1. ANATOMIA DHE FIZIOLOGJIA
HYRJE
- Studimi i anatomisë dhe i fiziologjisë nuk mbaron asnjëherë
- Greqishtja dhe latinishtja përbëjnë bazën e gjuhës në
anatomi dhe fiziologji
PËRKUFIZIME:
A. ANATOMIA = studion strukturën (morfologjinë ose
formën) e pjesëve të trupit
B. FIZIOLOGJIA = studion funksionin e pjesëve të trupit.
Anatomia përcakton funksionin!
2. Jeta – karakteristikat e saj
• Lëvizja – ndryshimi i pozicionit
• Reagimi – reagimi ndaj një ndryshimi
• Rritja – rritja e përmasave trupore;
pa ndryshim të formës
• Riprodhimi – prodhimi i organizmave dhe qelizave të
reja
• Frymëmarrja – marrja e oksigjenit;
Eliminimi i dioksid karbonit
Çlirimi i energjisë nga ushqimet
3. Nivelet e organizimit
NIVELET STRUKTURORE TË ORGANIZIMIT:
A. Atomi [p.sh. Karboni (C), hidrogjeni (H) ose oksigjeni (O)]
është niveli më i ulët i organizimit. Atomi përkufizohet si pjesa
më e vogël e elementit. Atomi në kombinim me atomet e tjera
formon...
B. Molekula [p.sh. Dioksid karboni (CO2), uji (H20)].
Molekula është pjesë e përbërë nga dy ose më shumë atome.
Molekulat bashkohen me molekula të tjera, duke formuar ...
C. Makromolekula (p.sh. Karbohidrate, yndyra, proteina, acide
nukleike). Makromolekula përkufizohet si një molekulë e madhe.
Kur kombinohen me makromolekula të tjera formojnë...
D. Organelet (p.sh. Membrana qelizore, bërthama, ribozomi).
Organeli është një organ i vogël i qelizës, që realizon një funksion
të veçantë. Organelet së bashku formojnë ....
4. Nivelet e organizimit
E. Qeliza përkufizohet si njësia elementare e strukturës dhe
funksionit të organizmave të gjallë
Çdo qelizë ka një grup organelesh dhe kryen një funksion të
veçantë (p.sh, eritrociti ose qeliza e kuqe e gjakut ka formë
bikonkave. Kjo formë rrit sipërfaqen e saj, duke rritur mundësinë e
transportit të oksigjenit
Disa qeliza kanë të gjithë makinerinë e nevojshme për jetesë.
Një grup qelizash të ngjashme formojnë
F. Indet (p.sh. Indi epitelial, lidhor, muskular, nervor). Indi
përkufizohet si grup i qelizave të ngjashme, që kryen një funksion
të specializuar. Dy ose më shumë inde formojnë...
5. Nivelet e organizimit
G. Organet (p.sh. Lëkura, zemra, truri)Organi përkufizohet si një
strukturë e përbërë prej një grupi indesh, që kryejnë një funksion të
veçantë. Dy ose më shumë organe të bashkuara formojnë...
H. Sistemin e organeve (p.sh. Sistemi nervor, sistemi
kardiovaskular). Sistemi i organeve përkufizohet si një grup
organesh që kryen një funksion të caktuar. Në trupin e njeriut
ndodhen 11 sisteme organore, që së bashku formojnë...
I. Organizmin e njeriut Organizmi është niveli më kompleks i
organizimit dhe përkufizohet si një individ i gjallë.
J. Më tej, nivelet e hierarkisë mund të zgjerohen në: popullatë,
komunitete, ekosisteme dhe biosferë.
6. Nivelet e organizimit
Sistemi skeletik
Organet kryesore:
kockat
ligamentet
kërcet
Funksionet kryesore:
ofrimi i mbështetjes
mbrojtja e indeve të buta
vendkapjeje e muskujve
prodhimi i qelizave të gjakut
ruajtja e kripërave jo organike
7. Nivelet e organizimit
Sistemi intugementar
Organet kryesore:
lëkura
flokët dhe qimet
thonjtë
gjëndrat e djersës
gjëndrat dhjamore
Funksionet kryesore:
mbrojtja e indeve
rregullimi i temperaturës trupore
mbështetja e receptorëve sensor
8. Nivelet e organizimit
Sistemi muskular
Organet kryesore:
muskujt
Funksionet kryesore:
lëvizja
mbajtja e qëndrimit
prodhimi i nxehtësisë trupore
9. Nivelet e organizimit
Sistemi nervor
Organet kryesore:
truri
palca e kurrizit
nervat
organet e shqisave
Funksionet kryesore:
ndjenja e ndryshimeve
marrja dhe interpretimi i informacionit ndjesor
nxitja e muskujve dhe gjëndrave
10. Nivelet e organizimit
Sistemi endokrin
Organet kryesore:
gjëndra e hipofizës
gjëndra e tiroides
gjëndrat e paratiroides
gjëndrat adrenale ose mbiveshkore
pankreasi
vezoret
testikujt
gjëndra pineale
timusi
Funksionet kryesore:
kontrolli i aktiviteteve metabolike
përmes çlirimit të hormoneve
11. Nivelet e organizimit
Sistemi kardiovaskular
Organet kryesore:
zemra
arteriet
kapilarët
venat
Funksionet kryesore:
lëvizja e gjakut përmes enëve
dhe transporti i substancave në trup
12. Nivelet e organizimeve
Sistemi limfatik
Organet kryesore:
enët limfatike
nyjat limfatike
timusi
shpretka
Funksionet kryesore:
kthimi i lëngjeve indore në gjak
bartja e disa molekulave të përthithura prej ushqimit
carry certain absorbed food molecules
mbrojtja e trupit ndaj infeksioneve
13. Nivelet e organizimit
Sistemi tretës
Organet kryesore:
goja
gjuha
dhëmbët
gjëndrat e pështymës
faringu
ezofagu
stomaku
mëlçia dhe tëmthi
pankreasi
zorra e hollë dhe e trashë
Major Functions:
marrja, coptimi dhe përthithja e ushqimit
eliminimi i materialit që nuk përthithet
14. Nivelet e organizimit
Sistemi respirator ose i frymëmarrjes
Organet kryesore:
hunda
faringu
laringu
trakea
bronket
mushkëritë
Funksionet kryesore:
marrja dhe nxjerrja e ajrit
shkëmbimi i gazeve ndërmjet ajrit dhe gjakut
15. Nivelet e organizimit
Sistemi urinar
Organet kryesore:
veshkat
ureterët
fshikëza e ujit
uretra
Funksionet kryesore:
largimi i mbeturinave nga gjaku
ruajtja e ekuilibrit të ujit dhe elektroliteve
ruajtja dhe transporti i urinës
16. Nivelet e organizimit
Sistemi riprodhues mashkullor
Organet kryesore:
skrotumi
testikujt
epididimidi
ductus deferentia
vezikular seminale
gjëndra e prostatës
gjëndrat bulbouretrale
uretra
penisi
Funksionet kryesore:
prodhimi dhe ruajtja e qelizave spermatike
transporti i qelizave spermatike në
traktin riprodhues femëror
17. Nivelet e organizimit
Sistemi ripordhues femëror
Organet kryesore:
vezoret
tubat uterine
mitra
vagina
klitorisi
vulva
Funksionet kryesore:
prodhimi dhe ruajtja e qelizave të vezores
pranimi i qelizave spermatike
zhvillimi i embrionit
funksioni i procesit të lindjes
20. Terminologjia anatomike
Pozicioni relativ
1. Superior = sipër; Inferior = poshtë;
2. Anterior = përpara; Posterior = pas ;
3. Ventral = nga barku; Dorsal = nga shpina;
4. Medial = nga qendra; Lateral = anash;
5. Ipsilateral = e njëjta anë; Contralateral = ana e kundërt
6. Proximal = më afër trunkut; Distal = më larg trunkut;
7. Superficial = sipërfaqësore ; Profunda = e thellë.
22. Terminologjia anatomike
Planet trupote (prerjet)
1. Plani sagital: e ndan trupin në anë të majtë dhe të djathtë.
midsagittal (median) = ndarje në pjesë të barabartë
majtas dhe djathtas.
2. Plani transversal: (ose horizontal): trupi ndahet në pjesë të sipërme dhe
të poshtme
3. Plani koronal: (ose frontal): e ndan trupin në pjesë të përparme dhe të
pasme.
26. Organizimi i trupit
Organizimi i trupit të njeriut
TRUPI I NJERIUT
PJESAAKSIALE PJESAAPENDIKULARE
koka
duart
qafa
këmbët
trungu
27. Organizimi i trupit
Pjesa aksiale
HAPËSIRA DORSALE HAPËSIRA VENTRALE
HAPËSIRA KRANIALE HAPËSIRA TORAKALE
truri mushkëritë
mediastinumi
VERTEBRAL CANAL timusi
palca e kurrizit zemra
ezofagu
trakea
* Theksojmë që DIAFRAGMA ndanë hapësirën torakale nga ajo abdominale.
HAPËSIRAABDOMINALE
HAPËSIRAABDOMINALE dhe PELVIKE
stomaku fshikëza e ujit
mëlçia organet riprodhuese
shpretka
tëmthi
zorra e hollë
zorra e trash
* Beshkat, gjëndrat mbiveshkore dhe ureterët ndodhen pas hapësirës abdominale dhe pelvike, që quhet
RETROPERITONEALE.
34. Karakteristikat e jetës
• Tretja – shpërbërja e ushqimit në forma më të
thjeshta
• përthithja – kalimi i substancave përmes membranave dhe në
lëngjet trupore
• Qarkullimi – lëvizja e substancave në lëngjet trupore
• Asimilimi – ndryshimi i substancave të përthithura në
forma të ndryshme kimike
• Ekskretimi – largimi i mbeturinave që prodhohen nga
reaksionet metabolike
35. Mbështetësit e jetës
• Jeta varet nga pesë faktor mjedisor:
• Uji
• Ushqimi
• Oksigjeni
• Nxehtësia
• Presioni
• uji
- substanca në sasi më të madhe në organizëm
- e domosdoshme për proceset metabolike
- e nevojshme për transportin e substancave
- rregullon temperaturën trupore
36. Maintenance of Life
• Ushqimi
- ofron elementet ushqyese të domosdoshme
- furnizon me energji
- jep lëndën e parë
• Oksigjeni
- përbën një të pestën e ajrit
- përdoret për të çliruar energji nga elementet ushqyese
• Nxehtësia
- Formë e energjisë
- pjesërisht kontrollon ritmin e metabolizmit
• Presioni
- ushtrimi i forcës mbi një objekt
- presioni atmosferik i rëndësishëm për frymëmarrjen
- presioni hidrostatik mundëson rrjedhën e lëngjeve
37. Mbështetësit e jetës
Homeostaza
1. Përkufizimi = prirja e organizmit të ruaj një mjedis të
qëndrueshëm të brendshëm.
2. Çdo reaksion jetësor e metabolik punon për ruajtjen e homeostazës.
3. Mekanizmat e kontrollit homeostatik – ruajnë mjedisin e
brendshëm dhe e korrigjojnë sipas nevojës.
Këtë e realizojnë me anë të tri pjesëve:
a. Receptori – ndjen ndryshimet në mjedis
b. Qendra e kontrollit – rregullon ndryshimet
c. Efektori – organ që i përgjigjet ndryshimeve
4. Shembull = ruajtja e temperaturës trupore në 37ºC.
5. Ekzistojnë dy lloje:
1. Mekanizmat e feedback-ut negativ
2. Mekanizmat e feedback-ut pozitiv
38. Mbështetësit e jetës
Feedback-u negativ:
• Parandalon ndryshimet e shpejta e të rënda të organizmit
• Korrigjon vlerën normale
• I kundërpërgjigjet ndryshimit duke bërë të kundërtën
• Kufizon kaosin në trup duke krijuar qëndrushmëri
• Është forma më e shpeshtë e feddback-ut
• Shembuj: rregullimi i temperaturës, shtypjes së gjakut dhe i nivelit
të sheqerit në gjak
39. Mbështetësit e jetës
Receptorët
Qendra e
kontrollit
Efektorët
(muskujt ose gjënrat)
Përgjigja
(Ndryshimi korrigjohet.)
Nxitja
(ndodh ndryshimi
Në mjedisin
E brendshëm.)
41. Mbështetësit e jetës
Feedback-u pozitiv:
• Përshpejton veprimet në trupin e njeriut
• Shkakton më shumë paqëndrushmëri
• Prodhon më shumë kaos në organizëm
• Vetëm pak lloje janë të nevojshme për mbijetesë
• Janë afatshkurtë
• Kontrollon vetëm ndryshimet e rralla që nuk kërkojnë
rregullime të vazhdueshme
• Shembuj: koagulimi i gjakut dhe procesi i lindjes