SlideShare a Scribd company logo
1 of 24
Download to read offline
VITI I 9 I BOTIMIT www.thealbanian.co.uk
info@thealbanian.co.uk Tel: 02082169527 LONDON 10 MAJ
Dërgo para online*
moneygram.co.uk
*Përnjëlistëtëplotëtëtarifavetëtransferimitnëinternetjulutemvizitonimoneygram.co.uk.MoneyGram
InternationalLimitedështëeautorizuardheekontrolluarngaAutoritetieShërbimitFinanciar.MoneyGram
dheGlobijanëmarkatëMoneyGram.Tëgjithamarkatetjerajanëpronëepronarëvetëtyrepërkatës.
©2012MoneyGram.Tëgjithatëdrejtaterezervuara.
AMBASADORI MAL BERISHA
DEKOROHET NË LONDËR
PËR MERITA CIVILE
EMIGRACION:
NDRYSHIME
TE RREGULLAVE
TE EMIGRACIONIT
NGA “HOME OFFICE”
DITA SHQIPTARE NË LONDËR
5 maji - ditë e bashkëpunimit
mbarëkombëtar
faqe 2
faqe 9
99 vvjjeett
Atyre që ruajtën këngën e djepit...
Nga Petrit Kuçana
faqe 11
DUKE NDËRTUAR URAT
E BASHKËPUNIMIT MES
KOMUNITETEVE... faqe 10
Europe's last corner: Beaches
and beauty in Albania, the hid-
den bargain of the Balkans
page 23
Aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 2
DREJTOR: PETRIT KUÇANA
Kryeredaktor: BASHKIM METALIA
REDAKSIA
Akil Koci, Daut Dauti,
Emanuel Bajra
Pranvera Smith,
Blerim Ciroka,
Claire Fletcher,
Flori Slatina,
Kastriot Dervishi,
Artan Zeneli,
Jeni Myftari,
Agim Shabani,
Anila Hoxha,
Shefit Domi,
Web-design Shefdomi.com
www.thealbanian.co.uk
albania7@gmail.com
Tel/fax:02082169527
“The Home Office”, në vazhdimësi ka
kryer dhe do të kryej në një të ardhme
të afërt ndryshime në rregullat dhe lig-
jet e emigracionit në Mbretërinë e
Bashkuar (MB). Është mirë që komu-
niteti shqiptarë në Britani, të informo-
het në lidhje me disa ndryshime shumë
të rëndësishme të përmendura në këtë
artikull informues:
Ndryshime te kërkesave të “Njo-
hurisë së Jetës dhe Gjuhës” (Knowl-
edge of language and life”)
Nga data 28 Tetor 2013, përveç rasteve
të përjashtuara nga legjislacioni
përkatës, të gjithë aplikantët për rezi-
dencë të përhershme në MB (Indefinite
Leave to Remain in the UK), apo ap-
likantët për naturalizim si një shtetas
Britanik (naturalisation as a British cit-
izen), kanë nevoje të plotesojnë
kërkesën ligjore te “Njohurisë së Jetës
dhe Gjuhës” (the knowledge of lan-
guage and life) duke plotësuar kushtet
e mëposhtme: a) duhet kaluar testi
“Jeta në Mbretërinë e Bashkuar” (“the
life in the UK test”); dhe b) pasja e një
kualifikimi në gjuhën angleze për të
folurën dhe të dëgjuarën (speaking and
listening) në nivelin B1 CERF ose më
lart, apo të njehsueshme me të.
Pra, siç shihet niveli i anglishtes që
aplikanti duhet të zotërojë është më
e lartë seç është dhe do jetë deri në
datën 28 Tetor 2013.
Është për tu theksuar se anëtaret e ko-
munitetit shqiptarë në MB, që kanë
dëshire të bëhen shtetas britanikë, që
plotësojnë kriteret ligjore përkatëse
dhe se mendojnë që nuk do të mund të
arrijnë nivelin e anglishtes së kërkuar
pas datës 28 Tetor 2013, duhet të ap-
likojnë sa më shpejt që të jetë e
mundur, por gjithsesi, jo më vonë se në
datën e lartpërmendur.
Ndryshime ne lidhje me aplikimin për
rezidencë te përhershme në MB (In-
definite Leave to Remain in the UK)
Rregullat e reja të emigracionit hynë
në fuqi në datë 9 Korrik 2012, të cilat
midis ndryshimeve te tjera, ndryshuan
kohën që anëtarët e familjes duhet të
jenë prezent në Mbretërinë e Bashkuar,
përpara se të kryenin aplikimin për
rezidencë të përhershme në MB (In-
definite Leave to Remain in the UK).
Këto rregulla të reja të emigraciont
janë të zbatueshme për partnerët e
qytetarëve Britanike, dikujt me rezi-
dencë të përhershme në MB (Indefinite
Leave to Remain in the UK), dikujt me
status refugjati (refugee status) në MB,
ose dikujt me status të mbrojtjes njerë-
zore (humanitarian protection) në MB.
Nëse një aplikant ka aplikuar për të
ardhur në MB apo për leje qëndrimi në
MB, në ose para datës 8 Korrik 2012,
dhe ai aplikim është miratuar, aplikanti
ka nevoje të qëndrojë në MB dy vjet
para se aplikanti të aplikoj për rezi-
dencë të përhershme në MB (Indefinite
Leave to Remain in the UK).
Nëse një aplicant ka aplikuar
për të ardhur në MB apo për leje qën-
drimi në MB, në ose pas datës 9 Kor-
rik 2012, për të ashtuquajturën ”5-year
family route”, dhe ai aplikim është mi-
ratuar, aplikanti ka nevoje të qëndrojë
në MB, pesë vjet para se aplikanti të
aplikoj për rezidencë të përhershme në
MB (Indefinite Leave to Remain in the
UK). Aplikanti fillimisht do ti lëshohet
leja për të hyrë në MB për dy vjet e
gjysëm, dhe më pas ka mundësi të ap-
likoje për një leje qëndrimi tjetër me
një tjetër periudhë prej dy vjet e
gjysëm.
Nëse një aplikant ka app-
likuar për të ardhur në MB apo për leje
qëndrimi në MB, në ose pas dates 9
Korrik 2012, për të ashtuquajturën
”10-year family route”, apo për leje për
të qëndruar në MB në baze të ash-
tuquajturës “10-year private life
route”, dhe ai aplikim është miratuar,
aplikanti ka nevojë të qëndrojë në MB
dhjetë vjet para se aplikanti të aplikoj
për rezidencë të përhershme në MB
(Indefinite Leave to Remain in the
UK). Aplikantit fillimisht do ti
lëshohet leja për të hyrë për periudhën
dy vjet e gjysmë, dhe më pas ka
mundësi të aplikoje për një leje qën-
drimi tjetër për tre periudha te tjera me
nga dy vjet e gjysëm seicila periudhë.
Ndryshime mbi apelet në lidhje me
refuzimet e vizës si një vizitor famil-
jar (“a family visitor”)
Një ndryshim tjetër është ajo që “The
Home Office” po heq të drejtën e plote
për apel për aplikantet që u është re-
fuzuar viza si një vizitor familjar “a
family visitor”.
Në datën 25.04.2013, miratim nga ma-
narkia (Royal Assent) i është dhënë një
neni të legjislacionit përkatës, gjë që
do lejoj që ndryshimet e mësipermë të
kryhen.
Ndryshimet priten të hyjnë në fuqi në
datën 25 Qershor 2013, apo menjëherë
pas asaj date. Pra, rregullat e reja do të
jenë të zbatueshme për aplikantënt që
aplikojnë për vizë për të hyrë në MB,
për të vizituar anëtarët e tyre të famil-
jes, në apo pas datës së hyrjes në fuqi
të ndryshimeve.
Aplikantënt që janë refuzuar mund të
riaplikojnë duke adresuar arsyet e re-
fuzimit të aplikimit të tyre të mëher-
shëm, në vend që të aplikojnë për apel
në tribunalin përkatës.
Sipas “The Home Office”, kjo mënyre
do të kursente në kohë dhe në të holla
se sa mënyra e aplikimit për apel.
Gjithashtu duhet të kihet
parasysh që “Home Office” ka dhe do
të ndryshojë udhezimet, format dhe
informacionin në “website”, nga ku
është marrë edhe i gjithë informacioni
i këtij artikulli, për të reflektuar
ndryshimet në kohë, me qëllim zba-
timin e tyre.
Në përfundim, duhet theksuar që e
mësipërmja është vetëm për informa-
cion, ndërsa për këshilla ligjore më të
hollësishme, të interesuarit duhen të
paraqiten tek përfaqësusit ligjore të
specializuar në fushën e emigracionit.
Kastriot Berberi LLB (Hons.) - UK
Immigration Lawyer
EMIGRACION: NDRYSHIME TE RREGULLAVE
TE EMIGRACIONIT NGA “HOME OFFICE”
TRANSPORT MALLRASH
ANGLI-SHQIPERI-KOSOVE
SHERBIM I SHPEJTE DHE I SAKTE
NA KONTAKTONI
TEL:07737 597 000
07507 444 654
toni.79-@hotmail.com
Address 61 Birkenhead Street
London, WC1H 8BB
Telephone +44 20 7843 4344
Fax +44 20 7843 4334
E-mail enquiries@cg-law.co.uk
DX CG LAW 37912 KINGS CROSS
www.cg-law.co.uk
Për çështje emergjencie
apo përfaqësim ligjor në
STACIONET E POLICISË
kontaktoni Xhemilin
24/7
07958679888
Personal Injury
CG LAW IS ABLE
TO PROVIDE
LEGAL ADVICE IN
PERSONAL
INJURY CASES IN
AREAS SUCH AS:
Accidents at
work, Road Traf-
fic Accidents
Serious Injury Claims
Industrial Disease Claims
Motorcycle Accident Claims
Victims of Abuse Holiday Claims
Criminal Injuries Trips and Slips
Immigration
Immigration Law is so complex, it is es-
sential you engage the services of an ex-
perienced
immigration lawyer. CG Law
protects the rights of non EU nationals
who are having
problems entering or settling in the UK. This can be for
a number of reasons such as:
coming into the UK to work / bringing family over to the UK/ marrying or living
here with a partner / setting up their own/ business here / studying in the UK /
working here illegally/ being forced to return to your country of origin / Being
detained under the Immigration Law / claiming asylum
We also work with European Nationals who experience/ problems exercising
their right to free movement within Europe.
At CG Law, we are fully knowledgeable with all UK Border Agency legislation and
any changes made to the immigration rules. We can offer a wide range
of Immigration Law services including:
Making an application to the UK Border Agency/ Help businesses apply
for overseas workers/ Student visa applications / Business Immigration
Legal advice before immigration court / Deportation cases
Citizenship and nationality applications/ Children immigration cases- checking a
child’s immigration/ status, seeking asylum, human rights cases and abandoned
children are all typical cases for CG Law.
CRIMINAL & REGULATORY WORK
CG Law has a highly experienced team of criminal
defence lawyers who effectively handle cases involving investigations
by organisations such as:
Serious Fraud Office / Her Majesty’s Revenue and Customs,
Police Fraud Squads / the Crown Prosecution Service /
Information Commissioner’s Office/ Environmental Health
CG LAW PRACTICE IN A WIDE RANGE OF AREAS INCLUDING:
Fraud / Corruption/ Offences under the Companies Act/
Tax Evasion / Money Laundering / Insider dealing/
Business crime / Terrorism / International Crime
NO WIN
NO FEE
Nëse dëshironi të kontaktoni në shqip telefononi Venera : Mob:07904014153
aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 4
NGA PETRIT KUÇANA
I
shin vetëm valët e Radio Tiranës
që përçonin fjalën shqip, ndonëse
ishte e pamundur që të shkoqitej ai
tingulli i mëmëdheut nga propaganda
komuniste.
Ishte e vetmja dritare që
bashkatdhetarët e gjendur në Britani
,para pesëdhjetë e kusur vitesh, të
mund të gjenin një ngjyrë mëmëdheu,
duke shtrënguar diku në thellësinë e
qenies së tyre “amanetin” se “Atdheut
nuk mund t’i thuhet lamtumirë”.
Ky kod i trashëguar prej
shqiptarëve u ruajt edhe atëherë kur
këta mërgimtarë kalonin ditë, jave e
mbase muaj pa shqiptuar një fjalë
shqip, deri pas viteve ’90 kur “u
gëzuan të dëgjonin shqiptarët që flis-
nin, këndonin apo qoftë edhe sha-
heshin në shqip”.
Edhe kur mëmëdheu gjen-
dej tërësisht i përçudnuar, edhe kur ato
pak lajme që mund të merrnin nga
andej, shkërmoqeshin dalëngadalë ën-
drrën e tyre, edhe kur shpresa për
ndryshim sa herë mundimshëm gjal-
lohej, aq herë thyente qafën e për-
plasej hundë e buzë po në tingujt e
Radio Tiranës, ata nuk mund të gjen-
deshin me shpatulla për muri, pasi
brenda tyre kishte një këngë, ajo
kënga e djepit që si gjiri i nënës nuk
mund të harrohej.
Duket se ishte kjo këngë që
gjeneronte çdo frymëmarrje të tyre
edhe vite më vonë, kur edhepse bota
kishte një tjetër dimension, por përsëri
atdheu mbetej i largët, i paarritshëm as
në ëndrrën më të çmendur.
Kjo këngë e ngujuar në
genin e tyre ushtonte, edhe kur perdja
e hekurt do të binte duke hapur një
dritare tjetër shprese, por nga andej u
hap, pabesueshëm, si një epidemi
braktisja, dhe, në simfoni me këngën e
djepit u ngjir edhe ajo e largëta, kënga
e kurbetit, bashkë me dallgët e detit
dhe heshtjen nëpër kalimet “e paviza”.
Kënga e djepit i burrëroi
këta mërgimtarë, përtej lotit të nënave,
apo netëve të gjata të burgjeve sllave,
e dalëngadalë, pavetëdijshëm ishte kjo
këngë që i shndërroi ata në misionarë
të çështjes së madhe shqiptare, në am-
basadorë të atyre trojeve, ngado që
shkuan, deri në ishullin e largët bri-
tanik.
Ata janë të natyrshëm,
as nuk pritnin t’u drejtohesh me
shkëlqesi, apo t’u bësh elozhe
nëpër takime diplomatike ose jo.
Ata nuk ditën dhe nuk dinë të
bëhen as idhnakë dhe as
ikanakë, (nuk mund ta rroknin
rrugën e tëhuajsimit) edhe kur
në kohërat moderne u ndien të
përçmuar... nga ata që u bënë
përfaqësues të shteteve amë..
Ata ishin dhe janë mision-
arë të kauzës kombëtare, bartës të
“amanetit” mëmëdhetar, që nga
parullë shkruesit që organizonin
shqiptarët e Britanisë për
ndërgjegjësimin e opinionit britanik,
kundër masakrës së përgjakshme mil-
losheviçjane në një truall të atdheut
tonë, e deri tek takimet me parlamen-
tarë, ministra apo lordë britanikë.
Ata nuk u zmbrapsën dhe u
munduan ta kapërdinin në heshtje fak-
tin e dhimbshëm se shumë prej “të
mëdhenjve” as që e kishin idenë se ku
i bie Kosova, apo ata që i cilësonin si
terroristë, apo kur dritëhijet e fatit lu-
anin në shpirtin e tyre mallëshumë.
Nuk u stepën, por reaguan
madje denjësisht edhe kur mediat i
përçudnuan, kur zhargoni i epiteteve
për shqiptarët e këtushëm dukej se nuk
kishte fund, dalëngadalë filluan të
mbijnë lulet e farës shqiptare; diku një
shoqatë, diku një gazetë, diku një
shkollë shqipe, diku një biznes e
dalëngadalë yjet shqiptarë po shfaqen
pas mjegullës apo reve.
Nuk ka fushë të jetës që nuk
kemi nga një ambasador të shkëlqyer,
që nga pishtarët që u kthyen në udhër-
rëfyes gjeneratash, e deri tek ata që u
kthyen në model të brezit të ri britanik,
evropian apo më gjerë; që nga ata që
nuk mund të rrinin pa hupur një
shkollë shqipe, e deri tek ata që me
krenari prej shqiptari ligjërojnë nëpër
universitetet më prestigjioze britanike.
Ishte së paku detyrë për ne si media,
që të paktën “të njihnim” këta mision-
arë, dhe të merrnim prej tyre ato kon-
statime dhe mesazhe, që na duhen aq
shumë sot, sidomos brezit të ri që
mund të ketë mësuar “pak ndryshe”
këngën e djepit.
Nuk ishte e lehtë për ne,
pasi atyre nuk u pëlqen të duken, të
shfaqen, por edhe ky ishte mision.
Është një mision që do të vazhdojë
dhe jemi të bindur se ka shumë e
shumë ambasadorë- misionarë të tjerë
gjithandej dhe që brenda tyre ushton
kënga e djepit, amaneti se atdheut nuk
mund t’i thuhet kurrë lamtumirë...
Atyre që
ruajtën
këngën
e djepit...
M
ë së pari dua të
përshendes botue-
sit e gazetës “The
Albanian” për nismën e
marrë për të venë në pah
kontributin e shqiptarëve në
Britaninë e Madhe. Am-
basada, ndonëse nuk ka
asnjë lidhje me këtë përzg-
jedhje, e përkrah si nismë
dhe e konsideron një përp-
jekje fisnike për të bërë të
njohur punën që bëjnë
shqiptaro – britanikët, në këtë vend të
madh.
Natyrisht të dalësh në pah, të
veçohesh, të jesh në një listë të zgjed-
hurish është përherë një ndjenjë tun-
duese e cila bashkëjeton me njeriun. Të
dalësh në krye të një gare, të jesh në një
listë njerëzish me vlera, të kontribuosh
për kauza fisnike, cilatdo qofshin ato,
është virtyt njerëzor. Egoja e shëndoshë
për të përparuar, për të kapë të renë,
pavarësisht në çfarë fushe, shkencë, art,
biznes, sport, kulturë, veprimtari human-
itare, studime, është ajo që e çon indi-
vidin përpara dhe përmes shumë
individëve edhe vetë një bashkësi të cak-
tuar e deri edhe kombet.
Kjo zgjedhje e njëqint shqip-
tarëve të dalluar mund të has në shumë
komente e ndoshta edhe kundërshtime.
Kjo është e natyrshme pasi nuk është një
garë vrapimi e matur me saktësinë e një
kronometri elektronik. Krejt natyrshëm
aty mund të ketë pasaktësi, emra të lënë
jashtë, të panjohur ende, ndoshta edhe
subjektivizëm. Por as ata që do ta kri-
tikojnë nuk i shpëtojnë dot subjektivizmit.
Dëshira për t’i vënë në pah këto vlera
është për tu lavdëruar. Vend për të për-
mirësuar do të ketë jo sot, që është hera
e parë e një nisme të tillë, por edhe pas
shumë vitesh.
Bashkësia jonë ka edhe njerëz
të tjerë. Ky është vetëm fillimi. Debati që
do të pasojë këtë përzgjedhje do të jetë i
tillë që në atë ardhmen të ndihmojë që
shumë njerëzve tu rritet dëshira për të
qene midis të mirëve por edhe
përgjegjësia e një përzgjedhje sa më të
mirë
Ambasada pikësëpari ju uron
njëqint më të mirëve shqiptaro - britanikë
sa më shumë suksese dhe në të
ardhmen uron që kjo përzgjedhje e fil-
luar brenda bashkësisë tonë, të shkojë
edhe më tej, në konkurencë me bashkësi
të kombeve tjera dhe vetë britanikëve,
ndërsa përzgjedhja të bëhet në
bashkëpunim me tërë entitetet tjera
shqiptaro-britanike.
Urime!
T
ë njohësh dhe të re-
spektosh mundin e atyre që kontribuan
për çështjen shqiptare në Diasporë
është një veprimtari shumë fisnike. Diaspora
shqiptare është një ndër diasporat më të suk-
sesshme në botë, duke e kurorëzuar projektin
më madhor, atë të pavarësisë së Kosovës,
për të cilin kontribuan dhe u flijuan shumë
breza, përfshirë qindra veprimtarë dhe luftë-
tarë nga Diaspora.
Diaspora shqiptare meriton mirënjo-
hje të thellë për atë që kanë bërë dhe po
bëjnë për vendin e tyre. Kujtojmë këtu të gjithë
ata mësues që mbajtën të gjallë gjuhën
amtare, ata që protestuan para kancelarive
dhe ambasadave të ndryshme për kauzën
kombëtare, ata që argumentuan dhe lobuan
në qendrat vendimmarrëse, ata që ndanë kaf-
shatën për të ndihmuar fianciarisht familjet
dhe të afërmit e tyre në atdhe, e në veçanti
ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës
të cilën e gëzojmë sot.
Çdo pjesëtar i Diasporës shqiptare
duhet të ndihet krenar për kontributin e vetë
në të kaluarën dhe frytet e atij kontributi sot.
Çdo pjesëtar i Diasporës meriton të renditet
në këtë listë veprimtarësh të dalluar.
Sot, ne krenohemi jo vetëm me kon-
tributin e Diasporës shqiptare në
Britaninë e Madhe në të kaluarën,
por edhe ndihemi mirë dhe kre-
narë me rezultatet e tyre në
shumë sfera të jetës në vendin ku
jetojnë. Ngado që shkojmë mbur-
remi kur takojmë profesorë,
mjekë, inxhinierë, mësues,
afaristë, studentë, të cilët rrezato-
jnë një imazh shumë pozitiv për
veten dhe për tërë komunitetin
shqiptar në përgjithësi.
Diaspora shqiptare në Bri-
tani të Madhe është fatlume që
jeton dhe vepron në një vend i cili ka bërë dhe
po bën aq shumë për demokratizimin dhe in-
tegrimin e Shqipërisë, e në veçanti për lirinë,
pavarësinë dhe njohjen e Kosovës në botë.
Në këtë drejtim, Diaspora shërben si një urë
lidhëse e forcimit të miqësisë dhe
bashkëpunimit me shtetin mik, Britaninë e
Madhe.
Si Ambasadë e Republikës së
Kosovës, ne do të jemi përherë pranë Dias-
porës shqiptare për t’i njohur, respektuar dhe
për t’i kultivuar vlerat më të mira kombëtare, të
cilat janë njëkohësisht vlera të përbashkëta
evropiane dhe përendimore.
Sqarim: Pë hir të korrektësisë dhe të
objektivitetit, Ambasada e Kosovës njofton të
gjithë lexuesit e gazetës Albanian se nuk ka
qenë e përfshirë në përpilimin e listës e as në
kriteret në bazë të të cilave është ndërtuar kjo
listë e 100 veprimtarëve të shquar. Ky shkrim,
përveç personave të shënuar në listë, iu
dedikohet të gjithë bashkatdhetarëve tanë që
kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribojnë
për kauzën kombëtare dhe në rritjen e
mirëqenies së komunitetit tonë.
Mal Berisha
Ambasador i Shqipërisë në MB
Lirim Greiçevci
Ambasador i Kosovës në MB
I përshtatshëm për të
transferuar para online
0800 026 0535
gjatë gjithë
kohës...
Hapur
Paratë tuaja merren në Shqipëri
dhe Kosovë në vetëm 10 minuta*
Dërgo
online sot në
moneygram.co.uk*
AA Driving School
Instruktori Shqiptar Artan Jakupi ne sherbimin tuaj
Menyra me e lehte per te marre patenten angleze
Na kontaktoniper ofertat e fundit
Ju ndihmojne nese deshironi te beheni instruktor
Kontaktoni Artanin
07769628835
E vetmja autoshkolle qe perdor instruktore
qe jane te kualifikuar plotesisht
aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 7
NGA BASHKIM METALIA
Gjithnjë e më shumë kur mendon se
gazetaria e shkruar po “skadon”, tek
sheh se tirazhi i gazetës sa vjen e shto-
het nga viti në vit, tek vëren se padroni
(lexuesi) yt jo vetëm që të lexon por
dhe të vlerëson pozitivisht, natyrshëm
ndjehesh i inkurajuar.
Gazeta e komunitetit shqiptar në Bri-
taninë e Madhe “The Albanian”, jo
vetëm e ka shtuar tirazhin e saj vit pas
viti por vijimësia premton një sukses
të padiskutueshëm.
Pavarësisht se formati i gazetarisë
klasike duket sikur po transformohet ,
prapë se prapë interneti dhe mediat
elektronike vetëm sa e përforcojnë
gazetarinë e shkruar.
The Albanian e ka zanafillën tek pa-
sioni, domosdoshmëria ,misioni i
njerëzor dhe profesional.
Ishte një katrahurë e vërtetw kur shqip-
tarët e viteve 98, të mos flasim para
këtyre viteve, nuk kishin mundësinë jo
vetëm të informoheshin mbi atë se
çfarë ndodhte në atdhe aq më keq për
problematikat dhe ngjarjet që për-
balleshin në emigrim.
Me vështirësitë dhe peripecitë nga më
të ndryshmet që u përball gazeta jonë,
rritja dhe mëkëmbja po bëhej e sigurtë
jo vetëm në aspektin profesional, por
dhe në impaktin që po luante tek
bashkëkombësit emigrantë në ishullin
britanik.
Komuniteti shqiptarë u pasurua me in-
formacion, u orientua me detaje për
nevojat që i nevojiteshin pse jo mund
ta themi me plot gojën u edukua dhe
vazhdon akoma të marrë nga e zeza
mbi të bardhat e editorialeve dhe
shkrimeve të shumëllojshme të kësaj
gazete.
Krenaria profesionale në këtë rast nuk
teprohet pasi jemi protagonistë të mi-
sionit fisnik të gazetarisë në kushte të
veçanta në një vend po kaq të veçantë
sa ç’është Britania e Madhe.
Stafi i The Albanian ka dhënë një kon-
tribut për tu vlerësuar , duke i dhënë
publikut një panoramë informacioni të
dobishme në interes të tij dhe gjith-
monë të gatshëm për të ndërhyrë pro-
fesionalisht në lehtësimin e
problemeve të përditshme që haseshin.
Aktiviteti i TheAlbanian ka qenë gjatë
këtyre nëntë viteve tejet i mbushur me
promovime dhe informime të
ndryshme.
Gazeta është sinonim i suksesit dhe ar-
ritjeve mediatike në emigracion.
Me iniciativën e gazetës dhe stafit të
saj janë botuar tre herë Antologjia e
“Lërmeni pak atdhe” të krijuesve
shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar,
po ashtu e librave të kontakteve , Al-
banian Contacts , organizimeve të
ndryshme festive. Misionarizimi i
Gazetës The Albanian nuk përfundon
këtu. Së fundi , që përkon edhe me 100
Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së
Shqipërisë. është bërë e mundur nx-
jerrja në dritë dhe të botohet “ 100
shqiptarët e Britanisë’’, libër ky që
spikasin figura të rëndësishme
shqiptare. Kontributet , vlerat, talentet
dhe përkushtimi ndaj komunitetit
shqiptar në Ishull dhe më tej, u men-
dua si një ide falënderimi, mirënjohjeje
ndaj të gjithë pjesëmarrëseve në libër.
Editorialet e The Albanian kanë elabu-
ruar me të madhe të rejat e fundit
kryesisht për emigracionin, duke
bashkëpunuar me avokatë dhe këshill-
tarë ligjorë që merren më çështje në
fjalë.
Bashkëpunimi me shoqatat e
ndryshme , pasqyrimi i aktiviteteve të
tyre me komunitetin shqiptar, organiz-
ime të ndryshme kulturore, akademike
dhe sociale kanë gjetur pasqyrim të
plotë në faqet e gazetës.
Po ashtu dhe korrespodenca me për-
faqësitë diplomatike të Shqipërisë dhe
Kosovës ka qenë fryt i marrëdhenieve
të shkëlqyera, falë dhe gatishmërisë së
ambasadorëve dhe stafit të të dy am-
basadave.
I frytshëm ka qenë dhe iden-
tifikimi i talenteve të reja, personave
me pozicione të ndryshme publike,
qofshin këta juridik apo dhe biznes-
men, ndërmarrës në sektorë të fushave
të ndryshme etj.
Lajme dhe të reja kemi sjellë
edhe nga vendlindja, Shqipëri, Kosovë
apo dhe diaspora . Ngjarje dhe ndodhi
që shqiptarët e këtushëm , pavarësisht
,” uzurpimit” të medias sociale/elek-
tronike, kanë mundur ta hasin për herë
të parë në këtë pasqyrë shtypi të
shkruar.
Nënëtë vite të The Albanian janë
shembull i preokupimit profesional
dhe atdhetar për të çuar më tej in-
formimin pse jo dhe edukimin e lexue-
sit përkatësisht për ata që jetojnë jasht
trojeve të tyre me vite të tëra.
Jemi munduar të vëmë gishtin aty ku
është plaga, me qellim ndërgjegjësimi
i masës me fenomene dhe dukuri që
përballet komuniteti ynë në emigra-
cion. Shkarazi mund të për-
mendim , si inkurajimi i brezave të ri
në mësimin e gjuhës shqipe, ruajtja
dhe zhvillimi i traditave tona kom-
bëtare. Intensifikim të kritikave ndaj
abuzuesve të individëve apo organi-
zatave që kanë në dorë të bëjnë
ndryshime pozitive në ndihmë të brezit
të ri.
Pavarësisht elaburimit të të
gjitha këtyre, direkt apo jo, gazeta The
Albanian ka mundur të ndërhyj që
qasja ndaj fenomeneve jo pozitive të
jetë më e fort dhe me bindjen se shqip-
tarët e këtushëm kanë kapacitetin të
jenë një shembull pozitiv dhe tregues i
vlerave qytetare shqiptare që ne trashë-
gojmë.
Nëntë vite të The Albanian janë sim-
bioze e traditës dhe inovacionit kul-
turor , profesional dhe atdhetar.
Urojmë që ky udhëtim i The Albanian
të jetë sa më i gjatë, frytdhënës dhe i
suksesshëm!
99 vvjjeett
aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 8
NGA BEQIR SINA
S
hkrimtari, publicisti dhe analisti
i cështjve politike, Ambasadori i
Shqipërisë në Londër, dhe jo
rezident në Republikën e Irlandës, zoti
Mal Berisha, në New York, në njërin
nga ambientet e Royal Regency Hotel
, promovoi të shtunën librin me titull:
“Charles Telford Erickson, jeta dhe
vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”.
Autori i librit zoti Mal Berisha, është
anëtarë nderi i Federatës Pan Shqiptare
e Amerikës, shoqatës Vatra, ashtu si
dhe ishte dhe vetë Eriksoni shumë
dekada më parë.
Andaj dhe ky promovim u
mbajtë nën kujdesin e Vatrës, duke
ftuar me këtë rast përzemërsisht, dhje-
tra vetë; përfshirë këtu edhe disa
drejtues të organizatave shqiptaro –
amerikane, komuniteteve fetare, për-
faqesuasve të dy shteteve tona,
Shqipërisë e Kosovës, kritikë, shkrim-
tar, poet, piktor, studiues, biznesmenë,
artistë, aktivistë, studentë shqiptarë në
shkollat amerikane, dhe lexues të pa-
sionuar të librit në komunitetit, si dhe
të afërmit të autorit, bashkëshortia e tij
zonja Donika Berisha dhe i biri.
Ky libër, erdhi në vendlind-
jen e Ericksonit, SHBA, mbasi më
parë është promovuar në Tiranë me
pjesmarrjen një audience shumë më të
gjërë, duke nisur që nga Kryeministri i
Shqipërisë z. Sali Berisha, Ministri i
Kulturës, ai i Arësimit, shkelqesitë e
tyre, ambasadorë të SHBA, Alexandër
Arvizu, dhe Britanisë së Madhe në
Tiranë, Nicholas Cannon, akademikë,
studjues, lexues, dhe 3 nipa dhe mbesa
të Ericksonit, Poul Telford Erickson Jr,
Mary Morris dhe Donald Johnson, etj.
Po, kështu ky libër, është paraqitur në
promovimin e tij – edhe në Londër,
nga një organizatë si-motër e Vatrës,
Shoqata Anglo – Shqiptare, e
themeluar para se Shqipëria të bëhej e
pavarur, në vititn 1912, nga dy anglezë
të shquar, Kolonel Aubrey Herbert dhe
Kraijlica e Malsisë, Edith Durham(ajo
shoqatë ekziston edhe sot dhe am-
basada shqiptare në Londër bashkeve-
pron me të në mënyrë të shkëlqyer dhe
të vazhdueshme, Presidenti i nderit i
asaj shoqate sot është Professor Noel
Malcolm, autori i veprës më të bukur
të shkruar deri më sot për Kosovën,
“Kosova a Short History”).Në pro-
movimin e librit, “Charles Telford Er-
ickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë
dhe në Shqipëri”, të autorit Mal
Berisha, nga shoqata famëmadhe e
Amerikës Vatra, morën pjesë Konsulli
i Përgjithshëm i R.SH në NY, z Dritan
Mishto, Doktor Gjon Bucaj, Kryetar i
shoqatës Vatra, Nën/ kryetari i Vatrës,
z Agim Rexhaj, zoti Naim Dedushaj,
Drejtori për Diasporën në kabinetin e
qeverisë së republikës së Kosovës,
diplomat të misioneve tona në New
York, veprimtari i njohur Harry Ba-
jraktari. Gjithashtu, të pranishëm ishin
dy nipër të Doktor Charles Telford Er-
icksonit, Donald and Bob Johnson, si
dhe autor librash dhe kritik të njohur të
tjerë të komunitetit.
Në sallën qendrore të kon-
ferencave të hotelit Royal Regency
Hotel – New York, ishte vendosur një
Ekran i Madh me një video-projektim
në sistemin Video-Power-Point, për
prezantimin e libirit. Ndërkohë, që në
dy anët e saj – ishin të vendosur Fla-
muri Shqiptar dhe ai Amerikan.
Ceremonia e promovimit të librit
“Charles Telford Erickson, jeta dhe
vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”,
nisi me ekzekutimin e dy Hymneve
Kombëtare, atë të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës dhe Hymni
Shqiptar
Kurse, drejtuesia e këtij pro-
movimi znj Miriana Bulku, mbasi ka
paraqitur anëtarin Nderi iVatrës, Am-
basador i Republikës së Shqipërisë në
Mbretërinë e Bashkuar dhe jo rezident
në Iralndë, zotin Mal Berisha, tha se
“është një nder dhe kënaqësi e veçantë,
që sot të moderoj prezantimin e një
libri, i cili ringjall dhe sjell në kujtesën
tonë kombëtare, veprën e një
amerikani legjendar, i cili i kushtoi
jetën çështjes tonë kombëtare
shqiptare, pra të Charles Telford Er-
ickson”
Më tej ajo ftoi kryetarin e ri
të Vatrës, doktor Gjon Bucaj, të hapte
këtë eveniment . Duke folur në emër të
Vatrës, kreu i vatranëve dr Bucaj, tha
se ishte nderi dhe përvilegje, për Va-
trën dhe vatranët, të ogranizojnë pro-
movimin e këtij libri, i cili është histo-
ria, dhe është shkenca e të kujtuarit të
ngjarjeve, veprave, emrave, bëmave
dhe përjetësimit të tyre, nëpërmjet
shkrimit, duke shtuar se më pas se
figura të tilla si Eriksoni zënë një vend
të vecantë në panteonin e miqësisë së
shqiptarëve me SHBA, dhe merr një
vlerë historike, kur ajo iu përcillet
brezave.” tha kryetari i sapo zgjedhur i
Vatrës Dr Gjon Bucaj.
Duke folur për promovimin
e këtij libri, zonja Bulku shtoi se “Në
këtë mbasdite të bukur shqiptaro
amerikane në New York, kjo merr kup-
tim më shumë, edhe ndoshta se më
shumë se kurrë, sepse sjell në kujtesën
tonë një punë – kryevepër të një njeriu
të jashtëzakonshëm të përkushtuar ndaj
Shqipërisë, i cili pas 75 vjetësh harrese
të plotë, e bënë që emri i Charles
Telford Eriksonit, të na vjen tani i
përtërirë, në një vepër dinjitoze, e cila
përshkruan Biografinë e tij dhe veprën
e tij të shkruar, por të pabotuar ndon-
jëherë, në një variant shqip të mbled-
hur, sistemuar, digitalizuar, përkthyer
dhe botuar në gjuhën shqipe, nga z.
Mal Berisha.”
Më pas znj Bulku, ftoi të
marrë fjalën, shkrimtari dhe studjuesi
i njohur, ish – gazetari i Zërit të
Amerikës, njërit prej pjestarëve më ak-
tivë të bashkësisë shqiptaro
Amerikane, këtu në Nju Jork, z Idriz
Lama.
Lamaj në kumtesën e tij e
zbërtheu në detaje librin, dhe u përqen-
drua më shumë në punën e madhe pub-
licistike, që bëri 75 vjetë më parë
misoneri amerikan në Shqipëri,
Charles Talford Erickson, për prezan-
timin e Shqipërisë, sidomos në atë në
opinionin e gjerë në SHBA, nëpërmjet
publicistikës, së tij tek amerikanët,
megjithëse, tha ai për 50 vjet regjimi
komunist i Enver Hoxhës e la në har-
resë, të përgithshme, ishte autori i këtij
libri, që na e solli sot mbas 75 vjetëve
të pavdekshme veprën e këtij
amerikani të madh, i cili gjithë jetën e
tij e kaloi “Për Shqipërinë dhe me
Shqiptarët”, u shpreh zoti Lamaj.
Drejtuesia prezantojë të ftuarit e nderit,
të ardhur që nga Bostoni për të ndarë
kënaqësinë e kësaj mbasditje të bukur
me shqiptarët e Amerikës, në pro-
movimin e këtij libri, dy prej nipërve
të Ericksonit, Donald and Bob Johnos,
të bijtë e Grace Elizabeth Johnson –
Erickon. Nëna e tyre, sqaroi znj Bulku,
ka lindur me datën 19 Gusht të vitit
1911 në Manastir, aso kohë territor
shqiptar i pushtuar nga otomanët, në
kushtet kur familja Erickson, u inter-
nua nga xhon turqit, pasi ishin bërë të
rrezikshëm me punën e tyre për hapjen
e Shkollës Shqipe në atë qytet,
ndërkohë që jetonin në Elbasan. Ajo
është ende gjallë, dhe sivjet feston 102
vjetorin e lindjes dhe jeton në Boston,
tha ajo.
Mbas saj folën dy nipërit,
Donald dhe Bob Johnos, të cilët sollën
nëpërmjet disa kujtimeve të asaj kohe,
disa nga fragmentet nga më të bukurat
të jetës së tyre, me Shqipërinë dhe
shqiptarët, treguar vite më parë nga
gjyshi i tyre Charles Talford Erickson.
Më pas znj. Bulku, nëpërmjet nji për-
shkrimi shfaqi një nderimin të thellë
për atë burrë që bëri gjithçka për
Shqipërinë, por edhe për ata amerikanë
tjerë, që e mbrojtën Shqipërinë në ditët
e saj më të vështira, duke përmend disa
prej tyre.
Gjithashtu, znj Miriana
Bulku, shprehu edhe një herë një
Mirënjohje të thellë dhe të përjetshme
të të gjithë amerikanëve, miq tanët që e
mbrojtën kombin tonë, edhe në kohët e
momentet më të vështira të kombit
shqiptarë. Pjesmarrësit, mbasi ndoqën
me interesim prezantimin e librit,
“Charles Telford Erickson, jeta dhe
vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”,
të autorit Mal Berisha, nëpërmjet
video-projektorit, kaluan në një formë
më interactive, në panelin e këtij pro-
movimi atë me pyetje dhe përgjigje,
diskutime të shkurtëra nga salla.
Ish botuesi i gazetës shqip-
taro amerikane Illyria, veprimtari i dal-
luar Harry Bajraktari, mbasi përgëzoi
perzemërsisht autorin e këtij libri, am-
basadorin Mal Berisha, vlersoi lart
kontributin e Eriksonit, në lidhjen e
miqësisë që krijojë ai mes SHBA, dhe
shqiptarëve, lidhje kjo tha ai që ka
mbetur e përkryer edhe sot, duke bërë
FEDERATA VATRA PROMOVOI LIBRIN E AMBASADORIT
MAL BERISHA: “CHARLES TELFORD ERICKSON-JETA
DHE VEPRA PËR SHQIPËRINË DHE NË SHQIPËRI”
“Mal Berisha, aktualisht ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretëri të Bashkuar
dhe në Republikën e Irlandës, për të gjithë ata që e njohin e kuptojnë fare mirë se ndonëse
ai është një diplomat i arrirë, përmes këtij botimi ai vjen dhe si një studiues, një person që
merret me meditimin”, ka thënë ambasadori i SHBA, në Tiranë z. Aleksandër Arvizu
aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 9
me shumë miq në Amerikë, prej presi-
dentit Clinton, kongresmenët dhe sen-
atorët amerikan.
“Kur më tha autori i librit se kam
shkruar një libër për një Amerikan, që
kishte jetuar 70-80 vjet më parë në El-
basan, tha Konsulli i Përgjithshëm i
Shqipërisë, zoti Dritan Mishto, më
shkoi mendja menjëherë te tregimet,
mbresalënëse e rreth asaj kohe, të
gjyshes sime, e cila rrefente për një
amerikan – që kishte jetuar në qytetin
tim Elbasanin, pra për amerikanin Er-
icksonin”, me thënë të drejtën u gë-
zova shumë, tha Mishto.
Mishto, u shpreh se mbasi
kjo ishte “një mundësi për të mësuar
edhe një herë për kontributin e madh
të këtij amerikani, për Shqipërinë, këtij
njeriu të madh – në 100 vjetorin e
pavarësisë u vendos me plot të drejt
nga qeveria shqiptare, në axhendën e
festimeve, krahas figurave më të
shquara të kombit tonë, të lëna dhe
mbuluar me pëlhurin e harresë, për më
shumë se gjysmë shekulli nga regjimi
komunist në Shqipëri, duke e vendo-
suar, tani si një monument, i cili shër-
ben sot si “një ure të lidhjeve të forta
dhe historike të miqësisë së shkëlqyer
mes shqiptarëve dhe SHBA,”
Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë,
në Amerikë, zoti Dritan Mishto bëri
thirrje, në fund që cdo njeri të gjejë
kohë, që të lexoi këtë libër, vetëm si
një mënyrë për të nderuar këtë veprën
fondamentale të Ericksonit dhe miqës-
inë tonë me Amerikanët.
Kurse, nën/kryetari i
shoqatës, Vatra, nikoqires së këtij pro-
movimi, zoti Agim Rexhaj , tha se ky
promovim është i jashtëzakonshëm, sic
u shpreh ai për të gjithë ne, për Vatrën
dhe vatranët. Sepse shpjegojë Rexhaj
në fjalën e tij :” Pa punën e madhe
kërkimore dhe studimore të këtij au-
tori, i cili është dhe mik i madh i Va-
trës, nuk do të ishte realizuar kjo vepër
e madhe, e cila në një farë mënyre,
duket qartë se është edhe”kartëvizita”
e lindjes së miqësisë së përjetëshme
me dy vendeve tona, SHBA –
Shqipërisë dhe shqiptarëve, prej Pres-
identit Uillsion deri tek Presidenti
Clinton, Bushi e të tjerë, ashtu si edhe
ka shprehur me një pendë të fort në de-
taje, edhe autori i këtij libri, am-
basadori i nderuar në Londër, z. Mal
Berisha, miku i ynë dhe anëtari nderi i
Vatrës”
Në mbyllje të kësaj veprim-
tarie të bukur, drejtuesia e këtij pro-
movimi znj Mariana Bulku, ftoi znj.
Elida Reçi, të i bënte edhe ajo përm-
bylljen të shkurtër këtij aktiviteti, nga
që ajo njihte me autorin dhe veprën e
Ericksonit në Shqipëri.
Zonja Reci, me këtë rast tha se :” Uroj
që të kemi sa më shumë vepra dhe ak-
tivitete të tilla në komunitet, dhe uroj
organizatorin e këtij promovimi VA-
TREN tonë, si vatër e vërtetë patri-
otike, që ajo të jetojë me shekuj ka
mbajtur dhe forcuar mardhënjet e ven-
dit dhe popullit tonë me aleatin më të
madh dhe më besnik, Shtetet e
Bashkuara të Amerikës. Për këtë znj
Reçi, kujotj fjalët e Sekretares Clinton
në Tiranë: “Ne ju kemi mbështetur
njëqint vjet, dhe do ju mbështesim
edhe njëqint tjera” dhe shtoi se për këtë
flet mirë edhe ” Epoka e Erickosnit”, e
cila megjithse i ka kaluar të njëqintat,
qindra të tjera i presin këto dy kombe,
ndërsa autorit të librit i uroj suksese,”
përfundoi znj Elida Reçi.
“Mal Berisha, aktualisht am-
basador i Republikës së Shqipërisë në
Mbretërin e Bashkuar dhe në Repub-
likën e Irlandës, për të gjithë ata që e
njohin e kuptojnë fare mirë se ndonëse
ai është një diplomat i arrirë, përmes
këtij botimi – ai vjen dhe si një studi-
ues, një person që merret me
meditimin”, ka thënë ambasadori i
SHBA, në Tiranë z. Aleksandër
Arvizu, në promovimin e vitit të kaluar
të këtij libri.
Ndërkohë që në librin e tij,
“Charles Telford Erikson” zoti Mal
Berisha, duhet cekur se ai i përshkruan
amerikanët, përmes figurës së Erik-
sonit, një personalitet, ky i cili ka jetuar
për tre dekada në Shqipëri, në periud-
hën 1908- 1939, si misonarët e kësaj
miqësie të fort që kemi ne sot. “Kjo
figurë vjen tek lexuesi i zbërthyer me
të gjithë simbolikën e tij, duke e për-
shkruar atë në fakt si një figurë his-
torike që personifikon, Vullnetarët e
Korpusit të Paqes, të cilët në mesin e
viteve ’90 arritën deri në 1 mijë vull-
netarë, ndërsa tani nëpër Shqipëri kemi
60 deri 70 prej tyre”. Në të gjithë këtë
histori bashkëpunimi mes dy vendeve,
gjithnjë shqiptarët i kanë mirë pritur,
amerikanët duke i parë atë si miq his-
torik,dhe se përshkrimi në këtë libër,
është mënyra më e mirë për të nderuar
personalitetet dhe historinë e zhvillimit
të këtyre marrëdhënive dhe miqësisë
mes dy vendeve tona SHBA dhe
Shqipërisë.
Mal Berisha është Ambasadori i Re-
publikës së Shqipërisë në Mbretërinë e
Bashkuar dhe në Republikën e Ir-
landës, studiuesi, dhe diplomati që prej
më shume se tre vitesh ka punuar në
mënyrë intensive për librin e tij – më
të fundit dedikuar shkrimtarit amerikan
Charles Telford Erikson, i cili ka jetuar
për tre dekada në Shqipëri, në periud-
hën 1908- 1939.
Filozofi dhe misionari i njohur i ka
dedikuar 4000 mijë faqe në Librin
Saga e Shqiptarëve e shkruar por e
pabotuar
Erikson është një prej per-
sonaliteteve që kanë dhënë kontribut të
shquar në Shqipëri dhe për Shqipërinë.
I angazhuar thellësisht në çështjet
shqiptare, ai i ka kushtuar një pjesë të
jetës dhe veprimtarisë së tij pro-
movimit të shqiptarëve dhe mbrojtjes
së çështjes së tyre, si përmes veprim-
tarisë diplomatike, ashtu edhe përmes
artikujve në shtypin botëror të kohës
dhe studimeve shqiptare.
Në 1919, Erikson është delegat i
Shqipërisë në Konferencën e Paqes në
Paris, në vitet 1921-1922 është komi-
sioner i posaçëm për Shqipërinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në
vitin 1945 është delegat i vetëm shqip-
tar i Federatës Panshqiptare të
Amerikës, Vatra, në Konferencën e
Kombeve të Bashkuara në San Fran-
cisco, për pranimin e Shqipërisë
anëtare e OKB-së.
Gjatë qëndrimit të gjatë në
Shqipëri, përpjekjet e Erickson, u
përqendruan edhe në ndërtimin e
shkollave. Ai ngriti shkollën Shqip-
taro-Amerikane të Bujqësisë në Kavajë
dhe shkollat e vajzave në Tiranë dhe në
Kavajë. Nga viti 1937-1941, ai studion
tërë literaturën e deriatëhershme në
bibliotekat e Muzeut Britanik, Athinë,
Romë, Stamboll dhe Uashington dhe
shkruan pafund për shqiptarët dhe
Shqipërinë.
Libri “Charles Telford Erickson, jeta
dhe vepra për Shqipërinë dhe në
Shqipëri” i Mal Berishës, është një ma-
teriali i vyer, që dokumenton jetën per-
sonale të Erickson-it, dhe një numër të
aspekteve të historisë shqiptare në
marrëdhienit historike të Shteteve të
Bashkuara tëAmerikës dhe Shqipërisë,
të cilat zënë fillë prej Mbretërisë
shqiptare – Mbretit Zogu i Parë, i cili
qe i pari që vendosi marrëdhëniet
diplomatike në rang ambasadorësh me
SHBA.
Ky libër është koleksion i
përgatitur me shumë mjeshtëri, nga au-
tori Mal Berisha, dhe përbëhet nga ko-
rrespondenca, shkrime dhe materiale të
shtypura, të cilat datojnë prej vitit 1908
deri në 1973. Letrat në detaje të udhë-
timit të Ericksonit ‘ dhe të jetës në
Shqipëri,1908-1909, letra të burrështe-
tasve, presidentë, senatorë dhe të tjerët
të diskutojnë gjendjen e Shqipërisë dhe
subjekteve tjera aktuale politike.
Charles Telford Erickson u
lind në Galesburg, Illinois në vitin
1867, dhe vdiq ne vitin 1966. Ai ishte
arsimuar në DEPAUW University,
Universiteti i Bostonit, dhe Yale Uni-
versity. Ai shërbeu si një ministër para
dhe pas shërbimit të tij misionar në
Shqipëri, i cili filloi në vitin 1908.Er-
ickson ka shërbyer për 12 vjet nën
Bordi Amerikan i Komisionerëve për
Misionet e Jashtmedhe 14 vjet ka qenë
i pavarur. Nga 1920-1921, ai ishte
Komisioneri special për Shqipërinë në
SHBA Nga 1922-1923, Erickson ka
asistuar në stafin e Legatës Amerikane
në Shqipëri. Ai ishte i autorizuar nga
qeveria shqiptare për të ndërtuar një
kolegj kombëtar të Bujqësisë. Ai
themeloi dy shkolla dhe një ndërmarrje
të njohur si “shqiptaro-amerikane të
Shkollave tëBujqësisë”. Pas daljes në
pension, ai udhëtoi gjerësisht, për pro-
movimin e Këshillit Botëror tëKishave
dhe Këshillit Misionar Ndërkombëtar,
dhe si një zëdhënës për Shqipërinë.Ne
vitin 1945 deri ne vitin 1963 ne San
Francisko punoi per Kombet e
Bashkauara.
M
e 26 prill 2013, diplomatët e Am-
basadës së Republikës së Shqipërisë
morën pjesë në një meshë të veçantë
ceremoniale në Kishën italiane të Shën Pietrit në
Londër të cilën e mbajti Eminenca e Tij, Kardinal
Renato Raffaele Martino, Priori i Madh i Urdhrit
të Shenjtë Konstantinian të Shën Gjergjit, Presi-
denti Emeritus i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe
Paqes dhe Këshillit Papnor për Migrantët, një nga
figurat më të shquara të Vatikanit. Kjo meshë or-
ganizohej nga Delegacioni i Mbretërisë së
Bashkuar dhe Irlandës i Urdhrit Kostantinian të
Shën Gjergjit, i kryesuar nga z. Anthony Bailey
OBE, me rastin e ditës së Saint George, shenjtorit
protektor të Anglisë.
G jatë kësaj ceremonie u dekoruan me
tituj nderi disa figura të shquara që kanë kon-
tribute e merita të veçanta në jetën civile ose
fetare të Anglisë. Ambasadorit të Shqipërisë z.
Mal Berisha iu dorëzua nga Kardinal Martino tit-
ulli “Commendatore” i Urdhrit Mbretëror të
Franceskut I dhe dekorata kalorsiake përkatëse.
Ky titull, i dyti në hierarkinë e Urdhrit të
themeluar në 1829 nga Mbreti i Dy Sicilive
Francesku I, nderon
individë me merita në jetën publike, shkencore,
artistike, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare
dhe kombëtare.
Në Britaninë e Madhe janë dekoruar në të
kaluarën nga Urdhri
Mbretëror Francesku I figura si Baronesha
Thatcher, Sir GavinArthur, ish-Lord Mayor i City
of London, ish-Arqipeshkvi i Canterbury-it Dr
Rowan Williams, Duka i Westminsterit, etj.
Ky dekorim vjen
pas shumë veprimtarishë të
spikatura që Ambasada
Shqiptare në Londër ka or-
ganizuar duke e bërë të njo-
hur Shqipërinë në këtë vend
si dhe duke shtuar një interes
më të gjërë rreth vendit tonë.
Ajo përbën
gjithashtu një vlerësim për
vetë diplomatët dhe punën e
Ambasadës aq sa edhe për
progresin që Shqipëria ka bërë në të gjitha fushat,
e veçanërisht për historinë e saj unike të tol-
erencës fetare midis qytetarëve të saj me besime
të ndryshme.
AMBASADORI MAL BERISHA DEKOROHET
NË LONDËR PËR MERITA CIVILE
speciale www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 10
N
djeheshe sikur të ishe në
Shqipëri. Aty kishte një
mesazh që vinte nga të gjithë,
“të ngremë urat bashkëpunimi”. Vinte
nga përfaqësuesit e këshillit vendor,
nga përfaqësuesit e feve të ndryshme,
nga njerëz me prejardhje të ndryshme.
Të gjithë ishin të ndryshëm, por urat
duheshin ndërtuar. Kjo ndodhi në
“Council Chamber, Waltham Forest
Toën Hall, në Londër”, në një ambient
fantastik dhe nën një organizim të për-
sosur nga avokati i emigracionit, Zoti
Kastriot Berberi, që është njëkohësisht
edhe themeluesi dhe kordinatori “Al-
banian-British Cultural Project”, në
bashkëpunim të ngushtë me kryetarin
e bashkisë së zonës së Londrës
Waltham Forest, zotin Chris Robbins,
dhe me Imamin e mirënjohur e të re-
spektuar Mehmed Stublla, Minister i
Religion-it,
Në këtë aktivitet social-kul-
turor, midis pjesëmarrësve të nderuar
morën pjesë edhe miq special si Prince
Mohsin Ali Khan, Councillor Frances
Stainton, Deputy Mayor e zonës së
Londrës Hammersmith, Zoti Joel
Edëards, përfaqësues i “Church of
England” me kishë në Leyton,
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre
zëvendës ambasadorja e Shqipërisë në
Londër znj.Teuta Starova dhe Dr
Xhoana Papakostandini sekretare
pranë kësaj ambasade, Zëvendësam-
basadori i Republikës së Kosovës zoti
Bejtullah Destani, zoti Faton Osmani,
Konsulli pranë Ambasadës së Kosovës
në Londer, Kampioni i boksit dhe
nderi i kombit shqiptar Z. Kreshnik
Qato Drejtori i gazetes “The Alban-
ian” në Londër zoti Petrit Kuçana, Znj
Luljeta Nuzi, drejtuesja e “Shpresa
Programme”, Zoti Esat Brace,
drejtuesi i shoqatës “Mother Tereza”,
zoti AHMED J. VERSI, editori i
gazetës Muslim News në Britani.
Kryetari e Bashkisë së zonës
së Londrës Waltham Forest, zoti Chris
Robbins dhe Deputy Mayor zoti. Nad-
dem Ali hapen aktivitetin duke falën-
deruar dhe uruar mirëseardhjen e
pjesëmarrjen në këtë aktivitet social
kulturor. Ato vunë theksin në rendës-
inë e ndërtimit të urave midis komu-
niteteve në shoqërinë Britanike.
Kryetari i bashkisë se Waltham Foerst
theksoi bashkëpunimin e tij dhe të
bashkisë që ai drejton me zotin Kas-
triot Berberi dhe shoqatën “Albanian-
British Cultural Project”. Ai përmendi
suksesin e këtij bashkëpunimi në të
kaluarën, si psh konferencën “ Har-
monia ndërfetare e Shqiptarëve”, e or-
ganizuar vitin e kaluar, po në
ambientet kësaj bashkie, nga “Alban-
ian-British Cultural Project”. Ai prem-
toi që ky
bashkëpunim i suk-
sesshëm do të vazh-
dojë edhe në të
ardhmen.
Zoti Ka-
stirot Berberi, në
fjalimin e tij falën-
deroi pjesëmarrësit,
artistët, veçanërisht
të ftuarit special të
aktivitetit. Ai
gjithashtu shprehu
mirënjohjen ndaj
zotit Chris Robins
kryetarit të bashkisë
së Waltham Forest,
ku nënvizoi se nën
udhëheqjen e tij,
zërat dhe interesat e
shqiptarëve janë dëgjuar dhe për këtë
falenderoi kryetarin e bashkisë për
ndihmën që ai u ka dhënë shqiptarëve
nga Shqipëria dhe Kosova që jetojnë
në Waltham Forest.
Me tej, zoti Berberi, theksoi
se shoqata që ai drejton do të vazhdojë
të eci përpara në përmbushjen e objek-
tivave të saj bamirëse. Konkretisht ai u
shpreh se do të punojmë shumë për in-
tegrimin e shqiptarëve në shoqërinë
Britanike; do te festojmë kulturën
shqiptare me anë të aktiveteteve kul-
turore, trashigimore, historike e fetare.
Ai vazhdoj duke u shprehur se më e
rëndesishmja ishte të inkurajonte paqe
dhe bashkëjetesë midis shqiptarëve,
britanikëve dhe komuniteteve të tjera
etnike në shoqërinë Britanike. Duhet të
edukojmë publikun në përgjithësi për
madhështinë e të qenit me origjinë
shqiptare, por në të njëtën kohë duhet
të edukojmë shqiptarët për madhësht-
inë e të qenit Britanik si dhe të ndonjë
kombësie tjetër.
Për zotin Berberi ky aktivitet
nënvizon vlerën e afrimit bashkë të
qeverisë lokale, udhëheqësit e komu-
niteteve dhe feve të ndryshme, qyte-
tarëve të kulturave të ndryshme, për të
ndarë përvojat dhe identifikuar
mënyrat për të promovuar paqe dhe
zhvillim në shoqërinë tonë multientike
në Britani të Madhe. Për të, procesi i
ndërtimit të urave midis komuniteteve
është për të përqafuar diversitetin kul-
turor e fetar të shoqërisë ku ne jetojmë.
Zoti Berberi u shpreh që
ishte shumë krenar që jo vetëm shoqata
e tij promovon vlerat dhe aktivetet e
lartpërmendura, por që të njejtën punë
bamirëse të admirueshme bëjnë edhe
dritarja e kulturës, gazeta “The Alban-
ian” ne Londër, punëtorët e paludhura
bamirëse të “Shpresa Programme”,
drejtuesja zonja Lujeta Nuzi dhe zonja
Flutura Shega, zoti Talat Pllana
drejtues i shoqatës “Faik Konica” dhe
drejtuesi i shoqatës “Mother Tereza”
zoti Esat Brace. Ai falenderoi dhe
pergëzoi edhe artistet që përformuan
me shumë talent në këtë aktivitetet.
Fjalimet e tjera të rastit mbi
rëndesinë e ndërtimit të urave midis
komuniteteve, u mbajtën nga Prince
Mohsin Ali Khan, Mrs Frances Stain-
ton - Deputy Mayor of the L.B. of
Hammersmith, Mr. Joel Edëards, Zoti
Bejtullah Destani, zoti AHMED J.
VERSI editori i gazetës Muslim Neës
në Britani si dhe disa anëtarë të
këshillit bashkiak të Waltham Forest.
Artistet e talentuar dhe të
mrekullueshëm shqiptarë, Moldave,
Greko-shqiptare, Rumune etj pas
ekzekutimit të tyre artistik, u duar-
trokiten gëzueshëm nga pjesëmarrësit,
dhe u dhuruan lule të freskëta nga
vogëlushet e mrekullueshëm të lindur
në Britani me origjinë nga Kosova dhe
Shqipëria, princeshat e vogla Gledis
Dara, Remzije Krasniqi dhe Amanta
Berberi.
Si një çështje transparence,
ABC Project konfirmoi se me ndërm-
jetësimin personal të zotit Kastriot
Berberi, ambienti ku u organizua ak-
tiviteti dhe darka e shtruar për pjesë-
marrësit u sponsorizuan nga Bashkia e
Waltham Forest, ndërsa kontributi ko-
ordinues i zotit Kastriot Berberi,
Imamit Mehmet Sublla, i artisteve
pjesëmarrës (këngëtarit, këngëtares,
artistet qe luajtën në kitare dhe har-
monike, aktores, performuesi islamik,
si dhe i kameramanit te palodhur dhe
te talentuar zoti Esat Brace, ishte total-
isht një pune bamirëse mbi baza vull-
netare. Ndërsa buqetat e luleve ishin
sponsorizuar me modesti nga biznes-
meni i suksesshëm dhe pronari i “Casa
Nova Restaurant” in Walthamstoë te
Londres, zoti Gazmend Dara.
DUKE NDËRTUAR URAT E
BASHKËPUNIMIT MES KOMUNITETEVE...
MEHMED STUBLLA
IMAM I KOMUNITETIT SHQIPTARË
NË MBRETËRI TË BASHKUAR
Pjesëmarrja ime si Imam i komunitetit shqiptar në MB, në programin “
Building Community Bridges” te organizuar nga “London Boriugh of
Waltham Forest Council”, shoqatës vullnetare komunitare “Albanian
British Cultural Project” dhe unë, si rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar
që unë kam pasur me ketë të fundit. Është një privilegj që të jemi pjese e
komunikimit dhe bashkëpunimit në punë të mira duke na u mundësuar që
t’i pasqyrojmë vlerat e mesazhit Islam në mënyrë paqësore që është parim i
fesë Islame.
Allahu i Lartësuar në suren El-Huxhurat ajeti 13 thotë:
“O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju
bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu
më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu
është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”.
Verseti Kuranor që e përmendëm Allahu i Lartësuar na tregon qartë dhe
thotë se Ai na ka krijuar në fise dhe popuj te ndryshëm, edhe pse ka pasur
mundësi të na bënte një popull, na ka krijuar me gjuhë dhe me ngjyra të
ndryshme. Termi Kur’anor Li-tearefu të njiheni, na urdhëron të njihen pop-
ujt në mes njëri tjetrit, të komunikojmë njeri me tjetrin, të bashkëjetojmë ,
të përparojmë, ti bëjmë mire dhe të ndihmojmë njeri-tjetrit.
Uniteti nëpërmes diversitetit paraqet një thesar dhe një forcë në shoqërinë
Britanike dhe
ne kemi detyrim të shenjtë, për të përcjellur mesazhin e Islamit në mënyrë
të drejtë dhe paqësore, me urtësi dhe metodë me të mire të reflektuar në
paqe tolerancë dhe harmoni, që janë parime të fesë Islame. Ndërtimi i urave
lidhëse duhet të fillohet me ndërtimin e personalitetit individual nëpërmes
diturisë , ligjit dhe sjelljeve të moralit që nuk mund të arrihen brenda ditës.
Njeriu ka nevojë të kërkojë ndonjë model që të jetë shembull në jetën e tij
për ta pasuar. Muhamedi a.s. paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të
është shembull praktik që ishte i dërguar si mëshirë për njerëzimin, i cili
ka demonstruar fenë e saktë dhe të vërtetë nëpërmes sjelljeve dhe jetës së
tij ku kishte arritur unitetin nëpërmes besimit në një Zot dhe përcjelljes së
mesazhit Islam të njerëzimi.
Duhet të jemi mirënjohës dhe falënderues gjithashtu për ndihmën që Brita-
nia e Madhe i ka dhenë vendit, popullit dhe komunitetit shqiptar, t’i vlerë-
sojmë të drejtat e barabarta qytetare në këtë shtet që ne i gëzojmë, prandaj
nuk mjafton vetëm integrimi në shoqërinë Britanike duke i ruajtur vlerat
fetare dhe kombëtare por është gjithashtu obligim për ne që të kontribuo-
jmë në të gjitha fushat e shoqërisë së civilizuar Britanike.
Nëpërmes komunikimit, dialogut, besimit , bashkëpunimit, organizimit,
transparencës, ndërgjegjes dhe respektit kemi mundësin të bëjmë ndryshim
pozitiv.
speciale www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 11
S
hpesh flitet për bashkëpunim
mbarëkombëtar dhe fuqizimin e
tij, por në ditët e bukura të majit
londinez, ishin fëmijët dhe të rinjtë
shqiptarë nga e gjithë Britania, që i
dhanë forcën më të sinqertë dhe
ngjyrat më të bukura këtij
bashkëpunimi. Kjo ndjesi u përjetua
nga të gjithë pjesëmarrësit në ‘Ditën
Shqiptare’, që u organizua në Londër
me 5 maj 2013, një vazhdimësi kjo e
nismës mbarëshqiptare të ndërmarrë
nga ‘Albanian Women Network’
(‘Rrjeti Global i Gruas Shqiptare’) për
fuqizimin e bashkëpunimit mbarëkom-
bëtar.
‘Dita Shqiptare’ ishte dita e
të gjithëve, e fëmijëve të talentuar
shqiptarë, e shkrimtarëve dhe poetëve
që mbajnë gjallë historinë dhe vlerat
tona kombëtare në mërgim dhe e au-
torëve dhe studiuesve që u ballafaquan
me publikun kureshtar. Ishte dhe ditë e
gruas shqiptare në të cilën ajo shpalosi
talentin e saj artistik-artizanal.
Ishte një aktivitet ku çdokush kishte
diçka për të prezantuar dhe për të ndarë
me të tjerët, ku çdonjëri ndihej krenar
që është shqiptar. Dita kishte disa
hapësira të ndryshme:
- ekspozitën Artizanale dhe të arteve
pamore,
- hapësirën artistike dhe kulturore për
talentet e reja shqiptare në Britani dhe
- hapësirën letrare të shkrimtarëve
shqiptarë.
Aktivitetin e nderuan me pjesëmarrjen
e tyre përfaqësuesja e Ministrisë së Di-
asporës së Kosovës, znj. Shyhrete Gos-
alci dhe përfaqësues të Ambasadës
Shqiptare dhe asaj të Kosovës në
Londër.
Programi i ‘Ditës Shqiptare
në Londër’ u hap me ekspozitën arti-
zanale, të arteve pamore dhe atë letrare
të shkrimtarëve shqiptarë në Britani.
Ekspozita artizanale kishte varietet nga
punëdoret e amvisave tona në Britani,
të cilat i shtuan ngjyra dhe harmoni
këtij këndi. Në këndin e arteve pamore
një ndër pjesëmarrëset ishte 15-
vjeçarja e talentuar, Zana Zeqiri, e cila
u prezantua me një koleksion për mbi
10 piktura. Pjesë e ekspozitës ishte dhe
këndi letrar, me libra nga shkrimtarë
shqiptarë në Britani.
Ora artistike kulturore u
pushtua tërësisht nga talentet e reja
shqiptare me interpretime vallesh,
këngësh, instrumente muzikore,
prezantim të botimeve të tyre dhe
poezi. Programi artistik u udhëhoq nga
znjsh. Lorela Demushi, dhe u hap me
‘Ansamblin Shpresa’, një grupi të tal-
entuar të valleve, të ‘Shpresa Pro-
gramme’, e cila i dha, që në fillim,
motive festive kësaj hapësire.
Vogëlushja 5-vjeçare, Eriselda Marku,
ndonëse shumë e emocionuar që po in-
terpretonte para qindra pjesëmarrësve,
pati kurajë dhe vetëbesim që të për-
ballej me audiencën në skenë, me
këngën “Shqipëri o Nëna ime”. Inter-
pretimi i Eriseldës dhe vargjet e këngës
ishin shumë domethënëse për pjesë-
marrësit dhe për të gjithë mërgimtarët
shqiptarë. Me veshje tradicionale
shqiptare, nën tingujt e çiftelisë,
vogëlushja përsëriste vazhdimisht
vargjet “Shqipëri o Nëna ime, ndonëse
jam e mërguar, zemra ime kurrë s’ka
për të harruar”.
Pas valëve muzikore
shkrimtari i ri shqiptari 13-vjeçari Ar-
lind Malaj, prezantoi dy librat e tij që
tashmë kanë dale nga shtypi “The time
Machine” dhe “The old beggar’s two
presents”. Arlindi foli rreth librave të
tij, rreth idesë dhe projekteve në lëmin
e krijimtarisë letrare në të ardhmen.
Motrat Bejtullahu, të talentuarat, Rina,
Bleona dhe Dijedona, interpretuan në
piano, ndërsa Rina, me delikatesën e
saj prej pianistje të vërtetë luajti pjesën
“My heart will go on”, duke arsyetuar
plotësisht nivelin e lartë që ajo ka
tashmë në piano. Belona dhe Dijedona
interpretuan poezinë e Bleonës “I’m a
king” që bënë sallën të qeshë herë pas
here. Por familja e artisteve të vogla
shqiptare nuk përfundoi me kaq, pasi
ato kishin akoma për ti dhënë publikut:
interpretimin e këngës “Vajta kalova”,
ku Rina luajti në piano dhe Bleona dhe
Dijedona kënduan.
Papritmas, në sallë kishim
një Adele të vogël, 10-vjeçarja Hana
Mustafa, me talentin e një dive në
formim, me guxim interpretoi këngën
e Adeles “Set fire to the rain”. Vokali i
saj dhe interpretimi origjinal, provokoi
vazhdimisht duartrokitje të zjarrta në
sallë.
Orës artistike nuk i mungoi
vallja tradicionale e Tropojës, që vëlla
e motër, Valter dhe Jessica Marku in-
terpretuan me pasion, të veshur me
kostumet tradicionale të Tropojës.
Vallja e Tropojës nuk kishte tërhequr
vetëm vëmendjen e vogëlushëve për
interpretim, por 10-
vjeçarja e talentuar
Gloria Pitomina, do
sillte këtë valle edhe në
interpretimin e saj në
piano, melodi që ajo e
kishte për shumë
zemër, duke ruajtur
rrënjët familjare nga
vjen.
Talentet e reja
shqiptare kishin shumë
përmasa në këtë ditë.
Pikërisht të talentuarat Erika Fejzul-
lahu dhe Erjona Cani interpretuan
aktin e baletit “Tarantella”, me kore-
ografi të Erikës. Erika dhe Erjona për-
faqësuan shoqatën “Newborn Kosovo
Club”.
Hapësira artistike nuk do kishte gjithë
dimensionet e merituara, nëse historia
jonë kombëtare nuk do shpalosej nga
gjenerata jonë e re në Britani. Aida
Marku (perfaqësuese e Shoqatës ‘Sh-
presa Programme’), interpretoi poez-
inë “Jam shqiptar, paj jam kosovar”.
Interpretimi i mrekullueshëm i Aidës
dhe vargjet e thurura me mjeshtri të
Mitrush Kutelit, emocionuan dhe mal-
lëngjyen të gjithë pjesmarrësit.
‘Ansambli Shpresa’, bëri mbylljen e
programit artistik me vallen e vajzave,
duke ndezur sërish sallën me motivet
festive.
Hapësira artistike e talenteve
të reja ishte mbi të gjitha shpalosje e
vlerave tona kombëtare dhe shembull
i shkëlqyer i bashkëpunimit dhe
sinkronizimit njëzëri – mesazh i qartë
dhe i fuqishëm që këta fëmijë të talen-
tuar përçuan te të gjithë pjesëmarrësit .
Fëmijët erdhën nga Birmingemi,
Mançesteri, Londra dhe vende të tjera
të Britanisë, duke përfaqësuar troje të
ndryshme shqiptare, nga i kanë pre-
jardhjet familjare.
Për interpretimet e tyre,
fëmijët u vlerësuan me çmime të para
(£100), të dyta (£50) dhe të treta (£20).
Çmimi i parë u fitua nga 5-vjeçarja e
guximshme, Eriselda Marku, i dyti nga
fëmijët e talentuar që përfaqësuan
Shoqatën Shpresa Programme në valle
dhe poezi. Çmimet e treta u fituan nga
Motrat Bejtullahu (Rina, Bleona dhe
Dijedona), Hana Mustafa, Gloria Pito-
mina, motër e vëlla Valter dhe Jessica
Marku, Arlind Malaj dhe Zana Zeqiri.
Pas frymës festive që fëmijët i dhanë
programit, rrjedha e ‘Ditës Shqiptare
në Londër’ vazhdoi me hapësirën le-
trare që zgjati përmbi 4 orë, dhe ishte e
ndarë në dy pjesë: lexim poezishë dhe
diskutim i librit të studiuesit dhe hu-
lumtuesit, Bejtullah Destani dhe
Robert Elsie: “Shqiptarët çamë të Gre-
qisë”.
Në fragmentin e poezive u
lexuan krijimtari të ndryshme nga
shkrimtarë shqiptar, si Besiana Avdyli
( e cila kishte ardhur nga Mançesteri
enkas për këtë aktivitet), Teuta Skën-
deri, Sadije Kryeziu-Bejtullahu, Hyda
Ismajli, Xhavit Gasa, Sami Islami,
Berisha dhe Mehmet Elshani.
Promovimin e librit ‘Shqiptarët çamë
të Greqisë’, të B. Destanit dhe R.
Elsiet, e udhëhoqi z. Agim Morina,
ndërsa vështrimin e tij për librin e lexoi
z. Daut Dauti, gazetar dhe autor i disa
librave. Z. Dauti vlerësoi lart punën e
bërë në këtë libër, përmblodhi shkur-
tazi ngjarjet që i kishin paraprirë
gjenocidit çam, duke e vendosur atë
një kontekst historik dhe aktual. Prania
e njërit prej autorëve, z. Bejtullah
Destani, ishte një rast i shkëlqyeshëm
për publikun kureshtar që të bënte
pyetje të drejtpërdrejta për punën rreth
përgatitjes dhe përmbajtjes së librit.
Gjatë pjesës së pyetje-përgjigjeve u
zhvillua një debat i gjallë në mes të
panelistëve dhe publikut. Nga debati
doli në pah gjithë tragjedia e një pop-
ullate shqiptare e cila ishte detyruar
nga dhuna e ushtarakëve grekë të arra-
tiset nga vendlindja e të kërkojë shpë-
tim në Shqipëri. Pastaj u ndriçua puna
20-vjeçare kërkimore e bërë nga B.
Destani për çështjen çame. Analiza, të
dhëna arkivash dhe detaje të vlefshme
për të gjithë ata që ishin të interesuar
të dinë më imtësisht për çështjen çame
dhe historikun e saj.
Pas hapësirës letrare, pjesë-
marrësit kaluan orë të tëra duke bised-
uar në hollet e hotelit gjatë kohës së
kafes.
Aktiviteti u organizua nga
Shoqatat ‘Albanian Women Network’
(AWN) (‘Rrjeti Global i Gruas
Shqiptare’ – www.albwnet.org) dhe
‘SunRay Ultra’
(www.sunrayultra.com)”. Grupi orga-
nizator ishin: Elida Rragami, Agim
Morina dhe Petrit Kuçana. Aktiviteti
kishte një mbështetje simbolike nga
London Borough of Merton.
Dita Shqiptare në Londër
5 MAJI - DITË E BASHKËPUNIMIT
MBARËKOMBËTAR
EUFURNITURELTD
WHOLESALEANDRETAILWesupplymajorhightstreetsandstoresOfferarangeofdifferentfurniturefromallovertheworldatgreatretailprices
OfrojmemundesifantastikeperbiznesmeKinendheVietnaminNekemizyrattonaneketovendedheofrojmemundesiperhapjenebizneseveterejaqengatregetimallerash,konfeksione,elekronikeetj.
NakontaktonidhenejundihmojmeUnit2,TheCromwellCentre,24-30MinervaRoadLondonNW106HJTel:02089618765TRANSPORTIFALASKUDOQËTËJENINËLONDËR
Intervista www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 14
"GJITHË SHQIPTARËVE QË JETOJNË NË BRITANI U THEM
SE MEZI PRES TË JEM PRANË JUSH… JU KA SILVA XHAN"
“Të ka lali shpirt”
...vjen në Londër
me 16 Maj
në
INDIGO O2
P
o i arrin 14 000 000. Risi, befasi. Rekord
që ëndërrojnë këngëtarët shqiptarë. Silva
Gunbardhi dhe grupi i saj duket se ia
dolën. Një këngë tmerrësisht e pëlqyeshme,
çmendurisht e thjeshtë, ku natyrshëm kalohet
loja e fjalëve në tekst dhe me një videoklip
shumë të arrirë, arriti të jetë në vetëm pak kohë
super-hiti I të gjithë shqiptarëve.
Madje edhe televizionet në emisionet e
ndryshme e marrin si muzikën e tyre të prefer-
uar, dhe shifra prej rreth 14 milionë klikimesh në
youtube ka tendencë të ndryshojë shumë shpejt.
Por lajmi për shqiptarët e Britanisë është se “të
ka lali xhan” do të vijë në Londër të përformojë
LIVE.
Me ftesë të “APGB Events” në Londër do të
bëhet e mundur interpretimi I saj në një nga sal-
lat më prestigjioze në Londër.
Sipas Ilir Myrtës, Silva do të jetë shqiptarja e
dytë pas Rita Orës që përformon në O2.
Në prononcimin e saj Silva shprehet.
“Përshëndetje për të gjithë lexuesit e gazetës
“The Albanian” Është hera e parë për mua
dhe grupin tim që vijmë në Londër dhe njëko-
hësisht privilegj që do të interpretojmë në një
super sallë siç është indigo, përpara publikut
artdashës shqiptar”
"Te ka lali shpirt" eshte kthyer tashme ne nje hit,
nga miliona shikime ne youtube ndryshe nga
kenget e tjera qe ju keni performuar.
Cilat mendoni se jane arsyet se pse kjo kenge
ka patyr kaq shume sukses?
“Të ka lali shpirt” ka vendosur tashmë një rekord
ballkanik duke u quajtur shpesh fenomen
muzikor dhe duke u cilësuar si sensacion në
muzikën shqiptare. Kjo këngë jo vetem dëgjohet
e këndohet kudo por është bërë pjesë e pro-
grameve më të ndjekura si “BIG BROTHER AL-
BANIA”,”PORTOKALLI” ,”AL PAZZAR” etj.
Mendoj se çelësi I suksesit disa detaje; fjalët lali,
shpirt, zemeër, xhan vijnë nga jeta reale. Ato na
përkasin të gjithëve dhe I përdorim shpesh, pas-
taj kombinimi I zërave dhe I rrymave muzikore e
ka kthyër këtë këngë në fenomen.
Kujt ja dedikoni suksesin tuaj?
Suksesin tim ia dedikoj familjes sime, punës
sime, fansave të mij që më mbështesin gjith-
monë dhe stafit profesionit
Cili do te jete mesazhi juaj për shqiptaret e
Britanisë?
Gjithë shqiptarëve që jetojnë në Britani u them
se mezi të jem pranë jush… Ju ka Silva xhan.
ILIR MYRTA
APGB EVENTS
ME MË TË MIRËT
E MË TË MIRËVE
“Janë marrë të gjitha
masat që gjithçka të
shkojë mirë. Nuk më frikë-
son aspak shifra prej 2500
vendesh që zë O2 INDIGO, pasi do të jetë eveni-
menti më i madh për shqiptarët e Britanisë”. Sig-
uria e Ilir Myrtës duket se vjen nga kërkesat e
jashtëzakonshme që kanë bërë bashkatdhetarët
e këtushëm.
O2 INDIGO
Përzgjedhja e kësaj qendre kaq prestigjioze për
Ilirin është thjesht një “dhuratë” që e meritojnë
shqiptarët e këtushëm, si një ndër sallat më pres-
tigjioze në Londër me një kapacitet rreth 2500
vende dhe është hera e parë që organizohet një
eveniment i tillë. Natyrisht që edhe Silva me
grupin e saj e meritonin një gjë të tillë. Ishte e pa-
mundur që të gjenim ndonjë sallë tjetër pasi
ishim të sigurtë se nuk do të zente shqiptarët e
këtushëm ndonjë sallë më e vogël, kështu që ne
thjesht zgjodhëm t’i përshtatemi kërkesës së
mërgimtarëve të këtushëm.
Sistemi i zërit, i ndriçimit është i përkryer. Duhet
theksuar se pas Rita Orës do të jetë Silva Gun-
bardhi që do të interpretojë për shqiptarët e Bri-
tanisë.
Si drejtues i “APGB Events” nëpërmjet “The Al-
banian” ai bën thirrje për një bashkëpunim të
gjithanshëm të të gjithë shqiptarëve profesionalë
në Mbretërinë e Bashkuar. Pikërisht përpara këtij
evenimenti është parashikuar një hapësirë për
network pikërisht për ta.
Ai thekson se hyrja është vetëm për artdashësit
mbi 18 vjeç dhe biletat mund të blihen online.
Ai ka gjetur një përkrahje edhe nga shoqatat
shqiptare të Britanisë.
PUNTO
-Nese deshironi te kaloni nje
darke te paharrueshme
-Nese deshironi te shijoni nje
kuzhine te mrekullueshme
BAR RESAURANT PUNTO
-Vend ideal per te gjitha
festat tuaja familjare, ditelindje,
fejesa martesa etj, deri ne 100
veta
-Ejani dhe binduni se nuk do
te gjeni vend më fantastik
TEL: 02087404767
112 ASKEW ROAD SHEPERS BUSH
LONDON W12 9 BL
forum www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 17
NGA FITORE PACOLLI
“Nuk ka prioritet tjetër që duhet të
adresohet para këtij prioriteti, nuk ka
fonde që duhet të shpenzohen, para se
të shpenzohen fondet për këtë proces,
nuk ka punë tjera që duhet të përfun-
dohen para këtij procesi” – ishin këto
fjalët e kryeministrit në mbledhjen e
Komitetit Punues për Liberalizimin e
Vizave me 3 maj të këtij viti. Nga kjo
shihet se kryeministri ka vënë prior-
itetin e vizave përmbi çdo prioritet
tjetër. A nuk është prioritet gjendja në
Mitrovicë dhe siguria e qytetarëve në
veri, varfëria dhe gjendja jonë e rëndë
ekonomike e sociale, arsimi, shënde-
tësia, punësimi, e shumë të tjera që për
ne qytetarët janë më urgjente se sa
mundësia e lëvizjes pa viza e cila edhe
ashtu po na kufizohet nga gjendja jonë
ekonomike? Kryeministri e di shumë
mirë se përderisa qytetarët tonë ikin
nga Kosova për të siguruar kafshatën e
gojës dhe përderisa Bashkimi Evropian
(BE) ndihet i kërcënuar nga niveli i
lartë i korrupsionit dhe krimit të orga-
nizuar në Kosovë nuk do të ketë liber-
alizim të vizave. Ky kryeministër po
vazhdon të manipulojë me popullin
duke përdorur liberalizimin e vizave si
“kartë” për të mbetur më gjatë në
pushtet dhe vazhdon të na premtojë
liberalizimin si një “dhuratë magjike”
që posa ta marrim do të ndryshojë çdo
gjë. Ndërsa, BE po e përdorë prem-
timin për liberalizimin e vizave si “kar-
rotë’’ për Kosovën e cila në dialogun
politik me Serbinë në Bruksel përdoret
për të arritur BE-ja qëllimet e veta në
Ballkan: largimin e Serbisë nga Rusia
dhe afrimin e saj tek BE-ja. Po ne qyte-
tarët çfarë do të fitojmë?
Liberalizimi i vizave si
‘’karrotë’’ e BE-së për të arritur kon-
cesionet e dëshiruara ...
Bashkimi Evropian duke mos qenë i
gatshëm që të realizojë premtimin për
të pranuar shtetet e Balkanit në “klu-
bin” e vet, e pa ‘liberalizimin e vizave’
si veglën më të mirë për të ndikuar tek
shtetet e Ballkanit për të filluar refor-
mat e nevojshme si forcimin e
sundimit të ligjit, luftimin e krimit të
organizuar, korrupsionit dhe migra-
cionit të paligjshëm dhe forcimin e ka-
paciteteve të tyre administrative në
kontrollin e kufijve dhe sigurinë e
dokumenteve. Këto reforma nuk i
ndihmuan vetëm BE-së për të rregul-
luar problemin e sigurisë por i ndih-
muan edhe shteteve përkatëse që të
jenë më të gatshme për procesin e in-
tegrimit në të ardhmen por edhe në
përmirësimin e jetës së qytetarëve të
tyre.
Procesi i liberalizimit të
vizave për vendet e Ballkanit dhe BE-
në ishte i tipit “win-win” (fitore-fitore)
sepse qytetarët e vendeve që fituan lib-
eralizimin e vizave, duke përjashtuar
Kosovën, jo vetëm që fituan të drejtën
të udhëtonin pa viza por edhe fituan
nga reformat që aplikuan shtetet e tyre
në sigurinë e kufirit dhe të doku-
menteve, në luftimin e korrupsionit
dhe krimit të organizuar të cilat ishin
fitore edhe për sigurinë e BE-së në të
njëjtën kohë.
Në rastin e Kosovës, BE-ja po
e përdorë liberalizimin e vizave më
shumë si vegël për të arritur mar-
rëveshje me Serbinë sesa për të bërë
presion mbi qeverinë në luftimin e ko-
rrupsionit, krimit të organizuar dhe në
përmirësimin e jetës së qytetarëve. BE-
ja po e përdorë liberalizimin e vizave si
“karrotë’’ për të arritur koncesionet e
dëshiruara. Pra, liberalizimi i vizave, i
cili mund të ishte një mjet i fuqishëm
për të nxitur qeverinë për të bërë re-
format dhe po ashtu të përmirësojë
jetën e qytetarëve, u përdor vetëm si
vegël për diçka krejt tjetër: së pari, për
ta futur qeverinë në dialogun teknik me
Serbinë e, më pas, edhe në atë politik.
Dhe, krejt kjo po bëhet vetëm për ta
sjellur Serbinë më afër Evropës dhe më
larg prej Rusisë. Deri më sot BE-ja ka
arritur ta bind qeverinë të nënshkruajë
marrëveshjen me Serbinë e cila është
shumë e dëmshme për të ardhmen e
vendit, por nuk ka arritur as më të
voglin sukses në përmirësimin e jetës
së qytetarëve, dhe në luftimin e kor-
rupsionit dhe krimit të organizuar si
ndër kushtet kryesore që duhet përm-
bushur për liberalizimin e vizave.
Deri vonë zyrtarë të lartë nga BE-ja na
premtuan se liberalizimi i vizave mund
të ndodhë më së largu në vitin 2014,
ndërsa në prag të arritjes së mar-
rëveshjes së Kosovës me Serbinë,
Samuel Žbogar, përfaqësuesi i BE-së
në Kosovë, tha se ‘maksimumi kohor i
liberalizimit të vizave për Kosovën do
të jetë viti 2016’. Nga kjo po del se
BE-ja po e shfrytëzon me shumë
zgjuarsi qeverinë e korruptuar dhe të
shantazhuar për të arritur qëllimet e
veta në Ballkan.
Liberalizimi i vizave si kartë
e qeverisë për të mbetur në pushtet...
Ndërkaq, nga ana e qeverisë së
Kosovës karta e liberalizimit të vizave
po vazhdon të përdoret me mjeshtëri
duke u munduar që të largojë vëmend-
jen e qytetarëve nga problemet e
mëdha sociale dhe ekonomike. Por, jo
vetëm kaq, pas çdo koncesioni të
dhimbshëm që po bën qeveria po na e
premton se do të shpërblehemi me lib-
eralizimin e vizave.
Dikur, Ministrja e Inte-
grimeve Evropiane, Vlora Çitaku,
thoshte se Kosovës posa t’i jepet ud-
hërrëfyesi me shpejtësi rekorde do ta
fitojë liberalizimin e vizave sepse sipas
saj Kosova veçse i kishte përmbushur
gati të gjitha kriteret e caktuara nga
BE-ja. Por gati pas një viti që kur
Kosova mori udhërrëfyesin, nga zyr-
tarë të Brukselit na vijnë deklarata si
ajo e eurodeputetes sllovene, Tanja
Fajon, se Kosova nuk është ende e gat-
shme për liberalizimin e vizave sepse,
siç tha ajo, nuk i ka plotësuar kushtet e
kërkuara.
Në të kundërtën, qeveria
vazhdon të na rikujtojë se Kosova ka
bërë përparime të mëdha në për-
mirësimin e jetës së qytetarëve si dhe
në plotësimin e kritereve të përcaktu-
ara nga BE-ja për liberalizimin e
vizave. Bile, ditëve të fundit, pamë sesi
pushteti ia del të manipuloj edhe
shifrat e papunësisë, siç ishte rasti i
Agjencionit të Statistikave të Kosovës
e cila në ditën e 1 Majit prezantoi
shifra joreale duke thënë se papunësia
në Kosovë është 35%.
Po ashtu, në takime me del-
egacione Evropiane dhe në konferenca
shtypi kemi dëgjuar kryeministrin të
zotohet se do të bëjë çdo gjë që është e
mundur për të plotësuar kriteret e cak-
tuara nga BE-ja për liberalizimin e
vizave në mënyrë që të na sigurojë
neve si qytetarë lëvizjen e lirë dhe pa
viza në zonën e Shengenit. Se kur do
ta marrim liberalizimin e vizave dhe sa
e sa konsecione të dhimbshme duhet të
bëhen paraprakisht, nuk është e qartë.
Deri më tani Kosova ka bërë shumë
pak në përmbushjen e kushteve të
kërkuara për liberalizimin e vizave.
Sipas raportit të Komisionit Evropian
del se Kosova është shumë larg nga
përmbushja e kritereve të caktuara nga
BE-ja. Raporti paraqet shumë mangësi
sa i përket performancës së qeverisë
duke filluar nga fusha e ri-pranimit, ri-
integrimit, si dhe sigurisë së doku-
menteve ku vëmendja më e madhe i
kushtohet skandalit me pasaporta bio-
metrike të Ministrisë së Punëve të
Brendshme, menaxhimit të kufijve dhe
migracionit, rendit dhe sigurisë publike
dhe të drejtave të njeriut që lidhen me
lirinë e lëvizjes.
Përveç vërejtjeve të shumta
që jepen në Raport, vëmendje të
veçantë i kushtohet korrupsionit dhe
krimit të organizuar i cili vazhdon të
mbetet problem madhor dhe serioz në
Kosovë dhe kërcënimi më i madh për
sigurinë e brendshme të BE-së. Re-
formimi i sistemit të drejtësisë, paran-
dalimi i ndërhyrjeve politike në
hetime, si dhe numri i lartë i lëndëve të
pazgjidhura janë konsideruar si hapa
që duhet të ndërmerren për luftimin e
korrupsionit dhe krimit të organizuar e
për të cilat deri më tani qeveria nuk ka
bërë asgjë.
Mungesa e zhvillimit
ekonomik të vendit, mungesa e hapjes
së vendeve të reja të punës, varfëria e
madhe në vend, numri i madh i aplika-
cioneve për azil, dështimet në re-
formimin e administratës dhe të gjyqë-
sorit si dhe mosluftimi i korrupsionit
dhe krimit të organizuar janë disa nga
faktorët kryesorë që do të na bllokojnë
nga lëvizja e lirë pa viza në zonën e
Shengenit. E të mos flasim për skan-
dalet e një pas njëshme të kësaj qeverie
e në veçanti skandalit me pasaporta
biometrike të Ministrisë së Punëve të
Brendshme të cilat po e dëmtojnë
rëndë mundësinë e liberalizimit të
vizave.
Se Kosova është larg nga
marrja e liberalizimit të vizave na
dëshmojnë edhe statistikat e nxjerra
nga organizata të ndryshme ndërkom-
bëtare dhe vendore. Sipas statistikave
papunësia në Kosovë vazhdon të jetë
45%. Përderisa 37% e popullsisë, kra-
hasuar me 32% në prill të vitit 2012,
besojnë se gjendja ekonomike nuk do
të ndryshojë, 18% e popullsisë besojnë
se gjendja e rëndë ekonomike do të
rëndohet edhe më tepër. Për më tepër,
47% e popullsisë e shohin papunësinë
si problem kryesor. Dhe, si shpëtim
nga kjo gjendje, 55% e rinisë kosovare
e konsiderojnë ikjen nga Kosova si
zgjidhjen më të mirë. Vetëm gjatë vitin
2012 në vendet e BE-së u paraqitën më
shumë se 10 mijë kërkesa për azil
duke bërë që Kosova ta zë vendin e 9-
të në botë me numrin e azilkërkuesve.
Në vend se kjo gjendje të shkojë drejt
përmirësimit ajo vetëm sa po përkeqë-
sohet edhe më tepër. Gjatë dy javëve të
fundit, bazuar nga publikimi i gazetës
Zëri, kanë ikur rreth 150 të rinj nga
Kosova në Hungari përmes Serbisë për
t’u shpërndarë më pas në vendet e tjera
evropiane.
Liberalizimi i vizave për
qytetarët e Kosovës ...?
Por edhe sikur BE-ja të na ofrojë lib-
eralizimin si shpërblim për konce-
sionet e bëra ndaj Serbisë duke mos
kërkuar nga qeveria të plotësojë
kriteret tjera të parashikuara, gjë që
nuk do të ndodhë, ne qytetarët nuk
kemi si shpresojmë shumë.
Edhe pse me liberalizimin e vizave
premtohet lëvizja e lirë pa viza nëpër
vendet e zonës së Shengenit, nga kjo
do të përfitojnë më pak se 10
përqindëshi i popullsisë – ata që i kanë
mjetet financiare për të udhëtuar, të
cilët tashmë veçse janë duke udhëtuar
dhe duke shijuar bukuritë e qyteteve
evropiane. Ndërsa për pjesën dër-
rmuese të popullsisë lëvizja e lirë ku-
fizohet me gjendjen ekonomike dhe
financiare, që do të thotë se po nuk
pate mjaft para për të dëshmuar se
mund ta mbash veten gjatë gjithë qën-
drimit tënd apo të dëshmosh vendin se
ku do të qëndrosh atëherë në bazë të
nenit 5.1 Schengen Borders Code ud-
hëtimi për në zonën e Shengenit nuk të
lejohet.
Liberalizimi i vizave do të
thotë se qytetarët mund të udhëtojnë pa
viza duke u liruar nga procedurat e
gjata dhe të shtrenjta për aplikim të
vizave. Pra, qytetarët e Kosovës do të
kenë mundësi të bëjnë vetëm udhëtime
të shkurtëra pa viza në zonën e Shen-
genit me të drejtë qëndrimi deri në 90
ditë përbrenda periudhës 6 muajshe.
Por liberalizimi i vizave nuk ofron të
drejtën e punës në këto vende e as të
drejtën për edukim për të cilat ka më
së shumti ka nevojë rinia e Kosovës.
Kosova ballafaqohet me shumë prob-
lem serioze politike, sociale dhe
ekonomike kurse qeveria fokusohet në
liberalizimin e vizave thua se liberal-
izimi i vizave do të rregullonte çdo
problem që ka Kosova. Në vend të
hapjes së vendeve të reja të punës, per-
spektivës ekonomike dhe sociale,
pushteti, si gjithmonë joserioz dhe i
pasinqertë, na premton liberalizimin e
vizave duke shpërfillur gjendjen tonë
të mjerueshme. Qytetarët nuk po e
shohin liberalizimin e vizave si
mundësi për të lëvizur lirshëm si tur-
istë por si mundësi për të ndryshuar
gjendjen e tyre tashmë të rëndë sociale
dhe ekonomike. Dhe, ndryshimi i
gjendjes së tyre sociale dhe ekonomike
është e pamundshme të realizohet
përmes liberalizimit të vizave.
Si shembulli më i mirë për këtë mund
të marrim qytetarët shqiptar nga Pre-
sheva, Bujanoci dhe Medvegja e po
ashtu edhe nga Maqedonia të cilët kon-
sideruan liberalizimin e vizave si
mundësinë më të mirë për të thyer
akullin e varfërisë. Në momentin kur
Serbisë dhe Maqedonisë ju lejua
lëvizja e lirë pa viza, të rinjtë shqiptarë
iu vërsulën kufijve me shpresën se atje
do të gjejnë punë dhe kushte më të
mira për jetë. Apo, siç ishte shprehur
një i ri nga Bujanoci “Nuk ka
punë...Me ikjen në Perëndim i them
lamtumirë skamjes dhe mjerimit”. Ata
shkuan dhe e panë se çdo të thotë lib-
eralizimi i vizave. Përderisa një numër
i qytetarëve vazhdojnë të jetojnë në
qendrat e azilit me ndihma sociale me
shpresën se shtetet përkatëse do t’iu
ofrojnë azilin, pjesa më e madhe e
qytetarëve u kthyen prap në vendin e
tyre të varfërisë dhe të papunësisë. Pra,
liberalizimi përpos që ju mundësoi të
udhëtojnë pa viza nuk ju ndihmoi në
ndryshimin e gjendjes së tyre të rëndë
sociale. Dhe, po e njëjta gjë do të
ndodhë edhe me ne.
Atëherë, sa ia vlen që t’i besojmë
premtimeve boshe të qeverisë se së sh-
pejti do të lëvizim pa viza kur qeveria
nuk na ka siguruar lëvizjen e lirë në
tërë territorin e vendit tonë..., kur qev-
eria premton heqjen e vizave pa bërë
asnjë përmirësim të gjendjes
ekonomike dhe sociale..., kur qeveria
nuk e ka luftuar dhe nuk e ka ndër-
mend ta luftojë korrupsionin dhe
krimin e organizuar sepse kjo i bie që
ajo duhet ta luftojë vetveten..., kur qev-
eria nuk është në gjendje të sigurojë
mirëqenie për qytetarët që i ka brenda
e lëre më të sigurojë mirëqenie dhe sig-
uri për ata që do të kthehen..., dhe, kur
xhepat tonë çdo ditë e më tepër po
zbrazen...!? A ia vlen të bëjmë kom-
promise të dhimbshme me vendin tonë
dhe të ardhmen tonë vetëm për të fituar
një liri të lëvizjes pa viza e cila edhe
ashtu po na kufizohet nga gjendja jonë
ekonomike?
Liberalizimi i vizave nuk do ta
ndryshoj gjendjen tonë!
dossier www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 18
english faqe 23dossier www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 19
forum www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 20
PROF. DR. SC. AKIL KOCI
LE TË JENË KËTA RRESHTA
QË, NË PËRVJETORIN E TIJ,
PËRKUJTOJNË GJENIUN E
MADH TË MUZIKËS KLASIKE
– VOLFGANG AMADEUS
MOXARTIN
“Nuk jam i sigurt që engjëjt kur e
kremtojnë Zotin, luajnë muzikën e
Bahut; mirëpo me saktësie di se kur
mblidhen dhe e luajnë Moxartin, edhe
Zoti atëherë ka dëshirë t’i dëgjojë!”
Karl Barth (10 maj 1886 - 10 dhjetor
1968, teologu reformator Zviceran, i
cili konsiderohet si personalitet i
shquar në mesin e mendimtarëve të kr-
ishterë, të cilin papa Pio XII e për-
shkruan si teologun më të rëndësishëm
që nga Toma Akuini e këtej. Të shkru-
ash për personalitete të shquara dhe të
njohura me përmasa kulmore është
nder dhe vështirë: nder pse kur e njeh
veten me veprimtarinë dhe krijimtar-
inë e tij, ua ofron edhe lexuesve të
njëjtën kënaqësi, kurse vështirë pse
duhet ta prezantosh me të gjitha vetitë
e tija krijuese, hulumtuese për të cilat
nuk i dinë apo nuk kanë pasur rastin
më parë për ta njohur mirë aktivitetin e
tij krijues: artistik, estetik dhe filo-
zofik. Këto prirje të personaliteteve të
mëdha nuk përfitohen vetëm me
veprimtarinë e tyre të madhe lënë
njerëzimit, por duhet të çmohet edhe
dhuntia e tyre e madhe, sepse ashtu
kompletohet krijimtaria e personalitetit
artistik që është e domosdoshme të
përjetohet jo vetëm si vlerë artistike
me nuancat estetike dhe filozofike, po
edhe si vlerë e madhe që pleks në vete
vlera dhe mesazhe tejkohore.
Duke u nisur nga këto postulate s’kemi
sesi të mos bindemi se krijimtaria e
tyre madhështore shprehet me gjuhën
e tyre të goditur duke u gjeneruar në
shpirtin e tyre të madh krijues dhe
duke prezantuar botën e tyre të madhe
krijuese artistike nga të gjitha aspektet:
etike, estetike, artistike, filozofike e të
tjera. I vetëdijshëm se çdo kohë sjell
edhe vulën e vet, kam vendosur që
para publikut lexues shqiptar të dal me
një libër voluminoz për Volfgangun e
vogël, por edhe për Moxartin, krijuesin
e madh, i cili na ka lënë shumë
“...vepra që ruajnë strukturën e vjetër
hajdëniane, e që shpirtërisht tashmë
janë të gjitha të përshkruara nga spiri-
tualiteti intensiv dhe i pasionuar i
Moxartit“ (1. Bernard Paumgartner
"Moxart - Dritëhijet e një gjeniu", faqe
342).
Ka lindur ditën e diel më 12 janar
1756; ai nuk është fare austriak, sepse
ka lindur nën sqetullën e Mbretërisë
Romake, i nacionalitetit gjerman.
Babai i tij, Leopoldi, me një prirje të
madhe muzikore, tërheq vëmendjen e
studiuesve për kujdesin ndaj djalit të
vet, Moxartit, i vetëdijshëm për tal-
entin e madh të tij që ka. Pa mëdyshje
ai do të ketë qenë një njeri mjaft i
zgjuar dhe Moxarti ka pasur ndaj tij re-
spekt tejet të madh. Ai e thotë shtruar
se “Menjëherë pas Zotit vjen babai i
im!” Pra, Moxarti është, në të gjitha
moshat, vogëlush me një talent
jashtëzakonisht të madh, që shfaqet
dhe imponohet krijues me logjikë të
mprehtë, me tinguj muzikorë poetikë,
realë dhe imagjinativë. Natyrisht, e
gjithë kjo iu shfaq veshit dhe emo-
cionit të publikut me interpretim për
respekt të madh ndaj tij. Brenda
vrushkujve emotivë ndeshet këtu edhe
respekti i madh dhe dashuria që shpre-
hte Moxarti ndaj babait-prindit të vet
dhe ndaj kujdesit të tij të madh, me një
dashuri shpirtërore dhe fluide për të
birin, Moxartin e madh.
Pra, Moxarti, ky njeri me talentin e tij
ingjenioz, ka qenë temperament, i laz-
druar, kokëfortë, i papërshtatshëm, në
njëfarë dore, si thotë Rebe de Obaldia,
anëtar i Akademisë franceze “fat-
trape”, botë në vete, vetiniciativ, për
këtë na flasin edhe shkrimet e shkrim-
tarëve të mëdhenj, të cilët i ka bartur
fryma dhe shpirti i tij: Herman Hesse,
Goethe, Musset, Andrea Suares,
Kafka, Stefan Zëeig, Romen Roland,
Pierre Jean Jouve, Mauriac. Të dëgjo-
jmë onë ata:
“Moxarti është fëmijë i ardhur nga një
tjetër botë!” Me gjithë atë talentin e tij
dhe fundin e tij tragjik e dimë se ka
vdekur në mjerim dhe në vetmi...
Kurse Einsteini për tërë atë thotë:
“Megjithatë ka qenë dhe ka ngelur
fëmijë i madh!” Prandaj edhe një herë
po e theksoj: të shkruash për person-
alitete të shquara siç është Volfgang
Amadeus Moxart, është nder, obligim
dhe kënaqësi... Dhe me këtë rast nuk
duhet të bazohesh në metodën deskrip-
tive, por duhet të bazohesh në fakte
historike dhe në shkrime dhe kërkime
të qëndrueshme analitike, të cilat flasin
për krijuesin në fjalë, pra duhet të anal-
izosh dhe të studiosh në thellësi dhe në
gjerësi të bukurën e artit të tij, do të
thotë të përjetosh, ta ndiesh emocionin
e veprës së tij në vetvete. E, tash kur e
kemi fjalën për Moxartin dhe veprën e
tij (titullin e këtij libri për të e kemi
huazuar nga Rikard Vagneri si autor i
motos “Moxarti - gjeni i ngrohtë drite
dhe dashurie”), duhet pasur kujdes se
çdo vepër e tija është religjion, ku pos
vlerës estetike të bazuar në fakte his-
torike, ruan edhe dimensionin filo-
zofik. Në këtë dimension mund të
vërejmë ambiguitetin ekstrem të rrjed-
have të llojllojshme duke filluar nga
ato morale, sociale, filozofike, estetike
dhe të tjera. Raporte të shumta ekzis-
tojnë në jetën krijuese të gjeniut
Moxart, mirëpo ne duhet në këtë
vështrim të kërkojmë realen, bazuar në
estetikën psikologjike dhe gjatë kon-
templacionit, korrelacionit, pra,
përmes vështrimit dhe analizës duhet
të kërkojmë thelbin e veprës, sepse
psikologjia e gjeniut dhe e invencionit
të tij paraqet “psikologji të adhurimit,
të shijes dhe të vlerësimit.
Në librat e shumtë që kam lexuar dhe
shfletuar për të lirisht mund të konsta-
toj se mendimet për të janë shprehje të
autorëve të ndryshëm... dhe nuk ka
mendime të sakta, ngase që të gjitha
këto vepra janë vepra unike jo vetëm
për nga të shtruarit e lëndës, por edhe
për kah përmbajtja. Nuk janë të ng-
jashme me njëra-tjetrë - pos datat e
lindjes dhe të vdekjes. Çdo libër për
Moxartin shtron probleme nga kënd-
shikimi i autorit, prandaj çdo artist kri-
jues është një vlerësues i së “vërtetës”,
të cilën ai e sheh dhe e ndien.
Sipas mendimit tim prej librave dhe
studimeve sa kam lexuar për të, me më
shumë kompetenca për jetën dhe kri-
jimtarinë e Moxartit si dhe për reflek-
sionin filozofik mbi artin e këtij gjeniu,
është libri i profesori dhe muzikologut
austriak Bernar Paumgartner (1887-
1971), i cili në shtrimin e lëndës ka
kërkuar që studimi i veprës së Moxar-
tit të gjejë të bukurit e këtij arti në as-
pektin deduktiv dhe induktiv. Ky në
librin me titull “Moxart - dritëhijet e
një gjeniu”, me më shumë se 470 faqe,
sjell një vepër plot ndjesi me fakte dhe
me analiza nga të gjitha aspektet, të
cilat i përmendëm më sipër.
Ky libër është shkruar në fillim të
shekullit të kaluar, kurse është botuar
me 1922 nga Atlantis Verlag nga
Zurich (Cyrihu) und Freiburg in Breis-
gau, është shqipëruar nga Dritan Koka,
kurse e ka botuar Dritani, Tiranë 2007.
Me lejoni të konstatoj se kjo vepër e
artit dhe mbi artin e veprave të Moxar-
tit, si zakonisht, gjatë kohës sa jetoi
Moxarti qe e panjohur për të gjallët e
tij, siç ka ndodhur edhe me emrat e kri-
juesve të tjerë dhe mu për këtë vlera e
këtij libri ka peshën e vet të madhe,
sepse për publikun e kohës mbante në
vete jo vetëm një pasuri, por i
tejkalonte mundësitë e kuptimit të saj,
pra ishte një vepër ideale. Sidoqoftë ne
nuk do të ndalemi më për ta analizuar
vlerën që ka ky libër, por do t’i qasemi
dhe do të flasim për krijimtarinë e
Moxartit. Ne do të mundohemi ta
paraqesim mbarë veprën dhe jetën e
Moxartit duke u ndalur posaçërisht në
veprat e tija kryesore, sepse as vendi e
as koha nuk na lejojnë të zgjerohemi
shumë. Në pikat do ta shfaq mendimin
tim për ato vepra panoramike. Analizat
e mia do të përputhen (më e saktë do
të ishte të thuhej: do të shkoj gjurmëve
të tyre) me ato të muzikologëve në li-
brat e tyre, të cilat i kam lexuar me
shumë-shumë kujdes.
Muzikologët e ndryshëm kanë nxjerrë
në shesh disa pika të rëndësishme sa i
përket krijimtarisë së tij përkitazi me
definicionin e tyre dhe me raportet e
tyre, prandaj do të marrim në shqyrtim
vetëm faktet si argumente të fuqishme
të shënimeve implicite apo eksplicite
apo edhe tërësi faktesh për të arrritur
në mënyrë të saktë në lidhjet me
modernitetin e tyre të kohës në të cilën
krijoi Moxarti.
Për t'iu përgjigjur kërkesave të kohës
së tij, shikuar nga këndvështrimi i
sotëm, koncepti i tillë duhet të përcak-
tojë pamjen artistike dhe shkencore të
krijimtarisë së tij, nëse nuk kërkon me
guxim pikëmbështetjen në sferën irra-
cionale, sepse kultura e krijimtarisë së
tij, shprehjet, t’i quajmë abstrakte, të
kërkesave të kohës sikur na sjellin një
paradoks që i vë në pah të gjitha ato el-
emente muzikore, por rrallëherë i anal-
izon deri në rrënjët e tij duke kaluar
prej imagjinares në reale, bazuar në
procese shumë kom-
plekse, tashmë të
cekura të një substi-
tuimi, të zhvendosjes
në raportet ligjëri-
more. Shtrohet me të
drejtë një pyetje e do-
mosdoshme se në
çfarë konteksti duhet
shikuar kohën dhe
krijimtarinë e tij? Ajo
që na habit është af-
tësia e tij krijuese!
Kjo të bën ta shohësh
si model: sepse efe-
merja aparente,
pikërisht si dukje e
tejdukshme dhe e
dukshme, paraqitet e
qëndrueshme, for-
male, rigoroze, pran-
daj në veprat e tija
simfonike hasim në
një “simfonizëm të
pastër orkestral".
Moxarti, gjatë kësaj
periudhe, iu kthye
sërish me tri punime,
domethënë me Sim-
foninë në sol ,si bemol dhe do-max-
hore K318,319, dhe 338 vepra të
stuhishme, plot me energji tematike
dhe të këndueshme të ëmbël, që vetëm
një hap i ndan nga pjekuria e plotë e
viteve të fundit”. Me të drejtë thotë Ça-
jkovski: Moxarti është... krishti i
muzikës.
Prandaj sot kur në tërë rruzullin tokë-
sor, pa dallime, qofshin politike,
ekonomike apo fetare, në tërë botën
është kremtuar 250-vjetori i lindjes së
gjeniut të madh muzikor Volfgang
Amadeus Moxart dhe këto vite janë
shpallur si vite të Moxartit gjë që i
bëhet nderim, pa dyshim, krijuesit më
të dalluar muzikor për të cilin Gete pati
thënë: ,,Fenomeni Moxart nuk është e
mundur të shpjegohet".
Sipas vlerësimeve të historianëve,
muzikologëve, kompozitorët në ran-
glistën e tyre zënë: vendin e dytë men-
jëherë pas Bahut, për të cilin Shumani
thotë: ,,Muzika i ka borxh Bahut, po aq
sa feja qe i a ka borxh themeluesit të
saj..."
E, për Moxartin thonë se është i njohur
si talent i natyrshëm - gjeni muzikor,
dhe çështje në vete është se a zë vend
edhe në hierarkinë e talenteve natyrore
si gjeni artistik.
Sidoqoftë, të gjithë pajtohen me një
konstatim se ai i ka lënë krijimtarisë
muzikore botërore një opus shumë të
madh, në të gjitha format muzikore, në
të gjitha gjinitë, por edhe me vlera të
larta.
Jetoi gjithsej 35 vjet, dhe krijimtaria e
tij muzikore e nxë vendin e merituar në
krijimtarinë muzikore botërore. Mu
për ketë Robert Shumani me një rast
thotë: ,,Në botë ekziston diçka për të
cilën nuk mund të thuhet asgjë më
tepër, e aty bëjnë pjesë Simfonia e
Moxartit, në C-maxhore, veprat e
shumta të Shekspirit dhe krijimtaria e
Bethovenit,,.
I njohuri Jozef Hajdni e rendit
Moxartin ndër kompozitorët më të
mirë, ndër ata të cilët ai i ka njohur në
atë kohë.
Kur ta shikosh sasinë krijimtarisë tij,
do ta shohësh se për aq pak vjet të
jetës, ka krijuar një numër shumë të
madh të veprave: 41 simfoni, 28 kuar-
tete harkore, dhjetë kuinte instrumen-
tale, 17 sonata për piano, 43 dy sonata
për violinë, 27 koncerte për piano, 40
divertimente dhe serenada, 19 mesha,
42 arie dhe shumë e shumë këngë! Po
të kishte jetuar gjatë sa, bie fjala, Verdi
dhe disa të tjerë, a thua sa dhe çfarë
muzike kishte kompozuar?
Prej 41 simfonive, sa i ka kompozuar,
tri të fundit bëjnë pjesë në mesin e 20
simfonive më të mira botërore, kurse
për operën ,,Don Giovanni", profe-
sionistët e konsiderojnë se është më e
mira, kurse për ,,Fyellin Magjik",
dashamirët e operës së këtij gjiniu
hyjnor, e çmojnë edhe më të mirë.
Koncertet e shumta pianistike, gjithsej
27 të kompozuara, edhe pse nuk ka
qenë ,,fahu" i tij, mendojnë se janë ato
veprat kapitale dhe margaritarë të lit-
eraturës së pakrahasueshme pianistike
dhe mu për ketë e kanë quajtur Mbret
i koncerteve pianistike. Dallohen kon-
certet nr. 14-K.499, nr. 15K. 450 dhe
të tjerat. Muzikologët mendojnë se pi-
anoja ka qenë instrumenti më i dashur
i tij. Për këtë instrument ka kompozuar
shumë kompozime, kurse më i suk-
sesshmi është, pa dyshim, Fantazia në
c-minore K.475, e cila më së shumti
ekzekutohet me Sonatën nr.14 K.457
plot pasion dhe epsh ua tejkalon te
gjithave dhe i lë nën hije sonatat e Be-
tovenit.
Muzika kamertale po ashtu zë një vend
të dalluar në krijimtarinë e tij. Më se
tridhjetë kuartetet e tija i përshkruajnë
si bukuri të pastra dhe të gëzuara, kurse
ato gjashtë kushtuar mikut të vet, Ha-
jdnit, konsiderohen si më të bukurat,
edhe pse për një nuancë kanë qenë
kuartetet e Hajdnit, Betovenit e Bram-
sit më të suksesshme.
Kompozitorët e shumtë, duke përfshirë
edhe ata më të njohurit, ndoshta ndon-
jëherë me veprat e tyre kanë arritur
qiellin, për Moxartin thonë se ka ard-
hur nga qielli. Prandaj le të jenë edhe
këta rreshta përkujtim që hyjnizojnë
gjeniun e madh të muzikës klasike
duke shënuar edhe ne si gazetë ketë
përvjetor të madh, sepse ai i dha jetë
muzikës.
*Nga libri më i ri në dorëshkrim i
autorit
Moxarti ky gjeni i ngrohtë
The albanian in london 10th of may 2013 ( 9th year of publishing )
The albanian in london 10th of may 2013 ( 9th year of publishing )
The albanian in london 10th of may 2013 ( 9th year of publishing )
The albanian in london 10th of may 2013 ( 9th year of publishing )

More Related Content

Featured

Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)contently
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024Albert Qian
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsKurio // The Social Media Age(ncy)
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Search Engine Journal
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summarySpeakerHub
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Tessa Mero
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentLily Ray
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best PracticesVit Horky
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementMindGenius
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...RachelPearson36
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Applitools
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at WorkGetSmarter
 
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...DevGAMM Conference
 
Barbie - Brand Strategy Presentation
Barbie - Brand Strategy PresentationBarbie - Brand Strategy Presentation
Barbie - Brand Strategy PresentationErica Santiago
 
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them wellGood Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them wellSaba Software
 

Featured (20)

Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
Unlocking the Power of ChatGPT and AI in Testing - A Real-World Look, present...
 
12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work12 Ways to Increase Your Influence at Work
12 Ways to Increase Your Influence at Work
 
ChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slidesChatGPT webinar slides
ChatGPT webinar slides
 
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike RoutesMore than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
More than Just Lines on a Map: Best Practices for U.S Bike Routes
 
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
Ride the Storm: Navigating Through Unstable Periods / Katerina Rudko (Belka G...
 
Barbie - Brand Strategy Presentation
Barbie - Brand Strategy PresentationBarbie - Brand Strategy Presentation
Barbie - Brand Strategy Presentation
 
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them wellGood Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
Good Stuff Happens in 1:1 Meetings: Why you need them and how to do them well
 

The albanian in london 10th of may 2013 ( 9th year of publishing )

  • 1. VITI I 9 I BOTIMIT www.thealbanian.co.uk info@thealbanian.co.uk Tel: 02082169527 LONDON 10 MAJ Dërgo para online* moneygram.co.uk *Përnjëlistëtëplotëtëtarifavetëtransferimitnëinternetjulutemvizitonimoneygram.co.uk.MoneyGram InternationalLimitedështëeautorizuardheekontrolluarngaAutoritetieShërbimitFinanciar.MoneyGram dheGlobijanëmarkatëMoneyGram.Tëgjithamarkatetjerajanëpronëepronarëvetëtyrepërkatës. ©2012MoneyGram.Tëgjithatëdrejtaterezervuara. AMBASADORI MAL BERISHA DEKOROHET NË LONDËR PËR MERITA CIVILE EMIGRACION: NDRYSHIME TE RREGULLAVE TE EMIGRACIONIT NGA “HOME OFFICE” DITA SHQIPTARE NË LONDËR 5 maji - ditë e bashkëpunimit mbarëkombëtar faqe 2 faqe 9 99 vvjjeett Atyre që ruajtën këngën e djepit... Nga Petrit Kuçana faqe 11 DUKE NDËRTUAR URAT E BASHKËPUNIMIT MES KOMUNITETEVE... faqe 10 Europe's last corner: Beaches and beauty in Albania, the hid- den bargain of the Balkans page 23
  • 2. Aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 2 DREJTOR: PETRIT KUÇANA Kryeredaktor: BASHKIM METALIA REDAKSIA Akil Koci, Daut Dauti, Emanuel Bajra Pranvera Smith, Blerim Ciroka, Claire Fletcher, Flori Slatina, Kastriot Dervishi, Artan Zeneli, Jeni Myftari, Agim Shabani, Anila Hoxha, Shefit Domi, Web-design Shefdomi.com www.thealbanian.co.uk albania7@gmail.com Tel/fax:02082169527 “The Home Office”, në vazhdimësi ka kryer dhe do të kryej në një të ardhme të afërt ndryshime në rregullat dhe lig- jet e emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar (MB). Është mirë që komu- niteti shqiptarë në Britani, të informo- het në lidhje me disa ndryshime shumë të rëndësishme të përmendura në këtë artikull informues: Ndryshime te kërkesave të “Njo- hurisë së Jetës dhe Gjuhës” (Knowl- edge of language and life”) Nga data 28 Tetor 2013, përveç rasteve të përjashtuara nga legjislacioni përkatës, të gjithë aplikantët për rezi- dencë të përhershme në MB (Indefinite Leave to Remain in the UK), apo ap- likantët për naturalizim si një shtetas Britanik (naturalisation as a British cit- izen), kanë nevoje të plotesojnë kërkesën ligjore te “Njohurisë së Jetës dhe Gjuhës” (the knowledge of lan- guage and life) duke plotësuar kushtet e mëposhtme: a) duhet kaluar testi “Jeta në Mbretërinë e Bashkuar” (“the life in the UK test”); dhe b) pasja e një kualifikimi në gjuhën angleze për të folurën dhe të dëgjuarën (speaking and listening) në nivelin B1 CERF ose më lart, apo të njehsueshme me të. Pra, siç shihet niveli i anglishtes që aplikanti duhet të zotërojë është më e lartë seç është dhe do jetë deri në datën 28 Tetor 2013. Është për tu theksuar se anëtaret e ko- munitetit shqiptarë në MB, që kanë dëshire të bëhen shtetas britanikë, që plotësojnë kriteret ligjore përkatëse dhe se mendojnë që nuk do të mund të arrijnë nivelin e anglishtes së kërkuar pas datës 28 Tetor 2013, duhet të ap- likojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, por gjithsesi, jo më vonë se në datën e lartpërmendur. Ndryshime ne lidhje me aplikimin për rezidencë te përhershme në MB (In- definite Leave to Remain in the UK) Rregullat e reja të emigracionit hynë në fuqi në datë 9 Korrik 2012, të cilat midis ndryshimeve te tjera, ndryshuan kohën që anëtarët e familjes duhet të jenë prezent në Mbretërinë e Bashkuar, përpara se të kryenin aplikimin për rezidencë të përhershme në MB (In- definite Leave to Remain in the UK). Këto rregulla të reja të emigraciont janë të zbatueshme për partnerët e qytetarëve Britanike, dikujt me rezi- dencë të përhershme në MB (Indefinite Leave to Remain in the UK), dikujt me status refugjati (refugee status) në MB, ose dikujt me status të mbrojtjes njerë- zore (humanitarian protection) në MB. Nëse një aplikant ka aplikuar për të ardhur në MB apo për leje qëndrimi në MB, në ose para datës 8 Korrik 2012, dhe ai aplikim është miratuar, aplikanti ka nevoje të qëndrojë në MB dy vjet para se aplikanti të aplikoj për rezi- dencë të përhershme në MB (Indefinite Leave to Remain in the UK). Nëse një aplicant ka aplikuar për të ardhur në MB apo për leje qën- drimi në MB, në ose pas datës 9 Kor- rik 2012, për të ashtuquajturën ”5-year family route”, dhe ai aplikim është mi- ratuar, aplikanti ka nevoje të qëndrojë në MB, pesë vjet para se aplikanti të aplikoj për rezidencë të përhershme në MB (Indefinite Leave to Remain in the UK). Aplikanti fillimisht do ti lëshohet leja për të hyrë në MB për dy vjet e gjysëm, dhe më pas ka mundësi të ap- likoje për një leje qëndrimi tjetër me një tjetër periudhë prej dy vjet e gjysëm. Nëse një aplikant ka app- likuar për të ardhur në MB apo për leje qëndrimi në MB, në ose pas dates 9 Korrik 2012, për të ashtuquajturën ”10-year family route”, apo për leje për të qëndruar në MB në baze të ash- tuquajturës “10-year private life route”, dhe ai aplikim është miratuar, aplikanti ka nevojë të qëndrojë në MB dhjetë vjet para se aplikanti të aplikoj për rezidencë të përhershme në MB (Indefinite Leave to Remain in the UK). Aplikantit fillimisht do ti lëshohet leja për të hyrë për periudhën dy vjet e gjysmë, dhe më pas ka mundësi të aplikoje për një leje qën- drimi tjetër për tre periudha te tjera me nga dy vjet e gjysëm seicila periudhë. Ndryshime mbi apelet në lidhje me refuzimet e vizës si një vizitor famil- jar (“a family visitor”) Një ndryshim tjetër është ajo që “The Home Office” po heq të drejtën e plote për apel për aplikantet që u është re- fuzuar viza si një vizitor familjar “a family visitor”. Në datën 25.04.2013, miratim nga ma- narkia (Royal Assent) i është dhënë një neni të legjislacionit përkatës, gjë që do lejoj që ndryshimet e mësipermë të kryhen. Ndryshimet priten të hyjnë në fuqi në datën 25 Qershor 2013, apo menjëherë pas asaj date. Pra, rregullat e reja do të jenë të zbatueshme për aplikantënt që aplikojnë për vizë për të hyrë në MB, për të vizituar anëtarët e tyre të famil- jes, në apo pas datës së hyrjes në fuqi të ndryshimeve. Aplikantënt që janë refuzuar mund të riaplikojnë duke adresuar arsyet e re- fuzimit të aplikimit të tyre të mëher- shëm, në vend që të aplikojnë për apel në tribunalin përkatës. Sipas “The Home Office”, kjo mënyre do të kursente në kohë dhe në të holla se sa mënyra e aplikimit për apel. Gjithashtu duhet të kihet parasysh që “Home Office” ka dhe do të ndryshojë udhezimet, format dhe informacionin në “website”, nga ku është marrë edhe i gjithë informacioni i këtij artikulli, për të reflektuar ndryshimet në kohë, me qëllim zba- timin e tyre. Në përfundim, duhet theksuar që e mësipërmja është vetëm për informa- cion, ndërsa për këshilla ligjore më të hollësishme, të interesuarit duhen të paraqiten tek përfaqësusit ligjore të specializuar në fushën e emigracionit. Kastriot Berberi LLB (Hons.) - UK Immigration Lawyer EMIGRACION: NDRYSHIME TE RREGULLAVE TE EMIGRACIONIT NGA “HOME OFFICE”
  • 3. TRANSPORT MALLRASH ANGLI-SHQIPERI-KOSOVE SHERBIM I SHPEJTE DHE I SAKTE NA KONTAKTONI TEL:07737 597 000 07507 444 654 toni.79-@hotmail.com Address 61 Birkenhead Street London, WC1H 8BB Telephone +44 20 7843 4344 Fax +44 20 7843 4334 E-mail enquiries@cg-law.co.uk DX CG LAW 37912 KINGS CROSS www.cg-law.co.uk Për çështje emergjencie apo përfaqësim ligjor në STACIONET E POLICISË kontaktoni Xhemilin 24/7 07958679888 Personal Injury CG LAW IS ABLE TO PROVIDE LEGAL ADVICE IN PERSONAL INJURY CASES IN AREAS SUCH AS: Accidents at work, Road Traf- fic Accidents Serious Injury Claims Industrial Disease Claims Motorcycle Accident Claims Victims of Abuse Holiday Claims Criminal Injuries Trips and Slips Immigration Immigration Law is so complex, it is es- sential you engage the services of an ex- perienced immigration lawyer. CG Law protects the rights of non EU nationals who are having problems entering or settling in the UK. This can be for a number of reasons such as: coming into the UK to work / bringing family over to the UK/ marrying or living here with a partner / setting up their own/ business here / studying in the UK / working here illegally/ being forced to return to your country of origin / Being detained under the Immigration Law / claiming asylum We also work with European Nationals who experience/ problems exercising their right to free movement within Europe. At CG Law, we are fully knowledgeable with all UK Border Agency legislation and any changes made to the immigration rules. We can offer a wide range of Immigration Law services including: Making an application to the UK Border Agency/ Help businesses apply for overseas workers/ Student visa applications / Business Immigration Legal advice before immigration court / Deportation cases Citizenship and nationality applications/ Children immigration cases- checking a child’s immigration/ status, seeking asylum, human rights cases and abandoned children are all typical cases for CG Law. CRIMINAL & REGULATORY WORK CG Law has a highly experienced team of criminal defence lawyers who effectively handle cases involving investigations by organisations such as: Serious Fraud Office / Her Majesty’s Revenue and Customs, Police Fraud Squads / the Crown Prosecution Service / Information Commissioner’s Office/ Environmental Health CG LAW PRACTICE IN A WIDE RANGE OF AREAS INCLUDING: Fraud / Corruption/ Offences under the Companies Act/ Tax Evasion / Money Laundering / Insider dealing/ Business crime / Terrorism / International Crime NO WIN NO FEE Nëse dëshironi të kontaktoni në shqip telefononi Venera : Mob:07904014153
  • 4. aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 4 NGA PETRIT KUÇANA I shin vetëm valët e Radio Tiranës që përçonin fjalën shqip, ndonëse ishte e pamundur që të shkoqitej ai tingulli i mëmëdheut nga propaganda komuniste. Ishte e vetmja dritare që bashkatdhetarët e gjendur në Britani ,para pesëdhjetë e kusur vitesh, të mund të gjenin një ngjyrë mëmëdheu, duke shtrënguar diku në thellësinë e qenies së tyre “amanetin” se “Atdheut nuk mund t’i thuhet lamtumirë”. Ky kod i trashëguar prej shqiptarëve u ruajt edhe atëherë kur këta mërgimtarë kalonin ditë, jave e mbase muaj pa shqiptuar një fjalë shqip, deri pas viteve ’90 kur “u gëzuan të dëgjonin shqiptarët që flis- nin, këndonin apo qoftë edhe sha- heshin në shqip”. Edhe kur mëmëdheu gjen- dej tërësisht i përçudnuar, edhe kur ato pak lajme që mund të merrnin nga andej, shkërmoqeshin dalëngadalë ën- drrën e tyre, edhe kur shpresa për ndryshim sa herë mundimshëm gjal- lohej, aq herë thyente qafën e për- plasej hundë e buzë po në tingujt e Radio Tiranës, ata nuk mund të gjen- deshin me shpatulla për muri, pasi brenda tyre kishte një këngë, ajo kënga e djepit që si gjiri i nënës nuk mund të harrohej. Duket se ishte kjo këngë që gjeneronte çdo frymëmarrje të tyre edhe vite më vonë, kur edhepse bota kishte një tjetër dimension, por përsëri atdheu mbetej i largët, i paarritshëm as në ëndrrën më të çmendur. Kjo këngë e ngujuar në genin e tyre ushtonte, edhe kur perdja e hekurt do të binte duke hapur një dritare tjetër shprese, por nga andej u hap, pabesueshëm, si një epidemi braktisja, dhe, në simfoni me këngën e djepit u ngjir edhe ajo e largëta, kënga e kurbetit, bashkë me dallgët e detit dhe heshtjen nëpër kalimet “e paviza”. Kënga e djepit i burrëroi këta mërgimtarë, përtej lotit të nënave, apo netëve të gjata të burgjeve sllave, e dalëngadalë, pavetëdijshëm ishte kjo këngë që i shndërroi ata në misionarë të çështjes së madhe shqiptare, në am- basadorë të atyre trojeve, ngado që shkuan, deri në ishullin e largët bri- tanik. Ata janë të natyrshëm, as nuk pritnin t’u drejtohesh me shkëlqesi, apo t’u bësh elozhe nëpër takime diplomatike ose jo. Ata nuk ditën dhe nuk dinë të bëhen as idhnakë dhe as ikanakë, (nuk mund ta rroknin rrugën e tëhuajsimit) edhe kur në kohërat moderne u ndien të përçmuar... nga ata që u bënë përfaqësues të shteteve amë.. Ata ishin dhe janë mision- arë të kauzës kombëtare, bartës të “amanetit” mëmëdhetar, që nga parullë shkruesit që organizonin shqiptarët e Britanisë për ndërgjegjësimin e opinionit britanik, kundër masakrës së përgjakshme mil- losheviçjane në një truall të atdheut tonë, e deri tek takimet me parlamen- tarë, ministra apo lordë britanikë. Ata nuk u zmbrapsën dhe u munduan ta kapërdinin në heshtje fak- tin e dhimbshëm se shumë prej “të mëdhenjve” as që e kishin idenë se ku i bie Kosova, apo ata që i cilësonin si terroristë, apo kur dritëhijet e fatit lu- anin në shpirtin e tyre mallëshumë. Nuk u stepën, por reaguan madje denjësisht edhe kur mediat i përçudnuan, kur zhargoni i epiteteve për shqiptarët e këtushëm dukej se nuk kishte fund, dalëngadalë filluan të mbijnë lulet e farës shqiptare; diku një shoqatë, diku një gazetë, diku një shkollë shqipe, diku një biznes e dalëngadalë yjet shqiptarë po shfaqen pas mjegullës apo reve. Nuk ka fushë të jetës që nuk kemi nga një ambasador të shkëlqyer, që nga pishtarët që u kthyen në udhër- rëfyes gjeneratash, e deri tek ata që u kthyen në model të brezit të ri britanik, evropian apo më gjerë; që nga ata që nuk mund të rrinin pa hupur një shkollë shqipe, e deri tek ata që me krenari prej shqiptari ligjërojnë nëpër universitetet më prestigjioze britanike. Ishte së paku detyrë për ne si media, që të paktën “të njihnim” këta mision- arë, dhe të merrnim prej tyre ato kon- statime dhe mesazhe, që na duhen aq shumë sot, sidomos brezit të ri që mund të ketë mësuar “pak ndryshe” këngën e djepit. Nuk ishte e lehtë për ne, pasi atyre nuk u pëlqen të duken, të shfaqen, por edhe ky ishte mision. Është një mision që do të vazhdojë dhe jemi të bindur se ka shumë e shumë ambasadorë- misionarë të tjerë gjithandej dhe që brenda tyre ushton kënga e djepit, amaneti se atdheut nuk mund t’i thuhet kurrë lamtumirë... Atyre që ruajtën këngën e djepit... M ë së pari dua të përshendes botue- sit e gazetës “The Albanian” për nismën e marrë për të venë në pah kontributin e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Am- basada, ndonëse nuk ka asnjë lidhje me këtë përzg- jedhje, e përkrah si nismë dhe e konsideron një përp- jekje fisnike për të bërë të njohur punën që bëjnë shqiptaro – britanikët, në këtë vend të madh. Natyrisht të dalësh në pah, të veçohesh, të jesh në një listë të zgjed- hurish është përherë një ndjenjë tun- duese e cila bashkëjeton me njeriun. Të dalësh në krye të një gare, të jesh në një listë njerëzish me vlera, të kontribuosh për kauza fisnike, cilatdo qofshin ato, është virtyt njerëzor. Egoja e shëndoshë për të përparuar, për të kapë të renë, pavarësisht në çfarë fushe, shkencë, art, biznes, sport, kulturë, veprimtari human- itare, studime, është ajo që e çon indi- vidin përpara dhe përmes shumë individëve edhe vetë një bashkësi të cak- tuar e deri edhe kombet. Kjo zgjedhje e njëqint shqip- tarëve të dalluar mund të has në shumë komente e ndoshta edhe kundërshtime. Kjo është e natyrshme pasi nuk është një garë vrapimi e matur me saktësinë e një kronometri elektronik. Krejt natyrshëm aty mund të ketë pasaktësi, emra të lënë jashtë, të panjohur ende, ndoshta edhe subjektivizëm. Por as ata që do ta kri- tikojnë nuk i shpëtojnë dot subjektivizmit. Dëshira për t’i vënë në pah këto vlera është për tu lavdëruar. Vend për të për- mirësuar do të ketë jo sot, që është hera e parë e një nisme të tillë, por edhe pas shumë vitesh. Bashkësia jonë ka edhe njerëz të tjerë. Ky është vetëm fillimi. Debati që do të pasojë këtë përzgjedhje do të jetë i tillë që në atë ardhmen të ndihmojë që shumë njerëzve tu rritet dëshira për të qene midis të mirëve por edhe përgjegjësia e një përzgjedhje sa më të mirë Ambasada pikësëpari ju uron njëqint më të mirëve shqiptaro - britanikë sa më shumë suksese dhe në të ardhmen uron që kjo përzgjedhje e fil- luar brenda bashkësisë tonë, të shkojë edhe më tej, në konkurencë me bashkësi të kombeve tjera dhe vetë britanikëve, ndërsa përzgjedhja të bëhet në bashkëpunim me tërë entitetet tjera shqiptaro-britanike. Urime! T ë njohësh dhe të re- spektosh mundin e atyre që kontribuan për çështjen shqiptare në Diasporë është një veprimtari shumë fisnike. Diaspora shqiptare është një ndër diasporat më të suk- sesshme në botë, duke e kurorëzuar projektin më madhor, atë të pavarësisë së Kosovës, për të cilin kontribuan dhe u flijuan shumë breza, përfshirë qindra veprimtarë dhe luftë- tarë nga Diaspora. Diaspora shqiptare meriton mirënjo- hje të thellë për atë që kanë bërë dhe po bëjnë për vendin e tyre. Kujtojmë këtu të gjithë ata mësues që mbajtën të gjallë gjuhën amtare, ata që protestuan para kancelarive dhe ambasadave të ndryshme për kauzën kombëtare, ata që argumentuan dhe lobuan në qendrat vendimmarrëse, ata që ndanë kaf- shatën për të ndihmuar fianciarisht familjet dhe të afërmit e tyre në atdhe, e në veçanti ata që sakrifikuan jetën për lirinë e Kosovës të cilën e gëzojmë sot. Çdo pjesëtar i Diasporës shqiptare duhet të ndihet krenar për kontributin e vetë në të kaluarën dhe frytet e atij kontributi sot. Çdo pjesëtar i Diasporës meriton të renditet në këtë listë veprimtarësh të dalluar. Sot, ne krenohemi jo vetëm me kon- tributin e Diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe në të kaluarën, por edhe ndihemi mirë dhe kre- narë me rezultatet e tyre në shumë sfera të jetës në vendin ku jetojnë. Ngado që shkojmë mbur- remi kur takojmë profesorë, mjekë, inxhinierë, mësues, afaristë, studentë, të cilët rrezato- jnë një imazh shumë pozitiv për veten dhe për tërë komunitetin shqiptar në përgjithësi. Diaspora shqiptare në Bri- tani të Madhe është fatlume që jeton dhe vepron në një vend i cili ka bërë dhe po bën aq shumë për demokratizimin dhe in- tegrimin e Shqipërisë, e në veçanti për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e Kosovës në botë. Në këtë drejtim, Diaspora shërben si një urë lidhëse e forcimit të miqësisë dhe bashkëpunimit me shtetin mik, Britaninë e Madhe. Si Ambasadë e Republikës së Kosovës, ne do të jemi përherë pranë Dias- porës shqiptare për t’i njohur, respektuar dhe për t’i kultivuar vlerat më të mira kombëtare, të cilat janë njëkohësisht vlera të përbashkëta evropiane dhe përendimore. Sqarim: Pë hir të korrektësisë dhe të objektivitetit, Ambasada e Kosovës njofton të gjithë lexuesit e gazetës Albanian se nuk ka qenë e përfshirë në përpilimin e listës e as në kriteret në bazë të të cilave është ndërtuar kjo listë e 100 veprimtarëve të shquar. Ky shkrim, përveç personave të shënuar në listë, iu dedikohet të gjithë bashkatdhetarëve tanë që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribojnë për kauzën kombëtare dhe në rritjen e mirëqenies së komunitetit tonë. Mal Berisha Ambasador i Shqipërisë në MB Lirim Greiçevci Ambasador i Kosovës në MB
  • 5. I përshtatshëm për të transferuar para online 0800 026 0535 gjatë gjithë kohës... Hapur Paratë tuaja merren në Shqipëri dhe Kosovë në vetëm 10 minuta* Dërgo online sot në moneygram.co.uk*
  • 6. AA Driving School Instruktori Shqiptar Artan Jakupi ne sherbimin tuaj Menyra me e lehte per te marre patenten angleze Na kontaktoniper ofertat e fundit Ju ndihmojne nese deshironi te beheni instruktor Kontaktoni Artanin 07769628835 E vetmja autoshkolle qe perdor instruktore qe jane te kualifikuar plotesisht
  • 7. aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 7 NGA BASHKIM METALIA Gjithnjë e më shumë kur mendon se gazetaria e shkruar po “skadon”, tek sheh se tirazhi i gazetës sa vjen e shto- het nga viti në vit, tek vëren se padroni (lexuesi) yt jo vetëm që të lexon por dhe të vlerëson pozitivisht, natyrshëm ndjehesh i inkurajuar. Gazeta e komunitetit shqiptar në Bri- taninë e Madhe “The Albanian”, jo vetëm e ka shtuar tirazhin e saj vit pas viti por vijimësia premton një sukses të padiskutueshëm. Pavarësisht se formati i gazetarisë klasike duket sikur po transformohet , prapë se prapë interneti dhe mediat elektronike vetëm sa e përforcojnë gazetarinë e shkruar. The Albanian e ka zanafillën tek pa- sioni, domosdoshmëria ,misioni i njerëzor dhe profesional. Ishte një katrahurë e vërtetw kur shqip- tarët e viteve 98, të mos flasim para këtyre viteve, nuk kishin mundësinë jo vetëm të informoheshin mbi atë se çfarë ndodhte në atdhe aq më keq për problematikat dhe ngjarjet që për- balleshin në emigrim. Me vështirësitë dhe peripecitë nga më të ndryshmet që u përball gazeta jonë, rritja dhe mëkëmbja po bëhej e sigurtë jo vetëm në aspektin profesional, por dhe në impaktin që po luante tek bashkëkombësit emigrantë në ishullin britanik. Komuniteti shqiptarë u pasurua me in- formacion, u orientua me detaje për nevojat që i nevojiteshin pse jo mund ta themi me plot gojën u edukua dhe vazhdon akoma të marrë nga e zeza mbi të bardhat e editorialeve dhe shkrimeve të shumëllojshme të kësaj gazete. Krenaria profesionale në këtë rast nuk teprohet pasi jemi protagonistë të mi- sionit fisnik të gazetarisë në kushte të veçanta në një vend po kaq të veçantë sa ç’është Britania e Madhe. Stafi i The Albanian ka dhënë një kon- tribut për tu vlerësuar , duke i dhënë publikut një panoramë informacioni të dobishme në interes të tij dhe gjith- monë të gatshëm për të ndërhyrë pro- fesionalisht në lehtësimin e problemeve të përditshme që haseshin. Aktiviteti i TheAlbanian ka qenë gjatë këtyre nëntë viteve tejet i mbushur me promovime dhe informime të ndryshme. Gazeta është sinonim i suksesit dhe ar- ritjeve mediatike në emigracion. Me iniciativën e gazetës dhe stafit të saj janë botuar tre herë Antologjia e “Lërmeni pak atdhe” të krijuesve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, po ashtu e librave të kontakteve , Al- banian Contacts , organizimeve të ndryshme festive. Misionarizimi i Gazetës The Albanian nuk përfundon këtu. Së fundi , që përkon edhe me 100 Vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. është bërë e mundur nx- jerrja në dritë dhe të botohet “ 100 shqiptarët e Britanisë’’, libër ky që spikasin figura të rëndësishme shqiptare. Kontributet , vlerat, talentet dhe përkushtimi ndaj komunitetit shqiptar në Ishull dhe më tej, u men- dua si një ide falënderimi, mirënjohjeje ndaj të gjithë pjesëmarrëseve në libër. Editorialet e The Albanian kanë elabu- ruar me të madhe të rejat e fundit kryesisht për emigracionin, duke bashkëpunuar me avokatë dhe këshill- tarë ligjorë që merren më çështje në fjalë. Bashkëpunimi me shoqatat e ndryshme , pasqyrimi i aktiviteteve të tyre me komunitetin shqiptar, organiz- ime të ndryshme kulturore, akademike dhe sociale kanë gjetur pasqyrim të plotë në faqet e gazetës. Po ashtu dhe korrespodenca me për- faqësitë diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës ka qenë fryt i marrëdhenieve të shkëlqyera, falë dhe gatishmërisë së ambasadorëve dhe stafit të të dy am- basadave. I frytshëm ka qenë dhe iden- tifikimi i talenteve të reja, personave me pozicione të ndryshme publike, qofshin këta juridik apo dhe biznes- men, ndërmarrës në sektorë të fushave të ndryshme etj. Lajme dhe të reja kemi sjellë edhe nga vendlindja, Shqipëri, Kosovë apo dhe diaspora . Ngjarje dhe ndodhi që shqiptarët e këtushëm , pavarësisht ,” uzurpimit” të medias sociale/elek- tronike, kanë mundur ta hasin për herë të parë në këtë pasqyrë shtypi të shkruar. Nënëtë vite të The Albanian janë shembull i preokupimit profesional dhe atdhetar për të çuar më tej in- formimin pse jo dhe edukimin e lexue- sit përkatësisht për ata që jetojnë jasht trojeve të tyre me vite të tëra. Jemi munduar të vëmë gishtin aty ku është plaga, me qellim ndërgjegjësimi i masës me fenomene dhe dukuri që përballet komuniteti ynë në emigra- cion. Shkarazi mund të për- mendim , si inkurajimi i brezave të ri në mësimin e gjuhës shqipe, ruajtja dhe zhvillimi i traditave tona kom- bëtare. Intensifikim të kritikave ndaj abuzuesve të individëve apo organi- zatave që kanë në dorë të bëjnë ndryshime pozitive në ndihmë të brezit të ri. Pavarësisht elaburimit të të gjitha këtyre, direkt apo jo, gazeta The Albanian ka mundur të ndërhyj që qasja ndaj fenomeneve jo pozitive të jetë më e fort dhe me bindjen se shqip- tarët e këtushëm kanë kapacitetin të jenë një shembull pozitiv dhe tregues i vlerave qytetare shqiptare që ne trashë- gojmë. Nëntë vite të The Albanian janë sim- bioze e traditës dhe inovacionit kul- turor , profesional dhe atdhetar. Urojmë që ky udhëtim i The Albanian të jetë sa më i gjatë, frytdhënës dhe i suksesshëm! 99 vvjjeett
  • 8. aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 8 NGA BEQIR SINA S hkrimtari, publicisti dhe analisti i cështjve politike, Ambasadori i Shqipërisë në Londër, dhe jo rezident në Republikën e Irlandës, zoti Mal Berisha, në New York, në njërin nga ambientet e Royal Regency Hotel , promovoi të shtunën librin me titull: “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”. Autori i librit zoti Mal Berisha, është anëtarë nderi i Federatës Pan Shqiptare e Amerikës, shoqatës Vatra, ashtu si dhe ishte dhe vetë Eriksoni shumë dekada më parë. Andaj dhe ky promovim u mbajtë nën kujdesin e Vatrës, duke ftuar me këtë rast përzemërsisht, dhje- tra vetë; përfshirë këtu edhe disa drejtues të organizatave shqiptaro – amerikane, komuniteteve fetare, për- faqesuasve të dy shteteve tona, Shqipërisë e Kosovës, kritikë, shkrim- tar, poet, piktor, studiues, biznesmenë, artistë, aktivistë, studentë shqiptarë në shkollat amerikane, dhe lexues të pa- sionuar të librit në komunitetit, si dhe të afërmit të autorit, bashkëshortia e tij zonja Donika Berisha dhe i biri. Ky libër, erdhi në vendlind- jen e Ericksonit, SHBA, mbasi më parë është promovuar në Tiranë me pjesmarrjen një audience shumë më të gjërë, duke nisur që nga Kryeministri i Shqipërisë z. Sali Berisha, Ministri i Kulturës, ai i Arësimit, shkelqesitë e tyre, ambasadorë të SHBA, Alexandër Arvizu, dhe Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon, akademikë, studjues, lexues, dhe 3 nipa dhe mbesa të Ericksonit, Poul Telford Erickson Jr, Mary Morris dhe Donald Johnson, etj. Po, kështu ky libër, është paraqitur në promovimin e tij – edhe në Londër, nga një organizatë si-motër e Vatrës, Shoqata Anglo – Shqiptare, e themeluar para se Shqipëria të bëhej e pavarur, në vititn 1912, nga dy anglezë të shquar, Kolonel Aubrey Herbert dhe Kraijlica e Malsisë, Edith Durham(ajo shoqatë ekziston edhe sot dhe am- basada shqiptare në Londër bashkeve- pron me të në mënyrë të shkëlqyer dhe të vazhdueshme, Presidenti i nderit i asaj shoqate sot është Professor Noel Malcolm, autori i veprës më të bukur të shkruar deri më sot për Kosovën, “Kosova a Short History”).Në pro- movimin e librit, “Charles Telford Er- ickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”, të autorit Mal Berisha, nga shoqata famëmadhe e Amerikës Vatra, morën pjesë Konsulli i Përgjithshëm i R.SH në NY, z Dritan Mishto, Doktor Gjon Bucaj, Kryetar i shoqatës Vatra, Nën/ kryetari i Vatrës, z Agim Rexhaj, zoti Naim Dedushaj, Drejtori për Diasporën në kabinetin e qeverisë së republikës së Kosovës, diplomat të misioneve tona në New York, veprimtari i njohur Harry Ba- jraktari. Gjithashtu, të pranishëm ishin dy nipër të Doktor Charles Telford Er- icksonit, Donald and Bob Johnson, si dhe autor librash dhe kritik të njohur të tjerë të komunitetit. Në sallën qendrore të kon- ferencave të hotelit Royal Regency Hotel – New York, ishte vendosur një Ekran i Madh me një video-projektim në sistemin Video-Power-Point, për prezantimin e libirit. Ndërkohë, që në dy anët e saj – ishin të vendosur Fla- muri Shqiptar dhe ai Amerikan. Ceremonia e promovimit të librit “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”, nisi me ekzekutimin e dy Hymneve Kombëtare, atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Hymni Shqiptar Kurse, drejtuesia e këtij pro- movimi znj Miriana Bulku, mbasi ka paraqitur anëtarin Nderi iVatrës, Am- basador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe jo rezident në Iralndë, zotin Mal Berisha, tha se “është një nder dhe kënaqësi e veçantë, që sot të moderoj prezantimin e një libri, i cili ringjall dhe sjell në kujtesën tonë kombëtare, veprën e një amerikani legjendar, i cili i kushtoi jetën çështjes tonë kombëtare shqiptare, pra të Charles Telford Er- ickson” Më tej ajo ftoi kryetarin e ri të Vatrës, doktor Gjon Bucaj, të hapte këtë eveniment . Duke folur në emër të Vatrës, kreu i vatranëve dr Bucaj, tha se ishte nderi dhe përvilegje, për Va- trën dhe vatranët, të ogranizojnë pro- movimin e këtij libri, i cili është histo- ria, dhe është shkenca e të kujtuarit të ngjarjeve, veprave, emrave, bëmave dhe përjetësimit të tyre, nëpërmjet shkrimit, duke shtuar se më pas se figura të tilla si Eriksoni zënë një vend të vecantë në panteonin e miqësisë së shqiptarëve me SHBA, dhe merr një vlerë historike, kur ajo iu përcillet brezave.” tha kryetari i sapo zgjedhur i Vatrës Dr Gjon Bucaj. Duke folur për promovimin e këtij libri, zonja Bulku shtoi se “Në këtë mbasdite të bukur shqiptaro amerikane në New York, kjo merr kup- tim më shumë, edhe ndoshta se më shumë se kurrë, sepse sjell në kujtesën tonë një punë – kryevepër të një njeriu të jashtëzakonshëm të përkushtuar ndaj Shqipërisë, i cili pas 75 vjetësh harrese të plotë, e bënë që emri i Charles Telford Eriksonit, të na vjen tani i përtërirë, në një vepër dinjitoze, e cila përshkruan Biografinë e tij dhe veprën e tij të shkruar, por të pabotuar ndon- jëherë, në një variant shqip të mbled- hur, sistemuar, digitalizuar, përkthyer dhe botuar në gjuhën shqipe, nga z. Mal Berisha.” Më pas znj Bulku, ftoi të marrë fjalën, shkrimtari dhe studjuesi i njohur, ish – gazetari i Zërit të Amerikës, njërit prej pjestarëve më ak- tivë të bashkësisë shqiptaro Amerikane, këtu në Nju Jork, z Idriz Lama. Lamaj në kumtesën e tij e zbërtheu në detaje librin, dhe u përqen- drua më shumë në punën e madhe pub- licistike, që bëri 75 vjetë më parë misoneri amerikan në Shqipëri, Charles Talford Erickson, për prezan- timin e Shqipërisë, sidomos në atë në opinionin e gjerë në SHBA, nëpërmjet publicistikës, së tij tek amerikanët, megjithëse, tha ai për 50 vjet regjimi komunist i Enver Hoxhës e la në har- resë, të përgithshme, ishte autori i këtij libri, që na e solli sot mbas 75 vjetëve të pavdekshme veprën e këtij amerikani të madh, i cili gjithë jetën e tij e kaloi “Për Shqipërinë dhe me Shqiptarët”, u shpreh zoti Lamaj. Drejtuesia prezantojë të ftuarit e nderit, të ardhur që nga Bostoni për të ndarë kënaqësinë e kësaj mbasditje të bukur me shqiptarët e Amerikës, në pro- movimin e këtij libri, dy prej nipërve të Ericksonit, Donald and Bob Johnos, të bijtë e Grace Elizabeth Johnson – Erickon. Nëna e tyre, sqaroi znj Bulku, ka lindur me datën 19 Gusht të vitit 1911 në Manastir, aso kohë territor shqiptar i pushtuar nga otomanët, në kushtet kur familja Erickson, u inter- nua nga xhon turqit, pasi ishin bërë të rrezikshëm me punën e tyre për hapjen e Shkollës Shqipe në atë qytet, ndërkohë që jetonin në Elbasan. Ajo është ende gjallë, dhe sivjet feston 102 vjetorin e lindjes dhe jeton në Boston, tha ajo. Mbas saj folën dy nipërit, Donald dhe Bob Johnos, të cilët sollën nëpërmjet disa kujtimeve të asaj kohe, disa nga fragmentet nga më të bukurat të jetës së tyre, me Shqipërinë dhe shqiptarët, treguar vite më parë nga gjyshi i tyre Charles Talford Erickson. Më pas znj. Bulku, nëpërmjet nji për- shkrimi shfaqi një nderimin të thellë për atë burrë që bëri gjithçka për Shqipërinë, por edhe për ata amerikanë tjerë, që e mbrojtën Shqipërinë në ditët e saj më të vështira, duke përmend disa prej tyre. Gjithashtu, znj Miriana Bulku, shprehu edhe një herë një Mirënjohje të thellë dhe të përjetshme të të gjithë amerikanëve, miq tanët që e mbrojtën kombin tonë, edhe në kohët e momentet më të vështira të kombit shqiptarë. Pjesmarrësit, mbasi ndoqën me interesim prezantimin e librit, “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri”, të autorit Mal Berisha, nëpërmjet video-projektorit, kaluan në një formë më interactive, në panelin e këtij pro- movimi atë me pyetje dhe përgjigje, diskutime të shkurtëra nga salla. Ish botuesi i gazetës shqip- taro amerikane Illyria, veprimtari i dal- luar Harry Bajraktari, mbasi përgëzoi perzemërsisht autorin e këtij libri, am- basadorin Mal Berisha, vlersoi lart kontributin e Eriksonit, në lidhjen e miqësisë që krijojë ai mes SHBA, dhe shqiptarëve, lidhje kjo tha ai që ka mbetur e përkryer edhe sot, duke bërë FEDERATA VATRA PROMOVOI LIBRIN E AMBASADORIT MAL BERISHA: “CHARLES TELFORD ERICKSON-JETA DHE VEPRA PËR SHQIPËRINË DHE NË SHQIPËRI” “Mal Berisha, aktualisht ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretëri të Bashkuar dhe në Republikën e Irlandës, për të gjithë ata që e njohin e kuptojnë fare mirë se ndonëse ai është një diplomat i arrirë, përmes këtij botimi ai vjen dhe si një studiues, një person që merret me meditimin”, ka thënë ambasadori i SHBA, në Tiranë z. Aleksandër Arvizu
  • 9. aktualitet www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 9 me shumë miq në Amerikë, prej presi- dentit Clinton, kongresmenët dhe sen- atorët amerikan. “Kur më tha autori i librit se kam shkruar një libër për një Amerikan, që kishte jetuar 70-80 vjet më parë në El- basan, tha Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, zoti Dritan Mishto, më shkoi mendja menjëherë te tregimet, mbresalënëse e rreth asaj kohe, të gjyshes sime, e cila rrefente për një amerikan – që kishte jetuar në qytetin tim Elbasanin, pra për amerikanin Er- icksonin”, me thënë të drejtën u gë- zova shumë, tha Mishto. Mishto, u shpreh se mbasi kjo ishte “një mundësi për të mësuar edhe një herë për kontributin e madh të këtij amerikani, për Shqipërinë, këtij njeriu të madh – në 100 vjetorin e pavarësisë u vendos me plot të drejt nga qeveria shqiptare, në axhendën e festimeve, krahas figurave më të shquara të kombit tonë, të lëna dhe mbuluar me pëlhurin e harresë, për më shumë se gjysmë shekulli nga regjimi komunist në Shqipëri, duke e vendo- suar, tani si një monument, i cili shër- ben sot si “një ure të lidhjeve të forta dhe historike të miqësisë së shkëlqyer mes shqiptarëve dhe SHBA,” Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë, në Amerikë, zoti Dritan Mishto bëri thirrje, në fund që cdo njeri të gjejë kohë, që të lexoi këtë libër, vetëm si një mënyrë për të nderuar këtë veprën fondamentale të Ericksonit dhe miqës- inë tonë me Amerikanët. Kurse, nën/kryetari i shoqatës, Vatra, nikoqires së këtij pro- movimi, zoti Agim Rexhaj , tha se ky promovim është i jashtëzakonshëm, sic u shpreh ai për të gjithë ne, për Vatrën dhe vatranët. Sepse shpjegojë Rexhaj në fjalën e tij :” Pa punën e madhe kërkimore dhe studimore të këtij au- tori, i cili është dhe mik i madh i Va- trës, nuk do të ishte realizuar kjo vepër e madhe, e cila në një farë mënyre, duket qartë se është edhe”kartëvizita” e lindjes së miqësisë së përjetëshme me dy vendeve tona, SHBA – Shqipërisë dhe shqiptarëve, prej Pres- identit Uillsion deri tek Presidenti Clinton, Bushi e të tjerë, ashtu si edhe ka shprehur me një pendë të fort në de- taje, edhe autori i këtij libri, am- basadori i nderuar në Londër, z. Mal Berisha, miku i ynë dhe anëtari nderi i Vatrës” Në mbyllje të kësaj veprim- tarie të bukur, drejtuesia e këtij pro- movimi znj Mariana Bulku, ftoi znj. Elida Reçi, të i bënte edhe ajo përm- bylljen të shkurtër këtij aktiviteti, nga që ajo njihte me autorin dhe veprën e Ericksonit në Shqipëri. Zonja Reci, me këtë rast tha se :” Uroj që të kemi sa më shumë vepra dhe ak- tivitete të tilla në komunitet, dhe uroj organizatorin e këtij promovimi VA- TREN tonë, si vatër e vërtetë patri- otike, që ajo të jetojë me shekuj ka mbajtur dhe forcuar mardhënjet e ven- dit dhe popullit tonë me aleatin më të madh dhe më besnik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë znj Reçi, kujotj fjalët e Sekretares Clinton në Tiranë: “Ne ju kemi mbështetur njëqint vjet, dhe do ju mbështesim edhe njëqint tjera” dhe shtoi se për këtë flet mirë edhe ” Epoka e Erickosnit”, e cila megjithse i ka kaluar të njëqintat, qindra të tjera i presin këto dy kombe, ndërsa autorit të librit i uroj suksese,” përfundoi znj Elida Reçi. “Mal Berisha, aktualisht am- basador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërin e Bashkuar dhe në Repub- likën e Irlandës, për të gjithë ata që e njohin e kuptojnë fare mirë se ndonëse ai është një diplomat i arrirë, përmes këtij botimi – ai vjen dhe si një studi- ues, një person që merret me meditimin”, ka thënë ambasadori i SHBA, në Tiranë z. Aleksandër Arvizu, në promovimin e vitit të kaluar të këtij libri. Ndërkohë që në librin e tij, “Charles Telford Erikson” zoti Mal Berisha, duhet cekur se ai i përshkruan amerikanët, përmes figurës së Erik- sonit, një personalitet, ky i cili ka jetuar për tre dekada në Shqipëri, në periud- hën 1908- 1939, si misonarët e kësaj miqësie të fort që kemi ne sot. “Kjo figurë vjen tek lexuesi i zbërthyer me të gjithë simbolikën e tij, duke e për- shkruar atë në fakt si një figurë his- torike që personifikon, Vullnetarët e Korpusit të Paqes, të cilët në mesin e viteve ’90 arritën deri në 1 mijë vull- netarë, ndërsa tani nëpër Shqipëri kemi 60 deri 70 prej tyre”. Në të gjithë këtë histori bashkëpunimi mes dy vendeve, gjithnjë shqiptarët i kanë mirë pritur, amerikanët duke i parë atë si miq his- torik,dhe se përshkrimi në këtë libër, është mënyra më e mirë për të nderuar personalitetet dhe historinë e zhvillimit të këtyre marrëdhënive dhe miqësisë mes dy vendeve tona SHBA dhe Shqipërisë. Mal Berisha është Ambasadori i Re- publikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Republikën e Ir- landës, studiuesi, dhe diplomati që prej më shume se tre vitesh ka punuar në mënyrë intensive për librin e tij – më të fundit dedikuar shkrimtarit amerikan Charles Telford Erikson, i cili ka jetuar për tre dekada në Shqipëri, në periud- hën 1908- 1939. Filozofi dhe misionari i njohur i ka dedikuar 4000 mijë faqe në Librin Saga e Shqiptarëve e shkruar por e pabotuar Erikson është një prej per- sonaliteteve që kanë dhënë kontribut të shquar në Shqipëri dhe për Shqipërinë. I angazhuar thellësisht në çështjet shqiptare, ai i ka kushtuar një pjesë të jetës dhe veprimtarisë së tij pro- movimit të shqiptarëve dhe mbrojtjes së çështjes së tyre, si përmes veprim- tarisë diplomatike, ashtu edhe përmes artikujve në shtypin botëror të kohës dhe studimeve shqiptare. Në 1919, Erikson është delegat i Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, në vitet 1921-1922 është komi- sioner i posaçëm për Shqipërinë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1945 është delegat i vetëm shqip- tar i Federatës Panshqiptare të Amerikës, Vatra, në Konferencën e Kombeve të Bashkuara në San Fran- cisco, për pranimin e Shqipërisë anëtare e OKB-së. Gjatë qëndrimit të gjatë në Shqipëri, përpjekjet e Erickson, u përqendruan edhe në ndërtimin e shkollave. Ai ngriti shkollën Shqip- taro-Amerikane të Bujqësisë në Kavajë dhe shkollat e vajzave në Tiranë dhe në Kavajë. Nga viti 1937-1941, ai studion tërë literaturën e deriatëhershme në bibliotekat e Muzeut Britanik, Athinë, Romë, Stamboll dhe Uashington dhe shkruan pafund për shqiptarët dhe Shqipërinë. Libri “Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në Shqipëri” i Mal Berishës, është një ma- teriali i vyer, që dokumenton jetën per- sonale të Erickson-it, dhe një numër të aspekteve të historisë shqiptare në marrëdhienit historike të Shteteve të Bashkuara tëAmerikës dhe Shqipërisë, të cilat zënë fillë prej Mbretërisë shqiptare – Mbretit Zogu i Parë, i cili qe i pari që vendosi marrëdhëniet diplomatike në rang ambasadorësh me SHBA. Ky libër është koleksion i përgatitur me shumë mjeshtëri, nga au- tori Mal Berisha, dhe përbëhet nga ko- rrespondenca, shkrime dhe materiale të shtypura, të cilat datojnë prej vitit 1908 deri në 1973. Letrat në detaje të udhë- timit të Ericksonit ‘ dhe të jetës në Shqipëri,1908-1909, letra të burrështe- tasve, presidentë, senatorë dhe të tjerët të diskutojnë gjendjen e Shqipërisë dhe subjekteve tjera aktuale politike. Charles Telford Erickson u lind në Galesburg, Illinois në vitin 1867, dhe vdiq ne vitin 1966. Ai ishte arsimuar në DEPAUW University, Universiteti i Bostonit, dhe Yale Uni- versity. Ai shërbeu si një ministër para dhe pas shërbimit të tij misionar në Shqipëri, i cili filloi në vitin 1908.Er- ickson ka shërbyer për 12 vjet nën Bordi Amerikan i Komisionerëve për Misionet e Jashtmedhe 14 vjet ka qenë i pavarur. Nga 1920-1921, ai ishte Komisioneri special për Shqipërinë në SHBA Nga 1922-1923, Erickson ka asistuar në stafin e Legatës Amerikane në Shqipëri. Ai ishte i autorizuar nga qeveria shqiptare për të ndërtuar një kolegj kombëtar të Bujqësisë. Ai themeloi dy shkolla dhe një ndërmarrje të njohur si “shqiptaro-amerikane të Shkollave tëBujqësisë”. Pas daljes në pension, ai udhëtoi gjerësisht, për pro- movimin e Këshillit Botëror tëKishave dhe Këshillit Misionar Ndërkombëtar, dhe si një zëdhënës për Shqipërinë.Ne vitin 1945 deri ne vitin 1963 ne San Francisko punoi per Kombet e Bashkauara. M e 26 prill 2013, diplomatët e Am- basadës së Republikës së Shqipërisë morën pjesë në një meshë të veçantë ceremoniale në Kishën italiane të Shën Pietrit në Londër të cilën e mbajti Eminenca e Tij, Kardinal Renato Raffaele Martino, Priori i Madh i Urdhrit të Shenjtë Konstantinian të Shën Gjergjit, Presi- denti Emeritus i Këshillit Papnor të Drejtësisë dhe Paqes dhe Këshillit Papnor për Migrantët, një nga figurat më të shquara të Vatikanit. Kjo meshë or- ganizohej nga Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës i Urdhrit Kostantinian të Shën Gjergjit, i kryesuar nga z. Anthony Bailey OBE, me rastin e ditës së Saint George, shenjtorit protektor të Anglisë. G jatë kësaj ceremonie u dekoruan me tituj nderi disa figura të shquara që kanë kon- tribute e merita të veçanta në jetën civile ose fetare të Anglisë. Ambasadorit të Shqipërisë z. Mal Berisha iu dorëzua nga Kardinal Martino tit- ulli “Commendatore” i Urdhrit Mbretëror të Franceskut I dhe dekorata kalorsiake përkatëse. Ky titull, i dyti në hierarkinë e Urdhrit të themeluar në 1829 nga Mbreti i Dy Sicilive Francesku I, nderon individë me merita në jetën publike, shkencore, artistike, pavarësisht nga përkatësia e tyre fetare dhe kombëtare. Në Britaninë e Madhe janë dekoruar në të kaluarën nga Urdhri Mbretëror Francesku I figura si Baronesha Thatcher, Sir GavinArthur, ish-Lord Mayor i City of London, ish-Arqipeshkvi i Canterbury-it Dr Rowan Williams, Duka i Westminsterit, etj. Ky dekorim vjen pas shumë veprimtarishë të spikatura që Ambasada Shqiptare në Londër ka or- ganizuar duke e bërë të njo- hur Shqipërinë në këtë vend si dhe duke shtuar një interes më të gjërë rreth vendit tonë. Ajo përbën gjithashtu një vlerësim për vetë diplomatët dhe punën e Ambasadës aq sa edhe për progresin që Shqipëria ka bërë në të gjitha fushat, e veçanërisht për historinë e saj unike të tol- erencës fetare midis qytetarëve të saj me besime të ndryshme. AMBASADORI MAL BERISHA DEKOROHET NË LONDËR PËR MERITA CIVILE
  • 10. speciale www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 10 N djeheshe sikur të ishe në Shqipëri. Aty kishte një mesazh që vinte nga të gjithë, “të ngremë urat bashkëpunimi”. Vinte nga përfaqësuesit e këshillit vendor, nga përfaqësuesit e feve të ndryshme, nga njerëz me prejardhje të ndryshme. Të gjithë ishin të ndryshëm, por urat duheshin ndërtuar. Kjo ndodhi në “Council Chamber, Waltham Forest Toën Hall, në Londër”, në një ambient fantastik dhe nën një organizim të për- sosur nga avokati i emigracionit, Zoti Kastriot Berberi, që është njëkohësisht edhe themeluesi dhe kordinatori “Al- banian-British Cultural Project”, në bashkëpunim të ngushtë me kryetarin e bashkisë së zonës së Londrës Waltham Forest, zotin Chris Robbins, dhe me Imamin e mirënjohur e të re- spektuar Mehmed Stublla, Minister i Religion-it, Në këtë aktivitet social-kul- turor, midis pjesëmarrësve të nderuar morën pjesë edhe miq special si Prince Mohsin Ali Khan, Councillor Frances Stainton, Deputy Mayor e zonës së Londrës Hammersmith, Zoti Joel Edëards, përfaqësues i “Church of England” me kishë në Leyton, Nderuan me pjesëmarrjen e tyre zëvendës ambasadorja e Shqipërisë në Londër znj.Teuta Starova dhe Dr Xhoana Papakostandini sekretare pranë kësaj ambasade, Zëvendësam- basadori i Republikës së Kosovës zoti Bejtullah Destani, zoti Faton Osmani, Konsulli pranë Ambasadës së Kosovës në Londer, Kampioni i boksit dhe nderi i kombit shqiptar Z. Kreshnik Qato Drejtori i gazetes “The Alban- ian” në Londër zoti Petrit Kuçana, Znj Luljeta Nuzi, drejtuesja e “Shpresa Programme”, Zoti Esat Brace, drejtuesi i shoqatës “Mother Tereza”, zoti AHMED J. VERSI, editori i gazetës Muslim News në Britani. Kryetari e Bashkisë së zonës së Londrës Waltham Forest, zoti Chris Robbins dhe Deputy Mayor zoti. Nad- dem Ali hapen aktivitetin duke falën- deruar dhe uruar mirëseardhjen e pjesëmarrjen në këtë aktivitet social kulturor. Ato vunë theksin në rendës- inë e ndërtimit të urave midis komu- niteteve në shoqërinë Britanike. Kryetari i bashkisë se Waltham Foerst theksoi bashkëpunimin e tij dhe të bashkisë që ai drejton me zotin Kas- triot Berberi dhe shoqatën “Albanian- British Cultural Project”. Ai përmendi suksesin e këtij bashkëpunimi në të kaluarën, si psh konferencën “ Har- monia ndërfetare e Shqiptarëve”, e or- ganizuar vitin e kaluar, po në ambientet kësaj bashkie, nga “Alban- ian-British Cultural Project”. Ai prem- toi që ky bashkëpunim i suk- sesshëm do të vazh- dojë edhe në të ardhmen. Zoti Ka- stirot Berberi, në fjalimin e tij falën- deroi pjesëmarrësit, artistët, veçanërisht të ftuarit special të aktivitetit. Ai gjithashtu shprehu mirënjohjen ndaj zotit Chris Robins kryetarit të bashkisë së Waltham Forest, ku nënvizoi se nën udhëheqjen e tij, zërat dhe interesat e shqiptarëve janë dëgjuar dhe për këtë falenderoi kryetarin e bashkisë për ndihmën që ai u ka dhënë shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova që jetojnë në Waltham Forest. Me tej, zoti Berberi, theksoi se shoqata që ai drejton do të vazhdojë të eci përpara në përmbushjen e objek- tivave të saj bamirëse. Konkretisht ai u shpreh se do të punojmë shumë për in- tegrimin e shqiptarëve në shoqërinë Britanike; do te festojmë kulturën shqiptare me anë të aktiveteteve kul- turore, trashigimore, historike e fetare. Ai vazhdoj duke u shprehur se më e rëndesishmja ishte të inkurajonte paqe dhe bashkëjetesë midis shqiptarëve, britanikëve dhe komuniteteve të tjera etnike në shoqërinë Britanike. Duhet të edukojmë publikun në përgjithësi për madhështinë e të qenit me origjinë shqiptare, por në të njëtën kohë duhet të edukojmë shqiptarët për madhësht- inë e të qenit Britanik si dhe të ndonjë kombësie tjetër. Për zotin Berberi ky aktivitet nënvizon vlerën e afrimit bashkë të qeverisë lokale, udhëheqësit e komu- niteteve dhe feve të ndryshme, qyte- tarëve të kulturave të ndryshme, për të ndarë përvojat dhe identifikuar mënyrat për të promovuar paqe dhe zhvillim në shoqërinë tonë multientike në Britani të Madhe. Për të, procesi i ndërtimit të urave midis komuniteteve është për të përqafuar diversitetin kul- turor e fetar të shoqërisë ku ne jetojmë. Zoti Berberi u shpreh që ishte shumë krenar që jo vetëm shoqata e tij promovon vlerat dhe aktivetet e lartpërmendura, por që të njejtën punë bamirëse të admirueshme bëjnë edhe dritarja e kulturës, gazeta “The Alban- ian” ne Londër, punëtorët e paludhura bamirëse të “Shpresa Programme”, drejtuesja zonja Lujeta Nuzi dhe zonja Flutura Shega, zoti Talat Pllana drejtues i shoqatës “Faik Konica” dhe drejtuesi i shoqatës “Mother Tereza” zoti Esat Brace. Ai falenderoi dhe pergëzoi edhe artistet që përformuan me shumë talent në këtë aktivitetet. Fjalimet e tjera të rastit mbi rëndesinë e ndërtimit të urave midis komuniteteve, u mbajtën nga Prince Mohsin Ali Khan, Mrs Frances Stain- ton - Deputy Mayor of the L.B. of Hammersmith, Mr. Joel Edëards, Zoti Bejtullah Destani, zoti AHMED J. VERSI editori i gazetës Muslim Neës në Britani si dhe disa anëtarë të këshillit bashkiak të Waltham Forest. Artistet e talentuar dhe të mrekullueshëm shqiptarë, Moldave, Greko-shqiptare, Rumune etj pas ekzekutimit të tyre artistik, u duar- trokiten gëzueshëm nga pjesëmarrësit, dhe u dhuruan lule të freskëta nga vogëlushet e mrekullueshëm të lindur në Britani me origjinë nga Kosova dhe Shqipëria, princeshat e vogla Gledis Dara, Remzije Krasniqi dhe Amanta Berberi. Si një çështje transparence, ABC Project konfirmoi se me ndërm- jetësimin personal të zotit Kastriot Berberi, ambienti ku u organizua ak- tiviteti dhe darka e shtruar për pjesë- marrësit u sponsorizuan nga Bashkia e Waltham Forest, ndërsa kontributi ko- ordinues i zotit Kastriot Berberi, Imamit Mehmet Sublla, i artisteve pjesëmarrës (këngëtarit, këngëtares, artistet qe luajtën në kitare dhe har- monike, aktores, performuesi islamik, si dhe i kameramanit te palodhur dhe te talentuar zoti Esat Brace, ishte total- isht një pune bamirëse mbi baza vull- netare. Ndërsa buqetat e luleve ishin sponsorizuar me modesti nga biznes- meni i suksesshëm dhe pronari i “Casa Nova Restaurant” in Walthamstoë te Londres, zoti Gazmend Dara. DUKE NDËRTUAR URAT E BASHKËPUNIMIT MES KOMUNITETEVE... MEHMED STUBLLA IMAM I KOMUNITETIT SHQIPTARË NË MBRETËRI TË BASHKUAR Pjesëmarrja ime si Imam i komunitetit shqiptar në MB, në programin “ Building Community Bridges” te organizuar nga “London Boriugh of Waltham Forest Council”, shoqatës vullnetare komunitare “Albanian British Cultural Project” dhe unë, si rezultat i bashkëpunimit shumëvjeçar që unë kam pasur me ketë të fundit. Është një privilegj që të jemi pjese e komunikimit dhe bashkëpunimit në punë të mira duke na u mundësuar që t’i pasqyrojmë vlerat e mesazhit Islam në mënyrë paqësore që është parim i fesë Islame. Allahu i Lartësuar në suren El-Huxhurat ajeti 13 thotë: “O ju njerëz, vërtetë Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat) e All-llahu është i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë”. Verseti Kuranor që e përmendëm Allahu i Lartësuar na tregon qartë dhe thotë se Ai na ka krijuar në fise dhe popuj te ndryshëm, edhe pse ka pasur mundësi të na bënte një popull, na ka krijuar me gjuhë dhe me ngjyra të ndryshme. Termi Kur’anor Li-tearefu të njiheni, na urdhëron të njihen pop- ujt në mes njëri tjetrit, të komunikojmë njeri me tjetrin, të bashkëjetojmë , të përparojmë, ti bëjmë mire dhe të ndihmojmë njeri-tjetrit. Uniteti nëpërmes diversitetit paraqet një thesar dhe një forcë në shoqërinë Britanike dhe ne kemi detyrim të shenjtë, për të përcjellur mesazhin e Islamit në mënyrë të drejtë dhe paqësore, me urtësi dhe metodë me të mire të reflektuar në paqe tolerancë dhe harmoni, që janë parime të fesë Islame. Ndërtimi i urave lidhëse duhet të fillohet me ndërtimin e personalitetit individual nëpërmes diturisë , ligjit dhe sjelljeve të moralit që nuk mund të arrihen brenda ditës. Njeriu ka nevojë të kërkojë ndonjë model që të jetë shembull në jetën e tij për ta pasuar. Muhamedi a.s. paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të është shembull praktik që ishte i dërguar si mëshirë për njerëzimin, i cili ka demonstruar fenë e saktë dhe të vërtetë nëpërmes sjelljeve dhe jetës së tij ku kishte arritur unitetin nëpërmes besimit në një Zot dhe përcjelljes së mesazhit Islam të njerëzimi. Duhet të jemi mirënjohës dhe falënderues gjithashtu për ndihmën që Brita- nia e Madhe i ka dhenë vendit, popullit dhe komunitetit shqiptar, t’i vlerë- sojmë të drejtat e barabarta qytetare në këtë shtet që ne i gëzojmë, prandaj nuk mjafton vetëm integrimi në shoqërinë Britanike duke i ruajtur vlerat fetare dhe kombëtare por është gjithashtu obligim për ne që të kontribuo- jmë në të gjitha fushat e shoqërisë së civilizuar Britanike. Nëpërmes komunikimit, dialogut, besimit , bashkëpunimit, organizimit, transparencës, ndërgjegjes dhe respektit kemi mundësin të bëjmë ndryshim pozitiv.
  • 11. speciale www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 11 S hpesh flitet për bashkëpunim mbarëkombëtar dhe fuqizimin e tij, por në ditët e bukura të majit londinez, ishin fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë nga e gjithë Britania, që i dhanë forcën më të sinqertë dhe ngjyrat më të bukura këtij bashkëpunimi. Kjo ndjesi u përjetua nga të gjithë pjesëmarrësit në ‘Ditën Shqiptare’, që u organizua në Londër me 5 maj 2013, një vazhdimësi kjo e nismës mbarëshqiptare të ndërmarrë nga ‘Albanian Women Network’ (‘Rrjeti Global i Gruas Shqiptare’) për fuqizimin e bashkëpunimit mbarëkom- bëtar. ‘Dita Shqiptare’ ishte dita e të gjithëve, e fëmijëve të talentuar shqiptarë, e shkrimtarëve dhe poetëve që mbajnë gjallë historinë dhe vlerat tona kombëtare në mërgim dhe e au- torëve dhe studiuesve që u ballafaquan me publikun kureshtar. Ishte dhe ditë e gruas shqiptare në të cilën ajo shpalosi talentin e saj artistik-artizanal. Ishte një aktivitet ku çdokush kishte diçka për të prezantuar dhe për të ndarë me të tjerët, ku çdonjëri ndihej krenar që është shqiptar. Dita kishte disa hapësira të ndryshme: - ekspozitën Artizanale dhe të arteve pamore, - hapësirën artistike dhe kulturore për talentet e reja shqiptare në Britani dhe - hapësirën letrare të shkrimtarëve shqiptarë. Aktivitetin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësuesja e Ministrisë së Di- asporës së Kosovës, znj. Shyhrete Gos- alci dhe përfaqësues të Ambasadës Shqiptare dhe asaj të Kosovës në Londër. Programi i ‘Ditës Shqiptare në Londër’ u hap me ekspozitën arti- zanale, të arteve pamore dhe atë letrare të shkrimtarëve shqiptarë në Britani. Ekspozita artizanale kishte varietet nga punëdoret e amvisave tona në Britani, të cilat i shtuan ngjyra dhe harmoni këtij këndi. Në këndin e arteve pamore një ndër pjesëmarrëset ishte 15- vjeçarja e talentuar, Zana Zeqiri, e cila u prezantua me një koleksion për mbi 10 piktura. Pjesë e ekspozitës ishte dhe këndi letrar, me libra nga shkrimtarë shqiptarë në Britani. Ora artistike kulturore u pushtua tërësisht nga talentet e reja shqiptare me interpretime vallesh, këngësh, instrumente muzikore, prezantim të botimeve të tyre dhe poezi. Programi artistik u udhëhoq nga znjsh. Lorela Demushi, dhe u hap me ‘Ansamblin Shpresa’, një grupi të tal- entuar të valleve, të ‘Shpresa Pro- gramme’, e cila i dha, që në fillim, motive festive kësaj hapësire. Vogëlushja 5-vjeçare, Eriselda Marku, ndonëse shumë e emocionuar që po in- terpretonte para qindra pjesëmarrësve, pati kurajë dhe vetëbesim që të për- ballej me audiencën në skenë, me këngën “Shqipëri o Nëna ime”. Inter- pretimi i Eriseldës dhe vargjet e këngës ishin shumë domethënëse për pjesë- marrësit dhe për të gjithë mërgimtarët shqiptarë. Me veshje tradicionale shqiptare, nën tingujt e çiftelisë, vogëlushja përsëriste vazhdimisht vargjet “Shqipëri o Nëna ime, ndonëse jam e mërguar, zemra ime kurrë s’ka për të harruar”. Pas valëve muzikore shkrimtari i ri shqiptari 13-vjeçari Ar- lind Malaj, prezantoi dy librat e tij që tashmë kanë dale nga shtypi “The time Machine” dhe “The old beggar’s two presents”. Arlindi foli rreth librave të tij, rreth idesë dhe projekteve në lëmin e krijimtarisë letrare në të ardhmen. Motrat Bejtullahu, të talentuarat, Rina, Bleona dhe Dijedona, interpretuan në piano, ndërsa Rina, me delikatesën e saj prej pianistje të vërtetë luajti pjesën “My heart will go on”, duke arsyetuar plotësisht nivelin e lartë që ajo ka tashmë në piano. Belona dhe Dijedona interpretuan poezinë e Bleonës “I’m a king” që bënë sallën të qeshë herë pas here. Por familja e artisteve të vogla shqiptare nuk përfundoi me kaq, pasi ato kishin akoma për ti dhënë publikut: interpretimin e këngës “Vajta kalova”, ku Rina luajti në piano dhe Bleona dhe Dijedona kënduan. Papritmas, në sallë kishim një Adele të vogël, 10-vjeçarja Hana Mustafa, me talentin e një dive në formim, me guxim interpretoi këngën e Adeles “Set fire to the rain”. Vokali i saj dhe interpretimi origjinal, provokoi vazhdimisht duartrokitje të zjarrta në sallë. Orës artistike nuk i mungoi vallja tradicionale e Tropojës, që vëlla e motër, Valter dhe Jessica Marku in- terpretuan me pasion, të veshur me kostumet tradicionale të Tropojës. Vallja e Tropojës nuk kishte tërhequr vetëm vëmendjen e vogëlushëve për interpretim, por 10- vjeçarja e talentuar Gloria Pitomina, do sillte këtë valle edhe në interpretimin e saj në piano, melodi që ajo e kishte për shumë zemër, duke ruajtur rrënjët familjare nga vjen. Talentet e reja shqiptare kishin shumë përmasa në këtë ditë. Pikërisht të talentuarat Erika Fejzul- lahu dhe Erjona Cani interpretuan aktin e baletit “Tarantella”, me kore- ografi të Erikës. Erika dhe Erjona për- faqësuan shoqatën “Newborn Kosovo Club”. Hapësira artistike nuk do kishte gjithë dimensionet e merituara, nëse historia jonë kombëtare nuk do shpalosej nga gjenerata jonë e re në Britani. Aida Marku (perfaqësuese e Shoqatës ‘Sh- presa Programme’), interpretoi poez- inë “Jam shqiptar, paj jam kosovar”. Interpretimi i mrekullueshëm i Aidës dhe vargjet e thurura me mjeshtri të Mitrush Kutelit, emocionuan dhe mal- lëngjyen të gjithë pjesmarrësit. ‘Ansambli Shpresa’, bëri mbylljen e programit artistik me vallen e vajzave, duke ndezur sërish sallën me motivet festive. Hapësira artistike e talenteve të reja ishte mbi të gjitha shpalosje e vlerave tona kombëtare dhe shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit dhe sinkronizimit njëzëri – mesazh i qartë dhe i fuqishëm që këta fëmijë të talen- tuar përçuan te të gjithë pjesëmarrësit . Fëmijët erdhën nga Birmingemi, Mançesteri, Londra dhe vende të tjera të Britanisë, duke përfaqësuar troje të ndryshme shqiptare, nga i kanë pre- jardhjet familjare. Për interpretimet e tyre, fëmijët u vlerësuan me çmime të para (£100), të dyta (£50) dhe të treta (£20). Çmimi i parë u fitua nga 5-vjeçarja e guximshme, Eriselda Marku, i dyti nga fëmijët e talentuar që përfaqësuan Shoqatën Shpresa Programme në valle dhe poezi. Çmimet e treta u fituan nga Motrat Bejtullahu (Rina, Bleona dhe Dijedona), Hana Mustafa, Gloria Pito- mina, motër e vëlla Valter dhe Jessica Marku, Arlind Malaj dhe Zana Zeqiri. Pas frymës festive që fëmijët i dhanë programit, rrjedha e ‘Ditës Shqiptare në Londër’ vazhdoi me hapësirën le- trare që zgjati përmbi 4 orë, dhe ishte e ndarë në dy pjesë: lexim poezishë dhe diskutim i librit të studiuesit dhe hu- lumtuesit, Bejtullah Destani dhe Robert Elsie: “Shqiptarët çamë të Gre- qisë”. Në fragmentin e poezive u lexuan krijimtari të ndryshme nga shkrimtarë shqiptar, si Besiana Avdyli ( e cila kishte ardhur nga Mançesteri enkas për këtë aktivitet), Teuta Skën- deri, Sadije Kryeziu-Bejtullahu, Hyda Ismajli, Xhavit Gasa, Sami Islami, Berisha dhe Mehmet Elshani. Promovimin e librit ‘Shqiptarët çamë të Greqisë’, të B. Destanit dhe R. Elsiet, e udhëhoqi z. Agim Morina, ndërsa vështrimin e tij për librin e lexoi z. Daut Dauti, gazetar dhe autor i disa librave. Z. Dauti vlerësoi lart punën e bërë në këtë libër, përmblodhi shkur- tazi ngjarjet që i kishin paraprirë gjenocidit çam, duke e vendosur atë një kontekst historik dhe aktual. Prania e njërit prej autorëve, z. Bejtullah Destani, ishte një rast i shkëlqyeshëm për publikun kureshtar që të bënte pyetje të drejtpërdrejta për punën rreth përgatitjes dhe përmbajtjes së librit. Gjatë pjesës së pyetje-përgjigjeve u zhvillua një debat i gjallë në mes të panelistëve dhe publikut. Nga debati doli në pah gjithë tragjedia e një pop- ullate shqiptare e cila ishte detyruar nga dhuna e ushtarakëve grekë të arra- tiset nga vendlindja e të kërkojë shpë- tim në Shqipëri. Pastaj u ndriçua puna 20-vjeçare kërkimore e bërë nga B. Destani për çështjen çame. Analiza, të dhëna arkivash dhe detaje të vlefshme për të gjithë ata që ishin të interesuar të dinë më imtësisht për çështjen çame dhe historikun e saj. Pas hapësirës letrare, pjesë- marrësit kaluan orë të tëra duke bised- uar në hollet e hotelit gjatë kohës së kafes. Aktiviteti u organizua nga Shoqatat ‘Albanian Women Network’ (AWN) (‘Rrjeti Global i Gruas Shqiptare’ – www.albwnet.org) dhe ‘SunRay Ultra’ (www.sunrayultra.com)”. Grupi orga- nizator ishin: Elida Rragami, Agim Morina dhe Petrit Kuçana. Aktiviteti kishte një mbështetje simbolike nga London Borough of Merton. Dita Shqiptare në Londër 5 MAJI - DITË E BASHKËPUNIMIT MBARËKOMBËTAR
  • 14. Intervista www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 14 "GJITHË SHQIPTARËVE QË JETOJNË NË BRITANI U THEM SE MEZI PRES TË JEM PRANË JUSH… JU KA SILVA XHAN" “Të ka lali shpirt” ...vjen në Londër me 16 Maj në INDIGO O2 P o i arrin 14 000 000. Risi, befasi. Rekord që ëndërrojnë këngëtarët shqiptarë. Silva Gunbardhi dhe grupi i saj duket se ia dolën. Një këngë tmerrësisht e pëlqyeshme, çmendurisht e thjeshtë, ku natyrshëm kalohet loja e fjalëve në tekst dhe me një videoklip shumë të arrirë, arriti të jetë në vetëm pak kohë super-hiti I të gjithë shqiptarëve. Madje edhe televizionet në emisionet e ndryshme e marrin si muzikën e tyre të prefer- uar, dhe shifra prej rreth 14 milionë klikimesh në youtube ka tendencë të ndryshojë shumë shpejt. Por lajmi për shqiptarët e Britanisë është se “të ka lali xhan” do të vijë në Londër të përformojë LIVE. Me ftesë të “APGB Events” në Londër do të bëhet e mundur interpretimi I saj në një nga sal- lat më prestigjioze në Londër. Sipas Ilir Myrtës, Silva do të jetë shqiptarja e dytë pas Rita Orës që përformon në O2. Në prononcimin e saj Silva shprehet. “Përshëndetje për të gjithë lexuesit e gazetës “The Albanian” Është hera e parë për mua dhe grupin tim që vijmë në Londër dhe njëko- hësisht privilegj që do të interpretojmë në një super sallë siç është indigo, përpara publikut artdashës shqiptar” "Te ka lali shpirt" eshte kthyer tashme ne nje hit, nga miliona shikime ne youtube ndryshe nga kenget e tjera qe ju keni performuar. Cilat mendoni se jane arsyet se pse kjo kenge ka patyr kaq shume sukses? “Të ka lali shpirt” ka vendosur tashmë një rekord ballkanik duke u quajtur shpesh fenomen muzikor dhe duke u cilësuar si sensacion në muzikën shqiptare. Kjo këngë jo vetem dëgjohet e këndohet kudo por është bërë pjesë e pro- grameve më të ndjekura si “BIG BROTHER AL- BANIA”,”PORTOKALLI” ,”AL PAZZAR” etj. Mendoj se çelësi I suksesit disa detaje; fjalët lali, shpirt, zemeër, xhan vijnë nga jeta reale. Ato na përkasin të gjithëve dhe I përdorim shpesh, pas- taj kombinimi I zërave dhe I rrymave muzikore e ka kthyër këtë këngë në fenomen. Kujt ja dedikoni suksesin tuaj? Suksesin tim ia dedikoj familjes sime, punës sime, fansave të mij që më mbështesin gjith- monë dhe stafit profesionit Cili do te jete mesazhi juaj për shqiptaret e Britanisë? Gjithë shqiptarëve që jetojnë në Britani u them se mezi të jem pranë jush… Ju ka Silva xhan. ILIR MYRTA APGB EVENTS ME MË TË MIRËT E MË TË MIRËVE “Janë marrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë mirë. Nuk më frikë- son aspak shifra prej 2500 vendesh që zë O2 INDIGO, pasi do të jetë eveni- menti më i madh për shqiptarët e Britanisë”. Sig- uria e Ilir Myrtës duket se vjen nga kërkesat e jashtëzakonshme që kanë bërë bashkatdhetarët e këtushëm. O2 INDIGO Përzgjedhja e kësaj qendre kaq prestigjioze për Ilirin është thjesht një “dhuratë” që e meritojnë shqiptarët e këtushëm, si një ndër sallat më pres- tigjioze në Londër me një kapacitet rreth 2500 vende dhe është hera e parë që organizohet një eveniment i tillë. Natyrisht që edhe Silva me grupin e saj e meritonin një gjë të tillë. Ishte e pa- mundur që të gjenim ndonjë sallë tjetër pasi ishim të sigurtë se nuk do të zente shqiptarët e këtushëm ndonjë sallë më e vogël, kështu që ne thjesht zgjodhëm t’i përshtatemi kërkesës së mërgimtarëve të këtushëm. Sistemi i zërit, i ndriçimit është i përkryer. Duhet theksuar se pas Rita Orës do të jetë Silva Gun- bardhi që do të interpretojë për shqiptarët e Bri- tanisë. Si drejtues i “APGB Events” nëpërmjet “The Al- banian” ai bën thirrje për një bashkëpunim të gjithanshëm të të gjithë shqiptarëve profesionalë në Mbretërinë e Bashkuar. Pikërisht përpara këtij evenimenti është parashikuar një hapësirë për network pikërisht për ta. Ai thekson se hyrja është vetëm për artdashësit mbi 18 vjeç dhe biletat mund të blihen online. Ai ka gjetur një përkrahje edhe nga shoqatat shqiptare të Britanisë.
  • 15. PUNTO -Nese deshironi te kaloni nje darke te paharrueshme -Nese deshironi te shijoni nje kuzhine te mrekullueshme BAR RESAURANT PUNTO -Vend ideal per te gjitha festat tuaja familjare, ditelindje, fejesa martesa etj, deri ne 100 veta -Ejani dhe binduni se nuk do te gjeni vend më fantastik TEL: 02087404767 112 ASKEW ROAD SHEPERS BUSH LONDON W12 9 BL
  • 16.
  • 17. forum www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 17 NGA FITORE PACOLLI “Nuk ka prioritet tjetër që duhet të adresohet para këtij prioriteti, nuk ka fonde që duhet të shpenzohen, para se të shpenzohen fondet për këtë proces, nuk ka punë tjera që duhet të përfun- dohen para këtij procesi” – ishin këto fjalët e kryeministrit në mbledhjen e Komitetit Punues për Liberalizimin e Vizave me 3 maj të këtij viti. Nga kjo shihet se kryeministri ka vënë prior- itetin e vizave përmbi çdo prioritet tjetër. A nuk është prioritet gjendja në Mitrovicë dhe siguria e qytetarëve në veri, varfëria dhe gjendja jonë e rëndë ekonomike e sociale, arsimi, shënde- tësia, punësimi, e shumë të tjera që për ne qytetarët janë më urgjente se sa mundësia e lëvizjes pa viza e cila edhe ashtu po na kufizohet nga gjendja jonë ekonomike? Kryeministri e di shumë mirë se përderisa qytetarët tonë ikin nga Kosova për të siguruar kafshatën e gojës dhe përderisa Bashkimi Evropian (BE) ndihet i kërcënuar nga niveli i lartë i korrupsionit dhe krimit të orga- nizuar në Kosovë nuk do të ketë liber- alizim të vizave. Ky kryeministër po vazhdon të manipulojë me popullin duke përdorur liberalizimin e vizave si “kartë” për të mbetur më gjatë në pushtet dhe vazhdon të na premtojë liberalizimin si një “dhuratë magjike” që posa ta marrim do të ndryshojë çdo gjë. Ndërsa, BE po e përdorë prem- timin për liberalizimin e vizave si “kar- rotë’’ për Kosovën e cila në dialogun politik me Serbinë në Bruksel përdoret për të arritur BE-ja qëllimet e veta në Ballkan: largimin e Serbisë nga Rusia dhe afrimin e saj tek BE-ja. Po ne qyte- tarët çfarë do të fitojmë? Liberalizimi i vizave si ‘’karrotë’’ e BE-së për të arritur kon- cesionet e dëshiruara ... Bashkimi Evropian duke mos qenë i gatshëm që të realizojë premtimin për të pranuar shtetet e Balkanit në “klu- bin” e vet, e pa ‘liberalizimin e vizave’ si veglën më të mirë për të ndikuar tek shtetet e Ballkanit për të filluar refor- mat e nevojshme si forcimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe migra- cionit të paligjshëm dhe forcimin e ka- paciteteve të tyre administrative në kontrollin e kufijve dhe sigurinë e dokumenteve. Këto reforma nuk i ndihmuan vetëm BE-së për të rregul- luar problemin e sigurisë por i ndih- muan edhe shteteve përkatëse që të jenë më të gatshme për procesin e in- tegrimit në të ardhmen por edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të tyre. Procesi i liberalizimit të vizave për vendet e Ballkanit dhe BE- në ishte i tipit “win-win” (fitore-fitore) sepse qytetarët e vendeve që fituan lib- eralizimin e vizave, duke përjashtuar Kosovën, jo vetëm që fituan të drejtën të udhëtonin pa viza por edhe fituan nga reformat që aplikuan shtetet e tyre në sigurinë e kufirit dhe të doku- menteve, në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat ishin fitore edhe për sigurinë e BE-së në të njëjtën kohë. Në rastin e Kosovës, BE-ja po e përdorë liberalizimin e vizave më shumë si vegël për të arritur mar- rëveshje me Serbinë sesa për të bërë presion mbi qeverinë në luftimin e ko- rrupsionit, krimit të organizuar dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve. BE- ja po e përdorë liberalizimin e vizave si “karrotë’’ për të arritur koncesionet e dëshiruara. Pra, liberalizimi i vizave, i cili mund të ishte një mjet i fuqishëm për të nxitur qeverinë për të bërë re- format dhe po ashtu të përmirësojë jetën e qytetarëve, u përdor vetëm si vegël për diçka krejt tjetër: së pari, për ta futur qeverinë në dialogun teknik me Serbinë e, më pas, edhe në atë politik. Dhe, krejt kjo po bëhet vetëm për ta sjellur Serbinë më afër Evropës dhe më larg prej Rusisë. Deri më sot BE-ja ka arritur ta bind qeverinë të nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë e cila është shumë e dëmshme për të ardhmen e vendit, por nuk ka arritur as më të voglin sukses në përmirësimin e jetës së qytetarëve, dhe në luftimin e kor- rupsionit dhe krimit të organizuar si ndër kushtet kryesore që duhet përm- bushur për liberalizimin e vizave. Deri vonë zyrtarë të lartë nga BE-ja na premtuan se liberalizimi i vizave mund të ndodhë më së largu në vitin 2014, ndërsa në prag të arritjes së mar- rëveshjes së Kosovës me Serbinë, Samuel Žbogar, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, tha se ‘maksimumi kohor i liberalizimit të vizave për Kosovën do të jetë viti 2016’. Nga kjo po del se BE-ja po e shfrytëzon me shumë zgjuarsi qeverinë e korruptuar dhe të shantazhuar për të arritur qëllimet e veta në Ballkan. Liberalizimi i vizave si kartë e qeverisë për të mbetur në pushtet... Ndërkaq, nga ana e qeverisë së Kosovës karta e liberalizimit të vizave po vazhdon të përdoret me mjeshtëri duke u munduar që të largojë vëmend- jen e qytetarëve nga problemet e mëdha sociale dhe ekonomike. Por, jo vetëm kaq, pas çdo koncesioni të dhimbshëm që po bën qeveria po na e premton se do të shpërblehemi me lib- eralizimin e vizave. Dikur, Ministrja e Inte- grimeve Evropiane, Vlora Çitaku, thoshte se Kosovës posa t’i jepet ud- hërrëfyesi me shpejtësi rekorde do ta fitojë liberalizimin e vizave sepse sipas saj Kosova veçse i kishte përmbushur gati të gjitha kriteret e caktuara nga BE-ja. Por gati pas një viti që kur Kosova mori udhërrëfyesin, nga zyr- tarë të Brukselit na vijnë deklarata si ajo e eurodeputetes sllovene, Tanja Fajon, se Kosova nuk është ende e gat- shme për liberalizimin e vizave sepse, siç tha ajo, nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara. Në të kundërtën, qeveria vazhdon të na rikujtojë se Kosova ka bërë përparime të mëdha në për- mirësimin e jetës së qytetarëve si dhe në plotësimin e kritereve të përcaktu- ara nga BE-ja për liberalizimin e vizave. Bile, ditëve të fundit, pamë sesi pushteti ia del të manipuloj edhe shifrat e papunësisë, siç ishte rasti i Agjencionit të Statistikave të Kosovës e cila në ditën e 1 Majit prezantoi shifra joreale duke thënë se papunësia në Kosovë është 35%. Po ashtu, në takime me del- egacione Evropiane dhe në konferenca shtypi kemi dëgjuar kryeministrin të zotohet se do të bëjë çdo gjë që është e mundur për të plotësuar kriteret e cak- tuara nga BE-ja për liberalizimin e vizave në mënyrë që të na sigurojë neve si qytetarë lëvizjen e lirë dhe pa viza në zonën e Shengenit. Se kur do ta marrim liberalizimin e vizave dhe sa e sa konsecione të dhimbshme duhet të bëhen paraprakisht, nuk është e qartë. Deri më tani Kosova ka bërë shumë pak në përmbushjen e kushteve të kërkuara për liberalizimin e vizave. Sipas raportit të Komisionit Evropian del se Kosova është shumë larg nga përmbushja e kritereve të caktuara nga BE-ja. Raporti paraqet shumë mangësi sa i përket performancës së qeverisë duke filluar nga fusha e ri-pranimit, ri- integrimit, si dhe sigurisë së doku- menteve ku vëmendja më e madhe i kushtohet skandalit me pasaporta bio- metrike të Ministrisë së Punëve të Brendshme, menaxhimit të kufijve dhe migracionit, rendit dhe sigurisë publike dhe të drejtave të njeriut që lidhen me lirinë e lëvizjes. Përveç vërejtjeve të shumta që jepen në Raport, vëmendje të veçantë i kushtohet korrupsionit dhe krimit të organizuar i cili vazhdon të mbetet problem madhor dhe serioz në Kosovë dhe kërcënimi më i madh për sigurinë e brendshme të BE-së. Re- formimi i sistemit të drejtësisë, paran- dalimi i ndërhyrjeve politike në hetime, si dhe numri i lartë i lëndëve të pazgjidhura janë konsideruar si hapa që duhet të ndërmerren për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar e për të cilat deri më tani qeveria nuk ka bërë asgjë. Mungesa e zhvillimit ekonomik të vendit, mungesa e hapjes së vendeve të reja të punës, varfëria e madhe në vend, numri i madh i aplika- cioneve për azil, dështimet në re- formimin e administratës dhe të gjyqë- sorit si dhe mosluftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar janë disa nga faktorët kryesorë që do të na bllokojnë nga lëvizja e lirë pa viza në zonën e Shengenit. E të mos flasim për skan- dalet e një pas njëshme të kësaj qeverie e në veçanti skandalit me pasaporta biometrike të Ministrisë së Punëve të Brendshme të cilat po e dëmtojnë rëndë mundësinë e liberalizimit të vizave. Se Kosova është larg nga marrja e liberalizimit të vizave na dëshmojnë edhe statistikat e nxjerra nga organizata të ndryshme ndërkom- bëtare dhe vendore. Sipas statistikave papunësia në Kosovë vazhdon të jetë 45%. Përderisa 37% e popullsisë, kra- hasuar me 32% në prill të vitit 2012, besojnë se gjendja ekonomike nuk do të ndryshojë, 18% e popullsisë besojnë se gjendja e rëndë ekonomike do të rëndohet edhe më tepër. Për më tepër, 47% e popullsisë e shohin papunësinë si problem kryesor. Dhe, si shpëtim nga kjo gjendje, 55% e rinisë kosovare e konsiderojnë ikjen nga Kosova si zgjidhjen më të mirë. Vetëm gjatë vitin 2012 në vendet e BE-së u paraqitën më shumë se 10 mijë kërkesa për azil duke bërë që Kosova ta zë vendin e 9- të në botë me numrin e azilkërkuesve. Në vend se kjo gjendje të shkojë drejt përmirësimit ajo vetëm sa po përkeqë- sohet edhe më tepër. Gjatë dy javëve të fundit, bazuar nga publikimi i gazetës Zëri, kanë ikur rreth 150 të rinj nga Kosova në Hungari përmes Serbisë për t’u shpërndarë më pas në vendet e tjera evropiane. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ...? Por edhe sikur BE-ja të na ofrojë lib- eralizimin si shpërblim për konce- sionet e bëra ndaj Serbisë duke mos kërkuar nga qeveria të plotësojë kriteret tjera të parashikuara, gjë që nuk do të ndodhë, ne qytetarët nuk kemi si shpresojmë shumë. Edhe pse me liberalizimin e vizave premtohet lëvizja e lirë pa viza nëpër vendet e zonës së Shengenit, nga kjo do të përfitojnë më pak se 10 përqindëshi i popullsisë – ata që i kanë mjetet financiare për të udhëtuar, të cilët tashmë veçse janë duke udhëtuar dhe duke shijuar bukuritë e qyteteve evropiane. Ndërsa për pjesën dër- rmuese të popullsisë lëvizja e lirë ku- fizohet me gjendjen ekonomike dhe financiare, që do të thotë se po nuk pate mjaft para për të dëshmuar se mund ta mbash veten gjatë gjithë qën- drimit tënd apo të dëshmosh vendin se ku do të qëndrosh atëherë në bazë të nenit 5.1 Schengen Borders Code ud- hëtimi për në zonën e Shengenit nuk të lejohet. Liberalizimi i vizave do të thotë se qytetarët mund të udhëtojnë pa viza duke u liruar nga procedurat e gjata dhe të shtrenjta për aplikim të vizave. Pra, qytetarët e Kosovës do të kenë mundësi të bëjnë vetëm udhëtime të shkurtëra pa viza në zonën e Shen- genit me të drejtë qëndrimi deri në 90 ditë përbrenda periudhës 6 muajshe. Por liberalizimi i vizave nuk ofron të drejtën e punës në këto vende e as të drejtën për edukim për të cilat ka më së shumti ka nevojë rinia e Kosovës. Kosova ballafaqohet me shumë prob- lem serioze politike, sociale dhe ekonomike kurse qeveria fokusohet në liberalizimin e vizave thua se liberal- izimi i vizave do të rregullonte çdo problem që ka Kosova. Në vend të hapjes së vendeve të reja të punës, per- spektivës ekonomike dhe sociale, pushteti, si gjithmonë joserioz dhe i pasinqertë, na premton liberalizimin e vizave duke shpërfillur gjendjen tonë të mjerueshme. Qytetarët nuk po e shohin liberalizimin e vizave si mundësi për të lëvizur lirshëm si tur- istë por si mundësi për të ndryshuar gjendjen e tyre tashmë të rëndë sociale dhe ekonomike. Dhe, ndryshimi i gjendjes së tyre sociale dhe ekonomike është e pamundshme të realizohet përmes liberalizimit të vizave. Si shembulli më i mirë për këtë mund të marrim qytetarët shqiptar nga Pre- sheva, Bujanoci dhe Medvegja e po ashtu edhe nga Maqedonia të cilët kon- sideruan liberalizimin e vizave si mundësinë më të mirë për të thyer akullin e varfërisë. Në momentin kur Serbisë dhe Maqedonisë ju lejua lëvizja e lirë pa viza, të rinjtë shqiptarë iu vërsulën kufijve me shpresën se atje do të gjejnë punë dhe kushte më të mira për jetë. Apo, siç ishte shprehur një i ri nga Bujanoci “Nuk ka punë...Me ikjen në Perëndim i them lamtumirë skamjes dhe mjerimit”. Ata shkuan dhe e panë se çdo të thotë lib- eralizimi i vizave. Përderisa një numër i qytetarëve vazhdojnë të jetojnë në qendrat e azilit me ndihma sociale me shpresën se shtetet përkatëse do t’iu ofrojnë azilin, pjesa më e madhe e qytetarëve u kthyen prap në vendin e tyre të varfërisë dhe të papunësisë. Pra, liberalizimi përpos që ju mundësoi të udhëtojnë pa viza nuk ju ndihmoi në ndryshimin e gjendjes së tyre të rëndë sociale. Dhe, po e njëjta gjë do të ndodhë edhe me ne. Atëherë, sa ia vlen që t’i besojmë premtimeve boshe të qeverisë se së sh- pejti do të lëvizim pa viza kur qeveria nuk na ka siguruar lëvizjen e lirë në tërë territorin e vendit tonë..., kur qev- eria premton heqjen e vizave pa bërë asnjë përmirësim të gjendjes ekonomike dhe sociale..., kur qeveria nuk e ka luftuar dhe nuk e ka ndër- mend ta luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar sepse kjo i bie që ajo duhet ta luftojë vetveten..., kur qev- eria nuk është në gjendje të sigurojë mirëqenie për qytetarët që i ka brenda e lëre më të sigurojë mirëqenie dhe sig- uri për ata që do të kthehen..., dhe, kur xhepat tonë çdo ditë e më tepër po zbrazen...!? A ia vlen të bëjmë kom- promise të dhimbshme me vendin tonë dhe të ardhmen tonë vetëm për të fituar një liri të lëvizjes pa viza e cila edhe ashtu po na kufizohet nga gjendja jonë ekonomike? Liberalizimi i vizave nuk do ta ndryshoj gjendjen tonë!
  • 19. english faqe 23dossier www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 19
  • 20. forum www.facebook.com/thealbanian.co.uk faqe 20 PROF. DR. SC. AKIL KOCI LE TË JENË KËTA RRESHTA QË, NË PËRVJETORIN E TIJ, PËRKUJTOJNË GJENIUN E MADH TË MUZIKËS KLASIKE – VOLFGANG AMADEUS MOXARTIN “Nuk jam i sigurt që engjëjt kur e kremtojnë Zotin, luajnë muzikën e Bahut; mirëpo me saktësie di se kur mblidhen dhe e luajnë Moxartin, edhe Zoti atëherë ka dëshirë t’i dëgjojë!” Karl Barth (10 maj 1886 - 10 dhjetor 1968, teologu reformator Zviceran, i cili konsiderohet si personalitet i shquar në mesin e mendimtarëve të kr- ishterë, të cilin papa Pio XII e për- shkruan si teologun më të rëndësishëm që nga Toma Akuini e këtej. Të shkru- ash për personalitete të shquara dhe të njohura me përmasa kulmore është nder dhe vështirë: nder pse kur e njeh veten me veprimtarinë dhe krijimtar- inë e tij, ua ofron edhe lexuesve të njëjtën kënaqësi, kurse vështirë pse duhet ta prezantosh me të gjitha vetitë e tija krijuese, hulumtuese për të cilat nuk i dinë apo nuk kanë pasur rastin më parë për ta njohur mirë aktivitetin e tij krijues: artistik, estetik dhe filo- zofik. Këto prirje të personaliteteve të mëdha nuk përfitohen vetëm me veprimtarinë e tyre të madhe lënë njerëzimit, por duhet të çmohet edhe dhuntia e tyre e madhe, sepse ashtu kompletohet krijimtaria e personalitetit artistik që është e domosdoshme të përjetohet jo vetëm si vlerë artistike me nuancat estetike dhe filozofike, po edhe si vlerë e madhe që pleks në vete vlera dhe mesazhe tejkohore. Duke u nisur nga këto postulate s’kemi sesi të mos bindemi se krijimtaria e tyre madhështore shprehet me gjuhën e tyre të goditur duke u gjeneruar në shpirtin e tyre të madh krijues dhe duke prezantuar botën e tyre të madhe krijuese artistike nga të gjitha aspektet: etike, estetike, artistike, filozofike e të tjera. I vetëdijshëm se çdo kohë sjell edhe vulën e vet, kam vendosur që para publikut lexues shqiptar të dal me një libër voluminoz për Volfgangun e vogël, por edhe për Moxartin, krijuesin e madh, i cili na ka lënë shumë “...vepra që ruajnë strukturën e vjetër hajdëniane, e që shpirtërisht tashmë janë të gjitha të përshkruara nga spiri- tualiteti intensiv dhe i pasionuar i Moxartit“ (1. Bernard Paumgartner "Moxart - Dritëhijet e një gjeniu", faqe 342). Ka lindur ditën e diel më 12 janar 1756; ai nuk është fare austriak, sepse ka lindur nën sqetullën e Mbretërisë Romake, i nacionalitetit gjerman. Babai i tij, Leopoldi, me një prirje të madhe muzikore, tërheq vëmendjen e studiuesve për kujdesin ndaj djalit të vet, Moxartit, i vetëdijshëm për tal- entin e madh të tij që ka. Pa mëdyshje ai do të ketë qenë një njeri mjaft i zgjuar dhe Moxarti ka pasur ndaj tij re- spekt tejet të madh. Ai e thotë shtruar se “Menjëherë pas Zotit vjen babai i im!” Pra, Moxarti është, në të gjitha moshat, vogëlush me një talent jashtëzakonisht të madh, që shfaqet dhe imponohet krijues me logjikë të mprehtë, me tinguj muzikorë poetikë, realë dhe imagjinativë. Natyrisht, e gjithë kjo iu shfaq veshit dhe emo- cionit të publikut me interpretim për respekt të madh ndaj tij. Brenda vrushkujve emotivë ndeshet këtu edhe respekti i madh dhe dashuria që shpre- hte Moxarti ndaj babait-prindit të vet dhe ndaj kujdesit të tij të madh, me një dashuri shpirtërore dhe fluide për të birin, Moxartin e madh. Pra, Moxarti, ky njeri me talentin e tij ingjenioz, ka qenë temperament, i laz- druar, kokëfortë, i papërshtatshëm, në njëfarë dore, si thotë Rebe de Obaldia, anëtar i Akademisë franceze “fat- trape”, botë në vete, vetiniciativ, për këtë na flasin edhe shkrimet e shkrim- tarëve të mëdhenj, të cilët i ka bartur fryma dhe shpirti i tij: Herman Hesse, Goethe, Musset, Andrea Suares, Kafka, Stefan Zëeig, Romen Roland, Pierre Jean Jouve, Mauriac. Të dëgjo- jmë onë ata: “Moxarti është fëmijë i ardhur nga një tjetër botë!” Me gjithë atë talentin e tij dhe fundin e tij tragjik e dimë se ka vdekur në mjerim dhe në vetmi... Kurse Einsteini për tërë atë thotë: “Megjithatë ka qenë dhe ka ngelur fëmijë i madh!” Prandaj edhe një herë po e theksoj: të shkruash për person- alitete të shquara siç është Volfgang Amadeus Moxart, është nder, obligim dhe kënaqësi... Dhe me këtë rast nuk duhet të bazohesh në metodën deskrip- tive, por duhet të bazohesh në fakte historike dhe në shkrime dhe kërkime të qëndrueshme analitike, të cilat flasin për krijuesin në fjalë, pra duhet të anal- izosh dhe të studiosh në thellësi dhe në gjerësi të bukurën e artit të tij, do të thotë të përjetosh, ta ndiesh emocionin e veprës së tij në vetvete. E, tash kur e kemi fjalën për Moxartin dhe veprën e tij (titullin e këtij libri për të e kemi huazuar nga Rikard Vagneri si autor i motos “Moxarti - gjeni i ngrohtë drite dhe dashurie”), duhet pasur kujdes se çdo vepër e tija është religjion, ku pos vlerës estetike të bazuar në fakte his- torike, ruan edhe dimensionin filo- zofik. Në këtë dimension mund të vërejmë ambiguitetin ekstrem të rrjed- have të llojllojshme duke filluar nga ato morale, sociale, filozofike, estetike dhe të tjera. Raporte të shumta ekzis- tojnë në jetën krijuese të gjeniut Moxart, mirëpo ne duhet në këtë vështrim të kërkojmë realen, bazuar në estetikën psikologjike dhe gjatë kon- templacionit, korrelacionit, pra, përmes vështrimit dhe analizës duhet të kërkojmë thelbin e veprës, sepse psikologjia e gjeniut dhe e invencionit të tij paraqet “psikologji të adhurimit, të shijes dhe të vlerësimit. Në librat e shumtë që kam lexuar dhe shfletuar për të lirisht mund të konsta- toj se mendimet për të janë shprehje të autorëve të ndryshëm... dhe nuk ka mendime të sakta, ngase që të gjitha këto vepra janë vepra unike jo vetëm për nga të shtruarit e lëndës, por edhe për kah përmbajtja. Nuk janë të ng- jashme me njëra-tjetrë - pos datat e lindjes dhe të vdekjes. Çdo libër për Moxartin shtron probleme nga kënd- shikimi i autorit, prandaj çdo artist kri- jues është një vlerësues i së “vërtetës”, të cilën ai e sheh dhe e ndien. Sipas mendimit tim prej librave dhe studimeve sa kam lexuar për të, me më shumë kompetenca për jetën dhe kri- jimtarinë e Moxartit si dhe për reflek- sionin filozofik mbi artin e këtij gjeniu, është libri i profesori dhe muzikologut austriak Bernar Paumgartner (1887- 1971), i cili në shtrimin e lëndës ka kërkuar që studimi i veprës së Moxar- tit të gjejë të bukurit e këtij arti në as- pektin deduktiv dhe induktiv. Ky në librin me titull “Moxart - dritëhijet e një gjeniu”, me më shumë se 470 faqe, sjell një vepër plot ndjesi me fakte dhe me analiza nga të gjitha aspektet, të cilat i përmendëm më sipër. Ky libër është shkruar në fillim të shekullit të kaluar, kurse është botuar me 1922 nga Atlantis Verlag nga Zurich (Cyrihu) und Freiburg in Breis- gau, është shqipëruar nga Dritan Koka, kurse e ka botuar Dritani, Tiranë 2007. Me lejoni të konstatoj se kjo vepër e artit dhe mbi artin e veprave të Moxar- tit, si zakonisht, gjatë kohës sa jetoi Moxarti qe e panjohur për të gjallët e tij, siç ka ndodhur edhe me emrat e kri- juesve të tjerë dhe mu për këtë vlera e këtij libri ka peshën e vet të madhe, sepse për publikun e kohës mbante në vete jo vetëm një pasuri, por i tejkalonte mundësitë e kuptimit të saj, pra ishte një vepër ideale. Sidoqoftë ne nuk do të ndalemi më për ta analizuar vlerën që ka ky libër, por do t’i qasemi dhe do të flasim për krijimtarinë e Moxartit. Ne do të mundohemi ta paraqesim mbarë veprën dhe jetën e Moxartit duke u ndalur posaçërisht në veprat e tija kryesore, sepse as vendi e as koha nuk na lejojnë të zgjerohemi shumë. Në pikat do ta shfaq mendimin tim për ato vepra panoramike. Analizat e mia do të përputhen (më e saktë do të ishte të thuhej: do të shkoj gjurmëve të tyre) me ato të muzikologëve në li- brat e tyre, të cilat i kam lexuar me shumë-shumë kujdes. Muzikologët e ndryshëm kanë nxjerrë në shesh disa pika të rëndësishme sa i përket krijimtarisë së tij përkitazi me definicionin e tyre dhe me raportet e tyre, prandaj do të marrim në shqyrtim vetëm faktet si argumente të fuqishme të shënimeve implicite apo eksplicite apo edhe tërësi faktesh për të arrritur në mënyrë të saktë në lidhjet me modernitetin e tyre të kohës në të cilën krijoi Moxarti. Për t'iu përgjigjur kërkesave të kohës së tij, shikuar nga këndvështrimi i sotëm, koncepti i tillë duhet të përcak- tojë pamjen artistike dhe shkencore të krijimtarisë së tij, nëse nuk kërkon me guxim pikëmbështetjen në sferën irra- cionale, sepse kultura e krijimtarisë së tij, shprehjet, t’i quajmë abstrakte, të kërkesave të kohës sikur na sjellin një paradoks që i vë në pah të gjitha ato el- emente muzikore, por rrallëherë i anal- izon deri në rrënjët e tij duke kaluar prej imagjinares në reale, bazuar në procese shumë kom- plekse, tashmë të cekura të një substi- tuimi, të zhvendosjes në raportet ligjëri- more. Shtrohet me të drejtë një pyetje e do- mosdoshme se në çfarë konteksti duhet shikuar kohën dhe krijimtarinë e tij? Ajo që na habit është af- tësia e tij krijuese! Kjo të bën ta shohësh si model: sepse efe- merja aparente, pikërisht si dukje e tejdukshme dhe e dukshme, paraqitet e qëndrueshme, for- male, rigoroze, pran- daj në veprat e tija simfonike hasim në një “simfonizëm të pastër orkestral". Moxarti, gjatë kësaj periudhe, iu kthye sërish me tri punime, domethënë me Sim- foninë në sol ,si bemol dhe do-max- hore K318,319, dhe 338 vepra të stuhishme, plot me energji tematike dhe të këndueshme të ëmbël, që vetëm një hap i ndan nga pjekuria e plotë e viteve të fundit”. Me të drejtë thotë Ça- jkovski: Moxarti është... krishti i muzikës. Prandaj sot kur në tërë rruzullin tokë- sor, pa dallime, qofshin politike, ekonomike apo fetare, në tërë botën është kremtuar 250-vjetori i lindjes së gjeniut të madh muzikor Volfgang Amadeus Moxart dhe këto vite janë shpallur si vite të Moxartit gjë që i bëhet nderim, pa dyshim, krijuesit më të dalluar muzikor për të cilin Gete pati thënë: ,,Fenomeni Moxart nuk është e mundur të shpjegohet". Sipas vlerësimeve të historianëve, muzikologëve, kompozitorët në ran- glistën e tyre zënë: vendin e dytë men- jëherë pas Bahut, për të cilin Shumani thotë: ,,Muzika i ka borxh Bahut, po aq sa feja qe i a ka borxh themeluesit të saj..." E, për Moxartin thonë se është i njohur si talent i natyrshëm - gjeni muzikor, dhe çështje në vete është se a zë vend edhe në hierarkinë e talenteve natyrore si gjeni artistik. Sidoqoftë, të gjithë pajtohen me një konstatim se ai i ka lënë krijimtarisë muzikore botërore një opus shumë të madh, në të gjitha format muzikore, në të gjitha gjinitë, por edhe me vlera të larta. Jetoi gjithsej 35 vjet, dhe krijimtaria e tij muzikore e nxë vendin e merituar në krijimtarinë muzikore botërore. Mu për ketë Robert Shumani me një rast thotë: ,,Në botë ekziston diçka për të cilën nuk mund të thuhet asgjë më tepër, e aty bëjnë pjesë Simfonia e Moxartit, në C-maxhore, veprat e shumta të Shekspirit dhe krijimtaria e Bethovenit,,. I njohuri Jozef Hajdni e rendit Moxartin ndër kompozitorët më të mirë, ndër ata të cilët ai i ka njohur në atë kohë. Kur ta shikosh sasinë krijimtarisë tij, do ta shohësh se për aq pak vjet të jetës, ka krijuar një numër shumë të madh të veprave: 41 simfoni, 28 kuar- tete harkore, dhjetë kuinte instrumen- tale, 17 sonata për piano, 43 dy sonata për violinë, 27 koncerte për piano, 40 divertimente dhe serenada, 19 mesha, 42 arie dhe shumë e shumë këngë! Po të kishte jetuar gjatë sa, bie fjala, Verdi dhe disa të tjerë, a thua sa dhe çfarë muzike kishte kompozuar? Prej 41 simfonive, sa i ka kompozuar, tri të fundit bëjnë pjesë në mesin e 20 simfonive më të mira botërore, kurse për operën ,,Don Giovanni", profe- sionistët e konsiderojnë se është më e mira, kurse për ,,Fyellin Magjik", dashamirët e operës së këtij gjiniu hyjnor, e çmojnë edhe më të mirë. Koncertet e shumta pianistike, gjithsej 27 të kompozuara, edhe pse nuk ka qenë ,,fahu" i tij, mendojnë se janë ato veprat kapitale dhe margaritarë të lit- eraturës së pakrahasueshme pianistike dhe mu për ketë e kanë quajtur Mbret i koncerteve pianistike. Dallohen kon- certet nr. 14-K.499, nr. 15K. 450 dhe të tjerat. Muzikologët mendojnë se pi- anoja ka qenë instrumenti më i dashur i tij. Për këtë instrument ka kompozuar shumë kompozime, kurse më i suk- sesshmi është, pa dyshim, Fantazia në c-minore K.475, e cila më së shumti ekzekutohet me Sonatën nr.14 K.457 plot pasion dhe epsh ua tejkalon te gjithave dhe i lë nën hije sonatat e Be- tovenit. Muzika kamertale po ashtu zë një vend të dalluar në krijimtarinë e tij. Më se tridhjetë kuartetet e tija i përshkruajnë si bukuri të pastra dhe të gëzuara, kurse ato gjashtë kushtuar mikut të vet, Ha- jdnit, konsiderohen si më të bukurat, edhe pse për një nuancë kanë qenë kuartetet e Hajdnit, Betovenit e Bram- sit më të suksesshme. Kompozitorët e shumtë, duke përfshirë edhe ata më të njohurit, ndoshta ndon- jëherë me veprat e tyre kanë arritur qiellin, për Moxartin thonë se ka ard- hur nga qielli. Prandaj le të jenë edhe këta rreshta përkujtim që hyjnizojnë gjeniun e madh të muzikës klasike duke shënuar edhe ne si gazetë ketë përvjetor të madh, sepse ai i dha jetë muzikës. *Nga libri më i ri në dorëshkrim i autorit Moxarti ky gjeni i ngrohtë