SlideShare a Scribd company logo
1 of 9
Violete Kukaj Didi Mahmut Ferati Nikolle Nikprelaj Shkurte Fejza Shyrete
Behluli potpuri
403 hector gjurgjela-endrrat /perrlalla
Ajo përfshin këngë të tilla si "Sexy Dancer", "Surfing USA", "Victory", "Three Little Birds", si
"Hey Ya" ose "Take Your Mama", deri dhe tek overtura 1812 e Çajkovskit.
http://en.dilandau.eu/download-mp3/martin-solveig-i-just-came-to-say-hello-1.html




1. Sipas rregjistrimit të fundit të popullsisë, të kryer në
1981, trendetve statistikore për 1991,
anketat për tregun e punës dhe familjet (Riinvestit
1999, 2002), popullsia e Kosovës në 2002
vlerësohet rreth 2.500.000, nga të cilët 2.050.000 jetojnë
në Kosovë. Më shumë se gjysma,
rreth 55% e popullsisë jeton në zonat rurale. Kjo mund
të jetë rezultat i mobilitetit pas luftës
si pasojë e shkatërrimeve të mëdha që ndodhën në zonat
rurale. Rreth 32.3% e popullsisë së
Kosovës është nën moshën 16 vjeç, kurse 63% e
popullsisë është midis 16-64 vjeç. Këto të
dhëna përcaktojnë ofertën për punë dhe se hyrjet e
gjeneratave të reja në tregun e punës në
Kosovë janë mjaft të mëdha. Popullësia e re dhe
emigracioni në shkallë të madhe përbëjnë dy
determinuesit kryesorë të forces së punës. Duke
përjashtuar pjesën e popullsisë e cila gjendet
në mërgim, vlerësohet se popullsia në moshë pune në
Kosovë përbën 59% të popullsisë totale
në Kosovë, që do të thotë rreht 1.210.000 njerëz në
moshë pune.
2. Të dhënat e anketës tregojnë se norma e aktivitetit
në Kosovë është 58%, d.m.th. se vetëm
58% e popullsisë në moshë pune është aktive (të
punësuar ose të papunë që aktivishtë
kërkojnë punë ). Nëse analizohet popullsia në moshë
pune më tutje atëherë do shohim se
sipas të dhënave të anketës del se raporti i të
punësuarve ndaj popullatës në moshë pune është
29.5%, raporti i të papunëve ndaj popullatës në moshë
pune është 28.4%, dhe rreth 42% e
popullsisë në moshë pune është joaktive.
3. Rreth 70% e të punësuarve punojnë në sektorin
privat (biznese private dhe bujqësi). Biznesi
privat siguron punësim për një masë të madhe të forcës
së punës aktualisht si dhe për ata që
humbën punën në ndërmarrjet shoqërore në fillim të
viteve ’90-të. Megjithatë, punësimi në
ndërmarrjet shoqërore e publike dhe institucionet
qeveritare ende zë një pjesë të
konsiderueshme të punësimit total (të dyja së bashku
përbëjnë 30% të punësimit total).
Megjithase nuk ekzistojnë të dhëna reale, punësimi në
bujqësi vlerësohet rreth 22% e
punësimit total. Bujqësia, tregtia, arsimi, shëndetësia,
shërbimet dhe ndërtimi përbëjnë 2/3 e
punësimit total. Sikurse edhe në vendet tjera ish
socialiste edhe në Kosovë ka ndodhur një
rialokim i konsiderueshëm i të punësuarve, krahasuar
me strukturën e punësimit në fund të
viteve ’80. Punësimi në sektorin publik (ndërmarrjet
shoqërore, publike dhe qeveria) është
zvogëluar nga 245.400 (1988) në 126.000 (2002) ose për
52%. Në ndërkohë janë hapur
shumë vende pune në sektorin privat.
4. Aspekti më shqetësues i tregut të punës në Kosovë
është niveli idhënave të anketës, norma e papunësisë
prej 49% është disa here më e lartë krahasuar me
vendet e tjera në tranzicion. Norma e papunësisë duke
patur parasysh punët sezonale dhe
punësimin në sektorit informal, sidomos në bujqësi,
mund të vlerësohet rreth 38%. Norma
paraqitet tepër e lartë për femrat (63%), pavarsisht nga
norma shumë e lartë joaktiviteti .
Vlerësohet se vetëm 40.6% e femrave në moshë pune
janë aktive, ndërsa vetëm 36.4% e tyre
janë të punësuara. Nga ana tjetër, norma e papunësisë
është shumë e lartë për personat në
moshë të re (nga 16-24) që vlerësohet 71.6%. Për më
tepër 40% e numrit total të të papunëve
bëjnë pjesë në këtë grup. Karakteristika të tjera të
rendësishme janë:
• Nivel shumë i lartë i papunësisë afat-gjatë (83% e
papunësisë totale)
• Nivel shumë i ulët i papunësisë vullnetare- rroga
minimale e pranuar nga të papunët
është nën mesataren (rreth 200€)
5. Norma e pasivitetit të popullsisë kosovare është
shumë e lartë, veçanërisht për grate, të cilat
pasi nuk mundën të gjejnë punë u tërhoqën nga forca e
punës (rreth 50% e tyre nuk kishin
patur punë për 12 muaj). Këto mund të quhen
gjithashtu si të papunë të dëshpëruar që përbën
një grup njerzish që mund të hyjnë në forcën e punës
nëse mundësitë për punësim rriten. Një
grup tjetër i personave pasivë janë ata që nuk punojnë
për shkak të ndjekjes së shkollës.
http://www.riinvestinstitute.org

Kosova duhet të ketë rritje ekonomike prej së paku 7% për t`i zbutur këto
problemeKëto dy probleme kryesore, sipas njohësve të çështjeve ekonomike,
nuk do të mund të adresohen as sivjet për shkak se rritja ekonomike prej 3.8 për
qind e paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e pamundëson një gjë të
tillë.

Kosova, sipas profesorit të Ekonomisë, Isa Tahiri, për të adresuar problemet
thelbësore të papunësisë dhe varfërisë, duhet të ketë një rritje ekonomike prej 7
deri në 8 për qind dhe sipas tij, çdo rritje nën këtë normë i pamundëson Kosovës
t’i reflektojë nevojat e vendeve të reja të punë dhe zvogëlimin e varfërisë së
skajshme.

Edhe sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, varfëria dhe papunësia
mbeten ndër shqetësimet kryesore të kosovarëve, të cilët mendojnë se situata e
rëndë ekonomike e kërcënon edhe stabilitetin e vendit.

Para së gjithash, sipas vlerësimeve të tyre, prioritet i Kosovës duhet të jetë
adresimi i varfërisë dhe papunësisë.

Ndërkaq, profesor Tahiri, thekson se çdo rritje ekonomike, e cila nuk adreson
këto probleme, do të thotë se vendi ka humbur në kohë.

Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, në vitin 2009, varfëria
ishte 34 për qind e gjithë popullsisë.

Sipas këtij raporti, pak më shumë se një e treta e popullsisë jetonin nën vijën e
varfërisë absolute me 1.55 euro në ditë, ndërsa 12 për qind jetonin nën vijën e
varfërisë së skajshme me 1.02 euro.

Ndërkaq, papunësia thuhet të jetë mbi 48 për qind.
Eksperti i çështjeve ekonomike, njëherë ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave,
Haki Shatri, pohon se rritja ekonomike prej 3.8 për qind nuk mundëson zgjidhjen
e asnjë problemi aktual të Kosovës, siç janë papunësia dhe varfëria.

“Në të gjitha analizat makroekonomike të të gjitha vendeve, e konkretisht në
Kosovë, çdo rritje nën 7 deri në 8 për qind e konservon këtë varfëri dhe këtë nivel
të zhvillimit ekonomik”, ka vlerësuar Shatri.

Shatri thekson se derisa Qeveria e Kosovës nuk po mund t’i zbusë dy problemet
kryesore - varfërinë dhe papunësinë, qytetarët janë në një pozitë të
palakueshme./rel&albinfo/




Problem ende pa zgjidhje është papunësia, njëri nga afektuesit më negativ në
Kosovë, si dhe shkaktarë i vetëm i varfërisë së skajshme. Ky indikator tregon
nivelin e fuqisë punëtore të pashfrytëzuar (të pa angazhuar) në proceset
ekonomike të vendit. Rinia në Kosovë është njëri nga shqetësimet serioze. Rreth
40 për qind e popullsisë së Kosovës është nën moshën 18 vjeç, kurse 55 për qind
e popullsisë është në mes 18-64 vjeç. Çdo ditë e më shumë po rritet papunësia, po
ashtu dhe shanset për një rikuperim të shpejtë të tregut të punës vlerësohen si të
pamundura.

Ministria e Arsimit flet për cilësinë në arsim, e cilësi nuk ka! Nga kjo situatë më së
shumti po pësojnë të rinjtë, pasi edhe pas përfundimit të studimeve, nuk po arrijnë
të gjejnë ndonjë vend të lirë të punës. Rritja e standardeve arsimore mund t’i japin
popullsisë një diversitet më të madh të aftësive primare. Arsimi është parë si një
përcaktues i rëndësishëm i mirëqenies. Të rinjtë e sotëm do të jenë energjia e së
nesërmes në zhvillimin e vendit. Një problem tepër shqetësues në vend po bëhet
edhe emigrimi i “trurit” qytetarëve të kualifikuar nga Kosova për në vendet e
Evropës perëndimore. Largimi i të diplomuarve me tituj nga Kosova tashme është
bërë i ditur dhe është parë me syrin shqetësues. Ky fenomen po pëson rritje nga
viti në vit. Në shumicën e rasteve këta njerëz që migrojnë nuk punojnë në
profesionin e tyre, por bëjnë punë të rëndomtë, vetëm për të pasur një të ardhme
larg Kosovës dhe një rrogë të mirë për të përballuar jetesën.

Ndonëse Qeveria e Kosovës përmbylli vitin 2011 me rritje ekonomike prej 5.3 për
qind, me shtim të numrit të bizneseve dhe rritje të investimeve. Pse atëherë nuk
zvogëlohet numri i lartë i papunësisë dhe varfërisë në vend?! Ku dihet se shkalla e
papunësisë në vend mbetet 45 për qind, ndërsa rreth 40 për qind e kosovarëve
jetojnë në kufirin e varfërisë dhe 18 për qind e tyre jetojnë në varfëri të skajshme.
Pra, në Kosovë rritja ekonomike ka krijuar parakushte për pushtetarët për të
vjedhur më shumë mallra dhe të mirat materiale (djersën e qytetarit).
Papunësia është “sëmundje e rëndë” makroekonomike në vend. Ajo është
shkaktar i zhvlerësimit të kapitalit human, zvogëlon buxhetin e shtetit, kur rritet
papunësia bie GDP-ja problem që po shihen dhe përjetohen, andaj populli i
Kosovës aktual është në gjendje skamje dhe varfërie të papërballueshme! Sipas
konstatimit të Bankës Botërore, Kosova është vendi më i varfër në Evropë. Fajtor
kryesor për këtë gjendje të mjerë është Qeveria e Kosovës.

Kosova po vazhdon të përballet me shqetësimet kryesore të qytetarëve të saj, që
janë papunësia, varfëria dhe korrupsioni. Rritja ekonomike duhet ti prijë zhvillimi i
hovshëm dhe të qëndrueshëm, ajo mund të rritet me politikat e suksesshëm të
qeverisë.

Në realitet, rritja ekonomike ndihmon në uljen e papunësisë, duke krijuar vende
pune. Kjo është e rëndësishme për shkak se papunësia është një burim kryesor i
problemeve sociale të tilla si rritja e dukurive negative si kriminaliteti në shkallë të
vendit, korrupsioni dhe izolimi. Megjithatë, pavarësisht nga rritja e shpejtë e rritjes
ekonomike që po ndodh në Kosovë, zonat e papunësisë së lartë në vend mbeten
qytetet tjera përveç kryeqytetit që është më lehtë për të gjetur punë, andaj qytetet
tjera aktualisht po ndjekin nivele të larta të papunësisë strukturore. Ky lloj i
papunësisë nuk mund të reduktohet nga rritja ekonomike.

Institucionet gjegjëse në Kosovë duhet të marrin masa kundër papunësisë, duke
inkuadruar mekanizma në politika aktive të tregut të punës (trajnime,
subvencione) si dhe politika pasive në tregun e punës duke i ndihmuar ata me
benificione për të papunët (varësisht nga nevoja e tyre).

Në kohet e fundit jemi dëshmitar të shumë protestave në mbarë botën, shumë të
rinj nga të gjitha vendet e BE-së protestojnë për të paraqitur simbolikën e tyre
kundër krizës ekonomike dhe papunësisë, ku niveli i papunësisë në BE llogaritet
shumë herë më i vogël në qindtë krahasim me Kosovën, ku edhe Kosova po
synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian.

Tek ne, të rinjtë ndonëse po frikësohen t’i kërkojnë drejtat e tyre, e vetmja e drejt
që duhet të kërkojmë është e drejta e barazisë për të gjithë ne, si në shkollë, në
punësim dhe në jetë. Frika e vetme është të mos biem në shënjestër nga
qeveritarët tanë, së vështirë është të gjesh punë pastaj!

Një këshillë e imja është të mos i veçojmë njerëzit në bazë të përkatësisë politike
(militantë), por t’i vlerësojmë në bazë të dijës dhe meritave që kanë!

(Autori është Drejtor i organizatës joqeveritare “Yellow”)

Prishtinë (IRIB) - Ministri kosovar i punës dhe çështjeve sociale paraqiti raportin e tij më të ri duke thënë se
44% e popullsisë kosovare është e pa punë.
Sipas agjencisë së lajmeve IRBA, Nanad Rashic duke analizuar problemet ekonomike tha në lidhje me këtë
çështje se ky është një problem aq i madh në rajon sa që për tu rregulluar duhen fonde dhe kohë e madhe.
Ai shtoi se aktualisht janë punësuar 50 mijë persona në projektet e brendshme dhe 355 mijë të tjerë janë
regjistruar për punë në zyrat përkatëse të regjistrimit dhe janë në pritje të krijimit të vendeve të reja të punës.
Ai duke theksuar se 208 mijë të papunë kanë arsim fillestar tha se është e hidhur të pranojmë faktin se
qendra kosovare për të papunët janë të pa afta tu mësojnë atyre profesione për të qenë të aftë të futen në
tregun e punështtp://albanian.irib.ir




Publikuar: 05.11.2012 - 13:33
Prishtinë, 5 nëntor – UNDP lansoi sot Faktet e Shpejta të Pulsit Publik, pesë të cilat janë një rezyme e
shkurtër e indikatorëve kyçë dhe rezultateve të anketës së tetorit 2012, dhe ofrojnë perceptimet e njerëzve
mbi zhvillimet demokratike dhe ekonomike, çështjet e sigurisë si dhe shfaqin tendenca të ndryshme të nivelit
të kënaqshmërisë me punën e institucioneve, në krahasim me ato të prillit 2012.


Indeksi i Demokratizimit dhe ai i Besueshmërisë Ekonomike është llogaritur duke përdorur të dhënat e
sondazhit rreth proceseve ekonomike dhe demokratike që zhvillohen në Kosovë. Vlerat e indeksave dallojnë
mes 0 që është minimumi dhe 3 që është maksimumi.


UNDP thotë se rezultatet aktuale tregojnë që Indeksi i Demokratizimit prej (0.89) ka arritur nivelin më të ulët
që nga nëntori, 2010. Indeksi është pothuajse konstant për meshkujt në krahasim me nëntorin, 2011 (0.91),
por ka arritur nivelin më të ulët nga nëntori 2010 për femrat (0.87).


Nga ana tjetër, Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike ka pësuar ndryshime pozitive gjatë vitit të fundit, duke
pësuar një rritje nga (0.79) në nëntor 2011 në (0.82) në tetor 2012. Kur të dhënat analizohen në baza
gjinore, vërehet se indeksi ka pësuar rritje prej (0.77) në prill 2012 në (0.87) në tetor 2012 për gratë,
përderisa për burrat ka pësuar rënie nga (0.84) në (0.78) për periudhën e njëjtë kohore.


Sidoqoftë, të dy indeksat janë nën 1.5 (vlera 1.5 dhe me lartë tregon opinion neutral ose pozitive)


dhe kjo tregon që shumë qytetarë nuk kanë mendim të mirë as për proceset demokratike dhe institucionet
në Kosovë e as për zhvillimet e përgjithshme ekonomike.




Sipas sondazhit aktual, vetëm 27% e qytetarëve janë të kënaqur nga puna e Qeverisë dhe


Kryeministrit. Sidoqoftë, në krahasim me prillin, 2012, niveli i kënaqësisë me punën e Qeverisë është rritur
për 6 pikë përqindje, kurse niveli i kënaqësisë nga puna e Kryeministrit është rritur për pothuajse 4 pikë të
përqindjes.


Ngjashëm, përqindja e atyre që janë të kënaqur me punën e gjyqeve është rritur nga 18% në prill 2012 në
24% në tetor 2012.


Ndërsa niveli i kënaqshmërisë nga puna e Parlamentit dhe Zyrës së Prokurorit nuk ka shënuar ndonjë
ndryshim të madh gjatë 6 muajve të fundit, niveli i kënaqësisë nga puna e Kryetarit të Kuvendit ka rënë për
më shumë se 3 pikë përqindje që nga prilli 2012. Përqindja e atyre që janë të kënaqur nga puna e
Presidentes gjithashtu ka rënë për pothuajse 7 pikë përqindje.




Ndërkaq,sipas UNDP, papunësia shihet si problemi më i madh në Kosovë nga 42% e qytetarëve të saj, 20%
të tjerë mendojnë se problemi më i madh është varfëria, kurse 8% mendojnë që problemi më i madh janë
çmimet.


Ngjashëm me ato të prillit 2012, rezultatet e anketës aktuale tregojnë që shumica e kosovarëve janë
pesimistë për mundësitë e punësimit me meritë në sektorin publik. Përqindja e atyre që mendojnë që
punësimi në sektorin publik sigurohet në mënyrë të pamerituar ka pësuar rritje nga 67% në qershor 2011 në
83% në tetor 2012.


Indikatori 'në baza të pamerituara' përbëhet nga këto faktorë: lidhje familjare, ryshfeti, miqtë, anëtarësim në
parti politike dhe dukje e jashtme. Gjersa indikatori 'në baza të merituara' u krijua duke bashkuar këto
faktorë: përvojë profesionale, arsim dhe trajnime profesionale.


Shumica e kosovarëve besojnë që lidhjet familjare (42%), ryshfeti (19%), anëtarësimi në parti politike (16%),
dhe miqtë (6%) janë faktorët më të rëndësishëm në marrjen e një pune në sektorin publik.


Nga ana tjetër, vetëm 13% e kosovarëve besojnë që arsimimi, përvoja profesionale dhe trajnimet
profesionale janë të rëndësishëm kur dikush kërkon punë në sektorin publik.




Edhe pse shumica e kosovarëve mendojnë që korrupsioni ekziston si problem, vetëm disa prej tyre pranuan
që kanë pasur përvojë personale me korrupsionin. Më shumë se gjysma e tyre deklaruan se kanë informata
rreth korrupsionit nga mediat (59%), kurse 23% deklaruan se kanë dëgjuar për të nga miqtë dhe të afërmit.




Gjithashtu, të anketuarit u pyetën se a kanë hasur në ndonjë situatë kur ndonjë nëpunës shtetëror i ka
kushtëzuar për kryerjen e ndonjë shërbimi duke kërkuar ryshfet (para, dhurata apo diçka tjetër). Shumica e
të anketuarve (83%) deklaruan që nuk kanë hasur në ndonjë situatë të këtillë. Sidoqoftë, rreth 11% prej tyre
deklaruan që nëpunësit shtetëror i kanë kushtëzuar me ryshfet (para, dhurata ose diçka tjetër) dhe 5 % të
tjerë nuk patën përgjigje për këtë pyetje. Nga ata që kanë qënë të kushtëzuar, 7 % deklaruan që kanë
dhënë ryshfet dhe shumica nga ata (4%) e kanë bërë këtë për shërbime shëndetësore.


Si tregues për siguri, anketuesit u pyetën se a ndjehen të sigurt apo jo kur janë jashtë në rrugë. Që nga
janari 2011, ka pasur tendencë pozitive në këtë pikëpamje: 84% e kosovarëve ndihen të sigurt kur janë
jashtë (përkundër 62% në qershor 2011), kurse vetëm 12% prej tyre ndjehen kryesisht të pasigurt
(përkundër 31% në qershor 2011). Kur këto të dhëna u analizuan në bazë gjinore, nuk u vërejt ndonjë dallim
i madh mes përqindjes së grave dhe burrave që ndjehen të sigurt në rrugë .


Sa u përket relacioneve polici-komunitet, shumica e kosovarëve (67%) konsideron që këto relacione janë të
mira ose shumë të mira. Vetëm rreth 7% e të anketuarve besojnë që këto relacione janë të këqija ose
shumë të këqija. Sidoqoftë, ky perceptim është më negativ tek serbët-K, pasi 45% prej tyre (në krahasim me
37% në prill 2012) shohin relacionet polici-komunitet si të këqija ose shumë të këqija.




Gjithashtu, u kërkua nga kosovarët që të zgjidhnin rreziqet që ata i shohin si më kërcënuese për familjet e
tyre. Rezultatet tregojnë se: vjedhjet (37%), varfëria(20%), ndotja e ambientit (5%) si dhe grabitjet dhe
aksidentet në trafik (4%), konsiderohen si rreziqet më të mëdha nga familjet kosovare.


Nga ana tjetër, më pak se një përqind e qytetarëve ndjehen të rrezikuar nga rrëmbimet, trafikimi njerëzor,
mashtrimi dhe posedimi i armëve të vogla.




Këto rezultate bazohen në një model për sondazh të opinionit që anketoi 1290 qytetarë të Kosovës të
moshës mbi 18 vjeçare, të të dy gjinive dhe nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke mbuluar
edhe sipërfaqet rurale edhe ato urbane. Modeli përfshiu 830 shqiptarë të Kosovës, 230 serbë të Kosovës
dhe 230 minoritete jo-serbe të Kosovës (siç janë turqit, boshnjakët, goranët, romët, ashkalitë dhe
egjiptianët). Për të zgjedhur modelin është përdorur metoda Metoda e Mostrimit të rastësishëm me shumë
faza. Sondazhi u zhvillua nga ENCOMPASS (Prishtinë) gjatë fundit të shtatorit - tetorit 2012.

http://www.koha.net

More Related Content

What's hot

Zhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptarZhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptarBleona Çoba
 
Papunesia
PapunesiaPapunesia
PapunesiaMaja
 
Puna ne Shqiperi
Puna ne ShqiperiPuna ne Shqiperi
Puna ne ShqiperiKejti Cela
 
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare elvakastrati
 
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )CleaInanis24
 
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEArtjola Dervishaj
 
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëriaShtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëriaALTAX Consulting
 

What's hot (10)

Zhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptarZhvillimi ekonomik shqiptar
Zhvillimi ekonomik shqiptar
 
Projekt ekonomi
Projekt ekonomiProjekt ekonomi
Projekt ekonomi
 
Papunesia
PapunesiaPapunesia
Papunesia
 
Puna ne Shqiperi
Puna ne ShqiperiPuna ne Shqiperi
Puna ne Shqiperi
 
Papunësia
PapunësiaPapunësia
Papunësia
 
Papunesia 1
Papunesia 1Papunesia 1
Papunesia 1
 
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare
Statusi i emigrantit dhe e drejta nderkombetare
 
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )
 
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKEZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
ZHVILLIMI I URBANIZMIT NE EUROPE DHE NE AMERIKE
 
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëriaShtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
Shtetet e dobta_ballkanike__shqiptarët_dhe_besimi_te_ardhmëria
 

Similar to Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë punëtore në një territor të caktuar brenda një vendi apo në tërë vendin

Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiTarget
 
Varferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_socialeVarferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_socialeALTAX Consulting
 
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara Zogu
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara ZoguMenaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara Zogu
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara ZoguGetoara Zogu
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisALTAX Consulting
 
Prezantimi Dhe Roli I Gruas
Prezantimi Dhe Roli I GruasPrezantimi Dhe Roli I Gruas
Prezantimi Dhe Roli I GruasEljona Kosta
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëriALTAX Consulting
 

Similar to Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë punëtore në një territor të caktuar brenda një vendi apo në tërë vendin (8)

Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashiGlobalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
Globalizimi dhe papunësia ne-Kosove-Nehar Islami, shpetim kabashi
 
Varferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_socialeVarferia dhe kontrata_sociale
Varferia dhe kontrata_sociale
 
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara Zogu
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara ZoguMenaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara Zogu
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara Zogu
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 
Prezantimi Dhe Roli I Gruas
Prezantimi Dhe Roli I GruasPrezantimi Dhe Roli I Gruas
Prezantimi Dhe Roli I Gruas
 
Punesimi Rinor
Punesimi RinorPunesimi Rinor
Punesimi Rinor
 
Globalizmi
GlobalizmiGlobalizmi
Globalizmi
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
 

Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë punëtore në një territor të caktuar brenda një vendi apo në tërë vendin

  • 1. Violete Kukaj Didi Mahmut Ferati Nikolle Nikprelaj Shkurte Fejza Shyrete Behluli potpuri 403 hector gjurgjela-endrrat /perrlalla Ajo përfshin këngë të tilla si "Sexy Dancer", "Surfing USA", "Victory", "Three Little Birds", si "Hey Ya" ose "Take Your Mama", deri dhe tek overtura 1812 e Çajkovskit. http://en.dilandau.eu/download-mp3/martin-solveig-i-just-came-to-say-hello-1.html 1. Sipas rregjistrimit të fundit të popullsisë, të kryer në 1981, trendetve statistikore për 1991, anketat për tregun e punës dhe familjet (Riinvestit 1999, 2002), popullsia e Kosovës në 2002 vlerësohet rreth 2.500.000, nga të cilët 2.050.000 jetojnë në Kosovë. Më shumë se gjysma, rreth 55% e popullsisë jeton në zonat rurale. Kjo mund të jetë rezultat i mobilitetit pas luftës si pasojë e shkatërrimeve të mëdha që ndodhën në zonat rurale. Rreth 32.3% e popullsisë së Kosovës është nën moshën 16 vjeç, kurse 63% e popullsisë është midis 16-64 vjeç. Këto të dhëna përcaktojnë ofertën për punë dhe se hyrjet e gjeneratave të reja në tregun e punës në Kosovë janë mjaft të mëdha. Popullësia e re dhe emigracioni në shkallë të madhe përbëjnë dy determinuesit kryesorë të forces së punës. Duke përjashtuar pjesën e popullsisë e cila gjendet në mërgim, vlerësohet se popullsia në moshë pune në Kosovë përbën 59% të popullsisë totale në Kosovë, që do të thotë rreht 1.210.000 njerëz në moshë pune. 2. Të dhënat e anketës tregojnë se norma e aktivitetit në Kosovë është 58%, d.m.th. se vetëm
  • 2. 58% e popullsisë në moshë pune është aktive (të punësuar ose të papunë që aktivishtë kërkojnë punë ). Nëse analizohet popullsia në moshë pune më tutje atëherë do shohim se sipas të dhënave të anketës del se raporti i të punësuarve ndaj popullatës në moshë pune është 29.5%, raporti i të papunëve ndaj popullatës në moshë pune është 28.4%, dhe rreth 42% e popullsisë në moshë pune është joaktive. 3. Rreth 70% e të punësuarve punojnë në sektorin privat (biznese private dhe bujqësi). Biznesi privat siguron punësim për një masë të madhe të forcës së punës aktualisht si dhe për ata që humbën punën në ndërmarrjet shoqërore në fillim të viteve ’90-të. Megjithatë, punësimi në ndërmarrjet shoqërore e publike dhe institucionet qeveritare ende zë një pjesë të konsiderueshme të punësimit total (të dyja së bashku përbëjnë 30% të punësimit total). Megjithase nuk ekzistojnë të dhëna reale, punësimi në bujqësi vlerësohet rreth 22% e punësimit total. Bujqësia, tregtia, arsimi, shëndetësia, shërbimet dhe ndërtimi përbëjnë 2/3 e punësimit total. Sikurse edhe në vendet tjera ish socialiste edhe në Kosovë ka ndodhur një rialokim i konsiderueshëm i të punësuarve, krahasuar me strukturën e punësimit në fund të viteve ’80. Punësimi në sektorin publik (ndërmarrjet shoqërore, publike dhe qeveria) është zvogëluar nga 245.400 (1988) në 126.000 (2002) ose për 52%. Në ndërkohë janë hapur
  • 3. shumë vende pune në sektorin privat. 4. Aspekti më shqetësues i tregut të punës në Kosovë është niveli idhënave të anketës, norma e papunësisë prej 49% është disa here më e lartë krahasuar me vendet e tjera në tranzicion. Norma e papunësisë duke patur parasysh punët sezonale dhe punësimin në sektorit informal, sidomos në bujqësi, mund të vlerësohet rreth 38%. Norma paraqitet tepër e lartë për femrat (63%), pavarsisht nga norma shumë e lartë joaktiviteti . Vlerësohet se vetëm 40.6% e femrave në moshë pune janë aktive, ndërsa vetëm 36.4% e tyre janë të punësuara. Nga ana tjetër, norma e papunësisë është shumë e lartë për personat në moshë të re (nga 16-24) që vlerësohet 71.6%. Për më tepër 40% e numrit total të të papunëve bëjnë pjesë në këtë grup. Karakteristika të tjera të rendësishme janë: • Nivel shumë i lartë i papunësisë afat-gjatë (83% e papunësisë totale) • Nivel shumë i ulët i papunësisë vullnetare- rroga minimale e pranuar nga të papunët është nën mesataren (rreth 200€) 5. Norma e pasivitetit të popullsisë kosovare është shumë e lartë, veçanërisht për grate, të cilat pasi nuk mundën të gjejnë punë u tërhoqën nga forca e punës (rreth 50% e tyre nuk kishin patur punë për 12 muaj). Këto mund të quhen gjithashtu si të papunë të dëshpëruar që përbën një grup njerzish që mund të hyjnë në forcën e punës nëse mundësitë për punësim rriten. Një
  • 4. grup tjetër i personave pasivë janë ata që nuk punojnë për shkak të ndjekjes së shkollës. http://www.riinvestinstitute.org Kosova duhet të ketë rritje ekonomike prej së paku 7% për t`i zbutur këto problemeKëto dy probleme kryesore, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, nuk do të mund të adresohen as sivjet për shkak se rritja ekonomike prej 3.8 për qind e paralajmëruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar e pamundëson një gjë të tillë. Kosova, sipas profesorit të Ekonomisë, Isa Tahiri, për të adresuar problemet thelbësore të papunësisë dhe varfërisë, duhet të ketë një rritje ekonomike prej 7 deri në 8 për qind dhe sipas tij, çdo rritje nën këtë normë i pamundëson Kosovës t’i reflektojë nevojat e vendeve të reja të punë dhe zvogëlimin e varfërisë së skajshme. Edhe sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare, varfëria dhe papunësia mbeten ndër shqetësimet kryesore të kosovarëve, të cilët mendojnë se situata e rëndë ekonomike e kërcënon edhe stabilitetin e vendit. Para së gjithash, sipas vlerësimeve të tyre, prioritet i Kosovës duhet të jetë adresimi i varfërisë dhe papunësisë. Ndërkaq, profesor Tahiri, thekson se çdo rritje ekonomike, e cila nuk adreson këto probleme, do të thotë se vendi ka humbur në kohë. Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, në vitin 2009, varfëria ishte 34 për qind e gjithë popullsisë. Sipas këtij raporti, pak më shumë se një e treta e popullsisë jetonin nën vijën e varfërisë absolute me 1.55 euro në ditë, ndërsa 12 për qind jetonin nën vijën e varfërisë së skajshme me 1.02 euro. Ndërkaq, papunësia thuhet të jetë mbi 48 për qind.
  • 5. Eksperti i çështjeve ekonomike, njëherë ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave, Haki Shatri, pohon se rritja ekonomike prej 3.8 për qind nuk mundëson zgjidhjen e asnjë problemi aktual të Kosovës, siç janë papunësia dhe varfëria. “Në të gjitha analizat makroekonomike të të gjitha vendeve, e konkretisht në Kosovë, çdo rritje nën 7 deri në 8 për qind e konservon këtë varfëri dhe këtë nivel të zhvillimit ekonomik”, ka vlerësuar Shatri. Shatri thekson se derisa Qeveria e Kosovës nuk po mund t’i zbusë dy problemet kryesore - varfërinë dhe papunësinë, qytetarët janë në një pozitë të palakueshme./rel&albinfo/ Problem ende pa zgjidhje është papunësia, njëri nga afektuesit më negativ në Kosovë, si dhe shkaktarë i vetëm i varfërisë së skajshme. Ky indikator tregon nivelin e fuqisë punëtore të pashfrytëzuar (të pa angazhuar) në proceset ekonomike të vendit. Rinia në Kosovë është njëri nga shqetësimet serioze. Rreth 40 për qind e popullsisë së Kosovës është nën moshën 18 vjeç, kurse 55 për qind e popullsisë është në mes 18-64 vjeç. Çdo ditë e më shumë po rritet papunësia, po ashtu dhe shanset për një rikuperim të shpejtë të tregut të punës vlerësohen si të pamundura. Ministria e Arsimit flet për cilësinë në arsim, e cilësi nuk ka! Nga kjo situatë më së shumti po pësojnë të rinjtë, pasi edhe pas përfundimit të studimeve, nuk po arrijnë të gjejnë ndonjë vend të lirë të punës. Rritja e standardeve arsimore mund t’i japin popullsisë një diversitet më të madh të aftësive primare. Arsimi është parë si një përcaktues i rëndësishëm i mirëqenies. Të rinjtë e sotëm do të jenë energjia e së nesërmes në zhvillimin e vendit. Një problem tepër shqetësues në vend po bëhet edhe emigrimi i “trurit” qytetarëve të kualifikuar nga Kosova për në vendet e Evropës perëndimore. Largimi i të diplomuarve me tituj nga Kosova tashme është bërë i ditur dhe është parë me syrin shqetësues. Ky fenomen po pëson rritje nga viti në vit. Në shumicën e rasteve këta njerëz që migrojnë nuk punojnë në profesionin e tyre, por bëjnë punë të rëndomtë, vetëm për të pasur një të ardhme larg Kosovës dhe një rrogë të mirë për të përballuar jetesën. Ndonëse Qeveria e Kosovës përmbylli vitin 2011 me rritje ekonomike prej 5.3 për qind, me shtim të numrit të bizneseve dhe rritje të investimeve. Pse atëherë nuk zvogëlohet numri i lartë i papunësisë dhe varfërisë në vend?! Ku dihet se shkalla e papunësisë në vend mbetet 45 për qind, ndërsa rreth 40 për qind e kosovarëve jetojnë në kufirin e varfërisë dhe 18 për qind e tyre jetojnë në varfëri të skajshme. Pra, në Kosovë rritja ekonomike ka krijuar parakushte për pushtetarët për të vjedhur më shumë mallra dhe të mirat materiale (djersën e qytetarit).
  • 6. Papunësia është “sëmundje e rëndë” makroekonomike në vend. Ajo është shkaktar i zhvlerësimit të kapitalit human, zvogëlon buxhetin e shtetit, kur rritet papunësia bie GDP-ja problem që po shihen dhe përjetohen, andaj populli i Kosovës aktual është në gjendje skamje dhe varfërie të papërballueshme! Sipas konstatimit të Bankës Botërore, Kosova është vendi më i varfër në Evropë. Fajtor kryesor për këtë gjendje të mjerë është Qeveria e Kosovës. Kosova po vazhdon të përballet me shqetësimet kryesore të qytetarëve të saj, që janë papunësia, varfëria dhe korrupsioni. Rritja ekonomike duhet ti prijë zhvillimi i hovshëm dhe të qëndrueshëm, ajo mund të rritet me politikat e suksesshëm të qeverisë. Në realitet, rritja ekonomike ndihmon në uljen e papunësisë, duke krijuar vende pune. Kjo është e rëndësishme për shkak se papunësia është një burim kryesor i problemeve sociale të tilla si rritja e dukurive negative si kriminaliteti në shkallë të vendit, korrupsioni dhe izolimi. Megjithatë, pavarësisht nga rritja e shpejtë e rritjes ekonomike që po ndodh në Kosovë, zonat e papunësisë së lartë në vend mbeten qytetet tjera përveç kryeqytetit që është më lehtë për të gjetur punë, andaj qytetet tjera aktualisht po ndjekin nivele të larta të papunësisë strukturore. Ky lloj i papunësisë nuk mund të reduktohet nga rritja ekonomike. Institucionet gjegjëse në Kosovë duhet të marrin masa kundër papunësisë, duke inkuadruar mekanizma në politika aktive të tregut të punës (trajnime, subvencione) si dhe politika pasive në tregun e punës duke i ndihmuar ata me benificione për të papunët (varësisht nga nevoja e tyre). Në kohet e fundit jemi dëshmitar të shumë protestave në mbarë botën, shumë të rinj nga të gjitha vendet e BE-së protestojnë për të paraqitur simbolikën e tyre kundër krizës ekonomike dhe papunësisë, ku niveli i papunësisë në BE llogaritet shumë herë më i vogël në qindtë krahasim me Kosovën, ku edhe Kosova po synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Tek ne, të rinjtë ndonëse po frikësohen t’i kërkojnë drejtat e tyre, e vetmja e drejt që duhet të kërkojmë është e drejta e barazisë për të gjithë ne, si në shkollë, në punësim dhe në jetë. Frika e vetme është të mos biem në shënjestër nga qeveritarët tanë, së vështirë është të gjesh punë pastaj! Një këshillë e imja është të mos i veçojmë njerëzit në bazë të përkatësisë politike (militantë), por t’i vlerësojmë në bazë të dijës dhe meritave që kanë! (Autori është Drejtor i organizatës joqeveritare “Yellow”) Prishtinë (IRIB) - Ministri kosovar i punës dhe çështjeve sociale paraqiti raportin e tij më të ri duke thënë se 44% e popullsisë kosovare është e pa punë. Sipas agjencisë së lajmeve IRBA, Nanad Rashic duke analizuar problemet ekonomike tha në lidhje me këtë çështje se ky është një problem aq i madh në rajon sa që për tu rregulluar duhen fonde dhe kohë e madhe. Ai shtoi se aktualisht janë punësuar 50 mijë persona në projektet e brendshme dhe 355 mijë të tjerë janë regjistruar për punë në zyrat përkatëse të regjistrimit dhe janë në pritje të krijimit të vendeve të reja të punës. Ai duke theksuar se 208 mijë të papunë kanë arsim fillestar tha se është e hidhur të pranojmë faktin se
  • 7. qendra kosovare për të papunët janë të pa afta tu mësojnë atyre profesione për të qenë të aftë të futen në tregun e punështtp://albanian.irib.ir Publikuar: 05.11.2012 - 13:33 Prishtinë, 5 nëntor – UNDP lansoi sot Faktet e Shpejta të Pulsit Publik, pesë të cilat janë një rezyme e shkurtër e indikatorëve kyçë dhe rezultateve të anketës së tetorit 2012, dhe ofrojnë perceptimet e njerëzve mbi zhvillimet demokratike dhe ekonomike, çështjet e sigurisë si dhe shfaqin tendenca të ndryshme të nivelit të kënaqshmërisë me punën e institucioneve, në krahasim me ato të prillit 2012. Indeksi i Demokratizimit dhe ai i Besueshmërisë Ekonomike është llogaritur duke përdorur të dhënat e sondazhit rreth proceseve ekonomike dhe demokratike që zhvillohen në Kosovë. Vlerat e indeksave dallojnë mes 0 që është minimumi dhe 3 që është maksimumi. UNDP thotë se rezultatet aktuale tregojnë që Indeksi i Demokratizimit prej (0.89) ka arritur nivelin më të ulët që nga nëntori, 2010. Indeksi është pothuajse konstant për meshkujt në krahasim me nëntorin, 2011 (0.91), por ka arritur nivelin më të ulët nga nëntori 2010 për femrat (0.87). Nga ana tjetër, Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike ka pësuar ndryshime pozitive gjatë vitit të fundit, duke pësuar një rritje nga (0.79) në nëntor 2011 në (0.82) në tetor 2012. Kur të dhënat analizohen në baza gjinore, vërehet se indeksi ka pësuar rritje prej (0.77) në prill 2012 në (0.87) në tetor 2012 për gratë, përderisa për burrat ka pësuar rënie nga (0.84) në (0.78) për periudhën e njëjtë kohore. Sidoqoftë, të dy indeksat janë nën 1.5 (vlera 1.5 dhe me lartë tregon opinion neutral ose pozitive) dhe kjo tregon që shumë qytetarë nuk kanë mendim të mirë as për proceset demokratike dhe institucionet në Kosovë e as për zhvillimet e përgjithshme ekonomike. Sipas sondazhit aktual, vetëm 27% e qytetarëve janë të kënaqur nga puna e Qeverisë dhe Kryeministrit. Sidoqoftë, në krahasim me prillin, 2012, niveli i kënaqësisë me punën e Qeverisë është rritur për 6 pikë përqindje, kurse niveli i kënaqësisë nga puna e Kryeministrit është rritur për pothuajse 4 pikë të përqindjes. Ngjashëm, përqindja e atyre që janë të kënaqur me punën e gjyqeve është rritur nga 18% në prill 2012 në 24% në tetor 2012. Ndërsa niveli i kënaqshmërisë nga puna e Parlamentit dhe Zyrës së Prokurorit nuk ka shënuar ndonjë ndryshim të madh gjatë 6 muajve të fundit, niveli i kënaqësisë nga puna e Kryetarit të Kuvendit ka rënë për më shumë se 3 pikë përqindje që nga prilli 2012. Përqindja e atyre që janë të kënaqur nga puna e Presidentes gjithashtu ka rënë për pothuajse 7 pikë përqindje. Ndërkaq,sipas UNDP, papunësia shihet si problemi më i madh në Kosovë nga 42% e qytetarëve të saj, 20%
  • 8. të tjerë mendojnë se problemi më i madh është varfëria, kurse 8% mendojnë që problemi më i madh janë çmimet. Ngjashëm me ato të prillit 2012, rezultatet e anketës aktuale tregojnë që shumica e kosovarëve janë pesimistë për mundësitë e punësimit me meritë në sektorin publik. Përqindja e atyre që mendojnë që punësimi në sektorin publik sigurohet në mënyrë të pamerituar ka pësuar rritje nga 67% në qershor 2011 në 83% në tetor 2012. Indikatori 'në baza të pamerituara' përbëhet nga këto faktorë: lidhje familjare, ryshfeti, miqtë, anëtarësim në parti politike dhe dukje e jashtme. Gjersa indikatori 'në baza të merituara' u krijua duke bashkuar këto faktorë: përvojë profesionale, arsim dhe trajnime profesionale. Shumica e kosovarëve besojnë që lidhjet familjare (42%), ryshfeti (19%), anëtarësimi në parti politike (16%), dhe miqtë (6%) janë faktorët më të rëndësishëm në marrjen e një pune në sektorin publik. Nga ana tjetër, vetëm 13% e kosovarëve besojnë që arsimimi, përvoja profesionale dhe trajnimet profesionale janë të rëndësishëm kur dikush kërkon punë në sektorin publik. Edhe pse shumica e kosovarëve mendojnë që korrupsioni ekziston si problem, vetëm disa prej tyre pranuan që kanë pasur përvojë personale me korrupsionin. Më shumë se gjysma e tyre deklaruan se kanë informata rreth korrupsionit nga mediat (59%), kurse 23% deklaruan se kanë dëgjuar për të nga miqtë dhe të afërmit. Gjithashtu, të anketuarit u pyetën se a kanë hasur në ndonjë situatë kur ndonjë nëpunës shtetëror i ka kushtëzuar për kryerjen e ndonjë shërbimi duke kërkuar ryshfet (para, dhurata apo diçka tjetër). Shumica e të anketuarve (83%) deklaruan që nuk kanë hasur në ndonjë situatë të këtillë. Sidoqoftë, rreth 11% prej tyre deklaruan që nëpunësit shtetëror i kanë kushtëzuar me ryshfet (para, dhurata ose diçka tjetër) dhe 5 % të tjerë nuk patën përgjigje për këtë pyetje. Nga ata që kanë qënë të kushtëzuar, 7 % deklaruan që kanë dhënë ryshfet dhe shumica nga ata (4%) e kanë bërë këtë për shërbime shëndetësore. Si tregues për siguri, anketuesit u pyetën se a ndjehen të sigurt apo jo kur janë jashtë në rrugë. Që nga janari 2011, ka pasur tendencë pozitive në këtë pikëpamje: 84% e kosovarëve ndihen të sigurt kur janë jashtë (përkundër 62% në qershor 2011), kurse vetëm 12% prej tyre ndjehen kryesisht të pasigurt (përkundër 31% në qershor 2011). Kur këto të dhëna u analizuan në bazë gjinore, nuk u vërejt ndonjë dallim i madh mes përqindjes së grave dhe burrave që ndjehen të sigurt në rrugë . Sa u përket relacioneve polici-komunitet, shumica e kosovarëve (67%) konsideron që këto relacione janë të mira ose shumë të mira. Vetëm rreth 7% e të anketuarve besojnë që këto relacione janë të këqija ose shumë të këqija. Sidoqoftë, ky perceptim është më negativ tek serbët-K, pasi 45% prej tyre (në krahasim me 37% në prill 2012) shohin relacionet polici-komunitet si të këqija ose shumë të këqija. Gjithashtu, u kërkua nga kosovarët që të zgjidhnin rreziqet që ata i shohin si më kërcënuese për familjet e tyre. Rezultatet tregojnë se: vjedhjet (37%), varfëria(20%), ndotja e ambientit (5%) si dhe grabitjet dhe
  • 9. aksidentet në trafik (4%), konsiderohen si rreziqet më të mëdha nga familjet kosovare. Nga ana tjetër, më pak se një përqind e qytetarëve ndjehen të rrezikuar nga rrëmbimet, trafikimi njerëzor, mashtrimi dhe posedimi i armëve të vogla. Këto rezultate bazohen në një model për sondazh të opinionit që anketoi 1290 qytetarë të Kosovës të moshës mbi 18 vjeçare, të të dy gjinive dhe nga të gjitha komunat dhe rajonet e Kosovës, duke mbuluar edhe sipërfaqet rurale edhe ato urbane. Modeli përfshiu 830 shqiptarë të Kosovës, 230 serbë të Kosovës dhe 230 minoritete jo-serbe të Kosovës (siç janë turqit, boshnjakët, goranët, romët, ashkalitë dhe egjiptianët). Për të zgjedhur modelin është përdorur metoda Metoda e Mostrimit të rastësishëm me shumë faza. Sondazhi u zhvillua nga ENCOMPASS (Prishtinë) gjatë fundit të shtatorit - tetorit 2012. http://www.koha.net