SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  96
 BAZAT THEMELORE TË
MEKANIKËS SË PËRPUNIMIT
ME PRERJE

Deformimi dhe krijimi i ashklave
Llojet e ashklave gjatë përpunimit me prerje
Shkurtimi i ashklës
Largimi dhe thërmimi i ashklës
Rritja (mbirritja-ngjitja) e tehut prerës të
veglës prerëse
 Forcat e prerjes
 Vibrimet
(dridhjet-lëkundjet)
gjatë
përpunimit me prerje





Deformimi dhe krijimi i ashklave
Shqyrtimet e para sistematike të procesit
të krijimit të ashklës janë bërë nga
shkencëtari Time, në gjysmën e dytë të
shekullit të XIX dhe rezultatet e arritura nga
ana e tij vlejnë, respektivisht përdoren edhe
sot e kësaj dite me disa ndryshime ose
modifikime te vogla.
Gjatë përpunimit me prerje, shtresa e
metalit që largohet nga pjesa që i nënshtrohet
përpunimit realizohet falë deformimit me
intensitet (shkallë) të ndryshëm.
Përpunimi me prerje është një proces i
ndërlikuar, ku ndërthuren midis tyre dukuri
të ndryshme siç janë: deformimet elastike,
plastike, shkatërrimi, fërkimi dhe krijimi i
nxehtësisë, ngjitja e materialit të pjesës me
ate të veglës prerëse, konsumi i veglës
prerëse,
rritja/zvogëlimi
i
fortësisë,
ndryshimet mikrostrukturore, krijimi i
forcave prerëse, krijimi i presioneve të
mëdha etj.
Gjatë procesit të prerjes ndodh shkëputja
e pjesëzave të metalit nga pjesa që punohet
(copa-detali), e cila ndodhet nën veprimin e
veglës prerëse (thikës). Thika shtyhet
përpara nga forca F (fig. në vazhdim) dhe
ushtron trysni-presion në shtresën që
gjendet para saj. Kur forca F e mposht
forcën e lidhjes së mbrendshme të grimcave
(kokrrizave kristalore) të metalit, shkakton
deformimin e saj, d.m.th. ndodh shkëputjashkulja e ashklës nga tërsia e pjesës qe
punohet. Me zhvendosjen përpara të thikës
ndodh shkëputja-shkulja e vazhduar e
ashklës dhe rrëshqitja e saj në faqen e
përparme të veglës prerëse (thikës).
Rrëshqitja e pjesëve të shkëputura të
metalit ndodh sipas rrafshit AB, i cili me
rrafshin horizontal formon këndin (ß=3040O).
Shtresa e metali, e hequr gjatë procesit
të prerjes quhet ashkël.

F
Vlen
të
theksohet
se
sforcimet
(tensionet) që krijohen në zonën e prerjes
janë më të mëdha se sa qëndrueshmëria
(soliditeti) në prerje
i materialit që
përpunohet.
Këto sforcime mund të jenë normale dhe
tangjenciale.
Ashkla

Zona
sekondare
e
rreshqitjes

Zona
primare e
rreshqitje
s

Vegl
a

Materia
li
Gjatë prerjes thika ushtron presionshtypje mbi shtresën që gjendet para saj e
cila fillon të deformohet sipas mekanizmave
përkatës të deformimit. Kur presioni-shtypja
i
mbizotëron
forcat
e
kohezive
ndërkristalore, atëhere ndodh shkëputja e
elementit 1 të ashklës nga masa e tërsishme
e metalit që i nënshtrohet prerjes sipas
rrafshit-planit AB. Me vazhdimin e lëvizjes
së thikës përpara, ndodh shkëputja e
elementit 2 dhe kështu në mënyrë të
vazhduar bëhet shkëputja e elementeve
3,4,5,6 duke formuar ashklën, figura në
vazhdim:
Procesi i formimit dhe shkëputjes së
ashklave (procesi i prerjes) zhvillohet në
kushte të veprimit të një kompleksi të tërë të
faktorëve të ndryshëm me shoqërimin e një
sërë dukurive fizike, kimike dhe dukurive të
tjera.
Natyra e vetë procesit të prerjes dhe
dukuritë në të mund të sqarohen vetëm në
bazë të parimeve shkencore të teorisë së
plasticitetit, termodinamikës, tribologjisë,
shkencës se materialeve dhe lëmive të tjera
shkencore.
Procesi i shkëputjes së shtresës së
materialit dhe shndërrimi i saj në ashkël
zhvillohet në hapësirë të kufizuar i cili
përfshin pjesën e pykës prerëse dhe pjesën
e copës përpunuese e cila quhet zonë e
prerjes.
Në zonën e prerjes ku praktikisht kemi
një sistem të ndërlikuar tribo-mekanik me
tehun prerës, me objektin përpunues dhe
mjetin ftohës dhe lubrifikues si elemente,
zhvillohet procesi i prerjes me ndikim edhe
të një vargu të faktorëve hyrës (energjia,
informatat etj.) që si dalje nga procesi
fitohet copa e përpunuar me të gjitha
karakteristikat e saj.
Duke
pasur
parasysh
hulumtimet
e
gjertanishme eksperimentale dhe në bazë të
shkencës mbi metalet dhe teorisë së plasticitetit, i
tërë procesi i prerjes mund të ndahet në tri pjesë –
faza.
 Në fazën e parë themi se në fillim të procesit, në
zonën e prerjes lajmërohen kryesisht deformime
elastike, fillimi i paraqitjes së të cilave në shtresa
të ndryshme shkon sipas vijës OA (figura në
vazhdim).
 Në fazën e dytë vijnë në shprehje deformimet
plastike të materialit të cilat janë dominuese në
fushën e ngushtë prerëse deri te vija OB.
 Faza e tretë e procesit do të paraqesë procesin e
shkatërrimit të materialit, formimit përfundimtar
dhe bartjes së ashklave.
Përveç këtij modeli të thjeshtësuar, formimi
i ashklave mund të përshkruhet edhe në
mënyra tjera, të cilat marrin parsysh
zhvillimin real të procesit të prerjes.
Në përafrimin e parë të kushteve reale,
procesi i formimit të ashklave mund të
shqyrtohet si proces i zhvendosjes së
pandërprerë të elementeve-shtresave të
holla(lamelave), figura në vazhdim.
Me shqyrtimin e elementeve të cilët
deformohen në rrafshin e prerjes, përmes
ndryshimeve të formës elementare (metoda
e rrathëve për përcjelljen e deformimit)
mund të krijohet pasqyrë e plotë mbi
rrjedhjen (zhvendosjen) e materialit dhe
formimit të ashklës. Nëse rrathët koncentrik
simbolizojnë
kokrrizat
kristalore
të
materialit të padeformuar, me afrimin e tehut
prerës në drejtim të materialit, rrathët do të
ndryshojnë formën e tyre në varësi të kahut
dhe intensitetit të deformimit në zona të
veçanta, figura në vazhdim.
Në
këtë
figurë
prezantohet
mikrofotografia e ndryshimit te strukturës
(mikrostruktura) e materialit në zonën e
prerjes.
Vlen të theksohet se për përcjelljen e
deformimit mund të përdoret edhe rrjeta
koordinative e katrorëve e cila mbështetet në
të njejtin parim si rrjeta koordinative e
rrathëve, figura në vazhdim:
Te materialet e brishta (të thërmueshme)
mekanizmi i krijimit të ashklës dallon nga
mekanizmi i krijimit të ashklës te materialet
plastike.
Zgjerimi (përhapja)e
plasaritjes
Inicimi i
plasaritjes
Në vazhdim prezantohet skema e
mekanizmit të krijimit të ashklës te materialet
e brishta (thërmueshme).
Shkëputja (shkulja) e ashklës
Vlen të theksohet se sipas parimit të
mekanikës
së
shkatërrimit
(frakturës),
shkatërrimi, përkatësisht shkëputja (shkulja)
e ashklës nga materiali bazë (matrixa-amëza)
në rastin e përpunimit me prerje (gëdhendje),
zhvillohet në tre faza (etapa):
inicimi (krijimi) i plasaritjes,
zgjerimi (përhapja) e plasaritjes,
shkatërrimi.
Këto tre faza zhvillohen në mënyrë të
vazhduar dhe me shpejtësi të ndryshme, që
në rastin e përpunimit me prerje varen nga
shpejtësia e prerjes.
Deformimet plastike në përgjithësi dhe
gjatë përpunimit me prerje në veçanti
shkaktojnë ndryshimin e
vetive fizikomekanike të metalit që i nënshtrohet
përpunimit, në radhë të parë rrisin fortësinë
(dukuria e forcimit fizik – përforcimit të
metalit)
dhe
zvogëlojnë
plasticitetin
(aftësinë për deformim).
Në figurën në vazhdim prezantohet efekti
i deformimit plastik gjatë procesit të prerjes
përmes rezultateve të matjes së fortësisë,
përkatësisht mikrofortësisë.
Si rezultat i deformimeve plastike, si
ashkla ashtu edhe sipërfaqja e punuar, fitojnë
njëfar përforcimi (ngurtësimi-forcimi fizik) deri
në një thellësi të caktuar.
Thellësia
e shtresës që përforcohet
(ngurtësohet-pëson forcim fizik) mund të
arrijë nga disa të qindtat e milimetrit deri në
disa milimetra, në varësi të:
-materialit që përpunohet,
- regjimeve të prerjes,
-gjeometrisë së veglës prerëse.
Fortësia
e shtresës së përforcuar
(ngurtësuar-që pëson forcim fizik) mund të
jetë (3-4)herë më e madhe se fortësia e vetë
metalit bazë (matrixës-amzës) që përpunohet.
Rritja e thellësisë së prerjes dhe e
konsumit të veglës prerëse shfaqin ndikim të
madh
në
intensitetin
e
përforcimit
(ngurtësimit-forcimit fizik) të shtresës së
punuar, kurse rritja e shpejtësisë së prerjes e
zvogëlon
intensitetin
e
përforcimit
(ngurtësimit-forcimit fizik).
Metodat e hulumtimit të dukurive të
ndryshme në zonën e prerjes:
Përveç:
– metodës metalografike dhe
– matjes së mikrofortësisë,
përdoren edhe metoda tjera hulumtuese si
p.sh.:
-metoda polarizuese,
-metoda rentgenografike (Rtg), etj.
Llojet e ashklave gjatë përpunimit me prerje
Klasifikimit të ashklave në literaturë i
kushtohet një vëmendje e veçantë dhe vlen
të theksohet se ekzistojnë të dhëna të
ndryshme në lidhje me llojet e ashklave që
krijohen gjatë përpunimit me prerje.
Pasi që procesi i krijimit të ashklave
përcaktohet nga lloji i deformimit të
materialit në zonën e rrëshqitjes atëhere
edhe llojin e ashklave e përcakton
deformimi dhe në mbështetje të kësaj
ekzistojnë:
 ashkla të përftuara me rrjedhje plastike, që
karakterizojnë materialet me plasticitet të
mirë,
 ashkla të copëtuara (thërmuara), që
karakterizojnë materialet e brishta (egra).
Ashkla që përftohet me rrjedhje plastike
parimisht ka formë shiriti (shiritore) ose
eventualisht e ndërprerë në gjatësi më të
mëdha dhe zakonisht krijohet sipas
mekanizmit të deformimit plastik me
rrëshqitje.
Në varësi nga përbërja kimike, gjendja
strukturale dhe vetive mekanike të materialit të
përpunuar, trashësisë së shtresës e cila
largohet, madhësisë së këndit të përparmë të
veglës prerëse, shpejtësive të prerjes dhe
faktorëve të tjerë me ndikim më të vogël,
procesi i formimit të ashklës rrjedh në mënyra
të ndryshme për arsye të së cilës ndryshon
edhe forma.
Sipas formës së jashtme dallohen tre tipe
kryesore të ashklave:
 shkallëzuar,
 shiritore dhe
 copëtuar - thërmuar.
Ashkla e shkallëzuar krijohet gjatë
punimit të çeliqeve dhe metaleve të tjerë, që
posedojnë plasticitet relativisht të mirë, kur
punohet me shpejtësi mesatare të prerjes, me
thellësi relativisht të madhe të prerjes dhe me
vegël prerëse (thikë) me kënd të madh të
prerjes. Kjo ashkël përbëhet nga elemente të
veçanta me formë të rregullt gjeometrike.
Ashkla nga ana kontaktuese me sipërfaqen e
përparme të thikës është e lëmuar, ndërsa
nga ana e kundërt është e shkallëzuar.Gjatë
krijimit të ashklës së shkallzuar shkaktohen
deformime plastike me intensitet të madh.
Ashkla shiritore krijohet gjatë punimit të
materialeve plastike me shpejtësi të madhe
të prerjes, me trashësi të vogël të shtresës
së prerë dhe me vegël prerëse (thikë) me
kënd të vogël të prerjes.
Kjo ashkël përfaqëson një shirit, njëra
anë e të cilit është e lëmuar ndërsa ana tjetër
reflekton pamjen e një sharre të imët.
Në ashklën shiritore planet e rrëshqitjes
sa kanë filluar të përvijohen dhe kjo
dëshmon se kjo ashkël krijohet me
deformime më të vogla plastike në krahasim
me ashklën e shkallëzuar.
Ashkla e copëtuar, përkatësisht thërmuar
krijohet gjatë punimit me prerje të materialeve
të thërmueshëm (giza, bronzi, etj.). Sipërfaqja
e punuar është relativisht e vrazhdë (ashpër).
Vlen të theksohet se intensiteti i
deformimit që krijohet në zonën e prerjes
dikton pra përveç tjerash edhe formën e
ashklës së krijuar.
Për të gjykuar për intensitetin (shkallën)
e deformimit gjatë proceseve të ndryshme të
përpunimit
me
prerje
duhet
referuar
koncepteve përkatëse që ndërlidhen me vlerat
sasiore të intensitetit të deformimit.
Shkallëzuar

Shiritore

Copëtuar
Në literaturë mund të gjenden edhe
klasifikime të tjera të ashklave si p.sh.:
a-ashkël e formuar nga elemente të
veçantë (e copëtuar),
b-ashkël e e shkallëzuar,
c-ashkël shiritore,
d-ashkël e formuar nga elemente të
veçantë (e thërmuar)
Faktorët që ndikojnë në procesin e krijimit të
ashkles:
lloji i materialit që përpunohet (punohet),
lloji i materialit të veglës prerëse,
lloji i makinës metalpërpunuese,
mjetet lubrifikuese (vajosëse) dhe ftohëse,
gjeometria e veglës prerëse,
elementet e regjimit të përpunimit,
drejtimi i ashklës, etj.
Megjithëse lloji i ashklës varet
kryesisht, nga vetitë fiziko-mekanike të
materialit që përpunohet, përsëri për të
njejtin material, duke ndryshuar faktorët e
procesit të përpunimit mund të përftohen
lloje të ndryshme ashklash.
Vlenë të theksohet se duke shiquar
ashklën nga pamja e jashtme mund të
gjykohet se si është zhvilluar procesi i
përpunimit me prerje dhe i deformimit në
zonën e prerjes.
Ashkël e copëtuar-thërmuar
Ashkël shiritore
Ashkël e shkallëzuar
Ndikimi i elementeve kryesore të regjimit
të prerjes në formën e ashklës.

Vc=50m/min
Vc=50m/min
Thellësia=2mm
Thellësia=2mm
Hapi=0.1mm/mi
Hapi=0.1mm/mi

Vc=150m/min
Vc=150m/min
Thellësia=2mm
Thellësia=2mm
Hapi=0.1mm/min
Hapi=0.1mm/min

Vc=250m/min
Vc=250m/min
Thellësia=2mm
Thellësia=2mm
Hapi=0.1mm/min
Hapi=0.1mm/min
Shkurtimi i ashklës:
Si rezultat i deformimeve plastike dhe
termike që ndodhin në ashkël, gjatësia e saj
(l1) figura në vazhdim del me e shkurtër se
pjesa (l) nga ku është prerë kjo ashkël, kurse
trashësia e ashklës (a1) është më e madhe se
trashësia e shtresës se prerë (a), pra këtu
kemi të bëjmë me dukurinë e shkurtimit të
ashklës.
Duke e marrë parasysh ligjin e ruajtjes se
vëllimit gjatë deformimit plastik:
Vo =V1
a1 x b1 x l1 = a x b x l
ku:
a1-trashësia e ashklës, në (mm)
b1-gjerësia e ashklës, në (mm)
l1- gjatësia e ashklës, në (mm)
a-trashësia e shtresës së prerë, në (mm)
b-gjerësia e shtresës së prerë, në (mm)
l-gjatësia e rrugës së përshkuar nga vegla
Nëse përvetësohet fakti se:
b1=b atëhere del se:
a 1 x l1 = a x l
a1/a=l/l1=K
K-koeficienti i shkurtimit të ashklës, është
gjithmonë më i madh se një (K>1), nga se siç
u tha më lart (l>l1) dhe (a1>a).
Shkurtimi i ashklës është më i vogël kur
punohen materiale me plasticitet më të vogël.
Faktorët që ndikojnë në shkurtimin e
ashklës janë:
-materiali që i nënshtrohet përpunimit,
-regjimi i përpunimit (prerjes),
-gjeometria e thikës,
-mjetet
ftohëse
dhe
lubrifikuese
(vajosëse), etj.
Largimi dhe thërmimi i ashklës
Gjatë përpunimit me prerje të materialeve
me plasticitet të lartë shpeshherë fitohet
ashkël shiritore e cila përdridhet rreth veglës
prerëse ose materialit që i nënshtrohet
përpunimit dhe kështu paraqet pengesë në
realizimin e suksesshëm të punës. Nga ana
tjetër kjo ashkël zë një vëllim të madh dhe
paraqet vështërsi për transport (bartje) nga
uzina. Për këtë arsye çështjes së thërmimit të
ashklës i kushtohet rëndësi e veçantë në
uzinat e përpunimit me prerje.
Në figurën në vazj=hdim prezantohet
krijimi dhe përdredhja e ashklës.
Thërrmimi i ashklës mund të vlerësohet
përmes të ashtuquajturit koeficientit vëllimor
(Kv) i cili paraqet marrëdhënien e vëllimit që e
merr ( që e zë) ashkla (VAsh) dhe vëllimit të
materialit nga i cili është formuar ajo (Vm ):

V Ash
KV =
>1
Vm

Vlera e koeficientit vëllimor të thërrmimit
mund të jetë e ndryshme. Varësisht nga
format e ashklave dhe vlerës së koeficientit,
autorë të ndryshëm bëjnë klasifikime të
ndryshme të ashklave, figura në vazhdim
tregon një klasifikim të tillë.
Faktorët që ndikojnë në koeficientin e
vëllimit të ashklës janë:
karakteristikat e materialit që i nënshtrohet
përpunimit,
 elementet e regjimit të prerjes,
 gjeometria dhe materiali i veglës prerëse,
 mjetet ftohëse dhe lubrifikuese (vajosëse)
etj.
Thërmimit të ashklës i kushtohet kujdes i
veçantë dhe kryesisht thërmimi mund të
realizohet në dy mënyra:
me thyerje natyrale me anë të rregullimit
dhe zgjedhjes së regjimeve përkatëse të
përpunimit dhe gjeometrisë së veglës prerëse
(parimet gjeometrike-të regjimit),
me thyerje artificiale me aplikimin
pajisjeve të ndryshme në veglën prerëse.
 

e
Mënyra natyrale e thërmimit të ashklës
bazohet në zgjedhjen adekuate të gjeometrisë
së veglës prerëse dhe regjimit të prerjes
ashtu që të krijohen kushte të përshtatshme
që ashkla e ndarë mos të përfitohet në formë
të shiritit, por të thyhet (copëtohet) në copa
më të vogla.
Mënyra artificiale e thërmimit të ashklës
bazohet në përgatitjen e konfiguracioneve të
veçanta në sipërfaqen e përparme të veglës
prerëse dhe në përdorimin
e pajisjeve
përkatëse prerëse të cilat drejtpërsëdrejti
vendosen në veglën prerëse ose në mbajtësin
e veglës prerëse.
Përgatitja (formimi) i konfiguracioneve të
veçanta, përkatësisht hapjes së kanaleve dhe
shkallëzimeve të caktuara në sipërfaqen e
veglës prerëse në mënyrë plotësuese e
deformon ashklën duke e detyruar ate që të
mbështjellet më tepër dhe në fund të thyhet
gjegjësisht të thërmohet-imtësohet.
Përdorimi i ashkëlthyesit
e lehtëson
shumë procesin e thyerjes-thërmimit të
ashklës.
Ashkëlthyesit
kryesisht
janë
pengesa që vendosen në faqen e përparme të
veglës prerëse në drejtimin nga largohet
ashkla. Ashkla duke u larguar nga zona e
prerjes përplaset me ashkëlthyesin dhe
kështu thehet, respektivisht thërmohet.
Rritja (mbirritja-ngjitja) e tehut prerës të
veglës prerëse (ang.Built-up-edge-BUE)
Në sipërfaqet kontaktuese ndërmjet
instrumentit
prerës
dhe
materialit
përpunues në zonën e prerjes lajmërohen
procese shumë të ndërlikuara fizike, kimike
dhe të tjera.
Rritja (mbirritja) është një dukuri që
krijohet gjatë prerjes së disa materialeve në
kushte të caktuara. Kjo dukuri bazohet në
ngjitjen mbi tehun prerës të thikës të një
mase të caktuar të materialit që përpunohet,
figura në vazhdim.
Rritja (mbirritja-ngjitja) e krijuar është në
afërsi të tehut prerës të instrumentit dhe ka
strukturë të shtresuar jo homogjene të
ndryshme nga struktura e materialit i cili
prehet. Shtresat e rritura përbëhen nga
materiali i cili përpunohet dhe grimcave të
përfshira të forta nga filmat oksido-nitrike të
krijuara nga rrethina e ambientit nën
ndikimin e shtypjeve dhe temperaturave të
larta. Rritja e formuar gjatë procesit të
prerjes si rezultat i shkallës së lartë të
deformimeve veçohet me qëndrueshmëri
dhe fortësi të lartë.
Ashkla

Rritja-mbirritja-ngjitja

Pjesa-detali

Fortësia sipas Knoop-it
Procesi i dukurisë së rritjes(mbirritjes)
është gjithmonë në lëvizje , d.m.th., se një
shtresë e krijuar largohet
dhe krijohet
tjetra.
Parimisht dukuria e rritjes(mbirritjes) ka
ndikim negativ gjatë përpunimit me prerje
nga se shkakton ndryshimin e trashësisë së
prerjes, të thellësisë se prerjes dhe krijon
mundësinë e lindjes së dridhjeve, pra të
prishjes së cilësisë së sipërfaqes së punuar.
Vlen të theksohet se dukuria e krijimit të
rritjes(mbirritjes) akoma nuk është e
studiuar
në
detaje
dhe
ekzistojnë
Ndikimi i mbirritjes (rritjes-ngjitjes) në
procesin përpunimit:
-në krijimin e ashklës,
-në kualitetin e sipërfaqes,
-në konsumin e veglës prerëse,
-në forcën dhe fuqinë e prerjes,
-në stabilitetin e procesit të prerjes, etj.
Forcat e prerjes
Gjatë procesit të prerjes, shtresa e
punimit që hiqet, i reziston veglës prerëse
që synon ta shkëpusi-shkuli ate nga masa
kryesore e metalit (matrixa - amëza).
Rezistencë ndaj prerjes ushtron gjithashtu
edhe shtresa që deformohet, fërkimi që
lind (krijohet) ndërmjet veglës prerëse dhe
pjesës që përpunohet si dhe veglës prerëse
dhe ashklës që rrëshqet mbi te.
Rezistencat të cilat lajmërohen gjatë
prerjes (forcat e prerjes) dhe momentet të
cilat ato i krijojnë, në masë të madhe
përcaktojnë
shumë
karakteristika
të
procesit përpunues siç janë: ngarkesat e
elementeve
të
sistemit
përpunues,
temperaturat e prerjes, jetëgjatësinë e
veglës prerëse, saktësinë e përpunimit,
fuqinë e prerjes, produktivitetin
e
përpunimit etj.
Duke pasur parasysh rëndësinë të cilën
forcat e prerjes e kanë, me problemet e
lidhura me to janë marrë shumë hulumtues
nga vetë fillimi i shqyrtimeve shkencore të
Për përcaktimin e forcave të prerjes në
parim
shfrytëzohen
dy
metoda
të
përgjithshme:
• metoda analitike dhe
• metoda eksperimentale
Përcaktimi i forcave që lindin në zonën e
prerjes bëhet duke u nisur nga ekuilibri i
forcave të jashtme me ato të brendshme.
Forca
F, N, Fs dhe Fn nuk mund të
përcaktohen eksperimentalisht, andaj edhe
procesi i prerjes nuk mund të definohet
saktë nëpërmjet këtyre forcave, ndërsa
forcat të cilat veprojnë sipas skemës së
mëposhtme
mund
të
përcaktohen
eksperimentalisht.
Gjatë përpunimit me tornim, copa
përpunuese
realizon
lëvizje
kryesore
rrethore ndërsa vegla prerëse lëvizje
drejtvizore. Materiali që përpunohet gjatë
prerjes u bën rezistencë këtyre lëvizjeve
gjegjësisht në zonën e prerjes vepron forca
rezultuese e prerjes ose forca e rezistencës
së prerjes-(FR).
Matja e forcave të prerjes bëhet në
mënyra të ndryshme, të cilat mund të jenë
direkte dhe indirekte.
Vlen të theksohet se përdoren dy
metoda kryesore për matjen e forcave të
prerjes:
-metoda energjetike,
-metoda e përdorimit të dinamometrit.
Metoda energjetike për matjen e forcës
tangjenciale të prerjes konsiston (bazohet) në
fuqinë e harxhuar
e cila nevojitet për
realizimin e procesit të përpunimit me prerje.
Metoda e përdorimit të dinamometrit për
matjen e forcës tangjenciale të prerjes
konsiston (bazohet) në matjen e drejtpërdrejtë
të tyre me ndihmën e :
-dinamometrave mekanik,
-dinamometrave hidraulik
-dinamometrave elektrik.
Vlen të theksohet se matja e forcave të
prerjes me ndihmën e dinamometrave elektrik
është më e saktë dhe me ndihmën e këtyre
dinamometrave
njëkohësisht
mund
të
përcjellet e dhe ndikimi i disa faktorëve më të
rëndësishëm në forcat e prerjes.
Parimi i matjes

Dinamometri hidraulik

Dinamometri mekanik

Dinamometri elektrik
Metoda eksperimentale
Pajisja për matjen e forcave të prerjes
gjatë tornimit
Matja e forcave te secili dinamometër
kryhet në bazë të matjeve të deformimeve
elastike të elementeve matëse (∆l) në dhënës,
të cilat janë proporcionale me forcat e si
pasojë është veprimi i tij. Deformimet elastike
në elementin matës të dhënësit të shkaktuara
nga veprimi i forcave të prerjes mund të
shndërrohen në madhësi të përshtatshme
mekanike,
hidraulike,
pneumatike
ose
madhësi elektrike, kështu që në mënyrë të
njëjtë mund të ndahen edhe dinamometrat.
Aplikim më të madh megjithatë kanë dhënësit
elektrik gjegjësisht dinamometrat elektrik.
Dinamometrat për matjen e forcave të
prerjes duhet të plotësojnë edhe kushte të
caktuara prej të cilave të rëndësishme janë
këto:
elementet matëse të cilët e pranojnë forcën
e prerjes duhet të kenë deformime elastike sa
më të vogla ashtu që ato të mos ndikojnë në
ndryshimin e kushteve të prerjes (ndërrimi i
kushteve të prerjes, prerjes së ashklave etj.);
 të kenë mundësi të realizimit të lehtë të
diapazoneve të ndryshme të ngarkesave
e gjatë kësaj të ruajnë ndjeshmëri të
mjaftueshme, d.m.th aftësi të reagimit në
ndryshime të vogla të forcave;
 të kenë inertësi të vogël, d.m.th. që gjatë
ndryshimit momental të forcës së prerjes
të reagojë menjëherë. Kjo është me
rëndësi gjatë matjeve të vlerave reale,
momentale të forcave të prerjes, ndërsa
te matjet e vlerave mesatare të forcave të
prerjes kjo karakteristikë nuk është
shumë e rëndësishme;
 të mund lehtë dhe shpejt të kalibrohen;
 që konstruksionet të jenë të thjeshta dhe
me gabarite të vogla;
 që të jenë të rezistueshëm ndaj
ndikimeve të jashtme;
 që të mund lehtë të mirëmbahen dhe me
to të manipulohet lehtë;
 të kenë mundësi të ndërlidhen me njësi
të ndryshme indikatore dhe kompjuter.
Dinamometrat të cilët kanë vetëm një
element matës i cili shërben për matje të një
komponente të forcës së prerjes quhen një
komponentësh. Dinamometrat të cilët kanë të
vendosur dy elemente normale ndërmjet veti
(p.sh.
për
matjen
njëkohësisht
të
komponentës kryesore Fz dhe komponentës
aksiale Fx) quhen dy komponentësh. Nëse
dinamometrat kanë tri elemente matëse të
renditura në mënyrë normale për matje të
njëkohësishme të tri komponenteve të forcës
së prerjes quhen tre komponentësh.
Forca e prerjes (Fc) ose siç quhet
ndryshe forca tangjenciale, vepron mbi
thikën prerëse duke synuar që ta përkuli ate
dhe ta shty pjesën (detalin) që punohet,
duke e penguar rrotullimin e saj. Kështu, kjo
krijon momentin e prerjes, mbi bazën e të
cilit llogaritet momenti përdredhës që i
transmetohet shpindelit nga elektromotori.
Ky moment duhet të jetë më i madh se
momenti i prerjes.
Forca radiale (Fr) synon ta ngjeshishtypi thikën prerëse te pjesa që
përpunohet.
Forca aksiale (Fa) ose forca e hapit
(ushqimit) vepron në drejtim të kundërt me
hapin(ushqimin) dhe është paralel me aksin
e pjesës që i nënshtrohet përpunimit.
Faktorët që ndikojnë në forcat e prerjes:
-materiali që përpunohet,
-konsumi i veglës prerëse,
-gjeometria e veglës prerëse,
-thellësia e prerjes,
-madhësia e hapit (ushqimit),
-shpejtësia e prerjes, etj.
Vlen të theksohet se në zonën e prerjes
krijohet një gjendje e sforcuar mjaft e
komplikuar
ashtu që
definimi dhe
përcaktimi i forcave për realizimin e procesit
të prerjes është tejet i ndërlikuar.
Llogaritja e forcave të prerjes ka një
rëndësi të madhe, sepse në bazë të tyre
përcaktohet edhe
fuqia e makinës
metalprerese.
Vlera e përafërt e forcës rezultuese të
prerjes përcaktohet në bazë të relacionit:
P=pxA
ku:
p- Presioni specifik i prerjes (kp/mm 2) ose
(N/mm2 ) ose (MPa)
A-sipërfaqja –seksioni tërthor i shtresës së
prerë (mm2).
Presioni specifik i
është forca që
nevojitet për prerjen e 1(mm)2 të sipërfaqes
së seksionit tërthor të prerjes.
Vlera e (p) varet nga materiali që i
nënshtrohet prerjes dhe përvetësohet nga
tabela përkatëse, në varësi të vetive
mekanike të materialit.
Fuqia e prerjes është produkt i forcës
rezultuese (tangjenciale) të prerjes dhe
shpejtësisë së prerjes.
N = P x v (kW)
Vlen të theksohet se fuqia e prerjes
duhet të jetë më e vogël se fuqia e
elektromotorit nga se një pjesë e fuqisë së
elektromotorit humbet gjatë rrugës prej te
elektromotori gjer te koka e makinës
metalprerese.
Nem=N/𝔶 (kW)
Vibrimet
(dridhjet-lëkundjet-)
gjatë
përpunimit me prerje
Shpeshherë, gjatë procesit të përpunimit
me prerje të metaleve, në kondita të
caktuara të përpunimit lindin luhatje
periodike, të cilat quhen dridhje (vibrimeoscilime).Dridhjet ndikojnë negativisht në
cilësinë e sipërfaqes së punuar, shkaktojnë
konsumimin e parakohshëm të veglës
prerëse (nganjëherë edhe thyerjen e saj),
humbjen
e
saktësisë(precizitetit)
të
përpunimit dhe prishjen e kushteve normale
të punës së makinës metalprerëse.
Ku krijohen dridhjet?
Format
e
mundshme
të
dridhjeve
(oscilimeve) të elementeve përbërëse të
makinës metalprerëse janë:
-mbajtësi i veglës prerëse mund të oscilojë
në drejtim të rrafshit horizontal dhe vertikal,
-vegla prerëse mund të oscilojë në drejtim
të shpejtësisë së prerjes dhe në drejtim të
hapit të përpunimit,
-pjesa që përpunohet, që përforcohet në
makinë gjithashtu mund të oscilojë në dy
rrafshe ortogonale,
-pjesa që përpunohet mund tu nënshtrohet
edhe oscilimeve përdredhëse,
-boshti kryesor gjithashtu mund tu
nënshtrohet oscilimeve përdredhëse,
-bazamenti i makinës metalprerëse u
nënshtrohet oscilimeve,
-mbajtësi i pjesës që përpunohet dhe
kundërmaja mund të oscilojnë në drejtim
horizontal dhe vertikal.
Vlen të theksohet se përveç këtyre pjesëve
edhe
pjesët
tjera
të
makinës
metalpërpunuese u nënshtrohen oscilimeve
të ndryshme gjatë përpunimit.
Vibrimet
(oscilimet-dridhjet) e veglës
prerëse (thikës) gjatë tornimit.

THIKA
Vlen të theksohet se shkaqet kryesore të
krijimit të vibrimeve (dridhjeve-oscilimeve) të
veglës prerëse janë:
-ndryshimi i shpejtësisë së prerjes,
-ndryshimi i madhësisë së hapit,
-ndryshimi i thellësisë së prerjes,
-ndryshimi i gjeometrisë së veglës
prerëse në raport me pjesën që përpunohet
(ndrshimi i këndeve dhe i pozicionit të
vendosjes).
Të gjitha këto ndryshime mund të
shkaktojnë ndryshimin e forcave të prerjes të
cilat shfaqin efekt në dukurinë e vibrimeve.
Dridhjet (vibrimet) që krijohen gjatë
përpunimit me prerje mund të klasifikohen
në:
-dridhje të lira,
-dridhje të detyrueshme jashtë zonës së
prerjes,
-dridhje të detyrueshme të inicuara në
zonën e prerjes,
-dridhje vetëkrijuese.
Faktorët që ndikojnë në krijimin e
dridhjeve janë të shumtë, por ndër më të
rëndësishmit mund të përmenden:
-rritja(mbirritja) e majës së thikës,
- segmentarizimi i ashklës,
-ashkla e copëtuar-thërmuar, etj
Për ti amortizuar (shuar) me efektshmëri
këto dridhje, duhet përcaktuar sakt dhe
drejt shkaqet e krijimit të tyre dhe
ndërmarrja e masave adekuate për
pengimin dhe eliminimin e
burimit te
krijimit të tyre.
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I

Contenu connexe

En vedette

Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerjeLigjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet realeMekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-FraktografiaMekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creepMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe GMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturorMekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kvMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjesMekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
Rrahim Maksuti
 
Provat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeveProvat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeve
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  JMekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionitMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Rrahim Maksuti
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetikMekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Rrahim Maksuti
 
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)
Burim Guri
 

En vedette (20)

Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerjeLigjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
 
Ligjerata 1
Ligjerata 1Ligjerata 1
Ligjerata 1
 
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet realeMekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
 
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-FraktografiaMekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creepMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe GMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
 
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
 
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturorMekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kvMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
 
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjesMekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
 
Provat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeveProvat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeve
 
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
 
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  JMekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
 
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionitMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
 
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetikMekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
 
Ligjerata 2
Ligjerata 2Ligjerata 2
Ligjerata 2
 
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)
Detyra nga fizika_-_www.unik-place.blogspot.com (1)
 

Plus de Rrahim Maksuti

Vetitë mekanike-libri
Vetitë  mekanike-libriVetitë  mekanike-libri
Vetitë mekanike-libri
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kicMekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëseMekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeveMekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisëMekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimit
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimitMekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimit
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimit
Rrahim Maksuti
 
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-I
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-IEnergjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-I
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-I
Rrahim Maksuti
 
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-PërkthimVetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
Rrahim Maksuti
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëse
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëseINXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëse
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëse
Rrahim Maksuti
 

Plus de Rrahim Maksuti (10)

Vetitë mekanike-libri
Vetitë  mekanike-libriVetitë  mekanike-libri
Vetitë mekanike-libri
 
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kicMekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
 
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëseMekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
 
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
 
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeveMekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
 
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisëMekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
 
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimit
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimitMekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimit
Mekanika e shkatërrimit I-Historiku i zhvillimit
 
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-I
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-IEnergjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-I
Energjia (puna) goditëse-Mekanika e shkatërrimit-I
 
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-PërkthimVetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
Vetitë mekanike të materialeve dhe detaleve-Përkthim
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëse
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëseINXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëse
INXHINIERIA EKONOMIKE-TEKNOLOGJIA I-Ligjërata hyrëse
 

INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I

  • 1.  BAZAT THEMELORE TË MEKANIKËS SË PËRPUNIMIT ME PRERJE Deformimi dhe krijimi i ashklave Llojet e ashklave gjatë përpunimit me prerje Shkurtimi i ashklës Largimi dhe thërmimi i ashklës Rritja (mbirritja-ngjitja) e tehut prerës të veglës prerëse  Forcat e prerjes  Vibrimet (dridhjet-lëkundjet) gjatë përpunimit me prerje     
  • 2. Deformimi dhe krijimi i ashklave Shqyrtimet e para sistematike të procesit të krijimit të ashklës janë bërë nga shkencëtari Time, në gjysmën e dytë të shekullit të XIX dhe rezultatet e arritura nga ana e tij vlejnë, respektivisht përdoren edhe sot e kësaj dite me disa ndryshime ose modifikime te vogla. Gjatë përpunimit me prerje, shtresa e metalit që largohet nga pjesa që i nënshtrohet përpunimit realizohet falë deformimit me intensitet (shkallë) të ndryshëm.
  • 3. Përpunimi me prerje është një proces i ndërlikuar, ku ndërthuren midis tyre dukuri të ndryshme siç janë: deformimet elastike, plastike, shkatërrimi, fërkimi dhe krijimi i nxehtësisë, ngjitja e materialit të pjesës me ate të veglës prerëse, konsumi i veglës prerëse, rritja/zvogëlimi i fortësisë, ndryshimet mikrostrukturore, krijimi i forcave prerëse, krijimi i presioneve të mëdha etj.
  • 4.
  • 5. Gjatë procesit të prerjes ndodh shkëputja e pjesëzave të metalit nga pjesa që punohet (copa-detali), e cila ndodhet nën veprimin e veglës prerëse (thikës). Thika shtyhet përpara nga forca F (fig. në vazhdim) dhe ushtron trysni-presion në shtresën që gjendet para saj. Kur forca F e mposht forcën e lidhjes së mbrendshme të grimcave (kokrrizave kristalore) të metalit, shkakton deformimin e saj, d.m.th. ndodh shkëputjashkulja e ashklës nga tërsia e pjesës qe punohet. Me zhvendosjen përpara të thikës ndodh shkëputja-shkulja e vazhduar e ashklës dhe rrëshqitja e saj në faqen e përparme të veglës prerëse (thikës).
  • 6. Rrëshqitja e pjesëve të shkëputura të metalit ndodh sipas rrafshit AB, i cili me rrafshin horizontal formon këndin (ß=3040O). Shtresa e metali, e hequr gjatë procesit të prerjes quhet ashkël. F
  • 7.
  • 8. Vlen të theksohet se sforcimet (tensionet) që krijohen në zonën e prerjes janë më të mëdha se sa qëndrueshmëria (soliditeti) në prerje i materialit që përpunohet. Këto sforcime mund të jenë normale dhe tangjenciale.
  • 10. Gjatë prerjes thika ushtron presionshtypje mbi shtresën që gjendet para saj e cila fillon të deformohet sipas mekanizmave përkatës të deformimit. Kur presioni-shtypja i mbizotëron forcat e kohezive ndërkristalore, atëhere ndodh shkëputja e elementit 1 të ashklës nga masa e tërsishme e metalit që i nënshtrohet prerjes sipas rrafshit-planit AB. Me vazhdimin e lëvizjes së thikës përpara, ndodh shkëputja e elementit 2 dhe kështu në mënyrë të vazhduar bëhet shkëputja e elementeve 3,4,5,6 duke formuar ashklën, figura në vazhdim:
  • 11.
  • 12. Procesi i formimit dhe shkëputjes së ashklave (procesi i prerjes) zhvillohet në kushte të veprimit të një kompleksi të tërë të faktorëve të ndryshëm me shoqërimin e një sërë dukurive fizike, kimike dhe dukurive të tjera. Natyra e vetë procesit të prerjes dhe dukuritë në të mund të sqarohen vetëm në bazë të parimeve shkencore të teorisë së plasticitetit, termodinamikës, tribologjisë, shkencës se materialeve dhe lëmive të tjera shkencore.
  • 13. Procesi i shkëputjes së shtresës së materialit dhe shndërrimi i saj në ashkël zhvillohet në hapësirë të kufizuar i cili përfshin pjesën e pykës prerëse dhe pjesën e copës përpunuese e cila quhet zonë e prerjes. Në zonën e prerjes ku praktikisht kemi një sistem të ndërlikuar tribo-mekanik me tehun prerës, me objektin përpunues dhe mjetin ftohës dhe lubrifikues si elemente, zhvillohet procesi i prerjes me ndikim edhe të një vargu të faktorëve hyrës (energjia, informatat etj.) që si dalje nga procesi fitohet copa e përpunuar me të gjitha karakteristikat e saj.
  • 14. Duke pasur parasysh hulumtimet e gjertanishme eksperimentale dhe në bazë të shkencës mbi metalet dhe teorisë së plasticitetit, i tërë procesi i prerjes mund të ndahet në tri pjesë – faza.  Në fazën e parë themi se në fillim të procesit, në zonën e prerjes lajmërohen kryesisht deformime elastike, fillimi i paraqitjes së të cilave në shtresa të ndryshme shkon sipas vijës OA (figura në vazhdim).  Në fazën e dytë vijnë në shprehje deformimet plastike të materialit të cilat janë dominuese në fushën e ngushtë prerëse deri te vija OB.  Faza e tretë e procesit do të paraqesë procesin e shkatërrimit të materialit, formimit përfundimtar dhe bartjes së ashklave.
  • 15.
  • 16. Përveç këtij modeli të thjeshtësuar, formimi i ashklave mund të përshkruhet edhe në mënyra tjera, të cilat marrin parsysh zhvillimin real të procesit të prerjes. Në përafrimin e parë të kushteve reale, procesi i formimit të ashklave mund të shqyrtohet si proces i zhvendosjes së pandërprerë të elementeve-shtresave të holla(lamelave), figura në vazhdim.
  • 17. Me shqyrtimin e elementeve të cilët deformohen në rrafshin e prerjes, përmes ndryshimeve të formës elementare (metoda e rrathëve për përcjelljen e deformimit) mund të krijohet pasqyrë e plotë mbi rrjedhjen (zhvendosjen) e materialit dhe formimit të ashklës. Nëse rrathët koncentrik simbolizojnë kokrrizat kristalore të materialit të padeformuar, me afrimin e tehut prerës në drejtim të materialit, rrathët do të ndryshojnë formën e tyre në varësi të kahut dhe intensitetit të deformimit në zona të veçanta, figura në vazhdim.
  • 18. Në këtë figurë prezantohet mikrofotografia e ndryshimit te strukturës (mikrostruktura) e materialit në zonën e prerjes.
  • 19. Vlen të theksohet se për përcjelljen e deformimit mund të përdoret edhe rrjeta koordinative e katrorëve e cila mbështetet në të njejtin parim si rrjeta koordinative e rrathëve, figura në vazhdim:
  • 20. Te materialet e brishta (të thërmueshme) mekanizmi i krijimit të ashklës dallon nga mekanizmi i krijimit të ashklës te materialet plastike. Zgjerimi (përhapja)e plasaritjes Inicimi i plasaritjes
  • 21. Në vazhdim prezantohet skema e mekanizmit të krijimit të ashklës te materialet e brishta (thërmueshme). Shkëputja (shkulja) e ashklës
  • 22. Vlen të theksohet se sipas parimit të mekanikës së shkatërrimit (frakturës), shkatërrimi, përkatësisht shkëputja (shkulja) e ashklës nga materiali bazë (matrixa-amëza) në rastin e përpunimit me prerje (gëdhendje), zhvillohet në tre faza (etapa): inicimi (krijimi) i plasaritjes, zgjerimi (përhapja) e plasaritjes, shkatërrimi. Këto tre faza zhvillohen në mënyrë të vazhduar dhe me shpejtësi të ndryshme, që në rastin e përpunimit me prerje varen nga shpejtësia e prerjes.
  • 23. Deformimet plastike në përgjithësi dhe gjatë përpunimit me prerje në veçanti shkaktojnë ndryshimin e vetive fizikomekanike të metalit që i nënshtrohet përpunimit, në radhë të parë rrisin fortësinë (dukuria e forcimit fizik – përforcimit të metalit) dhe zvogëlojnë plasticitetin (aftësinë për deformim). Në figurën në vazhdim prezantohet efekti i deformimit plastik gjatë procesit të prerjes përmes rezultateve të matjes së fortësisë, përkatësisht mikrofortësisë.
  • 24.
  • 25. Si rezultat i deformimeve plastike, si ashkla ashtu edhe sipërfaqja e punuar, fitojnë njëfar përforcimi (ngurtësimi-forcimi fizik) deri në një thellësi të caktuar. Thellësia e shtresës që përforcohet (ngurtësohet-pëson forcim fizik) mund të arrijë nga disa të qindtat e milimetrit deri në disa milimetra, në varësi të: -materialit që përpunohet, - regjimeve të prerjes, -gjeometrisë së veglës prerëse.
  • 26. Fortësia e shtresës së përforcuar (ngurtësuar-që pëson forcim fizik) mund të jetë (3-4)herë më e madhe se fortësia e vetë metalit bazë (matrixës-amzës) që përpunohet. Rritja e thellësisë së prerjes dhe e konsumit të veglës prerëse shfaqin ndikim të madh në intensitetin e përforcimit (ngurtësimit-forcimit fizik) të shtresës së punuar, kurse rritja e shpejtësisë së prerjes e zvogëlon intensitetin e përforcimit (ngurtësimit-forcimit fizik).
  • 27. Metodat e hulumtimit të dukurive të ndryshme në zonën e prerjes: Përveç: – metodës metalografike dhe – matjes së mikrofortësisë, përdoren edhe metoda tjera hulumtuese si p.sh.: -metoda polarizuese, -metoda rentgenografike (Rtg), etj.
  • 28. Llojet e ashklave gjatë përpunimit me prerje Klasifikimit të ashklave në literaturë i kushtohet një vëmendje e veçantë dhe vlen të theksohet se ekzistojnë të dhëna të ndryshme në lidhje me llojet e ashklave që krijohen gjatë përpunimit me prerje. Pasi që procesi i krijimit të ashklave përcaktohet nga lloji i deformimit të materialit në zonën e rrëshqitjes atëhere edhe llojin e ashklave e përcakton deformimi dhe në mbështetje të kësaj ekzistojnë:
  • 29.  ashkla të përftuara me rrjedhje plastike, që karakterizojnë materialet me plasticitet të mirë,  ashkla të copëtuara (thërmuara), që karakterizojnë materialet e brishta (egra). Ashkla që përftohet me rrjedhje plastike parimisht ka formë shiriti (shiritore) ose eventualisht e ndërprerë në gjatësi më të mëdha dhe zakonisht krijohet sipas mekanizmit të deformimit plastik me rrëshqitje.
  • 30. Në varësi nga përbërja kimike, gjendja strukturale dhe vetive mekanike të materialit të përpunuar, trashësisë së shtresës e cila largohet, madhësisë së këndit të përparmë të veglës prerëse, shpejtësive të prerjes dhe faktorëve të tjerë me ndikim më të vogël, procesi i formimit të ashklës rrjedh në mënyra të ndryshme për arsye të së cilës ndryshon edhe forma. Sipas formës së jashtme dallohen tre tipe kryesore të ashklave:  shkallëzuar,  shiritore dhe  copëtuar - thërmuar.
  • 31. Ashkla e shkallëzuar krijohet gjatë punimit të çeliqeve dhe metaleve të tjerë, që posedojnë plasticitet relativisht të mirë, kur punohet me shpejtësi mesatare të prerjes, me thellësi relativisht të madhe të prerjes dhe me vegël prerëse (thikë) me kënd të madh të prerjes. Kjo ashkël përbëhet nga elemente të veçanta me formë të rregullt gjeometrike. Ashkla nga ana kontaktuese me sipërfaqen e përparme të thikës është e lëmuar, ndërsa nga ana e kundërt është e shkallëzuar.Gjatë krijimit të ashklës së shkallzuar shkaktohen deformime plastike me intensitet të madh.
  • 32. Ashkla shiritore krijohet gjatë punimit të materialeve plastike me shpejtësi të madhe të prerjes, me trashësi të vogël të shtresës së prerë dhe me vegël prerëse (thikë) me kënd të vogël të prerjes. Kjo ashkël përfaqëson një shirit, njëra anë e të cilit është e lëmuar ndërsa ana tjetër reflekton pamjen e një sharre të imët. Në ashklën shiritore planet e rrëshqitjes sa kanë filluar të përvijohen dhe kjo dëshmon se kjo ashkël krijohet me deformime më të vogla plastike në krahasim me ashklën e shkallëzuar.
  • 33. Ashkla e copëtuar, përkatësisht thërmuar krijohet gjatë punimit me prerje të materialeve të thërmueshëm (giza, bronzi, etj.). Sipërfaqja e punuar është relativisht e vrazhdë (ashpër). Vlen të theksohet se intensiteti i deformimit që krijohet në zonën e prerjes dikton pra përveç tjerash edhe formën e ashklës së krijuar. Për të gjykuar për intensitetin (shkallën) e deformimit gjatë proceseve të ndryshme të përpunimit me prerje duhet referuar koncepteve përkatëse që ndërlidhen me vlerat sasiore të intensitetit të deformimit.
  • 35. Në literaturë mund të gjenden edhe klasifikime të tjera të ashklave si p.sh.: a-ashkël e formuar nga elemente të veçantë (e copëtuar), b-ashkël e e shkallëzuar, c-ashkël shiritore, d-ashkël e formuar nga elemente të veçantë (e thërmuar)
  • 36.
  • 37. Faktorët që ndikojnë në procesin e krijimit të ashkles: lloji i materialit që përpunohet (punohet), lloji i materialit të veglës prerëse, lloji i makinës metalpërpunuese, mjetet lubrifikuese (vajosëse) dhe ftohëse, gjeometria e veglës prerëse, elementet e regjimit të përpunimit, drejtimi i ashklës, etj.
  • 38.
  • 39. Megjithëse lloji i ashklës varet kryesisht, nga vetitë fiziko-mekanike të materialit që përpunohet, përsëri për të njejtin material, duke ndryshuar faktorët e procesit të përpunimit mund të përftohen lloje të ndryshme ashklash. Vlenë të theksohet se duke shiquar ashklën nga pamja e jashtme mund të gjykohet se si është zhvilluar procesi i përpunimit me prerje dhe i deformimit në zonën e prerjes.
  • 43. Ndikimi i elementeve kryesore të regjimit të prerjes në formën e ashklës. Vc=50m/min Vc=50m/min Thellësia=2mm Thellësia=2mm Hapi=0.1mm/mi Hapi=0.1mm/mi Vc=150m/min Vc=150m/min Thellësia=2mm Thellësia=2mm Hapi=0.1mm/min Hapi=0.1mm/min Vc=250m/min Vc=250m/min Thellësia=2mm Thellësia=2mm Hapi=0.1mm/min Hapi=0.1mm/min
  • 44. Shkurtimi i ashklës: Si rezultat i deformimeve plastike dhe termike që ndodhin në ashkël, gjatësia e saj (l1) figura në vazhdim del me e shkurtër se pjesa (l) nga ku është prerë kjo ashkël, kurse trashësia e ashklës (a1) është më e madhe se trashësia e shtresës se prerë (a), pra këtu kemi të bëjmë me dukurinë e shkurtimit të ashklës.
  • 45. Duke e marrë parasysh ligjin e ruajtjes se vëllimit gjatë deformimit plastik: Vo =V1 a1 x b1 x l1 = a x b x l ku: a1-trashësia e ashklës, në (mm) b1-gjerësia e ashklës, në (mm) l1- gjatësia e ashklës, në (mm) a-trashësia e shtresës së prerë, në (mm) b-gjerësia e shtresës së prerë, në (mm) l-gjatësia e rrugës së përshkuar nga vegla
  • 46. Nëse përvetësohet fakti se: b1=b atëhere del se: a 1 x l1 = a x l a1/a=l/l1=K K-koeficienti i shkurtimit të ashklës, është gjithmonë më i madh se një (K>1), nga se siç u tha më lart (l>l1) dhe (a1>a). Shkurtimi i ashklës është më i vogël kur punohen materiale me plasticitet më të vogël.
  • 47. Faktorët që ndikojnë në shkurtimin e ashklës janë: -materiali që i nënshtrohet përpunimit, -regjimi i përpunimit (prerjes), -gjeometria e thikës, -mjetet ftohëse dhe lubrifikuese (vajosëse), etj.
  • 48. Largimi dhe thërmimi i ashklës Gjatë përpunimit me prerje të materialeve me plasticitet të lartë shpeshherë fitohet ashkël shiritore e cila përdridhet rreth veglës prerëse ose materialit që i nënshtrohet përpunimit dhe kështu paraqet pengesë në realizimin e suksesshëm të punës. Nga ana tjetër kjo ashkël zë një vëllim të madh dhe paraqet vështërsi për transport (bartje) nga uzina. Për këtë arsye çështjes së thërmimit të ashklës i kushtohet rëndësi e veçantë në uzinat e përpunimit me prerje.
  • 49. Në figurën në vazj=hdim prezantohet krijimi dhe përdredhja e ashklës.
  • 50. Thërrmimi i ashklës mund të vlerësohet përmes të ashtuquajturit koeficientit vëllimor (Kv) i cili paraqet marrëdhënien e vëllimit që e merr ( që e zë) ashkla (VAsh) dhe vëllimit të materialit nga i cili është formuar ajo (Vm ): V Ash KV = >1 Vm Vlera e koeficientit vëllimor të thërrmimit mund të jetë e ndryshme. Varësisht nga format e ashklave dhe vlerës së koeficientit, autorë të ndryshëm bëjnë klasifikime të ndryshme të ashklave, figura në vazhdim tregon një klasifikim të tillë.
  • 51.
  • 52. Faktorët që ndikojnë në koeficientin e vëllimit të ashklës janë: karakteristikat e materialit që i nënshtrohet përpunimit,  elementet e regjimit të prerjes,  gjeometria dhe materiali i veglës prerëse,  mjetet ftohëse dhe lubrifikuese (vajosëse) etj.
  • 53. Thërmimit të ashklës i kushtohet kujdes i veçantë dhe kryesisht thërmimi mund të realizohet në dy mënyra: me thyerje natyrale me anë të rregullimit dhe zgjedhjes së regjimeve përkatëse të përpunimit dhe gjeometrisë së veglës prerëse (parimet gjeometrike-të regjimit), me thyerje artificiale me aplikimin pajisjeve të ndryshme në veglën prerëse.   e
  • 54. Mënyra natyrale e thërmimit të ashklës bazohet në zgjedhjen adekuate të gjeometrisë së veglës prerëse dhe regjimit të prerjes ashtu që të krijohen kushte të përshtatshme që ashkla e ndarë mos të përfitohet në formë të shiritit, por të thyhet (copëtohet) në copa më të vogla. Mënyra artificiale e thërmimit të ashklës bazohet në përgatitjen e konfiguracioneve të veçanta në sipërfaqen e përparme të veglës prerëse dhe në përdorimin e pajisjeve përkatëse prerëse të cilat drejtpërsëdrejti vendosen në veglën prerëse ose në mbajtësin e veglës prerëse.
  • 55. Përgatitja (formimi) i konfiguracioneve të veçanta, përkatësisht hapjes së kanaleve dhe shkallëzimeve të caktuara në sipërfaqen e veglës prerëse në mënyrë plotësuese e deformon ashklën duke e detyruar ate që të mbështjellet më tepër dhe në fund të thyhet gjegjësisht të thërmohet-imtësohet.
  • 56. Përdorimi i ashkëlthyesit e lehtëson shumë procesin e thyerjes-thërmimit të ashklës. Ashkëlthyesit kryesisht janë pengesa që vendosen në faqen e përparme të veglës prerëse në drejtimin nga largohet ashkla. Ashkla duke u larguar nga zona e prerjes përplaset me ashkëlthyesin dhe kështu thehet, respektivisht thërmohet.
  • 57. Rritja (mbirritja-ngjitja) e tehut prerës të veglës prerëse (ang.Built-up-edge-BUE) Në sipërfaqet kontaktuese ndërmjet instrumentit prerës dhe materialit përpunues në zonën e prerjes lajmërohen procese shumë të ndërlikuara fizike, kimike dhe të tjera. Rritja (mbirritja) është një dukuri që krijohet gjatë prerjes së disa materialeve në kushte të caktuara. Kjo dukuri bazohet në ngjitjen mbi tehun prerës të thikës të një mase të caktuar të materialit që përpunohet, figura në vazhdim.
  • 58.
  • 59. Rritja (mbirritja-ngjitja) e krijuar është në afërsi të tehut prerës të instrumentit dhe ka strukturë të shtresuar jo homogjene të ndryshme nga struktura e materialit i cili prehet. Shtresat e rritura përbëhen nga materiali i cili përpunohet dhe grimcave të përfshira të forta nga filmat oksido-nitrike të krijuara nga rrethina e ambientit nën ndikimin e shtypjeve dhe temperaturave të larta. Rritja e formuar gjatë procesit të prerjes si rezultat i shkallës së lartë të deformimeve veçohet me qëndrueshmëri dhe fortësi të lartë.
  • 61. Procesi i dukurisë së rritjes(mbirritjes) është gjithmonë në lëvizje , d.m.th., se një shtresë e krijuar largohet dhe krijohet tjetra. Parimisht dukuria e rritjes(mbirritjes) ka ndikim negativ gjatë përpunimit me prerje nga se shkakton ndryshimin e trashësisë së prerjes, të thellësisë se prerjes dhe krijon mundësinë e lindjes së dridhjeve, pra të prishjes së cilësisë së sipërfaqes së punuar. Vlen të theksohet se dukuria e krijimit të rritjes(mbirritjes) akoma nuk është e studiuar në detaje dhe ekzistojnë
  • 62.
  • 63. Ndikimi i mbirritjes (rritjes-ngjitjes) në procesin përpunimit: -në krijimin e ashklës, -në kualitetin e sipërfaqes, -në konsumin e veglës prerëse, -në forcën dhe fuqinë e prerjes, -në stabilitetin e procesit të prerjes, etj.
  • 64.
  • 65. Forcat e prerjes Gjatë procesit të prerjes, shtresa e punimit që hiqet, i reziston veglës prerëse që synon ta shkëpusi-shkuli ate nga masa kryesore e metalit (matrixa - amëza). Rezistencë ndaj prerjes ushtron gjithashtu edhe shtresa që deformohet, fërkimi që lind (krijohet) ndërmjet veglës prerëse dhe pjesës që përpunohet si dhe veglës prerëse dhe ashklës që rrëshqet mbi te.
  • 66. Rezistencat të cilat lajmërohen gjatë prerjes (forcat e prerjes) dhe momentet të cilat ato i krijojnë, në masë të madhe përcaktojnë shumë karakteristika të procesit përpunues siç janë: ngarkesat e elementeve të sistemit përpunues, temperaturat e prerjes, jetëgjatësinë e veglës prerëse, saktësinë e përpunimit, fuqinë e prerjes, produktivitetin e përpunimit etj. Duke pasur parasysh rëndësinë të cilën forcat e prerjes e kanë, me problemet e lidhura me to janë marrë shumë hulumtues nga vetë fillimi i shqyrtimeve shkencore të
  • 67. Për përcaktimin e forcave të prerjes në parim shfrytëzohen dy metoda të përgjithshme: • metoda analitike dhe • metoda eksperimentale
  • 68. Përcaktimi i forcave që lindin në zonën e prerjes bëhet duke u nisur nga ekuilibri i forcave të jashtme me ato të brendshme.
  • 69. Forca F, N, Fs dhe Fn nuk mund të përcaktohen eksperimentalisht, andaj edhe procesi i prerjes nuk mund të definohet saktë nëpërmjet këtyre forcave, ndërsa forcat të cilat veprojnë sipas skemës së mëposhtme mund të përcaktohen eksperimentalisht.
  • 70. Gjatë përpunimit me tornim, copa përpunuese realizon lëvizje kryesore rrethore ndërsa vegla prerëse lëvizje drejtvizore. Materiali që përpunohet gjatë prerjes u bën rezistencë këtyre lëvizjeve gjegjësisht në zonën e prerjes vepron forca rezultuese e prerjes ose forca e rezistencës së prerjes-(FR).
  • 71.
  • 72. Matja e forcave të prerjes bëhet në mënyra të ndryshme, të cilat mund të jenë direkte dhe indirekte. Vlen të theksohet se përdoren dy metoda kryesore për matjen e forcave të prerjes: -metoda energjetike, -metoda e përdorimit të dinamometrit. Metoda energjetike për matjen e forcës tangjenciale të prerjes konsiston (bazohet) në fuqinë e harxhuar e cila nevojitet për realizimin e procesit të përpunimit me prerje.
  • 73. Metoda e përdorimit të dinamometrit për matjen e forcës tangjenciale të prerjes konsiston (bazohet) në matjen e drejtpërdrejtë të tyre me ndihmën e : -dinamometrave mekanik, -dinamometrave hidraulik -dinamometrave elektrik. Vlen të theksohet se matja e forcave të prerjes me ndihmën e dinamometrave elektrik është më e saktë dhe me ndihmën e këtyre dinamometrave njëkohësisht mund të përcjellet e dhe ndikimi i disa faktorëve më të rëndësishëm në forcat e prerjes.
  • 74. Parimi i matjes Dinamometri hidraulik Dinamometri mekanik Dinamometri elektrik
  • 76. Pajisja për matjen e forcave të prerjes gjatë tornimit
  • 77. Matja e forcave te secili dinamometër kryhet në bazë të matjeve të deformimeve elastike të elementeve matëse (∆l) në dhënës, të cilat janë proporcionale me forcat e si pasojë është veprimi i tij. Deformimet elastike në elementin matës të dhënësit të shkaktuara nga veprimi i forcave të prerjes mund të shndërrohen në madhësi të përshtatshme mekanike, hidraulike, pneumatike ose madhësi elektrike, kështu që në mënyrë të njëjtë mund të ndahen edhe dinamometrat. Aplikim më të madh megjithatë kanë dhënësit elektrik gjegjësisht dinamometrat elektrik.
  • 78. Dinamometrat për matjen e forcave të prerjes duhet të plotësojnë edhe kushte të caktuara prej të cilave të rëndësishme janë këto: elementet matëse të cilët e pranojnë forcën e prerjes duhet të kenë deformime elastike sa më të vogla ashtu që ato të mos ndikojnë në ndryshimin e kushteve të prerjes (ndërrimi i kushteve të prerjes, prerjes së ashklave etj.);
  • 79.  të kenë mundësi të realizimit të lehtë të diapazoneve të ndryshme të ngarkesave e gjatë kësaj të ruajnë ndjeshmëri të mjaftueshme, d.m.th aftësi të reagimit në ndryshime të vogla të forcave;  të kenë inertësi të vogël, d.m.th. që gjatë ndryshimit momental të forcës së prerjes të reagojë menjëherë. Kjo është me rëndësi gjatë matjeve të vlerave reale, momentale të forcave të prerjes, ndërsa te matjet e vlerave mesatare të forcave të prerjes kjo karakteristikë nuk është shumë e rëndësishme;
  • 80.  të mund lehtë dhe shpejt të kalibrohen;  që konstruksionet të jenë të thjeshta dhe me gabarite të vogla;  që të jenë të rezistueshëm ndaj ndikimeve të jashtme;  që të mund lehtë të mirëmbahen dhe me to të manipulohet lehtë;  të kenë mundësi të ndërlidhen me njësi të ndryshme indikatore dhe kompjuter.
  • 81. Dinamometrat të cilët kanë vetëm një element matës i cili shërben për matje të një komponente të forcës së prerjes quhen një komponentësh. Dinamometrat të cilët kanë të vendosur dy elemente normale ndërmjet veti (p.sh. për matjen njëkohësisht të komponentës kryesore Fz dhe komponentës aksiale Fx) quhen dy komponentësh. Nëse dinamometrat kanë tri elemente matëse të renditura në mënyrë normale për matje të njëkohësishme të tri komponenteve të forcës së prerjes quhen tre komponentësh.
  • 82. Forca e prerjes (Fc) ose siç quhet ndryshe forca tangjenciale, vepron mbi thikën prerëse duke synuar që ta përkuli ate dhe ta shty pjesën (detalin) që punohet, duke e penguar rrotullimin e saj. Kështu, kjo krijon momentin e prerjes, mbi bazën e të cilit llogaritet momenti përdredhës që i transmetohet shpindelit nga elektromotori. Ky moment duhet të jetë më i madh se momenti i prerjes. Forca radiale (Fr) synon ta ngjeshishtypi thikën prerëse te pjesa që përpunohet.
  • 83. Forca aksiale (Fa) ose forca e hapit (ushqimit) vepron në drejtim të kundërt me hapin(ushqimin) dhe është paralel me aksin e pjesës që i nënshtrohet përpunimit. Faktorët që ndikojnë në forcat e prerjes: -materiali që përpunohet, -konsumi i veglës prerëse, -gjeometria e veglës prerëse, -thellësia e prerjes, -madhësia e hapit (ushqimit), -shpejtësia e prerjes, etj.
  • 84.
  • 85. Vlen të theksohet se në zonën e prerjes krijohet një gjendje e sforcuar mjaft e komplikuar ashtu që definimi dhe përcaktimi i forcave për realizimin e procesit të prerjes është tejet i ndërlikuar. Llogaritja e forcave të prerjes ka një rëndësi të madhe, sepse në bazë të tyre përcaktohet edhe fuqia e makinës metalprerese. Vlera e përafërt e forcës rezultuese të prerjes përcaktohet në bazë të relacionit: P=pxA
  • 86. ku: p- Presioni specifik i prerjes (kp/mm 2) ose (N/mm2 ) ose (MPa) A-sipërfaqja –seksioni tërthor i shtresës së prerë (mm2). Presioni specifik i është forca që nevojitet për prerjen e 1(mm)2 të sipërfaqes së seksionit tërthor të prerjes. Vlera e (p) varet nga materiali që i nënshtrohet prerjes dhe përvetësohet nga tabela përkatëse, në varësi të vetive mekanike të materialit.
  • 87.
  • 88. Fuqia e prerjes është produkt i forcës rezultuese (tangjenciale) të prerjes dhe shpejtësisë së prerjes. N = P x v (kW) Vlen të theksohet se fuqia e prerjes duhet të jetë më e vogël se fuqia e elektromotorit nga se një pjesë e fuqisë së elektromotorit humbet gjatë rrugës prej te elektromotori gjer te koka e makinës metalprerese. Nem=N/𝔶 (kW)
  • 89. Vibrimet (dridhjet-lëkundjet-) gjatë përpunimit me prerje Shpeshherë, gjatë procesit të përpunimit me prerje të metaleve, në kondita të caktuara të përpunimit lindin luhatje periodike, të cilat quhen dridhje (vibrimeoscilime).Dridhjet ndikojnë negativisht në cilësinë e sipërfaqes së punuar, shkaktojnë konsumimin e parakohshëm të veglës prerëse (nganjëherë edhe thyerjen e saj), humbjen e saktësisë(precizitetit) të përpunimit dhe prishjen e kushteve normale të punës së makinës metalprerëse.
  • 90. Ku krijohen dridhjet? Format e mundshme të dridhjeve (oscilimeve) të elementeve përbërëse të makinës metalprerëse janë: -mbajtësi i veglës prerëse mund të oscilojë në drejtim të rrafshit horizontal dhe vertikal, -vegla prerëse mund të oscilojë në drejtim të shpejtësisë së prerjes dhe në drejtim të hapit të përpunimit, -pjesa që përpunohet, që përforcohet në makinë gjithashtu mund të oscilojë në dy rrafshe ortogonale,
  • 91. -pjesa që përpunohet mund tu nënshtrohet edhe oscilimeve përdredhëse, -boshti kryesor gjithashtu mund tu nënshtrohet oscilimeve përdredhëse, -bazamenti i makinës metalprerëse u nënshtrohet oscilimeve, -mbajtësi i pjesës që përpunohet dhe kundërmaja mund të oscilojnë në drejtim horizontal dhe vertikal. Vlen të theksohet se përveç këtyre pjesëve edhe pjesët tjera të makinës metalpërpunuese u nënshtrohen oscilimeve të ndryshme gjatë përpunimit.
  • 92. Vibrimet (oscilimet-dridhjet) e veglës prerëse (thikës) gjatë tornimit. THIKA
  • 93. Vlen të theksohet se shkaqet kryesore të krijimit të vibrimeve (dridhjeve-oscilimeve) të veglës prerëse janë: -ndryshimi i shpejtësisë së prerjes, -ndryshimi i madhësisë së hapit, -ndryshimi i thellësisë së prerjes, -ndryshimi i gjeometrisë së veglës prerëse në raport me pjesën që përpunohet (ndrshimi i këndeve dhe i pozicionit të vendosjes). Të gjitha këto ndryshime mund të shkaktojnë ndryshimin e forcave të prerjes të cilat shfaqin efekt në dukurinë e vibrimeve.
  • 94. Dridhjet (vibrimet) që krijohen gjatë përpunimit me prerje mund të klasifikohen në: -dridhje të lira, -dridhje të detyrueshme jashtë zonës së prerjes, -dridhje të detyrueshme të inicuara në zonën e prerjes, -dridhje vetëkrijuese.
  • 95. Faktorët që ndikojnë në krijimin e dridhjeve janë të shumtë, por ndër më të rëndësishmit mund të përmenden: -rritja(mbirritja) e majës së thikës, - segmentarizimi i ashklës, -ashkla e copëtuar-thërmuar, etj Për ti amortizuar (shuar) me efektshmëri këto dridhje, duhet përcaktuar sakt dhe drejt shkaqet e krijimit të tyre dhe ndërmarrja e masave adekuate për pengimin dhe eliminimin e burimit te krijimit të tyre.