SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  7
Ç’është shteti ?
Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të
organizuar, të paisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë
shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i duken të arësyeshme, nëpërmjet normave
juridike. Termi “Shtet” përdoret në dy kuptime: në kuptimin e një organizate politike në
shoqëri dhe në kuptimin politiko-gjeografik.
Shteti, si organizatë e sundimit politik, është një fuqi e organizuar, e cila vullnetin e saj ia
imponon gjithë shoqërisë dhe disponon një aparat të tërë për zbatimin e këtij vullneti.
Pushteti politik, që sigurohet nëpërmjet shtetit, nuk është qëllim në vetvehte, por mjet për
të vënë në zbatim një politike të caktuar. Si organizatë e sundimit politik, shteti duhet:
1, të dallohet kundrejt organizatave të tjera që veprojnë në të njëjtin territor;
2. të jetë autonom;
3. të jetë i centralizuar;
4. pjesët e tij përbërse të jenë formalisht të koordinuara njëra me tjetrën
Pra, Shteti është një organizatë, por që dallohet nga organizatat e tjera që ekzistojnë në
një shoqëri, për shkak të karakterit të saj politik. Edhe partitë e ndryshme janë organizata
politike, por ato nuk mund të identifikohen me shtetin dhe nuk mund të marrin funksionet
e tij. Partia përfaqëson një pjesë të grupit shoqëror, kurse shteti përfaqëson zyrtarisht
gjithë shoqërinë.
Në kuptimin politiko-gjeografik shteti përbëhet nga tri elementë: nga territori, nga
popullsia dhe nga pushteti publik që vepron në një territor dhe mbi një popullsi të
caktuar. Ky kuptim i shtetit është i pranueshëm kur flitet për shtetin si sinonim i “vendit”.
Në të vërtetë popullsia dhe territori, më tepër se sa elemente, mund të konsiderohen si
premisa të ekzistencës së shtetit, sepse pa popullsi dhe pa territor nuk mund të ketë shtet.
Shteti, në kuptimin e tij real, si organizatë politike që ushtron detyrimin shtetëror, ka si
elementin e tij thelbësor pushtetin, i cili ushtrohet me anën e së drejtës, që është e pandarë
prej tij. Nga ky trajtim i shtetit, si organizatë e sundimit politik, del edhe përkufizimi i tij i
përgjithshëm. Përkufizimi i përgjithshëm i shtetit, sikurse edhe i çdo fenomeni tjetër, nuk
mund të zbulojë të gjitha anët dhe veçoritë e shtetit. Por ai duhet të nxjerrë në dritë atë që
është thelbësore për të gjitha shtetet, atë që është e përgjithshme për to. Me anë të këtij
përkufizimi, së pari, mund të dallohet shteti nga organizatat e tjera shoqërore dhe së dyti,
mund të krahasohen tipat e ndryshëm të shteteve.
Shteti i së Drejtës

Çfarë është Shteti i së drejtës?
Fillimisht duhet të sqarojmë se cila është terminologjia që duhet të pranojmë: shteti ligjor apo
shteti i së drejtës, terma këto të përdorura gjerësisht sot në literaturën politike e juridike. Të
dyja termat kanë të njëjtin kuptim, shprehin të njëjtin koncept, atë të lidhjes së ngushtë dhe
reciproke midis shtetit dhe së drejtës. Kjo lidhje shprehet në mënyrë tepër të qartë në nenin 4,
pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “ e drejta përbën bazën dhe kufijtë e
veprimtarisë së shtetit”. Ndoshta për arsye të referimit kushtetues, në Shqipëri duket se
shprehja “shtet i së drejtës” ka fituar qytetarinë.
Përkufizimi i Shtetit të së drejtës ndryshon sipas autorëve dhe epokave. Shteti i së drejtës
është para së gjithash një model teorik. Ai është bërë një temë themelore e politikës
meqenëse konsiderohet si karakteristika kryesore e regjimit demokratik. Sipas një
përkufizimi më të vjetër shteti i së drejtës është një sistem institucional në të cilin fuqia
publike i nënshtrohet së drejtës. Shteti i së drejtës është shumë i lidhur me respektimin e
hierarkisë së normave, ndarjen e pushteteve, barazinë e subjekteve të së drejtës para normave
juridike, ekzistencën e juridiksioneve të pavarura dhe garantimin e të drejtave civile dhe
politike të individëve.
Respekti i hierarkisë së normave. Hierarkia e normave është një vizion sintetik i së drejtës
hartuar nga Hans Kelsen për të « çliruar të drejtën nga bazat e saj ideologjike dhe morale, për
ta bërë atë veçse një teknikë rregullimi, një teknikë të pastër në shërbim të shtetit laik ». Sipas
kësaj teorie, çdo rregull i së drejtës duhet të respektoj normën që është sipër saj, duke
formuar kështu një rend hierarkik.
Ky rend është sa statik, pasi normat e ulëta duhet të respektojnë normat që janë sipër tyre, aq
edhe dinamik, sepse një normë mund të ndryshohet sipas rregullave të caktuara përmes një
norme, që është superiore ose e të njëjtit rang, por me kusht që të jetë e mëvonshme në kohë.
Norma e vendosur në majë të piramidës, në shumicën e sistemeve juridike, është
Kushtetuta.Këtu paraqitet skematikisht hierarkia e normave juridike:
Ekzistenca e një hierarkie të normave përbën një prej garancive më të rëndësishme të
shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, kompetencat e organeve të ndryshme të shtetit
përcaktohen në mënyrë të saktë dhe normat që ato prodhojnë janë të vlefshme me kusht
që të respektojnë tërësinë e normave superiore.
Këtij rregullimi juridik i nënshtrohen tërësia e personave juridik. Shteti nuk është i
veçantë, ai nuk mund të mos njohë parimin e barazisë : çdo normë, çdo vendim që nuk do
të respektonte një parim superior do të bëhej shkak për një sanksion juridik. Shteti, që ka
kompetencë për të bërë të drejtën, është i detyruar t’u nënshtrohet rregullave juridike; në
këtë mënyrë funksioni i rregullimit që kryen shteti është i afirmuar dhe i legjitimuar. Një
model i tillë supozon pra njohjen e një barazie të subjekteve të ndryshëm të së drejtës
ndaj normave në fuqi.
Ndarja e pushteteve. Ndarja e pushteteve përbën kushtin e parë të ekzistencës së shtetit
të së drejtës. Teoria e ndarjes së pushteteve, formuluar për herë të parë nga Aristoteli, e
përpunuar nga Locke dhe Montesquie, synon ndarjen e funksioneve të ndryshme të
Shtetit për të kufizuar arbitraritetin dhe penguar abuzimet gjatë ushtrimit të misioneve të
sovranitetit.
Teoria klasike e ndarjes së pushteteve dallon tre funksione kryesore të rregjimeve të
ndryshme politike: funksionin e hartimit dhe vendosjes së ligjeve, funksionin e zbatimit
të tyre dhe funksionin e zgjidhjes së konflikteve të lindura gjatë zbatimit të ligjeve. Duke
u nisur nga konstatimi që në rregjimin e monarkisë absolute, këto tre funksione shpesh
janë përzjerë dhe mbajtur nga një person e vetëm dhe i njëjtë, teoria e ndarjes së
pushteteve kërkoi që sejcili prej funksioneve të ushtrohet prej organeve të ndryshme, të
pavarura njëra nga tjetra, si për mënyrën e emërimit, ashtu dhe për atë të funksionimit.
Sejcili prej këtyre organeve bëhet kështu njëri prej tre pushteteve: pushteti legjislativ
ushtrohet prej parlamenteve, pushteti ekzekutiv mbahet prej shefit të Shtetit dhe prej
anëtarëve të qeverisë, pushteti gjyqësor i përket gjykatave. Në dallim nga paraardhësit e
tij, Montesquieu fliste për arritjen e ekuilibrit të pushteteve të ndryshëm: “Që të mos
abuzohet me pushtetin, duhet që, nëpërmjet vendosjes së gjërave, pushteti të ndal
pushtetin”.
Teoria e ndarjes së pushteteve frymëzoi hartuesit e Kushtetutës amerikane, që në 1787 të
vendosnin një regjim presidencial të organizuar sipas një ndarje strikte të tre pushteteve, e
shoqëruar me ekzistencën e mjeteve të kontrollit dhe veprimit reciprok, në përputhje me
doktrinën e “checks end balances”. Në mënyrë që sejcili prej pushteteve të mos abuzoj
më prerogativat e tij, kushtetuta amerikane ka parashikuar një ndarje strikte të
kompetencave midis organeve federale dhe Shteteve të federuara. Gjithashtu pushteti
legjislativ është ndarë midis dy asambleve, presidentit ka të drejtën e vetos mbi tekstet
ligjore dhe Senatit i është njohur paralelisht mundësia e kundërshtimeve të emërimeve të
Presidentit dhe të traktateve ndërkombëtare të negociuara nga administrata. Në
Deklaratën e të drejtave të njëriut dhe të qytetarit të 26 gushtit 1789 theksohet se ndarja e
pushteteve është e domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave naturale të njëriut: kontrolli
reciprok që ushtrojnë tre pushtetet njëri kundër tjetrit ruajnë individin prej shkeljeve të të
drejtave të tij themelore. Në të njëjtën kohë, ndarja e pushteteve përbën një pengesë ndaj
despotizmit dhe tentativës së pushtetit personel, meqënëse asnjë person nuk mund të
koncetrojë në duart e tij të gjitha atributet e e sovranit.
Megjithatë, teoria e ndarjes së pushteteve jo gjithmonë është zbatuar në mënyrë rigoroze
prej rregjimeve të ndryshme demokratike. Në fakt, një ndarje shumë strikte e pushteteve
të ndryshëm mund të çoj në bllokimin e institucioneve. Kjo është arësyeja pse shumë
rregjime preferojnë parimin e bashkëpunimit të pushteteve të ndryshëm, se sa atë të
ndarjes strikte: dallimi midis legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit mbetet, por këto
pushtete të ndryshëm disponojnë mjete veprimi njëri kundrejt tjetrit.
Barazia e subjekteve të së drejtës. Barazia e subjekteve të së drejtës përbën kushtin
tjetër të ekzistencës së shtetit të së drejtës. Në të vërtetë kjo do të thotë që çdo individ,
çdo organizatë mund të kundërshtojë zbatimin e një norme juridike, kur nuk është në
përputhje me një normë superiore. Individët dhe organizatat marrin cilësinë e personit
juridik: flitet për persona fizik në rastin e parë, për persona juridik në rastin e dytë.
Shteti vetë konsiderohet si një person juridik: vendimet e tij i nënshtrohen respektimit të
parimit të barazisë, njësoj si personat e tjerë juridik. Sipas këtij parimi, edhe veprimi i
pushtetit publik duhet t’i nënshtrohet parimit të barazisë, që supozon në rradhë të parë
respektimin e parimeve kushtetuese. Personat fizikë dhe juridikë të së drejtës private
mund të kundërshtojnë vendimet e pushtetit publik në rrugë administrative dhe gjyqësore.
Në këtë kuadër roli i gjyqësorit është kryesor dhe pavarësia e tij është një nevojë e
domosdoshme.
Pavarësia e drejtësisë. Shteti i të drejtës supozon ekzistencën e juridiksioneve të
pavarura, kompetente për të zgjidhur konfliktet midis personave të ndryshëm juridik duke
zbatuar njëherësh parimin e ligjshmërisë, që rrjedh prej ekzistencës së hierarkisë së
normave, dhe parimit të barazisë, që kundërshton çdo trajtim të diferencuar të personave
juridikë. Një model i tillë kërkon ekzistencën e ndarjes së pushteteve dhe një drejtësi të
pavarur. Në fakt, problemi qëndron në faktin se drejtësia është gjithsesi pjesë e shtetit,
ndaj vetëm pavarësia e saj kundrejt pushteteve legjislative dhe ekzekutive, mund të
garantojë paanshmërinë e saj në zbatimin e normave të së drejtës.
Gjithashtu gjykatat duhet të jenë në gjendje të konfrontojnë normat e
ndryshme për të gjykuar barazinë e tyre, përfshirë rregullat që
kanë një rend të lartë në hierarkinë e tyre. Një ligj ose një
konventë ndërkombëtare që bie ndesh me kushtetutën duhet të
hidhet poshtë nga gjykata dhe të konsiderohet e pavlefshme.
Shteti i së drejtës nënkupton pra ekzistencën e një kontrolli të
kushtetutshmërisë. Duke patur parasysh karakterin kompleks
të një situate të tillë, Hans Kelsen ka propozuar ti besohet një
juridiksioni unik dhe të specializuar, që ka cilësinë e Gjykatës
Kushtetuese.

Shteti dhe Pushteti
Kuptimi i pushtetit politik
Pushteti politik ka përgjegjësinë e përcaktimit të rregullave që përbëjnë rendin shoqëror.
Është pushteti ai që organizon raportet midis individëve dhe merr në mbrojtje interesat e
tyre. Pushteti është i domosdoshëm për mbijetesën e një shoqërie. Pushteti politik në
thelb, është një forcë organizimi.
Ushtrimi i pushtetit politik u jep shumë fuqi personave që janë të ngarkuar me të. Për
shkak të peshës së rëndë të përgjegjësive mbi ta, për caktimin e tyre shtrohen pyetje të
shumta. Cilat janë proçedurat që duhen përdorur për zgjedhjen apo emërimin e tyre? Për
sa kohë ata duhet të ushtrojnë pushtetin? Cilat janë cilësitë e nevojshme, që ata duhet të
kenë? Natyrisht përgjigjet janë të ndryshme. Por nuk duhet harruar se në kohët e hershme
ishte vetëm një individ që mishëronte pushtetin dhe konsiderohej pronë e tij: Njëshi,
pavarësisht nëse ky ishte i veshur me robat e perandorit, mbretit apo diktatorit. Ai mbante
pushtetin në saj të lindjes së tij, forcës së tij ose kurajës së tij.
Organizimi i pushtetit politik filloi të shprehet nëpërmjet lindjes progresive të një Shteti
të dallueshëm nga Shefi i tij. Shteti siguron vazhdimësinë e pushtetit dhe përjetësinë e
shoqërisë. Por ai mundet megjithatë të bëhet një instrument i një pushteti totalitar. Kjo ka
ndodhur në të gjitha vendet që nuk kanë të vendosur një sistem demokratik.
Çdo njëri njeh administratën dhe funksionarët e saj, por asnjëri nuk ka takuar asnjëherë
Shtetin. Në fakt, Shteti është një abstraksion, një ndërtim i pastër teorik i imagjinuar nga
inteligjenca njërëzore, për të qënë suport (mbështetës) i pushtetit politik. Janë Machiavel
(1469-1527) dhe Bodin (1530-1596), që kanë ndërtuar gradualisht nocionin e shtetit.
Sipas Carl J. Friedrich dhe analizave liberale janë pesë “monopole” që humbasin apo
kufizojnë liritë: policia - kur rendi mbahet me mjetet e dhunës, ideologjia - kur ideologjia
zyrtare është sunduese, media - kur shtypi dhe televizionet janë plotësisht të kontrolluara
dhe komunikimi është vetëm propogandë, ushtria - kur shteti kontrollon forcën e
armatosur me vullnetin e fuqisë, ekonomia – kur prodhimi vihet në kontrollin e shtetit.
Shpesh këto monopole vihen në duart e një partie të vetme që përqëndron të gjitha
pushtetet. Është rast kur sistemi plotësisht i centralizuar drejtohet nga një shef diktator, i
mbështetur nga një elitë e kufizuar.
Në këtë optik, totalitarizmi është një fenomen, sigurisht me dimensione historike, por
tërësisht i izoluar dhe i ndryshëm nga Shteti liberal. Duke u nisur nga shekulli i XVI
mendimi politik ndryshon drejt afirmimit të të drejtave të popullit Sovran dhe të parimeve
të ndarjes së pushteteve. Në 1748 Monteskje formuloi parimet e ndarjes së pushteteve
ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, që frymëzuan doktrinat kushtetuese liberale në
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ato të revolucionarëve francez:
- Afirmimi i sovranitetit të popullit: Populli ka të drejta. Ai është mbajtësi i vetëm dhe i
vërtetë i sovranitetit.
- Shteti i së drejtës dhe ndarja e pushteteve: Nuk ka rregjim të ekuilibruar, as repekt të të
drejtave të njëriut pa një ekuilibër real midis pushteteve.
Është Jean-Jacques Rousseau që në Kontratën Sociale në 1762, afirmoi që sovraniteti
politik varet eskluzivisht prej popullit. Ai përbëhet prej qytetarëve të lirë, që u binden
ligjeve, që janë shprehje e “vullnetit të përgjithshëm”, dmth e vullnetit të popullit vetë.
Një shtet është demokratik, kur ai qeveriset prej përfaqësuesve të popullit, që ushtrojnë
pushtetin në emër të këtij të fundit. Por ushtrimi i pushtetit nuk duhet të jetë rast i vrasjes
së demokracisë. Për tu ruajtur nga rreziku i arbitraritetit, rregjimet demokratike
disponojnë dy garanci kryesore: Shtetin e së drejtës dhe ndarjen e pushteteve.
Quhet Shtet i së drejtës një Shtet, ligjet e të cilit janë në përputhje me parimet
kushtetuese. Sipas Monteskje, pushteti nuk duhet të jetë asnjëherë i përqëndruar në duart
e një autoriteti të vetëm, përkundrazi të tre funksionet e pushtetit: ekzekutiv, legjislativ
dhe gjyqësor, duhet tu besohen organeve përkatëse. Vetëm në një system i tillë, ku
pushtetet ekuilibrohen midis tyre, mund të evitohen devijimet arbitrare.
Asambletë deliberative bashkojnë përfaqësuesit e popullit, parlamentet janë vendi i fjalës
publike ku vendosen taksat, ku votohet ligji, ku kontrollohet qeveria. Parlamentet
moderne, që janë shënjë e demokracive përfaqësuese, janë zhvilluar sipas modelit të
parlamentit anglez të shekullit të VIII.
Demokracitë moderne funksionojnë sipas parimeve të demokracisë përfaqësuese.
Demokracia direkte praktikohet në raste të veçanta. Kushtetutat sanksionojnë se
sovraniteti kombëtar i përket popullit, që e ushtron nëpërmjet përfaqësuesve dhe
nëpërmjet rrugës së referendumit. Sovraniteti mund të delegohet: duke zgjedhur
deputetët, populli Sovran i beson një mandat përfaqësuesve të tij. Parlamenti përfaqëson
Kombin: sovraniteti është kombëtar.
Nocioni i sovranitetit të deleguar mbulon situatën në të cilën qeveritë i japin një mandat
qeveritarëve, për të vepruar në vend të tyre, në emër të tyre dhe në kontrollin e tyre.
Kështu, demokracia përfaqësuese është e kundërta e demokracisë direkte, në të cilën nuk
parashikohet asnjë ndërmjetës midis popullit dhe qeverisë dhe të gjitha vendimet merren
prej bashkësisë së qytetarëve. Edhe pse nuk është e lehtë të zbatohet në një vend të madh,
demokracia direkte nuk është zhdukur. Referendumi lejon, në disa kushte të caktuara, që
një projektligj i dhënë ti nënshtrohet gjykimit të popullit. Në Zvicër referendumi është
praktikë e zakonshme dhe në disa kantone të vogla zgjedhësit bashkohen periuodikisht në
asamble për të shqyrtuar dhe votuar ligjet ose për të zgjedhur përgjegjsit e pushtetit
ekzekutiv lokal. Sipas mënyrave të ndryshme, praktika referendare është gjithashtu e
përdorur në Itali, në disa shtete të tjera europiane dhe në disa shtetet amerikane. Ndërkaq,
është demokracia përfaqsuese ose indirekte, ajo që mbizotëron në sistemet e sotme
demokratike. Ajo bazohet në mandatin e quajtur ”përfaqësues” në kundërshtim me
mandatin “imperativ”. Deputeti nuk i nënshtrohet udhëzimeve të asnjë prej zgjedhsve të
tij. Ai përfaqëson kombin pa kufizime dhe pa detyrime.

Contenu connexe

En vedette

Sistemet zgjedhore nder vite ne Shqiperi
Sistemet zgjedhore nder vite ne ShqiperiSistemet zgjedhore nder vite ne Shqiperi
Sistemet zgjedhore nder vite ne ShqiperiKlea Vyshka
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKARefik Mustafa
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësRefik Mustafa
 
Autoriteti dhe pushteti ligj 8 Mr.Driton Sylqa
Autoriteti dhe pushteti   ligj 8  Mr.Driton SylqaAutoriteti dhe pushteti   ligj 8  Mr.Driton Sylqa
Autoriteti dhe pushteti ligj 8 Mr.Driton SylqaValdet Shala
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokalekulla 2010
 
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalZhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalorionbajrami1
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIRamadan Ademi
 
PREZNETIM MBI NJOHURITË THEMELORE MBI TË DREJTËN DHE SHTETIN
PREZNETIM MBI NJOHURITË THEMELORE MBI TË DREJTËN DHE SHTETIN PREZNETIM MBI NJOHURITË THEMELORE MBI TË DREJTËN DHE SHTETIN
PREZNETIM MBI NJOHURITË THEMELORE MBI TË DREJTËN DHE SHTETIN Bessnik Latifi
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuesedritashala
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka ArberSusuri
 
Komunikimi dhe konflikti
Komunikimi dhe konfliktiKomunikimi dhe konflikti
Komunikimi dhe konfliktiAmdi Nuredini
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje dritashala
 
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqëroreNormat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqëroreDardan Aliu
 
Menaxhimi i sjellëjes organizative
Menaxhimi i sjellëjes organizativeMenaxhimi i sjellëjes organizative
Menaxhimi i sjellëjes organizativeVeton Sopjani
 
Detyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjirediz
 
Politika ekonomike
Politika ekonomikePolitika ekonomike
Politika ekonomikedritashala
 

En vedette (20)

Sistemet zgjedhore nder vite ne Shqiperi
Sistemet zgjedhore nder vite ne ShqiperiSistemet zgjedhore nder vite ne Shqiperi
Sistemet zgjedhore nder vite ne Shqiperi
 
E DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKAE DREJTA DHE POLITIKA
E DREJTA DHE POLITIKA
 
Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së DrejtësHistoria E Shtetit Dhe Së Drejtës
Historia E Shtetit Dhe Së Drejtës
 
Autoriteti dhe pushteti ligj 8 Mr.Driton Sylqa
Autoriteti dhe pushteti   ligj 8  Mr.Driton SylqaAutoriteti dhe pushteti   ligj 8  Mr.Driton Sylqa
Autoriteti dhe pushteti ligj 8 Mr.Driton Sylqa
 
Vetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokaleVetëqeverisja lokale
Vetëqeverisja lokale
 
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin finalZhvillimi i pyetësori për provimin final
Zhvillimi i pyetësori për provimin final
 
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANIFillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
Fillet E Sw Drejtes - USHT Kumanove - DANI
 
Pushteti vendor
Pushteti vendorPushteti vendor
Pushteti vendor
 
PREZNETIM MBI NJOHURITË THEMELORE MBI TË DREJTËN DHE SHTETIN
PREZNETIM MBI NJOHURITË THEMELORE MBI TË DREJTËN DHE SHTETIN PREZNETIM MBI NJOHURITË THEMELORE MBI TË DREJTËN DHE SHTETIN
PREZNETIM MBI NJOHURITË THEMELORE MBI TË DREJTËN DHE SHTETIN
 
Gjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetueseGjyqësia kushtetuese
Gjyqësia kushtetuese
 
Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka Punim seminarik - Hipoteka
Punim seminarik - Hipoteka
 
Komunikimi dhe konflikti
Komunikimi dhe konfliktiKomunikimi dhe konflikti
Komunikimi dhe konflikti
 
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
Organizata nderkombtare pytje- pergjegje
 
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqëroreNormat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
Normat shoqërore dhe llojet e normave shoqërore
 
Menaxhimi i sjellëjes organizative
Menaxhimi i sjellëjes organizativeMenaxhimi i sjellëjes organizative
Menaxhimi i sjellëjes organizative
 
Demokracia
DemokraciaDemokracia
Demokracia
 
E drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuarE drejta penale_e_krahasuar
E drejta penale_e_krahasuar
 
Detyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologji
 
Politika ekonomike
Politika ekonomikePolitika ekonomike
Politika ekonomike
 

Plus de Bessnik Latifi

Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreUshtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreBessnik Latifi
 
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriTregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriBessnik Latifi
 
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesSistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesBessnik Latifi
 
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESOREKOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESOREBessnik Latifi
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeBessnik Latifi
 
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & Juridik
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & JuridikSubjektet e së Drejtës-Personat Fizik & Juridik
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & JuridikBessnik Latifi
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesBessnik Latifi
 

Plus de Bessnik Latifi (14)

Mikroekonomi kurbat
Mikroekonomi kurbatMikroekonomi kurbat
Mikroekonomi kurbat
 
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesoreUshtrime kollofjum-e drejta biznesore
Ushtrime kollofjum-e drejta biznesore
 
Burimet e Se Drejtes
Burimet e Se DrejtesBurimet e Se Drejtes
Burimet e Se Drejtes
 
Hyrje ne mikroekonomi
Hyrje ne mikroekonomiHyrje ne mikroekonomi
Hyrje ne mikroekonomi
 
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriTregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
 
Firmat
FirmatFirmat
Firmat
 
Ndermarrjet
NdermarrjetNdermarrjet
Ndermarrjet
 
Dobia Marxhinale
Dobia MarxhinaleDobia Marxhinale
Dobia Marxhinale
 
Sjellja Konsumatoreve
Sjellja KonsumatoreveSjellja Konsumatoreve
Sjellja Konsumatoreve
 
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e KosovesSistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
Sistemi Gjyqeosr ne Republiken e Kosoves
 
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESOREKOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
KOLLOFJUMI-E DREJTA BIZNESORE
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
 
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & Juridik
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & JuridikSubjektet e së Drejtës-Personat Fizik & Juridik
Subjektet e së Drejtës-Personat Fizik & Juridik
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
 

Qfar eshte shteti?-Shteti dhe pushteti

  • 1. Ç’është shteti ? Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të paisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet që atij i duken të arësyeshme, nëpërmjet normave juridike. Termi “Shtet” përdoret në dy kuptime: në kuptimin e një organizate politike në shoqëri dhe në kuptimin politiko-gjeografik. Shteti, si organizatë e sundimit politik, është një fuqi e organizuar, e cila vullnetin e saj ia imponon gjithë shoqërisë dhe disponon një aparat të tërë për zbatimin e këtij vullneti. Pushteti politik, që sigurohet nëpërmjet shtetit, nuk është qëllim në vetvehte, por mjet për të vënë në zbatim një politike të caktuar. Si organizatë e sundimit politik, shteti duhet: 1, të dallohet kundrejt organizatave të tjera që veprojnë në të njëjtin territor; 2. të jetë autonom; 3. të jetë i centralizuar; 4. pjesët e tij përbërse të jenë formalisht të koordinuara njëra me tjetrën Pra, Shteti është një organizatë, por që dallohet nga organizatat e tjera që ekzistojnë në një shoqëri, për shkak të karakterit të saj politik. Edhe partitë e ndryshme janë organizata politike, por ato nuk mund të identifikohen me shtetin dhe nuk mund të marrin funksionet e tij. Partia përfaqëson një pjesë të grupit shoqëror, kurse shteti përfaqëson zyrtarisht gjithë shoqërinë. Në kuptimin politiko-gjeografik shteti përbëhet nga tri elementë: nga territori, nga popullsia dhe nga pushteti publik që vepron në një territor dhe mbi një popullsi të caktuar. Ky kuptim i shtetit është i pranueshëm kur flitet për shtetin si sinonim i “vendit”. Në të vërtetë popullsia dhe territori, më tepër se sa elemente, mund të konsiderohen si premisa të ekzistencës së shtetit, sepse pa popullsi dhe pa territor nuk mund të ketë shtet. Shteti, në kuptimin e tij real, si organizatë politike që ushtron detyrimin shtetëror, ka si elementin e tij thelbësor pushtetin, i cili ushtrohet me anën e së drejtës, që është e pandarë prej tij. Nga ky trajtim i shtetit, si organizatë e sundimit politik, del edhe përkufizimi i tij i përgjithshëm. Përkufizimi i përgjithshëm i shtetit, sikurse edhe i çdo fenomeni tjetër, nuk mund të zbulojë të gjitha anët dhe veçoritë e shtetit. Por ai duhet të nxjerrë në dritë atë që është thelbësore për të gjitha shtetet, atë që është e përgjithshme për to. Me anë të këtij përkufizimi, së pari, mund të dallohet shteti nga organizatat e tjera shoqërore dhe së dyti, mund të krahasohen tipat e ndryshëm të shteteve.
  • 2. Shteti i së Drejtës Çfarë është Shteti i së drejtës? Fillimisht duhet të sqarojmë se cila është terminologjia që duhet të pranojmë: shteti ligjor apo shteti i së drejtës, terma këto të përdorura gjerësisht sot në literaturën politike e juridike. Të dyja termat kanë të njëjtin kuptim, shprehin të njëjtin koncept, atë të lidhjes së ngushtë dhe reciproke midis shtetit dhe së drejtës. Kjo lidhje shprehet në mënyrë tepër të qartë në nenin 4, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “ e drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit”. Ndoshta për arsye të referimit kushtetues, në Shqipëri duket se shprehja “shtet i së drejtës” ka fituar qytetarinë. Përkufizimi i Shtetit të së drejtës ndryshon sipas autorëve dhe epokave. Shteti i së drejtës është para së gjithash një model teorik. Ai është bërë një temë themelore e politikës meqenëse konsiderohet si karakteristika kryesore e regjimit demokratik. Sipas një përkufizimi më të vjetër shteti i së drejtës është një sistem institucional në të cilin fuqia publike i nënshtrohet së drejtës. Shteti i së drejtës është shumë i lidhur me respektimin e hierarkisë së normave, ndarjen e pushteteve, barazinë e subjekteve të së drejtës para normave juridike, ekzistencën e juridiksioneve të pavarura dhe garantimin e të drejtave civile dhe politike të individëve. Respekti i hierarkisë së normave. Hierarkia e normave është një vizion sintetik i së drejtës hartuar nga Hans Kelsen për të « çliruar të drejtën nga bazat e saj ideologjike dhe morale, për ta bërë atë veçse një teknikë rregullimi, një teknikë të pastër në shërbim të shtetit laik ». Sipas kësaj teorie, çdo rregull i së drejtës duhet të respektoj normën që është sipër saj, duke formuar kështu një rend hierarkik. Ky rend është sa statik, pasi normat e ulëta duhet të respektojnë normat që janë sipër tyre, aq edhe dinamik, sepse një normë mund të ndryshohet sipas rregullave të caktuara përmes një norme, që është superiore ose e të njëjtit rang, por me kusht që të jetë e mëvonshme në kohë. Norma e vendosur në majë të piramidës, në shumicën e sistemeve juridike, është Kushtetuta.Këtu paraqitet skematikisht hierarkia e normave juridike:
  • 3. Ekzistenca e një hierarkie të normave përbën një prej garancive më të rëndësishme të shtetit të së drejtës. Në këtë kuadër, kompetencat e organeve të ndryshme të shtetit përcaktohen në mënyrë të saktë dhe normat që ato prodhojnë janë të vlefshme me kusht që të respektojnë tërësinë e normave superiore. Këtij rregullimi juridik i nënshtrohen tërësia e personave juridik. Shteti nuk është i veçantë, ai nuk mund të mos njohë parimin e barazisë : çdo normë, çdo vendim që nuk do të respektonte një parim superior do të bëhej shkak për një sanksion juridik. Shteti, që ka kompetencë për të bërë të drejtën, është i detyruar t’u nënshtrohet rregullave juridike; në këtë mënyrë funksioni i rregullimit që kryen shteti është i afirmuar dhe i legjitimuar. Një model i tillë supozon pra njohjen e një barazie të subjekteve të ndryshëm të së drejtës ndaj normave në fuqi. Ndarja e pushteteve. Ndarja e pushteteve përbën kushtin e parë të ekzistencës së shtetit të së drejtës. Teoria e ndarjes së pushteteve, formuluar për herë të parë nga Aristoteli, e përpunuar nga Locke dhe Montesquie, synon ndarjen e funksioneve të ndryshme të Shtetit për të kufizuar arbitraritetin dhe penguar abuzimet gjatë ushtrimit të misioneve të sovranitetit. Teoria klasike e ndarjes së pushteteve dallon tre funksione kryesore të rregjimeve të ndryshme politike: funksionin e hartimit dhe vendosjes së ligjeve, funksionin e zbatimit të tyre dhe funksionin e zgjidhjes së konflikteve të lindura gjatë zbatimit të ligjeve. Duke u nisur nga konstatimi që në rregjimin e monarkisë absolute, këto tre funksione shpesh janë përzjerë dhe mbajtur nga një person e vetëm dhe i njëjtë, teoria e ndarjes së pushteteve kërkoi që sejcili prej funksioneve të ushtrohet prej organeve të ndryshme, të pavarura njëra nga tjetra, si për mënyrën e emërimit, ashtu dhe për atë të funksionimit. Sejcili prej këtyre organeve bëhet kështu njëri prej tre pushteteve: pushteti legjislativ ushtrohet prej parlamenteve, pushteti ekzekutiv mbahet prej shefit të Shtetit dhe prej anëtarëve të qeverisë, pushteti gjyqësor i përket gjykatave. Në dallim nga paraardhësit e tij, Montesquieu fliste për arritjen e ekuilibrit të pushteteve të ndryshëm: “Që të mos abuzohet me pushtetin, duhet që, nëpërmjet vendosjes së gjërave, pushteti të ndal pushtetin”. Teoria e ndarjes së pushteteve frymëzoi hartuesit e Kushtetutës amerikane, që në 1787 të vendosnin një regjim presidencial të organizuar sipas një ndarje strikte të tre pushteteve, e shoqëruar me ekzistencën e mjeteve të kontrollit dhe veprimit reciprok, në përputhje me doktrinën e “checks end balances”. Në mënyrë që sejcili prej pushteteve të mos abuzoj më prerogativat e tij, kushtetuta amerikane ka parashikuar një ndarje strikte të kompetencave midis organeve federale dhe Shteteve të federuara. Gjithashtu pushteti legjislativ është ndarë midis dy asambleve, presidentit ka të drejtën e vetos mbi tekstet ligjore dhe Senatit i është njohur paralelisht mundësia e kundërshtimeve të emërimeve të Presidentit dhe të traktateve ndërkombëtare të negociuara nga administrata. Në Deklaratën e të drejtave të njëriut dhe të qytetarit të 26 gushtit 1789 theksohet se ndarja e pushteteve është e domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave naturale të njëriut: kontrolli reciprok që ushtrojnë tre pushtetet njëri kundër tjetrit ruajnë individin prej shkeljeve të të drejtave të tij themelore. Në të njëjtën kohë, ndarja e pushteteve përbën një pengesë ndaj
  • 4. despotizmit dhe tentativës së pushtetit personel, meqënëse asnjë person nuk mund të koncetrojë në duart e tij të gjitha atributet e e sovranit. Megjithatë, teoria e ndarjes së pushteteve jo gjithmonë është zbatuar në mënyrë rigoroze prej rregjimeve të ndryshme demokratike. Në fakt, një ndarje shumë strikte e pushteteve të ndryshëm mund të çoj në bllokimin e institucioneve. Kjo është arësyeja pse shumë rregjime preferojnë parimin e bashkëpunimit të pushteteve të ndryshëm, se sa atë të ndarjes strikte: dallimi midis legjislativit, ekzekutivit dhe gjyqësorit mbetet, por këto pushtete të ndryshëm disponojnë mjete veprimi njëri kundrejt tjetrit. Barazia e subjekteve të së drejtës. Barazia e subjekteve të së drejtës përbën kushtin tjetër të ekzistencës së shtetit të së drejtës. Në të vërtetë kjo do të thotë që çdo individ, çdo organizatë mund të kundërshtojë zbatimin e një norme juridike, kur nuk është në përputhje me një normë superiore. Individët dhe organizatat marrin cilësinë e personit juridik: flitet për persona fizik në rastin e parë, për persona juridik në rastin e dytë. Shteti vetë konsiderohet si një person juridik: vendimet e tij i nënshtrohen respektimit të parimit të barazisë, njësoj si personat e tjerë juridik. Sipas këtij parimi, edhe veprimi i pushtetit publik duhet t’i nënshtrohet parimit të barazisë, që supozon në rradhë të parë respektimin e parimeve kushtetuese. Personat fizikë dhe juridikë të së drejtës private mund të kundërshtojnë vendimet e pushtetit publik në rrugë administrative dhe gjyqësore. Në këtë kuadër roli i gjyqësorit është kryesor dhe pavarësia e tij është një nevojë e domosdoshme. Pavarësia e drejtësisë. Shteti i të drejtës supozon ekzistencën e juridiksioneve të pavarura, kompetente për të zgjidhur konfliktet midis personave të ndryshëm juridik duke zbatuar njëherësh parimin e ligjshmërisë, që rrjedh prej ekzistencës së hierarkisë së normave, dhe parimit të barazisë, që kundërshton çdo trajtim të diferencuar të personave juridikë. Një model i tillë kërkon ekzistencën e ndarjes së pushteteve dhe një drejtësi të pavarur. Në fakt, problemi qëndron në faktin se drejtësia është gjithsesi pjesë e shtetit, ndaj vetëm pavarësia e saj kundrejt pushteteve legjislative dhe ekzekutive, mund të garantojë paanshmërinë e saj në zbatimin e normave të së drejtës.
  • 5. Gjithashtu gjykatat duhet të jenë në gjendje të konfrontojnë normat e ndryshme për të gjykuar barazinë e tyre, përfshirë rregullat që kanë një rend të lartë në hierarkinë e tyre. Një ligj ose një konventë ndërkombëtare që bie ndesh me kushtetutën duhet të hidhet poshtë nga gjykata dhe të konsiderohet e pavlefshme. Shteti i së drejtës nënkupton pra ekzistencën e një kontrolli të kushtetutshmërisë. Duke patur parasysh karakterin kompleks të një situate të tillë, Hans Kelsen ka propozuar ti besohet një juridiksioni unik dhe të specializuar, që ka cilësinë e Gjykatës Kushtetuese. Shteti dhe Pushteti Kuptimi i pushtetit politik Pushteti politik ka përgjegjësinë e përcaktimit të rregullave që përbëjnë rendin shoqëror. Është pushteti ai që organizon raportet midis individëve dhe merr në mbrojtje interesat e tyre. Pushteti është i domosdoshëm për mbijetesën e një shoqërie. Pushteti politik në thelb, është një forcë organizimi. Ushtrimi i pushtetit politik u jep shumë fuqi personave që janë të ngarkuar me të. Për shkak të peshës së rëndë të përgjegjësive mbi ta, për caktimin e tyre shtrohen pyetje të shumta. Cilat janë proçedurat që duhen përdorur për zgjedhjen apo emërimin e tyre? Për sa kohë ata duhet të ushtrojnë pushtetin? Cilat janë cilësitë e nevojshme, që ata duhet të kenë? Natyrisht përgjigjet janë të ndryshme. Por nuk duhet harruar se në kohët e hershme ishte vetëm një individ që mishëronte pushtetin dhe konsiderohej pronë e tij: Njëshi, pavarësisht nëse ky ishte i veshur me robat e perandorit, mbretit apo diktatorit. Ai mbante pushtetin në saj të lindjes së tij, forcës së tij ose kurajës së tij. Organizimi i pushtetit politik filloi të shprehet nëpërmjet lindjes progresive të një Shteti të dallueshëm nga Shefi i tij. Shteti siguron vazhdimësinë e pushtetit dhe përjetësinë e shoqërisë. Por ai mundet megjithatë të bëhet një instrument i një pushteti totalitar. Kjo ka ndodhur në të gjitha vendet që nuk kanë të vendosur një sistem demokratik. Çdo njëri njeh administratën dhe funksionarët e saj, por asnjëri nuk ka takuar asnjëherë Shtetin. Në fakt, Shteti është një abstraksion, një ndërtim i pastër teorik i imagjinuar nga
  • 6. inteligjenca njërëzore, për të qënë suport (mbështetës) i pushtetit politik. Janë Machiavel (1469-1527) dhe Bodin (1530-1596), që kanë ndërtuar gradualisht nocionin e shtetit. Sipas Carl J. Friedrich dhe analizave liberale janë pesë “monopole” që humbasin apo kufizojnë liritë: policia - kur rendi mbahet me mjetet e dhunës, ideologjia - kur ideologjia zyrtare është sunduese, media - kur shtypi dhe televizionet janë plotësisht të kontrolluara dhe komunikimi është vetëm propogandë, ushtria - kur shteti kontrollon forcën e armatosur me vullnetin e fuqisë, ekonomia – kur prodhimi vihet në kontrollin e shtetit. Shpesh këto monopole vihen në duart e një partie të vetme që përqëndron të gjitha pushtetet. Është rast kur sistemi plotësisht i centralizuar drejtohet nga një shef diktator, i mbështetur nga një elitë e kufizuar. Në këtë optik, totalitarizmi është një fenomen, sigurisht me dimensione historike, por tërësisht i izoluar dhe i ndryshëm nga Shteti liberal. Duke u nisur nga shekulli i XVI mendimi politik ndryshon drejt afirmimit të të drejtave të popullit Sovran dhe të parimeve të ndarjes së pushteteve. Në 1748 Monteskje formuloi parimet e ndarjes së pushteteve ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, që frymëzuan doktrinat kushtetuese liberale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ato të revolucionarëve francez: - Afirmimi i sovranitetit të popullit: Populli ka të drejta. Ai është mbajtësi i vetëm dhe i vërtetë i sovranitetit. - Shteti i së drejtës dhe ndarja e pushteteve: Nuk ka rregjim të ekuilibruar, as repekt të të drejtave të njëriut pa një ekuilibër real midis pushteteve. Është Jean-Jacques Rousseau që në Kontratën Sociale në 1762, afirmoi që sovraniteti politik varet eskluzivisht prej popullit. Ai përbëhet prej qytetarëve të lirë, që u binden ligjeve, që janë shprehje e “vullnetit të përgjithshëm”, dmth e vullnetit të popullit vetë. Një shtet është demokratik, kur ai qeveriset prej përfaqësuesve të popullit, që ushtrojnë pushtetin në emër të këtij të fundit. Por ushtrimi i pushtetit nuk duhet të jetë rast i vrasjes së demokracisë. Për tu ruajtur nga rreziku i arbitraritetit, rregjimet demokratike disponojnë dy garanci kryesore: Shtetin e së drejtës dhe ndarjen e pushteteve. Quhet Shtet i së drejtës një Shtet, ligjet e të cilit janë në përputhje me parimet kushtetuese. Sipas Monteskje, pushteti nuk duhet të jetë asnjëherë i përqëndruar në duart e një autoriteti të vetëm, përkundrazi të tre funksionet e pushtetit: ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, duhet tu besohen organeve përkatëse. Vetëm në një system i tillë, ku pushtetet ekuilibrohen midis tyre, mund të evitohen devijimet arbitrare. Asambletë deliberative bashkojnë përfaqësuesit e popullit, parlamentet janë vendi i fjalës publike ku vendosen taksat, ku votohet ligji, ku kontrollohet qeveria. Parlamentet moderne, që janë shënjë e demokracive përfaqësuese, janë zhvilluar sipas modelit të parlamentit anglez të shekullit të VIII.
  • 7. Demokracitë moderne funksionojnë sipas parimeve të demokracisë përfaqësuese. Demokracia direkte praktikohet në raste të veçanta. Kushtetutat sanksionojnë se sovraniteti kombëtar i përket popullit, që e ushtron nëpërmjet përfaqësuesve dhe nëpërmjet rrugës së referendumit. Sovraniteti mund të delegohet: duke zgjedhur deputetët, populli Sovran i beson një mandat përfaqësuesve të tij. Parlamenti përfaqëson Kombin: sovraniteti është kombëtar. Nocioni i sovranitetit të deleguar mbulon situatën në të cilën qeveritë i japin një mandat qeveritarëve, për të vepruar në vend të tyre, në emër të tyre dhe në kontrollin e tyre. Kështu, demokracia përfaqësuese është e kundërta e demokracisë direkte, në të cilën nuk parashikohet asnjë ndërmjetës midis popullit dhe qeverisë dhe të gjitha vendimet merren prej bashkësisë së qytetarëve. Edhe pse nuk është e lehtë të zbatohet në një vend të madh, demokracia direkte nuk është zhdukur. Referendumi lejon, në disa kushte të caktuara, që një projektligj i dhënë ti nënshtrohet gjykimit të popullit. Në Zvicër referendumi është praktikë e zakonshme dhe në disa kantone të vogla zgjedhësit bashkohen periuodikisht në asamble për të shqyrtuar dhe votuar ligjet ose për të zgjedhur përgjegjsit e pushtetit ekzekutiv lokal. Sipas mënyrave të ndryshme, praktika referendare është gjithashtu e përdorur në Itali, në disa shtete të tjera europiane dhe në disa shtetet amerikane. Ndërkaq, është demokracia përfaqsuese ose indirekte, ajo që mbizotëron në sistemet e sotme demokratike. Ajo bazohet në mandatin e quajtur ”përfaqësues” në kundërshtim me mandatin “imperativ”. Deputeti nuk i nënshtrohet udhëzimeve të asnjë prej zgjedhsve të tij. Ai përfaqëson kombin pa kufizime dhe pa detyrime.