Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Profili krijues i Shakespeare

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 19 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Similaire à Profili krijues i Shakespeare (20)

Publicité

Plus récents (20)

Publicité

Profili krijues i Shakespeare

  1. 1. Tema: Profili krijues I Shekspirit Lënda: Gjuhë shqipe dhe letërsi
  2. 2. Jeta dhe vepra e Shakespeare Ẁilliam Shakespeare (Uilliam Shekspir) është dramaturgu më i njohur anglez. Lindi në Stratford më 26 prill të vitit 1564 vdiq më 23 prill 1616. Shekspiri konsiderohet si shkrimtari më i shkëlqyer i gjuhës angleze, në mënyrë absolute, një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ai ka qenë komediograf, dramaturg, por edhe aktor.
  3. 3. Shekspiri ishte autor i 154 sonetave dhe i një numri të madh të poemave, disa prej të cilave janë konsideruar si shembuj të shkëlqyer të letërsisë angleze që janë shkruar ndonjëherë. Disa nga tragjeditë më të famshme të Shekspirit janë: Hamleti, Romeo e Xhuljeta, Henriku IV, Makbeth, ndërsa nga komeditë përmendim: Shumë zhurmë për asgjë, Nata e dymbëdhjetë, etj.
  4. 4. Veçori të stilit të Shekspirit  Aftësia e tij qëndronte në të hedhurit e rrëfimit përtej, për të përshkruar kështu pamjet e brendshme dhe të thella të natyrës njerëzore. Mendohet se pjesën më të madhe të veprave të tij t’i ketë shkruar midis viteve 1585-1611, edhe pse kronologjia e veprave që i atribuohen atij nuk njihen me saktësi, duke shkaktuar kështu mangësi në lidhje me hartimin e një biografie të thellë dhe të plotë për këtë figurë madhështore të letërsisë.
  5. 5. Të dhëna për veprën “Jul Cezari” Jul Cezari është tragjedia e parë e Shekspirit nga tri tragjeditë me temë nga historia romake. Ashtu si "Antoni dhe Kleopatra" dhe "Karioliani", "Jul Cezari" është një dramatizimi i ngjarjeve të vërteta. Shekspiri shkruan për Cezarin, Brutin dhe Mark Antonin duke u mbështetur mbi dëshmitë e historianit të lashtë, Plutarkut, si burimi kryesor i subjektit të tragjedisë dhe karaktereve.
  6. 6. Subjekti Subjekti është ky: “Republikanët, të udhëhequr prej Brutit dhe Kasit, vrasin Jul Qesarin, diktatorin e Romës, dhe rivendosin Republikën; Mark Antoni me Oktavianin, të nipin e Jul Qesarit, i shtrëngojnë Republikanët të ikin prej Rome dhe e dërgojnë ushtrinë e tyre në betejën e Filipisë; Kasi dhe Bruti, që të mos bien në duar të kundërshtarëve, vrasin veten; Republika Romane kthehet përfundimisht në diktaturë autokratike.
  7. 7. Cili është protagonisi i kësaj trragjedie?  Studiuesit e letërsisë kanë debatuar për shekuj me radhë në lidhje me çështjen se cili është në të vërtetë protagonisti i kësaj tragjedie. Përgjigjia thjesht e sipërfaqshme do të ishte Jul Cezari. Në fund të fundit, tragjedia ka emrin e tij dhe ngjarjet e tragjedisë lidhen të gjitha me të. Sidoqoftë, Cezari shfaqet vetëm në tri skena (katër nëse përfshihet edhe fantazma), duke e bërë kështu të pamundur zgjedhjen e protagonistit që supozohet të jetë karakteri kryesor. Përcaktimi i protagonistit është një nga shumë çështjet tërheqëse që paraqet tragjedia.
  8. 8. Koha në të cilën zhvillohen ngjarjet Për efekt të ndërtimit skenik, Shekspiri e përmbledh në një subjekt të thjeshtë kohën dhe hapsirën e zhvillimit të ngjarjes. Megjithëse, historikisht, ngjarjet janë zhvilluar në një shtrirje kohore prej 2 vitesh e gjysmë. Në vepër ngjarjet duket sikur ndjekin me shpejtësi njëra- tjetrën, në këtë mënyrë krijohet ideja sikur Jul cezari vritet menjëherë pas festës së Luperkaleve dhe në senat menjëherë pas vrasjes.
  9. 9. Struktura e veprës Jul Cezari është një dramë që, ndonëse ndërtohet me pesë akte, ato nuk i korrespondojnë ndarjes klasike të pesë akteve. Struktura e sjaë është tejet e tendosur, me një gjuhë lakonike dhe atmosferë shumë të gjallë. Vepra ka ngjallur me vite diskutime e debate të shumta mes studiuesve për mënyrën e ndërtimit të saj, për dykuptimësinë e ligjërimit, për stilin, për raportet që kanë personazhet me ngjarjen si dhe për figurën kryesore të veprës.
  10. 10. Tema Tema kryesore e veprës është kundërvënia e fatit të paracaktuar me vullnetin e lirë. Jul Cezari besonte se disa ngjarje në jetën e njeriut janë të paracaktuara, ndërsa Kasi mendonte se ky besim i Cezarit vinte si pasojë e frikës së tij. Ai besonte se fati nuk ndodhej i shkruar në yje por brenda njeriut dhe ishte ky i fundit që e kontrollonte.
  11. 11. Simbolet Simboli kryesor i kësaj vepre është gruaja dhe roli i saj i rëndësishëm në familje. Ky simbol shfaqet përmes personazheve të Porcias dhe Kalprunjës.
  12. 12. Analiza e personazheve
  13. 13. Jul Çezari  Jul Cezari përshkruhet nga komplotistët e tij si një njeri tepër ambicioz dhe ktë gjë e vërteton sjellja e tij: ai do të konkurrojnë për pushtet absolut mbi Romë, dhe lëshohen pas homazheve që merr nga të tjerët, ndërsa refuzimi i kurorës tregon për natyrën e tij kryeneçe. Cezari e percepton veten si një njeri që do të jetojë përgjithmon në mendjen e njerëzve. Por pikërisht këto cilësi te tijat bëhen shkaku që ai vritet.
  14. 14. Bruti Bruti është një ndër karakteri më kompleks të veprës, si dhe heroi tragjik i saj. Ai është një figurë publike e fuqishme dhe gjithashtu një bashkëshort, lider dhe një shok i mirë. Por për hir të idealizmit, Bruti detyrohet të vras mikun e tij, Cezarin. Idealizmi ishte virtyti dhe njëkohesisht e meta e tij më e madhe, pasi ai refuzoi të vriste dhe Mark Antonin së bashku me Cezarin, ky gjest naiv më von do ti kushtonte Brutit jetën e tij.
  15. 15. Mark Antoni Mark Antoni na shfaqet si një personazh i fortë në të gjitha drejtimet. Ai karakterizohet nga impulsiviteti dhe aftesia për të improvizuar dhe përshtatur në të gjitha situatat. Antoni arrin ta kthej situatën kaotike të krijuar nga komploti në favor të tij. Fillimisht ai shtiret sikur është në anën e komplotistëve, por më pas ai arrin tu kundërvër këtyre të fundit popullin e Romës dhe si përfundim, me ndihmën e Oktavianit dhe Lepidit ai arrin ti vrasë komplotistët.
  16. 16. Kasi Kasi është një personazh misterioz. Ai ushqen një urrejtje të madhe ndaj Cezarit, kjo e shty atë të organizonte komplotin kundër tij. Kasi ka aftësi maipuluese te mira, ai i arrin qëllimet e tij duke përdorur të tjerët. Kjo vihet re më së tepërmi kur arrin të bindë Brutin të luaj një rol kryesor në komplotin kundër Cezarit, mikut të tij.
  17. 17. Figura letrare  Paradoks-> Te desha t 'ishe atje dhe ketu prape. Gjersa te them pse te dergoj atje. Anakronizem ->Bruti:Pushoni! Numeroni oret. Kasi:Esht' ora tri Aluzion-> As qielli as toka s paten paqe sonte ; Kalfurnja thirri nja tri here n'enderr: Ndihmoni,oh!Po vrasin Jul Cezarin! Ironi-> E ze per dor'armiqt' e tu te gjakte, Cezar i larte ,mbi kufomen tende! Sikur te kisha sy sa ke ti plage, Te qaja ,sic te derdhin gjak ato, Me kish me teper hije se keshtu, Qe behem mik me vrasesit e tu . Me ndje Cezar!Trim dre,ktu te kapen; Ketu me re dhe ja keshtu gjahtaret, Me gjakun tend te skuqur ,te shenuar, O bote!ishe pyll'i ketij dreri; Dhe ky ,o bote ishte zemra jote. Krahasime-> Si nje kolos, Si stergjysh i madh, si ca qen te rrahur, si nje kuceder Epitete: fjale te embla, tradheti e pergjakte, zjarr i mprehte
  18. 18. Çështja e autorsisë së tragjedisë “Jul Cezari”  Studiuesi F.G. Fleay hedh idenë se vepra është shkruar nga Ben Xhonson.  Studiuesi J.M. Robertson ka një teori sipas të cilës Jul Cezari është pjesë e një triologjie të shkruar nga Kristofor Marlou që më von është huazuar nga Shekspiri.  Ide të tjera pohojnë se Jul Cezari është varianti i përpunuar i një teksti të vjetër.
  19. 19. Thënie të famshme të shkëputura nga tragjedia  “Fati, i dashur Brut, nuk ndodhet i shkruar në yje, por brenda nesh…”  “E dua tradhëtin, por urrej tradhëtarët.”  “Frikacakët vdesin shumë herë para vdekjes së tyre; të guximshmit e provojnë vdekjen vetëm një herë.”

×