Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
1. DANIEL GÀZULLI
KANË GRÌ DOM NDRENË !
- Poeti i ambëlsisë, Dom Ndre Zadeja –
”Shqipni, moj mizore, çka të baj ma shumë për ty?!”
Dom Ndre Zadeja para pushkatimit.
Dom NDRE ZADEJA, 1943
I
“Kanë grì Dom Ndrenë”! … Kanë grì Dom Ndrenë”! …” – kalonte
gojë më gojë e vesh më vesh fjala kobzezë. “Kanë grì Dom Ndrenë”!
Ishte mëngjezi i 25 Marsit 1945.
Shkodra ishte tronditë nga themelet.
“Kanë grì Dom Ndrenë! … Kanë sharrue legjendën e kufijve
Prekë Calin! … Kanë grì katërmbëdhjetë burra te Muri i Gjakut në
Rrëmaji”.
Shqiptarët po faronin shqiptarët, ata ma të mirtë. Po, shqiptarë
ishin edhe ata që tërhiqnin çarkun e marrshinkave, po mbas tyne
kishte qenë ma parë e gjithmonë një dorë serbi që kishte drejtue
gishtin: “Të arrestohet … ! Të pushkatohet …!” Gjithmonë një dorë
serbi dhe një verbënì komuniste, që mbasi kishte përgjakë Jugun
gjatë luftës tue vra bijtë e tij ma të mirë, tashti, të pangopun me
gjak, ishin lëshue si bishat mbi Veriun: Ishin Brigadat e ndjekjes,
komandantat katila, por mbi të gjitha ishin urdhnat që vinin nga
Tirana, apo drejtpërdrejt nga Beogradi. I kanë lanë vetë dëshmitë në
proçeset gjyqësore që i banë njeni tjetrit ndër vite, kur u hanin kryet
shokëve, si hijenat.
Ja çfarë deklaron Koçi Xoxe në gjyq: “Kur ishim në Shkodër, në
janar të vitit 1945, shokët Mehmet Shehu, Zoi Themeli, Vaskë Koleci,
Lefter Lakrori, Muço Saliu, etj., ishin në dijeni që për vrasjet pa gjyq
e me gjyq, kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut
komandant. ...” (Arkivi M. Mbrendëshme, dosja nr. 1623).
Kanë grì Dom Ndre Zadenë që, para skuadrës së pushkatimit, u
kishte thanë: “Shqipni, moj mizore, çka të baj ma shumë për ty?!”.
Ajo piskamë e përshpëritun me za të lehtë gojë më gojë e vesh
më vesh, “Kanë grì Dom Ndrenë!”, më duket se vjen e mnershme
edhe sot e kësaj dite kur Tirana postkomuniste ban gjithçka me i lanë
në harresë ata, Martirët e Kombit.
Tragjedia e Poetit të Ambëlsisë, kishte fillue ndoshta qysh me
16 gusht 1944 gjatë meshës në Kishën e Shirokës, ditën e Shën
Rrokut, kur iu drejtue besimtarëve:
Faqe 1 nga 8
2. “Dy fjalë i kam sot me ju, sidomos me ju, o të rij. Një re e zezë
me një ideologji të kuqe po vjen mbi kokat tueja. Ajo ka ndërmend të
shprazet mbi ju, por atëherë s'keni për të pasë shka me i ba, veç me
bajtë e me i sprovue të këqijat, se përveç të zezave të tjera që ka,
ajo mohon edhe Zotin."
Nuk do t’ia harronin këto fjalë “komunistët klandestinë” që,
qysh gjatë luftës, futeshin kudo lëshohej kushtrimi për tragjedinë që
po e priste një popull mbarë.
Me të drejtë historianët vërejnë se nuk asht e lehtë të gjesh një
figurë që të jetë vetëm bardh apo vetëm zi. Jam rrekë ndër vite me
gjetë për Dom Ndreun: a kishte Ai ndonjë njollë? E sot, mbas shumë
vite kërkimesh, mund të përsëris pa frikë se gaboj: Atdhetar i
panjollë! Ai që, si pak kush, kishte plotësisht të drejtë të thonte para
plutonit të pushkatimit: ”Shqipni, moj mizore, çka të baj ma shumë
për ty?!”
II
Dom Ndre Zadeja leu në Shkodër me 03 Nandor 1891. Klasat e
para i kreu pranë një shkolle që mbahej nga Austro – Hungaria. Nga
klasa e katërt e deri sa mbaroi gjimnazin studjoi në Kolegjën
Saveriane. Në periudhën 1913-1916 studioi në Universitetin e
Innsbruck-ut, ku ishin edhe Sirdani, Gàzulli e shumë meshtarë të
ardhëshëm, që u dhanë me kohë posaçërisht mbas gjuhësisë, ashtu
si do të studjonte atje ma vonë, po për gjuhësi, edhe i madhi Çabej.
Shugurohet meshtar me datë 26 Prill 1916. Ceremonia e rastit
u mbajt në Kishën simbol të Shkodrës, aty në kambë të Rozafës së
lashtë. Kisha e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohun nga populli ma
thjeshtë, Zoja e Shkodrës.
Jo se Ai nuk la gjurmë në fushë të meshtarisë; përkundrazi. Ai
ishte një ndër oratorët ma të mirë të kohës, e pikërisht oratorisë së
tij, që mbahej në gojë prej të gjithëve, do t’i shihte sherrin me 16
Gusht 1944. Përktheu e shkroi edhe verpa origjinale ekleziastike. Prej
viteve ’20 e këndej, sot e kësaj dite, besimtarët katolikë luten në
vargje të mrekullueshme, të thjeshta e të ambla: pak kush e di se
ato lutje-poetike janë të Dom Ndreut.
Por Ai do të hynte në botën kulturore të Shkodrës e të
Shqipnisë mbarë veçanarisht si autor i melodramave të para
shqiptare, veprave skenike të muzikueme po prej Tij, a në
bashkpunim me e Dom Mikel Koliqin, tash së voni, Kardinal Koliqi.
Ishte sekretar i Arqipeshkvit Imzot J. Serreqi, po përveç detryrës së
përditëshme, Ai shpërtheu me një energji të paimagjineushme në
shumë fusha, pse përveç veprave skenike, themeloi e drejtoi bandën
Faqe 2 nga 8
3. muzikore “Bogdani”, botoi artikuj me vlerë në fushë të pedagogjisë,
ashtu edhe poezi nga ma të bukurat, sa qysh atëherë u quejt “poeti i
ambëlsisë”.
Veprat e Tij kishin taban thellësisht kombtar e në shërbim të
nevojave jetike të Atdheut në ata vite. Melodrama “Ora e Shqipnisë”
(1919 – vu në skenë në 1920), përveç se mbetet vepra e parë
skenike e muzikueme, në kushtet e pushtimit të vendit nga fuqi të
ndryshme, por sidomos të pushtimit të Vlonës, u kthye në një himn
atdhetaria e proteste. Kur u vu në skenë për herë të parë në Sallonin
e shfaqjeve të Kolegjit Saverian, e protagonsitët këndonin:
“Adrijes m’thuej krenare,
Vlona asht tokë Shqiptare” –
spektatorët shpërthyen në duartrokitje të stuhishme: “Rroftë Vlona
Shqiptare! Rroftë Vlona jonë!”
Suksesi i melodramës, jo vetëm në Shkodër e Tiranë, po
veçanarisht në Vlonë, ndezi edhe ma shumë shpirtnat e trazuem të
shqiptarëve, që nuk po gjenin paqë as mbas përfundimit të Luftës së
Madhe.
Ndërsa jeta e Tij ishte pothuej e heshtun, meshtar diku në një
trevë gati të harrueme, në Mal të Jushit, në Bogën e largët, në Shkrel
e së fundi në Sheldi, ajo njëherësh ishte e mbushun me prodhimtari
artistike kryekëput në shërbim të kombit. Vihen në skenë me radhë
melodramat “Ora e Shqypnisë”, “Hijet e zeza”, “Rrethimi i Shkodrës“,
“Ruba e kuqe”, “Rozafa” kurse “Shpella e Bogdanit” mbet
dorëshkrim. Veç poezive aq të ndjeme e një pasunije të tanë në
fushën e lutjeve, që na ka lanë, botohen ndër fletore të kohës
studime në lamë të edukimit, të folklorit, të psikologjisë e traditave
veçanarisht ndër zona pak të prekuna nga kultura orientale, si ishin
Alpet tona, ashtu edhe disa polemika aty edhe me korifejt e kohës.
Asht thanë, e me të drejtë, se Dom Ndreu i ndej larg jetës
politike. Kjo vlen vetëm sa i përket vështrimit praktik të saj, por
gjithë vepra e Tij rrihte pikërisht në shëndetësimin kombtar në
konflikt të mbrendshëm me rrymat postosmane, që fatkeqësisht
“lulëzonin” në trojet tona tue gjetë humus të përshtatshëm tek një
qeverisje me mendësi shpesh herë edhe ma regresive se “lidhjet e
tyne shpirtnore”, Turqia e Ataturkut, që me guxim po shkëputej nga
errësina mesjetare.
Edhe marëdhanjet e Tij shoqnore ishin të kufizueme. Kishte
ruejtë një rreth të ngushtë miqësh qysh të kohës së studimeve në
Faqe 3 nga 8
4. Austri, si Dom Aleksandër Sirdani, Dom Nikollë Gàzulli, Dom
Lazer Shantoja e pak të tjerë.
Kështu, i afrohej messhekullit të jetës, deri sa një ditë ...
III
Ishte 8 prilli i vitit 1939. Besimtarët në Sheldi kishin mbushë
Kishën si kurrë ndonjëherë.
Një ditë ma parë Italia fashite kishte pushtue Atdheun tonë.
Kishin mbushë Kishën sepse Ai po, diçka do të thonte. Ishte e
pamundun që Ai të mos thonte diçka në një ditë të zezë si ajo për të
gjithë ata që e quenin veten Shqiptarë.
Zani ishte kumbues, edhe pse dukej sikur fliste me vete, ma
shumë se me besimtarët vetullkapërthyem.
“E shoh se jeni të pikëlluem. Sot asht ditë zije për ne
Shqiptarët. Italia fashiste e pushtoi Atdheun tonë, Shqipninë!”
Besimtarët prisnin që Ai të vazhdonte, të vazhdonte, të
vazhdonte, e të shfrente zemrën e plagueme, si të plagueme ishin
gjithë zemrat e tyne.
Por jo, Dom Ndreu kishte ulë kryet, dhe një heshtje që dridhëte
zemrat, kishte ra në gjithë Kishën.
Mbas pak u dëgjue frymëmarrja e Tij e thellë, një ofshamë, që
sikur vinte prej thellësive të shekujve; Ai ngriti kryet ngadalë dhe
besimtarët panë t’i rridhnin dy pila lot.
Një fjalë ma shumë do të kishte qenë e tepërt!
IV
E kujtojnë bashkëkohësit e dëshmojnë se Ai dinte me falë si
pakkush. E predikonte faljen kudo nëpër shqiptarë, për fat të keq, jo
rrallë në mëni e deri të gatshëm për gjakmarrje barbare.
Por kishte edhe Ai një pikë “të dobët”, nëse mund të quhet
kështu. Jo, t’i prekje Atdheun, Kombin, Dom Ndre Zadeja nuk
ngurronte “të xhvishte shpatën” e të hynte në dyluftim me fyesin. Një
betejë që do të mbetët në histori asht ajo me priftin italian,
bukëshkalin At Fulvio Cordignano, që guxoi e përfoli ligsht Kombin
tonë. Ai, që për 35 vjet kishte njohë e himnizue mikpritjen shqiptare,
kur ia desht puna, sa për interesa të politikës së kohës, pushtuesëve
fashistë, aq edhe të fqinjëve tanë të pangopun, sllavëve, pse e
dëshmoi haptas tendencën e tij prosllave, pat paturpsinë e volli vner
kundër historisë e bujarisë sonë.
Faqe 4 nga 8
5. Natyrisht, durimi “i tepruem”, si e quen Zadeja, kishte kapërcye
çdo kufi:
Dishmitare ty t’thrras o e tepruemja
durés’ shqiptare, ti qi vuen pa zâ,
e brén pa u ndî, e kjân pa ankim, .....
Pse nuk kishte si të durohej “përjargja” e Cordignano-s, që
donte me “zhigatë fytyren” tonë iliro shiptare:
Perjârgë a pênda e jote, Cordignano!
Me dâng’ të zez’ ti ja zhigate ftyrën
vedit e né. Por nuk jan’ dokrrat tua
qi e bâjn’ paçavër rracash Shqiptarin!
Sepse:
Harrohet
e s’harrohet çdo dhûn’ mbi tok’, por ndéri
për komb asht shêjt, si shêjt asht gjaku i dêrdhun
për Atmë e Fé.
Letra-poemë drejtue meshtarit italian, simbas disa studjuesëve,
asht një ndër dy-tri letrat ma të famëshme polemike, nëse mund të
quhet polemikë mbrojtja e nderit të Atdheut. Ajo asht një poemë e
mirëfilltë historike e filozofike, estetikisht ndër ma të bukurat në
gjuhën shqipe, që në llojin e saj konsiderohet një perlë edhe në
letërsinë botnore, e që do të trandtte mjediset kulturore e politike të
kohës: Nuk tërhiqej jo, Dom Ndre Zadeja, kur fjala ishte me mbrojtë
nderin e Shqiptarisë!
V
Reja e zezë me ideologji të kuqe, që Dom Ndre Zadeja kishte
paralajmrue me 16 gusht 1944, u zbraz gjamshëm mbi shqiptarë.
Veçanarisht ajo u zbraz me gjithë egërsinë e shëmtimin e saj mbi
klerin katolik, tue fillue qysh në mes të janarit 1945 me arrestimin e
At Dioniz Makës e të At Gegë Lumës.
Pak ditë ma vonë, me 26 janar 1945, do të arrestohej në Sheldi
Dom Lazër Shantoja, që ishte strehue tek Kolë Sheldija, një mik i
veti, që u arrestue edhe ai, bashkë me Shantojën.
Faqe 5 nga 8
6. Të ndalemi pak, për një homazh të merituem, tek ky martir
pothuej i harruem prej të gjithëve.
Kolë Sheldija e kishte pasë emnin Nuri, një jetim kolonjar. I
vetëm, i mbetun në mëshirë të fatit ma barbar, endej nga një cep i
Shqipnisë në tjetrin, qysh fëmijë, në kërkim të një kafshate bukë. E
strehoi Dom Lazër Shantoja, me të cilin jetoi shtatëmbëdhjetë vjet.
Ma vonë, në vitin 1937, kolonjari i mirë u kthye në besimin katolik,
edhe pse do të martohej me një vajzë vendase, prej Sheldije. Me atë
rast mori emnin Kolë e mbiemnin Sheldija.
Mbas tri ditësh i bahet gjyqi. Vendimi: Dënim me vdekje.
Motivi: Kishte strehue Dom Lazër Shantojën.
O Zot! Si mund të pushkatohet njeriu i mirë Nuri Kolonjari –
Kolë Sheldija pse kishte strehue në shtëpi bamirësin e tij?!
Po tragjedia e tij nuk mbaron këtu.
E pushkatojnë me 02 shkurt 1945. Kryetari i Gjykatës
Ushtarake në Shkodër, Esat Ndreu, njofton Kryesinë e Gjykatës
Ushtarake në Tiranë, me datën 26 shkurt 1945 (nr. prot. 6/100): “...I
dënuari Kol Sheldija u ekzekutua në këtë qytet me datën 2
shkurt 1945”.
Gjykata e Naltë Ushtarake në Tiranë, me shkresë nr. 22,
njofton Gjykatën Ushtarake të Shkodrës, se kishte marrë në shqyrtim
aktet e të pandehunit Kolë Sheldija, i cili ishte dënue me akt nr.14,
dt. 31 janar 1945, dhe “vendosi dënimin me vdekje, me pushkatim”,
Tiranë 28 shkurt 1945.
Pushkatimi i tij miratohet 26 ditë mbas egzekutimit!
Jo, ka çaste kur nuk mundesh me thanë “Zot, fali, se nuk dijnë
çka bajnë"!
Në paqë t’u preftë shpirti, Kolë a Nuri qofsh, ty kolonjar i mirë,
që të moren jetën pse ishe NJERI!
Po me 2 shkurt 1945, atë ditë që kishin pushkatue Kolën e
shkretë, në Sheldi aksioni i grumbullimit të armëve fillon me
pushkatimin e fshatarit “të pabindur” Tomë Marku. Ndërsa Dom Ndre
Zadeja, i thirrun edhe Ai në atë mbledhje, afrohet t’i bajë shartet e
fundit viktimës, forcat e ndjekjes i venë hekurat në duer.
Kalvari i Tij kujtohej kështu nga Kardinal Koliqi, që kishte qenë
në burg me Të në ato pak ditë para pushkatimit: “Nuk besoj të ketë
provue kush torturat që i banë Dom Ndre Zadejës”.
Po torturat do të ishin të pakursyeme për 30 vjet e ma rresht,
aq sa, vetë prokurori Bedri Spahiu, në gjyqin kundër Koçi Xoxes,
shprehet: “Arti i vërtetë i torturimeve ia kalonte atyre të
nazifashistëve”.
Faqe 6 nga 8
7. VI
Ka një vendim të Gjykatës Ushtarake të Korpusit të Armatës III
me qendër në Shkodër sikur me datë 16.02.1945 të jetë mbajtë edhe
gjyqi i Dom Ndre Zadejës, por shumëkush asht i mendimit se ai asht
falls, i hartuem ma vonë, ashtu si edhe vendimi i Gjykatës së Naltë
Ushtarake Tiranë datë 28.02.1945, që dënojnë Dom Ndre Zadejën
me vdekje, me pushkatim. Bashkëkohës e studjues janë të mendimi
se atij nuk iu zhvillue kurrë një gjyq, deri sa …
Mëngjezin e 25 marsit 1945, ende natë, një kamion i
zhurmshëm dilte prej Burgut të Madh e përshkonte mes për mes
qytetin drejt Murit të Gjakut, mbas Vorrezave të Rrëmajit.
Në atë kamion, atë prag agimi të kobshëm, ishin 14 burra: e në
mes tyne Dom Ndre Zadeja, kreshniku i maleve Prek Cali, sidhe Luigj
Kastrati, Ndok Bardhoku, Ndrekë Loka, Arif Hyseni, Dedë Lulash
Smajli, Gjok Nikaj, Dul Bajrami, Mark Luc Gjoni, Tomë Daka, Maliq
Bajrami, Gjokë Voci, Pjetër Gjedashi.
Le t’iu kujtojmë emnat të gjithëve me nderim.
Vrasësit u treguen “të mëshirshëm”. Mbasi i pushkatuen të
katërmbëdhjetë atdhetarët aty mbështetë tek Muri i Gjakut, lejuen që
t’ia merrnini trupin vetëm Don Ndreut e ta varrosnin mbranda
Vorreve të Rrëmajit. Dom Tomë Lacaj, që ishte thirrë për shërbesat e
fundit, e mori në sup, e krejtësisht i përgjakun edhe ai, e çoi
mbrenda Vorrezave, ku e prisnin punëtori i vorrezave dhe seminaristi
Mark Çuni, ky pionier i demokracisë, që do të pushkatohej po aty në
nandor 1946. Si e vendosën në një arkivol të përgatitun me shpejtësi
prej marangozit Tomë Pici, Mark Çuni nxori prej krahnorit Flamurin
Kombtar dhe ia vuni përspër. Vorrimin e shoqnuen krisma
marrshinkash që vazhdonin të “këndonin” për fitoren mbi “armiqtë”,
sa zgjuen të shokuem popullin e Shkodrës mbarë.
Terrori sa kishte fillue.
Kështu u sos një jetë e panjollë, ajo e Bilbilit të Shkodrës, Dom
Ndre Zadeja, që, tue perifrazue At Fishtën, i drejtohemi:
“T’janë sosë fjalët e ambla e plot urtì,
E ai za t’asht këputë, i cili binte n’zemër
Si kumbë lire e tingllueshme, që prej s’largu
Ndihet tue ra, kur dora e prekë e mësueme”
Po Dom Ndreu do të vazhdojë t’i ligjërojë Kombit të tij.
Faqe 7 nga 8
8. VII
Në shkrime e studime për martirët, që u mbytën nën mëninë
komuniste në vitet ’40-70, kam ndeshë shpesh cilësorin “i
pafajshëm”.
Po Dom Ndre Zadeja, a ishte i pafajshëm?
Jo, Ai ishte fajtor!
Fajtor, se e desht Shqipninë deri në flijim, e me dashtë ashtu
Atdheun, pat thanë Fishta në vdekje të Fatosit të Kombit Avni
Rrustemi: “Fatzeza, moj Shqipni! Po ishte faj me të dashtë ty!”
Fajtor, pse nuk u pajtue kurrë me xhahilët që mbajtën nën zap
Shqipninë kur ajo kishte aq shumë nevojë për liri të vërtetë e
përparim!
Fajtor, sepse qau e shau kur fashizmi shkeli tokën arbnore!
Fajtor, sepse nuk dijti me falë ata që i fyen kombin!
Fajtor, se paralajmroi ardhjen e kolerës së kuqe sllavo-
komuniste qysh në verë 1942 e të gjitha rrjedhojat e tij tragjike!
Fajtor, se të deshti ty si pak kush, Flamur Kuq e Zi!
Ai ishte fajtor e fajtor mbet: Kush kujtohet për Martirët në këtë
Vend?!
Po do të vijë, po, do të vijë një ditë e Ai do të marrë pafajsinë e
shejtë të ATDHETARIT e të MESHTARIT që i ban nder flijimi!
Këshillime:
At Konrad Gjolaj : Çinarët, 1996
Fejzi Gushta : Tri sfidat e Dom Ndre Zadesë
Fritz Radovani : Një monument nën dhé, 2004
Lec Zadeja : Dom Ndre Zadeja, 1994
Dr. Pjeter Pepa : Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shqipëri,
2007
Faqe 8 nga 8