Ce diaporama a bien été signalé.
Le téléchargement de votre SlideShare est en cours. ×

Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare

Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Publicité
Chargement dans…3
×

Consultez-les par la suite

1 sur 8 Publicité

Plus De Contenu Connexe

Diaporamas pour vous (20)

Similaire à Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare (20)

Publicité

Plus récents (20)

Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare

  1. 1. Objektivat dhe hapat e veprimtarisë Objektivat • Të evidentoni larminë e pasurive natyrore në trevat Shqipëtare • Të jepni me foto hartën fizike të trevave Shqiptare • Të vlerësoni Pasuritë natyrore të trevave Shqiptare në diversitetin e mjedisit gjeografik të tyre. Hapat 1. Shpjegoni pasuritë natyrore të trevave Shqiptare nêpermjet fotoe dhe përshkrimit me shkrim 2. Përgaditeni hartën fizike me plastelinë, ngjyra ose me imazhe me foto 3. Zgjidhni një nga mënyrat e mëposhtme për të prezentuar punë tuaj • .Me shkrim • .Me Power Point • Me album fotosh
  2. 2. HIDROGRAFIA Hidrografia ka një rol të rëndësishem në pasuritë natyrore në trojet shqiptare pasi që në Shqipëri gjenden 2 dete një gamë e madhe lumenjësh si dhe nje numër te madh liqenesh, gjë që I jep Shqipërisë një pamje shumë tërheqese përmirsim të klimes si dhe perfitime ekonomike Gjatësia e vijës kufitare të Republikës së Shqipërisë ne vijë bregdetare eshte 316 km , 48 km vijë ndarëse përmes lumenjve dhe 73 km përmes liqeneve. ​ Pozita gjeografike në brigjet e detit Adriatik dhe të detit Jon, kushtet klimaterike, relievi i thyer, kryesisht kodrinoro-malor, përhapja e madhe e shkëmbinjve të përshkueshëm nga uji dhe veprimtaria e njeriut kanë kushtëzuar pasuritë e mëdha ujore dhe shumëllojshmërinë e tyre: dete, liqene, lumenj, përrenj dhe burime ujore Deti Adriatik dhe deti Jon kane rendesi te madhe gjeografike dhe ekonomike. Ato ndikojne ne zbutjen e klimes. Ne ujerat e tyre gjuhet nje sasi e madhe peshku, kurse ne lagunat ne lagunat nxirret kripa. Keto dete i lidhin trevat shqiptare me shtetet e tjera.​ Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme (tektonike, karstike ose nga tretja e gelqeroreve dhe e gjipseve, akullnajore dhe artificiale). Ato kane rendesi te madhe gjeografike, ekonomike dhe sidomos turistike.​​ Siperfaqja hidrografike eshte 43 305 km katrore, nga te cilat 28 550 jane brenda kufirit te saj.
  3. 3. Harta Hidrografike e trevave Shqipëtare e shoqëruar me shembuj me foto Deti Adriatik Deti Jon Liqeni I Shkodrës Lumi Vjosa
  4. 4. Pasurit nëntokësore –mineralet, në trojet Shqipëtare Shumëllojshmeria e shkembinjve që ndërtojnë truallin e trevave shqiptare ka bére që edhe pasuritë minerale te jenë te larmishme. Pasurite minerale te trevave shqiptare mund t'i grupojmë ne 3 lloje: 1. e te djegshme (qymyret, linjiti, torfat,asfalti,nafta,gazi natyroreLend), te cilat gjenden ne truall te perbere nga shkembinje terrigjene. Persa I perket shtrirjes gjeografike, zona me e pasur qymyrmbajtese te tipit te linjit eshte ne Fushe-Kosove, ndersa ne Sqiperi qymyrguri gjendet ne rajonin perendimor dhe juglindor. Nafta dhe gazi natyror jane perqendruar me teper ne Rajonin Perendimor dhe zonat kodrinore te tij (Ballsh) 2. Ne Minerale metalore bejne pjese: plumbi, zinku, kromi, bakri, hekur-nikeli, mangani etj. Ato gjenden ne zona te ndertuara nga shkembinje magmatike. Shperndarja per sa i perket qyteteve eshte e larmishme, keshtu Bakri gjendet me teper ne zonen e Mirdites (Kurbnesh, Rubik, Thirre) etj. Kromi gjendet ne Batër, Bulqize, Kalimash te Kukesit etj. Hekur-Nikeli gjendet me teper ne rajonin juglindor te Shqiperise si ne: Gur te Kuq, Bushtrice, Pishkash. Kurse minerali I Plumb-Zinkut eshte I perhapur ne Kosove, ne pjesen veriore te saj kryesisht ne Trepc (Mitrovic) 3. Minerale jometalore (Asbesti, talku, kuarci, argjilat, gelqeroret, rerat) keto kan perhapje me te gjere. Keto gjenden ne shkembinje magmatike dhe sedimentare. Keta lloj mineralesh I gjejme ne malesine Puke-Mirdite, Tropoje, Kukes, Tepelene, Delvine etj. Materialet e ndertimit si guri gelqeror, mermeri, rera, argjila etj, jane te perqendruar ne pothuajse pjesen me te madhe te treveve sqhiptare.
  5. 5. Harta e pasurive minerale të trevave Shqiptare e shoqëruar me legjendë
  6. 6. Alpet e bukura Shqiptare • Informacion. Një nga territoret më atraktive dhe më magjepse të trevave shqiptare me bukuri të shumta natyrore dhe pasuri të mëdha turistike, janë Alpet shqitare. Të përfaqësuara nga një reliev malor me kontraste të shumta, të përshkuara nga lugina lumenjsh me ujëra të kristalta, gryka dhe qafa malesh që të intrigojnë të vazhdosh më tej për të eksploruara natyrën, me një bimësi të pasur, Alpet shqiptare përfaqësojnë një perlë me vlera unikale për Shqipërinë madje edhe në botë. Alpet i përngjajnë një kupole me majën të lartë Jezerca 2694 m nga e cila dalin në formën e rrezeve vargjet malore me maja të mprehta dhe me shpate të thepisura. Nuk ka si të mos tërheqin vemendjen e vizitorëve format e shumta karstike, akullnajore, fluviale etj me një bukuri mistike ku natyra ka bërë kompromis me veten dhe me njeriun. Majat e maleve në këtë territor duket sikur arrijnë qiellin. Bukuria mahnitëse e tyre pasqyrohet në ujërat kthjellta të lumenjve si Shala, Valbona, Curraj, Cemi, Moraça, etj si dhe në liqenet akullnajore të tilla ato të Pejës, Jezercës, Dobërdolit, Sylbicës etj ofrojnë një qetësi përrallore dhe një nivel adrenaline e cila ndryshon në çdo moment që shijon bukuritë e shumta të kësaj hapësire. Male të tilla si Radohima, Maja Hekurave, maja e Arapit, maja e Shkelzenit, etj shërbejnë si pika triangulacioni, duke ofruar një panoramë të ndryshme e cila tundon shpirtin aventuror të cdo vizitori për të parë bukuritë natyrore përreth tyre. Kësaj oferte natyrore tepër të pasur e cila mund të shfrytëzohet për qëllime turistike i shtohet edhe larmia e florës dhe faunës. Kater katet e bimësisë dhe kushtet edafike sa të ngjashme aq edhe të ndryshme në këtë hapësirë ka kushtëzuar edhe ekzistencën e një sërë bimësh dhe kafshësh endemike të cilat paraqesin jo vetëm interes me karakter studimor por gjithashtu e pasurojnë dekoracion turistik të saj. Monumentet e shumta natyrore si kanioni i Shoshaj, i Valbonës, i Cemit, shpella e Dragobisë, e majës së Arapit, shpella e Rrathëve, shpella e Akullit, shpella e Haxhisë, shpella e Njerzëve të Lagur, burimi i Shoshaj, Valbonës, Okolit, Shtrazës, Kirit, Koprishtit, Vuklit etj ujëvara e Thethit, Grunasit, etj si dhe biomunumentet e shumta si ahishta e Gurra e Hasan Gashit, rrobulli në liqenin Ponarëve, bredhishta e Rragamit, pisha Flamur e qafës së Pejës, Habitati i Salamandrës, rrapi i Toplanës janë një tregues shumë domethënës për pasuritë e mëdha natyrore të kësaj zone në funksion të turizmit. Kësaj i shtohet ekzistenca e zonave të mbrojtura si Parku kombëtar i Thethit, Parku kombëtar i Valbonës, të cilat janë një garanci për jetëgjatësinë e këtyre bukurive natyrore jo vetëm në të tashmen por edhe në të ardhmen. Një potencial tjetër i çmuar i Alpeve shqiptare është pasuria kulturore, mikëpritja dhe bujaria e madhe banorëve të zonës. Disa nga zonat më të njohura turistike të Alpeve janë Thethi, Razma, Valbona, Vermoshi,etj. Këtu duhet shtuar edhe lugina e Drinit me bukuri epike, ku një udhëtim me traget nga Fierza për në Koman do të linte impresione të paharrueshme edhe për vizitorët më indiferent.
  7. 7. Foto të Alpeve Shqiptare

×