AT GJERGJ FISHTËS Me ‘i kamxhik që s´të shkonte huq, përmbi gaça e zagar të kuq, që gogsojshin për Anadollin, e kangë këndojshin për Moskovin, mbajshin n’ krye “kapica” e “qyla”, tjëtër s´ishin, veç do bërryla, barkut frye porsi bagëtia, deri sa n’ gjak u la Shqipnia. Kur gjimnazi u desht të mbyllej, se ashtu kishte ardhë shkresa: “T’ dashtun fëmijë, shkoni te shpija, dhe pa fretën rrnoftë Shqipnia” E prapë sot, që kem dy shtete, kanë po të njëjtat muhabete: me ndreqë vila e karroca, me fry barkun si bretkosa. Brezi ynë, i vuajtun shumë, ka ‘i dëshirë që digjet shkrumb: Me ia hapë kapakun shpresës, me heqë pluhunin e harresës, me t’ dijtë vorrin a e ke kund, eshtnat tueja, hedhë në lum, pse Atdheun e deshte shumë.