SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  8
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI EKONOMIK
Punim seminarik nga lënda ”Kulturë gjuhe e shkrim akademik”
Tema:
Emri-kategoritë gramatikore te tij
Profesori: E punuan:
Prof.Muhamet Reçica Valmir Nuredini
Prill, 2013
2
Permbajtja
Emri - Kategoritë gramatikore të tij..........................................................................................................3
1.0.Gjinia dhe trajta ..................................................................................................................................3
1.1 Gjinia mashkullore dhe gjinia femërore e emrit.................................................................................4
2.Trajtat e emrit........................................................................................................................................4
3.Numri dhe rasat e emrit.........................................................................................................................5
3.1.Lakimi i emrit ......................................................................................................................................5
3.2.Lakimi i pare........................................................................................................................................6
3.3.Lakimi i dytë........................................................................................................................................6
3.4.Lakimi i tretë .......................................................................................................................................7
4.0.Llojet e emrit.......................................................................................................................................7
Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm ...................................................................................................7
Emrat frymorë dhe jofrymorë...................................................................................................................7
Emrat konkretë dhe abstraktë..................................................................................................................8
Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm .....................................................................................8
3
Emri - Kategoritë gramatikore të tij
Në gjuhësi emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratë (sepse ndryshon gjatë
përdorimit apo gjatë të folurit). që shënon një send apo qenie të gjallë, që
ka gjini, numër dhe rasë. Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra
të përveçëm. Sipas gjinisë emrat mund të jenë të gjinise femerore ose të gjinisë
mashkullore. Emrat mund të jenë në trajtën e shquar ose në trajtën e pashquar. Emrat
lakohen dhe mund të jenë në një nga pesë rasat e ndryshme: emërore, gjinore,
dhanore, kallëzore, rrjedhore.
Onomastika merret me kërkimin shkencor të emrave, ndërsa etimologjia merret me
sqarimin e prejardhjes së emrave.
Kategoritë gramatikore të emrit janë:
1) Gjinia;
2) Trajta;
3) Numri;
4) Rasa;
5) Lakimi;
1.0.Gjinia dhe trajta
• Emri ka tri gjini: mashkullore,femerore dhe asnjanese.
Gjinia e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet morfologjikisht nga
mbaresat që marrin ata në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit:
Emrat mashkullorë marrin mbaresën -i ose –u pershembull: plep-i, mendim-i,
vëlla-i, burr-i (burrë), gjum-i (gjumë), zog-u, dhe-u etj.
Emrat femërorë marrin mbaresën -a ose -ja (këtu është fjala për në radhë të parë
për emrat e përgjithshëm).
Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga gjinia e
personit përkatës, p.sh. Lekë-Leka, Dedë-Deda, Kolë-Kola, janë emra mashkullorë,
megjithëse shkojnë sipas lakimit të emrave femërorë, nga ana tjetër, emra si
Nermin-i, Antigoni etj., janë emra femërorë, megjithëse shkojnë pas lakimit të
emrave mashkullorë.
Po kështu disa emra si axhë-axha, dajë-daja, gegë-gega, toskë-toska, që shënojnë
frymorë të gjinisë mashkullor, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave femërorë,
i përkasin gjinisë mashkullore, janë emra mashkullorë të lakimit të tretë).
Emrat e gjinise asnjanese ne shqipen e sotme jane shume te kufizuar.Kety hyjne disa
emra te prejardhur nga mbiemrat si : te kuq-të,të bardhë-t,të zi-të etj si dhe emrat
foljorë te tipit : te folur-it ,te menduar-it.
4
Disa emra njerëzish e kafshësh si daja,axha,Kola,etj., lakohen si emrat e gjinisë
femërore.Por ata janë emra meshkujsh ,dhe si rrjedhim,mbiemrat i marrin ne
formën e gjinisë femërore.
psh.Daja ishte punëtor i mire.
1.1 Gjinia mashkullore dhe gjinia femërore e emrit
Gjinia mashkullore KY, AI, KËTA,
ATA
Gjinia femërore KJO, AJO, KËTO,
ATO
ky burrë, ai burrë, këta burra, ata burra kjo grua, ajo grua, këto gra, ato gra
ky mësues, ai mësues, këta mësues, ata
mësues
kjo mësuese, ajo mësuese, këto mësuese,
ato mësuese
ky nxënës, ai nxënës, këta nxënës, ata
nxënës
kjo nxënëse, ajo nxënëse, këto
nxënëse,ato nxënëse
ky laps, ai laps, këta lapsa, ata lapsa kjo gomë, ajo gomë, këto goma, ato goma
ky libër, ai libër, këta libra, ata libra kjo fletore, ajo fletore, këto fletore, ato
fletore
2.Trajtat e emrit
Emri ka dy trajta në të cilat lakohet:
• Trajta e shquar (emri përdoret si kryefjalë në fjali);
• Trajta e pashquar (emrit i vëmë një (njëjës) përpara ose ca-disa (shumës) përpara.
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Qytet qyteti
Mal mali
Zog zogu
Shkollë shkolla
Nxënës nxënësi
5
3.Numri dhe rasat e emrit
•Emri mund te jete ne numrin njëjës dhe shumës:
Numri njëjës Numri shumës
një qytet disa qytete
një mal disa male,
një zog disa zogj
një shkollë disa shkolla
një nxënës disa nxënës
Emri lakohet në numrin:njëjës dhe shumës dhe lakohet në rasat:
Emërore;
Gjinore;
Dhanore;
Kallëzore;
Rrjedhore.
3.1.Lakimi i emrit
• Emri ka tri lakime:
• Lakimi i parë, i cili mbaron me (i);
• Lakimi i dytë, i cili mbaron me (u);
• Lakimi i tretë, i cili mbaron me (a-ja).
• Lakimi i parë dhe i dytë përdoren për emrat në gjini mashkullore, kurse lakimi i tretë
përdoret për emrat në gjini femërore.
6
3.2.Lakimi i pare
Numri njëjës
Trajta e pashquar
Trajta e shquar
Emërore: (një) djalë Emërore: djali
Gjinore: i,e (një) djali Gjinore: i,e djalit
Dhanore: (një)djali Dhanore: djalit
Kallëzore: (një)djalë Kallëzore: djalin
Rrjedhore: prej (një)djali Rrjedhore: prej djalit
Numri shumes
Trajta e pashquar
Trajta e shquar
Emërore: (ca) djem Emërore: djemtë
Gjinore: i,e (ca)djemve Gjinore: i,e djemve
Dhanore: (ca)djemve Dhanore: djemve
Kallëzore: (ca)djem Kallëzore: djemtë
Rrjedhore: prej (ca)djemsh Rrjedhore: prej djemve
3.3.Lakimi i dytë
Numri njejës
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Emërore: (nje)zog Emrore: zogu
Gjinore: i,e (nje)zogu Gjinore: i,e zogu
Dhanore: (nje)zogu Dhanore: zogut
Kallëzore: (nje)zog Kallëzore: zogun
Rrjedhore: prej (nje)zogu Rrjedhore: prej zogut
Numri shumës
Trajta e pashquar
Trajta e shquar
Emërore: (ca) zogj Emërore: zogjtë
Gjinore: i,e (ca)zogjve Gjinore: i,e zogjve
Dhanore: (ca)zogjve Dhanore: zogjve
Kallëzore: (ca)zogj Kallëzore: zogjtë
Rrjedhore: prej (ca)zogjsh Rrjedhore: prej zogjve
7
3.4.Lakimi i tretë
Numri njëjës:
Trajta e pashquar
Trajta e shquar
Emërore: (një) vajzë Emërore: vajza
Gjinore: i,e (një)vajze Gjinore: i,e vajzës
Dhanore: (një)vajze Dhanore: vajzës
Kallëzore: (një)vajzë Kallëzore: vajzën
Rrjedhore: prej (një)vajze Rrjedhore: prej vajzës
Numri shumë
Trajta e pashquar Trajta e shquar
Emërore: (ca)vajza Emrore: vajzat
Gjinore: i,e (ca)vajzave Gjinore: i,e vajzave
Dhanore: (ca)vajzave Dhanore: vajzave
Kallëzore: (ca)vajza Kallëzore: vajzat
Rrjedhore: prej (ca)vajzash Rrjedhore: prej vajzave
4.0.Llojet e emrit
• Dallojmë lloje të ndryshme të emrit:
• Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm;
• Emrat frymorë dhe jofrymorë;
• Emrat konkretë dhe abstraktë;
• Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm;
• Emrat përmbledhës dhe të lëndës.
Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm
• Emra të përgjithshëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende në mënyrë të
përgjithshme: djalë, vajzë, mal, kukull etj.
• Emra të përveçëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende të dalluar nga të tjerët që i
përkasin të njëjtës klasë: Korabi (mal), Çufo (derr) etj. Emrat e përveçëm shkruhen
gjithmonë me shkronjë të madhe.
Emrat frymorë dhe jofrymorë
• Emrat frymorë janë emrat që tregojnë qenie të gjalla: vajzë, djalë, macë, luan etj.
• Emrat jofrymorë janë emrat që tregojnë sende jo të gjalla: bankë, laps, libër, tabelë etj.
8
Emrat konkretë dhe abstraktë
• Emrat konkretë janë emrat që tregojnë qenie ose sende që mund të perceptohen
nëpërmjet të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit ose të shijuarit: djalë, lule,
zhurmë, parfum, thartirë etj.
• Emrat abstraktë janë emrat që tregojnë ide ose mendime që nuk mund të perceptohen
me anë të shqisave: besim, dashuri, zemërim etj.
Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm
• Emrat e numërueshëm janë emrat që tregojnë sende ose qenie që mund të
numërohen: pulë, fshatar, macë etj.
• Emrat e panumërueshëm janë emrat që tregojnë sende që paraqiten si një masë e
padallueshëm, si një lëndë e pandashme: oksigjen, hidrogjen, magnez etj.
Emrat përmbledhës dhe të lëndës
• Emrat përmbledhës janë emrat që shënojnë një grup personash ose sende të një lloji:
bota, vegjëlia, rinia, pleqëria, njerëzimi etj.
• Emrat e lëndës janë emrat që emërtojnë një lëndë homogjene që nuk mund të
numërohet. Ata emërtojnë prodhime ushqimore, kultura bujqësore, prodhime kimike etj:
gjalpë, qumësht, kos, grurë, najlon etj.

Contenu connexe

Tendances

iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesssuseree34b8
 
Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Faruk Istogu
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreKlevi Hoxha
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutmelissa cani
 
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Megi Braka
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeAn An
 
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.Numrat e thjeshrte dhe te perbere.
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.Tefik Rika
 
Gramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeGramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeEsat_Imeraj
 
qyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotamiqyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotamiSindi Ramadani
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburFialdoMema
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutmikaela basha
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipeolinuhi
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europianolinuhi
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.ronela hasanaj
 
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREVESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREroni45
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareInternet VloraAlb
 

Tendances (20)

iliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliadesiliada analize , Analize e Iliades
iliada analize , Analize e Iliades
 
Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs
 
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyreDialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
Dialektet e gjuhes shqipe dhe rendesia e tyre
 
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriutNdikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
Ndikimi i mjedisit ne trupin e njeriut
 
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
Konventa mbi te Drejtat e Femijeve
 
Mjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriuMjedisi dhe njeriu
Mjedisi dhe njeriu
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.Numrat e thjeshrte dhe te perbere.
Numrat e thjeshrte dhe te perbere.
 
Gramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeGramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipe
 
qyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotamiqyteterimi i hershem ne mesopotami
qyteterimi i hershem ne mesopotami
 
shkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humburshkrimtaret e brezit te humbur
shkrimtaret e brezit te humbur
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
Pastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipePastrimi i gjuhes shqipe
Pastrimi i gjuhes shqipe
 
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi EuropianShqiperia dhe Bashkimi Europian
Shqiperia dhe Bashkimi Europian
 
Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTAREVESHJET POPULLORE SHQIPTARE
VESHJET POPULLORE SHQIPTARE
 
Muzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptareMuzika popullore ne trevat shqiptare
Muzika popullore ne trevat shqiptare
 
Humanizmi
HumanizmiHumanizmi
Humanizmi
 
Iliret
IliretIliret
Iliret
 

En vedette

Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaPunim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaDriton Nuha
 
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipePunim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipeZekirja Latifi
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori 6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori #MesueseAurela Elezaj
 
Punim kerkimor pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjani
Punim kerkimor  pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjaniPunim kerkimor  pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjani
Punim kerkimor pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjaniVeton Sopjani
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle Anida Ago
 
Marketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregutMarketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregutbujar30
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesXh MedicalTeam
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiVeton Sopjani
 
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)fatonbajrami1
 

En vedette (12)

Punim Seminarik
Punim SeminarikPunim Seminarik
Punim Seminarik
 
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuhaPunim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
Punim seminarik ne Gjuhë dhe letersi shqipe Driton nuha
 
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipePunim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
Punim seminarik-Standardizimi i gjuhës shqipe
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori 6.6.2014                     Projekt:         Hartimi i nje pyetesori
6.6.2014 Projekt: Hartimi i nje pyetesori
 
Punim kerkimor pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjani
Punim kerkimor  pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjaniPunim kerkimor  pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjani
Punim kerkimor pyetesor - paisjet klimatizuese nga veton sopjani
 
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle Pyetësor për matjen e BULIZMIT  ne shkolle
Pyetësor për matjen e BULIZMIT ne shkolle
 
Marketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregutMarketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregut
 
Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomes
 
Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produkti
 
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
MARKETINGU - Dr. Hykmete Bajrami (Pyetje dhe përgjigje)
 

Punim seminarik : Emri

  • 1. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Punim seminarik nga lënda ”Kulturë gjuhe e shkrim akademik” Tema: Emri-kategoritë gramatikore te tij Profesori: E punuan: Prof.Muhamet Reçica Valmir Nuredini Prill, 2013
  • 2. 2 Permbajtja Emri - Kategoritë gramatikore të tij..........................................................................................................3 1.0.Gjinia dhe trajta ..................................................................................................................................3 1.1 Gjinia mashkullore dhe gjinia femërore e emrit.................................................................................4 2.Trajtat e emrit........................................................................................................................................4 3.Numri dhe rasat e emrit.........................................................................................................................5 3.1.Lakimi i emrit ......................................................................................................................................5 3.2.Lakimi i pare........................................................................................................................................6 3.3.Lakimi i dytë........................................................................................................................................6 3.4.Lakimi i tretë .......................................................................................................................................7 4.0.Llojet e emrit.......................................................................................................................................7 Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm ...................................................................................................7 Emrat frymorë dhe jofrymorë...................................................................................................................7 Emrat konkretë dhe abstraktë..................................................................................................................8 Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm .....................................................................................8
  • 3. 3 Emri - Kategoritë gramatikore të tij Në gjuhësi emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratë (sepse ndryshon gjatë përdorimit apo gjatë të folurit). që shënon një send apo qenie të gjallë, që ka gjini, numër dhe rasë. Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm. Sipas gjinisë emrat mund të jenë të gjinise femerore ose të gjinisë mashkullore. Emrat mund të jenë në trajtën e shquar ose në trajtën e pashquar. Emrat lakohen dhe mund të jenë në një nga pesë rasat e ndryshme: emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore. Onomastika merret me kërkimin shkencor të emrave, ndërsa etimologjia merret me sqarimin e prejardhjes së emrave. Kategoritë gramatikore të emrit janë: 1) Gjinia; 2) Trajta; 3) Numri; 4) Rasa; 5) Lakimi; 1.0.Gjinia dhe trajta • Emri ka tri gjini: mashkullore,femerore dhe asnjanese. Gjinia e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet morfologjikisht nga mbaresat që marrin ata në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit: Emrat mashkullorë marrin mbaresën -i ose –u pershembull: plep-i, mendim-i, vëlla-i, burr-i (burrë), gjum-i (gjumë), zog-u, dhe-u etj. Emrat femërorë marrin mbaresën -a ose -ja (këtu është fjala për në radhë të parë për emrat e përgjithshëm). Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga gjinia e personit përkatës, p.sh. Lekë-Leka, Dedë-Deda, Kolë-Kola, janë emra mashkullorë, megjithëse shkojnë sipas lakimit të emrave femërorë, nga ana tjetër, emra si Nermin-i, Antigoni etj., janë emra femërorë, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave mashkullorë. Po kështu disa emra si axhë-axha, dajë-daja, gegë-gega, toskë-toska, që shënojnë frymorë të gjinisë mashkullor, megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave femërorë, i përkasin gjinisë mashkullore, janë emra mashkullorë të lakimit të tretë). Emrat e gjinise asnjanese ne shqipen e sotme jane shume te kufizuar.Kety hyjne disa emra te prejardhur nga mbiemrat si : te kuq-të,të bardhë-t,të zi-të etj si dhe emrat foljorë te tipit : te folur-it ,te menduar-it.
  • 4. 4 Disa emra njerëzish e kafshësh si daja,axha,Kola,etj., lakohen si emrat e gjinisë femërore.Por ata janë emra meshkujsh ,dhe si rrjedhim,mbiemrat i marrin ne formën e gjinisë femërore. psh.Daja ishte punëtor i mire. 1.1 Gjinia mashkullore dhe gjinia femërore e emrit Gjinia mashkullore KY, AI, KËTA, ATA Gjinia femërore KJO, AJO, KËTO, ATO ky burrë, ai burrë, këta burra, ata burra kjo grua, ajo grua, këto gra, ato gra ky mësues, ai mësues, këta mësues, ata mësues kjo mësuese, ajo mësuese, këto mësuese, ato mësuese ky nxënës, ai nxënës, këta nxënës, ata nxënës kjo nxënëse, ajo nxënëse, këto nxënëse,ato nxënëse ky laps, ai laps, këta lapsa, ata lapsa kjo gomë, ajo gomë, këto goma, ato goma ky libër, ai libër, këta libra, ata libra kjo fletore, ajo fletore, këto fletore, ato fletore 2.Trajtat e emrit Emri ka dy trajta në të cilat lakohet: • Trajta e shquar (emri përdoret si kryefjalë në fjali); • Trajta e pashquar (emrit i vëmë një (njëjës) përpara ose ca-disa (shumës) përpara. Trajta e pashquar Trajta e shquar Qytet qyteti Mal mali Zog zogu Shkollë shkolla Nxënës nxënësi
  • 5. 5 3.Numri dhe rasat e emrit •Emri mund te jete ne numrin njëjës dhe shumës: Numri njëjës Numri shumës një qytet disa qytete një mal disa male, një zog disa zogj një shkollë disa shkolla një nxënës disa nxënës Emri lakohet në numrin:njëjës dhe shumës dhe lakohet në rasat: Emërore; Gjinore; Dhanore; Kallëzore; Rrjedhore. 3.1.Lakimi i emrit • Emri ka tri lakime: • Lakimi i parë, i cili mbaron me (i); • Lakimi i dytë, i cili mbaron me (u); • Lakimi i tretë, i cili mbaron me (a-ja). • Lakimi i parë dhe i dytë përdoren për emrat në gjini mashkullore, kurse lakimi i tretë përdoret për emrat në gjini femërore.
  • 6. 6 3.2.Lakimi i pare Numri njëjës Trajta e pashquar Trajta e shquar Emërore: (një) djalë Emërore: djali Gjinore: i,e (një) djali Gjinore: i,e djalit Dhanore: (një)djali Dhanore: djalit Kallëzore: (një)djalë Kallëzore: djalin Rrjedhore: prej (një)djali Rrjedhore: prej djalit Numri shumes Trajta e pashquar Trajta e shquar Emërore: (ca) djem Emërore: djemtë Gjinore: i,e (ca)djemve Gjinore: i,e djemve Dhanore: (ca)djemve Dhanore: djemve Kallëzore: (ca)djem Kallëzore: djemtë Rrjedhore: prej (ca)djemsh Rrjedhore: prej djemve 3.3.Lakimi i dytë Numri njejës Trajta e pashquar Trajta e shquar Emërore: (nje)zog Emrore: zogu Gjinore: i,e (nje)zogu Gjinore: i,e zogu Dhanore: (nje)zogu Dhanore: zogut Kallëzore: (nje)zog Kallëzore: zogun Rrjedhore: prej (nje)zogu Rrjedhore: prej zogut Numri shumës Trajta e pashquar Trajta e shquar Emërore: (ca) zogj Emërore: zogjtë Gjinore: i,e (ca)zogjve Gjinore: i,e zogjve Dhanore: (ca)zogjve Dhanore: zogjve Kallëzore: (ca)zogj Kallëzore: zogjtë Rrjedhore: prej (ca)zogjsh Rrjedhore: prej zogjve
  • 7. 7 3.4.Lakimi i tretë Numri njëjës: Trajta e pashquar Trajta e shquar Emërore: (një) vajzë Emërore: vajza Gjinore: i,e (një)vajze Gjinore: i,e vajzës Dhanore: (një)vajze Dhanore: vajzës Kallëzore: (një)vajzë Kallëzore: vajzën Rrjedhore: prej (një)vajze Rrjedhore: prej vajzës Numri shumë Trajta e pashquar Trajta e shquar Emërore: (ca)vajza Emrore: vajzat Gjinore: i,e (ca)vajzave Gjinore: i,e vajzave Dhanore: (ca)vajzave Dhanore: vajzave Kallëzore: (ca)vajza Kallëzore: vajzat Rrjedhore: prej (ca)vajzash Rrjedhore: prej vajzave 4.0.Llojet e emrit • Dallojmë lloje të ndryshme të emrit: • Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm; • Emrat frymorë dhe jofrymorë; • Emrat konkretë dhe abstraktë; • Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm; • Emrat përmbledhës dhe të lëndës. Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm • Emra të përgjithshëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende në mënyrë të përgjithshme: djalë, vajzë, mal, kukull etj. • Emra të përveçëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende të dalluar nga të tjerët që i përkasin të njëjtës klasë: Korabi (mal), Çufo (derr) etj. Emrat e përveçëm shkruhen gjithmonë me shkronjë të madhe. Emrat frymorë dhe jofrymorë • Emrat frymorë janë emrat që tregojnë qenie të gjalla: vajzë, djalë, macë, luan etj. • Emrat jofrymorë janë emrat që tregojnë sende jo të gjalla: bankë, laps, libër, tabelë etj.
  • 8. 8 Emrat konkretë dhe abstraktë • Emrat konkretë janë emrat që tregojnë qenie ose sende që mund të perceptohen nëpërmjet të parit, të dëgjuarit, të prekurit, të nuhaturit ose të shijuarit: djalë, lule, zhurmë, parfum, thartirë etj. • Emrat abstraktë janë emrat që tregojnë ide ose mendime që nuk mund të perceptohen me anë të shqisave: besim, dashuri, zemërim etj. Emrat e numërueshëm dhe të panumërueshëm • Emrat e numërueshëm janë emrat që tregojnë sende ose qenie që mund të numërohen: pulë, fshatar, macë etj. • Emrat e panumërueshëm janë emrat që tregojnë sende që paraqiten si një masë e padallueshëm, si një lëndë e pandashme: oksigjen, hidrogjen, magnez etj. Emrat përmbledhës dhe të lëndës • Emrat përmbledhës janë emrat që shënojnë një grup personash ose sende të një lloji: bota, vegjëlia, rinia, pleqëria, njerëzimi etj. • Emrat e lëndës janë emrat që emërtojnë një lëndë homogjene që nuk mund të numërohet. Ata emërtojnë prodhime ushqimore, kultura bujqësore, prodhime kimike etj: gjalpë, qumësht, kos, grurë, najlon etj.