SlideShare a Scribd company logo
1 of 46
Download to read offline
“Jeta e shejh Albanit
(Allahu e mëshiroftë)
Pyetje dhe përgjigje"
Autor: Muhamed Bajumi
Përktheu: Ebu Ensarij Avni Ibn Tahir Xhemajli
www.imamalbani.wordpress.com
- 2 -
Ky libër është përkthyer që të gjithë muslimanët të përfitojnë prej tij dhe jo për qëllime
financiare. Prandaj kushdo që dëshiron ta kopjojë, shtyp, botoj apo ta shpërndaj është i
lirë ta bëjë një gjë të tillë. Nuk jepet kurrfarë leje për ta botuar me qëllim të fitimit
financiar personal vetëm nëse merret leje nga përkthyesi i cili mund të kontaktohet në:
ebuensarij@gmail.com
Titulli i origjinalit:
“The Life of Shaikh al-Albaani,
May Allaah, the Most High, have Mercy upon him,
Questions and Answers”
by Muhammad Bayyoomi
Përkthyer në gjuhën angleze me disa shtesa të vogla nga Ebu Turab.
- 3 -
Përmbajtja:
• Lindja dhe migrimi i tij............................................................................................4
• Mësimi i gjuhës arabe..............................................................................................5
• Shejh Albani –mjeshtër...........................................................................................7
• Të mësuarit nga i ati................................................................................................9
• Braktisja e medhhebit hanefi për të studiuar hadithin dhe koha kur ai ishte aq i
varfër sa që nuk mund të blinte asnjë libër............................................................10
• Çfarë bënte shejh Albani në rininë e tij?................................................................12
• Diskutimi i shejh Albanit me të atin gjatë kohës që punonin në dyqan.................14
• Shejh Albani dhe babai i tij....................................................................................16
• Çështja e xhematit të dytë në xhami......................................................................17
• Babai i shejh Albanit: “Pajtueshmëri ose ndarje”..................................................18
• Martesa e shejh Albanit.........................................................................................20
• Ai ishte shejh Albani i pabindur ndaj të atit?........................................................22
• Sa orë punonte në dyqanin e tij?............................................................................24
• Historia e letrës së humbur....................................................................................26
• Dhoma e veçantë që iu dha shejh Albanit në Bibliotekën Dhahirijeh...................31
• Lejimi për shejh Albanin që të hyjë i vetëm në Bibliotekën Dhahirijeh në çdo
kohë........................................................................................................................32
• Si u përzgjodh shejh Albani të jap mësim në universitetin e Medinës?................35
• Si bashkëvepronte me studentet në universitetin e Medinës?..............................36
• Planet e liga dhe keqdashëse................................................................................41
• Emigrimi i tij në Jordani dhe shërbimi sekret......................................................42
• Burgosja e tij........................................................................................................45
- 4 -
Lindja dhe migrimi i tij
El-Huwaini: Shejh, cila është data juaj e lindjes?
Albani: Nuk kam ndonjë gjë në të cilën mund të mbështetem, mirëpo në çertifikatën e
lindjes, letërnjoftim dhe pasaportë është regjistruar viti 1914.
El Huwaini: Jeni lindur në Damask apo Shqipëri?
Albani: Jam lindur në Shkodër, e cila atë kohë, gjatë ditëve të Ahmed Zogut (kryeqyteti)
u zhvendos1
në Tiranë. Jam lindur në Shkodër, Shqipëri.
Al-Huwaini: Historia e ardhjes suaj në Damask të Sirisë, së bashku me babanë tuaj, ishte
për shkak të ndonjë persekutimi, apo për shkaqe të tjera?
Albani: Jo, nuk ishte për shkak të persekutimit mirëpo në al-Jaundhar Ahmed Zogu
kishte marr kontrollin dhe kishte për qellim të sundonte vendin. Shumë shpejt ai hipi në
fron dhe filloi që popullit t’ia imponojë ligjet evropiane. Ai filloi t’ua vështirësonte gjërat
grave të cilat vishnin hixhab, dhe i detyroi policët dhe ushtarë të vinin kapelën-gjë që
sipas mendimit të babait tim, Allahu e mëshiroftë, parandalonte të këqijat. Prandaj ai
vendosi të emigronte me familje në drejtim të Sirisë, dhe Damaskut në veçanti, sepse ai
kishte dëgjuar shumë hadithe për epërsinë e Sirisë në përgjithësi e në veçanti për
Damaskun. Edhe pse dihet , ose e mësuam më vonë, se hadithet që flasin për vlerën e
Sirisë rreshtohen në ato që janë autentike, hasen, të dobëta dhe të fabrikuara-por ideja e
përgjithshme është e vërtetë dhe kishte ndikuar tek ai, Allahu e mëshiroftë, dhe për këtë
arsye kur ai arriti në këtë mendim, vendosi të shpërngulej. Kjo ishte arsyeja e
shpërnguljes, pra nuk kishte ndonjë trysni të drejtpërdrejtë.
Al-Huwaini: Sa vjeç ishe kur migrove ?
Albani: Ajo që më kujtohet është se kur u vendosa në Damask isha nëntë vjeç.
1
Edhe pse në shumicën e biografive rreth shejh Albanit shkruan se Shkodra ishte kryeqytet i Shqipërisë,
ajo nuk ka qenë e tillë.
- 5 -
Mësimi i gjuhës arabe në fëmijëri
Al-Huwaini: A flisnit arabisht atëherë?
Albani: Nuk dija kurrë asgjë nga gjuha arabe, në të vërtetë nuk dija as edhe një shkronjë
të alfabetit arab sepse babai, Allahu e mëshiroftë, nuk i kushtonte edhe aq rëndësi të na
mësonte edhe pse ai ishte imami i xhamisë dhe shejhu i medresës.
Kur erdhëm në Damask, ne nuk dinim të shkruanim apo lexonim dhe siç thuhet këtu në
Siri: “Nuk e dinim dallimin në mes shkronjës elif dhe naftijeh ( edhe pse të dyja janë të
drejta).’ Naftija është një thupër e gjatë të cilën shejhu i medresës e përdorte nëse
dëshironte ta godiste djaloshin ( i cili ulej në fund) dhe lazdrohej.
Vendi ku fillova edukimin tim ishte një medrese private që ishte në pronësi të një
organizate të quajtur Organizata për Ndihmë Bamirësie. Dhe për shkak të përzierjes sime
me nxënësit që ishin aty, përvetësimi i gjuhës arabe, më saktësisht i dialektit sirian ishte
më i zhvilluar se i atyre nxënësve që nuk ishin në medrese. E mbaj mend mirë këtë, sepse
siç duket isha më i vjetër se nxënësit e tjerë të shkollës fillore dhe mbarova dy vite , vitin
e parë dhe të dytin brenda një viti kështu që diplomën e shkollës fillore e mora brenda
katër vitesh. Siç duket, Allahu i Madhërishëm, më kishte rrënjosur një dashuri të
natyrshme për gjuhën arabe. Dhe ishte Mirësi nga ana e Allahut, që më bëri nxënës të
dalluar dhe t’ua kaloja edhe shokëve të mi të klasës në këtë aspekt.
Gjithashtu mbaj mend shumë mirë mësuesin e gramatikës i cili sa herë që shkruante
ndonjë fjali apo varg poezie në dërrasë dhe i pyeste nxënësit për analizë gramatikore në
sintaksë (i’raab) apo analizën e ndonjë vargu poetik – i fundit që ai do pyeste ishte
el-Albani. Atëherë unë njihesha si el-arnauti. Sa i takon fjalës “el-Albani”, fillova ta
përdorja kur diplomova nga medreseja dhe fillova të njihesha me këtë emër. Sa i përket
fjalës ‘arnaut’ është i ngjashëm me termin “arab”, në atë se arabet janë të ndarë në fise
dhe gjenden në Egjipt, Siri, Hixhaz… e kështu më radhë, ngjashëm edhe ‘arnautet’ janë
të ndarë në Shqipëri, Jugosllavi, Bosnjë. Prandaj termi ‘arnaut’ dhe el-Albani në
përgjithësi kanë kuptime të caktuara dhe el-Albani është term më i veçantë se ‘arnaut’.
- 6 -
Pra, mësuesi i gramatikës më pyeste mua të fundit nëse nxënësit ia kanë arritur ta
analizojnë fjalinë, më thërriste dhe thoshte: “Po, o arnaut, ç’thua ti?” Dhe unë i e godisja
cakun me një fjalë ose fjali, prandaj ai atyre do u thoshte: “A nuk është ky turp për ju?
Ky është një arnaut ( d.m.th ju jeni arab kurse ai jo).”
Pra kjo ishte mirësia e Allahut ndaj meje.”
- 7 -
Shejh Albani –mjeshtër
Al-Huwaini: Pas përfundimit të edukimit tuaj, pse nuk vazhduat të mbaroni edukimin
tuaj akademik, d.m.th shkollimin e mesëm e kështu me radhë?
Albani: Nuk e përforcova edukimin tim dhe arsyeja ishte tek babai. Mbase kjo nga ana e
tij ishte një goditje në errësirë por e suksesshme, pasi ajo për të cilën më vonë isha
dëshmitarë, nëse do vazhdoja të edukohesha në atë formë edukimi, nuk do isha në gjendje
të studioja në mënyrën që studioj. Kjo pasi është e vërtetë se edukimi formal dikujt ia
lehtëson punën atij që dëshiron të përparoj në hapa të mëdhenj në kërkime akademike,
mirëpo është e rrallë që këtë ta gjesh tek ata që diplomojnë.
Babai im, Allahu e mëshiroftë, kishte mendim të keq për shkollat qeveritare, dhe kishte të
drejtë, sepse ato nuk u mësonin asgjë nga sheriati përveç planit por jo realitetin ( d.m.th e
ceknin sipërfaqësisht). Prandaj ai nuk e shihte të udhës të më dërgonte në shkollë
përgatitore të cilat atëherë në Siri njiheshin si shkolla të mesme.
Pikërisht për këtë fillova të studioja fikun Hanefi dhe analizën morfologjike me babin
tim, dhe me një tjetër mësues emri i të cilit ishte Shejh Said Burhani, dhe më vonë mu bë
e qartë se ai ishte sufi, ndjekës i një tarikati. Prej tij kam mësuar një pjesë të fikut hanefi,
e në veçanti librin Maraki al-Falah Sharh Nurul Idah. Gjithashtu kam studiuar edhe disa
libra të gramatikës dhe retorikes moderne arabe nga autoret bashkëkohor.
Mbarova leximin e Kuranit me babanë tim me texhvid dhe në të njëjtën kohë punoja si
mjeshtër e që tani njihet me emrin marangoz arab. Këtë e mësova nga dy mjeshtra, njeri
ishte daja im që quhej Ismail, Allahu e mëshiroftë, me të cilin punova dy vite. Tjetri ishte
sirian dhe njihej si Ebu Muhamed me të cilin po ashtu punova dy vite. Shumica e punëve
që kryeja me ta ishte rreth restaurimit dhe riparimit të shtëpive të vjetra sepse shumica e
shtëpive në Siri ishin të ndërtuara nga druri dhe tullat. Pas një kohe dhe për shkak të
shiut, borës dhe kushteve të tjera, disa pjesë të
kateve prisheshin dhe kërkonin dikë të specializuar në mjeshtri arabe të shkonte dhe ti
rregullonte, kështu që unë shkoja me ta.
- 8 -
Shumicën e kohës gjatë dimrit nuk ishim në gjendje të punonim kushedi se sa, prandaj
kthehesha tek babai i cili punonte si ndreqës orësh. Një ditë më tha: “ Siç duket sot nuk
ka punë.”
Po- u përgjigja- nuk ka punë.
Prandaj ai më tha: “Si mendon, e ndiej se kjo që benë ti nuk është as e lehtë e as zanat. Si
thua të punosh me mua?”
U përgjigja: “Si të duash“
- 9 -
Të mësuarit nga i ati
Al-Huwaini: Kam pyetur shejh Shuaib Arnautin rreth një gjëje dhe ai mu përgjigj:
“ Shkoja tek shejh Nuhu (d.m.th tek babai i shejh Albanit) por shejh Nasiri nuk ishte i
pranishëm në ndejat t tona.”
Albani: Nuk kam ndjekur kurrë ato mësime të cilave ai i referohet. Por ne kishim mësime
private me babanë dhe dy shqiptarë të tjerë të rinj, njeri quhej Abdurrahim Zainul Abidin
dhe ende është gjallë, tjetri ka vdekur, dhe ne lexonim Al-Kadurin në fikun hanefi, ashtu
siç edhe lexonim al-Marahun në morfologji dhe përfunduam leximin e Kuranit.
Por kjo nuk do të thotë se ne nuk i kemi lexuar atij, sepse unë nuk i ndjekja mësimet në
kohen kur ai i ndiqte dhe ashtu si edhe përfundimi i kundërt nuk ka lidhshmëri, sepse ai
kurrë nuk i ndoqi këto mësime te veçanta me babanë tim, por kjo nuk do të thotë se ai
kurrë nuk është ulur me tim atë.
- 10 -
Braktisja e medhhebit hanefi për të studiuar hadithin dhe koha kur ai ishte aq
i varfër sa që nuk mund të blinte asnjë libër
Al-Huwaini: Është një çështje që na tërheq vëmendjen: si u kthyet tek hadithi, duke e
pasur në mendje atë që thatë dhe atë që shejh Shuaibi ka thënë se babai juaj ishte Hanefi,
dhe se ai e nderonte shumë mendimin e shkollës Hanefite?
Albani: Kjo është nga mirësitë e Allahut. Por arsyeja e kësaj qëndron në atë siç thuhet:
“Kur Allahu cakton një çështje, Ai i lehtëson shkaqet (sebepet) për të.” Vërtetë se unë
jetoja në një atmosferë me hanefi fanatik. Në veçanti babai im nga shqiptarët njihej si më
i dituri prej tyre në fikun hanefi, ai ishte personi tek i cili mbështeteshin dhe kërkonin
dije.
Kur e përfundova shkollën fillore dhe mësova siç e përmenda me disa nga shujuhet, kisha
dëshirë të madhe të lexoja, mirëpo leximi i gjërave në të cilat nuk ka dobi mund të kishte
efekte jo të mira. Por më vonë ndikimi i tyre u bë i qartë në gjuhën time sepse më kishte
forcuar aftësitë e të folurit. Ajo që është më e veçantë është se isha i dashuruar në leximin
e letërsisë moderne artistike të cilat njihen si hiwajat ( lexim në kohën e lirë/ libra që
lexohen për qejf) e sidomos tregimet e hajdutit të famshëm amerikan Arsen Lupin. Pra
isha më të vërtetë i dashuruar në leximin e këtyre librave, tregimeve dhe rrëfenjave. Më
pas kalova në fazën tjetër e cila mbase ishte më e mirë sesa e para, dhe kjo ishte studimi i
tregimeve arabe, edhe pse shumica e tyre ishin të trilluara. Për shembull kam lexuar
“Njëmijë e një net arabe”, historinë e Antar ibn Shedadit, atë të Salaudin el-Ejubit, një
tregim për vendosmëri dhe për kampionet e guximshëm e kështu me radhë. Isha shumë i
magjepsur pas llojeve të tilla të leximit, dhe pastaj nga përsosmëria e planit të Allahut dhe
Mirësisë së Tij, ndërrova zanat dhe shoqëroja babanë prandaj kisha mjaftë kohë të lirë.
Në dyqan ne e ndanim kohen me babanë. Ai shkonte atje në mëngjes dhe unë po ashtu
shkoja dhe rrija me të deri në kohën e namazit të drekës, pastaj pas namazit ai shkonte
dhe shplodhej në shtëpi kurse unë qëndroja në dyqan derisa ai kthehej për namazin e
ikindisë. Të dy ishim punëtorë dhe nganjëherë kisha mjaftë kohë të lirë, dhe kishte kohë
kur nuk kisha orë për të ndrequr, prandaj kërkoja leje nga ai që të dilja… dhe për ku?
- 11 -
Edhe kjo ishte nga suksesi që Allahu më kishte dhuruar sepse unë shkoja në mesxhidin
Amwai dhe u jepja njerëzve disa mësime të përgjithshme, dhe isha i ndikuar nga
ideologjia se: diçka ishte e saktë ashtu siç mu bë e njohur më vonë e diçka jo.
Ajo që nuk është e drejtë kishte të bënte me dy pika: pasimi i verbër dhe sufizmi. Pastaj
gjatë kohës së lirë kur largohesha nga dyqani i babait, Allahu më mundësoi të takoja një
egjiptian i cili blinte libra nga njerëzit që kishin ndërruar jetë pastaj i shiste dhe i
ekspozonte para dyqanit të tij që ishte në drejtim të derës perëndimore të xhamisë së
Amawit.
Kaloja pranë pirgut të librave që ai i grumbullonte jashtë dyqanit të tij të vogël, duke
shfletuar fletë, gjeja atë që dëshiroja dhe huazoja librin për ca para pastaj ia ktheja sërish.
Një ditë tek ai gjeta një botim të revistës së quajtur al-Manar, dhe më kujtohet shumë
mirë se kam lexuar një kapitull nga Sejid Rashid Rida, Allahu e mëshiroftë, ku fliste për
meritat e librit të al-Gazalit ‘Al-Ihja” dhe ku gjithashtu e kritikonte në disa pikëpamje, siç
është sufizmi, hadithet e dobëta dhe të pabaza që gjendeshin në të.
Në këtë aspekt ai përmendte se libri “ Al-Ihja” i Abdul-Fadl Zainul Abidin el Iraki të cilit
ai i kishte verifikuar hadithet, kishte hadithe autentike dhe të dobëta dhe ai e quajti “Al
Mugni an Hamli-asfar fi tahrij ma fil minak akbar.”
Fillova të kem etje për këtë libër, shkova në treg dhe pyeta si dikush që është magjepsur
dhe ka rënë tmerrësisht në dashuri e thash: “Ku është ky libër?” derisa e gjet në mesin e
tyre dhe libri ishte në katër vëllime, i shtypur nga Baabi al-Halabi, me letër të butë e të
verdhë. Por isha i varfër ashtu si edhe babai dhe nuk mund ta blija një libër të tillë,
prandaj rashë në ujdi me pronarin që ta huazoja prej tij, nuk e mbaj mend tani nëse ishte
për një vit apo më pak, kështu që e mora librin dhe dola jashtë me gëzim. U ktheva në
dyqan dhe e shfrytëzoja kohen që të jem me librin tim atëherë kur babai nuk ishte i
pranishëm.
Planifikova ta kopjoja dhe mora një ”istrag” – dhe kjo i referohet kartonëve të cilët kishin
vija paralele.
- 12 -
Çfarë bënte shejh Albani në rinin e tij?
Al-Huwaini: Në cilin vit filluat të lexonit revistën “Al-Manar”
Shejh Albani: Kur isha më i ri se njëzet vjeç, shtatëmbëdhjetë ose tetëmbëdhjetë. Fillova
të shkruaja derisa arrita të rregulloja vëllimin e parë kur më erdhi ideja se isha fillestar në
kërkimin e diturisë, isha i huaj, një shqiptar, prandaj shpesh hasja në fjalë ose thënie të
profetit ( salallahu alejhi we selem) të cilat nuk i kuptoja ose disa fjalë arabe për mua
ishin të paqarta dhe të turbullta-fjalë këto të cilat më vonë e kuptova se ishin nga një
kategori e veçantë e fjalëve të cilat haseshin në hadithe dhe janë të vështira për tu
kuptuar.
I thash vetes: përse nuk i shfrytëzon librat që janë në bibliotekën e babait për ti shpjeguar
këto fjalë që më dukeshin të vështira? E bëra një gjë të tillë por sapo kisha filluar të
merrja ca shënime kur fillova ta fajësoja vetveten dhe e llogarisja se ajo që kisha bërë
ishte diç e gabuar, ngase vëllimi i parë ishte i paorganizuar: pjesa e parë nuk kishte
koment, por pjesa e dytë po, dhe ky ndryshim nuk më kënaqte. Prandaj fshiva atë që
kisha shkruar dhe rifillova serish, duke komentuar dhe sqaruar që nga fillimi i librit aty
ku paraqitej nevoja.
Kësisoj përfundoi vëllimi i parë pastaj fillova të dytin. ( Deri kah fundi) dallimi në
komente në mes të dy vëllimeve ishte mjaftë i qartë, ngase në vëllimin e parë do shihni se
shumica e faqeve kanë pak komente por pas kësaj e kundërta e saj është më se e qartë:
mund të shihni një rresht mbi dhe nën tekstin kryesor por pa fundnotë, të shkruara me
dorëshkrim mjaftë të mirë.
Në Siri ne kishim dy lloje lapsash: atë me të cilën shkruanim arabisht dhe tjetrin me të
cilën shkruanim frëngjisht, që më vonë u quajt ‘lapsi francez’ ngase kishte një majë pene
mjaftë të mirë. Kështu, unë shkruaja komentet në gjuhën arabe me penën franceze për ta
dalluar nga teksti kryesor, prandaj në këto faqe do shihni se ka përplot shkrime të tilla të
vogla mbi ndonjë rresht ose dy me penën arabe e kështu me radhë.
- 13 -
Duke sjellë këtë ndërmend ndjeva se kisha përfituar shumë nga ky version i përpunuar në
të cilin kisha punuar për të cilin mendoja se ishte i pamjaftueshëm, së pari sepse isha
fillestar në kërkimin e diturisë, dhe së dyti për shkak të paqartësive. Pra përfitova shumë
nga kjo punë, më të vërtetë shumë, dhe tani e kam ende këtu si pjesë , dhe për këtë i
gjithë falënderimi i takon vetëm Allahut.
- 14 -
Diskutimi i shejh Albanit me të atin gjatë kohës që punonin në dyqan
Al-Huwaini: A e vërejti babai yt se ju i ishit kthyer studimit të shkencës së hadithit?
Shejh Albani: Natyrisht, ai kishte një efekt negativ, por betohem në Allahun e
Madhërishëm se më bëri të qëndroja i vendosur. Ajo çfarë ngjau në të vërtetë , dhe për
këtë falënderimi i takon vetëm Allahut, është se Ai më futi në këtë dyqan dhe mësova
profesionin e babait tim me të cilin debatoja- mua më dukej se isha në të vërtetën nga
Suneti dhe hadithi kurse atij nga studimet që kishte marr në Stamboll dhe vendet e tjera,
studime për të cilat ai kishte kaluar një kohë të gjatë.
Kur debatonim unë përmendja hadithet dhe Sunetin dhe thosha “Medhhebi”. Dhe kur
kërkimi bëhej i papërballueshëm dhe nuk kisha më durim, për faktin se isha i ri dhe se ai
ishte në moshë mesatare, ai thoshte: Shkenca e hadithit është profesioni i të
falimentuarve.!” Allahu e mëshiroftë dhe na faltë atë dhe neve.
Shumica e kohës në dyqan kalonte duke debatuar. Dhe duke vazhduar të studioja Sunetin
dhe hadithin, gabimet e njerëzve dhe shujuhve të kohës mu bënë të qarta. Nga të gjithë
vëllezërit unë isha i vetmi që shkoja me babanë në xhami. Nga ky zakon, Allahu e
mëshiroftë, ishte shkuarja për namaz në xhaminë Beni Umeje, dhe ai ishte i ndikuar nga
disa thënie në librat Hanefij në lidhje me epërsinë e namazit në xhaminë Beni Umeje. Për
shembull, prej tyre, ashtu siç thuhet në librin e fundit në të cilin bazohen Hanefitë,
Hashish Ibn Abidini, në të ai përmend një transmetim nga Sufjan Theuri se namazi në
xhaminë Beni Umeje është i barabartë me shtatëdhjetë namaze.
Nuk mund ta mendoja për një epërsi të tillë për ndonjë xhami që është ndërtuar pas kohë
së profetit ( salallahu alejhi we selem), dhe në mënyrë instiktive isha i përgatitur ta
pranoja këtë si teprim.
Pastaj ditët u ndërruan në vite, dhe kërkimet e mija më çuan në studimin e madh të
( koleksioneve) në historinë islame, “Historia e Damaskut” të Ibn Asakirit dhe ky tregim
( rreth faljes në xhaminë Beni Umeje) gjendet tek “Komenti i Ibn Abidinit” që i
atribuohet Ibn Asakirit, dhe kjo është mënyra se si njerëzve të kohëve të fundit u mjafton
- 15 -
që hadithi i atribuohet dikujt, madje edhe Ibn Asakirit e që pastaj transmetimi të bëhet
ashtu siç thotë masa, “Hadith i ngritur.”
Prandaj kur u sigurova për këtë, dhe natyrisht se kjo ndodhi vite më vonë, atëherë kur
kishte ardhur koha dhe studioja dorëshkrimet në Bibliotekën Dhahirijeh. Dhe gjatë
kërkimeve arrita tek libri “Historia e Damaskut” e Ibn Asakirit, e lexova të terën që
gjendej në bibliotekë e që kishte shtatëmbëdhjetë vëllime, secili ishte gjigant, arrita tek
ky transmetim ( që fliste për epërsinë e xhamisë Beni Umeje) dhe vura re se zinxhiri i
transmetuesve ishte errësirë mbi errësirë.
I thash vetes: Subhanallah, si munden dijetarët e fikut për shkak të neglizhencës së tyre
në studimin e hadithit ti atribuojnë atij diçka që nuk është e saktë dhe që në shkencën e
hadithit është transmetim mu’adal. Pra ky është rasti kur atij i atribuohen transmetime në
errësirë mbi errësirë, pra për këtë arsye ata veprojnë keq edhe pse kanë qëllim të mirë.
Pastaj shikova tregimin e varrosjes së Jahjasë, apo varrin që konsiderohej si i Jahjasë në
xhaminë Beni Umeje, gjithashtu lexova edhe historinë e Ibn Asakirit. E rëndësishme
është se ky hulumtim më bëri të arrijë në përfundim se falja e namazit në xhaminë Beni
Umeje ishte e ndaluar.
Unë doja të kisha edhe mendimin e disa shujuheve, mendimin e babait tim dhe të shejh
Burhanit, kështu që një ditë, mbase ishte koha e namazit të drekës u fala me të dhe Allahu
e di më mirë, i rrëfeva atij se çfarë më ishte bërë e qartë rreth faljes së namazit në të cilën
ka varr dhe se kjo nuk ishte e drejtë.
- 16 -
Shejh Albani dhe babai i tij
Al-Huwaini: A i ke besuar në fshehtësi babait tënd?
Albani: Jo, i besova el-Buhranit, prandaj ai më tha: “Shkruaj atë që ke hasur.’ I shkrova
dhe ia paraqita atij, ato ishin tre ose katër faqe. Atëherë, me sa mbaj mend, ishte muaji i
Ramazanit, kështu që ia dhashë letrat dhe ai më tha: “Në dashtë Allahu, do ta kthejë
përgjigjen pas Bajramit.”
Pas Bajramit ai më tha: E tërë ajo që ke shkruar dhe ke mbledhur nuk ka kurrfarë vlere.”
I habitur e pyeta: “Pse?”
Ai tha: “Sepse këto libra të cilat ti i ke cituar janë libra që sipas pikëpamjes sonë nuk janë
të besueshme. Librat të cilat për ne janë të besueshme tek ne janë vetëm Maraki al-Falah
dhe Hashijeh Ibn Abidin.”
I citova atij nga Mubarik Masharik el-Shehr Azhar Anwar e ibn Malikut, dhe ai ishte
hanefi, dhe nga Sherh Mafati Mishkah el-Masabih e Mulla Ali el-Ka’ari, dhe ( edhe) ai
ishte hanefi, si dhe tekste te tjera bashkë me to, por ai i hodhi mënjanë dhe tha: “Këto nuk
kanë vlerë.” Edhe pse kisha mbledhur hadithe, ai nuk u mërzit dhe nuk i kushtoi
vëmendje e më tha:
“Referencat tona në fe janë vetë librat e fikut dhe jo librat e hadithit,” të njëjtin qëndrim e
kishte edhe im atë dhe kjo ishte arsyeja kryesore që më shtyri ta shkruaj librin
“Paralajmërim për falësin të mos i kthej varret në xhami.”2
Dhe nuk dua që veprimet e mia të bien në kundërshtim me atë që e them, pra qysh kur mu
bë e qartë se falja në xhami të ndërtuara mbi varre nuk ishte e drejt, qysh atëherë më nuk
shkoja me babanë në xhamin Beni Umeje, e kjo, natyrisht, e irritonte dhe e zemëronte
atë, mirëpo këtë e mbante në vetvete.
2
Ky libër është i përkthyer në gjuhën shqipe nga hoxhë Ahmed Hoxha dhe është botuar nga Qendra
“Imam Albani”
- 17 -
Çështja e xhematit të dytë në xhami
Një çështje tjetër për të cilën i kundërshtova njerëzit kishte të bënte me faljen e namazit të
xhematit të dytë në xhami. Xhamia pranë së cilës jetonte im atë quhej Xhami et-Teubah
dhe aty imam ishte shejh Burhani. Pasi që im atë jetonte pranë saj, kur shejh Burhani
mungonte e linte tim atë përgjegjës në vend të tij. Në (xhami) ishin dy mihrabë dhe dy
imam, njëri hanefi e që ishte Burhani dhe tjetri shafi, por ky mungonte shpesh.
Huwaini: Dy namaze në të njëjtën kohë?
Albani: Jo. Desha të të them se gjatë kohës së Perandorisë Osmane, imami hanefi u
printe njerëzve në namaz para imamit të shafive, pa marrë parasysh nëse ishte në xhami
të madhe e që është xhamia Amawai apo në ndonjë xhami tjetër siç është xhamia Teubeh
dhe të tjera përveç tyre.
Më pas, kur shejh Taxhud-dini mori pushtetin ( e çështjeve fetare ) në Republikën e
Sirisë, dhe ai ishte djali i shejh Badrud-din al Husaini i cili ishte i njohur si dijetar i
hadithit, ai-pasi që ndiqte mendimin e shkollës Shafi- nxori urdhër që imami Shafi të falej
para imamit të hanefive. Dhe ky urdhër u zbatua, ashtu siç ndodhen ngjarjet, siç thonë,
dhe ai e zbatoi këtë urdhër në çdo xhami, duke përfshirë edhe xhamin Teubah, kështu që
imami i shafive falej para Burhanit, i cili ishte hanefi.
Kur fitova ca njohuri dhe e kuptova se xhemati i dytë nuk ka bazë në Sunet, fillova të
falesha pas imamit të Shafive, që ishte imami i parë, dhe ky kundërshtim shkaktoi
ashpërsimin më të madh tek im atë. Së pari, ngase kundërshtonte mendimin e shkollës së
tij (medhhebit) dhe së dyti, sepse kundërshtonte veprimin e tij, ngase ai vononte namazin
që të falej pas imamit të hanefive, Burhanit. Por ai vazhdonte në këtë rrugë, ndërsa unë
vazhdoja në rrugën time.
Pastaj Burhani udhëtoi për haxh apo umre, nuk më kujtohet saktësisht, dhe caktoi tim atë
në vend të tij-por unë nuk falesha pas tij, ngase në sytë e mi nuk kishte dallim në mes tim
ati dhe Burhani, ngase që të dy e vononin namazin e xhematit. Andaj unë falesha me
xhematin e parë dhe e lija babanë të falej me xhematin e dytë.
- 18 -
Babai i shejh Albanit: “Pajtueshmëri ose ndarje”
Më pas, siç thonë, kisha qetësi mbi qetësi.
Ndodhte që babai të largohej për një ditë ose dy dhe prandaj ai më kërkoi që unë ta
zëvendësoja atë në faljen e namazit, d.m.th me xhematin e dytë, por unë e refuzova këtë
duke i thënë,: “Ti e di mendimin tim për këtë çështje dhe për mua është e vështirë ta
ndryshoj mendimin tim.” Nga kjo dolën edhe një mori çështjesh të tjera që e ndezën tek
ai inatin dhe zemërimin kundër meje.
Një ditë, derisa po hanim darkë ai në gjuhë të pastër arabe, pasi foli rreth gjendjes në të
cilën ne jetonim rreth mendimit tim që binte ndesh me të tij, më tha: “Ose do kemi
pajtueshmëri ose ndarje.” I thash, :”Më jep tre ditë kohë të mendoj rreth gjendjes.” Ai u
përgjigj: “Këtë e ke (d.m.th ke kohë tre ditë).”
Erdha në përfundim me përgjigjen, d.m.th pasi ti më dhe mundësinë e zgjedhjes, atëherë
unë po zgjedh të largohem dhe të jetoj larg prej teje sepse nuk dua të të shqetësoj apo
mësoj apo mërzis për shkak të kundërshtimit tim ndaj mendimeve të medhhebit tënd.
Dhe kështu ndodhi.
U largova dhe nuk kisha asnjë dinar apo dërhem. Dhe e mbaj mend shumë mirë se ai më
dha njëzetë e pesë lira siriane vetëm atëherë kur u largova nga shtëpia e tij.
Mirëpo gjatë gjithë kësaj kohe kisha vendosur bërthamën e vëllazërisë selefije. Njeri prej
tyre kishte një dyqan dhe shiste drithë, grurë, elb e fasule e kështu më radhë, dhe ishte
vendi i njëjtë ku unë mora me qira dyqanin tim, prandaj ai mi huazoi dyqind lira siriane
që ta merrja ( dyqanin).
Babai kishte disa pajisje të vjetra ( për rregullimin e orëve) të cilat nuk i përdorte dhe nuk
kishte nevojë për to, prandaj mi dha mua. Fillova të punoja në mënyrë të pavarur dhe nga
Mirësitë e Allahut ishte se isha i saktë dhe i ndershëm në punën time prandaj numri i
myshterinjve rritej, dhe siç thonë në Siri, “Dhe Bujari ( d.m.th Allahu) tha: Merre.”
- 19 -
Al-Huwaini: Pra, shejhu ynë, ju ishit rreth njëzetë e tre vjeç kur kjo ndodhi?
Albani: Po, isha mbi njëzetë vjeç, sepse kam me vete librin të cilit i referohem e që
titullohet “Ar-Rawd en-Nadir fi Tartib we Takhrixh Muxham at-Tebarani es-Sagir” dhe
mosha ime kur e përfundova ishte njëzetë e një ose njëzetë e dy.
Ajo që nënkuptohet është se u pamvarësova në punën dhe mendimet e mija dhe jepja
mësime gjatë natës me disa nga vëllezërit. Më vonë kur daveti u shtua morëm një vend
me qira dhe aty jepnim mësime rreth hadithit: të kuptuarit e hadithit, terminologjinë e tij,
etj.
- 20 -
Martesa e shejh Albanit
Dikush në takim e pyeti shejhun nëse babai pas kësaj i kishte dhënë ndonjë ndihmë
financiare ose ndihmë tjetër?
Shejh Albani u përgjigj: “ U martova me përpjekjet e mia, u martova dhe babai nuk u
mor më këtë, madje as nuk më vizitoi, as nuk më uroi dhe as nuk kërkoi që Allahu të më
bekojë. Ai vinte nganjëherë tek dyqani por nuk hynte brenda.
Por mbase tha diç më vonë e që mund të jetë shlyerje e armiqësisë që kishte ndaj meje e
që bazohej në medhheb. Një herë më pat thënë: “Nuk e mohoj se kam përfituar prej teje”
dhe unë isha djali i tij më i ri, dhe këtë e di mirë se ai përfitoi prej meje. Ngase ashtu si
edhe shujuhet e tjerë ai shkonte tek xhamitë në të cilat kishte varreza dhe unë i thosha:
“ O baba kjo nuk është e lejuar, as kjo dhe kjo nuk është e lejuar…” Prandaj ai përfitoi
edhe rreth autencitetit të haditheve dhe se cilat ishin autentike e cilat të dobëta. Mirëpo
mosha dhe qëndrimi i tij në komunitetin shqiptarë… nuk i dha mundësinë të ishte i
kënaqur me djalin e tij që nga masa konsiderohej i devijuar. Kjo është diçka nga rrëfimi
i fillimeve të mija të kërkimit të diturisë dhe pastaj pavarësia ime në të.
Puna është se revista Al Manar ishte gjeja që më hapi rrugët të angazhohesha në
shkencën e hadithit.
Al-Huwaini: Mirëpo gjëja e parë autorë i se cilës ishit, ishte Ar-Rawd en Nadir?
Albani: Po, ajo ishte gjëja e parë, sepse atë që e kisha kopjuar nga al-Mughni dhe
komentet që pata shkruar në të nuk është ndonjë gjë për të cilën mund të thuash se jam
autor i saj.
Pastaj Huwaini e pyeti shejhun për metodën e përpilimit të Ar-Rawd en Nadir?
Shejh Albani u përgjigj: Metoda ime ishte se mblodha të gjitha hadithet e çdo sahabiu
nen emrin e tij, ashtu siç bëhet në musnede. Por përforcova atë që në përmbledhjet e
isnedeve është e zakontë duke i rregulluar hadithet e secilit sahab në rendin alfabetik dhe
- 21 -
kështu ai mori një vlerë të re. Pastaj pasi mbarova, shtova të gjitha hadithet dhe bëra një
indeks të përgjithshëm në rendin alfabetik. Kjo është mënyra se si e përshtata.
- 22 -
A ishte shejh Albani i pabindur ndaj babait të tij?
Al-Huwaini: Sa i takon babait tuaj, a e mbajti ai këtë largim nga ju deri në fund të jetë së
tij?
Albani: Ta thash: ai vinte tek dyqani, jepte selam por nuk hynte ( brenda në dyqan).
Al-Huwaini: Por, o shejhu ynë, a nuk konsiderohet kjo si mosbindje ( ndaj prindërve)?
Shejh Albani filloi të qeshte dhe pastaj tha: Disa njerëz paragjykues mund ta mendojnë
këtë, në të vërtetë ata e thonë këtë hapur, por, pa dyshim se nuk është e pëlqyeshme për
ndonjë dijetar të thotë, “ Pëlqimi i Sunetit në kundërshtim me shkollën e mendimit të të
atit konsiderohet mosbindje ndaj prindërve.” Ngase në sytë e dijetarëve mosbindja ndaj
prindërve është kundërshtimi i babait…ti kundërshtosh urdhrat e tij dhe të rebelohesh
ndaj tij pa patur ixhtihad në këtë kundërshtim, pa ixhtihad i cili nxit të pasohet Libri dhe
Suneti. Prandaj nuk mendoj se ndokush do ta konsideronte këtë si lloj mosbindjeje ( ndaj
prindërve) sepse nëse do ta konsideronte si të tillë, atëherë Ibrahimi alejhi selam do të
konsiderohej si njeri që nuk i bindej babait. Natyrisht se dikush do të thotë: Kjo ishte
çështje e mosbesimit dhe monoteizmit ( Teuhidit). Prandaj i them: Po, por edhe kjo është
çështje e Sunetit dhe pasimit të verbër.
Më tej Huwaini e pyeti imamin se si ai e ndante kohen në mes punës dhe kërkimit të
diturisë?
Albani: Kjo është diçka, dhe i tërë falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhërishëm,
që më dhuroi sukses dhe aftësi për ta bërë.
Siç thash: Kur isha me babanë në dyqan, e shfrytëzoja përparësinë e kohës së lirë, atëherë
kur nuk kishte punë në dyqan, shkoja në treg, tek egjiptiani dhe kërkoja në librat që ai
kishte. Më vonë, kur kisha dyqanin tim, kisha tërësisht kohë të lirë. Dhe siç duket Zoti
ynë, i Madhërishmi, më kishte rrënjosur të jem i kënaqur me aq sa Allahu të jep, sidomos
kur arrita ta kem dyqanin tim dhe ta ndërtoj shtëpinë time, pra tani isha i lirë nga detyrimi
për të paguar qira për shtëpinë dhe dyqanin.
- 23 -
Dhe këtë ua them juve tani: pasi u largova nga babai dhe u bëra i pavarur duke patur
dyqanin dhe punën time, “Dhe Bujari ( al –Karim) tha: Merr…” myshterinjtë rriteshin
dhe kësisoj isha në gjendje të blija një copë tokë… një shtëpi modeste që të lirohesha nga
detyrimi i qerasë. Pastaj fitova edhe ca para të tjera të cilat i mora hua dhe me to bleva një
copë tokë… dhe isha i kënaqur se nuk mbeti asgjë përveç asaj që mund ta ushqeja veten,
gruan dhe fëmijët.
- 24 -
Sa orë punonte në dyqanin e tij?
Për këtë arsye kur u pavarësova, punoja në dyqan një ose dy orë, deri në orën tetë ose
nëntë ( të mëngjesit) kur Biblioteka Dhahirijeh hapte dyert e saj. Mbyllja derën
( e dyqanit) dhe nisesha për në bibliotekë, dhe atje kaloja së paku tre orë deri në namazin
e mesditës ( drekës).
Pastaj shkoja dhe falesha me xhemat me disa njerëz të cilët e vizitonin bibliotekën. Kur i
mbyllte dyert, shkoja në dyqan dhe punoja gjysmë ose një orë deri në kohën e drekës
pastaj shkoja në shtëpi.
Kisha blerë një biçikletë dhe e ngisja (për në shtëpi), dhe për historinë them: ishte hera e
parë që njerëzit në Damask shihnin një shejh me turban të ngiste biçikletën….
Aso kohe vishja turbanin duke u bazuar në mendimet e më hershme që buronin nga
medhhebet, dhe nga disa hadithe të dobëta ose më mirë të themi hadithe të shpikura si,
“Falja me turban është shtatëdhjetë herë më e vlefshme se pa të.”
Gjithashtu e kisha zakon të vishja “xhuba”, por më pas mu bë e qartë ( e mësova ) se
Allahu nuk kishte zbritur ndonjë gjë për këto zakone, prandaj i hoqa xhuban dhe turbanin,
dhe fillova të vishja atë që vishnin njerëzit.
Puna është se: Kënaqesha me pak punë, duke e kaluar shumicën e kohës në Bibliotekën
Dhahirijeh. Pastaj një herë derisa punoja në dyqan, erdhi një palestinez që kishte
emigruar në Damask që të më njihte, dhe ai më sugjeroi që djali i tij të punonte me mua e
ta mësonte zanatin. Pra kjo gjithashtu më shtoi… më shumë kohë se sa që kisha menduar.
Kështu, i kushtova më shumë kohë studimit të dijës dhe studioja ( çdo gjë që gjendej) në
Bibliotekën Dhahirijeh.
Nga gjërat të cilat Allahu m’i lehtësoi ishte se disa librari të cilat u shisnin libra
publikut… ato më huazonin librat të cilat nuk i kisha, merrja një ose dy libra nga këto
librari dhe i mbaja në dyqan, derisa personi që mi kishte huazuar nuk kishte më kopje të
- 25 -
librit dhe kur ndokush kërkonte ta blinte, do dërgonte dike që ta merrte e unë ia ktheja
librin atij.
Nganjëherë, ndonjë libër mbetej tek unë pothuajse gati një vit, askush nuk e kërkonte, e
sidomos librat e shkencës së hadithit, ngase, siç edhe e dini, kjo ishte një temë e braktisur.
Prandaj Biblioteka Dhahirijeh, Al-Kusajbati dhe Biblioteka Arabe Hashimi, ishin
gjithashtu nga arsyet me të cilat Allahu më ndihmoi dhe unë përfitova shumë prej librave
të tyre sikur ato të ishin pronë e imja.
- 26 -
Historia e letrës së humbur
Al-Huwaini e pyeti shejhun rreth historisë së letrës së humbur?
Imam Albani: E vërteta është se kisha një sëmundje në sy, kur shikoja ndonjë mur të
bardhë më dukej sikur shihja miza duke fluturuar. Kur u vizitova tek mjeku i syve ai tha:
“Kjo është ajo që ne e quajmë miza fluturuese,” shprehje kjo që përdorej për një enë
gjaku e cila ishte dëmtuar dhe nga e cila kishte rrjedhur një pikë gjaku në sy- e kjo ishte
ajo që më shfaqej e që pastaj më largohej.
Mjeku më pyeti “Ç’punë benë?” I thash “ Jam orë ndreqës.” Ai tha , “Kjo është për shkak
se e ke munduar veten.” Ia sqarova gjendjen se isha orëndreqës dhe se bëja shumë
kërkime, prandaj ai më tha të pushoja gjashtë muaj.
U ktheva në dyqan dhe ulesha aty pa bërë ndonjë gjë, as në punë e as në kërkime e
hulumtime. Kaloi një javë dhe mërzia filloi të më kaplonte, kështu që fillova tërhiqesha
dhe ta shfajësoja veten me arsye të ndryshme ( për atë që nuk mund të bëja). Pastaj më
erdhi një mendim, në Bibliotekën Dhahirijeh ishte një grup i librave mësimore, njëri prej
tyre ishte Dham al-Malahi nga Ibn Abid-Dunja, kështu që mendova se mund të kërkoja
nga ndonjë shkrues që ta kopjonin dorëshkrimin, dhe derisa ata ta përfundonin, unë,
mbase do ta merrja veten dhe do të rifitoja shëndetin e syve pas pushimit ( të cilin mjeket
e këshillonin).
Shkova në bibliotekën Dhahirijeh dhe kërkova nga kopjuesi që ta kopjonte dorëshkrimin,
dhe ai filloi. Kur arriti pothuajse tek gjysma erdh dhe më tha se në dorëshkrim kishte një
zbraztësirë, dhe se diçka tek ai dorëshkrim mungonte. Shkova në bibliotekë dhe shikova
dorëshkrimin dhe vërtetë se kishte diçka që mungonte, prandaj i thash: “Vazhdo
kësisoj…Allahu e krijon atë që ti nuk e di.”
Ai mbaroi së kopjuari dorëshkrimin, dhe ishte ashtu siç thonë… ndërdija ime punonte
natë e ditë ( duke u përpjekur) të gjente pjesën e humbur dhe hamendësonte se kur
dorëshkrimet ishin grumbulluar për tu vendosur në këtë vëllim, mbase një ose dy faqe
kanë rënë dhe më vonë i janë shtuar ndonjë vëllimi tjetër. Dhe kështu nuk kishte rrugë
- 27 -
(që ta gjeja) vetëm nëse kërkoja në mes koleksioneve që ishin të pranishme në
Bibliotekën Dhahirijeh.
Dorëshkrimet në bibliotekën Dhahirijeh ishin të organizuara sipas sistemit të temave të
përgjithshme… përveç se aty kishte rreth njëqind e pesëdhjetë vëllime me titull Maxhami
( koleksione), dhe ishte titull i përshtatshëm, ngase çdo vëllim përmbante një numër
librash ( të ndryshëm), që dallonin në mënyrën se si ishin klasifikuar dhe temës, andaj ata
i kishin vendosur nën titullin maxhame (koleksione).
Andaj i thash vetës se do të filloj me këto maxhame, dhe ashtu bëra. Një gjë që ma
lehtësoi punën ishte se këto vëllime dallonin në temat dhe autorët e tyre dhe gjithashtu
dallonin edhe në llojin e letrës ( në të cilën ishin shkruar). Kështu që do gjëje copa të
mëdha dhe të vogla, disa të bardha e disa ngjyrë hiri, e nganjëherë të klatërta e kështu me
radhë.
E tërë kjo ma bëri kërkimin më të lehtë, kështu që fillova me vëllimin e pare, pastaj të
dytin dhe të tretin, nuk e mbaj mend me saktësi. Pastaj papritmas hasa në titullin e librit
( të cilin po e kërkoja, Dënimi i kënaqësisë së ndaluar)- dhe pasha Allahun, është një
libër i rëndësishëm- mirëpo ishte pjesa e dytë e librit që unë gjeta, po ta gjeja të parin
çështja do merrte fund.
Pra kur gjeja pjesën e dytë apo të tretë, do e lija dhe do vazhdoja, dhe pasi hulumtova në
një numër librash, hasa në pjesën e parë të atyre librave (që kisha hasur në vëllimet e
mëparshme), andaj e qortova veten dhe më erdhi keq duke thënë : “Do ishte më mire po
ta shkruaja titullin dhe numrin (se ku e kam gjetur me saktësi) pjesën e dytë dhe këtë
pjesë të parë.”
Nxora një mësim dhe fillova të mbaj shënim çdo gjë që më interesonte, madje edhe nëse
nuk ishte e plotë. Dhe do vini re këtu se fillimisht isha duke bërë diçka tjetër kur fillova të
bëj tjetër gjë: isha duke e kërkuar letrën e humbur kurse tani pata filluar të mbaja shënime
titujt e atyre që mund të konsiderohen thesare, edhe nëse ato (dorëshkrime ) nuk ishin të
plota.
- 28 -
Ajo që është e rëndësishme është se përfundova së hulumtuari njëqind e pesëdhjetë
vëllime por nuk hasa në letrën e humbur në librat e hadithit, por u largova me përfitime të
mëdha rreth diturisë. Prandaj i thash vetvetes, “Duhet ta përfundosh këtë udhëtim dhe ta
kërkosh letrën e humbur.”
Numri i vëllimeve të librave të hadithit në bibliotekën Dhahirijeh është mbi pesëqind
kështu që fillova të hulumtoja, dhe tani kërkimi i letrës së humbur ishte më i lehtë, ngase
maxhame-t ishin në madhësi më të vogla kurse librat e hadithit ishim më të mëdha, dhe
letra e humbur ishte e vogël ( pra do ishte e lehtë të gjendej) por ( në të vërtetë) tani kisha
hyrë në hulumtim të diçkaje tjetër, e që ishte përvetësimi i temave të rëndësishme prej
këtyre librave të çmuar.
Kështu fillova ti shkruaja titujt, edhe nëse libri ishte në vëllime të mëdha, duke i mbajtur
shënim në letrat e gërvishtura- dhe përfundova pesëqind vëllimet por nuk hasa në letrën e
humbur.
Dhe siç thonë këtu në Siri “Pa të dhënë biografi të gjatë...” d.m.th shkurt, punova në
secilin dorëshkrim në bibliotekën Dhahirijeh, dhe shpresoja se mund të gjendej në këtë
apo këtë temë, pasi kisha hasur në një gabim në një nga vëllimet e më parshme ( diku në
bibliotekë), andaj fillova të shikoja tek librat e biografive, librat e historisë, letërsisë,
librave rreth Sufizmit, d.m.th në çdo fushë dhe degë të dijës që kishte dorëshkrime.
Dhe Allahu i Madhërishëm ma bëri të lehtë kërkimin ( ngase) normalisht nuk do të ishte
gjë e lehtë përveç për ndonjë punëtorë ( të caktuar ) nga biblioteka. Ai ma lehtësoi aq
shumë saqë unë do vendosja një shkallë për tek thesaret, ngase kishte rafte të cilat ishin të
larta dhe nuk mund të arriheshin me dorë, andaj duhej të qëndroja në shkallë. Rafti ishte
rreth një metër i gjerë, e merrja librin që andej dhe përfundoja në anën tjetër, dhe gjatë
gjithë kohës isha në shkallë. Kur gjëja ndonjë gjë të çmuar zbrisja dhe e mbaja shënim,
pastaj vazhdoja në rrugëtimin tim.
Kështu përshkova tërë bibliotekën por nuk e gjeta letrën e humbur. Por e ndjeja se isha
unë ai që kisha fituar: fitova qindra libra dhe tituj nga këto vepra të çmueshme. Në fund,
- 29 -
e dija se ata kishin diçka që quhej “Dishtë”, dhe se ishte një shprehje të cilën ata e
përdornin për grumbullin e letrave tek të cilat askush nuk shkonte apo nuk i zgjaste duart
drejt tyre. Andaj ia thash bibliotekarit të veçantë- dhe ai ishte njëri prej atyre që Allahu
bëri të ma lehtësonte kërkimin në çështjet e diturisë dhe ishte prej atyre që më
përgjigjeshin në mënyrë të sigurt. “O Ebu Mehdi! Ku mund të gjenden “disht-et”
(koleksionet)?” Kështu që ai më tregoi dy ose tri koleksione.
Kështu fillova të kërkoja në grumbullin e këtyre letrave dhe nuk gjeta asgjë, por gjeta
thesare: prej tyre tek ne në bibliotekën Dhahirije gjenden kopjet e Musnedeve të esh-
Shihabit, nga el-Kuda’i, të dyja kishin pjesë që u mungonin. Njëra ishte kopje e lindjes
tjetra e perëndimit.
Dorëshkrimi origjinal i kopjes së perëndimit ishte shumë i bukur dhe i ishte dhënë rëndësi
nga disa ruajtës të hadithit (hufaadh), njerëzit e hadithit, dhe pranë shumicës së haditheve
nëse jo tek te gjithë ishin shkruar gjëra si (hadith) i dobët, i fabrikuar e kështu me radhë,
por fashikulli i parë mungonte. Papritmas, derisa po kërkoja në këtë disht u befasova në
gjetjen e pjesës së kopjes perëndimore ( të Musnedit të esh-Shihabit), dhe me këtë u
plotësua një dorëshkrim i çmuar.
E mora me shumë kënaqësi dhe gaz dhe shkova tek përgjegjësi i dorëshkrimeve dhe i
thash: “ Kjo pjesë është nga disht-i dhe ky është libër për të cilin keni shkruar në indeks
se është nga një burim i panjohur, autori është i panjohur dhe as nuk dihet se përse bën
fjalë libri. Ky është libri dhe ky është autori...” por kësaj ai nuk i kushtoi rëndësi, ngase
siç thonë këtu në Siri “Secili këndon për Lejlen e vet...” (d.m.th secili për vete): ky
studim ishte i rëndësishëm për mua por jo për të.
Pastaj vitet kaluan dhe vëllai ynë Abdul Mexhid es-Selefi e shtypi librin nga ky
dorëshkrim. Dhe që ta dini natyrën ( e ndryshme ) të njerëzve... Musnedi i esh-Shihabit
nga el-Kudai u botua nga tipografët në të cilin punoi Shuajb ( Arnauti), d.mt.h Mu’asasah
ar-Risalah dhe në dorëshkrimin e historikut pata shkruar “ e nxjerr nga koleksioni i
dishti-t nga Nasiri” ( d.m.th vet Albani). Shkrova vetëm “Nasir “, por ç’bëri ai?
- 30 -
Ai vendosi një pjesë letre mbi të dhe e fshehu këtë fakt dhe tani mund ta gjeni një kopje
të saj në titullin kryesor të faqes së këtij libri në dorëshkrimin e Musnedit të esh-Shihabit
të cilën e kontrolloi vëllai ynë Hamdiu, por kjo e vërtetë e bazuar në dituri është zhdukur
(d.m.th ishte shejh Albani ai i cili e kishte gjetur pas tërë lodhjes së tij). Çfarë e shtyri ta
bënte këtë? E dini përgjigjen.
Puna është se këto ishin gjërat e çmuara të cilat i kisha fituar në këtë kërkim, në fund e
humba shpresën se do ta gjëja letrën e humbur, por kurrë nuk më erdhi keq, ngase atë që
arrita ishte më shumë nga e tërë ajo që mund ta paramendoja.
Ajo që është e rëndësishme është se më vonë iu ktheva emrave të cilët i kisha shkruar,
veprat dhe autorët e tyre dhe i rishkrova sërish në karta, duke i rregulluar ato sipas rëndit
të emrave të autorëve, duke shënuar çdo vepër të autorit. Pastaj, pasi përfundova renditjen
e emrave të autorëve, i rendita veprat sipas rëndit alfabetik, dhe kjo rezultoi në indeksin e
dorëshkrimeve të zgjedhura në bibliotekën Dhahirijeh.
Më pas erdhi faza përfundimtare dhe kjo ishte fryt i mundit dhe përpjekjes së parë:
Fillova t’i lexoja dorëshkrimet, duke nxjerr dobi prej haditheve me zinxhirin e tyre të
transmetuesve, (gjë) që e kam me vete tani, dhe kjo është ajo që më ndihmon në atë që
kam nevojë në mbi dyzet vëllime, në të janë hadithet të cilat i kam nxjerr prej këtyre
dorëshkrimeve me zinxhirin e tyre të transmetuesve, të renditura sipas rendit alfabetit në
mënyrë që sa më lehtë tu referohemi atyre.
Pra kjo është historia e letrës së humbur.
- 31 -
Dhoma e veçantë që iu dha shejh Albanit në Bibliotekën Dhahirijeh
Al-Huwaini: Një nder gjerat që kam lexuar për ju në librat tuaja është se juve u ishte
caktuar një dhomë e veçantë në Bibliotekën Dhahirijeh. Si e arritët atë nivel, duke e pasur
parasysh se një pozitë e tillë është e vështirë të fitohet në vendet Islame?
Shejh Albani: Nuk më kujtohet shumë mirë, kjo ngjau ngase drejtuesit e bibliotekës
Dhahirijeh ndjen se isha njeri i dashuruar në dituri ngase e kisha shprehi të ulesha në
pjesën kryesore ( të zonës së leximit) dhe i thosha Ebu Mehdiut, “Më jep, dhe ai natyrisht
se më jepte filan apo filan librin, “ d.m.th dorëshkrimin, dhe unë vështirë se e kisha
përfunduar atë kur kërkoja librin e dytë, të tretin dhe të katërtin....
Nganjëherë, mbi tavolinë do kisha një grumbull të tërë librash. Kjo tavolinë ishte për
katër njerëz, dy uleshin në njërën anë e dy në anën tjetër. Për këtë, asnjë student nuk
mund të ulej në tavolinë bashkë me mua. E pa dyshim se kishte kundërshtim nga
studentet, sidomos në kohën e provimeve.
Andaj dukej sikur administrata kishte gjetur një zgjidhje për këtë problem. Ata kishin një
dhomë të errët e cila nuk ishte edhe aq e mirë për të vendosur dru zjarri aty, kështu që ata
ma propozuan atë... dhe më vendosen në këtë dhomë, duke vendosur aty çfarëdo libri për
të cilin kisha nevojë ti referohesha në mënyrë që të mos i mbingarkoja punëtoret duke u
thënë “Më sillni këtë apo atë libër... kthejeni këtë libër...” Ata madje lanë edhe disa
dorëshkrime tek unë.
- 32 -
Lejimi për shejh Albanin që të hyjë i vetëm në Bibliotekën Dhahirijeh në çdo kohë
Mundësia e dytë ishte se Kolegji i Sheriatit në universitetin e Sirisë mbajti disa takime
ku vendosen të themelonin bërthamën e një enciklopedie të hadithit.
Dhe me pikëllim e them këtë: nuk mund të gjenin dikë prej doktorëve të tyre që ta merrte
përsipër këtë detyrë. Andaj dërguan dikë tek unë që të këshilloheshin për këtë çështje. U
takova me ta në universitet dhe ata ma paraqiten idenë e tyre dhe kërkuan që të punoja në
këtë kurrikulum të cilin ata e kishin hartuar.
Pasi shkëmbyem idetë rreth temës pajtova që të punoja për ta katër orë në ditë dhe pjesa
tjetër do ishte për punën time personale-me kusht që të më epej leja që të hyja në
bibliotekën Dhahirijeh në çfarëdo kohe që unë të dëshiroja. Andaj atyre u thash, “Nëse
administrata e bibliotekës pajton me këtë, do t’ua kushtoj katër orë çdo ditë.” Ata u
përgjigjen se do flisnin me njeriun përgjegjës.
Kështu, një ditë erdhi Mustafa el-Subai ose Muhamed el Mubaraku, nuk më kujtohet
saktësisht, dhe shkuan tek drejtuesi, folën më të pastaj më thirri e më tha: “Kemi arritur
marrëveshjen me drejtuesin dhe ai do ta urdhëroj rojën që ty ta hap derën në çdo kohë.”
Kështu atyre u dhashë katër orë në ditë, pra punoja në projektin e haditheve të tregtisë.
Thelbi është se nuk jam tërësisht i sigurt nëse ata ma dhanë dhomën para apo pas
kësaj...ajo që mendoj se është më e rëndësishme është se ata më dhanë leje të veçantë të
hyja kur të doja, në çfarëdo kohe, gjatë ditës dhe gjatë natës. Pra kjo është historia e
dhomës që mu dha vetëm mua në veçanti nga të gjithë njerëzit që vinin aty.
Al-Huwaini: E përmendet më herët se ju morët një shtëpi me qira në Damask për
të dhënë mësim. Cila ishte metodologjia që e ndiqnit asokohe? A do të lexonit
ndonjë libër apo ishin mësime të përgjithshme?
Albani: Mbaj mend se gjëja e parë që u kam dhënë mësim nxënësve ishte nga libri i Ibn
Kajimit “Zaad al-Ma’ad fi Hadji Khairil-Ibad”. E lexoja një pjesë të librit pastaj e
komentoja atë (përmendsh), duke u bazuar në njohuritë paraprake që kisha ose nga
- 33 -
shënimet të cilat i përgatisja para se të jepja mësim. Atëherë mësimi ishte treçerekëshe
deri në një orë, pastaj pas kësaj kishte gjysmë ore pyetje dhe përgjigje.
Pasi mbarova vëllimin e parë të “Zaad al Ma’aad” mendoj, e Allahu e di më se miri, nëse
nuk kam harruar, ata kërkuan që t’ua mësoja librin ‘Ar-Rawadah an-Nadijeh Shahr ad-
Durara al-Bahijeh”, ngase e vërteta është se libri ( i Ibn Kajimit) Zaad al Ma’aad është
libër që bazohet në dituri dhe jo të gjithë nxënësit mund ta kuptojnë atë, kurse subjekti i
Ar-Rawadah an Nadijeh është përmbledhës. Pra atyre u dhashë mësim tërë librin që nga
fillimi gjerë në fund.
Mendoj se më vonë, i erdhi radha Et Targhib wat-Tarhib, dhe në këto mësime kishte
përpjekje akademike: parimi në lidhje me to ishte përgatitja, e që ishte rezultat i
( komentimeve rreth Zaad al Ma’ad) At-Ta’likat al Jijad ala Za’ad el Ma’aad, vëllimi i
parë, dhe At Talik ar-Raghib alat Targhib wat-Tarhib.
Ngase ishte nga karakteri im të mos u mësoja atyre ndonjë hadith derisa të kisha gjetur
autencitetin e tij dhe të sigurohesha në të kuptuarit ose kuptimin që kishte ai për qëllim.
Kjo është mënyra se si jepja mësime atje...
************************************************************************
Dikush në takim e pyeti: O shejh! Gjatë vizitës suaj të vazhdueshme në bibliotekën
Dhahirijeh, kë e njihni prej nxënësve të dijës të cilët gjatë asaj kohe ishin serioz dhe
përpiqeshin, prej bashkëkohësve tuaj ?
Shejh Albani: Fatkeqësisht, unë kurrë nuk pash ndokënd ta vizitonte bibliotekën
Dhahirijeh vazhdimisht, as nxënësit, as dijetarët, as ndonjë doktor ( d.m.th ata që mbajnë
titujt e doktoraturës). Por shejh Abdul Kadër Arnauti vinte aty, ai ishte në rregull....
Al-Huwaini: Sa i përket librit ( të Ibn Tejmijës) Istikada es-Sirat al Mustekim, a keni
dhënë mësim prej tij?
Albani: Kam dhënë mësim disa pjesë të tij, jo të tërin.
- 34 -
Al-Huwaini e pyeti shejh Albanin për shejh Muhamed Bahjatul Baitar: a ishte ai i rangut
tuaj apo atyre që ishin para jush?
Albani: Ai ishte nga ata që ishin para meje.
Al-Huwaini: A ke marr dituri prej tij?
Al-Albani: Jo, por kishte mësime në letërsi të cilat në atë kohë shkrimtarët e njohur në
Damask i ndiqnin, anëtarë të Akademisë Shkencore Arabe në Damask, prej tyre për
shembull ishte ustadh Izud-Din et Tanukhi, Allahu e mëshiroftë, dhe të tjerë siç ishte
Mustafa esh-Shihabi
Ata mblidheshin të studionin librin e titulluar “Al-Himasah” të Ebu Tammamit.
Specialistet siç ishte et-Tanukhi, bënin komentimin, jepnin shpjegime dhe sqarime. Andaj
unë dhe një miku im, i cili ka vdekur, Allahu e mëshiroftë, ai quhej Munir Ebu Abdullah,
shkonim në këtë seancë që ta forconim arabishten tonë, dhe të mësonin diçka prej etikës
së saj.
Prej anëtarëve të kësaj seance ishte shejh Bahjatu Baitar, por nuk jam ulur më të ( në
mënyrë të veçantë) dhe nuk kam marr ndonjë mësim prej tij...
Al-Huwaini: A e keni takuar el-Keutherin?
Albani: Jo, nuk e njoh atë, përveç asaj që ka lënë pas.
Al-Huwaini: A ishte ai bashkëkohës i juaji?
Albani: Po, por ai ishte në Egjipt kurse unë në Damask. Kam shkuar në Egjipt dhe ai
ishte gjallë...
- 35 -
Si u zgjodh shejh Albani të jepte mësim në universitetin e Medinës ?
Al-Huwaini: Si u zgjodhët të jepni mësim në universitetin e Medinës? Sepse sipas
normës duhet të kesh doktoraturën që të japësh mësim në studime akademike
(universitet)?
Albani: Kjo është hera e parë që më bëhet kjo pyetje. Ajo që mbaj mend tani janë dy
gjera. E para është se universiteti ishte i ri në nivelin e dhënies mësim në universitet,
sidomos në Saudi, kjo është arsyeja e parë.
E dyta është reputacioni i disa librave dhe kënaqësia e njerëzve ( d.m.th dijetarëve) me to,
dhe (gjithashtu), nga ajo që mua më duket e qartë, vlerësimi i disa librave ashtu siç duhej
vlerësuar-kjo ishte ajo që i bëri ata të më kërkonin.
Nuk kam kërkuar dhe as që do të kërkoja-kam jetuar kështu, dhe i tërë falënderimi i takon
vetëm Allahut, nuk kam kërkuar ndonjë punë, sepse që nga fëmijëria fitoja mjetet e
jetesës me punë nga duart e mija dhe me djersen e ballit. Asokohe kërkesa më erdhi nga
shejh Muhamed ibn Ibrahim i cili atëherë ishte mufti i Mbretërisë ( i Arabisë Saudite,
d.m.th Myftiu para Bin Bazit), dhe ai ishte drejtori i universitetit që së shpejti do hapte
dyert.
Mora këshillën e disa vëllezërve të cilëve u besoja në dije dhe në të kuptuar, pra njeri prej
tyre më tha: “provoje një vit, nëse të pëlqen të japësh mësim atëherë mund të vazhdosh
për aq kohë sa është shkruar për ty.” Dhe e vërteta është se kur shkova atje gjeta një
mjedis të mrekullueshëm, i cili fillimisht ishte i gatshëm dhe dëshironte të pranonte
thirrjen, dhe së dyti, të vazhdoja metodologjinë akademike me të cilën isha i
predispozuar.
- 36 -
Si bashkëvepronte shejh Albani me studentet në universitetin e Medinës?
Historia ime në universitet, sipas mendimit tim, ishte diçka që rrallë ndodhte me dikë që
ishte mësues i ndonjë lënde atje- ngase unë isha ne mesin e studenteve sikur të isha një
prej tyre, dhe ka shumë situata të ndryshme që ua bëjnë të qartë këtë realitet.
Për shembull, kur mbaroja mësimin dhe ishte koha e pushimit, shprehia e zakonshme
ishte që të shkoje në dhomën e stafit dhe të uleshe gjatë tërë pushimit, të pije çaj apo kafe
dhe të flisje për gjëra të ndryshme.
Kurse unë largohesha nga e tërë kjo, dhe pas mësimit dilja në oborr dhe ulesha në rërë-
dhe studentet të cilëve isha duke u dhënë mësim disa minuta më herët mblidheshin rreth
meje, e edhe studentet e tjerë, ngase ne uleshim në vend të hapur.
I këshilloja dhe u përgjigjesha disa pyetjeve. Kështu i kalova të gjitha vitet sa dhashë
mësim në universitet. Dhe më kujtohet mirë dikush që në gjuhen e universitetit quhej
asistent profesor, kaloi pranë meje (derisa rrija ulur jashtë) dhe një ditë më tha:
Eselamu alejkum”. Iu përgjigja: “We alejkum selam”
Ai pastaj tha: “E di o shejh, ky është mësimi i vërtetë.”
Kjo sepse studentet ishin të lirë ( dhe të hapur) në këtë ndejë, ndërsa mësimi zyrtar (në
klasë), edhe pse është e vërtetë se isha shumë liberal me ta, prapëseprapë aty duhet të ketë
kufi dhe ndalesa. Nga të gjithë mësimdhënësit në universitet kjo mënyrë ishte unike për
shejh Albanin.
Kishte edhe rezultate të tjera të mira gjithashtu, për shembull, kur el Albani hynte në
universitet disa minuta para mësimit, studentet mblidheshin rreth veturë, derisa humbte
në mes të turmës dhe nuk shihej, dhe secili mundohej t’ia kalonte vëllait të tij që të më
drejtonte ndonjë pyetje. Dhe kur mbaroja mësimin, ata serish garonin që të uleshin me
mua në veturë.
Kjo ishte shprehia ime kur vija apo kur shkoja- kurrë nuk e ndaloja askënd që të mos ulej
në veturën time, prandaj ajo ishte gjithmonë përplot student, kur vija dhe kur shkoja.
Kjo gjendje bëri që studentet në zemrat e tyre të kishin dashuri për Albanin, duke shtuar
edhe faktin se atyre u erdhi diçka që ata nuk e kishin dëgjuar dhe pasur më parë:
- 37 -
mësuesin e tefsirit, fikut, usulit rreth hadithit që u hynte në punë për mësimet e tyre
kështu që edhe mësuesit e tjerë filluan të dëgjonin një gjuhë të re, “O mësues kush e ka
transmetuar këtë hadith? A është i saktë zinxhiri i transmetuesve? Dhe mbaj mend një
ngjarje që ngjau me mësuesin e usulit, d.m.th usul al fikh. Ai citoi hadithin e Muadh ibn
Xhebelit , “O Muadh! Me çfarë do të gjykosh…” ai ua solli këtë hadith studenteve si
dëshmi e kijasit, kjo ngjau në mësimet e vëllait tonë Abdu Rrahman Abdul Halik, i cili
ishte në vitin e tretë, andaj ai i tha atij: “O mësues, a është autentik ky hadith?” Ai u
përgjigj “Po.’ Ai (Abdu Rrahmani) tha: “Ne e kemi dëgjuar shejh Albanin të thotë se
është hadith munker.” Nuk e di se cila ishte përgjigja e tij por ai nuk ishte i kënaqur me
atë që i kishte thënë studenti i tij.
Pas disa ditësh, ky shejh, mësuesi i usul-fikhut, erdhi në shtëpinë time dhe më tha: “Më
ka arritur se ti thua se ky hadith është hadith munker ( jo autentik)?” Iu përgjigja: “Po.”
Ai tha: “A ke shkruar ndonjë gjë rreth këtij hadithi?” I thash “Po, në Silsilah al-ahadith
ed-Daife” në vëllimin e dytë” dhe asokohe libri ende nuk ishte botuar.
Ai tha “A mund ta shikoj?” Ia tregova dhe në të kisha përmendur të gjitha rrugët e
transmetimeve dhe i kisha sqaruar defektet e pabaza të tij. Ai vajti, mbajti një tjetër
mësim ku e rikonfirmoi atë që u kishte thënë studenteve më herët se hadithi ishte autentik
dhe se vet shejh Albani kishte sjelle rrugë të ndryshme transmetimesh të cilat e
përforconin atë- kurse ato rrugë transmetimesh nuk bënin gjë tjetër veçse i shtonin
pavlefshmërisë shfuqizim.
Andaj situata të këtilla, dhe kjo qasje e pazakontë në universitet ku studentet mblidheshin
rreth meje trazuan dhe zëmëruan mësuesit të cilët i shkruan drejtpërsëdrejti Myftiut, e
Allahu e di më së miri, apo mbretit, dhe e bënë që atyre tu dukej se unë po formoja
ndonjë grup apo fraksion dhe se frikësoheshin se mund të bëja ndonjë gjë.
Viti i tretë përfundoi dhe unë u ktheva në Damask që t’i kaloja pushimet atje. Asokohe
shejh Bin Bazi, Allahu e shpërbleftë me të mira, ishte ndihmës drejtor. Një apo dy javë
para se të kthehesha në Medine ai më shkroi, dhe e mbaj mend mirë, se njeri nga djemtë e
mi, Abdul Latifi duhej të mbaronte njërin kurs të tij andaj e dërgova para se të shkoja vet
që t’u nënshtrohej provimeve. Dhe ai ishte tronditur nga letra e Bin Bazit në të cilën
- 38 -
thuhej se ai (Bin Bazi) kishte marrë një letër nga Myftiu se këtë vit nuk ka nevojë t’i
vazhdohet kontrata shejh Albanit.
Për këtë arsye lidhja ime me universitetin mori fund, dhe shejh Bin Bazi, Allahu e
shpërbleftë me të mira, më shkroi fjalë të mira duke më thënë: “Ata si ti, në çfarëdo
situate që të jenë, do ta përmbushin atë që është detyrim mbi ta.”
Si përfundim, mua mu kërkua që të jepja mësim atje, dhe kjo ngase ata ende nuk i
aplikonin rregullat e universitetit dhe ngase kishin nevojë për dikë të cilit në të njëjtën
kohë mund ti besonin në dituri dhe akide. Andaj për këtë arsye ata më caktuan që të jepja
mësim.
- 39 -
Në biografitë e tyre për shejh Albanin, dy shujuhet, Id Abasi dhe Ali Khashani kanë
thënë: “Për shkak të mundit të tij dhe tawfikut të vazhdueshëm ndaj Allahut, i
Madhërishmi i dha atij shumë vepra prej të cilave ka dobi në fushën e hadithit, fikut,
besimit dhe (libra) të tjera të cilat dolën në dritë e që tregojnë mirësinë me të cilën Allahu
i ka bekuar njerëzit e dijës dhe atij i ka dhënë të kuptuarit e saktë e dije të shumtë,
sidomos në fushën e hadithit, shkencat dhe transmetuesit, bashkë me diturinë e saktë të
bazuar në metodologjinë që Librin dhe Sunetin ta bëjë gjykues dhe peshojë për çdo
çështje, duke marrë udhëzim nga të parët tanë të mirë sipas të kuptuarit e tyre në
nxjerrjen e vendimeve.
E njëjta metodologji në të cilën ishin shumë hulumtues dhe verifikues nga njerëzit e dijës
( para tij), sidomos shejhu i Islamit Ibn Tejmije, nxënësit e tij, dhe ata që i pasuan ata në
këtë.
E tërë kjo e bëri shejhun të dalluar dhe njohur tek i cili referoheshin njerëzit e dijës.
Njerëzit që mbikëqyrnin institutet e dijes e vlerësonin vlerën e tij, diç që bëri që ata të
cilët ishin udhëheqës të universitetit të Medinës kur u themelua-në shejhun, dijetarin,
Muhamed Ibn Ibrahim Ali Shejh, drejtori i Universitetit Islam dhe Myftiu i Arabisë
Saudite- të zgjidhnin shejh Albanin të jepte mësim hadithin dhe shkencat e hadithit, gjatë
së cilës kohë ai ishte shembull i ndershmërisë dhe punës së zellshme, deri në atë masë
saqë ai ulej me studentet në rërë gjatë pushimeve dhe disa mësues teksa kalonin i
thoshin:”ky është mësimi i vërtetë, -jo ai nga i cili sapo dole apo ai në të cilin do kthehesh
prapë (brenda).”
Shejhu e bënte këtë kurse mësuesit e tjerë drejtoheshin drejt sallës së mësuesve dhe hanin
hurma po pinin çaj e kafe, dhe kjo është nga mirësitë e Allahut të cilat Ai ia jep kujt të
dojë.
E mbase ky zakon dhe sinqeritet i tij ishte diçka që shtyri disa njerëz të bëheshin xheloz
ndaj tij, prej tyre kishte edhe njerëz të dijës, si shkak i dashamirësisë dhe dashurisë që
studentet kishin për të dhe se si ata paraqiteshin para tij në universitet dhe gjatë
- 40 -
udhëtimeve që i mbikëqyrte universiteti.
Marrëdhënia e shejhut me studentet e tij ishte si ajo e shokut me shokun, pa formalitete,
dhe jo si marrëdhënia në mes mësuesit dhe nxënësit, ngase ai e kishte larguar formalitetin
i cili do ti zgjaste çështjet dhe e zhvendosi me besim dhe vëllazëri.
Ai ka thënë: “Në veturën time merrja cilindo studentë që e takoja rrugës për në
universitet dhe teksa kthehesha nga universiteti i Medinës. Andaj gjatë tërë kohës, vetura
ime ishte e mbushur me ta, vajtje e ardhje.”
Dëshira e studentëve për të qenë me shejhun dhe dashuria e tyre për të si dhe fakti se ata
ndjenin se nuk kishte dallim në mes tyre dhe mësuesit arriti deri në atë masë saqë një ditë
pasi kishte mbaruar ligjëratat, Shejhu vajti në administratën e universitetit dhe e la
veturën para ndërtesës e hyri brenda. Ngjau që Muhamed ibn Abdul Wehab el Bena
dëshiroi të shkonte në qytet, andaj doli bashkë me shejh Albanin në drejtim të veturës për
të parë se tashmë vetura e shejhut ishte e mbushur me studentë. Atëherë kur studentet
panë shejh el Benan, njeri prej tyre u detyrua të dilte për ti lënë vend atij.
Dhe në mëngjes kur hynte në universitet vështirë se mund ta shihje veturën e tij për shkak
të numrit të madh të studenteve që mblidheshin rreth tij, duke i dhënë shejhut selam, duke
e pyetur atë dhe duk përfituar prej tij.
- 41 -
Planet e liga dhe keqdashëse
Të gjitha gjërat që i përmendëm kur mblidhen se bashku, trazuan mësimdhënësit në
universitet të cilët ishin keqdashës dhe inatçi, andaj ata komplotuan kundër tij dhe e
raportuan tek administrata e universitetit duke ngritur akuza te rreme, duke sjell dëshmi të
rrejshme dhe duke e përgojuar atë, e duke komplotuar dhe fabrikuar kundër tij. Dhe ata
harruan Allahun e Madhërishëm, dhe faktin se do të qëndrojnë para Tij, atë Ditë kur asgjë
nuk mund të fshihet prej Tij, të Madhërishmit.
Kështu pra administrata ia përfundoi kontratën.
Shejhu i duroi akuzat dhe shpifjet kundër tij duke thënë, “Na mjafton Allahu, dhe Ai
është më i Miri rregullues i çështjeve,” dhe Allahu dëshiron dhe zgjedh, e askush nuk
mund të zmbraps vullnetin e Tij, larg çdo të mete është Allahu.
Pra shejhu ishte i kënaqur me caktimin e Allahut duke besuar me shpirt, në të vërtetë ai
ishte i lumtur ngase Allahu e kishte bekuar me te kuptuarit e çështjeve komplekse dhe
problemeve islame andaj edhe u kthye ( në Siri) me një nder edhe me të madh që të
kërkonte e hulumtonte ato gjëra të cilat do të ishin të dobishme për muslimanët në shumë
fusha nga sheriati i pastër, të cilat i kishte lenë ca anash derisa jepte mësim ne universitet.
( Kur ngjau e tëre kjo) shejh Abdul Aziz ibn Baz ia tha disa fjalë të rëndësishme shejh
Albanit. Duke e ngushëlluar i tha: “Kudo që të jesh, ti do ti përmbushësh detyrat e
obligueshme në thirrjen për tek Allahu, dhe nuk ka kurrfarë ndryshimi për ty ( nëse je
këtu apo atje).”
Dhe kjo ngase ai e njihte forcën e besimit të shejh Albanit që kishte në Allahun e
Madhërishëm, diturinë e tij të madhe dhe durimin e tij në raste fatkeqësish. Dhe kjo
mbase e shpjegon më së miri pse shejh Albani e përsëriste aq shpesh lutjen e Ebu Bekr es
Sidkut, Allahu qoftë i kënaqur me të, “O Allah! Mos më merr në llogari për atë që ata
thonë, dhe më bej më të mirë se sa që ata mendojnë, e mi fal ato gjëra të cilat ata nuk i
dinë për mua.”
- 42 -
Emigrimi i tij në Jordani dhe shërbimi sekret
Al-Huwaini: Në disa prej librave tuaj ju keni përmendur hyrjen tuaj në Aman, Jordani
dhe pastaj kthimin tuaj sërish në Siri për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme. Do të
donim të dinim rreth këtyre situatave.
Al-Albani: Jetoja atje në një shtëpi të vogël e modeste, dhe po kërkoja një copë tokë ku
do të ndërtoja një shtëpi, e zgjodha atë pjesë dhe fillova të ndërtoja. Vëllezërit tanë ishin
shumë të etur që t’u jepja mësim, ashtu siç ndodhte para se të vendosesha këtu. Vija
( nga Siria në Jordani) çdo muaj, çdo dy muaj ose çdo tre muaj- sipas mundësive, dhe
jepja mësim në shtëpinë e shejh Ahmed Atijeh.
Gjithashtu vizitoja Zarkan dhe jepja mësim atje. Kjo ishte shprehia ime para se të
vendosesha këtu. Kur u zhvendosa atje isha i angazhuar me ndërtimin e shtëpisë... më në
fund e ndërtuam dhe i vendosa aty, elhamdulilah. Këtu mbanim mësime në çatinë e
shtëpisë së shejh Ahmedit, jo në atë që mbanim më herët. Shtëpia mbushej me njerëz
edhe pse ajo ishte e madhe, dhe mësimet ishin në Rijadus-Salihin dhe zgjasnin treçerek
dhe pastaj kishte pyetje e përgjigje.
Mësimi i tretë kishte filluar me vështirësi kur shërbimi sekret më befasoi. Kisha falur
namazin e drekës në xhaminë Nur bashkë me vëllanë tim më të vjetër që quhet Muhamed
Naxhi ebu Ahmed, dhe atë ditë me mua ishte edhe im bir, Abdul-Musowiri. Po ngjitesha
përpjetë shkallëve dhe vëllai im po ngjitej pas meje e pas tij ishte im bir kur dikush e
pyeti vëllanë tim, “A je ti filani?” U ktheva dhe thash, “Unë jam filani.” Ai më tha, “Na
duhesh për pak kohë.”
Më çuan tek shërbimi sekret dhe më kërkuan letërnjoftimin e më pyeten rreth punës sime
e kështu me radhë. Pastaj erdhi dikush tjetër më i moshuar i cili dukej se ishte më i
ngritur në gradë dhe më tha, “O shejh, prania jote në këtë qytet nuk është e
dëshirueshme.”
E pyeta “Pse? Tashmë ka një vit që jetoj këtu, jo vetëm kaq, por në të vërtetë kam blerë
një copë tokë me lejen e shtetit, dhe jo vetëm kaq, por kam ndërtuar një shtëpi në të me
- 43 -
lejen e shtetit, e jo vetëm kaq, por gjithashtu jam martuar me një nga gratë e tij.”
Kështu i moshuari u këshillua me njërin prej tyre dhe pastaj u largua.
Më pas më transferuan në një dhomë tjetër dhe serish më morën në pyetje. Pastaj më
zbriten poshtë shkallëve më një ushtar dhe me futen në një makinë ushtarake e më
dërgonin nga një vend në tjetrin derisa më çuan diku ku ishte një grup njerëzish, dhe duke
gjykuar nga fytyrat e tyre shumica ishin njerëz të ulët, d.m.th kriminelë, dhe ata kishin
edhe gjerat personale me vete. Pranë tyre ishte një makinë ushtarake kështu që e kuptova
se ata do të transportoheshin, dhe në njërën prej atyre qendrave në të cilën më kishin çuar,
njeri prej burrave atje më pat thënë, “Tani ata duan që të të dëbojnë në Siri.”
Pastaj erdhi rreshteri dhe tha, “Lëvizni rini, hipni.” Unë isha i fundit prej tyre dhe
refuzoja të hipja duke i thënë rreshterit, “Nuk dua të shkoj në Siri,” edhe pse largimi im
nga Siria ishte tërësisht normal (d.m.th shejhu nuk ishte larguar nga Siria për ndonjë
veprim të gabuar), dhe kjo është një çështje për të cilën shumë njerëz janë injorantë (të
paditur) ngase disa muaj pasi unë isha larguar, ndodhi Revolucioni Sirian. E unë isha
vendosur këtu ( në Jordani) dhe nuk mendoja se ishte ide e mirë të kthehesha në Siri.
Andaj rreshteri më gënjeu duke më thënë, “Nuk po të dërgojmë në Siri, jemi duke të të
dërguar në Erbil.” Na dërguan me veturë në kufirin jordanezo-sirian dhe më dorëzuan tek
një oficer jordanez, i cili më lejoi të shkoja në kufirin sirian dhe sapo u futa në Siri ata më
pyeten dhe unë ua tregova ngjarjen. Ata më dhanë një copë letër në të cilën shkruante,
“Duhet të paraqitesh tek shërbimi sekret Sirian pas tre ditësh.” Kur u ktheva në shtëpinë e
vëllait tim dhe qëndrova aty dy net u këshillova më vëllezërit: A të shkoj tek shërbimi
sekret sirian apo të largohem nga Siria? Të gjitha mendimet ishin unanime se nuk duhej
të shkoja tek Shërbimi Sekret. Ata më thanë, “Ngase ti nuk e di se çfarë mund të të bëjnë
ata.” Duke u bazuar në këtë vendosa dhe udhëtova për në Liban. Qëndrova atje
përafërsisht gjashtë muaj pastaj njëri nga vëllezërit nga Emiratet erdhi dhe ai kishte një
lejekalim që më lejonte të hyja në Emirate kështu që kalova disa muaj atje.
Më pas njeri nga vëllezërit siç është Ebu Maliku ( Muhamed Ibrahim Shakrah) dhe të
tjerët u përpoqën të binin në kontakt me autoritetet ( në Jordani) derisa arritën ta dërgonin
- 44 -
çështjen tek mbreti ( duke i thënë) se shejhu nuk është as njeri revolucionar as politikan-
ai është njeri i dijës. Dhe ata i paraqiten udhëheqësit të ministrave dy pako me libra dhe i
thanë “Ky është shejhu”. Dhe ata që ishin në pushtet më lejuan të hyj. Pra kështu ndodhi,
kjo është historia për të cilën pyete.
Al-Huwaini E pyeti shejhun rreth arsyeve të largimit nga Siria ( për në Jordani) dhe si
ndodhi kjo?
Al-Albani: Largimi im nga Siria ishte një çështje e natyrshme, një plan për të ardhmen,
d.m.th kisha bërë plan duke thënë, “duhet të tërhiqem nga njerëzit për aq sa më ka mbetur
nga jeta ime, dhe t’ia përkushtoj përfundimit të projekteve,” ose të paktën disa nga
projektet e mia. Sepse siç e dini në Siri udhëtoja shumë: nga Damasku në Homs, Hama,
Alepo, Idlib, Latakia. Pra nuk doja të isha i zënë me njerëzit edhe aq ngase nuk do të isha
në gjendje të përfundoja projektet e mia të bazuara në dituri.
Prandaj i thash vetvetes, “Do të shkoj në një vend ku nuk jam i njohur.” Por e vërteta më
doli ndryshe, dhe kjo është ashtu siç thuhet në disa transmetime israilite ( d.m.th
transmetime të Ithtarëve të Librit), “Robi im dëshiron diçka, dhe Unë dëshiroj diçka dhe
nuk do të ndodh asgjë vetëm se ajo që Unë dua.” Dhe kjo pa dyshim se është e vërtetë.
Pra këtu erdha më këtë qëllim që të mund të jetoja larg personit të cilit i referohen
njerëzit, që pyeten e kështu me radhë dhe t’ia përkushtoja veten diturisë, pra largimi im
( nga Siria ) ishte krejtësisht normal.
- 45 -
Burgosja e tij
Me pas al Huwejni e pyeti shejhun rreth rrethanave kur ai u burgos dy here ne Siri?
Al-Albani: “Hera e parë ishte kur planet e çifuteve e goditen Damaskun, andaj ajo që
është e qartë është se shteti frikësohej se dijetarët mund të fillonin ndonjë revolucion, dhe
si mas parandaluese ata arrestuan të gjithë dijetarët.” Shejh Albani tha duke qeshur: “dhe
nuk e di se pse ata atëherë me llogarisnin të jem në mesin e dijetarëve.”
Hera e dytë ishte atëherë kur më ftoi shërbimi sekret dhe me pyeten: “Cili është mendimi
yt rreth udhëheqësve të sotshëm?” U thash “Nuk i njoh ata.” Ata më pyeten, “Cili është
mendimi yt rreth sistemit të udhëheqësit, a e përkrah atë?” U përgjigja, “Jo”. Ata më
pyeten “Pse?” U thash “ Sepse është kundër Islamit.”
Më çuan në një mjet transferues prej një vendi në një vend dhe pastaj më vendosen në
shtabin e policisë që të më transferonin- ku, nuk e dija. Një burrë nga populli im, një
shqiptarë, kaloi pranë meje dhe më pyeti se pse isha aty, ia sqarova gjendjen, dhe ai u
largua. Ai shkoi e pyeti se ku do më transferonin dhe pastaj erdhi e më tha: “Kanë
vendosur të të dëbojnë në al-Hasakah,” d.m.th ( në veri lindje ) të Sirisë.
I kërkova që të shkonte tek djali im në dyqan dhe ti thotë të më sjell çanten time ku do ta
vendoste një kopje të Sahihul Muslim, një mprehes, një laps, gomë etj., dhe se ai duhet të
më takonte këtu, e nëse jo, atëherë duhet të më takonte tek vendi ku veturat nisen për në
Alepo. Burri vajti tek djali im i cili pastaj nxitoi dhe mi solli gjithçka që kisha kërkuar
dhe më takoi tek vendi ku niseshin veturat sapo ato po beheshin gati të niseshin. Ai u
ngjit drejt meje duke më dhënë selam, më përqafoi dhe më dha lamtumirën, pastaj
makina na dergoi në Alepo dhe nga Alepo për në al Hasakah.
Në al Hasaka është një burg i lartë e i madh. Ata më vendosen në një zonë e cila ishte
shumë e gjatë dhe përplot muslimanë nga Huzbut-Tahrir, i pari i tyre ndiqte mesimet e
mija në Alepo, d.m.th ai sihte Selef por pastaj u kthye në Hizbut-Tahrir. I thash vetvetes “
shumë fatkeqësi janë dobipurese,” (sepse) vazhdimisht isha në debat me këtë grup natë e
ditë- por me vete kisha sjellë pajisjet dhe dëshiroja ta filloja punën, por llamba ishte e
ngjitur shumë lart në tavan, sidoqoftë nga drita e saj nuk përfitova kushedi se sa.
- 46 -
Bisedova me personin i cili më parë ishte Selef, ai quhej shejh Mustafa, dhe fatkeqësisht
ai kishte kaluar pothuajse dy vite në burg. Për shkak se ai kishte kaluar kohë të gjatë aty
dukej se ai kishte formuar një miqësi me drejtorin, dhe shihej se drejtori kishte karakter
pozitiv edhe pse ai ishte një Ba’athist. Ai në të vërtetë i përgjigjej pozitivisht shejh
Mustafës dhe këtij grupi myslimanësh dhe u ndihmonte aq sa kishte mundësi.
Ata hanin së bashku, e ndanin bashkë ushqimin e kështu veproja edhe unë bashkë me ta.
Qëllimi është se kisha nevojë për rrymë ( një mënyrë për të pasur më shumë dritë për të
lexuar), andaj shejh Mustafa foli me drejtorin e burgut dhe i tha: “Shejh al-Albani është
nxenës i dijës dhe dëshiron të studiojë, ngase ka marr edhe librat me vete.” Drejtori i tha,
“Do ti sjellim atë që ka nevojë por në llogari të tij.” U thash se nuk ka problem, e ai do
sillte atë që kisha nevojë kurse unë do të paguaja.
Prandaj mu soll llampa nga tavani mbi kokë, tërësisht mbi të- kështuqë më kurrë nuk e
ndieja edhe aq vetminë, ashtu siç ka thënë Ibn Tejmije “Burgosja ime është vetmia ime.”
Pastaj al-Huwajni e pyeti shejhun rreth veprave të cilat ai i kishte përfunduar dhe ato me
të cilat po merrej dhe metodologjinë e tij në autorësimin e veprave dhe me në fund kërkoi
prej tij ta këshillonte rreth diturisë andaj edhe shejhu e këshilloi dhe e nxiti qe ti
frikësohej Allahut te Madhërishëm dhe përfundoi duke thënë:
“Shpresoj te te ipet me shume tawfik ( nga Allahu).”

More Related Content

Similar to Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje

Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeEbuensarij Xhemajli
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeEbuensarij Xhemajli
 
Melaim shehu nektari per vogëlushët
Melaim shehu   nektari per vogëlushëtMelaim shehu   nektari per vogëlushët
Melaim shehu nektari per vogëlushëtLibra Islame
 
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinVasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinLexo dhe Mëso
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreAvni Xhemajli
 
Rendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne IslamRendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne IslamLexo dhe Mëso
 

Similar to Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje (11)

Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
 
Melaim shehu nektari per vogëlushët
Melaim shehu   nektari per vogëlushëtMelaim shehu   nektari per vogëlushët
Melaim shehu nektari per vogëlushët
 
Bazat e Sunetit
Bazat e SunetitBazat e Sunetit
Bazat e Sunetit
 
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu JusufinVasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
Vasijeti i Imam Adhamit (Ebu Hanifes) për Ebu Jusufin
 
Abetarja Kuranore
Abetarja KuranoreAbetarja Kuranore
Abetarja Kuranore
 
Abetarja Kuranore
Abetarja KuranoreAbetarja Kuranore
Abetarja Kuranore
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
 
Rendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne IslamRendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne Islam
 
Rendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne IslamRendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne Islam
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 

More from Avni Xhemajli

Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Avni Xhemajli
 
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminGjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminAvni Xhemajli
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetAvni Xhemajli
 
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijAvni Xhemajli
 
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el FarisiKërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el FarisiAvni Xhemajli
 
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitBisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitAvni Xhemajli
 
Si te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhidSi te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhidAvni Xhemajli
 
Talking about our town
Talking about our townTalking about our town
Talking about our townAvni Xhemajli
 

More from Avni Xhemajli (10)

Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
 
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminGjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
 
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
 
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el FarisiKërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
 
Grupi i shpetuar
Grupi i shpetuarGrupi i shpetuar
Grupi i shpetuar
 
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitBisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
 
Si te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhidSi te therrasim ne teuhid
Si te therrasim ne teuhid
 
Pollution
PollutionPollution
Pollution
 
Talking about our town
Talking about our townTalking about our town
Talking about our town
 

Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje

  • 1. “Jeta e shejh Albanit (Allahu e mëshiroftë) Pyetje dhe përgjigje" Autor: Muhamed Bajumi Përktheu: Ebu Ensarij Avni Ibn Tahir Xhemajli www.imamalbani.wordpress.com
  • 2. - 2 - Ky libër është përkthyer që të gjithë muslimanët të përfitojnë prej tij dhe jo për qëllime financiare. Prandaj kushdo që dëshiron ta kopjojë, shtyp, botoj apo ta shpërndaj është i lirë ta bëjë një gjë të tillë. Nuk jepet kurrfarë leje për ta botuar me qëllim të fitimit financiar personal vetëm nëse merret leje nga përkthyesi i cili mund të kontaktohet në: ebuensarij@gmail.com Titulli i origjinalit: “The Life of Shaikh al-Albaani, May Allaah, the Most High, have Mercy upon him, Questions and Answers” by Muhammad Bayyoomi Përkthyer në gjuhën angleze me disa shtesa të vogla nga Ebu Turab.
  • 3. - 3 - Përmbajtja: • Lindja dhe migrimi i tij............................................................................................4 • Mësimi i gjuhës arabe..............................................................................................5 • Shejh Albani –mjeshtër...........................................................................................7 • Të mësuarit nga i ati................................................................................................9 • Braktisja e medhhebit hanefi për të studiuar hadithin dhe koha kur ai ishte aq i varfër sa që nuk mund të blinte asnjë libër............................................................10 • Çfarë bënte shejh Albani në rininë e tij?................................................................12 • Diskutimi i shejh Albanit me të atin gjatë kohës që punonin në dyqan.................14 • Shejh Albani dhe babai i tij....................................................................................16 • Çështja e xhematit të dytë në xhami......................................................................17 • Babai i shejh Albanit: “Pajtueshmëri ose ndarje”..................................................18 • Martesa e shejh Albanit.........................................................................................20 • Ai ishte shejh Albani i pabindur ndaj të atit?........................................................22 • Sa orë punonte në dyqanin e tij?............................................................................24 • Historia e letrës së humbur....................................................................................26 • Dhoma e veçantë që iu dha shejh Albanit në Bibliotekën Dhahirijeh...................31 • Lejimi për shejh Albanin që të hyjë i vetëm në Bibliotekën Dhahirijeh në çdo kohë........................................................................................................................32 • Si u përzgjodh shejh Albani të jap mësim në universitetin e Medinës?................35 • Si bashkëvepronte me studentet në universitetin e Medinës?..............................36 • Planet e liga dhe keqdashëse................................................................................41 • Emigrimi i tij në Jordani dhe shërbimi sekret......................................................42 • Burgosja e tij........................................................................................................45
  • 4. - 4 - Lindja dhe migrimi i tij El-Huwaini: Shejh, cila është data juaj e lindjes? Albani: Nuk kam ndonjë gjë në të cilën mund të mbështetem, mirëpo në çertifikatën e lindjes, letërnjoftim dhe pasaportë është regjistruar viti 1914. El Huwaini: Jeni lindur në Damask apo Shqipëri? Albani: Jam lindur në Shkodër, e cila atë kohë, gjatë ditëve të Ahmed Zogut (kryeqyteti) u zhvendos1 në Tiranë. Jam lindur në Shkodër, Shqipëri. Al-Huwaini: Historia e ardhjes suaj në Damask të Sirisë, së bashku me babanë tuaj, ishte për shkak të ndonjë persekutimi, apo për shkaqe të tjera? Albani: Jo, nuk ishte për shkak të persekutimit mirëpo në al-Jaundhar Ahmed Zogu kishte marr kontrollin dhe kishte për qellim të sundonte vendin. Shumë shpejt ai hipi në fron dhe filloi që popullit t’ia imponojë ligjet evropiane. Ai filloi t’ua vështirësonte gjërat grave të cilat vishnin hixhab, dhe i detyroi policët dhe ushtarë të vinin kapelën-gjë që sipas mendimit të babait tim, Allahu e mëshiroftë, parandalonte të këqijat. Prandaj ai vendosi të emigronte me familje në drejtim të Sirisë, dhe Damaskut në veçanti, sepse ai kishte dëgjuar shumë hadithe për epërsinë e Sirisë në përgjithësi e në veçanti për Damaskun. Edhe pse dihet , ose e mësuam më vonë, se hadithet që flasin për vlerën e Sirisë rreshtohen në ato që janë autentike, hasen, të dobëta dhe të fabrikuara-por ideja e përgjithshme është e vërtetë dhe kishte ndikuar tek ai, Allahu e mëshiroftë, dhe për këtë arsye kur ai arriti në këtë mendim, vendosi të shpërngulej. Kjo ishte arsyeja e shpërnguljes, pra nuk kishte ndonjë trysni të drejtpërdrejtë. Al-Huwaini: Sa vjeç ishe kur migrove ? Albani: Ajo që më kujtohet është se kur u vendosa në Damask isha nëntë vjeç. 1 Edhe pse në shumicën e biografive rreth shejh Albanit shkruan se Shkodra ishte kryeqytet i Shqipërisë, ajo nuk ka qenë e tillë.
  • 5. - 5 - Mësimi i gjuhës arabe në fëmijëri Al-Huwaini: A flisnit arabisht atëherë? Albani: Nuk dija kurrë asgjë nga gjuha arabe, në të vërtetë nuk dija as edhe një shkronjë të alfabetit arab sepse babai, Allahu e mëshiroftë, nuk i kushtonte edhe aq rëndësi të na mësonte edhe pse ai ishte imami i xhamisë dhe shejhu i medresës. Kur erdhëm në Damask, ne nuk dinim të shkruanim apo lexonim dhe siç thuhet këtu në Siri: “Nuk e dinim dallimin në mes shkronjës elif dhe naftijeh ( edhe pse të dyja janë të drejta).’ Naftija është një thupër e gjatë të cilën shejhu i medresës e përdorte nëse dëshironte ta godiste djaloshin ( i cili ulej në fund) dhe lazdrohej. Vendi ku fillova edukimin tim ishte një medrese private që ishte në pronësi të një organizate të quajtur Organizata për Ndihmë Bamirësie. Dhe për shkak të përzierjes sime me nxënësit që ishin aty, përvetësimi i gjuhës arabe, më saktësisht i dialektit sirian ishte më i zhvilluar se i atyre nxënësve që nuk ishin në medrese. E mbaj mend mirë këtë, sepse siç duket isha më i vjetër se nxënësit e tjerë të shkollës fillore dhe mbarova dy vite , vitin e parë dhe të dytin brenda një viti kështu që diplomën e shkollës fillore e mora brenda katër vitesh. Siç duket, Allahu i Madhërishëm, më kishte rrënjosur një dashuri të natyrshme për gjuhën arabe. Dhe ishte Mirësi nga ana e Allahut, që më bëri nxënës të dalluar dhe t’ua kaloja edhe shokëve të mi të klasës në këtë aspekt. Gjithashtu mbaj mend shumë mirë mësuesin e gramatikës i cili sa herë që shkruante ndonjë fjali apo varg poezie në dërrasë dhe i pyeste nxënësit për analizë gramatikore në sintaksë (i’raab) apo analizën e ndonjë vargu poetik – i fundit që ai do pyeste ishte el-Albani. Atëherë unë njihesha si el-arnauti. Sa i takon fjalës “el-Albani”, fillova ta përdorja kur diplomova nga medreseja dhe fillova të njihesha me këtë emër. Sa i përket fjalës ‘arnaut’ është i ngjashëm me termin “arab”, në atë se arabet janë të ndarë në fise dhe gjenden në Egjipt, Siri, Hixhaz… e kështu më radhë, ngjashëm edhe ‘arnautet’ janë të ndarë në Shqipëri, Jugosllavi, Bosnjë. Prandaj termi ‘arnaut’ dhe el-Albani në përgjithësi kanë kuptime të caktuara dhe el-Albani është term më i veçantë se ‘arnaut’.
  • 6. - 6 - Pra, mësuesi i gramatikës më pyeste mua të fundit nëse nxënësit ia kanë arritur ta analizojnë fjalinë, më thërriste dhe thoshte: “Po, o arnaut, ç’thua ti?” Dhe unë i e godisja cakun me një fjalë ose fjali, prandaj ai atyre do u thoshte: “A nuk është ky turp për ju? Ky është një arnaut ( d.m.th ju jeni arab kurse ai jo).” Pra kjo ishte mirësia e Allahut ndaj meje.”
  • 7. - 7 - Shejh Albani –mjeshtër Al-Huwaini: Pas përfundimit të edukimit tuaj, pse nuk vazhduat të mbaroni edukimin tuaj akademik, d.m.th shkollimin e mesëm e kështu me radhë? Albani: Nuk e përforcova edukimin tim dhe arsyeja ishte tek babai. Mbase kjo nga ana e tij ishte një goditje në errësirë por e suksesshme, pasi ajo për të cilën më vonë isha dëshmitarë, nëse do vazhdoja të edukohesha në atë formë edukimi, nuk do isha në gjendje të studioja në mënyrën që studioj. Kjo pasi është e vërtetë se edukimi formal dikujt ia lehtëson punën atij që dëshiron të përparoj në hapa të mëdhenj në kërkime akademike, mirëpo është e rrallë që këtë ta gjesh tek ata që diplomojnë. Babai im, Allahu e mëshiroftë, kishte mendim të keq për shkollat qeveritare, dhe kishte të drejtë, sepse ato nuk u mësonin asgjë nga sheriati përveç planit por jo realitetin ( d.m.th e ceknin sipërfaqësisht). Prandaj ai nuk e shihte të udhës të më dërgonte në shkollë përgatitore të cilat atëherë në Siri njiheshin si shkolla të mesme. Pikërisht për këtë fillova të studioja fikun Hanefi dhe analizën morfologjike me babin tim, dhe me një tjetër mësues emri i të cilit ishte Shejh Said Burhani, dhe më vonë mu bë e qartë se ai ishte sufi, ndjekës i një tarikati. Prej tij kam mësuar një pjesë të fikut hanefi, e në veçanti librin Maraki al-Falah Sharh Nurul Idah. Gjithashtu kam studiuar edhe disa libra të gramatikës dhe retorikes moderne arabe nga autoret bashkëkohor. Mbarova leximin e Kuranit me babanë tim me texhvid dhe në të njëjtën kohë punoja si mjeshtër e që tani njihet me emrin marangoz arab. Këtë e mësova nga dy mjeshtra, njeri ishte daja im që quhej Ismail, Allahu e mëshiroftë, me të cilin punova dy vite. Tjetri ishte sirian dhe njihej si Ebu Muhamed me të cilin po ashtu punova dy vite. Shumica e punëve që kryeja me ta ishte rreth restaurimit dhe riparimit të shtëpive të vjetra sepse shumica e shtëpive në Siri ishin të ndërtuara nga druri dhe tullat. Pas një kohe dhe për shkak të shiut, borës dhe kushteve të tjera, disa pjesë të kateve prisheshin dhe kërkonin dikë të specializuar në mjeshtri arabe të shkonte dhe ti rregullonte, kështu që unë shkoja me ta.
  • 8. - 8 - Shumicën e kohës gjatë dimrit nuk ishim në gjendje të punonim kushedi se sa, prandaj kthehesha tek babai i cili punonte si ndreqës orësh. Një ditë më tha: “ Siç duket sot nuk ka punë.” Po- u përgjigja- nuk ka punë. Prandaj ai më tha: “Si mendon, e ndiej se kjo që benë ti nuk është as e lehtë e as zanat. Si thua të punosh me mua?” U përgjigja: “Si të duash“
  • 9. - 9 - Të mësuarit nga i ati Al-Huwaini: Kam pyetur shejh Shuaib Arnautin rreth një gjëje dhe ai mu përgjigj: “ Shkoja tek shejh Nuhu (d.m.th tek babai i shejh Albanit) por shejh Nasiri nuk ishte i pranishëm në ndejat t tona.” Albani: Nuk kam ndjekur kurrë ato mësime të cilave ai i referohet. Por ne kishim mësime private me babanë dhe dy shqiptarë të tjerë të rinj, njeri quhej Abdurrahim Zainul Abidin dhe ende është gjallë, tjetri ka vdekur, dhe ne lexonim Al-Kadurin në fikun hanefi, ashtu siç edhe lexonim al-Marahun në morfologji dhe përfunduam leximin e Kuranit. Por kjo nuk do të thotë se ne nuk i kemi lexuar atij, sepse unë nuk i ndjekja mësimet në kohen kur ai i ndiqte dhe ashtu si edhe përfundimi i kundërt nuk ka lidhshmëri, sepse ai kurrë nuk i ndoqi këto mësime te veçanta me babanë tim, por kjo nuk do të thotë se ai kurrë nuk është ulur me tim atë.
  • 10. - 10 - Braktisja e medhhebit hanefi për të studiuar hadithin dhe koha kur ai ishte aq i varfër sa që nuk mund të blinte asnjë libër Al-Huwaini: Është një çështje që na tërheq vëmendjen: si u kthyet tek hadithi, duke e pasur në mendje atë që thatë dhe atë që shejh Shuaibi ka thënë se babai juaj ishte Hanefi, dhe se ai e nderonte shumë mendimin e shkollës Hanefite? Albani: Kjo është nga mirësitë e Allahut. Por arsyeja e kësaj qëndron në atë siç thuhet: “Kur Allahu cakton një çështje, Ai i lehtëson shkaqet (sebepet) për të.” Vërtetë se unë jetoja në një atmosferë me hanefi fanatik. Në veçanti babai im nga shqiptarët njihej si më i dituri prej tyre në fikun hanefi, ai ishte personi tek i cili mbështeteshin dhe kërkonin dije. Kur e përfundova shkollën fillore dhe mësova siç e përmenda me disa nga shujuhet, kisha dëshirë të madhe të lexoja, mirëpo leximi i gjërave në të cilat nuk ka dobi mund të kishte efekte jo të mira. Por më vonë ndikimi i tyre u bë i qartë në gjuhën time sepse më kishte forcuar aftësitë e të folurit. Ajo që është më e veçantë është se isha i dashuruar në leximin e letërsisë moderne artistike të cilat njihen si hiwajat ( lexim në kohën e lirë/ libra që lexohen për qejf) e sidomos tregimet e hajdutit të famshëm amerikan Arsen Lupin. Pra isha më të vërtetë i dashuruar në leximin e këtyre librave, tregimeve dhe rrëfenjave. Më pas kalova në fazën tjetër e cila mbase ishte më e mirë sesa e para, dhe kjo ishte studimi i tregimeve arabe, edhe pse shumica e tyre ishin të trilluara. Për shembull kam lexuar “Njëmijë e një net arabe”, historinë e Antar ibn Shedadit, atë të Salaudin el-Ejubit, një tregim për vendosmëri dhe për kampionet e guximshëm e kështu me radhë. Isha shumë i magjepsur pas llojeve të tilla të leximit, dhe pastaj nga përsosmëria e planit të Allahut dhe Mirësisë së Tij, ndërrova zanat dhe shoqëroja babanë prandaj kisha mjaftë kohë të lirë. Në dyqan ne e ndanim kohen me babanë. Ai shkonte atje në mëngjes dhe unë po ashtu shkoja dhe rrija me të deri në kohën e namazit të drekës, pastaj pas namazit ai shkonte dhe shplodhej në shtëpi kurse unë qëndroja në dyqan derisa ai kthehej për namazin e ikindisë. Të dy ishim punëtorë dhe nganjëherë kisha mjaftë kohë të lirë, dhe kishte kohë kur nuk kisha orë për të ndrequr, prandaj kërkoja leje nga ai që të dilja… dhe për ku?
  • 11. - 11 - Edhe kjo ishte nga suksesi që Allahu më kishte dhuruar sepse unë shkoja në mesxhidin Amwai dhe u jepja njerëzve disa mësime të përgjithshme, dhe isha i ndikuar nga ideologjia se: diçka ishte e saktë ashtu siç mu bë e njohur më vonë e diçka jo. Ajo që nuk është e drejtë kishte të bënte me dy pika: pasimi i verbër dhe sufizmi. Pastaj gjatë kohës së lirë kur largohesha nga dyqani i babait, Allahu më mundësoi të takoja një egjiptian i cili blinte libra nga njerëzit që kishin ndërruar jetë pastaj i shiste dhe i ekspozonte para dyqanit të tij që ishte në drejtim të derës perëndimore të xhamisë së Amawit. Kaloja pranë pirgut të librave që ai i grumbullonte jashtë dyqanit të tij të vogël, duke shfletuar fletë, gjeja atë që dëshiroja dhe huazoja librin për ca para pastaj ia ktheja sërish. Një ditë tek ai gjeta një botim të revistës së quajtur al-Manar, dhe më kujtohet shumë mirë se kam lexuar një kapitull nga Sejid Rashid Rida, Allahu e mëshiroftë, ku fliste për meritat e librit të al-Gazalit ‘Al-Ihja” dhe ku gjithashtu e kritikonte në disa pikëpamje, siç është sufizmi, hadithet e dobëta dhe të pabaza që gjendeshin në të. Në këtë aspekt ai përmendte se libri “ Al-Ihja” i Abdul-Fadl Zainul Abidin el Iraki të cilit ai i kishte verifikuar hadithet, kishte hadithe autentike dhe të dobëta dhe ai e quajti “Al Mugni an Hamli-asfar fi tahrij ma fil minak akbar.” Fillova të kem etje për këtë libër, shkova në treg dhe pyeta si dikush që është magjepsur dhe ka rënë tmerrësisht në dashuri e thash: “Ku është ky libër?” derisa e gjet në mesin e tyre dhe libri ishte në katër vëllime, i shtypur nga Baabi al-Halabi, me letër të butë e të verdhë. Por isha i varfër ashtu si edhe babai dhe nuk mund ta blija një libër të tillë, prandaj rashë në ujdi me pronarin që ta huazoja prej tij, nuk e mbaj mend tani nëse ishte për një vit apo më pak, kështu që e mora librin dhe dola jashtë me gëzim. U ktheva në dyqan dhe e shfrytëzoja kohen që të jem me librin tim atëherë kur babai nuk ishte i pranishëm. Planifikova ta kopjoja dhe mora një ”istrag” – dhe kjo i referohet kartonëve të cilët kishin vija paralele.
  • 12. - 12 - Çfarë bënte shejh Albani në rinin e tij? Al-Huwaini: Në cilin vit filluat të lexonit revistën “Al-Manar” Shejh Albani: Kur isha më i ri se njëzet vjeç, shtatëmbëdhjetë ose tetëmbëdhjetë. Fillova të shkruaja derisa arrita të rregulloja vëllimin e parë kur më erdhi ideja se isha fillestar në kërkimin e diturisë, isha i huaj, një shqiptar, prandaj shpesh hasja në fjalë ose thënie të profetit ( salallahu alejhi we selem) të cilat nuk i kuptoja ose disa fjalë arabe për mua ishin të paqarta dhe të turbullta-fjalë këto të cilat më vonë e kuptova se ishin nga një kategori e veçantë e fjalëve të cilat haseshin në hadithe dhe janë të vështira për tu kuptuar. I thash vetes: përse nuk i shfrytëzon librat që janë në bibliotekën e babait për ti shpjeguar këto fjalë që më dukeshin të vështira? E bëra një gjë të tillë por sapo kisha filluar të merrja ca shënime kur fillova ta fajësoja vetveten dhe e llogarisja se ajo që kisha bërë ishte diç e gabuar, ngase vëllimi i parë ishte i paorganizuar: pjesa e parë nuk kishte koment, por pjesa e dytë po, dhe ky ndryshim nuk më kënaqte. Prandaj fshiva atë që kisha shkruar dhe rifillova serish, duke komentuar dhe sqaruar që nga fillimi i librit aty ku paraqitej nevoja. Kësisoj përfundoi vëllimi i parë pastaj fillova të dytin. ( Deri kah fundi) dallimi në komente në mes të dy vëllimeve ishte mjaftë i qartë, ngase në vëllimin e parë do shihni se shumica e faqeve kanë pak komente por pas kësaj e kundërta e saj është më se e qartë: mund të shihni një rresht mbi dhe nën tekstin kryesor por pa fundnotë, të shkruara me dorëshkrim mjaftë të mirë. Në Siri ne kishim dy lloje lapsash: atë me të cilën shkruanim arabisht dhe tjetrin me të cilën shkruanim frëngjisht, që më vonë u quajt ‘lapsi francez’ ngase kishte një majë pene mjaftë të mirë. Kështu, unë shkruaja komentet në gjuhën arabe me penën franceze për ta dalluar nga teksti kryesor, prandaj në këto faqe do shihni se ka përplot shkrime të tilla të vogla mbi ndonjë rresht ose dy me penën arabe e kështu me radhë.
  • 13. - 13 - Duke sjellë këtë ndërmend ndjeva se kisha përfituar shumë nga ky version i përpunuar në të cilin kisha punuar për të cilin mendoja se ishte i pamjaftueshëm, së pari sepse isha fillestar në kërkimin e diturisë, dhe së dyti për shkak të paqartësive. Pra përfitova shumë nga kjo punë, më të vërtetë shumë, dhe tani e kam ende këtu si pjesë , dhe për këtë i gjithë falënderimi i takon vetëm Allahut.
  • 14. - 14 - Diskutimi i shejh Albanit me të atin gjatë kohës që punonin në dyqan Al-Huwaini: A e vërejti babai yt se ju i ishit kthyer studimit të shkencës së hadithit? Shejh Albani: Natyrisht, ai kishte një efekt negativ, por betohem në Allahun e Madhërishëm se më bëri të qëndroja i vendosur. Ajo çfarë ngjau në të vërtetë , dhe për këtë falënderimi i takon vetëm Allahut, është se Ai më futi në këtë dyqan dhe mësova profesionin e babait tim me të cilin debatoja- mua më dukej se isha në të vërtetën nga Suneti dhe hadithi kurse atij nga studimet që kishte marr në Stamboll dhe vendet e tjera, studime për të cilat ai kishte kaluar një kohë të gjatë. Kur debatonim unë përmendja hadithet dhe Sunetin dhe thosha “Medhhebi”. Dhe kur kërkimi bëhej i papërballueshëm dhe nuk kisha më durim, për faktin se isha i ri dhe se ai ishte në moshë mesatare, ai thoshte: Shkenca e hadithit është profesioni i të falimentuarve.!” Allahu e mëshiroftë dhe na faltë atë dhe neve. Shumica e kohës në dyqan kalonte duke debatuar. Dhe duke vazhduar të studioja Sunetin dhe hadithin, gabimet e njerëzve dhe shujuhve të kohës mu bënë të qarta. Nga të gjithë vëllezërit unë isha i vetmi që shkoja me babanë në xhami. Nga ky zakon, Allahu e mëshiroftë, ishte shkuarja për namaz në xhaminë Beni Umeje, dhe ai ishte i ndikuar nga disa thënie në librat Hanefij në lidhje me epërsinë e namazit në xhaminë Beni Umeje. Për shembull, prej tyre, ashtu siç thuhet në librin e fundit në të cilin bazohen Hanefitë, Hashish Ibn Abidini, në të ai përmend një transmetim nga Sufjan Theuri se namazi në xhaminë Beni Umeje është i barabartë me shtatëdhjetë namaze. Nuk mund ta mendoja për një epërsi të tillë për ndonjë xhami që është ndërtuar pas kohë së profetit ( salallahu alejhi we selem), dhe në mënyrë instiktive isha i përgatitur ta pranoja këtë si teprim. Pastaj ditët u ndërruan në vite, dhe kërkimet e mija më çuan në studimin e madh të ( koleksioneve) në historinë islame, “Historia e Damaskut” të Ibn Asakirit dhe ky tregim ( rreth faljes në xhaminë Beni Umeje) gjendet tek “Komenti i Ibn Abidinit” që i atribuohet Ibn Asakirit, dhe kjo është mënyra se si njerëzve të kohëve të fundit u mjafton
  • 15. - 15 - që hadithi i atribuohet dikujt, madje edhe Ibn Asakirit e që pastaj transmetimi të bëhet ashtu siç thotë masa, “Hadith i ngritur.” Prandaj kur u sigurova për këtë, dhe natyrisht se kjo ndodhi vite më vonë, atëherë kur kishte ardhur koha dhe studioja dorëshkrimet në Bibliotekën Dhahirijeh. Dhe gjatë kërkimeve arrita tek libri “Historia e Damaskut” e Ibn Asakirit, e lexova të terën që gjendej në bibliotekë e që kishte shtatëmbëdhjetë vëllime, secili ishte gjigant, arrita tek ky transmetim ( që fliste për epërsinë e xhamisë Beni Umeje) dhe vura re se zinxhiri i transmetuesve ishte errësirë mbi errësirë. I thash vetes: Subhanallah, si munden dijetarët e fikut për shkak të neglizhencës së tyre në studimin e hadithit ti atribuojnë atij diçka që nuk është e saktë dhe që në shkencën e hadithit është transmetim mu’adal. Pra ky është rasti kur atij i atribuohen transmetime në errësirë mbi errësirë, pra për këtë arsye ata veprojnë keq edhe pse kanë qëllim të mirë. Pastaj shikova tregimin e varrosjes së Jahjasë, apo varrin që konsiderohej si i Jahjasë në xhaminë Beni Umeje, gjithashtu lexova edhe historinë e Ibn Asakirit. E rëndësishme është se ky hulumtim më bëri të arrijë në përfundim se falja e namazit në xhaminë Beni Umeje ishte e ndaluar. Unë doja të kisha edhe mendimin e disa shujuheve, mendimin e babait tim dhe të shejh Burhanit, kështu që një ditë, mbase ishte koha e namazit të drekës u fala me të dhe Allahu e di më mirë, i rrëfeva atij se çfarë më ishte bërë e qartë rreth faljes së namazit në të cilën ka varr dhe se kjo nuk ishte e drejtë.
  • 16. - 16 - Shejh Albani dhe babai i tij Al-Huwaini: A i ke besuar në fshehtësi babait tënd? Albani: Jo, i besova el-Buhranit, prandaj ai më tha: “Shkruaj atë që ke hasur.’ I shkrova dhe ia paraqita atij, ato ishin tre ose katër faqe. Atëherë, me sa mbaj mend, ishte muaji i Ramazanit, kështu që ia dhashë letrat dhe ai më tha: “Në dashtë Allahu, do ta kthejë përgjigjen pas Bajramit.” Pas Bajramit ai më tha: E tërë ajo që ke shkruar dhe ke mbledhur nuk ka kurrfarë vlere.” I habitur e pyeta: “Pse?” Ai tha: “Sepse këto libra të cilat ti i ke cituar janë libra që sipas pikëpamjes sonë nuk janë të besueshme. Librat të cilat për ne janë të besueshme tek ne janë vetëm Maraki al-Falah dhe Hashijeh Ibn Abidin.” I citova atij nga Mubarik Masharik el-Shehr Azhar Anwar e ibn Malikut, dhe ai ishte hanefi, dhe nga Sherh Mafati Mishkah el-Masabih e Mulla Ali el-Ka’ari, dhe ( edhe) ai ishte hanefi, si dhe tekste te tjera bashkë me to, por ai i hodhi mënjanë dhe tha: “Këto nuk kanë vlerë.” Edhe pse kisha mbledhur hadithe, ai nuk u mërzit dhe nuk i kushtoi vëmendje e më tha: “Referencat tona në fe janë vetë librat e fikut dhe jo librat e hadithit,” të njëjtin qëndrim e kishte edhe im atë dhe kjo ishte arsyeja kryesore që më shtyri ta shkruaj librin “Paralajmërim për falësin të mos i kthej varret në xhami.”2 Dhe nuk dua që veprimet e mia të bien në kundërshtim me atë që e them, pra qysh kur mu bë e qartë se falja në xhami të ndërtuara mbi varre nuk ishte e drejt, qysh atëherë më nuk shkoja me babanë në xhamin Beni Umeje, e kjo, natyrisht, e irritonte dhe e zemëronte atë, mirëpo këtë e mbante në vetvete. 2 Ky libër është i përkthyer në gjuhën shqipe nga hoxhë Ahmed Hoxha dhe është botuar nga Qendra “Imam Albani”
  • 17. - 17 - Çështja e xhematit të dytë në xhami Një çështje tjetër për të cilën i kundërshtova njerëzit kishte të bënte me faljen e namazit të xhematit të dytë në xhami. Xhamia pranë së cilës jetonte im atë quhej Xhami et-Teubah dhe aty imam ishte shejh Burhani. Pasi që im atë jetonte pranë saj, kur shejh Burhani mungonte e linte tim atë përgjegjës në vend të tij. Në (xhami) ishin dy mihrabë dhe dy imam, njëri hanefi e që ishte Burhani dhe tjetri shafi, por ky mungonte shpesh. Huwaini: Dy namaze në të njëjtën kohë? Albani: Jo. Desha të të them se gjatë kohës së Perandorisë Osmane, imami hanefi u printe njerëzve në namaz para imamit të shafive, pa marrë parasysh nëse ishte në xhami të madhe e që është xhamia Amawai apo në ndonjë xhami tjetër siç është xhamia Teubeh dhe të tjera përveç tyre. Më pas, kur shejh Taxhud-dini mori pushtetin ( e çështjeve fetare ) në Republikën e Sirisë, dhe ai ishte djali i shejh Badrud-din al Husaini i cili ishte i njohur si dijetar i hadithit, ai-pasi që ndiqte mendimin e shkollës Shafi- nxori urdhër që imami Shafi të falej para imamit të hanefive. Dhe ky urdhër u zbatua, ashtu siç ndodhen ngjarjet, siç thonë, dhe ai e zbatoi këtë urdhër në çdo xhami, duke përfshirë edhe xhamin Teubah, kështu që imami i shafive falej para Burhanit, i cili ishte hanefi. Kur fitova ca njohuri dhe e kuptova se xhemati i dytë nuk ka bazë në Sunet, fillova të falesha pas imamit të Shafive, që ishte imami i parë, dhe ky kundërshtim shkaktoi ashpërsimin më të madh tek im atë. Së pari, ngase kundërshtonte mendimin e shkollës së tij (medhhebit) dhe së dyti, sepse kundërshtonte veprimin e tij, ngase ai vononte namazin që të falej pas imamit të hanefive, Burhanit. Por ai vazhdonte në këtë rrugë, ndërsa unë vazhdoja në rrugën time. Pastaj Burhani udhëtoi për haxh apo umre, nuk më kujtohet saktësisht, dhe caktoi tim atë në vend të tij-por unë nuk falesha pas tij, ngase në sytë e mi nuk kishte dallim në mes tim ati dhe Burhani, ngase që të dy e vononin namazin e xhematit. Andaj unë falesha me xhematin e parë dhe e lija babanë të falej me xhematin e dytë.
  • 18. - 18 - Babai i shejh Albanit: “Pajtueshmëri ose ndarje” Më pas, siç thonë, kisha qetësi mbi qetësi. Ndodhte që babai të largohej për një ditë ose dy dhe prandaj ai më kërkoi që unë ta zëvendësoja atë në faljen e namazit, d.m.th me xhematin e dytë, por unë e refuzova këtë duke i thënë,: “Ti e di mendimin tim për këtë çështje dhe për mua është e vështirë ta ndryshoj mendimin tim.” Nga kjo dolën edhe një mori çështjesh të tjera që e ndezën tek ai inatin dhe zemërimin kundër meje. Një ditë, derisa po hanim darkë ai në gjuhë të pastër arabe, pasi foli rreth gjendjes në të cilën ne jetonim rreth mendimit tim që binte ndesh me të tij, më tha: “Ose do kemi pajtueshmëri ose ndarje.” I thash, :”Më jep tre ditë kohë të mendoj rreth gjendjes.” Ai u përgjigj: “Këtë e ke (d.m.th ke kohë tre ditë).” Erdha në përfundim me përgjigjen, d.m.th pasi ti më dhe mundësinë e zgjedhjes, atëherë unë po zgjedh të largohem dhe të jetoj larg prej teje sepse nuk dua të të shqetësoj apo mësoj apo mërzis për shkak të kundërshtimit tim ndaj mendimeve të medhhebit tënd. Dhe kështu ndodhi. U largova dhe nuk kisha asnjë dinar apo dërhem. Dhe e mbaj mend shumë mirë se ai më dha njëzetë e pesë lira siriane vetëm atëherë kur u largova nga shtëpia e tij. Mirëpo gjatë gjithë kësaj kohe kisha vendosur bërthamën e vëllazërisë selefije. Njeri prej tyre kishte një dyqan dhe shiste drithë, grurë, elb e fasule e kështu më radhë, dhe ishte vendi i njëjtë ku unë mora me qira dyqanin tim, prandaj ai mi huazoi dyqind lira siriane që ta merrja ( dyqanin). Babai kishte disa pajisje të vjetra ( për rregullimin e orëve) të cilat nuk i përdorte dhe nuk kishte nevojë për to, prandaj mi dha mua. Fillova të punoja në mënyrë të pavarur dhe nga Mirësitë e Allahut ishte se isha i saktë dhe i ndershëm në punën time prandaj numri i myshterinjve rritej, dhe siç thonë në Siri, “Dhe Bujari ( d.m.th Allahu) tha: Merre.”
  • 19. - 19 - Al-Huwaini: Pra, shejhu ynë, ju ishit rreth njëzetë e tre vjeç kur kjo ndodhi? Albani: Po, isha mbi njëzetë vjeç, sepse kam me vete librin të cilit i referohem e që titullohet “Ar-Rawd en-Nadir fi Tartib we Takhrixh Muxham at-Tebarani es-Sagir” dhe mosha ime kur e përfundova ishte njëzetë e një ose njëzetë e dy. Ajo që nënkuptohet është se u pamvarësova në punën dhe mendimet e mija dhe jepja mësime gjatë natës me disa nga vëllezërit. Më vonë kur daveti u shtua morëm një vend me qira dhe aty jepnim mësime rreth hadithit: të kuptuarit e hadithit, terminologjinë e tij, etj.
  • 20. - 20 - Martesa e shejh Albanit Dikush në takim e pyeti shejhun nëse babai pas kësaj i kishte dhënë ndonjë ndihmë financiare ose ndihmë tjetër? Shejh Albani u përgjigj: “ U martova me përpjekjet e mia, u martova dhe babai nuk u mor më këtë, madje as nuk më vizitoi, as nuk më uroi dhe as nuk kërkoi që Allahu të më bekojë. Ai vinte nganjëherë tek dyqani por nuk hynte brenda. Por mbase tha diç më vonë e që mund të jetë shlyerje e armiqësisë që kishte ndaj meje e që bazohej në medhheb. Një herë më pat thënë: “Nuk e mohoj se kam përfituar prej teje” dhe unë isha djali i tij më i ri, dhe këtë e di mirë se ai përfitoi prej meje. Ngase ashtu si edhe shujuhet e tjerë ai shkonte tek xhamitë në të cilat kishte varreza dhe unë i thosha: “ O baba kjo nuk është e lejuar, as kjo dhe kjo nuk është e lejuar…” Prandaj ai përfitoi edhe rreth autencitetit të haditheve dhe se cilat ishin autentike e cilat të dobëta. Mirëpo mosha dhe qëndrimi i tij në komunitetin shqiptarë… nuk i dha mundësinë të ishte i kënaqur me djalin e tij që nga masa konsiderohej i devijuar. Kjo është diçka nga rrëfimi i fillimeve të mija të kërkimit të diturisë dhe pastaj pavarësia ime në të. Puna është se revista Al Manar ishte gjeja që më hapi rrugët të angazhohesha në shkencën e hadithit. Al-Huwaini: Mirëpo gjëja e parë autorë i se cilës ishit, ishte Ar-Rawd en Nadir? Albani: Po, ajo ishte gjëja e parë, sepse atë që e kisha kopjuar nga al-Mughni dhe komentet që pata shkruar në të nuk është ndonjë gjë për të cilën mund të thuash se jam autor i saj. Pastaj Huwaini e pyeti shejhun për metodën e përpilimit të Ar-Rawd en Nadir? Shejh Albani u përgjigj: Metoda ime ishte se mblodha të gjitha hadithet e çdo sahabiu nen emrin e tij, ashtu siç bëhet në musnede. Por përforcova atë që në përmbledhjet e isnedeve është e zakontë duke i rregulluar hadithet e secilit sahab në rendin alfabetik dhe
  • 21. - 21 - kështu ai mori një vlerë të re. Pastaj pasi mbarova, shtova të gjitha hadithet dhe bëra një indeks të përgjithshëm në rendin alfabetik. Kjo është mënyra se si e përshtata.
  • 22. - 22 - A ishte shejh Albani i pabindur ndaj babait të tij? Al-Huwaini: Sa i takon babait tuaj, a e mbajti ai këtë largim nga ju deri në fund të jetë së tij? Albani: Ta thash: ai vinte tek dyqani, jepte selam por nuk hynte ( brenda në dyqan). Al-Huwaini: Por, o shejhu ynë, a nuk konsiderohet kjo si mosbindje ( ndaj prindërve)? Shejh Albani filloi të qeshte dhe pastaj tha: Disa njerëz paragjykues mund ta mendojnë këtë, në të vërtetë ata e thonë këtë hapur, por, pa dyshim se nuk është e pëlqyeshme për ndonjë dijetar të thotë, “ Pëlqimi i Sunetit në kundërshtim me shkollën e mendimit të të atit konsiderohet mosbindje ndaj prindërve.” Ngase në sytë e dijetarëve mosbindja ndaj prindërve është kundërshtimi i babait…ti kundërshtosh urdhrat e tij dhe të rebelohesh ndaj tij pa patur ixhtihad në këtë kundërshtim, pa ixhtihad i cili nxit të pasohet Libri dhe Suneti. Prandaj nuk mendoj se ndokush do ta konsideronte këtë si lloj mosbindjeje ( ndaj prindërve) sepse nëse do ta konsideronte si të tillë, atëherë Ibrahimi alejhi selam do të konsiderohej si njeri që nuk i bindej babait. Natyrisht se dikush do të thotë: Kjo ishte çështje e mosbesimit dhe monoteizmit ( Teuhidit). Prandaj i them: Po, por edhe kjo është çështje e Sunetit dhe pasimit të verbër. Më tej Huwaini e pyeti imamin se si ai e ndante kohen në mes punës dhe kërkimit të diturisë? Albani: Kjo është diçka, dhe i tërë falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhërishëm, që më dhuroi sukses dhe aftësi për ta bërë. Siç thash: Kur isha me babanë në dyqan, e shfrytëzoja përparësinë e kohës së lirë, atëherë kur nuk kishte punë në dyqan, shkoja në treg, tek egjiptiani dhe kërkoja në librat që ai kishte. Më vonë, kur kisha dyqanin tim, kisha tërësisht kohë të lirë. Dhe siç duket Zoti ynë, i Madhërishmi, më kishte rrënjosur të jem i kënaqur me aq sa Allahu të jep, sidomos kur arrita ta kem dyqanin tim dhe ta ndërtoj shtëpinë time, pra tani isha i lirë nga detyrimi për të paguar qira për shtëpinë dhe dyqanin.
  • 23. - 23 - Dhe këtë ua them juve tani: pasi u largova nga babai dhe u bëra i pavarur duke patur dyqanin dhe punën time, “Dhe Bujari ( al –Karim) tha: Merr…” myshterinjtë rriteshin dhe kësisoj isha në gjendje të blija një copë tokë… një shtëpi modeste që të lirohesha nga detyrimi i qerasë. Pastaj fitova edhe ca para të tjera të cilat i mora hua dhe me to bleva një copë tokë… dhe isha i kënaqur se nuk mbeti asgjë përveç asaj që mund ta ushqeja veten, gruan dhe fëmijët.
  • 24. - 24 - Sa orë punonte në dyqanin e tij? Për këtë arsye kur u pavarësova, punoja në dyqan një ose dy orë, deri në orën tetë ose nëntë ( të mëngjesit) kur Biblioteka Dhahirijeh hapte dyert e saj. Mbyllja derën ( e dyqanit) dhe nisesha për në bibliotekë, dhe atje kaloja së paku tre orë deri në namazin e mesditës ( drekës). Pastaj shkoja dhe falesha me xhemat me disa njerëz të cilët e vizitonin bibliotekën. Kur i mbyllte dyert, shkoja në dyqan dhe punoja gjysmë ose një orë deri në kohën e drekës pastaj shkoja në shtëpi. Kisha blerë një biçikletë dhe e ngisja (për në shtëpi), dhe për historinë them: ishte hera e parë që njerëzit në Damask shihnin një shejh me turban të ngiste biçikletën…. Aso kohe vishja turbanin duke u bazuar në mendimet e më hershme që buronin nga medhhebet, dhe nga disa hadithe të dobëta ose më mirë të themi hadithe të shpikura si, “Falja me turban është shtatëdhjetë herë më e vlefshme se pa të.” Gjithashtu e kisha zakon të vishja “xhuba”, por më pas mu bë e qartë ( e mësova ) se Allahu nuk kishte zbritur ndonjë gjë për këto zakone, prandaj i hoqa xhuban dhe turbanin, dhe fillova të vishja atë që vishnin njerëzit. Puna është se: Kënaqesha me pak punë, duke e kaluar shumicën e kohës në Bibliotekën Dhahirijeh. Pastaj një herë derisa punoja në dyqan, erdhi një palestinez që kishte emigruar në Damask që të më njihte, dhe ai më sugjeroi që djali i tij të punonte me mua e ta mësonte zanatin. Pra kjo gjithashtu më shtoi… më shumë kohë se sa që kisha menduar. Kështu, i kushtova më shumë kohë studimit të dijës dhe studioja ( çdo gjë që gjendej) në Bibliotekën Dhahirijeh. Nga gjërat të cilat Allahu m’i lehtësoi ishte se disa librari të cilat u shisnin libra publikut… ato më huazonin librat të cilat nuk i kisha, merrja një ose dy libra nga këto librari dhe i mbaja në dyqan, derisa personi që mi kishte huazuar nuk kishte më kopje të
  • 25. - 25 - librit dhe kur ndokush kërkonte ta blinte, do dërgonte dike që ta merrte e unë ia ktheja librin atij. Nganjëherë, ndonjë libër mbetej tek unë pothuajse gati një vit, askush nuk e kërkonte, e sidomos librat e shkencës së hadithit, ngase, siç edhe e dini, kjo ishte një temë e braktisur. Prandaj Biblioteka Dhahirijeh, Al-Kusajbati dhe Biblioteka Arabe Hashimi, ishin gjithashtu nga arsyet me të cilat Allahu më ndihmoi dhe unë përfitova shumë prej librave të tyre sikur ato të ishin pronë e imja.
  • 26. - 26 - Historia e letrës së humbur Al-Huwaini e pyeti shejhun rreth historisë së letrës së humbur? Imam Albani: E vërteta është se kisha një sëmundje në sy, kur shikoja ndonjë mur të bardhë më dukej sikur shihja miza duke fluturuar. Kur u vizitova tek mjeku i syve ai tha: “Kjo është ajo që ne e quajmë miza fluturuese,” shprehje kjo që përdorej për një enë gjaku e cila ishte dëmtuar dhe nga e cila kishte rrjedhur një pikë gjaku në sy- e kjo ishte ajo që më shfaqej e që pastaj më largohej. Mjeku më pyeti “Ç’punë benë?” I thash “ Jam orë ndreqës.” Ai tha , “Kjo është për shkak se e ke munduar veten.” Ia sqarova gjendjen se isha orëndreqës dhe se bëja shumë kërkime, prandaj ai më tha të pushoja gjashtë muaj. U ktheva në dyqan dhe ulesha aty pa bërë ndonjë gjë, as në punë e as në kërkime e hulumtime. Kaloi një javë dhe mërzia filloi të më kaplonte, kështu që fillova tërhiqesha dhe ta shfajësoja veten me arsye të ndryshme ( për atë që nuk mund të bëja). Pastaj më erdhi një mendim, në Bibliotekën Dhahirijeh ishte një grup i librave mësimore, njëri prej tyre ishte Dham al-Malahi nga Ibn Abid-Dunja, kështu që mendova se mund të kërkoja nga ndonjë shkrues që ta kopjonin dorëshkrimin, dhe derisa ata ta përfundonin, unë, mbase do ta merrja veten dhe do të rifitoja shëndetin e syve pas pushimit ( të cilin mjeket e këshillonin). Shkova në bibliotekën Dhahirijeh dhe kërkova nga kopjuesi që ta kopjonte dorëshkrimin, dhe ai filloi. Kur arriti pothuajse tek gjysma erdh dhe më tha se në dorëshkrim kishte një zbraztësirë, dhe se diçka tek ai dorëshkrim mungonte. Shkova në bibliotekë dhe shikova dorëshkrimin dhe vërtetë se kishte diçka që mungonte, prandaj i thash: “Vazhdo kësisoj…Allahu e krijon atë që ti nuk e di.” Ai mbaroi së kopjuari dorëshkrimin, dhe ishte ashtu siç thonë… ndërdija ime punonte natë e ditë ( duke u përpjekur) të gjente pjesën e humbur dhe hamendësonte se kur dorëshkrimet ishin grumbulluar për tu vendosur në këtë vëllim, mbase një ose dy faqe kanë rënë dhe më vonë i janë shtuar ndonjë vëllimi tjetër. Dhe kështu nuk kishte rrugë
  • 27. - 27 - (që ta gjeja) vetëm nëse kërkoja në mes koleksioneve që ishin të pranishme në Bibliotekën Dhahirijeh. Dorëshkrimet në bibliotekën Dhahirijeh ishin të organizuara sipas sistemit të temave të përgjithshme… përveç se aty kishte rreth njëqind e pesëdhjetë vëllime me titull Maxhami ( koleksione), dhe ishte titull i përshtatshëm, ngase çdo vëllim përmbante një numër librash ( të ndryshëm), që dallonin në mënyrën se si ishin klasifikuar dhe temës, andaj ata i kishin vendosur nën titullin maxhame (koleksione). Andaj i thash vetës se do të filloj me këto maxhame, dhe ashtu bëra. Një gjë që ma lehtësoi punën ishte se këto vëllime dallonin në temat dhe autorët e tyre dhe gjithashtu dallonin edhe në llojin e letrës ( në të cilën ishin shkruar). Kështu që do gjëje copa të mëdha dhe të vogla, disa të bardha e disa ngjyrë hiri, e nganjëherë të klatërta e kështu me radhë. E tërë kjo ma bëri kërkimin më të lehtë, kështu që fillova me vëllimin e pare, pastaj të dytin dhe të tretin, nuk e mbaj mend me saktësi. Pastaj papritmas hasa në titullin e librit ( të cilin po e kërkoja, Dënimi i kënaqësisë së ndaluar)- dhe pasha Allahun, është një libër i rëndësishëm- mirëpo ishte pjesa e dytë e librit që unë gjeta, po ta gjeja të parin çështja do merrte fund. Pra kur gjeja pjesën e dytë apo të tretë, do e lija dhe do vazhdoja, dhe pasi hulumtova në një numër librash, hasa në pjesën e parë të atyre librave (që kisha hasur në vëllimet e mëparshme), andaj e qortova veten dhe më erdhi keq duke thënë : “Do ishte më mire po ta shkruaja titullin dhe numrin (se ku e kam gjetur me saktësi) pjesën e dytë dhe këtë pjesë të parë.” Nxora një mësim dhe fillova të mbaj shënim çdo gjë që më interesonte, madje edhe nëse nuk ishte e plotë. Dhe do vini re këtu se fillimisht isha duke bërë diçka tjetër kur fillova të bëj tjetër gjë: isha duke e kërkuar letrën e humbur kurse tani pata filluar të mbaja shënime titujt e atyre që mund të konsiderohen thesare, edhe nëse ato (dorëshkrime ) nuk ishin të plota.
  • 28. - 28 - Ajo që është e rëndësishme është se përfundova së hulumtuari njëqind e pesëdhjetë vëllime por nuk hasa në letrën e humbur në librat e hadithit, por u largova me përfitime të mëdha rreth diturisë. Prandaj i thash vetvetes, “Duhet ta përfundosh këtë udhëtim dhe ta kërkosh letrën e humbur.” Numri i vëllimeve të librave të hadithit në bibliotekën Dhahirijeh është mbi pesëqind kështu që fillova të hulumtoja, dhe tani kërkimi i letrës së humbur ishte më i lehtë, ngase maxhame-t ishin në madhësi më të vogla kurse librat e hadithit ishim më të mëdha, dhe letra e humbur ishte e vogël ( pra do ishte e lehtë të gjendej) por ( në të vërtetë) tani kisha hyrë në hulumtim të diçkaje tjetër, e që ishte përvetësimi i temave të rëndësishme prej këtyre librave të çmuar. Kështu fillova ti shkruaja titujt, edhe nëse libri ishte në vëllime të mëdha, duke i mbajtur shënim në letrat e gërvishtura- dhe përfundova pesëqind vëllimet por nuk hasa në letrën e humbur. Dhe siç thonë këtu në Siri “Pa të dhënë biografi të gjatë...” d.m.th shkurt, punova në secilin dorëshkrim në bibliotekën Dhahirijeh, dhe shpresoja se mund të gjendej në këtë apo këtë temë, pasi kisha hasur në një gabim në një nga vëllimet e më parshme ( diku në bibliotekë), andaj fillova të shikoja tek librat e biografive, librat e historisë, letërsisë, librave rreth Sufizmit, d.m.th në çdo fushë dhe degë të dijës që kishte dorëshkrime. Dhe Allahu i Madhërishëm ma bëri të lehtë kërkimin ( ngase) normalisht nuk do të ishte gjë e lehtë përveç për ndonjë punëtorë ( të caktuar ) nga biblioteka. Ai ma lehtësoi aq shumë saqë unë do vendosja një shkallë për tek thesaret, ngase kishte rafte të cilat ishin të larta dhe nuk mund të arriheshin me dorë, andaj duhej të qëndroja në shkallë. Rafti ishte rreth një metër i gjerë, e merrja librin që andej dhe përfundoja në anën tjetër, dhe gjatë gjithë kohës isha në shkallë. Kur gjëja ndonjë gjë të çmuar zbrisja dhe e mbaja shënim, pastaj vazhdoja në rrugëtimin tim. Kështu përshkova tërë bibliotekën por nuk e gjeta letrën e humbur. Por e ndjeja se isha unë ai që kisha fituar: fitova qindra libra dhe tituj nga këto vepra të çmueshme. Në fund,
  • 29. - 29 - e dija se ata kishin diçka që quhej “Dishtë”, dhe se ishte një shprehje të cilën ata e përdornin për grumbullin e letrave tek të cilat askush nuk shkonte apo nuk i zgjaste duart drejt tyre. Andaj ia thash bibliotekarit të veçantë- dhe ai ishte njëri prej atyre që Allahu bëri të ma lehtësonte kërkimin në çështjet e diturisë dhe ishte prej atyre që më përgjigjeshin në mënyrë të sigurt. “O Ebu Mehdi! Ku mund të gjenden “disht-et” (koleksionet)?” Kështu që ai më tregoi dy ose tri koleksione. Kështu fillova të kërkoja në grumbullin e këtyre letrave dhe nuk gjeta asgjë, por gjeta thesare: prej tyre tek ne në bibliotekën Dhahirije gjenden kopjet e Musnedeve të esh- Shihabit, nga el-Kuda’i, të dyja kishin pjesë që u mungonin. Njëra ishte kopje e lindjes tjetra e perëndimit. Dorëshkrimi origjinal i kopjes së perëndimit ishte shumë i bukur dhe i ishte dhënë rëndësi nga disa ruajtës të hadithit (hufaadh), njerëzit e hadithit, dhe pranë shumicës së haditheve nëse jo tek te gjithë ishin shkruar gjëra si (hadith) i dobët, i fabrikuar e kështu me radhë, por fashikulli i parë mungonte. Papritmas, derisa po kërkoja në këtë disht u befasova në gjetjen e pjesës së kopjes perëndimore ( të Musnedit të esh-Shihabit), dhe me këtë u plotësua një dorëshkrim i çmuar. E mora me shumë kënaqësi dhe gaz dhe shkova tek përgjegjësi i dorëshkrimeve dhe i thash: “ Kjo pjesë është nga disht-i dhe ky është libër për të cilin keni shkruar në indeks se është nga një burim i panjohur, autori është i panjohur dhe as nuk dihet se përse bën fjalë libri. Ky është libri dhe ky është autori...” por kësaj ai nuk i kushtoi rëndësi, ngase siç thonë këtu në Siri “Secili këndon për Lejlen e vet...” (d.m.th secili për vete): ky studim ishte i rëndësishëm për mua por jo për të. Pastaj vitet kaluan dhe vëllai ynë Abdul Mexhid es-Selefi e shtypi librin nga ky dorëshkrim. Dhe që ta dini natyrën ( e ndryshme ) të njerëzve... Musnedi i esh-Shihabit nga el-Kudai u botua nga tipografët në të cilin punoi Shuajb ( Arnauti), d.mt.h Mu’asasah ar-Risalah dhe në dorëshkrimin e historikut pata shkruar “ e nxjerr nga koleksioni i dishti-t nga Nasiri” ( d.m.th vet Albani). Shkrova vetëm “Nasir “, por ç’bëri ai?
  • 30. - 30 - Ai vendosi një pjesë letre mbi të dhe e fshehu këtë fakt dhe tani mund ta gjeni një kopje të saj në titullin kryesor të faqes së këtij libri në dorëshkrimin e Musnedit të esh-Shihabit të cilën e kontrolloi vëllai ynë Hamdiu, por kjo e vërtetë e bazuar në dituri është zhdukur (d.m.th ishte shejh Albani ai i cili e kishte gjetur pas tërë lodhjes së tij). Çfarë e shtyri ta bënte këtë? E dini përgjigjen. Puna është se këto ishin gjërat e çmuara të cilat i kisha fituar në këtë kërkim, në fund e humba shpresën se do ta gjëja letrën e humbur, por kurrë nuk më erdhi keq, ngase atë që arrita ishte më shumë nga e tërë ajo që mund ta paramendoja. Ajo që është e rëndësishme është se më vonë iu ktheva emrave të cilët i kisha shkruar, veprat dhe autorët e tyre dhe i rishkrova sërish në karta, duke i rregulluar ato sipas rëndit të emrave të autorëve, duke shënuar çdo vepër të autorit. Pastaj, pasi përfundova renditjen e emrave të autorëve, i rendita veprat sipas rëndit alfabetik, dhe kjo rezultoi në indeksin e dorëshkrimeve të zgjedhura në bibliotekën Dhahirijeh. Më pas erdhi faza përfundimtare dhe kjo ishte fryt i mundit dhe përpjekjes së parë: Fillova t’i lexoja dorëshkrimet, duke nxjerr dobi prej haditheve me zinxhirin e tyre të transmetuesve, (gjë) që e kam me vete tani, dhe kjo është ajo që më ndihmon në atë që kam nevojë në mbi dyzet vëllime, në të janë hadithet të cilat i kam nxjerr prej këtyre dorëshkrimeve me zinxhirin e tyre të transmetuesve, të renditura sipas rendit alfabetit në mënyrë që sa më lehtë tu referohemi atyre. Pra kjo është historia e letrës së humbur.
  • 31. - 31 - Dhoma e veçantë që iu dha shejh Albanit në Bibliotekën Dhahirijeh Al-Huwaini: Një nder gjerat që kam lexuar për ju në librat tuaja është se juve u ishte caktuar një dhomë e veçantë në Bibliotekën Dhahirijeh. Si e arritët atë nivel, duke e pasur parasysh se një pozitë e tillë është e vështirë të fitohet në vendet Islame? Shejh Albani: Nuk më kujtohet shumë mirë, kjo ngjau ngase drejtuesit e bibliotekës Dhahirijeh ndjen se isha njeri i dashuruar në dituri ngase e kisha shprehi të ulesha në pjesën kryesore ( të zonës së leximit) dhe i thosha Ebu Mehdiut, “Më jep, dhe ai natyrisht se më jepte filan apo filan librin, “ d.m.th dorëshkrimin, dhe unë vështirë se e kisha përfunduar atë kur kërkoja librin e dytë, të tretin dhe të katërtin.... Nganjëherë, mbi tavolinë do kisha një grumbull të tërë librash. Kjo tavolinë ishte për katër njerëz, dy uleshin në njërën anë e dy në anën tjetër. Për këtë, asnjë student nuk mund të ulej në tavolinë bashkë me mua. E pa dyshim se kishte kundërshtim nga studentet, sidomos në kohën e provimeve. Andaj dukej sikur administrata kishte gjetur një zgjidhje për këtë problem. Ata kishin një dhomë të errët e cila nuk ishte edhe aq e mirë për të vendosur dru zjarri aty, kështu që ata ma propozuan atë... dhe më vendosen në këtë dhomë, duke vendosur aty çfarëdo libri për të cilin kisha nevojë ti referohesha në mënyrë që të mos i mbingarkoja punëtoret duke u thënë “Më sillni këtë apo atë libër... kthejeni këtë libër...” Ata madje lanë edhe disa dorëshkrime tek unë.
  • 32. - 32 - Lejimi për shejh Albanin që të hyjë i vetëm në Bibliotekën Dhahirijeh në çdo kohë Mundësia e dytë ishte se Kolegji i Sheriatit në universitetin e Sirisë mbajti disa takime ku vendosen të themelonin bërthamën e një enciklopedie të hadithit. Dhe me pikëllim e them këtë: nuk mund të gjenin dikë prej doktorëve të tyre që ta merrte përsipër këtë detyrë. Andaj dërguan dikë tek unë që të këshilloheshin për këtë çështje. U takova me ta në universitet dhe ata ma paraqiten idenë e tyre dhe kërkuan që të punoja në këtë kurrikulum të cilin ata e kishin hartuar. Pasi shkëmbyem idetë rreth temës pajtova që të punoja për ta katër orë në ditë dhe pjesa tjetër do ishte për punën time personale-me kusht që të më epej leja që të hyja në bibliotekën Dhahirijeh në çfarëdo kohe që unë të dëshiroja. Andaj atyre u thash, “Nëse administrata e bibliotekës pajton me këtë, do t’ua kushtoj katër orë çdo ditë.” Ata u përgjigjen se do flisnin me njeriun përgjegjës. Kështu, një ditë erdhi Mustafa el-Subai ose Muhamed el Mubaraku, nuk më kujtohet saktësisht, dhe shkuan tek drejtuesi, folën më të pastaj më thirri e më tha: “Kemi arritur marrëveshjen me drejtuesin dhe ai do ta urdhëroj rojën që ty ta hap derën në çdo kohë.” Kështu atyre u dhashë katër orë në ditë, pra punoja në projektin e haditheve të tregtisë. Thelbi është se nuk jam tërësisht i sigurt nëse ata ma dhanë dhomën para apo pas kësaj...ajo që mendoj se është më e rëndësishme është se ata më dhanë leje të veçantë të hyja kur të doja, në çfarëdo kohe, gjatë ditës dhe gjatë natës. Pra kjo është historia e dhomës që mu dha vetëm mua në veçanti nga të gjithë njerëzit që vinin aty. Al-Huwaini: E përmendet më herët se ju morët një shtëpi me qira në Damask për të dhënë mësim. Cila ishte metodologjia që e ndiqnit asokohe? A do të lexonit ndonjë libër apo ishin mësime të përgjithshme? Albani: Mbaj mend se gjëja e parë që u kam dhënë mësim nxënësve ishte nga libri i Ibn Kajimit “Zaad al-Ma’ad fi Hadji Khairil-Ibad”. E lexoja një pjesë të librit pastaj e komentoja atë (përmendsh), duke u bazuar në njohuritë paraprake që kisha ose nga
  • 33. - 33 - shënimet të cilat i përgatisja para se të jepja mësim. Atëherë mësimi ishte treçerekëshe deri në një orë, pastaj pas kësaj kishte gjysmë ore pyetje dhe përgjigje. Pasi mbarova vëllimin e parë të “Zaad al Ma’aad” mendoj, e Allahu e di më se miri, nëse nuk kam harruar, ata kërkuan që t’ua mësoja librin ‘Ar-Rawadah an-Nadijeh Shahr ad- Durara al-Bahijeh”, ngase e vërteta është se libri ( i Ibn Kajimit) Zaad al Ma’aad është libër që bazohet në dituri dhe jo të gjithë nxënësit mund ta kuptojnë atë, kurse subjekti i Ar-Rawadah an Nadijeh është përmbledhës. Pra atyre u dhashë mësim tërë librin që nga fillimi gjerë në fund. Mendoj se më vonë, i erdhi radha Et Targhib wat-Tarhib, dhe në këto mësime kishte përpjekje akademike: parimi në lidhje me to ishte përgatitja, e që ishte rezultat i ( komentimeve rreth Zaad al Ma’ad) At-Ta’likat al Jijad ala Za’ad el Ma’aad, vëllimi i parë, dhe At Talik ar-Raghib alat Targhib wat-Tarhib. Ngase ishte nga karakteri im të mos u mësoja atyre ndonjë hadith derisa të kisha gjetur autencitetin e tij dhe të sigurohesha në të kuptuarit ose kuptimin që kishte ai për qëllim. Kjo është mënyra se si jepja mësime atje... ************************************************************************ Dikush në takim e pyeti: O shejh! Gjatë vizitës suaj të vazhdueshme në bibliotekën Dhahirijeh, kë e njihni prej nxënësve të dijës të cilët gjatë asaj kohe ishin serioz dhe përpiqeshin, prej bashkëkohësve tuaj ? Shejh Albani: Fatkeqësisht, unë kurrë nuk pash ndokënd ta vizitonte bibliotekën Dhahirijeh vazhdimisht, as nxënësit, as dijetarët, as ndonjë doktor ( d.m.th ata që mbajnë titujt e doktoraturës). Por shejh Abdul Kadër Arnauti vinte aty, ai ishte në rregull.... Al-Huwaini: Sa i përket librit ( të Ibn Tejmijës) Istikada es-Sirat al Mustekim, a keni dhënë mësim prej tij? Albani: Kam dhënë mësim disa pjesë të tij, jo të tërin.
  • 34. - 34 - Al-Huwaini e pyeti shejh Albanin për shejh Muhamed Bahjatul Baitar: a ishte ai i rangut tuaj apo atyre që ishin para jush? Albani: Ai ishte nga ata që ishin para meje. Al-Huwaini: A ke marr dituri prej tij? Al-Albani: Jo, por kishte mësime në letërsi të cilat në atë kohë shkrimtarët e njohur në Damask i ndiqnin, anëtarë të Akademisë Shkencore Arabe në Damask, prej tyre për shembull ishte ustadh Izud-Din et Tanukhi, Allahu e mëshiroftë, dhe të tjerë siç ishte Mustafa esh-Shihabi Ata mblidheshin të studionin librin e titulluar “Al-Himasah” të Ebu Tammamit. Specialistet siç ishte et-Tanukhi, bënin komentimin, jepnin shpjegime dhe sqarime. Andaj unë dhe një miku im, i cili ka vdekur, Allahu e mëshiroftë, ai quhej Munir Ebu Abdullah, shkonim në këtë seancë që ta forconim arabishten tonë, dhe të mësonin diçka prej etikës së saj. Prej anëtarëve të kësaj seance ishte shejh Bahjatu Baitar, por nuk jam ulur më të ( në mënyrë të veçantë) dhe nuk kam marr ndonjë mësim prej tij... Al-Huwaini: A e keni takuar el-Keutherin? Albani: Jo, nuk e njoh atë, përveç asaj që ka lënë pas. Al-Huwaini: A ishte ai bashkëkohës i juaji? Albani: Po, por ai ishte në Egjipt kurse unë në Damask. Kam shkuar në Egjipt dhe ai ishte gjallë...
  • 35. - 35 - Si u zgjodh shejh Albani të jepte mësim në universitetin e Medinës ? Al-Huwaini: Si u zgjodhët të jepni mësim në universitetin e Medinës? Sepse sipas normës duhet të kesh doktoraturën që të japësh mësim në studime akademike (universitet)? Albani: Kjo është hera e parë që më bëhet kjo pyetje. Ajo që mbaj mend tani janë dy gjera. E para është se universiteti ishte i ri në nivelin e dhënies mësim në universitet, sidomos në Saudi, kjo është arsyeja e parë. E dyta është reputacioni i disa librave dhe kënaqësia e njerëzve ( d.m.th dijetarëve) me to, dhe (gjithashtu), nga ajo që mua më duket e qartë, vlerësimi i disa librave ashtu siç duhej vlerësuar-kjo ishte ajo që i bëri ata të më kërkonin. Nuk kam kërkuar dhe as që do të kërkoja-kam jetuar kështu, dhe i tërë falënderimi i takon vetëm Allahut, nuk kam kërkuar ndonjë punë, sepse që nga fëmijëria fitoja mjetet e jetesës me punë nga duart e mija dhe me djersen e ballit. Asokohe kërkesa më erdhi nga shejh Muhamed ibn Ibrahim i cili atëherë ishte mufti i Mbretërisë ( i Arabisë Saudite, d.m.th Myftiu para Bin Bazit), dhe ai ishte drejtori i universitetit që së shpejti do hapte dyert. Mora këshillën e disa vëllezërve të cilëve u besoja në dije dhe në të kuptuar, pra njeri prej tyre më tha: “provoje një vit, nëse të pëlqen të japësh mësim atëherë mund të vazhdosh për aq kohë sa është shkruar për ty.” Dhe e vërteta është se kur shkova atje gjeta një mjedis të mrekullueshëm, i cili fillimisht ishte i gatshëm dhe dëshironte të pranonte thirrjen, dhe së dyti, të vazhdoja metodologjinë akademike me të cilën isha i predispozuar.
  • 36. - 36 - Si bashkëvepronte shejh Albani me studentet në universitetin e Medinës? Historia ime në universitet, sipas mendimit tim, ishte diçka që rrallë ndodhte me dikë që ishte mësues i ndonjë lënde atje- ngase unë isha ne mesin e studenteve sikur të isha një prej tyre, dhe ka shumë situata të ndryshme që ua bëjnë të qartë këtë realitet. Për shembull, kur mbaroja mësimin dhe ishte koha e pushimit, shprehia e zakonshme ishte që të shkoje në dhomën e stafit dhe të uleshe gjatë tërë pushimit, të pije çaj apo kafe dhe të flisje për gjëra të ndryshme. Kurse unë largohesha nga e tërë kjo, dhe pas mësimit dilja në oborr dhe ulesha në rërë- dhe studentet të cilëve isha duke u dhënë mësim disa minuta më herët mblidheshin rreth meje, e edhe studentet e tjerë, ngase ne uleshim në vend të hapur. I këshilloja dhe u përgjigjesha disa pyetjeve. Kështu i kalova të gjitha vitet sa dhashë mësim në universitet. Dhe më kujtohet mirë dikush që në gjuhen e universitetit quhej asistent profesor, kaloi pranë meje (derisa rrija ulur jashtë) dhe një ditë më tha: Eselamu alejkum”. Iu përgjigja: “We alejkum selam” Ai pastaj tha: “E di o shejh, ky është mësimi i vërtetë.” Kjo sepse studentet ishin të lirë ( dhe të hapur) në këtë ndejë, ndërsa mësimi zyrtar (në klasë), edhe pse është e vërtetë se isha shumë liberal me ta, prapëseprapë aty duhet të ketë kufi dhe ndalesa. Nga të gjithë mësimdhënësit në universitet kjo mënyrë ishte unike për shejh Albanin. Kishte edhe rezultate të tjera të mira gjithashtu, për shembull, kur el Albani hynte në universitet disa minuta para mësimit, studentet mblidheshin rreth veturë, derisa humbte në mes të turmës dhe nuk shihej, dhe secili mundohej t’ia kalonte vëllait të tij që të më drejtonte ndonjë pyetje. Dhe kur mbaroja mësimin, ata serish garonin që të uleshin me mua në veturë. Kjo ishte shprehia ime kur vija apo kur shkoja- kurrë nuk e ndaloja askënd që të mos ulej në veturën time, prandaj ajo ishte gjithmonë përplot student, kur vija dhe kur shkoja. Kjo gjendje bëri që studentet në zemrat e tyre të kishin dashuri për Albanin, duke shtuar edhe faktin se atyre u erdhi diçka që ata nuk e kishin dëgjuar dhe pasur më parë:
  • 37. - 37 - mësuesin e tefsirit, fikut, usulit rreth hadithit që u hynte në punë për mësimet e tyre kështu që edhe mësuesit e tjerë filluan të dëgjonin një gjuhë të re, “O mësues kush e ka transmetuar këtë hadith? A është i saktë zinxhiri i transmetuesve? Dhe mbaj mend një ngjarje që ngjau me mësuesin e usulit, d.m.th usul al fikh. Ai citoi hadithin e Muadh ibn Xhebelit , “O Muadh! Me çfarë do të gjykosh…” ai ua solli këtë hadith studenteve si dëshmi e kijasit, kjo ngjau në mësimet e vëllait tonë Abdu Rrahman Abdul Halik, i cili ishte në vitin e tretë, andaj ai i tha atij: “O mësues, a është autentik ky hadith?” Ai u përgjigj “Po.’ Ai (Abdu Rrahmani) tha: “Ne e kemi dëgjuar shejh Albanin të thotë se është hadith munker.” Nuk e di se cila ishte përgjigja e tij por ai nuk ishte i kënaqur me atë që i kishte thënë studenti i tij. Pas disa ditësh, ky shejh, mësuesi i usul-fikhut, erdhi në shtëpinë time dhe më tha: “Më ka arritur se ti thua se ky hadith është hadith munker ( jo autentik)?” Iu përgjigja: “Po.” Ai tha: “A ke shkruar ndonjë gjë rreth këtij hadithi?” I thash “Po, në Silsilah al-ahadith ed-Daife” në vëllimin e dytë” dhe asokohe libri ende nuk ishte botuar. Ai tha “A mund ta shikoj?” Ia tregova dhe në të kisha përmendur të gjitha rrugët e transmetimeve dhe i kisha sqaruar defektet e pabaza të tij. Ai vajti, mbajti një tjetër mësim ku e rikonfirmoi atë që u kishte thënë studenteve më herët se hadithi ishte autentik dhe se vet shejh Albani kishte sjelle rrugë të ndryshme transmetimesh të cilat e përforconin atë- kurse ato rrugë transmetimesh nuk bënin gjë tjetër veçse i shtonin pavlefshmërisë shfuqizim. Andaj situata të këtilla, dhe kjo qasje e pazakontë në universitet ku studentet mblidheshin rreth meje trazuan dhe zëmëruan mësuesit të cilët i shkruan drejtpërsëdrejti Myftiut, e Allahu e di më së miri, apo mbretit, dhe e bënë që atyre tu dukej se unë po formoja ndonjë grup apo fraksion dhe se frikësoheshin se mund të bëja ndonjë gjë. Viti i tretë përfundoi dhe unë u ktheva në Damask që t’i kaloja pushimet atje. Asokohe shejh Bin Bazi, Allahu e shpërbleftë me të mira, ishte ndihmës drejtor. Një apo dy javë para se të kthehesha në Medine ai më shkroi, dhe e mbaj mend mirë, se njeri nga djemtë e mi, Abdul Latifi duhej të mbaronte njërin kurs të tij andaj e dërgova para se të shkoja vet që t’u nënshtrohej provimeve. Dhe ai ishte tronditur nga letra e Bin Bazit në të cilën
  • 38. - 38 - thuhej se ai (Bin Bazi) kishte marrë një letër nga Myftiu se këtë vit nuk ka nevojë t’i vazhdohet kontrata shejh Albanit. Për këtë arsye lidhja ime me universitetin mori fund, dhe shejh Bin Bazi, Allahu e shpërbleftë me të mira, më shkroi fjalë të mira duke më thënë: “Ata si ti, në çfarëdo situate që të jenë, do ta përmbushin atë që është detyrim mbi ta.” Si përfundim, mua mu kërkua që të jepja mësim atje, dhe kjo ngase ata ende nuk i aplikonin rregullat e universitetit dhe ngase kishin nevojë për dikë të cilit në të njëjtën kohë mund ti besonin në dituri dhe akide. Andaj për këtë arsye ata më caktuan që të jepja mësim.
  • 39. - 39 - Në biografitë e tyre për shejh Albanin, dy shujuhet, Id Abasi dhe Ali Khashani kanë thënë: “Për shkak të mundit të tij dhe tawfikut të vazhdueshëm ndaj Allahut, i Madhërishmi i dha atij shumë vepra prej të cilave ka dobi në fushën e hadithit, fikut, besimit dhe (libra) të tjera të cilat dolën në dritë e që tregojnë mirësinë me të cilën Allahu i ka bekuar njerëzit e dijës dhe atij i ka dhënë të kuptuarit e saktë e dije të shumtë, sidomos në fushën e hadithit, shkencat dhe transmetuesit, bashkë me diturinë e saktë të bazuar në metodologjinë që Librin dhe Sunetin ta bëjë gjykues dhe peshojë për çdo çështje, duke marrë udhëzim nga të parët tanë të mirë sipas të kuptuarit e tyre në nxjerrjen e vendimeve. E njëjta metodologji në të cilën ishin shumë hulumtues dhe verifikues nga njerëzit e dijës ( para tij), sidomos shejhu i Islamit Ibn Tejmije, nxënësit e tij, dhe ata që i pasuan ata në këtë. E tërë kjo e bëri shejhun të dalluar dhe njohur tek i cili referoheshin njerëzit e dijës. Njerëzit që mbikëqyrnin institutet e dijes e vlerësonin vlerën e tij, diç që bëri që ata të cilët ishin udhëheqës të universitetit të Medinës kur u themelua-në shejhun, dijetarin, Muhamed Ibn Ibrahim Ali Shejh, drejtori i Universitetit Islam dhe Myftiu i Arabisë Saudite- të zgjidhnin shejh Albanin të jepte mësim hadithin dhe shkencat e hadithit, gjatë së cilës kohë ai ishte shembull i ndershmërisë dhe punës së zellshme, deri në atë masë saqë ai ulej me studentet në rërë gjatë pushimeve dhe disa mësues teksa kalonin i thoshin:”ky është mësimi i vërtetë, -jo ai nga i cili sapo dole apo ai në të cilin do kthehesh prapë (brenda).” Shejhu e bënte këtë kurse mësuesit e tjerë drejtoheshin drejt sallës së mësuesve dhe hanin hurma po pinin çaj e kafe, dhe kjo është nga mirësitë e Allahut të cilat Ai ia jep kujt të dojë. E mbase ky zakon dhe sinqeritet i tij ishte diçka që shtyri disa njerëz të bëheshin xheloz ndaj tij, prej tyre kishte edhe njerëz të dijës, si shkak i dashamirësisë dhe dashurisë që studentet kishin për të dhe se si ata paraqiteshin para tij në universitet dhe gjatë
  • 40. - 40 - udhëtimeve që i mbikëqyrte universiteti. Marrëdhënia e shejhut me studentet e tij ishte si ajo e shokut me shokun, pa formalitete, dhe jo si marrëdhënia në mes mësuesit dhe nxënësit, ngase ai e kishte larguar formalitetin i cili do ti zgjaste çështjet dhe e zhvendosi me besim dhe vëllazëri. Ai ka thënë: “Në veturën time merrja cilindo studentë që e takoja rrugës për në universitet dhe teksa kthehesha nga universiteti i Medinës. Andaj gjatë tërë kohës, vetura ime ishte e mbushur me ta, vajtje e ardhje.” Dëshira e studentëve për të qenë me shejhun dhe dashuria e tyre për të si dhe fakti se ata ndjenin se nuk kishte dallim në mes tyre dhe mësuesit arriti deri në atë masë saqë një ditë pasi kishte mbaruar ligjëratat, Shejhu vajti në administratën e universitetit dhe e la veturën para ndërtesës e hyri brenda. Ngjau që Muhamed ibn Abdul Wehab el Bena dëshiroi të shkonte në qytet, andaj doli bashkë me shejh Albanin në drejtim të veturës për të parë se tashmë vetura e shejhut ishte e mbushur me studentë. Atëherë kur studentet panë shejh el Benan, njeri prej tyre u detyrua të dilte për ti lënë vend atij. Dhe në mëngjes kur hynte në universitet vështirë se mund ta shihje veturën e tij për shkak të numrit të madh të studenteve që mblidheshin rreth tij, duke i dhënë shejhut selam, duke e pyetur atë dhe duk përfituar prej tij.
  • 41. - 41 - Planet e liga dhe keqdashëse Të gjitha gjërat që i përmendëm kur mblidhen se bashku, trazuan mësimdhënësit në universitet të cilët ishin keqdashës dhe inatçi, andaj ata komplotuan kundër tij dhe e raportuan tek administrata e universitetit duke ngritur akuza te rreme, duke sjell dëshmi të rrejshme dhe duke e përgojuar atë, e duke komplotuar dhe fabrikuar kundër tij. Dhe ata harruan Allahun e Madhërishëm, dhe faktin se do të qëndrojnë para Tij, atë Ditë kur asgjë nuk mund të fshihet prej Tij, të Madhërishmit. Kështu pra administrata ia përfundoi kontratën. Shejhu i duroi akuzat dhe shpifjet kundër tij duke thënë, “Na mjafton Allahu, dhe Ai është më i Miri rregullues i çështjeve,” dhe Allahu dëshiron dhe zgjedh, e askush nuk mund të zmbraps vullnetin e Tij, larg çdo të mete është Allahu. Pra shejhu ishte i kënaqur me caktimin e Allahut duke besuar me shpirt, në të vërtetë ai ishte i lumtur ngase Allahu e kishte bekuar me te kuptuarit e çështjeve komplekse dhe problemeve islame andaj edhe u kthye ( në Siri) me një nder edhe me të madh që të kërkonte e hulumtonte ato gjëra të cilat do të ishin të dobishme për muslimanët në shumë fusha nga sheriati i pastër, të cilat i kishte lenë ca anash derisa jepte mësim ne universitet. ( Kur ngjau e tëre kjo) shejh Abdul Aziz ibn Baz ia tha disa fjalë të rëndësishme shejh Albanit. Duke e ngushëlluar i tha: “Kudo që të jesh, ti do ti përmbushësh detyrat e obligueshme në thirrjen për tek Allahu, dhe nuk ka kurrfarë ndryshimi për ty ( nëse je këtu apo atje).” Dhe kjo ngase ai e njihte forcën e besimit të shejh Albanit që kishte në Allahun e Madhërishëm, diturinë e tij të madhe dhe durimin e tij në raste fatkeqësish. Dhe kjo mbase e shpjegon më së miri pse shejh Albani e përsëriste aq shpesh lutjen e Ebu Bekr es Sidkut, Allahu qoftë i kënaqur me të, “O Allah! Mos më merr në llogari për atë që ata thonë, dhe më bej më të mirë se sa që ata mendojnë, e mi fal ato gjëra të cilat ata nuk i dinë për mua.”
  • 42. - 42 - Emigrimi i tij në Jordani dhe shërbimi sekret Al-Huwaini: Në disa prej librave tuaj ju keni përmendur hyrjen tuaj në Aman, Jordani dhe pastaj kthimin tuaj sërish në Siri për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme. Do të donim të dinim rreth këtyre situatave. Al-Albani: Jetoja atje në një shtëpi të vogël e modeste, dhe po kërkoja një copë tokë ku do të ndërtoja një shtëpi, e zgjodha atë pjesë dhe fillova të ndërtoja. Vëllezërit tanë ishin shumë të etur që t’u jepja mësim, ashtu siç ndodhte para se të vendosesha këtu. Vija ( nga Siria në Jordani) çdo muaj, çdo dy muaj ose çdo tre muaj- sipas mundësive, dhe jepja mësim në shtëpinë e shejh Ahmed Atijeh. Gjithashtu vizitoja Zarkan dhe jepja mësim atje. Kjo ishte shprehia ime para se të vendosesha këtu. Kur u zhvendosa atje isha i angazhuar me ndërtimin e shtëpisë... më në fund e ndërtuam dhe i vendosa aty, elhamdulilah. Këtu mbanim mësime në çatinë e shtëpisë së shejh Ahmedit, jo në atë që mbanim më herët. Shtëpia mbushej me njerëz edhe pse ajo ishte e madhe, dhe mësimet ishin në Rijadus-Salihin dhe zgjasnin treçerek dhe pastaj kishte pyetje e përgjigje. Mësimi i tretë kishte filluar me vështirësi kur shërbimi sekret më befasoi. Kisha falur namazin e drekës në xhaminë Nur bashkë me vëllanë tim më të vjetër që quhet Muhamed Naxhi ebu Ahmed, dhe atë ditë me mua ishte edhe im bir, Abdul-Musowiri. Po ngjitesha përpjetë shkallëve dhe vëllai im po ngjitej pas meje e pas tij ishte im bir kur dikush e pyeti vëllanë tim, “A je ti filani?” U ktheva dhe thash, “Unë jam filani.” Ai më tha, “Na duhesh për pak kohë.” Më çuan tek shërbimi sekret dhe më kërkuan letërnjoftimin e më pyeten rreth punës sime e kështu me radhë. Pastaj erdhi dikush tjetër më i moshuar i cili dukej se ishte më i ngritur në gradë dhe më tha, “O shejh, prania jote në këtë qytet nuk është e dëshirueshme.” E pyeta “Pse? Tashmë ka një vit që jetoj këtu, jo vetëm kaq, por në të vërtetë kam blerë një copë tokë me lejen e shtetit, dhe jo vetëm kaq, por kam ndërtuar një shtëpi në të me
  • 43. - 43 - lejen e shtetit, e jo vetëm kaq, por gjithashtu jam martuar me një nga gratë e tij.” Kështu i moshuari u këshillua me njërin prej tyre dhe pastaj u largua. Më pas më transferuan në një dhomë tjetër dhe serish më morën në pyetje. Pastaj më zbriten poshtë shkallëve më një ushtar dhe me futen në një makinë ushtarake e më dërgonin nga një vend në tjetrin derisa më çuan diku ku ishte një grup njerëzish, dhe duke gjykuar nga fytyrat e tyre shumica ishin njerëz të ulët, d.m.th kriminelë, dhe ata kishin edhe gjerat personale me vete. Pranë tyre ishte një makinë ushtarake kështu që e kuptova se ata do të transportoheshin, dhe në njërën prej atyre qendrave në të cilën më kishin çuar, njeri prej burrave atje më pat thënë, “Tani ata duan që të të dëbojnë në Siri.” Pastaj erdhi rreshteri dhe tha, “Lëvizni rini, hipni.” Unë isha i fundit prej tyre dhe refuzoja të hipja duke i thënë rreshterit, “Nuk dua të shkoj në Siri,” edhe pse largimi im nga Siria ishte tërësisht normal (d.m.th shejhu nuk ishte larguar nga Siria për ndonjë veprim të gabuar), dhe kjo është një çështje për të cilën shumë njerëz janë injorantë (të paditur) ngase disa muaj pasi unë isha larguar, ndodhi Revolucioni Sirian. E unë isha vendosur këtu ( në Jordani) dhe nuk mendoja se ishte ide e mirë të kthehesha në Siri. Andaj rreshteri më gënjeu duke më thënë, “Nuk po të dërgojmë në Siri, jemi duke të të dërguar në Erbil.” Na dërguan me veturë në kufirin jordanezo-sirian dhe më dorëzuan tek një oficer jordanez, i cili më lejoi të shkoja në kufirin sirian dhe sapo u futa në Siri ata më pyeten dhe unë ua tregova ngjarjen. Ata më dhanë një copë letër në të cilën shkruante, “Duhet të paraqitesh tek shërbimi sekret Sirian pas tre ditësh.” Kur u ktheva në shtëpinë e vëllait tim dhe qëndrova aty dy net u këshillova më vëllezërit: A të shkoj tek shërbimi sekret sirian apo të largohem nga Siria? Të gjitha mendimet ishin unanime se nuk duhej të shkoja tek Shërbimi Sekret. Ata më thanë, “Ngase ti nuk e di se çfarë mund të të bëjnë ata.” Duke u bazuar në këtë vendosa dhe udhëtova për në Liban. Qëndrova atje përafërsisht gjashtë muaj pastaj njëri nga vëllezërit nga Emiratet erdhi dhe ai kishte një lejekalim që më lejonte të hyja në Emirate kështu që kalova disa muaj atje. Më pas njeri nga vëllezërit siç është Ebu Maliku ( Muhamed Ibrahim Shakrah) dhe të tjerët u përpoqën të binin në kontakt me autoritetet ( në Jordani) derisa arritën ta dërgonin
  • 44. - 44 - çështjen tek mbreti ( duke i thënë) se shejhu nuk është as njeri revolucionar as politikan- ai është njeri i dijës. Dhe ata i paraqiten udhëheqësit të ministrave dy pako me libra dhe i thanë “Ky është shejhu”. Dhe ata që ishin në pushtet më lejuan të hyj. Pra kështu ndodhi, kjo është historia për të cilën pyete. Al-Huwaini E pyeti shejhun rreth arsyeve të largimit nga Siria ( për në Jordani) dhe si ndodhi kjo? Al-Albani: Largimi im nga Siria ishte një çështje e natyrshme, një plan për të ardhmen, d.m.th kisha bërë plan duke thënë, “duhet të tërhiqem nga njerëzit për aq sa më ka mbetur nga jeta ime, dhe t’ia përkushtoj përfundimit të projekteve,” ose të paktën disa nga projektet e mia. Sepse siç e dini në Siri udhëtoja shumë: nga Damasku në Homs, Hama, Alepo, Idlib, Latakia. Pra nuk doja të isha i zënë me njerëzit edhe aq ngase nuk do të isha në gjendje të përfundoja projektet e mia të bazuara në dituri. Prandaj i thash vetvetes, “Do të shkoj në një vend ku nuk jam i njohur.” Por e vërteta më doli ndryshe, dhe kjo është ashtu siç thuhet në disa transmetime israilite ( d.m.th transmetime të Ithtarëve të Librit), “Robi im dëshiron diçka, dhe Unë dëshiroj diçka dhe nuk do të ndodh asgjë vetëm se ajo që Unë dua.” Dhe kjo pa dyshim se është e vërtetë. Pra këtu erdha më këtë qëllim që të mund të jetoja larg personit të cilit i referohen njerëzit, që pyeten e kështu me radhë dhe t’ia përkushtoja veten diturisë, pra largimi im ( nga Siria ) ishte krejtësisht normal.
  • 45. - 45 - Burgosja e tij Me pas al Huwejni e pyeti shejhun rreth rrethanave kur ai u burgos dy here ne Siri? Al-Albani: “Hera e parë ishte kur planet e çifuteve e goditen Damaskun, andaj ajo që është e qartë është se shteti frikësohej se dijetarët mund të fillonin ndonjë revolucion, dhe si mas parandaluese ata arrestuan të gjithë dijetarët.” Shejh Albani tha duke qeshur: “dhe nuk e di se pse ata atëherë me llogarisnin të jem në mesin e dijetarëve.” Hera e dytë ishte atëherë kur më ftoi shërbimi sekret dhe me pyeten: “Cili është mendimi yt rreth udhëheqësve të sotshëm?” U thash “Nuk i njoh ata.” Ata më pyeten, “Cili është mendimi yt rreth sistemit të udhëheqësit, a e përkrah atë?” U përgjigja, “Jo”. Ata më pyeten “Pse?” U thash “ Sepse është kundër Islamit.” Më çuan në një mjet transferues prej një vendi në një vend dhe pastaj më vendosen në shtabin e policisë që të më transferonin- ku, nuk e dija. Një burrë nga populli im, një shqiptarë, kaloi pranë meje dhe më pyeti se pse isha aty, ia sqarova gjendjen, dhe ai u largua. Ai shkoi e pyeti se ku do më transferonin dhe pastaj erdhi e më tha: “Kanë vendosur të të dëbojnë në al-Hasakah,” d.m.th ( në veri lindje ) të Sirisë. I kërkova që të shkonte tek djali im në dyqan dhe ti thotë të më sjell çanten time ku do ta vendoste një kopje të Sahihul Muslim, një mprehes, një laps, gomë etj., dhe se ai duhet të më takonte këtu, e nëse jo, atëherë duhet të më takonte tek vendi ku veturat nisen për në Alepo. Burri vajti tek djali im i cili pastaj nxitoi dhe mi solli gjithçka që kisha kërkuar dhe më takoi tek vendi ku niseshin veturat sapo ato po beheshin gati të niseshin. Ai u ngjit drejt meje duke më dhënë selam, më përqafoi dhe më dha lamtumirën, pastaj makina na dergoi në Alepo dhe nga Alepo për në al Hasakah. Në al Hasaka është një burg i lartë e i madh. Ata më vendosen në një zonë e cila ishte shumë e gjatë dhe përplot muslimanë nga Huzbut-Tahrir, i pari i tyre ndiqte mesimet e mija në Alepo, d.m.th ai sihte Selef por pastaj u kthye në Hizbut-Tahrir. I thash vetvetes “ shumë fatkeqësi janë dobipurese,” (sepse) vazhdimisht isha në debat me këtë grup natë e ditë- por me vete kisha sjellë pajisjet dhe dëshiroja ta filloja punën, por llamba ishte e ngjitur shumë lart në tavan, sidoqoftë nga drita e saj nuk përfitova kushedi se sa.
  • 46. - 46 - Bisedova me personin i cili më parë ishte Selef, ai quhej shejh Mustafa, dhe fatkeqësisht ai kishte kaluar pothuajse dy vite në burg. Për shkak se ai kishte kaluar kohë të gjatë aty dukej se ai kishte formuar një miqësi me drejtorin, dhe shihej se drejtori kishte karakter pozitiv edhe pse ai ishte një Ba’athist. Ai në të vërtetë i përgjigjej pozitivisht shejh Mustafës dhe këtij grupi myslimanësh dhe u ndihmonte aq sa kishte mundësi. Ata hanin së bashku, e ndanin bashkë ushqimin e kështu veproja edhe unë bashkë me ta. Qëllimi është se kisha nevojë për rrymë ( një mënyrë për të pasur më shumë dritë për të lexuar), andaj shejh Mustafa foli me drejtorin e burgut dhe i tha: “Shejh al-Albani është nxenës i dijës dhe dëshiron të studiojë, ngase ka marr edhe librat me vete.” Drejtori i tha, “Do ti sjellim atë që ka nevojë por në llogari të tij.” U thash se nuk ka problem, e ai do sillte atë që kisha nevojë kurse unë do të paguaja. Prandaj mu soll llampa nga tavani mbi kokë, tërësisht mbi të- kështuqë më kurrë nuk e ndieja edhe aq vetminë, ashtu siç ka thënë Ibn Tejmije “Burgosja ime është vetmia ime.” Pastaj al-Huwajni e pyeti shejhun rreth veprave të cilat ai i kishte përfunduar dhe ato me të cilat po merrej dhe metodologjinë e tij në autorësimin e veprave dhe me në fund kërkoi prej tij ta këshillonte rreth diturisë andaj edhe shejhu e këshilloi dhe e nxiti qe ti frikësohej Allahut te Madhërishëm dhe përfundoi duke thënë: “Shpresoj te te ipet me shume tawfik ( nga Allahu).”