1. e-dini
Dialog i veçantë i Ibrahimit a.s.
Hyrje
Joshja ose kërcënimi përgjatë një debati, mund të çojnë në një
ndryshim të përkohshëm. Ndërkohë që dashuria çon në
ndryshim të përhershëm dhe të qëndrueshëm. Prej këtu lind
rëndësia e edukatës dhe etikës gjatë dialogut dhe debatit me
kundërshtarët në mendim – sidomos me prindërit – gjë e cila ka
efekt më të thellë.
Duke u nisur nga kjo, ne do trajtojmë dialogun e veçantë dhe
konstruktiv mes Ibrahimit a.s dhe babait të tij jobesimtar, duke
theksuar rëndësinë që ka respekti i prindërve dhe vendin që kjo
vlerë zë tek profetët e Zotit.
Dialogu i Ibrahimit a.s me babanë e tij jobesimtar
Thotë Zoti në Kuranin famëlartë rreth dialogut që zhvilloi
Ibrahimi a.s me babanë e tij jobesimtar:"
"Trego në Libër për Ibrahimin! Ai ishte njeri i së vërtetës dhe
profet. Ai i tha të atit: “O babai im, përse adhuron atë që as
nuk dëgjon, as nuk sheh e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?
O babai im, mua më ka ardhur prej diturisë, çfarë s’të ka
ardhur ty; andaj ndiqmë mua dhe unë do të të udhëzoj në
rrugën e drejtë! O babai im, mos adhuro djallin, sepse ai është
gjithmonë i pabindur ndaj të Gjithëmëshirshmit. O babai im,
unë kam frikë se mos të vjen ndonjë dënim nga i
Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i djallit”! Ai u
përgjigj: “O Ibrahim! Si guxon t’i hedhësh poshtë zotat e mi?!
Nëse nuk heq dorë, unë do të të mbys me gurë; andaj, largohu
prej meje për një kohë të gjatë”! Ibrahimi tha: “Shpëtimi qoftë
mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që të të falë. Me të vërtetë, Ai
është i mirë me mua." (Merjem, 41-47)
1
2. e-dini
Në tefsirin e Muhamed Tahir ibnu Ashur thuhet:"Ibrahimi a.s iu
drejtua babait të tij me këshilla të sinqerta. Ai i solli argumente
të prekshme:“O babai im, përse adhuron atë që as nuk dëgjon,
as nuk sheh e as që mund të të sjellë ndonjë dobi?"
Veç kësaj, Ibrahimi filloi t'i flasë mbi mesazhin dhe shpalljen
hyjnore me të cilën e kishte graduar Zoti:"O babai im, mua më
ka ardhur prej diturisë, çfarë s’të ka ardhur ty; andaj ndiqmë
mua dhe unë do të të udhëzoj në rrugën e drejtë!"
Më pas, Ibrahimi a.s i tërhoqi vëmendjen se idetë dhe fenë që
babai i tij kishte përqafuar, ishin prej cytjeve dhe vesveseve të
shejtanit: "O babai im, unë kam frikë se mos të vjen ndonjë
dënim nga i Gjithëmëshirshmi e kështu të bëhesh i afërm i
djallit!"
Me këto fjalë, sikur i thoshte:"O babai im! Zoti më ka urdhëruar
të t'i them këto fjalë. Nëse ti nuk je i sigurtë për këtë, atëherë
ndëshkimi është i pashmangshëm. Idhujt që ti adhuron, kurrë
nuk mund të të thonë fjalë të tilla." (Tahriru tenvir 16/113)
Një ligjërim i tillë, është tregues i edukatës së lartë dhe etikës që
Ibrahimi a.s respektonte në komunikimin me të atin. Ai nuk e
quajti të atin "xhahil trashanik" dhe nuk e quante veten "i dituri
suprem", por i tha:" O babai im, mua më ka ardhur prej
diturisë, çfarë s’të ka ardhur ty; andaj ndiqmë mua dhe unë do
të të udhëzoj në rrugën e drejtë!"
D.m.th, mua më janë dhënë dije të cilat nuk të janë dhënë ty,
prandaj më beso dhe respektoji këshillat e mia. Nëse do të
ndodheshe në një vend të panjohur dhe vij unë dhe të tregoj
nga është rruga, a do më ndiqje? Edhe në këtë rast, më ndiq pasi
do të shpëtosh nga ndëshkimi i rreptë dhe humbëtira!
Gjithashtu, konstatohet përdorimi i shpeshtë nga ana e
Ibrahimit të fjalës "O babai im", me qëllim që të fitojë zemrën
dhe simpatinë e tij dhe automatikisht, t'ia pranojë këshillën.
Por përgjigja e babait të Ibrahimit a.s ishte shumë e ashpër. Ai
nuk harroi të përdorë edhe kërcënimet dhe shantazhin, gjë e cila
është tregues i zemrës së tij të ngurtë.
2
3. e-dini
Fjalët përmbyllëse të dialogut mes Ibrahimit a.s dhe babait të tij,
duke treguar edhe një herë dëshirën e tij të flaktë për udhëzimin
e të atit në rrugën e drejtë:
Ibrahimi tha: “Shpëtimi qoftë mbi ty! Do t’i lutem Zotit tim që
të të falë. Me të vërtetë, Ai është i mirë me mua."
Ibrahimi a.s vazhdoi të kërkojë falje për të atin, derisa Zoti ia
ndaloi diçka të tillë, duke e njoftuar se babai i tij i është
bashkangjitur karvanit të mohuesve të Zotit.
Profeti Muhamed a.s, në gjurmët e Ibrahimit a.s.
Të njëtën gjë bëri edhe i dërguari i Zotit a.s me xhaxhanë e tij, të
cilin e kishte pasur Deri atëherë përkrahësin më të madh.
Transmeton Seid ibnul Musejjib se ka dëgjuar të atin duke
thënë:"Kur Ebu Talibit i erdhi vdekja, i shkoi i dërguari i Zotit a.s.
dhe pranë tij gjeti Ebu Xhehlin dhe Abdulla ibnu Ubej Umeje
ibnu Mugire. I dërguari i Zotit a.s i tha:"O xhaxhai! Thuaj "La
ilahe il-lallah!" që t'a kem si argument para Zotit, Ditën e
Kijametit."
Ebu Xhehli ndërhyri dhe i tha:"O Ebu Talib! A dëshiron të
braktisësh fenë e Abdul Muttalibit?!"
I dërguari i Zotit vazhdoi t'i propozojë që t'a thotë fjalën e
dëshmisë, derisa në fund Ebu Talibi tha fjalët e tij të fundit:"Unë
do të vazhdoj në fenë e Abdul Mutalibit." Dhe nuk pranoi të
thotë "La ilahe il-lallah."
Profeti a.s tha:"Për Zotin, unë do të vazhdoj të lutem dhe të
kërkoj falje për ty, përderisa nuk jam ndaluar për këtë."
Atëherë Zoti i shpalli ajetin:"
"Nuk i takon të Dërguarit dhe besimtarëve që të kërkojnë falje
për idhujtarët, qofshin këta edhe të afërmit e tyre, pasi u është
bërë e qartë se ata janë banorë të Xhehenemit. Ndërsa lutja e
Ibrahimit për faljen e babait të tij, ka qenë vetëm për shkak të
një premtimi, që i kishte bërë. Por, kur iu bë e qartë se i ati
ishte armik i Allahut, ai u nda prej tij. E megjithatë, Ibrahimi
ishte njeri i dhembshur dhe i butë." (Teube, 113-114)
3
4. e-dini
Takimi i Ibrahimit a.s me babanë e tij Ditën e Kijametit
Transmeton Ebu Hurejre se i dërguari i Zotit a.s ka
thënë:"Ibrahimi a.s do e takojë babanë etij Azerin Ditën e
Kijametit. Fytyra e babait të tij do të jetë e errët dhe e
pluhurosur. Kur t'a shohë, Ibrahimi a.s do i thotë:"A nuk të
thashë të mos më kundërshtosh?"
Babai i tij do i thotë:"Sot nuk do të të kundërshtoj."
Ibrahimi a.s do i drejtohet Zotit me fjalët:"O Zot! Ti më ke
premtuar se nuk do të më poshtërosh Ditën e Ringjalljes. A ka
poshtërim më të madh se t'a shoh babanë nën xhehenem?!"
Zoti do i thotë:"Unë ia kam ndaluar xhenetin jobesimtarëve." Më
pas do i thotë përsëri:"O Ibrahim, shiko poshtë këmbëve!"
Ibrahimi a.s do të vërejë një kafshë me qime të gjata dhe të
ndotur me pluhur dhe gjak. Kjo kafshë do të tërhiqet për
këmbësh dhe do të hidhet në zjarr." (Buhariu 3/1223, hadithi
3172)
Ibrahimit a.s do i shfaqet babai në formën e kësaj kafshe të
shëmtuar dhe të ndotur me pluhur dhe gjak, me qëllim që t'a
ketë më të lehtë ndarjen dhe distancimin prej tij.
Njerëzimi Ditën e Kijametit
Njerëzit do të jenë të renditur sipas kontributit të dhënë në
përhapjen e fesë dhe sipas veprave të vepruara në këtë botë.
Kështu, ata do të prihen nga i dërguari i Zotit, profeti Muhamed
a.s. më pas do të vijnë të dërguarit e vendosur, pastaj të
dërguarit e tjerë, profetët, të sinqertët (siddikun), shehidët,
njerëzit e ndershëm, besimtarët, muslimanët, qafirët dhe në
fund munafikët (hipokritët).
Të dërguarit e vendosur janë: Profeti Muhamed a.s, Ibrahimi a.s,
Nuhu a.s, Musai a.s dhe Isai a.s.
4
5. e-dini
Rëndësia e respektimit të prindërve
Në shumë tekste, Islami na nxit që t'i respektojmë prindërit dhe
të mos i braktisim ata. Thotë Zoti i madhëruar në Kuran:
"Zoti yt ka urdhëruar, që të mos adhuroni askënd tjetër përveç
Atij dhe, që të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre ose
të dy arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre as “uh!”, mos i
kundërshto, por drejtoju atyre me fjalë respekti. Lësho para
tyre krahët e përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im,
mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”
(Teube, 23-24)
Transmeton Muadh ibnu Enes, se i dërguari i Zotit a.s ka
thënë:"Para Zotit do të dalin disa njerëz, të cilëve Zoti as nuk do
u flasë, as nuk do i pastrojë dhe as nuk do i shohë."
Dikush e pyeti:"Kush janë këta njerëz o i dërguar i Zotit?"
Profeti a.s u përgjigjet:"Një që i ka kthyer shpinën dhe ka
braktisur prindërit, një që u ka kthyer shpinën dhe ka braktisur
fëmijët dhe një njeri që ka përfituar nga begatitë e dikujt, por
më vonë i ka mohuar dhe i ka kthyer shpinën." (Musnedi i imam
Ahmedit, 3/440, hadithi 15674)
Profetët dhe respekti
Në Kuran përmendet thënia e profetit Isa a.s:
"Ai (Isai në djep) tha: “Unë jam rob i Allahut. Ai më ka dhënë
Librin (Ungjillin), më ka bërë profet dhe më ka bërë të bekuar
kudo që të jem. Ai më ka porositur që të falem e të jap zeqat sa
të jem gjallë dhe që të jem i mirë ndaj nënës sime dhe nuk më
ka bërë të ashpër dhe të padëgjueshëm." (Merjem, 30-32)
Kurse Nuhu a.s e luste Zotin e madhëruar:
"Dhe Nuhu tha: “O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë femohues,
sepse, nëse Ti i lë, ata do t’i shpien në humbje robërit e Tu dhe
do të lindin vetëm kriminelë dhe jobesimtarë! O Zoti im, falmë
mua dhe prindërit e mi, si dhe çdo besimtar, që kërkon strehim
5
6. e-dini
në shtëpinë time! Fali të gjithë besimtarët e besimtaret, ndërsa
keqbërësve shtoju vetëm shkatërrim!” (Nuh, 26-28)
Ndërkohë, për profetin Jahja a.s thuhet:
"(Pasi lindi djali, iu tha): “O Jahja, rroke fort Librin (Teuratin).”
Dhe Ne, kur ende ishte fëmijë, i dhamë mençuri, butësi prej
Nesh dhe dëlirësi. Ai ishte besimtar i përkushtuar dhe i
sjellshëm ndaj prindërve të vet, nuk ishte i ashpër dhe i
padëgjueshëm. Paqja qoftë mbi atë ditën kur ka lindur, ditën
kur të vdesë dhe në ditën kur do të ringjallet." (Merjem, 12-15)
Përfundim
Dashuria e fëmijëve për prindërit është diçka emocionale.
Prandaj fëmijët e kanë të lehtë mosrespektimin e prindërve.
Ndërkohë që dashuria e prindërve për fëmijët është e ngulitur
thellë në natyrën dhe instiktin e këtyre të fundit. Është kjo ajo
që i bëjnë prindërit kaq të lidhur me fëmijët e tyre dhe të
gatshëm të sakrifikojnë për ta gjithçka, edhe jetën nëse u
kërkohet.
Për këtë Sheriati islam është i mbushur me tekste që nxisin për
respektim të prindërve dhe sjellje me edukatë me ta. Diçka të
tillë nuk e hasim përsa i përket dashurisë dhe përkujdesit që
duhet të tregojnë prindërit me fëmijët, pasi kjo është në natyrën
e prindërve.
Nga dialogu i Ibrahimit a.s me të atin jobesimtar, kuptojmë
rëndësinë e edukatës, respektit dhe modestisë para prindërve.
Me një edukatë të tillë duhet të karakterizohen edhe të rinjtë
tanë.
6