Kreu v problematikat e stome dhe e ardhmja e zhvillimit te turizmit ne shqiperi dhe mal te zi
Prochain SlideShare
Loading in...5
×

Vous aimez ? Partagez donc ce contenu avec votre réseau

Partager
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Êtes-vous sûr de vouloir
    Votre message apparaîtra ici
    Be the first to comment
    Be the first to like this
No Downloads

Vues

Total des vues
2,606
Sur Slideshare
2,606
From Embeds
0
Nombre d'ajouts
0

Actions

Partages
Téléchargements
20
Commentaires
0
J'aime
0

Ajouts 0

No embeds

Signaler un contenu

Signalé comme inapproprié Signaler comme inapproprié
Signaler comme inapproprié

Indiquez la raison pour laquelle vous avez signalé cette présentation comme n'étant pas appropriée.

Annuler
    No notes for slide

Transcript

  • 1. KREU V PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI5.1. Probleme te zhvillimit soci-ekonomik dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e turizmit.Për të pasur një panoramë sintetike për evolucionin e situatës ekonomike në Shqipëridhe Mal të Zi gjatë periudhës 1990 - 2011, është e domosdoshme të njihen, qoftë edhenë përgjithesi, tiparet themelore të ekonomisë shqiptare dhe asaj malazeze në prag tëviteve 90-të. Periudha e gjatë e vetizolimit që përjetoi Shqipëria në sistemin socialist, eshoqëruar me një politikë ekonomike voluntariste e me prirje autarkike, çoi në krijimine një strukture të çekuilibruar, të prapambetur e konservatore, që mbështetej nësundimin absolut të pronës shoqërore dhe drejtimin e centralizuar nga shteti. Për këtëaresye, cilido që i shqyrton ritmet e rritjes së ekonomisë shqiptare për periudhen nga viti1951 deri ne vitin 1990, vëren se ato bien në mënyrë tendeciale, pesëvjeçar paspesëvjeçari. Kjo si rezultat i shterimit te burimeve të rritjes ekstensive140. Shtesa einvestimeve paksohet që nga gjysma e viteve 70, pas ndërprerjes së ndihmësekonomike nga Kina, duke arritur nivelin më të ulët në periudhën 1986 - 1990141. Krizastrukturore u ndërthur gjatë viteve 80-të me një krizë koniunkturale që u shpreh edhe nëracionimin e një pjese të produkteve ushqimore, në rritjen e inflacionit dhe tëpapunësisë, në staniacionin dhe pastaj në rënien e të ardhurave reale për frymë.Gjendja tepër e vështirë ekonomike ishte pasojë edhe e mungesës së stabilitetit politik tëvendit, të cilat pengonin hartimin dhe zbatimin e një strategjie të qëndrueshme dhe afat-gjatë për reformat ekonomike. E gjithë kjo ndikoj pothuajse në mënyrë negative edhe nëzhvillimin e turizmit në Shqipëri.Mali i Zi si pjesë e ish- Jugosllavisë ndryshe nga Shqipëria zhvilloi një ekonomi tëbazuar në vetëqeverisje dhe ku prona private fare pak u cënua. Edhe pse ekonomia eish- Jugosllavisë dhe ajo malazeze ishte e centralizuar, nga vitet 1960 turizmi u pa si140 Vlerësimi i situates social – ekonomike në rajonet e Shqipërise – UNICEF Shqipëri , Tiranë 2000 fq.15141 Po aty
  • 2. një degë me leverdi ekonomike ku valuta e huaj dhe turizmi masiv u pa si mundësi tëzhvillimit socio-ekonomik të vendit. Nga vitet 50-të e deri në fillim të viteve 90-të,bregdeti i Malit të Zi pësoi një transformim dhe një zhvillim më të shpejtë krahasuar mëpjesën qendrore dhe veriore të vendit. Zhvillimi i turizmit parasëgjithash ndikoj nëhapjen e vëndeve të reja të punës, sidomos në sektorin e shërbimeve, në përmirësimin enivelit socio-ekonomik etj.Qeveria shqiptare e dalë nga zgjedhjet pluraliste të vitit 1992 ndërmori një reformë tëgjerë ekonomike liberale, të improvizuar dhe me elementë të theksuar të terapisëshok142.Në fund të vitit 1996 u duk një përkeqësim i ri i gjëndjes ekonomike të vendit. Mefillimin e vitit 1997, këto tendenca u thelluan gjithnjë e më tepër, duke e çuar vendindrejt një kolapsi të ri ekonomik dhe shpërthimi social që shënoi shokun e dytë përekonominë shqiptare. Si shkak kryesor për këtë situatë sociale dhe ekonomike u bënëfirmat piramidale dhe ku aspekti më i dukshëm i kësaj krize është shembja einstitucioneve informale financiare që filloi në fund të nëntorit 1996. Këto institucioneshtriheshin në territorin e tërë Shqipërisë dhe kishin grumbulluar gjatë një periudhe 2-4vjecare kursimet e mbi 1/3 të numrit të përgjithshëm të familjeve shqiptare, të cilatvlerësohen në rreth 1,2 miliard USD143. Kjo për turizmin në Shqipëri si një degë e re eekonomisë ishte si një goditje tjetër e madhe pas asaj që pesoi gjatë regjimit komunist,por në një situate tjetër.Në mars të vitit 1999 ekonomia shqiptare pësoj një goditje tjetër nga ardhja e rreth500.000 refugjatëve kosovarë, që u shpërngulën me dhunë nga politika e spastrimitetnik, e ndjekur nga regjimi i Millosheviqit. Infrastruktura e brishtë e vendit u dobesuamë tej nga fluksi i papritur i popullsisë. Pa ndihmën e shërbimeve publike të afta për tëpërballuar një situatë të tillë, shqiptarët u përkujdesen për nevojat e refugjatëve mebujari dhe mikpritje.Një situatë të tillë pothuasje përjetoi edhe ekonomia malazeze gjatë viteve 90-të, ku sipasojë e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe luftërave që pasuan si dhe izolimin dhebllokaden ekonomike nga OKB-ja si rezultat i situatës politike ekonomia e brishtë142143Po aty, fq. 16 Malaj A. Mema F. “Karakteristikat dhe efektet e tregut jo zyrtar financiar”, Ekonomia dhe Tranzicioni,1998.
  • 3. malazeze u dobësua shumë. Në këtë mënyrë Mali i Zi humbi tregjet e njohura turistike,siç ishte p.sh. tregu gjerman dhe i Europës Përendimore në përgjithësi e më këtë biendjeshëm edhe numri i turistëve. Një karakteristikë tjetër që ndikoj në rënien e situatessocial – ekonomike në Mal të Zi ishte edhe iflacioni galopan ku zhvlerësimi i parasë(dinarit) u bë me një shpejtësi të paparë. Gjithashtu edhe lufta e Kosovës e vitit 1999pati një ndikim në ekonominë malazeze, ku shteti u ndodh përpara një situate të re nëpritjen e një numri të konsiderueshëm refugjatësh të luftës të cilët kryesisht u strehuannë Ulqin.Një karakteristikë tjetër e tranzicionit ekonomik në Shqipëri është ekstroversioni144 i tij,domethënë konsumi i brendshëm është më i madh se prodhimi, ndërsa diferencambulohet nga transfertat private të emigracionit shqiptar dhe ndihma e organizmavendërkombëtare. Nga viti 1991 deri në fund të vitit 1999 Shqipëria pati një ndihmë tëjashtme të konsiderueshme nga Komuniteti Europian. Ndërsa dërgesat e emigracionitshqiptar gjatë viteve 90-të e në vazhdim, si mesatare vjetore, kanë qënë rreth 400 - 450milione USD145.Nga pikpamja e injektimit të flukseve financiare, e krahasuar me ekonomitë e tjera nëtranzicion të Evropës qëndrore e lindore, si pasojë e përmasave të vogla dheemigracionit të madh, Shqipëria është i vetmi vend që përngjan në këtë aspekt meGjermaninë e Lindjes146 .Struktura ekonomike në të dy vendet (Shqipëri , Mali i Zi) kaloi nga një disekuilibër nëtjetrin.Disekuilibri i ri u shfaq edhe në zhvillimin rajonal të këtyre vendeve, që erdhi si pasojë ekrizës dhe zhvillimit të pabarabartë ekonomik.Megjithëse flukset e investimeve të huaja në Shqipëri kanë qenë në rritje tëvazhdueshme, ato mbeten në nivele shumë të ulta nëse i krahasojmë me Malin e Zi dhevendet e tjera të rajonit. Kjo si pasoje e një trashëgimie negative të dëmtimit të rëndë teklimës së biznesit, për shkak të pengesave të konsiderueshme administrative,korrupsionit të përhapur, dobësive regullatore, si dhe riskut të përceptuar ekonomik dhepolitik të vendit.144145 SAMSON I., Albania experience among transition trajectories, Working Paper, Grenoble 1996.146 Po aty Vleresimi i situates social – ekonomike ne rajonet e Shqipëris – UNICEF Shqiperi , Tiranë 2000, fq.16
  • 4. Në Shqipëri rreth 70 % e investimeve direkte të huaja janë përqëndruar në aksin Tiranë -Durrës, ndërsa pjesa tjetër në zonat perëndimore dhe jugore të vendit. Investimet direkte tëhuaja dhe krijimi i ndërmarrjeve të reja nga kapitali vendas, kanë qënë faktori kryesor që kapërcaktuar hapjen e vendeve të reja të punës, kanë ndikuar në nivelin e të ardhurave tëpopullsisë, në ritmet e zhvillimit ekonomik e social sipas rretheve, etj.Zonat ku janë përqëndruar IHD janë zona me të ardhura më të larta dhe infrastrukturëmë të zhvilluar. Pjesa e brendshme qendrore si dhe verilindja e vendit, janë ndër zonatmë pak të preferuara nga investitorët e huaj. Perveç infrastrukturës së pazhvilluar tëkëtyre zonave dhe marketingut të munguar, një rol të rëndësishëm mendohet të ketëluajtur migrimi i brëndshem dhe i jashtem, i cili veshtirëson gjetjen e fuqisë punëtore tëkualifikuar në to.Nga pikëpamja e origjinës, Italia dhe Greqia ruajnë një pozicion mbizotërues nëinvestimet e huaja direkte në Shqipëri. Kështu 51 përqind e ndërmarrjeve të investimitdirekt janë me pjesemarrje të kapitalit të huaj italian dhe 24 përqind me kapital të huajgrek147. Ndjekësit më të afërt janë kapitali turk (4 perqind) dhe ai amerikan (3 perqind).Nderkohe, verehet nje hapje drejt Lindjes së Mesme, shoqeruar edhe me rritjen eflukseve të kapitalit nga këto vende148.Shqipëria ofron mundësi të shumta për investime në sektorë te veçantë si:  Industria e lekurë – kepucëve dhe veshjeve  Bujqësia dhe Agrobiznesi  Minierat  Nafta dhe gazi  Turizmi  Telekomunikacioni  Infrastruktura  Elektor – Energjia etj.Më situaten politike që u krijua në vend pas vitit 2006 ku Mali i Zi fitoi pavarësinë dhe ushkëput nga Serbia, Qeveria e Malit te Zi ndërmori një sërë masash lehtësuese për tëtërhequr investitor të huaj në vend. Këto masa kryesisht kishin të bënin më uljen e taksave,147148 Banka e Shqipëris – Investimet e huaja direkte në Shqipëri (IHD) Po aty
  • 5. heqjen e barierave për të huajt me qëllim marrjen e lejeve për të blerë truall për një periudhë99 vjeçare etj. Të gjitha këto masa lehtësuese ndikuan që investimet e huaja të rriten nga38.7 milion € që ishin në vitin 2003 në 944 milion € në vitin 2009149. Si rezultat i krizësfinanciare botërore në vitin 2010 investimet e huaja në Mal të Zi pësuan rënie duke arriturnë nivelin e vitit 2008. Si fusha më të preferuara për investime në Mal të Zi vazhdojnë tëmbeten : 1. Energjia elektrike 2. Turizmi 3. Telekomunikacioni. 4. Infrastruktura etj.Turizmi padyshim që është sektori më i prefëruar për investime pasi ai sjell një tëardhur të shpejtë, prandaj edhe investitoret e huaj në Mal të Zi si: slloven, hungarez, rus,irlandez etj. preferuan këtë sektor të ekonomisë. Mali i Zi është jë treg i vogel turistikkrahasuar me vendet e rajonit, si: Kroacia, Greqia etj, por që pretendon që të zhvilloj njëturizëm te lartë ose siç quhet ndryshe elit, që bazohet në potencialet tërheqese natyrore,trashëgiminë historike dhe kulturore, në cilësinë e shërbimeve, në infrastrukturë etj. Kylloj turizmi kërkon një gamë të gjërë komoditetësh dhe kërkesash ku hotelet me 4 – 5yje duhet të luajnë një rol parësor në këtë drejtim. Prandaj procesi i privatizimit tëobjekteve hoteliere që nisi pas viteve 90-të në vend më së tepërmi u përqendrua nëzonën e Budvës ku si rezultat sot kemi numrin më të madhë të hoteleve te kategorive tëndryshme 3, 4 dhe 5 yje siç është hoteli "Splendid" që plotesojnë kërkesat e turistëvë tënjë klasi më të lartë. Ndryshe kemi të bëjmë me objektet hoteliere në Ulqin, Kotorr,Herceg Novi etj. Në Ulqin procesi i privatizimit nuk ka dhënë rezultatet e pritura.Kështu disa hotele të ndërmarrjes shtetore "Riviera e Ulqinit" si hoteli "Lido","Bellevu" etj, edhe pse janë privatizuar akoma nuk po shohin investimet. Ato sot poqëndrojnë të prishura duke u bërë problem edhe për mjedisin përrreth. Një fenomenmjaft intersat ndodhi edhe me hotelin "Galeb" në afërsi te Plazhit te Vogel kuprivatizimi solli prishjen e tij. Dikur ky hotel, pra "Galebi" gjatë gjysmes se dytë teviteve 80-të ishte hoteli me luksos me një akitekturë moderne në tërë bregdetin e Malitte Zi. Edhe pse egziston projekti që në vend te ish hotelit "Galeb" të ndërtohet një tjetër149 Plani Hapësinor i Ulqinit deri në vitin 2020 – fq.136
  • 6. hotel megjithatë kriza finacire do të ndikoj që ndërtimi i hotelit te planifikuar nuk do tëbëhet realitet edhe për një periudhe disavjeçare. Probleme me privatizim po kalon edhehoteli "Otrant" që ndodhet ne Plazhin e Madh ku firma privatizuese "Barkly" nga Rusiaka shfaqur probleme. Këto probleme që trajtuam më lart dhe probleme të tjera pondikojnë në renien e ofert[s turistike te Ulqinit, ne shfaqjen e problemeve sociale,mjedisore etj. Ndërsa ne Budva, si metropol i turizmit, një dukuri e tillë nuk ndodhpasi privatizimi i hoteleve ka dhënë efekte pozitive ne zhvillimin e turizmit. Megjithatesi në Shqipëri ashtu edhe në Mal të Zi zonat bregdetare janë objekt kryesor iinvestimeve në turizëm. Problemet me pronat (në Shqipëri), mungesa e planeveurbanistike rregulluese si dhe kriza finaciare që ka prekur ekonomitë e vendeve nga tëcilët vijnë investitorët etj., janë disa nga faktorët që ndikojnë në hezitimin dhepasigurinë e investitoreve në turizëm. Mendoj se si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi duhet tëterheqin ato investitor te cilët kanë një traditë në të bërit turizëm dhe jo investitor të cilëtmund të ndikojnë negativisht në ecurinë e zhvillimit te turizmit, në mjedisin përrreth etj.Raste te tilla te keqperdorimit te hapësirave bregdetare nga inestitore te huaj ne Mal të Zimund të shihen më se miri në gjirin "Zavalla" në Budva, ku kompleksi turistik për arsyefinaciare, probleme me pronësinë etj, që ka shfaqur firma "MIRAX" nga Rusia ka bërë qepunimet në këtë kompleks te pezullohen. Kjo më së miri vërehet edhe në pamjen emëposhte. Foto.10. Kompleksi turistik në gjirin Zavalla në Budva (N.Avdiu prill, 2011)
  • 7. Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të mësojnë nga gabime të tilla në mënyrë që të ruhet mjedisijetik, të mos dëmtohet dhe të mos shkohet drejt betonizimit të hapësirave bregdetare, pasikëto dukuri nuk sjellin ndonjë perfitim ekonomik. Raste të tilla të betonizimit të bregdetitkanë ndodhur në Majorka të Spanjes ku orijentimi drejt zhvillimit të turizmit tëqëndrueshëm ka bërë të mundur shmangëjen e problemeve të tilla dhe shpëtimin e Majorkësnga fenomeni i betonizimit të zonës bregdetare.5.2. Gjendja e infrastrukturës turistike dhe ndikimi i saj në zhvillimin e turizmit.Në zonat turistike, aty ku ushtrohet funksioni turistik infrastruktura turistike përbënfaktorin kryesor, më anen e së cilës kryhen shërbimet e vendosjes, ushqimit, të pijeve,argëtimit etj.Shkalla e zhvillimit të bazës materiale të turizmit të një vendi shpreh shkallën e ofertësturistike dhe me këtë kapacitetet e drejtperdrejta ose ato indirekte kryejnë funksionekryesore të ofertës turistike sidomos lidhur më qarkullimet e turistëve dhe me vendosjene tyre150.Shpeshherë ndodh që gjatë sezoneve turistike rrugët e qarkullimeve të turistëve si dhedestinacionet e tyre në të shumtën e rasteve paraqesin hapësira të krijimit të pëngesavedhe problemeve të mjeteve të trafikut dhe të njerëzve, gjë që ndikon në mënyrë negativenë procesin e qarkullimeve të turistëve në vendet e destinuara.Kështu p.sh. plazhet si në Mal të Zi ashtu edhe në Shqipëri si dhe hapësirat tjeraturistike të rekreacionit ose të zbavitjeve në të shumtën e rasteve mund të shkaktojnëmbingarkim dhe ndotje të mjedisit të këtyre zonave, gjë që është në kundërshtim me atëse çfarë turisti kërkon dhe pret në destinacionin e preferuar turistik.Në tabelën e mëposhtme pasqyrohet qartë lidhshmëria e infrastrukturës turistike tëdrejtpërdrejtë me atë indirekte ose të terthortë në vendet turistike.150 Dr. Gashi M . - Bazat e Turizmit – Prishtinë 1986 , fq. 190
  • 8. KAPACITETET KAPACITETET INDIREKTE E DREJTPERDREJTAKapacitetet për vendosje Kapacitetet për sherbime teushqim dhe pije ndryshme dhe tregti Kapacitetet kurative dhe Hotelet Motelet Agjensite Turistike Kampet Pushimoret Ndermarrjete transportit Kolonite turistike Sanatoriumet Tregtia Pansionet Banjat termale Serviset Dhomat Private Pishinat Zanatet Bujtinat Saunat Objektet kulturore Vetesherbimet Teleferiket Bankat Restorantet Terrenet Sportive Sigurimi Expres-restorantet Marina per lundrim PTT Kafeterite Infrastruktura lokale Pasticerite Objekte te tjera Burimi: Dr. Gashi M.- Bazat e Turizmit Skema 1: Paraqitja e infrastrukturës turistike Studimet e shumta tregojnë se veprimtaria kryesore në ofertën turistike të një vendi, përveç bukurive të shumta natyrore dhe historiko-kulturore, bazohet edhe në infrastrukturen turistike që ka të bëjë me objektet e akomodimit, si: hotelet, motelet, pansionet, bujtinat private, restorantet, baret, pubet, diskotekat etj. Në këtë mënyrë gjatë prezantimit të ofertës turistike të një vendi ose zone të caktuar turistike është e nevojshme që në mënyrë precize të shikohet gjendja egzistuese e infrastrukturës (objekteve të vëndosjes) dhe se çfarë planifikohet të bëhët në këtë drejtim. Skema e mëposhtme ka të bëjë më 5 faktorët kryesorë më të cilët mbështetët tërheqja dhe qendrimi i një turisti në një destinacion të caktuar turistik.
  • 9. Skema 2: Faktorët përcaktues të një destinacioni turistik Fokusimi i turisteve Kualiteti Origjinaliteti Risitë IntegrimiBurimi: Martinovic P.- Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njenog razvoja ( Magistarski rad),Lublane 2003Infrastruktura e vendosjes - Në këtë lloj infrastrukture turistike përfshihen të gjithëobjektet e vendosjes (hotelet,motelet,objektet private etj.), që janë të lidhura direkt meqarkullimet turistike. Pa një infrastrukturë të zhvilluar të vendosjes në zhvillimet esotme të turizmit as që mund të mendohet dhe të preceptohet zhvillimi i turizmit në njëvend.Mali i Zi deri në fund te shek.XX-të ishte pjesë përbërese dhe njëra nga Republikat eJugosllavisë me infrastrukturë me të dobët. Strategjia e zhvillimit te turizmit dhe tëinfrastruktures turistike në shtetin e përbashket (ish-Jugosllavi) bazohej në zhvillimin eturizmit masiv. Zhvillimi i këtij lloji turizmi që për bazë kishte kryesisht turistët mebuxhet të mesëm dhe të vogël, ndikon edhe në zhvillimin e infrastrukturës së vendosjes,e cila u bazua në zhvillimet e turizmit masovik.Dinamika e zhvillimit të infrastrukturës së vendosjes në Mal të Zi më së miri mund tëvërehet në strategjinë e zhvillimit të kapaciteteve të vendosjes, si pjesë integrale e"Masterplanit" të zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2010. Në bazë të këtij"Masterplani" dinamika e kapaciteteve të vendosjes parashikonte rreth 55.850 shtretër,nga këto rreth (50.000 në zonën bregdetare dhe 5.850 në zonën kontinentale). Kjotregon se për të arritur një qëllim të tillë duhen rreth 23.126 shtretër. Ndërsa sipasStrategjisë dhe Planeve deri në vitin 2020 parashikohet që nurmi i shtretërve do të arrijë
  • 10. shifrën e 111.700, nga të cilët (100.000 në bregdet dhe 11.700 në pjesën kontinentale tëvendit).151 Në bazë të analizës mund të vërejmë se deri në realizimin e këtij plani duhettë ndërtohen edhe 79.026 shtretër, që ndryshe e kthyer në shifra do të duhej të ndërtohejrreth 7.900 shtretër në vit. Më ritmet dhe më krizën financiare globale arritja e këtijqëllimi shihet si mjaft e vështirë. Kjo parasegjithash ngadalësohet edhe nga mungesa einvestimeve gjatë këtyre 2 viteve të fundit (2009-2011), ku kemi një stanjacion tëinvestimeve si të huaja ashtu edhe vëndase (shtetërore dhe private) në sektorin eturizmit.Tabela e mëposhtme tregon për strukturën qe kanë ndjekur hotelet në Mal të Zi në vitet1989 - 2009 .Tab. 15: Struktura e hoteleve në Mal të Zi (krahasim i viteve 1989 – 2009)Kategorite Nr.i Nr.i Nr.i Nr.i Nr.i Nr.i hoteleve dhomave shtretërve hoteleve dhomave shtretërve 1989 1989 1989 2009 2009 2009 5* 1 118 254 4 370 1.075 4* 12 1.984 4.317 67 3.604 8.391 3* 55 8.027 17.363 85 3.883 8.921 2* 3 103 219 78 5.091 11.629 1* 3 128 352 20 1.303 2.708 Gjithsejt 74 10.360 22.505 254 14.251 32.724Burimi: Prof.Dr. Ratkovic R.–Strateski izazovi Crnogorskog turizma u drugoj deceniji trecegmilenijuma – Budva 2010, fq. 4Sipas tabelës vërejmë se në vitin 2009 hotelet me katër dhe tre yje zinin rreth 33 % tënumrit të përgjithshëm të hoteleve në Mal të Zi. Ndërsa hotelet me dy dhe një yll
  • 11. aktualisht zënë rreth 64 % dhe hotelet me pesë yje përbëjnë vetëm 3 % të strukturës sëpërgjithshme të hoteleve në vend. Krahasuar me periudhën e para tridhjet viteve kudominonin hotelet me tre yje që zinin rreth 78 % ndërsa hotelet me kater yje zinin 19 %151 V.Gašparović – Istraživanje stavova turistikih posrednika i potrošača o imidžu i promociji Crne Gore– Master rad , Beograd 2010 , fq.27
  • 12. dhe hotelet e kategorive tjera zinin vetëm 1 %152. Tashmë kjo strukturë ka ndryshuar.Kjo më së miri mund të vërehet edhe nga paraqitja grafike : Graf. 12: Struktura e hoteleve në Mal të ZiBurimi: Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020, Ministarstvo turizma i zastite zivotnesredine, Podgorica 2008Përsa i përket shpërndarjes gjeografike Rajoni bregdetar dominon në strukturen ehoteleve dhe objekteve private të akomodimit me rreth 95 % në krahasim me Rajoninverior i cili absorbon vetm 4 % të strukturës akomoduese. Rajoni qendror me rreth 1 %zë përqindjen më të vogël në strukturen e hoteleve dhe objekteve private akomoduesenë Mal të Zi153. Kjo shperndarje e tillë më së miri mund të verehet edhe në harten emëposhtme turistike të Malit të Zi.152153Masterplan turizma Crne Gore – Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine, Podgorica 2001 Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020 – Ministarstvo turizma i zastite zivotnesredine, Podgorica 2008
  • 13. Harta 5. Harta turistike e Malit të Zi dhe e përqindjes së kapaciteve akomoduse 4% 1% 95%Burimi: Strategija razvoj turizma Crne Gore do 2020 – Ministarstvo turizma i zastite zivotnesredine, Podgorica 2008Në strukurën e objekteve kryesore në Mal të Zi dominojnë hotelet me rreth 76 % . Kategoritë ehoteleve në Mal të Zi pothuajse janë të njëanshem të dominuar nga hotelet e kategorive me3*** dhe 2**, ndërsa hotelet me 4**** dhe 5***** yje kanë një pjesëmarrje te vogël.Sipas një studimi të bërë nga Horwath Consulting nga Zagrebi dhe Fakulteti i Turizmit në Tivarme temë: “Poslovanja hotelijerstva Crne Gore" (Të arriturat e hoteleve në Mal të Zi) vërehetqartë se në përgjithësi hotelet në Mal të Zi janë relativisht të mëdhenj me rreth 139 dhoma, menjë vjetërsi prej rreth 26 vitesh, të renovuar gjatë 3-4 viteve të fundit, me një kualitet të mesëmme (3 ***yje ), të profilizuar kryesisht për pushime me aktivitete të pakta ku sipas studimit(çdo i dyti hotel përmban sallë konferencash, çdo i treti hotel ka pishinë, kurse çdo i pesti 154hotel ka wellness, ndërsa çdo i gjashti hotel është i paisur edhe me fitness .154 Ivanovic. M – Menadzment ljudskih resursa u hoteljierstvu Crnogorskog primorja – Novi Sad2010, fq.142
  • 14. Si rezultat i zhvillimeve që po perjeton turizmi në Mal të Zi kapacitetet e vendosjes duhet të zhvillohen me ritimin e kërkesave të turistëve. Kështu që struktura egzistuese e kapaciteteve të vendosjes nuk i plotëson kërkesat dhe nevojat e një turizmi më të konsoliduar ose elitë, që pretendon të zhvilloj Mali i Zi. Prandaj është e nevojshme ndërtimi i hoteleve me katër ose pese yje si dhe rikonstruksioni i hoteleve qe ndodhen ne proces te privatizimit. Hotelet si objekte bazë të ofertës turistike që planifikohen të ndërtohen në zonat turistike të Malit të Zi duhet tiu pershtaten zhvillimeve aktuale të turizmit, duke i kushtuar vëmendje hapësirës brenda, si të dhomave, banjove, enterierit, duke u kombinuar me objektet të tjera përcjellese si : palestrat, fitnes dhe SPA etj. Përsa i përket Shqipërisë infrastruktura e vendosjes deri në vitin 1990 ishte e papërfillshme krahasuar më Malin e Zi. Kjo infrastrukturë ishte e bazuar kryesisht në disa hotele dhe shtëpi pushimi për punëtor që u ndërtuan gjatë viteve 70-80-të me një numër të kufizuar të dhomave dhe shtretërve, ndërsa sektori privat ishte i ndaluar. Pas viteve 90-të dhe kryesisht gjatë 10 viteve të fundit (2000 – 2010) infrastruktura e vendosjes ka pësuar një transformim të shpejtë, ku kemi ndërtimin e një numri të konsiderueshëm të hoteleve private si dhe vilave dhe me këtë numri i shtretërve është rritur ndjeshëm. Rritja e hoteleve dhe shtretërve në Shqipëri më së miri vërehet edhe në tabelën dhe në grafiket e mëposhtme. Tab. 16: Hotelet dhe kapaciteti i tyre në Shqipëri në vitet 2000 – 2010 Vitet 2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009 2010Hotele 142 185 194 199 170 220 223 230 235 244 290Shtretër 5919 7677 7996 5373 5650 6742 7248 8649 8750 10880 11793 Burim : MTKRS
  • 15. Graf. 13: Numri i hoteleve në Shqipëri në vitet 2000-2010Burimi: MTKRS-së Shqipëris Graf. 14: Numri i shtretërve në Shqipëri në vitet 2000-2010
  • 16. Burimi: MTKRS-së Shqipëris
  • 17. Trajuar në aspektin global struktura e kapaciteteve të vendosjes, si në Mal të Zi ashtu edhe nëShqipëri, paraqitet jo shumë e favorshme. Në Mal të Zi vetëm 13 % e objekteve kryesore marrinpjesë në numrin e përgjithshem të kapaciteteve të vendosjes155. Ndërsa në Shqipërisipas të dhënave të MTKRS – së, vetëm objektet kryesore turistike në vend si hotelet,motelet etj, paraqiten me një kapacitet prej 11.793 shtretër. Nëse e krahasojmë meMalin e Zi struktura e vendosjes në Shqipëri është me rreth 20.931 shtretër më pak seMali i Zi, ku e shprehur në përqindje përbën rreth 38.2 % më pak shtretër në objektetkryesore se Mali i Zi. Kjo përparësi e Malit të Zi sipas disa analizave është si rezultat iobjekteve hoteliere të tipit Jugosllavë të trashëguara para viteve 90-të si p.sh. kompleksihotelere në "Rivieren e Ulqinit", "Koralet në Sutomore", "Slovenska Plazha" ne Budva,ose komlekset e hoteleve në Herceg – Novi etj.Sipas disa të dhënave mesatarja e përqindjes së pjesëmarrjes së objekteve bazë tëvendosjes (hoteleve) në BE është 42.18 % kurse në disa vende me turizëm të zhvilluarsi në Spanjë kjo përqindje është 52.55 %, Itali 46.38 %, Greqi 88.23 %, Qipro 95.70%156.Ajo çka është e përbashkët për të dy vendet ndryshe nga vendet e sipërpërmendura janëobjektet private dhe shtëpitë e tipit uikend, që në literaturën turistike përbëjnë objektemë pak të frekuentura në tregun turistik ndërkombëtar. Kurse në turizmin që zhvillojnëkëto dy vende (Shqipëri – Mali i Zi) këto objekte përbëjnë mbi 55 % të kapaciteteve tëvendosjes.Gjithashtu një rëndësi në infrastrukturen turistike paraqesin edhe objektet ndihmëse sirestorantet, baret, diskotekat etj, që në të dy vendet përbëjnë një faktor mjaft tërheqespër turistë. Në këtë kuadër restorantet tradicionale, sidomos në zonat bregdetare, nëzonat historiko-kulturore si p.sh. në kalanë e Prezës, Krujës, Pëtrelës në kalnë e Ulqinit,Kotorit, Budvas etj, dhe në zonat malore të Parqeve Kombëtare etj, të të dy vendevejanë objekte mjaft tërheqese për turistë. Këtij faktori padyshim duhet ti shtohet edhegastronomia dhe shërbimi të cilat në turizëm zënë një vend të rëndësishëm.155 Prof.Dr.Ratkovic R.–Strateski izazovi Crnogorskog turizma u drugoj deceniji treceg milenijuma –Budva 2010, fq. 4156 Po aty
  • 18. Infrastruktura komunale përbën faktor kyç në zhvillimin e turizmit. Kjoinfrastrukturë është e bazuar kryesisht në rrjetin e kanalizimeve, ujësjellsit, në mbetjeteurbane, në furnizimin me energji elektrike etj. Mali i Zi dhe Shqipëria karakterizohennga prania e rezervave të konsiderueshme ujore sipërfaqesore dhe nëntokësore. PërMalin e Zi furnizimi me ujë i zonave turistike bregdetare po përben një problem pasindertimi i rrjetit të ujësjellsve nuk është ndërtuar me intensitetin e ndërtimeve urbanekjo më së miri verehet në zonën e Ulqinit, Budvës, Herceg Novit etj, ku ndërtimet pakriter dhe pa plane urbanistike, gjatë sezoneve verore nëmes tjeras shfaqin probleme mefurnizmin me ujë .Megjithatë, me projektin që po aplikon për ndërtimin e ujësjellsit Rajonal (ku uji do tëmerret nga liqeni i Shkodres) i cili do te furnizoj të gjithë bregdetin dhe qytetin eCetinës, Mali i Zi do të zgjidhë një problem shumë të madh të infrastrukturës komunale.Në Shqipëri furnizimi me ujë në zonat turistike po përbën një problem tepërshqetësues. Ky problem pothuasje i trasheguar që nga vitet 90-të po krijon shqetësimesidomos në zonën e plazheve si në Durrës, Velipojë, Shëngjin, Sarandë etj. Mungesa eujit në këto zona turistike gjatë sezonit veror herë pas here krijon probleme për turistët,gjë që çon në largimin e tyre nga hotelet ose shtëpitë private ku ato vendosen. Përzgjidhjen e këtij problemi shumë pronarë të hoteleve dhe shtëpive private janë detyruartë paisen me rezervuar uji të madhësive të ndryshme.Trajtimi i ujrave të zeza dhe i mbetjeve urbane është një problem me të cilin poballafaqohen të dy shtetet. Mali i Zi si shtet ekologjik më orijentim drejt zhvillimit tëturizmit të qëndrueshëm mbetjete urbane dhe ujrat e zeza po i trajton më një përkushtimshumë të madhë. Në anën tjetër rrjeti i vjetër dhe i amortizuar i kanalizimeve shpeshshoqërohet më probleme pasi ndërtimet e shumta urbane kërkojnë ndryshim të këtyrerrjeteve, si dhe ndërtimin e kolektoreve të rinj për pastrimin e ujrave të zeza si p.sh: nëzonën e Durrësit, pastaj në zonën e Shëngjinit dhe Velipojës, Vlorës dhe Sarandës etj.Deri në vitin 2004 në Mal të Zi nuk ka egzistuar asnjë deponi e rregullt për hedhjen embetjeve urbane por vetëm deponi ilegale të destinuara në çdo qytet ose ne zona jashtëvendbanimeve dhe të pakontrolluara157. Një problem i tillë është i pranishem edhe nëShqipëri. Landfildi që planifikohet të ndertohet në hapsiren midis Tivarit dhe Ulqinit do157 Prostorni plan Republike Crne Gore – Podgorica 2006, fq. 80
  • 19. të ndikoj në trajtimin më te mirë të mbetjeve urbane. Një Landifld i tillë është ndërtuarnë komunën e Bushatit në Shkodër, i cili do të ndikoj në përimërsimin e trajtimit tëmbetjeve urbane në zonën e Shkodrës. Karakteristikë për të dy shtetet është ndërgjegja epaket e komunitetit në mbajtjen pastër dhe ruajtjen e mjedisit, ku hapësirat përgjatërrugeve kryesore dhe zonave të plazheve ose hapësirave të tjera qofshin këto malore,Parqeve Kombëtare, zonave arkeologjike dhe historike etj., bëhen objekt i hedhjes sëmbeturinave urbane. Këto mjedise janë si pika të "zeza" dhe ndikojnë negativisht përsyrin e turistit.Mjaft zona turistike në Shqipëri si problem kryesor kanë trajtimin e mbetjeve urbanedhe ujrave të zeza. Një fenomen i tillë më së miri vërehët në zonën e Golemit në Durrësku mungesa e një rrjeti të mirfilltë të kanalizimeve si rezultat i ndërtimeve të shumtaurbane lenë shumë për tu dëshiruar.Një problem tjetër në infarstrukturen turistike është edhe sinjalistika turistike, e cilaluan një rrol të rëndësishem në lëvizjet turistike. Sinjalistika turistike orijenton turistëtpër në destinacionet e preferuara. Ajo nënkupton emërtimin e vendeve turistike,distancën në kilometra, Parqet Kombëtare, objektet historiko – kulturore, vendetarkeologjike, muzetë, hotelet, agjensitë dhe zyrat e informacionit turistik etj, të cilëtshënohen në tabelë të veçantë me ngjyrë të kafet, të verdhë ose të kaltërt dhe meshkronja standardë me ngjyrë të verdhë, të bardhë ose të zezë në dy gjuhë, ku njërapërveç gjuhës së vëndit, duhet të jetë në gjuhën me të njohur p.sh. në gjuhen angleze,franceze ose gjermane etj. Në Shqipëri sinjalistika turistike është shumë e varfër dhe nëtë shumtën e rasteve është e vendosur vend e pa vend. Një vend turistik pa sinjalistikënpercjellëse turistike është si hartë memece. Vendosja e sinjalistikës turistike ështëkopetencë e Ministrisë së Turizmit dhe Kulturës dhe institucioneve përkatese si p.sh. nëParqet Kombëtare sinjalistika tursistike vendoset nga Drejtoritë e Shërbimeve Pyjore nërajonet ku ato ndodhen, të cilët duhet të kujdesen edhe për mirëmbajtjen e tyre. Nëpamjen e mëposhtme vërehet angazhimi i Drejtorisë së Sherbimit Pyjor Shkodër përvendosjen e tabelave ne Parkun Kombëtar Theth.
  • 20. Foto.11. Parku Kombëtar Theth – ( N.Avdiu Korrik 2011)Në shumë zona turistike si bregdetare, malore, historiko – kulturore, Parqe Kombëtaredhe arkeologjike, qytete etj., në Shqipëri sinjalistika turistike shpeshë herë demtohetnga persona të papërgjegjëshem. Si rezultat i përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe vendosjes së sinjalistikës së duhur turistike kalaja e Prezes është një objekt kulturor-historik mjaft i vizituar. Si mungesë e sinjalistikës turistike një turistë mund të udhetoj me orë të tëra duke mos ditur se në cilën zonëmund të jetë. P.sh në zonën turistike të Parkut Kombëtare Theth gjatë ekspeditës që kamzhvilluar në korrik të vitit 2011 vërejtëm angazhimin e komuntetit për të vendosursinjalistiken turistike. Pamjet e mëposhtme tregojnë qartë se edhe në këtë zonë munddhe duhet të zhvillohet turizmi.
  • 21. Foto .12. Sinjalistikë turistike në Theth – ( N. Avdiu Korrik 2011 ) Foto .13. Edhe ketu zhvillohet turizem ( N.Avdiu Korrik 2011 )Prandaj është e domosdoshme që të vëndoset sinjalistika e duhur turistike dhe tëzëvendësohet e vjetra pasi gjërat kanë ndryshuar dhe orjentimi përmes sinjalistikës sëduhur turistike përbën një ndër kushtet e domosdoshme të infrastruktues turistike tëShqipërisë. Ajo se çka vërehet këto vitet e fundit në disa zona turistike të Shqipërisë,është përmirësimi i sinjalistikës turistike dhe vendosja e disa tabelave dhe hartaveturstike të Shqipërisë ku këto të fundit më së tepërmi janë vendosur në pikat e kalimitkufitar etj.
  • 22. Në Mal të Zi sinjalistika turistike paraqitet më mirë si në zonën bregdetare, ashtu edhenë atë malore dhe në zonat e tjera turistike. P.sh. në zonën turistike të Budvëssinjalistika turistike është shumë më në nivel se në Ulqin. Në Budvë pothuajse çdohotel, stacioni i autobusave, objekt kulturo-historik, agjensi turistike, zyrë einformacionit turistik etj., është i percaktuar në sinjalistikën turistike. Kjo mund tëvërehet edhe në pamjen e mëposhtme. Foto .14. Pamje nga sinjalistika turistike në zonën turistike të (Shën Stefanit) N. Avdiu qershor 2011Një situatë të tillë të sinjalistikës turistike mund ta takojmë edhe në zonat e tjera si nëKotorr, Tivat etj. Megjithate informacionet mbi zonat dhe vendet ose objektet turistikeduhet të jenë më të kompletuara, duke e paraqitur më të qartë një zonë turistike.Shembuj të tillë se si duhet të paraqitet sinjalistika turistike mund të merren në vendetme turizëm më të zhvilluar, si p.sh. Kroacia, Greqia etj.Situata elektroenergjike dhe furnizimi më energji të zonave turistike në Mal të Zi dheShqipëri përben një çështje tjetër me rëndësi të veçantë në infrastrukturen turistike.Rrjeti i energjisë elektrike në Shqipëri dhe Mal të Zi nuk u zhvillua me ritmet endërtimeve urbane, prandaj rrjeti elektrik në zonat turistike po paraqitet me mjaftë
  • 23. probleme në furnizimin me energji elektrike. Si Shqipëria dhe Mali i Zi disponojnëresurse të mjaftueshme hidroenergjetike, por ato nuk i plotesojnë nevojat e veta dhe nëkëtë drejtim krijojnë defiçite158. Prandaj Mali i Zi me hidrocentralet egzistuese si ai iPives, termocentralin e Plevles etj, dhe Shqipëria me hidrocentralet në kaskaden e lumitDrin nuk i plotesojnë nevojat me energji. Për këtë arsye qeveria e Malit të Zi poplanifikon ndertimin e disa hidrocentraleve, si në lumin Moraça, në rrjedhen e sipermete lumit Tara, ndërtimin e fazës së dytë te termocentralit te Plevles159 etj. Gjithashtuedhe qeveria e Shqipërisë po planifikon dhe është duke ndërtuar hidrocentrale, si ai iAshtës në lumin Drin si dhe në jug të vendit që do të ndikojnë në përmiresimin esituates energjetike.Të dy vendet duhet të orijentohen në mundesitë e gjetjes së energjive alternative, si ajoe erës ose e energjisë diellore, ku mundësitë për këto janë të medha të favorizuara edhenga pozicioni gjeografikë që të dy vendet kanë në pellgun e Mesdheut. Burimi: PHU – i Ulqinit deri në vitin 2020Me sa u trajtua më sipër, infrastruktura komunale përbën faktorin kryesor në zhvillimine turizmit, ku për Malin e Zi dhe Shqipërinë paraqet llojin akoma më pak të zhvilluar tëgjithë infrastruktures turistike, e cila po përbën një faktor pengues në zhvillimin eturizmit dhe të jetës në përgjithësi.158 Nacionalna strategija odrzivog razvoja CrneMinistarstvo za – Podgorica, 2007 - 2008159 Prostorni plan Crne Gore do 2020 godine – Gore – UNDP ekonomski razvoj
  • 24. 5.3. Roli i transportit ne zhvillimin e turizmitTransporti sot në Shqipëri dhe Mal të Zi përbën një shtyllë kryesore të ekonomisëkombëtare si dhe të turizmit, duke vepruar si një mekanizëm për levizjen e njerëzve dhemallrave. Përditë e më shumë po vleresohet roli i transportit jo vetem ne zhvilliminekonomik të vendit, por dhe impakti pozitiv që ai ka ne zhvillimin social, ekonomik,turistik160.Zhvillimi dhe masivizimi i turizmit janë të lidhur ngushtë me zhvillimin etransportit dhe mjeteve të tij161. Me rritjen dhe persosjen e mjeteve të transportit dhepërmirësimin e infrastrukturës është bëre e mundur lëvizja e një numri gjithnjë e me tëmadhe njerëzish, me shpejt e me një kosto më të ulët.Mjetet e reja të transportit kane ndikuar dukshëm ne zhvillimin dhe masivizimin eturizmit, por edhe vetë turizmi ndikon në zhvillimin dhe përsosjen e mëtejshme tëtransportit.5.3.1. Llojet e transportit dhe ndikimet ne turizëma) Transporti rrugorTransporti dhe infarstruktura rrugore përbëjnë një nga premisat kryesore për sektorinpublik. Kjo duket në investimet e mëdha që janë bërë në infrastrukturë me qëllimngritjen e një rrjeti të përshtatëshëm rrugor. Pas viteve 90-të e veçanarishtë pas vitit2000 e në vazhdim janë bërë investime të konsiderueshme në ndërtimin, përmirësimindhe zgjerimin e rrugëve, duke përfshirë mijëra kilometra rrugë Kombëtare dhe lokaleduke konkuruar dukshëm me llojet e tjera të transportit. Të gjitha këto po ndikojnë nëlidhjet e Shqipërisë me vendet e rajonit.160161 Po aty Staregija razvoja saobracajne infrastrukture u Crnoj Gori- Ministarstvo saobracaja Crne Gore
  • 25. Shqipëria dhe Mali i Zi janë pjese te Rrjetit SEETO162. Korridori me i rëndësishëm nekëtë zone është segmenti i rrugës Shkodër – Podgoricë, i cili lidhet nëpërmjet Hanit teHotit. Ky korridor bën pjese ne Rrjetin e Rrugëve Kryesore Evropiane.Një nga rrugët që po shihet si një shansë për ekonominë e vendit është rruga Durrës-Kukës-Prishtinë e cila njihet ndryshe si Rruga e Kombit. Rëndësia që ka kjo rrugë ikalon kufijtë e saj rel. Ajo jo vetëm lidhi dy kombet tanë, por tashmë kjo rrugë ka njëimpakt pozitiv në rajon, e cila do të shërbejë si rrugë lidhëse e tregtisë mes vendeve tëBallkanit, Detit Mesdhe dhe Detit Adriatik163. Përveç kësaj kjo rrugë ka një rëndësi tëveçantë duke ndikuar në lehtësinë e lëvizjeve të shqiptarve të Kosovës, të cilët përbëjnënumrin më të madh të turistëve në Shqipëri dhe në qytetin e Ulqinit. Kështu një turistinga Prizreni, Prishtina etj, tashmë i duhet vetëm (3 - 3.5 orë) për të mbërritur nëbregdetin e Velipojës, Shëngjinit, Durrësit, Ulqinit. Nga ana e MTKRS me të drejtëkonsiderohet ndërtimi i kësaj rruge si një nga investimet më të mëdha në fushën eturizmit të bëra ndonjëherë nga qeveria. Kjo rrugë do ti japë edhe më tej frymarrjeturizmit në Shqipëri, duke e konsideruar si një nga projektet afatgjata për zhvillimin eturizmit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon.Një rrugë tjetër me rëndësi turistike është ajo e Jugut ose ndryshe rruga e Bregut, e cilapërbën një nga akset kryesore të Jugut të Shqipërisë me një gjatësi më shumë se 120km. Kjo rrugë lidh Vlorën me Sarandën. Mund të themi se qëllimi kryesor i ndërtimit tëkësaj rruge ka qenë zhvillimi i turizmit në Jugun e Shqipërisë. Të gjithë e dimë se kjozonë përbën një zonë shumë të rëndësishme të turizmit në Shqipëri, por edhe përimpaktin ekonomik që ka turizmi në këtë zonë. Për këtë qëllim u pa e rëndësishmendërtimi i kësaj rruge.Gjithashtu gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë një sërë investimesh në rehabilitimindhe ndërtimin e shumë rrugëve të tjera turistike ku përmendim:162 Observatori Juglindor i Transportit, Korridoret Rrugore dhe Lidhjet përfshinë: Shqipërinë, Bosnie -Hercegovinën, Kroacinë163 Dr.Draçi B., Dr. Pushka A.- Integrimi i hapësirave shqiptare përmes sistemit të komunikacionit-Kërkime Gjeografike nr.14, Prishtinë 2008
  • 26.  Rrugën për në Plazhin e Divjakës  Rruga Fier – Seman  Rruga Laç – Patok  Rruga për të Gjiri i Lalzit  Rruga për në Velipojë  Ruga për në Shëngjin – Delta e Bunës etj.Me rëndësi në infrstrukturë gjatë viteve të fundit ka qenë edhe ndërtimi i disa rrugëvepër në qëndrat historike, dhe arkeologjike si: ndërtimi i rrugës për në Kalanë e Rozafës,në Kalanë e Lezhës, Prezes, Pëtrelës, në Bylis, Amantia etj.Si rezultat i pozitës gjeografike karakteristikave dhe morfologjisë së relievit, tëardhurave për frymë të banorëve, si dhe trajtimit të infrastrukturës rrugore që iupërkushtua në ish- Jugosllavi ku Mali i Zi ishte pjesë përbërese, vërehet qartë se në këtëdrjetim Mali i Zi cilesohet më i zhvilluar në aspektin e infrastrukturës rrugore.Megjithate ajo çka vërehet sot në infrastrukturen rrugore të Malit te Zi ështëtrashëgimia e një infrastrukture rrugore tepër të amortizuar nga ish-Jugosllavia, dhendërtimi jo i njëtrajtshëm i rrugëve. Kjo si rezultat i pozicionit, tërrenit, kohës kur janëndertuar si dhe teknologjisë që është perdorur në ndertimin e rrugeve në ishJugosllavi164. Gjithashtu ndryshe nga Shqipëria, Mali i Zi nuk ka ende rrugë të nivelit tëautostradave. Kështu në rreth 1.800 km e rrugëve të kësaj Republike rreth (47 %) epërbëjnë magjistralat si: (E 65, E 80, E 752, E 760, E 762). Drejtimet më të rëndësishmetë akseve rrugore në Mal të Zi janë :a) Magjistrala e Adriatikut e cila fillon nga qyteza e Igallos (në drejtim të Dubrovnikut)e deri në Pertrovac (E 65, E 80) dhe nga Petrovaci deri në Ulqin madje deri në afërsi tëkufirit më Shqipërinë.b) Aksi Tivar – Podgoricë (E 65, E 80) – Bjello Polje (E 760) që vazhdon për nëBeograd ku planet janë që kjo rrugë të shendrrohet në autostradë si dhec) Aksi Budvë – Cetinë – Podgoricë (E 652)165.Ndërtimi i tunelit të Sozinës me gjatësi prej 4.1 km në vitin 2007 shkurtoj distancengjeografike nga Podgorica dhe pjesa qëndrore për në zonën bregdetare. Tashmë një164165 Strategija Saobracaja u Crnoj Gori – Ministarstvo Saobracaja Crne Gore - 2008 Po aty
  • 27. turisti nga Podgorica që preferon ti kaloj pushimet në Tivar ose Ulqin i duhet vetëm 45minuta kohë që të arrijë në këto pika turistike.Një investim tjetër i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të Malit të Zi është edherruga nga Kotorri (nga vendi i quajtur Grahovo) për në zonën turistike të Zhablakut ecila bën të mundur që brenda dites një turist të shijoj bregdetin dhe zonën maloreParkun Kombëtar të Durmitorit.Rikonstruksioni i rrugëve, zgjerimi dhe standardizimi i tyre në zonat turistike është njëprioritet që do të ndikojë në lehtësimin levizjet turistike.Një projekt që po realizohet në përmirësimin e infrastruktures rrugore ka të bëjë edheme aksin Muriqan – Ulqin i cili do të ndikoj në lehtësimin e qarkullimeve turistike, dhedo të lidh më shpejt bregdetin e Malit të Zi – Shqipërisë – Kroacisë etj.Ajo çka e karakterizon infrastrukturën rrugore të Malit të Zi në ndryshim nga Shqipëriajanë rrugët shumë të amortizuara në pjesën jugore, qëndrore dhe veriore të vendit tëcilat ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit dhe nuk mund të ecin në menyrë tënjëtrajteshme me zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.b) Transporti UjorShqiperia dhe Mali i Zi janë vendosur ne një pozicion të favorshëm gjeografik ne pjesënperendimore te Ballkanit, me dalje te gjerë në detin Adriatik gjë që është shfrztëzuar nëzhvillimin e turizmit balnear. Duke qënë vënde bregdetare Shqiperia dhe Mali i Zi,ofrojne mundesi te medha për zhvillimin edhe të transportit ujor jo vetëm për tregëti poredhe per qellime turistike. Nga ana e sektorit publik janë bërë investime tëkonsiderueshme në ndërtimin dhe përmirësimin e porteve detare.Portet kryesore në Shqipëri janë :  Porti i Durrësit  Porti i Vlorës  Porti i Sarandës  Porti i ShëngjinitNdërsa portet kryesore ne Mal te Zi jane :  Porti i Tivarit  Porti i Tivatit  Porti i Zelenikës
  • 28. Një pjesë e këtyre porteve shërbejnë kryesisht për lëvizjet e njerëzve dhe të mjeteve përqëllime turistike. Përmëndim këtu portet e Sarandës, Himarës dhe pjesërisht porti iVlorës, të cilët aktivitetin e tyre e kanë në lëvizjen e njerëzve dhe pritjen e flukseveturistike. Kurse në Mal te Zi si port turistik me i rëndësishem është ai i Tivatit, në tecilin zhvillohet turizmi i jahteve me projektin e quajtur Porto Montenegro. Një investimi drejtëperdrejtë në turizëm nga ky lloj transporti ështe ndertimi i porteve te vegjël ne tedy brigjet e këtyre vendeve, gjë e cila do të mundësonte zgjerimin e gamës sëaktiviteteve turistike në det dhe tërheqjen e turistëve te huaj të cilët disponojnë varka tetilla.Në planet urbanistike që priten të miratohen parashikohët edhe ndërtimi i porteve përjahte në bregdetin e Ulqinit në hapësiren e Plazhit të Madhë166. Kjo do të ndikoj nëzhvillimin e turizmit nautik. Në afersi të qytetit të vjetër të Ulqinit është ndërtuar njëport i vogel që shërben kryesisht për varka më kapacitet të vogël.Foto.15. Pamje nga porti i vogel në vendin e quajtur "Kacema" në afërsi të qytetit të vjetër të UlqinitVlenë të permëndet se gjatë dy- tre viteve të fundit në portin e Durresit dhe Sarandës nëShqipëri dhe Kotorrit në Mal të Zi po praktikohet udhëtimi me Kruazier, ku përfshihenturistë nga vendet përendimore, vendet nordike etj. Një problem i madh për Shqipërinë166 Plani hapësinor i Ulqinit- Podgoricë 2011
  • 29. në këtë lloj transporti, i cili solli pjesërisht dhe një frenim në zhvillimin e turizmit, ështëMemorandumi i skafeve, i cili nuk lejon lundrimin e këtyre motorike, përveç atyre tëpëshkimit dhe tragetëve. Mendoj se ky Memorandum duhet të hiqet duke i dhënëprioritet zhvillimit të turizmit nautik.c) Transporti ajrorAeroporti i vetëm sot në Shqipëri është Aeroporti Ndërkombëtare i Rinasit NënëTereza, ku kryhen të gjitha fluturimet ndërkombëtare. Duhet të theksojmë se ështëndërtuar edhe aeroporti i Kukësit por që nuk është akoma në funksionim.Aeroporti "Nënë Tereza" shfrytëzohet gjëraëisht nga agjensitë e udhëtimeve turistikepër udhëtime outgoing, kryesisht ne linjat per ne Turqi, dhe vendet e EvropesPerëndimore. Lëvizja e flukseve turistike mund të realizohet si përmes linjave tërregulltaajrore, ashtu edhe përmes fluturimeve charter, ose me porosi te cilat aplikohen mjaft nëudhëtimet turistike. Në dallim nga Shqipëria, Mali i Zi, si shtet i vogël disponon dyaeroporte të trashëguara nga ish-Jugosllavia që janë: aeroporti i Podgoricës dhe i Tivatitsi dhe disa lokacione te destinuara për ndërtimin e aeroporteve te tipit charter si nëUlqin, Berane167 etj. Afërsia me aeroportin e Qilipit ne Dubrovnik ndikon pozitivisht nëtransportin e turisteve drejt brgedetit malazes. Aeroporti i Tivatit është i destinuarkryesisht për udhëtime turistike të favorizuara edhe nga vetë pozicioni gjeografik pasindodhet në bregdet dhe qarkullimi i turistëve nga ky aeroport drejt destinacioneve tëtjera turistike si: Budva , Ulqin etj, bëhet me një koh me të shkurter se nga Podgorica168.Në Mal të Zi kompania ajrore "Montenegroairlines" përbën boshtin kryesor nëkomunikacionin ajror.Si perspektive mendoj se rajonit te Shkodres dhe Ulqinit do ti duhej nje aeroport iperbashket me qellime fluturimi charter që do te ndikonte në qarkullimin dhe arritjenme shpejt të turisteve në desitinacionet turistike ( Ulqin-Velipoj-Shengjin ).Komunikacinoi ajror duhet të shihet si një përspektivë për zhvillimin e turizmit nëShqipëri dhe Mal të Zi pasi edhe pozicioni gjeografik që ato kanë në rajonin e Mesdheut167168 Prostroni plan Crne Gore do 2020 Grup autorësh: Turisticka geografija Crne Gore
  • 30. iu mundëson këtë lloj transproti. Kjo për Shqipërin do të kërkonte ndërtimin eaeroportëve të reja në qytetet bregdetare si: Vlorë, Sarandë që do të ndikonte nëvëndosjen e një linje të brendeshme ajrore në katërkendeshin Tiranë – Kukës –Vlorë –Sarandë. Kjo do të ndikonte në shtimin e levizjeve turistike nga Kosova dhe vëndet etjera drejtë jugut të Shqipëris.Planifikimi i ndërtimit të një aeroporti të vogël turistik në fshatinturistik te Kakomesë, do të shërbeje për pritjen e turistëve që do të akomodohen nëkëto struktura, por që do të ketë një ndikim të madh për turizmin e kësaj zone.Gjithashtu në perpektivë mendoj se rajonit të Shkodrës dhe Ulqinit do ti duhej njëaeroport i përbashket më qëllime charter që do te ndikonte në qarkullimin dhe arritjenmë shpejt të turistëve ne desitinacionet turistike (Ulqin-Velipoj-Shengjin). Në pjesënveriore të Malit të Zi vënia në funksion të aeroportit në qytetin e Beranes do të ndikontenë zhvillimin turistik dhe ekonomik të rajonit verior. Megjithate projektet nuk duhet tëmbesin vetëm në letër ose në sirtaret e dikastereve përkatese por ato duhet të vihen nëzbatim nga ku komuntetet e të dy vëndeve duhet të gjejnë përfitimet e tyre ekonomike.d) Transporti hekurudhoreKy lloj transporti është i vetmi që nuk ka bërë hapa perpara. Kjo si pasojë e mungesëssëinvestimeve. Ky lloj transporti sot përdoret kryesisht për transportin e prodhimevekimike, metalurgjike, etj, dhe fare pak për transportin e njerezëve. Mund të themi sendikimet e këtij transporti janë shumë të vogla në ekonominë e vendit dhe shumëpak nëturizëm. Është folur për një investim nga ana e qeverisë në vitin 2004, me një financimnga Banka Amerikane prej rreth 50 mln$, për ndërtimin e një rrjeti hekurudhorelektrik me trena të një shpejtësie të madhe që do ta lehtësonte së tepermi lëvizjen enjerëzve në Shqipëri, por kjo do te ndikonte indirekt dhe në zhvillimin e turizmit. Kjombeti thjesht në letër dhe nuk gjeti zbatim. Zhvillimi i transportit hekurudhor në Mal tëZi pothuajse ka ndjekur ritmet e infrastruktures rrugore që do të thotë se ky llojtransporti nuk është i zhvilluar por krahasuar më Shqipërinë është më në avantazh. NëMal të Zi janë të ndërtuara dy drejtime rrugësh hekurudhore që janë : Podgoricë-Nikshiq dhe Tivar-Podgoricë-Bjello Polje që vazhdon për në Beograd. Në aspektin
  • 31. turistik si hekurudhë më e rëndesishme është ajo Tivar-Beograd, nga e cila vijnë pjesamë e madhe e turistëve kryesisht nga Serbia.Strategjia e zhvillimit të transportit hekurudhor në të dy vendet parashikon që kytransport të jepet në koncesion si dhe të futen operatorë të tjere. Një nga objektivatafatmesem duhet të jetë integrimi i rrjetit hekurudhor shqiptarë dhe ai malazez ne rrjetethekurudhore ballkanike, duke bërë të mundur thithjen e flukseve turistike nga Kosova,vendet e Ballkanit dhe të rajonit. Për këtë nevojiten investime nga qeverite e te dyvendeve me mbështetje edhe nga fondet e BE-së.Nga sa më lart mund të nxjerrim disa përfundime lidhur me relitetin ne transportit nëShqipëri dhe mal të Zi. Për të gjitha llojet e transportit në të dy vendet ekziston njëstrategji afatgjatë.Në Shqipëri gjatë viteve të fundit janë bërë investime të konsiderueshme nga ana esektorit publik, ndërsa në Mal të Zi akoma trashëgohet një infrastruktur e amortizuar etipit Jugosllav, larg standardeve europiane. Në transportin hekurudhor për të dy vendetshpëtimin e shohim vetëm te privatizimi.Mungesa e stacioneve për autobuzë urban që vërehet në të gjitha qytetet turistike tëShqipërisë si: Durrës, Vlorë etj, sjell një konfuzion te turistët që duan të udhëtojnë drejtdestinacioneve të tjera turistike. Një turisti që vjen në Durres ose në ndonje qytet tjetër iduhen disa orë që të gjej informacion për stacionin e autobuzave. Në mungesë tëstacioneve të mirëfillta autobuzët qëndrojnë në rruge. Kjo peë një qytet turistik është njëmangësi shumë e madhe. Një dukuri e tillë në Mal të Zi është zgjidhur në dekadat emëparshme. Kështu në dallim nga Shqipëria në Mal të Zi çdo qytet ka stacionin nga icili çdo udhëtar ose turistë merr informacionin e duhur për destinacionin që preferonbrenda dhe jashtë vendit.
  • 32. Në tabelën e mëposhtme mund të vrehet se si funksionon stacioni i autobusave nëqytetin e Ulqinit.Tab. 17: Linjat e udhëtimit në stacionin e autobuzave në Ulqin Lloji i linjave të Emertimi i linjave Koha e nisjes / Koha udhetimit Linja e udhetimit Ulqin - Prishtinë e mbërritjes 8.oo/18.oo ndërkombëtar Ulqin - Prizren 18.oo/19.oo Ulqin - Sarajevë 9.oo/9.30 Ulqin - Beograd 20.oo/20.oo Ulqin - Tivar 8.30/7.05 Ulqin - Tivar 14.30/13.30 Ulqin - Tivar 6.30/7.30 Ulqin- Podgoric 18.oo/20.oo Ulqin- Podgoric 11.oo/21.oo Ulqin- Podgoric 14.oo/16.25Linjat e brendeshme Ulqin- Podgoric 7.34/9.43 nderurbane Ulqin- Podgoric 12.49/14.50 Ulqin - Budvë 10.28/7.42 Ulqin - Budvë 12.28/8.28 Ulqin - Budvë 9.04/7.24 Ulqin - Budvë 19.oo/14.45 Ulqin - Budvë 16.oo/18.20 Ulqin - Kotorr 9.20/6.37 Ulqin - Rozhajë 14.15/11.15Burimi : Plani hapsinor i komunës Ulqin – 2020, fq. 93Mendoj se në të ardhmen afatshkurtër në qytetet kryesore turistike, si Durrës, Vlorë etj,të ndërtohen stacionet e mirëfillta për urbanë. Kjo do të zgjidhte njëherë e mirë këtëproblem. Rikonstruksioni dhe ndërtimi i rrugëve të reja për në zonat turistike bregdetaredhe malore do të ndikojn në shtimin e levizjeve dhe numrit të turistëve.Gjithashtu mendoj se duhet të ketë një përshtatje të strategjisë afatgjatë të transportit mestrategjinë e turizmit, si dy fenomene të lidhur ngushtë me njeri – tjetrin. Venien në
  • 33. efiçencë të plotë të rrugëve turistike dhe shtimin e pikave të kalimit kufitar nëmesShqipëris dhe Malit të Zi do të ndikonin në levizjen e njerzëve dhe mallrave.Infrastruktura rrugore kërkon një mirëmbajtje dhe menaxhim më të mirë të sistemitrrugorë dhe si mundësi duhet të shihet dhënia me konçesion të shërbimeve të transportit.Një alternativë tjetër do të ishte që Qeveria repektivisht Ministria përkatëse të dyfishoibuxhetin për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar etj.5.4. Gjendja mjedisore dhe ndikimi i saj në zhvillimin e turizmitTurizmi dhe mjedisi natyror janë aq të lidhura midis tyre sa nuk mund të kuptohet panjëri-tjetrin. Zhvillimi i shpejtë urban dhe turizmi, mungesa e stimujve ekonomikë përruajtjen, zhvillimin dhe përdorimin e burimeve natyrore, ndotja e trashëguar, lëvizja epakontrolluar e popullsisë, praktikat jo të efektshme të menaxhimit në fushën eshkarkimeve në mjedis dhe mungesa e një sistemi të fortë për kontrollin e tyre, janë disanga faktorët kryesorë që kanë rënduar gjendjen e mjedisit duke përkeqësuar treguesitmjedisor në vend169. Shqetësimi global për mjedisin lidhet me rolin që ai ka për vetëbazën e ekzistencës së shoqërisë njerëzore. Prandaj që të ruhet kjo bazë, mjedisi duhetmbrojtur prej të gjitha veprimtarive që prishin drejtpeshimin natyrë – njeri.Faktorët kryesorë në prishjen e drejtpeshimit mjedis –njeri janë veprimtaria ekonomikedhe zhvillimet demografike, të cilat për këtë arsye duhet tu nënshtrohen parimeve tëshkencës ekologjike. Zhvillimi ekonomik e shoqëror, ruajtja e shëndetit të njeriutkërkojnë krijimin e kushteve që mjedisi të mbrohet prej shoqërisë.Zhvillimi ekonomik i centralizuar i para viteve 90 të i shekullit të kaluar në Shqipëridhe Mal të Zi si dhe periudha e gjatë e tranizicionit ndikuan negativisht në mjedisinnatyror. Tashmë dihet dhe është e njohur struktura e peizazhit në Shqipëri nën ndikimine sistemit komunist, ku çdo pëllëmb toke nuk u la pa u punuar duke hapur tokë të rejadhe duke ndikuar negativisht në mjedis. Në anën tjetër tarracimi i kodrave që u bë nëmjaftë rajone të Shqipërisë veçanarisht në zonën bregdetare, i dha pamje tjetër peizazhitduke e bërë disi "interesantë" për syrin e atyre vizitorëve që preferuan ta vizitojnë këtëvend. Deri në vitet 90-të mjedisi bregdetarë në Shqipëri ishte i ruajtur kjo si rezultat i169 Agjensia Kombëtare e Mjedisit e Shqipëris
  • 34. moszhvillimit të turizmit dhe infrastrukturës turistike. Ndërsa në Mal të Zi nga vitet 60-të qeveria e athershme filloi të ndërtoj disa komplekse turistike kryesisht në zonënbregdetare dhe më pak në zonën qendrore dhe veriore170. Në këtë priudhë kohore sirezultat i zhvillimit të turizmit masiv ndryshon edhe mjedisi, duke iu nënshtruar njëurbanizimi të ri turistik. Zhvillimi ekonomik gjatë këtyre 50 viteve të fundit qëpërjetuan të dy vendet, i bazuar në zhvillimin e bujqësisë, industrisë, pylltarisë,peshkimit, urbanizimit, transportit dhe turizmit ka patur efekte të forta edhe në mjedisindhe diversitetin biologjik e peizazhor. Pasojat dhe dëmet kryesore të këtij aktiviteti do tëpërmbllidheshin si mëposhtë:  dëmtim, varfërim dhe degradim të ekosistemeve dhe habitateve;  shqetësim, dëmtim i kafshëve të egra në natyrë;  erozion, zhdukje llojesh apo kërcënim për zhdukje;Një faktor tjetër që po ushtron një presion mbi mjedisin është edhe migrimi i brendshëmi popullsisë së këtyre vendeve (Shqipërisë dhe Malit të Zi). Këto lëvizje të lira e tashmëtë popullsisë prej zonave rurale drejt atyre urbane, kryesisht drejt zonave bregdetare kudhe presioni dhe ndikimi i njeriut në këto hapësira është më i madh po ndikon nëmënyrë negative në zhvillimin e turizmit. Ky fenomen më së tepërmi u ndie pas viteve90-të, ku dhe vazhdoi gjatë gjithë përiudhës së tranzicionit. Tashmë mjaft hapësiramjedisore përgjatë bregdetit Adriatik dhe Jonian iu nënshtruan ndertimeve kaotike dhepa plane urbanistike, të cilat sollën prishjen e mjedisit dhe ndotjen e tij.Mali i Zi si shtet ekologjik, i vetmi në botë i shpallur nga Parlamenti në vitin 1991,ruajtja dhe mbrojtja e mjedisit është pjesë përbërse e sistemit politik dhe ekonomik tëvendit. Ky koncept i shetit ekologjik është pjesë përbërse e zhvillimit të qëndrueshëm.Në Mal të Zi gjendja e mjedisit është disi në nivel më të mirë krahasuar me Shqipërinë.Kjo bazohet në atë se në Mal të Zi, si në pjesën jugore ashtu edhe në ate qendore dheveriore në të cilat zhvillohet turizmi nuk ka industri të zhvilluar (perjashtim bën
  • 35. Kombinati Aluminit në Podgoricë dhe Teci i Plevlës). Një dukuri e tillë vërehet edhe nëmjedisin e Shqipërisë ku industritë e periudhës komunsite janë jashtë funksionit, por sitë tilla në mjediset ekzistuese mund të paraqiten me rrezik për komunitetin.Hapësira bregdetare e të dy vendeve, e cila përbën edhe potencialin kryesor përzhvillimin e turizmit, gjatë dekades së fundit përjetoi ndryshime të theksuara në mjedis.Kështu si zona gjeografikisht të afërta, Ulqini dhe Velipoja, në këtë drejtim kanëdallime të theksuara. Si rezultat i ndërtimeve kaotike mjedisi në zonën e plazhit tëVelipojes pësoi një trysni dhe transformim të madh. Ndërtimet këtu janë të një tipikonglomerat pa plane urbanistike dhe pa infrastrukturën e nevojshme ku mungesa, ekanalizimeve për ujra të zeza, hapësirave për parkim, prerja e drurëve (pishavebregdetare) etj, ndikojnë ngeativisht në mjedisin e kësaj zone turistike. Ajo çka ështëmë e rëndësishme dhe e pa rekuperueshme për Velipojën dhe mjedisin në Shqipëri ështëndërtimi i objekteve private më qëllim përfitimin nga turizmi në vënde të ndryshme osevend e pa vend jashtë parametrave të lejura dhe në tokën bujqësore. Ligji 7501 mjaftbanorë të Shqipërisë i bëri me tokë, ku shteti shperndau tokën dhe nuk ishte në gjendjetë frenoi ndërtimet që pasuan më vonë sidomos pranë zonave turistike, si: Velipojë,Shëngjin, Durrës etj. Ky fenomen ndikoi negativisht në mjedis.Ndërsa zona e Ulqinit, veçanarisht zona e Plazhit të Madh edhe pse i është nënshtruarnjë presioni me kërkesë për ndërtime në funksion të turizmit, hapësira me gjëresi rreth2 km nga bregu i detit është ruajtur në gjendje pjesërisht të paprekur. Në ruajtjen e kësajhapësire një rol ka luajtur edhe politika e shtetit të drejtuara nga ndërmarrja e quajtur "Të Mirat Detare " (Morsko dobro) . Kjo ndërmarrje nga viti 1992 po merret memenaxhimin e brezit detarë171. Ndonëse nga autoritete vendore ky lloj menaxhimi ngakjo ndërmarrja që disa ndoshta me të drejtë e quajnë "Të keqijat detare", nuk ka sjellëndonjë perfitim të madh për Ulqinin. Kjo rezultoj edhe gjatë bisedave të zhvilluara mepunonjës të dikastereve përkatëse si ai i ekonomisë ku deklarojnë se: "Të Mirat detare"vjelin shuma të medha nga bregdeti Ulqinit por investimet nga kjo ndërmarrje nëqytetin e Ulqinit janë minimale prandaj qeveria e Malit të Zi duhet ta rishikoj ligjin per
  • 36. të Mirat Detare në mënyrë që komunës së Ulqinit ti rikthehen kompetenact nëmeaxhimin e hapsirës bregdetare172.Por gjendja e mjedisit në këtë zonë turistike paraqitet me mjaftë probleme ku në mestjerash problem paraqesin ndërtimet pa leje përgjatë lumit Buna dhe në disa zona tëUlqinit si dhe ujrat e zeza, pastaj mbeturinat urbane, kanali i Port Milenës në afërsi tëPlazhit të Madh etj. Edhe në intervistat që zhvilluam në rajonin turistik të Ulqinit gjatëqershorit 2009 banorët dhe turistët e intervistuar ishin të mëndimit se mjedisi këtu duhettë ruhet edhe më tepër dhe të hartohen planet urbanistike të cilët do ta zhvillojnë edhemë tej qytetin. Një i intervistuar deklaron se "ka rreth 20 vite që nuk kemi planeurbanistike shihni se çfarë është bërë në mjedisin e këtij qyteti ku ka lulëzuar ndërtimikaotik. Prandaj planet janë çelësi ose burimi kryesor i zhvillimit ekonomik të qytetit tëUlqinit".Sa i përket gjendjes së plazheve, zona e Ulqinit dallohet shumë nga ajo e Velipojes.Këto dallime janë të lidhura më cilësinë e pastertisë së plazheve, sigurinë në plazhe etj.Këto cilesi vërehen në plazhet private të Ulqinit, si: MCM, MAJAMI, COPA CABANAetj. Ndërsa plazhet shtetërore paraqiten me probleme sa i përket pastërtisë. Krahasuarme disa plazhe të bregdetit shqiptar cilësia e ujit në plazhin e Velipojes sipas studimevetë Ministrisë së Mjedisit është brenda parametrave. Ndërsa në Durrës, Vlorë etj, cilësiae ujit është nën normat e lejuara për larje. Ky fenomen më se tepërmi vërehet në plazhine Golemit ku dëndesia e madhe e ndërtimeve dhe mungesa e kanalizimeve për ujra tëzeza ka bërë që në disa zona të këtij plazhi të dalin edhe tubacionet e ujrave të zeza tëcilët derdhen direkt në rërë dhe ujin e detit. Edhe ky fenomen ndikon ngeativisht nëzhvillimin e turizimit dhe e ulë ofertën turistike të këtij plazhi.Në vitin 2002 Ministria e Turizmit e Malit të Zi në bashkëpunim me OJQ EKOM(Shoqata për Konsultime Ekologjike në Mal të Zi) ndërmorën aksionin për promovimine Flamurit të Kaltër për plazhet (Plava zastava) që bazohet në 27 kritere që duhet tiplotësojnë plazhet e që kanë të bëjnë me: kualitetin e ujit dhe cilësinë e rërës, edukiminekologjik, sigurinë në plazhe etj. Viti 2003 ishte si vit prove, ndërsa implementimi i
  • 37. 173këtij projekti filloi në vitin 2004 ku 10 plazhe fituan Flamurin e Kaltër . Ky projektvazhdon dhe sot në bregdetin e Malit të Zi rreth 19 plazhe kanë Flamurin e Kaltër.Foto .16. Pamje nga Flamuri i Kaltër në plazhet e Malit të ZiNjë projekt të tillë duhet të ndjekin edhe plazhet në bregdetin e Shqipërisë i cili do tëndikoj edhe në përmirësimin e ofertës turistike.Një problem tjetër shqetësues, si për mjedisin ashtu edhe për komunitetin janë edhembetjet urbane. Edhe pse Mali i Zi është shtet ekologjik dhe ku mbrojtja e mjedisitpërbën një faktor kryesor në çdo strategji zhvillimi, ky problem vazhdon të jetëshqetësues. Strategjitë e ndryshme që qarkullojnë në vend akoma nuk po e zgjidhin këtëproblem. Në mjaft zona si në afërsi të bregdtetit të Uliqinit mbetjet urbane digjen nënatyrë të hapur. Kjo ndikon negativisht në mjedisin jetësor, në kualitetin e ajrit dhe nëzhvillimin e turizmit, ku erërat transportojnë gazra të ndryshme që mund të jenëshqetësuese për komunitetin. Në përmirësimin e mjedisit Mali i Zi që nga viti 2008 poaplikon edhe taksen ekologjike për automjete më vlerë nga 10-150€.Eko taksa për automjete
  • 38. 173 Drudi izvještaj o stanju životne sredine Republike Crne Gore – Nju Jork, Ženeva 2007, fq. 85
  • 39. Të ardhurat nga kjo taske ekologjike u shfrytëzuan për financimim e projekteve meqëllim ruajtjen e mjedisit natyror. Por pas shumë debateve dhe analizave të bëra,qeveria e Malit të Zi në janar të vitit 2012 ka vendosur që këtë takse ta heq pasi sipasdhomës së ekonomisë dhe biznesit në Podgoricë kjo takse ka sjellë mjaftë probleme dhenuk ka patur efektet e prituara. Një takse të tillë shteti shqitar nuk e aplikon.Mbetjet urbane gjithashtu janë një problem tepër shqetësues edhe për mjedisin nëShqipëri. Kjo vërehet në mjaft zona turistke dhe akse rrugore ku mbetjet urbane janëprezente. Edhe në Shqipëri nuk ekziston impiant për riciklimin e mbetejeve urbane. Atosi në Mal të Zi digjen në natyrë të hapur duke shkaktuar mjaftë probleme. Kohëve tëfundit mbetejet urbane janë bërë debat lidhur me projektin për të importuar mbetjeurbane nga shtetet e tjera të rajonit. Kjo ka hasur në kundershtime të forta si ngapolitikanë, ambientalistë dhe shoqeria civile. Mendoj se kjo nuk sjell ndonjë të mirë përShqipërinë pasi ajo ka mjaft probleme me mbetjet urbane, gjë që ndikon negativisht nëmjedis. Kjo vetëm do ta rëndojë më tepër mjedisin. Sot flitet për turizmin eqëndrueshëm që duhet të zhvilloj Shqipëria, por ndotja e mjedisit nuk i korespondonkonceptit "zhvillim i turizmit të qëndrueshëm".Një problem mjaft shqetësues është edhe erozioni që po iu shkaktohen lumejve tëShqipërisë. Në mungesë të ushtrimit dhe të vakumeve që kanë ligjet për ruajtjen elumejve, është lejuar që mjaft firma të ushtrojnë aktivitet të paligjeshëm me qëllimpërfitimi në mënyrë jo të ligjëshme. Kjo ka shkaktuar probleme në shtretërit e lumenjveduke i shkatërruar shtretërit e tyre dhe njiherit ka krijuar probleme mjedisore. Raste tëtilla kanë ndodhur edhe në lumin Moraça në Mal të Zi dhe në disa lumenjë të tjerë. Pokështu raste të plagëve mjedisore takohen në mjaft zona të Shqipërisë. Gjithashtu nëzonën e Krujës, ku nxjerrja e gurit gelqerorë dhe djegja e gëlqerës nga banoret e kësajzone, ka krijuar probleme të pa rekuperueshme mjedisore. Këto plagë mjedisore në këtëzonë ndikojnë negativisht për çdo turistë që viziton qytetin dhe Kalanë e Krujës. Siprobleme të rëndësishme për mjedisin e të dy shteteve, sidomos në zonën kufitare janë,përmbytjet që shkaktohen nga dalja e lumit Buna nga shtrati i vet. Kjo po shkaktonprobleme si për mejdisin, ashtu edhe për komunitetet e të dy zonave kufitare. Në këtëdrejtim qeveritë e të dy vendeve si dhe pushtetet vendore të Shkodrës dhe Ulqinit pobashkëpunojnë në këtë drejtim. Mirpo ky bashkëpunim duhet të intensifikohet edhe më
  • 40. tej në hartimin e projekteve të përbashkëta për lumin e Bunës, me qëllim mbrojtjen ngapërmbytjet dhe shfrytëzimin e tij për qëllime turistike. Megjithatë në këtë drejtimakoma nuk po ndërmerren hapa konkrete.Edhe në zonat malore dhe ato te Parqeve Kombëtare të të dy shtetëve mjedisi herë pashere paraqitet me probleme. Në këto zona, ku Mali i Zi po tenton të zhvillojë turizmindimëror dhe ekoturizmin, kujdesi ndaj mjedisit është në nivel të kënaqshëm. Kjo përshkak edhe të mungesës së banorëve dhe të objekteve te industrise në këto zonaturistike. Në këto zona veçanarisht në Parqet Kombëtare mjedisi ndotet kryesisht ngaturistët e papergjegjshem. Ndërsa për Shqipërinë akoma nuk mund të flasim për njëturizëm malor të konsoliduar, si në Mal të Zi. Në këto zona si rezultat i mungesës sëinfrastrukturës rrugore, p.sh. rruga për në Theth etj, ka ndikuar që mjedisi të mbetet ipaprekur. Në këtë mënyrë këto zona malore dhe Parqet Kombëtare, për mjedisin që atokanë për ajrin e pastër etj, ofrojnë mundësi të shumta për zhvillimin e turizmit tëqëndrueshëm (ekoturizmit, turizmit dimëror, avanturesk etj.). Si problem për zonatmalore, përveç infrastrukturës dhe kushteve të vështira për jetesë, largimi i popullsisëdhe braktisja e këtyre zonave po përbën një problem tepër shqetësues. Largimi ibanorëve ndikon negativisht në mungesën e kuadrove dhe krahut të punës në zhvillimine turizmit.Si konkuluzion duhet që si Strategjitë aktuale të zhvillimit të turizmit, ashtue dhe ato qëdo të hartohen, mbrojtjen e mjedisit duhet ta trajtojnë në mënyrë integrale me planethapësinore dhe ato detaje për zona të veçanta turistike. Rëndësi në ruajtjen e mjedisitdo të ishte edhe zonimi i tij, si instrumenti më i rëndësishëm në rregullimin e hapësirës.Në këtë mënyrë ato mjedise që aktualisht nuk janë "prekur" nga urbanizimi ipakontrolluar turistik që vështirë të gjenden të planifikohen në mënyrë integrale meplanet urbanistike me qëllim zonimin e tyre. Kjo do të ndikoj në ruajtjen dheplanifikimin më të mirë të hapësirës gjeogafike të të dy vendeve. Gjithashtu çlirimi izonave që janë zënë nga ndërtimet kaotike duhet të shihet si mundësi për ti rikthyermjedisit atë rëndesi që ka dhe duhet të ketë në zhvillimin e turizmit.Në këtë mënyrë gjendja e mjedisit gjeografik në Malit të Zi dhe Shqipëri përbën sfidënse si duhet trajtuar për zhvillimin e turizmit. Kjo duhet parë edhe në prizmin se në tëardhmen hapësira gjeografike do të jetë në qënder të investitoreve me qëllime dhe
  • 41. dimensione të ndryshme, të cilët në çdo rast duhet të kenë në qënder zhvillimin eqëndrueshëm. KRUE VI STRATEGJITË DHE POLITIKAT TURISTIKE ME NDIKIMIN E TYRE NË ZHVILLIMIN E PËRBASHKËT DHE TË VEÇANTË TURISTIK TË DY VENDEVEPlanifikimi strategjik në turizëm nga një metodë e pergjithëshme për planifikimndryshon në atë të shtrirjes se turizmit si një aktivitet specifik me karakteristikat e vetaqë e dallojnë atë në krahasim me industritë e tjera. Për përcaktimin e planifikimitstrategjik të turizmit sipas autorit (Hall) duhet të ndjekim dhe të kemi parasysh disaparime si:  Ku ndodhemi tani ? – Analizë (monitorim)  Ku duam të shkojmë ? – Plani  Si mund të arrijmë stadin e dëshiruar ? – Veprim174Baza për planifikimin strategjik konsiston në planin afatgjatë dhe gjithpërfshirës, i cilisynon të përmirësojë pozitën e tanishme, ose të ruajë nivelin aktual të burimevenatyrore dhe historiko-kulturore175. Duhet patur parasysh se turizmi është një dinamikdhe fenomen që kërkon një planifikim strategjik për të arritur një zhvillim të caktuar176.Megjithate për shkakë të veçantisë që ka turizmi destinacionet e ndryshme turistike dotë reagojnë në mënyra të ndryshme177. Për këtë arsye planifikimi strategjik në fushën eturizmit është një proces gjithpërfshirës i cili duhet të ketë parasysh karakteristikat edestinacioneve duke përfshirë çështje të ndryshme si: zhvillimin e infrastrukturës,zhvillimin e politikave aktive turistike, zhvillimin e burimeve turistike etj. Sipas dyautorëve, Godfrey dhe Clark, procesi i planifikimit duhet të vazhdojë në analizën e174 Hall M. C.: Tourism Planning: Policies, Processes and Relationships. Edinburg:Pearson Education Limited, 2000 fq.236175 Po aty176 Jovicic Ž: Fenomenologija turizma. Beograd: IDP Nauna177knjiga, 1992 fq. 230 Për më tepër shih: Godfrey, Clarke: The Tourism Development Handbook: A Practical Approach toPlanning and Marketing. London, New York: Cassell, 2000
  • 42. aspekteve të sipërpërmendur dhe ndikimi i tyre në natyrë, në rigjenerimin e punësimitdhe të ardhurave si dhe të zhvillimit ekonomik, socio-kulturor, në përmirësimin ecilësisë së jetës, në ruajtjen dhe kujdesin e mjedisit, në favorizimin e klimës sëinvestimeve etj.Zhvillimi i sektorit turistik ka qenë një ndër elementët kryesorë të politikave publikeshqiptare dhe malazeze. Në mënyrë të vazhdueshme institucionet publike kanë parësektorin turistik si një ndër të vetmit elementë që mund të ndikojnë në rritjen ekonomikenëpërmjet prurjes së fondeve të reja në ekonominë vendase, rritjes së nivelit tëpunësimit dhe krijimit të një efekti multiplikator në investime për të gjithë ekonominë evendit.Të dy vendet, si Shqipëria dhe Mali i Zi përballen sot më konkurrencën reciproke dherajonale në turizëm nga shtete, si: Kroacia, Turqia, Greqia etj, që dallohen me njëinfrastrukturë më të avancuar në turizëm, por me bukuri natyrore e historiko-kulturorepothuasje të ngjashme.Si dokument me rëndësi në zhvillimin e turizmit të një vendi është Ligji mbi Turizmin icili njiherit përbën aktin kryesor normativ dhe ligjor, në bazë të cilit qeveritë dherespektivisht ministritë përkatëse rregullojnë këtë aktivitet. Ligji mbi turizmin paraqetnjë akt juridik në bazë të cilit rregullohen kushtet dhe faktoret që merren me veprimtarituristike dhe hoteliere, si dhe të marketingut dhe promovimeve në turizëm. Ligji iturizmit është akt kryesor ligjor nga i cili rrjedhin disa akte dhe nënakte të tjera ligjore.Përveç Ligjit mbi turizmin në faza të ndryshme mund të hartohen edhe projekte tëndryshme. Ligji i turizmit duhet ta trajtoj veprimtarinë turistike me të gjitha aspektet eveta të cilat ndikojnë dhe pritet të ndikojnë në zhvillimin e turizmit. Gjithashtu Ligji iturizmit duhet që tiu korespondoj planeve zhvillimore si dhe strategjive dhe ti përshtatetsistemit aktual të zhvillimit ekonomik në mënyrë që të jetë sa më praktik në aplikimin etij.Politika Kombëtare e Zhvillimit të turizmit në Shqipëri bazohet në dokumentin"Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013"178. Krahas kësaj MTKRS në vitin 2006hartoi edhe "Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe178 Noti E. Politika strategjike për zhvillimin e turizmit në Shqipëri – Ekonomicua 4 – Revistëshkencore fq.5 Tiranë 2009
  • 43. Mjedisor në Shqipëri". Në këto dokumente përshkruhet koncepti strategjik i zhvillimittë turizmit, duke dhënë drejtimet strategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike qëShqipëria të jetë një destinacion turistik i ardhshëm në tregun turistik, si rajonal ashtuedhe ndërkombëtar.Duke patur parasyshë rrethanat e ndryshme mundë të konkludojmë se pjesa e dytë esidomos dekada e fundit e shek. XX-të, ishte periudha më e vështirë për turizminshqiptar dhe malazez. Ngjarjet e ndryshme politike dhe shoqërore si (instalimi i sistemitkomunist), ndryshimi i sistemit ekonomik, izolimi ndërkombëtar dhe humbja e tregjeveturistike, luftërat në (ish-Jugosllavi), konkurenca në tregjet turistike rajonale etj., patënndikim negativ në ecurinë e zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi. Si rezultatgjatë kësaj dekade u vërejt rënie e numrit dhe ndërrim i strukturës së turistëve, si dhehumbje e imazhit të Malit të Zi si destinacion turistik në kuadër të ish-Jugosllavisë nëfillim të viteve 90-të të shek. XX-të. Gjendja dhe perspektiva e turizmit malazez ështëtrajtuar në mjaft dokumenta dhe strategji zhvillimi edhe në ish- Jugosllavi.Nga trajtimi i planeve zhvillimore në Mal të Zi konkludojmë se për nga vlera dheanaliza vendin kryesor e zënë dy strategji :a) Strategjia e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2010 hartuar nga MT nëvitin 1996b) Master plani – Strategjia e Zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2020 ,hartuar nga MT dhe DEG ( German Investment and Development Company) në vitin,2008.Këto Strategji e trajtojnë zhvillimin e turizmit në këndveshtrime të ndryshme. Epërbashkëta e këtyre strategjive është se zona bregdetare zë pjesën më të rëndësishme tëzhvillimit të turizmit ndërsa pjesa qendrore dhe ajo veriore i është kushtuar më pakvëmëndje. Kjo pasi bregdeti përbën potencialin kryesor turistik në Mal të Zi.Në bazë të analizës Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013 mund të konkludojmëse:Shqipëria mund të zhvillojë imazhin e saj si një destinacion i ri turistik dhe shembuj tëzhvillimit për këtë qëllim të logove me sllogane mund të jenë:“Shqipëria – sekreti i fundit i Europës!”“Shqipëria – E juaja për t’u zbuluar!”
  • 44. 6.1. Analizë e Strategjive turistike të Shqipërisë dhe Malit të ZiAnaliza e potencialeve turistike tregoi që Shqipëria duhet të përdorë burimet e saj nëinteres të turizmit shumë më tepër se sa deri më sot179.Shqipëria ka një gamë të gjerë atraksionesh historike, kulturore dhe natyrore, qëpërbëjnë një interes të madh për turistët ndërkombëtarë. Në mes tjerash Strategjia eTurizmit në Shqipëri vlerëson se vendi është i sigurte dhe njerëzit janë mikpritës dhemiqësorë. Ajo që është më e rëndësishme të thuhet se vendi është ende “autentik.”, ipaprekur nga ndikimi i huaj, njerëzit jetojnë dhe punojnë në mënyrat tradicionale nëshumicën e vendit, madje edhe kultura lokale shprehet në mënyra nga më të ndryshmetnë bazë rajonale. Kombinimi i këtyre faktorëve e bën vendin të jetë i veçantë dhe vlerapotenciale e ti për tregjet e turizmit ndërkombëtar është shumë e lart.Gjithsesi, Shqipëria nuk është një destinacion turistik i lehtë për t’u kuptuar nga tregjetndërkombëtare. Vendi ofron potenciale për dhjetra aktivitete të ndryshme turizmi nëdhjetra destinacione.Qëllimi i zhvillimit të turizmit për Shqipërinë, është të rrisë cilësinë e jetesës, tëbanorëve. Zhvillimi i turizmit do të duhet të matet dhe të vlerësohet në një periudhëafatmesme e afatgjatë. Ai duhet të jetë një pjesë e strategjisë së vendit për arritjen eprioriteteve të zhvillimit, të tilla si angazhimet e vendit për Synimet e Zhvillimit tëMijëvjeçarit.Strategjia e Zhvillimit te Turizmit ne Shqiperi deri ne Shqiperi 2003 – 2010 dheStrategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013 si dokumentet me të rëndësishëmpërshkruajn konceptin strategjik të zhvillimit të turizmit, duke dhënë drejtimetstrategjike dhe zhvillimin e produkteve turistike që Shqipëria të jetë një destinacionturistik i ardhshëm në tregun turistik ndërkombëtar në sjelljen e turistëve të huaj.Tërheqja e turistëve të huaj do të influencojë që Shqipëria të shfrytëzojë kapacitetet179 Strategjia e Zhvillimit te Turizmit ne Shqiperi deri ne Shqiperi – Ministria e Turizmit dhe rregullimitte territorit – 2003 fq.5
  • 45. turistike për të garantuar një përfitim maksimal nga futja e valutës së huaj, hapjen evendeve të reja të punes dhe do të ndikojë në funksionimin e sektorit të turizmit nëShqipëri me të njëjtat parime me të cilat funksionon industria e turizmit në botë.Duke iu referuar analizës së gjendjes, struktura e hoteleve ekzistuese në Shqipërikryesisht i korrespondon kapacitetit deri në 20 dhoma, e cila, e parë nga këndvështrimii marketingut të turizmit dhe srategjisë dhe të kapaciteteve të vendeve të rajonit është epamundur që të tërheqë grupe të mëdha turistësh të organizuar në paketa turistike ngaoperatorët perëndimorë. Këto kapacitete i përgjigjen kryesisht kërkesës së një klienteleindividuale ose grupeve të vogla të turistëve180. Kapacitetet e reja të akomodimit tërekomanduara për zhvillim janë llogaritur për të plotësuar kërkesën e tregjeve të huajasi dhe standartet ndërkomëtare të kërkuara nga këto tregje.Ndërkohë, kërkesa e turistëve vendas dhe e shqiptarëve etnikë do të plotësohet ngakapacitetet ekzistuese dhe kapacitete të reja që do të përcaktohen. Por deri më sotshumë pak është bërë për ndërtimin e kapacitetëve për turistët e huaj. Më tepër pofokusohet ne kapacitetet tradicionale që tërheqin klientelë të ulët dhe të mesme.Për këtë qëllim drejtimet e parashtruara në Strategji kërkojnë të sigurojnë që Shqipëriado të rrisë në maksimum potencialin e sektorëve dhe do të zhvillojë turizmin në njëmënyrë që të jetë i qëndrueshëm në kohë nga ana: kulturore, sociale, mjedisore dheekonomike.Në këto kushte Strategjia e Zhvillimit të Turizmit në Shqipëri :  do të ndihmojë këtë sektor të menaxhojë rritjen në mënyrë që të sigurohet qëndrueshmëria afat-gjatë ,  do të japë mënyrat e menaxhimit të konflikteve nëpërmjet rritjes së zhvillimit të turizmit dhe vlerave mjedisore, sociale dhe kulturore që janë të rëndësishme si për Shqipërinë dhe vizitorët e saj ,  do të japë strukturën e përshtatshme brenda së cilës investimet dhe përfitueshmëria e industrisë turistike mund të lehtësohen dhe të rriten në maksimum bashkëpunim-përgjegjësi ,  do të reduktojë mbivendosjet dhe boshllëqet brenda sektorit ,180 Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013
  • 46.  do të sigurojë angazhim dhe financim për turizmin nga qeveria qendrore dhe vendore ,  do të bëj më të lehtë veprimin e operatorëve për të kryer biznes në këtë sektor ,  do të sigurojë integritet të drejtimeve strategjike etj.Sipas vizionit deri në vitin 2013 "Shqipëria parashihet si një destinacion i sigurt, mevlerë të lartë që karakterizohet nga një larmi e pashoqe e atraksioneve natyrore ekulturore të rangut botëror në një siperfaqe të vogël gjeografike, i menaxhuar nëmënyrë të përgjegjshme mjedisore e sociale, lehtësisht e mbërritur nga tregjet turistikeeuropiane."181 Arritja e këti vizioni në situaten e problemeve financiare globale shihet sie pamundur kur dihet se afati kohor i kësaj strategjie tashmë është drejt përfundimit dheqë shihet si e nevojshme hartimi i një strategjie të re për zhvillimin e turizmit. Në anëntjetër faktorët e ndryshëm si: politikë, infrastruktura, shërbimet etj, nuk lejuan arritjen ekëti vizioni.Strategjia e Zhvillimit të Turizmit e shpallura në vitin 2003 ishte si një instrument i cilisolli realizimin dhe hartimin e:  Ligjit të ri "Për Turizmin" i cili u miratua në muajin Maj të vitit 2007. Ky ligj synon krijimin e një sektori turistik me standarde ndërkombëtare dhe për të ndihmuar konkretisht zhvillimin e industrisë turistike në përputhje me drejtimet strategjike të zhvillimit të turizmit duke u dhënë prioritet burimeve të trashëgimisë kulturore dhe natyrore me zhvillimin e turizmit.  Miratimi i ligjit të ri "Për portet turistike".  Zhvillimin infrastrukturor: Aeroporti kryesor ndërkombëtar i Rinasit pranë Tiranës dhe Durrësit, tashmë prezanton standarde ndërkombëtare.  Rehabilitimin e disa akseve rrugore dhe projekteve për investime në rrugë dytësore rreth (6000 km), si dhe projekte në zhvillim e sipër për rehabilitimin e porteve detare.  Projekti i Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare për Hartimin e Planit të Integruar për Zhvillimin e Turizmit në Bregdetin e Jugut. Ky masterplan do të181 Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013
  • 47. shërbejë si platformë mbështetëse për studimet e tjera zonale që do të ndërmerren për zonat turistike bregdetare. Në anën tjetër ky masterplan do të përcaktojë kriteret kryesore të zhvillimit të zonave duke mbrojtur parqet natyrore, zonat e mbrojtura, fshatrat e jugut më vlera kulturore dhe historike, peizazhet natyrore etj. Me qëllimin e rritjes së promovimit të Shqipërisë si destinacion turistik, marketingut të produktit turistik shqiptar monitorimit, standardizimit të strukturave akomoduese u krijua në vitin 2005 Enti Kombëtar i Turizmit i cili në bazë të Ligjit të ri për turizëm u shëndërrua në Agjenci Kombëtare të Turizmit. Gjithashtu krahas pjesëmarrjes në panairet e njohura ndërkombëtare të turizmit gjatë viteve të fundit janë shfaqur spote publicitare në rrjete të njohura televizive si CNN, EURONEWS etj, para dhe gjatë sezonit turistik. Spote televizive janë shfaqur edhe në vendet e rajonit veçanarisht në Kosovë dhe Maqedoni si dy tregje më rëndesi të veçantë për turizmin shqiptarë. Një rol pozitiv në përmirësimin e imazhit turistik të vendit kanë ndikuar edhe prezantimi gjatë dy-tre viteve të fundit i guidave të ndryshme turistike për Shqipërinë, hartimi i paketave të ndryshme turistike për 10 turet e medha të Shqipërisë dhe 11 itineraret kulturore dhe natyrore në bregdetin e jugut. Në pamjet e mëposhtme janë paraqitur disa nga guidat turistike që qarkullojn në vend, përmes të cilave tursti mund të gjej informacionin e nëvojshem për Shqipërin. Burimi: www.albaniantourism.com,
  • 48.  Forcimi i pranisë gjithnjë e më tepër i Shqipërisë në internet. (Këtu veçohen Websitet bashkëkohore të AKT-së http:∕∕www.albaniantourism.com, www.akt.gov.al si dhe të MTKRS-së www.mtkrs.gov.al), të cilët janë një përpjekje shumë e madhe nga këto institucione për të siguruar që vizitorët të cilët preferojnë ta vizitojnë Shqipërinë mund të gjejnë informacion shumë të detajuar për potencialet e vendit, për akomodimet, cilësin e shërbimeve etj. Por këto websi-te përcjellin edhe një mesazh tjetër më rëndësi përveç atij që vendi është atraktiv për tu vizituar. Ato njiherit potencojnë ate se vendi është i hapur për investime në sektorin e turizmit.  Kjo strategji ndikoj që qeveria të shtoj buxhetin për turizimin vit pas viti pikërisht buxhetin e MTKRS-së ku u ngriten Zyra të Informacionit Turistik dhe u përmirësua sinjalistika turistike në disa qytete të Shqipërisë.  Por problemet në këtë drejtim janë akoma të shumta si p.sh. infarstruktura turistike (në veçanti ajo komunale, shërbimet, sinjalistika etj.)Disa nga parakushtet për zhvillimin e turizmit në Shqipëri mendoj se duhet të bazohennë:  Zbatimin e parimeve të zhvillimit të qëndrueshëm nga të gjitha nivelet e planifikimit, vendimarrjes, menaxhimit, si në nivel qendror dhe lokal, ashtu dhe në sektorin privat,  Plotësimin e kuadrit ligjor në turizëm,  Zhvillimi infrastrukturor i transportit tokësor, ujor dhe ajror, furnizimi i rregullt me energji elektrike, përmirësimi dhe krijimi i sistemeve efiçente të menaxhimit dhe trajtimit të mbetjeve të urbane dhe ujrave të zeza etj.  Telekomunikacioni dhe interneti,  Rishikimi dhe vendosja e standardeve për hartimin e planeve të përdorimit të tokës, për zonat me potenciale të larta për zhvilimin e turizmit,  Pronësia, që përbën një nga parakushtet për zhvillimin e turizmit dhe krijimin e klimës së qëndrueshme te investimeve në fushën e turizmit. Nga kjo del se
  • 49. problemet mbi pronësinë duhet të zgjidhen përmes instancave ligjore mbi tokën dhe të objekteve ndërtimore.  Rritjen e financimeve, që ka të bëjë kryesisht me ruajtjen e aseteve natyrore e kulturore, përmirësimin e sistemeve të mënaxhimit për zonat me interes kulturor dhe natyror, zhvillimin e burimeve njerëzore dhe përmirësimin e imazhit turistik të vendit.Shqipëria duhet të investojë në burime të ndryshme natyrore, kulturore dhe humane nëmënyrë që sektori i turizmit të zvillohet efektivisht.Rëndësi në këtë drejtim ka edhe sistemi i grumbullimit dhe i përpunimit të të dhënavenë nivel kombëtar, rajonal dhe lokal sipas standardeve ndërkombëtare. Këto të dhënakanë të bëjnë kryesisht me vizitat turistike, shpenzimet, profilin e turistëve etj. Kjokërkon një investim më të madhë të qeverisë shqiptare pasi pa keto të dhëna planifikimii turizmit pothuajse është i pa mundur.Megjithate kjo stregji nuk trajtoi problemet e mjedisit natyror sidomos të trajtimit tëmbetjeve urbane të cilët po përbëjn problemin kryesor dhe që paraqesin një sfid përkonceptin e turizmit të qëndrueshëm.Nga analiza e potencialeve turistike të Shqipërisë dhe faktoreve të tjerë që ndikojnë nëzhvillimin e ti dhe në bazë të Strategjisë turistike Shqipëria do të vazhdoi bazohet nëllojet e mëposhtme të turizmit : 1. Turizmi i diellit dhe plazhit 2. Turizmi i interesit të veçantë 3. Turizmi i qendrave urbane ( turizmi qytetarë) / Turizmi i biznesit dhe i konferencaveSipas strategjisë dhe analizave të bëra rezulton se viteve të fundit turizmi i interesit tëveçantë është në rritje me 15 deri në 20% dhe përfaqeson rreth 25% të tregut turistik,ndërsa turizmi i diellit dhe plazhit përbën ende segmentin më të madhë të turizmitndërkombëtar me një rritje prej 2 deri në 4% në vit182.Si qëllim kryesor i kësaj strategjie u konceptua:182 Grup autorësh: Turizmi, sektor i rëndësishëm për rritjen e ekonomisë shqiptare – 2007
  • 50.  Zhvillimin rajonal, dukuri kjo që nuk po ndodh pasi rajoni bregdetar vazhdon te dominoj ndaj rajoneve tjera dhe zonave të tjera turistike që nuk perputhet me strategjine turistike, Shtimin dhe zgjerimin e zonave të mbrojtura (p.sh. Parqet Kombëtare, Rezervate Biosferë), por që gjatë këtyre viteve akoma nuk po vërejmë zgjerim të zonave të mbrojtura ose shtim të Parqeve Kombëtare që do te ndikonin ne rritjen e ofertës turistike. Mendoj se Bjeshkët e Namuna në Shqipëri ashtu si në Mali të Zi duhet të shpallen Park Kombëtar. Gërmime të mëtejshme dhe mirëmbajtje të qendrave arkeologjike në Apolloni, Butrint dhe zona të tjera. Kjo është një nga projektet që deri diku po vazhdon të realizohet dhe që duhet ti kthej këto lokalitete në zona me interes të veçantë të turizmit kuluturor.• Ngritje e qendrave të reja historike, por që nuk tregohen se cilat qendra mund te quhente tilla.• Vazhdimi i zhvillimit të Beratit dhe Gjirokastrës si “qytete muze”. Kjo sipasstrategjisë është një vlerësim i qëlluar, por deri me tani le shumë për të dëshiruar ne çdoaspekt.• Zhvillimi i rajonit të liqeneve të Ohrit dhe Prespës për turizëm rural dhe ekologjik. Nëkëtë kuadër mund të përfshihet edhe liqeni i Shkodrës• Zhvillimi i parqeve kombëtare për turizëm ekologjik dhe natyror. Mendoj se këtoduhet të jenë boshti kryesor i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm duke ruajtur natyrëndhe duke promovuar ato vlera që këto i disponojne ndryshe nga Mali i Zi, ose vendet etjera të rajonit.• Caktimi dhe zhvillimi i qendrave shtesë të interesit historik dhe kulturor p.sh. në jug tëvendit. Mendoj se edhe në këtë pjesë të Shqipërise duhet të vazhdoj projekti "DyzetHanet".• Caktimi i rajoneve me fshatra tradicionale. Në këtë aspekt Shqiperia mund te zhvillojetno-turizmin, i cili bazohet në traditën e zonës si p.sh. fshatrat ne veri te vendit ose nejug qe dallohen me natyrën, traditën , mikpritjen dhe gastronominë vendase.Një nga objektivat e rëndësishme që verehet në këtë strategji është edhe arritja e njëbalancimi gjeografik në shpërndarjen e aktiviteteve turistike në të gjithë vendin. Kjo në
  • 51. planë të parë ka të bëjë me zoonimin i cili në turizëm paraqet një term mjaftë me rëndësidhe që premton një zhvillim të qëndrueshëm dhe të kontrolluar.Nё strategjinё kombëtare afatgjatë tё turizmit, turizmi malor pёrfshihet brёnda tipit tёproduktit "Turizmi i Interesit tё veçantё", objektivi i tё cilit ёshtё zbulimi i Shqipёrisё sinjё destinacion i fundit i pazbuluar në Europë, në të cilën akoma mund të zbulohensekrete të çmuara dhe të rralla të natyrës dhe trashëgimisë kulturore.Nё zonat malore zhvillimet duhet të jenë kompakte, duke shfrytëzuar ndërtimeekzistuese, ose ndёrtime tё reja nё formёn e “fshatrave”, nё përshtatje me sfondin egjelbërt dhe peizazhin. Produkti qëndror i Shqipërisë do të jetë “zbulimi” i saj.Parqet pyjore në Shqipëri krijojnë një mikroklimë mjaft interesante dhe ngjallin interespër vizitorët që preferojnё natyrёn. Kohët e fundit është vënë re një fluks i madh ituristëve ose vizitorëve që vizitojnë parkun alpin të Thethit. Për këtë arsye, mund tëthemi se turizmi malor po shihet si një produkt me potencial pёr t’u zhvilluar, nisur ngainteresi që kanë shfaqur turistët e vendeve të Europës Perёndimore. Turizmi malor kanjё kёrkesё tё ulёt pёr infrastrukturё tё specializuar. Gjithsesi nё planin e veprimit ёshtёmarrё parasysh përmirësimi i disa rrugëve kritike në veri si rruga për në Razëm dhezona të tjera malore në rajonin e Korçës etj. Si rezultat i ndërtimit të teleferikut nëzonën e Dajtit ka ndikuar në zhvillimin e turizmit në këtë zone malore. Foto.17. Teleferiku i Dajtit ( E. Selimaj )Në strategji nuk trajtohet zhvillimi i turizmit në zonat kufitare si me Malin e Zi,Maqedoninë, Greqinë etj,. Zonat kufitare paraqesin zona me potenciale tëkonsiderueshme turistike. Për këtë në strategjit e turizmit që do të hartohen zhvillimi iturizmit në zonat kufitare duhet të zërë një vend të veçantë.Megjithate Shqipëria do të kërkojë të pozicionojë veten e saj në tregjet nderkombëtaredhe rajonale si një destinacion tërheqës për turistët që mundohen të gjejnë një
  • 52. eksperiencë unike që karakterizohet nga destinacione më cilësi të lartë të vendeve tëkulturës dhe të natyrës dhe të prezantuara në një mënyrë autentike183. Ky fakt përbënnjë rëndësi mjaftë të madhe dhe duhet të vihet në zhvillimin e turizmit rural,agroturizmit, ekoturizmit, etno-turizmit etj.Siç vërehet qellimi kryesor i strategjisë dhe politikave turistike është diversifikimi iproduktit turistik që ofron vendi bazuar në burimet turistike, në iteneraret turistike dhepasurimin e tyre sipas kerkesave të turistëve, në përmirësimin e situatës ekonomike tëkomuniteteve në zonat turistike si dhe të hapjes së vëndeve të reja pune përkomunitetin.Kjo strategji ndikoj në inkurajimin e zhvillimit të formave të reja të produktit turistik si: turizmit rural, agroturizmit, ekoturizmin, turizmin kulturor, turizmin sportiv malor etj.Më tej strategjia mbështete edhe në disa principe të zhvillimit të qëndrueshëm si : Zhvillimi i qëndrueshëm Qëndrueshmeri ekologjik Qëndrueshmeri sociale Qëndrueshmeri ekonomikeDuke qenë të rinj në treg dhe si destinacion akoma i panjohur, Shqipëria po përballet mekonkurencën e tregjeve turistike rajonale që kanë një turizëm më të zhvilluar. Për këtëShqipëria duhet të përdorë një strategji çmimesh të konsideruar me leverdi (value-for-money) ose të bazuar në (lov-buget) duke ndikuar në tërheqjen e tregjeve të rajonit e megjërë. Konkurentët e drejtpërdrejtë të Shqipërisë janë: Mali i Zi, Kroacia, Bullgaria,Maqedonia, Greqia dhe Turqia, por gjithashtu dhe destinacionet e tjera.Zbatimi efektiv i strategjisë së turizmit për Shqipërinë do të kërkojë mbështetje dheveprim në shkallë të gjerë nga të gjithë pjesëmarrësit në sektorët privat, shtetëror dheatë vullnetar me interes në turizëm ose të ndikuar nga ai. Ana më e rëndësishme ështëngritja e një strukture shtetërore organizative operuese dhe efektive, me funksione,detyra dhe përgjegjësi të qarta në nivelin ministror përgjegjës për sektorin e turizmit. I183 Noti E.- Politika strategjike për zhvillimin e turizmit në Shqipëri- Economicus Nr. 4 –Revistë shkencore Tiranë 2009
  • 53. domosdoshëm gjithashtu është një bashkëpunim i ngushtë në çështjet që kanë lidhje meturizmin.Për të realizuar vizionin e strategjisë propozohet që të themelohet një “Grup i Zbatimittë Strategjisë së Turizmit”, i përbërë nga anëtarë të sektorit privat dhe publik për tëmbikëqyrur zhvillimin e zbatimit dhe të monitorojë progresin drejt pikave kyçe.Si konkluzion mund të themi se Shqipëria ka kapacitete për të pritur shumë më tepërturistë ndërkombëtarë me fjetje për një natë (overnight) se sa ka pritur deri më sot,por nuk është i gatshëm për një marketing agresiv ndaj tregjeve të gjerandërkombëtare. Kjo cilesohet si nje pike e dobet e politikave turistike te Shqiperise nekrahasim me Malin e Zi , Kroacin etj. Ne disa raste edhe spotet televizive nuk kanedhene efektet e duhura si p.sh. spoti ne CNN etj.6.2. Disa aspekte të Strategjive të Zhvillimit të Turizmit në Mal të ZiPas viteve 90-ta në Mal të Zi strategjitë dhe politikat e zhvillimit të turizmit qëqarkullonin në vend u orijentuan në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm. Bazuar nëaktin kryesor, Ligji mbi Turizmin i Malit të Zi i vitit 2002 me ndryshimet dheplotësimet që pësoi në vitin 2003 dhe 2005 në praktikë u tregua më mjaft të meta. Për tëshfrytëzuar në mënyrë sa më efikase shërbimet në fushën e turizmit dhe aktivitetitturistik, ngritjen më në nivel të sigurisë dhe të infrastruktures turistike dhe shfrytëzimittë tyre nga turistët, luftën ndaj ekonomisë informale në turizëm, heqjen dhe lëhtesimin epengesave në të bërit biznes, rritjen e efikasitetit të inspektoriatit turistik dhekontrolleve turistike si dhe të bashkëpunimit dhe harmonizimit me direktivat dhe ligjet ebashkimit Europian, Parlamenti i Malit të Zi në vitin 2010 miratoi Ligjin e Ri mbiTurizmin i cili u shpall në fletën zyrtare të Malit të Zi nr.61∕10 prej 22.10.2010184.Ligji i Ri mbi Turizmin për herë të parë futi termin " lokalitete më prioritete turistike"185. Në prëputhje më këtë term u definua se lokalitetet me proritet turistik të cilat nëbazë të vlerave të veçanta natyrore, kulturore, historike, ambijentale, hapësinore,184185Sluzbeni list Crne Gore 61∕10 Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020 – Ministarstvo turizma i zastite zivotnesredine, Podgorica 2008
  • 54. vlerave të veçanta gjeografike etj., dhe që paraqesin rëndësi strategjike për ato zonacaktimin e tyre e bën Qeveria e Malit të Zi me propozim të Ministrisë së Turizmit.Nëse vështrojmë dy Strategjitë kryesore të Malit të Zi ato e trajtojnë zhvillimin eturizmit në këndvështrime të ndryshme.Strategjia e pare e zhvillimit të turizmit deri në vitin 2010 paraqet strategjinë e cilatrajton gjendjen e turizmit në Mal të Zi në periudhën e caktuar, karakterizohet nga:heqja e sanksioneve ndaj Republikës së Malit të Zi; ndryshimet pozitive dhepërmirësimin e imazhit turistik të Malit të Zi, rikthimin në panairet ndërkombëtare,perspektiven e zhvillimit ekonomik të Malit të Zi (rritjen ekonomike, rritjen estandardit jetësor etj.)Autorët e kësaj strategjie janë ekspertë të njohur të Universitetit të Malit të Zi dhe tëInstitutit Ekonomik nga Beogradi. Kjo Strategji është ndarë në dy pjesë dhe shtatëkapituj.Në pjesën e pare që quhet: "Vlerësimi i potencialeve dhe ndikimi i tyre në zhvillimin eturizmit", tematika është përqendruar në vlerësim të resurseve turistike si: pozitagjeografike, resurset natyrore turistike dhe potencialet antropogjene. Një vëmendje uështë përqendruar edhe rreth arritjeve të zhvillimit të turizmit, duke u mbështetur nënumrin e shtretërve, në të ardhurat nga turizmi si dhe gjendja e kuadrove në turizminmalazez.Pjesa e dytë e kësaj Strategjie trajton Turizmin e Malit të Zi nga vitet 1996-2010 dheështë e ndarë në pesë kapituj (nga kapitulli i tretë deri tek i shtati). Kjo pjesë estrategjisë paraqet modelet bazë, qëllimet dhe kërcenimet e zhvillimit të turizmit nëMal të Zi ku njëkohësisht trajtohen edhe drejtimet e zhvillimit të turizmit, si dheanalizohen skenarë të mundëshëm të zhvillimit dhe cilët do të ishin efektet ekonomiketë tyre. Gjithashtu jepen parashikime të zhvillimit dhe prioriteteve të turizmit selektiv si:turizmi rekretivo-shëndetësor, turizmit malor, turizmit nautik, turizmit të kongresëve, sidhe të sportëve dhe manifestimeve të ndryshme turistke etj. Organizimi i hapësires meqëllim zhvillimin e turizmit, zhvillimin e veprimtarive që kanë të bëjnë me turizmin si(tregtia, bujqesia, artizanatet etj,) dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor përbëjnë çeshtje mëprioritet që trajtohen në këtë strategji. Krahas këtyre Strategjia trajton edhe probleme tëtilla si: identifikimi i prioriteteve dhe programeve të zhvillimit, d.m.th. mbi disa
  • 55. projekte që kanë nisur ose janë në planifikim e sipër më një rëndësi të veçantë përturizmin malazez.Në pjesën e fundit jepen përfundime dhe propozime për zhvillimin e turizmit.Si rezultat i gjithë kësaj pune për strategjinë e sipërpërmendur mund të konstatojmë sekjo strategji më tepër është punuar në mënyrë optimiste, pasi është ndjekur praktika ezhvillimit të fund viteve tetëdhjeta dhe fillimit të viteve nëntëdhjeta të shek XX-të, qëdo të thotë se kjo strategji vazhdoi të ndjekë dhe ti thelloj më tepër problemet e turizmitmalazez, duke dhënë një zgjidhje parciale. Me orijentime optimiste strategjia ianashkaloi faktorët objektiv, ndaj të cilëve duhej tu kushtohej më tepër vëmëndje nëturizëm ku anashkalimi i tyre mund të mos sjellë realizimin e qëllimeve të caktuara. Nëbazë të teorisë së planifikimit strategjik në turizëm, mund të konkludojmë se përcaktimii qëllimeve në mënyrë jo adekuate mund të sjellë dhe të ndikoj në mënyrë negative dhejoproduktive në zhvillimin e turizmit.Strategjia e Zhvillimit të Turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2010 në njëren anë ofrojskenarë të përmirësimit të situatës në turizmin malazez, duke ndjekur praktikat nga vitete mëparshme që duhet të rezultoj me zhvillimin e turizmit dhe në anën tjetër paraqetpërparësitë e turizmit të Malit të Zi, duke i dhënë përparësi komponentit të hapësirësgjeografike. Kontributi i strategjisë së zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin2010 mund të konceptohet në kuptimin e një dokumenti gjithëpërfshirës të planifikimitqë trajton fushën e turizmit, dhe i cili u realizua pas disa vitësh dhe për rëndësinë ekësaj strategjie mund të diskutohet në pjesën ku është dhënë një pasqyrë dhe njëpërpjeke më e gjërë në analizën e situatës dhe përspektivat e Malit të Zi në zhvillimin eturizmit. Duke parë se kjo strategji tashmë nuk përputhet me zhvillimet e reja tëturizmit në Mal të Zi qeveria në kuadër të Paktik të Stabilitetit për europën juglindorendërmori disa iniciativa që të hartohet një strategji tjetër e zhvillimit të turizmit.Për këtë MT e Malit të Zi në bashkëpunim me AGJKZH hartuan Masterplanin përzhvillimin e turizmit në Mal të Zi.Strategjia e dytë dmth Masterplani, "Strategjia e Zhvillimit të Turizmit deri në vitin2020" paraqet një dokument gjithëpërfshirës të cilin e punoi Agjencia Gjermane përKërkim dhe Zhvillim nën mbështetjën e Ministrisë së Turizmit të Malit të Zi. Mërëndësi është të përmendim se kjo agjenci para se të hartoi Masterplanin për Malin e Zi
  • 56. ka hartuar Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit në Kroaci. Këtë e theksoj për arsye seduke u konsultuar më teorinë strategjike të planifikimit në turizëm, dihet se çdodestinacion turistik ka specifikat dhe karakteristikat e veta, duke ndikuar në mënyra tëndryshme në zhvillimin e turizmit. Kështu që Mali i Zi ka karakteristikat dhe specifikate veta të cilat kanë reagime të ndryshme në zhvilimin e turizmit, karahasuar mëKroacinë por edhe me Shqipërinë. Kjo është si një kritikë që i bëhet kësaj strategjie dhekëtij Masterplani ku pjesën dhe rëndësinë më të madhe e ka zënë Regjioni i Bregdetit,ndërsa pjesa qëndrore dhe ajo veriore është trajtuar më pak. Kjo mund të kuptohet pasiautorët e kësaj strategjie Malin e Zi e kanë trajtuar si vazhdim i bregdetit kroat. Sirezultat i kësaj mund të konkludojmë se në hartimin e kësaj strategjie janë marrë tëgjitha kushtet dhe faktorët që vlejnë dhe aplikohen në turizmin kroat.Ky dokument strategjik në dallim nga i pari dallohet për kohën kur është punuar pasiviti 2001 u karakterizua nga kushte dhe rrethana të tjera politike dhe shoqërore nëkrahasim me vitin 1996 kur është hartuar strategjia e parë. Kjo strategji është punuar nënjë volum prej 2000 faqesh por në shtyp autorët pregatitën një volum prej 180 faqesh.Më tej në strategji përveç detyrave, punës, informacionit dhe metodave që duhet tëndiqen, trajtohet edhe zhvillimi i turizmit në Mal të Zi nga viti 1960 e deri në vitin2000 me përqendrim kryesor në periudhën kur Mali i Zi ishte pjesë përbërese eJugosllavisë deri në vitin 1990 ku deri në këtë vit Mali i Zi dilte në tregjetndërkombëtare dhe bënte marketing turistik të njëjtë më Kroacinë, Slloveninë sirepublika që kishin dalje në detin Adriatik, repektivisht në kuadër të ofertës turistikejugosllave.Më tej kjo strategji në mënyrë të detajuar trajton detyrat strategjike të "Master planit" sip.sh. zhvillimi i turizmi masiv "po" ose "jo". Kjo për strategjinë është një pyetje shumëe rëndësishme pasi duhet të trajtoj masat që duhet të ndërmerren në këtë drejtim. Simodel referues në këtë strategji nuk është marrë as Kroacia dhe as një vend tjetër irajonit por është zgjedhur Majorka pasi ajo pothujase ka karakteristika të njëjta meMalin e Zi për nga (numri i banorëve, karkteristikave gjeografike etj.). Prandajkrahasimi më Majorken më tepër ishte një konkluzion se si një vend i vogël si Mali i Zimund të zgjedhë një model të tillë zhvillimi të turizmit.
  • 57. Gjithashtu trajtohet edhe pozicioni i Malit të Zi në zhvillimin e turizmit, si dhe drejtimetstrategjike me qëllim rritjen e numrit të turistëve dhe të ardhurave, duke u orijentuardrejt një kauliteti më të mirë në turizëm. Një vëmendje të veçantë strategjia i kakushtuar edhe përmirësimit të kapacitetëve të vendosjes me mundësi të rritjes sëkualitetit, si dhe të kapaciteteve hoteliere, të rritjes së numrit të fjetjeve duke uorijentuar në tregjet eminente, si atyre të vendit dhe rajonit, të Europës Juglindore dhePërendimore etj, që do të nikojnë në rritjen e kapaciteteve të vendosjes si dhe tëpunësuarve në sektorin e turizmit. Kjo mund të shihet si diçka e përbashkët meStrategjinë e Zhvillimit të Turizmit në Shqipëri. Analiza e tregjeve, konkurenca si dhemotivet e udhetimeve duke u orijentuar edhe në zhvillimiet e reja të turizmit në Europëjanë disa nga çeshtjet që i trajton kjo strategji dhe politikë e zhvillimit të turizmit.Më tej kjo strategji një vëmëndje të veçantë i kushton edhe infrastruktures turistike si:komunikacionit, infrastruktures komunale më të gjitha problemet e saj. Gjithashtustrategjia e turizmit trajton edhe oferten hoteliere-turistike, duke pasur parasysh se kjostrategji deri në vitin 2020 parashikon që ofertën kryesore turistike duhet ta bëjnëhotelet me katër dhe pesë yje.Përveç tjerash kjo strategji trajton edhe mendimet e ndryshme dhe drejtimet se si duhettë realizohet, ku një rëndesi të veçantë i është kushtuar marketingut që do të ndikoj nërritjen e imazhit turistik të vendit në tregjet dhe në turoperatoret më eminente turistik.Me tej strategjia trajton problemet e tilla si: tendencat në tregjet turistike dhe rritja eofertës turistike. Në këtë pjesë theksi qëndron në globalizimin turistik, përparsitë dheproblemet që paraqet ky globalizëm në fushën e turizmit. Si tregje me rëndesi turistikeqë i ka përzgjedhur kjo strategji dhe që përbëjnë edhe vendet që kanë një intensitet mëtë lartë në levizjet turistike janë: Gjermania, Franca, Britania e Madhe etj, duke ucilësuar si tregje eminente turistike. Në këtë pjesë të strategjisë trajtohen dhe analizohençështje te tilla si: tendencat e lëvizjeve turistike në Europë duke u përqendruar në dytregje kryesore turistike në ate të Gjermanisë dhe Francës. Në kuadër të kësaj çështjenjë vëmëndje e veçantë i kushtohet edhe motiveve te udhëtimeve turistike, qëllimeve tëudhëtimeve, kapaciteteve të vendosjes, të ardhurave nga turizmi si dhe kërkesat qëparashtrojnë turistët.
  • 58. Në fund të kesaj strategjie jepen disa modalitete dhe strategji të ndryshme të zhvillimittë turizmit si p.sh. modelet e Benidormit , Lykia World, Orlando dhe Las Vegas etj.Kjo mund të cilësohet si e veçantë e kësaj strategjie krahasuar më Shqipërinë pasi jepedhe modelet se si duhet të zhvillohet turizmi në këtë vend në mënyrë që të mospërsëriten gabimet e vendve të ndryshme në rajon e më gjërë.Mund të konstatojmë se kjo strategji në bazë të teorisë së planifikimit strategjik nëfushën e turizmit paraqet një analizë gjithëpërfshirëse, e cila trajtoi situatën aktuale nëecurinë e zhvillimit te turizmit, duke dhënë edhe shëmbuj pozitiv të destinacioneve tëtjera që me sygjerimet e duhura dhe konstruktive do të ndikojnë në zbatimin më efikastë planifikimit në turizëm. Kjo mund të quhet si një përparsi ndaj strategjisë së turizmitnë Shqipëri ku shumëherë gjërat përseritën dhe nuk u jepen zgjidhje e duhur.Duke iu referuar Masterplanit d.m.th. Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit në Mal të Zideri në vitin 2020, e cila trajton rrugët dhe drejtimet kryesore që duhet të ndjek ofertaturistike e Malit të Zi për tu renditur dhe konkuruar me vendet me nje turizëm më tëzhvilluar dhe që për ti arritur këto, në radhë të parë kërkohet kohë dhe investime qëMali i Zi të orijentohet drejt një zhvillimi te turizmit të kualitetit të lartë. Kjo mund tëcilësohet si përparësi e kësaj strategjisë malazeze të turizmit ndaj asaj shqiptare.Disa nga konceptet bazë të kesaj strategjie janë:  përparsitë konkuruese të Malit të Zi në rajon,  diferencimet regjionale të zhvillimit te turizmit,  arritja e standardeve ndërkombëtare në sferën e turizmit si: akomodimi, shërbimi, infrastruktura,  prezantimi i ofertes turistike në mënyrë të veçantë dhe të përbashket për çdo kompleks turistik.Në këtë pikë strategjitë e të dy vendeve kanë të përbashkëtat e tyre, por më mënyra tëndryshme të prezantimit të ofertës turistike.Strategjia e turizmit parashikon rritjen e numrit të kapaciteteve hoteliere në 125.000shtretër në vitin 2020186 duke rritur cilësinë dhe kualitetin e hoteleve si dhe sherbimevenë përputhje me standardet dhe kërkesat e turisteve të Europës Përendimore dhe asaj186 Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020- Ministarstvo turizma i zastite zivotnesredine, Podgorica 2008
  • 59. Qëndrore. Gjithashtu parashikohet edhe rritja e numrit të fjetjeve nga turistët në 20.9milion deri në vitin 2020187 ku në mënyrë direkte ose indirekte e gjithë kjo do të ndikojnë rritjen e vëndeve të punës. Mendoj se shifrat që parashikon kjo Strategji në kushtet enjë krize finaciare botërore janë vështir për tu arritur. Megjithëse në Strategjinë eZhvillimit të Turizmit deri në vitin 2020 qeveria e Malit të Zi është përcaktuar nëturizmin e kualitetit të lartë në përputhje më zhvillimet aktuale por aktualisht si ligji i riashtu edhe politikat turistike më tepër trajtojnë dhe janë përqendruar rreth turizmitbregdetar dhe turizmin dimëror të cilët më se tepërmi janë të lidhur me turizmin masiv.Ndërsa prej zhvillimeveve aktuale të turizmit më tepër i është kushtuar vëmendjeturizmit nautik, rural dhe turizmit shëndetësor.Mendoj se në bazë të strategjisë së zhvillimit të turizmit një vëmëndje i është dashur tikushtohet edhe alternativave të reja të turizmit si p.sh. ekoturizmi, turizmi shkencor,turizmin e gjuetisë, sportiv, turizmin avanturesk, turizmin fetar, kulturor etj. Në këtëkontekst për një shtet ekologjik siç është Mali i Zi, tingëllon jo mirë lënia anash dhemos trajtimi i ekoturizmit ku tashmë dihet se ky lloj turizmi në nivel global po njehrritje të vazhdueshme. Por në disa raste për këtë lloj turizmi mund të përdorën edhepropaganda të ndryshme turistike jo adekuate dhe jo në favor të ekoturizmit dhe që nëtë shumtën e rasteve ato mund të ndikojnë negeativisht në mjedisin natyror188. Prandajduhet të punohet më tepër në këtë drejtim në zhvillimin e ekoturizmit dhe turizmitalternativ si: promovimin e tureve me biçikleta në zonat natyrore turistike të vëndit,ecjen në natyrë sidomos në zonat malore dhe parqet kombëtare etj. Gjithashtu edheturizmi i qyteteve dhe turizmi kulturor duhet të kishte zënë një vend të veçantë në këtëstrategji ku Mali i Zi disponon potenciale të mjaftueshme në këtë drejtim. Kombinimi iturizmit bregdetarë me turizmin kulturor është një mundësi më tepër në rritjen e vleravetë qyteteve bregdetare të Malit të Zi dhe njëkohësisht edhe të ardhurave nga turizmi.Për promovimin e turizmit dhe të potencialeve turistike të Malit të Zi në vitin 2006 uformua Organizata Nacionale Turistike e cila merret kryesisht më promovimin eproduktit turistik të vendit, planifikimin dhe realizimin e strategjisë turistike si dhemarketingut dhe pjesëmarrjen në panairet turistike brënda dhe jashtë vendit me qëllim187 Po aty188 Mr Bulatovic D.- Ekoturizam u zasticenim podrucjima Crne Gore (Punim doktorature), Lublanë2011 fq. 154
  • 60. rritjen e kualitetit turistik të Malit të Zi. Më herët këtë rol e luante Organizata Turistikee Malit të Zi e cila u formua në vitin 1995. Sipas Ligjit të vitit 2004 përveç OTN-së nëtë gjitha komunat e vendit të cilat kanë potenciale turistike formohen organizatat lokaleturistike të cilat promovojnë në kuadër të strategjisë potencialet turistike të lokalitetevetë tyre.Në krahasim më Shqipërinë në vizionin e vet deri në vitin 2020 Mali i Ziparashihet që tё jetё njё destinacion turistik pёr çdo stinё tё vitit, me natyrё piktoreskedhe mbrojtje tё biodiversitetit. Synimi kryesor i kësaj strategjie është ofrimi i njeturizmi tё qёndrueshёm pёr tё krijuar njё pozicionim tё fortё si njё destinacion global injё cilёsie te lartё.Objektivat kryesore të kësaj strategjie janë:Objektivi 1: Zhvillimi i Malit të Zi si destinacion me një turizëm të kualitetit tëlartë si dhe zgjatjen e sezonit turistik.Objektivi 2: Zhvillimin e njё turizmi te qёndrueshёm nёpёrmjet strukturave ligjore dheinstitucionale. (Kjo mund të cilësohet si pikë e fortë e përbashket në zhvillimin eturizmit pasi të dy shtete duhet të orijentohen drejt turizmit të qëndrueshëm).Objektivi 3: Shumëllojshmërinë e produkteve të turizmit.Objektivi 4: Standardizimin dhe specializimin e shërbimeve.Objektivi 5: Rritje të aktiviteteve promovuese.Objektivi 6: Krijimin e njё destinacionit turistik pёr te gjitha stinёt.Objektivi 7: Krijimin e njё turizmi malor tё pёrshtatshёm me infrastrukturen mё temirё. (Në këtë aspekt Mali i Zi ka një përparësi krahasuar më turizmin malor nëShqipëri).Objektivi 8: Të inkurajojë sipërmarrjet për të krijuar kushte për krijimin e vendeve tëpunës.Objektivi 9: Rritja e pёrfshirjes nё shёrbimin turistik tё popullsisё lokale (“marketingu ibrendshёm”).Sipas strategjisë, logo “Montenegro – Wild Beauty” nuk do tё identifikohet vetёm me
  • 61. ofrimin e një natyre tё bukur e tё paprekur. Ajo gjithashtu do të ofrojё diversitet dhecilёsi tё lartё, në mёnyrё qё tё pёrmbushё kёrkesat e çdo vizitori individual.Përsa i përket aksesibilitetit të turizmit, infrastrukturës rrugore dhe transportit, Mali i Zinuk mund të krenohet pasi mjaftë rrugë janë të një cilësie të dobët, por mund të themi sepërsëri ka avantazh konkurrues, sepse ka një infrastrukturë rrugore shumë më të mirë seShqipëria, sidomos në zonat e thella malore. Edhe në lartësitë më të mëdha në malerrugët janë të asfaltuara ndonëse mund te jenë jo të ndonjë cilësie shumë të mira. Nëçdo rast ato mbeten rrugë lehtësisht të kalueshme me çdo lloj mjeti, pa hasur vështiresinë udhëtim. Një tjëtër e dhënë pozitive është prania e sinjalistikës rrugore sipasstandarteve të pranuara ndërkombëtarisht.Transporti publik është një tjetër avantazh në këtë tipar të produktit. Ai ofrohet për tëlidhur cdo destinacion, vecanërisht destinacionet turistike. Për cdo itinerar transporti,ekzistojnë stacione si dhe tabela me oraret e mirëpërcaktuara të nisjeve e mbërritjeve.Në këtë kuadër strategjia e turizmit në mënyrë të pjesëshme e ka trajtuar këtë problem.Po sipas kësaj strategjie akomodimi përbën një tjetër avantazh konkurues. Në turizmin eMalit të Zi, ofrohen të gjitha llojet e akomodimeve pёr segmente tё ndryshme turistёsh.Pra akomodimet edhe ne lartësitë më të mëdha mbi nivelin e detit variojnë nga bujtinatne zonat malore të cilat ofrojnë kushte minimal, por, sipas pronarëve të tyre, ato ofrojnnjë përvojë unike, deri te hotelet me 5 yje me te gjitha kushtet e nevojshme (pishinë,spa, sauna, fitnes, internet etj).Aktivitetet që ofrohen ne turizmin bregdetar dhe malor janë të shumta, me synimin etërheqjes të gjithë tregjeve të turistëvë. Të huajt nuk vijnë në zonat bregdetare, maloreapo ne qytetet e Malit të Zi vetëm per atraksionet turistike apo kulturore, por edhe përaktivitetet e shumta që iu ofrohen, duke pasuruar më shumë përvojën e tyre. Sipas kësajstrategjie si e veçantë për Malin e Zi krahasuar me Shqipërinë mund të cilësohet se në22% të rasteve, shpërndarja e ofertës turistike është direkte, pra turistët vijnë tëvetëorganizuar në Mal të Zi. Ndërsa në 78% të rasteve, vizitorët i drejtohen këtijdestinacioni nëpërmjet paketave turistike të ofruara nga agjencitë turistikë të vendit apoato ndërkombëtare, nga operatorët turistikë etj. Ky produkt turistik shpёrndahet dhearrin tek turisti i huaj nga shumë operatorё turistikё, duke krijuar nje avantazh tjetёrkonkurues krahasuar me turizmin në Shqipëri. Disa nga operatorët turistikë që operojnë
  • 62. në Mal të Zi janë ndërkombëtarisht të fuqishëm si: TUI/PREUSSAG,NECERMAN menjë reputacion në tregjet ndërkombëtare turistike. Si në Shqipëri ashtu edhe në Mal tëZi, strategjia parasheh njё mёnyrё promocioni si marketingun direkt nёpёrmjetinternetit, nё gjuhё tё ndryshme, me informacione tё ndryshme mbi të gjithë turizmin si:bregdetar, kulturor, malor si dhe me instruksione rreth rezervimit tё hoteleve dheinformacione tё udhëtimit, në www.montenegro-adventures.com, apo VISIT-MONTENEGRO.com.Në kontrast me Shqipёrinё, Mali i Zi bёn promocion tё turizmit me shumё mjetepromocionale, duke arritur mё mirё tek tregu i synuar turistik. Këtu duhet të përmendimspotet e ndryshme në rrjetet prestigjioze si CNN etj dhe panairet e ndryshme turistike.Një rol të madhë në këtë drejtim luan edhe Organizata Nacionale Turistike si dhe MT tëcilat organizojnë promovimin e vlerave dhe të resurseve turistike të Malit të Zi nëtregjet turistike. Këto njëkohësisht merren edhe me hartimin dhe botimin e katalogjeveturistike, broshurave dhe guidave turistike. 6.3. Disa aspekte të politikave turistike në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e turizmitPolitikat turistike paraqesin një sërë rregullash dhe direktivave në drejtim të zhvillimevetë detyrave dhe strategjive promovuese në kuadër të vendimeve kolektive dheindividuale të cilat ndikojnë drejtëpërsëdrejti në zhvillimin e turizmit dhe të aktivitetevetë aktorëve të përditshëm189.Duke iu referuar strategjive të zhvillimit të turizmit në Mal të Zi dhe Shqipëri mund tëvërejmë se politikat turistike kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përcaktuese në ecurinë ezhvillimit të turizmit. Kështu, deri në vitet 1990 zhvillimi i turizmit në Shqipëri ishteplotësisht i varur nga politika e përgjithëshme gjatë asaj periudhe.Studimet e ndryshme tregojnë se në tërësi kjo politikë ishte penguese dhe ndikojnegativisht në zhvillimin e turizmit të mirëfilltë në krahasim më vendet e tjera të rajonite në këtë rast edhe në Malin e Zi, që kishte një politikë turistike më liberale dhe më të189 Goeldner, R.C. Ritchie J.R.B. et Malntosh R.W. 2000, - Tourism, Principles, Practices, Philosophies,John Wiley & Soni, New York 8 th edition
  • 63. organizuar se Shqipëria. Është e njohur se deri në fund të viteve 80-të më disandryshime të vogla monopolin e vetëm në turizëm e kishte shteti dhe ku promovimin evlerave turistike të vendit e bënte institucioni shtetëror që quhej "Albturizmi"190.Ajo çka mund ta quajmë pozitive në ndjekjen e politikave turistike gjatë kësaj periudhejanë:  Investimet në ndërtimet e hoteleve në çdo qytet të vendit (nga një hotel, ku përjashtim bënë Tirana dhe Durresi).  Hapja e disa vendkalimeve me Greqinë, Maqedoninë, Malin e Zi.  Publikimin në vitin 1988 të hartës së parë turistike për Shqipërinë.Ndryshimet politike që ndodhen në vend pas vitit 1990 dhe periudha e gjatë etranzicionit ndikuan midis tjerash edhe në politikat turistike.Politikat turistike që po ndiqen pas viteve 90-të nga shteti shqiptar tashmë turizmin poe trajtonë si promotorin e zhvillimit ekonomik të vendit. Për zhvillimin e turizmit dhepolitikave turistike shteti shqiptarë mbeshtetet në dokumentet ligjore si : Ligji përturizmin, Ligji mbi zonat prioritare për zhvillimin e turizmit, Ligji mbi licensat turistikedhe Strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri191 si dhe dokumente të tjera planoremë rëndesi në zhvillimin e turizmit dhe të ruajtjes se mjedisit.Autor të ndryshëm hartues të politikave turistike midis tyre edhe Prof. Mesina nëdeklarimet e tija thotë: "Shqipëria ka pasurinë e duhur kulturore dhe natyrore pormungojnë politikat e duhura për zhvillimin e tyre". Sipas tij për vitet në vazhdim sfidado të jetë e madhe për qeverinë se si të vlerësohen këto asete.Duke u nisur nga ky parim mendoj se politikat e ardheshme turistike duhet tëorijentohen në vlerësimin dhe prezantimin sa më mirë të pasurive natyrore dhetrashëgimisë kulturore të vendit, si dhe të kapaciteteve të vendosjes në tregjetprestigjioze turistike: të Europës Perëndimore, Veriore, Lindore dhe Qendrore, por edheme tej etj. Krahas kësaj Shqipëria duhet të tregoj se është një vend i sigurtë kumikëpritja, gastronomia dhe vlerat e tjera të lidhura me turizmin duhet ta bëjnë vendinnjë destincion të fuqishëm turistik dhe konkurent në rajon. Përveç tyre ajo duhet tëprezantoj të arriturat e saj në fushën e infrastrukturës sidomos të asaj rrugore. Politika e190191 Doka Dh, Draçi B. – Gjeografia e Turizmit – Tiranë, SHBLU - 2002 Po ayt, fq. 204
  • 64. çmimeve duhet të zëjë një vend të rëndësishëm në politikat e zhvillimit të turizmit.Shqipëria edhe pse disponon pasuri të mirëfillta natyrore dhe trashëgimi të pasurhistoriko-kulturore akoma nuk mund të orijentohet drejt zhvillimit të turizmit tëkualitetit të lartë. Kjo pasi në vend mungojnë hotelete e tipit resorts si p.sh. Splendid nëMal të Zi ose Kroaci. Po kështu problemet me energjine elektrike, rrjeti i ujesjelles-kanalizimeve qe paraqitet me mjaft probleme, mungonjë zyrat turistike si ne bregdetashtu edhe ne zonat malore që do të ndikojnë në dhënien e informacionit dheproblemeve qe mund te kenë turistët, në zonat malore rruget paraqiten me mjaftprobleme dhe akoma nuk mund të flasim për turizëm dimëror si zhvillohet në Mal të Zi,pikërisht në Zhabljak, Kollashin etj. Projekti "Monumentet flasin vet" që kishte siqëllim promovimin e vlerave historike-kulturore të vendit, nuk ka rezultuar me suksespasi objektet arkelologjike, keshtjellat etj, pa investime dhe përkujdejse nuk mund tëflasin vetë ato si të tilla, vetëm mund ti ushtrohen presionit fizik qoftë nga njeriu osenga natyra. Të gjithë këto faktorë ndikojnë që politikat turistike që duhet të ndjek shtetishqiptarë sidomos politika e çmimeve kokuruese (çmime më të ulëta) krahasuar mevendet e rajonit si Mali i Zi, Kroacia, Greqia etj, do të ndikojnë në rritjen e numrit tëturistëve në vend dhe të ardhurave. Në përgjithësi Shqipëria ka mundësi të mira përzhvillimin e turizmit, por duhet të punohet më shumë me imazhin turistik të vendit,për t`u paraqitur si një shtet me perspektiva të favorshme turistike. Gjithashtu duhet tëpërmirësohen kualiteti i shërbimëve, të cilat janë një element kyç për zhvillimin dhepërmirësimin e imazhit të Shqipërisë në një të ardhme.Shqipëria duhet të marrë një pikënisje nga vendet, që janë fqinj me të, siç është: Mali iZi, Greqia dhe Italia. Ajo, duhet të ndjekë ato politika, që bëjnë të mundur, që Shqipëriatë ketë në qendër të saj turizmin, qoftë ai malor apo bregdetar. Objektivi i parë, mendojse, është t`u tregosh vendeve fqinj për potencialet dhe vlerat kulturore. Çdo turist qëvjen në Shqipëri si me avion ose ne rrugë tokesore a detare duhet të krijoj një imazh tëmirë për Shqipërinë nga ajo se çka i është transmetuar nga pjesëmarrja në panairetturistike dhe nga informimi qe mund të marrë përmes internetit ose te mikut, shokut etj,që e ka vizituar Shqipërinë. Pra e ritheksoj se kryesore është midis tjerash edhepërmirësimi i imazhit turistik të vendit në mënyrë që një turistë që viziton një rajonturistik të Shqipërisë të arrijë të qëndroj disa ditë që të njoh më mirë bukuritë natyrore
  • 65. dhe historiko-kulturore të vendit duke mos perjashtuar edhe mikëpritjen dhegastronominë trandicionale shqiptare.Ndërgjegjësimi i politikës kombëtare dhe rajonale për zhvillimin e turizmit përbën njënevojë urgjente dhe kërkon që roli i institucionit shtetëror/vendor, përgjegjës përzhvillimin e turizmit të forcohet përsa i përket hartimit të politikave dhe strategjive,ashtu dhe zbatimit të planeve të zhvillimit në nivel kombëtar dhe rajonal. Të gjithëinstitucionet e tjera, veprimtaria e të cilave ndërthuret me aktivitete të turizmit, duhetcaktuar në legjislacion. Për një proçes efektiv të përfshirjes në çështje të politikës qëndikojnë në turizëm, është i nevojshëm një bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushtapune me të gjitha strukturat në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.Tashmë janë të njohura llogot e ndryshme te strategjive që e cilësojnë Shqipërinë si“Sekretin më të fundit të Europës”. Por pasi qellimi u relizua nga numri i vizitoreve qëi tejkaloj parshikimet, qeveria Shqiptare kaloi në një slogan te ri: “Shqipëria – e juajapër t’u zbuluar”. Si objektiv kryesor qeveria vendosi të përqëndrohet në temën ebujarisë si një virtyt bazë historik dhe kulturor i popullit Shqiptar.Duhet theksuar se në zhvillimet global të turizmit dhe te krizës financiare që ka prekurçdo sektor te ekonomisë e ku turizmi është pjesë e sajë, politikat turistike duhet tupershtaten situates aktuale që ka prekur jetën social-ekonomike te shoqërisë. Edhe psenjë vend i vogël me dalje të gjërë në dy dete, Shqiperia edhe me tej do të vazhdoj tëbazohet në turizmin e diellit dhe te rëres duke konkuruar me vendet e rajonit, si Malin eZi, Kroacin etj. Mendoj se zhvillimi i turizmit të qëndrueshëm dhe ekoturizmit duhet tëjetë në qendër te politikave turistike duke u kombinuar me turizmin alternativ qe ështëne zhvillimet aktuale të kerkesave të lëvizjeve turistike europiane. Krahas tyre zhvillimii turizmit kulturor, qytetar si në: Berat, Gjirokastër, Krujë etj, dhe të turizmit tëkongreseve do të ndikojnë ne zgjatjen e sezonit turistik në Shqipëri. Në kuadër tëpolitikave turistike shqiptare një vend të veçantë duhet të zëjë edhe turizmi dimërorduke e parë si mundësi të konkurimit me Malin e Zi, Maqedoninë etj, dhe tëpërmirësimit të situatës ekonomike në zonat veriore dhe verilindore të vendit. Krahasuarme Shqiperinë, Mali i Zi si pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë deri në fillim te viteve 90-të udhëhoqi një politikë turistike në përputhje me ofertë-kërkesën e potencialeve
  • 66. turistike të vendit, duke u bazuar kryesisht në Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit nëRSFJ, e cila u bazua në turizmin masiv duke u orijentuar në çmime të ulëta. Kjopolitikë ndikojë që bregdeti i Malit të Zi të përjetoj një zhvillim në aspektin turistik kukulmin e vet e arriti në fund të viteve 80-të. Nësë në Shqipëri zhvillimi i turizmit deri nërënien e komunizmit u konceptua si një ideologji e huaj, në Mal të Zi turizmi u pa simundësi për futjen e valutave të huaja, e cila ndikoj në rritjen e mirëqënies ekonomike,në hapjen e vendeve të reja të punës etj. Edhe në Mal të Zi, ashtu siç verejtëm edhe nëShqipëri politika turistike udhëhiqej nga shteti. Si turoperator kryesor turistik i formuarnga shteti ishte YUGOTOURS192 i cili u morën kryesisht me marketingun turistik, meformimin e çmimeve te paketave turistike, me marketingun dhe monopolin e transportitturistik ajror të kompanisë shtetërore (JAT) etj. Krahas YUGOTOURS-it rëndësi nëlëvizjet turistike gjatë kësaj periudhe kishin edhe agjensitë turistike të cilat u krijuan nëMal të Zi siç ishte MONTENEGROTURIST me qendër në Budva193, të cilët kryesisht umuaren me: rezervimet, transportin dhe akomodimin e turistëve në hotele, kampe,pansione, llixha ose siç njihen ndryshe banjo termale etj.Ndryshe nga Shqipëria politika turistike e ndjekur nga Mali i Zi deri në vitet 90-tëlejuan iniciativat private.Lejimi i iniciativave private në turizëm nga qeveria u bënë për dy arsye : a) Qeveria e ish-Jugosllavisë deshironte futjen e valutave të huaja kryesisht të emigranteve që jetonin në Europën Përendimore më qëllim që ato të investojnë në vend, kryesisht në fushën e turizmit. b) Në këtë mënyrë do të bëhej e mundur rritja e kapacitetëve të vendosjes kryesisht në sektorin privat me qëllim përfitimin nga turizmi194.Futja e turoperatoreve të huaj kryesisht perëndimor ishte një tjetër përparësi krahasuarme Shqipërinë, e cila ndikoj në lindjen e fenomenit të konkurencës në tregun turistikvendas. Kjo u krijoj mundësi agjensive dhe turoperatorëve të huaj që Malin e Zi tashohin si destinacion të mundeshem turistik ku oferta turistike e përqëndruar ne çmimete lira ndikoj në zhvillimin e turizmit masiv.192193 Masterplan – Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2010, fq. 12194 Po aty Masterplan – Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020, fq. 6
  • 67. Ajo çka vërehet si e përbashkët e politikave turistike të Shqipërisë dhe Malit të Zi derinë rënien e sistemeve politike në fillim të viteve 90-të është centralizimi i politikaveturistike ndonëse në Shqipëri kjo ishte më e theksuar se në Mal të Zi. Si e përbashkëttjetër mund të themi se ishin turoperatoret turistikë si "Albturist" në Shqipëri dhe"Yugotours" në ish-Jugosllavi dhe "Montenegroturist" Mal të Zi, të cilët u morënkryesisht më hartimin e politikave tuiristike, me ofertë-kërkesën, me prezantimin epotencialeve turistike etj.Shpërbërja e ish-Jugosllavisë, luftërat që pasuan në Kroaci, Bosnje dhe së fundmi nëKosovë, sanksionet nga OKB-ja ndaj Jugosllavis (Serbi-Mali i Zi), midis tjerashndikuan në humbjen e imazhit turistik të Malit të Zi në tregjet eminente turistike tëEuropës Përendimore. Këto vite mund të cilësohen si vite te stanjacionit turistik pasi ushoqëruan më mjaft probleme si: mungesë e investimeve në turizem nga shteti,amortizim të hoteleve, rënien e numrit të turistëve, probleme sociale si (largimi ngapuna kryesisht në hotele) etj. Gjatë këtyre viteve politikat turistike u orijentuankryesisht në tregun e Serbisë që Malin e Zi e shihnin si të vetmin mundësi për turizminbregdetar. Kjo ndikoj edhe në ndryshimin e strukturës së turistëve që i trajtuam nëkapitujt e mësipërm.Strategjitë e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi siç i trajtuam më lart, u orijentuan nëmodelin e Majorkës si vend i ngjashem me Malin e Zi, por që për nga zhvillimi turistik,infrastrukturës, shërbimeve etj, është shumë me e oganizuar. Orjentimi drejt turizmit tëklasit të lartë duke e anashkaluar turizmin e "fast foodeve" që quhej në Mal të Zi oseturizmin social ku turistët që vinin nga Kosova, Bosnja ose Serbia më vete sillnin edheushqimet për aq ditë sa ato do të qëndronin në bregdetin e Malit të Zi është cilësuar sipjesë e politikave turistike. Për këtë qeveria d.m.th. ministria përkatese nga viti 2009ndaloi futjen e produkteve ushqimore (mishra, produkte qumshti) në vend195. Kjo formee politikes që kishte si qëllim ti thote "stop turizmit social", nuk rezultoi e sukseshmepasi në mjaft zona turistike si p.sh. në Ulqin turizmi familjar përbën peshën kryesorepasi edhe kushtet e vendosjes janë të tilla që e favorizojnë këtë llojë turizmi. Gjithashtustrategjitë e turizmit u munduan të rikthejnë imazhin e Malit të Zi në panairet turistikendërkombëtare. Stabiliteti politik në rajon pas vitit 2000 ndikoj dukshëm në ekonominë195 Ministarstvo Turizma i Zivotne Sredine Crne Gore
  • 68. turistike të Malit të Zi. Në sajë të politikave turistike Mali i Zi që nga viti 2000 dhe veçanarisht pas vitit 2006, ku dhe u shkëput nga Serbia e në vazhdim, ka njohur rritje të turizmit dhe të ardhurave nga ky sektor. Nga strategjitë e turizmit për Shqipërinë dhe Malin e Zi që i trajtuam më lart mund të konkludojmë se turizmi i qëndureshëm është në qendër të strategjive. Në paraqitjen grafike mund të shihet më qartë prioritetet e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi, duke u bazuar te Strategjia e Turizmit deri në vitin 2020. Tabela e mëposhtme jep një pasqyrë të qartë se si planifikohet ndërtimi i kapacitetëve turistike në Mal të Zi deri në vitin 2020 më qëllim zhvillimin e turizmit. Tab.18: Parashikimi i ndërtimit të kapacitetëve turistike në Mal të Zi deri në vitin 2020 2020 * Nr. total Zona Nr. total Zona N Zona % Zona i % r.5Yje(*** 34.000 2.150 2.300 40.000 2.25 100.000 10.000 15.000 125.000 15.20 ** 2.50 0% 0 90 15 25 10 19.000 % 18.50 %4Yje(*** 17.10 12.8 26.3 7.400 35 35 35 43.750 35% % 18.63 34.203Yje(*** 17.20 14.1 22.4 7.450 35 25 35 42.750 % 53,88 % 13.80 2Yje(**) 55.8 1 41.1 21.550 10 10 15 17.250 % 6.75 % 1Yll(*) 7.4 0 10.2 2.700 5 5 5 2.250 1.80%Shënim: të dhënat përfshijnë te gjitha kategoritë e hoteleve si dhe% objektet e tjera*Shënim: të dhënat parshikojnë se mjaft hotele të kategorive të ulta deri në vitin 2020 duhet të transformohen në kategori të larta Burimi: Strategija razvoj turizma Crne Gore do 2020 – Podgorica 2008 fq. 86 Nga kjo tabelë mund te verejmë se sipas Strategjisë së Zhvillimit te Turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2020 e cila është ne fuqi zona bregdetare shihet si hapësira me
  • 69. potencialet më të mëdha në të cilën do të ndërtohet edhe numri më i madh i shtretërve.Të gjitha këto ndërtime turistike sipas kësaj Strategjie do të realizohen përmesinvestimeve te ashtuquajtura greenfield. Kjo mënyrë e investimeve do të ndikoj:  në përmiresimin e kapaciteteve të vendosjes,  në rritjen dhe ndryshimin e strukturës së turistëve,  në rritjen e nivelit të të ardhurave nga turizmi dhe sektorët qe lidhen me të etj.Ndërtimi i kapaciteteve të vendosjes dhe objekteve të tjera përcjellse do të kerkonin njëangazhim të fuqisë punëtore, ku në këtë rast Mali i Zi sipas kësaj strategjie të zhvillimitte turizmit do të duhej te importonte fuqi punëtore nga regjioni e më gjërë. Por sirezultat i krizës financiare globale deri në realizimin e objektivave të kesaj Strategjie,pra deri ne vitin 2020 do të jetë e vështirë.Ajo çka është e rëndesishme të theksohet është fakti se sipas Planit Hapësinor të Malitte Zi deri ne vitin 2020 për ndërtimin e objekteve hoteliere në hapësiren bregdetareinvestitoreve u disponohet një siperfaqe toke prej 10.000 ha dhe ku pjesa më e madheështë e përqëndruar në lokalitete mjaft atraktive196. Pjesa më e madhe e kësaj toke e cilaështë paraparë për ndërtime te hoteleve dikur ishte pronë e armates jugosllave ndërsatani është pronë shtetërore197.Duke u bazuar në të dhënat e Strategjisë se zhvillimit te turizmit në Mal të Zi deri nëvitin 2020 dhe në të dhënat e tabelës së mesiperme mund të ndërtojm edhe harten ezhvillimit te turizmit në Mal të Zi.196197 Për më tepër shih: Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020- Podogorica 2008 Prostorni Plan Crne Gore do 2020
  • 70. Harta 6: Mundesit e zhvillimit të turizmit në Mal të Zi deri në vitin 2020
  • 71. Harta 7: Parashikimi i ndërtimit te kapacitetëve turistike në Mal të Zi deri në vitin 2020
  • 72. 6.4. Ofertë-kërkesa si pjesë integrale e politikave turistike, rasti i studimit në zonën bregdetare të Malit të Zi Ofertë-kërkesa në Malin e Zi paraqitet e ndryshme në rajone të ndryshme. Nëstudimin që kemi zhvilluar në qershor të vitit 2009 në zonën bregdetare të Malit të Zi nëkuader të projektit DAAD vërejtëm se në :  Zonën e Budvës ofertë – kërkesa, është më tepër në formën e një turizmi të klasit mesatar, ku mbizotërojnë krahas akomodimëve familjare edhe hotele të klasit mesatar.  Në zonën e Kotorrit ofertë – kërkesa, ndryshe nga Budva. është e një klasi më të lartë, e ndikuar kjo nga oferta e turizmit kulturor e cila dominohet kryesisht nga turistët e ardhur nga vendet e Europës Perëndimore, të cilët janë në gjëndje të përballojnë edhe shpenzime të larta.  Krahasuar me dy zonat e para, Ulqini si qyteti më jugor i bregdetit malazes, rezulton se ofertë – kërkesa mbizotërohet kryesisht nga turizmi familjar, veçanarisht atij kosovar që mund të krahasohet me ofertën turistike të Velipojës, si zona më e afërt turistike. Foto .18. Pamje e objekteve private në qytetin e UlqinitStudimi gjithashtu u përqendrua edhe në nivelin e çmimeve, ku u rezultua se rajonetturistike të bregdetit malazez karakterizohen nga ndryshime të mëdha të çmimeveturistike. Në përgjithësi Mali i Zi dallohet për çmime relativisht me të larta krahasuar
  • 73. me vëndet fqinje si: Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, apo edhe më zona të veçanta tëGreqisë ose të Turqisë etj. Niveli i lartë i çmimeve në të shumtën e rasteve nukkorespondon me ofertën turistike që ofrojnë qytetet turistike të këtij vendi ku vërejtjetmë të medha ishin në nivelin e infrasturkturës dhe shqetësimi më i madh nga grupet eturistëve që u intervistuan rreth (75-80 %) e tyre ishin të pakënaqur nga standartet errugëve që ka Mali i Zi. Në këtë pikë u paraqit si problem buroktratizimi dhengadalësimi në projektet infarstrukturore, të cilat janë nisur prej vitesh dhe nukpërfundohen në afatin e caktuar. Kjo ndikon në psiqikën e turistëve dhe në imazhin evendit, deklarojnë mjaft punonjës të turizmit (kryesisht menaxherë, pronarë hotelesh,restorantesh, shtëpiave private etj). Në bashkëbisedimet e tyre ato shprehen tëshqetësuar se në të shumtën e rasteve punimet kryesisht në rrugë behën në prag tësezonit turistik. Kjo ndikon në rëndimin e trafikut, në zhurmat që krijohen, në pluhurinetj, të cilët i shqetësojnë turistët dhe në disa raste ndikojnë edhe në largimin e tyre përnë destinacione të tjera.Niveli i ndryshëm i çmimeve në bregdetin e Malit të Zi, përveç tjerash, është i ndikuaredhe nga niveli i turistëve që frekuentojnë vendin.  Kështu, sipas studimit në rajonin e Kotorrit, i cili vizitohet nga një numër i madh turistësh të huaj, kryesisht nga Europa Perëndimore, çmimet janë më të larta jo vetëm në Mal të Zi por mund të cilësohen si më të lartat në rajonin e Ballkanit. Prandaj shumë turistë që vijnë në Kotorr janë turistë ditorë. Anketimi tregoj se çmimi i një dhome dyshe në hotele të klasit mesatar me (3 yje) për një natë është nga 80 - 100 €, ndërsa në akomodimet familjare varion nga 40-60 € nata.  Në qytetin e Budvës, si rezultat i turistëve të ardhur që janë kryesisht nga rajoni i Ballkanit, si dhe vendet e tjera të Europës, por që kanë të ardhura më të pakta janë të tërhequr kryesisht nga jeta e natës dhe aktivitetet e ndryshme që zhvillohen aty. Këtu çmimet janë më të ulëta se në Kotorr. P.sh. hotelet e klasit mesatar në Budvë variojnë nga 60-80 €, ndërsa në akomodimet private (apartamente) çmimet variojnë nga 25-30 deri në 50 € nata.  Më ndryshe paraqitet situata e ofertës së çmimeve në qytetin e Ulqinit i cili vizitohet kryesisht nga turistë të ardhur nga Kosova, Maqedonia, Bosnja, Serbia, Shqipëria etj, që kanë një standard mesatarë deri të ulët. Anketimet e zhvilluara
  • 74. treguan se çmimet e akomodimit në sektorin familjar variojnë nga 5-10 € nata për person. Ndërsa në hotelet e klasit mesatar çmimet ketu sillen nga 30-40 € nata për dhoma dyshe, kurse në hotelet me katër yje çmimet variojnë rreth 60 € nata.Një problem që u vërejtë gjatë intervistave në Ulqin ishte privatizimi jo efektiv ihoteleve ku si rezultat mbetja e tyre në kushte jo të mira dhe me çmimet e ulëta bëjnë qëakomodimi në sektorin privat të jetë më i kërkuar se hotelet. Kjo ka ndikuar edhe nëformimin e çmimeve turistike në Ulqin. Po sipas intervistave të zhvilluara në lidhje mepyetjen se: Përse Ulqini vazhdon të ketë çmime të ulëta krahasuar më Budvën oseKotorrin? Rezultojë se çmimet e ulta në (Ulqin) janë sepse kjo është një mënyrë esigurtë për të mbajtur tregun turistik, që mbi 80% vjen nga Kosova, pasi turistët eardhur nga vendet e zhvilluara këtu është ende i vogël. Gjithashtu anketuesit ishin tëmendimit se politikat turistike të Malit të Zi më së tepërmi stimulojnë Budvën,Kotorrin, Tivatin etj, se Ulqinin, ndonëse këtu ndodhen potencialet më të mëdhanatyrore për zhvillimin e turizmit, sidomos turizmin e diellit dhe rërës.Po sipas studimit u konkludua se për shkak të çmimeve relativisht të larta krahasuar meçmimet e vendeve fqinje si Shqipëria etj., kërkesa turistike në periudhën 2007- 2009 kapësuar ulje dhe kjo ulje e kërkesës turistike do të vazhdoj edhe në vitet në vazhdim.Sipas intervistave rezulton se një numër i konsiderueshëm turistësh, sidomos ato ngavendet e zhvilluara, nuk preferojnë të kthehen më në Mal të Zi për faktin se shërbimetturistike nuk i përgjigjen një çmimi kaq të lartë. Një numër i turistëve që nuk kthehen nëMal të Zi preferojnë ti kalojnë pushimet në vendet e tjera të rajonit si p.sh. Kroaci,Greqi, Turqi etj., ku oferta turistike dhe shërbimet i korespondojnë edhe çmimeve, tëcilat parqiten relativisht në relacion më njëra – tjetrën.Mali i Zi si destinacion turistik në varësi të ofertës dhe kërkesës turistike si dhe tënivelit të çmimeve, tërheq grupe të ndryshme turistësh nga vende të ndryshme,kryesisht nga Europa, rajoni i Ballkanit dhe Mesdheut. Sipas studimit dhe anketimevetë bëra në terren rezultoj se :  Rajoni i Kotorit tërheq kryesisht grupe turistësh jo familjare, por biznesmen që vijnë për takime, konferenca, grupe turistësh që vizitojnë qytetin e vjetër brenda ditës me autobus ose me jahte etj., pasi edhe niveli i çmimeve siç e
  • 75. pamë këtu është më i lart. Turistët familjar që i kalojnë pushimet në rajonin turistik të Kotorrit kryesisht qëndrojnë në Tivat dhe në qendrat turistike përreth qytetit të Kotorrit si Perast, Risan etj. Një e veçantë tjetër që u vërejt gjatë anketimeve rezultoj se pjesa më e madhe e turistëve rreth (70%) që preferojnë Kotorrin janë kryesisht ekskursionist ose turistë ditor (biznes, vizita etj.), por rrallë janë turistë familjarë. Kjo sipas intervistave ndodh për shkakë se qytetit të Kotorrit i mungojnë plazhet si në Budva ose Ulqin si dhe parqet e lojrave etj.Përgjithësisht rajonin e Kotorrit e preferojnë turistë nga vende të tilla si: Rusia, Çekia,Italia, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Lindja e Largët etj. Vitet e fundit sipasanketimeve rezultoj se vërehet një rritje e numrit të turistëve të ardhur nga Shqipëria.Kjo përbën një risi për tregun turistik të këtij rajoni.  Për shkak të çmimeve relativisht më të lira se rajoni turistik i Kotorrit dhe ekzistencës të një numri më të madh të akomodimeve private, rajoni i Budvas më së shumti tërheq grupe turistike familjare dhe grupe të rinjsh të tërhequr nga jeta e natës dhe aktiviteteve të ndryshme. Gjithashtu u vërejt se turizmi i konferencave është pjesë e turizmit të rajonit të Budvës, i cili realizohet nga një numër hotelesh që i plotësojnë kushtet për zhvillimin e këtij lloj turizmi si p.sh. hoteli Splendid, Mediteran, Maestral, Quin of Montenegro, Iberostar etj. Po sipas anketimeve turistët që preferojnë këtë rajon turistik më së shumti vijnë nga: Serbia, Rusia, Ukraina, Çekia, Franca, Gjermania, Anglia, por edhe nga Shqipëria etj. Përsa iu përket turistëve rus shumë prej tyre kanë blerë shtëpi pushimi në Budva dhe pothuajse në të gjithë bregdetin e Malit të Zi. Sipas disa anketuesve punonjës të turizmit dhe të atyre që ofrojnë akomodime private rezultoj se ruset vetëm ofrojnë akomodim miqve të tyre (vetem bëjnë ndërrimin e çelësave të apartamenteve në aeroportin e Tivatit dhe Podgoricës, deklarohen shumica e anketueseve) dhe se akoma nuk mund të flitet për investime në sektorin e turizmit. E vërtetë është se personat privat dhe agjensitë imobilare gjatë vitit 2007-2009 përfituan shuma të medha nga shitë-blerja e pronave (tokave dhe shtëpive) në të gjithë bregdetin e Malit të Zi. Ndikimet ruse në rajonin e Budvës vërehen edhe nga mbishkrimet në pllakatat e mëdha afër
  • 76. rrugës, si dhe nga hapja e radios në gjuhën ruse dhe marketingu që bëhët po në këtë gjuhë.Foto .19. Tabelë me mbishkrim rus në bulevardin e Budvas (N. Avdiu prill, 2011)  Krejt e kundërt paraqitet situata në rajonin e Ulqinit krahasuar më dy rajonet e para. Këtu turizmi kryesisht është i dominuar nga ai familjar gjë që u vërejt edhe nga anketimet e bëra në disa zona të qytetit si: në Plazh të Vogël, Plazh të Madh, në zonën e Shtojit etj. Në pytjen se: nga vijnë më së shumti turistët në qytetin e Ulqinit? Anketuesit u deklaruan se mbi 80% e turistëve që vijnë në Ulqin janë kryesisht nga Kosova, pjesa tjetër janë nga Bosnja, Shqipëria, Serbia, Maqedonia etj. Ndërsa numri i turistëve nga vendet e zhvilluara këtu ende është i ulët dhe nuk mund të krahasohet më Budvën ose Kotorrin, pasi si deklaruan edhe anketuesit (rreth 55 prej tyre), kjo ndikohet edhe nga politika e shtetit malazez ku prioritet më së tepërmi i jepet zhvillimit të turizmit në Budva dhe Kotorr dhe më pak në Ulqin. Në bisedimet e tyre shumë ulqinakë deklarojnë se Ulqini ka pasuri më të mëdha natyrore për zhvillimin e turizmit se Budva ose Kotorri. Ne deklarojnë ato kemi 12 km plazh të mrekullueshëm me një klimë shumë të mirë por mungojnë planet dhe politikat e mirëfillta turistike që duhet të ndjek qeveria e Malit te Zi. Gjithashtu ato shtojnë se deri ne fund të viteve 80-të Ulqini sidomos ishulli turistik Ada në në grykëderdhjen
  • 77. e lumit Buna, ishte destinacion i preferuar i turistëve nga Gjermania dhe Europa Perëndimore. Ndërsa rikthimi i turistëve gjermanë më këto hotele që ka sot Ulqini dhe më këtë infrastrukturë, është shumë i vështirë.Një tjetër karakteristikë që u konstatua gjatë anketimve tona në terren ishte edhevartësia nga sezonaliteti i ofertës dhe kërkesës turistike. Kjo tregoi se Mali i Zi, ashtu siedhe Shqipëria, nuk e ka integruar siç duhet dhe në harmoni turizmin e diellit dhe tërërës me turizmin e gjelbër, turizmin malor apo atë të konferencave dhe seminareve tëndryshëm që mund të zhvillohen gjatë stinës së dimrit. Kjo disbalancë në ofertënturistike të Malit të Zi ka sjellë një rënie të numrit të turistëve gjatë stinës së dimrit,ndikuar kjo edhe nga kriza ekonomike botërore gjatë viteve të fundit.Ndryshimet midis sezonit turistik dhe periudhës jashtë tij janë aq të mëdha sa në shumëraste pjesa më e madhe e objekteve akomoduese gjatë sezonit janë të prenotuara mëparë nga agjensitë turistike, ndërsa pas sezonit këto qytete turistike janë pothuajse tëboshatisur, madje një nga të intrevistuarit u shpreh se në dimër Budva është një qytet"fantazëm". Pjesa më e madhe e hoteleve dhe objekteve të tjera qe lidhen direkt meshërbimet turistike janë të hapura vetëm gjatë stinës së verës, kryesisht në përiudhënprill – tetor. Ndërsa disa hotele që qëndrojnë hapur edhe gjatë stinës së dimrit kryesishtpunojnë me grupe eksursionistësh të shkollave, grupe të klubeve sportive, turistë tëbiznesit dhe konferencash etj. Sipas intervistave hotelet dhe objektet e tjera turistike tëcilët qëndrojnë hapur edhe gjatë stinës së dimrit, janë të detyruar të ulin edhe çmimet eakomodimit dhe shërbimeve me rreth 20 – 25 % në mënyrë që të tërheqin turistë.Nga intervistat e zhvilluara në tre rajonet turistike për ndikim e sezonalitetit turistik uvërejt se Kotorri është rajoni ku më së shumti lëvizin flukse turistike jashtë sezonitturistik. Qyteti i Kotorrit zakonisht gjatë periudhës jashtë sezonit veror pret turistë qëvijnë për turizëm kulturor, për biznes etj. Po ashtu edhe Herceg – Novi, ku rreth 40% ehoteleve qendrojnë të hapur gjatë gjithë vitit, më së tepërmi presin turistë tëkonferencave, grupe sportive etj, ndërsa hotelet e tjerë mbyllen për shkak se nuk janërentabël gjatë periudhës jashtë sezonit. Ndërsa në qytetin e Tivatit periudha jashtësezonit karakterizohet kryesisht nga ekipe sportive dhe shumë pak turistë përkonferenca. Po të shohim statistikat e numrit të turistëve në Tivat sipas OrganizatësTuristike të këtij qyteti për vitin 2008 vërehen ndryshime tepër të mëdha midis muajit
  • 78. shkurt, ku nurmi i turistëve ishte 579, dhe pikut të sezonit muaji gusht, ku numri ituristëve sipas kësaj organizate numëronte rreth 10.850 turistë. Kjo ka bërë qëOrganizata Turistike e Tivatit të përpiqet që të organizojë disa evenimente edhe jashtësezonit, si atë të sportit të lundrimit në muajin nëntor, organizimin e karnavaleve,panaireve të ndryshëm kryesisht për kulturën, mënyrën e jetesës, gastronominë etj.Në rajonin e Budvas situata pothuajse është e njëjtë, ku pjesa më e madhe e hotelevepunojnë gjatë periudhës prill – tetor, ndërsa pjesa tjetër e hoteleve që qëndrojnë hapurjashtë kësaj periudhe kryesisht bazohen në ekskursione të shkollave, biznes, turizëmkulturor, konferenca, seminare të ndryshme etj.Ndërsa sipas intervistave në rajonin e Ulqinit rezultoj se gjatë periudhës jashtë sezonitqyteti është i boshatisur nga turistët, ku pjesa më e madhe e objekteve akomodueseprivate dhe hoteleve punojnë nga muajt qershor – tetor dhe piku i sezonit është shumë ishkurtër vetëm 40 ditë kryesisht nga 1 korriku deri me 20 gusht. Gjatë periudhës sëdimrit hotelet e Rivierës së Ulqinit presin kryesisht ekipe të ndryshme sportive ngavendi dhe rajoni si: Shqipëria, Serbia etj., të cilët zhvillojnë pregatitjet e sezonit tëdimrit. Megjithate në të gjithë bregdetin e Malit të Zi sezoni dimëror është i shkurtërvetëm (20 – 30) ditë dhe nuk është në disproporcion më sezonin veror. Kjo mund tëshpjegohet pasi bregdeti me klimën që ka ofron një turizëm të diellit dhe rërës (turizmine banjove diellore). Megjithatë zgjatja e sezonit turistik nga muaji maj deri në fund tështatorit nuk mund të sjellë shumë të ardhura për sektorin e turizmit, por duhet tëkrijohen mundësi për ushtrimin e aktiviteteve tjera si p.sh. ndërtimin e terreneve tëgolfit (si në Ulqin ose Tivat) e cila mund të jetë si alternativë për zgjatjen e sezonitturistik nga marsi deri në nëntor etj.
  • 79. Përfundime dhe rekomandimeSot për ekonomitë e shumë vendeve të rajonit të Mësdheut, pjesë e së cilës janëShqipëria dhe Mali i Zi, turizmi vazhdon të përbëjë një nga alternativat kryesore tëzhvillimit ekonomik.Në këtë prizëm, zhvillimi i turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi që nga ndërrimi isistemeve politike në fillim të viteve 90-të u paraqit me ndryshime të mëdha. Këtondryshime parasëgjithash konsistuan në konceptin e të bërit turizëm. Kështu nga një"ideologji e huaj" që u konsiderua turizmi në Shqipëri për 45 vite, sot ai cilësohet si njënga degët kryesore të ekonomisë së vendit.Krahasuar me Shqipërinë, në Mal të Zi turizmi për dekada të tëra është cilësuar si degakryesore e zhvillimit ekonomik. Kjo është ndikuar edhe nga strategjitë dhe politikatturistike më favorizuese të ish-Jugosllavisë, pjesë e së cilës ishte edhe Mali i Zi.Edhe pse kanë pozitë të favorshme gjeoturistike në gadishullin Ballkanik dhe në pellgune Mesdheut, si rajoni më i frekuentuar turistik në Europë, sistemet politike që uinstaluan në të dy vendet (Shqipëri, Mali i Zi), ishin përcaktues në ecurinë e zhvillimittë turizmit. Për Shqipërinë, ndryshe nga Mali i Zi, sistemi diktatorial pengoi zhvillimine turizmit.Përveç pozitës së favorshme gjeoturistike, Shqipëria dhe Mali i Zi në aspektin turistikdisponojnë potenciale të shumta natyrore të bazuara në: shumëllojshmerinë e relievitdhe karakteristikave klimatike, në plazhet e mrekullushme të bregdetit Adriatik dheJonian, në pejsazhet malore, në lumenjt dhe liqenët e shumtë më vlera të mëdhaekologjike, turistike, pastaj kanjonet, shpellat, Parqet Kombëtare etj., që për bukuritëdhe vlerat e tyre ofrojnë mundësi dhe shanse për zhvillimin e llojeve të ndryshme tëturizmit, sidomos të ekoturizmit.Krahas potencialeve natyrore, edhe pasuritë e trashëgimisë historiko-kulturore tëShqipërisë dhe Malit të Zi si ato antike, mësjetare, të kohës së re etj., e plotësojnëofertën turistike të të dy vendeve. Objektet e trashëgimisë kulturore ofrojnë mundësi përzhvillimin e turizmit kulturor, qytetar, arkeologjik etj., i cili viteve të fundit po njeh njërritje permanente.
  • 80. Edhe pse disponojnë pasuri pothuajse të njëjta turistike, niveli i shfyrtëzimit turistik tëkëtyre pasurive dhe i zhvillimit të turizmit është i ndryshëm. Ky ndryshim i zhvillimit tëturizmit nëmes Malit të Zi dhe Shqipërisë konsiston në:  Infrastrukturën e vëndosjes – ku mjaftë hotele në Shqipëri nuk plotësojnë kërkesat e turistëve më buxhet të lartë, (mungojnë hotelet e tipit "Splendid"). Pjesa më e madhe e objektëve të vendosjes në të dy vendet janë ndërtuar dhe destinuar për turizëm masiv si lloji më i zhvilluar i turizmit në këto vende. Në Mal të Zi një numër i hoteleve janë shumë të vjetëra dhe të amortizuara, të cilët i janë nënshtruar procesit të privatizimit.  Infrastruktura komunale – ku segmente të kësaj infrastrukture si (enërgjia elektrike, furnizimi me ujë, trajtimi i ujrave të zeza dhe mbetjeve urbane), nuk plotësojn kërkesat e zhvillimit të turizmit.  Infrastruktura rrugore – megjithë përmirësimet që janë bërë, prapë ajo paraqitet me mjaft probleme.  Numri dhe struktura e turistëve si dhe të ardhurat nga turizmi, janë karakteristika që dallojnë zhvillimin e turizmit nëmes të dy vendeve.Periudha e tranzicionit, kalimi nga një ekonomi e centralizuar në ekonomi të tregut nësektorin e turizmit u shoqërua me mjaft probleme, ku disa hotele në Mal të Zi,falimentuan, duke krijuar probleme sociale që çuan në mbylljen e vendeve të punës, nëlargimin nga puna, në shtimin e papunsisë etj.Një aspekt i rëndësishëm që ka ndikuar në ecurinë e zhvillimit të turizmit në Mal të Zikanë qenë edhe luftërat civile në ish-Jugosllavi, që çuan në shpërbërjen e shtetit. Mali iZi duke qenë gjeografikisht pranë këtyre vatrave, për një dekadë turizmi në këtë vendnjohu një stanjacion. Nga kjo mund të konkludojmë se nga viti 1990 deri në vitin 2000faktori politik luajti rolin kryesor në zhvillimin e turizmit dhe në imazhin turistik tëMalit të Zi. Vetëm pas viteve 2000 e pikerisht pas vitit 2006 kur edhe Mali i Zi fitonpamvarësinë nga Serbija me referendum, turizmi ka njohur rritje.Krahasuar më Malin e Zi, Shqipëria si vend i sapodalë nga sistemi diktatorial dhe i panjohur në aspekti turistik dhe situata e vitit 1997 ndikoi negativisht në imazhin e vendit.Turizmi gjithashtu ka ndikuar edhe në disproporcionin e zhvillimit ekonomik të vendit.Rajoni bregdetar si në Mal të Zi ashtu edhe në Shqipëri në aspektin turistik dhe
  • 81. ekonomik është më i zhvilluar se pjesët qëndrore dhe veriore të vendit. Kjoparasegjithash është e lidhur me turizmin masiv si forma tradicionale dhe më epreferuar si dhe nga investimet në zonat bregdetare.Intervistat e relizuara në qytetet bregdetare të Malit të Zi si: (Ulqin, Budva, Kotorr dheTivat), nxorën qartë në pah dallimet e mëdha që ekzistojnë në zhvillimin e turizmit,infrastrukturës turistike dhe strukturës së turistëve nëmes pjesës qëndrore dhe jugore tëbregdetit të Malit të Zi. Kjo bën që Budva të cilësohet si metropolë i zhvillimit tëturizmit. Ndërsa Ulqini si qyteti më jugor i bregdetit malazes më resurse të shumatnatyrore si (Plazhi i Madh) etj, në krahasim me Budven ka një zhvillim të turizmitshumë me të ulët i bazuar në turizmin masiv, familjar dhe destinacion i turistëve ngaKosova. Intervistat gjithashtu treguan edhe për problemet me të cilin po ballafaqohetturzimi në këto qytete ku mungesa e planeve urbanistike çuan në ndertimet kaotike etj.Megjithate investimet e shumta që janë bërë në përmirësimin e infrastrukturës turistike,në përmirësimin e imazhit turistik, në menaxhimin e resurseve turistike etj., kanë bërëqë ecuritë e zhvillimit të turizmit në Shqipëri dhe në Mal të Zi tashmë kanë hyrë në njëfazë të re zhvillimi, kjo e ndikuar edhe nga kriza ekonomike dhe financiare botërore qëka goditur edhe turizmin. Potencialet e shumta natyrore dhe historiko-kulturore, krijojnëpremisa dhe parakushte për një zhvillim më të mirë të turizmit. Kjo ka bërë që edhegjatë periudhës së vështirë të tranzicionit, të vërehen impulse të reja në zhvillimin eturizmit.Për zhvillimet e pritshme të turizmit, është e domosdoshme hartimi dhe zbatimi istrategjive të reja, koncepteve dhe vizioneve të qarta, hartimin e politikave turistikeduke u përqendruar në strategjinë e çmimeve konkuruese etj.
  • 82. RekomandimetSi rekomandime për zhvillimin e turizmit në Shqipëri dhe Mal të Zi bazuar nëpotencialet natyrore, trashëgiminë e pasur historiko-kulturore, potencialet humane, nëtraditën e të bërit turizëm etj., do të ishin: 1. Përveç turizmit bregdetarë për banjo diellore që është lloji i turizmit më i zhvilluar, Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të orientohen drejt zhvillimit të Ekoturizmit dhe turizmit të qëndrueshëm. Për Shqipërinë si vend më pak i njohur në aspektin turistik me një natyrë të mekullueshme, ekoturizmi duhet të zhvillohet në zona të caktuara të vendit si: Parqe Kombëtare, zona të mbrojtura etj. 2. Turizmi kulturorë dhe ai qytetarë i bazuar në monumentet e shumta të trashëgimisë historiko-kulturore, të ndërthurura me qytetët e vjetëra si: Gjirokastra, Berati, Kruja, Shkodra, Korça, Tirana, Durrësi etj. 3. Turizmi i kongresëve dhe konferencave është një mundësi shumë e madhe për turizmin në Shqipëri. 4. Turizmi dimëror – duhet të shihet si një shans për Shqipërinë, pasi në këtë drejtim Shqipëria dispononë kushte të farvorshme natyrore. 5. Turizmi alternativ – ku në këtë drejtim Shqipëria me natyrën e ashpër, piktoreske dhe të panjohur, mund të ofrojë mundësi për zhvillimin e sporteve ekstreme, ecje në natyrë, vrojtim zogjësh, ecje me biçikleta, sporte në uj si rafting, kanoe në kanjonet e Osumit etj. 6. Turizmi nautik – ku ndërtimi i porteve për këtë lloj turizmi si në: Sarandë, Shëngjin etj., do të hapë mundësi të reja për Shqipërin. 7. Shqipëria ofron mundësi edhe për zhvillimin e agroturizmit dhe turizmit rural si dhe të turizmit shëndetësor etj.Për zhvillimin e llojeve të turizmit të sipërpërmendur duhet të përmirësohetinfrastruktura dhe ndrëgjegja e qytetarëve për rëndësinë që ka turizmi. Duhet tëhartohen strategji të reja ku në qendër duhet të jetë zhvillimi i qëndrueshëm dhe i njëturizmi modern e bashkëkohor, duke u bashkërenduar me zhvillimin e turizmit nëvendet e tjera të Mesdheut dhe rajonit.
  • 83. Shqipëria duhet të hartoj një Strategji të qartë marketingu në mënyrën e të prezantuarittë turizmit ku theksi duhet të vihet në atë se (çfarë të prezantohet, si të preznatohet, kudhe kujt ti prezantohet dhe se çfarë të presim nga prezantimi i Shqipërisë turistike).Këto mendoj se do të ishin disa nga pikat ku do të mbështetëj Strategjia e Marketingutturistik.Në bazë të strategjive të zhvillimit të turizmit që janë hartuar, në Shqipëri veçohen trizona më përparësi të këtij zhvillimi: 1. zona bregdetare dhe liqenore, 2. zona e brëndshme e vendit, 3. zona malore.Secila nga këto zona kanë të veçantat e tyre në zhvillimin e turizmin, të cilat duhet tëmenaxhohen në mënyrë integrale njëra me tjetrën.Shqipëria ka shansin e madh që të mësoj nga gabimet e vëndeve fqinje që kanë njëturizëm më të zhvilluar dhe në anën tjetër të përfitoj përvojën e këtyre vendeve nëmënyrën e të bërit turizëm duke u bërë një treg konkurues në rajon.Në Mal të Zi si mundësi për zhvillimin e turizmit përveç atij bregdetarë, dimëror etj,turizmi altrenativ po bëhet gjithnjë e më tepër prezent. Në anen tjetër mendoj seekoturizmi duhet të zëjë një pozicion shumë më të madh pasi Mali i Zi duke qenë shtetekologjik me natyrë të egër ky lloj turizmi është më i përshtëshem në zona të veçantakryesisht në pjesën veriore të vendit.Megjithate, Malit të Zi tashmë ka orijentim të qartë drejt zhvillimit të turizmit tëqëndrueshëm, të kualitetit të lartë duke u bazuar në natyrën e saj, në trashëgiminëkulturore ku në krye qendron ishulli turistik "Shën Stefani" dhe qyteti i "Kotorrit". Nëanën tjetër infrastruktura jo shumë e zhvilluar si dhe ndërtimet e shumta private nëbregdet janë indikator të atij që quhet turizmi masiv i cili do të vazhdoj të dominoj edhepër një dekadë.Si mundësi të tjera të zhvillimit të turizmit në Mal të Zi do të ishin:  Ekoturizmi – që duhet të zhvillohet në disa zona të vendit si: liqeni i Shkodrës, zona e Durmitorit, zona e Biogradsko jezero, Bjeshkët e Namuna, zona e Ulqinit, Tivarit etj.  Turizmi nautik- në zonën e gjirit të Kotorit, në qytetin e (Tivatit).
  • 84.  Turizmi kulturor- në Kotor, Cetinë, Ulqin, Budva.  Agroturizmi dhe turizmi rural- ky lloj turizmi mund të zhvillohet në brigjet e liqenit të Shkodrës, në zonën e Ulqinit, dhe në pjesën qëndrore dhe veriore të Malit Të Zi.  Turizmi shëndetësor- përveç Igallos, ky lloj turizmi duhet të zhvillohet edhe në Ulqin  Turizmi i kongresëve dhe konferencave – me mundësi të zhvillimit në qytetet e Budvas, Ulqinit, Tivarit, Podgoricës dhe në disa qytete në pjesën veriore të vendit.  Niche turizmi- duhet të zhvillohet në zona të veçanta të vendit etj.Për zhvillimin e turizmit për të dy vëndet si prioritet është përmirësimi i infrastrukturësturistike me të gjitha parametrat e sajë, përmirësimi i kualitetit të shërbimëve etj.Ajo se çka për të dy vendet duhet parë si sfidë për turzmin në vitet në vazhdim ështëgjetja e alternativave për zgjatjen e sezonit turistik e cila do të sillte shtim të tëardhurash, sigurim të vendeve të punes etj. Një mundësi në këtë drejtim mund të ishteturizmi i kongresëve etj.
  • 85. LiteraturaAntolovic J.-Immovable Cultural Monuments and Tourism- In Cultural TourismSession, Mexico 1999Agarrwal Sh. Shaw G. -Managing coastal tourism resorts a Global Perspective,-Toronto 2007Andjelic M.- Nacionalni Parkovi u Crnoj Gori,- Cetinje 2004Albanian Blue Line,- Guid turistikeAvdiu N.- Potencialet turistike të zonës së Ulqinit,- (Punim diplome), Tiranë 1997Austrian Development Coorperation,- Shqipëri, Programi 2007-2009Avdiu N.- Aspekte të zhvillimit të turizmit në hapësirën bregdetare të Malit të Zi,-Studime Albanologjike,- Tiranë 2009Avdiu N.- Ndikimi i fenomeneve natyrore dhe humane ne bregdetin e Malit të Zi,-Stduime Albanologjike,- Tiranë 2010Avdiu N,- Parqet Kombëtare dhe roli i tyre - Hulumtime ekonomike- Buletin Shkencor"Ekonomiku 2"- Qendra për hulumtime ekonomike- Ulqin 2010 Ajazi O. – Zhvillimi i Turizmit në Zonën Kufitare Ulqin – Shkodër – Velipojë(Punim Mikrotezë), Tiranë 2011Bregdeti i Malit të Zi,- Guid turistike -Novi Sad, 2006Beka I.,- Eksperienca e Velipojes për Zhvillimin e turizmit lokal - GTZBregdeti Shqiptar - Guid turistikeBozovic Z, Djuraskovic J.- Kadrovi odlucujuci cinilac razvoja turizma Crne Gore-Montenegrin Jurnal of economics nr.12 vol. VI - 2010Bulatovic D.- Ekoturizam u zasticenim podrucijama Republike Crne Gore, (Punimdoktorature), Subotica 2011Banka e Shqipëris, - Investimet e huaja direkte në ShqipëriBiberaj E,- Shqipëria ne tranzicion, Tiranë 2001Cooper C.- Tourism, Principles and practic, Middleton V. – Marketing in Travel andTourism , Oxford – 1993 London 1993Centralna Banka Crne Gore,- Sektor za istrazivanju i statistiku,- Podgorica, 2011Cudesna Crna Gora, - Turisticki vodic,- Podgorica, 2004
  • 86. Draçi B, Pushka A,- Integrimi i hapësirave shqiptare përmes sistemit tëkomunikacionit,- Kërkime Gjeografike, Prishtinë 2008Doka Dh. Draçi B. – Gjeografia e Turizmit, - SHBLU, Tiranë 2009Dashi E, Guri F, - Mundesitë dhe sfidat e bashkëpunimit mes zonave ndërkufitare tëShqipëris dhe Malit të Zi , - Tiranë 2010Dervishej L, Gërxhani K,- Turizmi Shqiptar dhe edukimi profesional,- Gazeta Korrieri idatës 29.10.2003Duletic V,- Budva od mita do stvarnosti, (Punim doktorature), Budva 2010Ekonomia dhe Tranzicioni,- Tiranë 1998Eco Lodge koncept u Crnoj Gori – Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine i GTZ– Podgorica 2007Ekonomia dhe Biznesi,- Revistë ekonomike e Fakultetit të Ekonomisë Universiteti iTiranës nr.3, Tiranë 2006Foulkner, B., Moscard G.Laes E.,- Tourism i the Twenthy- First- Century Reflectionsand Experience, - London, New York 2002Grup autorës,- Atlasi Gjeografik i popullsisë së Shqipërisë,- Tiranë 2008Grup autorësh, - Gjeografia fizike e Shqipërisë,- Tiranë 1990Gashi M,- Bazat e Turizmit,- Prishtinë 1086Grup autoresh,- Marketingu i destinacionit turistik, rasti i Kelmendit (Punimmikroteze), Tiranë 2009Grup autorësh,- Turizmi sektor i rëndesishëm për rritjen e ekonomisë Shqiptare,- 2007Hadzibrahimovic M,- Osnove za razvoj boravisnog, rekretivnog, kuplaisnog, nautickogturizma u Ulcinj,- Titograd, 1992Hadzibrahimovic M,- Sljunkovite plaze na Ulcinjskom primorje,- Kërkime Gjeografike,Prishtinë 1990Hadzibrahimovic M,- Plazhet ne bregdetin e Ulqinit, Revista Koha nr. 1 – Titograd1998Joviić Ž. – Fenomelnologija turizma , Nauna knjiga – Beograd 1992Kotler Ph.- Principles of Marketing, 1989Kotler Ph. , Boëen J. , Makens J. - Marketing for Hospitality and Tourism , London
  • 87. 1999
  • 88. Kotler, P., Haider, D. H., Rein, I., (1993), Marketing Places, Attracting Investiment,Industry and Tourism to Cities, States and Nations, New York, The Free Press Adivision of Macmillan. Inc.Kola R. – Butrinit 2011, Profili 2 – Janar 2012Lekovic, S. – Turisticka Crna Gora, juce, danas, sjutra – PodgoricaMihailovic, B. – Marketing u turizmu, Fakultet za turizam i hoteljerstvo, Kotor – 2005Martinovic, P. – Turisticki proizvod Crne Gore i strateski pravci njenog razvoja(Magistarski rad), Ekonoimski fakultet – LublanaMasterplan- Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2010, Vlada Crne Gore 2001Ministarstvo ekonomije – Strategija regionalnog razvoja 2010-2014Turizam Crne Gore u drugoj polovini XX vijeka, - Zbornik radova, Ekonomski fakultet,Podgorica, 2004Middleton V.- Marketing in Travel and Tourism, - Oxford 1993Ministarstvo turizma i zastite zivotne sredine- Strategija razvoja ljudskih resursa usektoru turizma Crne Gore, - Podgorica 2007Montenegro turist,- Guid turistike,- Podgorica 2005Montenegro,- Turisticki Vodic, Podgorica 2008Malaj A. Mema F. “Karakteristikat dhe efektet e tregut jo zyrtar financiar”, Ekonomiadhe Tranzicioni, 1998.Monstat-PodgoricaNacionalna strategija biodiversiteta sa akcionim planom 2009-2014, Vlada Crne Gore2009Nacionalna strategija odrzivog razvoja – Vlada Crne Gore, 2007Prostorni plan Crne Gore, Vlada Crne Gore, 2008Pasinovic, M. – Osnovi turizma, turizam i okruzenje, Podgorica 1998Pogranicna Strategija za Razvoj Turistickih Destinacija,- Institut za MedjunarodnjuSaradnju, 2003Plan posebne namjene za Morsko dobroPlani hapësinor i komunsë Ulqin,- Podgorica, 2011Qose R,- Shkdodra- turizmi, kultura,- STAGE TEK- GTZ, Tiranë 2005
  • 89. Razvoj turizma u Crnoj Gori u XIX i prvoj polovini XX Vijeka, Zbornik radova,Cetinje 1997Resinger Yvette,- Tourist – Hast Contct as a Part of Cultural Tourism,- Nord Leisureand Recretaion, 1994Radiocic B.- Geografija Crne Gore – Prirodno Osnovo- Unireks Niksic 1996Ratkovic R.- Strateski izazovi crnogorskog turizma u drugoj deceniji treceg milenijuma,- Budva 2010Strategija razvoja turizma Crne Gore do 2020, - Vlada Crne Gore 2008Stankovic, M.S. – Turisticka geografija, - Beograd, 2000Statisticki godisnjak 1990Straegjia Sektoriale e Turizmit 2007-2013- Ministria e Turizmit Rinisë dhe SporteveSamson I.- Albanian experience among transitionstrajetories,- Working Pper Grenpble1996Strategjia e zhvillimit të turizmit në Shqipëri 1993-2010,- Ministria e Turizmit, Tiranë1993Stregija razvoja turizma Crne Gore do 2020 – Vlada Crne Gore 2008Strategija razvoja planiskog turizma u Crnoj Gori,- Vlada Crne Gore 2007Shima E.- Aspekte gjeografike të bashkëpunimit ndërkufitar midis Shqipëris dhe Malittë Zi, (Punim mikroteze), Tiranë 2010Shehic D.- Nacionalni Atlas Crne Gore – Podgorica 2005Touristic Masterplan of Montenegro, - Podgorica 2001Trziste kruznih putovanja i turisticka ponuda Crne Gore,- Zbornik radova sa okruglogstola, Kotor 2004Turizam Crne Gore u drugoj polovini XX vijeka, - Zbornik radova, Ekonomski fakultet,Podgorica, 2004Vukonic B. – Rethinhing of Educations and training for Tourism,- Zagreb 2002Vlerësimi i situates social-ekonomike ne rajonet e Shqipëris,- UNICEF, Shqipëri-Tiranë, 2000World Tourism Organization, - Madrid 2008Vurmo Gj,- Bashkëpunimi ndërkufitar në Shkodër Euro-Rajon i ardhshëm apo njëpërpjekje e mbetur pezull, - Tiranë 2006
  • 90. Zhvillimi ekonomiko-shoqëror i trojeve shqiptare dhe integrimi i tyre rajonal dhebotëror,- Prishtinë, 2000Materiale nga interneti:http://world-tourism.orgwww.crnogorskoprimorje.comwww.weather.com 2009www.weather.com 2010-03-13www.ballkanspeacepark.comwww.albaniantourism.com,www.montenegrovisit.comShkurtesat:MTKRS- Ministria e Turizmit Rinise dhe SporteveMT- Ministria e Turizmit e Malit te Zi WTO-Organizata Boterore e Turizmit Monstat- Entiper statistike i Malit te Zi Instat- Instituti iStatistikaveIPA- Fondet e Bashkimit Evropian për bashkëpunimin ndërkufitarRSFJ- Republika Socialiste Federative e Jugosllavise