1. • Çfarë janë sëmundjet mendore?
• Specialistët i përkufizojnë çrregullimet mendore si mosfunksionim serioz në mënyrën e të menduarit të dikujt,
në kontrollimin e ndjenjave dhe në sjellje. Kjo gjendje shpesh e pengon personin në marrëdhëniet me të tjerët
dhe të përballojë sfidat e jetës.
• Shkalla e simptomave mund të ndryshojë për nga kohëzgjatja dhe intensiteti, në varësi të individit dhe të
sëmundjes specifike e rrethanave. Mund të preken njerëz të çdo gjinie, moshe, kulture, race, feje ose arsimimi
dhe gjendjeje ekonomike. Çrregullimet e shëndetit mendor nuk shkaktohen nga ndonjë dobësi e personit ose
nga ndonjë e metë karakteri. Me anë të kujdesit të duhur shëndetësor, individët mund të kurohen e të bëjnë
jetë normale e me kuptim.
2. • Bulimia nervosa (apo në shqip: neuroza bulimike) është një çregullim psikologjik i të
ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me
metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar për formën
dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë.
• Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit
se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje
ndaj urisë intenzive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së
vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoçoftë ndjenja e
humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale të shkurtëra të qetësisë.e cila
shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
• Njerëzit me bulimi mund të duken plotësisht normal. Shumica prej tyre kanë peshë
normale e disa mund të kenë peshë të shtuar. Femrat me bulimia kanë tendenca të
arrijnë lartë. Shpesh është e vështirë të përcaktohet se a vuan një person nga bulimia. Kjo
ngjet për shkak se të ngrënit e tepruar dhe vjellja kryhen fshehurazi. Poashtu individët që
vuajnë nga bulimia shpesh e mohojnë gjendjen e tyre.. Ata që vuajnë konzumojnë sasi të
mëdha të ushqimit. Nganjëherë gjer në 20,000 kalori përnjëherë. Artikujt që i kënaqin
janë zakonisht ato të etiketuara si "artikuj qetësues" ëmbëlsirat, me vlerë të lartë kalorike,
apo ato të buta si akulloret, keku dhe tortat. Individi mund t'i dorëzohet kënaqësisë kudo
prej dy e gjer më disa here në ditë.
3. • Shkaqet
• Gjer më tani nuk njihen shkaktarët e bulimisë. Hulumtuesit besojnë se bulimia fillon me mospëlqim të trupit
dhe brengosje ekstreme për madhësinë e trupit dhe peshën. Zakonisht individët që vuajnë kanë vetbesim të
ulët, ndjenjë të pafuqisë dhe frikë se do të bëhen të trashë.
• Komplikimet mjekësore nga bulimia
• Si pasojë e bulimisë, zakonisht vjen deri tek erodimi i zmaltit të dhëmbëve për shkak të ekspozimit të
përsëritur ndaj përmbajtjes së acidit të stomakut. Pastaj kaviteti dental dhe ndjeshmëria ndaj ushqimit të
ngrohtë apo të ftohtë. Të ënjturit dhe dhimbjet në gjëndrat e pështymës (nga të vjelluarit e përsëritur)
4. • Cfare eshte depresioni ?
• Shumica e njerëzve ndjehen të dëshpëruar ose depresionuar me kalimin e kohës. Të ndjerit i depresionuar
mund të jetë një reaksion normal ndaj një humbje, vuajtje në jetë, ose ndonjë lëndimi të vetëbesimit.
• Por kur ndjenja e dëshpërimit të thellë - përfshirë të ndjerit i paaftë, pashpresë dhe i pavlerë – zgjat disa ditë
deri në disa javë dhe ju mban juve larg nga funksionimi normal, depresioni juaj mund të jetë diçka më shumë
se sa dëshpërim. Kjo mund të jetë depresion klinik – një sëmundje që mjekohet.
5. Ka një mori llojesh të ndryshme të depresionit, ku përfshihen:
• depresioni i madh
• depresioni kronik
• depresioni bipolar
• depresioni sezonal
• depresioni psikotik
• depresioni i pasndarjes
• çrregullimi i gjendjes shpirtërore e nxitur nga substancat.
Lloje te tjera te depresionit jane :
• depresioni i dyfishtë – një sëmundje e cila ndodh kur një person me depresion kronik përjeton një episod të depresionit të
madh;
• depresioni sekondar – një depresion që zhvillohet pas paraqitjes së sëmundjeve të caktuara si hipotiroidizmi, sulmi në tru,
sëmundja e Parkinsonit, ose AIDS-i, ose pas probleme psikiatrike si skizofrenia, sëmundja e panikut ose bulimia;
• depresioni kronik rezistent ndaj mjekimit – kjo është një sëmundje e cila zgjat për rreth një vit dhe është shumë vështirë të
mjekohet me antidepresivë dhe barna psikofarmalologjike dhe psikoterapi tjetër;
• depresioni i maskuar – një depresion i cili është fsheh prapa ankesave fizike për të cilin asnjë shkaktar organik nuk mund të
gjendet.
6. • Cfare eshte pagjumesia ?
• Pagjumësia (Insomnia) është një problem i shpeshtë i gjumit, i cili mund të ndikojë në kualitetin tuaj të jetës. Njerëzit
me insomnia kanë probleme të bien në gjumë ose të qëndrojnë në gjumë. Ata mund të zgjohen gjatë natës ose të
zgjohen herët në mëngjes.
• Problemet tuaja me gjumin mund të vijnë dhe shkojnë, ose ato mund të jenë edhe të vazhdueshme.
• Problemet afat-shkurtra të gjumit shpesh lidhen me stresin afat-shkurtër. Kjo pagjumësi afatshkurtër mund të zgjatë
për disa ditë ose disa javë. Shpesh kjo përmirësohet pas më pak se një muaji.
• Problemet kronike me gjumin janë probleme që vazhdojnë një kohë të gjatë. Kjo quhet pagjumësia kronike. Kjo
shpesh është simptomë e ndonjë problemi tjetër shëndetësor, si depresioni ose dhimbja kronike. Pagjumësia kronike
është një problem më i rrallë se çrregullimet e përkohshme të gjumit.
7. • Çfarë është autizmi?
• Autizmi është një çrregullim i trurit që shpesh e bën të vështirë komunikimin dhe lidhjen me të tjerët. Në
rastin e autizmit zona të ndryshme të trurit nuk arrijnë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.
• Shumica e njerëzve me autizëm gjithmonë do të kenë ca probleme të lidhen me njerëzit e tjerë. Megjithatë
diagnostikimi dhe mjekimi i hershëm u kanë ndihmuar gjithnjë e më shumë njerëzve të cilët kanë autizëm të
arrijnë potencialin e tyre të plotë.
8. • Autizmi ka prirje të përcillet nëpër familje, andaj ekspertët mendojnë se kjo mund të jetë një problem i
trashëguar. Shkencëtarët përpiqen të gjejnë saktësisht se cilat gjene mund të jenë përgjegjëse për përcjelljen
e autizmin nëpër familje.
• Disa studime të tjera kërkojnë të gjejnë nëse autizmi mund të shkaktohet nga çrregullime të tjera mjekësore
ose nga diçka tjetër e lidhur me ambientin e fëmijës.
• Disa njerëz mendojnë se vaksinat e fëmijërisë janë ato që e shkaktojnë autizmin, veçanërisht vaksina MMR
(Measles Mumps Rubella). Por disa studime kanë treguar se këto supozime nuk janë të vërteta. Është e
rëndësishme të siguroheni që fëmija juaj t’i marrë të gjitha vaksinat e fëmijërisë. Ata ndihmojnë fëmijën tuaj
të mos preket nga sëmundje serioze të cilat mund ta dëmtojnë dhe mund të shkaktojnë edhe vdekjen.
9. • Koma është një gjendje e të fikëtit e shkaktuar nga ndonjë lëndim ose sëmundje,
kur një person është joreagues dhe nuk mund të zgjohet. Koma mund të
shkaktohet nga lëndime të rënda të kokës ose nga ndonjë goditje në tru. Ajo
zakonisht zgjat më pak se dy muaj deri në katër javë.
10. • Kur dikush bie në koma, aktiviteti i trurit të tyre është minimal. Ata janë të gjallë, por nuk mund të lëvizin ose
të zgjohen. Potenciali i rikuperimit të tyre varet nga shkaktari i komës.
• Një person në koma është jo reagues ndaj ambientit, si ndaj zërave ose dhimbjeve. Megjithatë, është e
mundshme që ata kanë një nivel të vetëdijes për ambientin e tyre rrethues. Çdo përvojë e komës është unike.
• Kohë pas kohe, personi në koma mund t’i hapë sytë, të bëjë grimasa ose të nxjerrë zhurmë. Megjithatë, ata
mund të mos jenë të vetëdijshëm për këto lëvizje ose të mos kenë kontroll në to.
• Të jesh në koma do të thotë se personi ka një nivel të ulët të vetëdijes. Niveli i vetëdijes së pacientit varet nga
ajo se sa prej trurit të tij është duke funksionuar, dhe kjo mund të ndryshojë me kalimin e kohës.
• Për shembull, një person mund të fillojë në një komë shumë të thellë, duke qenë joreagues ndaj dhimbjes,
dhe gradualisht mund të rikuperohet në një koma më të lehtë, kur reagon ndaj dhimbjes. Me kalimin e kohës
personi mund të vazhdojë të përmirësohet dhe të arrijë gjendjen kur është plotësisht i vetëdijshëm për
ambientin rrethues dhe mund të fillojë të komunikojë.
• Aftësia për të bërë një reagim dukshëm të vetëdijshëm ndaj instruksioneve të jashtme tregon se ai person nuk
është më në koma.
11. • Ankthi (anksioziteti) është një emocion normal njerëzor të cilin e përjetojmë të gjithë. Por kur paniku dhe simptomat e
ankthit përshkallëzohen në sulme ankthi ose sulme paniku, atëherë flitet për çrregullim të ankthit. Ekziston trajtim i
shkëlqyer për sulmet e ankthit, si edhe për simptomat e sulmit të panikut, duke përfshirë barnat dhe psikoterapinë.
• Shumë njerëz ndihen në ankth ose nervozë kur përballen me ndonjë problem në punë, para se të hyjnë në ndonjë test ose
para se të marrin një vendim të rëndësishëm. Megjithatë, çrregullimet e ankthit janë ndryshe. Ato mund të shkaktojnë një
ankth që ndërhyn në aftësitë e njeriut për të bërë jetë normale.
• Një çrregullim anksioz është sëmundje serioze psikike. Te njerëzit me çrregullime të ankthit, shqetësimi dhe frika janë të
përhershme, të mëdha dhe mund të jenë të dëmshme
12. • Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i shpeshtë i demencës dhe problemeve mendore.
• Simptomat e Alzheimerit, përfshirë ato fillestare, janë problemet me memorien, me të vlerësuarit dhe të menduarit, që e
bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite. Me përkeqësimin e kësaj sëmundje, humbet
kujtesa dhe shenjat tjera të sëmundjes bëhen më të theksuara.
• Te shumë njerëz këto simptoma përmirësohem me ndihmën e barnave, por nuk ka shërim të plotë për këtë lloj demence.
• Sëmundja e Alzheimerit është një gjendje në të cilët qelizat nervore të trurit vdesin, duke e bërë më të vështirë për
sinjalet e trurit të transmetohen në mënyrë të rregullt. Simptomat e Alzheimerit mund të jetë vështirë të dallohen në
fillim të sëmundjes. Një person me sëmundjen e Alzheimerit ka probleme me kujtesën, vlerësimin dhe të menduarit, që e
bën të vështirë për personin të punojë ose të jetojë normalisht ditë pas dite. Vdekja e qelizave nervore ndodh gradualisht
gjatë një periudhe prej disa vitesh.
13. • Zhvillimi i sëmundjes së Alzheimerit ndryshon gjerësisht nga njëri person te tjetri. Kohëzgjatja e
sëmundjes mund të jetë e shkurtër (2 deri në tre vjet), ose e gjatë (deri në 20 vjet). Zakonisht pjesët
e trurit të cilat kontrollojnë kujtesën (memorien) dhe të menduarit preken të parat, por me kalimin
e kohës vdesin edhe qelizat nervore të zonave të tjera të trurit.
• Personat me sëmundje Alzheimer do të kenë nevojë për një kujdes të plotë. Nëse personi ka
sëmundje të tjera serioze, humbja e funksionit të trurit mund të shkaktojë vdekje.