SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  50
Télécharger pour lire hors ligne
1
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
DEPARTAMENTI I PUNËS DHE
POLITIKËS SOCIALE
TEMË DIPLOME
Fëmijët e kënaqësisë
Diplomantja: Viola Lika
Udhëheqëse Shkencore: Ma. Eliona Kulluri
Viti Akademik 2010-2011
Tiranë, 08.07.2011
2
Mos jeto kurrë pa jetë !
Dita më e bukur? Sot
Pengesa më e madhe? Frika
Gjërat më të thjeshta? Të gabosh
Gabimi më i madh? Të heqësh dorë
Rrënjët e të gjithë te këqijave ? Egoizmi
Argëtimi më I bukur ? Puna
Humbja më e keqe? Dekurajimi
Profesionistët më të mirë ? Fëmijët
Nevoja e parë? Të komunikosh
Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët.....
Nënë Tereza (marrë nga Himni i Jetës)
3
ABSTRAKT
Fëmijët e lindur në familje me prindër toksikomanë përbëjnë një problematikë dhe
shqetësim për shoqërine tonë, shkaqet e të cilave lidhen me tranzicionin kulturor
dhe social të vendit tonë. Problemet që solli papërgatitja e shoqerisë kundrejt rënies
së pushtetit totalitar dhe hapjes së kufijve me vendet e Europës si dhe proçesi i
urbanizimit brënda vendit e bën akoma më kompleks këtë fenomen që në vetvete
mbart problematika po aq shqetësuese për opinionin publik.
Detyrat shkencore të këtij studimi janë :
1-Të paraqesë pasojat psikologjike të fëmijëve të lindur në një familje me nënën
toksikomane ;
2-Të paraqesë pasojat sociale të fëmijëve të lindur në një familje me nënën
toksikomane ;
3-Të krahasojë gjetjet individuale me përvojën e studimeve të kryera për këtë
problem social.
Mbledhja e informacionit u realizua nëpërmjet intervistave gjysmë te
strukturuara/guida të zhvilluara me fëmijën, prindin (nënë), punonjësen sociale të
“Komuniteti Emanuel” dhe mësuesen kujdestare. Një instument tjetër i përdorur për
studimin e rastit është dhe vëzhgimi i kushteve të jetesës të familjes së fëmijës.
Ky studim identifikoi probleme sociale dhe psikolgjike të një fëmije me prindin
(nënë) toksikoman. Nga analiza e intervistave rezultoi që këto probleme lidhen me
pasoja si mbyllje, ankth, atashim I vështirë, shoqërizim i ulët, rezultate të ulëta në
testet konjitive.
Në lidhje me pasojat, gjetjet janë sa pozitive dhe negative të ofruara nga
këndëvështrimi i fëmijës dhe që në vazhdim do të njihemi me gjërësisht.
4
MIRËNJOHJE
Nëpërmjet këtij studimi arrita të prek realitetin e një fëmije me prindin
(nënë) toksikoman. Një realitet që të duket tjetër pasi shkëputesh nga
literatura që mund të kemi shfletuar apo nga edicionet e lajmeve që mund të
kemi parë dhe dëgjuar. Realizimi i këtij studimi më mundësoi të shoh nga
afër pasojat psikologjike dhe sociale të një fëmije të lindur dhe të rritur nën
të tilla kushte.
Mirënjohje të veçantë shpreh për udhëheqësen e temës Dr Eliona Kulluri për
vëmëndjen që më ka kushtuar dhe për korrektësinë që ka treguar gjatë
punimit të këtij studimi.
Dëshiroj të falenderoj përzemërsisht anëtarët e “Komunitetit Emanuel” për
kohën që më kushtuan dhe për informacionin që më ndihmuan të siguroj,
për ambjentet që më ofruan për te kryer intervistat.
Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë stafin e pedagogëve të këtij
Fakulteti, falë të cilëve jam pajisur me një kulturë profesionale në fushën e
Punës Sociale.
Një falenderim tepër i ngrohtë shkon për prindërit e mi dhe në mënyrë të
veçantë për tezen time, për kurajon dhe mbështetjen që më kanë ofruar në
rrugën e gjatë të arsimimit.
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, një falenderim i veçantë për
shoqen time të fakultetit Manuela Prifti, për të gjithë suportin emocional dhe
për prezencën e saj të pazëvëndësueshme.
5
TABELA E PËRMBAJTJES
Hyrje 4
Kapitulli 1 : Shqyrtimi i literaturës së fushës dhe të çështjes 7
Kapitulli 2: Metodologjia 19
Kapituli 3: Rezultatet e sdudimit 25
Kapitulli 4 Diskutimi 35
Kapitulli 5 Përfundime dhe propozime 41
Bibliografia
Shtojca: Intervista me subjektet
6
HYRJE
Fenomeni i drogës ka ekzistuar që nga kohërat e lashta. Në fakt në
qytetërimet e Azisë dhe Amerikës së Jugut droga është përdorur për qëllime
fetare, mjekesore dhe për relaksim. Evropa Perëndimore erdhi në kontakt me
drogën vetëm kur Kolombi zbuloi Amerikën, vetëm një pjesë e vogel e
popullsisë së Evropës njihnin dhe përdornin drogë.
Droga është përdorur gjërësisht në Evropë vetëm në vitet 800 dhe është
përdorur nga artistë, aristokratë, dhe nganjëherë edhe nga populli i thjeshtë.
Gjatë shekujve përdorimi i drogës është përhapur në mbarë botën dhe kanë
lindur lloje të reja të drogës, gjithnjë e më të fuqishme.
Duhet thënë që momenti i parë i shpërndarjes së toksikomanisë si fenomen
social dhe kulturor në kohët e sotme. Në fillimet e viteve „50- ‟60, në
periudhën e krizës së pas luftës.Ky është një moment historik sepse kemi
lindjen e një kulture të re të të rinjve.
Një nga rreziqet më të mëdha për shoqerinë e sotme është marrja e
substancave kimike të cilat modifikojnë gjendjen e ndërgjegjes së individit.
”Droga”ashtu siç përcaktohet në mënyrë të papërshtatshme
“toksikomania”përbën prej disa dekadash dhe disa brezash, një problem për
të rinjtë, prindërit, edukatorët, familjet.
Droga është një problem social me një përhapje botërore që perfshin të gjithë
shoqërinë pa dallime të moshës, seksit dhe klasës sociale. Fenomen i cili
shfaqet çdo ditë nën sytë e të gjithëve. Problemi më serioz që njeh shoqëria
bashkëkohore.Nuk duhet harruar që droga mund të prekë këdo si
përdoruesin e saj ashtu edhe njerëzit që e rrethojnë atë.
Por në çfarëdo niveli apo pozite të jeni, ju mund të jepni një kontribut në
luftën kundër drogës. Ajo është një betejë për të drejtat themelore të njeriut,
të drejtën e fëmijëve për tu zhvilluar në një ambient familjar dhe social të
shëndetshëm. Duke vazhduar në këtë prizëm, toksikomania në familje nuk
është një aksident, as një relike që do të vijë duke u ulur. Ajo cënon atë që
ne quajmë “zhvillim të qëndrueshëm”, i cili i referohet një zhvillimi që
plotëson nevojat aktuale pa penguar aftësinë e gjeneratave të ardhshme që
7
vijnë të plotësojnë nevojat e tyre. Në këtë rast dëmtohet potenciali i fëmijës
për të fituar dhe për të kontribuar për shoqërinë në të ardhmen e tyre.
Si rezultat më të drejtë, varësia ndaj drogës nga ana e prindërve është
quajtur pengesë për zhvillimin normal, social dhe psikologjik të fëmijëve. Ajo
çka e bën një problem urgjent është se zhvillimi i shëndetshëm i fëmijëve
është çështje e të drejtave të njeriut .
Ky studim do të mundësojë një pamje të përgjithshme të problemeve sociale
dhe psikologjike që lindin tek fëmijët që lindin, rriten dhe zhvillohen në një
familje me prind toksikoman. Kjo përbën fokusin e këtij vlerësimi cilësor.
8
QËLLIMI I STUDIMIT
Të përshkruajë pasojat psikologjike dhe sociale të fëmijëve me nënën
toksikomane.
Detyrat shkencore të këtij studimi janë :
1-Të paraqesë pasojat psikologjike të fëmijëve të lindur në një familje me
nënën toksikomane ;
2-Të paraqesë pasojat sociale të fëmijëve të lindur në një familje me nënën
toksikomane ;
3-Të krahasojë gjetjet individuale me përvojën e studimeve të kryera për këtë
problem social.
Hipoteza e këtij studimi është :
Fëmijët e lindur nga nëna toksikomane shfaqin probleme psikologjike dhe
sociale.
9
KAPITULLI 1
SHQYRTIMI I LITERATURËS SË FUSHËS SË ÇËSHTJES.
1-Kontributet për përkufizimin e koncepteve lidhur me çështjen në
studim.
- Toksikomania
Toksikomania, është gjëndje e një nevoje të shpeshtë dhe të
pakontrollueshme për të marrë një substancë (zakonisht një medikament),
pavarësisht nga dëmtimet fizike, psikologjike, emocionale, apo shoqërore që
kjo substancë mund të shkaktojë.
Toksikomania është një sindromë e krijuar nga përdorimi i drogave
narkotike dhe substancave psikotrope. Shumë prej tyre janë fatale dhe
ndikojnë në të gjitha klasat shoqërore në shumicën e vendeve të botës, edhe
pse targeti më i prekur janë grupmoshat më të reja.
Shumë substanca mund të shkaktojnë varësi, më të përhapurat janë
kokaina, heroina, duhani dhe alkooli, edhe pse lista është shumë e gjatë.
- Përcaktimi i simptomës së varësisë
Për OBSH, sindroma e varësisë është e karakterizuar nga këto elemente :
o Ndërgjegjësimi i detyruar për të përdorur drogë kundër vullnetit ;
o Dëshira për të e mos përdorur atë ;
o Zakonet, stereotipet e marrjes së drogave ;
o Simptomat Neuroadaptuese të dukshme (toleranca, tërheqja);
10
Sipas përkufizimit DSM-IV, varësia nga substancat narkotike karakterizohet
nga prania e të paktën tri kritereve te mëposhtëm :
- Individi zhvillon tolerancë të treguar nga doza të larta dhe të
konsiderueshme të substancës, të nevojshme për të prodhuar efektin
e dëshiruar, ose nga efektet e substancave që behen më pak të
dukshme me sasinë e zakonshme.
- Simptomat e astinencës, të cilat kanë të bëjnë me efektet fizike dhe
psikologjike negative. Ato manifestohen kur ndalon marrjen e drogës
dhe zvogëlon sasinë. Individi gjithashtu mund të përdorë substancat
narkotike për të zbutur apo shmangur simptomat e astinencës.
- Individi merr substancë në sasi më të mëdha, ose për periudha më të
zgjatura se sa kishte parashikuar. Individi pranon se përdorimi i
substancës është shumë i madh, dhe gjithashtu mund të jetë
përpjekur për të zvogëluar perdorimin e saj, por pa sukses.
Individi kalon shumicën e kohës së tij duke përdorur substancë ose duke
marrë veten nga efektet e saj. Individi bën përdorim te vazhdueshëm të
substancave pavarësisht problemeve psikologjike ose fizike, që mund ti
lindin përtej përdorimit te saj. Individi ndal ose redukton pjesëmarrjen e tij
në shumë aktivitete sociale, profesionale apo rikrijuese për shkak të
përdorimit të substancës.
Prindërit toksikomanë dhe fëmijët e tyre
Varësia është një problem tejet i komplikuar dhe mund të jetë totalisht
shkatërruese për prindin toksikoman dhe fëmijën e tij. Ky problem bëhet
akoma dhe më i ndërlikuar dhe i dhimbshëm kur bëhet fjalë për fëmijën e
toksikomanit që sapo po fillon të plotësojë botën që e rrethon dhe që është
në kërkim të feedback-ut nga ana e prindërve për të modeluar rolin e të
rriturit në jetën e tij.
Sipas Erich Fromm : “Rritja pozitive e një fëmije është e lehtësuar nga
prindërit qe jane të ngrohtë, të dashur dhe jo kërcënues. Por nëse besimi në
vetvete do të prekej nga sjellje patogjenike e prinderve, fëmija rrezikon të
11
sakrifikojë potencialin e tij të lindur e të shëndetshëm dhe të kërkojë të
largohet nga ambienti familjar.
Ka thënë të njëjtën gjë, por me fjalë të ndryshme në përgjigje të nevojës për
dashuri, Horney.
Sjellje patogjene të prindërve janë : pesimizmi, mungese e lumturisë,
narcizizëm, ngurtësi dhe abuzim fizik. Unë do të shtoja dhe toksikomaninë
në këtë listë.
Sipas Fromm, prindërit e dashur janë një përjashtim sesa rregull. Kjo është
një statistikë e pështirë dhe tronditëse se 95% e familjeve në këtë vend janë
jofunksionale në një farë mënyre. Natyrisht, mënyra se si është përcaktuar
fjala jofunksionale mund të ndikojë dukshëm në këtë statistikë.
Marrëdhënia nënë - fëmijë
Marrëdhënia nënë-fëmijë lind shumë më parë se lindja biologjike e fëmijës.
Lind nga dëshira e gruas, e çiftit që të ketë një fëmijë ; por lindja e kësaj
dëshire, themelet e saj emotive janë akoma më antike, lindin nga raporti
nënë- fëmijë duke përmendur këtu shprehjen e Ëinnicott si “nënë
mjaftueshëm e mirë” themelet e saj janë të lidhura me eksperiencën e të
qënit më parë e kujdesur, pra e të qenit ndjerë e dashur, pra nëse amësia
biologjike shprehet me lindjen e një fëmije.
Amësia psikolgjike është e lidhur me “hapësirën mendore “ që prindërit
ndertojnë për fëmijën, pra një hapësirë mendore imagjinare, në te cilën çdo
grua mund të vendosë fëmijën në një nivel përfaqësues , duke ndërtuar mbi
të dhe për të një kontekst jete akoma para lindjes, duke u përgatitur kështu
për takimin me të. Duket qëndror perfaqësimi që gruaja ka për veten e saj,
nga marrëdhënia që ka me figurën amësore dhe atësore sepse kjo do të
influencojë në mënyrë direkte përfaqësimin që ka kundrejt fëmijës së saj,
përfaqësim që do të influencojë direkt dhe unin e fëmijës.
Në gruan toksikomane kemi një mungesë të shfaqjes së ngjarjeve paraprake
mbi fëmijën, dhe kemi shpesh paaftësi për të ndërtuar në nivel mendor një
”hapësirë të brëndshme” (Erikson, 1950), në të cilën fëmija mund të
12
zhvillohet, dhe paaftësi për të arritur në një ”regresion funksional ose
fiziologjik” të shtatzanisë që është ai proçes gjatë të cilit nëna është në
gjëndje të sintetizohet me fëmijën e saj duke kodifikuar, jo tradicionalisht
informacionet që vijnë nga fetusi; kjo është e dukshme në të përditshmen e
komunikimit të vonuar të vetë shtatzanisë dhe mungesa e vënë në lëvizje e të
gjithë atyre praktikave shëndetësore të dobishme në zhvillimin e vetë
shtatzanisë.
Përcaktimi i pasojave sociale të fëmijëve
Problemi social nga këndvështrimi psikologjik, konsiston në forma të
ndryshme papërshtashmërie të individit kundrejt sistemit social në të cilin
jeton, kjo papërshtatshmëri e çon individin në një gjendje vuajtjeje dhe në
mungesë mirqënieje.
1. Frustrim - një gjendje pikëllimi dhe humbje e provokuar nga përballimi i
normave sociale.
Shkelje ligjesh do të thotë "një gjendje e karakterizuar nga mungesa e
normave të qarta sociale” ;
2. Vetmia - izolimi, mungesa e afeksionit dhe mbështetje sociale të sigurt
dhe psikologjike mospërshtatje, në disa raste të pamjaftueshme. Një
mospërshtatje me shoqerinë (të dijë të komunikojë, menaxhim të konflikteve
dhe problemeve, të marrë vendime);
3. Ndrojë - shqetësim dhe ngathtësi, mënyra se si individi është ndjerë në
raport me të tjerët.
Në rrënjët e ndrojës është një koncept negativ i vetë individit, i turpshëm,
nuk mund të krijojë kontakt me të tjerët sepse ata nuk e konsiderojnë veten
si të barabartë, ndërsa të tjerët nga ana tjetër, kanë ndjenjën e të qënit të
refuzuar dhe largohen. Përbuzja e tillë është një çrregullim multifaktorial që
e ka origjinën biologjike (e trashëguar ndoshta), psikodinamike (lidhur me
rrethanat personale të subjektit) dhe sociologjike (të lidhura me ambientin,
dhe me kulturën referuese) dhe të një mbështetje materiale dhe
mospërshtatje psikologjike, në disa raste blerjen jo adekuate të aftësive
13
sociale (aftësia për të komunikuar, menaxhimin e konflikteve dhe të
problemeve, të marrin vendime, si për të shpërndarë udhëheqjen .
Adler, ishte I pari që vuri re se si fëmija, sidomos gjatë periudhës së parë të
jetës, ndjen një situatë të vështirë papërshtashmërie, duke shfaqur si pasojë
një nevojë të madhe ndihme. Kjo është një situatë që ai përkufizon si
”ndjenjë inferioriteti” term nga ai I përdorur për të treguar një gjendje të
zakonshme fiziologjike papërshtashmërie dhe pasigurie që shfaq fëmija
përballë botës akoma të panjohur, në të cilën jetojnë personazhe, më të
mëdhenj, më të fortë dhe me më eksperiencë se ai.
Përcaktimi i pasojave psikolgjike të fëmijëve
Çrregullimet psikologjike të fëmijërisë dhe adoloshencës.
Fëmijëria dhe adoleshenca janë faza të ciklit të jetës në të cilën përballen
shumë detyra dhe ndryshime të nevojshme për zhvillimin konjitiv, afektiv
dhe të sjelljes.
Fillimi në shkollë, përfshirja me bashkëmoshatarët, mësimi I rregullave
sociale, ndryshimet e trupit janë disa nga sfidat më të rëndësishme.
Kur ekzistojnë vështirësi në proçesin e përshtatjes së ndryshimeve, mund të
lindin vështirësitë emotive dhe psikologjike, të shfaqura në pjesën më të
madhe nga fëmija dhe adoloshenti jo me fjalë , por me simptoma, sjellje dhe
reagime emotive. Disa shenja të vështirësive psikologjike mund të jenë:
- Trishtim, qarje, humor depresiv ;
- Shtim ose ulje të gjumit ose të oreksit ;
- Frikëra dhe ankthe të pajustifikushme ;
- Shtim të dembelizmit, të mërzisë dhe ulje vëmendje ;
- Hutim i vazhdueshëm në shkollë ;
- Përkeqësimin e performancës në shkollë ;
- Agresivitete, një tendencë për tu zemëruar dhe për tu grindurtë
ndjekura nga periudha të gjata heshtje ;
- Sjellje regresive, tipike të fazave të hershme të zhvillimit ;
- Sjellje të rrezikut.
14
Kornizë teorike
Po të bazohemi tek teoria e atashimit e cila na lejon që të kuptojmë
vështirësitë e prindërve dhe të fëmijëve të tyre në lidhjen reciproke dhe në
përfshirjen e një proçesi operativ kemi :
1) Në bazë të asaj që thotë Cirillo et al..(1996) në sistemin familjar të
toksikomanit ne asistojmë në zhvillimin e një sistemi trans
gjeneracional lidhjesh që i japin lindje një zinxhiri mungesash. Kjo
mungesë e transmetueshme ka karakteristikat e një humbjeje të pa
ndërprerë e nisur nga një prindërim i paorganizuar ose nga një
paplotsueshmëri ose ngatërrimi tipik i një varësie të trashëguar dhe të
pa zgjidhur.
2) Boëlby (1972 -1973) flet që njohjet në lidhje me zhvillimin e atashimit
mund të na ndihmojë për të kuptuar problemet që lindin tek fëmijët e
toksikomanëve, por dhe problemet që kanë toksikët në familjen e tyre
të origjinës.
Në fëmijën e vogël lidhja e atashimit do të thotë kërkim për një kontakt të
vazhdueshëm me një figurë të privilegjuar që në përgjithësi është nëna që e
krijon, bashkë me ndjeshmërinë mëmësore kupton mesazhet e fëmijës dhe
ndihmon në formimin e Unit të tij social.
Gjatë periudhës së fëmijërisë së parë pastaj fëmija zhvillon të folurën dhe
mendimin kundrejt simboleve dhe sistemit të kujtesës kundrejt të cilave
mund të organizojë eksperiencat dhe të ndërtojë një histori mbi veten me
mbi marrëdhëniet e tij.
Duke u nisur nga studimet e Ainsëorth et al .1978 duke vëzhguar që sjellja
e fëmijës në lidhje me figurën e atashimit janë individualizuar disa tipe
atashimi(ambivalent, evitues dhe të paorganizuar) të cilat janë bazë për
zhvillimin e pasuksesshëm të personalitetit të fëmijës në një familje me
prindër të varur ndaj substancave narkotike ( Boëlbly 1988).
15
Teoria e atashimit na lejon të kuptojmë botën e brëndshme të të rriturit i
cili mund të ndërtojë nje tregim te eksperiencave te tij, duke e elaboruar për
të treguar dhe përfaqësuar “veten e tij.”
Pikërisht duke u lidhur nga historia e marrëdhënieve të çdo individi lind një
model i brendshëm marrëdhëniesh që ndërtohet me elemente afektive -
konjitive dhe të sjelljes. Këto tre elementë janë të brëndësuar dhe ndërtojnë
një organizim funksional të botës personale të brëndshme dhe të ambientit
të jashtëm. Gjatë moshës së rritur pra mund të flitet për një stil
marrëdhëniesh të individit si një organizim i brëndshëm kundrejt vetes, dhe
marrëdhëniesh me botën e jashtme e pajisur me stabilitet gjatë kohëve
( Fava Viziello-Simonelli 1977).
Ainsëurth (1992) nënvizon se si cilësia e atashimit në një fëmijë varet nga
memoria e tij e marrëdhënieve me nënën dhe me modelet reale të nënës që
ka patur në raport me fëmijën. Çdo nënë sjell në raport me fëmijën e saj të
shkuarën e saj të tashmen dhe imazhin që ka ndertuar për sa i përket vetes
së saj dhe eksperiencat e rëndësishme të rolit të saj si nënë. Në këtë mënyrë
është e mundur të teorizojmë konceptin e transmetimit të brezave, e stileve të
atashimit në të cilën për transmetim brezash e modelit të marrëdhënieve të
brëndshme kuptohen modelet e komunikimit dhe mënyrës së organizuar të
prindërve dhe menaxhimin që luhet brenda raportit prind-fëmijë dhe
pikërisht këtu mund te flitet për transmetim të ulët në sistemin familjar me
prind të varur nga substancat narkotike, pikërisht si një ndikim i
pazhvilluar nga ana e një modeli të brendshëm marrëdhëniesh që mungojnë
nga prindi mbi ndërtimin e stilit të atashimit me fëmijën. Sipas modelit të
CIRILLO dhe bashkëpunëtorëve, valenca patologjike gjithsesi mund të
ndërtohet jo vetëm nga një transmetim i ulët po dhe nga një mospërfillje që
kjo rënie e transmetuar nuk pranohet si e tillë.
Duke ndjekur këtë teori të atashimit, varësia nga substancat narkotike,
interpretohet në mënyrë gjithmonë e më të fortë si një simptomë që çon në
një pamundësi për rregullimin e emocioneve e zhvilluar brënda
marrëdhënieve primare të pasigurta dhe në një bashkëpunim interaktiv, jo
funksional me figurën e atashimit Gabard 1990.
16
Katër stilet e prindërimit
Një nga teoritë më të njohura të stilit prindëror është zhvilluar nga Diana
Baumrind:
- Stili autoritar ( i karakterizuar nga kontolli dhe distanca afektive) ;
- Stili tolerues (jopozitiv, në këtë lloj, stili edukativ te fëmija nuk është i
përmbajtur) ;
- Stili autoritativ ( më i shëndoshi) një gërshetim i atij autoritar dhe atij
tolerues ;
- Stili pasiv (ky është ai më pak pozitivi, në të cilin prindërit i lënë
fëmijët e tyre për të bërë atë që duan dhe tregojnë pak interes në këtë
të fundit), dhe këto prindër kanë prirje të mungojnë për shkak
papjekurie.
Maccoby, (1992) flet për superioritetin e stilit autoritativ, i cili është i lidhur
me rezultatet pozitive në rritjen e fëmijëve dhe adoleshentëve. Fëmijët e
prindërve autoritativë tregojnë respekt për veten, arritje akademike ,
autonomi, mospranimin e devijimit. Megjithatë klasifikimi i propozuar mbi
stilet e prindërimit duket mjaft statik. Mbi stilet e prindërimit ka modele
teorike më pak statike që i referohen autonomisë psikologjike të fëmijëve.
Ekspozimi pre-natal ndaj drogës
Toufexis (1991) , shkruan që publiku amerikan ka treguar shqetësime të
konsiderueshme mbi pasojat potenciale afatgjata në zhvillimin e fëmijëve të
ekspozuar ndaj abuzimeve me drogë që para lindjes. Disa shoqata janë
shtyrë deri në mbajtjen dhe zbatimin e programeve shkollore speciale
posaçërisht për fëmijët me prejardhje ekspozimi ndaj drogës që përpara
lindjes së tyre.
Ende shumë pak dihet mbi zhvillimin afatgjatë të fëmijëve të drogës dhe
ende më pak për ato aspekte specifike të zhvillimit të tyre, nëse janë të
pranishme dhe janë të lidhura ngushtë me ekspozimin para lindjes.
Soëder dhe Burt i pyetën prindërit rreth faktit nëse fëmijët kanë qenë të
ekspozuar ndaj drogave që në mitër, duke pyetur kështu në mënyrë të
veçantë mbi heroinën dhe drogat e tjera, ndonëse jo mbi alkoolin.
17
Prindërit referuan se 44 % e fëmijëve kanë qenë të ekspozuar ndaj drogave
që para lindjes. Duke ballafaquar fëmijët e ekspozuar me ata jo të eskpozuar
në një strukturë faktorësh variabël të rezultuar, kërkuesit gjetën shumë pak
lidhje midis ekspozimit para lindjes me rezulatin. Në përgjithësi, të dhënat i
sugjerojnë Soëder dhe Burt se fëmijët dhe adoloshentët me prindër të varur
nga substancat narkotike, përbëjnë një rrezik te ri. Gjithsesi, retrospektiva e
tyre dhe ndoshta masat jo të përshtatshme mbi eskpozimin para lindjes nuk
ofruan asnjë suport për hipotezën sa një rrezik i tillë është i lidhur me efekte
të tjera-patologjike të heroinës.
Hejanic dhe kolegë të tij (1979) studiuan 32 fëmijë në moshë dhe
adoloshentë, nënat dhe baballarët e të cilëve ishin përdorues opiumesh. Këta
fëmijë, të cilët ishin rritur në një shtëpi me një përdorues heroine, por që
nuk ishin të ekspozuar ndaj drogave para lindjes, demonstruan rezultate të
ngjashme me studimin e Soëder Burt.
Jetëgjatësia dhe angazhimi për çuarjen deri në fund dhe me përforcim të
mëtejshëm të misionit mbi fëmijët e dokumentuar si me prejardhje ndaj
ekspozimit të drogës që para lindjes, kërkon një impenjim shumë të madh
nga ana e kërkuesve dhe financuesve ( Hans 1991), dhe shumë pak kërkime
shkencore kanë ndjekur këta fëmijë, kaluar fëmijërinë dhe fëmijërinë e
hershme të tyre.
Ekzpozimi në një familje me prindër toksikomanë
Numri i vogël i studimeve që janë bërë mbi prindërimin përqëndrohen në
mënyrë specifike mbi nënat, në mënyrë të veçantë në ato nëna që kanë patur
një trajtim për përdorim droge.
Këto rezultate rilevojnë diferencë të pakët ose asnjë diferencë në stilin e
prindërimit midis nënave toksikomane dhe jo toksikomane (Bauman &
Dougherty, 1983; Colten, 1980)
Studimet mbi abuzimin e minorenëve që jetojnë në familje me prindër
toksikomanë sugjerojnë që këto fëmijë mund të jenë të ekspozuar në një
rrezik më të lartë të keqtrajtimeve (Murphy, Jellinek, Quinn, Smith, Poitrast
18
& Gosko, 1991; Mayer & Black, 1977; Soëder & Burt, 1980; Ëassserman &
Levanthal, 1993).
Keqtrajtimi i fëmijëve lidhet dhe me varfërinë sepse në familje me pozicion
social te ulët gjenden më shumë abuzime seksuale (Soëder & Burt, 1980).
Gjithashtu keqtrajtimi i fëmijëve duket që është i lidhur me përdorimin e
substancave narkotike specifike. ( Famularo, Kinsherff e Fenton ,1992)
kanë zbuluar që përdorimi i heroinës asociohet me keqtrajtimin seksual ,
përdorim alkooli të lidhur me keqtrajtime fizike, dhe pse përdorimi i këtyre
drogave nuk ishte aspak i lidhur me asnjë forme keqtrajtimi mbi fëmijët .
Kohët e fundit është bërë një kërkim i vogël mbi fëmijët e toksikomanëve në
Irlandë. Kjo temë sociale ka tërhequr në media dhe përfaqësimin e prindërve
veçanërisht të nënave toksikodipendente nga heroina dhe që kane një histori
negative të abuzimit me substanca; histori abuzimi dhe braktisjeje.
Nga ana tjetër ekziston një mendim i studiuesve që stereotipat negativë mbi
përdorimin e drogave nga prindërit ka ndikuar që të mos jepet ndihmë
sociale duke përdorur prindërit dhe fëmijët e tyre jo korrektësisht nga
asistentët socialë (Butler, 1995).
Literatura është gjithsesi plot vështirësi, por nga studimet dalin në pah këto
faktorë të rëndësishëm që :
Fëmijët e toksikodipendentëve në bazë të studimeve kanë më shumë
probleme sociale, emotive dhe të sjelljes se fëmijët e tjerë (Ëilens, Biederman,
Kiely, Bredin, & Spencer, 1995). Këto fëmijë gjithashtu , hasin më shumë
probleme me marrëdhëniet me bashkëmoshatarët e tyre (Kumpfer &
DeMarsh, 1986).
Dhe pse fëmijët e toksikodipendentëve që janë në kurë jashtë familjes kanë
rezultuar që vuajnë më shumë nga marrëdhëniet sociale me të tjerët por që
kanë relativisht më pak vështirësi psikologjike në krahasim me fëmijët në
kurë për motive të tjera, ndoshta sepse kanë prirje të hyjnë në kurë në
moshë të vogël (Fanshel, 1975; Nichtem, 1973).
19
Kërkimet mbi pasojat dhe më të bindshme mbi rreziqet konjitive të fëmijëve
me prindër që konsumojnë drogë na jep rezultate dhe informacion të plotë e
konkret mbi rreziqet e fëmijëve. Fëmijët janë gjetur në marrëdhënie të këqija
në shkollë (Fanshel, 1975; Soëder & Burt, 1980) dhe rrezikojnë më shumë
në fjalë dhe në vështirësi të gjuhës (Nichtem,1973) dhe kanë më shumë
varfëri konjitive mbi testet e inteligjencës (Bauman & Dougherty, 1983,
Bauman & Levine, 1986; Herjanic, Barredo, Herjanic, & Tomelleri, 1979) ;
Soëder & Burt, 1980). Janë në rrezik dhe problemet e sjelljes në shkollë me
prirjen te humbasin ditët e shkollës (Soëder & Burt, 1980).
Në fëmijërinë e vonshme dhe në adoleshencë.
Pjesa më e madhe e asaj çka dihet mbi fëmijërinë e vonshme dhe
adoleshencën si pasardhës të përdorimit të drogës nga ana e prindërve, vjen
nga kryerja e studimeve të ndryshme të mëparshme, si pikë kryqëzimi me
projektet kërkimore. Studimi i tillë më i arritur është punimi i Soëder dhe
Burt (1980) me fëmijët tosikodipendentë ndaj heroinës. Nëpërmjet një
trajtimi të programuar mbi drogën përgjatë bregdetit lindor, kërkuesit
rekrutuan një kampion fëmijësh dhe adoleshentësh, nënat apo baballarët e
të cilëve ishin të varur nga heroina. Kërkuesit ballafaquan fëmijët e
tosikodipendentëve sipas llojeve të drogave që përdornin, prindërit duke i
ndarë ata në variabla, dhe përfundimi ishte se pasardhësit e
toskikodipendentëve nga heroina kishin më shumë rrezik për një varietet
problemesh. Fëmijët e këtij grupi kishin probabilitet më të lartë për të lënë
shkollën për shkak të sëmundjeve të ndryshme, dhe si rezultat familjet e
tyre ishin kontaktuar shumë më shpesh nga shkollat për mungesat e fëmijëe
të tyre. 80% e fëmijëve sipas rezultatit, kishin munguar në shkollë gjashtë
ose më shumë ditë gjatë vitit të mëparshëm kundrejt 55 % të fëmijëve të
tjerë të ballafaquar. Mësuesit kishin më shumë mundësi të raportonin se
fëmijët ishin subjekt pabindshmërie, të ishin shkatërrues të pronave të
shkollës dhe të kishin përsëritur lëndët disa herë.
Sipas këtyre treguesve fëmijët kishin probabilitet më të lartë të referonin se
kishin marrë konsulencë, tutoring ose një edukim special (të veçantë).80% e
fëmijëve në secilin prej grupeve referuan se kishin patur probleme me
policinë, por fëmijët e grupit të piketuar kanë patur një numër më të madh
kontaktesh me policinë dhe madje për krime më të rënda.
20
Gjyshërit e fëmijëve me prindër toksikomanë.
Duhet thënë që gjyshërit janë bërë kujdestarët e parë të nipërve të tyre kur
prindi natyral nuk mundet më të sigurojë kujdes të përgjegjshëm. Rastet e
kësaj rënie janë kur prindi vuan nga një sëmundje mendore dhe varësia nga
droga ose alkooli të cilët janë shkaktuesit e parë dhe më të rëndësishëm që
ndihmojnë në lindjen e kësaj tendence (Minkler e Roe ,1993) të cilët citojnë
toksikodipendencën si një shkak shumë te rëndësishëm të rritjes nën
kujdesin e gjyshërve.
21
KAPITULLI 2
METODOLOGJIA
Për realizimin e studimit janë përdorur metoda cilësore. Kërkimi është bazuar në
një studim rasti, dhe është realizuar nëpërmjet instrumentave të
mëposhtme:
1) Shfletimi i literaturës ;
2) Intervista gjysmë e strukturuar /guidë ;
3) Vëzhgimi.
 Shpjegimi i instumentave
Shfletimi i literaturës
U shfrytëzua për të ofruar një panoramë bashkëhohore në lidhje me shkaqet
dhe pasojat psiko-sociale të fenomenit në studim. Falë këtij instrumenti
është mundësuar një renditje konçize e problematikave dhe janë trajtuar
thellësisht kuadri psiko-social i fëmijëve me prind toksikoman. Literatura
përbëhet nga studime të kryera dhe të publikuara nga Universiteti i Dublinit
dhe nga literatura tjetër e shfletuar.
Intervista gjysmë e strukturuar
Për ndërtimin e këtij instumenti është përdorur literatura ekzistuese e
përbërë nga studime të mëparshme. Ecuria e mëtejshme e proçesit të
intervistimit është mundësuar nga kontakti i drejtëpërdrejtë me subjektet
pjesëmarrëse në studim të cilëve ju është kërkuar leje paraprake dhe ju
është shpjeguar që çdo detaj për sa i përket identifikimit të tyre do të mbetet
22
konfidencial. Gjatë kryerjes së intervistave është respektuar në përpikmëri
parimet etike.
Numri i intervistave përkon me numrin e subjekteve (4 persona) që
ndihmuan në realizimin e studimit të rastit. Për çdo subjekt janë ndërtuar
intervistat përkatëse. Intervista e realizuar me fëmijën është e ndarë në tre
seksione :
1. Informacioni bazë ;
2. Situata sociale e femijes ;
3. Situata psiklogjike.
Seksioni i parë synon të sigurojë të dhëna demografike, backgroundin e
fëmijës dhe familjes së tij. Seksioni i dytë synon të mbledhë informacion për
zhvillimin social të fëmijës në raport me shkollën, familjen dhe
bashkëmoshataret, duke u përpjekur të kuptojmë se në ç‟mënyrë fëmija
relacionohet në këto tre kontekste sociale. Në seksionin e tretë synohet të
sigurohet informacion rreth zhvillimit psikologjik të fëmijës në lidhje me
prindërit e tij. Kryesisht për mënyrën se si është e ndërtuar marrëdhënia e
tyre në aspektin psikologjik duke ndalur në mënyrë të veçantë mbi
marrëdhënien fëmijë–nënë .
Intervista me prindin ( nënë)
Përbëhet nga pyetje guidë që synojnë të gjenerojnë informacion më të
zhvilluar të situatës ku ndodhet fëmija në studim. Në intervistën me prindin
kuptojmë më mirë marrëdhënien nënë- fëmijë, marrëdhënien që kanë
prindërit ndërmjet tyre, situatën ekonomike të familjes dhe rolin e nënës në
familje.
Intervista me mësuesen kujdestare të F synon të mbledhë informacion rreth
cilësisë së marrëdhënieve të tij në ambientin shkollor dhe ecurinë e tij
shkollore, duke u ndalur në aftësitë që ka F për të krijuar dhe mbajtur këto
marrëdhënie.
23
Intervista me punonjësen sociale shërbeu për mbledhjen e informacionit për
sa i përket gjendjes së fëmijës, i parë nga këndvështrimi i një eksperti që
trajton rastin dhe familjen e tij.
Vëzhgimi
Nëpërmjet këtij intrumenti u identifikuan kushtet e jetesës së fëmijës si dhe
ambientet famijare dhe të shkollës ku fëmija krijonte, zhvillonte aspektet e
tij sociale dhe psikologjike.
SUBJEKTI
Forma e vlerësimit të realizuar është studim rasti. Fillimisht është
kontaktuar me prindin e fëmijës që do të studiohej dhe është marrë aksesi
për të kryer këtë studim.
Për të mundësuar këtë janë vendosur këto kritere :
1. Të jetë fëmijë me prindin nënë toksikomane ;
2. Ti përkasë moshës 10-15 vjeç ;
3. Të jetë i regjistruar në shkollë ;
4. Prindi (nënë) të ketë konsumuar substanca narkotike gjatë
shtatzanisë .
Për të realizuar një vlerësim sa më të plotësuar të rastit janë intervistuar
edhe tre subjekte të tjerë. Këto janë prindi ( nëna), mësuesja kujdestare dhe
punonjësi social.
Keto subjekte janë përzgjedhur jo rastësisht sepse konsiderohen persona
kyç me të cilët fëmija ka marrëdhënie sistematike.
Proçedura
Proçedura e këtij studimi u mbështet në intervistat e kryera mbi katër
subjektet e studimit të cilat kanë qenë të veçanta për çdo subjekt. Çdo
24
intervistë u realizua në formë bashkëbisedimi duke u ndalur në pikat
kryesore të studimit dhe duke respektuar të gjithë të intervistuarit.
Intervista me fëmijën ka qenë e përbërë nga tre seanca të cilat u realizuan
një herë në javë dhe të cilat zgjatën rreth 50-60 minuta secila.Një intervistë
u krye në ambientet e shtëpisë së fëmijës dhe dy të tjerat në qendrën ditore.
Intervista me prindin (nënën) ka qenë e përbërë nga dy seanca të cilat
zgjatën rreth 50-60 minuta në një hark kohor prej dy javësh. Intervista me
mësuesen kujdestare dhe psikologen zgjatën rreth 45-50 minuta dhe ishin të
përbëra nga një seancë e vetme. Intervistat janë kryer në mënyrë të veçantë
për secilin subjekt.
Për të zhvilluar këto intervista fillimisht është kontaktuar me drejtoreshën e
qendrës “Emanuel” për ti prezantuar qëllimin e studimit dhe për të marrë
autorizim në lidhje me realizimin e intervistave. Më pas u njoha me
punonjësen sociale të qendrës “Emanuel”, e cila bëri të mundur prezantimin
me rastin; fillimisht me nënën e fëmijës dhe më pas me vete fëmijën.
Më pas u bë e mundur të krijohej një takim me nënën e fëmijën e cila ishte
kliente jo rezidenciale e Qendrës “Emanuel” dhe ju kërkua leje për
pjesëmarrjen e saj dhe të nënës së saj, të fëmijës së saj në këtë studim. Gjatë
intervistës me fëmijën ka qenë prezente dhe punonjësja sociale për faktin e
kushteve shtëpiake ku u realizua seanca e par e intervistës si dhe për
çështje besimi nga ana e prindit kundrejt intervistuesit. Por edhe gjatë
seancave që u kryen në ambientet e “Komunitetit Emanuel” ka qenë prezente
punonjësja sociale për të vënë fëmijën në kushte sa më komode.
Njëkohësisht gjatë intervistës që është kryer në shtëpinë e fëmijës është bërë
i mundur edhe vëzhgimi i kushteve të jetesës të ambienteve dhe të familjes
së fëmijës.
Intervista me mësuesen kujdestare është kryer në ambientet e shkollës së F,
për faktin që nuk kishte mundësi tjetër për të takuar mësuesen sepse është
e pamundur që mësuesja të vinte në zyrat e “Komunitetit Emanuel”. Me
mësuesen kujdestare të fëmijës është kontaktuar ndërmjet nënës së fëmijës
e cila bëri të mundur takimin e parë me mësuesen kujdestare.
25
Intervista me dy subjektet e tjerë (prindi dhe punonjësi social) u zhvilluan në
ambientet e Qendrës “Emanuel”, duke informuar për çdo veprimtari
drejtoreshën e qendrës për arsye etike.
Proçesi i intervistimit u zhvillua në vazhdimësi si me fëmijën ashtu dhe me
tre subjektet e tjerë : prindi( nëna ), mësuesja kujdestare, punonjësi social.
Ky proçes u krijua në këtë mënyrë për të marrë informacion sa më të plotë
dhe të detajuar për kushtet sociale dhe psikolgjike të fëmijës dhe për të
ndihmuar intervistuesin në arritjen e konkluzioneve të sakta.
Proçesi i mbledhjes së të dhënave nëpërmjet tre instrumentave : rishikim
literature, intervista / guidë dhe vëzhgimi zgjati për një periudhë katër
mujore dhe në mënyrë të vazhdueshme. Ku fillimisht u kryen intervistat me
fëmijën dhe më pas me tre subjektet e tjerë. Kurse koha e përdorur për
kodimin dhe transkriptimin e intervistave ishte rreth një muaj ashtu si dhe
koha për shfrytëzimin e materialit të marrë nga intervistat.
Kufizime
Studimi u zhvillua normalisht, duke respektuar çështjet etike si me
subjektet ashtu edhe me proçesin e mbledhjes së të dhënave. Por si në çdo
studim edhe këtu janë hasur disa kufizime që kanë vështirësuar mbledhjen
e informacionit.
Një problem përbënte lokalizimi i nënës dhe fëmijës për të kryer intervistën.
Nëse kontakti me nënën ishte më i lehtë sepse ajo ishte çdo ditë në qendrën
ditore, kontakti me fëmijën ishte më i vështirë sepse fëmija vinte vetëm një
herë në javë në qendër. Mundësitë për ta takuar jashtë qendrës ekzistonin
por ishte e vështirë që të realizoheshin sepse fëmija pjesën më të madhe të
ditës e kalonte në shkollë kurse kohën tjetër me aktivitete rikrijuese dhe
jashtë shkollore. Këto vështirësi vonuan më shumë se ç‟ishte parashikuar.
Kufizim tjetër për sa i përket fëmijës ishte krijimi I besimit tek intervistuesi
është dashur një periudhë e gjatë një mujore që fëmija të pranonte të bënte
intervistën. Kjo zgjaste dhe më shumë marrjen e informacionit.
26
Kufizim tjetër për marrjen e informacionit është se fëmija pësoi një aksident
në shkollë dhe për një periudhë dy javore nuk erdhi në Qendrën “ Emanuel”.
Një kufizim i dytë ishte dhe pamundësia për të vizituar më shumë herë
ambientin familjar ku jetonte fëmija. Kjo pengoi sjelljen e disa pamjeve nga
këto ambiente për të konkretizuar më tepër studimin e rastit.
Gjithashtu ka qenë një kufizim dhe takimi me mësuesen kujdestare për
faktin që ajo ishte shumë e zënë me aktivitetet shkollore.
Pamundësia për të bërë një intervistë me babain e fëmijës ka qenë një tjetër
kufizim gjatë këtij studimi.
Pamundësia për të bërë intervistë të drejtëpërdrejtë me gjyshërit e fëmijës
sepse ato nuk pranonin pavarësisht këmbënguljes së punonjëses sociale, ka
qenë një tjetër kufizim.
Së fundmi vlen të theksohet që ky studim nuk mund të përgjithësohet për të
gjithë popullatën e fëmijëve me prind toksikomanë.
Pavarësisht vështirësive të hasura gjatë intervistimit, puna është përballur
me efektivitet duke u munduar të realizohet më e mira e mundshme.
27
KAPITULLI 3
REZULTATET E STUDIMIT
Gjatë kryerjes së intervistave, diskutimet u drejtuan drejt fushave
problematike duke u bazuar në një kriter kryesor.
 Për çfarë kisha nevojë të mblidhja më tepër informacion që të realizoja
qëllimin e studimit tim për të mbledhur të dhëna mbi pasojat sociale-
psikologjike të fëmijëve me prindërit (nënë) toksikomane.
Duke u nisur nga ky kriter unë vendosa të investigoj në këto fusha specifike:
- Problemet që lidhen me shkaqet që lindin tek fëmijët me prindin
(nënën)toksikoman ;
- Pasojat sociale dhe psikolgjike që lindin në ambientin familjar,
shkollor, dhe social .
Historik I shkurtër mbi fillimin e abuzimit me substanca të prindit
(nënë)
Zonja M ishte vetëm 19 vjeçe në kohën kur vendosi të largohej jashtë
Shqiperisë së bashku me të fejuarin e saj për të kërkuar një mundësi më të
mirë ekonomike nga çfarë ofronte Shqiperia në vitet 1997-1998. Qëndrimi i
çiftit në Itali nuk dha rezultatet e shpresuara dhe nuk solli asnjë të mire.
Pas një periudhe dy vjeçare ato vendosën që të riktheheshin brenda vëndit.
Kthimi ishte i vështirë por fakti që i fejuari i saj arriti të gjente një punë si
menaxher në një lokal nate me anë të familjareve të tij i dha atyre
mundësinë të stabilizoheshin. Ndryshimet që jeta e tyre pësoi gjatë kësaj
periudhe, puna në një ambient të ri bëri që i fejuari i M të afrohej fillimisht
me mariuhanën dhe më pas me heroinën. Ajo tregon :
“Fillimisht unë nuk kuptoja asgjë, dhe mua më pëlqente jeta e re që kishim
filluar të bënim.. Ishte çdo gjë e bukur, dilnim dhe kënaqeshim;
28
gjëra që më parë nuk I kishim bërë. Shpejt zbulova që I fejuari im kishte filluar
të përdorte heroinë, kjo gjë nuk më frikësoi përkundrazi shpreha dhe unë
dëshirën që ta provoja atë. Doja të shijoja çdo gjë të bukur të jetës që nuk e
kisha bërë më parë. Në këtë mënyrë u bëmë të dy përdorues dhe fillimisht çdo
gjë ishte e bukur. “
Pas një viti e gjysem që ishte përdoruese mbeti shtatzënë pavarësisht
mospëlqimit dhe mosaprovimit të të fejuarit të saj. Në këtë moment I fejuari
e braktis si pasojë e disa borxheve që kishte tek lokali ku punonte duke mos
mbajtur kështu asnjë përgjegjësi mbi fëmijën .
Modeli i atashimit të fëmijës me prindin (nënën toksikomane)
Gjatë intervistimit doli në pah modeli i atashimit nënë–fëmijë gjatë fëmijërisë
së parë :
Së pari nëna, raporti që ndjehej ne faj po te mos ishte gjithmone e
pranishme me F kur ai lindi , ajo do bënte çdo gjë për të ndenjur me të dhe
për të do kishte dashur të ishte shoqja e tij e parë.
“Kur F lindi i premtova vetes që do sakrifikoja të gjithë kohën time për t’ia
dedikuar atij, ai duhet të dinte që unë për të isha e para, po ashtu edhe ai
për mua dhe që s’do ja kishim më nevojën njeriut ”.
Së dyti nëna raportoi se ishte dhe mungesa e babait dhe varësia e saj nga
heroina që e bënte atë të kishte ndjenja faji kundrejt F dhe si pasojë
organizonte jetën e saj dhe të F vetëm rreth tyre. Në lidhje me këtë ajo u
shpreh :
“Në fillim ndjeja që duhet të bëja të pamundurën që mos të ndjehesha
në faj”
“Kaloja më shumë kohë duke marrë heroinë kur isha shtatzënë dhe
nuk i kisha kushtuar kurrë vëmëndje shtatzanisë ”
“Duhet të isha aty për të, duhet të mbushja boshllëqet që lindnin dhe
nga mungesa pranisë së të atit”
29
Se treti, punonjësi social raportoi që nëna e F kishte pasur të njëjtën mënyë
atashimi në fëmijërinë e saj, ku ky atashim karakterizohej si i pa organizuar.
Si pasojë dhe klientja kishte krijuar të njëjtën mënyrë atashimi me F.
“Gjatë terapisë me nënën e F kam arritur në konkluzionin që fëmijëria e
vetë nënës së F për sa i përket marrëdhënieve me prindin e saj ka qënë
e karakterizuar nga e njëjta formë atashimi ”.
Një shkak tjetër i raportuar nga punonjësi social është edhe kultura. Ai
raportoi që nëna vuante stigmatizimin si toksikomane nga shoqëria dhe nga
fjalët e shumta të njerëzve sidomos të komshinjve apo dhe të vetë farefisit.
Punonjësja sociale raportoi që nëna jetonte në marrëdhënie konfliktuale me
veten për sa i përket gjykimit që merrte nga të tjerët. Në lidhje me këtë ajo u
shpreh :
“Fakti që në familje asnjë nuk e mbështeste që të lindte F dhe fakti që
nuk i jepnin më besim bënte që ajo të krijonte një marrëdhënie gjithnjë e
më të afërt me F shpeshherë duke mos e balancuar mirë atë”.
Punonjësi social raporton që kjo sjellje e nënës vinte si pasojë e gjithë
pasigurisë së saj dhe pasigurisë që i krijonte ambienti përreth.
Nëna raporton se ndihet e paragjykuar nga nënat e fëmijëve të tjerë ajo
shprehet :
“ Këto ditë komshia më tha që do bëja mirë që të kaloja më shumë kohë
me F dhe jo t’ja lija atë tërë ditën prindërve të mi”
Një shkak tjetër I raportuar nga punonjësi social ishte se nëna ndjehej
fajtore që kishte përdorur heroinë gjatë shtatzanisë dhe se donte të tregonte
në të gjitha mënyrat që ajo ishte e aftë të kujdesej për F.
Për këtë çështje vetë nëna shprehet :
“Nuk do t’ja fal kurrë vetes që jam droguar gjatë shtatzanisë”
30
“Kush e di sa ka vuajtur fëmija im i dashur”
“Kisha lexuar që fëmija mund të lindi me apsinencë ,kisha shumë frikë
po ç’të bëja”
Pasojat sociale të F në lidhje me marrëdhëniet familjare
Subjektet raportuan se F ishte rritur me gjyshërit e tij dhe se figura e
prindërve kishte mungar menjëherë pas viteve të para të jetës. Fillimisht
largimi i të atit nga familja ndërsa figura e nënës kishte qenë sporadike,
shumë prezente gjatë periudhave kur nuk merrte heroinë dhe jo prezente në
momentet kur rifillonte sërish përdorimin e heroinës.
Punonjësi social raporton se F karakterizohej nga forma papërshtatshmërie
në mjedisin social në të cilin jetonte.
“Fakti që duhej të ndërronte shpesh shtëpi dhe që herë-herë jetonte
vetëm me gjyshërit herë-herë me nënën e tij krijonte tek ai gjendje
papërshtatshmërie dhe vuajtje ne ambientin familjar”
Fëmija raportoi që do të kishte dëshirë të mos ndërronte shpesh shtëpi po të
qëndronte vetëm në një për shumë kohë.
“Do të më pëlqente që të qëndroja vetëm në një shtëpi, kështu u lodha”
“Sa mësohem tek shtëpia e gjyshërve duhet të shkoj në shtëpinë tjetër;
S’mund të qendroj vetëm në një shtëpi?Tek mami ose tek gjyshërit po të
jetë vetëm një shtëpi”.
Gjithashtu nëna e tij raportoi se në momentet kur ajo kthehej në shtëpi pas
një periudhe rehabilitimi F shfaqte gjendje pasigurie se mos e rihumbte
sërish atë.
“Ai shpesh më thonte : mami për sa kohë do të rrish kësaj here?”
“Kjo është hera e fundit që largohesh?”
31
“Po tani do të rrimë gjithmonë bashkë”
Punonjësja sociale raporton se figura e gjyshërve ishte qëndrore në
kontekstin familjar dhe se F ishte shumë i lidhur me to. Subjekti raporton
që kur jetonte me gjyshërit ai ndjehej mirë dhe se i pëlqente të kalonte kohë
me to dhe kur shkonte të jetonte me nënën e tij.
“Më pëlqen që gjatë javës gjyshërit vijnë tek ne “
“E diela është dita e të katërtëve, rrimë po bashkë dhe gjyshërit kalojnë
tërë ditën me mua dhe mamin”
“Dua te kaloj gjithmone shume kohe me to”
“Momenti më I bukur kur loz me gjyshin tavull”
Subjektet raportuan që fëmija nuk flet kurrë për mungesën e të atit dhe as
kur ishte më i vogël nuk kërkonte shjegime për largimin e tij. Vetë nëna
thotë :
“ Habitem se si nuk më flet kurrë për të atin, në këtë aspekt është
totalisht i mbyllur”
Pasojat psikologjike te F ne lidhje me mardheniet e tija familjare
Subjektet raportuan se përsa i përket pasojave psikolgjike që F shfaqte në
familje, ishte gjendja e trishtimit që karakterizonte atë në momentet kur
nëna mungonte për ditë të tëra në shtëpi. Vetë nëna raporton:
“Ma thonte gjithmonë mamaja që të vija në shtëpi e ta lija këtë dreq
droge; mendo sa mërzitet yt bir”
“Shpeshherë më thonte kur ishte i vogël : Mami kur do shërohesh ti?”
32
Nga vetë fëmija raportohet se figura e nënës i ka munguar shumë dhe që
mungesa e saj në jetën e tij të përditshme e bënte të mbyllej në vetvete.
“ Do doja shumë që mami të vinte më shpesh në shkollën time që
edhe fëmijët e tjerë ta shohin që une e kam mamin”
“S’më pëlqente që largohej për ditë të tëra nuk e shikoja fare, kush e di
ku shkonte”
Punonjësja sociale raportoi që kishte konstatuar nga takimi me gjyshërit të F
që kishte ulje gjumi dhe oreksi dhe se kishte tendencën per t‟u zemëruar dhe
grindur me veten dhe gjyshërit.
“I pëlqen më shumë të hajë patatina e hamburger se sa drekën që
gatuajnë gjysherit “
“Mbyllet në dhomën e tij dhe nuk flet me njeri por rrin deri vonë duke
parë televizor”
“Luan në kompjuter për orë të tëra”
Vetë F raporton që kur është vetëm në dhomën e tij nuk do që ta bezdisë
njeri deri sa të mbarojë lojën në kompjuter.
“Më pëlqen të rri vetëm për orë të tëra, dua të rri në errësirë në dhomën
time dhe për ato orë të mos flas me njeri”
“Çfarë ka të keqe të hash hamburger e patatina, mua ato më pëlqejnë,
do ti haja çdo ditë”
Punonjësja sociale raporton që kjo sjellje nuk ndodh ndonjëhere por shpesh
herë.
“Në kontaktet e mia me gjyshërit rezulton se janë shumë të shqetësuar
që fëmija kalon më shumë kohë në kompjuter sesa duke lexuar”
33
“Një shqetësim tjetër është se F nuk ka fare rregulla për sa i përket të
ngrenit, ai nuk preferon të drekojë ato që gjyshja i gatuan”.
Subjektet raportuan që nuk kishte asnjë histori keqtrajtimi apo abuzimi
seksual kundrejt fëmijës. Në lidhje me këtë punonjesi social shprehet:
“Sado që nëna është gjetur shpeshherë në momente kritike dhe ka qenë
shpeshherë nën efektin e heroinës, nuk ka abuzuar kurrë tek fëmija”
Punonjësja sociale raporton që në rastin e F nuk mund të flasim për histori
braktisjeje nga ana e prindërve.
“Nuk mund të them që nëna e ka braktisur fëmijën e saj dhe në
momentet më të vështira ajo gjithmonë e ka dërguar atë tek prindërit e
saj dhe nuk e ka lënë fëmijën kurrë vetëm”
“Vërtetë që në pjesën më të madhe ka qenë nën efektin e heroinës dhe
nuk ka përmushur rolin e saj si nënë por nuk ka pasur asnjëherë
braktisje nga ana e saj kundrej fëmijës”
Pasojat sociale të F ne lidhje me bashkëmoshatarët
Fëmija raportoi që nuk kishte një shok të ngushtë dhe që nuk fliste shumë
me asnjë nga shokët e klasës; i pëlqente më shumë të qëndronte me miq më
të mëdhenj se ai, por nuk kishte krijuar asnjë marrëdhënie të ngushtë me
asnjërin prej tyre.
“Jo jo, unë nuk kam nje mik të ngushtë”
“Kam shokë por sa për të kaluar kohën; nuk flas për veten me asnjërin
prej tyre”
“Nuk më pëlqen të rri shumë me shokët e klasës më mirë me shokë më
të mëdhenj”
Mësuesja kujdestare raportoi dhe se gjatë orëve të pushimit ai është tepër
hiperaktiv dhe se bën gjithmonë rrëmujë në korridor .
34
“Është i zhurmshëm gjatë orëve të pushimit”
“Ngacmon fëmijët më të vegjël”
“Nuk di të raportohet me shokët e klasës”
Gjithashtu ajo raporton që F nuk ka tendencën të lërë apo të mos
frekuentojë orët e mësimit dhe nuk është fëmijë që bën mungesa të shumta.
“Vërtetë është jo aktiv po orët e mësimit i frekuenton rregullisht, nuk
është nga ato nxënës që vjen orën e parë dhe pastaj hyn në të katërtën,
por bën mungesa të shumta për çështje sëmundjesh”
“ Ka nxenes te cilet mungojnë shpesh per semundje dhe te kota por F
nuk mungon ai vjen rregullisht”
Subjektet raportuan se F nuk kishte qenë i përfshirë në akte vandalizmi apo
dhune në shkollë apo në ambientet e tjera sociale dhe se nuk kishe patur
kurrë probleme me policinë.
Pasojat psikologjike të F në lidhje me bashkëmoshatarët
Mësuesja kujdestare raporton që F ka probleme në mësim nxënie dhe
mungësë përqëndrimi.
“Nuk është i përqëndruar gjatë orëve të mësimit është i qetë por jo aktiv
në klasë”;
“Nuk ka një lëndë të tijën të preferuar; nuk shkëlqen në asnjë lëndë “
“Nuk mund të them që është një nxënës tek mesatarja por është nën
mesataren për sa i përket rezultateve shkollore”
Subjektet raportuan se në testet e inteligjencës F ishte nën mesataren.
Gjithsesi ai nuk karakterizohej nga fjalor i papërshtatshëm.
35
Ndryshimet me një fëmijë me prindër jo toksikomanë
Së pari mësuesja kujdestare raportoi që dhe fëmijët e tjerë që ishin në klasë
shfaqnin probleme hiperaktiviteti dhe shpeshherë mungonin në shkollë për
probleme shëndeti.
“F nuk është i vetmi që ka këto karakteristika, ka dhe fëmijë të tjerë që i
kanë”
Së dyti ajo raportoi që niveli i klasës në përgjithësi ishte i ulët dhe jo të
gjithë fëmijët dilnin me mesatare të lartë në testet e inteligjencës
“Faktikisht nuk është se kam në kujdestari një klasë me mesatare të
lartë”
Së treti mësuesja kujdestare raporton që fëmijët në moshën e F sidomos
djemtë kanë tendencë që të krijojnë miq në moshë më të madhe në shkollë .
“Ka dhe djem të tjerë që kanë miq më të mëdhenj në shkollë i pëlqen të
duken si më të mëdhenj, kjo është një tendencë që e kam vëzhguar
gjithmonë në vitet e mija të mësimdhënies”
Integrimi në jetën sociale
F raporton që prej gjashtë muajve ai dhe nëna e tij shkonin në qendrën
ditore “Komuniteti Emanuel”. Ai e frekuntonte qendrën dy herë në javë
mbasditeve dhe bënte këshillim me punonjësen sociale.
Për më tepër ai raporton që kontakti që ka me qendrën i pëlqen dhe do të
donte ta vazhdonte këtë kontakt edhe më tej. Ai raporton që fakti që nëna e
tij vjen në qendër çdo ditë i duket pozitiv dhe e mbështet në këtë vendim.
“Është një vendim që e kam pranuar menjëherë”.
“Duhet të kishim ardhur më parë në qendër”
F raporton se kontakti dhe raporti që ka krijuar me punonjësen sociale
është pozitiv dhe se e ndihmon shumë të flasë me të.
36
“ E di që kur të flas me Erin do ti them asaj çdo gjë dhe do të gjejmë një
zgjidhje bashkë”
Punonjësja sociale raporton se që në momentin që F është në qendër është
shumë më i qetë.
Mësuesja kujdestare ka raportuar që kur vjen në qendër F është më i qetë
dhe më i vëmëndshëm në mësime.
Mësuesja kujdestare në bashkëpunim me punonjësen sociale, nënën dhe
gjyshërit prej dy muajsh kanë regjistruar fëmijën në kurse jashtë shkollore
të gjuhës angleze, matematike dhe fizike. Në këtë mënyrë ai mund të
ndihmohet për të rritur rendimentin e tij në mësime.
Në lidhje me këtë punonjësja sociale shprehet :
“Mendoj që do të jetë pozitive për fëmijën që të kalojë mbasditet e tij në
kurs në këtë mënyrë do të ketë mundësi si të socializojë dhe të rrisë
rendimentin e tij në mësime”
Në lidhje me këtë fëmija shprehet :
“Fillimisht nuk më pëlqente ideja që do të bëja, por tani është më
ndryshe”
“Anglishtja më pëlqen shumë”
Në lidhje me këtë nëna shprehet :
“Më pëlqen ideja që tani F kalon mbasditet e tij në kurse private”
“Shpresoj që kjo gjë ta ndihmojë, e di që ai fillimisht nuk donte por
gjërat me kalimin e muajve por shkojnë ndryshe”
Në lidhje me muajt e verës kur shkolla të mbarojë mësuesja kujdestare dhe
punonjësja sociale sugjeron që F të regjistrohet në një kamp veror në mënyrë
që të rrisë më shumë mundësitë e tij për të socializuar dhe të vazhdojë
kurset private për tu bërë më i aftë në lëndët pedagogjike.
37
KAPITULLI 4
DISKUTIMI
Çdo fëmijë ka të drejtën të ketë prindër të përgjegjshëm, të dashur dhe të
besueshëm, çdo fëmijë ka të drejtën të gëzojë fëmijërinë e tij, por nuk ndodh
gjithmonë kështu. Nëpërmjet këtij studimi evidencohet se si fëmijët mund të
bashkëjetojnë me një prind toksikoman. Jeta e tyre sigurisht që nuk është e
thjeshtë. Toksikodipendenca e prindërve është një problem që po bëhet
gjithmonë dhe më prezente dhe në realitetin shqipëtar. Një faktor kryesor që
ndikon në këtë fenomen është që toksikomanët e viteve 1990-1995, tashmë
janë bërë prindër. Nëpërmjet këtij studimi rasti është mundësuar një
panoramë më konkrete e këtij fenomeni dhe ndikimit social psikologjik që
kanë fëmijët e një prindi toksikoman .
Hipoteza e këtij studimi është
Fëmijët e lindur nga nëna toksikomane shfaqin probleme psikologjike dhe
sociale.
Kjo hipotezë është argumentuar me studime të kryera në universitete të
ndryshme në botë dhe mbi teoritë ekzistuese të paraqitura më lart.
Në këtë kapitull do të ndalemi në analizimin e problematikave të gjetura nga
studimi i rastit duke konfirmuar ose jo gjetjet nga studimet e mëparshme.
Ashtu si dhe studimet kanë identifikuar, toksiokomania e prindërve është
faktori kryesor që ndikon në zhvillimin social dhe psikolgjike të fëmijëve.
Prania e këtij faktori konkretizohej nga përdorimi i nënës me heroinë gjatë
shtatzanisë nga një atashim i vështirë gjatë fazës së fëmijërisë, nga prezenca
e dobet e prindit kur është nën efektin e heroinës nga mungesa e prindërve
në shtëpi në rastin tonë e prindërit (nënë) dhe nga niveli i ulët ekonomik.
38
Fëmija duke qenë se është pjesë e një familje jo funksionale me mungesën e
prindit (baba) dhe me prindin tjetër toksikoman duke marrë parasysh dhe
nivelin e ulët ekonomik reagon me forma te ndryshme negative sociale dhe
psikologjike si në ambientin familjar ashtu dhe në atë shkollor. Nga studimi
rezultoi se këto faktorë ndikojnë ne lindjen e vështirësive tek fëmija.
Sipas studimeve fëmijët me prindër toksikomanë kanë më shumë mundësi
të kenë pasoja negative për zhvillimin e tyre individual dhe të shfaqin sjellje
jo sociale kundrejt marrëdhënieve ndërpersonale.
Në lidhje me situatën kur nëna është përdoruese e substancave gjatë
shtatzanisë, studimet flasin që kërkuesit gjetën shumë pak lidhje midis
ekspozimit para lindjes me krijimin e problemeve sociale dhe psikolgjike tek
fëmijët. Gjithsesi rezultatet treguan që fëmijët e toksikomanëve përbënin një
rrezik te ri.
Në studimin e rastit ky rezultat konfirmohet sepse ne nuk kemi asnjë të
dhënë që të tregojë që abuzimi me substanca tek nëna gjatë shtatzanisë të
ketë ndikuar në zhvillimin problematik të F por ne dimë që F përbën një
problem dhe dimë vështirësitë që lindin tek ai në bazë të faktit që nëna e tij
është toksikomane.
Sipas studimeve fëmijët gjatë periudhës së fëmijërisë së parë për të krijuar
atashimin me nënën e tyre kanë nevojë për kontakt të vazhdueshëm me një
figurë të privilegjuar që në të shumtën e rasteve është nëna ajo që e krijon
këtë atashim. Duke u nisur nga studimet janë individualizuar disa tipe
atashimi ambivalentë, evitues dhe të paorganizuar të cilat janë bazë për
zhvillimin e pasukseshëm të fëmijës në një familje me prindër toksikoman.
Pra abuzimi me substanca nga prindërit në familje shikohet si një inkubator
që shkakton lindjen e këtij problemi dhe si pasojë të një atashimi jo efikas.
Në fakt studimi i rastit konfirmon krijimin e një atashimi të paorganizuar
midis nënës dhe fëmijës.
Gjithashtu teoria e atashimit përmend që çdo nënë sjell në raport me fëmijën
e saj të shkuarën e saj, të tashmen dhe përfaqësimin që ka ndërtuar për sa i
përket vetes së saj dhe eksperiencat e rëndësishme të rolit të saj si nënë.
39
Të njëjtën gjë shohim dhe gjatë studimit të rastit ku mënyra se si nëna e ka
krijuar atashimin e saj me të birin është identike me mënyrën që ajo vetë ka
pasur me të ëmën. Kjo na kofirmohet nga të dhënat që na jep punonjësja
sociale. Por jo gjithmonë këto pasoja lindin vetëm tek fëmijët me prind
toksikomanë.
Studimi i rastit tregoi që prindi (nënë) ndjehej fajtor për faktin që kishte
përdorur heroinë gjatë shtatzanisë dhe për pasojat sociale dhe psikologjike
që kishte fëmija i tij dhe për këtë nuk e justifikonte veten. Në këtë mënyrë
mund të themi se si prindi dhe fëmija janë viktima të substancës dhe
situatës së vështirë ku jetojnë.
Në kapitullin e literaturës u fol për stilet e prindërimit. Po të ndalemi
pikërisht në këtë moment të literaturës ne do të shohim që ekzistojnë katër
stile prindërimi.
- Stili autoritar ( i karakterizuar nga kontolli dhe distanca afektive) ;
- Stil tolerues (jopozitive, në këtë stili edukativ të fëmija nuk është i
përmbajtur);
- Stili autoritativ (më i shëndoshi) një gërshetim i atij autoritar dhe atij
tolerues ;
- Stil pasiv (ky është më pak pozitivi, prindërit i lënë fëmijët e tyre për të
bërë atë që duan dhe të tregojnë pak interes në këtë të fundit) dhe
këto prindër kanë prirje të mungojnë për shkak papjekurie.
Tek rasti në studim ne shohim që stili i prindërimit të nënës së F është ai
pasiv, ku nëna mungon në jetën e fëmijës për shkak të papjekurisë së saj
këtu kemi një korrelacion me përdorimin që bën nëna me substancë në këtë
mënyrë stili i prindërimit të nënës së F përputhet me literaturën. Gjithsesi
ne nuk mund të themi që ky stil prindërimi është i dukshëm apo lind vetëm
në familjet me prindër toksikomanë.
Gjithashtu po të bazohemi në literaturë thuhet që problemi social konsiston
në forma të ndryshme papërshtatshmërie të individit kundrejt sistemit social
në të cilin jeton. Kjo papërshtatshmëri e çon individin në gjëndje vuajtje dhe
mungesë mirëqënie si pasojë e pasigurisë. Në studimin e rastit shohim
40
prezencën e këtyre simptomave sepse F vuante si nga një mungesë
papërshtashmërie kur ndërronte shpesh shtëpi dhe mungesë pasigurie kur
shikonte që nëna e tij kthehej në shtëpi sepse jetonte me ankthin se mos ajo
largohej. Pra rezultatet përputhen me atë çka thotë literatura.
Një tjetër shenje që gjejmë në literaturë përsa i përket problemit social është
dhe mbyllja, mbyllje të cilën fëmija e përjetonte në ambientin familjar. Këtë e
gjejmë në momentin që ai ku nuk pyeste kurrë për të atin dhe që rrinte
shpeshherë vetëm në dhomën e tij i izoluar. Këtu kemi sërish një përputhje
me literaturën.
Për sa i përket pasojave psikologjike literatura tregon disa shenja që shfaqen
si trishtim, ulje apo shtim të gjumit ose të oreksit. Në rastin konkret ne i
gjejmë këto shenja brënda marrëdhënieve familjare ku F shfaqte pagjumësi
duke ndenjur deri vonë në kompjuter dhe shfaqte shenja të një ushqimi jo të
shëndetshëm dhe shfaqte trishtim kur e ëma mungonte në shtëpi për ditë
me rradhë, pra këtu kemi një korrelacion të simptomave që shfaqte F me atë
që thotë literatura.
Gjithashtu studimet përmendën që fëmijët e lindur nga prindër toksikomanë
dhe që jetojnë në kushte të vështira ekonomike kanë më shumë mundësi që
të kenë keqtrajtime në familje.
Këtë nuk e gjejmë tek rasti jonë ku F nuk kishte një histori keqtrajtimi pra
nuk kemi përputhje me literaturën.
Gjithashtu keqtrajtimi i fëmijëve duket që është i lidhur me përdorimin e
substancave narkotike specifike ku heroina asociohet me keqtrajtime
seksuale dhe fizike.
Në rastin konkret nëna e F ishte përdoruese e heroinës dhe nuk kishte
abuzim seksual në familje.
Gjithashtu literatura sugjeron që në bazë të studimeve nënat që janë
përdoruese të substancave karakterizohen në histori abuzimi dhe braktisje
nga fëmijët e tyre gjë që në rastin tonë konkret nuk përputhet.
41
Kjo nuk konfirmon shkaqet kulturore sipas të cilave familjet e fëmijëve me
prindër toksikomanë kanë një perceptim të ulët për mirëqënien e fëmijëve të
tyre. Nëna ishte koshiente për rëndësinë e rolit të familjes në zhvillimin
social dhe psikolgjik të fëmijës së saj, pavarësisht se ishte e detyruar të
pranonte situatën në të cilën ndodheshin dhe mungesën e saj në familje
dhe qëndrimin e F me gjyshërit.
Gjithashtu studimet përmendën që fëmijët e toksikomanëve kanë më shumë
probleme sociale emotive dhe të sjelljes se fëmijët e tjerë.
Këto studime kanë arritur në konkluzione që këta fëmijë vuajnë më shumë
në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët.
Në rastin e fëmijës në studim, marrëdhëniet me bashkëmoshatarët ishin
shumë të pakta. Ai nuk kishte shokë të mgushtë dhe nuk kishte deshirë
socializimi me shokët e klasës prkundrazi shoqrohej vetëm me shokë më të
mëdhenj por dhe me keta shokë ai nuk kishte krijuar një marërdhënie të
ngushtë. Duke u nisur nga ky këndvështrim rasti në studim përputhet me
literaturën ekzistuese. Por duhet thënë që F nuk ishte i vetmi fëmijë në
klasën e tij që kishte marrëdhënie me bashkëmoshatarët e tjerë.
Në literaturë ekziston që fëmijët e prindërve toksikomanë janë gjetur në
marrëdhënie të këqija në shkollë dhe rrezikojnë më shumë në fjalë dhe në
vështirësi të gjuhës dhe kanë më shumë varfëri konjitive në testet e
inteligjencës. Për sa i përket testeve të inteligjencës tek F shohim se ishte
nën mestare dhe se nuk ishte aktiv në klasë dhe se nuk kishte një lëndë të
preferuar, kjo përputhet me literaturën.
Në literaturë thuhet se fëmijët e toksikomanëve kanë tendencën të humbasin
ditët e shkollës dhe të jenë më shumë të prekur nga sëmundje të ndryshme.
Kjo nuk përputhet me rastin ku F nuk kishte tendencën të linte ditët e
shkollës dhe se nuk mungonte shpesh në shkollë pr arsye sëmundjesh.
Në literaturë gjejmë dhe se fëmijët e toksikomanëve kishin patur probleme
me policinë dhe madje për krime të rënda. Në këtë rast nuk kemi sërish
përputhje të literaturës me rastin sepse F nuk kishte patur kurrë probleme
te tilla.
42
Sipas studiuesve ekzistojnë stereotipa të cilët nuk lejojnë që të jepet ndihmë
sociale adeguate për familjet me prindër toksikomanë dhe fëmijët e tyre. Në
rastin konkret ky stereotip hidhet poshtë sepse nëna e F ishte hera e parë që
kërkonte ndihmë dhe e kishte patur atë menjëherë.
Për sa i përket kulturës në studime del që fëmijët e prindërve
toksikodipendentë kanë tendencën që të shkojnë në këshillim apo të marrin
pjesë shumë herët në të.
Kjo gjë nuk përputhet me studimin e rastit ku F kishte vetëm disa muaj që
kishte pranuar të vinte në qendër për këshillim me punonjësen sociale dhe
mbi të gjitha në studim shohim se fillimisht asnjë nga familja e nënës së F
nuk kishte qenë dakort të lindte të birin, si rezultat kishte ardhur lindja e
një atashimi të paorganizuar ndërmjet nënës dhe F.
Për sa i përket faktit që F jetonte me gjyshërit ne periudha të ndryshme kur
nëna nuk ishte në gjendje të kujdesej për të.
Gjejmë sërish përputhje me literaturën ku gjejmë që shumica e fëmijëve me
prindër toksikomanë shkojnë të qëndrojnë me gjyshërit e tyre dhe gjejnë atë
ngrohtësi dhe përkujdesje familjare që i ka munguar në bërthamen e
familjes së tyre të origjinës, dëshirës së nënës së F për të mos ndodhur diçka
e tillë.
Toksikomania e prindërve ndikon në krijimin e një personaliteti jo kompakt
dhe jo funksional të fëmijës në mosbesim kundrejt vetvetes në rradhë të
parë, më pas prindërve dhe shokëve.
Duke u bazuar në atë çfarë u paraqit më sipër konfirmohet se të lindësh nga
një prind toksikoman krijon probleme në zhvillimin jo të shëndetshëm të
fëmijës. Duke krijuar tek fëmija probleme psikologjike dhe sociale si në
ambientin femiljar dhe në atë shkollor, dhe në bazë të gjetjeve është
identifikuar një fëmijëri e vështirë e F, pavarësisht dëshirës së nënës së tij
për të mos ndodhur diçka e tillë.
Gjithsesi kalimi i një fëmijërie të tillë bën që F te mos rritet i shëndetshëm
për t‟ja transmetuar në të ardhmen fëmijëve të tij. Pra problemet do të
vazhdojnë duke u bërë më komplekse.
43
KAPITULLI 5
PËRFUNDIME DHE PROPOZIME
Përfundime
Për sa i përket pasojave të shfaqura në nivel individual studimi zbuloi se:
Fëmijët me prindër toksikoman kanë pasoja psikologjike dhe sociale të cilat i
shfaqin si në ambientin familjar ashtu dhe në atë social.
Po të ndalemi në pasojat sociale që shfaqte F në këto dy ambiente doli në
pah se ai kishte :
1. Atashim të pa organizuar me nënën e tij gjatë fëmijërisë së parë ;
2. Mbyllje si në ambientin familjar ashtu dhe në atë jo familjar ;
3. Shoqërizim të pakët me bashkëmoshatarët ;
4. Pëlqente të kishte shokë më të medhenj se veten po nuk kishte asnjë
shokë të ngushtë ;
5. Pëlqente të rrinte për kohë të gjatë vetëm ;
6. Vuante nga mospërshtatje në ambjentin social ku jetonte ;
7. F kishte pasiguri dhe shfaqte simptoma ankthi dhe frike se mos
humbiste nënën ;
8. Probleme konjitive .
44
Gjithashtu studimi zbuloi se fëmijët me prindër toksikomanë mund të
shfaqnin shenja të pasojave psikologjike. Në rastin konkret tek F u zbulua se
ai kishte :
1. Trishtim ;
2. Ulje të oreve te gjumit ;
3. Ulje të oreksit ;
4. Rendiment i ulët në mësime, nuk kishte një lëndë të preferuar .
Studimi zbuloi se këto pasoja shfaqeshin nga mungesa e tejzgjatur e prindit
(nënë) në ambientin familjar. Mbi të gjitha ndikonte që figura e nënës
mungonte. Nëna nuk luante rolin e saj si prind në familje. Gjithashtu
studimi zbuloi se disa shkaqe të tjera që ndikonin që fëmija të kishte
probleme sociale dhe psikolgjike ishin :
- vështirësitë ekonomike ;
- mungesa e babait në nuklin familjar ;
- roli i nënës në edukimin e të birit ishte zëvëndësuar nga figura e
gjyshërve .
Duke marrë parasysh këto tre faktorë dhe duke i lidhur me faktorin tjetër që
nëna është përdoruese heroine bën te mundur lindjen dhe zhvillimin e
vështirësi psikolgjike dhe sociale tek F.
Gjithashtu në studim u evidentua që kur prindërit e fëmijëve janë
toksikomanë, figura e gjyshërve dhe roli i tyre është parësore për mbijetesën
e fëmijëve.
Gjithashtu studimi zbuloi se nëna e (F) nuk justifikonte veten për mënyrën
se si kishte krijuar marrëdhënien e saj me fëmijën dhe që vuante faktin që F
nuk kishte patur një fëmijëri si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.
45
Gjithashtu studimi evidentoi faktin që jo gjithmonë fëmijët me probleme
ekonomike me prindër përdorues heroine mund të kenë histori abuzimi fizik
dhe seksual në familje apo histori braktisjeje.
Nga ana tjetër studimi zbuloi dhe faktin që jo gjithmonë fëmijët e prindërve
toksikomanë kanë probleme me ligjin për shembull kryejnë akte vandalizmi.
Propozime
Nga studimi i prezantuar u njohëm me problematikat e një fëmije me prindër
toksikomanë, si lindin këto problematika, si zhvillohen dhe si i japin formë
problemeve dhe vështiresive sociale dhe psikologjike të këtyre fëmijëve.
Në këtë mënyrë ne kuptojmë që ky problem merr forma të ndryshme në
nivele të ndryshme duke prekur më shumë ambientet familjare dhe sociale
të fëmijës .
Do të sugjeroja që studimet të fokusohen në pasojat e nivelit individual ku
kryesisht kemi të bëjmë me dëmtime sociale dhe psikologjike. Nga studimi
rezultoi që fëmija kishte probleme të ndryshme në të dyja këto fusha.
Për rastin specifik sugjeroj që punonjësja sociale në bashkëpunim me
mësuesen kujdestare të fëmijës të vazhdonte programin mësimor të fëmijës
ashtu siç kishin vendosur që ai të kryente disa kurse private dhe që ky
program mos të ndërpritej për një periudhë të gjatë kohe rreth 2 vite të tjerë.
Të zbatohej programi që F të regjistrohej në një kamp veror gjatë pushimeve
të verës pasi do të të ndihmonte më shumë fëmijën për socializim.
Nga ana tjetër shikojmë dëshirën e prindit që fëmija të shkollohet, të ketë
rezultate më të larta në mësime,të jetë më social me bashkëmoshatarët , dhe
mbi të gjitha të mos vuajë me faktin që e ëma është një përdoruese e
heroinës. Shihet qartë dëshira e prindit (nënë) për të mos qenë më
përdoruese dhe për të kryer rolin e saj si nënë në lidhje me fëmijën e saj .
Ky aspekt duhet inkurajuar. Duke vazhduar punën që është nisur nga
punonjësja sociale me prindin dhe fëmijën pa ndërprerje për vete faktin që
rezultatet e para po shfaqeshin pasi F kishte filluar të ishte më i qetë si në
raport me orët e mësimit si ne marrëdhëniet familjare me nënën.
46
Rasti i F nuk mund të shihet si një rast i pashpresë. Ajo që do të këshilloja
ishte në mundësitë që nënës së F për të gjetur një punë në këtë për të
ndryshuar kështu disi gjendjen e tyre ekonomike .
Sugjerimi tjetër ka të bëjë me mbështetjen dhe krijimin e një terapie të
specializuar individuale ose grupi për kujdestarët e dytë të fëmijëve
toksikomane (në rastin konkret gjyshërit). Ky sugjerim mbështetet në faktin
që në rastin konkret ata (gjyshërit)nuk kanë pranuar të prononcohen, duke
përbërë kështu një ngërç dhe për sistemin e dytë familjar në të cilin fëmija
mbështetet.
Duke u bazuar në studimin e prezantuar dhe duke marrë parasysh që
fëmijët e prindërve toksikomanë në Shqipëri janë bërë dhe do të bëhen së
shpejti një realitet i pashmangshëm.
Do të sugjeroja parandalimin si instrumentin e parë kundrejt këtij fenomeni.
Fëmijët me prindër toksikomanë duhet të hynë në këshillim herët që gjatë
fëmijërisë së vonë pa nisur ende moshën e adoloshencës.
Një sugjerim i fundit konsiston në faktin që në Shqipëri nuk ekziston një
qendër rehabilitimi për gratë.Ne shikojmë që në ndodhet në qendren ditore
Emanuel sepse mungojne strukturat e posacme dhe pershtatshme per nje
qender rezidenciale.
Sugjeroj lobimin nga ana e punonjësve socialë për lindjen, krijimin dhe
zhvillimin e këtyre shërbimeve sociale.
Një sugjerim tjetër ka të bëjë me parandalimin. Rol kryesor në këtë aspekt
do të kishin punonjësit social dhe psikologët në shkolla.
Sugjeroj që ky proçes të fillojë në fëmijërine e vonë dhe të vazhdojë deri në
adoleshencë, duke përqasur edhe ne Shqipëri metodat parandaluese që
ekzistojnë në nivel ndërkombetar.
Në këtë mënyrë dhe në Shqipëri fëmijët që shfaqin probleme do të kenë
mundësi të trajtohen që në fëmijërinë e hershme duke zbutur dhe reduktuar
në këtë mënyrë pasojat e mëvonshme, pjesë e kësaj problematike.
Do të ishte shumë pozitive që të fillojmë të shikojmë këto fenomene si pjesë e
shoqërise sonë pa i lënë vend paragjykimeve që të mbyllim këto realitete
47
vetëm brenda mureve të shtëpisë. Edukimi i të rinjve me modele parandalimi
nëpër shkolla duhet të jetë hapi i parë.
Bibliografia
Cristofani, Valentina. Psicologia delle tossicodipendenze.Roma:Carocci,2011;
Costa, Valerio. Droga L'inganno del sintomo.Milano : Aliberti ,2005 ;
Condoleo, Francesca. La droga.Milano : Carocci ,2000 ;
Sydney L, Hans. L'esposizione prenatale della droga : Comportamento
Funzionamento nella tarda infanzia e adolescenza : Dipartimento di
Psichiatria, Universitá di Chicago. Chicago,2001 ;
Diane M,Hogan. I bisogni sociali e psicologici di figli di tossicodipendent.
Centro di Ricerca dei Minori :Trinity College di Dublino, 1997 ;
Mary Jane S. Van Meter, Barbara S. Hirshorn. Grandparents Raising
Grandchildren: Developing Self-Management,University of Michigan 1999
Cseare Gorrini,Viviana Brera. La droga non ascolta le sofferenze dei genitori
tosiccodipendenti e dei loro figli. Pavia:Mulino, 2010 ;
Baumrind, D. Child-care practices anteceding three patterns of preschool
behavior.Genetic Psychology Monographs: New York ,1967 ;
Baumrind, D.The influence of parenting style on adolescent competence and
substance use.Journal of Early Adolescence: New York ,1991 ;
Maccoby,E.E.The role of parents in the socialization of children .An
historical overview.:Developmental Psychology: New York,1992 ;
Speltini,G.Minori.disagio e aiuto psicosociale.Mulino :Lecce,2005 ;
Monica Amoruso e Leonardo Duminuco .I genitori tossicodipendenti:
Indagine sulla genitorialità dei pazienti tossicodipendenti,Padova 2000 ;
48
http://translate.google.com/translate?hl=it&langpair=en|it&u=http://en.wi
kipedia.org/wiki/Substance_dependence ;
http://it.wikipedia.org/wiki/Servizio_per_le_tossicodipendenze ;
http://it.wikipedia.org/wiki/Tossicodipendenza ;
http://www.dipendenze.com/dipendenze/maternit%C3%A0_tossicodipende
nza.asp ;
http://www.catiafiorin.it/Aree_di_intervento_trattate/Problematiche_legate_
alla_Genitorialita_e_Disturbi_dellInfanzia_e_dellAdolescenza.html ;
http://www.crescita-personale.it/disagio-sociale/1569 .
49
SHTOJCA
Intervista guide me fëmijën
Seksioni 1
Informacioni bazë
1 Si të quajnë ?
2 Sa vjeç je?
3 Me kë jeton?
4 Si jane marrëdheniet e tua me familjarët ?
5 Ne çfarë klase je?
6 Si jane marrëdheniet e tua me shokët?
Seksioni 2
1 Sa shokë keni?
2 Kaloni shumë kohë me shokët?
3 Keni një shok të ngushtë?
4 Si janë rezultatet tuaja në shkollë?
5 Cila është lënda juaj e preferuar?
6 E frekuenton rregullisht shkollën?
Seksioni 3
1- Kur mami nuk është në shtëpi, të mungon?
2- Të ndihmon mami për të pergatitur mësimet?
3- A i tregon mamit kur zihesh me miqtë?
4- A vjen mamaja në mbledhje me prindërit?
5- Të pëlqen të jetosh me gjyshërit?
6- Çfarë të pëlqen më shumë të bësh kur rrin me gjyshërit?
50
Intervista guide me prindin (nënë)
1- Mund të më përshkruani raportin tuaj me F?
2- Mund të më përshkruani raportin tuaj me bashkëshortin?
3- Cili është niveli juaj ekonomik?
4- A kaloni shumë kohë me F?
5- Cili është roli juaj në familje?
Intervista guidë me mësuesen kujdestare
1- Si është marrëdhenia e F me shokët e klasës ?
2- Sa i vëmëndshëm është F gjate orëve të mësimit?
3- Në historinë e tij si nxënës ka përsëritur ndonjëherë vitin?
4- F është fëmijë që shqetëson gjatë orëve të mësimit?
5- Sa i qetë është F gjatë orëve të pushimit?
Intervista guidë me punonjësin social
1- Si e vlerëson situatën e familjes së F?
2- Si është ndërtuar marrëdhënia nënë fëmijë ?
3- A është fëmijë i shëndetshëm emocionalisht?
4- Mendon se ka ndikuar mënyra e jetesës ke F?
5- Mendon se është familje problematike?

Contenu connexe

Similaire à I figli del_piacere_viola_lika

Drugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugsDrugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugsalban1shabani
 
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizikNdikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fiziklediana bardho
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologjiesipaja
 
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?Tea Sulo
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Emáá SiiŊăŋîî
 
Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj Klodjan Hoxha
 
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01Mirgit Vataj
 
Projekti i aftesimit per jeten
Projekti i aftesimit per jetenProjekti i aftesimit per jeten
Projekti i aftesimit per jetenFabi Ola Rusi
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAnida Ago
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.EsliSula1
 

Similaire à I figli del_piacere_viola_lika (20)

ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Droga
DrogaDroga
Droga
 
Drugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugsDrugs and the addiction to drugs
Drugs and the addiction to drugs
 
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizikNdikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
 
Gazeta rinia
Gazeta riniaGazeta rinia
Gazeta rinia
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
 
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
Tema :Si funksionaon organizmi njezor ?
 
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
Duhanidrogaalkoli 130424111249-phpapp02
 
Autizmi
AutizmiAutizmi
Autizmi
 
Anoreksia
AnoreksiaAnoreksia
Anoreksia
 
Anoreksia
AnoreksiaAnoreksia
Anoreksia
 
Anoreksia
AnoreksiaAnoreksia
Anoreksia
 
Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj Droga dhe efektet e saj
Droga dhe efektet e saj
 
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
Alo 116 bullizmi, raport analitik janar qershor 2012
 
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
Alo116 bullizmi raport analitik janar qershor 2012-131211051807-phpapp01
 
Projekti i aftesimit per jeten
Projekti i aftesimit per jetenProjekti i aftesimit per jeten
Projekti i aftesimit per jeten
 
Adoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe ShoqeriaAdoleshenca dhe Shoqeria
Adoleshenca dhe Shoqeria
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
 
Shendeti mendor
Shendeti mendorShendeti mendor
Shendeti mendor
 
Shendeti mendor
Shendeti mendorShendeti mendor
Shendeti mendor
 

I figli del_piacere_viola_lika

  • 1. 1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE TEMË DIPLOME Fëmijët e kënaqësisë Diplomantja: Viola Lika Udhëheqëse Shkencore: Ma. Eliona Kulluri Viti Akademik 2010-2011 Tiranë, 08.07.2011
  • 2. 2 Mos jeto kurrë pa jetë ! Dita më e bukur? Sot Pengesa më e madhe? Frika Gjërat më të thjeshta? Të gabosh Gabimi më i madh? Të heqësh dorë Rrënjët e të gjithë te këqijave ? Egoizmi Argëtimi më I bukur ? Puna Humbja më e keqe? Dekurajimi Profesionistët më të mirë ? Fëmijët Nevoja e parë? Të komunikosh Lumturia më e madhe? Të jesh i dobishëm për të tjerët..... Nënë Tereza (marrë nga Himni i Jetës)
  • 3. 3 ABSTRAKT Fëmijët e lindur në familje me prindër toksikomanë përbëjnë një problematikë dhe shqetësim për shoqërine tonë, shkaqet e të cilave lidhen me tranzicionin kulturor dhe social të vendit tonë. Problemet që solli papërgatitja e shoqerisë kundrejt rënies së pushtetit totalitar dhe hapjes së kufijve me vendet e Europës si dhe proçesi i urbanizimit brënda vendit e bën akoma më kompleks këtë fenomen që në vetvete mbart problematika po aq shqetësuese për opinionin publik. Detyrat shkencore të këtij studimi janë : 1-Të paraqesë pasojat psikologjike të fëmijëve të lindur në një familje me nënën toksikomane ; 2-Të paraqesë pasojat sociale të fëmijëve të lindur në një familje me nënën toksikomane ; 3-Të krahasojë gjetjet individuale me përvojën e studimeve të kryera për këtë problem social. Mbledhja e informacionit u realizua nëpërmjet intervistave gjysmë te strukturuara/guida të zhvilluara me fëmijën, prindin (nënë), punonjësen sociale të “Komuniteti Emanuel” dhe mësuesen kujdestare. Një instument tjetër i përdorur për studimin e rastit është dhe vëzhgimi i kushteve të jetesës të familjes së fëmijës. Ky studim identifikoi probleme sociale dhe psikolgjike të një fëmije me prindin (nënë) toksikoman. Nga analiza e intervistave rezultoi që këto probleme lidhen me pasoja si mbyllje, ankth, atashim I vështirë, shoqërizim i ulët, rezultate të ulëta në testet konjitive. Në lidhje me pasojat, gjetjet janë sa pozitive dhe negative të ofruara nga këndëvështrimi i fëmijës dhe që në vazhdim do të njihemi me gjërësisht.
  • 4. 4 MIRËNJOHJE Nëpërmjet këtij studimi arrita të prek realitetin e një fëmije me prindin (nënë) toksikoman. Një realitet që të duket tjetër pasi shkëputesh nga literatura që mund të kemi shfletuar apo nga edicionet e lajmeve që mund të kemi parë dhe dëgjuar. Realizimi i këtij studimi më mundësoi të shoh nga afër pasojat psikologjike dhe sociale të një fëmije të lindur dhe të rritur nën të tilla kushte. Mirënjohje të veçantë shpreh për udhëheqësen e temës Dr Eliona Kulluri për vëmëndjen që më ka kushtuar dhe për korrektësinë që ka treguar gjatë punimit të këtij studimi. Dëshiroj të falenderoj përzemërsisht anëtarët e “Komunitetit Emanuel” për kohën që më kushtuan dhe për informacionin që më ndihmuan të siguroj, për ambjentet që më ofruan për te kryer intervistat. Një mirënjohje e veçantë shkon për të gjithë stafin e pedagogëve të këtij Fakulteti, falë të cilëve jam pajisur me një kulturë profesionale në fushën e Punës Sociale. Një falenderim tepër i ngrohtë shkon për prindërit e mi dhe në mënyrë të veçantë për tezen time, për kurajon dhe mbështetjen që më kanë ofruar në rrugën e gjatë të arsimimit. Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, një falenderim i veçantë për shoqen time të fakultetit Manuela Prifti, për të gjithë suportin emocional dhe për prezencën e saj të pazëvëndësueshme.
  • 5. 5 TABELA E PËRMBAJTJES Hyrje 4 Kapitulli 1 : Shqyrtimi i literaturës së fushës dhe të çështjes 7 Kapitulli 2: Metodologjia 19 Kapituli 3: Rezultatet e sdudimit 25 Kapitulli 4 Diskutimi 35 Kapitulli 5 Përfundime dhe propozime 41 Bibliografia Shtojca: Intervista me subjektet
  • 6. 6 HYRJE Fenomeni i drogës ka ekzistuar që nga kohërat e lashta. Në fakt në qytetërimet e Azisë dhe Amerikës së Jugut droga është përdorur për qëllime fetare, mjekesore dhe për relaksim. Evropa Perëndimore erdhi në kontakt me drogën vetëm kur Kolombi zbuloi Amerikën, vetëm një pjesë e vogel e popullsisë së Evropës njihnin dhe përdornin drogë. Droga është përdorur gjërësisht në Evropë vetëm në vitet 800 dhe është përdorur nga artistë, aristokratë, dhe nganjëherë edhe nga populli i thjeshtë. Gjatë shekujve përdorimi i drogës është përhapur në mbarë botën dhe kanë lindur lloje të reja të drogës, gjithnjë e më të fuqishme. Duhet thënë që momenti i parë i shpërndarjes së toksikomanisë si fenomen social dhe kulturor në kohët e sotme. Në fillimet e viteve „50- ‟60, në periudhën e krizës së pas luftës.Ky është një moment historik sepse kemi lindjen e një kulture të re të të rinjve. Një nga rreziqet më të mëdha për shoqerinë e sotme është marrja e substancave kimike të cilat modifikojnë gjendjen e ndërgjegjes së individit. ”Droga”ashtu siç përcaktohet në mënyrë të papërshtatshme “toksikomania”përbën prej disa dekadash dhe disa brezash, një problem për të rinjtë, prindërit, edukatorët, familjet. Droga është një problem social me një përhapje botërore që perfshin të gjithë shoqërinë pa dallime të moshës, seksit dhe klasës sociale. Fenomen i cili shfaqet çdo ditë nën sytë e të gjithëve. Problemi më serioz që njeh shoqëria bashkëkohore.Nuk duhet harruar që droga mund të prekë këdo si përdoruesin e saj ashtu edhe njerëzit që e rrethojnë atë. Por në çfarëdo niveli apo pozite të jeni, ju mund të jepni një kontribut në luftën kundër drogës. Ajo është një betejë për të drejtat themelore të njeriut, të drejtën e fëmijëve për tu zhvilluar në një ambient familjar dhe social të shëndetshëm. Duke vazhduar në këtë prizëm, toksikomania në familje nuk është një aksident, as një relike që do të vijë duke u ulur. Ajo cënon atë që ne quajmë “zhvillim të qëndrueshëm”, i cili i referohet një zhvillimi që plotëson nevojat aktuale pa penguar aftësinë e gjeneratave të ardhshme që
  • 7. 7 vijnë të plotësojnë nevojat e tyre. Në këtë rast dëmtohet potenciali i fëmijës për të fituar dhe për të kontribuar për shoqërinë në të ardhmen e tyre. Si rezultat më të drejtë, varësia ndaj drogës nga ana e prindërve është quajtur pengesë për zhvillimin normal, social dhe psikologjik të fëmijëve. Ajo çka e bën një problem urgjent është se zhvillimi i shëndetshëm i fëmijëve është çështje e të drejtave të njeriut . Ky studim do të mundësojë një pamje të përgjithshme të problemeve sociale dhe psikologjike që lindin tek fëmijët që lindin, rriten dhe zhvillohen në një familje me prind toksikoman. Kjo përbën fokusin e këtij vlerësimi cilësor.
  • 8. 8 QËLLIMI I STUDIMIT Të përshkruajë pasojat psikologjike dhe sociale të fëmijëve me nënën toksikomane. Detyrat shkencore të këtij studimi janë : 1-Të paraqesë pasojat psikologjike të fëmijëve të lindur në një familje me nënën toksikomane ; 2-Të paraqesë pasojat sociale të fëmijëve të lindur në një familje me nënën toksikomane ; 3-Të krahasojë gjetjet individuale me përvojën e studimeve të kryera për këtë problem social. Hipoteza e këtij studimi është : Fëmijët e lindur nga nëna toksikomane shfaqin probleme psikologjike dhe sociale.
  • 9. 9 KAPITULLI 1 SHQYRTIMI I LITERATURËS SË FUSHËS SË ÇËSHTJES. 1-Kontributet për përkufizimin e koncepteve lidhur me çështjen në studim. - Toksikomania Toksikomania, është gjëndje e një nevoje të shpeshtë dhe të pakontrollueshme për të marrë një substancë (zakonisht një medikament), pavarësisht nga dëmtimet fizike, psikologjike, emocionale, apo shoqërore që kjo substancë mund të shkaktojë. Toksikomania është një sindromë e krijuar nga përdorimi i drogave narkotike dhe substancave psikotrope. Shumë prej tyre janë fatale dhe ndikojnë në të gjitha klasat shoqërore në shumicën e vendeve të botës, edhe pse targeti më i prekur janë grupmoshat më të reja. Shumë substanca mund të shkaktojnë varësi, më të përhapurat janë kokaina, heroina, duhani dhe alkooli, edhe pse lista është shumë e gjatë. - Përcaktimi i simptomës së varësisë Për OBSH, sindroma e varësisë është e karakterizuar nga këto elemente : o Ndërgjegjësimi i detyruar për të përdorur drogë kundër vullnetit ; o Dëshira për të e mos përdorur atë ; o Zakonet, stereotipet e marrjes së drogave ; o Simptomat Neuroadaptuese të dukshme (toleranca, tërheqja);
  • 10. 10 Sipas përkufizimit DSM-IV, varësia nga substancat narkotike karakterizohet nga prania e të paktën tri kritereve te mëposhtëm : - Individi zhvillon tolerancë të treguar nga doza të larta dhe të konsiderueshme të substancës, të nevojshme për të prodhuar efektin e dëshiruar, ose nga efektet e substancave që behen më pak të dukshme me sasinë e zakonshme. - Simptomat e astinencës, të cilat kanë të bëjnë me efektet fizike dhe psikologjike negative. Ato manifestohen kur ndalon marrjen e drogës dhe zvogëlon sasinë. Individi gjithashtu mund të përdorë substancat narkotike për të zbutur apo shmangur simptomat e astinencës. - Individi merr substancë në sasi më të mëdha, ose për periudha më të zgjatura se sa kishte parashikuar. Individi pranon se përdorimi i substancës është shumë i madh, dhe gjithashtu mund të jetë përpjekur për të zvogëluar perdorimin e saj, por pa sukses. Individi kalon shumicën e kohës së tij duke përdorur substancë ose duke marrë veten nga efektet e saj. Individi bën përdorim te vazhdueshëm të substancave pavarësisht problemeve psikologjike ose fizike, që mund ti lindin përtej përdorimit te saj. Individi ndal ose redukton pjesëmarrjen e tij në shumë aktivitete sociale, profesionale apo rikrijuese për shkak të përdorimit të substancës. Prindërit toksikomanë dhe fëmijët e tyre Varësia është një problem tejet i komplikuar dhe mund të jetë totalisht shkatërruese për prindin toksikoman dhe fëmijën e tij. Ky problem bëhet akoma dhe më i ndërlikuar dhe i dhimbshëm kur bëhet fjalë për fëmijën e toksikomanit që sapo po fillon të plotësojë botën që e rrethon dhe që është në kërkim të feedback-ut nga ana e prindërve për të modeluar rolin e të rriturit në jetën e tij. Sipas Erich Fromm : “Rritja pozitive e një fëmije është e lehtësuar nga prindërit qe jane të ngrohtë, të dashur dhe jo kërcënues. Por nëse besimi në vetvete do të prekej nga sjellje patogjenike e prinderve, fëmija rrezikon të
  • 11. 11 sakrifikojë potencialin e tij të lindur e të shëndetshëm dhe të kërkojë të largohet nga ambienti familjar. Ka thënë të njëjtën gjë, por me fjalë të ndryshme në përgjigje të nevojës për dashuri, Horney. Sjellje patogjene të prindërve janë : pesimizmi, mungese e lumturisë, narcizizëm, ngurtësi dhe abuzim fizik. Unë do të shtoja dhe toksikomaninë në këtë listë. Sipas Fromm, prindërit e dashur janë një përjashtim sesa rregull. Kjo është një statistikë e pështirë dhe tronditëse se 95% e familjeve në këtë vend janë jofunksionale në një farë mënyre. Natyrisht, mënyra se si është përcaktuar fjala jofunksionale mund të ndikojë dukshëm në këtë statistikë. Marrëdhënia nënë - fëmijë Marrëdhënia nënë-fëmijë lind shumë më parë se lindja biologjike e fëmijës. Lind nga dëshira e gruas, e çiftit që të ketë një fëmijë ; por lindja e kësaj dëshire, themelet e saj emotive janë akoma më antike, lindin nga raporti nënë- fëmijë duke përmendur këtu shprehjen e Ëinnicott si “nënë mjaftueshëm e mirë” themelet e saj janë të lidhura me eksperiencën e të qënit më parë e kujdesur, pra e të qenit ndjerë e dashur, pra nëse amësia biologjike shprehet me lindjen e një fëmije. Amësia psikolgjike është e lidhur me “hapësirën mendore “ që prindërit ndertojnë për fëmijën, pra një hapësirë mendore imagjinare, në te cilën çdo grua mund të vendosë fëmijën në një nivel përfaqësues , duke ndërtuar mbi të dhe për të një kontekst jete akoma para lindjes, duke u përgatitur kështu për takimin me të. Duket qëndror perfaqësimi që gruaja ka për veten e saj, nga marrëdhënia që ka me figurën amësore dhe atësore sepse kjo do të influencojë në mënyrë direkte përfaqësimin që ka kundrejt fëmijës së saj, përfaqësim që do të influencojë direkt dhe unin e fëmijës. Në gruan toksikomane kemi një mungesë të shfaqjes së ngjarjeve paraprake mbi fëmijën, dhe kemi shpesh paaftësi për të ndërtuar në nivel mendor një ”hapësirë të brëndshme” (Erikson, 1950), në të cilën fëmija mund të
  • 12. 12 zhvillohet, dhe paaftësi për të arritur në një ”regresion funksional ose fiziologjik” të shtatzanisë që është ai proçes gjatë të cilit nëna është në gjëndje të sintetizohet me fëmijën e saj duke kodifikuar, jo tradicionalisht informacionet që vijnë nga fetusi; kjo është e dukshme në të përditshmen e komunikimit të vonuar të vetë shtatzanisë dhe mungesa e vënë në lëvizje e të gjithë atyre praktikave shëndetësore të dobishme në zhvillimin e vetë shtatzanisë. Përcaktimi i pasojave sociale të fëmijëve Problemi social nga këndvështrimi psikologjik, konsiston në forma të ndryshme papërshtashmërie të individit kundrejt sistemit social në të cilin jeton, kjo papërshtatshmëri e çon individin në një gjendje vuajtjeje dhe në mungesë mirqënieje. 1. Frustrim - një gjendje pikëllimi dhe humbje e provokuar nga përballimi i normave sociale. Shkelje ligjesh do të thotë "një gjendje e karakterizuar nga mungesa e normave të qarta sociale” ; 2. Vetmia - izolimi, mungesa e afeksionit dhe mbështetje sociale të sigurt dhe psikologjike mospërshtatje, në disa raste të pamjaftueshme. Një mospërshtatje me shoqerinë (të dijë të komunikojë, menaxhim të konflikteve dhe problemeve, të marrë vendime); 3. Ndrojë - shqetësim dhe ngathtësi, mënyra se si individi është ndjerë në raport me të tjerët. Në rrënjët e ndrojës është një koncept negativ i vetë individit, i turpshëm, nuk mund të krijojë kontakt me të tjerët sepse ata nuk e konsiderojnë veten si të barabartë, ndërsa të tjerët nga ana tjetër, kanë ndjenjën e të qënit të refuzuar dhe largohen. Përbuzja e tillë është një çrregullim multifaktorial që e ka origjinën biologjike (e trashëguar ndoshta), psikodinamike (lidhur me rrethanat personale të subjektit) dhe sociologjike (të lidhura me ambientin, dhe me kulturën referuese) dhe të një mbështetje materiale dhe mospërshtatje psikologjike, në disa raste blerjen jo adekuate të aftësive
  • 13. 13 sociale (aftësia për të komunikuar, menaxhimin e konflikteve dhe të problemeve, të marrin vendime, si për të shpërndarë udhëheqjen . Adler, ishte I pari që vuri re se si fëmija, sidomos gjatë periudhës së parë të jetës, ndjen një situatë të vështirë papërshtashmërie, duke shfaqur si pasojë një nevojë të madhe ndihme. Kjo është një situatë që ai përkufizon si ”ndjenjë inferioriteti” term nga ai I përdorur për të treguar një gjendje të zakonshme fiziologjike papërshtashmërie dhe pasigurie që shfaq fëmija përballë botës akoma të panjohur, në të cilën jetojnë personazhe, më të mëdhenj, më të fortë dhe me më eksperiencë se ai. Përcaktimi i pasojave psikolgjike të fëmijëve Çrregullimet psikologjike të fëmijërisë dhe adoloshencës. Fëmijëria dhe adoleshenca janë faza të ciklit të jetës në të cilën përballen shumë detyra dhe ndryshime të nevojshme për zhvillimin konjitiv, afektiv dhe të sjelljes. Fillimi në shkollë, përfshirja me bashkëmoshatarët, mësimi I rregullave sociale, ndryshimet e trupit janë disa nga sfidat më të rëndësishme. Kur ekzistojnë vështirësi në proçesin e përshtatjes së ndryshimeve, mund të lindin vështirësitë emotive dhe psikologjike, të shfaqura në pjesën më të madhe nga fëmija dhe adoloshenti jo me fjalë , por me simptoma, sjellje dhe reagime emotive. Disa shenja të vështirësive psikologjike mund të jenë: - Trishtim, qarje, humor depresiv ; - Shtim ose ulje të gjumit ose të oreksit ; - Frikëra dhe ankthe të pajustifikushme ; - Shtim të dembelizmit, të mërzisë dhe ulje vëmendje ; - Hutim i vazhdueshëm në shkollë ; - Përkeqësimin e performancës në shkollë ; - Agresivitete, një tendencë për tu zemëruar dhe për tu grindurtë ndjekura nga periudha të gjata heshtje ; - Sjellje regresive, tipike të fazave të hershme të zhvillimit ; - Sjellje të rrezikut.
  • 14. 14 Kornizë teorike Po të bazohemi tek teoria e atashimit e cila na lejon që të kuptojmë vështirësitë e prindërve dhe të fëmijëve të tyre në lidhjen reciproke dhe në përfshirjen e një proçesi operativ kemi : 1) Në bazë të asaj që thotë Cirillo et al..(1996) në sistemin familjar të toksikomanit ne asistojmë në zhvillimin e një sistemi trans gjeneracional lidhjesh që i japin lindje një zinxhiri mungesash. Kjo mungesë e transmetueshme ka karakteristikat e një humbjeje të pa ndërprerë e nisur nga një prindërim i paorganizuar ose nga një paplotsueshmëri ose ngatërrimi tipik i një varësie të trashëguar dhe të pa zgjidhur. 2) Boëlby (1972 -1973) flet që njohjet në lidhje me zhvillimin e atashimit mund të na ndihmojë për të kuptuar problemet që lindin tek fëmijët e toksikomanëve, por dhe problemet që kanë toksikët në familjen e tyre të origjinës. Në fëmijën e vogël lidhja e atashimit do të thotë kërkim për një kontakt të vazhdueshëm me një figurë të privilegjuar që në përgjithësi është nëna që e krijon, bashkë me ndjeshmërinë mëmësore kupton mesazhet e fëmijës dhe ndihmon në formimin e Unit të tij social. Gjatë periudhës së fëmijërisë së parë pastaj fëmija zhvillon të folurën dhe mendimin kundrejt simboleve dhe sistemit të kujtesës kundrejt të cilave mund të organizojë eksperiencat dhe të ndërtojë një histori mbi veten me mbi marrëdhëniet e tij. Duke u nisur nga studimet e Ainsëorth et al .1978 duke vëzhguar që sjellja e fëmijës në lidhje me figurën e atashimit janë individualizuar disa tipe atashimi(ambivalent, evitues dhe të paorganizuar) të cilat janë bazë për zhvillimin e pasuksesshëm të personalitetit të fëmijës në një familje me prindër të varur ndaj substancave narkotike ( Boëlbly 1988).
  • 15. 15 Teoria e atashimit na lejon të kuptojmë botën e brëndshme të të rriturit i cili mund të ndërtojë nje tregim te eksperiencave te tij, duke e elaboruar për të treguar dhe përfaqësuar “veten e tij.” Pikërisht duke u lidhur nga historia e marrëdhënieve të çdo individi lind një model i brendshëm marrëdhëniesh që ndërtohet me elemente afektive - konjitive dhe të sjelljes. Këto tre elementë janë të brëndësuar dhe ndërtojnë një organizim funksional të botës personale të brëndshme dhe të ambientit të jashtëm. Gjatë moshës së rritur pra mund të flitet për një stil marrëdhëniesh të individit si një organizim i brëndshëm kundrejt vetes, dhe marrëdhëniesh me botën e jashtme e pajisur me stabilitet gjatë kohëve ( Fava Viziello-Simonelli 1977). Ainsëurth (1992) nënvizon se si cilësia e atashimit në një fëmijë varet nga memoria e tij e marrëdhënieve me nënën dhe me modelet reale të nënës që ka patur në raport me fëmijën. Çdo nënë sjell në raport me fëmijën e saj të shkuarën e saj të tashmen dhe imazhin që ka ndertuar për sa i përket vetes së saj dhe eksperiencat e rëndësishme të rolit të saj si nënë. Në këtë mënyrë është e mundur të teorizojmë konceptin e transmetimit të brezave, e stileve të atashimit në të cilën për transmetim brezash e modelit të marrëdhënieve të brëndshme kuptohen modelet e komunikimit dhe mënyrës së organizuar të prindërve dhe menaxhimin që luhet brenda raportit prind-fëmijë dhe pikërisht këtu mund te flitet për transmetim të ulët në sistemin familjar me prind të varur nga substancat narkotike, pikërisht si një ndikim i pazhvilluar nga ana e një modeli të brendshëm marrëdhëniesh që mungojnë nga prindi mbi ndërtimin e stilit të atashimit me fëmijën. Sipas modelit të CIRILLO dhe bashkëpunëtorëve, valenca patologjike gjithsesi mund të ndërtohet jo vetëm nga një transmetim i ulët po dhe nga një mospërfillje që kjo rënie e transmetuar nuk pranohet si e tillë. Duke ndjekur këtë teori të atashimit, varësia nga substancat narkotike, interpretohet në mënyrë gjithmonë e më të fortë si një simptomë që çon në një pamundësi për rregullimin e emocioneve e zhvilluar brënda marrëdhënieve primare të pasigurta dhe në një bashkëpunim interaktiv, jo funksional me figurën e atashimit Gabard 1990.
  • 16. 16 Katër stilet e prindërimit Një nga teoritë më të njohura të stilit prindëror është zhvilluar nga Diana Baumrind: - Stili autoritar ( i karakterizuar nga kontolli dhe distanca afektive) ; - Stili tolerues (jopozitiv, në këtë lloj, stili edukativ te fëmija nuk është i përmbajtur) ; - Stili autoritativ ( më i shëndoshi) një gërshetim i atij autoritar dhe atij tolerues ; - Stili pasiv (ky është ai më pak pozitivi, në të cilin prindërit i lënë fëmijët e tyre për të bërë atë që duan dhe tregojnë pak interes në këtë të fundit), dhe këto prindër kanë prirje të mungojnë për shkak papjekurie. Maccoby, (1992) flet për superioritetin e stilit autoritativ, i cili është i lidhur me rezultatet pozitive në rritjen e fëmijëve dhe adoleshentëve. Fëmijët e prindërve autoritativë tregojnë respekt për veten, arritje akademike , autonomi, mospranimin e devijimit. Megjithatë klasifikimi i propozuar mbi stilet e prindërimit duket mjaft statik. Mbi stilet e prindërimit ka modele teorike më pak statike që i referohen autonomisë psikologjike të fëmijëve. Ekspozimi pre-natal ndaj drogës Toufexis (1991) , shkruan që publiku amerikan ka treguar shqetësime të konsiderueshme mbi pasojat potenciale afatgjata në zhvillimin e fëmijëve të ekspozuar ndaj abuzimeve me drogë që para lindjes. Disa shoqata janë shtyrë deri në mbajtjen dhe zbatimin e programeve shkollore speciale posaçërisht për fëmijët me prejardhje ekspozimi ndaj drogës që përpara lindjes së tyre. Ende shumë pak dihet mbi zhvillimin afatgjatë të fëmijëve të drogës dhe ende më pak për ato aspekte specifike të zhvillimit të tyre, nëse janë të pranishme dhe janë të lidhura ngushtë me ekspozimin para lindjes. Soëder dhe Burt i pyetën prindërit rreth faktit nëse fëmijët kanë qenë të ekspozuar ndaj drogave që në mitër, duke pyetur kështu në mënyrë të veçantë mbi heroinën dhe drogat e tjera, ndonëse jo mbi alkoolin.
  • 17. 17 Prindërit referuan se 44 % e fëmijëve kanë qenë të ekspozuar ndaj drogave që para lindjes. Duke ballafaquar fëmijët e ekspozuar me ata jo të eskpozuar në një strukturë faktorësh variabël të rezultuar, kërkuesit gjetën shumë pak lidhje midis ekspozimit para lindjes me rezulatin. Në përgjithësi, të dhënat i sugjerojnë Soëder dhe Burt se fëmijët dhe adoloshentët me prindër të varur nga substancat narkotike, përbëjnë një rrezik te ri. Gjithsesi, retrospektiva e tyre dhe ndoshta masat jo të përshtatshme mbi eskpozimin para lindjes nuk ofruan asnjë suport për hipotezën sa një rrezik i tillë është i lidhur me efekte të tjera-patologjike të heroinës. Hejanic dhe kolegë të tij (1979) studiuan 32 fëmijë në moshë dhe adoloshentë, nënat dhe baballarët e të cilëve ishin përdorues opiumesh. Këta fëmijë, të cilët ishin rritur në një shtëpi me një përdorues heroine, por që nuk ishin të ekspozuar ndaj drogave para lindjes, demonstruan rezultate të ngjashme me studimin e Soëder Burt. Jetëgjatësia dhe angazhimi për çuarjen deri në fund dhe me përforcim të mëtejshëm të misionit mbi fëmijët e dokumentuar si me prejardhje ndaj ekspozimit të drogës që para lindjes, kërkon një impenjim shumë të madh nga ana e kërkuesve dhe financuesve ( Hans 1991), dhe shumë pak kërkime shkencore kanë ndjekur këta fëmijë, kaluar fëmijërinë dhe fëmijërinë e hershme të tyre. Ekzpozimi në një familje me prindër toksikomanë Numri i vogël i studimeve që janë bërë mbi prindërimin përqëndrohen në mënyrë specifike mbi nënat, në mënyrë të veçantë në ato nëna që kanë patur një trajtim për përdorim droge. Këto rezultate rilevojnë diferencë të pakët ose asnjë diferencë në stilin e prindërimit midis nënave toksikomane dhe jo toksikomane (Bauman & Dougherty, 1983; Colten, 1980) Studimet mbi abuzimin e minorenëve që jetojnë në familje me prindër toksikomanë sugjerojnë që këto fëmijë mund të jenë të ekspozuar në një rrezik më të lartë të keqtrajtimeve (Murphy, Jellinek, Quinn, Smith, Poitrast
  • 18. 18 & Gosko, 1991; Mayer & Black, 1977; Soëder & Burt, 1980; Ëassserman & Levanthal, 1993). Keqtrajtimi i fëmijëve lidhet dhe me varfërinë sepse në familje me pozicion social te ulët gjenden më shumë abuzime seksuale (Soëder & Burt, 1980). Gjithashtu keqtrajtimi i fëmijëve duket që është i lidhur me përdorimin e substancave narkotike specifike. ( Famularo, Kinsherff e Fenton ,1992) kanë zbuluar që përdorimi i heroinës asociohet me keqtrajtimin seksual , përdorim alkooli të lidhur me keqtrajtime fizike, dhe pse përdorimi i këtyre drogave nuk ishte aspak i lidhur me asnjë forme keqtrajtimi mbi fëmijët . Kohët e fundit është bërë një kërkim i vogël mbi fëmijët e toksikomanëve në Irlandë. Kjo temë sociale ka tërhequr në media dhe përfaqësimin e prindërve veçanërisht të nënave toksikodipendente nga heroina dhe që kane një histori negative të abuzimit me substanca; histori abuzimi dhe braktisjeje. Nga ana tjetër ekziston një mendim i studiuesve që stereotipat negativë mbi përdorimin e drogave nga prindërit ka ndikuar që të mos jepet ndihmë sociale duke përdorur prindërit dhe fëmijët e tyre jo korrektësisht nga asistentët socialë (Butler, 1995). Literatura është gjithsesi plot vështirësi, por nga studimet dalin në pah këto faktorë të rëndësishëm që : Fëmijët e toksikodipendentëve në bazë të studimeve kanë më shumë probleme sociale, emotive dhe të sjelljes se fëmijët e tjerë (Ëilens, Biederman, Kiely, Bredin, & Spencer, 1995). Këto fëmijë gjithashtu , hasin më shumë probleme me marrëdhëniet me bashkëmoshatarët e tyre (Kumpfer & DeMarsh, 1986). Dhe pse fëmijët e toksikodipendentëve që janë në kurë jashtë familjes kanë rezultuar që vuajnë më shumë nga marrëdhëniet sociale me të tjerët por që kanë relativisht më pak vështirësi psikologjike në krahasim me fëmijët në kurë për motive të tjera, ndoshta sepse kanë prirje të hyjnë në kurë në moshë të vogël (Fanshel, 1975; Nichtem, 1973).
  • 19. 19 Kërkimet mbi pasojat dhe më të bindshme mbi rreziqet konjitive të fëmijëve me prindër që konsumojnë drogë na jep rezultate dhe informacion të plotë e konkret mbi rreziqet e fëmijëve. Fëmijët janë gjetur në marrëdhënie të këqija në shkollë (Fanshel, 1975; Soëder & Burt, 1980) dhe rrezikojnë më shumë në fjalë dhe në vështirësi të gjuhës (Nichtem,1973) dhe kanë më shumë varfëri konjitive mbi testet e inteligjencës (Bauman & Dougherty, 1983, Bauman & Levine, 1986; Herjanic, Barredo, Herjanic, & Tomelleri, 1979) ; Soëder & Burt, 1980). Janë në rrezik dhe problemet e sjelljes në shkollë me prirjen te humbasin ditët e shkollës (Soëder & Burt, 1980). Në fëmijërinë e vonshme dhe në adoleshencë. Pjesa më e madhe e asaj çka dihet mbi fëmijërinë e vonshme dhe adoleshencën si pasardhës të përdorimit të drogës nga ana e prindërve, vjen nga kryerja e studimeve të ndryshme të mëparshme, si pikë kryqëzimi me projektet kërkimore. Studimi i tillë më i arritur është punimi i Soëder dhe Burt (1980) me fëmijët tosikodipendentë ndaj heroinës. Nëpërmjet një trajtimi të programuar mbi drogën përgjatë bregdetit lindor, kërkuesit rekrutuan një kampion fëmijësh dhe adoleshentësh, nënat apo baballarët e të cilëve ishin të varur nga heroina. Kërkuesit ballafaquan fëmijët e tosikodipendentëve sipas llojeve të drogave që përdornin, prindërit duke i ndarë ata në variabla, dhe përfundimi ishte se pasardhësit e toskikodipendentëve nga heroina kishin më shumë rrezik për një varietet problemesh. Fëmijët e këtij grupi kishin probabilitet më të lartë për të lënë shkollën për shkak të sëmundjeve të ndryshme, dhe si rezultat familjet e tyre ishin kontaktuar shumë më shpesh nga shkollat për mungesat e fëmijëe të tyre. 80% e fëmijëve sipas rezultatit, kishin munguar në shkollë gjashtë ose më shumë ditë gjatë vitit të mëparshëm kundrejt 55 % të fëmijëve të tjerë të ballafaquar. Mësuesit kishin më shumë mundësi të raportonin se fëmijët ishin subjekt pabindshmërie, të ishin shkatërrues të pronave të shkollës dhe të kishin përsëritur lëndët disa herë. Sipas këtyre treguesve fëmijët kishin probabilitet më të lartë të referonin se kishin marrë konsulencë, tutoring ose një edukim special (të veçantë).80% e fëmijëve në secilin prej grupeve referuan se kishin patur probleme me policinë, por fëmijët e grupit të piketuar kanë patur një numër më të madh kontaktesh me policinë dhe madje për krime më të rënda.
  • 20. 20 Gjyshërit e fëmijëve me prindër toksikomanë. Duhet thënë që gjyshërit janë bërë kujdestarët e parë të nipërve të tyre kur prindi natyral nuk mundet më të sigurojë kujdes të përgjegjshëm. Rastet e kësaj rënie janë kur prindi vuan nga një sëmundje mendore dhe varësia nga droga ose alkooli të cilët janë shkaktuesit e parë dhe më të rëndësishëm që ndihmojnë në lindjen e kësaj tendence (Minkler e Roe ,1993) të cilët citojnë toksikodipendencën si një shkak shumë te rëndësishëm të rritjes nën kujdesin e gjyshërve.
  • 21. 21 KAPITULLI 2 METODOLOGJIA Për realizimin e studimit janë përdorur metoda cilësore. Kërkimi është bazuar në një studim rasti, dhe është realizuar nëpërmjet instrumentave të mëposhtme: 1) Shfletimi i literaturës ; 2) Intervista gjysmë e strukturuar /guidë ; 3) Vëzhgimi.  Shpjegimi i instumentave Shfletimi i literaturës U shfrytëzua për të ofruar një panoramë bashkëhohore në lidhje me shkaqet dhe pasojat psiko-sociale të fenomenit në studim. Falë këtij instrumenti është mundësuar një renditje konçize e problematikave dhe janë trajtuar thellësisht kuadri psiko-social i fëmijëve me prind toksikoman. Literatura përbëhet nga studime të kryera dhe të publikuara nga Universiteti i Dublinit dhe nga literatura tjetër e shfletuar. Intervista gjysmë e strukturuar Për ndërtimin e këtij instumenti është përdorur literatura ekzistuese e përbërë nga studime të mëparshme. Ecuria e mëtejshme e proçesit të intervistimit është mundësuar nga kontakti i drejtëpërdrejtë me subjektet pjesëmarrëse në studim të cilëve ju është kërkuar leje paraprake dhe ju është shpjeguar që çdo detaj për sa i përket identifikimit të tyre do të mbetet
  • 22. 22 konfidencial. Gjatë kryerjes së intervistave është respektuar në përpikmëri parimet etike. Numri i intervistave përkon me numrin e subjekteve (4 persona) që ndihmuan në realizimin e studimit të rastit. Për çdo subjekt janë ndërtuar intervistat përkatëse. Intervista e realizuar me fëmijën është e ndarë në tre seksione : 1. Informacioni bazë ; 2. Situata sociale e femijes ; 3. Situata psiklogjike. Seksioni i parë synon të sigurojë të dhëna demografike, backgroundin e fëmijës dhe familjes së tij. Seksioni i dytë synon të mbledhë informacion për zhvillimin social të fëmijës në raport me shkollën, familjen dhe bashkëmoshataret, duke u përpjekur të kuptojmë se në ç‟mënyrë fëmija relacionohet në këto tre kontekste sociale. Në seksionin e tretë synohet të sigurohet informacion rreth zhvillimit psikologjik të fëmijës në lidhje me prindërit e tij. Kryesisht për mënyrën se si është e ndërtuar marrëdhënia e tyre në aspektin psikologjik duke ndalur në mënyrë të veçantë mbi marrëdhënien fëmijë–nënë . Intervista me prindin ( nënë) Përbëhet nga pyetje guidë që synojnë të gjenerojnë informacion më të zhvilluar të situatës ku ndodhet fëmija në studim. Në intervistën me prindin kuptojmë më mirë marrëdhënien nënë- fëmijë, marrëdhënien që kanë prindërit ndërmjet tyre, situatën ekonomike të familjes dhe rolin e nënës në familje. Intervista me mësuesen kujdestare të F synon të mbledhë informacion rreth cilësisë së marrëdhënieve të tij në ambientin shkollor dhe ecurinë e tij shkollore, duke u ndalur në aftësitë që ka F për të krijuar dhe mbajtur këto marrëdhënie.
  • 23. 23 Intervista me punonjësen sociale shërbeu për mbledhjen e informacionit për sa i përket gjendjes së fëmijës, i parë nga këndvështrimi i një eksperti që trajton rastin dhe familjen e tij. Vëzhgimi Nëpërmjet këtij intrumenti u identifikuan kushtet e jetesës së fëmijës si dhe ambientet famijare dhe të shkollës ku fëmija krijonte, zhvillonte aspektet e tij sociale dhe psikologjike. SUBJEKTI Forma e vlerësimit të realizuar është studim rasti. Fillimisht është kontaktuar me prindin e fëmijës që do të studiohej dhe është marrë aksesi për të kryer këtë studim. Për të mundësuar këtë janë vendosur këto kritere : 1. Të jetë fëmijë me prindin nënë toksikomane ; 2. Ti përkasë moshës 10-15 vjeç ; 3. Të jetë i regjistruar në shkollë ; 4. Prindi (nënë) të ketë konsumuar substanca narkotike gjatë shtatzanisë . Për të realizuar një vlerësim sa më të plotësuar të rastit janë intervistuar edhe tre subjekte të tjerë. Këto janë prindi ( nëna), mësuesja kujdestare dhe punonjësi social. Keto subjekte janë përzgjedhur jo rastësisht sepse konsiderohen persona kyç me të cilët fëmija ka marrëdhënie sistematike. Proçedura Proçedura e këtij studimi u mbështet në intervistat e kryera mbi katër subjektet e studimit të cilat kanë qenë të veçanta për çdo subjekt. Çdo
  • 24. 24 intervistë u realizua në formë bashkëbisedimi duke u ndalur në pikat kryesore të studimit dhe duke respektuar të gjithë të intervistuarit. Intervista me fëmijën ka qenë e përbërë nga tre seanca të cilat u realizuan një herë në javë dhe të cilat zgjatën rreth 50-60 minuta secila.Një intervistë u krye në ambientet e shtëpisë së fëmijës dhe dy të tjerat në qendrën ditore. Intervista me prindin (nënën) ka qenë e përbërë nga dy seanca të cilat zgjatën rreth 50-60 minuta në një hark kohor prej dy javësh. Intervista me mësuesen kujdestare dhe psikologen zgjatën rreth 45-50 minuta dhe ishin të përbëra nga një seancë e vetme. Intervistat janë kryer në mënyrë të veçantë për secilin subjekt. Për të zhvilluar këto intervista fillimisht është kontaktuar me drejtoreshën e qendrës “Emanuel” për ti prezantuar qëllimin e studimit dhe për të marrë autorizim në lidhje me realizimin e intervistave. Më pas u njoha me punonjësen sociale të qendrës “Emanuel”, e cila bëri të mundur prezantimin me rastin; fillimisht me nënën e fëmijës dhe më pas me vete fëmijën. Më pas u bë e mundur të krijohej një takim me nënën e fëmijën e cila ishte kliente jo rezidenciale e Qendrës “Emanuel” dhe ju kërkua leje për pjesëmarrjen e saj dhe të nënës së saj, të fëmijës së saj në këtë studim. Gjatë intervistës me fëmijën ka qenë prezente dhe punonjësja sociale për faktin e kushteve shtëpiake ku u realizua seanca e par e intervistës si dhe për çështje besimi nga ana e prindit kundrejt intervistuesit. Por edhe gjatë seancave që u kryen në ambientet e “Komunitetit Emanuel” ka qenë prezente punonjësja sociale për të vënë fëmijën në kushte sa më komode. Njëkohësisht gjatë intervistës që është kryer në shtëpinë e fëmijës është bërë i mundur edhe vëzhgimi i kushteve të jetesës të ambienteve dhe të familjes së fëmijës. Intervista me mësuesen kujdestare është kryer në ambientet e shkollës së F, për faktin që nuk kishte mundësi tjetër për të takuar mësuesen sepse është e pamundur që mësuesja të vinte në zyrat e “Komunitetit Emanuel”. Me mësuesen kujdestare të fëmijës është kontaktuar ndërmjet nënës së fëmijës e cila bëri të mundur takimin e parë me mësuesen kujdestare.
  • 25. 25 Intervista me dy subjektet e tjerë (prindi dhe punonjësi social) u zhvilluan në ambientet e Qendrës “Emanuel”, duke informuar për çdo veprimtari drejtoreshën e qendrës për arsye etike. Proçesi i intervistimit u zhvillua në vazhdimësi si me fëmijën ashtu dhe me tre subjektet e tjerë : prindi( nëna ), mësuesja kujdestare, punonjësi social. Ky proçes u krijua në këtë mënyrë për të marrë informacion sa më të plotë dhe të detajuar për kushtet sociale dhe psikolgjike të fëmijës dhe për të ndihmuar intervistuesin në arritjen e konkluzioneve të sakta. Proçesi i mbledhjes së të dhënave nëpërmjet tre instrumentave : rishikim literature, intervista / guidë dhe vëzhgimi zgjati për një periudhë katër mujore dhe në mënyrë të vazhdueshme. Ku fillimisht u kryen intervistat me fëmijën dhe më pas me tre subjektet e tjerë. Kurse koha e përdorur për kodimin dhe transkriptimin e intervistave ishte rreth një muaj ashtu si dhe koha për shfrytëzimin e materialit të marrë nga intervistat. Kufizime Studimi u zhvillua normalisht, duke respektuar çështjet etike si me subjektet ashtu edhe me proçesin e mbledhjes së të dhënave. Por si në çdo studim edhe këtu janë hasur disa kufizime që kanë vështirësuar mbledhjen e informacionit. Një problem përbënte lokalizimi i nënës dhe fëmijës për të kryer intervistën. Nëse kontakti me nënën ishte më i lehtë sepse ajo ishte çdo ditë në qendrën ditore, kontakti me fëmijën ishte më i vështirë sepse fëmija vinte vetëm një herë në javë në qendër. Mundësitë për ta takuar jashtë qendrës ekzistonin por ishte e vështirë që të realizoheshin sepse fëmija pjesën më të madhe të ditës e kalonte në shkollë kurse kohën tjetër me aktivitete rikrijuese dhe jashtë shkollore. Këto vështirësi vonuan më shumë se ç‟ishte parashikuar. Kufizim tjetër për sa i përket fëmijës ishte krijimi I besimit tek intervistuesi është dashur një periudhë e gjatë një mujore që fëmija të pranonte të bënte intervistën. Kjo zgjaste dhe më shumë marrjen e informacionit.
  • 26. 26 Kufizim tjetër për marrjen e informacionit është se fëmija pësoi një aksident në shkollë dhe për një periudhë dy javore nuk erdhi në Qendrën “ Emanuel”. Një kufizim i dytë ishte dhe pamundësia për të vizituar më shumë herë ambientin familjar ku jetonte fëmija. Kjo pengoi sjelljen e disa pamjeve nga këto ambiente për të konkretizuar më tepër studimin e rastit. Gjithashtu ka qenë një kufizim dhe takimi me mësuesen kujdestare për faktin që ajo ishte shumë e zënë me aktivitetet shkollore. Pamundësia për të bërë një intervistë me babain e fëmijës ka qenë një tjetër kufizim gjatë këtij studimi. Pamundësia për të bërë intervistë të drejtëpërdrejtë me gjyshërit e fëmijës sepse ato nuk pranonin pavarësisht këmbënguljes së punonjëses sociale, ka qenë një tjetër kufizim. Së fundmi vlen të theksohet që ky studim nuk mund të përgjithësohet për të gjithë popullatën e fëmijëve me prind toksikomanë. Pavarësisht vështirësive të hasura gjatë intervistimit, puna është përballur me efektivitet duke u munduar të realizohet më e mira e mundshme.
  • 27. 27 KAPITULLI 3 REZULTATET E STUDIMIT Gjatë kryerjes së intervistave, diskutimet u drejtuan drejt fushave problematike duke u bazuar në një kriter kryesor.  Për çfarë kisha nevojë të mblidhja më tepër informacion që të realizoja qëllimin e studimit tim për të mbledhur të dhëna mbi pasojat sociale- psikologjike të fëmijëve me prindërit (nënë) toksikomane. Duke u nisur nga ky kriter unë vendosa të investigoj në këto fusha specifike: - Problemet që lidhen me shkaqet që lindin tek fëmijët me prindin (nënën)toksikoman ; - Pasojat sociale dhe psikolgjike që lindin në ambientin familjar, shkollor, dhe social . Historik I shkurtër mbi fillimin e abuzimit me substanca të prindit (nënë) Zonja M ishte vetëm 19 vjeçe në kohën kur vendosi të largohej jashtë Shqiperisë së bashku me të fejuarin e saj për të kërkuar një mundësi më të mirë ekonomike nga çfarë ofronte Shqiperia në vitet 1997-1998. Qëndrimi i çiftit në Itali nuk dha rezultatet e shpresuara dhe nuk solli asnjë të mire. Pas një periudhe dy vjeçare ato vendosën që të riktheheshin brenda vëndit. Kthimi ishte i vështirë por fakti që i fejuari i saj arriti të gjente një punë si menaxher në një lokal nate me anë të familjareve të tij i dha atyre mundësinë të stabilizoheshin. Ndryshimet që jeta e tyre pësoi gjatë kësaj periudhe, puna në një ambient të ri bëri që i fejuari i M të afrohej fillimisht me mariuhanën dhe më pas me heroinën. Ajo tregon : “Fillimisht unë nuk kuptoja asgjë, dhe mua më pëlqente jeta e re që kishim filluar të bënim.. Ishte çdo gjë e bukur, dilnim dhe kënaqeshim;
  • 28. 28 gjëra që më parë nuk I kishim bërë. Shpejt zbulova që I fejuari im kishte filluar të përdorte heroinë, kjo gjë nuk më frikësoi përkundrazi shpreha dhe unë dëshirën që ta provoja atë. Doja të shijoja çdo gjë të bukur të jetës që nuk e kisha bërë më parë. Në këtë mënyrë u bëmë të dy përdorues dhe fillimisht çdo gjë ishte e bukur. “ Pas një viti e gjysem që ishte përdoruese mbeti shtatzënë pavarësisht mospëlqimit dhe mosaprovimit të të fejuarit të saj. Në këtë moment I fejuari e braktis si pasojë e disa borxheve që kishte tek lokali ku punonte duke mos mbajtur kështu asnjë përgjegjësi mbi fëmijën . Modeli i atashimit të fëmijës me prindin (nënën toksikomane) Gjatë intervistimit doli në pah modeli i atashimit nënë–fëmijë gjatë fëmijërisë së parë : Së pari nëna, raporti që ndjehej ne faj po te mos ishte gjithmone e pranishme me F kur ai lindi , ajo do bënte çdo gjë për të ndenjur me të dhe për të do kishte dashur të ishte shoqja e tij e parë. “Kur F lindi i premtova vetes që do sakrifikoja të gjithë kohën time për t’ia dedikuar atij, ai duhet të dinte që unë për të isha e para, po ashtu edhe ai për mua dhe që s’do ja kishim më nevojën njeriut ”. Së dyti nëna raportoi se ishte dhe mungesa e babait dhe varësia e saj nga heroina që e bënte atë të kishte ndjenja faji kundrejt F dhe si pasojë organizonte jetën e saj dhe të F vetëm rreth tyre. Në lidhje me këtë ajo u shpreh : “Në fillim ndjeja që duhet të bëja të pamundurën që mos të ndjehesha në faj” “Kaloja më shumë kohë duke marrë heroinë kur isha shtatzënë dhe nuk i kisha kushtuar kurrë vëmëndje shtatzanisë ” “Duhet të isha aty për të, duhet të mbushja boshllëqet që lindnin dhe nga mungesa pranisë së të atit”
  • 29. 29 Se treti, punonjësi social raportoi që nëna e F kishte pasur të njëjtën mënyë atashimi në fëmijërinë e saj, ku ky atashim karakterizohej si i pa organizuar. Si pasojë dhe klientja kishte krijuar të njëjtën mënyrë atashimi me F. “Gjatë terapisë me nënën e F kam arritur në konkluzionin që fëmijëria e vetë nënës së F për sa i përket marrëdhënieve me prindin e saj ka qënë e karakterizuar nga e njëjta formë atashimi ”. Një shkak tjetër i raportuar nga punonjësi social është edhe kultura. Ai raportoi që nëna vuante stigmatizimin si toksikomane nga shoqëria dhe nga fjalët e shumta të njerëzve sidomos të komshinjve apo dhe të vetë farefisit. Punonjësja sociale raportoi që nëna jetonte në marrëdhënie konfliktuale me veten për sa i përket gjykimit që merrte nga të tjerët. Në lidhje me këtë ajo u shpreh : “Fakti që në familje asnjë nuk e mbështeste që të lindte F dhe fakti që nuk i jepnin më besim bënte që ajo të krijonte një marrëdhënie gjithnjë e më të afërt me F shpeshherë duke mos e balancuar mirë atë”. Punonjësi social raporton që kjo sjellje e nënës vinte si pasojë e gjithë pasigurisë së saj dhe pasigurisë që i krijonte ambienti përreth. Nëna raporton se ndihet e paragjykuar nga nënat e fëmijëve të tjerë ajo shprehet : “ Këto ditë komshia më tha që do bëja mirë që të kaloja më shumë kohë me F dhe jo t’ja lija atë tërë ditën prindërve të mi” Një shkak tjetër I raportuar nga punonjësi social ishte se nëna ndjehej fajtore që kishte përdorur heroinë gjatë shtatzanisë dhe se donte të tregonte në të gjitha mënyrat që ajo ishte e aftë të kujdesej për F. Për këtë çështje vetë nëna shprehet : “Nuk do t’ja fal kurrë vetes që jam droguar gjatë shtatzanisë”
  • 30. 30 “Kush e di sa ka vuajtur fëmija im i dashur” “Kisha lexuar që fëmija mund të lindi me apsinencë ,kisha shumë frikë po ç’të bëja” Pasojat sociale të F në lidhje me marrëdhëniet familjare Subjektet raportuan se F ishte rritur me gjyshërit e tij dhe se figura e prindërve kishte mungar menjëherë pas viteve të para të jetës. Fillimisht largimi i të atit nga familja ndërsa figura e nënës kishte qenë sporadike, shumë prezente gjatë periudhave kur nuk merrte heroinë dhe jo prezente në momentet kur rifillonte sërish përdorimin e heroinës. Punonjësi social raporton se F karakterizohej nga forma papërshtatshmërie në mjedisin social në të cilin jetonte. “Fakti që duhej të ndërronte shpesh shtëpi dhe që herë-herë jetonte vetëm me gjyshërit herë-herë me nënën e tij krijonte tek ai gjendje papërshtatshmërie dhe vuajtje ne ambientin familjar” Fëmija raportoi që do të kishte dëshirë të mos ndërronte shpesh shtëpi po të qëndronte vetëm në një për shumë kohë. “Do të më pëlqente që të qëndroja vetëm në një shtëpi, kështu u lodha” “Sa mësohem tek shtëpia e gjyshërve duhet të shkoj në shtëpinë tjetër; S’mund të qendroj vetëm në një shtëpi?Tek mami ose tek gjyshërit po të jetë vetëm një shtëpi”. Gjithashtu nëna e tij raportoi se në momentet kur ajo kthehej në shtëpi pas një periudhe rehabilitimi F shfaqte gjendje pasigurie se mos e rihumbte sërish atë. “Ai shpesh më thonte : mami për sa kohë do të rrish kësaj here?” “Kjo është hera e fundit që largohesh?”
  • 31. 31 “Po tani do të rrimë gjithmonë bashkë” Punonjësja sociale raporton se figura e gjyshërve ishte qëndrore në kontekstin familjar dhe se F ishte shumë i lidhur me to. Subjekti raporton që kur jetonte me gjyshërit ai ndjehej mirë dhe se i pëlqente të kalonte kohë me to dhe kur shkonte të jetonte me nënën e tij. “Më pëlqen që gjatë javës gjyshërit vijnë tek ne “ “E diela është dita e të katërtëve, rrimë po bashkë dhe gjyshërit kalojnë tërë ditën me mua dhe mamin” “Dua te kaloj gjithmone shume kohe me to” “Momenti më I bukur kur loz me gjyshin tavull” Subjektet raportuan që fëmija nuk flet kurrë për mungesën e të atit dhe as kur ishte më i vogël nuk kërkonte shjegime për largimin e tij. Vetë nëna thotë : “ Habitem se si nuk më flet kurrë për të atin, në këtë aspekt është totalisht i mbyllur” Pasojat psikologjike te F ne lidhje me mardheniet e tija familjare Subjektet raportuan se përsa i përket pasojave psikolgjike që F shfaqte në familje, ishte gjendja e trishtimit që karakterizonte atë në momentet kur nëna mungonte për ditë të tëra në shtëpi. Vetë nëna raporton: “Ma thonte gjithmonë mamaja që të vija në shtëpi e ta lija këtë dreq droge; mendo sa mërzitet yt bir” “Shpeshherë më thonte kur ishte i vogël : Mami kur do shërohesh ti?”
  • 32. 32 Nga vetë fëmija raportohet se figura e nënës i ka munguar shumë dhe që mungesa e saj në jetën e tij të përditshme e bënte të mbyllej në vetvete. “ Do doja shumë që mami të vinte më shpesh në shkollën time që edhe fëmijët e tjerë ta shohin që une e kam mamin” “S’më pëlqente që largohej për ditë të tëra nuk e shikoja fare, kush e di ku shkonte” Punonjësja sociale raportoi që kishte konstatuar nga takimi me gjyshërit të F që kishte ulje gjumi dhe oreksi dhe se kishte tendencën per t‟u zemëruar dhe grindur me veten dhe gjyshërit. “I pëlqen më shumë të hajë patatina e hamburger se sa drekën që gatuajnë gjysherit “ “Mbyllet në dhomën e tij dhe nuk flet me njeri por rrin deri vonë duke parë televizor” “Luan në kompjuter për orë të tëra” Vetë F raporton që kur është vetëm në dhomën e tij nuk do që ta bezdisë njeri deri sa të mbarojë lojën në kompjuter. “Më pëlqen të rri vetëm për orë të tëra, dua të rri në errësirë në dhomën time dhe për ato orë të mos flas me njeri” “Çfarë ka të keqe të hash hamburger e patatina, mua ato më pëlqejnë, do ti haja çdo ditë” Punonjësja sociale raporton që kjo sjellje nuk ndodh ndonjëhere por shpesh herë. “Në kontaktet e mia me gjyshërit rezulton se janë shumë të shqetësuar që fëmija kalon më shumë kohë në kompjuter sesa duke lexuar”
  • 33. 33 “Një shqetësim tjetër është se F nuk ka fare rregulla për sa i përket të ngrenit, ai nuk preferon të drekojë ato që gjyshja i gatuan”. Subjektet raportuan që nuk kishte asnjë histori keqtrajtimi apo abuzimi seksual kundrejt fëmijës. Në lidhje me këtë punonjesi social shprehet: “Sado që nëna është gjetur shpeshherë në momente kritike dhe ka qenë shpeshherë nën efektin e heroinës, nuk ka abuzuar kurrë tek fëmija” Punonjësja sociale raporton që në rastin e F nuk mund të flasim për histori braktisjeje nga ana e prindërve. “Nuk mund të them që nëna e ka braktisur fëmijën e saj dhe në momentet më të vështira ajo gjithmonë e ka dërguar atë tek prindërit e saj dhe nuk e ka lënë fëmijën kurrë vetëm” “Vërtetë që në pjesën më të madhe ka qenë nën efektin e heroinës dhe nuk ka përmushur rolin e saj si nënë por nuk ka pasur asnjëherë braktisje nga ana e saj kundrej fëmijës” Pasojat sociale të F ne lidhje me bashkëmoshatarët Fëmija raportoi që nuk kishte një shok të ngushtë dhe që nuk fliste shumë me asnjë nga shokët e klasës; i pëlqente më shumë të qëndronte me miq më të mëdhenj se ai, por nuk kishte krijuar asnjë marrëdhënie të ngushtë me asnjërin prej tyre. “Jo jo, unë nuk kam nje mik të ngushtë” “Kam shokë por sa për të kaluar kohën; nuk flas për veten me asnjërin prej tyre” “Nuk më pëlqen të rri shumë me shokët e klasës më mirë me shokë më të mëdhenj” Mësuesja kujdestare raportoi dhe se gjatë orëve të pushimit ai është tepër hiperaktiv dhe se bën gjithmonë rrëmujë në korridor .
  • 34. 34 “Është i zhurmshëm gjatë orëve të pushimit” “Ngacmon fëmijët më të vegjël” “Nuk di të raportohet me shokët e klasës” Gjithashtu ajo raporton që F nuk ka tendencën të lërë apo të mos frekuentojë orët e mësimit dhe nuk është fëmijë që bën mungesa të shumta. “Vërtetë është jo aktiv po orët e mësimit i frekuenton rregullisht, nuk është nga ato nxënës që vjen orën e parë dhe pastaj hyn në të katërtën, por bën mungesa të shumta për çështje sëmundjesh” “ Ka nxenes te cilet mungojnë shpesh per semundje dhe te kota por F nuk mungon ai vjen rregullisht” Subjektet raportuan se F nuk kishte qenë i përfshirë në akte vandalizmi apo dhune në shkollë apo në ambientet e tjera sociale dhe se nuk kishe patur kurrë probleme me policinë. Pasojat psikologjike të F në lidhje me bashkëmoshatarët Mësuesja kujdestare raporton që F ka probleme në mësim nxënie dhe mungësë përqëndrimi. “Nuk është i përqëndruar gjatë orëve të mësimit është i qetë por jo aktiv në klasë”; “Nuk ka një lëndë të tijën të preferuar; nuk shkëlqen në asnjë lëndë “ “Nuk mund të them që është një nxënës tek mesatarja por është nën mesataren për sa i përket rezultateve shkollore” Subjektet raportuan se në testet e inteligjencës F ishte nën mesataren. Gjithsesi ai nuk karakterizohej nga fjalor i papërshtatshëm.
  • 35. 35 Ndryshimet me një fëmijë me prindër jo toksikomanë Së pari mësuesja kujdestare raportoi që dhe fëmijët e tjerë që ishin në klasë shfaqnin probleme hiperaktiviteti dhe shpeshherë mungonin në shkollë për probleme shëndeti. “F nuk është i vetmi që ka këto karakteristika, ka dhe fëmijë të tjerë që i kanë” Së dyti ajo raportoi që niveli i klasës në përgjithësi ishte i ulët dhe jo të gjithë fëmijët dilnin me mesatare të lartë në testet e inteligjencës “Faktikisht nuk është se kam në kujdestari një klasë me mesatare të lartë” Së treti mësuesja kujdestare raporton që fëmijët në moshën e F sidomos djemtë kanë tendencë që të krijojnë miq në moshë më të madhe në shkollë . “Ka dhe djem të tjerë që kanë miq më të mëdhenj në shkollë i pëlqen të duken si më të mëdhenj, kjo është një tendencë që e kam vëzhguar gjithmonë në vitet e mija të mësimdhënies” Integrimi në jetën sociale F raporton që prej gjashtë muajve ai dhe nëna e tij shkonin në qendrën ditore “Komuniteti Emanuel”. Ai e frekuntonte qendrën dy herë në javë mbasditeve dhe bënte këshillim me punonjësen sociale. Për më tepër ai raporton që kontakti që ka me qendrën i pëlqen dhe do të donte ta vazhdonte këtë kontakt edhe më tej. Ai raporton që fakti që nëna e tij vjen në qendër çdo ditë i duket pozitiv dhe e mbështet në këtë vendim. “Është një vendim që e kam pranuar menjëherë”. “Duhet të kishim ardhur më parë në qendër” F raporton se kontakti dhe raporti që ka krijuar me punonjësen sociale është pozitiv dhe se e ndihmon shumë të flasë me të.
  • 36. 36 “ E di që kur të flas me Erin do ti them asaj çdo gjë dhe do të gjejmë një zgjidhje bashkë” Punonjësja sociale raporton se që në momentin që F është në qendër është shumë më i qetë. Mësuesja kujdestare ka raportuar që kur vjen në qendër F është më i qetë dhe më i vëmëndshëm në mësime. Mësuesja kujdestare në bashkëpunim me punonjësen sociale, nënën dhe gjyshërit prej dy muajsh kanë regjistruar fëmijën në kurse jashtë shkollore të gjuhës angleze, matematike dhe fizike. Në këtë mënyrë ai mund të ndihmohet për të rritur rendimentin e tij në mësime. Në lidhje me këtë punonjësja sociale shprehet : “Mendoj që do të jetë pozitive për fëmijën që të kalojë mbasditet e tij në kurs në këtë mënyrë do të ketë mundësi si të socializojë dhe të rrisë rendimentin e tij në mësime” Në lidhje me këtë fëmija shprehet : “Fillimisht nuk më pëlqente ideja që do të bëja, por tani është më ndryshe” “Anglishtja më pëlqen shumë” Në lidhje me këtë nëna shprehet : “Më pëlqen ideja që tani F kalon mbasditet e tij në kurse private” “Shpresoj që kjo gjë ta ndihmojë, e di që ai fillimisht nuk donte por gjërat me kalimin e muajve por shkojnë ndryshe” Në lidhje me muajt e verës kur shkolla të mbarojë mësuesja kujdestare dhe punonjësja sociale sugjeron që F të regjistrohet në një kamp veror në mënyrë që të rrisë më shumë mundësitë e tij për të socializuar dhe të vazhdojë kurset private për tu bërë më i aftë në lëndët pedagogjike.
  • 37. 37 KAPITULLI 4 DISKUTIMI Çdo fëmijë ka të drejtën të ketë prindër të përgjegjshëm, të dashur dhe të besueshëm, çdo fëmijë ka të drejtën të gëzojë fëmijërinë e tij, por nuk ndodh gjithmonë kështu. Nëpërmjet këtij studimi evidencohet se si fëmijët mund të bashkëjetojnë me një prind toksikoman. Jeta e tyre sigurisht që nuk është e thjeshtë. Toksikodipendenca e prindërve është një problem që po bëhet gjithmonë dhe më prezente dhe në realitetin shqipëtar. Një faktor kryesor që ndikon në këtë fenomen është që toksikomanët e viteve 1990-1995, tashmë janë bërë prindër. Nëpërmjet këtij studimi rasti është mundësuar një panoramë më konkrete e këtij fenomeni dhe ndikimit social psikologjik që kanë fëmijët e një prindi toksikoman . Hipoteza e këtij studimi është Fëmijët e lindur nga nëna toksikomane shfaqin probleme psikologjike dhe sociale. Kjo hipotezë është argumentuar me studime të kryera në universitete të ndryshme në botë dhe mbi teoritë ekzistuese të paraqitura më lart. Në këtë kapitull do të ndalemi në analizimin e problematikave të gjetura nga studimi i rastit duke konfirmuar ose jo gjetjet nga studimet e mëparshme. Ashtu si dhe studimet kanë identifikuar, toksiokomania e prindërve është faktori kryesor që ndikon në zhvillimin social dhe psikolgjike të fëmijëve. Prania e këtij faktori konkretizohej nga përdorimi i nënës me heroinë gjatë shtatzanisë nga një atashim i vështirë gjatë fazës së fëmijërisë, nga prezenca e dobet e prindit kur është nën efektin e heroinës nga mungesa e prindërve në shtëpi në rastin tonë e prindërit (nënë) dhe nga niveli i ulët ekonomik.
  • 38. 38 Fëmija duke qenë se është pjesë e një familje jo funksionale me mungesën e prindit (baba) dhe me prindin tjetër toksikoman duke marrë parasysh dhe nivelin e ulët ekonomik reagon me forma te ndryshme negative sociale dhe psikologjike si në ambientin familjar ashtu dhe në atë shkollor. Nga studimi rezultoi se këto faktorë ndikojnë ne lindjen e vështirësive tek fëmija. Sipas studimeve fëmijët me prindër toksikomanë kanë më shumë mundësi të kenë pasoja negative për zhvillimin e tyre individual dhe të shfaqin sjellje jo sociale kundrejt marrëdhënieve ndërpersonale. Në lidhje me situatën kur nëna është përdoruese e substancave gjatë shtatzanisë, studimet flasin që kërkuesit gjetën shumë pak lidhje midis ekspozimit para lindjes me krijimin e problemeve sociale dhe psikolgjike tek fëmijët. Gjithsesi rezultatet treguan që fëmijët e toksikomanëve përbënin një rrezik te ri. Në studimin e rastit ky rezultat konfirmohet sepse ne nuk kemi asnjë të dhënë që të tregojë që abuzimi me substanca tek nëna gjatë shtatzanisë të ketë ndikuar në zhvillimin problematik të F por ne dimë që F përbën një problem dhe dimë vështirësitë që lindin tek ai në bazë të faktit që nëna e tij është toksikomane. Sipas studimeve fëmijët gjatë periudhës së fëmijërisë së parë për të krijuar atashimin me nënën e tyre kanë nevojë për kontakt të vazhdueshëm me një figurë të privilegjuar që në të shumtën e rasteve është nëna ajo që e krijon këtë atashim. Duke u nisur nga studimet janë individualizuar disa tipe atashimi ambivalentë, evitues dhe të paorganizuar të cilat janë bazë për zhvillimin e pasukseshëm të fëmijës në një familje me prindër toksikoman. Pra abuzimi me substanca nga prindërit në familje shikohet si një inkubator që shkakton lindjen e këtij problemi dhe si pasojë të një atashimi jo efikas. Në fakt studimi i rastit konfirmon krijimin e një atashimi të paorganizuar midis nënës dhe fëmijës. Gjithashtu teoria e atashimit përmend që çdo nënë sjell në raport me fëmijën e saj të shkuarën e saj, të tashmen dhe përfaqësimin që ka ndërtuar për sa i përket vetes së saj dhe eksperiencat e rëndësishme të rolit të saj si nënë.
  • 39. 39 Të njëjtën gjë shohim dhe gjatë studimit të rastit ku mënyra se si nëna e ka krijuar atashimin e saj me të birin është identike me mënyrën që ajo vetë ka pasur me të ëmën. Kjo na kofirmohet nga të dhënat që na jep punonjësja sociale. Por jo gjithmonë këto pasoja lindin vetëm tek fëmijët me prind toksikomanë. Studimi i rastit tregoi që prindi (nënë) ndjehej fajtor për faktin që kishte përdorur heroinë gjatë shtatzanisë dhe për pasojat sociale dhe psikologjike që kishte fëmija i tij dhe për këtë nuk e justifikonte veten. Në këtë mënyrë mund të themi se si prindi dhe fëmija janë viktima të substancës dhe situatës së vështirë ku jetojnë. Në kapitullin e literaturës u fol për stilet e prindërimit. Po të ndalemi pikërisht në këtë moment të literaturës ne do të shohim që ekzistojnë katër stile prindërimi. - Stili autoritar ( i karakterizuar nga kontolli dhe distanca afektive) ; - Stil tolerues (jopozitive, në këtë stili edukativ të fëmija nuk është i përmbajtur); - Stili autoritativ (më i shëndoshi) një gërshetim i atij autoritar dhe atij tolerues ; - Stil pasiv (ky është më pak pozitivi, prindërit i lënë fëmijët e tyre për të bërë atë që duan dhe të tregojnë pak interes në këtë të fundit) dhe këto prindër kanë prirje të mungojnë për shkak papjekurie. Tek rasti në studim ne shohim që stili i prindërimit të nënës së F është ai pasiv, ku nëna mungon në jetën e fëmijës për shkak të papjekurisë së saj këtu kemi një korrelacion me përdorimin që bën nëna me substancë në këtë mënyrë stili i prindërimit të nënës së F përputhet me literaturën. Gjithsesi ne nuk mund të themi që ky stil prindërimi është i dukshëm apo lind vetëm në familjet me prindër toksikomanë. Gjithashtu po të bazohemi në literaturë thuhet që problemi social konsiston në forma të ndryshme papërshtatshmërie të individit kundrejt sistemit social në të cilin jeton. Kjo papërshtatshmëri e çon individin në gjëndje vuajtje dhe mungesë mirëqënie si pasojë e pasigurisë. Në studimin e rastit shohim
  • 40. 40 prezencën e këtyre simptomave sepse F vuante si nga një mungesë papërshtashmërie kur ndërronte shpesh shtëpi dhe mungesë pasigurie kur shikonte që nëna e tij kthehej në shtëpi sepse jetonte me ankthin se mos ajo largohej. Pra rezultatet përputhen me atë çka thotë literatura. Një tjetër shenje që gjejmë në literaturë përsa i përket problemit social është dhe mbyllja, mbyllje të cilën fëmija e përjetonte në ambientin familjar. Këtë e gjejmë në momentin që ai ku nuk pyeste kurrë për të atin dhe që rrinte shpeshherë vetëm në dhomën e tij i izoluar. Këtu kemi sërish një përputhje me literaturën. Për sa i përket pasojave psikologjike literatura tregon disa shenja që shfaqen si trishtim, ulje apo shtim të gjumit ose të oreksit. Në rastin konkret ne i gjejmë këto shenja brënda marrëdhënieve familjare ku F shfaqte pagjumësi duke ndenjur deri vonë në kompjuter dhe shfaqte shenja të një ushqimi jo të shëndetshëm dhe shfaqte trishtim kur e ëma mungonte në shtëpi për ditë me rradhë, pra këtu kemi një korrelacion të simptomave që shfaqte F me atë që thotë literatura. Gjithashtu studimet përmendën që fëmijët e lindur nga prindër toksikomanë dhe që jetojnë në kushte të vështira ekonomike kanë më shumë mundësi që të kenë keqtrajtime në familje. Këtë nuk e gjejmë tek rasti jonë ku F nuk kishte një histori keqtrajtimi pra nuk kemi përputhje me literaturën. Gjithashtu keqtrajtimi i fëmijëve duket që është i lidhur me përdorimin e substancave narkotike specifike ku heroina asociohet me keqtrajtime seksuale dhe fizike. Në rastin konkret nëna e F ishte përdoruese e heroinës dhe nuk kishte abuzim seksual në familje. Gjithashtu literatura sugjeron që në bazë të studimeve nënat që janë përdoruese të substancave karakterizohen në histori abuzimi dhe braktisje nga fëmijët e tyre gjë që në rastin tonë konkret nuk përputhet.
  • 41. 41 Kjo nuk konfirmon shkaqet kulturore sipas të cilave familjet e fëmijëve me prindër toksikomanë kanë një perceptim të ulët për mirëqënien e fëmijëve të tyre. Nëna ishte koshiente për rëndësinë e rolit të familjes në zhvillimin social dhe psikolgjik të fëmijës së saj, pavarësisht se ishte e detyruar të pranonte situatën në të cilën ndodheshin dhe mungesën e saj në familje dhe qëndrimin e F me gjyshërit. Gjithashtu studimet përmendën që fëmijët e toksikomanëve kanë më shumë probleme sociale emotive dhe të sjelljes se fëmijët e tjerë. Këto studime kanë arritur në konkluzione që këta fëmijë vuajnë më shumë në marrëdhëniet me bashkëmoshatarët. Në rastin e fëmijës në studim, marrëdhëniet me bashkëmoshatarët ishin shumë të pakta. Ai nuk kishte shokë të mgushtë dhe nuk kishte deshirë socializimi me shokët e klasës prkundrazi shoqrohej vetëm me shokë më të mëdhenj por dhe me keta shokë ai nuk kishte krijuar një marërdhënie të ngushtë. Duke u nisur nga ky këndvështrim rasti në studim përputhet me literaturën ekzistuese. Por duhet thënë që F nuk ishte i vetmi fëmijë në klasën e tij që kishte marrëdhënie me bashkëmoshatarët e tjerë. Në literaturë ekziston që fëmijët e prindërve toksikomanë janë gjetur në marrëdhënie të këqija në shkollë dhe rrezikojnë më shumë në fjalë dhe në vështirësi të gjuhës dhe kanë më shumë varfëri konjitive në testet e inteligjencës. Për sa i përket testeve të inteligjencës tek F shohim se ishte nën mestare dhe se nuk ishte aktiv në klasë dhe se nuk kishte një lëndë të preferuar, kjo përputhet me literaturën. Në literaturë thuhet se fëmijët e toksikomanëve kanë tendencën të humbasin ditët e shkollës dhe të jenë më shumë të prekur nga sëmundje të ndryshme. Kjo nuk përputhet me rastin ku F nuk kishte tendencën të linte ditët e shkollës dhe se nuk mungonte shpesh në shkollë pr arsye sëmundjesh. Në literaturë gjejmë dhe se fëmijët e toksikomanëve kishin patur probleme me policinë dhe madje për krime të rënda. Në këtë rast nuk kemi sërish përputhje të literaturës me rastin sepse F nuk kishte patur kurrë probleme te tilla.
  • 42. 42 Sipas studiuesve ekzistojnë stereotipa të cilët nuk lejojnë që të jepet ndihmë sociale adeguate për familjet me prindër toksikomanë dhe fëmijët e tyre. Në rastin konkret ky stereotip hidhet poshtë sepse nëna e F ishte hera e parë që kërkonte ndihmë dhe e kishte patur atë menjëherë. Për sa i përket kulturës në studime del që fëmijët e prindërve toksikodipendentë kanë tendencën që të shkojnë në këshillim apo të marrin pjesë shumë herët në të. Kjo gjë nuk përputhet me studimin e rastit ku F kishte vetëm disa muaj që kishte pranuar të vinte në qendër për këshillim me punonjësen sociale dhe mbi të gjitha në studim shohim se fillimisht asnjë nga familja e nënës së F nuk kishte qenë dakort të lindte të birin, si rezultat kishte ardhur lindja e një atashimi të paorganizuar ndërmjet nënës dhe F. Për sa i përket faktit që F jetonte me gjyshërit ne periudha të ndryshme kur nëna nuk ishte në gjendje të kujdesej për të. Gjejmë sërish përputhje me literaturën ku gjejmë që shumica e fëmijëve me prindër toksikomanë shkojnë të qëndrojnë me gjyshërit e tyre dhe gjejnë atë ngrohtësi dhe përkujdesje familjare që i ka munguar në bërthamen e familjes së tyre të origjinës, dëshirës së nënës së F për të mos ndodhur diçka e tillë. Toksikomania e prindërve ndikon në krijimin e një personaliteti jo kompakt dhe jo funksional të fëmijës në mosbesim kundrejt vetvetes në rradhë të parë, më pas prindërve dhe shokëve. Duke u bazuar në atë çfarë u paraqit më sipër konfirmohet se të lindësh nga një prind toksikoman krijon probleme në zhvillimin jo të shëndetshëm të fëmijës. Duke krijuar tek fëmija probleme psikologjike dhe sociale si në ambientin femiljar dhe në atë shkollor, dhe në bazë të gjetjeve është identifikuar një fëmijëri e vështirë e F, pavarësisht dëshirës së nënës së tij për të mos ndodhur diçka e tillë. Gjithsesi kalimi i një fëmijërie të tillë bën që F te mos rritet i shëndetshëm për t‟ja transmetuar në të ardhmen fëmijëve të tij. Pra problemet do të vazhdojnë duke u bërë më komplekse.
  • 43. 43 KAPITULLI 5 PËRFUNDIME DHE PROPOZIME Përfundime Për sa i përket pasojave të shfaqura në nivel individual studimi zbuloi se: Fëmijët me prindër toksikoman kanë pasoja psikologjike dhe sociale të cilat i shfaqin si në ambientin familjar ashtu dhe në atë social. Po të ndalemi në pasojat sociale që shfaqte F në këto dy ambiente doli në pah se ai kishte : 1. Atashim të pa organizuar me nënën e tij gjatë fëmijërisë së parë ; 2. Mbyllje si në ambientin familjar ashtu dhe në atë jo familjar ; 3. Shoqërizim të pakët me bashkëmoshatarët ; 4. Pëlqente të kishte shokë më të medhenj se veten po nuk kishte asnjë shokë të ngushtë ; 5. Pëlqente të rrinte për kohë të gjatë vetëm ; 6. Vuante nga mospërshtatje në ambjentin social ku jetonte ; 7. F kishte pasiguri dhe shfaqte simptoma ankthi dhe frike se mos humbiste nënën ; 8. Probleme konjitive .
  • 44. 44 Gjithashtu studimi zbuloi se fëmijët me prindër toksikomanë mund të shfaqnin shenja të pasojave psikologjike. Në rastin konkret tek F u zbulua se ai kishte : 1. Trishtim ; 2. Ulje të oreve te gjumit ; 3. Ulje të oreksit ; 4. Rendiment i ulët në mësime, nuk kishte një lëndë të preferuar . Studimi zbuloi se këto pasoja shfaqeshin nga mungesa e tejzgjatur e prindit (nënë) në ambientin familjar. Mbi të gjitha ndikonte që figura e nënës mungonte. Nëna nuk luante rolin e saj si prind në familje. Gjithashtu studimi zbuloi se disa shkaqe të tjera që ndikonin që fëmija të kishte probleme sociale dhe psikolgjike ishin : - vështirësitë ekonomike ; - mungesa e babait në nuklin familjar ; - roli i nënës në edukimin e të birit ishte zëvëndësuar nga figura e gjyshërve . Duke marrë parasysh këto tre faktorë dhe duke i lidhur me faktorin tjetër që nëna është përdoruese heroine bën te mundur lindjen dhe zhvillimin e vështirësi psikolgjike dhe sociale tek F. Gjithashtu në studim u evidentua që kur prindërit e fëmijëve janë toksikomanë, figura e gjyshërve dhe roli i tyre është parësore për mbijetesën e fëmijëve. Gjithashtu studimi zbuloi se nëna e (F) nuk justifikonte veten për mënyrën se si kishte krijuar marrëdhënien e saj me fëmijën dhe që vuante faktin që F nuk kishte patur një fëmijëri si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.
  • 45. 45 Gjithashtu studimi evidentoi faktin që jo gjithmonë fëmijët me probleme ekonomike me prindër përdorues heroine mund të kenë histori abuzimi fizik dhe seksual në familje apo histori braktisjeje. Nga ana tjetër studimi zbuloi dhe faktin që jo gjithmonë fëmijët e prindërve toksikomanë kanë probleme me ligjin për shembull kryejnë akte vandalizmi. Propozime Nga studimi i prezantuar u njohëm me problematikat e një fëmije me prindër toksikomanë, si lindin këto problematika, si zhvillohen dhe si i japin formë problemeve dhe vështiresive sociale dhe psikologjike të këtyre fëmijëve. Në këtë mënyrë ne kuptojmë që ky problem merr forma të ndryshme në nivele të ndryshme duke prekur më shumë ambientet familjare dhe sociale të fëmijës . Do të sugjeroja që studimet të fokusohen në pasojat e nivelit individual ku kryesisht kemi të bëjmë me dëmtime sociale dhe psikologjike. Nga studimi rezultoi që fëmija kishte probleme të ndryshme në të dyja këto fusha. Për rastin specifik sugjeroj që punonjësja sociale në bashkëpunim me mësuesen kujdestare të fëmijës të vazhdonte programin mësimor të fëmijës ashtu siç kishin vendosur që ai të kryente disa kurse private dhe që ky program mos të ndërpritej për një periudhë të gjatë kohe rreth 2 vite të tjerë. Të zbatohej programi që F të regjistrohej në një kamp veror gjatë pushimeve të verës pasi do të të ndihmonte më shumë fëmijën për socializim. Nga ana tjetër shikojmë dëshirën e prindit që fëmija të shkollohet, të ketë rezultate më të larta në mësime,të jetë më social me bashkëmoshatarët , dhe mbi të gjitha të mos vuajë me faktin që e ëma është një përdoruese e heroinës. Shihet qartë dëshira e prindit (nënë) për të mos qenë më përdoruese dhe për të kryer rolin e saj si nënë në lidhje me fëmijën e saj . Ky aspekt duhet inkurajuar. Duke vazhduar punën që është nisur nga punonjësja sociale me prindin dhe fëmijën pa ndërprerje për vete faktin që rezultatet e para po shfaqeshin pasi F kishte filluar të ishte më i qetë si në raport me orët e mësimit si ne marrëdhëniet familjare me nënën.
  • 46. 46 Rasti i F nuk mund të shihet si një rast i pashpresë. Ajo që do të këshilloja ishte në mundësitë që nënës së F për të gjetur një punë në këtë për të ndryshuar kështu disi gjendjen e tyre ekonomike . Sugjerimi tjetër ka të bëjë me mbështetjen dhe krijimin e një terapie të specializuar individuale ose grupi për kujdestarët e dytë të fëmijëve toksikomane (në rastin konkret gjyshërit). Ky sugjerim mbështetet në faktin që në rastin konkret ata (gjyshërit)nuk kanë pranuar të prononcohen, duke përbërë kështu një ngërç dhe për sistemin e dytë familjar në të cilin fëmija mbështetet. Duke u bazuar në studimin e prezantuar dhe duke marrë parasysh që fëmijët e prindërve toksikomanë në Shqipëri janë bërë dhe do të bëhen së shpejti një realitet i pashmangshëm. Do të sugjeroja parandalimin si instrumentin e parë kundrejt këtij fenomeni. Fëmijët me prindër toksikomanë duhet të hynë në këshillim herët që gjatë fëmijërisë së vonë pa nisur ende moshën e adoloshencës. Një sugjerim i fundit konsiston në faktin që në Shqipëri nuk ekziston një qendër rehabilitimi për gratë.Ne shikojmë që në ndodhet në qendren ditore Emanuel sepse mungojne strukturat e posacme dhe pershtatshme per nje qender rezidenciale. Sugjeroj lobimin nga ana e punonjësve socialë për lindjen, krijimin dhe zhvillimin e këtyre shërbimeve sociale. Një sugjerim tjetër ka të bëjë me parandalimin. Rol kryesor në këtë aspekt do të kishin punonjësit social dhe psikologët në shkolla. Sugjeroj që ky proçes të fillojë në fëmijërine e vonë dhe të vazhdojë deri në adoleshencë, duke përqasur edhe ne Shqipëri metodat parandaluese që ekzistojnë në nivel ndërkombetar. Në këtë mënyrë dhe në Shqipëri fëmijët që shfaqin probleme do të kenë mundësi të trajtohen që në fëmijërinë e hershme duke zbutur dhe reduktuar në këtë mënyrë pasojat e mëvonshme, pjesë e kësaj problematike. Do të ishte shumë pozitive që të fillojmë të shikojmë këto fenomene si pjesë e shoqërise sonë pa i lënë vend paragjykimeve që të mbyllim këto realitete
  • 47. 47 vetëm brenda mureve të shtëpisë. Edukimi i të rinjve me modele parandalimi nëpër shkolla duhet të jetë hapi i parë. Bibliografia Cristofani, Valentina. Psicologia delle tossicodipendenze.Roma:Carocci,2011; Costa, Valerio. Droga L'inganno del sintomo.Milano : Aliberti ,2005 ; Condoleo, Francesca. La droga.Milano : Carocci ,2000 ; Sydney L, Hans. L'esposizione prenatale della droga : Comportamento Funzionamento nella tarda infanzia e adolescenza : Dipartimento di Psichiatria, Universitá di Chicago. Chicago,2001 ; Diane M,Hogan. I bisogni sociali e psicologici di figli di tossicodipendent. Centro di Ricerca dei Minori :Trinity College di Dublino, 1997 ; Mary Jane S. Van Meter, Barbara S. Hirshorn. Grandparents Raising Grandchildren: Developing Self-Management,University of Michigan 1999 Cseare Gorrini,Viviana Brera. La droga non ascolta le sofferenze dei genitori tosiccodipendenti e dei loro figli. Pavia:Mulino, 2010 ; Baumrind, D. Child-care practices anteceding three patterns of preschool behavior.Genetic Psychology Monographs: New York ,1967 ; Baumrind, D.The influence of parenting style on adolescent competence and substance use.Journal of Early Adolescence: New York ,1991 ; Maccoby,E.E.The role of parents in the socialization of children .An historical overview.:Developmental Psychology: New York,1992 ; Speltini,G.Minori.disagio e aiuto psicosociale.Mulino :Lecce,2005 ; Monica Amoruso e Leonardo Duminuco .I genitori tossicodipendenti: Indagine sulla genitorialità dei pazienti tossicodipendenti,Padova 2000 ;
  • 48. 48 http://translate.google.com/translate?hl=it&langpair=en|it&u=http://en.wi kipedia.org/wiki/Substance_dependence ; http://it.wikipedia.org/wiki/Servizio_per_le_tossicodipendenze ; http://it.wikipedia.org/wiki/Tossicodipendenza ; http://www.dipendenze.com/dipendenze/maternit%C3%A0_tossicodipende nza.asp ; http://www.catiafiorin.it/Aree_di_intervento_trattate/Problematiche_legate_ alla_Genitorialita_e_Disturbi_dellInfanzia_e_dellAdolescenza.html ; http://www.crescita-personale.it/disagio-sociale/1569 .
  • 49. 49 SHTOJCA Intervista guide me fëmijën Seksioni 1 Informacioni bazë 1 Si të quajnë ? 2 Sa vjeç je? 3 Me kë jeton? 4 Si jane marrëdheniet e tua me familjarët ? 5 Ne çfarë klase je? 6 Si jane marrëdheniet e tua me shokët? Seksioni 2 1 Sa shokë keni? 2 Kaloni shumë kohë me shokët? 3 Keni një shok të ngushtë? 4 Si janë rezultatet tuaja në shkollë? 5 Cila është lënda juaj e preferuar? 6 E frekuenton rregullisht shkollën? Seksioni 3 1- Kur mami nuk është në shtëpi, të mungon? 2- Të ndihmon mami për të pergatitur mësimet? 3- A i tregon mamit kur zihesh me miqtë? 4- A vjen mamaja në mbledhje me prindërit? 5- Të pëlqen të jetosh me gjyshërit? 6- Çfarë të pëlqen më shumë të bësh kur rrin me gjyshërit?
  • 50. 50 Intervista guide me prindin (nënë) 1- Mund të më përshkruani raportin tuaj me F? 2- Mund të më përshkruani raportin tuaj me bashkëshortin? 3- Cili është niveli juaj ekonomik? 4- A kaloni shumë kohë me F? 5- Cili është roli juaj në familje? Intervista guidë me mësuesen kujdestare 1- Si është marrëdhenia e F me shokët e klasës ? 2- Sa i vëmëndshëm është F gjate orëve të mësimit? 3- Në historinë e tij si nxënës ka përsëritur ndonjëherë vitin? 4- F është fëmijë që shqetëson gjatë orëve të mësimit? 5- Sa i qetë është F gjatë orëve të pushimit? Intervista guidë me punonjësin social 1- Si e vlerëson situatën e familjes së F? 2- Si është ndërtuar marrëdhënia nënë fëmijë ? 3- A është fëmijë i shëndetshëm emocionalisht? 4- Mendon se ka ndikuar mënyra e jetesës ke F? 5- Mendon se është familje problematike?