SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  31
PUNIM
Tema:INVESTIMET E JASHTME DHE
ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

KANDIDATJA:

MENTORI:

FITORE ZEQIRI

2
PËRMBAJTJA

I.Hyrje ..................................................................................................................................3
Qëllimi i punimit..........................................................................................................4
Metodat e hulumtimit...................................................................................................... 5
Përmbajtja e punimit......................................................................................................6
II.Investime në Kosovë dhe rëndesi e tyre........................................................................7
Fillimi i angazhimit të investimeve......................................................................... …
…7
Rëndesia e investimeve...................................................................................... … ……9
…
III. Prejardhja gjeografike e -ve........................................................................................11
3.1. Disa të dhëna të përgjithshme mbi kompanit e huaja në Kosovë.................14
3.2. Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve.................................................16
IV. Kufizimet dhe pengesat për investimeve në Kosovë...................................................18
4.1.Disa faktor të përgjithshem lidhur me gjeografin e Kosovës,
kufizimet dhe pengesat për investimeve ............................................................18
4.2.Financimi dhe shërbimet publike...................................................................21
V.Politikat e nxitjes së investimeve....................................................................................23
5.1.Masat që duhet ndërmarr për ndertimin e një mjedisi
miqësor për afarizmin dhe investimet..................................................................23
5.2. Promovimi në funksion të IJD-ve.................................................................28
VI. Përfundime ..................................................................................................................30
VII. Rekomandime ............................................................................................................31
VIII.Bibliografi ..................................................................................................................34

3
I.HYRJE

Investimet janë bazë shume e forte per zhvillimin ekonomik te cilit do shtetë, e veqmas
shteteve ne tranzicion siqë ështe Kosova. Investimet e huaja direkte paraqesin mënyrën më
efektive për të krijuar vende të reja të punës në Kosovë dhe për t'i krijuar parakushtet për rritje të
qëndrueshme ekonomike në të ardhmen. Kosova ka potencial të madh për tu bërë vend i pëlqyer
për investime të huaja direkte si dhe të tërheq kapital, informacione dhe teknologji.
Kosova eshtë në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar politika zhvillimore dhe masa
të tjera të rëndësishme për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm të biznesit dhe klimë sa
më të favorshme investive. Në të gjitha këto përpjekje janë

bashkë institucionet vendore

me komunitetin ndërkombëtar dhe agjencitë donatore si në ngritje të kapacitete njerëzore po
ashtu edhe në financim dhe bashkë financim të projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me
krijimin

e bazës për

avancimin e prodhimtarisë së produkteve kosovare në bazë të

standardeve evropiane dhe rritjes së konkurrueshmërisë së tyre jo vetëm në tregun regjional por
edhe më gjerë.

4
1.1 Qëllimi i punimit
Qëllimet e këtij punimi janë që të informojnë të gjithë ata të cilët deshirojnë të
investojnë në Kosovë, me motivet dhe kufizimet për investime, kualitetin e fuqisë puntore,
politikat tatimore, poziten gjeografike, resurset humane dhe resurset natyrore e të tjera. Punimi
gjithashtu ofron informacione për investimet e jashtme të drejtëpërdrejta të cilat janë bërë në
Kosovë, dhe gjendjen e tyre.
Sot institucionet kosovare jane duke i kushtuar nje rendsi te veqant investimeve duke
themeluar Agjencin për Promovimin e Investimeve në mënyre që sa me shumë ti informojn
investitoret

per klimen e favorshme që zoteron

në Kosovë dhe dobin që kanë nëse

investojn ne nje treg të tillë.

1.2 Metodat e hulumtimit
Metodat shkencore, që janë aplikuar gjatë hartimit të

këtij punimi janë të përcaktuera

nga vetë qëllimi i hulumtimit. Në hartimin e këtij punimi, aplikim të veqant zënë metoda
e analizës matematikore-statistikore. Metodat krahasuese dhe historike janë aplikuar me
krahasimin e investimeve të të bëra në vendet e rajonit në periudha të caktuara. Këto metoda janë
aplikuar në trajtimin e lidhshmëris aplikim- rezultat.
Gjatë hartimit të këtij punimi është shfrytezyar literatura shkencore e një spektri të gjërë që ka
të bëj me

fushën e këtij punimi. Po

ashtu, janë shfrytëzyar edhe studimet e instituteve

kërkimore-shkencore, raportet vjetore te institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombtare
si dhe te dhënat e publikuara në internet.

1.3 Përmbajtja e punimit
Punimi do të trajtoj qështje që kanë te bëjne me investimet e jashtme direkte të cilat
jane bere në Kosovë viteve të fundit. Ne këtë punim do te tregojm per rendsin e investimeve
në

momentet

aktuale

ne

Kosovë,

për

faktoret

kufizues te

këtyre investimeve, për

faktoret motivues të cilet i shtytin me se shumti investitoret e jashtem te gjejnë tregune tyre ne
Kosovë.
Ne punim do të përmendim disa biznese te cilat janë me kapital te huaj dhe te perzier,
ku do të tregojm per sfidat dhe dilemat e tyre, këtu do te përshkruajm tregun e tyre, motivet e
tyre për te vazhduar më tutje ne tregun e Kosovës etj.

5
INVESTIMET NË KOSOVË DHE RËNDËSIA E TYRE

2.1 Fillimi i angazhimit të Investimeve
Ekonomia e Kosovës karakterizohet me nivel të ulët të prodhimit industrial, nivel të ulët
të investimeve, eksport jo signifikant, dhe nivel të lartë të papunësisë. Përveç kësaj, Kosova
ende nuk është këndellur nga recesioni fillestar transformues; pas 1999, Kosova ka qenë jostabile
në mënyrë konstante në aspektin ekonomik dhe politik; rritja e GDP-së është kryesisht rezultat i
donacioneve dhe dërgesave nga jashtë e jo rezultat i ndonjë aktiviteti ekonomik.
Menjëherë pas luftës, në fazën emergjente të rindërtimit të Kosovës frekuentimi i
vizitave të afaristëve dhe investitorëve potencial ishte mjaft i madh. Vështrimi i situtës dhe
trendeve te përgjithshme dhe të ringjalljes ekonomike dhe mundësive për të zhvilluar
biznest e tyre në punët emergjente për evitimin opasojave të luftës , kryesisht furnizimi me
materiale ndërtimi dhe artikuj të konsumit të gjërë dhe angazhimi në punët ndërtimore ishte
motivi kryesor. Hulumtimi i mundësive potenciale për aktivitete më serioze afariste siç janë IJD
ishte një motiv shtesë. Kontakte intesive ka pasur sidomos me pjesëtarë të Diasporës Kosovare
e cila pas shumë viteve ishte në pozitë të njifet me rrethanat e reja politike dhe ekonomike, dhe
vizionet lidhur me krijimin e një partneriteti me fimrat e vendit.
Fatkeqësisht këto vizita dhe iniciativa e gjetën Kosovën në një situatë të papregatitur për
t’iu përgjegjur këtij interesimi: Mungesa e institutcioneve, mungesa e infstrukturës ligjiore dhe
autoriteteve për komunikim në administratën publike, vështirësitë e mëdha në sherbimet publike,
mungesa e sistemit financiar e në atë kohë sidomos mosekzistenca e bankave kanë pasur një
ndikim të shprehur dekurajues.
Duke marrë para sysh kushtet ekzistuese, investimet do të duhej të luanin rol vendimtar
në rritjen ekonomike duke ristrukturuar dhe rritur aftësinë konkuruese të industrive
vendore. Duke sjellur resurse siç janë kapitali shtesë, know-how teknologjik dhe menaxherial,
qasje në tregje globale, rajonale dhe sidomos tregun vendor, investimet rrisin
dhe

shtojnë

eksportin.

Për

më

tepër,

investimet

mund

produktivitetin

të shndërrohen në mundësi

punësimi, konkurencë më të madhe vendore dhe depërtim të prodhuesve lokalë në tregjet e
huaja. Një punim i vonë i EC-së flet mbi rolin e investimet në ristrukturimin ekonomik të
vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tyre,
parasysh nivelin ende të ulët të BPV-së për kokë banori, një aspekt vendimtar i çfarëdo
strategjie të rritjes për Ballkanin Perëndimor është kapaciteti për të tërhequr investimet.
Investimet do të vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm i financimit të deficitit të madh
tregtar si atij të pagesave, poashtu në dritën e zvogëlimit të asistencës së huaj për vitet që do të
vijnë dhe të nevojave në rritje për import.
Duke marrë para sysh potencialin e vogël investues vendorë, është e nevojshme të

6
orientohen përpjekjet institucionale drejt politikave për tërheqjen e investimet, me qëllim të
zhvillimit të ekonomisë.
Shumë përmirësime janë

sygjeruar por nuk janë realizuar; siç janë ato mbi

kushtet e sigurisë, sundimi i ligjit, korniza ligjore, privatizimi, politika tatimore, sistemi bankar,
planifikimi hapësinor etj. Pastaj, krijimi i lidhjeve më të forta me diasporën kosovare si një
investitor potencial, si dhe krijimi i një trupi koordinues në kuadër të Qeverisë për efikasitet më
të madh në aktivitet promovuese.
Mirëpo, për fat të mirë ka shenja të determinimit më të fortë për arritje n e
progresit në këtë fushë. Një nga “Standardet për Kosovën” në kuadër të kapitullit mbi
“Ekonominë” pohon se për 16 muajt e ardhshëm sfidat kryesore janë zhvillimi i mëtutjeshëm i
kornizës ligjore dhe asaj institucionale dhe zbatimi i tyre, tërheqja e investimeve dhe tejkalimi i
deficitit struktural të ekonomisë së Kosovës. Sipas dokumentit, standardet për Kosovën nuk
përbëjnë një plan të hollësishëm ekonomik për Kosovën, por më tepër përcaktojnë prioritetet në
fushat kyçe për përmirësime dhe konsolidim të bazës ligjore dhe institucionale për rritje
ekonomike të qëndrueshme. Është shumë e rëndësishme që politika mbi investimet është
pranuar si vendimtare për zhvillimet e mëtutjeshme ekonomike të Kosovës siç është prioritizuar
në vendet tjera të rajonit të EJL-e dhe në vendet tjera.

2.2 Rëndësia e investimeve

Investimet

kanë një rëndësi të pasaçme dhe specifike për Kosovën duke pasur parasysh

kushtet në të cilat duhet te realizohet zhvillimi ekonomik. Situata specifike e Kosovës në këtë
aspekt ka të bëjë sidomos me:
• Asistenca e jashtme financiare në formë të donacioneve për investimet kapitale
parashihet të zvogëlohet në mënyrë të ndieshme,
• Sistemi i Bankave në Kosovë ende nuk është i aftësuar për livrimin e kredive
aftagjate dhe në vëllim më të madh për të mbështetur investime me serioze,
• Mungesa e tregut financiar dhe tregut të letrave me vlerë,
• Zbatimi i procesit të privatizimiti në bazë të rregullorës mbi AKM synon të tërheq
investitor të jashtëm,
• Dergesat financiare – remitancat, nga emigrantet Kosovar në Europën Perendimore dhe
SHBA pritet të zvogëlohen në kushtet kur shumë Kosovar po tërheqin familjet
e tyre në vendet ku janë vendosur,
• Nevojat e mëdha për investime në infrastrukturën publike dhe në sektoret e tjerë
për krijimin e vendeve të punës dhe përballimin e problemit të papunësisë,
• Niveli i papunësisë i lartë.

7
Duke pasur parasysh këto fakte është e qartë se Kosova ballfaqohet me burime të
reduktura për financimin e investimve, në kushtet kur domosdo përballet me presionin dhe
nevojen imanentepër të zgjidhur problemin e papaunësisë (norma e vlerësuar e papunësisë
45-50%) dhe përmisuar infrastrukturën publike. Gjendja aktuale në sektorin e energjetikës,
telekomunikimeve dhe transportit rrugor mund të konsiderohet si faktorë limitues në zhvillim që
tani.
1

Aktiviteti investues i bizneseve private në periudhen e pasluftës ka gjeneruar rritje

të konsiderushme ekonomike dhe të punësimit, por që tani vërehen shenja të recesionit në
kuptim të rënies së vëllimit të qarkullimit mesatare për një ndërmarrje dhe rritjes së punësimit. 1
Në këto kushte, krijuesit e politikave ekonomike sfidohen me nevojen e nxitjes
së investimeve të reja. Prandej krijimi një ambienti miqësor afarist dhe ambientit adekuat
institucional për tërheqjen e investimeve të jashtme direkte imponohet si një nga prioritetet më
tërëndësishme të politikave ekonomike dhe reformës ekonomike. Është e kuptueshme se vetëm
investimet nga jasht apo brenda nuk mund t’i shpejtojnë aktivitetet mëse të domsodoshme
investuese. Synimi duhet të jetë që ato tëbëhen një burim i rëndësishëm dhe komplementar
me burimet e tjera të financimit.
Përvoja e zhvillimit ekonomik në dekadat e fundit e sidomos kur është fjala për vendet
në zhvillim ka vënë në pah se investimet, konsiderohen të rendësishme për shkak të efekteve të
tyre të shumëanshme pozitive e sidomos për shkak se:
• Është konstatuar një lidhje pozitive midis investimeve dhe rritjes së Bruto Produktit të Vendit,
në saje të rritjes së mundësive eksportuese dhe efekteve stimuluese në bizneset lokale dhe
përmirësim të konkurrencës,
• Investimet sigurojnë efekte më të mira për zhvillim të qëndrueshem se sa huatë në formë
të kredive, për shkak të involvimit direkt të investuesit në menaxhmet dhe reduktimit të
ngarkesës me borgje,
• Nxitjes së zhvillimit social dhe zhvillimit të kapitalit human në saje të transferit
teknologjik, dijeve të reja dhe trajnimit,
• Efekte pozitive ne buxhet: rritjes së të ardhurave buxhetore që vjen si rezultat i rritjes
së taksave dhe zvoglimit të nevojes së subvencioneve për shërbimet publike.

Është e qartë së për të gjitha këto arësye, në Kosovë nevojitet një politikë aktive që do
të përmirësonte promovimin e mundësive të bashkëpunimit me investitorët e jashtëm,
rritjen e aftësive konkurruese në tregun e Investimeve dhe, rritjen e aftësive absorbuese për
partneritet dhe inevstime të përbashkëta. Ne shumicen e vendëve në tranzicion siqë është edhe
Kosova depërtimi i kapitalit të huaj kryesisht po realizohet përmes procesit të privatizimit,
1

Riinves Anketa e NVM1999,2000,2002

8
ndërsa pjesmarrja e e investimeve të reja,“ GREENFIELD“ është shumë e vogël.

III. PREJARDHJE GJEOGRAFIKE E
INVESTIMEVE NË KOSOVË

Rrethë përcaktimit të të dhënave totale të Investimeve të

në Kosovë nuk ka

përveq parashikimeve te Fondit Monetar Nderkombtarë.
Është një nevojë urgjente krijimi i një bazë e të dhënave për indikatorët makroekonomik, sepse
mungesa e të dhënave zyrtare po i pengon në masë të madhe analizat makroekonomike. Sa i
përket të dhënave për investime, ne mendojmë se BQK-ja duhet të involvohet në mbledhjen e
këtyre të dhënave njësoj siç veprohet në vendet tjera, ku Banka Qëndrore i mbledh këto të
dhëna, sygjerim ky që është dhënë edhe nga FMN-ja (2004). Regjistri i Biznese i MTI-së
ofron të dhëna vetëm për numrin e kompanive të huaja të regjistruara – me kapital plotësisht
të huaj apo me të përzier – i cili regjistër gjithashtu ofron disa të dhëna për origjinën e
investimeve. Këto të dhëna kanë disa të meta serioze, kështu që indikatorët e nxjerrë nga këto
të dhëna duhet të interpretohen me kujdes.

Tabela nr.1
Regjionet
EJL
BE
EQL
SHBA
Tjetër
Të përzier
Gjithsej

Prejardhja e INVESTIME-ve në Kosovë sipas regjioneve
Nr. I ndermarrjeve

Pjesmarrja në %
280
111
37
11
145
9
593

47.2
18.7
6.2
1.9
24.5
1.5
100

Burimi: Raport vjetor i MTI-së, me 15 prill 2004

9
Tabela nr.2.
Vendet
Maqedonia
SMZ
Turqia
Shqipëria
Kina
Gjermania
Sllovenia
Italia
Zvicra
Kroacia
Austria
SHBA
Tjetër
Gjithsej

Prejardhja e investimeve në Kosovë sipas vendeve
Nr. I ndërmarrjeve
99
96
71
58
49
33
33
22
13
11
10
10
88
593

Pjesmarrja në %
16.7
16.2
12
9.8
8.3
5.6
5.6
3.7
2.2
1.9
1.7
1.7
14.8
100

Burimi: MTI – Registri i bizneseve (2004)
Mund të konkludohet lehtë se Kosova nuk është një vend atraktiv për IJD.Kështu që,
pavarësisht prej mungesës së të dhënave, në Kosovë nuk ka investime të mëdha. Prejardhja e
IJD-ve në Kosovë është shumë indikative; mund të shihet se bëhet fjalë për investime të vogla.
Sa i përket prejardhjes së IJD-ve në Kosovë bazuar në numrin e kompanive të huaja të
regjistruara, prijnë vendet nga EJL; Turqia është vendi i tretë dhe Kina vendi i pestë. Në
përgjithsësi këto firma janë dyqane të vogla d he disa firma të tjera. Megjithëse ka pak IJD
në Kosovë, firmat e tilla nuk janë të integruara sa duhet me ekonominë lokale. Janë themeluar
shumë pak lidhje prapavajtëse. Në mungesë të këtyre lidhjeve, efekti multiplikativ në
ekonominë lokale do të jetë minimal .
Diaspora kosovare konsiderohet si burimi më potencial për IJD në Kosovë. Ne kemi provuar të
masim/vlerësojmë se deri në çfarë mase diaspora është prezente në Kosovë por rezultate janë të
kufizuara. Kjo për arsye se në regjistrin e bizneseve personat që kanë regjistruar biznese
janë evidentuar vetëm sipas shtetësisë së tyre, kështu që nuk ka Megjithë numrin e madh të
bizneseve të huaja të regjistruara në Kosovë që vijnë nga vendet e EJL, ka indikacione se BE-ja
është investitori kryesor në Kosovë. Në mesin e vendeve nga BE-ja që kanë investuar në Kosovë
prijnë Gjermania
dhe Italia. 2Hunya 2 argumenton se:” një infrastrukturë më e mirë që do të lidhte Kosovën me
Shqipërinë do të mundësonte një involvim më të madh të Italisë në Kosovë”. Sipas tij, Italia
mund të shihet si investuesi potencialisht më i rëndësishëm në Kosovë për arsye të nivelit të
zhvillimit dhe diversitetit të industrive që ka ky vend. Për më tepër, Italia mund të konsiderohet
si vendi më i afërt i Kosovës me BE-në për shkak të lidhjeve specifike që ka Kosova me
Shqipërinë: i njëjti komb, MTL plotësisht funksionale, etj. Ndoshta mund të vie në konsiderim
2

Húnya, G , Politikat për IJD në Kosovë”, RIINVEST, 2004, f. 53.

10
edhe përpilimi i një strategjie të përbashkët për investimeve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.
3.1. Disa të dhëna të përgjithshme mbi kompanitë e huaja në Kosovë
Pothuajse të gjitha kompanitë e huaja të regjistruara në Kosovë i takojnë Sektorit të
Ndërmarrjeve të Vogla. Sidoqoftë, të dhënat e tilla duhet të trajtohen me kudjes, sepse ky
kategorizim është bërë në bazë të numrit të punëtorëve të paraqitur me rastin e regjistrimit të
kompanisë dhe se regjistri nuk është freskuar. Megjthatë, besohet se struktura reale e këtyre
kompanive nuk ndryshon shumë. Sipas regjistrit, 551 kompani të huaja punësojnë 2,788
punëtorë që do të thotë se përbëjnë rreth 1.6 për qind të punësimit në sektorin privat. Shumica e
këtyre ndërmarrjeve (rreth 50 për qind) janë të regjistruara si biznese individuale dhe më shumë
se 20 për qind si ortakëri. Dy kategori tjera të kompanive që mund të pritej se do kishin
pjesëmarrje më të lartë – shoqëritë aksionare dhe kompanitë me përgjegjësi të kufizuar –
përbëjnë vetëm 16.3 për qind të kompanive
3

të huaja të regjistruara në Kosovë .

Tabela nr.3. Shpërndarja e kompanive të huaja të regjistruera në Kosovë sipas madhesis
dhe vitit të themelimit

≥250

50-249

10-49

2000 Nr.

1-9
8

%
2001 Nr.

16,0

%
2002 Nr.

7,4

Totali

84,0

50
100,0

50
96,2

54
100,0

68
100,0
1
0,4

3
1,2

15
6,2

1

%
Nr.
%

42

4

%
2003 Nr.
%
2004 Nr.

Totali

0,8
1
0,2

4,5
4

0,7

125
94,7

33
6,0

100,0
223
242

92,1
6

93,0

68

100,0
132

100,0
508
546
100,0

Burimi: MTI – Regjistri i bizneseve (2004)

3

Húnya, G , Politikat për IJD në Kosovë”, RIINVEST, 2004, f. 53.

11
Tabela gjithashtu paraqet një indikator pozitiv mbi rritjen e numrit të kompanive të regjistruara
për 4 vite e gjysmë. Kështu, mund të shihet një rritje signifikante e numrit të kompanive të
regjistruara që nga viti 2000. Në veçanti viti 2003 paraqet vitin me numër më të madh të
kompanive të regjistruara; afërsisht 45 për qind të kompanive të huaja janë regjistruar gjatë këtij
viti që paraqet një rritje prej 32 për qind krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu edhe viti
2004 ka filluar me një numër të konsideruar të kompanive të huaja të regjistruara. Një numër
i madh i këtyre kompanive janë të vendosura në Prishtinë (rreth 65 për qind), pastaj në
Ferizaj dhe Prizren me rreth 20 për qind të kompanive.

Ky koncentrim kaq i madh i

kompanive të huaja në regjionin e Prishtinës mund të konsiderohet si negativ për këto arsye: së
pari, e bën të dukshëm disekuilibrin në zhvillimin rajonal të Kosovë, dhe së dyti, regjioni i
Prishtinës përbën rreth një të tretën e gjithë territorit të Kosovës, kështu që ky koncetrim kaq i
madh parqet një barrë për institucionet lokale për t’i përballuar kërkesat e bizneseve. Gjithashtu
është indikacion për mungesën e plani hapsinor i cili do t’i identifikonte zonat apo lokacionet
4

industriale .

3.2. Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve
Investimet në Kosovë sikurse edhe në venet tjera të rajonit janë të shpërndarë në
sektorë të ndryshëm të ekonomisë). Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e investimeve janë
bërë në sektorin e prodhimit, derisa pjesa tjetër është e ndarë barabartë në mes të tregtisë dhe
shërbimeve (të dy këta sektorë marrin pjesë me nga 40 për qind në investimet totale).
Kjo përqidnje e shpërndarjes së investimeve është e njëjtë me atë të paraqitur në një dokument
nga KE (2004) ku theksohet se në sektorin privat në Kosovë në vitet e pas luftës kanë
vazhduar të dominojnë ndërtimtaria, tregtia dhe shërbimet. Shpërndarja e tyre në Kosovë nëpër
sektorë është e njëjtë me shpërndarjen e bizneseve në Kosovë sipas sektorëve.

4

Po aty

12
Tabela nr. 4

Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve

Prodhimi
Ushqim dhe pije
Ind.materialit
ndertimor
Industria kimike
Makineria dhe
paisjet
Bujqesi
Mobile
Plastike
Dru dhe grafike
Energjetike
Industria e
metaleve
Tekstil
Qeramike
Tjeter
Prodhimi
gjithsej
Ndertimtaria
Hotele
Restaurante
Transport
Ndermejtesim
Konsultim
Insustria
automobilistike
Banka
Sherbime
mjeksore
Patundsheri

Nr.firmave
14
13

% në sektor
16.9
15.7

% në total
2.5
2.3

11
7

13.3
8.4

1.9
1.2

6
5
5
5
4
4

7.2
6.0
6.0
6.0
4.8
4.8

1.1
0.9
0.9
0.9
0.7
0.7

3
2
4
83

3.6
2.4
4.8
100.0

0.5
0.4
0.7
14.6

49
18

20.2
19.8

8.6
8.4

32
26
23
11

13.2
10.7
9.5
4.5

5.6
4.6
4.1
1.9

7
6

2.9
2.5

1.2
1.1

5

2.1

0.9

13
Sigurim personal
Telekomunikacion
Edukim
Tjeter

5
5
2
24
243

2.1
2.1
0.8
9.9
100.0

0.9
0.9
0.4
4.2
42.6

Tregtia me
shumice
Tregtia me pakice

152

62.3

26.7

92
244
570

37.7
100.0
100.0

16.1
42.8
100.0

Sherbimet
gjithsej
Tregtia

Tregtia gjithsej
Totali

Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore ose shoqërore ka qenë arsye kryesore për tërheqjen e
investimeve në vendet e regjionit. Kosova nuk ka ecur shumë përpara në procesin e privatizimit,
i cili proces padyshim do të krijonte shumë mundësitë për tërhejqje më të madhe

të

investimeve. Dy fazat e para të privatizimit nuk kanë tërhequr shumë investitorë të
jashtëm. Në mesin e 23 kompanive shoqërore të privatizuara, vetëm 1 prej tyre është blerë
tërësisht nga një investitor nga Maqedonia dhe disa nga to janë blerë së bashku nga investitor
nga diaspora dhe ata vendor. Kompanitë tjera të privatizuara nga blerësit e vendit, me rastin e
tenderimit tenderuesit lokal i kanë tejkaluar me oferta të huajt dhe kështu i kanë blerë
kompanitë. Mund të pritet një involvim më i madh kapitalit të huaj në sektorët në të cilët
investitorët vendor nuk mund të hyjnë, si minierat, energjetika dhe telekomunikacioni.
Sidoqoftë, sa i përket investimeve në ndërmarrjet që do privatizohen në të ardhmen duhet pasur
parasysh efektet negative të bllokimit dhe shtyerjes së privatizimit dhe të politikave jo
konsistente në vendimet për të investuar nga investitorët e jashtëm.
Deri tani sektori më atraktiv për investime ka qenë sektori i bankave. Janë shtatë banka
që operojnë në Kosovë dhe një numër i institucioneve mikrofinanciare. Nga këto
7 banka, dy janë plotësisht me kapital të huaj (këto dy banka janë bankat më të mëdha në Kosovë
në bazë të depozitave dhe kredive), një bankë është me kapital të përzier dhe të tjerat janë me
kapital vendor. Në sektorin e bankave për nga kapitali i investuar dominon Austria e përcjellur
nga Gjermania dhe disa institucione ndërkombëtare. Ndërtimtaria dhe prodhimi i materialit
ndërtimor, shiç shihen në tabelë, kanë tërhequr investime të konsiderueshme. Sektori i Bankave

14
dhe i Sigurimeve ishin ndër sektorët më atraktive për investimet ejashtme në Kosovë. Këta
sektorë kanë absorbuar 30.6 milion €, nga e cila 19.3 (63%)është pjesëmarrja e kapitalit të
huaj i cili përbëhet 13 million € të sektorit bankar dhe 6.3million € të sigurimeve. 5Aktivitet e
shumta të rindërtimit në periudhën e pas luftës kanë tërhequr shumë investitor. Megjithëse nuk
shihet në tabelë, sektori i sigurimeve poashtu ka tërhequr investime nga Shqipëria dhe
diaspora

Kosovare. Sektorët tjerë nuk kanë qenë në gjendje të tërheqin shumë investime

kryesisht për shkak të situatës së përgjithshme ekonomike dhe klimës politike në Kosovë.

IV. KUFIZIMET DHE PENGESAT PËR INVESTIMET NË KOSOVË

4.1. Disa faktorë të përgjithshëm lidhur me gjeografin e Kosovës, kufizimet dhe pengesat
për investime në Kosovë

Sipas Komisionit Evropian, parashikimet për nivelin e investimeve në vendet e rajonit janë
të ndryshme. Siç duket, SMZ do të tëheqë pjesën më të madhe të investimeve të huaja si
rezultat i privatizimit të planifikuar në industrinë e duhanit dhe atë të naftës. Edhe Bosnja pritet të
shënojë rritje të nivelit të investimeve gjatë viteve të ardhshme si rezulatat i përmirsimeve në
klimën e biznesit. Ndërsa, në Shqipëri dhe Maqedoni duket se investimet e jashtme do të
shënojnë rënie si rezultat i mungesës së transakcioneve të mundshme të lidhura me privatizimin
si dhe përkeqësimit të klimës së përgjithshme afariste (EC, 2004). Në anën tjetër, Kosova nuk do
të ketë mundësi të tërheq investime të jashtme nëse privatizimi nuk relizohet shpejt dhe me
paramertrat e parapare si dhe nëse nuk bëhen ndryshime të cilat do të përmirësonin
rrethinën e përgjithshme për biznes.

Disa faktorë të përgjithshëm të lidhur me gjeografinë e Kosovës dhe aspektet tjera
makroekonomike; Kosova para së gjithash është:


5

Ekonomi e vogël me nivel të ultë të fuqisë blerëse (BPV për kokë banori është më i ulti në

Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, f 18.

15
Europë pas Moldavisë) si dhe me potencial të ultë të shtimit ekonomik (pas rritjes së madhe të
shënuar pas vitin 1999, rritja ekonomike në dy vitet e fundit sillet diku rreth 3 apo 4 për qind);



Vend i mbyllur në kuptimin gjeografik; është relativisht larg nga BE-ja, si partneri kryesor

tregtar dhe investitori më i madh potencial jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjitha vendet në
rajon;



Vend potencial për jo-stabilitetit ekonomik dhe politik. Problem i shfaqur gjithashtu

kohëve të fundit janë jokonsistencat në politikat ekonomike;



Krijimi i ligjeve është bërë në masë të madhe, ndoshta më tëpër se disa vende në

tranzicion, mirëpo problemi qëndron në nivelin operacional, apo në zbatimin e ligjit

e cila duhet përmirsuar patjetër nëse synohet një zhvillim gjithëpërfshirës. Korniza legjislative
është relativisht e mirë (Banka Botërore, 2004);



Edhepse ekonomi e hapur, Kosova nuk ka lidhje të forta tregtare me rajonin, BE-në dhe

më gjerë të cilat do të mundësonin eksport të madh. Kosova është lënë anash në rrjetin e krijuar
të MTL-ve në rajon kryesisht për arsye politike. Raportet Kosovë – BE janë të rregulluara me
Regulloren e Këshillit European No. 2007/2000 (18
Shtator 2000), sipas të cilit BE-ja trajton preferencialisht produktet e Kosovës duke eliminuar
kështu tarifat për produktet industriale si dhe duke përmirsuar kushtet për hyrje në tregun e BE-së
të produkteve bujqësore. Marrveshja Europeane dhe antarësimi në OBT në këtë faze të
zhvillimeve as që mund të mirren në konsideratë
si rezultat i statusit të pazgjidhur.6

 Tendencë e ultë për eksport pa asnjë pjesëmarrje të madhe në ndonjë treg të huaj;



Edhe pse një vend me traditë për industri, shkatrrimi i sektorit të NSH-ve në vitet ’90

në masë të madhe zvoglon rendësinë e këtij faktori.

6

Politika Tregtare dhe Promovimi i Eksportit’, Instituti Riinvest, 2003, f.26

16
Një politikë e tatimeve e përshtatshme për investorët dhe prodhuesit, qasje më e mirë në
financim, zbatim më i madh i ligjit, shërbime publike më të lira dhe më të mira, fuqi punëtore më
produktive si dhe më tepër aktivitete promovuese do të përmirësonin imazhin e Kosovës si një
destinacion I përshtatshëm për IJD-të. Pengesat kryesore që kanë intensitet më të lartë në
realizimin e investimeve të huaja në Kosovë janë:
- Korrupcioni,
- Mungesa e garantimit të investimeve,
- Tatimet e larta,
- Tregu i kufizuar,
- Stabiliteti politik,
- Telekomunikimet.
Ndërkaq penegsa me një intensitet më të dobët të ndikimit në realizimin e investimeve të
huaja mund të merren:
- Mungesa e përvojës në realizimin e IJD,
- Mungesa e ligjeve,
- Lartësia e doganës,
- Statusi final i Kosovës i padefinuar, dhe
- Mungesa e përkrahjes promovuese e investimeve.

Tabela nr.5

Pengesat me të cilat ballafaqohen investitioret e huaj

Korrupsioni
Mungesa e garantimit te
investimeve
Tatimet e larta
Tregu u kufizuar
Jostabiliteti politik
Te tjera
Telekumunikimet
Mungesa e pervojes ne IJD
Mungesa e ligjeve
Uji
Doganat
Statusi final i Kosoves i pa
definuar
Mungesa e perkrahjes per
promovimin e investimeve
Furnizimi me rryme elektrike
Burimi: Raport hulumtues, Riinvestit, 2002

10.4
9.0
8.8
8.2
8.0
7.3
7.3
6.6
6.4
6.1
6.1
6.0
5.0
4.7

17
4.2.Financimi dhe shërbimet publike
Pengesë tjetër për investime-të mund të jetë edhe financimi. Sektori banker mund të
analizohet si sektor potencial për investime të huaja dhe në anën tjetër si ofrues i shërbimeve
financiare për ekonominë e vendit. Në rastin e parë, sektori banker nuk ka tërhequr në masë të
madhe vemendjen e investorëve të huaj; nga 7 banka të formuara pas luftës, 2 nga to janë në
tërësi të huaja dhe vetëm një është me kapital të përzier. Këto dy banka të huaja posedojnë
pjesën më të madhe të depozitave dhe kredive në Kosovë. Në rastin e dytë, mund të thuhet se
bankat nuk kanë qënë shumë të suksesshme - kreditë ofrohen me kushte të pavolitshme - me
kamata të larta dhe periudhë të shkurtë të kthimit. Duket se ka mungesë të besueshmerisë
nga bankat. Arsyet për një kujdes kaq të madh të bankave janë të lidhura me riskun e lartë,
fuqizimin e kontrat ave, të drejtat pronësore, etj. Duke pasë parasysh rëndësinë e sistemit
bankier, pengesat e cekura kërkojn vetem ndjenj të menjëhershme.Së pari si indikator i thjesht
i ndërmjetsimit .
Burimi– Sanfey et al. (2004); Kosova – Kalkulimet a autorit bazuar ABP – Buletini Statistik
Mujor (2004)
Vërejtje: Indikatorët për Kosovën janë për 2003 ndërsa për vendet tjera janë për vitin 2002.

Figura2: Kreditë vendore në IJL

18
financiar mund te shrfytëzohet raporti i kredisë vendore me BPV, për tërë ekonominë apo
vetëm sektorin privat. Të dy indikatorët janë ndër më të ultit në rajon (mesatarja e ponderur e
rajonit është 26.6 perqind).Megjithatë, gati tërë kreditë janë akorduar sektorit privat (afër 83
përqind) e jo si në Shqipëri ku ekziston një diferencë e madhe në mes të kredisë totale dhe
kredisë për sektorin privat. Dy kriteret në vijim gjithashtu tregojnë dobësinë e sistemit bankar në
Kosovë. I pari, është kapitalizimi i bankave, i cili në Kosovë është 2.85. Koeficienti mesatar i
pjesëmarrjes së kapitalit bankar në BPV në fund të vitit 2002 ishte 5.1 përqind në EJL,
krahasuar me 5.3 në vendet e EQL. Amplituda e koeficientit është më e ulëta në Kosovë
dhe më e larta në Kroaci, ku mbërrin në 9.2 përqind. Së dyti, është dallimi ndërmjet normave
të depozitimit dhe të kreditimit. Dallim i madh vërehet në Kosovë, ku ai mbërrin 11.54 përqind.
Rumania dhe SMZ kanë një dallim më të lartë se 16 përqind ndërmjet këtyre dy
normave, ku inflacioni i lartë (në veçanti, në rastin e SMZ) ka ndikim të madh. Treguesi
i tillë thekson shkallë të ultë të efikasitetit, por gjithashtu edhe një konkurrencë të dobët në
sektorin bankar. Për ta përmbledhur, bazuar në të gjithë treguesit e prezantuar, “cilësia” e
sektorit bankar është më e ulët se mesatarja në regjion. Si i tillë, sektori bankar në Kosovë nuk
do të perceptohet si një nxitës i investimeve – të jashtme apo vendore.

V. POLITIKAT E NXITJES SË
INVESTIMEVE NË KOSOVË
5.1. Masat që duhet ndërmarrë për ndërtimin e një mjedisi miqesor
për afarizëm dhe investime

Situata aktuale e zhvillimit ekonomik në plan të gjerë dhe problemet e
përshkruara lidhur me IJD-të shtrojnë nevojën për kompletimin e masave të politikës
ekonomike, kuadrit ligjor dhe rrthinës institucionale për krijimin e një mjedisi miqësor për
afarizëm dhe investime. Politkat në të vërtetë duhet tu adresohen njësoj të gjithë investitorëve
privat, të jashtëm dhe vendor. Në këtë pjesë do të adresohen shkurtimisht disa nga çështjet më
relevante për ndërtimin e një rrethine të tillë.
a) Ndërtimi i stabilitetit makroekonomik
Rivitalizimi i shpjetë i aktiviteteve ekonomike, rrumbullaksimi i fazës emergjente të rindërtimit
pas luftës dhe asistenca financiare dhe teknike e bashkësisë ndërko mbëtare kanë ndikuar në
rritjen e shpejtë të GDP-së dhe treguesve të tjerë makroekonomik. Mirëpo, brenda

19
përbrenda kësaj rritje kanë mbetur shumë shpërpjestime të mëdha të cilat mund ta
vështirësojnë ruajtjen e qendrushmërisë së rritës ekonomike dhe stabilitetit makroekonomik.
- raportet midis GDP-së, konsumit, kursimeve dhe investimeve,
- raporteve midis nevojave për investime kapitale dhe buxhetit,
- raportit midis importit dhe eksportit,
- papunësisë dhe investimeve.
Menaxhimi dhe rregullimi adekuat

makroekonomik si parakusht

i ruajtjes së

stabilitetit ekonomik është kyç për stimulimin e IJD. Nga ana tjetër rritja e investimeve private
është gjithashtu e domosdoshme për të përballuar shumë vështirësi dhe shpërpjestime. Efektet e
tyre duhet orientuar sidomos kah rritja e eksportit, investimet në infrastrukturën publike si
formë e letësimit të presioneve në buxhet, dhe në të njejtën kohë rritjen e të ardhurave
buxhetore nga tatimet dhe rritjen e punësimit. Kjo kërkon rritjen e mëtejme të kapaciteve në
administratën dhe gjithashtu edhe ndërtimin e trasparencës mbi ecuritë e indikatorëve
makroekonomik.
Për çdo investitor, pasqyra reale dhe azhure mbi situatën makroekonomike është me rëndrësi
shumë të madhe. Së këndejmi përparimi i bazës staistikore, metodolog jisë dhe përgjithsisht
sistemit të përllogaritjes së indikatorëve makroekonomik duhet të vëhet në detyrat prioritare.
b) Privatizimi dhe reforma e shërbimeve publike
Aprovimi i rregullores mbi AKM është një hap i rëndësishëm për fillimin e procesit të
privatizimit. Regjistrimi i korporatave të reja subsidiare të dala nga NSH ekzistuese dhe shitja e
pasurisë së tyre në treg investitorëve të vendit dhe të jashtëm, pa patur në trashigimi
obligimet dhe problemet e tjera të NSH duket një model i qëlluar dhe i orientuar drejt
për të qenë atraktiv për investitorët. Duke pasur parasysh të dhënat e prezentuara më sipër
duket se ky është një fakt shumë relevant. Duke u nisur nga fakti se infrastruktura publike,
veçmas telekomunikimet, energjetika dhe
disa nga shërbimet publike mund të jenë atraktive për inevstitorët e jashtëm, hapja e
proceseve reformuese brenda ndërmarrjeve publike ka rëndësi esenciale.
c) Rregullimi i tregut dhe konkurrenca lojale
Ndonëse siç u theksua më parë tregu i Kosovës është i liberalizuar sa i përket regjimit të
tregtisë së jashtme dhe bizneset vendase ballafaqohen me konkurrencën nga importi. Tregu
është mjaft i çrregulluar dhe konkurrenca lojale si forca kryesore nxitëse e stabilitetit
ekonomik dhe racionalitetit të sinjaleve nga tregu ende nuk është vendosur në Kosovë. Mungesa
e statusit ndërkombëtar të Kosovës si entitet i pavarur tregtar është duke u reflektuar negativisht
në pozitën tregtare të Kosovës në rajon dhe më gjerë. Kjo është duke krijuar edhe pasoja serioze
në zhvillimin e bizneseve dhe në forcimin e rritjes së qendrueshme ekonomike të saj. Politikat
tregtare dhe në tërësi marrëdhëniet ndëkombëtare të Kosovës me vendet tjera janë në kuadër të
kompetencave të rezervuara për Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP)

20
të Kombeve të Bashkuara. Prandaj, ndërtimi i këtyre politikave mbetet një nevojë e
ngutshme me qëllim të krijimit të parakushteve për një kyçje më serioze të bizneseve të
vendit në tregun rajonal dhe më gjerë.
Përmirësimi i këmbimit tregtar nga perspektiva e realizimit të investimeve direkte
private kërkon masa efektive për:
• Krijimin e politikave aktive tregtare të Kosovës ndaj vendeve tjera në funksion të
konkurrecës lojale,
• Zbatimin e instrumenteve të reciprocitetit,
• Tejkalimin e efekteve negative nga zbatimi i Marrëveshjes Tregtare në mes të
IRJM dhe RFJ”,
• Rregullimin e këtij bashkëpunimi të këmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe
Malit të Zi/Serbisë me marrëveshje të vaçantë, dhe në kushte të barabarta,
• Tejkalimin e tatimeve të veçanta josimetrike dhe diskriminuese në tranzit për importuesit
Kosovar në territorin e IRJM, Malit të Zi dhe Serbisë,
• Tejkalimin e pengesave dhe vështirësive për realizimin e eksporteve të Kosovës në
vendet e rajonit si rezultat i aplikimit të instrumenteve joreciproke, kufizimeve dhe pengesave
administrative, aplikimin arbitrar të ngarkesave doganore dhe mos njohjen zyrtare të çertifikatave
mbi origjinën e mallit të prodhuar në Kosovë.
d) Përsosja e mëtejme e sistemit të taksave
Ndërtimi i një sistemi fiskal dhe tatimeve moderne, dhe të përshtatshëm për ekonominë
e

tregut është në vijim e sipër. Pjesëmarrja e të hyrave nga tatimet ka shënuar një ngritje

solide prej 8% në vitin 2000 në rreth 17% në vitin 2002, në kushtet e rritjes dinamike të GDP-së.
Masat e mëtejme në politkën tatimore nga aspekti i nxitjes së investimeve private, kanë të
bëjnë me shqyrtimin e lartësisë së gjithmbarshme të tatimeve për bizneset, sidomos tatimeve
(doganës dhe TVSH-së) në investimet kapitale dhe inputet që nuk prodhohen në vend, me çka
Kosova do të përfitonte në dy drejtime:
• rritjen e aftësisë konkurruese për IJD, dhe
• norma më të ulta të tatimeve për mallrat investive.
e) Zhvillimi i mëtejm i sistemit financiar dhe kreditimit
Progresi i arritur në funksionimin e sistemit të bankave, krijimit të tregut kreditor dhe rritjes së
konkurrencës në të e pastaj rritjes së depoziteve dhe transakcioneve të bizneseve nepërmje
tbankave janë vetëm fillimi i ndërtimit të një sistemi financiar të përshtatshëm dhe stimulativ për
investime. Depozitat dhe kursimet tregojnë trende pozitive si rezultat i funksionimit efikas të
sistemit bankar, dhe i rikthimit gradual të besimit të klientëve. Rritja e depozitave i ka kaluar të
gjitha parashikimet dhe paraqet tregues të stabilitetit financiar dhe kreditor. Në fund të vitit 2001,
depozitat kishin arrijtur në 467.0 milion €, ndërsa në vitin 2002 janë stabilizuar në shumë prej 350380 milion €. Nga këto depozita, 36% janë të afatizuara dhe konsiderohen si resurse të rendësishme
në mbështetjen kreditore të bizneseve. Kreditimi i bizneseve gjithashtu ka shënuar progres. Të
gjitha bankat e licencuara në Kosovës, janë duke implementuar programe të kreditimit dhe

21
mbështetjes së bizneseve. Gjer më tani bankat e vendit kanë siguruar rreth 53 milion € kredi për
ndërmarrjet e vendit dhe atë kryesisht në tregti (49.6%), biznese prodhuese (16.9%), shërbime
(19.5%) dhe sektorë tjerë (13.9%)7.
ë) Legjislacioni
Një pjese e konsiderueshme e ligjit komercial të aprovuar dhe të pergatitur u pergjigjet standardeve
të ekonomisë së tregut e qe është kerkese elementare e çdo investitori. Këto kërkesa i përmbush
edhe Rregullorja mbi Investimet e Jashtme. Mirëpo nese pakoja e ligjeve komerciale dhe të tjera
nuk është e kompletuar dhe nuk zbatohet në mënyrë konsekuente, atëherë mungojnë efektet e
domosdoshme sinergjike dhe këto përparesi të kuadrit ligjor në Kosovë zbehen dukshëm.
Për inkurajimin e inevstimeve janë një lloj të dëmshme moskompletimi i ligjeslacionit dhe
mungesa e fuqisë dhe emkanizmave për t’i zbatuar ligjet dhe parimet e shtetit ligjor. Prandaj,
veprimi i institcioneve kompetente brenda UNMIK-ut, Paralamentit dhe Qeverisë duhet të
jetë në dy kanale:
• Zbatimin efektiv të ligjeve të aprovuara e sidomos: Ligjit mbi korporatat
(ndërmarrjet, Rregulloren mbi AKM, pengun, standardet e kontabilitetit, etj),
• Kompletimin e kuadrit ligjor dhe nxjerrjen e ligjeve të cilat ende mungojnë, e sidomos:
Shfrytëzimin

afatgjattë

të

tokës,

Ligjin

mbi

Hipotekën,

Ligjin

mbi Bankrotimin,

Ligjin mbi Mbrojtjen e Konkurrencës, Ligjin mbi Tregtinë e Jashtme, Ligjin mbi Tregun
Financiar dhe Letrat me Vlerë, Ligjin mbi Pronësinë Intelektuale.

f) Avancimi

i subjektivitetit

të Kosovës në

marëdhëniet ekonomike

ndërkombtare.
Sipas Rezolutës 1244 dhe Kornizës Kushtetuese të Kosovës çështjet që kanë të
bëjnëme raportet ndërkombëtare të Kosovës janë të drejta të rezervuara të PSSP. Në kuadër
tëkëtyre çështjeve dhe kompetencave janë edhe ato që kanë të bëjnë me krijimin epartneritetit
ekonomik dhe tregtar të Kosovës me boten e jashtme. Edhe pse në Kosovë është krijuar një
kornizë ligjore bazike për realizimin e investimeve direkte private, mos pjesemarrja e Kosovës
në isntutucionet më të rendësishme ekonomiko financiare redukton dukshëm kapacitetet
negociuese për arritjen e marrëveshtjeve bilaterale me vendet tjera, dhe do ta vështirësojë
inkurajimin e investitorëve të huaj. Me qëllim të tejkalimit të këtyre problemeve, UNMIK-u
dhe Institucionet Kosovare duhet të punojnë në këto drejtime:
Nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale me vendet tjera lidhur me sigurimin e
investimeve dhe tejkalimin e tatimimit të dyfisht të të ardhurave dhe profiteve,
Rregullimi dhe institucionalizimi i statusit të Kosovës në raport me institucionet financiare
ndërkombëtare me qëllim të krijimit të një partneriteti më të qendrueshem afatgjatë që do të
shprehej pozitivisht në participimin e Kosovës në projektet e këtyre institucioneve,
Avancimi i statusit të Kosovës në kuadër të Paktit të Stabilitetit nga antarësimi vrojtues
7

Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, f.32.

22
në antarësim substancial me të drejt vote,
Zyrtarizimi i teritorit të Kosovës si territor ndërkombëtar tregtar dhe doganor, do të dërgonte
sinjale të qarta për sigurinë e investimeve direkte private në vend dhe teritorin e Kosovës, do ta
bënte vend të sigurt dhe atraktiv për lëvizjen e kapitalit ndërkombëtar.

23
5.2. Promovimi në funksion të Investimeve

Promocioni është një nga elementet qensore të strategjisë së ndërtimit të imazhit pozitiv
dhe atraktiv për inestitorët. Tani në Kosovë aktivitet promovuese janë në fazën inciale dhe pa
qasje të integruar. Me qëllim të tejkalimit të kësaj situate është e nevojshme që të kordinohen
instrumentet promovuese të akterëve në kuadër të një strukture te re promovuese. Kjo
do

kontribuonte për

realizimin

e

një

fushate institucionale

në

nivelet

qeveritare,

joqeveritare dhe profesionale me qëllim të përfshirjes së Kosovës në rrjedhat e kapitalit dhe
të investimeve ndërkombëtare.
Gjatë kësaj periudhe në promovimin e investimeve dhe në veçanti të investimeve direkte private
janë involvuar këto institucione, organizata dhe projekte ndëkombëtare:
5.2.1. Qeveria e Kosovës me përpjekjet e veta është e orientuar në krijimin e kanaleve
kooperuese me Diasporën Kosovare, në promovimin e programit të vet, në promovimin e
mundësive për mobilizimin e mjeteve të Diasporës në projektet produktive, dhe në ofrimin
e informatave relevante lidhur me legjislacionin dhe reformen ekonomike që është duke u
realizuar në Kosovë.

5.2.2. Oda Ekonomike e Kosovës është duke dhënë një kontribut të çmueshëm në
krijimin e lidhejve të reja ekonomike në mes të ekonomisë së Kosovës dhe vendeve tjera e në
veçanti me tregjet e ish - Jugosllavisë. Oda Ekonomike ka promovuar mundësitë për
pertneritet me ndërmarrjet rajonale, duke inkuadruar edhe Diasporën Kosovare. Këto
përpjekje janë realizuar nëpërmjet organizimit të panaireve në vend, organizimit të ndërmarrësve
Kosovarë për pjesëmarrje në panairet rajonale, misioneve studiuese dhe organizimit të
ëorshopeve dhe seminareve të ndryshme.
5.2.3. USAID Projekti për Mbështetjen e Bizneseve të Kosovës (KBS) përqendrohet
në zhvillimin e kapaciteteve menaxherike të ndërmarrjeve kosovare dhe në mbështëtjen
institucionale të zhvillimit të tyre. Mbështeteja përfshin edhe lehtësimin e qasjes së ndërmarrjeve
në punët eksportuese, në gjetjen e burimeve të reja financiare dhe vendosjen e kontakteve me
investitorë të huaj. Në kuadër të projektit janë organizuar misione promovuese me grupe të
ndryshme të investitorëve dhe të diaspores kosovare me qëllim të promovimit të intereseve të
Kosovës për bashkëpunim me investitoret e
huaj.
5.2.4. Euro Info Qendra është instrument i rendësishem promovues me kyçje në një
rrjet të 300 qendrave të ngjashme në Evropë. Është duke krijuar resurse të rendësishme
informatike për bizneset e Kosovës në ndërlidhje dhe komunikim me bizneset ndërkombëtare.
Aktivitetin promovues është duke e realizuar nëpërmjet: (i) ofrimit të informatave të para për
klimën investuese në Kosovë dhe ofrimi i njohurive mbi politiken rregullatore të Evropës,

24
tregjet, projektet e përbashkëta, tenderet dhe partnerët Evropian (ii) formimit të IECC ëebsite
duke ofruar informata të biznesit të Kosovës dhe mundësitë për investime të mundëshme.
5.2.5. Swissontact-i projektet i ka përqendruar në tri fusha: (i) trajnim, (ii)
shërbimet e biznesit dhe (iii) mbështëtejen e Diasporës Kosovare për rikthim në Kosovë. Nga
aspekti i promovimit të investimeve të huaja me rendësi është anagazhimi i palës Zvicrrane për
formimin e Fondit Investues Kosovaro-Zvicrran, si model për mobilizimin dhe orientimin e
mjeteve të Diasporës Kosovare në NVM-të në Kosovë.

25
VI.

PËRFUNDIMI

Kosova ka hyrë në një fazë shumë dinamike të zgjidhjes së statusit përfundimtar, me çka
pritet edhe të krijohen mundësitë për një zhvillim më të mirë ekonomik. Investimet e Jashtme
Direkte në Kosovë padyshim që janë një bazë e fortë dhe me një rendsi vitale për zhvillimin
ekonomik dhe për ngritjen e standardit jetësor.
Sot institucionet vendore në bashkëpunim me institucionet ndërkombtare

janë duke bërë

përpjekje të vazhdueshme për të tërhequr një numer sa më të madhe të investitorëve të huaj, dhe
për të krijuar një klime të përshtatshme për ta.
Kosova ka mjaft potenciale për të tërhequr investimet e huaja direkte, resurse ka në
energjetikë, resurse ka në pasuritë minerale, në sektorin e zhvillimit të bujqësisë dhe prodhimeve
ushqimore, në sektorin e turizmit, në pozitën e mirë gjeografike që ka në rajon. Pastaj, janë
resurset humane, popullsia shumë e re dhe me një disponim shumë të mirë për punë, edhe
politikat fiskale që aplikohen në Kosovë, janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e
biznesit, por pengesë kryesore për investitorët e huaj aktualisht është furnizimi jo i rregullt
me energji elektrike. Investimet e Jashtme Direkte janë pothuajse me të vogëlat në rajon, por
shpresojmë që më zgjidhjen e statusit perfundimtar të kemi një hov të madhë të investitorëve
te huaj, të cilet nuk do të hezitojnë të investojnë dhe të gjejnë tregun e tyre në Kosovë.

26
VII. REKOMANDIME
Akterët e politikave duhet të luajnë rol më aktiv në krijimin e një ambienti
miqësor për investime në Kosovë duke krijuar praktika të mira dhe koordinuar përpjekjet
për adresimin e këtyre çështjeve:
Praktikat dhe përvojat ndërkombëtare duhet të shërbejnë si bazë për krijimin e një rrethine
investive më miqësore. Për ta bërë këtë me sukses, Qeveria dhe UNMIK-u duhet të
përqendrohen në aktivitetet si vijojnë:


Përmirësimin sistematik të stabilitetit politik dhe gjendjen e sigurisë;



Rritjen e vetëdijësimit të komunitetit të biznesit dhe opinionit publik se sa i
rëndësishëm është roli i sektorit privat në promvimin e progresit ekonomik dhe krijimin
e ekonomisë së tregut;



Mbrojtjen

e

konkurrencës

lojale

duke

reduktuar

evazionin

fiskal

dhe

intensifikimin e vazhdimësisë së masave sistematike kundër korrupcionit;

27


Lehtësitë për eksport përmes krijimit të indentitetit tregtar të Kosovës dhe
nënshkrimi i marrëveshjeve me vendet fqinje dhe vendet tjera për t’i eliminuar pengesat
administrative, si psh. njohja e çertifikatës së origjinës Kosovare dhe respektimi i parimit
të reciprocitetit në marrëdhëniet tregatre;



Ndërmarrjen e të gjitha masave për t’i përmbushur standardet dhe kriteret që
kërkohen nga Marrëveshja për Investime në kuadër të Paktit të Stabilitetit me qëllim që
të ndërtohet një kornizë stabile, transparente dhe e unjësuar për investime në sektorin
privat;



Ppromovimi i programit të privatizimit te investitorët potencial, zhvillimi dhe
publikimi i referencave udhëzuese mbi procedurat e politkës operative dhe ndërtimi i
praktikave transparente që lidhen me implementimin e Rregullores mbi AKM-në e
cila do t’i inkurajonte investitorët e vendit dhe të huaj;



Kompletimi i kornizës ligjore duke aprovuar ligjet dhe rregulloret që janë në pritje
për Privatizimin/Ligji mbi Shfrytëzimin Afat-gjatë të Tokës, Ligji mbi Hipotekën,
Ligji mbi Bankrotimin, Ligji mbi Mbrojtjen e Konkurrencës, Ligji mbi Tregtinë e
Jashtme, Ligji mbi Tregun Financiar dhe Bursën dhe, Ligji mbi të Drejtat Pronësore.
Ligjet në të cilat janë bërë plotësimet e duhura duhet të fillojnë të implementohen
dhe fuqizohen juridikisht, dhe me anë të kësaj të forcohet rregullative ligjore;



Duke u bazuar në shembullin e marrëveshjes OPIC, të arrihen marrëveshje të
ngjashme me agjencitë e ndryshme të Evropës dhe rajoneve tjera.

Masat në kuadër të politikave duhet të drejtohen kah krijimi i një sistemi bankar efikas, i cili do
të ofronte:


Nxitje më të mëdha dhe norma më të mira të kamatës për kursimet në formë të
depozitave afatgjate, që do të mundësonin dhënien e kredive afatgjata



Rritjen e mëtejme të konkurrencës dhe futjen në përdorim të instrumenteve
garantuese për të stimuluar norma më të ulta të kamatës për kreditë investive



Implementimi i praktikave të përparuara të sistemit bankar që e lehtësojnë
tregtinë, psh. futja në përdorim e Kambialit dhe Garancioneve Bankare.

Krijimi i sistemit për kontakte institucionale me Diasporën Kosovare, dhe
shmangjen e fragmentimit që mund të vie si rezultat i interesave të bazuara në

28
organizimin politik, por në favor të formave organizative me attributet Kosovare dhe Komunale
që kanë për qëllim mobilizimin e kapitalit financiar dhe njrëzor për investime në Kosovë. Të
elaborohet koncepti i fondeve investive me kapital të Diasporës dhe promovimi i tyre si
gjenerator i investimeve potenciale. Kjo mund të realizohet në bashkëpunim me qeveritë dhe
bankat e vendeve korresponduese;
Infrastruktura duhet të përmirësohet. Veçanërisht, infrastruktura rrugore më e mirë me Shqipërinë
do të ishte e rëndësishme në mënyrë që të tërhiqen invest itorë potencialë nga Italia dhe vendet
tjera të BE .
Duhet bërë përpjekje për përmirësimin e klimës së përgjithshme afariste, një nga faktorët
kryesorë të investimet e huaja. Dy aspekte të politikës tatimore duhen përmirësuar:
-

Tatimi në fitim duhet të ulet për fitimet e riinvestuara;
Duhet bërë më shumë përpjekje për përmirësimin e procedurave të TVSH,
implementimin dhe rimbursimin e së njëjtës.

Duhet përmirësuar më tutje cilësinë e edukimit, veçanërisht të edukimit të lartë. Duhet
të konsiderohet se adoptimi i gjuhës angleze si gjuhë e dytë në kuadër të arsimit të lartë, do të
mund të krijonte beneficione të ardhshme nga IJD-të dhe të formonte përparësi konkuruese
në bazë të energjisë së re ndërmarrëse të popullatës.
Së fundi, toka dhe ndërtesat industriale të NSH-ve duhet të shfrytezohen për tërheqjen
e investitorëve përmes krijimit të parqeve të biznesit.

29
VIII. LITERATURA

1. Dr. Alan Bevan, dr.Saul Estrin, dr.Heather Grabbe: “Foreign Direct Investment
and Europian Union, Europian Bank for Reconstruction and Development, 2004
2. Dr.Muhamet Mustafa: “ Qeverisja e Projekteve Investive”, Prishtine, 2003
3. Dr.Andreas Johnson : „Foreign Direct Investment in eocnomies of Eastern
Europian” International Business School, 2005
4. Dr.Spiro Brumbulla: „Investimet“ Tirane, 2004
5. Dr.Elisabbeta Falcetti, dr, Peter Sanfey “Private sector development, capital flo ës
and the investments climate in the South Eastern Europe” London, 2004
6. Prof.Dr. Selman Selmanaj “Globalizimi dhe Tranzicioni” Prishtine, 2006
7. Dr.Magnus Blomstrom “The economics of Foreign Direct Investments
Incentives”, National Bureau of Economic Research, 2004
8. Investimet e Jashtme Direkte, RIINVEST, 2005

9. Dr. Lionel Fontagne “Foreign Direct Investment and International Businees”
Organisation for Economic Cooperation and Development, Paris 2005

30
31
32

Contenu connexe

Tendances

Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4 Mr.Driton Sylqa
Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4  Mr.Driton SylqaStruktura organizative e ndermarrjes - ligj 4  Mr.Driton Sylqa
Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4 Mr.Driton Sylqa
Valdet Shala
 
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Ajete Malaj
 
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Oksana Kamberi
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-se
Arlinda
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Kastriot Gashi
 
7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be
ekonomia
 

Tendances (20)

Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4 Mr.Driton Sylqa
Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4  Mr.Driton SylqaStruktura organizative e ndermarrjes - ligj 4  Mr.Driton Sylqa
Struktura organizative e ndermarrjes - ligj 4 Mr.Driton Sylqa
 
Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunder
 
Analiza ekonomike e kompanise DEKA
Analiza ekonomike e kompanise DEKA    Analiza ekonomike e kompanise DEKA
Analiza ekonomike e kompanise DEKA
 
Integrimi ekonomik nderkombetare
Integrimi  ekonomik nderkombetareIntegrimi  ekonomik nderkombetare
Integrimi ekonomik nderkombetare
 
Alkoli droga
Alkoli droga  Alkoli droga
Alkoli droga
 
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
 
Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1Mikroekonomi 1
Mikroekonomi 1
 
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
ETIKA NË BIZNES - Dr. Ymer Havolli (Pyetje dhe përgjigje)
 
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
 
Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi
 
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
Gjeografi: "Aspirat e popullit shqiptar per te hyre ne Bashkimin Evropian"
 
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
Marrëveshja e Tregtisë së Lirë (CEFTA)
 
Pepsi keq perdorimi i markes
Pepsi keq perdorimi i markesPepsi keq perdorimi i markes
Pepsi keq perdorimi i markes
 
Shqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-seShqiperia drejt BE-se
Shqiperia drejt BE-se
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar
 
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresësElasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
 
Vlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasëVlera në kohë e parasë
Vlera në kohë e parasë
 
Monopoli
MonopoliMonopoli
Monopoli
 
Biznesi i vogël dhe i mesëm
Biznesi i vogël dhe i mesëmBiznesi i vogël dhe i mesëm
Biznesi i vogël dhe i mesëm
 
7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be
 

Similaire à INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe KosovëMes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
nakije.kida
 
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
Valdet Shala
 
Permbajta e tregtis se jashtme
Permbajta e tregtis se jashtmePermbajta e tregtis se jashtme
Permbajta e tregtis se jashtme
Menaxherat
 
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap largSCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
Artan Gjergji
 
Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7
Menaxherat
 
Investimet e Huaja Direkte IHD
Investimet e Huaja Direkte IHDInvestimet e Huaja Direkte IHD
Investimet e Huaja Direkte IHD
Anita Dogani
 
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011
Arsim Paqarizi
 
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida  ,Disertation ' abstract & contentNakije Kida  ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & content
nakije.kida
 
5 reformat institucionale ne tranzicion
5 reformat institucionale ne tranzicion5 reformat institucionale ne tranzicion
5 reformat institucionale ne tranzicion
Valdet Shala
 

Similaire à INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS) (20)

Investimet e huaja direkte bb-
Investimet e huaja direkte  bb-Investimet e huaja direkte  bb-
Investimet e huaja direkte bb-
 
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesmeHulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
Hulumtimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme
 
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe KosovëMes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
 
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
 
Permbajta e tregtis se jashtme
Permbajta e tregtis se jashtmePermbajta e tregtis se jashtme
Permbajta e tregtis se jashtme
 
Country strategy kosovo (albanian)
Country strategy kosovo (albanian)Country strategy kosovo (albanian)
Country strategy kosovo (albanian)
 
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap largSCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
 
Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7
 
Investimet e Huaja Direkte IHD
Investimet e Huaja Direkte IHDInvestimet e Huaja Direkte IHD
Investimet e Huaja Direkte IHD
 
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011
Strategjia per zhvillimin_e_nvm-ve_-_korrik_2011
 
POWERPOINT FINANCA NDERKOMBETARE.pptx
POWERPOINT FINANCA NDERKOMBETARE.pptxPOWERPOINT FINANCA NDERKOMBETARE.pptx
POWERPOINT FINANCA NDERKOMBETARE.pptx
 
Gjeografi ppff
Gjeografi ppffGjeografi ppff
Gjeografi ppff
 
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida  ,Disertation ' abstract & contentNakije Kida  ,Disertation ' abstract & content
Nakije Kida ,Disertation ' abstract & content
 
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjonNdikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
Ndikimi i shpenzimeve qeveritare ne inflacjon
 
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetarInstitucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit nderkombetar
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
 
5 reformat institucionale ne tranzicion
5 reformat institucionale ne tranzicion5 reformat institucionale ne tranzicion
5 reformat institucionale ne tranzicion
 
Institucionet dhe mjedisi i biznesit ndërkombëtar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit ndërkombëtar Institucionet dhe mjedisi i biznesit ndërkombëtar
Institucionet dhe mjedisi i biznesit ndërkombëtar
 

Plus de Fitore ZEQIRI (7)

Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësit
Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësitTregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësit
Tregu i firmës “mc food”, sfidat dhe mundësit
 
Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"Rast studimore "ProCreditBank"
Rast studimore "ProCreditBank"
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
Analiza e investimeve
Analiza e investimeveAnaliza e investimeve
Analiza e investimeve
 
Startegjia e marketingut
Startegjia e marketingutStartegjia e marketingut
Startegjia e marketingut
 
Marketingu i sherbimeve
Marketingu i sherbimeveMarketingu i sherbimeve
Marketingu i sherbimeve
 
Marketing
MarketingMarketing
Marketing
 

INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)

  • 1. PUNIM Tema:INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS) KANDIDATJA: MENTORI: FITORE ZEQIRI 2
  • 2. PËRMBAJTJA I.Hyrje ..................................................................................................................................3 Qëllimi i punimit..........................................................................................................4 Metodat e hulumtimit...................................................................................................... 5 Përmbajtja e punimit......................................................................................................6 II.Investime në Kosovë dhe rëndesi e tyre........................................................................7 Fillimi i angazhimit të investimeve......................................................................... … …7 Rëndesia e investimeve...................................................................................... … ……9 … III. Prejardhja gjeografike e -ve........................................................................................11 3.1. Disa të dhëna të përgjithshme mbi kompanit e huaja në Kosovë.................14 3.2. Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve.................................................16 IV. Kufizimet dhe pengesat për investimeve në Kosovë...................................................18 4.1.Disa faktor të përgjithshem lidhur me gjeografin e Kosovës, kufizimet dhe pengesat për investimeve ............................................................18 4.2.Financimi dhe shërbimet publike...................................................................21 V.Politikat e nxitjes së investimeve....................................................................................23 5.1.Masat që duhet ndërmarr për ndertimin e një mjedisi miqësor për afarizmin dhe investimet..................................................................23 5.2. Promovimi në funksion të IJD-ve.................................................................28 VI. Përfundime ..................................................................................................................30 VII. Rekomandime ............................................................................................................31 VIII.Bibliografi ..................................................................................................................34 3
  • 3. I.HYRJE Investimet janë bazë shume e forte per zhvillimin ekonomik te cilit do shtetë, e veqmas shteteve ne tranzicion siqë ështe Kosova. Investimet e huaja direkte paraqesin mënyrën më efektive për të krijuar vende të reja të punës në Kosovë dhe për t'i krijuar parakushtet për rritje të qëndrueshme ekonomike në të ardhmen. Kosova ka potencial të madh për tu bërë vend i pëlqyer për investime të huaja direkte si dhe të tërheq kapital, informacione dhe teknologji. Kosova eshtë në përpjekje të vazhdueshme për të krijuar politika zhvillimore dhe masa të tjera të rëndësishme për të krijuar një ambient sa më të përshtatshëm të biznesit dhe klimë sa më të favorshme investive. Në të gjitha këto përpjekje janë bashkë institucionet vendore me komunitetin ndërkombëtar dhe agjencitë donatore si në ngritje të kapacitete njerëzore po ashtu edhe në financim dhe bashkë financim të projekteve të ndryshme që kanë të bëjnë me krijimin e bazës për avancimin e prodhimtarisë së produkteve kosovare në bazë të standardeve evropiane dhe rritjes së konkurrueshmërisë së tyre jo vetëm në tregun regjional por edhe më gjerë. 4
  • 4. 1.1 Qëllimi i punimit Qëllimet e këtij punimi janë që të informojnë të gjithë ata të cilët deshirojnë të investojnë në Kosovë, me motivet dhe kufizimet për investime, kualitetin e fuqisë puntore, politikat tatimore, poziten gjeografike, resurset humane dhe resurset natyrore e të tjera. Punimi gjithashtu ofron informacione për investimet e jashtme të drejtëpërdrejta të cilat janë bërë në Kosovë, dhe gjendjen e tyre. Sot institucionet kosovare jane duke i kushtuar nje rendsi te veqant investimeve duke themeluar Agjencin për Promovimin e Investimeve në mënyre që sa me shumë ti informojn investitoret per klimen e favorshme që zoteron në Kosovë dhe dobin që kanë nëse investojn ne nje treg të tillë. 1.2 Metodat e hulumtimit Metodat shkencore, që janë aplikuar gjatë hartimit të këtij punimi janë të përcaktuera nga vetë qëllimi i hulumtimit. Në hartimin e këtij punimi, aplikim të veqant zënë metoda e analizës matematikore-statistikore. Metodat krahasuese dhe historike janë aplikuar me krahasimin e investimeve të të bëra në vendet e rajonit në periudha të caktuara. Këto metoda janë aplikuar në trajtimin e lidhshmëris aplikim- rezultat. Gjatë hartimit të këtij punimi është shfrytezyar literatura shkencore e një spektri të gjërë që ka të bëj me fushën e këtij punimi. Po ashtu, janë shfrytëzyar edhe studimet e instituteve kërkimore-shkencore, raportet vjetore te institucioneve të ndryshme vendore dhe ndërkombtare si dhe te dhënat e publikuara në internet. 1.3 Përmbajtja e punimit Punimi do të trajtoj qështje që kanë te bëjne me investimet e jashtme direkte të cilat jane bere në Kosovë viteve të fundit. Ne këtë punim do te tregojm per rendsin e investimeve në momentet aktuale ne Kosovë, për faktoret kufizues te këtyre investimeve, për faktoret motivues të cilet i shtytin me se shumti investitoret e jashtem te gjejnë tregune tyre ne Kosovë. Ne punim do të përmendim disa biznese te cilat janë me kapital te huaj dhe te perzier, ku do të tregojm per sfidat dhe dilemat e tyre, këtu do te përshkruajm tregun e tyre, motivet e tyre për te vazhduar më tutje ne tregun e Kosovës etj. 5
  • 5. INVESTIMET NË KOSOVË DHE RËNDËSIA E TYRE 2.1 Fillimi i angazhimit të Investimeve Ekonomia e Kosovës karakterizohet me nivel të ulët të prodhimit industrial, nivel të ulët të investimeve, eksport jo signifikant, dhe nivel të lartë të papunësisë. Përveç kësaj, Kosova ende nuk është këndellur nga recesioni fillestar transformues; pas 1999, Kosova ka qenë jostabile në mënyrë konstante në aspektin ekonomik dhe politik; rritja e GDP-së është kryesisht rezultat i donacioneve dhe dërgesave nga jashtë e jo rezultat i ndonjë aktiviteti ekonomik. Menjëherë pas luftës, në fazën emergjente të rindërtimit të Kosovës frekuentimi i vizitave të afaristëve dhe investitorëve potencial ishte mjaft i madh. Vështrimi i situtës dhe trendeve te përgjithshme dhe të ringjalljes ekonomike dhe mundësive për të zhvilluar biznest e tyre në punët emergjente për evitimin opasojave të luftës , kryesisht furnizimi me materiale ndërtimi dhe artikuj të konsumit të gjërë dhe angazhimi në punët ndërtimore ishte motivi kryesor. Hulumtimi i mundësive potenciale për aktivitete më serioze afariste siç janë IJD ishte një motiv shtesë. Kontakte intesive ka pasur sidomos me pjesëtarë të Diasporës Kosovare e cila pas shumë viteve ishte në pozitë të njifet me rrethanat e reja politike dhe ekonomike, dhe vizionet lidhur me krijimin e një partneriteti me fimrat e vendit. Fatkeqësisht këto vizita dhe iniciativa e gjetën Kosovën në një situatë të papregatitur për t’iu përgjegjur këtij interesimi: Mungesa e institutcioneve, mungesa e infstrukturës ligjiore dhe autoriteteve për komunikim në administratën publike, vështirësitë e mëdha në sherbimet publike, mungesa e sistemit financiar e në atë kohë sidomos mosekzistenca e bankave kanë pasur një ndikim të shprehur dekurajues. Duke marrë para sysh kushtet ekzistuese, investimet do të duhej të luanin rol vendimtar në rritjen ekonomike duke ristrukturuar dhe rritur aftësinë konkuruese të industrive vendore. Duke sjellur resurse siç janë kapitali shtesë, know-how teknologjik dhe menaxherial, qasje në tregje globale, rajonale dhe sidomos tregun vendor, investimet rrisin dhe shtojnë eksportin. Për më tepër, investimet mund produktivitetin të shndërrohen në mundësi punësimi, konkurencë më të madhe vendore dhe depërtim të prodhuesve lokalë në tregjet e huaja. Një punim i vonë i EC-së flet mbi rolin e investimet në ristrukturimin ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Sipas tyre, parasysh nivelin ende të ulët të BPV-së për kokë banori, një aspekt vendimtar i çfarëdo strategjie të rritjes për Ballkanin Perëndimor është kapaciteti për të tërhequr investimet. Investimet do të vazhdojnë të jenë një burim i rëndësishëm i financimit të deficitit të madh tregtar si atij të pagesave, poashtu në dritën e zvogëlimit të asistencës së huaj për vitet që do të vijnë dhe të nevojave në rritje për import. Duke marrë para sysh potencialin e vogël investues vendorë, është e nevojshme të 6
  • 6. orientohen përpjekjet institucionale drejt politikave për tërheqjen e investimet, me qëllim të zhvillimit të ekonomisë. Shumë përmirësime janë sygjeruar por nuk janë realizuar; siç janë ato mbi kushtet e sigurisë, sundimi i ligjit, korniza ligjore, privatizimi, politika tatimore, sistemi bankar, planifikimi hapësinor etj. Pastaj, krijimi i lidhjeve më të forta me diasporën kosovare si një investitor potencial, si dhe krijimi i një trupi koordinues në kuadër të Qeverisë për efikasitet më të madh në aktivitet promovuese. Mirëpo, për fat të mirë ka shenja të determinimit më të fortë për arritje n e progresit në këtë fushë. Një nga “Standardet për Kosovën” në kuadër të kapitullit mbi “Ekonominë” pohon se për 16 muajt e ardhshëm sfidat kryesore janë zhvillimi i mëtutjeshëm i kornizës ligjore dhe asaj institucionale dhe zbatimi i tyre, tërheqja e investimeve dhe tejkalimi i deficitit struktural të ekonomisë së Kosovës. Sipas dokumentit, standardet për Kosovën nuk përbëjnë një plan të hollësishëm ekonomik për Kosovën, por më tepër përcaktojnë prioritetet në fushat kyçe për përmirësime dhe konsolidim të bazës ligjore dhe institucionale për rritje ekonomike të qëndrueshme. Është shumë e rëndësishme që politika mbi investimet është pranuar si vendimtare për zhvillimet e mëtutjeshme ekonomike të Kosovës siç është prioritizuar në vendet tjera të rajonit të EJL-e dhe në vendet tjera. 2.2 Rëndësia e investimeve Investimet kanë një rëndësi të pasaçme dhe specifike për Kosovën duke pasur parasysh kushtet në të cilat duhet te realizohet zhvillimi ekonomik. Situata specifike e Kosovës në këtë aspekt ka të bëjë sidomos me: • Asistenca e jashtme financiare në formë të donacioneve për investimet kapitale parashihet të zvogëlohet në mënyrë të ndieshme, • Sistemi i Bankave në Kosovë ende nuk është i aftësuar për livrimin e kredive aftagjate dhe në vëllim më të madh për të mbështetur investime me serioze, • Mungesa e tregut financiar dhe tregut të letrave me vlerë, • Zbatimi i procesit të privatizimiti në bazë të rregullorës mbi AKM synon të tërheq investitor të jashtëm, • Dergesat financiare – remitancat, nga emigrantet Kosovar në Europën Perendimore dhe SHBA pritet të zvogëlohen në kushtet kur shumë Kosovar po tërheqin familjet e tyre në vendet ku janë vendosur, • Nevojat e mëdha për investime në infrastrukturën publike dhe në sektoret e tjerë për krijimin e vendeve të punës dhe përballimin e problemit të papunësisë, • Niveli i papunësisë i lartë. 7
  • 7. Duke pasur parasysh këto fakte është e qartë se Kosova ballfaqohet me burime të reduktura për financimin e investimve, në kushtet kur domosdo përballet me presionin dhe nevojen imanentepër të zgjidhur problemin e papaunësisë (norma e vlerësuar e papunësisë 45-50%) dhe përmisuar infrastrukturën publike. Gjendja aktuale në sektorin e energjetikës, telekomunikimeve dhe transportit rrugor mund të konsiderohet si faktorë limitues në zhvillim që tani. 1 Aktiviteti investues i bizneseve private në periudhen e pasluftës ka gjeneruar rritje të konsiderushme ekonomike dhe të punësimit, por që tani vërehen shenja të recesionit në kuptim të rënies së vëllimit të qarkullimit mesatare për një ndërmarrje dhe rritjes së punësimit. 1 Në këto kushte, krijuesit e politikave ekonomike sfidohen me nevojen e nxitjes së investimeve të reja. Prandej krijimi një ambienti miqësor afarist dhe ambientit adekuat institucional për tërheqjen e investimeve të jashtme direkte imponohet si një nga prioritetet më tërëndësishme të politikave ekonomike dhe reformës ekonomike. Është e kuptueshme se vetëm investimet nga jasht apo brenda nuk mund t’i shpejtojnë aktivitetet mëse të domsodoshme investuese. Synimi duhet të jetë që ato tëbëhen një burim i rëndësishëm dhe komplementar me burimet e tjera të financimit. Përvoja e zhvillimit ekonomik në dekadat e fundit e sidomos kur është fjala për vendet në zhvillim ka vënë në pah se investimet, konsiderohen të rendësishme për shkak të efekteve të tyre të shumëanshme pozitive e sidomos për shkak se: • Është konstatuar një lidhje pozitive midis investimeve dhe rritjes së Bruto Produktit të Vendit, në saje të rritjes së mundësive eksportuese dhe efekteve stimuluese në bizneset lokale dhe përmirësim të konkurrencës, • Investimet sigurojnë efekte më të mira për zhvillim të qëndrueshem se sa huatë në formë të kredive, për shkak të involvimit direkt të investuesit në menaxhmet dhe reduktimit të ngarkesës me borgje, • Nxitjes së zhvillimit social dhe zhvillimit të kapitalit human në saje të transferit teknologjik, dijeve të reja dhe trajnimit, • Efekte pozitive ne buxhet: rritjes së të ardhurave buxhetore që vjen si rezultat i rritjes së taksave dhe zvoglimit të nevojes së subvencioneve për shërbimet publike. Është e qartë së për të gjitha këto arësye, në Kosovë nevojitet një politikë aktive që do të përmirësonte promovimin e mundësive të bashkëpunimit me investitorët e jashtëm, rritjen e aftësive konkurruese në tregun e Investimeve dhe, rritjen e aftësive absorbuese për partneritet dhe inevstime të përbashkëta. Ne shumicen e vendëve në tranzicion siqë është edhe Kosova depërtimi i kapitalit të huaj kryesisht po realizohet përmes procesit të privatizimit, 1 Riinves Anketa e NVM1999,2000,2002 8
  • 8. ndërsa pjesmarrja e e investimeve të reja,“ GREENFIELD“ është shumë e vogël. III. PREJARDHJE GJEOGRAFIKE E INVESTIMEVE NË KOSOVË Rrethë përcaktimit të të dhënave totale të Investimeve të në Kosovë nuk ka përveq parashikimeve te Fondit Monetar Nderkombtarë. Është një nevojë urgjente krijimi i një bazë e të dhënave për indikatorët makroekonomik, sepse mungesa e të dhënave zyrtare po i pengon në masë të madhe analizat makroekonomike. Sa i përket të dhënave për investime, ne mendojmë se BQK-ja duhet të involvohet në mbledhjen e këtyre të dhënave njësoj siç veprohet në vendet tjera, ku Banka Qëndrore i mbledh këto të dhëna, sygjerim ky që është dhënë edhe nga FMN-ja (2004). Regjistri i Biznese i MTI-së ofron të dhëna vetëm për numrin e kompanive të huaja të regjistruara – me kapital plotësisht të huaj apo me të përzier – i cili regjistër gjithashtu ofron disa të dhëna për origjinën e investimeve. Këto të dhëna kanë disa të meta serioze, kështu që indikatorët e nxjerrë nga këto të dhëna duhet të interpretohen me kujdes. Tabela nr.1 Regjionet EJL BE EQL SHBA Tjetër Të përzier Gjithsej Prejardhja e INVESTIME-ve në Kosovë sipas regjioneve Nr. I ndermarrjeve Pjesmarrja në % 280 111 37 11 145 9 593 47.2 18.7 6.2 1.9 24.5 1.5 100 Burimi: Raport vjetor i MTI-së, me 15 prill 2004 9
  • 9. Tabela nr.2. Vendet Maqedonia SMZ Turqia Shqipëria Kina Gjermania Sllovenia Italia Zvicra Kroacia Austria SHBA Tjetër Gjithsej Prejardhja e investimeve në Kosovë sipas vendeve Nr. I ndërmarrjeve 99 96 71 58 49 33 33 22 13 11 10 10 88 593 Pjesmarrja në % 16.7 16.2 12 9.8 8.3 5.6 5.6 3.7 2.2 1.9 1.7 1.7 14.8 100 Burimi: MTI – Registri i bizneseve (2004) Mund të konkludohet lehtë se Kosova nuk është një vend atraktiv për IJD.Kështu që, pavarësisht prej mungesës së të dhënave, në Kosovë nuk ka investime të mëdha. Prejardhja e IJD-ve në Kosovë është shumë indikative; mund të shihet se bëhet fjalë për investime të vogla. Sa i përket prejardhjes së IJD-ve në Kosovë bazuar në numrin e kompanive të huaja të regjistruara, prijnë vendet nga EJL; Turqia është vendi i tretë dhe Kina vendi i pestë. Në përgjithsësi këto firma janë dyqane të vogla d he disa firma të tjera. Megjithëse ka pak IJD në Kosovë, firmat e tilla nuk janë të integruara sa duhet me ekonominë lokale. Janë themeluar shumë pak lidhje prapavajtëse. Në mungesë të këtyre lidhjeve, efekti multiplikativ në ekonominë lokale do të jetë minimal . Diaspora kosovare konsiderohet si burimi më potencial për IJD në Kosovë. Ne kemi provuar të masim/vlerësojmë se deri në çfarë mase diaspora është prezente në Kosovë por rezultate janë të kufizuara. Kjo për arsye se në regjistrin e bizneseve personat që kanë regjistruar biznese janë evidentuar vetëm sipas shtetësisë së tyre, kështu që nuk ka Megjithë numrin e madh të bizneseve të huaja të regjistruara në Kosovë që vijnë nga vendet e EJL, ka indikacione se BE-ja është investitori kryesor në Kosovë. Në mesin e vendeve nga BE-ja që kanë investuar në Kosovë prijnë Gjermania dhe Italia. 2Hunya 2 argumenton se:” një infrastrukturë më e mirë që do të lidhte Kosovën me Shqipërinë do të mundësonte një involvim më të madh të Italisë në Kosovë”. Sipas tij, Italia mund të shihet si investuesi potencialisht më i rëndësishëm në Kosovë për arsye të nivelit të zhvillimit dhe diversitetit të industrive që ka ky vend. Për më tepër, Italia mund të konsiderohet si vendi më i afërt i Kosovës me BE-në për shkak të lidhjeve specifike që ka Kosova me Shqipërinë: i njëjti komb, MTL plotësisht funksionale, etj. Ndoshta mund të vie në konsiderim 2 Húnya, G , Politikat për IJD në Kosovë”, RIINVEST, 2004, f. 53. 10
  • 10. edhe përpilimi i një strategjie të përbashkët për investimeve në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. 3.1. Disa të dhëna të përgjithshme mbi kompanitë e huaja në Kosovë Pothuajse të gjitha kompanitë e huaja të regjistruara në Kosovë i takojnë Sektorit të Ndërmarrjeve të Vogla. Sidoqoftë, të dhënat e tilla duhet të trajtohen me kudjes, sepse ky kategorizim është bërë në bazë të numrit të punëtorëve të paraqitur me rastin e regjistrimit të kompanisë dhe se regjistri nuk është freskuar. Megjthatë, besohet se struktura reale e këtyre kompanive nuk ndryshon shumë. Sipas regjistrit, 551 kompani të huaja punësojnë 2,788 punëtorë që do të thotë se përbëjnë rreth 1.6 për qind të punësimit në sektorin privat. Shumica e këtyre ndërmarrjeve (rreth 50 për qind) janë të regjistruara si biznese individuale dhe më shumë se 20 për qind si ortakëri. Dy kategori tjera të kompanive që mund të pritej se do kishin pjesëmarrje më të lartë – shoqëritë aksionare dhe kompanitë me përgjegjësi të kufizuar – përbëjnë vetëm 16.3 për qind të kompanive 3 të huaja të regjistruara në Kosovë . Tabela nr.3. Shpërndarja e kompanive të huaja të regjistruera në Kosovë sipas madhesis dhe vitit të themelimit ≥250 50-249 10-49 2000 Nr. 1-9 8 % 2001 Nr. 16,0 % 2002 Nr. 7,4 Totali 84,0 50 100,0 50 96,2 54 100,0 68 100,0 1 0,4 3 1,2 15 6,2 1 % Nr. % 42 4 % 2003 Nr. % 2004 Nr. Totali 0,8 1 0,2 4,5 4 0,7 125 94,7 33 6,0 100,0 223 242 92,1 6 93,0 68 100,0 132 100,0 508 546 100,0 Burimi: MTI – Regjistri i bizneseve (2004) 3 Húnya, G , Politikat për IJD në Kosovë”, RIINVEST, 2004, f. 53. 11
  • 11. Tabela gjithashtu paraqet një indikator pozitiv mbi rritjen e numrit të kompanive të regjistruara për 4 vite e gjysmë. Kështu, mund të shihet një rritje signifikante e numrit të kompanive të regjistruara që nga viti 2000. Në veçanti viti 2003 paraqet vitin me numër më të madh të kompanive të regjistruara; afërsisht 45 për qind të kompanive të huaja janë regjistruar gjatë këtij viti që paraqet një rritje prej 32 për qind krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu edhe viti 2004 ka filluar me një numër të konsideruar të kompanive të huaja të regjistruara. Një numër i madh i këtyre kompanive janë të vendosura në Prishtinë (rreth 65 për qind), pastaj në Ferizaj dhe Prizren me rreth 20 për qind të kompanive. Ky koncentrim kaq i madh i kompanive të huaja në regjionin e Prishtinës mund të konsiderohet si negativ për këto arsye: së pari, e bën të dukshëm disekuilibrin në zhvillimin rajonal të Kosovë, dhe së dyti, regjioni i Prishtinës përbën rreth një të tretën e gjithë territorit të Kosovës, kështu që ky koncetrim kaq i madh parqet një barrë për institucionet lokale për t’i përballuar kërkesat e bizneseve. Gjithashtu është indikacion për mungesën e plani hapsinor i cili do t’i identifikonte zonat apo lokacionet 4 industriale . 3.2. Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve Investimet në Kosovë sikurse edhe në venet tjera të rajonit janë të shpërndarë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë). Megjithatë, vetëm një pjesë e vogël e investimeve janë bërë në sektorin e prodhimit, derisa pjesa tjetër është e ndarë barabartë në mes të tregtisë dhe shërbimeve (të dy këta sektorë marrin pjesë me nga 40 për qind në investimet totale). Kjo përqidnje e shpërndarjes së investimeve është e njëjtë me atë të paraqitur në një dokument nga KE (2004) ku theksohet se në sektorin privat në Kosovë në vitet e pas luftës kanë vazhduar të dominojnë ndërtimtaria, tregtia dhe shërbimet. Shpërndarja e tyre në Kosovë nëpër sektorë është e njëjtë me shpërndarjen e bizneseve në Kosovë sipas sektorëve. 4 Po aty 12
  • 12. Tabela nr. 4 Shpërndarja e investimeve sipas sektorëve Prodhimi Ushqim dhe pije Ind.materialit ndertimor Industria kimike Makineria dhe paisjet Bujqesi Mobile Plastike Dru dhe grafike Energjetike Industria e metaleve Tekstil Qeramike Tjeter Prodhimi gjithsej Ndertimtaria Hotele Restaurante Transport Ndermejtesim Konsultim Insustria automobilistike Banka Sherbime mjeksore Patundsheri Nr.firmave 14 13 % në sektor 16.9 15.7 % në total 2.5 2.3 11 7 13.3 8.4 1.9 1.2 6 5 5 5 4 4 7.2 6.0 6.0 6.0 4.8 4.8 1.1 0.9 0.9 0.9 0.7 0.7 3 2 4 83 3.6 2.4 4.8 100.0 0.5 0.4 0.7 14.6 49 18 20.2 19.8 8.6 8.4 32 26 23 11 13.2 10.7 9.5 4.5 5.6 4.6 4.1 1.9 7 6 2.9 2.5 1.2 1.1 5 2.1 0.9 13
  • 13. Sigurim personal Telekomunikacion Edukim Tjeter 5 5 2 24 243 2.1 2.1 0.8 9.9 100.0 0.9 0.9 0.4 4.2 42.6 Tregtia me shumice Tregtia me pakice 152 62.3 26.7 92 244 570 37.7 100.0 100.0 16.1 42.8 100.0 Sherbimet gjithsej Tregtia Tregtia gjithsej Totali Privatizimi i ndërmarrjeve shtetërore ose shoqërore ka qenë arsye kryesore për tërheqjen e investimeve në vendet e regjionit. Kosova nuk ka ecur shumë përpara në procesin e privatizimit, i cili proces padyshim do të krijonte shumë mundësitë për tërhejqje më të madhe të investimeve. Dy fazat e para të privatizimit nuk kanë tërhequr shumë investitorë të jashtëm. Në mesin e 23 kompanive shoqërore të privatizuara, vetëm 1 prej tyre është blerë tërësisht nga një investitor nga Maqedonia dhe disa nga to janë blerë së bashku nga investitor nga diaspora dhe ata vendor. Kompanitë tjera të privatizuara nga blerësit e vendit, me rastin e tenderimit tenderuesit lokal i kanë tejkaluar me oferta të huajt dhe kështu i kanë blerë kompanitë. Mund të pritet një involvim më i madh kapitalit të huaj në sektorët në të cilët investitorët vendor nuk mund të hyjnë, si minierat, energjetika dhe telekomunikacioni. Sidoqoftë, sa i përket investimeve në ndërmarrjet që do privatizohen në të ardhmen duhet pasur parasysh efektet negative të bllokimit dhe shtyerjes së privatizimit dhe të politikave jo konsistente në vendimet për të investuar nga investitorët e jashtëm. Deri tani sektori më atraktiv për investime ka qenë sektori i bankave. Janë shtatë banka që operojnë në Kosovë dhe një numër i institucioneve mikrofinanciare. Nga këto 7 banka, dy janë plotësisht me kapital të huaj (këto dy banka janë bankat më të mëdha në Kosovë në bazë të depozitave dhe kredive), një bankë është me kapital të përzier dhe të tjerat janë me kapital vendor. Në sektorin e bankave për nga kapitali i investuar dominon Austria e përcjellur nga Gjermania dhe disa institucione ndërkombëtare. Ndërtimtaria dhe prodhimi i materialit ndërtimor, shiç shihen në tabelë, kanë tërhequr investime të konsiderueshme. Sektori i Bankave 14
  • 14. dhe i Sigurimeve ishin ndër sektorët më atraktive për investimet ejashtme në Kosovë. Këta sektorë kanë absorbuar 30.6 milion €, nga e cila 19.3 (63%)është pjesëmarrja e kapitalit të huaj i cili përbëhet 13 million € të sektorit bankar dhe 6.3million € të sigurimeve. 5Aktivitet e shumta të rindërtimit në periudhën e pas luftës kanë tërhequr shumë investitor. Megjithëse nuk shihet në tabelë, sektori i sigurimeve poashtu ka tërhequr investime nga Shqipëria dhe diaspora Kosovare. Sektorët tjerë nuk kanë qenë në gjendje të tërheqin shumë investime kryesisht për shkak të situatës së përgjithshme ekonomike dhe klimës politike në Kosovë. IV. KUFIZIMET DHE PENGESAT PËR INVESTIMET NË KOSOVË 4.1. Disa faktorë të përgjithshëm lidhur me gjeografin e Kosovës, kufizimet dhe pengesat për investime në Kosovë Sipas Komisionit Evropian, parashikimet për nivelin e investimeve në vendet e rajonit janë të ndryshme. Siç duket, SMZ do të tëheqë pjesën më të madhe të investimeve të huaja si rezultat i privatizimit të planifikuar në industrinë e duhanit dhe atë të naftës. Edhe Bosnja pritet të shënojë rritje të nivelit të investimeve gjatë viteve të ardhshme si rezulatat i përmirsimeve në klimën e biznesit. Ndërsa, në Shqipëri dhe Maqedoni duket se investimet e jashtme do të shënojnë rënie si rezultat i mungesës së transakcioneve të mundshme të lidhura me privatizimin si dhe përkeqësimit të klimës së përgjithshme afariste (EC, 2004). Në anën tjetër, Kosova nuk do të ketë mundësi të tërheq investime të jashtme nëse privatizimi nuk relizohet shpejt dhe me paramertrat e parapare si dhe nëse nuk bëhen ndryshime të cilat do të përmirësonin rrethinën e përgjithshme për biznes. Disa faktorë të përgjithshëm të lidhur me gjeografinë e Kosovës dhe aspektet tjera makroekonomike; Kosova para së gjithash është:  5 Ekonomi e vogël me nivel të ultë të fuqisë blerëse (BPV për kokë banori është më i ulti në Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, f 18. 15
  • 15. Europë pas Moldavisë) si dhe me potencial të ultë të shtimit ekonomik (pas rritjes së madhe të shënuar pas vitin 1999, rritja ekonomike në dy vitet e fundit sillet diku rreth 3 apo 4 për qind);  Vend i mbyllur në kuptimin gjeografik; është relativisht larg nga BE-ja, si partneri kryesor tregtar dhe investitori më i madh potencial jo vetëm për Kosovën por edhe për të gjitha vendet në rajon;  Vend potencial për jo-stabilitetit ekonomik dhe politik. Problem i shfaqur gjithashtu kohëve të fundit janë jokonsistencat në politikat ekonomike;  Krijimi i ligjeve është bërë në masë të madhe, ndoshta më tëpër se disa vende në tranzicion, mirëpo problemi qëndron në nivelin operacional, apo në zbatimin e ligjit e cila duhet përmirsuar patjetër nëse synohet një zhvillim gjithëpërfshirës. Korniza legjislative është relativisht e mirë (Banka Botërore, 2004);  Edhepse ekonomi e hapur, Kosova nuk ka lidhje të forta tregtare me rajonin, BE-në dhe më gjerë të cilat do të mundësonin eksport të madh. Kosova është lënë anash në rrjetin e krijuar të MTL-ve në rajon kryesisht për arsye politike. Raportet Kosovë – BE janë të rregulluara me Regulloren e Këshillit European No. 2007/2000 (18 Shtator 2000), sipas të cilit BE-ja trajton preferencialisht produktet e Kosovës duke eliminuar kështu tarifat për produktet industriale si dhe duke përmirsuar kushtet për hyrje në tregun e BE-së të produkteve bujqësore. Marrveshja Europeane dhe antarësimi në OBT në këtë faze të zhvillimeve as që mund të mirren në konsideratë si rezultat i statusit të pazgjidhur.6  Tendencë e ultë për eksport pa asnjë pjesëmarrje të madhe në ndonjë treg të huaj;  Edhe pse një vend me traditë për industri, shkatrrimi i sektorit të NSH-ve në vitet ’90 në masë të madhe zvoglon rendësinë e këtij faktori. 6 Politika Tregtare dhe Promovimi i Eksportit’, Instituti Riinvest, 2003, f.26 16
  • 16. Një politikë e tatimeve e përshtatshme për investorët dhe prodhuesit, qasje më e mirë në financim, zbatim më i madh i ligjit, shërbime publike më të lira dhe më të mira, fuqi punëtore më produktive si dhe më tepër aktivitete promovuese do të përmirësonin imazhin e Kosovës si një destinacion I përshtatshëm për IJD-të. Pengesat kryesore që kanë intensitet më të lartë në realizimin e investimeve të huaja në Kosovë janë: - Korrupcioni, - Mungesa e garantimit të investimeve, - Tatimet e larta, - Tregu i kufizuar, - Stabiliteti politik, - Telekomunikimet. Ndërkaq penegsa me një intensitet më të dobët të ndikimit në realizimin e investimeve të huaja mund të merren: - Mungesa e përvojës në realizimin e IJD, - Mungesa e ligjeve, - Lartësia e doganës, - Statusi final i Kosovës i padefinuar, dhe - Mungesa e përkrahjes promovuese e investimeve. Tabela nr.5 Pengesat me të cilat ballafaqohen investitioret e huaj Korrupsioni Mungesa e garantimit te investimeve Tatimet e larta Tregu u kufizuar Jostabiliteti politik Te tjera Telekumunikimet Mungesa e pervojes ne IJD Mungesa e ligjeve Uji Doganat Statusi final i Kosoves i pa definuar Mungesa e perkrahjes per promovimin e investimeve Furnizimi me rryme elektrike Burimi: Raport hulumtues, Riinvestit, 2002 10.4 9.0 8.8 8.2 8.0 7.3 7.3 6.6 6.4 6.1 6.1 6.0 5.0 4.7 17
  • 17. 4.2.Financimi dhe shërbimet publike Pengesë tjetër për investime-të mund të jetë edhe financimi. Sektori banker mund të analizohet si sektor potencial për investime të huaja dhe në anën tjetër si ofrues i shërbimeve financiare për ekonominë e vendit. Në rastin e parë, sektori banker nuk ka tërhequr në masë të madhe vemendjen e investorëve të huaj; nga 7 banka të formuara pas luftës, 2 nga to janë në tërësi të huaja dhe vetëm një është me kapital të përzier. Këto dy banka të huaja posedojnë pjesën më të madhe të depozitave dhe kredive në Kosovë. Në rastin e dytë, mund të thuhet se bankat nuk kanë qënë shumë të suksesshme - kreditë ofrohen me kushte të pavolitshme - me kamata të larta dhe periudhë të shkurtë të kthimit. Duket se ka mungesë të besueshmerisë nga bankat. Arsyet për një kujdes kaq të madh të bankave janë të lidhura me riskun e lartë, fuqizimin e kontrat ave, të drejtat pronësore, etj. Duke pasë parasysh rëndësinë e sistemit bankier, pengesat e cekura kërkojn vetem ndjenj të menjëhershme.Së pari si indikator i thjesht i ndërmjetsimit . Burimi– Sanfey et al. (2004); Kosova – Kalkulimet a autorit bazuar ABP – Buletini Statistik Mujor (2004) Vërejtje: Indikatorët për Kosovën janë për 2003 ndërsa për vendet tjera janë për vitin 2002. Figura2: Kreditë vendore në IJL 18
  • 18. financiar mund te shrfytëzohet raporti i kredisë vendore me BPV, për tërë ekonominë apo vetëm sektorin privat. Të dy indikatorët janë ndër më të ultit në rajon (mesatarja e ponderur e rajonit është 26.6 perqind).Megjithatë, gati tërë kreditë janë akorduar sektorit privat (afër 83 përqind) e jo si në Shqipëri ku ekziston një diferencë e madhe në mes të kredisë totale dhe kredisë për sektorin privat. Dy kriteret në vijim gjithashtu tregojnë dobësinë e sistemit bankar në Kosovë. I pari, është kapitalizimi i bankave, i cili në Kosovë është 2.85. Koeficienti mesatar i pjesëmarrjes së kapitalit bankar në BPV në fund të vitit 2002 ishte 5.1 përqind në EJL, krahasuar me 5.3 në vendet e EQL. Amplituda e koeficientit është më e ulëta në Kosovë dhe më e larta në Kroaci, ku mbërrin në 9.2 përqind. Së dyti, është dallimi ndërmjet normave të depozitimit dhe të kreditimit. Dallim i madh vërehet në Kosovë, ku ai mbërrin 11.54 përqind. Rumania dhe SMZ kanë një dallim më të lartë se 16 përqind ndërmjet këtyre dy normave, ku inflacioni i lartë (në veçanti, në rastin e SMZ) ka ndikim të madh. Treguesi i tillë thekson shkallë të ultë të efikasitetit, por gjithashtu edhe një konkurrencë të dobët në sektorin bankar. Për ta përmbledhur, bazuar në të gjithë treguesit e prezantuar, “cilësia” e sektorit bankar është më e ulët se mesatarja në regjion. Si i tillë, sektori bankar në Kosovë nuk do të perceptohet si një nxitës i investimeve – të jashtme apo vendore. V. POLITIKAT E NXITJES SË INVESTIMEVE NË KOSOVË 5.1. Masat që duhet ndërmarrë për ndërtimin e një mjedisi miqesor për afarizëm dhe investime Situata aktuale e zhvillimit ekonomik në plan të gjerë dhe problemet e përshkruara lidhur me IJD-të shtrojnë nevojën për kompletimin e masave të politikës ekonomike, kuadrit ligjor dhe rrthinës institucionale për krijimin e një mjedisi miqësor për afarizëm dhe investime. Politkat në të vërtetë duhet tu adresohen njësoj të gjithë investitorëve privat, të jashtëm dhe vendor. Në këtë pjesë do të adresohen shkurtimisht disa nga çështjet më relevante për ndërtimin e një rrethine të tillë. a) Ndërtimi i stabilitetit makroekonomik Rivitalizimi i shpjetë i aktiviteteve ekonomike, rrumbullaksimi i fazës emergjente të rindërtimit pas luftës dhe asistenca financiare dhe teknike e bashkësisë ndërko mbëtare kanë ndikuar në rritjen e shpejtë të GDP-së dhe treguesve të tjerë makroekonomik. Mirëpo, brenda 19
  • 19. përbrenda kësaj rritje kanë mbetur shumë shpërpjestime të mëdha të cilat mund ta vështirësojnë ruajtjen e qendrushmërisë së rritës ekonomike dhe stabilitetit makroekonomik. - raportet midis GDP-së, konsumit, kursimeve dhe investimeve, - raporteve midis nevojave për investime kapitale dhe buxhetit, - raportit midis importit dhe eksportit, - papunësisë dhe investimeve. Menaxhimi dhe rregullimi adekuat makroekonomik si parakusht i ruajtjes së stabilitetit ekonomik është kyç për stimulimin e IJD. Nga ana tjetër rritja e investimeve private është gjithashtu e domosdoshme për të përballuar shumë vështirësi dhe shpërpjestime. Efektet e tyre duhet orientuar sidomos kah rritja e eksportit, investimet në infrastrukturën publike si formë e letësimit të presioneve në buxhet, dhe në të njejtën kohë rritjen e të ardhurave buxhetore nga tatimet dhe rritjen e punësimit. Kjo kërkon rritjen e mëtejme të kapaciteve në administratën dhe gjithashtu edhe ndërtimin e trasparencës mbi ecuritë e indikatorëve makroekonomik. Për çdo investitor, pasqyra reale dhe azhure mbi situatën makroekonomike është me rëndrësi shumë të madhe. Së këndejmi përparimi i bazës staistikore, metodolog jisë dhe përgjithsisht sistemit të përllogaritjes së indikatorëve makroekonomik duhet të vëhet në detyrat prioritare. b) Privatizimi dhe reforma e shërbimeve publike Aprovimi i rregullores mbi AKM është një hap i rëndësishëm për fillimin e procesit të privatizimit. Regjistrimi i korporatave të reja subsidiare të dala nga NSH ekzistuese dhe shitja e pasurisë së tyre në treg investitorëve të vendit dhe të jashtëm, pa patur në trashigimi obligimet dhe problemet e tjera të NSH duket një model i qëlluar dhe i orientuar drejt për të qenë atraktiv për investitorët. Duke pasur parasysh të dhënat e prezentuara më sipër duket se ky është një fakt shumë relevant. Duke u nisur nga fakti se infrastruktura publike, veçmas telekomunikimet, energjetika dhe disa nga shërbimet publike mund të jenë atraktive për inevstitorët e jashtëm, hapja e proceseve reformuese brenda ndërmarrjeve publike ka rëndësi esenciale. c) Rregullimi i tregut dhe konkurrenca lojale Ndonëse siç u theksua më parë tregu i Kosovës është i liberalizuar sa i përket regjimit të tregtisë së jashtme dhe bizneset vendase ballafaqohen me konkurrencën nga importi. Tregu është mjaft i çrregulluar dhe konkurrenca lojale si forca kryesore nxitëse e stabilitetit ekonomik dhe racionalitetit të sinjaleve nga tregu ende nuk është vendosur në Kosovë. Mungesa e statusit ndërkombëtar të Kosovës si entitet i pavarur tregtar është duke u reflektuar negativisht në pozitën tregtare të Kosovës në rajon dhe më gjerë. Kjo është duke krijuar edhe pasoja serioze në zhvillimin e bizneseve dhe në forcimin e rritjes së qendrueshme ekonomike të saj. Politikat tregtare dhe në tërësi marrëdhëniet ndëkombëtare të Kosovës me vendet tjera janë në kuadër të kompetencave të rezervuara për Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) 20
  • 20. të Kombeve të Bashkuara. Prandaj, ndërtimi i këtyre politikave mbetet një nevojë e ngutshme me qëllim të krijimit të parakushteve për një kyçje më serioze të bizneseve të vendit në tregun rajonal dhe më gjerë. Përmirësimi i këmbimit tregtar nga perspektiva e realizimit të investimeve direkte private kërkon masa efektive për: • Krijimin e politikave aktive tregtare të Kosovës ndaj vendeve tjera në funksion të konkurrecës lojale, • Zbatimin e instrumenteve të reciprocitetit, • Tejkalimin e efekteve negative nga zbatimi i Marrëveshjes Tregtare në mes të IRJM dhe RFJ”, • Rregullimin e këtij bashkëpunimi të këmbimit tregtar në mes të Kosovës dhe Malit të Zi/Serbisë me marrëveshje të vaçantë, dhe në kushte të barabarta, • Tejkalimin e tatimeve të veçanta josimetrike dhe diskriminuese në tranzit për importuesit Kosovar në territorin e IRJM, Malit të Zi dhe Serbisë, • Tejkalimin e pengesave dhe vështirësive për realizimin e eksporteve të Kosovës në vendet e rajonit si rezultat i aplikimit të instrumenteve joreciproke, kufizimeve dhe pengesave administrative, aplikimin arbitrar të ngarkesave doganore dhe mos njohjen zyrtare të çertifikatave mbi origjinën e mallit të prodhuar në Kosovë. d) Përsosja e mëtejme e sistemit të taksave Ndërtimi i një sistemi fiskal dhe tatimeve moderne, dhe të përshtatshëm për ekonominë e tregut është në vijim e sipër. Pjesëmarrja e të hyrave nga tatimet ka shënuar një ngritje solide prej 8% në vitin 2000 në rreth 17% në vitin 2002, në kushtet e rritjes dinamike të GDP-së. Masat e mëtejme në politkën tatimore nga aspekti i nxitjes së investimeve private, kanë të bëjnë me shqyrtimin e lartësisë së gjithmbarshme të tatimeve për bizneset, sidomos tatimeve (doganës dhe TVSH-së) në investimet kapitale dhe inputet që nuk prodhohen në vend, me çka Kosova do të përfitonte në dy drejtime: • rritjen e aftësisë konkurruese për IJD, dhe • norma më të ulta të tatimeve për mallrat investive. e) Zhvillimi i mëtejm i sistemit financiar dhe kreditimit Progresi i arritur në funksionimin e sistemit të bankave, krijimit të tregut kreditor dhe rritjes së konkurrencës në të e pastaj rritjes së depoziteve dhe transakcioneve të bizneseve nepërmje tbankave janë vetëm fillimi i ndërtimit të një sistemi financiar të përshtatshëm dhe stimulativ për investime. Depozitat dhe kursimet tregojnë trende pozitive si rezultat i funksionimit efikas të sistemit bankar, dhe i rikthimit gradual të besimit të klientëve. Rritja e depozitave i ka kaluar të gjitha parashikimet dhe paraqet tregues të stabilitetit financiar dhe kreditor. Në fund të vitit 2001, depozitat kishin arrijtur në 467.0 milion €, ndërsa në vitin 2002 janë stabilizuar në shumë prej 350380 milion €. Nga këto depozita, 36% janë të afatizuara dhe konsiderohen si resurse të rendësishme në mbështetjen kreditore të bizneseve. Kreditimi i bizneseve gjithashtu ka shënuar progres. Të gjitha bankat e licencuara në Kosovës, janë duke implementuar programe të kreditimit dhe 21
  • 21. mbështetjes së bizneseve. Gjer më tani bankat e vendit kanë siguruar rreth 53 milion € kredi për ndërmarrjet e vendit dhe atë kryesisht në tregti (49.6%), biznese prodhuese (16.9%), shërbime (19.5%) dhe sektorë tjerë (13.9%)7. ë) Legjislacioni Një pjese e konsiderueshme e ligjit komercial të aprovuar dhe të pergatitur u pergjigjet standardeve të ekonomisë së tregut e qe është kerkese elementare e çdo investitori. Këto kërkesa i përmbush edhe Rregullorja mbi Investimet e Jashtme. Mirëpo nese pakoja e ligjeve komerciale dhe të tjera nuk është e kompletuar dhe nuk zbatohet në mënyrë konsekuente, atëherë mungojnë efektet e domosdoshme sinergjike dhe këto përparesi të kuadrit ligjor në Kosovë zbehen dukshëm. Për inkurajimin e inevstimeve janë një lloj të dëmshme moskompletimi i ligjeslacionit dhe mungesa e fuqisë dhe emkanizmave për t’i zbatuar ligjet dhe parimet e shtetit ligjor. Prandaj, veprimi i institcioneve kompetente brenda UNMIK-ut, Paralamentit dhe Qeverisë duhet të jetë në dy kanale: • Zbatimin efektiv të ligjeve të aprovuara e sidomos: Ligjit mbi korporatat (ndërmarrjet, Rregulloren mbi AKM, pengun, standardet e kontabilitetit, etj), • Kompletimin e kuadrit ligjor dhe nxjerrjen e ligjeve të cilat ende mungojnë, e sidomos: Shfrytëzimin afatgjattë të tokës, Ligjin mbi Hipotekën, Ligjin mbi Bankrotimin, Ligjin mbi Mbrojtjen e Konkurrencës, Ligjin mbi Tregtinë e Jashtme, Ligjin mbi Tregun Financiar dhe Letrat me Vlerë, Ligjin mbi Pronësinë Intelektuale. f) Avancimi i subjektivitetit të Kosovës në marëdhëniet ekonomike ndërkombtare. Sipas Rezolutës 1244 dhe Kornizës Kushtetuese të Kosovës çështjet që kanë të bëjnëme raportet ndërkombëtare të Kosovës janë të drejta të rezervuara të PSSP. Në kuadër tëkëtyre çështjeve dhe kompetencave janë edhe ato që kanë të bëjnë me krijimin epartneritetit ekonomik dhe tregtar të Kosovës me boten e jashtme. Edhe pse në Kosovë është krijuar një kornizë ligjore bazike për realizimin e investimeve direkte private, mos pjesemarrja e Kosovës në isntutucionet më të rendësishme ekonomiko financiare redukton dukshëm kapacitetet negociuese për arritjen e marrëveshtjeve bilaterale me vendet tjera, dhe do ta vështirësojë inkurajimin e investitorëve të huaj. Me qëllim të tejkalimit të këtyre problemeve, UNMIK-u dhe Institucionet Kosovare duhet të punojnë në këto drejtime: Nënshkrimin e marrëveshjeve bilaterale me vendet tjera lidhur me sigurimin e investimeve dhe tejkalimin e tatimimit të dyfisht të të ardhurave dhe profiteve, Rregullimi dhe institucionalizimi i statusit të Kosovës në raport me institucionet financiare ndërkombëtare me qëllim të krijimit të një partneriteti më të qendrueshem afatgjatë që do të shprehej pozitivisht në participimin e Kosovës në projektet e këtyre institucioneve, Avancimi i statusit të Kosovës në kuadër të Paktit të Stabilitetit nga antarësimi vrojtues 7 Raport hulumtues, Riinvestit, 2002, f.32. 22
  • 22. në antarësim substancial me të drejt vote, Zyrtarizimi i teritorit të Kosovës si territor ndërkombëtar tregtar dhe doganor, do të dërgonte sinjale të qarta për sigurinë e investimeve direkte private në vend dhe teritorin e Kosovës, do ta bënte vend të sigurt dhe atraktiv për lëvizjen e kapitalit ndërkombëtar. 23
  • 23. 5.2. Promovimi në funksion të Investimeve Promocioni është një nga elementet qensore të strategjisë së ndërtimit të imazhit pozitiv dhe atraktiv për inestitorët. Tani në Kosovë aktivitet promovuese janë në fazën inciale dhe pa qasje të integruar. Me qëllim të tejkalimit të kësaj situate është e nevojshme që të kordinohen instrumentet promovuese të akterëve në kuadër të një strukture te re promovuese. Kjo do kontribuonte për realizimin e një fushate institucionale në nivelet qeveritare, joqeveritare dhe profesionale me qëllim të përfshirjes së Kosovës në rrjedhat e kapitalit dhe të investimeve ndërkombëtare. Gjatë kësaj periudhe në promovimin e investimeve dhe në veçanti të investimeve direkte private janë involvuar këto institucione, organizata dhe projekte ndëkombëtare: 5.2.1. Qeveria e Kosovës me përpjekjet e veta është e orientuar në krijimin e kanaleve kooperuese me Diasporën Kosovare, në promovimin e programit të vet, në promovimin e mundësive për mobilizimin e mjeteve të Diasporës në projektet produktive, dhe në ofrimin e informatave relevante lidhur me legjislacionin dhe reformen ekonomike që është duke u realizuar në Kosovë. 5.2.2. Oda Ekonomike e Kosovës është duke dhënë një kontribut të çmueshëm në krijimin e lidhejve të reja ekonomike në mes të ekonomisë së Kosovës dhe vendeve tjera e në veçanti me tregjet e ish - Jugosllavisë. Oda Ekonomike ka promovuar mundësitë për pertneritet me ndërmarrjet rajonale, duke inkuadruar edhe Diasporën Kosovare. Këto përpjekje janë realizuar nëpërmjet organizimit të panaireve në vend, organizimit të ndërmarrësve Kosovarë për pjesëmarrje në panairet rajonale, misioneve studiuese dhe organizimit të ëorshopeve dhe seminareve të ndryshme. 5.2.3. USAID Projekti për Mbështetjen e Bizneseve të Kosovës (KBS) përqendrohet në zhvillimin e kapaciteteve menaxherike të ndërmarrjeve kosovare dhe në mbështëtjen institucionale të zhvillimit të tyre. Mbështeteja përfshin edhe lehtësimin e qasjes së ndërmarrjeve në punët eksportuese, në gjetjen e burimeve të reja financiare dhe vendosjen e kontakteve me investitorë të huaj. Në kuadër të projektit janë organizuar misione promovuese me grupe të ndryshme të investitorëve dhe të diaspores kosovare me qëllim të promovimit të intereseve të Kosovës për bashkëpunim me investitoret e huaj. 5.2.4. Euro Info Qendra është instrument i rendësishem promovues me kyçje në një rrjet të 300 qendrave të ngjashme në Evropë. Është duke krijuar resurse të rendësishme informatike për bizneset e Kosovës në ndërlidhje dhe komunikim me bizneset ndërkombëtare. Aktivitetin promovues është duke e realizuar nëpërmjet: (i) ofrimit të informatave të para për klimën investuese në Kosovë dhe ofrimi i njohurive mbi politiken rregullatore të Evropës, 24
  • 24. tregjet, projektet e përbashkëta, tenderet dhe partnerët Evropian (ii) formimit të IECC ëebsite duke ofruar informata të biznesit të Kosovës dhe mundësitë për investime të mundëshme. 5.2.5. Swissontact-i projektet i ka përqendruar në tri fusha: (i) trajnim, (ii) shërbimet e biznesit dhe (iii) mbështëtejen e Diasporës Kosovare për rikthim në Kosovë. Nga aspekti i promovimit të investimeve të huaja me rendësi është anagazhimi i palës Zvicrrane për formimin e Fondit Investues Kosovaro-Zvicrran, si model për mobilizimin dhe orientimin e mjeteve të Diasporës Kosovare në NVM-të në Kosovë. 25
  • 25. VI. PËRFUNDIMI Kosova ka hyrë në një fazë shumë dinamike të zgjidhjes së statusit përfundimtar, me çka pritet edhe të krijohen mundësitë për një zhvillim më të mirë ekonomik. Investimet e Jashtme Direkte në Kosovë padyshim që janë një bazë e fortë dhe me një rendsi vitale për zhvillimin ekonomik dhe për ngritjen e standardit jetësor. Sot institucionet vendore në bashkëpunim me institucionet ndërkombtare janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të tërhequr një numer sa më të madhe të investitorëve të huaj, dhe për të krijuar një klime të përshtatshme për ta. Kosova ka mjaft potenciale për të tërhequr investimet e huaja direkte, resurse ka në energjetikë, resurse ka në pasuritë minerale, në sektorin e zhvillimit të bujqësisë dhe prodhimeve ushqimore, në sektorin e turizmit, në pozitën e mirë gjeografike që ka në rajon. Pastaj, janë resurset humane, popullsia shumë e re dhe me një disponim shumë të mirë për punë, edhe politikat fiskale që aplikohen në Kosovë, janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e biznesit, por pengesë kryesore për investitorët e huaj aktualisht është furnizimi jo i rregullt me energji elektrike. Investimet e Jashtme Direkte janë pothuajse me të vogëlat në rajon, por shpresojmë që më zgjidhjen e statusit perfundimtar të kemi një hov të madhë të investitorëve te huaj, të cilet nuk do të hezitojnë të investojnë dhe të gjejnë tregun e tyre në Kosovë. 26
  • 26. VII. REKOMANDIME Akterët e politikave duhet të luajnë rol më aktiv në krijimin e një ambienti miqësor për investime në Kosovë duke krijuar praktika të mira dhe koordinuar përpjekjet për adresimin e këtyre çështjeve: Praktikat dhe përvojat ndërkombëtare duhet të shërbejnë si bazë për krijimin e një rrethine investive më miqësore. Për ta bërë këtë me sukses, Qeveria dhe UNMIK-u duhet të përqendrohen në aktivitetet si vijojnë:  Përmirësimin sistematik të stabilitetit politik dhe gjendjen e sigurisë;  Rritjen e vetëdijësimit të komunitetit të biznesit dhe opinionit publik se sa i rëndësishëm është roli i sektorit privat në promvimin e progresit ekonomik dhe krijimin e ekonomisë së tregut;  Mbrojtjen e konkurrencës lojale duke reduktuar evazionin fiskal dhe intensifikimin e vazhdimësisë së masave sistematike kundër korrupcionit; 27
  • 27.  Lehtësitë për eksport përmes krijimit të indentitetit tregtar të Kosovës dhe nënshkrimi i marrëveshjeve me vendet fqinje dhe vendet tjera për t’i eliminuar pengesat administrative, si psh. njohja e çertifikatës së origjinës Kosovare dhe respektimi i parimit të reciprocitetit në marrëdhëniet tregatre;  Ndërmarrjen e të gjitha masave për t’i përmbushur standardet dhe kriteret që kërkohen nga Marrëveshja për Investime në kuadër të Paktit të Stabilitetit me qëllim që të ndërtohet një kornizë stabile, transparente dhe e unjësuar për investime në sektorin privat;  Ppromovimi i programit të privatizimit te investitorët potencial, zhvillimi dhe publikimi i referencave udhëzuese mbi procedurat e politkës operative dhe ndërtimi i praktikave transparente që lidhen me implementimin e Rregullores mbi AKM-në e cila do t’i inkurajonte investitorët e vendit dhe të huaj;  Kompletimi i kornizës ligjore duke aprovuar ligjet dhe rregulloret që janë në pritje për Privatizimin/Ligji mbi Shfrytëzimin Afat-gjatë të Tokës, Ligji mbi Hipotekën, Ligji mbi Bankrotimin, Ligji mbi Mbrojtjen e Konkurrencës, Ligji mbi Tregtinë e Jashtme, Ligji mbi Tregun Financiar dhe Bursën dhe, Ligji mbi të Drejtat Pronësore. Ligjet në të cilat janë bërë plotësimet e duhura duhet të fillojnë të implementohen dhe fuqizohen juridikisht, dhe me anë të kësaj të forcohet rregullative ligjore;  Duke u bazuar në shembullin e marrëveshjes OPIC, të arrihen marrëveshje të ngjashme me agjencitë e ndryshme të Evropës dhe rajoneve tjera. Masat në kuadër të politikave duhet të drejtohen kah krijimi i një sistemi bankar efikas, i cili do të ofronte:  Nxitje më të mëdha dhe norma më të mira të kamatës për kursimet në formë të depozitave afatgjate, që do të mundësonin dhënien e kredive afatgjata  Rritjen e mëtejme të konkurrencës dhe futjen në përdorim të instrumenteve garantuese për të stimuluar norma më të ulta të kamatës për kreditë investive  Implementimi i praktikave të përparuara të sistemit bankar që e lehtësojnë tregtinë, psh. futja në përdorim e Kambialit dhe Garancioneve Bankare. Krijimi i sistemit për kontakte institucionale me Diasporën Kosovare, dhe shmangjen e fragmentimit që mund të vie si rezultat i interesave të bazuara në 28
  • 28. organizimin politik, por në favor të formave organizative me attributet Kosovare dhe Komunale që kanë për qëllim mobilizimin e kapitalit financiar dhe njrëzor për investime në Kosovë. Të elaborohet koncepti i fondeve investive me kapital të Diasporës dhe promovimi i tyre si gjenerator i investimeve potenciale. Kjo mund të realizohet në bashkëpunim me qeveritë dhe bankat e vendeve korresponduese; Infrastruktura duhet të përmirësohet. Veçanërisht, infrastruktura rrugore më e mirë me Shqipërinë do të ishte e rëndësishme në mënyrë që të tërhiqen invest itorë potencialë nga Italia dhe vendet tjera të BE . Duhet bërë përpjekje për përmirësimin e klimës së përgjithshme afariste, një nga faktorët kryesorë të investimet e huaja. Dy aspekte të politikës tatimore duhen përmirësuar: - Tatimi në fitim duhet të ulet për fitimet e riinvestuara; Duhet bërë më shumë përpjekje për përmirësimin e procedurave të TVSH, implementimin dhe rimbursimin e së njëjtës. Duhet përmirësuar më tutje cilësinë e edukimit, veçanërisht të edukimit të lartë. Duhet të konsiderohet se adoptimi i gjuhës angleze si gjuhë e dytë në kuadër të arsimit të lartë, do të mund të krijonte beneficione të ardhshme nga IJD-të dhe të formonte përparësi konkuruese në bazë të energjisë së re ndërmarrëse të popullatës. Së fundi, toka dhe ndërtesat industriale të NSH-ve duhet të shfrytezohen për tërheqjen e investitorëve përmes krijimit të parqeve të biznesit. 29
  • 29. VIII. LITERATURA 1. Dr. Alan Bevan, dr.Saul Estrin, dr.Heather Grabbe: “Foreign Direct Investment and Europian Union, Europian Bank for Reconstruction and Development, 2004 2. Dr.Muhamet Mustafa: “ Qeverisja e Projekteve Investive”, Prishtine, 2003 3. Dr.Andreas Johnson : „Foreign Direct Investment in eocnomies of Eastern Europian” International Business School, 2005 4. Dr.Spiro Brumbulla: „Investimet“ Tirane, 2004 5. Dr.Elisabbeta Falcetti, dr, Peter Sanfey “Private sector development, capital flo ës and the investments climate in the South Eastern Europe” London, 2004 6. Prof.Dr. Selman Selmanaj “Globalizimi dhe Tranzicioni” Prishtine, 2006 7. Dr.Magnus Blomstrom “The economics of Foreign Direct Investments Incentives”, National Bureau of Economic Research, 2004 8. Investimet e Jashtme Direkte, RIINVEST, 2005 9. Dr. Lionel Fontagne “Foreign Direct Investment and International Businees” Organisation for Economic Cooperation and Development, Paris 2005 30
  • 30. 31
  • 31. 32