SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  174
 KARAKTERISTIKAT
THEMELORE TEKNOLOGJIKE
TË PËRPUNIMIT ME
GËDHENDJE (HEQJE ASHKLEPRERJE)






TORNIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE
FREZIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE
SHPIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE
ZDRUGIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE
TËRHEQJA (PËRSHKIMI), KARAKTERISTIKAT
TEKNOLOGJIKE
Gjysmëproduktet
e
përftuara
me
deformim plastik, derdhje dhe me disa
metoda tjera të përpunimit, zakonisht i
nënshtrohen përpunimit me prerje në makinat
metalprerëse për tu shndërruar në detale të
gatshme për përdorim (eksploatim).
Makinat metalprerëse përbëhen nga një
kompleks mekanizmash, që shërbejnë për të
kryer lëvizjet bazë dhe lëvizjet ndihmëse të
domosdoshme për punimin e detaleve.
Makinat metalprerëse janë të tipeve dhe
dimensioneve
të
ndryshme,
prandaj
klasifikimi i tyre është i nduarnduarshëm.
Në varësi të llojit të lëvizjes kryesore,
makinat metalprerëse ndahen në:
 makina me lëvizje kryesore rrotulluese,
 makina me lëvizje kryesore drejtvizore.
Në varësi të madhësisë, makinat
metalprerëse ndahen në:
 të lehta, me peshë deri në 10 tonelata,
 të mesme, me peshë prej 10-30 tonelata,
 të rënda,me peshë prej 30-100 tonelata.
Në varësi të mënyrës së drejtimit
(dirigjimit), makinat metalprerëse ndahen në:
manuale,
gjysmautomatike,
automatike.
Në varësi të shkallës së precizitetit
(saktësisë), makinat metalprerëse ndahen në:
normale,
precize,
me precizitet të lartë.
Në varësi të karakterit (llojit)
të
punimeve që kryhen, respektivisht në varësi
të mundësisë teknologjike, dallohen:
 makina tornuese,
 makina frezuese,
 zdruguese,
 makina shpuese,
 makina rektifikuese(retifikuese),
 makina sharruese,
 makina për përpunime të veçanta etj.
Në varësi të përdorimit:
universale dhe
speciale.
Vlen të theksohet se në literaturë mund
të gjenden edhe klasifikime tjera, por
klasifikimi me i përgjithshëm bazohet në
karakterin e punimeve që kryhen dhe në
procesin
themelor teknologjik. Vende të
ndryshme që prodhojnë makina metalprerëse
i kanë edhe kriteret e tyre për klasifikimin e
makinave metalprerëse. Natyrisht se për
secilin kriter të klasifikimit ekzistojnë edhe
mënyrat e shenjimit dhe markimit.
 TORNIMI, KARAKTERISTIKAT
TEKNOLOGJIKE
Tornimi është një nga proceset kryesore
të përpunimit me heqje ashkle, që kryhet në
makinat tornuese (tornot).
Me tornim mund të përgatiten detale
(pjesë) që kanë:
-sipërfaqe cilindrike dhe konike,
-sipërfaqe të profiluara,
-kanale të formave të ndryshme,
-fileta, etj.
Operacione të tornimit
Tornot, llojet e tornove dhe përdorimi i tyre
Tornot janë makinat më të përhapura për
përpunimin e metaleve me prerje, me që
shumica e elementeve të makinave
paraqesin trupa rrotullues.
Në fondin e përgjithshëm të makinave
metalprerëse, tornot përfaqësohen me afro
50% të numrit të përgjithshëm.
Në literaturë gjenden klasifikime të
ndryshme të tornove, në varësi të perdorimit,
konstruksionit dhe mundësive teknologjike.
Në varësi të këtyre kritereve dallohen:
-torno universal,
-torno revolver,
-torno ballore,
-torno vertikal(karosel),
-torno gjysmautomatik,
- torno automatik,
-torno special,
-torno me dirigjim numerik.
Vlen të theksohet se pavarsisht nga lloji i
tornos, të gjithë përdoren për përftimin e
pjeseve rrotulluese. Lëvizjen kryesore e
kryen pjesa ndërsa ate të hapit, vegla
prerëse (thika), figura në vazhdim.
Karakteristikat dhe mundsitë teknologjike të
tornove universale
Çdo makinë metalprerëse karakterizohet
me mundësitë specifike përkatëse. Për
vlerësimin e mundësive të makinës
përkatëse duhet të njihen karakteristikat
themelore teknike të cilat kryesisht
përcaktojnë hapsirën punuese (përmasat
maksimale të pjesës që mund të përpunohet
në makinë), dijapazonin e lëvizjes punuese
të hapit (ushqimit), fuqinë e instaluar,
përmasat dhe peshën e makinës e kështu
me radhë.
Vlen të theksohet se prodhuesit e makinave
metalprerëse, këto karakteristika i japin për të
gjitha llojet e makinave të prodhuara.
Te tornot universale parametër themelor që
e përcakton hapsirën punuese është diametri
maksimal i pjesës që mund të përpunohet, mbi
shtratin e makinës. Në figurën në vazhdim ky
diametër është shënuar (shenjuar) me D.
Parametër tjetër i rëndësishëm është edhe
diametri D1-diametri maksimal mbi suportin e
tornos.
Në grupin e karakteristikave tjera të tornos
mund mund të përfshihen edhe:
Fuqia e instaluar, numri i rrotullimeve të
motorit, lartësia, gjerësia dhe gjatësia e
kundërmajave (L) e cila përcakton gjatësinë
maksimale që mund të përpunohet në torno.
Edhe pse tornot në përgjithësi dallohen
për nga karakteristikat konstruktive dhe
funksionale, megjithate ekzistojnë disa
pajisje dhe mekanizma që janë të
përbashkët për të gjithë llojet e tornove dhe
këto jane:
-bazamenti
-burimi i energjisë (elektromotori-pjesa
që i vë në lëvizje tornot,
-transmetuesi i lëvizjes kryesore,
-transmetuesi i hapit,
-mekanizmat për manipulim me dorë,
-pajisjet për ftohje të pjesës dhe vajosje,
-pajisjet për shtrëngim të pjesës dhe
veglës.
Në
varësi
të
lëvizjes
prerëse(thikës), dallohet:
-tornimi gjatësor,
-tornimi tërthor.

së

veglës
Tornimi gjatësor realizohet me lëvizjen e
suportit gjatësor dhe dallohet:
-tornim nga ana e jashtme (tornim i
jashtëm),
-tornim nga ana e brendshme (tornim i
brendshëm)
Tornimi tërthor realizohet me lëvizjen e
suportit tërthor që është i vendosur në
suportin gjatësor në ate mënyrë që të mund
të bëhet lëvizja translatore e veglës prerëse
(thikës) që qëndron pingul me aksin e
rrotullimit të pjesës, figura në vazhdim:
Me
lëvizjen
tërthore
të
veglës
prerëse(thikës) mund të realizohen lloje të
ndryshme të perpunimit me tornim, si p.sh.
përpunimi i skajeve, prerja, përpunimi
kanaleve të ndryshme të profiluar, ndarja në
pjesë më të vogla etj.
Përveç tornimit gjatësor dhe tërthor, te
tornot universale mund të përpunohen edhe
sipërfaqe konike.
Sipërfaqe konike, të jashtme apo të
brendshme mund të përftohen edhe duke
kombinuar lëvizjet e pajisjeve tjera në
kuadër te tornos universale.
Në tornot universale gjithashtu mund të
bëhet edhe shpimi i vrimave dhe përpunimi i
mëtejme i tyre.
Përpunim tjetër karakteristik që mund të
realizohet me ndihmën e tornove universale
është edhe përgatitja (hapja) e filetës e cila
formohen me sinkronizimin e lëvizjes
rrethore dhe drejtëvizore. Në varësi të
profilit (formës) filetat mund të jenë me
formë: trekëndëshe, katrore, trapezoidale
etj.
Në tornot universale mund të përgatiten
të gjitha llojet e filetave standarde sipas
skemës së dhënë në figurën në vazhdim:
Sipërfaqe
të
profiluara
mund
të
përgatiten duke kombinuar lëvizjen dhe
formën e veglës prerëse me pajisjet tjera
shtesë të tornos universale siç shihet në
figurën në vazhdim.
Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të
tornove revolver
Këto torno përdoren për prodhimin e
një numri të madh detalesh (prodhim) në seri,
që mund të përpunohen njëkohesisht me disa
vegla prerëse. Vendosja në kokën e
rrotullueshme(revolver) të këtyre veglave
është edhe veçoria dalluese e këetyre
tornove. Koka e rrotullueshme ka formën e
barabanit ose shumëkëndëshit në të cilën
vendosen veglat prerëse sipas rendit të
nevojshëm të përpunimit. Me rrotullimin e
kokës veglat prerëse në mënyrë të
njëpasnjëshme sjellen në pozicionin e
nevojshëm për përpunim.
Për dallim prej tornove universale, te
këto torno karakteristikat themelore dhe
mundësitë teknologjike të përpunimit varen
nga koka e rrotullueshme (revolver):
pozicioni i saj, numri i foleve, lëvizjet
maksimale e kështu me radhë.
Tornot revolver, sipas aksit të rrotullimit
të kokës revolver mund të jenë:
-torno me aks (kokë) horizontale,
-torno me aks (kokë) vertikale.
Në tornot me aks (kokë) horizontale,
koka revolver rrotullohet rreth një aksi
horizontal dhe është e drejtuar kundrejt
shpindelit të makinës metalprerëse me
ballin e saj ku janë të vendosur veglat
prerëse.
Saktesia (preciziteti) e përpunimit të
detaleve varet nga saktësia e rregullimit të
distancatorëve, zgjedhja e drejtë e
elementeve të regjimit të prerjes dhe
gjeometria e veglave prerëse.
Tornot me aks (kokë) horizontale
parimisht janë me përmasa më të mëdha
dhe shërbejnë për përpunimin e sipërfaqeve
me
konfiguracion
të
ndërlikuar,
të
përpunuar paraprakisht me derdhje.
Skema e tornos revolver me aks (kokë)
horizontal
Tornot me aks(kokë) vertikal karakterizohen
me ate se të gjitha llojet e përpunimit
realizohen me vegla prerëse të cilat vendosen
në kokën revolver dhe ndërrohen duke u
rrotulluar ne aksin vertikal të kokës.

Skema e tornos revolver me aks (kokë) vertikal
Karakteristikat dhe mundesitë teknologjike të
tornove ballor dhe karusel
Për përpunimin e detaleve makinerike me
diametër relativisht të madh dhe me gjatësi
të vogël përdoren tornot ballor(tërthor) dhe
ato karusel(vertikal).
Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike
të tornove speciale
Tornot speciale përdoren për përpunimin
e detaleve të veçanta, si p.sh.: kollodokë,
boshte ekscentrike etj. Këto torno mund të
jenë:
-gjysmautomatik dhe
-automatik.
Te tornot gjysmautomatike gjithë cikli i
lëvizjes së veglave prerëse
kryhet pa
pjesëmarrjen e punëtorit. Punëtori bën
vendosjen e copës, ndjek punën e makinës
dhe në fund heq detalin e gatshëm nga
makina.
Vendosja e pjesëve në torno dhe pajisjet për
vendosje
Vendosja dhe shtrëngimi i pjesëve në
torno është një prej veprimeve kyçe të
procesit të tornimit.
Vlen të theksohet se mënyra e vendosjes
dhe shtrëngimit të pjesëve në torno varet nga:
-forma e pjesës, respektivisht detalit
që i nënshtrohet përpunimit,
-shtangësia e pajisjes,
-preciziteti
i
vrazhdësisë
së
sipërfaqes.
Veglat për përpunim me tornim(thikat tornuese)
Llojet e ndryshme të tornove që u
përmendën më parë krijojnë mundësinë e
përpunimit të një diapazoni të gjerë të pjesëve
nga aspekti i formës dhe vetive të ndryshme.
Për realizimin e këtijë qëllimi, përveç
makinës metalprerëse duhet të përdoret edhe
vegla prerëse adekuate-thika për tornim. Sot
përdoren lloje të ndryshme të thikave nga aspekti
i vetive konstruktive
dhe materialit
që
prodhohen.
Në varësi të formës thikat mund të
jenë: të drejta, të lakuara (këthyera), në formë
kuke, të zgjatura etj.
Në varësi të cilësisë (kualitetit) të
sipërfaqes së përpunuar dallohen:
-thika për tornim të ashpër (vrazhdëzgrosimi),
-thika për tornim të pastër (final-finicionifinitura).
Në varësi të formës së seksionit tërthor
te trupit te thikes dallohen:
-thika me prerje tërthore këndrejtë,
-thika me prerje tërthore katrore,
-thika me prerje tërthore rrethore.
Në varësi të llojit të përpunimit dallohen:
-thika për përpunim të jashtëm,
-thika për përpunim të brendshëm.


FREZIMI, KARAKTERISTIKAT
TEKNOLOJIKE
Frezimi, në krahasim me tornimin i ka
disa veçori dalluese:
-në punim marrin pjesë njëkohësisht disa
tehe prerëse, prandaj frezimi është më
produktiv se tornimi,
-tehet prerëse të frezave punojnë
periodikisht, duke pushuar, kurse trupi i tyre i
madh ndihmon në largimin e nxehtësisë nga
tehet prerëse,
-seksioni tërthor i ashklës lëviz në kufij të
gjerë dhe si rrjedhim i kësaj forcat prerëse
kanë vlera të ndryshme etj.
Përdorimi
Frezimi përdoret për (përpunimin) e:
-sipërfaqeve
të
rrafshta
(horizontale,
vertikale, të pjerrëta),
-sipërfaqeve të profiluara (fasonale),
-për hapjen e kanaleve (të shlicave),
-për prodhimin e rrotave të dhëmbëzuara,
-për prodhimin e sipërfaqeve të filetuara etj.
Frezimi kryhet në makina metalprerëse që
quhen makinat frezuese dhe me vegla prerëse,
që quhen freza. Vlen te theksohet se në të njejtat
pajisje mund të realizohet edhe shpimi, tërheqja,
barenimi etj.
Frezimi, si metodë e përpunimit me
prerje, është përdorur më vonë se proceset
tjera
të përpunimit. Megjithate, frezimi
aktualisht ka marrë përhapje të gjerë për
përpunimin e sipërfaqeve të rrafshta, për
hapjen e kanaleve, për përpunimin e
sipërfaqeve të profiluara (fasonale), për
përpunimin e rrotave te dhëmbëzuara etj.
Për të kryer procesin e frezimit, janë të
domosdoshme dy lëvizje:
-lëvizja kryesore ose e punës dhe
-lëvizja e hapit (ushqimit).
Gjatë frezimit lëvizja kryesore është
lëvizja rrotulluese e frezës, kurse lëvizja e
hapit (ushqimit) është drejtvizore dhe e bën
pjesa së bashku me tavolinën e makinës.

1-lëvizja kryesore
2-lëvizja e hapit (ushqimit)
Llojet kryesore të përpunimit me frezim
Me frezim mund të realizohen këto lloje
të përpunimit:
-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me freza
cilindrike,
-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me freza
ballore,
-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta dhe të
pjerrëta me freza këndore,
-frezimi i kanaleve me freza skajore,
-frezimi
i
kanaleve
anësore
(të
shkallëzuar) me freza diskore,
-frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me
komplete frezash diskore,
-prerja e copave me freza sharrë,
-frezimi me freza të profiluara,
-frezimi i sipërfaqeve të kurbëzuara me freza
skajore,
-frezimi i kanaleve (shlicave) në boshte,
-frezimi
i
rrotave me dhëmbë
(dhëmbëzorëve),
-frezimi i kanaleve helikoidale,
-frezimi i sipërfaqeve të filetuara, etj.
Frezimi i sipërfaqeve të profiluara
Makinat frezuese dhe llojet e tyre
Forma dhe përmasat e detaleve që
përpunohen me frezim kërkojnë makina të
ndryshme frezuese.
Makinat frezuese janë të shumëllojshme,
por sipas përdorimit ato ndahen në:
-makina frezuese për
përdorim të
përgjithshëm,
-makina frezuese speciale (për rrota të
dhëmbëzuara, fileta, kiaveta, sipërfaqe të
profiluara etj.)
Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike
të makinave frezuese për përdorim të
përgjithshëm
Makinat frezuese për përdorim të
përgjithshëm, në varësi të pozicionit të
shpindelit, ndahen në:
-makina frezuese horizontale
-makina frezuese vertikale
Këtu, në këtë grup mund të përfshihen
edhe makinat frezuese universale, të cilat
mund të punojnë edhe si makina frezuese
horizontale edhe si makina frezuese
vertikale.
Makina frezuese horizontale
Shumica e makinave të sotme frezuese e
kanë bankën e rrotullueshme kundrejt aksit
vertikal dhe quhen universale.

Pamja e përgjithshme
frezuese horizontale

e

makinës
Makinat frezuese vertikale dallohen nga
ato horizontale, sepse shpindeli i tyre
shtrihet në rrafshin vertikal, duke kryer
punime që në makinat frezuese horizontale
nuk mund të bëhen. Me këto makina
sigurohet një prodhueshmëri e lartë si dhe
precizitet dhe dhe vrazhdësi e kënaqshme e
sipërfaqes.
Nëse makinat frezuese pajisen me koka
vertikale dhe horizontale atëhere këto makina
frezuese quhen portale, figura në vazhdim:
Karakteristikat
kryesore
teknikoteknologjike të makinave për frezim janë:
-hapësira punuese e cila definohet me
dimensionet e bankës punuese dhe me
mundësitë e lëvizjes maksimale të saj,
-numri i rrotullimeve të shpindelit,
-hapja konike e shpindelit,
-fuqia e instaluar e burimit të lëvizjes,
-përmasat e makinës dhe
-pesha e saj.
Çdo prodhues i këtyre makinave i
prezanton të dhënat themelore teknike.
Makina frezuese
Veglat prerëse te makinat frezuese
horizontale, respektivisht frezat vendosen
në një bosht i cili kalon nëpër shpindel
ndërsa nga ana e kundërt përforcohen me
mbajtës përkatës. Në figurën në vazhdim
jepet skema e vendosjes së frezave në
makinën frezuese horizontale.

Skema e vendosjes së
makinën frezuese horizontale

frezave

në
Klasifikimi i metodave të frezimit
Në varësi të pozicionit të boshtit të
rrotullimit të veglës për frezim, që varet nga
pozicioni i shpindelit, dallohet:
-frezim periferik,
-frezim ballor.
Perriferik

Ballor
Në literaturën bashkëkohore gjendet edhe ky
klasifikim:
- frezim periferik,
-frezim ballor,
-skajor (fundor).

periferik

ballor

skajor (fundor)
Në varësi të lëvizjes së bankës punuese
në raport me lëvizjen rrotulluese të frezës
dallohen:
– frezim me kahje të njejtë të lëvizjes,
– frezim me kahje te kundërt të lëvizjes.
Veglat për përpunim me frezim
Përpunimi me frezim bëhet me ndihmën
e veglave prerëse, që quhen freza. Freza
është një trup rrotullimi, në përftuesen ose
ballin e së cilës janë vendosur dhëmbët
prerës. Gjatë rrotullimit të frezës dhe
lëvizjes së pjesës që përpunohet, dhëmbët
heqin
gradualisht
nga
sipërfaqja
e
papërpunuar shtresa të holla materiali. Çdo
dhëmb i frezës shërben si një thikë e
veçantë dhe freza në tërësi është një
bashkësi thikash, prandaj përpunimi i
materialeve me freza ka një prodhimtari
shumë të lartë.
Faqet dhe tehet prerëse të dhëmbëve të
frezës janë si më poshtë:
Klasifikimi i frezave
Për realizimin e përpunimit me frezim
përdoren tipa të ndryshme frezash, prandaj
dhe klasifikimi ë tyre bëhet sipas:
-llojit të materialit nga i cili prodhohen,
-formës së trupit,
-formës së dhëmbëve,
-konstruksionit etj.
Sipas llojit të materialit nga i cili
prodhohen, dallohen:
-freza nga çeliku për vegla,
-freza nga çeliku shpejtprerës,
-freza nga materialet e forta.
Sipas formës së trupit, frezat ndahen në :
-freza cilindrike,
-freza konike,
-freza diskore,
-freza të profiluara etj.
Sipas formës së dhëmbëve, frezat
ndahen në:
-freza me dhëmbë të drejtë,
-freza me dhëmbë helikoidal,
-freza me dhëmbë të kryqëzuar etj.
Sipas konstruksionit, frezat ndahen ne:
-freza njëpjesëshe,
-freza të mbërthyesheme.
Klasifikimi i frezave, për arsye të
shumëllojshmërisë
së
madhe
të
konstruksioneve të tyre, bëhet në mënyra të
ndryshme.
Sipas nevojës teknologjike, ndarja e tyre
është e standardizuar dhe jepet nëpër tabela
të ndryshme.
Pajisjet ndihmëse të makinave frezuese
Përveç pajisjeve tjera ndihmëse që
përdoren për realizimin e llojllojshëm të
përpunimit me frezim, koka ndarëse (divizori)
është një prej pajisjeve më të rëndësishme e
cila e rrit dukshëm mundësinë teknologjike të
përpunimit me frezim. Koka ndarëse mundëson
të bëhen këto përpunime:
-frezime të shpërndara njëtrajtësisht në
sipërfaqen e pjesës që përpunohet (prizma
poligonale, dhëmbëzorë, shkallëzime etj.,
-frezime të shpërndara në rrafshe që
formojne midis tyre kënde të caktuara.
 SHPIMI, KARAKTERISTKAT
TEKNOLOGJIKE
Pjesa dërmuese e detaleve kanë vrima, të
cilat shërbejnë për qëllime të ndryshme.
Vrimat mund të përftohen me mënyra të
ndryshme të përpunimeve. Vlen të theksohet
se vrimat me diametër të madh mund të
përftohen me derdhje ose me përpunim
plastik (me deformim). Vrimat në materialet
me trashësi të vogël (në formë fletësh)
shpohen zakonisht në presa në gjendje të
ftohtë. Megjithate, shumica e vrimave bëhen
në makinat metalprerëse si: makinat shpuese,
tornuese,
barenuese,
retifikuese
të
brendshme etj.
Shpimi është një nga mënyrat më të
përhapura për përpunimin e vrimave.
Format dhe konstruksionet e veglave
për
përpunimin
e
vrimave
janë
të
shumëllojshme.
Me këto makina mund të përpunohen
vrima:
- me precizitet të lartë përmasor,
-me kualitet të lartë të sipërfaqes së
shpuar,
-me madhësi të ndryshme të diametrit,
-me gjatësi të ndryshme,
Përpunimi i vrimave në makinat shpuese
kryhet si rezultat i lëvizjeve të veglës
prerëse (shpuese) e cila kryen njëkohësisht
lëvizjen kryesore rrotulluese dhe lëvizjen
drejtvizore të hapit, ndërsa pjesa që
shpohet në të shumtën e rasteve është e
palëvizshme (fikse).
Vegla
shpuese
fikse
Vlen të theksohet se tehet prerëse të
puntos presin shtresa të holla të materialitpjesës së përforcuar, duke formuar ashklën, e
cila, duke rrëshqitur nëpër kanalet spirale të
puntos del nga vrima që përpunohet.
Puntoja në krahasim me veglat tjera
prerëse, punon në kushte tejet të vështira,
sepse gjatë shpimit vështërsohet largimi i
ashklës dhe dërgimi i mjetit ftohës-vajosës.
Për dallim nga thika puntoja është vegël
prerëse dytehëshe dhe në procesin e prerjes
përveç dy teheve prerëse kryesore marrin
pjesë edhe tehet ndihmëse.
Vrimat janë të llojeve të ndryshme:
-të tejpërtejme,
-jo të tejpërtejme (qorre),
-të shkallëzuara,
-cilindrike,
-konike etj.
Sipas shkallës së saktësisë, vrimat
ndahen në:
-vrima jo të sakta,
-vrima të sakta.
Për vrimat jo të sakta nuk ka kërkesa të
veçanta për formën e rregullt gjeometrike
dhe për ashpërsinë-vrazhdësinë e sipërfaqes.
Punimi i këtyre vrimave kryhet vetëm me
një kalim të veglës prerëse.
Për vrimat e sakta, përmasat dhe
shmangia nga forma e rregullt gjeometrike
duhet të jenë brenda kufijve të specifikuar.
Makinat shpuese
Makinat shpuese përdoren
për
hapjen e vrimave të ndryshme.
Makinat
shpuese
(trapanot)
përdoren kryesisht për hapjen e vrimave,
diametri i të cilave është pak a shumë me i
vogël se përmasat gabarite të pjesës(copës)
që punohet.
Në uzinat e ndryshme industriale
gjenden makina shpuese me karakteristika
teknike nga më të ndryshmet.
Pjesa dërmuese e makinave shpuese
fiksohen në mënyrë të palëvizshme mbi
bazament, kurse disa prej tyre mund të
zhvendosen mbi shina ose të çohen me vinç
në vendin e punimit.
Klasifikimi i makinave shpuese
është i llojllojshëm, ndërsa klasifikimi
themelorë bëhet në varësi të aplikimit
(përdorimit):
-makina shpuese për aplikim(përdorim)
të përgjithshem-universale,
-makina shpuese speciale.
Sipas drejtimit të boshtit të punës
(shpindelit), makinat shpuese klasifikohen në:
-makina shpuese horizontale,
-makina shpuese vertikale.
Sipas numrit të boshteve të punës
(shpindelit), makinat shpuese klasifikohen në:
-makina shpuese njëboshtore ( me një
bosht-shpindel),
-makina shpuese shumëboshtore ( me
disa boshte-shpindele).
Karaketristikat dhe mundësitë teknologjike të
makinave të shpimit për përdorim të
përgjithshëm
Karakteristikat teknologjike të këtyre
makinave të shpimit janë:
-hapësira punuese e makinës
(përmasat gabarite të pjesës që i nënshtrohet
shpimit),
-diametri maksimal i vrimës,
-pjesa
konike
e
boshtit
kryesor(shpindelit),
-mundësia e transmisionit të lëvizjes
kryesore,
-mundësia e transmisionit të lëvizjes
-fuqia e burimit të lëvizjes,
-përmasat gabarite të makinës.
Makinat shpuese manuale (të dorës)
përdoren për hapjen e vrimave me diametër
të vogël. Lëvizja kryesore e boshtit bëhet
nëpërmjet elektromotorit, ndërsa hapi
diktohet në mënyrë manuale (me dorë) dhe
falë përmasave të vogla gabarite manipulimi
me këto makina është tejet ë lehtë.
Makinat shpuese të bankës (tavolinës)
prodhohen me dimensione relativisht të vogla
dhe vendosen në një bankë (tavolinë) dhe prej
këtu e kanë marrë edhe emrin.
Makinat shpuese radiale përdoren për
shpimin e vrimave në detalet e rënda dhe me
përmasa gabarite të mëdha (korpuse, blloqe)
të cilët nuk mund të shpohen në makinat
shpuese vertikale të tavolinës dhe në ato
shtyllore.
Makinat shpuese radiale me kokë
shpuese e cila mund të sillet edhe rreth aksit
të vet e rrit kapacitetin punues të këtyre
makinave dhe me këtë i mundësohet
universalitet i punimit.
Karaketristikat dhe mundësitë teknologjike të
makinave shpuese speciale
Nevoja e hapjes së vrimave me
precizitet dhe me konfiguracion të veçantë
solli zhvillimin e makinave speciale të shpimit.
Këto makina shërbejnë për kryerjen e një ose
të disa operacioneve të përpunimit të
vrimave. Në këtë grup bëjnë pjesë makinat
për shpime të thella, për vrima qendërzuese
etj.
Në industri gjenden lloje të
ndryshme të makinave speciale të shpimit:
-makina speciale shpuese me shumë
boshte ( shumë shpindele) të vendosur në
radhë njeni pas tjetrit.
Makinat
shpuese
shumëboshtore
(shumëshpindelëshe) kryesisht përdoren për
prodhimin në seri dhe në masë të detaleve,
vrimat e të cilëve nuk janë me diametër të
barabartë dhe kur kërkohet cilësi dhe saktësi
e lartë.
Këto makina mund të kombinohen në
pikëpamje të pozicionimit të kokave shpuese
dhe kështu rritet dukshëm produktiviteti i
këtyre makinave në krahasim me makinat
shpuese me një bosht.
Agregate shpuese shumëshpindelëshe
me konstruksion special dhe për përdorim
special në prodhimtarinë në sëri të mëdha
dhe në masë.
Makinat shpuese koordinative bëjnë
pjesë në grupin e makinave speciale dhe
përdoren për shpimin e vrimave me distanca
reciproke të sakta, pa matje dhe shënim
paraprak të pjesës së punës.
Në industri gjenden edhe makina
speciale shpuese horizontale që përdoren për
shpime të thella dhe për shpimin e vrimave
qendërzuese.
Veglat për hapjen e vrimave
Veglat prerëse për hapjen e vrimave janë
të ndryshme dhe në literaturë gjenden
klasifikime të llojllojshme, në varësi të
përdorimit, në varësi të materialit nga i cili
janë prodhuar, në varësi të formës së pjesës
mbajtëse (bishtit) etj.
Ne varësi të përdorimit veglat prerëse për
shpim ndahen ne:
-punto,
-kalizvarë,
-alezatorë,
-vegla speciale.
Në varësi të materialit nga i cili
prodhohen, veglat prerëse për shpim ndahen
në:
-vegla prerëse për shpim nga çeliku për
vegla,
-vegla prerëse për shpim nga çeliku
shpejtprerës,
-vegla prerëse për shpim nga materialet e
forta metalo, përkatsisht mineraloqeramike.
Tipi më i përhapur i veglës prerëse për
shpim është puntoja spirale me bisht
cilindrik dhe konik.
Në varësi të përdorimit puntot janë me
forma të ndryshme, punto spirale(a,b),
punto me kanale të drejta (c), punto shigjetë
(d), punto për shpime të thella (e,f), punto
për shpime unazore (g,h), punto per vrima
qenderzuese (l), figura ne vazhdim.
Në makinat shpuese, përveç shpimit dhe
rishpimit të vrimave me punto, kryhen edhe
lloje tjera punimesh si p.sh.:kalizvarime,
alezime, filetime etj.
Kalizvarim quhet procesi i përpunimit të
vrimave me vegël prerëse që quhet
kalizvarë. Shpeshherë kalizvarimi mund të
jetë proces i ndërmjetem midis shpimit dhe
alezimit. Me kalizvarim kryhet edhe
përpunimi i vrimave cilindrike dhe konike
dhe hapja e foleve për kokat e bulonave,
vidhave, etj.
Kalizvarimi
e
ulë
vrazhdësinë
e
sipërfaqes, rrit saktësinë e punimit si dhe i
përgatit vrimat për procesin e alezimit.
Kalizvarimi
Kalizvarët për dallim prej puntove
spirale, kanë tre ose katër tehe prerëse.
Klasifikimi i kalizvatorëve bëhet në
mënyra të ndryshme.
Sipas formës së vrimës
që
përpunohet, kalizvatorët ndahen në:
-cilindrik,
-konik,
-ballor,
-të kombinuar.
Sipas mënyrës së përforcimit në
boshtin e punës, kalizvatorët ndahen në:
-me pjesë mbajtëse cilindrike,
-me pjesë mbajtëse konike.
Sipas konstruksionit dhe përpunimit,
kalizvatorët ndahen në:
-njëpjesësh (monolit),
-të mbërthyeshëm-montueshëm.
Sipas materialit nga i cili prodhohen
tehet prerëse, kalizvatorëet ndahen në:
-me tehe prerëse prej çeliku për vegla,
-me
tehe
prerëse
prej
çeliku
shpejtprerës,
-me tehe prerëse prej materialeve të
forta.
Alezimi përdoret si punim përfundimtar i
vrimave për të përftuar saktësi të lartë dhe
sipërfaqe cilësore - kualitative. Vrima që i
nënshtrohet alezimit duhet që më përpara të
shpohet, të tornohet ose të kalizvarohet.
Alezimi kryhet me ndihmën e veglave
prerëse që qehen alezatorë.
Alezatorët janë vegla prerëse për
alezimin e vrimave, më parë të hapura me
shpim, zgjerim dhe kalizvarim.
Alezatoret klasifikohen në mënyra të
ndryshme.
Sipas formës së trupit, alezatorët ndahen
në:
-alezatorë cilindrikë,
-alezatorë konikë.
Sipas formës së vijave të kanaleve,
alezatorët ndahen në:
-alazatorë me kanale te drejta,
-alezatorë me kanale spirale.
Sipas konstruksionit të trupit, alezatorët
ndahen në:
-alezatorë njëpjesësh (monolit),
-alezatorë
të
mbërthyeshëm
(montueshëm).
Sipas mënyrës së përdorimit, alezatorët
ndahen në:
-alezatorë të dorës (manual),
-alezatorë të makinës.
Sipas materialit të teheve prerëse,
alezatorët ndahen në:
-alezatorë prej çeliku për vegla,
-alezatorë prej çeliku shpejtprerës,
-alezatorë prej materialeve të forta.
Dallimi kryesor i alezatorit nga kalizvari
qëndron në faktin se alezatori ka më tepër
dhëmbë (tehe prerëse) se kalizvari (5-18
dhëmbë-tehe prerëse).
Pjesa punuese e alezatorit përbehet nga:
-koni drejtues,
-koni prerës(marrës),
-pjesa kalibruese.
Filetimi kryhet me vegla që shërbejnë për
punimin(prerjen) e filetave të vrimave
(meshkuj), të cilat duhet të jenë punuar më
përpara me maja shpuese ose me kalizvarë.
Mashkulli, që në literaturë mund të
emërtohet edhe si “kalizvari për hapjen e
filetave-kalizvar filetash”, është një vidhë me
diametër, hap dhe kënd të profilit të filetës të
njejtë me ate qe do te punohet(pritet) prej tij, i
përgatitur prej çeliku për vegla dhe i pajisur
me kanale gjatësore.
Vlen të theksohet se vrimat ku punohen
(priten)
fileta
duhet
te
përpunohen
paraprakisht në makina metalprerëse duke u
dhënë përmasat përkatëse. Meqenëse gjatë
punimit (prerjes) së filetave ndodh edhe
“ngjeshja” e materialit, atëhere duhet marrë
parasysh që diametri i vrimës duhet të
përgatitet gjithmonë me tolerancë pozitive.
Përcaktimi, respektivisht dimensionimi i
përmasave të diametrit të vrimës para filetimit
varet dukshëm edhe nga materiali që do të
përpunohet dhe nga hapi i filetës. Vrimat që
do të filetohen duhet të përpunohen më parë
me punto ose kalizvarë.
Sipas konstruksionit dhe përdorimit,
“kalizvarët”-meshkuj mund të jenë:
-për hapjen (punimin) e filetave me dorë,
-për hapjen (punimin) e filetave me makinë.
Meshkujt për hapjen (punimin) e filetave
zakonisht përdoren në komplete nga dy ose
tre copë, ndërmjet të cilëve shpërndahet
shtresa që do të prehet.
 ZDRUGIMI, KARAKTERISTIKAT
THEMELORE
Zdrugthimi(zdrugimi) është proces i
përgatitjes
së
detaleve
në
makinat
zdrugthuese
(zdruguese).
Procesi
i
zdrugthimit
përdoret
për
punimin
e
sipërfaqeve horizontale, vertikale, të pjerrëta,
të sipërfaqeve të profiluara dhe të kanaleve
me profile të ndryshme si edhe dhëmbëzorëve
në kushtet e prodhimit individual dhe në seri
të vogla.
Kryerja e këtyre punimeve bëhet në
makinat zdrugthuese(zdruguese), duke përdorur
si vegla prerëse thikat zdrugthuese.
Në këto makina lëvizjen kryesore mund ta
bëjë vegla prerëse ose pjesa(detali) që
përpunohet. Vlen të theksohet se lëviza kryesore
dhe lëvizja e hapit janë lëvizje drejtëvizore pingul
njera ndaj tjetrës.
Kur lëvizjen kryesore e kryen vegla
prerëse (vajtje-ardhje në planin horizontal),
ndërsa pjesa që punohet bën lëvizjen e
hapit(ushqimit)
periodik,
makina
zdrugthuese(zdruguese)
quhet
tërthore
(limatriçe) ose vertikale (stokatriçe). Ndryshe
këto makina zdrugthuese (zdruguese) quhen
edhe
makina
zdrugthuese
(zdruguese)
hapshkurtëra.
Kur lëvizjen kryesore e kryen pjesa
(detali),
makina
quhet
makinë
zdrugthuese(zdruguese)
horizontale
ose
pjala.
Ne këtë rast detali lëviz së bashku
me bankën e makinës, kurse vegla prerëse
kryen lëvizjen periodike të hapit (ushqimit) në
drejtim, tërthor, vertikal ose të pjerrët.
Ndryshe keto makina zdugthuese
(zdruguese) quhen edhe makina zdrugthuese
(zdruguese) hapgjata.
Makina zdruguese hapshkurtër

G
Makina zdruguese hapgjatë

G
Te makinat zdrugthuese dallohet lëvizja e
punës, gjatë së cilës kryhet procesi i prerjes
dhe levizja boshe, gjatë së cilës copa (pjesa)
ose thika zhvendosen në drejtim të kundërt.
Gjatë lëvizjes boshe nuk kryhet prerje.
Vlen të theksohet se lëvizja vajtje-ardhje
shkakton punë me goditje të thikës, gjë që
ndikon negativisht në qëndrueshmërinë e saj,
prandaj thikat që përdoren në procesin e
zdrugthimit(zdrugimit) duhet të përgatiten nga
materiali që është i qëndrueshëm ndaj
ngarkesave goditëse.
Për dallim nga makinat frezuese,
makinat
zdrugthuese
(zdruguese)
karakterizohen me produktivitet të ulët për
shkak të lëvizjeve boshe në realizimin e
procesit të përpunimit.
Përkundër produktivitetit të ulët, makinat
zdrugthuese (zdruguese) posedojnë disa
avantazhe në raport me makinat frezuese:
-punimi dhe mprehja e thjeshtë e veglës
prerëse,
-mundësia e përgatitjes së sipërfaqeve
të profiluara dhe të nderlikuara me thika të
thjeshta dhe standarde, që nuk është e
mundur gjatë frezimit, ku shfrytëzohen freza
speciale dhe me kosto të lartë,
-çmimi me i ulët i veglës prerëse, që sipas
formës nuk dallon nga thika tornuese,
-koha e shkurtër përgatitore e makinës.
Makinat e zdrugthimit(zdrugimit)
Makinat e zdrugthimit (zdrugthat)
janë
makina metalprerëse që përdoren për
përpunimin e sipërfaqeve:
-të rrafshëta(plane),
-të profiluara,
-hapjen e kanaleve,
-përpunimin e dhëmbëzorëve etj.
Klasifikimi i makinave zdrugthuese
Në literaturë gjenden klasifikime të
ndryshme të këtyre makinave metalprerëse.
Makinat zdrugthuese(zdruguese) sipas
shërbimit teknologjik ndahen në dy grupe:
-makina zdrugthuese(zdruguese) universale,
-makina zdrugthuese (zdruguese) speciale.
Në varësi të peshës dhe të madhësisë së
pjesëve që përpunohen, dallohen:
-zdrugtha hapshkurtër,
-zdrugtha hapgjatë.
Karakteristikat teknologjike te zdrugthave
hapshkurtër
Zdrugthat hapshkurtër shërbejnë për
përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta
(plane) me gjatësi të vogla, hapjen e
kanaleve horizontale dhe të pjerrët etj.
Karakteristika themelore e këtyre makinave
është hapi i shkurtër i lëvizjes nga ku e kanë
marrë edhe emrin makina hapshkurtëra.
Hapi punues lëviz në intervalin prej 6001000mm. Te këto makina si edhe te ato me
lëvizje vërtikale, thika bën lëvizjen kryesore
drejtëvizore, ndërsa pjesa e punës bën
levizjen periodike të hapit.
Vlen të theksohet se ngjashëm si edhe
makinat tjera metalprerëse edhe këto makina
karakterizohen me disa parametra të veçantë
tekniko-teknologjikë.
Parametri
(karakteristika) themelore edhe këtu është
hapësira punuese e makinës, që definohet me
lëvizjen maksimale të mbajtësit të veglës.
Dimensionet e tavolinës punuese poashtu
janë karakteristikë themelore e këtyre
makinave. Përveç këtyre karakteristikave
edhe fuqia e instaluar është një ndër
karakteristikat e rëndësishme të këtyre
makinave metalprerëse.
Zdrugthi hapshkurtër
Zdrugthi hapshkurtër
Makina zdrugthuese vertikale

G
P
Operacionet themelore të përpunimit me
zdrugthat hapshkurtër
Zdrugthat hapshkurtër kryesisht përdoren
për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta
që krijohen gjatë lëvizjes drejtvizore
osciluese të veglës prerëse dhe lëvizjes
drejtvizore
periodike
të
pjesës
që
përpunohet.
Përveç
sipçrfaqeve
tç
rrafshçta, me zdrugthat hapshkurtçr mund
tç pçrftohen edhe sipërfaqe më të
nderlikuara, ndërsa për këtë qëllim
përdoren vegla me konfiguracion të caktuar
në kombinim me mundësitë teknologjike të
zdrugthit.
Karakteristikat teknologjike të zdrukthave
hapgjatë
Për
dallim
nga
zdrugthat
hapshkurtër, te zdrugthat hapgjatë lëvizjen
kryesore e bën pjesa e punës me tavolinën,
ndërsa lëvizjen e hapit e bën vegla prerëse.

Zdrugthat
hapgjatë
shërbejnë
për
përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta(plane) të
gjata.
Zdrugthat hapgjatë (eng.planer mashine)
përdoren për përpunimin me prerje të
sipërfaqeve të rrafshëta me gjerësi deri në 6m
dhe me gjatësi deri ne 12m.
Zdrugthat hapgjatë janë me përmasa
gabarite më të mëdha se zdrugthat
hapshkurtër dhe vlen të theksohet se këto
zdrugtha mund të punojne njëkohësisht me
shume thika prerëse.
Preciziteti i sipërfaqes së punuar është
më i lartë.
Punojnë me shpejtësi konstante.
Zdrugthat hapgjatë zakonisht kanë
konstruksion shtyllor me dy ose më shumë
suporte gjatësore e tërthore me elektromotorë
të veçantë dhe me këte krijohet mundësia e
përpunimit të më shumë sipërfaqeve
njëkohësisht.
Si edhe te zdrugthat hapshkurtër edhe
këtu, karakteristikat themelore definohen
nëpërmjet hapsirës punuese, pastaj me
numrin dhe dijapazonin e hapave të dyfishtë
të tavolinës së punës, me numrin dhe
dijapazonin e hapit të suportit, me fuqinë e
instalur të elektromotorit etj.
Në figurën në vazhdim është prezantuar
zdrugthi hapgjatë portal.
Operacionet themelore të përpunimit me
zdrugthat hapgjatë
Me ndihmën e zdrugthave hapgjatë mund
të përpunohen të gjitha llojet e sipërfaqeve
që përpunohen edhe me zdrugthat
hapshkurtër. E veçantë e këtyre zdrugthave
është se mund të përftohen sipërfaqe me
gabarite më të mëdha. Gjatë përpunimit të
sipërfaqeve me konfiguracion më të
ndërlikuar është e munder që përpunimi të
bëhet me disa vegla të vendosura në
suporte të veçantë të zdrugthit hapgjatë.
Veglat për përpunim me zdrugthim(zdrugim)
Veglat që përdoren për zdrugthim janë të
ngjashme
me
veglat
për
tornim.
Përkufizimet e dhëna për gjeometrinë e
thikave për tornim janë të njejta, ndryshime
mund të ketë në vlerat e këndeve dhe në
formën e thikës, për veçoritë që i ka
zdrugthimi.
Sa i takon klasifikimit të këtyre veglave,
vlen të theksohet se në literaturë gjenden
varianta të ndryshme të këtyre veglave.
Vlen poashtu të theksohet se
karakteristikë e veçantë e veglave të
zdrugthimit është edhe ajo se përmasat e
këtyre veglave janë më të mëdha se të
veglave të tornimit. Kjo imponohet nga
vetë procesi i përpunimit nga se gjatë
zdrugthimit, vegla u nenshtrohet goditjeve
dhe si rrjedhim trupi i veglës duhet të
posedojë përmasa më të mëdha.
Materialet për prodhimin e veglave
(thikave) për zdrugthim(zdrugim) janë të
ngjashëm me materialet për prodhimin e
veglave për tornim (thikave tornuese).
 TËRHEQJA (PËRSHKIMI),
KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE
Përpunimi me tërheqje (përshkim) është
një nga proceset e prerjes së metaleve me
prodhueshmëri të lartë, që kryesisht përdoret
për përpunimin e sipërfaqeve të profiluara, të
vrimave me shliza etj.
Tërheqja (përshkimi) kryhet me ndihmën
e një vegle prerëse me shume tehe që quhet
tërheqës(përshkues).
Procesi i përpunimit me tërheqje
(përshkim) realizohet me kalimin e veglës
prerëse në sipërfaqen e pjesës që duhet të
përpunohet, duke zbatuar të ai një forcë të
caktuar në drejtim të lëvizjes së tij.
Për të realizuar heqjen e shtresës së
metalit në sipërfaqen që do të përpunohet,
tërheqësit i zbatohet një forcë (F), e cila i
detyron dhëmbët të takojnë muraturën e
pjesës dhe të largojnë prej saj një pjesë të
metalit në formë të ashklës.
F
Vegla prerëse (1) fiksohet në kokën
mbajtëse (shpindelin-2) të makinës për
tërheqje (përshkim) dhe zhvendoset së
bashku me të më një lëvizje drejtvizore,
kurse pjesa që përpunohet (3) vendoset në
rrafshin mbështetës, që është pingul me
aksin.
Përpunimi me tërheqje (përshkim)
realizohet kryesisht me lëvizjen drejtvizore
të veglës prerëse (përshkuese).
Vlen të theksohet se me anë të
përpunimit me tërheqje(përshkim) sigurohet
një saktësi e lartë e përmasave
dhe
ashpërsi e ulët e sipërfaqes së përpunuar.
Tërheqja në fillim përdorej vetëm si një
proces për kalibrimin e vrimave të
ndryshme, ndërsa më vonë me zhvillimin e
teknikes filloi të zgjerohet përdorimi i këtij
procesi të perpunimit. Me anë të këtij
procesi sot përpunohen me sukses në
punetoritë mekanike: detale të shlicuara,
detale të tipit bokolë, kanalet e kiavetave,
rrafshet e bronzinave si dhe rrotat me
dhëmbë nga jashtë dhe nga brenda.
Sipërfaqe që përpunohen me tërheqje
Avantazhet (anët e mira) të përpunimit
me tërheqje (përshkim) janë:
-makinat dhe pajisjet që përdoren janë të
thjeshta,
-detalet prodhohen me cilësi të lartë dhe
plotësojnë kushtin e shkëmbimit të plotë
reciprok,
-vegla prerëse punon për një kohë të
gjatë dhe ka (rendimet) prodhueshmëri të
lartë,
-kërkon punëtorë me kualifikim të ulët.
Të metat (anët negative) të përpunimit
me terheqje (përshkim) janë:
-dizajnimi (projektimi) dhe prodhimi i
tërheqësit është i vështirë,
-tërheqësi mund të dëmtohet lehtë prandaj
kërkon kujdes në transportim, ruajtje dhe në
përdorim,
-shpejtësia e prerjes është e vogël,
-trashësia e vogël e ashklës,etj.
Veglat prerëse për tërheqje(përshkim)
Ndryshe nga veglat tjera për përpunim
me prerje, vegla prerëse për tërheqje
(përshkim) ka formë dhe konstruksion
tjetër. Në figurën në vazhdim jepet forma
konstruktive e veglës prerëse për tërheqje
(përshkim).
Pjesa prerëse, respektivisht dhëmbët
prerës (tehet prerëse) shërbejnë për të
hequr shtresat e metalit dhe kryesisht mund
të jenë:
a-për përpunim më të vrazhdë (ashpër),
b-për përpunim final (te pastër),
c-për kalibrim.
Në varësi të forcës së zbatuar për
tërheqje
(përshkim),
veglat
prerëse
(tërheqësit-përshkuesit) ndahen në:
-vegla prerëse për tërheqje (përshkim)
me veprim shtytës të forcës,
-vegla prerëse për tërheqje (përshkim)
me veprim tërheqës të forcës.
Në varësi të sipërfaqes që punohet,
tërheqësit mund të ndahen në:
-tërheqës për përpunimin e sipërfaqeve
të brendshme,
-tërheqës për përpunimin e sipërfaqeve
të jashtme.
Në varësi të vendosjes së dhëmbëve
prerës (teheve prerës) në veglën tërheqëse,
dallohen:
-vegla prerëse për tërheqje të profiluar,
-vegla prerëse për tërheqje gjenerative,
-vegla prerëse për tërheqje progresive.
Metoda
e
tërheqjes
së
profiluar
karakterizohet me ate se të gjithë dhëmbët
prerës të veglës prerëse janë të njejtë
(identik) me profilin përfundimtar të pjesës
që përpunohet.
Metoda
gjenerative
e
tërheqjes
karakterizohet me ate se dhëmbët prerës të
veglës prerëse, përveç atyre të fundit nuk janë
të njejtë (identik) me profilin përfundimtar të
pjesës që përpunohet.

Te metoda progresive, profili përfundimtar
formohet pjesë-pjesë, me grupe të caktuar të
dhëmbëve prerës të vendosur në veglën
prerëse.
Materiali për prodhimin e veglave prerëse për
tërheqje(përshkim)
Veglat prerëse për tërheqje(përshkim)
përgatiten nga:
- çeliku për vegla,
- çeliku shpejtprerës dhe
- materialet e forta metaloqeramike,
-materialet e forta mineraloqeramike.
Makinat për përpunimin me tërheqje-përshkim
Makinat për përpunim me tërheqje
klasifikohen në mënyra të ndryshme.
Sipas drejtimit të lëvizjes së veglës
prerëse(tërheqesit-përshkuesit), ndahen ne:
-makina horizontale,
-makina vertikale.
Sipas
pozitës
së
sipërfaqes
që
përpunohet, ndahen ne:
-makina
për
përpunim
të
brendshëm,
-makina për perpunim të jashtëm.
Makina tërheqëse (përshkuese) horizontale

Contenu connexe

Tendances

Cilindrmi petezimi-laminimi
Cilindrmi petezimi-laminimiCilindrmi petezimi-laminimi
Cilindrmi petezimi-laminimiRrahim Maksuti
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionitMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionitRrahim Maksuti
 
Vetitë mekanike-libri
Vetitë  mekanike-libriVetitë  mekanike-libri
Vetitë mekanike-libriRrahim Maksuti
 
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .Egla Picaku
 
FINAL-KB -Metalpunues Kl.10, 11&12 2 Korrik 20[4983].docx
FINAL-KB -Metalpunues Kl.10, 11&12 2 Korrik 20[4983].docxFINAL-KB -Metalpunues Kl.10, 11&12 2 Korrik 20[4983].docx
FINAL-KB -Metalpunues Kl.10, 11&12 2 Korrik 20[4983].docxismethyseni2
 
ELEMENTET BAZË (THEMELORE) TË PJESËS SË PUNUAR (DETALIT) DHE VEGLAVE PRERËSE,...
ELEMENTET BAZË (THEMELORE) TË PJESËS SË PUNUAR (DETALIT) DHE VEGLAVE PRERËSE,...ELEMENTET BAZË (THEMELORE) TË PJESËS SË PUNUAR (DETALIT) DHE VEGLAVE PRERËSE,...
ELEMENTET BAZË (THEMELORE) TË PJESËS SË PUNUAR (DETALIT) DHE VEGLAVE PRERËSE,...Rrahim Maksuti
 
Balada e murimit
Balada e murimit Balada e murimit
Balada e murimit sara7991
 
Obrada metala-rezanjem
Obrada metala-rezanjemObrada metala-rezanjem
Obrada metala-rezanjemcveta52
 
Crregullimet kromozomike
Crregullimet kromozomike Crregullimet kromozomike
Crregullimet kromozomike businessforlife
 
Funksioni
FunksioniFunksioni
Funksionikoralda
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeErgi Nushi
 
Projekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIEProjekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIES Gashi
 

Tendances (20)

Cilindrmi petezimi-laminimi
Cilindrmi petezimi-laminimiCilindrmi petezimi-laminimi
Cilindrmi petezimi-laminimi
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionitMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
 
Ligjerata 2
Ligjerata 2Ligjerata 2
Ligjerata 2
 
Vetitë mekanike-libri
Vetitë  mekanike-libriVetitë  mekanike-libri
Vetitë mekanike-libri
 
Elasticiteti dhe forcat elastike albin berisha
Elasticiteti dhe forcat elastike  albin berishaElasticiteti dhe forcat elastike  albin berisha
Elasticiteti dhe forcat elastike albin berisha
 
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .
Skenderbeu i Sabri Godes dhe jeta e tij .
 
Obrada delova od lima savijanjem
Obrada delova od lima savijanjemObrada delova od lima savijanjem
Obrada delova od lima savijanjem
 
FINAL-KB -Metalpunues Kl.10, 11&12 2 Korrik 20[4983].docx
FINAL-KB -Metalpunues Kl.10, 11&12 2 Korrik 20[4983].docxFINAL-KB -Metalpunues Kl.10, 11&12 2 Korrik 20[4983].docx
FINAL-KB -Metalpunues Kl.10, 11&12 2 Korrik 20[4983].docx
 
ELEMENTET BAZË (THEMELORE) TË PJESËS SË PUNUAR (DETALIT) DHE VEGLAVE PRERËSE,...
ELEMENTET BAZË (THEMELORE) TË PJESËS SË PUNUAR (DETALIT) DHE VEGLAVE PRERËSE,...ELEMENTET BAZË (THEMELORE) TË PJESËS SË PUNUAR (DETALIT) DHE VEGLAVE PRERËSE,...
ELEMENTET BAZË (THEMELORE) TË PJESËS SË PUNUAR (DETALIT) DHE VEGLAVE PRERËSE,...
 
Matrica
MatricaMatrica
Matrica
 
Balada e murimit
Balada e murimit Balada e murimit
Balada e murimit
 
Obrada metala-rezanjem
Obrada metala-rezanjemObrada metala-rezanjem
Obrada metala-rezanjem
 
Crregullimet kromozomike
Crregullimet kromozomike Crregullimet kromozomike
Crregullimet kromozomike
 
Nafta
NaftaNafta
Nafta
 
Funksioni
FunksioniFunksioni
Funksioni
 
Obrada busenjem
Obrada busenjemObrada busenjem
Obrada busenjem
 
Shnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet GjeometrikeShnderrimet Gjeometrike
Shnderrimet Gjeometrike
 
Projekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIEProjekt gjeoGRAFIE
Projekt gjeoGRAFIE
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 

Plus de Rrahim Maksuti

INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IINXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IRrahim Maksuti
 
Provat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeveProvat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeveRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kvMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kvRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe GMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe GRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetikMekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetikRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturorMekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturorRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kicMekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kicRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  JMekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor JRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-FraktografiaMekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-FraktografiaRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creepMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creepRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjesMekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet realeMekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet realeRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëseMekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëseRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeveMekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeveRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisëMekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisëRrahim Maksuti
 

Plus de Rrahim Maksuti (20)

INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IINXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
 
Provat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeveProvat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeve
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kvMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe GMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
 
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
 
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetikMekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
 
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturorMekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
 
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kicMekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
 
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  JMekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
 
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-FraktografiaMekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
 
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
 
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creepMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
 
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjesMekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
 
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet realeMekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
 
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëseMekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
Mekanika e shkatërrimit I-sforcimet mbetëse
 
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
Mekanika e shkatërrimit I-Qëndrueshmëria (soliditeti)
 
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeveMekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
 
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisëMekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
Mekanika e shkatërrimit -Koeficienti (faktori) i sigurisë
 

Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje

  • 1.  KARAKTERISTIKAT THEMELORE TEKNOLOGJIKE TË PËRPUNIMIT ME GËDHENDJE (HEQJE ASHKLEPRERJE)      TORNIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE FREZIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE SHPIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE ZDRUGIMI, KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE TËRHEQJA (PËRSHKIMI), KARAKTERISTIKAT TEKNOLOGJIKE
  • 2.
  • 3. Gjysmëproduktet e përftuara me deformim plastik, derdhje dhe me disa metoda tjera të përpunimit, zakonisht i nënshtrohen përpunimit me prerje në makinat metalprerëse për tu shndërruar në detale të gatshme për përdorim (eksploatim). Makinat metalprerëse përbëhen nga një kompleks mekanizmash, që shërbejnë për të kryer lëvizjet bazë dhe lëvizjet ndihmëse të domosdoshme për punimin e detaleve. Makinat metalprerëse janë të tipeve dhe dimensioneve të ndryshme, prandaj klasifikimi i tyre është i nduarnduarshëm.
  • 4. Në varësi të llojit të lëvizjes kryesore, makinat metalprerëse ndahen në:  makina me lëvizje kryesore rrotulluese,  makina me lëvizje kryesore drejtvizore. Në varësi të madhësisë, makinat metalprerëse ndahen në:  të lehta, me peshë deri në 10 tonelata,  të mesme, me peshë prej 10-30 tonelata,  të rënda,me peshë prej 30-100 tonelata.
  • 5. Në varësi të mënyrës së drejtimit (dirigjimit), makinat metalprerëse ndahen në: manuale, gjysmautomatike, automatike. Në varësi të shkallës së precizitetit (saktësisë), makinat metalprerëse ndahen në: normale, precize, me precizitet të lartë.
  • 6. Në varësi të karakterit (llojit) të punimeve që kryhen, respektivisht në varësi të mundësisë teknologjike, dallohen:  makina tornuese,  makina frezuese,  zdruguese,  makina shpuese,  makina rektifikuese(retifikuese),  makina sharruese,  makina për përpunime të veçanta etj.
  • 7. Në varësi të përdorimit: universale dhe speciale. Vlen të theksohet se në literaturë mund të gjenden edhe klasifikime tjera, por klasifikimi me i përgjithshëm bazohet në karakterin e punimeve që kryhen dhe në procesin themelor teknologjik. Vende të ndryshme që prodhojnë makina metalprerëse i kanë edhe kriteret e tyre për klasifikimin e makinave metalprerëse. Natyrisht se për secilin kriter të klasifikimit ekzistojnë edhe mënyrat e shenjimit dhe markimit.
  • 9. Tornimi është një nga proceset kryesore të përpunimit me heqje ashkle, që kryhet në makinat tornuese (tornot). Me tornim mund të përgatiten detale (pjesë) që kanë: -sipërfaqe cilindrike dhe konike, -sipërfaqe të profiluara, -kanale të formave të ndryshme, -fileta, etj.
  • 11. Tornot, llojet e tornove dhe përdorimi i tyre Tornot janë makinat më të përhapura për përpunimin e metaleve me prerje, me që shumica e elementeve të makinave paraqesin trupa rrotullues. Në fondin e përgjithshëm të makinave metalprerëse, tornot përfaqësohen me afro 50% të numrit të përgjithshëm.
  • 12. Në literaturë gjenden klasifikime të ndryshme të tornove, në varësi të perdorimit, konstruksionit dhe mundësive teknologjike. Në varësi të këtyre kritereve dallohen: -torno universal, -torno revolver, -torno ballore, -torno vertikal(karosel), -torno gjysmautomatik, - torno automatik, -torno special, -torno me dirigjim numerik.
  • 13. Vlen të theksohet se pavarsisht nga lloji i tornos, të gjithë përdoren për përftimin e pjeseve rrotulluese. Lëvizjen kryesore e kryen pjesa ndërsa ate të hapit, vegla prerëse (thika), figura në vazhdim.
  • 14. Karakteristikat dhe mundsitë teknologjike të tornove universale Çdo makinë metalprerëse karakterizohet me mundësitë specifike përkatëse. Për vlerësimin e mundësive të makinës përkatëse duhet të njihen karakteristikat themelore teknike të cilat kryesisht përcaktojnë hapsirën punuese (përmasat maksimale të pjesës që mund të përpunohet në makinë), dijapazonin e lëvizjes punuese të hapit (ushqimit), fuqinë e instaluar, përmasat dhe peshën e makinës e kështu me radhë.
  • 15. Vlen të theksohet se prodhuesit e makinave metalprerëse, këto karakteristika i japin për të gjitha llojet e makinave të prodhuara. Te tornot universale parametër themelor që e përcakton hapsirën punuese është diametri maksimal i pjesës që mund të përpunohet, mbi shtratin e makinës. Në figurën në vazhdim ky diametër është shënuar (shenjuar) me D. Parametër tjetër i rëndësishëm është edhe diametri D1-diametri maksimal mbi suportin e tornos. Në grupin e karakteristikave tjera të tornos mund mund të përfshihen edhe:
  • 16. Fuqia e instaluar, numri i rrotullimeve të motorit, lartësia, gjerësia dhe gjatësia e kundërmajave (L) e cila përcakton gjatësinë maksimale që mund të përpunohet në torno.
  • 17.
  • 18. Edhe pse tornot në përgjithësi dallohen për nga karakteristikat konstruktive dhe funksionale, megjithate ekzistojnë disa pajisje dhe mekanizma që janë të përbashkët për të gjithë llojet e tornove dhe këto jane: -bazamenti -burimi i energjisë (elektromotori-pjesa që i vë në lëvizje tornot, -transmetuesi i lëvizjes kryesore, -transmetuesi i hapit, -mekanizmat për manipulim me dorë, -pajisjet për ftohje të pjesës dhe vajosje, -pajisjet për shtrëngim të pjesës dhe veglës.
  • 19.
  • 21. Tornimi gjatësor realizohet me lëvizjen e suportit gjatësor dhe dallohet: -tornim nga ana e jashtme (tornim i jashtëm), -tornim nga ana e brendshme (tornim i brendshëm)
  • 22. Tornimi tërthor realizohet me lëvizjen e suportit tërthor që është i vendosur në suportin gjatësor në ate mënyrë që të mund të bëhet lëvizja translatore e veglës prerëse (thikës) që qëndron pingul me aksin e rrotullimit të pjesës, figura në vazhdim:
  • 23. Me lëvizjen tërthore të veglës prerëse(thikës) mund të realizohen lloje të ndryshme të perpunimit me tornim, si p.sh. përpunimi i skajeve, prerja, përpunimi kanaleve të ndryshme të profiluar, ndarja në pjesë më të vogla etj.
  • 24. Përveç tornimit gjatësor dhe tërthor, te tornot universale mund të përpunohen edhe sipërfaqe konike.
  • 25. Sipërfaqe konike, të jashtme apo të brendshme mund të përftohen edhe duke kombinuar lëvizjet e pajisjeve tjera në kuadër te tornos universale.
  • 26. Në tornot universale gjithashtu mund të bëhet edhe shpimi i vrimave dhe përpunimi i mëtejme i tyre.
  • 27. Përpunim tjetër karakteristik që mund të realizohet me ndihmën e tornove universale është edhe përgatitja (hapja) e filetës e cila formohen me sinkronizimin e lëvizjes rrethore dhe drejtëvizore. Në varësi të profilit (formës) filetat mund të jenë me formë: trekëndëshe, katrore, trapezoidale etj.
  • 28. Në tornot universale mund të përgatiten të gjitha llojet e filetave standarde sipas skemës së dhënë në figurën në vazhdim:
  • 29. Sipërfaqe të profiluara mund të përgatiten duke kombinuar lëvizjen dhe formën e veglës prerëse me pajisjet tjera shtesë të tornos universale siç shihet në figurën në vazhdim.
  • 30. Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të tornove revolver Këto torno përdoren për prodhimin e një numri të madh detalesh (prodhim) në seri, që mund të përpunohen njëkohesisht me disa vegla prerëse. Vendosja në kokën e rrotullueshme(revolver) të këtyre veglave është edhe veçoria dalluese e këetyre tornove. Koka e rrotullueshme ka formën e barabanit ose shumëkëndëshit në të cilën vendosen veglat prerëse sipas rendit të nevojshëm të përpunimit. Me rrotullimin e kokës veglat prerëse në mënyrë të njëpasnjëshme sjellen në pozicionin e nevojshëm për përpunim.
  • 31. Për dallim prej tornove universale, te këto torno karakteristikat themelore dhe mundësitë teknologjike të përpunimit varen nga koka e rrotullueshme (revolver): pozicioni i saj, numri i foleve, lëvizjet maksimale e kështu me radhë. Tornot revolver, sipas aksit të rrotullimit të kokës revolver mund të jenë: -torno me aks (kokë) horizontale, -torno me aks (kokë) vertikale.
  • 32. Në tornot me aks (kokë) horizontale, koka revolver rrotullohet rreth një aksi horizontal dhe është e drejtuar kundrejt shpindelit të makinës metalprerëse me ballin e saj ku janë të vendosur veglat prerëse. Saktesia (preciziteti) e përpunimit të detaleve varet nga saktësia e rregullimit të distancatorëve, zgjedhja e drejtë e elementeve të regjimit të prerjes dhe gjeometria e veglave prerëse. Tornot me aks (kokë) horizontale parimisht janë me përmasa më të mëdha dhe shërbejnë për përpunimin e sipërfaqeve me konfiguracion të ndërlikuar, të përpunuar paraprakisht me derdhje.
  • 33. Skema e tornos revolver me aks (kokë) horizontal
  • 34. Tornot me aks(kokë) vertikal karakterizohen me ate se të gjitha llojet e përpunimit realizohen me vegla prerëse të cilat vendosen në kokën revolver dhe ndërrohen duke u rrotulluar ne aksin vertikal të kokës. Skema e tornos revolver me aks (kokë) vertikal
  • 35. Karakteristikat dhe mundesitë teknologjike të tornove ballor dhe karusel Për përpunimin e detaleve makinerike me diametër relativisht të madh dhe me gjatësi të vogël përdoren tornot ballor(tërthor) dhe ato karusel(vertikal).
  • 36. Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të tornove speciale Tornot speciale përdoren për përpunimin e detaleve të veçanta, si p.sh.: kollodokë, boshte ekscentrike etj. Këto torno mund të jenë: -gjysmautomatik dhe -automatik. Te tornot gjysmautomatike gjithë cikli i lëvizjes së veglave prerëse kryhet pa pjesëmarrjen e punëtorit. Punëtori bën vendosjen e copës, ndjek punën e makinës dhe në fund heq detalin e gatshëm nga makina.
  • 37. Vendosja e pjesëve në torno dhe pajisjet për vendosje Vendosja dhe shtrëngimi i pjesëve në torno është një prej veprimeve kyçe të procesit të tornimit. Vlen të theksohet se mënyra e vendosjes dhe shtrëngimit të pjesëve në torno varet nga: -forma e pjesës, respektivisht detalit që i nënshtrohet përpunimit, -shtangësia e pajisjes, -preciziteti i vrazhdësisë së sipërfaqes.
  • 38.
  • 39.
  • 40. Veglat për përpunim me tornim(thikat tornuese) Llojet e ndryshme të tornove që u përmendën më parë krijojnë mundësinë e përpunimit të një diapazoni të gjerë të pjesëve nga aspekti i formës dhe vetive të ndryshme. Për realizimin e këtijë qëllimi, përveç makinës metalprerëse duhet të përdoret edhe vegla prerëse adekuate-thika për tornim. Sot përdoren lloje të ndryshme të thikave nga aspekti i vetive konstruktive dhe materialit që prodhohen. Në varësi të formës thikat mund të jenë: të drejta, të lakuara (këthyera), në formë kuke, të zgjatura etj.
  • 41. Në varësi të cilësisë (kualitetit) të sipërfaqes së përpunuar dallohen: -thika për tornim të ashpër (vrazhdëzgrosimi), -thika për tornim të pastër (final-finicionifinitura). Në varësi të formës së seksionit tërthor te trupit te thikes dallohen: -thika me prerje tërthore këndrejtë, -thika me prerje tërthore katrore, -thika me prerje tërthore rrethore. Në varësi të llojit të përpunimit dallohen: -thika për përpunim të jashtëm, -thika për përpunim të brendshëm.
  • 43. Frezimi, në krahasim me tornimin i ka disa veçori dalluese: -në punim marrin pjesë njëkohësisht disa tehe prerëse, prandaj frezimi është më produktiv se tornimi, -tehet prerëse të frezave punojnë periodikisht, duke pushuar, kurse trupi i tyre i madh ndihmon në largimin e nxehtësisë nga tehet prerëse, -seksioni tërthor i ashklës lëviz në kufij të gjerë dhe si rrjedhim i kësaj forcat prerëse kanë vlera të ndryshme etj.
  • 44. Përdorimi Frezimi përdoret për (përpunimin) e: -sipërfaqeve të rrafshta (horizontale, vertikale, të pjerrëta), -sipërfaqeve të profiluara (fasonale), -për hapjen e kanaleve (të shlicave), -për prodhimin e rrotave të dhëmbëzuara, -për prodhimin e sipërfaqeve të filetuara etj. Frezimi kryhet në makina metalprerëse që quhen makinat frezuese dhe me vegla prerëse, që quhen freza. Vlen te theksohet se në të njejtat pajisje mund të realizohet edhe shpimi, tërheqja, barenimi etj.
  • 45.
  • 46. Frezimi, si metodë e përpunimit me prerje, është përdorur më vonë se proceset tjera të përpunimit. Megjithate, frezimi aktualisht ka marrë përhapje të gjerë për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshta, për hapjen e kanaleve, për përpunimin e sipërfaqeve të profiluara (fasonale), për përpunimin e rrotave te dhëmbëzuara etj. Për të kryer procesin e frezimit, janë të domosdoshme dy lëvizje: -lëvizja kryesore ose e punës dhe -lëvizja e hapit (ushqimit).
  • 47. Gjatë frezimit lëvizja kryesore është lëvizja rrotulluese e frezës, kurse lëvizja e hapit (ushqimit) është drejtvizore dhe e bën pjesa së bashku me tavolinën e makinës. 1-lëvizja kryesore 2-lëvizja e hapit (ushqimit)
  • 48. Llojet kryesore të përpunimit me frezim Me frezim mund të realizohen këto lloje të përpunimit: -frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me freza cilindrike, -frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me freza ballore, -frezimi i sipërfaqeve të rrafshta dhe të pjerrëta me freza këndore, -frezimi i kanaleve me freza skajore, -frezimi i kanaleve anësore (të shkallëzuar) me freza diskore,
  • 49. -frezimi i sipërfaqeve të rrafshta me komplete frezash diskore, -prerja e copave me freza sharrë, -frezimi me freza të profiluara, -frezimi i sipërfaqeve të kurbëzuara me freza skajore, -frezimi i kanaleve (shlicave) në boshte, -frezimi i rrotave me dhëmbë (dhëmbëzorëve), -frezimi i kanaleve helikoidale, -frezimi i sipërfaqeve të filetuara, etj.
  • 50.
  • 51.
  • 52.
  • 53.
  • 54.
  • 55. Frezimi i sipërfaqeve të profiluara
  • 56.
  • 57. Makinat frezuese dhe llojet e tyre Forma dhe përmasat e detaleve që përpunohen me frezim kërkojnë makina të ndryshme frezuese. Makinat frezuese janë të shumëllojshme, por sipas përdorimit ato ndahen në: -makina frezuese për përdorim të përgjithshëm, -makina frezuese speciale (për rrota të dhëmbëzuara, fileta, kiaveta, sipërfaqe të profiluara etj.)
  • 58. Karakteristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave frezuese për përdorim të përgjithshëm Makinat frezuese për përdorim të përgjithshëm, në varësi të pozicionit të shpindelit, ndahen në: -makina frezuese horizontale -makina frezuese vertikale Këtu, në këtë grup mund të përfshihen edhe makinat frezuese universale, të cilat mund të punojnë edhe si makina frezuese horizontale edhe si makina frezuese vertikale.
  • 60. Shumica e makinave të sotme frezuese e kanë bankën e rrotullueshme kundrejt aksit vertikal dhe quhen universale. Pamja e përgjithshme frezuese horizontale e makinës
  • 61.
  • 62. Makinat frezuese vertikale dallohen nga ato horizontale, sepse shpindeli i tyre shtrihet në rrafshin vertikal, duke kryer punime që në makinat frezuese horizontale nuk mund të bëhen. Me këto makina sigurohet një prodhueshmëri e lartë si dhe precizitet dhe dhe vrazhdësi e kënaqshme e sipërfaqes.
  • 63. Nëse makinat frezuese pajisen me koka vertikale dhe horizontale atëhere këto makina frezuese quhen portale, figura në vazhdim:
  • 64. Karakteristikat kryesore teknikoteknologjike të makinave për frezim janë: -hapësira punuese e cila definohet me dimensionet e bankës punuese dhe me mundësitë e lëvizjes maksimale të saj, -numri i rrotullimeve të shpindelit, -hapja konike e shpindelit, -fuqia e instaluar e burimit të lëvizjes, -përmasat e makinës dhe -pesha e saj. Çdo prodhues i këtyre makinave i prezanton të dhënat themelore teknike.
  • 66. Veglat prerëse te makinat frezuese horizontale, respektivisht frezat vendosen në një bosht i cili kalon nëpër shpindel ndërsa nga ana e kundërt përforcohen me mbajtës përkatës. Në figurën në vazhdim jepet skema e vendosjes së frezave në makinën frezuese horizontale. Skema e vendosjes së makinën frezuese horizontale frezave në
  • 67. Klasifikimi i metodave të frezimit Në varësi të pozicionit të boshtit të rrotullimit të veglës për frezim, që varet nga pozicioni i shpindelit, dallohet: -frezim periferik, -frezim ballor. Perriferik Ballor
  • 68. Në literaturën bashkëkohore gjendet edhe ky klasifikim: - frezim periferik, -frezim ballor, -skajor (fundor). periferik ballor skajor (fundor)
  • 69. Në varësi të lëvizjes së bankës punuese në raport me lëvizjen rrotulluese të frezës dallohen: – frezim me kahje të njejtë të lëvizjes, – frezim me kahje te kundërt të lëvizjes.
  • 70. Veglat për përpunim me frezim Përpunimi me frezim bëhet me ndihmën e veglave prerëse, që quhen freza. Freza është një trup rrotullimi, në përftuesen ose ballin e së cilës janë vendosur dhëmbët prerës. Gjatë rrotullimit të frezës dhe lëvizjes së pjesës që përpunohet, dhëmbët heqin gradualisht nga sipërfaqja e papërpunuar shtresa të holla materiali. Çdo dhëmb i frezës shërben si një thikë e veçantë dhe freza në tërësi është një bashkësi thikash, prandaj përpunimi i materialeve me freza ka një prodhimtari shumë të lartë.
  • 71. Faqet dhe tehet prerëse të dhëmbëve të frezës janë si më poshtë:
  • 72. Klasifikimi i frezave Për realizimin e përpunimit me frezim përdoren tipa të ndryshme frezash, prandaj dhe klasifikimi ë tyre bëhet sipas: -llojit të materialit nga i cili prodhohen, -formës së trupit, -formës së dhëmbëve, -konstruksionit etj. Sipas llojit të materialit nga i cili prodhohen, dallohen: -freza nga çeliku për vegla, -freza nga çeliku shpejtprerës, -freza nga materialet e forta.
  • 73.
  • 74. Sipas formës së trupit, frezat ndahen në : -freza cilindrike, -freza konike, -freza diskore, -freza të profiluara etj. Sipas formës së dhëmbëve, frezat ndahen në: -freza me dhëmbë të drejtë, -freza me dhëmbë helikoidal, -freza me dhëmbë të kryqëzuar etj.
  • 75. Sipas konstruksionit, frezat ndahen ne: -freza njëpjesëshe, -freza të mbërthyesheme. Klasifikimi i frezave, për arsye të shumëllojshmërisë së madhe të konstruksioneve të tyre, bëhet në mënyra të ndryshme. Sipas nevojës teknologjike, ndarja e tyre është e standardizuar dhe jepet nëpër tabela të ndryshme.
  • 76. Pajisjet ndihmëse të makinave frezuese Përveç pajisjeve tjera ndihmëse që përdoren për realizimin e llojllojshëm të përpunimit me frezim, koka ndarëse (divizori) është një prej pajisjeve më të rëndësishme e cila e rrit dukshëm mundësinë teknologjike të përpunimit me frezim. Koka ndarëse mundëson të bëhen këto përpunime: -frezime të shpërndara njëtrajtësisht në sipërfaqen e pjesës që përpunohet (prizma poligonale, dhëmbëzorë, shkallëzime etj., -frezime të shpërndara në rrafshe që formojne midis tyre kënde të caktuara.
  • 77.
  • 78.
  • 79.
  • 81. Pjesa dërmuese e detaleve kanë vrima, të cilat shërbejnë për qëllime të ndryshme. Vrimat mund të përftohen me mënyra të ndryshme të përpunimeve. Vlen të theksohet se vrimat me diametër të madh mund të përftohen me derdhje ose me përpunim plastik (me deformim). Vrimat në materialet me trashësi të vogël (në formë fletësh) shpohen zakonisht në presa në gjendje të ftohtë. Megjithate, shumica e vrimave bëhen në makinat metalprerëse si: makinat shpuese, tornuese, barenuese, retifikuese të brendshme etj.
  • 82.
  • 83. Shpimi është një nga mënyrat më të përhapura për përpunimin e vrimave. Format dhe konstruksionet e veglave për përpunimin e vrimave janë të shumëllojshme. Me këto makina mund të përpunohen vrima: - me precizitet të lartë përmasor, -me kualitet të lartë të sipërfaqes së shpuar, -me madhësi të ndryshme të diametrit, -me gjatësi të ndryshme,
  • 84.
  • 85. Përpunimi i vrimave në makinat shpuese kryhet si rezultat i lëvizjeve të veglës prerëse (shpuese) e cila kryen njëkohësisht lëvizjen kryesore rrotulluese dhe lëvizjen drejtvizore të hapit, ndërsa pjesa që shpohet në të shumtën e rasteve është e palëvizshme (fikse). Vegla shpuese fikse
  • 86. Vlen të theksohet se tehet prerëse të puntos presin shtresa të holla të materialitpjesës së përforcuar, duke formuar ashklën, e cila, duke rrëshqitur nëpër kanalet spirale të puntos del nga vrima që përpunohet. Puntoja në krahasim me veglat tjera prerëse, punon në kushte tejet të vështira, sepse gjatë shpimit vështërsohet largimi i ashklës dhe dërgimi i mjetit ftohës-vajosës. Për dallim nga thika puntoja është vegël prerëse dytehëshe dhe në procesin e prerjes përveç dy teheve prerëse kryesore marrin pjesë edhe tehet ndihmëse.
  • 87. Vrimat janë të llojeve të ndryshme: -të tejpërtejme, -jo të tejpërtejme (qorre), -të shkallëzuara, -cilindrike, -konike etj.
  • 88. Sipas shkallës së saktësisë, vrimat ndahen në: -vrima jo të sakta, -vrima të sakta. Për vrimat jo të sakta nuk ka kërkesa të veçanta për formën e rregullt gjeometrike dhe për ashpërsinë-vrazhdësinë e sipërfaqes. Punimi i këtyre vrimave kryhet vetëm me një kalim të veglës prerëse. Për vrimat e sakta, përmasat dhe shmangia nga forma e rregullt gjeometrike duhet të jenë brenda kufijve të specifikuar.
  • 89.
  • 90.
  • 91. Makinat shpuese Makinat shpuese përdoren për hapjen e vrimave të ndryshme. Makinat shpuese (trapanot) përdoren kryesisht për hapjen e vrimave, diametri i të cilave është pak a shumë me i vogël se përmasat gabarite të pjesës(copës) që punohet. Në uzinat e ndryshme industriale gjenden makina shpuese me karakteristika teknike nga më të ndryshmet.
  • 92. Pjesa dërmuese e makinave shpuese fiksohen në mënyrë të palëvizshme mbi bazament, kurse disa prej tyre mund të zhvendosen mbi shina ose të çohen me vinç në vendin e punimit. Klasifikimi i makinave shpuese është i llojllojshëm, ndërsa klasifikimi themelorë bëhet në varësi të aplikimit (përdorimit): -makina shpuese për aplikim(përdorim) të përgjithshem-universale, -makina shpuese speciale.
  • 93. Sipas drejtimit të boshtit të punës (shpindelit), makinat shpuese klasifikohen në: -makina shpuese horizontale, -makina shpuese vertikale. Sipas numrit të boshteve të punës (shpindelit), makinat shpuese klasifikohen në: -makina shpuese njëboshtore ( me një bosht-shpindel), -makina shpuese shumëboshtore ( me disa boshte-shpindele).
  • 94. Karaketristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave të shpimit për përdorim të përgjithshëm Karakteristikat teknologjike të këtyre makinave të shpimit janë: -hapësira punuese e makinës (përmasat gabarite të pjesës që i nënshtrohet shpimit), -diametri maksimal i vrimës, -pjesa konike e boshtit kryesor(shpindelit), -mundësia e transmisionit të lëvizjes kryesore, -mundësia e transmisionit të lëvizjes
  • 95. -fuqia e burimit të lëvizjes, -përmasat gabarite të makinës. Makinat shpuese manuale (të dorës) përdoren për hapjen e vrimave me diametër të vogël. Lëvizja kryesore e boshtit bëhet nëpërmjet elektromotorit, ndërsa hapi diktohet në mënyrë manuale (me dorë) dhe falë përmasave të vogla gabarite manipulimi me këto makina është tejet ë lehtë.
  • 96. Makinat shpuese të bankës (tavolinës) prodhohen me dimensione relativisht të vogla dhe vendosen në një bankë (tavolinë) dhe prej këtu e kanë marrë edhe emrin.
  • 97. Makinat shpuese radiale përdoren për shpimin e vrimave në detalet e rënda dhe me përmasa gabarite të mëdha (korpuse, blloqe) të cilët nuk mund të shpohen në makinat shpuese vertikale të tavolinës dhe në ato shtyllore.
  • 98.
  • 99. Makinat shpuese radiale me kokë shpuese e cila mund të sillet edhe rreth aksit të vet e rrit kapacitetin punues të këtyre makinave dhe me këtë i mundësohet universalitet i punimit.
  • 100. Karaketristikat dhe mundësitë teknologjike të makinave shpuese speciale Nevoja e hapjes së vrimave me precizitet dhe me konfiguracion të veçantë solli zhvillimin e makinave speciale të shpimit. Këto makina shërbejnë për kryerjen e një ose të disa operacioneve të përpunimit të vrimave. Në këtë grup bëjnë pjesë makinat për shpime të thella, për vrima qendërzuese etj. Në industri gjenden lloje të ndryshme të makinave speciale të shpimit:
  • 101. -makina speciale shpuese me shumë boshte ( shumë shpindele) të vendosur në radhë njeni pas tjetrit.
  • 102.
  • 103. Makinat shpuese shumëboshtore (shumëshpindelëshe) kryesisht përdoren për prodhimin në seri dhe në masë të detaleve, vrimat e të cilëve nuk janë me diametër të barabartë dhe kur kërkohet cilësi dhe saktësi e lartë. Këto makina mund të kombinohen në pikëpamje të pozicionimit të kokave shpuese dhe kështu rritet dukshëm produktiviteti i këtyre makinave në krahasim me makinat shpuese me një bosht.
  • 104. Agregate shpuese shumëshpindelëshe me konstruksion special dhe për përdorim special në prodhimtarinë në sëri të mëdha dhe në masë.
  • 105. Makinat shpuese koordinative bëjnë pjesë në grupin e makinave speciale dhe përdoren për shpimin e vrimave me distanca reciproke të sakta, pa matje dhe shënim paraprak të pjesës së punës.
  • 106. Në industri gjenden edhe makina speciale shpuese horizontale që përdoren për shpime të thella dhe për shpimin e vrimave qendërzuese.
  • 107.
  • 108.
  • 109. Veglat për hapjen e vrimave Veglat prerëse për hapjen e vrimave janë të ndryshme dhe në literaturë gjenden klasifikime të llojllojshme, në varësi të përdorimit, në varësi të materialit nga i cili janë prodhuar, në varësi të formës së pjesës mbajtëse (bishtit) etj. Ne varësi të përdorimit veglat prerëse për shpim ndahen ne: -punto, -kalizvarë, -alezatorë, -vegla speciale.
  • 110. Në varësi të materialit nga i cili prodhohen, veglat prerëse për shpim ndahen në: -vegla prerëse për shpim nga çeliku për vegla, -vegla prerëse për shpim nga çeliku shpejtprerës, -vegla prerëse për shpim nga materialet e forta metalo, përkatsisht mineraloqeramike.
  • 111.
  • 112. Tipi më i përhapur i veglës prerëse për shpim është puntoja spirale me bisht cilindrik dhe konik.
  • 113. Në varësi të përdorimit puntot janë me forma të ndryshme, punto spirale(a,b), punto me kanale të drejta (c), punto shigjetë (d), punto për shpime të thella (e,f), punto për shpime unazore (g,h), punto per vrima qenderzuese (l), figura ne vazhdim.
  • 114. Në makinat shpuese, përveç shpimit dhe rishpimit të vrimave me punto, kryhen edhe lloje tjera punimesh si p.sh.:kalizvarime, alezime, filetime etj. Kalizvarim quhet procesi i përpunimit të vrimave me vegël prerëse që quhet kalizvarë. Shpeshherë kalizvarimi mund të jetë proces i ndërmjetem midis shpimit dhe alezimit. Me kalizvarim kryhet edhe përpunimi i vrimave cilindrike dhe konike dhe hapja e foleve për kokat e bulonave, vidhave, etj. Kalizvarimi e ulë vrazhdësinë e sipërfaqes, rrit saktësinë e punimit si dhe i përgatit vrimat për procesin e alezimit.
  • 116. Kalizvarët për dallim prej puntove spirale, kanë tre ose katër tehe prerëse.
  • 117. Klasifikimi i kalizvatorëve bëhet në mënyra të ndryshme. Sipas formës së vrimës që përpunohet, kalizvatorët ndahen në: -cilindrik, -konik, -ballor, -të kombinuar. Sipas mënyrës së përforcimit në boshtin e punës, kalizvatorët ndahen në: -me pjesë mbajtëse cilindrike, -me pjesë mbajtëse konike.
  • 118. Sipas konstruksionit dhe përpunimit, kalizvatorët ndahen në: -njëpjesësh (monolit), -të mbërthyeshëm-montueshëm. Sipas materialit nga i cili prodhohen tehet prerëse, kalizvatorëet ndahen në: -me tehe prerëse prej çeliku për vegla, -me tehe prerëse prej çeliku shpejtprerës, -me tehe prerëse prej materialeve të forta.
  • 119.
  • 120. Alezimi përdoret si punim përfundimtar i vrimave për të përftuar saktësi të lartë dhe sipërfaqe cilësore - kualitative. Vrima që i nënshtrohet alezimit duhet që më përpara të shpohet, të tornohet ose të kalizvarohet. Alezimi kryhet me ndihmën e veglave prerëse që qehen alezatorë. Alezatorët janë vegla prerëse për alezimin e vrimave, më parë të hapura me shpim, zgjerim dhe kalizvarim. Alezatoret klasifikohen në mënyra të ndryshme.
  • 121. Sipas formës së trupit, alezatorët ndahen në: -alezatorë cilindrikë, -alezatorë konikë. Sipas formës së vijave të kanaleve, alezatorët ndahen në: -alazatorë me kanale te drejta, -alezatorë me kanale spirale. Sipas konstruksionit të trupit, alezatorët ndahen në: -alezatorë njëpjesësh (monolit), -alezatorë të mbërthyeshëm (montueshëm).
  • 122. Sipas mënyrës së përdorimit, alezatorët ndahen në: -alezatorë të dorës (manual), -alezatorë të makinës. Sipas materialit të teheve prerëse, alezatorët ndahen në: -alezatorë prej çeliku për vegla, -alezatorë prej çeliku shpejtprerës, -alezatorë prej materialeve të forta.
  • 123. Dallimi kryesor i alezatorit nga kalizvari qëndron në faktin se alezatori ka më tepër dhëmbë (tehe prerëse) se kalizvari (5-18 dhëmbë-tehe prerëse). Pjesa punuese e alezatorit përbehet nga: -koni drejtues, -koni prerës(marrës), -pjesa kalibruese.
  • 124. Filetimi kryhet me vegla që shërbejnë për punimin(prerjen) e filetave të vrimave (meshkuj), të cilat duhet të jenë punuar më përpara me maja shpuese ose me kalizvarë. Mashkulli, që në literaturë mund të emërtohet edhe si “kalizvari për hapjen e filetave-kalizvar filetash”, është një vidhë me diametër, hap dhe kënd të profilit të filetës të njejtë me ate qe do te punohet(pritet) prej tij, i përgatitur prej çeliku për vegla dhe i pajisur me kanale gjatësore.
  • 125. Vlen të theksohet se vrimat ku punohen (priten) fileta duhet te përpunohen paraprakisht në makina metalprerëse duke u dhënë përmasat përkatëse. Meqenëse gjatë punimit (prerjes) së filetave ndodh edhe “ngjeshja” e materialit, atëhere duhet marrë parasysh që diametri i vrimës duhet të përgatitet gjithmonë me tolerancë pozitive. Përcaktimi, respektivisht dimensionimi i përmasave të diametrit të vrimës para filetimit varet dukshëm edhe nga materiali që do të përpunohet dhe nga hapi i filetës. Vrimat që do të filetohen duhet të përpunohen më parë me punto ose kalizvarë.
  • 126.
  • 127.
  • 128. Sipas konstruksionit dhe përdorimit, “kalizvarët”-meshkuj mund të jenë: -për hapjen (punimin) e filetave me dorë, -për hapjen (punimin) e filetave me makinë. Meshkujt për hapjen (punimin) e filetave zakonisht përdoren në komplete nga dy ose tre copë, ndërmjet të cilëve shpërndahet shtresa që do të prehet.
  • 130. Zdrugthimi(zdrugimi) është proces i përgatitjes së detaleve në makinat zdrugthuese (zdruguese). Procesi i zdrugthimit përdoret për punimin e sipërfaqeve horizontale, vertikale, të pjerrëta, të sipërfaqeve të profiluara dhe të kanaleve me profile të ndryshme si edhe dhëmbëzorëve në kushtet e prodhimit individual dhe në seri të vogla.
  • 131. Kryerja e këtyre punimeve bëhet në makinat zdrugthuese(zdruguese), duke përdorur si vegla prerëse thikat zdrugthuese. Në këto makina lëvizjen kryesore mund ta bëjë vegla prerëse ose pjesa(detali) që përpunohet. Vlen të theksohet se lëviza kryesore dhe lëvizja e hapit janë lëvizje drejtëvizore pingul njera ndaj tjetrës. Kur lëvizjen kryesore e kryen vegla prerëse (vajtje-ardhje në planin horizontal), ndërsa pjesa që punohet bën lëvizjen e hapit(ushqimit) periodik, makina zdrugthuese(zdruguese) quhet tërthore (limatriçe) ose vertikale (stokatriçe). Ndryshe këto makina zdrugthuese (zdruguese) quhen edhe makina zdrugthuese (zdruguese) hapshkurtëra.
  • 132. Kur lëvizjen kryesore e kryen pjesa (detali), makina quhet makinë zdrugthuese(zdruguese) horizontale ose pjala. Ne këtë rast detali lëviz së bashku me bankën e makinës, kurse vegla prerëse kryen lëvizjen periodike të hapit (ushqimit) në drejtim, tërthor, vertikal ose të pjerrët. Ndryshe keto makina zdugthuese (zdruguese) quhen edhe makina zdrugthuese (zdruguese) hapgjata.
  • 133.
  • 136. Te makinat zdrugthuese dallohet lëvizja e punës, gjatë së cilës kryhet procesi i prerjes dhe levizja boshe, gjatë së cilës copa (pjesa) ose thika zhvendosen në drejtim të kundërt. Gjatë lëvizjes boshe nuk kryhet prerje. Vlen të theksohet se lëvizja vajtje-ardhje shkakton punë me goditje të thikës, gjë që ndikon negativisht në qëndrueshmërinë e saj, prandaj thikat që përdoren në procesin e zdrugthimit(zdrugimit) duhet të përgatiten nga materiali që është i qëndrueshëm ndaj ngarkesave goditëse.
  • 137. Për dallim nga makinat frezuese, makinat zdrugthuese (zdruguese) karakterizohen me produktivitet të ulët për shkak të lëvizjeve boshe në realizimin e procesit të përpunimit. Përkundër produktivitetit të ulët, makinat zdrugthuese (zdruguese) posedojnë disa avantazhe në raport me makinat frezuese: -punimi dhe mprehja e thjeshtë e veglës prerëse, -mundësia e përgatitjes së sipërfaqeve të profiluara dhe të nderlikuara me thika të thjeshta dhe standarde, që nuk është e mundur gjatë frezimit, ku shfrytëzohen freza speciale dhe me kosto të lartë,
  • 138. -çmimi me i ulët i veglës prerëse, që sipas formës nuk dallon nga thika tornuese, -koha e shkurtër përgatitore e makinës. Makinat e zdrugthimit(zdrugimit) Makinat e zdrugthimit (zdrugthat) janë makina metalprerëse që përdoren për përpunimin e sipërfaqeve: -të rrafshëta(plane), -të profiluara, -hapjen e kanaleve, -përpunimin e dhëmbëzorëve etj.
  • 139. Klasifikimi i makinave zdrugthuese Në literaturë gjenden klasifikime të ndryshme të këtyre makinave metalprerëse. Makinat zdrugthuese(zdruguese) sipas shërbimit teknologjik ndahen në dy grupe: -makina zdrugthuese(zdruguese) universale, -makina zdrugthuese (zdruguese) speciale. Në varësi të peshës dhe të madhësisë së pjesëve që përpunohen, dallohen: -zdrugtha hapshkurtër, -zdrugtha hapgjatë.
  • 140. Karakteristikat teknologjike te zdrugthave hapshkurtër Zdrugthat hapshkurtër shërbejnë për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta (plane) me gjatësi të vogla, hapjen e kanaleve horizontale dhe të pjerrët etj. Karakteristika themelore e këtyre makinave është hapi i shkurtër i lëvizjes nga ku e kanë marrë edhe emrin makina hapshkurtëra. Hapi punues lëviz në intervalin prej 6001000mm. Te këto makina si edhe te ato me lëvizje vërtikale, thika bën lëvizjen kryesore drejtëvizore, ndërsa pjesa e punës bën levizjen periodike të hapit.
  • 141. Vlen të theksohet se ngjashëm si edhe makinat tjera metalprerëse edhe këto makina karakterizohen me disa parametra të veçantë tekniko-teknologjikë. Parametri (karakteristika) themelore edhe këtu është hapësira punuese e makinës, që definohet me lëvizjen maksimale të mbajtësit të veglës. Dimensionet e tavolinës punuese poashtu janë karakteristikë themelore e këtyre makinave. Përveç këtyre karakteristikave edhe fuqia e instaluar është një ndër karakteristikat e rëndësishme të këtyre makinave metalprerëse.
  • 145.
  • 146.
  • 147. Operacionet themelore të përpunimit me zdrugthat hapshkurtër Zdrugthat hapshkurtër kryesisht përdoren për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta që krijohen gjatë lëvizjes drejtvizore osciluese të veglës prerëse dhe lëvizjes drejtvizore periodike të pjesës që përpunohet. Përveç sipçrfaqeve tç rrafshçta, me zdrugthat hapshkurtçr mund tç pçrftohen edhe sipërfaqe më të nderlikuara, ndërsa për këtë qëllim përdoren vegla me konfiguracion të caktuar në kombinim me mundësitë teknologjike të zdrugthit.
  • 148. Karakteristikat teknologjike të zdrukthave hapgjatë Për dallim nga zdrugthat hapshkurtër, te zdrugthat hapgjatë lëvizjen kryesore e bën pjesa e punës me tavolinën, ndërsa lëvizjen e hapit e bën vegla prerëse. Zdrugthat hapgjatë shërbejnë për përpunimin e sipërfaqeve të rrafshëta(plane) të gjata.
  • 149. Zdrugthat hapgjatë (eng.planer mashine) përdoren për përpunimin me prerje të sipërfaqeve të rrafshëta me gjerësi deri në 6m dhe me gjatësi deri ne 12m. Zdrugthat hapgjatë janë me përmasa gabarite më të mëdha se zdrugthat hapshkurtër dhe vlen të theksohet se këto zdrugtha mund të punojne njëkohësisht me shume thika prerëse. Preciziteti i sipërfaqes së punuar është më i lartë. Punojnë me shpejtësi konstante.
  • 150. Zdrugthat hapgjatë zakonisht kanë konstruksion shtyllor me dy ose më shumë suporte gjatësore e tërthore me elektromotorë të veçantë dhe me këte krijohet mundësia e përpunimit të më shumë sipërfaqeve njëkohësisht. Si edhe te zdrugthat hapshkurtër edhe këtu, karakteristikat themelore definohen nëpërmjet hapsirës punuese, pastaj me numrin dhe dijapazonin e hapave të dyfishtë të tavolinës së punës, me numrin dhe dijapazonin e hapit të suportit, me fuqinë e instalur të elektromotorit etj.
  • 151. Në figurën në vazhdim është prezantuar zdrugthi hapgjatë portal.
  • 152. Operacionet themelore të përpunimit me zdrugthat hapgjatë Me ndihmën e zdrugthave hapgjatë mund të përpunohen të gjitha llojet e sipërfaqeve që përpunohen edhe me zdrugthat hapshkurtër. E veçantë e këtyre zdrugthave është se mund të përftohen sipërfaqe me gabarite më të mëdha. Gjatë përpunimit të sipërfaqeve me konfiguracion më të ndërlikuar është e munder që përpunimi të bëhet me disa vegla të vendosura në suporte të veçantë të zdrugthit hapgjatë.
  • 153.
  • 154. Veglat për përpunim me zdrugthim(zdrugim) Veglat që përdoren për zdrugthim janë të ngjashme me veglat për tornim. Përkufizimet e dhëna për gjeometrinë e thikave për tornim janë të njejta, ndryshime mund të ketë në vlerat e këndeve dhe në formën e thikës, për veçoritë që i ka zdrugthimi. Sa i takon klasifikimit të këtyre veglave, vlen të theksohet se në literaturë gjenden varianta të ndryshme të këtyre veglave.
  • 155. Vlen poashtu të theksohet se karakteristikë e veçantë e veglave të zdrugthimit është edhe ajo se përmasat e këtyre veglave janë më të mëdha se të veglave të tornimit. Kjo imponohet nga vetë procesi i përpunimit nga se gjatë zdrugthimit, vegla u nenshtrohet goditjeve dhe si rrjedhim trupi i veglës duhet të posedojë përmasa më të mëdha. Materialet për prodhimin e veglave (thikave) për zdrugthim(zdrugim) janë të ngjashëm me materialet për prodhimin e veglave për tornim (thikave tornuese).
  • 157. Përpunimi me tërheqje (përshkim) është një nga proceset e prerjes së metaleve me prodhueshmëri të lartë, që kryesisht përdoret për përpunimin e sipërfaqeve të profiluara, të vrimave me shliza etj. Tërheqja (përshkimi) kryhet me ndihmën e një vegle prerëse me shume tehe që quhet tërheqës(përshkues). Procesi i përpunimit me tërheqje (përshkim) realizohet me kalimin e veglës prerëse në sipërfaqen e pjesës që duhet të përpunohet, duke zbatuar të ai një forcë të caktuar në drejtim të lëvizjes së tij.
  • 158. Për të realizuar heqjen e shtresës së metalit në sipërfaqen që do të përpunohet, tërheqësit i zbatohet një forcë (F), e cila i detyron dhëmbët të takojnë muraturën e pjesës dhe të largojnë prej saj një pjesë të metalit në formë të ashklës. F
  • 159. Vegla prerëse (1) fiksohet në kokën mbajtëse (shpindelin-2) të makinës për tërheqje (përshkim) dhe zhvendoset së bashku me të më një lëvizje drejtvizore, kurse pjesa që përpunohet (3) vendoset në rrafshin mbështetës, që është pingul me aksin.
  • 160. Përpunimi me tërheqje (përshkim) realizohet kryesisht me lëvizjen drejtvizore të veglës prerëse (përshkuese).
  • 161. Vlen të theksohet se me anë të përpunimit me tërheqje(përshkim) sigurohet një saktësi e lartë e përmasave dhe ashpërsi e ulët e sipërfaqes së përpunuar. Tërheqja në fillim përdorej vetëm si një proces për kalibrimin e vrimave të ndryshme, ndërsa më vonë me zhvillimin e teknikes filloi të zgjerohet përdorimi i këtij procesi të perpunimit. Me anë të këtij procesi sot përpunohen me sukses në punetoritë mekanike: detale të shlicuara, detale të tipit bokolë, kanalet e kiavetave, rrafshet e bronzinave si dhe rrotat me dhëmbë nga jashtë dhe nga brenda.
  • 162. Sipërfaqe që përpunohen me tërheqje
  • 163. Avantazhet (anët e mira) të përpunimit me tërheqje (përshkim) janë: -makinat dhe pajisjet që përdoren janë të thjeshta, -detalet prodhohen me cilësi të lartë dhe plotësojnë kushtin e shkëmbimit të plotë reciprok, -vegla prerëse punon për një kohë të gjatë dhe ka (rendimet) prodhueshmëri të lartë, -kërkon punëtorë me kualifikim të ulët.
  • 164. Të metat (anët negative) të përpunimit me terheqje (përshkim) janë: -dizajnimi (projektimi) dhe prodhimi i tërheqësit është i vështirë, -tërheqësi mund të dëmtohet lehtë prandaj kërkon kujdes në transportim, ruajtje dhe në përdorim, -shpejtësia e prerjes është e vogël, -trashësia e vogël e ashklës,etj.
  • 165. Veglat prerëse për tërheqje(përshkim) Ndryshe nga veglat tjera për përpunim me prerje, vegla prerëse për tërheqje (përshkim) ka formë dhe konstruksion tjetër. Në figurën në vazhdim jepet forma konstruktive e veglës prerëse për tërheqje (përshkim).
  • 166. Pjesa prerëse, respektivisht dhëmbët prerës (tehet prerëse) shërbejnë për të hequr shtresat e metalit dhe kryesisht mund të jenë: a-për përpunim më të vrazhdë (ashpër), b-për përpunim final (te pastër), c-për kalibrim.
  • 167. Në varësi të forcës së zbatuar për tërheqje (përshkim), veglat prerëse (tërheqësit-përshkuesit) ndahen në: -vegla prerëse për tërheqje (përshkim) me veprim shtytës të forcës, -vegla prerëse për tërheqje (përshkim) me veprim tërheqës të forcës. Në varësi të sipërfaqes që punohet, tërheqësit mund të ndahen në: -tërheqës për përpunimin e sipërfaqeve të brendshme, -tërheqës për përpunimin e sipërfaqeve të jashtme.
  • 168. Në varësi të vendosjes së dhëmbëve prerës (teheve prerës) në veglën tërheqëse, dallohen: -vegla prerëse për tërheqje të profiluar, -vegla prerëse për tërheqje gjenerative, -vegla prerëse për tërheqje progresive. Metoda e tërheqjes së profiluar karakterizohet me ate se të gjithë dhëmbët prerës të veglës prerëse janë të njejtë (identik) me profilin përfundimtar të pjesës që përpunohet.
  • 169. Metoda gjenerative e tërheqjes karakterizohet me ate se dhëmbët prerës të veglës prerëse, përveç atyre të fundit nuk janë të njejtë (identik) me profilin përfundimtar të pjesës që përpunohet. Te metoda progresive, profili përfundimtar formohet pjesë-pjesë, me grupe të caktuar të dhëmbëve prerës të vendosur në veglën prerëse.
  • 170. Materiali për prodhimin e veglave prerëse për tërheqje(përshkim) Veglat prerëse për tërheqje(përshkim) përgatiten nga: - çeliku për vegla, - çeliku shpejtprerës dhe - materialet e forta metaloqeramike, -materialet e forta mineraloqeramike.
  • 171. Makinat për përpunimin me tërheqje-përshkim Makinat për përpunim me tërheqje klasifikohen në mënyra të ndryshme. Sipas drejtimit të lëvizjes së veglës prerëse(tërheqesit-përshkuesit), ndahen ne: -makina horizontale, -makina vertikale. Sipas pozitës së sipërfaqes që përpunohet, ndahen ne: -makina për përpunim të brendshëm, -makina për perpunim të jashtëm.
  • 172.
  • 173.