SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  13
A janë të gjithë të
çmendur?

Valbona Imeraj
A janë të gjithë të çmendur?
1. Ai ishte shumë i ri për të pësuar një iktus, vetëm 48 vjeç, por nuk ishte vetëm kjo që e shqetësonte
neurologun Theodore Landis dhe neuropsikologen Marianne Regard në lidhje me rimëkëmbjen e
gazetarit politik në Spitalin Unirversitar të Zyrihut. Megjithëse një dëmtim në pjesën e djathtë
ballore të trurit, e kishte lënë kaq të dobët në pjesën e majtë të tij sa ai nuk mund të ecte më, pacienti
nuk ankohej. Ai, përkundrazi, ankohej për ushqimin e keq të spitalit. Në një ditar që studiuesit i
kërkuan që të mbante, ai shkroi “…më ka marrë malli të bëj seks dhe për një darkë të mirë, psh, për
një kremviçe të mirë me tasqebap, për makarona “alla bolonjeze” ose rizoto dhe kotoletë, në pjata të
zbukuruara.” Pasi u shërua pacienti, u kthye në punë si gazetar i kronikës së gatimit.
2.

Prej 36 pacientëve të dhënë papritmas pas ushqimeve cilësore, Regard Landis zbuluan se 34 kishin
lëndime të trurit në të njëjtën pikë ku e kishte patur dhe gazetari që u kthye në shkrimtar për
kulinarinë. “Sindroma Gourmand”, raportuan ata vitin që shkoi, mund të jetë një shenjë e dëmtimit
neurologjik. Me fjalë të tjera, një njeri që planifikon pushimet duke u nisur nga vendi se ku mund të
hajë midhjet më të mira, ose gjurmon në gjithë qytetin për mish rose me ëmbëlsirë, mund të jetë me
tru të dëmtuar. Lidhja midis një fiksimi të çastit për ushqim dhe lëndimit të trurit, është edhe një
element më shumë i provës që origjinaliteti apo sjellja e personaliteteve të çuditshme, që mund të
mendohet si e veçantë ose interesante, mund të jetë në një lloj mënyre, reflektim i një anormaliteteti
të trurit apo dhe i gjeneve. Morali është ky: që nga Frojdi, numri i sëmundjeve psikike është rritur.
Botimi i parë i Manualit diagnostikues dhe statistikor për çregullimet mendore (DSM), publikuar më
1952, raportoi 60 raste; Botimi i dytë më 1968-ën, kishte 145; i katërti dhe i fundit më 1994 dha si
numër 410. Deri tani ishte e lehtë ti fajësoje terapistët për këto shifra, sepse shtonin numrin e
pacientëve që paguanin. Por, dy zhvillime të fundit, e bënë të vështirë që kjo gjë të pranohej. E para
është imazhi i trurit. Skanimet MRI, CT dhe PET, të cilat hyjnë në strukturën dhe veprimtarinë e
trurit i nxjerrin si të vërteta lidhjet fizike me sjelljet eksentrike. E dyta ishte gjenetika. Studiuesit janë
duke zbuluar gjene, të cilat duken se rrisin riskun e sëmundjeve të caktuara mendore. Meqenëse
virtualisht të gjitha këto sëmundje mendohen se përfshijnë disa gjene, po përpiqen që të etiketojnë
njerëzit të cilët kanë një ose dy prej tyre, “pak” skizofrenë dhe “paksa” paranojakë. Dhe, meqenëse,
sjelljet e çuditshme të gjeneve dhe trurit janë të zakonshme, “së fundmi,” thotë Dean Hamer, një
studiues i sjelljes së gjeneve në Institutin Kombëtar të Tumoreve, më i njohuri për zbulimin e të
ashtuquajturit gjen homoseksual, “mund të themi se të gjithë jemi pak të çmendur.”

3.

Shëndeti mendor, në këtë pikëpamje të re është një vazhdimësi. Në njërën anë mund të jetë Ted
Kaczynski, dyshuesi i Unabomber-it, i përshkruar nga avokatët e vëllait të tij si maniak obsesiv, jo i
lidhur me realitetin, neurotik, antisocial dhe paranojak. Në anën tjetër të spektrit qëndrojnë ato që
konsiderohen si normale, madje, në disa raste dhe ndryshime njerëzore të mrekullueshme. Gjenitë e
kompjuterave, që nuk janë të aftë të bëjnë asnjë bisedë të shkurtër, sipas kësaj teorie të re, nuk janë
vetëm të pakëndshëm në shoqëri, por vuajnë dhe nga një formë e zbutur autizmi. Personi që ka
nevojë për emocion dhe mezi shkëputet nga telefoni ka një abnormalitet në lobin ballor. Po

2
nismëtarët e rregullave të dietave fetare dhe ritualeve të larjes së duarve? Ata kishin një çregullim të
lehtë manie-obsesive.
4. Në librin e tyre të vitit 1997, Sindroma e hijes,psikiatrët John Ratey i Shkollës Mjekësore të
Harvardit dhe Catherine Johnson e Lidhjes Kombëtare për Kërkimin mbi Autizmin, argumentojnë se
të gjitha llojet e sjelljeve të çuditshme janë, në fakt, sëmundje të lehta mendore. Atleti i
jashtëzakonshëm i ftohtë si akulli në një garë kampionësh, por që shpërthen në një bar, nuk është
vetëm një njeri i përkëdhelur; ai është i rrethuar nga një çrregullim i ndërprerë. Burrat që nuk janë të
aftë të flasin për ndjenjat e tyre, vuajnë “nga një formë e panjohur e çrregullimit të vëmëndjes tek të
rriturit” (ADD). ADD-ja e lehtë, shënon, gjithashtu edhe titanin e biznesit, i cili nuk paguan taksat në
kohën e duhur. Babai i papërgjegjshëm që marroset pas fëmijëve kur i takon, por që nuk mban mend
të dërgojë çeqet për mbajtjen e fëmijëve, nuk është as vemje, as i mërzitur nga një marrëveshje e
padrejtë kujdestarie. Ai ka një sindromë të lehtë “varësie ndaj mjedisit”; nuk mund të përqëndrohet
të fëmijët po nuk qe me ta. Gruaja, që nuk mund të pajtohet me një burrë, i cili nuk e ndihmon me
punët e shtëpisë dhe me fëmijët kur kthehet nga puna, mund të vuajë nga një formë shumë e lehtë e
çrregullimit maniako-obsesiv. Mund ta quani Sëmundje të Lehtë Mendore.
5. Ky emërtim nuk është një lojë. (“Ai mendon se po flasin për të? Duhet të ketë një formë të lehtë
skizofrenie”). Ka një konsensus. Doktorët që i fajësojnë pacientët e çuditshëm, se vuajnë nga
sëmundje mendore me bazë biologjike, para se t’i shohin rastet e tyre si përgjigje individuale ndaj
rrethanave jetësore, e kanë të lehtë të japin mjekime psikoaktive. Adoleshentët me “çrregullim
disomorfik të trupit”- mërzi e thellë me pamjen e tij- janë kandidatë për Prozaks, shumë më parë se
të zhvillojnë aneroksinë dhe buliminë. Kështu ishte një nga pacientët e Ratey-it, një djalë
gjashtëvjeçar që qante në mënyrë të pakontrolluar sa herë që nëna tejet e kujdesshme, e linte në
shkollë. Asgjë nuk mund t’ia ndalonte lotët; as e ëma që e puthte dhe largohej menjëherë, as kur ajo
qëndronte për pak kohë në klasë, as lodra e tij e preferuar. Njëherë, një terapist mund të ketë zbuluar
arsyen, përse nëna e tij ishte tejmbrojtëse. Mbase ajo nuk ishte e lumtur me martesën dhe kjo e bëri
t’ia kalonte gjithë dashurinë të birit. Nëse ishte kështu, lotët e djalit mund të ishin një bashkëpunim i
pavetëdijshëm me ndjenjat e saj, por Ratey dha një diagnozë tjetër. Nëna, përfundoi ai, vuante nga
një çrregullim ankthi biologjik dhe duhet të provonte Buspar një drogë për ankthin. Djali i vogël?
Çrregullim i panikut të hijes. Ratey përcaktoi Prozak , për të.
6. Ratey trajtoi po ashtu, një nënë 38-vjeçare, e cila ndihej e dërmuar pasi ngrihej në pesë të mëngjesit
që të shkonte në zyrë, ku punonte me orar të plotë, bënte Pazar, pastronte, gatuante si dhe kujdesej
për dy fëmijët e saj të vegjël-“më shumë se sa mund të përballonte me humorin e saj,” shkruante
Ratey dhe Johnson. “Caroline” filloi ta nxirrte dufin, rrihte fëmijët dhe përplasi një kasetafon në
mur. E stresuar dhe e mbingarkuar si çdo nënë tjetër në punë, që njihte, Caroline filloi të merrte
përsëri antidepresues. Ato e ndihmuan. Ajo u qetësua, pakësoi gatimin dhe u ndje më mirë për ta
përballuar situatën. Disa psikiatër shqetësohen se kolegët e tyre po shpërndajnë mjekime për trurin
për të trajtuar simptomat dhe jo shkaqet. Në fund të fundit, t’u japësh adoleshentëve Prozak, për t’i
kuruar për ndjesinë që kanë se trupi tyre nuk është i përsosur, është shumë më e lehtë sesa të
ndryshosh kulturën e kukullës Barbi, ose të ndryshosh sportistët dhe tifozët e tyre në mënyrë që inati
3
dhe dhuna të mos shpërblehen. Meqë shumë njerëz kanë simptoma rastësore dhe të përkohëshme
sëmundjesh mendore nga trishtimi kalimi në kufijtë e manisë-“është shumë e vështirë të përcaktosh
se ku është kufiri midis sëmundjes mendore dhe normalitetit,” pranon Dr. Mark Olfson i
Universitetit të Kolumbias . “Dhe kjo sjell pyetje reale për t’u trajtuar:

kur duhet t’i jepni

atidepresiv? Në fakt, ata janë shumë të përhapur dhe tani jepen për simptoma subklinike.”
7. Trajtimi si të sëmurë mendorë i baballarëve të papërgjegjshëm, i atletëve të dhunshëm dhe i
shtëpiakeve të irrituara, mund të duket çmenduri. Një libër i ri, “ Ju na bëni të çmendur” nga
sociologët Herb Kutchins dhe Stuart Kirk, akuzon DSM-në se është shkencërisht e pabazuar, e
ndikuar nga politika (homoseksualiteti është një sëmundje mendore, jo nuk është) dhe që
patologjizon sjelljet e përditshme si mbajtja mëri ose shqetësimi për të folur përpara publikut. “Bibla
e psikiatrisë na ka çmendur-ndërsa ne jemi thjesht qenie njerëzore,” argumentojnë ata.
8. Debati mund të mbetet pa zgjidhje. Përveç faktit që psikiatrët që besojnë për sëmundje mendore
hije, për çudinë edhe të atyre vetë, po marrin mbështetje shkencore. “Për vite të tëra mjekët kanë
parë njerëz që nuk përmbushin kriteret e DSM-së dhe kanë dalë në përfundimin se këto sindroma
nuk shfaqen papritur,” thotë Catherine Johnson. “Ata janë akuzuar se kanë ndërtuar perandori duke
mbledhur pacientë. Por, tani gjenetistët dhe neuroshkencëtarët janë duke zbuluar të njëjtat gjëra.”
Ose janë pranë tyre. “Padyshim, gjenetistët do të vijnë në ndihmë të psikiatërve në këtë debat,” thotë
neuroshkencëtari Robert Sapolsky i Universitetit të Stanfordit. “Ideja e një vazhdimësije paraqet një
hap të madh njohës në fushën e gjenetikës. Ajo sugjeron se një ngarkesë mesatare gjenetike [të
gjeneve të sëmundjeve mendore] ju japin një personalitet të jo të zakonshëm, një ngarkesë më e lehtë
ju jep një personalitet të çuditshëm dhe një akoma më e lehtë ju jep tiparet e përgjithshme
amerikane.”
9. Studiuesit zbuluan shenjat e para të formës së sëmundjeve të lehta mendore kur ata studiuan të
afërmit e personave të sëmurë rëndë. “Të ashtuquajturit personalitete skizoide, janë shumë të
tërhequr dhe të zakonshëm në familjet e skizofrenëve,” thotë Dr. Jonathan Benjamin i Universitetit
Bengurion në Izrael. “Edhe sjellja e pakëndshme shoqërore është më e shpeshtë tek prindërit
biologjikë të fëmijëve autikë.” Kjo na lë të kuptojmë se ndërsa pacienti ka shumë gjene që
transportojnë sëmundjet mendore, të afërmit e tyre kanë vetëm disa dhe prandaj kanë “sindromën e
hijeve.”
10. Skizofrenia jep shembullin klasik. “Skizofrenët kanë më pak material gri në koren ballore, vendi i
mendimeve të larta,” thotë psikiatri Tyrone Cannon i Universiteti të Pennsylvana-s. Edhe në
hipokampus i cili ndihmon kujtesën dhe emcionet, qelizat janë jashtë vendit. Njerëzit me skizofreni
të lehtë, simptomat e të cilëve nuk janë aq të forta sa t’i mbajmë të izoluar nga shoqëria, kanë
versione të lehta të këtyre abnormaliteteve të trurit. Variantet më të rënda janë personat me
skizofreni të rëndë, të cilët nuk janë të aftë të dallojnë frikën dhe fantazinë nga realiteti. “Studimet
tona të përbashkëta sugjerojnë se njerëzit me dy gjene nga dhjetë të mundshme, hipotetikisht, mund
të kenë vetëm një ndryshim të lehtë në strukturën dhe funksionin e trurit,” thotë Cannon. “Por,
ndërsa numri i gjeneve rritet, ju e kaloni kufirin e gjendjes së lehtë.”

4
11. Një variant i lehtë i kësaj quhet personalitet skizotipik. Njerëzit me këtë diagnozë tentojnë të jenë
dyshues ndaj të tjerëve; ata preferojnë izolimin dhe janë tejet të shqetësuar nga ide jo të zakonshme
si besimi në paranormalen. Biseda e tyre është e paqartë dhe e dalë nga tema; veshja e tyre ështe
eksentrike. Studimet për familjet e mbështesin idenë se, format e buta të sëmundjeve mendore vijnë
nga pasja e një ose 2, në vend të 9 ose 10 gjeneve që kontribuojnë në sëmundje të zhvilluara
plotësisht. “Rreziku që vëllai ose motra e një skizofreni të kenë të njëjtën sëmundje, dyfishohet ose
trefishohet në krahasim me popullsinë e përgjithshme,” thotë NCI Hamer. “Por, për një personalitet
skizotipik, rrezikshmëria që vëllai ose motra të jenë skizofrenë është dhjetë herë më e lartë. Kjo do të
thotë se vëllezërit dhe motrat skizotipe ndajnë bashkë, më pak gjene të sëmundjes se sa një motër ose
vëlla skizofren.” “Personalitetet skizotipike mund të mos e besojnë që CIA u ka instaluar një
transmetues në mbushjen e dhëmbëve,” thotë Dr. Kenneth Kendler i Kolegjit Mjekësor në Virginia,
“Por po ata, kur flasin në një bar u duket sikur njerëzit po i vështrojnë dhe po flasin për ta.”
12. Në vitin e kaluar, Varësia, një sëmundje mendore, u zbulua të ishte një vazhdimësi në lidhje me
tiparet normale të personalitetit. Studjuesit zbuluan, një version jonormal zgjatjeje të një gjeni në
kromozomin 11, (njerëzit kanë 23 çifte kromozomesh, gjatë të cilëve gjenet janë lidhur si perla). Ky
alel i zgjatur u gjet shumë më shpesh tek të varurit ndaj heroinës sesa tek jo të varurit. Puna e këtij
gjeni ishte të prodhonte një marrës- një lloj vend ankorimi molecular – për dopaminën kimike të
trurit. Pikërisht këtu vjen vazhdimësia: versioni i gjatë i gjenit është, edhe ai , i zakonshëm për
njerëzit me mendje të shëndoshë, të cilët shfaqin sjelljen e “kërkimit të së resë,” sipas një grupi
studjuesish në Izrael dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit, më 1996. Këta njerëz priren të jenë
impulsivë, të paqëndrueshëm, nervozë, gjaknxehte dhe ekstravagantë: ata kërkojnë emocione dhe
ngazëllehen në situata të reja. Këta janë pilotët e makinave të garave dhe eksploruesit e botës. Ky
gjen është vetëm një prej 10 gjeneve të vlerësuara, që përcaktojnë kërkimin e së resë. Shpjegon Ben
Gurions Benjamin. Dikush që ka 2 ose 3 gjene prej 10, mund të jetë pak impulsive. Dikush me të
dhjetë të mundshmit, do të kërkojë rrezikun ose do të jepet pas heroinës.
13. Në dy vitet e fundit, studjuesit kanë zbuluar disa gjene që mund të jenë përgjegjës për ndryshmet e
personalitetit dhe në kombinim me gjene të tjera, sjellin sëmundje mendore të lehta ose të plota:
14. Më 1996-ën studjuesit e drejtuar ng hamer-i identifikuan një gjen në komozomin 17, që kontribuan
në neuroticizmin. Ky term i përgjithshëm, përfshin të qenit i shqetësuar dhe ndonjëherë i depresuar,
armiqësor dhe impulsive. Gjeni shfaqet në forma të shkurtra ose të gjata shpjegon Hamer në librin
“Living with our genes”. Ai bën rolin e transportuesit, një proteinëë që fshin serototinën kimike të
trurit nga neuronet, beson Hame, shkakon shqetësime dhe depresionin. Forma e shkurtër e gjenit e
bën më pak transportues dhe kjo e bën atë më pak efektiv në heqjen e serotoninës. Pra, duhet të pritet
kjo lidhje;gjenet e shkurtra më shumë serotoninë, më shumë ankth. Këtë zbuluan studjuesit – forma e
shkurtër e gjenit është më e zakonshme tek njerëzit që janë neurotikë, (siç u pa nga pyetësorët). Por
ky gjen është përgjegjës vetëm për një pjesë të vogël të ndryshimeve në shkallën e sjelljes neurotike
të determinuar gjenetikisht. Hameri e vlerëson atë nga 7 në 9%. Me fjalë të tjera, ka gjene të tjerë
neurotikë. Të pasurit më pak ose më shumë mund të nënkuptojë, shikimin me ankth të orës, kur
fëmija juaj adoleshent e ka shkelur orarin… dhe të qenit Woode Allen.
5
15. Më 1997-ën studjuesit lidhën një gjen në kromozomin 22 me çrregullimin obsesiv-kompulsiv
(ÇOK). Çoku dallohet nga mendime të padëshiruara dhe të trishta ( “O-ja”) si të mos qenit të aftë të
largonit idenë se ju keni harruar të fikni sobën ose sjellje përsëritëse që ndërhyjnë në jetën e
perditshme (“ K-ja), si larje e shpeshtë e duarve. Gjeni që pretendohet të jetë ÇOK vepron si një lloj
pastruesi biologjik – një enzimë që largon nga truri kimikatet, pasi ato kanë dërguar sinjalin mes
neuroneve. Çdokush e ka këtë enzimë, por versioni ÇOK e bën atë një version kaq të dobët, sa
kimikatet e trurit dërgojnë të njëjtin mesazh të tmerrshëm pafundësisht – një ngacmim: “A e fikët
sobën?”. Edhe njëherë disa gjene mendohen se shkaktojnë ÇOK-un. Dikush me të gjitha këto, mund
të jetë kaq i varur nga shqetësimet dhe i varur nga manitë sa të mos funksionojë. Dikush me një ose
dy prej tyre, mund të mbajë një tavolinë tej mase të pastër.
16. Kërkimet e reja sugjerojnë se format buta të ÇOK-ut mund të lindin edhe nga forma të buta të
anomalive të trurit. Skanimet PET, të cilat dallojnë rajonet me veprimtaritë lartë në tru, kanë treguar
se një qark që lëviz nga korja orbitale ballore, - pjesa e fundit ballore e trurit, e cila vepron si një
sistem dallimi veprimesh, është hiperaktive në pacientët me ÇOK, thotë Jeffrey SCHWARTZ i
UCLA-s. Ai ju jep ndjenjën e të qëndruarit në vend, thotë ai. Tek njerëzit me depression por jo me
ÇOK, vetëm skaji i jashtëm i kores frontale orbitale, punon me ritëm të plotë. “ Këta njerëz kanë
problemin e heqjes së ripërsëritjes, nga truri i tyre,” thotë SCHWARTZ. “Ku nuk është në obsesion i
vërtetë por një gjë e lehtë” – me një anomali të lehtë të rurit.
17. Në dhjetor, studjuesit e Universitetit Johns Hopkins, zbuluan një gjen për depresionin maniak, në
kromozomin 18. Kjo bën që me këtë sëmudje të lidhen të paktën 5 gjene “Mbase ju mund të keni
vetëm një gjen Dr. Francis McMahon i cili kryeson ekipin, “mund të jeni më të prekshëm ndaj
lëvizjes së humorit, që ju bën të kapni afatet në momentet e fundit, ose ta udhëhiqni ekipin tuaj të
biznesit drej vijës së finishit. Gjeni mund të gjendet me tepricë ndër artistët dhe çdo fans mund t’i
shikojë qartë maninë e tij. Por dikush tjetër me 5 gjenet e depresionit manjak mund të goditet në
mënyrë të vazhdueshme nga goditjet e humorit, saqë e ka të vështirë të funksionojë.
Neuroshkencëtari Dr. Samuel Barondes i UC San Francisco thotë, “ mbase, të kesh vetëm një prej
këtyre gjeneve, mund të dalë për mirë, por të gjithë së bashku , ju çmendin”.
18. Në fakt gjenet e lidhura me sëmundjet mendore, mund të furnizojnë shoqërinë me ato lloj
personalitetesh për të cilat ka nevojë. Personat me çrregullime skizotipike të persoalitetit shpjegon
Sapolsky i Stanford-it, anojnë nga jeta e vetmuar. Ata janë rojet e farit dhe ushqyesit e zjarrit. Ata që
preken nga ÇOK-u, janë punonjës të paepur, që nuk e lënë një detyrë të papërfunduar. Në kohët e
lashta ata mund të kishin qenë magjistarë ose mjekë poullorë, mbase edhe shpikës të ritualeve
fetare. Kush mund të kishte menduar për ritualin Hindu të larjes së dorës së majtë 10 herë, të djathtës
7 herë dhe të të dyjave së bashku 5 herë para fillimit të ditës. Vegimet e Zhan d’Arkës, profetit
Muhamet dhe Shën Palit rrjedhin prej haluçinacione të shkaktuara nga epilepsia e përkohëshme e
lobit. Më 1990 studjuesit në Minesota duke studjuar dy binjakë të njëashëm përllogaritën se besimet
fetare në 50% janë gjenetike. Fatmirësisht ata u përkujdesën t’i qëndronin larg përkufizimit të tij si
gjeni i Zotit.

6
19. Edhe nëse neuroshkencëtarët gjejnë dëmtime të trurit të lidhura me mbajtjen mëri ose të kalimit të
shumë orëve në internet dhe nëse gjejnë pjesë të AND-së, të lidhura me të qenit të ftohtë ose
këmbëngulës, kjo nuk provon se jemi gjenetikisht të parapërcaktuar. Vetëm në një rast, strukturat
dhe karakteristikat vepruese të trurit pasqyrojnë përvojat dhe jo thjeshtë, profilin biologjik të lindur.
Një 40 vjeçar që nuk e vret mendjen për ndjenjat e së dashurës së tij, me të vërtetë që mund të ketë
përbërje të keqe kimike të trurit, por kjo përbërje kimike mund të jetë produkt i një mardhënieje të
keqe me të jatin, i presioneve shoqërore për të qenë i ftohtë emocionalisht – madje dhe i traumës së
takimit të parë. Dhe, puna e Schwartz-it me pacientët e ÇOK ka treguar se ata mund ta kalojnë këtë
“bllokim të trurit” duke “ aktivizuar qarqet e shëndetshme për të mbizotëruar ndaj atyre që janë të
sëmura, “ thotë ai”. Edhe gjenet që ndikojnë sjelljen duke vepruar në tru, mund t’a përcaktojnë
pjesërisht fatin tonë. Në një studim të fundit biologët zbuluan se këlyshët e minjve të lëpirë nga nëna,
kanë struktura të ndryshme psikike të trurit nga ata që nuk lëpihen nga nëna. Dallimi shtrihet në zona
që i përgjigjen stresit. Minjtë e lëpirë e përballojnë më mirë stresin, sesa minjtë e palëpirë, duke na
sugjeruar kështu, se përvojat jetësore e formësojnë trurin edhe kur bëhet fjalë për tipare bazë si
temparamenti.
20. Ideja që sjellja e pazakontë mund të jetë formë e butë e sëmundjes mendore është kaq e re sa pasojat
e saj në shoqëri janë të paqarta. Por, disa shkencëtarë janë që tani të shqetësuar mbi damkosjen e
njerëzve të cilët janë mbartës qoftë edhe të pak gjeneve që janë përgjegjës për sëmundje të rënda
mendore. A do t’i numërojnë çiftet “gjenet e çmendurisë” përpara se të kenë fëmijë - apo do të
abortojnë fetusin nëse ai mbart shumë prej tyre? A do të kërkojnë partnerët e ardhshëm që të
shikojnë skanimet e trurit të njëri tjetrit ? Si do tja bënte bota për artistë dhe ëndërrimtarë,
aventurierë dhe shpikës? “Nëse zbulojmë se ka shumë gjene që janë të lidhura me sëmundjet
mendore, thotë McMahon i Hopkins, “dhe të paktën disa prej tyre janë tepër të zakonshëm, mund të
na bëjë që të kuptojmë se jemi të gjithë në të njëjtën anije.” Të gjitha këto të drejtojnë tek ideja se
kur të gjithë janë të çmendur, askush nuk mund të jetë më i tillë. Kështu që ekspertët do të vazhdojnë
që të tallen me termin që inati i rrugës, sindroma e Gurmesë dhe çrregullimet rinore janë sëmundje të
vërteta mendore. Por sikurse zbulimet e gjenetikës dhe të neuroshkencës mbështesin idenë se diçka
reale, diçka fizike qëndron në bazë të tyre dhe sëmundjeve të tjera në dukje qesharake, do të jetë e
vështirë të qeshim me to.
21. Derek Thomas HAYDEN ", e përshkruan veten si" "një simulim njerëzor i inteligjencës artificiale
konjitive të qenies. '"15-vjeçari është padyshim i shkëlqyer, por ai zhytet në monologje të
mërzitshme me pak interes për dëgjuesit e tij. Ai është i ngathët, flet në mënyrë monotone ,
zakonisht nuk i kupton shakatë dhe shprehjet figurative dhe e ka problem të bëjë miq, . Në të vërtetë
ai nuk është mjaft i sigurt se çfarë është miqësia. Nësoj si sëmundjet mendore që kanë mënyra më
pak të rënda apo “hije” të tyre, kjo e bën autizmin një çrregullim të zhvillimit. Derek ka një formë të
butë e autizmit: sindromi i Asperger. "AS" karakterizohet nga mungesa e aftësive, e shkathtësive të
reduktuara sociale dhe parapëlqim për monologje të pavlera. Këto tipare mund të çojë në një
katastrofë sociale, por ajo gjithashtu mund të përshkruajnë dhe profesorin tuaj të fundit në
matematikë.
7
22. Hulumtuesit theksojnë se AS nuk është vetëm një term klinik për sjellje të pazakonta. Çdokush
mund të jetë i turpshëm, kokëfortë apo i pavetëdijshëm, por aftësitë e thelbësore të komunikimit,
janë ende në vendin e tyre. Ky nuk është rasti i AS, thotë Ami Klin i Qendrës së Studimit të
Fëmijëve Yale: "Ne jemi duke folur për paaftësi, jo vetëm për temperamentin''.
23. Shkaqet e AS janë të pasigurta, por ka shumë mundësi që kontrollohet nga gjene të shumta. Gati
gjysma e 450 fëmijëve programit “Klin” për autizmin kanë një të afërm me karakteristika të
ngjashme. Ashpërsia e simptomave duket se varet nga gjenetika dhe kushtet gjatë zhvillimit të trurit.
Ka shpresë për parandalimin, por që mund të jetë një bekim i përzierë, pasi në jetë nuk ka vetëm
mardhënie sociale dhe jo të gjitha tiparet e “AS” janë negative. `` Ne do të jemi në telashe, në qoftë
se do të shpëtojmë prej gjeneve të autizmit,'' tha Temple Grandin e shtetit Kolorado, i cili është
autik. "Dikush duhet të jetë shumë josocial për të dalë jashtë dhe për t’u bërë guri i parë i themelit."
1. Vlerësimi i artikullit
Shkalla e vështirësisë
1
(1= e lehtë;

2

3

4

5

5= e vështirë)

1. Çfarë vështirësish hasët gjatë leximit?
Gjatë leximit hasa vështirësi në kuptimin e disa paragrafëve apo fjalive.
2. Si reaguat ndaj këtyre vështirësive?
Meqë vështirësitë kishin të bënin me perkthimin, gjeta artikullin original dhe munda t’a studioj atë .

Zhvillimi i të kuptuarit pas leximit
Rishkrim i fjalive
Për të kontrolluar nëse keni kuptuar disa prej koncepteve kyçe të kësaj eseje, rishkruani secilën nga fjalitë e
mëposhtme me fjalët tuaja, duke mbajtur idenë origjinale.
1. Ideja e një vazhdimësie paraqet një zbulim të madh në fushën e gjenetikës. (8)
Shkenca e Gjenetikës bëri një zbulim të madh, kur vuri re se midis të qenit normal dhe i sëmurë mendor, nuk
ndodhet një kufi i qartë, që ndan njërën nga tjetra. Këto dy skaje ndodhen në të njëjtën linjë dhe ato janë
pjesë e një continnumi apo vazhdimësie, të njërës për tek tjetra.

8
2. Në dy vitet e fundit, studiuesit kanë zbuluar disa gjene që mund të jenë përgjegjës për ndryshimet e
personalitetit dhe në kombinim me gjene të tjera, sjellin sëmundje mendore të lehta ose të plota. (13)
Zbulimet ne fushen e gjenetikes, treguan se në kromozome ka disa gene pergjegjese per sëmundjet mendore
si psh.: skizofrenia, ÇOK-u, depresioni, autizmi, etj., Këto gjene ndodhen si tek njerëzit normalë ashtu edhe
tek ata të diagnostikuar si jo të tillë. Diferëncën e bën numri i geneve të sëmura që mbart individi në
kromozomet e tij. Nëse ka pak të tilla ai do të qëndrojë tek skaji i normales, me më shumë në mesin e boshtit
dhe me më tepër gene të tilla, do të shfaqë paftësi të dukshme në fushat e ndryshme të veprimtarisë e
personalitetit dhe do të diagnostikohet nga mjekët si një njeri me sëmundje mendore.
3. Edhe gjenet që ndikojnë sjelljen duke vepruar në tru, mund të përcaktojnë pjesërisht fatin tonë. (19)
Gjenet mund të përcaktojnë vetëm një pjesë të sjelljes sonë dhe të mënyrës si ne do të jemi, pasi dhe
ambjenti ku njeriu jeton, ngjarjet e jetës së tijë, e formësojnë atë duke e bërë atë që është.

1.Cila është tema e këtij artikulli?
Tema e këtij artikulli është: Njerëzit me sëmundje mendore dhe sjellje të çuditshme
2.Cili është fokusi i autorit në këtë temë?
Autori e ka vënë fokusin mbi faktorët gjenetikë e socialë që shkaktojnë sëmundjet mendore apo sjelljet jo të
zakonshme tek njerëzit.
3.Duke përdorur fjalinë në vazhdim, përshkruani idenë kryesore të autorit.
Autori dëshiron që unë të kuptoj se:
Ka një bazë gjenetike në sjelljen e gjithsecilit prej nesh. Tek të gjithë njerëzit gjejmë gjene që shkaktojnë
sëmundje mendore. Ndryshimi mes njerëzve normalë dhe atyre të sëmurë mendorë qëndron thjesht në sasinë
e gjeneve të sëmura që ka në kromozomet e secilit. Tek të parët ka një përqëndrim të ulët e tek të tjerët një
përqëndrim të lartë të tyre. Kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit janë të çmendur, por që të gjithë njerëzit,
nuk janë të tillë. Ata thjesht janë të ndryshëm për të bërë detyra të ndryshme, detyra që në rastet e njerëzve
me diagnoza të sëmundjeve të ndryshme mendore, mund t’i kryejnë vetëm ata dhe askush tjetër.
4.Ç’informacion jep autori për t’a zhvilluar idenë kryesore?
a. Hstorinë e tij personale
b. Komente të shkencëtarëve
c. Artikujt e gazetave
d. Vërejtjet e pjesmarrësve.
5.Paragrafi në të cilin ideja kryesore e autorit është dhënë qartë është:
9
a. Paragrafi 1
b. Paragrafi 2
c. Paragrafi 3
d. Paragrafi 4
6. Përfundime metafora dhe fjalori përdorur
1. Çfarë mendoni se autori dëshiron që lexuesi të besojë pas leximit të këtyre radhëve?
a. Ata që argumentojnë se ka një lidhje midis stukturës së trurit dhe sëmundjeve mendore nuk
kanë të drejtë.
b. Kërkimet për studimin e lidhjes midis strukturës së trurit, gjeneve dhe sëmundjeve mendore
nuk duhet të financohen më.
c. Dëshmitë për lidhjen mes strukturës së trurit, gjeneve dhe sëmundjeve mendore ka shumë
gjasa që të vazhdojnë të rriten.
d. Ata që janë të sëmurë mendorë duhet të përpiqen të gjejnë terapistë që nuk japin Prozac.
Cilat nga pohimet e mëposhtme lihen të nënkuptuara nga autori në paragrafin 2?
a. Frojdi nuk bëri studime për lidhjen midis sëmundjeve mendore dhe gjeneve.
b. DSM-ja nuk është burim i besueshëm të dhënash.
c. Personat që pëlqejnë ushqimin e mirë vuajnë nga sindroma e Gourmand-it.
d. PërfytyrimiiI trurit është një mënyrë e rrezikshme për të studjuar sëmundjet mendore.
a. Kontrolloni çdo pohim me të cilët mendoni se autori do të binte dakord.
a. Forma e një gjeni mund të tregojë një çrregullim personaliteti.
b. Gjenet mund të veprojnë në kombinime për të prodhuar sëmundje mendore.
c. Debate mbi këtë pikë nuk do të përfundojë kurrë
d. E njëjta sëmundje mendore mund t’i atribuohet më shumë se një gjeni.
e. Pak vetë mbështesin nocionin e marrdhënies sëmundje mendore/gjene.
f.

Psikiatrët preferojnë të japin ilaçe për kurimin e pacientëve.

g. Disa lloje personalitetesh njerëzore, preferojnë disa lloje specifike punësh.
4.Shpjegoni me fjalët tuaja se ç’nënkupton autori kur thotë, “Shëndeti mendor, në këtë këndvështrim të ri,
është një vazhdimësi.” (3)
Autori kërkon të shpjegojë që, nuk ka një ndarje apo një hendek midis sëmundjeve mendore , sjelljeve të
cuditshme dhe tipareve normale të njerëzve, ato janë një vazhdimësi e njëra tjetrës dhe bartëse të të njëjtave
gjene por në sasi të ndryshme, sasi e madhe gjenesh të pranishme në sëmundjet mendore, tipare të forta të
saj dhe nga ana tjetër sasi e vogël e po këtyre gjeneve shfaq një personalitet paksa të cuditshëm apo krejt të
zakonshëm për të tërë.
5. Sa efikas qe autori në përgjigjen e pyetjes së ngritur nga titulli i këtij artikulli? Shpjegoni përgjigjen tuaj.
Autori shpjegoi në shkrimin e tij, që përderisa të gjithë njerëzit janë bartës, kush më shumë e kush më pak, të
gjeneve që shkaktojnë sëmundjet mendore, i bie ose të gjithë të jenë të cmendur, ose askush s’është i tillë.
10
Ai arriti të jetë efikas në dhënien e përgjigjes që vetë ai shtroi si titull të shkrimit.
6. Si e ndihmon qëllimin e autorit, deklarimi i Robert Sapolsky-it?
1. “Pa dyshim, gjenetistët do të vijnë në ndihmë të psikiatërve në këtë debat,” thotë neuroshkencëtari
Robert Sapolsky i Universitetit të Stanfordit. “Ideja e një vazhdimësije paraqet një hap të madh
njohës në fushën e gjenetikës. Ajo sugjeron se një ngarkesë mesatare gjenetike [të gjeneve të
sëmundjeve mendore] ju japin një personalitet të jo të zakonshëm, një ngarkesë më e lehtë ju jep një
personalitet të çuditshëm dhe një akoma më e lehtë ju jep tiparet e përgjithshme amerikane.”
Robert Sapolsky deklaron se të gjithë njerëzitjanë bartës të geneve që shkaktojnë sëmundje mendore, kështu
ai e ndihmon autorin të shkojë tek ideja që njerëzit janë ndryshëm por askush nuk është i cmendur.
7. Toni i autort në këtë artikull është kryesisht:
a.

Humoristik

b.

Informues

c.

Kritik

d.

pesimist

8. Duke përdorur përmbajtjen, shkruani përcaktimet tuaja për secilën nga fjalët që vijojnë:
a.

ekscentrik (2)- jashtë së zakonshmes

b.

Shpërndarjnë (6)- po japin ilace pa kriter

c.

E patologjizuar (7)- shënon si sëmundje sjelljet e përditëshme

d.

Prag (10)- kufiri i gjendjes mendore të quajtur normale

e.

Ndërhyrës (15)- crregullojnë sjelljet e jetës së përditëshme

f.

I zbutur (16)- formë sëmundje me tipare të lehta të saj

g.

Mbizoteroj (19) – për të qenë ato përcaktuese të sjelljes së njeirut

Përsëritje e detajeve
1. Cilat nga pohimet e mëposhtme janë fakte? Cilat janë opinione? Përdorni F ose O për përgjigjen tuaj.
Për ato që i etiketoni si opinione, shkruani pika mbështetëse për opinionin që jepet në këtë artikull.
a. Prej 36 pacientëve të dhënë papritmas pas ushqimeve cilësore, Regard Landis zbuluan se 34
kishin lëndime të trurit në të njëjtën pikë ku e kishte patur dhe gazetari që u kthye në shkrimtar
për kulinarinë. (F)
b. Deri tani ishte e lehtë ti fajësoje terapistët për këto shifra, sepse shtonin numrin e pacientëve që
paguanin. (O)

11
c. Në librin e tyre të vitit 1997, Sindroma e hijes,psikiatrët John Ratey i Shkollës Mjekësore të
Harvardit dhe Catherine Johnson e Lidhjes Kombëtare për Kërkimin mbi Autizmin,
argumentojnë se të gjitha llojet e sjelljeve të çuditshme janë, në fakt, sëmundje të lehta
mendore.(0)
d. Doktorët që i fajësojnë pacientët e çuditshëm, se vuajnë nga sëmundje mendore me bazë
biologjike, para se t’i shohin rastet e tyre si përgjigje individuale ndaj rrethanave jetësore, e kanë
të lehtë të japin mjekime psikoaktive. (O)
e. Studiuesit zbuluan shenjat e para të formës së sëmundjeve të lehta mendore kur ata studiuan të
afërmit e personave të sëmurë rëndë. (F)
f.

Forma e shkurtër e gjenit e bën më pak transportues dhe kjo e bën atë më pak efektiv në heqjen e
serotoninës. (F)

g. Më 1997-ën studjuesit lidhën një gjen në kromozomin 22 me çrregullimin obsesiv-kompulsiv
(ÇOK). (F)
h. Në fakt gjenet e lidhura me sëmundjet mendore, mund të furnizojnë shoqërinë me ato lloj
personalitetesh për të cilat ka nevojë. (O)
i.

Fatmirësisht ata u përkujdesën t’i qëndronin larg përkufizimit të tij si gjeini i Zotit.

2. Shpjegoni qëllimet e secilit nga paragrafët që vijojnë:
a. Qëllimi i paragrafit 5 është të: bindë lexuesit se mjekët psikiatër i trajtojnë sëmundjet e
pacientëve si crregullime mendore me bazë biologjike.
b. Qëllimi i paragrafit 8 është të: informojë lexuesin për zbulimet e reja dhe idenë e vazhdimësisë,
e cila i vjen në ndihmë psikiatërve që i trajtojnë si format e lehta dhe ato të rënda të një
sëmundjeje me të njëjtat ilace, pasi ata i klasifikojnë ato në të njëjtin grup.
c. Qëllimi i paragrafit 15 është të: shpjegojë lidhjen që ka mes gjenit në kromozomin e 22-të dhe
crregullimit COK.
d. Qëllimi i paragrafit 20 është të: argumentojë mbi idenë që: kur të gjithë janë të cmendur, askush
s’është më i tillë.
3. Tipari kryesor i organizimit i përdorur në paragrafin 10 është:
a. Mendim dhe arsyetim
b. Krahasim dhe kundërvënie
c. Renditje e thjeshtë
d. Përcaktim dhe shpegim
4. Tipari kryesor i organizimit i përdorur në paragrafin 18 është:
a. Mendim dhe arsyetim
b. Krahasim dhe kundërvënie
c. Renditje e thjeshtë
d. Përcaktim dhe shpjegim
12
5. Tregoni nëse secila nga pikat e mëposhtme është detaj i vogël i parëndësishëm (V) ose i madh i
rëndësishëm (M) në artikull.
a. Prej 36 pacientëve të dhënë papritmas pas ushqimeve cilësore, Regard Landis zbuluan se 34
kishin lëndime të trurit në të njëjtën pikë ku e kishte patur dhe gazetari që u kthye në shkrimtar
për kulinarinë. (M)
b. Botimi i parë i Manualit diagnostikues dhe statistikor për çregullimet mendore (DSM), publikuar
më 1952, raportoi 60 raste; Botimi i dytë më 1968-ën, kishte 145; i katërti dhe i fundit më 1994
dha si numër 410. (V)
c. Dean Hamer është i njohur për zbulimin e të ashtëquajturit gjen homoseksual. (M)
d. Atleti i jashtëzakonshëm i ftohtë si akulli në një garë kampionësh, por që shpërthen në një bar,
nuk është vetëm një njeri i përkëdhelur; ai është i rrethuar nga një çrregullim i ndërprerë. (M)
e. Studimet për familjet mbështesin idenë se format e buta të sëmundjeve mendore vijnë nga pasja
e 1 ose 2, në vend të 9 ose 10 gjeneve që kontribuojnë në sëmundje të zhvilluara plotësisht. (M)
f.

Alleli u gjet më shumë në të varurit nga heroina se sa tek jo të varurit nga ajo. (V)

g. Më 1997-ën, studjuesit e lidhën një gjen në kromozomin 22

me çrregullimin manjako-

obsesiv.(M)
h. Aktori Robin Williams ka përshkruar depresionin e tij të thellë: gjithkush mund t’a shikojë këtë
mani të tij.(V)
i.

Njerëzit me çrregullim skizotipik të personalitetit priren drejt një jete të vetmuar. (V)

Bibliografia
Lewis, Jill. Studimi akademik. Tiranë: CDE, 2005
https://notes.utk.edu/bio/greenberg.nsf/00000000000000000000000000000000/b8a25cd5d58bbed1852568be
00574233?OpenDocument
http://www.amazon.com/books/dp/0553379593

13

Contenu connexe

Tendances

Depresioni psikiatri
Depresioni psikiatriDepresioni psikiatri
Depresioni psikiatri
SoNì KaJa
 
Shëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punëShëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punë
Anida Ago
 

Tendances (19)

Anoreksia
AnoreksiaAnoreksia
Anoreksia
 
Stresi
StresiStresi
Stresi
 
Stresi
Stresi Stresi
Stresi
 
Dr Hysni Aliu Finlande. Depresioni
 Dr Hysni Aliu Finlande.  Depresioni Dr Hysni Aliu Finlande.  Depresioni
Dr Hysni Aliu Finlande. Depresioni
 
stresi
stresistresi
stresi
 
Skizofrenia (2)
Skizofrenia (2)Skizofrenia (2)
Skizofrenia (2)
 
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi IndividetStresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
Stresi Dhe Ndikimi I Tij Mbi Individet
 
gjithcka rrethe stresi
gjithcka rrethe  stresigjithcka rrethe  stresi
gjithcka rrethe stresi
 
Stresi dhe Trauma
Stresi dhe TraumaStresi dhe Trauma
Stresi dhe Trauma
 
Vetevrasja
VetevrasjaVetevrasja
Vetevrasja
 
Depresioni psikiatri
Depresioni psikiatriDepresioni psikiatri
Depresioni psikiatri
 
Stresii
StresiiStresii
Stresii
 
Problemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteveProblemet e adoleshenteve
Problemet e adoleshenteve
 
Adoleshenca
AdoleshencaAdoleshenca
Adoleshenca
 
ADOLESHENCA
ADOLESHENCAADOLESHENCA
ADOLESHENCA
 
Semundjet Biologji
Semundjet BiologjiSemundjet Biologji
Semundjet Biologji
 
Shëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punëShëndeti dhe stresi në punë
Shëndeti dhe stresi në punë
 
Detyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologjiDetyrë kursi sociologji
Detyrë kursi sociologji
 
ESE
ESEESE
ESE
 

Similaire à A jane te gjithe te çmendur ?

I figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_likaI figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_lika
Orfjold Oro-fjorde
 
Impakti psikologjik i semundjeve reumatizmale
Impakti psikologjik i semundjeve reumatizmaleImpakti psikologjik i semundjeve reumatizmale
Impakti psikologjik i semundjeve reumatizmale
Enida Xhaferi
 
Al genetic tests_bd
Al genetic tests_bdAl genetic tests_bd
Al genetic tests_bd
Ganiel Licka
 
Forca E Nderdijes A.Rexha
Forca E Nderdijes  A.RexhaForca E Nderdijes  A.Rexha
Forca E Nderdijes A.Rexha
Adriatik Rexha
 

Similaire à A jane te gjithe te çmendur ? (12)

Autizmi
AutizmiAutizmi
Autizmi
 
I figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_likaI figli del_piacere_viola_lika
I figli del_piacere_viola_lika
 
Impakti psikologjik i semundjeve reumatizmale
Impakti psikologjik i semundjeve reumatizmaleImpakti psikologjik i semundjeve reumatizmale
Impakti psikologjik i semundjeve reumatizmale
 
Shendeti mendor
Shendeti mendorShendeti mendor
Shendeti mendor
 
6
66
6
 
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizikNdikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
Ndikimi i drogës në aspektin Psiko-fizik
 
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``
Daniel Goleman ``Inteligjenca Emocionale``
 
Anoreksia
AnoreksiaAnoreksia
Anoreksia
 
Al genetic tests_bd
Al genetic tests_bdAl genetic tests_bd
Al genetic tests_bd
 
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.Duhanpirja,  drogat e tjera dhe shendeti yne.
Duhanpirja, drogat e tjera dhe shendeti yne.
 
Forca E Nderdijes A.Rexha
Forca E Nderdijes  A.RexhaForca E Nderdijes  A.Rexha
Forca E Nderdijes A.Rexha
 
Droga
DrogaDroga
Droga
 

Plus de Valbona Imeraj

8 kompetencat/ key competencies
8 kompetencat/ key competencies8 kompetencat/ key competencies
8 kompetencat/ key competencies
Valbona Imeraj
 
Instrument per vleresimin e shkrimit udhezues
Instrument per vleresimin e shkrimit udhezuesInstrument per vleresimin e shkrimit udhezues
Instrument per vleresimin e shkrimit udhezues
Valbona Imeraj
 
Plan për të shkruar udhezime
Plan për të shkruar udhezimePlan për të shkruar udhezime
Plan për të shkruar udhezime
Valbona Imeraj
 
Planifikimi i një tregimi fantastik
Planifikimi i një tregimi fantastikPlanifikimi i një tregimi fantastik
Planifikimi i një tregimi fantastik
Valbona Imeraj
 
Teknika e çelesave te mendimit zbatuar ne lenden e historise 4
Teknika e çelesave te mendimit zbatuar ne lenden e historise 4Teknika e çelesave te mendimit zbatuar ne lenden e historise 4
Teknika e çelesave te mendimit zbatuar ne lenden e historise 4
Valbona Imeraj
 
Teknika per zhvillimin e te menduarit te rendit te larte
Teknika per zhvillimin e te menduarit te rendit te larteTeknika per zhvillimin e te menduarit te rendit te larte
Teknika per zhvillimin e te menduarit te rendit te larte
Valbona Imeraj
 
Dituri 5 Liber mesuesi
Dituri 5 Liber mesuesiDituri 5 Liber mesuesi
Dituri 5 Liber mesuesi
Valbona Imeraj
 
Kujdesi për nxënësit
Kujdesi për nxënësitKujdesi për nxënësit
Kujdesi për nxënësit
Valbona Imeraj
 
Përdorimi i rezultateve të vlerësimit
Përdorimi i rezultateve të vlerësimitPërdorimi i rezultateve të vlerësimit
Përdorimi i rezultateve të vlerësimit
Valbona Imeraj
 
Taksonomia e rishikuar e Blumit
Taksonomia e rishikuar e BlumitTaksonomia e rishikuar e Blumit
Taksonomia e rishikuar e Blumit
Valbona Imeraj
 
Programi i vleresimit te historise 4
Programi i vleresimit te historise 4  Programi i vleresimit te historise 4
Programi i vleresimit te historise 4
Valbona Imeraj
 
Program vleresimi i diturise 4
Program vleresimi i diturise 4   Program vleresimi i diturise 4
Program vleresimi i diturise 4
Valbona Imeraj
 
Program vleresimi i matematikes 4
Program vleresimi i matematikes 4Program vleresimi i matematikes 4
Program vleresimi i matematikes 4
Valbona Imeraj
 

Plus de Valbona Imeraj (20)

8 kompetencat/ key competencies
8 kompetencat/ key competencies8 kompetencat/ key competencies
8 kompetencat/ key competencies
 
Flete pune kopshti
Flete pune kopshtiFlete pune kopshti
Flete pune kopshti
 
Instrument per vleresimin e shkrimit udhezues
Instrument per vleresimin e shkrimit udhezuesInstrument per vleresimin e shkrimit udhezues
Instrument per vleresimin e shkrimit udhezues
 
Shkrimi Udhëzues
Shkrimi Udhëzues Shkrimi Udhëzues
Shkrimi Udhëzues
 
Plan për të shkruar udhezime
Plan për të shkruar udhezimePlan për të shkruar udhezime
Plan për të shkruar udhezime
 
Planifikimi i një tregimi fantastik
Planifikimi i një tregimi fantastikPlanifikimi i një tregimi fantastik
Planifikimi i një tregimi fantastik
 
Teknika e çelesave te mendimit zbatuar ne lenden e historise 4
Teknika e çelesave te mendimit zbatuar ne lenden e historise 4Teknika e çelesave te mendimit zbatuar ne lenden e historise 4
Teknika e çelesave te mendimit zbatuar ne lenden e historise 4
 
Teknika per zhvillimin e te menduarit te rendit te larte
Teknika per zhvillimin e te menduarit te rendit te larteTeknika per zhvillimin e te menduarit te rendit te larte
Teknika per zhvillimin e te menduarit te rendit te larte
 
Instrument per vleresimin e Pershkrimit
Instrument per vleresimin e PershkrimitInstrument per vleresimin e Pershkrimit
Instrument per vleresimin e Pershkrimit
 
Flete pune per te shkruar nje Pershkrim
Flete pune per te shkruar nje PershkrimFlete pune per te shkruar nje Pershkrim
Flete pune per te shkruar nje Pershkrim
 
Vetëvlerësimi i tregimeve nga nxënësi
Vetëvlerësimi i tregimeve nga nxënësiVetëvlerësimi i tregimeve nga nxënësi
Vetëvlerësimi i tregimeve nga nxënësi
 
Dituri 5 Liber mesuesi
Dituri 5 Liber mesuesiDituri 5 Liber mesuesi
Dituri 5 Liber mesuesi
 
Kujdesi për nxënësit
Kujdesi për nxënësitKujdesi për nxënësit
Kujdesi për nxënësit
 
Përdorimi i rezultateve të vlerësimit
Përdorimi i rezultateve të vlerësimitPërdorimi i rezultateve të vlerësimit
Përdorimi i rezultateve të vlerësimit
 
Taksonomia e rishikuar e Blumit
Taksonomia e rishikuar e BlumitTaksonomia e rishikuar e Blumit
Taksonomia e rishikuar e Blumit
 
Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4
Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4
Programi i vleresimit te gjuhes shqipe 4
 
Programi i vleresimit te historise 4
Programi i vleresimit te historise 4  Programi i vleresimit te historise 4
Programi i vleresimit te historise 4
 
Program vleresimi i diturise 4
Program vleresimi i diturise 4   Program vleresimi i diturise 4
Program vleresimi i diturise 4
 
Program vleresimi i matematikes 4
Program vleresimi i matematikes 4Program vleresimi i matematikes 4
Program vleresimi i matematikes 4
 
Plan individual mesimor
Plan individual mesimorPlan individual mesimor
Plan individual mesimor
 

A jane te gjithe te çmendur ?

  • 1. A janë të gjithë të çmendur? Valbona Imeraj
  • 2. A janë të gjithë të çmendur? 1. Ai ishte shumë i ri për të pësuar një iktus, vetëm 48 vjeç, por nuk ishte vetëm kjo që e shqetësonte neurologun Theodore Landis dhe neuropsikologen Marianne Regard në lidhje me rimëkëmbjen e gazetarit politik në Spitalin Unirversitar të Zyrihut. Megjithëse një dëmtim në pjesën e djathtë ballore të trurit, e kishte lënë kaq të dobët në pjesën e majtë të tij sa ai nuk mund të ecte më, pacienti nuk ankohej. Ai, përkundrazi, ankohej për ushqimin e keq të spitalit. Në një ditar që studiuesit i kërkuan që të mbante, ai shkroi “…më ka marrë malli të bëj seks dhe për një darkë të mirë, psh, për një kremviçe të mirë me tasqebap, për makarona “alla bolonjeze” ose rizoto dhe kotoletë, në pjata të zbukuruara.” Pasi u shërua pacienti, u kthye në punë si gazetar i kronikës së gatimit. 2. Prej 36 pacientëve të dhënë papritmas pas ushqimeve cilësore, Regard Landis zbuluan se 34 kishin lëndime të trurit në të njëjtën pikë ku e kishte patur dhe gazetari që u kthye në shkrimtar për kulinarinë. “Sindroma Gourmand”, raportuan ata vitin që shkoi, mund të jetë një shenjë e dëmtimit neurologjik. Me fjalë të tjera, një njeri që planifikon pushimet duke u nisur nga vendi se ku mund të hajë midhjet më të mira, ose gjurmon në gjithë qytetin për mish rose me ëmbëlsirë, mund të jetë me tru të dëmtuar. Lidhja midis një fiksimi të çastit për ushqim dhe lëndimit të trurit, është edhe një element më shumë i provës që origjinaliteti apo sjellja e personaliteteve të çuditshme, që mund të mendohet si e veçantë ose interesante, mund të jetë në një lloj mënyre, reflektim i një anormaliteteti të trurit apo dhe i gjeneve. Morali është ky: që nga Frojdi, numri i sëmundjeve psikike është rritur. Botimi i parë i Manualit diagnostikues dhe statistikor për çregullimet mendore (DSM), publikuar më 1952, raportoi 60 raste; Botimi i dytë më 1968-ën, kishte 145; i katërti dhe i fundit më 1994 dha si numër 410. Deri tani ishte e lehtë ti fajësoje terapistët për këto shifra, sepse shtonin numrin e pacientëve që paguanin. Por, dy zhvillime të fundit, e bënë të vështirë që kjo gjë të pranohej. E para është imazhi i trurit. Skanimet MRI, CT dhe PET, të cilat hyjnë në strukturën dhe veprimtarinë e trurit i nxjerrin si të vërteta lidhjet fizike me sjelljet eksentrike. E dyta ishte gjenetika. Studiuesit janë duke zbuluar gjene, të cilat duken se rrisin riskun e sëmundjeve të caktuara mendore. Meqenëse virtualisht të gjitha këto sëmundje mendohen se përfshijnë disa gjene, po përpiqen që të etiketojnë njerëzit të cilët kanë një ose dy prej tyre, “pak” skizofrenë dhe “paksa” paranojakë. Dhe, meqenëse, sjelljet e çuditshme të gjeneve dhe trurit janë të zakonshme, “së fundmi,” thotë Dean Hamer, një studiues i sjelljes së gjeneve në Institutin Kombëtar të Tumoreve, më i njohuri për zbulimin e të ashtuquajturit gjen homoseksual, “mund të themi se të gjithë jemi pak të çmendur.” 3. Shëndeti mendor, në këtë pikëpamje të re është një vazhdimësi. Në njërën anë mund të jetë Ted Kaczynski, dyshuesi i Unabomber-it, i përshkruar nga avokatët e vëllait të tij si maniak obsesiv, jo i lidhur me realitetin, neurotik, antisocial dhe paranojak. Në anën tjetër të spektrit qëndrojnë ato që konsiderohen si normale, madje, në disa raste dhe ndryshime njerëzore të mrekullueshme. Gjenitë e kompjuterave, që nuk janë të aftë të bëjnë asnjë bisedë të shkurtër, sipas kësaj teorie të re, nuk janë vetëm të pakëndshëm në shoqëri, por vuajnë dhe nga një formë e zbutur autizmi. Personi që ka nevojë për emocion dhe mezi shkëputet nga telefoni ka një abnormalitet në lobin ballor. Po 2
  • 3. nismëtarët e rregullave të dietave fetare dhe ritualeve të larjes së duarve? Ata kishin një çregullim të lehtë manie-obsesive. 4. Në librin e tyre të vitit 1997, Sindroma e hijes,psikiatrët John Ratey i Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe Catherine Johnson e Lidhjes Kombëtare për Kërkimin mbi Autizmin, argumentojnë se të gjitha llojet e sjelljeve të çuditshme janë, në fakt, sëmundje të lehta mendore. Atleti i jashtëzakonshëm i ftohtë si akulli në një garë kampionësh, por që shpërthen në një bar, nuk është vetëm një njeri i përkëdhelur; ai është i rrethuar nga një çrregullim i ndërprerë. Burrat që nuk janë të aftë të flasin për ndjenjat e tyre, vuajnë “nga një formë e panjohur e çrregullimit të vëmëndjes tek të rriturit” (ADD). ADD-ja e lehtë, shënon, gjithashtu edhe titanin e biznesit, i cili nuk paguan taksat në kohën e duhur. Babai i papërgjegjshëm që marroset pas fëmijëve kur i takon, por që nuk mban mend të dërgojë çeqet për mbajtjen e fëmijëve, nuk është as vemje, as i mërzitur nga një marrëveshje e padrejtë kujdestarie. Ai ka një sindromë të lehtë “varësie ndaj mjedisit”; nuk mund të përqëndrohet të fëmijët po nuk qe me ta. Gruaja, që nuk mund të pajtohet me një burrë, i cili nuk e ndihmon me punët e shtëpisë dhe me fëmijët kur kthehet nga puna, mund të vuajë nga një formë shumë e lehtë e çrregullimit maniako-obsesiv. Mund ta quani Sëmundje të Lehtë Mendore. 5. Ky emërtim nuk është një lojë. (“Ai mendon se po flasin për të? Duhet të ketë një formë të lehtë skizofrenie”). Ka një konsensus. Doktorët që i fajësojnë pacientët e çuditshëm, se vuajnë nga sëmundje mendore me bazë biologjike, para se t’i shohin rastet e tyre si përgjigje individuale ndaj rrethanave jetësore, e kanë të lehtë të japin mjekime psikoaktive. Adoleshentët me “çrregullim disomorfik të trupit”- mërzi e thellë me pamjen e tij- janë kandidatë për Prozaks, shumë më parë se të zhvillojnë aneroksinë dhe buliminë. Kështu ishte një nga pacientët e Ratey-it, një djalë gjashtëvjeçar që qante në mënyrë të pakontrolluar sa herë që nëna tejet e kujdesshme, e linte në shkollë. Asgjë nuk mund t’ia ndalonte lotët; as e ëma që e puthte dhe largohej menjëherë, as kur ajo qëndronte për pak kohë në klasë, as lodra e tij e preferuar. Njëherë, një terapist mund të ketë zbuluar arsyen, përse nëna e tij ishte tejmbrojtëse. Mbase ajo nuk ishte e lumtur me martesën dhe kjo e bëri t’ia kalonte gjithë dashurinë të birit. Nëse ishte kështu, lotët e djalit mund të ishin një bashkëpunim i pavetëdijshëm me ndjenjat e saj, por Ratey dha një diagnozë tjetër. Nëna, përfundoi ai, vuante nga një çrregullim ankthi biologjik dhe duhet të provonte Buspar një drogë për ankthin. Djali i vogël? Çrregullim i panikut të hijes. Ratey përcaktoi Prozak , për të. 6. Ratey trajtoi po ashtu, një nënë 38-vjeçare, e cila ndihej e dërmuar pasi ngrihej në pesë të mëngjesit që të shkonte në zyrë, ku punonte me orar të plotë, bënte Pazar, pastronte, gatuante si dhe kujdesej për dy fëmijët e saj të vegjël-“më shumë se sa mund të përballonte me humorin e saj,” shkruante Ratey dhe Johnson. “Caroline” filloi ta nxirrte dufin, rrihte fëmijët dhe përplasi një kasetafon në mur. E stresuar dhe e mbingarkuar si çdo nënë tjetër në punë, që njihte, Caroline filloi të merrte përsëri antidepresues. Ato e ndihmuan. Ajo u qetësua, pakësoi gatimin dhe u ndje më mirë për ta përballuar situatën. Disa psikiatër shqetësohen se kolegët e tyre po shpërndajnë mjekime për trurin për të trajtuar simptomat dhe jo shkaqet. Në fund të fundit, t’u japësh adoleshentëve Prozak, për t’i kuruar për ndjesinë që kanë se trupi tyre nuk është i përsosur, është shumë më e lehtë sesa të ndryshosh kulturën e kukullës Barbi, ose të ndryshosh sportistët dhe tifozët e tyre në mënyrë që inati 3
  • 4. dhe dhuna të mos shpërblehen. Meqë shumë njerëz kanë simptoma rastësore dhe të përkohëshme sëmundjesh mendore nga trishtimi kalimi në kufijtë e manisë-“është shumë e vështirë të përcaktosh se ku është kufiri midis sëmundjes mendore dhe normalitetit,” pranon Dr. Mark Olfson i Universitetit të Kolumbias . “Dhe kjo sjell pyetje reale për t’u trajtuar: kur duhet t’i jepni atidepresiv? Në fakt, ata janë shumë të përhapur dhe tani jepen për simptoma subklinike.” 7. Trajtimi si të sëmurë mendorë i baballarëve të papërgjegjshëm, i atletëve të dhunshëm dhe i shtëpiakeve të irrituara, mund të duket çmenduri. Një libër i ri, “ Ju na bëni të çmendur” nga sociologët Herb Kutchins dhe Stuart Kirk, akuzon DSM-në se është shkencërisht e pabazuar, e ndikuar nga politika (homoseksualiteti është një sëmundje mendore, jo nuk është) dhe që patologjizon sjelljet e përditshme si mbajtja mëri ose shqetësimi për të folur përpara publikut. “Bibla e psikiatrisë na ka çmendur-ndërsa ne jemi thjesht qenie njerëzore,” argumentojnë ata. 8. Debati mund të mbetet pa zgjidhje. Përveç faktit që psikiatrët që besojnë për sëmundje mendore hije, për çudinë edhe të atyre vetë, po marrin mbështetje shkencore. “Për vite të tëra mjekët kanë parë njerëz që nuk përmbushin kriteret e DSM-së dhe kanë dalë në përfundimin se këto sindroma nuk shfaqen papritur,” thotë Catherine Johnson. “Ata janë akuzuar se kanë ndërtuar perandori duke mbledhur pacientë. Por, tani gjenetistët dhe neuroshkencëtarët janë duke zbuluar të njëjtat gjëra.” Ose janë pranë tyre. “Padyshim, gjenetistët do të vijnë në ndihmë të psikiatërve në këtë debat,” thotë neuroshkencëtari Robert Sapolsky i Universitetit të Stanfordit. “Ideja e një vazhdimësije paraqet një hap të madh njohës në fushën e gjenetikës. Ajo sugjeron se një ngarkesë mesatare gjenetike [të gjeneve të sëmundjeve mendore] ju japin një personalitet të jo të zakonshëm, një ngarkesë më e lehtë ju jep një personalitet të çuditshëm dhe një akoma më e lehtë ju jep tiparet e përgjithshme amerikane.” 9. Studiuesit zbuluan shenjat e para të formës së sëmundjeve të lehta mendore kur ata studiuan të afërmit e personave të sëmurë rëndë. “Të ashtuquajturit personalitete skizoide, janë shumë të tërhequr dhe të zakonshëm në familjet e skizofrenëve,” thotë Dr. Jonathan Benjamin i Universitetit Bengurion në Izrael. “Edhe sjellja e pakëndshme shoqërore është më e shpeshtë tek prindërit biologjikë të fëmijëve autikë.” Kjo na lë të kuptojmë se ndërsa pacienti ka shumë gjene që transportojnë sëmundjet mendore, të afërmit e tyre kanë vetëm disa dhe prandaj kanë “sindromën e hijeve.” 10. Skizofrenia jep shembullin klasik. “Skizofrenët kanë më pak material gri në koren ballore, vendi i mendimeve të larta,” thotë psikiatri Tyrone Cannon i Universiteti të Pennsylvana-s. Edhe në hipokampus i cili ndihmon kujtesën dhe emcionet, qelizat janë jashtë vendit. Njerëzit me skizofreni të lehtë, simptomat e të cilëve nuk janë aq të forta sa t’i mbajmë të izoluar nga shoqëria, kanë versione të lehta të këtyre abnormaliteteve të trurit. Variantet më të rënda janë personat me skizofreni të rëndë, të cilët nuk janë të aftë të dallojnë frikën dhe fantazinë nga realiteti. “Studimet tona të përbashkëta sugjerojnë se njerëzit me dy gjene nga dhjetë të mundshme, hipotetikisht, mund të kenë vetëm një ndryshim të lehtë në strukturën dhe funksionin e trurit,” thotë Cannon. “Por, ndërsa numri i gjeneve rritet, ju e kaloni kufirin e gjendjes së lehtë.” 4
  • 5. 11. Një variant i lehtë i kësaj quhet personalitet skizotipik. Njerëzit me këtë diagnozë tentojnë të jenë dyshues ndaj të tjerëve; ata preferojnë izolimin dhe janë tejet të shqetësuar nga ide jo të zakonshme si besimi në paranormalen. Biseda e tyre është e paqartë dhe e dalë nga tema; veshja e tyre ështe eksentrike. Studimet për familjet e mbështesin idenë se, format e buta të sëmundjeve mendore vijnë nga pasja e një ose 2, në vend të 9 ose 10 gjeneve që kontribuojnë në sëmundje të zhvilluara plotësisht. “Rreziku që vëllai ose motra e një skizofreni të kenë të njëjtën sëmundje, dyfishohet ose trefishohet në krahasim me popullsinë e përgjithshme,” thotë NCI Hamer. “Por, për një personalitet skizotipik, rrezikshmëria që vëllai ose motra të jenë skizofrenë është dhjetë herë më e lartë. Kjo do të thotë se vëllezërit dhe motrat skizotipe ndajnë bashkë, më pak gjene të sëmundjes se sa një motër ose vëlla skizofren.” “Personalitetet skizotipike mund të mos e besojnë që CIA u ka instaluar një transmetues në mbushjen e dhëmbëve,” thotë Dr. Kenneth Kendler i Kolegjit Mjekësor në Virginia, “Por po ata, kur flasin në një bar u duket sikur njerëzit po i vështrojnë dhe po flasin për ta.” 12. Në vitin e kaluar, Varësia, një sëmundje mendore, u zbulua të ishte një vazhdimësi në lidhje me tiparet normale të personalitetit. Studjuesit zbuluan, një version jonormal zgjatjeje të një gjeni në kromozomin 11, (njerëzit kanë 23 çifte kromozomesh, gjatë të cilëve gjenet janë lidhur si perla). Ky alel i zgjatur u gjet shumë më shpesh tek të varurit ndaj heroinës sesa tek jo të varurit. Puna e këtij gjeni ishte të prodhonte një marrës- një lloj vend ankorimi molecular – për dopaminën kimike të trurit. Pikërisht këtu vjen vazhdimësia: versioni i gjatë i gjenit është, edhe ai , i zakonshëm për njerëzit me mendje të shëndoshë, të cilët shfaqin sjelljen e “kërkimit të së resë,” sipas një grupi studjuesish në Izrael dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit, më 1996. Këta njerëz priren të jenë impulsivë, të paqëndrueshëm, nervozë, gjaknxehte dhe ekstravagantë: ata kërkojnë emocione dhe ngazëllehen në situata të reja. Këta janë pilotët e makinave të garave dhe eksploruesit e botës. Ky gjen është vetëm një prej 10 gjeneve të vlerësuara, që përcaktojnë kërkimin e së resë. Shpjegon Ben Gurions Benjamin. Dikush që ka 2 ose 3 gjene prej 10, mund të jetë pak impulsive. Dikush me të dhjetë të mundshmit, do të kërkojë rrezikun ose do të jepet pas heroinës. 13. Në dy vitet e fundit, studjuesit kanë zbuluar disa gjene që mund të jenë përgjegjës për ndryshmet e personalitetit dhe në kombinim me gjene të tjera, sjellin sëmundje mendore të lehta ose të plota: 14. Më 1996-ën studjuesit e drejtuar ng hamer-i identifikuan një gjen në komozomin 17, që kontribuan në neuroticizmin. Ky term i përgjithshëm, përfshin të qenit i shqetësuar dhe ndonjëherë i depresuar, armiqësor dhe impulsive. Gjeni shfaqet në forma të shkurtra ose të gjata shpjegon Hamer në librin “Living with our genes”. Ai bën rolin e transportuesit, një proteinëë që fshin serototinën kimike të trurit nga neuronet, beson Hame, shkakon shqetësime dhe depresionin. Forma e shkurtër e gjenit e bën më pak transportues dhe kjo e bën atë më pak efektiv në heqjen e serotoninës. Pra, duhet të pritet kjo lidhje;gjenet e shkurtra më shumë serotoninë, më shumë ankth. Këtë zbuluan studjuesit – forma e shkurtër e gjenit është më e zakonshme tek njerëzit që janë neurotikë, (siç u pa nga pyetësorët). Por ky gjen është përgjegjës vetëm për një pjesë të vogël të ndryshimeve në shkallën e sjelljes neurotike të determinuar gjenetikisht. Hameri e vlerëson atë nga 7 në 9%. Me fjalë të tjera, ka gjene të tjerë neurotikë. Të pasurit më pak ose më shumë mund të nënkuptojë, shikimin me ankth të orës, kur fëmija juaj adoleshent e ka shkelur orarin… dhe të qenit Woode Allen. 5
  • 6. 15. Më 1997-ën studjuesit lidhën një gjen në kromozomin 22 me çrregullimin obsesiv-kompulsiv (ÇOK). Çoku dallohet nga mendime të padëshiruara dhe të trishta ( “O-ja”) si të mos qenit të aftë të largonit idenë se ju keni harruar të fikni sobën ose sjellje përsëritëse që ndërhyjnë në jetën e perditshme (“ K-ja), si larje e shpeshtë e duarve. Gjeni që pretendohet të jetë ÇOK vepron si një lloj pastruesi biologjik – një enzimë që largon nga truri kimikatet, pasi ato kanë dërguar sinjalin mes neuroneve. Çdokush e ka këtë enzimë, por versioni ÇOK e bën atë një version kaq të dobët, sa kimikatet e trurit dërgojnë të njëjtin mesazh të tmerrshëm pafundësisht – një ngacmim: “A e fikët sobën?”. Edhe njëherë disa gjene mendohen se shkaktojnë ÇOK-un. Dikush me të gjitha këto, mund të jetë kaq i varur nga shqetësimet dhe i varur nga manitë sa të mos funksionojë. Dikush me një ose dy prej tyre, mund të mbajë një tavolinë tej mase të pastër. 16. Kërkimet e reja sugjerojnë se format buta të ÇOK-ut mund të lindin edhe nga forma të buta të anomalive të trurit. Skanimet PET, të cilat dallojnë rajonet me veprimtaritë lartë në tru, kanë treguar se një qark që lëviz nga korja orbitale ballore, - pjesa e fundit ballore e trurit, e cila vepron si një sistem dallimi veprimesh, është hiperaktive në pacientët me ÇOK, thotë Jeffrey SCHWARTZ i UCLA-s. Ai ju jep ndjenjën e të qëndruarit në vend, thotë ai. Tek njerëzit me depression por jo me ÇOK, vetëm skaji i jashtëm i kores frontale orbitale, punon me ritëm të plotë. “ Këta njerëz kanë problemin e heqjes së ripërsëritjes, nga truri i tyre,” thotë SCHWARTZ. “Ku nuk është në obsesion i vërtetë por një gjë e lehtë” – me një anomali të lehtë të rurit. 17. Në dhjetor, studjuesit e Universitetit Johns Hopkins, zbuluan një gjen për depresionin maniak, në kromozomin 18. Kjo bën që me këtë sëmudje të lidhen të paktën 5 gjene “Mbase ju mund të keni vetëm një gjen Dr. Francis McMahon i cili kryeson ekipin, “mund të jeni më të prekshëm ndaj lëvizjes së humorit, që ju bën të kapni afatet në momentet e fundit, ose ta udhëhiqni ekipin tuaj të biznesit drej vijës së finishit. Gjeni mund të gjendet me tepricë ndër artistët dhe çdo fans mund t’i shikojë qartë maninë e tij. Por dikush tjetër me 5 gjenet e depresionit manjak mund të goditet në mënyrë të vazhdueshme nga goditjet e humorit, saqë e ka të vështirë të funksionojë. Neuroshkencëtari Dr. Samuel Barondes i UC San Francisco thotë, “ mbase, të kesh vetëm një prej këtyre gjeneve, mund të dalë për mirë, por të gjithë së bashku , ju çmendin”. 18. Në fakt gjenet e lidhura me sëmundjet mendore, mund të furnizojnë shoqërinë me ato lloj personalitetesh për të cilat ka nevojë. Personat me çrregullime skizotipike të persoalitetit shpjegon Sapolsky i Stanford-it, anojnë nga jeta e vetmuar. Ata janë rojet e farit dhe ushqyesit e zjarrit. Ata që preken nga ÇOK-u, janë punonjës të paepur, që nuk e lënë një detyrë të papërfunduar. Në kohët e lashta ata mund të kishin qenë magjistarë ose mjekë poullorë, mbase edhe shpikës të ritualeve fetare. Kush mund të kishte menduar për ritualin Hindu të larjes së dorës së majtë 10 herë, të djathtës 7 herë dhe të të dyjave së bashku 5 herë para fillimit të ditës. Vegimet e Zhan d’Arkës, profetit Muhamet dhe Shën Palit rrjedhin prej haluçinacione të shkaktuara nga epilepsia e përkohëshme e lobit. Më 1990 studjuesit në Minesota duke studjuar dy binjakë të njëashëm përllogaritën se besimet fetare në 50% janë gjenetike. Fatmirësisht ata u përkujdesën t’i qëndronin larg përkufizimit të tij si gjeni i Zotit. 6
  • 7. 19. Edhe nëse neuroshkencëtarët gjejnë dëmtime të trurit të lidhura me mbajtjen mëri ose të kalimit të shumë orëve në internet dhe nëse gjejnë pjesë të AND-së, të lidhura me të qenit të ftohtë ose këmbëngulës, kjo nuk provon se jemi gjenetikisht të parapërcaktuar. Vetëm në një rast, strukturat dhe karakteristikat vepruese të trurit pasqyrojnë përvojat dhe jo thjeshtë, profilin biologjik të lindur. Një 40 vjeçar që nuk e vret mendjen për ndjenjat e së dashurës së tij, me të vërtetë që mund të ketë përbërje të keqe kimike të trurit, por kjo përbërje kimike mund të jetë produkt i një mardhënieje të keqe me të jatin, i presioneve shoqërore për të qenë i ftohtë emocionalisht – madje dhe i traumës së takimit të parë. Dhe, puna e Schwartz-it me pacientët e ÇOK ka treguar se ata mund ta kalojnë këtë “bllokim të trurit” duke “ aktivizuar qarqet e shëndetshme për të mbizotëruar ndaj atyre që janë të sëmura, “ thotë ai”. Edhe gjenet që ndikojnë sjelljen duke vepruar në tru, mund t’a përcaktojnë pjesërisht fatin tonë. Në një studim të fundit biologët zbuluan se këlyshët e minjve të lëpirë nga nëna, kanë struktura të ndryshme psikike të trurit nga ata që nuk lëpihen nga nëna. Dallimi shtrihet në zona që i përgjigjen stresit. Minjtë e lëpirë e përballojnë më mirë stresin, sesa minjtë e palëpirë, duke na sugjeruar kështu, se përvojat jetësore e formësojnë trurin edhe kur bëhet fjalë për tipare bazë si temparamenti. 20. Ideja që sjellja e pazakontë mund të jetë formë e butë e sëmundjes mendore është kaq e re sa pasojat e saj në shoqëri janë të paqarta. Por, disa shkencëtarë janë që tani të shqetësuar mbi damkosjen e njerëzve të cilët janë mbartës qoftë edhe të pak gjeneve që janë përgjegjës për sëmundje të rënda mendore. A do t’i numërojnë çiftet “gjenet e çmendurisë” përpara se të kenë fëmijë - apo do të abortojnë fetusin nëse ai mbart shumë prej tyre? A do të kërkojnë partnerët e ardhshëm që të shikojnë skanimet e trurit të njëri tjetrit ? Si do tja bënte bota për artistë dhe ëndërrimtarë, aventurierë dhe shpikës? “Nëse zbulojmë se ka shumë gjene që janë të lidhura me sëmundjet mendore, thotë McMahon i Hopkins, “dhe të paktën disa prej tyre janë tepër të zakonshëm, mund të na bëjë që të kuptojmë se jemi të gjithë në të njëjtën anije.” Të gjitha këto të drejtojnë tek ideja se kur të gjithë janë të çmendur, askush nuk mund të jetë më i tillë. Kështu që ekspertët do të vazhdojnë që të tallen me termin që inati i rrugës, sindroma e Gurmesë dhe çrregullimet rinore janë sëmundje të vërteta mendore. Por sikurse zbulimet e gjenetikës dhe të neuroshkencës mbështesin idenë se diçka reale, diçka fizike qëndron në bazë të tyre dhe sëmundjeve të tjera në dukje qesharake, do të jetë e vështirë të qeshim me to. 21. Derek Thomas HAYDEN ", e përshkruan veten si" "një simulim njerëzor i inteligjencës artificiale konjitive të qenies. '"15-vjeçari është padyshim i shkëlqyer, por ai zhytet në monologje të mërzitshme me pak interes për dëgjuesit e tij. Ai është i ngathët, flet në mënyrë monotone , zakonisht nuk i kupton shakatë dhe shprehjet figurative dhe e ka problem të bëjë miq, . Në të vërtetë ai nuk është mjaft i sigurt se çfarë është miqësia. Nësoj si sëmundjet mendore që kanë mënyra më pak të rënda apo “hije” të tyre, kjo e bën autizmin një çrregullim të zhvillimit. Derek ka një formë të butë e autizmit: sindromi i Asperger. "AS" karakterizohet nga mungesa e aftësive, e shkathtësive të reduktuara sociale dhe parapëlqim për monologje të pavlera. Këto tipare mund të çojë në një katastrofë sociale, por ajo gjithashtu mund të përshkruajnë dhe profesorin tuaj të fundit në matematikë. 7
  • 8. 22. Hulumtuesit theksojnë se AS nuk është vetëm një term klinik për sjellje të pazakonta. Çdokush mund të jetë i turpshëm, kokëfortë apo i pavetëdijshëm, por aftësitë e thelbësore të komunikimit, janë ende në vendin e tyre. Ky nuk është rasti i AS, thotë Ami Klin i Qendrës së Studimit të Fëmijëve Yale: "Ne jemi duke folur për paaftësi, jo vetëm për temperamentin''. 23. Shkaqet e AS janë të pasigurta, por ka shumë mundësi që kontrollohet nga gjene të shumta. Gati gjysma e 450 fëmijëve programit “Klin” për autizmin kanë një të afërm me karakteristika të ngjashme. Ashpërsia e simptomave duket se varet nga gjenetika dhe kushtet gjatë zhvillimit të trurit. Ka shpresë për parandalimin, por që mund të jetë një bekim i përzierë, pasi në jetë nuk ka vetëm mardhënie sociale dhe jo të gjitha tiparet e “AS” janë negative. `` Ne do të jemi në telashe, në qoftë se do të shpëtojmë prej gjeneve të autizmit,'' tha Temple Grandin e shtetit Kolorado, i cili është autik. "Dikush duhet të jetë shumë josocial për të dalë jashtë dhe për t’u bërë guri i parë i themelit." 1. Vlerësimi i artikullit Shkalla e vështirësisë 1 (1= e lehtë; 2 3 4 5 5= e vështirë) 1. Çfarë vështirësish hasët gjatë leximit? Gjatë leximit hasa vështirësi në kuptimin e disa paragrafëve apo fjalive. 2. Si reaguat ndaj këtyre vështirësive? Meqë vështirësitë kishin të bënin me perkthimin, gjeta artikullin original dhe munda t’a studioj atë . Zhvillimi i të kuptuarit pas leximit Rishkrim i fjalive Për të kontrolluar nëse keni kuptuar disa prej koncepteve kyçe të kësaj eseje, rishkruani secilën nga fjalitë e mëposhtme me fjalët tuaja, duke mbajtur idenë origjinale. 1. Ideja e një vazhdimësie paraqet një zbulim të madh në fushën e gjenetikës. (8) Shkenca e Gjenetikës bëri një zbulim të madh, kur vuri re se midis të qenit normal dhe i sëmurë mendor, nuk ndodhet një kufi i qartë, që ndan njërën nga tjetra. Këto dy skaje ndodhen në të njëjtën linjë dhe ato janë pjesë e një continnumi apo vazhdimësie, të njërës për tek tjetra. 8
  • 9. 2. Në dy vitet e fundit, studiuesit kanë zbuluar disa gjene që mund të jenë përgjegjës për ndryshimet e personalitetit dhe në kombinim me gjene të tjera, sjellin sëmundje mendore të lehta ose të plota. (13) Zbulimet ne fushen e gjenetikes, treguan se në kromozome ka disa gene pergjegjese per sëmundjet mendore si psh.: skizofrenia, ÇOK-u, depresioni, autizmi, etj., Këto gjene ndodhen si tek njerëzit normalë ashtu edhe tek ata të diagnostikuar si jo të tillë. Diferëncën e bën numri i geneve të sëmura që mbart individi në kromozomet e tij. Nëse ka pak të tilla ai do të qëndrojë tek skaji i normales, me më shumë në mesin e boshtit dhe me më tepër gene të tilla, do të shfaqë paftësi të dukshme në fushat e ndryshme të veprimtarisë e personalitetit dhe do të diagnostikohet nga mjekët si një njeri me sëmundje mendore. 3. Edhe gjenet që ndikojnë sjelljen duke vepruar në tru, mund të përcaktojnë pjesërisht fatin tonë. (19) Gjenet mund të përcaktojnë vetëm një pjesë të sjelljes sonë dhe të mënyrës si ne do të jemi, pasi dhe ambjenti ku njeriu jeton, ngjarjet e jetës së tijë, e formësojnë atë duke e bërë atë që është. 1.Cila është tema e këtij artikulli? Tema e këtij artikulli është: Njerëzit me sëmundje mendore dhe sjellje të çuditshme 2.Cili është fokusi i autorit në këtë temë? Autori e ka vënë fokusin mbi faktorët gjenetikë e socialë që shkaktojnë sëmundjet mendore apo sjelljet jo të zakonshme tek njerëzit. 3.Duke përdorur fjalinë në vazhdim, përshkruani idenë kryesore të autorit. Autori dëshiron që unë të kuptoj se: Ka një bazë gjenetike në sjelljen e gjithsecilit prej nesh. Tek të gjithë njerëzit gjejmë gjene që shkaktojnë sëmundje mendore. Ndryshimi mes njerëzve normalë dhe atyre të sëmurë mendorë qëndron thjesht në sasinë e gjeneve të sëmura që ka në kromozomet e secilit. Tek të parët ka një përqëndrim të ulët e tek të tjerët një përqëndrim të lartë të tyre. Kjo nuk do të thotë që të gjithë njerëzit janë të çmendur, por që të gjithë njerëzit, nuk janë të tillë. Ata thjesht janë të ndryshëm për të bërë detyra të ndryshme, detyra që në rastet e njerëzve me diagnoza të sëmundjeve të ndryshme mendore, mund t’i kryejnë vetëm ata dhe askush tjetër. 4.Ç’informacion jep autori për t’a zhvilluar idenë kryesore? a. Hstorinë e tij personale b. Komente të shkencëtarëve c. Artikujt e gazetave d. Vërejtjet e pjesmarrësve. 5.Paragrafi në të cilin ideja kryesore e autorit është dhënë qartë është: 9
  • 10. a. Paragrafi 1 b. Paragrafi 2 c. Paragrafi 3 d. Paragrafi 4 6. Përfundime metafora dhe fjalori përdorur 1. Çfarë mendoni se autori dëshiron që lexuesi të besojë pas leximit të këtyre radhëve? a. Ata që argumentojnë se ka një lidhje midis stukturës së trurit dhe sëmundjeve mendore nuk kanë të drejtë. b. Kërkimet për studimin e lidhjes midis strukturës së trurit, gjeneve dhe sëmundjeve mendore nuk duhet të financohen më. c. Dëshmitë për lidhjen mes strukturës së trurit, gjeneve dhe sëmundjeve mendore ka shumë gjasa që të vazhdojnë të rriten. d. Ata që janë të sëmurë mendorë duhet të përpiqen të gjejnë terapistë që nuk japin Prozac. Cilat nga pohimet e mëposhtme lihen të nënkuptuara nga autori në paragrafin 2? a. Frojdi nuk bëri studime për lidhjen midis sëmundjeve mendore dhe gjeneve. b. DSM-ja nuk është burim i besueshëm të dhënash. c. Personat që pëlqejnë ushqimin e mirë vuajnë nga sindroma e Gourmand-it. d. PërfytyrimiiI trurit është një mënyrë e rrezikshme për të studjuar sëmundjet mendore. a. Kontrolloni çdo pohim me të cilët mendoni se autori do të binte dakord. a. Forma e një gjeni mund të tregojë një çrregullim personaliteti. b. Gjenet mund të veprojnë në kombinime për të prodhuar sëmundje mendore. c. Debate mbi këtë pikë nuk do të përfundojë kurrë d. E njëjta sëmundje mendore mund t’i atribuohet më shumë se një gjeni. e. Pak vetë mbështesin nocionin e marrdhënies sëmundje mendore/gjene. f. Psikiatrët preferojnë të japin ilaçe për kurimin e pacientëve. g. Disa lloje personalitetesh njerëzore, preferojnë disa lloje specifike punësh. 4.Shpjegoni me fjalët tuaja se ç’nënkupton autori kur thotë, “Shëndeti mendor, në këtë këndvështrim të ri, është një vazhdimësi.” (3) Autori kërkon të shpjegojë që, nuk ka një ndarje apo një hendek midis sëmundjeve mendore , sjelljeve të cuditshme dhe tipareve normale të njerëzve, ato janë një vazhdimësi e njëra tjetrës dhe bartëse të të njëjtave gjene por në sasi të ndryshme, sasi e madhe gjenesh të pranishme në sëmundjet mendore, tipare të forta të saj dhe nga ana tjetër sasi e vogël e po këtyre gjeneve shfaq një personalitet paksa të cuditshëm apo krejt të zakonshëm për të tërë. 5. Sa efikas qe autori në përgjigjen e pyetjes së ngritur nga titulli i këtij artikulli? Shpjegoni përgjigjen tuaj. Autori shpjegoi në shkrimin e tij, që përderisa të gjithë njerëzit janë bartës, kush më shumë e kush më pak, të gjeneve që shkaktojnë sëmundjet mendore, i bie ose të gjithë të jenë të cmendur, ose askush s’është i tillë. 10
  • 11. Ai arriti të jetë efikas në dhënien e përgjigjes që vetë ai shtroi si titull të shkrimit. 6. Si e ndihmon qëllimin e autorit, deklarimi i Robert Sapolsky-it? 1. “Pa dyshim, gjenetistët do të vijnë në ndihmë të psikiatërve në këtë debat,” thotë neuroshkencëtari Robert Sapolsky i Universitetit të Stanfordit. “Ideja e një vazhdimësije paraqet një hap të madh njohës në fushën e gjenetikës. Ajo sugjeron se një ngarkesë mesatare gjenetike [të gjeneve të sëmundjeve mendore] ju japin një personalitet të jo të zakonshëm, një ngarkesë më e lehtë ju jep një personalitet të çuditshëm dhe një akoma më e lehtë ju jep tiparet e përgjithshme amerikane.” Robert Sapolsky deklaron se të gjithë njerëzitjanë bartës të geneve që shkaktojnë sëmundje mendore, kështu ai e ndihmon autorin të shkojë tek ideja që njerëzit janë ndryshëm por askush nuk është i cmendur. 7. Toni i autort në këtë artikull është kryesisht: a. Humoristik b. Informues c. Kritik d. pesimist 8. Duke përdorur përmbajtjen, shkruani përcaktimet tuaja për secilën nga fjalët që vijojnë: a. ekscentrik (2)- jashtë së zakonshmes b. Shpërndarjnë (6)- po japin ilace pa kriter c. E patologjizuar (7)- shënon si sëmundje sjelljet e përditëshme d. Prag (10)- kufiri i gjendjes mendore të quajtur normale e. Ndërhyrës (15)- crregullojnë sjelljet e jetës së përditëshme f. I zbutur (16)- formë sëmundje me tipare të lehta të saj g. Mbizoteroj (19) – për të qenë ato përcaktuese të sjelljes së njeirut Përsëritje e detajeve 1. Cilat nga pohimet e mëposhtme janë fakte? Cilat janë opinione? Përdorni F ose O për përgjigjen tuaj. Për ato që i etiketoni si opinione, shkruani pika mbështetëse për opinionin që jepet në këtë artikull. a. Prej 36 pacientëve të dhënë papritmas pas ushqimeve cilësore, Regard Landis zbuluan se 34 kishin lëndime të trurit në të njëjtën pikë ku e kishte patur dhe gazetari që u kthye në shkrimtar për kulinarinë. (F) b. Deri tani ishte e lehtë ti fajësoje terapistët për këto shifra, sepse shtonin numrin e pacientëve që paguanin. (O) 11
  • 12. c. Në librin e tyre të vitit 1997, Sindroma e hijes,psikiatrët John Ratey i Shkollës Mjekësore të Harvardit dhe Catherine Johnson e Lidhjes Kombëtare për Kërkimin mbi Autizmin, argumentojnë se të gjitha llojet e sjelljeve të çuditshme janë, në fakt, sëmundje të lehta mendore.(0) d. Doktorët që i fajësojnë pacientët e çuditshëm, se vuajnë nga sëmundje mendore me bazë biologjike, para se t’i shohin rastet e tyre si përgjigje individuale ndaj rrethanave jetësore, e kanë të lehtë të japin mjekime psikoaktive. (O) e. Studiuesit zbuluan shenjat e para të formës së sëmundjeve të lehta mendore kur ata studiuan të afërmit e personave të sëmurë rëndë. (F) f. Forma e shkurtër e gjenit e bën më pak transportues dhe kjo e bën atë më pak efektiv në heqjen e serotoninës. (F) g. Më 1997-ën studjuesit lidhën një gjen në kromozomin 22 me çrregullimin obsesiv-kompulsiv (ÇOK). (F) h. Në fakt gjenet e lidhura me sëmundjet mendore, mund të furnizojnë shoqërinë me ato lloj personalitetesh për të cilat ka nevojë. (O) i. Fatmirësisht ata u përkujdesën t’i qëndronin larg përkufizimit të tij si gjeini i Zotit. 2. Shpjegoni qëllimet e secilit nga paragrafët që vijojnë: a. Qëllimi i paragrafit 5 është të: bindë lexuesit se mjekët psikiatër i trajtojnë sëmundjet e pacientëve si crregullime mendore me bazë biologjike. b. Qëllimi i paragrafit 8 është të: informojë lexuesin për zbulimet e reja dhe idenë e vazhdimësisë, e cila i vjen në ndihmë psikiatërve që i trajtojnë si format e lehta dhe ato të rënda të një sëmundjeje me të njëjtat ilace, pasi ata i klasifikojnë ato në të njëjtin grup. c. Qëllimi i paragrafit 15 është të: shpjegojë lidhjen që ka mes gjenit në kromozomin e 22-të dhe crregullimit COK. d. Qëllimi i paragrafit 20 është të: argumentojë mbi idenë që: kur të gjithë janë të cmendur, askush s’është më i tillë. 3. Tipari kryesor i organizimit i përdorur në paragrafin 10 është: a. Mendim dhe arsyetim b. Krahasim dhe kundërvënie c. Renditje e thjeshtë d. Përcaktim dhe shpegim 4. Tipari kryesor i organizimit i përdorur në paragrafin 18 është: a. Mendim dhe arsyetim b. Krahasim dhe kundërvënie c. Renditje e thjeshtë d. Përcaktim dhe shpjegim 12
  • 13. 5. Tregoni nëse secila nga pikat e mëposhtme është detaj i vogël i parëndësishëm (V) ose i madh i rëndësishëm (M) në artikull. a. Prej 36 pacientëve të dhënë papritmas pas ushqimeve cilësore, Regard Landis zbuluan se 34 kishin lëndime të trurit në të njëjtën pikë ku e kishte patur dhe gazetari që u kthye në shkrimtar për kulinarinë. (M) b. Botimi i parë i Manualit diagnostikues dhe statistikor për çregullimet mendore (DSM), publikuar më 1952, raportoi 60 raste; Botimi i dytë më 1968-ën, kishte 145; i katërti dhe i fundit më 1994 dha si numër 410. (V) c. Dean Hamer është i njohur për zbulimin e të ashtëquajturit gjen homoseksual. (M) d. Atleti i jashtëzakonshëm i ftohtë si akulli në një garë kampionësh, por që shpërthen në një bar, nuk është vetëm një njeri i përkëdhelur; ai është i rrethuar nga një çrregullim i ndërprerë. (M) e. Studimet për familjet mbështesin idenë se format e buta të sëmundjeve mendore vijnë nga pasja e 1 ose 2, në vend të 9 ose 10 gjeneve që kontribuojnë në sëmundje të zhvilluara plotësisht. (M) f. Alleli u gjet më shumë në të varurit nga heroina se sa tek jo të varurit nga ajo. (V) g. Më 1997-ën, studjuesit e lidhën një gjen në kromozomin 22 me çrregullimin manjako- obsesiv.(M) h. Aktori Robin Williams ka përshkruar depresionin e tij të thellë: gjithkush mund t’a shikojë këtë mani të tij.(V) i. Njerëzit me çrregullim skizotipik të personalitetit priren drejt një jete të vetmuar. (V) Bibliografia Lewis, Jill. Studimi akademik. Tiranë: CDE, 2005 https://notes.utk.edu/bio/greenberg.nsf/00000000000000000000000000000000/b8a25cd5d58bbed1852568be 00574233?OpenDocument http://www.amazon.com/books/dp/0553379593 13