Teknologjite e reja reproduktive dhe e drejta prindrore

TEKNOLOGJITË E REJA
REPRODUKTIVE DHE E
DREJTA PRINDËRORE
Doc. dr Arta Selmani-Bakiu
Ligjërata 1
Bioetika dhe e drejta
• Reproduktimi gjendet në vetë esencën e rrethit jetësor, si një proces i vazhdimësisë së racës
njerëzore i cili në këtë mënyrë përpiqet të fitojë përjetësinë.
• Ajo që dikur konsideroheshte proces natyror i ngjzjes (konceptimit, zënies) së fëmijës, në
kohën e sotme është një transformim i vetëdijshëm dhe i planifikuar i jetës së njeriut në
momentin kur është i përgatitur dhe dëshiron të gjenden në rolin e prindit (prindëri e lirë, e
planifikuar dhe e përgjegëshme).
• In vitro fekondimi ka tejkaluar eksluzivitetin e trupit të gruas në të cilin është realizuar ngjizja e
fëmijës deri në zbatimin e këtij procesi. Trupi i gruas, e në veçanti mitra (uterusi) e saj, në
kohën e sotme nuk e mban primatin në procesin e ngjizjes së fëmijës.
• Teknologjia in vitro në kushte laboratorike jo vetëm që ka tejkaluar ekskluzivitetin, madje ka
bërë të vjetëruar mënyrën konvencionale të ngjizjes së fëmijëve – mënyra biologjike e ngjizjes
së fëmijës.
• Përmes këtyre metodave, u krijuan kushte për modelimin si dhe manipulimin e fekondimit
njerëzor, i cili tashmë është i ndikuar nga zhvillimet e reja shkencore në mjekësinë
bioreproduktive. Këto mundësi të krijuara u bënë e vetmja mundësi për disa prindër për të
Bioetika dhe e
drejta
Pjesë integrale e politikës
bashkëkohore natale janë:
• amësia surrogate
• lindja e fëmijëve nga gruaja e vetme me
anë të spermës së donuar
• reproduktimi postmortum (post’human)
• aranzhmanet koprindërore (dy persona
kanë për qëllim të bëhen prindër por jo
edhe bashkëshortë, pajtohen që përmes
procesit in vitro të lindin fëmijë për të
cilin do të kujdesen por duke mos qenë
në bashkësi martesore).
• ngjizja e fëmjës nga tre persona “three
parent baby technique” (pjesë e donuar
nga ADN-ja e një gura të shënsoshë
gruas e cila dëshiron të ketë fëmijë,
mirëpo ekziston reziku potencial për
anomali gjenetike të trashëguara.
Bioetika dhe e
drejta
Ekzistojnë edhe mundësi tjera
të cilat i parashikon shkenca por
që janë procese oficijalisht të
ndaluara:
• klonimi,
• zgjedhja e gjinisë,
• përmirësimi i kapaciteteve fizike dhe
intelektuale ose kapaciteteve tjera të
fëmijës së ardhshëm (eugeneteika), etj
Bioetika dhe e drejta
• E drejta në reproduktim (right to procreation/reproduction) në funksion të
themelimit të familjes si e drejtë është e deklaruar dhe e mbrojtur si e drejtë e njeriut
në Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut si dhe në Konventën Evropiane për të
Drejtat e Njeriut.
• Prindëria është një nga tranzicionet më të rëndësishme jetësore të një burri dhe një
gruaje.
• Steriliteti paraqet parandalimin e atij tranzicioni dhe për këtë arsye karakterizohet me
njohjen e faktin se ai rol jetësor nuk do të ndodh dhe nuk do të mund të përjetohet.
• Tranzicioni përkufizohet si "realizimi i një ngjarjeje ose mosrealizimi i ngjarjes e cila
ndryshon perceptimin e individit për veten dhe botën rreth tij dhe që padyshim
imponon një ndryshim në mënyrën e sjelljes, e cila mund të rezultojë në një kënaqësi
personale ose në rastin e kundërt, në depresion për shkak të mospërmbushjes së
qëllimit dhe idesë së dëshiruar.
Bioetika dhe e drejta
• Skema e Harry Frankfurt - dëshira për një fëmijë i përket kategorisë së nevojave të
dëshiruara kompulsive, për arsye se ajo gjenerohet nga një nevojë e fuqishme dhe
urgjente që mbetet e pranishme derisa të plotësohet.
• Nevoja e prindërve potencialë për të pasur fëmijët e tyre gjenetikë më së shpeshti
shprehet në kuadër të nocioneve mbi lirinë reproduktive dhe të drejtave të njeriut.
• Liria për reproduktim mund të shprehet pozitivisht - si e drejtë për të lindur fëmijë, ose
negativisht - si e drejtë për të mos lindur fëmijë.
• Sipas Yvonne Denier - nëse dikush ka të drejtë reproduktuese, atëherë shoqëria dhe
ekspertët mjekësorë për aplikimin e teknologjive të reja reproduktuese kanë një
detyrim që të ofrojnë shërbimet që i kanë në dispozicion për të realizuar këtë të drejtë
të individit.
Bioetika dhe e drejta
• Cili është arsyetimi për asistimin në procesin e fekondimit dhe aplikimin e
teknologjive të reja reproduktuese?
• Kontribut të madh ka dhënë edhe zhvillimi i vazhdueshëm i shkencës dhe
mjekësisë.
• Proceset që mund të sjellin modifikimin e plotë të vlerave njerëzore, dhe në këtë
mënyrë riformim dhe ripërcaktim të koncepteve dhe kufijve për mbrojtjen e të
drejtave të njeriut, dilemave për fillimin e jetës së njeriut, si dhe të drejtave dhe
detyrimeve prindërore:
• Krijimi i embrioneve nëpërmjet një procedure in vitro dhe përdorimi i tyre për
qëllime shkencore të justifikuara; ruajtja e qelizave staminale për përdorim të
mëvonshëm; mundësia e ndërhyrjes në embrionet në drejtim të përmirësimit të
aftësive intelektuale dhe fizike, ose performanca ekskluzivisht estetike; mundësia
për selektime gjinore të embrioneve të konceptuara; aftësia për të lokalizuar,
hequr anomalitë gjenetike të embrioneve;klonim, dhe procese tjera që i
parashikon biomjekësia, i krijojnë një sërë dilemash si etike poashtu edhe
juridike.
Bioetika dhe e drejta
E drejta dhe
përgjegjësia
prindërore imponon
edhe dilemën mbi
pyetjen se kur fillon
roli prindëror?
A fillon prindëria
nga momenti i
ngjizjes dhe
vazhdon gjatë
gjithë shtatzënisë
apo fillon me
lindjen e fëmijës?
Koncepti i
prindërisë (i cili në
të kaluarën kishte
një kuptim
ekskluziv) është në
proces të
fragmentimit të
prindërisë
biologjike/gjenetike,
ligjore dhe faktike
varësisht nga
qëllimi dhe roli që
prindërit do të kenë
në jetën e fëmijës.
Bioetika dhe e drejta
• Përmes ndryshimeve shkencore, sociologjike dhe ligjore, është krijuar një
shumëllojshmëri modelesh dhe marrëdhëniesh familjare.
• Përkufizimet mbi martesën, të afërmit gjinor, prindërinë dhe familjen ndryshojnë në
legjislacione të ndryshme nacionale, madje mund të thuhet se nuk ka një përkufizim
unik mbi familjen, por që çdo familje është një model në vete.
• Ndryshimet në fushën e së drejtës familjare nxiten nga prerogativat e çdo individi për
të qenë bartës i së drejtës reproduktive dhe, rrjedhimisht, të së drejtës për të krijuar
familje.
• Ndryshimet që ka përjetuar familja:
• nga familja matriarkale, në familje patriarkale - familja tradicionale;
• pastaj familje moderne, bashkëkohore, familje monoprindërore, familje e
rekomponuar, familje e të njëjtës gjini;
• familja liberale - në të cilën çdo individ i plotëson nevojat e veta, dhe jo nevojat e të
tjerëve.
Bioetika dhe e drejta
• Bioetika paraqet disiplinë e cila në vete integron shumë lëmi me qëllim të
përmbledhjes,analizimit, sistemimit dhe rregullimit të shumë çështjeve nga fusha e
mjekësisë, drejtësisë, psikologjisë, etikës, sociologjisë, filozofisë, madje edhe
religjionit me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve konkrete për të gjitha pyetjet që shtrohen si
pasojë e sfidave të reja jetësore.
• Disiplinë shkencore që studion sjelljen e njeriut ndaj jetës dhe shëndetit në kuadër të
vlerave dhe parimeve morale- reflektimi filozofik mbi jetën e njeriut, lindjen, zhvillimin
njerëzor, pjekurinë, pleqërinë, sëmundjen dhe vdekjen
• Termi bioetikë për herë të parë përdoret në vitin 1970 nga Van Rensselaer Potter, i cili si
pikënisje ka fillimin e një dimensioni të ri të qëndrimit kritik ndaj jetës dhe sfidave të
reja në shkencë.
• Bioetika e cila përputhet me etikën mjekësore, mund të përshkruhet si fushë studimi që
përfshin zbatimin e filozofisë morale për problemet etike në shkencën mbi jetën.
• Në kuadër të bioetikës shqyrtohen dhe analizohen shumë tema, siç janë: ngjizja dhe lindja
e fëmijës; reproduktimi artificial, kontracepcionet, sterilizimi; gjenetika; eutanazioni, aborti,
klonimi, të gjitha çështjet lidhur me embrionin e njeriut (statusi juridik i embrionit,
Metodat bioetike
• Të shumëllojshme, përfshijnë fushat e filozofisë, teologjisë, kulturës, politikës, etj.
• Bioetika në mënyrë direkte është e lidhur me jetën dhe shëndetin e njeriut ndërkaq
në mënyrë indirekte me mjedisin.
• Bioetika e përgjithëshme merret me vlerat e përgjithëshme dhe parimet jetësore,
ndëkaq bioetika aplikative me temat dhe rastet konkrete nga mjekësia, e drejta dhe
rastet lidhur me çështjet etike nga jeta e njeriut.
Temat bioetike
• Ngjizja dhe lindja e njeriut (inseminimi artificial, fekondimi, kontracepcionet,
sterilizimi)
• Gjenetika (gjenomi, klonimi,qelizat staminale)
• Çështjet lidhur me embrionin e njeriut (aborti, diagnoza prenatale, eksperimentet
me embrionet)
• Pleqëria (eutanazioni, mjekësia paliative, dhimbja)
• Vdekja (vetëvrasja, dënimi me vdekje, mbrojtja në luftë, vrasja)
Bioetika dhe e drejta
• Aspekti juridik- bioetika duhet të jep përgjigje në pyetjet të cilat i imponon zhvillimi i
shkencës mjekësore, por që etika i bllokon.
• E drejta duhet të vendos një baraspeshë midis asaj që është e lejuar në dobi të
përmirësimit të jetës së njeriut dhe asaj që është e ndaluar për shkak se e prishën
natyrshmërinë e esencës së jetës së njeriut.
• Rregullat juridike vendosen me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve eventuale të
shkencës në kohën kur ekziston vakumi midis zhvillimit të shpejtë të mjekësisë dhe
qëndrimeve laike të juristëve ndaj këtyre zhvillimeve rapide.
• Bioetika është prodhim tipik dhe specifik i kulturës amerikane e që u përhap edhe në
destinacionet tjera gjeografike, por që nuk e ndryshoi esencën e saj- Konferenca
“Lindja e bioetikës” e organizuar nga Albert R. Jonsen, Universiteti i Washington në
vitin 1992.
Bioetika dhe e drejta
• Diego Grazia- bioetika është rezultat i disa proceseve shkak-pasojë që
ndodhin në Evropën e sekularizuar, ndër të cilat emancipimi i procesit të
vendimmarrjes së vetë njeriut për trupin e tij (si dhe për disa vendime
kontraverze për jetën ose vdekjen) përmes zëvendësimit të parimit tradicional
të vendimeve të imponuara - paternalizmit me parimin e autonomizmit.
Bioetika dhe e drejta
PARAQITJA DHE APLIKIMI I
TEKNOLOGJIVE TË REJA TË
REPRODUKTIMIT
PARAQITJA DHE APLIKIMI I TEKNOLOGJIVE TË REJA TË
REPRODUKTIMIT
• Pas viteve ’90-ta teknologjia e reproduktimit artificial u zhvillua me shpejtësi.
• Bioteknologjia bëri të mundur aplikimin e formave të reja të reproduktimit artificial
përmes pjesëmarrjes së një dhuruesi, reproduktimit jashtë trupit të femrës apo
përmes surrogacisë.
• Format e reja të teknologjisë reproduktuese përveç prindërve juridik të fëmijës
përfshijnë edhe persona të tretë siç janë dhuruesit e materialit gjenetik ose gruan që
do të mbajë gjatë shtatzanisë së saj fëmijën për tjetrin.
• Është e nevojshme të përcaktohet statusi i personave të tretë dhe marrëdhëniet e
tyre juridike me prindërit e fëmijës dhe me vetë fëmijën.
• Fëmija i lindur përmes këtyre metodave mund të mos ketë asnjë lidhje gjenetike me
prindërit juridik dhe mund që mos të jetë pjesë e një familjeje tradicionale, kjo për
arsye se edhe homoseksualët apo beqarët heteroseksual kanë akses në këto teknika
dhe metoda.
PARAQITJA DHE
APLIKIMI I
TEKNOLOGJIVE TË
REJA TË
REPRODUKTIMIT
• Reproduktimi nuk është më një çështje jashtë kontrollit
të njeriut dhe që varet vetëm nga natyra.
• Reproduktimi paraqet të drejtën e prindërve potencial
që të vendosin për kohën se kur do të bëhen prindër;
vendimin se a do të tejkalojnë sterilitetin eventual; a
dëshirojnë fëmijë me karakteristika të caktuara
gjenetike; apo do të shfrytëzojë kapacitetin e vet
reproduktiv për të krijuar embrione që do të përdoren
për qëllime shkencore.
• Fuqia e këtillë që i është dhënë njeriut, i ka edhe
pasojat e veta.
• Nëse njeriu më parë kishte frikë për mbijetesën
e tij për shkak të injorancës së tij, sot njeriu
mund të frikësohet për mbijetesën e tij për
shkak të diturisë së tij.
• Zhvillimi i mjekësisë, teknologjisë dhe shkencës në
përgjithësi, e nxjerr njeriun para gjykimit etik, i cili, nëse
neglizhohet, mund të çojë në shtrembërimin e racës
njerëzore në kërkimin të idealit për arritjet e
përsosmërisë.
PARAQITJA DHE
APLIKIMI I
TEKNOLOGJIVE TË
REJA TË
REPRODUKTIMIT
Kontrolli e njeriut ndaj reproduktimit ka filluar në vitin 1960
me paraqitjen e mjeteve kontraceptive për kontrollimin e
lindjeve dhe interesin enorm për përdorimin e tyre.
Kontracepcioni ishte vetëm një nga elementet e revolucionit
seksual dhe promovimit të vetëdijes individuale për vitet e
60-ta të shek. XX-të
Mjetet kontraceptive paraqiten si një nga mënyrat e realizimit
të së drejtës reproduktive negatvive të gruas- që të mos lind
fëmijë.
Teknologjitë e reja reproduktive promovojnë të drejtën
reproduktive pozitive të burrit dhe gruas dhe dëshirës së tyre
që të krijojnë familje.
Fekondimi i asistuar biomjekësor (FAB) paraqet procedurë
mjekësore me anë të cilës arrihet bashkimi i materialit
gjenetik femërore dhe mashkullore me qëllim të arritjes së
shtatëzanisë e cila dallon nga shtatëzania nëpërmjet
marrëdhënies intime.
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• Inseminimi artificial – një nga teknologjitë reproduktive
më të vjetra dhe më të popullarizuara. Hovin e mori në
vitet e 50-ta të shek. XX-të.
• Proces i asistuar reproduktiv në mesin in vivo, gjegjësisht
në vet uterusin e gruas pa marrëdhënie intime.
• Deri në vitet e 80-ta këtë proces e kanë shfrytëzuar
kryersisht bashkëshortët martesor si mënyrë për të
përmirësuar mundësitë e fekondimit tek gruaja duke
tejkaluar barrierat cervikale ose për të "tejkaluar"
problemin e sterilitetit tek burri.
• Edhe pse tek të dy rastet efekti është ngjizja e fëmijës,
megjithatë pasojat janë të ndryshme.
• Në rastin e parë, të dy bashkëshortët do të jenë prindër
gjenetikë dhe prindër juridik të fëmijës (sipas ligjeve të
atëhershme).
• Në rastin e dytë, u shfaq problemi në interpretimin e
pozitës juridike PRIND të bashkëshortit të gruas e cila
është fekonduar me material gjenetik nga një donator.
Inseminimi artificial
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• Si rezultat i kësaj situate, në vitet e 70-ta të
shekullit XX-të, shtetet filluan të miratonin ligje që
do të përcaktonin në mënyrë eksplicite pozicionin
juridik të prindërve të një fëmije të ngjizur me
inseminim artificial.
• Sipas Uniform Parentage Act të SHBA-së në
vitin 1973, nëse nën kontrollën dhe mbikqyrjen e
mjekut të autorizuar dhe me pëlqimin e
bashkëshortit të gruas e cila në mënyrë artificiale
do të fekondohet me anë të materialt gjenetik të
donuar (të ndonjë burri tjetër), bashkëshorti i saj
do të trajtohet si baba biologjik i fëmijës së
ngjizur me anë të kësaj metode.
Inseminimi artificial
Paraqitja dhe aplikimi i
teknologjive të reja të
reproduktimit
• Në ditët e sotme, gjatë aplikimit të inseminimit
artificial ju jepet përparësi materialeve
reproduktive vetanake (fekondimi autolog).
• Kur nuk është i mundur shfrytëzimi i materialit
gjenetik vetanak të çiftit martesor ose
jashtëmartesor, respektivisht kur ato nuk përdoren
për shkak ekzistimit të dyshimit të bartjes së
ndonjë sëmundjeje të rëndë trashëguese tek
fëmija, mund të shfrytëzohen spermatozoide,
qeliza vezë ose embrione të donuar nga persona
te tretë (fekondimi alogjenik)
Inseminimi artificial
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• Fekondimi brendatrupor (In vivo) - futja e
spermatozoidit në organet gjinore të gruas/futja e
qelizave vezë ose e qelizave vezë së bashku me
spermatozoidin në organet gjinore të gruas.
• Fekondimi jashtëtrupor (In vitro) - bashkimi i
qelizave vezë dhe spermatozoidit jashtë trupit të
gruas dhe futja në organet gjinore të gruas/futja e
embrionit në organet gjinore të gruas.
Inseminimi artificial
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• Procesi i fekondimit bëhet jashtë trupit të gruas, në
kushte laboratorike. Embrionet implementohet në
uterusin e gruas.
• Ky proces për herë të parë është aplikuar në
Britani të Madhe në vitin 1978- Lindja e fëmijes së
parë.
• Çështja e fitimit të të drejtës prindërore lidhur me
këtë proces është pak më e komplikuar.
• Fekondimi In vitro fillimisht ka qenë i lejuar vetëm
për çiftet heteroseksuale.
• Fëmija i parë Louise Brown, ishte e ngjizur me
materialet gjenetike të zotëri dhe zonjës Brown.
Fekondimi In vitro
Paraqitja dhe aplikimi i
teknologjive të reja të
reproduktimit
Fekondimi In vitro
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• Mosëmarrëveshjet juridike lidhur me vërtetimin e
prindërisë përmes teknologjisë in vitro janë më
komplekse në krahasim me inseminimin artificial.
• Spektri i personave të involvuar në procesin e ngjizjes
së embrionit sipas kësaj metode mund të jetë
multidimenzional.
• Në procesin in vitro me anë të materialit gjenetik
personal mundet të marrin pjesë:
• 1. të dy prindërit
• 2. vetëm nëna (fekondimi me spermatozoide te
donuara)
• 3. vetëm babai (me qelizë vezë të donuar) përmes
gruas surrogate
• 4. gruaja që e jep mitrën – amësia surrogate
(gjenetikisht involvon njërin nga prindërit, të dy prindërit
ose asnjërin)
• Në realizimin e funksionit të prindërisë- faktori biologjik
ka të njëjtën rëndësi sikurse faktori i përkujdesjes.
Fekondimi In vitro
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• Në kushte të tilla, përcaktimi i marrëdhënies prindërore
si një marrëdhënie natyrore midis dy prindërve dhe
fëmijës është jashtëzakonisht e vështirë dhe e
kërcënuar nga mundësia e humbjes së esencës së
marrëdhënies prindërore.
• Është e nevojshme që juridikisht të rregullohet
marrëdhënia prindërore, duke pasur parasysh se
funksioni prindëror është i natyrës aktive dhe përfshin
ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të prindit ndaj
një kategorie së veçantë dhe të mbrojtur - fëmijës.
• Krahas këtyre dilemave, procedura in vitro hap debate
etike dhe juridike.
• Embrionet e konceptuara in vivo tashmë janë
elaboruar përmes dilemave të abortit, ku më së
shpeshti gruaja ka të drejtën e abortit si të drejtën për
të vendosur për jetën e embrionit të konceptuar.
• Nga ana tjetër, procedura in vitro e zvogëlon
intensitetin e të drejtës reproduktive së gruas, duke
qenë se integriteti i saj trupor nuk cënohet më nga një
Fekondimi In vitro
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
Në shoqërinë bashkëkohore këtë proces
mund ta shfrytëzojnë:
• Çiftet martesore dhe jashtëmartesore
• Gratë e vetme të cilat dëshirojnë të bëhen
nëna pa partner
• Çiftet homoseksuale (në të shumtën e
rasteve gratë)
• Nëna surrogate (marrin pjesë tre persona-
prindërit porositës dhe nëna mbajtëse)
Fekondimi In vitro
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• E drejta e një burri dhe gruaje për të vendosur në
mënyrë të barabartë për fatin e embrioneve të
krijuara mund të mos përputhet, gjegjësisht
mund të ketë përmbajtje të kundërt (njëri prej
tyre mund të dëshirojë rolin prindëror, si dhe
vendosjen e embriomit në mitrën e gruas,
ndërkaq tjetri nuk e dëshiron të njejtën)
pavarësisht se një embrion i krijuar in vitro nuk
ndryshon aspak nga një embrion i krijuar in vivo
(përveç në kontekstin e mjedisit në të cilin është
krijuar).
Fekondimi In vitro
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• Kjo metodë është më e popullarizuara sepse u jep
shpresë mijëra njerëzve që nuk do të kishin kurrë
fëmijë pa këtë procedurë.
• Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e
sëmundjeve raportojnë statistikat e mëposhtme të
suksesit për trajtimet përmes fekondimit in vitro
kur përdoret materiali gjenetik vetanak: 52.7% për
ata të moshës deri në 35 vjeç, 38% për njerëzit e
moshës 35-37 vjeç, 24.4% për njerëzit e moshës
38-40 vjeç, 7.9 % për ata mbi 40 vjeç.
Fekondimi In vitro
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• Amësia a surrogate ose nëna zëvendësuese (rrjedh nga
fjala latine surrogatus - nënë zëvendësuese) është gruaja
që me marrëveshje mbetet shtatzënë, mbart dhe lind
fëmijën e prindërve porositës.
• Gjatë amësisë surrogate mund të zbatohen të dy
teknologjitë reproduktuese: inseminimi artificial ose
fekondimin in vitro.
• Format e amësisë surrogate:
• 1. Amësia surrogate tradicionale- qeliza vezë e nënës
surrogate (mbajtëse) është e fertilizuar nëpërmjet
fekondimit intra-uterinë. Nëna surrogate është gruaja e
cila përveç se është mbartëse e shtatzanisë vendos në
dispozicion edhe materialin e saj gjenetik (qelizën vezë).
Në këtë rast fëmija nuk ka lidhje gjenetike me nënën
ligjore të tij por me atë surrogate. Deri në momentin e
lindjes së fëmijës nëna surrogate ka të gjitha të drejtat
mbi të, kurse pas lindjes së tij rolin e prindit e marrin
“porositësit” e fëmijës të ashtuquajtur prindër
Amësia surrogate
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• 2. Amësia surrogate gestacionale- realizohet me
ndihmën e in vitro procesit sipas të cilit embrioni është
fekonduar me materialet gjenetike të gruas dhe burrit
porositës, i cili embrion implementohet në mitrën e gruas
mbajtëse. Në këtë rast gruaja mbajtëse nuk ka lidhje
gjenetike me fëmijën, ajo është vetëm një grua e cila mbart
shtatzanin/fetusin në placentën e saj, por që nuk është
nëna biologjike e fëmijës.
• Ky lloj i amësisë parashifet edhe në të drejtën e RMV-së.
• Fëmija nuk guxon të ketë lidhje gjenetike me nënën
mbajtëse. Nëse nuk mund të bëhet fekondimi nga materiali
gjenetik i njërit ose të dy prindërve porositës, atëhere
fekondimi do të bëhet nga materiali gjenetik i donuar, e
asesi nga qeliza vezë e nënës mbajtëse.
Amësia surrogate
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• Në situatat kur ekziston rreziku potencial që foshnja
do të trashëgonte ndonjë anomali gjenetike,
shkenca bashkëkohore biomjekësore mundëson
procesin e ngizjes së fëmijës nga tre persona.
• Me qëllim që të tejkalohet rreziku i parashikuar,
‘mitohondriet’ e një gruaje tjetër me anë të procesit
in vitro kombinohen me ADN e nënës dhe babait,
dhe si rezultat lind foshnja i cili përmban vulën
gjenetike të të dy prindërve dhe 1% të gruas
donatore.
• Kjo teknologji për herë të parë është aplikuar në
vitin 2014 në Britani të Madhe me ligjin i cili ka hy në
fuqi në vitin 2015.
Ngjizja e fëmjës
nga tre persona
“three parent baby
technique”
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• Të drejtë shfrytëzimi të procedurës së FAB, kanë
edhe femrat e moshës madhore të afta për
punë, që nuk janë të martuara ose nuk jetojnë
në bashkësi jashtëmartesore, nëse mjekimi
paraprak është i pasuksesshëm ose mjekimi me
metoda të tjera është i pashpresë, dhe të cilat
sipas moshës dhe gjendjes së përgjithshme
shëndetësore, janë të afta për përkujdesje
prindërore (neni 9 parag.3 LFAB)
Lindja e fëmijës nga
gruaja e vetme me
anë të materialit
gjenetik të donuar
donuar
Paraqitja dhe
aplikimi i
teknologjive të reja
të reproduktimit
• Lindja e një fëmije postmortem është një situatë e njohur
ligjore e cila ndodh në rastin kur burri vdes para ngjizjes
dhe lindjes së fëmijës.
• Zhvillimet teknologjike japin mundësinë që fëmija jo vetëm
të lind, por edhe të konceptohet (ngjizet) pas vdekjes së
njërit prej partnerëve dhe të jetë i ngjashëm gjenetikisht me
të.
• Qëllimi i zbatimit të reproduktimit post mortem lidhet me
mundësinë që u jepet personave të ngrijnë materiale
gjenetike te tyre, me qëllim përdorimin e tyre për
reproduktim pas vdekjes.
• Metodë biomjekësore e cila mundëson që fëmija jo vetëm
të lind, por edhe të konceptohet post mortem:
• pas vadekjes së babit
• pas vdekjes në nënës
• pas vdekjes së të dy prindërve
Reproduktimi
post’human
Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit
• E drejta duhet të zgjedhë në mënyrë eksplicite një model që duhet ndjekur kur
interpretohen rastet kur aplikohet ndonjë nga metodat e reproduktimit artificial.
• Duhet të merret një qëndrim konkret lidhur me tre çësthjet:
• 1) cili është statusi i embrionit dhe deri ku janë kompetencat e prindërve për të
vendosur për fatin e embrionit, nëse do të lindë apo jo, nëse është etike të
përmirësohen performancat e tij, etj;
• 2) kur vendoset atësia dhe kur fillon dhe
• 3) kur vendoset amësia dhe kur fillon
PYETJE
?
1 sur 35

Recommandé

Xhesika xhikaXhesika xhika
Xhesika xhikaxhesika12345
1.3K vues17 diapositives
Bebet epruvetBebet epruvet
Bebet epruvetfames design
568 vues10 diapositives
Seksualiteti dhe GjiniaSeksualiteti dhe Gjinia
Seksualiteti dhe GjiniaJusuf F. Tofaj
2.3K vues28 diapositives
Al genetic tests_bdAl genetic tests_bd
Al genetic tests_bdGaniel Licka
673 vues11 diapositives
SocialSocial
Socialelvakastrati
1.2K vues14 diapositives

Contenu connexe

Similaire à Teknologjite e reja reproduktive dhe e drejta prindrore

biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendetiArens Rapushi
3.9K vues17 diapositives

Similaire à Teknologjite e reja reproduktive dhe e drejta prindrore(9)

biologjia dhe shendetibiologjia dhe shendeti
biologjia dhe shendeti
Arens Rapushi3.9K vues
Ushtrimet fizike mbi shendetinUshtrimet fizike mbi shendetin
Ushtrimet fizike mbi shendetin
#MesueseAurela Elezaj56.2K vues
TRANSPLANTI I ORGANEVE DHE ETIKATRANSPLANTI I ORGANEVE DHE ETIKA
TRANSPLANTI I ORGANEVE DHE ETIKA
Blerta Baroti22.1K vues
KERKI SHKENCOR NE MJEKESIKERKI SHKENCOR NE MJEKESI
KERKI SHKENCOR NE MJEKESI
#MesueseAurela Elezaj6.2K vues
EVOLUCIONI NJEREZOR (biologji 10 )EVOLUCIONI NJEREZOR (biologji 10 )
EVOLUCIONI NJEREZOR (biologji 10 )
CleaInanis242.6K vues
01 p e d i a t r i a - Hyrje01 p e d i a t r i a - Hyrje
01 p e d i a t r i a - Hyrje
Drmedicine2.4K vues

Teknologjite e reja reproduktive dhe e drejta prindrore

  • 1. TEKNOLOGJITË E REJA REPRODUKTIVE DHE E DREJTA PRINDËRORE Doc. dr Arta Selmani-Bakiu Ligjërata 1
  • 2. Bioetika dhe e drejta • Reproduktimi gjendet në vetë esencën e rrethit jetësor, si një proces i vazhdimësisë së racës njerëzore i cili në këtë mënyrë përpiqet të fitojë përjetësinë. • Ajo që dikur konsideroheshte proces natyror i ngjzjes (konceptimit, zënies) së fëmijës, në kohën e sotme është një transformim i vetëdijshëm dhe i planifikuar i jetës së njeriut në momentin kur është i përgatitur dhe dëshiron të gjenden në rolin e prindit (prindëri e lirë, e planifikuar dhe e përgjegëshme). • In vitro fekondimi ka tejkaluar eksluzivitetin e trupit të gruas në të cilin është realizuar ngjizja e fëmijës deri në zbatimin e këtij procesi. Trupi i gruas, e në veçanti mitra (uterusi) e saj, në kohën e sotme nuk e mban primatin në procesin e ngjizjes së fëmijës. • Teknologjia in vitro në kushte laboratorike jo vetëm që ka tejkaluar ekskluzivitetin, madje ka bërë të vjetëruar mënyrën konvencionale të ngjizjes së fëmijëve – mënyra biologjike e ngjizjes së fëmijës. • Përmes këtyre metodave, u krijuan kushte për modelimin si dhe manipulimin e fekondimit njerëzor, i cili tashmë është i ndikuar nga zhvillimet e reja shkencore në mjekësinë bioreproduktive. Këto mundësi të krijuara u bënë e vetmja mundësi për disa prindër për të
  • 3. Bioetika dhe e drejta Pjesë integrale e politikës bashkëkohore natale janë: • amësia surrogate • lindja e fëmijëve nga gruaja e vetme me anë të spermës së donuar • reproduktimi postmortum (post’human) • aranzhmanet koprindërore (dy persona kanë për qëllim të bëhen prindër por jo edhe bashkëshortë, pajtohen që përmes procesit in vitro të lindin fëmijë për të cilin do të kujdesen por duke mos qenë në bashkësi martesore). • ngjizja e fëmjës nga tre persona “three parent baby technique” (pjesë e donuar nga ADN-ja e një gura të shënsoshë gruas e cila dëshiron të ketë fëmijë, mirëpo ekziston reziku potencial për anomali gjenetike të trashëguara.
  • 4. Bioetika dhe e drejta Ekzistojnë edhe mundësi tjera të cilat i parashikon shkenca por që janë procese oficijalisht të ndaluara: • klonimi, • zgjedhja e gjinisë, • përmirësimi i kapaciteteve fizike dhe intelektuale ose kapaciteteve tjera të fëmijës së ardhshëm (eugeneteika), etj
  • 5. Bioetika dhe e drejta • E drejta në reproduktim (right to procreation/reproduction) në funksion të themelimit të familjes si e drejtë është e deklaruar dhe e mbrojtur si e drejtë e njeriut në Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut si dhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. • Prindëria është një nga tranzicionet më të rëndësishme jetësore të një burri dhe një gruaje. • Steriliteti paraqet parandalimin e atij tranzicioni dhe për këtë arsye karakterizohet me njohjen e faktin se ai rol jetësor nuk do të ndodh dhe nuk do të mund të përjetohet. • Tranzicioni përkufizohet si "realizimi i një ngjarjeje ose mosrealizimi i ngjarjes e cila ndryshon perceptimin e individit për veten dhe botën rreth tij dhe që padyshim imponon një ndryshim në mënyrën e sjelljes, e cila mund të rezultojë në një kënaqësi personale ose në rastin e kundërt, në depresion për shkak të mospërmbushjes së qëllimit dhe idesë së dëshiruar.
  • 6. Bioetika dhe e drejta • Skema e Harry Frankfurt - dëshira për një fëmijë i përket kategorisë së nevojave të dëshiruara kompulsive, për arsye se ajo gjenerohet nga një nevojë e fuqishme dhe urgjente që mbetet e pranishme derisa të plotësohet. • Nevoja e prindërve potencialë për të pasur fëmijët e tyre gjenetikë më së shpeshti shprehet në kuadër të nocioneve mbi lirinë reproduktive dhe të drejtave të njeriut. • Liria për reproduktim mund të shprehet pozitivisht - si e drejtë për të lindur fëmijë, ose negativisht - si e drejtë për të mos lindur fëmijë. • Sipas Yvonne Denier - nëse dikush ka të drejtë reproduktuese, atëherë shoqëria dhe ekspertët mjekësorë për aplikimin e teknologjive të reja reproduktuese kanë një detyrim që të ofrojnë shërbimet që i kanë në dispozicion për të realizuar këtë të drejtë të individit.
  • 7. Bioetika dhe e drejta • Cili është arsyetimi për asistimin në procesin e fekondimit dhe aplikimin e teknologjive të reja reproduktuese? • Kontribut të madh ka dhënë edhe zhvillimi i vazhdueshëm i shkencës dhe mjekësisë. • Proceset që mund të sjellin modifikimin e plotë të vlerave njerëzore, dhe në këtë mënyrë riformim dhe ripërcaktim të koncepteve dhe kufijve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, dilemave për fillimin e jetës së njeriut, si dhe të drejtave dhe detyrimeve prindërore: • Krijimi i embrioneve nëpërmjet një procedure in vitro dhe përdorimi i tyre për qëllime shkencore të justifikuara; ruajtja e qelizave staminale për përdorim të mëvonshëm; mundësia e ndërhyrjes në embrionet në drejtim të përmirësimit të aftësive intelektuale dhe fizike, ose performanca ekskluzivisht estetike; mundësia për selektime gjinore të embrioneve të konceptuara; aftësia për të lokalizuar, hequr anomalitë gjenetike të embrioneve;klonim, dhe procese tjera që i parashikon biomjekësia, i krijojnë një sërë dilemash si etike poashtu edhe juridike.
  • 8. Bioetika dhe e drejta E drejta dhe përgjegjësia prindërore imponon edhe dilemën mbi pyetjen se kur fillon roli prindëror? A fillon prindëria nga momenti i ngjizjes dhe vazhdon gjatë gjithë shtatzënisë apo fillon me lindjen e fëmijës? Koncepti i prindërisë (i cili në të kaluarën kishte një kuptim ekskluziv) është në proces të fragmentimit të prindërisë biologjike/gjenetike, ligjore dhe faktike varësisht nga qëllimi dhe roli që prindërit do të kenë në jetën e fëmijës.
  • 9. Bioetika dhe e drejta • Përmes ndryshimeve shkencore, sociologjike dhe ligjore, është krijuar një shumëllojshmëri modelesh dhe marrëdhëniesh familjare. • Përkufizimet mbi martesën, të afërmit gjinor, prindërinë dhe familjen ndryshojnë në legjislacione të ndryshme nacionale, madje mund të thuhet se nuk ka një përkufizim unik mbi familjen, por që çdo familje është një model në vete. • Ndryshimet në fushën e së drejtës familjare nxiten nga prerogativat e çdo individi për të qenë bartës i së drejtës reproduktive dhe, rrjedhimisht, të së drejtës për të krijuar familje. • Ndryshimet që ka përjetuar familja: • nga familja matriarkale, në familje patriarkale - familja tradicionale; • pastaj familje moderne, bashkëkohore, familje monoprindërore, familje e rekomponuar, familje e të njëjtës gjini; • familja liberale - në të cilën çdo individ i plotëson nevojat e veta, dhe jo nevojat e të tjerëve.
  • 10. Bioetika dhe e drejta • Bioetika paraqet disiplinë e cila në vete integron shumë lëmi me qëllim të përmbledhjes,analizimit, sistemimit dhe rregullimit të shumë çështjeve nga fusha e mjekësisë, drejtësisë, psikologjisë, etikës, sociologjisë, filozofisë, madje edhe religjionit me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve konkrete për të gjitha pyetjet që shtrohen si pasojë e sfidave të reja jetësore. • Disiplinë shkencore që studion sjelljen e njeriut ndaj jetës dhe shëndetit në kuadër të vlerave dhe parimeve morale- reflektimi filozofik mbi jetën e njeriut, lindjen, zhvillimin njerëzor, pjekurinë, pleqërinë, sëmundjen dhe vdekjen • Termi bioetikë për herë të parë përdoret në vitin 1970 nga Van Rensselaer Potter, i cili si pikënisje ka fillimin e një dimensioni të ri të qëndrimit kritik ndaj jetës dhe sfidave të reja në shkencë. • Bioetika e cila përputhet me etikën mjekësore, mund të përshkruhet si fushë studimi që përfshin zbatimin e filozofisë morale për problemet etike në shkencën mbi jetën. • Në kuadër të bioetikës shqyrtohen dhe analizohen shumë tema, siç janë: ngjizja dhe lindja e fëmijës; reproduktimi artificial, kontracepcionet, sterilizimi; gjenetika; eutanazioni, aborti, klonimi, të gjitha çështjet lidhur me embrionin e njeriut (statusi juridik i embrionit,
  • 11. Metodat bioetike • Të shumëllojshme, përfshijnë fushat e filozofisë, teologjisë, kulturës, politikës, etj. • Bioetika në mënyrë direkte është e lidhur me jetën dhe shëndetin e njeriut ndërkaq në mënyrë indirekte me mjedisin. • Bioetika e përgjithëshme merret me vlerat e përgjithëshme dhe parimet jetësore, ndëkaq bioetika aplikative me temat dhe rastet konkrete nga mjekësia, e drejta dhe rastet lidhur me çështjet etike nga jeta e njeriut. Temat bioetike • Ngjizja dhe lindja e njeriut (inseminimi artificial, fekondimi, kontracepcionet, sterilizimi) • Gjenetika (gjenomi, klonimi,qelizat staminale) • Çështjet lidhur me embrionin e njeriut (aborti, diagnoza prenatale, eksperimentet me embrionet) • Pleqëria (eutanazioni, mjekësia paliative, dhimbja) • Vdekja (vetëvrasja, dënimi me vdekje, mbrojtja në luftë, vrasja) Bioetika dhe e drejta
  • 12. • Aspekti juridik- bioetika duhet të jep përgjigje në pyetjet të cilat i imponon zhvillimi i shkencës mjekësore, por që etika i bllokon. • E drejta duhet të vendos një baraspeshë midis asaj që është e lejuar në dobi të përmirësimit të jetës së njeriut dhe asaj që është e ndaluar për shkak se e prishën natyrshmërinë e esencës së jetës së njeriut. • Rregullat juridike vendosen me qëllim të parandalimit të keqpërdorimeve eventuale të shkencës në kohën kur ekziston vakumi midis zhvillimit të shpejtë të mjekësisë dhe qëndrimeve laike të juristëve ndaj këtyre zhvillimeve rapide. • Bioetika është prodhim tipik dhe specifik i kulturës amerikane e që u përhap edhe në destinacionet tjera gjeografike, por që nuk e ndryshoi esencën e saj- Konferenca “Lindja e bioetikës” e organizuar nga Albert R. Jonsen, Universiteti i Washington në vitin 1992. Bioetika dhe e drejta
  • 13. • Diego Grazia- bioetika është rezultat i disa proceseve shkak-pasojë që ndodhin në Evropën e sekularizuar, ndër të cilat emancipimi i procesit të vendimmarrjes së vetë njeriut për trupin e tij (si dhe për disa vendime kontraverze për jetën ose vdekjen) përmes zëvendësimit të parimit tradicional të vendimeve të imponuara - paternalizmit me parimin e autonomizmit. Bioetika dhe e drejta
  • 14. PARAQITJA DHE APLIKIMI I TEKNOLOGJIVE TË REJA TË REPRODUKTIMIT
  • 15. PARAQITJA DHE APLIKIMI I TEKNOLOGJIVE TË REJA TË REPRODUKTIMIT • Pas viteve ’90-ta teknologjia e reproduktimit artificial u zhvillua me shpejtësi. • Bioteknologjia bëri të mundur aplikimin e formave të reja të reproduktimit artificial përmes pjesëmarrjes së një dhuruesi, reproduktimit jashtë trupit të femrës apo përmes surrogacisë. • Format e reja të teknologjisë reproduktuese përveç prindërve juridik të fëmijës përfshijnë edhe persona të tretë siç janë dhuruesit e materialit gjenetik ose gruan që do të mbajë gjatë shtatzanisë së saj fëmijën për tjetrin. • Është e nevojshme të përcaktohet statusi i personave të tretë dhe marrëdhëniet e tyre juridike me prindërit e fëmijës dhe me vetë fëmijën. • Fëmija i lindur përmes këtyre metodave mund të mos ketë asnjë lidhje gjenetike me prindërit juridik dhe mund që mos të jetë pjesë e një familjeje tradicionale, kjo për arsye se edhe homoseksualët apo beqarët heteroseksual kanë akses në këto teknika dhe metoda.
  • 16. PARAQITJA DHE APLIKIMI I TEKNOLOGJIVE TË REJA TË REPRODUKTIMIT • Reproduktimi nuk është më një çështje jashtë kontrollit të njeriut dhe që varet vetëm nga natyra. • Reproduktimi paraqet të drejtën e prindërve potencial që të vendosin për kohën se kur do të bëhen prindër; vendimin se a do të tejkalojnë sterilitetin eventual; a dëshirojnë fëmijë me karakteristika të caktuara gjenetike; apo do të shfrytëzojë kapacitetin e vet reproduktiv për të krijuar embrione që do të përdoren për qëllime shkencore. • Fuqia e këtillë që i është dhënë njeriut, i ka edhe pasojat e veta. • Nëse njeriu më parë kishte frikë për mbijetesën e tij për shkak të injorancës së tij, sot njeriu mund të frikësohet për mbijetesën e tij për shkak të diturisë së tij. • Zhvillimi i mjekësisë, teknologjisë dhe shkencës në përgjithësi, e nxjerr njeriun para gjykimit etik, i cili, nëse neglizhohet, mund të çojë në shtrembërimin e racës njerëzore në kërkimin të idealit për arritjet e përsosmërisë.
  • 17. PARAQITJA DHE APLIKIMI I TEKNOLOGJIVE TË REJA TË REPRODUKTIMIT Kontrolli e njeriut ndaj reproduktimit ka filluar në vitin 1960 me paraqitjen e mjeteve kontraceptive për kontrollimin e lindjeve dhe interesin enorm për përdorimin e tyre. Kontracepcioni ishte vetëm një nga elementet e revolucionit seksual dhe promovimit të vetëdijes individuale për vitet e 60-ta të shek. XX-të Mjetet kontraceptive paraqiten si një nga mënyrat e realizimit të së drejtës reproduktive negatvive të gruas- që të mos lind fëmijë. Teknologjitë e reja reproduktive promovojnë të drejtën reproduktive pozitive të burrit dhe gruas dhe dëshirës së tyre që të krijojnë familje. Fekondimi i asistuar biomjekësor (FAB) paraqet procedurë mjekësore me anë të cilës arrihet bashkimi i materialit gjenetik femërore dhe mashkullore me qëllim të arritjes së shtatëzanisë e cila dallon nga shtatëzania nëpërmjet marrëdhënies intime.
  • 18. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Inseminimi artificial – një nga teknologjitë reproduktive më të vjetra dhe më të popullarizuara. Hovin e mori në vitet e 50-ta të shek. XX-të. • Proces i asistuar reproduktiv në mesin in vivo, gjegjësisht në vet uterusin e gruas pa marrëdhënie intime. • Deri në vitet e 80-ta këtë proces e kanë shfrytëzuar kryersisht bashkëshortët martesor si mënyrë për të përmirësuar mundësitë e fekondimit tek gruaja duke tejkaluar barrierat cervikale ose për të "tejkaluar" problemin e sterilitetit tek burri. • Edhe pse tek të dy rastet efekti është ngjizja e fëmijës, megjithatë pasojat janë të ndryshme. • Në rastin e parë, të dy bashkëshortët do të jenë prindër gjenetikë dhe prindër juridik të fëmijës (sipas ligjeve të atëhershme). • Në rastin e dytë, u shfaq problemi në interpretimin e pozitës juridike PRIND të bashkëshortit të gruas e cila është fekonduar me material gjenetik nga një donator. Inseminimi artificial
  • 19. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Si rezultat i kësaj situate, në vitet e 70-ta të shekullit XX-të, shtetet filluan të miratonin ligje që do të përcaktonin në mënyrë eksplicite pozicionin juridik të prindërve të një fëmije të ngjizur me inseminim artificial. • Sipas Uniform Parentage Act të SHBA-së në vitin 1973, nëse nën kontrollën dhe mbikqyrjen e mjekut të autorizuar dhe me pëlqimin e bashkëshortit të gruas e cila në mënyrë artificiale do të fekondohet me anë të materialt gjenetik të donuar (të ndonjë burri tjetër), bashkëshorti i saj do të trajtohet si baba biologjik i fëmijës së ngjizur me anë të kësaj metode. Inseminimi artificial
  • 20. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Në ditët e sotme, gjatë aplikimit të inseminimit artificial ju jepet përparësi materialeve reproduktive vetanake (fekondimi autolog). • Kur nuk është i mundur shfrytëzimi i materialit gjenetik vetanak të çiftit martesor ose jashtëmartesor, respektivisht kur ato nuk përdoren për shkak ekzistimit të dyshimit të bartjes së ndonjë sëmundjeje të rëndë trashëguese tek fëmija, mund të shfrytëzohen spermatozoide, qeliza vezë ose embrione të donuar nga persona te tretë (fekondimi alogjenik) Inseminimi artificial
  • 21. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Fekondimi brendatrupor (In vivo) - futja e spermatozoidit në organet gjinore të gruas/futja e qelizave vezë ose e qelizave vezë së bashku me spermatozoidin në organet gjinore të gruas. • Fekondimi jashtëtrupor (In vitro) - bashkimi i qelizave vezë dhe spermatozoidit jashtë trupit të gruas dhe futja në organet gjinore të gruas/futja e embrionit në organet gjinore të gruas. Inseminimi artificial
  • 22. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Procesi i fekondimit bëhet jashtë trupit të gruas, në kushte laboratorike. Embrionet implementohet në uterusin e gruas. • Ky proces për herë të parë është aplikuar në Britani të Madhe në vitin 1978- Lindja e fëmijes së parë. • Çështja e fitimit të të drejtës prindërore lidhur me këtë proces është pak më e komplikuar. • Fekondimi In vitro fillimisht ka qenë i lejuar vetëm për çiftet heteroseksuale. • Fëmija i parë Louise Brown, ishte e ngjizur me materialet gjenetike të zotëri dhe zonjës Brown. Fekondimi In vitro
  • 23. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit Fekondimi In vitro
  • 24. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Mosëmarrëveshjet juridike lidhur me vërtetimin e prindërisë përmes teknologjisë in vitro janë më komplekse në krahasim me inseminimin artificial. • Spektri i personave të involvuar në procesin e ngjizjes së embrionit sipas kësaj metode mund të jetë multidimenzional. • Në procesin in vitro me anë të materialit gjenetik personal mundet të marrin pjesë: • 1. të dy prindërit • 2. vetëm nëna (fekondimi me spermatozoide te donuara) • 3. vetëm babai (me qelizë vezë të donuar) përmes gruas surrogate • 4. gruaja që e jep mitrën – amësia surrogate (gjenetikisht involvon njërin nga prindërit, të dy prindërit ose asnjërin) • Në realizimin e funksionit të prindërisë- faktori biologjik ka të njëjtën rëndësi sikurse faktori i përkujdesjes. Fekondimi In vitro
  • 25. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Në kushte të tilla, përcaktimi i marrëdhënies prindërore si një marrëdhënie natyrore midis dy prindërve dhe fëmijës është jashtëzakonisht e vështirë dhe e kërcënuar nga mundësia e humbjes së esencës së marrëdhënies prindërore. • Është e nevojshme që juridikisht të rregullohet marrëdhënia prindërore, duke pasur parasysh se funksioni prindëror është i natyrës aktive dhe përfshin ushtrimin e të drejtave dhe detyrimeve të prindit ndaj një kategorie së veçantë dhe të mbrojtur - fëmijës. • Krahas këtyre dilemave, procedura in vitro hap debate etike dhe juridike. • Embrionet e konceptuara in vivo tashmë janë elaboruar përmes dilemave të abortit, ku më së shpeshti gruaja ka të drejtën e abortit si të drejtën për të vendosur për jetën e embrionit të konceptuar. • Nga ana tjetër, procedura in vitro e zvogëlon intensitetin e të drejtës reproduktive së gruas, duke qenë se integriteti i saj trupor nuk cënohet më nga një Fekondimi In vitro
  • 26. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit Në shoqërinë bashkëkohore këtë proces mund ta shfrytëzojnë: • Çiftet martesore dhe jashtëmartesore • Gratë e vetme të cilat dëshirojnë të bëhen nëna pa partner • Çiftet homoseksuale (në të shumtën e rasteve gratë) • Nëna surrogate (marrin pjesë tre persona- prindërit porositës dhe nëna mbajtëse) Fekondimi In vitro
  • 27. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • E drejta e një burri dhe gruaje për të vendosur në mënyrë të barabartë për fatin e embrioneve të krijuara mund të mos përputhet, gjegjësisht mund të ketë përmbajtje të kundërt (njëri prej tyre mund të dëshirojë rolin prindëror, si dhe vendosjen e embriomit në mitrën e gruas, ndërkaq tjetri nuk e dëshiron të njejtën) pavarësisht se një embrion i krijuar in vitro nuk ndryshon aspak nga një embrion i krijuar in vivo (përveç në kontekstin e mjedisit në të cilin është krijuar). Fekondimi In vitro
  • 28. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Kjo metodë është më e popullarizuara sepse u jep shpresë mijëra njerëzve që nuk do të kishin kurrë fëmijë pa këtë procedurë. • Qendrat për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve raportojnë statistikat e mëposhtme të suksesit për trajtimet përmes fekondimit in vitro kur përdoret materiali gjenetik vetanak: 52.7% për ata të moshës deri në 35 vjeç, 38% për njerëzit e moshës 35-37 vjeç, 24.4% për njerëzit e moshës 38-40 vjeç, 7.9 % për ata mbi 40 vjeç. Fekondimi In vitro
  • 29. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Amësia a surrogate ose nëna zëvendësuese (rrjedh nga fjala latine surrogatus - nënë zëvendësuese) është gruaja që me marrëveshje mbetet shtatzënë, mbart dhe lind fëmijën e prindërve porositës. • Gjatë amësisë surrogate mund të zbatohen të dy teknologjitë reproduktuese: inseminimi artificial ose fekondimin in vitro. • Format e amësisë surrogate: • 1. Amësia surrogate tradicionale- qeliza vezë e nënës surrogate (mbajtëse) është e fertilizuar nëpërmjet fekondimit intra-uterinë. Nëna surrogate është gruaja e cila përveç se është mbartëse e shtatzanisë vendos në dispozicion edhe materialin e saj gjenetik (qelizën vezë). Në këtë rast fëmija nuk ka lidhje gjenetike me nënën ligjore të tij por me atë surrogate. Deri në momentin e lindjes së fëmijës nëna surrogate ka të gjitha të drejtat mbi të, kurse pas lindjes së tij rolin e prindit e marrin “porositësit” e fëmijës të ashtuquajtur prindër Amësia surrogate
  • 30. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • 2. Amësia surrogate gestacionale- realizohet me ndihmën e in vitro procesit sipas të cilit embrioni është fekonduar me materialet gjenetike të gruas dhe burrit porositës, i cili embrion implementohet në mitrën e gruas mbajtëse. Në këtë rast gruaja mbajtëse nuk ka lidhje gjenetike me fëmijën, ajo është vetëm një grua e cila mbart shtatzanin/fetusin në placentën e saj, por që nuk është nëna biologjike e fëmijës. • Ky lloj i amësisë parashifet edhe në të drejtën e RMV-së. • Fëmija nuk guxon të ketë lidhje gjenetike me nënën mbajtëse. Nëse nuk mund të bëhet fekondimi nga materiali gjenetik i njërit ose të dy prindërve porositës, atëhere fekondimi do të bëhet nga materiali gjenetik i donuar, e asesi nga qeliza vezë e nënës mbajtëse. Amësia surrogate
  • 31. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Në situatat kur ekziston rreziku potencial që foshnja do të trashëgonte ndonjë anomali gjenetike, shkenca bashkëkohore biomjekësore mundëson procesin e ngizjes së fëmijës nga tre persona. • Me qëllim që të tejkalohet rreziku i parashikuar, ‘mitohondriet’ e një gruaje tjetër me anë të procesit in vitro kombinohen me ADN e nënës dhe babait, dhe si rezultat lind foshnja i cili përmban vulën gjenetike të të dy prindërve dhe 1% të gruas donatore. • Kjo teknologji për herë të parë është aplikuar në vitin 2014 në Britani të Madhe me ligjin i cili ka hy në fuqi në vitin 2015. Ngjizja e fëmjës nga tre persona “three parent baby technique”
  • 32. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Të drejtë shfrytëzimi të procedurës së FAB, kanë edhe femrat e moshës madhore të afta për punë, që nuk janë të martuara ose nuk jetojnë në bashkësi jashtëmartesore, nëse mjekimi paraprak është i pasuksesshëm ose mjekimi me metoda të tjera është i pashpresë, dhe të cilat sipas moshës dhe gjendjes së përgjithshme shëndetësore, janë të afta për përkujdesje prindërore (neni 9 parag.3 LFAB) Lindja e fëmijës nga gruaja e vetme me anë të materialit gjenetik të donuar donuar
  • 33. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • Lindja e një fëmije postmortem është një situatë e njohur ligjore e cila ndodh në rastin kur burri vdes para ngjizjes dhe lindjes së fëmijës. • Zhvillimet teknologjike japin mundësinë që fëmija jo vetëm të lind, por edhe të konceptohet (ngjizet) pas vdekjes së njërit prej partnerëve dhe të jetë i ngjashëm gjenetikisht me të. • Qëllimi i zbatimit të reproduktimit post mortem lidhet me mundësinë që u jepet personave të ngrijnë materiale gjenetike te tyre, me qëllim përdorimin e tyre për reproduktim pas vdekjes. • Metodë biomjekësore e cila mundëson që fëmija jo vetëm të lind, por edhe të konceptohet post mortem: • pas vadekjes së babit • pas vdekjes në nënës • pas vdekjes së të dy prindërve Reproduktimi post’human
  • 34. Paraqitja dhe aplikimi i teknologjive të reja të reproduktimit • E drejta duhet të zgjedhë në mënyrë eksplicite një model që duhet ndjekur kur interpretohen rastet kur aplikohet ndonjë nga metodat e reproduktimit artificial. • Duhet të merret një qëndrim konkret lidhur me tre çësthjet: • 1) cili është statusi i embrionit dhe deri ku janë kompetencat e prindërve për të vendosur për fatin e embrionit, nëse do të lindë apo jo, nëse është etike të përmirësohen performancat e tij, etj; • 2) kur vendoset atësia dhe kur fillon dhe • 3) kur vendoset amësia dhe kur fillon