SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  9
VI. BURIMET  E  MJETEVE  TË  BANKAVE
Burmiet e mjeteve të bankare mund t’i klasifikojmë në dy grupe themelore:
1)burimet depozitare të mjeteve dhe 2)burimet jodepozitare të mjeteve.
Potenciali  DEPOZITAR paraqet burimin kryesor, nga i cili formohen mjetet e tërsishme të bankës. Këtu hyjnë mjetet monetare të cilat transaktorët jobankarë i mbajnë në llogaritë e bankave.
Burimet DEPOZITARE të mjeteve ndahen në 3 kategori:
a)Depozitat me të parë (A  VISTA), b)Depozitat e afatëzuara (afatgjatë, investivë) dhe c)Depozitat speciale.
A)Depozitat ME TË PARË(A VISTA) – janë mjetet të cilat janë deponuar në bankë për një afat të shkurtër. Këto mjete i janë besuar bankës për një afat të shkurtër dhe kryesisht paraqesin mjete të pagimit që përbëjnë pjesën kryesore të masës monetare.
B)Depozitat e AFATËZUARA – paraqesin mjetet monetare që i janë besuar bankës për një afat të caktuar dhe destinim të caktuar apo afat të caktuar kohor. Kamata për mjetet e afatëzuara është më e lartë sesa kamata për depozitat me të parë, gjë që ka për qëllim që të stimulohet afarizmi.
C)Depozitat SPECIALE – formohen me vendimet e organeve të politikës ekonomike dhe shërbejnë si institucione për sërndërtimin e politikës së caktuar ekonomike. Këto depozita janë të lidhura për deponentët dhe nuk mund të shfrytëzohen për lejimin e kredive.
GJATË formimit të depozitave, qështjet më të rëndësishme të cilat duhet t’i ketë parasysh banka janë: 1.stabiliteti i depozitave, 2.efikasiteti i shfrytëzimit të mjëteve të grumbulluara, 3.struktura e depozitave në bilancin e bankës që është bazë për pavarsinë më të vogël apo më të madhe të bankave.
STRUKTURA e potencialit depozitar të bankave është shumë e rëndësishme për shkak:
1)nga struktura e depozitave varet edhe mundësia e udhëheqjes së politikës së plasmaneve (kredit afatgjatë, afatshkurt dhe afatmesëm etj.),
2)procesi i transformimit të depozitave(nga depozitat afatshkurt në ato afatgjatë),
3)raporti dhe politika e kredive e depozitave të sektorëve të ndryshëm dhe fuqia e bankave që të bartin depozitat e kreditë nga një sektor në sektorin e tjerë të ekonomisë.
NË formimin e DEPOZITAVE të bankave afariste ndikojnë këta faktorë:1. Përqindja e kursimit dhe masa e kursimit në shoqëri, 2.politika monetare kreditore, 3.përqindja e inflacionit, përkatësisht kamata reale, 4.lidhmëria brenda sistemit bankar, 5.rrjedhat monetare e financiare ndërkombëtare dhe 6.niveli i zhvillimit të ekonomisë e shoqërisë.
1.Shkalla e zhvillimit dhe akumulativiteti i ekonomisë kanë ndikim më të rëndësishëm në formimin e depozitave bankare. Zvoglimi i të ardhurave, rënja e aktivitetit ekonomik, dalja e të ardhurave për pagesat në botën e jashtme etj., kanë efekte negative në formimin e depozitave.
2.Politika monetare – kreditore ka rëndësi të madhe për formimin e depozitave të bankave. Orientimi themelor i politikës monetare – kreditore ka ndikim të madh në formimin e mjeteve të bankave afariste. Politika ekspanzive ndikon në drejtim të rritjes së depozitave ndërsa politika restriktive, ndikon negativisht në potencialin depozitar të bankave.
3.Përqindja e inflacionit – ndikon në zvoglimin e potencialit depozitar, por edhe në keqësimin e strukturës së depozitave në bilancin e bankave. Mendohet se me një përqinjde të inflacionit mbi 10%, ngadalësohet rritja e depozitave dhe bëhet keqësimi i shpejtë i strukturës së depozitave. Inflacioni ndikon edhe në zvoglimin e kursimit në ekonomi dhe në sektorin e popullësisë.
4.Lidhshmëria brenda sistemit bankar si dhe organizimi, por edhe masat stimulative të kursimit janë faktor i rëndësishëm për mobilizimin e depozitave. Rëndësi të veqantë fiton edhe stabiliteti dhe fuqia e sistemit bankar, besimi i kursimtarëve dhe deponentëve, etj. Për depozitat rëndësi të madhe ka edhe stimulimi përmes normës së kamatës, që paraqet njërin ndër faktorët e sigurisë në formimin e depozitave bankare.
5.Rrjadhat monetare e financiare ndërkombëtare – përmes hyrjes e daljes së depozitave në mes të bankave të vendit dhe bankave të huaja, paraqesin një faktor të rëndësishëm në formimin e depozitave të bankave. Suficiti në bilancin e pagesave dhe rritja e rezervave devizore ndikon në rritjen e depozitave, ndërsa deficiti – në zvoglimin e depozitave.
BURIMET JO DEPOZITARE TË MJETEVE TË BANKAVE – paraqesin mjetet plotësuese të formuara në mënyrë institucionale apo me veprimrtarinë plotësuese të bankës. Në sistemet bankare të zhvilluara këto mjete marrin pjesë me 10-20% në potencialin financiar të bankave.
NË burimet JODEPOZITARE hyjnë:
1) kreditë bankare, 2) burimet e tjera(të tregut), 3) kapitali i bankës.
VII. PUNËT BANKARE
Kriteret për klasifikimin e punëve bankare: a)sipas bilancit ANALITIK, b)sipas parimit FUNKSIONAL, c)sipas afatit.
A)Ndarja e punëve bankare sipas bilancit analitik – është bërë varësisht nga pozita e një pune bankare në bilancin e bankës, përkatësisht varësisht nga ajo se në një punë të caktuar a paraqitet banka si debitore, besorëve apo vetëm si ndërmjetësuese.
Punët bankare ndahen në: 1) punë bankare pasive, 2) punë bankare aktive,
3) punë bankare neutrale(ndërmjetësuese).
B)Ndarja e punëve bankare sipas parimit funksional – është e kohës më të re dhe I përgjigjet më së miri afarizmit bankar të sotëm I cili është gjithnjë e më I ndërlikuar.
Sipas parimit funksional punët bankare mund të ndahen në:
a)punët e koncentrimit dhe të mobilizimit të mjeteve monetare, b)punët e kreditimit, c)punët ndërmjetësuese – komisionare, d)punët vetijake dhe e)punët administrative - kontrolluese dhe administrative – planifikuese.
C)Ndarja e punëve bankare sipas afatit – kjo ndarje rezulton nga ndarja e mjeteve për riprodhimin në mjete fikse dhe mjete qarkulluese, përkatësisht në mjete themelore dhe mjete qarkulluese.
Sipas afatit punët bankare mund të ndahen në: a)punët bankare me afat të shkurtër dhe b)punët bankare me afat të gjatë.
PUNËT BANKARE PASIVE
Në punët bakare pasive me afat të shkurtër hyjnë: 1)emisioni i kartëmonedhave, 2)mobilizimi dhe mbajtja e mjeteve afatshkurtër – depozitave me të parë (A VISTA), 3)marrja hua te bankat tjera, 4)lëshimi i bonave të arkës dhe 5)eskontimi i kambialeve vetanake.
1)EMISIONI I KARTMONEDHAVE– si punë passive bankare paraqitet ne shekullin e kaluar me evolimin e standardit të arit, kur banka emisionare dhe bankat e tjera të privilegjuara lëshojnë vërtetime(NOTA) për sainë e caktuar të arit që është deponuar në bankë. Pronari I një note të tillë bankare kishte të drejtë që të kërkonte nga banka sasinë e caktuar të arit që ishte shënuar në bankonotë.
2) MOBILIZIMI DHE MBAJTJA E MJETEVE AFATSHKURTËRA – depozitave me të parë- karakteristika kryesore e depozitave me të parë është se banka ato I paguan në qdo kohë dhe se ato paraqesin masën monetare, e cila mund të shndërrohet në para të gatshme ose depozita që shërbejnë për pagesat e pronarit të depozitave.
Depozitat në të parë mund ti ndajmë në disa grupe: a) depozitat në llogaritë rrjedhëse dhe xhirollogaritë e ndërmarrjeve, b)depozitat e popullësisë(depozitat e kursimit), c)depozitat tjera në llogari të ndryshme të bankës.
A)Depozitat në llogaritë rrjedhëse dhe xhirollogaritë e ndërmarrjeve – paraqesin mjetet monetare të ndërmarrjeve të cilat në debi të këtyre mjeteve I kryejnë të gjitha pagesat në lidhje me prodhimin e qarkullimin, kurse në dobi të tyre arkëtimin e realizuar. Në këtë mënyrë banka duke bërë bartjen e parave prej një llogarie në tjetrën shpejton qarkullimin e mjeteve monetare, I zvoglon shp. rreth pagesave dhe krijon mundësinë që me një masë më të vogël të mjeteve monetare të kryhet një numër më I madh I pagesave.
B)Depozitat e popullësisë(depozitat e kursimit) – paraqesin një formë klasike të mobilizimit të kursimeve të shtresave më të gjera të popullësisë dhe është e lidhur ngushtë me përpjekjet që me shpenzimin racional të fitimit të mjetet për përmbushjen e nevojave që nuk mund të plotësohen menjëher për arsye të mungesës së mjetve monetare.
C)Depozitat tjera në llogari të ndryshme të bankës – paraqesin depozitat të cilat nuk kanë të caktuar afatin e pagimit, pastaj mjetet e fondeve të ndryshme që mund të shfrytëzohen në qdo moment, depozitat për punët me botën e jashtme etj.
3)MARRJA HUA TE BANKAT TJERA – në kuadër të punëve bankare pasive vend të veqant zen edhe marrja hua te bankat e tjera. Me këtë baka I siguron mjetet e nevojshme monetare për lejimin e kredive.
Këtu hyjnë: a)rieskonti, b)rilombardi, c)kreditë postare dhe d)kreditë ndërkombëtare
A) RIESKONTI – është punë bankare passive me të cilën banka eskonton kambialet nga portofoli I vet te një bankë tjetër – B.Q. me q’rast banka shëndrron një punë bankare active – kredinë eskonte, në punë pasive dhe ia shet bankës tjetër kambialet të cilat më parë I ka blerë me lejimin e kredisë eskonte.
B) RILOMBARDI – është mënyra e dytë e marrjes hua të bankës te B.Q. apo ndonjë bankë tjetër. Rilombardi eshte I ngjashëm me rieskontimin por këtu nuk kemi të bëjmë me transformimin e të drejtave të kambialit port ë letrave me vlerë. Nëse banka ka nevoj për mjete monetare atëher ajo letrat me vlerë që janë lënë peng te ajo I le peng përsëri dhe kështu I siguron mjetet e nevojshme për ruajtjen e likuiditetit të saj.
C) KREDITË POSTARE – apo kreditë revolving janë kredi të cilat ia lejojnë bankat njëra
tjetrës për kryerjen më ekspeditive e më të shpejtë të punëve. Kur dy banka gjenden në vende të ndryshme dhe kanë mardhënje afariste në mes veti(këto quhen banka KORESPONDENTE)  shpesh paraqitet nevoja që ato të kreditojnë njëra tjetrën. Në të vërtete shpesh ndodh që mbulesa të vonohet dhe që në raste të tilla të mos shtyhet kryerja e pagesave, bankat merren vesh që të kreditojnë njëra tjetrën derisa të arrihet mbulesa. Kreditë e tilla quhen kredi postare ngase llogaritet se mbulesa për to do të arrij me postën tjetër, dhe një kreditim I tillë zgjat derisa posta ta bartë mbulesën.
D)KREDITË NDËRKOMBËTARE – paraqesin një lloj të veqant të kredive të cilat bankat I’a lejojnë njëra tjetrës më së shpeshti nëpërmjet llogarive rrjedhëse. Një mardhënje e tillë kreditore më së shpeshti paraqitet në mes të bankave të cilat bashkpunojnë në mes veti me q’rast njëra bankë I lejon tjetrës kredi për të siguruar rentabilitetin e deponimeve ose përkryerjen më likuide të punëve të bankës tjetër.
4)LËSHIMI I BANAVE TË ARKËS – bonat e arkës paraqesin një formë specifike të mobilizimit afatshkurtër të mjeteve të lira monetare. Ato janë letra me vlerë të cilat I lëshon banka në shuma të plota të parave, me q’rast banka obligohet që në afatin e kontraktuar do t’ia paguaj regjistruesit të bonit shumën e shënuar në të, bashkë me kamatën e kontraktuar. Lëshohen zakonisht në afat prej 3 deri 12 muaj.
Bonat e arkës duhet të përmbajnë këto elemente: - shenjën se është bon I arkës, - emërtimin dhe selinë e lëshuesit të arkës, - emërtimin e personit që ka regjistruar bonin e arkës, - shumën e bonit të arkës, - afatin e skadimit të bonit të arkës dhe - nënshkrimet e personave të autorizuar të bankës, të cilët I kanë lëshuar bonat e arkës.
5)ESKONTIMI I KAMBIALEVE VETANAKE  - është poashtu një nga mënyrat për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për afarizmin e bankës. Parakusht për kryerjen e këti operacioni është ekzistimi I tregut të zhvilluar monetar.
- PUNËT BANKARE PASIVE ME AFAT TË GJATË
Akumulinim e mjeteve afagjatë banka e bënë me anë të këtyre punëve pasive: 1.emisionit të aksioneve dhe letrave të tjera me vlerë, 2.depozitave të afatëzuara, 3.depozitave afatgjatë të shtetit të enteve e të institucioneve publike, 4.lëshimin e obligacioneve dhe 5.marrjen e kredive me afat të gjatë në botën e jashtme.
1.EMISIONI I AKSIONEVE DHE I LETRAVE TË TJERA ME VLERË – paraqet njërën nga mënyrat më të vjetra të akumulimit të mjeteve afatgjatë. Me emisionin e aksioneve banka I rrit mjetet e saj për lejimin e kredive dhe kështu krijon kapitale të reja që deri atëher kanë qenë në duart e regjistruesve të aksioneve.
2.DEPOZITAT AFATSHKURTRA – paraqesin mjetet e deponuara në bankë, për të cilat pronarët e tyre kanë lidhur kontratë me bankën dhe janë obliguar që ato mjete nuk do ti shfrytëzojnë në afatin e kontraktuar. Për këto depozita banka paguan kamatë më të lartë sesa që paguan për depozitat me të parë.
3.DEPOZITAT AFATGJATË TË SHTETIT, TË ENTEVE E TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE – paraqesin një burim të rëndësishëm të mjeteve afatgjatë bankare. Vendet e zhvilluara ndajnë mjete të mëdha financiare për ndërtimin e objekteve të caktuara që janë me interes për zhvilimin e vendit.
4.LËSHIMI I OBLIGACIONEVE – obligacioni është instrument shumë I përshtatshëm për mobilizimin e mjeteve monetar me afat të gjatë. Është kjo letër me vlerë që sjell kamatë fikse dhe me të cilën lëshuesi obligohet, që personit të shënuar në obligacion apo sipas urdhërit të tij, përkatësisht pranuesit të obligacionit, t’I paguaj shumën e shënuar në obligacion, bashkë me kamatën përkatëse.
SI LËSHUES I OBLIGACIONEVE NË KUSHTET E SOTME MUND TË PARAQITEN: shteti, bankat, kursimoret, dhe ndërmarrjet industriale të cilat për grumbullimin e mjeteve të nevojshme financiare shpallin huanë dhe qdo regjistruesi për pjesën e huasë që ka regjistruar ia lëshojnë obligacionin në shumën e huasë së regjistruar.
KARAKTERISTIKAT E OBLIGACIONIT: a)paraqesin dokumentin I cili jep të drejtë pronarit që t’I kthehet huaja e regjistruar bashkë me kamatën mirëpo këtu nuk kemi edhe të drejtën e pjesmarrjes në fitimin dhe në qeverisje, si te aksioni, b)obligacioni lëshohet në formë të caktuar gjë që bënë atë të përshtatshëm për qarkullim dhe arkëtimin e kamatave, c)mund të bëhet shitblerja e obligacioneve në tregun e kapitalit. Varësisht nga kërkesa dhe oferta përcaktohet edhe qmimi I tyre në treg, d)paraqesin instrumentet më të rëndësishme në politikën e tregut të haptë me anë të tëcilit B.Q. bën rregullimin e masës monetare.
5.MARRJA E KREDIVE ME AFAT TË GJATË NË BOTËN E JASHTME – Në kushtet bashkohore kreditë afatgjatë për financimin e industrisë japin bankat për zhvillim të cilat kanë si veprimtari kryesore kreditimin e industrisë.
PUNËT BANKARE AKTIVE
Paraqesin grupin e dytë të punëve bankare, ku banka I lejon mjetet monetare të grumbulluara në formë të kredive komitentëve të vet. Punët bankare kreditore regjistrohen në anën e aktivës prandaj quhen punë bankare aktive.
Varsisht nga afati punët bankare aktive mund t’I ndajmë në:
a)Punët bankare aktive me afat të shkurtër dhe b)Punët aktive me afat të gjatë.
A)PUNËT BANKARE AKTIVE ME AFAT TË SHKURTËR – këtu hyjnë llojet e ndrshme të kredive të cilat banka u lejon komitentëve të vet me afat të shkurtër. Kreditë zakonisht lejohen prej mjeteve që janë grumbulluar në bankë në formë të depozitave me të parë, prej kredive që janë marrë në vend ose në botën e jashtme si dhe nga B.Q.
Dallojmë këto lloje të kredive afatshkurtër: 1.kreditë në llogarinë rrjedhëse, 2.eskonte, 3.lombarde, 4.ramburse, 5.akceptuese, 6.vinkulare dhe 7.avaluese.
1.Kreditë në llogarinë rrjedhëse – paraqet njërën nga format më të shpeshta të kreditimit banker me afat të shkurtër. Paraqet mënyrën më të mirë të përllogaritjes në mes të bankës dhe komitentit të saj. Në të vërtet paraqet njërën nga llogarit nga plani kontabël sipas sistemit të kontabilitetit të dyfisht dge përmes saj regjistrohen të gjitha ndryshimet që shkaktohen nga transaksionet e shumta në mes të bankës dhe pronarit të llogarisë rrjedhëse.
Përparësit  e llogarisë rrjedhëse nga aspekti I komitentit të bankës: a)zvoglon punët e tepërta të arkës, me qka bëhen kursimet në kohë, personel, material e hapsirë. Me anë të llog. rrjedhëse banka I kryen të gjitha obligimet e komitentit pa kurfar vonese, b)për mjetet që gjenden në llog. rrjedhëse komitentit I paguhet kamat  e cila është më e ulët se kamata që do të realizonte duke investuar, c)llog. rrjedhëse I mundëson ndërmarrjes që të inkuadruohet në qarkullimin e pagesave të gatshme dhe d)shfrytëzimi I kredisë përmes llog.rrjedhëse I jep mundësi shfrytëzuesit që t’I shfrytëzoj mjetet në mënyrë elastike varësisht nga nevoja e tij.
2.Kredia Eskontuese – paraqet njërn nga format më të vjetra të përhapura të kredive afatshkurtër. Eskonti është punë bankare që ka të bëjë me blerjen e kambialeve para afatit të skadimit të tyre duke zbritur kamatën dhe provizionin.
Popullariteti I ESKONTIT qëndron në këto pesë karakteristika të tij: 1.Siguria, 2.shpejtësia e arkëtimit, 3.pëdorimi I shumëfishtë I kambialit, 4.likuiditeti, 5.përfaqsues I prodhimit e I qarkullimit.
3.Kredia Lombarde – është kredi afatshkurtër bankare të cilën banka e lejon në bazë të lënijes peng të vlerave reale, siq janë:ari,dhe vlerat e tjera, letrat me vlerë dhe pasuria tjetër e tundshme. E kanë marrëkëtë emrin kështu nga krahina italiane lombardia në të cilen janë lëjuar kreditë e para në bazë të lënjes peng të stolive të arit, nga ana e enteve kreditore. Karakteristikat kryesore të kredive lombarde janë: a)te kredia lombarde rëndësi primare ka boniteti I pengut ndërsa aftësia kreditore e debitorit është e dorës së dytë, b)kredia asnjëher nuk lejohet në vlerën e plotë të pengut por vetëm në një përqindje të saj(60-75%), c)banka ka të drejt që të kërkojë plotësimin e mbulesës nëse për shkak të rënjes së vlerës së pengut paraqitet rreziku që kredia të mbetet e pambuluar. Anët e mira të kredisë LOMBARDE për debitorin janë se ai do t’I kryej me kohë obligimet e veta, pa pasur nevojë që t’I shesë letrat me vlerë apo mallin në kohën kur ecuritë në treg janë të pavolitshme.
4. Kredia Ramburse – është punë bankare që shfrytëzohet kryesishtë në trgtinë tjdetare si gjatë importit ashtu edha gjatë eksportit. Kredia ramburse është në të vërtëtë kredi akceptuese të cilën banka ia hap importuesit për pagimin e importit të mallit me mbulesën e dokumenteve të mallit që janë bartur në të.
Te RAMBUSI indirekt që është shumë I shpeshtë në pagesat ndërkombëtare paraqiten këta persona: blerësi – importuesi, banka në vendin e importuesit, banka ramburse, banka në vendin e eksportuesit dhe shitësi – eksportuesi.
Përparsitë e kredisë Ramburse: a)e siguron shitësin me kambialin I cili është instrument I sigurtë dhe arkëtohet lehtë, b)e siguron blersin se malli është ngarkuar në anije dhe se dokumentet gjenden në duart e bankës së tij dhe c)e siguron bakën për obligimin e saj ndaj kambialit me anë të pengut të mallit I cili është në emër të saj.
Dallojmë këto lloje të RAMBUSIT: 1.rambusin e revokueshëm të pavërtetuar, kur banka ramburse nuk obligohet ma shkrim që të bëjë akceptimin, 2.rambursin e parevokueshëm të pavërtetuar kur banka obligohet të bëjë akceptimin e kambialit, por banka ndërmjetësuese nuk obligohet se do të ekspontoj kambialin dhe 3.rambusin e parevokueshëm të vërtetuar te I cili banka ramburse obligohet se do të akceptojë kambialin ndërsa banka e eksportuesit se do ta eskontojë atë.
5.Krdia Akceptuese – është kredi specifike me afat të shkurtër, me të cilën bankanuk  I lejon  komitentit të vet mjetet monetare por ia akcepton kambialin me qëllim që t’ia rrisë bonitetitn  e kualitetin e kambialit që do t’I shërbej komitentit në transaksionet e tij.
Hapjes së kredive akceptuese u paraprinë kontrata në mes të klientitdhe bankësku përcaktohet:  - larëtsia e shumes deri në cilën klientët mund të dorzojnë kontratat në bankë për akcept, - mbulesën në rast se klienti nuk deponon në bankë me kohë shumën e kambialit të akceptuar, - provizioni dhe shp.tjera.  provizioni për kreditë akceptuese është zakonisht 1 deri 2% në vjet, - afati I kredisë akceptuese I cili zakonisht është më I gjatë se afati I kambialit. Për këtë arsye kontrata duhet të ketë nenin në të cilin përcaktohet koha deri kur do ta shfrytëzojë debitori kredinë akceptuese.
6.Kredia Vinkulare – ka të bëjë me dhënjen e avansit blerësit për mallin I cili udhëton në adresën e blersit, me q’rast banka gëzon të drejtën  e pronësisë fiduciare mbi mallin dhe atë ia bart blersit, pasi ky ta paguaj shumën e avansit. Kjo punë ka ngjajshmëri me rambursin aq më parë pasi bazohet në dokumentet transportuese mirëpo dallimi qëndron në atë se rambusi përdoret për financimin e tregtisë tejdetare dhe bazohet në konsament ndërsa kredia vinkulare lidhet me fletngarkesën dhe shërben për financimin e qarkullimit tokësor.
7.Kredia Avaluese – paraqet kredinë specifike të bankës të vilën e lejon në formë të avalit, I cili paraqet garancinë në kambial dhe me këtë kreditori sigurohet se banka do të paguaj shumën e kambialit, poqëse debitori nuk e bënë këtë me kohë. Avali mund të jepet për Trasantin, trasatin ose ndonjërin nga indosantët.
PUNËT BANKARE AKTIVE ME AFAT TË GJATË
Esenca e kredive bankare afatgjatë qëndron në ndërmjetësimin e bankës në mes të subjekteve ekonomike që nuk I shp.të ardhurat e veta në tërsi por shpenzimin e tyre e shtyjnë për më vonë dhe subjekteve ekonomike të cilave u mungojnë mjetet monetare për financimin e invesimeve.
Karakteristikat kryesore të kredive bankare me afat të gjatë pos afatit më të gjatë të kthimin janë: a)norma me e lartë e kamatës, b)mbulesa tjetër reale që kërkohet për kredinë e dhënë që shpesh ka të bëjë me pengun e bankës në objektet e ndërtuara, tokën apo pasuritnë tjetër të kërkuesit të kredisë, c)rreziku më I madh që rezulton nga afati më I gjatë I kthimit qka do të thotë se brenda kësaj kohe mund të shfaqen oscilime të vlerës së pengut të dhënë apo objekti mund të vjetrohet, d)teknika e veqant e lejimit të kredisë afatgjatë që kërkon ekzistimin e kuadrove cilësore në bankë, që do të jenë në gjendje t’I kryejnë në mënyrë kualitative të gjitha punët lidhur me lejimin e kreive afatgjatë.
Në punët bankare në afat të gjatë hyjnë:
1)kreditë investive, 2)kreditë hipotekare, 3)kreditë e konsorciumit.
1)Kredia INVESTIVE – është kredi me afat të gjatë të cilën banka ua lejomen ndërmarrjeve industriale apo personave të tjerë fizk apo juridik për financimin e zhvillimit të industrisë. Këto kredi zakonisht I lejojnë bankat e mëdha të cilat disponojnë kapitale të mëdha qështja më delikate e kredive investive është mbrojtja e bankës nga rreziku kreditor.
Kredia mund të këthehet në këto mënyra:
a)me anuitete të njëjta, b)me anuitete të ndryshme, c)me anuitete pas një periudhe të caktuar, d)pas një afati të caktuar.
2)Kredia HIPOTEKARE – zë vend të rëndësishëm në kuadër të kredive bankare me afat të gjatë. Këto kredi I hasim qysh te të ashtuquajturat “banka të shenjta” në Babiloni, Greqi, Egjipt, Romë më vonë në mesjetë  e deri në ditët e sotme. Karakteristika kryesore e kredive hipotekare që nga fillet e saj, është lejimi I kredisë në bazë të pengut të pasurisë së patundëshme të kërkuesit të kredisë.
3)Kredia KONSORCIUMIT – është kredi me afat të gjatë që praktikohet kur nevoiten mjetet të mëdha financiare për finacimin  e objekteve të rëndësishme.
Konsorciumet bankaretë bankave të mëdha në tregun e kapitalit kryejnë punë specifike kreditore gjatë emisionit të efekteve.
KREDITË  KONSUMUESE – në qarkullimin bashkohor të mallrave kredia konsumuese kudo në botë zë një vend të rëndësishëm. Rëndësia e saj ekonomike qëndron në faktin se me të intensifikohet konsumi I mallit mbi fuqinë blerëse të konsumatorëve e cila rezulton në sainë e parave të cilën ata disponojnë në momentin e blerjes. Kështu kreditë konsumuese mundësojnë realizimin më të shpejtë të mallit të prodhuar dhe e intensifikojnë aktivitetin ekonomik.
Kreditimi I konsumatorëve individualë sot në botë bëhet në dy mënyra:
a)me shitjen e mallit me këste, dhe b)me lejimin e kredive bankare për blerjen e mallit të konsumit të gjerë.
PUNËT BANKARE NEUTRALE – apo shërbyese paraqesin grupin shumë të rëndësishëm të punëve bankare ku banka paraqitet në rolin e ndërmjetsuesit apo komisionarit. Punët ndërmjetsuese paraqesin punët më të vjetra bankare të cilat I kanë kryer qysh bankat antike.
Po ashtu punët neutrale mund t’I ndajmë sipas afatit në 2 grupe:
a)punët bankare neutrale me afat të shkurtër, b)punët bankare neutrale me afat të gjatë.
PUNËT BAKARE NEUTRALE ME AFAT TË SHKURTËR
Në punët bankare neutrale me afat të shkurtër hyjnë: 1)punët e qarkullimit të pagesave,2)dhënja e garancive,3)lëshimi I letrave kreditore,4)blerja dhe shitja e letrave me vlerë,5)hapja e akreditivit,6)punët e arkëtimit,7)faktoring punët dhe 8)punët e tjera ndërmjetësuese.
1)Punët e qarkullimit të pagesave – obligimet në lidhje me punët e qarkullimit të pagesave lindin në momentin e likuidimit të pagimit, d.m.th. në momentin e bartjes së mjeteve monetare në mes të personave fizk, fizik e juridik dhe juridik.
Qarkullimi kualitativ dhe I shpejtë I pagesave përmes bankës varet nga këta komponentë:1) nga nr. I bankave dhe kursimoreve që marrin pjesë në qarkullimin e pagesave,2)nga nr. I llog. të hapura në banka e kursimore,3)nga organizimi I vendeve përllogaritëse në qarkullimin e pagesave në mes të bankave kursimore,4)nga përshtatshmëria dhe qëllësia e instrumenteve të qarkullimit të pagesave dhe 5)nga rregullimi unik dhe unancat në qarkullimin e pagesave në mes të komitentëve dhe bankave dhe në mes të bankave bartëse të qarkullimit të pagesave.
2)Dhënja e garancive – garancitë bankare shfrytëzohen për sigurimin e kryerjes së obligimeve të caktuara nga mardhënjet afariste në mes të komitentëve në vend apo në mes të komitentëve të bankës në vend dhe partnerit të tij afarist në botën e jashtme.
3)Lëshimi I letrave kreditore – hynë po ashtu në punët neutrale bankare. Ekziston letra kreditore e vendit dhe letra kreditore e jashtme.
Letra kreditore paraqet një urdhëresë me shkrim të një banke që I dërgohet korrespondentit të saj të jashtëm në mënyrë që në afat të caktuar me dorzimin e letrës t’I paguaj pronarit të letrës shumën e caktuar në debi të llog. së saj.
4)Blerja dhe shitja e letrave me vlerë – është punë tipike neutrale bankare në të cilën banka paraqitet si ndërmjetësues dhe për komitentin e vet e bën blerjen dhe shitjen e letrave me vlerë, devizave dhe të valutave në bursë, për arsye se hyrej në bursë kanë vetëm bankat dhe ndërmjetsuesit tregtar apo brokerët.
Punë bankare të blerjes e të shitjes së letrave me vlerë kanë për bankën këto përparësi: a)janë shumë likuide, b)nuk I angazhojnë mjetet e bankës, c)sjellin provizion të mire që sillet prej 1-5 promilë, d)mundësojnë fitimit në kurs dhe e)mundësojnë plasimin e lehtë të efekteve të bankës.
5)Hapja e Akreditivit – afarizmi me akreditiv hyn në radhët e punëve më të ndërlikuara dhe më me përgjegjësi të bankës. Akreditivat hyjnë në radhën e instrumeneve të qarkullimit të pagesave, pa marrë parasyshë se a është fjala për pagesat në vend apo me botën e jashtme. Ajo që I dallon akreditivat nga llojet e tjera të urdhërpagesave është raporti ndaj shfrytëzuesit.
Akreditivi I jashtëm dokumentar (I mallit) – rëndësia e tij qëndron në atë se ka përdorim të gjerë, ndërsa quhet dokumentar ngase shfrytëzimi I tij kushtëzohet gjithmonë me dorzimin e dokumenteve të mallit.
Akreditivi bankar funksionon në këtë mënyrë: blerësi – importuesi ia lë në dispozicion bankës së vet shumën e qmimit blerës të mallit të kontraktuar në mënyrë që ajo astaj qoftë në mënyrë të drejtpërdrejt apo përmes ndonjë banke tjetër t’ia paguaj atë shumë shitësit-eksportuesitm pasi që ky t’I dorëzojë dokumentet e caktuara nga të cilat do të shihet se e ka dërguar mallin në adresën të blerësit.
Te akreditivi dokumentare I jshtëm paraqiten 4 subjekte: 1.blerësi,
2. Banka e urdhërdhënsit,3. Banka ekzekutuese e akreditivit, 4. Shfrytëzuesi. Pra këtu kemi dy komitentë dhe dy banka. Komiteniti I parë paraqitet vetëm në raport me bankën urdhërdhënse.
Nëse banka ia shton deklaratës së bankës urdhërdhënse mbi pagimin dhe parevokshmërinë ia shton edhe garancinë e vet se akreditivi do të paguhet, atëher një akreditiv I tillë quhet I vërtetuar apo I konfirmuar, ndërsa nëse banka vetëm e njofton shitësin pa e shtuar me atë rast garantimin e vet, atëher një akreditiv I tillë është I pavërtetuar.
Dy llojet kryesore të akreditivit janë:1) Akreditivi I revokueshëm dhe 2) I pa revokueshëm
Dokumentet kryesore të akreditivit janë: 1.fatura e cila përmban përshkrimin, llojin, sasinë dhe qmimin e mallit, si dhe të gjitha shënimet e tjera të nevojshme, 2.dokumentet e transportit, 3.dokumentet e sigurimit të mallit, 4.dokumentet plotësuese.
6.Punët e Arkëtimit – paraqesin po ashtu punët neutrale të bankës. Këtu banka paraqitet si ndërmjetësuese, ngase subjektët e ndryshëm përmes saj I arkëtojnë kërkesat e veta. Kështu bankës I arrijnë për arkëtim kambialet, qeqet, mandapostst, faturat, kuponat e kamatës e të dividentës ose obligacionet e amortizuara dhe letrat tjera me vlerë.
7.Faktoring Punët – u zhvillua sidomos pas luftës së dytë botërore në bankat e vendeve të zhvilluara kapitaliste. Foktoring punët konsistojnë në kryerjen e shërbimeve për organizatat ekonomike në lidhje me arkëtimin e mallit të faktuar.
Në faktoring punët hyjnë këto aktivitete: a) kryerja e shërbimeve në lidhje me arkëtimin e faturave, b) mbajtja e evidecës përkatësisht e kontabilitetit për llogari të komitentit, dhe c)financimi I kërkesave afatshkurtër nga momenti I krijimit të tyre e deri në arkëtim.
8.Punët e tjera ndërmjetësuese – në kuadër të punëve të tjera ndërmjetsuese hyjnë:
a)marrja dhe ruajtja e gjësendeve të tjera me vlerë, b)dhënja me qira e kasafortave.
Dallojmë dy lloje deposh: 1.Depon e mbyllur dhe 2. Depon e hapur. Depo e mbullur ka të bëjë me marrjen dhe ruajtjen e sendeve me vlerë me qelës ose të vulosura, të cilat bankës i dorzohen në zarfa, arka të vogla etj., Depo e hapur ka të bëjë vetëm me deponimin e letrave me vlerë. Kjo depo përdoret shpesh në vendet në të cilat është e përhapur tregtia dhe spekulimet me letrat me vlerë.
Banka bën edhe administrimin e efekteve që konsiston në këto veprime: a) prerja dhe arkëtimi i kuponave të skaduara të kamatës apo të dividentës, b)arkëtimi I obligacioneve të amortizuara, c)ndërrimi i obligacioneve të tërhequra dhe pranimi i obligacionee të reja dhe d)ruajtja e interesave të tjera të deponuesve të letrave me vlerë.
Dhënja me qira e kasafortave – që t’u mundësojnë komitentëve të vet t’i ruajnë sendet e tyre me vlerë bankat e mëdha japin me qira kaseta të vogla e të sigurta të cilat nihen me emrin SAFE(i sigurt).për dallim nga depoja ku banka kryen shërbime të caktuara këtu ajo jep me qera nja hapsir të trezorit të vet.
PUNËT BANKARE NEUTRALE ME AFAT TË GJATË hyjnë: 1) shërbimet e huave shtetërore, 2)emisioni dhe plasmani i letrave me vlerë, 3) qeverisja e pasurisë së komitentëve dhe 4)ndërmjetësimi gjatë dhënjes me qira të mjeteve kryesore.
1)Shërbimet e huave shtetërore – hyjnë në radhën e punëve neutrale të bankës në afat të gjatë ku përfshihen të gjitha punët rreth emisionit, pagesës së kuponave dhe amortizimit të obligacioneve. Për t’i kryer këto punë banka duhet të ketë shërbim të posaqëm për huatë shtetëore.
2)Emisioni dhe plasmani i letrave me vlerë – është punë neutrale e bankës, që ka të bëjë me emisionin dhe plasmanin e letrave me vlerë në llog.të komitentëve të vet.
3)Qeverisja e pasurisë së komitentëve – është punë bankare neutrale me afat të gjatë që është zhvilluar mjaft vonë dhe njihet me emrin zherans. Këtu kemi të bëjmë me at se komitentët e caktuar i autorizojnë bankat që të qeverisin depozitat e tyre, t’i këshillojnë në punët e ndryshme me bankat e tjera të kujdesen për pasurinë e tyre etj etj.
4) Ndërmjetësimi gjatë dhënjes me qira të mjeteve kryesore – për shkak të zhvillimit tejet dinamik të teknikës e të teknologjisë në botë organizatat ekonomike janë të detyruara që vazhdimisht t’i ndërrojnë dhe ripërtrijnë pajisjet.
LEASINGU – paraqet një operacion të atillë financiar në bazë të të cilit paisjet investive, makinat, paisjet elektronike, mjetet e transportit etj., shfrytëzohen me pagimin e qirasë së kontraktuar për një kohë të caktuar sipas kontratës, e pastaj kthehen ose mbahen.

Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar

Contenu connexe

Tendances

Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajbehar199004

Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe bankaMenaxherat

Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarKastriot Gashi

Menaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMenaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMuhamet Sopa

Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarMenaxherat

Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiKushtrim Xhemajli

Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publikMuhamet Sopa

Sistemi financiar
Sistemi financiar Sistemi financiar
Sistemi financiar Menaxherat

Auditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjjeAuditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjjeMuhamet Sopa

Menaxhmenti Bankar
Menaxhmenti BankarMenaxhmenti Bankar
Menaxhmenti BankarMenaxherat

Banka Qendrore
Banka QendroreBanka Qendrore
Banka QendroreMenaxherat

Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Vilma Hoxha

Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Labinot Aliu

Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)Violeta Visha

Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Kastriot Gashi

Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut Denis Panxha

Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeAnaliza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeMenaxherat

Tendances (20)

Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e saj

Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe banka

Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet

Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar

Menaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMenaxhment bankar II
Menaxhment bankar II

Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar

Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabilitetiPyetjet me përgjigje nga kontabiliteti
Pyetjet me përgjigje nga kontabiliteti

çEku
çEku çEku
çEku

Kontabilitet publik
Kontabilitet publikKontabilitet publik
Kontabilitet publik

Sistemi financiar
Sistemi financiar Sistemi financiar
Sistemi financiar

Auditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjjeAuditim Pyejtje me pergjigjje
Auditim Pyejtje me pergjigjje

Menaxhmenti Bankar
Menaxhmenti BankarMenaxhmenti Bankar
Menaxhmenti Bankar

Banka Qendrore
Banka QendroreBanka Qendrore
Banka Qendrore

Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)

Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions"

Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)

Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)Makro: Banka qendrore (1)
Makro: Banka qendrore (1)

Kambiali
KambialiKambiali
Kambiali

Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut Hyrja ne Menaxhimin e riskut
Hyrja ne Menaxhimin e riskut

Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomikeAnaliza e likuiditetit të njësisë ekonomike
Analiza e likuiditetit të njësisë ekonomike

En vedette

Menaxhmenti bankar -hyrje
Menaxhmenti bankar -hyrjeMenaxhmenti bankar -hyrje
Menaxhmenti bankar -hyrjeFisnik Morina

Punimi seminarik bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrorePunimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik bankat qendroreEdonis Hoxha

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi

Aktivitetet Financiare
Aktivitetet FinanciareAktivitetet Financiare
Aktivitetet FinanciareMenaxherat

Paraja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankarParaja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankarMenaxherat

REGIONE LOMBARDIA - Fondo per il sostegno al credito per le imprese cooperative
REGIONE LOMBARDIA - Fondo per il sostegno al credito per le imprese cooperativeREGIONE LOMBARDIA - Fondo per il sostegno al credito per le imprese cooperative
REGIONE LOMBARDIA - Fondo per il sostegno al credito per le imprese cooperativeGuido Alberto Micci

Sistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikSistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikVilma Hoxha

Banka qendrore e europes
Banka qendrore e europesBanka qendrore e europes
Banka qendrore e europesshar bakalli

Banak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarBanak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarhysi

Universal banking final
Universal banking finalUniversal banking final
Universal banking finalRajitha Nair

En vedette (13)

Punim seminarik hyrje afarizem
Punim seminarik hyrje afarizemPunim seminarik hyrje afarizem
Punim seminarik hyrje afarizem

Menaxhmenti bankar -hyrje
Menaxhmenti bankar -hyrjeMenaxhmenti bankar -hyrje
Menaxhmenti bankar -hyrje

Punimi seminarik bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrorePunimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik bankat qendrore

Financa Monetare
Financa MonetareFinanca Monetare
Financa Monetare

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës

Aktivitetet Financiare
Aktivitetet FinanciareAktivitetet Financiare
Aktivitetet Financiare

Paraja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankarParaja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankar

REGIONE LOMBARDIA - Fondo per il sostegno al credito per le imprese cooperative
REGIONE LOMBARDIA - Fondo per il sostegno al credito per le imprese cooperativeREGIONE LOMBARDIA - Fondo per il sostegno al credito per le imprese cooperative
REGIONE LOMBARDIA - Fondo per il sostegno al credito per le imprese cooperative

Bogdan tudor cv
Bogdan tudor cvBogdan tudor cv
Bogdan tudor cv

Sistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamikSistemi bankar islamik
Sistemi bankar islamik

Banka qendrore e europes
Banka qendrore e europesBanka qendrore e europes
Banka qendrore e europes

Banak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarBanak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankar

Universal banking final
Universal banking finalUniversal banking final
Universal banking final

Similaire à Banka dhe afarizem bankar

Banka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore ShqiptareBanka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore ShqiptareGoogle

Banka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarBanka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarshar bakalli

Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesBanka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesDiana Rama

kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiarekapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiareBrikendaVokshi

Projekt matematike
Projekt matematikeProjekt matematike
Projekt matematikeUeda Rrukaj

Roli i analistit të kredive në banka ligj 5
Roli i analistit të kredive në banka ligj 5Roli i analistit të kredive në banka ligj 5
Roli i analistit të kredive në banka ligj 5Fisnik Morina

Universiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёsUniversiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёssebi044

Punim seminarik ne menaxhment
Punim seminarik ne menaxhmentPunim seminarik ne menaxhment
Punim seminarik ne menaxhmentRamë Hajraj

11. menaxhimi me_kapitalin_punues
11. menaxhimi me_kapitalin_punues11. menaxhimi me_kapitalin_punues
11. menaxhimi me_kapitalin_punuesValdet Shala

Banka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.MBanka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.MValon Memedi

11-Menaxhimi i kredive me probleme.pptx
11-Menaxhimi i kredive me probleme.pptx11-Menaxhimi i kredive me probleme.pptx
11-Menaxhimi i kredive me probleme.pptxFatbardhaMorina2

Menaxhimi i kapitalit ne banka ligj8
Menaxhimi i kapitalit ne banka  ligj8Menaxhimi i kapitalit ne banka  ligj8
Menaxhimi i kapitalit ne banka ligj8Fisnik Morina

Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02emiliosm

Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"    Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT" Valmir Nuredini

Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje PergjigjeEkonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje PergjigjeZuhdiHajzeri

Pytjet ekonomi kollekiumi 2
Pytjet ekonomi  kollekiumi 2Pytjet ekonomi  kollekiumi 2
Pytjet ekonomi kollekiumi 2ZuhdiHajzeri

Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenNehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenTarget

Similaire à Banka dhe afarizem bankar (20)

Banka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore ShqiptareBanka Qendrore Shqiptare
Banka Qendrore Shqiptare

Banka qendrore
Banka qendroreBanka qendrore
Banka qendrore

Banka qendrore
Banka qendroreBanka qendrore
Banka qendrore

Banka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankarBanka dhe biznesi bankar
Banka dhe biznesi bankar

Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesBanka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e Kosoves

kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiarekapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare
kapitulli_3_tif (1).pdftregjet dhe institucionet financiare

Projekt matematike
Projekt matematikeProjekt matematike
Projekt matematike

Roli i analistit të kredive në banka ligj 5
Roli i analistit të kredive në banka ligj 5Roli i analistit të kredive në banka ligj 5
Roli i analistit të kredive në banka ligj 5

Universiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёsUniversiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёs

Punim seminarik ne menaxhment
Punim seminarik ne menaxhmentPunim seminarik ne menaxhment
Punim seminarik ne menaxhment

11. menaxhimi me_kapitalin_punues
11. menaxhimi me_kapitalin_punues11. menaxhimi me_kapitalin_punues
11. menaxhimi me_kapitalin_punues

Banka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.MBanka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.M

11-Menaxhimi i kredive me probleme.pptx
11-Menaxhimi i kredive me probleme.pptx11-Menaxhimi i kredive me probleme.pptx
11-Menaxhimi i kredive me probleme.pptx

Menaxhimi i kapitalit ne banka ligj8
Menaxhimi i kapitalit ne banka  ligj8Menaxhimi i kapitalit ne banka  ligj8
Menaxhimi i kapitalit ne banka ligj8

Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02
Punimiseminarik bankatqendrore-110513164651-phpapp02

Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"    Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"
Punim seminarik "PARAJA DHE BANKAT"

Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje PergjigjeEkonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje
Ekonomi Kollekiumi 2- Pytje Pergjigje

Seminari
SeminariSeminari
Seminari

Pytjet ekonomi kollekiumi 2
Pytjet ekonomi  kollekiumi 2Pytjet ekonomi  kollekiumi 2
Pytjet ekonomi kollekiumi 2

Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenNehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen

Plus de Muhamet Sopa

Libri BAZAT E VENDOSJES AFARISTE
Libri BAZAT E VENDOSJES AFARISTE Libri BAZAT E VENDOSJES AFARISTE
Libri BAZAT E VENDOSJES AFARISTE Muhamet Sopa

BAZAT E VENDOSJES AFARISTE
BAZAT E VENDOSJES AFARISTE BAZAT E VENDOSJES AFARISTE
BAZAT E VENDOSJES AFARISTE Muhamet Sopa

ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull
ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull
ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull Muhamet Sopa

Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMetodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMuhamet Sopa

Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeAnaliza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeMuhamet Sopa

Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skriptaMuhamet Sopa

Teste Ekonometri Master
Teste Ekonometri MasterTeste Ekonometri Master
Teste Ekonometri MasterMuhamet Sopa

Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetMuhamet Sopa

MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotit
MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotitMEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotit
MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotitMuhamet Sopa

Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjePunim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjeMuhamet Sopa

Testi menxhmenti i banakve
Testi menxhmenti i banakveTesti menxhmenti i banakve
Testi menxhmenti i banakveMuhamet Sopa

Plus de Muhamet Sopa (11)

Libri BAZAT E VENDOSJES AFARISTE
Libri BAZAT E VENDOSJES AFARISTE Libri BAZAT E VENDOSJES AFARISTE
Libri BAZAT E VENDOSJES AFARISTE

BAZAT E VENDOSJES AFARISTE
BAZAT E VENDOSJES AFARISTE BAZAT E VENDOSJES AFARISTE
BAZAT E VENDOSJES AFARISTE

ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull
ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull
ese hulumtuese metodologji e hulumtimit tabelë shembull

Metodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta MasterMetodologji e hulumtimeve Skripta Master
Metodologji e hulumtimeve Skripta Master

Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjjeAnaliza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje
Analiza e pasqyrave financiare pyetje me pergjigjje

Financa publike master skripta
Financa publike master skriptaFinanca publike master skripta
Financa publike master skripta

Teste Ekonometri Master
Teste Ekonometri MasterTeste Ekonometri Master
Teste Ekonometri Master

Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimetPunim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet
Punim seminarik menaxhimi i rrezikut dhe sigurimet

MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotit
MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotitMEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotit
MEnaxhimi i rrezikut Pyetje pergjigjje te ilir hotit

Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrjePunim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje
Punim seminarik menaxhimi i rriskut ne ndermarrje

Testi menxhmenti i banakve
Testi menxhmenti i banakveTesti menxhmenti i banakve
Testi menxhmenti i banakve

Banka dhe afarizem bankar

• 1. VI. BURIMET E MJETEVE TË BANKAVE