2. Mbasi njohja e dinjitetit te lindur te te drejtave te barabarta dhe te
patjetersueshme te te gjithe anetareve te familjes njerzore eshte themeli I
lirise,drejtesise dhe paqes ne bote.
Mbasi mosrespektimi dhe perbuzja e te drejtave te njeriut ka cuar drejt akteve
barbare,te cilet kane ofenduar ndergjegjjen e njerezimit ,dhe mbasi krijimi I
botes ne te cilen njerzit do te gezojne lirine e fjales,te besimit dhe lirine nga
frika e skamja eshte proklamuar si deshira me e larte e cdo njeriu.
Mbasi eshte e nevojshme qe te drejtat e njeriut te mbrohen me dispozita
juridike,keshtu qe njeriu te mos jete I shtrenguar qe ne piken e fundit ti
pervishet kryengritjes tiranise dhe shtypjes.
Mbasi eshte e nevojshme te te nxitet zhvillimi I marredhenieve miqesore midis
kombeve.
Mbasi popujt e Kombeve te Bashkuara vertetuan persei ne Karte besimin e tyre
ne te drejat themelore te njeriut ,ne dinjitetin dhe vleren e personit te njeriut
dhe barazine midis burrave dhe grave dhe mbasi vendosen qe te nxitin
perparimin shoqeror dhe te permirsoje nivelin e jetes ne liri te plote.
3. Mbasi shtet anetare u detyruan qe ,ne bashkepunim me
Kombet e Bashkuara,te siguroje respektimin e
pergjithshem dhe zbatimin e te drejtave themelore te lirive
themelore.
Mbasi Kuptimi I perbashket I ketyre te drejtave dhe lirive
eshe me I rendesishem per realizim e plote te ketij
detyrimi.
ASAMBLEJA E PERGJITHSHME shpall kete DEKLARATE TE
PERGJITHSHME MBI TE DREJTAT E NJERIUT si ideal te
pergjithshem te cilin duhet ta arrijne te gjithe popujt dhe te
gjitha kombet ne menyre qe cdo njeri dhe cdo organizem
shoqeror ,duke pasur parasysh gjithmone kete Deklarate,te
perpiqet qe ,me ane te mesimit dhe edukimit, te
ndihmonte ne respektimin e ketyre te drejtave dhe lirive
dhe qe ,me ane te masave progresive kombetare dhe
nderkombetare ,te sigurohej njohja dhe zbatimi I tyre I
pergjithshem dhe I verete, si midis popujve te vete
shteteve anetare,ashtu edhe minis popujve te atyre
territoreve qe jane ne administrimin e tyre.
6. Të drejtat e njeriut janë universale. Një ndër tiparet themelore të të
drejtave të njeriut është karakteri i tyre universal. Kjo do të thotë se të
drejtat e njeriut zbatohen kudo dhe për të gjithë njerëzit, pa dallim
ngjyre, seksi, vendi , feje, pasurie ose ideje. Ato mbështeten në vlerat e
dinjitetit, lirisë, barazisë e drejtësisë, që, duke qenë një ideal për
njerëzimin, janë në të njëjtën kohë edhe parime që mund të drejtojnë
jetën e secilit.
Të drejtat e njeriut janë konkrete. Megjithëse janë universale, të drejtat
e njeriut janë në të njëjtën kohë edhe konkrete, pasi ato i shërbejnë
përcaktimit të veprimeve që bien ndesh me natyrën njerëzore, si:
skllavëria, tortura, mohimi i lirisë, heqja e saj pa gjyq etj. Nga kjo
pikëpamje, çdo individi i takon të ndërmarrë veprime për të dënuar,
qoftë edhe moralisht, shkeljen e të drejtave të njeriut, sepse shkelja e të
drejtave të një individi cenon shoqërinë njerëzore në të cilën ai bën
pjesë. Kjo do të thotë se çdo qenie njerëzore është subjekt i ligjit, çdo
qenie njerëzore merr pjesë pak a shumë në mënyrë të drejtpërdrejtë në
hartimin e ligjeve, duke u bërë krijuese e tij dhe në të njëjtën kohë edhe
bartëse e të drejtave, e të gjitha të drejtave të njeriut.
8. Të drejtat e njeriut janë të pandashme. Përveçse
universale të drejtat e njeriut janë dhe të pandashme.
Ato formojnë një të tërë të vetme. Asnjë e drejtë ose
grup të drejtash nuk mund të vlerësohet më e
rëndësishme se të tjerat, pa dëmtuar të tërën, vetë
konceptin e të drejtave të njeriut. Karakteri i
pandashëm i të drejtave të njeriut shprehet fare qartë
në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, e
cila i jep të njëjtën rëndësi si të drejtave civile e
politike, ashtu edhe të drejtave ekonomike,
shoqërore dhe kulturore.
Të drejtat e njeriut plotësojnë njëra-tjetrën. Nga sa
më sipër rrjedh se të drejtat e njeriut plotësojnë
njëra-tjetrën. Kjo do të thotë se:
Askush nuk mund të shpallë liritë e tij, në qoftë se
nuk respekton, në të njëjtën kohë dhe njëlloj, liritë e
të tjerëve.
Askush nuk ka të drejtë të kërkojë të drejtat e tij,
nëse, nga ana tjetër, u ndalon të tjerëve të plotësojnë
dhe të gëzojnë liritë dhe të drejtat e tyre.
Askush nuk ka të drejtë të vendosë që disa të drejta
janë më të rëndësishme se të tjerat. Të drejtat e
njeriut formojnë një të tërë, ato krijojnë një tërësi
vlerash dhe parimesh që duhet të respektohen nga
çdo qenie njerëzore, në çdo vend e kulturë. Secili, në
çdo rast, duhet të kërkojë kuptimin dhe zbatimin
tërësor të të drejtave të njeriut si për vete, ashtu dhe
për të tjerët.
9. Të drejtat e njeriut janë të
patjetërsueshme. Kjo do të thotë se
njeriu nuk mund të heqë dorë prej të
drejtave të njeriut në cilëndo situatë
qoftë. Ai nuk mund të heqë dorë nga
liria e tij personale e të hyjë në gjendje
skllavërie, edhe nëse e deklaron këtë
me shkrim ose publikisht; një deklaratë
e tillë nuk ka pasoja juridike, sido që të
jenë kushtet në të cilat ajo lëshohet.
Ndryshe ndodh kur një individ heq
dorë nga e drejta e tij e pronësisë, e cila
nuk konsiderohet e patjetërsueshme.
Në këtë këndvështrim, edhe një
kriminel përballë ligjit është një qenie
njerëzore. Ai ka të drejtë për një proces
të drejtë gjyqësor, si dhe të
konsiderohet i pafajshëm, derisa fajësia
e tij nuk është provuar me anë të një
procesi të drejtë gjyqësor.
11. Neni 15
1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të
patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë
rendit juridik.
2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të
respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë
në realizimin e tyre.
Neni 16
1. Të drejtat e liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara në Kushtetutë
për shtetasit shqiptarë vlejnë njëlloj edhe për të huajt e për personat pa
shtetësi në territorin e Republikës së Shqipërisë, me përjashtim të rasteve
kur Kushtetuta e lidh në mënyrë të posaçme me shtetësinë shqiptare
ushtrimin e të drejtave e të lirive të caktuara.
2. Të drejtat dhe liritë themelore, si dhe detyrimet e parashikuara ne
Kushtetutë vlejnë edhe për personat juridikë, për aq sa përputhen me
qëllimet e përgjithshme të këtyre personave dhe me thelbin e këtyre të
drejtave, lirive dhe detyrimeve.
13. Neni 17
1. Kufizime të të drejtave dhe lirive të parashikuara në këtë
Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes
publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi
duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë.
2. Këto kufizime nuk mund të cenojnë thelbin e lirive dhe të të
drejtave dhe në asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e
parashikuara në Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Neni 18
1. Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.
2. Askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të
tilla si gjinia, raca, feja, etnia, gjuha, bindjet politike, fetare a
filozofike, gjendja ekonomike, arsimore, sociale ose përkatësia
prindërore.
3. Askush nuk mund të diskriminohet për shkaqet e përmendura
në paragrafin 2, nëse nuk ekziston një përligjje e arsyeshme
dhe objektive.
15. Neni 19
1. Kushdo që lind duke pasur qoftë edhe njërin prej
prindërve me shtetësi shqiptare, e fiton vetiu shtetësinë
shqiptare. Shtetësia shqiptare fitohet edhe për shkaqe të
tjera të parashikuara me ligj.
2. Shtetasi shqiptar nuk mund ta humbasë shtetësinë,
përveçse kur ai heq dorë prej saj.
Neni 20
1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare ushtrojnë në
barazi të plotë para ligjit të drejtat dhe liritë e tyre.
2. Ata kanë të drejtë të shprehin lirisht, pa u ndaluar as
detyruar, përkatësinë e tyre etnike, kulturore, fetare e
gjuhësore. Ata kanë të drejtë t'i ruajnë e zhvillojnë ato, të
mësojnë dhe të mësohen në gjuhën e tyre amtare, si dhe
të bashkohen në organizata e shoqata për mbrojtjen e
interesave dhe të identitetit të tyre.