2. Përmbajtja e projektit:
C’është elektriciteti?????
Si vjen elektriciteti tek ne????
Elektriciteti ne jetën e përditshme.
Elektriciteti në shtëpi.
Elektriciteti dhe komunikimi.
Elektriciteti dhe transporti.
Pajisjet elektronike.
Elektriciteti në industri.
Elektriciteti në mjekësi.
Rrufeja
Gjeneratori
3. C’është elektriciteti???????
Elektriciteti është një emërtim
i përgjithshëm për
llojshmërinë e dukurive që
ndodhin nga prania dhe
rrjedhja e ngarkesës. Nëse një
trup është i ngarkuar me një
lloj ngarkesë ai konsiderohet
trup i ngarkuar elektrikisht.
Nëse një trup ka numër të
barabartë ngarkesash të
kundërta atëherë ai nuk është
i ngarkuar elektrikisht, është
elektroasnjëanës. Shumë
trupa janë përcjellës dhe të
tjerë janë vecues. Ato lëndë të
cilat përmbajnë elektrone të
lira apo elektrone të cilat
levizin lirisht në brendësi të
trupit quhen përcjellës. Të
tjerët janë vecues.
4. Si vjen elektriciteti tek ne?????
Nuk është aspak e lehtë që elektriciteti të vijë nëpër shtëpitë tona.
Centrali elektrik ku prodhohet rryma elektrike mund të jetë me
qindra kilometra larg nesh. Ajo vjen te ne me anë të shtyllave
elektrike dhe telat që ne shohim përgjatë largpërçuesit quhen:
transmision elektrik, apo sistem distribuimi (shpërndarje).
Linjat e transmetimit quhen 90-AC dhe në një shtyllë të tensionit të
lartë kemi 5 përcjellësa ku dy përcjellësat e sipërm quhen trosa dhe
roli i vetëm i tyre është që të mbrojnë 3 përcjellësat e tjerë. Linjat
transmetuese kanë për qëllim të rrisin tensionin dhe uljen e rrymës.
Në sistemin tonë transmetues kemi 3 lloj tensionesh 400 KV, 20 KV
dhe 110 KV.
Transformatorët Ulës (NënStacionet) nga 110KV e ulin tensionin në
10 KV ose 6 KV, më pas kemi të vendosur edhe Transformatorin
Ulës të fundit i cili nga 10 KV e kthen në 0.4 KV.
Ky tension shkon tek qytetaret për përdorim familjar.
5. Elektriciteti ne jetën e përditshme
Elektriciteti është një nevojë integrale e shoqërisë modern, e lidhur
me cdo gjë, që nga frika e errësirës deri te puna e botës së super
industrializuar. E gjithë bota funksionon në sajë të elektricitetit, në
një formë apo në një tjetër. Elektriciteti lidhet jo vetëm me jetën e
kohëve tona por edhe me të ardhmen. Kjo pasi, lëndet e djegshme
megjithëse shumë të nevojshme për jetën tonë, janë në mbarim. Të
gjitha strategjitë moderne ekonomike janë të fokusuara në
prodhimin e energjisë elektrike me anë të burimeve të rinovueshme,
si nëpërmjet: erës, rrezeve diellore, ngrohjes gjeotermike, ujit etj.
Elektriciteti nuk është vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja dhe e
kaluara. Në ditët tona një pjesë shumë e madhe e trajtimeve
mjekësore do të ishin shumë të rrezikshme, për të mos thënë të
pamundura për t’u realizuar pa praninë e elektricitetit. Rëndësia e
elektricitetit lidhet që te ndricimi. Pa ndricim jeta dhe zhvillimi ynë
do të pësonin regres. Edhe sikur të udhëtosh në cepin më të humbur
të botës do të gjesh elektricitet. Njerëzimi nuk e përfytyron më
ekzistencën e tij pa këtë gjigand të zhvillimit. Ai luan një rol të
rëndësishëm në shtëpi, shkollë, punë, rrugë, industri kudo. Shekuj
më parë njeriu mbështetej te zjarri për gatim, ndricim, ngrohje.
Zjarri tani është zëvendësuar nga elektriciteti.
6.
7. Elektriciteti në shtëpi
Që nga momenti kur zgjohemi
deri në momentin që biem të
flemë jemi të rrethuar e të varur
nga elektriciteti. Në mëngjës
zgjohemi nga alarmi (punon me
elektricitet). Drita e dhomës së
gjumit ashtu sic do dritë tjetër në
shtëpi funksionon në bazë të
elektricitetit. Do të ishin të
pafundme pajisjet që lehtësojnë
jetën tonë të cilat përdorin
elektricitetitn. Të përmendim
vetëm disa prej tyre: soba,
mikrovala, toster, TV, frigorifer,
DVD, kompjuter, dush, lavatrice,
kondicioner e mijëra pajisje të
tjera. Telefoni, I-Podi,
telekomanda e televizorit, ora,
elektriku e shume të tjera punojnë
me bateri, por bateritë
funksionojnë në sajë të parimeve
të elektricitetit.
8. Elektriciteti dhe komunikimi
Radio, televizioni,
interneti, telefoni,
faksi lidhin njerëzit
në gjithë botën. Ne i
telefonojmë një
miku, i dërgojmë një
mail, shohim një
film, dëgjojmë
muzikë në
kompjuter. Po vallë
nga vijnë gjithë këto?
Cfarë i vë në punë?
Sigurisht që
elektriciteti.
9. Elektriciteti dhe transporti
Edhe mjetet e
transportit përdorin
elektricitetin për të
funksionuar. Ato
përdorin bateritë por
edhe motori funksion
duke përdorur
dinamon, e cila zbaton
parimet e elektricitetit.
Po kështu
funksionojnë edhe
trenat, avionët,
satelitët, anijet
kozmike e të gjitha
mjetet e transportit.
10. Pajisjet elektronike
Pajisjet elektronike - e
bëjnë përdorimin e
tranzistorit një nga
shpikjet më të
rëndësishme të shek.
XX dhe një bllok
themelor të ndërtimit
të të gjitha qarqeve
moderne. Një qark
modern i integruar
mund të përmbajë disa
miliardë tranzistorë në
një rajon të vetëm disa
centimetra katrore.
11. Elektriciteti në industri
Elektriciteti gjen një
përdorim të gjerë në
industri. Rreth 27% e
energjisë elektrike
shfrytëzohet nga degët
e shumta të industrisë.
Pothuaj në cdo degë të
industrisë makineritë
vihen në përdorim
duke përdorur
elektricitetin. Dyqanet,
zyrat, shërbimet nuk
do të funksiononin
nëse do të mungonte
elektriciteti.
12. Elektriciteti në mjekësi
Elektriciteti gjen përdorim
edhe në fushën e mjekësisë.
Për pacientët të cilët vuajnë
nga kanceri i mëlcisë mjekët
këshillojnë terapi me pulse
elektrike. Duke iu nënshtruar
një terapie me pulse elektrike
për 45 sekonda, ato krijojnë
boshllëqe të shumta në
membranën e qelizave të
kancerit, duke shkatërruar
tumorin. Trupi në mënyrë
natyrale largon strukturën e
mbetur të qelizës kanceroze.
Kjo është një metodë efektive
vetëm në fazat e para të
shfaqjes së sëmundjes. Në faza
të avancuara kjo metodë nuk
funksionon.
13. Rrufeja
Një shkëndijë e fuqishme elektrike është rrufeja. Rrufeja
ndodh ndërmjet dy reve të ngarkuara me shenja të
kundërta. Tensioni ndërmjet reve, kur ndodh rrufeja
është disa milionë volt dhe rryma është shuma e madhe,
kurse rrufeja është disa të milionat pjesë të sekondës.
Ajo ndodh jo vetëm ndërmjet dy reve, por edhe
ndërmjet reve dhe tokës. Kur një re e elektrizuar i
afrohet sipërfaqes së tokës, nën ndikimin e saj në
sipërfaqen e tokës shfaqen ngarkesa të kundërta me të.
Sasia e ngarkesës elektrike mund të jetë aq e madhe
(sidomos në majat e maleve), saqë mund të ndodhë
shkarkesa ndërmjet resë dhe tokës. Rrufeja, që bie mbi
një pemë, e shkatërron dhe e djeg atë. Gjatë rënies së
rrufesë në ndonjë ndërtesë, shkaktohet edhe zjarr.
Njeriu, që ndodhet pranë vendit të rënies së rrufesë,
mund të plagoset ose mund të vdesë.
14.
15. Gjeneratori
Një ndër pajisjet që bën të
mundur prodhimin e energjisë
elektrike është gjeneratori.
Gjeneratori funksionon në
bazë të një parimi
elekromagnetik. Një
gjenerator është një pajisje që
lëviz një magnet afër një teli
në mënyrë që të krijojë një
rrjedhje të qëndrueshme
elektronesh. Gjeneratori
mund te vihet në punë nga
lëndë djegëse apo me
mekanizma të tjera.
Gjeneratori është një pajisje
shumë e rëndësishme për të
vënë në punë pajisjet që
kërkojnë elektricitet dhe ka
mungesë të tij.