2. Procesi i largimit nga trupi i mbeturinave të azotuara,
ujit dhe kripërave është quajtur ekskretim.
Ekskretimi ka për funksion të eliminojnë molekulat që kanë
rezultuar nga reaksionet metabolike dhe që nuk përzjehen me
defekacionin.
Defekacioni është akti i nxjerrjes jashtë i materialeve të
patretura, qelizave të vdekura dhe baktereve nga zorra e
trashë.
Sistemi i tretjes dhe sistemi respirator te njeriu bëjnë të
mundur që molekulat të hyjnë dhe të dalin nga mjedisi i
brëndëshëm.
3. JASHTEQITJA DHE EKUILIBRI I ORGANIZMIT
APARATI I JASHTËQITJES
Aparati i jashtëqitjes te njeriu përbëhet nga disa organe. Organet kryesore që
formojnë aparatin e jashtëqitjes janë: veshkat, ureteret, fshika e urinës dhe uretra.
Nga shndërrimi kimik i lëndëve në qelizat e trupit të njeriut formohen disa mbeturina.
Në këto mbeturina bëjnë pjesë uji i tepërt, disa kripëra minerale dhe disa lëndë të helmura, të
cilat organizmi i nxjerr jashtë.
Përveç ujit të tepërt dhe të disa kripërave minerale, dy tipat kryesore të mbeturinave që nxirren
jashtë nga organizmi i njeriut janë: dyoksidi i karbonit dhe lëndët e helmura me azot (urea,
acidi urik dhe amoniaku).
Jashtëqitja e dyoksidit të karbonit te njeriu kryhet gjatë procesit të frymënxjerrjes me anë të
mushkërive.
5. Urea dhe mbeturinat e tjera të helmura me azot dalin nga qelizat
ku prodhohen dhe futen në gjak. Duke qarkulluar në të gjitha indet e
trupit, gjaku bëhet përherë e më i ndotur me ure dhe me mbeturina të
tjera. Kur gjaku me përmbajtje të lartë ureje futet në veshka, ato e
veçojnë urenë nga gjaku. Ureja e veçuar nga gjaku në veshka,
përcillet për në fshika e urinës në formë urine, e cila nxirret jashtë
trupit të njeriut.
Veshkat, fshikëza e urinës dhe organe të tjera të trupit të njeriut që
së bashku kryejnë jashtëqitjen e lëndëve të helmura me azot
formojnë aparatin e jashtëqitjes ose aparatin e ekskretimit.
Një pjesë tjetër e lëndëve me azot te njeriu jashtëqiten përmes
djersës, e cila prodhohet nga lëkura.
6. Veshkat
Organet kryesore të aparatit të jashtëqitjes janë veshkat.
Veshkat janë dy organe të vendosura në pjesën e pasme të
zgavrës së barkut në dy anët e shtyllës kurrizore. Secila nga
veshkat ka formën e një fasuleje të madhe me anën e lugët të
kthyer nga shtylla kurrizore. Masa e një veshke arrin rreth 130
gram
Veshkat ruajnë baraspeshën e ujit dhe të kripërave minerale në
organizëm.
8. Funksionet e veshkës
FUNKSIONI themelor i veshkës ka të bëjë me pastrimin e plazmës së
gjakut nga një varg lëndësh të panevojshme, që nxirren jashtë në përbërje të
urinës.
Duke jashtëqitur këto lëndë mbeturina metabolike me rrezik toksiksifikues
për trupin, veshka ndihmon në ruajtjen e balancës hidrominerale të
organizmit si dhe të ekuilibrit acido-bazik.
Përveç mbeturinve, në urinë ka edhe lëndë fiziologjikisht të domosdoshme,
siç janë uji, jonet Na+, Ca2+, fosfate etj.
Veshka prodhon hormone ndër të cilat edhe reninën që merr pjesë në
rregullimin e presionit të gjakut.
Kur veshka ka sasi të mjaftueshme oksigjeni, atëherë ajo prodhon një
hormon tjetër i cili vepron si një enzimë për të prodhuar eritropojetinë.
Eritropojetina nxit palcën e kuqe të kockave për të prodhuar qeliza të kuqe
të gjakut dhe kështu parandalohet anemia.
9. Në raport me planin sagital të trupit ato qëndrojnë nën një kënd 35-45°.
Veshka e djathtë qëndron 1-2 cm më poshtë se e majta.
Më shpesh ato vendosen në nivelin e vertebrës së XII torakale --- nivelin e
vertebrës së III lumbale.
Brinja e XII zakonisht e pret veshkën në nivele të ndryshme dhe në lidhje
me këtë dallohen tre variante të vendosjes së veshkës:
-Pozicioni i sipërm, kur veshka mbulohet nga brinja e XI dhe XII.
-Pozicioni i mesëm, kur veshka e majtë pritet në mes nga brinja e XII dhe e
djathta pritet nga kjo brinjë në 1/3 e gjatësisë së saj.
-Pozicioni i ulët, kur veshka qëndron nën buzën e poshtme të brinjës së
XII.
Në një prerje tërthore të një veshke dallohen këto zona:
pjesa e jashtme e veshkës me ngjyrë të kuqe të errët që quhet pjesa e kores;
pjesa e brendshme e veshkës me ngjyrë më të çelur që quhet pjesa palcore;
pjesa e lugët e veshkës që quhet legeni i veshkës.
13. Fshikëza e urinës
Fshikëza e urinës shërben si një rezervuar i përkohshëm i
urinës, ashtu si fshikëza e tëmblit që është një qeskë e
rezervimit të lëngut të tëmblit. Muri i fshikëzës së urinës
përbëhet nga indi mbulues, nga indi lidhor dhe nga disa
shtresa muskulore. Fshikëza e urinës nxë rreth 500 ml
urinë.
17. Funksioni kryesor i ’sistemit të qarkullimit të gjakut‘ është furnizimi me gjak i të gjithë
organizmit. Zemra, e cila është organi qëndror në këtë sistem, funksionon si një pompë
e cila rreh pandërprerë për të shpërndarë gjakun në të gjithë skajet e organizmit.
Enët e gjakut formojnë një qark të mbyllur që fillon dhe përfundon në zemër.
Ky qark funksion si një rrjet transporti që me udhet e tij furnizon me gjak të gjitha organet
dhe indet e organizmit.
Pjesët e jashtme të zemrës
Zemra është e vendosur
brenda në anën e majtë të
brinjëve. Ajo e ka për
detyrë të pompoj gjakun
tonë nëpër trup. Numri i
rrahjeve për një vit është
36.000.000 kurse për 70
vjet është 3.000.000.000.
18. Presioni i gjakut
Presioni i gjakut matet nga lartësia, në milimetra, në të
cilën ai ngre një shtyllë mërkuri. Presionet më të vogla dhe
më të mëdha që shkaktohen nga rrahja dhe nga lëshimi i
zemrës janë quajtur shtypje sistolike dhe shtypje diastolike.
Këto ndryshojnë në individë të ndryshëm si rrjedhojë e
moshës, gjinisë, stresit mendor e fizik dhe lodhjes. Presioni i
gjakut ka prirjen të jetë më i ulët te gratë sesa te burrat, më
i ulët te fëmijët dhe më i lartë te të moshuarit. Ndonëse
opinionet ka të ngjarë të jenë paksa të ndryshme, një i ri i
shëndetshëm mund ta ketë shtypjen sistolike 140 milimetra
shtyllë mërkuri dhe atë diastolike 60 deri në 90 milimetra.
22. Arteriet janë enë gjaku të cilat furnizojnë me gjak të
pasur me oksigjen dhe lëndë ushqyese të gjitha indet e
organizmit. Arteriet ndahen në tre kategori: arterie
elastike, arterie muskulare dhe arteriolat. Arteriet
elastike janë enët e gjakut që ndodhen më pranë zemrës.
Këto enë kanë aftësinë të përshtasin diametrin e tyre në
varësi të sasisë së gjakut që zemra pompon në to. Arteria
e parë e cila pret prurjet e gjakut është aorta. Aorta
dhe degëzimet e saj përbëjnë enët më të mëdha të gjakut
në organizëm. Diametri i tyre varion nga 1 deri në 2,5
centimetra.
27. Mushkëritë janë të vendosura në zgavrën e kraharorit.
Mushkëritë kanë një strukturë kon-ngjashme dhe shtrihen
nga çifti i parë i brinjëve e deri mbi
diafragmë. Diafragmaështë muskuli më i madh i
frymëmarrjes dhe është i pozicionuar në fundin e zgavrës
së (kafazit të) kraharorit.
Mushkëria e djathtë është e ndarë në një lob të sipërm, një
lob të mesëm dhe një lob të poshtëm. Mushkëria e majtë
është e ndarë në dy lobe, një të sipërm dhe një të poshtëm.
Të gjithë lobet, e të dyja mushkërive janë më tej të ndarë
në lobtha.
28. Zgavra e hundës është e veshur me qime dhe me cilie (qerpikë).
Nga rrugët e hundës ajri kalon në faring dhe nga aty në laring.
Nga laringu ajri lëviz drejt trakesë.
Trakeja është një tub i gjatë membranoz me unaza indi kërcor për të
parandaluar kolapsin (rënien, prishjes e strukturës tubulare) gjatë frymëthithjes.
Trakeja çon në bronke, të cilët ndahen në bronkiole.Shkëmbimi i gazeve, për të
qenë më të saktë, ndodh në trasta të vogla ajri – hojëzat.
Hojëzat janë të grupuara në degë përreth skajeve (fundeve) të bronkiolave më të
vogla. Çdo hojëz është rreth 1 ose 2 mm e gjerë dhe është e rrethuar
nga kapilarë gjaku.
Muret e kapilarëve të gjakut dhe të hojëzave përbëhen nga një shtresë e vetme
qelizash epiteliale të sheshta të ndara
vetëm nga një cipë (membranë) e hollë. Barriera mes ajrit në hojëza dhe gjakut
në kapilarë është 0.3 mm.
Bronkiole