Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Prochain SlideShare
Ndotja e ujit
Ndotja e ujit
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 17 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Publicité

Kimi

  1. 1. Projekt kurrikular Tema :rendesia dhe perdorimet e ujit. Nentema: metodat e pastrimit te ujit te pijshem Objektivat: te tregoj rendesine e ujit Te listoj metodat e pastrimit te ujit Ti pershkruaj keto metoda Pranoi : donalda vranici Punoi : ornela maha Klasa : 109
  2. 2. Uji ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe në jetën ekonomike e komunale. Me një fjalë, ai është shkak dhe burim i jetës. Sasi të mëdha të ujit shpenzohen në industri, ekonomi dhe nevoja shtëpiake. Sasi mjaft e madhe e ujit shpenzohet gjatë veprimeve të ndryshme industriale, p.sh. për prodhimin e avullit të ujit, për ftohje, për tretje, për larje dhe operacione tjera. Gjatë fabrikimit të shumë prodhimeve, p.sh. gjatë përpunimit të metaleve dhe shumë punimeve tjera, sasia e ujit të shpenzuar për nga pesha shumë herë e tejkalon peshën e prodhimeve finale të fituara. Një sasi e madhe e ujit shndërrohet në ujë të papastër me ndyrësira të ndryshme joorganike. Për shkak të kërkesave për sasi të mëdha të ujit, si dhe për shkaqe tjera, fabrikat kimike zakonisht ngriten afër burimeve të ujit ose kalimeve tjera të ujit. Për shkak të zhvillimit të hovshëm të industrisë, urbanizmit dhe kërkesave për largimin e fabrikave nga vendbanimet, gjetja e burimeve të reja të ujit gjatë kohës është duke u bërë problem serioz, si për zhvillimin e industrisë së re, ashtu edhe për zgjerimin e asaj ekzistuese. Njëkohësisht sasi gjithnjë e më të mëdha të ujërave të papastër e ndotin tokën dhe shkatërrojnë florën e faunën në lumenj e liqene.
  3. 3. tjera dhe për agregate të pajisjeve industriale sidomos për industrinë kimike, të tekstilit, ushqimore dhe pastrimi i ujit të ujësjellësit për furnizimin e vendbanimeve. Përpunimi i ujit Metodat më të shpeshta që shfrytëzohen për përpunimin e ujit për pije ose për nevoja të proceseve të caktuara teknologjike janë: Distilimi i ujit Filtrimi i ujit Deferizimi i ujit Deklorinimi dhe largimi i erës dhe shijes së keqe Zbutja e ujit Dekarbonizimi i ujit Denitratizimi i ujit Degazimi i ujit Demineralizimi i ujit Dezinfektimi dhe dekontaminimi i ujit Sterilizimi UV i ujit.
  4. 4. Pastrimi i ujërave mund të kryhet edhe me anë të distilimit të tyre d.m.th. me anë të avullimit të ujërave dhe kondenzimit të pastajmë. Kështu pra distilimi i ujit përbëhet nga nxehja e ujit deri në vlim, kur uji avullohet në pajisje speciale për këtë punë që pastaj ti nënshtrohet ftohjes dhe kondenzimit. Me distilim fitohet ujë plotësisht i pastër, pa kripëra të gurit të kazanit, d.t.th. uji lirohet nga të gjitha kripërat dhe përbërësit. Skema e aparaturës për distilimin e ujit Kjo metodë mundëson përdorimin edhe të ujit të detit për furnizim të kazanëve të anijeve, si dhe kazanëve tjerë të instaluar në brigje të detit. Përdorimi i kësaj metode vjen në shprehje shumë herë kur nevojitet të plotësohet humbja e ujit për shkak të mbyllësve jo hermetik të turbinave, lidhjeve në gypa etj. Në sistemin e nxehjes (kazaniturbina-kondenzatori-kazani). Megjithatë, metoda e distilimit zgjatë shumë kohë dhe është mjaft më e shtrenjtë se metodat kimike të pastrimit të ujit, gjegjësisht mënyrave të zbutjes. Filtrimi i ujit Filtrimi i ujit është operacion themelor qëllimi i të cilit është që nga uji të largohen të gjitha grimcat mekanike që gjinden në te. Pastrimi i ujit nga materiet në formë të tretësirave koloidale, përkatësisht kullimi i plotë i ujit bëhet nëpërmjet koagulimit. Largimi i grimcave koloidale të tretura në ujë bëhet zakonisht krahas me kullimin dhe me filtrimin e grimcave të suspenduara.
  5. 5. Pastrimi i ujit nga materiet e suspenduara dhe koloidale mund të jetë: a) i plotë, dhe b) i pjesshëm. Pastrimi i plotë i materieve të suspenduara dhe koloidale nënkupton largimin e tyre deri në përmbajtjen 2 mg/l, ndërsa pastrimi i pjesshëm ose i trashë-deri në përmbajtjen 50-100 mg/l. Pastrimi i plotë i ujit nga materiet e suspenduara dhe koloidale është operacion i zakonshëm i përgatitjes së ujit për pije dhe për shumë qëllime industriale. Mënyra e filtrimit zgjidhet varësisht nga lloji dhe madhësia e grimcave. Kryesisht përdoren shtëpiza të ndryshme filtrash me filtrues adekuat të porozitetit të ndryshëm. Filtrat për filtrim të shpejtë mund të jenë të hapur apo të mbyllur.
  6. 6. Filtri i hapur, më i thjeshtë është një rezervuar me prerje në formë të katërkëndëshit, në fundin e të cilit janë të vendosur gypat e drenazhit, të lidhur me gypin për largimin e ujit të filtruar. Në pjesën e poshtme të filtrit vendoset shtresa e zhavorrit dhe mbi të shtresa filtruese, zakonisht rëra e kuarcit.Trashësia e shtresës filtruese është zakonisht 0,7 deri në 0,9 m. Uji që do të filtrohet futet në filtër nëpërmjet xhepit dhe pastaj me ndihmën e ulluqeve shpërndahet në mënyrë të barabartë mbi sipërfaqen e shtresës filtruese.Aftësia e filtrit për filtrim zvogëlohet me fundërrimin e ndyrësirave mbi sipërfaqen e grimcave filtruese, kështu që pas një kohe të caktuar të funksionimit të tij duhet të bëhet pastrimi.
  7. 7. . Operacioni i pastrimit të filtrit bëhet duke lëshuar ujin nëpër filtër në drejtim të kundërt të filtrimit dhe me shpejtësi të përshtatshme të rrymimit. Ndërsa përdoren edhe filtrues të ndryshëm gjysmë automatik dhe automatik, të cilët pastrohen gjatë punës, ashtu që nuk ka ndërprerje gjatë punës.Te ujërat e ndyta shumë, mund të përdoren filtrat klasik të rërës me mbushje silikate shumështresëshe të granulitetit të ndryshëm. Largimi kryhet me filtrim nëpër rërë të kuarcit me madhësi të kokrrizave prej 0,8 deri 3,0 mm. Uji i pastruar kalon nëpër gypin kryesor dhe nëpërmjet kokës shpërndarëse del nga kolona. Për të mirëmbajt gjendjen mikrobiologjike në rregull të ujit për pije, uji para distribuimit në rrjetin e ujit të qytetit duhet patjetër të klorinohet dhe atë me një sasi pak më të madhe të klorit, në mënyrë që ti mbahet steriliteti shtesë. Pikërisht kjo tepricë e klorit, mundet me ndikua shumë keq në vetitë e ujit për pije (erë dhe shije), ndërsa në kontakt me substancat organike mund të formojë kompozime mjaft të rrezikshme për njeriun (disa nga to janë edhe kancerogjene).
  8. 8. Ky sistem më së shpeshti përdoret për s’klorinim dhe dezodorim të ujit për pije, si dhe në teknologjitë ushqimore të cilat përdorin ujin nga rrjeti. Largimi i shijes dhe erës së pakëndshme të ujit të pijshëm dhe ujit për nevoja të sintezës, në shumë raste është proces i domosdoshëm gjatë përgatitjes së tij për përdorim. Ky proces quhet dezodorim që nënkupton përmirësimin e kualitetit të ujit, gjegjësisht mënjanimin nga uji i substancave të cilat mund ti japin shije të keqe, erë, e në disa raste edhe ngjyrë. Metoda më efikase dhe më e përhapur për largimin e shijes së ujit është metoda e përpunimit të tij me karbon aktiv në aparatin për filtrim, në të cilin vendoset në mes të shtresës së rërës së kuarcit dhe zhavorrit shtresa e karbonit aktiv. D.m.th. edhe këtu si edhe te deklorinimi dhe filtrimi shfrytëzohen filtrat me karbon aktiv . Karboni aktiv si absorbues i fortë që është, i absorbon këto materie. Pas konsumimit të aftësisë absorbuese të karbonit ai zëvendësohet me të ri.Të metat kryesore të kësaj metode të dezodorimit të ujit janë nevoja për shpëlarjen e shpeshtë të filtrit, ç‘aktivizimi i shpejtë i tij dhe korrozioni i pjesëve metalike të aparaturës.
  9. 9. Zbutja e ujit ose procesi teknologjik i largimit të plotë të kripërave të tretura në ujë është një nga proceset më delikate në teknologjinë e ujit, proces i cili ndikon në mënyrë vendimtare në cilësitë e ujit dhe në përdorimin e tij. Për zbutjen e ujit përdoren: a) metodat termike b) metodat kimike dhe c) metodat e këmbimit jonik. Zbutja e ujit me metodat termike Kjo metodë bazohet në zbërthimin e bikarbonateve të kalciumit dhe të magneziumit nën ndikimin e nxehtësisë sipas reaksioneve të shënuara më sipër dhe me ç’rast bëhet fundërrimi i tyre në formë të karbonateve. Metoda termike e zbutjes së ujit është e përshtatshme për ujërat që kanë fortësi të përkohshme të lartë dhe fortësi të përhershme të ulët, që janë raste të rralla. Kjo metodë është metodë e shtrenjtë dhe e ngadalshme, kështu që përdoret rrallë.
  10. 10. Zbutja e ujit me metodat kimike Metodat kimike për zbutjen e ujit janë më të përhapura në praktikën industriale.Varësisht nga reagjentët që përdoren, metoda kimike e zbutjes së ujit zbatohet në tri variante: a) zbutja e ujit me gëlqere, b) zbutja e ujit me baza dhe c) zbutja e ujit me fosfate. Zbutja e ujit me gëlqere Zbutja e ujit me metodën kimike, duke përdorur si reagjent gëlqeren është një nga metodat më të përhapura dhe më të lira të zbutjes. Si reagjent përdoret sherbeti i gëlqeres- tretësira ujore e hidroksidit të kalciumit. b) Zbutja e ujit me baza Kjo metodë si reagjent përdorë hidroksidin e natriumit. Ashtu si edhe hidroksidi i kalciumit, hidroksidi i natriumit ndikon në veçimin e bikarbonatit të kalciumit dhe tërë sasisë së magneziumit. c) Zbutja e ujit me fosfate Është metoda më e përsosur e zbutjes së ujit me përdorimin e reagjentëve.
  11. 11. Metoda siguron largimin e fortësisë së përhershme dhe të përkohshme të ujit. Dekarbonizimi i ujit Dekarbonizimi është veprim me të cilin nga uji largohet fortësia karbonate. Bëhet fjalë për pajisjen jon këmbyese të mbushur me masë speciale jon këmbyese, e cila masë jonet e kalciumit dhe të magneziumit të fortësisë karbonate i zëvendëson me jonet e hidrogjenit. Kështu në vend të kripërave me fortësi karbonate formohet sasia ekuivalente e acidit karbonik, i cili nëse pengon, mund të ç’ajroset. Kripërat me fortësi jo karbonate gjatë këtij procesi kalojnë pa ndryshime. Masa jon këmbyese pas konsumimit të kapacitetit të vet rigjenerohet me lëshimin e tretjes së dobët të acidit klorhidrik (HCl), pas të cilës përsëri është e gatshme për punë. Dekarbonizimi i ujit është veçanërisht i nevojshëm gjatë prodhimit të pijeve freskuese të gazuara, për shkak të problemeve që shkaktojnë kripërat e fortësisë karbonate (gazimi i vështirësuar, zvogëlimi i thartirës për shkak të reaksioneve me thartirë të pemëve, zvogëlimi i ëmbëlsisë për shkak të reaksioneve me sheqerna , etj. ). Denitratizimi i ujit Përmbajtja e nitratit mbi kufirin e lejuar, përveç ndikimeve mjaft të dëmshme në shëndetin e njeriut, më së shpeshti është një shenjë e ndotjes së ujit me substanca organike të cilat mund të jenë me prejardhje fekale.
  12. 12. Për demineralizimin e plotë të ujit përdoren: a) metoda e këmbimit jonik, b) metoda elektrokimike c) metoda e ajrosjes dhe d) metoda e distilimit. Me dezinfektim dhe dekontaminim kuptojmë mbytjen e baktereve të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Për dezinfektim dhe dekontaminim të ujit përdoren metoda të ndryshme. Metodat me reagjent përdoren më së tepërmi në praktikë, prej të cilave më të rëndësishmet janë metoda e klorinimit dhe metoda e ozonimit. Klorinimi i ujit, është metoda më e përhapur për dezinfektimin e ujit, përkatësisht për mbytjen e baktereve të ndryshme. Në fillim si reagjent përdorej kloruri i gëlqeres, kurse prej vitit 1910 përdoret edhe përpunimi i ujit me klorin e gaztë.

×