SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  8
Télécharger pour lire hors ligne
PRONESIA INTELEKTUALE

Për një biznes ndërkombëtar i gjithë aktiviteti i një kombi si treg për mundësi
investimi qëndron në balancimin e përfitimeve, kostove dhe risqeve lidhur me
zhvillimin e biznesit në atë vend. Zakonisht kostot dhe risqet të lidhura me
zhvillimin e biznesit në një vend të huaj janë shumë më të larta ne vendet në
zhvillim dhe të pastabilizuara politikisht, siç është edhe Shqipëria. Por këto
përfitime, kosto dhe risqe të lidhura me biznesin në një vend janë gjithmonë një
funksion i sistemit politik, ekonomik dhe ligjor të vendit. Sistemi ekonomik i një
vendi dhe regjimi i të drejtave të pronës janë tregues të zhvillimit ekonomik.
Vendet me ekonomi të lirë tregu, ku të drejtat e pronës intelektuale janë të
mbrojtura mirë, priten të kenë norma më të mëdha rritjeje ekonomike sesa vendet
me ekonomi ku të drejtat e pronës nuk mbrohen. Kështu, sistemi ekonomik i një
vendi dhe regjimi i të drejtave të pronës janë tregues domethënës për përfitimet e
mundshme afatgjata të biznesit në një vend. Edhe Shqipëria, si një vend në
zhvillim, e ka problem transferimin e teknologjisë bashkëkohore nga vendet e
zhvilluara. Është e qartë se në rrugën drejt zhvillimit duhet të kemi në gatishmëri
shpikjet më moderne të botës së zhvilluar. Por e vetmja mënyrë që kjo të ndodhë
është që shpikësit e një teknologjie të tillë të dinë se shpikjet e tyre do të marrin të
njëjtën lloj mbrotjeje të pronësisë intelektuale si në botën e zhvilluar. Dihen shumë
raste kur firma të njohura i mbajnë shpikjet e tyre larg tregjeve të vendeve në
zhvillim dhe, në këtë rast, larg tregut të vendit tonë. Kjo pasi ata (shpikësit) nuk
duan që shpikjet e tyre të kopjohen dhe shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme.
Vendet në zhvillim fusin në ekonominë e tyre teknologji të vjetëruar për të cilën ka
përfunduar mbrojtja nga ligjet e pronësisë intelektuale. Që këtu del se mbrojtja e
fuqishme e pronësisë intelektuale do të na sjellë në vend teknologjinë më të fundit.


      Problemet lidhur me pronësinë intelektuale në Shqipëri
   Si në shumicën e vendeve të Evropës juglindore, edhe te ne nivelet e piraterisë
   janë mjaft të larta (midis 75 dhe 80 % të gjithë produkteve me të drejtë autori).
   Një nga arsyet e kësaj gjendjeje është se, megjithëse ne kemi një ligj të plotë
   për pronësinë intelektuale dhe një zyrë për pronësinë industriale në varësi të
   Këshillit të Ministrave, ka një nivel të lartë keqkuptimi, ose më mirë të themi
   moskuptimi për sa i përket konceptit të pronësisë së të drejtave intelektuale dhe
   detyrimeve korresponduese në lidhje me to. Gjithashtu, është e dukshme se
   problem kryesor për sa i përket pronësisë intelektuale në Shqipëri janë
   mekanizmat detyruese për zbatimin e ligjeve. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm
   se pothuaj përditë në sektorin privat dhe publik ka shkelje të ligjit. Për

                                                                                      1
shembull, deri para ca ditësh – në disa kanale vazhdon akoma – shfaqin filma
   pa pasur të drejtën e transmetimit. Shumë artistë nuk marrin shpërblime për të
   drejtën e autorit kur këngët e tyre tansmetohen në radio ose televizion. Po
   kështu, kompani të mëdha farmaceutike, të prodhimit të veshjeve, nuk kanë
   marrë në konsideratë investimin ne Shqipëri për shkak të mosrespektimit të të
   drejtave të pronësisë intelektuale. Një jurist që përfaqëson një stacion televiziv
   privat shpjegon se shumë gjykata nuk e njohin ligjin e mbrojtjes së pronësisë
   intelektuale. Edhe kur vihen në dijeni për përmbajtjen e ligjeve, ata hezitojnë t‟i
   zbatojnë ose janë të paaftë për t‟i zgjidhur situatat..

   Një faktor koklavitës duket se është faktori i pastabilizuar politik shqiptar..
   Në vendin tonë janë tre agjenci, të cilat mbrojnë të drejtat e pronësisë
   intelektuale, megjithatë puna e tyre has në shumë pengesa, të cilat vijnë nga
   shkaqet të ndryshme, si mos funksionimi i ligjit, dhe në disa raste dhe nga
   mosnjohja e tij. Shkelja e të drejtave të autorit në vendin tonë ka bërë që shumë
   artistë të njohur të reagojnë ndaj këtij fenomeni, që sot është i pranishëm në
   tregun shqiptar. Shpesh herë artistët ankohen se puna e tyre dëmtohet shumë për
   shkak të piraterisë së paligjshme dhe mungesës së zbatimit të ligjit për të drejtën
   e autorit. Ndërkohë që rregullat dhe ligjet nuk zbatohen, pasojat bien mbi
   pronësinë intelektuale. Është folur shumë mbi shkeljet e të drejtave, megjithatë
   shumë pak është bërë në këtë drejtim.

   Në tregun shqiptar sot shkelen hapur të drejtat e pronësisë intelektuale, por
   masat që merren për të parandaluar këtë fenomen janë shumët pakta.


      Pronësia intelektuale, si mbrohet ajo?
Pothuajse të gjitha vendet që karakterizohen nga përtëritja e industrive të tyre kanë
ligje të tilla që duke rregulluar kopjimin e shpikjeve dhe duke identifikuar simbolet
dhe shprehjet krijuese, nxitin shpikjet brenda vendit. Këto ligje përfshijnë katër
lloje të veçanta dhe të dallueshme të pronës jomateriale, siç janë: patentat, markat e
fabrikës, të drejtat e autorit dhe sekretet e prodhimit, terma këto që të gjitha këto së
bashku i quajmë “Pronësi intelektuale”. Të katra llojet e pronësisë intelektuale
mbrohen në bazë të kritereve të çdo vendi. Pra, gama e mbrojtjes dhe kërkesat për
përfitimin e mbrojtjes ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Megjithatë, në sistemet
ligjore kombëtare ekzistojnë edhe ngjashmëri.

Për më tepër që sot në botë prirja është drejt harmonizimit të ligjeve kombëtare.


                                                                                       2
Legjislacioni shqiptar për pronësinë intelektuale
Hapi i parë drejt mbrojtjes së pronësisë intelektuale ishte dalja në vitin 1967 e një
dekreti që fliste për mbrojtjen e markave tregtare në Shqipëri. Dhoma e Tregtisë
dhe Industrisë luante rolin e përfaqësuesit të autorizuar të markave dhe patentave.
Pranë kësaj zyre depozitoheshin markat dhe patentat. Më vonë, me daljen e ligjit të
parë “për pronësinë intelektuale” në Shqipëri, datë 27 prill 1994, i gjithë
dokumentacioni i Dhomës së Tregtisë në lidhje me aktivitetin e kryer për
depozitimin dhe regjistrimin e markave tregtare kaloi në administrimin e zyrës së
patentave. Në vitin 1999 kanë dalë dy ligje të tjera, të cilat janë: “Për disa shtesa
dhe ndryshime në ligjin për pronësisë industriale” dhe ligji “Për mbrojtjen e
topografive dhe qarqeve të integruara”.



          Sfida të sotme dhe të ardhme

Ligjet e mbrojtjes së pronës intelektuale nuk janë të pandryshueshme, por
ndryshojnë paralelisht me ndryshimet në teknologji dhe shoqëri. Janë pikërisht
këto ndryshime ato që shkaktojnë sfidat dhe mundësitë më të mëdha për sistemin e
pronësisë intelektuale. Globalizimi i ekonomisë dhe rritja shumë e shpejtë e
teknologjisë dixhitale dhe internetit ka patur një efekt të përgjithshëm në mbrotjen
e pronësisë intelektuale në mbarë botën. Këta faktorë po i detyrojnë vendet të
marrin në konsideratë harmonizimin global të ligjeve të së drejtës së autorit dhe
ndoshta edhe të ligjeve për markat tregtare. Por ndërsa përvetësimi i standardeve të
reja globale për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe detyrimet që rrjedhin nga
anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT-së) japin një mundësi më të
madhe për vëzhgimin e ligjeve të së drejtës së autorit, patentave dhe markave
tregtare. Komuniteti ndërkombëtar po sfidohet nga pirateria dhe kjo e fundit
ndihmohet sot prej lehtësive me të cilën riprodhohen veprat e mbrojtura nga ligjet
në kohën tonë dixhitale.

E ardhmja e afërt e tregtisë elektronike, edukimit në largësi dhe tendenca të tjera në
tregun global varen prej mirëqenies së industrive me bazë dijen – industri këto që
janë më të ndjeshmet ndaj humbjeve prej piraterisë dhe shkeljes së ligjeve.




                                                                                    3
PRONAT LEKSIKORE,si pjese e pronesise intelektuale...
Të kujt janë fjalët?

Pyetja nuk është aq naive sa ç‟mund të duket.Me intuitë, do të përgjigjeshim se
fjalët i përkasin gjuhës; p.sh. një fjalë shqipe i përket gjuhës shqipe.Mirëpo kjo
është po aq metaforë sa edhe koncepti i huazimit, ose i shtegtimit të fjalës nga
njëra gjuhë në tjetrën.Aq më tepër që vetë huazimi është në të vërtetë një lloj
kopjimi, meqë gjuhës që merr hua i shtohet një fjalë, por gjuhës që jep hua nuk i
pakësohet.

Atëherë të kujt janë fjalët?

Ja një përgjigje më solemne: të popullit që e flet gjuhën. Një fjalë shqipe i përket
popullit shqiptar.

Po çfarë do të thotë kjo pikërisht?

Çfarë të drejtash ka pronari – populli shqiptar – mbi një fjalë shqipe?

A mund ta heqë nga qarkullimi, ose t‟ia japë një populli tjetër, ose t‟ia ndryshojë
kuptimin, ose ta bashkojë me një fjalë tjetër, për të krijuar një fjalë më të
madhe?Natyrisht jo.

Sipas një metafore saussuriane:fjalët janë si kartëmonedhat; kanë vlerë...
Të jesh pronar i një kartëmonedhe nuk është njëlloj si të jesh pronar i një toke, një
dyqani, një biçiklete, një formule për prodhimin e një pijeje freskuese, ose një
unaze me gur të çmuar.

Vlera e kartëmonedhës përcaktohet, ndër të tjera, nga besimi që kemi në
institucionet financiare, ose garancia që këto u ofrojnë përdoruesve në
transaksionet
Po ashtu, të jesh pronar i një fjale do të thotë të kesh besim se ajo do ta përcjellë
besnikërisht kuptimin, gjatë komunikimit.Diskutimi për pronësinë e fjalës prek dy
çështje të natyrës juridike: emrat e markave (markat tregtare, markat e regjistruara)
dhe pronësia intelektuale.

Sa për markat tregtare, këto dihet se janë pronë e atyre që i regjistrojnë.Kur dikush
e përdor markën me shkrim, pronari mund të kërkojë që çdo okurrencë e markës të
shoqërohet nga një simbol përkatës (TM), ose (R).Për shembull: Shqipologji®.


                                                                                       4
Mund të pyetet, në këtë kontekst, nëse pronari zotëron vetë fjalën, apo vetëm çdo
përdorim të saj.

Përsëri me Saussure-in: marrëdhënia e pronësisë shtrihet në gjuhë apo në
ligjërim?

Dihet se markat janë ndonjëherë aq të suksesshme, sa shndërrohen në fjalë të
zakonshme të gjuhës – p.sh. aspirinë, e cila për shumëkënd, anembanë botës,
shënon thjesht acidin acetilsalicilik; edhe pse në më shumë se 80 vende të botës
mbetet markë tregtare e regjistruar e kompanisë farmaceutike Bayer (p.sh. në
Gjermani dhe në Kanada, por jo në SHBA).

Të njëjtin fat kanë pësuar emra tregtarë të tjerë si Xerox (i cili në anglishte është
shndërruar në folje), Polaroid, Vazelinë, Jakuzzi, Jeep, Scotch (shiriti ngjitës),
Velkro dhe Walkman.

Në shqipe ka ndodhur gjithashtu që një markë e hershme sapuni, Venus, të
përfundojë në fjalë që shenjonte çdo lloj sapuni tualeti (në togfjalëshin “sapun
venus”, i cili përdorej për të shenjuar sapun për larje të fytyrës dhe të trupit;
ndryshe nga “sapun rrobash”, i cili përdorej për të larë rrobat). Sipas të njëjtit
mekanizëm shpronësues, locioni i pasrrojes thirrej figaro (sipas markës së një
produkti specifik); qumështi i kondensuar i importuar nga Kina, në kanaçe
cilindrike me një panda në etiketë ishte “qumësht milk”; ndërsa djathi i shkrirë
quhet edhe sot e kësaj dite, së paku nga brezi i vjetër, “djathë bebe” (për shkak të
markës me të cilën tregtohej në vitet 1960-1980).

Shumë produkte gjuhësore mbrohen nga e drejta e pronësisë intelektuale.

Çuditërisht, por ndoshta jo dhe aq çuditërisht, fjalët e krijuara rishtas (Ndonjëherë
është më e vështirë të krijosh një fjalë, sesa të shkruash një vjershë.Mjaft të kujtoj
këtu ndjeshmërinë e madhe gjuhësore të kujt ka krijuar, gjatë Rilindjes, fjalë si
çështje, sasi, cilësi, ndërgjegje, marrëveshje, vetëdije, përjashtoj etj.Mirëpo
neologjizmi me sa duket nuk bëhet dot fjalë, sa kohë që i ruan fijet që e lidhin me
aktin krijues.
Edhe një herë, fjala dhe pronësia duket sikur e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Emrat e përveçëm, p.sh. Nikotin Lukashi, u përkasin vërtet pronarëve të tyre – në
kuptimin që përdorimi i këtyre emrave mund të kufizohet me ligj; por emrat e
përveçëm, njëlloj sikurse markat tregtare, nuk janë si fjalët e tjera të gjuhës.



                                                                                         5
Edhe më absurde është të kërkosh pronësi në nivele elementare të gjuhës, si
fonetika ose morfologji – pa çka se, në fushën e imazhit, ekzistojnë deri edhe
ngjyra që mbrohen me të drejta të autorit (magenta).

Po si qëndron puna me nivele më të larta, p.sh., me sintaksën?

Askujt nuk i përkasin shprehje të tipit: “dil përjashta”, “si jeni nga shtëpia”, “kush
ishte në telefon”, “do vesh në punë sot?” etj.

Ndërkohë, shumëkush do ta njohë pronësinë e thënies së mëposhtme:

‘’Ca pika shiu ranë mbi qelq’’

E cila haptazi është marrë nga një vjershë e I. Kadaresë.

Nëse dikush e përdor këtë në një thënie ose tekst të vetin, ose citon ose po bën
plagjiaturë.

Po ta krahasojmë thënien më lart me variante të saj të ndryshme, si:

‘’…Disa pika shiu ranë mbi qelq
Ca pika shiu u rrokullisën mbi qelq
Pika shiu ranë mbi qelq
Mbi qelq ranë ca pika shiu
Ca pika boje vaji ranë mbi qelq
Ca pika shiu ranë mbi xham
Ca pika shiu mbi qelq ranë
Ca kokrra breshri ranë mbi qelq
Ca pika shiu ranë në xham të dritares…’’

Do ta kuptojmë edhe se vargu kadarejan i përket autorit vetëm ngaqë është pjesë e
një teksti letrar, ose njëfarësoj “të shenjtë”.
Nuk mjafton vetëm kombinimi i fjalëve ca, pika, shiu, mbi, qelq, as ritmi jambik i
vargut nëntërrokësh, për ta bërë thënien unike. Duhet edhe përkatësia e këtij teksti
në një vjershë pak a shumë të famshme.

Por e gjithë kjo nuk ka të bëjë shumë me gjuhën, e aq më pak me fjalët; madje
mund të shkojmë edhe më tutje e të pranojmë se pronësia fillon aty ku mbaron
fjala.

Po atëherë të kujt janë fjalët?

                                                                                         6
Këtë pyetje ia bëj vetes edhe kur dëgjoj të flitet për “fjalë të gegërishtes”, të cilat
janë lënë jashtë fjalorit të shqipes – histori e vjetër, ankime të vjetra.

Vëreni këtu hipostazën e gegërishtes si pronare fjalësh të nëpërkëmbura.Vëreni
edhe kontradiktën e kujt mund të ndihet i pakënaqur se nuk ia kanë “shpronësuar”
pronën sa duhet.
Mbaj mend një fjalë që përdornin pleqtë (dhe sidomos plakat) : çaçút, e cila
shenjon një fëmijë të vogël, të shkathët dhe kurioz (ose një këlysh qeni ose kotele).
Kujt i përkiste ajo fjalë….?Kujt i përket…? E ka nëpërkëmbur njeri…?
E kanë lënë jashtë apo e kanë mbyllur brenda….?

Megjithatë, çështja e pronësisë, në këtë kontekst, nuk është aq e pafajshme; meqë
lidhet drejtpërdrejt me mistikën gege, krahinizmin, mendësinë folklorike-
konservatore, etnografizmin romantik dhe partikularizmin gjuhësor.

Fjalë të gegërishtes?

Vetë togfjalëshi, i ndërtuar kështu, sugjeron një marrëdhënie pronësie të një
dialekti ose varianti letrar ndaj fjalës, e cila marrëdhënie përdoret më pas si bazë
emocionale dhe racionale për t‟u ankuar për padrejtësitë dhe diskriminimin.

Arshi Pipa dikur ankohej se gegërishtes standardi ia kishte “përvetësuar” fjalët –
njëlloj siç kishte bërë regjimi me pronat ose pasuritë private, të tundshme dhe të
patundshme.Arshi Pipa, ankohej edhe për fjalë të tilla si shtatzënë, të cilat, sipas tij,
ishin rezultat i një orvatjeje për ta lyer me bojë makinën e vjedhur; meqë fjala
gegërishte origjinale është shtatzanë.

Po a mund të shmanget kjo?

Për plagjiaturën kanë thënë se: është forma më e sinqertë e miklimit. A nuk është
përvetësimi i fjalës së “tjetrit” forma më e sinqertë e adhurimit leksikor?

Në hullinë e A.Pipës, ndesh sot një numër autorësh që, herë haptazi e herë
fshehurazi, kërkojnë të imponojnë një lloj copyright-i kulturor mbi tekstet dhe
manifestimet gjuhësore të gegërishtes.
Qëllimet e tyre mund të jenë të mira; gegërishtja letrare ka nevojë të
popullarizohet, sidomos ndër elitat, të cilat shpesh e mjaftojnë edukimin e tyre
gjuhësor me Kadarenë; por nuk di sa është e mundshme t‟i realizosh këto qëllime
të mira, duke u mbështetur në mistifikime.



                                                                                          7
Kush ka bredhur nëpër Shqipëri, si unë, me ekspedita leksikore, e di se çdo fshat e
katund ka emrat e vet për dhitë, delet, pulat, cjepët, deshët, qingjat, gjelat, kecat,
viçat, lopët, demat, qetë, gomerët, mushkat, kuajt, qentë, macet e kështu me radhë,
sipas ngjyrës së qimes ose të puplës, modelit të larave në trup dhe në fytyrë etj.
Kartoteka e leksikut të shqipes dokumenton me mijëra fjalë të tilla.



KONKLUZIONE:

Edhe pse jetojmë në ditë të ethshme ripronësimesh, kur njerëzit ngrysen në darkë
me ëndrra për gjithfarë tokash, pallatesh dhe dyqanesh në kryqëzime, duhet
saktësuar se, kur vjen puna për leksikun e gjuhës, një qëndrim prej “komunisti” të
staxhionuar është i vetmi që u bën dot ballë kritikave: fjala është e atij që e
përdor.




BIBLIOGRAFIA E KONSULTUAR:

                   www.wordpress.com „‟ Peisazhe te fjales‟‟-Xh.Xhaxhiu
                   Gazeta Shqip(15.4.2010)
                   Gazeta Lajm,online(6.10.2009)
                   Buletini‟‟Biznesi dhe ekonomia‟‟,botuar nga Fakulteti I
                   Ekonomise,Tirane.




                                                                                     8

Contenu connexe

Tendances

E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale Refik Mustafa
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJERefik Mustafa
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeRefik Mustafa
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleK. Gj.
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e PergjigjeRefik Mustafa
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1zogaj
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateRefik Mustafa
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimoreDonikë Mjaki
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleRefik Mustafa
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale Refik Mustafa
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimoreDonikë Mjaki
 
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshmeKontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshmeHAMZA SADRIJA
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseendritrrustemi9
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2oca Hoxhaj
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminaledritashala
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistikakosmaqi
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE Refik Mustafa
 

Tendances (20)

E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale E Drejta e Procedures Penale
E Drejta e Procedures Penale
 
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJEE DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
E DREJTA PENALE - 300 PYETJE DHE PERGJIGJE
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & PërgjigjeE Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
E Drejta Civile - Pyetje & Përgjigje
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë PenaleProcesi i të provuarit në Procedurë Penale
Procesi i të provuarit në Procedurë Penale
 
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare   Pyetje e PergjigjeE Drejta Familjare   Pyetje e Pergjigje
E Drejta Familjare Pyetje e Pergjigje
 
E drejta-civile-1
E drejta-civile-1E drejta-civile-1
E drejta-civile-1
 
E Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare PrivateE Drejta Nderkombtare Private
E Drejta Nderkombtare Private
 
Pyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimorePyetje nga Procedura jokontestimore
Pyetje nga Procedura jokontestimore
 
Interpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve PenaleInterpretimi i Ligjeve Penale
Interpretimi i Ligjeve Penale
 
E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale   E Drejta Penale Procedurale
E Drejta Penale Procedurale
 
punim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimorepunim seminarik ne proceduren kontestimore
punim seminarik ne proceduren kontestimore
 
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshmeKontrate mbi mbatjen e perjetshme
Kontrate mbi mbatjen e perjetshme
 
E DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILEE DREJTA CIVILE
E DREJTA CIVILE
 
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmeriseAktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
Aktgjykimi per shkak te pandegjueshmerise
 
Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2Procedura penale pjesa e posaqme2
Procedura penale pjesa e posaqme2
 
Politika kriminale
Politika kriminalePolitika kriminale
Politika kriminale
 
Kriminalistika
KriminalistikaKriminalistika
Kriminalistika
 
E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE E DREJTA KUSHTETUESE
E DREJTA KUSHTETUESE
 

En vedette

50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliuzogaj
 
E Drejta Civile - Pronesia
E Drejta Civile -  PronesiaE Drejta Civile -  Pronesia
E Drejta Civile - PronesiaRefik Mustafa
 
E drejta sendore (Pyetje)
E drejta sendore   (Pyetje)E drejta sendore   (Pyetje)
E drejta sendore (Pyetje)Ferdi Nuredini
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreRefik Mustafa
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penalezogaj
 
e drejta nderkombetare private
 e drejta nderkombetare private e drejta nderkombetare private
e drejta nderkombetare privateNasuf GËRMIZAJ
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeendritrrustemi9
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimorePetrit Zogaj
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetaredritashala
 
Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake Ervina Krasniqi
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]kulla 2010
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)Vehap Hashani
 
E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private aferdita halimi
 
E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - TrashegemiaRefik Mustafa
 

En vedette (20)

50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu50740448 5-abdulla-aliu
50740448 5-abdulla-aliu
 
E Drejta Civile - Pronesia
E Drejta Civile -  PronesiaE Drejta Civile -  Pronesia
E Drejta Civile - Pronesia
 
E drejta sendore (Pyetje)
E drejta sendore   (Pyetje)E drejta sendore   (Pyetje)
E drejta sendore (Pyetje)
 
Konkursi
KonkursiKonkursi
Konkursi
 
E Drejta Trashëgimore
E Drejta TrashëgimoreE Drejta Trashëgimore
E Drejta Trashëgimore
 
Punim semianrik
Punim semianrikPunim semianrik
Punim semianrik
 
Lnda drejta penale
Lnda drejta penaleLnda drejta penale
Lnda drejta penale
 
Margjinalizimi
MargjinalizimiMargjinalizimi
Margjinalizimi
 
E drejta trashegimore
E drejta trashegimoreE drejta trashegimore
E drejta trashegimore
 
e drejta nderkombetare private
 e drejta nderkombetare private e drejta nderkombetare private
e drejta nderkombetare private
 
E Drejta Penale
E Drejta PenaleE Drejta Penale
E Drejta Penale
 
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropianeQëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
Qëndrueshmeria e administratës publike si pasojë e integrimeve evropiane
 
E drejta-trashegimore
E drejta-trashegimoreE drejta-trashegimore
E drejta-trashegimore
 
E drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetareE drejta penale nderkombetare
E drejta penale nderkombetare
 
Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake Permbledhje nga : E drejta-romake
Permbledhje nga : E drejta-romake
 
E drejta e punes komplet
E drejta e punes   kompletE drejta e punes   komplet
E drejta e punes komplet
 
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]E+drejta+nderkombetare+publike[1]
E+drejta+nderkombetare+publike[1]
 
E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)E drejta familjare (permbledhje)
E drejta familjare (permbledhje)
 
E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private E Drejta Nderkombetare Private
E Drejta Nderkombetare Private
 
E Drejta Civile - Trashegemia
E Drejta Civile -  TrashegemiaE Drejta Civile -  Trashegemia
E Drejta Civile - Trashegemia
 

Plus de Vilma Hoxha

Hartimi i nje plani biznesi
Hartimi i nje plani biznesiHartimi i nje plani biznesi
Hartimi i nje plani biznesiVilma Hoxha
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Vilma Hoxha
 
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)Vilma Hoxha
 
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)Vilma Hoxha
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Vilma Hoxha
 
Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Vilma Hoxha
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Vilma Hoxha
 
Sistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikSistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikVilma Hoxha
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareVilma Hoxha
 
Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''Vilma Hoxha
 
Sigurimi i pergjgjesise tregtare
Sigurimi i pergjgjesise tregtareSigurimi i pergjgjesise tregtare
Sigurimi i pergjgjesise tregtareVilma Hoxha
 
Farley & suthers company
Farley & suthers companyFarley & suthers company
Farley & suthers companyVilma Hoxha
 
Rast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARARast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARAVilma Hoxha
 
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punes
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punesMaredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punes
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punesVilma Hoxha
 
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...Vilma Hoxha
 
Shitja personale
Shitja personaleShitja personale
Shitja personaleVilma Hoxha
 
Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë.
Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë.Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë.
Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë.Vilma Hoxha
 
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeMbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeVilma Hoxha
 
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Vilma Hoxha
 

Plus de Vilma Hoxha (19)

Hartimi i nje plani biznesi
Hartimi i nje plani biznesiHartimi i nje plani biznesi
Hartimi i nje plani biznesi
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)
 
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)
Kontabiliteti i instrumentave financiare afatgjate(Leksion)
 
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
Filozofia e Edukimit(Punimi ne ppt)
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
 
Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)Pastrimi i parave(Punim)
Pastrimi i parave(Punim)
 
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
Auditimi i Brendshem(Punim Diplome)
 
Sistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikSistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamik
 
Analiza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtareAnaliza financiare e nje firme tregtare
Analiza financiare e nje firme tregtare
 
Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''Punim ''Swarovski''
Punim ''Swarovski''
 
Sigurimi i pergjgjesise tregtare
Sigurimi i pergjgjesise tregtareSigurimi i pergjgjesise tregtare
Sigurimi i pergjgjesise tregtare
 
Farley & suthers company
Farley & suthers companyFarley & suthers company
Farley & suthers company
 
Rast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARARast studimi:ZARA
Rast studimi:ZARA
 
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punes
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punesMaredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punes
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punes
 
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre                                       ...
Mbeturinat urbane dhe riciklimi i tyre ...
 
Shitja personale
Shitja personaleShitja personale
Shitja personale
 
Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë.
Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë.Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë.
Kuadri operacional i Bankës së Shqipërisë.
 
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europianeMbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
Mbikeqyrja e tregut financiar.Prespektiva europiane
 
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
 

Pronesia intelektuale

  • 1. PRONESIA INTELEKTUALE Për një biznes ndërkombëtar i gjithë aktiviteti i një kombi si treg për mundësi investimi qëndron në balancimin e përfitimeve, kostove dhe risqeve lidhur me zhvillimin e biznesit në atë vend. Zakonisht kostot dhe risqet të lidhura me zhvillimin e biznesit në një vend të huaj janë shumë më të larta ne vendet në zhvillim dhe të pastabilizuara politikisht, siç është edhe Shqipëria. Por këto përfitime, kosto dhe risqe të lidhura me biznesin në një vend janë gjithmonë një funksion i sistemit politik, ekonomik dhe ligjor të vendit. Sistemi ekonomik i një vendi dhe regjimi i të drejtave të pronës janë tregues të zhvillimit ekonomik. Vendet me ekonomi të lirë tregu, ku të drejtat e pronës intelektuale janë të mbrojtura mirë, priten të kenë norma më të mëdha rritjeje ekonomike sesa vendet me ekonomi ku të drejtat e pronës nuk mbrohen. Kështu, sistemi ekonomik i një vendi dhe regjimi i të drejtave të pronës janë tregues domethënës për përfitimet e mundshme afatgjata të biznesit në një vend. Edhe Shqipëria, si një vend në zhvillim, e ka problem transferimin e teknologjisë bashkëkohore nga vendet e zhvilluara. Është e qartë se në rrugën drejt zhvillimit duhet të kemi në gatishmëri shpikjet më moderne të botës së zhvilluar. Por e vetmja mënyrë që kjo të ndodhë është që shpikësit e një teknologjie të tillë të dinë se shpikjet e tyre do të marrin të njëjtën lloj mbrotjeje të pronësisë intelektuale si në botën e zhvilluar. Dihen shumë raste kur firma të njohura i mbajnë shpikjet e tyre larg tregjeve të vendeve në zhvillim dhe, në këtë rast, larg tregut të vendit tonë. Kjo pasi ata (shpikësit) nuk duan që shpikjet e tyre të kopjohen dhe shfrytëzohen në mënyrë të paligjshme. Vendet në zhvillim fusin në ekonominë e tyre teknologji të vjetëruar për të cilën ka përfunduar mbrojtja nga ligjet e pronësisë intelektuale. Që këtu del se mbrojtja e fuqishme e pronësisë intelektuale do të na sjellë në vend teknologjinë më të fundit. Problemet lidhur me pronësinë intelektuale në Shqipëri Si në shumicën e vendeve të Evropës juglindore, edhe te ne nivelet e piraterisë janë mjaft të larta (midis 75 dhe 80 % të gjithë produkteve me të drejtë autori). Një nga arsyet e kësaj gjendjeje është se, megjithëse ne kemi një ligj të plotë për pronësinë intelektuale dhe një zyrë për pronësinë industriale në varësi të Këshillit të Ministrave, ka një nivel të lartë keqkuptimi, ose më mirë të themi moskuptimi për sa i përket konceptit të pronësisë së të drejtave intelektuale dhe detyrimeve korresponduese në lidhje me to. Gjithashtu, është e dukshme se problem kryesor për sa i përket pronësisë intelektuale në Shqipëri janë mekanizmat detyruese për zbatimin e ligjeve. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se pothuaj përditë në sektorin privat dhe publik ka shkelje të ligjit. Për 1
  • 2. shembull, deri para ca ditësh – në disa kanale vazhdon akoma – shfaqin filma pa pasur të drejtën e transmetimit. Shumë artistë nuk marrin shpërblime për të drejtën e autorit kur këngët e tyre tansmetohen në radio ose televizion. Po kështu, kompani të mëdha farmaceutike, të prodhimit të veshjeve, nuk kanë marrë në konsideratë investimin ne Shqipëri për shkak të mosrespektimit të të drejtave të pronësisë intelektuale. Një jurist që përfaqëson një stacion televiziv privat shpjegon se shumë gjykata nuk e njohin ligjin e mbrojtjes së pronësisë intelektuale. Edhe kur vihen në dijeni për përmbajtjen e ligjeve, ata hezitojnë t‟i zbatojnë ose janë të paaftë për t‟i zgjidhur situatat.. Një faktor koklavitës duket se është faktori i pastabilizuar politik shqiptar.. Në vendin tonë janë tre agjenci, të cilat mbrojnë të drejtat e pronësisë intelektuale, megjithatë puna e tyre has në shumë pengesa, të cilat vijnë nga shkaqet të ndryshme, si mos funksionimi i ligjit, dhe në disa raste dhe nga mosnjohja e tij. Shkelja e të drejtave të autorit në vendin tonë ka bërë që shumë artistë të njohur të reagojnë ndaj këtij fenomeni, që sot është i pranishëm në tregun shqiptar. Shpesh herë artistët ankohen se puna e tyre dëmtohet shumë për shkak të piraterisë së paligjshme dhe mungesës së zbatimit të ligjit për të drejtën e autorit. Ndërkohë që rregullat dhe ligjet nuk zbatohen, pasojat bien mbi pronësinë intelektuale. Është folur shumë mbi shkeljet e të drejtave, megjithatë shumë pak është bërë në këtë drejtim. Në tregun shqiptar sot shkelen hapur të drejtat e pronësisë intelektuale, por masat që merren për të parandaluar këtë fenomen janë shumët pakta. Pronësia intelektuale, si mbrohet ajo? Pothuajse të gjitha vendet që karakterizohen nga përtëritja e industrive të tyre kanë ligje të tilla që duke rregulluar kopjimin e shpikjeve dhe duke identifikuar simbolet dhe shprehjet krijuese, nxitin shpikjet brenda vendit. Këto ligje përfshijnë katër lloje të veçanta dhe të dallueshme të pronës jomateriale, siç janë: patentat, markat e fabrikës, të drejtat e autorit dhe sekretet e prodhimit, terma këto që të gjitha këto së bashku i quajmë “Pronësi intelektuale”. Të katra llojet e pronësisë intelektuale mbrohen në bazë të kritereve të çdo vendi. Pra, gama e mbrojtjes dhe kërkesat për përfitimin e mbrojtjes ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Megjithatë, në sistemet ligjore kombëtare ekzistojnë edhe ngjashmëri. Për më tepër që sot në botë prirja është drejt harmonizimit të ligjeve kombëtare. 2
  • 3. Legjislacioni shqiptar për pronësinë intelektuale Hapi i parë drejt mbrojtjes së pronësisë intelektuale ishte dalja në vitin 1967 e një dekreti që fliste për mbrojtjen e markave tregtare në Shqipëri. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë luante rolin e përfaqësuesit të autorizuar të markave dhe patentave. Pranë kësaj zyre depozitoheshin markat dhe patentat. Më vonë, me daljen e ligjit të parë “për pronësinë intelektuale” në Shqipëri, datë 27 prill 1994, i gjithë dokumentacioni i Dhomës së Tregtisë në lidhje me aktivitetin e kryer për depozitimin dhe regjistrimin e markave tregtare kaloi në administrimin e zyrës së patentave. Në vitin 1999 kanë dalë dy ligje të tjera, të cilat janë: “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për pronësisë industriale” dhe ligji “Për mbrojtjen e topografive dhe qarqeve të integruara”.  Sfida të sotme dhe të ardhme Ligjet e mbrojtjes së pronës intelektuale nuk janë të pandryshueshme, por ndryshojnë paralelisht me ndryshimet në teknologji dhe shoqëri. Janë pikërisht këto ndryshime ato që shkaktojnë sfidat dhe mundësitë më të mëdha për sistemin e pronësisë intelektuale. Globalizimi i ekonomisë dhe rritja shumë e shpejtë e teknologjisë dixhitale dhe internetit ka patur një efekt të përgjithshëm në mbrotjen e pronësisë intelektuale në mbarë botën. Këta faktorë po i detyrojnë vendet të marrin në konsideratë harmonizimin global të ligjeve të së drejtës së autorit dhe ndoshta edhe të ligjeve për markat tregtare. Por ndërsa përvetësimi i standardeve të reja globale për mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT-së) japin një mundësi më të madhe për vëzhgimin e ligjeve të së drejtës së autorit, patentave dhe markave tregtare. Komuniteti ndërkombëtar po sfidohet nga pirateria dhe kjo e fundit ndihmohet sot prej lehtësive me të cilën riprodhohen veprat e mbrojtura nga ligjet në kohën tonë dixhitale. E ardhmja e afërt e tregtisë elektronike, edukimit në largësi dhe tendenca të tjera në tregun global varen prej mirëqenies së industrive me bazë dijen – industri këto që janë më të ndjeshmet ndaj humbjeve prej piraterisë dhe shkeljes së ligjeve. 3
  • 4. PRONAT LEKSIKORE,si pjese e pronesise intelektuale... Të kujt janë fjalët? Pyetja nuk është aq naive sa ç‟mund të duket.Me intuitë, do të përgjigjeshim se fjalët i përkasin gjuhës; p.sh. një fjalë shqipe i përket gjuhës shqipe.Mirëpo kjo është po aq metaforë sa edhe koncepti i huazimit, ose i shtegtimit të fjalës nga njëra gjuhë në tjetrën.Aq më tepër që vetë huazimi është në të vërtetë një lloj kopjimi, meqë gjuhës që merr hua i shtohet një fjalë, por gjuhës që jep hua nuk i pakësohet. Atëherë të kujt janë fjalët? Ja një përgjigje më solemne: të popullit që e flet gjuhën. Një fjalë shqipe i përket popullit shqiptar. Po çfarë do të thotë kjo pikërisht? Çfarë të drejtash ka pronari – populli shqiptar – mbi një fjalë shqipe? A mund ta heqë nga qarkullimi, ose t‟ia japë një populli tjetër, ose t‟ia ndryshojë kuptimin, ose ta bashkojë me një fjalë tjetër, për të krijuar një fjalë më të madhe?Natyrisht jo. Sipas një metafore saussuriane:fjalët janë si kartëmonedhat; kanë vlerë... Të jesh pronar i një kartëmonedhe nuk është njëlloj si të jesh pronar i një toke, një dyqani, një biçiklete, një formule për prodhimin e një pijeje freskuese, ose një unaze me gur të çmuar. Vlera e kartëmonedhës përcaktohet, ndër të tjera, nga besimi që kemi në institucionet financiare, ose garancia që këto u ofrojnë përdoruesve në transaksionet Po ashtu, të jesh pronar i një fjale do të thotë të kesh besim se ajo do ta përcjellë besnikërisht kuptimin, gjatë komunikimit.Diskutimi për pronësinë e fjalës prek dy çështje të natyrës juridike: emrat e markave (markat tregtare, markat e regjistruara) dhe pronësia intelektuale. Sa për markat tregtare, këto dihet se janë pronë e atyre që i regjistrojnë.Kur dikush e përdor markën me shkrim, pronari mund të kërkojë që çdo okurrencë e markës të shoqërohet nga një simbol përkatës (TM), ose (R).Për shembull: Shqipologji®. 4
  • 5. Mund të pyetet, në këtë kontekst, nëse pronari zotëron vetë fjalën, apo vetëm çdo përdorim të saj. Përsëri me Saussure-in: marrëdhënia e pronësisë shtrihet në gjuhë apo në ligjërim? Dihet se markat janë ndonjëherë aq të suksesshme, sa shndërrohen në fjalë të zakonshme të gjuhës – p.sh. aspirinë, e cila për shumëkënd, anembanë botës, shënon thjesht acidin acetilsalicilik; edhe pse në më shumë se 80 vende të botës mbetet markë tregtare e regjistruar e kompanisë farmaceutike Bayer (p.sh. në Gjermani dhe në Kanada, por jo në SHBA). Të njëjtin fat kanë pësuar emra tregtarë të tjerë si Xerox (i cili në anglishte është shndërruar në folje), Polaroid, Vazelinë, Jakuzzi, Jeep, Scotch (shiriti ngjitës), Velkro dhe Walkman. Në shqipe ka ndodhur gjithashtu që një markë e hershme sapuni, Venus, të përfundojë në fjalë që shenjonte çdo lloj sapuni tualeti (në togfjalëshin “sapun venus”, i cili përdorej për të shenjuar sapun për larje të fytyrës dhe të trupit; ndryshe nga “sapun rrobash”, i cili përdorej për të larë rrobat). Sipas të njëjtit mekanizëm shpronësues, locioni i pasrrojes thirrej figaro (sipas markës së një produkti specifik); qumështi i kondensuar i importuar nga Kina, në kanaçe cilindrike me një panda në etiketë ishte “qumësht milk”; ndërsa djathi i shkrirë quhet edhe sot e kësaj dite, së paku nga brezi i vjetër, “djathë bebe” (për shkak të markës me të cilën tregtohej në vitet 1960-1980). Shumë produkte gjuhësore mbrohen nga e drejta e pronësisë intelektuale. Çuditërisht, por ndoshta jo dhe aq çuditërisht, fjalët e krijuara rishtas (Ndonjëherë është më e vështirë të krijosh një fjalë, sesa të shkruash një vjershë.Mjaft të kujtoj këtu ndjeshmërinë e madhe gjuhësore të kujt ka krijuar, gjatë Rilindjes, fjalë si çështje, sasi, cilësi, ndërgjegje, marrëveshje, vetëdije, përjashtoj etj.Mirëpo neologjizmi me sa duket nuk bëhet dot fjalë, sa kohë që i ruan fijet që e lidhin me aktin krijues. Edhe një herë, fjala dhe pronësia duket sikur e përjashtojnë njëra-tjetrën. Emrat e përveçëm, p.sh. Nikotin Lukashi, u përkasin vërtet pronarëve të tyre – në kuptimin që përdorimi i këtyre emrave mund të kufizohet me ligj; por emrat e përveçëm, njëlloj sikurse markat tregtare, nuk janë si fjalët e tjera të gjuhës. 5
  • 6. Edhe më absurde është të kërkosh pronësi në nivele elementare të gjuhës, si fonetika ose morfologji – pa çka se, në fushën e imazhit, ekzistojnë deri edhe ngjyra që mbrohen me të drejta të autorit (magenta). Po si qëndron puna me nivele më të larta, p.sh., me sintaksën? Askujt nuk i përkasin shprehje të tipit: “dil përjashta”, “si jeni nga shtëpia”, “kush ishte në telefon”, “do vesh në punë sot?” etj. Ndërkohë, shumëkush do ta njohë pronësinë e thënies së mëposhtme: ‘’Ca pika shiu ranë mbi qelq’’ E cila haptazi është marrë nga një vjershë e I. Kadaresë. Nëse dikush e përdor këtë në një thënie ose tekst të vetin, ose citon ose po bën plagjiaturë. Po ta krahasojmë thënien më lart me variante të saj të ndryshme, si: ‘’…Disa pika shiu ranë mbi qelq Ca pika shiu u rrokullisën mbi qelq Pika shiu ranë mbi qelq Mbi qelq ranë ca pika shiu Ca pika boje vaji ranë mbi qelq Ca pika shiu ranë mbi xham Ca pika shiu mbi qelq ranë Ca kokrra breshri ranë mbi qelq Ca pika shiu ranë në xham të dritares…’’ Do ta kuptojmë edhe se vargu kadarejan i përket autorit vetëm ngaqë është pjesë e një teksti letrar, ose njëfarësoj “të shenjtë”. Nuk mjafton vetëm kombinimi i fjalëve ca, pika, shiu, mbi, qelq, as ritmi jambik i vargut nëntërrokësh, për ta bërë thënien unike. Duhet edhe përkatësia e këtij teksti në një vjershë pak a shumë të famshme. Por e gjithë kjo nuk ka të bëjë shumë me gjuhën, e aq më pak me fjalët; madje mund të shkojmë edhe më tutje e të pranojmë se pronësia fillon aty ku mbaron fjala. Po atëherë të kujt janë fjalët? 6
  • 7. Këtë pyetje ia bëj vetes edhe kur dëgjoj të flitet për “fjalë të gegërishtes”, të cilat janë lënë jashtë fjalorit të shqipes – histori e vjetër, ankime të vjetra. Vëreni këtu hipostazën e gegërishtes si pronare fjalësh të nëpërkëmbura.Vëreni edhe kontradiktën e kujt mund të ndihet i pakënaqur se nuk ia kanë “shpronësuar” pronën sa duhet. Mbaj mend një fjalë që përdornin pleqtë (dhe sidomos plakat) : çaçút, e cila shenjon një fëmijë të vogël, të shkathët dhe kurioz (ose një këlysh qeni ose kotele). Kujt i përkiste ajo fjalë….?Kujt i përket…? E ka nëpërkëmbur njeri…? E kanë lënë jashtë apo e kanë mbyllur brenda….? Megjithatë, çështja e pronësisë, në këtë kontekst, nuk është aq e pafajshme; meqë lidhet drejtpërdrejt me mistikën gege, krahinizmin, mendësinë folklorike- konservatore, etnografizmin romantik dhe partikularizmin gjuhësor. Fjalë të gegërishtes? Vetë togfjalëshi, i ndërtuar kështu, sugjeron një marrëdhënie pronësie të një dialekti ose varianti letrar ndaj fjalës, e cila marrëdhënie përdoret më pas si bazë emocionale dhe racionale për t‟u ankuar për padrejtësitë dhe diskriminimin. Arshi Pipa dikur ankohej se gegërishtes standardi ia kishte “përvetësuar” fjalët – njëlloj siç kishte bërë regjimi me pronat ose pasuritë private, të tundshme dhe të patundshme.Arshi Pipa, ankohej edhe për fjalë të tilla si shtatzënë, të cilat, sipas tij, ishin rezultat i një orvatjeje për ta lyer me bojë makinën e vjedhur; meqë fjala gegërishte origjinale është shtatzanë. Po a mund të shmanget kjo? Për plagjiaturën kanë thënë se: është forma më e sinqertë e miklimit. A nuk është përvetësimi i fjalës së “tjetrit” forma më e sinqertë e adhurimit leksikor? Në hullinë e A.Pipës, ndesh sot një numër autorësh që, herë haptazi e herë fshehurazi, kërkojnë të imponojnë një lloj copyright-i kulturor mbi tekstet dhe manifestimet gjuhësore të gegërishtes. Qëllimet e tyre mund të jenë të mira; gegërishtja letrare ka nevojë të popullarizohet, sidomos ndër elitat, të cilat shpesh e mjaftojnë edukimin e tyre gjuhësor me Kadarenë; por nuk di sa është e mundshme t‟i realizosh këto qëllime të mira, duke u mbështetur në mistifikime. 7
  • 8. Kush ka bredhur nëpër Shqipëri, si unë, me ekspedita leksikore, e di se çdo fshat e katund ka emrat e vet për dhitë, delet, pulat, cjepët, deshët, qingjat, gjelat, kecat, viçat, lopët, demat, qetë, gomerët, mushkat, kuajt, qentë, macet e kështu me radhë, sipas ngjyrës së qimes ose të puplës, modelit të larave në trup dhe në fytyrë etj. Kartoteka e leksikut të shqipes dokumenton me mijëra fjalë të tilla. KONKLUZIONE: Edhe pse jetojmë në ditë të ethshme ripronësimesh, kur njerëzit ngrysen në darkë me ëndrra për gjithfarë tokash, pallatesh dhe dyqanesh në kryqëzime, duhet saktësuar se, kur vjen puna për leksikun e gjuhës, një qëndrim prej “komunisti” të staxhionuar është i vetmi që u bën dot ballë kritikave: fjala është e atij që e përdor. BIBLIOGRAFIA E KONSULTUAR: www.wordpress.com „‟ Peisazhe te fjales‟‟-Xh.Xhaxhiu Gazeta Shqip(15.4.2010) Gazeta Lajm,online(6.10.2009) Buletini‟‟Biznesi dhe ekonomia‟‟,botuar nga Fakulteti I Ekonomise,Tirane. 8