Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
Përgatitje për provim pranues në Fakultetin Ekonomik
E Drejta Biznesore Ndërkombëtare - Dr. Armand Krasniqi (Sllajdet e ligjëratave)
1. Universiteti i Prishtinës | Dr. Armand Krasniqi
1
E DREJTA BIZNESORE NDËRKOMBËTARE
Dr. sc. Armand Krasniqi
Sllajdet e ligjëratave
Fakulteti
Ekonomik
Universiteti i Prishtinës
Fakulteti Ekonomik
2. | Dr. Armand Krasniqi
2E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
1. ROLI DHE RËNDËSIA E LËNDËS E DREJTA BIZNESORE
NDËRKOMBËTARE
• E Drejta Biznesore Ndërkombëtare është degë e së drejtës, e rëndësishme, që
studion raportet – marrëdhëniet tregtare (biznesore) ndërkombëtare;
• Kjo lëmi është e rëndësishme dhe për faktin se marrëdhëniet ekonomike tani në
botën bashkëkohore po bëhen gjithnjë e më dinamike dhe masive që i rregullojnë
raportet lidhur me;
– Qarkullimin e mallrave;
– Shërbimeve;
– Teknologjisë;
– Kapitaleve;
• Të gjitha këto veprime që të kryhen me një profesionalizëm dhe lehtësi detyrimisht
kërkohet shkallë e lartë e përgatitjes intelektuale të palëve kontraktuese;
• Kontraktimi i punëve – veprimtarive konsiderohet faza me e rëndësishme e realizimit
të shitblerjeve dhe bashkëpunimit të zhvilluar biznesor;
• Andaj, kjo lëndë ka për qëllim ofrimin e informacioneve të dobishme personelit dhe
ndërmarrjeve të tyre që më elegancë dhe lehtësi profesionale t’u mënjanohen
vështirësive dhe humbjeve eventuale;
Këtu trajtohen studiohen:
Fazat e negociatave;
Praktikat e dëshmuara të biznesit;
Strategjitë e negocimit dhe lidhjes së punëve;
Lehtesuesit nderkombetar;
Ndermjetesuesit nderkombetare
Organizatat nderkombetare financiare;
Organizatat qe bejne unifikimin e te drejtes etj.
Studentët do të jenë të gatshëm që t’i njohin:
• Strategjitë e formulimit të mirë të negociatave me partnerë të jashtëm dhe lidhjen e
kontratave serioze e të dobishme;
• Nganjëherë në praktikë ndodhë që ndërmarrjet tona, për shkak të mungesës së
praktikave, të krijojnë projekte – kontratash të cilat nuk janë racionale dhe të
dobishme për vet ndërmarrjen e vendit;
• Andaj, njohja e këtyre çështjeve ndihmon në rritjen e sigurisë juridike të punëve
kontraktore dhe biznesore;
3. | Dr. Armand Krasniqi
3E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
• Në botën bashkëkohore marrëdhëniet biznesor më botën e jashtme edhe pse janë
liberalizuar në mas të madhe, secili vend po ashtu edhe vendi ynë, i rregullohen me
dispozita të veçanta ligjore – ligje;
• Rregullohet mënyra e lidhjes, regjistrimit dhe e përmbarimit të
kontratave;
• Proceduat rreth arbitrazhit;
• Etj;
• Marrëdhëniet e qarkullimit të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve
konsiderohen marrëdhënie komplekse që kërkojnë që para se këto raporte të lidhem
me kontratë që të fillim të:
– Njohjen e partnerëve të ardhshëm;
– Njohjen e gjendjes së tyre financiare;
– Vëllimin dhe dimension e biznesit;
– Cilësinë e mallrave dhe të shërbimeve;
– Teknologjitë që mund të jenë objekt i biznesit;
– Etj;
• Zakonisht kontratat në bizesnin ndërkombëtar janë afatgjata ndaj duhet të
plotësohen një seri detyrimesh bilaterale që kërkohen nga ligji i vendit por edhe nga
rendi juridik ndërkombëtar;
• Sot lëvizja – qarkullimi i mallit, kapitalit, shërbimeve dhe të arriturave shkencore
(dijës dhe teknologjisë) është liberalizuar në mas të madhe;
• Zakonisht lëvizja identifikohet nga shtetet e zhvilluara në drejtim të atyre në zhvillim;
• Kjo është mundësuar për shkak të liberalizimit të madh të politikave shtetërore dhe
kufizimeve në sovranitetin vetanak;
• Andaj në pikëpamje operacionale kontratat si instrumente juridike në biznesin
ndërkombëtarë duhet të jenë të analizuara dhe të matura mirë me të vetmin qëllim
që të sjellin efekte pozitive;
• Tani në tregun ndërkombëtar ekziston parimi i lëvizjes së lirë të mallrave,
shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve në hapësira sa më të mëdha gjeografike;
• Kjo lëvizje e lirë është determinuar nga presioni i madh i shteteve të zhvilluara në
pikëpamje ekonomike;
• E drejta biznesore ndërkombëtare trajton dhe ofron informacione për teknikat
juridike dhe kontraktuese për zhvillimin e biznesit ndërkombëtar;
• Po ashtu trajtohet edhe roli i institucioneve nderkomebare
4. | Dr. Armand Krasniqi
4E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
• Marrëdhëniet bizesore ndërkombëtare, qofshin ato sociale apo ekonomike, janë një
pjesë integrale e marrëdhënieve të përgjithshme socio – ekonomike në të cilat janë
të lidhura forcat ndërkombëtare prodhuese të njerëzimit.
• Këto marrëdhënie evoluojnë dhe ndryshojnë së bashku me tërësinë e
marrëdhënieve sociale dhe ligjet e atij tërësi.
• E drejta nndërkombëtare biznesore është një sistem i rregullave që qeverisin
marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare.
• Këto janë marrëdhënie specifike që zhvillohen në planin e biznesit ndërkombëtar që
ndodhin ne mes subjekteve që u përkasin komuniteteve të ndryshme sovrane për të
cilat vet shteti është i interesuar drejtpërdrejtë në mbrojtjen e tyre kombëtare
(ekonomike, biznesit, sociale) interesat manifestohet si në marrëdhëniet e biznesit
ndërkombëtar, nuk ka asnjë dyshim që ligji ndërkombëtar të biznesit rregullimin e
marrëdhënieve të tilla.
• Si një term, e drejtë biznesore ndërkombëtar, nënkupton përmban një grup të
dispozitave ligjore që rregullojnë transaksionet ndërkombëtare të biznesit.
• Kjo është një degë relativisht e re e të drejtës që ekziston është vetëm disa dekada.
• Ashtu si çdo disiplinë e re shfaqja e të drejtës biznesore ndërkombëtar ka shkaktuar
një numër të mendimeve të ndryshme në teorinë dhe praktikën juridike
ndërkombëtare.
Qëllimi i studimit
• Qëllimi i studimit të D.N. B. është nevoja për studentët e ketij niveli të mësojnë
rregulla elementare ligjore që rregullojnë marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare,
marrëdhëniet d.m.th mes bizneseve në vende të ndryshme.
• Subjekt i mundëson studentëve për të studiuar funksionet e shtetit në marrëdhëniet
ekonomike dhe përcaktimin e kornizës ligjore të ndërmarrjeve të biznesit në rast të
një kontrate me një element të huaj.
• Përveç kësaj, subjekti është i mbuluar dhe ligji publik ndërkombëtar, sepse jeta
moderne referohet gjendje konstante e negociatave ndërkombëtare për të zgjidhur
një sërë çështjesh me interes të përbashkët.
Çfarë arrihet pas kursit?
• Studentët pas perfundimit te ketije kursi do të fitojnë njohuritë e nevojshme për t’i
njohur se si funksionojne e marrëdhëniet ndërkombëtare biznesore, subjekte e të
drejtes ndërkombëtar të biznesit, duke përfunduar kontrata me qytetarët e huaj,
pagesat ndërkombëtare, kredi të huaja dhe zgjidhjen e konflikteve nderkombetare.
5. | Dr. Armand Krasniqi
5E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Si do të realizohet kursi?
• Leksione dhe transferimi i njohurive sistematike nga literatura.
• Ushtrimet, që do të përdoren së bashku me shumë shembuj konkretë, studentët
përpiqen ta paraqesin situata të jetës reale, në mënyrë që të përmirësojë të
kuptuarit te materialit.
• Konsultimet dhe seminare të cilat më pas do të ekspozohen në ushtrimet dhe
ligjëratat.
NOCIONI
• E drejta biznesore ndërkombëtare është lëndë e posaçme e cila studiohet në
fakultetet juridike dhe ekonomike me qëllim që studentëve të këtyre profileve t’u
ofrojë dijen dhe informatat e duhura;
• E drejta biznesore ndërkombëtare është emërtim një materie juridike e cila i studion
aspektet e tregtisë – biznesit ndërkombëtar respektivisht marrëdhëniet juridike
ndërkombëtare biznesore;
E DREJTA NDËRKOMBËTARE BIZNESORE SI DISIPLINË SHKENCORE
• E drejta ndërkombëtare biznesore një periudhë të gjatë kohore ka qenë pjesë e të
drejtës ndërkombëtare publike dhe e të drejtës ndërkombëtare private;
• Për shkak të zhvillimit ekonomik ndërkombëtar dhe nevojës për rregullimin e këtyre
marrëdhënieve, ajo shndërrohet në disiplinë të veçantë shkencore;
• Është karaktresistike sepse i studion dhe i komponon për studim shumë rregulla që
janë pjesë edhe e degëve të tjera juridike;
Cilat tematika do trajtohen:
• Temat do trajtohen ne kapituj:
1) Shyrtimet hyrese
2) Burimet juridike te se DBN
3) Subjetet e DBN
4) Ne pergjithesei per institucionet nderkombetare
5) Institucionet financiare e karakterit global
6) Institucionet e fianciare te karakterit regjional
7) Institucionet qe bejne unifikimin e te drejtes nderkombetare
8) Tema te vecanta qe kane te bejne me marredhneit qe krijohen ne DBN
• Në teori ka pasur probleme lidhur me ndarjet pro dhe kundër që janë bërë lidhur me
të drejtën ndërkombëtare nacionale të një shteti dhe në të drejtën ndërkombëtare
biznesore;
• Megjithatë, shteti paraqitet edhe si tregtarë dhe i cili në këto raste nuk mund të
thirren në të drejtën nacionale;
6. | Dr. Armand Krasniqi
6E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
• Gjithashtu, e drejta biznesore ndërkombëtare studion edhe rregullat e të drejtës
publike ndërkombëtare me të cilat rregullohen çështjet e tregtisë dhe biznesit
ndërkombëtar të cilat lidhen në bazë të kontratave ndërkombëtare;
OBJEKTI I TË DREJTËS NDËRKOMBËTAERE BIZNESORE
• Objekti i studimit të drejtës biznesore ndërkombëtare janë aspektet juridike të
marrëdhënieve tregtare – biznesore me elmente te huaj që janë të lidhura për shit
blerjen e mallrave dhe të shërbimeve;
• Shikuar në aspektin e gjerë nënkuptojmë marrëdhëniet ose transaksionet e
ndryshme:
– Shkencore – teknike;
– Prodhuese;
– Tregtare – komerciale;
– Valutore – financiare;
– Kreditore – financiare; dhe të
– Lidhjeve të tjera të bazuara në pjesëmarrjen e shumë subjekteve të niveleve
të ndryshme në bazë të rregullativave juridike në fuqi;
• Nga kjo gamë aspektesh dhe marrëdhëniesh duhet potencuar së veprimtaria
zhvillohet në një hapësirë të gjerë – jo rrallë në tërë globin;
• Për shkak të natyrës jashtë nacionale dhe për shkak të kompleksitetit të mjedisit
biznesor ndërkombëtar në mënyrë automatike paraqitet nevoja e formimit të
strukturave të veçanta dhe e formave organizative që e ndihmojnë biznesin si në
planin nacional ashtu edhe në atë ndërkombëtar;
• Zhvillimi i marrëdhënieve biznesore është i kushtëzuar nga një seri faktorësh me
ndikim siç janë:
– Faktorët natyrorë, gjeografikë, demografikë, prodhues, teknologjikë, social,
nacional, etnikë, politikë etj.
• Të gjitha këto veprime paraqiten si trajta të manifestuara të marrëdhënieve
ekonomike ndërkombëtare më aktorë të ndryshëm sic janë:
• Organizatat ndërkombëtare të karakterit ekonomikë;
• Bashkëpunimi në zgjedhjen e problemeve globale ekonomike dhe
• Specializimin ndërkombëtar të prodhimtarisë dhe punëve shkencore teknike;
• Punëve informative dhe marrëdhënieve valutore – financiare e kredituese ndërmjet
shteteve;
• Zgjedhjes së kontesteve nga lëmi i marrëdhënieve të caktuara në relacione me
karakter ndërkombëtar;
7. | Dr. Armand Krasniqi
7E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
METODAT E STUDIMIT TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE BIZNESORE
• Secila lëmi juridike dhe ekonomike ka metodat e studimit të cilat i aplikon për
studimin shkencore;
• Edhe e drejta ndërkombëtare biznesore për të studiuar normat juridike përdorë
metodën e
– Interpretimit materiale – normativ / juridik;
– Metodën krahasimore
– Metodën e zhvillimit historik ndërkombëtar;
– Hulumtimit të rregullave të cilat i zgjedhin normat juridike që rregullojnë
marrëdhëniet juridike dhe kontraktore në biznesin ndërkombëtar;
– Identifikimin e subjekteve biznesore;
– Studimin e rregullave të tregtisë ndërkombëtare
– Iniciativës private për të lidhur punët kontraktore juridike;
– Rolin e OJQ – ve ndërkombëtare
– Identifikimit të konventave ndërkombëtare primare dhe alternative;
– Rregullat e posaçme të Odave Tregtare ndërkombëtare;
SISTEMIMI I LËNDËS SË TË DREJTËS NDËRKOMBËTARE BIZNESORE (EDBN)
• Qëllimi i së drejtës biznesore ndërkombëtare (EDBN) është studimi i rregullave
juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare;
• Kjo nënkupton rregullat ndërkombëtare dhe ato nacionale të cilat së bashku janë në
varshmëri me njëra tjetrën me qëllim të rregullimit të këtyre marrëdhënieve;
• Qëllimi i së drejtës biznesore ndërkombëtare (EDBN) është studimi i rregullave
juridike me të cilat rregullohen marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare;
• Kjo nënkupton rregullat ndërkombëtare dhe ato nacionale të cilat së bashku janë në
varshmëri me njëra tjetrën me qëllim të rregullimit të këtyre marrëdhënieve;
• Detyrë e objektit të kësaj lënde në cilësi të disiplinës shkencore është që të ofrojë
informacione të dobishme lidhur me:
• Karakteristikat juridike të marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare – PJESA E
PËRGJITHSHME;
• Krijimin dhe rregullimin e marrëdhënieve të drejtpërdrejta biznesore të subjekteve
ekonomike që janë të lidhura me qarkullimin ndërkombëtar të mallrave, shërbimeve
dhe të hollave – PJESA E POSAQME;
• Shkenca e së drejtës ndërkombëtare biznesore këto marrëdhënie i trajton nga dy
aspekte:
• E parë, (pjesa e përgjithshme) e cila mund të identifikohen si pjesë e ligjit të
përgjithshëm ekonomik ndërkombëtar që adreson kushtet e përgjithshme ligjore të
8. | Dr. Armand Krasniqi
8E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
së drejtës ndërkombëtare ekonomike, e cila përcakton konceptet themelore dhe
rregullat e përgjithshme ligjore për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike
ndërkombëtare.
• Prandaj, kjo pjesë trajton subjektet e së drejtës ndërkombëtare ekonomike, burimet
e ligjit, zgjidhja e mosmarrëveshjeve që rrjedhin nga marrëdhëniet biznesore
ndërkombëtare, legjislacionin kombëtar në lidhje me marrëdhëniet ekonomike
ndërkombëtare (rregullat biznesore, zakonet rregulloret), etj.
• E dyta, (pjesë e veçantë) e së drejtës ndërkombëtare biznesore me rregullat që
rregullojnë ushtrimin e aktiviteteve të veçanta të së drejtës ndërkombëtare
komerciale, dhe kjo është shpesh pjesë e ligjit ndërkombëtar ekonomik të njohur si
Ligji Biznesit Ndërkombëtar.
• Kjo pjesë përmban rregullat e ligjit në lidhje me operacionet e biznesit, ose të gjitha
veprimet ligjore dhe faktike të cilat plotësojnë shkëmbimin ndërkombëtar të
mallrave, shërbimeve, kapitalit
• Pjesë e veçantë e së drejtës ndërkombëtare biznesore me rregullat që rregullojnë
ushtrimin e aktiviteteve të veçanta të së drejtës ndërkombëtare komerciale, dhe kjo
është shpesh pjesë e ligjit ndërkombëtar ekonomik të njohur si E drejta Biznesore
Ndërkombëtare.
• Kjo pjesë përmban rregullat e ligjit në lidhje me operacionet e biznesit, ose të gjitha
veprimet ligjore dhe faktike të cilat plotësojnë shkëmbimin ndërkombëtar të
mallrave, shërbimeve, kapitalit.
9. | Dr. Armand Krasniqi
9E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
2. BURIMET JURIDIKE (Prezentimi nr. 2 dhe 3)
1. Kuptimi dhe nocionet
• Burimet formale të së drejtës ekonomike ndërkombëtare janë:
Së pari:
• Kontratat ndërkombëtare (traktatet, konventat, protokollet, etj,) dhe
• Doket (zakonet);
Së dyti:
• E drejta e interene – e brendshme private dhe
• publike e vendit të caktuar;
Së treti:
• Rregullat (parimet) e formuluara në bazë të dëshirës (vullnetit) autonom të palëve të
cilat e përbëjnë të drejtën ndërkombëtare ekonomike autonome.
10. | Dr. Armand Krasniqi
10E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
• Gjithmonë është shtruar pyetja se a konsiderohetr edhe e drejta transnacionale e
pavarur e tregtarëve e njohur si (lex mercatoria):
Si burim formal i së drejtës ndërkombëtare ekonomike.
Kjo për shkak se
• Çështja ka të bën me atë se a do ta pranoj gjykata e rregullt veprimin e vendimit të
arbitrazhit të marr në bazë të lex mercatoria.
• Deri vonë në disa legjislacione gjykatat e rregullta e kanë pranuar veprimin e
vendimit të tillë kështu që në ato sistemi lex mercatoria është burim formal i së
drejtës ndërkombëtare ekonomike.
• Në shumicën e legjislacioneve kjo nuk ndodhë. Atje rregullat e lex mercatorit
aplikohen si tradita – doke biznsore ose si pjesë e së drejtës ndërkombëtare
ekonomike e autonome.
• Burimet formale të së drejtës ndërkombëtare ekonomike duhet dalluar nga kuptimi i
së drejtës së njëllojshme të unifikuar e cila shfaqet në secilën nga këto burime.
11. | Dr. Armand Krasniqi
11E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
KONTRATAT NDËRKOMBËTARE DHE DOKET (ZAKONET NDËRKOMBËTARE)
1. Kuptimi
• Kontratat ndërkombëtare të lidhura në mes shteteve sipas rregullave të së drejtës
ndërkombëtare publike janë edhe burime të së drejtës ndërkombëtare ekonomike.
• Kontratat ndërkombëtare ekskluzivisht janë ato kontrata të cilat janë lidhë në formë
të shkruar në mes shtetesh dhe për të cilat është kompetente e drejta
ndërkombëtare.
• Kontratat ndërkombëtare dy paleshe dhe shumë paleshe rregullojnë fusha të
ndryshme të së drejtës ndërkombëtare ekonomike:
– p.sh. liberalizimin e tregtisë në mes shteteve (marrëveshjet gjeneralë mbi
doganat dhe tregtinë),
– kontratat e ndryshme dypalëshe mbi tretmanin e investimeve të huaja,
kontrata mbi fondin monetar ndërkombëtar),
• kontratat që rregullojnë marrëdhëniet juridike - materiale të shitjes ndërkombëtare
të mallit;
– e njohur si (Konventa e KB mbi shitjen ndërkombëtare të mallit në literaturën
juridike e njohur si kontrata e Vjenës);
• ose raporti në mes gjykatave të rregullta dhe kontratës së arbitrazhit
– (Konventa e Nju Jorkut mbi njohjen dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit
të tregtisë së jashtme nga viti 1958).
• Pas lidhjes së kontratës ndërkombëtare shteti nuk mund të thirret (mbështetet) në
sovranitetin e vet ose në rregullat e së drejtës së brendshme (interne) e me këtë ta
revokojë (tërheqë) pëlqimin e vetë për kontratën e lidhur.
• Rregulla e më sipërme është parim i përgjithshëm juridik dhe konkretizim i parimit
,,pacta sunt servanda”, sipas nenit 46 të Konventës së Vjenës mbi të drejtën
kontraktuese pas lidhjes së kontratës ndërkombëtare:
• Shteti nuk mund të thirret në ato se pëlqimi për lidhjen e kontratës ndërkombëtare
është dhënë në kundërshtim me rregullat e së drejtës interne – brendshme e cila i
rregullon autorizimet për lidhjen e kontratave me përjashtim nëse është fjala për
shkelje të qenësishme – thella të rregullave të së drejtës interne - brendshme.
• Shkelje mund të konsiderohen evidente nëse objektivisht do të ishte e dukshme për
cilin cdo shtet i cili do të vepronte konform me praktikën e rregullt për atë çështje.
• Parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare publike i aplikojnë arbitrazhet
tregtare ndërkombëtare të cilat i zgjedhin kontestet e së drejtës private.
• Përveç kontratave ndërkombëtare doket ndërkombëtare po ashtu, janë burime të
së drejtës ndërkombëtare biznesore.
12. | Dr. Armand Krasniqi
12E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
– Kështu, ,,e drejta e shtetit që ta bën eksproprimin për nevoja të veta”, në të
vërtet është doke ndërkombëtare.
• Po ashtu, Konventa e cituar e Vjenës mbi të drejtën kontraktuese e vitit 1969
paraqet;
– kodifikim të së drejtës ndërkombëtare dokeve publike dhe parimet e saj
(pacta sunt servanada,
– ndërgjegje dhe ndershmëri,
– rendi ndërkombëtar publik etj.
• aplikohen në kontrata ndërkombëtare tregtare në të cilat shteti është
njëra ndër palët kontraktuese.
STANDARDET NDËRKOMBËTRAE, kuptimi
• Në tregtinë ndërkombëtare aplikohen standarde të sjelljes në mes shteteve,
• Përveç standardit të trajtimit (tretmanit) minimal si tretman i obligueshëm për
subjektet e të drejtës zbatohen edhe standarde tjera të cilat duhet të precizohen në
kontrata ndërkombëtare që i kanë lidhë shtetet.
• Kjo nënkupton rastin e shqyrtimit të një çështjeje se a është proceduar në harmoni
me standardin apo parimin themelor i së drejtës ndërkombëtare kontraktuese pacta
sant seranada (dispozitat e kontratës janë të obligueshme për palët dhe duhet të
plotësohen me besim të mirë) dhe rregullat e interpretimit të kontratave
ndërkombëtare.
• Trajtimin e situatave të caktuara në rastet kur nuk është paraparë ndryshe me
kontratë ndërkombëtare.
• Në standarde të sjelljes në mes shteteve kontraktuese do të aplikohen rregullat e
interpretimit të kontratave:
• Ne atë rast duhet pasur kujdes për praktikën e më vonshme të plotësimit të
kontratës ngase vetë praktika paraqet pëlqimin e palëve kontraktuese për
implementimin e tyre.
• Ky rregull paraqet aplikimin e parimit të ndalimit të qëndrimit kundërthënës në
aplikimin e dispozitave të kontratës. (venire contra factim proprium)
b) Standardi minimal
• Standardi minimal është norma ose rregull minimale (më e vogël) e obligueshme
sipas të cilës duhet të sillen të gjitha shtetet në mënyrë që të mund të marrin pjesë
në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare.
• Kjo normë është e detyrueshme për dallim nga standardet tjerë të sjelljes të cilat
nuk e obligojnë shtetin nëse nuk janë të parapara në kontrata ndërkombëtare.
• Standardi minimal (tretmani) paraqet standardin ndërkombëtar civilizues që obligon
çdo shtet si burim i së drejtës ndërkombëtare.
13. | Dr. Armand Krasniqi
13E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Këto janë parime të përgjithshme të pranuara nga kombet e civilizuara me neni 38.1 c të
Statusit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
• Të drejtat që rrjedhin nga ky standard janë të drejta të shprehura në Deklaratën
Universale mbi të Drejtat e Njeriut e të cilat janë me ndikim në tregtinë
ndërkombëtare.
DUHET BËRË DALLIMI NË MES TË TRETMANIT DHE STANDARDIT
• Praktika bashkëkohore kontraktuese gjithnjë e më shumë e thekson nevojën e
harmonizimit të rregullave dhe të transmetimit të tyre në kuadër të shteteve
vetanake dhe te të huajve.
• Edhe pse në shtetin vetanak (të vendit) nuk aplikohet tretmani minimal, standardi
minimal duhet të aplikohet në të gjitha rastet te të huajt.
• Standardi i trajtimit të drejtë është i lidhur me standardin minimal.
• Sipas këtij standardi shtetet i aplikojnë ligjet e veta ndaj të gjithë njerëzve dhe
subjekteve në mënyrë të drejtë, të kuptueshme dhe të barabartë.
– Duhet pasur parasysh se standardet zbatohen për:
• Individë – subjekte biznesore; dhe
• Shtete;
• Ka mendime që shteti duhet të aplikoj tretmanin e drejtë jo vetëm në individ por
edhe në shtete tjera (vendet në zhvillim) të cilat kanë të drejtë të kërkojnë trajtim të
drejtë nga shtetet e ndryshme.
• Pa parimin e drejtësisë nuk ekziston barazia në mes shteteve, ngase bashkësinë
ekonomike e përbëjnë vendet me nivele të ndryshme zhvillimi.
• Rendin e ri ekonomik ndërkombëtar do të duhej ta zhvillojnë:
– Kombet e Bashkuara; dhe
– Organizatat e specializuara ekonomike me karakter ndërkombëtare.
• Shtetet duhet të veprojnë në harmoni me parimin e drejtshmërisë.
• Parimi drejtshmërisë nënkupton se zhvillimi duhet të shërben:
– si balancë e drejtë mes interesave kundërshtare,
– në veçanti të interesave të shteteve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim.
• Ky parimi është element integral i rregullave plotësuese të interpretimit të cilat i
zbatojnë gjykatat ndërkombëtare dhe mund të aplikohet në mënyrë që të plotësohet
e drejta.
• Kuptimi i transmetimit apo tretmanit minimal në raportet në mes shteteve është
verifikuar në praktikën e arbitrazhit ndërkombëtar.
14. | Dr. Armand Krasniqi
14E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
– Në një rast tribunali i arbitrazhit ka vërtetuar se në mungesë të cilitdo qoftë
standardë të sjelljes në mes shteteve të aplikohet standardi i sjelljes minimale
si burim i së drejtës.
Standardi i kombit më të favorizuar, kuptimi
• Standardi i favorit më të madhe është dispozitë – rregull e paraparë në kontratën
ndërkombëtare sipas së cilës një shtet obligohet ndaj shtetit tjetër që t’i jap
tretmanin e kombit më të favorizuar në sferën e marrëdhënieve të ndërsjellat që
janë paraparë me atë kontratë.
– Tretmani i kombit më të favorizuar ka të bën me prerogativa (konsecione)
ose privilegje të cilat shteti i ka dhënë për njerëz, mall ose shërbime që kanë
origjinë nga një vend i tretë.
• Kontraktimi i kombit më të priveligjuar, prerogativat e njëjta dhe privilegjet që iu
janë dhënë vendeve të treta do të vlejnë për palën tjetër kontraktuese.
• Sipas kësaj klauzole kontraktore, shteti shfrytëzues merr të drejtën sipas tretmanit të
kombit më të favorizuar vetëm nëse shteti dhënës u ofron shteteve të treta tretman
i cili është në lëndën (sfera e marrëdhënieve).
• Ky standard nënkuptohet edhe anasjelltas dhe përkundër asaj që ekziston klauzura e
kombit më të favorizuar ajo nuk i jep asfare prerogativash dhe privilegjesh shtetit
shfrytëzues nëse këto prerogativa dhe privilegje nuk i janë dhënë shtetit të tretë
konkretisht.
• Klauzola e kombit më të favorizuar mundëson që dispozitat ekzistuese të
ndryshohen në mënyrë kontituele (përshtatja, fleksibiliteti).
• Çdo sjellje (prerogativë ose privilegj) ndaj shtetit të tretë, e obligon – detyron
shtetin kontraktues i cili ia ka dhënë statusin e të favorizuarit më të madh vendit të
caktuar.
• Kur është fjala për distancën (ose qarkun) e klauzolës së favorit më të madh në rend
të parë mendohet në fushën e doganave.
• Klauzola e kombit më të favorizuar që nuk do të thotë se tretmani i shtetit tjetër
kontraktues e favorit më të madh është më i miri gjegjësisht më favorizues se
tretmani i vendit (shtetit) të tretë.
15. | Dr. Armand Krasniqi
15E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Llojet
• Në doktrinën juridike bëhet ndarja e klauzolave të kombit më të favorizuar;
– sipas asaj se a i japin shtetet njëra tjetrës statusin e kombit më të favorizuar
në të një anshme dhe reciprokisht sipas asaj se a është lidhur klauzola e
kombit më të favorizuar me kushte apo jo të kushtëzuara dhe pakushtëzuara
andaj edhe
– a është me kohëzgjatje të kufizuar (e përkohshme) ose e përhershme në
aspektin kohor;
• Klauzola reciproke e kombit më të favorizuar ka domethënie që shteti i jep shtetit
tjetër statusin e kombit më të favorizuar pasi të ketë marrë nga shteti tjetër statusin
e kombit më të favorizuar.
• Efektet e klauzolës së kombit më të favorizuar mund të janë objekt kushtesh ose
kompensimesh.
• Nëse nuk ka të tillë (kushte) atëherë shteti shfrytëzues merr të drejtën e tretmanit të
kombit më të favorizuar pa obligim që të bën çfarëdo kompensimi shtetit dhënës.
• Klauzola e kombit më të favorizuar sipas rregullit është e paraparë në kontratën e
caktuar ndërkombëtare dhe sipas vetive të saj është:
• reciproke (qe të dy palët kontraktuese i japin njëra tjetrës cilësinë e kombit më të
favorizuar) dhe
• e parevokueshme (pala kontraktues e të cilës i është dhënë statusi i kombit më të
favorizuar automatikisht është e autorizuar për të njëjtat preferenca të cilat i janë
dhënë shtetit të tretë) klauzolat e kombit më të favorizuar janë të formuluara në
kontratat dy paleshe të cilat i kanë lidhë shtetet.
Përjashtimet
• Klauzola e kombit më të favorizuar nuk aplikohet në;
– unionet doganore,
– zonat e tregtisë së lirë dhe
– sipas dispozitave të marrëveshjes së përgjithshme mbi doganën dhe tregtinë
(GATT) në vendet në zhvillim
• kur ekziston mundësia që shtetet kontraktuese e përjashtojnë
aplikimin e rregullave të GATT – i ( e në këtë edhe klauzola e
favorizimit më të madh) në mënyrë që të mbrohen interesa të
caktuara të shtetit të cilin nuk e lidhin matej obligimet e dhënies së
statusit të kombit më të favorizuar.
• Në këtë rast fjala është për rregullat e GATT – it dhe dispozitën e kontratës
ndërkombëtare kështu që me përjashtim nuk shkelet rregulli gjenial i kontratës
ndërkombëtare e drejt kjo sipas së cilës shteti nuk mund të thirret në të drejtën e vet
interne në mënyrë që ta arsyetojnë mos përmbushjen e kontratës ndërkombëtare.
16. | Dr. Armand Krasniqi
16E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Ç) Tretmani i njëjtë (barabartë)
• Rregulla e trajtimit të njëjtë (barabartë) në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare
kanë përmbajtje të dyfishtë.
– Në një anë, kanë të bëjnë me tretmanin e ndërsjellët të dy shteteve në cilësi
të palëve kontraktuese të cilat duhet t’i sigurojnë njëra tjetrës tretman të
njëjtë.
– Nga ana tjetër, ka të bën me tretmanin nacional të cilin në vendin nikoqir –
pritës e gëzon i huaji i cili merret me veprimtari ekonomike.
• Standardi i tretmanit nacional kërkon që personi i cili e ka kombësinë e palës tjetër
kontraktuese të trajtohet në mënyrë të njëjtë si edhe personi që është i
nacionalitetit të vendit.
• Por tretmani nacional, sipas përmbajtësit së vetë nuk mund të lëshohet nën nivelin e
tretmanit minimal sepse në atë rast të huajt do të gëzonin pozitë më të favorshme se
subjektet vendase.
g) Tretmani preferencial
• Tretmani preferencial do të thotë që shteti tjetër kontraktues (dhe subjekteve të tij)
t’i japësh lehtësire më të mëdha se sa ato që iu janë dhënë shteteve të treta (dhe
subjekteve të tyre).
• Standardi i tretmanit preferencial është e kundërta e tretmanit të kombit me të
favorizuar.
• Tretmani preferencial në marrëdhëniet e ndërsjella ekonomike krijohet në mes
shteteve të cilat janë të lidhura shumë fortë ekonomikisht ose politikisht.
• Marrëveshja formale (e përgjithshme) mbi doganat dhe tregtinë lejon mundësinë e
dhënies së tretmanit preferencial të kontratat tregtare me vendet në zhvillim
brenda unioneve të doganave dhe brenda zonave të tregtisë së lirë.
• Nga sistemi preferencial të afarizmit i cili krijohet në kuadër të një shteti siç janë
zonat e lira dhe zonat doganore të cilat ekzistojnë brenda një shteti.
B. BURIMET E TË DREJTËS SË BRENDSHME
• Ligji.
• Burimet e të drejtës biznesore ndërkombëtare janë:
– norma të së drejtës biznesore - nacionale,
– të së drejtës biznesore ndërkombëtare dhe
– të së drejtës publike që janë formuluar nga ana e ligjdhënësit, gjegjësisht janë
ligje dhe akte të tjera nënligjore.
17. | Dr. Armand Krasniqi
17E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
• Me norma të së drejtës private rregullohen veprimet juridike me të cilat behët
qarkullimi i mallit dhe shërbimeve, ndërsa
• me norma të karakterit juridik – publik rregullohet regjimi i investimeve të huaja dhe
rregullat me të cilat zhvillohet e tregtia.
2. Doket biznesore
• Kuptimi
• Doket biznesore janë burimi i dytë plotësues i së drejtës menjëherë pas normave
ligjore.
• Në pikëpamje të bazës juridike për pranimin e veprimeve të dokeve, ekzistojnë dy
botëkuptime:
– subjektive dhe
– objektive.
• Botëkuptimi subjektiv është i orientuar me qëllimin e palëve kontraktuese.
• Qëllimi i tyre është që ta inkorporojë doken e caktuar si rregull e sjelljes e cila
i obligon.
– Pasoja e teorisë subjektive është që doket të aplikohen para normës dhe
dispozitës së ligjit vetëm nëse këtë e parashohin palët.
• Sipas teorisë objektive mbi doket normative, norma i detyron palët kontraktuese
edhe po që se nuk janë të vetëdijshëm për ekzistencën e saj.
• Për të dy teoritë (botëkuptimet) është e nevojshme që doket biznesore të jenë të
shpërndara gjerësisht.
Nga sa u tha, rrjedh se:
• Për doket ndërkombëtare biznesore nuk është e thënë se duhet të ekzistojë vetëdija
mbi detyrimin e rregullës;
• Këto rregulla gjykata do t’i zbatojë, gje që është në kundërshtim me doket
biznesore, sepse doket juridike janë rregulla të sjelljes që janë përgjithësisht të
pranuara në veprimtari biznesore.
Duhet bere dallimi me mes te:
• Dokeve biznesore vendore dhe nderkombetare; dhe
• Dokeve normative
18. | Dr. Armand Krasniqi
18E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Me ligje uniforme të Hagës mbi Shitblerjen Ndërkombëtare, është dhënë definicioni i
dokeve biznesore.
• Aty thuhet se doket biznesore janë cilado sjellje e subjekteve biznesore të cilat janë
të përhapura gjerësisht në punët e llojit të njëjtë, si edhe puna për të cilën është fjala
dhe sëkëndejmi është normale që pala tjetër duhet të konsiderojë se ka pasur kujdes
mbi doket dhe interpretimin e tyre në kontratë ose konventa.
b. Llojet e dokeve
• Sjellja (veprimi) e caktuar ne rastin konkret mund të detyrojë palët kontraktuese dhe
kështu behët burim i së drejtës edhe nëse aplikimi i saj nuk është kontraktuar në
mes të palëve.
• Dallohet tri raste në të cilat veprimi i tillë detyron dhe ka prioritet (përparësi) në
implementimin në raport me normat dispozitave të së drejtës kompetente.
Rasti i parë është rregulla e krijuar në marrëdhëniet e ndërsjella (reciproke) të palëve
kontraktuese.
• Nëse ajo rregull e sjelljes, të cilën palët kontraktuese e kanë përcaktuar (doket në
mes të dy palëve) atëherë kjo rregull paraqet praktikë të krijuar (marrëdhënie të
përkohshme biznesore) dhe si e tillë i detyron palët kontraktuese.
• Pasojë e kësaj është se do të aplikohet para normës dispozitave të ligjit përkatës.
Doket në marrëdhënie reciproke të palëve kontraktuese kështu behën doke
biznesore si burime formale të së drejtës.
Rasti i dytë është aplikimi i kontraktuar i dokeve biznesore që do të thotë se palët
kontraktuese janë thirr në kontratë për aplikimin e dokeve të caktuara të cilat me këtë
behën pjesë përbërëse e kontratës së tyre.
• Thirrja ne doke paraqet kontraktim të aplikimit të akteve të caktuara të shkruara në
të cilat janë fokusuar rregullat e sjelljes.
• Për shembull, aplikimin e kontraktuar të dokeve biznesore e paraqet thirrja në
kontratë në rregullat të cilat i ka formuluar Oda Ndërkombëtare Ekonomike me seli
në Paris (Incoterms rregullat mbi kalimin e rrezikut dhe shpenzimeve. Rregullat
uniforme dhe doket për akreditivat dokumentare. Rregullat uniforme për garancinë
të pavarura bankare).
Rasti i tretë është aplikimi plotësues i dokeve biznesore. Rregulla e caktuar paraqet doke
biznesore e cila në përgjithësi është e njohur dhe e pranueshme nga subjektet ekonomike
në tregtinë ndërkombëtare (në këtë rast fjala është për doket normative).
• Doket e këtilla biznesore i detyrojnë palët në kontratë edhe që nuk e kanë paraparë
aplikimin e saj.
19. | Dr. Armand Krasniqi
19E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
• Baza juridike e aplikimit të saj qëndron në Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi
Kontratat në Shitjen e Ndërkombëtare të Mallit (neni 9). Ato rregulla aplikohen në
lidhjen e të gjitha kontratave në tregtinë ndërkombëtare për të cilën kompetente
është vendi që e ka ratifikuar Konventën e përmendur.
Argumentimi i dokeve biznesore është çështjeje faktike. Ekzistenca e dokeve biznesore
mund të vërtetohet në dy mënyra:
• Ekzistenca e praktikës së caktuar, dhe
• Ekzistencës së përmbledhjes (bultenit),
– të shpallur të rregullave e të cilat i kanë hartuar organizatat për unifikimin e
së drejtës ndërkombëtare ekonomike (që paraqesin publikime të Odës
Ekonomike Ndërkombëtare me seli në Paris).
– Konflikt në mes të dokeve biznesore ndërkombëtare është i evituar sipas
definicionit, sepse në të njëjtën kohë nuk mund të ekzistojnë dy rregulla
kundërthënëse gjegjësisht të pranuara të cilat i plotësojnë kushtet që të
konsiderohen doke ndërkombëtare biznesore.
Konventat ndërkombëtare në ekonomi – autonomia
• 1. Kuptimi
• Praktika biznesore ndërkombëtare, societes mercatotum, i ka formuluar rregullat
unike të cilat janë të aplikueshme në lëmin e konventave në ekonomi dhe lemite e
saj.
• Këto janë kushtet e përgjithshme të biznesit, format e standardizuara të kontratave
dhe klauzolave tjera kontraktuese, praktika e arbitrazheve dhe rregullat e sjelljes.
• Emërtimi Konventat ndërkombëtare në ekonomi – autonomia, shfrytëzohet ngase
ajo krijohet me aplikimin e parimeve të autonomisë së vullnetit të palëve në suazë të
sistemeve të caktuara nacionale.
• Fjala është për punët të cilat për nga natyra janë të llojllojshme.
• Se a do të vije deri të vetë rregullimi apo jo, kjo varet nga vlerësimi i subjekteve
biznesore se a u është e nevojshme rregulla, andaj shfrytëzohet emërtimi konventat
ndërkombëtare në ekonomi – autonomia.
• Njëkohësisht kështu aplikohet e drejta. Në doktrinë (teori) tërhiqet vërejtja në atë
se, për dallim nga unifikimet zyrtare të cilat behën nga organe shtetërore, këtu
interesat janë me homogjene dhe qëllimisht më konkrete.
• Sëkendejmi thuhet, një subjekt inicion, shkruan dhe shfrytëzon rregullat.
Mungesat e mundshme ne aplikimin Konventave ndërkombëtare në ekonomi – jane:
• Rregullat nuk janë transparente (rregullat iu destinohen anëtarëve të bashkësisë,
nuk njihen në mënyrë të mjaftueshme ne përmbajtje dhe rëndësia e rregullave);
20. | Dr. Armand Krasniqi
20E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
• Nuk ka organe për unifikimin e uniformuar të rregullave (kjo mungesë plotësohet –
zgjidhet me interpretimin unik të vet tekstit të rregullave).
– Në burime të Konventave Ndërkombëtare në ekonomi numërohen: Kushte e
përgjithshme të biznesit dhe terminët standarde, praktika e arbitrazhit,
rregullat e sjelljes, udhëzuesit e ndryshëm juridik.
Në burime të Konventave Ndërkombëtare në ekonomi numërohen:
1. Kushte e përgjithshme të biznesit dhe terminët standarde,
2. praktika e arbitrazhit,
3. rregullat e sjelljes, udhëzuesit e ndryshëm juridik.
2. Kushtet e përgjithshme të biznesit – Kuptimi
• Kushtet e përgjithshme të biznesit (terminët standarde dhe dispozitat e kontratave)
janë dispozita kontraktuese që janë formuluar në mënyrë që të shfrytëzohen në
marrëdhënie të shumë numërtua kontraktuese të cilat do të lidhen me vonë.
• Tregtia ndërkombëtare që zhvillohet me lidhjen e shumë punëve, kërkon aplikimin e
terminëve standarde kontraktore që janë bërë kushte të përgjithshme të biznesit.
• Këto kushte janë rezultat i revolucionit industrial të Shek. XIX dhe krijohen
njëkohësisht me standardizimin në qarkullimin e mallit dhe të shërbimeve.
• Kontribuojnë në racionalizim dhe zhvillim të punëve masive në mënyrë që e
lehtësojnë vlerësimin e shpenzimeve të biznesit dhe e thjeshtësojnë procedurën e
lidhjes së kontratave.
• Me rastin e formulimit të tyre, njëra nga palët kontraktuese ka insistuar që sa më
shumë të rëndojë palën tjetër, sëkëndejmi vije deri të një – anshmëria e kushteve të
përgjithshme dhe dominimi i tyre në anë e një pale kontraktuese.
• Përgjigja në një – anshmërinë e kushteve të përgjithshme është në rregullat e
llojllojshme të së drejtës së detyrimeve në biznes të cilat i bëjnë shtetet në mënyrë
që të kontrollohet përmbajtja e tyre.
Mënyra e aplikimit të kushteve të përgjithshme
• Në mënyrë që kushtet e përgjithshme të biznesit të aplikohen gjegjësisht të
inkorporohen në kontratë, është e nevojshme që pala kontraktuese të pranojë
aplikimin e tyre.
• Për këtë është e mjaftueshme që kushtet standarde të jenë të shtypura
(daktilografuara – ose që është shtypur thirrja në aplikimin e kushteve të
përgjithshme të biznesit) në ofertë që i janë dërguar palës tjetër e të cilët nuk janë
përcjellë me kundërshtim të palës të cilës i janë dërguar në kuptim të aplikimit të
kushteve.
21. | Dr. Armand Krasniqi
21E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
• Interpretimi. – Përveç rregulloreve të përgjithshme të interpretimit, rregull e
veçantë për interpretim të termineve standarde është që ato të interpretohen në
harmoni me rregullin “in dublo contra stipulatorm” që do të thotë interpretimin në
favor të palës e cila iu është qasur atyre.
• Kontrolli i përmbajtjes.- Për të gjitha legjislacionet kontrollohet përmbajtja e
kushteve të përgjithshme të cilat janë në kundërshtim me besimin e mirë. Në
legjislacionet nacionale janë të përcaktuara standardet juridike të cilat i epin të
drejtë gjyqtarit që të mos aplikojë kushtet e përgjithshme.
• Kontrolli i përmbajtjes është preventiv, administrativ e, më në fund, gjyqësor dhe
është objektiv i studimit të konventave ndërkombëtare në ekonomi.
Praktika e arbitrazheve tregtare ndërkombëtar
• Arbitrazhet tregtare ndërkombëtare zgjedhin konteste nga marrëdhëniet biznesore
ndërkombëtare.
• Është e përhapur praktika e shpalljes së vendimeve të arbitrazheve ndërkombëtare
të cilat në procedurë të caktuar i nxjerrin arbitrazhet e njohura të përhershme.
• Shpallja e vendimeve të arbitrazhit për opinionin, përkundër parimit që procedura e
arbitrazhit është sekrete, është në interes të arbitrazhit.
• Praktika garanton homogjenitetin dhe koherencën e vendimeve të arbitrazhit të
cilat i nxjerrin institucionet e ndryshme.
• Publikimi i vendimeve të arbitrazhit ndërkombëtar është një kontribut i rëndësishëm
për stabilizimin dhe konsolidimin e së drejtës.
• Thirrja reciproke në vendime të tjera të arbitrazhit është gjithnjë më e shpeshtë. Në
mënyrë kritike analizohen, pranohen dhe modifikohen ose i refuzojnë kategoritë
juridike, institucionet ose botëkuptimet në kontekst të arbitrazheve ndërkombëtare
tregtare.
d. Burimet tjera të së drejtës autonome
• Rregullat e sjelljes.- Rregullat e sjelljes të cilat i kanë formuluar organizatat
ndërkombëtare paraqesin njërin nga burimet të Konventave ndërkombëtare në
ekonomi (p.sh. UNCTAD dhe OECD, rregullat mbi biznesin e ndërmarrjeve
multinacionale).
– Rregullat u janë dedikuar rregullimit të sjelljes së kompanive të ndryshme ose
grupeve të kompanive të ndryshme në fusha të caktuara te tregtisë ose janë
formuluar në atë mënyrë që të jenë të natyrës së përgjithshme.
22. | Dr. Armand Krasniqi
22E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
• Ciceronët juridikë.- Ciceronët (udhërrëfyesit) juridikë i kanë formuluar organizatat
ndërkombëtare zyrtare si modele që i shfrytëzojnë subjektet biznesore me qëllim që
t’u gjenden pran – ndihmë në sajimin e versioneve punuese të kontratave.
• Pjesëmarrësit në tregtinë ndërkombëtare i shfrytëzojnë rregullisht dhe ata në këtë
mënyrë behën instrument me të cilët behët vet – rregullimi andaj i përvetësojnë
(pranojnë) edhe organizatat oficiele (zyrtare) për unifikimin e rregullave .
• P.sh. të tilla janë ciceroni UNCITRAL për lidhjen e kontratave për mbikëqyrjen e
punëve investuese, pastaj ciceroni UNCITRAL për lidhjen e punëve kompensuese etj.
• Modelet e kontratave .- Në kuadër të tregtisë ndërkombëtare modelet e kontratave
të cilat j kanë formuluar asociacionet ekonomike paraqesin njërin nga burimet e
Konventave ndërkombëtare në ekonomi dhe turizëm.
• P.sh. modele të tilla janë ato që i ka përpiluar FIDK organizata e inxhinieringut
konselting. Oda ekonomike ndërkombëtare me seli në Paris e cila e ka përpiluar
modelin e kontratës mbi shitblerjen e mallit, Komisioni Ekonomik i Kombeve të
Bashkuara – modelin e kontratës mbi “shitjen e lidhur”, ORGALIME asociacioni –
modelin e kontratës mbi dorëzimin e pajisjeve, etj,.
• Modelet e kontratave i aplikojnë pjesëmarrësit në punë tregtare ndërkombëtare.
• Të kuptuarit e doktrinës juridike.- Doktrina juridike i ka formuluar gjykimet
(kuptimet) e veta juridike në bazë të rregullave të praktikës, por edhe nga nevojat
dhe interesat e tregtisë ndërkombëtare dhe pjesëmarrësve të saj.
• Gjykimet, botëkuptimet e doktrinës juridike mund të jenë të lidhura me sistem më të
fortë rregullash. Shembull për këtë mund të jenë parimet e UNDROIT – it për
kontrata ne tregtinë ndërkombëtare..
e. E drejta transnacionale e tregtarëve (LEX MERCATORIA)
Lex mercatoria është termin i cili shfrytëzohet në tri domethënie:
si sistem juridik i pavarur – autonom i cili aplikohet ne veprimin e caktuar juridik në
tregtinë ndërkombëtare,
si doke biznesore në tregtinë ndërkombëtare dhe
si e drejtë e përgjithshme autonome ndërkombëtare ekonomike.
• Sipas të drejtës ndërkombëtare private, përzgjedhja e palëve kontraktuese që të
aplikohet lex mercatoria, e drejta transnacionale e tregtarëve mund të vështrohet si:
– Përzgjedhje e së drejtës e cila i zëvendëson normat imperative të së drejtës
së rregullt të brendshme.
• Në këtë rast rregullat e lex mercatoria aplikohen si sistem i pavarur
juridik. (kjo është i ashtuquajturi veprim juridik koliziv).
23. | Dr. Armand Krasniqi
23E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
– Kontraktimi i aplikimit të lex mercatoria në kontratë si grup e posaçme e së
drejtës së caktuar nacionale e cila do të ishte kompetente sipas rregullave
mbi konfliktin e ligjeve.
• Në këtë rast, kontraktimi lex mercatoria ka veprim identik me kontraktimin e
aplikimit të kushteve të përgjithshme të biznesit (i ashtuquajturi veprim juridik –
material). Rrjedhojë është se atëherë lex mercatoria nuk është sistem i rëndësishëm
juridik.
• Se a ekziston sistemi i pavarur juridik, varet nga ajo se gjykatat vendore dhe
ligjdhënësi do të pranojë ose jo lex mercatoria – n si burim të veçantë të së drejtës.
• Ne disa legjislacione (franceze, holandeze, etj,) është pranuar se arbitrazhet
ndërkombëtare mund të marrin vendime në bazë të rregullave juridike.
• Kjo do të thotë se palët, në harmoni me parimet e autonomisë së vullnetit, mund të
zgjedhin rregullat juridike (lex mercatoria) si të plotfuqishme (por edhe kompetente)
si dhe që tribunali i arbitrazhit mund të marr vendime në bazë të rregullave juridike.
• Vështirësitë rreth aplikimit të konceptit lex mercatoria krijohen në përcaktimin e
përmbajtjes së këtyre rregullave juridike.
UNIDROIT (Instituti për unifikimin e së drejtës private)
• UNIDROIT (Instituti për unifikimin e së drejtës private) i ka formuluar Parimet
(rregullat) për kontrata në tregtinë kombëtare si dhe tekstin i cili paraqet ofertë për
palët kontraktuese, gjyqit dhe arbiterat si dhe ligjdhënësve të sistemit të formuluar
të rregullave “lex mercatoria”.
• Bazë e aplikimit të tyre është të bindurit dhe fuqia e argumenteve.
• Parimet e UNIDROIT - it, e plotësojnë kërkesën e praktikës biznesore ndërkombëtare
që marrëdhëniet kontraktuese të izolohen nga legjislacionet e caktuara nacionale.
• Përveç kësaj, parimet janë zgjedhje nëse palët kontraktuese nuk mund të arrijnë
marrëveshje se cilën të drejtë ta aplikojnë si kompetente, pasi që udhëzojnë
(orientojnë) ne aplikimin e parimeve të përgjithshme juridike të së drejtës
kontraktuese. Parimet aplikohen ne kontratën ndërkombëtare në tregti.
• Kjo është në përputhje me botëkuptimin se parimet e përgjithshme të së drejtës
kontraktuese përbëjnë një element të kodifikimit të së drejtës ndërkombëtare
ekonomike.
24. | Dr. Armand Krasniqi
24E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
2. Qëndrimi ndaj unifikimit
• E drejta e unifikuar ose e drejta uniforme ndërkombëtare e tregtisë ka vend të
posaçëm në suaza të shqyrtimeve të së drejtës transnacionale.
• Ekzistojnë dy botëkuptime mbi kuptimin e së drejtës së unifikuar.
– Sipas njërit, e drejta e unifikuar është ajo që është rezultat i aktiviteteve të
organit i cili është i autorizuar për unifikim (p.sh. aktiviteti i UNIDROIT – it),.
– Sipas botëkuptimit tjetër me të gjerë, të drejtën e uniformuar e përbëjnë
rezultatet tjera spontane të unifikimit.
Unifikimi mund të jetë i kontrolluar dhe spontan. Shembuj të unifikimit të kontrolluar janë:
• Konventat ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara mbi shitblerjen ndërkombëtare
të mallrave – Konventa e Vijenes, konventat ndërkombëtare me të cilat rregullohet
transporti i mallit;
• modelet e ligjeve që paraqesin ciceronë (udhëzues) për ligjdhënës nacionalë dhe
mundësojnë barazimin e rregullave të së drejtës ekonomike ndërkombëtare
(shembull UNCITRAL, UNIDROIT);
• botëkuptimet juridike të formuluara nga ana e doktrinës (teorisë), praktikës
biznesore dhe te arbitrazhit si dhe të organizatave ndërkombëtare (p.sh. OECD).
– Shembuj të unifikimit spontan janë burimet e të drejtës ekonomike
autonome (kushte e përgjithshme të bzinesit, terminet standarde
kontraktuese, rregullat e prodhimit dhe standardet, parimet e përgjithshme
dhe praktika e arbitrazhit.
• Unifikimi i rregullave të së drejtës ndërkombëtare biznesore sipas:
• modelit monist dhe
• modeli dualist;
• Sipas modelit monist unifikimi ka të bëjë me “situatën ndërkombëtare” – qëndrimi
juridik – civil me element të jashtëm (p.sh. shitblerja ndërkombëtare), dhe kështu
rregulli i formuluar si i unifikuar, nuk aplikohet në raport identik juridik – qytetar pa
element të jashtëm (p.sh. shitblerja e brendshme).
• Modeli dualistë më së shumti është shfrytëzuar për shkaqe juridike – politike: disa
shtete i aprovojnë rregullat e unifikuara të tregtisë ndërkombëtare sepse me këtë
nuk preket në të drejtën e tyre të brendshme, me ç’ gjë mundësojnë ekzistimin e dy
modeleve të pavarura të cilat rregullojnë marrëdhëniet e caktuara juridike – civile.
25. | Dr. Armand Krasniqi
25E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
3. SUBJEKTET E SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE BIZNESORE
(Prezentimi 4)
I. SHTETI
Shteti si subjekt që e krijon të drejtën ndërkombëtare biznesore
Shteti është subjekt i cili krijon rregulla në sferën e të drejtës ndërkombëtare
biznesore.
Në këto raste shteti paraqitet si bartës i pushtetit publik dhe kryen aktivitete të cilat
janë objekt i së drejtës ndërkombëtare biznesore.
Konfrom me parimin e ndarjes së pushtetit, shteti nëpërmjet organeve të veta
ligjdhënëse, krijon të drejtën interne (të brendshme) e që është e plotfuqishme për
punën e caktuar të së drejtës ndërkombëtare biznesore, ndërsa nëpërmes pushtetit
gjyqësor në territorin e caktuar, i kryen kompetencat gjyqësore.
Në të drejtën e brendshme nacionale, shteti i rregullon parimet që aplikohen në të
drejtën ndërkombëtare ekonomike.
Në harmoni me rregullat e së drejtës ndërkombëtare publike shteti lidh kontrata
ndërkombëtare të cilat janë relevante për zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare.
Përveç lidhjes së kontratave ndërkombëtare, shteti mund të sillet në mënyrë të
caktuar në tregtinë ndërkombëtare në atë mënyrë që gjithmonë mund të jenë të
plotësuara kushtet që më atë sjellje formon doke ndërkombëtare.
Doket ndërkombëtare të krijuara kështu janë p.sh. e drejta e shtetit që të bëjë
eksproprimin.
b. Shteti si tregtar
Shteti merr pjesë në tregtinë ndërkombëtare në atë mënyrë që lidh punë të caktuara
juridike që për objekt kanë:
– qarkullimin e mallit,
– kryerjen e shërbimeve e që për nga përmbajtja e vet janë objekt i së drejtës
ndërkombëtare.
Punët e këtilla janë mund të jenë të natyrave të ndryshme:
Cedimi i të drejtave për shfrytëzimin e pasurive natyrore (shitja koncesionit
për eksploatimin e minierave),
Blerja e prodhimeve (produkteve) dhe shërbimeve të ndryshme që janë të
nevojshme për shtetin për ushtrimin e pushtetit publik (lidhë kontrata për
ndërtimin e zyrave për administratë ose shfrytëzuesit e të cilave janë
nëpunësit e saj),
Ushtrimi i të drejtës të anëtarëve të shoqërisë të parapara me të drejtën e
kompanive në ndërmarrje me pronë shtetërore.
26. | Dr. Armand Krasniqi
26E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Në të gjitha rastet e këtilla, shteti nuk paraqitet si bartës i të drejtës publike (ex iure
amperi), por si bartës i autorizimeve juridike – private, ngase fjala është për punë të
së drejtës private (ex iure gestionis).
Për punë në të cilat paraqitet si bartëse e pushtetit publik, shteti gëzon imunitet.
Çështja se a paraqitet shteti si pjesëmarrës në tregtinë ndërkombëtare reduktohet
në përcaktimin e kushteve se a mund të jetë palë në procedurë gjyqësore civile e cila
mund të ushtrohet me rastin e atij kontesti.
c. Imuniteti i shtetit
Imuniteti i shtetit nga ushtrimi i procedurës është çështje veçanërisht e rëndësishme
për të drejtën ndërkombëtare biznesore.
Kjo paraqet një nga çështjet e cila mjaft shpesh shtrohet në konteste gjyqësore dhe
të arbitrazhit për shkak të pjesëmarrjes së madhe dhe aktive të shtetit në tregtinë
ndërkombëtare sepse shtetet mund të jenë drejtpërdrejtë ose tërthorazi pronarë të
avio – kompanive, bankave, anijeve etj.
Në fillim ka mbretëruar teoria e imunitetit absolut sipas të cilës shteti ka gëzuar
imunitet nga ushtrimi i procedurës gjyqësore para gjykatës së shtetit tjetër.
Shteti nuk gëzon imunitet kundruall aktiviteteve që kanë karakter juridik – privat,
gjegjësisht punëve të natyrës komerciale (iure gestionis).
Është rregull që shteti të gëzojë imunitet në raport me kompetencën e gjyqit të
shtetit tjetër.
Imuniteti nga ushtrimi i procedurës gjyqësore ka të bëjë me shtetin dhe në veçanti
me pasurinë (pronën) e tij.
Kur fillon procedura para gjyqit të shtetit tjetër, gjykata vendase do të shpallet
jokompetente.
Procedura e filluar kundër shtetit tjetër konsiderohet procedura ne të cilën shteti
tjetër është emëruar si i paditur – akuzuar ose kur procedura prodhon ndonjë veprim
në pronë, të drejtë, interes ose veprimtari të shtetit tjetër.
Shteti tjetër mund të heq dorë nga imuniteti në procedurën e filluar para gjyqit të
rregullt të shtetit të huaj në mënyrë eksplicite (shprehimisht) ose heshtazi.
Heqja dorë shprehimisht mund të ketë formën e:
– Kontratës ndërkombëtare;
– Deklarimit para gjyqit; ose
– Korrespondencës me shkrim në procedurë të posaçme.
Heqja dorë heshtazi konsiderohet të filluarit e procedurës nga ana e shtetit ose
marrja pjesë në proces ose ndërmarrja e çfarëdo aktiviteti që kanë të bëjnë me
“meritumin” e kontestit, përveç nëse shteti deklaron se pikërisht ndërmarrja e
veprimeve të këtilla konsiderohet si bazë për vënie në dukje të imunitetit.
Kështu p.sh. nuk konsiderohet heqje dorë nga imuniteti, nëse shteti kërkon nga gjyqi
padinë në mënyrë që të njihet me përmbushjen e saj ngase kundër saj ka filluar
procedura për të cilën gjë nuk iu është dërguar asgjë me shkrim sipas rregulloreve që
e obligojnë.
27. | Dr. Armand Krasniqi
27E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Në të kaluarën koncepti i imunitetit gjyqësor është aplikuar pa përjashtim (imuniteti
absolut).
Tash është i pranuar rregulli nga të gjithë se në disa raste të caktuara duhet të
ekzistojnë përjashtime nga rregullat e imunitetit absolut, (imuniteti restriktiv).
Në të drejtën anglo – saksone dhe kontinentale, në mënyra të ndryshme janë
caktuar përjashtimet nga imuniteti gjyqësor.
Në të drejtën kontinentale është çështja e praktikës gjyqësore të vlerësojë në bazë
të çështjes konkrete juridike që e ka lidhur shteti ose se a gëzon shteti imunitet apo
jo.
Kjo qasje mund të shkaktojë pasiguri për shkak të vlerësimeve të ndryshme nga
gjyqet.
Me qëllim të konkretizimit dhe parashikimit, disa shtete evropiane e kanë nxjerrë
konventën e veçantë e cila përcakton se për cilat veprime (punë) shteti nuk gëzon
imunitet. (Konventa evropiane mbi imunitetin e shtetit e vitit 1972).
Disa shtete nuk janë palë të kësaj konvente ndërkombëtare, ngase konsiderojnë që
nuk ekzistojnë burime të veçanta lidhur me imunitetin e shteteve të tjera andaj
mbështetja në të drejtën ndërkombëtare publike dhe në dispozita të Ligjit mbi
procedurën kontestimore, mund të kërkohet vetëm në teori dhe në praktikën e
varfër.
Në vendet anglo – saksone, në të cilat vendimet e gjyqeve më të larta kanë karakter
detyrues, është formuluar ligji i veçantë i cili numëron përjashtimet nga rregullat e
imunitetit gjyqësor të shtetit tjetër.
28. | Dr. Armand Krasniqi
28E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
4. ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE (Pjesa I)
Ç'janë Organizatat Ndërkombëtare?
Organizatat ndërkombëtare janë një formë institucionale te cili referohet në një
sistem formal me rregulla dhe objektiva, me një instrument racional administrativ
dhe që mbart një formë teknike dhe organizim material si kushtetutë, kapituj lokal,
makineri, mjete pune, emblema, logo, një staf, një hierarki administrative etj.
Gjithashtu organizatat ndërkombëtare janë bashkësi e përhershme me karakter
qeveritar ose jo qeveritar të krijuar mbi bazë të një marrëveshje ndërkombëtare me
qëllim bashkëpunimi në zgjidhjen e problemeve ndërkombëtare të parashikuara në
ato dokumente.
Nga ky përkufizim del që organizatat ndërkombëtare krijohen me vullnetin e
shteteve,
Pra themelues te organizatave ndërkombetare janë shtetet sovrane në rastin kur
organizatat janë shtetërore dhe ato krijohen bazuar në një traktat ndërkombëtar.
Gjithashtu veprimtaria e tyre është e shtrirë brënda kompetencave që janë
përcaktuar në marrëveshje.
Organizatat ndërkombëtare janë klasifikuar në dy kategori kryesore:
A. Organizata ndërqeveritare (IGO) dhe
B. Organizatat jo qeveritare (INGO).
o Një organizatë ndërqeveritare (IGO) është një organizatë e përbërë kryesisht nga
shtete sovrane shpesh të referuara si shtetet anëtare, ose organizata të tjera
ndërqeveritare.
o Organizatat ndërqeveritare janë quajtur shpesh organizatat ndërkombëtare, edhe
pse ky term mund të përfshijë edhe organizata ndërkombëtare joqeveritare të tilla si
organizatat ndërkombëtare jofitimprurëse (OJQ) ose korporatat multinacionale.
Në bazë te shtrirjes gjeografike dhe anëtarësisë ato ndahen ne:
Organizatat klasifikohen mbi bazë të shtrirjes gjeografike dhe antarësisë.
Në këtë klasifikim kemi dy tipe organizatash ato globale dhe rajonale.
Organizata rajonale mbledh ne vetvete vende të një mjedisi të ngjashëm për të
zgjidhur probleme me të cilat nuk mund të merreshin në nivel kombëtar dhe që do
të trajtoheshin në mënyrë ineficente nga insitucionet më të gjëra.
Organizata rajonale ka në përbërje një numër të kufizuar antarësh shumë prej të
cilëve janë afër gjeografikisht, ekonomikisht dhe politikisht të ngjashëm.
Kjo do të sillte në një mënyrë siguri kundër kërcënimeve të jashtme.
Ndërkohë organizatat globale kanë në përbërje të tyre shtete nga anembanë botës.
Ato përbëjnë bazën për sigurinë kolektive për cështjen e paqes dhe prosperitetit.
Qëllimet dhe objektivat e organizatave ndërkombëtare
Janë shpesh të shumëfishta dhe në interes të publikut, por ato mund të jenë krijuar
për një qëllim të veçantë.
Organizatat ndërkombëtare i përshkruajnë dhe i përcaktojnë qëllimet e tyre në
statutet ose dokumente të tjera themeluese.
29. | Dr. Armand Krasniqi
29E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Por, ndodh dhe që organizatat kanë dhe qëllime të tjera përvec atyre të përcaktuara
në status.
Ajo cka i dallon dy llojet kryesore të organizatave është që organizatat
ndërqeveritare janë organizata ndërkombëtare, anëtare të të cilave janë shtetet.
Ndërsa organizatat jo qeveritare janë shoqatat që përbehen nga anëtarë të tillë si
individë ashtu dhe grupe.
Ato janë organizata transnacionale të përbëra nga qytetarë privatë që mbajnë një
status konsultativ.
Ato përfshijnë shoqata profesionale, fondacione, korporata multinacionale ose grupe
aktive ndërkombëtare të veçanta në shtete të ndryshme që bashkohen së bashku
për të punuar në lidhje me interesa të përbashkëta.
OJQ-të kryejnë një sërë funksionesh:
Ato japin informacion dhe ekspertizë teknike për qeveritë dhe organizatat
ndërkombëtare (të tilla si agjencitë e specializuara të OKB-së) çështjet të ndryshme
ndërkombëtare.
Ato mund të ofrojnë ndihmë humanitare lehtësim dhe zhvillim (p.sh., Kryqi i Kuq,
Oxfam, dhe CARE).
OJQ-të gjithashtu mund të monitorojnë të drejtat e njeriut apo zbatimin e
rregulloreve mjedisore (p.sh., Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës,
Amnesty International, Human Rights Watch, dhe Transparency International).
Organizatat ndërkombëtare jo qeveritare kanë luajtur role qendrore në fushatat
globale kundër skllavërisë, tregtisë në fildishit, gjueti balenash, e në fushata
sensibilizuese kundër dhunes së ushtruar ndaj grave.
Edhe organizatat ndërqeveritare si OKB, Banka Botërore, Organizata Botërore e
Tregtisë (OBT), etj, lujnë rol të rëndësishëm në cështje të ndryshme globale.
Konkretisht funksionet e këtyre organizatave konsistojne së pari mënyrën e
bashkëpunimit.
Në përmjet organizatave qeveritare shtetet hyjnë në ndërveprime dhe bashkë
veprime të rregullta midis tyre.
Shumë organizata të tjera përpunojnë procedura për të vendosur rregulla dhe për të
zgjidhur mosmarrveshje.
Organizata të tjera si Organizata Botërore e Shëndetsisë (OBSH) kryejnë veprimtari
operacionale që veprojnë për të zgjidhur probleme madhore ndërkombë tare të tilla
si pabarazia ekonomike, përhapja e armëve, sëmundjet infective etj.
Organizatat ndërkombëtare mund të përdoren dhe si instrumente nga ana e
shteteve në lidhje me politikën e tyre të jashtme.
Roli i tyre si instrument përbën rolin më të përhapur të organizatave.
Në këtë rast organizatat ndërkombëtare janë instrumente të politikave të qeverive
individuale, mjete për diplomacinë e një numri shtetesh të kufizuar dhe sovrane.
Nëse do ta ilustronim me një shembull për këtë rol do të përmendnim Organizatën e
Kombeve të Bashkuara e cila u përdor si instrument gjatë Luftës së ftohtë për të
realizuar diplomacinë e saj.
30. | Dr. Armand Krasniqi
30E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Organizatat deri në themelimin e OKB-së
Para themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në botë ekzistonin
shumë organizata ndërkombëtare, që ishin bazë për bashkëpunimin ekonomik
ndërkombëtar në formë multilaterale.
Organizatat ndërkombëtare themelohen që nga gjysma e dytë e shekullit XIX,
pikërisht nga viti 1865 kur u themelua
– Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit,
– në vitin 1875 u formua Unioni Postal Botëror,
– në vitin 1878 Organizata Meteorologjike Botërore dhe
– në vitin 1890 u firmos Konventa për bartjen e mallit me komunikacion
hekurudhor.
Qëllimi i të gjitha këtyre organizatave ndërkombëtare ishte zhvillimi i bashkëpunimit
ndërkombëtar në formë multilaterale për çështjet që ishin objekt i veprimtarisë së
përhershme të tyre.
Në periudhën midis dy luftërave botërore po ashtu u themelua një numër i madh i
organizatave ndërkombëtare, nga të cilat posaçërisht dallohen:
– Lidhja e Kombeve,
– Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe
– Oda Tregtare Ndërkombëtare
Nga të gjitha këto organizata, të themeluara në periudhën midis dy luftërave
botërore, përkah rëndësia dallohet Lidhja e Kombeve ose siç quhet edhe ndryshe
Liga e Kombeve
Kjo organizatë u themelua më 14 shkurt të vitit 1919 me seli në Gjenevë.
Në kohën kur ajo ishte më e fortë, në radhët e veta kishte 60 vende anëtare.
Parimet kryesore, që u aprovuan nga vendet anëtare të kësaj organizate dhe në bazë
të të cilave duhej të realizohej bashkëpunimi ndërkombëtar, ishin:
Respektimi i pavarësisë dhe integritetit territorial të vendeve të botës;
Zgjidhja e konflikteve ndërkombëtare në mënyrë paqësore etj.
Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)
Vendimi për themelimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara u muar në takimin
e përbashkët të Ruzveltit, Çerçilit dhe Stalinit më 11 shkurt të vitit 1945 në Jalltë, ku
njëkohësisht u vendos edhe mbajtja e Konferencës në San Francisko, më 25 prill të
vitit 1945.
Në Konferencën e San Franciskos u themelua Organizata e Kombeve të Bashkuara
dhe u miratua Karta e OKB-së, të cilën e firmosën 51 vende. Sot kjo organizatë
përfshinë 186 vende, me një tendencë të përhershme të rritjes së këtij numri.
Qëllimet dhe parimet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara
Janë theksuar në nenin 1 të Kartës, dhe ato janë:
Të ruajnë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare dhe për këtë qëllim të ndërmarrin
masa kolektive të përshtatshme për pengimin dhe për evitimin e tërë asaj, që
rrezikon paqën dhe për pengimin e agresionit ose të çrregullimeve të tjera të paqës,
31. | Dr. Armand Krasniqi
31E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Të zhvillojë marrëdhëniet miqësore ndërmjet kombeve të bazuara në respektimin e
parimeve të barazisë dhe të vetëvendosjes së popujve, si dhe me qëllim të forcimit
të paqes në botë të ndërmarrë masa tjera të përshtatshme.
Të realizojë bashkëpunimin ndërkombëtar duke zgjidhur problemet ndërkombëtare
të natyrës ekonomike, shoqërore, kulturore dhe humanitare, duke përkrahur dhe
duke zhvilluar respektimin ndaj të drejtave të njeriut dhe ndaj lirisë elementare për
të gjithë, pa marrë parasysh racën, gjininë, gjuhën ose fenë; dhe
Të jetë qendër ku do të harmonizohen qëndrimet e kombeve drejt realizimit të
këtyre qëllimeve të përbashkëta.
Organet kryesore të kësaj Organizate:
Kuvendi i Përgjithshëm,
Këshilli i Sigurimit,
Këshilli Ekonomik dhe Social,
Këshilli i Kujdestarisë,
Gjyqi Ndërkombëtar i të Drejtës dhe
Sekretariati.
Për këtë fushë posaçërisht është i rëndësishëm Këshilli Ekonomik dhe Social
(ECOSOC), i cili shqyrton çështjet ekonomike dhe sociale në botë.
Ky Këshill qëllimet e veta i realizon nëpërmjet komiteteve (Komiteti ekonomik,
Komiteti social, Komiteti koordinues, Komiteti i ndihmës teknike dhe Komiteti i
organizatave joqeveritare), komisioneve (Komisioni i statistikës, Komisioni i
popullsisë, Komisioni social, Komisioni për të drejtat e njeriut, Komisioni për të
drejtat e gruas, Komisioni për mjetet narkotike dhe Komisioni i tregtisë
ndërkombëtare të lëndëve të para) dhe komisioneve ekonomike rajonale (Komisioni
ekonomik për Evropë, Komisioni ekonomik për Amerikë Latine, Komisioni ekonomik
për Azi dhe Lindje të Largme dhe Komisioni ekonomik për Afrikë.
Në nenin 57 të Kartës është paraparë mundësia e themelimit të agjencive të
specializuara të OKB-së.
Mbi kete baze u themelua një numër i madh i agjencive të tilla.
Organizatat ndërkombëtare të themeluara para OKBsë morën statusin e agjencive të
specializuara, kurse ndër të rejat duhet përmendur:
Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe
Zhvillim me afilacionet e veta,
Marrëveshja e Përgjithshme për Dogana dhe Tregtia (Organizata Botërore e
Tregtisë),
Konferenca e KB për Tregti dhe Zhvillim, Organizata Ndërkombëtare për
Ushqim dhe Bujqësi etj.
Agjencitë e Specializuara të KB dhe Organizatat ndërkombëtare financiare
Ideja e formimit të organizatave ndërkombëtare financiare të karakterit universal,
anëtarë të te cilave do të ishin shtete, e të cilat do t’i zgjedhin çështjet e stabilitetit
monetar, është iniciuar në vitet e tridhjeta të Shekullit XX, me daljen në skenë të
krizës së njohur botërore financiare.
Mirëpo, përpjekjet e para nuk kanë pasur sukses.
32. | Dr. Armand Krasniqi
32E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Megjithëse nuk u themeluan organizatat e këtilla ndërkombëtare, ishte themeluar
banka e posaçme, anëtarë të së cilës u bënë bankat qendrore të disa shteteve.
Roli i Organizatave ndërkombëtare finanaciare
Organizatat ndërkombëtare financiare anëtarë të së cilëve janë shtetet, Fondi
Monetar Ndërkombëtar, Banka Ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim ose
Banka Botërore janë themeluar më vonë, në vitin 1944 nën ndikimin e rrethanave
tani më të reja.
Qëllimet themelore të formimit të këtyre institucioneve ndërkombëtare financiare
kanë qenë:
– Afirmimi i stabilitetit financiar;
– Rindërtimi i vendeve të rrënuara në Luftën e Dytë Botërore;
– Zgjerimi i sistemit tregtar me tregti të hapur – lirë dhe me qasje në treg për
të gjitha vendet.
Shkenca e të drejtës biznesore ndërkombëtare, tradicionalisht e studion Fondin
monetar ndërkombëtar (FMN) dhe Banka botërore (BB) si institucione
ndërkombëtare financiare të karakterit universal.
FMN dhe BB kryejnë funksione të ndryshme por komplementare në marrëdhënie
ndërkombëtare financiare.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)
FMN është organizatë ndërkombëtare financiare e karakterit universal me seli në
Uashington.
Kjo organizatë promovon:
– bashkëpunimin monetar ndërkombëtar, përkrah ekspansionin e tregtisë
ndërkombëtare,
– promovon stabilitetin e kursit dhe eviton çrregullimet për shkak të jo
stabilitetit të marrëdhënieve në mes të valutave.
Kontrata mbi themelimin e FMN (1944).
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN)
Është një institucion ndërkombëtar i themeluar më 22 Korrik 1944 në konferencën e
Breton Woods, që sot ka 188 vende anëtare.
Roli i FMN është të nxisë bashkëpunimin monetar ndërkombëtar, të garantojë
qëndrueshmërinë financiare, të lehtësojë shkëmbimet ndërkombëtare, të
kontribojë për një nivel të lartë punësimi, qëndrueshmëri ekonomike dhe ulje të
varfërisë”.
FMN ka për funksion të sigurojë:
Qëndrueshmërinë e sistemit monetar ndërkombëtar,
Të mbështesë bashkëpunimim monetar global dhe rritjen ekonomike, dhe
Menaxhojë krizat monetare dhe financiare.
Për këtë ai u jep kredi vendeve që janë në vështirësi financiare duke vënë si kusht
për organizmat qeveritare të vendit, qëndrueshmërinë e sistemit të tij financiar
(bankat, tregjet financiare) dhe/ose ekuilibrimin e flukseve te shkëmbimeve të
tregëtisë ndërkombëtare me vendet e tjera.
33. | Dr. Armand Krasniqi
33E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
FMN vepron kryesisht duke dhënë hua financiare të kushtëzuara dhe këshillime
vendeve anëtare që ndodhen në vështirësi ekonomike.
Kushtëzimet përfshijne zbatimin e reformave ekonomike që synojnë në mënyrë të
përgjithshme të përmirësojnë menaxhimin e financave publike dhe të arrijnë një
rritje ekonomike të ekulibruar për një periudhë afatgjatë.
Ndërhyrja e Fondit bëhet e domosdoshme në kushtet kur vendi nuk mund të
rimbursojë më kreditorët e vet, ose nuk mund të paguajë shpenzimet e veta të
zakonshme.
Po ashtu FMN mbikëqyrë sistemin monetar dhe financiar botëror si dhe situatën
makroekonomike dhe politikat përkatëse të vendeve anëtare.
Burimet e mjeteve financiare të FMN – së janë depozitimet (derdhjet) – kuotat
(kuotat quhen depozitimet e shteteve anëtare).
Me rregulla të FMN, është paraparë që qëllimi i dhënies së mjeteve të jetë dhënia e
kredive të përkohshme shteteve anëtarë të cilat FMN – së, ia paraqesin vështirësitë
e veta rreth pagesës së importit dhe borxheve të jashtme.
Mirëpo, FMN kushtëzon që ato shtete të pranojnë që të bëjnë reforma të caktuara
të brendshme në mënyrë që ta korrigjojnë debalansin (jo proporcionalitetin) që
është thelbi (esenca) i problemit nga i cili krijohen vështirësitë me pagesa.
Marrëdhënia juridike në mes të FMN – së dhe shtetit anëtar, sipas natyrës juridike
nuk është mënyra punës si kredi klasike.
Fjala është për aranzhmanin financiar i cili shprehet në këmbimin e një mase parash
me një tjetër.
Kur lidhet kontrata e aranzhmanit në mes të FMN – së, në një anë dhe anëtarëve të
tij (shtetit të caktuar) në anën tjetër, anëtari me valutë të vet ne të vërtetë e blen
valutën e fortë nga FMN – ja e pastaj me te, e blen valutën vet.
Në këtë mënyrë shtetit anëtarë valuta e fortë i shërben si balans me të cilën e
paguan mallin ose shërbimet e blera.
BANKA BOTËRORE (BB)
(BB) grupon dy institucione ndërkombëtare:
I. Bankën ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (BIRD) dhe
II. Shoqatën ndërkombëtare të zhvillimit (IDA),
… të krijuara për të luftuar varfërinë duke dhënë ndihma, financime dhe këshilla për
shtetet që janë në vështirësi.
Grupi i Bankës Botërore është në vetvete i përbërë prej pesë institucioneve.
Selia e saj është në Washington.
Presidenti zgjidhet për 5 vjet prej Këshillit të Administratorëve të Bankës, me një
mandat të rinovueshëm.
Sipas një rregulle të pranuar në heshtje, Drejtori i FMN caktohet prej qeverive
evropiane, ndërsa presidenti i BB caktohet prej qeverisë amerikane, meqënëse
Shtetet e Bashkuara janë aksioneri kryesor i BB.
Ajo bën pjesë në institucionet e specializuara të sistemit të Organizatës së Kombeve
të Bashkuara.
34. | Dr. Armand Krasniqi
34E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Ajo është krijuar në 27 dhjetor 1945 me emrin e Bankës ndërkombëtare për
rindërtim dhe zhvillim pas nënshkrimit të marrëveshjes Bretton Woods.
BB ka qënë krijuar fillimisht për të ndihmuar Evropën dhe Japoninë për rindërtimin e
tyre, të nesërmen e luftës së dytë botërore.
Por, me lëvizjen e dekolonializimit të viteve gjashtëdhjetë, ajo fiksoi një objektiv
suplementar, atë të inkurajimit të rritjes ekonomike të vendeve afrikane, aziatike
dhe të Amerikës latine në rrugën e zhvillimit.
Pas viteve 1990 ajo filloi të financojë edhe vendet që sapo dolën nga sistemi
komunist. Shqipëria është bërë anëtare e BB qysh prej 15 tetorit të vitit 1991.
Objektivat e BB kanë ndryshuar në vite.
Kohët e fundit ajo e ka vënë theksin mbi reduktimin e varfërisë.
Ajo favorizon krijimin e ndërrmarjeve shumë të vogla.
Ajo ka mbështetur idenë që uji i pijshëm, edukimi dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë
faktorët kyesorë të rritjes ekonomike dhe kanë filluar të investojnë masivisht në
projekte të tilla.
Në përgjigje të kritikave, sidomos të atyre të bëra nga organizatat jo qeveritare, BB
ka adaptuar një sërë politikash në favor të mbrojtjes së mjedisit dhe të aspekteve të
ndryshme sociale.
Gruopacioni Banka Botërore
Grupacioni Banka Botërore (World Bank Group) ose Banka Botërore, në të vërtetë
është kombinimi i pesë institucioneve të veçanta:
IBRD (Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim);
IDA (Asociacioni ndërkombëtar për zhvillim – International Finance
Corporation);
FIC (Korporata ndërkombëtare financiare – International Finance
Corporation);
MIGA (Agjencioni ndërkombëtar për sigurimin e investimeve – Multilaterals
Investment Guarantee Agency);
CISID (Qendra ndërkombëtare për zgjedhjen e kontesteve financiare –
International center for settiment of investment Disputes).
Me qëllim studimi, shkenca juridike të gjitha këto institucione i ndan në dy grupe.
Grupin e parë e përbëjnë:
Banka ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim (BRRD) dhe
Asociacioni ndërkombëtar për zhvillim (IDA).
Është paraparë që këto të dy institucionet tu japin kredi ndërmarrjeve në pronësi
shtetërore ose ndërmarrjeve private të cilat kanë gananca shtetërore për projekte
dhe programe që kanë të bëjnë më zhvillimin e mëtejmë të tyre.
Grupin e dytë e përbëjnë:
Institucionet tjera (FIC, MIGA dhe CISID)
që kanë për qëllim që çdo njëra në mënyrë të vet të nxisin investime në zhvillimin e
sektorit privat.
Çdo njëra nga këto subjekte ka ne vete subjektivitet të veçantë dhe të gjitha së
bashku e përbejnë Grupacionin e Bankës Botërore ose shkurtë – Banka Botërore
(BB).
35. | Dr. Armand Krasniqi
35E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD)
Është institucioni më i vjetër i Bankës Botërore.
Është themeluar në vitin 1944.
Deri me sot ia ka ndryshuar funksionet.
Pas Luftës së Dytë Botërore ka pasur për qëllim rindërtimin e shteteve të rrënuara
nga lufta.
Më vonë është orientuar në rikonstruimin e vendeve në zhvillim (në koloni të
dikurshme).
Në fillim e ka ndihmuar zhvillimin e sektorit privat por më vonë më shumë është
orientuar në dhënien e kredive sektorëve shtetëror meqë shtetet janë në gjendje të
udhëheqin investimet e mëdha më mirë dhe në mënyrë me efektive se sa subjekte
të tjera.
Në organet e IBRD – së e drejta e vetos së anëtarëve është e lidhur ne raport me
lartësinë (shumën) e deponimeve.
Në mes të Bankës Botërore IBRD dhe Fondit Monetar ndërkombëtar FMN ekzistojnë
ngjashmëri, por edhe dallime.
Ngjashmëritë janë:
anëtarë të te dy organizatave janë shtetet;
të dyja janë institucione me karakter multilateral;
qëllim i tyre është zgjedhja e problemeve ekonomike;
në të dyja vendimmarrja është e bazuar në votim i cili varet nga vëllimi i
pjesëmarrjes (kuotës) në bankë.
Dallimet kanë të bëjnë me:
qëllimin e themelimit dhe me mjetet të cilat realizohen qëllimet e këtyre dy
institucioneve.
IBRD është bankë investuese – ndërmjetësuese në mes të institucionit i cili
blen fletobligacione dhe vendeve në zhvillim të cilat i huazojnë mjetet nga
IBRD – ja.
(FMN) menaxhon me mjete financiare (valuta) të grupuara nga të cilat
anëtarëve të vet u jep shuma të caktuara, por që në rend të parë funksionin
si institucion i cili mbikëqyrë sistemin monetar ndërkombëtar.
IBRD – ja, si bankë investuese ka funksionin financiar multilateral duke u
dhënë kredi vendeve për të cilat, sipas mendimit të tij, i plotësojnë kushtet e
caktuara.
Mjetet për aktivitetin e vet FMN – ja i siguron nga kuotat e anëtarëve të vet.
36. | Dr. Armand Krasniqi
36E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC)
Është formuar në vitin 1956.
Qëllimi i IFC-së është që të siguroj ngritjen e vendeve të zhvilluara me financim të
sektorit privat dhe të jap ndihmë e këshilla shteteve dhe ndërmarrjeve në
bashkëpunim me investitorët privat.
IFC jep huana dhe financon ndërmarrje të ndryshme dhe kështu fiton pjesë të këtyre
ndërmarrjeve.
Këtë e arrin duke dhënë kredia afatgjata sipas kushteve të tregut dhe përfitim të
pjesës (aksioneve) në ndërmarrjet private.
Me rastin e formimit të IFC – së si pjesë e BB është menduar që pjesëmarrja e IFC –
së në projekte konkrete të veprojë si nxitës e investitorëve të tjerë që të hyjnë në atë
projekt.
Agjencioni Multilateral për Sigurinë e Investimeve (MIGA)
Është formuar në vitin 1988 dhe si i tillë është institucioni i fundit i themeluar e që
bënë pjesë në Grupacionin Banka Botërore.
Ky agjencion mbështet investimet direkte në vendet me zhvillim.
Këtë e bënë në atë mënyrë që siguron garanci kundër rrezikut (ndikimit) politik (jo
komercial) i cili do t’i shkaktonte dëm investitorit.
Investitorët, kur sigurojnë mbrojtjen e MIGA – t, janë me të gatshëm për të investuar
në vende të cilat, sipas mendimit të vet investuesit, nuk janë mjaft të sigurta për të
investuar në projekte.
Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhje të Kontesteve Investuese (ICSID)
Është themeluar në vitin 1966 me kontratë ndërkombëtare që të sigurojë një forum
për zgjedhjen e kontesteve në mes investitorëve të huaj dhe të vendit nikoqir –
pritës nëpërmjet ndërmjetësimeve ose arbitrazheve.
Selia e Qendrës është në lokalet e Bankës Ndërkombëtare për Ndërtim dhe Zhvillim.
Kryetari i kësaj banke, sipas pozitës, është edhe Kryetar i Këshillit administrativ të
Qendrës por pa të drejtë vote.
Objektivat e Qendrës janë mundësimi i shtimit të vëllimit të investimeve të huaja
duke themeluar nj arbitrazh të posaçme për zgjedhjen e kontesteve të krijuara me
investime të jashtme.
Qendra zgjedh konteste në mes të investitorëve të huaj dhe shteteve në të cilat
bëhen investime, me kusht që shteti nacionalitetin e të cilit e ka investitori i huaj dhe
shteti në të cilin janë bërë investime, të jenë kontraktuese të Konventës së ICSID-së.
Shtetet nuk janë të obliguara që t’i shfrytëzojnë shërbimet e ICSID-së për procedurë
të pajtimit dhe arbitrazhit, por kur i pranojnë ato, nuk mund të dalin nga procedura
duke u thirrur në imunitet gjyqësor nga ushtrimi i procedurës gjyqësore.
37. | Dr. Armand Krasniqi
37E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Agjencioni Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA)
Është formuar në të njëjtën kohë me IBRD – në dhe është mbështetëse e bankës së
IBRD – së.
Aktivitetin e vet e orienton kah vendet e varfra.
Sipas akteve të themelimit, IDA jep huana pa kamatë dhe bën shërbime të tjera në
vendet e pazhvilluara.
Mjetet ky institucion i merr nga vendet e zhvilluara.
BANKA NDËRKOMBËTARE PËR NIVELIME (BIS)
Banka ndërkombëtare për nivelime (barazime) BIS (Bank for International
Settlement).
Është organizatë ndërkombëtare për avancimin e bashkëpunimit të bankave
qendrore të shteteve dhe iniciativave ndërkombëtare financiare e themeluar në
formë banke ne seli në Bazel.
Anëtarët e kësaj banke janë bankat qendrore të shteteve të ndryshme. Për këtë
thuhet se BIS – i është “klubi” i bankave qendrore. Këto banka i kanë 86% të kapitalit
të BIS – it.
Pjesën tjetër e posedojnë aksionarët privat të cilët nuk kanë të drejtë të asistojnë e
as të votojnë në kuvendet e BIS – it.
BIS është themeluar në Konferencën e Hagës në vitin 1930 me qëllim të kryerjes
(ekzekutimit) më të lehtë të reperacionave (dëmshpërblimeve) gjermane pas Luftës
së Parë Botërore.
Qëllimet të tjera kanë qenë paraqitja e bankës si bankë qendrore e anëtarëve të vet
dhe promovimi i bashkëpunimit të bankës qendrore të shteteve.
Misioni themelor i BIS – it ka përfunduar pas Luftës së Dytë Botërore.
Në konferencën e Bretton Woods – it në vitin 1944, kur edhe është themeluar FMN
dhe BB, është shqyrtuar likuidimi i BIS – it.
Mirëpo, në vend të ndërprerjes së veprimtarisë si i këtillë, ka fituar funksione të reja.
Funksionet e BIS-it janë:
Bashkëpunimi ndërkombëtar monetar dhe financiar. Bankat Qëndrore janë anëtare
të BIS – it dhe takohen çdo muaj për të shqyrtuar çështje më rëndësi për politikën
bankare dhe ekonomike;
Ofron shërbime të llojllojshme për bankat qëndrore në menaxhimin e rezervave të
tyre të jashtme dhe paraqitje në cilësinë e përfaqësuesit për lehtësime në aplikimin e
kontratave ndërkombëtare;
Themelon trupa (komitete, organe) të veçanta të cilat kanë formuluar standarde të
procedurave bankare në fusha (lëmë) të ndryshme.
– Më i rëndësishmi është Komiteti për Monitorim (Mbikëqyrje) i formuar në
vitin 1974 i njohur si Komiteti i Bazelit.
– Ai formulon standarde të pranueshme të veprimtarisë ndërkombëtare
bankare. Në tërë botën bankat i aplikojnë standardet e sjelljes dhe
udhëzuesit të cilët i ka hartuar Komiteti.
38. | Dr. Armand Krasniqi
38E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
ORGANIZATA E USHQIMIT DHE BUJQËSISË (FAO)
Është një agjenci e specializuar e K.B. që çon në përpjekjet ndërkombëtare për të
mundur urinë.
Shërbyes janë vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim.
FAO vepron si një forum neutral ku të gjithë vendet takohen si të barabartë për të
negociuar marrëveshje dhe debat politik.
FAO është gjithashtu një burim i dijes dhe informacionit, si dhe ndihmon vendet në
zhvillim dhe vendet në tranzicion për përmirësimin dhe modernizimin e bujqësisë,
pylltarisë dhe peshkimit, duke siguruar "ushqime të mira" dhe "sigurinë ushqimore"
për të gjithë.
FAO është themeluar më 16 tetor 1945, në Quebec City, Quebec, Kanada.
Në vitin 1951, selinë e saj u zhvendos nga Washington, DC, Shtetet e Bashkuara në
Romë, Itali.
Agjencia drejtohet nga Konferenca e Kombeve Anëtare, e cila mblidhet çdo dy vjet
për të shqyrtuar punën e kryer nga organizata dhe të miratojë një Program të Punës
dhe të Buxhetit për periudhën e ardhshme dy-vjeçare.
Konferenca zgjedh një këshill prej 49 shteteve anëtare (që shërbejnë një periudhë
tre-vjeçare me rotacion) që vepron si një organ i përkohshëm qeverisës, gjithashtu
zgjidhet edhe Drejtorit i përgjithshëm, që drejton agjencinë.
ORGANIZATA E AVIACIONIT CIVIL NDËRKOMBËTAR (ICAO)
Organizata e Aviacionit Civil Ndërkombetar (The International Civil Aviation
Organization “ICAO”), kodifikon principet dhe teknikat e navigimit ajror
ndërkombëtar dhe kujdeset për planifikimin dhe zhvillimin e transportit
ndërkombëtar për të bërë një rritje të sigurtë dhe të rregullt të këtij transporti.
Zyrat qëndrore janë të lokalizuara në Quartier International of Montreal, Canada.
Këshilli i ICAO adopton standartet dhe praktikat e rekomanduara që i përkasin
navigimit ajror, parandalon ndërhyrjet e paligjshme gjatë këtij procesi dhe ndihmon
në procedurat e kalimit të kufijve për aviacionin civil ndërkombëtar.
Gjithashtu ICAO përcakton protokolet që i përkasin hetimeve të aksidenteve ajrore
të ndjekura nga autoritetet për sigurinë ajrore në shtetet që kanë firmosur
Konventën e Aviacionit Civil qe ndryshe njihet si Konventa e Chigago-s.
Pikërisht ICAO i ka dhënë aeroportit të Kukësit kodin “LAKU” dhe e ka përcaktuar atë
si aeroport të klasit C.
Me 12 maj të vitit 1990, ICAO adoptoi skemën e asaj kohe për klasifikimin e
hapësirave ajrore.
Klasat janë të përcaktuara saktë përsa i përket rregullave të fluturimit dhe
bashkëveprimit ndërmjet aeroplanit dhe Kontrollit të Trafikut Ajror (Air Traffic
Control “ATC”).
Ndarja: Duke mbajtur një distancë minimale ndërmjet dy aeroplanëve ose ndërmjet
aeroplanit me terrenin për të evituar përplasjet, normalisht duke i kërkuar aeroplanit
që të fluturojë në nivele të caktuara, duke i drejtuar në drejtime të tjera, ose duke
menaxhuar shpejtësinë e fluturimit.
39. | Dr. Armand Krasniqi
39E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
Leje për të vepruar: Leja e dhënë nga Kontrolli i Trafikut Ajror (ATC) për një aeroplan
për të proceduar sipas rregullave që përmban kjo e fundit.
Informacioni i Trafikut: Informacion që jepet nga Kontrolli i Trafikut Ajror.
Organizata Botërore e Punës (ILO)
ILO është formuar pas Luftës së Parë Botërore në kuadër të ligës së popujve.
Pas Lufës II Botërore fiton statusin e instutucionit të OKB-së me seli në Gjenevë.
Qëllimi i org. është që me marrëveshje ndërkombëtare të sigurojë kushte më të mira
të punës dhe pozitë më të mirë të punëtorëve.
Organi më i lartë i saj është konferenca e përgjithshme e cila bjen rekomandime:
bashkimin e lirë në sindikata, kohëzgjatja e punës dhe caktimin e mëditjeve
minimale, mbrojtja e grave në punë dhe pengimi i punës së fëmijëve të mitur, të
drejta në pushim dhe mbrojtje shëndetësore.
Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO)
Organizata Ndërkombëtare Detare (International Maritime Organization - IMO)
është Kombet e Bashkuara janë përgjegjëse për sigurinë e lundrimit detar dhe
parandalimin e ndotjes detare nga anijet, një agjenci e specializuar, me seli në
Londër.
Organizata u themelua në 6 janar 1959, e njohur dikur si "organizatë ndërqeveritare
Konsultativ Detare", në maj 1982 për emrin e tij të tashme, deri në tetor të vitit
2006, më shumë se 167 anëtarë të plotë.
IMO (Organizata Ndërkombëtare Detare - IMO) është e Kombeve të Bashkuara
përgjegjës për sigurinë e lundrimit detar dhe parandalimin e ndotjes detare nga
anijet,
Një agjenci e specializuar, Organizata Ndërkombëtare Detare është një Qeveritë
kontribuar dhe industrisë kombëtare të anijeve për të përmirësuar sigurinë detare
dhe parandalimin e ndotjes detare detar dhe bashkëpunimi teknik në organizatat
ndërkombëtare.
Me seli në Londër. Organizata u themelua në 6 janar 1959, e njohur dikur si
"organizatë ndërqeveritare Konsultativ Detare", në maj 1982 për emrin e tij të
tashme, ekzistuese 170 anëtarë të plotë dhe tre anëtarë të asociuar. (Shtator 2012
ORGANIZATA BOTËRORE PËR PRONËSI INTELEKTUALE
Organizata Botërore për mbrojtjen e pronës intelektuale = World intellectual
Property Organization mbron të drejtat e krijuesve në tërë botën- të drejtën e
autorit. Duke siguruar stabilitetin e tregut për tregti me prodhime intelektuale, WIPO
e avancon tregtinë e këtillë ndërkombëtare.
– Kujdeset për më se njëzetenjë kontrata multilaterale të cilat e rregullojnë
aspektin juridik dhe administrativ të pronës intelektuale. Kryesisht i ushtron
këto veprimtari;
– I unifikon rregullat e legjislacioneve nacionale mbi pronën intelektuale;
– Ofron shërbime për mbrojtje ndërkombëtare të pronës intelektuale;
– Këmben informacione dhe ofron ndihmë në këtë lëmi për vendet në zhvillim;
– Lehtëson zgjedhjen e kontesteve rreth kësaj pune nëpërmes qendrës së vetë
të veçantë të arbitrazhit;
40. | Dr. Armand Krasniqi
40E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
– Angazhohet në drejtim të zhvillimit të teknologjisë informative e cila
mundëson mbajtjen dhe shfrytëzimin e të dhënave mbi pronën intelektuale.
ORGANIZATA NDËRKOMBËTARE E TURIZMIT
Turizmi është praktika, veprimi i marrë nga ata që udhëtojnë apo vizitojnë vende me
qëllim zbavitjeje, njohurie dhe mësimi;
Sipas definicionit te Organizatës Botërore të Turizmit (World Tourism Organization,
një nga departamentet e Kombeve te Bashkuara), turist quhet gjithkush që udhëton
në vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën aktuale, jashtë ambientit të
përditshëm personal, për një periudhë prej minimumi një nate por jo më gjatë se sa
një vit dhe qëllimi i tij i zakonshëm të mos jetë asnjë lloj veprimtarie nga e cila të
përfitojë ekonomikisht.
Në këtë term përfshihen të gjithë ata që udhëtojnë për: dëfrim, pushim dhe çlodhje;
për të vizituar miq dhe të afërm; për motive pune dhe profesionale, për motive
shëndeti, besimi/pelegrinazhi dhe tjetër.
41. | Dr. Armand Krasniqi
41E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
PJESA E DYTË E LIGJËRATAVE
42. | Dr. Armand Krasniqi
42E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
ORGANIZATA BOTËRORE E TREGTISË (OBT)
është organizata e parë e strukturuar ndërkombëtare, përgjegjëse për mbikëqyrjen e
marrëdhënieve tregtare globale
është krijuar me Marrëveshjen e Marrakeshit ne vitin 1995, e cila ofron një kornize
multilaterale dhe trajton rregullat e tregtisë midis vendeve ne bote.
OBT-ja shërben për lehtësimin e lidhjeve te marrëveshjeve ndërkombëtare tregtare,
zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare pranë organit te posaçëm dhe mbikëqyrjen e
politikes tregtare te vendeve anëtare, me synimin e ndërtimit te një sistemi unik te
tregtisë botërore ku te gjithë ekonomitë se bashku do te jene ne kuadër te një
institucioni dhe do t’i nënshtrohen rregullave te përbashkëta tregtare.
Ne kuadër te OBT-se, përfaqësohen ekonomi te ndryshme, prej aktoreve global
ekonomik gjegjësisht ekonomive te zhvilluara, atyre ne zhvillim si dhe vendeve me
pak te zhvilluara.
Sot, shumica e shteteve janë anëtar te OBT-së (157 anëtar deri ne vitin 2013) deri sa
pjesa tjetër e shteteve janë ne faza te ndryshme te procesit te anëtarësimit apo e
kane statusin e vëzhguesit dhe vetëm një numër i vogël duhet te vendosin për hapin
e anëtarësimit ne OBT.
Qeveritë qe synojnë anëtarësimin duhet te kalojnë neper një proces te gjatë ku
përfshihen negociata komplekse dhe pranim te marrëveshjeve detyruese.
Arsyeja e ekzistimit te procesit te anëtarësimit ndërlidhet me natyrën e vet OBT-se, e
cila është organizate kontraktuale dhe anëtaret janë te varur nga rregullat e
përcaktuara me marrëveshjet ndërmjet tyre si dhe angazhimet e tyre individuale ne
qasjen e tregut.
Arsyet pse vendet synojnë anëtarësimin ne ketë mekanizëm tregtar mund te
shikohen nga këndvështrime te ndryshme,
mirëpo para se gjithash ndërlidhen me misionin e saj qe është nxitja e tregtisë së lirë,
harmonizimi i politikave tregtare, paraqet vend apo forum për negocimin e
marrëveshjeve dhe te njëjtën kohe edhe mekanizëm funksional për zgjidhjen e
mosmarrëveshjeve tregtare.
Kosova dhe OBT – ja
Kosova si shteti i ri, detyrimisht ne një te ardhme te afërt duhet te aplikoi për
anëtarësim dhe te jete pjese e kësaj familje te madhe, e cila e promovon tregtinë
dhe rregullat ne baze te cilat duhet te sillen vendet anëtare.
Te gjithë janë te vetëdijshëm se rruga drejt anëtarësimi është e komplikuar dhe
përfshin shume aspekte si dhe ka shume kërkesa për tu plotësuar, pasi çdo pranim
është negociate ne mes te qeverise qe aplikon dhe vendeve anëtare te OBT-se,
43. | Dr. Armand Krasniqi
43E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
andaj negocimi varet nga natyra e çështjeve dhe përfshin negociata bilaterale,
plurilaterale dhe multilaterale
Roli aktual i OBT-së në tregtinë botërore
OBT paraqet një trup institucional i bazuar ne rregulla dhe dispozita përkatëse ligjore
OBT sot ne botë llogaritet te jete një nder organizatat me te përsosura dhe me te
organizuara ne kuptim te mënyrës se udhëheqjes se saj, funksionimit, zbatimit te
marrëveshjeve dhe vendimeve te saja nga vendet anëtare
OBT – ne, duke e dalluar nga GATT-i e cila ishte marrëveshje multilaterale, semi-
instituticionale dhe funksiononte ne baze te dispozitave provizionale me te cilat janë
pajtuar shtetet.
OBT-ja mbështetet ne marrëveshjet e arritura tregtare ne baze te se cilave qeveritë
pranojnë koncesionet për liberalizim te tregut, te cilat ne te ardhmen ne një mase
kufizojnë politika e brendshme.
Kjo organizate sot paraqet faktor kyç ne ndihmën dhe lehtësimin e reformave për
liberalizimin e tregut te cilat mundësojnë zhvillimin e konkurrencës, produktivitetit
dhe rritjes ekonomike.
Një nder arsyet kryesore pse OBT është me e rëndësishme se GATT-i, është pikërisht
zgjerimi i rolit te tregtisë ne nivel kombëtar dhe global.
Anëtarësimi ne OBT ne veçanti është i rëndësishëm për vendet qe janë ne procesin e
kalimit nga një ekonomi e planifikuar dhe e centralizuar ne atë te tregut te lire,
meqenëse mund te zbatojnë programet dhe masat e nevojshme për një tranzicion te
suksesshëm.
Hapja e tregut te një vendi ndaj ekonomisë globale nënkupton kyçje ne rrjedhat
ekonomike botërore, respektimin e rregullave tregtare, zbatimin e politikave
tregtare ne pajtim me marrëveshjet e OBT-se, ndërtimin e interesave te përbashkëta
me vendet anëtare, te gjitha këto parakushte për krijimin e një klime stabile tregtare
dhe bërjen e një vendi atraktiv për rritje te investimeve dhe rritjes se sigurisë.
Përfitimet nga liberalizimi i tregut mund te shikohen ne aspektin e përfitimeve nga
ana e kompanive tregtare mirëpo edhe ne aspektin e përfitimeve për blerësit.
Reduktimi i normave tarifore dhe heqja e barrierave tregtare manifestohet me
importimin e një laramani te produkteve, nga te cilat përfitojnë konsumatorët ne
kuptim te cilësisë dhe çmimeve te volitshme.
Importi i produkteve nënkupton konkurrence te tregut i cili shërben si katalizator për
nxitjen e prodhuesve vendor ne ngritje te produktivitetit dhe plasimit te një
prodhimi sa me konkurrues ne treg.
Zgjedhja e kontesteve tregtare ne kuadër te OBT-se është një nder përparësitë me te
mëdha te OBT-se, dhe si i tille është unik ne organizatat e karakterit ndërkombëtare
44. | Dr. Armand Krasniqi
44E Drejta Biznesore Ndërkombëtare
OBT-ja duhet te shikohet si kushtetutë qe qeveris me tregtinë botërore dhe imponon
nivele te ndryshme te kufizimeve për shtetet anëtare.
Marrëveshjet ligjore te OBT janë te përbëra nga me shume se:
gjashtëdhjetë marrëveshje,
anekse dhe
vendime.
Shumica e këtyre janë si rezultat i Rundës se Uruguait ku janë negociuar
marrëveshjet multilaterale te cilat mund te klasifikohen ne gjashte grupe kryesore
Marrëveshja ombrelle për themelimin e OBT-se si rezultat i negociatave te Uruguait;
Marrëveshjet për tri fushat kryesore te tregtisë (mallrat, shërbimet dhe pronësinë
intelektuale);
Organi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe
Rregullat për rishikimin e politikave tregtare te qeverise.
Marrëveshjet për dy fushat me te gjera,
I. Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tregtinë me Mallra (GATT) dhe
II. Marrëveshja e Përgjithshme mbi Tregtinë ne Shërbime (GATS)
ndajnë një kornize te përbashkët pasi qe bazohen ne parimet e përgjithshme, pastaj
hyn marrëveshjet e veçanta dhe anekset qe trajtojnë kërkesat specifike për sektor te
veçante, dhe ne fund lista e angazhimeve te marra nga vendet për liberalizimin dhe
qasjen ne treg.
Parimet e OBT-së
Tregeti pa kurrefare diskriminimi
Transparenca
Tregetia e lire
Prediktabiliteti
Nxitja e zhvillimit dhe reformave ekonomike
Afirmimi dhe promovimi i konkurrences lojale
Funksionet e OBT-së:
• Administrimi, dhe avancimi i objektivave të marrëveshjeve tregtare- biznesore;
• Përfaqesimi i formimit për negociata të anëtarëve të OBT-së, lidhur me
marrëdhëniet e tyre biznesore;
• Administrimi i procedurave me zgjidhjen sa më efikase dhe korrekte të kontesteve,
në bazë të ujdisë mbi procedurat dhe rregullat;
• Administrimi i mekanizmave të hulumtimit dhe analizës së politikave biznesore-
tregtare;
• Bashkëpunimi me fondin monetar ndërkombëtar dhe me Bankën për rikonstruktim
dhe zhvillim, në arritjen e koherencës sa më të madhe në krijimin e politikës
ekonomike globale.