SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  12
Asistente (Mentore):
Valdeta Idrizi
Punoi:
Elmedina Qazimi
Tetovë,
Shkurt 2014
Përmbajtja
1. Hyrja……………………………………………………………………………….....3
2. Kuvendi kombëtar i Vlorës dhe shpallja e pavarësisë…………………………..4
3. Sistemi i arsimit kombëtar pas shpalljes së pavarsisë më 1912……………….5
4. Sistemi i arsimit kombëtar gjatë udhëheqjes së Princ Vidit ……………………6
5. Arsimi dhe shkolla shqipe gjatë luftës së parë botërore………………………..8
6. Arsimi i shqiptarëve në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare………………….9
7. Përfundimi………………………………………………………………………….11
8. Literatura……………………………………………………………………………12
2
HYRJE
Historikisht zhvillimi i edukatës dhe arsimit që nga lashtësia dhe deri në ditët tona
ka qenë në vijimësi një problem jetik. Përpjekjet dhe vizioni për ndryshime janë ushqyer,
frymëzuar dhe mbështetur në traditën arsimdashëse të popullit dhe në jetën dhe veprën e
bijve më të shquar që e bënë arsimin pishtar për liri, dituri dhe progres. Studimet
krahasuese dhe të dhënat arkeologjike dëshmojnë se kulturën e lashtë ilire, dora dorës
arrit i në nivele të larta zhvillimi të kulturës qytetare që u shoqërua ndërkohë edhe me
ngritjen e institucioneve të kultit, teatrove, stadiumeve ku edhe kryheshin veprimtari
kulturore, edukative dhe arsimore.
Pushtuesi osmanë do të ndiqnin një politikë shkombëtarizuese dhe asimiluese që
ushtroi një trysni të fortë negative duke sjellë një prapambetje të përgjithshme
ekonomike, kulturore dhe arsimore. Megjithëse në kushte të vështira intelektualë nga
kleri katolik mundësuan hapjen e disa shkollave fillore në gjuhën shqipe si në Kurbin të
Krujës (1632), në Pedhanë dhe Blinisht të Zadrimës (1639). Një hov do të merrte në shek.
XVII-XVIII ndërtimi i shkollave të mesme islamike ku jepeshin përveç fesë islame edhe
disa njohuri të thjeshta shkencore si dhe hapja e shkollave të klerit ortodoks në gjuhën
greke që jepnin një shkollim të nivelit mesatar, për të kulmuar me Akademinë e Re të
Voskopojës (1750) e cila shumë shpejt do të shndërrohej në një qendër e përmasave
europiane për zhvillimin e kulturës dhe mendimit didaktik1
.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) hartoi një program për njohjen e gjuhës
dhe të shkollës shqipe. Në këtë periudhë u arrit përcaktimi i një alfabeti të përbashkët, u
botua “Abetarja e gjuhës shqipe” dhe më vonë edhe tekste të tjera shkollore. Në
strategjitë afatgjata të zhvillimit të arsimimit kombëtar të rilindasve të shquar është
hedhur ideja, dhe deri-diku, është përpiluar platforma për krijimin e arsimit të lartë në
Shqipëri. Më qartë këtë plat formë e trajtoi intelektuali erudit Sami Frashëri, në veprën e
tij enciklopedike “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, që ishte mes të
tjerash, në vetvete një sintezë e gjithë mendimit intelektual pedagogjik rilindas2
. Ajo
mund të konsiderohet si platforma e parë shkencore për zhvillimin e arsimit në gjuhën
shqipe, ku shtron si domosdoshmëri krijimin e “gjithmësimores”, (universitetit) në
kryeqytetin e ardhshëm të Shqipërisë së lirë.
Në saje të përpjekjeve të vazhdueshme intelektualët patriotë shqiptarë edhe pse në
kushte shumë të vështira pushtimi, mundën ta ruanin, përhapnin e propagandonin
shkollën dhe arsimin shqip. Shprehje e këtyre përpjekjeve ishte çelja e shkollës së parë
Shqipe Kombëtare dhe Laike në Korçë, në vitin 18873
. Në fondin e madh të arsimit
shqip, kjo shkollë do të mbetet një ngjarje me dimensione historike të veçanta. Për vlerat
e saj arsimore e kulturore meritë kanë intelektualët Pandeli Sotiri,Petro Nini Luarasi,
1
“Arsimi në Shqipëri – Dosje kombëtare”, Tiranë 1997, Shtëpia Botuese De Rada, f. 21
2
S.Frashëri “ Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, f.91
3
Histori e Shqipërsië, Vëll. II, Tiranë 1984, f.314
3
Sotir Peci etj. Ata u bënë jo vetëm edukatorët e mësimdhënës, por mundën të formulonin
edhe programe afatgjata zhvillimi për shkollën dhe arsimin shqip4
.
Vitet 1908-1912 do të përfaqësonin një periudhë ngrit jeje të veprimtarisë për
arsimin kombëtar. Të mbështetur nga populli pas fitores së Revolucionit të Turqve të
Rinj, Rilindasit i shtuan përpjekjet për zhvillimin arsimor e kulturor të popullit duke
krijuar klube e shoqëri patriotike, çelur shkolla e botuar gazeta e libra në gjuhën shqipe.
Në këto kushte do të delte gjithnjë e më tepër në pah nevoja e organizimit më të mirë të
kësaj lëvizjeje, rrethet patriotike do të vendosin thirrjen e një Kongresi Kombëtar.
Nismëtar do të bëhej Klubi “Bashkimi” i Manast irit. Më 14 nëntor 1908 do të hapej
Kongresi për Njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kërkesat për arsim kombëtar do të
zinin një vend të rëndësishëm në programin e tij.
Por ëndrra e rilindasve dhe intelektualëve për shkolla shqipe do të kufizohej
përmes një mori pengesash. Me mbylljen e këtij institucioni, idetë e atdhetarëve të shquar
iluministë për “gjithmësimjen shqipëtare” do të kërkonin edhe mjaft kohë për t’u bërë
realitet. Zgjedha pushtuese Osmane, edhe pse në agoni e krizë, vazhdoi të mbetej një
faktor pengues. Plus kësaj vonesa historike e zhvillimit të pavarur të vendit reflektonte
vështirësi të gjithanshme, ekonomike, politike, sociale, kulturore, arsimore, pedagogjike
etj.
KUVENDI KOMBËTAR I VLORËS DHE SHPALLJA E
PAVARËSISË
Kryengritjet shqiptare të viteve 1909-1911 i lëkundën shumë pozitat e osmanëve në
trevat shqiptare. Ato arritën kulmin në vitin 1912 kur shëndrohen në kryengritje të
përgjitshme. Në kohën kur u bë e qartë se sundimit osman në trevat shqiptare po i vinte
fundi, shtetet ballkanike të prira nga dëshira grabitqare për copëtimin e tokave shqiptare,
në maëveshje me njëra-tjetrën, lidhën aleancën ushtarake dhe në tetor të vitit 1912 i
shpallën luftë Turqisë.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor të vitit 1912, i hapi rrugë
organizimit të shkollës dhe arsimit shqip në kushtet e lirisë. Qeveria kombëtare e Vlorës
u përpoq të vendoste para së gjithash gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare të shtetit të ri
shqiptar. Ajo gjithashtu do t’i kushtonte vëmendje për aq sa e lejonin kushtet e kohës,
krijimit të një shkolle me përmbajtje kombëtare, demokratike, vendosjen e arsimit fillor
5 vjet në qytet dhe 6 vjet në fshat, hapjen e shkollave normale për përgatitjen e mësuesve
etj. E gjithë kjo veprimtari modeste gjeti shprehje te “Kanuni i përtashëm” i
Administratës civile të Shqipërisë” (1913) që natyrisht hodhi edhe bazat fillestare të
legjislacionit arsimor shqiptar.
Pavarësinë e Shqipërisë Fuqitë e Mëdha e njohën në Konferencën e Ambasadorëve
në Londër, më 29 korrik 1913. Kjo ishte një fitore historike për popullin shqiptar, por
njëkohësisht “ i dhanë goditje të rëndë procesit të bashkimit të shqiptarëve, deformuan
zhvillimin normal e të natyrshëm të shoqërisë shqiptare, e penguan at[ të zgjidhte
përfundimisht çështjen kombëtare.”5
Ideali i rilindasve shqiptar për bashkimin e katër
vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, jo vetëm që nuk u realizua, por jasht
4
H. Myzyri, “Shkolla e pare kombëtare shqipe ”. Tiranë 1981, f.25.Studime historike Nr 4 “Problemet e arsimit kombëtar
në punimet e Kongresit të Elbasanit” f.5
5
Prof.dr.Kristaq Prifti: Konsidrata etnike dhe historike rreth çështjes së bashkimit kombëtar të shqiptarëve,”Kosova”, nr.2,
Tiranë, 1996,fq.19
4
kufinjve të Shtetit të Pavarur Shqiptar mbetën 2/3 e popullsisë dhe reth 62% e teritorit
shqiptar.
SISTEMI I ARSIMIT KOMBËTAR PAS SHPALLJES SË
PAVARËSISË MË 1912
Kuvendi Kombëtar formoi Qeverinë e Pëkohshme, Qeverinë e Parë Kombëtare, të
kryesuar nga Ismail Qemali. Ministër i Arsimit në këtë Qeveri u zgjodh Luigj Gurakuqi.
Qeveria e Vlorës, krahasa punës për forcimin e shtetit të ri, pë ngritjen e adminsitratës
shtetërore, për hartimin e legjislacionit të ri sipas modeleve perëndimore, për njohjen e
saj në arenën ndërkombëtare, për sigurimin e kufijve shtetërorë etj., punoi për ngritjen e
sistemit të arsimit kombëtar. Programi arsimor i Qeverisës së Vlorës u përqëndrua në disa
drejtime. Në vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në shtetin shqiptar, në përdorimin
e detyruar të saj në administratë, në shkolla, në ushtri etj.
Ministria e Arsimit, që në dhjetor të vitit 1912 punoi në hapjen e shkollave
shtetërore shqiptare në zonat e juridiksionit të saj , në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Fier dhe
Lushnjë. Në fillim të dhjetorit hapet shkolla fillore shqipe në Vlorë, drejtor i së cilës ishte
Jani Minga. Në vitin shkollor 1912/1913 kjo shkollë kishte rreth 100 nxënës.
Po të njëjtin vit shkollor u hapën edhe disa shkolla të tjera në fshatrat rreth Vlorës.
si në Kaninë, Dukat, Smokthinë, Kudhës etj. Njëkohësisht, u hapën dy shkolla në
Elbasan, ndërsa nga një në: Berat, Lushnjë, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Durrës. I
pakënaqur me gjendjen në arsim, Luigj Gurakuqi, kah fundi i gushtit 1913, ndër tjare
deklaron: “Mjerisht edhe në këto nandë muajt e fundit nuk mundem me bamun sa lypsej
për çashtjen e arsimit. Gjendja e mjerë e Shqipnisë, që ndodhje e shkelunë, e qarkuar nga
të huajt nuk na premtoi ta mbronim si duhej detyrën tonë. Megjithëkëtë, duke pritun se
Shqipnija të lirohet e tanë, duhet të mundohemi e të përkujdesemi për atë pjesë m fatmirë
që ndodhet sot e lirë.”6
Në pragt të vitit shkollor 1913/14, Ministria e Arsimit zhvilloi veprimtari më të
gjerë dhe më aktive. Më 6 gusht 1913 Ministria e Arsimit, në organin zyrtar të qeverisë
“Përlindj’ e Shqypëniës”, bëri thirje të përgjitshme drejtuar popullit shqiptar për t’i
kushtuar kujdes të madh përhapjes së arsimit kombëtar, “për të tretur mjegullën e
errësirës së verbueshme, për të fituar dritën e shekullit ku ndodhen.”. Po më 6 gusht,
Ministria e Arsimit, meqenëse shumica e mësuesve nuk kishin përgatitje të nevojshme
profesionale mori vednim për hapjen e shkollave normale (kurseve pedagogjike) për
secilën prefekturë të juridiksionit të saj. Normalja Përgatiore e Elbasanit u rihap në fund
të shtatorit 1913. Drejtor i saj u emërua Aleksandër Xhuvani. Poashtu u hap edhe
Normalja Përgatitore e Beratit. Në fillimi të shtatorit Ministri i Arsimit, Luigj Gurakuqi,
emëroi katrë drejtorët e parë të drejtorive të arsimit në katrë prefekturaË Luk Lukaj në
Vlorë, Mustafa Kruja në Elbasan, Bedri bej Ipeku (Pejani) në Durrës dhe Sali Gjuk
Dukagjini në Berat.7
Në urdhërensën e Ministrisë së Arsimit, më 13 shtator 1913, thuhet:” Shkollat
fillore do të happen më 16 të vjeshtës së parë e do të jenë të detyrueshme për të gjithë
nxënësit e Shqipërisë.
6
Dr.Hajrulla Koliqi, Qeveria Provizore e Vlorës dhe arsimi kombëtar, “Shkëndija”, Prishtinë, nëntor 1992,fq.5
7
Përlindj’e Shqypnies,24.8.1913,fq.5
5
Shkollat e veçanta do të jenë të detyrueshme të verpojnë lirisht në qoftë se do t’u
shtrohen këtyre konditave(sharteve):
1. Të marrin leje zyrtare nga Qeveria.
2. Të përdorin gjuhën shqipe si gjuhë mësimi.
3. Të kenë programet, librat e diplomat e mësonjësvet të vështruara e të vërtetuara
nga Ministria e Arsimit.
4. T’u shtrohen në çdo pikëpamje të gjitha komunavet të shtetit. Shkollat tjera, të
çdo lloji që të jetë, nuk do ët mund të hapën në qoftëse drejtorët e tyre nuk do t’i
mbarojnë detyrat e kanunit.”8
Më 22 nëntor 1913 u shpall “ Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të
Shqipërisë”, i cili ishte akti më i lart me karakter kushtetues që sanksiononte ndarjen
administrative të Shqipërisë dhe rregullimin e organeve lokale me kompetenca të tyre.
Duke u mbështetur në këtë dokument, Miistrija e Arsimit në secilën prefekturë të
juridiksionit formoi drejtoritë e arsimit të cilave iu dha për detyrë që të organizonin
shkollat dhe arsimin në zonat e tyre.
Nëpërmjet drejtorive të arsimit, Ministria e Arsimit, mori hapa konkret për
zgjerimin e rrjetit të shkollave , për forcimin e karakterit shtetëror dhe të detyruar të tyre.
Vëmendje të veçantë iu kushtua hapjes së shkollave nëprë fshatra. U organizuan edhe
shkolla të mbrmjes për të riturit, vetëm e vetëm që të punohet në zhdukjen e
analfabetizmit.
Mësimi në shkolla fillore shqiptare ishte 3, 4 ose 5 vjet. Shkollat fillore në fshat
ishin 3 ose 4 vjeçare. Nëpër këto shkolla mësoheshin këto lëndë mësimore; Gjuhë shqipe,
Këndimi, Aritmetika, Kënga dhe Gjimnastika. Shkollat me 4 ose 5 vjet ishin në qytete
dhe quheshin shkolla qytetëse ose qendrore. Sipas planit mësimor të ktyre shkollave
mësoheshin ktëo lëndë: Gjuhë shqipe, Këndim, Aritmetikë, Gjeometri, Gjeografi, Histori,
Mësim sendesh, Mësime qytetnore, Frëngjisht, Kaligrafi, Vizatim, Gjimnastikë dhe
Këngëtim. Poashtu në plan ishte edhe mësimi i fesë.
Ministria e Arsimit problem më të madh e kishte mungesën e teksteve shkollore. Në
vitet e para të Pavarësisë përdorim të gjerë patën “ Alfabatari i gjuhës shqip” dhe
“Dituritë” e Sami Frashërit, “ Këndimet e para, të dyta dhe të treta...”, botar më 1912 në
Athinë, të cilat mendohet se i hartuan bashkërisht Luigj Gurakuqi dhe Dhionis Harito. U
përdorën edhe tekste tjera , hartuar nga Lumo Skendo, Lako, etj.
Duke folur për rëndësinë e 28 Nëntorit 1912 për arsimin kombltar, Aleksandër
Xhuvani vlerëson “ç’prej asaj dite historike nis edukata jonë komtare me anë të
shkollavet shqipe, tue ngrefë atëherë së parit në Vlorë tempulli i naltë i kulturës së
popullit, Ministrija e Arsimit Komtar e tue u-përdor atëherë se parit fjala arsim, për të
kallxue kuptimin e mësimit, të rritjes mendore e moralre të brezit të ri e gjithazi të kulturë
së popullit.”9
SISTEMI I ARSIMIT KOMBËTAR GJATË UDHËHEQJES SË
PRINC VIDIT
Në rrethana të ndërlikuara të jashtme dhe të brendshem, Qeveria e Vlorës dha
dorëheqje më 22 janara 1914. “Ismail Qemali dha dorëheqje, duke treguar dhembshurinë
8
Prof.dr.Alkes Luarasi: Akte juidike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri, Pjesa II, “Luarasi”, Tiranë,1999,
fq.18
9
Aleksandër Xhuvani: Randësia e ditës së 28 Nandorit për arsimin komtar dhe përparimin e tij rrokull 16 vjetëve,
“Përpjekja shqiptare” nr.3, Tiranë, dhjetor 1936, fq.135
6
më të madhe për krijesën e tijë të re, shtetin shqiptar dhe duke pasur besim se punët do të
shkonin edhe më mirë pas dorëheqjes së tij.”10
Më 7 mars 1914, sipas vendimit të Fuqive të Mëdha në Shqipëri erdhi Princ Vidi, i
cili dhjetë ditë më vonë formoi Qeverinë Shqiptare të kryesuar nga Turhan pashë Përmeti.
Ministër i Arsimit u emrëuar dr. Thoma Turtulli.
Qeveria e Turhan Pashës mori vendimin që gjuha turke të përdoret për një vit në
zyrat shqiptare, dëboi nga puna mësues të shqipes, inkurajoi shollat greke në Shqipëri etj.
Edhe kur ministër i Arsimit u emërua Petro Poga gjendja e arsimit nuk u përmirsua.
Madje, me protokollin e Korfuzit, të nënshkruar me 17 maj 1914 nga KNK dhe
përfaqësuesit e Vorioepirotëve, komunitetit ortodoks të Korçës dhe Gjirokastrës i njihet e
drejta të mësojnë në gjuhën greke, që gjuha shqipe të mësohet vetëm në tri klasta e para
të shkollës fillore, adminsitrata të jetë shqip dhe greqisht.
Kundër shkollave të huaja në Shqipëri reaguan intelektualët shqiptarë dhe shtypi i
kohës. Asokohe “Hylli i Dritës” shkroi:” Shqyptarët qi nuk lypin gjuhën shqipe për gjuhë
msimit e qi fmive t’vet u apin msimet e para n’gjuhë të hueja, janë tradhëtarë të kombit si
edhe ato Pushtete t’mdhae t’vogla t’Evropës e fuqi të veçanta, qi ndër shkolla fillestare
t’veta nuk e marrin gjuhën shqipe për gjuhë mësimi, si e lypë e sa e lypë pdagogjia e
interesa e Shqypnis, janë ballafaqe anmiqtë e Shqypnis. Nuk ka Shqypni pa gjuhë
shqipe.”11
Më 17 shtator ose 2 tetor 1914 Esat Pashë Toptani formoi Qeverinë e Perkohshme,
me seli në Durrës. Juridiksioni i saj shtrihej vetëm në Shqipërinë e Mesme. Pranë
Drejtorisë së Punëve të Mbrendshme Esat Pasha formoi Këshillin Arsimor, i cili u përpoq
për organizimin e arsimit në prefekturat: Durrës, Elbasan dhe Berta, por rezultatet ishin të
vogla.
Këshilli Arsimor hartoi “ “ Porgramën analitike të shkoll[s fillore dhe të mesme”,
botuar më 1915. Ky ishte dokumenti i parë për shkollën fillore dhe të mesme shqipe, me
tri e pesë klasë. Vend të veçantë në këtë program yënë lëndët: Gjuhë shqipe, Këndimi i
shpejtë, Spjegori përmendësh, Lidhja e frazave, Fjalët e reja, Gramatika, Diktimi, Analiza
dhe hartimi. Si gjuhë e huaj për dy klasë të fundit parashikohej frëngjishtja.
10
Dr. Aurela Anastasi: Institucionet politike dhe e drejta kushtetuese në Shqiprëi, “Luarasi”, Tiranë, 1998, fq.33-34
11
Sipa- Fletë nga historiku i shkollës sonë, fq. 60
7
ARSIMI DHE SHKOLLA SHQIPE GJATË LUFTËS SË PARË
BOTËRORE
Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria (Kosova dhe viste tjera shqiptare) u
pushtuna nga fuqitë e mëdha ndërluftuese: Shqipëria e Veriut dhe e Mesme u pushtua
nga austrohungarezët. Ata pushtuna Mitrovicën, Pejën, Gjakovën, Istogun, si dhe Plavën,
Gucinë, Tivarin, Ulqinin dhe viset tjera rreth tyre. Vlora, bregdeti i Jugut dhe prefektura e
Gjirokastrës u pushtuan nga italianët; Korça me rrethet e saj u pushtua nga Francezët.
Bullgarët pushtuan tetë rrethe të Kosovës: Kaçanikun, Gjilanin, Ferizajin, Prizrenin,
Rahovecin, Prishtinë, Podujevën dhe Lipjanin.
Gjithsesi me gjithë përpjekjet për arsye të ndryshme nuk u arrit të bëhej shumë në
këtë fushë. Përkundrazi, lindën faktorë të rinj që e spostuan disi realizimin e ëndrrës
rilindase. Ndërhyrja politike e Fuqive të Mëdha dhe vendimi tyre për copëtimin territorial
të Shqipërisë, përgjysmimi i trungut të saj etnik në favor të plotësimit të orekseve
nacionaliste e aneksioniste të shteteve fqinjë, përpos të tjerave paralizuan ritmet e
zhvillimit e të përhapjes së arsimit shqip dhe i hapën rrugë thellimit të analfabetizmit tek
shqiptarët.12
Në vitin 1920 përpjekjet u rritën edhe pse në rrethana jashtëzakonisht të vështira
deri edhe në situata të pushtimit te huaj. Në janarin e këtij viti do të thirrej Kongresi i
Lushnjes i cili do të miratonte “Statutin themeltar të shtetit shqiptar” në përmbajtjen e të
cilit ishte edhe krijimi i dikasterit të arsimit. Në frymën e tij do të zhvillohej Kongresi
Arsimor i Lushnjes, i cili mori vendime të rëndësishme për kombëtarizimin, laicizimin,
demokratizimin dhe njësimin e shkollës, hartimin e dokumentacionit shkollor etj.
Intelektualë shqiptarë, nëpërmjet Drejtorisë Arsimore të drejtuar nga Luigj Gurakuqi,
Mati Logoreci etj., punuan për hapjen në dy vite të mbi 60 shkollave shqipe të shpërndara
sidomos në fshatrat e vendit.
Deri në vitin 1920 në shkollat shqiptare ishin zbatuar sisteme të ndryshme shkollore
dhe në këto kushte njësimi në shkollë shtetërore dhe përgatitja e programeve përbënte një
problem që kërkonte zgjidhje. Në kuadrin e përpjekjeve për unifikimin e arsimit në
gushtin e vitit 1920 do të organizohej në Lushnje Kongresi arsimor ku do të merrnin
pjesë personalitete të njohura si Aleksandër Xhuvani, Gaspër Baltoja, Ahmet Gashi,
Thoma Papapano etj. Kongresi mori vendime për përdorimin e programeve të njëjta në të
gjitha shkollat e vendit si ato shtetërore dhe ato private, hartimin e teksteve në një gjuhë
të përbashkët letrare duke hedhur hapat e para drejt unifikimit të sistemit shkollor në
vend.
Një çështje mjaft e rëndësishme në këtë periudhë do të ishte ajo e shkëputjes së
shkollës nga feja duke e futur atë në rrugën e laicizimit. Rrahja e këtij problemi do të
ishte edhe objekti kryesor i diskutimeve në Kongresin e ri Arsimor, atë të vitit 1922 i
mbajtur në Tiranë më 22 korrik të këtij viti. Në vendimet e tij do të sanksionohej krijimi i
shkollës laike duke zbatuar njëheri edhe vendimin e marrë në Kongresin e Lushnjes për
ndarjen e shkollës nga feja. Këto përpjekje do të hasnin në kundërshtimin e forcave
konservatore sidomos të klerit të lartë të besimeve të ndryshme. Pavarësisht pengesave
procesi i zhvillimit të shkollës shtetërore kombëtare me përmbajtje laike erdhi duke u
forcuar. Në vitin 1923 do të rritej edhe numri i shkollave fillore si dhe i disa shkollave të
mesme. Përveç Normales së Elbasanit dhe Liceut të Korçës do të çelen gjimnazi i
Shkodrës dhe Liceu i Gjirokastrës.
12
Histori e Shqipërisë, Vëll, III, Tiranë 1984, f. 188-189
8
ARSIMI I SHQIPTARËVE NË KOSOVË DHE NË TREVAT TJERA
SHQIPTARE.
Trevat shqiptare jashtë Shqipërsië së 1913 u pushtuan nga Bullgaria dhe Austro-
Hungaria. Zona e pushtuar nga bullgarët ( Kaçaniku, Gjilani, Ferizaji, Prizreni, Rahoveci,
Prishtina, Podujeva dhe Lipjani) i jepet “ Bullgarisë së Bashkuar”. Bullgarët i mbyllën
shkollat serbe, pastaj edhe ato turke. Edhe arsimi shqipp ishte në gjendje të rëndë.
Ekzistonin vetëm disa shkolla katolike, në Prishtinëm Ferizaj, Prizren, Zym etj., që ishin
nën përkujdesjen e Austro-Hungarisë. U hapën shkolla popullore bullgare, ndërsa në
Pirshtinë hapet progjimnazi popullor bullgar.
Në zonën e pushtuar nga austro-hungarezët ( Mitorvicë, Pejë, Gjakovë, Istog dhe
viset rreth tyre), si hde në trevat shqiptare në Mal të Zi, gjendja politike dhe arsimore e
shqiptarëve ishte shumë më e favorshme. Gjatë periudhës 1900-1918 Vjena e ndihmoi
veprimtarinë fetare, arsimore e kulutrore të shqiptarëve dhe këtyre trevave tjera, jo
“vetëm për shakqe pedagogjike, por edhe për ato politike”13
, siç shkruante konsulli
austro-hungarez në Shkodër, Ippen.
Shkolla e parë shqipe në Gjakovë u hap me përpjekjen e Bajram Currit para se të
hynin trupat austro-hungareze në qytet, në fund të vitit 1915. Po në Gjakovë u hap edhe
një shkollë tjetër për djem e një për vajza.
Në Pejë u hapën tri shkolla shqipe për djem dhe një për vajza. Aty vijuan mësimet
rreth 700 nxënës.Gjithashtu, edhe në qendrën shkollore të Mitrovicës mësimin e vijuana
776 nëxnës me përkatësi të ndryshme kombëtare dhe fetare. Shkolla shqipe happen edhe
në fshatra të tjera të Kosovës, pro edhe në Mal të Zi (Ulqin, Ljare, Hot, etj.)
Në këto shkolla u përdorën e tekstet e botuara në Vjenë me planet dhe programet
mësimore të Drejtorisë së përgjitshme të Arsimit në Shkodër. Mësuesit kryesisht ishin
vendas, pro edhe nga hapsira tjera (Zara, Shqipëria). Për ngritjen profesionale disa
mësues kosovarë vijuan mësimet në Normalen e Elbasanit dhe në ate të Beratit, u
organizuan edhe kurse pedagogjike në Mitrovicë, Pejë dhe Prizren. Mungesa e teskeve
shqipe dhe mjeteve mësimore në shkollat e Kosovës ishte e madhe. Kështu, drejtoria e
shkollës fillore në Mitrovicë “kërkonte nga drejtoria e arsimit ne Shkodër gramatika,
këndime, histori Shqipërie, dhe shkronja, fjalor shqyp-shqyp etj., duke shpjeguar “se
librat që po navijnë prej Vjenës s’janë kah na vlejnë për mësimet tona… pse nuk kanë
dëftime teorike e rregulla të nevojshme për nxënësit”. Drejtoria kërkonte, gjithashtu, edhe
portrete të Skënderbeut dhe të atdhetarëve të tjerë si dhe regjistra, dëftesa, diploma.”14
Ndonëse shkollat dhe arsimi shqip gjatë Luftës së Parë Botërore ishin nën drejtimin
e administratës ushtarake austro-hungareze, është fakt se për herë të parë në atë kohë
hapet numër aq i madh shkollash në këto treva shqiptare jashtë Shqipërisë. Gjithashtu,
shkollat dhe arsimi shqip në këto treva , gjatë viteve 1915-1918, ishin pjesë integrale e
sitemit arsimor në gjuhën shqipe, i cili për herë të parë u ngrit dhe u shtri në një hapsirë
aq të gjerë të Shqipërisë etnike.
“Kur flasim për shkolla shqipe, duhet të marrim vesh vetëm ato, ku mësohet
shqipja, po ma tepër ato ku mësimi të jetë gjithshqiptar, si në forma ashtu edhe në shpirt,
13
Dr.Shefqet Pllana: Dokumente arkivore të Vjenës mbi alfabetin dhe arimin shqiptar (1898-1905),”Vjetar” nr.X-XI, Arkivi i
Kosovës, Pirshtinë, 1979, fq.452
14
Historia e arsimit shqiptar I, fq. 285
9
ku të jipet një mësim që të rrjedhë nga zakonet tona e t’i përgjigjet nevojave të kombit
tonë si të lëndëshme si të pa lëndëshme”. (Luigj Gurakuqi)
PËRFUNDIMI
Historikisht, zhvillimi i edukatës dhe arsimit, nga lashtësia dhe deri në ditët tona,
është trajtuar si një çështje prioritare. Pa dyshim, veprimtaria mësimore-edukative, ka
qenë dhe mbetet, ndër elementët e pazëvendësueshëm të komunikimit midis njerëzve dhe
të emancipimit të çdo shoqërie. Arsimi i shërben kombit, prandaj çdo progres në këtë
10
fushë është i mirëpritur. Për shkollën dhe arsimin shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore,
ishte e rëndësishme sepse vihej me në një traditë të krijuar historikisht. Pjesë e saj ishin
përpjekjet për zhvillimin e shkrimit dhe shkollës shqipe, që e kishin shndërruar në një
mjet të fuqishëm të zgjimit kombëtar. Në strategjinë afatgjatë të zhvillimit kombëtar të
Rilindasve të shquar, do të hidhen ide dhe përvijohen linjat e para, të një platforme për
krijimin e “gjithmësimores”, të parashtruara në veprën enciklopedike të eruditit Sami
Frashëri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”.
LITERATURA
1. Arsimi në Shqipëri – Dosje kombëtare”, Tiranë 1997, Shtëpia Botuese De Rada
2. S.Frashëri “ Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet”
3. Histori e Shqipërsië, Vëll. II, Tiranë 1984,
4. Msc. Çlirim Dur. Arsimi i Lartë në Shqipëri. Punim doktorature
11
5. H. Myzyri, “Shkolla e pare kombëtare shqipe ”. Tiranë 1981, f.25.Studime
historike Nr 4 “Problemet e arsimit kombëtar në punimet e Kongresit të Elbasanit”
6. Prof.dr.Kristaq Prifti: Konsidrata etnike dhe historike rreth çështjes së bashkimit
kombëtar të shqiptarëve,”Kosova”, nr.2, Tiranë, 1996
7. Dr.Hajrulla Koliqi, Qeveria Provizore e Vlorës dhe arsimi kombëtar,
“Shkëndija”, Prishtinë, nëntor 1992
8. Përlindj’e Shqypnies,24.8.1913
12

Contenu connexe

Tendances

Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiMatilda Gremi
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreAlush Kryeziu
 
Projekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiProjekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiMarinela Abedini
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeciornela rama
 
Papunesia
PapunesiaPapunesia
PapunesiaMaja
 
Gruaja shqiptare
Gruaja shqiptareGruaja shqiptare
Gruaja shqiptareArlinda
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Luan Hykaj
 
Iluzionet dhe halucinacionet
Iluzionet dhe halucinacionetIluzionet dhe halucinacionet
Iluzionet dhe halucinacionetrona_mikullovcii
 
Zhvillimi profesional i mesimdhenesve
Zhvillimi profesional i mesimdhenesveZhvillimi profesional i mesimdhenesve
Zhvillimi profesional i mesimdhenesveVullnet Gacaferri
 
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne bePunim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne beJasir Z
 
Nocioni i statistikes
Nocioni i statistikesNocioni i statistikes
Nocioni i statistikesMenaxherat
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
Edukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencatEdukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencatENKELEDA SINJARI
 

Tendances (20)

Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
 
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimoreArti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
Arti i të komunikuarit me nxënës gjatë orës mësimore
 
mitoza dhe mejoza.pptx
mitoza dhe mejoza.pptxmitoza dhe mejoza.pptx
mitoza dhe mejoza.pptx
 
Projekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - ElektricitetiProjekt Fizik - Elektriciteti
Projekt Fizik - Elektriciteti
 
lasgush poradeci
lasgush poradecilasgush poradeci
lasgush poradeci
 
Normat juridike
Normat juridikeNormat juridike
Normat juridike
 
Papunesia
PapunesiaPapunesia
Papunesia
 
Gruaja shqiptare
Gruaja shqiptareGruaja shqiptare
Gruaja shqiptare
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
çEku
çEku çEku
çEku
 
Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10Libër mësuesi-fizika-10
Libër mësuesi-fizika-10
 
Shqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKBShqiperia ne OKB
Shqiperia ne OKB
 
Mesimi Bashkekohor
Mesimi  BashkekohorMesimi  Bashkekohor
Mesimi Bashkekohor
 
Iluzionet dhe halucinacionet
Iluzionet dhe halucinacionetIluzionet dhe halucinacionet
Iluzionet dhe halucinacionet
 
Zhvillimi profesional i mesimdhenesve
Zhvillimi profesional i mesimdhenesveZhvillimi profesional i mesimdhenesve
Zhvillimi profesional i mesimdhenesve
 
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne bePunim seminarik sistemi udheheqes ne be
Punim seminarik sistemi udheheqes ne be
 
Nocioni i statistikes
Nocioni i statistikesNocioni i statistikes
Nocioni i statistikes
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
Holokaust
HolokaustHolokaust
Holokaust
 
Edukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencatEdukimi me baze kompetencat
Edukimi me baze kompetencat
 

Similaire à Punim seminarik-2

Arsimi ne kosove
Arsimi ne kosoveArsimi ne kosove
Arsimi ne kosoveEMRI5
 
7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesiterjoni123
 
Monografia Pjesa 1
Monografia Pjesa 1Monografia Pjesa 1
Monografia Pjesa 1fidani123
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxAleksandrosHodo
 
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neArsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neAmanda Ravolli
 
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historiMaggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historilira kuca
 
21 shkurt 2022.pptx
21 shkurt 2022.pptx21 shkurt 2022.pptx
21 shkurt 2022.pptxletapoda1
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITMarjan DODAJ
 
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSadiona Abazaj
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetAlbi Muca
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarENKELEDA SINJARI
 
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeMerkur Sinani
 
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipePunim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipeZekirja Latifi
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareOlsi Sita
 
Tik projekt
Tik projektTik projekt
Tik projektMirsad
 
Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Fatos Tarifa
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 

Similaire à Punim seminarik-2 (20)

Arsimi ne kosove
Arsimi ne kosoveArsimi ne kosove
Arsimi ne kosove
 
7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit
 
Arsimi ne kohen e komunizmit
Arsimi ne kohen e komunizmitArsimi ne kohen e komunizmit
Arsimi ne kohen e komunizmit
 
Kongresi i manastirit
Kongresi i manastiritKongresi i manastirit
Kongresi i manastirit
 
Monografia Pjesa 1
Monografia Pjesa 1Monografia Pjesa 1
Monografia Pjesa 1
 
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptxProjekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
Projekt Historie 2023 Shkolla "Lango".pptx
 
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neArsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
 
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historiMaggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
 
21 shkurt 2022.pptx
21 shkurt 2022.pptx21 shkurt 2022.pptx
21 shkurt 2022.pptx
 
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINITBOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
BOTOHET KOLONA E VEPRAVE TË AT ZEF VALENTINIT
 
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJSi do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
Si do të ndryshoje gjuha shqipe… by SADIONA ABAZAJ
 
Letersi
LetersiLetersi
Letersi
 
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehetSami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
Sami frashri shqipriaqkaqenqeshteqdotebehet
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptar
 
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushkeRilindasit kombetare qe luftuan me pushke
Rilindasit kombetare qe luftuan me pushke
 
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipePunim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
 
Rilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare ShqiptareRilindja Kombetare Shqiptare
Rilindja Kombetare Shqiptare
 
Tik projekt
Tik projektTik projekt
Tik projekt
 
Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1Academe 2012 Vol 1 No 1
Academe 2012 Vol 1 No 1
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 

Plus de Ramiz Ilazi

Figurat simetriko qendrore ramiz_iljazi
Figurat simetriko qendrore ramiz_iljaziFigurat simetriko qendrore ramiz_iljazi
Figurat simetriko qendrore ramiz_iljaziRamiz Ilazi
 
Thyesat te shenuarit_dhe_leximi
Thyesat te shenuarit_dhe_leximiThyesat te shenuarit_dhe_leximi
Thyesat te shenuarit_dhe_leximiRamiz Ilazi
 
Kuizi 2014 per 7 mars
Kuizi 2014 per 7 marsKuizi 2014 per 7 mars
Kuizi 2014 per 7 marsRamiz Ilazi
 
Testi i arritshmerise 2014
Testi i arritshmerise 2014Testi i arritshmerise 2014
Testi i arritshmerise 2014Ramiz Ilazi
 
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshave
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshaveIndicet e ngjajshmërisë të trekëndëshave
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshaveRamiz Ilazi
 
45 katrori dhe rrënja katrore
45 katrori dhe rrënja katrore45 katrori dhe rrënja katrore
45 katrori dhe rrënja katroreRamiz Ilazi
 
Diagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshitDiagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshitRamiz Ilazi
 
Bukurite e matematikes
Bukurite e matematikesBukurite e matematikes
Bukurite e matematikesRamiz Ilazi
 

Plus de Ramiz Ilazi (9)

Figurat simetriko qendrore ramiz_iljazi
Figurat simetriko qendrore ramiz_iljaziFigurat simetriko qendrore ramiz_iljazi
Figurat simetriko qendrore ramiz_iljazi
 
Thyesat te shenuarit_dhe_leximi
Thyesat te shenuarit_dhe_leximiThyesat te shenuarit_dhe_leximi
Thyesat te shenuarit_dhe_leximi
 
Kuizi 2014 per 7 mars
Kuizi 2014 per 7 marsKuizi 2014 per 7 mars
Kuizi 2014 per 7 mars
 
Testi i arritshmerise 2014
Testi i arritshmerise 2014Testi i arritshmerise 2014
Testi i arritshmerise 2014
 
Kuizi thyesat
Kuizi thyesatKuizi thyesat
Kuizi thyesat
 
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshave
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshaveIndicet e ngjajshmërisë të trekëndëshave
Indicet e ngjajshmërisë të trekëndëshave
 
45 katrori dhe rrënja katrore
45 katrori dhe rrënja katrore45 katrori dhe rrënja katrore
45 katrori dhe rrënja katrore
 
Diagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshitDiagonalet e shumekendeshit
Diagonalet e shumekendeshit
 
Bukurite e matematikes
Bukurite e matematikesBukurite e matematikes
Bukurite e matematikes
 

Punim seminarik-2

  • 2. Përmbajtja 1. Hyrja……………………………………………………………………………….....3 2. Kuvendi kombëtar i Vlorës dhe shpallja e pavarësisë…………………………..4 3. Sistemi i arsimit kombëtar pas shpalljes së pavarsisë më 1912……………….5 4. Sistemi i arsimit kombëtar gjatë udhëheqjes së Princ Vidit ……………………6 5. Arsimi dhe shkolla shqipe gjatë luftës së parë botërore………………………..8 6. Arsimi i shqiptarëve në Kosovë dhe në trevat tjera shqiptare………………….9 7. Përfundimi………………………………………………………………………….11 8. Literatura……………………………………………………………………………12 2
  • 3. HYRJE Historikisht zhvillimi i edukatës dhe arsimit që nga lashtësia dhe deri në ditët tona ka qenë në vijimësi një problem jetik. Përpjekjet dhe vizioni për ndryshime janë ushqyer, frymëzuar dhe mbështetur në traditën arsimdashëse të popullit dhe në jetën dhe veprën e bijve më të shquar që e bënë arsimin pishtar për liri, dituri dhe progres. Studimet krahasuese dhe të dhënat arkeologjike dëshmojnë se kulturën e lashtë ilire, dora dorës arrit i në nivele të larta zhvillimi të kulturës qytetare që u shoqërua ndërkohë edhe me ngritjen e institucioneve të kultit, teatrove, stadiumeve ku edhe kryheshin veprimtari kulturore, edukative dhe arsimore. Pushtuesi osmanë do të ndiqnin një politikë shkombëtarizuese dhe asimiluese që ushtroi një trysni të fortë negative duke sjellë një prapambetje të përgjithshme ekonomike, kulturore dhe arsimore. Megjithëse në kushte të vështira intelektualë nga kleri katolik mundësuan hapjen e disa shkollave fillore në gjuhën shqipe si në Kurbin të Krujës (1632), në Pedhanë dhe Blinisht të Zadrimës (1639). Një hov do të merrte në shek. XVII-XVIII ndërtimi i shkollave të mesme islamike ku jepeshin përveç fesë islame edhe disa njohuri të thjeshta shkencore si dhe hapja e shkollave të klerit ortodoks në gjuhën greke që jepnin një shkollim të nivelit mesatar, për të kulmuar me Akademinë e Re të Voskopojës (1750) e cila shumë shpejt do të shndërrohej në një qendër e përmasave europiane për zhvillimin e kulturës dhe mendimit didaktik1 . Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) hartoi një program për njohjen e gjuhës dhe të shkollës shqipe. Në këtë periudhë u arrit përcaktimi i një alfabeti të përbashkët, u botua “Abetarja e gjuhës shqipe” dhe më vonë edhe tekste të tjera shkollore. Në strategjitë afatgjata të zhvillimit të arsimimit kombëtar të rilindasve të shquar është hedhur ideja, dhe deri-diku, është përpiluar platforma për krijimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Më qartë këtë plat formë e trajtoi intelektuali erudit Sami Frashëri, në veprën e tij enciklopedike “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, që ishte mes të tjerash, në vetvete një sintezë e gjithë mendimit intelektual pedagogjik rilindas2 . Ajo mund të konsiderohet si platforma e parë shkencore për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe, ku shtron si domosdoshmëri krijimin e “gjithmësimores”, (universitetit) në kryeqytetin e ardhshëm të Shqipërisë së lirë. Në saje të përpjekjeve të vazhdueshme intelektualët patriotë shqiptarë edhe pse në kushte shumë të vështira pushtimi, mundën ta ruanin, përhapnin e propagandonin shkollën dhe arsimin shqip. Shprehje e këtyre përpjekjeve ishte çelja e shkollës së parë Shqipe Kombëtare dhe Laike në Korçë, në vitin 18873 . Në fondin e madh të arsimit shqip, kjo shkollë do të mbetet një ngjarje me dimensione historike të veçanta. Për vlerat e saj arsimore e kulturore meritë kanë intelektualët Pandeli Sotiri,Petro Nini Luarasi, 1 “Arsimi në Shqipëri – Dosje kombëtare”, Tiranë 1997, Shtëpia Botuese De Rada, f. 21 2 S.Frashëri “ Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet”, f.91 3 Histori e Shqipërsië, Vëll. II, Tiranë 1984, f.314 3
  • 4. Sotir Peci etj. Ata u bënë jo vetëm edukatorët e mësimdhënës, por mundën të formulonin edhe programe afatgjata zhvillimi për shkollën dhe arsimin shqip4 . Vitet 1908-1912 do të përfaqësonin një periudhë ngrit jeje të veprimtarisë për arsimin kombëtar. Të mbështetur nga populli pas fitores së Revolucionit të Turqve të Rinj, Rilindasit i shtuan përpjekjet për zhvillimin arsimor e kulturor të popullit duke krijuar klube e shoqëri patriotike, çelur shkolla e botuar gazeta e libra në gjuhën shqipe. Në këto kushte do të delte gjithnjë e më tepër në pah nevoja e organizimit më të mirë të kësaj lëvizjeje, rrethet patriotike do të vendosin thirrjen e një Kongresi Kombëtar. Nismëtar do të bëhej Klubi “Bashkimi” i Manast irit. Më 14 nëntor 1908 do të hapej Kongresi për Njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kërkesat për arsim kombëtar do të zinin një vend të rëndësishëm në programin e tij. Por ëndrra e rilindasve dhe intelektualëve për shkolla shqipe do të kufizohej përmes një mori pengesash. Me mbylljen e këtij institucioni, idetë e atdhetarëve të shquar iluministë për “gjithmësimjen shqipëtare” do të kërkonin edhe mjaft kohë për t’u bërë realitet. Zgjedha pushtuese Osmane, edhe pse në agoni e krizë, vazhdoi të mbetej një faktor pengues. Plus kësaj vonesa historike e zhvillimit të pavarur të vendit reflektonte vështirësi të gjithanshme, ekonomike, politike, sociale, kulturore, arsimore, pedagogjike etj. KUVENDI KOMBËTAR I VLORËS DHE SHPALLJA E PAVARËSISË Kryengritjet shqiptare të viteve 1909-1911 i lëkundën shumë pozitat e osmanëve në trevat shqiptare. Ato arritën kulmin në vitin 1912 kur shëndrohen në kryengritje të përgjitshme. Në kohën kur u bë e qartë se sundimit osman në trevat shqiptare po i vinte fundi, shtetet ballkanike të prira nga dëshira grabitqare për copëtimin e tokave shqiptare, në maëveshje me njëra-tjetrën, lidhën aleancën ushtarake dhe në tetor të vitit 1912 i shpallën luftë Turqisë. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor të vitit 1912, i hapi rrugë organizimit të shkollës dhe arsimit shqip në kushtet e lirisë. Qeveria kombëtare e Vlorës u përpoq të vendoste para së gjithash gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare të shtetit të ri shqiptar. Ajo gjithashtu do t’i kushtonte vëmendje për aq sa e lejonin kushtet e kohës, krijimit të një shkolle me përmbajtje kombëtare, demokratike, vendosjen e arsimit fillor 5 vjet në qytet dhe 6 vjet në fshat, hapjen e shkollave normale për përgatitjen e mësuesve etj. E gjithë kjo veprimtari modeste gjeti shprehje te “Kanuni i përtashëm” i Administratës civile të Shqipërisë” (1913) që natyrisht hodhi edhe bazat fillestare të legjislacionit arsimor shqiptar. Pavarësinë e Shqipërisë Fuqitë e Mëdha e njohën në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, më 29 korrik 1913. Kjo ishte një fitore historike për popullin shqiptar, por njëkohësisht “ i dhanë goditje të rëndë procesit të bashkimit të shqiptarëve, deformuan zhvillimin normal e të natyrshëm të shoqërisë shqiptare, e penguan at[ të zgjidhte përfundimisht çështjen kombëtare.”5 Ideali i rilindasve shqiptar për bashkimin e katër vilajeteve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar, jo vetëm që nuk u realizua, por jasht 4 H. Myzyri, “Shkolla e pare kombëtare shqipe ”. Tiranë 1981, f.25.Studime historike Nr 4 “Problemet e arsimit kombëtar në punimet e Kongresit të Elbasanit” f.5 5 Prof.dr.Kristaq Prifti: Konsidrata etnike dhe historike rreth çështjes së bashkimit kombëtar të shqiptarëve,”Kosova”, nr.2, Tiranë, 1996,fq.19 4
  • 5. kufinjve të Shtetit të Pavarur Shqiptar mbetën 2/3 e popullsisë dhe reth 62% e teritorit shqiptar. SISTEMI I ARSIMIT KOMBËTAR PAS SHPALLJES SË PAVARËSISË MË 1912 Kuvendi Kombëtar formoi Qeverinë e Pëkohshme, Qeverinë e Parë Kombëtare, të kryesuar nga Ismail Qemali. Ministër i Arsimit në këtë Qeveri u zgjodh Luigj Gurakuqi. Qeveria e Vlorës, krahasa punës për forcimin e shtetit të ri, pë ngritjen e adminsitratës shtetërore, për hartimin e legjislacionit të ri sipas modeleve perëndimore, për njohjen e saj në arenën ndërkombëtare, për sigurimin e kufijve shtetërorë etj., punoi për ngritjen e sistemit të arsimit kombëtar. Programi arsimor i Qeverisës së Vlorës u përqëndrua në disa drejtime. Në vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në shtetin shqiptar, në përdorimin e detyruar të saj në administratë, në shkolla, në ushtri etj. Ministria e Arsimit, që në dhjetor të vitit 1912 punoi në hapjen e shkollave shtetërore shqiptare në zonat e juridiksionit të saj , në Vlorë, Gjirokastër, Berat, Fier dhe Lushnjë. Në fillim të dhjetorit hapet shkolla fillore shqipe në Vlorë, drejtor i së cilës ishte Jani Minga. Në vitin shkollor 1912/1913 kjo shkollë kishte rreth 100 nxënës. Po të njëjtin vit shkollor u hapën edhe disa shkolla të tjera në fshatrat rreth Vlorës. si në Kaninë, Dukat, Smokthinë, Kudhës etj. Njëkohësisht, u hapën dy shkolla në Elbasan, ndërsa nga një në: Berat, Lushnjë, Kavajë, Shijak, Krujë dhe Durrës. I pakënaqur me gjendjen në arsim, Luigj Gurakuqi, kah fundi i gushtit 1913, ndër tjare deklaron: “Mjerisht edhe në këto nandë muajt e fundit nuk mundem me bamun sa lypsej për çashtjen e arsimit. Gjendja e mjerë e Shqipnisë, që ndodhje e shkelunë, e qarkuar nga të huajt nuk na premtoi ta mbronim si duhej detyrën tonë. Megjithëkëtë, duke pritun se Shqipnija të lirohet e tanë, duhet të mundohemi e të përkujdesemi për atë pjesë m fatmirë që ndodhet sot e lirë.”6 Në pragt të vitit shkollor 1913/14, Ministria e Arsimit zhvilloi veprimtari më të gjerë dhe më aktive. Më 6 gusht 1913 Ministria e Arsimit, në organin zyrtar të qeverisë “Përlindj’ e Shqypëniës”, bëri thirje të përgjitshme drejtuar popullit shqiptar për t’i kushtuar kujdes të madh përhapjes së arsimit kombëtar, “për të tretur mjegullën e errësirës së verbueshme, për të fituar dritën e shekullit ku ndodhen.”. Po më 6 gusht, Ministria e Arsimit, meqenëse shumica e mësuesve nuk kishin përgatitje të nevojshme profesionale mori vednim për hapjen e shkollave normale (kurseve pedagogjike) për secilën prefekturë të juridiksionit të saj. Normalja Përgatiore e Elbasanit u rihap në fund të shtatorit 1913. Drejtor i saj u emërua Aleksandër Xhuvani. Poashtu u hap edhe Normalja Përgatitore e Beratit. Në fillimi të shtatorit Ministri i Arsimit, Luigj Gurakuqi, emëroi katrë drejtorët e parë të drejtorive të arsimit në katrë prefekturaË Luk Lukaj në Vlorë, Mustafa Kruja në Elbasan, Bedri bej Ipeku (Pejani) në Durrës dhe Sali Gjuk Dukagjini në Berat.7 Në urdhërensën e Ministrisë së Arsimit, më 13 shtator 1913, thuhet:” Shkollat fillore do të happen më 16 të vjeshtës së parë e do të jenë të detyrueshme për të gjithë nxënësit e Shqipërisë. 6 Dr.Hajrulla Koliqi, Qeveria Provizore e Vlorës dhe arsimi kombëtar, “Shkëndija”, Prishtinë, nëntor 1992,fq.5 7 Përlindj’e Shqypnies,24.8.1913,fq.5 5
  • 6. Shkollat e veçanta do të jenë të detyrueshme të verpojnë lirisht në qoftë se do t’u shtrohen këtyre konditave(sharteve): 1. Të marrin leje zyrtare nga Qeveria. 2. Të përdorin gjuhën shqipe si gjuhë mësimi. 3. Të kenë programet, librat e diplomat e mësonjësvet të vështruara e të vërtetuara nga Ministria e Arsimit. 4. T’u shtrohen në çdo pikëpamje të gjitha komunavet të shtetit. Shkollat tjera, të çdo lloji që të jetë, nuk do ët mund të hapën në qoftëse drejtorët e tyre nuk do t’i mbarojnë detyrat e kanunit.”8 Më 22 nëntor 1913 u shpall “ Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë”, i cili ishte akti më i lart me karakter kushtetues që sanksiononte ndarjen administrative të Shqipërisë dhe rregullimin e organeve lokale me kompetenca të tyre. Duke u mbështetur në këtë dokument, Miistrija e Arsimit në secilën prefekturë të juridiksionit formoi drejtoritë e arsimit të cilave iu dha për detyrë që të organizonin shkollat dhe arsimin në zonat e tyre. Nëpërmjet drejtorive të arsimit, Ministria e Arsimit, mori hapa konkret për zgjerimin e rrjetit të shkollave , për forcimin e karakterit shtetëror dhe të detyruar të tyre. Vëmendje të veçantë iu kushtua hapjes së shkollave nëprë fshatra. U organizuan edhe shkolla të mbrmjes për të riturit, vetëm e vetëm që të punohet në zhdukjen e analfabetizmit. Mësimi në shkolla fillore shqiptare ishte 3, 4 ose 5 vjet. Shkollat fillore në fshat ishin 3 ose 4 vjeçare. Nëpër këto shkolla mësoheshin këto lëndë mësimore; Gjuhë shqipe, Këndimi, Aritmetika, Kënga dhe Gjimnastika. Shkollat me 4 ose 5 vjet ishin në qytete dhe quheshin shkolla qytetëse ose qendrore. Sipas planit mësimor të ktyre shkollave mësoheshin ktëo lëndë: Gjuhë shqipe, Këndim, Aritmetikë, Gjeometri, Gjeografi, Histori, Mësim sendesh, Mësime qytetnore, Frëngjisht, Kaligrafi, Vizatim, Gjimnastikë dhe Këngëtim. Poashtu në plan ishte edhe mësimi i fesë. Ministria e Arsimit problem më të madh e kishte mungesën e teksteve shkollore. Në vitet e para të Pavarësisë përdorim të gjerë patën “ Alfabatari i gjuhës shqip” dhe “Dituritë” e Sami Frashërit, “ Këndimet e para, të dyta dhe të treta...”, botar më 1912 në Athinë, të cilat mendohet se i hartuan bashkërisht Luigj Gurakuqi dhe Dhionis Harito. U përdorën edhe tekste tjera , hartuar nga Lumo Skendo, Lako, etj. Duke folur për rëndësinë e 28 Nëntorit 1912 për arsimin kombltar, Aleksandër Xhuvani vlerëson “ç’prej asaj dite historike nis edukata jonë komtare me anë të shkollavet shqipe, tue ngrefë atëherë së parit në Vlorë tempulli i naltë i kulturës së popullit, Ministrija e Arsimit Komtar e tue u-përdor atëherë se parit fjala arsim, për të kallxue kuptimin e mësimit, të rritjes mendore e moralre të brezit të ri e gjithazi të kulturë së popullit.”9 SISTEMI I ARSIMIT KOMBËTAR GJATË UDHËHEQJES SË PRINC VIDIT Në rrethana të ndërlikuara të jashtme dhe të brendshem, Qeveria e Vlorës dha dorëheqje më 22 janara 1914. “Ismail Qemali dha dorëheqje, duke treguar dhembshurinë 8 Prof.dr.Alkes Luarasi: Akte juidike për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri, Pjesa II, “Luarasi”, Tiranë,1999, fq.18 9 Aleksandër Xhuvani: Randësia e ditës së 28 Nandorit për arsimin komtar dhe përparimin e tij rrokull 16 vjetëve, “Përpjekja shqiptare” nr.3, Tiranë, dhjetor 1936, fq.135 6
  • 7. më të madhe për krijesën e tijë të re, shtetin shqiptar dhe duke pasur besim se punët do të shkonin edhe më mirë pas dorëheqjes së tij.”10 Më 7 mars 1914, sipas vendimit të Fuqive të Mëdha në Shqipëri erdhi Princ Vidi, i cili dhjetë ditë më vonë formoi Qeverinë Shqiptare të kryesuar nga Turhan pashë Përmeti. Ministër i Arsimit u emrëuar dr. Thoma Turtulli. Qeveria e Turhan Pashës mori vendimin që gjuha turke të përdoret për një vit në zyrat shqiptare, dëboi nga puna mësues të shqipes, inkurajoi shollat greke në Shqipëri etj. Edhe kur ministër i Arsimit u emërua Petro Poga gjendja e arsimit nuk u përmirsua. Madje, me protokollin e Korfuzit, të nënshkruar me 17 maj 1914 nga KNK dhe përfaqësuesit e Vorioepirotëve, komunitetit ortodoks të Korçës dhe Gjirokastrës i njihet e drejta të mësojnë në gjuhën greke, që gjuha shqipe të mësohet vetëm në tri klasta e para të shkollës fillore, adminsitrata të jetë shqip dhe greqisht. Kundër shkollave të huaja në Shqipëri reaguan intelektualët shqiptarë dhe shtypi i kohës. Asokohe “Hylli i Dritës” shkroi:” Shqyptarët qi nuk lypin gjuhën shqipe për gjuhë msimit e qi fmive t’vet u apin msimet e para n’gjuhë të hueja, janë tradhëtarë të kombit si edhe ato Pushtete t’mdhae t’vogla t’Evropës e fuqi të veçanta, qi ndër shkolla fillestare t’veta nuk e marrin gjuhën shqipe për gjuhë mësimi, si e lypë e sa e lypë pdagogjia e interesa e Shqypnis, janë ballafaqe anmiqtë e Shqypnis. Nuk ka Shqypni pa gjuhë shqipe.”11 Më 17 shtator ose 2 tetor 1914 Esat Pashë Toptani formoi Qeverinë e Perkohshme, me seli në Durrës. Juridiksioni i saj shtrihej vetëm në Shqipërinë e Mesme. Pranë Drejtorisë së Punëve të Mbrendshme Esat Pasha formoi Këshillin Arsimor, i cili u përpoq për organizimin e arsimit në prefekturat: Durrës, Elbasan dhe Berta, por rezultatet ishin të vogla. Këshilli Arsimor hartoi “ “ Porgramën analitike të shkoll[s fillore dhe të mesme”, botuar më 1915. Ky ishte dokumenti i parë për shkollën fillore dhe të mesme shqipe, me tri e pesë klasë. Vend të veçantë në këtë program yënë lëndët: Gjuhë shqipe, Këndimi i shpejtë, Spjegori përmendësh, Lidhja e frazave, Fjalët e reja, Gramatika, Diktimi, Analiza dhe hartimi. Si gjuhë e huaj për dy klasë të fundit parashikohej frëngjishtja. 10 Dr. Aurela Anastasi: Institucionet politike dhe e drejta kushtetuese në Shqiprëi, “Luarasi”, Tiranë, 1998, fq.33-34 11 Sipa- Fletë nga historiku i shkollës sonë, fq. 60 7
  • 8. ARSIMI DHE SHKOLLA SHQIPE GJATË LUFTËS SË PARË BOTËRORE Gjatë Luftës së Parë Botërore Shqipëria (Kosova dhe viste tjera shqiptare) u pushtuna nga fuqitë e mëdha ndërluftuese: Shqipëria e Veriut dhe e Mesme u pushtua nga austrohungarezët. Ata pushtuna Mitrovicën, Pejën, Gjakovën, Istogun, si dhe Plavën, Gucinë, Tivarin, Ulqinin dhe viset tjera rreth tyre. Vlora, bregdeti i Jugut dhe prefektura e Gjirokastrës u pushtuan nga italianët; Korça me rrethet e saj u pushtua nga Francezët. Bullgarët pushtuan tetë rrethe të Kosovës: Kaçanikun, Gjilanin, Ferizajin, Prizrenin, Rahovecin, Prishtinë, Podujevën dhe Lipjanin. Gjithsesi me gjithë përpjekjet për arsye të ndryshme nuk u arrit të bëhej shumë në këtë fushë. Përkundrazi, lindën faktorë të rinj që e spostuan disi realizimin e ëndrrës rilindase. Ndërhyrja politike e Fuqive të Mëdha dhe vendimi tyre për copëtimin territorial të Shqipërisë, përgjysmimi i trungut të saj etnik në favor të plotësimit të orekseve nacionaliste e aneksioniste të shteteve fqinjë, përpos të tjerave paralizuan ritmet e zhvillimit e të përhapjes së arsimit shqip dhe i hapën rrugë thellimit të analfabetizmit tek shqiptarët.12 Në vitin 1920 përpjekjet u rritën edhe pse në rrethana jashtëzakonisht të vështira deri edhe në situata të pushtimit te huaj. Në janarin e këtij viti do të thirrej Kongresi i Lushnjes i cili do të miratonte “Statutin themeltar të shtetit shqiptar” në përmbajtjen e të cilit ishte edhe krijimi i dikasterit të arsimit. Në frymën e tij do të zhvillohej Kongresi Arsimor i Lushnjes, i cili mori vendime të rëndësishme për kombëtarizimin, laicizimin, demokratizimin dhe njësimin e shkollës, hartimin e dokumentacionit shkollor etj. Intelektualë shqiptarë, nëpërmjet Drejtorisë Arsimore të drejtuar nga Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci etj., punuan për hapjen në dy vite të mbi 60 shkollave shqipe të shpërndara sidomos në fshatrat e vendit. Deri në vitin 1920 në shkollat shqiptare ishin zbatuar sisteme të ndryshme shkollore dhe në këto kushte njësimi në shkollë shtetërore dhe përgatitja e programeve përbënte një problem që kërkonte zgjidhje. Në kuadrin e përpjekjeve për unifikimin e arsimit në gushtin e vitit 1920 do të organizohej në Lushnje Kongresi arsimor ku do të merrnin pjesë personalitete të njohura si Aleksandër Xhuvani, Gaspër Baltoja, Ahmet Gashi, Thoma Papapano etj. Kongresi mori vendime për përdorimin e programeve të njëjta në të gjitha shkollat e vendit si ato shtetërore dhe ato private, hartimin e teksteve në një gjuhë të përbashkët letrare duke hedhur hapat e para drejt unifikimit të sistemit shkollor në vend. Një çështje mjaft e rëndësishme në këtë periudhë do të ishte ajo e shkëputjes së shkollës nga feja duke e futur atë në rrugën e laicizimit. Rrahja e këtij problemi do të ishte edhe objekti kryesor i diskutimeve në Kongresin e ri Arsimor, atë të vitit 1922 i mbajtur në Tiranë më 22 korrik të këtij viti. Në vendimet e tij do të sanksionohej krijimi i shkollës laike duke zbatuar njëheri edhe vendimin e marrë në Kongresin e Lushnjes për ndarjen e shkollës nga feja. Këto përpjekje do të hasnin në kundërshtimin e forcave konservatore sidomos të klerit të lartë të besimeve të ndryshme. Pavarësisht pengesave procesi i zhvillimit të shkollës shtetërore kombëtare me përmbajtje laike erdhi duke u forcuar. Në vitin 1923 do të rritej edhe numri i shkollave fillore si dhe i disa shkollave të mesme. Përveç Normales së Elbasanit dhe Liceut të Korçës do të çelen gjimnazi i Shkodrës dhe Liceu i Gjirokastrës. 12 Histori e Shqipërisë, Vëll, III, Tiranë 1984, f. 188-189 8
  • 9. ARSIMI I SHQIPTARËVE NË KOSOVË DHE NË TREVAT TJERA SHQIPTARE. Trevat shqiptare jashtë Shqipërsië së 1913 u pushtuan nga Bullgaria dhe Austro- Hungaria. Zona e pushtuar nga bullgarët ( Kaçaniku, Gjilani, Ferizaji, Prizreni, Rahoveci, Prishtina, Podujeva dhe Lipjani) i jepet “ Bullgarisë së Bashkuar”. Bullgarët i mbyllën shkollat serbe, pastaj edhe ato turke. Edhe arsimi shqipp ishte në gjendje të rëndë. Ekzistonin vetëm disa shkolla katolike, në Prishtinëm Ferizaj, Prizren, Zym etj., që ishin nën përkujdesjen e Austro-Hungarisë. U hapën shkolla popullore bullgare, ndërsa në Pirshtinë hapet progjimnazi popullor bullgar. Në zonën e pushtuar nga austro-hungarezët ( Mitorvicë, Pejë, Gjakovë, Istog dhe viset rreth tyre), si hde në trevat shqiptare në Mal të Zi, gjendja politike dhe arsimore e shqiptarëve ishte shumë më e favorshme. Gjatë periudhës 1900-1918 Vjena e ndihmoi veprimtarinë fetare, arsimore e kulutrore të shqiptarëve dhe këtyre trevave tjera, jo “vetëm për shakqe pedagogjike, por edhe për ato politike”13 , siç shkruante konsulli austro-hungarez në Shkodër, Ippen. Shkolla e parë shqipe në Gjakovë u hap me përpjekjen e Bajram Currit para se të hynin trupat austro-hungareze në qytet, në fund të vitit 1915. Po në Gjakovë u hap edhe një shkollë tjetër për djem e një për vajza. Në Pejë u hapën tri shkolla shqipe për djem dhe një për vajza. Aty vijuan mësimet rreth 700 nxënës.Gjithashtu, edhe në qendrën shkollore të Mitrovicës mësimin e vijuana 776 nëxnës me përkatësi të ndryshme kombëtare dhe fetare. Shkolla shqipe happen edhe në fshatra të tjera të Kosovës, pro edhe në Mal të Zi (Ulqin, Ljare, Hot, etj.) Në këto shkolla u përdorën e tekstet e botuara në Vjenë me planet dhe programet mësimore të Drejtorisë së përgjitshme të Arsimit në Shkodër. Mësuesit kryesisht ishin vendas, pro edhe nga hapsira tjera (Zara, Shqipëria). Për ngritjen profesionale disa mësues kosovarë vijuan mësimet në Normalen e Elbasanit dhe në ate të Beratit, u organizuan edhe kurse pedagogjike në Mitrovicë, Pejë dhe Prizren. Mungesa e teskeve shqipe dhe mjeteve mësimore në shkollat e Kosovës ishte e madhe. Kështu, drejtoria e shkollës fillore në Mitrovicë “kërkonte nga drejtoria e arsimit ne Shkodër gramatika, këndime, histori Shqipërie, dhe shkronja, fjalor shqyp-shqyp etj., duke shpjeguar “se librat që po navijnë prej Vjenës s’janë kah na vlejnë për mësimet tona… pse nuk kanë dëftime teorike e rregulla të nevojshme për nxënësit”. Drejtoria kërkonte, gjithashtu, edhe portrete të Skënderbeut dhe të atdhetarëve të tjerë si dhe regjistra, dëftesa, diploma.”14 Ndonëse shkollat dhe arsimi shqip gjatë Luftës së Parë Botërore ishin nën drejtimin e administratës ushtarake austro-hungareze, është fakt se për herë të parë në atë kohë hapet numër aq i madh shkollash në këto treva shqiptare jashtë Shqipërisë. Gjithashtu, shkollat dhe arsimi shqip në këto treva , gjatë viteve 1915-1918, ishin pjesë integrale e sitemit arsimor në gjuhën shqipe, i cili për herë të parë u ngrit dhe u shtri në një hapsirë aq të gjerë të Shqipërisë etnike. “Kur flasim për shkolla shqipe, duhet të marrim vesh vetëm ato, ku mësohet shqipja, po ma tepër ato ku mësimi të jetë gjithshqiptar, si në forma ashtu edhe në shpirt, 13 Dr.Shefqet Pllana: Dokumente arkivore të Vjenës mbi alfabetin dhe arimin shqiptar (1898-1905),”Vjetar” nr.X-XI, Arkivi i Kosovës, Pirshtinë, 1979, fq.452 14 Historia e arsimit shqiptar I, fq. 285 9
  • 10. ku të jipet një mësim që të rrjedhë nga zakonet tona e t’i përgjigjet nevojave të kombit tonë si të lëndëshme si të pa lëndëshme”. (Luigj Gurakuqi) PËRFUNDIMI Historikisht, zhvillimi i edukatës dhe arsimit, nga lashtësia dhe deri në ditët tona, është trajtuar si një çështje prioritare. Pa dyshim, veprimtaria mësimore-edukative, ka qenë dhe mbetet, ndër elementët e pazëvendësueshëm të komunikimit midis njerëzve dhe të emancipimit të çdo shoqërie. Arsimi i shërben kombit, prandaj çdo progres në këtë 10
  • 11. fushë është i mirëpritur. Për shkollën dhe arsimin shqiptar të Pasluftës së Dytë Botërore, ishte e rëndësishme sepse vihej me në një traditë të krijuar historikisht. Pjesë e saj ishin përpjekjet për zhvillimin e shkrimit dhe shkollës shqipe, që e kishin shndërruar në një mjet të fuqishëm të zgjimit kombëtar. Në strategjinë afatgjatë të zhvillimit kombëtar të Rilindasve të shquar, do të hidhen ide dhe përvijohen linjat e para, të një platforme për krijimin e “gjithmësimores”, të parashtruara në veprën enciklopedike të eruditit Sami Frashëri “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”. LITERATURA 1. Arsimi në Shqipëri – Dosje kombëtare”, Tiranë 1997, Shtëpia Botuese De Rada 2. S.Frashëri “ Shqipëria ç’ka qënë, ç’është dhe ç’do të bëhet” 3. Histori e Shqipërsië, Vëll. II, Tiranë 1984, 4. Msc. Çlirim Dur. Arsimi i Lartë në Shqipëri. Punim doktorature 11
  • 12. 5. H. Myzyri, “Shkolla e pare kombëtare shqipe ”. Tiranë 1981, f.25.Studime historike Nr 4 “Problemet e arsimit kombëtar në punimet e Kongresit të Elbasanit” 6. Prof.dr.Kristaq Prifti: Konsidrata etnike dhe historike rreth çështjes së bashkimit kombëtar të shqiptarëve,”Kosova”, nr.2, Tiranë, 1996 7. Dr.Hajrulla Koliqi, Qeveria Provizore e Vlorës dhe arsimi kombëtar, “Shkëndija”, Prishtinë, nëntor 1992 8. Përlindj’e Shqypnies,24.8.1913 12