SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  5
Télécharger pour lire hors ligne
LAW. TAX. TRANSPARENCY
_____________________________________________________________________
Him Kolli st, P.48, apt.21
altax@consultant.com
www.al-tax.org
Tirana, ALBANIA
Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin
Interesi në efektivitetin e stimujve tatimorë për Kërkim dhe Zhvillim1
(R&D) është
shoqëruar nga një nxitje e fortë e politikës fiskale botërore, si pasojë e krizës financiare.
Kriza financiare ka detyruar shumë qeveri për të zbatuar masa të ashpra për
konsolidimin fiskal. Kjo ka rritur ndër të tjera edhe urgjencën për të balancuar
shpenzimet për politikën kërkimore kundrejt shpenzimeve për politikat e tjera.
Pse?
Mendoj, se ka një tjetër arsye që i detyron të ndryshojnë disi politikën e masave
konsoliduese.
Kjo arsye është rënia e aktivitetit ekonomik duke e bërë edhe më shumë të nevojshme
gjetjen e burimeve të reja të rritjes ekonomike. Në mbështetje të këtij qëllimi ekonomik
janë bërë politikë e ditës dhe duke u përhapur gjerësisht skemat nxitëse tatimore në
respekt të R&D.
Kjo tendencë e politikës fiskale është më e organizuar dhe e strukturuar në ekonomitë e
zhvilluara, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë dhe në vendet e BE-së.
1
Kërkimet shkencore sipas llojeve janë:
Kërkimi bazë quhet puna eksperimentale ose teorike e ndërmarrë kryesisht për të fituar njohuri të reja
mbi bazat themelore të dukurive dhe fakteve të vrojtueshme, pa pasur parasysh ndonjë zbatim apo
përdorim të caktuar.
Kërkim i zbatuar quhet hulumtimi origjinal i ndërmarrë për të fituar gjithashtu njohuri të reja. Por ai
është i drejtuar kryesisht në arritjen e qëllimeve ose objektivave praktike të caktuara.
Zhvillim eksperimental quhet puna sistematike e ndërmarrë mbi bazën e njohurive ekzistuese të fituara
nga kërkimi dhe /ose eksperienca praktike, që është e drejtuar në prodhimin e materialeve, produkteve
ose pajisjeve të reja, në futjen e proceseve, sistemeve dhe shërbimeve të reja, ose në përmirësimin
rrënjësor të atyre të prodhuara ose të futura mëparë
LAW. TAX. TRANSPARENCY
_____________________________________________________________________
Him Kolli st, P.48, apt.21
altax@consultant.com
www.al-tax.org
Tirana, ALBANIA
Vetëm Gjermania dhe Estonia aktualisht nuk kanë një politikë fiskale, që aplikohet direkt
në nxitjen e inovacionit.
Edhe pse stimujt tatimorë nuk dallojnë nga stimujt për politikat e zhvillimit ekonomik,
ato janë larg nga strategjia për një sistem kërkimor dhe zhvillimi. Stimujt tatimorë duhet
të jenë domosdoshmërisht me zhvillimet specifike të tregut dhe inovacionit të duhur për
zhvillimin e tij.
Shpenzimet e zbritshme nga të ardhurat e tatueshme janë politika më popullore aktuale
për nxitjen e R&D, të ndjekura nga njohja për pjesën më të madhe të tyre, si shpenzime
të njohura. Politika stimuluese të tjera, nxitin një normë amortizimi të shpenzimeve për
R&D më të lartë se normat e zakonshme.
Shumica dërrmuese e stimujve tatimorë janë të bazuara në tatimin mbi fitimin
korporativ, ndërsa disa vende kanë stimuj (shtesë) që zbatohen për kontributet e
sigurimeve shoqërore dhe / ose tatimin e pagave, Tatimi mbi inidividin do të ishte me
bazë më të gjerë, për sa kohë individët do preferonin ti financonin kërkimet e tyre me
burimet e veta, ose të ndihmuar me fonde nga organizatat dhe investitorët privatë.
Përfitimet tatimore që aplikohen për të ardhurat nga inovacionet (kryesisht patentat)
janë duke u rritur si në numër, por edhe në tipet e patentave që regjistrohen. Në këto
momente, njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së kanë ofruar ulje të tatimit mbi fitimin
korporativ, për të ardhura që rezultojnë nga pronësia intelektuale, si dhe ulje për
tatimin mbi të ardhurat personale për rastet e të vetëpunësuarve.
Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit politikat fiskale janë zhvendosur nga stimujt tatimorë
që zbatohen vetëm për shpenzimet e lidhura me kërkime specifike të R&D (skema për
LAW. TAX. TRANSPARENCY
_____________________________________________________________________
Him Kolli st, P.48, apt.21
altax@consultant.com
www.al-tax.org
Tirana, ALBANIA
kërkim specifik) drejt stimujve që vlejnë për shpenzimet në përgjithësi për R&D (skemat
bazuar te volumi i shpenzimeve kërkimore). Aktualisht, vetëm disa vende kanë në
zbatim ende stimuj tatimore të lidhura ngushtësisht me R&D specifike. Zakonisht sot
stimujt mbështeten mbi një model të kombinuar midis skemës specifike të shpenzimeve
kërkimore me skemën e bazuar te volumi i tyre.
Ndërsa, stimujt janë në thelb një instrument i politikës fiskale te shtetit, duke mos
qëlluar shpesh në shënjestër me orientimin drejt cilësisë, grupe specifike të bizneseve
kanë filluar të shpenzojnë më shumë fonde të vetat për këtë qëllim. Shteti duhet të
drejtojë vëmendjen pa u menduar gjatë dhe të të fokusohet qartë me politikën e duhur
drejt segmenteve dhe grupeve të caktuara të biznesit dhe shoqërisë. Publiku nga njera
anë, por edhe njësitë kërkimore dhe zhvillimore nga ana tjetër duhet të jenë të
informuara mbi të rejat shkencore dhe të kenë një nevojshmëri të lidhur ngushtë midis
instituteve me fonde publike dhe atyre me fonde private.
Zhvillimi i njohurive dhe inovacioneve në shoqëritë e mëdha tregon se edhe aktualisht
ato i tejkalojnë në sasi ato të firmave të vogla. Ky konstatim gjithsesi tregon, për
rezervat dhe potencialet që kanë bizneset e mesme dhe të vogla, si dhe individë të
spikatur për të përfituar më shumë nga stimujt e taksave.
Praktika botërore tregon, se në disa vende në mënyrë të qartë janë synuar ndërmarrjet
e vogla dhe të mesme. Disa vende të tjera synojnë shoqëritë e reja. Në vende të tjera,
stimujt e taksave janë të diferencuara edhe në bazë të statusit ligjor. Për shembull, disa
skema përfitimi tatimore aplikohen vetëm për shoqëritë e huaja, siç ndodh në Kanada.
Shumica e vendeve vendosin një tavan në shumën që bizneset mund të shpenzojnë dhe
në disa vende zgjerimi i skemës lejohet sipas masës së shpenzimeve R&D të biznesit.
LAW. TAX. TRANSPARENCY
_____________________________________________________________________
Him Kolli st, P.48, apt.21
altax@consultant.com
www.al-tax.org
Tirana, ALBANIA
Përdorimi i gjerë i stimujve tatimorë për R&D në kohën e rënies ekonomike ngre pyetjen
se sa efektive janë këto instrumente të politikës fiskale? Shumica dërrmuese e
studimeve arrijnë në përfundimin se përfitimi nga tatimi për shpenzime të kryera për
R&D janë efektive në stimulimin e investimeve në rritje drejt R&D.
Vlerësimet e madhësisë së këtij efekti janë gjerësisht divergjente dhe nuk janë
gjithmonë të krahasueshme në vende te ndryshme për shkak të dallimeve në
metodologji. Studime rigoroze prezantojnë konkluzionin se një Euro lehtësim në
detyrimet e tatim fitimit apo tatimit mbi të ardhurat personale ndikon në rritjen e
shpenzimeve për qëllime R&D me më shumë se një euro.
Nëse mund të flitet më tej se sa funksionojnë stimulimet tatimore për R&D, kjo në fund
të fundit varet nga fakti sa inovative janë produktet, shërbimet dhe proceset e
prodhimit që dalin në treg. Megjithatë, ne kemi pak studime dhe të dhëna në lidhje me
ndikimin e stimujve tatimorë për R&D në drejtim të inovacionit dhe produktivitetit. Këto
pak studime të kufizuara konkludojnë se stimujt tatimorë për R&D kanë një ndikim
pozitiv te to.
Përvojat më të mira tregojnë
Krahasimi i efektivitetit të stimujve tatimorë për R&D nëpër vende të ndryshme është
një detyrë sfiduese. Shumica e stimujve tatimore për R&D nuk janë vlerësuar nga
pikëpamja sasiore, duke e bërë të pamundur krahasimin e tyre direkt. Për më tepër,
stimuj të ngjashëm tatimore R&D mund të kenë ndikime shumë të ndryshme për shkak
të dallimeve në kushtet në të cilat janë aplikuar.
LAW. TAX. TRANSPARENCY
_____________________________________________________________________
Him Kolli st, P.48, apt.21
altax@consultant.com
www.al-tax.org
Tirana, ALBANIA
Stimujt tatimorë R&D tregojnë heterogjenitet në planet e tyre dhe praktikat
organizative. Zbritjet e tatimeve dallojnë nga njohja në pjesën më të madhe të tyre, si
shpenzime të njohura, si dhe nga norma e lartë e amortizimit kryesisht për shkak të
rezultatit të tyre më të lartë në qëllimin e politikës së zbatuar. Heterogjeniteti i
praktikave jo vetëm që është i pranishëm në mes të llojeve të stimujve të taksave, por
madje dallimet mes skemave të të njëjtit tip janë edhe të mëdha.
Heterogjeniteti në tiparet e stimujve të taksave ka gjasa për të reflektuar ndryshimet në
karakteristikat e vendit (si sistemet e inovacionit dhe normat e taksave), por edhe
brenda vendeve ka nganjëherë një mospërputhje të madhe në mes të instrumentit me
efektivitet të lartë dhe instrumentit me efektivitet të ulët. Kjo situatë sugjeron se ka
mundësi të konsiderueshme për përmirësimin e stimujve tatimorë për R&D në gjithë
vendet, e vecanërisht në vendet e Bashkimit Evropian, specifikisht në lidhje me
organizimin dhe fushëveprimin e stimujve tatimorë.
Debatet publike dhe politike do të kishin një tjetër drejtim moral dhe produktiv nëse do
të mbështeten në kërkimin shkencor, si mbështetje thelbësore që ofron zgjidhje
cilësore. Kërkimi shkencor dhe inovacioni duhet të jenë qendra e drejtimit të motorrit të
zhvillimit ekonomik dhe social. Kërkimi shkencor dhe inovacioni duhet të jenë të
orientuar drejt politikave me interes për vendin, dhe që së bashku në një mozaik të
formojnë një panoramë të plotë zhvillimore sociale dhe ekonomike, duke u integruar
me njëra-tjetrën. Universitetet mund të identifikojnë zhvillime interesante në ambiente
dhe situata të paparashikuara dhe të prodhojnë me to zgjidhje praktike për
problematika madhore, sepse universitetet kanë gjerësi dhe autonomi veprimi.
Por, rrjeti i njësive të kërkim zhvillimit është një univers që nuk mbaron...
AL Tax Center, Maj 2015

Contenu connexe

En vedette

Trabajo col# 2 horticultira
Trabajo col# 2 horticultiraTrabajo col# 2 horticultira
Trabajo col# 2 horticultiraarlexvalo
 
Présentation tfe master 2 chrna3
Présentation tfe master 2 chrna3Présentation tfe master 2 chrna3
Présentation tfe master 2 chrna3189486
 
PURE LOVE CALL FOR GIN. KT AND THE WORLD
PURE LOVE CALL FOR GIN. KT AND THE WORLDPURE LOVE CALL FOR GIN. KT AND THE WORLD
PURE LOVE CALL FOR GIN. KT AND THE WORLDJohan Hendriks
 
Service station attendant performance appraisal
Service station attendant performance appraisalService station attendant performance appraisal
Service station attendant performance appraisalcallumrodriguez222
 
Giao trinh html
Giao trinh htmlGiao trinh html
Giao trinh htmlkimaruta
 

En vedette (6)

Trabajo col# 2 horticultira
Trabajo col# 2 horticultiraTrabajo col# 2 horticultira
Trabajo col# 2 horticultira
 
QRent
QRentQRent
QRent
 
Présentation tfe master 2 chrna3
Présentation tfe master 2 chrna3Présentation tfe master 2 chrna3
Présentation tfe master 2 chrna3
 
PURE LOVE CALL FOR GIN. KT AND THE WORLD
PURE LOVE CALL FOR GIN. KT AND THE WORLDPURE LOVE CALL FOR GIN. KT AND THE WORLD
PURE LOVE CALL FOR GIN. KT AND THE WORLD
 
Service station attendant performance appraisal
Service station attendant performance appraisalService station attendant performance appraisal
Service station attendant performance appraisal
 
Giao trinh html
Giao trinh htmlGiao trinh html
Giao trinh html
 

Similaire à Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin

Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriKapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriALTAX Consulting
 
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomik
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomikKërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomik
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomikALTAX Consulting
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijnakije.kida
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëriALTAX Consulting
 
Biznes nderkombetar Ligjerata -4
Biznes  nderkombetar Ligjerata -4Biznes  nderkombetar Ligjerata -4
Biznes nderkombetar Ligjerata -4Zana Agushi
 
Biznes nderkombetar Ligjerata-4
Biznes  nderkombetar Ligjerata-4Biznes  nderkombetar Ligjerata-4
Biznes nderkombetar Ligjerata-4Zana Agushi
 
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në ShqipëriPasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në ShqipëriALTAX Consulting
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipALTAX Consulting
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Jonida Muci
 
Efektet e reformës tatimore
Efektet e reformës tatimoreEfektet e reformës tatimore
Efektet e reformës tatimoreALTAX Consulting
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017ALTAX Consulting
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateALTAX Consulting
 
international finance
international financeinternational finance
international financeLabinot Aliu
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016ALTAX Consulting
 
Raporti progresit 2013 2014-2015
Raporti progresit 2013 2014-2015Raporti progresit 2013 2014-2015
Raporti progresit 2013 2014-2015ALTAX Consulting
 
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016ALTAX Consulting
 
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toTë ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toALTAX Consulting
 

Similaire à Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin (20)

Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriKapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
 
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomik
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomikKërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomik
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomik
 
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tijTatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
Tatimi i vleres se shtuar ecuria dhe karakteristikat e tij
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
 
Biznes nderkombetar Ligjerata -4
Biznes  nderkombetar Ligjerata -4Biznes  nderkombetar Ligjerata -4
Biznes nderkombetar Ligjerata -4
 
Biznes nderkombetar Ligjerata-4
Biznes  nderkombetar Ligjerata-4Biznes  nderkombetar Ligjerata-4
Biznes nderkombetar Ligjerata-4
 
Barra tatimore 2015
Barra tatimore 2015Barra tatimore 2015
Barra tatimore 2015
 
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në ShqipëriPasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
Pasiguria e privatizimit të taksave në Shqipëri
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
 
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
Ndikimi i politikes fiskale ne permiresimin e ekonomise shqiptare. pdf.
 
Efektet e reformës tatimore
Efektet e reformës tatimoreEfektet e reformës tatimore
Efektet e reformës tatimore
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
 
international finance
international financeinternational finance
international finance
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Politika fiskale
Politika fiskalePolitika fiskale
Politika fiskale
 
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
Raporti progresit 2013 2014-2015
Raporti progresit 2013 2014-2015Raporti progresit 2013 2014-2015
Raporti progresit 2013 2014-2015
 
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
Dita e Lirisë Fiskale në Shqipëri, 2016
 
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toTë ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
 

Plus de ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016ALTAX Consulting
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjesALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadeALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat socialeALTAX Consulting
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaALTAX Consulting
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivALTAX Consulting
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017 ALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEALTAX Consulting
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisALTAX Consulting
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitALTAX Consulting
 

Plus de ALTAX Consulting (20)

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
 

Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin

  • 1. LAW. TAX. TRANSPARENCY _____________________________________________________________________ Him Kolli st, P.48, apt.21 altax@consultant.com www.al-tax.org Tirana, ALBANIA Stimuj tatimorë për Kërkimin dhe Zhvillimin Interesi në efektivitetin e stimujve tatimorë për Kërkim dhe Zhvillim1 (R&D) është shoqëruar nga një nxitje e fortë e politikës fiskale botërore, si pasojë e krizës financiare. Kriza financiare ka detyruar shumë qeveri për të zbatuar masa të ashpra për konsolidimin fiskal. Kjo ka rritur ndër të tjera edhe urgjencën për të balancuar shpenzimet për politikën kërkimore kundrejt shpenzimeve për politikat e tjera. Pse? Mendoj, se ka një tjetër arsye që i detyron të ndryshojnë disi politikën e masave konsoliduese. Kjo arsye është rënia e aktivitetit ekonomik duke e bërë edhe më shumë të nevojshme gjetjen e burimeve të reja të rritjes ekonomike. Në mbështetje të këtij qëllimi ekonomik janë bërë politikë e ditës dhe duke u përhapur gjerësisht skemat nxitëse tatimore në respekt të R&D. Kjo tendencë e politikës fiskale është më e organizuar dhe e strukturuar në ekonomitë e zhvilluara, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë dhe në vendet e BE-së. 1 Kërkimet shkencore sipas llojeve janë: Kërkimi bazë quhet puna eksperimentale ose teorike e ndërmarrë kryesisht për të fituar njohuri të reja mbi bazat themelore të dukurive dhe fakteve të vrojtueshme, pa pasur parasysh ndonjë zbatim apo përdorim të caktuar. Kërkim i zbatuar quhet hulumtimi origjinal i ndërmarrë për të fituar gjithashtu njohuri të reja. Por ai është i drejtuar kryesisht në arritjen e qëllimeve ose objektivave praktike të caktuara. Zhvillim eksperimental quhet puna sistematike e ndërmarrë mbi bazën e njohurive ekzistuese të fituara nga kërkimi dhe /ose eksperienca praktike, që është e drejtuar në prodhimin e materialeve, produkteve ose pajisjeve të reja, në futjen e proceseve, sistemeve dhe shërbimeve të reja, ose në përmirësimin rrënjësor të atyre të prodhuara ose të futura mëparë
  • 2. LAW. TAX. TRANSPARENCY _____________________________________________________________________ Him Kolli st, P.48, apt.21 altax@consultant.com www.al-tax.org Tirana, ALBANIA Vetëm Gjermania dhe Estonia aktualisht nuk kanë një politikë fiskale, që aplikohet direkt në nxitjen e inovacionit. Edhe pse stimujt tatimorë nuk dallojnë nga stimujt për politikat e zhvillimit ekonomik, ato janë larg nga strategjia për një sistem kërkimor dhe zhvillimi. Stimujt tatimorë duhet të jenë domosdoshmërisht me zhvillimet specifike të tregut dhe inovacionit të duhur për zhvillimin e tij. Shpenzimet e zbritshme nga të ardhurat e tatueshme janë politika më popullore aktuale për nxitjen e R&D, të ndjekura nga njohja për pjesën më të madhe të tyre, si shpenzime të njohura. Politika stimuluese të tjera, nxitin një normë amortizimi të shpenzimeve për R&D më të lartë se normat e zakonshme. Shumica dërrmuese e stimujve tatimorë janë të bazuara në tatimin mbi fitimin korporativ, ndërsa disa vende kanë stimuj (shtesë) që zbatohen për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe / ose tatimin e pagave, Tatimi mbi inidividin do të ishte me bazë më të gjerë, për sa kohë individët do preferonin ti financonin kërkimet e tyre me burimet e veta, ose të ndihmuar me fonde nga organizatat dhe investitorët privatë. Përfitimet tatimore që aplikohen për të ardhurat nga inovacionet (kryesisht patentat) janë duke u rritur si në numër, por edhe në tipet e patentave që regjistrohen. Në këto momente, njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së kanë ofruar ulje të tatimit mbi fitimin korporativ, për të ardhura që rezultojnë nga pronësia intelektuale, si dhe ulje për tatimin mbi të ardhurat personale për rastet e të vetëpunësuarve. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit politikat fiskale janë zhvendosur nga stimujt tatimorë që zbatohen vetëm për shpenzimet e lidhura me kërkime specifike të R&D (skema për
  • 3. LAW. TAX. TRANSPARENCY _____________________________________________________________________ Him Kolli st, P.48, apt.21 altax@consultant.com www.al-tax.org Tirana, ALBANIA kërkim specifik) drejt stimujve që vlejnë për shpenzimet në përgjithësi për R&D (skemat bazuar te volumi i shpenzimeve kërkimore). Aktualisht, vetëm disa vende kanë në zbatim ende stimuj tatimore të lidhura ngushtësisht me R&D specifike. Zakonisht sot stimujt mbështeten mbi një model të kombinuar midis skemës specifike të shpenzimeve kërkimore me skemën e bazuar te volumi i tyre. Ndërsa, stimujt janë në thelb një instrument i politikës fiskale te shtetit, duke mos qëlluar shpesh në shënjestër me orientimin drejt cilësisë, grupe specifike të bizneseve kanë filluar të shpenzojnë më shumë fonde të vetat për këtë qëllim. Shteti duhet të drejtojë vëmendjen pa u menduar gjatë dhe të të fokusohet qartë me politikën e duhur drejt segmenteve dhe grupeve të caktuara të biznesit dhe shoqërisë. Publiku nga njera anë, por edhe njësitë kërkimore dhe zhvillimore nga ana tjetër duhet të jenë të informuara mbi të rejat shkencore dhe të kenë një nevojshmëri të lidhur ngushtë midis instituteve me fonde publike dhe atyre me fonde private. Zhvillimi i njohurive dhe inovacioneve në shoqëritë e mëdha tregon se edhe aktualisht ato i tejkalojnë në sasi ato të firmave të vogla. Ky konstatim gjithsesi tregon, për rezervat dhe potencialet që kanë bizneset e mesme dhe të vogla, si dhe individë të spikatur për të përfituar më shumë nga stimujt e taksave. Praktika botërore tregon, se në disa vende në mënyrë të qartë janë synuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Disa vende të tjera synojnë shoqëritë e reja. Në vende të tjera, stimujt e taksave janë të diferencuara edhe në bazë të statusit ligjor. Për shembull, disa skema përfitimi tatimore aplikohen vetëm për shoqëritë e huaja, siç ndodh në Kanada. Shumica e vendeve vendosin një tavan në shumën që bizneset mund të shpenzojnë dhe në disa vende zgjerimi i skemës lejohet sipas masës së shpenzimeve R&D të biznesit.
  • 4. LAW. TAX. TRANSPARENCY _____________________________________________________________________ Him Kolli st, P.48, apt.21 altax@consultant.com www.al-tax.org Tirana, ALBANIA Përdorimi i gjerë i stimujve tatimorë për R&D në kohën e rënies ekonomike ngre pyetjen se sa efektive janë këto instrumente të politikës fiskale? Shumica dërrmuese e studimeve arrijnë në përfundimin se përfitimi nga tatimi për shpenzime të kryera për R&D janë efektive në stimulimin e investimeve në rritje drejt R&D. Vlerësimet e madhësisë së këtij efekti janë gjerësisht divergjente dhe nuk janë gjithmonë të krahasueshme në vende te ndryshme për shkak të dallimeve në metodologji. Studime rigoroze prezantojnë konkluzionin se një Euro lehtësim në detyrimet e tatim fitimit apo tatimit mbi të ardhurat personale ndikon në rritjen e shpenzimeve për qëllime R&D me më shumë se një euro. Nëse mund të flitet më tej se sa funksionojnë stimulimet tatimore për R&D, kjo në fund të fundit varet nga fakti sa inovative janë produktet, shërbimet dhe proceset e prodhimit që dalin në treg. Megjithatë, ne kemi pak studime dhe të dhëna në lidhje me ndikimin e stimujve tatimorë për R&D në drejtim të inovacionit dhe produktivitetit. Këto pak studime të kufizuara konkludojnë se stimujt tatimorë për R&D kanë një ndikim pozitiv te to. Përvojat më të mira tregojnë Krahasimi i efektivitetit të stimujve tatimorë për R&D nëpër vende të ndryshme është një detyrë sfiduese. Shumica e stimujve tatimore për R&D nuk janë vlerësuar nga pikëpamja sasiore, duke e bërë të pamundur krahasimin e tyre direkt. Për më tepër, stimuj të ngjashëm tatimore R&D mund të kenë ndikime shumë të ndryshme për shkak të dallimeve në kushtet në të cilat janë aplikuar.
  • 5. LAW. TAX. TRANSPARENCY _____________________________________________________________________ Him Kolli st, P.48, apt.21 altax@consultant.com www.al-tax.org Tirana, ALBANIA Stimujt tatimorë R&D tregojnë heterogjenitet në planet e tyre dhe praktikat organizative. Zbritjet e tatimeve dallojnë nga njohja në pjesën më të madhe të tyre, si shpenzime të njohura, si dhe nga norma e lartë e amortizimit kryesisht për shkak të rezultatit të tyre më të lartë në qëllimin e politikës së zbatuar. Heterogjeniteti i praktikave jo vetëm që është i pranishëm në mes të llojeve të stimujve të taksave, por madje dallimet mes skemave të të njëjtit tip janë edhe të mëdha. Heterogjeniteti në tiparet e stimujve të taksave ka gjasa për të reflektuar ndryshimet në karakteristikat e vendit (si sistemet e inovacionit dhe normat e taksave), por edhe brenda vendeve ka nganjëherë një mospërputhje të madhe në mes të instrumentit me efektivitet të lartë dhe instrumentit me efektivitet të ulët. Kjo situatë sugjeron se ka mundësi të konsiderueshme për përmirësimin e stimujve tatimorë për R&D në gjithë vendet, e vecanërisht në vendet e Bashkimit Evropian, specifikisht në lidhje me organizimin dhe fushëveprimin e stimujve tatimorë. Debatet publike dhe politike do të kishin një tjetër drejtim moral dhe produktiv nëse do të mbështeten në kërkimin shkencor, si mbështetje thelbësore që ofron zgjidhje cilësore. Kërkimi shkencor dhe inovacioni duhet të jenë qendra e drejtimit të motorrit të zhvillimit ekonomik dhe social. Kërkimi shkencor dhe inovacioni duhet të jenë të orientuar drejt politikave me interes për vendin, dhe që së bashku në një mozaik të formojnë një panoramë të plotë zhvillimore sociale dhe ekonomike, duke u integruar me njëra-tjetrën. Universitetet mund të identifikojnë zhvillime interesante në ambiente dhe situata të paparashikuara dhe të prodhojnë me to zgjidhje praktike për problematika madhore, sepse universitetet kanë gjerësi dhe autonomi veprimi. Por, rrjeti i njësive të kërkim zhvillimit është një univers që nuk mbaron... AL Tax Center, Maj 2015