1. Politikanët tanë, duhet të studiojnë historinë e Mesjetës
“REPUBLIKA” E SHATËRVANIT
( Për besë, ne jemi kombi më joparashikues në botë! )
Shkruan: Gjokë Dabaj
Kam jetuar në Prizren dhe, kur shkoj në të, ndjehem si në vendrrënjën time,
në Shestan. Le që, edhe po të mos kem jetuar aty, Prizreni është qytet i shenjtë
për të gjithë shqiptarët. Si Kruja e si Vlora. Edhe si Tirana e Prishtina, që janë sot
2 kryeqytetet tanë, prej të cilëvet shpresojmë shumë.
Bogosllovcat, në ata vite, i kishim në shpinë e nëpër këmbë. Na shihnin me sy e
fytyrë prej bishe dhe ndiqnin çdo lëvizje tonën. Donin edhe prej mimikës sonë të
zbulonin diçka. Tash na erdhi prapë rasti t’i kujtojmë bogosllovcat e Prizrenit.
Në një kohë kur politikanët tanë po pranojnë që Kosova të mos quhet
republikë në forumet ndërkombëtarë (kështu po thuhet), po këta politikanë po
duan t’ia japin Qendrës së Prizrenit statusin sërb të “Republikës”. Ia kemi dhënë
tashmë atë status Graçanicës, ia kemi dhënë Deçanit, Patrikanës Pravosllave në
1/5
2. Pejë. (Lexoni në fund shtojcën e pashtriku.org) Në Mitrovicën Veriore po e marrin
vetë, pa miratimin tonë dhe, kur ta bëjnë përfundimisht fakt të kryer, do të na
thonë: “Firmosni!” Dhëntë Zoti të mos u mbushet mendja ndërkombëtarëvet, se
për ne…i kanë marrë me kohë edhe Mitrovicën, edhe Shalën e Bajgorës.
Qendra Historike e Prizrenit
2/5
3. Në krejt këtë paradë dështimesh, paradë absurde dhe e turpshme për të gjithë ne,
politikanët tanë, me ngiasë, mendojnë kështu: “Po ua hedhim sërbëvet duke
pranuar kësi gjërash të vogla. Sapo të njihemi prej të gjithë shtetevet të Evropës
dhe sapo të pranohemi në OKB, është në dorën tonë dhe bëjmë ç’të duam edhe
me Shatërvanin, edhe me Zveçanin. Na doli mirë në Rambuje, mirë do të na
dalë edhe këtë herë.”
Mirëpo, kjo dëshmon që ne nuk i njohim, as diplomacinë, as historinë.
Faktikisht, ne po shtiem në punë këtu një lloj dinakërie, që është cilësi e çdo
diletanti inferior, dhe po zbatojmë vetëm atë çfarë po na këshillon burokracia
ndërkombëtare. (Po e theksoj fjalën burokracia. Gj.D.) Ne nuk e dimë, ose nuk
duam ta dimë që, si për çdo burokraci tjetër, edhe për burokracinë
ndërkombëtare, nuk ka fare rëndësi se çfarë do të ndodhë nesër. Për burokracinë
ndërkombëtare ka rëndësi si t’i kapërcejë sa më lehtë problemet që i dalin dhe me
kaq ajo e quan të mbaruar punën e vet. “Mbas meje”, thotë burokrati, “tymi t’i
dalë. Tymi edhe flaka.” Nuk duhet të na gënjejë mendja që ai, sado skrupulent të
jetë, do të shqetësohet për çfarë mund të ndodhë në Kosovë mbas 50 vjetësh.
Politikanët tanë, sidomos ata të Kosovës, duhet të studiojnë me vëmendje të
posaçme historinë e Mesjetës. Unë nuk e di sa lexojnë politikanët e veçanërisht
diplomatët tanë, por nga veprimet e tyre duket sikur ata as që e kanë në “menynë”
e jetës së tyre të përditshme të ushqyerit e trurit me sa më shumë dituri. Do
studiuar e njohur mirë politika e Nemanjiqëvet, sepse pikërisht me vazhdimin e
po asaj politike kemi të bëjmë edhe sot. Do studiuar periudha e Brankoviqëvet
në Kosovë. Ashtu si arritën ta kthejnë në fitore betejën e humbur të 1389-s në
Fushë-Kosovë, sërbët po përpiqen e do të përpiqen ta kthejnë në fitore edhe
bombardimin që u bëri NATO-ja më 1999-n. Sërbët, kur janë në ofensivë, vrasin
foshnja dhe fëmijë. Kur janë në tërheqje, ata luajnë viktimën e “keqtrajtuar”
“padrejtësisht”.
3/5
4. Zemra e Qendrës Historike të Prizrenit
Do studiuar mënyra se si Patrikana Pravosllave arriti të mbijetojë në kohën e
Perandorisë Osmane, mu midis shqiptarëvet. Në kohën kur ne (Jo turqit, por
ne!), ia digjnim shtëpinë Imzot Pjetër Bogdanit, e rrihnim për vdekje Imzot Pjetër
Bogdanin dhe e “shëtisnim” nëpër Prizren lakuriq e të lidhur, murgjit sërbë bënin
jetë të “përvuajturish” dhe prisnin ditën. Arsen Çarnojeviqi iku bashkë me
austriakët, por murgjit mbetën këtu, duke u bërë karshillëk pashallarëvet tanë,
ashtu siç po u bën edhe sot po ai lloj murgjësh karshillëk pushtetarëvet tanë.
Kështu, ndërsa pashallarët tanë i shërbyen Turkut sa qe Turku dhe pas Turkut u
shuan, murgjit sërbë mbijetuan dhe, kur u erdhi dita, i dinin një për një: Cilët
shqiptarë duhen vrarë, cilat shtëpi shqiptarësh duhen djegur dhe cilët shqiptarë do
të mund të përdoreshin si spiunë.
Ndërsa ne, duke mos e njohur historinë, ose duke mos ia vënë veshin asaj, po
ua plotësojmë tekat, edhe peshkopëvet sërbë, edhe atyre që, në ditën e
4/5