. Lidhur me sanksionin, dallimi i të drejtës nga sistemet e tjera të
rregullimit është thelbësor, sepse vetë e drejta bëhet efektive vetëm në sajë karakterit të saj detyrues, apo
ekzistencën e një force detyruese për zbatimin e të drejtës. Nga ana tjetër, feja dhe morali bëhen efektive për
shkak se individët besojë në vlerat dhe parimet e tyre dhe jo si pasojë e ndonjë force të jashtme detyruese.
Në kontekstin e mësipërm mund të themi se e drejta, si një rregullim racional i gjërave, është një tërësi
rregullash për drejtimin e sjelljes së njerëzve në shoqëri ë funksion të së mirës së përgjithshme dhe që synon
vendosjen e një ekuilibri ndërmjet interesave në konflikt duke iu përgjigjur nevojës për siguri dhe drejtësi
dhe duke qënë e garantuar nga fuqia e saj detyruese ose përdorimi i forcës. Ky përkufizim i gjërëështë i
ngjashëm me përkufizimin e pranuar nga teoria e sotme e së drejtës shqiptare, sipas të cilit e drejta është një
tërësi normash që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore, zbatimi i të cilave sigurohet nëpërmjet aplikimit të
sanksioneve.
Fjala e drejtë përdoret nëdy kuptime, në kuptimin objektiv dhe atë subjektiv.E drejta në kuptimin objektiv
është tërësia e normave dhe rregullave që disiplinojnë apo rregullojnë një marrëdhënie shoqërore, zbatimi i të
cilave sigurohet nga aplikimi i sanksioneve.E drejta në kuptimin subjektiv apo thënë ndryshe e drejta
subjektive është e drejta konkrete, e vecantë, që i përket një personi të caktuar.Pikërisht, të drejtat dhe target
që gëzojnë personat dhe që garantohen nga ligji përbëjnë të drejtën subjektive. E drejta subjektive përbëhet
nga dy mundësi: mundësia që subjekti të kryejë veprime të caktuara dhe të lejuara nga norma juridike civile,
si dhe mundësia për të kërkuar nga subjekti i detyruar që të kryejë apo mos kryejë veprime të caktuara në
dobi të tij.
2. Teoritëkryesore mbi të drejtën. Ndarjet kryesore të së drejtës.
E drejta, si një tërësi rregullash që disiplinojnë marrëdhëniet në shoqëri, i përgjigjet një nevojë të dyfishtë,
nevojës për siguri dhe drejtësi të individëve në shoqëri.Lind pyetja nëse e drejta është në gjendje të
përmbushë nevojën për drejtësi? Dy teori që përfaqësojnëdy mendime apo shkolla të ndryshme janëpërpjekur

Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 2
t`i japin përgjigje kësaj pyetje. Këto teori përfaqësohen nga shkolla e të drejtës natyrore dhe shkolla e të
drejtës pozitive.
Shkolla e të drejtës natyrore është shumë e vjetër, zanafillat ajo i ka nga filozofia greke dhe më vonë në
shekullin e XVII dhe XVIII kjo teori mbështetet nga autorë të ndryshëm. Rusoi në veprën e tij “Kontrata
Sociale” thekson se njerëzit fillimisht kanë jetuar në gjendjen e tyre natyrale, dhe më vonë nëpërmjet
kontratës sociale ata i dorëzuan pushtetit shoqëror një pjesë së prerogativave të tyre, por vetëm një pjesë,
sepse ata ruajtën prerogative të caktuara të pandara nga natyra njerëzore sic janë e drejta për jetën, liria e
lëvizjes, liria e ndërgjegjes etj. Këto janë të drejta natyrore dhe pushteti nuk mund t`i cënojë ato.E drejta
natyrore është e drejta ideale, e cila gjendet në natyrë e njeriut, si një qënie racionale. Ajo është tërësia e
rregullave që natyra ia dikton arsyes njerëzore. Pra, e drejta natyrore është e drejta ideale për të cilën
aspirojnë të gjithë individët, e cila prezupozohet të dalë nga thelbi natyror i raporteve të ekzistencës, pa qënë
nevoja e shprehjes së vullnetit nga një legjislator i caktuar.Prandaj, quhet e drejtë natyrore kompleksi i
rregullave të krijuara që me krijimin e njeriut.Gjithsesi, e drejta natyrore në kohën tonë duhet të konsiderohet
si një vlerë e rëndësishme morale që udhëheq legjislatorin dhe që shërbes si busull për të drejtën positive.
Shkolla e të drejtës positive e redukton të drejtën në tërësië e rregullave në fuqi, në një kohë të caktuar, në një
vend të caktuar. Në fundin e shekullit të XIX dhe XX u zhvillua pozitivizmi shtetëror, sipas të cilit e drejta
imponohet për faktin e vetëm se është shprehje e vullnetit shtetëror.Këtij vullneti mbështetësit e kësaj shkolle
i atribuojnë sovranitet dhe autoritet të plotë.E drejta pozitive quhet e drejta në fuqi në një shtet të caktuar, në
një kohë të caktuar.E drejta pozitive kënaq kërkesat themelore të sigurisë dhe garanton barazinë e
qytetarëve.Për pasojë, nënshtrimi i të gjithëve ndaj të njëjtit kompleks normative përbë mjetin më të
përshtatshëm për garantimin dhe realizimin e të drejtave përkatëse.Secila prej tyre teorive ka dominuar herë
pas here, në kohë të ndryshme.
E drejta përbëhet nga dy grupime të mëdha normash juridike të njohura si: e drejta private dhe e drejta
publike. Kjo ndarje është shumë e vjetër dhe fillesat i ka nga e drejta romake.Sipas koncepteve tradicionale e
drejta private rregullon marrëdhëniet ndërmjet privatëve dhe e drejta publike rregullon marrëdhëniet në të
cilat merr pjesë shteti.Konceptet e sotme mbi të drejtën private dhe publike janë mjaft të ndryshme nga
konceptet e ardhura nga kohët e lashta.Sot nuk mund të themi se të gjitha marrëdhëniet në të cilat merr pjesë
shteti rregullohen nga e drejta publike.Një numër i madh marrëdhëniesh ku merr pjesë shteti ose ku shteti
është njëra palë dhe privati pala tjetër, rregullohen nga e drejta private.Normat e Kodit Civil apo akteve të
tjera normative që i përkasin të drejtës private zbatohen njëlloj si për subjektet private ashtu edhe për ato
publike. E drejta publike dallohet për fakti se shteti ose institucionet shtetërore në marrëdhëniet publike
veprojnë të pajisura me një autoritet të vecantë, dhe ajo cka është gjithashtu shumë e rëndësishme është fakti
që, ndërsa në marrëdhëniet që rregullohen nga e drejta private zbatohet parimi i barazisë juridike të palëve që
marrin pjesë në marrëdhënie, në marrëdhënit publike, si pasojë e ekzistencës së atij autoriteti të vecantë që
gëzon shteti apo institucionet shtetërore nuk ka barazi. E drejta publike krijon gjithmonë raporte hierarkike.
Në të drejtën publike, apo në marrëdhënien juridike publike kur merr pjesë një subject privat, shteti ose
institucioni shtetëror është gjithmonë superior ngaj tij, ndërsa ky subject është palë e nënshtruar.
Pra, e drejta private rregullon marrëdhëniet reciproke ndërmjet subjekteve dhe interesat e personave. Në
marrëdhënien juridike private palët ndodhen në pozita të barabarta ndaj njëri-tjetrit, ndaj edhe shteti apo
institucionet shtetërore, kur veprojnëjo si mbajtës të një interesi publik, portë një interesi të tyre, atoi
Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 3
nënshtrohen rregullave të së drejtës private. E drejta private është një tërësi normash juridike që rregullojnë
marrëdhëniet ndërmjet personave (fizik, juridik, përfshi edhe shtetin) mbështetur në parimin e barazisë
juridike të palëve që marrin pjesë në marrëdhënien juridike.E drejta publike, nga njëra anë rregullon
organizimin e shtetit, si dhe të institucioneve publike, raportet e tyre reciproke dhe nga ana tjetër rregullon
raportet e shtetit dhe të institucioneve shtetërore me individët apo personat. Marrëdhënia juridike publike
dominohet nga fakti se në të merr pjesë një palë qëështë mbajtëse e interesave më të larta, e interest publik në
përgjithësi.Pikërisht pabarazia në të drejtën publike justifikohet vetëm nga parimi që interesat e përgjithshme
ose të një rëndësie më të madhe për ruajtjen dhe zhvillimin e shoqërisë dominojnë interesat më të vogla, apo
interesat që u përkasin individëve apo personave të vecantë. Në të drejtën publike bëjnë pjesë: e drejta
kushtetuese, e drejta administrative, e drejta penale, e drejta financiare, procedura penale dhe civile etj. Në të
drejtën private bëjnë pjesë: e drejta e pronësisë, e drejta e trashëgimisë, kontratat, shkaktimi i dëmit, e drejta
tregtare, e drejta e autorit etj.
Në fakt, ndarja në të drejtë private dhe publike nuk është një ndarje rreptësisht e përcaktuar. Ka mjaft raste
kur elementet private dhe publike bashkëekzistojnë në të njëjtën marrëdhënie, sic ndodh psh. në të drejtën në
turizëm. E drejta në turizëm nga njëra anëështë shprehje e interesit publik për zhvillimin e veprimtarive
turistike, sipas parimeve dhe standardeve të përcaktuara nga vet ligji, nisur kjo nga specifika e veçantë që
paraqet turizmi dhe aspektet që lidhen me të si psh mbrojtja e natyrës, burimeve, vendeve dhe pikave
turistike të konsideruara si pasuri kombëtare, interesi për të zhvilluar një turizëm të qëndrueshëm të
standardeve bashkëkohore, si një nga sektorët parësorë të ekonomisë, mbrotja e konsumatorit etj. Nga ana
tjetër, e drejta në turizëm dhe veprimtaritë turistike zhvillohen nga sipërmarrësit turistik në kuadër të tregut të
lirë, bazuar mbi kërkesën dhe ofertën, duke qënë kështu në thelb një veprimtari fitimprurëse apo tregtare, që i
përket kategorisë së drejtës private.
Dallimi tjetër i rëndësishëm ndërmjet të drejtës publike dhe asaj private qëndron nëfaktin se normat e të
drejtës publike kanë karakter imperativ apo urdhërues dhe nuk lejojnë shmangie nga urdhërimi i normës,
ndërsa e drejta private i lë një hapësirë mjaft të gjërë autonomisë së vullnetit të palëve që marrin pjesë në një
marrëdhënie juridike.Shumica e normave të së drejtës private kanë karakter dispozitiv apo lejues, si mjeti më
i mirë për të kënaqur interesat private të personave dhe për t`u dhënë atyre lirinë e nevojshme për të vepruar
dhe realizuar vetërregullimin e interesave të tyre.

3. Shteti. Kuptimi i shtetit.
Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të pajisur me
mjetet e duhura të shtërngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i
duken të arsyeshme, nëpërmjet normave juridike. Termi shtet përdoret nëdy kuptime kryesore, nëkuptimin e
një organizate politike në shoqëri dhe nëkuptimin politiko-gjeografik. Nisur nga kuptimi i dytë arrihet të
kuptohen elementët përbërës të shtetit, që janëterritori, popullsia dhe pushteti publik.Prandaj, shteti shihet si
një organizatë e sundimit politik ushtron pushtetin apo shtërngimin shtetëor, mbi një popullsi të caktuar, që
jeton brenda një territori të caktuar.Një element tjetër i domosdoshëm për ekzistencën e shtetit është edhe
njohja e tij në arenën ndërkombëtare, dmth njohja e një shteti nga shtetet e tjera.Shteti i ushtron funksionet e
veta me anë të pushtetit.Pushteti ështënjë koncept shoqëror, dhe si i tillë ai përkufizohet si aftësia për t`i
Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 4
imponuar një urdhërim, një rregull sjelljeje njëtjetri, pavarësisht se ky i fundit e zbaton këtë me dashje apo
me pahir. Pushteti shtetëror ka monopolin e shtërngimit fizik dhe një strukturë apo aparat të posacëm për të
vendosur rregulla të detyruara sjelljeje në një shoqëri dhe për të garantuar zbatimin e tyre.Një karakteristikë
themelore e shtetit ështësovraniteti i shtetit.Sovraniteti është pavarësia e pushtetit shtetëror të një shteti nga
pushteti i çfarëdo shteti tjetër, që shprehet në të drejtën e shtetit për të zgjidhur lirisht, sipas pëlqimit të tij,
çështjet e tij të brendshme dhe të jashtme, pa shkelur të drejtat e shteteve të tjera dhe normat e të drejtës
ndërkombëtare.Funksioni kryesor i shtetit është mbështetja e një mënyre të caktuar prodhimi, që u intereson
atyre klasave apo grupeve që kanë pozitë sunduese në shoqëri pavarësisht kundërshtimit që haste nga klasat e
tjera shoqërore.
4. Shteti dhe e drejta. Parimi i shtetit të së drejtës.
Një aspekt themelor i marrëdhënies ndërmjet shtetit dhe të drejtës është epërsia e të drejtës mbi
shtetin.Kyështë parimi i shtetit të së drejtës, parim sipas të cilit edhe vetë shteti i nënshtrohet të drejtës, duke
qënë i detyruar të respektojë ligjet e tij.Atributet e aparateve të shtetit dhe pushtetet e tyre caktohen me
ligj.Aparatet e shtetit gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre janë të detyruara të respektojnë parimin e
ligjshmërisë.Ata ushtrojnë sovranitetin e shtetit në format dhe mënyrat e parashikuara nga ligji.Pra rezulton
se shteti nga njëra anë paraqitet si mishërimi i vetë të drejtës, si një faktor i domosdoshëm që i jep efikasitetin
e duhur normës juridike dhe nga ana tjetër shteti nuk mund të veprojë pa të drejtën sepse pushteti i tij
mbështetet në normën juridike.Shteti i të drejtës përbën parimin më të rëndësishëm të organizimit dhe
funksionit të shtetit.Ky parim ështëi garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.Qeveria është e
detyruar që të realizojë veprimtarinë e saj në përputhje me rregullat e së drejtës dhe jo në mënyrë arbitrare.
Ekseset qeveritare mund të konstatohen nga gjykata jo vetëm sinë kundërshtim me ligjin, por edhe si
antikushtetuese.
Shpesh herë parimi i shtetit të së drejtës shihet si parim i ligjshmërisë: të gjithë duhet të detyrohen nga ligji
dhe t`i binden atij, ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë.Por, në të vërtetë koncepti i shtetit të së drejtës
mbështetet tek parimi i hierarkisë së normave, sipas të cilit rendi juridik paraqitet si një piramidë e
përbërënga shtresa të ndryshme normash juridike.Pikërisht, kriter themelor për cilësimin e një shteti si shtet
të së drejtës është përputhja e ligjeve dhe akteve nënligjore me kushtetutën, dhe për ta verifikuar këtë
përputhje është e nevojshme të ekzistojë një organ i pavarur, i specializuar, siçështë Gjykata Kushtetuese.
5. Burimet e të drejtës. Kuptimi dhe llojet e burimeve.
Lindja e normave juridike të vecanta është e kushtëzuar nga disa fenomene të përcaktuara të jetës
shoqërore.Këto fenomene, që përbëjnë në tërësinë e tyre shkakun e lindjes së normave të së drejtës, formojnë
ato që mund të quhen burime të së drejtës në kuptimin material.Kështu burim i së drejtës janë kushtet
materiale tëjetës sëshoqërisë.Bashkë me këto, mbi normat e të drejtës ushtrojnë ndikimin e tyre ideologjik
edhe institucionet politike të një shoqërie.Tërësia e këtyre faktorëve ushtron ndikim thelbësor mbi formën
dhe përmbajtjen e të drejtës.
Mirëpo, në shkencat juridike koncepti i burimit të së drejtës përdoret edhe në një kuptim tjetër të posaçëm
juridik.Nga kjo pikëpamje si burim i të drejtës konsiderohet ajo formë specifike apo e posaçme, me të cilën
vishen normat e së drejtës.Normat e sjelljes janë juridikisht të detyrueshme dhe zbatimi i tyre sigurohet nga
ana e shtetit vetëm kur ekziston një formë e caktuar e shprehjes së këtij vullneti.Vullneti mbizotërues i
Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 5
forcave shoqërore nuk formon gjithnjë një normë juridike edhe sikur të synojë rregullimin e sjelljes së
njerëzve në shoqëri, siç janë rregullat e moralit apo fesë për të cilat kemi folur më sipër.Vullneti duhet të
objektivizohet dhe të marrë forma të caktuara të shprehjes së jashtme për tu bërë normë juridike. Prandaj për
shprehjen e vullnetit është e domosdoshme që rregullat të vishen me një formë të posacme apo specifike me
qëllim qëky rregull të marrë rëndësinë e normës juridike. Pikërisht kjo formë specifike quhet burim i së
drejtës. Pikërisht vetëm normat që vishen me këtë formë janënorma juridike, të detyrueshme për tu zbatuar
nga të gjithë, qoftë edhe me forcën shtërnguese të shtetit. Vullneti mbizotërues i forcave shoqërore (forca të
cilat janë të organizuara në grupime politike dhe që janë në pushtet) shprehet në ligjet, aktet administrative të
sanksionuara nga pushteti shtetëror, zakonet etj.Këto forma të posaçme që u japin disa rregullave rëndësinë e
normave të së drejtës, quhen burime të së drejtës në kuptimin juridik.Burimet e të drejtës ndahen në kategori
të ndryshme.Rregulli i kategorizimit të normave sipas epërsisë së tyre përbën hierarkinë e burimeve të së
drejtës.Hierarkia e burimeve të së drejtës është përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës së Republikës së
Shqipërisë. Sipas këtij neni burime formale të së drejtës janë: a) Kushtetuta, b) Marrëveshjet Ndërkombëtare
të Ratifikuara, c) Ligjet, d) Aktet normative të Këshillit të Ministrave dhe e) Aktet Normative të Pushtetit
Lokal. Burime të së drejtës, përvec burimeve të cituara shprehimisht në Kushtetutë janë: zakonet dhe
jurisprudenca.
Kushtetuta është burimi primar i të gjitha normave juridike.Ajo ka një natyrë tre
dimensionale.Dimensioni i parëështë ai i kontratës sociale, që nënkupton se të gjithë qytetarët e Republikës
bien dakord të jetojnë në një bashkësi shoqërore, të kenë marrëdhënie shoqërore të përcaktuara në bazë të
disa parimeve dhe rregullave të përcaktuara në një kontratë. Kjo kontratë shpreh se sovraniteti i përket të
gjithë individëve të shoqërisë dhe ështëi shprehur në këtë kontratë shoqërore dhe nuk i referohet të drejtës
hyjnore, asaj monarkike etj.Ky legjitimitet buron nga vullneti i qytetarëve, të cilët me anë të kësaj kontrate ia
delegojnë ushtrimin e sovranitetit në emër të tyre dhe në bazë të disa rregullave dhe parimeve të përcaktuara
në këtë kontratë, shtetit. Dimensioni i dytëështë dimensioni politik.Kushtetuta rregullon formën e organizimit
politik, institucionet politike, marrëdhëniet e institucioneve ndërmjet tyre, si dhe raportet e tyre me
individin.Institucionet kryesore të nevojshme për të përmbushur funksionet e shtetit janë të përcaktuara në
Kushtetutë, gjithashtu në të janë parashikuar edhe parimet dhe procedurat për krijimin e institucioneve të
tjera, të cilat nuk janë kushtetuese.Rol themelor në rregullimin kushtetues luan përcaktimi i të drejtave dhe
lirie themelore të njeriut.Ato lindin me njeriun dhe mund të kufizohen vetëm me ligj.Dimensioni i tretë i
kushtetutës është dimensioni juridik.Kushtetuta përbën ligjin më të lartë apo thënë ndryshe ligjin themelor të
shtetit. Kjo do të thotë se asnjë akt tjetër juridik, individual apo normative nuk mund të dalë vecse në zbatim
të Kushtetutës, si dhe në pajtim me të.
Ligji si burim i së drejtës.Shteti funksionon nëpërmjet të drejtës.Organet shtetërore veprojnë në bazë
tënormave juridike, në kuadrin e tyre.Pra, shteti i realizon detyrat e veta me anën e të drejtës. Midis
dispozitave juridike të një shteti, më të rëndësishmet janë ligjet, të cilat rregullojnë sferat kryesore të
marrëdhënieve shoqërore. Ligjet zbërthejnë zakonisht parimet themelore të formuluara në Kushtetutë.
Rëndësia e ligjit buron nga fakti se ai është norma juridike me fuqinë më të lartë që del apo është shprehje e
vullnetit të organit më të lartë shtetëror. Të gjitha aktet apo urdhërimet e ndryshme që quhen akte nënligjore
duhet të mbështeten në ligj. Si rrjedhojë, ngan njëra anë veprimtaria e çdo organi shtetëror duhet të
mbështetet në ligj dhe nga ana tjetër çdo veprim i personave në shoqëri të organizuar në shtet duhet të kryhet
në përputhje me ligjin (pra subjektet e të drejtës duhet të kryejnë veprime të lejuara dhe të caktuara nga
Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 6
ligjet). Ligjet janë akte juridike të përgjithshme që përmbajnë dispozita të përgjithshme, të cilat përcaktojnë
sjelljen e njerëzve dhe të organeve shtetërore. Veprimtaria ligjëvënëse e shtetit qëndron pikërisht në nxjerrjen
e rregullave me karakter të përgjithshëm. Me formën e ligjit vishen akte që përcaktojnë jetën ekonomike,
kulturore dhe politike të vendit për një periudhë kohe, nganjëherë mjaft të gjatë. Ligji, si akt i vullnetit
sovran, përmban dispozita ëe përbëjnë një të drejtë primare në krahasim me të drejtën derivate të krijuar nga
aktet e tjera të organeve të pushtetit dhe aktet e organeve të administratës. Dy karakteristika janë thelbësore
në përcaktimin e ligjit: ligji është një akt i pushtetit më të lartë suprem dhe nga ana e përmbajtjes së tij, ligji
përfaqëson një akt që vendos një të drejtë të re. Nxjerrja e ligjeve bëhet sipas një procedure të caktuar, ç`ka
është e domosdoshme për vetë rëndësinë që kanë ligjet si burimi më i rëndësishëm i të drejtës. Ligjet nxirren
sipas një rendi të caktuar që nënkupton ekzistencën e disa fazave si: iniciativa ligjëvënëse, diskutimi i
projektligjit, miratimi dhe vërtetimi i ligjit, shpallja e ligjit dhe hyrja në fuqi e tij.
Dekretet e Presidentit të Republikës, aktet e organeve të administratës dhe të organeve lokale si burim
i të drejtës.Përveçse me ligj, normat e të drejtës vendosen edhe me akte të tjera të organeve të pushtetit
qëndor dhe me akte të organeve të tjera të administratës. Veprimtaria e organeve të pushtetit dhe të organeve
të administratës, që nuk kanë kompetenca legjislative, nuk merr fund vetëm me zbatimin e ligjeve. Ajo,
përveç kësaj, konsiston në vendosjen e një sërë normave juridike të cilat zakonisht janë një konkretizim i
ligjit. Prandaj këto akte janë burim i të drejtës. Në Republikën e Shqipërisë midis akteve të organeve të
pushtetit dhe të administratës, të cilat nuk kanë rëndësinë e ligjit, por që janë burime të së drejtës hyjnë
dekretet e Presidentit të Republikës që kanë një përmbajtje normative, si dhe vendimet dhe urdhëresat
normative të Këshillit të Ministrave. Disa urdhëra apo udhëzime të ministrave, si dhe disa vendime të
organeve të pushtetit lokal vendosin gjithashtu norma të së drejtës. Neni 92 i Kushtetutës i jep të drejtë
Presidentit të Republikës të lidhë marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit, të caktojë datën e zgjedhjeve për
Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumit. Forma e aktit me të cilin
shprehet Presidenti i Republikës quhet dekret. Pikërisht, nxjerrja e këtyre akteve ka një përmbajtje normative,
përderisa këto akte caktojnë të drejta dhe detyra për organe të caktuara shtetërore, psh për marrjen e masave
për organizimin e zgjedhjeve nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve. Nga ana tjetër këto akte nuk i nënshtrohen
miratimit nga ana e Kuvendit. Përkundrazi, disa dekrete të tjera të Presidentit të Republikës, megjithëse
përmbajnë dispozita konkrete me karakter individual duhet të miratohen nga Kuvendi, siç ndodh në dekretet
për emërimin e Kryeministrit dhe të ministrave të veçantë.
Vendimet e organit më të lartë ekzekutiv dhe urdhërdhënës të pushtetit shtetëror, Këshillit të
Ministrave, janë gjithashtu burime të së drejtës në rastet kur këto vendime përmbajnë norma të
përgjithshme të së drejtës. Sipas nenit 100 të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe
udhëzime. Këto akte janë të vlefshme kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues. Në bazë të
nenit 101 të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij mund të
nxjerrë akte normative me fuqinë e ligjit. Këto akte e humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk
miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve. Material të shumtë normativ përmbajnë aktet e ndryshme që
nxjerrin ministritë (udhëzime, urdhëra etj). Kushtetuta në nenin 102 parashikon të drejtën e ministrit të
nxjerrë urdhëra dhe udhëzime brenda kompetencave të tij të njohura me ligj apo me akt nënligjor. Të tilla
janë për shembull rregulloret e ndryshme në fushën e turizmit, transportit që nxirren nga ministrat përkatës,
apo në fushën e tatimeve dhe doganeve urdhëra dhe udhëzime të nxjerra nga Ministri i Financave. Gjithashtu
edhe akte të tjera të organeve të administratës qëndrore që kanë të bëjnë me çështje organizative apo të
Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 7
administrimit të proceseve (rregulla të karakterit procedurial) kanë një përmbajtje juridike, dhe në një sërë
rastesh kanë rëndësinë e burimeve të së drejtës. Të gjitha këto akte janë burime të së drejtës pasi vendosin
rregulla të reja të së drejtës, që janë nxjerrë si zhvillim i ligjit dhe krijojnë të drejta dhe detyrime për shtetasit
dhe personat juridikë. Por për të patur fuqi juridike këto duhet t`i përgjigjen me rigorozitet kërkesave të ligjit,
si dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. Duke respektuar këto elementë, dikasteret nuk dalin jashtë
kufijve të kompetencave të tyre.
Vendimet gjyqësore (jurisprudenca) si burim i të drejtës.Organet gjyqësore kanë për detyrë të zbatojnë
normat e të drejtës në raste konkrete apo të veçanta. Si rregull, vendimet civile dhe penale që japin gjykatat
(në përputhje me parimin e kufijve subjektive të gjykimit) kanë fuqi detyruese në çështjet që janë shqyrtuar
prej tyre dhe kundrejt palëve pjesëmarrëse në procesin gjyqësor. Por, sado i plotë qoftë legjislacioni,
gjyqtarët ndeshen me çështje dhe probleme të pazgjidhura nga ligjet, apo aktet e tjera normative të nxjerra
nga organet e shtetit. Ligjëvënësi nuk parashikon gjithmonë në mënyrë të gjithanshme me hollësi
marrëdhëniet që rregullohen me ligjin. Përveç kësaj jeta krijon marrëdhënie të reja, shtron probleme të reja të
cilat nuk parashikohen nga ligjet. Prandaj duhet pranuar fakti që gjyqtari mund të ndeshet me raste kur ai nuk
mund të zgjidhë çështjen duke iu referuar dispozitave të ligjit. Duke konstatuar zbrastësi në legjislacion ai në
një seri rastesh është i detyruar t`i drejtohet ndërgjegjes juridike, parimeve kryesore të një sistemi të caktuar
të së drejtës, parimeve themelore të politikës që ndjek shteti. Edhe në rastet kur ekziston ligji gjyqtari u
drejtohet disa dispozitave të përgjithshme, duke synuar të zbulojë përmbajtjen e nocioneve që përdor
ligjëvënësi, të përcaktojë rastet në të cilat, sipas mendimit të tij duhet të shtrihen rregullat e vendosura në ligj.
Duke zbuluar dhe arsyetuar kuptimin e ligjit ai synon që ta zbatojë atë në mënyrë sa më të logjikshme dhe të
përshtatshme që të pasqyrojë më mirë qëllimet dhe detyrat e ligjvënësit. Në qoftë se norma e së drejtës që
përpunon gjykata për zgjidhjen e një çështjeje konkrete pranohet në të ardhmen si e detyrueshme për
zgjidhjen e çështjeve analoge krijohet ai që quhet precedenti gjyqësor, si burim i posaçëm i së drejtës, i cili
në disa sisteme të së drejtës (si ai common laë-britanik) është i detyrueshëm, ndërsa në disa të tjerë ku hyn
edhe vendi ynë përfshihet brenda konceptit të praktikës gjyqësore apo jurisprudencës. Në vendin tonë
vendimi i gjykatës, qoftë ky i instancave më të larta, nuk përbën burim të së drejtës, prandaj ai nuk
konsiderohet i detyrueshëm për gjykatat e tjera në zgjidhjen e çështjeve analoge. Krijimi i normave të reja të
së drejtës përbën një nga detyrat e organit më të lartë të shtetit, atij legjislativ, dhe organeve të tjera të
pushtetit dhe të administratës të cilat janë të autorizuara nga Kushtetuta të plotësojnë ligjin dhe në asnjë rast
gjykata nuk mund të bëjë ligjin, ajo duhet të kufizohet vetëm në zbatimin e së drejtës në rastet e ndryshme
konkrete. Madje edhe vendimet e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me natyrë unifikuese kanë për
qëllim njehsimin apo ndryshimin e praktikës gjyqësore në rastet kur vlerësohet e nevojshme (kur në çështjet
e ankimuara në Gjykatën e Lartë vihet re se gjykata të ndryshme kanë dhënë zgjidhje të ndryshme mbi të
probleme apo konflikte të njëjta bazuar në të njëjtën bazë ligjore) në funksion të zbatimit sa më të plotë dhe
rigoroz të ligjit.
Zakoni si burim i së drejtës. Zakon quhet një rregull sjelljeje qëështë vendosur si rezultat i zbatimit tëtij në
fakt gjatë një kohe pak a shumë të vazhdueshme. Zgjidhja e njëllojtë e rasteve analoge gjatë një kohe të gjatë
krijon nevojën e një sjelljeje përkatëse të detyrueshme. Zakoni konsiderohet i detyrueshëm sepse të gjithë
kanë vepruar me kohë kështu, sepse kështu kanë jetuar prindërit dhe gjyshërit. Jo të gjitha zakonet që
ekzistojn ë në shoqëri kanë rëndësinë e normave të së drejtës.Shumë prej tyre nuk janë gjë tjetër, veçse
rregulla të mirësjelljes ose që u përkasin normale morale. Psh në vendin tonë ekzistonte zakoni që nusja
Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 8
duhej të merrej me duvak. Ky zakon nuk kishte fuqi juridike por edhe shumë zakone të tjera përmbajtja e të
cilave është shumë larg kufijve të së drejtës nuk merreshin parasysh nga gjykata në zbatimin e të drejtës në
raste konkrete. Ndryshe qëndronte puna në rastin e zakonet që rregullonin kushtet bazë të përgjegjësisë së
bariut për bagëtin e një pronari (tufe bagëtish). Shpesh më parë në zgjidhjen e konflikteve të ndryshme
gjykatat udhëhiqeshin nga këto lloj zakonesh. Përfundimisht mund të themi se e drejta ekziston vetëm në
shtetin dhe vetëm shteti mund t`i japë fuqinë detyruese normave të së drejtës. Prandaj, zakoni mund të marrë
kuptimin e normës të së drejtës zakonore vetëm në rast se ai është sanksionuar nga ana e shtetit, nëpërmjet
këtij apo atij organi.
6. Kushtetuta dhe biznesi.
Kushtetuta përbën aktin juridik themelor që përcakton strukturën organizative të shtetit, marrëdhëniet
ndërmjet organeve shtetërore me njëra-tjetrën dhe me subjektet e tjera publike dhe private, vendas dhe të
huaj, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ky akt për nga rëndësia dhe hierarkia vlerësohet si më i
larti ndër normat juridike të shtetit. Është vetë Kushtetuta që përcakton rëndësinë e saj, nëpërmjet
parashikimit të mënyrës së zbatimit të saj dhe të vlerës juridike që do të ketë në raport me aktet e tjera
juridike. Në këtë mënyrë shoqëria e organizuar në shtet, nëpërmjet miratimit të Kushtetutës, vendos rregullat
bazë që strukturojnë organizimin e shtetit dhe organizimin e kësaj superstrukture me shoqërinë.Kushtetuta
është e ndarë në tetëmbëdhjetë pjesë, ku në secilën prej tyre trajtohen elementë të rëndësishëm të organizimit
dhe funksionimit të shtetit.
Lidhur me raportin që krijon Kushtetuta me biznesin, duhet thënë se në nenin 11 të Kushtetutës parashikohet
shprehimisht se: “Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private dhe publike, si dhe
në ekonominë e tregut dhe lirinë e veprimtarisë ekonomike. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me
ligj. Kufizimet e lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të
rëndësishme publike.”.Kushtetuta duke afirmuar shtyllat bazë, në të cilat mbështetet sistemi ekonomik u
ofron garancitë e nevojshme veprimtarive sipërmarrëse që zhvillohen në vend, qoftë nga subjektet vendase
apo të huaja. Në Kushtetutë gjen rregullim dhe mbrojtje të posacme jo vetëm koncepti i sistemit ekonomik të
vendit, por në këtë akt dhe në ligje të tjera të dala në bazë dhe zbatim të Kushtetutës gjejnë rregullim edhe tre
elementët përbërës të një ekonomie, që janë: toka, kapitali dhe puna.
Kur flasim për tokën menjëherë na bie ndër mend çështja e pronësisë. Toka mund të jetë në pronësi të
subjekteve private, persona fizik apo juridik, vendas apo të huaj ose mund të jetë pronë publike, dhe sipas
Kushtetutës, si pronësia private ashtu edhe ajo publike gëzojnë mbrojtje të barabartë me ligj. Shteti është
subjekti që merr përsipër detyrimin e përgjithshëm që të garantojë pronësinë mbi tokën, nëpërmjet lejimit të
qarkullimit të lirë juridik të pronësisë mbi këtë të mirë, mbrojtjes së pronarit nga veprimet e paligjshme të të
tjerëve, vendosjes së kufizimeve jo në mënyrë arbitrare, por vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të
rëndësishme publike. Sipas nenit 11 të Kushtetutës, jo vetëm të drejtat e pronësisë mbi tokën janë objekt i
kufizimeve, por edhe liria e veprimtarisë ekonomike i nënshtrohet të njëjtave kufizime.
Kapitali ekonomik përbëhet nga një tërësi të mirash, në të cilat përfshihen sendet e luajtshme e të
paluajtshme, instrumentet financiarë (letrat me vlerë, aksionet etj), paraja etj. Edhe ky kapital mbrohet dhe
rregullohet nga e drejta në fuqi, në mënyrë të barabartë si në rastin kur ky kapital i takon subjekteve privatë,
ashtu edhe në rastin kur ky kapital i përket shtetit. Parashikimi i nenit 11 të Kushtetutës vlen edhe për
Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 9
pronësimë mbi kapitalin ekonomik, i cili nuk mund t`i nënshtrohet kufizimeve, veç me ligj dhe vetëm për
arsye të rëndësishme publike.Një nga levat që përdor shteti në ekonomi janë tatimet dhe taksat.Ato ndikojnë
drejtëpërsëdrejti në ekonominë e tregut. Në nenin 155 të Kushtetutës parashikohet se:“Taksat, tatimet dhe
detyrimet financiare kombëtare dhe vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të
paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohet me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t`i jepet fuqi
prapavepruese.”.Ky nen ka një rëndësi të madhe në lidhje me ndalimin e arbitraritetit të shtetit në lidhje me
vendosjen e detyrimeve financiare kombëtare apo vendore. Duke vendosur kriterin e rezervës ligjore, që
tatimet, taksat dhe detyrimet e tjera financiare vendosen vetëm me ligj, Kushtetuta garanton çdo subjekt të së
drejtës se mënyra e caktimit të detyrimeve financiare do të jetë publike, pasi do të miratohet nga Kuvendi
sipas procedurës për miratimin e ligjeve, përfshirë këtu edhe garancitë që ka procesi legjislativ në lidhje me
përfshirjen e grupeve të interestit dhe publicitetin e ligjeve. Nga ana tjetër, fakti që Kushtetuta përjashton në
mënyrë kategorike vendosjen e ligjeve me fuqi prapavepruese në lidhje me tatimet, taksat dhe detyrimet e
tjera financiare kombëtare dhe vendore është një garanci shtesë që subjektet që i nënshtrohen barrës fiskale
nuk do të jenë të pasigurtë në aktivitetin e tyre, por gjithmonë do të kenë mundësi të informohen paraprakisht
për detyrimet fiskale që rëndojnë mbi ta në të ardhmen. Taksat dhe tatimet mund të rëndojnë mbi tokën,
kapitalin dhe punën ndaj për këtë arsye rregullat dhe parimet e vendosura nga neni 155 i Kushtetutës kanë
rëndësi themelore për mbarëvajtjen e sistemit ekonomik të vendit.Çdo ligj i dalë që parimet kushtetuese të
nenit 155 mund të shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese.Vetëm Gjykatës Kushtetuese i njihet e drejta për të
bërë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, ndaj për rrjedhojë vendimet e kësaj gjykate kanë një rëndësi
të veçantë, përsa i takon të drejtave, lirive dhe garancive të tjera të vendosura nga Kushtetuta.
Biznesi duhet të kuptojë mjedisin ligjor në të cilin vepron dhe mbi të gjitha ai duhet të njohë parashikimet
kushtetuese në lidhje me organizimin e shtetit dhe të drejtat e liritë e subjekteve të ndryshme. Sipas
Kushtetutës, sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në parimin e ndarjes dhe balancimit të
tre pushteteve: Ligjëvënës, Ekzekutiv dhe Gjyqësor. Pushteti ligjëvënës ka për detyrë të nxjerrë ligje me anën
e të cilave vendos rregulla dhe norma sjelljeje të detyrueshme në fusha të ndryshme të jetës shoqërore,
ekonomike, politike, kulturore, ushtarake etj. Subjektet që veprojnë në fushat e rregulluara me ligj, janë të
detyruar që të përshtatin sjelljen e tyre me atë çka parashikohet në ligj. Për të kontrolluar zbatimin e ligjeve
dhe për të nxjerrë akte nënligjore me qëllim zbërthimin dhe detajimin e parashikimeve abstrakte dhe
hipotetike të ligjit ngarkohet pushteti ekzekutiv. Pikërisht, këtij pushteti i atribuohet forca shtërnguese e
shtetit dhe është ky pushtet që ka kontakt të drejtëpërdrejtë me biznesin. Ekzekutivi që në rastin konkret është
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka për detyrë të kontrollojë subjektet tatimpaguese në lidhje me
deklarimin e saktë të fitimit dhe në rast se vëren parregullsi ndërmerr masa ndëshkimore siç parashikohet në
ligj. Nëse biznesi ka kundërshtime në lidhje me veprimtarinë e organeve ekzekutive ai ka të drejtë të ankohet
në gjykatë në mënyrë që kjo e fundit të vlerësojë në mënyrë objektive, të pavarur dhe të paanshme, nëse
veprimtaria e ekzekutivit në raste individuale apo konkrete është apo jo e mbështetur në ligj. Masat
ndëshkimore që ndërmarrin organet tatimore janë në thelb një cënim i pasurisë së subjektit tregtar dhe ky
cënim është i justifikueshëm vetëm në rast se ndërmerret në bazë dhe për zbatimin e ligjit. Organet tatimore
janë të detyruara që të realizojnë një proces të rregullt ligjor në procedurën e marrjes së masave ndëshkimore
ndaj subjekteve tregtare që nuk kanë paguar detyrimet e tyre kundrejt shtetit.Në Kushtetutë (neni 42)
parashikohet se liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cënohen pa një
proces të rregullt ligjor. Kushdo për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të tij kushtetues dhe ligjorë,
ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati
Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 10
të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj. Për rrjedhojë, subjektet tregtare të
ndëshkuara për mospagimin e tatimeve, kanë kundërshtime në lidhje me këtë atëherë ata konform ligjit pasi
kanë shteruar rrugën e ankimit administrative kanë të drejtë t`i drejtohen juridiksionit gjyqësor, në mënyrë që
ky i fundit të vendosë përfundimisht në lidhje me shkeljen e pretenduar nga ekzekutivi se është realizuar nga
subjekti tregtar.
Elementi i tretë përbërës i sistemit ekonomik, krahas tokës dhe kapitalit është edhe puna.Në Kushtetutë
parashikohet se secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur apo
pranuar vetë.Çdo individ është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të
tij profesional.Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.Punëdhënësit që zakonisht janë
edhe sipërmarrës, kanë si qëllim parësor rritjen e fitimeve të tyre ekonomike.Në realizimin e fitimit ata
ndonjëherë cënojnë të drejtat e të punësuarve, të cilët nga ana e tyre kanë në dispozicion mjete të posaçme
për të ushtruar presion ndaj punëdhënësve, me qëllim që të mbrohen të drejtat e të punësuarit. Të drejtat bazë
të të punësuarve rrjedhin jo vetëm nga Kushtetuta por edhe nga Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga
Republika e Shqipërisë dhe nga legjislacioni i brendshëm, si Kodi i Punës, ligji për mbrojtjen e punësimit etj.
Pasja e të drejtave nga punëmarrësit shoqërohet nga njëra anë me kosto ekonomike për punëdhësit dhe nga
ana tjetër me përfitimin e një ambjenti shoqëror më të drejtë dhe të denjë për të jetuar.Për mbrojtjen e të
drejtave të tyre, Kushtetuta u ka njohur punëmarrësve të drejtën që të organizohen kolektivisht.Në nenin 50
të Kushtetutës përcaktohet se të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për
mbrojtjen e interesave të tyre të punës.Neni 51 i saj garanton të drejtën e të punësuarit për grevë që ka të bëjë
me marrëdhëniet e punës është e garantuar.Kufizimet për kategori të veçanta të punësuarish mund të
vendosen me ligj për t`i siguruar shoqërisë shërbimet e domosdoshme.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë krijon superstrukturën e shtetit shqiptar, organet kushtetuese të tij,
kompetencat e tyre në raport me njëra-tjetrën, si dhe në raport me subjektet privatë, të drejtat e këtyre të
fundit në raport me organet shtetërore etj. Të kuptuarit e organizimit shtetëror të shtetit si dhe të të drejtave
që kanë subjektet në rap;ort me organet shtetërore është hapi i parë për mbrojtjen efektive të këtyre të
drejtave. Liria e sipërmarrjes ekonomike shoqërohet me të drejta dhe detyrime, të cilat duhen njohur dhe
kuptuar mirë.Për këtë, Kushtetuta jep një ndihmesë fillestare, nëpërmjet përcaktimit të rregullave bazë të
funksionimit të shtetit, të drejtat dhe liritë e subjekteve të ndryshme që veprojnë në jetën ekonomike të
vendit.Parashikimet kushtetuese janë abstrakte dhe të përgjithshme.Ato detajohen me anën e ligjeve të
miratuara nga Kuvendi, të cilat duhet të jenë në përputhje me parashikimet që bën Kushtetuta.E drejta dhe
biznesi janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me njëri-tjetrin.Biznesi është organizimi i kapitalit dhe
punës, me qëllim prodhimin e produkteve dhe shërbimeve, ku çdo aspekt i këtij organizimi rregullohet me
ligj.Blerja, shitja, punësimi, madje edhe vetë format e ushtrimit të aktivitetit tregtar janë shembuj të
veprimtarive të biznesit që kontrollohen dhe rregullohen nga ligji.
7. Veprimi i ligjit në kohë, hapësirë dhe ndaj personave.
Kemi thënë se ligji është burimi më i rëndësishëm i të drejtës dhe ai është përkufizuar si tërësia e normave
juridike që nxirren nga organi më i lartë shtetëror me qëllim rregullimin e marrëdhënieve të caktuara
shoqërore.Ligji në përgjithësi i shtrin efektet e tij nga dita e hyrjes në fuqi deri në ditën e shfuqizimit të
tij.Momenti i hyrjes në fuqi të ligjit përcaktohet nga Kushtetuta, e cila hyrjen në fuqi të ligjit e lidh me
momentin e publikimit. Pranohet që publikimi e bën ligjin të njohur në mënyrë të drejtëpërdrejtë për çdo
Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 11
person mbi të cilin ky ligj shtrin efektet e tij, madje edhe mbi ata persona të cilët janë në pamundësi absolute
të njohjes së tij. Për këtë arsye, njohja e ligjit nga çdo person është në fakt një njohje abstrakte që konsiston
në mundësinë për të njohur ligjin.Në këtë rast vlen parimi që padijenia e ligjit nuk përjashton përgjegjësinë.
Ligjet shfuqizohen ose kur një gjë e tillë përcaktohet shprehimisht në në ligj të mëvonshëm, ose kur vendoset
me referendum (neni 150 i Kushtetutës), ose si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.Në të gjitha
këto raste flitet për shfuqizim të ligjit në mënyrë të shprehur, sepse ekziston edhe rasti i shfuqizimit të ligjit
në mënyrë të heshtur. Kjo ndodh atëherë kur normat juridike të ligjit të ri vijnë në kundërshtim me ato të
ligjit të vjetër, apo rasti kur ligji i ri bën një rregullim të ndryshëm nga ai i mëparshmi. Në këtë rast dispozitat
e ligjit të vjetër shfuqizohen, ndonëse një gjë e tillë nuk parashikohet shprehimisht në ligjin e ri. Pranohet se
ligji i ri është më i mirë se i vjetri. Por zbatimi i tij, duke qënë i menjëhershëm ka të ngjarë të cënojë interesat
legjitime të subjekteve. Për këtë arsye, nganjëherë është e vështirë të përcaktohet nëse është ligji i ri apo i
vjetri që do të zbatohet në një situatë të dhënë. Përgjithësisht pranohet se ligji i ri rregullon vetëm për të
ardhmen, çka nënkupton që ligji ka: efekt të menjëhershëm dhe nuk ka fuqi prapavepruese. Kjo me
arsyetimin se njerëzimit janë të detyruar të njohin ligjin, por jo të parashikojnë rregullimet ligjore që do të
vijnë më vonë. Kjo do të thotë se marrëdhëniet juridike ndërmjet personave rregullohen në bazë të ligjit që ka
qënë në fuqi në kohën e lindjes së tyre. Ligji nuk duhet të krijojë gjendje pasigurie tek subjektet e të drejtës.
Për këtë arsye, një marrëdhënie e krijuar në bazë të ligjit dhe në përputhje me ligjin duhet të respektohet dhe
të mbrohet, pavarësisht nga mënyra e rregullimit që sjell ligji i ri. Por ka edhe raste përjashtimore, ku
predominance e ligjit të vjetër është e detyrueshme të zbatohet.Kjo gjë ndodh në fushën e marrëdhënieve
kontraktore, fushë e cila udhëhiqet nga parimi i autonomisë së vullnetit të palëve sipas të cilit palët lirisht
përcaktojnë përmbajtjen e kontratës. Pikërisht rregullimi që i bën ligji i ri një marrëdhënie juridike respektive
mund t`i sjellë dëmtim të interesave të njërës prej palëve kontraktore. Në fushën kontraktore pranohet
predominance e ligjit të vjetër, i cili do të zbatohet derisa të përmbushen plotësisht detyrimet e lindura nga
kontrata. Përjashtimi i dytë nga rregulli është ai i ligjit prapaveprues, kur një gjë e tillë e përcakton vetë
ligji.Sidoqoftë, fuqia prapavepruese e ligjit është e rrallë, sepse një praktikë e tillë është e rrezikshme sepse
mund të cënojë të drejtat dhe interesat e ligjshme të subjekteve të fituara më parë, pra mund të cënojë
sigurinë juridike.
Gjithsesi, fuqia prapavepruese zakonisht zbatohet në katër raste. Së pari, kur ligji është konfirmues, pra kur
ndërhyhet me ligj për të bërë ligjore situata të paligjshme deri në atë kohë. Së dyti, kur ligji është
interpretues, dmth kur synon tu japë fund mosmarrëveshjeve lidhur me anët e errëta të një ligji të
mëparshëm. Së treti, ligji penal konsiderohet pjesërisht me fuqi prapavepruese, vetëm në ato raste kur ai
parashikon një dënim më të butë se më përpara.Së fundmi, ligji procedurial zbatohet edhe në rastet e lindura
para hyrjes së tij në fuqi.Si konkluzion, fuqia prapavepruese e ligjit civil, duke qënë një përjashtim nga
rregulli i përgjithshëm, ndryshon parimin kushtetues të barazisë dhe në këtë mënyrë mund të konsiderohet e
ligjshmeb vetëm në prezencë të një motive të arsyeshëm.Në çdo rast ajo duhet të jetë e shprehur ose së paku
të rezultojë nga funksioni apo fryma e ligjit.Pra, ligji civil zbatohet vetëm për ato marrëdhënie juridike të
cilat lindin mbas hyrjes në fuqi të tij.Ai nuk ka fuqi prapavepruese, pra nuk zbatohet për marrëdhënie juridike
të lindura para hyrjes së tij në fuqi.Përjashtimisht ligji civil mund të ketë fuqi prapavepruese vetëm në rast se
një gjë e tillë parashikohet nga ligji në mënyrë të shprehur.

Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 12
Veprimi i ligjit në hapësirë.Si rregull, aktet normative të nxjerra nga Kuvendi i Shqipërisë, nga Këshilli i
Ministrave, nga Ministrat dhe nga organet drejtuese të institucioneve të tjera qendrore kanë fuqi në të gjithë
territorin e vendit, ndërsa aktet normative të organeve të pushtetit lokal shtrijnë efektin e tyre vetëm në
territorin e njësisë administrative ku ato veprojnë.(Neni 116 i Kushtetutës). Mund të ndodhë që edhe një akt
normativ na ata të cilët Kushtetuta i cilëson si “me fuqi në të gjithë territorin e vendit” të kenë fuqi vetëm në
një pjesë të tij. Kjo ndodh vetëm atëherë kur akti normative e përcakton vetë një gjë të tillë, ose kur ajo
rezulton nga përmbajtja e aktit.
Veprimi i ligjit ndaj personave.E drejta shqiptare i shtrin efektet e saj ndaj të gjithë personave fizik dhe
juridik shqiptar, pra ndaj të gjithë shtetasve shqiptare dhe personave juridik të krijuar sipas të drejtës
shqiptare.E drejta ushtron veprimin e saj sipas parimit të barazisë, sipas të cilit të gjithë janë të barabartë para
ligjit. Megjithatë ka norma juridike të cilat zbatohet vetëm ndaj personave fizik apo vetëm ndaj personave
juridikë, apo madje vetëm një kategorie të caktuar të personave juridik. Karakteri i kufizuar i sferës së
veprimit të normës juridike ndaj personave në këto raste rezulton nga vetë përmbatja e normës
juridike.Normat e së drejtës civile shqiptare e shtrijnë veprimin e tyre edhe ndaj shtetasve të huaj.Si rregull,
për të huajt që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë zbatohet e drejta shqiptare, në të njëjtën
mënyrë që ajo zbatohet edhe për shtetasit shqiptar.Neni 3 i Kodit Civil thotë se “Të huaj gëzojnë po ato të
drejta e detyrime që u njihen shtetasve shqiptarë, përveç përjashtimeve të caktuara me ligj”. Po ashtu edhe
sipas nenit 16 të Kushtetutës: “Të drejtat e liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë për
shtetasit shqiptarë vlejnë njëlloj edhe për të huajt apo personat pa shtetësi në territorin e Republikës së
Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme me shtetësinë shqiptare
ushtrimin e të drejtave dhe lirive të caktuara”. Një rast përjashtimi psh i caktuar me ligj është përjashtimi që
bën neni 5/2 i ligjit nr.7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve” lidhur me blerjen e truallit nga
persona fizik apo juridikë të huaj. Sipas kësaj dispozite: “Personave fizikë a juridikë të huaj iu lind e drejta
të blejnë truall pasi të kenë arritur kryerjen e investimeve në përputhje me lejen e ndërtimit, deri në një vlerë
jo më të vogël se tre herë vlera e truallit sipas përcaktimit të Këshillit të Ministrave.”.
E drejta shqiptare zbatohet edhe ndaj shtetasve shqiptare jashtë territorit të vendit nëqoftëse ajo ka të bëjë me
gjendjen dhe zotësinë e personave, statusin e tyre personal.Jashtë këtyre rasteve duhet t`i drejtohemi të
drejtës ndërkombëtare private e cila përcakton ligjin e aplikueshëm në rast konflikti të ligjeve të shteteve të
ndryshme.

Literatura:
Nuni, A. (2007), E drejta e biznesit, Edic.i tretë, Morava, Tiranë
Omari, L (2004), Parime dhe institucione të së drejtës publike, Bot. i gjashtë, Elena Gjika, Tiranë

Leksioni 1

Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës.

Faqe 13

More Related Content

What's hot

E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punesbande7
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeDardan Krasniqi
 
Subjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaSubjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaKastriot Gashi
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah AliuRefik Mustafa
 
E drejta biznesore
E drejta biznesoreE drejta biznesore
E drejta biznesoreJozef Nokaj
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativeFerdi Nuredini
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrativepetritzogaj
 
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & Juridik
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & JuridikSubjektet e së Drejtës-Personat Fizik & Juridik
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & JuridikBessnik Latifi
 
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
E drejta Administrative I -  Ermir DobjaniE drejta Administrative I -  Ermir Dobjani
E drejta Administrative I - Ermir DobjaniRefik Mustafa
 
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreUshtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreBessnik Latifi
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaMenaxherat
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta TregtareMenaxherat
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoEsi Hasko
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 

What's hot (20)

E Drejta E Punes
E Drejta E PunesE Drejta E Punes
E Drejta E Punes
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
Koncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publikeKoncepti i sw drejtws publike
Koncepti i sw drejtws publike
 
E Drejta e Punës
E Drejta e PunësE Drejta e Punës
E Drejta e Punës
 
Subjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smakaSubjektet e se drejtes riza smaka
Subjektet e se drejtes riza smaka
 
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
E Drejta CIvile -  Abdullah AliuE Drejta CIvile -  Abdullah Aliu
E Drejta CIvile - Abdullah Aliu
 
E drejta biznesore
E drejta biznesoreE drejta biznesore
E drejta biznesore
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
E drejta administrative
E drejta administrativeE drejta administrative
E drejta administrative
 
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & Juridik
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & JuridikSubjektet e së Drejtës-Personat Fizik & Juridik
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & Juridik
 
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
E drejta Administrative I -  Ermir DobjaniE drejta Administrative I -  Ermir Dobjani
E drejta Administrative I - Ermir Dobjani
 
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreUshtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E Drejta Tregtare
E Drejta TregtareE Drejta Tregtare
E Drejta Tregtare
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 

Viewers also liked

E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
Parimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreParimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreMenaxherat
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privatedritashala
 
Leksioni 4 personat juridike private, organizatat
Leksioni 4  personat juridike private, organizatatLeksioni 4  personat juridike private, organizatat
Leksioni 4 personat juridike private, organizatatBledi Lila
 
Leksioni 5 personat juridike private, shoqerite[smallpdf.com]
Leksioni 5   personat juridike private, shoqerite[smallpdf.com]Leksioni 5   personat juridike private, shoqerite[smallpdf.com]
Leksioni 5 personat juridike private, shoqerite[smallpdf.com]Bledi Lila
 
Leksioni 3 kuptimi i personit fizik dhe juridik
Leksioni 3   kuptimi i personit fizik dhe juridikLeksioni 3   kuptimi i personit fizik dhe juridik
Leksioni 3 kuptimi i personit fizik dhe juridikBledi Lila
 
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)julimarsi
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitRefik Mustafa
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjefatonbajrami1
 
Ushtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitUshtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitMenaxherat
 
Shteti në të drejtën e biznesit
Shteti në të drejtën e biznesitShteti në të drejtën e biznesit
Shteti në të drejtën e biznesitALTAX Consulting
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penalezogaj
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokalekulla 2010
 
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuesePyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetueseNasuf GËRMIZAJ
 

Viewers also liked (18)

E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
Pyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimetPyetjet nga provimet
Pyetjet nga provimet
 
Parimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesoreParimet e te drejtes biznesore
Parimet e te drejtes biznesore
 
E drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare privateE drejta ndërkombëtare private
E drejta ndërkombëtare private
 
Leksioni 4 personat juridike private, organizatat
Leksioni 4  personat juridike private, organizatatLeksioni 4  personat juridike private, organizatat
Leksioni 4 personat juridike private, organizatat
 
Leksioni 5 personat juridike private, shoqerite[smallpdf.com]
Leksioni 5   personat juridike private, shoqerite[smallpdf.com]Leksioni 5   personat juridike private, shoqerite[smallpdf.com]
Leksioni 5 personat juridike private, shoqerite[smallpdf.com]
 
Leksioni 3 kuptimi i personit fizik dhe juridik
Leksioni 3   kuptimi i personit fizik dhe juridikLeksioni 3   kuptimi i personit fizik dhe juridik
Leksioni 3 kuptimi i personit fizik dhe juridik
 
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigjeMAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
MAKROEKONOMIA - Pyetje dhe përgjigje
 
Ushtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetitUshtrime bazat e kontabilitetit
Ushtrime bazat e kontabilitetit
 
Shteti në të drejtën e biznesit
Shteti në të drejtën e biznesitShteti në të drejtën e biznesit
Shteti në të drejtën e biznesit
 
33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale33760284 e-drejta-penale
33760284 e-drejta-penale
 
Pushteti vendor
Pushteti vendorPushteti vendor
Pushteti vendor
 
Ardian Elezi 15
Ardian Elezi 15Ardian Elezi 15
Ardian Elezi 15
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokale
 
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuesePyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
Pyetje - pergjegje nga e drejta kushtetuese
 

Similar to Tema 1 e drejta e biznesit

E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berishafatmir berisha
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Ramadan Ademi
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës fatmir berisha
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliuzogaj
 
Etika Profesionale
Etika ProfesionaleEtika Profesionale
Etika Profesionaledani
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.AlbanFejzullahu2
 
Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesoreguxha
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015Refik Mustafa
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.#MesueseAurela Elezaj
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIRamadan Ademi
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2zogaj
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarRefik Mustafa
 

Similar to Tema 1 e drejta e biznesit (20)

LIGJI DHE ETIKA
LIGJI DHE ETIKALIGJI DHE ETIKA
LIGJI DHE ETIKA
 
E drejta administrative fatmir berisha
E drejta administrative                  fatmir berishaE drejta administrative                  fatmir berisha
E drejta administrative fatmir berisha
 
E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE E DREJTA PENALE
E DREJTA PENALE
 
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
Hyrje Ne Shkencat Administrative Pyetje Pergjigje (Repaired)
 
Fillet e se drejtes
Fillet e se drejtesFillet e se drejtes
Fillet e se drejtes
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës Fillet e së drejtës
Fillet e së drejtës
 
50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
Etika Profesionale
Etika ProfesionaleEtika Profesionale
Etika Profesionale
 
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
Punim: Parime të së drejtës kushtetuese - Florijana Beka & Egzon Musa.
 
Fillet konceptet-kryesore
Fillet  konceptet-kryesoreFillet  konceptet-kryesore
Fillet konceptet-kryesore
 
Administrata publike
Administrata publikeAdministrata publike
Administrata publike
 
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh  2014 2015
Fillet e së drejtes, Cikël Leksionesh 2014 2015
 
E Drejta Private
E Drejta PrivateE Drejta Private
E Drejta Private
 
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.ESSE ...Çfarë pasojash ka  moszbatimi  i  ligjit në shoqëri.
ESSE ...Çfarë pasojash ka moszbatimi i ligjit në shoqëri.
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
Administrative 2
Administrative 2Administrative 2
Administrative 2
 
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e ShkurtuarE Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
E Drejta Civile - Përmbledhje e Shkurtuar
 
tafo
tafotafo
tafo
 

Tema 1 e drejta e biznesit

  • 1. TEMA 1 KUPTIMI I TË DREJTËS DHE SHTETIT. BURIMET E TË DREJTËS.E DREJTA DHE BIZNESI. 1. Koncepti i të drejtës. Dallimi i saj nga feja dhe morali. E drejta objektive dhe subjektive. Në shumicën e kurseve të së drejtës që zhvillohen në programet universitare fillohet me trajtimin e konceptit të së drejtës përpara se të trajtohen institutet e tjera juridike. Sqarimi i konceptit të së drejtës është i një rëndësie themelore si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik, sepse vetë jeta e njerëzve, nga lindja deri në vdekje, karakterizohet nga një numër i pakufi marrëdhëniesh të vendosura me të tjerët, marrëdhënie që fakt kanë nevojën e një rregullimi racional. Duke jetuar në shoqëri, njerëzit zhvillojnë modele të caktuara sjelljeje të cilat i korrespondojnë kryerjes së një game veprimesh apo ndalimit të kryerjes së tyre në funksion të një jetese sa më të përshtatshme. Mënyra të tilla sjelljeje, të përsëritura vazhdimisht nga grupime të caktuara njerëzish mund të marrin formën e rregullave të natyrshme, në varësi të forcës detyruese që qëndron prapa tyre. Këto rregulla hartohen me qëllimin që prej tyre të përfitojnë të gjithë, pasi detyrimit të çdo personi për t`i zbatuar ato garanton të drejtën e të tjerëve të cilëve i korrespondon ky detyrim. Rendi në shoqëri imponohet nga rregulla të cilat përshkruajnë sjellje të pranueshme. Shpeshherë këto rregulla janë krijuar, jo thjesht duke u mbështetur tek logjika, por janë zhvilluar gradualisht në bazë të eksperiencës së njerëzve gjatë shekujve, duke reflektuar nevojat për rregullim të detajuar në fusha të ndryshme të zhvillimit politik, social apo ekonomik në një periudhë të caktuar. E drejta është një sistem rregullash që synon t`i mundësojë njerëzve një jetesësa më të përshtatshme në shoqëri. Pra, e drejta është një tërësi apo grup rregullash për të drejtuar sjelljen njerëzore, e cila vedos një rregullim racional të gjërave në shoqëri, rregullim i cili është i lidhur me të mirën e përgjithshme. Ekzistenca e të drejtës shpeshherë lidhet edhe me karakterin kontradiktor të bashkëjetesës njerëzore dhe në funksionin e saj në ndalimin e përdorimin të dhunës për zgjidhjen e konflikteve, dmth në zgjidhjen e konflikteve ndërmjet personave vetëm nëpërmjet rregullave të paracaktuara, të cilat konkurojnë me njëra-tjetrën për zgjidhjen e nnjë funksioni kompleks: vendosjen e një ekuilibri të përgjithshëm dhe sa më të qëndrueshëm midis interesave të ndryshme në konflikt. Prandaj, e drejta mund të përcaktohet edhe si një sistem rregullash për zgjidhjen e konflikteve ndërmjet njerëzve (personave), i cili ipërgjigjet nevojës për siguri dhe drejtësi të tyre në shoqëri. Nevoja për siguri na bën të njohim atë që mund të bëjmë dhe atë që duhet të tolerojmë tek të tjerët sipas këtyre rregullave apo normave, ndërsa nevoja për drejtësi konsiston në impenjimin e individit që nëse toleron që të jetë i kufizuar nga një rregull i të drejtës, njëkohësisht kërkon që ky rregull të jetë i drejtë dhe i paanshëm. Marrëdhëniet që mbajnë të lidhur njerëzit me njëri-tjetrin në shoqëri kërkojnë detyrimisht një rregullim, renditje, organizim sipas parimesh të paracaktuara të cilat kthehen nënorma. E drejta është pikërisht një nga rregullueset e këtyre marrëdhënieve.Normat e të drejtës janë të tilla sepse ato kanë fuqi detyruese, ose thënë ndryshe zbatimi i tyre është i detyrueshëm.Që e drejta të jetë efikase është e nevojshme ekzistenca e një pushteti të cilit t`i jetë njohur funksioni i krijimi paraprak të rregullave, si dhe i një pushteti të ndarë nga i pari, të cilit t`i jetë dhënë funksioni i zbatimit të këtyre rregullave në zgjidhjen e konflikteve që krijohen.Në këtë këndvështrim e drejta ka të bëjë me dhënien e një gjykimi përfundimtar lidhur me marrëdhëniet ndërmjet njerëzve.Origjina dhe legjitimiteti i të drejtës qëndron në faktin që shoqëria aprovon përdorimin e forcës në rastet e përshtatshme. Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 1
  • 2. E drejta ka si funksion të saj edhe organizimin e jetës shoqërore. Njeriu kërkon nga ligji,jo vetëm njohjen e të drejtës së tij, por edhe bashkëpunimin e të tjerëve për respektimin e saj. Për pasojë, e drejta ështëjo vetëm një tërësi rregullash që duhen respektuar, por që edhe impoohen në mënyrë të detyrueshme për t`u respektuar e zbatuar në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Pikërisht, tek kyaspekt mbështetet drejtimi i jetës shoqërore. Por e drejta nuk është i vetmi rregullator i marrëdhënieve në shoqëri.Sisteme të tjera rregullash, si feja, morali, etika etj zbatohen në këto marrëdhënie dhe disiplinojnë aspekte të bashkëjetesës njerëzore.Prandaj është e nevojshme të bëhet dallimi ndërmjet të drejtës dhe këtyre rregullave. Shumë shpesh ndodh që rregulli i së drejtës të jetë shumëi ngjashëm me rregullin moral apo atë fetar. Të gjithë ndjekin të njëjtin ideal, drejtësinë, por ndryshimi lidhet me bazën, fushën e zbatimit apo sferën e rregullimit dhe sanksionin e tyre.Nëse baza e së drejtës është drejtësia, morali dhe feja e knë bazën më të gjërë, ajo përfshin si drejtësinë ashtu dhe mirësië (zemërgjerësinë).Ka raste që edhe normat e të ddrejtës bazohen tek parimet e mirësisë dhe zemërgjerësisë, si psh.normat që rregullojnë detyrimin për ushqim në kuadër të së drejtës familjare, normat që rregullojnë sigurimet shoqërore etj, por ky aspekt apo socializim i së drejtës ështëi kufizuar.Në lidhje me fushën e zbatimit apo sferën e rregullimit, e drejta ka për synim të bëjë sa më të përshtatshme jetën në shoqëri, ndërsa morali dhe feja tentojnë drejt perfeksionimit individual, duke iu referuar fushës së ndërgjegjes si fushë esencialisht subjektive. Lidhur me sanksionin, dallimi i të drejtës nga sistemet e tjera të rregullimit është thelbësor, sepse vetë e drejta bëhet efektive vetëm në sajë karakterit të saj detyrues, apo ekzistencën e një force detyruese për zbatimin e të drejtës. Nga ana tjetër, feja dhe morali bëhen efektive për shkak se individët besojë në vlerat dhe parimet e tyre dhe jo si pasojë e ndonjë force të jashtme detyruese. Në kontekstin e mësipërm mund të themi se e drejta, si një rregullim racional i gjërave, është një tërësi rregullash për drejtimin e sjelljes së njerëzve në shoqëri ë funksion të së mirës së përgjithshme dhe që synon vendosjen e një ekuilibri ndërmjet interesave në konflikt duke iu përgjigjur nevojës për siguri dhe drejtësi dhe duke qënë e garantuar nga fuqia e saj detyruese ose përdorimi i forcës. Ky përkufizim i gjërëështë i ngjashëm me përkufizimin e pranuar nga teoria e sotme e së drejtës shqiptare, sipas të cilit e drejta është një tërësi normash që rregullojnë marrëdhëniet shoqërore, zbatimi i të cilave sigurohet nëpërmjet aplikimit të sanksioneve. Fjala e drejtë përdoret nëdy kuptime, në kuptimin objektiv dhe atë subjektiv.E drejta në kuptimin objektiv është tërësia e normave dhe rregullave që disiplinojnë apo rregullojnë një marrëdhënie shoqërore, zbatimi i të cilave sigurohet nga aplikimi i sanksioneve.E drejta në kuptimin subjektiv apo thënë ndryshe e drejta subjektive është e drejta konkrete, e vecantë, që i përket një personi të caktuar.Pikërisht, të drejtat dhe target që gëzojnë personat dhe që garantohen nga ligji përbëjnë të drejtën subjektive. E drejta subjektive përbëhet nga dy mundësi: mundësia që subjekti të kryejë veprime të caktuara dhe të lejuara nga norma juridike civile, si dhe mundësia për të kërkuar nga subjekti i detyruar që të kryejë apo mos kryejë veprime të caktuara në dobi të tij. 2. Teoritëkryesore mbi të drejtën. Ndarjet kryesore të së drejtës. E drejta, si një tërësi rregullash që disiplinojnë marrëdhëniet në shoqëri, i përgjigjet një nevojë të dyfishtë, nevojës për siguri dhe drejtësi të individëve në shoqëri.Lind pyetja nëse e drejta është në gjendje të përmbushë nevojën për drejtësi? Dy teori që përfaqësojnëdy mendime apo shkolla të ndryshme janëpërpjekur Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 2
  • 3. t`i japin përgjigje kësaj pyetje. Këto teori përfaqësohen nga shkolla e të drejtës natyrore dhe shkolla e të drejtës pozitive. Shkolla e të drejtës natyrore është shumë e vjetër, zanafillat ajo i ka nga filozofia greke dhe më vonë në shekullin e XVII dhe XVIII kjo teori mbështetet nga autorë të ndryshëm. Rusoi në veprën e tij “Kontrata Sociale” thekson se njerëzit fillimisht kanë jetuar në gjendjen e tyre natyrale, dhe më vonë nëpërmjet kontratës sociale ata i dorëzuan pushtetit shoqëror një pjesë së prerogativave të tyre, por vetëm një pjesë, sepse ata ruajtën prerogative të caktuara të pandara nga natyra njerëzore sic janë e drejta për jetën, liria e lëvizjes, liria e ndërgjegjes etj. Këto janë të drejta natyrore dhe pushteti nuk mund t`i cënojë ato.E drejta natyrore është e drejta ideale, e cila gjendet në natyrë e njeriut, si një qënie racionale. Ajo është tërësia e rregullave që natyra ia dikton arsyes njerëzore. Pra, e drejta natyrore është e drejta ideale për të cilën aspirojnë të gjithë individët, e cila prezupozohet të dalë nga thelbi natyror i raporteve të ekzistencës, pa qënë nevoja e shprehjes së vullnetit nga një legjislator i caktuar.Prandaj, quhet e drejtë natyrore kompleksi i rregullave të krijuara që me krijimin e njeriut.Gjithsesi, e drejta natyrore në kohën tonë duhet të konsiderohet si një vlerë e rëndësishme morale që udhëheq legjislatorin dhe që shërbes si busull për të drejtën positive. Shkolla e të drejtës positive e redukton të drejtën në tërësië e rregullave në fuqi, në një kohë të caktuar, në një vend të caktuar. Në fundin e shekullit të XIX dhe XX u zhvillua pozitivizmi shtetëror, sipas të cilit e drejta imponohet për faktin e vetëm se është shprehje e vullnetit shtetëror.Këtij vullneti mbështetësit e kësaj shkolle i atribuojnë sovranitet dhe autoritet të plotë.E drejta pozitive quhet e drejta në fuqi në një shtet të caktuar, në një kohë të caktuar.E drejta pozitive kënaq kërkesat themelore të sigurisë dhe garanton barazinë e qytetarëve.Për pasojë, nënshtrimi i të gjithëve ndaj të njëjtit kompleks normative përbë mjetin më të përshtatshëm për garantimin dhe realizimin e të drejtave përkatëse.Secila prej tyre teorive ka dominuar herë pas here, në kohë të ndryshme. E drejta përbëhet nga dy grupime të mëdha normash juridike të njohura si: e drejta private dhe e drejta publike. Kjo ndarje është shumë e vjetër dhe fillesat i ka nga e drejta romake.Sipas koncepteve tradicionale e drejta private rregullon marrëdhëniet ndërmjet privatëve dhe e drejta publike rregullon marrëdhëniet në të cilat merr pjesë shteti.Konceptet e sotme mbi të drejtën private dhe publike janë mjaft të ndryshme nga konceptet e ardhura nga kohët e lashta.Sot nuk mund të themi se të gjitha marrëdhëniet në të cilat merr pjesë shteti rregullohen nga e drejta publike.Një numër i madh marrëdhëniesh ku merr pjesë shteti ose ku shteti është njëra palë dhe privati pala tjetër, rregullohen nga e drejta private.Normat e Kodit Civil apo akteve të tjera normative që i përkasin të drejtës private zbatohen njëlloj si për subjektet private ashtu edhe për ato publike. E drejta publike dallohet për fakti se shteti ose institucionet shtetërore në marrëdhëniet publike veprojnë të pajisura me një autoritet të vecantë, dhe ajo cka është gjithashtu shumë e rëndësishme është fakti që, ndërsa në marrëdhëniet që rregullohen nga e drejta private zbatohet parimi i barazisë juridike të palëve që marrin pjesë në marrëdhënie, në marrëdhënit publike, si pasojë e ekzistencës së atij autoriteti të vecantë që gëzon shteti apo institucionet shtetërore nuk ka barazi. E drejta publike krijon gjithmonë raporte hierarkike. Në të drejtën publike, apo në marrëdhënien juridike publike kur merr pjesë një subject privat, shteti ose institucioni shtetëror është gjithmonë superior ngaj tij, ndërsa ky subject është palë e nënshtruar. Pra, e drejta private rregullon marrëdhëniet reciproke ndërmjet subjekteve dhe interesat e personave. Në marrëdhënien juridike private palët ndodhen në pozita të barabarta ndaj njëri-tjetrit, ndaj edhe shteti apo institucionet shtetërore, kur veprojnëjo si mbajtës të një interesi publik, portë një interesi të tyre, atoi Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 3
  • 4. nënshtrohen rregullave të së drejtës private. E drejta private është një tërësi normash juridike që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet personave (fizik, juridik, përfshi edhe shtetin) mbështetur në parimin e barazisë juridike të palëve që marrin pjesë në marrëdhënien juridike.E drejta publike, nga njëra anë rregullon organizimin e shtetit, si dhe të institucioneve publike, raportet e tyre reciproke dhe nga ana tjetër rregullon raportet e shtetit dhe të institucioneve shtetërore me individët apo personat. Marrëdhënia juridike publike dominohet nga fakti se në të merr pjesë një palë qëështë mbajtëse e interesave më të larta, e interest publik në përgjithësi.Pikërisht pabarazia në të drejtën publike justifikohet vetëm nga parimi që interesat e përgjithshme ose të një rëndësie më të madhe për ruajtjen dhe zhvillimin e shoqërisë dominojnë interesat më të vogla, apo interesat që u përkasin individëve apo personave të vecantë. Në të drejtën publike bëjnë pjesë: e drejta kushtetuese, e drejta administrative, e drejta penale, e drejta financiare, procedura penale dhe civile etj. Në të drejtën private bëjnë pjesë: e drejta e pronësisë, e drejta e trashëgimisë, kontratat, shkaktimi i dëmit, e drejta tregtare, e drejta e autorit etj. Në fakt, ndarja në të drejtë private dhe publike nuk është një ndarje rreptësisht e përcaktuar. Ka mjaft raste kur elementet private dhe publike bashkëekzistojnë në të njëjtën marrëdhënie, sic ndodh psh. në të drejtën në turizëm. E drejta në turizëm nga njëra anëështë shprehje e interesit publik për zhvillimin e veprimtarive turistike, sipas parimeve dhe standardeve të përcaktuara nga vet ligji, nisur kjo nga specifika e veçantë që paraqet turizmi dhe aspektet që lidhen me të si psh mbrojtja e natyrës, burimeve, vendeve dhe pikave turistike të konsideruara si pasuri kombëtare, interesi për të zhvilluar një turizëm të qëndrueshëm të standardeve bashkëkohore, si një nga sektorët parësorë të ekonomisë, mbrotja e konsumatorit etj. Nga ana tjetër, e drejta në turizëm dhe veprimtaritë turistike zhvillohen nga sipërmarrësit turistik në kuadër të tregut të lirë, bazuar mbi kërkesën dhe ofertën, duke qënë kështu në thelb një veprimtari fitimprurëse apo tregtare, që i përket kategorisë së drejtës private. Dallimi tjetër i rëndësishëm ndërmjet të drejtës publike dhe asaj private qëndron nëfaktin se normat e të drejtës publike kanë karakter imperativ apo urdhërues dhe nuk lejojnë shmangie nga urdhërimi i normës, ndërsa e drejta private i lë një hapësirë mjaft të gjërë autonomisë së vullnetit të palëve që marrin pjesë në një marrëdhënie juridike.Shumica e normave të së drejtës private kanë karakter dispozitiv apo lejues, si mjeti më i mirë për të kënaqur interesat private të personave dhe për t`u dhënë atyre lirinë e nevojshme për të vepruar dhe realizuar vetërregullimin e interesave të tyre. 3. Shteti. Kuptimi i shtetit. Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të pajisur me mjetet e duhura të shtërngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i duken të arsyeshme, nëpërmjet normave juridike. Termi shtet përdoret nëdy kuptime kryesore, nëkuptimin e një organizate politike në shoqëri dhe nëkuptimin politiko-gjeografik. Nisur nga kuptimi i dytë arrihet të kuptohen elementët përbërës të shtetit, që janëterritori, popullsia dhe pushteti publik.Prandaj, shteti shihet si një organizatë e sundimit politik ushtron pushtetin apo shtërngimin shtetëor, mbi një popullsi të caktuar, që jeton brenda një territori të caktuar.Një element tjetër i domosdoshëm për ekzistencën e shtetit është edhe njohja e tij në arenën ndërkombëtare, dmth njohja e një shteti nga shtetet e tjera.Shteti i ushtron funksionet e veta me anë të pushtetit.Pushteti ështënjë koncept shoqëror, dhe si i tillë ai përkufizohet si aftësia për t`i Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 4
  • 5. imponuar një urdhërim, një rregull sjelljeje njëtjetri, pavarësisht se ky i fundit e zbaton këtë me dashje apo me pahir. Pushteti shtetëror ka monopolin e shtërngimit fizik dhe një strukturë apo aparat të posacëm për të vendosur rregulla të detyruara sjelljeje në një shoqëri dhe për të garantuar zbatimin e tyre.Një karakteristikë themelore e shtetit ështësovraniteti i shtetit.Sovraniteti është pavarësia e pushtetit shtetëror të një shteti nga pushteti i çfarëdo shteti tjetër, që shprehet në të drejtën e shtetit për të zgjidhur lirisht, sipas pëlqimit të tij, çështjet e tij të brendshme dhe të jashtme, pa shkelur të drejtat e shteteve të tjera dhe normat e të drejtës ndërkombëtare.Funksioni kryesor i shtetit është mbështetja e një mënyre të caktuar prodhimi, që u intereson atyre klasave apo grupeve që kanë pozitë sunduese në shoqëri pavarësisht kundërshtimit që haste nga klasat e tjera shoqërore. 4. Shteti dhe e drejta. Parimi i shtetit të së drejtës. Një aspekt themelor i marrëdhënies ndërmjet shtetit dhe të drejtës është epërsia e të drejtës mbi shtetin.Kyështë parimi i shtetit të së drejtës, parim sipas të cilit edhe vetë shteti i nënshtrohet të drejtës, duke qënë i detyruar të respektojë ligjet e tij.Atributet e aparateve të shtetit dhe pushtetet e tyre caktohen me ligj.Aparatet e shtetit gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre janë të detyruara të respektojnë parimin e ligjshmërisë.Ata ushtrojnë sovranitetin e shtetit në format dhe mënyrat e parashikuara nga ligji.Pra rezulton se shteti nga njëra anë paraqitet si mishërimi i vetë të drejtës, si një faktor i domosdoshëm që i jep efikasitetin e duhur normës juridike dhe nga ana tjetër shteti nuk mund të veprojë pa të drejtën sepse pushteti i tij mbështetet në normën juridike.Shteti i të drejtës përbën parimin më të rëndësishëm të organizimit dhe funksionit të shtetit.Ky parim ështëi garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.Qeveria është e detyruar që të realizojë veprimtarinë e saj në përputhje me rregullat e së drejtës dhe jo në mënyrë arbitrare. Ekseset qeveritare mund të konstatohen nga gjykata jo vetëm sinë kundërshtim me ligjin, por edhe si antikushtetuese. Shpesh herë parimi i shtetit të së drejtës shihet si parim i ligjshmërisë: të gjithë duhet të detyrohen nga ligji dhe t`i binden atij, ligji duhet të zbatohet njësoj për të gjithë.Por, në të vërtetë koncepti i shtetit të së drejtës mbështetet tek parimi i hierarkisë së normave, sipas të cilit rendi juridik paraqitet si një piramidë e përbërënga shtresa të ndryshme normash juridike.Pikërisht, kriter themelor për cilësimin e një shteti si shtet të së drejtës është përputhja e ligjeve dhe akteve nënligjore me kushtetutën, dhe për ta verifikuar këtë përputhje është e nevojshme të ekzistojë një organ i pavarur, i specializuar, siçështë Gjykata Kushtetuese. 5. Burimet e të drejtës. Kuptimi dhe llojet e burimeve. Lindja e normave juridike të vecanta është e kushtëzuar nga disa fenomene të përcaktuara të jetës shoqërore.Këto fenomene, që përbëjnë në tërësinë e tyre shkakun e lindjes së normave të së drejtës, formojnë ato që mund të quhen burime të së drejtës në kuptimin material.Kështu burim i së drejtës janë kushtet materiale tëjetës sëshoqërisë.Bashkë me këto, mbi normat e të drejtës ushtrojnë ndikimin e tyre ideologjik edhe institucionet politike të një shoqërie.Tërësia e këtyre faktorëve ushtron ndikim thelbësor mbi formën dhe përmbajtjen e të drejtës. Mirëpo, në shkencat juridike koncepti i burimit të së drejtës përdoret edhe në një kuptim tjetër të posaçëm juridik.Nga kjo pikëpamje si burim i të drejtës konsiderohet ajo formë specifike apo e posaçme, me të cilën vishen normat e së drejtës.Normat e sjelljes janë juridikisht të detyrueshme dhe zbatimi i tyre sigurohet nga ana e shtetit vetëm kur ekziston një formë e caktuar e shprehjes së këtij vullneti.Vullneti mbizotërues i Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 5
  • 6. forcave shoqërore nuk formon gjithnjë një normë juridike edhe sikur të synojë rregullimin e sjelljes së njerëzve në shoqëri, siç janë rregullat e moralit apo fesë për të cilat kemi folur më sipër.Vullneti duhet të objektivizohet dhe të marrë forma të caktuara të shprehjes së jashtme për tu bërë normë juridike. Prandaj për shprehjen e vullnetit është e domosdoshme që rregullat të vishen me një formë të posacme apo specifike me qëllim qëky rregull të marrë rëndësinë e normës juridike. Pikërisht kjo formë specifike quhet burim i së drejtës. Pikërisht vetëm normat që vishen me këtë formë janënorma juridike, të detyrueshme për tu zbatuar nga të gjithë, qoftë edhe me forcën shtërnguese të shtetit. Vullneti mbizotërues i forcave shoqërore (forca të cilat janë të organizuara në grupime politike dhe që janë në pushtet) shprehet në ligjet, aktet administrative të sanksionuara nga pushteti shtetëror, zakonet etj.Këto forma të posaçme që u japin disa rregullave rëndësinë e normave të së drejtës, quhen burime të së drejtës në kuptimin juridik.Burimet e të drejtës ndahen në kategori të ndryshme.Rregulli i kategorizimit të normave sipas epërsisë së tyre përbën hierarkinë e burimeve të së drejtës.Hierarkia e burimeve të së drejtës është përcaktuar në nenin 116 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Sipas këtij neni burime formale të së drejtës janë: a) Kushtetuta, b) Marrëveshjet Ndërkombëtare të Ratifikuara, c) Ligjet, d) Aktet normative të Këshillit të Ministrave dhe e) Aktet Normative të Pushtetit Lokal. Burime të së drejtës, përvec burimeve të cituara shprehimisht në Kushtetutë janë: zakonet dhe jurisprudenca. Kushtetuta është burimi primar i të gjitha normave juridike.Ajo ka një natyrë tre dimensionale.Dimensioni i parëështë ai i kontratës sociale, që nënkupton se të gjithë qytetarët e Republikës bien dakord të jetojnë në një bashkësi shoqërore, të kenë marrëdhënie shoqërore të përcaktuara në bazë të disa parimeve dhe rregullave të përcaktuara në një kontratë. Kjo kontratë shpreh se sovraniteti i përket të gjithë individëve të shoqërisë dhe ështëi shprehur në këtë kontratë shoqërore dhe nuk i referohet të drejtës hyjnore, asaj monarkike etj.Ky legjitimitet buron nga vullneti i qytetarëve, të cilët me anë të kësaj kontrate ia delegojnë ushtrimin e sovranitetit në emër të tyre dhe në bazë të disa rregullave dhe parimeve të përcaktuara në këtë kontratë, shtetit. Dimensioni i dytëështë dimensioni politik.Kushtetuta rregullon formën e organizimit politik, institucionet politike, marrëdhëniet e institucioneve ndërmjet tyre, si dhe raportet e tyre me individin.Institucionet kryesore të nevojshme për të përmbushur funksionet e shtetit janë të përcaktuara në Kushtetutë, gjithashtu në të janë parashikuar edhe parimet dhe procedurat për krijimin e institucioneve të tjera, të cilat nuk janë kushtetuese.Rol themelor në rregullimin kushtetues luan përcaktimi i të drejtave dhe lirie themelore të njeriut.Ato lindin me njeriun dhe mund të kufizohen vetëm me ligj.Dimensioni i tretë i kushtetutës është dimensioni juridik.Kushtetuta përbën ligjin më të lartë apo thënë ndryshe ligjin themelor të shtetit. Kjo do të thotë se asnjë akt tjetër juridik, individual apo normative nuk mund të dalë vecse në zbatim të Kushtetutës, si dhe në pajtim me të. Ligji si burim i së drejtës.Shteti funksionon nëpërmjet të drejtës.Organet shtetërore veprojnë në bazë tënormave juridike, në kuadrin e tyre.Pra, shteti i realizon detyrat e veta me anën e të drejtës. Midis dispozitave juridike të një shteti, më të rëndësishmet janë ligjet, të cilat rregullojnë sferat kryesore të marrëdhënieve shoqërore. Ligjet zbërthejnë zakonisht parimet themelore të formuluara në Kushtetutë. Rëndësia e ligjit buron nga fakti se ai është norma juridike me fuqinë më të lartë që del apo është shprehje e vullnetit të organit më të lartë shtetëror. Të gjitha aktet apo urdhërimet e ndryshme që quhen akte nënligjore duhet të mbështeten në ligj. Si rrjedhojë, ngan njëra anë veprimtaria e çdo organi shtetëror duhet të mbështetet në ligj dhe nga ana tjetër çdo veprim i personave në shoqëri të organizuar në shtet duhet të kryhet në përputhje me ligjin (pra subjektet e të drejtës duhet të kryejnë veprime të lejuara dhe të caktuara nga Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 6
  • 7. ligjet). Ligjet janë akte juridike të përgjithshme që përmbajnë dispozita të përgjithshme, të cilat përcaktojnë sjelljen e njerëzve dhe të organeve shtetërore. Veprimtaria ligjëvënëse e shtetit qëndron pikërisht në nxjerrjen e rregullave me karakter të përgjithshëm. Me formën e ligjit vishen akte që përcaktojnë jetën ekonomike, kulturore dhe politike të vendit për një periudhë kohe, nganjëherë mjaft të gjatë. Ligji, si akt i vullnetit sovran, përmban dispozita ëe përbëjnë një të drejtë primare në krahasim me të drejtën derivate të krijuar nga aktet e tjera të organeve të pushtetit dhe aktet e organeve të administratës. Dy karakteristika janë thelbësore në përcaktimin e ligjit: ligji është një akt i pushtetit më të lartë suprem dhe nga ana e përmbajtjes së tij, ligji përfaqëson një akt që vendos një të drejtë të re. Nxjerrja e ligjeve bëhet sipas një procedure të caktuar, ç`ka është e domosdoshme për vetë rëndësinë që kanë ligjet si burimi më i rëndësishëm i të drejtës. Ligjet nxirren sipas një rendi të caktuar që nënkupton ekzistencën e disa fazave si: iniciativa ligjëvënëse, diskutimi i projektligjit, miratimi dhe vërtetimi i ligjit, shpallja e ligjit dhe hyrja në fuqi e tij. Dekretet e Presidentit të Republikës, aktet e organeve të administratës dhe të organeve lokale si burim i të drejtës.Përveçse me ligj, normat e të drejtës vendosen edhe me akte të tjera të organeve të pushtetit qëndor dhe me akte të organeve të tjera të administratës. Veprimtaria e organeve të pushtetit dhe të organeve të administratës, që nuk kanë kompetenca legjislative, nuk merr fund vetëm me zbatimin e ligjeve. Ajo, përveç kësaj, konsiston në vendosjen e një sërë normave juridike të cilat zakonisht janë një konkretizim i ligjit. Prandaj këto akte janë burim i të drejtës. Në Republikën e Shqipërisë midis akteve të organeve të pushtetit dhe të administratës, të cilat nuk kanë rëndësinë e ligjit, por që janë burime të së drejtës hyjnë dekretet e Presidentit të Republikës që kanë një përmbajtje normative, si dhe vendimet dhe urdhëresat normative të Këshillit të Ministrave. Disa urdhëra apo udhëzime të ministrave, si dhe disa vendime të organeve të pushtetit lokal vendosin gjithashtu norma të së drejtës. Neni 92 i Kushtetutës i jep të drejtë Presidentit të Republikës të lidhë marrëveshje ndërkombëtare sipas ligjit, të caktojë datën e zgjedhjeve për Kuvendin, për organet e pushtetit vendor dhe për zhvillimin e referendumit. Forma e aktit me të cilin shprehet Presidenti i Republikës quhet dekret. Pikërisht, nxjerrja e këtyre akteve ka një përmbajtje normative, përderisa këto akte caktojnë të drejta dhe detyra për organe të caktuara shtetërore, psh për marrjen e masave për organizimin e zgjedhjeve nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve. Nga ana tjetër këto akte nuk i nënshtrohen miratimit nga ana e Kuvendit. Përkundrazi, disa dekrete të tjera të Presidentit të Republikës, megjithëse përmbajnë dispozita konkrete me karakter individual duhet të miratohen nga Kuvendi, siç ndodh në dekretet për emërimin e Kryeministrit dhe të ministrave të veçantë. Vendimet e organit më të lartë ekzekutiv dhe urdhërdhënës të pushtetit shtetëror, Këshillit të Ministrave, janë gjithashtu burime të së drejtës në rastet kur këto vendime përmbajnë norma të përgjithshme të së drejtës. Sipas nenit 100 të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave nxjerr vendime dhe udhëzime. Këto akte janë të vlefshme kur nënshkruhen nga Kryeministri dhe ministri propozues. Në bazë të nenit 101 të Kushtetutës, Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij mund të nxjerrë akte normative me fuqinë e ligjit. Këto akte e humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve. Material të shumtë normativ përmbajnë aktet e ndryshme që nxjerrin ministritë (udhëzime, urdhëra etj). Kushtetuta në nenin 102 parashikon të drejtën e ministrit të nxjerrë urdhëra dhe udhëzime brenda kompetencave të tij të njohura me ligj apo me akt nënligjor. Të tilla janë për shembull rregulloret e ndryshme në fushën e turizmit, transportit që nxirren nga ministrat përkatës, apo në fushën e tatimeve dhe doganeve urdhëra dhe udhëzime të nxjerra nga Ministri i Financave. Gjithashtu edhe akte të tjera të organeve të administratës qëndrore që kanë të bëjnë me çështje organizative apo të Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 7
  • 8. administrimit të proceseve (rregulla të karakterit procedurial) kanë një përmbajtje juridike, dhe në një sërë rastesh kanë rëndësinë e burimeve të së drejtës. Të gjitha këto akte janë burime të së drejtës pasi vendosin rregulla të reja të së drejtës, që janë nxjerrë si zhvillim i ligjit dhe krijojnë të drejta dhe detyrime për shtetasit dhe personat juridikë. Por për të patur fuqi juridike këto duhet t`i përgjigjen me rigorozitet kërkesave të ligjit, si dhe vendimeve të Këshillit të Ministrave. Duke respektuar këto elementë, dikasteret nuk dalin jashtë kufijve të kompetencave të tyre. Vendimet gjyqësore (jurisprudenca) si burim i të drejtës.Organet gjyqësore kanë për detyrë të zbatojnë normat e të drejtës në raste konkrete apo të veçanta. Si rregull, vendimet civile dhe penale që japin gjykatat (në përputhje me parimin e kufijve subjektive të gjykimit) kanë fuqi detyruese në çështjet që janë shqyrtuar prej tyre dhe kundrejt palëve pjesëmarrëse në procesin gjyqësor. Por, sado i plotë qoftë legjislacioni, gjyqtarët ndeshen me çështje dhe probleme të pazgjidhura nga ligjet, apo aktet e tjera normative të nxjerra nga organet e shtetit. Ligjëvënësi nuk parashikon gjithmonë në mënyrë të gjithanshme me hollësi marrëdhëniet që rregullohen me ligjin. Përveç kësaj jeta krijon marrëdhënie të reja, shtron probleme të reja të cilat nuk parashikohen nga ligjet. Prandaj duhet pranuar fakti që gjyqtari mund të ndeshet me raste kur ai nuk mund të zgjidhë çështjen duke iu referuar dispozitave të ligjit. Duke konstatuar zbrastësi në legjislacion ai në një seri rastesh është i detyruar t`i drejtohet ndërgjegjes juridike, parimeve kryesore të një sistemi të caktuar të së drejtës, parimeve themelore të politikës që ndjek shteti. Edhe në rastet kur ekziston ligji gjyqtari u drejtohet disa dispozitave të përgjithshme, duke synuar të zbulojë përmbajtjen e nocioneve që përdor ligjëvënësi, të përcaktojë rastet në të cilat, sipas mendimit të tij duhet të shtrihen rregullat e vendosura në ligj. Duke zbuluar dhe arsyetuar kuptimin e ligjit ai synon që ta zbatojë atë në mënyrë sa më të logjikshme dhe të përshtatshme që të pasqyrojë më mirë qëllimet dhe detyrat e ligjvënësit. Në qoftë se norma e së drejtës që përpunon gjykata për zgjidhjen e një çështjeje konkrete pranohet në të ardhmen si e detyrueshme për zgjidhjen e çështjeve analoge krijohet ai që quhet precedenti gjyqësor, si burim i posaçëm i së drejtës, i cili në disa sisteme të së drejtës (si ai common laë-britanik) është i detyrueshëm, ndërsa në disa të tjerë ku hyn edhe vendi ynë përfshihet brenda konceptit të praktikës gjyqësore apo jurisprudencës. Në vendin tonë vendimi i gjykatës, qoftë ky i instancave më të larta, nuk përbën burim të së drejtës, prandaj ai nuk konsiderohet i detyrueshëm për gjykatat e tjera në zgjidhjen e çështjeve analoge. Krijimi i normave të reja të së drejtës përbën një nga detyrat e organit më të lartë të shtetit, atij legjislativ, dhe organeve të tjera të pushtetit dhe të administratës të cilat janë të autorizuara nga Kushtetuta të plotësojnë ligjin dhe në asnjë rast gjykata nuk mund të bëjë ligjin, ajo duhet të kufizohet vetëm në zbatimin e së drejtës në rastet e ndryshme konkrete. Madje edhe vendimet e Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë me natyrë unifikuese kanë për qëllim njehsimin apo ndryshimin e praktikës gjyqësore në rastet kur vlerësohet e nevojshme (kur në çështjet e ankimuara në Gjykatën e Lartë vihet re se gjykata të ndryshme kanë dhënë zgjidhje të ndryshme mbi të probleme apo konflikte të njëjta bazuar në të njëjtën bazë ligjore) në funksion të zbatimit sa më të plotë dhe rigoroz të ligjit. Zakoni si burim i së drejtës. Zakon quhet një rregull sjelljeje qëështë vendosur si rezultat i zbatimit tëtij në fakt gjatë një kohe pak a shumë të vazhdueshme. Zgjidhja e njëllojtë e rasteve analoge gjatë një kohe të gjatë krijon nevojën e një sjelljeje përkatëse të detyrueshme. Zakoni konsiderohet i detyrueshëm sepse të gjithë kanë vepruar me kohë kështu, sepse kështu kanë jetuar prindërit dhe gjyshërit. Jo të gjitha zakonet që ekzistojn ë në shoqëri kanë rëndësinë e normave të së drejtës.Shumë prej tyre nuk janë gjë tjetër, veçse rregulla të mirësjelljes ose që u përkasin normale morale. Psh në vendin tonë ekzistonte zakoni që nusja Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 8
  • 9. duhej të merrej me duvak. Ky zakon nuk kishte fuqi juridike por edhe shumë zakone të tjera përmbajtja e të cilave është shumë larg kufijve të së drejtës nuk merreshin parasysh nga gjykata në zbatimin e të drejtës në raste konkrete. Ndryshe qëndronte puna në rastin e zakonet që rregullonin kushtet bazë të përgjegjësisë së bariut për bagëtin e një pronari (tufe bagëtish). Shpesh më parë në zgjidhjen e konflikteve të ndryshme gjykatat udhëhiqeshin nga këto lloj zakonesh. Përfundimisht mund të themi se e drejta ekziston vetëm në shtetin dhe vetëm shteti mund t`i japë fuqinë detyruese normave të së drejtës. Prandaj, zakoni mund të marrë kuptimin e normës të së drejtës zakonore vetëm në rast se ai është sanksionuar nga ana e shtetit, nëpërmjet këtij apo atij organi. 6. Kushtetuta dhe biznesi. Kushtetuta përbën aktin juridik themelor që përcakton strukturën organizative të shtetit, marrëdhëniet ndërmjet organeve shtetërore me njëra-tjetrën dhe me subjektet e tjera publike dhe private, vendas dhe të huaj, si dhe të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ky akt për nga rëndësia dhe hierarkia vlerësohet si më i larti ndër normat juridike të shtetit. Është vetë Kushtetuta që përcakton rëndësinë e saj, nëpërmjet parashikimit të mënyrës së zbatimit të saj dhe të vlerës juridike që do të ketë në raport me aktet e tjera juridike. Në këtë mënyrë shoqëria e organizuar në shtet, nëpërmjet miratimit të Kushtetutës, vendos rregullat bazë që strukturojnë organizimin e shtetit dhe organizimin e kësaj superstrukture me shoqërinë.Kushtetuta është e ndarë në tetëmbëdhjetë pjesë, ku në secilën prej tyre trajtohen elementë të rëndësishëm të organizimit dhe funksionimit të shtetit. Lidhur me raportin që krijon Kushtetuta me biznesin, duhet thënë se në nenin 11 të Kushtetutës parashikohet shprehimisht se: “Sistemi ekonomik i Republikës së Shqipërisë bazohet në pronën private dhe publike, si dhe në ekonominë e tregut dhe lirinë e veprimtarisë ekonomike. Prona private dhe publike mbrohen njëlloj me ligj. Kufizimet e lirisë së veprimtarisë ekonomike mund të vendosen vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.”.Kushtetuta duke afirmuar shtyllat bazë, në të cilat mbështetet sistemi ekonomik u ofron garancitë e nevojshme veprimtarive sipërmarrëse që zhvillohen në vend, qoftë nga subjektet vendase apo të huaja. Në Kushtetutë gjen rregullim dhe mbrojtje të posacme jo vetëm koncepti i sistemit ekonomik të vendit, por në këtë akt dhe në ligje të tjera të dala në bazë dhe zbatim të Kushtetutës gjejnë rregullim edhe tre elementët përbërës të një ekonomie, që janë: toka, kapitali dhe puna. Kur flasim për tokën menjëherë na bie ndër mend çështja e pronësisë. Toka mund të jetë në pronësi të subjekteve private, persona fizik apo juridik, vendas apo të huaj ose mund të jetë pronë publike, dhe sipas Kushtetutës, si pronësia private ashtu edhe ajo publike gëzojnë mbrojtje të barabartë me ligj. Shteti është subjekti që merr përsipër detyrimin e përgjithshëm që të garantojë pronësinë mbi tokën, nëpërmjet lejimit të qarkullimit të lirë juridik të pronësisë mbi këtë të mirë, mbrojtjes së pronarit nga veprimet e paligjshme të të tjerëve, vendosjes së kufizimeve jo në mënyrë arbitrare, por vetëm me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike. Sipas nenit 11 të Kushtetutës, jo vetëm të drejtat e pronësisë mbi tokën janë objekt i kufizimeve, por edhe liria e veprimtarisë ekonomike i nënshtrohet të njëjtave kufizime. Kapitali ekonomik përbëhet nga një tërësi të mirash, në të cilat përfshihen sendet e luajtshme e të paluajtshme, instrumentet financiarë (letrat me vlerë, aksionet etj), paraja etj. Edhe ky kapital mbrohet dhe rregullohet nga e drejta në fuqi, në mënyrë të barabartë si në rastin kur ky kapital i takon subjekteve privatë, ashtu edhe në rastin kur ky kapital i përket shtetit. Parashikimi i nenit 11 të Kushtetutës vlen edhe për Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 9
  • 10. pronësimë mbi kapitalin ekonomik, i cili nuk mund t`i nënshtrohet kufizimeve, veç me ligj dhe vetëm për arsye të rëndësishme publike.Një nga levat që përdor shteti në ekonomi janë tatimet dhe taksat.Ato ndikojnë drejtëpërsëdrejti në ekonominë e tregut. Në nenin 155 të Kushtetutës parashikohet se:“Taksat, tatimet dhe detyrimet financiare kombëtare dhe vendore, lehtësimi ose përjashtimi prej tyre i kategorive të caktuara të paguesve, si dhe mënyra e mbledhjes së tyre caktohet me ligj. Në këto raste ligjit nuk mund t`i jepet fuqi prapavepruese.”.Ky nen ka një rëndësi të madhe në lidhje me ndalimin e arbitraritetit të shtetit në lidhje me vendosjen e detyrimeve financiare kombëtare apo vendore. Duke vendosur kriterin e rezervës ligjore, që tatimet, taksat dhe detyrimet e tjera financiare vendosen vetëm me ligj, Kushtetuta garanton çdo subjekt të së drejtës se mënyra e caktimit të detyrimeve financiare do të jetë publike, pasi do të miratohet nga Kuvendi sipas procedurës për miratimin e ligjeve, përfshirë këtu edhe garancitë që ka procesi legjislativ në lidhje me përfshirjen e grupeve të interestit dhe publicitetin e ligjeve. Nga ana tjetër, fakti që Kushtetuta përjashton në mënyrë kategorike vendosjen e ligjeve me fuqi prapavepruese në lidhje me tatimet, taksat dhe detyrimet e tjera financiare kombëtare dhe vendore është një garanci shtesë që subjektet që i nënshtrohen barrës fiskale nuk do të jenë të pasigurtë në aktivitetin e tyre, por gjithmonë do të kenë mundësi të informohen paraprakisht për detyrimet fiskale që rëndojnë mbi ta në të ardhmen. Taksat dhe tatimet mund të rëndojnë mbi tokën, kapitalin dhe punën ndaj për këtë arsye rregullat dhe parimet e vendosura nga neni 155 i Kushtetutës kanë rëndësi themelore për mbarëvajtjen e sistemit ekonomik të vendit.Çdo ligj i dalë që parimet kushtetuese të nenit 155 mund të shfuqizohen nga Gjykata Kushtetuese.Vetëm Gjykatës Kushtetuese i njihet e drejta për të bërë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, ndaj për rrjedhojë vendimet e kësaj gjykate kanë një rëndësi të veçantë, përsa i takon të drejtave, lirive dhe garancive të tjera të vendosura nga Kushtetuta. Biznesi duhet të kuptojë mjedisin ligjor në të cilin vepron dhe mbi të gjitha ai duhet të njohë parashikimet kushtetuese në lidhje me organizimin e shtetit dhe të drejtat e liritë e subjekteve të ndryshme. Sipas Kushtetutës, sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në parimin e ndarjes dhe balancimit të tre pushteteve: Ligjëvënës, Ekzekutiv dhe Gjyqësor. Pushteti ligjëvënës ka për detyrë të nxjerrë ligje me anën e të cilave vendos rregulla dhe norma sjelljeje të detyrueshme në fusha të ndryshme të jetës shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, ushtarake etj. Subjektet që veprojnë në fushat e rregulluara me ligj, janë të detyruar që të përshtatin sjelljen e tyre me atë çka parashikohet në ligj. Për të kontrolluar zbatimin e ligjeve dhe për të nxjerrë akte nënligjore me qëllim zbërthimin dhe detajimin e parashikimeve abstrakte dhe hipotetike të ligjit ngarkohet pushteti ekzekutiv. Pikërisht, këtij pushteti i atribuohet forca shtërnguese e shtetit dhe është ky pushtet që ka kontakt të drejtëpërdrejtë me biznesin. Ekzekutivi që në rastin konkret është Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka për detyrë të kontrollojë subjektet tatimpaguese në lidhje me deklarimin e saktë të fitimit dhe në rast se vëren parregullsi ndërmerr masa ndëshkimore siç parashikohet në ligj. Nëse biznesi ka kundërshtime në lidhje me veprimtarinë e organeve ekzekutive ai ka të drejtë të ankohet në gjykatë në mënyrë që kjo e fundit të vlerësojë në mënyrë objektive, të pavarur dhe të paanshme, nëse veprimtaria e ekzekutivit në raste individuale apo konkrete është apo jo e mbështetur në ligj. Masat ndëshkimore që ndërmarrin organet tatimore janë në thelb një cënim i pasurisë së subjektit tregtar dhe ky cënim është i justifikueshëm vetëm në rast se ndërmerret në bazë dhe për zbatimin e ligjit. Organet tatimore janë të detyruara që të realizojnë një proces të rregullt ligjor në procedurën e marrjes së masave ndëshkimore ndaj subjekteve tregtare që nuk kanë paguar detyrimet e tyre kundrejt shtetit.Në Kushtetutë (neni 42) parashikohet se liria, prona dhe të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cënohen pa një proces të rregullt ligjor. Kushdo për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 10
  • 11. të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj. Për rrjedhojë, subjektet tregtare të ndëshkuara për mospagimin e tatimeve, kanë kundërshtime në lidhje me këtë atëherë ata konform ligjit pasi kanë shteruar rrugën e ankimit administrative kanë të drejtë t`i drejtohen juridiksionit gjyqësor, në mënyrë që ky i fundit të vendosë përfundimisht në lidhje me shkeljen e pretenduar nga ekzekutivi se është realizuar nga subjekti tregtar. Elementi i tretë përbërës i sistemit ekonomik, krahas tokës dhe kapitalit është edhe puna.Në Kushtetutë parashikohet se secili ka të drejtë të fitojë mjetet e jetesës së tij me punë të ligjshme, që e ka zgjedhur apo pranuar vetë.Çdo individ është i lirë të zgjedhë profesionin, vendin e punës, si dhe sistemin e kualifikimit të tij profesional.Të punësuarit kanë të drejtën e mbrojtjes shoqërore të punës.Punëdhënësit që zakonisht janë edhe sipërmarrës, kanë si qëllim parësor rritjen e fitimeve të tyre ekonomike.Në realizimin e fitimit ata ndonjëherë cënojnë të drejtat e të punësuarve, të cilët nga ana e tyre kanë në dispozicion mjete të posaçme për të ushtruar presion ndaj punëdhënësve, me qëllim që të mbrohen të drejtat e të punësuarit. Të drejtat bazë të të punësuarve rrjedhin jo vetëm nga Kushtetuta por edhe nga Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë dhe nga legjislacioni i brendshëm, si Kodi i Punës, ligji për mbrojtjen e punësimit etj. Pasja e të drejtave nga punëmarrësit shoqërohet nga njëra anë me kosto ekonomike për punëdhësit dhe nga ana tjetër me përfitimin e një ambjenti shoqëror më të drejtë dhe të denjë për të jetuar.Për mbrojtjen e të drejtave të tyre, Kushtetuta u ka njohur punëmarrësve të drejtën që të organizohen kolektivisht.Në nenin 50 të Kushtetutës përcaktohet se të punësuarit kanë të drejtë të bashkohen lirisht në organizata sindikale për mbrojtjen e interesave të tyre të punës.Neni 51 i saj garanton të drejtën e të punësuarit për grevë që ka të bëjë me marrëdhëniet e punës është e garantuar.Kufizimet për kategori të veçanta të punësuarish mund të vendosen me ligj për t`i siguruar shoqërisë shërbimet e domosdoshme. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë krijon superstrukturën e shtetit shqiptar, organet kushtetuese të tij, kompetencat e tyre në raport me njëra-tjetrën, si dhe në raport me subjektet privatë, të drejtat e këtyre të fundit në raport me organet shtetërore etj. Të kuptuarit e organizimit shtetëror të shtetit si dhe të të drejtave që kanë subjektet në rap;ort me organet shtetërore është hapi i parë për mbrojtjen efektive të këtyre të drejtave. Liria e sipërmarrjes ekonomike shoqërohet me të drejta dhe detyrime, të cilat duhen njohur dhe kuptuar mirë.Për këtë, Kushtetuta jep një ndihmesë fillestare, nëpërmjet përcaktimit të rregullave bazë të funksionimit të shtetit, të drejtat dhe liritë e subjekteve të ndryshme që veprojnë në jetën ekonomike të vendit.Parashikimet kushtetuese janë abstrakte dhe të përgjithshme.Ato detajohen me anën e ligjeve të miratuara nga Kuvendi, të cilat duhet të jenë në përputhje me parashikimet që bën Kushtetuta.E drejta dhe biznesi janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me njëri-tjetrin.Biznesi është organizimi i kapitalit dhe punës, me qëllim prodhimin e produkteve dhe shërbimeve, ku çdo aspekt i këtij organizimi rregullohet me ligj.Blerja, shitja, punësimi, madje edhe vetë format e ushtrimit të aktivitetit tregtar janë shembuj të veprimtarive të biznesit që kontrollohen dhe rregullohen nga ligji. 7. Veprimi i ligjit në kohë, hapësirë dhe ndaj personave. Kemi thënë se ligji është burimi më i rëndësishëm i të drejtës dhe ai është përkufizuar si tërësia e normave juridike që nxirren nga organi më i lartë shtetëror me qëllim rregullimin e marrëdhënieve të caktuara shoqërore.Ligji në përgjithësi i shtrin efektet e tij nga dita e hyrjes në fuqi deri në ditën e shfuqizimit të tij.Momenti i hyrjes në fuqi të ligjit përcaktohet nga Kushtetuta, e cila hyrjen në fuqi të ligjit e lidh me momentin e publikimit. Pranohet që publikimi e bën ligjin të njohur në mënyrë të drejtëpërdrejtë për çdo Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 11
  • 12. person mbi të cilin ky ligj shtrin efektet e tij, madje edhe mbi ata persona të cilët janë në pamundësi absolute të njohjes së tij. Për këtë arsye, njohja e ligjit nga çdo person është në fakt një njohje abstrakte që konsiston në mundësinë për të njohur ligjin.Në këtë rast vlen parimi që padijenia e ligjit nuk përjashton përgjegjësinë. Ligjet shfuqizohen ose kur një gjë e tillë përcaktohet shprehimisht në në ligj të mëvonshëm, ose kur vendoset me referendum (neni 150 i Kushtetutës), ose si pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.Në të gjitha këto raste flitet për shfuqizim të ligjit në mënyrë të shprehur, sepse ekziston edhe rasti i shfuqizimit të ligjit në mënyrë të heshtur. Kjo ndodh atëherë kur normat juridike të ligjit të ri vijnë në kundërshtim me ato të ligjit të vjetër, apo rasti kur ligji i ri bën një rregullim të ndryshëm nga ai i mëparshmi. Në këtë rast dispozitat e ligjit të vjetër shfuqizohen, ndonëse një gjë e tillë nuk parashikohet shprehimisht në ligjin e ri. Pranohet se ligji i ri është më i mirë se i vjetri. Por zbatimi i tij, duke qënë i menjëhershëm ka të ngjarë të cënojë interesat legjitime të subjekteve. Për këtë arsye, nganjëherë është e vështirë të përcaktohet nëse është ligji i ri apo i vjetri që do të zbatohet në një situatë të dhënë. Përgjithësisht pranohet se ligji i ri rregullon vetëm për të ardhmen, çka nënkupton që ligji ka: efekt të menjëhershëm dhe nuk ka fuqi prapavepruese. Kjo me arsyetimin se njerëzimit janë të detyruar të njohin ligjin, por jo të parashikojnë rregullimet ligjore që do të vijnë më vonë. Kjo do të thotë se marrëdhëniet juridike ndërmjet personave rregullohen në bazë të ligjit që ka qënë në fuqi në kohën e lindjes së tyre. Ligji nuk duhet të krijojë gjendje pasigurie tek subjektet e të drejtës. Për këtë arsye, një marrëdhënie e krijuar në bazë të ligjit dhe në përputhje me ligjin duhet të respektohet dhe të mbrohet, pavarësisht nga mënyra e rregullimit që sjell ligji i ri. Por ka edhe raste përjashtimore, ku predominance e ligjit të vjetër është e detyrueshme të zbatohet.Kjo gjë ndodh në fushën e marrëdhënieve kontraktore, fushë e cila udhëhiqet nga parimi i autonomisë së vullnetit të palëve sipas të cilit palët lirisht përcaktojnë përmbajtjen e kontratës. Pikërisht rregullimi që i bën ligji i ri një marrëdhënie juridike respektive mund t`i sjellë dëmtim të interesave të njërës prej palëve kontraktore. Në fushën kontraktore pranohet predominance e ligjit të vjetër, i cili do të zbatohet derisa të përmbushen plotësisht detyrimet e lindura nga kontrata. Përjashtimi i dytë nga rregulli është ai i ligjit prapaveprues, kur një gjë e tillë e përcakton vetë ligji.Sidoqoftë, fuqia prapavepruese e ligjit është e rrallë, sepse një praktikë e tillë është e rrezikshme sepse mund të cënojë të drejtat dhe interesat e ligjshme të subjekteve të fituara më parë, pra mund të cënojë sigurinë juridike. Gjithsesi, fuqia prapavepruese zakonisht zbatohet në katër raste. Së pari, kur ligji është konfirmues, pra kur ndërhyhet me ligj për të bërë ligjore situata të paligjshme deri në atë kohë. Së dyti, kur ligji është interpretues, dmth kur synon tu japë fund mosmarrëveshjeve lidhur me anët e errëta të një ligji të mëparshëm. Së treti, ligji penal konsiderohet pjesërisht me fuqi prapavepruese, vetëm në ato raste kur ai parashikon një dënim më të butë se më përpara.Së fundmi, ligji procedurial zbatohet edhe në rastet e lindura para hyrjes së tij në fuqi.Si konkluzion, fuqia prapavepruese e ligjit civil, duke qënë një përjashtim nga rregulli i përgjithshëm, ndryshon parimin kushtetues të barazisë dhe në këtë mënyrë mund të konsiderohet e ligjshmeb vetëm në prezencë të një motive të arsyeshëm.Në çdo rast ajo duhet të jetë e shprehur ose së paku të rezultojë nga funksioni apo fryma e ligjit.Pra, ligji civil zbatohet vetëm për ato marrëdhënie juridike të cilat lindin mbas hyrjes në fuqi të tij.Ai nuk ka fuqi prapavepruese, pra nuk zbatohet për marrëdhënie juridike të lindura para hyrjes së tij në fuqi.Përjashtimisht ligji civil mund të ketë fuqi prapavepruese vetëm në rast se një gjë e tillë parashikohet nga ligji në mënyrë të shprehur. Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 12
  • 13. Veprimi i ligjit në hapësirë.Si rregull, aktet normative të nxjerra nga Kuvendi i Shqipërisë, nga Këshilli i Ministrave, nga Ministrat dhe nga organet drejtuese të institucioneve të tjera qendrore kanë fuqi në të gjithë territorin e vendit, ndërsa aktet normative të organeve të pushtetit lokal shtrijnë efektin e tyre vetëm në territorin e njësisë administrative ku ato veprojnë.(Neni 116 i Kushtetutës). Mund të ndodhë që edhe një akt normativ na ata të cilët Kushtetuta i cilëson si “me fuqi në të gjithë territorin e vendit” të kenë fuqi vetëm në një pjesë të tij. Kjo ndodh vetëm atëherë kur akti normative e përcakton vetë një gjë të tillë, ose kur ajo rezulton nga përmbajtja e aktit. Veprimi i ligjit ndaj personave.E drejta shqiptare i shtrin efektet e saj ndaj të gjithë personave fizik dhe juridik shqiptar, pra ndaj të gjithë shtetasve shqiptare dhe personave juridik të krijuar sipas të drejtës shqiptare.E drejta ushtron veprimin e saj sipas parimit të barazisë, sipas të cilit të gjithë janë të barabartë para ligjit. Megjithatë ka norma juridike të cilat zbatohet vetëm ndaj personave fizik apo vetëm ndaj personave juridikë, apo madje vetëm një kategorie të caktuar të personave juridik. Karakteri i kufizuar i sferës së veprimit të normës juridike ndaj personave në këto raste rezulton nga vetë përmbatja e normës juridike.Normat e së drejtës civile shqiptare e shtrijnë veprimin e tyre edhe ndaj shtetasve të huaj.Si rregull, për të huajt që ndodhen në territorin e Republikës së Shqipërisë zbatohet e drejta shqiptare, në të njëjtën mënyrë që ajo zbatohet edhe për shtetasit shqiptar.Neni 3 i Kodit Civil thotë se “Të huaj gëzojnë po ato të drejta e detyrime që u njihen shtetasve shqiptarë, përveç përjashtimeve të caktuara me ligj”. Po ashtu edhe sipas nenit 16 të Kushtetutës: “Të drejtat e liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë për shtetasit shqiptarë vlejnë njëlloj edhe për të huajt apo personat pa shtetësi në territorin e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të rasteve kur Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme me shtetësinë shqiptare ushtrimin e të drejtave dhe lirive të caktuara”. Një rast përjashtimi psh i caktuar me ligj është përjashtimi që bën neni 5/2 i ligjit nr.7980, datë 27.07.1995 “Për shitblerjen e trojeve” lidhur me blerjen e truallit nga persona fizik apo juridikë të huaj. Sipas kësaj dispozite: “Personave fizikë a juridikë të huaj iu lind e drejta të blejnë truall pasi të kenë arritur kryerjen e investimeve në përputhje me lejen e ndërtimit, deri në një vlerë jo më të vogël se tre herë vlera e truallit sipas përcaktimit të Këshillit të Ministrave.”. E drejta shqiptare zbatohet edhe ndaj shtetasve shqiptare jashtë territorit të vendit nëqoftëse ajo ka të bëjë me gjendjen dhe zotësinë e personave, statusin e tyre personal.Jashtë këtyre rasteve duhet t`i drejtohemi të drejtës ndërkombëtare private e cila përcakton ligjin e aplikueshëm në rast konflikti të ligjeve të shteteve të ndryshme. Literatura: Nuni, A. (2007), E drejta e biznesit, Edic.i tretë, Morava, Tiranë Omari, L (2004), Parime dhe institucione të së drejtës publike, Bot. i gjashtë, Elena Gjika, Tiranë Leksioni 1 Kuptimi i të drejtës. Burimet e të drejtës. Faqe 13