SlideShare une entreprise Scribd logo
1  sur  21
Télécharger pour lire hors ligne
SHENJAT E PIKËSIMIT
Shenjat kryesore të pikësimit janë: pika(.), pikëpyetja, pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(, dy
pikat(: ), thonjëzat(" “), viza lidhëse(-) .
Pika, pikëpyetja, pikëçuditësja, dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy
fjali në gjuhën e folur.
Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore :
Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.)
Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit :
Nga na vjen o djalë
Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një
emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) :
Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!)
Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntekst ose që mbetet e pambaruar :
Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s'ka (…)
Presja, pikëpresja, kllapat përdoren brenda fjalisë
Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë .
Ajo shërben për të vënë në dukje: - një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar :
Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregti …
Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene:
Skënderbeu mishëronte vetitë më pozitive të popullit: urtësinë (,) mençurinë e trimërinë .
Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme:
Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg.
Pjesët e një fjalie të përbërë: Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr.
Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të
pavarura të një fjalie të përbërë : Ata që më donin , erdhën ( ata që s'më donin , nuk erdhën .
Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë ,
lajmërojnë një shpjegim , një varg shembujsh etj .
Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: )
portokallet, limonet , mandarinat i pjekin frutat në dimër .
Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që
shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë :
Të fusha e kuqe ---( ajo quhej kështu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )--- Dritën e priste Agimi .
Thonjëzat dhe vizat
Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë
.
(") Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(") , - tha plaku.
Thonjëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emërtimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave ,
gazetave etj.:
Banon në rrugën (")Naim Frashëri(").
SHKURTIMET
Një numër fjalësh të gjata që përdoren shpesh, shkruhen të shkurtuara sipas një mënyre të caktuar. Këto fjalë
quhen shkurtime.
Shkurtimet më të përdorshme janë: emrat e gjatë të shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --
RSh-- (Republika e Shqipërisë), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto
shkurtime shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë, as ndërmjet, as pas tyre; emrat e personaliteteve të
njohura: N.Frashëri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Në këto raste pas shkurtimeve vihet pikë;
Disa fjalë që përdoren shpesh: d.m.th. (domethënë), p.sh. (për shembull), etj. (e të tjerë), fq. (faqe), e.r. (era
e re), shek. (shekulli), vëll. (vëllimi) etj. Në këtë rast pas çdo shkurtimi vihet pikë;
Njësitë që tregojnë masë: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit në këto raste nuk
vihet pikë.
Fjalët që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej tyre mund të lexohen edhe sipas tingujve të shkurtuar: ATSh
(atëshëja), OKB (okëbëja).
FOLJA
Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në
një gjendje të caktuar.
Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se
çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle
atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën
mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mesojmë se macja ndodhet në një
gjendje të caktuar (fle).
Fjalët punon, u poqën, fle janë folje.
FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE
Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër,
d.m.th. që pranojnë një kundrinor:
Beni çdo ditë lexon gazetën.
Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta:
Blerta çdo ditë vadit lulet .
Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta:
Iliri i hipi kalit.
Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë
pa parafjalë, pra të jëtë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë
Ia dhashë librin Zanës.
Ia afrova Zanës tufën e luleve.
Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.:
Agroni ecte i shqetësuar.
Dje fjeta gjithë ditën.
Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin
duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur.
FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE
Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma, formën veprore dhe formën joveprore :
Forma veprore: janë foljet që tregojnë se subjekti vepron ( laj fytyrën, fshij dhomën,
thaj rrobat )
Forma joveprore: janë foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet
veprimit të një tjetri ( lahem nga dikush ) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet
po tek ai ( lahem = laj vetveten ).
KOHET E FOLJEVE
Kohët themelore të foljes janë e tashmja, e shkuara, e ardhmja.
E tashmja tregon diçka që bëhet tani.
Fryn erë dhe bie shi.
E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e kryera që shprehin
veprime të kryera para çastit kur flasim dhe më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar që
shprehin veprime para një çasti të caktuar të së shkuarës:
Frynte erë dhe binte shi.
Kishte fryrë erë dhe kishte rënë shi.
E ardhmja ka dy kohë të ardhmen dhe të ardhmen e përparme.
E ardhmja shpreh një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasimose që do të
kryhet në të ardhmen:
Do të bjerë shi.
E ardhmja e përparme shpreh një veprim që pritet të kryhet para një veprimi tjetër në të
ardhmen:
Kur do të ktheheni ju, unë do t'i kem mbaruar detyrat.
Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta.
Kohet e foljeve janë:të thjeshta dhe të përbëra.
Të thjeshta janë e tashmja, e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja.
Ato formohen kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-j-a, mëso-je,
mëso-v-a, mëso-v-e
Të përbëra janë: e kryera ( kam mësuar ), më se e kryera ( kisha mësuar ), e kryera e
tejshkuar ( pata mësuar ), e ardhmja e përparme ( do të kem mësuar ). Këto formohen me
ndihmën e foljeve ndihmëse.
VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE
Vetë e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin
( unë, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato ):
VI unë punoj ne punojmë
VII ti punon ju punoni
VIII ai punon ato punojnë
Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qënie apo
sende. Folja ka dy numra, njëjësin dhe shumësin:
Unë punoj ( v I njëjës )
Ne punojmë ( v I shumës )
MBIEMRI
Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria
shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:
- përshtatje në gjini :
mjeku i ri
mjekja e re
- përshtatje në numër :
mjekët e rinj
mjeket e reja
- përshtatje në rasë :
mjeku i ri
i mjekut të ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes së re
mjeken e re
Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
Mbiemra të nyjshëm janë:
- ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
- ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
- disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër.
Mbiemra të panyjshëm janë :
- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior,
baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues,
ushqyes, rrëmbyes;
- të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës
etj.
NUMËRORI
Numërorë quajmë fjalët që tregojnë numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh:
një, dy, tre, : dy fëmijë tri gra, katër burra, 20 metra
Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk do të
trajtohen si numërorë po si mbiemra.
Numërorët përdoren për të treguar:
- datën, vitin:
Me sa jemi sot ? - Me 28 Nëntor.
- një periudhë të caktuar kohe:-
Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990 deri më 1997 .
- përmasa ose përqindje : 0,5 m, 50 përqind etj.
- notat në shkollë :
Cfarë more sot ? - Dhjetë.
-në domino: katër-treshi, pesë-gjashta.
Kur përdoret me nyjen e përparme "të" numërori ka një kuptim përmbledhës:
Erdhën të dhjetat.
Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i
emërzuar:
C'të bënin ata tre kundër dhjetëve ?
Numërtori përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike:
Pesa te dhjeta hyn dy herë.
Rrënja katrore e nëntës është treshi.
Përdoret në ëmërtimin e viteve:
A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit.
Numrat një, dy, tre, emërzohen me anë të prapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i.
Numërorët janë:
- fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.;
- fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.;
- fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë;
- lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj.
Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza.
Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por edhe njëzet e tre djem dhe
njëzet e tri vajza.
Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:
Sa djem erdhën? Të dy(të tre).
Sa vajza erdhën? Të dyja(të trija).
Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri.
Numërorët kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë gramatikore të rasës:
RASAT e Numërorit
Mashkullore - Femërore
Emërore
dy të dy të dyja
Gjinore (i,e, dyve)
i,e,të dyve
i,e, të dyjave
Dhanore (dyve)
të dyve
të dyjave
Kallzore (dy)
të dy
të dyja
Rrjedhore (dyve)
të dyve
të dyjave
PËREMRI
Përemra quhen fjalët që përdorim në ligjërim në vend të emrave ose mbiemrave:
Në strehën e shtëpisë dallëndyshet vit për vit bëjnë folenë.
Ato fluturojnë me shpejtësi para shtëpisë.
Vjollca i do shumë dallëndyshet.
Ajo kënaqet kur i shikon ato duke fluturuar.
Përemrat janë shtatë llojesh:
- vetorë: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato;
- vetvetorë: vetja, vetvehtja;
- dëftorë: ky, kjo, këta, këto, i këtillë, e këtillë, të këtilla, i tillë, e tillë, të tillë, të tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillë, e atillë
të atillë, të atilla;
- pronorë:
I. im, ime, ynë, jonë, e mi, e mia, tanë, tona,
II. yt, jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja
III. i tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre;
- lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët, të cilat, çka, ç, çfarë, kush, sa,
- pyetës: kush, cili, cila, cilët, cilat, ç, çfarë, sa, i sati, (me, për, nga) se;
- të pacaktuar: dikush, ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurrkush; një, ndonjë, njëri, ndonjëri, asnjë, asnjëri;
secili, gjithsecili, cilido, çfarëdo, gjithçka, diçka, ca, disa, të gjithë etj.
NDAJFOLJA
Ndajfolje quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë,
vend, kohë, shak, qëllim, sasi:
Blendi shkruan bukur, qartë dhe saktë.
Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër:
Detyra ishte tepër e vështirë.
Ata u ngritën shumë herët atë ditë.
Por nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh:
mënyre, vendi, kohe, shkaku, qëllimi, sasie.
NDAJFOLJET E MËNYRËS
Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor mënyre:
Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë.
Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë:
- mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë cilësinë e veprimit. Të tilla janë edhe ndajfoljet
gëzueshëm, natyrshëm, furishëm, etj.;
Vjollca flet bukur frëngjisht.
- menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që tregojnë ecurinë e veprimit:
Dritani u ngrit papritur.
- cekët, gjerë, gjtë, thellë, ulët që tregojnë përmasa:
Toka duhet punuar thellë.
- bujarisht, trimërisht, artistikisht, besnikërisht, teorikisht, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër:
bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht:
Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën bujarisht (në mënyrë bujare).
NDAJFOLJET E VENDIT
Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë plotës vendi.
Ndajfoljet kryesore të vendit janë:
- afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado,
asgjëkund, kurrkund, etj, që tregojnë vendin ku kryhet veprimi:
Makina u kthye djathtas (në anën e djathtë).
- ku, nga:
Ku po shkon ?
Nga je edhe pse ke ardhur ?
Në të vërtetë ku dhe nga janë ndajfolje pyetëse, po merren edhe si ndajfolje vendi:
NDAJFOLJET E KOHËS
Ndajfoljet e kohës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe.
Ndajfoljet kryesore të kohës janë:
- dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, që tregojnë kohën e saktë të kryerjes së
veprimit:
Erdha sot (=ditën e sotme) nga Tirana dhe do të nisem nesër (ditën e nesërme).
- njëherë, një herë e një kohë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti, që tregojnë një kohë të papërcaktuar:
Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe.
NDAJFOLJET E SHKAKUT
Ndajfoljet e shkakut luajnë rolin e një grupi parafjalor rrethanor shkaku.
Ndajfoljet e shkakut janë: përse, pse të cilat përdoren për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi:
Pse (për çfarë arsyeje) nuk punon edhe ti si të tjerët?
Përse (për çfarë qëllimi) më kërkon?
Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj, andaj, (=për këtë shkak, për këtë arsye, për këtë qëllim) të cilat
funksionojnë edhe si lidhëza.
NDAJFOLJET E SASISË
Ndajfoljet e sasisë luajnë rolin e grupeve emërore rrethanor sasie.
Ndajfoljet kryesore të sasisë janë:
- shumë, pak, tepër, fort, së tepërmi, për së tepërmi, njëherë, dyherë, etj, që tregojnë në ç`masë realizohet veprimi:
E njoh mirë Butrintin, se e kam vizituar tri herë.
Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë.
- fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. që shprehin intensitetin ose shkallën e një
veprimi a të një cilësie.
Dëgjomë, mua plakun, se di më tepër se ti.
SHKALLËT E NDAJFOLJEVE
Ndajfoljet përdoren në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore,kryesisht ndajfoljet e mënyrës: mirë,
bukur, qartë, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtë, afër, larg, vonë, herët, etj.
Shkalla krahasore dhe shkalla sipërore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalë me të cilat formohen
shkalla krahasore e shkalla sipërore e mbiemrave.
- Shkalla pohore
Miri ecën shpejt
- Shkalla Krahasore
e barazisë : Mirri ecën aq shpejt sa Genti.
e sipërisë : Miri ecën më shpejt se Genti.
e ultësisë : Miri ecën jo aq shpejt sa Genti.
PARAFJALA
Parafjalë janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave, përemrave, numërorëve dhe
ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie vartësie ndërmjet fjalëve:
Punoj me lopatë.
E njoha nga zëri.
U rreshtuan për tre.
Ka ardhur një ftesë për ty.
Beni është i dashur me të gjithë.
E njohin për mirë.
Parafjalët, sipas strukturës morfologjike, janë të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje :
- të thjeshta: me, në, nga, afër, brenda, larg, para etj.;
- të përngjitura : nëpër, përmbi, përveç, sipas, etj.;
- shprehje: ballë për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me, në lidhje me etj.
Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në:
- parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek):
Është nga Tirana.
U rrëzua nga lodhja.
Nga darka do të dukemi.
Është i madh nga trupi.
Shtëpitë u ndërtuan nga vetë banorët.
Në krye doli një nga ish të burgosurit.
Rrinte te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin.
- parafjalë të rasës gjinore: me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.:
Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin.
Ekonomia e vendit mbahet në sajë të kontributit që jep populli.
Ju kemi në vend të prindërve.
Shtëpia mbeti përgjysëm për shkak të largimit të vëllait.
- parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, etj.:
Erdhi vonë në shtëpi.
U takua me vëllain në Prishtinë.
Nuk rrihet pa punë.
Mira u nis dje për Bruksel.
Më 10 qershor kam ditëlindjen.
Mos u ul mbi divan.
U shkau dheu nën këmbë.
Parisi është një ndër qytetet më të bukura.
- parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, për, etj.
Ishte prej Durrësi.
Ndaj tij u morën masa të rrepta.
E kapi për gryke.
PJESËZA
Pjesëzat janë fjalë që plotësojnë kuptimin e një fjalie.
Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen si vijon:
- dëftuese: ja:
Ja kush erdhi…
- përcaktuese - saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
Pikërisht ai më ka paditur.
- përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.;
Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira.
- përafruese - veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht:
Vetëm të rinjtë punonin.
- përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj:
Në stadium ishin rreth 10.000 vetë.
- pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj:
A do të shkosh në Prishtinë? Posi.
- mohuese: jo, nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.;
Nuk e kam takuar.
- pyetëse: a, ë, e:
A erdhi motra nga Vlora?
- dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.:
Përse erdhi vallë?
E keni takuar gjë Mirën?
- zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.:
Pa shihni kush na ka ardhur.
A nuk e shihni se kush na ka ardhur.
- emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.:
Ja pra kështu ndodhi.
E pse pa, për një fjalë goje u zumë.
Pjesëzat janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë.
Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë:
- para: nuk, ja, desh, sapo etj.;
- pas: de, dot etj.
Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës:
Vallë, kush erdhi?
Kush erdhi vallë?
Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?
PASTHIRRMAT
Pasthirrmat janë tingujt ose fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të treguar ndjenjat e folësit ose
përdoren për të tërhequr vemendjen e dëgjuesëve:
- O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak për ju.
Ato janë karakteristike për gjuhën e filur dhe kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni.
Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale, që shprehin ndjenja, dhe në pasthirrma urdhërore, që shprehin
dëshirën ose vullnetin e folësit.
Pasthirrma emocionale që shprehin:
- ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, të lumtë, urra, ah, sa mirë;
- frikë, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja;
- habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;
- mosbesim, mospërfillje, përbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.;
- pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.;
- nxitje (thirrje, urdhër, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pëst, o burra, forca, hop, hë, na, sus,
shët, të keqen etj.;
- përshëndetje, mirnjohje, mallkime, sharje, ngushëllime etj: faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita,
mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe, mirë se vjen, mirë mbeç, ditën e mirë, natën e mirë, tungjatjeta, udha e
mbarë etj.
Pasthirrmat vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh përdoren edhe në mes edhe në fund të saj. Pas tyre
vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi të veçantë pas tyre vihet pikëçuditje:
Oh, ç'na gëzove.
Ua! Paske ardhur!
A! - thirri e habitur.
E M R I
SHUMËSI I EMRAVE
Mjetet e formimit të trajtës së shumësit te emrave në gjuhën e sotme letrare janë të larmishme.
Në përgjithsi, trajta e shumësit formohet me anë mbaresash.
Nga këto më të përdorshmet janë: -ë , -a , -e , p.sh.: anëtarë , grurë , lekë , shoferë , etj . ; dema , fusha , kodra ,
pëllumba , vegla etj . ; aksione , fise , kombe , shtete , etj.
Një vend të rendësishëm ndër mjetet e formimit të shumësit zënë edhe mbaresat: -nj e -ra , p.sh. : arinj , mullinj ,
penj , heronj , ftonj , etj . ; dhjamëra , fshatra , mallra , ujëra etj.
Një numër emrash e kanë trajtën e shumësit të njëllojtë me trajtën e njëjësit , p.sh. : një nxënës - shumë
nxënës , një mësues - shumë mësues , një ditë - shumë ditë , një kala - shumë kala , një ide - shumë ide , një shtëpi -
shumë shtëpi , një lagje - shumë lagje , një depo - shumë depo etj .
Disa emra e formojnë trajtën e shquar të shumësit duke pësuar ndërrimë tingujsh në temën e tyre . Ndërrimet
kryesore janë : a > e , e >i , k >q , g > gj , ll > nj , r > j . Një pjesë nga këta emra marrin edhe një mbaresë , p.sh. : breg
- brigje , rrezik - rreziqe , kunat - kunetër , etj ., kurse të tjerët nuk marrin mbaresë : dash - desh , mik - miq , plak -
pleq , kungull - kunguj , bir - bij etj.
Për shkak të ndikimit të dialekteve ose të varianteve letrare të mëparshme, përdisa tipa emrash në gjuhën e folur e
në gjuhën e shkruar nganjëhërë ndeshen ende dy ose më shumë trajta shumësi, p.sh. : oficera e oficerë , xhepa
e xhepe , nxënës ( trajtë pa mbaresë ) e nxënësa , dardhë , gjurmë ( trajta pa mbaresa ) e dardha , gjurma etj. Në këto
raste zakonisht,vetëm njëra nga trajtat është në pajtim me normën e sotme letrare, ndërsa trajta tjetër nuk është
normative dhe duhet mënjanuar nga përdorimi letrar.
SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË
E formojnë shumësin rregullisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me:
-ac : kupacë , përtacë , tullacë etj . ;
-aç : gungaçë , gjembaçë , kulaçë , trazovaçë , ( por ilaç - ilaçe )
-af : çarçafë , fotografë , paragrafë , etj . ;
-ak : binjakë , fshatarakë , fusharakë , kapakë , rosakë , ushtarakë , etj . ;
-aq : hutaqë , shkataraqë , etj . ,
-ash : balashë , gjumashë , larashë , etj . ;
-eç : gjyveçë , kryeneçë etj . ;
-ek : byrekë , direkë , dyfekë , dyshekë , fishekë , hendekë , lejlekë , mjekë etj ;
-en : hostenë , kapitenë , legenë , sejmenë , sergjenë , etj . ( bëjnë përjashtim : beden - bedena , liqen - liqene )
-ik : akademikë , calikë , diabetikë , historikë , ibrikë , klerikë , romantikë , zhapikë , etj . ( por : armik - armiq )
-in : beduinë , kofinë , latinë , pinguinë , qejfinë etj . ;
-ist : aksionistë , aktivistë , artistë , ballistë , futbollistë , çiklistë , kapitalistë , specialistë sportistë , turistë , etj . ;
-ok : maçokë , malokë , misërokë , patokë , shokë etj . ;
-or : agresorë , ambasadorë , banorë , dëshmorë , fjalorë , frymorë , profesorë , punëtorë , traktorë , vaporë etj .
( por : auditor - auditore , kor - kore , korridor - korridore ) ;
-osh : baloshë , barkoshë , mjekroshë , trimoshë , etj . ( bëjnë përjashtim : kosh - kosha djalosh - djelmosha ) ;
-ot : despotë , himarjotë , patriotë , suljotë etj . ( bën përjashtim lot , që e ka shumësin njësoj si njëjësin , por në
trajtën e shquar lot-ët ) ;
-tar : çlirimtar , këngëtarë , lojtarë , luftëtarë , shkrimtarë etj . ;
-tor : fajtorë , konsumatorë , kultivatorë , muratorë , punëtorë etj . ;
-uk : bishtukë , kopukë etj
Fjalët e mësipërme formojnë shumësin me mbaresën -ë , edhe në rast se përdoren si mbiemra në gjininë
mashkullore p.sh.: djem binjakë , shkrimtarë romantikë , nxënës punëtorë etj . E formojnë trajtën e shumësit me
mbaresën -ë edhe të gjithë mbiemrat e tjerë të panyjshëm mashkullorë , që dalin me fundoret e mësipërme, p.sh.
dredharakë . artistikë , çamarrokë etj . (Fundore quhet tingulli ose tingujt e fundit të fjalës që shërbejnë si tipar
klasifikues a karakterizues i saj)
E formojnë shumësin përgjithësisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me:
-(i)an : aeroplanë , evropianë , fazanë , filxhanë , fizikanë , gjerdanë , jargavanë , jorganë , havanë , hidroplanë ,
historianë , kazanë , luanë , matematikanë , partizanë , politikanë , republikanë , sahanë , shandanë , shejtanë ,
timpanë , tiganë , tiranë , etj . ;
-ar : barbarë , detarë , fshatarë , hambarë , kalendarë , këpucarë , korçarë , skenarë , ushtarë , etj . ;
-ec : dordolecë , guralecë , memecë , mistrecë , pijanecë etj . ;
-er : berberë , fenerë , frigoriferë , kaloriferë , oficerë , shoferë etj . ;
-ir : Ilirë , vampirë , zinxhirë etj . ;
-ol : gogolë , kaqolë , etj . ;
-on : bidonë , timonë , vagonë etj . ;
-un : bastunë , majmunë , pirunë , sapunë , spiunë etj .
Me mbaresën -ë e formojnë trajtën e shumësit edhe mbiemra mashkullorë që dalin me fundoret e mësipërme , p.sh.
: djalosharë , grindavecë , barkalecë etj .
Një numër emrash që dalin me të njëjtat fundore si emrat e mësipërm nuk e formojnë shumësin me mbaresën -ë po
me -a ose me -e . Më poshtë po shënojmë më të përdorshmit prej tyre .
Me mbaresën -a :
-an : mana , patëllxhana ;
-ec : bishtaleca , karkaleca , kastraveca , keca , speca ;
-on : gramafona , magnetofona , mikrofona , telefona ( dhe të gjitha fjalët e huaja të përbëra , që kanë si gjymtyrë të
dytë -fon ) , kupona , napolona ;
-ol : gola , stola ;
-un : çuna , zhguna .
Me mbaresën -e :
-an : divane , duhane , dyqane , hane , karvane , mejdane , oqeane , organe , plane , stane , tavane , vullkane ( të
gjithë emrat me -an që e formojnë shumësin me mbaresat -a ose -e , nuk shënojnë frymorë .
-ar : honorare , orare , pazare , qilare , seminare , tipare , thesare , visare , zare etj .
-ec : kotece ;
-er : dikastere , karaktere , mermere , mindere , mistere , etj . ;
-ir : hirëëëë , manastire , panaire ;
-on : ballkone , ciklone , elektrone , frone , hone , hormone , kone , protone , sallone , shabllone , zakone ;
-un : kanune .
7- Emrat që dalin me -al , -ant, -at , -az , -el , -ent , -ez , -id , -it , -ont ,
si rregull , e formojnë shumësin me mbaresën -ë , kur shënojmë frymorë , dhe me -e ( ndonjëherë me -a ) , kur nuk
shënojnë frymorë :
-al -ë admiralë , gjeneralë , intelektualë , vandalë , vasalë etj . ;
-al -e centrale , festivale , ideale , kanale , karnavale , korale , kristale , lokale , male , materiale , minerale , etj .
(por : kuintalë )
-ant -ë aspirantë , elefantë , diversantë , gjigantë , kursantë , maturantë etj . ;
-ant -e diamante , restorante , variante etj . ;
-at -ë argatë , delegatë , diplomatë , kroatë , labeatë , vlonjatë etj . ( kunatë - kunetër )
-at -e agregate , aparate , atentate , fosfate , kampionate , kate , kombinate , pallate , silikate , shpate etj . ( por :
shtrat - shtretër
-az -ë matrapazë , xhambazë etj . ;
-az -e kafaze , pullaze etj . ;
-el -ë dembelë , kriminelë , teveqelë etj . ( por : harabela );
-el -e akuarele , duele , hotele , pastele , tunele , zabele , etj . ;
-el -a bela , çengela , gjela , tegela etj .;
-ent Ã-ë agjentë , asistentë , docentë , elementë , klientë , studentë etj . ;
-ent -e aksidente , argumenta , bazamente , dokumente , eksperimente , elemnte ( kimike ) , fermente , fragmente ,
instrumente , komente , kontinente , etj . ,
-et -ë atletë , dasaretë-t , deputetë , etj . ( por personalitete ) ;
-et -e dete , fakultete , marifete , qytete , shtete , tërmete , etj . ( por magnetë , planetë ) ;
-ez -ë berlinezë , borgjezë , kinezë , vietnamezë etj
-ez -e qymeze , trapeze etj . ( por : breza ) ;
-id -ë heraklidë-t , invalidë etj . ;
-id -e hibride , okside , romboide etj . ;
-ier - jer -ë artiljerë , aventurierë , brigadierë , infermierë , inxhinierë , karrocierë , magazinierë , portierë etj.;
-ier - jer -e kantiere , kuartiere etj . ;
-it –ë gjirokastritë , komitë , parazitë , petritë etj . ;
-it –e boksite , deficite , fosforite , grafite , pirite , suficite , etj . ( por : satelitë , shirita ) ;
-ont -ë kontë , rinocerontë , etj . ;
-ont -e fronte , horizonte etj . ;
Emrat që mbarojnë me -il , -oz , e formojnë shumësin me mbaresën -ë , kur shënojnë frymorë , dhe me -a , kur nuk
shënojnë frymorë :
-il - ë civilë , katilë , kopilë ;
-il –a fitila , kandila , karafila , trëndafila etj . ( por : idile )
-oz -ë bajlozë , karagjozë , marangozë , tifozë etj . ;
-oz -a kavanoza , mitraloza , rrogoza , etj . ( por : lloze )
Mbiemrat mashkullorë te panyjshëm që dalin me fundoret e përmendura në këtë paragraf e formojnë shumësin me
mbaresën -ë , idealë , normalë , italianë , injorantë , dembelë , kriminelë , tekanjozë , vitaminozë etj .
GJINIA E EMRAVE
1- Gjinia e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet morfologjikisht nga mbaresat që marrin ata në
trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit"
Emrat mashkullorë marrin mbaresën -i ose -u: plep-i , mendim-i , vëlla-i , burr-i ( burrë ) , gjum-i ( gjumë ), zog-u,
dhe-u etj.
Emrat femërorë marrin mbaresën -a ose -ja ( këtu është fjala për në radhë të parë për emrat e përgjithshëm.
Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga seksi i personit përkatës , p.sh. Lekë - Leka ,
Dedë - Deda , Kolë - Kola , Koço - Koçoja janë emra mashkullorë , megjithëse shkojnë sipas lakimit të emrave
femërorë , nga ana tjetër , emra si Nermin-i , antigoni etj ., janë emra femërorë , megjithëse shkojnë pas lakimit të
emrave mashkullorë . po kështu disa emra si axhë - axha , dajë - daja , gegë - gega , toskë - toska , që shënojnë
frymorë të seksit mashkullor , megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave femërorë , i përkasin gjinisë mashkullore ,
janë emra mashkullorë të lakimit të tretë ) .
Gjinia gramatikore e emrave të mësipërm , të përveçëm e të përgjithshëm , shprehet sintaktikisht : Fjalët
përcaktuese edhe fjalët e tjera që përshtaten me këta emra , vihen në trajtën e gjinisë mashkullore p.sh. : Leka i
Madh ; Kola është punëtor i dalluar ; Nermini është punëtore e dalluar ; axha im ; daja i vogël etj.
2- Ka një numër emrash, të cilët dikur përdoreshin në tërë gjuhën si asnjëanës dhe e formonin trajtën
e shquar të emërores me mbaresën -t , p.sh, : drithë-t , gjalpë-t etj . Kjo formë dëgjohet ende sot nëpër dialektet e në
të folurit të brezit të vjetër. Në gjuhën letrare të sotme këta emra përdoren si mashkullorë, d.m.th. e formojnë
trajtën e shquar të emërores së njëjësit me mbaresën -j dhe formojnë trajtën e shquar të emërores me mbaresën -in .
Emrat në fjalë janë:
ballë - balli - ballin
brumë - brumi - brumin
djathë - djathi - djathin
drithë - drithi - drithin
dyllë - dylli - dyllin
dhallë - dhalli - dhallin
dhjamë - dhjami - dhjamin
grurë - gruri - grurin
gjalpë - gjalpi - gjalpin
lesh - leshi - leshin
miell - mielli - miellin
mish - mishi - mishin
mjaltë - mjalti - mjaltin
ujë - uji - ujin
vaj - vaji - vajin
Trajtat asnjëanëse të këtyre emrave mund të përdoren në vepra letrare për të individualizuar ndonjë personazh
me anë të gjuhës ose për të karakterizuar gjuhën e një epoke të kaluar. Ato mund të përdoren gjithashtu edhe në
shprehje frazeologjike , p.sh, : m'u ngjeth mishtë , ose kur kanë marrë një kuptim të veçantë , p.sh. : ujët ( në
kuptimin " ujët e hollë) , dhjamët ( në mjeksi , p.sh. : operoi dhjamët ).
Emri krye, kur përdoret me kuptimin "kokë", në rasën emërore ose kallzore, është kurdoherë asnjëanës dhe formon
trajtën e shquar me mbaresën -t , p.sh. : më dhemb kryet, ndërsa, kur përdoret me kuptimin " kryetar , i parë ose "
kapitull ( libri ) është kurdoherë mashkullor dhe e formon trajtën e shquar me mbaresën -u , p.sh. : kreu i vendit ,
kreu i tretë etj.
3- Një numër emrash, të cilët janë përdorur më parë edhe si mashkullorë, edhe si femërorë ose
përdoren ende kështu nëpër të folme të ndryshme, kanë kaluar sot përfundimisht në gjininë mashkullore, p.sh.:
borxh-i , djep-i , kryq-i , ligj-i , lot-i , nder-i ( për këtë arsye duhet thënë faleminderit , falemnderit dhe jo
faleminderës , falemnderës) , pyll-i , qiell-i , shëndet-i , turp-i etj . ; Po kështu edhe : problem-i , program-i ,
organizm-i , reumatizm-i , sarkazm-i , etj .
Trajtat femërore të tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera,problema,reumatizma, sarkazma etj, kanë dalë jashtë
normës së sotme letrare dhe nuk duhen përdorur. Emri furrë është i gjinisë femërore: furra ( dhe jo furri ).

Contenu connexe

Tendances

Fonetike dhe Fonologji e Shqipes
Fonetike dhe Fonologji e Shqipes Fonetike dhe Fonologji e Shqipes
Fonetike dhe Fonologji e Shqipes Faruk Istogu
 
Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 enis vladi
 
Gramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeGramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeEsat_Imeraj
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaValmir Nuredini
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëAlush Kryeziu
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreFatjon Cane
 
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-UshtrohemiGramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi#MesueseAurela Elezaj
 
Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Faruk Istogu
 
traditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodranetraditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodraneEva Kajushi
 
Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë me parafjalëKundrinori i zhdrejtë me parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë me parafjalëAlush Kryeziu
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e tekstevesindi21
 
Presentation1 Qeliza dhe ndertimi i saj Arjola Mullai shkolla "Albanet" klasa...
Presentation1 Qeliza dhe ndertimi i saj Arjola Mullai shkolla "Albanet" klasa...Presentation1 Qeliza dhe ndertimi i saj Arjola Mullai shkolla "Albanet" klasa...
Presentation1 Qeliza dhe ndertimi i saj Arjola Mullai shkolla "Albanet" klasa...lira kuca
 

Tendances (20)

Fonetike dhe Fonologji e Shqipes
Fonetike dhe Fonologji e Shqipes Fonetike dhe Fonologji e Shqipes
Fonetike dhe Fonologji e Shqipes
 
Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10
 
Gramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipeGramatika e gjuhes shqipe
Gramatika e gjuhes shqipe
 
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne vetaMenyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
Menyrat dhe kohet e fojes si dhe zhgjedhimi i tyre ne veta
 
Figurat letrare
Figurat letrareFigurat letrare
Figurat letrare
 
Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Kundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtëKundrinori i drejtë
Kundrinori i drejtë
 
Test shqip
Test shqipTest shqip
Test shqip
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Parafjala
ParafjalaParafjala
Parafjala
 
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-UshtrohemiGramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
Gramatike-Lexojme-Pyesim-mesojme-Permbledhim-Ushtrohemi
 
Dialektet e shqipes
Dialektet e shqipesDialektet e shqipes
Dialektet e shqipes
 
Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs Albanian Language - verbs
Albanian Language - verbs
 
traditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodranetraditat dhe zakonet shkodrane
traditat dhe zakonet shkodrane
 
Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë me parafjalëKundrinori i zhdrejtë me parafjalë
Kundrinori i zhdrejtë me parafjalë
 
Don kishoti
Don kishotiDon kishoti
Don kishoti
 
Ismail kadare
Ismail kadareIsmail kadare
Ismail kadare
 
Llojet e teksteve
Llojet e teksteveLlojet e teksteve
Llojet e teksteve
 
Presentation1 Qeliza dhe ndertimi i saj Arjola Mullai shkolla "Albanet" klasa...
Presentation1 Qeliza dhe ndertimi i saj Arjola Mullai shkolla "Albanet" klasa...Presentation1 Qeliza dhe ndertimi i saj Arjola Mullai shkolla "Albanet" klasa...
Presentation1 Qeliza dhe ndertimi i saj Arjola Mullai shkolla "Albanet" klasa...
 

Similaire à Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe

Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 enis vladi
 
Kallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalësKallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalësAlush Kryeziu
 
Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajFjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajMarjan DODAJ
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersianndos
 

Similaire à Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe (6)

Punim seminarik : Emri
Punim seminarik : EmriPunim seminarik : Emri
Punim seminarik : Emri
 
Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10 Gjuha Shqipe 10
Gjuha Shqipe 10
 
Kallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalësKallëzuesori i kryefjalës
Kallëzuesori i kryefjalës
 
Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huajFjala shqipe ne vend te fjales se huaj
Fjala shqipe ne vend te fjales se huaj
 
Projekt letersi
Projekt letersiProjekt letersi
Projekt letersi
 
Lidhëza
LidhëzaLidhëza
Lidhëza
 

Plus de Shkelzen B.

Tabela e shkurtesave te teknologjisë së automjeteve
Tabela e shkurtesave te teknologjisë së automjeteveTabela e shkurtesave te teknologjisë së automjeteve
Tabela e shkurtesave te teknologjisë së automjeteveShkelzen B.
 
Beginner and elementary level test (sample) with embeded audio.
Beginner and elementary level test (sample) with embeded audio.Beginner and elementary level test (sample) with embeded audio.
Beginner and elementary level test (sample) with embeded audio.Shkelzen B.
 
English grammar parts of speech dvd
English grammar   parts of speech dvdEnglish grammar   parts of speech dvd
English grammar parts of speech dvdShkelzen B.
 
English Pronunciation for all people
English Pronunciation for all peopleEnglish Pronunciation for all people
English Pronunciation for all peopleShkelzen B.
 
C++ programming language video content
C++  programming language video contentC++  programming language video content
C++ programming language video contentShkelzen B.
 
English word structure
English word structureEnglish word structure
English word structureShkelzen B.
 
Leter zyrtare ne pdf
Leter zyrtare ne pdfLeter zyrtare ne pdf
Leter zyrtare ne pdfShkelzen B.
 
Software repairing or install
Software repairing or installSoftware repairing or install
Software repairing or installShkelzen B.
 
HE english language catalog
HE english language catalogHE english language catalog
HE english language catalogShkelzen B.
 
Website Designing Pro
Website Designing ProWebsite Designing Pro
Website Designing ProShkelzen B.
 

Plus de Shkelzen B. (10)

Tabela e shkurtesave te teknologjisë së automjeteve
Tabela e shkurtesave te teknologjisë së automjeteveTabela e shkurtesave te teknologjisë së automjeteve
Tabela e shkurtesave te teknologjisë së automjeteve
 
Beginner and elementary level test (sample) with embeded audio.
Beginner and elementary level test (sample) with embeded audio.Beginner and elementary level test (sample) with embeded audio.
Beginner and elementary level test (sample) with embeded audio.
 
English grammar parts of speech dvd
English grammar   parts of speech dvdEnglish grammar   parts of speech dvd
English grammar parts of speech dvd
 
English Pronunciation for all people
English Pronunciation for all peopleEnglish Pronunciation for all people
English Pronunciation for all people
 
C++ programming language video content
C++  programming language video contentC++  programming language video content
C++ programming language video content
 
English word structure
English word structureEnglish word structure
English word structure
 
Leter zyrtare ne pdf
Leter zyrtare ne pdfLeter zyrtare ne pdf
Leter zyrtare ne pdf
 
Software repairing or install
Software repairing or installSoftware repairing or install
Software repairing or install
 
HE english language catalog
HE english language catalogHE english language catalog
HE english language catalog
 
Website Designing Pro
Website Designing ProWebsite Designing Pro
Website Designing Pro
 

Sintaksa dhe Morfologjia e Gj. Shqipe

  • 1.
  • 2. SHENJAT E PIKËSIMIT Shenjat kryesore të pikësimit janë: pika(.), pikëpyetja, pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(, dy pikat(: ), thonjëzat(" “), viza lidhëse(-) . Pika, pikëpyetja, pikëçuditësja, dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur. Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore : Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.) Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit : Nga na vjen o djalë Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) : Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!) Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntekst ose që mbetet e pambaruar : Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s'ka (…) Presja, pikëpresja, kllapat përdoren brenda fjalisë Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë . Ajo shërben për të vënë në dukje: - një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar : Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregti … Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene: Skënderbeu mishëronte vetitë më pozitive të popullit: urtësinë (,) mençurinë e trimërinë . Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme: Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg. Pjesët e një fjalie të përbërë: Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr. Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë : Ata që më donin , erdhën ( ata që s'më donin , nuk erdhën . Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një varg shembujsh etj . Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: ) portokallet, limonet , mandarinat i pjekin frutat në dimër . Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë : Të fusha e kuqe ---( ajo quhej kështu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )--- Dritën e priste Agimi . Thonjëzat dhe vizat Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë
  • 3. . (") Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(") , - tha plaku. Thonjëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emërtimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj.: Banon në rrugën (")Naim Frashëri("). SHKURTIMET Një numër fjalësh të gjata që përdoren shpesh, shkruhen të shkurtuara sipas një mënyre të caktuar. Këto fjalë quhen shkurtime. Shkurtimet më të përdorshme janë: emrat e gjatë të shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : -- RSh-- (Republika e Shqipërisë), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto shkurtime shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë, as ndërmjet, as pas tyre; emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Në këto raste pas shkurtimeve vihet pikë; Disa fjalë që përdoren shpesh: d.m.th. (domethënë), p.sh. (për shembull), etj. (e të tjerë), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vëll. (vëllimi) etj. Në këtë rast pas çdo shkurtimi vihet pikë; Njësitë që tregojnë masë: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit në këto raste nuk vihet pikë. Fjalët që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej tyre mund të lexohen edhe sipas tingujve të shkurtuar: ATSh (atëshëja), OKB (okëbëja). FOLJA Folje quhen fjalët që tregojnë se subjekti vepron ose pëson diçka ose ndodhet në një gjendje të caktuar. Kur themi motra, macja, e kuptojmë se është fjala për njerëz, kafshë dhe sende, po nuk dimë se çfarë bëjnë ose çfarë ndodh me ta. Por kur themi motra punon, mollët u poqën, macja fle atëherë prej fjalës punon mësojmë se motra po kryen një veprim (punon), prej fjalës u poqën mësojmë se mollët pësuan diçka (u poqën), prej fjalës fle mesojmë se macja ndodhet në një
  • 4. gjendje të caktuar (fle). Fjalët punon, u poqën, fle janë folje. FOLJET KALIMTARE DHE JOKALIMTARE Kalimtare quhen foljet veprimi i të cilave i kalon një personi ose sendi tjetër, d.m.th. që pranojnë një kundrinor: Beni çdo ditë lexon gazetën. Foljet që pranojnë një kundrinor të drejtë janë folje kalimtare të drejta: Blerta çdo ditë vadit lulet . Foljet që mund të marrin kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë janë kalimtare të zhdrejta: Iliri i hipi kalit. Ndodh që një folje të marrë njëkohësisht një kundrinor të drejtë dhe një kundrinor të zhdrejtë pa parafjalë, pra të jëtë njëkohësisht folje kalimtare e drejtë dhe e zhdrejtë Ia dhashë librin Zanës. Ia afrova Zanës tufën e luleve. Folje jokalimtare janë ato që nuk pranojnë kundrinor: fle, eci, rri, qëndroj, dal etj.: Agroni ecte i shqetësuar. Dje fjeta gjithë ditën. Disa folje përdoren herë si kalimtare, herë si jokalimtare. për të gjetur se cilit grup i përkasin duhet parë se në ç'kuptim janë përdorur. FORMAT VEPRORE DHE JOVEPRORE Foljet kalimtare të drejta kanë dy forma, formën veprore dhe formën joveprore : Forma veprore: janë foljet që tregojnë se subjekti vepron ( laj fytyrën, fshij dhomën, thaj rrobat )
  • 5. Forma joveprore: janë foljet që tregojnë se subjekti pëson, d.m.th. i nënshtrohet veprimit të një tjetri ( lahem nga dikush ) ose tregon se subjekti vepron dhe veprimi i tij kthehet po tek ai ( lahem = laj vetveten ). KOHET E FOLJEVE Kohët themelore të foljes janë e tashmja, e shkuara, e ardhmja. E tashmja tregon diçka që bëhet tani. Fryn erë dhe bie shi. E shkuara ka pesë nëndarje: e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e kryera që shprehin veprime të kryera para çastit kur flasim dhe më se e kryera dhe e kryera e tejshkuar që shprehin veprime para një çasti të caktuar të së shkuarës: Frynte erë dhe binte shi. Kishte fryrë erë dhe kishte rënë shi. E ardhmja ka dy kohë të ardhmen dhe të ardhmen e përparme. E ardhmja shpreh një veprim që pritet të kryhet pas çastit kur flasimose që do të kryhet në të ardhmen: Do të bjerë shi. E ardhmja e përparme shpreh një veprim që pritet të kryhet para një veprimi tjetër në të ardhmen: Kur do të ktheheni ju, unë do t'i kem mbaruar detyrat. Përveç përdorimeve themelore kohët kanë edhe përdorime të tjera më të veçanta. Kohet e foljeve janë:të thjeshta dhe të përbëra. Të thjeshta janë e tashmja, e pakryera, e kryera e thjeshtë dhe e ardhmja. Ato formohen kryesisht me mbaresa që i shtohen foljes: mëso-j, mëso-n, mëso-j-a, mëso-je,
  • 6. mëso-v-a, mëso-v-e Të përbëra janë: e kryera ( kam mësuar ), më se e kryera ( kisha mësuar ), e kryera e tejshkuar ( pata mësuar ), e ardhmja e përparme ( do të kem mësuar ). Këto formohen me ndihmën e foljeve ndihmëse. VETAT DHE NUMRAT E FOLJEVE Vetë e foljes quhet forma foljore që tregon se kush e kryen veprimin ( unë, ne, ti, ju, ai, ajo, ata, ato ): VI unë punoj ne punojmë VII ti punon ju punoni VIII ai punon ato punojnë Numër i foljes quhet forma foljore që tregon se veprimi kryhet nga një ose më shumë qënie apo sende. Folja ka dy numra, njëjësin dhe shumësin: Unë punoj ( v I njëjës ) Ne punojmë ( v I shumës ) MBIEMRI Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet: - përshtatje në gjini : mjeku i ri mjekja e re - përshtatje në numër : mjekët e rinj mjeket e reja - përshtatje në rasë : mjeku i ri
  • 7. i mjekut të ri mjekun e ri mjekja e re e mjekes së re mjeken e re Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm. Mbiemra të nyjshëm janë: - ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë; - ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.; - mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur; - disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër. Mbiemra të panyjshëm janë : - mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat; - mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor; - mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes; - të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës etj. NUMËRORI Numërorë quajmë fjalët që tregojnë numër dhe sasi të caktuar qeniesh ose sendesh: një, dy, tre, : dy fëmijë tri gra, katër burra, 20 metra Fjalët që tregojnë radhë si: i parë, i dytë, i dhjetë, të cilat kanë kategoritë gramatikore të mbiemrave, nuk do të trajtohen si numërorë po si mbiemra. Numërorët përdoren për të treguar: - datën, vitin:
  • 8. Me sa jemi sot ? - Me 28 Nëntor. - një periudhë të caktuar kohe:- Kur ke qënë në Amerikë ? Nga 1990 deri më 1997 . - përmasa ose përqindje : 0,5 m, 50 përqind etj. - notat në shkollë : Cfarë more sot ? - Dhjetë. -në domino: katër-treshi, pesë-gjashta. Kur përdoret me nyjen e përparme "të" numërori ka një kuptim përmbledhës: Erdhën të dhjetat. Numërori për të mos përsëritur edhe një herë emrin e dhënë në fjali ose për të mos e zënë në gojë fare, përdoret i emërzuar: C'të bënin ata tre kundër dhjetëve ? Numërtori përdoret i emërzuar edhe në veprime atematike: Pesa te dhjeta hyn dy herë. Rrënja katrore e nëntës është treshi. Përdoret në ëmërtimin e viteve: A anëtar shoqate i nëntëdhjetekatërshit. Numrat një, dy, tre, emërzohen me anë të prapashtesës -sh : njësh-i, dysh-i, tresh-i. Numërorët janë: - fjalë të parme: zero, një, dy, tre, katër etj.; - fjalë të përngjitura: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, trembëdhjetë etj.; - fjalë të përbëra: tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë; - lokucione: tridhjetë e një, pesëdhjetë e katër etj. Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër vajza. Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por edhe njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza.
  • 9. Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës: Sa djem erdhën? Të dy(të tre). Sa vajza erdhën? Të dyja(të trija). Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës: Sa djem ishin ? Tre. Po vajza sa ishin ? Tri. Numërorët kur tregohen si tregues të emrave, marrin kategorinë gramatikore të rasës: RASAT e Numërorit Mashkullore - Femërore Emërore dy të dy të dyja Gjinore (i,e, dyve) i,e,të dyve i,e, të dyjave Dhanore (dyve) të dyve të dyjave Kallzore (dy) të dy të dyja Rrjedhore (dyve) të dyve të dyjave
  • 10. PËREMRI Përemra quhen fjalët që përdorim në ligjërim në vend të emrave ose mbiemrave: Në strehën e shtëpisë dallëndyshet vit për vit bëjnë folenë. Ato fluturojnë me shpejtësi para shtëpisë. Vjollca i do shumë dallëndyshet. Ajo kënaqet kur i shikon ato duke fluturuar. Përemrat janë shtatë llojesh: - vetorë: unë, ti, ai, ajo, ne, ju, ata, ato; - vetvetorë: vetja, vetvehtja; - dëftorë: ky, kjo, këta, këto, i këtillë, e këtillë, të këtilla, i tillë, e tillë, të tillë, të tilla; ai, ajo, ata, ato, i atillë, e atillë të atillë, të atilla; - pronorë: I. im, ime, ynë, jonë, e mi, e mia, tanë, tona, II. yt, jote, juaj, juaj, e tu, e tua, tuaj, tuaja III. i tij, e tij, i saj, e saj, e tij, e tija, e saj, e saja, i tyre, e tyre, e tyre, e tyre; - lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët, të cilat, çka, ç, çfarë, kush, sa, - pyetës: kush, cili, cila, cilët, cilat, ç, çfarë, sa, i sati, (me, për, nga) se; - të pacaktuar: dikush, ndokush, gjithkush, kushdo, askush, kurrkush; një, ndonjë, njëri, ndonjëri, asnjë, asnjëri; secili, gjithsecili, cilido, çfarëdo, gjithçka, diçka, ca, disa, të gjithë etj. NDAJFOLJA Ndajfolje quhen fjalët e pandryshueshme që plotësojnë para së gjithash foljen, duke treguar mënyrë, vend, kohë, shak, qëllim, sasi: Blendi shkruan bukur, qartë dhe saktë. Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër: Detyra ishte tepër e vështirë.
  • 11. Ata u ngritën shumë herët atë ditë. Por nga kuptimi ndajfoljet janë gjashtë llojesh: mënyre, vendi, kohe, shkaku, qëllimi, sasie. NDAJFOLJET E MËNYRËS Ndajfoljet e mënyrës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor mënyre: Vjollca e Dritani silleshin natyrshëm (=në mënyrë të natyrshme) me të gjithë. Ndajfoljet kryesore të mënyrës janë: - mirë, keq, bukur, pastër, qartë, shkurt, thjesht, që tregojnë cilësinë e veprimit. Të tilla janë edhe ndajfoljet gëzueshëm, natyrshëm, furishëm, etj.; Vjollca flet bukur frëngjisht. - menjëherë, pak nga pak, vazhdimisht, shpesh, papritur, etj. Që tregojnë ecurinë e veprimit: Dritani u ngrit papritur. - cekët, gjerë, gjtë, thellë, ulët që tregojnë përmasa: Toka duhet punuar thellë. - bujarisht, trimërisht, artistikisht, besnikërisht, teorikisht, që kanë kuptimin e togut në mënyrë + mbiemër: bujarisht (në mënyrë bujare), po edhe shqip, frëngjisht, anglisht: Në Shqipëri më pritën dhe më përcollën bujarisht (në mënyrë bujare). NDAJFOLJET E VENDIT Ndajfoljet e vendit luajnë rolin e grupeve parafjalorë plotës vendi. Ndajfoljet kryesore të vendit janë: - afër, larg, pranë, rreth, djathtas, majtas, aty, atje, diku, gjëkund, gjithkund, anembanë, gjithandej, kudo, ngado, asgjëkund, kurrkund, etj, që tregojnë vendin ku kryhet veprimi:
  • 12. Makina u kthye djathtas (në anën e djathtë). - ku, nga: Ku po shkon ? Nga je edhe pse ke ardhur ? Në të vërtetë ku dhe nga janë ndajfolje pyetëse, po merren edhe si ndajfolje vendi: NDAJFOLJET E KOHËS Ndajfoljet e kohës luajnë rolin e grupeve parafjalore rrethanor kohe. Ndajfoljet kryesore të kohës janë: - dje, pardje, nesër, pasnesër, paradite, pasdite, sot, sonte, tani, vjet, që tregojnë kohën e saktë të kryerjes së veprimit: Erdha sot (=ditën e sotme) nga Tirana dhe do të nisem nesër (ditën e nesërme). - njëherë, një herë e një kohë, gjithmonë, kurdo, së shpejti, së lashti, që tregojnë një kohë të papërcaktuar: Së shpejti do të organizohet në Tiranë një konferencë për gjuhën shqipe. NDAJFOLJET E SHKAKUT Ndajfoljet e shkakut luajnë rolin e një grupi parafjalor rrethanor shkaku. Ndajfoljet e shkakut janë: përse, pse të cilat përdoren për të pyetur për shkakun e kryerjes së një veprimi: Pse (për çfarë arsyeje) nuk punon edhe ti si të tjerët? Përse (për çfarë qëllimi) më kërkon? Këtu mund të fshihen edhe fjalët prandaj, andaj, (=për këtë shkak, për këtë arsye, për këtë qëllim) të cilat funksionojnë edhe si lidhëza. NDAJFOLJET E SASISË
  • 13. Ndajfoljet e sasisë luajnë rolin e grupeve emërore rrethanor sasie. Ndajfoljet kryesore të sasisë janë: - shumë, pak, tepër, fort, së tepërmi, për së tepërmi, njëherë, dyherë, etj, që tregojnë në ç`masë realizohet veprimi: E njoh mirë Butrintin, se e kam vizituar tri herë. Gjeta një libër shumë të vjetër, të ruajtur shumë mirë. - fort, tepër, së tepërmi, njëfish, dyfish, trefish, aq, kaq, mjaft, pak, etj. që shprehin intensitetin ose shkallën e një veprimi a të një cilësie. Dëgjomë, mua plakun, se di më tepër se ti. SHKALLËT E NDAJFOLJEVE Ndajfoljet përdoren në shkallën pohore, krahasore dhe sipërore,kryesisht ndajfoljet e mënyrës: mirë, bukur, qartë, si edhe disa ndajfolje vendi e kohe: lart, poshtë, afër, larg, vonë, herët, etj. Shkalla krahasore dhe shkalla sipërore e ndajfoljeve formohen me po ato fjalë me të cilat formohen shkalla krahasore e shkalla sipërore e mbiemrave. - Shkalla pohore Miri ecën shpejt - Shkalla Krahasore e barazisë : Mirri ecën aq shpejt sa Genti. e sipërisë : Miri ecën më shpejt se Genti. e ultësisë : Miri ecën jo aq shpejt sa Genti. PARAFJALA Parafjalë janë fjalët e pandryshueshme që qëndrojnë përpara emrave, përemrave, numërorëve dhe ndajfoljeve duke vendosur marrëdhënie vartësie ndërmjet fjalëve: Punoj me lopatë. E njoha nga zëri. U rreshtuan për tre. Ka ardhur një ftesë për ty.
  • 14. Beni është i dashur me të gjithë. E njohin për mirë. Parafjalët, sipas strukturës morfologjike, janë të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje : - të thjeshta: me, në, nga, afër, brenda, larg, para etj.; - të përngjitura : nëpër, përmbi, përveç, sipas, etj.; - shprehje: ballë për ballë, rreth e qark, në kundërshtim me, në lidhje me etj. Parafjalët sipas lidhjeve sintaksore klasifikohen në: - parafjalë të rasës emërore: nga, te (tek): Është nga Tirana. U rrëzua nga lodhja. Nga darka do të dukemi. Është i madh nga trupi. Shtëpitë u ndërtuan nga vetë banorët. Në krye doli një nga ish të burgosurit. Rrinte te pragu i derës dhe vështronte avionët që fluturonin. - parafjalë të rasës gjinore: me anë, me anën, në sajë, në vend, për arsye, për shkak, etj.: Me anë të një miku arrita ta kapërcej kufirin. Ekonomia e vendit mbahet në sajë të kontributit që jep populli. Ju kemi në vend të prindërve. Shtëpia mbeti përgjysëm për shkak të largimit të vëllait. - parafjalë të rasës kallëzore: në, me, pa, për, më, mbi, nën, ndër, etj.: Erdhi vonë në shtëpi. U takua me vëllain në Prishtinë. Nuk rrihet pa punë. Mira u nis dje për Bruksel. Më 10 qershor kam ditëlindjen. Mos u ul mbi divan. U shkau dheu nën këmbë. Parisi është një ndër qytetet më të bukura. - parafjalë të rasës rrjedhore: prej, ndaj, për, etj. Ishte prej Durrësi. Ndaj tij u morën masa të rrepta. E kapi për gryke. PJESËZA Pjesëzat janë fjalë që plotësojnë kuptimin e një fjalie. Pjesëzat, sipas kuptimit, mund të grupohen si vijon: - dëftuese: ja: Ja kush erdhi… - përcaktuese - saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj.:
  • 15. Pikërisht ai më ka paditur. - përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj.; Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Mira. - përafruese - veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht: Vetëm të rinjtë punonin. - përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj etj: Në stadium ishin rreth 10.000 vetë. - pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj: A do të shkosh në Prishtinë? Posi. - mohuese: jo, nuk, s', mos, jo që jo, as që etj.; Nuk e kam takuar. - pyetëse: a, ë, e: A erdhi motra nga Vlora? - dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj.: Përse erdhi vallë? E keni takuar gjë Mirën? - zbutëse: pa, as, le, para, dot etj.: Pa shihni kush na ka ardhur. A nuk e shihni se kush na ka ardhur. - emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj.: Ja pra kështu ndodhi. E pse pa, për një fjalë goje u zumë. Pjesëzat janë dy llojesh: me vend të ngulitur ose me vend të lirë. Të parat qëndrojnë gjithmonë para apo pas fjalës ose grupit emëror a foljor të dhënë: - para: nuk, ja, desh, sapo etj.; - pas: de, dot etj. Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës: Vallë, kush erdhi? Kush erdhi vallë? Kush të jetë, vallë, ky që erdhi? PASTHIRRMAT Pasthirrmat janë tingujt ose fjalët e pandryshueshme që shërbejnë për të treguar ndjenjat e folësit ose përdoren për të tërhequr vemendjen e dëgjuesëve: - O, sa mirë që erdhët! Ishim bërë merak për ju. Ato janë karakteristike për gjuhën e filur dhe kuptimi i tyre shpesh qartësohet nga intonacioni. Pasthirrmat grupohen në pasthirrma emocionale, që shprehin ndjenja, dhe në pasthirrma urdhërore, që shprehin dëshirën ose vullnetin e folësit. Pasthirrma emocionale që shprehin: - ndjenja të gëzuara: o, oh, oho, hoho, ohoho, të lumtë, urra, ah, sa mirë; - frikë, tmerr: e zeza, ububu, bobo, korba, kuku, obobo, qyqja; - habi: au, eu, oj, ou, pa, u, ua, uh;
  • 16. - mosbesim, mospërfillje, përbuzje: aha, bah, ehe, ahu, i, ohu, ptu, y etj.; - pakënaqësi, keqardhje, mërzi, dhembje: a, ah, e, eh, of, oi, uf, etj.; - nxitje (thirrje, urdhër, lutje): ej (hej), o, ore (or, mor, more), moj (ori, mori), pëst, o burra, forca, hop, hë, na, sus, shët, të keqen etj.; - përshëndetje, mirnjohje, mallkime, sharje, ngushëllime etj: faleminderit, lamtumirë, mirëmëngjes, mirëdita, mirëmbrëma, mirupafshim, mirë se erdhe, mirë se vjen, mirë mbeç, ditën e mirë, natën e mirë, tungjatjeta, udha e mbarë etj. Pasthirrmat vendosen zakonisht në fillim të fjalisë, por shpesh përdoren edhe në mes edhe në fund të saj. Pas tyre vihet presje. Kur shqiptohet me fuqi të veçantë pas tyre vihet pikëçuditje: Oh, ç'na gëzove. Ua! Paske ardhur! A! - thirri e habitur. E M R I SHUMËSI I EMRAVE Mjetet e formimit të trajtës së shumësit te emrave në gjuhën e sotme letrare janë të larmishme. Në përgjithsi, trajta e shumësit formohet me anë mbaresash. Nga këto më të përdorshmet janë: -ë , -a , -e , p.sh.: anëtarë , grurë , lekë , shoferë , etj . ; dema , fusha , kodra , pëllumba , vegla etj . ; aksione , fise , kombe , shtete , etj. Një vend të rendësishëm ndër mjetet e formimit të shumësit zënë edhe mbaresat: -nj e -ra , p.sh. : arinj , mullinj , penj , heronj , ftonj , etj . ; dhjamëra , fshatra , mallra , ujëra etj. Një numër emrash e kanë trajtën e shumësit të njëllojtë me trajtën e njëjësit , p.sh. : një nxënës - shumë nxënës , një mësues - shumë mësues , një ditë - shumë ditë , një kala - shumë kala , një ide - shumë ide , një shtëpi - shumë shtëpi , një lagje - shumë lagje , një depo - shumë depo etj . Disa emra e formojnë trajtën e shquar të shumësit duke pësuar ndërrimë tingujsh në temën e tyre . Ndërrimet kryesore janë : a > e , e >i , k >q , g > gj , ll > nj , r > j . Një pjesë nga këta emra marrin edhe një mbaresë , p.sh. : breg - brigje , rrezik - rreziqe , kunat - kunetër , etj ., kurse të tjerët nuk marrin mbaresë : dash - desh , mik - miq , plak - pleq , kungull - kunguj , bir - bij etj. Për shkak të ndikimit të dialekteve ose të varianteve letrare të mëparshme, përdisa tipa emrash në gjuhën e folur e
  • 17. në gjuhën e shkruar nganjëhërë ndeshen ende dy ose më shumë trajta shumësi, p.sh. : oficera e oficerë , xhepa e xhepe , nxënës ( trajtë pa mbaresë ) e nxënësa , dardhë , gjurmë ( trajta pa mbaresa ) e dardha , gjurma etj. Në këto raste zakonisht,vetëm njëra nga trajtat është në pajtim me normën e sotme letrare, ndërsa trajta tjetër nuk është normative dhe duhet mënjanuar nga përdorimi letrar. SHUMËSI I EMRAVE MASHKULLORË E formojnë shumësin rregullisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me: -ac : kupacë , përtacë , tullacë etj . ; -aç : gungaçë , gjembaçë , kulaçë , trazovaçë , ( por ilaç - ilaçe ) -af : çarçafë , fotografë , paragrafë , etj . ; -ak : binjakë , fshatarakë , fusharakë , kapakë , rosakë , ushtarakë , etj . ; -aq : hutaqë , shkataraqë , etj . , -ash : balashë , gjumashë , larashë , etj . ; -eç : gjyveçë , kryeneçë etj . ; -ek : byrekë , direkë , dyfekë , dyshekë , fishekë , hendekë , lejlekë , mjekë etj ; -en : hostenë , kapitenë , legenë , sejmenë , sergjenë , etj . ( bëjnë përjashtim : beden - bedena , liqen - liqene ) -ik : akademikë , calikë , diabetikë , historikë , ibrikë , klerikë , romantikë , zhapikë , etj . ( por : armik - armiq ) -in : beduinë , kofinë , latinë , pinguinë , qejfinë etj . ; -ist : aksionistë , aktivistë , artistë , ballistë , futbollistë , çiklistë , kapitalistë , specialistë sportistë , turistë , etj . ; -ok : maçokë , malokë , misërokë , patokë , shokë etj . ; -or : agresorë , ambasadorë , banorë , dëshmorë , fjalorë , frymorë , profesorë , punëtorë , traktorë , vaporë etj . ( por : auditor - auditore , kor - kore , korridor - korridore ) ; -osh : baloshë , barkoshë , mjekroshë , trimoshë , etj . ( bëjnë përjashtim : kosh - kosha djalosh - djelmosha ) ; -ot : despotë , himarjotë , patriotë , suljotë etj . ( bën përjashtim lot , që e ka shumësin njësoj si njëjësin , por në trajtën e shquar lot-ët ) ; -tar : çlirimtar , këngëtarë , lojtarë , luftëtarë , shkrimtarë etj . ; -tor : fajtorë , konsumatorë , kultivatorë , muratorë , punëtorë etj . ; -uk : bishtukë , kopukë etj Fjalët e mësipërme formojnë shumësin me mbaresën -ë , edhe në rast se përdoren si mbiemra në gjininë mashkullore p.sh.: djem binjakë , shkrimtarë romantikë , nxënës punëtorë etj . E formojnë trajtën e shumësit me mbaresën -ë edhe të gjithë mbiemrat e tjerë të panyjshëm mashkullorë , që dalin me fundoret e mësipërme, p.sh. dredharakë . artistikë , çamarrokë etj . (Fundore quhet tingulli ose tingujt e fundit të fjalës që shërbejnë si tipar
  • 18. klasifikues a karakterizues i saj) E formojnë shumësin përgjithësisht me mbaresën -ë emrat mashkullorë që dalin me: -(i)an : aeroplanë , evropianë , fazanë , filxhanë , fizikanë , gjerdanë , jargavanë , jorganë , havanë , hidroplanë , historianë , kazanë , luanë , matematikanë , partizanë , politikanë , republikanë , sahanë , shandanë , shejtanë , timpanë , tiganë , tiranë , etj . ; -ar : barbarë , detarë , fshatarë , hambarë , kalendarë , këpucarë , korçarë , skenarë , ushtarë , etj . ; -ec : dordolecë , guralecë , memecë , mistrecë , pijanecë etj . ; -er : berberë , fenerë , frigoriferë , kaloriferë , oficerë , shoferë etj . ; -ir : Ilirë , vampirë , zinxhirë etj . ; -ol : gogolë , kaqolë , etj . ; -on : bidonë , timonë , vagonë etj . ; -un : bastunë , majmunë , pirunë , sapunë , spiunë etj . Me mbaresën -ë e formojnë trajtën e shumësit edhe mbiemra mashkullorë që dalin me fundoret e mësipërme , p.sh. : djalosharë , grindavecë , barkalecë etj . Një numër emrash që dalin me të njëjtat fundore si emrat e mësipërm nuk e formojnë shumësin me mbaresën -ë po me -a ose me -e . Më poshtë po shënojmë më të përdorshmit prej tyre . Me mbaresën -a : -an : mana , patëllxhana ; -ec : bishtaleca , karkaleca , kastraveca , keca , speca ; -on : gramafona , magnetofona , mikrofona , telefona ( dhe të gjitha fjalët e huaja të përbëra , që kanë si gjymtyrë të dytë -fon ) , kupona , napolona ; -ol : gola , stola ; -un : çuna , zhguna . Me mbaresën -e : -an : divane , duhane , dyqane , hane , karvane , mejdane , oqeane , organe , plane , stane , tavane , vullkane ( të gjithë emrat me -an që e formojnë shumësin me mbaresat -a ose -e , nuk shënojnë frymorë . -ar : honorare , orare , pazare , qilare , seminare , tipare , thesare , visare , zare etj . -ec : kotece ; -er : dikastere , karaktere , mermere , mindere , mistere , etj . ; -ir : hirëëëë , manastire , panaire ; -on : ballkone , ciklone , elektrone , frone , hone , hormone , kone , protone , sallone , shabllone , zakone ; -un : kanune . 7- Emrat që dalin me -al , -ant, -at , -az , -el , -ent , -ez , -id , -it , -ont , si rregull , e formojnë shumësin me mbaresën -ë , kur shënojmë frymorë , dhe me -e ( ndonjëherë me -a ) , kur nuk
  • 19. shënojnë frymorë : -al -ë admiralë , gjeneralë , intelektualë , vandalë , vasalë etj . ; -al -e centrale , festivale , ideale , kanale , karnavale , korale , kristale , lokale , male , materiale , minerale , etj . (por : kuintalë ) -ant -ë aspirantë , elefantë , diversantë , gjigantë , kursantë , maturantë etj . ; -ant -e diamante , restorante , variante etj . ; -at -ë argatë , delegatë , diplomatë , kroatë , labeatë , vlonjatë etj . ( kunatë - kunetër ) -at -e agregate , aparate , atentate , fosfate , kampionate , kate , kombinate , pallate , silikate , shpate etj . ( por : shtrat - shtretër -az -ë matrapazë , xhambazë etj . ; -az -e kafaze , pullaze etj . ; -el -ë dembelë , kriminelë , teveqelë etj . ( por : harabela ); -el -e akuarele , duele , hotele , pastele , tunele , zabele , etj . ; -el -a bela , çengela , gjela , tegela etj .; -ent Ã-ë agjentë , asistentë , docentë , elementë , klientë , studentë etj . ; -ent -e aksidente , argumenta , bazamente , dokumente , eksperimente , elemnte ( kimike ) , fermente , fragmente , instrumente , komente , kontinente , etj . , -et -ë atletë , dasaretë-t , deputetë , etj . ( por personalitete ) ; -et -e dete , fakultete , marifete , qytete , shtete , tërmete , etj . ( por magnetë , planetë ) ; -ez -ë berlinezë , borgjezë , kinezë , vietnamezë etj -ez -e qymeze , trapeze etj . ( por : breza ) ; -id -ë heraklidë-t , invalidë etj . ; -id -e hibride , okside , romboide etj . ; -ier - jer -ë artiljerë , aventurierë , brigadierë , infermierë , inxhinierë , karrocierë , magazinierë , portierë etj.; -ier - jer -e kantiere , kuartiere etj . ; -it –ë gjirokastritë , komitë , parazitë , petritë etj . ; -it –e boksite , deficite , fosforite , grafite , pirite , suficite , etj . ( por : satelitë , shirita ) ; -ont -ë kontë , rinocerontë , etj . ; -ont -e fronte , horizonte etj . ; Emrat që mbarojnë me -il , -oz , e formojnë shumësin me mbaresën -ë , kur shënojnë frymorë , dhe me -a , kur nuk shënojnë frymorë : -il - ë civilë , katilë , kopilë ; -il –a fitila , kandila , karafila , trëndafila etj . ( por : idile ) -oz -ë bajlozë , karagjozë , marangozë , tifozë etj . ; -oz -a kavanoza , mitraloza , rrogoza , etj . ( por : lloze )
  • 20. Mbiemrat mashkullorë te panyjshëm që dalin me fundoret e përmendura në këtë paragraf e formojnë shumësin me mbaresën -ë , idealë , normalë , italianë , injorantë , dembelë , kriminelë , tekanjozë , vitaminozë etj . GJINIA E EMRAVE 1- Gjinia e emrave në shumicën e rasteve mund të dallohet morfologjikisht nga mbaresat që marrin ata në trajtën e shquar të rasës emërore të njëjësit" Emrat mashkullorë marrin mbaresën -i ose -u: plep-i , mendim-i , vëlla-i , burr-i ( burrë ) , gjum-i ( gjumë ), zog-u, dhe-u etj. Emrat femërorë marrin mbaresën -a ose -ja ( këtu është fjala për në radhë të parë për emrat e përgjithshëm. Gjinia gramatikore e emrave të përveçëm të njerëzve përcaktohen nga seksi i personit përkatës , p.sh. Lekë - Leka , Dedë - Deda , Kolë - Kola , Koço - Koçoja janë emra mashkullorë , megjithëse shkojnë sipas lakimit të emrave femërorë , nga ana tjetër , emra si Nermin-i , antigoni etj ., janë emra femërorë , megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave mashkullorë . po kështu disa emra si axhë - axha , dajë - daja , gegë - gega , toskë - toska , që shënojnë frymorë të seksit mashkullor , megjithëse shkojnë pas lakimit të emrave femërorë , i përkasin gjinisë mashkullore , janë emra mashkullorë të lakimit të tretë ) . Gjinia gramatikore e emrave të mësipërm , të përveçëm e të përgjithshëm , shprehet sintaktikisht : Fjalët përcaktuese edhe fjalët e tjera që përshtaten me këta emra , vihen në trajtën e gjinisë mashkullore p.sh. : Leka i Madh ; Kola është punëtor i dalluar ; Nermini është punëtore e dalluar ; axha im ; daja i vogël etj. 2- Ka një numër emrash, të cilët dikur përdoreshin në tërë gjuhën si asnjëanës dhe e formonin trajtën e shquar të emërores me mbaresën -t , p.sh, : drithë-t , gjalpë-t etj . Kjo formë dëgjohet ende sot nëpër dialektet e në të folurit të brezit të vjetër. Në gjuhën letrare të sotme këta emra përdoren si mashkullorë, d.m.th. e formojnë trajtën e shquar të emërores së njëjësit me mbaresën -j dhe formojnë trajtën e shquar të emërores me mbaresën -in . Emrat në fjalë janë: ballë - balli - ballin brumë - brumi - brumin djathë - djathi - djathin drithë - drithi - drithin dyllë - dylli - dyllin dhallë - dhalli - dhallin
  • 21. dhjamë - dhjami - dhjamin grurë - gruri - grurin gjalpë - gjalpi - gjalpin lesh - leshi - leshin miell - mielli - miellin mish - mishi - mishin mjaltë - mjalti - mjaltin ujë - uji - ujin vaj - vaji - vajin Trajtat asnjëanëse të këtyre emrave mund të përdoren në vepra letrare për të individualizuar ndonjë personazh me anë të gjuhës ose për të karakterizuar gjuhën e një epoke të kaluar. Ato mund të përdoren gjithashtu edhe në shprehje frazeologjike , p.sh, : m'u ngjeth mishtë , ose kur kanë marrë një kuptim të veçantë , p.sh. : ujët ( në kuptimin " ujët e hollë) , dhjamët ( në mjeksi , p.sh. : operoi dhjamët ). Emri krye, kur përdoret me kuptimin "kokë", në rasën emërore ose kallzore, është kurdoherë asnjëanës dhe formon trajtën e shquar me mbaresën -t , p.sh. : më dhemb kryet, ndërsa, kur përdoret me kuptimin " kryetar , i parë ose " kapitull ( libri ) është kurdoherë mashkullor dhe e formon trajtën e shquar me mbaresën -u , p.sh. : kreu i vendit , kreu i tretë etj. 3- Një numër emrash, të cilët janë përdorur më parë edhe si mashkullorë, edhe si femërorë ose përdoren ende kështu nëpër të folme të ndryshme, kanë kaluar sot përfundimisht në gjininë mashkullore, p.sh.: borxh-i , djep-i , kryq-i , ligj-i , lot-i , nder-i ( për këtë arsye duhet thënë faleminderit , falemnderit dhe jo faleminderës , falemnderës) , pyll-i , qiell-i , shëndet-i , turp-i etj . ; Po kështu edhe : problem-i , program-i , organizm-i , reumatizm-i , sarkazm-i , etj . Trajtat femërore të tyre, si borxha, djepja, ligja, lodja, ndera,problema,reumatizma, sarkazma etj, kanë dalë jashtë normës së sotme letrare dhe nuk duhen përdorur. Emri furrë është i gjinisë femërore: furra ( dhe jo furri ).